2014

Mirë se vini në Kominternit (SE)

Seksioni Shqiptar

 

 

Më shumë se 60 shokë shqiptarë përshëndetën themelimin e seksionit shqiptar të Kominternit (SE)!
Ne ju falënderojmë për besimin tuaj!

 

Zbatimi i luftes se drejte dhe parimore (ashtu sikurse na porosit shoku Enver) eshte fillimi i mbare per bashkimin e vertete te komunisteve shqiptar.

 

GEZUAR VITIN E RI 2015 SHOKE!!!

 

 

 

 

 

 

"Ishte një fatmirësi e madhe për Rusinë që, gjatë viteve të një sprove të tmerrshme, vendi drejtohej nga Stalini, gjeni dhe strateg i paepur. Ai ishte një nga personalitetet e shquara midis atyre që dominuan kohën tonë të paqendrueshme dhe mizore... Stalini ishte një njeri me një energji të jashtzakonshme, me një forcë vullneti të pathyeshme, një njeri i fortë, i egër,i pamshirshëm në dialog,të cilit dhe une vetë, i formuar këtu, në parlamentin Britanik, nuk mund t'i kundërvihesha. Stalini zotëronte, para së gjithash, një sens humori dhe sarkazmi dhe kapacitetin të perceptonte me saktësi idetë. Kjo forcë ishte kaq e madhe tek ai, saqë nuk mund ta krahësoj me udhëheqësit e tjerë të të gjitha shteteve e të të gjitha kohërave. Stalini na la mbresa të thella. Ai zotëronte një urtësi të thellë, të zhveshur nga cdo lloj paniku. Ai ishte një mjeshtër i paarritshëm në momente të vështira; ai gjente rrugëdalje edhe në situatat më të dëshpëruara. Përvec të tjerash, në momentet kritike, si dhe në momentet e qeta, Stalini tregohej i matur dhe nuk kishte iluzione. Ai ishte një personalitet jashtëzakonisht kompleks. Ai krijoi dhe magjepsi një perandori të jashtëzakonshme. Ishte një njeri që shfrytëzonte dhe armiqtë i tij. Stalini ishte diktator më i madh, pa shok në botë, që mori në dorë një Rusi si një karro pa kuaj dhe e pajisi me armatime atomike".

(Kryeministri angles, anitkomunisti i tërbuar Winston Curcill, në Dhomen e Komuneve më 21 dhjetor 1959, duke mbajtur një fjalim me rastin e tetedhjetë-vjetorit të Tij).

 

* * *

 

Rroftë ditëlindjen e 135 të shokut Stalin!

 

 

website të veçantë në anglisht

 

"Sot, në 70-vjetorin e ditëlindjes të Josif Visarionoviç Stalinit, populli ynë i vogël me gjithë shpirt e falenderon dhe i uron jetë të gjatë dhe lavdi, pse ai e mëson, e ndihmon të shpëtojë për jetë nga hallet."

Sot në ditën e jubileut të të madhit Stalin një zë buçet nga të gjithë kraharorët e gjithë njerëzve të Shqipërisë:
Lavdi për Stalinin e madh, lavdi për pOpujt sovjetikë, lavdi për Partinë Bolshevike, lavdi për Ushtrinë Sovjetike!
Të rrojë sa malet dhe ju bëftë dita njëmijë mësuesit tonë të shtrenjtë, Stalinit të madh!

(ENVER HOXHA)

Prandaj sot i gjithë njerëzimi, të gjithë ata, që duan paqën dhe urrejnë luftën, të gjithë ata, që duan lirinë dhe urrejnë skllavërinë, përshëndesin shokun Stalin me rastin e 70-vjetorit të tij dhe i urojnë atij jetë të gjatë. (Enver Hoxha)

FJALA E MBAJTUR NË MBLEDHJEN SOLEMNE
ORGANIZUAR ME RASTIN E 70-VJETORIT TË
DITËLINDJES SË J. V. STALINIT

20 dhjetor 1949

Shokë dhe shoqe,


Nesër mbush 70 vjet të jetës së tij mësuesi dhe udhëheqësi i madh i proletariatit botëror, dishepulli më besnik i Leninit, strategu i ndërtimit të socializmit dhe të komunizmit, mbrojtësi i madh i paqes dhe i lirisë së popujve, Josif Visarionoviç Stalin. 70-vjetori i shokut të madh Stalin festohet me madhështi nga të gjithë njerëzit liridashës e përparimtarë.

Njerëzit sovjetikë dhe gjithë popujt e botës shohin në shokun Stalin, Leninin e sotshëm, udhëheqësin dhe mësuesin e tyre më të dashur, i cili përkrah Leninit të madh themeloi dhe ndërtoi Partinë Bolshevike, i cili përkrah Leninit udhëhoqi Partinë Bolshevike dhe popujt e Rusisë së skllavëruar në Revolucionin triumfues të Tetorit, që shënoi kthesën rrënjësore të kursit të historisë së njerëzimit. Njerëzit sovjetikë dhe gjithë njerëzit e thjeshtë të botës shohin te Stalini, pasardhësin më besnik të Leninit, që ka udhëhequr dhe po udhëheq Partinë Bolshevike dhe popujt sovjetikë në rrugën e Leninit për ndërtimin e socializmit në një të gjashtën e botës. Stalini, për popujt sovjetikë dhe për të gjithë botën përparimtare është një nga strategët e mëdhenj të shkencës marksiste-leniniste. Ai me urtësi dhe guxim drejtoi anijen e socializmit nëpër të gjitha dallgët e luftës së komplikuar, ai udhëhoqi popujt sovjetikë në ndërtimin e kështjellës së fuqishme të socializmit e të komunizmit, Bashkimin e lavdishëm Sovjetik; Stalini për popujt sovjetikë dhe për të gjithë botën përparimtare është mjeshtri i fitores mbi fashizmin, është ai që udhëhoqi atë luftë të madhe, e cila shpëtoi botën nga skllavëria fashiste.

Ata që i kanë vënë vetes si detyrë skllavërimin e botës, njerëzit e komploteve kundër paqes dhe kundër popujve, nxitësit e një lufte të re, shohin në shokun Stalin armikun e tyre më të madh, sepse shoku Stalin është mbrojtësi më i madh i paqes, është miku më i madh i të gjithë popujve të botës dhe i lirisë së tyre.

Planet e imperialistëve kanë dështuar deri më sot dhe me siguri do të dështojnë kurdoherë, sepse bota përparimtare, kundërshtare e imperializmit, ecën jo në rrugën e Çërçillit dhe të Trumanit, por në rrugën e Stalinit.

«Nuk e di — ka thënë shoku Stalin më 1946 — nëse z. Çërçill dhe miqtë e tij do të mund të organizojnë një fushatë ushtarake të re kundër. «Evropës Lindore», mbas Luftës së dytë botërore.

Por edhe sikur të mundnin ta bënin këtë gjë, që është pak e mundshme, sepse miliona njerëz të thjeshtë bëjnë roje për të mbrojtur çështjen e paqes — mund të thuhet me siguri që ata do të munden, në të njëjtën mënyrë siç u mundën dhe herë tjetër, këtu e njëzet e gjashtë vjet më parë»I-.

Sot popujt e Bashkimit Sovjetik kanë ndërtuar socializmin dhe po kalojnë gradualisht në ndërtimin e komunizmit me besim të patundur në forcat e tyre dhe në të ardhshmen e tyre, sepse udhëhiqen nga Partia Bolshevike dhe shoku Stalin. Sot demokracitë popullore janë vënë në rrugën e ndërtimit të socializmit dhe po ecin me siguri e me besim të plotë drejt të ardhshmes së tyre të lumtur, sepse ecin në rrugën e Bashkimit Sovjetik, në rrugën e Stalinit, ndihmohen dhe mbrohen prej tij. Sot popujt e të gjithë botës po shtërngojnë radhët e frontit të paqes dhe kanë besim të patundur në triumfin e tyre mbi imperializmin, sepse fronti demokratik dhe antiimperialist ka në krye Bashkimin e lavdishëm Sovjetik e shokun Stalin. Populli ynë i vogël, po ecën me besim të patundur në rrugën, që i tregon Partia jonë heroike, që është rruga e Partisë Bolshevike, rruga e Stalinit.

Jeta e shokut Stalin, është e lidhur me jetën e luftën e Leninit të madh, me Revolucionin socialist të Tetorit, me triumfin e popujve sovjetikë kundër intervencionit kapitalist, me Ushtrinë e lavdishme Sovjetike, me triumfin e socializmit në Bashkimin Sovjetik, me


------

1 Intervistë e J. V. Stalinit dhënë korrespondentit të gazetës «Pravda» në lidhje me fjalimin që mbajti Çërçilli në qytetin Fullton të SHBA-së. «Pravda», Nr. 62 (10144), 14 mars 1946. ----


triumfin e popujve sovjetikë mbi Gjermaninë naziste, me sukseset e Partisë Bolshevike. E gjithë veprimtaria Stalinit është e shkrirë në historinë e Partisë Bolshevike, në historinë e Bashkimit Sovjetik. Këto nuk mund të ndahen. Nuk mund të flasësh për veprimtarinë e Stalinit, pa folur për ndërtimin e socializmit në vendet demokracive popullore, për sukseset dhe përpjekjet klasës punëtore të vendeve kapitaliste dhe të proletarëve të të gjithë botës. Historia e jetës së shokut Stalin është historia e internacionalizmit proletar në luftë kundër kapitalizmit. Nuk mund të flasësh për veprimtarinë e shokut Stalin, pa folur për luftën, përpjekjet dhe sukseset e njerëzimit përparimtar për mbrojtjen e paqes kundër nxitësve të luftës. Veprimtaria e shokut Stalin është e lidhur me historinë e njerëzimit përparimtar në luftë kundër fashizmit dje dhe në luftë kundër nxitësve të luftës e për mbrojtjen e paqes sot. Po kështu nuk mund të flasësh për historinë e Partisë sonë dhe të popullit shqiptar, pa folur për shokun Stalin.



I. — STALINI, BASHIMKËPUNËTORI MË I NGUSHTË I LENINIT


Stalini, në të gjitha problemet e Partisë dhe të shtetit ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Leninit.

Duke qëndruar kurdoherë përkrah Leninit të madh, Stalini dha një kontribut të shquar në hedhjen e themeleve të partisë së tipit të ri, të Partisë Bolshevike.

Bashkë me Leninin ai luftoi për ta armatosur Partinë Bolshevike me teorinë marksiste. Lenini e përkrah tij Stalini, të parët në histori zbuluan deri në fund rrënjët dhe burimet e oportunizmit, ngritën në lartësinë e duhur rëndësinë dhe nevojën e teorisë revolucionare për partinë revolucionare të proletariatit dhe realizuan bashkimin teorik dhe praktik të lëvizjes punëtore me socializmin.

Lenini dhe Stalini e armatosën partinë e tipit të ri, Partinë Bolshevike, me bazat organizative të saj, simbas të cilave, në kundërshtim me partitë e mëparshme të Internacionales së dytë, partia e klasës punëtore është reparti avangardë, i organizuar, i disiplinuar dhe i ndërgjegjshëm i klasës punëtore, e armatosur me teorinë revolucionare, është forma më e lartë e organizimit të të gjitha organizatave të tjera të klasës punëtore. Lenini dhe Stalini e armatosën Partinë Bolshevike me taktikën dhe strategjinë marksiste revolucionare. Lenini zbuloi ligjin e zhvillimit të pabarabartë të kapitalizmit në epokën e imperializmit dhe arriti në konkluzionin teorik dhe praktik mbi mundësinë e triumfit të revolucionit proletar në një vend të vetëm dhe në udhëheqje të partisë bashkë me Stalinin ai e vuri në zbatim këtë konkluzion, duke drejtuar proletariatin rus më 1917 në sulmin e tij vendimtar kundër regjimit kapitalist në një të gjashtën e botës.

Lenini dhe Stalini përpunuan të gjitha bazat teorike të Partisë Bolshevike simbas materializmit dialektik dhe materializmit historik.

Stalinin e gjejmë krahas Leninit në të gjitha betejat e ashpra politike dhe ideologjike, që ka drejtuar i madhi Lenin kundër shërbëtorëve dhe agjentëve të borgjezisë në radhët e proletariatit, kundër socialrevolucionarëve, menshevikëve, anarkistëve, nacionalistëve borgjezë, trockistëve dhe të gjitha rrymave antimarksiste leniniste, që u shfaqën në radhët e Partisë Bolshevike gjatë kohës që jetonte Lenini.

Lenini dhe Stalini e bënë Partinë Bolshevike partinë marksiste më të fortë në botë, e bënë partinë e tipit të ri, partinë e diktaturës së proletariatit, të pastër nga oportunizmi, intrasigjente përpara konciliatorëve dhe kapitullantëve, revolucionare përpara borgjezisë dhe pushtetit të saj shtetëror. Ata e bënë Partinë Bolshevike, partinë e masave, të lidhur ngushtësisht me masat e gjera të klasës punëtore, të armatosur me teorinë e pararojës së lëvizjes punëtore, me teorinë marksiste-leniniste. Ata e bënë Partinë Bolshevike një parti luftarake dhe revolucionare mjaft e sprovuar për t'u orientuar në konditat e ndërlikuara të situatës revolucionare dhe mjaft e shkathët për t'ju shmangur çfarëdo shkëmbi që ndodhet nën ujë në rrugën që shpie drejt Stalini qe bashkëpunëtori më i ngushtë i Leninit në organizimin dhe drejtimin e sulmit vendimtar të proletariatit dhe të fshatarësisë së varfër të Rusisë kundër regjimit borgjez reaksionar. Lenini këshillohej me Stalinin për çdo çështje kryesore, e pyeste atë dhe merrte parasysh mendimet e tij. Stalini e dëgjonte

----

1 J. V. Stalin. Veprat, vëll. 6, f. 174

FJALA ME RASTIN E 70-VJETORIT TE J.V. STALINIT 423


-------

Leninin si mësuesin e tij dhe i zbatonte vendimet e Leninit me përpikëri. Stalini gjendej kudo ku lufta ishte më e vështirë, sepse atij i besonte Lenini detyrat më të koklavitura, më delikate dhe të vështira, nga zgjidhja e të cilave varej fati i revolucionit.

Më 31 gusht 1918 shoku Stalin, që drejtonte në Caricin luftën kundër forcave kundërrevolucionare, i shkruante kështu Leninit: dashuri shoku Lenin!

Po luftohet për Jugun dhe për Kaspikun.

Për ta mbajtur gjithë këtë zonë (edhe ajo mund të mbahet!) duhet të kemi disa torpediniera të lehta dhe nja dy nëndetëse (për hollësitë pyesni Artjomin). Ju lutem shumë të thyeni të g jitha pengesat dhe të na ndihmoni t'i marrim pa vonesë ato që po ju kërkojmë. Bakuja, Turkestani, Kaukazi Verior do të jenë (patjetër!) tanët, në qoftë se kërkesat tona plotësohen menjëherë.

Punët tona në front shkojnë mirë. Nuk dyshoj se do të shkojnë edhe më mirë (kozakët po shthuren përfundimisht).

I shtërngoj dorën Iliçit tim të dashur dhe të shtrenjtë.

I juaji STALIN»1.

----

Lenini me të marrë këtë letër të Stalinit, i grisi adresimin dhe firmën dhe tekstin e letrës së Stalinit ua I J. V. Stalin. Veprat, vëll. 4, •. 123.

----

dërgoi organeve vartëse si urdhër e me porosi që të zbatohej menjëherë. Në dokumentat e Leninit zakonisht gjenden anëshkrime të këtilla, të cilat janë të shumta: për shqyrtim», «shokut Stalin për ta parë», «lutem me pritë ose me ju drejtue Stalinit», me Stalinin si duhet zgjidhur kjo çështje», «ja referoni çështjen komisionit të Stalinit» etj. Stalini është bashkëpunëtori më i ngushtë i Leninit në triumfin e Revolucionit të madh socialist të Tetorit që theu definitivisht frontin imperialist botëror dhe hapi një epokë të re në historinë e njerëzimit, epokën e revolucioneve proletare dhe të triumfit të socializmit. Lenini dhe Stalini udhëhoqën popujt sovjetikë në triumfin kundër forcave kundërrevolucionare dhe të intervencionit të huaj, në ndërtimin e shtetit të parë socialist në botë, të diktaturës së parë të proletariatit dhe në hedhjen e bazave të ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik.

Lenini dhe Stalini janë dy emra të të njëjtit simbol.

Lenini dhe Stalini janë dy kolosë të pathyeshëm përpara të cilëve nuk ka forcë kundërshtare që të rezistojë, të cilët kanë një mendim dhe një vullnet të përbashkët: luftën e pandërprerë dhe të pamëshirshme kundër të gjithë armiqve të proletariatit dhe të të gjithë popujve dhe fitoren e socializmit dhe të komunizmit për mirëqenjen dhe lumturinë e miliona e të qindra miliona njerëzve të thjeshtë të të gjithë botës, që me shekuj, kanë vuajtur nën skllavërinë kapitaliste.

Ka qenë një fat i madh për njerëzimin përparimtar që për të ardhshmen e tij punoi e luftoi dje Lenini gjenial dhe është një fat i madh jo vetëm i popujve të Bashkimit Sovjetik, po edhe i të gjithë popujve, i njerëzve të shtypur e përparimtarë që kemi sot në krye të frontit të paqes, të frontit demokratik dhe antiimperialist, të frontit socialist, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Leninit, shokun e madh Stalin.



II. - STALINI, VAZHDUES I VEPRES SE LENINIT, KLASIK I MARKSIZEM-LENINIZMIT, GJIGAND I MENDIMIT DHE I VEPRIMIT REVOLUCIONAR


Qysh kur ishte në internim, në një fshat të humbur të Siberisë, Stalini paraqitet, pas Leninit, si teoricieni më i madh i shkencës marksiste-leniniste. Qysh atëhere ai përpunoi një sërë veprash teorike të një rëndësie të madhe për lëvizjen proletare në Rusi dhe për të gjithë lëvizjen revolucionare të proletariatit ndërkombëtar.

Ai shkroi veprat «Letra nga Kutaisi», «Shkurt mbi divergjencat në parti», «Klasa e proletarëve dhe partia e proletarëve», «Parathënje e botimit gjeorgjian të broshurës së K. Kautskit», «Forcat lëvizëse dhe perspektivat e revolucionit rus» etj. Revolucioni demokratiko-borgjez i vitit 1905 vërtetoi plotësisht të gjitha parimet themelore mbi partinë, mbi rolin e teorisë, mbi kryengritjen e armatosur, mbi hegjemoninë e klasës punëtore në revolucionin demokratiko-borgjez etj., të përpunuara nga Lenini dhe Stalini. Mbas këtij revolucioni, që nuk pati sukses, në vitet e reaksionit dhe të zbritjes së dallgës revolucionare, shoku Stalin shkroi veprën «Anarkizëm apo socializëm?», me të cilën ai përcaktonte dhe zhvillonte bazat teorike të partisë marksiste, materializmin dialektik dhe materializmin historik. Më 1913 shoku Stalin botoi veprën «Marksizmi dhe çështja nacionale», vepër e cila përcaktonte parimet marksiste-leniniste mbi çështjen nacionale dhe luajti një rol teorik dhe praktik të dorës së parë jo vetëm për çështjen e revolucionit proletar në Rusi, por edhe për të gjithë çështjen e lëvizjes revolucionare ndërkombëtare.

Shoku Stalin, në Konferencën VII (të prillit) e PPSD (bolshevike) të Rusisë më 1917 mbajti referatin mbi çështjen nacionale. Stalini bashkë me Leninin e drejtojnë vetë personalisht gazetën «Pravda», organ i Komitetit Qendror të Partisë Bolshevike. Në kohën e Revolucionit të Tetorit, nuk kishte ditë që në shtypin e partisë të mos dilnin artikujt e Leninit dhe të Stalinit.

Pas vdekjes së Leninit, Stalinit i ra barra e rëndë historike jo vetëm që të drejtonte shtetin sovjetik në ndërtimin e socializmit, por edhe të luftonte kundër të gjitha pikëpamjeve antileniniste të të gjitha rrymave, që u shfaqën në radhët e Partisë Bolshevike dhe ta ngrinte shkencën marksiste-leniniste në një shkallë më të lartë, duke e pasuruar atë me eksperiencën e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik dhe me eksperi, mcën e të gjithë lëvizjes revolucionare ndërkombëtare.

Shoku Stalin shkroi veprën me vlerë të madhe marksiste- leniniste «Çështje të leninizmit» në të cilën përmblidhen në mënyrë të koncentruar parimet marksiste-leniniste dhe luftohen të gjitha tentativat e armiqve të klasës punëtore, që mundohen t'i shtrembërojnë këto parime. Shoku Stalin ka marrë pjesë direkt në hartimin e «Kursit të shkurtër të Historisë së Partisë Komuniste (b) të. BRSS», që është një vepër me vlerë të madhe për shkencën marksiste-leniniste etj. Veprat e shokut Stalin janë vepra të një klasiku të madh të marksizëmleninizmit.

Ato jo vetëm mbrojnë parimet marksisteleniniste, por edhe i zhvillojnë ato më tej, i pasurojnë ato me eksperiencë të re revolucionare. Veprat e shokut Stalin vlejnë për edukimin e të gjithë komunistëve të botës, ato janë një armë e fuqishme për të gjitha partitë komuniste dhe punëtore të botës, në luftën e tyre kundër zgjedhës kapitaliste dhe kundër nxitësve të luftës. Prej vitit 1917 dhe deri më sot veprat e shokut Stalin janë botuar në 101 gjuhë të ndryshme dhe në 539 milion kopje. Koleksioni i veprave teorike të shokut Stalin, që po botohet në 16 volume me vendim të Komitetit Qendror të Partisë Bolshevike janë një thesar me vlerë të madhe ideologjike dhe kulturale në Bashkimin Sovjetik pas veprave të Leninit.

Duke u bazuar në Marksin, Engelsin dhe Leninin, shoku Stalin zhvilloi më tej materializmin dialektik si botëkuptimi i partive marksiste-leniniste. Duke përcaktuar metodën dialektike si të vetmen metodë të drejtë nëpërmjet së cilës mund të shpjegohen dhe të njihen e të zbulohen fenomenet e natyrës, shoku Stalin ka thënë:

KNë kundërshtim me metafizikën, dialektika e merr natyrën jo si një grumbull të rastit sendesh, fenomenesh të shkëputura nga njëri-tjetri, të izoluara nga njëri-tjetri dhe të pavarura nga njëri-tjetri — por si një të tërë të lidhur dhe të pandarë, ku sendet, fenomenet janë të lidhura organikisht me njëri-tjetrin, va ren nga njëri-tjetri dhe kondicionojnë njëri--tjetrin»l.


«Për metodën dialektike e rëndësishme para së gjithash nuk është ajo që në një çast të dhënë duket e qëndrueshme, por që ka filluar të vyshket, porse ajo që lind dhe zhvillohet, edhe në qoftë se në një çast të dhënë mund të duket e paqëndrueshme, sepse për metodën dialektike e pathyeshme është vetëm ajo që lind dhe zhvillohet

». 2.


«Prandaj metoda dialektike thotë se procesi i zhvillimit nga më e ulëta te më e larta bëhet jo nëpërmjet një evolucioni të harmonishëm të fenomeneve, por nëpërmjet zbulimit të kontradiktave që kanë sendet, fenomenet, nëpërmjet «luftës» së tendencave të kundërta që veprojnë mbi bazën e këtyre kontradiktave»3.

Këto ligje marksiste-leniniste të metodës dialektike në shqyrtimin e çështjeve dhe fenomeneve jo vetëm të natyrës, por edhe të shoqërisë njerëzore, të përcaktuara në mënyrë kaq të qartë nga shoku Stalin, janë të një rëndësie të dorës së parë për të gjithë lëvizjen revolucionare ndërkombëtare. Lenini dhe Stalini, sikurse Marksi dhe Engelsi, në shqyrtimin dhe sqarimin e të gjitha çështjeve politike, idcologjike dhe ekonomiko-shoqërore kanë përdorur metodën dialektike. Kjo metodë marksiste-leniniste u jep mundësinë komunistëve

----

1 J. V. Stalin. Veprat, vë11.14, f. 153.

2 Po aty, f. 154.

3 Po aty, f. 158.


----

të gjithë botës që të orientohen drejt në të gjitha situatat sado të komplikuara që të jenë. Shkenca marksiste, e krijuar nga Marksi dhe Engelsi, e pasuruar dhe e zhvilluar nga Lenini e Stalini është arma më e fortë e partive komuniste në luftën e tyre kundër kapitalit.

Bolshevikët e Leninit dhe të Stalinit e kanë përdorur metodën marksiste-leniniste, metodën dialektike, si instrument kryesor për të analizuar e për të vlerësuar gjendjen në një moment të caktuar dhe për të arritur në konkluzionet pozitive në lidhje me atë gjendje. Gjenia e Stalinit, e vazhduesit dhe e pasuruesit të veprës së Leninit, konsiston në kapacitetin e tij të madh për të analizuar forcat vepruese në një moment të caktuar, për të përcaktuar se cilat forca rriten dhe zhvillohen dhe cilat plaken dhe vdesin, cilat forca kanë përpara një perspektivë dhe të ardhshme të sigurtë dhe cilat kanë përpara katastrofën dhe vdekjen e paevitueshme.

Me mijëra shembuj i ilustrojnë vetiat e shquara të shokut Stalin. Emrin Stalin, që do të thotë i çelniktë, shoku Josif Visarionoviç e ka fituar në zjarrin e luftërave dhe të përpjekjeve të Partisë Bolshevike, të proletariatit rus dhe të popujve sovjetikë e të mbarë botës kundër armiqve të revolucionit dhe të paqes. Stalini është kolosi me vullnet të çelniktë, i papërkulshëm dhe i pathyeshëm si çelniku. Dhe ajo që e bën të çelniktë, të pathyeshëm, gjigand të mendimit dhe të veprimit, Stalinin, është zotërimi i shkencës marksiste-leniniste, prej së lës ai mëson dhe njëkohësisht e pasuron dhe e zhvillon atë, është besimi i patundur në çështjen e revolucionit, të revolucionit botëror, të cilit i takon e ardhshmja. Stalini, njeriu i çelniktë jo vetëm për qëndruesh mërinë e tij politike dhe ideologjike, por edhe për rezistencën e tij të pathyeshme përpara vështirësive e për vullnetin e tij për kapërcimin e këtyre vështirësive, kur ishte i burgosur, mbasi u torturua në mënyrën më barbare nga xhandarët e Carit, Stalini i çelniktë, ecte me këmbët e tij e me kokën lart nga dhoma e torturave në qelinë e errët përpara xhandarëve dhe spiunëve të Carit, pa e fshehur fytyrën e tij të plagosur nga torturat dhe duke ju thënë armiqve në fytyrë: «ne përfaqësojmë të ardhshmen dhe prandaj ne nuk do ta ulim kurrë kokën përpara jush». Kjo ishte jo vetëm shprehja e urrejtjes së shokut Stalin kundrejt regjimit të Carit, por njëkohësisht edhe vlerësimi marksist-leninist i gjendjes revolucionare dhe i zhvillimit historik që ai bënte. Për shokun Stalin dhe për të gjithë bolshevikët ishte e qartë se proletariati rus ishte forca më revolucionare së cilës i takonte e ardhshmja, sepse po rritej e po zhvillohej çdo ditë, ndërsa regjimi i Carit ishte i destinuar të zhdukej, sepse po kalbej e po dobësohej çdo ditë, ndodhej përpara katastrofës dhe vdekjes. Le të kujtojmë momentet tragjike të vitit 1941. Ishte nëntor. Gëbelsi deklaronte me të madhe: «ushtria hitleriane i shikon me sy kambanat e kishave të 1\tIoskës». Kurse gjithë bota i kishte kthyer sytë nga Stalini. Do të binte Moska? Fronti ishte afër Moskës sa ç'është Vora nga Tirana. Artileria gjermane rrihte lagjet e jashtme të Moskës. Dara gjermane po shtërngohej në Veri nga ana e qytetit Kalinin dhe në Jug nga ana e Tulës. Hitlerianët dhe shërbëtorët e tyre deklaronin rënjen e Moskës.

Në këto momente të tmerrshme, më 6 nëntor 1941 Josif Visarionoviç Stalini, i qete, i vendosur, ndërsa e gjithë Moska tundej nga zhurma e artilerisë dhe e aviacionit, në mbledhjen solemne të organizuar për të festuar përvjetorin e 24-të të Revolucionit socialist të Tetorit duke ju drejtuar popujve të Bashkimit Sovjetik dhe të gjithë popujve të botës tha:

«Armiku nuk është aq i fuqishëm, sa e përfytyrojnë disa të ashtuquajtur intelektualë të trembur... Po të gjykojmë jo sipas deklaratave mburracake të propagandistëve gjermanë, por sipas gjendjes reale të Gjermanisë, nuk do të jetë vështirë të kuptojmë se zaptonjësit fashistë gjermanë ndodhen para katastrofës Zaptonjësit gjermanë po bëjnë përpjekjet e fundit.

Nuk ka dyshim se Gjermania nuk mund ta mbajë gjatë këtë tension. Edhe disa muaj, edhe një gjysmë viti, ndofta edhe një vit dhe Gjermania hitleriane duhet të shëmbet nën peshën e krimeve të saj»I.


1 J. V. Stalin. «Mbi Luftën e madhe patriotike të Bashkimit Sovjetik».,,Tiranë, 1952, f. 31.


Duke dëgjuar këto fjalë të shokut Stalin, popujt e Bashkimit Sovjetik dhe e gjithë bota përparimtare muarën frymë, fituan forca të reja, sepse përpara tyre u bë e qartë perspektiva e fitores së sigurtë mbi skllavërinë hitleriane. Shoku Stalin analizoi në këtë mbledhje shkaqet e tërheqjes së përkohshme të Ushtrisë së Kuqe, faktorët vendimtarë, që përcaktonin stabilizimin e frontit gjermano-sovjetik, perspektivën e afërt të kalimit të Ushtrisë së Kuqe në kundërofensivë dhe fitoren definitive mbi ushtrinë fashiste. Stalini, me metodën marksiste-leniniste, me metodën dialektike analizonte forcat, që rriteshin dhe forcat që kalbeshin, bënte diagnozën historike të gjendjes, analizonte shkencërisht raportin e forcave, që vepronin në arenën e luftës dhe përcaktonte matematikisht katastrofën e hitlerianëve dhe fitoren e Ushtrisë Sovjetike.

Analiza marksiste-leniniste që i ka bërë shoku Stalin çështjes nacionale është një kontribut i madh për marksizëm-leninizmin. Në bazë të parimeve leniniste-staliniane mbi çështjen nacionale është ndërtuar BRSS, në të cilin përfshihen 60 kombësi të ndryshme. Duke zbatuar parimet leniniste-staliniane mbi të drejtën e vetëvendosjes së popujve, Partia Bolshevike ka mundur të krijojë shtetin më të fortë e të përparuar në botë, në të cilin të gjithë popujt që e përbëjnë, kanë të drejta dhe detyra të barabarta, rrojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin, të gjithë së bashku përbëjnë familjen e madhe, që quhet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Kushtetuta staliniane, vepër e shokut Stalin, është kushtetuta më demokratike në botë, e cila u rezervon të drejta të barabarta të gjithë popujve, që përbëjnë Bashkimin Sovjetik, garanton të drejtën e vetëvendosjes së popujve deri në ndarje të plotë.

Mendimi i Stalinit i ndrit rrugën të gjithë botës përparimtare. Idetë dhe mësimet e Stalinit u përkasin të gjitha partive marksiste-leniniste të botës. Të gjithë ata, që kanë tentuar të shtrembëronin idetë dhe parimet e pavdekshme të marksizëm-leninizmit, janë dërmuar nga forca e logjikës staliniane. Sot bota është e ndarë në dy kampe dhe në dy ideologji. Kamp të tretë ose ideologji të tretë, nuk mund të ketë. Renegatët dhe tradhëtarët titistë pretendojnë se mbrojnë një vijë të tretë, e cila gjoja është vija e vërtetë. Kjo është demagogji, për të mbuluar fytyrën dhe rolin e vërtetë prej tradhëtari dhe agjenti në shërbim të imperializmit që ka grupi i Titos.

Sot i gjithë njerëzimi përparimtar i mban sytë nga Bashkimi Sovjetik, Partia Bolshevike dhe shoku Stalin, sepse po të mos ishin ato, sot hitlerianët do të shtrinin sundimin e tyre të urryer mbi popujt e botës dhe ndoshta bota sot do të ishte akoma nën skllavërinë fashiste.

Prandaj sot i gjithë njerëzimi, të gjithë ata, që duan paqën dhe urrejnë luftën, të gjithë ata, që duan lirinë dhe urrejnë skllavërinë, përshëndesin shokun Stalin me rastin e 70-vjetorit të tij dhe i urojnë atij jetë të gjatë. Partia jonë dhe populli ynë me gjithë shpirt i urojnë shokut Stalin jetë të gjatë për të mirën e gjithë njerëzimit dhe për të mirën edhe të popullit tonë. Të rrojë sa malet tona shoku i madh Stalin!



III. - STALINI, MJESHTRI I TE GJITHA FITOREVE TE USIITRISE SOVJETIKE, STRATEGU IME I MADII I KOHES


Emri i shokut Stalin është i pandarë nga historia e Ushtrisë së lavdishme Sovjetike dhe nga fitoret e saja. Ushtria Sovjetike lindi në zjarrin e Revolucionit të madh socialist të Tetorit. Pionierët e saj ishin grupet e punëtorëve dhe të fshatarëve të armatosur që sulmonin regjimin e borgjezisë reaksionare. Lenini e bashkë me të edhe Stalini qenë frymëzuesit, organizatorët dhe udhëheqësit e të gjitha forcave revolucionare, të proletariatit rus dhe të fshatarësisë së varfër, që me anën dhunës revolucionare të organizuar, përmbysën regjimin kapitalist dhe vendosën diktaturën e proletariatit më 1917 në Rusinë e Carit.

Emri i Stalinit është ngushtësisht i lidhur me të gjitha betejat vendimtare të Ushtrisë së Kuqe gjatë viteve të luftës civile në Bashkimin Sovjetik, kundër forcave kundërrevolucionare të brendshme dhe intervencionit kapitalist të huaj. Kudo ku ishte gjendja më vështirë, në frontet më me rëndësi, Lenini dërgonte Stalinin, se kishte besim të plotë në kapacitetin drejtues të shokut Stalin dhe në cilësitë e tija ushtarake të pakrahasueshme.

Stalini është organizatori dhe drejtuesi i Ushtrisë Sovjetike, i ushtrisë më të fortë dhe më të përparuar në botë. Stalini është krijuesi i strategjisë dhe i taktikës staliniane, i artit dhe i shkencës ushtarake staliniane, që janë arti dhe shkenca më të përparuara në botë.

Shoku Stalin krijoi artin dhe shkencën ushtarake staliniane duke studjuar eksperiencën e luftërave të kohërave të kaluara, eksperiencën e luftërave të klasës, eksperiencën e revolucioneve dhe të luftërave civile. Këtë studim shoku Stalin e ka bërë duke përdorur metodën marksiste-leniniste, metodën dialektike. Eksperiencën e luftërave dhe të revolucioneve të kaluara shoku Stalin pasuroi me eksperiencën e Revolucionit të Tetorit dhe me eksperiencën e luftës civile.

Në Luftën e dytë botërore Bashkimi Sovjetik dhe ushtria e tij mbajtën peshën më të madhe të luftës, peshën më të madhe të sakrificës dhe të kontributit.

Fitoret e Ushtrisë Sovjetike dhe të popujve sovjetikë në Luftën e dytë botërore, janë fitore të udhëheqjes staliniane, sepse të gjitha operacionet e mëdha luftarake kundër Gjermanisë naziste në Leningrad, Moskë, Stalingrad, Kursk etj. u pregatitën dhe u drejtuan personalisht nga shoku Stalin. «Është fati ynë që në vitet e vështira të luftës, ka thënë shoku Molotov, Ushtrinë e Kuqe dhe popullin sovjetik e udhëhiqte përpara udhëheqësi i urtë dhe i sprovuar i Bashkimit Sovjetik — Stalini i madh. Me emrin e Gjeneralisimit Stalin do të hyjnë në historinë e vendit tonë dhe në historinë botërore fitoret e lavdishme të ushtrisë son&l.

Një nga karakteristikat kryesore të shkencës ushtarake staliniane është pastërtia e kësaj nga çdo lloj shablonizmi. Ndërsa strategjia prusiane e Hitlerit karakterizohej nga shablonizmi, shkenca ushtarake staliniane karakterizohet nga metoda dialektike në studimin dhe vlerësimin e të gjithë elementëve, që përcaktojnë një fitore strategjike ose taktike. Ndërsa strategjia hitleriane karakterizohej nga hedhja në fushën e betejës të të gjitha forcave disponibël që në. momentin e parë të betejës, për të mbërritur suksesin vendimtar që në fazën e parë të luftës (lufta e vetëtimshme-blitzkrieg), strategjia staliniane karakterizohet nga përdorimi i drejtë dhe racional i forcave, nga përdorimi i drejtë dhe jo i parakohshëm, por në momentin e duhur të rezervave strategjike, nga përdorimi i mbrojtjes jo si lloji kryesor i luftimit, por si një formë luftimi e nevojshme

---

1 Shih: Josif Visarionoviç Stalin — Biografi e shkurtër. Tiranë, 1950, f. 197.


për të harxhuar forcat e armikut dhe për t'u dhënë kohë e mundësi forcave të veta që të organizojnë kundërofensivën dhe grushtin kryesor të saj në atë drejtim, në të cilin veprimi mund të korrë në kohën më të shkurtër maksimumin e rezultatit. Ndërsa strategjia hitleriane karakterizohej nga mbivlerësimi i disa armëve dhe nënvletësimi i disa të tjerave, p.sh. Nga mbivlerësimi i tanksave dhe i aviacionit dhe nga nënvleftësimi i këmbësorisë dhe armëve të tjera, strategjia staliniane karakterizohet nga vlerësimi i drejtë i të gjitha armëve të ndryshme, që përbëjnë ushtrinë, nga pregatitja me kohë e këtyre armëve dhe nga organizimi shkencor i bashkëveprimit të të gjitha armëve në fushën e betejës, pa të cilin nuk mund të ketë fitore luftarake.

Një rëndësi të madhe i jep shoku Stalin edhe vlerësimit të gjendjes luftarake. Ndërsa strategjia hitleriane nisej nga premisa joreale dhe udhëhiqej nga metoda metafizike në vlerësimin e gjendjes, strategjia staliniane Ziset nga të dhënat konkrete dhe materiale të situatës dhe udhëhiqet nga metoda dialektike në vlerësimin e një situate të caktuar. Shoku Stalin na mëson se «Plani i strategjisë është plani i organizimit të goditjes vendimtare në drejtimin që mund të japë maksimumin e rezultateve»1.

të përcaktosh drejtimin e goditjes kryesore do të thotë të vendosësh qysh më parë ka-

---

1 J. V. Stal:n. Veprat, vëll. 5, f. 159


rakterin e operacioneve për gjithë periudhën e luftës, pra, të vendosësh qysh më parë 9/io e fatit të gjithë luftës. Kjo është detyra e strategjisë ».1.

Asnjë shtet tjetër në botë nuk do të kishte mundur të rezistonte përpara Hitlerit, përveç shtetit sovjetik.

Lufta e dytë botërore tregoi se forma sovjetike e shtetit është forma më e lartë dhe më vitale nga të gjitha format shtetërore të borgjezisë. Në saje të politikës staliniane të Partisë Bolshevike, popujt e Bashkimit Sovjetik u bashkuan si një trup i vetëm rreth Partisë Bolshevike dhe shokut Stalin, u mobilizuan të tëra forcat dhe burimet shtetërore për çështjen e Luftës së madhe patriotike dhe çdo gjë ju kushtua fitores mbi Gjermaninë naziste. Pa një mobilizim të këtillë, pa sakrifica të atilla, si ato që bëri Bashkimi Sovjetik, nuk do të kishte qenë e mundur fitorja mbi Gjermaninë naziste. Duke analizuar faktorët që përcaktuan fitoren e madhe historike të Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë hitleriane, shoku Stalin ka thënë:


«Që të kuptohet rëndësia e madhe historike e fitores sonë, duhet që kjo çështje të shikohet në mënyrë më konkrete.

Atëhere, si duhet shikuar fitorja jonë mbi armiqtë, çfarë don të thotë kjo fitore nga pikëpamja e gjendjes dhe e zhvillimit të forcave të brendshme të vendit tonë?

----

J. V. Stalin. Veprat, vëll. 5, f. 160.


Fitorja jonë don të thotë, para së gjithash, se ka fituar rendi ynë shoqëror sovjetik, se rendi shoqëror sovjetik u sprovua me sukses në zjarrin e luftës dhe tregoi vitalitetin e vet të Lufta ka treguar se rendi shoqëror sovjetik është një rend me të vërtetë popullor, i dalë nga gjiri i popullit dhe i mbështetur në përkrahjen e fuqishme të tij, se rendi shoqëror sovjetik është një formë plotësisht vitale dhe e qëndrueshme e organizimit të shoqërisë.

Madje tani nuk bëhet më fjalë nëse është apo nuk është vital rendi shoqëror sovjetik, sepse pas mësimeve konkrete të luftës, asnjëri nga skeptikët nuk guxon më të shfaqë dyshime në lidhje me vitalitetin e rendit shoqëror sovjetik.

Tani është fjala se rendi shoqëror sovjetik. . . është një formë më e mirë organizimi e shoqërisë, se çdo rend shoqëror josovjetik.

Fitorja jonë don të thotë, së dyti, se ka fituar rendi ynë shtetëror sovjetik, se shteti ynë shumëkombesh sovjetik i kaloi të gjitha provat e luftës dhe e tregoi vitalitetin e vet... Tani nuk bëhet më fjalë për vitalitetin e rendit shtetëror sovjetik. .. Rendi shtetëror sovjetik u bë model shteti shumëkombesh.. ku çështja kombëtare dhe problemi i bashkëpunimit kombeve janë zgjidhur më mirë se në çfarëdo shteti tjetër shumëkombesh.

Fitorja jonë don të thotë, së treti, se kanë fituar forcat e armatosura sovjetike, ka fituar Ushtria jonë e Kuqe, se Ushtria e Kuqe u qëndroi heroikisht të gjitha vështirësive të luftës, i dërmoi keq ushtritë e armiqve tanë dhe do/i fitimtare nga lufta.

...Lufta ka treguar se Ushtria e Kuqe nuic është një «kolos me këmbë arg jili», por një ushtri moderne e dorës së parë, e pajisur me armë të reja, me një efektiv komandues shumë të sprovuar dhe me cilësi të larta luftarake morale. Nuk duhet harruar se Ushtria e Kuqe është pikërisht ajo ushtri që e dërmoi keq ushtrinë gjermane, e cila deri dje u kallte tmerr ushtrive të shteteve evropiane»1.


1 J. V. Stalin. Fjalim në mbledhjen elektorale të rrethit «Stalin» të Moskës, 9 shkurt 1946. «Pravda » Nr. 35 (10117), 10 shkurt 1948.


Ushtria Sovjetike fitoi mbi ushtrinë hitleriane, shpëtoi Bashkimin Sovjetik dhe çliroi popujt e shtypur nga zgjedha fashiste, sepse ajo u organizua dhe u edukua nga Partia Bolshevike e Lenin-Stalinit, nga vetë shoku Stalin, sepse ajo është pjella e popujve sovjetikë, e shoqërisë socialiste sovjetike, sepse çështja që ajo mbron, është e drejtë, është çështje e socializmit dhe e komunizmit, është çështje e paqes dhe e demokracisë në botë, është çështje e interesave të popujve sovjetikë dhe e popujve të të gjithë botës. Ushtria Sovjetike, kurdoherë fitimtare mbi armiqtë, e pajisur me mjetet më moderne të luftës, e edukuar nga Partia Bolshevike dhe Stalini, e frymëzuar me ndjenjën e patriotizmit sovjetik dhe të internacionalizmit proletar është bërë kolosi i pathyeshëm dhe pengesa më e madhe përpara imperialistëve amerikanë dhe anglezë për zbatimin e planit të tyre skllavërues të botës.

Stalini është strategu i të gjitha fitoreve të Ushtrisë Sovjetike, është strategu i ndërtimit të socializmit dhe të komunizmit në Bashkimin Sovjetik, është strategu i fitores mbi Gjermaninë hitleriane.

Emri i Stalinit është bërë për qindra milion njerëz në të katër anët e botës një simbol i lartë i paqes së qëndrueshme të njerëzimit përparimtar dhe nën flamurin e tij të lavdishëm dhe me emrin e tij me qindra milion njerëz të thjeshtë janë mobilizuar në kampin e paqes dhe luftojnë me ashpërsinë më të madhe për ta mbrojtur paqen në botë, që kërcënohet seriozisht nga luftëdashësit imperialistë anglo-amerikanë dhe satelitët tyre. Gjaku i derdhur në Luftën e dytë botërore akoma nuk është tharë; plagët dhe mjerimet e panumërta, që ju shkaktuan popujve nga kjo kasaphanë e madhe, janë akoma të hapëta dhe kampi imperialist dhe luftëdashës, që udhëhiqet nga imperializmi amerikan po pregatit një kasaphanë tjetër më të tmerrshme, me qëllim që të vendosë me forcë sundimin e tij dhe të zhdukë lirinë dhe demokracinë në botë. Lufta e dytë botërore, shkaktuar nga agresorët fashistë gjermanë, të nxitur dhe të armatosur nga imperialistët, kishte për qëllim zhdukjen dhe shkatërrimin e atdheut të madh të socializmit.

Por as fashistët gjermanë, as imperialistët luftëdashës nuk mundën dot t'ja arrinin qëllimit djallëzor të tyre. Popujt e Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Stalinit, e thyen Gjermaninë e Hitlerit dhe dolën më të fortë se kurrë nga kjo luftë e përgjakshme. Stalini ka thënë:


«Lufta nuk ka qenë vetëm një mënxyrë. Ajo ka qenë njëkohësisht edhe një shkollë e madhe, një provë e të gjitha forcave të popullit. Lufta nxori në pah të gjitha faktet dhe ngjarjet në prapavijat dhe në front, ajo çori pa mëshirë të gjitha mbulesat dhe perdet, që fshihnin fytyrën e vërtetë të shteteve, të qeverive, të partive dhe i nxori në skenë pa maskë, pa zbukurime, me të gjitha të metat dhe meritat e tyre»I.


J. V. Stalin. Fjalim në mbledhjen elektorale të rrethit «Stalin» të Moskës, 9 shkurt 1946. -.Pravda» Nr. 35 (10117), 10 shkurt 1946.


Imperialistët menduan se Bashkimi Sovjetik do ta kishte të zorshme për t'u rimëkëmbur, pas kësaj lufte kaq të tmerrshme, peshën më të madhe të së cilës e mbajti vetëm Bashkimi Sovjetik. Por të gjitha pretendimet dhe dëshirat e imperialistëve plasën si flluska sapuni. Bashkimi i madh Sovjetik u rindërtua, u ngrit si një kolos edhe më i fortë nga ç'ishte më parë dhe atje u vërtetua një zhvillim i papërshkrueshëm në të gjithë lëmët ekonomikë dhe kulturalë. Ekonomia sovjetike po njeh tani një zhvillim të fuqishëm. Plani pesëvjeçar stalinian i pasluftës, po realizohet para afatit, prodhimi industrial jo vetëm që ka kapërcyer nivelin e paraluftës, por e ka kapërcyer me një përqindje të lartë. Bujqësia shkon përpara me hapa të mëdhenj dhe të sigurtë. Jeta e popujve sovjetikë është përmirësuar. Zhvillimi kultural i njerëzve sovjetikë po njeh një hov të ri e të papërshkrueshëm dhe masat e gjera të popullit punojnë me një hov të dhjetëfishuar, për të zbukuruar atdheun e tyre, jetën e tyre dhe të ardhshmen e lumtur të brezave të rinj.

Imperialistët anglo-amerikanë gjatë luftës dhe pas saj, që të shpëtonin fashizmin nga një shkatërrim total, me qëllim që ta mëkëmbnin dhe ta bënin këtë një armë, për një luftë të re, ata haptas shkelën të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, që përcaktonin rregullimin e çështjes gjermane dhe japoneze. Imperialistët amerikanë dhe anglezë në vend që të zbatonin vendimet e marrura së bashku me Bashkimin Sovjetik, në lidhje me Traktatin e Paqes me Gjermaninë lidhur me çarmatimin, denazifikimin dhe demokratizimin e Gjermanisë, ata u bënë mbrojtësit e vendosur të mbeturinave naziste dhe fashiste në Gjermani dhe në botë, duke filluar organizimin dhe riarmatimin e tyre për një luftë të re kundër Bashkimit Sovjetik dhe demokracive popullore. Nxitësit e një lufte të re, me në krye imperializmin amerikan, po pregatiten me ethe të mëdha në të gjitha drejtimet për një luftë tjetër. Buxhetet e tyre të luftës kanë marrë proporcione kolosale, ata po armatosen dhe po armatosin të gjithë satelitët e tyre, ata po pregatitin kudo në vendet që kanë hedhur në kthetrat e tyre të gjakosura, baza ushtarake detare dhe ajrore, ata kanë vënë në shërbim të tyre tradhëtarët e klasës punëtore, socialistët e djathtë, të cilët tok me qeveritë proamerikane janë duke skllavëruar popujt e Evropës dhe duke rekrutuar mish për top. Plani skllavërues Marshall, i cili po pëson fiasko, ka pasur të vetmin qëllim që të robërojë popujt e atyre vendeve, që ju nënshtruan këtij plani, të hedhë në dorë e në drejtimin e amerikanëve, të gjithë ekonominë e këtyre vendeve dhe ta përdorë këtë për një agresion të ri kundër forcave të paqes e të socializmit, të udhëhequra nga Bashkimi i madh Sovjetik. Po për të njëjtën gjë shërben dhe Bashkimi Perëndimor dhe bloku ushtarak i Atlantikut të Veriut, i drejtuar kundër popujve paqedashës dhe në radhë të parë kundër Bashkimit Sovjetik. Politika agresive e imperialistëve amerikanë e anglezë shfaqet haptas dhe pa asnjë rezervë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke luftuar propozimet paqësore të Bashkimit Sovjetik, duke mos pranuar ndalimin e armës atomike, megjithëse legjenda e «monopolit atomik amerikan». u rrëzua për tokë nga komunikata e TASS-it e lëshuar më 25 shtator 1949, që lajmëronte se Bashkimi Sovjetik zotëronte sekretin e armës atomike që në vitin 1947. Imperialistët amerikanë dhe satelitët e tyre kërkojnë ta shndërrojnë Organizatën e Kombeve të Bashkuara në një mekanizëm vote për të aprovuar agresionet e tyre kundër popujve dhe paqes. Imperialistët amerikanë dhe satelitët e tyre, mendojnë që krizën ekonomike, që piqet në vendet e tyre dhe në gjithë sistemin kapitalist, ta zhdukin duke kthyer pas rrotën e historisë dhe duke mbuluar njerëzimin me gjak.

Lenini ka thënë se luftërat janë shoqe të pandara të kapitalizmit. Plaçkitja e tokave të të tjerëve, zaptimi dhe grabitja, pushtimi i tregjeve të reja kanë qenë më se një herë, shkaqet e luftërave grabitqare, që kanë bërë shtetet kapitaliste. Për vendet kapitaliste lufta është një fenomen aq natyral dhe i ligjshëm sa dhe shfrytëzimi i klasës punëtore.

Por, përballë kampit imperialist luftëdashës, ngrihet madhështor dhe i fuqishëm kampi demokratik dhe antiimperialist, që ka në krye Bashkimin Sovjetik dhe që udhëhiqet nga politika e lavdishme staliniane.

«Në kujtesën e popujve janë aq të gjalla tmerret e luftës së kaluar dhe forcat shoqërore që luftojnë për paqe janë aq të mëdha, saqë dishepujt e Çërçillit në punë të agresionit nuk mund t'i mposhtin e t'i hedhin në një luftë tëre».1 — ka thënë Stalini.


J. V. Stalin. Intervistë dhënë korrespondentit të gazetës «Pravda ». «Pravda ». Nr. 303 (11044) 29 tetor 1948.


Natyra e vetë regjimit socialist sovjetik, ku janë zhdukur klasat antagoniste dhe të interesuara për luftë, përjashton luftën. Shteti sovjetik është shteti armik i vendosur i shtypjeve nacionale dhe raciale dhe politika staliniane bazohet në respektin e të drejtave, të indipendencës dhe të sovranitetit të të gjithë popujve të mëdhenj dhe të vegjël. Bashkimi Sovjetik, që ka ndërtuar socializmin dhe po ecën në komunizëm, është kundër luftës dhe është faktori kryesor i ruajtjes dhe i konsolidimit të paqes në botë. Politika e jashtme e Bashkimit Sovjetik në marrëdhënjet me shtetet kapitaliste bazohet në mundësinë që sistemet socialiste dhe kapitaliste të bashkekzistojnë dhe të bashkëpunojnë paqësisht. Që më 1934 shoku Stalin ka formuluar shumë qartë këtë politikë me këto fjalë:


«Politika jonë e jashtme është e qartë: ajo është politika e ruajtjes së paqes dhe e forcimit të marrëdhënjeve tregëtare me të gjitha vendet. BRSS nuk ka ndër mend t'i kanoset askujt dhe — aq më pak — të sulmojë ndokënd. Ne jemi për paqen dhe mbrojmë çështjen e paqes. Por ne nuk trembemi nga kërcënimet dhe jemi gati t'i përgjigjemi me grushte çdo grushti të nxitësve të luftë.9).1.


J. V. Stalin. Veprat, vëll. 13, f. 294-295.


Politika paqësore staliniane që ka mobilizuar të gjithë njerëzit e thjeshtë të botës ka demaskuar plotësisht manevrat dhe intrigat e imperializmit amerikano-anglez etj. dhe ka armatosur më së miri popujt e botës për të luftuar me sukses nxitësit e luftës dhe për të bërë të dështojnë të gjitha planet e imperializmit. Kampi demokratik antiimperialist po forcohet dita-ditës më shumë dhe ai imperialist dhe luftëdashës po dobësohet.

Demokracitë popullore po forcojnë pushtetin e tyre, ekonominë e tyre dhe si një blok graniti rreth Bashkimit të madh Sovjetik, shpëtimtarit të tyre, ato ndërtojnë socializmin dhe shkatërrojnë komplotet e intrigat e imperialistëve dhe të agjentëve të tyre titistë etj. Me miliona njerëz në botë janë grumbulluar në kampin e paqes dhe luftojnë me të gjitha forcat e tyre, duke ndjekur me përpikëri mësimet e të madhit Stalin dhe rrugën e lavdishme të Bashkimit Sovjetik. Popujt nuk e duan luftën, ata janë për paqen dhe luftojnë për paqen. Popujt do të fitojnë kurdoherë kundër nxitësve të luftës. Planet e luftëdashësve imperialistë do të dështojnë.

Populli shqiptar, i madh e i vogël, historia e të cilit është mbushur me vuajtje, mjerime dhe luftëra, hoqi në kurrizin e tij tmerret e Luftës së dytë botërore, do të mobilizohet i tëri për të luftuar, për të mbrojtur paqen. Deri në kasollet më të largëta të malësive duhet të çohet fjala e Stalinit, të mobilizohen njerëzit e vendit tonë për të ndërtuar jetën e re, për të forcuar Republikën tonë Popullore, për të ndërtuar socializmin.

Të gjithë të jenë vigjilentë dhe të ashpër e të pamëshirshëm kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik, kundër armiqve të popullit tonë dhe të kampit të socializmit dhe të paqes.

Sot, në vigjiljen e 70-vjetorit të lindjes të Stalinit të madh, i gjithë populli shqiptar, mendon dhe brohorit me gjithë shpirt për Josif Visarionoviç Stalinin. S'mund të gjendet njeri i thjeshtë, njeri i ndershëm, njeri drejtë, njeri që e do popullin dhe atdheun që të mos ushqejë në zemër një dashuri të pakufishme, një mirënjohje të pafund dhe një besnikëri të madhe për udhëheqësin e lavdishëm të të gjithë popujve të botës, Josif Stalinin. Njerëz të tillë nuk mund të gjenden në vendin tonë dhe kurrë nuk do të ketë. Përpjekjet më të përgjakshme të popullit tonë për t'u çliruar nga zgjedha e fashistëve italo-gjermanë dhe feudalo-borgjezëve, të gjitha fitoret e luftës së popullit, vendosja e diktaturës së demokracisë popullore, jeta e re dhe e lirë e popullit tonë, e ardhshmja e lumtur dhe e sigurtë e tij, janë të lidhura ngushtë e të pandara me emrin dhe veprën e Stalinit të madh.

Çfarë i mëson popullit shqiptar historia e tij e hidhur shekullore? I mëson këtë gjë të madhe, se dëshirat e zjarrta të tija, për realizimin dhe ruajtjen e fitoreve, për të cilat ai kishte derdhur lumenj gjaku, u plotësuan vetëm pas Luftës heroike nacional-çlirimtare dhe kjo u bë e mundur pse ekzistonte në botë i fuqishëm e i pathyeshëm Bashkimi i lavdishëm Sovjetik, i udhëhequr nga shoku i madh Stalin. Pesë shekuj me radhë populli ynë lëngoi nën robërinë e halldupëve otomanë dhe të bejlerëve gjakpirës, që vranë e grinë popullin, por nuk arritën dot ta shfarosnin. Luftëtarët heroikë të popullit shqiptar, të udhëhequr nga Skënderbeu i madh, tmerruan imperatorinë otomane dhe ndaluan për shumë vjet të sulmohej Evropa nga hordhitë e Anadollit. Një grusht popull, i shpërndarë nëpër male, por që donte të rronte i lirë në vendin e tij, u ngrit si rrebesh dhe u bë mburoja e Evropës. Ai s'u mund asnjëherë në beteja, fitoi mbi sulltanët e Stambollit, mbi venecianët kolonizatorë, mbi intrigat e Vatikanit, mbi tradhëtinë e Moisi Golemit dhe të Hamza Kastriotit dhe mbi ushtritë e renegatit Ballaban Baderit. Por, ajo Evropë e asaj kohe, e sunduar nga mbretër e nga tiranë, që i hidhte lule popullit shqiptar, kur ky luftonte dhe e mbronte, ishte pikërisht ajo Evropë e sundimtarëve, që i futi thikën në shpinë dhe e la në baltë. Vuajtjet vazhduan të tmerrshme për stërgjyshërit tanë, që s'i hodhën kurrë armët për të fituar lirinë e shtrenjtë, për të qenë zotër të tokës dhe të shtëpisë së tyre, për të ruajtur nderin e shqiptarit, gjuhën dhe zakonet. Mesjeta me të gjitha tmerret e saj mbretëronte në vendin tonë. Shqipëria dhe populli shqiptar vuajti të zezat e ullirit, vuajti nga uria, vuajti nga sëmundjet, nga plaçkitjet, nga djegjet e rrënimet.

Vendi dhe populli ynë u bënë vazhdimisht plaçkë e imperialistëve, e intrigave të tyre dhe e shërbëtorëve të tyre. Imperialistët anglezë, amerikanë, gjermanë, francezë, italianë, serbë, grekë e sulmonin, e okuponin dhe e shisnin vendin tonë si në ankand, e shfrytëzonin popullin tonë në palcë, i rrëmbenin tokën dhe çdo pasuri që kishte, e përdornin vendin tonë si bazë strategjike për të sulmuar dhe për të robëruar popuj të tjerë; ata kishin në plan shfarosjen e plotë të popullit shqiptar dhe përpiqeshin që t'i impononin një shpirt prej skllavi që të punonte tërë jetën me zgjedhë në qafë për hajdutët imperialistë dhe për bejlerët e borgjezinë e vendit tonë. Po këta imperialistë i imponuan me armë popullit tonë xhelatin Ahmet Zogu dhe gjithë bandën e tij prej kriminelësh, të cilët pasi e shtypën, e ropën dhe e gjakosën për shumë vjet popullin tonë, ja shitën Shqipërinë fashizmit italian. Të papërshkrueshme kanë qenë vuajtjet e popullit tonë. Nata me re të zeza mbulonte botën dhe popujt, por retë e zeza që mbuluan njerëzimin, u shpartalluan nga rrezet e fuqishme të diellit, që ishte Revolucioni i madh i Tetorit, vepra gjeniale e të madhit Lenin dhe Stalin.

U ngjallën shpresat e njerëzimit përparimtar, u forcuan zemrat, lindi drejtësia e pamposhtur në botë dhe kjo përfaqësohej nga shteti i fuqishëm i proletarëve dhe i fshatarëve të varfër, që ndërtoi Partia e lavdishme Bolshevike, që ndërtoi Lenini dhe Stalini.

Na mbuloi fashizmi me forcat e tija të gjakosura dhe të armatosura deri në dhëmbë. Ai organizoi tradhëtinë, bejlerët, feudalët, spiunët, renegatët, trockistët, krijoi «Ballin Kombëtan., .Legalitetin>., për t'i pregatitur zinxhirët e përjetshëm popullit tonë, për të përjetësuar regjimin e litarit dhe të plumbit. Por populli ynë ishte i pavdekshëm, i pamposhtur dhe ai, që në ditët e para të robërisë, filloi epopenë e tij legjendare, luftën e tij të ashpër, të pamëshirshme kundër shkelësve barbarë dhe agjentëve të tyre shqiptarë. Jo, nuk do të mposhtej më populli ynë, nuk do të lejonte më që të përsëritej e kaluara e tij e hidhur, nuk do të lejonte më që punëtori shqiptar të punonte si skllav i fabrikantëve borgjezë gjakpirës dhe i kolonizatorëve italo-gjermanë.

Jo, bujku shqiptar nuk do të lejonte që toka e tij të okupohej nga bujqit kolonizatorë të Musolinit, të shitej me shtëpi e pasuri prej beut dhe agait; nuk do të lejonte më që fati i kalamanëve të tij të ishte në duart e vrasësve dhe të spiunëve. Patriotët shqiptarë nuk mund të duronin që vendi i tyre i dashur të rrëmbehej nga të huajt dhe të bëhej pasuri e okupatorëve dhe e xhelatëve të tij shekullorë. «Poshtë robëria, me armë në dorë për të fituar lirinë», kjo ishte britma, që ushtoi në fusha e në male të Shqipërisë dhe këtë kushtrim e dha Partia, Partia jonë e lavdishme Komuniste dhe këtij kushtrimi ju përgjegj në këmbë me armë në dorë i gjithë populli.

Dhe Parti e popull, të bashkuar si një trup i çelniktë, u hodhën në betejat më të përgjakshme, më heroike, që kurrë s'kishte parë historia shekullore e popullit tonë.

Me Partinë tonë heroike në krye populli shqiptar doli fitimtar.

Populli ynë u çlirua nga çdo zgjedhë e jashtme dhe e brendshme dhe përgjithmonë; ai mori frymë lirisht për të parën herë, në epokën e lavdishme staliniane.

Lufta e popullit tonë ishte e pandarë nga lufta e popujve sovjetikë dhe lufta jonë u forcua, u zhvillua, sepse Ushtria jonë Nacional-Çiirimtare, sepse popuiii ynë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur ndoqën këmba këmbës dhe me besnikërinë më të madhe parimet e pavdekshme dhe kurdoherë triumfuese të Stalinit të madh. Zemrat e popullit shqiptar ishin lidhur ngushtë me ato të popujve sovjetikë. Ndjenja të thella lidhnin shpirtërat e partizanëve shqiptarë me Ushtrinë heroike Sovjetike në përpjekjet vigane për të njëjtat qëllime të larta njerëzore dhe çliruese. Sulmi tradhëtar i hitlerianëve kundër atdheut të socializmit e dogji në zemër popullin tonë, por i shtoi edhe më tepër urrejtjen kundër barbarëve fashistë gjermanë dhe italianë. Dhimbjet e popujve vëllezër sovjetikë, ishin dhimbjet e popullit tonë, ashtu siç ishin fitoret e tyre, fitoret tona, pse në saje të fitoreve të shkëlqyera të sovjetikëve, ushtria jonë forconte organizimin, ashpërsonte përpjekjet kundër okupatorëve dhe kuislingëve dhe korrte fitore të reja. Në luftë për jetë a për vdekje, populli ynë fitoi jetën, pse ai u vendos krah për krah me Bashkimin Sovjetik. Partia jonë Komuniste që lindi, u mbrujt dhe u rrit në zjarrin e luftës, Partia që udhëhoq i popullin nëpërmjet dallgëve të tërbuara me aq vetëmohim dhe urtësi, lindi, u rrit dhe u forcua në rrugën dhe me mësimet e pavdekshme dhe triumfuese të bolshevizmit.

Partia jonë ishte një parti e tipit të ri leninist, e frymëzuar dhe e edukuar nga mësimet e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit, e pastër nga çdo ideologji e huaj borgjeze dhe tradhëtare, ajo lindi dhe u rrit në epokën staliniane, në epokën e socializmit triumfues, në epokën kur të gjitha rrugët të çojnë në komunizëm. Mësimet Leninit dhe të Stalinit e bënë Partinë tonë të çelniktë dhe të aftë të përballonte sulmet e armiqve të fuqishëm të pabarabartë. Dashuria dhe besnikëria e popullit tonë dhe e Partisë ndaj Stalinit të madh, ndaj Partisë Bolshevike dhe popujve të dashur sovjetikë, e bënë popullin tonë të pathyeshëm. Armiqtë fashistë, kuislingët tradhëtarë, ballistët, zogistët dhe spiunët u përpoqën me të gjitha mjetet që këtë dashuri dhe besnikëri të popullit dhe të Partisë sonë për Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin, ta shkallmonin, ta zhduknin. Por më kot.

Ato rriteshin dhe forcoheshin çdo ditë në zemrat e popullit tonë dhe këtu qëndronte forca jonë më e madhe, garancia e fitoreve tona. Tradhëtarët e shitur te okupatorët, ballistët, zogistët etj. na shanin dhe na akuzonin se s'luftonim për popullin tonë, por për Rusinë. Po, ne luftuam për popullin tonë me Bashkimin Sovjetik e Stalinin në zemër, ne luftuam njëkohësisht me heroizëm për Bashkimin e madh Sovjetik.

Drejtësinë dhe qartësinë e vijës së Partisë sonë e vërtetoi historia, e vërtetoi lufta, e vërteton e sotmja ndritur e vendit tonë, do ta vërtetojë dhe e ardhshmja lumtur e popullit, që ndërton socializmin me mësimet, në shembullin dhe me ndihmën e vendit të lavdishëm të sovjetëve, ku popujt rrojnë të lumtur dhe ecin drejt komunizmit. S'ka male, shkëmbenj e gërxhe, s'ka fusha, lumenj e kasolle, ku ka luftuar shqiptari, ku kanë rënë trimat e Partisë dhe të popullit tonë, që të mos kenë dëgjuar emrin e Stalinit në momentet kur ata binin në fushën e nderit për popullin tonë, për Stalinin e madh, që simbolizonte popujt e Bashkimit Sovjetik, Partinë Bolshevike, Ushtrinë e lavdishme Sovjetike, socializmin, komunizmin, shpëtimtarë të gjithë botës nga kthetrat e kapitalit dhe të imperialistëve.

Dhe këto ndjenja të larta dashurie dhe besnikërie ndaj Stalinit u bënë prona më e çmueshme e gjithë popullit tonë punonjës, u rrënjosën në zemrën e tij, pse ai kuptoi që në ditët e para se Stalini ishte një udhëheqës i lavdishëm, një mësues i madh, që i tregonte rrugën e shpëtimit nga skllavëria e që do ta ndihmonte të ndërtonte socializmin në Shqipëri. Djemtë dhe vashat më të mira të popullit dhe të Partisë sonë, në momentin suprem të jetës së tyre, mendimet e tyre dhe fjalët e tyre të fundit i kishin për popullin, për Partinë, për Stalinin. Plumbat e armikut, duke shpuar kraharorët e të rinjve tanë heroikë, që luftonin si luanë, shponin njëkohësisht dhe veprat e Stalinit, të cilat i mbanin si thesar të shtrenjtë në gji, pse ato ishin ushqimi më i çmueshëm për ta dashur popullin me gjithë shpirt dhe për të luftuar për të deri në vdekje.

Pas luftës, vendi dhe populli ynë u gjendën përpara vështirësive të mëdha politike dhe ekonomike. Imperialistët anglo-amerikanë dhe shërbëtorët e tyre, u përpoqën me njëmijë mënyra, duke kurdisur komplote, atentate, shantazhe, provokacione të hapëta dhe të fshehta që t'i rrëmbenin nga duart popullit tonë fitoren e madhe, që ai e fitoi me aq sakrifica, vuajtje dhe mjerime.

Po ata imperialistë të djeshëm ishin, që kërkonin ta copëtonin Shqipërinë, ta bënin atë një koloni të tyre, ta shfrytëzonin e t'i pinin gjakun, të sillnin përsëri në fuqi katilat, kuislingët, tradhëtarët, bejlerët. Por me gjithë këto manevra dhe kërcënime, imperialistëve anglo-amerikanë nuk u ndriti. Ata dështuan në orvatjet e tyre prej ujqish të etur për gjak dhe për mish njeriu.

Por tani s'ishte më Shqipëria e parë, ajo kishte zot dhe pikërisht zot ishte vetë populli dhe Partia e tij heroike Komuniste, vigjilente e pamposhtur për të mbrojtur me sukses fitoret e popullit, për të mbrojtur Republikën dhe kufitë e saj. Republika Popullore e Shqipërisë s'ishte më vetëm dhe e izoluar si në kohët e vjetra, ajo kishte mbrojtës Bashkimin Sovjetik dhe të madhin Stalin. Partia jonë, që dita-ditës forcohej nga mësimet e Stalinit, populli ynë që me besnikërinë më të madhe ndiqte rrugën e Partisë së tij të dashur, ditën t'i kapërcejnë këto vështirësi dhe t'i dërmojnë intrigat dhe komplotet e imperialistëve dhe të tradhëtarëve. Këta, në pamundësi ta dëmtojnë Shqipërinë, përpiqen vazhdimisht të na nxjerrin pengesa në lëmin ndërkombëtar, duke bërë akuza false dhe të kota, duke kurdisur provokacione, duke shkelur të drejtat tona të fituara me gjak, duke na akuzuar për gjëra të paqena dhe të shpifura kokë e këmbë. Por mbrojtësi i madh e i fuqishëm i popullit tonë, Bashkimi Sovjetik i ka dërmuar shpifjet e tyre, i ka demaskuar orvatjet e poshtra të imperialistëve, të monarko-fashistëve, të agjentëve titistë të Beogradit dhe të të gjithë çakejve, që çirren për luftë dhe që kërcënojnë vendin tonë. Shqipëria, as nuk ka qenë, as nuk do të jetë kurrë e izoluar dhe e vetmuar, siç pretendojnë armiqtë e vendit tonë, që shohin ëndrra me sy hapët, në pamundësi të bëjnë ndryshe. Stalini i madh e ndihmoi popullin shqiptar që të shpëtojë nga klika tradhë tare e Titos. Kjo bandë trockistësh në shërbim të imperialistëve amerikanë, që e shiti vendin e vet me dollarë amerikanë, që e shndërroi Partinë Komuniste Jugosllave në një rrjetë agjenturale në shërbim të amerikanëve, që e shndërroi Republikën Popullore Federative të Jugosllavisë në një republi•ë borgjeze dhe e bëri një kamp përqëndrimi dhe burg për popujt e Jugosllavisë dhe për patriotët jugosllavë, thurte plane për zhdukjen e Republikës Popullore të Shqipërisë, shndërrimin e saj në një koloni të amerikanëve dhe të anglezëve, likuidimin e Partisë sonë heroike, likuidimin e Qeverisë së Republikës Popullore dhe të vendosnin regjimin e borgjezisë dhe të kulakëve, regjimin e spiunëve dhe të vrasësve. Titistët organizuan në vendin tonë, me anën e të dërguarve të tyre dhe të agjentëve trockistë, Koçi Xoxe me shokë, rrjetin e tyre të spiunazhit, ekzekutuan planet e tyre të sabotazhit në gjithë ekonominë tonë, pregatitën me kujdes vrasjen e një numri udhëheqësish të Partisë dhe të shtetit tonë, filluan me anën e njerëzve të tyre propagandën helmuese prej trockistësh kundër Bashkimit Sovjetik, kundër Partisë së lavdishme Bolshevike, pregatitën planin për okupimin e Shqipërisë me anën e ushtrisë jugosllave.

Klika renegate e Beogradit është armikja më e egër e popullit tonë. Partia dhe populli ynë duhet të mobilizohen të tërë për të goditur pa mëshirë të gjithë agjentët titistë që do të tentojnë të dëmtojnë vendin tonë dhe duhet të jenë kurdoherë vigjilentë dhe të gatshëm për të bërë të dështojë çdo plan i tyre kriminal kundër popullit tonë, kundër Bashkimit Sovjetik, kundër demokracive popullore motra, kundër kampit të socializmit. Por nxitësit e luftës, imperialistët anglo-amerikanë dhe shërbëtorët e tyre titistët dhe monarko-fashistët të tjerë spiunë nën çdo maskë që do të fshihen, do të dështojnë në veprën e tyre djallëzore, pse kampi i socializmit dhe i paqes është i pathyeshëm dhe ka në krye Gjeneralisimin e madh Stalin.

Vendi ynë i prapambetur dhe i shkatërruar nga, lufta nuk mund të mëkëmbej pa pasur një ndihmë dhe kjo ndihmë ju dha popullit tonë që në fillim nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Stalini i madh. Populli ynë i është mirënjohës për jetë atdheut të madh të socializmit dhe shokut Stalin që vetë personalisht interesohet për mbarëvajtjen e popullit tonë, për ndërtimin e ekonomisë sonë socialiste. Përparime të mëdha ka bërëvendi ynë në të gjithë sektorët e jetës së tij. Fabrikat tona ekzistuese u rimëkëmbën në saje të ndihmave që na dërgoi Bashkimi Sovjetik; Kombinati i tekstileve.

«Stalin»-, ai i sheqerit e fabrika të tjera, që na ka akorduar Bashkimi Sovjetik po projektohen dhe do të ngrihen.

Me qindra traktorë sovjetikë po çajnë fushat tona; transporti në vendin tonë si me hekurudha, si me automjete po konsolidohet në saje të ndihmës, që na jep Bashkimi Sovjetik dhe demokracitë popullore. Populli ynë po punon me të gjitha forcat e tija dhe sheh rezultatet e përpjekjeve të tija. Jeta e tij po përmirësohet dita-ditës e më shumë. Partia jonë e Punës, po forcohet dita-ditës dhe udhëheq me sukses popullin tonë në rrugën e lavdishme të socializmit, në shembullin e Bashkimit Sovjetik e sipas mësimeve të Stalinit të madh.

Njerëzit tanë, punëtorët, fshatarët, rinia jonë heroike dhe e artë, e përvetësojnë me etje të madhe eksperiencën sovjetike. I tërë populli ynë, i madh e i vogël, në kantiere, në fabrika, në fshatra e në shkolla, është hedhur në sulm me rastin e 70-vjetorit të mësuesit dhe udhëheqësit të lavdishëm, shokut Stalin. Kjo tregon dashurinë e punonjësve tanë për shokun Stalin dhe për popujt e Bashkimit Sovjetik. Edhe njerëzit sovjetikë ushqejnë një dashuri të pakufishme për popullin tonë e për Partinë tonë. Me dhjetëra delegacione shqiptare të përbëra nga punëtorë, fshatarë, dijetarë, artistë, të rinj etj. Kanë shkuar në Bashkimin Sovjetik e janë njohur me jetën e sukseset e popujve sovjetikë. Sa të prekshme janë fjalët e tyre kur tregojnë se me sa dashuri janë pritur nga njerëzit sovjetikë dhe sa simpati kanë ata për popullin tonë të vogël.

Sot, në 70-vjetorin e ditëlindjes të Josif Visarionoviç Stalinit, populli ynë i vogël me gjithë shpirt e falenderon dhe i uron jetë të gjatë dhe lavdi, pse ai e mëson, e ndihmon të shpëtojë për jetë nga hallet. Populli ynë ndërton jetën e tij të re me një entuziazëm të papërshkrueshëm, me një hov të madh revolucionar, ashtu si e mëson ai, si na mëson Partia e lavdishme Bolshevike, si na mëson Partia jonë, besnike e marksizëm-leninizmit, e Partisë Bolshevike, e popujve të dashur sovjetikë. Populli ynë lufton dhe punon i udhëhequr nga Partia e tij e Punës, ai do të çelnikosë dita-ditës dashurinë e tij të pafund për popujt e Bashkimit Sovjetik, për Partinë Bolshevike, për shokun Stalin. Mëmat shqiptare do t'i edukojnë fëmijët e tyre që në djep ta duan Bashkimin e madh Sovjetik, ta duan Partinë Bolshevike, ta duan Stalinin njësoj si popullin e vet dhe Yartinë e Punës, pse ata janë garanci e madhe e ruajtjes së pavarësisë së atdheut tonë, pse ata janë garanci për ndërtimin e socializmit dhe të komunizmit në vendin tonë, pse ata janë garancia e ruajtjes së paqes në botë.

Sot në ditën e jubileut të të madhit Stalin një zë buçet nga të gjithë kraharorët e gjithë njerëzve të Shqipërisë:

Lavdi për Stalinin e madh, lavdi për pOpujt sovjetikë, lavdi për Partinë Bolshevike, lavdi për Ushtrinë Sovjetike!

Të rrojë sa . malet dhe ju bëftë dita njëmijë mësuesit tonë të shtrenjtë, Stalinit të madh!



Botuar për herë të parë në gazetën «Zëri i Popullit», Nr. 307 (380), 21 dhjetor 1949


Vepra 6


 

 

 

 

 

 

thanks to enverhoxha.ru

Tourist Guide-book of Albania

(Travel guide for Albania. «Naim Frashëri», Tirana, 1969

 

* * *

gjuhën kineze

në sajë të shokëve tanë kineze

 

Enver Hoxha

1955-1973

 

 

 

 

NEW:

Arkivi i Partisë së Punës së Shqipërisë

gjuhën kineze

阿尔巴尼亚劳动党

中国档案

në sajë të shokëve tanë kineze

 

 

 

Rroftë Sergej Kirov!
përvjetori i 80 vdekje
1 dhjetor 1934

anglisht
gjermanisht
rusisht

 

 

 

 

Urime 28 Nëntori

Dita i Flamurit!

 

 

ENVER HOXHA

GËZIM I MADH PËR POPULLIN SHQIPTAR QË FESTON SOT DY NGJARJE TË MËDHA

26 NENTOR 1962

Vepra 24

 

VENDIM
I KQ TË PPSH, I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR
DHE I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË RPSH MBI


50-VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARESISE

 

19 nëntor 1962

 

 

RILINDJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Me rastin e 50 vjetorit të shpalljes
së Pavarësisë Kombëtare
1912 — 28 Nëndor — 1962

 

 

Rroftë ditëlindjen e 194 të Friedrich Engels !

 

28 nëntor 1820

website të veçantë ...

 

 

 

 

 

 

1 vjetori

Seksioni shqiptar i Rinisë Komuniste Ndërkombëtare

23 NËNTOR 2013 - 23 NËNTOR 2014

 

 

 

Urime për përvjetorin e 1

 

 

 

Fotot e rinisë shqiptare

 

 

 

 

Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë

 

23 NËNTOR 1941 - 23 NËNTOR 2014

Forca më e madhe revolucionare e fuqisë së pashtershme

Rezervë e fortë luftuese e partisë

 

“KUSHTRIMI I LIRISË”

 

 

ENVER HOXHA

FJALIM NË KONGRESIN E PARË TE RINISË ANTIFASHISTE SHQIPTARE

8 gusht 1944

 

29 nëntor 1944
Çlirim shqiptarët nga fashizmin dhe fitoren e revolucionit popullor

70 vjetori


29 nëntor 1944
29 nëntor 2014

 

website të veçantë ...

anglisht

SHQIPTAR

GJERMANISHT

RUSISHT

portugalisht

FRËNGJISHT

SPANJISHT

KINEZE

* * *

 

 

Mariglen Gjoka

Enver Hoxha
Nga vepra:''Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re''

 

Ndërkohë armiku s'qe shporrur përfundimisht. Nga Berati nënshkrova urdhrin drejtuar Korparmatës I, divizioneve dhe brigadave për të sulmuar dhe për të çliruar Tiranën. Plani operativ për çlirimin e kryeqytetit që kishim hartuar, ishte piesë përbërëse e planit strategjik, i cili do të bënte të mundur që deri në fund të nëntorit të mos mbetej këmbë armiku në gjithë Shqipërinë. I kishim të gjitha mundësitë për të arritur këtë objektiv. Ushtria Nacionalçlirimtare kishte tani në efektivin e vet mbi 70 mijë luftëtarë të organizuar në brigada, divizione, korparmata.

Për detajimin përfundimtar të planit të çlirimit të Tiranës bisedova me Hysni Kapon, i cili ishte i deleguari i Komitetit Qendror dhe komisar i Korparmatës I dhe ishte përgjegjësi kryesor për realizimin e këtij plani.
Dhe ja në mbrëmjen e 16 nëntorit na erdhi në Berat lajmi se Tirana, kryeqyteti i atdheut tonë, thuajse ishte çliruar plotësisht. Pushtuesve dhe tradhtarëve nuk u kishin mbetur më shumë se disa orë jetë. Me një gëzim të papërmbajtur dhe me një emocion të veçantë, u ula dhe shkrova qysh atë mbrëmje mesazhin drejtuar popullit shqiptar për këtë sihariq të madh,* *( Enver Hoxha. Vepra, vëll. 2, botim i dytë, f. 586.) kurse të nesërmen, në mëngjesin e 17 nëntorit, u dëgjuan pushkët e fundit dhe kryeqyteti i atdheut tonë u çlirua një herë e përgjithmonë.

Rruga për Tiranë tashmë ishte e hapur. Pas kaq vjet betejash e përpjekjesh, mundimesh e sakrificash në krye të Partisë e të luftës për liri, erdhi çasti që ne djemtë e vajzat e popullit të hynim fitimtarë në kryeqytet.
Propozova që Qeveria të hynte në Tiranë më 28 nëntor, në ditën e shënuar të Shpalljes së Pavarësisë. Vetë zgjedhja e kësaj dite për vendosjen e Qeverisë Demokratike në kryeqytetin e çliruar nga armët partizane do të ishte kuptimplote.

Ndonëse në kushte normale distanca nga Berati në Tiranë me automjet rnbulohet në jo më tepër se tri orë, ne u nisëm nga Berati një ditë më paré, sepse rrugët ishin të prishura dhe mund të ndodhte edhe ndonjë vonesë e paparashikuar. Dhe me të vërtetë udhë-timi ynë i parë nëpër atdheun e sapoçliruar s'mundi t'i shmangej njëfarë odiseje. Deri tek ura e Hasan Beut, siç i thoshin në atë kohë Urës Vajgurore, shkuam me disa automobila e me triçikla, që ia kishim zënë armikut apo i kishim rekuizuar. Aty i lamë makinat e triçiklat, sepse më tutje nuk kalonin dot, ngaqë gjermanët në tërheqje e sipër e kishin hedhur në erë urën.

Kaluam, pra, Osumin me mjete rrethanore dhe matanë hipëm në një autobus që na priste. Kur arritëm tek ura e Kuçit zbritëm edhe nga autobusi, e kaluam lumin me vështirësi mbi një trap të improvizuar dhe vazhduam rrugën, derisa në Rrogozhinë na ''doli''. përpara një tjetër pengesë: Shkumbini. E lamë autobusin, hodhëm lumin grupe-grupe me një trap të vogël dhe, me disa vetura të ardhura posaçërisht nga Tirana, u kthyem djathtas, në drejtim të Elbasanit, sepse rruga Rrogozhinë-Kavajë-Tiranë ishte e minuar dhe me ura të shkatërruara.

Meqë kishim kaluar vështirësi të panumërta gjatë luftës, nuk na bënin ndonjë përshtypje të jashtëzakonshme këto peripeci të udhëtimit. Përkundrazi, na Jepnin rast edhe për ndonjë shaka e humor. Sidoqoftë, gjatë gjithë kohës që udhëtuam, duke parë majtas e djathtas mendoja se ç'punë të mëdha na pritnin, se rindërtimi duhej filluar nga gjithçka, nga shtëpitë e djegura e nga këto ura, pa të cilat s'bëhej një hap.

Qyteti i Elbasanit kishte dy javë që ishte çliruar. Nga ballkoni i hotelit akoma me emrin e mëparshëm «Moderno», ku u vendosëm për të kaluar natën, përshëndeta popullin, që kishte mbushur sheshin dhe rrugët. Të nesërmen né mëngjes, më 28 nëntor, kolona jonë u nis për né Tiranë e përcjellë me dashuri nga grumbuj njerëzish, nga të dy anët e rrugës, deri né të dalë të Elbasanit.

Edhe këtej rruga ishte e dëmtuar, kudo dukeshin të freskëta gjurmët e luftës. Kolonat gjermane, të ardhura nga Greqia, nuk e kaluan dot Qafën e Kërrabës për t'u ardhur né ndihmë forcave të tyre, të futura né një darë të zjarrtë né Tiranë. Goditjet tona të fuqishme i shpartalluan krejtësisht. Anash rrugës shikonim tanke e autoblinda të përmbysura, automjete të djegura, të zhvendosura pak sa për të hapur kalimin, pirgje me gëzhoja mitralozash, helmeta ushtarësh armiq. Sa më tepër i afroheshim Tiranës aq më të dukshme bëheshin, nga të dyja anët e udhës, armët e shkatërruara të armiqve. Kishte diçka të bukur e simbolike né këtë peizazh: fitimtarët kalonin krenarë përmes armëve të thyera e mbeturinave të të mundurve, të pushtuesve.

Po ktheheshim né Tiranën tonë të dashur dhe, për herë të parë pas kaq vjetësh, hynim atje jo ilegalë, me emra e me dokumente false, por lirisht e, për më tepër, fitimtarë! Tirana që për vite me radhë ngrysej e gdhihej mes fishkëllimave të bilbilave, sirenave të alarmit e né coprifuoco, tani ishte e gliruar pas një lufte heroike e të lavdishme. Këtë luftë e udhëhoqi Partia jonë marksiste-leniniste syshqiponjë, që nuk gaboi asnjëherë né vijë, se kishte né zemër dëshirat dhe aspiratat e pópullit. Ajo mori përsipër barrën më të rëndë, por të shenjtë dhe e mbajti me nder duke e çuar këtë herë popullin tonë në fitoren e plotë, krahas lirisë ajo e solli popullin në fuqi, në pushtet.

Duke iu afruar kryeqytetit, ndihesha i emocionuar dhe nëpër mend më vinin ditët që kisha kaluar atje, kur bashkë me shokë të dashur e të afërt, me Qemalin, me Vasilin e të tjerë, punuam që nga grupet e veçuara, në grindje me njëri-tjetrin, të krijonim Partinë tonë Komuniste, avangardën e çeliktë të popullit. Kujtoja demonstratat e aksionet tona të para, ditët e netët kur ilegalisht kalonim nga njëra bazë në tjetrën, të ruajtur nga dashuria e njerëzve të thjeshtë të popullit. Këtu në Tiranë qemë rritur, qemë kalitur, kishim fituar eksperiencë për të organizuar e për të drejtuar, për të kryer detyrat që na kishte ngarkuar Partia jonë e dashur.
Që nga Pallati i Brigadave, gjatë Rrugës së Elbasanit e deri në qendër, dukeshin gjurmët e luftës heroike. Nëpër rrugë, në gërmadhat e mureve të shtëpive e në godinat e tjera dukeshin shenjat që kishin lënë predhat e plumbat, deri edhe minarja në qendër, pranë sahatit të madh, ishte e prerë përgjysmë nga goditjet e artilerisë.

Por popullin e Tiranës e gjetëm të gëzuar, me këngë në gojë, entuziast e optimist, tek priste Qeverinë e tij. Një masë e madhe njerëzish kishte mbushur rrugët e bulevardin e madh para hotel «Dajtit».

Nga një tribunë e thjeshtë e përshëndeta popullin me rastin e Ditës së Pavarësisë, të cilën për herë të parë pas kaq vjet lufte e festonim të lirë.
- Flamuri ynë i lavdishëm, - thashë i emocionuar, - i skuqur me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë antifashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së lirë. Pesë vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë fashiste, pesë herë nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë, në çdo 28 Nëntor është derdhur gjaku i bijve heroikë, që përlesheshin me bajonetat e okupatorit dhe të tradhtarëve. Dita e Flamurit u bë kështu dita dy herë e shenjtë, Dita e Shpalljes së Pavarësisë dhe e bashkimit të popullit shqiptar.
I ndërprerë shpesh nga brohoritjet e duartrokitjet e pareshtura, fola për luftën heroike të popullit tonë, i cili iu përgjigj menjëherë kushtrimit të bijve të tij më të mirë dhe, me Partinë në krye, arriti të çlirojë një herë e përgjithmonë atdheun e të marrë vetë frenat e së ardhmes në dorë.

- Ndërtimi i Shqipërisë, zhvillimi i ekonomisë, i kulturës dhe i arsimit të popullit, ngritja e nivelit të jetesës së tij hapin një faqe tjetër të historisë sonë, histori që është në dorën tonë ta bëjmë dhe do ta bëjmë po aq të lavdishme sa edhe Luftën Nacionalçlirimtare, - thashë më poshtë. - Edhe në këtë luftë do të dalim fitimtarë, sepse tani ne kemi pushtetin tonë, që është i popullit dhe punon për popullin. Prandaj të japim çdo gjë për pushtetin, ta bëjmë këtë të fortë, se kështu do ta ndërtojmë vendin tonë të djegur, do të mëkëmbim bujqësinë dhe ekonominë tonë, do të ngremë shtëpitë e shkatërruara, do të çelim shkolla e do të ndërtojmë spitale. Shqipëria do të bëhet një kantier i madh pune. Në luftën për çlirim ne nuk kursyem as jetën, sot nuk duhet të kursejmë as mundin dhe djersën. I madh dhe i vogël e kupton se nuk robtohet më per të huajt, por punon e ndërton vendin e tij, jetën e tij.

Ishin çaste historike, emocionante e të paharruara për Partinë dhe për popullin tonë! Ishin çastet e gëzimit të fitores së madhe. Me gjak, me djersë, me mund e sakrifica kishim kryer një vepër gjigante dhe madhështore.

Të nesërmen e kësaj dite të paharruar na erdhi lajmi i çlirimit të qytetit të Shkodrës, i cili shënonte dhe çlirimin e gjithë Shqipërisë.
Pikërisht atë ditë dy divizione të Ushtrisë Partizane Nacionalçlirimtare, të asaj ushtrie heroike të popullit shqiptar, që me gjakun, heroizmin, vetëmohimin e saj kishte korrur fitore pas fitoreje mbi pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre, me urdhër të Komandës së Përgjithshme, kaluan kufirin për të ndihmuar në çlirimin e popujve të Jugosllavisë. Fitore të reja do të shënoheshin në historikun e lavdishëm të Ushtrisë sonë Popullore. Ndërsa bijtë më të mirë të vendit tonë do të derdhnin gjakun për çlirimin e vëllezërve tanë kosovarë, të Malit të Zi e të Maqedonisë dhe të popujve të Jugosllavisë, në Shqipëri 29 Nëntori shënonte fillimin e një epoke të re, të epokës së socializmit.

Kështu pranë ditës historike të 28 Nëntorit, Ditës së madhe të Flamurit, u radhit Dita tjetër e madhe, 29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Atdheut dhe e fitores së revolucionit popullor. Si njëra, ashtu edhe tjetra datë përfaqësojnë dy periudha të ndryshme, por të lavdishme të popullit shqiptar, dy periudha të cilat do të shkëlqejnë me tërë madhështinë e tyre në rrjedhë të viteve dhe të shekujve.

E tash periudha e re po niste. Të gjithë ishin të sigurt: ashtu siç kryem një vepër madhështore gjatë luftës, akoma më madhështore e më të mrekullueshme do ta ndërtonim e do ta mbronim veprën tjetër që kishim përpara - Shqipërinë socialiste!

 

Enver Hoxha
Nga vepra:''Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re''

 

 

Mariglen Gjokas Foto

 

Mariglen Gjokas Foto

 

Mariglen Gjokas Foto

 

Mariglen Gjokas Foto

 

 

 

 

ME RASTIN E 70 VJETORIT TE CLIRIMIT TE ATDHEUT

 

Sa herë kujtoj babain tim , futem e jetoj midis dy botëve , asaj të botës së idealeve të babait , dhe botës së idealeve të sotme .
Kur shikoj këtë shtet ku unë jetoj , kur shikoj këtë klasë politike që na drejtuar per 23 vite me rradhe , një klasë amorale , pa fije karakteri dhe dinjitet njerëzor e kombëtar , kur shikoj makinacionet e ndyra politike e mafioze të partive politike , kur shikoj gjëndjen e mjeruar ku na kanë katandisur gjatë këtyre 23 vite demokraci peverse , më kujtohet babai im dhe idealet e atij brezi që punuan me ndershmëri e përkushtim për ta ndërtuar dhe bërë këtë vend .....
Kam një ballkon në shtëpinë ku unë jetoj , një vend që falë pozicionit të saj , i bie dielli që kur lind e deri kur perendon . E përmenda këtë vend , sepse sa herë që ulem tashti , kujtoj babain tim të shtrenjtë , babain tim të dashur , babain tim ish-partizan , ish-veteran e ushtarak , një njeri të mrekullueshëm , ashtu siç janë të gjithë baballarët ndaj fëmijve te tyre . Ishte pra babai im që ulej në këtë ballkon , dhe pinte kafen e mëngjezit apo të mbasdites me një gotë raki . Dhe sa herë që ulej aty , jetonte në botën e vet , në botën e fëmijërisë së tij . Një fëmijëri në një familje të pasur , por patriote dhe atdhetare , që pasurinë e saj e vuri në shërbim të atdheut dhe luftës për çlirim kombëtar kundra pushtuesve , për lirinë dhe pavarsinë e vendit . Jetonte në botën kur ndonëse ishte mjaft i ri në moshe , mori armën në dorë dhe u rreshtua në rradhët partizane e luftoi për clirimin e vendit , kundër nazi-fashistëve e bashkëpuntorve të armikut , jetonte në botën e ndërtimit të vendit , e punën kolosale që bëri brezi i tij , jetonte me idealet e tij patriotike dhe atdhetare , jetonte me idealet , se besonte se Shqipëria ishte vend i bekuar , një vend i bukur dhe jeta duhej të ishte shume e mirë , nga djersa dhe puna e tyre e ndershme . Ndonëse idealet që patën ato , nuk u realizuan tamam ashtu siç ëndërruan ato , por ama shumë gjëra dhe premtime u mbajtën , u çlirua vendi vetëm me bijtë dhe bijat e saj , Shqipëria nga një vend anadollak e me një prapambetje të theksuar shekullore , me një popullsi pothuajse të pashkolluar dhe analfabete , u kthye në një popullsi e shkolluar . U zhduk analfabetizmi fare , u ndërtuan shkollat e larta , të mesme e tetë vjeëare në cdo cep të Shqipërisë , dhe ndryshoi në maksimum mënyra e jetesës . Shqipëria e kandilit dhe bishtukut , u bë një vend i elektrifikuar në çdo shtëpi shqiptare , me hidrocentrale e termocentrale , Shqipëria nga një vend gjysëm feudal , me bujqësinë primitive e të parmendës së drurit , u bë me një bujqësi moderne me rendimenta të larta , me kooperativa dhe ndërmarrje bujqësore , me mjete më moderne të mekanikës bujqësore . Thau këneta e moçale dhe i ktheu në toka buke , zhduku malarjen , nga një vend pa industri , u bë një vend me industri moderne , të rëndë e të lehtë e përpunuese , industri ushqimore dhe veshmbathje , me kombinate e uzina , fabrika dhe kantiere . Me rrugë dhe hekurudha , me një shërbim shëndetesor falas e në çdo skaj të vendit . Me një rini të shkolluar , dhe me një klasë puntore e fshatare të kualifikuar , me një Shqipëri të artit e muzikës , të folklorit dhe filmit e të baletit , të sportit masiv në të gjitha fushat e saj dhe cilësor , të letërsisë dhe shkencave , të minierave dhe lindjen e qyteteve dhe fshatrave te rinj , me një Shqipëri të një ushtrie që i mbronte lirinë dhe kufijtë e saj shtëteror . Dhe në ato çaste kur ai jetonte në këtë botë kujtimesh dhe mendimesh , gjithmonë merrte e kendonte këngë lufte dhe pune , këngë dasmash dhe të krahinës së vet . Po sot kur unë ulem , në vendin ku ulej babai im i mirë dhe i dashur , edhe unë jetoj në botën e këtyre njëzet viteve , por më vjen zor shumë për vehte që unë jetoj në këtë vend , sepse mendova që idealet që patëm , për një botë krejt ndryshe nga ajo e pas viteve 1990 , nuk u bë realitet.. E përse vallë kështu u zhgënjyem kaq shpejt , u zhgënjyem kaq shpejt për fajin e kësaj klase politike që patem dhe kemi në këto njëzet e dy vite . Një klasë politike të papërgjegjshme , amorale e sejmene , kuislinge dhe servile , një klasë politike që shkatërroi gjithë pasurinë e ndërtuar gjatë 50 viteve , me djersën dhe punën e një popullit të tërë . Që e grabitën dhe përvetësuan , e zhdukën dhe e shitën tek të huajtë , një klasë politike totalisht vetëm për interesat e tyre dhe jo për interesat kombetare dhe të popullit të vet , një klasë politike e llumit të pasurisë të pandershme , e korrupsionit dhe kontrabandës , një klasë politike që nuk ka për qëllim idealin kombëtar e të bashkimit të shqiptarve dhe trojeve të tyre , që e bënë Shqipërinë për 23 vite me rradhë , një vend ku me plot gojën mund të themi se sovraniteti dhe dinjiteti kombëtar ishte në nivelet e saj me të ulta se kurrë . Sa poshtë kishim rënë , na kishin përçudnuar e na kisjin ulur kokën poshtë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare , ajo klasë politike tradhëtare të idealeve tona kombëtare .
Dhe po e mbyll këtu që nuk duhet të lejojmë , të na bëhen ato padrejtësi që na janë bërë për 23 vite kundra popullit , kundër interesave tona , sepse nuk është kjo bota që ne ëndërruam , një botë e mjerimit dhe të padrejësive të medha shoqërore .

Shkroi @bujarcani1....

 

.........ME RASTIN E 70 VJETORIT TE CLIRIMIT TE ATDHEUT....    Sa herë kujtoj babain tim , futem e jetoj midis dy botëve , asaj të botës së idealeve të babait , dhe botës së idealeve të sotme .  Kur shikoj këtë shtet ku unë jetoj , kur shikoj këtë klasë politike që na drejtuar per 23 vite me rradhe , një klasë amorale , pa fije karakteri dhe dinjitet njerëzor e kombëtar , kur shikoj makinacionet e ndyra politike e mafioze të partive politike , kur shikoj gjëndjen e mjeruar ku na kanë katandisur gjatë këtyre 23 vite demokraci peverse , më kujtohet babai im dhe idealet e atij brezi që punuan me ndershmëri e përkushtim për ta ndërtuar dhe bërë këtë vend .....  Kam një ballkon në shtëpinë ku unë jetoj , një vend që falë pozicionit të saj , i bie dielli që kur lind e deri kur perendon . E përmenda këtë vend , sepse sa herë që ulem tashti , kujtoj babain tim të shtrenjtë , babain tim të dashur , babain tim ish-partizan , ish-veteran e ushtarak , një njeri të mrekullueshëm , ashtu siç janë të gjithë baballarët ndaj fëmijve te tyre . Ishte pra babai im që ulej në këtë ballkon , dhe pinte kafen e mëngjezit apo të mbasdites me një gotë raki . Dhe sa herë që ulej aty , jetonte në botën e vet , në botën e fëmijërisë së tij . Një fëmijëri në një familje të pasur , por patriote dhe atdhetare , që pasurinë e saj e vuri në shërbim të atdheut dhe luftës për çlirim kombëtar kundra pushtuesve , për lirinë dhe pavarsinë e vendit . Jetonte në botën kur ndonëse ishte mjaft i ri në moshe , mori armën në dorë dhe u rreshtua në rradhët partizane e luftoi për clirimin e vendit , kundër nazi-fashistëve e bashkëpuntorve të armikut , jetonte në botën e ndërtimit të vendit , e punën kolosale që bëri brezi i tij , jetonte me idealet e tij patriotike dhe atdhetare , jetonte me idealet , se besonte se Shqipëria ishte vend i bekuar , një vend i bukur dhe jeta duhej të ishte shume e mirë , nga djersa dhe puna e tyre e ndershme . Ndonëse idealet që patën ato , nuk u realizuan tamam ashtu siç ëndërruan ato , por ama shumë gjëra dhe premtime u mbajtën , u çlirua vendi vetëm me bijtë dhe bijat e saj , Shqipëria nga një vend anadollak e me një prapambetje të theksuar shekullore , me një popullsi pothuajse të pashkolluar dhe analfabete , u kthye në një popullsi e shkolluar . U zhduk analfabetizmi fare , u ndërtuan shkollat e larta , të mesme e tetë vjeëare në cdo cep të Shqipërisë , dhe ndryshoi në maksimum mënyra e jetesës . Shqipëria e kandilit dhe bishtukut , u bë një vend i elektrifikuar në çdo shtëpi shqiptare , me hidrocentrale e termocentrale , Shqipëria nga një vend gjysëm feudal , me bujqësinë primitive e të parmendës së drurit , u bë me një bujqësi moderne me rendimenta të larta , me kooperativa dhe ndërmarrje bujqësore , me mjete më moderne të mekanikës bujqësore . Thau këneta e moçale dhe i ktheu në toka buke , zhduku malarjen , nga një vend pa industri , u bë një vend me industri moderne , të rëndë e të lehtë e përpunuese , industri ushqimore dhe veshmbathje , me kombinate e uzina , fabrika dhe kantiere . Me rrugë dhe hekurudha , me një shërbim shëndetesor falas e në çdo skaj të vendit . Me një rini të shkolluar , dhe me një klasë puntore e fshatare të kualifikuar , me një Shqipëri të artit e muzikës , të folklorit dhe filmit e të baletit , të sportit masiv në të gjitha fushat e saj dhe cilësor , të letërsisë dhe shkencave , të minierave dhe lindjen e qyteteve dhe fshatrave te rinj , me një Shqipëri të një ushtrie që i mbronte lirinë dhe kufijtë e saj shtëteror . Dhe në ato çaste kur ai jetonte në këtë botë kujtimesh dhe mendimesh , gjithmonë merrte e kendonte këngë lufte dhe pune , këngë dasmash dhe të krahinës së vet . Po sot kur unë ulem , në vendin ku ulej babai im i mirë dhe i dashur , edhe unë jetoj në botën e këtyre njëzet viteve , por më vjen zor shumë për vehte që unë jetoj në këtë vend , sepse mendova që idealet që patëm , për një botë krejt ndryshe nga ajo e pas viteve 1990 , nuk u bë realitet.. E përse vallë kështu u zhgënjyem kaq shpejt , u zhgënjyem kaq shpejt për fajin e kësaj klase politike që patem dhe kemi në këto njëzet e dy vite . Një klasë politike të papërgjegjshme , amorale e sejmene , kuislinge dhe servile , një klasë politike që shkatërroi gjithë pasurinë e ndërtuar gjatë 50 viteve , me djersën dhe punën e një popullit të tërë . Që e grabitën dhe përvetësuan , e zhdukën dhe e shitën tek të huajtë , një klasë politike totalisht vetëm për interesat e tyre dhe jo për interesat kombetare dhe të popullit të vet , një klasë politike e llumit të pasurisë të pandershme , e korrupsionit dhe kontrabandës , një klasë politike që nuk ka për qëllim idealin kombëtar e të bashkimit të shqiptarve dhe trojeve të tyre , që e bënë Shqipërinë për 23 vite me rradhë , një vend ku me plot gojën mund të themi se sovraniteti dhe dinjiteti kombëtar ishte në nivelet e saj me të ulta se kurrë . Sa poshtë kishim rënë , na kishin përçudnuar e na kisjin ulur kokën poshtë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare , ajo klasë politike tradhëtare të idealeve tona kombëtare .  Dhe po e mbyll këtu që nuk duhet të lejojmë , të na bëhen ato padrejtësi që na janë bërë për 23 vite kundra popullit , kundër interesave tona , sepse nuk është kjo bota që ne ëndërruam , një botë e mjerimit dhe të padrejësive të medha shoqërore .    Shkroi @bujarcani1....

 

 

 

 

Mesazh falenderimi i Seksionit shqiptar (SE) drejtuar komunistëve të gjithë botës!

 

 

Të dashur shokë!


Ju shkruajmë për t'ju falenderuar fort nga zemra për mbështetjen tuja të ngohtë Internacionaliste proletare, me rastin e themelimit të PKSH më 8 Nëntor 1941, datë lapidare e historike kjo, që po hap një rrugë të re në gjirin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.
Ne, komunistët shqiptarë do të luftojnë me të gjitha mënyrat që ta meritojmë titullin e madh ''Stalingradas të Ballkanit''.
Të gjithë e dimë, që në qytetin që mbante emrin e të madhit Stalin, filloi ofensiva e madhe, ajo që e coi në varrë nazifashizmi dhe pruri fitoren e socializmit në shumë vënde të botës. Ne komunistët shqiptarët, kemi besim të patundur në unitetin e popullit shqiptar. Popull ynë mposhti apo rrëzoi rregjimin e urryer kriminal-mafioz-fashist të Sali Berishës, shërbëtor apo vegël e bindur në duart e imperializmit. Sigurisht, ky ishte hapi i parë, por i rëndësishëm drejt lirisë, pavarësisë të vendit tonë, për të vazhduar më tej luftën tonë për objektiva e drejt sukseseve të reja.
Ne jemi të bindur se imperialistët, reaksioni dhe tradhëtarët revizionistë e neorevizionistë, do të bëjnë përpjekjet e tyre për ta mbytur Seksionin Shqiptar (SE) në morsën reaksionare reformiste të Basha-Rama, që të dy këta pjellë apo produkte të politikës tradhëtare të oportunizmit ramizian, mbështetës të idesë se socializmi si ideologji dhe pervojë konkrete, gjoja na falimentoi. Duke na dhënë për të kuptuar kështu, se ata janë vegla apo agjentë të bindur të borgjezisë.
Përgjegjesia për tragjedinë e madhe shqiptare, në radhë të parë bije mbi grupin oportunist të Ramiz Alisë. Tek ideologjia e tij antiproletare, borgjeze e liberale.
Këta zotërinj, pasi dështuan me demagogjite e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar si Europa, kërkojnë që dështimin e tyre ta paraqesin si dështim të socializmit-komunizmit. Pasardhësit e Ramiz Alisë, të lidhur gjithnjë e më shumë me të huajt, disfates që pësoi socializmi ja kundërvenë në menyrë alogjike interesave kombëtare. Kështu ata likujduan të parin socializmin dhe e zhytën vendin në katastrofë. Por në këtë epokë historike cështja nacionale nuk mund të zgjidhet jashtë socializmit.
Faktet e sotme dëshmojnë dhe akoma më shumë do të vërtetohen nesër dhe në të ardhmen, se në vendin tonë, rruga kapitaliste e zhvillimit, nuk mund të rimëkëmbë vendin, se asnjë kapitalist nuk të ndihmon, dhe fati i kombit shqiptar, i paracaktuar nga të huajt, është ai i shfrytëzimit si mall apo mish për top, për të na përdorur neve në luftra, pasojë e rivalitetit ndërimperialist për rindarjen e Ballkanit. Fati i popujve pra, që pranojnë kthetrat e imperializmit, është ai i skllavërimit, i mizerjes dhe degjenerimit.
Populli ynë i shumë vuajtur, qysh atëhere që humbi pushtetin e tij, me përmbysjen e socializmit, e deri më sot, drejtohet nga një klasë politike banditë, aventurierë politikë e demagogë, shërbëtorë të bindur të atyre që përgatisin skenare të rinj gjaku.
Për këta zotërinj parullat si ajo:''Liri Demokraci'', janë parrulla djallëzore, fjalë, të cilave as vetë ata nuk u besojnë.
Ca më pak duhet t'u besojë atyre populli ynë dhe komunistët.
Vetëm socializmi mund të shërojë plagët që i janë shkaktuar popullit.
Vetëm një Shqipëri e lirë dhe sovrane mund të realizojë aspiratat e të gjithë kombit shqiptar.
Prandaj ne, komunistët shqiptarë, për këtë arsye, më 8 Nëntor 2014 themeluam Seksionin Shqiptar (Stalinist-Enverist). Ne u japim fjalën se, komunistët e tokës së Enver Hoxhës, nuk do të mposhten nga reaksioni, as do të paralizohen nga retorika e parazitëve të shumtë, që janë ulur këmbëkryq dhe ëndrrojnë kulltukët apo karirrë parlamentare.
Tokat e bukura te ballkanit nuk do të gjejnë kurre paqe, perderisa nuk do t'u kundërvihemi synimeve imperialiste të SHBA-së, fuqive Europiane, shovinistëve dhe reaksionarëve të të gjitha ngjyrave.

 

Seksioni SHQIPTAR

 

Rroftë internacionalizmi proletar!
Lavdi Stalinizem-Enverizmit!

 

 

* * *

 

LONG LIVE

botë revolucionit socialist!


Revolucion socialist bota është përgjigja jonë!
Revolucion socialist botëror kundër padrejtësisë!
Revolucion socialist botë pa renegatëve!
Revolucion socialist bota është në zemrat tona!
Revolucion socialist botëror :, Lenini, Stalini, Enver!
Revolucion socialist botëror në shumë vende!
Revolucion socialist botëror në rrugë!
Revolucion socialist botëror - ne kemi nevojë për më shumë!
Revolucion socialist botëror - luftë klasë!
Revolucion socialist botëror - të luftuar për liri!
Revolucion socialist botëror - të luftuar për të drejtën!
Revolucion socialist botëror - kundër agresionit imperialist!
Revolucion socialist botë - është lufta më e lartë klasë!
Revolucion socialist bota është pasioni ynë!
Revolucion socialist botëror - rruga e vetme!
Revolucion socialist bota është e vetmja përgjigje!
Revolucion socialist botëror - të dëgjojë atë që themi!
Revolucion socialist botëror - Kominterni!

Ne jemi proletariati botëror - në kufijtë e jo i detyruar.
Ne të ndjehen të dhunës globale dhe urrej është thyer nga
Përmbysja e secilës qeveri kapitaliste!
Kjo është fillimi - dhe jo END!

 

Mus Visha

 

 

 

 

 

 

 

 

RROFTE REZISTENCA HEROIKE ANTIFASHISTE E

17 NENTORIT 1944!!!

 

17 NENTOR 1944 -TIRANA - RADIOSTACIONI (Video)

 

 

"Vëndi i shqiponjave është liruar nga Vermahti gjerman pa ndihmën e ushtrisë sovjetike, ndërkohë që Jugosllavia pati nevojë për ushtrinë sovjetike për t'i dhënë fund okupacionit gjerman".

(Thomas Shraiber)

 

ÇLIRIMI I TIRANËS 17 NËNTOR 1944

 

Lufta për çlirimin e Tiranës filloi me 29 tetor 1944 dhe zgjati 19 ditë.
Ishte një ndër operacionet më të mëdha, më të ashpëra dhe më të rëndësishme që ka zhvilluar UNÇSH.

Çlirimi i Tiranës ishte plani më i studiuar i Komandës së Përgjithëshme të UNÇSH zbatimin e të cilit ia ngarkoi Korparmatës së Parë. U ngrit një shtab Operativ që e drejtonin Dali Ndreu e Hysni Kapo, komandant e komisar. Pas fazës përgaditore u përcaktuan 2 faza të sulmit. Divizioni i Parë Sulmues me komandant Mehmet Shehun përcaktoi vendosjen e forcave dhe drejtimet e sulmeve: Brigada l-rë Sulmuese të sulmonte brenda në kryeqytet; Brigada e 4-t, në Kodrat e Saukut, Brigada e 8-të ne Kodrat e Selitës e Sharrës.

Në luftimet periferike ishin Brigadat e 2-të, 17-të, 20-të, 15-të, 10-të, 11-të, 12-të, 23-të, e 24-t Sulmuese.

Beteja e Mushqetas afër Krrabës, ku morën pjesë 9 batalione të Brigadës 1, 4, 8, 17 dhe 15, Sulmuese me 14 nëntor 1944 tronditi rëndë pozitat e gjermanëve dhe tradhëtarëve për mbajtjen e kryeqytetit. Luftimet e Brigadës Parë Sulmuese brënda Tiranës në rrugën e "Dibrës" te Spitalet, Pazari i ri dhe xhamia e vjetër u bënë, shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë. Këto sulme i shkulën pushtuesit e tradhëtarët prej tokës Tiranës.

Populli në periferi të Kryeqytetit dhe banorët brënda tij dhanë një shembull të jashtëzakonshëm në pjesëmarrje e në luftime. Armikut i qenë vënë pritat qoftë për ardhjen e forcave për të hyrë në Tiranë, qoftë për daljen nga Tirana në drejtim të Shkodrës.
Faza e dytë e luftimeve, 11 nëntor deri 17 nëntor 1944 ishte vendimtare. U bënë goditje të mëdha, dhe i detyruan pushtuesit e tradhëtarët të shporrën duke lënë pas humbje të mëdha.

Tiranës i takoi të ishte i pari kryeqytet i Europës që u çlirua nga forcat e UNÇSH në Luftën e Dytë Botërore, duke hapur rrugën për çlirimin e shpejtë dhe të plotë të Shqipërisë.

Në luftën për çlirimin e Tiranës armiku pësoi këto humbje:
- U vranë mbi 2000 forca ushtarake gjermane, ndër to 3 kolonelë.
- U zunë robër mbi 300 trupa ushtarake.
- U asgjësuan 800 forca balliste që ishin me frontin armik.
- U dogjën 6 mjete të blinduara, 22 automjete, 250 karro, e shumë kafshë transporti.
- U kapën shumë armatime e municione.
Edhe forcat partizane patën dëme:
- Ranë dëshmorë 127 partizanë, prej tyre disa drejtues.
- U plagosën 327 të tjerë.
- U dogjën mbi 400 shtëpi.

Për heroizmin partizan dhe të popullit në betejat çlirimtare, TIRANA, është shpallur QYTET HERO me dekret të Kuvendit Popullor të Shqipërisë Nr. 4600 datë 24.11.1964.

FILMAT TANE, TE KINOSTUDIOS ''SHQIPERIA E RE'', NA NDIHMOJNE TE MESOJME HISTORINE E POPULLIT TONE, POR DHE TE KUPTOJME MIRE LUFTEN TONE IDEOLOGJIKE..........

 

RROFTE REZISTENCA ANTIFASHISTE E POPULLIT TE TIRANES DHE TE GJITHE SHQIPERISE!!!

RROFTE POPULLI SHQIPAR!!!

 

Ushtria Kombëtare Shqiptare ..

(Website në anglisht)

 

NDOSHTA BIME KJO TOKE S'DO TE LINDE, POR DO RRISE PARTIZANE! (VIDEO)

 

 

 

 

 

Enver Hoxha - Rinia dhe Enver Hoxha kendojne per Kosoven (Video)

 

Për një të bashkuar, të pavarur, Shqipëria socialiste, në frymën e shokut Enver Hoxha!

 

 

 

Rroftë shoku Ali Kelmendi

Ali Kelmendi


Përshkrimi: Qyteti i Pejes. Shtepia e Sulejman Kelmendit ku lindi Aliu. Lendinat ku ai kaloi femijerine. Shkolla ku morri mesimet e para. Rrobaqepsia ku punoi si shegert. Foto: shpallja e pavaresise se Shqiperise. Fuqite e medha e coptojne Shqiperine. Foto te Isa Boletinit dhe Bajram Currit. Aliu hidhet ne rradhet e luftetareve ku meson per revolucionin e Tetorit dhe Leninin. Behet anetar i shoqerise "Bashkimi". Lufton per triumfin e e revolucionit te vitit 1924. Fotoja e pare e tij. Revolucioni mbytet; ne fuqi vjen Zogu. Aliu dhe revolucionare te tjere shkojne ne Bashkimin Sovjetik. Atje studjon maksizem leninizem dhe ndjek shkollat e organizuara nga Kominterni. Behet anetar i grupit komunist shqipetar ne Bashkimin Sovjetik. I derguar nga Kominterni kthehet ne Shqiperi. Ne Tirane punon me militantet komuniste si Vasil Shanto etj. Dokumente qe flasin per raportet e tij derguar Kominternit mbi Shqiperine. Vajtja e tij ne Korçe gjalleron celulat komuniste. Me iniciativen e tij krijohet celula ne Tirane etj. Aliu ndiqet. Dokumente, pasaporta e tij. Ne Vjene, 1937, takohet me Gjergj Dimitrovin. Kur kthehet ne atdhe e internojne ne Korçe. Foto te militanteve komuniste te Korçes. 303.2m .

Komunisti Mihal Lako rikujton mbi Aliun sinkron. Aliu behet njeri i afert i zejtareve te Korçes. Pamje e qytetit te dikurshem; rruge, dyqane. Tablo: Ali Kelmendi midis punetoreve. Internimi i tij ne Berat. Faksimile te shkresave e dokumentave. Nga Berati e transferojne ne Vlore, Spille, Porto Palermo e perseri ne Korçe. Sipas udhezimeve te tij ne Korçe behen nje sere grevash e demostratash. Aliu kontribuon ne organizimin e kryengritjes se Fierit. M. Lako vazhdon sinkron rikujtimet mbi Aliun. Grupi komunist i Korçes e dergon ne Greqi e Turqi ku demaskon disa te vetquajtur perfaqesues te PKSH. Me kthimin ne atdhe e internojne ne Gjirokaster. Pamje e saj. Tek Qafa e Pazarit behet takimi i pare i tij me Enver Hoxhen. Ata bejne edhe takime te tjera. Dokumenta qe flasin per Aliun si militant i rrezikshem, urdheresa qe ai te mbahet ne kala dhe te survejohet. Ne vitin 1936 debohet nga atdheu. 257,7

Parisi. Aliu punon me emigrantet ne France. Njihet me vellezerit Kozma dhe Gogo Nushi. Gazeta "Sazani" qe botohej atje. Trockistet si Z. Fundo shpifin kunder Aliut. Dokumente. Foto te Teni Konomit dhe Halim Xhelos, te cilet hidhen ne mbrojtje te Aliut. Ne v. 1936 shkon ne Moske. Foto te Stalinit dhe Dimitrovit. Foto e Aliut. Prof. Sotir Manushi flet sinkron mbi aktivitetin revolucionar te Aliut. Prof. Aleks Buda rikujton sinkron per njohjen e tij me Aliun ne Vjene. Foto, Aliu me disa shoke. Letra e raporte te tij derguar Kominternit. I semure vdes ne Paris, ne shkurt 1939. Gazeta "Sazani". Libri i Enver Hoxhes "Kur lindi Partia" ku ai shkruan edhe per komunistin e vendosur Ali Kelmendi. 242.1m .

Operator: Sokrat Musha

Bashkëpunëtorë: Asim Raxhimi, Manushaqe Halili, Sotir Manushi
Regjia: Marianthi Xhako
Skenari: Nexhati Tafa
Muzika: Mira Mecule
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re"
Viti: 1981
Kohëzgjatja: 27 min

Logohuni për të parë këtë film!

* * *

 

Ejup Kosova

Komunisti i shquar shqiptar,Ali Kelmendi,në fillim të vitit 1931 arriti në Shqiperi. Ai punoi në formimin e grupeve ilegale komuniste,qe kishin për detyrë të pergatitnin kushtet për formimin e P.K.SH. Ai ishte në marrëdhënje të ngushta me grupin komunist të Korçes. Policia kur diktoi,e burgosi dhe e internoi. Pas dy vite internimi,u largua prej Shqiperisë,më 1936,dhe emigroi në Francë,ku vdiq më 1939.

 

LAVDI JETES DHE VEPRES SE ALI KELMENDIT.

 

* * *

 

LAVDI KOMUNISTIT TË KOSOVËS KRESHNIKE, ALI KELMENDIT, KY BURRË I MADH I KOMBIT SHQIPTAR, ISHTE NJËRI NDËR TË PARËT KOMUNIST I CILI PATI LIDHJE TË FUQISHME ME INTERNACIONALEN KOMUNISTE! LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË TIJ HEROIKE!

Fadil Shyti

 

 

 

 

8 nëntor 2014

 

Lavdi Stalinizem-Enverizmit

 

 

Rroftë themelimin e


seksionit shqiptar të


Kominternit (SE)!

 

 

 

Seksioni

SHQIPTAR

 

Urime nga e gjithë bota

Mesazhet ...

 

 

themelues Deklarata

LAVDI VEPRES SE PAVDEKSHME TE TE MADHIT E TE PAHARRUARIT SHOKUT ENVER HOXHA

“POPULLI SHQIPTAR E KA CARË RRUGËN E HISTORISË ME SHPATË NË DORË”!

ENVER HOXHA

 

 

Drejtuar gjithë njerëzve të ndershëm kudo në botë, atdhetarëve të flaktë shqiptarë, luftëtarëve për përparim e drejtësi shoqërore, komunistëve të vërtetë shqiptarë, kujtdo që është i gatshëm të sakrifikojë për Atdheun dhe gjithë popullin shqiptar!

 

Shokë!

Trazirat në vendin tonë po kërkojnë të rikthehen me një egërsi edhe me të madhe nga ato të viteve të kaluar. Rivaliteti i përgjakshëm imperialist midis SHBA dhe Europës, hap pas hapi, etapë pas etape, me goditje sistematike, me një cinizëm kriminal të pashembullt, po synon coptimin territorial të atdheut tonë dhe asgjesimin fizik maksimal të mundshëm të popullit dhe rinisë shqiptare. Skenarët e huaj, të cilët po veprojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri, janë qartësisht te lexueshëm! Kush nuk i dallon këto, është naiv, kush i dallon dhe hesht, është frikacak dhe si i tillë i shërben krimit. Fjalët lapidare të Julius Fucik:''Njerëz, ju dua, Jini vigjilentë!'', në realitetin e sotëm shqiptar, mund të shqipërohen akoma e më thjeshtë:''Vëllezër, Zgjohuni! Po na vrasin sy ndër sy!''

Sot, klasa politike e vëndit, pa përjashtim, është tërësisht e inkriminuar. E neveritshme dhe kriminale, e trashë në demagogji dhe amorfe në kulm, hordhia e politikanëve tanë noton sa në detin e përgjakshëm të krimit, aq edhe në gjirin e ndyrë të korrupsionit. Të shitur moralisht dhe fizikisht, tek të huajt në rrugë agjenturore, skllave e mjerë dhe servile e bindur dhe e zellshme e tyre, kjo klasë të korruptuarish politikë, është deklaruar hapur kundër lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, kundër interesave të popullit fukara. Të presësh zgjidhjen e krizës nga kjo klasë, do të thotë të pranosh me vetëdije e përulësi agoninë e vdekjes. Pikërisht këtë kërkojnë politikanët tanë borgjez. Pikërisht këtë muk pranon populli ynë heroik. Populli shqiptar nuk është rob i fatit të tij, por zot i vetëvetes dhe përcaktues i fatit.

 

FATALITETI NUK ËSHTË HISTORIA JONË. HISTORIA JONË ËSHTË LUFTA KUNDËR FATALITETIT, TË IMPONUAR NGA AGRESIONET E HUAJA.


Kështu përjetësisht në shekuj dhe përjetësisht në shekuj i panënshtruar populli ynë, ca më pak mund të nenshtrohemi sot.
Ne, komunistët shqiptarë, jemi thellësisht të bindur, se krizën e sotme aq të rëndë, të projektuar e gatuar nga imperializmi i huaj, kryesisht ai amerikan dhe reaksioni vendas, mund ta zgjidhë vetëm populli shqiptar, pa nderhyrjen e huaj dhe kundër ndërhyrjes së huaj. Komunistët, janë mishi dhe gjaku i popullit tonë të përvuajtur, vetëm atij i falemi, para tij përulemi dhe vetëm atij i besojmë.

 

POPULL SHQIPTAR I PAMPOSHTUR!


Tashmë është e qartë se sistemi kapitalist është një sistem i shtypjes dhe i shfrytëzimit, i padrejtësisë dhe pabarazisë shoqërore, një sistem i kalbur, që drejtohet kundër interesave themelore të popullit tonë, që fryhet e majmet mbi fatkeqësitë e popullit!
Kapitalizmi pra është shkaku i vdekjes sonë të përditshme, burimi i të gjitha të këqijave, që na kanë pllakosur.
Etja për fitime lind vazhdimisht krimin e dhunën, korrupsionin dhe mashtrimin, drogën e prostitucionin. Por ky fenomen, nuk është vetëm fenomen tipik shqiptar, por i përbotshëm dhe gjithnjë në zhvillim. Dhe këto plagë të qelbura rëndojnë mbi shpatullat e tua o populli im, të nxijnë jetën, te kositin femijët.
Kur shpirti yt i revoltuar, shpertheu si vullkan në Kryengritjet e viteve të kaluar (Lexo: tragjedinë e Otrandos të vitit 1997, dhe po ashtu atë të 21 janarit 2011), në thelb këto kryengritje mbarë popullore drejtoheshin, jo vetëm fëlliqësirave të shtetit fashist berishjan, por edhe kundër vetë sistemit kapitalist në përgjithësi. Por fitoren tënde, të paguar me gjakun e bijve të tu të pafajshëm, e përvehtësuan të tjerët me demagogji. Ata që dje të lëpiheshin për votën, sot të kanë kthyer krahët, ndërsa, ata, që dje të mbytën në gjak, sot të kërkojnë votën?! Krim dhe mashtrim, zgjidh e merr! As njerën, as tjetrën. Tashmë populli ynë e ka të qartë, ai e ka zgjedhur rrugën e tij, më të veshtirën, por më të drejtën, të mbrojë interesat e veta, të

VENDOSË PUSHTETIN E TIJ! RRUGË TJETËR NUK KA!

SHOKË TË PAPUNË!


Vëllezër të dhimbjes së përditshme, Ju, që me pikëllim në zemër, baritni të heshtur rrugëve a trotuareve, që keni mbushur sheshet e ''Omonia''-ve të qyteteve tona me shpresën e vakët për një punë disaorëshe, Ju, që në mbrëmje ktheheni kokëulur në shtëpitë tuaja, me xhepat bosh, duke iu shmangur shikimit pytës të fëmijëve. (S'ka punë, s'ka bukë!!!).
-Ju, shitës nder tegza e kioska, që lumturoheni, kur iu qesh fati dhe siguroni bukën e ditës,
-Ju, 'të punësuar'' pa kontratë dhe pa asnjë garanci, nga pronarë vemdas apo të huaj, me paga qesharake, sa për të larë gojën,
-Ju, ushtri e mundimshme e emigrantëve të panumërt, ushtri e brengës dhe e halleve të mëdha, ju, që me djersën dhe gjakun tuaj, me jetën dhe me vdekjen tuaj, siguroni mbijetesën e familjeve tona,
Ju, bijve të djersës së ndershme, gjer dje - armatë e lavdishme e klasës punëtore heroike shqiptare, e nderit dhe krenarisë së atdheut, sot - të flakur e të përbuzur në mëshirë të fatit,
-Pra, të gjithë ju, që e ndjeni më shumë peshën e rëndë të shtypjes kapitaliste, ju drejtohemi:
-C'DO TË BËJMË? A do ta lejojmë sistemin kapitalist të na cfilitë edhe më tej? Kush nënshtrohet vdes, kush nuk bashkohet me luftën e shokëve, thyhet e nënshtrohet. Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë interesat tona, të drejtat tona, liritë tona! Të bashkohemi pra e të organizohemi fuqishëm! Flakni teserat partiake, që s'ju hyjnë në punë! Te gjitha partitë janë kundër jush! Denonconi tradhëtarët sindikalistë oportunistë, të cilët janë vegla të bindura të kapitalit dhe kundër jush!
Rikrijoni sindikatat tuaja me njerëz të ndershëm e të vendosur, besnikë ndaj interesave e aspiratave tuaja. Asgjë nuk fitohet pa luftë!

 

SHOKË FSHATARË!


Gjithë jetën u ka qarë syri për tokën, ndërsa sot qan toka për ju, që ndër shekuj jeni vrarë e prerë për Shqipërinë, kurse sot ''demokracia'' ju vret për një gardh, që për lavdinë e kombit tonë, jeni e vetmja fshatarësi në botë me tendenca historikisht përparimtare, djepi i historisë tonë kombëtare, ne, komunistët shqiptarë, ju bëjmë thirrje: bashkohuni me puntorinë e papunë të qyteteve, me vëllezërit tuaj të gjakut e të mundimit, të luftës e të përpjekjeve dhe do ta shikoni se jeni të pathyeshëm! Vetëm një aliazh i tillë punëtor - fshatar, nën udhëheqjen e një Partie Komuniste të vërtetë revolucionare, e tipit staliniste-enveriste, mund ta shpetoje atdheun e popullin tonë, si dhe mbarë puntorët në të gjithë botën nga katastrofa.

 

INTELEKTUAL SHQIPTARË!


A nuk ka ardhur sot koha, ku të gjëmojë edhe zëri juaj për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së vërtetë të atdheut, të dinjitetit tonë kombëtar, të interesave të shenjta të popullit? Mjaft na gërricën veshët kukuvajkat apo sorrat ''intelektuale'', që vajtojnë cdo ditë vetveten! Ne i drejtohemi atij ''brumi të ardhur'' nga populli, intelektualëve të ndershëm - atdhetarë, demokratë të vërtetë e përparimtarë, brenda dhe jashtë vendit: Bashkohuni me masat popullore! Shkrijeni zemrën tuaj individuale me zemrën e madhe të popullit, merrni prush nga prushi i tij dhe atëhere do të kuptoni forcën tuaj të vërtetë, atëhere jeta e juaj do të marrë një kuptim të ri, do të ketë bukurinë e fisnikërinë e luftëtarit. Populli pret shumë nga ju, ai shikon tek ju udhërrëfyesit e tij të sotëm dhe jemi të bindur, se këtë besim, ju do ta meritoni me luftën tuaj.

 

NËNA DHE MOTRA TË MADHËRISHME!


Edhe pse të rrethuara vazhdimisht nga vdekja, shpirti i juaj rrezaton vec prush e dritë. Nga zemrat tuaja fisnike nis rrugën e gjatë lufta e jonë për drejtësi e barazi, mirëqenie për të gjithë e përparim shoqëror. Sepse ju e ndjeni shumë-fish egërsinë e kapitalizmit, ndaj edhe jeni luftëtaret më të spikatura kundër tij. Ju jeni streheza e sigurtë e virtyteve tona, nga Ju marrim bekimin për luftën tonë. Kapitalizmi synon të shkallmojë cdo gjë të shenjtë, që ju keni: Virtytin, fisnikerinë, moralin, bijt tuaj, jetën tuaj. Si mund të lejojmë ne, që sistemi kapitalist të na vrasë cdo ditë, të na vrasë kudo, të na vrasë cdo gjë?
Komunistët, i bëjnë thirrje nënave dhe motrave të shtrenjta, të organizoheni kudo e të veproni me inisiativë, të bashkoheni rreth Seksionit Komunist (SE) Shqiptar, si e vetmja forcë politike e pastër, e vendosur dhe besnike deri në vdekje të interesave tuaja të shënjta!

 

TË RINJ E TË REJA, ZOGJTË E SHQIPES TË ATDHEUT TONË! RINIA JONË E MREKULLUESHME DHE PASIONANTE!


Kapitalizmi është armiku më i egër i rinisë. Ti, që je lulja e jetës, nuk ke të sotme, nuk ke as të ardhme, ti, që je vetë e ardhmja e shoqerisë. Asgjë për jetën, gjithcka për vdekjen. Duan të vrasin shpirtin tënd të pastër, të fashitin zemrën tënde të zjarrtë, të errësojnë mëndjen tënde të kthjelltë. Sistemi i sotëm kapitalist, ky sistem i vdekjes, kërkon të errësojë kontributin tënd të bukur fizik e shpirteror.
Është e vërtetë, që në ndonjë rast, bisha matrapaze borgjeze të ka kafshuar, të ka hapur plagë, ka injektuar vrerin e saj te verdhë, duke synuar vdekjen tënde. Por ti, pranvera e jetës sonë, nuk mund të vdesësh, nuk thahesh, nuk vyshkesh.
Kjo nuk do të ndodhë kurrë, kurrë! Sepse ti, rinia jonë e pasioneve të bukura njerëzore, je e pamposhtur, si vetë populli ynë, që të lindi e të rriti. Ti e tregove vehten në revoltën e pranverës 1997, të 21 janarit 2011, kur shperthimi yt vullkanik gjunjezoi klikën më të egër fashiste të Europës. Përpara kë sprova të reja, të vështira e plotë rreziqe, por të lavdishme.
Ti kërkon rrugëdaljen tënde të plotë e të sigurtë, më të drejtën e më të ndershmen. Dhe këtë rrugëdalje ty, rinia jonë e vuajtur por heroike dhe e palodhur, ta mundëson sot e përgjithëmon Seksioni Shqiptar (Stalinist-Enverist) ku ti aty do të gjesh vetveten e humbur, do te gjesh mishërimin e ëndrrave dhe aspiratave tua të bukura, do të gjesh ato karaktere të paepura, burrërore, besnike deri në vdekje, qe ti i kërkon në luftën tënde fisnike. Lufta jonë pra, ideali ynë komunist, është i pandarë nga ëndrra jote për një jetë të pastër, të drejtë, të bukur, vërtetë njerëzore, për BOTEN E RE. Kjo jete te perket ty, rinia jone, sepse e meriton me luften e sakrificat e tua për atdheun dhe kombin.

 

KOMUNISTË SHQIPTARË BRËNDA DHE JASHTË ATDHEUT, BASHKËLUFTETARË DHE PARARENDËS TË BOTES SË RE!


Për kapitalizmin shqiptar dhe jo vetëm për atë, po bien këmbanat e vdekjes. Jo socializmi shkencor, JO, por kapitalizmi që ndodhet në fazën e tij të fundit, po përpilitet në agoninë e vet. C'do ditë e më tepër, populli ynë po i kthen sytë nga idetë komuniste. C'thonë komunistët, c'po bejnë ata? -Pyesin njesin njerëzit e thjeshtë.
Situata sot në Shqipëri si dhe kudo në botë, dikton pa diskutim daljen në skenë të flamurit fitimtarë të 5 Klasikeve të marksizem-leninizmit: Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës. Ne nuk i lëpihemi borgjezisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare për të ligjeruar ekzistencën tonë. Do apo nuk do borgjezia dhe lakejtë e saj revizionistë e neorevizionistë, Seksioni Shqiptar në Internacionalen Komuniste (Staliniste-Enveriste) po e ligjeron vetë koha, vetë historia. Ashtu sikurse gjatë historisë të lavdishme 50 vjecare të ndërtimit socialist me sukses në Shqipëri, ashtu edhe sot, në ditët tona, komunistët e thjeshte shqiptarë dëshmuan me prova, se mbetën bijtë më të denjë, më besnikë, më të ndershëm e me të vendosur të popullit shqiptar. Komunistët janë mishi dhe gjaku i popullit, të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për interesat e larta të atdheut.
Por, këtë duhet ta meritojmë cdo ditë e cdo orë me punën tonë, me luftën tonë, me qëndrimet tona parimore.
Komunistët e Shqipërisë nuk maten me fjalët e bukura, por nga veprat që kryejnë. Një veprim sado i thjeshtë kundër sistemit kapitalist, vlen shume herë më tepër se njëmijë fjalë të bukura. Komunistët e vërtetë nuk i ndajnë fjalët nga veprat. Kjo është ABC-ja e jetës dhe e figurës së tyre.
Ne kemi nje rrugë të gjatë përpara, plot thjeqafe të rrezikeshme, por gjithsesi të lavdishme dhe jemi të vendosur ta cojme ate deri në fund. Këto nuk janë slogane e fraza boshe. Ky është betimi ynë, është detyra jonë historike. Kush nuk ecën dot me dy kembët e me zemër të hapur, duhet të dalë nga radhët.
Sot, mbi glob, në të gjithë botën, po fryjnë erërat e fitores. Socializmi si e vetmja rrugë shpëtimtare, po troket fuqishëm në vetëdijen e popujve, të cilët po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tij.
Seksioni Shqiptar (Stalinist- Enverist) U bënë thirrje të gjithe komunistëve të vërtetë kudo në botë, të futemi me thjeshtësi në gjirin e popullit e në ballë të tij, medoemos në ballë të tij, që zemrat tona të rrahin një me zemrën e madhe popullore, të dëshmojmë me vepra të gjalla, se jemi bijtë e bijat e tij të vërtetë, se dijmë të luftojmë, të sakrifikojmë e të fitojmë me cdo cmim.
Deviza jonë e perjetëshme është:''Me popullin, për popullin''. Parrulla jonë luftarake, thelbi i strategjisë tonë, sot e në të ardhmen, do të jetë:

 

''Për një Shqipëri të bashkuar, të lirë e të pavarur, për një rend demokratik popullor, socialist!''

 

Rrofte diktatura e proletariatit ne Shqiperi si dhe ne gjithe boten!

Lavdi 5 Klasikeve te Marksizem -leninizmit:

Marks, Engels, Lenin, Stalin, Enver Hoxha!

 

 

* * *

 

Rroftë 8 nëntor 1941 !!

8 nentor 1941 Lavdi PKSH

 

LAVDI JETES DHE VEPRES SE sh. ENVER HOXHA !

Trimat nuk vdesin kurr.

Trimat nuk vdesin , rrojn gjithmon ne zemer e ne shpirtin e trimave.

 

DRITË LIRIE!
(Kushtuar themelimit të PKSH-së, më 8 Nëntor 1941)

 

Kur trojet shqiptare, po rënkonin
nga thundra e robërisë,
Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi,
Një dritë-rrufe,
Mbi armiqtë, -në qiellin e Shqipërisë!
Rinia heroike shqiptare,
Po betohej me grushte lart!
Komandant Enveri i tha jo reaksionit,
Kur përpëlitej e zvarritej përçartë!
Djaloshi Qemal Stafa,
Po e jepte kushtrimin:
Ta luftojmë fashizmin!
Ta bëjmë RIBASHKIMIN!
Lokemadhja Bije Vokshi,
Me revolver e bomba në duar,
Si Shote Galica e Norë e Kelmendit,
Ju bënte roje flakadanëve,
Për lirinë e vendit!
Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike,
Do lidhej si gjaku me zemrën,
Në qëndresë kundër nazi-fashizmit,
Përkrah rinisë heroike!
Nexhmije Xhuglini, dibrania guximtare,
Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë,
Do të luftonte tërë jetën krenare,
Përkrah "Shpatit", viganit të Shqipërisë!
Buzëqeshi si Dielli, andej nga Peza,
Babë Myslimi me shokë;
Kur e freskoi lajmi si era:
Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë!
Haxhi Lleshi, si shkëmb mali,
Po i bashkonte, malësorët:
Do luftojmë për liri, o vdekje,
Deri t´i shporrim gjakësorët!
Si vetëtimë mbi male e qytete,
Përhapej betimi; armikut do ia bëjmë fora!
Vojo Kushi partizani, me gjoks sulmoi tankën,
Gjorgji Martini, Sadik Stavileci, te Kodra e Kuqe,
Me heroizma micsokoliane, e lartësuan Tiranën!
Vringëllonte, Hysniu, andej nga Vlora!
Lufta e forcoi besën,
Lufta e kërkoi qëndresën,
Lufta kishte dhembje-gjaku!
Lufta, e rriste shpresën!
Lufta e vrau robërinë!
Lufta e vrau tradhtinë!
Lufta çlirimtare, aspiroi Fitoren!
Ta gëzojmë lirinë!...
U therën keq, gjakatarët kryeneçë:
Bishat e Hitlerit, bishat e Musolinit,
Ikën andej nga erdhën:
U strukën në Romë si qyqet,
U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit!
Ata, që popujve liridashës,
Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën:
I mbuloi tmerri dhe vreri:
Prandaj, e vranë veten!
Gjysmë shekulli drita e 8 Nëntorit,
I ngrohu shqiptarët, nëpër botë:
Fikja e kësaj drite të madhe:
Shekujve, nuk arrihet dot!

Suedi, 8 Nëntor 2006

 

 

 

Enver Hoxha Midis Nesh Do Jete Brez Pas Brezi  KJO DITE JUBILARE SHENOI NE HSTORINE E POPULLIT SHQIPTAR THEMELIN BAZE TE HISTORISE TE KOMBIT.....ME UDHEHEQESIN E SAJ DHE LENGJENDARI ENVER HOXHA .....LAVDI VEPRES .......TE PA VDEKSHME...

KUR LINDI PARTIA

 

 

http://www.enverhoxha.ru/Archive_of_books/History_PLA/the_museum_house_of_the_party_eng.pdf    'HOUSE AND MUSEUM OF THE PARTY.'    Publisher '8 NËNTORI», TIRANA, 1981

 

"HOUSE AND MUSEUM OF THE PARTY."

Publisher "8 NËNTORI», TIRANA, 1981

 

 

Gezuar 73-vjetorin e PKSH !

 

 

 

7 nëntor 1917

7 nëntor 2014

97 vjetori

 

 

Rroftë Revolucionit të Tetorit! 

 

Seksioni Shqiptar i Kominternit (SE) përshëndet të gjithë komunistët në botë! 

 

faqe interneti të veçantë

anglisht
gjermanisht
portugalisht
rusisht
frëngjisht
spanjisht

 

Fotografitë ...

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2013, Seksioni Shqiptar nuk është për fat të keq ende nuk është themeluar. Jo një të vetme komunist shqiptar mbështetën këtë themel. Ne i bëjmë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve shqiptarë, themeli i Kominternit (SE) tani për datën e 8 Nëntor 2014 për t'u përgatitur.

Ne kemi nevojë për shokë shqiptarë të cilët përkthejnë tekstet tona në gjuhën shqipe. Komunistët shqiptarë duhet të jenë të bindur për domosdoshmërinë e bashkimit të Internacionales Komuniste.

 

Lavdi INTERNACIONALJA KOMUNISTE

(Staliniste - Enveriste) !

 

 

Revolucioni botëror

Organi Qendror i Kominternës (SE)

 

Lexo më shumë ...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Link-Faqet

Seksioni

SHQIPTAR

 

 

Organi Qendror i Kominternës (SE)

Revolucioni botëror

Arkivi

Revolucioni botëror

2015

Janar-shkurt

Mars-prill

Maj-qershor

Korrik-gusht

Shtator-tetor

Nëntor-dhjetor

 

2014

Jan-Tet

Nëntor-Dhjetor

 

2013

Organ Qendror PPSH

8 nëntor 1941 - 1990

Arkivi

(shpejt)


 

Enver Hoxha

Themelues dhe udhëheqës i PPSH

(1908 - 1985)

 

 

Partia e Punës e Shqipërisë

PPSH - Dokumentet

 

Republika Popullore Socialiste E Shqiperise

 

Historia e Shqiperise

 

 

na kontaktoni

 

Mariglen Gjoka

Mariglen Gjoka - FACEBOOK

 

themelues Deklarata

 

 

anglisht

 

për ne

 

bashkohuni me ne

 

 

B.P.S.H.

 

 

BRPSH

Seksioni shqiptar i Rinisë Komuniste Ndërkombëtare

 

Këngët dhe Poezi

 

 

 letërsi revolucionare

 

 

Filmi shqiptar

 

 

fahne Video


 

LISTA E TË GJITHA VENDEVE

 

 

 

 

 

Kominterni (SE)

ARKIVI

Seksionet

Statut

Program

Platforma

 

 

themelues Deklarata

31 dhjetor 2000


 

 

Platforma

vendosi 7 nëntor 2009

[Deklarata programatik]
 


Enver Hoxha

klasik i 5-të i marksizëm-leninizmit dhe rithemelimit të Kominternës


 

Enver Hoxha dhe Enverizmit


 

linja e Përgjithshme

e revolucioni botërore proletar-socialiststrategjia dhe taktika

 

online:

PDF-Download

Kapitulli i parë (English)

Kapitulli i dytë (English)

 


 

manifest i partisë të botës bolshevizëm


 

Çfarë kadie Komintern

(SE)?

Programi
Komuniteti bota nr. 1


 


 

Lëvizja bota komuniste

(staliniste - enveriste)

 


 

 


Bashkimi Kuq Tregtinë Ndërkombëtare

BKTN


 

 

rinisë komuniste ndërkombëtare

( K J I 1919 - 1943) / (2009)


 

 

International

 Komuniste Grave

(staliniste-enveriste)

 


 

S N K

Solidariteti ndërkombëtar komunist

 

 

 

INTERNACIONALJA (SHQIP)

 

"Marksizëm-leninizmi - Kjo është një domosdoshmëri, është si ajri që ne thithim, buka që hamë "
(Enver Hoxha)