2014

Mirë se vini në Kominternit (SE)

Seksioni Shqiptar

 

8 nëntor 2014

 

Lavdi Stalinizem-Enverizmit

 

Seksioni

SHQIPTAR

 

Themelues Deklarata

LAVDI VEPRES SE PAVDEKSHME TE TE MADHIT E TE PAHARRUARIT SHOKUT ENVER HOXHA

“POPULLI SHQIPTAR E KA CARË RRUGËN E HISTORISË ME SHPATË NË DORË”!

ENVER HOXHA

 

 

Drejtuar gjithë njerëzve të ndershëm kudo në botë, atdhetarëve të flaktë shqiptarë, luftëtarëve për përparim e drejtësi shoqërore, komunistëve të vërtetë shqiptarë, kujtdo që është i gatshëm të sakrifikojë për Atdheun dhe gjithë popullin shqiptar!

 

Shokë!

Trazirat në vendin tonë po kërkojnë të rikthehen me një egërsi edhe me të madhe nga ato të viteve të kaluar. Rivaliteti i përgjakshëm imperialist midis SHBA dhe Europës, hap pas hapi, etapë pas etape, me goditje sistematike, me një cinizëm kriminal të pashembullt, po synon coptimin territorial të atdheut tonë dhe asgjesimin fizik maksimal të mundshëm të popullit dhe rinisë shqiptare. Skenarët e huaj, të cilët po veprojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri, janë qartësisht te lexueshëm! Kush nuk i dallon këto, është naiv, kush i dallon dhe hesht, është frikacak dhe si i tillë i shërben krimit. Fjalët lapidare të Julius Fucik:''Njerëz, ju dua, Jini vigjilentë!'', në realitetin e sotëm shqiptar, mund të shqipërohen akoma e më thjeshtë:''Vëllezër, Zgjohuni! Po na vrasin sy ndër sy!''

Sot, klasa politike e vëndit, pa përjashtim, është tërësisht e inkriminuar. E neveritshme dhe kriminale, e trashë në demagogji dhe amorfe në kulm, hordhia e politikanëve tanë noton sa në detin e përgjakshëm të krimit, aq edhe në gjirin e ndyrë të korrupsionit. Të shitur moralisht dhe fizikisht, tek të huajt në rrugë agjenturore, skllave e mjerë dhe servile e bindur dhe e zellshme e tyre, kjo klasë të korruptuarish politikë, është deklaruar hapur kundër lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, kundër interesave të popullit fukara. Të presësh zgjidhjen e krizës nga kjo klasë, do të thotë të pranosh me vetëdije e përulësi agoninë e vdekjes. Pikërisht këtë kërkojnë politikanët tanë borgjez. Pikërisht këtë muk pranon populli ynë heroik. Populli shqiptar nuk është rob i fatit të tij, por zot i vetëvetes dhe përcaktues i fatit.

 

FATALITETI NUK ËSHTË HISTORIA JONË. HISTORIA JONË ËSHTË LUFTA KUNDËR FATALITETIT, TË IMPONUAR NGA AGRESIONET E HUAJA.


Kështu përjetësisht në shekuj dhe përjetësisht në shekuj i panënshtruar populli ynë, ca më pak mund të nenshtrohemi sot.
Ne, komunistët shqiptarë, jemi thellësisht të bindur, se krizën e sotme aq të rëndë, të projektuar e gatuar nga imperializmi i huaj, kryesisht ai amerikan dhe reaksioni vendas, mund ta zgjidhë vetëm populli shqiptar, pa nderhyrjen e huaj dhe kundër ndërhyrjes së huaj. Komunistët, janë mishi dhe gjaku i popullit tonë të përvuajtur, vetëm atij i falemi, para tij përulemi dhe vetëm atij i besojmë.

 

POPULL SHQIPTAR I PAMPOSHTUR!


Tashmë është e qartë se sistemi kapitalist është një sistem i shtypjes dhe i shfrytëzimit, i padrejtësisë dhe pabarazisë shoqërore, një sistem i kalbur, që drejtohet kundër interesave themelore të popullit tonë, që fryhet e majmet mbi fatkeqësitë e popullit!
Kapitalizmi pra është shkaku i vdekjes sonë të përditshme, burimi i të gjitha të këqijave, që na kanë pllakosur.
Etja për fitime lind vazhdimisht krimin e dhunën, korrupsionin dhe mashtrimin, drogën e prostitucionin. Por ky fenomen, nuk është vetëm fenomen tipik shqiptar, por i përbotshëm dhe gjithnjë në zhvillim. Dhe këto plagë të qelbura rëndojnë mbi shpatullat e tua o populli im, të nxijnë jetën, te kositin femijët.
Kur shpirti yt i revoltuar, shpertheu si vullkan në Kryengritjet e viteve të kaluar (Lexo: tragjedinë e Otrandos të vitit 1997, dhe po ashtu atë të 21 janarit 2011), në thelb këto kryengritje mbarë popullore drejtoheshin, jo vetëm fëlliqësirave të shtetit fashist berishjan, por edhe kundër vetë sistemit kapitalist në përgjithësi. Por fitoren tënde, të paguar me gjakun e bijve të tu të pafajshëm, e përvehtësuan të tjerët me demagogji. Ata që dje të lëpiheshin për votën, sot të kanë kthyer krahët, ndërsa, ata, që dje të mbytën në gjak, sot të kërkojnë votën?! Krim dhe mashtrim, zgjidh e merr! As njerën, as tjetrën. Tashmë populli ynë e ka të qartë, ai e ka zgjedhur rrugën e tij, më të veshtirën, por më të drejtën, të mbrojë interesat e veta, të

VENDOSË PUSHTETIN E TIJ! RRUGË TJETËR NUK KA!

SHOKË TË PAPUNË!


Vëllezër të dhimbjes së përditshme, Ju, që me pikëllim në zemër, baritni të heshtur rrugëve a trotuareve, që keni mbushur sheshet e ''Omonia''-ve të qyteteve tona me shpresën e vakët për një punë disaorëshe, Ju, që në mbrëmje ktheheni kokëulur në shtëpitë tuaja, me xhepat bosh, duke iu shmangur shikimit pytës të fëmijëve. (S'ka punë, s'ka bukë!!!).
-Ju, shitës nder tegza e kioska, që lumturoheni, kur iu qesh fati dhe siguroni bukën e ditës,
-Ju, 'të punësuar'' pa kontratë dhe pa asnjë garanci, nga pronarë vemdas apo të huaj, me paga qesharake, sa për të larë gojën,
-Ju, ushtri e mundimshme e emigrantëve të panumërt, ushtri e brengës dhe e halleve të mëdha, ju, që me djersën dhe gjakun tuaj, me jetën dhe me vdekjen tuaj, siguroni mbijetesën e familjeve tona,
Ju, bijve të djersës së ndershme, gjer dje - armatë e lavdishme e klasës punëtore heroike shqiptare, e nderit dhe krenarisë së atdheut, sot - të flakur e të përbuzur në mëshirë të fatit,
-Pra, të gjithë ju, që e ndjeni më shumë peshën e rëndë të shtypjes kapitaliste, ju drejtohemi:
-C'DO TË BËJMË? A do ta lejojmë sistemin kapitalist të na cfilitë edhe më tej? Kush nënshtrohet vdes, kush nuk bashkohet me luftën e shokëve, thyhet e nënshtrohet. Vetëm të bashkuar mund të mbrojmë interesat tona, të drejtat tona, liritë tona! Të bashkohemi pra e të organizohemi fuqishëm! Flakni teserat partiake, që s'ju hyjnë në punë! Te gjitha partitë janë kundër jush! Denonconi tradhëtarët sindikalistë oportunistë, të cilët janë vegla të bindura të kapitalit dhe kundër jush!
Rikrijoni sindikatat tuaja me njerëz të ndershëm e të vendosur, besnikë ndaj interesave e aspiratave tuaja. Asgjë nuk fitohet pa luftë!

 

SHOKË FSHATARË!


Gjithë jetën u ka qarë syri për tokën, ndërsa sot qan toka për ju, që ndër shekuj jeni vrarë e prerë për Shqipërinë, kurse sot ''demokracia'' ju vret për një gardh, që për lavdinë e kombit tonë, jeni e vetmja fshatarësi në botë me tendenca historikisht përparimtare, djepi i historisë tonë kombëtare, ne, komunistët shqiptarë, ju bëjmë thirrje: bashkohuni me puntorinë e papunë të qyteteve, me vëllezërit tuaj të gjakut e të mundimit, të luftës e të përpjekjeve dhe do ta shikoni se jeni të pathyeshëm! Vetëm një aliazh i tillë punëtor - fshatar, nën udhëheqjen e një Partie Komuniste të vërtetë revolucionare, e tipit staliniste-enveriste, mund ta shpetoje atdheun e popullin tonë, si dhe mbarë puntorët në të gjithë botën nga katastrofa.

 

INTELEKTUAL SHQIPTARË!


A nuk ka ardhur sot koha, ku të gjëmojë edhe zëri juaj për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së vërtetë të atdheut, të dinjitetit tonë kombëtar, të interesave të shenjta të popullit? Mjaft na gërricën veshët kukuvajkat apo sorrat ''intelektuale'', që vajtojnë cdo ditë vetveten! Ne i drejtohemi atij ''brumi të ardhur'' nga populli, intelektualëve të ndershëm - atdhetarë, demokratë të vërtetë e përparimtarë, brenda dhe jashtë vendit: Bashkohuni me masat popullore! Shkrijeni zemrën tuaj individuale me zemrën e madhe të popullit, merrni prush nga prushi i tij dhe atëhere do të kuptoni forcën tuaj të vërtetë, atëhere jeta e juaj do të marrë një kuptim të ri, do të ketë bukurinë e fisnikërinë e luftëtarit. Populli pret shumë nga ju, ai shikon tek ju udhërrëfyesit e tij të sotëm dhe jemi të bindur, se këtë besim, ju do ta meritoni me luftën tuaj.

 

NËNA DHE MOTRA TË MADHËRISHME!


Edhe pse të rrethuara vazhdimisht nga vdekja, shpirti i juaj rrezaton vec prush e dritë. Nga zemrat tuaja fisnike nis rrugën e gjatë lufta e jonë për drejtësi e barazi, mirëqenie për të gjithë e përparim shoqëror. Sepse ju e ndjeni shumë-fish egërsinë e kapitalizmit, ndaj edhe jeni luftëtaret më të spikatura kundër tij. Ju jeni streheza e sigurtë e virtyteve tona, nga Ju marrim bekimin për luftën tonë. Kapitalizmi synon të shkallmojë cdo gjë të shenjtë, që ju keni: Virtytin, fisnikerinë, moralin, bijt tuaj, jetën tuaj. Si mund të lejojmë ne, që sistemi kapitalist të na vrasë cdo ditë, të na vrasë kudo, të na vrasë cdo gjë?
Komunistët, i bëjnë thirrje nënave dhe motrave të shtrenjta, të organizoheni kudo e të veproni me inisiativë, të bashkoheni rreth Seksionit Komunist (SE) Shqiptar, si e vetmja forcë politike e pastër, e vendosur dhe besnike deri në vdekje të interesave tuaja të shënjta!

 

TË RINJ E TË REJA, ZOGJTË E SHQIPES TË ATDHEUT TONË! RINIA JONË E MREKULLUESHME DHE PASIONANTE!


Kapitalizmi është armiku më i egër i rinisë. Ti, që je lulja e jetës, nuk ke të sotme, nuk ke as të ardhme, ti, që je vetë e ardhmja e shoqerisë. Asgjë për jetën, gjithcka për vdekjen. Duan të vrasin shpirtin tënd të pastër, të fashitin zemrën tënde të zjarrtë, të errësojnë mëndjen tënde të kthjelltë. Sistemi i sotëm kapitalist, ky sistem i vdekjes, kërkon të errësojë kontributin tënd të bukur fizik e shpirteror.
Është e vërtetë, që në ndonjë rast, bisha matrapaze borgjeze të ka kafshuar, të ka hapur plagë, ka injektuar vrerin e saj te verdhë, duke synuar vdekjen tënde. Por ti, pranvera e jetës sonë, nuk mund të vdesësh, nuk thahesh, nuk vyshkesh.
Kjo nuk do të ndodhë kurrë, kurrë! Sepse ti, rinia jonë e pasioneve të bukura njerëzore, je e pamposhtur, si vetë populli ynë, që të lindi e të rriti. Ti e tregove vehten në revoltën e pranverës 1997, të 21 janarit 2011, kur shperthimi yt vullkanik gjunjezoi klikën më të egër fashiste të Europës. Përpara kë sprova të reja, të vështira e plotë rreziqe, por të lavdishme.
Ti kërkon rrugëdaljen tënde të plotë e të sigurtë, më të drejtën e më të ndershmen. Dhe këtë rrugëdalje ty, rinia jonë e vuajtur por heroike dhe e palodhur, ta mundëson sot e përgjithëmon Seksioni Shqiptar (Stalinist-Enverist) ku ti aty do të gjesh vetveten e humbur, do te gjesh mishërimin e ëndrrave dhe aspiratave tua të bukura, do të gjesh ato karaktere të paepura, burrërore, besnike deri në vdekje, qe ti i kërkon në luftën tënde fisnike. Lufta jonë pra, ideali ynë komunist, është i pandarë nga ëndrra jote për një jetë të pastër, të drejtë, të bukur, vërtetë njerëzore, për BOTEN E RE. Kjo jete te perket ty, rinia jone, sepse e meriton me luften e sakrificat e tua për atdheun dhe kombin.

 

KOMUNISTË SHQIPTARË BRËNDA DHE JASHTË ATDHEUT, BASHKËLUFTETARË DHE PARARENDËS TË BOTES SË RE!


Për kapitalizmin shqiptar dhe jo vetëm për atë, po bien këmbanat e vdekjes. Jo socializmi shkencor, JO, por kapitalizmi që ndodhet në fazën e tij të fundit, po përpilitet në agoninë e vet. C'do ditë e më tepër, populli ynë po i kthen sytë nga idetë komuniste. C'thonë komunistët, c'po bejnë ata? -Pyesin njesin njerëzit e thjeshtë.
Situata sot në Shqipëri si dhe kudo në botë, dikton pa diskutim daljen në skenë të flamurit fitimtarë të 5 Klasikeve të marksizem-leninizmit: Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës. Ne nuk i lëpihemi borgjezisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare për të ligjeruar ekzistencën tonë. Do apo nuk do borgjezia dhe lakejtë e saj revizionistë e neorevizionistë, Seksioni Shqiptar në Internacionalen Komuniste (Staliniste-Enveriste) po e ligjeron vetë koha, vetë historia. Ashtu sikurse gjatë historisë të lavdishme 50 vjecare të ndërtimit socialist me sukses në Shqipëri, ashtu edhe sot, në ditët tona, komunistët e thjeshte shqiptarë dëshmuan me prova, se mbetën bijtë më të denjë, më besnikë, më të ndershëm e me të vendosur të popullit shqiptar. Komunistët janë mishi dhe gjaku i popullit, të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për interesat e larta të atdheut.
Por, këtë duhet ta meritojmë cdo ditë e cdo orë me punën tonë, me luftën tonë, me qëndrimet tona parimore.
Komunistët e Shqipërisë nuk maten me fjalët e bukura, por nga veprat që kryejnë. Një veprim sado i thjeshtë kundër sistemit kapitalist, vlen shume herë më tepër se njëmijë fjalë të bukura. Komunistët e vërtetë nuk i ndajnë fjalët nga veprat. Kjo është ABC-ja e jetës dhe e figurës së tyre.
Ne kemi nje rrugë të gjatë përpara, plot thjeqafe të rrezikeshme, por gjithsesi të lavdishme dhe jemi të vendosur ta cojme ate deri në fund. Këto nuk janë slogane e fraza boshe. Ky është betimi ynë, është detyra jonë historike. Kush nuk ecën dot me dy kembët e me zemër të hapur, duhet të dalë nga radhët.
Sot, mbi glob, në të gjithë botën, po fryjnë erërat e fitores. Socializmi si e vetmja rrugë shpëtimtare, po troket fuqishëm në vetëdijen e popujve, të cilët po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tij.
Seksioni Shqiptar (Stalinist- Enverist) U bënë thirrje të gjithe komunistëve të vërtetë kudo në botë, të futemi me thjeshtësi në gjirin e popullit e në ballë të tij, medoemos në ballë të tij, që zemrat tona të rrahin një me zemrën e madhe popullore, të dëshmojmë me vepra të gjalla, se jemi bijtë e bijat e tij të vërtetë, se dijmë të luftojmë, të sakrifikojmë e të fitojmë me cdo cmim.
Deviza jonë e perjetëshme është:''Me popullin, për popullin''. Parrulla jonë luftarake, thelbi i strategjisë tonë, sot e në të ardhmen, do të jetë:

 

''Për një Shqipëri të bashkuar, të lirë e të pavarur, për një rend demokratik popullor, socialist!''

 

Rrofte diktatura e proletariatit ne Shqiperi si dhe ne gjithe boten!

Lavdi 5 Klasikeve te Marksizem -leninizmit:

Marks, Engels, Lenin, Stalin, Enver Hoxha!

 

 

* * *

 

 

 

Revolucioni botëror

Organi Qendror i Kominternës (SE)

 

Lexo më shumë ...

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Link-Faqet

Seksioni

SHQIPTAR

 

 

Organi Qendror i Kominternës (SE)

Revolucioni botëror

Arkivi

Revolucioni botëror

2014 (Jan-Tet)

2013

Organ Qendror PPSH

8 nëntor 1941 - 1990

Arkivi


 

Enver Hoxha

Themelues dhe udhëheqës i PPSH

(1908 - 1985)

 

 

Partia e Punës e Shqipërisë

PPSH - Dokumentet

 

Republika Popullore Socialiste E Shqiperise

 

Historia e Shqiperise

 

 

na kontaktoni

 

Mariglen Gjoka

Mariglen Gjoka - FACEBOOK

 

themelues Deklarata

 

për ne

 

bashkohuni me ne

 

 

B.P.S.H.

 

 

BRPSH

Seksioni shqiptar i Rinisë Komuniste Ndërkombëtare

 

Këngët dhe Poezi

 

 

 letërsi revolucionare

 

 

Filmi shqiptar

 

 

fahne Video


 

LISTA E TË GJITHA VENDEVE

 

 

 

 

 

Kominterni (SE)

ARKIVI

Seksionet

Statut

Program

Platforma

 

 

themelues Deklarata

31 dhjetor 2000


 

 

Platforma

vendosi 7 nëntor 2009

[Deklarata programatik]
 


Enver Hoxha

klasik i 5-të i marksizëm-leninizmit dhe rithemelimit të Kominternës


 

Enver Hoxha dhe Enverizmit


 

linja e Përgjithshme

e revolucioni botërore proletar-socialiststrategjia dhe taktika

 

online:

PDF-Download

Kapitulli i parë (English)

Kapitulli i dytë (English)

 


 

manifest i partisë të botës bolshevizëm


 

Çfarë kadie Komintern

(SE)?

Programi
Komuniteti bota nr. 1


 


 

Lëvizja bota komuniste

(staliniste - enveriste)

 


 

 


Bashkimi Kuq Tregtinë Ndërkombëtare

BKTN


 

 

rinisë komuniste ndërkombëtare

( K J I 1919 - 1943) / (2009)


 

 

International

 Komuniste Grave

(staliniste-enveriste)

 


 

S N K

Solidariteti ndërkombëtar komunist

 

 

 

INTERNACIONALJA (SHQIP)