na kontaktoni

për ne

bashkohuni me ne

forumi

pyetje dhe përgjigje

seksionet

statuti

programi

platforma

 

Arkivi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video: "Revolucioni Botëror"


 

 

Revolucioni botëror

Organi Qendror i Kominternës (s-e)


2014


Për një të bashkuar, të pavarur, Shqipërinë socialiste!

 

ENVER HOXHA

 

Lavdi Enver !

 

LAVDI KOMUNISTEVE TE VERTETE SHQIPTAR ME NE KRYE ENVER HOXHEN !

LAVDI PER JETE E MOTE ATYRE QE I MBETEN BESNIK DERI NE VDEKJE IDEALIT DHE MESIMEVE REVOLUCIONARE TE ENVER HOXHES !

LAVDI JETES DHE VEPRES SE ENVER HOXHES !

 

 

Për një të bashkuar, të pavarur, Shqipërinë socialiste!

Ne mbrojë trashëgiminë Socialiste të Shqipërisë !

Restaurimi i socializmit në Shqipëri është detyrë e të gjitha detyrimeve të çdo komunistët shqiptar.

Lufta kundër tradhtarëve duhet zhvilluar hapur, ashpër dhe pa kompromis në parimet !

Rroftë revolucionin socialist !

Lavdi 5 klasikëve të marksizëm-leninizmit !

Marx, Engels, Lenin, Stalin, Enver Hoxha !

Lavdi INTERNACIONALJA KOMUNISTE

(Staliniste - Enveriste) !

 

Nën udhëheqjen e Partisë,
Nën komandën e Enverit!

Parti Enver jemi gati kurdohere!

 

 

8 Nëntor 2014

- ne duam të ngremë një seksion shqiptar të Kominternit (S-E) !

 

"Partia marksiste-leniniste... nuk eshte parti e fjaleve, por parti e aksionit revolucionar. Ne qofte se anetaret e saj nuk futen ne veprime e ne lufte konkrete, ajo nuk do te jete nje parti e vertete marksiste-leniniste, por nje parti marksiste-leniniste vetem me emer... Nje parti e tille as i pershtatet, as i nevojitet klases punetore".

(ENVER HOXHA - "Eurokomunizmi eshte antikomunizem" bot 1980. Fq. 249)

Pershendetje Revolucionare !

Lart frymen revolucionare !

Rruga qe na kerkohet !!!

Mariglen Gjoka

 


Në vitin 2013, Seksioni Shqiptar nuk është për fat të keq ende nuk është themeluar. Jo një të vetme komunist shqiptar mbështetën këtë themel. Ne i bëjmë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve shqiptarë, themeli i Kominternit (SE) tani për datën e 8 Nëntor 2014 për t'u përgatitur.

Ne kemi nevojë për shokë shqiptarë të cilët përkthejnë tekstet tona në gjuhën shqipe. Komunistët shqiptarë duhet të jenë të bindur për domosdoshmërinë e bashkimit të Internacionales Komuniste.

INTERNACIONALJA (SHQIP)

 

 

 

 

 

Algjerian Website

 

i Kominternit (SE) ...

 

60 Vite më parë
1 nëntor 1954 - 1 nëntor 2014

 

Fitorja e
Lufta çlirimtare algjerian
1954 - 1962

 

ENVER HOXHA 1954

 

TELEGRAM
KONGRESIT TË 1- RË TË FRONTIT TE ÇLIRIMIT
KOMBETAR TË ALGJERISË

Algjer
19 prill 1964

 

 

 

 

 

Rroftë 106 Ditëlindja e shokut Enver Hoxhën tonë!

 

 

16 tetor 1908 - 16 tetor 2014

 

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së pavdekshme të udhëheqësit legjendar të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha!

 

 

ENVER HOXHA

"Baraka e Nushajve"

http://www.enver-hoxha.net/content/content_shqip/faqja_kryesore.htm

[ faleminderit shumë ]

 

Arkivi: Rroftë 105 Ditëlindja e shokut Enver Hoxhën tonë!

 

 

 

T I T A N I--- ENVER HOXHA !

( me rastin e 106 vjetorit te lindjes se Tij )

 

Sot nè ditèn e 16-te tè Tetorit te vitit 1908 u lind nje nga burrat me te medhenj historik teKombit shqiptar ENVER HOXHA !
Per Enver Hoxhen eshte folur dhe shkruar shume si nga miqte dashamiresit patriotet e vertete dhe mbare komunistet e botes- ashtu edhe nga armiqte reaksioni ballisto-zogistet dhe gjithe reaksioni me ish klasat e tyre te permbysura .
Tè analizosh Enver Hoxhen duhet nje mendje titanike si mendja e tij- gjè qè une nuk e marr dot guximin pèr ta bèrè kètè gje, veçse duhet theksuar se ENVERI - ishte pèrfaqesues i nje epoke te tere historike neper te cilen kaloi populli yne
Natyrisht, gjithkush mund të thotë se ne arsyetimet e tij ka të drejtën.Po kjo eshte e vertete sepse Enveri tashme shikohet nga prizmi klasor. Klasat e pèrmbysura qe humben privilegjet- pashalleqt, pasurine dhe florinjte e mbledhur nga shfrytezimi i popullit, ata qe pergatiten pushtimin fashist dhe qe e mirepriten duke bashkepunuar me tè- deomos kane tè drejte tè flasin kundra- sepse populli i rrezoi nga pushteti i tyre gjakepires..... Ashtu sikurse kane te drejte dhe gjithe ajo mase e madhe e popullit qe nen udheheqien e Tij luftuan per clirimin Kombetar e shoqeror qe permbysen skllaverine e njeriut nga njeriu dhe qe projektuan Shqipèrine e re. Pra kriter vleresimi i figures se tij eshte kriteri klasor.
PO MIRË ... A MUND TÈ KETË DY TË VËRTETA...?
Cili është kriteri që do ta vlerësonte drejt këtë figurë; -cila është metoda e analizës komplekse që të çon në një mendim të saktë për vlerësimin e tij ? Unë, mendoj se analiza me e saktë bëhet atëherë kur jo vetëm e studiojmë atë në epokën në të cilën luftoi e punoi por dhe sa bëri në këtë epokë.
Kjo, kërkon një kujdes të madh , një vëmendje të veçantë, sepse Enver Hoxha e shtriu veprimtarinë e tij për një periudhe gati gjysmë shekullore.
PO....KUSH ISH ENVER HOXHA ?
Nuk po ndalem në të dhënat biografike, sepse, ato tashmë njihen si nga miqtë ashtu dhe nga kundërshtarët, por dua të theksoj se ENVERI ishte produkt i kohës se mbartur me shtypje e shfrytëzim, me luftëra grabitqare dhe çlirimtare....me dëshira të popujve për liri e pavarësi , si dhe me ëndrrat për një botë të re...... e mbartur me revolucione dhe kundërrevolucione....me dëshira për t´u vëllazëruar popujt, si dhe me ëndrra të reja për skllavërimet e vjetra me dëshirën e atyre qe jetonin mbi tokë...por qe nuk kishin tokë...me nderën e atyre qe vdisnin pa e çuar deri në fund ëndrrën që ngrinin grushtin "migjenian" lart për të goditur dhe malin....por që nuk kishin fuqinë e popullit ne vete duart e tyre.
Në këto rrethana të caktuara historike lindi Enveri.....por dhe nëse nuk do të ish Ai....sigurisht do të lindte një "Enver" tjetër një produkt i urrejtjes popullore i dëshirës për një Shqipëri të lirë e sovrane.
Pse a nuk ka dëshmuar historia këtë gjë nder shekuj?!
Pak prijës legjendarë dhe burra të urtë e të mençur ka pasur Shqipëria ?
- E veçanta në këtë rast qëndron në faktin se te ENVERI..... u bashkua NË NJË TË VETME MENDIMI KOMUNIST ME ATË ATDHETAR.
Në momentet me historike e sidomos me pushtimin fashist të vendit ishte merita e Tij ( i cili, si dikur Gjergj Kastrioti bashkoi princat principatat e përçara ), të bënte bashkimin e gjithë komunistëve shqiptare te ndare aso kohe ne grupe e fraksione te ndryshme dhe të formonte Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila ishte dhe dhe u be me vone organizatorja frymëzuesja dhe drejtuesja e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe që e çoi popullin tonë drejt fitores përfundimtare .
-Ai, më shumë se kushdo e kuptoi se kjo luftë nuk do të ish lufte e komunistëve, por e gjithë popullit, sepse në zjarrin e luftës popullore armiqtë kurdoherë kanë lëne kokën dhe se uniteti popullor kish dhe merrte një rëndësi te jashtëzakonshme ne kete periudhe historike qe po kalonte Shqiperia e pushtuar nga fashistet .
Konferenca e Pezës ishte vepër e PKSH...por dhe dëshirë e popullit.
-Prandaj dhe shqiptarët u hodhën në luftë" PA DALLIM FEJE KRAHINE E IDEJE "duke u bërë thirrje ne rradhe te pare popullit por dhe patriotëve dhe nacionalistëve te vërtetë te bashkonin armët kundër okupatorit per clirimin e Atedheut..
-Sigurisht, një pjesë e nacionalistëve ashtu vepruan u bashkuan ne frontin nacionalist antifashist por ata ishin te paket....pjesa tjeter e ketyre pseudonacionalisteve e kishin të vështirë të shkëputeshin nga klasa që i rriti, nga bajraqet e vjetra dhe ëndrrat që nën pushtimin fashist të ringrinin bajraqet e reja.
Shumëkush u gënjye nga parullat e fashizmit "Për Shqipërinë Etnike" vecanerisht ajo pjese matane kufinjeve te Shqiperise qe kishin perjetuar shtypjen mizore te shovinizmit serbo-maqedonas e malazes sikurse edhe nje pjese e popullates shqiptare camerise qe kish perjetuar barbarizmat e andarteve greke, të cilën ata dhe e realizuan ( fashizmi).... por fashizmi nuk bëri gjë tjetër veç ndërroi okupatorin dhe jo okupacionin. Prandaj në këtë kontekst PKSH...dhe vetë Enver Hoxha luftuan për te qartësuar popullin dhe te punonin me elementet e gënjyer nga fashizmi .
Lufta e jone nacional -clirimtare , fitorja mbi fashizmin dhe clirimi i Atdheut nga bisha nazi- fashiste, eshte veper ne rradhe te pare e popullit shqiptar e PkSh-se dhe Komandantit Enver Hoxha.
Populli shqiptar i dha kesaj lufte 28.mije deshmore te cilet ndrisin ne alltarin e lirise si YJE TE PASHUAR.Ata kane qene ,ngelen e do te jene krenaria jone kombetare.
Nje akt i madherishem me permasa internacionaliste qe tregon dashurine per popujt, respektin reciprok dhe deshiren per fqinjesine e mire eshte edhe ndihma qe dhe ushtria jone nacional-clirimtare per clirimin e popujve jugosllave duke i ndjekur uzurpatoret deri ne Vishegrad Me kete akt ne deshironim tu tregonim botes dhe fqinjeve se Shqiperia deshiron te jetoje ne fqinjesi te mire duke larguar njehere pergjithmone urrejtjen nacionale orekset shoviniste ..dhe tashme ne kete epoke te re pat ardhe koha qe popujt te jetonin si vellezer.
Ky qendrim ka qene nga ana e Enver Hoxhes dhe PKSH-se nje qendrim i drejte ne perputhje me mesimet e M-L .
Por, vendit tonë një armik tjetër akoma po i paraqitej...i heshtur pa u ndier i fshehur me petkat "komuniste"...ishte pikërisht TITUA....i cili ëndërronte qe dhe vete Shqipërinë ta kthente ne republike te shtate te saj.
Është meritë e jashtëzakonshme dhe një përpjekje titanike e PKSH...dhe Enver Hoxhës që jo vetëm shmangu ndërhyrjen në punët e brendshme të Jugosllavisë në punët tona...por dhe evitoi dhe ndërhyrjen e armatosur....ashtu sikurse bëri dhe me "aleatët anglezë" që kërkonin të zbarkonin ne bregdetin e Jonit.
Sot , gjenden "analistë"...pseudo-historianë dhe udbashë këndej dhe matanë kufirit të cilët e akuzojnë Enverin se Ai nuk bëri shumë për Kosovën.
E kundërta qëndron; -Enveri ngeli deri në vdekje një komunist i vendosur gjer ne vdekje, atdhetar i përmasave të mëdha që në çdo kohë mendjen e kishte te Kosova. Si gjate Luftës Nacional Çlirimtare ashtu dhe në konferencën e Bujanit; çështja e Kosovës u ngrit me të madhe. Titoja premtonte këtë gjë mbas luftës se , lufta e përbashkët do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë dhe çështjet nacionale, -por në fakt ai gënjeu dhe jo vetëm kaq; por Titoja mendonte si të bënte republikë të shtatë edhe vetë Shqipërinë .
Enveri me Titon u prish për dy çështje madhore:
për Kosovën dhe për tradhtinë e LKJ-se ..se Titos .
Ne te dy pikat Enveri kish te drejte : a ) Kosoven Titoja kerkonte ta mbante, bile ai enderronte edhe per me teper duke dasht te krijonte nje " Konfederate Ballkanike"....
-Është tashmë i njohur fjalimi i tij historik ne mbledhjen e 81 Partive komuniste në Moskë 1960....ku nga vetë tribuna e organizatoreve e denoncoi këtë tradhti, që fshihte jo vetëm tradhti ideali....por dhe që paralajmëronte se përbënte një rrezik katastrofal për paqen ne botë.. dhe për popujt liridashës. Ndersa perballjet tona, dyshimet tona ne " sinqeritetin komunist" te titisteve vertetuan ate cka edhe Informbyroja me 1948 e denoi ashper rrugen e Titos duke e cilesuar vijen e tij si nje vije antimarksite e revizioniste qe ish lidhe kembe e koke me imperializmin englez e amerikan duke luajtur keshtu rolin e nje " kali Troje" ne levizjen komuniste e punetore.
Enver Hoxha dukeqene nje besnik i Marksizem - Leninizmit njekohesisht ishte i papajtueshem me revizionizmin dhe oportunizmin e c'do ngjyre( pervec te kuqes qe revizionistet e oportunistet nuk e kane -sepse eshte pikerisht kjo ngjyre qe u mungon) keshtu psh jane te njohura qendrimet e PPShe-se dhe Enver Hoxhes kunder revizionizmit modern Hrushovian- kunder qendrimeve te hapura kapitulluese e ne sherbim direkt te borgjezise nga ana e " Euro-komunisteve" kryesisht te Evropes perndimore ; apo te atyre te " Maocedun- idese"( Teoria e " tre boteve" te Mao Ce Dunit) si nje teori e praktike kapitaliste qe synon ta bente Kinen si nje superfuqi imperialiste ( gje qe ne fakt eshte bere )
Enveri ishte sa i dashur me njerëzit aq dhe i rrepte me armiqtë e brendshem e te jashtem.
Jane te njohura qendrimet e PKSH-se( PPSH-se) dhe te Enver Hoxhes ne Konferencen e Parisit ku nga tribuna e kesaj konference deklaroi kjarte e prerazi se ....Populli shqiptar nuk e kish derguar atje( ne Paris) delegacionin e vet per te dhene llogari- por per tu kerkuar llogari atyre qe e paten demtuar kaq shume kete popull ""
Enver Hoxha ishte i papajtueshem me ata qe vepronin ne kundershtim me interesat kombetare apo qe shiteshin te imperialistet e revizionistet e ndryshem.Nje nder kapitullantet e pare qe u zhyt kembe e koke ne sherbim te Titos, ishte Koci Xoxeja e cili pergatiti platformen e shitjes se Shqiperise te Jugosllavia, sikurse ishte merite personale e Enver Hoxhes denoncimi i ketij renegati dhe denimi i merituar apo dhe grupeve sabotatore e puciste te mevoneshme deri te ajo e M.Shehut ( J.Withers : Po Mehmet Shehu ka qene ne sherbimi tone)
Enver Hoxha ne rradhe te pare ishtenjë demokrat i përmasave të mëdha
Ai ulej kembekryq ne popull.Ai conte ne kembe nje Shqiperi te tere kur vinte puna ne mbrojtje te lirise pavaresise dhe sovranitetit kombetar.
Por a ishte Enver Hoxha diktator ? !! Po Enveri ishte diktator - Ai ishte dhe ngeli perfaqesuesi me ne ze i diktatures se proletariatit.Por me ke dhe kunder kujt ishte diktator ? Keshtu shtrohet ceshtja.
Enveri ishte diktator kunder armiqve te brendshem e te jashtem - kunder bandave te armatosura qe na vinin nga toka - ajeri e deti kunder atyre qe "duartrokisnin" por qe ne menyre tinezare pergatisnin invadimin e vendit nga imperialistet amerikane apo social imperialistet sovjetike( te asaj kohe).
Enver Hoxha pervecse ishte nje Marksist - leninist i madh po aq ishte edhe nje demokrat i madh.Ai qysh ne fillim hodhi tezen e nje regjimi demoktatik popullor si forma e pare embrionale e mardhenieve socialiste qe do te pasonin me vone .Ishte vete populli shqiptar ai qe vendosi fatin e vet me 11 janar 1946 duke e cilesuar Shqiperine si Republike Popullore Vete nocioni" Republike popullore "shpreh ne thelb formen dhe permbajtjen demokratike te shtetit.Sot nuk eshte e rastesishme qe kasta e re, bejleret dhe agallaret e rinj, kulakeria e vjeter dhe e re, borgjezet e dhjamosur me komca te pantallonave keputur, e kene hequr nocionin" popullore"- sepse ata s'jene me per popullin ata tremben dhe kane frike nga populli.Sot nuk ka me ushtri popullore sepse ushtia jone eshte mish per top per "Naton " ne Irak e Afganistan nen petkun" paqeruajtes".Nuk ka me polici popullore sepse policet e sotem jane hallke dhe shkop dajaku mbi kurrizin e popullit.
Enveri, asnjëherë nuk i lejoi vetes privilegje mbretërore ( si këta palaçot dhe klounët e sotëm te cilet vjedhin , te rrjepin dhe me vone dalin neper mitingje me "am-tame" e buje te madhe duke u betuar se do punojne e do bejne shume per popullin).
Ai ishte modest- ashtu sikurse eshte vete e verteta...si vete populli qe e lindi dhe e rriti..
Enver Hoxha, asnjëherë nuk e ngriti dorën kundër popullit sikurse bejne kriminelët e sotëm të cilët burgosin, plagosin e vrasin; - të hedhin në erë në mes të natës....dhe të mbajnë fjalimin funeralit në mes të ditës.
Ai, kurrë nuk e ngriti ushtrinë kundër popullit të vet, sikurse u veprua më 1997-tën...- perkundrazi kishte nje popull te tere te armatosur qe mbronte fitoret e veta- ndersa sot ka nje shtet te armatosur qe mbron pasurite e veta
Po të ishte gjallë ai burrë, flake e zjarr do kish marre gjithë Shqipëria dhe kudo të gjithë shqiptarët ne trojet tona!
Jo më kot ai deklaronte...:
Mos luani me shqiptarin se, po u nxeh shqiptari, merr flake e zjarr edhe sterralli....!
Nuk ka moment të kthesave historike ku Enver Hoxha të mos këtë thënë fjalën dhe të vepronte me vendosmëri të rrallë.
Ai, ishte mishërimi i një njeriu largpamës qe projektonte dhe ecte më shpejt se vetë epoka.
Enveri, nuk ishte vetëm një atdhetar i zjarrtë, por dhe një dashamirës i popujve, një internacionalist i kalibrit te madh.
Ai, kudo dhe kurdoherë është vlerësuar për qëndrimet e veta internacionaliste në mbështetje të popujve liridashës dhe forcave progresiste kudo në botë.
Enveri, ishte një Marksist-Leninist i shquar me përmasa të jashtëzakonshme.
-Nga thellësia e mendimit i ngjan Marksit Engelsit Leninit e Stalinit..., nga aktiviteti revolucionar..., i ngjan vetëm Enver Hoxhës dhe popullit të tij.
Sot, reaksioni më i zi është ngritur në këmbë pas uzurpimit të pushtetit nga tradhtia e renegatit Ramiz Alisë dhe bandës se tij....; -kulakët e vjetër ballistë-zogistët; -diversantët e djeshëm me kufje në vesh , dhe ata të rinj që bredhin me bomba Tiranës ; janë ngritur si gjelat mbi pleh dhe kakarisin kundër tij.
Mirë bëjnë! -Kjo tregon lartësinë e piedestalit mbi të cilën Enveri ngrihet.
Do të ishte mëkat i madh dhe një zhgënjim për popullin nëse këta lloj plehrash do ta mburrnin Dhe nëse do të ndodhte kështu, Enveri nuk do të ishte i yni...
Atë e do populli i tij, njerzit e ndershem kudoqofshin patriotët e mëdhenj në të katër anët e trojeve tona.....
.Ja pese populli i ka dashur shqiponjat, -sepse, AI ISHTE NJË SHQIPONJË MALI NË FLUTURIM.
QENTË LE TË LEHIN, KARVANI YNË SHKON PËRPARA....!
LAVDI PËRJETË VEPRËS SË LEGJENDËS SHQIPTARE ENVER HOXHËS !

LAVDI JETES DHE VEPRES SE ENVER HOXHES..
SHOKU ENVER HOXHA JETON I PAVDESHEM NE GJIRIN E POPULLIT TONE!
SHOKU ENVER HOXHA ESHTE FLAMURI I REVOLUCIONIT BOTERORE!
LAVDI VEPRES SE TIJ TE PAVDEKSHME REVOLUCIONARE!

 

Blerta Sona

 

Te dashur shoke, miq dashamires, e te gjithe popullit Shqipetare.
Ju falenderoi dhe ju pershendes nga zemra, per urimet qe me dergoni per ditelindjen, te heroit tone kombetare.!
Kjo eshte nje dite e veçante ne historine e vendit tone.!
Dita e 16 Tetorit 1908 eshte dita e lindjes se udheheqesit, historik njekohesisht dhe dita, e lindjes se shtetit Shqipetare dhe pamvaresia dhe krenaria, prestigji dhe autoriteti nderkombetare ne historine e saje.
Te dashur shoke vellezer e motra edhe njehere ju pershendes perzemersisht dhe ju uroj dhe juve e gjithe popullit te ndershem Shqipetare lumturi dhe begati, dhe permbushjen e aspiratave te çmuara qe na la amanet udheheqesi i dashur i kombit tone..

************************************


Sa shumë vitet, kohërat, për ku vrapojnë?!
Sa mirë, urtësisht, me ne kohërat kuvendojnë!
Se historinë, që shkruajnë, shekujve nëpër mote;
S’mund ta shlyejë, as tërë çmenduria e kësaj bote!
Në vrapim kohërat, ato rendin herë për herë;
Si Piramidën e Keopsit, mrekullie e kohës;
Ngriten kohërat si flamur, emrin tënd, o Enver;
Se ra jeta buzë greminës, thua se erdhi fund i botës!
Valëvitet nëpër shekuj, sa here rrezet i lëshon Diellit;
Urtësi e mendjes Tënde, në tramundana, fllad i prillit!
S’mund ta vrasin të zezat stinë, Diellin që na ndrin;
Midis reve, në kupë të qiellit, ndrin Enveri, me lavdinë!
Nëpër ujëra si të Valbonës, rrjedh mendimi Yt kristal;
Përmbi bjeshkë, prap Ti ngrihesh, porsi mali përmbi mal!
Rendin kohërat bashkë me Ty, je për toTi, urtësia, madhështia;
Të rejat kohëra sapo lindin, të gjëjnë Ty tek pavdekësia!
Emrin Tënd kohërat e mbajnë, se ua fale urtësinë;
Nëpër netë edhe shqota, në zemer fute Shqiperinë!
Rrafsh me popull Ti u ule, hallet qave, rrugën ia tregove;
Si Skenderi, për Atdhe bëre bashkim, Kombin e shpetove!
Sa ishe midis neshë, as çakalli, as hiena s’na kafshoi;
Se shpata jote në krah të lavdisë, ditë – netët ua shkurtoi!
Sot ka mbirë ligësia, poshtërsia e, tradhëtia po hedh valle;
Vajtojnë malet, se pa zot Shqiperia, rënë ka, gjëmë e madhe!
Flamuri Yt me yll, si fitimtar më s’valon, nuk duket asgjëkundi!
Shqipja, si jetime mbetur ka, porsi sorrë në atë fushë gjaku;
E përdhosin, shpërfytyrojnë, ca “shtetarë” me surrat majmuni;
Na zhvaten, dogjen, vranë e prenë, na i mbollën ferrat tek pragu!
Sa shumë të thërrasin kohërat Ty, o Dielli ynë, o Enver!
S’është mësuar kurr shqiptari, që t’i shesë liri, as nder!
Ti na mësove, o Enver, se më shumë se, edhe jeta;
Vlen liria, mëmëdheu, nderi, krenaria, e verteta!
Pa Ty kohërat shurdh - memece, prapa rendin, s’dinë ku mbyten;
Në ballë të paten, flamur Ty, me ligësitë ato u përfyten!
Serish të thërrasin kohërat, Ty shpetimtarin, kryelavdinë;
Të na i shpetosh Ti, emrin edhe nderin, se të dyja na i nxinë!
Kur flisje me zë burri për lirinë, shpresë, besim, për njerëzinë!
Se zëri Yt e dridhte tokën, ndizte zemrat, me miliona për lirinë.
Ende sot gjemon ai zë, e përcjellin shekujt si amanet;
Është kushtrim e, për bashkim, zëri Yt, sërisht na thërret!
Sa shumë kohërat venitur, si të vdekura, pa zërin Tënd!
Popujt ngelë kanë si jetimë, Ty t’kerkojnë në çdo vend.
Sa shumë vlerat po të rriten, në këtë botën e pashpresë!
Njerëzimit, sa shumë i duhesh, që historia të marrë kthesë!
Sa herë të vijë tetori Yt, gjashtëmbëdhjeta, e Jotja datë;
Do t’na i ndezi zemrat prush e, Atdheut gjoksin, flakë!
Do t’i ngrohë prushi motet, flaka jote, kohërat do t’i ndrijë;
Urtësia Jote, diell për kohërat, n’ballë të shekujve do të prijë!
Prap flamuri Yt do të valvitet e, ylli Yt i fitimtarit do të rritet;
Bashkë me shqipen edhe gjakun, emri Yt iu bashkangjitet!
Kombi Ty nuk të harron, rrojnë kohërat dhe, Tetori Yt rron;
Përmbi netë e pabesi, nëpër kohëra, emri Yt dritë vezullon!
Do të rrojë emri Yt, Enver, se Shqiperia quhet e, Enver Hoxhës!
Ti ia fale emrin, zemren Tënde epokës, ajo quhet, Enverjane!
Ti çfarë pate më të mirën, ia fale kombit edhe kohës;
Rrojnë Atdheu, zemra e Kombit, rron dhe zemra Jote vigane!

 

 

 

DISKUTIM NE EMER TE K.Q.P.K.SH.-se MBAJTUR NE TAKIMIN NDERKOMBETAR
TE PARTIVE KOMUNISTE E PUNETORE.

 

Simbad Marinari-Bruxeles-02.10.2014


Te dashur shoke !
Me lejoni qe ne emer te PKSH-se Komitetit te saj Qendror dhe gjithe Partise t'ju dergojme pershendetjet tona te sinqerta M-L dhe te falenderojme organizatorèt e ketij takimi !
Mbledhje e takime te tilla te nivelit nderkombetar jane te domosdoshme jo vetem per koordinimin e veprimtarive politike te partive por edhe per njohijen ecurine dhe qendrimet qe mbahen mbi baza te M-L.
Kjo eshte nje domosdoshmeri ,sepse pa patur nje vije te drejte, mbeshtetur ne bazat teorike e praktike te Marksizem – Leninizmit, pa u mbeshtetur fort ne keto parime ,atehere edhe lufta e perpjekjet tona nuk do te jene ne ate lartesi dhe ti pergjigjen kerkesave te kohes.
Bashkimi i sotem Evropian, si qellim thelbesor nuk ka demokracine dhe as lirine e popujve, perkundrazi, ai si nje organizem politik- ekonomik e ushtarak qe ka si qellim skllaverimin e popujve, sundimin e imperializmit ne forme kontinentale per te siguruar interesat e veta jetike.Gjithashtu eshte lehte te kuptohet se ky bashkim behet njekohesisht edhe per te konkuruar ndare e rindare zonat e ifluences. Keto jane tipare te imperializmit qe sikurse i ka pat analizuar V.I.Lenini edhe sot gati nje shekull me vone nuk e kane nderruar natyren e tij.
Ç'fare duhet te bejne partite komuniste dhe proletariati evropian perballe kesaj manovre djallezore te imperializmit ?A nuk ka ardhur koha qe edhe proletariati i Evropes ashtu sikurse beri borgjezia te jete me i organizuar me i drejtuar dhe me i forte se me pare ?
Fakti qe imperializmi eshte burim krizash luftrash dhe agresionesh e sidomos kriza e fundit qe per nga intesiteti e permasat tronditi gjithe Evropen duhej te kish bere qe proletariati evropian me flamurin e kuq te zbriste ne fushen e betejes .
Momente te tilla te krizave te medha tregojne paaftesine e oligarkise sunduese per te ecur perpara dhe zgjidhur situaten- por kjo nga ana tjeter tregon edhe gatishmerine e proletariatit per ta rrembyer pushtetin dhe vendosur diktaturen e proletariatit.
Pse nuk ndodhi keshtu ?
Duhet te jemi realiste. Sot per sot levizja komuniste ne bote e sidomos ne Evrope, nuk eshte ne ate stad e nivel qe ti pergjigjet hovit revolucionar te masave te revoltuara qe te jene ne balle te situates, perkundrazi shume parti rrijne ne bisht te tyre.
Ne kuadrin e 100 vjetorit te luftes se pare boterore e pasojave te saj mos valle Partite Komuniste duhet te bejne te njejtin gabim te “ Internacionales se dyte komuniste” e cila ne fakt i sherbeu aq shume luftes dhe imperializmit ??!! Levizja komuniste evropiane sot nuk ka nevoje per Kautck e Bernshtajn te rinj ,sikurse nuk kane nevoje as dhe per Trockiste, eurokomuniste Toliatiste Titiste ,Maoiste e anarkiste te ç'do lloji te cilet tundin fort flamurin e rreckosur te revizionizmit duke e sabotuar levizjet revolucionare ne emer te socializmit dhe komunizmit.
Sabotimi qe ju be socializmit nga Titoja-Hrushovi-Brezhnjevi, renia e socializmit ne shume vende ku ai pat triumfuar, natyrisht qe ishte nje goditje e rende si per fatet e vete ketyre popujve ,por ashtu edhe per proletariatin nderkombetar. Renia e socializmit ne keto vende ishte edhe nje goditje jo vetem e partive komuniste te ketyre vendeve por edhe per gjithe partite komuniste ne bote.
Shkaqet e renies se socializmit ne keto vende e sidomos anatomine e revizionizmit modern ne pushtet , rrezikshmerine qe paraqet ai ne levizjen komuniste nderkombetare e ka bere shoku Enver Hoxha sikurse me nje principialitet te pashembullt bazuar ne idete e Marksit -Leninit e Stalinit ka afirmuar edhe nje here natyren e revizionizmit si “ kale troje ne levizjen komuniste e punetore”
Por revizionizmi modern eshte bashkeudhetar i vazhdueshem qe shkon krah per krah me imperializmin, bile ne momente krizash ai i vjen ne ndihme. Kete beri edhe Ramiz Alia mbas vdekjes se sh.Enver Hoxha, ai e asfiksoi partine ja hoqi shpirtin revolucionar duke perdorur parulla te majta e ultra te majta, duke luftuar burokratizmin e teknokratizmin me metoda burokratike, puna shkoi deri aty sa i hapi dyert e partise per kedo duke e shkaterruar partine edhe nga pikepamja organizative. Fakti qe ne kongresin e saj te 10-te Partia e punes u shndrua paqesisht ne parti socialiste kish marre me pare “ bekimin e imperializmit” dhe gjithe llumit tjeter revizionist.
Sot flitet shume deri ne ekzaltim per ide marksiste- leniniste.Ka shume parti qe ato edhe pse jane ne formimin e tyre apo drejt konsolidimit perseri jane te pakjarta.Nuk mund te deklarohesh i tille nese i pranon te gjithe qe nga Marksi -Engelsi -Lenin- Stalini E.Hoxha e deri te renegate te tille si Hrushovi-Brezhnievi Titoja-Gorbacovi . Ka nje paqartesi te madhe ne shume parti Komuniste, per rolin e Mao-Ce Dunit ne levizjen komuniste. Ne komunistet shqiptare i permbahemi tezes se shokut Enver Hoxha se Mao Ce Duni ishte nje udheheqes i madh i popullit kinez, nje luftetar i denje dhe nje organizator i zjarrte qe e çoi luften e popullit kinez dhe e kurorezoi me fitore.Ai kish botekuptim te gjere filozofik, i pelqente filozofia marksiste, por qe luhatej shume deri ne gabime te medha e parimore. Teoria e tije “ Tre boteve” eshte thellesisht antimarksiste dhe vete “ maocedun idea” nje filozofi qe me apo pa dashje e saboton levizjen komuniste dhe vete revolucionin proletar . Te kuptosh ne thelb rolin e oportunizmit Maoist duhet studjuar ne thelb e me kujdes baza teorike e “ Maocedun- idese” dhe me shume akoma per te kuptuar kritiken kunder tij duhet studjuar vepra “ imperializmi dhe revolucioni” si dhe ditari politik i sh.Enver Hoxha “ Shenime per Kinen” .
Pa luftuar revizionizmin modern ne levizjen komuniste dhe ate puntore- nuk mund te luftohet me sukses imperializmi.
Né tè njejtèn mènyre mund te ndalemi edhe ne rolin e figures se J.Stalinit . Ai si bashkeluftetar i V.I.Leninit dhe shok armesh gjate revolucionit ndoqi me besnikeri vijen e drejte M-L te PKB te B.Sovjetik çoi perpara jo vetem fitoret e revolucionit socialist por perballoi me ushtrine e kuqe nje nga sulmet me te egra te nazisteve dhe mortajes hitleriane.Pa principialitetin e tij pa rolin e partise komuniste te B:Sovjetik te asaj kohe, pa ushtrine e kuqe dhe pa luften mbare popullore te popujve evropiane s'do te ish çudi qe edhe sot ne krye te shume shteteve te Evropes te kishim qeveri kuislinge qe te flisnin gjermanisht.
Prandaj kush deningron figuren e tij ai bashkohet ne korin e anti komunizmit te udhehequr nga imperialistet ne pergjithesi dhe sidomosEuro-Atllantik ne veçanti .Ç'fare kerkojne me teper B.Evropian dhe Amerika ? Kerkojne denimin e krimeve te komunizmit !
Aktualisht ne levizjen komuniste ka parti qe e etiketojne vehten komuniste por kur u permend revolucionin socialist dhe kryengritjen e armatosur si mjeti kryesor per marrjen e pushtetit dhe vendosjen e diktatures se proletariatit, tulaten, struken dhe me shume i anojne faktit te reformizmit parlamentar marrjes se pushtetit ne forme paqesore etj. Rruga paqesore e marrjes se pushtetit eshte e do te ngelet vetèm njè ilizion dhe te shpresosh ne kete do te ish e njejte te shpresojme se nje dite edhe vete Papa i Romes do luftoje per socializem e komunizem.
Deri tani teoria dhe praktika e revolucionit ka deshmuar dhe deshmon se te gjitha shndrimet e medha ekonomiko -shoqerore jane bere nepermjet kryengritjeve te armatosura.Pse do trembemi ? Edhe vete borgjezia kur shembi rendin feudal a nuk erdhi nepermjet revolucioneve borgjeze ?
Ne levizjen komuniste sidomos ne Partite komuniste nuk mjafton te deklarosh se “ne jemi Marksiste- leniniste” sikurse nuk mjafton as te vendosesh Leninin ne jaken e xhaketes.Te jesh komunist revolucionar do te thote te jesh i pergatitur jo vetem teorikisht por edhe te jesh i tille ne veprimtarine konkrete ne situata konkrete.
Nese do te shikonim panoramen e Sirise ka patur shume parti qe radhiteshin ne krah te Assadit duke denuar nderhyrjen imperialiste amerikane ne punet e brendeshme te Sirise, bile edhe vete Partia komuniste siriane mbante anen e Assadit i cili me sukses luante rolin e antiimperialistit te flakte.Kete qendrim e mbeshteti Kina , Rusia ,Korea e Veriut e disa vende te tjera.Po ne interes te kujt ? A mundet qe partite komuniste te bien ne kurthe te tilla duke mbeshtetur nje imperializem per te luftuar tjetrin ?!! Natyrisht forcat revolucionare partite komunsite dhe forcat e tjera progresiste ne bote e mbrojten popullin sirian dhe luftuan ç'do nderhyrje ne punet e brendeshme te Sirise duke u bere thirrje qe populli sirian te shikonte ne radhe te pare unitetin e vete kombetar duke eleminuar gjakederdhjen vellavrasese per interesa te imperializmit te kujdo ngjyre qofte ai.
Gjakederdhja me permasa apokaliptike duhet te shqetesonte gjithe levizjen nderkombetare dhe jo lufte me deklarata. Partia komuniste siriane aty ra ne pozita jo te drejta.Ajo duhet ti bente thirrje popullit per unitet kombetar te zbriste ne fushen e betejes dhe luften civile ta kthente ne levizje dhe interes te revolucionit per permbysjen e regjimit despotik, sikurse ti bente te qarta gjithe popullit sirian per natyren e imperializmit amerikan i cili eshte vete terroristi me i madh i popujve dhe se perpjekjet e ketij imperializmi nuk ishin ne interes te Sirise, te paqes dhe prosperitetit por thjeshte rivalitet midis Rusise dhe USA-s
I njejti fenomen por me nuanca te tjera ndodhi e vazhdon edhe ne Ukraine . Forca te ndryshme separatiste nen masken e se drejtes se vetevendosjes se popujve krijuan konflikt te armatosur ku ne fakt mbrapa ketij konflikti jane interesa ekonomike te imperializmit Evropian si dhe atij rus .Çeshtja eshte se problemet nacionale tani po perdoren dhe luhen me sukses nga imperializmi. Ata destabilizojne deri ne faza tragjike, pastaj nderhyjne “ per te stabilizuar” ne emer te paqes. Bashkimi Evropian ka interesat e veta prandaj kur presidenti Putin deklaroi se do ti mbyllte rubinetat Ukraines- …. imperialistet evropiane vrapuan ta ndihmonin duke premtuar nje pakete ndihmash urgjente per Ukrainen dhe njekohesisht duke kercenuar sanksione e kufizime te ndihmave ndaj Rusise. Ruajtja e sovranitetit te nje vendi lufta kunder nderhyrjes imperialiste natyrisht qe eshte detyre edhe e Partise komuniste por misioni i saj nuk mbaron me kaq- qellimi final i ç'do partie komuniste eshte fitorje e
socializmit dhe komunizmit ne rajon e ne bote.
Imperializmi Evropian dhe USA kane kohe qe proklamojne me te madhe” luften kunder terrorizmit”.Eshte interesant fakti se kjo lufte qe i kane shpalurr ata fillon me krizen qe i ka mberthyer .Natyrisht terrorizem dhe anarkizem ka , por qoftè terrorizmi qoftè anarkizmi stimulohen me te madhe nga vete keta xhandare nderkombetare dhe kjo” lufte” qe bejne ata eshte thjeshte nje spostim i vemendjes se popujve dhe forcave revolucionare nga problemet e medha qe shtrohen per zgjidhje.Krizat jo vetem jane burim luftrash agresive per rindarjen e botes por ato nese situaten e merr ne dore proletariati i bashkuar evropian me partite e tyre komuniste M-L çojne domosdoshmerish ne permbysjen e rendit ne fuqi. Ja perse imperializmi u fryn tam- tameve te terrorizmit duke nxitur konflikte e vatra zjarri ne rajone te cilat ata i kane studjuar dhe studjojne shume mire.
Situatat e krijuara mund te çojne edhe drejt nje lufte te trete botèrore. Ç'duhet bere te luftojme per mbrojtjen e Atdheut sikurse benin thirrje kreret e internacionales se dyte apo te parandalojme gjakederdhjen dhe ti ndalim doren imperializmit ?!! Dora imperialiste ndalet kur ne i tregojme unitetin tone- forcen tone dhe gatishmerine tone per te shkaterruar planet imperialiste dhe nese situata eshte e mundeshme keto ti kthejme dhe orjentojme drejt kryengritjeve te pergjitheshme per vendosjen nje here e pergjithmonte te diktatures se proletariatit te socializmit ne shkalle Evropiane dhe boterore.
Rrofte M-Leninizmi
Rrofshin partite komuniste te verteta M-L kudo ne bote!
Lavdi mesuesve tane te medhenj Marks- Engels-Lenin- Stalin dhe Enver Hoxha
Rrofte revolucioni socialist dhe diktatura e proletariatit !
Rrofte internacionalizmi proletar!
Bota do te jete e jona !

( Simbad Marinari-Bruxeles-02.10.2014 )

 

 

 

 

 

Ne bojë yll mbrapa aty ku ishte!

 

 

 

 

 

150 vjet më parë

Rroftë themelues i Internacionales së Parë!

Marksi dhe Engelsi

 

Fotot e Internacionales së Parë

 

Mesazh i Kominternit (SH) në dispozicion në
Shqip

ANGLISHT

Gjermanisht

Portugalisht

Frëngjisht

Spanjisht

 

website të veçantë

ANGLISHT

GJERMANISHT

RUSISHT

KINEZE

TURQISHT

SPANJISHT

FRËNGJISHT

ITALIANE

PORTUGALISË

 

 

 

 

RAPORT NE KONGRESIN E 5-TE TË PPSH

1966

III
FORCIMI I METEJSREM I PARTISE DHE I ROLIT UDHEHEQES TE SAJ

I. — Të përmirësojmë vazhdimisht përbërjen dhe shtrirjen e Partisë, të ruajmë pastërtinë

 

 

 

 

 

muzikë shqip

 

 

 

Rroftë fitoren e komunizmit në çdo vend të botës!

 

në anglisht

LISTA E TË GJITHA VENDEVE

 

Komunizmi Rroftë e gjithë bota!

 

 



muzikë revolucionare ndërkombëtare

 

website të veçantë

 

 

 

70 vjet më parë

Hitleri vrarë 18 gusht 1944


Lavdi Shoku Ernst Thalmann!

 

 

- Kryetari i Partisë Komuniste të Gjermanisë
- Anëtar i Kryesisë së Komitetit Ekzekutiv të Kominternit

 

Web faqe:
në gjermanisht
në italisht
në anglisht
në frëngjisht
në rusisht
portugalisht
në spanjisht

 

 

 

Fotoalbum

 

 

 

 

 

5 gusht 1995 - 5 gusht 2014

 

Përvjetori i 119 - të i vdekjes Friedrich Engels

website të veçantë në anglisht


website të veçantë në gjuhën gjermane

 

 

 

 

 

 

'Kontributi krijues që dha shoku Enver Hoxha në përpunimin e platformës ideologjike të Luftës Nacionalclirimtare dhe në zgjidhjen e revolucionit tonë popullor, e kanë radhitur atë midis figurave më të shquara të komunizmit ndërkombëtar, midis atyre që kanë pasuruar shumë thesarin teorik të marksizëm-leninizmit e të praktikës revolucionare botërore. (Prof. Sofokli Lazari)

 

 

 

69 fitorja paradë

 

22 qershor 1945

 

 

J. Stalini
Marshalli i Bashkimit Sovjetik
Komandanti Suprem-in-Chief 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

40 vjet

 


 

6 QERSHOR 1974
TAKIM ME DELEGACIONIN E PK
TE GJERMANISE (M-L)


Dje u takova me delegacionin e Partisë Komuniste të
Gjermanisë (m-1) të kryesuar nga kryetari i partisë, shoku
Ernst Austi. Biseda kaloi e ngrohtë. Shkëmbyem mendime
për politikën aktuale dhe për probleme ideologjike
që interesojnë të dyja partitë tona dhe lëvizjen komuniste
ndërkombëtare.

 

 

 

Mariglen Gjoka

Shqiperia shkemb e gur

 

Shqiperia shkemb e gur,
keshtu ke qene qekur,
vrite,prite per flamur,
bota hiq e tine vure.
Hasmin me dere ta prune,
ca bejler e ca barune.
C'u ngrene djemte fjatune,
ne dhemball' e prisne plume,
me dhemb'e hajen barune,
Envere nde krye vune,
me Staline ngushte u zune.

Brataj-Vlore,1950

 

AI BURRE I NDEROI BURRAT QE KANE DHENE PER SHQIPERINE


''Lotet qe derdhen keto male per Enver Hoxhen do te krijonin nje lume si Valbona, - thote Ahmet Dulo, djali i Dule Alise, qe ndodhej ne krahun e majte te shokut Enver gjate bisedes ne Dragobi, me 31 Maj 1970. E keto lote nuk thahen sa te jene keto male, se jane lote dashurie e respekti per ate burre qe i nderoi burrat qe kane dhene per Shqiperine. Kam qene ne shtepine e shokut Enver per datelindje. Na pyeti per Tropojen, per njerezit, per geshtenjen e per kumbullen e gjithcka.


Fatime Sokoli, kengetarja e mirenjohur thote:"Edhe tani me duket sikur e shoh tek perqafohet me bashkefshataret e mi ne Dragobi, sikur eshte ulur me Sadri Isufin e Dul Alise dhe kuvendon me ne. Me duket sikur me thote perseri sic me tha ne ate kuvend:"E shikoni Fatimene?" Dhe une ne ato caste plot gezim dhe dashuri kendoj kengen e asaj dite:


''Enver Hoxha Tungjatjeta,

Me ty jena sa te jete jeta!''


Dhe udheheqesi ngrihet ne kembe dhe me perqafon.

Isuf Sadiku thote:"Kujtoj ate bisede buze Valbones, kur shoku Enver u shtrua me Ali Shabanin, bashkeluftetarin e Bajram Currit afer vendit ku eshte vrare heroi. Shoku Enver iu drejtua Patriotit me keto fjale:"Ju jini nga ata atdhetare qe na kini mesuar rrugen e patriotizmit, te gjitheve na kini ushqyer me traditat e medha luftarake qe mbahen kurdohere te gjalla nga brezat e rinj te popullit shqiptar, tradita qe nuk jane shuar kurre, perkundrazi, brez pas brezi jane ruajtur e jane forcuar gjithnje e me shume, ndersa tash Partia keto i ka ngritur ne nje shkalle shume me te larte''.

... Patrioti Ali Shabani ia ktheu udheheqesit:"Fati yne eshte Partia, je Ti, Rrofsh qe i ke ba te gjitha, na e ke ba popullin te lumtur, e une, kur t'kam pa, s'kam mujt me i ndale lotet''.


Halil Bucpapaj


Marre nga ''Zeri i Popullit'', 19 prill 1985


Pershendetje revolucionare!

 

 

 

 

 

 

Hysni Kapo

 

UDHEHEQES I DASHUR I PARTISE DHE I POPULLIT

 


....Idetë dhe vepra e shokut Enver janë një shembull i gjallë i marksizëm-leninizmit në veprim, i besnikërisë e i mbrojtjes së patundur të parimeve e mësimeve themelore të marksizëm-leninizmit, i zbatimit krijues të këtyre mësimeve në kushte konkrete të Shqipërisë e të epokës së sotme, i pasurimit të tyre me eksperiencën historike të PPSH e të popullit shqiptar në luftën nacionalclirimtare, në revolucionin e në ndërtimin socialist, si dhe me eksperiencën e re të lëvizjes Komuniste e revolucionare ndërkombetare.

Eksperienca revolucionare që ka në aktivin e saj PPSH dhe që përbën kontributin e saj në thesarin e përgjithshëm të teorisë e të praktikës së revolucionit e të socializmit është pasqyruar, përgjithësuar e përpunuar në mënyrën më të plotë, më të saktë e më të thellë në veprat e në mësimet e shokut Enver Hoxha.


Hysni Kapo


(16 tetor 1968)

 

 

 

Haxhi Lleshi

 

SHOK DO TE ME KESH, BESNIK TERE JETEN, GJITHNJE ME PARTINE

 


Shoku Enver Hoxha që gjatë luftës nacional-clirimtare u shqua si politikan parimor, burrë shteti, diplomat, publicist i shkëlqyer, strateg ushtarak i talentuar dhe internacionalist i shquar.

Kujtimet e mia për shokun Enver Hoxha janë të shumta e të paharruara, sepse prej marsit 1942, kur u takuam për herë të parë e deri në ditët kur ai u nda prej nesh për të mos vdekur kurrë, na lidhi një histori e tërë, historia e revolucionit tonë që ai e udhëhoqi me aq mjeshtëri e largpamësi.

Në takimin e parë, gjëja e parë që të bie në sy është portreti fizik, pamja e jashtme e njeriut me të cilin takohesh.

Populli thotë:''Njeriu pritet nga veshja dhe përcillet nga muhabeti''. Sapo e pashë shokun Enver, më bëri përshtypje bukuria fizike, shtati i tij i lartë dhe fytyra e qeshur. Më bëri përshtypje me atë trup vigan prej burri 34 vjecar, i veshur dhe i armatosur pa bujë, i pastër dhe i qeshur. Dëgjonte i përqendruar. Kur e mori fjalën (në Konferencën e Pezës), më bëri përshtypje për njohuritë që kishte për problemet e ndryshme. Me fjalët, sjelljet dhe qendrimin e tij të lirshëm, por sidomos me kuvëndin e shtruar, ai më la menjiherë përshtypjen e një udhëheqësi largpamës. Me atë dituri, kulturë dhe logjikë marksiste-leniniste, me atë bujari dhe burrëri, fjala i kishte peshë të madhe dhe që në castet e para më bëri të tërin për vete. Unë nuk kisha pasur rastin të njihja një komunist si Ai.

Ne i përballuam të gjithë armiqtë e ngjyrave të ndryshme, sepse kishim në krye të partisë e të Shqipërisë shokun Enver Hoxha.

I kam të pashlyera në zemër e në kujtesë ato takime, ato biseda revolucionare të ngrohta e dashamirëse me shokun Enver, ato caste e ditë aq të bukura në jetën time.

Isha plotësisht dakort me të për të gjitha cështjet.

Shok do të më kesh, besnik tërë jetën, gjithnjë me Partinë -i thashë kur po ndaheshim.


Haxhi Lleshi

Ish anetar i KQ PPSH

Ish Kryetar i Kuvendit Popullor te RPSH


(Nga ''Kujtime per Enverin'')

 

 

 

Mariglen Gjoka

 

Shoku Enver Hoxha, zbatoi me besnikëri dhe i pasuroi më tej mësimet e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Veprat e Tij, ''Hrushovjanët'', ''Eurokomunizmi është antikomunizëm'', ''Imperializmi dhe revolucioni'', ''Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë'', ''Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re'', etj përbëjnë një kontribut të madh në thesarin e teorisë së marksizëm-leninizmit dhe të praktikës revolucionare të popujve përparimtarë të botës, që luftojnë kundër imperializmit, socialimperializmit dhe reaksionit botëror.


Moises Napoles


(Nga gazeta ''Komunistën'' -Organ i KQ PK të Suedisë, 27.6.1985)

 

 

 

 

70 vjet
24 - 28 Maj

1944-2014

 

 

70 vjet!

Ne do të krijojë një të dytë Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë!

 

 

Mesazh Përshëndetjeje të

Kominternit ( SE ) të Seksionit shqiptare
22 Maj . 2014



I dashur shoku Mariglen ,

shokë të dashur të Seksionit shqiptar të Kominternit ( SE ) !

Me rastin e përvjetorit të 70 të Kongresit të Parë Antifashist të Përmetit ne dërgojmë përshëndetjet tona militante. Ne festojmë së bashku me ju këtë ditë të fitores !
Ne pohojnë se ne do të luftojmë me ju sup më sup për sa kohë që shteti i korruptuar fashiste - kapitaliste dhe anti - demokratike i Shqipërisë së sotme të shkatërrohet tërësisht . Në gërmadhat e saj ju do të ri - ndërtoni me sukses shtetin e dytë Socialiste shqiptar në frymën e shokut Enver Hoxha.
I gjithë proletariatit botëror dhe populli shqiptar nuk do të harrojnë traditat e mëdha anti - fashiste shqiptare dhe heronjtë me shokun Enver Hoxha në krye .
Këtë herë , fashistët nuk na vijnë vetëm nga jashtë Shqipërisë . Këtë herë fashistët po vijnë edhe nga brenda . Ne jemi të sigurt se populli shqiptar fitimtar do të mposhti fashistët nga jashtë dhe brenda !
Të social -fashistët i hapë rrugën fashizmit . Social-fashistët i hapën rrugën fashizmit . Social-fashistët janë ata tradhtarë që socializmin e duan me fjalë, por jo me vepra. Fashizmi nuk mund të mundet pa likujdimin e social-fashistëve , revizionistëve , neo- revizionistëve dhe të gjitha rrymave të tjera oportuniste!


Kapitalizmi në Shqipëri mund të shkaterrohet vetëm në bazë të Stalinizëm-Enverizmit!

Ne së bashku do të largojmë pashmangshmërinë e restaurimit të kapitalizmit në Shqipëri dhe në të gjithë botën !

Shoku Enver Hoxha na ka mësuar dhe në praktikë u provua se historikisht fashizmi do të mundet dhe se socializmi do të triumfojë.

Rroftë Ri-ndërtimi i Shqipërisë socialiste në frymën e shokut Enver Hoxha !

Rroftë 70 vjetori i Kongresit të Përmetit!

Rroftë PPSH!

Rroftë shoku Enver Hoxha !

Rroftë revolucioni socialist në Shqipëri!

Rroftë revolucioni socialist në botë !

Rroftë Seksioni shqiptar i Kominternit ( SE ) !

Rroftë Stalinizëm - Enverizmi!

Kominterni ( SE )

Wolfgang Eggers

 

 

 

 

 

Kongresi I Antifashist Nacional-Çlirimtar zhvilloi punimet nga 24-28 maj 1944 në qytetin e çliruar të Përmetit. Ai zgjodhi Këshillin Antifashist Nacional-Çlirimtar si trupin më të lartë legjislativ dhe ekzekutiv që do të përfaqësonte sovranitetin e popullit shqiptar, si brenda dhe jashtë vendit, aprovoi Komitetin Antifashist me atributet e qeverisë së përkohshme popullore me President shokun Enver Hoxha. Kongresi hodhi themelet e shtetit të ri shqiptar të demokracisë popullore dhe vendosi t'i ndalohej Zogut kthimi në Shqipëri, të mos njihej asnjë qeveri tjetër që mund të formohej brenda ose jashtë Shqipërisë, kundër vullnetit të lirë të popullit, të anuloheshin të gjitha marrëveshjet politike dhe ekonomike që kishte lidhur qeveria e Zogut me shtetet e huaja, të vazhdohej lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhëtarëve shqiptarë deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit të demokracisë popullore në të gjithë vendin.

 

 

ENVER HOXHA

RAPORT
NE KONGRESIN I ANTIFASHIST
NACIONAL—ÇLIRIMTAR

24 maj 1944

 

 

Foto: Me 24 maj 1944 u mbajt Kongresi historik ne qytetin e Permetit i cliruar nga forcat partizane dhe i djegur 2-3 here nga okupatoret.  Ne kete kongres kishin ardhur delegate te popullit shqiptar te zgjedhur ne menyren me demokratike nga te gjith anet e Shqiperise ,nga zonat e cliruara dhe te okupuara.Per te paren here ne historine e tij pas nje lufte kaq te pergjakshme ,populli dergoi nje numer te madh delegatesh per te sanksionuar me ligj veprat e tij te pavdekshme ,per te vendosur ligjerisht pushtetin e tij demokratik dhe per te marre vendime te rendesishme ne dobi te tij  Kongresi i Permetit zgjodhi Keshillin Antifashist Nac-Cl ,organin legjislativ dhe ekzekutiv njekohesisht ,ne nje forme krejtesisht te re , te demokracise popullore,ku te dy pushtetet,ai legjislativ dhe ekzekutiv jane te bashkuar,dalin prej popullit dhe i perkasin popullit  Keshilli Antifashist Nac-Cl zgjodhi ne kongresin e Permetit edhe Komitetin Antifashist Nac-Cl,organ ekzekutiv kryesor te tij me atributet e nje qeverije provizore.  Kongresi i Permetit percaktoi vijen politike dhe ate te luftes ne rrethanat e reja historike per te forcuar edhe me shume per te zgjeruar sukseset dhe arritjen e fitoreve .  Kongresi i Permetit qe perfaqesonte vullnetin sovran te popullit krijoi organet legjislative dhe ekzekutive te shtetit te ri ,qe u ngriten me lufte dhe me gjak mbi germadhat e nje shteti te vjeter feudalo borgjez .Me lufte populli shqiptar e permbysi regjimin e vjeter dhe ne lufte ai vendosi regjimin e ri te popullit, Keshillat Nac-Cl u ben format e reja te qeverisjes se popullit.  Kongresi i Permetit hartoi dhe nje rezolucion,qe ne vendimet e tij historike thuhej:  'Te ndertohet Shqiperia e re demokratike popullore sipas vullnetit te popullit qe sot e shpreh solemnisht ne Keshillin Antifashist Nac-Cl, i cili eshte me te vertete nje pushtet popullor i dale nga lufta Nac-Cl qe po ben populli Shqiptar'  Ne deklaraten e kongresit u percaktuan vendime shume te rendesishme:  -I ndalohet Zogut hyrja ne Shqiperi me qene se ceshtja e regjimit do te vendoset nga populli ,me vullnetin e tij te lire ,te cilen e perfaqeson vetem Keshilli Antifashist Nac-Cl   -Te mos njihet asnje qeveri tjeter qe mund te formohet brenda ose jashte Shqiperise kundra vullnetit te lire te popullit shqiptar  -Rishikimi dhe prishja e te gjitha mareveshjeve ,lidhjeve ekonomike dhe politike ,qe kishte bere qeveria e Zogut ne dem te popullit shqiptar  -Te mos pranohesh asnje marrveshje ,asnje lidhje nderkombetare ,qe mund te lidhin jashte ose brenda Shqiperise klikat reaksionare ,qofte si grup politik ,qofte si qeveri.  Kongresi i Permetit u dha grusht dermues qeverive kuislinge te brendeshme dhe tentativave te reaksionit anglo -amerikan qe kerkonin te krijonin qeverira reaksionare brenda dhe jashte vendit tone per ti rrembyer popullit nga duart fitoren.  Ky kongres shenoi nje nga sukseset te te medha te luftes aAntifashiste Nac-Cl ;U be tribuna ,ku per here te pare ne Shqiperi u shfaqen lirisht mendimet dhe deshirat e popullit ,ku u morren vendime me rendesi per fatin e atdheut tone ,per zhvillimin e luftes drejt krijimit te nje te ardhme te sigurte  Ne kete jubile te kremtimit te 70 vjetorit te Kongresit te Permetit:Ne perkujtojme me respekt te thelle epopen e lavdishme te luftes Antifashiste Nac-Cl ,ku populli shqiptar nen udheheqjen e urte te PKSh me ne krye vizionarin dhe strategun e madh Enver Hoxha, luftoi me heroizem te papare duke sakrifikuar dhe bijet dhe bijat me te mira te saj qe me gjakun e tyre u vadit liria dhe pamvaresia e atdheut tone te dashur,njekohesisht do te perulemi me respekt dhe do tu jemi gjithnje mirenjohes dhe per arritjet e sukseset e medha te arritura ne epoken e socializmit drejt ndryshimeve kolosale dhe progresit te madh shoqeror  Lavdi Kongresit te Permetit !.  Lavdi Epopes se lavdishme te luftes Antifashiste Nac-Cl te udhehequr nga PKSh me ne krye komandantin Enver Hoxha!  Lavdi deshmoreve dhe heronjve te rene ne lufte dhe per ndertimin e socializmit!    Shpresa Bajraktari-ruci

 

Me 24 maj 1944 u mbajt Kongresi historik ne qytetin e Permetit

 

i cliruar nga forcat partizane dhe i djegur 2-3 here nga okupatoret.


Ne kete kongres kishin ardhur delegate te popullit shqiptar te zgjedhur ne menyren me demokratike nga te gjith anet e Shqiperise ,nga zonat e cliruara dhe te okupuara.Per te paren here ne historine e tij pas nje lufte kaq te pergjakshme ,populli dergoi nje numer te madh delegatesh per te sanksionuar me ligj veprat e tij te pavdekshme ,per te vendosur ligjerisht pushtetin e tij demokratik dhe per te marre vendime te rendesishme ne dobi te tij
Kongresi i Permetit zgjodhi Keshillin Antifashist Nac-Cl ,organin legjislativ dhe ekzekutiv njekohesisht ,ne nje forme krejtesisht te re , te demokracise popullore,ku te dy pushtetet,ai legjislativ dhe ekzekutiv jane te bashkuar,dalin prej popullit dhe i perkasin popullit
Keshilli Antifashist Nac-Cl zgjodhi ne kongresin e Permetit edhe Komitetin Antifashist Nac-Cl,organ ekzekutiv kryesor te tij me atributet e nje qeverije provizore.
Kongresi i Permetit percaktoi vijen politike dhe ate te luftes ne rrethanat e reja historike per te forcuar edhe me shume per te zgjeruar sukseset dhe arritjen e fitoreve .
Kongresi i Permetit qe perfaqesonte vullnetin sovran te popullit krijoi organet legjislative dhe ekzekutive te shtetit te ri ,qe u ngriten me lufte dhe me gjak mbi germadhat e nje shteti te vjeter feudalo borgjez .Me lufte populli shqiptar e permbysi regjimin e vjeter dhe ne lufte ai vendosi regjimin e ri te popullit, Keshillat Nac-Cl u ben format e reja te qeverisjes se popullit.
Kongresi i Permetit hartoi dhe nje rezolucion,qe ne vendimet e tij historike thuhej:
"Te ndertohet Shqiperia e re demokratike popullore sipas vullnetit te popullit qe sot e shpreh solemnisht ne Keshillin Antifashist Nac-Cl, i cili eshte me te vertete nje pushtet popullor i dale nga lufta Nac-Cl qe po ben populli Shqiptar"
Ne deklaraten e kongresit u percaktuan vendime shume te rendesishme:
-I ndalohet Zogut hyrja ne Shqiperi me qene se ceshtja e regjimit do te vendoset nga populli ,me vullnetin e tij te lire ,te cilen e perfaqeson vetem Keshilli Antifashist Nac-Cl
-Te mos njihet asnje qeveri tjeter qe mund te formohet brenda ose jashte Shqiperise kundra vullnetit te lire te popullit shqiptar
-Rishikimi dhe prishja e te gjitha mareveshjeve ,lidhjeve ekonomike dhe politike ,qe kishte bere qeveria e Zogut ne dem te popullit shqiptar
-Te mos pranohesh asnje marrveshje ,asnje lidhje nderkombetare ,qe mund te lidhin jashte ose brenda Shqiperise klikat reaksionare ,qofte si grup politik ,qofte si qeveri.
Kongresi i Permetit u dha grusht dermues qeverive kuislinge te brendeshme dhe tentativave te reaksionit anglo -amerikan qe kerkonin te krijonin qeverira reaksionare brenda dhe jashte vendit tone per ti rrembyer popullit nga duart fitoren.
Ky kongres shenoi nje nga sukseset te te medha te luftes aAntifashiste Nac-Cl ;U be tribuna ,ku per here te pare ne Shqiperi u shfaqen lirisht mendimet dhe deshirat e popullit ,ku u morren vendime me rendesi per fatin e atdheut tone ,per zhvillimin e luftes drejt krijimit te nje te ardhme te sigurte
Ne kete jubile te kremtimit te 70 vjetorit te Kongresit te Permetit:Ne perkujtojme me respekt te thelle epopen e lavdishme te luftes Antifashiste Nac-Cl ,ku populli shqiptar nen udheheqjen e urte te PKSh me ne krye vizionarin dhe strategun e madh Enver Hoxha, luftoi me heroizem te papare duke sakrifikuar dhe bijet dhe bijat me te mira te saj qe me gjakun e tyre u vadit liria dhe pamvaresia e atdheut tone te dashur,njekohesisht do te perulemi me respekt dhe do tu jemi gjithnje mirenjohes dhe per arritjet e sukseset e medha te arritura ne epoken e socializmit drejt ndryshimeve kolosale dhe progresit te madh shoqeror
Lavdi Kongresit te Permetit !.
Lavdi Epopes se lavdishme te luftes Antifashiste Nac-Cl te udhehequr nga PKSh me ne krye komandantin Enver Hoxha!
Lavdi deshmoreve dhe heronjve te rene ne lufte dhe per ndertimin e socializmit!

Shpresa Bajraktari-ruci

 

 

 

 

 

"Liri!

Liri thërrasin sot të gjithë popujt e robëruar të botës. Armiqtë imperialistë,..., revizionistë e fashistë kudo në botë dridhen nga kjo thirrje epopujve dhe prolotariatit. TE gjithë shtypësit e rrobëruesit në botë fundin e tyre do ta gjejnë në zjarrin e madh të luftës popullore. Liri: liri thirri në shekuj populli shqiptar për Atdheun e tij të dashur. Gjaku lumë u derdh për lirinë e shtrenjtë në tokën e shqipes."!
(Marrë nga:"ORGANI I MARKSISTE-LENINISTEVE TE KOSOVES - TETOR" 1980

 

 

 

"Klasës punëtore, ....,

i leverdis më tepër që transformimet e nevojshrne në drejtim të demokracisë borgjeze të mos bëhen me anën e reformave, por pikërisht me anën e revolucionit, sepse rruga e reformave është rruga e zvarritjes prej ditës në ditë, e pengesave, e vdekjes së ngadalshme dhe plot dhembje të pjesëve të kalbura të organizmit popullor. Proletarët dhe fshatarët janë ata që vuajnë të parët dhe më tepër se kushdo nga kjo gangrenë. Rruga revolucionare është rruga e operacionit të shpejtë dhe me dhembjet më të pakta për proletariatin, është rruga e flakjes së menjëhershme të pjesëvë të kalbura, rruga e lëshimeve minimale dhe e përfilljes minimale për monarkinë dhe për institucionet e saj të ndyra dhe të poshtra, kalbësira e të cilave helmon atmosferën. Ja pse shtypi ynë liberalo-borgjez jo vetëm për arësye censure, jo vetëm për shkak të frikës përpara autoriteteve vajton mundësinë e rrugës revolucionare, ka frikë nga revolucioni, përmend revolucionin për të trembur ..., bën çmos për ta ndaluar revolucionin, bie në servilizma dhe përkulet për disa reforma të vajtueshme si baza të një rruge reformiste." (Lexo te Lenini: "NGA I VJEN PROLETARIATIT RREZIKU SE MOS NDODHET DUARLIDHUR NË LUFTËN KUNDËR BORGJEZISË JOKONSEKUENTE?").

 

 

 

25 Maj 2014

Bojkotuar zgjedhjet për Parlamentin Evropian!

 

 

Kapitalizmi - Jo!

 

 

Socializmi - Po!

 

Faqja e internetit të veçantë

në anglisht
Gjermanisht
Portugalisht

 

 

 

 

ENVER HOXHA

NE LUFTEN KUNDER BESIMEVE FETARE KA
VETEM NJE RRUGE — PUNE POLITIKE,
IDEOLOGJIKE, BINDJE

Nga biseda me sekretarin e parë të Komitetit
të Partisë të Rrethit të Dibrës

7 prill 1967

* * *

 

PLAGË TË REJA SOCIALE NË SHQIPËRI

 

Sikur të mos mjaftonin gjithë ato fenomene negative që lindën në Shqipëri pas përmbysjes të pushtetit të diktaturës të proletariatit, kohët e fundit lindi dhe një fenomen i ri që borgjezia dhe pushteti i saj i lind, i ushqen dhe i financon dhe bënë sikur i lufton. Ky fenomen pra, është dalja në dritë e grupeve radikale islamike me qëllime të caktuara të errëta. Ata të lidhura ngushtë me terroristë të Alkaidës, po organizohen dhe krijojnë organizata fetare terroriste islamike. Ata po përpiqeshin që këtë rrjet ta shkrinin në të gjithë Shqipërinë. Nisja u bë në Tiranë me disa grupe të vogla, gradualisht u përhapën në Librazhd dhe Pogradec. Në Tiranë ata kishin ngritur xhami të palegalizuara dhe aty grumbullonin fëmijë dhe vajza, gra e burrra të moshuar dhe i stërvitnin në forma të ndryshme nga ana e ideologjisë fetare islamike dhe të përgatitur për tu aftësuar për të kryer akte terroriste atje ku do ta shikonin të arsyeshme padronët e tyre reaksionarë islamikë radikale. Ata kanë kohë që janë organizuar, bile kanë kryer dhe veprime duke përgatitur e mashtruar persona dhe duke i dërguar në Siri për të luftuar në emër të Allahut, si islamikë. Këta shpesh u kanë bërë thirrje shqipëtarëve me besim myslyman në Shqipëri si dhe në të gjitha trevat shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, etj. Ata me krenari thonë se kështu i shërbejnë Allahut, se myslymanizmi duhet të mbizotërojë në botë, se këtë e thotë Kurani dhe kështu i shërbejnë me besnikëri Allahut. Ka rreth 2-3 vjet që në Shqipëri janë kthyer djem të vrarë nga lufta e Sirisë, që dhe ata nuk e dinë për se luftojnë e për kë luftojnë. Koto grupime terroriste islamike qe u zbuluan në Shqipëri, rekrutonin njerëz për ti dërguar në Siri për të luftuar. Para 2-3 muajsh, është folur në tv se elemete radikalë kanë shkuar në Shqipëri nga Turqia dhe rekrutuan e morrën 80 shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Këta 80 veta nga Turqia do të shkonin në Siri për të luftuar si mercenarë me pagesë apo sipas bindjeve të frymëzuara nga Kurani. Në luftimet në Siri janë vrarë deri tani 9-të veta dhe 12-të janë të plagosur. Numri i të plagosurve mund të jetë edhe më i madh pasi ata organizohen dhe ikin për në Turqi. Nga Turqia në Siri në mënyrë klandestine. Këta islamikë midis njerëzve të rritur, kanë mashtruar dhe kanë dërguar edhe fëmijë. Deri tani janë 31 fëmijë që ndodhen aktualisht në Siri. Disa prindër në travat shqiptare i kërkojnë fëmijët të kthehen pranë familjeve të tyre. Në Siri kanë shkuar edhe disa gra të mashtruara të cilat kanë shkuar pranë fëmijëve të tyre, apo dhe me bashkëshortët e tyre.

Duke parë se ky fenomen në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha dhe se po diskreditohej shteti, organet e prokurorisë dhe të policisë së shtetit u zgjuan dhe filluan të lëvizin duart. Ata arrestuan 6 besimtarë dhe dy imamë të vetëshpallur dhe 6 besimtarë janë në kërkim për tu arrestuar.

Krerët e këtyre terroristëve akuzohen për vepra penale të rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste të nxitjes, thirrjes publike dhe prapagande për kryerjen e veprave penale me qellime terroriste, si dhe të nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve. Mësohet se dy prej tyre ushtrojnë aktivitet fetar ilegal të palegalizuar në një zonë të Tiranës dhe në fshatin Mëzezë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të indokrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për tu angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste. Pas arrestimit të disa personave, nga ana e policisë janë kryer kontrolle në shtëpitë e tyre dhe u gjetën materiale si psh: në shtëpine e njërit prej tyre në shtpinë e tij u gjetën: dy aparate celularë, disa karta memorie telefoni celuar, dhe aparat fotografik, kartë identiteti arabe si dhe një sërë kartash depozitash bankare në emër të tij dhe të disa personave të tjerë, disa libra me përmbajtje fetare ku në mes tyre gjëndesh dhe një libër që titullohet ''Asgjesimi i teorisë së përzjerjes së fesë islame me fetë e tjera”. Kurse në objektin ku ushtron veprimarinë fetare ky person, u gjetën dhe tre njësi kompjyteri, cantë ushtarake kamoflazhi, dy telefona celularë si dhe 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Në banesën e një tjetri të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan: 8 telefona celularë, 2 karta telefoni, 1 granatë ofensive e pamontuar, një kallashnikov, 4 krehëra automatiku, 320 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një thikë me dorezë kaucuku të zezë, dy radio dhënëse-marrëse, një xhup kamoflazhi etj. Në shtëpinë e një tjetri të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruar në cilësin e provave materiale e shumë materiale të tjera me rrezikshmëri veprimi.

Grupimi islamik që rekrutonte njerëz për në Siri kishin ndertuar xhamira të paligjëruara, pa dijeninë e komunitetit myslimanë të Shqipërisë. Në Tiranë janë disa xhami të tilla të paligjshme të cilat kanë shërbyer për stërvitjen e militantëve të tyre, ruajtjen e materialeve terrorriste etj. Në Libraxhd ndodhen 20 xhami klandestine të pamiratuara nga komuniteti mysliman.

Në mes grupeve terroriste islamike ka persona që besohen si të dërguar të allahut dhe të tjerët duhet tu binden atyre. Një prej tyre i vetëshpallur imam i ka marrë gruan dhe fëmijën njërit prej besimtarëve, kur ai imam ështe i martuar dhe me katër fëmijë.Mendohet se që nga viti 2012 në grupin terrorrist Al Nusra mund të ndodhen rreth 700 shqiptarë nga trevat e ndryshme shqiptare. Kjo organizatë terroriste kur ndodhet në vështirësi financiare apo në armatim e municjon, ata ndihmohen nga mafia shqiptare. Krerët e grupeve terroriste u kanë bërë thirrje të gjithë hoxhallarëve të trevave shqiptare që të organizohen kundër qeverisë shqiptare që ka arrestuar 8 terroristë të Al-Nusra. Përkrahësit e tyre protestuan ndaj organeve që i arrestuan dhe gjatë daljes në gjyq ku do tu jepesh vendimi i gjykatës për masën e sigurisë, ata refuzuan të coheshin në këmbë. Ata gjithashtu refuzuan të marrin avokat mbrojtës duke u justifikuar se të drejtën e tyre e mbron Allahu.

Disa ditë më parë dolen para gjyqit të krimeve të renda për të marrë masën e sigurisë 4 persona prej tyre, të akuzuar për nxitje dhe financim të trerrorrizmit, më vonë dolën para gjyqit për të marrë masën e sigurisë disa të tjerë që në shtëpitë e tyre u gjetën arsenal amësh dhe veprime kontrete terrorriste.

Me masat që u morrën kohët e fundit nga shteti Shqiptar për të frenuar këtë fenomen reaksionar, që në sistemin kapitalist këto mbijnë si kërpudhat pas shiut, ashtu kanë lindur dhe lulëzojnë fenomenet e tjera negative si droga, vrasja, prostitucioni, terrori, rrëmbimi i vajzave dhe fëmijëve dhe trafikimi i tyre për qëllime përfitimi. Korrupsioni në vendin tonë në cdo angazhim të qeveritarëve dhe politikanëve që në fushatat elektorale flasin se do të zhdukin korrupsjonin, me të marrë pushtetin ata zhyten në korrupsjon dhe jo vetëm që nuk e luftojnë atë, por e nxisin dhe e rrisin më tejë.

Para disa javësh si qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës nxorrën disa ligje që ndalonin gjoja shkuarjen e individëve në Siri për te luftuar, që nuk din se për kë luftojnë dhe cfarë do të fitojnë duke caktuar dhe masën e dënimit për ata që do të kapen dhe duke i quajtur ata terrorristë se luftojnë në vende të tjera jashtë atdheut, Shqipërisë; Qeveria shëiptare si autore e paktit agresiv NATO, dërgoi aq herë sa u kërkojnë padronët amerikanë dhe evropianë, ushtarë për të luftuar si mish për topë, në Afganistan, Irak etj, për të vrarë popujt e atyre vendeve që kundërshtojnë SHBA.Kur i nisin ushtarët shqiptar për në ato vende jashte atdheut, për të luftuar, u thurin gjithë ato urime dhe përgëzime duke u thenë se ''ju do të veni në Irak apo Afganistan për të vendosur demokracinë, për të vendosur paqen, se kjo është detyrë e jonë, është nder i madh për juve, jua a ka për faleminderit atdheu, familja dhe populli” etj, etj fjalë të ..bukura.

Ata janë dhe luftojnë atje për interesat e padronëve amerikanë ku kanë interesat e tyre strategjike dhe për ata që rrinë atje, organizojnë ceremoni mortore nga shteti duke i cilësuar edhe dëshmor të atdheut. Sa hipokrizi e madhe! Këta që shkojnë e luftojnë në Siri i quajnë terroristë, e ndërsa ata që janë vrarë në Afganistan i kanë quajtur dëshmorë të atdheut dhe bile familjeve të të vrarëve u aplikojnë edhe pension për familjet e tyre. Pra, ashtu si të parët edhe të dytët venë e luftojnë si mish për topë, e, jo për atdheun e tyre, por për padronët ku të cilët nuk kursejnë as propagandën , fjalët e bukura por edhe para për ti mashtruar. Ata në fakt e kanë të qartë se ku venë dhe pse venë , ata venë e vriten në Afganistan se nuk ka punë në Shqipëri, nuk kanë të ardhura dhe mbyllin sytë e shkojnë se mos shpëtojnë, vriten që të marrin para për të ndërtuar një shtëpi për familjen, për të jetuar edhe në qoftë se vriten, familja do të marri një copë pension për të jetuar në të ardhmen.

Bile ka nga ata ...vullnetare që shkojnë për të luftuar në Afganistan më shume se një herë për të fituar para në këmbim të jetës tyre. Kështu disa kanë shkuar nga dy deri në tre herë. Në përcjelljen e tyre në aerodrom venë dhe familjarët e mercenarëve që do të ikin në Afganistan, ata shkojnë e dëgjojnë atje fjalët e bukura që u thanë qeveritarët reaksjonar sic kemi parë më parë Fatos Nanon, Pandeli Majkon (nga e ..majta) dhe Sali Berishën e Fatmir Mediun (nga e djathta), por edhe tani dëgjojmë antikomunistin më të tërbuar Edi Rama dhe kukullën (ministren e mbrojtjes) të Shqipërisë që të përsërisi po ato fjalë që kanë thënë paraardhësit e tyre. Familjarët që i shoqërojnë, disa qajnë se e dinë se ku do të venë fëmijët e tyre që shkojnë si mish për topë, për të luftuar si mercenarë në vend dhe në dhe të huaj. Ata venë atje pra jo sic thonë qeveritarët servilë e puthadorë që i nisin, por për të plotësuar urdhërat e SHBA-së që kërkon të sundojë botën.

Këtu e disa javë sic kemi dëgjuar kanë dalë 4 ushtarë të Zallherit në Tiranë për të shkuar e luftuar në Siri, ata e shohin se për të luftuar në Siri ka më shumë para se në Shqipëri, gjithashtu janë vërtetuar fakte se policia e shtetit që punon në aerodromin e Tiranës i lejon vetë fëmijët të shoqëruar në mënyrë të fshehtë dhe që sot ndodhen në Siri. Nëse ndonjëherë policia tregohesh e rreptë në kontrollin e pasagjerëve, për ata që do të shkonin në Siri, ata shkonin në VC dhe hiqnin mjekrën për të mashtruar policinë gjatë kontrollit. Pra shumë forma të ndryshme përdoren për të shkuar në Siri, shteti borgjez dhe se nxjerr ligje që i ndëshkon ata që venë në Siri, ajo vetë është që i rekruton dhe i nisë ata me forma të kamufluara.

Në vitet e trazirave në Shqipëri të vitit 1997-1998, borgjezia evropiane që dërgoi në Shqipëri sidomos në qytete me ndjenja të larta patriotike revolucionare si në Vlorë e ndonjë qytet tjetër, ushtarë e oficerë Italianë për të mbrojtur qetësin e vendit, ata të armatosur dhe të pajisur me uniforma antiplumb e helmet patrullonin me autoblinda rrugët e qytetit të Vlorës gjithë ditën dhe për këtë paguheshin jo keq, dhe këto i paguante shteti shqiptar që skishte para për tu dhënë pensionin pensionistëve. Kam rastisur të takohem në ishullin e Kretës (Greqi) para disa vitesh me një ushtar a oficer italian që ndodheshin në Vlorë në vitet 97-98. Ushtari apo oficeri kishte zbritur për pushime në Kretë me shoqërinë e tij. E kam pyetur: Sa paguheshit juve që shkonit në Shqiëri? A jeni në dijeni se cila është Vlora? A e dini se Vlora dy herë e ka hedhur Italinë në det? Juve që shkuat në Vlorë më 1997, ishit të tretët që Vlora u ngrit per tju zhdukur nga faqja e dheut.

Kështu kanë ardhur edhe të parët tuaj në vendin tonë që kanë pushtuar Vlorën, por janë larguar duke lënë kockat e tyre në malet tona. Ai ushtaraku italianë më thoshte se unë për tri herë në Shqipëri nga tre muaj sigurova paratë për të ndërtuar një shtëpi, dhe nuk doja të largohesha nga Shqipëria se atje fiton para.

Kështu pra është jeta në kapitalizëm, njerëzit janë mjete në shërbim të borgjezisë dhe përdoren për të shtypur popujt e tjerë. Detyra e jonë është që ti demaskojmë këto fenomene të borgjezië. Krerët e Shqipërisë janë qeveritarë pa prestigj. Ata zbatojnë verbërisht urdhërat e SHBA dhe të bashkimit evropian (BE), edhe tani në ngjarjet në Ukraine me Rusinë, edhe Shqipëria bëri sic u thanë padronët e tyre përtej detit duke dënuar Rusinë si agresore. Vetëm kur në Shqipëri ndertohesh me sukses socializmi me në krye Enver Hoxhën, u vuri kufirin tek thana armiqve të popullit shqiptar si titistëve jugosllavë, Hrushovjanëve e Kinezëve se Shqipëria nuk e ka popullin e saj mish për top, dhe se Ai ështe zot në vendin e tij, dhe kur i preken kufijtë, populli i ndërgjegjshëm ngrihet me thirrjen që i bënë partia dhe mbron atdheun e tij.

Shqipëria socialiste në vitin 1956 dënoi pushtimin e Hungarisë dhe më vonë të Cekosllovakisë nga forcat e traktatit të Varshavës dhe ato Ruse. Enver Hoxha i demaskoi botërisht këto akte, kurse sot qeveria Shqiptare bën deklaratë sic i thonë amerikanët dhe evropjanët.

Poshtë grupet terroriste terrorizmi dhe regjimet që i pjellin ato!

 

 

 

9 Maj 1945 - 9 Maj 2014

Fitorja mbi fashizmin e Hitlerit

Faqja e internetit të veçantë
anglisht
gjermanisht
portugalisht

 

9 MAJ 1945 SHENON FITOREN E MADHE MBl NAZI-FASHIZMIN!

 

-Lufta e Dytë Botërore ishte përpjekja politike dhe ushtarake e nazi-fashizmit në Europë për pushtimin e sundimin e gjithë botës. Kjo luftë filloi me agresionin e viteve 1933-1935 dhe me pushtimin e Abisinisë me 1936 nga Italia fashiste.

-Në garën e luftës pushtuese gjakatare u përfshinë Italia, Gjermania dhe Japonia. Për këtë u krijua boshti Nazifashistë Romë-Berlin-Tokio. Sulmi i 22 qershorit 1941 mbi Bashkimin Sovjetik nga Gjermania Naziste vulosi perfundimisht aktin me barbar ndaj lirisë së popujve.

-Me gjithë kundershtimet antifashiste fillestare, kundër përhapjes së kësaj "mortaje" u desh krijimi i bllokut Antifashist i përbërë nga BS, Anglia dhe SHBA.

-Lufta e Dytë Botërore përfshiu 61 shtete, dhe veprimet operacionale u shtrinë në 40 shtete. Morën pjesë 110 milion trupa ushtarake. Janë të njohura për fitoret historike kundër nazizmit betejat e Stalingradit, Normandisë, El Allomeit, Kursukut, Moskës, Singapurit si dhe ajo e rënies së Berlinit në vitin 1941-1945.

Shqipëria në Luftën e saj Antifashiste Nacionalçlirimtare u rrjeshtua me Aleatët Antifashist dhe me 31 korrik 1944 në takimin e Barit të Italisë të përfaqësuesit të Këshillit Përgjithshëm N.Çl.Sh me Shtabin e Mesdheut iu shtruan kërkesat:

1. Të njihet Fronti N.Çl. Shqiptar si e vetmja organizatë që luftonte pushtuesin nazist.

2. Të njihet UNÇLSh. si ushtri e Popullit Shqiptar dhe si e vetmja që lufton pushtuesin nazist.

3. Të njihet UNÇLSh si ushtri aleate.

4. Të njihet Këshilli i Përgjithshëm Antifashist NÇlSh me funksionet e tij si Qeveri e Përkohëshme e Popullit Shqiptar, për kohën e luftës.

5. Të pranohet një delegacion ushtarak i përhershëm i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇLSh pranë Shtabit Ushtarak Aleat të Mesdheut.

LANÇ e Popullit Shqiptar, në takimin me Aleatët e Antifashistët pati rëndësi të madhe historike.
UNÇSh u njoh si ushtri aleate.
U pranua qëndrimi i delegacionit Ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSh pranë Shtabit Aleat të Mesdheut deri në fund të Luftës Dytë Botërore.

Shqipëria si Aleate e Antifashizmit me forcat e UNÇSh jo vetëm çliroi vendin e saj por ndihmoi edhe me disa veprime luftarake përtej kufijve duke dërguar 2 Divizione partizane, atë të 5-të e të 6-të Sulmues, aty nga 29 nëntori 1944, gjer më 2 shtator 1945.

Këto forca u kthyen në atdhe pas kapitullimit të Japonisë me 2 shator 1945.
Beteja e Berlinit dhe kapitullimi i japonisë në lindje, si pjestare e bllokut Nazifashist, shënoi mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe fitoren e popujve paqedashës.

Shqipëria për herë të parë në historinë e saj, sa tragjike aq edhe e lavdishme, u rradhit me forcat e fuqive te mëdha si aleate e tyre kundër armikut të përbashkët të njerëzimit, duke shënuar arritjen më madhore të të gjitha kohrave.

RROFTE 9 MAJ 1945!

Mariglen Gjoka

 

ENVER HOXHA

URDHER DITE ME RASTIN E PERVJETORIT TË
PARE TE FITORES MBI GJERMANINË HITLERIANE

9 maj 1946

 

 

 

 

 

Rroftë ditëlindjen e 196 të Karl Marksit
5 Maj 1818

Faqja e internetit të veçantë
anglisht
gjermanisht
portugalisht

 

 

 

Foto: - Sot eshte 5 Maji, dita e deshmoreve tane, qe dhane jeten per Atdheun tone te dashur. Respekt dhe mirnjohje per keta bije nenash qe nuk kursyen as jeten qe ne te jetonim te lire ne token tone. Dhe ne i perkujtojme cdo 5 maj me nderim e respekte,sepse gjaku i tyre ka vaditur kete toke ku ne jetojme.   Lavdi deshmoreve te kombit !

 

5 Maj

Dita e heronjve shqiptarë-


VASIL LAÇI

 

 

Enver Hoxha

VASIL LAÇI

— SIMBOL I GUXIMIT DHE I TRIMERISE

5 maj 1973

Nga biseda në familjen e Heroit të Popullit Vasil Laçi

 

 

''I dashur heroi i popullit tonë, Enver Hoxha!
Shqiptarët patriotë .... janë shumë të gëzuar për fitoren që korri populli shqiptar në luftën kundër fashizmit me Partinë heroike Komuniste dhe me Ju në krye. Ju jeni në zëmrën e të gjithë shqiptarëve të mërgimit... Ti të na rrosh sa malet bashkë me popullin që të do me mish e me shpirt''.

Mitro Xhani

 

 

 

 

 Rroftë 1 Maj Dita ndërkombëtare e punonjësve të gjithë botës!

 

1 Maj - 1981

     Më 1 Maj ne përkujtojmë ditën simbolike të demostratave të përgjakëshme të punonjësve të Cikagos në SHBA që u ngritën për të drejtat e tyre njerëzore, kundra borgjezisë reaksionare. Aty nga viti 1886 kur krerët e borgjezisë të alarmuar dhanë urdhër që policia të godas mbi demostruesit duke përmbytur kështu rrugët e rrugicat e Chikagos me gjakun e shumë demostruesve. Qysh atëhere kjo datë përkujtohet në të gjithë botën. Në Shqipëri, që më 1944 kur populli ynë mori në dorë pushtetin e tij, e deri më 1990 kur pushteti socialist i punëtorëve dhe i fshatarëve u rrezua, kjo datë  lapidare, kremtohesh me madhështi nga i gjithë populli. Dita e 1 Majit në Shqipërinë socialiste ishte një ditë gëzimi dhe hareje. I gjithë populli shqiptar manifestonte. Klasa punëtore, fshatarësia koperativiste, rinia shkollore, fëmijet e shkollave, rinia e forcave të vetëmbrojtjes të forcave popullore, shëndetësia, minatorët, ushtria jonë e pathyeshme popullore si dhe i gjithë populli, të ndarë në kuadrata sipas specialiteteve që ishin të veshur me kustume shumë ngjyrëshe, dhe me lule shumë ngjyrëshe nëper duar, parakalonin krenarë dhe buzagaz përpara tribunës dhe bulevardit ''Dëshmorët e Kombit''. Në tribunë ndodheshin udhëheqësit e partisë dhe të shtetit, aty ndodhej edhe Udhëheqësi i shtrënjte i partisë dhe i popullit tonë, klasiku i pestë i marksizëm-leninizmit, shoku Enver Hoxha, i cili përshëndeste me dorë dhe buzagaz manifestuesit e shumtë të mbledhur. Festa e parakalimeve zgjaste rreth dy orë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Kuadratet e ndryshme duke parakaluar para tribunës krijonin parulla dhe figura të ndryshme revolucionare. Klasa punëtore në tabelat dhe pankatat që mbanin në duar pasqyronin rezultatet e punës së tyre, realizimet dhe tejkalimet e planeve. Gëzohesh udhëheqja popullore me në krye shokun Enver Hoxha, gëzoheshin ata që parakalonin, gëzohesh i gjithë populli shqiptar që i shikonte në televizor dhe nga ana tjetër, revoltohesh rreaksioni ndërkombetar me në krye SHBA.

Mbas manifestimit, njerëzit sipas shoqërisë që kishin, sipas qëndrave te punës apo dhe me familjet e tyre, organizonin dreka të këndeshme nëpër parqet dhe lulishtet, në lëndina dhe në vënde me ujë të ftohët. I gjithë populli pra, në të gjitha qytetet e vëndit tonë, si dhe në koperativat buqësore, dita e 1 Majit ishte plotë gjallëri. E gjithë Shqipëria ishte në festë!

Në atë ditë beheshin bilancet e arritjeve të gjithanëshme të shoqërisë socialiste, cdo vit 1 Maj tregonte tejkalimet nga viti i kaluar. Cdo vit rritesh mirëqenia e popullit tonë, rritesh aftësia mbrojtëse e atdheut tonë socialist.

Por aty nga viti 1991, qielli i Shqipërisë së kuqe u mbulua nga retë e zeza të armikut që arriti kulmin me rrëzimin e pushtetit popullor, pushtetit  të punëtoreve dhe të fshatarëve, pushtetit të diktaturës së proletariatit, pushtetin e morën tradhëtarët. Populli shqiptar u tradhëtua nga Ramiz Alia dhe këlyshët e tij servilë. Shqipëria jonë u kthye në një vend ku cdo gjë e keqe u gjallërua dhe asgjë e mire nuk ekziston, e bashkë me këto të këqija, edhe dita e 1 Majit u kthye si një ditë zije për punëtorët dhe fshatarët e vendit tonë. Një heshtje varri pa gjallëri. Tani në Shqipëri nuk ka manifestime, nuk ka klasë punëtore, nuk ka më kampe pushimi për punëtorët. Tani në Shqiperinë ''demokratike'' ka vrasje, droge, prostitucion, vjedhje, rrëmbim femijësh, etj. Në cdo fushë të jetës, jeta e masave të popullit tonë është e pasigurtë.Në Shqipëri pas vitit 1991 me përmbysjen e pushtetit popullor dhe socializmit, nuk kemi as protesta, sic ka kudo në vendet kapitaliste ku sindikatat e ngrenë popullin në protesta. Në Shqipëri nuk ka fare sindikata. Te dy partitë e medha në marrëveshje midis tyre, i gllabëruan kampet e pushimit si dhe gjithë pasurinë që kishin bashkimet profesionale në Shqiperi. Ato u grabitën dhe u kthyen në pasurira individuale të një grushti pushtetarësh horra e hajdut! Tani ata janë bërë miliarderë dhe shumica derrmuese e popullit ska bukë të hajë!

Kur në pushtet ndodhet ps (partia socialiste), pd (partia demokratike) aktivizon kufomën e tyre të ashtuquajturin kryetarë a president të sindikatave  Gezim Kalajen. Sa ishte në fuqi pd, kjo ''sindikatë'' as që u bë e gjallë, e me të marrë pushtetin ps, Gezim Kalaja u zgjua nga gjumi hetalgjik prej 8 vjetesh. Tani ai organizon ndonjë ''protestë'' kundra qeverisë socialiste duke lëshuar lotë krokodili se gjoja po lufton për të drejtat e punëtorëve! Kur në Shqipëri nuk kemi fare klasë punëtore dhe ato pak që janë, janë të paorganizuar.

Borgjezia reaksionare që erdhi në pushtet pas përmbysjes së pushtetit popullor, sipas udhëzimeve që u dha SHBA, i mbyllën fabrikat, uzinat, fermat, dhe ndërmarrjet shtetërore ku punonte i gjithë populli. Tani në Shqipëri 1 Maj si ditë pushimi respektohet por asnjë aktivitet nuk bëhet, asnjë fjalë nuk thuhet për atë ditë. Ajo pak klasë punëtore që është, nuk është e organizuar dhe nuk kënë fare të drejta sipas ligjeve në fuqi. Për punëtorët shqiptar  nuk ka më kamp pushimi sic kishte dikur në socializëm. Në Shqipërinë e ''parajsës demokratike'' nuk zbatohet 8 orarëshi, nuk i jepet punëtorit veshje dhe antigoda sikurse ndodhte dikur në perjudhën e pushtetit popullor. Sot punëtorët shqiptarë punojnë si robotë dhe paguhen fare pak në krahësim me punën që bëjnë dhe rendimentin që japin. Dhe të drejtat e tyre nuk i mbron askush. Po të ndihen ata pushohen menjiherë nga puna dhe ato pak të ardhura që marrin, nuk u mjaftojnë as për bukën e gojës.

Kryetari apo presidenti i ''sindikatave të pavarura'' Gezim Kalaja, në një mbledhje që bëri me krerët e qeverisë dhe të pd-s shkoj përgëzoj dhe falenderoj Sali Berishën duke e cilsuar ''burrë shteti dhe udhëheqës të shkëlqyer''. E dekuroj me medaljen e kryesisë të sindikatave, ku në faktë ky duhet të jetë në opozitë dhe në luftë me qeveritë borgjeze dhe pd-istët.

Në këto rethana skandaloze dhe të mjerueshme që ndodhen aktualisht sindikatat në Shqipëri, u del për detyrë partive ekzistuese me pretendime komuniste të bashkohen në një parti të vetme marksite-leniniste (staliniste-enveriste), që të rikrijojne sindikatat duke ndërgjegjësuar popullin për të kërkuar të drejat që u takojnë.

 

Rroftë 1 Maj Dita nderkombëtare e punonjësve! 

Poshtë regjimi mafjoz i borgjezëve!

Rroftë populli shqiptar!  

 

1 Maj - 1983

 

 

 

 

 

LETRA E TE BURGOSURIT

 

Unë nuk ndjej vetmi

Në terrin e qelisë;

Mua më shoqërojnë

Kënget e lirisë.

S'më mposhtin toturat,

armiq e tradhtarë;

Marksist-leninist,jam,

revolucionar.

Unë nuk njoh përulje,

para pranoj të vdes;

Por shokët nuk i jap,

Atdheun nuk e shes.

Një mijë herë po të bie,

Do të ngritem përseri,

Prap do të hidhem

Në luftë për liri.

Lart flamuri i kuq!

Poshtë shovinizmi!

Përpara shokë!

Rroftë komunizmi!

 

Eshtë marrë nga gazeta "Liria" (Organ i Marksistë-Leninistëve të Kosovës),Dhjetor 1981, Nr 6

 

 

 

 

 

Gianni Manika

 

 

Ενβερ Χοτζα

επιλεγμένα κείμενα του

Ενβέρ Χότζα
στην ελληνική γλώσσα

 

 ΔΥΟ ΦΙΛΟΙ ΛΑΟΙ

 

 

 

 

 

HERO I POPULLIT

SEKRETAR I RINISE KOMUNSITE SHQIPTARE.

QEMAL STAFA

QORTIMET E VJESHTES

Shkrime letrare

 

 

 

 

Rroftë 144 Vjetori i Leninit te MADH!
(22. Prill 1870 – 22. Prill 2014)

 

 

 

PO AFROHET PERSERI DITA E REVOLUCIONIT BOTEROR. POPUJT JANE NE GRAHMAT E FUNDIT, ZGJEDHA E KAPITALIT NUK MUND TE DUROHET ME TEJ.

 

Mesazhi i Kominternit (SE)

 

 

 

11 prill 1985
përvjetori i 29 vdekje

 

Jeta dhe vepra e Enver Hoxhës është i pavdekshëm!

 

 

Mesazhi i Kominternit (SE)
në anglisht
në gjermanisht
në portugalisht

 

 

Shoku Mariglen Gjoka:

"Lavdi komandantit tone Enver Hoxha!

Rrofte internacionalizmi proletar!"

 

 

Me rastin e 11 prillit, përvjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, po publikojmë faqen e parë të gazetës "Zëri i popullit", e datës 12 prill 1985, ku njoftohej me dhimbje të thellë vdekja e udhëheqësit dhe prijësit të denjë të kombit e të Shqipërisë Socialiste, ideologut dhe komunistit të paepur internacionalist, Enver Hoxha.

 

 

Faksimil i gazetës "Zëri i popullit" i datës 12 prill 1985, ku njoftohej për vdekjen
e udhëheqësit, ideologut dhe arkitektit të Shqipërisë Socialiste,
shokut ENVER HOXHA

 

ENVER HOXHA

The 5th Classic of Marxism-Leninism and the Foundations of Hoxhaism

 

 

 

 

75 vjet

 

Pushtimi ushtarak fashist italian në Shqipëri

(7 prill – 12 prill, 1939)

 

''Ne vitin 1939, kur Evropa heshtte, bijte e vendit tone binin ne fushen e nderit per nje ceshtje te drejte, qe pak me vone do te behej ceshtje e mbare njerezimit.
Fashistet italiane mund te na zaptonin, por kurre s'do te na derrmonin, ne e kishim kocken te regjur nga mjerimet, qe kishin pllakosur vendin tone shekuj me radhe''.

ENVER HOXHA

 

 

 

 

 

131 vjetori

Vdekja e Karl Marksit

 

Mar 14, 2014

 

 

Faqja e internetit të përkushtuar në anglisht ...

 

 

Karl Marks - Fridrich Engels
"Mbi fenë"

1

2

3

4

5

 

 

 

 

 

 

Poshtë me imperializmit botëror!
Poshtë me imperializmit rus!
Poshtë me imperializmit perëndimor!
Hands off popullit të Ukrainës!
Rroftë lufta revolucionare çlirimtare e popullit të Ukrainës!
Poshtë me restaurimin e revizionizmit sovjetik!
Rroftë Ukraina në frymën e shokut Stalin!

 

 

ENVER HOXHA

IMPERIALIZMI DHE REVOLUCIONI

 

Strategjia e socialimperializmit sovjetik


Me të rrëmbyer pushtetin në Bashkimin Sovjetik. hrushovianët i vunë vetes si qëllim kryesor shkatërrimin e diktaturës së proletariatit, rivendosjen e kapitahzmit dhe transformimin e Bashkimit Sovjetik në një superfuqi imperialiste.

Në radhë të parë, Hrushovi dhe grupi i tij, mbasi konsoliduan pozitat pas vdekjes së Stalinit, ndërmorën sulmin kundër ideologjisë rnarksiste-leniniste dhe luftën për të shkurorëzuar leninizmin, duke atakuar Stalinin dhe duke i ngarkuar atij të gjitha ato shpifje që kishte fabrikuar prej kohësh propaganda e ndyrë e borgjezisë kapitaliste botërore. Hrushovianët u bënë kështu zëdhënësit dhe ekzekutuesit e dëshirave të kapitalit kundër ideologjisë marksiste-leniniste dhe revolucionit në Bashkimin Sovjetik. Ata në mënyrë sistematike ndërmorën likuidimin e gjithë •strukturës socialiste të Bashkimit Sovjetik, luftuan për liberarizimin e sistemit sovjetik, për transformimin e shtetit të diktaturës së proletariatit në një shtet borgjez, për transforrnimin kapitalist të ekonomisë e të kulturës socialiste Bashkimi Sovjetik, që u shndërrua në një vend revizionist, në një shtet socialimperialist, ndërtoi një strategji dhe një taktikë të tij. Hrushovianët hartuan një politikë të atillë që të kishin mundësi ta maskonin gjithë veprimtarinë e tyre me frazeologji leniniste. Ata e përpunuan ideologjinë e tyre revizioniste në atë mënyrë që ta kalonin përpara proletariatit dhe popujve si një «marksizëm-leninizëm të periudhës së re, që t'u thoshin komunistëve, brenda dhe jashtë vendit, se «në Bashkimin Sovjetik po vazhdon revolucioni në kushtet e reja politike, ideologjike dhe ekonomike të zhvillimit botëror• dhe që ky revolucion jo vetëm po vazhdonte atje, por ky vend gjoja ishte duke kaluar në fazën e ndërtimit të një shoqërie komuniste pa klasa, ku partia dhe shteti po shuhen.

Partia u zhvesh nga atributet e saj si pararojë e klasës punëtore, si forcë e vetme politike drejtuese e shtetit dhe e shoqërisë dhe u shndërrua në një parti që e s.undojnë aparatçikët dhe agjentët e KGB-së. Revizionistët sovjetikë e quajtën partinë e tyre «parti të të gjithë popullit» dhe e katandisën aq keq, sa ajo nuk mund të jetë më e klasës punëtore, por e borgjezisë së re sovjetike.

Nga ana tjetër, revizionistët sovjetikë predikuan bashkekzistencën paqësore hrushoviane si vijë të përgjithshme të lëvizjes komuniste ndtrkombëtare dhe shpallën «garën pnqësore me imperializmin amerikan» si rrugën për fitoren e socializmit në Bashkimin Sovjetik e në vendet e tjera. Ata deklaruan, gjithashtu, se gjoja revolucioni proletar kishte hyrë në një fazë të re, se ai mund të triumfonte edhe në rrugë të tjera nga ajo e marrjes së pushtetit me dhunë nga ana e proletariatit. Sipas tyre, pushteti mund të merrej me rrugë paqësore, parlamentare dhe demokratike, nëpërmjet reformave.

Duke spekuluar me emrin e Leninit dhe të partisë bolshevike, revizionistët hrushovianë bënë të gjitha përpjekjet që këtë vijë të tyre antimarksiste, këtë revizionim të teorisë marksiste-leniniste në të tëra fushat, t'ua impononin të gjitha partive komuniste në botë. Ata donin që partitë komuniste dhe punëtore të botës të inkuadroheshin në këtë vijë revizioniste dhe të shndërroheshin në parti kundërrevolucionare, nd vegla qorre të diktaturës borgjeze për t'i shërbyer kapitalizmit.

Por kjo nuk u arrit plotësisht, siç dëshironin ata, për arsye se, në radhë të parë, Partia e Punës e Shqipërisë qëndroi e patundur në zbatimin me konsekuencë të marksizëm-leninizmit dhe në mbrojtjen e pastërtisë së tij. Në ato momente u gjendën edhe parti të tjera që, për arsyet e tyre jo të kulluara marksiste--leniniste, u lëkundën, nuk i pranuan plotësisht orientimet hrushoviane, disa i pranuan me gjysmë goje, por më pas u nënshtruan. Në ato momente edhe Partia Komuniste e Kinës i kundërshtoi hrushovianët, por, siç e tregojnë faktet, ajo nisej nga qëllime dhe objektiva krejt të kundërt nga ata që e shtynë Partinë e Punës të Shqipërisë të hidhej në luftë kundër revizionizmit hrushovian.

Me ardhjen e tyre në pushtet, hrushovianët përgatitën edhe platformën e politikës së tyre të jashtme.

Ashtu si imperializmi amerikan, edhe socialimperializ mi sovjetik vuri në bazë të politikës së tij të jashtme ekspansionin e hegjemonizmin, nëpërmjet garës së armatimeve, të presioneve e të shantazhit, të agresionit ushtarak, ekonomik dhe ideologjik. Synimi i kësaj politike ishte vendosja e sundimit socialimperialist në të gjithë botën.

Në vendet e KNER-it Bashkimi Sovjetik zbaton një politikë tipike neokolonialiste. Ekonomitë e këtyre vendeve janë shndërruar në shtojca të ekonomisë sovjetike.

Për t'i mbajtur nën zgjedhë këto vende Bashkimit Sovjetik i shërben Traktati i Varshavës, i cili i jep mundësi të vendosë atje forca të shumta ushtarake, që s'kanë asnjë ndryshim nga ushtritë pushtuese.

Traktati i Varshavës është një pakt ushtarak agresiv që u shërben politikës së presioneve, shantazheve dhe ndërhyrjeve të armatosura të socialimperializmit sovjetik.

Kësaj politike neokolonialiste i shërbejnë edhe «teoritë» revizionisto-imperialiste të «bashkësisë socialiste», të «ndarjes socialiste të punës», të «sovranitetit të kufizuar, të «integrimit ekonomik socialist» etj.

Por socialimperializmi sovjetik nuk kënaqet me sundimin që ushtron mbi shtetet satelite të tij. Ashtu si dhe shtetet e tjera imperialiste, ai lufton tani për tregje të reja, për sfera influence, për investime të kapitaleve të tij në vende të ndryshme, për akaparim burimesh të lëndëve të para, për të shtrirë neokolonializmin e vet në Afrikë, në Azi, në Amerikën Latine e gjetkë.

Për të zgjeruar ekspansionin e hegjemonizmin, socialimperializmi sovjetik ka një plan të tërë strategjik, që përfshin një varg veprimesh ekonomike, politike, ideologjike e ushtarake.

Në të njëjtën kohë revizionistët sovjetikë veprojnë për të minuar revolucionet e luftërat çlirimtare të popujve me po ato mjete e metoda që përdorin edhe imperialistët amerikanë. Zakonisht socialimperialistët veprojnë me anë të partive revizioniste, vegla të tyre, por. sipas rastit e rrethanave, përpiqen të korruptojnë e të blejnë edhe klika sunduese në vendet e pazhvilluara, ofrojnë «ndihma» ekonomike skllavëruese për t'u futur në këto vende, nxitin konflikte të armatosura midis klikave të ndryshme, duke marrë anën e njërës ose të tjetrës, organizojnë komplote e puçe për të sjellë në fuqi regjime prosovjetike, përdorin ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake, siç bënë së bashku me kubanezët në Angolë, në Etiopi e gjetkë.

Ndërhyrjen dhe veprimet e tyre hegjemoniste e neokolonialiste socialimperialistët sovjetikë i bëjnë nën maskën e ndihmës dhe të përkrahjes për forcat revolucionare. për revolucionin, për ndërtimin e socializmit.

Në të vërtetë ata ndihmojnë kundërrevolucionin. Bashkimi Sovjetik përpiqet t'i hapë rrugë realizimit të planeve të tij ekspansioniste, neokolonialiste, duke e paraqitur veten si një vend që ndjek një politikë Ieniniste e internacionaliste, si aleat, mik dhe mbrojtës i shteteve të reja kombëtare, i vendeve të pazhvilluara etj. Revizionistët sovjetikë predikojnë se këto vende, duke u lidhur me Bashkimin Sovjetik e të ashtuquajturën bashkësi socialiste, të cilën e shpallin si «forcën kryesore lëvizëse të zhvillimit të sotëm botëror», mund të ecin me sukses në rrugën e lirisë e të pavarësisë, bile edhe të socializmit. Për këtë kanë sajuar edhe teoritë mbi «rrugën jokapitaliste të zhvillimit», të «orientimit socialist» etj.

Strategjia e socialimperialistëve sovjetikë s'ka asgjë të përbashkët me socializmin e leninizmin, siç pretendojnë ata. Ajo është strategji e një shteti grabitqar imperialist që kërkon të shtrijë hegjemoninë e sundimin e tij në të gjitha kontinentet e në të gjitha vendet.

Kjo politikë hegjemoniste e neokolonialiste që ndjek Bashkimi Sovjetik revizionist përplaset, e s'mund të ndodhë ndryshe, me politikën që ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që ka filluar të ndjekë edhe Kina. Kjo është një përplasje interesash të imperialistëve në luftën që zhvillojnë për rindarjen e botës.

Janë pikërisht këta interesa dhe kjo luftë që i vënë superfuqitë njërën kundër tjetrës, që shtyn secilën prej tyre të përdorë të gjitha forcat e mjetet që ka në dorë për të dobësuar rivalin ose rivalet e veta, derisa përplasjet të mos kenë arritur atë shkallë acarimi që të hidhen në përleshje të armatosura.



 

 

 

 

 

Mar 8, 2014

Rroftë Dita Ndërkombëtare të Gruas!

Mesazh përshëndetja i Comintern (SE)

anglisht
gjermanisht
portugalisht

 

ENVER HOXHA

Për gruan

(PËRMBLEDHJE VEPRASH)
1942-1984 

Pjesa 1
Pjesa 2

 

 

ENVER HOXHA:
Ligjet që do të formojnë kodin e ri të familjes kanë për qëllim forcimin e familjes. Familja është baza e shoqërisë sonë. Konceptet e vjetra prapanike dhe reaksionare mbi familjen, nuk mund te jene bazat e familjes sonë. Nje familje e shendoshe dhe e forte duhet ngrihet në baza krejt të reja. Keto baza janë barazimi i vërtetë i gruas me burrin, barazimi i femijve të lindur jashtë martesës me fëmijët e lindur nga martesa, mbrojtja e nënës dhe e fëmijës, forcimi i pozitës së gruas në shoqëri dhe emancipimi i saj i plotë, kontrolli mbi
prindët dhe kujdestarët, që të kryejnë si duhet detyrën e tyre në lidhje me rritjen dhe arësimin e fëmijve të mitur.

 

 

 

 

 

 

Mar 5, 2014

 

61 Data e vdekjes

 

Stalini i madh është i pavdekshëm!

 

BETIMI I POPULLIT SHQIPTAR PERPARA STALINIT TE

 

MADH

 

''Betohemi sot para shokut Stalin e do ti qëndrojmë besnik çështjes së madhe të Leninit e Stalinit...
-Për ne Stalini nuk ka vdekur, nuk mund të vdes kurrë, ai rron e do të rroj në shekuj''!

Enver Hoxha

 

J. V. STALIN

21 dhjetor 1879 - 5 mars 1953

 

Mesazhi i Kominternit (SE)
anglisht
gjermanisht
portugalisht

 

 

 

Stalini për Ukrainën

anglisht
gjermanisht
portugalisht

rusisht

 

 

 

 

Rroftë 95 vjetorin e Internacionales Komuniste!

 

 

themeluar më 4 mars 1919

 

Mesazhi i Kominternit (SE)

 

Faqja e internetit të veçantë:

anglisht
gjermanisht
portugalisht

rusisht

 

 

 

 

MARIGLEN GJOKA

TË FORCOJMË LËVIZJEN KOMUNISTE, TË LARGOJMË PËRÇARËSIT E MASHTRUESIT!

 

         Në gazetën e PPSH ''8 Nëntori'' të datës 16 Nëntor 2013, lexojmë noftimin se:''më 8 Nëntor në Muzeun Kombëtar u mblodh kongresi i 15-të i Partisë Punës së Shqipërisë dhe se raportin në emër të KQPPSH e mbajti sekretari i parë i KQPPSH shoku Muharrem Xhafa''. Që në fillim konstatova se demagogjia tek njerëzit e veçantë nuk paska fund. Po mirë, ky Muharrem Xhafa deri kur do të vazhdoj kështu, me demagogji? Nga e gjeti Muharrem Xhafa Partinë e Punës të Shqipërisë, kur ky demagog e tradhëtoi PPSH, bëri pazare me Hysni Milloshin dhe e shkrinë Partinë dhe e emërtuan:''Partia Komuniste e Shqipërisë'' më 8 Nëntor 2006. Që atë dit Muharrem Xhafa u bë antar i PKSH dhe në këto pazare morën dhe portofolet. Pra, Hysni Milloshi mori postin e Kryetarit të Partisë, po me propozimin e Muharremit dhe vet Muharremi mori portofolin e sekretarit të përgjithshëm po me propozimin e Hysni Milloshit. Pra shkëmbyen dhuratat e premtuara njëritjëtrit qysh para kongresit. Të gjithë të grumbulluarit te kjo parti e kuptuan dhe e panë me sytë e tyre se Muharrem Xhafa tradhtoi, e shkriu PPSH-në. Shkoi në Partinë Komuniste se aty do të merrte dhe rrogë nga kuotat e komunistëve. Hysniu si kryetar do merrte pak më shumë se Muharremi, por dhe Muharremi nuk do merrte pak. Që atëhere kanë kaluar 7 vjetë dhe ja, lexojmë që PPSH mbajti kongresin e 15-të të sajë dhe se raportin e mban sekretari i parë i PPSH që nuk ekzistonte, Muharrem Xhafa. Paradokse të mëdha që po dëgjojmë. Kur u krijua kjo parti? Ku u gjënd Komiteti Qëndror i kësaj partie që nuk ekzistonte, dhe vet Muharrem Xhafa sekretar i parë i kësaj partie që nuk ekzistonte? Që të gjitha këto janë trillime të Muharrem Xhafës që gjithë kohën që kur u rrëzua pushteti popullor, me këto gjëra është marë. Kush e zgjodhi Muharremin sekretar të parë kur ai ankohet që Qemal Cicollari u zgjodh kryetar i Partisë duke shkelur statutin që thotë se kryetari i partisë zgjidhet nga Komiteti Qëndror i posa zgjedhur nga Kongresi në mbledhjen e parë të tij. Pyesim shokun Muharem : Cili Kongres ju zgjodhi juve sekretar të parë të partisë kur ju qetë për 6–7 vjet sekretar i përgjithshëm i PKSH? Si e mbajtët raportin në Kongres? Në njoftim thuhet se në Kongres morën pjesë 101 delegatë të zgjedhur në mbledhjet e partisë në rrethe. Në rrethe shoku Muharrem nuk ka patur fare organizata partie të PPSH, por kish organizata të PKSH, PPSH (r) e PKSH-8 Nëntori. Duhet thënë se partia e punës po të ketë 101 anëtar mund të themi se plot janë për pak kohë kur shoku Muharem u përjashtua nga PKSH.

Shoku Muharrem tregon (pohon) me gojën e tij, pazaret që ka bërë me Hysni Milloshin, kur u bashkuan dhe nuk e dorëzuan në gjykatë siglën e PPSH dhe nuk bënë çregjistrimin e PPSH, në gjykatë, dhe se këtë e bënë me qëllim se emrin e saj (PPSH-së) mund ta merrte ndonjë grup shokësh komunistë ku të cilët duke u larguar nga Kongresi patën deklaruar se do të krijonin një parti tjetër. I bukur, mendim gjenial ky i Milloshit dhe i Xhafës që e hiqnin veten njëri Marks e tjetri Engels. Të dy Milloshi dhe Xhafa nuk deshnin të krijohesh parti tjetër, por të jetë vetëm partia e tyre PKSH që vetëm emrin e kishin PKSH, se të tjerat, që nga programi, nga drejtuesit e saj Hysni e Muharrem, zbatimi i statutit, e gjithçka që bënë fjalë për këtë parti, mund të themi me bindje se përvec emrit PKSH, asgjë tjetër nuk ishte Komuniste e aq më tepër Marksiste-Leniniste. Që të dy këta krerë në unitet mendimi dhe veprimi sajuan dhe kurorëzuan atë të ashtuquajturin Kongres bashkimi më 8 Nëntor 2006, kur aty në këtë Kongres u bë bashkimi i Milloshit me Xhafën dhe e shkrinë PPSH, e nuk lanë shokë të tjerë të krijojnë PPSH. Kurse delegatët e ish PPSH që shkuan në Kongres dhe e panë me sytë e tyre se cfarë corbe të keqe kishin gatuar Milloshi me Xhafën, u larguan nga Kongresi. Pas këtij Kongresit, Milloshi dhe Xhafa vrapuan e shkuan në për rrethe, mblodhën Komunistët e çoroditur dhe u thanë se ''ne bëmë një dasëm, mirë po në dasëm jo të gjithë mbeten të kënaqur, mbeten dasmorë edhe të pa kënaqur'', e, siç ndodhi realisht në këtë palo Kongres.  

        Milloshi, më pas nuk nguroi të nxirrte nga canta e tij disa libra me kapak të zezë, që në faktë ishte fjalimi Historik për bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe që këtë fjalim e mbajti në një Kongres në pallatin e kulturës në Vlorë ku merrnin pjesë rreth 18 veta gjithsej. Komunistët e ish PPSH, që pasi panë corbën e keqe që po gatuhesh në atë të ashtuquajtur Kongres bashkimi, formuan partinë PPSH-r (Partinë e Punës së Shqipërisë të riorganizuar) e themi të ''riorganizuar'' se siç thamë më lartë Xhafa e mbajti në xhep siglën PPSH dhe gjykata nuk lejonte parti tjetër me atë emër, prandaj u shtua emri ''riorganizuar''. 

      Shokë! Ndarjet dhe përçarjet në gjirin e lëvizjes komuniste shqiptare nuk janë në interes të së mirës dhe të komunizmit, ato i bëjnë mirë vetëm borgjezisë kapitalizmit dhe reaksionit të zi. Kështu pra nga ky gjoja ''Bashkim'', jo që bashkim nuk u bë, por u bë përçarje. Një pjesë e vogël të gënjyer nga demagogjia Millosh-Xhafa pranuan, shumica nuk pranuan, por dhe një pjesë jo e pakët u larguan fare nga partia, kur panë që në krye të partisë nuk ishin drejtuesë të vendosur e konsekuent, por tradhtarë revizionistë! Kështu që nga ky i ashtuquajtur Kongres bashkimi, kush fitoi? Lëvizja Komuniste Shqiptare mbeti përsëri me tre parti në armiqësi me njëra tjetrën. Partia Komuniste me drejtuesë H. Milloshin dhe Muharem Xhafën e quante veten parti që drejtojnë Marksi dhe Engelsi dhe se sëshpejti ajo do të ngrinte popullin në revolucion e do të merrte pushtetin, por në faktë cfare bënë, cfare rol lojtën në jetën politike shqiptare? E cfarë përfitoj populli shqiptarë!? Partia e bashkuar Komuniste me Milloshin Kryetar dhe Xhafën sekretar të përgjithshëm, as u dëgjua se është gjallë apo jo. Në Shqipëri ndodhën gjëra shumë të shëmtuara që zëri i kësaj Partie duhet të ishte prononcuar dhe duhet të kishte denoncuar siç ishin rastet e më poshteme:  

1 – U bë parada e homoseksualëve e tipit GAY në Tiranë, dhe Partia Komuniste as nuk e denoncoi, as nuk e demaskoi, por qëndrojë e heshtur. Asnjë deklaratë su bë prej tyre me përjashtim të Partisë së ''Legalitetit'' që u prononcua kryetari i asaj partie Ekrem Spahiu.  

2 – Në Tiranë u ngrit shtatorja e tradhëtarit të shqiptarëve satrapit Ahmet Zogolli, dhe P.K.SH. e këta dy ''marksist'' nuk thanë asnjë fjalë, asnjë deklaratë në media nuk bënë. 

3 – Me rastin e 5 Majit ditës së dëshmorëve, në vorezat Dëshmorët e Kombit u vendosën eshtrat e Azem Hajdarit, të antikomunistit të tërbuar ku i cili jepte urdhëra për të shkallmuar vorrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe që bashkë me fashistin Sali Berisha thoshin që komunistët dhe veteranët do ti varim në litar. Përsëri heshtje nga kjo parti e këta ''udhëheqësa''. 

4 – Me rastin e 5 Majit ditës së Dëshmorëve të Kombit, hiqet emri i rrugës ''Dëshmorët e 4 Shkurtit'' dhe zëvëndësohet me emrin ''Ibrahim Rugova'', kur dihet se Ibrahim Rugova ishte nipi i kriminelit Xhafer Deva që kreu terrorin apo masakrën e 4 Shkurtit 1944 duke vrarë e torturuar 84 njerëz të pafajshëm në mes të Tiranës. Përsëri as PKSH, as Muharem Xhafa e as partitë e tjera ''Komuniste'' nuk thanë një fjalë.  

5 – Qeveritë borgjeze si e Sali Berishës ashtu dhe e Edi Ramës, periodikisht dërgohen shqiptarë në Afganistan, djemë nënash si mercenar për të vrarë popullin afghan. Ata janë dërguar atje me para si mish për top, e përse, se mos luftojnë për atdheun e tyre? A mos afganistanasit na kanë pushtuar Shqipërinë? Qeveria Shqiptare po hap 8 Shkolla në Afganistan kur në shumë fshatra të Shqipërisë nuk ka shkolla ose janë të rënuara dhe nuk po i rregullojnë edhe për këtë si H.Milloshi (sa qe gjallë) dhe M.Xhafa nuk kanë thënë asnjë fjalë. 

      Si këto turpe e veprime poshtëruese për komunistët e popullin dhe dëshmorët e kombit shqiptar, janë kryer edhe herë të tjera. Krerët e partive që e mbajnë vehten si udhëheqësa të Partive Komuniste Marksiste-Leniniste, në fakt është e tepërt që të thuash se janë komunistë. Kur themi kështu për këta krerë, nuk lëmë pa përmëndur edhe dy drejtuesat e tjerë, të partisë së punës të riorganizuar, Marko Dajtin që mori përsipër të krijonte partinë e punës së riorganizuar dhe që ka disa vite që s’është bërë i gjallë. I cili e ka braktisur partinë dhe disa rrethe të mbetur në heshtje janë pozicjonuar në parti të tjera. Po ashtu mund të themi për partinë komuniste ''8 Nëntori'' që veç emrit ''komuniste'' ajo nuk ka asgjë të përbashkët me lëvizjen komuniste e aq më tepër drejtuesi i kësaj partie shoku Preng Çuni. 

      Në raportin e Kongresit të 15 të PPSH shoku Muharem Xhafa thotë se do të bëjmë përpjekje për bashkimin e komunistave në një parti të vetme komuniste marksiste-leniniste. I themi shokut M. Xhafa se ashtu si keni vepruar e veproni ju e drejtuesit e tjerë të partive të tjera me pretendime komuniste, lëvizja komuniste ska për tu bashkuar kurrë, me fjalë ndoshta të gjithë thoni e flisni për bashkim, por me vepra asgjë spo bëni. Jo vetëm kaq, por krijoni edhe urrejtje fallco, akuzoni njëri-tjetrin për tradhëti dhe prishje të lëvizjes komuniste duke u mburrur sikur të jeni Lenini apo Enveri vet. Bashkimi i komunistëve shqiptarë në një parti të vetme arrihet vetëm duke hequr nga ndërgjegja juaj cmirën që keni për njëri tjetrin, kur me vepra të bëni dorëheqje dhe të lejoni komunistët të gjejnë fjalën vet për tu bashkuar. Vetëm kështu mund të arrihet bashkimi. 

     Në raportin e Kongresit thoni se në ceremonin mortore të H.Milloshit, ju mbajtët fjalimin mortor, nuk e di se çfarë keni folur në këtë fjalim, por besojmë se ja keni përmëndur të ''mirat'' që ai ka bërë në interes të komunizmit në Shqipëri duke ''nderuar'' figurën e Enver Hoxhës dhe familjes së tijë, siç janë:  

1 – Hysni Milloshi botoi një gazetë të tërë me 8 faqe gazete me titullin: ''Shtriga Nexhmija Hoxha nuk mund ta përlajë partinë komuniste Shqiptare''. 

2 – H. Milloshi imponoi organizatën e partisë komuniste të Korçës që të përjashtonin nga partia Nexhmie Hoxhën. Sikur shoqen Nexhmije e kishin pranuar në parti, organizata komuniste e Korçës që drejtohej nga H. Milloshi.  

3 – Hysni Milloshi në një intervistë kishte deklaruar se ''ne komunistët jemi dakort që të bëjmë aleancë me ballistët se këta ballistët e sotëm nuk kanë lyer duart me gjakë''. Por shpejt u përgjigj kryetari i ballistëve Adriatik Alimadhi duke thënë se ''nuk pajtohemi me komunistët se ata nuk na kanë kërkuar falje për ato që kanë bërë''. (Data 8 Nëntor 2011)  

4 – Me krijimin e partisë të Bamir Topit, Hysni Milloshi, nxitoi të deklaronte më 12 Prill 2012 se ''jemi gati për aleancë me partinë e Bamir Topit''.  

5 – Kur në Shqipëri Berisha që deshte të bëhesh mbret, edhe duke ja plotësuar dëshirën djalit të Ahmet Zogut për të votuar mbi formën e regjimit që duhet të ndiqte Shqipëria, H.Milloshi për ta ndihmuar sa do pak regjimin mbretëror të Zogollit (lexo: Sali Berishës), shkroi një artikull të madh e me gërma të mëdha në faqen e parë të gazetës me titull:''TË BOJKOTOJMË VOTIMET PËR REFERENDUM''. Kjo thirrje që u bënte H. Milloshi komunistëve e popullit shqiptar, ishte në fakt ndihmë konkrete që Berisha dhe familja e Ahmet Zogut të fitonte e Shqipëria të kthehej në mbretëri. 

6 – Në votimet për bashkin e Tiranës, Hysni Milloshi imponoi komunistët e partisë së tij që të votonin për të, duke ju hequr votat të majtës e duke bërë që të fitoj Lulzim Basha. 

      Si këto bëma Hysni Milloshi kishte shumë dhe ato na turpëronin të gjithëve kudo. Pa le po të marim daljen e H.Milloshit në televizor me rrugaçët e të djathtës të cilët e vun përpara, e vunë në lojë duke i vënë në qafë sutjena e mbathje grash. Turpet e tija janë të shumta, dhe të gjitha këto bëheshin për të diskritituar komunistët shqiptar! 

     Në raportin e kongresit, Muharem Xhafa bënte fjalë edhe për faktin se ende nuk kanë krijuar organizatat e Rinisë, të gruas, sindikatat e organizma të tjara që janë krahu i djathtë të partisë komuniste. Këto organizma edhe u krijuan në një farë mase pas rëzimit të pushtetit të diktaturës së proletariatit, por puna sabotuese e disa krerëve bën të mundur që lëvizja komuniste shqiptare të përçahet e kështu edhe këto organizma u prishën, përsëri partitë që u krijuan punuan për të ringritur këto organizma, e përsëri u ringritën e përsëri u prishën dhe tani asnjë nga këto 4 parti të ashtuquajtura komuniste nuk kanë nga këto organizma sepse kur krerët përçajnë partitë, vetvetiu prishen dhe organizmat ndihmëse. Dhe përsa kohë do të vazhdohet të jenë disa parti komuniste shqiptare, asnjë nga partitë komuniste shqiptare tani të mos mburret se i ka krijuar këto organizma dhe po punojnë me masat e gjëra të popullit. Bile para disa vitesh një parti nxori udhëzime që të ngret në çdo rreth ''Frontin Demokratik Shqiptar''. Se çfarë mëndje ishte kjo dhe çfarë do të bëhesh me këtë Frontin Demokratik, asnjeri se kuptoi dhe gjëkundi nuk u zbatua në një kohë kur ajo parti ishte në krizë dhe se drejtuesi i saj nuk di se ku është, se me bazën i ka shkëputur marëdhëniet dhe partitë e ka lënë në hije. 

     Shokë! Është koha për reflektim dhe jo mburrje e gënjeshtra, se me mashtrime mburrje e gënjeshtra, lëvizja komuniste në Shqipëri jo që nuk forcohet por përkundrazi varfërohet dhe shkon drejt shkrirjes. Janë 4 parti të ashtëquajtura komuniste, u bënë zgjedhjet më 23 Qershor 2013 dhe lëvizja komuniste nuk mori asnjë deputet, e si mund të merrte kur kryetarët e partive komuniste shesin mentë se kanë parti komuniste Marksiste-Leniniste, ashtu siç u mburr dhe Muharem Xhafa në raportin e tij që thotë se PPSH mori reth 1000 vota, por ajo ishte e votuar nga shumë të tjerë bile edhe në ato rrethe ku nuk kishin organizata partie. Me të tilla mburrje kemi mbi 20 vjet që po gënjejmë se gjoja PPSH paska marë mbi 10000 vota por ja hëngrën PD e PS. Si Muharem Xhafa thonë edhe kryetarët e tjerë të partive komuniste. Kemi mbi 20 vjet që s’kemi çuar asnjë komunist në parlament, të demaskoj rendin borgjez e kapitalist që po i pin gjakun popullit shqiptar, që jo vetëm nuk ka ngritur një fabrikë apo hidroçentral, por përkundrazi i prishi dhe ato që kishte ndërtuar pushteti popullor. Ka ardhur koha që të themi hapur se drejtuesit e sotëm të partive komuniste shqiptare si Muharem Xhafa, Qemal Cicollari (zevndësi i llogjikës Milloshjane) Marko Dajti e Preng Çuni nuk janë komunistë, ata janë shërbëtorë të borgjezisë dhe u shërbejnë me devotshmëri asaj. Ata nëse u ka mbetur pak ndërgjegje njerëzore e patriotike, duhet të bëjnë dorëheqje nga drejtimi i partive. Largohuni vullnetarisht sa nuk është vonë që nesër mos tju quajnë tradhëtar e sabotator të lëvizjes komuniste shqiptare. Lëvizja komuniste shqiptare po të jetë e bashkuar, që vitin e parë do të nxjerë të paktën dy deputetë në parlament e në votimet e tjera numëri i deputetëve do të rritet për lëvizjen komuniste shqiptare. Ju lutemi shokëve drejtues të partive komuniste shqiptare, largohuni nga detyra që keni, ndihmoni në bashkimin dhe jo në përçarjen e lëvizjes, në të kundërtën populli dhe historia do tju gjykojë. Ndërsa thamë deri tani për drejtuesit e partive komuniste shqiptare që po pengojnë bashkimin e ecjen përpara të lëvizjes komuniste shqiptare, jo pak përgjegjësi mban edhe shoku Muho Asllani, komunist që ka milituar në byronë Politike me Enver Hoxhën, që në këto momente kritike për lëvizjen komuniste shqiptare ai jo vetëm që nuk luan rolin e tijë që i takon dhe që ja imponon detyra e lartë dhe nderi që ishte me Enver Hoxhën. Sikur të bëjë vaki (që nuk ndodh) që të ngrihet Enver Hoxha nga varri dhe të mësonte se shoku Muho Asllani ndodhet jo në krye të komunistëve, por i barabartë me të tjerët, Enver Hoxha do të mërzitej shumë dhe do të thoshte : ''sa u zhgënjeva me këtë komunist''. Shoku Muho Asllani ndodhet në bisht të situatës, ai gjatë këtyre viteve të kapitalizmit ka ndërruar disa parti, duke ikur nga një parti në tjetër. Të marim që nga 8 Nëntori i 2006 që ishte me PPSH me sekretar të parë Muharem Xhafën, që u bashkuan me Partinë Komuniste të H.Milloshit, ai u pajtua dhe nuk denoncoi pazaret që bëri H.Milloshi me Muharem Xhafën, pra vajti me partinë Komuniste me kryetar H.Milloshi dhe sekretar të përgjithshëm M:Xhafën, bile dhe shoku Muho Asllani këtu u zgjodh sekretar organizativ. Pas dy muajsh shoku Muho iku nga Partia Komuniste dhe shkoi në partinë e punës të riorganizuar bile dhe këtu u emërua sekretar orgonizativ. Edhe këtu as u bë i gjallë, asnjë rol nuk luajti për forcimin e partisë. Pas nja dy vjetëve u largua nga kjo parti dhe shkoi me partinë që krijoi Muharem Xhafa, pasi u përjashtua nga P. Komuniste, e, tani ndodhet në partinë që posa krijoi Muharem Xhafa, duke sajuar partinë me njerëz të përjashtuar nga partia, me njerëz të marë nga rruga pa një studim se çfarë kontigjent janë. Por edhe në partinë e Muharem Xhafës që është tani nuk po luan ndonjë rol pozitiv, pasi vetë Muharem Xhafa që kur u përmbys pushteti popullor me të tilla punëra është marrë. Prish parti, krijo të reja, prish prapë e ndërto përsëri të tjera. Shoku Muho, kryej me nder detyrën që të takon si shokë i Enver Hoxhës, mos u pajto me fraksionistët e me ata që të lajnë e shplajnë. Bëhu thirje komunistëve të grupuar në 4 partitë komuniste, që të braktisin ozurpatorët e këtyre partive dhe krijo partinë që na la shoku Enver Hoxha. Mos u kurse, do të lodhesh pak por do të fitosh, do të fitoj lëvizja komuniste shqiptare dhe për jetë do ta ken për faleminderit, kështu do të çosh në vënd edhe amanetin e udhëheqësit tonë të ndritur Enver Hoxha, të gjithë do të përkrahin dhe do të ndihmojnë. 

    ''Marksistë-leninistët duhet të ruhen shumë nga frazat që përdorin revizionistët modernë, socialdemokratët e pseudomarksistë-leninistët për internacionalizmin proletar, për bashkimin e proletarëve për të mbrojtur paqen e të tjera profka të tilla. Internacionalizmi proletar është i vërtetë kur njerëzit punojnë me vetëmohim për të ndihmuar dhe për të zhvilluar veprimet revolucionare, për të krijuar një situatë të vërtetë lufte revolucionare, në radhë të parë në vendin e vet.'' (Lexo: Enver Hoxha- ''Imperializmi dhe Revolucioni''. f.210)  

      ''...duhet të ruhemi shumë nga elementë të tillë pseudomarksistë, pseudorevolucionarë, pseudointernacionalistë, qofshin këta individë të veçantë ose grupe të vogla njerëzish, apo parti që vetëquhen marksiste-leniniste, por që në fakt nuk janë të tilla, socialshoviniste, centriste, borgjeze të vogla. Të gjitha këto parti që i bien gjoksit për internacionalizmin proletar, për mbrojtjen e paqes, për reforma etj., i shërbejnë kapitalit.'' (Po aty.) 

Poshtë tradhtarët oportunistët!

Lavdi mësimeve revolucionare të Enver Hoxhës!

 

 

 

 

7 prill 1939 - 6 shkurt 2014

Ne vajtojmë vdekjen e Vaçe Zela

 

 

Moj e bukura Shqipëri Vaçe Zela Moj e bukura Shqipëri
Fëmija i parë Vaçe Zela
Fëmija i parë
Ti u zbardhe gjyshja ime Vaçe Zela Ti u zbardhe gjyshja ime
Kur jam pranë teje Vaçe Zela Kur jam pranë teje
Kur çelin mimozat Vaçe Zela Kur çelin mimozat
Moj e bukura ShqipëriVaçe Zela Moj e bukura Shqipëri

 

 

Njeri pas tjetrit, per pak dite, u ndane nga jeta tre kolose te kenges e te muzikes shqiptare : mbreteresha e kenges se muzikes se lehte, Vaçe Zela, profesori i madh i violines, Ibrahim Madhi dhe kryemjeshtri i gernetes, Laver Bariu. Nje humbje e madhe kjo per artin e kulturen shqiptare. Qe te tre te shkolluar e te formuar ketu, ne shkollen e socializmit, qe te tre me krijimtari brilante ne sherbim te popullit e te artit socialist, qe te tre me vlera artistike e shoqerore te medha, modele te muzikes e kenges shqiptare te realizmit socialist, qe te tre te dekoruar e te nderuar nga Partia e Punes e Shqiperise dhe Enver Hoxha me titullin e larte "Artist i Popullit". Ata u ndane fizikisht nga jeta e gjalle, por jo kenga, jo muzika, jo vepra e tyre artistike, sepse keto nuk plaken e nuk vdesin bashke me krijuesit, pa çka se dikujt nuk u pelqen kultura, muzika, letersia e arti socialist. Artistet e medhenj i ben te pavdekshem arti, vepra artistike qe lene pas ne sherbim te popullit e te vendit te vet.
Nder e respekt Vaçe Zeles, Ibrahim Madhit dhe Laver Bariut!

 

Mariglen Gjoka

http://www.youtube.com/watch?v=sS_nJ1dDq0c

Vace Zela Kendojme per partine youtube.com

Mariglen Gjoka - 6. Februar 17:25

Me hidhërim të madh mësova për vdekjen e papritur të artistes tonë të madhe e shumë e shumë të dashur të popullit e kombit tonë, VACE ZELA!
I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I SAJ NE SHEKUJ!

http://www.youtube.com/watch?v=8GyHUAwsc4Q

 

 

Fadil Shyti ... të jetojmë me veprat e tyre artistike, me gjithë ato vullkane dhe rreze diellore revolucionare të një epoke të ndritur të Shqipërisë socialiste të drejtuar nga PPSH-së, me në krye shqiptarin e madh, Enver Hoxhën! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë atdhetarët dhe atdhetaret e pamposhtura të Nënës Shqipëri! Lavdi Artistes së Popullit, Vaçe Zelës!

 

 

Enver Ben Abdallah

Condoléance à sa famille, et aux camarades albanais, nous t'avons aimé camarade Vacela, et tu as été fidèl à tes principes.
Je continuerais dans la tristesse et la joie à écouter, et d'influencer mon entourage, mes amis, mes camarades à découvrir tes belles mélodies,..
Repos en paix..
Et je rends hommage à Fatma Zeberi qui a été aussi fidèl comme toi Vacela.

Vace Zela
Adieu Vace Zela - décédé à 75 ans partisane du PTA est resté fidèl à Enver Hoxha
grande Artiste révolutionnaire, sa voix s'est fait entendre partout.
Tu resteras dans notre coeur et notre mémoire.

 

 

 

 

 

" Për një të bashkuar , të pavarur , Shqipëria socialiste ! "



Vetëm në një Shqipëri socialiste , mund të ketë unitet i vërtetë dhe pavarësinë për të gjithë shqiptarët !

Borgjezia Shqiptare - lake e imperialistëve të huaj - shitur interesat kombëtare të popullit shqiptar për euro dhe dollarë për të ofertuesit më të lartë . Vetëm proletariati shqiptar , flamuri revolucionare të shokut Enver Hoxha të ngrihet përsëri dhe kjo do të rrisë ! nën udhëheqjen e komunistëve shqiptarë ! me mbështetjen e Kominternit ( SH ) !

Kjo është arsyeja pserevolucion socialist është qëllimi parësor i të gjithë shqiptarëve .

Lufta për unitetin kombëtar të shqiptarëve luan një rol thelbësor në proletariatit shqiptar dhe për komunistët shqiptarë .

Ajo mëson marksizëm- leninizmin se lufta kombëtare është në varësi të luftës sociale . Lufta për çlirimin revolucionare kombëtare e Shqipërisë shërben si një levë të fuqishme për të revolucionit socialist dhe restaurimin e socializmit në Shqipëri .

 

 

 

 

JA ÇKA I SHKRUANTE JUSUF GËRVALLA , ENVER HOXHËS I dashur shoku Enver!

 

Ne shqiptarët e shkëputurnga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut. I gëzohemi prej së largu çdo prove të suksesshme të unitetit të pathyeshëm, parti-popull dhe kjo na bën më të fortë edhe ne. Mburrja dhe entuziazmi i ynë s’ka kufi kur kujtohemi që Shqipëria, nga një vend i varfër feudalo – borgjez, u kthy në një vend të mirëfilltë, që jo vetëm po ja del të ruaj në gji të shoqërisë së vet të paprekur kështjellën, por edhe t’i ndezë shkëndijat revolucionare të pjesës dërrmuese të popujve dhe planetit. Pa frikë se po biem në ndonjë eufori, nesër, kur këto shkëndija të kthehen në zjarre të vërteta revolucionesh. Ne jemi të bindur që bota do të ja njoh një pjesë të mëdha të meritave pikërisht atdheut tonë, Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. E qartë, duhet një punë e mundishme jashtë mase për të arritur në shkallën e sotme. Jemi në dijeni për një pjesë të madhe problemesh, me të cilat u ballafaquan Partia e Punës e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar në rrugën e tyre të ndritshme. Ajomburr dhe na jep shpresë më së shumti është fakti se në gjuhë këtë punë prej titani, PPSH dhe populli shqiptar i lirë, në udhëkryq e njërës nga sprovat më të mëdha historike, ka zgjedhur rrugën e sinqeritetit dhe të guximit të pashembullt me të cilat është mekuar ndër shekuj populli i ynë i shumëvuajtur, rrugën që i jep dorë të bëhet zëdhenës i ideve më përparimtare të njerëzimit, duke ndarë si me thikë të mirën nga e keqja në botë. Epoka e lavdishme shqiptare e Gjergj Kastriotit nxori në pah një përmasë të rëndësishme të shpirtit të popullit tonë: gatishmërinë e flijimit në shkallën më të lartë dhe të frymëzimit të papërsëritshëm të njeriut të kohës për mbrojtjen e atdheut. Dhe hyri me të drejtë në histori si epokë e Prometheut kundër të gjithë perëndive. Epoka e sotme shqiptare në Partinë e Punës dhe me ty në krye, shoku Enver, nxori në shesh edhe një dimension tjetër: etjen e madhe të shqiptarit për punë dhe për ndriçimin e plotë të mendjes. Doli në shesh njeri i ynë vërtetë nga gjiri i njërit prej popujve më të vegjël në botë, por të aftë për t’u bërë shembull për të mirë në mbarë botën. Skena e dramës së sotme shqiptare është po ajo e Prometheut të pesëqind vjetëve. Bota e krishtër është ajo që pat nisur luftën kundër kuçedrës anadollake. Dhe sa u duk që ajo botë po i gëzohej titanit Skënderbe, që po i qonte në vend tek e fundit edhe interesat e Europës. U prapsën një pas një fuqitë e kohës. Kishte një cikërrimë që nuk durohej në personin e Gjergjit dhe të popullit shqiptar: seriozitetin dhe këmbënguljenmbinjerëzore, që çështjen e shtrenjtë të lirisë e bënte të kuptohej në gjithë njëmendësinë e saj. Kështu u zbrapsën dalëngadalë edhe forcat që kishin hyrë në përpara Shqipërisë së “vogël” në lojën e madhe të dramës komuniste. Shqipëria e “vogël”, me seriozitetin dhe njëmendësinë e saj atyre ua nxori gjithë merakun në kushte të një temperature të lartë të “lojës” së nisur prej tyre. Marrëveshjet paqësore dhe krushqitë e Venedikut, Raguzës, Serbisë me kuçedrën anadollake, në një kohë që Shqipëria po e lante në gjak çdo pëllëmbtë të tokave të veta, nuk ndryshojnë aspak nga tradhtia sovjetike, jugosllave, kineze...që ia kthyen shpinën m-l, duke mos qenë të gatshëm t’i bëjnë ballë frymëzimit të lartë dhe duke mos parapëlqyer rrugën e rezistencës së ulët ndaj armikut të egër të epokës, imperializmit dhe kapitalizmit. Ne ndjekim me indinjatë bllokadën e egër ndaj Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që nisi imperializmi, për ta vazhduar revizionistët tradhtarë. Por zemra na bëhet mal kur shohim që atdheu ynë marshon sypatrembur, duke çarë një pas një rrethimet dhe bllokadat mizore dhe duke ndjekur me frymëzim dhe besnikëri të pashembullt rrugën e sigurt të socializmit, që është e ardhmja e afërt e të gjithë njerëzimit. Në saj të ekzistimit të kësaj Shqipërie të mbarë, të fortë dhe vigjilente dhe në saje të traditave revolucionare të popullit tonë, përgjithësisht edhe ne shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të përfshira në dhunën e në padrejtësinë e pashembullt historike brenda kufijve të Jugosllavisë, ndonëse jemi dëmtuar në masë të madhe nga shtrëngimi i vazhdueshëm i darëve të shovinizmit serbo-malazezo-maqedonas, ia kemi dalë të ruhemi bukur mirë nga ujërat e zeza ideologjike të revizionistit titist. Larg ndjenjës revanshiste, nacionaliste e shoviniste, te ne është ndezur shkëndija e luftës së pashmangshme nacionalçlirimtare, konturat e së cilës por duken në horizont. Të nxirret pjesa e robëruar e tokave dhe e popullit shqiptar nga kthetrat e përgjakshme të social shovenistëve titistë dhe të çohet në vend vullneti i ndryshuar i popullit tonë: Bashkimi me vendin amë, Shqipërinë. Është një e drejtë historike që iu mohua por nuk ju çrrënjos kurrë popullit tonë të vënë me shekuj përballë padrejtësive të mëdha historike po të papërkulur kurrë. Në dëshmit të përpjekjeve dhe të luftës sonë flasin vetë faktet kampet jugosllave të përqendrimit, me barkun e tyre të akullt, që s’po resht së gëlltituri që tridhjetë e pesë vjet me mijëra e mijëra patriotë dhe revulucionarë shqiptarë.

 

 

 

Letër për të gjithë komunistët shqiptarë

 

 

 

Të dashur shokë !


Më vjen keq. Për fat të keq , ne nuk e flasin gjuhën shqipe . Por ne shpresojmë që ju të na kuptoni anyway.
Ju lutemi të na lejojë të shprehim opinionin tonë të përulur .
Komunistët shqiptarë kanë për të udhëhequr një luftë parimore për krijimin e partisë bolshevike .
Nuk ka lëvizje revolucionare pa një teori revolucionare !
Nuk ka lëvizje revolucionare bolshevike pa parti!

Ne mirëpresim diskutimin parimor .
Ajo shërben qëllimin e tejkalimin e ndarë në lëvizjen komuniste në Shqipëri .
Problemi i copëtim mund të tejkalohen vetëm në bazë ideologjike e 5 Classics të marksizëm-leninizmit .
Stalini mëson se partia bolshevike është përforcuar me pastrimin e elementeve oportuniste .
Pa të liruar veten e tyre nga ndikimi i oportunizmit ,copëtim që mund t'ju mposhtë kurrë .
Komunistët shqiptarë ende nuk janë pastruar dhe liruar nga ndikimi i oportunistëve .

Për fat të keq , ne duhet të kuptojë se kjo është komunistët shqiptarë ende nuk arriti të plotësisht të shkëputur nga ndikimi i tradhtarëve dhe për të bashkuar mbi themelet e sakta të stalinizmit - enverizmit .
Komunistët shqiptarë për të mbrojtur të shokut Enver Hoxha bazë vetëm korrekt internacionaliste e stalinizmit - enverizmit . Enver Hoxha ishte më einternacionalist i kohës së tij . Ai ishte krenar i kombit socialist në Shqipëri . Ai ishte krenar për popullin shqiptar , në të proletariatit shqiptar , komunistët shqiptarë . Por ai nuk ishte një nacionalist . Ai ishte një internacionalist . Ai ka udhëhequr lëvizjen botërore marksiste-leniniste . Ai ka drejtuar proletariatin botëror . Komunizmi është në thelb internacionalist nuk , nacionaliste .

Gjatë në këmbë Ndarja e lëvizjes komuniste shqiptare është një shprehje e ndikimit mbizotërues të borgjezisë në lëvizjen komuniste në Shqipëri .
Borgjezia shqiptare ka përvojë të gjerë të tradhtisë revizioniste e komunizmit .
Helm paralizon i revizionizmit komunizmit në Shqipëri .
Më konsistente komunistët shqiptarë duhet të bëjnë dallimin ideologjikisht të sakta kundër të gjitha llojeve të revizionizmit dhe oportunizëm .
Paranjësi vjen qartësi , siç thotë Lenini .
Ne nuk kërkojmë unitetin me oportunistëve . Ne luftojmë për unitetin e të gjithë komunistëve shqiptarë përkatësisht ( ekskluzivisht dhe në mënyrë eksplicite ) i bazuar në mësimet e Marksit , Engelsit , Leninit , Stalinit dhe Enver Hoxha .
Uniteti me oportunistëve është uniteti me borgjezisë . Uniteti me borgjezisë është nënshtrimi i punëtorëve nën diktaturën e borgjezisë .
Ne komunistët vlerësojnë ndryshme " organizatat e partisë " në Shqipëri jo nga fjalët e tyre , por nga veprat e tyre .
Asnjë nga këto "organizata e Partisë " ka dëshmuar me veprimet e tyre të mëparshme , që mban emrin e partisë së Enverit të drejtë kështu . Ata janë më shumë ose më pak nën ndikimin e revizionizmit . Ne kemi mbështetur të gjithë komunistët shqiptarë të cilët dëshirojnë për të liruar veten e tyre nga ndikimi i revizionizmit . Kominterni ( SH ) ka deri në ditët e sotme , asnjë nga këto " mbështetjen e organizatave partiake , sepse ne kurrë nuk do të mund të zbulojë një linjë të qartë bolshevik .

Kominterni ( SH ) bën komunistët shqiptarë propozimin e mëposhtme :

Ne nuk duam të ndërhyjë në punët e komunistëve shqiptarë nesh . Vetëm ata mund, dhe copëtim do të kapërcejë vetëm.
Por në qoftë se komunistët shqiptarë na për këshilla , ne jemi në solidaritet duart e pasur me ta dhe t'i ndihmojë ata .
Ne plan për 8 Nëntor 2014 ,themelues i seksionit shqiptar të Kominternit ( SH ) .

Në situatën aktuale të globalizimit , proletariati botëror ka nevojë për një komuniste ndërkombëtare të fortë me një seksion të fortë shqiptar .
Restaurimi i diktaturës së proletariatit është e mundur vetëm në lidhje me luftën për diktaturës së proletariatit botëror .
Revolucioni rinovohet socialist në Shqipëri është vetëm fitimtare në kushtet e botës së sotme globaliserten sistem imperialiste si pjesë e revolucionit socialist botëror .
Bota revolucioni socialist nuk është në duart e një partie kombëtare .
Udhëheqja e revolucionit socialist botëror është në duart e proletariatit botëror , është në duart e Internacionales Komuniste , e cila merr fuqinë e saj nga seksionet .
Ne kemi botuar tekstin nga shokut Mariglen .
Ne jemi të gatshëm për të publikuar edhe kontribute të tjera për diskutim .
Ne e bëjmë këtë me qëllim të krijimit të seksionit shqip të Kominternit ( SH ) më 8 Nëntor 2014 .

Kominterni ( SH ) përshëndet të gjithë komunistët të sinqertë të Shqipërisë në besimin se zhvillimi i njësisë do të jetëi suksesshëm .

RroftëPartia e lavdishme e Punës e Shqipërisë me shokun Enver Hoxha në krye !
Rroftërivendosja e Shqipërisë socialiste e shokut Enver Hoxha !
Rroftë uniteti i komunistëve shqiptarë nën flamurin botërore - revolucionare e stalinizmit - enverizmit !
Rroftëe bashkuar , e pavarur , Shqipëria socialiste !
Rroftë Shqipëria socialiste në një botë socialiste !
Rroftë diktatura e proletariatit shqipe !
Rroftë diktatura e proletariatit botëror !
Rroftë revolucioni socialist në Shqipëri !
Rroftë revolucioni socialist botë !
Rroftë 5 Klassiket e marksizëm-leninizmit - Marksit, Engelsit , Lenini , Stalini dhe Enver Hoxha !
Rroftë internacionalizmit proletar !
Rroftë Kominterni ( SH ) !

28 janar 2014

 

 

 

LËVIZJA KOMUNISTE SHQIPTARE NË KRIZË TË THELLË!

23 janar 2014

     

  Sa ishte gjallë shoku Enver Hoxha, Partia Komuniste (më vonë Partia e Punës) e Shqipërisë, ishte një parti parimore Marksiste Leniniste që zbatonte me besnikëri mësimet jetëdhënëse të Leninizmit fitimtar, duke ndjekur drejtë edhe eksperiencën e madhe të partisë mëmë të Bashkimit Sovjetikë (PKb) e udhëhequr fillimisht nga V. I. Lenini dhe pas vdekjes së tij, nga nxënësi dhe shoku i ngushtë i tij, J. V. Stalini. Duke kaluar vitet R.P.SH. me në krye udhëheqësin e shquar revolucionar të Partisë së Punës dhe të shtetit shqiptarë Enver Hoxha, vazhdimisht forcohesh politikisht dhe ideologjikisht duke fituar simpati të madhe nga Partitë motra të kampit të socializmit. Pas vdekjes të Josif Visarjonovic Stalinit, udhëheqjen e kësaj parie e uzurpuan revizionistët: Nikita Hrushovi, Leonid Brezhajevi e renegatë revizionistë të tjerë të cilët i tradhtuan idealet e mësimet e larta revolucionare të klasikëve të Marksizëm-Leninizëmit duke i zëvendësuar ato me teoritë tradhtare kundërrevolucionare revizioniste, duke çuar kështu Partinë Komuniste të lavdishme të B. S. të Lenin-Stalinit në një parti tradhtare dhe ekonominë e vendit në një ekonomi borgjeze. Kjo ishte një katastrofë e madhe jo vetëm për lëvizien koministe në Bashkimin Sovjetik por për të gjithë lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe njëkohësisht shërbim i madh në favor të Kapitalizmit botëror dhe imperializmit amerikan në veçanti.

 Kundra rrymës revizioniste të klikës të partisë të Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të sajë në gjirin e lëvizjes komuniste botërore, Partia e Punës së Shqipërisë dhe Partia Komuniste Kineze mbajtën një qëndrim kritik demaskues. Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) me shokun Enver Hoxha në krye në kongresin famëkeq të XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ashtu edhe në mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore motra, demaskon me zë të lartë e pamëshirë kursin revizionist tradhtar e kapitullant të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e personalisht tradhtarin famëkeq Nikita Hrushovin. Pikërisht aty, në  atë sallë të madhe quajtur ''Gjergjeuski'' në prani të delegacioneve të 81 partive komuniste e punëtore motra të botës, shoku Enver Hoxha foli hapur se nuk jemi dakord me rrugën që ka filluar të ndjeki PKBS dhe se kjo rrugë e ky kurs është një tradhti e madhe që i bëhet lëvizjes komuniste botërore dhe popujve të shtypur të botës, ku të cilët shpresonin që me qëndrimin revolucionar të kampit socialist, ti vihesh preh imperializmit amerikan dhe atij botëror.  

Fjala historike e shokut Enver Hoxha në emër të PPSH u prit me dashamirësi nga Partitë e vërteta komuniste e punëtore të botës që zbatonin me konsekuencë Marksizëm-Leninizëmin. Kurse ato parti komuniste të atyre vëndeve që ishin bërë vasal të Partisë Revizioniste të B. Sovjetik, mbajtën qëndrim kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe partive të tjera komuniste Marksiste-Leniniste. Si pasojë e kësaj qëndrese, klika tradhtare Hrushovjane e përjashtojë PPSH nga kampi socialist (lexo: revizionist) dhe më vonë prenë marrëdhëniet diplomatike duke u thënë imperialistëve që të sulmojnë e të pushtojnë Shqipërinë. Partia Komuniste Kineze që kishte më parë mos-marrëveshje ideologjike me PKBS, në këto mbledhje mbajti qëndrim të lëkundur, herë pajtohesh me ta e herë mbante qëndrim kritik. Partia e Punës e Shqipërisë ndonëse u kritikua dhe u dënua nga partitë komuniste (lexo: revizioniste) të ashtuquajtur kamp socialist, ajo fitoj simpati të madhe e respekt nga shumica e Partive komuniste e punëtore të botës, ajo u bë parti për të cilët partitë e vogla, e sidomos ato në vendet kapitaliste, që të marrin eksperiencë prej sajë.

 PPSH pas këtyre ngjarjeve tronditëse për mbarë Lëvizjen Komuniste Botërore, ajo forcoi lidhjet me partinë komuniste të Kinës dhe me partitë e tjera që nuk ishin dakord me kursin revizionist të PKBS e të disa partive komuniste e punëtore të ish kampit socialist. Kina tani u bë një vënd ku partitë e vogla (sidomos të vendeve kapitaliste) shkonin në Kinë për të marr eksperiencë e ndonjë ndihmë financiarë, por kjo kohë nuk vazhdoi gjatë. Pastaj edhe PKK doli me ryma të ndryshme që kërkonin ndryshimin e qëndrimit ndaj lëvizjes komuniste Botërore dhe gradualisht Partia komuniste Kineze dhe shteti Kinez filloj të mos i pranoj më në Kinë këto apo ato parti dhe u preu ndihmat që u jepte, sic ishin ndihma ideologjike ashtu dhe ekonomike-financiare. Partia Komuniste e Kinës dhe shteti Kinez arritën deri atje sa të pres marrëdhëniet edhe me PPSH edhe me shtetin Shqipëtar. Në këtë kohë PPSH dhe Enver Hoxha i bëri të njohura qëndrimet e reja të PK Kineze e të shtetit Kinez e u bëri thirje komunistëve shqiptar që të njohin e kuptojnë drejtë se në Kinë po restaurohet kapitalizmi dhe i orientoi komunistët dhe gjithë populli të mbajnë mbi supet e tyre pasojat që do rrjedhinin më vonë nga këto ngjarje e ndryshime në dëm të lëvizjes komuniste ndërkombëtare e në veçanti për Shqipërinë, prandaj u hodh edhe parrulla në popull: ''Të jetojmë e të punojmë si në rrethim''. Kudo në jetën e popullit shqiptar, në industri, në bujqësi, arsim, ushtri e kudo populli ynë punonte me vetëmohim, po realizonte e tejkalonte planet ditore, mujore e vjetore, kudo lindën iniciativat revolucionare duke u mbështetur në forcat e veta. Partia dhe populli ynë morën në dorë fatet e atdheut duke forcuar vigjilencën revolucionare nga intrigat jo vetëm të imperializmit, por tani edhe të revizionistëve Hrushovian, Titistë e të revizionistëve të cdo llojë ngjyre që filluan ta sulmojnë Shqipërinë jo vetëm nga ana ideologjike e politike, por edhe në bllokadat e egra kapitalisto-revizioniste, dhe sa qe gjallë shoku Enver Hoxha, përpjekjet sabotuese dhe kolonizuese të imperializmit, kapitalizmit e të revizionizmit moderrn bënë që të dështojnë dhe ata të diskredituar në sy të opinionit mbarë botëror.  

Shqipëria socialiste tani filloi të bëhet ndriçues për partitë komuniste të botës, tani Shqipëria është vendi ku vijnë e marrin eksperiencë udhëheqësit e partive motra të botës sidomos ato të vendeve kapitaliste ku udhëheqësit e këtyre partive vinin e mësonin, strehoheshin, ata që ndiqeshin nga reaksioni ndërkombëtar, ku vazhdonin kurse e shkolla në shkollën e partisë V. I. Lenin, ku përgatiteshin e merrnin leksione në fusha të ndryshme ideologjike, politike ekonomike e ushtarake, se si të punonin e të organizonin popujt e tyre në luftë për të rrezuar sistemin e kalbur kapitalisto-revizionistë që po jep shpirt në vendet e tyre.  

   VDEKJA E SHOKUT ENVER HOXHA 

 Pas një sëmundje njerëzore më datën 11 Prill 1985 shoku Enver Hoxha, Udhëheqësi i Partisë e i shtetit shqiptar, u nda nga jeta. I gjithë populli ynë, i madh e i vogël, e qanë me zemër vdekjen e udhëheqësit tonë legjendar. 

 Me vdekjen e Tij fizike nuk humbi vetëm Shqipëria socialiste birin e saj, por i gjithë proletariati botëror, që shikonte tek shoku Enver Hoxha njeriun e madh për shpëtimin e proletariatit botëror. Shokun Enver nuk e qau vetëm Shqipëria, por edhe partitë komuniste e punëtore motra të botës të cilat në përmjet mesazheve dhe delegacioneve që ata dërguan në Shqipëri, shprehën keqardhjen e madhe për këtë humbje. Vetëm krerët e imperializmit botëror dhe revizionistët bastard u gëzuan se u vdiq një udhëheqës revolucionar që u çjerrte maskat gjakpirësve të proletariatit botëror! 

Me ndarjen nga jeta të shokut Enver Hoxha, në udhëheqje të partisë u  vu Ramiz Alia. Ky, pa u varrosur ende shoku Enver, nxitoi të ndaj portofolat apo postet drejtuese duke marrë për vete detyrën e sekretarit të parë të PPSH dhe të presidentit të republikës, pikërisht kryetradhtari revizionisti Ramiz Alia bëri atë që bëri N. Hrushovi kur vdiq J.V. Stalini, ku pa u varrosur akoma, Hrushovi ndau portofolat, duke mbajtur për vete detyrën e sekretarit të parë të PKBS ku shoku Enver e kritikoi këtë veprim të N. Hrushovit, pikërisht atë bëri dhe R. Alia, pa u varrosur ende Enver hoxha, pra R. Alia ndau portofolat duke mbajtur për vete dy portofolat kryesore. 

 Në fillim Ramiz Alia deklaroi se do të ndjek rrugën Marksiste-Leniniste të partisë e të Enver Hoxhës, edhe kongresin pasardhës që ishte kongresi i 9 i PPSH e quajti kongresi i vazhdimësisë, por ajo ishte vetëm demagogji, ai gradualisht filloi të ndryshoj kursin e partisë e të shtetit. 

Shoku Enver Hoxha më datën 16 janar 1972, ditë e Djelë, në ditarin e tij ku shkruan midis të tjerave:" Lexoj librin: ''Në vorbullën e historisë'', të agjentit amerikan C.I. Sulsbenger''. Janë kujtimet gazetareske të këtij njeriu që hiqet si gazetar, por në fakt është një nga agjentët më të kualifikuar të zbulimit amerikan CIA, e të djallit e të birit. Atë e shikon të hajë e të pijë me të gjithë njerëzit e sferave të larta, të dijë të gjitha të fshehtat dhe të besojnë misione diplomatike për ti kryer dhe kudo e me cilindo që ai ka takuar e biseduar, e pas pak kohe në atë vend është kryer grusht shteti apo përmbysje e qeverisë. Pikërisht atë që Enver Hoxha e quan agjent i rrezikshëm, pikërisht Ramiz Alia pas vdekjes së tij me atë u takua që mori mësime se si të përmbysi pushtetin e diktaturës së proletariatit dhe ta zëvendësoi atë me një regjim kapitalist ashtu siç e bëri. 

 Ramiz Alia pra prapa shpine së partisë e të popullit, ndryshe thoshte natën e ndryshe vepronte të nesërmen. 

 Ramiz Alia zbatoi porosit e Gorbacov-it për perestrojkën. 

 Ramiz Alia nxori në pension kundërshtarët kryesor në udhëheqje. 

 Vet biografia e Ramiz Alisë në vitet e rinisë ka qënë e dyshimtë. Ramiz Alia u dërgua në Berat nga KQPKSH. Ai shpejt dhe ilegalisht hyri në lidhje me komitetin qarkor të Beratit. Një dit komiteti qarkor i Beratit do të bënte një mbledhje jashtë qytetit, në mbledhje mungonin nja dy shoke, u dërgua R. Alia ti lajmëronte me që ishte me biçikletë. Ramiz Alia shkoi ti lajmërojë, por ata erdhën vet dhe Ramizin nuk e kishin takuar, Ramizi u vonua e nuk erdhi në mbledhje. Pa pritur shokët e komitetit Qarkor u gjëndën të rrethuar, u kapën, u arrestuan e u lidhën, kryetarin e qarkorit, shokun Ajet Xhindeli, e hipën në makinë për ta çuar në Gjirokastër, por në Tepelenë atë e pushkatuan se kishin incizuar fjalët ë tij që thoshte se Ramiz Alia do të na ketë spiunuar. Kështu u veprua dhe me vëlla e motër Margaritën e Kristaq Tatulonin të cilët i hipën në makinë të mbyllur, por dhe këta motër e vëlla dyshuan se Ramiz Alia do të na ketë spiunuar, ndaluan në Kavajë dhe pasi i torturuan, i pushkatuan që të dy. Asnjeri nuk dinte vendin e mbledhjes përveç pjesëtarëve që ishin lajmëruar personalisht me gojë individualisht. 

Raste të tilla e të ndryshme për Ramiz Alinë se ka qën i dyshimte dhe pjesmarrës i Rinisë Fashiste, ka plotë. 

 Ramiz Alia shkoj në ShBA gjoja për të firmosur e marr pjesë në një mbledhje ndërkombëtare, por ai s’u duk disa ditë rresht, radio e televizioni në heshtje, ai merrte udhëzime në departamentin e shtetit Amerikan se si të përmbyste sistemin e diktaturës proletariatit dhe të zëvendësonte atë me një regjim kapitalist. Ai u kthye në atdhe i ngopur dhe i armatosur për ta realizuar tradhtinë sa më parë dhe e bëri. 

 Ramiz Alia vuri në zbatim porosit e Gorbacovit dhënë në mbledhjen në Katovia të Polonisë me gjithë ish-udhëheqësit e partive revizioniste, ish vende socialiste që si të vepronin për rrëzimin e pushtetit dhe këto Ramiz Alia i shtroi në mbledhjen e byrosë politike në muajin Tetor 1989. Ramiz Alia në atë mbledhje thotë : ''Sistemi ynë socialist ka kapitulluar përpara atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. Kjo strategji do të synoj në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e pluralizmit politik. Do të nxisim të krijohen parti sa të duan, të djathta, të majta e të qendrës, por këto parti duhet të kontrollohen duhet të kontrollohen ë të drejtohen nga ne''. 

Ramiz Alia për të mos i mbetur barra e tij për rrëzimin e sistemit të diktaturës së proletariatit, mblodhi Byron politike të KQPPSH më datën 11 Dhjetor 1990, ora 11:00 në të cilën u kërkonte shokëve të byrosë që të lejonin pluralizmin politik në Shqipëri, duke nxjerr argumente false, se gjoja kishte ndërprerje dritash në konvikte të universitetit, nuk kishte ngrohje, rrugët ishin me gropa e tjera e tjera argumente false për të cilët këto defekte teknike që vet ishte përgjegjës, e pagojë me dorëzimin e pushteti popullor Ballistëve, Zogistëve, kriminelëve, burgaxhinjëve kulakëve, racistëve pa iu dridhur syri fare sikur të ishte plaçke tregu. 

 Ramiz Alia zbatoi detyrën që i vuri Gorbacovi në Katovie, miratoi pluralizmin politik dhe krijoj parti të reja politike duke emëruar personat se kush do ti drejtoj këto parti dhe ja, për partin Demokratike caktoi Sali Berishën, ish autor i PPSH, një njeri i etur për pushtet, për gjak, për pasuri, për vjedhje e për veprime tinëzare. Për postin socialist caktoi Fatos Nanon, ish kandidat i KQPPSH, njeri imoral i degjeneruar që nuk i dhimbsesh atdheu, populli e socializmi, kurse për shoqatën ''Veprimtarë vullnetarë të Enverit'' caktoi Hysni Milloshin, një letrar i paformuar ideologjikisht e politikisht dhe këtë shoqatë më vonë e ktheu në gjoja Parti Komuniste. 

 Ramiz Alia, pasi u largua nga skena politike, ja la amanet zëvendësit të tijë ideologjik, Muharem Xhafës, që të punonte me qëllimin që parti komuniste le të krijohen sa të duan, por ata kurrë nuk duhet të bashkohen, ato të jenë gjithmonë të përçarë e të mos merren vesh asnjëherë për tu bashkuar në një parti të vetme, këtë detyrë Muharem Xhafa deri tani e ka kryer më së miri. 

 Duke krijuar parti komuniste me emra të ndryshme në Shqipëri, komunistët çorientoheshin – se me kë të venin, e cila nga këto parti ishte më e mira – ato parti krijoheshin të reja dhe përpiqeshin të bashkohen me njëra tjetrën, por pikërisht kur për këtë bëhesh një kongres bashkimi, shumë shpejt dilte fraksioni që ishte kundra këtij bashkimi dhe formonte një parti të re e tipit ''komunist'' e kështu kjo veprimtari vazhdoi për rreth 20 e ca vjet dhe kështu lëvizja komuniste nuk u bashkua në një parti të vetme Marksiste-Leniniste. Kështu u krijuan partitë: Partia Komuniste me kryetar Hysni Milloshin, Partia e Punës e Shqipërisë me sekretar të parë Muharem Xhafën e Partia Komuniste 8 Nëntori me kryetar Preng Çunin dhe në fund Partia e Punës e Shqipërisë e riorganizuar me sekretar të parë Marko Dajtin. 

 Siç e shikojmë në vendin tonë, në Shqipërinë tonë të raskapitur, aktualisht janë katër parti të tipit ''komunist'', por që asnjëra nuk është parti e vërtetë komuniste Marksiste-Leniniste (staliniste-enveriste) dhe sipas mësimeve të ish udhëheqësit tonë të dashur revolucionar Enver Hoxha. 

 Le ti marrim ti analizojmë me rradhë këto particka që ekzistojnë: 

 1. Partia komuniste e Shqipërisë (PKSH)

  Që në fillim kjo parti iu caktua Hysni Milloshit. Hysniu në vetvete nuk kishte ndonjë përgatitje politike dhe ideologjike, nuk kishte cilësi dhe aftësi për një organizim dhe drejtim të drejt. Ai manifestonte në vetvete mendjemadhësi, i ngarkonte vetvetes pamjes dhe momente sikur ishte zëvendësi i Enver Hoxhës, se atë gjoja e ka lënë amanet Enver Hoxha, se për Shqipërinë ishte fati madh që në krye të partisë komuniste është njeriu më i dashur për postin dhe popullin – Hysni Milloshi. Ai që në fillim nuk ishte me mësimet e Enver Hoxhës, ndërsa Enver Hoxha ishte sekretar i parë, Hysni Milloshi u vet-emërua kryetar i PK Shqipërisë. Ai tha se PKSH e tipit Milloshi, u krijua më 1991 nga H. Milloshi. Ai merrte poza duke emituar Enver Hoxhën. Ai nxori një artikull në gazetë, me 8 faqe gazete, kundra shoqes Nexhmije Hoxhës me titullin : ''Shtriga Nexhmije Hoxha nuk mund ta përpijë dot partin komuniste të Shqipërisë''. Hysni Milloshi nxiti organizatën komuniste të Korçës që në formë demonstrative morri vendim të përjashtoj nga PKSH shoqen Nexhmije Hoxha, sikur organizata e partisë së Korçës që mund të jenë në moshë nipërit e stërnipërit e Nexhmijes, dhe sikur këta e kanë pranuar komuniste shoqen Nexhmije, që ajo në fakt është provuar qysh në zjarrin e luftës Nacional Çlirimtare si anëtare e PKSH. Kujt i shërbejnë këto veprime Don Kishotiste të Hysni Milloshit?! Si mund që H. Milloshi të cilësoj veteranët e nderuar që bënë Luftën Nacional Çlirimtare, që sipas këtij, atyre u takon të paktën pushkatimi. Hysni Milloshi me rastin e bërjes të një referendumi mbi sistemin politik në Shqipëri, u bëri thirrje komunistëve të bojkotojnë votimet, domethënë që sistemi borgjez të mos ketë kundërshtarë, por të fitoj sistemi i urryer Zogist. Hysni Milloshi në votimet për pushtetin vendor më 2011, nuk u bashkua me të majtët, por votoi në favor të partisë demokratike që të fitonte e djathta. Ai vet deklaroi se partia ime votoi për atë parti që na dha më shumë para dhe ajo ishte partia demokratike.

 Hysni Milloshi zhvillonte kongrese të partisë së tij duke sajuar forma e metoda që në votimet të fitonte përsëri ai si kryetar partie, veç delegateve të zgjedhur nga konferencat e rretheve, ai porosiste që të vinin po kaq, bile më tepër persona në kongres nga rrethet, ithtarë të tij që ata të duartrokisnin e të bërtisnin në kohë të përbashkët, me thirrje : ''Hysni Enver, jemi gati kurdoherë''. (!) Delegatët e dërguar nga rrethet habiteshin me këto thirrje politike të ithtarëve të Milloshit, që me dorën e djathtë lehtë e ngritur në këmbë, ulërinin për Hysni Milloshin. Të jepet përshtypja sikur kemi të bëjmë me ndonjë kongres nazistësh ku ata me dorën lartë ulërinin për Hitlerin. 

 Hysni Milloshi nxori një gazetë të partisë komuniste me emrin : ''Zëri i së Vërtetës''. Duhet thënë se gjithë artikujt që dilnin në këtë gazetë përgatiteshin nga vetë Milloshi dhe ai në fund të çdo artikulli shkruante emra të kota, sikur i kishin përgatitur ata artikujt e jo Hysniu. 

 Hysni Milloshi çdo fjalim që mbante, sidomos raportet në kongrese, i bënte nga deri 100 faqe, fjalim që zgjaste 1 orë e gjysmë deri në 2 orë e gjysmë. Fjalimet nuk ishin problematike dhe në përshtatje me situatën e problemet e partisë e të vendit, por ato ishin më tepër letrare dhe të ngjashme me njëri tjetrin, pavarësisht se zhvilloheshin në periudha të ndryshme. Rast tipik ishte kongresi i bashkimit midis partisë punës së Shqipërisë me sekretarë të parë Muharem Xhafën dhe partinë komuniste të Hysni Milloshit. Sipas rregullave disa muaj para kongresit, u zhvilluan mjaft takime bilaterale, Hysniu në këto takime e hiqte veten si njeri i madh dhe të tjerët i quante si të pa përfillshëm, edhe në gazetë që nxirrte në këtë periudhë, ai shante PPSH, fliste shprehje përçarjesh e ofenduese të një shkalle të lartë. aty ku sjelljet e një komunisti nuk mund të pajtohen. Shokët e PPSH habiteshin me këto sjellje të tij dhe thoshin, ''me kë do të bashkohemi neve, ai është njeri i degraduar'', por M. Xhafa thoshte se ''ne nuk na duhet Hysniu, na duhet partia e tij dhe me t’u bashkuar me ta, ne do ta përjashtojmë atë nga partia dhe kështu lëvizja komuniste shqiptare do të eci para sipas Marksizëm-Leninizëm dhe mësimeve të Enver Hoxhës''. Nga ky llojë tipi i të menduarit janë pranuar dhe zhvilluar kongreset e bashkimit, si ai i datës 8 Nëntor 2006, fjala vjen, por kjo gjë nuk ndodhi, por ndodhi ajo që Milloshi kish manifestuar dhe në kongreset e tjera. Milloshi i kishte ndërthurur planet me pseudo-komunistin tjetër të PPSH Muharem Xhafën i cili vazhdimisht zbatonte porosit e Ramiz Alisë që lëvizja komuniste të ecte gjithmonë zvarrë dhe jo me kokën lartë siç ishim me Enver Hoxhën dhe që na takon pra të jemi. 

 2. Kongresi që u zhvillua pra më datën 8 Nëntor 2006, fjala vjen,  mund të ishte çdo gjë, por kurrë nuk mund të ishte kongresi i një partie komuniste siç pretendojnë mësimet parimore të shokut Enver Hoxha. Aty u thyen të gjitha normat a parimet marksiste-leniniste të një kongresi komunistësh. Aty ishin thirrur djelmosha dhe vajza me pagesë, që kur ti merrte kamerat të dilnin që partia e Milloshit është plot me mosha të reja. Ata rrinin indiferent, lexonin gazetat, as duartrokisnin e as çoheshin në këmbë. Hysni Milloshi kishte thirrur aty trefishin e numrit të delegatëve sa kishin rënë dakord. Plani ishte bërë që Milloshi të zgjidhej kryetar dhe M. Xhafa sekretar i përgjithshëm i partisë së re të bashkuar, e të dy këta do të merrnin rrogë mujore që do të mblidheshin nga kuotat dhe gazetat. Në këtë kongres u manifestuan përsëri thirrjet politike të ithtarëve të Milloshit që në kohë e të irrituar duke shkelur çdo normë të mirësjelljes komuniste siç na takon, ata thërrisnin ''Hysni, Enver, jemi gati kurdoherë''. Në këtë kongres ishte vendosur që më parë që nga krerët e dy partive që bashkoheshin të mos mbaheshin fjalime sado të shkurtra, por Hysni Milloshi kërkoi me këmbëngulje të fliste disa minuta. Ai filloj të fliste siç e kish zakon me fjalë boshe letrare dhe jo për problemet dhe situatat që kishim e që na prisnin, fjalimi zgjati plot 90 minuta, delegatët u mërzitën tej mase dhe ndërhyn disa herë që ai ta mbyllte fjalimin e kështu punimet e kongresit vazhduan së prapthi sic i pëlqente Milloshit e jo siç janë normat e rregullat për një kongres! Në fund të votimeve fjalën e mori M. Xhafa, i cili propozoi kandidat për kryetar të partisë Hysni Milloshin, e hodhi në votë dhe ithtarët e Milloshit të ngritur në këmbë ulëritën me zërin lartë sikur të ishin nazistë pro Milloshit, pastaj e mori fjalën Hysni Milloshi i cili propozoi kandidat për sekretar të përgjithshëm Muharen Xhafën dhe e hodhi në votë. Përsëri ithtarët me dorën lartë e miratuan pa u numëruar votat. Kështu mbaroi i ashtuquajturi kongres i bashkimit me kryetar H. Milloshin e sekretar të përgjithshëm M. Xhafën. Aty u zgjodh edhe Muho Asllani ish autor i byros politike të KQPPSH kur jetonte Enver Hoxha. Ai u zgjodh sekretar organizator. Kongresi mbaroi në rrëmujë e sipër, pa detyra e pa objekte, si do të punonte partia në të ardhme, e tjera... Ky i ashtuquajtur kongres, nuk u pëlqeu delegatëve, ata ulën kokën dhe të pa kënaqur, u larguan nga salla e kongresit. 

 Një grup i madh delegatësh të pa kënaqur nga ky kongres dhe duke kuptuar se çfarë u gatua aty, u mblodhën dhe vendosën që të mos pajtohen me këtë dhe të krijojnë një parti tjetër komuniste, por jo si kjo që u gatua këtu. Në krye të këtyre shokëve u zgjodh shoku Marko Dajti i pa njohur deri atëherë për partinë që u bashkua dhe pse për ata që u larguan nga kongresi, dhe formuan Partinë e re ''komuniste'' ku më vonë e emëruan :  ''Partia e Punës e Shqipërisë (e riorganizuar)'' siglën e PPSH e kishte Muharen Xhafa i cili u bashkua me H. Milloshin, por këtë sigël ai e mbante në sirtar me qëllim që të ndalojnë krijimin e ndonjë partie të re me emrin PPSH. Me qënë se gjykata ku regjistrohen partitë politike nuk lejonte të regjistrohej parti tjetër me emrin PPSH se këtë e kish në sirtar  Muharen Xhafa, u pa e rrugës që partia e re të pagëzohesh me siglën PPSH (r), pra Parti e Punës e Shqipërisë e riorganizuar. 

Edhe fletushka ''Zëri i së Vërtetës'', i P. ''Komuniste'' vetëm emrin kishte i së ''vërtetës'', ajo ishte gazetë e gënjeshtrës dhe e mashtrimit, e shpifjeve dhe e sharjeve. 

 Hysni Milloshi si kryetar partie, nuk kishte bosht politikë. Ai fliste e vepronte si ndonjë adoleshent i pa përgjegjshëm. Në një intervistë dhënë nga Hysni Milloshi në gazetën ''Koha Jonë'', e datës 12 Prill 2012, Milloshi ka thënë : ''Jemi gati të bëjmë aleancë me partin e Bamir Topit që është një fraksion i partisë reaksionare Demokratike''. Po ashtu, H. Milloshi në një intervistë të dhënë me rastin e 70-vjetorit të PKSH, ka thënë se : ''Komunistët janë gati të bashkëpunojnë edhe me ballistët, por aty për aty reagojnë ballistët dhe thonë : ''Me komunistët nuk bëjmë marrëveshje, se ata na kanë vrarë dhe nuk na kanë kërkuar falje''. Këtë e ka theksuar kryetari i kësaj partie Adriatik Alimadhi. 

 E ku mbarojnë karagjozllëqet e tipit Don Kishoteske të Hysni Milloshit, ato janë më shumë se sa thamë më sipër, por dhe kaq sa thamë, a mund ta quash këtë kryetar të partisë komuniste shqiptare? A ka bosht politik te ky njeri? A mund ta quash politikan këtë njeri? A ka aftësi kjo llojë ''llogjike'' të drejtoj partinë dhe pas marrjes së pushtetit të drejtoj shtetin? Borgjezia e dinte fort mirë se kë zgjodhi dhe e vuri në krye të Partisë Komuniste. 

 Pas vdekjes së Hysni Milloshit, si kryetar i ri i kësaj partie u vendos shoku Qemal Cicollari. Ky shok nuk u zgjodh nga kongresi i kësaj partie, por u vetëvendos kryetar. Këtë e pohojnë artikujt e disa shokëve, autor të PKSH, të cilët u vjen keq që pse u bë kështu, pse të shkelen normat Leniniste në zgjedhjen e drejtuesit të Partisë. Edhe se u emërua si kryetar i kësaj partie, kjo parti nuk ka luajtur asnjë rol në problemet që i kanë dal vendit, Komunizmit e popullit. Ai sa merr rrogën dhe e ka lënë partinë në hije, edhe ky asnjë propozim nuk ka bërë për tu bashkuar me partitë e tjera, përkundrazi edhe kur u bë propozimi nga Marko Dajti, ai e ka kundërshtuar këtë propozim duke e quajtur ''demagogji'' e Marko Dajtit. 

 3.  Në partinë  Komuniste ''8 Nëntori'', ku si drejtues i saj është Preng Çuni, që ka një mini parti sa një organizatë partie, vazhdon të jetë më vete, duke reklamuar se janë një parti e madhe komuniste. Ata asnjë përgjigje nuk kanë dhënë për ndonjë bashkim të mundshëm. Edhe një iniciativë që u morr në Qershor të vitit 2011 për ta bashkuar me partin e Punës së Shqipërisë (e Riorganizuar), po pa u tharë mirë boja e bashkimit, u largua duke thënë se do të shkojmë me Partinë e Ndre Legisit. Vet drejtuesi i kësaj partie Preng Çuni, është një person pa ngritjen e nevojshme ideologjike e politike dhe si i tillë ai nuk është i aftë. Pa aftësinë e tij është vërejtur në bisedat që bënë, në diskutimet që ka bërë, vet shokët e tij të partisë ku ata militojnë kanë thënë se Preng Çuni nuk merr pjesë në mbledhjet e partisë dhe nuk paguan rregullisht kuotat. Edhe në një takim që ka bërë në Greqi me një shok të një organizatë komuniste (për fat të keq kjo organizatë nuk e cilëson shokun Enver Hoxha klasik të pestë të m-l)  ka treguar paaftësi ideo-politike dhe drejtuese. 

 Në një kongres bashkimi që është zhvilluar , Preng Çuni ishte njeri i panjohur, por për cudi ai doli me vota më shumë se të tjerët që ishin figura të njohura në dy partitë. Kjo tregon se në ndërgjegjen e tij kanë vënd etjeje për pushtet, etja për drejtues në një kohë që ai nuk është i aftë për këtë detyrë. Gjithashtu në ndërgjegjen e tij manifestuan mashtrimi që për hir të zgjedhjes së tij si drejtues partie, përdori vesin e pandershmërisë.

 Kjo parti si dhe partitë e tjera të tipit ''komunist'' nuk ka bërë as edhe më të voglin propozim për ndonjë bashkim midis partive komuniste,  bile siç thamë edhe më lartë ai në Qershor të motit 2011 shkoj për tu bashkuar me PPSH-në dhe shpejt u largua. Gjatë fushatës së zgjedhjeve në Qershor të 2013, ai tha se do shkoj me partin e Ndre Legisit. Këto manovrime jo parimore antienveriste tregojnë formimin e dobët të shokut Preng si drejtues Partie.  

4. Partia e punës e Shqipërisë (e Riorganizuar), me sekretar të parë shokun Marko Dajti.     Kjo parti u krijua si fraksion që doli nga i ashtuquajtur kongres i bashkimit midis PPSH dhe PKSH më datën 8 Nëntor 2006. 

 Shoku Marko Dajti la njëfarë shprese në fillim si një djalë i ri në moshë që është se diçka do të bëhesh edhe me ndihmën e shokëve. Ai ka mbështetur financiarisht  nxjerrjen e gazetës ''Bashkimi'' ku  në të cilën komunistët e kësaj partie ngushëlloheshin dhe shpresonin se më vonë diçka e mirë dot bëhet, por gazeta që dilte ishte me defekte të trasha. Ajo nuk kishte as elementet e jashtme që tregojnë se është organ e një partie komuniste, ajo as formulën krijuese (në sipërfaqje të paktën) të Marksit dhe Engelsit ''Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni'', nuk e kishte këtë shënim si një gazetë ''organ i Partisë së Punës së Shqipërisë (e Riorganizuar)'' që ishte, more as draprin e çekanin me yllin të kuq jo, dhe shokët që janë të grupuar te kjo parti e kanë ngritur zërin lartë aq sa herë se pa këto simbole kjo gazetë nuk mund te jetë gazetë e një partie komuniste. Gazeta ndonjë herë dilte me siglën PPSH(r) e ndonjëherë me titullin PP(R). Shokët për këto mos-përputhje nuk janë pajtuar, ja kanë bërë të qartë disa herë shokut Marko, por ai e justifikonte se me ato sigla nuk tërhiqet gazeta nga të rinjtë, etj. 

Shoku Marko nuk e mblidhte byronë apo KQP në fillim sikur e mblodhi disa herë të themi 1 – 2 herë në vit, pastaj i braktisi dhe kur i mblidhte, mbledhjet i bënte shumë të shkurtër 1–1,5 orë mbledhje pa bosht, pa vendime e pa detyra, derisa shokët me të drejtë habiteshin se si këto mbledhje zhvilloheshin kaq të dobëta në përmbajtje e në seriozitetin dhe problemet e partisë e të vendit. 

 Gjatë këtyre viteve që u krijua PPSH (r) nuk u bë asnjë kongres, nuk u bënë asnjë lloj zgjedhje, veprime që nuk patohen me një parti komuniste e tipit Leninist. 

 Marko Dajti në gazetë Shpesh herë merrte vendime vetë dhe trajtonte probleme sikur i kish marr byroja dhe KQP, kur ata nuk qenë mbledhur fare. 

 Në Shqipëri gjatë kësaj periudhe disa vjeçare ndodhën shumë ngjarje, që për to duhet të dëgjohesh zëri i një Partie Komuniste sic është fjala vjen edhe PPSH (r), por shoku Marko as u bë i gjallë sikur të mos ishte gjallë siç ishin për shembull : parada e bashkëjetesës së njerëzve të tipit GAY – martesat me njerëz të së njëjtit seks, ose ngritja në mes të Tiranës e monumentit të satrapit ZOG e shumë ngjarje të tjera. Ky ishte një turp për gjithë komunistët, ose fjala vjen kur u rivarrosën eshtrat e kriminelit Azem Hajdari në varrezat e dëshmorëve të kombit të rënë në LANÇ dhe shoku Marko nuk tha dy fjalë. Në gazetën ''Bashkimi'' të partisë PPSH (r), shkruheshin gënjeshtra që gjoja ishin marr nga byroja dhe KQP që nuk ishin mbledhur fare. Tani udhëheqja e kësaj partie ka vite që nuk është mbledhur, gjatë fushatës për zgjedhjet apo votimet e Qershorit 2013, gazeta botonte artikuj bombastik në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës, sikur për pak dit, ose për pak javë, ose për pak muaj do të ngrinin shtatoren e Enver Hoxhës se kështu ka vendosur KQP e byroja që nuk qen mbledhur fare. (!)

 Marko Dajti nxori artikull në një gazetë se ka përjashtuar nga partia shokun Muho Asllani, por edhe gjatë kohës që shoku Muho ishte në këtë parti, shoku Marko nuk e përfillte hiq hiq fare atë, nuk bashkëpunonte me të dhe bile në ndonjë mbledhje nuk e ftonte hiq fare. Shoku Marko para votimeve të Qershorit të 2013 kishte shpresë se do të zgjidhesh deputet për në kuvendin e Shqipërisë (i thëncin!) dhe kish thënë se do të bëj dorëheqje nga partia dhe partinë le ta marr M. Xhafa. Pas zgjedhjeve ai mbylli dhe botimin e gazetës. Një mbledhje nuk ka bërë, por shumë rrallë bëhet i gjallë duke marr në telefon ndonjë sekretar në rrethet, por edhe ata jo të gjithë. Tani partia ndodhet në një pauzë që vetëm shpirti revolucionar i komunistëve e mbajnë të gjallë partinë, që për Marko Dajtin ajo nuk ekziston fare. Shoku Marko vërtet duhet të bëj dorëheqje, të mbledh partinë KQP dhe byronë e të bëjë faktike dorëheqjen e tij – lëri shokët e partisë të zgjedhin një grup drejtues prej 5-6 veta, që ta drejtojnë partinë deri në një kongres pas 4-6 muajsh. Kjo do të jetë rruga dhe veprimi më mirë për shokun Marko. 

 Shoku Marko, pas zgjedhjeve të Qershorit, morri në telefon disa nga shokët se duhet të ndërrojmë emrin e partisë, se me këtë emër që ka -thotë -nuk na afrohet populli, dhe shokët mirë kanë bërë që ja kundërshtuan duke e i thënë se emri i partisë s’mund të hiqet e të zëvendësohet me emra të tipit demokratik-kapitalist, -për këtë së shpejti do të mblidhemi e do vendosim, -u thoshte shoku Marko, por përsëri me sa jam në dijeni unë, nuk i ka mbledhur, pra gënjeu përsëri ashtu siç ka gënjyer dhe herë të tjera.  

Duhet thënë hapur se shoku Marko nuk është i aftë për të drejtuar një parti komuniste, jo vetëm kaq, por atij i mungon dhe dëshira për të drejtuar një parti si e jona. Konceptet e tij, si një drejtues kryesor i partisë, nuk përputhen me vetit revolucionare që duhet ta karakterizoj partinë e tipit Lenin-Stalin-Enver. Ai mbanë në qafë e në duar stolisje prej floriri. Varëse, rruaza e zinxhirë, që për shokun Marko nuk ishin gjë, kurse për shokët komunistë me aq sa kam biseduar me ta, kur i shikonin u vinte turp, megjithëse edhe ja kanë vënë në dukje disa herë dhe ai nuk ka reaguar. 

Shoku Marko nuk ka formim ideologjik e politik të një drejtuesi partie komuniste, nuk ka përgatitje teorike Marksiste-Leniniste.  

Shoku Marko largohesh me javë e me muaj në Kubë e shokët  që bënin pjesë në këtë parti,  gëzoheshin kur lexonin në gazetë për qenien e tij në Kubë, duke menduar se ai shkonte për punët e partisë, por jo more, ai shkonte për biznes.  

Nga të gjitha këto që thamë më lartë për shokun Marko, i nderuar lexues, që janë defekte e dobësi në karakter, e tregojnë se sa revolucionar është ai, sa i vlefshëm është ai për të drejtuar partinë që i doli për zot dhe në fund e braktisi, e plaku, e la në hije dhe nuk është për asgjë. Me dashje, apo pa dashje, shoku Marko e plaku partinë, e nxori jashtë përdorimit duke vënë në jetë (sic bënin edhe krerët e PK-ve të tjera) porositë e ''shokut'' Ramiz, për të dobësuar sa do pak lëvizjen komuniste në Shqipëri, e për të gjitha këto shoku Marko nuk duhet të presi lëvdata por kritika dhe demaskim. I themi shokut Marko (ashtu dhe krerëve të tjerë) : ''Jep dorëheqje nga drejtues i partisë, lëre partinë ta drejtojnë ata që e kanë të shtrenjtë çështjen e partisë e të revolucionit dhe çuarjen deri në fund porositë e shtrenjta të udhëheqësit tonë revolucionar, shokut Enver Hoxha.  

5. Për shokun Muho Asllani                                                                                                    

Shoku Muho ka qënë anëtar i byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, kur kjo parti udhëhiqej nga shoku Enver Hoxha. Qenia e tij në këtë detyrë të lartë e duke punuar e drejtuar nga Enver Hoxha, duhet ta bënte këtë një ekonomist, një organizator, një drejtues dhe udhëheqës të lëvizjes komuniste shqiptare. Me eksperiencën e madhe të tij, ai nuk duhet të lejonte përçarje të lëvizjes komuniste. Duhet pranuar se nga regjimi reaksionar që erdhi në fuqi në Shqipëri, pas përmbysjes se pushtetit të diktaturës së proletariatit, ai pësoi dëmtime të rënda shpirtërore, personale dhe familjare dhe e dekurajuar deri diku, por Marksizëm-Leninizëmi dhe shoku Enver Hoxha na mësojnë se komunisti asnjëherë nuk dorëzohet, ai punon, organizon dhe drejton masat deri sa të ketë frymë.  Se çfarë do të vinte pas rrëzimit të pushtetit popullor, shoku Muho e kishte të qartë se në fuqi erdhën kundërshtarët politik, erdhën pinjollët e ballit kombëtar e të legalitetit, erdhën ata që gjithë kohën sa ishte në fuqi pushteti popullor, punuan për ta përmbysur këtë pushtet. 

Shoku Muho ka punuar aq sa kanë punuar edhe shok të tjerë mbas vdekjes të shokut Enver Hoxha. Shoku Muho ishte në këto parti të krijuar nga borgjezia reaksionare, nga Ramiz Alia e Muharem Xhafa, ai nuk e lozi rolin e tij që tu bënte thirrje komunistëve, se këto zikzake, këto përçarje nuk duhet të ndodhin, se janë në dëm të lëvizies komuniste a komunizmit në Shqipëri, pra më shumë ai qëndroi në hije dhe u la teren përçarësve, që partinë ta përçajnë aq herë që ata e shikonin se partia po rimëkëmbej. Rasti konkret është veprimtaria e tij këto vitet e fundit.  

Në vitin 2006 kur u zhvillua ky farë kongresi i bashkimit të partisë së punës me partin komuniste të H. Milloshit, ky i ashtuquajtur kongres bashkimi, ku ishte prezent edhe shoku Muho, se si u zhvillua, se si dy drejtuesit e dy partive Muharem Xhafa e Hysni Milloshi, bënë sic donin ata, bënë punë të poshtra e shoku Muho nuk u ndje. Komunistët nuk janë pajtuar dhe u larguan nga ky kongres, kurse shoku Muho qëndroi aty, u pajtua me ta, u zgjodh dhe sekretar organizativë. Mbas disa muajsh, ai u largua nga partia komuniste e H. Milloshit dhe shkoi te PPSH (e riorganizuar). Ai u zgjodh edhe në këtë parti si sekretar organizativ. Edhe këtu në këtë parti ai nuk dha ndonjë kontribut sic është pritur, ai punonte aq sa punonin të tjerët ku si rezultat i drejtuesit kryesor shokut Marko Dajti që punoi keq, u venit edhe puna e shokut Muho, por jo vetëm kaq. Në qershor të vitit 2011 ai u lidh me Muharem Xhafën i cili ka pas qenë përjashtuar nga partia komuniste dhe nxori kartonin e ekzistensës së Partisë së Punës që Muharem Xhafa mbante vulën dhe siglën e saj në xhep, dhe e nxori nga xhepi ditën që u nevojit. Shoku Muho u largua nga PPSH(r) dhe tha se do të shkonte tek partia që na la amanet Enver Hoxha. Sikur nuk ishte po ky shoku Muho Asllani që për disa vjet qëndroi në partinë komuniste të Milloshit dhe pastaj në partinë e PPSH (e riorganizuar), dhe tani po ky thotë se shkova tek partia që na la amanet Enver Hoxha. Shokë nga PPSH(r) i bënë thirrje shokut Muho që ai të mos largohej nga kjo parti ku i cili shkoj vet me dëshirën e tij dhe u largua e shkoi tek Muharem Xhafa. Për këtë partia e punës (r) e rrethit të Vlorës i dërgoi dhe një letër personit të tij ku midis të tjera i thuhesh se: ''Nuk ishte në nderin e tij që ka punuar me Enver Hoxhën dhe të kaloj nga një parti në tjetër pa shkak e aq më tepër shkon në partinë fantazëm të sajuar nga Muharem Xhafa''. Duhet theksuar se shoku Muho Asllani nuk e lozi si duhet rolin e tij si komunist revolucionar i cili ka punuar në udhëheqjen e PPSH kur ishte gjallë Enver Hoxha.  

Si përfundim shok, sot në Shqipëri ekzistojnë të regjistruara katër parti të ashtuquajtura komuniste, por asnjë prej tyre nuk është në pozita revolucionare të tipit stalinijane-enverjane ashtu sic i kërkohet të jetë një parti e vërtetë komuniste revolucionare. Krerët e këtyre partive i nderuar lexues, janë në fakt gurë shahu që i ka vendosur vet borgjezia reaksionare dhe të porositur që të jenë kundërshtar të rreptë të bashkimit në një parti të vetme Marksiste-Leniniste (Staliniste-Enveriste). Ato janë në shërbim të borgjezisë duke qëndruar në heshtje dhe nuk kryejnë rolin që u takon për të qënë në krye të masave, për të edukuar ato me frymën e komunizmit shkencor e për ti hedhur ato në revolucion. Sot lëvizjes komuniste në Shqipëri i nevoiten komunistë revolucionar të tipit Stalinisto-Enverist të armatosur me mësimet e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe shokut Enver Hoxha! Koha sot na kërkon të punojmë për ti bashkuar këto 4 parti në një parti të vetme Marksiste-Leniniste (Staliniste-Enveriste)! 

Pranimi i shokut Enver nga internacionalja komuniste me qendër në Gjermani si klasik i pestë i komunizmit, është një fitore e madhe për mbarë popullin heroik shqiptar e aq më tepër për komunistët shqiptar, e, këtë nder që na është bërë, ne duhet ta kthejmë në vepra, ti lëmë më njanë mërit nga njëri tjetri. Drejtuesit e partive të kuptojnë se kanë përgjegjësi për copëtimin e lëvizjes komuniste shqiptare, historia do ti ndëshkojë për sabotimin që i bëjnë kësaj lëvizje, nëse nuk e ndjejnë veten të aftë për ta kryer një gjë të tillë, për bashkimin e komunistëve shqiptarë në një parti të vetme, le të bëjnë dorëheqje nga posti i drejtuesit të partisë e tu lënë vënd masës së komunistëve shqiptarë të zgjidhin këtë problem kaq të domosdoshëm për lëvizjen komuniste shqiptare e botërore, kështu do të jetë më mirë, kështu do të quhemi me të vërtetë komunist revolucionar të tipit Enverjanë. Jemi në një periudhë që është krijuar internacionalja komuniste që pranoi që Enver Hoxha të jetë së bashku me klasikët, udhëheqësit e komunizmit botëror, Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.  

Të ngrihemi pra të gjithë në këmbë komunistët e ndershëm, ti heqim këta drejtues që na hiqen si padron e të bashkohemi rreth Marksizëm-Leninizmit (Stalinizëm-Enverizmit)!!! 

Rroftë popullit shqiptar! 

Mariglen Gjoka

 

 

 

 

 

 

''Kushtet për shpërthimin e luftërave nacionalçlirimtare nuk përfaqësojnë vullnetin e njërit apo të tjetrit personalitet. Janë situatat objektive e subjektive ato që i krijojnë këto kushte, që bëjnë të shpërthejnë luftërat nacionalçlirimtare, që janë një formë e lartë e luftës së klasave. Ajo klasë që del në krye dhe udhëheq luftën nacionalçlirimtare, është më progresivja, faktori vendimtar. Klasa punëtore është klasa më progresive nga progresivet. Ajo duhet të marrë drejtimin e luftës çlirimtare. Edhe në rast se në fillim të luftës, ajo nuk i ka afirmuar pozitat e saj udhëheqëse, duhet të qëndrojë në ballë të luftës dhe të sakrificave, pse vetëm kështu ajo mund të marrë drejtimin politiko-ushtarak dhe të sigurojë objektivat e luftës nacionalçlirimtare, të realizojë dëshirat e klasës.''

ENVER HOXHA

 

 

 

90 VJET
Pas vdekjes së Leninit
21 janar 2014
21 janar 1924

 

 

 

Mesazhi i vdekjes (rusisht)

 

 

Leninizmi - Stalinizmi

është e pathyeshme!

 

 

"Asgjë nuk mund të mposhtur leninizmin, trashëgiminë revolucionare Leninit
- Nuk ka dhunë, nuk ka tradhti, nuk ka demagogji."

Enver Hoxha


 

Faqja e internetit të veçantë

 

 

     

MESUES DHE SHOK

20. Januar 2014 um 22:57

Mariglen Gjoka

Me Vladimir Ilic Leninin u njoha nëpërmjet të Nadjezhda Konstantinova Krupskajës. Ne që të dyja kishim qenë mësuese në një shkollë të së dielës për punëtorët dhe më vonë patëm punuar së bashku në Muzeun e mjeteve mësimore, të cilin e kishin themeluar vetë mësuesit. Që prej asaj kohe nuk i premë marrëdhënjet, me gjithë vështirësitë e ilegalitetit dhe të mërgimit. 

     Pas internimit Vladimir Ilici, dhe më vonë edhe Nadjezhda Konstantinovna shkuan jashtë shtetit. Ne filluam te kembenim letra. Deri ne vitin 1905 ne patem nje leterkembim shume aktiv ne lidhje me punet e partise. Me kujtohen letrat qe dergonte Vladimir Ilici nga jashte ne Rusi ne vjetet 1902-1903. Ne ate kohe neve na u desh te benim nje lufte te ashper kunder ''ekonomisteve'', dhe me vone kunder menshevikeve.

Kur arrestoheshin shoket tane, ne tregoheshim te kujdesshem ne pranimin e njerezve te tjere ne radhet tona, duke pasur frike se mos hynin ne radhet tona kundershtare, ndersa ne letrat qe i dergonim Vladimir Ilicit ankoheshim per mungese kuadrosh. Dhe ja, ne nje nga letrat e tij Vladimir Ilici na qortoi ashper per kete:''Kemi nevoje per forca nga rinia. Une do te keshilloja qe te pushkatohen drejt e ne vend ata qe i lejojne vetes te thone se s'ka njerez. Ne Rusi njerez ka sa te duash, vetem se duhet ne nje shkalle me te gjere dhe me me guxim, me me guxim dhe ne nje shkalle me te gjere, edhe nje here ne nje shkalle me te gjere, edhe nje here me me guxim te rekrutojme rinine, pa pasur frike nga ajo. Rinia do te vendose fatin e kesaj lufte, rinia studenteske, dhe akoma me shume rinia punetore'' (V.I.Lenin, Veprat, bot. shqip, vell. 8. f. 154). 

      Duhet thene se rinia studenteske e Peterbugut ne ate kohe na bente sherbime te medha, duke na siguruar lokale per takimet e fshehta. Nje nga keto gjendej ne mencen e Universitetit te Peterburgut, nje tjeter ne mencen e Insitutit Teknologjik. 

      Me poshte, ne letren e tij Vladimir Ilici shkruan: ''Flakkini te gjitha zakonet e vjetra te ngathetesise, te disiplines zyrtare, etj. Formoni me te rinj qindra rrethe vperiodistesh dhe inkurajojini ata qe te punojne me te gjitha forcat...''. (V.I.Lenin, Veprat, bot. shqip, vell. 8,f.154-155). 

     Ne ditet e stuhishme te revolucionit te pare rus, duke na mesuar se si duhet pregatitur kryengritja e armatosur kunder autokracise cariste, V.I. Lenini shkruante: ''Shkoni te rinia. Formoni nenjehere njesi luftarake kudo edhe nder studentet, edhe nder punetoret vecanerisht, etj., etj. Le te organizohen menjehere reparte prej 3 deri 10, bile edhe prej 30, etj. vetesh. Le te armatosen vete menjehere, sikush me ate qe mund, kush me revolver, kush me thike, kush me nje lecke me benzine per te zjarre etj.'' (V.I. Lenin, Veprat, bot. shqip, vell. 9, f. 394).  

    Ne fund te gushtit te vitit 1905 mua me derguan ne Gjeneve per te drejtuar te gjitha ceshtjet teknike te Komitetit Qendror. Ne ate kohe e takova per te paren here Vladimir Ilicin. Me te vajtur ne Gjeneve, shkova te ''Ilicet'' (keshtu e quanim ne banesen ku jetonte Vladimir Ilici se bashku me Nadjezhda Konstantinovnen dhe me nenen e saj Elisaveta Vasilevna). Ne shtepi gjeta vetem Vladimir Ilicin. Ai menjehere me shpuri ne dhomen e perbashket, e cila sherbente njekohesisht edhe si kuzhine edhe si dhome ngrenjeje, dhe filloi te me pyeste me hollesi se c'behej ne Peterburg, ne Rusi, ne Komitetin Qendror te partise dhe ne Komitetin e Partise te Peterburgut, dhe pastaj, papritur u ngrit e tha:''Pa prisni...'' Une thashe se c'ndodhi. Kurse Vladimir Ilici shkoi ne bufe, nxori prej andej cajnikun, i shtiri uje, ndezi stufen me gaz dhe vetem pasi i pregatiti te gjitha per cajin, e vazhdoi biseden me mua. 

   Vladimir Ilici kishte nje menyre te vecante ne te degjuarit dhe ne te pyeturit: duke bere pyetje, ai e detyronte ate qe tregonte te ndiqte ate drejtim qe i nevoitej atij, duke e detyruar te prekte ato ceshtje qe i interesonin atij. 

   Vladimir Ilici fliste shume thjesht. Ai zakonisht ecte para-mbrapa, nganjehere fuste gishtrinjte e medhenj te duarve ne te prerat e shqetullave te jelekut, menjehere nderte doren perpara me gishtin tregues te shtrire. Kur degjova me vone Plehanovin, une padashur e krahesova me Vladimir Ilicin. Plehanovi ishte orator i mrekullueshem, fliste bukur, duke e ulur e duke e ngritur zerin dhe me gjeste te shumta, si aktor, por atij i mungonte forca e logjikes se Leninit, forca e bindjes.  

   Vladimir Ilici ishte jashtezakonisht i vemendshem ndaj shokeve. Do te tregoj per nje rast nga jeta ime, qe ka ndodhur ne fund te tetorit te po atij viti, te vitit 1905. Une banoja ne ate kohe ne nje pension ne Gjeneve. Nje here Vladimir Ilici erdhi te une dhe zuri te me pyeste se si kishim punuar me Baumanin ne Moske, si e kishim kaluar se bashku ne burg. I tregova se Baumani ishte i izoluar ne nje qeli te vecante dhe se ne ne burg kerkonim te gjenim ndonje menyre per t'u lidhur me te dhe per ta vene ne dijeni te te gjitha ngjarjeve. Pasi gjyqi e pezulloi ceshtjen tone, ne u perpoqem qe Baumanin ta lironin ne menyre kondicionale, por nuk ja dolem dot. Pasi me degjoi mua, Vladimir Ilici tha: ''Kurse Nadja (Eshte fjala per te shoqen e N.B. Baumenit, Kapitolina Polikarpova Medvejeva, e cila mbante pseudonimin Nadjezhda Konstamtinovna Kuzmina) ja dolli te lironte Nikollaj Ernestovicin, por doli me keq, sepse fill pasi u lirua nga burgu, ai u vra nga qindshet e zeza''.

Vetem pas ketyre fjaleve Vladimir Ilici me dha nje gazete angleze, ne te cilen njoftohej per vrasjen e Baumanit. Duke e ditur qe une kisha patur miqesi me Baumanin, Vladimir Ilici nuk donte qe une ta merrja vesh vdekjen e tij nga gazeta. 

   Dua te tregoj se me sa dashamiresi na shkruante Vladimir Ilici neve, bolshevikeve. 

   Vladimir Ilici dinte te bashkonte kujdesin per shoket me ceshtjet politike me serioze. Megjithese ai ishte i zene me nje pune politike shume te madhe, ai e gjente gjithnje kohen per t'u  kujdesur per shoket. 

  Ja edhe disa shembuj te tjere qe kane te bejne me nje kohe tjeter, me kohen pas vendosjes se Pushtetit Sovjetik. Vladimir Ilici e qortonte shpesh A.D. Cjurupen per qendrimin e pakujdesshem per shendetin e tij. Ilici thoshte se komunisti eshte ''pasuri e shtetit'', e cila nuk duhet te perdorohet. Ne fillim ai i shkruajti me nje ton te bute Cjurupes se ai ''po e tepron fare ne qendrimin ndaj pasurise se shtetit''.

Kur keto fjale nuk bene efekt, ai i shkroi nje pusulle te ashper:''Per qendrimin e pakujdesshem ndaj pasurise se shtetit (2 kriza). A.D. Cjurupes i jepet nje  paralajmerim dhe urdherohet te shkoje menjehere ne shtepi''.

Kur V.I. Lenini mori vesh se P.E. Xerxhinski punon aq shume saqe peshtyne gjak, ai me telefonoi dhe me propozoi te shkruaje nje vendim te KQ, qe thoshte se Xerxhinskit i jepej dy jave pushim ne Narofominsk. Ne ate kohe ne Narofominsk ishte nje sovkoz, sovkozi me i mire ne rrethet e Moskes, dhe Xerxhinski mund te merrte atje nje ushqim te mire. Vladimir Ilici, qe e kishte menduar cdo gje nga te gjitha anet, kishte marre parasysh edhe kete, qe ne ate sovkoz nuk kishte telefon, keshtu qe Xerxhinski nuk do te mund te telefononte ne Moske dhe kesisoi do te mundte te pushonte me mire. 

     ................................................................................................................................... 

     Ja nje shembull tjeter i shpirtit te disiplines se jashtezakonshme te Vladimir Ilicit. Kjo ka ndodhur ne vitin 1918, fill pas transferimit te tij nga Petrogradi ne Moske, kur u vendos ne Kremlin. 

    Ne korridorin qe te shpinte ne banesen e Leninit, komandanti i Kremlinit kishte vendosur nje roje nga radhet e kursareve te shkolles se KQER me urdher qe te mos lejonte asnje te hynte ne kete banese pa leje. Nje here Vladimir Ilici e kishte harruar lejen ne shtepi. Diten iu desh dicka qe e kishte lene ne banese dhe vajti per ta marre. Kursanti qe bente roje, duke mos e njohur Leninin si fytyre, i kerkoi lejen e kalimit, te cilen Lenini nuk e kishte. Vladimir Ilici i thoshte:''Po ja ku eshte dera e baneses sime...''. Kursanti i pergjigjet:''Nuk e di. Kam urdher nga komandanti:te mos lejoj asnjeri pa leje''. Vladimir Ilici u kthye, shkoi ne komandature, mori nje leje kalimi te perkoheshme. 

    Kursanti roje, pasi e mbaroi detyren, i raportoi komandantit te tij se c'i kishte ndodhur. Komandanti e pyeti:''Po a e di tij se kush ishte ai qe ti nuk e lejove te hyje?'' -''Nuk e di!'' -''Ai ishte kryetar i Keshillit te komisareve te Popullit, Lenini''. Kursanti zuri koken me dore dhe shkoi me vrap te Vladimir Ilici per te kerkuar ndjese. Por Vladimir Ilici i tha:"Jo, Ju nuk keni perse te kerkoni ndjese. Udhezimet ose urdheri i komandantit ne territorin e Kremlinit eshte ligj; si ta thyej kete ligj une, kryetari i Keshillit te Komisareve te Popullit!? Une kisha faj, kurse Ju kishit te drejte''.  

    Ne qe e njihnim se afermi Leninin, habiteshim me dashurine e jashtezakonshme te tij per pune. Me kujtohen disa raste ne perjudhen midis vjeteve 1917-1920, kur une punoja si sekretare e KQ te partise. Nadjezhda Konstantinovna ose Marija Ilinjicna vinin tek une ose me thoshin me telefon:''Duhet marre ndonje mase, Vladimir Ilici nga puna e tepert ka pagjumesi dhe kur i themi se duhet te pushoje, s'can koken''.  

   Atehere u desh te pyeteshin anetaret e KQ dhe te merrej nje vendim per t'i dhene atij leje pushimi. Pas kesaj i telefonova Leninit:''Vladimir Ilic, KQ ka marre nje vendim, qe t'ju jape Juve nje pushim prej kaq e kaq ditesh''. Ai u pergjigj me nje ze qe tregonte zemerim:''Kur urdheroni te fillohet pushimi, Elena Dimitrievna?'' Vladimir Ilici nuk kundershtoi, perderisa ishte vendim i KQ, por ishte shume i pakenaqur.  

  Kur e mori lejen e pushimit, Vladimir Ilici nuk merrej me me asnje pune: shkonte per gjah, mblidhte kepurdha, zinte peshk, ne asnje menyre nuk punonte, e zbatonte me perpikeri vendimin e KQ te partise... 

     E.D. STASOVA (Perfaqesuese e Kominternit ne Gjermani me 1921).

 Lenini me 1918.

 Lenini me 1918. 

 

* * *

MAJAKOVSKI

 

Partia dhe Lenini binjake te lindur/...

.ke me te shtrenjte ka nen historia /...

ne themi partia nenkuptojme Leninin /...

ne themi Lenini nenkuptojme Partine /...

serisht do ngrihen e punetoreve klasa /...

sot jo mbrojtja goditja /...

duhet te jete parulla e masave /...

dhe ky vit me gjak i lare /...

edhe plumbat qe puntoret grine /...

do jene si shkalle e klases se pare /...

nedallget ,stuhit qe pas do te vine /...

Nga ky flamur nga cdo pale qe lekundet /...

serisht Lenini i gjalle theret /...

proletare radhituni per perleshjen e fundit /..

.Rrofte revolucioni i gezuar se shpejti do vije /...

kjo eshte e vetmja luft e madhe /...

nga gjithe lufterat qe ka njohur historia.......

V..MAJAKOVSKI

 

 

 

 

Foto Arkivi

 

Si sot, më datën 15 janar 1919 janë vrarë nga udhëheqësit socialdemokratë (shërbëtorë të borgjezisë) Rosa Luksemburg dhe Karl Liebknecht.

 

Mariglen Gkoka

 

 

 

11 Janar 1946 shpallja e

shqiperise republik popullore !

 

Foto: 11 Janar 1946 shpallja e shqiperise republik popullore !

 

 

 

 

 

MARIGLEN GJOKA

 

Të dashur bashkatdhetarë shokë dhe miq të mi, kudo që jetoni Ju Urojë nga zemra Gëzuar Vitin e RI 2014!
Urimet më të përzemërta për gjithë bijtë e bijat e popullit tim Trim, punëtor e të papërkulur kurrë -para të cilit përulem me besim respekt e mirënjohje të pakufishme!
Urojë nga zemra që ky vit që po na vjen të jetë viti i fillimit të mbarë aspiratave tona të larta, të drejtave tona të shënjta, pra të mbarë popullit e kombit tonë!
Të jet ky Vit, Viti i lirisë, i pavarësisë së vërtetë, i begatisë të atdheut tonë të shtrënjtë! Të jet gjithashtu ky vit, viti i lumturisë së njerëzve të punës kudo që jetojnë dhe punojnë!
Nga zemra Ju Urojë shëndet, suksese në punë, në shkollë (shokëve dhe shoqeve që studiojnë) gëzime e lumturi në jetën tuaj familjare shokë.
Gëzuar Vitin e Ri 2014!


-