Gratë komuniste ndërkombëtare

staliniste - enveriste

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mar 8, 2014

Rroftë Dita Ndërkombëtare të Gruas!

Mesazh përshëndetja i Comintern (Stal.-Env.)

anglisht

gjermanisht

portugalisht

 

 

 

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË

VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK MBI FATIN E GRUAS SHQIPËTARE

 

5. Juni 2010

 

Fillesa e këtij shkrimi pa mëtime historike e publicistike nis nga një sygjerim i thjeshtë i zonjës Mata Kaludhi, kryetare e shoqatës ndërkombëtare të grave me qendër në Athinë, “DAFNI”. “Mariglen-më tha ajo – përse nuk shkruan diçka mbi historikun e gruas shqiptare? Neve na intereson shumë një gjë e tillë.” Më vuri në punë.

Ndaj zonjës Mata, mikeshë e herëshme e Shqipërisë, një grua energjike e me ide përparimtare, veprimtare e palodhur në përpjekjet për të drejtat dhe liritë e gruas në Greqi, në Ballkan e më gjerë, si dhe ndaj shoqatës që ajo drejton, të gjitha gra të thjeshta e të përkushtuara në misionin e tyre, ndiej detyrime të përherëshme shoqërore, jo vetëm unë, por edhe mjaft djem e vajza emigrante shqiptare, turke, etj, të cilët kanë provuar nga afër në situatë të vështira kujdesin prej nëne a motre të vërtetë të shoqatës, ndiejnë detyrime të tilla. Veç të tjerash, “DAFNI”. ka bërë anëtare të saj, mban lidhje dhe përkrah shoqatën shqiptare “ Gruaja Vlonjate". Të gjitha këto së bashku më qëndrojnë para syve e duket sikur më pyesin: Hë, do ta shkruash temën?. Ato sikur e dinë, që unë shkruaj rrallë, shumë rrallë dhe me përtesë, sidomos shkrimet “me porosi” më lodhin e me cingrisin nervat pa masë. Po unë do ta përgatisja temën. Ajo nuk ishte një “porosi” e bezdisëshme, por një orientim ndaj një bote të mahnitëshme, ende të pandriuçuar mirë, ndaj së cilës shoqëria duhet të ndihet fajtore.

E ndërsa në mëndje shtjelloja platformën e temës, dikur thellë në vetëdijen time një puhizë e lehtë më shpupuriste mendimet dhe ndjenjat. Ishte si rryma e Golfstrimit, një nënshtresë, e ngrohtë, e thellë njerëzore, diçka prej mëme a motre gjithësesi frymëzuese. Tema ishte brenda meje. Kuptova, se detyrimi im shoqëror shkonte më largë, më thellë e më gjerë se ai ndaj shoqatës në fjalë. Përpara syve më del fytyra e përmalluar, aq e dashur e nënës, e mrekullueshme si të gjitha nënat, por edhe më të vecantën e saj, ato dy buzë të mbledhura e të shtërnguara lehtë, si vetëpërmbajtje e atij vullneti të hekurt dhe ai vështrim i përqëndruar plotë dritë e ngrohtësi, hetues dhe depërtues njëherësh. O, sa shumë i urrente .padrejtësinë, gënjeshtrën, hipokrizinë, servilizmin!. A nuk ka detyrime secili prej nesh për të shkruar e treguar për nënën e vet, për sakrificat dhe përkujdesjet e saj, për normat dhe parimet e saj shoqërore? E megjithatë, sado e madhe të jetë dashuria ndaj nënës, detyrimi ynë do ta ndiente vehten ngushtë brenda vetëm caqeve të saj. Ai shkon përtej dashurisë së nënës, duke përfshirë të gjithë brezat e nënave shqiptare nëpër shekuj dhe në radhë të parë atyre nënave shamizeza, që me zemrën grusht, i blatuan bijtë e tyre, altarit të lirisë. Do të falja gjithcka për t’iu rikthyer buzëqeshjen e ndritur e për t’iu ngrohur sadopak zemrat e zhuritura të nënëve shqipëtare. GJITHÇKA.

1. YJET E NETËVE TË GJATA

Të shkruash mbi historinë e gruas shqiptare është njësoj si të shkruash historinë e popullit tonë, sepse sikurse bukën, sikurse vetë jetën edhe historinë ajo e ka gatuar. Me gjak e me lotë, me sakrifica e heroizma të rralle. Nga mugëtira e lashtësisë ilire kanë mbërritur dëshmi e fakte, që flasin për një barazi relative të gruas. Ndër gostirat ilire, por edhe për rrethe më të ngushta familjare, ishte fare e natyrëshme që gratë të uleshin së bashku me burrat dhe te ngrinin dollira njëlloj si edhe ata. Dalja në skenë e Teutës, mbretëreshës së shtetit ilir të Ardianëve, dëshmon se gratë, jo vetëm që vlerësohen por ato mund të arrijnë praktikisht të drejtojnë edhe shtetin. Që kjo të bëhet e pranishme për shtetasit, duhet më parë që barazia e gruas me burrin të mbizotërojë në mentalitetin e individëve, në klimën politike dhe në opinionin shoqëror të kohës.

Të drejta dhe liri shoqërore gëzonin gratë në shtetin modern të Epirit, nën mbretërimin e Pirro Burrit.

Në kushtetutën e Epirit, e cila ishte bërë objekt studimi prej Aristotelit (dhe prej të cilit ne njohim pjesë të saj) ka ligje mbi divorcin dhe mbi të drejtat e fëmijëve me prindër të divorcuar, çka dëshmon, se në demokracinë e përparuar të Epirit, gruas i njiheshin edhe me ligj të drejta të caktuara.

Kur flasim përë liri e të drejta të gruas në shtetet ilire, duhet të kuptojmë, se ato janë tërësisht relative, se këtu bëhet fjalë vetëm për atë pjesë të popullsisë, që konsiderohej e lirë, pra, që nuk përfshihej në shkllavëri. Përsa u takon skllevërve, qoftë burrat apo gratë nuk gëzonin asnjë të drejtë shoqërore a njerëzore pra edhe nuk përfillen nga historiografia e kohës, ndofta me përjashtim të kryngritjeve të fuqishme të tyre, si ajo e Spartakut në Italinë e Jugut apo e Batos së Madh në Iliri, që tronditën perandorinë e Romës.

Me pushtimin e Ilirisë nga romakët fillojnë edhe netët e gjata tragjike të gruas. Nuk më është ndarë mendimi që shtypja e gruas në shoqërinë tonë dhe Brenda familjes është INSTITUCION I PUSHTUESIT. Sikurse edhe feja. Por njëkohësisht ai është edhe fenomen klasor, i importuar nga pushtuesit dhe i përvehtësuar nga klasa e pasur e vendit, përjetësisht bashkëpunëtorë dhe vegël e pushtuesve .

Pra, shtypja e gruas, mospërfillja e rolit të saj shoqëror, ka KARAKTER HISTORIK dhe KLASOR.

Thamë pak më parë se me pushtimin romak të rendit, fillojnë edhe netët e gjata tragjike të gruas. Por ato nuk ishin tragjike vetëm për gruan, por për të gjithë popullin, por gjithësesi gruaja pëson shtypjen më të rëndë. Në vend sundon ARBITRARITETI i të pasurve ndaj të varfërve dhe ARBITRARITETI i burrit ndaj gruas . Gruaja i pëson të tria pamjet e tij gjatë të gjithë historisë së saj.

Është shumë e hidhur të thuhet, se fati i gruas shqipëtare mbeti pothuajse i pandryshuar që nga rendi skllavopronar e deri pothuaj në prag të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë më 29 Nëntor 1944!? Nuk është hiperbolë!!!

Me kalimin e shoqërisë nga rendi skllavopronar në atë feudal, pozita e gruas nuk përmirësohet aspak, përkundrazi ndërlikohet e rëndohet më tej. Në të vërtetë, për një periudhë të gjatë historike, nga shekulli i II-të p.e.r e deri në shëkullin e XI-të të erës sonë, ka një boshësi faktesh e dëshmish të dokumentuara, që gjuhëtari ynë i shquar Eqerem Çabej e quan “një ngjollë e errët historike” . Ç’mund të ketë ndodhur vallë, sepse jeta në këto vise nuk është tharë për asnjë çast? Pa dyshim që kanë ekzistuar një mori dokumentash, fakte, dëshmi, kronika të shkruara nga historian a kronikanë të thjeshtë dhe pse jo edhe bibliografi librash. Por ato janë zhdukur e grabitur nga pushtuesit e egër romakë, nga barbarizimi sllav, nga bizantinizmi, të cilit nuk i interesonte shpirti pagan i popujve pas-pellazgë, dhe sidomos nga pushtimi barbar turk. Për historinë e Shqipërisë, ato i kanë kyçur arkivat e tyre me shtatë palë dryna. E megjithatë, herë mbas here zbulohen e ndriçohen fakte, ngjarje, dokumenta të ndryshme të kësaj periudhe, si nga shkencëtarë shqipëtarë, ashtu dhe sidomos ata të huaj.

Që nga mesjeta e herëshme e deri në çlirimin e atdheut nga nazifashistët, shoqërinë shqiptare e kane brejtur pa mëshire dhe pa ndërprerje dy nga plagët e saj më të rënda dhe më barbare: GJAKMARRJA dhe SHTYPJA E GRUAS. Veç të tjerash edhe këto barbari primitive nxiteshin e mëkohen nga pushtuesit e ndryshëm, si dhe nga shërbëtorët e tyre vendas, që historikisht, siç e kemi thënë edhe më lartë, ishte klasa e të pasurve. Kështu pushtuesit sundonin më lehtë, ndërsa vendasit e pasur mbronin shtonin pasurinë e tyre. “Divitta et impera” thonin pushtuesit romakë, “përça e sundo”, një parim regresiv reaksionar, që megjithatë dhe fatkeqësisht sot zbatohet kundër të gjithë popujve të botës, në çdo pikë të globit.

Në mesjetën e vonë, mbas çlirimit nga sundimi sllav, (më parë ai bullgar e më pas pushtuesit serbë të Stefan Dushanit), pa u mbushur akoma me frymë nga ajri i lirisë, në horizont çfaqet kërcënueshëm lakmia e perandorisë ambicioze të Turqisë, deri në atë kohë të pa thyer nga askush në fushën e betejës. Përballë këtij kërcënimi të zhdukjes, shoqëria shqipëtare ndjen nevojën të përqëndrojë të gjitha forcat e saj ekonomike e materiale, fizike e shpirtërore, morale e psikologjike. Kodifikohet rishtas i gjithë sistemi i marrëdhënieve shoqërore, shoqëria riorganizohet, në kushtet e krijuara, në një vetëqeverisje të ashpër, riformulohen doket e zakonet mbarëpopullore. Kështu lindin njeri mbas tjetrit Kanuni i Leke Dukagjinit, më i famëshmi prej tyre, Kanuni i Skënderbeut dhe Kanuni i Labërisë. Ato ishin kushtetua të vërteta, të hartuara mjeshtërisht, sa me një koncetrat të spikatur fjalësh, aq edhe të pasura me detaje e hollësira të domosdoshme. Nga pikëpamja historike ato luajtën një rol pozitiv në zhvillimin dhe lartësimin e vetëdijes kombëtare, në gjykimin kolektiv dhe përgjegjësinë kolektive ndaj akteve të ndryshme shoqërore apo individuale, në ligjërimin dhe lartësimin e atyre virtyteve të veçanta të popullit shqipëtar si BESA, MIKPRITJA, BUJARIA. Këto trajtohen si INSTITUCIONE TË SHENJTA, të pacënueshme, ashtu sikurse për popuj të tjerë janë të tilla, fjala vjen, besimet fetare. Në fund të fundit, kanunet ADMINISTRUAN dhe REALIZUAN MBIJETESËN përballë rrebeshit historik. Shumëkush ka menduar se ato janë tepër të ashpra, por nuk ishin më pak të ashpra KOHA dhe RRETHANAT HISTORIKE, kur ato lindën. Kanuet shqiptëtare janë pjellë e kohës së tyre.

Por, krahas vlerave pozitive, kanunet mbartën e ligjëruan edhe plagët e vjetra shoqërore, gjakmarrjen dhe pozitën skllavëruese të gruas në shoqëri. Duhet thënë, se gruaja, si edhe fëmijët, përjashtoheshin nga gjakmarrja. Në se kjo mund të ndodhte në ndonjë rast të jashtëzakonshëm, autori përbuzej e dënohej kolektivisht nga fisi a fshati. Gruaja konsiderohej pronë e burrit. Në veri të Shqipërisë ishte zakon, që në pajën e nuses të vendosej edhe një fishek, ç’ka do të thoshte se jeta dhe vdekja e saj ishin në dorë të burrit. Vajzat fejoheshin qysh në djep, të porsalindura. Kur mbushnin moshën dhjetë vjeçe, ato zakonisht mbylleshin në shtëpi. Edhe në rast se detyrimisht duhet të dilnin jashtë banesës, ato nuk lejohej të komunikonin me asnjë mashkull, as me të fejuarin e vet. Kjo gjë konsiderohej një turp. Pothuajse gjithnjë fejesat e fëmijëve të vegjël, në djep, ishin marrëveshje, aleanca midis prindërve të tyre, dmth aleanca midis fiseve, fshatrave apo krahinave. Këtej rrjedh edhe zakoni i vjetër, që kur vdiste burri në moshë të re, nusja e ve martohej me njërin nga vëllezërit e tij beqarë. Kështu aleanca nuk prishej por vazhdonte të mbetej në fuqi, pavarësisht dëshirës së vajzës. Megjithëse miku konsiderohej i shenjtë dhe i zoti i shtëpisë përgjigjej me koke për të, ai nuk qerasej nga vajza apo gruaja e mikëpritësit, por nga një mashkull i shtëpisë. Në asnjë rast miku nuk duhej të shikonte apo të përshëndetej me ndonjërën nga femrat e shtëpisë. (Duhet të kemi parasysh familjen e madhe patriarkale shqipëtare, e cila filloi të shpërbëhej vetëm aty nga vitet 40-60 të shekullit xx.)

Gruaja nuk merrte pjesë në diskutimin e problemeve të rëndësishme, që shqetësonin fisin, fshatin a krahinën. Ato trajtohen e vendosen vetëm nga burrat, ndaj dhe mledhjet apo takimet e tilla quheshin Kuvendi i Burrave. Zakonisht gruaja merrte pjesë në të gjitha punët bujqësore e blegtorale të ekonomisë shtëpiake por, veçanërisht kur burri ngujohej për shkak të gjakmarrjes, asaj i mbetej në kurriz e gjithë barra për të mbajtur familjen. Veçanërisht poshtërues ka qënë transporti i druve të zjarrit, kur në mungesë të kafshës, ngarkohej gruaja, dhe kjo ndodhte në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.

Gjëndja e gruas rëndohej edhe më tepër për shkak të prapambetjes së thellë ekonomike shoqërore të vendit. Po i referohem vetëm problemit të ujit për ilustrim, problem, që ka shqetësuar familjen shqipëtare me shekuj të tërë. Megjithëse nëntoka e mbitoka e vendit është e pasur me ujra, bile te cilësisë së lartë, askush nga sundimtarët nuk u interesua që ky ujë të shkonte në shtëpitë e banorëve. Veçanërisht e rëndë ishte kjo situatë në fshatin shqiptar, i cili, në rasitn më të mire, kishte një burim a një çezëm të vetme për të gjithë fshatin. Çfarë mundimi e sakrifice ishte kjo për fshatarkën shqipëtare, e cila ngrihej që me natë, nxirrte bagëtinë në kullotë, pastaj me orë të tëra priste në radhë për të mbushur ujë në kroin e fshatit, kthehej në shtëpi me bucelat e ujit të ngarkuara në kurriz, lante, fshinte, gatuante, shkonte në arë për të ndihmuar të shoqin dhe kur mungonte ai, i bënte vetë të gjitha shërbimet e arës, kthehej në mbrëmje vonë, pastronte shtëpinë, lante dhe ushqente fëmijët, milte bagëtinë dhe kur të tjerët flinin, ajo lante rrobat, arnonte e qepte të grisurat. Kur shplodhej, kur flinte ky mbinjeri? Nga thellësia e shpirtit tonë shpaloset mirënjohja më e thellë, nderimi dhe respekti më i lartë për madhështinë e gruas shqiptare, që kurrë nuk u përkul nga vështirësitë dhe padrejtësitë e jetës, por me heroizëm luftoi, i përballoi dhe triumfoi mbi to. Është interesante te vihet në dukje, se me gjithë qëndrimin në tërësi të njëjtë ndaj gruas, në Kanunet shqipëtare dallohen gjithashtu edhe nuance të ndryshem. Kështu, në Kanunin e Skëndërbeut përcaktohet detyrimi për çdo çift, që para dasmës duhej të mbillnin njëzetë rrënjë ullinj. Detyrimi nuk është vetem për burrin apo vetem për gruan, por për çiftin, pra përgjegjësia është e përbashkët dhe e barabartë.

Ndryshe nga të tjerët, Kanuni i Labërisë i njeh gruas të drejtën e mbrojtjes publike si dhe të drejtën e ankesës, detyrimin e pleqësisë për një gjykim të paanshëm në këto raste, etj. Këto përbëjnë një hap të madh shoqëror përpara në mentalitetin e kohës. Këto nuance ndryshimesh dëshmojnë papritur për një anë tjetër a rrethanë të realitetit shqiptar të kohës: praninë në opinion shoqëror të një tendence demokratike e përparimtare në vlerësimin ndaj rolit të gruas, e cila edhe pse nuk është afirmuar, pse nuk hapet rruga, nuk ligjerohet, prapëseprapë merret parasysh nga ligjëvënësit, çka nënkupton që kjo tendencë ka qënë e fuqishme. Ndofta gaboj dhe dëshiroj të jem i gabuar, por historiografia jonë këtë rrethanë historike nuk e ka vënë në dukje ose nuk i ka kushtuar vëmëndje. Ka studime mjaftë të mira etnografike, mbi doket e zakonet popullore, mbi të drejtën zakonore penale, për Kanunin e Lekë Dukagjinit, etj, etj. Por ato kanë më tepër karakter PËRSHKRUES, zakonisht të dhënat, që ndriçohen nga studiuesi kanë sipërfaqen e tyre të dukshme, të dallueshme e cila flet vetë dhe një pjesë “memece”, e mbështjellë me mjergull, tek e cila duhet depërtuar dhe duhet zbërthyer. Në të vërtetë e padukshmja është vetë THELBI i ngjarjes, fenomenit a aktit, për të cilin flitet. Vetëm duke zbuluar e analizuar thelbin e problemit, mund të nxjerrësh përfundime të sakta historike. Kështu Kadare është ndofta i pari, që me mprehtësi zbulon përmes folklorit një të vërtetë të madhe historike: populli nuk është pajtuar me pozitën poshtëruese të gruas në shoqëri , në thellësi të vetëdijes dhe të shpirtit të tij, ai nuk e pranon këtë pozitë të saj. Ky fakt, nga studiuesit ose nuk është vënë re, ose është anashkaluar pa përgjegjësi, duke mbetur kështu robër në katakombet e kanueve.

Eshtë e pamundur, është jashtë çdo llogjike, që një shoqëri e tërë të mendojë në mënyrë STANDARTE, pa një mendim a qëndrim NDRYSHE apo KUNDËR, aq më tepër, kur shtypja në këtë shoqëri ushtrohet e shumëfishtë, e egër, sistematike. Pa dyshim, që ky mendim a qëndrim i kundërt ekzistonte, ai gatuhej dhe ushqehej në shpirtin e popullit. Shikoni këngën magjiplotë të popullit: Asgjëkundi nuk do të gjeni as edhe një grimë nga shtëllungat e pluhurosura të kanuneve. Përkundrazi ndaj gruas a vashës shqipëtare vargjet e thurura janë brilante, ku vezullojnë plotë dritë e ngrohtësi yjet e netëve të gjata, që vashdimisht e vashdimisht trazojnë prushin e zemrave.

Në poezinë popullore gruaja nuk është vetëm femra e dëshiruar dhe e idealizuar, por në radhë të parë ajo është shoqja e jetës, e luftës dhe e përpjekjeve të përbashkëta. Njëkohësisht edhe simbol i sakrificës sublime në emër të mbijetesës. Çfarë perle botërore është legjenda e murimit, që s’është vetëm legjendë, por edhe elegji, hymn, përjetësim i flijimit të gruas së re, plot thjeshtësi e madhështi njëherësh.

Nuk është aspak rastësi, që figura hyjnore më e përhapur në mitologjinë shqipëtare nga lashtësia e deri në ditët tona janë ZANAT, vajza të reja me bukuri të rrallë e fuqi të mbinatyrshme. Ato kanë në dorë dhe udhëheqin fatin e njeriut, jetën e tij, gjithashtu ato gjykojnë me paanësi veprimet e tij, i miratojnë ose i ndëshkojnë këto veprime.

Edhe sot e gjithë ditën në veri të vëndit mallkojnë: “Të shitoftë ZANA”, që është shkurtim i fjalës “të shigjetoftë”. Në jug, ku zana quhet shtojzavalle, thonë të njëjtën gje, më shkurt akoma “Të qëlloftë!”. Interesant është fakti, që zanat nuk jetojnë në qiell a diku pranë perëndive, por pranë njeriut, në pyje, afër burimeve të ujit, lumenjve, liqene a përrenj, në shtegkalime e gryka malore, etj. Pra aty, ku është jeta dhe liria, aspiratat themelore të popullit shqipëtar.

Jo vetëm në legjenda e mite, por edhe në jetën e përditëshme, njeriu i thjeshtë shqipëtar e ka çmuar e respektuar “zanën”, që kishte në shtëpi e me të cilën pati bashkuar jetën dhe fatin.

Thamë më parë, se sipas Kanunit, gratë nuk thirreshin në kuvend, ku diskutohen probleme me rendësi për fisin, fashtin a krahinën. Por në praktikë, kjo kërkesë e Kanunit, shpesh herë nuk përfillej, sidomos në kuvende më të ngushta, si ato të fisit, por edhe të fshatit, ku pjesëmarrja e grave, natyrisht e kufizuar, shihej si e natyrëshme. Më rrallë kjo ndodhte në kuvëndet krahinore, por edhe këtu kishte raste, kur thirrej ndonjë grua me peshë e autoritet në opinion.

Nëse kujtojmë heroizmin dhe sakrificat pa mbarim të gruas shqipëtare në betejat e parreshtura për liri e pavarësi të atdheut, atëhere bindemi edhe më tepër, se ai qëndrim NDRYSHE apo i KUNDËRT me kanunin, ajo frymë demokratike e përparimtare ndaj gruas, ishte përherë e pranishme në nënshtresat e vetëdijes shoqërore të popullit. Asnjë grua nuk do të shkonte as në mulli përkrah një burri, që ajo nuk e do dhe i cili e shtyp egërsisht, jo më të luftonte përkrah tij në beteja, e të jepte edhe jetën me gëzimin e një heroi!!

Ka edhe një dialog midis një çifti të moshuar në njërën nga këngët e vjetra popullore, një dialog i ngrohtë, më një buzagaz të përmallshëm, thellësisht njërëzor:

“U plake, o mike, u plake, / Bram i heq ato mallane!”

“U plake, o mik, dhe tinë, / mbete si kau më brinjë!”

(Ç’figurë madhështore artistike!) Ai e quan “mike” dhe ajo po ashtu, i thërret “mik”. Asgjëkundi nuk ndihet as së largu era e mykut të kanuneve. Kanë kaluar një jetë të tërë së bashku si shokë e miq të mirë dhe tani, në pleqëri e kundrojnë njëri tjetrin me dhëmbshuri e dashurin përzier.

Si përfundim mund të thëmi se në shoqërinë shqipëtare dhe në familjen, si qelizë e saj, qëndrimi obskurantist i Kanunit ndaj gruas ishte amballazhi kolektiv dhe individual i PUSHTETIT, ndërsa në brendësi raportet burrë-gura ishin më të afërta, më të ngrohta, më të drejta… Sidoqoftë, gratë shqipëtare mbeten akoma yje të mbylluara nga retë e netëve më të gjata kanunore të pushtimit…

2. METEORË NË STUHI. LIRIA DHE NDERI I ATDHEUT MË TË SHTRENJTA SE JETA

Studiuesi i famshëm polak Karl Patch, kur flet për ilirët, midis të tjerash, përmend me admirim gratë japige (fis ilir), të cilat, për të mos rënë të gjalla në duart e pushtuesve romakë hidhen në humnerë. Si në një rit të lashtë, ato, të kapura përdore, kërcenin vallen e fundit, duke u hedhur, sipas radhës, njëra mbas tjetrës në greminë, disa prej të cilave edhe me foshnjë në gji. Nga muzgu i shekujve të lashtë ky RIT i LIRISË dhe i NDERIT do të përcillet brez mbas brezi. Mbas më se dy mijë vjetësh, ai do të përsëritet me një përpikmëri të habitëshme nga gratë suliote, këto heroina, që më të mirë quanin vdekjen sesa të binin të gjalla në duart e pushtuesve turq. Epokat zëvendësojnë njëra tjetrën, pushtuesit ndërrohen, por heroizmi i gruas shqipëtare në zjarrin e luftës për liri mbetet po ai. Stërmbesat e japigëve dhe mbesa e sulioteve, vajza 17-vjeçare, trimëresha partizane Ervehe Gorrishti, e mbetur pa fishekë, për të mos rënë e gjallë në duart e nazistëve gjermanë që e kishin rrethuar, nga shkëmbinjtë e thepisur hidhet në humnerë. Shpëton mrekullisht nga thonjtë e vdekjes dhe historia, këtë vajzë me këmbë të drunjta, na përcolli brezave të sotëm si një legjendë të gjallë.

Shembëlltyra e heroizmit të gruas shqipëtare nuk është vetëm ajo e vetëmohimit, por ka pamje e fusha nga më të ndryshmet, njëra më e shkëlqyer se tjetra.

- Mamica Kastrioti, motra e Skëndërbeut tonë të madh, luftonte krah për krah të vëllait, në ballë të betejës, deri sa bie në fushën e nderit në një moshë fare të re.

- Miro Tërbaçi, të cilës pushtuesit turq i kanë vrarë të vëllanë dhe asai i duhet të marrë hakun e tij. Dhe çfarë haku! E veshur si djalë, ajo vret një pasha turk brenda në çadrën e tij dhe kthehet e gjallë si komite mbi kalin e saj të bardhë. “kolomba” e Prosper Merimesë, me gjithë forcën e madhe artistike të shkrimtarit, duket e zbehtë para Miro Tërbacit tonë, që hyri në këngë me bukurinë e një legjende.

Në luftën kundër bandave greke më 1913, burrat e fshatit Dukat të Vlorës, thyhen keq dhe të dërrmuar shpirtërisht marin rrugën e kthimit. Por u habitën ata, kur, në të dalë të fshatit, ndeshin me gratë e tyre të armatosura të cilat i kish mobilizuar dhe u printe trimëresha gjuhëshpatë Sado Koshena. “Ku shkoni?” pyetën burrat me gjysëm zëri. Dhe Sado Koshena, e qetë, ua kthen me shpat “Ikni në fshat dhe bëni punët e shtëpisë! S’jeni për luftë ju! Do të vemi ne në këmbën tuja”. Burrat të turpëruar keq, këthehen mbrapsht dhe hyjnë në luftë si të tërbuar deri sa kundërshtari mori arratinë.

Ky shëmbull nuk është sajuar nga fantasia e ndonjërit, por është ngjarje e vërtete, e transmetuar, e gjallë deri në ditët tona.

Dua të sjell në këtë shkrim edhe një shëmbull, që nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë me luftën, por me heroizmin po, një dëshmi e karakterit të jashtëzakonshëm të gruas shqipëtare, që nuk fal askënd për çështje nderi.

Më 1919, si në shumë fshatra të Jugut të Shqipërisë, edhe ne Kuç të Vlorës, kishin ardhur familjarisht mjaftë refugjatë grekë, të cilët u mirëpritën dhe u përkujdesën nga vendasit. Por një ditë ndodh e pabesueshmja. Një djalosh vendas përdhunon një vajzë refugjate. Fshahti nxin. I bëjnë gjyqin fshatçe dhe e dënojnë djalin me vdekje. Kur mëson për vendimin, familja e vajzës greke ndërhyn për t’i falur jetën. Shikimet e të gjithëve drejtohen nga nëna e djalit, ajo do të thoshtë fjalën e fundit, nëse do të pranohej ose jo falja. Dhe ajo foli me zërin e thekshëm, para madhështisë se maleve, që e vështronin hijerëndë dhe ajo vetë duke vështruar malet: “Në se falet im bir, a do t’i hiqet turpi që bëri? Jo, më mirë i vdekur, se sa i gjallë e me turp!”. O nëna shqipëtare! Gjuha është e varfër e çdo fjalë zbehet e squllet para bukurisë së pakrahasueshme të shpirtit tuaj. Ne, bijtë, nipërit e stërnipërit tuaj, ju falemi, ju falemi një mijë herë dhe jemi krenarë, shumë krenarë që jemi pjella juaj!

Ndiej vërtetë emocione tani që po shkruaj këto rrjeshta, që më burojnë nga thellësia e zemrës. Sa shumë kam për të thënë për vajzën, gruan, nënën shqipëtare, se të pambarim janë edhe heroizmat e saj! Por vetë kemi thënë që në titull, se ky shkrim është një vështirm i shkurtër historik, i shkurtër…

A e shihni këtë vajzë të re, e bukur si yll, e veshur burrërisht me tirqe e me dy kobure në brez, që në shtatin e derdhur ka hedhur pushkën e lirisë, që u bën hije gërshetave të saj të gjata, me qeleshen e hedhur pak mënjanë mbi vetullën e harkuar? Zanat mitologjike nuk mund të jenë më të arrira, sepse ajo është vetë zanë, Zhan D’Arka shqipëtare, e lavdishmja dhe e mrekullueshja SHOTE GALICA. Mbas rënies në altarin e lirisë të shoqit, heroit Azem Galica, komandon e vetme pesë mijë malësorë trima, luftëtarë të paepur e të regjur në beteja kundër masakrave të shovinistëve serbë. Në këtë shëmbull, kanuni barbar e anadollak, sikur nuk ekziston, kthetrat e tij të pista nuk arrijnë të prekin askënd. Malësorët vetë e kanë zgjedhur Shotën si prijëse dhe po vetë i binden me kënaqësi trimërisë e zgjuarsisë së saj. Dhe këtë amazonë të historisë sonë, ku ajo erdhi në Shqipëri për tu strehuar së bashku me dy fëmijët e saj, turkoshaku satrap Ahmet Zogu për t’iu bërë qejfin shovinistëve sërbë, tek të cilët ishtë shitur, e la në mjerim, deri sa kjo shqiponjë vdiq në moshën 32 vjecare. Nuk mjafton kjo, por 60 vjet më vonë, pikërisht më 1992, neofashizmi, që mori pushtetin në Shqipëri, poshtërsisht, njërës prej shkollave te mesme të Krujës, i hëq emrin e Shote Galicës, me të cilën pushteti popullor pati përjetësuar, si edhe në rastë të tjera, lavdinë e saj. Neofashistët dhe pushtuesit e sotëm harrojnë që përpara se të mbishkruhej në tabelat e shkollave rrugëve a shesheve, emrat e heroinave janë gëdhendur në zemrën e madhe të popullit, prej ku askush nuk mund t’i shkulë.

… Përjetësisht aty, në zemrën fisnikë të një populli të pavdekshëm dhe të pamposhtur, lufta me armë në dorë dhe heroizmi në fushën e betejes, janë ndofta më të lehta se sa beteja tejet e komplikuar për emancipimin e shoqërisë. Liria nuk vjen vetëm nëpërmjet grykës se pushkës, pa ndriçuar më parë mëndjen dhe vetëdijen e njerëzve. Bile, e gjithë historia botërore, si edhe e jona, dëshmon se janë idetë përparimtare ato që iu paraprijnë lëvizjeve popullore për çlirim kombëtar e shoqëror.

Sa të vështirë e kanë misionin e tyre përçuesit e dritës njerëzore!

Luftërat e përgjakshme për liri e pavarësi, vecanërisht nën pushtimin turk, populli ynë kurrë nuk i ndan nga lufta për gjuhën shqipe, për arsimin dhe kulturën kombëtare. E mallkuar dhe e “çkishëruar” nga shovinizmi i “megali-idhesë” greke dhe e ndaluar rreptësisht nga pushtuesit turq, gjuha e lashtë shqipe, trashëgimtarja e vetme sot e pellazgjishtes “hyjnore”, është në mos e vetmja, të paktën ndër gjuhët e rralla në botë, që ka dëshmorët e vet, si kurorë e pavdeksisë dhe krenarisë së saj. Për fatin e keq të popullit grek dhe të popullit shqipëtar, dy popuj miq, më të lashtët e Europës, që kurrë, kurrë nuk ia drejtuan armët njëritjetrit, më të egër se sa vetë pushtuesit turq, kundër Gjuhës Shqipe, janë treguar ithtarët e “Megali-idhesë” greke. Plumbi, thika apo helmi i tyre vranë pabesisht mësues të ndritur dhe atdhetarë të shquar si Petro Nini Luarasi, Babë Dudë Karbunara, Dhaskal Todhri, Papa Kristo Negovani, etj, etj.

E në këto kushte të vështira, dy herë më të vështira për femrën shqipëtare, është shembulli i Parashqevi Qiriazit,me motren e vete, dy motra nga një derë e shquar atdhetare, pishtarë të dritës së lirisë e të arsimit shqip. Guximi dhe vendosmëria e tyre, që nuk u përkulën nga përndjekjet dhe kërcënimet ndaj jetës, mendimi i qartë dhe kurajua e admirueshme për të përballuar e triumfuar jo vetëm mbi armiqtë e hapur të atdheut dhe të gjuhës sonë, por edhe mbi mentalitetin prapanik e reaksionar të kohës, si edhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën, të gjitha këto a nuk janë vlerat ideore, morale, shoqërore e shpirtërore, të heroinave, që pa dashjen e tyre, lavdia i merr në gjirin e vet? Në fundshekullin e nëntëmbëdhjetë, motrat Qiriazi ishin dallandyshet që paralajmëronin ditë e ngrohtësi për atdheun dhe popullin e robëruar. Shembulli i tyre hyri pa trokitur në zemrat e vajzave e të grave shqipëtare, duke ndriçuar fort ëndrrën shekullore, që priste agimin e një epoke të re. Shkekulli i XX-të erdhi në Shqipëri, duke mbajtur në njërën dorë “A,B,C” e dritës dhe në tjetrën pushkën e lirisë. Shoqëritë e hapura atdhetare dhe komitetet e fshehta politike që vepronin paralel dhe në bashkëpunim. Në të gjithë vendin marrin hov çetat e armatosura të lirisë.

Në 1908 mbahet Kongresi i Manastirit i cili, veç të tjerash, vendos ALFABETIN e njësuar të gjuhës shqipe. Më 1910, 1911 dhe 1912 në Shqipërinë veriore e verilindore (Kosova e Sotme) plasin radhazi tri kryengritje të fuqishme popullore, që i paraprinë shpalljës së MËVEHTËSISË së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.

Shteti i ri Shqiptar përjeton situatë tmerrësisht të vështira. Pat filluar lufta ballkanike më 1913 fuqitë e mëdha e copëtojnë pa mëshirë gjysëm për gjysëm Shqipërinë, reaksioni i brëndshëm tradhëtar shkakton turbullira. Në këto çaste dramatike shfaqet një fenomen i ri, i panjohur më parë. Kryengritja fshatare e Shqipërisë së mesme, me në krye Haxhi Qamilin ka brendi e karakter klasor. Ajo drejtohet kundër bejlerëve feudalë vendas, tradhëtarë dhe vegla të pushtuesve. Më 1914 plasi lufta e I-rë botërore. Ushtritë ndërluftuese dyndën në Shqipëri, një pjesë e të cilave nuk largohen as mbas mbarimit të saj. Në Janar 1920, gjëndja paraqitej e tillë: në afërsi të Kukësit e të Dibrës ushtritë serbe, në rrethanat e Shkodrës ushtritë malazeze, të gjithë bregdetin shqiptar nga Shëngjini e deri në Sarandë e zotëron ushtria italiane, në Korçë janë trupat franceze, ndërsa në jug të Gjirokastrës veprojnë bandat greke. E gjithë Shqipëria figuron e pushtuar. Në Janar 1920 atdhetarët thërrasin Kongresin e Lushnjës dhe vendosin çlirimin e Shqipërisë, front kryesor, me të drejtë përcaktohet ai kundër imperializmit Italian. Më 5 qershor 1920 fillon lufta antiimperialiste kundër pushtuesve italianë, që njihet në histori si “Lufta e Vlorës”, e cila kurorëzohet me sukses. Po kështu edhe në frontet e tjera pushtuesit debohen jashtë kufijve të 1913. Gruaja shqipëtare, si përherë, luan një rol aktiv në këto ngjarje, ku raste më të spikatura si Shote Galica apo Sado Koshena, ne i kemi përshkruar më lartë.

Mbas këtyre zhvillimeve historike, në Shqipëri merr hov lëvizja demokratike, e cila bëhet përcaktuese në klimën politike të vendit. Ndihet influenca e ideve të Revolucionit të Madh socialist të TETORIT në Rusi. Sidomos atdhetarët shqipëtarë i janë mirënjohës qeverisë sovjetike dhe vetë Leninit, për denoncimin e Traktatit të fshehtë të Londrës. Mihal Grameno shkruan në gazetën e tij: “Ranë e do të bien të gjithë ata që i kundërshtojnë xhaxha Leninit” Bajram Curri nga malet e Dragobisë, i shkruan letër “hazretit Lenin” ndërsa Avni Rustemi detyron parlamentin gjysëm feudal shqiptar të mbajë pese minuta zi për vdekjen e Leninit. Është i vetmi parlament në Europë, ndofta dhe në botë, që bën një gjë të tillë.

Në qershor 1924 shpërthen revolucioni demokratik. Detonator i tij bëhet vrasja tradhëtisht nga mercenarë te paguar të A. Zogut, e njërës prej figurave më popullore të kohës, revolucionarit dhe demokratit të shquar Avni Rustemi. Qeveria “me doreza të bardha” e Fan Nolit, që doli nga revolucioni i qershorit, premtimet e bera për refoma, i la në letër. Veçanërisht ajo nuk zbaton refomën agrare, për të cilën ishte aq e interesuar masa e gjërë e fshatarësisë, e cila në atë përiudhë përbënte rreth 90% të popullsisë së vendit. Në këtë mënyrë, ajo humbet mbështetjen popullore të fillimit. Në dhjetor 1924, me mbështetjen ushtarake e financiare të Serbisë, si edhe me trupa të gjeneralit carist Vrangel, A. Zogu hyn në Tiranë, pa rezistencë serioze dhe merr pushtetin. Në janar 1925 ky feudal i dhunshëm njihet zyrtarisht nga SHBA, të cilat ia kishin refuzuar këtë njohje qeverisë vërtet demokratike të Fan Nolit. Gjëja e parë, për të cilën “u kujdes”, ky kriminel ishte zhdukja e kundërshtarëve të vet politikë. Vriten njëri mbas tjetrit “Heronjtë e Popullit” Luigj Gurakuqi në Bari të Italisë, Bajram Curri në malet e Dragobisë, Hasan Prishtina në Selanik të Greqisë, siç do të vritet mbas kryengritjes se Fierit, një tjeter “Hero i Popullit”, Riza Cerova.

Në Shqipëri vendoset despotizmi feudal

Por aspirata demokratike e popullit nuk shuhet, përkundrazi përforcohet e merr vrull më shumë. Në fillim të viteve 30-të, lind një brez i ri letrarësh, poetë e prozatorë, me tendenca të theksuara përparimtare, të cilëve iu paraprin poeti ynë i shquar revolucionar, Migjeni. Në Korçë, në Shkodër, në Tiranë formohen grupet komuniste , që përfaqësojnë mendidmin më të avancuar shoqëror të kohës. Në këtë atmosferë shprese, ku lufta dhe organizimi konkret shtrohen në rendin e ditës, vajzat dhe gratë shqipëtare, si kurdoherë, janë të gatëshme të rreshtohen në frontin përparimtar. Njëra nga ato është Qeriba Derri, e cila duket sikur ka lindur enkas për revolucionin. Mjeshtre e ilegalitetit, ajo bëhet ndërlidhëse dhe militante e shquar e KONARE-s (Komiteti Nacional Revolucionar, i krijuar më 1925, me qëndër fillimisht në Zvicër e më pas në Francë), me revolucionarët, që vepronin Brenda vendit. Materialet propagandistike, që ajo sillte nga jashte vendit, shkonin kudo, ndaj edhe spiunët e Zogut e kërkojnë kudo. Por si mund ta zbulojnë larot këtë shqiponjë, që folenë e kish në zemër të popullit? Dhe kur populli rrëmbeu armët kundër pushtuesve italo-gjermanë, Qeriba Derri nuk gjendej në Francë, por pikërisht në ballë të kësaj lufte, deri sa më në fund, ajo zbulohet e kapet nga Gestapo. Mbas torturash çjerëzore, të cilave iu bën ballë me heroizëm, ajo pushkatohet, për të mbetur përjetësisht një yll i pashuar për liri.

I një natyre tjetër është heroizmi i Tefta Tashko Koços, “Heroizëm”? – mund te hidhet përpjetë ndokush. “E çfarë bëri ajo, përveçe këndoi?”. Shumë të talentuarën Tefta Tashko Koço e priste një karrierë e shkëlqyer artistike. Zëri i saj magjik kishte befasuar skenat operistike të Parisit e të Milanos. Por ajo ishte gatuar prej brumi shqipëtar dhe kërkonte lagjen e vet, ku u lind e u formua si atdhetare. Me vetëdije të plotë nuk joshet nga skenat madhështore europiane, as karriera e artë, që do ta mbulone me famë e pasuri. Përpara kishte një mision më të madh se vetëvetja: t’i shërbente atdheut dhe popullit të vet, mision të cilin Tefta e përqafon me gëzim e vendosmëri. Në Shqipëri gjen shoqet e saj të profesionit dhe të idealit, këngëtaren e talendtuar Maria Kraja, që edhe pse mbaroi konservatorin e Vjenës, si edhe Tefta, vendos të qëndrojë në Shqipëri, ashtu siç vepron edhe pianistja e mrekullueshme Lola Gjoka. Së bashku formojnë një “trio” të paarritëshme.

Nuk i tremb as varfëria materriale e vendit, as fanatizmi i opinionit, as edhe obskurantizmi mesjetar i pushtetit. Me një qerre, që i kërcasin rrotat dhe ku ato kanë ngarkuar një piano të vjetër e të çakorduar, që mezi e kishin gjetur, ato i bien pash më pash Shqipërisë, përmes baltës apo grykave, nëpër qytet dhe qëndrat krahinore të vendit. Tingujt e zerave të tyre melodiozë përcjellin tek njërëzit e thjeshtë ngrohtësi e dritë, mirësi e dashuri njërëzore, guxim dhe shpresë, vendosmëri e solidaritet për qëndresë. Koncertet e tyre shpesh shndërrohen në manifestime të vërteta politike e shoqërore. Qeveria “mbretërore” trembet dhe nxjerr pengesa, sajon vjega të njëpasnjëshme për të mos lejuarë kondertet, kërcënon. Por është vonë, çdo gjë është ë kotë. Artistet e reja trimëresha tashmë kanë fituar respektin dhe mbështetjen, jo vetëm të njerëzve përparimtarë e artdashës, por të të gjithë njërëzve të thjeshtë, të mbarë popullit.Tashmë ato e ndiejnë qartë, se arti i tyre është pjesë organike e aspiratës popullore për liri e drejtësi shoqërore, përparim e demokraci të vërtetë. Më saktë akoma, Tefta Tashko dhe shoqet e saj u bënë zëdhënëset shpirtërore të kësaj aspirate. Me kurajon dhe përkushtimin e tyre fisnik, këto artiste të mëdha triumfuan si ndaj një administratë anadollakë injorante, e reaksionare, ashtu edhe ndaj mentalitetit prapanik, të mykur kanunor, i cili nxiste armiqësi e obskurantizëm ndaj dritës emancipuese të artisteve të reja. Duke u ngritur mbi kohën, në të cilën jetonin në emër të një të ardhmeje te bukur, për të cilën luftonin me besim e guxim të rrallë, ato, në të vërtetë, pa e ditur as vetë, kishin hyrë në universin e heronjve.

Nen sundimin anadollak të A. Zogut, shtypja e gruas mbeti po ajo qe përcaktonte kanuni shekullor, po ashtu gjakmarrja, injoranca, prapambetja e tmerrshme ekonomike e shoqërore. Dukej sikur vetë koha kishte ngrirë, dhe sikur të ndihej nevoja e shakave të shekullit, Zogu bën një gjest grotesk. Dekreton “heqjen e ferexhesë për gratë myslimane, gjë që shkakton ilaritet, si tek kundërshtarët, ashtu edhe tek pasuesit e tij. Mendjetrashësi apo hipokrizi e gjallë? Edhe njëra edhe tjetra. Emancipimi i gruas dhe i të gjithë shoqërisë nuk bëhet me “Dekrete” por me zhvillim e përparim të gjithëanshëm ekonomik, politik, shoqëror, kulturor etj, etj.

Ne vitin 1936 botohet romani “… Sikur të isha djalë” i shkrimtarit përparimtar dibran Haki Stërmilli. Heroina e romanit, Dija, është një vajzë e re, fatkeqe sepse është vajzë e pambrojtur ndaj paracaktimit të fatit të saj nga kanuni mizor. Romani bën jehonë për idetë përparimtare, që përcjell dhe sidomos për problemin, që shtron, problem i cili kërkon një zgjidhje shoqërore. Autori merr urime e përgëzime të shumta, nga të gjitha shtresat shoqërore. E midis tyre i shkruan edhe një vajzë e re 16 vjeçare, me një dëshirë të zjarrëtë dhe me një mendim të qartë: “… Vetë ne vajzat do të luftojmë për ta ndryshuar fatin tonë… Nënshkruar Flaka”. Ishtë një mendim NDRYSHE, një vijë e re, një orientim dhe premtim ndaj shoqërisë, në kërkim të një realiteti të ri. Jo viktima, jo qyqe, që vajtojnë fatin e tyre,por luftëtare të paepura për një BOTË TË RE, e cila do të çlironte të gjithë shoqërinë, pra edhe gruan shqipëtare. Në ato çaste shkrimtari nuk mund ta merrte me mend, se kush ishte “Flaka” por nuk kaluan veçse pak vite, kur ai vetë si dhe “Flaka” do të përfshihen në zjarrin e LANÇ.“Flaka” ishte e bukur si hëna,ajo ishte Nexhmije Xhuglini (HOXHA) që ndër të parat vajza shqipëtare kishte rrëmbyer armët e luftës për liri, për të realizuar premtimin e BOTËS SË RE, në emër të Dijes dhe të mijëra e mijëra vajzave e grave të shtypura, që lëngonin në këtë botë të vjetër e të kalbur, së cilës i ka ardhur fundi i pashmangshëm.

Vazhdimisht në këtë material kemi theksuar, se gruaja shqiptare, nëpër shekuj ka qënë e shtypur dhe e papërfillur në shoqëri. Dhe ky është një realitet historik i padiskutueshëm. Por nga ana tjetër kemi vënë në dukje edhe heroizmin e saj të pabesueshëm në situatë kritike për atdheun dhe popullin. Si është e mundur, që nga humbëtirat e shtypjes, gruaja shqipëtare të ngrihet si shqiponjë në lartësinë e heroizmit? Si shpjegohet një dukuri e tillë, me kundërshti në vetehte? Pa u zgjatur dhe pa e ndërlikuar përgjigjen, mendoj se dy janë arsyet kryesore të kësaj dukurie.

- Së pari: është fakt i njohur, që shtypja pjell urrejtjen dhe fakëton guximin. Sa më e egër të jetë e para, aq më e fuqishme zhvillohen të dytat. Edhe gruaja shqipëtare, duke qënë shoqërisht më e shtypura, është gjithashtu soqërisht më e guximshme dhe më e gatshme për sakrifica. I keni vënë re vullkanët? Edhe llava e tij ndodhet nën trysni, por kur shpërthen…” i ngjan furisë së gruas shqipëtare!!! (edhe kur bën shaka, je pranë së vërtetës).

- Së dyti, gruaja shqipëtare ka qënë thellësisht e bindur dhe kurrë nuk e humbi shpresën se liria e atdheut do të sillte natyrshëm edhe lirinë e saj shoqërore dhe individuale. Zemra e saj e madhe e ndiente dhe mendja e saj e ndritur e kuptonte, se shkaqet për gjëndjen e saj shkonin përtej qëndrimeve vetjake te burrit. Ajo nuk bënte fajtor të shoqin, i cili ndofta pa dashje, po aq viktimë sa edhe ajo, e paragjykimeve prapanike e konservatore. Gruaja shqipëtare e ndiente, se do të ishte e lirë, kur edhe vetë shoqëria të ish e lirë. “kështu bëjnë të gjithë” e justifikonte ajo shpesh të shoqin, të cilin e donte dhe e respektonte, sepse me atë ndante në jetë gëzimet e pakta dhe vuajtjet e shumta. Nëqoftëse nuk do të ndërtonte këtë linjë shpirtërore mirëkuptmi jo vetëm me të shoqin, por edhe në një kuadër më të gjerë shoqëror, linjë, të cilën ajo duke u ngritur me madhështi mbi dhimbjen vetjake, e ushqente pandërprerë me jetën dhe bëmat e saj, gruaja shqiptare nuk do të ishte ajo shqiponjë e guximshme dhe heroike, që bëri historinë, por shumë-shumë një pulë zverkrrjepur, që klloçit në furrikun e saj. Jo! Në miliarada ide të botës së saj të madhërishme ishte rrënjosur thellë idea, se jeta nuk vlente asgjë përballë LIRISË dhe NDERIT të atdheut, se ato ishin më të rëndësishme nga fati i saj vetjak dhe nëse në vend triumfonte liria e vërtetë, do të vinte, i sigurtë dhe i garantuar edhe çlirimi i saj shoqëror.

Ndaj sa herë e thërriste liria dhe nderi i atdheut, gruaja shqipëtare çante retë që mbulonin dhe shpërthente si meteori në stuhi.

Vazhdon

 

 

 

Mar 8, 2013

Rroftë Dita Ndërkombëtare të Gruas!

Gratë e Komunës së Parisit

 

Mesazh përshëndetja i Comintern (Stal.-Env.)

anglisht

gjermanisht

portugalisht

 

 

 

 

 

 

Vito Kapo:

"Ramiz Alia na tradhëtoi të gjithëve!"

Vito Kapo, bashkëshortja e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Enver Hoxhës, Hysni Kapo, flet për "Gazetën Shqiptare" për periudhën kur ajo dhe i shoqi i saj Hysni Kapo ishin në strukturat kryesore të shtetit komunist. Vito Kapo njihet nga opinioni si pjesëmarrëse që në moshë të vogël në Luftën Nacional-Çlirimtare, ku u njoh dhe me Hysni Kapon, në atë kohë komisar i zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër, Hysni Kapon me të cilin dhe u martua. Më mbrapa, duke filluar që pas Kongresit të Parë të Partisë Komuniste, pra që pas vitit 1948, ajo ka qenë në kryesinë e organizatës së "Bashkimit të Grave të Shqipërisë" dhe prej vitit 1955 ka qenë Kryetare e kësaj organizate, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1982, kur ajo u emërua nga Enver Hoxha ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Vito Kapo ka qenë, ndërkohë, deputete e të gjitha legjislaturave të Parlamentit komunist, ndërkohë që deri në vitin 1974 ajo ka qenë në kryesinë e atij parlamenti.

 

 

 

 

 

 

ENVER HOXHA

EMANCIPIMI I GRUAS SHQIPTARE — NJE NGA
VEPRAT ME TE RENDESISHME TE PARTISE SONE

 

Përshëndetje drejtuar Kongresit të 8-të të BGS1-1 1
1 qershor 1978

 

 

 

 

 

ENVER HOXHA

PA GRA REVOLUCIONARE NUK MUND TE KETE
SOCIALIZËM

Nga biseda me një grup grash
16 tetor 1973

 

 

 

 

 

ENVER HOXHA

Për gruan

(PËRMBLEDHJE VEPRASH)
1942-1984 

Pjesa 1


Pjesa 2

 

 

 

ENVER HOXHA:


Ligjet që do të formojnë kodin e ri të familjes kanë për qëllim forcimin e familjes. Familja është baza e shoqërisë sonë. Konceptet e vjetra prapanike dhe reaksionare mbi familjen, nuk mund te jene bazat e familjes sonë. Nje familje e shendoshe dhe e forte duhet ngrihet në baza krejt të reja. Keto baza janë barazimi i vërtetë i gruas me burrin, barazimi i femijve të lindur jashtë martesës me fëmijët e lindur nga martesa, mbrojtja e nënës dhe e fëmijës, forcimi i pozitës së gruas në shoqëri dhe emancipimi i saj i plotë, kontrolli mbi
prindët dhe kujdestarët, që të kryejnë si duhet detyrën e tyre në lidhje me rritjen dhe arësimin e fëmijve të mitur.

 

 

 

 

Fatime Sokoli

Kongresi i 7 i BGSH

(shkoder)

[YOUTUBE-VIDEO]

 

Durrës 1 - 4 juin 1978

 

 

 

 

GRUAJA SHQIPTARE DHE  SOCIALIZMI FITIMTAR

 

«Askush s'mund t'i thotë vetes se është i lire pa luftuar për çlirimin e të tjerëve dhe në radhë të pare të gruas shqiptare»

Enver Hoxha

 

    INTERVISTË  ME SHOQEN LEONORA ÇARO,  SEKRETARE E KËSHILLIT

TE PËRGJITHSHËM TË  BGSH-së

 

Pyetje: Pa emancipimin e plotë të gruas, s'mund të ketë shoqëri të lire. Si ka gjetur tek ne zbatim ky parim i madh marksist-leninist?

 

Përgjigje: PPSH e udhëhequr nga mësimet e marksizëm-leninizmit, që me krijimin e saj luftën për emancipimin e gruas e konsideroi si një hallkë kryesore në luftën për çlirimin kombëtar  e  shoqëror. Partia dhe shoku Enver zgjoi ndërgjegjen kombëtare edhe tek kjo masë e shtypur që përbënte gjysmën e popullsisë, e organizoi në organizatën luftarake të BGASH-it dhe e hodhi  në luftë për çlirimin e Atdheut.

Ishte pikërisht ajo punë e madhe e Partisë që zuri vend në masën e grave dhe ngriti peshë zemrat e tyre për liri. Ato e përqafuan pa rezerva Luftën Nacionalçlirimtare duke shkelmuar norma e zakone anadollake që kishin rënduar prej shekujsh në kurrizin e tyre. 6 mijë gra e vajza luftuan me armë në dorë, me mijëra ishin ato që punuan e luftuan nën hundën e armikut, ato, siç këndon populli «veshën poture, me bomba me sakature, me opinga prej lëkure», duke e bërë një e të pandarë frontin e luftës me prapavijën krahpërkrah burrave e djemve të tyre. Shume bija luftëtare vaditën token e shenjte me gjakun e kulluar.

'Lufta për emancipimin e gruas shqiptare nuk lindi spontanisht. Ajo ishte pjesë për-bërëse e të gjithë asaj lufte të madhe popullore qe udhëhoqi PKSH. Nuk ishte e lehtë të zgjohej ndërgjegjja klasore e gruas së shtypur, të shkëputej nga bota e saj, e përbuzjes dhe e nënshtrimit, e besimit tek fati. Shpëtimi i saj nga kthetrat e kanuneve të shkruara e të pashkruara ishte një ndër mrekullitë e mëdha që ka bërë Partia jonë me shokun Enver  Hoxha   në   krye.

Kur e pyetën njëherë Zonja Çurren se ç'do te bënte pasi të çlirohej Shqipëria, ajo u përgjigj: Të mbush barkun me bukë dhe të mësoj të shkruaj e të këndoj. Përgjigje që shpreh në mënyrë të sintetizuar qartësinë ideopolitike të shoqeve tona luftëtare nën udhë-heqjen e Partisë për botën e re që do të lindte, e cila do të shpëtonte njëherë e përgjithmonë   nga   shtypja,   varfëria   e   padituria.

Lufta për emancipimin e gruas dhe të tërë shoqërisë është pare dhe është zbatuar nga Partia jonë në mënyrë dialektike, në të gjitha etapat e zhvillimit tone socialist, si pjesë e pandarë e tyre.

Çlirimi i vendit dhe vendosja e pushtetit popullor i hapi perspektiva të mëdha edhe rritjes së personalitetit të gruas. Gruaja shqiptare, tashmë e rritur dhe e kalitur në zjarrin e luftës, nuk mund të kthehej prapa. Zëri i Partisë i zgjonte asaj ndjenjën e detyrës, si një pjesëtare aktive e ndërtimit të shoqërisë, duke bërë kështu një hop cilësor në një shkallë edhe më   të  lartë.

Vendosja e pushtetit tone popullor i rriti më tej aftësitë, cilësitë dhe virtytet morale të saj. Në shoqërinë tonë socialiste gruaja jo vetëm u çlirua nga çdo shtypje e shfrytëzim klasor si gjithë populli ynë punonjës, por ajo fitoi të drejtat politike e liritë demokratike të sanksionuara me ligj  nga  pushteti popullor.

Emancipimin e gruas Partia jonë nuk e ka pare si çështje më vete, por si një problem të të gjithë Partisë dhe të të gjitha masave punonjëse. «Askush s'mund t'i thotë vetes se është i lire pa luftuar për çlirimin e të tjerëve dhe në radhë të pare të gruas shqiptare», ka thënë shoku Enver. Prandaj gruaja e ditëve tona ka vendin e saj të merituar në shoqëri dhe lufton për revolucionarizimin e mëtejshëm të gjithë jetës së vendit, kundër mbeturinave klasore e paragjykimeve për gruan, është një luftë e përbashkët e gruas dhe e burrit, e të gjithë shoqërisë.

 

Për vetë natyrën e rendit tone socialist, emancipimi i gruas është një domosdoshmëri, është kërkesë e vetë këtij rendi. Ndërtimi i shoqërisë socialiste dhe pjesëmarrja e gruas në të janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Prandaj asnjëra nuk bën dot pa tjetrën dhe anasjelltas. Kjo u vërtetua dhe po vërtetohet vazhdimisht nga Partia jonë se ashtu sikurse revolucioni socialist krijon premisat ekonomike, politike e shoqërore për çlirimin e gruas, edhe emancipimi i gruas ndihmon në zgjidhjen e problemeve të veçanta ekonomike, politike  e  shoqërore   të   revolucionit   socialist.

Gruaja në shoqërinë tone zë një vend të nderuar edhe si nënë. Shteti e mbron me ligj shëndetin e nënës e të fëmijës, ka nxjerrë një sërë ligjesh e dispozitash, me qindra institucione e mijëra kuadro mjekësore janë në roje të shëndetit  të  nënës  e të  fëmijës.

Ky kujdes nuk ka asgjë të përbashkët me sentimentalizmin mikroborgjez e as me «lëshime» të shoqërisë për hir të «veçorive biologjike» të gruas., Por është ajo force e pashtershme e unitetit, e dashurisë dhe e besimit reciprok që buron nga drejtësia e vijës së Partisë, nga kujdesi i veçantë i udhëheqësit tonë të dashur, shokut Enver Hoxha, që i bën gratë me luftën dhe përpjekjet e tyre të zënë vendin e merituar në shoqërinë tonë. të jenë edhe të kazmës,   edhe   të  pushkës,  edhe  të   librit.

Prandaj gratë revolucionare të vendit tone, të cilat zënë 48% të numrit të punonjësve, punojnë e militojnë me të gjitha forcat e tyre në të gjitha frontet e prodhimit. Ato luftojnë për ngritjen e ndërgjegjes së tyre ideo politike, për aftësimin tekniko-profesional të drejtimit e të organizimit të punës, duke qenë vazhdimisht  në pozita sulmuese, duke i shprehur mirënjohjen  thellë Partisë për ditët e lumtura që gëzojnë sot.

 

Pyetje: Çfarë tregon përvoja jonë 40-vjeçare e luftës për emancipimin e plotë të gruas, rruga që është ndjekur në këtë drejtim?

 

          Përgjigje: Viti 1984 është vit i ngjarjeve të mëdha. Populli ynë do të festojë me madhështi 40-vjetorin e çlirimit të Atdheut dhe të fitores së revolucionit popullor, si dhe 4 Nëntorin, 40-vjetorin  e Kongresit  I  të  BGASH-it.

Është bërë zakon që në çdo jubile e përvjetor të bëjmë bilancin e arritjeve, t'u gëzohemi fitoreve e sukseseve.

Është lartësuar edhe më personaliteti i gruas si ndërtuese aktive e socializmit, si mbrojtëse e flaktë e vijës së Partisë dhe si nënë, si përtëritëse e gjeneratave të reja që garantojnë të ardhmen e kombit  tone.

Lufta për emancipimin në këto 40 vjet nuk kaloi aq lehtë, asgjë nuk u gjet e gatshme, çdo gjë u fitua  me djers e me sakrifica. Vështirësitë e rritjes kanë qenë të mëdha dhe përballë  këtyre  vështirësive qëndroi  edhe  gruaja shqiptare, krah përkrah burrit u poq e u kalit në të gjitha frontet e ndërtimit të socializmit.

«Socializmi në Shqipëri dha një provë të madhe të forcës së tij transformuese duke ngritur në një nivel të lartë përparimin e gruas, barazinë dhe dinjitetin e saj në shoqëri» — thuhej në përshëndetjen e KQ të PPSH drejtuar Kongresit  të 9-të të BGSH.

Përpara organizatës së BGSH Partia ka përcaktuar qartë faktorët kryesorë e të domosdoshëm për emancipimin e plotë të gruas: edukimi politik e ideologjik, pjesëmarrja e saj në prodhimin e gjerë shoqëror, ngritja arsimore e tekniko-profesionale, pjesëmarrja e saj në tërë jetën politiko-shoqërore të vendit, shoqërizimi i punëve në familje etj. Kjo ishte rruga e vetme revolucionare për emancipimin e plotë të gruas. Kongresi i 9-të i BGSH bëri bilancin e arritjeve në drejtim të rritjes së personalitetit të gruas, nën udhëheqjen e Partisë, dhe përcaktoi detyrat që i dalin organizatës   luftarake  të  BGSH   në  të  ardhmen.

Me qindra e mijëra janë gratë në vendin tonë që punojnë në frontet e ndryshme të prodhimit e të edukimit, në industri, bujqësi, arsim, kulturë, shkencë, shëndetësi etj. Me qindra janë ato të zgjedhura në organet e ndryshme të Partisë e të pushtetit, 30% zënë shoqet në efektivin e Partisë. 30,6% janë të .zgjedhura në forumet e saj, 40,7% të anëtarëve të këshillave popullore etj. Në të gjitha kategoritë e shkollave gratë e vajzat përbëjnë 47% të numrit të  përgjithshëm  të  nxënësve e studentëve.

Me qindra e mijëra janë shoqet punëtore e kooperativiste të dalluara që mbajnë qëndrim revolucionar ndaj punës e pronës, duke rritur rendimentin në punë, duke forcuar disiplinën në frymën e regjimit të kursimit, për t'i dhënë popullit e atdheut sa më shumë prodhime. Të shumta janë shoqet që në brigadat e tyre u morën mbi 90 kv misër apo 60 kv grurë për ha, me dhjetëra janë ato që ndjekin shembullin e tyre dhe të mjelëseve të papërtuara Selvie Hoxha, Marta Nini, Liri Tota etj. Sot nuk i këndohet më gruas që «për burrin digjet në diell por heroinave të ditëve tona që udhëhiqen e frymëzohen nga idealet e larta të Partisë.

Në këtë 40- vjetor ne krenohemi për majat e larta ku e ngjiti Partia edhe gruan shqiptare dhe shpesh bëjmë krahasimin me pozitën e gruas në të kaluarën e hidhur apo me pozitën e grave në vendet borgjezo-revizioniste, na shtohen forcat për t'u hedhur gjithmonë përpara në aksione revolucionare, të rrisim vigjilencën e gatishmërinë luftarake në luftë kundër shfaqjeve të huaja e presioneve të ideologjisë borgjezo-revizioniste, për fuqizimin e begatinë e Atdheut e për ta bërë kala të pakapërcyeshme  nga   çdo   armik.

 

Pyetje: Si kanë luftuar e luftojnë vetë gratë, sipas mësimeve të Partisë e të shokut Enver, kundër koncepteve frenuese e mbeturinave të ideologjive të huaja borgjezo-revizioniste?

 

Përgjigje: Në luftën e Partisë dhe të gjithë shoqërisë për emancipim gratë dhe organizata e tyre e BGSH-së kanë qenë gjithmonë në ballë të kësaj lufte. Duke patur një konceptim të shëndoshë e të drejtë për emancipimin e gruas si domosdoshmëri e zhvillimit socialist, ato nuk kanë qëndruar asnjëherë në pasivitet dhe në pozita pritëse, por kanë luftuar për rritjen e personalitetit të tyre, si një e drejtë që na garanton rendi i vërtetë socialist, vija e   drejtë   marksiste-leniniste   e   PPSH.

Gratë e Shqipërisë socialiste kanë bërë mish dhe gjak të tyre ideologjinë e Partisë dhe luftojnë në të gjitha frontet e jetës për zbatimin e saj, Kështu, të frymëzuara nga vendimet e Partisë për revolucionarizimin e mëtejshëm të jetës së vendit dhe nga fjala e 6 shkurtit 1967 të shokut Enver Hoxha, ato u hodhën të parat në luftë kundër të vjetrës, reaksionares, për afirmimin e së resë.

Pjala e shokut Enver e 6 Shkurtit përbën një etapë të re të rëndësishme të luftës për emancipimin e gruas dhe të gjithë shoqërisë, ajo ndezi zemrat zjarr dhe e hodhi gjithë popullin në luftë të ashpër kundër zakoneve prapanike e mbeturinave fetare që ende rëndonin në ndërgjegjen e njerëzve, që ndrydhnin energjitë e gruas, forcën e saj fizike e mendore, që e pengonte atë të militonte, e barabartë me burrin në tërë jetën e shoqërisë. 300 çikat e Malësisë ishin luftëtaret e para të së resë që sot janë bërë me qindra e me mijëra. Gratë e Shqipërisë, me rastin e 15-vjetorit të fjalës së 6 shkurtit të shokut Enver, zhvilluan diskutime të gjera popullore në organizatat e tyre dhe të Frontit, ku përveç sukseseve të pallogaritshme nën udhëheqjen e urtë e largpamëse të Partisë, vunë në dukje edhe të metat, ato zakone e koncepte frenuese që ekzistojnë akoma në jetën tonë të përditshme dhe që stonojnë përpara këtij realiteti të gjallë e luftarak,  të   cilin  e  jetojmë Kongresi i 8-të i Partisë shtroi detyra të mëdha përpara organizatës së gruas «për të mbajtur lart e për të zhvilluar më tej frymën e emancipimit në masën e grave e në gjithë shoqërinë».

Këto direktiva të Partisë organizata e BGSH-së i ka zbërthyer sidomos në Kongresin e saj të 9-të dhe po i zbaton me konsekuencë në punën e saj.

Nisma revolucionare e këshillit të gruas në kombinatin e autotraktorëve «Enver Hoxha» «Të luftojmë me frymë sulmuese për rritjen e personalitetit të gruas» përfshiu të gjitha organizatat e BGSH-së. Kjo nismë u bë objekt diskutimi, u zbërthye në masat e grave se ç'do të thotë të punosh me frymë sulmuese, si rritet personaliteti në punë, në shoqëri e në familje etj. dhe secila organizatë apo këshill gruaje në ndërmarrje përcaktoi objektivat e veta në thellim të kësaj nisme sipas problemeve të veçanta.

Plenumi i 8-të i KQ të PPSH si dhe Plenumi i Këshillit të Përgjithshëm të BGSH-së që u zhvillua kohët e fundit, kërkojnë nga ana e grave një mobilizim luftarak, intensitet në punë, rritjen e rolit të tyre si punonjëse dhe si veprimtare shoqërore për ta treguar edhe më me force rritjen e personalitetit të tyre si veprimtare shoqërore për ta treguar edhe në punë, aftësitë e tyre mendore e fizike, ndërgjegjen proletare të brumosur nga Partia. Duke qenë si gjithmonë në ballë të punës, si force aktive e shoqërisë, gratë dhe organizata e tyre e BGSH-së janë përfshirë në nismën «Sulmues i 40-vjetorit të Çlirimit» dhe janë mobilizuar për të realizuar të gjitha detyrat që shtron përpara Partia.

 

Nga: Revista "YLLI",numri 3,1984