Partia e Punës e Shqipërisë

 

 

 

 

Shqip

 

 

 

 

 

PËRSHËNDETJE E KOMITETIT QENDROR TE PARTISE
SË PUNES TE SHQIPERISE DREJTUAR SHOKUT
ENVER HOXHA, ME RASTIN E 70-VJETORIT
TË DITËLINDJES SE TIJ

16 tetor 1978



I dashur shoku Enver,





Sot, në ditën e 70-vjetorit të ditëlindjes Suaj, gjithë komunistët dhe punonjësit e vendit tonë ndiejnë një gëzim të madh dhe shprehin dashurinë e zjarrtë, të pakufishme, ndaj Jush, duke shtrënguar më tepër radhët rreth Komitetit Qendror të Partisë, me Ju në krye, për ta bërë atdheun tonë socialist akoma më të begatshëm dhe më të fortë.

Me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes Suaj, Komiteti Qendror i Partisë, në emër të të gjithë komunistëve dhe të mbarë popullit shqiptar, ju dërgon përshëndetjet më të zjarrta revolucionare dhe ju uron nga zemra jetë të gjatë, shumë të gjatë, të rroni sa malet e Shqipërisë, për të na udhëhequr, si gjithmonë, me vendosmërinë dhe principialitetin marksist-leninist që ju karakterizon, në rrugën e lavdishme të socializmit e të komunizmit.

Jeta Juaj si revolucionar, shoku Enver, është jeta e një biri besnik të popullit, që të gjitha energjitë e tij, për më shumë se një gjysmë shekulli rresht, i ka derdhur në luftën konsekuente në shërbim të popullit, të atdheut, të revolucionit, të socializmit.

Qysh në ditët e para të rinisë, kur Ju ishit akoma nxënës shkolle, u hodhët në luftë për mbrojtjen e interesave të lartë të popullit, kundër padrejtësive shoqërore të asaj kohe, kundër regjimit feudalo-borgjez zogollian. Duke ecur në këtë rrugë revolucionare, Ju gjithmonë i keni shërbyer me besnikëri popullit dhe keni luftuar me guxim për interesat e tij e të atdheut.

Qysh në rininë Tuaj të hershme, Ju përqafuat idetë marksiste-leniniste dhe, me kurajë revolucionare shembullore, iu përveshët punës për përhapjen e tyre në Shqipëri dhe për krijimin e një organizate të vërtetë komuniste.

Në vitet e rënda e të errëta të pushtimit fashist italian, kur përpara popullit shqiptar shtrohej çështja nëse populli do të ngrihej në luftë të armatosur për çlirimin e vendit apo do t'i nënshtrohej pushtuesit dhe të zhdukej si komb, Ju, në krye të një grushti revolucionarësh trima dhe të devotshëm, kapërcyet me heroizëm të gjitha vështirësitë e ilegalitetit dhe të elementëve armiq të marksizëm-leninizmit në radhët e grupeve komun'ste të asaj kohe dhe, më 8 Nëntor 1941, themeluat Partinë Komuniste të Shqipërisë, duke i dhënë, kështu, popullit shqiptar shtabin revolucionar, që do ta udhëhiqte atë në kryengritje dhe në revolucion, drejt lirisë së vërtetë dhe socializmit.

Ju, në krye të Komitetit Qendror të Partisë, për 37 vjet rresht, që nga themehmi i saj, udhëhiqni Partinë dhe popullin me guxim dhe me heroizëm, me devotshmëri të pafund dhe me principialitet të lartë marksist-leninist.

Me Luftën Nacionalçlirimtare populli ynë shkroi faqen më të lavdishme në historinë e tij të lashtë. Në të ai tregoi virtytet e larta të trimërisë, të guximit, shpirtin liridashës, që e kishte ruajtur të pamposhtur nëpër shekuj. Por këto virtyte shpërthyen si vullkan, sepse në ballë udhëhiqte Partia e komunistëve, sepse në krye të partizanëve heroikë qëndronte Komandanti, shoku Enver Hoxha. Partia dhe Ju ditët të realizoni dhe të bashkoni traditat e vjetra shqiptare të kryengritjeve popullore, me përmbajtjen leniniste të luftës revolucionare.

Në krye të Partisë e të popullit, Ju vazhdoni të zbatoni me vendosmëri dhe me konsekuencë të vërtetën e marksizëm-leninizmit në kushtet konkrete të vendit tonë. Kuptimi i thellë marksist-leninist i ligjeve të revolucionit, besimi absolut në forcën e pamposhtur të popullit dhe në aftësitë e tij krijuese të pashtershme, vullneti i çeliktë dhe guximi i shkallës më të lartë për ta çuar revolucionin deri në fund, që karakterizojnë gjithë veprën Tuaj revolucionare, si bir i popullit dhe nxënës besnik i Marksit, i Engelsit, i Leninit e i Stalinit, janë mishëruar në krijimin e pushtetit popullor në Shqipëri. Diktatura e proletariatit, që udhëhiqet nga Partia, me Ju në krye, është bërë garancia e lirisë dhe e pavarësisë së popullit tonë në marshimin e tij të pandalshëm në rrugën e socializmit.

Emri Juaj, shoku Enver, është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me gjithë jetën dhe veprën e Partisë, me popullin, me atdheun, me socializmin. Organizimi dhe drejtimi i Luftës Nacionalçlirimtare dhe çuarja e saj në fitoren e plotë me vendosjen e pushtetit popullor; plotësimi i reformave të mëdha demokratike popullore dhe kalimi me sukses në rrugën socialiste; zkdukja e analfabetizmit dhe e prapambetjes shekullore; transformimet e mëdha revolucionare socialiste të bëra në ekonomi, në arsim, në kulturë dhe në jetën shoqërore, që e kthyen Shqipërinë në një vend socialist me ekonominë e vet socialiste, rne kulturën e vet socialiste, me një mbrojtje të paprekshme; rritja e respektit dhe e prestigjit të Partisë dhe të atdheut tonë në një shkallë të lartë në arenën ndërkombëtare, të gjitha këto përbëjnë veprën e madhe të Partisë, të udhëhequr me besnikëri dhe me heroizëm nga Komiteti i saj Qendror, me Ju në krye, shoku Enver.

Partisë dhe popullit tonë u është dashur të luftonin jo vetëm kundër vështirësive të panumërta për të kapërcyer prapambetjen e madhe që na la e kaluara, por edhe kundër armiqve ië shumtë, të brendshëm dhe të jashtëm.

Lufta e Partisë dhe e popullit për çlirimin e vendit, për vendosjen e diktaturës së proletariatit dhe për ndërtimin e socializmit karakterizohet nga ndeshjet e ashpra dhe tepër tëndërlikuara që kanë çuar gjithmonë në disfatën e armiqve dhe në fitoren tonë. Më kryesoret ndër këto janë, sidomos: lufta e armatosur kundër pushtuesve italianë e gjermanë dhe tradhtarëve të vendit, që u vunë në shërbim të tyre; lufta kundër komplotit të udhëheqjes revizioniste jugosllave dhe agjentëve të saj në Shqipëri, si Koçi Xoxe e të tjerë, për të likuiduar pavarësinë e Shqipërisë dhe për ta kthyer atë në një krahinë të thjeshtë jugosIlave; lufta kundër komplotit të imperializmit amerikan dhe anglez e shërbëtorëve të tyre, për të përmbysur pushtetin popullor dhe për të rivendosur kapitalizmin në Shqipëri; lufta kundër komplotit të madh të revizionistëve hrushovianë sovjetikë, për ta kthyer Shqipërinë në një shtet vasal të socialimperializmit rus; lufta kundër revizionistëve kinezë, që donin ta nënshtronin Shqipërinë socialiste, në interes të planeve të tyre hegjemoniste dhe socialimperialiste; asgjësimi i komplotit të madh të puçistëve dhe të sabotatorëve, të udhëhequr nga tradhtarët Beqir Balluku, Abdyl Këllezi e të tjerë, të cilët ishin bërë zëdhënësit e veglat e verbra të shteteve të huaja, që kërkonin ta nënshtronin Shqipërinë socialiste në interes të planeve të tyre hegjemoniste dhe socialimperialiste, të likuidonin socializmin dhe të rivendosnin kapitalizmin në vendin tonë.

Në të gjitha betejat e ashpra klasore Partia doli fituese dhe armiqtë u mposhtën, sepse Komiteti Qendror i Partisë, me Ju në krye, kanë qenë gjithmonë vigjilentë dhe të vendosur, në unitet të çeliktë mendimi e veprimi dhe nuk kanë vënë asgjë mbi lirinë e popullit, mbi sovranitetin e atdheut dhe mbi parimet e marksizëm-leninizmit. Lufta që ka bërë Partia dhe Ju,shoku Enver, kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm, ka qenë shpëtimtare për popullin e për socializmin.

Lufta e klasave në Shqipëri, e udhëhequr me mençuri e me urtësi nga Partia, e zhvilluar sipas mësimeve Tuaja, ka qenë dhe mbetet një forcë e madhe lëvizëse e shoqërisë sonë, një faktor vendimtar i unitetit të çeliktë të popullit dhe i bashkimit të tij rreth Partisë, një mburojë e sigurt e lirisë dhe e pavarësisë së vendit, e pastërtisë ideologjike e morale të njerëzve tanë.

Vetëm një parti e vërtetë marksiste-leniniste, siç është Partia jonë, me një vijë të drejtë dhe me besim në forcat e popullit mund t'i hynte një ndërmarrjeje të tillë kolosale, siç është industrializimi i vendit me ritme të shpejta, kolektivizimi plotë i bujqësisë, revolucioni në fushën e ideologjisë, të arsimit dhe të kulturës, emancipimi i plotë i gruas etj. Vetëm zbatimi konsekuent i vijës së Partisë, me një besim të patundur në forcën e diktaturës së proletariatit, në aftësitë drejtuese, organizuese e mobilizuese të anëtarëve të Partisë, në talentin e kuadrove, në punën vetëmohuese të punëtorëve e të fshatarëve tanë e të inteligjencies popullore, të kalitur nga Partia me idetë e marksizëm-leninizmit, me mësimet Tuaja të pazëvendësueshme, bëri të mundur që te ne të mos ketë kala që nuk e marrin komunistët.

Kur përreth nesh e në gjithë botën shikojmë atë krizë të rëndë që ka pllakosur vendet kapitaliste e revizioniste, del edhe më madhështore vija e drejtë ekonomike e Partisë sonë për industrializimin e vendit dhe për modernizimin e bujqësisë, forca e madhe e parimit, aq fort të mbrojtur nga Ju, të mbështetjes në forcat e veta.

Nën kujdesin Tuaj të drejtpërdrejtë, shoku Enver, është realizuar ëndrra shekullore e popullit tonë për dritë e dije, për arsim e kulturë. Shqipëria e re mund të krenohet për atë shkallë të lartë që ka arritur në arsimimin e përgjithshëm të popullit dhe në përgatitjen e kuadrove.

Nën udhëheqjen Tuaj të kujdesshme, është forcuar mbrojtja e atdheut dhe kufijtë tanë janë bërë të paprekshëm. Mendimi ushtarak dhe konceptet tuaja teorike e praktike për Artin Ushtarak të Luftës Popullore, të mbështetura në shkencën ushtarake marksiste-leniniste, në traditat luftarake të shkëlqyera të popullit tonë dhe në përvojën revolucionare botërore, janë baza mbi të cilën janë ndërtuar strategjia dhe taktika, organizimi dhe drejtimi i mbrojtjes sonë popullore, që e kanë bërë atdheun tonë të paprekshëm.

Ju, i dashur shoku Enver, i dhatë popullit shqiptar Kushtetutën e tij të parë, me të cilën ai rindërtoi vendin dhe mbylli plagët e luftës, kolektivizoi bujqësinë, ndërtoi industrinë socialiste, arriti gjithë ato suksese të mëdha në të gjitha fushat e jetës, që i di e gjithë bota. Ju i dhatë popullit, gjithashtu, Kushtetutën e dytë, e cila është kushtetuta më e përparuar në botë, ku konsakrohen fitoret e arritura dhe hapet perspektiva e shkëlqyer e zhvillimit të pandërprerë socialist të vendit tonë. Në Kushtetutën tonë të re përfshihen të gjitha parimet e mëdha marksiste-leniniste të jetës socialiste. Kjo tregon kujdesin e veçantë të Komitetit Qendror të Partisë dhe Tuajin personalisht për ruajtjen dhe për forcimin e diktaturës së proletariatit, për zhvillimin e pandërprerë të socializmit në Shqipëri, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut.

E gjithë veprimtaria Juaj revolucionare shquhet nga lufta konsekuente për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit dhe të parimeve të internacionalizmit proletar. Lufta heroike që ka bërë Partia jonë, me Ju në krye, shoku Enver, kundër revizionizmit modern është e pashembullt. Partia jonë, e edukuar nga Ju me besnikërinë e pafund ndaj mësimeve të Marksit, të Engelsit, të Leninit e të Stalinit, me frymën e papajtueshmërisë me çdo shmangie dhe me çdo tradhti, me ndjenjën e urrejtjes për çdo tradhtar e për çdo renegat të revolucionit e të socializmit, ngrit me kurajë kundër tradhtisë titiste e u çori maskën revizionistëve jugosllavë, u ngrit dhe demaskoi tradhtinë e klikës hrushoviane dhe, pastaj, demaskoi dhe po demaskon edhe tradhtinë e udhëheqjes revizioniste kineze.

Ju e keni edukuar dhe e edukoni Partinë që të jetë gjithmonë e papajtueshme me rrymat e oportunizmit dhe të revizionizmit, të jetë luftëtare e papërkulur për mbrojtjen e çështjes së revolucionit dhe të socializmit në arenën botërore. Ju e keni edukuar dhe e edukoni Partinë, klasën punëtore, fshatarësinë kooperativiste, inteligjencien popullore, rininë tonë që të jenë vigjilente dhe të luftojnë pa kompromis dhe gjer në fund si kundër imperializmit amerikan, ashtu edhe kundër socialimperializmit sovjetik, që janë njësoj të rrezikshëm për popujt dhe për revolucionin. Partia dhe populli ynë, të edukuar nga Ju, duke u frymëzuar nga parimet e internacionalizmit proletar, do t'i përkrahin e do t'i ndihmojnë, si kurdoherë, partitë marksiste-leniniste dhe forcat revolucionare, kudo në botë, që luftoinë për çlirimin shoqëror e kombëtar.

Politika e sinqertë, e hapur, politika e parimeve proletare, siç e keni përcaktuar Ju politikën e Partisë dhe të shtetit tonë, i ka siguruar vendit tonë miq e dashamirë në të gjithë botën, një prestigj të lartë dhe autoritet të merituar. Ajo i ka siguruar Shqipërisë socialiste përkrahjen e simpatinë e revolucionarëve e të popujve, që është një mbështetje e fuqlshe, inkurajim e frymëzim i madh për mbrojtjen e atdheut dhe për çuarjen përpara të socializmit te ne.

Në veprimtarinh Tuaj intensive revolucionare, në krye të Partisë, Ju, i dashur shoku Enver, si gjithnjë, vazhdoni të zhvilloni një luftë të gjithanshme për revolucionarizimin e Partisë dhe të të gjithë jetës së vendit. Masat për thellimin e revolucionit ideologjik, për çrrënjosjen e mbeturinave e të influencave të huaja, për revolucionarizimin e bazës e të të gjithë superstrukturës të shoqërisë sonë socialiste, kanë mbyllur shtigjet për lindjen e revizionizmit dhe restaurimin e kapitalizmit në vendin tonë.

Partia dhe i gjithë populli i konsiderojnë mësimet Tuaja, veprën Tuaj të madhe, teorike e praktike, që përfshin të gjitha fushat e jetës së Partisë dhe të popullit tonë, gjithë historinë 37-vjeçare të Partisë e luftën e popullit për liri e socializëm, si një kontribut të shquar dhe me vlerë të madhe në thesarin e përgjithshëm të marksizëm-leninizmit.

Veprimtaria Juaj udhëheqëse, me rëndësi historike, në krye të Komitetit Qendror, i ka siguruar Partisë sonë unitetin e çeliktë të radhëve të saj, i ka siguruar lidhjet e pazgjidhshme me popullin. Gjithë fitoret e Partisë dhe të popullit tonë mbajnë vulën e personalitetit Tuaj marksist-leninist, të udhëheqësit konsekuent revolucionar, të vazhduesit besnik të veprës së pavdekshme të Marksit, të Engelsit, të Leninit e të Stalinit.

I dashur shoku Enver, Jeta dhe vepra Juaj prej komunisti të papërkulur, prej udhëheqësi dhe mësuesi proletar, janë dhe do të jenë për ne, shokët e bashkëluftëtarët Tuaj, shembull i madh frymëzimi në punën e në luftën tonë për zbatimin konsekuent të vijës marksiste--leniniste të Partisë, për ruajtjen e për forcimin e unitetit të saj monolit, për rritjen e për forcimin e vazhdueshërn të rolit të saj udhëheqës.

Edhe një herë ju urojmë nga zemra, i shtrenjti shoku Enver, shëndet dhe jetë të gjatë, për të na udhëhequr, Parti e popull, si gjithnjë, në betejat e mëdha që na presin, kundër imperializmit e revizionizmit, drejt lartësive të reja ttë socializmit, për lavdinë e marksizëm-leninizmit.



KOMITETI QENDROR I PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË



Botohet sipas origjinalit që Botuar për herë të parë në gjendet në Arkivin Qendror gazetën «Zëri i populllit», të Partisë nr. 250 (9423), 17 tetor 1978