Partia e Punës e Shqipërisë

 

 

 

 

Shqip

 

 

VENDIM
I KQ TË PPSH, I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR
DHE I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË RPSH MBI
50-VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARESISE
19 nëntor 1962

 


Më 28 Nëntor të këtij viti populli ynë, i lirë e sovran, i bashkuar
si një trup i vetëm rreth Partisë së Punës të Shqipërisë, feston
50-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së tij kombëtare.
Më 28 Nëntor 1912 Kuvendi Kombëtar i mbledhur në Vlorë,
nën kryesinë e patriotit të shquar Ismail Qemali, mori vendimin
historik që Shqipëria të shpallej shtet më vete, i lirë e i pavarur.


Pas pesë shekujsh robërie, në këtë ditë të shënuar për historinë
tonë kombëtare, u përmbys zgjedha e egër mesjetare turke dhe në qiellin e atdheut tonë filloi të valvitet i lirë flamuri i Skënderbeut.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimi i shtetit kombëtar shqiptar ishin kurorëzimi i luftërave shekullore të popullit shqiptar kundër pushtuesve turq dhe synimeve grabitqare të fuqive imperialiste e të shovinistëve fqinj, fillimi i një etape të re të historisë mijëravjeçare të popullit tonë. Shteti i ri shqiptar lindi me vullnetin e shqiptarëve, në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe kundër intrigave të fuqive imperialiste që kërkonin të copëtonin atdheun tonë.
E gjatë dhe e vështirë, por e lavdishme, ka qenë rruga historike
për të arritur në shpalljen e pavarësisë. Ajo ka qenë një rrugë
heroike e mbuluar me lavdinë e betejave të panumërta çlirimtare kundër perandorisë së fuqishme të osmanllinjve, një rrugë gjatë së cilës populli shqiptar shfaqi me një forcë të madhe dashurinë e tij të pakufishme për atdheun, urrejtjen e thellë për skllavërinë dhe shtypjen, aspiratat e flakta dhe vullnetin e tij të paepur për përparim, besimin e patundur për të fituar lirinë dhe trimërinë e pashoqe në luftën e pabarabartë me armiqtë. Këto virtyte të rralla të popullit shqiptar shkëlqyen me madhështi sidomos në luftën e madhe shqiptaro-turke të shekullit XV, të udhëhequr nga burri i madh i shtetit dhe strategu i shquar, Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti — Skënderbeu dhe në periudhën e Rilindjes shqiptare. Ja sepse populli shqiptar mundi t'u bënte ballë rre-besheve të shekuive, t'i qëndronte politikës së egër asimiluese e përçarëse të sulltanëve turq dhe të ruante gjuhën, traditat, kulturën,
ekzistencën .e tij si popull.
Sundimi i huaj solli shkatërrimin e forcave prodhuese dhe të
vlerave materiale të krijuara nga populli, ai u shoqërua me obskurantizmin më të errët në fushën e kulturës, me shtypjen e ndjekjet më barbare, shkaktoi prapambetjen e thellë të atdheut tonë.
Por, ndonëse të rrënuar e të grabitur sistematikisht nga pushtuesit e huaj, të zhveshur e pa bukë, të ndjekur e të gjakosur, bijtë e këtij vendi nuk u përulën asnjëherë. Sulltanët e Turqisë lidhën pas vetes feudalët shqiptarë dhe i bënë ata vegla të politikës së tyre, por nuk mundën asnjëherë të shtronin popullin heroik shqiptar.
Periudha e sundimit turk në Shqipëri është e mbushur plot
me kryengritje heroike popullore — çlirimtare nga ana e shqiptarëve.
Nga gjiri i tij dhe në zjarrin e kryengritjeve të pareshtura
populli nxori patriotë të mëdhenj e luftëtarë të shquar të çështjes sonë kombëtare. Nga gjiri i popullit shqiptar dhe në zjarrin e luftës dolën patriotët tanë të mëdhenj të Rilindjes si Naum Veqilharxhi e Zef Jubani, Kostandin Kristoforidhi e vëllezërit Frashëri, Ismail Qemali e patriotë të tjerë, të cilët përpunuan një program të qartë revolucionar të luftës së popullit tonë për liri e pavarësi. Veprimtaria e tyre patriotike është e lidhur me periudhën e shkëlqyer.të Rilindjes shqiptare, me periudhën e luftës së gjerë çlirimtare dhe demokratike revolucionare, me pendë e me armë, për të fituar lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Një nga .faciet më të shkëlqyera të kësaj periudhe e përbën
Lidhja e Prizrenit, e cila për tre vjet me radhë ngriti peshë malësorët e masat e tjera punonjëse dhe luftoi kundër politikës së fuqive të mëdha e të shteteve fqinjë, që synonin copëtimin e Shqipërisë si dhe kundër shtypësve shekullorë turq. Duke luftuar kundër të gjithë pushtuesve të huaj në emër të çështjes së shenjtë të çlirimit, Lidhja e Prizrenit shpalli autonominë e Shqipërisë dhe formoi qeverinë e parë kombëtare shqiptare. Megjithëse forcat e errëta të reaksionit turk e evropian e shtypën rri,e zjarr dhe hekur Lidhjen e Prizrenit dhe kryengritjen e popullit, ajo shënoi një etapë të rëndësishme në rrugën drejt 28 Nëntorit 1912. Por lufta për çlirimin kombëtar nuk u ndërpre, ajo vazhdoi më me forcë në të gjitha drejtimet, brenda vendit dhe jashtë tij në kolonitë shqiptare të mërgimit. Forca të reja të ardhura nga radhët e vegjëlisë i dhanë lëvizjes patriotike një karakter më të theksuar antiimperialist, antifeudal, demokratik.
Kryengritja shqiptare u ndez edhe më shumë sidomos në vjetët
1910-1912 që e tronditën nga themelet Perandorinë turke. Dhe.
shovinistë, populli shqiptar çau përpara Lvendosur për të fituar pavaarmiqësore të fuqive të mëdha imperialiste e të fqinjëve shovimegjithëse përsëri Shqipëria kryengritëse u ndesh në politikën rësinë e tij. Kryengritja e madhe shqiptare, që shpërtheu si zjarr anembanë Shqipërisë dhe përfshiu gjithë popullin shqiptar, arriti kulmin më 1912. Marshimi triumfues i kryengritësve në të gjitha anët e vendit i trembi qeveritë shoviniste .fqinje, të cilat kishin bërë marrëveshje të fshehta për ta copëtuar truallin e shqiptarëve dhe për ta fshirë emrin e Shqipërisë.nga harta politike e Ballkanit.
Ato nuk lanë gjë pa bërë për t'ua hequr nga dora shqiptarëve fitoret e arritura dhe, kur filloi Lufta e parë ballkanike, në tetor 1912, zunë të vinin në jetë me nxitim planet e tyre antishqiptare.
Por edhe në këtë periudhë, e cila ishte .një nga më të rëndat e
historisë së tij, populli shqiptar nuk u çorientua, nuk u tremb e
nuk u përul, por rrëmbeu armët për të mbrojtur atdheun nga
pushtuesit e rinj.
Oshëtima e pushkëve dhe buçitja e kushtrimit të ,shqiptarëve
«Ja vdekje, ja liri- i treguan botës se populli shqiptar është i vendosur deri në.fund për të hequr qafe çdo zgjedhë të huaj dhe për të krijuar shtetin e vet të pavarur e sovran. Nga të gjitha krahinat e vendit buçiste zëri i masave për shpalljen sa më parë të pavarësisë kombëtare. Një valë e fuqishme entuziazmi e hareje u përhap anembanë atdheut, kur u muar vesh se Ismail Qemali, ky patriot dhe diplomat i madh i Shqipërisë, bashkë,me një grup patriotësh të tjerë kishin marrë iniciativën për të mbajtur në Vlorë një kuvend kombëtar, që do ta.shpallte Shqipërinë të pavarur. Mbarë populli ynë u bë mbështetja e fuqishme e Kuvendit Kombëtar, që u mblodh në Vlorë dhe i dha gjithë përkrahjen Ismail Qemalit, i cili më 28 Nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Shpallja e pavarësisë kombëtare më 28 ,Nëntor 1912 është një
fitore e madhe historike, realizimi i ëndrrës shekullore të popullit tonë për të cilën ai kishte derdhur ,lumenj gjaku dhe kishte bërë sakrifica të panumërta në luftën e pabarabartë me armiq të fuqishëm, dinakë e barbarë, qe ,kurorëzimi i përpjekjeve të tija vigane për liri qysh nga kohët më të lashta. Prandaj, populli shqiptar brez pas brezi do t'u jetë,mirënjohës e do t'i kujtojë me nderim të thellë gjithë patriotët e shquar, që tërë jetën e tyre punuan pa u lodhur dhe u shkrinë në luftë për të realizuar aspiratën e zjarrtë të popullit shqiptar, pavarësinë kombëtare, siç do ta ruajë ai thellë në zemër si një gjë të shtrenjtë edhe kujtimin e mijëra e mijëra njerëzve të thjeshtë, luftëtarë të njohur e të panjohur që nuk kursyen asgjë,,as edhe gjakun e tyre në luftën për çështjen e shenjtë të çlirimit të atdheut.
Me shpalljen e pavarësisë dhe me lindjen :e shtetit shqiptar
populli ynë filloi luftën për konsolidimin e fitoreve të arritura dhe për përparimin ekonomik e shoqëror të.vendit. Por shtetit tonë të porsalindur, të rrethuar në të gjitha anët nga armiqtë imperialistë e shovinistët e vendeve fqinje, ju desh të lalonte përsëri prova të rënda. Si rezultat i pazarllëqeve të fuqive imperialiste me klikat shoviniste të vendeve fqinje, .nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahina të tëra. Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe toka të tjera shqiptare në Maqedoni e në Mal të,Zi kaluan nën zgjedhën e shteteve fqinje më 1913, kur u caktuan kufitë e Shqipërisë.
Më vonë, me Traktatin e .fshehtë të Londrës të prillit 1915,
fuqitë imperialiste vendosën ta zhduknin Shqipërinë nga harta e Evropës duke e copëtuar të gjithë midis tyre. Por populli.shqiptar nuk e lejoi një gjë të tillë. Ai u ngrit përsëri në luftën e shenjtë për tërësinë tokësore të atdheut me parullën e luftëtarëve të risë «Ja vdekje, ja liri», të shkruar në flamurin e tyre të ngjyer me gjak. Në këtë kohë, reve të zeza që kishin pllakosur sërish atdheun tonë, lindi një rreze drite, ndodhi kthesa e madhe historike që.luajti një rol vendimtar për fatet e popullit, triumfoi Revolucioni i madh socialist i Tetorit, i cili çau frontin e imperializmit botëror, themeloi shtetin e parë të punëtorëve dhe të fshatarëve, ,shënoi fillimin e epokës së revolucionit proletar, të shembjes së kapitalizmit dhe të kalimit të njerëzimit në socializëm në shkallë botërore. Botimi, me iniciativën e Leninit të madh, nga ana e qeverisë.sovjetike i traktateve të fshehta imperialiste, midis të cilave edhe i Traktatit të fshehtë të Londrës, i tregoi popullit shqiptar gjithë prapaskenën që ishte kurdisur nga imperialistët në kurriz të tij. Në të gjitha anët e vendit shpërtheu një lëvizje e fuqishme .popullore antiimperialiste. U mblodh Kongresi i Lushnjës i cili hodhi poshtë të gjitha intrigat e pazarllëqet e imperialistëve.
Bijtë e shqipes, ndonëse të paarmatosur mirë, me në krye trimat e vegjëlisë si Selam Musai me shokë, u ngritën në epopenë legjendare të Vlorës të 1920-s dhe u vërsulën me guxim mbi pushtuesit italianë, kapërcyen telat me gjemba, rrëmbyen topat nga gryka, i shkulën nga pozicionet e tyre dhe i flakën në det imperialistët. Kudo, në Jug dhe në Veri, luftohej kundër armiqve të,pavarësisë shqiptare. Me luftën e tij, me gjakun e derdhur pa kursim në fushat e betejave të ashpra me armiqtë e tradhëtarët, me patriotizmin, me guximin dhe me besimin në fitore, populli shqiptar e ruajti .pavarësinë e shpallur më 1912, rimëkëmbi shtetin e vet të pavarur dhe i detyroi imperialistët ta njohin atë. QëIlimet e imperialistëve dhe të shovinistëve të shteteve .fqinje ciështuan me turp. Luftërat e përpjekjet e popullit tonë për pavarësinë dhe tërësinë tokësore të atdheut u udhëhoqën me zotësi nga
patriotë të shquar si Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi, Ded Gjo Luli e Hasan Prishtina, Themistokli Gërmenji e Bajram Curri,
Mihal Grameno e Çerçiz Topulli, Isa Buletini e shumë të tjerë,
kujtimin e të cilëve do ta ruajë në shekuj me nderim e respekt
gjithë populli ynë.
Pas sigurimit të pavarësisë kombëtare tehu i luftës ,së popullit
të shumëvuajtur shqiptar u drejtua kundër feudalëve vendës,
që kishin qenë mbështetja kryesore e pushtuesve të huaj dhe i

pinin gjakun vegjëlisë. Lufta antifeudale për vendosjen e rendit
demokratik në Shqipëri, u acarua, u rrit si .një ortek dëbore dhe arriti shkallën më të lartë me revolucionin demokratiko-borgjez, që përmbysi në qershorin e 1924-s forcat e reaksionit dhe solli në fuqi qeverinë demokratike antiimperialiste. Shqipëria e vogël, e shtypur, e marrur nëpër këmbë u bë .një vend demokratik dhe një bazë e rëndësishme edhe për lëvizjen revolucionare në Ballkan.
Por reaksioni imperialist e ballkanik.i trembur nga zhvillimi
i ngjarjeve në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me reaksionin e brendshëm, të cilin qeveria e re nuk e zhduku plotësisht, e mbytën pa u mëkëmbur akoma demokracinë në Shqipëri. Me një sulm të kombinuar, ata vendosën në dhjetor të vitit 1924 pushtetin reaksionar të veglës së tyre, Ahmet Zogut.
Fitorja e kundërrevolucionit dhe vendosja e diktaturës.zogiste
në Shqipëri hapën një nga periudhat më të errëta në historinë
e vendit tonë, periudhën gjatë së cilës për 15 vjet me radhë populli shqiptar u bë objekt i shfrytëzimit të egër çifligaro-borgjez dhe i kapitalit të huaj. Si rezultat i politikës zogiste të dyerve të hapura Shqipëria u kthye në fakt në një gjysmëkoloni të fashizmit italian.
Politika antipopullore e antikombëtare e Zogut shpuri në
pushtimin fashist të vendit më 7 prill 1939. Shqipëria e humbi
edhe një herë pavarësinë. Populli përsëri u ngrit më këmbë. kërkoi armë për të luftuar agresorët. Por qeveria tradhëtare e Zogut nuk e armatosi popullin, e pengoi të luftonte dhe e braktisi atë duke u hapur rrugën armatave fashiste italiane, të cilat e pushtuan vendin me gjithë qëndresën e ashpër popullore.
Pushtimi fashist ishte një fatkeqësi e madhe, një zgjedhë e
padurueshme për popullin shqiptar. Çdo shqiptar i ndershëm e
shihte qartë se Shqipëria kishte rënë në një robëri po aq të rëndë e jo më pak të rrezikshme se ajo e kohës së sundimit turk. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste vuri seriozisht në rrezik vetë ekzistencën e popullit tonë. Para popullit shqiptar u vu edhe një herë detyra e shenitë të çohej më këmbë e me armë në dorë të luftonte kundër skllavëruesve të huaj, të çlironte vendin dhe të fitonte pavarësinë kombëtare. Populli shqiptar kurrë nuk u qe nënshtruar të huajve. Këtë ai s'mund ta lejonte dhe nuk e lejoi.
Si gjithnjë, ai zgjodhi rrugën e luftës për liri, rrugën më të vështirë, por të vetrnen rrugë të denjë për të.
Më kot u munduan shtypësit e huaj dhe veglat e tyre në vend,
t'i nënshtronin shqiptarët. As premtimet as fjalët e bukura as kërcënimet nuk e penguan shpërthimin e fuqishëm të urrejtjes së popullit për skllavëruesit fashistë. Vala e urrejtjes popullore vinte çdo ditë duke u shtuar; ajo shprehej në forma konkrete, në demostrata dhe në protesta antifashiste, në greva të punëtorëve dhe në luftë me armë kundër armiqve. Në këtë luftë për jetë a për vdekje, populli e ndjente nevojën e një udhëheqje që ta printe drejt fitores së lirisë e të pavarësisë.
Pa një udhëheqje të shëndoshë revolucionare, të dalë nga gjiri
i popullit, nuk mund t'i bëhej ballë armikut të egër e të fuqishëm dhe nuk mund të arrihej në fitore. Një udhëheqje të tillë populli shqiptar e gjeti te Partia Komuniste e Shqipërisë, që u formua në çastet më të vështira nëpër të cilat kalonte atdheu ynë.
Krijimi i Partisë Komuniste (sot Partia -e Punës) më 8 Nëntor
1941 qe një kthesë e madhe historike, në fatet e popullit tonë heroik, që do të luante një rol vendimtar për të ardhshmen e Shqipërisë.
Populli shqiptar pa te Partia Komuniste luftëtaren e vendosur
deri në fund për mbrojtjen e interesave të larta të atdheut dhe
të masave të shtypura e të shfrytëzuara, për plotësimin e kërkesave urgjente politike dhe të aspiratave shekullore të shqiptarëve, ai pa te ajo të vetmen udhëheqëse të zonjën, që do ta çonte atë në fitoren e plotë mbi armiqtë e jashtëm e të brendshëm.
Nën udhëheqjen e Partisë së Punës të Shqipërisë, me shokun
Enver Hoxha në krye, populli shqiptar u ngrit peshë në Luftën
nacional-çlirimtare, përsëriti epopenë e lavdishme të kohës së
Skënderbeut dhe të Rilindjes shqiptare, por këtë radhë në një
shkallë më të lartë, me një forcë edhe më të madhe. Lufta e tij
tani synonte jo vetëm çlirimin e atdheut nga pushtuesit fashistë dhe sigurimin e pavarësisë së plotë kombëtare, por shkonte edhe më larg: në shkatërrimin e rendit çifligaro-borgjez dhe në ndërtimin e një Shqipërie të lirë demokratike popullore, ku pushteti të ishte në duart e popullit punonjës.
Në zjarrin e luftës antifashiste lindi dhe u forcua Fronti
Nacional-Çlirimtar (sot Fronti Demokratik i Shqipërisë), që përbënte një bashkim të fuqishëm vullnetar të klasës punëtore, të fshatarësisë së varfër dhe të mesme, të borgjezisë së vogël dhe të mesme të qytetit, të intelektualëve patriotë, të të gjitha forcave revolucionare antifashiste të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ky bashkim mbështetej në luftën pa rezerva e pa kompromis kundër pushtuesve të huaj dhe tradhëtarëve.
Një bashkim luftarak dhe organizim të tillë kurrë nuk e kishte njohur më parë historia .e vendit tonë. Lufta heroike e popullit të vogël shqiptar kundër fashistëve italianë dhe gjermanë ngjalli admirim në të gjithë botën dhe gjeti përkrahjen e popujve që luftonin kundër të njëjtit armik të njerëzimit
kundër agresorëve fashistë. Mbështetjen pa rezervë dhe të
sigurtë lufta çlirimtare e popullit tonë e gjeti në Luftën e madhe patriotike të Bashkimit Sovjetik, që luajti rolin vendimtar në shkatërrimin e Gjermanisë hitleriane dhe në shpëtimin e botës nga rreziku i robërimit fashist. Duke shkatërruar fashizmin, Bashkimi Sovjetik i dha mundësi edhe popullit tonë, që me luftën e vet të çlironte vendin dhe të ndërtonte shtetin e demokracisë popullore.
Më 29 Nëntor 1944 agoi përgjithmonë dielli i lirisë, Shqipëria
e çlirua krejt nga skllavëruesit fashistë dhe për të parën herë në historinë e atdheut tonë u vendos pushteti popullor. Për herë të parë populli shqiptar u bë zot i plotfuqishëm në tokën e tij, sepse jo vetëm likuidoi çdo zgjedhë të huaj, por së bashku me sundimin e imperialistëve zhduku edhe sundimin politik të çifligarëve e të borgjezisë së vendit. Klasat shfrytëzuese dhe organizatat reaksionare që i përfaqësonin ato, «Balli Kombëtar» e «Legaliteti», me qëndrimin e tyre antikombëtar, si vegla të pushtuesve fashistë, ngjallën urrejtjen e thellë të popullit, i cili i damkosi me vulën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut dhe i luftoi ato deri në fund.
Në saje të qëndrimit të drejtë dhe të taktikës së vendosur të
Partisë sonë gjatë Luftës nacional-çlirimtare, me çlirimin e vendit.
qysh në fillim tërë pushteti kaloi plotësisht në duart e klasës punëtore, në aleancë me të gjitha masat punonjëse e patriote të vendit, në duart e një Partie të vetme, të Partisë Komuniste Shqiptare.
Ky ishte kushti themelor që i krijoi mundësi vendit tonë t'i
shmangej rrugës plot vuajtje e dhëmbje të zhvillimit kapitalist,
e cila do ta shpinte atë patjetër përsëri nën sundimin imperialist dhe të futej pa vonesë në rrugën e zhvillimit socialist, që ishte në të njëjtën kohë rruga e sigurimit të vërtetë të lirisë dhe të sovranitetit të atdheut tonë.
Me fitoren e madhe të 29 Nëntorit 1944 u realizuan plotësisht
dëshirat e zjarrta dhe ëndrrat më të guximshme të patriotëve, të mendimtarëve dhe të revolucionarëve të mëdhenj shqiptarë, të mbarë popullit tonë. U realizuan qëllimet e larta për të cilat kanë luftuar dhe kanë derdhur lumenj gjaku shqiptarët në periudhën e Skënderbeut e të Rilindjes, më 1912 dhe më 1920, më 1924 dhe në Luftën nacional-çlirimtare.
Lufta shekullore që ka bërë populli shqiptar kundër zgjedhës
së huaj dhe kurorëzimi i saj me fitoren .e plotë më 29 Nëntor 1944 dëshmojnë në mënyrë bindëse se lirinë dhe pavarësinë kombëtare nuk ta falin kurrë pushtuesit imperialistë, as sundimtarët e brendshëm, por ajo fitohet me përpjekje, me gjak e me sakrifica.
Pas çlirimit, imperialistët, me ata amerikanë në krye, dhe
veglat e tyre monarko-fashistët grekë e revizionistët jugosllavë u orvatën shumë herë, t'ja rrëmbenin popullit tonë frutet e fitores, ata organizuan komplote e thurën gjithfarë intrigash kundër lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Por populli ynë, që ka derdhur aq gjak dhe ka vuajtur aq shumë për lirinë e pavarësinë e tij i udhëhequr nga Partia e Punës, nuk lejoi dhe nuk do të lejojë kurrë që ato të merren nëpër këmbë nga imperialistët, nga revizionistët dhe nga kushdo qoftë. Armiqtë që kanë guxuar të ngrenë dorën kundër atdheut tonë socialist janë detyruar dhe do të detyrohen kurdoherë të zmbrapsen para vendosmërisë dhe forcës së popullit tonë vigjilent e gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur fitoret dhe të ardhshmen e tij socialiste.
18 vjet kanë kaluar që kur agoi jeta e re për popullin shqiptar.
Një vend i shkatërruar fund e krye nga lufta, i zhytur në prapambetje e në mjerim ishte Shqipëria 18 vjet më parë. Kurse sot 50-vjetori i shpalljes së pavarësisë e gjen vendin tonë të shndërruar në një vend socialist, e gjen Republikën Popullore të Shqipërisë më të fortë se kurrë, pjesëtare të denjë të kampit socialist.
Sundimi i kapitalit të huaj, mbeturinat feudale, prona kapitaliste në qytet dhe në fshat, mjerimi dhe analfabetizmi, sëmundjet shfarosëse i përkasin tani në Shqipëri vetëm historisë. Fabrikat, uzinat dhe minierat e vendit tonë, këtë vit, vëllimin e prodhimit industrial të gjithë vitit 1938 e nxjerrin vetëm në 12 ditë. Klasa punëtore e Shqipërisë, fshatarësia kooperativiste, inteligjencia jonë popullore, gjithë populli ynë, me një vrull të paparë i janë përveshur punës për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste. Këto fitore kolosale janë rezultat i punës dhe i përpjekjeve të popullit tonë, i udhëheqjes së drejtë marksiste-leniniste të Partisë së tij të Punës. Për arritjen e këtyre fitoreve populli shqiptar ka pasur
njëkohësisht ndihmën dhe përkrahjen e popujve vëllezër të vendeve socialiste — Bashkimit Sovjetik, Republikës Popullore të Kinës dhe të vendeve të tjera socialiste.
Garanci për sigurimin e lirisë dhe të pavarësisë së plotë kombëtare për t'i ruajtur ato të paprekura dhe për ndërtimin e socializmit në vendin tonë ka qenë, është dhe do të jetë, në radhë të parë, uniteti i çelniktë i popullit shqiptar rreth Partisë së tij të Punës dhe Komitetit Qendror të saj me shokun Enver Hoxha në krye. Ky unitet i popullit me Partinë është krijuar në zjarrin e Luftës nacional-çlirim►tare, është kalitur me gjak dhe nëpërmjet vuajtjeve e vështirësive, është forcuar në punë e në përpjekje për ndërtimin e socializmit, është çelnikosur në luftën e pareshtur kundër imperializmit dhe veglave të tyre revizionistëve modernë.
Ai ka kaluar përmes provash të shumta dhe është bërë i pathyeshëm.
Në këtë unitet të çelniktë të popullit tonë janë ndeshur
dhe janë shkatërruar të gjitha planet djallëzore të imperialistëve dhe të revizionistëve jugosllavë. Përballë këtij uniteti u dërmuan synimet antimarksiste e presionet e N. Hrushovit dhe të grupit të tij revizionist kundër *Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Shqipërisë.
Me qëndresën e papërkulur përpara armiqve, me heroizmin
që tregojnë në mbrojtjen e lirisë, të pavarësisë kombëtare, të rendit socialist dhe të paqes, populli dhe Partia jonë kanë fituar simpatinë e komunistëve, të popujve të kampit socialist, të popujve të shtypur dhe të të gjitha forcave përparimtare në botë.

Uniteti i patundur i popullit tonë dhe besimi i tij i thellë te
Partia u manifestuan në mënyrë të shkëlqyer në zgjedhjet e gershorit të këtij viti për Kuvendin Popullor ku pothuajse qind për qind e zgjedhësve votuan për kandidatët e Frontit Demokratik, për vijën e drejtë të Partisë. Në këtë unitet të mrekullu.eshëm qëndron forca jonë. Ky unitet rreth PPSH është çelësi i fitoreve të mëdha që ka arritur populli ynë, është kështjella ku armiqtë kanë thyer dhe do të thyejnë kurdoherë kokën, është garancia për fitore të reja edhe më të mëdha në të ardhshmen.
Fitoret e arritura, lufta dhe përpjekjet titanik.e të popullit
shqiptar e të Partisë sonë për ta bërë atdheun sa më të begatshëm, sa më të fortë dhe të zhvilluar nga çdo pikëpamje, bindja e thellë e masave në politikën e drejtë të Partisë, përkrahja që kanë populli dhe Partia jonë në lëvizjen revolucionare ndërkombëtare e kanë bërë të sigurtë realizimin e programit të ndërtimit të plotë të shoqërisë sccialiste, që u aprovua në,Kongresin IV të Partisë.
S'ka forcë në botë që të ndalojë ecjen përpara të vendit tonë. Asnjë plan i armiqve, ,asnjë intrigë, asnjë blokadë nuk do ta largojë popullin tonë nga rruga e tij. Ditë më të mira e më të bukura e presin popullin shqiptar. Prandaj, ai .do të shkojë përpara, gjithmonë përpara, edhe më me guxim, për ta bërë Shqipërinë socialiste të lulëzuar, të përparuar dhe më të,fortë në të gjitha drejtimet.
Por imperialistët nuk.heqin dorë asnjëherë nga planet për ta
penguar me çdo mënyrë punën paqësore të popullit tonë, nga veprimtaria e tyre për të na rrëmbyer lirinë e pavarësinë.e për të përmbysur rendin socialist në Shqipëri, ashtu si nuk heqin dorë nga synimet për të likuiduar kampin socialist dhe çdo lëvizje revolucionare e çlirimtare të popujve. Për këtë arësye dhe për shkak të gjendjes së sotme ndërkombëtare të ndërlikuar e të nderë, .populli shqiptar ka shtuar dhe çdo ditë shton edhe më shumë vigjilencën, gatishmërinë dhe fuqinë mbrojtëse të atdheut.
Populli shqiptar e ka provuar në jetë dhe e ka të qartë se derisa
ekziston imp-erializmi,ekziston edhe rreziku i luftës, se imperialistët, me ata amerikanë në krye, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë agresorë, të pabesë dhe armiqtë më të egër të lirisë e.të pavarësisë së popujve. Pikërisht këtë tregojnë ngjarjet që po ndodhin sot në botë. Imperializmi, i plagosur rëndë, bën përpjekje të dëshpëruara për të rifituar pozitat e humbura. Por asgjë s'mund ta shpëtojë atë nga vdekja. Rrota e historisë nuk kthehet prapa. Popujt nuk i tremben imperializmit, as armëve të tija atomike. Ata hedhin poshtë thirrjet.e revizionistëve modernë për t'u pajtuar me shtypësit gjaksorë imperialistë, për t'u bërë atyre lëshime, që janë në dëm të pavarësiSë kombëtare, të socializmit dhe të paqes botërore.
Duke festuar 50-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, populli
shqiptar sjell ndërmend gjakun që ka derdhur 'dhe vuajtjet e
shumta që ka hequr gjatë shekujve për të fituar këtë pavarësi dhe për të vendosur rendin socialist. Prandaj. ai nuk do të kursejë asgjë, as mundin dhe, po qe nevoja, .as gjakun e tij për të mbrojtur kurdoherë lirinë, pavarësinë kombëtare, socializmin dhe paqen.
Në këto ditë të shënuara ai përulet me nderimin më të thellë
përpara kujtimit .të atyre që dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë
zonjë, të lirë dhe sovrane, të atyre që sollën fitoren e 28 Nëntorit 1912 dLe që siguruan fitoren e 29 Nëntorit 1944.
Komiteti Qendror i Partisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e
Këshilli i Ministrave të RPSH u bëjnë thirrje gjithë popullit tonë,
punëtorëve, fshatarëve, intelektualëve, të rinjve dhe grave që t'i njohin sa më mirë, t'i ruajnë si gjënë më të shtrenjtë dhe t'i zhvillojnë më tej traditat e lavdishme të të parëve tanë dhe të partizanëve në luftë për liri e pavarësi dhe për vendosjen e pushtetit popullor. Ato përbëjnë një thesar të madh dhe një forcë të tillë jetëdhënëse, të cil.at do t'i ndihmojnë që, nën udhëheqjen Partisë sonë, ashtu si deri më sot të kapërcejnë çdo pengesë e vështirësi dhe të korrin fitore të reja.
Duke festuar 50-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe 18-vjetorin e çlirimit të atdheut masat tona punonjëse le të shtërngojnë edhe më shumë radhët e tyre rreth Partisë së Punës të Shqipërisë, trashëgimtares së denjë të traditave të shkëlqyera të të parëve, udhëheqëses së .sprovuar .të popullit, arkitektes së realizimit të ëndrrave të tyre,më të guximshme. Partia e Punës e Shqipërisë dhe Kcmiteti Qendror i saj, me në krye shokun Enver Hoxha do të qëndrojnë si kurdoherë besnikë deri në fund ndaj interesave të popullit, do të ecin pa asnjë lëkundje në rrugën fitimtare të marksizëm- leninizmit, të ndërtimit të socializmit, për lavdinë e atdheut tonë, se ato mbështeten e kanë përkrahjen e gjithë popullit.
Le të manifestohet me një forcë të re vendosmëria e popullit
tonë ,Për të vënë në jetë vijën e drejtë marksiste-leniniste të
Partisë, vendimet historike të Kongresit IV të PPSH, planet madhështore për lulëzimin e mëtejshëm të atdheut, për forcimin Republikës sonë, që ajo të qëndrojë në shekuj si kështjellë e pamposhtur nga asnjë dallgë e stuhi, mburojë e çelniktë dhe e lavdishme e jetës së saj të re dhe'e socializmit në këtë pjesë të Ballkanit.
Le të kalitet gjithnjë më shumë ,në zemrat e punonjësve tanë
patriotizmi i thellë popullor dhe internacionalizmi proletar, miqësia me popujt e vendeve të kampit socialist dhe solidariteti me popujt që luftojnë për liri, pavarësi, paqe e socializëm. Le të rritet vazhdimisht vigjilenca revolucionare në mënyrë që edhe në të ardhshmen të bëhen shkrumb e hi planet e agresorëve imperialistë e të veglave të tyre revizionistëve modernë, për triumfin e çështjes së paqes dhe të socializmit.
Në këto ditë feste le të buçasë kudo në atdheun tonë të lirë
gëzimi për jetëli e re, le të kumbojë nga zemrat tona betimi solemn se do ta mbajmë gjithmonë lart e të nderuar flamurin e lirisë, të pavarësisë kombëtare, të socializmit e të komunizmit për lë ardhshmen e lumtur të popullit e për lavdinë e përjetshme të atdheut tonë socialist.


Rroftë 50-vjetori i pavarësisë sonë kombëtare!


Lavdi popullit tonë heroik, punëtor e liridashës!


Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë, organizatore dhe udhëheqëtse
e të gjitha fitoreve të popullit tonë!


KOMITETI QENDROR I PPSH


PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË RPSH


KËSHILLI I MINISTRAVE TË RPSH


Botohet sipas gazetës
«Zëri i Popullit»,
Nr. 278, 21 nëntor 1962