ENVER HOXHA

SHTEPIA E KULTURES TE VLOJE SI NJE ZGJUA BLETESH

Nga fjala në shtëpinë e kulturës të Tepelenës me rastin e inaugurimit të saj

27 tetor 1963

 

 

 



 "Enver Hoxha

në këngët e popullit" 

 

 

NJE STUDIM ME VLERE MBI EPOSIN E KRESHNIKEVE

1979

 

 

HERO I POPULLIT

SEKRETAR I RINISE KOMUNSITE SHQIPTARE.

QEMAL STAFA

QORTIMET E VJESHTES

Shkrime letrare

 

Mbledhur e pajisur me shënime nga Nasho Jorgasi

 

 

 

 

 

 

 

 

FATMIR GJATA

ZEMËR SHQIPTARE

BIBLIOTEKA E NXËNËSIT

 

 

 

 

 

"ME PERJASHTIM TE KOMUNISTEVE"

 

 

"Te gjitha partite lejohen

fushat elektorale ne radio te zhvillojne

me perjashtim te komunisteve!"

Degjojeni dhe nje here me kujdes:

"Te gjithe,me perjashtim te komunisteve!"

Kjo,e dini c'do te thote?

Me kete,e dini c'kane pohuar?

Te gjitha partite nuk i prishin pune qeverise

qe t'i rregulloje punet "sic do perendia"

"Te gjithe me perjashtim te komunisteve!"

Te gjitha partite nuk e cenojne rendin e kishes,

te kapitalit dhe te shtypjes se masave popullore.

"Te gjithe,me perjashtim te komunisteve!"

Po, shoke te klases, kjo eshte e verteta!

Kesaj radhe qeveria ka thene te verteten!

"Te gjithe,me perjashtim te komunisteve!"

Sepse te gjithe do te keshillojne

rrugedalje se prapthi!

Te gjithe do te perjetesojne

rendin e shtypjes!

Nje pjese nga nepsi nopran per pushtet,

te tjeret,ngaqe jane idiote!

O shoke te klases,pa dallim ideje!

Ja tek e keni vertetimin

e leshuar nga reaksioni:

Ai njeh nje armik-

KOMUNISTET !

Ata pandehin se keshtu po na fyejne.

Por, nuk kane menduar,trutharet,

se sa FORTE na kane NDERUAR !

(ERIK VAJNERT)

(Erich Weinert)

 

 

 

 

 

 

1973

Hasan Petrela

NDESHKIMI

  (TREGIM)          

      Partizanet e komandes se vendit kishin arrestuar nje tradhetar, bashkepunetor te okupatoreve, e kishin lidhur mire e mire dhe e kishin mbyllur ne haurin e xha Lipes, me porosi qe te ruhej e te mos ikte ne asnje menyre, derisa te vinte urdheri i ndeshkimit nga shtabi i zones operative. Vete partizanet iken me shpejtesi, se nuk i priste puna dhe detyren e rojes ja besuan xha Lipes. Xha Lipja nuk e kish njohur, as e kish pare ndonjehere te arrestuarin. I kishin thene se ishte armik i popullit, se kish dhene urdhera per djegje fshatrash dhe internim njerezish. "Burgu" i xha Lipes ishte nje haur teper i vogel, i erret, plot bajga nga kundermonde nje ere e rende qe te zinte frymen.  Sa here qe xha  Lipja  hynte ne haur per te marre ose per te futur lopen brenda me gjithe vic, ai e gjente te arrestuarin me te dy grushtet te vena  ne nofulla, i kredhur ne mendime. Xha Lipja i hidhte nje veshtrim plot inat dhe thoshte me vete se se shpejti mbi ate b   allin e tij te gjere,qe i shkelqente si sedef,do te derdhej batareja e automatikut partizan. Megjithe kete, ai nuk e shante te arrestuarin, as e peshtynte, as e godiste me shqelma.  Buken e ujin ja shpinte ne orar dhe kur i arratisuri fillonte te hante, xha Lipja zinte deren e haurit me ciften e gjahut ne dore.  - More, ti xhaxho, - i tha nje dite i arrestuari, - po a eshte e mundur qe ne kete varr te vogel sic eshte ky hauri yt te jetojme lopa,vici dhe une?! Xha Lipja ju pergjigj ngadale,me nje ton teper te qete: - Mos u merzit zoteri,se shpejti do t'iu regullojme shume me mire!(me kete ai kish parasysh gjyqin partizan). I arrestuari turfulloi si nje kale i hazdisur,psheretiu thelle,mbeshteti dy grushtat ne nofulla dhe u kredh perseri ne mendime. "Ndofta e ndjen se se shpejti do te vdese!", tha me vete xha Lipja dhe doli duke kycur deren me brave. Mirepo ne te vertete i arrestuari bluante te tjera plane ne koke.Ai nuk mendonte per vdekjen,sic pandehte xha Lipja. Kish tri dite ne ate haur dhe tere ndjenjat e tij,gjithe organizimi,cdo qelize e damar i ishin perqendruar ne nje pike te vetme:si te shpetonte,si te ikte,si te zhdukej nga ky burg dhe te kthehej perseri ne jeten e meparshme e te hakmerrej. Ai ishte prefekt.E kishin arrestuar tri nete me pare ne veturen e tij te markes "Milecento".Ai kish dashur te shkonte ne Greqi, kish pasur nderment te bente atje ca allishverishe, te defrente me femra, te pinte uzo speciale e konjak "Metaksa",mirepo u kthye mbrapsh,mu afer Selanikut,sepse gjendja i ishte dukur shume e ndere. Kudo kish pare trupa gjermane qe iknin s'dihet se ku, te lodhura e te raskapitura.Po ja qe e zune partizanet dhe ai s'pati nga t'ja mbaje.  Ne fillim kish qene duke i genjyer,u kishte thene se ishte mjek,se kish mjekuar nje fshatar,mikun e tij qe po vdiste per mungese te ndihmes se shpejte,por njeri nga partizanet kish ndezur cakmakun,ja kish ofruar flaken mu afer fytyres dhe kishte thene me nje ton teper te sigurt: - Ky eshte prefekti i krahines.E njoh mire une.Tungjatjeta,zoti Velo.Ti,Xhelo,lidhe qenin.. . Nje dore e fuqishme e kish nxjerre nga vetura. Tani atij i vinte te hante veten me dhembe qe ish dorezuar si pule,pa kundershtuar fare. Deri dje kish besuar se forcat  e policise,te xhandarmarise,te Ballit Kombetar dhe mbase,pse jo, dhe te gjermaneve do te benin cmos ta shpetonin ne nje menyre apo ne nje tjeter,po tani qe kishin kaluar tri nete,i kish humbur shpresat dhe fantazia e tij po thurrte lloj lloj planesh per arratisje.

Rruga me e mire ishte ta godiste xha Lipen me ate shishen e ujit mu ne koke.  Po sikur te me qelloje me cifte perpara se ta godas? Me mire te qendroj pas deres,kur plaku te futet brenda dhe t'i jap nje te shtyre te forte e pastaj une t'ja shkel vrapit.  I arrestuari ishte rreth 50 vjec,me nje fytyre te kuqe,si proshute,me qafe te shkurter dhe dukej sikur ish pa vetulla. Syte i kish pak te kalter dhe aneve i dukeshin floket e verdha,si mustaqe misri. "Perse te mos e kandis kete plak matuf?" i erdhi nje mendim atij kur xha Lipja futi lopen bashke me vicin. - Ti xhaxho, - i foli ai me nje ton te perzemert, - ti ke mundesi te me besh nje nder teper te madh dhe une ta shperblej aq sa s'ta pret mendja. - C'nder? - pyeti xha Lipja duke shtyre lopen me dore te vithet. - Te me lejosh te iki ketej,kurse ty une do te jap si bakshish 500 napolona. Xha Lipja shpuri buzen ne gaz dhe tundi koken si i habitur.  - E,si thua? - vazhdoi prefekti. - Peseqind napolona jane nje shume e madhe. Me ato para ti ble nje toke te mire dhe e kthen festen mbi sy. I jep fund keshtu edhe varferise,si thua? Per here te pare xha Lipja e peshtyu ne fytyre.   I arrestuari e fshiu peshtymen me cepin e supit,shterngoi nofullat dhe vari koken poshte i vrare dhe i dermuar.  - Maskara! - mermeriti xha Lipja dhe terhoqi deren pas me vrull. I arrestuari nuk degjoi se c'tha xha Lipja. Ai kish kaluar neper ca perfytyrime teper makabre. Ah,sikur te shpetonte e ta zinte te gjalle kete fshatar komunist! Do ta ngordhte ne dru,do t'i vinte veze te zjera nen sqetulla,pastaj do ta vriste si ndonje qen...  Ndaj te gdhire ai degjoi qe u hap dera e haurit dhe pa xha Lipen me ciften ne dore. Pas xha Lipes ishte nje partizan me nje kandil ne dore qe i tha te arrestuarit te dilte jashte.  - C'kerkoni te beni me mua?! - pyeti ai gjthe llahtare. -Ec perpara e mos u ndje! Ndryshe do te te vras! - i tha xha Lipja me syte qe i shkreptinin. Ai doli jashte dhe ndjeu eren e fresket te atij agimi qe po zbriste nga lindja e qe iu perplas me vrull ne fytyre e gjoks.  Ata ecen nja njezet minuta. Ai ecte dhe veshtronte me dyshim rreth e rrotull sepse shpirti i ndillte dicka te keqe. "Me duket se do te me pushkatojne",mendoi me vete dhe gjithe trupi iu drodh nga llahtari. U mat te pyese dicka,po xha Lipja ia preu me vrull: - Hesht!  Ai heshti dhe ndjente se koka i digjej zjarr.  Hyne ne nje pyll te dendur dhe e detyruan te rrinte ne ca gemusha. Pastaj partizani dic bisedoi me xha Lipen dhe u largua.  I arrestuari,me sy e veshe gati per te kapur cdo gje,tha me vete se ndofta iku per te lajmeruar partizanet.E   veshtroi xha Lipen,qe rrinte nja 5-6 m. larg tij,me ca sy te zgurdulluar e te trembur. - Thuame,dish perendine,perse me torturoni ne kete menyre? - pyeti si me nje fill zeri qe ju drodh e plot ngasherim.  - Hesht te thashe,ndryshe do te te vras! - dhe xha Lipja drejtoi gryken e ciftes ne drejtim te trupit te tij. I arrestuari mbylli syte dhe priti me ankth krismen e armes.Kaluan ca caste dhe ai hapi syte.Tyta e ciftes i qendronte perballe e ftohte,e ndritshme,e zeze. Ai ndjeu sikur nje dite shkelqyese i shkrepi mu ne thellesi te shpirtit. "S'me vrau",tha me vete dhe mori fryme thelle. Agimi po zbardhte gjithnje e me shume. Konturet e kodrave rreth e rrotull shquheshin mire.Ca zogj murgalece fluturonin aty afer neper gemusha. Pas pak ai degjoi dicka te zhurmshme.  Degjoi dhe ca krisma te mbytura pushkesh. U drodh.C'po ndodhte keshtu?  Xha Lipja e kercenoi perseri qe te mos levizte. Ai nuk levizi dhe zemra i vajti ne gryke nga gezimi.Kish pare gjermane,mushka,topa. Ju ringjallen shpresat per te jetuar. "Prandaj me paskan sjelle ketu ne pyll,per te me fshehur?" tha me vete ai dhe vrapoi drejt tyre duke thirrur me afsh: - Nacionalist,nacionalist! - Pas pandehu se degjoi krisme,krismen e ciftes se xha Lipes.Por c'e do xha Lipja nuk ia bloi dot koken,ishte vone,gjermanet u duken befas. Lipja u nis vrap te lajmeronte partizanet.  Nje gjerman qe e pandehu si nje nga roberit peng qe kishte dashur te fshihej,i dha nje te goditur te fuqishme me grusht mu ne shpatulla dhe e detyroi te rreshtohej me te arrestuarit e tjere.Ai u cudit perse e goditi gjermani,prandaj ndali,ju afrua plot reverance dhe thirri:  - Heil Hitler!  Mirepo gjermanit qe i qe mbushur mendja top se ai ishte nje nga ata qe kerkonte t'ua hidhte,nuk i levizi asnje muskul i fytyres.Pastaj dic foli me egersi. Prefekti nuk ja kuptoi dot gjuhen,por nga gjesti qe i beri gjermani me koke kuptoi se duhej te shkonte  ne rresht me te arrestuarit e tjere.Ai desh t'i thoshte atij se xha Lipja,fshatari komunist ish fshehur,ja atje,tek ato gemushat,po s'dinte si t'ja shpjegonte. - Bolshevik,bolshevik, - i tha ai gjermanit duke i bere shenje me duar e koke ne drejtim te gemushave.  Po gjermani e shtyu perseri me vrull.Atij ju duk se vazhdonte ekstaza e asaj nate,por jo,ndjente se ish zgjuar,se ish esell fare. Ndodhej tamam ne mes te trupave te nje pjese te ushtrise gjermane qe po ktheheshin nga Greqia,me kuaj,me mushka,me mitraloze,me lloj lloj ushqimesh. Ngado qe kalonte kjo ushtri ne terheqje,e lodhur,e ciflitur nga te ecurit dhe nga sulmet e befasishme te reparteve partizane,merrte njerez hem per t'i internuar,hem per t'i ngarkuar me thase plot me mjell,me kaseta fishekesh e me predha mitrolozesh. Prefekti u kthye perseri nga gjermani dhe u perpoq t'i tregonte se tek ato gemusha prapa,ndodhej xha Lipja,nje fshatar i rrezikshem komunist. Po gjermani i gjate,me fytyre verdhucake,me ate helmeten rrasur vesh me vesh,me kryqin mu tek i puthitej jaka e xhaketes,me automatikun krahqafe,e veshtroi me nje veshtrim te eger dhe dhembet qe i skermiti gjithe inat. - Marrsh! - shpertheu me vrull zeri i tij i ngjirur dhe prefekti shpejtoi hapat dhe u bashkua me vargun e te arrestuarve te tjere. Ah,sikur te gjente ndonje qe te merrej vesh me gjermanet,t'u tregonte cili ish dhe sa shume i donte ata!...  - Heil Hitler! Hitler gut! - u kthye perseri nga gjermani duke i shoqeruar fjalet me nje shprehje sa me te cilter e dashamirese. Gjermani ia mbertheu syte me nje veshtrim te tmershem dhe e goditi me nje shqelm te forte mu afer veshkave. Ai ndjeu nje dhembje therese dhe vrapoi,si nje qen i rrahur,drejt vargut te te arrestuarve te tjere.  Kish ne te mori njerezish,pleq,gra e femije.Ai i veshtronte ata tamam sic i veshtronte edht,e ai gjermani,plot neveri e urrejtje."Se shpejti po vjen casti i hakmarrjes",thosh me vete ai dhe duke kthyer koken perseri nga gjermani,i tha me gjithe shpirt,por edhe me nje fare ndrojtje:  - Te gjithe keta kaput,te gjithe jane bolshevike!  Gjermani shpuri doren te parabeli dhe prefekti u drodh. - Heil Hitler! - peshperiti ai  dhe vazhdoi  udhen,duke kthyer koken herepashere me frike pas."Perse valle nuk i behet qejfi ketij ushtari gjerman kur une i shpreh fjale te mira  per udheheqesin e tij?" thosh me vete ai dhe i vinte te pelciste nga inati.  Ata ecen disa ore pa u ndalur fare.Nje tufe re te bardha kishin mbuluar nje pjese te qiellit blu. Karvani ndali befas. Nje mushke e uritur u shtri per toke dhe s'kish dreq ta ngrinte me nga vendi. Nje oficer gjerman e vrau me parabel. Ngarkesen e kafshes e moren dhe e hodhen mbi kurrizin e fshatareve. Prefektit i vune nje arke te rende plot me municion.Atij ju drodhen kembet nga pesha,gjunjet gati ju thyen dhe mushkerite i gulcuan.Ai eci nje cope udhe dhe ja tek u pengua pas nje rrenje e u rrezua. Gjermani e ngriti, i hodhi arken mbi kurriz dhe e shtyu. - Heil Hitler! tha prefekti me zor te madh dhe zuri te ece perseri,me shalet te hapura shume nga pesha. Ai ndjende dhembje ne cdo pjese te trupit,po ish i detyruar  te ecte me nje hap me te tjeret. Nga nje ane e mbante gjalle gezimi se se shpejti do te ish i lire e do te hakmerrej,po nga ana tjeter qe bere si bishe nga qe gjermanet nuk po e kuptonin.  Ai ecte pas hapave te te tjereve,me koken te ulur dhe kurrizin qe i dhimbte te perkulur.Nga balli dhe faqet i kullonte djerse.  Perseri ne shpirt filloi te ndjeje gjera te llahtarshme.Ai gjermani s'po e kuptonte dhe kot po e perdorte tamam si te arrestuarit e tjere. Tek mendonte per keto gjera,trupi ju renqeth nga frika. Ndjeu se do te rrezohej perseri. Tani qe kishin ecur mjaft ai ndjente nevoje te madhe per pushim.Ndryshe do te rrezohej perseri. Here here,duke ngritur koken me mundim te madh,perpiqej te veshtronte syte e gjermanit te ngulitur si dy vrima ne ate fytyre te lodhur e teper nervoze. Ai perpiqej se mos shihte tek ai ndonje shenje meshire,dobesie a dhimbjeje.Por e kote. Ashpersi e perbuzje dhe asgje tjeter...  Kembet i shkelen ne nje vij. Kjo do te thote se aty afer,ndofta rreth asaj kodre te veshur me pisha mund te gurgullonte ndonje burim. Dhe atij po i digjej gurmazi per nje pike uje. Ah,pak uje!...  Perseri u duk nje perpjete tjeter. Prefekti u rrezua befas e nga lapitja u shtri sa gjate e gjere. Renkonte plot dhimbje.Gjermani e ngriti me rrembim. - Jam juaji,me kuptoni? Heil Hitler,me kupton? Une antikomunist, antibolshevik, me kupton? - uleriu zeri i tij qe i pergjante   britmes se nje kafshe te plagosur rende.  Gjermani i vuri arken mbi kurriz, mori nje litar, beri nje lak, ja futi ne qafe dhe e lidhi litarin pas samarit te mushkes. Mushka eci dhe prefekti nxitoi hapat nga qe ndjeu se laku ju shterngua rreth fytit. Tani s'ishte me ne zgjidhje te peshperiste "Heil Hitler". Zemra i rrihte forte ne kraheror dhe nga duart e nga fytyra i pikonte djersa si lyre. Kur mbriten ne nje si lendine, atij ju ngaterruan kembet dhe u rrezua perseri. Mushka, qe u pengua trupi i tij ndali nje cast dhe ai priti se mos gjermani do ta ngrinte perseri. Por mushka beri perpara dhe atij ju zu fryma; gjithcka ju nxi dhe pasi leshoi nje renkim te thelle e ngjethes vdiq me trupin qe vazhdonte t'ja terhiqte mushka rreshqanthi. Gjermani nxori thiken dhe preu litarin. Trupi i tradhetarit qendroi ashtu i zi,mu ne mes te livadhit... 

 

Shkruajtur nga: Hasan Petrela

Marre nga revista politiko-shoqerore dhe letraro-artistike "YLLI" ,Tetor 1973 

 

 

 

 

Kolë Jakova

 

Kolë Jakova Kolë Jakova ka lindur në qytetin e Shkodrës më 1916. Në këtë qytet, Kola mbaroi shkollën fillore dhe u angazhua në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këto vite, ku i riu nisi të shkruajë vjershat e para. “Kenga e tre heronjeve” dhe “Shqiponjat partizane” shumë shpejt nisen te kendoheshin si kenge”. Pas çlirimit ne vitin 1953 Kola shkroi vepren “Heronjtë e Vigut”. Fusha kryesore ku Kolë Jakova ka dhene nje kontribut te veçantë eshte dramaturgjia. Ne vitin 1954 shkruan dramen “Toka Jone”, në ’65 “Perkolgjinajt”, 1970 “Lulet e sheges, 1975 “Bashke me agimin” dhe dramën “Lugajanet” ne vitin 1997, i dhane nje ndihmese te konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjise. Njekohesisht Kole Jakova eshte autori i disa romaneve si “Fshati midis ujrave”, “Perballe hekurave te kryqëzuara”, dhe “Kulla buze Liqenit”.

 

 

 

20 tetor 1900

Naim Frasheri

përvjetori i 115 

 

ENVER HOXHA

SHTEPIA E KULTURES TE VLOJE SI NJE ZGJUA BLETESH

Nga fjala në shtëpinë e kulturës të Tepelenës me rastin e inaugurimit të saj

27 tetor 1963

 

 

 

 

 

 

BERTOLT BRECHT

 

 

Faqja e internetit

 

 

 

-Për ata që janë vëzhgues indiferent dhe pasiv ... ( Brecht )

-"Analfabeti më i keq është ai që është analfabet në politikë . Nuk dëgjon asgjë, nuk shikon asgjë, nuk merr pjesë në jetën politike.
Ai nuk tregon të dij se kostoja e jetesës, çmimi i fasuleve, i miellit, i qirasë, i ilaceve, të gjitha bazohen në vendime politike.
Bile ai ndihet edhe krenar per injorancën e tij politike, fryn gjoksin e tij dhe thotë se e urren politikën.
Nuk e di, idioti, se nga mungesa e prezencës së tij në jeten e përbashkët shoqërore e ka origjinën ekzistenca e prostitutës, fëmija i braktisur, hajduti dhe, më e keqja nga te gjitha, zyrtarët e korruptuar, lakenjtë e kompanive shfrytëzuese multinacionale ... " .

Bertolt Brecht

 

 

"Me mire qefinin e bardhe, se kemishen e zeze te fashizmit". (Populli i vendit te shqiponjave)

 

* * *

"Te flisnin turce, s'degjoje; ti dije turce po s'doje". (Populli)

 

* * *

"Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes". (Populli)

 

* * *

 

"Jetoje diten tende sikur ajo te ishte e fundit per ty e jetoje fundin tend sikur ai te ish fillimi yt "

Cerciz Topulli

 

* * *

 

"Koka e gjarprit nuk zihet me deren e botes." (Populli)

 

* * *

 

"Ate qe ecen me qafe ulur, e dhjesin pulat"! (POPULLI SHQIPTAR)

 

* * *

 

Korbi dhe Dhelpra

Tek një lis sipër në majë, korbi qëndroi të hajë, një copë djathë që mbante, në qeft.

Kur nisi të hante, shkon një dhelpër e mallkuar, se i ra erë djathë i vjeshtuar.

Dëshiron ta hajë vetë; «Mirëdita mik i vjetër, bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër me pendë të bardhë; në di të këndosh, përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërrosh"

Të tregojë zënë zoti korb gërrhiti, dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti, dhe korbit i tha: «Ndëgjo, budalla: ata që lëvdojnë, me gjë të botës duan të rrojnë. Zot, kjo këshillë që të rrëfeva, sot vlen më tepër se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"

Tha zonja dhelpër dhe iku me bisht përpjetë. Korb' i shkretë, korb' i mjerë, u turpërua dhe u betua të mos gënjenet më tjetër herë.

 

* * *

 

"U jam shume mirénjohés atyre qé mé thoné JO mua, sepse pér shkak tyre uné ia arrita edhe i vetem". Ajnshtajni

 

* * *

 

"Miku im me i mire eshte miku me i mire i popullit tim." (Populli shqiptar)

 

* * *

 

"Bota vuan shumé. Jo pér shkak té dhunés sé njerzve té kéqij. Por pér shkak té heshtjes sé njerzve té miré". Napoleon Bonaparte

 

* * *

 

"Ne buke te botes, robi eshte ne vend te qenit''! (Populli shqiptar)

 

-Ne që punojmë për popullin duhet të rrisim besimin e tij, ndjenjën e krenarisë, të ngremë në sytë e botës madhështinë dhe dinjitetin e njeriut ... -SHQIPTAR!''



Mariglen Gjoka

 

 

 

-Ne që punojmë për popullin duhet të rrisim besimin e tij, ndjenjën e krenarisë, të ngremë në sytë e botës madhështinë dhe dinjitetin e njeriut ... -SHQIPTAR!''



Autokritikë bolshevike


- Andre, - filloi me zë të ulët, -nuk të kam treguar akoma si u arrestova. Dëgjomë!

Kushedi sa herë kishte menduar për këto, kur ishte vetëm. Po, kur zuri të tregonte me zë të lartë një njeriu me të cilin e bashkonin lidhjet më të dlira dhe më të fuqishme në botë, Matvej Shulga, të cilin e therrte në zemër pendimi, mezi e mbajti veten që të mos rënkonte, kur përfytyroi fytyrën plot çiltërsi te Liza Ribaloves, që një punë e rëndë e plot mundime ja kishte vijosur me rudha, por që kishte një shprehje të butë amtare, kur e priti dhe e përcolli. U tmerrua kur mendoi se, në situatën që ndodhej, kishte pasur më shumë besim në adresat e pasigurta, se te mikja e tij më e mirë e rinisë, te Liza Ribalova, se te zëri i thjeshtë e i natyrshëm i ndërgjegjes së tij.

Dhe, pa kursyer veten, i përsëriti Valkos fjalët e Liza Ribalovës dhe përgjigjet e tij plot mendjemadhësi, dëshirën e saj për ta mbajtur në shtëpi, vështrimin e saj prej nëne dhe si, me gjithë këto, ai s 'kishte qëndruar.

Ndërsa Shulga fliste, fytyra e Valkos errësohej përherë e më shumë. Pate më shumë besim në një copë letër se sa në një shpirt të gjallë! - thirri Valkoja me rreptësi të trishtuar në zërin e tij. - Po, kështu na ngjet shumë herë... Ne vetë i shkruajmë ato pusulla dhe nuk e vëmë re si bëhemi robër të tyre më pas...

Jo vetëm kaq, Andre, - tha Shulga me trishtim. - Dua të të tregoj edhe takimin tim me Kondratoviçin...

Dhe rrëfeu si kishte dyshuar për Kondratoviçin, të cilin e njihte që në të ri, mbasi kishte marrë vesh historinë e të birit, për të cilin Kondratoviçi nuk kishte dashur të fliste, edhe pse pranoi ta vinte shtëpinë në dispozicion të organizatës klandestine.


Matvej Kostjeviçi e përfytyroi përsëri të tërë skenën dhe u tmerruar, duke menduar se si një çështje e thjeshtë familjare, aq e zakonshme ndër njerëz të popullit, kishte mundur t'ja nxinte Kondratoviçin, të cilin Injat Fomini, të cilin nuk e njihte fare dhe kishte aq cene, ia kishte përlyer me thashethemet që i kishte thënë.

Valkoja, që e dinte që më parë këtë incident nga fjalët e Kondratoviçit e të Sergej Tjuleninit, u mvrejt e u ngrys më tepën.


Ti je si Shën Thomai! -shpërtheu Valkoja me z'ë të ngjirur, - ke zakon t'i shikosh njerëzit nga dukja e jashtme... Jemi mësuar kaq shumë me idenë që populli ynë të rrojë më mirë nga ç'rronin prindërit ta në regjimin e vjetër, sa dëshirojmë ta shohim këdo të pastër e të veshur mirë. Kondratoviçi, zemërbardhi Kontratoviç, nuk i përgjigje aq formës model dhe t'u duk njeri i dyshimtë, kurse ai i mallkuari Fomin t'u duk se i përgjigjej tamam formës: i pastër dhe i veshur për bukuri. Po pikërisht ai e kishte shpirtin më të zi se nata... Në fillim neve nuk na ra në sy shpirti i tij katran. Ne e zbardhëm vetë atë. E shquam nga të tjerët, e ngarkuam me nderim, ia përshtatëm formës model dhe kjo punë na mori në qafë... Dhe tani ti po i paguan shtrenjtë këto gabime të jetës tënde.


Ke të drejtë, ke shumë të drejtë, Andre, - tha Matvej Kostjeviçi dhe, sido që i copëtohej shpirti kur fliste për këtë çështje, sytë e tij u ndriçuan përnjëherë nga një shkëlqim i brendshëm.

Që kur jam mbyllur këtu s 'ka ditë, s'ka natë, s'ka orë, që të mos mendoj për këto gjëra... Andre, Andre! Ne jemi njerëz të bazës. Nuk na bie ne të gjykojmë se ç 'punë e pakufishme për të mirën e popullit na është besuar! Ka patur shpesh në jetën tonë shumë agjitacion të kotë, shumë shkresurina e formalizëm, gjëra të rastit e kompromise, - tha Shulga, me tallje të hidhur. - Mirëpo, ajo që është e çmueshme, më e çmueshmja në botë, ajo që e përligj jetën tonë, punën dhe vdekjen tonë, është zemra njerëzore, njeriu, njerëzit tanë.


A mund të ketë gjë më të bukur në botë se njeriu ynë? Ai ka duruar aq vështirësi, ka punuar për shtetin tonë, për kauzën e popullit. Nuk ka bërë z'ë kur merrte vetëm një fetë buke gjatë Luftës Civile, kur mbante radhën para dyqaneve, kur vishej me rrobe të përdorura gjatë periudhës së rindërtimit dhe, me gjithë këto, pranonte më mirë thjeshtësinë sovjetike, se sa stolitë e të huajve. Ky njeri, gjatë Luftës Patriotike shkonte drejt vdekjes i lumtur e krenar dhe madhështor e krenar ka duruar privacionet më të rënda e punët më të vështira. Fëmijët i kanë duruar të gjitha këto, që të mos flasim për gratë tona.

Të tillë janë njerëzit tanë, njerëz të thjeshtë si ti dhe unë. Se edhe ne kemi dalë nga populli, nga njerëzit e thjeshtë.

Më të mirët, më të diturit, më të talentuarit, më të famshmit nga ne, që të gjithë kanë dalë nga populli, nga njerëzit e thjeshtë. E megjithë këtë, pa pyet një herë cilindo sekretar të rajonit ose një kryetar të komitetit ekzekutiv të distriktit se kë njohin midis popullsisë, pasi kanë punuar gjashtë-shtatë vjet në të njëjtin distrikt a rajon. Ata, sigurisht, njohin militantët e partisë, stahanovistët, kolkozianët më të mirë, intelektualët më të shquar, po a mjafton kaq?

Të punosh gjashtë-shtatë vjet në një rajon, duhet t'i njohësh të gjithë një për një, të dishë si rron secili dhe çmendon. Atëherë, po, mund të thuash se vërtet punon për popullin. Po do të më thuash: "Si është e mundur? Kur je i zënë me punë gjer në grykë? "

Nëse ti drejton për gjashtë, shtatë apo dhjetë vjet punimet në një pus të minierës si mund të përligjesh që nuk njeh personalisht çdo punëtor, sa vlen, si rron dhe cilat janë prirjet e tij? Se, pa dale një herë, punonjësi më i thjeshtë sovjetik, më i vogli dhe më i zakonshmi, a nuk ka të drejtë të kërkojë që përfaqësuesi vendor i shtetit ta njohë personalisht, të dijë për jetesën dhe nevojat e tij? Po, e ka këtë të drejtë, se ai e ka fituar këtë të drejtë me punën e me sakrificat e tij.

Ne që punojmë për popullin duhet të rrisim besimin e tij, ndjenjën e krenarisë, të ngremë në sytë e botës madhështinë dhe dinjitetin e njeriut sovjetik... — tha Shulga me emocion.


Valkoja u përgjigj vetëm me këto fjalë:

Kjo është e vërteta, Matvej, e vërteta e shenjtë...

Ah, Andrej! — rifilloi Shulga. — Në çastin kur do të ikja nga shtëpia e Liza Ribalovës, pashë tek ajo tre të rinj dhe një të re: të birin, të bijën dhe dy shokë të tyre. Sa u çuditën me sjelljen time. Më erdhën ndër mend kur u zgjova një herë natën në këtë qeli dhe m'u drodh shpirti kur i kujtova.

Ishin të rinj komunistë. Me siguri të rinj komunistë. Po si qëndrova indiferent përpara tyre? Si ndodhi kështu? Përse?

Oh, e di arsyen. Kam punuar afro dhjetë vjet me radhë si zëvendës kryetar i komitetit ekzekutiv të distriktit dhe të rinjtë komunistë më janë drejtuar shpeshherë: "Xhaxhi Matvej, na mbaj një referat për të korrat, mbi të mbjellat, mbi planin e zhvillimit të rajonit tonë, mbi kongresin krahinor të sovjetëve etj." Dhe unë, si të gjithë të tjerët, u përgjigjesha: "S"kam kohë. Ju të rinjtë mund të bëni edhe pa mua ".

Por, ndonjëherë, nuk kisha si u shpëtoja, kështu që pranoja, megjithëse e kisha të vështirë të mbaja referate. Kisha një tok pune për të bërë: duhej dhënë raporti për shërbim bujqësor në krahinë, duhej të isha i pranishëm në komisionin e matjes së tokave, duhej të shkoja te drejtori i administratës së minierave qoftë edhe një orë, sepse ai mbush pesëdhjetë vjeçe dhe i biri i është bërë motak, prandaj po i feston të dy këto data njëherësh; si të mos vete?

Dhe kështu, me mendje të çakërdisur nga të gjitha anët, vrapoja t'u mbaja referat të rinjve komunistë pa u përgatitur. Flisja ç 'mbaja mend, gjëra të përgjithshme. Thoshja ca fjalë që më vinte pështirë mua, jo më dëgjuesve... Sa turp! - thirri befas Matvej Kostjeviç. U skuq i tëri dhe fshehu fytyrën me duar. —Ata prisnin nga unë fjalë të sinqerta, prisnin që t'iu tregoja rrugën që duhej ndjekur, kurse unë u thoshja ca fjalë të thata e të përgjithshme...

Kush e fillon edukimin e rinisë sonë?

Është mësuesi. Po si e trajtojmë ne atë heraherë?

Mësues. Ç'titull.!


Të dy ne kemi ndjekur mësimet në të njëjtën shkollë fetare. Ti e mbarove afro pesë vjet më parë se unë, po me siguri, nuk do ta keshë harruar mësuesin tonë, Nikolaj Petroviçin. Ai dha mësim edhe për nja pesëmbëdhjetë vjet akoma, duke mësuar djemtë e minatorëve tanë, para se të vdiste nga tuberkulozi-

Më vjen ndër mend akoma si na fliste për botën, për diellin, për tokën dhe për yjet. Ndoshta ai është i pari që e tronditi besimin tonë në Zotin dhe na hapi sytë...

Arësimtar... Është kollaj me fjalë. Në vendin tonë, ku çdo fëmijë shkon në shkollë, arsimtari zë vendin e parë. E ardhmja e fëmijëve tanë dhe e popullit tonë është në duart e tij. Kur e takojmë në rrugë atë duhet ta heqim kapelen pesëdhjetë çape larg që të nderojmë.

Po ne, ç'bëjmë?

Ne shpesh vemi më lart, te shefat dhe nën shefat e zyrave të komitetit ekzekutiv, të cilët jemi mësuar t'i shikojmë çdo ditë dhe t'i pandehim të pazëvendësueshëm. Më vjen turp kur kujtoj se çdo vit, kur meremetimi dhe ngrohja e shkollave ishte në rend të ditës, drejtorat e shkollave u duhej të na kapnin kur dilnim nga zyrat dhe të na luteshin për t'u dhënë lëndë ndërtimi, tulla, gëlqere dhe qymyr. Dhe, asnjërit nga ne nuk i vinte turp, sepse secili thoshte me vete: "E kam realizuar planin e nxjerrjes së qymyrit; e kam kryer dhe e kam tejkaluar planin e grurit; t'i mbjellat e vjeshtës venë mirë; kam plotësuar dorëzimin e mishit e të leshit... Ç'kërkojnë më shumë nga unë?

Apo nuk është kështu ?

Valkoja përsëriti edhe një herë: Ke shumë të drejtë, Matvej! Me gjithë këtë, cilët jemi ne vetë? - vazhdoi Kostjeviçi me emocion. - Ne kemi dalë nga populli, nga gjiri i thellë i popullit tonë. Ne jemi bij të tij dhe shërbëtorë të tij. Më 1917, kur dëgjova Leonid Ribalovin të fliste, e kuptova, në atë kohë, se nuk ka lumturi më të madhe se t'i shërbesh popullit tënd dhe që atëherë filloi jeta ime si militant komunist.


ALEKSANDER FADEJEV

(Nxjerrë nga romani "Garda e Re")

 

 

 

 

 

1954

 

 

 

 

 

1965

 

 

 

1975

 

 

 

 

1984

 

 

 

 

 

Estetika jeta arti

Alfred Uçi