HERO I POPULLIT

SEKRETAR I RINISE KOMUNSITE SHQIPTARE.

 

QEMAL STAFA

 

BIBLIOTEKA E NXËNËSIT


QORTIMET E VJESHTES

Shkrime letrare


Mbledhur e pajisur me shënime nga Nasho Jorgasi


TRASHËGIMI LETRAR I QEMALIT


Kur rri e mendon për Qemalin, ndjen se në figurën e tij janë bashkuar madhështia e heroit me burrërinë e luftëtarit, bukuria e talentit me thjeshtësinë e njeriut. Tek ai janë shkrirë në një: njeriu, komunisti, letrari.

Qemali nuk qe një fenomen i shkëputur në historinë shqiptare. Ai lindi në gjirin e lëvizjes sonë revolucionare, u brumos e u formua që në rininë e parë me mendimin marksist; atë e ngriti në rolin e militantit të shquar Partia Komuniste Shqiptare.

Qemali jetoi gjithsej njëzet e një vjet, dhe, duke e njohur nga afër jetën e tij, kupton së sa shumë mund t’i shërbejë njeriu çështjes së revolucionit kur gjithë forcat e veta ia kushton idealit të komunizmit edhe në kaq pak vite jete. Qemali mundi që, brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër, të punojë e të luftojë në shërbim të këtij qëllimi të madh si rrallë kush nga moshatarët e tij. Dhe, kur ai u nda para kohe nga radhët e luftëtarëve, vdekja e tij qe një humbje e rëndë, jo vetëm për gardën e komunistëve që po ngrinin atëherë popullin në këmbë, por edhe për letërsinë tonë revolucionare, së cilës iu shkëput një talent mjaft premtues. Krijimet më të mira të Qemalit bënini pjesë në përpjekjet e atyre shkrimtarëve përparimtarë që po i hapnin letërsisë shqipe horizonte të reja ideoartistike. Letrari i ri revolucionar çmonte rolin e fjalës artistike si mjet lufte për përhapjen e mendimeve të reja. Dhe ai vetë dha një shembull të mirë, duke ia nënshtruar këtij qëllimi fisnik gjithë sa shkroi.

Trashëgimi letrar i Qemalit, sado i paktë, bart në vetvete një pjesë të botës së tij të madhe. Shkrimet që la ai janë vetëm disa shkëndija-të flakës që i përftonin idete e larta që e udlhëhiqnin në jetë, shkëndija të shpirtit të zjarrtë revolucionar, të emocioneve të thella e të interesave të gjithanshme që ai kishte, giithnjë me prirje nga e vërteta komuniste dhe e drejta e popullit.

Qemali nuk arriti dot të shprehte gjithë, sa dëshironte. Ai zhvillonte një veprimtari të gjithanshme revolucionare dhe nuk i mbetej fare kohë për krijimtari letrare. Kënga e tij u këput që në hovet e para, tek merrte fluturim. Dhe ajo mbeti përjetë këngë hovesh të para!

Qemali nisi të debutojë në letërsi në një moshë fare të re, kur ishte pothuajse ende fëmijë. Duke qenë nga natyra i zgjuar e i hollë, i ndjeshëm e studjues, vërejtës e këmbëngulës, talenti i tij spikati dhe ai krijoi qysh herët shkrime letrare që tërhoqën vëmendjen dhe merituan lavdërime. Kontakti i drejtëpërdrejtë me jetën e vështirë të popullit, përqafimi i ideve revolucionare, leximi i letërsisë përparimtare, i hapën atij horizonte të reja dhe i ushqyen talentin.

Provat e para të Qemalit letrar janë hartimet e bukura që shkroi në bankat e slhkollës. Këto punë modeste u çmuan që atëherë nga mësuesit dhe shokët e tij. Ndonjë prej tyre bëri jehonë dhe jashtë klasës. Për këtë Qemali pati dhe pasoja si nxënës. Shkrimet letrare të Qemalit janë një shembull i shkëlqyer se si ky revolucionar i ri edhe në punët shkollore derdhte mendime të fuqishme, sulej me urrejtje kundër shtetit shtypës feudoborgjez dhe shprehte dashurinë e flaktë për masat popullore.

Pas hartimeve, me punë këmbëngulëse Qemali kaloi në krijime të vërteta letrare. Disa, dhe këto qenë pak i botoi në shtypin përparimtar të kohës, kurse pjesa më e madhe mbeti në dorëshkrim.

Që në fillim, Qemali e mori letërsinë më dashuri e seriozitet. Ai e kuptoi me kohë se letërsia nuk është një mjet argëtimi. Që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, si nxënës ai shkruante: «Arti i deritashëm, që, veç trajtës së bukur, nuk ka tjetër cilësi, nuk i përmbush nevojat tona. Ç'më duhet 'mue një poezi e bukur në trajtë, por e vorfën në idena?»

Prandaj sbkrimtari, sipas Qemalit, në rast se do që vepra e tij të ketë vlerë e t'u shërbejë njerëzve, duhet që në themel të saj të vërë ide të shëndosha, të pasqyrojë realisht shoqërinë e ndarë në klasa, të luftojë padrejtësitë shoqërore, të bëjë hero të vetin njerëzit e vuajtur të popullit. Dhe kur lexon shkrimet e Qemalit, e ndjen se tema kryesore e tyre është mjerimi i popullit shqiptar, pakënaqësia dhe revolta ndaj rendit të asaj kohe.

Le t'i kujtojmë lexuesit skicën, e njohur «Qortimet e vjeshtës», që me të drejtë mund ta quanim si një kredo të Qemalit letrar. Duke na dhënë fatin e mjerë të një gështenjëpjekësi plak, nëpërmiet skenash tëthjeshta, por shprehëse, me detaje të gjetura, me një notë dhimbjeje e proteste fëminore, Qemali mban hapur anën e njerëzve të thjeshtë dhe ngrihet me zemërim kundër padrejtësive shoqërore. Ideja e shëndoshë që e përshkon gjithë skicën qartësohet edhe më mirë në fund, kur mbyllet me këto fjalë:

U largova me një premtim dhe një dënim në zemrën time. Dënova shoqërinë njerëzore; premtova.. .» Por te njerëzit e thjeshtë, të vuajtur e të dërmuar nga hallet dhe shtypja Qemali futet thellë, zbulon botën e madhe të këtyre njerëzve, krenarinë dhe pastërtinë e ndjenjave, qëndresën burrërore dhe besimin tek e ardhmja. Duke zbuluar të tilla tipare Qemali shpreh në shkrime edhe gëzimin e tij të thellë, edhe besimin që i japin këta njerëz.

Nota kryesore e krijimeve të Qemalit është revolta, qëndresa. Autori i ri tërhiqet jo aq nga mjerimi, se sa nga lufta për të mos u pajtuar me padrejtësitë shoqërore. Ai kërkon të japë figura njerëzish që nuk mposhten para vështirësive e që me stoicizëm u qëndrojnë besnik idealeve të veta. I tillë është detari i skicës «Nënshtypje kaltërsie», i cili, i rrahur e i kalitur nga furtunat e jetës, me besim të patundur në forcat e veta, refuzon çdo mëshirë e lëmoshë, «Ai nuk kërkon mëshirë — shkruan autori. — Porsa dallon një gjurmë të lehtë keqardhjeje mbi fytyrën time, qesh e këndon me za. Përmes gojës së tij më flasin mijëra burra që bajnë të njëjtën jetë». Qemali do t'u paraqesë bashkëkohësve të vet, si shembull që të ndiqet në jetë, një njeri të tillë ku spikat forca dhe qëndresa.

Simpatia për njerëzit që ndiqeshin e burgoseshin nga qeveritarët, e ka shtyrë autorin të ravijëzojë portretin e një të burgosuri në skicën letrare «Rreze frëngjijash».

Mjaft interesant e i përshkuar nga mendimet materialiste paraqitet shkrimi «Portreti i Skënderbeut». Pasi. karakterizon drejt figurën e Heroit tonë Kombëtar, Qemali nënvizon, ndërmjet të tjerash, se udhëheqësi i vërtetë i popullit duhet t'i shembëllejë Skënderbeut dhe se pas një prisi τë tillë çdo njeri është gati të vdesë. Aluzioni i autorit për kohën është i qartë; përpara personalitetit të madhërishëm të Skënderbeut, Zogu, që ishte vetë shpallur mbret e që shtypte popullin, s'ishte gjë tjetër, veçse një karnaval.

Për ide mjaft të përparuara, në një modhë fa-re të re, dëshmon shkrimi i njoh'ur i Qemalit «E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë; një jetë e re po lulëzon gërmadhash». Aty është sintetizuar gjithë botëkuptimi i komunistit të ardhshëm. Edhe pse është shkruar në një moshë fare të re, ky hartim të habit me pjekurinë e mendimet revolucionare, të, shprehura aq qartë dhe në mënyrë shumë të guximshme.

Ai shpall me guxim që në bankën e shkollës: «... asht gja e domosdoshme ta ndryshojmë ndamjen e sotme të pasunisë (gja e vjetër) e ta zavendësojmë me nji ndamje të dytë e të njinjishme (gja e re). Rusët1) e kanë ba që me kohë: shembull ky se e vjetra shembet. Edhe ne do ta bajmë».

Ky shkrim të prek për thellësinë e mprehtësinë e mendimeve, për formimin e parakohshëm, për horizontin dbe talentin. Ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur shprehej kështu, e kërkonte, në emër të brezit të ri që po vinte, ndryshime në themel të shoqërisë shqiptare. Në këtë shkrim del besimi që ai ka në realizimin e këtyre idealeve të mëdha.

«Vetëm të rijtë mund ta organizojnë një shoqëri të re shqiptare — shkruan Qemali në artikullin «Qëllimi ynë — thomi të rinjtë, pse tue mos pasun lidbje me të slhkuemen, vetëm ata janë në gjendje me i shikue çështjet me syun e kohës sonë. Thomi të rijtë pse vetëm ata janë në gjendje me i shti në punë energjitë e tyne të reja për nji pu-nim sistematik, pse janë të zhveshun prej mbetu-rinave të kohëve të kalueme».


1) Është Ijala për revolucionin e Tetorit 1917. Pra, Qemali shpreh hapur dëshirën për një revolucion socialist.

Megjithëse ishte shumë i ri, këto mendime e radhisin Qemalin me brezin e shkrimtarëve perparimtarë të viteve 30. Ai, si nga idetë, ashtu dhe nga trajtat që mori letërsia asokohe, ishte i afërt me,ta. Kështu, në këto vite, Qemali, në shembullin e Migjenit e të të vëllait, Veliut, që shkruante me pseudonimin Platonicus; lavroi llojet e vogla të prozës tregimtare si skicën, portretin etj. Me një gjuhë figurative, shpesh alegorike, në mënyrë konçize, në këto shkrime goditeshin shfaqje negative të jetës sihoqërore. Qemali botoi disa nga ato, duke ngritur probleme shoqërore, si nevojën për të luftuar kundër fanatizmit e robërimit të gruas shqiptare, demaskoi bestytnitë e sharlatanizmat e klerit etj.

Për Qemalin mund 'të thoshim se është më tepër poet se sa prozator. Këtë e tregon, në radhë të parë, fakti se krijimet e tij më të pjekura artistikisht janë vjershat. Po dhe prozat e tij. nga mënyra se si janë shkruar, nga nota poetike që i përshkon, nga gjuha figurative e lakonike, mund t'i quanim me të drejtë proza poetike.

Vjersha e parë që njohim nga Qemali është «Kënga e kumbanores». Duke vënë në qendër të vjershës figurën e një plaku të munduar nga vuejtjet e uria, ai zbulon para lexuesit kontrastin e for-të shoqëror të kohës; ndërsa një grusht njerëzish «thurin andrime rreth kumbonës», «mejton ai fëmijtë që bukë pa pra kërkojnë». Kuadri poetik i kësaj vjershe është një copë e gjallë e jetës shkodrane në vitet e rënda të regjimit feudoborgjez e të obskurantizmit fetar.

«. . . nalt horizonte ngadhnjyese na presin». Ky është laitmotivi i vjershës -«Shokut të prangave», të cilën Qemali ia kushton Vasil Shantos. Ai i këndon luftëtarit të revolucion.it, shokut të iuftës së përbashkët kundër «fëlliqësinës agallare». Vargjet i përshkon një patos i zjarrtë revolucionar; që e ka burimin. te urrejtja ndaj botës së vjetër dhe në besimin për jetën e re, që do të lindë përmes luftës.

Krijimi më i mirë i Qemalit dhe një nga vjershat më të bukura të poezisë sonë revolucionarë është, padyshim, vjersha «Hijes së tim vlla». Megjithëse e shkruar në një çast të rëndë, në të nuk ndjehet fryma elegjiake. Poeti nuk vajton. për fatkeqësinë që i ka rënë, po himnizon figurën e të vëllait revolucionar. Me një patos të vetëvetishëm ai evokon, nga pozitat e një poeti qytetar, çastet kryesore të jetës së Veliut e, njëkohësisht, veprimtarinë e tyre të përbashkët revolucionare. Duke shkruar këto vargje për Veliun, ai i drejtohet jo aq vëllait. sa shokut të ideve. Sepse të dy vëllezërit ki-shin marrë me kohë rrugën e luftës, të dy e kishin urryer e dënuar këtë «shekull të ndytë që ka shkëlqim gënjeshtar. . .», të dy nuk ua kishin vënë veshin atyre që thoshin «lodhja e juaj asht e kotë». Ata kishin ecur përpara me guxim, të vendosur në rrugën e tyre. Por një ditë, papritur, ai ndjeu se Veliu u shkëput nga radhët, vdekja i rrëmbeu shokun dhe vëllanë. Këtë ngjarje ai e konsideroi si rënien e një luftëtari në betejë e sipër dhe zëvendësimin e tij nga një shok i ri. Në këto çaste të vështira. ai nuk u ligështua, po, duke shtrënguar më fort flamurin ndër duar, u betua solemnisht:



Flamurin

që n'zi të bukës me lot qendisi nana

e qe t'pashë unë se vajtove

mos druej, pa krah ai kurrë s'do lë jesi,

bri timit pror kryenaltë ka me value.


Këtë betim Qemali e mbajti, sepse tre vjet më vonë, i radhitur në gardën e dyqind komunistëve të parë. i prirë nga flamuri i Partisë Komuniste, ai u vu në krye të luftës së rinisë dhe ra heroikisht në fushën e nderit.

Duke dhënë frymën e fundit në luftë të paepur me armiqtë e popullit, ai linte pas emrin dhe veprën e një heroi e bashkë me to dhe këngët e hoveve të tij të para. Këto këngë, të mbledlhura me dashuri e respekt të thellë, po ia paraqesim rishtas lexuesit, duke i bërë tek-tuk ndonjë ndryshim drejtshkrimor.

Nuk ka dyshim se trashëgimi letrar i Qemalit. ashtu si jeta dhe lufta e tij do të mbeten gjithnjë burim frymëzimi për brezat e ri të lexuesve, një shembull i shkëlqyer i shkollarit të pjekur e plot dijeni që edhe në punët e shkollës derdhte mendimet e mëdha revolucionare.


Nasho Jorgaqi


HIJES SË TIM VLLA

U linde

n'at vit të tymosun,

në dhimbje, kur njerzia

mes vetes si bishë ish kacafytë.

U rrite,

mjerimesh i brumosun.

N'fëmini ty prore1) uria

të mësoi kët shekull t'ndytë

m'e urrejt' e m'e dënue.

Kxenar,

që shkëlqimi gënjeshtar

i kësaj bote t'shkrryeme2)

ndër balta monedhore,3)

s'mundi

mbas vetes me t'fhjekë zvarrë,

Vlla, kur syte i kthyeme

ndaj të rejat llogore,

premtuem bashkë na me luftue.





1) orë e çast,

2) fëlliqur

3) nga monedhë, pare



Atëherë,

të dy na ecëm nëpër botë,

kudo tue pa mjerime

që zemrën peshë na e çojshin.

Na thanë:

«Lodhja juej, djelm, asht e kotë,

pse nuk shkoni ndër gëzime?»

E rrugën tonë m'e premun dojshin,

ata që n'pupla jetën kanë kalue.

Vazhduem.

Shkrepat e vrazhdë tu' kapërcye.

për me arrijtë dikur n'fitore.

Por, ah, se rruga, shok, të lodhi!

Kujtuem

se n'vrull të ri jetën me msye

do t'mujshim dorë për dore,

por, ah, se frymën vdekja të vodhi

e luftën s'mundëm bashkë m'e vazhdue. ..

I vetëm

do t'kthehem rishtas n'ato ana

ku lufta që, heu, s'mbarove

n'shkambinj të rrebta presin.

Flamurin,

që n'zi të bukës me lot qendisi nana

e që t'pash' unë se vajtove,

mos druej, pa krah ai kurrë s'do t'jesi,

bri timit pror kryenaltë ika me value.


Qemali këtë vjershë ia kushtoi vëllait të madh, Veliut. Veli Stafa lindi në Elbasan më 1915. Kreu Liceun, degën klasike në Shkodër. Studjoi për mjekësi në Itali (Bolonja) ku u diplomua më 1938. Vdiq në moshën 24-vjeçare, në një nga sanatoriumet e Parisit, më 18 mars 1939.

Veli Stala u muar aktivisht me letërsi, duke botuar nën pseudonimin Platonicus. Fryma dhe idetë përparimtare që përshkojnë veprat e tij, në poezi e në prozë, e radhisin atë në brezin e shkrimtarëve të rinj të viteve tridhjetë.

Vjersha u shkrua më 1939, kur Qemali ishte në burg i dënuar nga regjimi i Zogut. Në gjallje të autorit ajo nuk u botua asnjëherë. Për herë të parë pa dritën e botimit më 1945, në përmbledhjen përkujtirhore «Qemal Stafa* (Botime të gazetës «Bashkimi»).

Vini re se si në këtë vjershë Qemali i këndon të vëllait jo nga pozitat e njeriut të afërm të familjes, po në radhë të parë si shok të një ideali e të një llogoreje lufte. Poeti nënvizon idealet shoqërore, urrejtjen për regiimin shtypës e grabitqar. Si një betim ushtojnë vargjet ku Qemali i premton vëllait, shokut të luftës, se ai do të jetë vazhdimisht luftëtar i idealeve që patën nisur:


«Flamurin

që n'zi të bukës me lot qëndisi nana ... Mos druej,

pa krah ai kurrë s'do t'jesi.»

Si e jep poeti dashurinë e vëllait dhe të tijën për njerëzit e varfër e të shfrytëzuar?

Ç'kuptim kanë vargjet:

«Lo"dhja juej, djelm, asht e kotë,

pse nuk shkoni ndër gëzime?*



SHOKUT TË PRANGAVE



Lindun në prakun e nji bote të ngujueme

nga epshi i monedhës përherë e pangime

rritun n'gjiun e nji shoqnie të frymëzueme

dëshirash të ulta zemrash të ngrime,

Filiza të njomë që n'etje t'agimit vesën e freskët

t'drejtësisë ngushlluese

kërkuem për birt e shtypun t'mjerimit,

grushtin e ri pranga ngasbëruese

pranë grushtit tim ta lidhi n'zinxhirë,

por afshin e zemrës, at kangë djaloshare

q'ushqejti idenë që botës lavire

n'turij me i përplasë flliqsinë agallare.1)

nuk mujti me shuem n'ankime që vdesin

pse nalt horizonte ngadhnjyese na presin.

Mbi shkambin e gjallë të jetës s'thepisun

varfërinë lakuriqe ta ndriti mjerimi

buzë bregores, vegimtar, i molisun

nga gjumi të zgjojti i vuejtjes ulurimi.

Përgjumshëm vëzhgove t'artat fushore,

që lodhja e punës me mund shenjtërojti,

sodite ti djersën që n'heshtje vapullore2)

mbi ballin e bujkut prej shekujsh. pikojti.

Shkrepat e tuej njëherë i harrove thërime,3)

po zemrën.

brengash të vjetra që vazhdueshëm durove

Flliqsia që ngjalli kaq psherëtime





1) fëlliqësinë e jetës feudale të kohës

2) nga vapë, vapa e verës

3) e pakuptueshme në dorëshkrim



Në procesin e gjyqit famëkeq të Tiranës kundër komunistëve shqiptarë (1939) Qemali qëndroi i lidhur në pranga bashkë me Vasil Shanton. Ky fakt i frymëzoi poetit vjershën «Shokut të prangave», që nuk na ka arritur e plotë.

Vasil Shanto (1913-1944), kandidat i KQ të PKSH, Hero i Popullit, ishte një nga shokët më të dashur të Qemalit. Kjo poezi u botua për herë të parë në gazetën «Zëri i rinisë» më 5 maj 1962.

Në këtë vjershë plot mendime të fuqishme, poeti zbulon jo vetëm idealet e mëdha revolucionare të komunistit Vasil Shanto, po edhe respektin e tij të thellë për njerëzit e thjeshtë të punës, për ato që djersiten dhe vuajnë.




KANGA E KUMBANARES



N'mëngjezet e ftohta, kur acaria

ngrin ujt' e çatisë,

i mbledhun, i krrusun del nga shtëpia

i bir' i urisë.


I randë e i lodhun nga nata e kalueme,

me gjumë i pangimë,

drejtohet kah kisha e re e ndërtueme

plaku i thimë.


Derën e hekurt shtyn me ngadalë,

ku e presin litaret,1)

që tinguj t'argjanta të dalun valë-valë

përhapin mbi varret.


Por landa kumzore2) peshon pa mëshirë

mbi krahët e plakut,

litari i randë e hudhë pa vështirë

përpjetë varfanjakun.


Zorrët e barkut i dalin nga zori,

që frymën i merr,

at frymë që tinguj prej vjetësh nxori

e vuejti në terr.


N'sa djersët e ngrohta mbi ball' i pikojnë,

n”qytetin e heshtun përhapen tingllime,

mejton ai fmijtë që bukë pa pra kërkojnë

kur njerzia rreth kumbonës thur andrrime.



1) litarët e kambanave

2) lënda kumbuese

Vjershë e frymëzuar nga jeta e qytetit të Shkodres, ku Qemali kaloi fëmininë e rininë e tij të parë. Qemali i ri aso kohe kishte shoqëri me heroin e ardhshëm të popullit Ndoc Mazi (1916-1944), i jati i të cilit shërbente si kumbanar kishe. Jeta e tij e vështirë e nxiti Qemalin të shkruajë këtë vjershë.

U botua për herë të parë në 1945 në përmbledhjen përkujtimore -«Qemal Stafa».

Me sa dashuri e dhembje është dhënë në këto vargje portreti i njeriut të varfër të munduar e të lodlrur nga jeta. Qemali vë në dukje varfërinë e vegjëlisë qytetare, kushtet e rënda jetësore dhe shfrytëzimin e egër të klasave të pasura.

 

 


E VJETRA SHEMBET, KOHËT PO NDRYSHOJNË; NJË JETË E RE PO LULËZON GËRMADHASH



Fjalë të arta, fjalë plot kuptim! Tash sa vjet duelën rrjedhshëm prej pendës së nji idealisti të madh. Shilerit, shpirti i të cilit, i etshëm për gjana të reja, ndër të cilat vendin ma të parë e ze liria e popujve, lëshonte za kushtrimi në shkretinën e thatë të idealizmit të asaj bote të vjetërueme ku rronte.

Shileri e kishte kuptue të vjetrën.

Edhe na e kemi kuptue.

E vjetra asht çdo gja që kohnat e kalueme na kanë lanë. Sistemi shoqnuer, arti i dikurshëm, feja. dasia midis popujve, janë të tilla. Njeriu vetvëtiu i prirun nga përparimi, i sheh të metat e kohënave të kalueme dhe dëshiron t'i ndreqë. Këndej shpikjet e reja të çuditshme në çdo lamë të kulturës.

Dëshirën e rrënimit të së vjetrës e ka dishmue ku e kur ka pasë: francezi me Revolucionin e madh të Francës, Galileu me ligjin e tij, Lindbergu në udhëtimin prej Amerike në Francë; rusi me ndryshimin e sistemit shoqnuer... (borgjezë, hapni veshët mirë!)

Tash të vërejmë imtësisht e mirë të gjitha sendet e vjetra.

Sistemi shoqnuer i sotshëm, asht ai i sa mij vjetëve, i ndryshuem disa pika, por aq pak, sa që nuk bie në sy.

Bota aslhtë e ndame në kontinente, këto në shtete, shtetet në qytete e krahina, derisa mbrijmë ke njeriu e ke idetë e tij. Pasunia, që asht pika e mbështetjes së të gjitha veprimeve, asht damë keq (hapi sytë sa të duesha, kapitalist!).

Njeni nga ne fca miljarda, n'sa tjetri nuk ka a&nji dysh. Disa.kanë toka të gjana për mbjellje, n'sa t'afërmit e tyne nuk kanë as bufcë (bukë, them, të hanë!).

Thonë që asht zhdukë skllavnia. Jo. nuk asht zhdukë, por. ka marrë nji trajtë tjetër, atë të ndihmës. Në vend të kamxhikut të drejtuesit të robve asht penda e bankierit; në vend të kasher agait asht polici që regjistron gratë publike, viktimë të vorfnisë dhe të padrejtësisë së shoqnisë.

Nuk flas për shpatat e jeniçerëve të zavendësueme. me karrigen elektrike.

Të gjitha këto i kemi trashëgim prej kohëve të kalueme, pse e kanë burimin në ndamjen e pasunisë.

T'ishte pasunia e ndame me drejtësi, barabar, e të punojshin të gjithë njerëzit e botës për nji qëllim, sa e ndryshme do t'ishte jeta! Statistikat zyrtare diftojnë haptas se gjaksinat ma të tmerrshme, vjedhjet ma të mëdha, kanë pasë shkak vobekësinë.

Prej -këndej shohim se asht gja e domosdoshme të ndryshojmë ndamjen e sotme të pasunisë (gja e vjetër) e ta zavendësojmë me nji ndamje të drejtë e të njinjishme (gja e re.) Rusët e kane ba që me kohë: shembull ky se e vjetra shembet.

Edhe ne do ta bajmë.

Të shofim fenë, opiumin e popujve.

Në kohnat e vjetra populli nuk i kuptonte këshillat e drejtuesve të tij. Për me e ba arabin të lahej e t'i paguente taksa Kalifit, ishte nevoja e nji Muhamedi që t'i predikonte popullit injarant se asht (ekziston) nji zot që i çon në xhedmem ata që nuk lahen, që nuk bajnë gjimnastikë, e nuk lajnë rregullisht taksat. Deri këtu asht mirë. Por të shohim këto të tjerat.

Nën maskën e këtyne rregullave sa e sa poshtërsina u banë! Sa e sa herë turma e popullit, e qorrueme prej drejtuesve të fesë së saj, u bante robnues i nji tirani: «Jepni Çezarit ç'asht e Çezarit e Zotit ç'asht e Zotit».

Sa bukur e diftojnë këto fjalë qëllimin e fesë! Ku ka nji kishë, aty ka nji mbret.

Shekulli XX po e shkatërron të vjetrën. Në vend të saj shton shkollat laike, të majtuna prej shtetit. plotëson biblioteka, lavron shkencat (anmiket ma të mëdha të fesë: ku je. Galilej, para turrës së druve?) Shndërron kishat e xhamit në muzeume antiklerikale.

Të vijmë ke arti.

Arti i deritanishëm, që veç trajtës së bukur nuk ka tjetër cilësi, nuk i përmbush nevojat tona. Ç'më duhet mue nji poezi e bukur në trajtë, por e vorfën në ide? Nji pikturë me copa të bukura,

por pa ide?

Poezia e sotshme nuk ka aq bukuri të trajtës, sa t'idesë. Mos kërko në kuadrot moderne gra të bukura, skema idilike, shenjtorë të rrethuem me ngjyra të gjalla, mundimin e nji hamalli kur ngre nji arkë të madhe mbush me. . . shishe sharnpanje.

Edhe na shqiptarët do ta rrënojmë të vjetrën. Mbi të do të ngrehim madhënisht flamurin e kuq të vllaznimit, të kulturës e të pasunisë1).

Kemi besim në vetvete, prandaj gëzojmë.

Asht zemra e nji të riu pesëmbëdhjetvjeçar që ju flet.

Shkodër, më 19 qershuer 1935.

1) në vështrimin: të begatisë


Është një nga hartimet e Qemalit, shkruar më 1935, kur ishte nxënës i klasës së pestë në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.

Tema e hartimit u nxuar nga dy vargje të dravnës «Vilhelm Teli» të Frederik Shilerit, të përkthyer nga Skënder Luarasi që aso kohe jepte lëndën e letërsisë në klasën e Qemalit.

Hartimi u lexua në klasë dhe bëri jehonë ndërmjet nxënësve të gjimnazit. Nxënësi 15-vjeçar u thirr në drejtorinë e shkollës dhe iu tërhoq vërejtja.

U botua për herë të parë në gazetën «Rinia», 15 maj 1949.

Në këtë hartim të shkurtër Qemali zbulon pjekurinë e tij të parakohshme si revolucionar komunist. Ai zbulon urrejtjen e madhe për regjimin, shtetin, klasat shtypëse dhe dëshirën e tij më të madhe për ta shembur këtë godinë të kalbur. Hartimi tregon se sa i përparuar në mendime ishte heroi dhe poeti ynë, se sa mirë kishte përvetësuar ai dijet shkollore dhe se si ishte në gjendje t'i përdorte ato. për interesat e popullit dhe të revolucionit.




QORTIMET E VJESHTËS




E shihja çdo mëngjes, kur shkoja në shkollë.

Gjithmonë në të njajtën skutë, e njajta fytyrë zeshkane, e mbulueme me lesh të gjatë, që lëshonte ngandonjëherë vezullime t'argjandta.

Vuejtjet ma tepër se koha, kishin lanë në faqet e tij të vrazhda gjurmë të thella, të shumta.

Kujdeset e përditshme, të zakonshme, të vazhdueshme, kishin përftue1) fije të shpeshta të bardha në flokët e pakrehun.

Në verë shiste pemë. Në dimën gështeja të pjekme.

Të gjithë fëmijët e lagjes e njihshin. Kur shkojshin në shkollë, u ndalshin ke skuta e ngushtë për me ble gështeja.

Nganjiherë ndonji kalama i thoshte diçka në vesh. Atë ditë nana nuk i kishte dhanë të hodha.

Burri tundte kryet e lodhun prej mendimeve.

Dhe vente buzën në gaz.

Fëmija mbushte xhepin, me gështenja dhe u largua i gëzuem.

Dhe gështejëpjekësi drejtonte shpinën e kërrusur prej lodhjeve kondet2) për gëzimin që shkaktonte.

Kur afrohej vera, atij i binte nji hije nijerimi.

I vinte keq që u largojshin blesat e tij të vegjël.

Paret e humbuna?

Jo!

Ai copën e mjerë të bukës dhe të djathit për vete dhe për fëmijët (se kishte dy fëmijë të bukur, të bukur si pranvera) e fitonte edhe tue u shitë të mëdhenjve pemë.


1) krijuar

2) i kënaqur

Por diçka ndiente metë, kur nuk shihte buzëqeshjet e kalamajve, që shkojshin me u mbyllë në muret e rrebta të shkollës, kur nuk digjonte zanet e gëzueshme të tyne.

Ai i shikonte ato fytyra engjëllore, ai digjonte ato zane të argjendta dhe i përfytyrohej këhaqësi kujtimesh të ngahershme që zgjohen papritmas, zane të dashuna i flitshin me ambëlsi në mëshehtësinë e shpirtit të tij të mbyllun.

Fëmijët diftojshin shumë sende për atë.

Kishte pasë dikur nji fëmijë, nji kërthi të njomë dashunie, që me zanet e veta të gëzueshme binte lumtuni në shtëpinë e gështejëpjekësit (pse kishte pasë edhe ai nji shtëpi).

Nji ditë engjëlli kishte lanë babën dihe nanën.

Nji jehonë vaji kishte përshkue qetësinë e shtëpisë së vorfën.

Prandvera e artë që shkimet1) e pakohë..:

Rreze e mekët drite që davaritet në mjerim...

Ledhatime të pafajshme dashnie, që këputen rreptësisht. . .

Mbas disa ditësh grumbulli i njerëzve që kishte marrë kërthinin, kishte kthye.. .

Kishte marrë me vete edhe nanën e smutë.

Mizori e pangopshme e gjaksore dhambëqitun!

Ma vonë nji grumbull tjetër njerëzish me armë dhe me rrobe të njillojta, kishte qitë nga shtëpia, me pak rraqe mbas krahi, burrin e mjeruem.

Ai kishte mbetë i vetëm, tmerrisht i vetëm, me dy fëmijët e ligë dhe me mjerimin e vet.

Atëherë kishte fillue me pjekë gështeja.

Nji ditë, kur po merrje gështejat e zakonshme, vërejta diçka që më çuditi.

Gështejëpjekësi kishte mbulue gjoksin e vet leshatak me nji rrobe të vjetrueme.

Ishte të ftohët, të ftohët kërcëllues nandori.

Ishte mëngjes, mëngjes i rrebtë.

Binte borë e bardhë virgjënore, që flokë-flokë lëshonte mjerimin mbi kolibet e unjëta, dhe gëzim mbi pallatet e ndritstaie. . .

Ishte dimën.

Kur më dha gështejat, burri u kollit. Fytyra i mori nji ngjyrë të zjarrtë. Për nji çast vrulli u ul dhe përnjiherë njeriu u zverdh. . Shikoi dy fëmijët që po andrrojshin qetësisht mbi dërrasat e vjetrueme të arkave të prishuna.

Dhe psherëtimi.

Unë kuptova.

Binte borë. Ishte të ftohtë.

Mbas asaj dite ai u kollit shpesh. Zhurma e vrullshme e sëmundjes grise e ndaloi shpesh herë prej punës.

Burri vërente trishtueshëm fëmijët dhe vente dorën në gjoks. Nji ditë nuk e pashë ma.

Fëmijët, që blejshin gështeja u mjeruen.


1) mbaron, shuhet


Nji mbramje vjeshte këthejshe në shtëpi.

Erë e rreptë e furishme frynte nga veriu.

Binte shi, shi i ngritë. Tetori që shtin dridhjet në zemër.

Nën nji strehë gjysmë të shkatërrueme, strukë në pallton e vjetër.

Pashë nji burrë të këputun.


Kryet e thimë i mbështetej mbi gjoksin e ngushtë. Në kocat e prehnit të tij pushojshin dy krena të vegjël.

U afrova.

Gështejëpjekësi me dy kërthijtë!

Flejshin tue u dridhë.

Desha të flas.

Por nji ndijese e çudishme më urdhënoi mos me e prishë atë qetësi mjerimi.

Dhe unë u largova i poshtënuem. kur vërejta rrobet e mija të ngrohta.

U largova me nji premtim dhe nji dënim në zemrën time.

Dënova shoqninë njerëzore, premtova....

Ishte mbramje vjeshte. Binte shi. Frynte erë.


Është një nga hartimet e Qemalit, shkruar në formë skice letrare në tetor të vitit 1936, kur ishte nxënës i klasës së gjashtë në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.

Qemali e dërgoi për botim në revistën përparimtare të. Korçës «Bota e re», ku u botua në nurnrin e shkurtit të vitit 1937.

Edhe te kjo prozë shkruar në një hartim shkollor, Qemali zbulon dashurinë dhe respektin e tij të thellë për njerëzit e varfër e të vuajtur. Këtë njeri të mbytur nga hallet dhe skamja, Qëmali e jep me bujarine dhe pastërtinë shpirtërore që ka ai.


NËNSHTYPJE KALTËRSIE


Mbi valët kryeneçe që lëkundin si fëmijë barka rrëshqet ledhatuese.

Zhurma monotone e makinave të fuqishme shënon ritmin e shpejtë të kohës që kalon.

Dielli i korrikut, i egër, i zjarrtë, i jep shkëlqime kristalime shkumës bardhoshe që shfren deri në zemrim.

Mbështetun mbi parmakët e pastër, nji detar i nximë më buzëqesh. miqësisht.

I afrohem. E përshëndes.

Dora e tij e gjanë dhe e mësueme me tërhjekë pesha të randa, shtrëngon. timen që ka humbë gjurmët e fuqisë.

E pyes.

Mbi fatin e pasigurt të jetës së tij të mundishme.

M'u përgjegj.

Me za t'ulët, por energjik. Me fjalë të thjeshta, por që mbyllin. nji botë.

E do detin e madh.

E dashunon si fëmija nanën në vjetët e para.

Si fshatari tokën jetëdhanëse.

E njeh detin.

Më tregon vargje të pambarim që trondisin.

Më përshkruen episode të shumta mundi dhe djerse.. .

Nganjiherë fytyra e tij masive errësohet për nji çast.

Asht kujtimi i ndonji shoku të vjetër, humbun në dallgat pa fund të detit të pangopun.

Por prapë sqarohet. Buzëqeshja klasike ndrit përsëri fytyrën e tij të çelun.

Dhe vazhdon gjithnji të tregojë vuejtjet e gjata që e kanë shtypë dhe e shtypin; mundjet1) e panumërta që i tregojnë fatin e jetës.

Mustaqet e thime varen qetësisht dhe dridhen nganjiherë.

Avullorja rrëshqet e qetë dhe madhështore.

Detari plak flet. . .

Duhet të largohem nga ai. Buzëqeshja e tij më thëthit. -

E dëgjoj me kureshtje, me dashuni.

Por jo me mëshirë.

Ai nuk kërkon mëshirë. Porsa dallon nji gjurmë të lehtë keqardhjeje mbi fytyrën time, qesh dhe këndon me za.

Përmes gojës së tij më flasin mijëra burra, që bajnë të njajtën jetë. Nëpër buzët e tij më qeshin dhe më këndojnë mijëra fytyra, që errësohen nga të njajtat kujtime.

Qenie të përvuejta, që punoni pa pushue në nji fushë që bota e kujton të gëzueshme. Burra të fuqishëm që keni trajtue me mund musklat e ngrehuna. Nuk keni nevojë për mëshirët e plagët e njerëzve gjumashë.

Nuk njiheni.

Punoni në heshtje, kur të tjerët pushojnë.

Vetëm ngandonjëherë nota e gëzuejshme e nji fizarmonike të motshme bie një tingull hareje në jetën tuej të zymtë.

Bashkë me kujtimin vegimtar të dy syve të zes, që ndritte si deti i gjanë nën qiellin.e korrikut, si ai deti mbi të cilin ju pushoni natë e ditë.


Skicë letrare, shkruar kur Qemali ishte nxënës në gjimnazin e Tiranës. E botoi në gazetën «Shtypi», 5 shtator 1937.

Në këtë skicë letrare vemë re respektin e thellë të Qemal Stafës për njerëzit e punës. Ashtu si dhe në krijimet e tjera dhe këtu del para nesh bukuria shpirterore e njeriut punëtor, të fortë, që e urren mëshirën. Kuptohet që të tillë njerëz qenë ata që i përforconin Qemalit forcën e papërmbajtur të popullit.




SHEGERTI I VOGËL


Asht mëngjes.

Para derës së nji shtëpie përdhecke, i ulun mbi një gur, rri mendueshëm. nji çun i vogël.

Trupi i tij i mpitë të difton çiltas se asht nja dymbëdhjetë vjeç. Ka të veshme disa rrobe të vjetra, të arnueme aty-këtu, por me kujdes e të pastra.

Ja mbulojnë kambët nji palë opinga të kuqe, prej gcxme. Fytyra e tij e shqetësueme shfaq se i ka ndodhë nji fatkeqsi asaj zemre ende të njomë.

Ka mbështetë kryet në dy grushtat e tij të vegjël dhe bërrylat në kupat e gjujve dhe rrin nj'ashtu i zhytun në mendime të thella.

Ças në ças ngre kryet e, si i zgjuem prej ndonji gjumi të randë, i drejton dy syt' e tij të zez kah dera e shtëpisë përdhecke. ..

Në nji shej kohe ai ngrihet e, si të ketë vendosë ndonji send, fillon me ecë.

Rrugës shikon andej e këndej ndër dyqane, mendon e prapë vijon rrugën...

Ka kalue nji copë rrugë, kur ndalohet përpara nji dyqani, hedh nji shikim brenda dhe hyn.

Djaloshi përshkohet1) nëpër dy rreshta thasësh. arkash e teneqesh dhe, tue shikue gjithë ato kosha me pemë, ato mure të nxime të thuesh prej vjetërsisë dhe pluhunit, ato sergjia2) gati të shkatërrueme, i vete syni ke nji burrë i gjatë, me disa rrobe të ndyeta, me do mustaqe të gjata, e me nji fytyrë zeshkane e në krye nji qeleshe të zezë jo të vjetër, po të ndyet, me nji gjoks të gjanë që e mbulon nji këmishë e murme; prej brezit i varet nji mafrën3) e madhe e kuq-mbyllë e plot njolla, që mbështetet plotësisht përmbi pantallonat.e rrudhun. Asht ky Alush aga: nji burrë nja pesëdhetë vjeç e i zoti i dyqanit. Çunit të vogël, tue u gjetë para ktij njeriu, zemra i ndrydhet e nji përqethje e mprehtë ia përshkon shtatin, pse shokët e tij i kanë thanë që Alush aga asht njeri i egër dhe nuk i merr me të mirë djelt e vegjël. Por çuni i vogël, tue lanë në njanën anë këto mendime, i uron Aluslh agës mirëmëngjesin.

Ai, pa i përgjigjë urimit, me nji farë përbuzje e pyet se ç'don.

Due. . . kishje me dashë. . .

Ç'ka? — i thotë Alush aga tue e përkulë shtatin paksa. përmbi çunin.

Kishe me dashtë me u vendue shegert me zotninë tande — përgjegjet çuni i vogël me nderim.

Alush aga drejtohet, rrudh vetllat e tij të trasha e mendon. ..

Mbas një grime. tue e shikue ç'prej majës së kresë deri në fund të kambëve, e tue tundë kryet ia nisi me folë:

A kishe me i ba punët e dugajës1) ashtu si të due unë?

Si urdhënon, deri ku të mundem kam me ba çmos që me i krye mirë.



1) përshkon. kalon

2) rafte

3) shami

1) dyqanit


Mirë, pra, po e bajmë provën sot. Kam me të dhanë për të parën ditë 2 lekë, mbasandaj ta shohim. Si të duket?

Çuni i vogël pranon, e mbasi hjekë xhaketën, fillon me punue. . .

S'pari merr fshesën dhe fshin dyqanin, mbasandaj me nji pecë ia nisë me shpluhumue sergjitë e sendet e tjera, dhe kështu njanën mbas tjetrës i kryen punët e dyqanit ma së miri.

Alush aga, t'i porositmen nji pune, menjiherë i thotë me ba këtë tjetrën. Për gabimin ma të vogël ai e qorton me fjalët ma t'ashpra, me shamjet ma të pabajtshme.

Por shegerti i vogël i kryen urdhnat e i ban te shamet e mjeshtrit të vet, pa ba vër më gojë.

Alush aga vetë çuditet për këtë djalë që punon me kaq zell dhe i ban fjalët e tij ç'mos kurr nji tjetër.

Ai sheh n'atë qenie të vogël diçka të jashtëzakonshme, që e cilson dhe e ban me mendue thellë për të.



Kshtu kaloi dita, nji ditë në të cilën dyqani i Alush agës mori nji pamje tjetër: gjithçka ishte në rregull, e pastër.

Ndërkaq dielli dalëkadalë po prendonte për me i lëshue vendin natës, që porsi ndonji zonjë e randë po vinte prej lindjes...

Qielli kishte marrë nji ngjyrë të purpurt dhe u dukte porsi nji kupë e artë...

Në qytet u shihte një lëvizje e madhe: Lëvizja e zakonshme që qyteti ka në mbramje.

Nj'atje vonë, kur Alush agës iu mbush mendja se nuk kishte ç'me i urdhnue ma çunit të vogël, e thirri e tue e shikue në sy, i dha dy lekët e premtuem e i tha të shkonte.

Çuni, si përshëndeti me nderim mjeshtrin. e vet. u vesh, duel prej dyqanit. e me hapa të shpejtë u drejtue kah rruga ku u gjindte shtëpia përdhecke. . .

Ecte shpejt e pa i vue vesh kujt. Për te' kot u Ikundshin" shregllat,1) kot kndojshin vashat me zanin e tyne t'ambël. Ai kishte veç nji mendim: shtëpinë përdhecke. Ecte e ecte, u dukte i vetëm, por

mbrapa e kishte Alush agën, që i çuditun prej prumit të tij. i ishte vue mbrapa dhe e ndiqte hap mbas hapi.

Mbrrijti, kapi dorzën. e derës, e shtyni lehtë dhe në majë të gishtavet iu afrue nji shtrati t'unjët, shikoi me vemendje dhe tue i afrue buzët e veta të njoma, i mbështeti përmbi fytyrën e thatë e të vdekshme qi u gjendte aty.

Mandej nxori dy lekët prej xhepit, i vuni në dorën e ligësht të grues së smuet, dhe i tha:

Qe nanë, qe fryti i mundit të parë që unë derdha për ty. ..


Është një nga hartimet e Qemalit, bërë si detyrë shtëpie kur ishte nxënës i klasës së pestë të gjimnazit shtetëror të Shkodrës (1935).

1) kolovajzat, lëkundset


Kemi të bëjmë me një tregimth me subjekt, që dëshmon për talentin e hershëm letrar të Qemalit nxënës.

Në këtë prozë del përpara nesh shfrytëzimi dhe shtypja kapitaliste që ushtrohej në vendin tonë gjatë viteve të rendit feudo-borgjez. Në qendër të tregimit është portreti i shegertit të vogël, që qysh fare i njomë shtypet e grabitet nga klasa e Alush agës. Qëmali shpreh qartë tiparet e larta të njeriut të thjeshtë dhe në kontrast me të, fytyrën shtazarake të tregtarit.



BREZE FRËNGJIJASH1




Nji fytyrë e verdhë midis katër muresh të zeza: nji shpirt i munduem, në nji terr humnereje.

Krrusun mbi tryezën e palatueme, grushtat në tamtha, ai fluturon në mbretnitë e arta të kujtimit.

E kaluemja, ajo kohë e lirë e gëzueshme, merr në kujtesën e tij njimijë trajta të ndryshme: prej largësisë zbukurohet, përkryet, le mënjanë të metat, grimcat e vogla e të pakuptim.



Barka e fildishtë e kujtimeve të tij lundron mbi një liqen të qetë, liqen gëzimesh e hareje.

Rrethue prej familjes, midis zanesh t'argjandta gzimi të fëmijëve, ai ledhatonte kaçurrelat e arta, puthte mollzat e trandafilta, jepte këshilla të vlefshme, rrinte në krye të tryezës:

Atë i lumtun!

Shoqnue prej miqsh, midis zhurmës së kafes, qesh prej shakave të ndonjenit, bisedon për çashtjet shoqnore, pranon, kundërshton:

Shok i dashtun!

Shetit, kcen, nget pa mendime, ulet, pushon ndër fusha të blerta, lëmon barin e porsa . mungulluem:

Pranverë. I LIRË!

Jeton.

Jeton përsëri atë kohë të ndritun prej sa e sa dritash të shkëlqyeshme: janë drita lirie: . . dita lumnie fantastike. . .

.. . Kur kujtimi i tij merr hovin ma të madh kah koha e kalueme, nji tingull metalik, i bollë, i shtyem përshkon qetësinë e ftohtë që e rrethon.

Dera e vogël e hekurit u çel.

Nji dorë e zezë le prej nji vrime nji copë bukë të zezë dhe nji kupë ujë.

Njeriu trandet2 . Shikon përreth: heshtje varri.

Në vend të kaçurrelave t'arta të fëmijve të vet, ai kishte rrathët e ndryshkuna të prangave të randa.

Nji fytyrë e verdhë në mes katër muresh të yeza dridhet.

Nji shpirt i munduem në nji terr humnereje gandohet3.

Dritsorja e vogël, përshkue prej hekurash, lëshon nji dritë të mekun: I BURGOSUN.

-----------------------

Me pjekuri të madhe Qemali zbulon në këtë shkrim faktin se koha e Zogut, rendi feudo-borgjez mbyste çdo liri shoqërore, për fjalën a veprimin më të vogël përparimtar, njerëzit ndryheshin në burgje. Autori zbulon botën shpirtë-rore të këtij të burgosuri në qelitë e errëta.



SKAMJE

Mbi rrugën e drejtë që çon në fshat, ata udhëtojnë ngadalë.

Ai, i hypun mbi kalë.

Ajo, prapa tij, ecën në kambë.

Në dorë ka opingat e kuqe që vlejnë për ditët e pazarit. Pse qyteti nuk pranon njerëz të zbathun. ..

Me hap të shpejtë ajo mundohet të ndjeki eejen e shkathët të kalit të burrit të saj.

Nganjiherë, nën djegien e egër të diellit fusharak ajo shikon fytyrën e dashun të të shoqit, të zotit. Mustaqet e zeza nuk e kanë humbun aspak dredhjen kryeneçe të vjetëve djaloshare. Fytyra e dashtun i ruen gjithnjë vijat e squeta të kohës së parë martesore.

Ajo shkon nëpër mend vjetët e kalueme bashkë me atë.

Sa ngjarje! Sa vuejtje!

Po gëzimet?

Mundohet të kujtojë ato rastet e vogla, dasmat e rralla në të cilat kërcente bashkë me shoqet kur ishte e re.

Një dridhje ia përshkon zemrën. . .

Sa të pakta. ..

Por ato ditët e rralla vlejshin për atë sa një botë. Pse atëherë dy sy të tjerë, dy sy të zez e vërejshin midis të tjerëve.

Ajo e ndjente veten të lumtun kur mund t'u përgjegjej.

Ma vonë. ai e mori. Shtëpia e re iu duk e madhe në krahasim me të sajën.

Filloi një jetë.tjetër, një jetë të përulur, mbushë me sakrifica.

Kështu jetoi sa vjet!

Me gishtat e dorës anundohet t'i numërojë.

Sa vështirë!

Kambët e shkathëta të kalit ngrejnë një re pluhuri mbi rrugën e drejtë.

Ajo mpron sytë me dorën e vrazhdë.

Dielli fusharak djeg pa mëshirë natyrën e flejtuan.



TË DY ...

Vepra lodhëse e kohës u ka kërrusun shpinat e mësueme me bajtë peshën e vjetëve.

Lotët e derdhun me çurga u kanë sgavrue') gropat e syve të mësuem me qa.

Vuejtjet e pësueme u kanë shenjuem rrudha të shumta, të shpeshta..

Tërhekin me vete barrën e randë të qenieve të tyne të veshkuna.

Ecin ngadalë, tue matun hapat.

Dritat e bulevardit shkëlqejnë si shpresat e arta të djalërisë së tyne të kalueme.

Të dy vërejnë me kureshtje boitën e huej, që u lëviz përqark.

Sa e ndryshme asht prej botës që ata jetuen!

Të bashkuem prej shkopit të lëmuet, shikojnë me frikë gëzimin e njerëzve që u shkojnë pranë.

Lodhun nga rruga e gjatë e plot pluhun ndalen në cepin e trotuarit.

Aty mund të vërejnë të tjerët me qetësi. . . pa u bezdisë.

Të ulun mbi gurin e ftohtë, i kapin dorën njeni-tjetrit si përkëdhelje.


Dhe qeshin.

Rrudhat e fytyrave thellohen.

Ç'dritë e artë i ka depërtue dy zemrat e lodhuna?

Ndoshta kujtimi i çastit të pangurtë kur, të frikshëm dhe dyshues. banë për të parën herë premtimet e ambla. . .

Ndoshta kujtimi i lodhjeve të shumta, i vërejtjeve të shpeshta, që u kushtoi jeta ...

Nuk e di.

Ata qeshin.

Dritat e ndritshme të rrugës shkëlqejnë si shpresat djaloshare.



Në këtë skicë vemë re dashurinë e Qemalit për njerëzit e thjeshtë e të varfër të kërrusur nga hallet dhe pesha e viteve. Pleqëria e tyre është e rëndë. Ata kujtojnë rininë e tyre kur ishin të fortë dhe përballonin diçka.




SHKRONJAT «SHPËTIMTARE»

Në nji skaj të harruem të Pazarit, nji dyqan gjysmë i shkatërruem. Para tij ishte ulur këmbëkryq mbi arkë, nji trup i kërrusun. Mjekrra e parregullt difton se asht hoxha i lagjes sime.


1) nga zgavër; thelluar


Çdo të enjte gjendet aty.

Katundarët e mirë, që kanë halle, e rrethojnë me nderim.

Me za të unjët, monoton i diftojnë dhembjet e ndryshme që u ka dhurue «Zoti».

Hoxha tund kryet: çon mbi vetullat e trasha qeieshen e ndytë. Me ftohtësi ngjyen pendën. me bojë të zezë.

Dalëngadalë rreshton shkronjat «e mrekullueshme».

Asnjeri nuk e kupton. Jo, gabova. Veç fuqisë së errët, që e mëshehun në ndonjë skaj të botës «mbinjerzore», «drejton» fatin e tyne të durueshëm.



Atyne mjafton. t'u dëgjohet urdhni i heshtun.

E shkronjat «e shenjta kanë shërue» varrët jetike të fisit.

I marrin rripat e gjatë të letrës «së mrekullueshme». I palosin me kujdes në trajtë trekandëshi. Me adhurim i venë në kutinë e duhanit.

Pranë shishes së hollë të bojës së zezë lanë ndonji pare.

Pse fuqia e errët «e gjithëpushtetshme» kërkon të drejtën e vet.

Grumbulli i katundarëve (bashkë me disa qytetarë) madhohet. Pëshpëritjet shumësohen.

Hoxha shkruen.. .


korrik 1937


Në këtë skicë demaskohet roli reaksionar i fesë dhe klërikëve që gënjenin popullin e varfër e të pashkollë dhe u zhvatnin edhe ato pare të pakta që kishin.




VJESHTUKËT



Rruga që çon në shkollë ka fituem përsëri gjallërinë e ditëve mësimore.

Por këtë herë jo prej nxanësve të zakonshëm, por prej atyne ma karakteristikë: të riprovuemit në vjeshtë.

Me hap pak si ngurrues, ato dhe ata. drejtohen kah shkolla. Asht dita e gjyqit. Duhet me paguem hesapet e nandë muejve tallëse dhe gazi.. .

Atje, në shkollë, që tash merr ngjyra vorrezore1) presin profesorët: disa me buzëqeshje, disa me ngrehje triumfuese. Natyrisht kanë të drejtë. Vetëm ata e dinë se ç'kanë hequn prej vjeshtukëve2') dhe vjeshtukeve.


1) prej vorrit, të rënda

2) nxënësit e mbetur me provim në vjeshtë.

Qe, bisedojnë me za t'ulët me njani-tjetrin. me njana-tjetrën.

Nën sqetull kanë librat.

Disa qeshin. Disa janë të murrtë.

Të gjithë kanë diçka për të diftuem.

E nën kërcëriimin e frazave gramatikore dhe

ekuacioneve algjebrike ata dhe ato shprehin frikat e tyne: me pesë minuta humbet ose fitohet nji vit.

Ora asht tetë. N'ë oborrin e gjanë para shkollës. mblidhen të gjithë. Mbi derën e brendshme shpalljet e daktilografueme lajmërojnë provimet e ditës.

Vjeshtuikët dhe vjeshtuket afrohen.

Tufa-tufa bisedojnë me gjallëni.

Por për nji çast zanet heshtin.

Në derën e madhe duket një profesor.

Pa i vuern në rregull (pse vjeshtukët dhe vjeshtuket nuk njohin rregull) i çon ndër rendet përgjegjëse ku gjenden komisionet provuese.

Me kokë t'ulët nxanësit hyjnë. Tashti asnji nuk qesh. Të giithë janë të thelluem në kujdesin e frikshëm të temës së provimit.

Ata dhe ato, që gjatë vitit ishin aq të gëzueshëm! .. .

Në këtë skicë me një ngjyrë të lehtë humori, Qemali kri-tikon nxënësit përtacë e jo seriozë që mbeten në vjeshtë dhe humbin një vit fort të vlefshëm.




NANË


Nanë! Ma e ambla, ma e dashtuna, ma e mira fjalë që del prej zemre, ma e para që kemi nxanun, fjala që e kemi shqyptue mun ndër çastet ma të vështira të jetës e ndër gëzimet tona ma të mëdha.

Nanë! të gjithëve kjo fjalë u paraqet një fytyrë të ambël e të gzueshme, atë të nanës sonë që na ka falun jetën, që na ka dashtë e kuptuem edhe kur ishim në djep e nuk - dishim me folun; qysh atëherë për atë ishim gjaja ma e mirë, krijesa ma e bukur që u gjindte në botë.

U rritëm afër saj, pak ka pak nxuem prej saj me i njohtun sendet, me u dhanun atyne nji emën e me dashtun njerëzit.

Nana na mësoi me thanun ATDHE, e me e dashtun me gjithë zemër...

Shkodër, 1 tetor 1934


Është një nga hartimet e para të Qemalit, shkruar në klasën e katërt kur ishte nxënës në gjimnazin shtetëror të Shkodrës. E botoi në revistën e fëmijëve «Vatra e rinisë».

Edhe në këto pak radhë të kësaj skice duket me ç'kuptim të lartë shoqëror e patriotik e nderon Qemali nënën.


QËLLIMI YNË

Në të gjitha vendet e botës, në kohna kalimi prej nji gjenclje shoqnore në nji tjetër, prej nji shkalle kulturale në nji tjetër, prej nji sistemi ekononik në një tjetër, rinia ka luejtun nji rol shumë te randësishëm në drejtimin (për sa i ka përkitë) e popullit kah jeta e re e dishrueme, i ka dhanë kështu nji ndihmë me të vërtetë të madhe evolucionit, që gjithmonë ban rrugën e vet.

Shembuj historia na jep mjaft.

Mjafton me përmendë studentat heroikë të revolucionit të Francës, që me punën e tyne kontribuen shumë në të trajtuemit e ndërgjegjes kolektive, në të organizuemit e mënyrave të reja të jetës.

Edhe na të «Shkëndisë», atë do të mundohemi të bajmë. Pjestarë të nji breznie qi prej errësine don me dalë në Dritë, na do mundohemi me Shkëndinë tonë të vogël me dhanë ndihmën e kërkueme prej studentave në Veprën e madhe të naltësimit menduer dhe landuer të Kombit tonë.

Jemi të birtë e popullit. Si të tillë i kemi përditë parasysh nevojët e tij, të metat e tij, gjendjen kulturale të tij. Për këtë arsye nuk mund të diftohemi të huej përpara problemeve jetësore të tij.

Në shtyllat e revistës sonë modeste do të mundohemi me e lodhë edhe na menden tonë mbi këto probleme. E dimë se shumëkushi ka me vue buzën në gaz me ironi kur të këndojë këto radhë, por na jemi të sigurtë se ai ka me u pendue menjiherë kur të shfletojë krejt revistën tonë. Në faqet e reja të revistës sonë të re kemi me u mundue me paraqitë sa ma të qartë, në të tanë formën e vet, në të tanë sinqeritetin, ai asht karakteristikë, e tij, mendimin e studentit rreth problemeve tona.

Jemi të rij. Prandaj na mendojmë se vetëm të rijtë mund të krijojnë një shoqni të re shqiptare. Kjo nuk na ndalon që pleqve t'u kemi detyrë nderimin e flokëve të argjandta. Na mendojmë se të vjetrit kanë nevojë për pushim.

Vetëm të rijtë mund t'organizojnë nji shoqni të re shqiptare. Thomi të rijtë, pse, tue mos pasun lidhje me të shkuemen; vetëm ata janë në gjendje me i shikue çashtjet me syun e kohës sonë. Thomi të rijtë, pse vetëm ata janë në gjendje me i shti në punë energjitë e tyne të reja për nji punim sistematik, pse janë të zhveshun prej mbeturinave të kohëve të kalueme.

Në pikëpamje kulturale na kemi me u mendue me i ba fletët e revistës sonë nji elter1) të vërtetë të ditunisë, ku nuk nderohet tjetër veçse ditunia. ku nuk adhurohet tjetër veçse kultura.

Në letërsi revista jonë ka me u mundue me paraqitë forma sa ma të reja e sa ma të bukura, me të cilat muncl të mveshet nji mendim i drejtë dhe i naltë. Në «Shkëndinë» kanë me u botue, përveç përkthimeve të pastra, edhe pjesë origjinale, prodhim i fantazisë së re, por të disiplinueme të studentit, tue qenë gjithmonë në përkim2) me realitetin e jetës shqiptare. Zotësitë e reja letrare kanë me iu paraqitë publikut të madh me vargjet e shdërvjellta të shkrimtarëve të rij studentë, vargje që i bijnë aromën e shenjtë të rinisë, prodhimin e zjarrtë të nji brezi që e ndien mirëfilli përgjegjësinë qi ka përballë gjeneracioneve3) të ardhshme.

Kritika kemi me pasun mjaft. Prej tyne nuk trembemi. Kemi me qenë gati me dhanë shpjegime për çdo shkrim të botuem në revistën tonë. Kritikat e drejta dhe objektive kemi me i pritun me gjithë zemër pse janë shejë se shkrimet tona këndohen seriozisht. Të tjerave nuk kemi me u dhanë as randësinë ma të vogël, pse janë shenjë e nji ka-rakteri të ulët, që kah s'mundet me veprue vetë, mundohet me gjuejtë n'ujë të turbull.

Punën e kemi fillue. A kemi me ia dalë? «Shkëndija», nji revistë e re, organ i ri i një grupi të ri, ka me vazhdue punën e vet me gjithë pengimet qi ka me ndeshë.

Asht detyrë e ytja, lexues fisnik, me e përkrahë.

Maj 1936



Në vitin 1936 shoqëria «Besa shqiptare» e nxënësve të Gjimnazit të Shkodrës vendosi të botojë revistën «Shkëndija». Qemali mori pjesë aktivisht në përgatitjen e lëndës së revistës, ai e pagëzoi atë, hartoi planin e numrit të parë, shkroi skicën «Rreze frengjijash» dhe kryeartikullin «Qëllimi ynë».

Siç dihet, revista nuk doli.

Në këtë shkrim që do të vlente si artikull prezantues për revistën «Shkëndija» del shumë e qartë pjekuria e Qemalit i cili edhe pse në moshë shumë të re kupton rolin e madh që duhet të luajë rinia në jetë e në përparimin shoqëror. Shkrimi ve në dukje vetëdijen e lartë të Qemalit, si e kuptonte ai detyrën e nji reviste ndaj popullit.


1) altar

2) pajtim

3) brezavet




PORTRETI I SKËNDERBEUT



Çdo epokë historike e trajtueme nga kushtet ekonomike e shoqnore që e kanë parakalue e që jetojnë bashkarisht me te, shkakton lindjen e një vargu të gjatë fenomenesh, të cilat n'anë tjetër ushtrojnë një veprim ngadalësues ose shpejtues mbi zhvillimin historik.

Po t'i marrim njerëzit e mëdhenj, si pjellë e kushtevet shoqnore-ekonomike dhe historike e arsyetimi ma fillestar na jep me e kuptuem - do të shohim se ata janë të lindun në nji rreth të caktuem, kanë pasë nji trajtim, i cili ka lehtësue veprimtarinë e tyne. Ata, njerëzit e mëdhenj të lindun në kushtet historike-shoqnore të dhanuna, kanë qenë shprehja ma mishnuese e aspiratave të rrethit shoqnor në të cilin kanë lindë dhe kanë ushtruem nji forcë mbi zhvillimin e ngjarjeve.

Prandaj, njerëzit e mëdhenj, që në realitet nuk janë aq të mëdhej, duhen studjue si gjithë fenomenet e tjera historike, politike e shoqnore, domethanë shbiruem rrethin ku kanë lindë, atmosferën që ka mbështjellë trajtimin e karakterit të tyne, vendin ku kanë zhvillue të gjithë aktivitetin për të cilin ata cilësohen si të mëdhenj.

I studjuem nën kët prizëm, si na paraqitet Skënderbeu?

Dikush do të mejtojë se fytyra e këtij burri do të pësojë një humbje, pse e ulun në shkallën e njerëzve të zakomhëm.

Kjo nuk asht aspak e arsyeshme.

Randësinë e nji njeriu, vlerën e një vetje historike nuk e përban fakti se ata nuk u ngjajnë njerëzve të tjerë, por pikërisht në këtë qëndron pika e zjarrtë e lartësimit të tyne; ata qenë njerëz që patën gëzime e idhnime, fatkeqësi dhe lumtuni, si të gjithë të vdekshmit.

Përndryshe do të arrijshin një nji divinizëm1) që, në vend që t'u shtonte vleftën, do t'i bante qesharakë si zotat e mitologjisë greke.

Të gjithë jetëshkruesit janë të nji mejtimi mbi cilësinë kryesore të Skënderbeut: ishte nji pris ushtrie i zoti. Legjenda pastaj na e zbukuron edhe ma tepër kur thotë se kishte le me shejë. . . Edukata që mori në oborrin e Sulltanit, luftat e vazhdueshme që bani kundra turqve, na provojnë këtë mejtim. Zotsia strategjike e Skënderbeut përbahej nga tri cilësi kryesore: njohja e thellë e ushtrisë dhe e mje-teve luftarake otomane, njohja e tokës dhe e psikologjisë së luftarit shqiptar, zotësia e organizimit.

Skënderbeu e njihte mirë ushtrinë otomane, pse që në fëmini kishte marrë pjesë në ushtrimet luftarake të ushtarëve, që n'atë kohë i shtijshin tmerrin botës evropiane. Kështu nga një kombinim dialektik që na ve me mejtue, vetë Perandoria e madhe osmane edukon nji princ të madh që dikur do të bahet armë kundër saj. Me shpresë se do të mundte me e shfrytëzuem në dobi të vet, pregatit një vegël kundra vetëvetes...

Prandaj Skënderbeu, tue njohë vlerën e ushtarëve osmanlli, organizimin e kuadrove të ushtrisë perandorake, dhe gjendjen e përpiktë të armatimit të tyne, mujti me i drejtue mësymjet e tij në më-nyrë që mungesën e luftarëve të tij e zëvendësonte me përqëndrimin e fuqisë në drejtim të pikës ma të dobët të armikut, gja që e njihte ma së miri. Skënderbeu ishte nji princ i lindun në malet e Shqipnisë. Kjo s'kishte nji kuptim të zbrazët për të: kjo donte të thotë njohjen e vendit pllambë për pllambë.

E me të vërtetë Skënderbeu, bir i ndershëm i maleve të kësaj Shqipnie të vorfun, e njihte vendin e tij, pse Skënderbeu nuk ishte mbyllë në pallate maharaxhahash, por kishte jetuem. në mes të popullit, në mes të fshatarëve të mirë e punëtor të kësaj Shqipnie tonë të dashun... Kështu, toka shqiptare nuk ishte për të vetëm nji fushë për me zgjanuem pasunitë, por ishte toka ku kishte lindë, ku kishin jetuem dhe ku kishin vdekë të parët e tij.


1) hyjnizim

Edhe e donte kët tokë, e dashunonte me gjithë zemër, me zjarrin dashnues të nji djaloshit tetëmbëdhjetëvjeçar. Para se me durue dhunimin e vorreve të të parëve të vet, para, se me pranue përuljen, ai pranonte me ba fli qetësinë e tij vetjake, atë të popullit të tij.

Mbas nji princit të tillë që ka jetuem dhe ka vuejtë me popullin e vet, kush nuk shkon me vdekë!?

Pse populli, kjo masë e çuditshme. e zonja për mrekullitë dhe ballalleket ma të mëdha, vetëm në një vend asht i pagabueshëm: ai i njeh ata qi e gënjejnë, i gjykon dhe i dënon. Don me gjithë shpirt edhe vdes për ata që punojnë pa dallavere, në të mirën e tij.

Pika e tretë asht zotsia e organizimit. Asht e pamohueshme se potenciali luftarak i nji pakice të organizueme, d.m.th. e inkuadrueme në rregull, e dishiplinueme dhe e bindun, asht shumë ma e naltë se një turmë e madhe dhe e shkatërrueme.

E Skënderbeu e kish kuptue këtë të vërtetë: prandaj ai zgjidhte kuadrot jo tue u nis nga parimi i stërgjyshisë, por tue vërejtë trimninë. ushtrimin dhe zotsinë e drejtimit. Pse Skënderbeu zgjidhte oficerat vetë e pse nuk donte që t'ishin të vlefshëm vetëm për me ba paradë.

Nji anë gjer më sot e pagjurmueme mirë nga jetëshkruesit asht zotsia diplomatike e Skënderbeut. Jemi mësuem me e kufizuem admirimin tonë vetëm tek Skënderbeu luftar, të gjitha cilësitë e tjera kanë qenë të mbizotnueme nga kjo cilësi kryesore.

Por Skënderbeu si diplomat paraqet një interesim shumë të madh. Përveç disa sqarimeve mbi zotsinë e inteligjencën e vet, Skënderbeu na jep holësi të mjafta edhe për kuptimin e pozitës politike të Shqipnisë së asaj kohe.

Kemi pamë anët kryesore të Skënderbeut, të Skënderbeut historik, të kapedanit trim që na pëlqen ta parafytyrojmë me trup të madh, shpatulla katrore e me mjekërr të gjatë.

Por Skënderbeu njeri? Skënderbeu fëmi, djalosh, dashunues, babë fëmijësh.

Këtë e lanë në heshtje jetëshkruesit egoistë të zatetun kryesisht nga dëshira të na paraqesin luftarin. Janë për t'u studjuem çastet e idhnimit, të dëshpërimit, të fatkeqësive.

Një njeri që të gjithë jetën e kalon në luftë të përgjakshme a nuk andrroi ndonjëherë me u gjetë pranë të vetëve e me shijuem në një natë dimni ledhatimet e Gjonit të tij të vogël, ngrohtësinë e vatrës familjare, ngushëllimin e fjalëve të ambla.

A por ky njeri, i reshun ndër lufta, nuk pati ndonjë çast ligështie kur pau bashkëpunuesit ma të mirë që e tradhëtuen, shokët e tij ma trima që ranë në luftë.

Kush i ka studjuem lotët e heshtun që ka derdhun Skënderbeu trim, larg fushës së betejës, kur mejtonte fatkeqësinë e vendit të tij. Pse Skënderbeu mejtonte çdo ditë me zemër, për të ardhmen e vendit të vet.

Po të zbulojshin ndonji epistolat të tijin, do t'ë na vlente për me njohë anën njerëzore të heroit tonë.

E do ta dojshim ma ahumë Skënderbeun, nga zotsitë e tij, nga trimnia e rrallë, nga bujaria e zemrës; nga roli historik që ka -luejtë mbi fatin e Kombit tonë ka mbetë edhe asht një simbol.

Simboli i mundimeve të kom'bit tonë, simbol i aspiratave të nji populli martir që vuejti gjatë shekujsh.

Maj 1939




I vetmi artikull me karakter studimor që na ka arritur nga Qemali. E shkroi në verën e vitit 1939,

U botua për herë të parë në gazetën «Zëri i rinisë^ në 5 maj 1962.

Qemali e sheh çdo epokë historike nga kushtet ekonomike e shoqërore që e karakterizojnë atë. Edhe personalitetet e një populli i shikon si përfaqsues të klasave dhe botëkuptimeve të një epoke. Në këtë mënyrë, Qemali është ndër të parët që ka shfaqur një interpretim materialist dhe klasor për figurën e Skënderbeut, për rolin e tij përparimtar, për vendin që ze ai në historinë e popullit tonë.

Qemali synon me këtë shkrim që edhe historia jonë, ndryshe nga ç'trajtohej në shkollat e atëhershme, ta analizojë Skënderbeun si një njeri të thjeshtë, të zakonshëm si gjithë të tjerët, ta pastrojë atë nga hyjnizimet dhe legjenrlat, Pra, Qemali kërkon një histori materialiste.





SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLORË

TIRANË, 1875


1 Frëngji — dritare të vogla me hekura, pa xhame

2 tronditet

3 lendohet

Vëreni në këtë skicë të shkurtër se me sa dashuri e pëi'-shkruan Qemali fshatai'in tonë të vuajtur dhe nevojtar. Ai zbulon kontrastin e madh midis fshatit dhe qytetit.