Shqip

Ne jemi mirënjohës

www.enver-hoxha.net

V. I. Lenin

 

Tri Burimet dhe Tri Pjeset Perberese te Marksizmit

1913

  Prosveshenie Nr. 3, mars 1913; nënshkruar: V. I.
Burimi: V. I. Lenin. Vepra Të Zgjedhura, Ne Tri Vëllime. Tiranë, «8 Nëntori», 1977. Vellimi I, fg. 36-41.

 

Në mbarë botën e qytetëruar doktrina e Marksit ngjall armiqësinë dhe urrejtjen më të madhe të të gjithë shkencës iborgjeze (dhe zyrtare, dhe liberale), e cila e shikon marksizmin si një farë «sekti të dëmshëm». Dhe as që mund të pritet një qëndrim tjetër, sepse në një shoqëri të ndërtuar mbi luftën e klasave nuk mund të ketë shkencë shoqërore «të paanshme». Në një mënyrë ose në një tjetkr, por e g jithë shkenca zyrtare dhe liberale mbron skllavërinë e punës me mëditje, kurse .marksizmi i ka shpallur një luftë të pamëshirshme kësaj skilavërie. Të presësh një shkenoë të paanshme në shoqërinë e skllavërisë së punës me mëditje është një naivitet po aq i marrë, sa edhe të presësh që fabrikantët të jenë të paanshëm kur vjen puna për të vendosur nëse duhet shtuar paga e punëtorëve, duke pakësuar fitimet e kapitalit.

Po kjo nuk mjafton. Historia e filozofisë dhe historia e shkencës shoqërore na tregojnë në mënyrën më të qartë se marksizmi nuk i ngjan aspak «sektarizmit» në kuptimin e ndonjë doktrine të mbyllur, të ngurtë, të lindur jashtë rrugës kryesore të zhvillimit të qytetërimit botëror. Përkundrazi, gjithë gjenialiteti i Marksit është pikërisht se ai u dha përgjegje problemeve, të cilat i kishte shtruar me kohë mendimi përparimtar i njerëzimit. Doktrina e tij lindi si vazhdim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i doktrinës së përfaqësuesve më të mëdhenj të filozofisë, të ekonomisë politike dhe të socializmit.

Doktrina e Marksit është e gjithfuqishme, sepse është e drejtë. Ajo është e plotë dhe e harmonishme dhe u jep njerëzve një botëkuptim të plotë, i cili nuk mund të pajtohet me asnjë bestytni, me asnjë reaksion, me asnjë mbrojtje të zgjedhës borgjeze. Ajo është trashëgimtarja e ligjshme e të gjitha gjërave më të mira që ka krijuar njerëzimi gjatë shekullit XIX: e filozofisë gjermane, e ekonomisë politike angleze, socializmit francez.

Ne do të ndalemi shkurtimisht pikërisht mbi këto tri bu-' rime dhe njëkohësisht pjesë përbërëse të marksizmit.

I

Filozofia e marksiznut është materializmi. Gjatë gjithë historisë moderne të Evropës, dhe sidomos në fund të shekullit XVIII, në Francë, ku u zhvillua beteja vendimtare kundër çdo. vjetërsie mesjetare, kundër ,buikrobërise në institucionet dhe në idetë, materializmi u tregua si e vetmja filozoli konsekuente, besnike ndaj të gjitha mësimeve të shkencave të natyrës, armike e bestytnive, e fanatizmit fetar etj. Për këtë arësye armiqtë e demokracisë janë munduar me të gjitha forcat ta «hedhin poshtë», ta minojnë, të shpifin kundër materializmit dhe kanë mbrojtur fonmat e ndryshme të idealizmit filozofik, i cili gjithmonë, në një mënyrë ose në një tjetër, mbron ose përkrah fenë.

Marksi dhe Engelsi e kanë mbrojtur me vendosmërinë më të madhe materializmin filozofik dhe kanë shpjeguar më shumë se një .herë se çdo shmangje nga kjo bazë është thellësisht e gabuar. Në mënyrën më të qartë dhe të hollësishme pikëpamjet e tyre janë parashtruar në veprat e Engelsit: «Ludvig Fojerbahu» dhe «Anti-Dyring», të cilat — ashtu si «Manifesti komunist» — janë libra të domosoloshëm për çdo punëtor të ndërgjegjshëm.

Po Marksi nuk u ndal në materializmin e shekullit XVIII, por e çoi përpara filozofinë. Ai e pasuroi atë me fitoret e filozofisë klasike gjermane, sidomos të sistemit të Hegelit, i cili, nga ana e vet, çoi në materializmin e Fojerbahut. Kryesorja në vargun e këtyre fitoreve është dialektika, d.m.th. teoria e zhvillimit në trajtën e saj më të plotë, më të thellë dhe më të lirë nga njëanësia, teoria mbi relativitetin e dijes njerëzore, që na jep një pasqyrim të materies në zhvillim të vazhdueshëm. Zbulimet më të fun.dit të shkencave të natyrës — radiumi. elektronet, shndërrimi i elementeve — e vërtetuan më miri materializmin dialektik të Marksit në kundërshtim me teoritë e filozofëre borgjezë që janë kthyer «përsëri» në idealizmin. e vjetër dhe të kalbur.

Duke e thelluar dhe duke e zhvilluar materializmin filozofik, Marksi e çoi atë deri në fund, e shtriu njohjen e tij të natyrës mbi njohjen e shoqërisë njerëzore. Materializmi historik i Marksit ka qenë një nga fitoret më të mëdha të mendimit shkencor. Vendin e kaosit dhe të arbitraritetit, që kishin sunduar deri atëherë në pikëpamjet mbi historinë dhe politikën, e zuri një teori shkencore çuditërisht .e plotë dhe e harmonishme, e cila tregon se si nga një formë e jetës shoqërore, si pasojë e rritjes së forcave prodhuese, zhvillohet një formë tjetër, më e lartë, — si, për shembull, nga bujkrobëria lind kapitalizmi.

Po ashtu sikundër njohja e njeriut pasqyron natyrën që ekziston pavarësisht prej tij, d.m.th. materien në zhvillim, ashtu edhe njohja shoqërore e njeriut (d.m.th. pikëpamjet dhe teoritë e ndryshme filozofike, fetare, politike etj.) pasqyron rendin ekonomik të shoqërisë: Institucionet politike janë një superstrukturë mbi bazën ekonoMike. Ne e shohim, për shembull, se si format e ndryshme politike të shteteve të sotme evropiane shërbejnë për ta forcuar sundimin e borgjezisë mbi proletariatin.

Filozofia e Marksit është materializmi filozofik i përsosur, i cili i dha njerëzimit, dhe sidomos klasës punëtore, një armë të fuqishme të njohjes.

 

II

Pasi konstatoi se rendi ekonomik është baza mbi të cilën ngrihet superstruktura politike, .Marksi vëmendjen më të. madhe ja kushtoi studimit te këtij rendi ekonomik. Vepra kryesore e Marksit — «Kapitali» — i kushtohet studimit të rendit ekonomik të shoqërisë së kohës së tij, d.m.th. të shoqërisë kapitaliste.

Ekonomia politike klasike para Marksit lindi në Angli — në vendin kapitalist më të zhvilluar. Adam Smithi dhe David Rikardoja, duke studjuar rendin ekonomik, hodhën themelet e teorisë, sipas së cilës vlera lind nga puna. Marksi e vazhdoi veprën e tyre. Ai e argumentoi këtë teori në mënyrë rigoroze dhe e zhvilloi në mënyrë konsekuente. Ai tregoi se vlera e çdo malli përcaktohet nga sasia e kohës së punës shoqërisht të domosdoshme, që harxhohet për prodhimin e këtij malli. Aty ku ekonomistët borgjezë shihnin marrëdhënje midis sendesh (këmbim i një malli me një mall tjetër), aty Marksi zbuloi marrëdhënje midis njerëzve. Këmbimi i mallrave shpreh lidhjen ckë ekziston midis prodhuesve të veçantë nëpërmjet tregut. Paratë tregojnë se kjo lidhje bëhet gjithnjë më e ngushtë, duke lbashkuar në mënyrë të pazgjidhshme gjithë jetën ekonomike të..prodhuesve të veçantë në një të tërë të vetme. Kapitali është zhvillimi i mëtejshëm i kësaj lidhjeje: fuqia punëtore e njeriut bëhet mall. Punëtori me mëditje ja shet fuqinë e vet punëtore pronarit të tokës, të fabrikave, të veglave të punës. Një pjesë të ditës punës punëtori e përdor për të përballuar shpenzimet e nevojshme për të mbajtur veten dhe familjen e vet (paga), dhe pjesën tjetër të ditës punëtori punon falas, duke krijuar mbivlerën për kapitalistin, b-urimin e fitimit, burimin e pasurisë së klasës së kapitalistëve.

Teoria e mbivlerës është guri themeltar i teorisë ekonomike të Marksit.

Kapitali, i krijuar me punën e punëtorit, e shtyp punë torin duke i rrënuar pronarët e vegjël dhe duke krijuar ush trinë e të papunëve. Në industri fitorja ,e prodhimit të mad të bie menjëherë në sy, po edhe në bujqësi ne shohim të njëjtin fenomen: epërsia e bujqëSisë së madhe kapitaliste shtohet, zgjerohet përdorimi i maqinave, ekonomia fshatare bie në kthetrat e kapitalit monetar, bie poshtë e më poshtë dhe rrënohet nën peshën e teknikës së saj të prapambetur. Në bulqësi format e rënjes së :prodhimit të vogël ndryshojnë, por vetë kjo rënje është një fakt i padiskutueshëm.

Duke e mundur prodhimin e vogël, kapitali çon në rritjen e rendimentit të punës dhe në krijimin e pozitës monopoliste të bashkimeve të kapitalistëve më rtë mëdhenj. Vetë prodhimi bëhet gjithnjë më shoqëror, — qindra mijëra dhe miliona punëtorë lidhen në një organizëm .ekonomik të drejtuar me plan, — kurse produktin e punës së përbashkët e përvetëson një grusht kapitalistësh. Shtohen anarkia në prodhim, .krizat, gara e.tërbuar për të siguruar tregje, pasiguria e jetesës së masës, së popuIlsisë.

Duke i bërë punëtorët gjithnjë më të varur nga kapitali, rendi kapitalist krijon fuqinë e madhe të punës së bashkuar. Marksi .e ka ndjekur zhvillimin e kapitalizmit që nga embrionet e para të ekonomisë së mallrave, që nga këmbimi i thjeshtë deri te format e tija më të larta, deri te prodhimi i madh.

Dhe eksperienca e të gjitha vendeve kapitaliste, si të vjetra, ashtu edhe të reja, ua tregon qartë nga viti në vit një numri më të madh punëtorësh saktësinë e kësaj teorie të Marksit.

Kapitalizmi ka fituar në gjithë botën, por kjo fitore është vetëm praku i fitores së punës mbi kapitalin.

 

III

Kur u përmbys bujkrobëria dhe doli në dritë shoqëria «e lirë» kapitaliste, — u duk menjëherë se kjo liri s'ishte veçse një sistem i ri shtypjeje dhe shfrytëzimi të punonjësve. Teori të ndryshme socialiste filluan menjëherë të lindnin si pasqyrim i kësaj shtypjeje dhe si protestë kundër saj. Po socializmi fillestar ishte një socializëm utopist. Ai e kritikonte shoqërinë kapitaliste, e dënonte atë, e mallëkonte, ëndërronte për zhdukjen e saj, thurte ëndrra për një rend më të mirë, mundohej t'i bindte të pasurit se shfrytëzimi ishte irrhoral.

Po socializmi utopik nuk ishte në gjendje të tregonte rrugën e vërtetë të daljes. Ai nuk dinte as të shpjegonte thelbin skIlavërisë me mëditje në kapitalizëm, as të zbulonte ligjet zhvillimit të tij, as të gjente atë forcë shoqërore, e cila mund të bëhet krijuesja e shoqërisë së re.

Ndërkohë revolucionet e stuhishme, që shoqëronin rënjen feudalizmit dhe të bujkrobërisë, kudo në Evropë; dhe sidomos në Francë, tregonin në mënyrë gjithnjë më të qartë se baza e të gjithë zhvillimit dhe forca e tij lëvizëse ishte lufta e klasave.

Asnjë fitore e lirisë politike mbi klasën e bujkrobëruesve nuk u arrit pa hasur në një rezistencë të dëshpëruar. Asnjë vend kapitalist nuk u organizua në baza pak a shumë të lira, demokratike, pa luftë për vdekje midis klasave të ndryshme të shoqërisë kapitaliste.

Gjenialiteti i Marksit është se ai diti më parë se të gjithë të nxirrte nga kjo dhe ta zbatonte në mënyrë konsekuente konkluzionin që na mëson historia botërore. Ky konkluzion është teoria e luftës së klasave.

Njerëzit kanë qenë kurdoherë dhe kurdoherë do të jenë viktima naive të m,ashtrimit dhe të vetëmashtrimit në politikë, derisa të mësohen që prapa frazave, deklaratave dhe premtimeve të ndryshme morale, fetare, politike dhe sociale të shohin interesat e këtyre ose atyre klasave. Përkrahësit e reforrnës dhe të përmirësimeve do të gënjehen gjithmonë nga mbrojtësit e së vjetrës, derisa ta kenë kuptuar se çdo institucion i vjetër, sado barbar dhe i kalbur të duket, mbahet më këmbë nga forcat e këtyre ose atyre klasave sunduese. Dhe për të thyer rezistenoën e këtyre klasave ka vetëm një mjet: të gjenden në vetë atë shoqëri që, na rrethon, të edukohen dhe të organizohen për luftë ato forca, të cilat mund — dhe nga gjendja e tyre shoqërore duhet — të përbëjnë një forcë të aftë t'i vërë fshesën së vjetrës dhe të krijojë të renë.

Vetëm materializmi filozofik i Marksit i tregoi proletariatit rrugën për të dalë n.ga ajo skllavëri shpirtërore, në tëj cilën kanë qenë zhytur deri tani të gjitha klasat e shtypural Vetëm teoria ekonomike e Marksit e ka sqaruar gjendjen e vërtetë të proletariatit në sistemin e përgjithshëm të kapitalizmit.

Në gjithë botën, që nga Amerika deri në Japoni dhe që nga Suedia deri në Afrikën Jugore, organizatat e pavarura të proletariatit po shumëfishohen. Ai po mëson dhe po edukohet, duke zhvilluar luftën e vet klasës, ai po çlirohet nga paragjykimet e shoqërisë borgjeze, ai po bashkohet gjithnjë më shumë dhe po mësohet t'i masë sukseset e veta, ai po i kaht forcat e veta dhe po rritet në mënyrë të papërmbajtshme.

 

 

ALBANIAN

ARABIC

ARMENIAN

AZERBAIJANI

BANGLA

BELARUSIAN

CATALAN

CZECH

CHINESE

DANISH

DUTCH

ESPERANTO

FARSI

FINNISH

 

Lenini

Arkivi shqip