Shqip

Ne jemi mirënjohës

www.enver-hoxha.net

V. I. Lenin 

FATET HISTORIKE TË DOKTRINËS SË KARL MARKSIT

Pravda Nr. 50, 1 mars 1913.

 

Edicioni i parë: Pravda Nr. 50, 1 mars 1913.
Burimi: V. I. Lenin. Vepra Të Zgjedhura, Ne Tri Vëllime. Tiranë, «8 Nëntori», 1977. Vellimi I, fg. 42-45.

 

Kryesorja në doktrinën ,e tviarksit është sqarimi i rolit historik botëror të proletariatit, si krijues i shoqërisë socialiste. A e ka vërtetuar zhvillimi i ngjarjeve në gjithë botën këtë teori, pasi ajo u parashtrua nga Marksi?

Për të parën herë .Marksi doli ime doktrinën e vet në vitin 1844. «Manifesti komunist» i Marksit dhe Engelsit, që u botua në vitin 1848, na jep një parashtrim të plotë dhe sistematik të kësaj doktrine, parashtrim, i cili deri sot vazhdon të jetë më i miri. Që nga kjo kohë historia botërore ndahet qartë në tri periudha kryesore: 1) që nga revolucioni i vitit 1848 deri te Komuna e Parisit (1871); 2) që nga Komuna e Parisit deri te revolucioni rus (1905); 3) që nga revolucioni rus e deri në ditët tona.

Le t'u hedhim një sy fateve të doktrinës së Marksit në secilën nga këto tri periudha.

 

I

Në fillim të periudhës së parë doktrina e Marksit nuk sundon aspak. Ajo nuk është veçse një nga fraksionet ose rrymat jashtëzakonisht të shumta të socializmit. Përkundrazi, sundojnë të tilla forma të socializmit, të cilat, në thelb, janë të afërta me narodnizmin tonë: nuk kuptojnë ,bazkri materialiste të lëvizjes historike, nuk dinë të dallojnë rolin dhe rën.dës.inë e secilës nga klasat .e shoqërisë kapitaliste, mbulojnë thelbin borgjez të transformimeve demokratike me fraza të ndryshme, gjoja-socialiste mbi «popullin», «drejtësinë», «të drejtën» etj.

Revölucioni i vitit 1848 i godit për vdekje të gjitha këto forma plot zhurmë, të larme, bombastike të socializmit paramarksist.

Revolucioni në të gjitha vendet i tregon në veprim e sipër klasat e ndryshme të shoqërisë. Zjarri që hap borgjezia republikane kundër punëtorëve në qershor të vitit 1848 në Paris, npërcakton përfundimisht se vetëm proletariati është socialist. Borgjezia liberale ka frikë nga pavarësia e kësaj klase njëqind herë më shum• se nga çdo reaksion. Liberalizmi frikacak gjunjëzohet përpara tij. Fshatarësia kënaqet me heqjen e mbeturinave të feudalizmit dhe merr anën e rendit, duke u lëkundur vetëm rrallëherë ndërmjet demokracisë punëtore dhe liberalizmit borg jez. Del se të gjitha doktrinat që flasin për një socializëm jo të klasës dhe për një politikë janë veçse fjalë boshe. jo të klasës nuk

Komuna e Parisit (1871) e çon deri në fund këtë të transformirneve borgjeze; republika, d.m.th. forma e organizimit shtetëror, në të cilën .marrëdhënjet e klasës paraqiten në for-' mën më të hapët, ja detyron konsolidimin e vet vetëm heroizmit. të proletariatit.

Në të gjitha vendet e tjera evropiane një zhvillim më i ngatërruar dhe më pak i përsosur çon po në atë shoqëri borgjeze, që tashm:...> është formuar. Nga fundi i periudhës së par&A (1848-1871), periudhë shtërngatash dhe revolucionesh, socia4 lizmi paramarksist vdes. Lindin partitë proletare të pavarura: Internacionalja e parë (1864-1872) dhe socialdemokracia gjermane.

 

II

Periudha e dytë (1872-1904) dallohet nga e para për karakterin e saj «paqësor» dhe për mungesën e revolucioneve. Perëndimi u kishte dhënë fund revolucioneve borgjeze. Lindja end ei nuk ishte pjekur për to. n

Perëndimi hyn në fazën e pregatitjes «paqësore» të epokës transformimeve të ardhshme. Kudo krijohen parti socialiste, proletare në bazën e tyre, të cilat mësojnë ta shfrytëzojnë parlamentarizmin borgjez, të krijojnë shtypin e vet të përditshëm, institucionet e veta kulturale, bashkimet e veta profesionale dhe kooperativat e veta. Doktrina e Marksit korr fitore të plotë dhe përhapet në gjerësi. Ngadalë, por pa u ndalur, vazhdon procesi i seleksionimit dhe i grumbullimit të forcave të proletariatit, procesi i pregatitjes së tij për betejat e ardhshme.

Dialektika e historisë është e tillë, që fitorja teorike e marksizmit i detyron armiqtë e tij të vishen me petkun e marksistëve. Liberalizmi, i kalbur nga ,brenda, mundohet të gjallërohet në trajtën e oportunizmit socialist. P,-niudhën e pregatitjes së forcave për betejat e mëdha ata e interpretojnë në kuptimin se është hequr dorë nga këto beteja. Përmirësimin e gjendjes së skllevërve për të luftuar kundër skllavërisë së punës me mëditje ata ë shpjegojnë në kuptimin se këta skllevër i kanë shitur për pesë grosh të drejtat e tyre për liri. Ata predikojnë plot frikë «paqen sociale» (d.m.th. paqen me skllavërinë), mohimin e luftës. së klasave etj. Ata kanë shumë përkrahës midis parlamentarëve socialistë, midis funksionarëve të ndryshëm të lëvizjes punëtore dhe inteligjencies «simpatizuese».

 

III

Oportunistëts'kishin mbaruar mirë së mburruri «me pacien sociale» dhe me fjalët se shtkrngatat në kushtet e ..demokracis& nuk janë më të domosdoshme, kur doli në shesh .një burim i ri shtërngatash të mëdha botë.rore në Azi. Pas revolucioriit rus shpërthyen revolucioni turk, revolucioni persian, revolucioni kinez. Ne jetojraë tani pikërisht në epokën e këtyre shtërngatave dhe të «jehonës» së tyre në Evropë. Cilido qoftë fati i republikës së madhe kineze, kundër së cilës po mprehin tani dhëmbët hijenat 'e ndryshme «të qytetëruara», s'ka fuqi në botë që bë jetë në gjendje ta rimëkëmbë feudalizmin e vjetër në Azi, ta fshijë nga faqja e dheut demokratizmin heroik të masave popullore në vendet aziatike dhe .gjysmaziatike.

Disa njerëz, që nuk i merrnin parasysh kushtet e pregatitjes dhe të zhvillimit të luftës së masave, duke parë se lufta vendimtare kundër kapitalizmit në Evropë po shtyhej për një kohë të gjatë, kishin rënë në dëshpërim dhe në anarkizëm. Tani ne e shohim se sa dritëshkurtër dhe shpirtvogël është dëshpërimi. anarkist.

Fakti se Azia tetëqindmilionëshe është futur në luitë për të njëjtat ideale evropiane nuk duhet të jebë burim dëshpërimi, por optimizmi.

Revolucionet e Azisë na treguan përsëri mungesën e karakterit dhe poshtërsinë e liberalizmit, rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pavarësia e masave demokratike, ndarjen e prerë të proletariatit nga çdo borgjezi. Ai që pas eksperiencës së Evropës dhe të Azisë flet ende për një politikë jo të klasës dhe për një socializëm jo të klasës, duhet futur në një kafaz për ta treguar bashkë me ndonjë kangur australian.

Pas Azisë filloi të vihej në lëvizje — por jo sipas mënyrës aziatike — edhe Evropa. Periudha «paqësore» e vjetëve 1872- -1904 perëndoi përgjith.monë. Shtrenjtësia e jetesës dhe shtypja trusteve shkaktojnë një acarim të pashoq të luftës ekonomike, cila tundi nga vench edhe punëtorët anglezë, që janë më të korruptuarit nga liberalizmi. Edhe Gjermani, në këtë vend junker borgjez «të fortë si guri», po piqet para syve tanë një krizë ,politike. Anmatimet e tërbuara dhe politika e imperializmit bëjnë që në Evropën e sotme të mbretërojë një «paqe sociale» . tillë, e cila i përngjan më tepër një fuçie me barut. Ndërkohë vazhdojnë pa ndërprerje të shthuren të g jitha partitë borgjeze dhe të piqet proletariati.

Pas lindjes së marksizmit secila nga këto tri epokat e mëdha të historisë botërore i ka sjellë atij prova të reja dhe triuml të reja. Por një triumf edhe rnë. të madh do t'i s'ellë marksi ij zmit, si doktrinë e proletariatit, epoka 'e ardhshm istorike.

 

 

ALBANIAN

ARABIC

ARMENIAN

AZERBAIJANI

BANGLA

BELARUSIAN

CATALAN

CZECH

CHINESE

DANISH

DUTCH

ESPERANTO

FARSI

FINNISH

 

Lenini

Arkivi shqip