Shqipe


 

ENVER HOXHA

Letra
të zgjedhura

 

Letra të zgjedhura , me Autor Enver Hoxha. Instituti i studimeve Marksiste - Leniniste pranë K Q të PPSh. Shtëpia Botuese " 8 nëntori " Tiranë, 1985.

 

Vëllimi 1

PARATHËNIE

Letërkëmbimi i shokut Enver Hoxha është pjesë përbërëse dhe e pandarë e veprimtarisë së dendur e të gjithanshme mbi 40-vjeçare të Udhëheqësit të dashur të Partisë e të popullit tonë. Fondi shumë i pasur i këtij letërkëmbimi ka përbërë përbën një thesar të vyer ku pasqyrohet fryma komunikimit të drejtpërdrejtë me popullin, lufta heroike për transformimin revolucionar të Shqipërisë, për ndërtimin e bazës e të superstrukturës së rendit socialist, për rritjen dhe edukimin e njeriut të ri, për zhvillimin e pandalshëm të fitoreve dhe ruajtjen e tyre nga armiqtë brendshëm e të jashtëm, për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit, të çështjes së revolucionit e të popujve. Ky letërkëmbim është gjithashtu shprehje nga më të qartat e më të plotat e atyre lidhjeve të fuqishme shpirtërore e menclore të udhëheqësit me popullin, me komunistët e kuadrot, e dashurisë, nderimit dhe e respektit reciprok që gjallonin midis popullit dhe shokut Enver, është shprehje e metodës dhe e stilit të shkëlqyer revolucionar të punës së Udhëheqësit tonë të madh e të pavdekshëm.

Enver Hoxha ishte udhëheqës i madh popullor, jetonte me masat dhe masat jetonin me të, i shkruanin për suksese e fitore në punë e në jetë, për raste gëzimesh e hidhërimesh, për vështirësitë e përpjekjet që bënin për kapërcimin e tyre.

«Të marr dhe të lexoj letrat e popullit është për mua diçka pasionante », ka shkruar shoku Enver. Ai i lexonte me vëmendje të jashtëzakonshme letrat që i vinin dhe u kthente menjëherë përgjigje, duke nxjerrë dhe shtruar në to problemet më thelbësore.

Letërkëmbimi i shokut Enver Hoxha me popuilin është një bisedë e ngrohtë dhe e çiltër, që nis që në vitet e luftës e vazhdon deri në ditët e fundit të jetës së Tij. Ky letërkëmbim ka një shtrirje të gjerë. Ai përfshin gjithë Shqipërinë, gjithë shtresat shoqërore të vendit tonë. Kolektiva punonjës, kooperativa bujqësore, fshatra e krahina, institucione të ndryshme shkencore e kulturore, punëtorë, kooperativistë, shokët e vet të punës, intelektualë, të rinj, nëna dëshmorësh e heronjsh, pionierë, kanë shkëmbyer vazhdimisht letra e telegrame me shokun Enver. Nëpërmjet këtij letërkëmbimi firma e dashur «Juaji Enver» hyri në zemrat e njerëzve duke i çuar ato peshë duke lënë atje gjurmë të pashlyeshme.

Ky letërkëmbim u solli njerëzve pranë mendimin largpamës dhe dashurinë e pafund të Partisë, ai u bë pjesë e pandarë e jetës dhe sukseseve të popullit.

Në dy vëllimet e para të serisë së Veprave, domethënë fondi që i përket periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, letërkëmbimi i shokut Enver Hoxha është botuar thuajse i plotë, kurse nga f ondi tepër i gjerë i periudhës së pasçlirimit është botuar në shtypin e përditshëm e periodik, qendror ose lokal vetëm një pjesë e kufizuar e letërkëmbimit.

Një pamje më të plotë të letërkëmbimit të gjerë të shokut Enver Hoxha për periudhën 1945-1985 do të japë botimi i serisë me «Letra të zgjedhura», i cili çelet me këtë vëllim që del në prag të 77-vjetorit të ditëlindjes. Secili nga vëllimet me «Letra të zgjedhura» do të përmbajë dokumente që i takojnë gjithë kësaj periudhe 40-vjeçare duke pasur parasysh që në çdo vëllim të ruhet larmia tematike, shtrirja .shoqërore e gjeografike, gjerësia e problematikës të letërkëmbimit të shokut Enver. N jë pjesë e madhe e letrave dhe e telegrameve që përfshihen në këtë vëllim botohen për herë të parë. Kështu do të veprohet edhe në vëllimet që do ta pasojnë.

Në vëllimet me «Letra të zgjedhura» lexuesi do të rijetojë edhe një herë me historinë e lavdishme të Partisë e të atdheut, që nga vitet e para të çlirimit deri në ditët tona. Atje komunistët. punonjësit, rinia jonë do të gjejnë idetë e mëdha e mësimet e çmuara që udhëhoqën e frymëzuan popullin tonë gjatë epokës së socializmit.

Botimi i «Letrave të zgjedhura» është një mundësi tjetër që u jep Partia komunistëve dhe popullit për të njohur më thellë jetën dhe veprën e pavdekshme të shokut Enver Hoxha, kontributin e paçmuar që dha Ai për ndërtimin e Shqipërisë së re. Ky botim është një tjetër shenjë e dashurisë së thellë për Udhëheqësin e Paharruar të Partisë e të popullit.

 

 

 

Vëllimi 2

Vëllimi që po i jepet në dorë lexuesit, është idyti në serinë me «Letra të zgjedhura» të udhë-heqësit të dashur e të paharruar të Partisë e tëpopullit, shokut Enver Hoxha. Pas vëllimit të parë,që u botua në tetor të vitit 1985, ky vëllim e plo-tëson dhe e zgjeron më tej njohjen e korrespon-dencës së shokut Enver nga komunistët, puno-njësit e rinia e vendit tonë, të cilët do të gjejnëatje mësimet e çmuara dhe idetë e mëdha qëudhëheqin e frymëzojnë popullin g jatë epokës sësocializmit. Zgjedhja e materialeve që përmbanky vëllim; është bërë po me ato kritere si në vëlli-min e parë: ato pasqyrojnë gjerësinë e problemati-kës së letërkëmbimit të shokut Enver, shtrirjenshoqërore e gjeografike, pasqyrojnë veprimtarinëkolosale të. Tij në shërbim të popullit, Partisë eatdheut. Edhe në këtë vëllim ka letra e telegramedrejtuar kolektivave punonjës në fshat e në qytet,veteranëve e pionierëve, prindërve e familjeve tëdëshmorëve, shokëve e bashkëpunëtorëve të vet,njerëzve të shquar për kontributin e tyre për për-parimin e atdheut tonë socialist.

Gjithashtu në këtë vëllim botohet një pjesë e korrespondencës së shokut Enver Hoxha me bashkatdhetarë jashtë vendit, me miq e dashamirë të Shqipërisë në botë, me revolucionarë e shokëmarksistë-leninistë në vende të ndryshme. Këtohedhin dritë mbi veprimtarinë e madhe të shokutEnver Hoxha si politikan e diplomat, si personali-tet i shquar i lëvizjes komuniste e punëtore nfir-kombëtare, mbrojtës i flaktë i çështjes së revolu-cionit e të popujve. Një pjesë e madhe e letravedhe e telegrameve të këtij vëllimi botohen përherë të parë.

Ky vëllim me «Letra të zgjedhura» të shokutEnver Hoxha, që del në prag të 78-vjetorit të lind-jes së Tij, do t'i ndihmojë komunistët e punonjësitpër të zbatuar porositë e Partisë e të shokutRamiz Alia për studimin .e vazhdueshëm të veprës:teorike e praktike të shokut Enver.

 

 

Vëllimi 3

Me këtë vëllim mbyllet botimi i serisë së«Letrave të zgjedhura» të shokut Enver Hoxha.

Letërkëmbimi i shokut Enver Hoxha me ko-lektiva punonjës, institucione e organizata masash,me qytetarë e familje nga lcrahina të ndryshmetë vendit, me shokë e bashkëpunëtorë të tij tëafërt, me anëtarë të familjes së tij, si dhe me miqe simpatizues të vendit tonë, me organizata e par-ti revolucionare e demokratike në botë është, si-gurisht, shumë më i gjerë nga fondi që ka përfshi-rë ky botim. Meg jithatë, edhe këto tri vëllime të«Letrave të zgjedhura» japin një përfytyrim tëqartë të lidhjeve të vazhdueshme, të ngushta e tëngrohta, që kishte ai me komunistë, me kuadro,me masat punonjëse në qytet e në fshat, me tëgjitha shtresat e brezat e Shqipërisë socialiste. Ko-rrespondenca e botuar është një dëshmi e gjallëe rëndësisë që i kushtonte ai këtij komunikimi tëdyanshëm të pandërprerë.

Edhe vëllimi i tretë i «Letrave të zgjedhura•,përfshin letra, telegrame, mesazhe e përshëndet-je të viteve 1946-1985, të cilat janë zgjedhur du-ke pasur parasysh shtrirjen gjeografike të korrespondencës, shpërndarjen proporcionale në vite eprobiematikën e trajtuar në korrespondencë.

Sikurse në dy vëllimet e mëparshme të «Le-trave të zgjedhura», edhe këtu mbizotëron ajopjesë e korrespondencës me një karakter intim eshoqëror, në të cilën shfaget kujdesi i udhëheqë-sit për t'u ndodhur pranë njerëzve në punën, nësukseset e në preokupacionet, në gëzimet e në hi-dhërimet e jetës personale e familjare. Këto letra telegrame, me firmën aq të dashur, me ndjenjat ngrohta e të sinqerta që i përshkojnë, kanë qenëinkurajim e frymëzim i madh për një numër tëmadh kolektiva punonjësish, organizata partie,për rininë e fëmijët e Shqipërisë, për të ecurpërpara në rrugën e Partisë, ato kanë shtuar gë-zimin e shtëpive shqiptare, u kanë dhënë zemër guxim njerëzve për të kapërcyer çaste të vësh-tira në jetën e në punën e tyre.

Edhe në atë pjesë të korrespondencës që bo-tohet në këtë vëllim, ku trajtohen probleme të rë-ndësishme të Partisë, siç janë radiogramet dërgu-ar shokëve Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, si dheletrat dërguar shoges Nexhmije Hoxha nga Mos-ka, kjo frymë komunikimi është kurdohe•ë e pra-nishme. Ajo është pasqyrim i dashurisë dhe i res.pektit reciprok të /indura në luftë e në punë, qëi ka karakterizuar gjithmonë marrëdhëniet e sho-kut Enver Hoxha me shokët e bashkëluftëtarët etij besnikë, shprehje e besimit të madh që kishteai në vendosmërinë, në principialitetin e në sak-tësinë e gjykimit të tyre.

Letërkëmbimi i udhëheqësit të shtrenjtë mepopullin është një pjesë e rëndësishme e veprësdhe e kontributit të tij të madh në krye të Partisëe të popullit për lulëzimin e forcimin e vazhdue-shëm të atdheut. Këshillat e porositë e çmuara,idetë revolucionare që përçon në masat e popullit,ruajnë gjithnjë freskinë dhe forcën e tyre frymë-zuese e transformuese. «Letrat e zgjedhura» tëshokut Enver Hoxha janë një dëshmi e gjallë e atijuniteti të çeliktë që ai në krye të Partisë kaliti gja-të veprimtarisë së tij prej udhëheqësi të madh re-volucionar. Ky unitet Parti-popull, që gjen pasqy-rimin e vet edhe në fletët e këtyre tri vëllimeve,është një nga trashëgimitë e vyera që i la atdheutshoku Enver Hoxha, një realitet që gjen vazh-dimin e vet në atë kohezion ideologjik, politik eshpirtëror të popullit shqiptar rreth Partisë, Ko-mitetit të saj Qendror.

 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi