Shqipe

 

TELEGRAM URIMI DERGUAR J. V. STALINIT ME RASTIN E 70-VJETORIT TE DITELINDJES 20 dhjetor 1949 GJENERALISIMIT STALIN KRYETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BRSS

Kremlin-Moskë

 

ENVER HOXHA

 

 

Në emër të popullit shqiptar, të Qeverisë së RP të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes Suaj, ju urojmë nga zemra me plot dashuri, jetë të gjatë për të mirën dhe lumturinë e popujve sovjetikë, të gjithë popujve përparimtarë të botës dhe të popullit tonë. Në ditën e 70-vjetorit Tuaj, ne kujtojmë me respektin më të madh, luftën Tuaj të lavdishme përkrah gjenisë së madhe të Leninit për triumfin e Revolucionit socialist të Tetorit dhe për ndërtimin e shtetit të parë socialist në botë, kujtojmë veprat Tuaja të pavdekshme si udhëheqës i shtetit sovjetik në rrugën e ndërtimit të socializmit dhe të komunizmit, udhëheqjen Tuaj të shquar në luftën kundër hordhive nazifashiste për mbrojtjen e Bashkimit të lavdishëm Sovjetik dhe për shpëtimin e botës nga mortaja fashiste, udhëheqësin e luftës të të gjithë popujve përparimtarë në luftën për paqe kundër nxitësve të një lufte të re, imperialistëve amerikano-anglezë etj. Jeta dhe veprat Tuaja të lavdishme për ne kanë qenë janë dhe do të jenë gjithnjë drita që ndriçon rrugën tonë për fitoret e deritanishme dhe për fitoret tona të ardhshme. Populli shqiptar sheh te Ju, shoku Stalin, mikun dhe mbrojtësin e tij më të madh, që në krye të Bashkimit të lavdishëm Sovjetik, e shpëtoi nga skllavëria, e ndihmon në ndërtimin e jetës së re dhe për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së atdheut të tij. Përherë mirënjohës dhe besnik ndaj Jush dhe mësimeve Tuaja, populli ynë ecën i sigurtë në ndërtimin e socializmit, do të qëndrojë gjithmonë i paepur kundër orvatjeve të imperialistëve luftëdashës amerikano-anglezë dhe shërbëtorëve të tyre trockistëve të Beogradit dhe monarko-fashistëve të Athinës, i radhitur me vendosmëri në kampin demokratik antiimperialist. Duke festuar 70-vjetorin Tuaj me punë ndërtimtare paqësore, populli ynë brohorit me entuziazëm: «Të rrosh sa malet, shoku Stalin!»

 

Kryetari i Këshillit të Ministrave të RP të Shqiperise Gjeneral-Armate Enver Hoxha Botuar për herë të parë në gazeten ''Zëri i Popullit'',

Nr. 306 (379), 20 dhjetor 1949



 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi