mbi Vietnam

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ENVER HOXA

 

Enver Hoxha mbi Vietnam
(Mbledhja e teksteve)

 

 

 

 

TELEGRAM PERSHENDETJEJE DERGUAR SHOKUT II0 SHI MIN ME RASTIN E 6-VJETORIT TE DITES SE REVOLUCIONIT DIIE TË PAVARESISE SË RD TË VIETNAMIT

1 shtator 1951


SHOKUT HO SHI MIN

PRESIDENT I REPUBLIKS DEMOKRATIKE T2 VIETNAMIT


Në emër të popullit shqiptar, të Qeverisë së RP të Shqipërisë si dhe në emrin tim, më lejoni shoku President t'Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta popullit heroik vietnamez, Qeverisë së RD të Vietnamit si dhe Juve personalisht me rastin e festës kombëtare të 6-vjetorit të ditës së revolucionit dhe të pavarësisë së Republikës Demokratike të Vietnamit.

Populli shqiptar ndjek me simpati dhe me admirim të veçantë luftën çlirimtare që bën populli trim dhe heroik vietnamez nën drejtimin e Partisë së tij Punëtore, me në krye Ju, shoku President, kundër kolonizatorëve imperialistë francezë, padronëve të tyre amerikano-anglezë dhe tradhëtarëve të vendit.


Ne i urojmë popullit vietnamez fitore të shpejtë mbi armiqtë e tij për çlirimin e gjithë atdheut vietnamez, për lumturinë dhe mirëqenjen e tij dhe për ruajtjen e kauzës së përbashkët të paqes në botë, flamurin e së cilës e mban lart Bashkimi Sovjetik dhe i madhi Stalin.


Enver Hoxha


Kryetar i Këshillit të Ministrave të RP të Shqipërisë



Botuar për herë të parë në gazetën «Zëri i Popul/it»., Nr. 210 (914), 2 shtator 1951


Botohet sipas tekstit të gazetës «Zëri i Popullit»-, Nr. 210 (914), 2 shtator 1951


 

 

Telegram of Comrade Enver Hoxha to Comrade Ho Chi Minh

15th of August, 1961

This is a telegram from the 1st Secretary of the Party of Labor of Albania, Comrade Enver Hoxha, to President Ho Chi Minh delivered via the Albanian Ambassador to Moscow Gac Mazi. This telegram discussed the possible visit of Ho Chi Minh to Tirana. Comrade Enver Hoxha ordered Mazi to contact Ho Chi Minh urgently and deliver a copy of the telegram to him. Comrade Enver Hoxha believed that the disputes between the various revisionist leaders of the revisionist countries in Europe and the Party of Labor in Albania were serious and could not be resolved simply or immediately. He assigned the blame for these disputes to the revisionist leaders of the revisionist countries. Comrade Enver Hoxha asked Comrade Ho Chi Minh to talk to these revisionist leaders about the disputes before coming to Tirana. The reason for this was that European revisionist leaders had begun denigrating the Party of Labor of Albania, the Albanian government, and the Albanian people. Comrade Enver Hoxha wrote that the PLA was still carefully analyzing the causes of the disputes. Lastly, he informed Comrade Ho Chi Minh that he was ready to discuss the Tirana trip further in the second half of November of 1961.

 

 

 

HRUSHOVIT NE NUK I FËRKOJMË KRAHËT, POR I THEMI POPULLIT SOVJETIK; JA KU E KE

ARMIKUN!


Nga biseda me ambasadorin e ri të RD të Vietnamit

11 korrik 1964



SHOKU ENVER HOXHA: Jemi jashtëzakonisht të gëzuar që erdhët në Shqipëri, shoku ambasador. Shpresojmë ta ndieni veten mirë, si në atdheun tuaj.


AMBASADORI VIETNAMEZ: I nderuari shoku Enver Hoxha, sot kam nderin e madh të takohem me Ju. Më lejoni të përfitoj nga ky rast për t'ju sjellë përshëndetjet më të nxehta të shokut Ho Shi Min. Ju lutem, gjithashtu, të pranoni edhe nga ana ime përshëndetjet më të nxehta dhe respektin tim më të madh!

Gjatë kohës që kam ardhur në Shqipëri kam vënë re se Partia e Punës, Qeveria dhe Ministria juaj e Punëve të Jashtme tregojnë një kujdes të madh për ne, përpiqen të na sigurojnë kushte sa më të mira dhe ju premtoj se unë do ta plotësoj detyrën time për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Në Shqipëri ne e ndiejmë veten si në shtëpinë tonë.


SHOKU ENVER HOXHA: Ju faleminderit shumë r Kështu duhet shoku ambasador. Ju jeni komunist si dhe ne. Ne e kuptpjmë përse ju e ndieni veten si në shtëpinë tuaj. Tani ne s'bëjmë gjë tjetër veçse ju ritheksojmë të njëjtën gjë. Me ju, shokë vietnamezë, ne nuk kemi protokoll. Protokollin së bashku mund ta zbatojmë vetëm për disa ceremoni zyrtare, kurse për të gjitha rastet e tjera ne mund të takohemi e të bisedojmë si miq e shokë. Ne do të jemi të gëzuar të kemi me ju, sa herë të jetë nevoja, takime shoqërore, vëllazërore.

Ju keni mendimet tuaja, ne kemi mendimet tona, le t'i këmbejmë ato bashkërisht.

Për ne pastaj ka rëndësi çështja që ju të merrni takim me njerëzit e vendit tonë, të shkoni kudo, të njiheni me Shqipërinë, me popullin tonë, me fshatarët, me punëtorët, me komunistët, të interesoheni për çdo gjë për të cilën do të keni nevojë dhe që ju intereson.

Pyesni, takohuni me njerëzit tanë dhe do të gjeni kurdoherë ngrohtësi, do të jeni të mirëpritur nga të gjithë.

Këto jua them se populli ynë ka një dashuri të madhe për popullin tuaj, se është një popull trim, punëtor që ka vuajtur shumë, ashtu si edhe

Ne i mbajmë dijeni popullin dhe Partinë mbi ngjarjet që zhvillohen në Vietnam. Të gjitha raportet e rezolutat e Komitetit Qendror të Partisë suaj dhe deklaratat qeveritare të Ministrisë suaj të Punëve të Jashtme ne i kemi botuar në shtyp me qëllim që Partia dhe i gjithë populli ynë të njihen me to.


Populli ynë ruan me simpati kujtimet mbi vizitën Presidentit tuaj, shokut Ho Shi Min. Para pak javësh ishte në vendin tonë një delegacion me shokë nga Vietnami i Jugut. Edhe unë pata rastin të takohesha dhe të bisedoja me ta. Por rëndësi më të madhe kanë pasur takimet që bëri ky delegacion me punonjësit e vendit tonë. Shokët e delegacionit u folën hollësisht punonjësve tanë mbi gjendjen në Vietnamin e Jugut, mbi luftën, vështirësitë, fitoret.

Pasi ambasadori mik e falënderoi shokun Enver Hoxha për këtë takim dhe e informoi shkurt mbi punët në Vietnamin e Veriut dhe mbi gjendjen në Vietnamin Jugut e mori fjalën


SHOKU ENVER HOXHA: Ju faleminderit për ato që më informuat dhe ju përgëzoj për sukseset! Këto na gëzojnë jashtëzakonisht!

Edhe ne, siç do ta shikoni vetë me sytë tuaj, jemi duke ndërtuar mjaft vepra industriale, por rëndësi të madhe i kemi vënë bujqësisë. Tani ne jemi në vitin e katërt të pesëvjeçarit të tretë, njëkohësisht po përgatitim projektin e planit të ardhshëm pesëvjeçar.

Me kohë kemi filluar nga punimet në sektorin e bonifikimeve, po ato përbëjnë një volum të madh pune, prandaj do të na duhet që punimet t'i vazhdojmë edhe në pesëvjeçarin e ardhshëm, në të cilin mendojmë t'i mbarojmë thuajse të gjitha këto vepra. Për ndërtimin tyre na është dashur shumë kohë. Kemi rreth 15 vjet që kemi filluar nga puna për bonifikimin e fushave.

Njëkohësisht me këtë po aktivizojmë punimet edhe në drejtim të ujitjes dhe synojmë të arrijmë që të ujitim 60 deri 65 për qind të sipërfaqes së tokave tona. Këtë pesëvjeçar jemi duke ndërtuar edhe dy uzina, njëra për prodhimin e plehrave azotike dhe një tjetër për plehrat fosfatike. Përfundimi i këtyre dy veprave do të jetë një ndihmë e madhe për bujqësinë, duke marrë parasysh se tani tokave pothuajse nuk u hedhim fare pleh kimik.

Në sektorin e industrisë jemi duke hedhur bazat e para të metalurgjisë, po ecim drejt zhvillimit të mëtejshëm të industrisë së naftës, të rafinimit të saj në vend.

Po përpiqemi për shfrytëzimin e gazit metan dhe për ndërtimin e disa fabrikave, si të çimentos etj.

Lufta e Partisë sonë, si e të gjitha partive të tjera marksiste-leniniste, është një luftë e drejtë. Marksistë-leninistët e kanë tashmë të qartë se cila është fytyra vërtetë e revizionistëve modernë, e grupeve tradhtare të Hrushovit e të Titos me shokë. Në luftë me këta

tradhtarë u kalitën marksistët dhe kjo është një fitore e madhe.

Në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, atje ku revizionistët janë në krye të partive, kanë dalë revolucionarë të vërtetë marksistë-leninistë, të cilët u grupuan dhe në disa prej këtyre vendeve u krijuan parti të reja të vërteta marksiste-leniniste. Itjo është një fitore e madhe. Në këtë luftë ka pasur edhe njerëz, të cilët jo se ishin të këqij, por akoma nuk shikonin qartë luftën e Partisë sonë dhe të partive të tjera marksiste-leniniste.

Kjo luftë i bëri ata të kuptojnë realitetin dhe të forcohen.

Edhe kjo ka një rëndësi të madhe. Kur ne forcohemi, grupimet revizioniste me Hrushovin në krye vazhdojnë të shthuren, domethënë krerët e partive të tjera revizioniste, si Gomulka, Kadari e të tjerë nuk i binden më shkopit të dirigjentit si përpara. Kjo është e natyrshme.

Nuk mund të ketë unitet midis revizionistëve. Në mes tyre ka hyrë krimbi që i bren përbrenda. Marksistë-leninistët me punën e me qëndrimet e tyre revolucionare dhe veprimtaria armiqësore e vetë revizionistëve do të bëjnë që nga radhët e këtyre të fundit të shkëputen ata që kanë qenë të gabuar.

Kështu, tani shohim se udhëheqësit e një partie që në vitin 1960 u bashkuan me Hrushovin kundër nesh, i kanë pushuar sulmet kundër Partisë së Punës të Shqipërisë.

Kjo është një gjë pozitive nga ana e tyre. Por tek ata ka edhe shumë anë negative. Ata janë centristë, por në fakt janë në pozita politike dhe ideologjike revizioniste. Nga njëra anë nuk na sulmojnë ne, por nga ana tjetër ata u drejtohen amerikanëve, lëvdojnë Titon, përpiqen të bëjnë një politikë prej akrobatësh, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme për ta.

Kjo është një formë e përçarjes në grupimin revizionist.

Do të zhvillohen në të ardhmen edhe forma të tjera. Këtë do ta shkaktojë lufta e drejtë e partive marksiste-leniniste. Këtë e shkakton dhe do ta shkaktojë edhe vetë rruga tradhtare e revizionistëve modernë, veprimtaria e tyre armiqësore ndaj socializmit, siç janë afrimi i Hrushovit me imperialistët amerikanë, politika e tij e shtetit të madh, goditja që ai i bën Stalinit, afrimi i tij me klikën e Titos, shkatërrimi i ekonomisë sovjetike, përqafimi i mënyrës borgjeze kapitaliste të jetesës, domethënë degjenerimi i jetës së popullit etj. E gjithë politika tradhtare e Hrushovit ka shkaktuar dhe do të shkaktojë revoltë në radhët e marksistëve dhe të popullit sovjetik, që po shikojnë se ku po i çon Hrushovi.

Prandaj ai dhe pasuesit e tij ndodhen në pozita jashtëzakonisht të vështira dhe këto vështirësi do të shtohen për ta, gjë që do të jetë në favor të marksizëm-leninizmit. Por ne duhet të jemi kurdoherë në ballë të luftës, sepse në këtë mënyrë ndihmojmë për ta shpëtuar Bashkimin So-vjetik nga katastrofa. Kjo ka rëndësi të dorës së parë, sepse tani atdheut të lavdishëm të Sovjetkve i janë vërsulur për ta shkatërruar imperialistët amerikanë dhe agjenturat e tij, hrushovianët dhe titistët.

Në momentet e vështira që kalonin popujt, Lenini, Stalini dhe partia e bolshevikëve i erdhën në ndihmë njerëzimit. Në këto momente kaq të vështira që po kalojnë sot popujt sovjetikë dhe partia e Leninit dhe e Stalinit duhet që ne, si marksistë, t'i ndihmojmë ata për ta kapërcyer këtë fatkeqësi të madhe që u kanë sjellë revizionistët modernë. Kështu mendon Partia jonë. Ne e duam shumë popullin sovjetik, ne i duam shumë marksistët e vërtetë sovjetikë. Partia jonë e shtron kështu problemin:

do t'i fërkojmë krahët N. Hrushovit, këtij armiku të madh të B9;-ikimit Sovjetik, apo duhet t'i themi popullit sovjetik: ja ku e ke armikun! Ne jemi të sigurt se është më mirë t'i tregojmë realitetin popullit sovjetik, sepse kështu kryejmë detyrën tonë internacionaliste.

Nikita Hrushovi ahvillon një propagandë të madhe kundër nesh, por kjo nuk do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Populli sovjetik, më vonë, do ta kuptojë edhe më mirë luftën që bëjnë sot partitë marksiste-leniniste, bashkë me të cilat edhe Partia e Punës e Shgipërisë, kundër grupit të Hrushovit.

Marksistë-leninistët kanë kurdoherë parasysh strategjinë, por përdorin edhe taktika sipas situatave, me qëllim që këto t'i shërbejnë strategjisë së përgjithshme, pa u trembur asnjëherë nga lufta e armiqve. Armiku ka. qëllimet e tij, ka edhe ai strategjinë dhe taktikat e veta.

Por këto ne nuk na trembin, ne jemi marksistë dhe i kuptojmë ato më mirë. Armiqtë tremben nga marksistët.

Taktikat dhe strategjia e tyre nuk mund të fitojnë përpara strategjisë dhe taktikave të marksistëve. Këtë e di mirë Hrushovi. Ai ka qenë një armik i fshehtë që për shumë vjet me radhë ka punuar nën rrogoz, prandaj i njeh mirë strategjinë dhe taktikat e komunistëve.

Është fakt se, duke i njohur këto, rrëshqet çdo ditë e më shumë në llumin e tradhtisë dhe nuk ka si të veprojë ndryshe. Ai ka përdorur të gjitha dredhitë, të gjitha demagogjitë dhe tani i ka zbrazur të gjithë fishekët. Fisheku i fundit që i ka mbetur tani, është t'i zgjatë dorën imperializmit amerikan, dhe drejt tij po shkon.

Lufta kundër këtyre armiqve është akoma e vështirë, nuk do të mbarojë me sot me nesër. Do të kalojnë vite pa të arrihet shkatërrimi i tyre, se kundërrevolucionarët nuk e lënë lehtë pushtetin. Do të duhet të bëhet një tjetër revolucion në Bashkimin Sovjetik, do të derdhet përsëri gjak, nuk ka si të bëhet ndryshe. Kjo do të ndodhë në mos sot, nesër.

Ne e kuptojmë mirë situatën tuaj. E rëndësishme është që të gjitha taktikat, edhe tonat, edhe tuajat në luftë kundër imperializmit dhe revizionizmit modern, me Hrushovin në krye, të udhëhiqen vetëm nga marksizëm-leninizmi e t'i shërbejnë vetëm çështjes së madhe të revolucionit, të socializmit, të popujve.


Botohet për herë të parë sipas shënimeve të mbajtura në këtë takim gë gjenden në AQP



 

 

GRUPI TRADHTAR I REVIZIONISTËVE SOVJETIKË PËRKRAH IMPERIALISTËT AMERIKANË NË AGRESIONIN KUNDER VIETNAMIT


Artikull i botuar në gazetën «Zëri i poputlit»


20 prill 1965



Agresioni imperialist në Vietnam ka tërhequr vëmendjen e gjithë popujve. Ngjarjet në atë vend ndiqen me shqetësim nga të gjithë njerëzit e ndershëm në botë.

Sot Vietnami është bërë një gur prove për të gjykuar mbi qëndrimin revolucionar apo kundërrevolucionar të njerëzve e të popujve, të partive e të shteteve të ndryshme. Për të gjithë njerëzit e gjithë popujt që e kanë të shtrenjtë çështjen e lirisë e të paqes në botë, për të gjitha partitë revolucionare është e qartë se në Vietnam imperialistët amerikanë, bashkë me ta edhe të gjitha forcat reaksionare e kapitulluese, u kanë bërë sfidën më të hapur, më arrogante e më të rrezikshme lirisë së popujve e paqes. Pas disfatës që pësoi me «luftën e posaçme», imperializmi amerikan është angazhuar tani në Vietnam në një luftë të rregullt të hapët, nga e fundimisht.

Sot problemi shtrohet kështu: ose me popullin vietnamez dhe kundër imperializmit amerikan e bashkëpunëtorëve të tij, ose kundër luftës heroike të popullit vietnamez dhe me komplotet dinake imperialisto-revizioniste, për «bisedime pa kushte» që legalizojnë pushtimin dhe agresionin imperialist.

Si kudo gjetkë në botë, në Azi, Afrikë, Amerikën Latine, edhe në Vietnam imperializmi amerikan është shkaktari i luftës dhe i tensionit. Ai është pushtuesi dhe vrasësi i popullit të Vietnamit të Jugut, ai është agresori barbar kundër Vietnamit të Veriut, ai mbetet xhandari i urryer ndërkombëtar që kërcënon lirinë e popujve dhe paqen në botë. Por aktet agresive e komplotet e imperialistëve amerikanë e të bashkëpunëtorëve të tyre nuk bëjnë tjetër veç ngrenë edhe më lart vigjilencën e kompaktësinë e popujve, shtojnë urrejtjen dhe hovin e luftës së tyre revolucionare.

Vite me radhë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë në Vietnamin e Jugut një luftë të përgjakshme e barbare. Dhe prej vitesh ato po marrin goditje të rënda nga qëndresa heroike e popullit të Vietnamit të Jugut, i udhëhequr me guxim nga Fronti Kombëtar i Çlirimit. Tani imperialistët amerikanë e zgjeruan luftën e tyre agresive edhe në Veri. Ky veprim, që u dënua nga gjithë popujt e botës, nuk bën tjetër veçse e shpejton disfatën e tyre të plotë dhe i afron ditët mbarimit të turpshëm të sundimit amerikan në Indokinë. Xhonsoni dhe gjeneralët e tij shpresonin se do ta frikësonin popullin vietnamez dhe do ta gjunjëzonin atë me forcën e armëve e të dollarëve. Këtë qëllim dinak e mashtrues kishte edhe fjalimi i fundit i presidentit amerikan në Baltimor. Ai u orvat atje të blente për 1 miliard dollarë 100 milionë njerëz të Azisë Juglindore.

Por ai nuk mundi të blente 30 milionë vietnamezë me 4 miliardë dollarë që gjer tani i ka derdhur si lumë në Vietnamin e Jugut. Dhe ky dështim i Xhonsonit

ka logjikën e vet: me dollarë mund të blihet ndonjë tradhtar, por nuk mund të blihet populli, ndërgjegjja e tij, jeta e tij.

Vietnamezët i treguan gjithë botës se janë një popull i pamposhtur. Ata iu përgjigjën thirrjes së atdheut me betimin: «Do të luftojmë gjer në fund e gjer në fitore. Ne do të luftojmë brez pas brezi gjersa në tokën tonë do të ketë agresorë amerikanë. Kjo luftë do të marrë fund vetëm kur agresorët amerikanë të shporren nga vendi ynë».

Shkaba e stemës shtetërore të Shtëpisë së Bardhë ka degën e ullirit dhe shigjetat, simbole të politikës amerikane. Por çfarë fitoi Xhonsoni nga miliardët e dollarëve që derdhi në Vietnam në emër të «degës së ullirit»? Asgjë, përveç urrejtjes së pafund të popujve dhe diskreditimit të plotë politik në shkallë ndërkombëtare.

Çfarë fitoi Xhonsoni nga dërgimi i mijëra ushtarëve amerikanë dhe i mijëra tonelatave armatime në Vietnamin e Jugut, nga përdorimi i gazrave helmuese e të napalmit, nga bombarduesit amerikanë që vrasin e djegin në të dy anët e Vietnamit në emër të shigjetës?

Asgjë, përveç disa qindra aeroplanëve të rrëzuar e disa mijëra amerikanëve që kthehen në shtëpi të mbyllur në qivurë.

Megjithatë, imperializmi agresor amerikan, duke vazhduar aventurën e tij, po e zgjeron luftën në gjithë Vietnamin dhe është gati t'i vërë zjarrin mbarë botës, në rast se nuk do të ndalohet me kohë dora e tij kriminale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë copë e grimë marrëveshjet e Gjenevës të vitit 1954 mbi Vietnamin. Ato kanë shkelur të tëra marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e gazrave mbytëse, helmuese, si edhe të gjitha lëndët e ngjashme dëmtuese, siç janë konventa e Uashingtonit e 6 shkurtit 1922 dhe protokolli i Gjenevës i 17 qershorit 1925. Ato e kanë shndërruar Vietnamin e Jugut në një poligon provash të armëve të tyre më të reja vdekjeprurëse dhe popullsinë vendase e përdorin si «kafshë eksperimentale» për provat e tyre çnjerëzore. Ato rrafshojnë përtokë fshatra e qytete të tëra, mbytin me gazra e napalm popullsi të tëra, asgjësojnë frytet e punës krijuese shumëvjeçare të një populli të shumëvuajtur. Këto janë barbarizma të pashembuj, të cilët po ua kalojnë nga cinizmi edhe atyre që kryenin në kohën e vet kriminelët hitlerianë. Por të gjitha ato vepra barbare e çnjerëzore që kryente dje Hitleri në emër të «rendit të ri» dhe që sot i kryen Xhonsoni në emër të «botës së lirë», kanë një përmbajtje dhe një emër: janë krime lufte, krime kundër njerëzimit, të dënuara nga historia, nga popujt.

Ato zemërojnë thellësisht dhe çojnë peshë ndërgjegjen e njerëzimit, të gjithë popujt e botës. Prandaj nuk mjafton më të denoncohen e të dënohen me rreptësinë më të madhe këto krime përbindshe; sot duhet të ngrihen në këmbë të gjithë popujt për t'u ndalur dorën imperialistëve agresorë amerikanë, duhet t'u pritet rruga atyre, u duhet dhënë një mësim i tillë që të mos guxojnë më të luajnë me fatin e popujve e të paqes në botë.

Populli vëlla vietnamez, me qëndrimin e tij të patundur revolucionar dhe me shembullin e tij frymëzues, ka treguar pjekuri të lartë politike dhe patriotizëm të shkëlqyer. Ai është në vijën e parë të zjarrit në luftën kundër imperializmit amerikan, kundër armikut më të tërbuar e më të rrezikshëm të popujve, të paqes të socializmit. Prandaj kush mbron Vietnamin mbron lirinë e popujve, mbron paqen në botë, mbron socializmin.

Solidariteti luftarak me popullin vietnamez, përkrahja e gjithanshme dhe ndihma e vendosur morale materiale janë detyrë e shenjtë internacionaliste për gjithë popujt paqedashës e antiimperialistë, për të gjitha partitë revolucionare dhe njerëzit e ndershëm në botë.

Gjendja e sotme e rëndë ndërkombëtare dhe acarimi i saj, sidomos në Azinë Juglindore e në Vietnam, kanë burimin në politikën e luftës dhe të agresionit të imperializmit amerikan. Ajo inkurajohet edhe nga politika e kapitullimit dhe e tradhtisë që ndjekin revizionistët hrushovianë, nga politika e tyre e afrimit dhe e pajtimit me kreun e reaksionit ndërkombëtar — imperializmin agresor amerikan. Ky qëndrim kapituIlant e tradhtar prej frikacakësh e oportunistësh të pandreqshëm i krerëve të dinastisë hrushoviane, gatishmëria e tyre për pazarllëqe e prapaskena, i ka inkurajuar pa masë imperialistët amerikanë, jo vetëm në hartimin e «strategjisë globale» të sundimit botëror, por edhe në kryerjen e veprave konkrete agresive kundër vendeve socialiste dhe popujve të tjerë liridashës e paqedashës të botës. Është e njohur tanimë botërisht se revizionistët hrushovianë, me qëndrimin e tyre ndaj çështjeve kryesore të jetës së sotme ndërkombëtare, janë katandisur objektivisht në një agjenturë të borgjezisë reaksionare imperialiste. Sikur të mos ishte një qëndrim i tillë kapitullues e tradhtar i udhëheqësve të sotëm sovjetikë, imperialistët amerikanë do ta kishin shumë më të vështirë të ndërmerrnin veprime të tilla kriminale si agresioni i hapët barbar kundër RD të Vietnamit.

Në themel, çfarë ndryshimi ka kërkesa e Xhonsonit për «bisedime pa kushte» me kërkesën e revizionistëve për «zgjidhje politike paqësore»? Të dyja këto kërkesa janë bërë duke shkelur interesat supreme të popullit vietnamez dhe me qëllim që ta shpëtojnë imperializmin amerikan nga disfata e pashmangshme e përfundimtare, që të përjetësojnë skllavërinë e popullit vietnamez nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Udhëheqësit e sotëm sovjetikë, duke i mbetur besnikë mjeshtrit të tyre Hrushov, rrahin gjoksin dhe çirren së thëni se janë «antiimperialistë të betuar», ndërsa në të vërtetë nuk janë asgjë më tepër se demagogë të pandreqshëm dhe frikacakë të neveritshëm.

«Antiimperializmi» i udhëheqësve sovjetikë ka mbetur, siç ka ndodhur me të gjithë oportunistët, në kufijtë e fjalëve dhe të shprehjeve bombastike në fjalime mitingjesh dhe artikuj gazetash. Ky është «antiimperializëm» panairesh për të mashtruar naivët. Ndërsa, nga njëra anë, krekosen me pozat e «luftëtarëve antiimperialistë» dhe partizanëve të «unitetit», nga ana tjetër, ata i shkelin syrin Xhonsonit, tregohen të gatshëm për t'u takuar me të, për t'u marrë vesh me të. Ata zgjodhën pikërisht këtë kohë për të bërë edhe mbledhjen përçarëse të 1 marsit. Ata lejojnë të nxjerrë kokën herë pas here N. Hrushovi, të cilit i pëlqen të luajë rolin e «këshilltarit politik» sesa atë të «kufomës politike».

Ata shtypin me gjak demonstratat antiimperialiste të studentëve në Moskë e në Leningrad dhe u kërkojnë ndjesë imperialistëve. Ata bëjnë sondazhe për të nxitur idenë e «bisedimeve paqësore» dhe për të filluar bisedime të tilla. Si mund të shpjegohen ndryshe të gjitha këto veçse me atë që antiimperializmi i tyre është fals? Në një kohë kur një popull vëlla socialist është bërë viktimë e agresionit të egër barbar imperialist, kur kundër tij është sulur me aviacionin, flotën dhe armatimet e saj fuqia më e madhe imperialiste e kohës sonë, të kërkosh bisedime «paqësore», siç i kërkojnë ato udhëheqësit e sotëm sovjetikë, është barabar si të legalizosh agresionin dhe të përjetësosh pushtimin imperialist, është barabar si të kryesh krimin e bashkëpunimit me agresorët imperialistë.

Në fakt, revizionistët hrushovianë, me politikën e tyre të zhurmës «antiimperialiste » e të pazarllëqeve të «diplomacisë së fshehtë» për «zgjidhjen politike paqësore», në çështjen vietnameze janë hedhur në një front të përbashkët me imperialistët amerikanë.

Politika e udhëheqësve të sotëm sovjetikë është një aspekt i politikës së jashtme kapitulluese dhe zbulon qëndrimin e tyre kontradiktor, të paparim, të lëkundshëm e hipokrit. I gjithë ky qëndrim bie në kundërshtim të hapët me interesat jetësore të popujve, të socializmit e të paqes. Ai është një qëndrim thellësisht oportunist e tradhtar.

Qëndrimi i sotëm i udhëheqësve sovjetikë lidhur me Vietnamin karakterizohet nga demagogjia dhe kapitullimi. L. Brezhnjevi u detyrua të pohojë nëpër dhëmbë, në një nga fjalimet e tij të fundit, se "amerikanët duhet të largohen nga Vietnami". Po kjo deklaratë nuk ka habitur ata që njohin fytyrën dhe vlerën e fjalëve të revizionistëve hrushovianë, aftësitë e tyre në fushën e akrobacive politike. Brezhnjevit i duhet kjo deklaratë demagogjike për konsum të brendshëm dhe për të kapur nga hunda opinionin publik të zemëruar nga aktet e agresorëve amerikanë. Ai detyrohet, nga e keqja, të bëjë edhe ndonjë deklaratë bombastike. Jerni mësuar me të tilla deklarata nga Hrushovi. Krejt ndryshe vepron Kosigini. Ai hesht, nuk thotë një fjalë për amerikanët; dhe ka arsyet e veta për këtë: duhet të ruajë aleancat me imperializmin, nuk duhet të bëjë asgjë që t'i prekë, sadopak, marrëdhëniet me të. I pari bëri blof për të mashtruar, për të krijuar iluzione dhe për të qetësuar ata që, me të drejtë, revoltohen nga qëndrimi kapitullues i udhëheqësve të sotëm sovjetikë.

I dyti luan rolin e pajtuesit, i kënaq imperialistët, i siguron e i qetëson ata.

Kjo është politika e mësallës me dy faqe, aspak e denjë dhe krejt e huaj për një shtet socialist. Ky qëndrim është pasojë e pashmangshme e degjenerimit të plotë politik e ideologjik të udhëheqësve të sotëm sovjetikë.

Grupi i revizionistëve sovjetikë bën zhurmë të madhe për ndihmën e tij (të ardhme) ndaj Vietnamit.


Shumë fjalë të errëta e pa kuptim tha për këtë çështje L. Brezhnjevi në një miting që u mbajt më 8 prill në Varshavë. Por zhurmat nuk gënjejnë njeri. Revizionistët hrushovianë janë mjeshtër për formula të errëta e të koklavitura kur është puna për t'iu shmangur qëndrimeve të prera. Dhe kjo nuk është e rastit, ato janë pjesë e pandarë e demagogjisë së tyre politike. Ai foli vetëm për «gatishmërinë» e Bashkimit Sovjetik që të ndihmejë Vietnamin. Për «gatishmërinë» flet ai, përgatishmëri» flet edhe gjithë propaganda revizioniste!...

Por pse flitet akoma vetëm për "gatishmëri" dhe nuk flitet për diçka konkrete?

Në një kohë kaq të rëndë për imperializmin amerikan, e ashtuquajtura qeveri socialiste e grupit Brezhnjev-Kosigin-Mikojan-Susllov, e këtyre tradhtarëve të çështjes socialiste, ka rënë në gjunjë përpara imperializmit amerikan.

Potenciali politik, ekonomik dhe ushtarak sovjetik në duart e udhëheqjes tradhtare revizioniste është kthyer në një armë kundër socializmit dhe revolucionit, i është nënshtruar politikës së përgjithshme imperialisto-kapitaliste, është vënë bile në bisht edhe të vetë koniunkturës kapitaliste ku e kanë futur ky grup tradhtarësh Bashkimin Sovjetik.

Udhëheqja e tanishme e një populli trim e revolucionar siç është populli sovjetik, është udhëheqja më frikamane që mund të ekzistojë në botë. Kjo është një kontradiktë që do të thellohet çdo ditë. Trimi do ta mposhtë frikamanin. Udhëheqja e tanishme e një populli që bëri Revolucionin e Madh, siç është populli sovjetik, është udhëheqja më dinake, më shpifarake, më gënjeshtare, më blofiste që ka parë bota. Kjo është një kontradiktë tjetër që do të thellohet çdo ditë dhe kjo udhëheqje s'do ta ketë jetën të gjatë. Do të vijë koha që populli sovjetik ta mposhtë këtë udhëheqje tradhtare. Populli sovjetik ka tani një udhëheqje të atillë që jo vetëm nuk mund të quhet socialiste dhe internacionaliste, por as edhe të barazohet me izolacionistët amerikanë, pasi të paktën këta adeptë të Monroes dinë të mbrojnë interesat dhe qëllimet e tyre, kurse udhëheqja tradhtare sovjetike ka shitur te të huajt imperialistë interesat e vetë Bashkimit Sovjetik, pa le të popujve të tjerë.

Ne kemi të drejtë t'i pyesim shokët sovjetikë:

Çfarë siguri keni ju për mbrojtjen e vetë Bashkimit Sovjetik nga kërcënimi imperialist? A nuk ka ardhur koha të kontrolloni me ashpërsinë më të madhe veprimet e udhëheqjes suaj llafazane, blofiste, hrushoviane dhe të shitur? Hrushovi dhe dishepujt e tij, që janë tani në'fuqi, jo vetëm që bëjnë mburrje false për të fshehur greminën, por u japin informata jetike amerikanëve për ta lënë në diell Bashkimin Sovjetik.

Vëllezër sovjetikë, i kontrolloni pak këto dhe shihni se a i keni në duar të sigurta armët që i kanë krijuar shkencëtarët tuaj të lavdishëm, sesa për udhëheqjen tuaj, kjo është e ditur nga gjithë bota se s'është socialiste, por tradhtare.

Udhëheqja juaj tradhtare hrushoviane flet për flotën e fuqishme sovjetike. Vëllezër sovjetikë, nuk ka ardhur, vallë, koha të hidhni një sy dhe të kontrolloni-si është dhe në ç'duar është kjo flotë? Ne kemi të drejtë të pyesim: ekziston apo e ka prishur atë Nikita Hrushovi?

Në qoftë se ekziston, atëherë na lejoni t'ju pyesim: E keni për të zbukuruar portet tuaja, apo për të mbrojtur vetëm Bashkimin Sovjetik? Në këto situata ne kemi të drejtë të themi se tani flotës suaj ushtarake i dëgjohet zëri fare më pak, për të mos thënë aspak, se flotës ruse të kohës së Nahimovit.

A nuk kemi të drejtë ne të themi se udhëheqja juaj tradhtare i ka lënë dorë të lirë flotës amerikane të bëjë ligjin ndër dete e oqeane, të zbarkojë marinarët kurdo dhe kudo që ia ka qejfi, të pushtojë vende të huaja dhe të djegë popuj e vende që duan të rrojnë të lira dhe sovrane?

Është e qartë se udhëheqja juaj tradhtare, vëllezër sovjetikë, u ka lënë dorë të lirë amerikanëve, si në çdo gjë, edhe në dete. Ju mund të thoni se nuk dëshironi të provokoni. Ne as që kemi qëllimin atje. Por juve ju kujtohet fare mirë se ç'qëndrim mbajti Hrushovi kundër çankaishistëve kur ata ju kapën vaporin «Tuapse».

«Heroizmi» i Hrushovit konsistoi në bërjen vetëm të një filmi. Juve ju kujtohen provokacionet e panumërta që u bëhen në dete anijeve tuaja nga amerikanët. Për këto udhëheqja sovjetike lëshon nga një komunikatë. Dhe amerikanët vazhdojnë.

Udhëheqja juaj tradhtare çarmatosi bazën tonë të Vlorës dhe u tha amerikanëve se «deti Mesdhe është juaji», ashtu siç u thotë edhe tani se «oqeani Paqësor, ngushtica e Tajvanit, gjiri i Tonkinit janë tuajat, miq imperialistë amerikanë, lëvrini me flotën tuaj, zbarkoni, provokoni, digjni, shpalluni luftë vendeve socialiste».

Çfarë po bën në këto momente krize udhëheqja tradhtare sovjetike? Udhëheqja tradhtare sovjetike bën demagogji me dëshirën e zjarrtë të njerëzve sovjetikë për të vajtur vullnetarë në Vietnam.

A ka kuptim të dërgosh vullnetarë sovjetikë në Vietnam dhe, nga ana tjetër, të puthesh dhe të bësh intriga me amerikanët? Kësaj i thonë jo të ndihmosh Vietnamin, por të sakrifikosh jetën e vullnetarëve sovjetikë për demagogji dhe për të fshehur tradhtinë e madhe kundër popujve sovjetikë dhe atij vietnamez.

Ju kujtohen, vëllezër sovjetikë, vullnetarët tuaj që shkuan e luftuan në Spanjë? Politika e qeverisë suaj të asaj kohe, e udhëhequr nga Stalini, ishte një me dëshirat e zjarrta tuajat dhe të popullit spanjoll. Qeveria e Stalinit nuk puthej me Frankon, vaporët sovjetikë çanin dete të ngarkuara me armë dhe vullnetarë për në Spanjë, vaporët tuaj luftonin me armiqtë.

A ju kujtohet juve, vëllezër sovjetikë, lufta heroike e Koresë kundër imperializmit amerikan dhe mercenarëve të tij? Ajo ishte një luftë dhëmb për dhëmb. Tok me popullin vëlla heroik korean luftuan vullnetarët e lavdishëm kinezë dhe këta ishin me qindra mijë dhe me qindra mijë lanë jetën atje, të frymëzuar me një ideal të lartë internacionalist. Stalini i madh dërgoi pa kursyer armë e municion. Në atë kohë ekzistonte unitet marksist-leninist. Tani udhëheqja juaj, vëllezër sovjetikë ju ka tradhtuar ju, partinë tuaj, socializmin, internacionalizmin.

Udhëheqja juaj tradhtare s'është tjetër veçse një tregtare armësh si famëkeqi aventurier Zaharov. Si mund t'u besohet më këtyre njerëzve pa skrupull e të çndershërn? Vëllezër sovjetikë, a nuk e shihni këtë tradhti të madhe të udhëheqjes suaj, a mund të durohet më, a mund të lejohet të vazhdohet më një gjë e tillë?.

Neve na duket dhe jemi të bindur se udhëheqja juaj tradhtare e ka mbushur kupën dhe kupa po derdhet, po derdhet gjaku i popujve për tradhtinë e udhëheqjes suaj të poshtër. Ju mbani përgjegjësi kolosale për këtë, mos harroni.

Nuk është e para herë që revizionistët hrushovianëbëjnë blofe të tilla në fushën e politikës ndërkombëtare.

Kjo është një karakteristikë e tyre, është stili i punës së tyre. Kjo ka ndodhur më 1956 në rastin e Egjiptit, më vonë në rastin e Berlinit, të Kubës etj. Por në rast se blofi lidhur me Egjiptin në kohën e vet pati ndonjë rezultat, blofet e tjera revizioniste lidhur me Berlinin Kubën dështuan plotësisht për një arsye shumë të thjeshtë:

sepse imperialistët ua kënduan letrat në dorë revizionistëve hrushovianë, ua pinë lëngun përfundimisht.

E njëjta gjë po ndodh, për fat të keq, edhe me çështjen vietnameze. Imperialistët tani e dinë fort mirë se pasardhësit e N. Hrushovit, duke vazhduar politikën e blofeve, po bëjnë një blof të ri, prandaj nuk tërhiqen dhe nuk përmbahen në veprimet e tyre agresive, përkundrazi, i thellojnë dhe i zgjerojnë ato. Vlen të shtohet këtu se këtë lojë e kanë kuptuar tanimë edhe ata që dikur, për një arsye apo për një tjetër, kishin akoma njëfarë besimi te «principialiteti» i politikës së qeverisë sovjetike dhe mbi këtë bazë kishin ndërtuar shpresat dhe iluzionet e tyre.

Gjer kur do t'u ecë kjo demagogji? A do të lejojë populli sovjetik të vazhdojë të mashtrohet e të tradhtohet akoma nga udhëheqësit e sotëm revizionistë, nga kuai-teti hrushovian Brezhnjev-Kosigin-Mikojan-Susllov?

A do të lejojë populli heroik i Tetorit të Madh, populli i Stalingradit, populli që ngriti flamurin e kuq të fitores mbi Rajhshtag, që këta udhëheqës revizionistë të marrin nëpër këmbë traditat e lavdishme të Partisë Bolshevike, të Leninit e të Stalinit, të vënë në rrezik fitoret e Revolucionit, të bëhen bashkëpunëtorë të agresorëve imperialistë kundër popujve vëllezër të vendeve socialiste?

Popujt sovjetikë nuk do ta lejojnë një gjendje të tillë, ata do ta ndihmojnë patjetër luftën e drejtë të popullit vëlla vietnamez. Dhe ndihma e parë, kryesore, e vërtetë, e popullit sovjetik për Vietnamin është që të mos i lejojë udhëheqësit revizionistë të sotëm të bëjnë lojra kriminale, mashtrime e blofe të tilla të ulëta në kurriz të popullit vietnamez, t'i ndalojë ata të bëjnë pazarllëqe e pajtime të tjera me imperializmin, të ndalojë përkrahjen e tyre të mëtejshme të agresorëve imperialistë në luftën kundër Vietnamit, të mos lejojë kurrsesi që udhëheqësit e tij revizionistë të vazhdojnë lojën e tyre të bashkëpunimit e të tradhtisë me armikun më të keq të popullit sovjetik, të socializmit e të njerëzimit, imperializmin amerikan. Populli sovjetik duhet t'i bllokojë në çdo gjë dhe totalisht imperializmin amerikan dhe krerët tradhtarë hrushovianë.

Revizionistët hrushovianë po luajnë hapur një lojë të rrezikshme në kurriz të popullit vietnamez dhe në dëm të socializmit e të paqes. Qëllimi djallëzor i renegatëve sovjetikë është të fusin në kllapat e tyre Republikën Demokratike të Vietnamit nëpërmjet një «operacioni» gjoja me dërgim armësh dhe vullnetarësh në këtë vend. Ky «operacion» këtë herë bëhet nëpërmjet luftës së nxehtë që kanë shpallur amerikanët.

Ky veprim i revizionistëve sovjetikë gjoja kundër imperiallzmit amerikan dhe «në ndihmë» të Republikës Demokratike të Vietnamit, shoqërohet nga bombardimet e amerikanëve, bombardime që do të pakësohen vetëm atëherë kur operacioni sovjetik të ketë marrë fund, domethënë kur të ashtuquajturit vullnetarë sovjetikë do të kenë zënë vendet kyç në Vietnam, gjoja nën ngjyrën e specialistëve, të teknikëve të raketave etj.

Në këtë mënyrë revizionistët sovjetikë, duke përgatitur mjetet për të mbytur luftën e popullit heroik vietnamez, shpresojnë dhe përpiqen të krijojnë një situatë të favorshme, relativisht të qetë, për bisedime me amerikanët dhe ta kthejnë Vietnamin dhe Indokinën në një fushë intrigash dhe kërcënimesh kundër vendeve socialiste, atyre demokratike të Azisë e Afrikës dhe kundër partive marksiste-leniniste që qëndrojnë në pozita të forta.

Orvatje të kësaj natyre kanë bërë revizionistët sovjetikë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, si edhe kundër pavarësisë e sovranitetit të vendeve të tjera socialiste dhe josocialiste. Kjo është një eksperiencë e madhe edhe për popullin heroik të Republikës Demokratike të Vietnamit. Populli vietnamez, i Veriut dhe i Jugut, i ka sytë hapur. Për të është i shenjtë gjaku që ka derdhur e po derdh në luftën për çlirim, për të është i shtrenjtë marksizëm-leninizmi, dhe ky <-(operacion» djallëzor i sovjetikëve do të dështojë me siguri, pse ai është vigjilent.

Sot gjendja është e favorshme për popujt dhe e disfavorshme për imperialistët e revizionistët. Sa më tepër krime të përbindshme që të kryejnë imperialistët amerikanë, aq më shumë do të izolohen ata dhe revizionistët modernë nga popujt, aq më i rëndë do të bëhet edhe dëmi kundër tyre. Është fakt i pamohueshëm se politika e agresionit kundër Republikës Demokratike të Vietnamit mund të ketë frikësuar revizionistët, por jo popujt. Përkundrazi, sulmet barbare, krimet çnjerëzore, bombardimet me fosfor e napalm kanë bërë që zemërimi i popujve të shndërrohet në një ortek të papërmbajtshëm urrejtjeje kundër agresorëve amerikanë, kanë influencuar në forcimin dhe në zgjerimin e frontit antiimperialist botëror.

Këtë front mundohet ta përçajë e ta dobësojë edhe Titoja, i cili vrapon t'i vijë në ndihmë dhe t'i shtrojë «qilimin e kuq» padronit të tij — imperializmit arnerikan, me qëllim që të ulet këmbëkryq në Vietnam. Titoja, në ujdi të plotë me revizionistët, është bërë propagandisti më i flaktë i kursit amerikan të «bisedimeve pa kushte». Klika e Titos luan në këtë mes një rol shumë të poshtër e të rrezikshëm prej provokatori e përçarësi veshur me maskën jezuite të paqedashësit e moderuesit.

Por duke përqafuar tezën e "bisedimeve pa kushte", ai, megjithëse në rastin konkret e zhvillon veprimtarinë në një sferë tjetër, me mjete e me parulla të tjera e mjaft të rafinuara, u vjen hapur në ndihmë agresorëve amerikanë. Kjo është një lojë e vjetër e Titos dhe një kurth i njohur i tij, në të cilin kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz e vende, duke pasur me vete akreditimin e Uashingtonit. Shtypi dhe radioja e Titos, emisarët e tij, që kohët e fundit janë shpërndarë në të katër anët e botës, nuk lodhen së vepruari në këtë drejtim. Por çfarë reklamon në fakt Titoja? Të njëjtën gjë që kërkon, në fund të fundit, edhe Xhonsoni: «bisedime pa kushte»; konkretisht, ai kërkon që trupat amerikanë të pushtimit të mbeten përjetë në Vietnamin e Jugut. Rruga e Titos është ajo e Xhonsonit:

rruga e paqes së gënjeshtërt dhe e luftës së vërtetë agresive.

Por le t'u referohemi fakteve të njohura historike nga ngjarjet e së kaluarës së afërt. Mos vallë populli egjiptian pranoi të bisedojë me agresorët anglo-franko-izraelitë duke duruar trupat e pushtimit brenda në tokën e atdheut të vet? Ç'do të kishte ndodhur po të ishte pranuar një gjë e tillë? Jo, populli egjiptian ua tregoi armiqve të tij rrugën: «Jashtë agresorët! — tha ai. —

Me agresorët s'ka marrëveshje! ». Mos vallë populli kuban pranoi të bisedojë me agresorët amerikanë kur Kenedi urdhëroi bllokadën e ishullit dhe kërkoi të dërgoheshin atje komisione inspektimi e kontrolli? Jo, populli kuban u tregoi rrugën dhe vendin agresorëve. Ai nuk u përkul, nuk u thye, megjithëse u gjendën mjaft këshilltarë asokohe që i bënin presione për «moderim» e «lëshime», ndër ta edhe Titoja, megjithëse N. Hrushovi pranoi «bisedimet» dhe kapitullimin e tij të turpshëm e diskreditues përpara Kenedit. Kolonialistët francezë u detyruan, më në fund, ta njohin Frontin Nacionalçlirimtar Algjerian, të hyjnë në bisedime me të dhe të shporren nga Algjeria, sepse populli heroik algjerian nuk e pushoi për asnjë minutë luftën e tij dhe nuk u mashtrua as nga pushtuesit, as nga këshilltarët e rremë.

Zgjidhje kapitulluese — ja çfarë rekomandon, pra, Titoja, zgjidhje që do të ishte fatale për popullin vietnamez dhe shumë e dobishme për agresorët amerikanë.

Dhe këtë zgjidhje Titoja dhe emisarët e tij e zbukurojnë — o ironi! — me etiketën e «preokupimit për paqen dhe stabilitetin » në Azi e në botë!...

Në këto çaste vendimtare, kur imperializmi agresiv amerikan e ndien veten të çoroditur e të izoluar, kur ai gjendet në prag të disfatës së pashmangshme, është detyrë e shenjtë e partive komuniste dhe e komunistëve në të gjitha anët e botës, të cilët janë në pozita revolucionare, është detyrë e klasës punëtore ndërkombëtare, e popujve të vendeve socialiste dhe e popujve paqedashës e liridashës të të gjitha kontinenteve që, me aksione konkrete masive e të fuqishme, në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, të ngrihen në këmbë dhe të bllokojnë imperializmin amerikan, të bëjnë që ai të mos guxojë ta shtrijë agresionin në Vietnamin e Veriut dhe në të gjithë Azinë Juglindore, të mos guxojë të ndërmarrë agresione të reja. Duhet mobilizuar i gjithë opinioni publik botëror, duke krijuar një atmosferë politike të tillë të rëndë kundër agresionit, në mënyrë që të frenohet imperializmi amerikan. Të demaskohen me forcë dhe me të gjitha mjetet veprimet luftënxitëse të imperialistëve amerikanë dhe çdo veprim çmobilizues nga ana e revizionistëve, çdo veprim që ndihmon an-nikun e paqes e të popujve — agresorët imperialistë.

Bllokimi i plotë e i gjithanshëm i imperializmit amerikan, frenimi energjik dhe i vendosur i veprimeve të tij agresive, është garanci dhe kusht për sigurimin e popujve e të paqes. Kjo bëhet e domosdoshme sidomos tani, në kushtet kur imperialistët amerikanë kanë shpërthyer agresionin e tyre të shfrenuar në Azinë Juglindore, kur ata po bëjnë luftë kundër një shteti socialist, po sulmojnë kështu kampin socialist, po rrezikojnë paqen në të gjithë botën.

Në rrethana të tilla, kur agresioni imperialist është tanimë fakt i kryer, ç'vlerë kanë marrëveshjet e shumta që revizionistët hrushovianë me aq zell e pompozitet kanë përfunduar me imperialistët amerikanë dhe ç'kuptim kanë bisedimet sovjeto-amerikane për marrëveshje të reja? Ç'vlerë kanë traktati famëkeq i Moskës dhe një varg marrëveshjesh të tjera, pjella shtatanike të "bashkekzistencës" hrushoviane, në një kohë kur agresorët e Uashingtonit, me arrogancën e gangsterit, i kanë çjerrë dhe kanë pështyrë solemnisht mbi to? Në një kohë kur Xhonsoni sulmon një vend socialist, përse revizionistët hrushovianë vazhdojnë jo vetëm të përulen e të përgjërohen për to, por edhe të kërkojnë marrëveshje të tjera me armiqtë e socializmit? Në rast se kjo nuk është tradhti, atëherë çfarë është? "Elasticitet" hrushovian?!

Sot është krijuar një vijë demarkacioni e qartë që ndan forcat antiimperialiste botërore nga agjentura ideologjike e borgjezisë ndërkombëtare, nga revizionistët hrushovianë. Kjo agjenturë, për të fituar pasaportën e besimit politik të diskredituar, përpiqet më kot të mbulohet me xhyben e «antiimperializmit» dhe të "unitetit"-. Por revolucionarët e dinë se edhe në frontin antiimperialist botëror, edhe në luftën kundër agresionit imperialist amerikan në Vietnam, nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim me përkrahësit dhe aleatët e imperializrnit, me revizionistët modernë, me ata që pranojnë «bisedime pa kushte», me ata që kërkojnë të përligjin agresionin dhe të përjetësojnë pushtimin imperiahst.

Sot ka vetëm një rrugë të drejtë për zgjidhjen e çështjes së Vietnamit të Jugut, dhe kjo është: Të shporret edhe ushtari i fundit amerikan nga Vietnami i Jugut, t'u jepet fund sulmeve kundër Vietnamit të Veriut, të respektohen marrëveshjet ndërkombëtare mbi Vietnamin!

Populli shqiptar, Partia dhe Qeveria e tij, ashtu si të gjithë popujt, partitë komuniste marksiste-leniniste dhe qeveritë që qëndrojnë me vendosmëri në pozita antiimperialiste, përkrahin njëzëri qëndrimin e vendosur të popullit të Vietnamit, të shprehur nga presidenti Ho Shi Min: <-(Të mbrojmë me vendosmëri pavarësinë, sovranitetin, unitetin dhe tërësinë tokësore të Vietnamit. Vietnami është një vend i vetëm, kombi-vietnamez është një dhe i pandarë. Ne nuk do të lejojmë asnjeri të cenojë këtë të drejtë të shenjtë të popullit tonë. Imperializmi amerikan duhet të respektojë marrëveshjet e Gjenevës, duhet të shporret nga Vietnami i Jugut, duhet t'u japë fund pa vonesë sulmeve kundër pjesës veriore të Vietnamit».

Populli shqiptar është me mish e me shpirt pranë popullit vëlla vietnamez dhe solidar me të. Ai përkrah katër kushtet që paraqiti kryeministri Fam Van Dong për zgjidhjen e çështjes së Vietnamit të Jugut. Populli shqiptar e quan agresionin kriminal imperialist kundër RD të Vietnamit si agresion edhe kundër atdheut të tij socialist, si atentat serioz kundër sigurimit të mbarë kampit socialist dhe popujve të tjerë liridashës. Prandaj thërret që të rritet e të forcohet solidariteti luftarak ndërkombëtar i popujve të botës për ta ndihmuar e për ta mbrojtur me të gjitha mjetet dhe në të gjitha rrugët popullin vëlla vietnamez, për t'i dhënë fund agresionit imperialist amerikan, për ta detyruar atë që të respektojë të drejtën e popujve për liri, vetëvendosje e paqe.


Botuar për herë të parë në gazetën «Zëri i popullit»,

Nr. 94 (5190), 20 prill 1965



 

 

 

LUFTA E POPULLIT TË VIETNAMIT TË JUGUT VËRTETON PARIMIN SE LIRIA NUK DHUROHET, POR FITOHET


Nga biseda me një delegacion të Shoqatës së Punonjësve për Çlirimin e Vietnamit të Jugut


30 prill 1965


Pasi përshëndetet përzemërsisht me miqtë dhe i fton që të zënë vend, fjalën e merr shoku Enver Hoxha:


Jemi shumë të gëzuar për ardhjen në vendin tonë të përfaqësuesve të popullit vietnamez, të cilin ne e kemi dashur dhe e duam me gjithë shpirt, sepse është një popull heroik dhe lufta e tij përbën një shembull për të gjithë popujt e botës. Me luftën e tij, me gjakun dhe me sakrificat e tij, populli i Vietnamit të Jugut u tregon gjithë popujve, për të cilët është e shtrenjtë liria e pavarësia, se si duhet të luftojnë dhe të qëndrojnë kundër imperializmit amerikan, armikut më të madh të njerëzimit.

Gjithë populli ynë, të dashur shokë, është me ju, se e di që po luftoni me heroizëm dhe jeni duke bërë sakrifica të mëdha. Ne kemi besim se lufta juaj do të shkojë, ashtu si gjer më sot, nga fitorja në fitore dhe se, nëpërmjet saj, ju medoemos do të korrni fitoren përfundimtare.

Vietnami do të bëhet varri i imperializmit amerikan, i cili do të pësojë te ju një nga disfatat e tij më të mëdha, duke iu afruar kështu fundit të tij të pashmangshëm.

Sigurisht, ju tani po kaloni momente të vështira, por ne gëzohemi shumë kur mësojmë se katër të pestat e Vietnamit të Jugut janë çliruar dhe se imperialistët amerikanë janë grumbulluar si gaforret vetëm në Sajgon, Da Nang dhe në disa qendra të tjera të mëdha.

Lufta e popullit tuaj është një sakrificë e madhe, por ajo bën në botë një efekt shumë të madh. Kur derdh gjakun për një çështje kaq të madhe, kjo nuk mund të mos lërë gjurmët e veta në çështjen e popujve.

Lufta e popullit vietnamez është një histori që po shkruhet me gjakun e tij. SHBA çdo ditë po pësojnë disfata në Vietnam dhe po diskreditohen.

Ju keni marrë vesh që ushtria amerikane është futur edhe në Santo Domingo L dhe sot kanë shkuar atje dhe trupa të tjerë amerikanë. Shihet, pra, se çfarë xhandari ndërkombëtar janë bërë SHBA.

Si shkon tani lufta në Vietnamin e Jugut?

Duke marrë fjalën, miqtë vietnamezë falënderojnë shokun Enver Hoxha për këtë takim të përzemërt e


1 Është fjala për agresionin e armatosur që ndërmorën SHBA në Republikën Domenikane, duke dërguar dhjetëra mijëra ushtarë për të shtypur lëvizjen patriotike të masave dhe për të shpëtuar qeverinë e gjeneralëve ultrareaksionarë të krijuar pas grushtit të shtetit të 24 prillit 1965.


miqësor dhe shprehin ndjenjat e mirënjohjes së thellë për ndihmën e pakursyer internacionaliste që PPSH dhe populli shqiptar i kanë dhënë dhe i japin popullit vietnamez në luftën e tij për çlirim. Pasi ata e informojnë mbi gjendjen e luftës në Vietnamin e Jugut dhe për vendosmërinë e popullit vietnamez për të shkuar drejt fitores përfundimtare, fjalën e merr përsëri shoku Enver Hoxha:


Amerikanët në Vietnam janë vënë në pozita të vështira, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Politikisht ata janë krejt të demaskuar. Parulla e tyre politike se gjoja kanë ardhur në Vietnam për të ndihmuar «qeverinë» e Sajgonit, ka rënë krejtësisht, pasi në Vietnamin e Jugut sot nuk ekziston një qeveri e ligjshme.

Edhe parulla tjetër se gjoja mbrojnë Vietnamin e Jugut, prapë nuk pi ujë, pasi vetë populli vietnamez është hedhur i tëri në luftë kundër imperializmit agresor amerikan dhe se dihet që asnjë agresor nuk mund të jetë mbrojtës i popujve, por vrasës i tyre. Të gjithë, pra, e kanë të qartë se në Vietnam amerikanët mbrojnë vetëm interesat e tyre imperialiste. Por lufta juaj ka shpartalluar dhe po shpartallon çdo propagandë e demagogji të tyre. Edhe ushtarakisht, në Vietnam, amerikanët tani mbështeten vetëm te forca e armëve, tek aviacioni, te bombat me napalm dhe gazet mbytëse.

Tjetër nuk kanë ç'të bëjnë, pasi, jashtë qendrave kryesore as kokën nuk nxjerrin dot. Në këto situata kaq të vështira për ta, ata kanë filluar të bombardojnë Vietnamin e Veriut, por edhe vetë e kuptojnë se bombardimet e tyre në Veri nuk bëjnë asnjë efekt në favor të politikës së tyre, përkundrazi i diskreditojnë edhe më keq.

Gazetari amerikan Lipman, shërbëtor i njohur dhe besnik i imperializmit, në një artikull që ka shkruar kohët e fundit, bën pyetjen nëse duhet apo jo ta vazhdojnë SHBA luftën në Vietnam dhe ç'fitime konkrete do të kenë ato nga vazhdimi i luftës dhe prej bombardimeve.

Ai, i detyruar nga realiteti dhe i deziluzionuar, përgjigjet se SHBA nuk do të kenë asnjë fitim, përkundrazi, arsyeton ai, me këto veprime amerikanët më shumë nxitin urrejtjen e madhe të popujve dhe shtojnë valët e luftërave nacionalçlirimtare. Prandaj, konkludon ky gazetar, kjo është një politikë e humbur.

Natyrisht, Lipmani nuk i thotë këto ngaqë është kundër politikës agresive të imperializmit amerikan, sepse ai është pjellë e këtij imperializmi dhe mbrojtës i tij. Ai i thotë këto sepse është i detyruar nga realiteti i hidhur për të, por edhe për t'u tërhequr vëmendjen qarqeve drejtuese të SHBA-së që të përcaktojnë e të ndjekin metoda më të rafinuara në luftën kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve.

Lufta e popullit të Vietnamit të Jugut, të dashur shokë, është një shembull i shkëlqyer konkret që vërteton drejtësinë dhe vlerën universale të parimit marksist-leninist se liria nuk dhurohet, por fitohet, se imperializmi ka qenë e do të mbetet gjer në fundin e tij luftënxitës dhe agresor, se kundër kësaj politike të imperializmit nuk pinë ujë llafet rrotull tryezave, por aksionet, lufta e armatosur dhe e përgjithshme e popuIlit. Këtyre mësimeve u kanë qëndruar dhe do t'u që- 4 ndrojnë kurdoherë besnike Partia jonë dhe të gjitha partitë e tjera marksiste-leniniste dhe ne gëzohemi që lufta juaj mbështetet fuqimisht në këto mësime të pavdekshme.

Duke u bazuar në këto parime, ju kurrë nuk do të mundeni, përkundrazi, kurdoherë do të fitoni.

Kush ndjek këto mësime, ai do të fitojë me siguri.

Revizionistët modernë na kanë akuzuar ne si «ekstremistë», «dogmatikë», «antileninistë», «trockistë», «aventurierë», që gjoja nuk i kuptojmë mirë situatat, kurse ata vetë na qenkëshin marksistë të kulluar! Por jeta vërtetoi se kush kishte dhe kush nuk kishte të drejtë. E drejta ishte dhe është nga ana jonë. Tani ju e dini fare mirë se manovrat e revizionistëve modernë nuk kanë mbaruar. Pikëpamjet e veta për ta Partia jonë i ka thënë haptazi. Mendimi ynë është se revizionistët sovjetikë janë tradhtarë të pakorrigjueshëm.

Pretendimet e tyre për «ndihmat» që japin, kanë që- Ilime të këqija dhe fshehin nga prapa kurthe e komplote skllavëruese. Por as partizanët e Vietnamit të Jugut, as Vietnami i Veriut, as shqiptarët, dhe të gjithë ata që qëndrojnë në pozita marksiste-leniniste nuk mund të gënjehen nga demagogjia e tyre.

Lufta kundër amerikanëve në Vietnam nuk filloi dje. Ajo ka mbi 10 vjet që zhvillohet e ashpër dhe e përgjakshme. Në qoftë se Hrushovi dhe shokët e tij do të ishin në vijë të drejtë, jo vetëm duhet ta kishin mbushur Vietnamin me armë dhe raketa dhe me të gjitha rezervat e nevojshme, por edhe vetë duhej t'i detyronin vrasësit amerikanë që të hiqnin dorë nga agresioni në Vietnam. Këtë gjë Bashkimi Sovjetik duhet ta kishte bërë qysh 7-8 vjet të shkuara. Tani Brezhnjevi dhe Kosigini bërtasin se gjoja janë në favor të Vietnamit, se gjoja do të dërgojnë atje vullnetarë e armë.

Kapja pas Kinës këtu është një justifikim për të mbuluar tradhtinë, sepse për të çuar ndihmat në Vietnam nuk është e thënë të kalosh medoemos nga Kina, por ka edhe rrugë të tjera. Por ne pyesim: para 6 vjetësh, kur amerikanët i kishin futur thonjtë në Vietnamin e Jugut, nuk mundte dot BS ta ndihmonte konkretisht, fjala vjen, duke ndërtuar disa aerodrome të mëdha në Vietnamin e Veriut, duke i dhënë atij avionë, bombardierë e sulmues Mig-21 për të qenë i gatshëm për këtë ditë? A nuk mundte të përgatiste me kohë BS aviatorë vietnamezë? A nuk mundte dot qysh 6 vjet më parë BS t'i plotësonte me raketa nevojat e Vietnamit të Veriut për mbrojtjen e një populli vëlla?

E kush do ta ndalonte atë t'i jepte këto ndihma? SHBA?

Jo, këto nuk kishin të thonin asnjë fjalë, sepse ato vetë kanë mbushur me të tilla armë të gjithë aleatët e tyre.

Kur u bë sulmi anglo-franko-izraelit në Egjipt, Hrushovi u mburr sikur gjoja i paskësh bërë telegram Idenit të largonte trupat andej, ndryshe shtypej susta dhe lëshoheshin raketa në drejtim të Anglisë. Por ky ishte vetëm një blof, gjë që u vërtetua nga fakti se, kur imperializmi u tregua kokëfortë në politikën e tij agresive, Hrushovi mburravec, që me fjalë na i bëkej irnperializmit batërdinë, jo më që nuk i «shkeli sustat», por bëri çmos dhe vazhdimisht punoi që Vietnami të çarmatosej, që Shqipëria të çarmatosej. Dhe ja tani, pasardhësit e tij besnikë, për demagogji, bërtasin se gjoja janë të dëshiruar për t'i ardhur në ndihmë Vietnamit!

Ky është një spekulim nga ana e tyre. Njerëz të vërtetë dhe trima janë ata që bëjnë shumë dhe flasin pak. Hrushovi ishte një blofer, një sharlatan dhe gënjeshtar i madh që çdo ditë lëshonte ç'mundte. Kurse Stalini pak fliste, por kur fliste, dridheshin imperialistët.

Këto dy-tri ditët e fundit më duket se nga një anëtar i Byrosë Politike të PK revizioniste Italiane është shkruar një artikull që shoqëron vajtjen e Pajetës në Vietnamin e Jugut. Në artikull, me dashje ose pa dashje, thuhet se udhëheqjes së PK Italiane i shkojnë letra nëpërmjet të cilave kërkohet llogari se çfarë bën udhëheqja e partisë për t'i ardhur në ndihmë popullit vietnamez që po lufton. Si konkluzion, autori thotë në artikull se nuk janë në gjendje t'u përgjigjen të gjitha këtyre letrave, por njofton se është nisur për në Vietnam Xhankarlo Pajeta për të biseduar me shokët vietnamezë dhe se në Itali është hapur një fushatë për të blerë një spital fushor për luftëtarët vietnamezë. Revizionistët gjithçka e bëjnë vetëm për demagogji. Pse, vallë, një spital i lypur që do të çojë Pajeta do ta shpëtojë Vietnamin? Por krerët revizionistë italianë u bëjnë bujë këtyre gjërave për të gënjyer komunistët dhe popullin italian. Kështu veprojnë edhe revizionistët sovjetikë. Por edhe «ndihmat » sovjetike për Vietnamin janë kaq të parëndësishme, saqë nuk i shqetësojnë fare agresorët amerikanë. Ato jepen vetëm për demagogji.

Me arië të këtyre «ndihmave» revizionistët sovjetikë synojnë të ndërhyjnë sa më shumë në Vietnam për interesat e tyre hegjemoniste e për të bërë presion mbi Vietnamin që të kapitullojë para imperializmit amerikan.


Qëndrimi që mbahet ndaj SHBA-së lidhur me problemin vietnamez ka shumë rëndësi. SHBA duhet të bllokohen nga të tëra forcat antiimperialiste në çdo drejtim. Populli vietnamez lufton kundër amerikanëve dhe është thikë më thikë me ta. Por revizionistët hrushovianë në vend që t'u ndalin dorën agresorëve, bëjnë krejt të kundërtën. Qëndrimi i tyre ndaj SHBA-së lidhur me Vietnamin karakterizohet nga demagogjia dhe kapitullimi ndaj amerikanëve, nga veprimet konkrete për të hyrë në pazarllëqe të reja me ta. Kjo duket edhe në faktin që kur studentët vietnamezë në Moskë u ngritën para pak kohësh në demonstratë për të protestuar kundër agresionit imperialist në Vietnam, udhëheqja sovjetike e shtypi demonstratën duke gjetur si shkak gjoja mbrojtjen e ambasadës amerikane. Më pas edhe studentët tuaj që janë në Leningrad u ngritën në demonstratë. Megjithëse në këtë qytet nuk ka asnjë ambasadë të huaj, sovjetikët e shtypën edhe këtë demonstratë me dhunë, duke plagosur shumë studentë.

Lind pyetja: Mirë në Moskë udhëheqësit sovjetikë gjetën shkak gjoja mbrojtjen e ambasadës amerikane, po në Leningrad kë do të mbronin nga demonstruesit?

Në të vërtetë ata e shtypën edhe demonstratën në Leningrad sepse kishin frikë se së bashku me studentët vietnamezë, do të mbushnin rrugët e qytetit edhe njerëzit sovjetikë, gjë që do t'i demaskonte më tej revizionistët hrushovianë. Atëherë si t'u besosh demagogjisë dhe «ndihmave, të tyre? Gjersa ata thonë se gjoja janë me Vietnamin, përse pra nuk i lanë studentët vietnamezë të bënin demonstrata kundër imperializmit?

Përse patën frikë nga populli sovjetik të demonstronte bashkë me vietnamezët në Moskë e në Leningrad?

Kuptohet, ata i preokuponte se çfarë do të thoshin SHBA për këtë gjë dhe kishin frikë se mos u zemërohej imperializmi e u prisheshin akordet e fshehta që kanë thurur së bashku.

Revizionistët sovjetikë janë larguar krejtësisht nga rruga e komunizmit, ata janë bërë plotësisht deviatorë dhe mendojnë se me qëndrimet dhe kombinacionet e tyre do të gënjejnë marksistët. Këtë e bëjnë se nuk mendojnë më si marksistë, se ata janë shkëputur dhe do të shkëputen gjithnjë e më shumë nga masat e popullit.

Natyrisht në dorë atyre do t'u mbetet në fund të fundit vetëm terrori.

Revizionistët përpiqen të përfitojnë nga situata e tanishme. Ata mendojnë se do të përfitojnë nga derdhja e gjakut tuaj të vlefshëm. Por revizionistët duhet ta kenë të qartë se as populli i Vietnamit të Jugut, as ai i Veriut nuk luftojnë për të krijuar një bagazh politik për revizionistët sovjetikë, përkundrazi luftojnë për lirinë e vendit të tyre, për socializmin dhe komunizmin, për paqen në botë. Ne jemi plotësisht dakord me Deklaratën e Frontit Kombëtar të Çlirimit të Vietnarnit të Jugut, sepse ajo shpreh ndjenjat e aspiratat e një populli trim, të popullit tonë dhe të popujve të të gjithë botës. E tillë është forca e kësaj deklarate dhe jemi plotësisht të bindur se ajo do të ketë reperkusione të mëdha. Ne nuk e humbasim kurrë këtë shpresë dhe tani kanë ardhur të tilla momente që revizionistët atje dhe kudo po marrin të tatëpjetën. Ata do të dështojnë, ndërsa fitorja është me ne.

Eshtë e vërtetë se aktualisht te ju ka shumë vështirësi, por me siguri ato do të kapërcehen. Ju thatë se «mendimet e popullit të Vietnamit të Jugut janë shumë të ngjashme me mendimet e popullit shqiptar».

Ashtu është, ne kuptohemi me njëri-tjetrin, se udhëhiqemi nga ideale të përbashkëta, ushqehemi nga e njëjta ideologji, ndjekim një vijë të përbashkët. Partia jonë i njeh dhe i vlerëson qëndrimet e drejta të Partisë së Punonjësve të Vietnamit dhe të Frontit Kombëtar të Çlirimit të Vietnamit të Jugut.

Sot, në komisionin e punëve të jashtme të Kuvendit tonë Popullor, po studiohet Thirrja e Asamblesë Kombëtare të RD të Vietnamit, e cila do t'i paraqitet Presidiumit të Kuvendit Popullor për aprovim L. Përsa i përket ndihmës për Vietnamin, edhe ne, me të gjitha mundësitë që kemi, do t'ju ndihmojmë. Në këto momente nuk ka vështirësi më të mëdha se tuajat, prandaj shoku e ka për detyrë ta ndihmojë shokun që ka vështirësi më të mëdha. Ne jemi marksistë, prandaj dhe po mendojmë se çfarë do të bëjmë për ju.

Është detyra jonë t'ju japim ndihmën tonë, pa bërë bujë si sovjetikët. Ne nuk bëjmë reklama dhe na qan


1 Sesioni i dytë i Asamblesë Kombëtare të RD të Vietnamit, i mbajtur më 8-10 prill 1965, drejtoi një Thirrje, nëpërmjet së cilës ftonte gjithë parlamentet e botës të vepronin në forma të ndryshme për të përkrahur popullin vietnamez në luftën e tij kundër agresionit amerikan.

Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH, pasi e shqyrtoi këtë Thirrje, më 3 maj 1965 aprovoi një deklaratë në përkrahje të luftës së drejtë të popullit vietnamez.


zemra për gjakun që derdhin shokët dhe vëllezërit tanë vietnamezë.

Dhe jini të bindur, shokë, se po ta gjeni me vend që në Vietnam të vijnë vullnetarë edhe nga vendet e tjera, vullnetarë do të vijnë edhe nga Shqipëria për të derdhur gjakun e tyre së bashku me ju. Po dijeni se ata do të jenë vullnetarë të vërtetë dhe besnikë të çështjes së popullit vietnamez e jo si ata që do të përpiqen të luajnë rolin e kolonës së pestë. Ju, vietnamezët, jeni të regjur në luftë dhe elementëve të kolonës së pestë do t'ua zbuloni fytyrën e do t'u tregoni gardhin.

Me këto ne s'bëjmë gjë tjetër veç detyrës sonë.

Edhe ju me luftën tuaj heroike po bëni një detyrë shumë të lartë ndaj çështjes së popujve dhe të komunizmit.

Tani e gjithë bota pret Dien Bien Funë e dytë në Da Nang që pastaj amerikanët, prej andej, të hidhen në det. Ne besojmë plotësisht se do të vijë medoemos kjo ditë.

Duke e marrë fjalën, kryetari i delegacionit tha:

Sukseset tona janë fitore të marksizëm-leninizmit dhe disfata për revizionizmin modern. Lufta jonë ka dy qëllime, të fitojmë kundër imperialistëve amerikanë dhe të bëjmë të dështojnë edhe planet e revizionistëve modernë.

Ajo ka bërë që t'u hiqen një nga një maskat e shumta, me të cilat janë mbuluar imperialistët dhe revizionistët modernë që ndihmojnë kolonializmin e ri në Vietnamin e Jugut. Kjo ka bërë që amerikanët në vendin tonë të pësojnë shumë disfata. Praktika jonë demaskoi gjithashtu edhe rrugën e bashkekzistencës paqësore me imperializmin. që predikojnë revizionistët.

Revizionistët modernë bërtasin sikur janë në përkrahje të luftës sonë, por sa e ndihmojnë ata luftën e popullit tonë ne e kemi të qartë, ne e dimë kush na ndihmon me zemër dhe kush na e ka me hile.


SHOKU ENVER HOXHA:

Dëshirojmë që të rrini disa ditë dhe të bëni shumë vi,zita në Shqipëri, të shikoni vendin tonë, të merrni kontakt sidomos me masat e popullit. Në takimet që do të bëni me njerëzit tanë ju do të kryeni një shërbim të madh për forcimin edhe më shumë të miqësisë luftarake që ekziston midis dy popujve tanë. Në këto takime ju do të ndieni pulsin dhe të rrahurat e zemrës së popullit tonë për popullin tuaj. Ne mund t'ju themi fjalë të mira, por kur të shkoni e të takoni vetë popullin tonë do ta shikoni edhe më mirë e më konkretisht sa shumë e do ai popullin tuaj heroik.

Shokë, le ta ngremë këtë dolli për lavdinë e popullit heroik të Vietnamit, për fitoren tuaj, për lufttarët e Frontit Kombëtar të Çlirimit të Vietnamit të Jugut, për Partinë e Punonjësve të Vietnamit dhe shokun Ho Shi Min!


Botohet për herë të parë sipas shënimeve të mbajtura në këtë takim që gjenden në AQP



 

LUFTA E ARMATOSUR — E VETMJA RRUGE E POPULLIT QE DESHIRON LIRINE DHE PAVARESINE E TIJ


Nga biseda me ambasadorin e Republikës Demokratike të Vietnamit

18 qershor 1966


Pasi u përshëndet përzemërsisht me ambasadorin vietnamez, f jalën e mori shoku Enver Hoxha:


Jam shumë i gëzuar që po takohem sot me ju, përlaqësuesin e qeverisë së Republikës Demokratike të Vietnamit.

Ne kemi ndjekur dhe ndjekim çdo ditë me vëmendje të madhe luftën heroike të popullit vietnamez, sukseset e tij dhe jemi shumë të gëzuar kur dëgjojmë çdo ditë për disfatat që pësojnë imperialistët agresorë amerikanë dhe për shpartallimin e trupave kukulla në jug të atdheut tuaj.

Pastaj e mori fjalën ambasadori i Republikës Demokratike të Vietnamit, i cili tha:

Komiteti Qendror i Partisë sonë më ka porositur t'u shpreh mirënjohjen Qeverisë dhe Partisë suaj për përkrahjen dhe për ndihmën që na keni dhënë dhe na jepni në luftën tonë. Ai më porositi gjithashtu që t'i them Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë se nga ana jonë do të bëhen të gjitha përpjekjet për të luftuar dhe për të fituar mbi imperialistët amerikanë për të qenë kështu të denjë për përkrahjen që ju i jepni luftës së popullit tonë.

Më poshtë ambasadori i RD të Vietnamit e njoht< hollësisht shokun Enver Hoxha me situatën në Vietnamin e Jugut; me luftën heroike të popullit vietnamez kundër agresorëve amerikanë dhe reaksionarëve vendas; me planet dhe me përpjekjet e reja të imperialistëve për të zhvilluar e për të shkallëzuar më tej luftën në Vietnam dhe për të shpëtuar nga situata e rëndë nëpërmjet intensifikimit si të agresionit ushtarak ashtu edhe të «ofensivës paqësore» etj.; me disfatat e mëdha që po pësonin armiqtë në frontin e luftës dhe me kontradiktat e thella që kishin shpërthyer në radhët e qeveritarëve kukulla të Vietnamit të Jugut.


Pastaj përsëri e mori f jalën shoku Enver Hoxha:


Ju falënderoj, shoku ambasador, që më njohët në mënyrë kaq të gjerë, të hapët dhe shoqërore me gjendjen në Vietnam. Në emër të Komitetit Qendror ju lutem t'i transmetoni Komitetit Qendror të Partisë suaj dhe shokut Ho Shi Min falënderimet revolucionare të Komitetit Qendror të Partisë sonë për këtë ekspoze shumë të frytshme për ne, të cilën e konsiderojmë si shprehje të solidaritetit komunist që ekziston midis dy vendeve tona dhe të vlerësimit të drejtë që i bën Partia e Punonjësve të Vietnamit Partisë dhe popullit shqiptar, që janë solidarë me luftën heroike të popu]lit dhe të partisë suaj.

Ju vetë personalisht e keni parë që në vendin tonë politikisht, ideologjikisht, shpirtërisht populli dhe Partia jonë janë plotësisht solidarë me luftën tuaj dhe në ballë të përpjekjeve për mbrojtjen e çështjes së drejtë dhe të shenjtë të popullit vietnamez dhe të Partisë së Punonjësve të Vietnamit, qoftë në Veri, qoftë në Jug.

Këtë solidaritet internacionalist ne e konsiderojmë si një çështje jetike, jo vetëm për Vietnamin, po edhe për vetë vendin tonë, për të gjithë popujt e botës dhe për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit. E theksoj këtë se aktualisht detyra kryesore e partive me të vërtetë marksiste-leniniste është lufta kundër imperializmit, revizionizmit modern dhe gjithë reaksionarëve që mbështetin agresionin imperialist amerikan kundër popuIlit vëlla vietnamez.

Ju e thatë vetë se përveç luftës agresive barbare me armë që bëjnë imperialistët amerikanë dhe reaksionarët vietnamezë, po aq, bile edhe ca më shumë e rrezikshme, është edhe .«ofensiva paqësore», e cila tregon hapur dhe shumë qartë dobësinë e madhe që i ka shkaktuar lufta heroike e popullit tuaj imperializmit amerikan. Kjo është një disfatë e madhe jo vetëm e tij, por edhe e të gjithë atyre që e përkrahin këtë-ofensivë paqësore».

Ne jemi të bindur se «ofensivën paqësore» e trumbetojnë me të madhe dhe e kanë si flamur revizionistët sovjetikë, në radhë të parë, sepse ata kanë deklaruar dhe zbatojnë politikën e «bashkekzistencës paqësore», veçanërisht me imperializmin amerikan. Ne konstatojmë me kënaqësi se populli vietnamez, me në krye Partinë e Punonjësve të Vietnamit, pavarësisht nga taktikat që kjo përdor, qëndron i palëkundur në luftën kundër imperializmit amerikan dhe reaksionarëve vendas dhe është kundër asaj që ata e quajnë «ofensivë paqësore». Ky qëndrim është garancia për arritjen e fitores dhe drejtohet kundër të gjithë atyre që përpiqen t'i vënë gur nën rrota kësaj lufte të drejtë të Vietnamit, e cila zhvillohet me armë dhe me mjete të tjera politike. Por armiqtë tanë nuk do të kenë sukses.

Mund të bëjnë lloj-lloj planesh amerikanët apo revizionistët modernë për dështimin e Vietnamit, por këto plane do të shkatërrohen përpara vendosmërisë dhe luftës suaj. Në qëndrimin konkret ndaj kësaj lufte dallohen e do të dallohen çdo ditë e më mirë kush janë pro popullit vietnamez e kush janë kundër tij.

Partia jonë konkretisht nuk di shumë hollësi mbi presionet që u bëjnë revizionistët modernë, me në krye ata sovjetikë, qëndrimeve të vendosura të popuIlit dhe të komunistëve vietnamezë, por Partia jonë e merr me mend dhe nxjerr konkluzionet e duhura nga gjithë politika dhe veprimtaria e tyre. Nga artikujt gati të përditshëm të organit të Komitetit Qendror të Partisë suaj kundër agjentit të vjetër të imperializmit amerikan, Titos, ne nxjerrim konkluzionet tona. Për ne është e qartë si drita e diellit kush është Titoja, ku ha bar ai, me cilin është mik, ashtu siç është e qartë se cilët janë ata që e quajnë -c<komunist» këtë renegat, dhe cilët janë ata që puthen e përqafohen me të. Nuk ka se si populli heroik vietnamez dhe partia juaj të mos shohin në këtë ndeshje kolosale që po bëhet se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe kush janë armiqtë.

Lufta e ashpër që po zhvillon populli vietnamez është një provë e shkëlqyer që tregon se lufta e armatosur kundër pushtuesve agresorë amerikanë është i vetmi mjet shpëtimi për këtë popull që dëshiron lirinë dhe pavarësinë e tij, të cilat, sikurse e thatë ju, janë kërkesat kryesore të domosdoshme dhe jetike për një popull. Faktet kanë treguar dhe tregojnë se kur popujt dhe partitë marksiste-leniniste, që udhëheqin popujt në luftën për çlirim, e kanë të qartë se vetëm me këtë mjet dhe në asnjë rrugë tjetër arrihet fitorja, atëherë ata s'ka fuqi e vështirësi që t'i ndalojë në kurorëzimin e çështjes së tyre të drejtë. Tek organizimi dhe tek udhëheqja e luftës së armatosur kundër okupatorëve dhe reaksionarëve vendas qëndron politika më e drejtë e një partie që synon çlirimin e përhershëm të popullit të vet. Vetëm kjo luftë e siguron një popull të mos mposhtet kurrë. Të mendohet për mjete të tjera, do të thotë që liria dhe pavarësia t'i jepen një populli si një dhuratë për mëshirë, por kjo nuk mund të bëhet kurrë, sepse lirinë nuk ta fal kush, ajo fitohet vetëm me luftë, me përpjekje dhe me sakrifica.

Për Partinë tonë është e qartë se imperialistët amerikanë po bëjnë çmos që ta zgjerojnë luftën. Për këtë qëllim ata nuk kursehen, nuk marrin parasysh humbjet e mëdha në materiale, në fonde dhe në njerëz, sepse ndryshe humbasin prestigjin e tyre politik.

Prandaj ata do të vazhdojnë t'i shtojnë aksionet barbare për të siguruar qëndrimin e tyre në Vietnam dhe për ta mbajtur atje të ndezur vatrën e luftës, si një bazë për ta përhapur në zona të tjera dhe për të zhvilluar veprimtarinë e tyre agresive, diversioniste e hegjemoniste kundër popujve e vendeve të ndryshme të atij rajoni, ose të rajoneve të tjera.

Imperializmi, revizionizmi modern dhe reaksionarët në botë po përdorin të gjitha mjetet dhe rrugët si të dalin nga ky qorrsokak, prandaj është kaq shumë e dëshiruar për ta «ofensiva paqësore». Populli ynë thote që imperialistët e bëjnë këtë jo nga malli, por nga halli. Ata po e shikojnë që populli dhe Partia e Punonjësve të Vietnamit qëndrojnë të patundur në të katër pikat e tyre. T'i pranojnë këto katër pika imperialistët amerikanë, do të thotë që ata të qërohen nga Vietnami, gjë që do të bëjë që të bjerë në greminë prestigji i tyre. Sipas mendimit tonë, revizionistët sovjetikë dhe gjithë këlyshët e tyre përpiqen tani t'i bindin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njëfarë kompromisi. Qëllimi është që t'u shpëtojnë nderin agresorëve amerikanë, por këta nuk lëshojnë, sepse duan të kenë gishtin brenda në Vietnam. Mirëpo kërkesat e drejta të qeverisë së RD të Vietnamit janë të paprekshme, ato nuk janë fjalë boshe, por shprehin vullnetin e popullit vietnamez, i cili është i vendosur të luftojë dhe të fitojë lirinë e pavarësinë me gjakun dhe me sakrificat e tij kolosale.

Ne jemi të bindur se imperialistët amerikanë dhe armiqtë e tjerë të lirisë dhe të pavarësisë së popujve me siguri do të dështojnë në planet e tyre. Të gjitha kontradiktat e ashpra, që ekzistojnë dhe do të ekzistojnë në radhët e armiqve imperialistë dhe reaksionarëve vendas në Vietnamin e Jugut, janë rezultat i disfatave të mëdha të njëpasnjëshme që po pësojnë imperialistët amerikanë dhe politika e tyre me kukullat vendase.


Këto kontradikta në mes armiqve janë shkaktuar në radhë të parë nga lufta e popullit, nga partizanët vietnamezë.

Elementët kukulla po përpiqen tani si e si të gjejnë një rrugë kompromisi. Sikurse thatë ju, ushtria e qeverisë kukull është një mbështetje për ushtrinë amerikane në Vietnam, por përpjekjet për sheshimin e kontradiktave, për të arritur në njëfarë kompromisi midis budistëve dhe pasuesve të Kao Kisë për formimin e një «qeverie civile» me Kao Kinë në krye, kundër asaj të gjeneralëve, janë manovra të imperialistëve amerikanë dhe të reaksionarëve vendas për të mbështetur ofensivën e tyre të paqes. Ne mendojmë se këto përpjekje janë rezultat i vetë situatës së brendshme që është krijuar në Vietnam. Edhe ne, po të ishim në vend të partisë suaj dhe të Frontit Kombëtar të Çlirimit të Vietnamit të Jugut, do të mundoheshim të përfitonim sa më shumë nga këto kontradikta dhe situata për të goditur, për të shpartalluar dhe për të likuiduar me radhë batalionet amerikane, sepse në këtë mënyrë ju goditni, shpartalloni e likuidoni moralin dhe rezistencën e kukullave dhe të të gjithë reaksionarëve vietnamezë.

Kur mbytet vapori, minjtë fillojnë të dalin jashbë për të shpëtuar. Po ku të shkojnë? Kështu po ndodh tani në vendin tuaj me kukullat vietnameze. Vapori amerikan dhe i Kao Kisë në Vietnamin e Jugut tani është duke u mbytur, prandaj minjtë, ku janë e ku s'janë, përpiqen të dalin jashtë, të shpëtojnë nga mbytja. Kështu ka ngjarë edhe në vendin tonë afër mbarimit të Luftës Nacionalçlirimtare. Në afërsitë e qytetit të Tiranës ndodhet një fshat që quhet Mukje.

Kur reaksionarët shqiptarë dhe kuislingët, të grumbulluar rreth organizatave tradhtare të «Ballit Kombëtar» dhe të «Legalitetit», panë se po mbytej «vapori italian», me të cilin ata kishin bërë «udhëtim» të përbashkët, u detyruan të largohen nga ai dhe erdhën në Mukje për të biseduar me ne. Ne dërguam në këtë fshat delegacionin tonë të Frontit Nacionalçlirimtar, të kryesuar nga dy veta, njëri nga të cilët ishte anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe tjetri anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Këtyre u dhamë udhëzime të qarta për çështjet që do të diskutonin dhe i porositëm t'u thoshin qartë përfaqësuesve të «Ballit» e të «Legalitetit» që, në bazë të situatës dhe meqenëse ata dëshironin (mbasi vetë kishin kërkuar të bënin bisedime me ne), të hidheshin në luftë.

«Po lufta mbaroi» — u përgjigjën përfaqësuesit e këtyre organizatave tradhtare. Porosia e Partisë ishte që t'u thuhej: <<Jo, lufta nuk ka mbaruar, sepse pushtuesit italianë do të zëvendësohen medoemos me ata gjermanë.

Ju gjer tani ishit bashkuar me italianët dhe na keni luftuar ne, politikisht dhe me armë. Tani që ne i thyem italianët, me të cilët ju ishit bashkuar, keni ardhur këtu.

Mund të na thoni zotërinj, përse keni ardhur?». «Për të krijuar një qeveri të përbashkët» — u përgjigjën ata.

Përfaqësuesit e delegacionit të Frontit Nacionalçlirimtar kishin marrë direktiva të qarta që t'u bënin thirrje atyre të rrëmbenin armët, të merrnin pjesë bashkë me ne në luftën e armatosur të pamëshirshme kundër nazistëve pushtues gjermanë, «të pastrojmë së bashku të gjithë tradhtarët, pse do të kemi akoma shumë për të luftuar, pastaj, si t'i thyejmë armiqtë, kemi kohë për të krijuar qeverinë». Këto ishin direktivat e Komitetit Qendror të Partisë sonë për Mbledhjen e Mukjes.

Por të dërguarit tanë në Mukje që ishin oportunistë, ose më mirë të themi tradhtarë, i shkelën këto direktiva të qarta të Komitetit Qendror dhe ranë dakord me kuislingët, ballistët, zogistët etj. për të formuar një të ashtuquajtur «komitet për shpëtimin e Shqipërisë» dhe vendosën të shpallnin «pavarësinë e Shqipërisë» dhe vendi ynë të bëhej kësisoj, sipas tyre, një shtet i demokracisë borgjeze. Kjo do të thoshte që në një qeveri të tillë provizore të futeshin edhe ata që gjer në atë kohë kishin bashkëpunuar ngushtë me pushtuesit fashistë italianë kundër Frontit tonë Nacionalçlirimtar, pra që të shkonte kot gjaku që populli ynë, me Partinë në krye, kishte derdhur rrëke për vite të tëra. Në ato kohë lufte mjetet e ndërlidhjes dhe të informacionit ne i kishim të dobëta e të vështira, megjithatë pas dy ditësh morëm vesh mbi rezultatet e bisedimeve të Mukjes, mbi kapitullimin e dy përfaqësuesve tanë ndaj manovrave të reaksionit shqiptar. Ne e demaskuam menjëherë në popull këtë kompromis të turpshëm, grisëm marrëveshjen famëkeqe të përfunduar në kundërshtim me direktivat e Komitetit Qendror të Partisë, dy përfaqësuesit komunistë që dërguam në Mukje i përjashtuam nga Komiteti Qendror dhe nga Partia, vazhduam luftën me të njëjtën vendosmëri si edhe gjer atëherë dhe ruajtëm të pacenuar rolin udhëheqës të Partisë sonë në këtë luftë popullore.

Sigurisht, për përcaktimin e një taktike të drejtë r&ndësi ka analiza klasore marksiste-leniniste e situatave dhe e ngjarjeve konkrete të secilit vend. Ne mendojmë se populli vietnamez dhe Partia e Punonjësve të Vietnamit me luftën që po bëjnë janë duke ecur drejt fitores, kurse armiqtë tuaj dhe tanët dobësohen dhe do të dobësohen gjithnjë e më shumë. Fronti Kombëtar i Çlirimit të Vietnamit të Jugut, që ka një eksperiencë të madhe në luftën kundër imperialistëve, do të gjejë momentin e përshtatshëm dhe do të dijë t'i shoshitë si duhet njerëzit që duhet të afrojë sot, që nesër këta të mos bëhen në asnjë mënyrë të rrezikshëm dhe të mos pengojnë realizimin e platformës e të qëllimit final të partisë suaj.

Po të shikosh dokumentet e Partisë sonë, qoftë të periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, qoftë të 4-5 vjetëve të parë pas Çlirimit, do të konstatosh se ne deri në Qeveri kishim njerëz pa parti. Të tillë gjatë luftës kishim edhe në udhëheqjen e Frontit Nacionalçlirimtar, për shembull, tregtarë e klerikë të ndryshëm, ashtu sikurse edhe ju keni sot budistët.

Në lidhje me këta elementë Partia jonë kishte bërë qysh në fillim një punë të madhe për t'i afruar në Frontin Nacionalçlirimtar, për t'i bindur për luftën e hapët që duhej të zhvillonin kundër pushtuesve të huaj. Në Tuftë e sipër u bë edhe diferencimi. Disa prej tyre, që në fillim nuk e pranuan platformën e Frontit Nacionalçlirimtar, u Iidhën me pushtuesit dhe u vunë në shërbim të tyre kundër popullit e Partisë sonë. Disa të tjerë e pranuan platformën e Frontit, morën pjesë në luftë, bile pati ndër ta që u zgjodhën edhe në udhëheqje të Frontit. Por, pavarësisht nga kjo, Partia në asnjë rast nuk lejoi që të cenohej roli i saj udhëheqës në Front, përkundrazi e forcoi pa ndërprerje këtë rol. Edhe pas Çlirimit me këta elementë që kishin marrë pjesë në luftë Partia ndoqi një politikë të matur e të drejtë, vazhdoi punën për edukimin e mëtejshëm të tyre dhe disave iu besuan edhe detyra me rëndësi në Qeveri dhe në organet e zgjedhura nga populli. Në punë e sipër shumica e tyre u edukuan dhe u lidhën ngushtë me Partinë e me popullin, por pati edhe nga ata që nuk duruan dot më tej, u lidhën me komplotistët dhe së bashku me imperialistët anglo-amerikanë komplotuan kundër pushtetit popullor. Kur u zbuluan, ata u çuan në gjyqet e popullit, ku morën dënime sipas fajeve që kishin bërë.

E tillë është eksperienca jonë për këtë problem të rëndësishëm, i cili te ne, siç vërtetoi jeta, është zgjidhur drejt, në favor të popullit dhe të socializmit. Busull e pagabueshme që na ka orientuar për të ndjekur këtë vijë të drejtë ka qenë dhe është marksizëm-leninizmi, të cilin ne e kemi zbatuar, do ta zbatojmë dhe do ta mbrojmë gjer në fund me konsekuencë e me besnikëri të pafund.

Lufta heroike me sakrifica të panumërta e popullit dhe e partisë suaj është një shembull për të gjithë popujt e botës. Këta jo vetëm duhet ta admirojnë luftën e popullit tuaj, por duhet që gjakun e pastër që ka derdhur e po derdh populli vietnamez ta konsiderojnë si një kontribut për çështjen e madhe të revolucionit botëror. Prandaj, duke e parë kështu problemin, popujt, partitë e vërteta marksiste-leniniste dhe gjithë revolucionarët e botës duhet të jenë kurdoherë përkrah luftës suaj të drejtë, t'ju mbështetin e t'ju ndihmojnë me të gjitha forcat dhe mundësitë.

Edhe një herë dëshiroj t'ju shpreh, me këtë rast, ndjenjat më të pastra, më të përzemërta e vëllazërore të Komitetit Qendror të Partisë sonë, të popullit shqiptar dhe të miat personale ndaj popullit heroik vietnamez.

Të jeni të sigurt se zemrat tona rrahin bashkë me ju, dhe ju shprehim bindjen e plotë se fitorja e popullit heroik vietnamez dhe e Partisë së Punonjësve të Vietnamit do të arrihet me siguri duke çuar në shkatërrimin e bandave të imperializmit amerikan, i cili do të marrë një goditje kolosale nga lufta e popullit tuaj.

U çoni të falat dhe përshëndetjet e mia shokëve të udhëheqjes së partisë dhe të shtetit vietnamez dhe ju uroj nga zemra suksese të tjera të mëtejshme.



 

NUK MUND TË THYHET NJE POPULL QË UDHËHIQET NGA MARKSIZËM-LENINIZMI


Nga biseda me ambasadorin e Republikës Demokratike të Vietnamit


21 qershor 1967


Mbasi u përshëndet dhe zuri vend, ambasadori vietnamez foli mbi përshtypjet e tij të mira për Shqipërinë dhe i shprehu shokut Enver Hoxha mirënjohjen e partisë, të qeverisë dhe të popullit të Vietnamit ndaj Partisë, Qeverisë dhe popullit të vendit tonë për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë luftës së 'popullit heroik të Vietnamit. Pastaj e mori f jalën shoku


Enver Hoxha:


Ju faleminderit shurnë, shoku ambasador, për këto fjalë kaq të ngrohta e miqësore, për këto ndjenja vëllazërore që shprehët në emrin e popullit tuaj, të Partisë së Punonjësve të Vietnamit dhe tuajin për Partinë dhe popullin tonë. Na vjern keq që do të largoheni nga Shqipëria, sepse kemi kaluar së bashku një kohë trevjeçare plot ngjarje, luftëra e suksese të rëndësishme, që kanë ndodhur vendin tuaj dhe në vendin tonë. Por, siç e thatë dhe ju, ka edhe rrethana, të cilat e lypin që miqtë dhe shokët të ndahen nga njëri-tjetri, por vetëm fizikisht, pasi lidhjet e dashurisë dhe të miqësisë që kanë, nuk i largojnë ata kurrë nga njëri-tjetri, sado larg që të jenë. Përkundrazi, lidhjet e kësaj miqësie të sinqertë, me kohë kthehen në një forcë të madhe që na shton besimin dhe fuqinë në luftën tonë të përbashkët.

Nga sa jemi në dijeni, lufta në vendin tuaj shkon mirë dhe ky është një gëzim i madh për ne.

Lufta e popullit heroik vietnamez është si një pishtar, që po i tregon gjithë botës, çdo ditë e më shumë, heroizmin e madh, vendosmërinë e palëkundshme të një populli të vogël, por të pamposhtur, i cili, pavarësisht nga sakrificat supreme, po i qëndron me sukses kuçedrës më të madhe dhe më të armatosur, imperializmit amerikan, po korr çdo ditë fitore mbi të. Gjithashtu, ajo i tregon botës se përpara kuçedrës, sado e tmerrshme që të jetë, një popull që është i bashkuar në unitet të çeliktë rreth partisë së tij, jo vetëm i bën ballë me sukses, por edhe i shkakton asaj dëme të pandreqshme.

Lufta që bën Vietnami heroik i tregon, gjithashtu, njerëzimit se një popull i vogël trim, siç është populli vietnamez, është në gjendje të qëndrojë, të godasë dhe të fitojë jo vetëm kundër kësaj force, por edhe kundër gjithë intrigantëve, kundër gjithë politikës djallëzore të komplotistëve, që përpiqen ta dobësojnë luftën heroike të popullit tuaj dhe ta detyrojnë Vietnamin të gjunjëzohet.

Lufta juaj, pra, po i tregon botës se në fushën e betejës, populli juaj është i pamposhtur. Ndodh kështu sepse populli vietnamez, i Jugut dhe i Veriut, mban qëndrime të drejta. Kur një popull udhëhiget nga ideologjia marksiste-leniniste ai nuk mund të thyhet, ashtu siç nuk mund të thyhen marksistët.

Ne kemi bindjen se armiqtë imperialistë e tradhtarët e tjerë, në çfarëdo mënyre që ata të shfaqen, nën çfarëdo maske që të fshihen, nuk do ta mposhtin dot popullin vietnamez. Dhe pse është kështu, prandaj nuk kanë sukses në Vietnam agresorët amerikanë.

Suksese po korr vetëm populli vietnamez dhe jo arrniqtë e tij, prandaj jemi të bindur se ai, më së fundi, do të dalë faqebardhë.

Me luftën e tij populli vietnamez i bën një shërbim shumë të madh gjithë njerëzimit, u jep zemër gjithë popujve që luftojnë për t'u shkëputur nga skIlavëria imperialiste. Lufta e tij frymëzon, inkurajon dhe shton vendosmërinë e pupujve që duan të jetojnë të lirë e të pavaru. Tani të gjithë e kuptojnë se ç'rëndësi të madhe ka për mbarë popujt e botës lufta juaj, se vetëm duke u qëndruar dhëmb për dhëmb imperialistëve amerikanë, anglezë, izraelitë, koreanojugorë dhe gjithë koalicionit imperialisto-revizionist, ashtu sikurse po u qëndroni ju agresorëve amerikanë, mund të sigurohet fitorja.

Me gjithë disfatën e përkohshme ushtarake që pësuan popujt arabë, ata duhet ta vazhdojnë luftën, sepse vetëm një luftë e tillë do t'i shpëtojë.

Udhëheqës të vendeve arabe tani po reflektojnë mbi demagogjinë e të ashtuquajturve miq dhe mbi të ashtuquajturën ndihmë të tyre ushtarake dhe politike.

Në mos tërësisht, disa kanë filluar të mendojnë se «Nuk jetohet me miell hua», siç thotë populli ynë, por se duhet vepruar, ashtu siç po bën populli vietnamez, që lufton dhe fiton. Kjo, natyrisht, i detyrohet në radhë të parë popullit të Vietnamit, prandaj edhe popujt e vendeve arabe duhet të nxjerrin mësime nga rruga që ndjek populli vietnamez, i cili di t'i dallojë si duhet miqtë e tij të vërtetë nga pseudomiqtë.

Lufta e popullit tuaj, pra, ka një rëndësi të madhe në botë, ajo ka një rëndësi të veçantë sidomos për ne miqtë e sinqertë të popullit të Vietnamit, siç janë Shqipëria jonë e vogël dhe popujt e tjerë.

Ajo që bëjmë ne për Vietnamin, është fare e vogël, prandaj kemi për detyrë ta shtojmë ndihmën dhe përkrahjen tonë për ju, sepse kemi një qëllim dhe e çmojmë se, kur derdhet gjaku juaj, është njëlloj si të derdhet gjaku ynë, sepse, kur ju luftoni për vete, luftoni njëkohësisht edhe për ne, dhe anasjelltas, edhe ne luftojmë, gjithashtu, për vete dhe për ju dhe, kështu së bashku, luftojmë dhe fitojmë.

Imperializmi amerikan ndodhet tani në një krizë të madhe. Ju keni meritën që këtë krizë, kalbëzim e dobësi të madhe të tij ua vutë në dukje popujve të botës. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

Mendimi i Partisë sonë është se propaganda, radiotelevizioni, shantazhet atomike të imperializmit dhe e gjithë demagogjia e orkestruar edhe nga ana e revizionistëve sovjetikë, kanë për qëllim të frikësojnë popujt. Por lufta e popujve dhe e marksistë-leninistëve po e shkatërron mitin e rremë të pathyeshmërisë së imperializmit amerikan. Dhe është fakt se në këtë luftë qëndron në pararojë Vietnami.

Armiqtë kanë frikë nga ne, nga popujt që luftofnë e janë në këmbë. Dhe kanë arsye që ta kenë këtë frikë.

Kjo nuk është një frikë imagjinare, por u është futur atyre me të vërtetë në palcë gjatë shumë vjetëve luftërash, nga sukseset revnlucionare gjithnjë në rritje. Ata e kanë perspektivën të errët, kurse perspektiva jonë është e ndritur. Ne do të fitojmë.

Nuk mposhtet dot Vietnami! Le të guxojnë imperialistët amerikanë të hyjnë më thellë në aventurën e tyre dhe të sulmojnë më në veri. Ata, në fakt, po e bombardojnë Vietnamin e Veriut dhe e vërteta është se po e dëmtojnë, por qëllimit as ia kanë arritur, as do t'ia arrijnë. Vietnamin ata nuk do ta mposhtin dot. Mund të digjen Hanoi, Hajfongu etj., mund të digjen në rast agresioni Tirana, Durrësi etj. në Shqipëri, por popujt tanë nuk do të mposhten. Pas fitores ne do t'i rindërtojmë ato përsëri edhe më të mira, por armiqtë ama nuk do të arrijnë të na thyejnë dot kurrë. Qëllimin e fundit do ta arrijmë ne dhe jo imperialistët, megjithëse ata do të bëjnë ç'është e mundur, do të vënë forca akoma më të mëdha, do të shkallëzojnë më tej luftën.

Por shkallëzimi i luftës nuk tregon tjetër veçse kalbësirën e tyre dhe paralajmëron disfata të tjera për ta.

Sa më shumë që ta shkallëzojnë ata luftën në Vietnam, aq më shpejt do të shkatërrohen.

Ata i preokupon, gjithashtu, edhe çështja se si do të bëhet me përpjekjet për mospërhapjen e armëve bërthamore. Nga ana tjetër, ata patën varur shumë shpresa te traktati famëkeq i Moskës për ndalimin e provave në hapësirë dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Këto përpjekje kanë për qëllim ruajtjen e monopolit bërthamor, të ombrellës bërthamore nga ana e imperialistëve amerikanë dhe e revizionistëve sovjetikë.

Por ky monopol tani u prish. Në këto rrethana, shteteve të tjera kapitaliste u mbeten dy rrugë:

ose të jenë në mëshirën e sovjetikëve dhe të amerikanëve, ose të ecin në rrugën që ndjek Dë Goll.

Mund të ngjasë një ditë që edhe Japonia, një fuqi e madhe kapitaliste në Azi, edhe Gjermania Perëndimore, një tjetër fuqi e madhe në Evropë, të mos dëshirojnë të qëndrojnë më nën zgjedhën e amerikanëve.

Kështu do të humbasë monopoli, kështu do të prishen edhe aleancat imperialisto-revizioniste.

Revizionisti Kosigin mund të Ilomotitë se duke e pasur edhe Gjermania, edhe Japonia armën bërthamore do të vihet paqja në rrezik. Askush nuk i ha këto gjëra, pasi bombat bërthamore, qofshin gjermane ose amerikane, japoneze ose sovjetike, janë njëlloj, të gjitha mbi kokat e njerëzve do të binin. Edhe sikur të rnos i kishin Gjermania me Japoninë, gjersa këto armë I kanë SHBA-ja e Bashkimi Sovjetik, asnjë siguri nuk do të ketë se këta nuk do t'i hedhin ato mbi popujt.

Ne jemi realistë kur themi se gjendja në botë Öshtë në favor të luftës së popujve. Fitoret nuk vijnë pa luftë, pa përpjekje, pa sakrifica, por gjatë këtyre luftërave e përpjekjeve ne vazhdimisht do të fitojmë, kurse armiqtë imperialistë e revizionistë kurdoherë do të humbasin.

Në emër të të gjithë shokëve të udhëheqjes dhe të Partisë do t'ju lutem, shoku ambasador, që, kur të ktheheni në Vietnam, t'u thoni shokut Ho Shi Min, Ildhëheqjes të partisë suaj, qeverisë dhe popullit vietnamez që te ne, te Partia e Punës e Shqipërisë, te Qeveria e Republikës sonë dhe tek i gjithë populli shqiptar, ata kanë e do të kenë miqtë e tyre më besnikë dhe më të qëndrueshëm, gjer në fund. Forcat që kemi ne nuk do t'i kursejmë për të dhënë kontributin tonë për vëllezërit tanë vietnamezë, që po luftojnë me kaq heroizëm. Çështjen e Vietnamit ne po e bëjmë, dhe vazhdimisht do ta bëjmë çështje të popullit tonë, ashtu sikurse e kemi bërë gjer tani. Me propagandën, me shtypin dhe me fjalimet tona do të përpiqemi çdo ditë e më shumë që t'ia bëjmë edhe më shumë të njohur popullit shqiptar luftën heroike të popullit të Vietnamit, me qëllim që të gjithë njerëzit tanë ta kuptojnë atë politikisht dhe ideologjikisht dhe ta ndihmojnë.

Kështu veprojmë ne, kudo në Shqipëri, për të krijuar mundësitë që, me ato forca të pakta materiale që kemi, ta vazhdojmë ndihmën tonë të vogël për ju, sepse kjo është një detyrë e lartë internacionaliste ndaj luftës së popunit vëlla të Vietnamit.


Botohet për herë të parë sipas shënimeve të mbajtura në këtë takim që gjenden në AQP

 

 

 

KUSH ORVATET TE SABOTOJË LUFTËN NË VIETNAM, SHKEL MBI GJAKUN E VIETNAMEZEVE, ESHTE RENEGAT E TRADHTAR


Nga biseda me ambasadorin e Republikës Demokratike të Vietnamit

21 tetor 1967


Pasi i uroi mirëseardhjen ambasadorit të ri, shoku Enver Hoxha vazhdoi:


Populli dhe Partia jonë kanë një admirim dhe dashuri të veçantë për popullin tuaj të Veriut dhe të Jugut. Imperialistët amerikanë po e përvëlojnë barbarisht Vietnamin e Veriut nga ajri me bombardime dhe po djegin e po shkatërrojnë me zjarr e me hekur Vietnamin e Jugut me qëlli.me të caktuara për të mbajtur popullin tuaj nën thundrën e tyre dhe për ta pasur Vietnamin si një plasdarm kundër vendeve të tjera të Azisë. Ne jetojmë çdo ditë me luftën tuaj, pse ajo është dhe jona. Sukseset dhe sakrificat e mëdha që po bëni, qoftë në Jug, qoftë. në Veri, ne i konsiderojmë si tonat. Lufta e Vietnamit për çlirim është një luftë që u shkakton dhe do t'u shkaktojë humbje e disfata të pandreqshme jo vetëm imperialistëve amerikanë, por edhe revizionistëve modernë. Ajo është njëkohësisht një ndihmë e madhe për luftërat çlirimtare të popujve, është simbol trimërie kundër një force të madhe barbare, por, në fakt, e dobët, derisa nuk po u qëndron dot as goditjeve të një populli të vogël, por heroik, siç është populli juaj. Ne e kemi të qartë se disfatat e mëdha, që u shkakton populli heroik. vietnamez imperialistëve amerikanë dhe revizionistëve modernë, i detyrojnë ata të mendohen mirë para se të guxojnë të shkaktojnë Vietname të tjera në botë, pse zjarre të tilla të reja lufte do të ishin të rrezikshme për ta dhe do të shpejtonin disfatën përfundimtare të tyre.

Lufta e popullit tuaj është një ndihmë e madhe për luftën antiimperialiste e çlirimtare të popujve të tjerë dhe për fitoren e revolucionit në shkallë botërore.

Partia jonë na ka mësuar që këto vlerësime të mos i bëjmë vetëm ne, udhëheqja e Partisë dhe e shtetit, po i gjithë populli shqiptar, i cili, në sajë të mësimeve të Partisë sonë, sot i kupton qartë lidhjet e ngushta me ju, prandaj ai, në punën dhe në luftën që bën, çdo ditë e çdo orë, me shpirt e me zemër është me popullin vietnamez.

Partia, shteti dhe populli ynë kanë qenë dhe janë në luftë të përditshme kundër imperialistëve amerikanë, revizionistëve modernë sovjetikë, titistë dhe gjithë revizionistëve të tjerë, që, të lidhur me njëri-tjetrin, janë kundër socializmit, komunizmit, kundër vendeve tona.

Luftën kundër imperializmit, me atë amerikan në krye, ju e bëni drejtpërdrejt me armë, kurse ne me të gjitha mjetet e tjera që kemi në dispozicion.

Partia dhe populli ynë kanë shumë vjet që janë ngritur në këmbë dhe po luftojnë edhe kundër tradhtisë revizioniste hrushoviane dhe titiste. Ata kanë demaskuar e do të demaskojnë gjer në fund të ashtuquajturën bashkëjetesë paqësore, aleancën reaksionare amerikano-sovjetike, veprimet e tyre tradhtare e dinake përballë heroizmave e sakrificave të pallogaritshme të popujve. Gjithashtu, ne s'do të ,pushojmë, por do të demaskojmë gjer në fund orvatjet e revizionistëve për ta detyruar e për ta mashtruar Vietnamin që të tërhiqet nga lufta e të bjerë në pozita oportuniste, të bëjë lëshime e të hyjë në marrëveshje me imperialistët amerikanë. Ne jemi optimistë dhe kemi besim të patundur se populli i Vietnamit, i Jugut dhe i Veriut, kurrë nuk do t'i hedhë armët, por do të luftojë gjer në fitoren e plotë, ashtu siç na e do zemra neve dhe juve.

Ne e kuptojmë pozitën tuaj dhe jemi të bindur që edhe ju e kuptoni tonën. Duke kuptuar pozitën tonë, ju e merrni me mend që ne luftojmë dhe përpiqemi ta ndihrnojmë rrugën e drejtë të luftës suaj heroike.

Çfarëdo mund të .bëjnë imperialistët dhe rei.dzionistët, por nuk do ta shuajnë dot kurrë shpirtin luftarak të popullit tuaj. Shumë intriga po bëhen tani prej tyre, edhe më shumë do të përpiqen të bëjnë në kurrizin tuaj në të ardhmen, por armiqtë do të dështojnë.

Imperialistët amerikanë tremben për vdekje nga lufta juaj, ata janë në vështirësi të mëdha politiko-ushtarake dhe kërkojnë të dalin, po nuk dinë si të dalin nga kjo gjendje e turpshme dhe pa krye për ta. Siç e gjykojmë ne, për ta nuk ka rrugëdalje, disfata e turpshme i pret. Natyrisht, ata përpiqen dhe do të vazhdojnë të kërkojnë rrugëdalje. Mashtrimi është në natyrën e tyre dhe për këtë kanë kohë që punojnë.

Ja, megjithëse kanë vite të tëra që po bëjnë propagandë për paqe», vazhdimisht po e shkallëzojnë luftën në Vietnam, por përsëri po pësojnë disfata. Në këto situata të vështira për imperialistët një rol të ulët po luajnë revizionistët modernë sovjetikë. Këta po u vijnë në ndihmë imperialistëve agresorë amerikanë me çdo gjë që kanë në dispozicion, me qëllim që si e si t'i shpëtojnë nga disfatat. Kjo duket hapur. Po të ishin me Vietnamin, me popullin e tij heroik që po derdh gjak, revizionistët sovjetikë jo vetëm që nuk do të mundoheshin t'i shpëtonin imperialistët amerikanë nga disfata, por do t'i kishin prerë urat, ecejaket e bisedimet me ta. Po përse nuk i presin? Është e kuptueshme, ata ndjekin qëllime akoma më të thella.

Për ta ka rëndësi t'i realizojnë ato qëllime, të bashkëpunojnë në mes tyre, pa gjaku i vietnamezëve le të derdhet. Për ne janë shumë të qarta qëndrimi dhe pozita e renegatëve dhe e tradhtarëve revizionistë të Moskës.

Ne kemi besim se edhe ju kështu e kuptoni këtë çështje. Çfarë po bëni në fakt, mos hidhni valle? Jo, ju po gjakoseni ditë e natë. Kjo do të thotë se ditë e natë ju jeni në luftë me imperialistët amerikanë. Atë:- herë, përveç tradhtarëve, kujt tjetër mund t'i shkojë në mendje dhe të veprojë nën rrogoz që ju, luftëtarët heroikë, të zbutni luftën kundër barbarëve amerikanë, të cilët përpiqen me zjarr e me hekur t'ju rrëmbejnë lirinë? Jo, ju këtë s'e bëni në asnjë mënyrë!

Marksistë-leninistëve as u shkon në mendje një gjë e tillë. Vetëm tradhtarët mund të mendojnë ashtu. Ne jemi të bindur se do të fitoni, se lufta kundër dhe lakenjve të tij do të vazhdojë, gjersa ata të shkallmohen plotësisht dhe përfundimisht.

Populli ynë gëzohet shumë çdo ditë që dëgjon lajme për fitoret e mëdha të popullit tuaj, në Jug e në Veri. Ai gëzohet për rezistencën heroike të popullit vietnamez, për rrëzimin e aeroplanëve të panumërt amerikanë. Kjo, për politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është katastrofë. Është e vërtetë se ato janë një fuqi e madhe dhe mund të prodhojnë avionë me shumicë, por edhe dëmtimet s'janë të vogla, aeroplanët e tyre po rrëzohen rne shumicë në Veri, rrëzohen, gjithashtu, bile më me shumicë edhe në Jug.

Sipas lajmeve edhe në Laos janë rrëzuar gjer tani me qindra aeroplanë. Ne s'e dimë ekzakt, po sipas të dhënave, gjer tani në Vietnam janë rrëzuar mbi 5 mijë aeroplanë gjë që do të thotë rreth 10 mijë pilotë të humbur, të vrarë ose të zënë robër. Rezervat e tyre në kuadro të aviacionit vijnë gjithnjë duke u pakësuar, bile jo vetëm në ushtarë e në oficerë, por edhe në armë e në fonde monetare. Ky është një inkurajim që shpejton fitoren tonë.

Ju, shoku ambasador, sikundër edhe ambasadorët e mëparshëm vietnamezë që kanë ardhur në vendin tonë, Shqipërinë, popullin dhe Partinë tonë duhet t'i konsideroni si vendin, popullin dhe partinë tuaj. Të gjithë ne do t'ju duam si shokun dhe vëllanë tonë.

Edhe ju kështu duhet të na konsideroni ne. Dhe kemi bindje të plotë se kështu do të na konsideroni. Te ju shohim përfaqësuesin e popullit vëlla heroik vietnamez.

Prandaj në Shqipëri ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj, si në vendin tuaj, të shkoni kudo, të takoheni me popullin tonë në gjirin e të cilit ju do të shikoni vetë si rreh pulsi i punonjësve dhe i anëtarëve të Partisë sonë për luftën e Vietnamit. Ne e ndiejmë për detyrë komuniste që popullin ta njohim nga afër me Vietnamin, me luftën dhe me sakrificat e tij të mëdha.

Ky solidaritet po kalitet vazhdimisht.

Në luftën e madhe kundër imperialistëve amerikanë, populli juaj ka fituar një përvojë shumë të çmuar. Arti i luftës popullore është i kuptueshëm dhe i afërt për popullin, ai jo vetëm që nxit heroizmin dhe iniciativën, por rrit edhe pjekurinë politike të masave popullore. Lufta juaj do të pasurojë shkencën e artit luftarak popullor. Imperializmi amerikan, në pamundësi të shpërthimit të një lufte të përbotshme, do të përpiqet, me gjithë disfatat, të hapë fronte lufte të reja, luftëra lokale, në vende e në rajone të ndryshme të botës. Përvoja juaj do t'u duhet e do t'u shërbejë shumë popujve në të tashmen dhe në të ardhmen, sepse ju keni njohur gjithë ingranazhin e luftës së imperializmit amerikan, i njihni dobësitë, mundësitë dhe metodat e tij të luftës, strategjinë e taktikat e tij dhe mbi këtë bazë keni një përvojë të madhe për shkatërrimin e tij.

Le ta pirnë këtë gotë, shoku ambasa-dor, për vëllazërimin tonë marksist-leninist, për popullin heroik vietnamez, për fitoren e tij të plmë dhe të shpejtë!

Ju uroj sukses në punën tuaj!


Botuar për herë të parë në

iibrin: Enver Hoxha. -Kundër revizionizmit modern 1965-1967 », I. 589


 

 

PO U SHTREMBERUA POLITIKA MARKSISTE-LENINISTE MOREN FUND FITORET PER ÇDO VEND A POPULL, I MADH A I VOGEL QOFTE


Nga biseda me kryetarin e Misionit të Përhershëm të Frontit Kombëtar të Çlirimit të Vietnamit të Jugut në Shqipëri

16 shtator 1968

 

U gëzuam shumë që na erdhët në vendin tonë ju, përfaqësues i popullit luftëtar të Vietnamit të Jugut, që po lufton heroikisht me armë në dorë dhe vazhdimisht po fiton kundër barbarëve imperialistë amerikanë dhe satelitëve të tyre. Ne e pritnim prej kohësh ardhjen tuaj në Shqipëri, po vonesën e kuptonim lidhur me vështirësitë e luftës që po bëni.

Populli dhe Partia jonë me mendje dhe me zemër kanë qenë kurdoherë pranë jush, pavarësisht nga distanca e madhe në të cilën ndodhen vendet tona. Në luftën që bëjnë për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e marksizëm-leninizmit, në luftën e paepur kundër imperialistëve dhe revizionistëve modernë, populli shqiptar dhe Partia e tij e Punës janë frymëzuar dhe nga lufta heroike e popullit tuaj, për të cilën edhe ne mburremi dhe kemi një admirim të madh. Ne kerni besim të patundur në fitoren e popullit tuaj.

Eshtë për këto arsye që ardhjen tuaj në Shqipëri e konsiderojmë si ardhjen e një luftëtari që vjen në gjirin e një populli vëlla, luftëtar edhe ky kundër të njëjtëve armiq, i vogël si populli juaj, por i papërkulur si dhe populli juaj. Populli shqiptar ka qenë sulmuar shumë herë si populli vietnamez, por armiqve u është përgjigjur kurdoherë me pushkë, i ka mposhtur ata dhe ka fituar. Me këto dua të them se, ashtu si populli juaj që ka parë t'i vërsulen mbi shpinë armiq të egër e të mëdhenj, të armatosur gjer në dhëmbë me armët më të fuqishme e moderne, edhe armiqtë e popullit shqiptar kanë qenë, gjithashtu, të mëdhenj e të armatosur gjer në dhëmbë, por ata as ne nuk na kanë mposhtur e kurrë nuk do të na mposhtin, as ju nuk do t'ju mposhtin dot.

Duke qenë deri në fund të vendosur për çështjen e lirisë dhe të pavarësisë së atdheut, ne fituam mbi armiqtë tanë, ashtu si do të fitoni edhe ju, përderisa në luftën tonë ne udhëhiqemi nga marksizëm-leninizmi, ideologjia jonë e lavdishme dhe nga politika e drejtë nga e cila frymëzohen popujt tanë. Po u shtrembërua politika marksiste-leniniste, të jeni të sigurt se morën fund fitoret për ne, për ju dhe për çdo vend e popull tjetër, sado i madh që të jetë ai. Pikërisht te kjo politikë qëndron forca jonë, pse atje është sinteza e luftës së drejtë, e aleancave dhe e qëllimeve të drejta imediate e të perspektivës, të shikuara vetëm në prizmin e rreptë të marksizëm-leninizmit, të teorisë së Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit. Jashtë kësaj teorie rruga errësohet dhe vjen pastaj katastrofa. Marksizëm-leninizmi përfaqëson ligjet e sprovuara të zhvillimit si të natyrës, ashtu edhe të shoqërisë, të vërtetuara nga eksperienca e gjatë e luftës së përgjakshme të proletariatit dhe të popujve revolucionarë, nga përpjekjet dhe aspiratat e tyre.

Imperialistët, revizionistët modernë sovjetikë dhe të tjerë kudo që janë, përdorin çdo lloj maske për të fshehur qëllimet e tyre. Ata përdorin lloj-lloj manovrash, sloganesh dhe veshjesh, shfrytëzojnë çdo lloj situatash, por marksistët e vërtetë janë në gjendje t'i dallojnë ato.

Pikërisht këtu qëndron forca e marksizëm-leninizmit që i ndihmon revolucionarët të mos ecin me symbyllur.

Sigurisht, marksistët i marrin parasysh edhe situatat, i gjykojnë rrethanat dhe japin vlerësime se si duhet vepruar në këtë apo në atë rrethanë. Në situata të ndryshme imperialistët dhe revizionistët, duke bërë plane agresive, kanë dhe grindje. Në këtë apo në atë situatë imperialistët mendojnë se duhet vepruar kështu, revizionistët thonë jo, duhet vepruar në një rrugë tjetër. Rivaliteti do t'i çojë ata në një luftë të madhe, prandaj marksistët dhe gjithë popujt duhet të jenë shumë vigjilentë dhe të mos e nënvleftësojnë kurrë armikun.

Ju keni korrur suksese të mëdha në luftën tuaj dhe ne gëzohemi shumë për këtë, po gëzimi ynë më madh do të jetë kur imperialistët amerikanë t'i hidhni në det dhe i gjithë Vietnami i Jugut të çlirohet plotësisht dhe të bashkohet me Vietnamin e Veriut.

Ne gëzohemi pa masë për sukseset e arritura, admirojmë e kemi besim të madh për luftën që bën veçanërisht populli i Vietnamit të Jugut. Lufta dhe rezistenca e popullit tuaj dhe ndihma kolosale që i jep luftës suaj populli i Vietnamit të Veriut, përbëjnë pikërisht ato forca që i kanë shkaktuar humbje të mëdha imperializmit amerikan, fuqisë më të madhe imperialiste në botë.

Lufta e popullit tuaj ka vërtetuar shumë gjëra, e në radhë të parë se një popull, qoftë ai edhe i vogël, është i pamposhtshëm kur ka vendosur të luftojë deri në fitore kundër një armiku më të madh e shumë më të armatosur me armët më të fuqishme moderne.

Shembulli juaj ka vërtetuar se lufta popullore fiton kurdoherë mbi luftën dhe strategjinë e imperializmit, fiton, gjithashtu, edhe mbi politikën dhe mbi të gjitha intrigat e tij dhe të lakenjve të tij si dhe të revizionistëve modernë. Këtë e vërteton vetë lufta e drejtë, parimore, e vendosur dhe e udhëhequr strategjikisht e taktikisht nga teoria e marksizëm-leninizmit.

Tani është e qartë për të gjithë se imperializmi amerikan ndodhet në një situatë shumë të vështirë politike, ushtarake dhe ekonomike. Ai është duke kaluar një krizë të madhe. Këtë, natyrisht, ia shkaktojnë një sërë faktorësh, veçanërisht rezistenca dhe luftërat nacionalçlirimtare të popujve të ndryshëm të botës, përfshirë këtu edhe lufta heroike e popullit tuaj. Imperializmi amerikan në krizë, pra, ka shumë armiq, bile të pamposhtur, popujt e të gjithë botës, të cilët kanë një fuqi kolosale që ai, megjithëse bën sikur nuk e ka parasysh, e llogarit mirë. Pikërisht forcës kolosale të popujve ia ka shumë frikën imperializmi amerikan dhe është kjo forcë që me siguri, në mos sot, nesër do ta mposhtë atë.

Në qendër të kësaj force kolosale qëndron marksizëm-leninizmi. Këtë ne nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast, pse, po harruam këtë, atëherë humbëm busuIlën dhe po humbëm këtë, humbasim edhe ne. Dështojnë e kurdoherë do të dështojnë të gjithë ata që humbasin busullën. Ata që futen në një py11 të ngatërruar pa pasur busullën përpara nuk mund të dalin-clot prej tij, kurse ata që nuk futen në pyje të ngatërruara, ose edhe kur futen kanë me vete busullën, dalin lehtë prej tyre. Pikërisht imperialistët amerikanë dhe revizionistët sovjetikë hrushovianë në aleancë dhe në rivalitet me njëri-tjetrin përpiqen që popujve, marksistë-leninistëve, t'ua heqin busullën nga duart ose për fare, ose të paktën t'ua çakërdisin, duke folur në mënyrë figurative, t'i prishin akrepat, t'i vënë pranë një magnet që, në vend të tregojë veriun, të tregojë jugun dhe pastaj t'i futin në py11, nga i cili të mos dalin dot kurrë. Faktet kanë treguar që orvatje të tilla janë bërë gjatë historisë së lëvizjes komuniste ndërkombëtare, kur janë dukur ngritje dhe ulje revolucionare, vetëm se revolucioni kurdoherë ka ecur dhe ecën përpara, kurse kalbësirat janë spastruar.

Sipas pikëpamjes së Partisë sonë, imperialistëve amerikanë u kanë ardhur në ndihmë tradhtarët revizionistë sovjetikë dhe të gjithë revizionistët e tjerë, duke u shërbyer atyre gjithë zell. Të dyja palët synojnë të shuajnë luftën e popullit vietnamez e të çdo popullitjetër dhe të vendosin sundimin e tyre të egër në të gjithë botën. Ata janë demaskuar, kanë pësuar e kurdoherë do të pësojnë disfatë të madhe. Kohët që do të vijnë do t'i tregojnë botës akoma edhe më qartë fytyrën prej krimineli të revizionistëve sovjetikë. Situata që ata vetë e krijuan do të jetë vdekjeprurëse për ta, ajo po i çon dhe do t'i çojë në katastrofë. Çdo veprim i tyre politik, ekonomik, ushtarak është një veprim fashist, rnilitarist, antipopullor, antisocialist që nuk mund të pranohet dhe jo vetëm kaq, po ai do të bëjë që të ngrihet gjithnjë e më lart rezistenca e popujve dhe lufta e tyre, e cila do të jetë e tmerrshme për ta. Ne kemi bindjen e plotë se në Bashkimin Sovjetik në mos sot, nesër do të ketë rezistencë, do të ringjallet Partia Bolshevike. Ne mendojmë se qysh tani revizionistët janë në krizë, prandaj katastrofa e tyre është e pashmangshme.

Pushtimi i Çekosllovakisë, që është një akt agresiv fashist me tërë kuptimin e fjalës, i ka futur një tjetër thikë të madhe prestigjit të dikurshëm të Bashkimit Sovjetik. Për këtë agresion ne nuk jemi aspak dakord me qëndrimin tuaj dhe të qeverisë së Vietnamit të Veriut, këtë ne e themi haptazi. Me ju ne nuk lëmë gjëra me dy kuptime, pse ju konsiderojmë shokë. Natyrisht, ju keni të drejtë të keni mendimin tuaj për këtë çështje, po edhe ne kemi mendimet tona. Ju i arsyetoni qëndrimet që mbani sipas pikëpamjeve tuaja, po edhe ne i arsyetojmë ato sipas logjikës sonë, prandaj dhe mbajmë qëndrime të ndryshme.

Si arsyetojmë ne për këtë çështje? Përse hynë ushtarakisht në Çekosllovaki revizionistët sovjetikë dhe të katër vendet e tjera pjesëtare të Traktatit të Varshavës?

Ju deklaroni se ata «shpëtuan» Çekosllovakinë nga kundërrevolucioni që rrezikonte këtë vend me një invadim nga Perëndimi. Po pikërisht kjo është teza sovjetike.

Le të supozojmë sikur ne, shqiptarët, jemi një popull i madh prej disa dhjetëra milionë njerëzish dhe

ngaqë «jemi të fuqishëm», ta zëmë, nesër të sulmojmë Bashkimin Sovjetik ku jemi të bindur se atje është vendosur revizionizmi; ose të sulmojmë Republikën Demokratike Gjermane, se jemi të bindur që atje është duke u aktivizuar kundërrevolucioni ose pse rrezikohet të invadohet nga Gjermania Perëndimore, apo se revizionistët sovjetikë janë duke rrezikuar komunizmin në Gjermani; ose të gjithë e dinë se ne, shqiptarët, jemi në armiqësi politike dhe ideologjike të papajtueshme me revizionistët jugosllavë dhe, pse atje është vendosur revizionizmi, pse në fuqi është klika e Titos, ne ta sulmojmë ushtarakisht Jugosllavinë e kështu me radhë.

Pra, në këto raste, çfarë do të thoshte qeveria e Republikës Demokratike të Vietnamit?

Po sikur revizionistët sovjetikë të sulmojnë Jugosllavinë, do të jeni dakord ju me këtë sulm? Sigurisht kushtet në Jugosllavi janë të njëjta si në Çekosllovaki, bile revizionistët jugosllavë janë ca më të avancuar se ata çekosllovakë, mbasi Titoja socializmin e ka shkelmuar prej kohësh.

Po le të largohemi nga Jugosllavia dhe të vijmë në Shqipëri. Radio Moska deklaroi para ca kohësh se gjoja me largimin e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, udhëheqësit shqiptarë e paskan shitur vendin tek imperialistk amerikanë, anglezë dhe te Greqia! Nesër, renegatët e Moskës, siç sulmuan Çekosllovakinë, mund të sulmojnë edhe vende të tjera, pra edhe Shqipërinë.

Do të jeni dakord ju me këtë sulm, të cilin ata do ta shpjegojnë se po e bëjnë «për të shpëtuar» Shqipërinë nga «tradhtarët» e marksizëm-leninizmit? 2shtë logjike kjo? Po të ndiqet logjika e revizionistëve sovjetikë, ata mund të veprojnë kështu kundër të gjitha vendeve që s'ndjekin kursin e tyre tradhtar. Po meqë mora si shembull Shqipërinë, dua të shtoj edhe diçka:

le të vijnë ta provojnë në Shqipëri revizionistët sovjetikë dhe revizionistët e tjerë anëtarë ose jo të Traktatit të Varshavës, po të duan le të vijnë ta provojnë, gjithashtu, Shqipërinë imperialistët amerikanë dhe aleatët tyre të Traktatit të NATO-s, dhe kanë për të parë sa vlen lëkura këtu.

Ne kemi armiq të egër, të cilët na kanë halë në sy.

Ata e dinë kush jemi ne. Këtë e ka kuptuar mirë Titoja që na konsideron armiq të betuar. Ai dhe të tjerë thonë për ne se jemi «dogmatikë», por kjo nuk është e vërtetë, ne jemi marksistë-leninistë.

Partia jonë ishte e para që e demaskoi klikën e Dubçekut, dhe e bëri këtë në rrugë marksiste-leniniste.

Po kush është Dubçeku? Ne kemi fakte që ai ishte njeriu i Brezhnjevit dhe i Kosiginit, pse të dyja palët kanë qenë plotësisht dakord ta hiqnin qafe Novotnin.

Mirëpo më pas Dubçeku u ktheu krahët ustallarëve të tij, revizionistëve sovjetikë, dhe ata, kur e panë se po u rrëshqiste nga dora, e sulmuan edhe udhëheqësin e ri revizionist çekosllovak.

Sipas asaj logjike, edhe imperialistët paskan të drejtë të ndërhyjnë në Çekosllovaki a gjetkë, sepse atje edhe këta kanë njerëzit e tyre, kanë shtresat e tyre, të cilat dëshirojnë t'i mbrojnë! Sipas një arsyetimi të tillë, atëherë kushdo paska të drejtë të sulmojë kufijtë e këtij apo të atij vendi. Jo, shokë, një arsyetim i tillë nuk është i drejtë, as marksist-leninist. Nuk është diçka kaq e thjeshtë kjo punë, siç po e paraqitin disa.

Çështja duhet gjykuar ndryshe, mbi bazën e parimeve, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet të shkelen.

Nuk është, gjithashtu, i drejtë as arsyetimi i disave që thonë se meqë Bashkimi Sovjetik na «ndihmon», megjithëse ne e dimë ç'ndihmë jep, të pranojmë ndërhyrjen e tij ushtarake në Çekosllovaki dhe ca më tepër që thonë se ai «shpëtoi» Çekosllovakinë! Po sikur Kina të sulmonte Bashkimin Sovjetik çfarë do të thoshit ju vietnamezët, bravo Kina? Sigurisht që jo. Këto çështje kaq jetike për popujt nuk mund të zgjidhen me «arsyetime» të tilla, ato zgjidhen vetëm në rrugë të drejtë marksiste-leniniste.

Ne kemi një admirim të madh për rezistencën heroike të popullit të Vietnamit të Veriut, kemi një respekt të thellë për shokun Ho Shi Min, të cilin e njoh personalisht dhe e marr me mend si mendon ai për këtë çështje.

Ne po i ndjekim me vëmendje bisedimet që zhvilloni në Paris me përfaqësuesit e imperialistëve agresorë amerikanë. Partisë sonë edhe këto bisedime nuk i duken të drejta dhe mendon se nuk do të japin rezultat.

Kjo është puna juaj, po ne si marksistë-leninistë e kemi për detyrë t'ua themi shokëve troç ato që mendojmë e ndiejmë pa mos na vajtur në mendje se ata do të na i marrin për keq. Ju thoni që çështjen e çlirimit të Vietnamit të Jugut do ta zgjidhë lufta, po njëkohësisht duhet bërë edhe ca politikë, edhe diplomaci. Po, por vendimtare, shokë, është lufta. Është e vërtetë që duhet bërë edhe politikë, po pasi të shihen pluset dhe minuset e kësaj rruge, duke i gjykuar ato në mënyrë marksiste-leniniste.

Ne mendojmë se bisedimet e Parisit u interesojnë vetëm atyre që i nxitën, tradhtarëve revizionistë sovjetikë.

Ato nuk i shërbejnë luftës çlirimtare të popullit vietnamez, pse nuk e dobësojnë imperializmin amerikan, klikën e Xhonsonit. Në qoftë se politika e kësaj klike është bërë leckë, këtë e ka bërë lufta heroike e popullit tuaj dhe jo bisedimet e Parisit. Për mendimin tonë këto bisedime i kanë dhënë ca forcë presidentit Xhonson të cilit ato i interesojnë shumë. Ai po mban në Paris Harrimanin, diplomatin e tij më të madh, për të gënjyer opinionin publik ndërkombëtar me takimet që po bëhen atje nga një herë në javë.

Këtë ai e bën për të lënë përshtypjen e rreme se gjoja nga ana e tyre po punohet për të arritur në një armëpushim në Vietnam. Kjo përshtypje u duhet për ta shfrytëzuar gjatë fushatës elektorale Hamfri ndaj Niksonit, i cili është kundër bisedimeve.

Po përse u hyjnë në punë revizionistëve sovjetikë këto bisedime? Për të shuar luftën e popullit tuaj. Një veprim i tillë do të shkaktonte krijimin e zjarreve të reja kundër vendeve të tjera të Azisë, do t'i linte dorë të lirë forcimit të imperializmit japonez, klikave antipopullore të Indisë, të Indonezisë dhe të gjitha klikave reaksionare rreth e rrotull këtij pellgu, do të ndihmonte për forcimin e mëtejshëm të aleancave me të gjithë këta, do të konsolidonte sidomos aleancën tradhtare sovjetike me klikën e Xhonsonit. Revizionistët sovjetikë përpiqen me të gjitha mënyrat të arrijnë që bisedimet-të përfundojnë pikërisht tani që klika e Xhonsonit është akoma në fuqi. Vetë Xhonsoni ka kaq vjet që po flet për bisedime, për të cilat kanë qenë dhe janë me të dyja duart revizionistët sovjetikë. Për këto arsye ne mendojmë se bisedimet e Parisit janë në interes të revizionistëve sovjetikë dhe të klikës së Xhonsonit. Ne përsëri këtu do të jemi dhe do të shohim se, edhe sikur klika e Hamfrit të fitojë, lufta në Vietnam do të vazhdojë, ju vetëm me armë do t'i hidhni në det agresorët amerikanë. Këto janë mendimet e Partisë sonë për bashkëbisedimet e Parisit.

Ju na folët këtu edhe për çështjen e «Aleancës së forcave demokratike e paqedashëse» 1, që është krijuar në Vietnamin e Jugut. Ne mendojmë se qëllimi i Frontit është të grumbullojë gjithë popullin në luftë kundër pushtuesve amerikanë. Po kush mund ta dijë situatën në Vietnam më mirë se ju? Mos vallë ne nga jashtë?

Do të tregoheshim me të vërtetë mendjemëdhenj po të thoshim se situatën e vendit tuaj e njohim, do të gaboheshim po të kishim një pikëpamje të tillë.

Ne njohim mirë gjendjen në vendin dhe në Partinë tonë. Megjithatë nga sa na shpjeguat ju për situatën në Vietnamin e Jugut, që është shumë interesante, si dhe nga sa mësuam për qëllimin që ndjek Fronti i Çlirimit Kombëtar të Vietnamit të Jugut për grumbullimin e gjithë popullit në luftën kundër armiqve, mund të themi se ato janë të ngjashme me situatat e dikur-

____

1 Organizatë legale që po merrte shtrirje të madhe në atë kohë në Vietnamin e Jugut e që përbëhej nga intelektualë, elementë nga radhët e borgjezisë së vendit, me pjesëmarrës në qeveritë kukulla dhe nga elementë të tjerë që kishin shërbyer në radhët e armikut.

____


shme në vendin tonë kur na sulmuan e na pushtuan fashistët italianë e me atë të periudhës kur krijuam Partinë. Ato janë të ngjashme me kohën kur te ne u zhvillua lufta e armatosur, kur kapitulluan pushtuesit italianë, kur ushtria gjermane pushtoi Shqipërinë si edhe me fazën e fundit, kur ishim në prag të thyerjes së pushtuesve gjermanë. Duke marrë vijën e përgjithshme të Frontit tonë Nacionalçlirimtar, gjatë gjithë fazave nëpër të cilat kaloi lufta jonë, mund të themi se ajo i përngjet shumë vijës suaj në lidhje me mobilizimin e masave.

Por në atë kohë ka pasur edhe nga ne taktika, të cilat nuk mund të ishin njëlloj si tuajat, pse duhet të kemi parasysh që shtresat e ndryshme të futura në Front mund të kenë të njëjtat etiketa: «borgjezi kombëtare», «intelektualë» etj., kurse formacioni i tyre është i ndryshëm, potenciali dhe ndikimi i tyre në masat, gjithashtu, ndryshojnë dhe është pikërisht kjo arsyeja që ndryshojnë edhe taktikat, të cilat s'mund të jenë të njëllojta, si te ne, ashtu edhe te ju.

Partia jonë ka përvojën e saj lidhur me situatat që janë zhvilluar në Shqipëri. Cila është kjo përvojë? Nga fundi i vitit 1942, me përkrahjen e pushtuesve, në Shqipëri u krijua një «Front» i dytë, organizatë kjo e përbërë nga përfaqësues të borgjezisë reaksionare — intelektualë pseudopatriotë, çifligarë, tregtarë e fshatarë të pasur, të cilët e hiqnin veten si patriotë të flaktë! Ky «Front» që u vetëquajt Balli Kombëtar u krijua për t'iu kundërvënë drejtpërdrejt Frontit Nacionalçlirimtar që organizoi Partia, programi i të cilit nuk ishte si i Frontit tuaj. Ndryshimi qëndron në atë se organizatën e Frontit tonë Nacionalçlirimtar Partia Komuniste Shqiptare e kishte shpallur haptazi se e udhëhiqte ajo, megjithëse ishte në ilegalitet, kurse ju flitni vetëm për Frontin. Në atë kohë Fronti Nacionalçhrimtar i kërkoi Ballit Kombëtar, këtij «Fronti» tjetër, të shpallte cili ishte programi i tij. Kur ballistët u përgjigjën se gjoja qëllimi i organizatës së tyre ishte lufta kundër pushtuesve, ne ramë dakord dhe u propozuam të bashkoheshim pa vonesë në luftë. Por ballistët nuk luftonin. Atëherë ne, me durim, vazhduam t'u bëjmë thirrje anëtarëve të kësaj organizate për bashkim në luftë kundër pushtuesve fashistë italianë. Mirëpo krerët e Ballit Kombëtar vazhduan të bashkëpunonin me pushtuesit.

Kur krijuam ne çetat tona partizane, me të cilat goditnim armikun, edhe Balli Kombëtar ngriti disa çeta, të cilat gjoja do të luftonin pushtuesin, por që s'luftuan kurrë kundër tij. Megjithëqë ne i dinim ç'ishin ato, i ftonim të hidheshin bashkë me ne në luftë kundër armikut të jashtëm. Por, krahas përpjekjeve që bënim për t'u bashkuar dhe për t'u hedhur bashkërisht në luftë, ashtu sikurse drejt veproni sot ju me të tillë elementë në Vietnamin e Jugut, në të njëjtën kohë ne e vazhdonim me rreptësi edhe pa ata luftën kundër pushtuesve, u binim pa pushim armiqve. Nga ana tjetër, duke parë rrugën e tyre të bashkëpunimit me pushtuesit, ne punonim t'i izolonim krerët, duke u marrë bazën, masat e popullit të gënjyera prej tyre, të cilave u jepnim armë dhe i hidhnim në Luftën Nacionalçlirimtare.

Erdhi kështu, më në fund, momenti që këta krerë tradhtarë, bashkëpunëtorë të pushtuesve, u demaskuan nga Partia, u braktisën nga ato masa të popullit që ishin gënjyer prej tyre dhe u izoluan, u kthyen në agjentë të hapët të pushtuesve.

Kur kapitulloi Italia fashiste, ballistët deklaruan se mbaroi çdo gjë. Sipas tyre Shqipëria «ishte çliruar» dhe kërkuan të krijonim një qeveri të përbashkët. Ne i paralajmëruam ata se nuk kishte ardhur koha as për të hequr dorë nga lufta, as për të krijuar një qeveri të përbashkët. I pyetëm ata nga kishin ardhur dhe ku kishin qenë gjer në atë kohë, kur patriotët e vërtetë ishin hedhur në luftë pa kompromis kundër pushtuesve, duke dhënë kontributin e tyre me gjak e sakrifica për çlirimin e atdheut. I pyetëm kundër cilit kishin luftuar, prandaj edhe ç'pjesëmarrje në qeveri të përbashkët kërkonin kur për këtë Shqipëri po luftonin vetëm forcat e shëndosha të popullit? Ne u theksuam sidomos se lufta për çlirimin e atdheut akoma nuk kishte mbaruar, se vendin e pushtuesve italianë të mundur po e zinin pushtuesit e rinj, ata gjermanë, prandaj i këshilluam të hidheshin të paktën në luftë kundër këtyre. I vumë pra edhe një herë në provë.

Por, sapo gjermanët filluan luftën kundër nesh, ballistët u kthyen në qytete, krijuan qeveri kuislinge, krerët e tyre qëndronin në hotel «Dajti» tok me komandantët gjermanë. Ata krijuan «ushtrinë» e tyre që, së bashku me atë të pushtuesit, e hodhën në luftë kundër Frontit Nacionalçlirimtar. Me këtë ata u demaskuan dhe një herë keqas si tradhtarë të popullit dhe të atdheut. Këtë e kuptoi reaksioni.

Dhe ç'ndodhi? Ai nxori në shesh elementë të tjerë intelektualë borgjezë dhe simpatizantë e pasues të mbretit Zog, me tendenca proangleze. Ata filluan të nxirrnin edhe gazetën e tyre me titull «Atdheu» nën hijen e pushtuesve gjermanë, duke e botuar në një shtypshkronjë legale. Në këtë organ ata, nga një anë hiqeshin e shkruanin se gjoja «luftonin për atdheun», kurse nga ana tjetër, e vërteta ishte se ata qenë bërë një me pushtuesit gjermanë. Kur gjermanëve po u vinte fundi në Shqipëri, zogistët, me ndihmën e oficerëve të misioneve angleze të dërguar nga Çërçilli e të desantëve të hedhur nga ajri si edhe të komandës gjermane që ishte akoma në vendin tonë, përpiqeshin të ruanin të paprekura forcat e tyre kukulla, e që, kur ne t'i mundnim pushtuesit, ballistët të ishin gati të kthenin menjëherë xhaketën. Kështu u munduan të vepronin këta në vendin tonë. Ata u përpoqën, më së fundi, të futeshin edhe në qeverinë tonë.

Dua të them pra se te ne, në kohën kur kishim filluar ofensivën e përgjithshme dhe pushtuesit gjermanë po thyheshin, na dolën të tillë njerëz që s'kishin hedhur asnjë pushkë për çlirimin e atdheut dhe, të armatosur me mjetet që u kishin dhënë gjermanët dhe anglezët, iu kundërvunë me armë Frontit tonë Nacionalçlirimtar.

Mirëpo Ushtria jonë Nacionalçlirimtare, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, i goditi pa mëshirë e i shpartalloi ata dhe pushtuesit gjermanë. Krerët tradhtarë që s'mundëm t'i kapnim u arratisën në Itali, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Munih të Gjermanisë e gjetkë. «Ushtria» që kishin u dorëzua te ne. Ne u bëmë thirrje të gjithë këtyre që, po të dëshironin, të rrëmbenin armët dhe brenda radhëve të Ushtrisë Partizane Nacionalçlirimtare të ecnin përpara për çlirimin edhe të popujve të Jugosllavisë. Dihet se divizione shqiptare, pasi çliruan Shqipërinë, u hodhën përtej kufirit shtetëror dhe, përkrah popujve vëllezër të Jugosllavisë, çliruan Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, Malin e Zi, pjesën jugore të Bosnjës, Sanxhakun e disa krahina të Maqedonisë.

Të gjitha këto jua thashë për t'ju treguar si ka vepruar e ç'manovra ka përdorur reaksioni në vendin tonë dhe cila është përvoja jonë në lidhje me luftën kundër tij.

Vija juaj e Frontit mund të jetë e drejtë në këtë çështje që ju e dini më mirë nga ne. Ju i njihni çfarë njerëzish janë e ç'qëllime ndjekin ata të organizatës «Aleanca e forcave demokratike e paqedashëse».

Përse jua thashë juve sot këto? Jua thashë se ju duam të mirën, bile ju duam shumë dhe sinqerisht si shokë. Dhe në mes shokësh flitet haptazi. A nuk na mëson Lenini të flasim haptazi brenda në celulë? Me këtë mënyrë, haptazi dhe sinqerisht, duhet të flasim edhe me shokët e vendeve të tjera që u duam të mirën.

Kur luftëtarët tuaj kryejnë një aksion kundër agresorëve amerikanë dhe kukullave vietnameze, sigurisht pas tij ata bëjnë analizën e punës, diskutojnë për sukseset, anët pozitive të aksionit dhe kritikojnë njëkohësisht, bile rreptë, të metat e konstatuara për të mos i përsëritur. Kështu flitet në mes shokësh të së njëjtës llogore e ideali. Duhet gjykuar drejt gjatë analizës, me partishmëri kush ka të drejtë, kush nuk ka, kush ka gjysmë ose një çerek të drejte, të gjitha duhen diskutuar dhe të gjendet bashkërisht rruga më e mirë.

E përsëris edhe një herë se ne ju duam e ju kemi shokë, pse lufta që keni bërë dhe vazhdoni të bëni ju kundër imperialistëve amerikanë, nuk ka masë ta vlerësosh, ajo ka një vlerë kolosale, ajo nuk ka vlerë vetëm për Vietnamin, për çlirimin e Jugut. Jo! Me luftën e tij të madhe populli vietnamez u ka bërë një shërbim të madh gjithë popujve të botës, ai ka frymëzuar e ka inkurajuar gjithë revolucionarët e botës. Kush mohon një shërbim të tillë, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet marksist. Por edhe kush nuk u thotë shokëve atë që mendon për disa çështje, edhe kjo nuk është marksiste. Kështu i kuptojmë ne këto gjëra.

Prandaj, këto që thashë janë mendimet dhe ndjenjat tona të sinqerta dhe të pastra për popullin tuaj heroik, për të gjithë partizanët dhe luftëtarët e Vietnamit.

Populli shqiptar dhe Partia e Punës e Shqipërisë, me të gjitha forcat e tyre kurdoherë do të jenë me ju dhe do t'ju ndihmojnë me të gjitha mundësitë që kanë.

Ju jeni shokët tanë të luftës, prandaj ta ndieni veten në Shqipëri si në vendin tuaj, si në mes shokësh të vërtetë.

Le ta pimë këtë gotë për fitoren e plotë të popullit tuaj mbi agresorët amerikanë dhe kukullat e tyre!


për çlirimin edhe të popujve të Jugosllavisë. Dihet se divizione shqiptare, pasi çliruan Shqipërinë, u hodhën përtej kufirit shtetëror dhe, përkrah popujve vëllezër të Jugosllavisë, çliruan Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, Malin e Zi, pjesën jugore të Bosnjës, Sanxhakun e disa krahina të Maqedonisë.

Të gjitha këto jua thashë për t'ju treguar si ka vepruar e ç'manovra ka përdorur reaksioni në vendin tonë dhe cila është përvoja jonë në lidhje me luftën kundër tij.

Vija juaj e Frontit mund të jetë e drejtë në këtë çështje që ju e dini më mirë nga ne. Ju i njihni çfarë njerëzish janë e ç'qëllime ndjekin ata të organizatës «Aleanca e forcave demokratike e paqedashëse».

Përse jua thashë juve sot këto? Jua thashë se ju duam të mirën, bile ju duam shumë dhe sinqerisht si shokë. Dhe në mes shokësh flitet haptazi. A nuk na mëson Lenini të flasim haptazi brenda në celulë? Me këtë mënyrë, haptazi dhe sinqerisht, duhet të flasim edhe me shokët e vendeve të tjera që u duam të mirën.

Kur luftëtarët tuaj kryejnë një aksion kundër agresorëve amerikanë dhe kukullave vietnameze, sigurisht pas tij ata bëjnë analizën e punës, diskutojnë për sukseset, anët pozitive të aksionit dhe kritikojnë njëkohësisht, bile rreptë, të metat e konstatuara për të mos i përsëritur. Kështu flitet në mes shokësh të së njëjtës llogore e ideali. Duhet gjykuar drejt gjatë analizës, me partishmëri kush ka të drejtë, kush nuk ka, kush ka gjysmë ose një çerek të drejte, të gjitha duhen diskutuar dhe të gjendet bashkërisht rruga më e mirë.

E përsëris edhe një herë se ne ju duam e ju kemi shokë, pse lufta që keni bërë dhe vazhdoni të bëni ju kundër imperialistëve amerikanë, nuk ka masë ta vlerësosh, ajo ka një vlerë kolosale, ajo nuk ka vlerë vetëm për Vietnamin, për çlirimin e Jugut. Jo! Me luftën e tij të madhe populli vietnamez u ka bërë një shërbim të madh gjithë popujve të botës, ai ka frymëzuar e ka inkurajuar gjithë revolucionarët e botës. Kush mohon një shërbim të tillë, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet marksist. Por edhe kush nuk u thotë shokëve atë që mendon për disa çështje, edhe kjo nuk është marksiste. Kështu i kuptojmë ne këto gjëra.

Prandaj, këto që thashë janë mendimet dhe ndjenjat tona të sinqerta dhe të pastra për popullin tuaj heroik, për të gjithë partizanët dhe luftëtarët e Vietnamit.

Populli shqiptar dhe Partia e Punës e Shqipërisë, me të gjitha forcat e tyre kurdoherë do të jenë me ju dhe do t'ju ndihmojnë me të gjitha mundësitë që kanë.

Ju jeni shokët tanë të luftës, prandaj ta ndieni veten në Shqipëri si në vendin tuaj, si në mes shokësh të vërtetë.

Le ta pimë këtë gotë për fitoren e plotë të popullit tuaj mbi agresorët amerikanë dhe kukullat e tyre!



Botuar për herë të parë me ndonjë shkurtim në librin:Enver Hoxha. «Kundër revizionizmit modern (Përmbledhje veprash) 1968--1970», f• 209

 

 

 

 

 

 

(për të vazhduar ...)