Shqipe

 

1965

ENVER HOXHA

DREJTUES DHE UDHEHEQES I ÇDO PARTIE ESHTE MARKSIZEM-LENINIZMI DHE JO SHKOPI I DIRIGJENTIT TË HRUSHOVIT

 

Nga biseda me një delegacion të Partisë Komuniste të Malajës

20 janar 1965


Pasi shkëmbyen përshëndetjet e rastit dhe mysafirët zunë vend, fjalën e merr shoku Enver Hoxha:

Partia jonë ka një konsideratë të lartë për partinë tuaj, sepse është një parti marksiste-leniniste revolucionare.

Solidariteti internacionalist i saj ka qenë një ndihmë e madhe për ne, sidomos pas Mbledhjes së Moskës më 1960. Partia Komuniste e Malajës ka luftuar dhe lufton në kushte të vështira kundër imperializmit japonez, anglez, kundër reaksionit malez, si edhe kundër revizionizmit modern. Ne kemi bërë, po bëjmë dhe do të na duhet të bëjmë akoma përpjekje të mëdha kundër të gjithë armiqve dhe partitë tona, të udhëhequra nga marksizëm-leninizmi, do t'i mundin ata dhe me luftë e me përpjekje do t'i kapërcejnë të gjitha vështirësitë.

Revizionizmi modern krijoi vështirësi shumë serioze në lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe përgjithësisht në zhvillimin e ngjarjeve në botë, për arsye se ai u zhvillua në vendin e parë socialist në botë, në Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik si dhe në partitë komuniste e punëtore të Evropës. Vetëm në Partinë e Punës të Shqipërisë dhe në Shqipëri nuk zuri vend dhe kurrë nuk do të zërë vend revizionizmi.

Brenda një kohe dhjetëvjeçare, gjer në njëfarë shkalle, revizionistët modernë mundën të orientonin politikën e këtyre shteteve drejt vartësisë nga imperializmi amerikan, të zhvillonin një fushatë të egër antimarksiste kundër Shqipërisë socialiste dhe Partisë së Punës të Shqipërisë, si dhe kundër të gjitha partive të tjera marksiste-leniniste. Por në këtë luftë që bënë, ata nuk arritën dot suksesin që shpresonin. Përkundrazi gjatë kësaj periudhe të shkurtër ata u luftuan seriozisht nga Partia jonë, nga partitë e tjera marksiste-leniniste dhe nga të gjithë revolucionarët e botës. Tani ne mund të themi se revizionizmi modern hrushovian dhe ai titist janë demaskuar, po nuk e kanë humbur akoma fuqinë dhe influencën e tyre. Megjithatë demaskimi që i është bërë revizionizmit ka krijuar për të një situatë të vështirë dhe ai ka marrë tatëpjetën. Në radhët e revizionistëve modernë janë krijuar të çara dhe nuk ekziston më ai unitet mendimesh siç ndodhte në fillim, kur ata nisën haptazi luftën kundër marksizëm-leninizmit.

Revizionistët modernë nuk kishin dhë nuk mund të kishin një bazë politike të drejtë, qoftë të brendshme, qoftë ndërkombëtare, sepse parimet mbi të cilat ata kanë zhvilluar dhe zhvillojnë politikën e tyre janë antimarksiste. Politika që ndjekin ata ka qenë dhe është kapitulluese, e shoqëruar me një demagogji të madhe.

N. Hrushovi, me demagogjinë e tij synonte të krijonte përshtypjen se Bashkimi Sovjetik dhe kampi socialist kishin arritur një zhvillim dhe forcë kolosale të tillë sa vetëm me fjalë mund t'i bëhej ballë veprimtarisë arrniqësore të imperialistëve. Kjo demagogji bëhej me qëllim që të mbulohej tradhtia dhe veprimtaria armiqësore e Hrushovit me shokë. Por revizionistët modernë i bënin llogaritë dhe planet e tyre pa pasur parasysh kundërgoditjen e marksistë-leninistëve. Prandaj, kur filloi kundërgoditja nga Partia jonë dhe nga partitë e tjera marksiste-leniniste, e gjithë kjo 4<kështjell&-, e ndërtuar prej revizionistëve mbi demagogjinë dhe aleancën e shenjtë me imperializmin në të gjitha çështjet, u trondit.

Është fakt se rënia e Hrushovit nga fuqia është pasojë e luftës së marksistë-leninistëve. Kjo e ka futur revizionizmin modern në një situatë të vështirë dhe e detyron të bëjë përpjekje për të gjetur një rrugëdalje.

Një nga metodat e luftës aktuale të revizionistëve kundër nesh konsiston në pushimin e polemikës dhe të luftës.

Ata dëshirojnë dhe synojnë të pushohet polemika, sepse e panë që lufta e partive tona është mbi baza të shëndosha, i ka demaskuar keq dhe nuk i ka lënë rehat të veprojnë dhe të realizojnë planet s tyre. Si rrjedhim i kësaj lufte, kudo ku kanë vepruar, revizionistët modernë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë antimarksiste e kundërrevolucionare në sytë e komunistëve dhe të popujve të të gjithë botës. Prandaj të gjitha përpjekjet e tyre tani janë drejtuar që ne ta pushojmë polemikën dhe të mos i godasim më pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre tradhtare.

Të gjithë revizionistët modernë duhet ta kenë të qartë se që ne të arrijmë të mendojmë për pushimin ose jo të polemikës, paraprakisht duhet që të pranojnë e të thonë haptazi se kanë gabuar në gjithë vijën e tyre.

Një gjë të tillë ata nuk e bëjnë dhe as do ta bëjnë. Prandaj lufta kundër tyre, lufta në mes të marksistë-leninistëve dhe tradhtarëve të marksizëm-leninizmit, revizionistëve modernë, vazhdon dhe do të vazhdojë pa ndërprerje, në favor të marksizëm-leninizmit.

Revizionistëve modernë u ka mbetur në mendje të bëjnë një mbledhje ndërkombëtare. Këtë ata e kërkojnë posaçërisht me qëllim që të gënjejnë dhe të vënë në gjumë opinionin e komunizmit ndërkombëtar, për t'u thënë komunistëve kudo se gjoja jemi duke biseduar, me qëllim që të arrihet njëfarë heshtjeje për ta vazhduar më lehtë punën e tyre tradhtare. Ne e dimë që ata janë tradhtarë dhe, sikurse na mëson Lenini, me tradhtarët duhet t'i kemi të ndara hesapet. Lenini në kohën e tij i ndau mirë kufijtë me oportunistët e me revizionistët, gjë që solli si pasojë forcimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare në botë. Prandaj edhe ne, duke ndjekur vijën e drejtë marksiste-leniniste, duhet t'i lajmë mirë hesapet me revizionistët modernë, gjë që do t'i sjellë një forcim të mëtejshëm lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Ky është ligj. Revizionistët modernë duan ta bëjnë mbledhjen në muajin mars, por Partia jonë, ashtu si shumë parti të tjera, nuk pranon të vejë atje me kushtet që kërkojnë ata. Mbledhja e vërtetë, sikurse e kuptojmë ne, ka një qëllim — të forcohet uniteti marksist-leninist i lëvizjes komuniste ndërkombëtare, kurse mbledhja që kërkojnë të bëjnë revizionistët, është mbledhje tradhtarësh dhe përçarësish të këtij uniteti, prandaj ne refuzojmë të vemi.

Kjo do të thotë që ne të ecim kurdoherë në rrugë të drejtë marksiste-leniniste në të gjitha çështjet, kombëtare dhe ndërkombëtare, të lëvizjes komuniste dhe të problemeve botërore. Duke ndjekur këtë rrugë ne as kemi rënë dhe as nuk biem kurrë në ujdi me revizionistët modernë, me këta tradhtarë, që janë lidhur në kauzë të përbashkët me imperializmin amerikan dhe me gjithë kapitalizmin botëror.

Në situatat e dëshpëruara që po kalon, imperializmi amerikan, në aleancë të ngushtë me agjenturën e vet, revizionizmin modern, po bën të gjitha përpjekjet për të goditur luftërat çlirimtare të popujve, partitë tona dhe krejt lëvizjen marksiste-leniniste. A mundet të heshtim ne ndaj veprimeve e qëllimeve të këtyre armiqve të betuar?

Jo, Partia jonë mendon se nuk duhet ndalur lufta kundër revizionizmit modern, në radhë të parë kundër revizionistëve hrushovianë dhe titistë dhe nuk duhen pranuar propozimet e tyre për mbledhje. Ky është një qëndrim shumë i drejtë me të cilin ne demaskojmë dhe pengojmë realizimin e qëllimeve të tyre. Mosvajtja jonë në mbledhjen që duan të bëjnë revizionistët në muajin mars është pjesë e luftës që ne i bëjmë revizionizmit modern.

Lufta e vazhdueshme ideologjike dhe politike që ne u bëjmë revizionistëve modernë për shkatërrimin e planeve të tyre (se ata kanë edhe plane të tjera, të cilat ne do t'i shohim gjatë përpjekjeve të tyre për t'i vënë në jetë), do t'u shkaktojnë atyre disfata. Kjo është e natyrshme. Por çfarë disfatash? Ja, për shembull, si ajo që pësuan ata me heqjen e Hrushovit, gjë që është një humbje e madhe për revizionizmin. Partia jonë duke u bazuar në situatat ndërkombëtare që po zhvilloheshin, në grushtet e disfatat që hanin hrushovianët dhe në dobësimin e pozitave të Hrushovit, 10 ditë para se të rrëzohej Hrushovi, botoi një Letër të Hapur drejtuar anëtarëve të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Me këtë letër i njoftonim ata se ne nuk kishim të bënim me klikën hrushoviane dhe u bënim thirrje komunistëve dhe popullit sovjetik të shihnin ç'ishte ky renegat. Rrëzimi i tij ishte një disfatë për revizionizmin modern, kurse për marksistë-leninistët ishte më i mirë nga vdekja e tij se, po të kishte vdekur, revizionistët do ta bënin hero.

Ne kemi shpresë dhe bindje se të tilla disfata atyre do t'u ndodhin edhe në të ardhmen që do të duken jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe brenda partive dhe shteteve të tyre, duke i vënë klikat revizioniste në pozita të vështira. Ne shpresojmë se lufta e marksistë-leninistëve, që ka për qëllim të mposhtë kundërrevolucionin e revizionistëve, do të ndihmojë që të krijohen kushte më të favorshme për këtë qëllim. Ne do t'i krijojmë dhe do t'i studiojmë gjithë ato kushte që përbëjnë një faktor me rëndësi për realizimin e qëllimeve tona. Baza e fitoreve tona për shkatërrimin e revizionizmit modern është vazhdimi në çdo rrethanë i luftës sonë ideologjike dhe politike me tradhtarët e marksizëm-leninizmit.

Në Deklaratën e Moskës `të vitit 1960 thuhet se për mbledhjet ndërkombëtare të partive komuniste e punëtore duhen bërë konsultime dypalëshe, shumëpalëshe etj. Ne jemi pro kësaj pike të Deklaratës dhe e mbrojmë atë edhe në këto situata. Por dihet se për mbledhjen duhet një përgatitje e madhe. Të thuash vetëm që duhet përgatitur është një anë, por ana tjetër, dhe më e rëndësishmja, është që të thuhet edhe se ç'duhet bërë. Partia jonë e ka thënë qartë mendimin e saj se si duhet vepruar dhe ç'përgatitje duhen bërë. Ajo është e mendimit se çështja e përgatitjes së një mbledhjeje të tillë nuk mund të zgjidhet nga dy parti, se ajo nuk është diçka e thjeshtë, por një punë shumë e komplikuar. Ne mendojmë se ajo ka të bëjë edhe me centralizmin demokratik, me frymën organizative dhe ideologjike të partive. Unë, fjala vjen, që do të vete në Moskë, ose atje ku do të bëhet mbledhja, duhet të kem për këtë edhe aprovimin e masës së Partisë që përfaqësoj.

Për këtë qëllim Partia duhet të jetë në dijeni te plotë të pikëpamjeve të secilës parti që merr pjesë në mbledhje. Prandaj ajo kërkon që masa e komunistëve në çdo parti të marrë në dorë dokumentet dhe materialet e partive të tjera për t'i studivar, për të marrë vendim dhe për t'i dhënë mendime Komitetit Qendror të Partisë mbi qëndrimin që duhet të mbajë në mbledhje përfaqësuesi i partisë së vet. Partia jonë i ka vënë në dijeni anëtarët e saj mbi materialet dhe pikëpamjet e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të të gjitha partive të tjera ku sundojnë revizionistët, kurse këta ia kanë fshehur masës së partisë së tyre materialet bazë dhe pikëpamiet e Partisë sonë. Revizionistët nuk e bëjnë këtë, sepse kanë frikë nga masa e partisë. Mirëpo, pa bërë një punë të tillë përgatitore, e cila kërkon vite të tëra përpjekjesh këmbëngulëse, nuk

mund të shkohet në mbledhje, sepse edhe sikur të bëhet mbledhja, kjo do të ishte një punë e kotë dhe vetëm në interes të revizionistëve.

Kështu ka menduar Partia jonë për përgatitjen e mbledhjes. Po të bëhet një përgatitje e tillë, atëherë do të ketë dhe rezultate dhe nga ana tjetër, gjatë kohës që do të bëhen përgatitjet, lufta jonë do t'i ketë goditur keqas revizionistët modernë dhe do t'u ketë shkaktuar disfata të rënda. Ja si u rrëzua Hrushovi. Nesër mund të rrëzohen edhe të tjerë. Po kush do të vijë në vend të tyre? Mund të vijnë të tjerë që janë njëlloj si paraardhësit e tyre, por sidoqoftë pozitat e revizionistëve do të dobësohen.

Këto janë mendimet e Partisë sonë, të cilat ne kemi shprehur edhe botërisht, ato ua kemi thënë edhe shokëve të partive të tjera, tani ua themi edhe juve.

Mendoj se edhe ne duhet të bëjmë takime e mbledhje, jo të përgjithshme, por takime midis partish, si ky që zhvillojmë ne sot, me qëllim që të rrahim mendimet tona për çështjet më të ndryshme. Ja, për shembull, ne kemi një pikëpamje të ndryshme nga ajo e shokëve të ndonjë partie motër, të cilët na këshillojnë të lejojmë që për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha që ekzistojnë, të vendosin Partia Komuniste e Kinës dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik. Ne nuk jemi dakord me këtë pikëpamje, sepse këto mosmarrëveshje nuk ekzistojnë midis dy ose katër-pesë partive, por në gjirin e tërë lëvizjes komuniste ndërkombëtare, sepse ato janë midis marksizëm-leninizmit dhe revizionizmit modern.

Nga ana tjetër, është e qartë se përveç mosmarrëveshjeve me karakter të përgjithshëm që ekzistojnë në tërë lëvizjen komuniste ndërkombëtare midis partive të ndryshme ka edhe mosmarrëveshje të veçanta që rrjedhin nga mosmarrëveshjet e përgjithshme, siç janë, për shembull, ato në mes të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë së Punës të Shqipërisë, në mes të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Malajës etj., etj. Si rrjedhim zgjidhja në rrugë të drejtë e këtyre mosmarrëveshjeve të mëdha nuk është çështje vetëm e dy partive, por e të gjitha partive komuniste që janë të vendosura të mbrojnë dhe të zbatojnë me konsekuencë marksizëm-leninizmin. Prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të gjitha këto mosmarrëveshje që kanë partitë marksiste-leniniste me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të sheshohen në mënyrë oportuniste, por t'i zgjidhim ato plotësisht në rrugën marksiste-leniniste, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do ta thyejmë revizionizmin hrushovian. Partia jonë e Punës mendon se partitë marksiste-leniniste nuk duhet të lëshojnë pe në kontradiktat që kanë me revizionistët modernë.

Përkundrazi, ato duhet t'i sulmojnë revizionistët modernë nga të katër anët.

Cili është mendimi i Partisë sonë për sa u përket konkretisht mosmarrëveshjeve tona me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Me të Partia jonë ka shumë kontradikta. Kontradiktat tona kryesore, që i kemi ne dhe të gjitha partitë marksiste-leniniste me reviziotustët, janë në fushën ideologjike. Në parim ne jemi për t'i zgjidhur këto kontradikta nëpërmjet bashkëbisedimeve.

Por ne nuk harrojmë se udhëheqësit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik janë armiq, ata kanë zhvilluar dhe zhvillojnë ndaj Partisë dhe vendit tonë një veprimtari thellësisht antimarksiste dhe antishqiptare.

Për këto arsye Partia jonë përpara se të hyjë në bashkëbisedime me ta, do t'u vërë atyre disa kushte, do t'u thotë atyre:

Së pari, se ata kanë prerë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë dhe këtë e kanë bërë botërisht. Prandaj, paraprakisht, ata duhet ta pranojnë e ta vënë në vend po botërisht këtë gabim që kanë bërë, duke bërë një deklaratë publike, përse i prenë marrëdhëniet. Në qoftë se e nd •eqin kështu si e kërkojmë ne, kjo do të ishte një disfatë e rëndë e revizionistëve hrushovianë para lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe opinionit publik botëror.

Së dyti, ne do t'u themi se me Shqipërinë kanë prishur të gjitha marrëveshjet ekonomike, kulturore, ushtarake etj. dhe jo vetëm ato diplomatike. Të gjitha këto janë me fakte, prandaj, para se të bashkëbisedojmë, edhe këto shkelje të paskrupullta të tyre duhen vënë në vend, duhen ndrequr. Në qoftë se ata do t'i ndreqin, atëherë edhe kjo do të jetë përsëri një disfatë e rëndë për revizionistët hrushovianë dhe një fitore jo vetëm për Shqipërinë, po për të gjithë lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Së treti, ne do t'u përmendim atyre se nga tribuna e Kongresit të 22-të i kanë bërë thirrje popullit shqip tar për t'u ngritur në kundërrevolucion, për të rrëzuar udhëheqjen e Partisë dhe të shtetit shqiptar. Prandaj ne do t'u themi: «Do ta njihni edhe këtë Në qoftë se do ta njohin, atëherë përsëri ne do t'i kemi dhënë një tjetër goditje revizionizmit modern dhe do t'i kemi sjellë një fitore tjetër çështjes sonë.

Si këto ka edhe kushte të tjera. Me një fjalë ne u themi përfaqësuesve të shtetit dhe të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik që para se të vemi në bashkëbisedime me ta, në radhë të parë t'u krijohen shtetit dhe PPSH kushte të drejta, të barabarta për të biseduar, pastaj të flasim për çështjet ideologjike. Në qoftë se Bashkimi Sovjetik nuk bën hapat e duhur në këtë drejtim, çfarë do të thotë kjo për ne dhe për lëvizjen komuniste ndërkombëtare? Kjo do të thotë se revizionistët sovjetikë qëndrojnë në pozita armiqësore kundër lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe se të gjitha përpjekjet e tyre për t'u marrë gjoja vesh me ne janë vetëm blof, prandaj nuk mund të arrihet unitet me ta.

Unitetin ne nuk mund ta kuptojmë si disa oportunistë që na thonë të shkojmë të përqafohemi dhe të puthemi me armiqtë tanë revizionistë dhe kështu t'i konsiderojmë të mbyllura mosmarrëveshjet. Kjo nuk është marksiste.

Mbledhjet dy ose shumëpalëshe për ne kanë si qëllim të luftojnë dhe të shkatërrojnë revizionizmin modern.

Në rast se në këto mbledhje arrijmë të fitojmë pozita të vërteta marksiste-leniniste, kjo do të thotë dobësim i pozitave të revizionistëve. Nga mbledhje të tiIla ne duhet të kalojmë pastaj në mbledhje më të gjera.

Kështu mendojmë ne. Duke zbatuar parimin leninist për bisedime dhe për konsultime, ne nuk do të pushojmë asnjëherë luftën tonë, por do të vazhdojmë pandërprerë polemikën kundër revizionistëve modernë.

Gjithë qëllimi është të luftojmë revizionistët modernë, të mos i lëmë mënjanë gjithë këto mosmarrëveshje që kemi me ta.

Revizionistët i bëjnë bisht punës përgatitore që kërkojmë ne, ata duan që ne ta pushojmë pa kushte polemikën, që kjo çështje të mos ngrihet më nga ne. Ata përpiqen të organizojnë krerët e revizionizmit modern në vendet e Amerikës Latine për të lënë përshtypjen sikur edhe në këtë kontinent forcat komuniste janë një bllok me ta. Në Evropë ata kanë me vete krerët e partive revizioniste. Me punën e tyre kundërrevolucionare ata kanë shkatërruar edhe partitë marksiste të Afrikës dhe me revizionistk e këtij kontinenti po bëjnë një grupim tjetër. Të gjitha këto grupime ia kundërvënë rrugës sonë marksiste-leniniste, për të nxjerrë «unitetin» e tyre revizionist kundër veprimtarisë sonë të drejtë që synon në likuidimin e revizionizmit modern dhe në arritjen e një mbledhjeje ndërkombëtare marksiste-leniniste.

Ndaj mbledhja ndërkombëtare me revizionistët modernë nuk ka asnjë kuptim, dhe, po të merrnim pjesë në një mbledhje të tillë, do të ishte një dëm i madh për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, do të ishte një kapitullim i saj.

Të supozojmë për një çast sikur të vemë në mbledhje kështu si jemi, si kundërshtarë të papajtueshëm.

Çfarë mund të dalë nga një mbledhje e tillë? Asgjë, mendojmë ne. Të gjithë do të ndahen në dy pjesë, një palë do të luftojë palën tjetër, asnjëra nuk do t'i lëshojë rrugë tjetrës, gjë që do të ishte në favor të revizionistkve modernë, qëllimi i të cilëve është të gënjejnë popujt dhe t'u krijojnë përshtypjen masave të komunistëve sikur po bëhet mbledhja, kurse në fakt nuk zgjidhet asgjë. Në qoftë se mendohet të vemi atje për të luftuar kundër revizionistëve, do të bënim vetëm një luftë në vazo të mbyllur, ndërsa do të linim pas dore luftën e hapët kundër revizionistëve modernë me të gjitha format e në të gjitha drejtimet.

Me përjashtim të partive që mbështeten fort në mësimet e marksizëm-leninizmit, në gjirin e çdo partie komuniste dhe punëtore është zhvilluar dhe po zhvillohet një luftë e ashpër kontradiktash të brendshme në mes të revizionistëve modernë dhe marksistë-leninistëve revolucionarë.

Veç kësaj gjatë viteve të fundit janë krijuar edhe një sërë partish dhe grupesh marksiste-leniniste të reja, të cilat brenda në gjirin e partive të vjetra po bëjnë një luftë të ashpër parimore. Këto përpjekje nuk mund të injorohen, as në shkallën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, as brendapërbrenda çdo partie të veçantë.

Sot në fakt në mjaft vende të botës janë krijuar parti komuniste, ka gjithashtu edhe shumë grupe marksiste-leniniste revolucionare në vende të tjera. Revizionistët modernë thonë se partitë dhe grupet e reja marksiste-leniniste janë tradhtare, kurse ne themi të kundërtën.

Kjo është një kontradiktë e madhe në gjirin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Por si do të zgjidhet kjo kontradiktë? Duke u puthur me revizionistët dhe duke u thënë partive e grupeve marksiste-leniniste të tërhiqen, ta pushojnë luftën dhe të futen nën zgjedhën e partive revizioniste? Jo.

Po ta bënim një gjë të tillë, kjo nuk do të ishte marksiste dhe gjersa nuk është marksiste, ne nuk e bëjmë.

Revizionistët hrushovianë, atje ku ka dy parti, ndihmojnë klikat revizioniste për të luftuar marksistë-leninistët, ndërsa partitë tona bëjnë të kundërtën, ndihmojnë marksistë-leninistët për të shkatërruar revizionistët modernë brenda në radhët e partive të tyre. Le të na thonë sa të duan të vemi të puthemi me revizionistët, kjo nuk do të ndodhë kurrë, sepse është luftë e thellë që nuk zhduket me të përqafuar. Prandaj në kushtet kur përbërja e lëvizjes komuniste ndërkombëtare nuk është më ajo që ka qenë në kohën kur u bë Mbledhja e Moskës më 1960, lufta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zhvillohet si brenda radhëve të secilës prej këtyre partive, ashtu edhe në gjithë lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Nëpërmjet kësaj lufte forcohen edhe më shumë lidhjet dhe uniteti midis partive marksiste-leniniste, të cilat duhet të vendosen dhe të udhëhiqen vetëm në bazë të marksizëm-leninizmit. Kjo çështje ka rëndësi kolosale. Vetëm lidhjet e bazuara mbi marksizëm-leninizmin janë të shëndosha dhe përmbajnë në vetvete pavarësinë e sovranitetin e partive, të drejtën e fjalës dhe të konsultimeve, diskutimet e barabarta. Në të tilla kushte luftohet shovinizmi i shtetit ose i partisë së madhe, nuk ka «parti mëmë» e -«parti bijë». Drejtues dhe udhëheqës i çdo partie është vetëm marksizëm-leninizmi, ai është strumbullari prej të cilit varen të gjitha.

Marksizëm-leninizmi është baza e unitetit të të gjitha partive, është truri i tyre dhe jo shkopi i dirigjentit, siç mendonte dhe vepronte N. Hrushovi.

Revizionistët modernë përveç përpjekjeve për mbledhjen e përgjithshme bëjnë edhe takime të tjera.

Duke përfituar nga rasti, unë mund t'ju tregoj pak për mbledhjen e fundit të Traktatit të Varshavës. Sido që ky traktat përbën një rreth të mbyllur, pasi ka të bëjë vetëm me pjesëtarët e tij, çështjet e shtruara në këtë mbledhje janë të njohura prej kohësh. Në këtë mbledhje pjesëtarët e këtij traktati «u kujtuan» pas 4 vjetësh të na ftojnë edhe ne si anëtarë të tij. Në fakt ne ata na kanë përjashtuar nga Traktati i Varshavës, por tani situatat e vështira i detyrojnë të na thërresin. Mirëpo ftesën ata e kanë bërë në mënyrë krejt të paligjshme, duke shkelur për 4 vjet me radhë të gjitha normat aprovuara dhe të vendosura bashkërisht në Traktatin Varshavës, të cilat janë ligje për ne.

Si përgjigje të ftesës dhe brenda normave të vendosura bashkërisht për Traktatin e Varshavës, ne u kërkojmë atyre llogari duke u thënë:

para, përse nuk na ftuat për 4 vjet me radhë, por na ftoni vetëm tani? Përse na keni përjashtuar de fakto nga Traktati i Varshavës dhe kush ka propozuar të na përjashtonte?

dyta, cilat janë vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe në të gjitha mbledhjet e Traktatit të Varshavës, për të cilat ne s'kemi asnjë dijeni? Si anëtarë të Traktatit të Varshavës që jemi është e ligjshme që neve të na jepen edhe procesverbalet e mbledhjeve, në të cilat, jo për fajin tonë, nuk kemi marrë pjesë.

treta, si mund të vijmë ne në një mbledhje të ti11ë, kur një anëtar i këtij traktati, Bashkimi Sovjetik, ka prerë marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë që është gjithashtu anëtare e Traktatit të Varshavës?

E katërta, Bashkimi Sovjetik në kuadrin e Traktatit .të Varshavës duhet të na furnizonte ne me armë dhe me mjete të tjera ushtarake. Por Bashkimi Sovjetik, në të kundërtën ia ka ndërprerë Shqipërisë furnizimet me armatime, i ka grabitur asaj nëndetëse, ka dobësuar fuqinë mbrojtëse të Shqipërisë dhe e ka detyruar atë të armatoset, duke rënduar së tepërmi buxhetin e shtetit shqiptar; ka prerë të gjitha marrëdhëniet ekonomike dhe të ndihmës etj., të cilat duhet t'i jepeshin vendit tenë në bazë të këtij traktati. Vetë Kosigini, kryeministri i tanishëm sovjetik, para disa vjetësh na ka pas bërë një letër, në të cilën na thoshte se Bashkimi Sovjetik priste të gjitha marrëdhëniet ekonomike, politike, ushtarake etj. me Shqipërinë, ndërsa disa nga pjesëtarët e tjerë të Traktatit të Varshavës kanë dëbuar ambasadorët shqiptarë nga vendet e tyre dhe kanë tërhequr ambasadorët e tyre të akredituar në Shqipëri. A mundet, pra, të vijmë ne në mbledhjen e Traktatit të Varshavës pa u ndrequr nga ana juaj të gjitha këto veprime armiqësore antishqiptare?

E pesta, bashkërisht në Traktatin e Varshavës kemi marrë vendime, një nga të cilat është edhe nënshkrimi i traktatit të paqes me Gjermaninë. Ne pyesim:

përse nuk është zbatuar dhe kush ka penguar të zbatohej ky vendim i përbashkët?

Ne kemi pastaj mendime edhe për sa i përket rendit të ditës të mbledhjes së Traktatit të Varshavës.

Në rendin e ditës, për shembull, është vënë diskutimi i çështjes së armëve bërthamore që do t'i jepen Gjermanisë revanshiste nga imperialistët amerikanë.

Qeveria Shqiptare insiston të nënshkruhet traktati i paqes me Gjermaninë dhe, po të mos realizohet kjo për të gjithë Gjermaninë, të nënshkruhet vetëm me Republikën Demokratike Gjermane, ashtu siç kemi vendosur; të denoncohet traktati tripalësh i Moskës .c<për ndalimin e pjesshëm të provave të armëve bërthamore»; të hidhet poshtë politika tradhtare që i ka imponuar N. Hrushovi Traktatit të Varshavës; të ndalohet menjëherë furnizimi me armë që u bën qeveria sovjetike reaksionarëve indianë. Ne akuzojmë gjithashtu qeverinë sovjetike për bashkëpunimin në komplotin që kishin kurdisur titistët, monarko-fashistët grekë dhe Flota e 6-të Amerikane me synim rrëzimin e pushtetit popullor në Shqipëri. Për këtë ne disponojmë dokumente. Kështu u kemi kërkuar atyre llogari edhe për një sërë çështjesh të tjera.

Ne i njoftuam pjesëtarët e Traktatit të Varshavës se, pa na u plotësuar këto kushte, nuk do të shkojmë në mbledhje dhe i paralajmërojmë ata që deklarata jonë të lexohet në mbledhje, ndryshe do ta botojmë botërisht në mënyrë që popujt t'i shohin ç'janë dhe çfarë organizojnë pjesëtarët revizionistë të Traktatit të Varshavës.

Të gjitha këto që thashë janë të drejta të ligjshme të Republikës Popullore të Shqipërisë, të përcaktuara në Traktatin e Varshavës, Në këtë dokument ne nuk prekim fare mosmarrëveshjet tona ideologjike si çështjen e Stalinit etj., etj. Ato që kemi parashtruar ne janë kërkesa krejt të ligjshme dhe me karakter shtetëror.

Çështjet që u kemi parashtruar anëtarëve të Traktatit të Varshavës, në pamjen e parë duken sikur kanë karakter kombëtar, por në të vërtetë ato janë probleme me karakter ndërkombëtar që i interesojnë gjithë lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Ne u themi atyre se traktati tripalësh i Moskës është një traktat mashtrues, një nga qëllimet e të cilit është që armët atomike të mbeten monopol i SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Në letrën që i dërguam mbledhjes së Traktatit të Varshavës kërkojmë shpjegime se ç'është vendosur atje në lidhje me traktatin e Moskës. Në dokumentet bazë të Traktatit të Varshavës, të aprovuara që me krijimin e tij, theksohet se asnjërit nga pjesëtarët e këtij traktati nuk i lejohet të nënshkruajë në mënyrë të njëanshme ndonjë traktat të veçantë me të tjerët, pa aprovimin e mbledhjes së Traktatit të Varshavës. Atëherë, duam të dimë: e ka aprovuar Traktati i Varshavës traktatin tripalësh të Moskës? Në qoftë se po, atëherë një vendim i tillë është i paligjshëm, gjersa Shqipëria në këtë aprovim nuk ka marrë pjesë. Këtë nuk e themi se kështu na.plqen neve, por sepse vetë Traktati i Varshavës parashikon që për çdo vendim që do të merret duhet të ketë aprovim unanim të të gjithë pjesëtarëve të traktatit.

Në të kundërtën, në qoftë se Bashkimi Sovjetik e ka nënshkruar traktatin tripalësh të Moskës, pa dijeninë e pjesëtarëve të tjerë të Traktatit të Varshavës, atëherë ky traktat është minuar nga vetë Bashkimi Sovjetik, prandaj duhet prishur si i jashtëligjshëm dhe arbitrar.

Ose të marrim problemin e armëve bërthamore. Ne e dimë që pjesëtarët e Traktatit të Varshavës po përpiqen të bëjnë kompromise me imperialistët amerikanë.

Ne u themi anëtarëve të Traktatit të Varshavës se duhet të nënshkruhet traktati i paqes me Gjermaninë Lindore dhe të likuidohet traktati i Moskës, të deklarojmë bashkërisht se, po t'i jepen armët bërthamore qeverisë së Bonit nga ana e SHBA-së, atëherë Bashkimi Sovjetik do t'i pajisë të gjitha vendet socialiste me armë bërthamore.

Ne u themi gjithashtu atyre se argumenti, sipas të cilit, me nënshkrimin e traktatit tradhtar të Moskës gjoja pengohej armatosja e aleatëve të SHBA-së me armë bërthamore, siç e propagandonte me forcë të madhe propaganda e N. Hrushovit, nuk është veçse një blof, sepse në fakt tani imperialistët amerikanë, pa çarë krye për traktatin e Moskës, po e armatosin Gjermaninë Perëndimore me armë bërthamore.

Pra ne, me të gjitha forcat e mundësitë tona, ndihmojmë në luftën kundër tradhtisë së revizionistëve modernë.

Lufta jonë kundër tyre nuk ka mbaruar, ajo do të vazhdojë deri në fund. Për suksesin e kësaj lufte një rëndësi të madhe ka uniteti ynë marksist-leninist.

Për këtë unitet janë të vendosura të gjitha partitë tona marksiste-leniniste. Ta kalitim kurdoherë këtë unitet nëpërmjet luftës parimore, sepse vetëm nëpërmjet luftës çimentohen uniteti, aleanca dhe qëndrimet tona të përbashkëta.

Ne jemi në dijeni se në Traktatin e Varshavës ka edhe kontradikta të mëdha në mes të pjesëtarëve. Këto kontradikta janë midis revizionistëve që udhëhiqen nga ideologjia borgjeze, e cila për vetë burimet që e ushqejnë, pëson variacione, në gjirin e saj ngjallen tendenca të ndryshme, që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe frymëzohen nga kapitalizmi botëror, nga imperializmi për interesat e tij. Kjo bën që revizionista modernë të përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe të maskohen sipas nevojave dhe kushteve që ua imponon ai kapital ose ajo pjesë e imperialistëve me të cilët ata lidhen më shumë. Do të ketë dhe ka edhe nga ata të «vijës së mesit» domethënë që mbajnë një qëndrim të djathtë oportunist të maskuar. Këta hiqen sikur janë me ne, por në realitet veprojnë në të kundërtën, sepse të gjitha këto grupime dhe tendenca që krijohen janë të tëra revizioniste. Ne e kemi për detyre që të gjitha këto nuanca t'i ndjekim me sy analitik, marksist-leninist, të mos gabohemi, por dhe të përfitojmë prej tyre në rrugë marksiste-leniniste. Qëllimi i revizionistëve është lufta kundër marksizëm-leninizmit.

Mirëpo lufta jonë, lufta e marksistë-leninistëve, i bën tani revizionistët që, pa humbur qëllimet e përbashkëta të luftës kundër nesh, të çahen dhe midis tyre. Kështu ngjau dhe në kohën e Leninit kur, si rezultat i luftës. së marksistëve, u arrit shpartallimi ideologjik i socialdemokracisë.

Kështu ka ngjarë e do të ngjasë kurdoherë dhe me revizionizmin modern.

Ne do të fitojmë se jemi në rrugë të drejtë. Të gjitha përpjekjet dhe manovrat e revizionistëve modernë dhe të imperialistëve kundër marksizëm-leninizmit, ne do t'i thyejmë se jemi një forcë .kolosale.

Duke marrë fjalën, kryetari i delegacionit e fa/ënderoi shokun Enver Hoxha për bisedën shumë të rëndësishme që zhvilloi dhe i shprehu ndjenjat e respektit dhe të simpatisë së thellë të PK të Malajës ndaj PPSH,. e cila ndjek kurdoherë një politikë të drejtë, të guximshme e parimore në mbrojtje të marksizëm-leninizmit nga sulmet tradhtare të revizionistëve modernë. Pasi foli mbi veprimtarinë e PK të Malajës në luftë kundër reaksionit dhe revizionizmit modern, ai shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe për përkrahjen e madhe që u jep PPSH partive dhe forcave marksiste-leniniste kudo në botë; ai tha se gjatë qëndrimit në Shqipëri kishin vizituar Korçën, Vlorën, Durrësin dhe Qytetin Stalin nga ku kishin mbetur me përshtypje shumë të mira. Pastaj shoku Enver Hoxha vazhdoi:

Siç e shihni emrin dhe veprën e Stalinit ne nuk 4 kemi zhdukur siç kanë bërë revizionistët modernë, por i kemi mbajtur dhe i mbajmë kurdoherë lart. Armiqtë na luftojnë për këtë, por emri i Stalinit nuk njolloset dot nga lufta e armiqve. Stalini është një nga marksistët e mëdhenj. Ata që u rezistojnë kohërave dhe furtunave, janë më të pamposhturit, ata nuk janë të përkohshëm, por qëndrojnë dhe do të qëndrojnë gjallë si monumentet e pavdekshme, të cilat furtunat e kohërave dhe fenomenet e tjera të natyrës, të shumtën e herës, edhe i kanë rrëzuar, bile i kanë mbuluar, por ato kanë dalë përsëri në dritë. Kështu edhe emri dhe vepra e Stalinit nuk errësohen dot nga shpifjet e revizionistëve modernë. Kohërat që kanë kaluar e kanë vënë në dukje veprën e tij të madhe.

Por përse e mbrojmë ne Stalinin? Siç dihet, revizionistët modernë e filluan fushatën e tyre kundër marksizëm-leninizmit, pikërisht me luftën e paprinciptë dhe me shpifjet kundër Stalinit, sepse Stalini ishte vazhduesi besnik i veprës së pavdekshxne të Leninit.

Revizionistët modernë janë jo vetëm kundër Stalinit, por dhe kundër vetë Leninit. «Proleninizmi» i tyre është fals. Ashtu sikurse oportunistët e Internacionales së Dytë, të cilët, në sulmet e tyre për të shkurorëzuar marksizmin në pamundësi të dilnin hapur kundër Marksit dhe Engelsit dhe duke u mbështetur gjoja në teoritë e Marksit dhe të Engelsit, luftonin leninizpra vetë marksizmin, ashtu edhe revizionistët modernë, hrushovianët, titistët etj., në pamundësi të sulmonin Leninin, sulmuan Stalinin, sepse me veprën e Stalinit ata godisnin njëkohësisht leninizmin në vijën e tij të përgjithshme, në vijën ndërkombëtare dhe në Bashkimin Sovjetik. Pra, qëllimi i revizionistëve modernë ishte të shkurorëzonin leninizmin dhe sulmin e parë e filluan kundër Stalinit.

Revizionistët modernë ngritën kundër Stalinit një varg shpifjesh fantastike pa asnjë bazë të shëndoshë, por të mbështetura në trillime, shtrembërime e falsifikime.

Marksistët e marrin me mend se në punën kaq të madhe që ka bërë Partia Komuniste (bolshevike) e Bashkimit Sovjetik, me Stalinin në krye, nuk mund të mos jenë bërë edhe disa gabime pune. Të tilla gabime janë të natyrshme dhe të mundshme të bëhen. E kush mund të pretendojë se nuk ka gabime në punë? Por revizionistët modernë nuk e kanë çështjen te këto gabime, prandaj Stalinit dhe marksizëm-leninizmit i vënë përsipër gjëra të paqena, të cilat i ngritën dhe i formuluan në një mënyrë të tillë tendencioze për të arritur të gënjejnë disa, sidomos njerëzit e paformuar mirë ideologjikisht, për të shkaktuar tek ata njëfarë dyshimi për Stalinin dhe veprën e tij. Revizionistët modernë nisen nga mendimi, «shpif, shpif, shpif, se diçka do të mbetet», por nga shpifjet e tyre për ne mbetet vetëm ajo që armiq të marksizëm-leninizmit janë revizionistët modernë dhe jo Stalini.

Partia jonë udhëhiqet nga parimet e drejta marksiste-leniniste dhe nuk përzihet në punët e brendshme të partive të tjera. Por për udhëheqës të mëdhenj partie si Stalini, të cilët me cilësitë e tyre pozitive e kapërcejnë kuadrin e partisë së vet, se me punën e tyre kanë ushtruar një influencë kolosale në zhvilhmin e marksizëm-leninizmit dhe në ngjarjet botërore, Partia jonë e ka thënë dhe do ta thotë fjalën e saj, pasi ata nuk mund të gjykohen vetëm brenda caqeve të partisë nga e cila kanë dalë. Prandaj çështja, nëse Stalini ka bërë ose nuk ka bërë gabime, nuk është çështje vetëm e PK të Bashkimit Sovjetik, por e gjithë komunizmit ndërkombëtar, sepse nuk ka parti marksiste-leniniste që të mos ketë për të thënë fjalën e vet mbi veprën e Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik dhe mbi veprën e Stalinit që ishte udhëheqësi i saj kryesor pas Leninit, pasi veprimtaria e tyre ka influencuar në gjithë lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Partia jonë mendon se veprimtaria .e PK (b) të Bashkimit Sovjetik në kohën që udhëhiqej nga Stalini ka influencuar në mënyrë pozitive në zhvillimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, në zhvillimin e ngjarjeve ndërkombëtare në të gjithë botën. Por nga Hrushovi me kompani në këtë çështje nuk është kërkuar mendimi i lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Këtu nuk është fjala për një njeri të zakonshëm, por për udhëheqësin e një çështjeje të madhe. Lufta kundër Stalinit është kurdisur në mënyrë konspirative, komplotiste nga borgjezia ndërkombëtare, nga revizionistët modernë hrushovianë. Revizionistët, duke u përpjekur të shfrytëzojnë influencën e madhe që ka pasur Partia Komuniste (bolshevike) e Bashkimit Sovjetik janë munduar ta mbulojnë pikëpamjen marksiste në lëvizjen komuniste ndërkombëtare për Stalinin dhe për partinë që ka udhëhequr ai, si nxënës dhe vazhdues i veprës së Leninit.

Kush mund ta mohojë veprën e madhe të bolshevikëve, të Leninit, të Stalinit dhe të partisë të tyre?

As revizionistët modernë dhe askush tjetër nuk janë në gjendje të mohojnë një gjë të tillë. Në fakt ata detyrohen të thonë se .në Bashkimin Sovjetik u ndërtua socializani me sukses etj. dhe kjo është vepër e Partisë Komuniste të BS». Por dihet se socializmin e ndërtojnë masat, të cilat duhet të organizohen për një qëllim të tillë të madh. Këtë organizim e realizon partia.

Prandaj në qoftë se e mohon rolin udhëheqës të partisë marksiste-leniniste, në qoftë se thua se udhëheqja e Bashkimit Sovjetik dhe Stalini, të cilët hrushovianët i kanë diskredituar, kanë qenë në rrugë të gabuar, atëherë, si ishte e mundur të ndërtohej sociahzmi në Bashkimin Sovjetik? Në qoftë se udhëheqja tradhton, siç ndodhi me klikën titiste, atëherë si është e mundur të ndërtohet socializmi në Jugosllavi? Si është e mundur që Titoja, që është një tradhtar dhe antimarksist, të influencojë për ndërtimin e socializmit?

Këto arsyetime të udhëheqjes hrushoviane nuk qëndrojnë dot në këmbë.

Si mund të errësohet politika aq tejpamëse e Stalinit në arenën ndërkombëtare kundër imperialistëve, borgjezisë monopoliste të vendeve të ndryshme dhe kapitalizmit botëror në përgjithësi, të cilët ishin lidhur në aleancë të fortë midis njëri-tjetrit për shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik! Në qoftë se për kapitalizmin botëror ka ekzistuar një armik i vendosur dhe i papërkulur gjer në fund në radhë të parë, ky ka qenë Stalini. Këtë nuk mund ta mohojë askush. Dihet se borgjezia dhe kapitalizmi botëror vazhdimisht i kanë pasë drejtuar të gjitha shigjetat kundër Bashkimit Sovjetik dhe personalisht kundër Stalinit kur ky ishte në udhëheqje të partisë dhe të shtetit sovjetik.

Njerëz konsekuentë në bindjet dhe në ideologjinë tyre reaksionare, bile edhe krerët e kapitalizmit botëror, si Rusvelti, Trumani, Çërçilli, Ideni, në shkrimet dhe në kujtimet e tyre, flasin me shumë respekt për armikun e tyre të madh, Stalinin, për zotësinë, mençurinë, vendosmërinë dhe luftën e tij konsekuente kundër kapitalizmit. Qëndrimi i vendosur i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i udhëheqësit të saj, Stalinit, bëri që Bashkimi Sovjetik, vendi i parë socialist në botë, të dilte fitimtar nga lufta dhe të krijohej të forcohej kampi socialist. Këtë realitet të madh nuk e solli politika tradhtare e Hrushovit, por politika drejtë e Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik, e Stalinit. Në kohën e tij u forcua lëvizja komuniste ndërkombëtare, u forcuan partitë e ndryshme, u pajisën ato me një vijë të drejtë, u krijuan edhe shumë parti të reja. Le të përrallisë sa të doj& Hrushovi se Stalini gjoja nuk ishte i aftë. Jo, realiteti vërteton se Stalini ishte një marksist i madh, ai nuk tradhtoi kurrë, si Hrushovi, çështjen e madhe të--sccializmit. Pa qëndrimin e vendosur marksist-leninist të Stalinit, gjatë periudhës së forcimit të nazizmit dhe të fashizmit, lëvizja komuniste ndërkombëtare dhe partitë komuniste të vendeve të ndryshme do të ishin likuiduar.

Tani ne jetojmë në një kohë kur revizionistët modernë, me hrushovianët, titistët dhe shokët e tyre në krye, janë bërë vegla të imperializmit amerikan. Bashkekzistenca paqësore e tyre është një pikëpamje e predikuar nga imperializmi amerikan dhe e zbatuar nga N. Hrushovi. Kjo nuk ka asnjë pikë të ngjashme me bashkekzistencën paqësore leniniste, për të cilën luftojnë Partia e Punës e Shqipërisë, Partia Komuniste e Malajës dhe të gjitha partitë e vërteta komuniste të botës. Në bashkëpunimin revolucionar të marksistë-leninistëve forcohet lëvizja komuniste botërore dhe uniteti i tyre internacionalist. Kësaj i shërben edhe këmbimi i eksperiencës në mes të partive marksiste-leniniste.

Gjatë vizitave, që ju bëtë nëpër vendin tonë, patë sukseset që ka arritur populli ynë punëtor nën udhëheqjen e Partisë. Por ne ju themi se në vendin tonë nuk është çdo gjë e përsosur, kemi akoma të meta në punët tona. Të ndërgjegjshëm për këto Partia dhe populli kurdoherë bëjnë përpjekje për t'i korrigjuar dhe për t'i eliminuar ato duke synuar të bëjmë gjithnjë e më pak gabime. Gabime në punë e sipër bëhen, ato janë të paevitueshme. Sidoqoftë në qëndrimet tona marksiste-leniniste për problemet e mëdha që preokupojnë të gjitha partitë, pikëpamjet tona janë të njëjta.

Ne kemi respekt për partinë tuaj, e cila ka shumë vjet që lufton në kushte të vështira ilegaliteti. Ajo ka krijuar njësitë partizane, të cilat veprojnë nën udhëheqjen e saj. Ajo është e lidhur me popullin dhe mban një qëndrim të drejtë marksist-leninist kundër imperializmit dhe kundër intrigave të reaksionarëve vendas. Kjo është një garanci e madhe për fitoren e çështjes sonë, është pjesë përbërëse e gjithë çështjes sonë të madhe. Ne ju urojmë nga zemra suksese në punën tuaj dhe ju lutemi t'u thoni të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë suaj se te populli shqiptar dhe te Partia e Punës e Shqipërisë ju keni dhe do të keni kurdoherë një mik besnik dhe solidar përjetP në çështjen tonë të madhe të përbashkët.


Botohet për herë të parë sipas shënimeve të mbajtura në këtë takim që gjenden në AQP

 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi