Shqipe

 

FJALA E MBAJTUR PARA USHTAREVE TË PLAGOSUR NE PROVOKACIONET E MONARKO-FASHISTEVE GREKË KUNDËR RPSH


2 shtator 1949


Të dashur shokë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, Ju përshëndes dhe ju uroj nga zemra në emër të qeveriSë dhe të Partisë sonë për patriotizmin e lartë, që keni treguar duke mbrojtur kufitë e atdheut tonë të dashur nga sulmet e poshtra të monarko-fashistëve grekë.

Ju keni kryer detyrën tuaj dhe keni merituar mirënjohjen e popullit tonë, i cili sheh në ushtrinë e tij, mbrojtësen e lavdishme të atdheut, të fitoreve të Luftës nacional-çlirimtare, të ndërtimit të socializmit në vendin tonë dhe të paqes.;

Populli ynë ka një dashuri të pakufishme për Ushtrinë Popullore dhe kur ju luftonit kundër provokatorëve monarko-fashistë i gjithë populli ynë i kishte sytë te ju dhe kishte besim të patundur se kufitë tanë të shenjtë nuk do të cënoheshin dhe ashtu ngjau. Monarko- -fashistët i kaluan për shumë herë kufitë tanë, por vendosmëria juaj, heroizmi juaj i bëri ata të thyhen me turp dhe të lënë me dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në truallin tonë. Ju në çdo moment stabilizuat gjendjen në kufi dhe e ruajtët këtë si sytë e ballit. Populli ynë mburret me ushtrinë e tij dhe me ju, pjesëtarët heroikë të saj.

Monarko-fashistët dhe padronët e tyre nuk kanë pasur vetëm për qëllim të bënin disa provokacione të vogla, por ata kishin qëllime më të mëdha. Nën pretekste se gjoja ne ndihmojmë ushtrinë demokratike greke në luftën e saj të çlirimit, ata kërkonin të futnin zjarrin e luftës dhe në tokën tonë. Ata i kishin pregatitur planet që më parë, por ua shkatërruat ju. Planet e tyre kriminale dështuan nga qëndrimi juaj heroik, Ju mbrojtët në kufitë tanë të Jugut, jo vetëm atdheun tuaj, jo vetëm jetën, të drejtat e lirinë e popullit tonë, por njëkohësisht ju mbrojtët paqen në Ballkan. Për këtë arësye ju keni merituar dashurinë dhe respektin e botës përparimtare.

Një egërsi e pashembullt tregohet ndaj Shqipërisë së vogël demokratike popullore nga ana e imperialistëve luftëdashës dhe shërbëtorëve të tyre, monarko-fashistëve grekë, trockistëve titistë etj. Provokacione të panumërta dhe shpifje e kërcënime të poshtra po bëhen prej shumë kohësh ndaj vendit tonë, për ta dëmtuar këtë vend paqedashës dhe përparimtar. Por këta kriminelë, nuk kanë mundur dhe nuk do t'ua arrijnë kurrë qëllimeve të tyre, pse populli ynë me heroizëm dhe me gjakftohtësinë më të madhe bën të dështojë çdo përpjekje e tyre. Populli shqiptar lufton me të gjitha forcat për mbrojtjen e paqes dhe nervat e tij i ka të fortë.

Populli shqiptar, pjesëtar i vendosur i kampit demokratik antiimperialist, në krye të të cilit qëndron Bashkimi Sovjetik, e ndjen veten më të fortë se kurrë, pse lufton për një kauzë të drejtë. Më kot monarko-fashistët, titistët dhe padronët e tyre imperialistë, me të gjithë aparatin e tyre propagandistik, përpiqen ta bëjnë Shqipërinë përgjegjëse për luftën heroike që bën populli grek për çlirim. Më kot këta përpiqen të fshehin veprën e tyre kriminale dhe të mbulojnë disfatat që pësojnë, duke akuzuar një popull të vogël paqësor dhe liridashës.

Ju i dini mirë deklaratat e Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë, që shumë herë ka deklaruar se vendi ynë nuk përzihet në çështjet e brendshme të Greqisë. Ju keni njohur urdhërin e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë sonë, e cila ju porosiste që të ndiqni provokatorët monarko-fashistë nga toka jonë dhe të mos kaloni asnjë pëllëmbë përtej kufirit në tokën greke. Ju këtë urdhër e keni zbatuar me përpikmëri.

Por monarko-fashistët e imperialistët amerikanë dhe satelitët e tyre na akuzojnë se ne kemi sulmuar tokën greke. Kuptojeni vetë ju, që keni qenë në kufi, që keni luftuar, që jeni plagosur e vrarë, se sa të poshtra e trilluese janë pretendimet e tyre. Por këta luftëdashës i krijojnë këto gjëra për të arritur qëllimet e tyre të paracakttlara politike dhe ushtarake. Ata dështuan në planet e tyre—tishtarake, pse Shqipëria e vogël dhe ushtria e saj trime, dinë të luftojnë dhe të mbrohen ,mirë, kur është çështja për të mbrojtur kufitë, integritetin tokësor dhe lirinë e vendit tonë. Kanë kaluar kohët, kur imperialistët luftëdashës dhe shërbëtorët e tyre mund ta bënin Shqipërinë një shesh lufte dhe pronë të tyre. Gjithashtu dhe manevrat e tyre politike do të dështojnë me turp, pse ato janë me baza të rrema dhe të shpifura. Populli ynë i vogël, trim dhe paqedashës nuk është vetëm në botë. Ai mbrohet nga Bashkimi i madh Sovjetik, nga udhëheqësi i tij Stalini i madh, nga kampi demokratik antiimperialist si dhe nga gjithë bota përparimtare. Populli shqiptar mbron dhe do të mbrojë kurdoherë me vendosmëri të drejtat e tija dhe me miqtë e dashur dhe të fuqishëm që ka Shqipëria në botë, kurrë nuk do të shkelet, kurrë nuk do të humbasë pavarësinë e saj dhe kurrë nuk do të cënohen interesat e saj jetike.

Armiqtë e vendit tonë sot po bëjnë plot zhurmë, përhapin shpifje dhe gënjeshtra, po bëjnë shantazhe që të na frikësojnë. Ata duhet të dinë se nuk mund t'u arrijnë dot qëllimeve të tyre. Imperialistët kanë vënë në lëvizje të gjithë agjentët e tyre për të krijuar një psikozë lufte ndaj vendit tonë. Agjentët trockistë të Beogradit me Titon në krye, monarko-fashistët grekë, kuislingët dhe kriminelët e luftës të popullit shqiptar, që gjenden në arrati, neofashistët italianë, papa dhe Vatikani, të gjithë kanë hyrë në valle për të kërcënuar Shqipërinë. Imperialistët amerikanë dhe anglezë, që mbajnë në prehrin e tyre kriminelët e luftës me damkë të popullit shqiptar siç janë Mithat Frashëri, Abaz Kupi, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Abaz Ermenji, Ali Këlcyra etj. të gjithë kuislingët, fashistë, bashkëpunëtorë dhe agjentë të okupatorit fashist italian, të nazistëve gjermanë, të fashistëve të Metaksait dhe tani në shërbim të imperializmit amerikan dhe anglez, i. kanë grumbulluar këta në një komitet l, që

_____

1 Komitetl «Shqipëria e Lirë» u krijua me ndihmën e

mund ta quajmë komiteti i banditëve. Populli shqiptar i ka çdo ditë më të qarta qëllimet e imperialistëve amerikanë dhe anglezë kundër vendit tonë si dhe ç'përfaqësojnë në gojën e imperialistëve fjalët «liri e demokraci,.. Populli shqiptar i njeh mirë këta tradhëtarë dhe kuislingë, që luftuan krah për krah me okupatorët për të shtypur popullin tonë. Këta kuislingë e tradhëtawë gjetën padronë të rinj, që kanë në plan të përsëritin veprën e Hitlerit. Por ky komitet tradhëtarësh do të ketë fatin e tradhëtarëve. Komiteti i tradhëtarëve ka në program të bëjë zhurmë dhe të bashkojë zërin e tij me çakejt e Beogradit dhe të Athinës kundër vendit tonë dhe pushtetit popullor. Imperialistët i kanë vënë për detyrë këtij komiteti që, me zhurmën e tij, t'u japë pak kurajë reaksionarëve të brendshëm të vendit tonë.

Por reaksionarët e brendshëm të vendit tonë, e dinë mirë sa u vlen lëkura dhe njohin mirë forcën e popullit dhe të regjimit popullor. Reaksioni i brendshëm e sheh më realisht fatin e tij, kurse tradhëtarët jashtëm rrojnë me ëndrra. Tradhëtarët e jashtëm presin nga reaksionarët e brendshëm dhe reaksioni i brendshëm pret nga ndërhyrja e jashtme. Të dyja shpresat janë të 'kota- dhe të dyja tentativat do të dështojnë me turp. Populli,.ynë nuk trembet nga këta kalbësira dhe as nuk gënjehet nga demagogjia e tradhë

_______

anglo-amerikanë ve në Paris nga të arratisurit kriminelë lufte shqiptarë, pas dështimit të planit të parë të imperialistëve kundër vendit tonë në provokacionet e gushtit 1949, por po nga, fundi i këtij viti ky komitet famëkeq u shkatërrua.

tarëve të Beogradit, që kërkojnë të fshehiri lidhjet e tyre kriminale me monarko-fashistët, me neofashistët për të dëmtuar demokracinë popullore të Shqipërisë.

Më kot trockisti Tito dhe banda e tij lëshon komunikata se gjoja ata janë për pavarësinë e vendit tonë. Ata nuk janë përveçse agjentë të imperializmit, që kanë kërkuar dhe kërkojnë t'i bëjnë varrin vendit tonë; ata janë në bashkëpunim të ngushtë me monarko-fashistët për të copëtuar Shqipërinë dhe ata e kanë bërë Jugosllavinë një qendër spiunazhi dhe diversantësh për të dëmtuar atdheun tonë. Jugosllavia është bërë qendra e banditëve shqiptarë, shokë të Mithat Frashërit, të Abaz Kupit dhe të Seit Kryeziut, tradhëtarë dhe xhelatë të popullit shqiptar dhe të kosovarëve shqiptarë. Lodra e qepur me pe të bardhë e tradhëtarit Tito, nuk gënjen asnjë shqiptar, qoftë ky qytetar i Republikës Popullore të Shqipërisë, qoftë qytetar Kosovës e Metohisë dhe lidhjet e titistëve me imperialistët anglo-amerikanë janë të qarta. «Fshati që duket, s'do kallauz» — thotë populli ynë. Nacionalistit Tito dhe shokëve të tij, u është çjerrë maska. Me veprimet e tyre agjentët e kralëve të Serbisë dhe gjakatarët e popullit të Kosovës Gani Beg Kryeziu dhe Seit Beg Kryeziu, tani ,agjentë të Inteligens Servis-it dhe njëkohësisht bashkëpunëtorë të ngushtë të shtypësve të r'nj të popullit shqiptar të Kosovës, të klikës së Tito-Rankoviç nuk do të gënjejnë asnjë kosovar shqiptar për fatkeqësitë e reja që pregatit imperializmi dhe agjenti i tyre Tito në kurrizin e shqiptarëve të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës dhe të Metohisë do të dinë t'u bëjnë ballë veprimeve të këtyre agjentëve të rinj të imperialistëve, që kurdoherë në të kaluarën dhe në të tanishmen po luajnë me fatin dhe me aspiratat e tyre.

Por, shokë të dashur, të gjitha tentativat e armiqve të vendit tonë do të dështojnë, se vendi ynë me të vërtetë është një vend i vogël, por është një kafshatë pagëlltitshme nga imperialistët dhe shërbëtorët e tyre. Populli ynë qëndron i patrembur, pse është në rrugën e drejtë, ai zhvillon një punë paqësore, ai lufton me këmbëngulje për paqen, por njëkohësisht ai është vigjilent dhe dita-ditës po forcohet. Populli ynë është i pathyeshëm, pse është një pjesëtar i pamposhtur i kampit demokratik, pse ai ka te Bashkimi i madh Sovjetik, te Stalini dhe në gjithë demokracitë e tjera popullore miq të dashur, besnikë të pakufishëm, që e duan dhe e mbrojnë. Populli ynë është i pamposhtur dhe do të rrojë për jetë.

Shokë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, ju e dini sa e- shtrenjtë është jeta e njeriut në demokracitë tona popullore dhe me sa vendosmëri luftohet që jeta e njerëzve tanë të mbrohet dhe të bëhet dita-ditës më mirë. Por jeta e njeriut në vendin tonë është e lidhur ngushtë me pavarësinë e atdheut, me mbrojtjen lirive të fituara me gjak dhe me djersë, me ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Kur këto vihen në rrezik nga luftëdashësit, për njerëzit e popullit tonë jeta nuk kursehet. Për mbrojtjen e paqes dhe për mbrojtjen e atdheut tonë, ne jemi kurdoherë gati të luftojmë me abnegacion. Këtë e dinë mirë miqtë tanë dhe kanë-besim të ptundur te ne, pse ne kryejmë detyrën më të shenjtë; këtë le ta kenë parasysh edhe armiqtë e popullit tonë.

Unë ju uroj të shëroheni sa më shpejt dhe të ktheheni sa më parë në repartet tuaja, ku ju pret detyra.

Për aktet tuaja heroike dhe shërbimet e larta që keni bërë atdheut, Presidiumi i Kuvendit Popullor, ju ka dekoruar si ju, ashtu dhe shokët tuaj heroikë, që ranë në fushën e nderit për të mbrojtur kufitë e Shqipërisë.

Dëshmorët që dhanë jetën në kufi për atdheun tonë, do të mbeten të paharruar në histori. Ata shtojnë vargun e heronjve të popullit tonë, i cili do të ruajë në zemër kujtimin e këtyre bijve heroikë dhe ata do të kujtohen nga brezat e ardhshëm, se në sajë të sakrificave të mëdha të tyre, po ndërtohet socializmi në vendin tonë, po ndërtohet jeta e lirë dhe e qetë për kalamanët tanë. Brezat e ardhshëm me nderim do të kujtojnë vëllezërit dhe prindërit e tyre, që dhanë jetën për t'i siguruar paqen njerëzimit. Si kurdoherë të jemi të gatshëm të mbrojmë paqen, të mbrojmë popullin, të mbrojmë Republikën tonë Popullore.


Rroftë Ushtria jonë heroike Popullore!


Rroftë populli heroik shqiptar!


Botuar për herë të parë në Botohet sipas tekstit gazetës

gazetën «Zëri i Popullit-, «Zëri i Popullit% Nr. 213 (286),

Nr. 213 (286), 4 shtator 1949 4 shtator 1949

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi