Shqipe

 

SHKRIMTARET DHE ARTISTET TANE JANE NJEHERESH NXENES E MESUES TE MASAVE PUNONJESE


Përshëndetje e Komitetit Qendror të PPSH drejtuar shkrimtarëve dhe artistëvet

22 tetor 1970


SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE TË SHQIPERISE!


Të dashur shokë e shoqe, Komiteti Qendror i Partisë ju dërgon përshëndetjet më të zjarrta dhe urimet më të përzemërta për festën tuaj jubilare, 25-vjetorin e themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Ky jubile është një ngjarje me rëndësi të madhe për jetën e vendit e të popullit tonë. Në këtë ditë të shënuar, së bashku me ju shkrimtarët dhe artistët tanë të talentuar, që keni bërë e bëni një punë kaq të lavdishme e fisnike për edukimin komunist të punonjësve, për nderin dhe për lavdinë e atdheut, gëzohen 1 Kjo përshëndetje u dërgua me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shnipërisë.

të gjithë, që nga kalamani e deri te më plaku, gëzohen punëtorët, kooperativistët, intelektualët, ushtarakët, gëzohen mbarë populli dhe Partia.

Një çerek shekulli më parë, me kujdesin e Partisë, u themelua Lidhja juaj. Në ato vite të vështira populli ynë artdashës, që vuante nga plagët e luftës e që akoma s'kishte bukë për të ngrënë, ëndërronte, mendonte e shqetësohej seriozisht edhe për fatet e zhvillimit të artit, pse artin ai tërë jetën e ka pasur dhe e ka në zemër.

Me shëllirë e ka ngjyer kafshatën në të kaluarën populli ynë, por pjatën e drunjtë e kishte të skalitur si s'ka më bukur. Ndjenja e hollë për të bukurën dhe shija e tij e lartë estetike kanë spikatur kudo, në rapsoditë e mrekullueshme, në kostumet fantastike, në vallet e mahnitshme, në shkrimet e rilindësve apo në këngët «rebele» e të ndritshme partizane. Shkurt, gjenia artistike e popullit tonë duket ngado që të hedhësh vështrimin, ngado që të vësh dorën.

Artin populli ynë e ka konsideruar dhe e konsideron pjesë të pandarë të jetës së tij, prandaj ai e përshëndeti me entuziazëm lindjen e organizatës suaj.

Dhe shpresat e tij, si kudo, nuk shkuan kot. Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve u bë ashtu siç tha Partia, ashtu siç dëshironte populli, një organizatë luftarake, militante. Shkrimtarët dhe artistët, të udhëhequr vazhdimisht nga mësimet dhe nga porositë e Partisë, e lidhën ngushtë krijimtarinë e tyre me jetën e masave punonjëse, me përpjekjet dhe luftën e tyre heroike për ndërtimin dhe për mbrojtjen e atdheut socialist.

Gjatë këtyre 25 vjetëve, e veçanërisht pas Kongresit të 5-të të PPSH, arti ynë i realizmit socialist ka pësuar e po pëson ndryshime të papara sasiore dhe cilësore. Në luftë të pamëshirshme me çdo lloj ndikimi të huaj të ideologjisë borgjeze e revizioniste, si dhe patriarkale e konservatore, letërsia, teatri, muzika, kinematografia, piktura, skulptura dhe të gjitha gjinitë e tjera, të frymëzuara nga ideologjia dritëdhënëse e Partisë, nga heroizmi i pashembullt revolucionar i klasës punëtore dhe i mbarë masave punonjëse, si dhe të ushqyera vazhdimisht nga gurra e pashtershme e krijimtarisë popullore, ndikojnë drejtpërdrejt në edukimin e njeriut të ri me idealet e mëdha të socializmit të komunizmit, me tiparet e moralit komunist, me shije të shëndosha dhe revolucionare.

Në pjesën më të madhe të krijimtarisë sonë letraro7 -artistike, që karakterizohet nga niveli i lartë ideor e artistik, njeriu ynë i ri gjen vetveten, sheh vitalitetin popullit dhe të atdheut tonë socialist, dëgjon fjalën dashur e të zjarrtë të Partisë dhe mbushet me kurajë e guxim për t'i ngritur kurdoherë e më lart shkallët e jetës. Kjo ngjet, sepse arti ynë revolucionar frymëzimet i merr nga populli dhe ia kthen ato prapë atij, të përgjithësuara e në format më të bukura artistike, sepse shkrimtarët dhe artistët tanë kanë përvetësuar këshillat e Partisë për të qenë njëherësh nxënës e mësues të masave punonjëse.

Partia ndjek me vëmendje e interes të madh krijimtarinë frymëzuese të letrarëve, muzikantëve, aktorëve, skulptorëve e të artistëve të tjerë. Ajo përshëndet punën e këmbënguljen tuaj vetëmohuese për t'i revolucionarizuar më tej letërsinë e artet, për të futur në to atë çka është më e çmueshme — mendimin dhe emocionin popullor, botëkuptimin e klasës punëtore, zjarrin shqiptar. Sot arti ynë është bërë më i madhërishëm si për nga përsosmëria e bukuria ideoartistike, ashtu edhe për nga forca e madhe edukative. Kjo dëshmon se ai ecën në rrugë të mbarë, në rrugën e lavdishme që i ka caktuar Partia.

Të gjitha këto garantojnë se arti ynë, që ndodhet në duart e sigurta të shkrimtarëve, artistëve, kritikëve dhe studiuesve tanë të partishëm, edhe në të ardhmen do të dijë t'i përmbushë me sukses detyrat e rëndësishme që do t'i caktojë Partia.

Tanimë që letërsia dhe artet tona kanë arritur kaq shumë suksese, sa zëri e fjala u dëgjohet me admirim të madh si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut, tani pikërisht rritet edhe më tepër përgjegjësia e tyre ndaj çështjes së socializmit e komunizmit. Në këto kushte detyrat revolucionare që shtron Partia para krijimtarisë letraro-artistike janë të mëdha, ndoshta shumë më të mëdha se ç'mund të pandehen. Realizimi i tyre kërkon që socializmi dhe mendimi proletar marksist--leninist të ndihen dhe të përshkojnë fund e krye çdo libër, çdo pikturë, çdo varg, çdo notë muzikore, çdo kënd e qelizë të veprës artistike. Partia ka besim të thellë se shkrimtarët dhe artistët tanë, si kurdoherë, do ta kryejnë me nder këtë detyrë.

Po për këtë është e nevojshme që, krahas punës këmbëngulëse për edukimin e gjithanshëm e të thellë marksist-leninist të shkrimtarëve dhe të artistëve, të rriten pa ndërprerje kërkesat për ngritjen e nivelit ideor të veprave artistike dhe për përsosjen e mëtejshme të mjeshtërisë artistike. Vitaliteti i jetës sonë socialiste, shpirti sulmues e transformues i masave punonjëse dhe madhështia e ideve të Partisë sonë nuk mund të pasqyrohen e të trupëzohen ashtu siç janë në të vërtetë veçse në një art me nivel shumë të lartëideoartistik.

Që të arrihet kjo, artisti ynë novator lypset të kërkojë, gjithmonë të kërkojë, duke u nisur nga pozitat e ideologjisë sonë, duke u mbështetur fort në truallin tonë kombëtar, në traditat dhe në përvojën tonë artistike më të avancuar, si dhe në eksperiencën përparimtare botërore. Të kërkosh do të thotë të përpiqesh të zbulosh fenomenet thelbësore të realitetit tonë, të zbulosh ato elemente të reja të jetës sonë që përbëjnë filizat e së nesërmes. Kjo e re, pra, që kërkohet të hyjë në art, duhet jo vetëm të njihet mirë, por edhe të shndërrohet në fenomen artistik. Në këtë mënyrë letërsia dhe artet do të ecin me hapin e masave punonjëse dhe përherë e më tepër do të bëhen një mjet i fuqi shëm ideologjik për edukimin e tyre.

Bartëse e ideve revolucionare, farkëtuese e filizave të rinj të komunizmit, është, në radhë të parë,. klasa jonë punëtore. Ajo është rinia e përjetshme e artit revolucionar të realizmit socialist. Duke qenë kështu, figura, vepra dhe botëkuptimi i klasës punëtore në krijimtari duhet të bëhen akoma më zotërues. Kjo do bërë jo vetëm sepse klasa punëtore, si klasa më revolucionare e kohës sonë, e meriton plotësisht këtë, por edhe për faktin se sot revizionistët modernë, me ata sovjetikë në krye, sido që bëjnë be e rrufe se «krijojnë» në emër të klasës punëtore, në të vërtetë po, bëjnë çmos që figurën e saj ta dëbojnë përfundimisht.

nga letërsia dhe nga arti.

Me zhvillimin e vrullshëm të revolucionit socialist te ne shtohen kërkesat dhe etja e masave punonjëse për krijime letraro-artistike të përsosura. Detyra juaj është që t'i njihni mirë këto kërkesa të masave punonjëse dhe t'u përgjigjeni atyre me vepra të frymëzuara të një niveli të lartë ideoartistik. Prandaj Partia ju bën thirrje edhe një herë që të shkoni në masa e të jetoni vazhdimisht pranë tyre. Duke shkuar vazhdimisht në masa ju, nga njëra anë, do të mësoni prej tyre, do të dëgjoni me vëmendje vërejtjet e kritikat e tyre dhe në të njëjtën kohë do të propagandoni veprat artistike, do të ndihmoni më nga afër në edukimin ideoestetik të masave, do të shtoni dashurinë e tyre për artin.

Komiteti Qendror i Partisë ka besim të plotë se ju, si kurdoherë, do t'i realizoni me nder detyrat që ju shtron Partia dhe do t'i jepni popullit gjithnjë e më shumë vepra artistike që të mishërojnë idealet revolucionare të Partisë, tiparet e mrekullueshme revolucionare të popullit tonë, hovin e tij të pandalshëm në rrugën e revolucionit e të socializmit.


Lavdi artit tonë revolucionar të realizmit socialist!


Rroftë Partia jonë e lavdishme!


Në emër të Komitetit Qendror të PPSH

Sekretari i Parë

Enver Hoxha




 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi