Shqipe

 

NGJARJET TRAGJIKE TE KILIT — MËSIM PER

REVOLUCIONARËT E GJITHË BOTËS


Artikull i botuar në gazetën «Zëri i popullit"

2 tetor 1973


Rrebeshi kundërrevolucionar në Kili po vazhdon të vërshojë me tërbim mbi masat punonjëse, patriotët e luftëtarët e këtij vendi. Forcat e djathta që erdhën në fuqi me anën e grushtit të shtetit të 11 shtatorit po vendosin një terror, të cilit edhe hitlerianët do t'ia kishin zili. Njerëzit vriten e masakrohen në rrugë, në punë, kudo, pa gjyq dhe nën çdo pretekst. Në kampe përqendrimi janë kthyer edhe stadiumet e lojërave sportive. Po shkelmohet kultura përparimtare, nëpër sheshe, sipas stilit nazist, po digjen librat marksistë.

Ndërsa partitë demokratike, sindikatat dhe organizatat demokratike u nxorën jashtë ligjit, një obskurantizëm mesjetar po mbulon gjithë vendin. Ballin e skenës politike po e zënë forcat më të errëta, ultrareaksionarët fanatikë, agjentët e imperializmit amerikan. Liritë demokratike që populli i kishte fituar me luftë e me gjak, u zhdukën brenda një dite.

Ngjarjet në Kili prekin jo vetëm popullin kilian, parlamentare dhe pa revolucion, se socializmi mund të ndërtohej jo vetëm pa thyerjen e aparatit të vjetër shtetëror të borgjezisë, por me ndihmën e tij, jo vetëm pa ngritjen e pushtetit revolucionar popullor, por duke e mohuar atë.

Teoritë e «bashkekzistencës paqësore» e të «rrugës paqësore parlamentare» të revizionistëve sovjetikë në radhë të parë, të atyre italianë, francezë e të pasuesve të tyre të tjerë janë në një shkallë mjaft të konsiderueshme përgjegjëse për përhapjen e iluzioneve pacif iste e qëndrimeve oportuniste ndaj borgjezisë dhe të largimit nga lufta revolucionare.

Në të gjitha dokumentet programatike të partive revizioniste të Perëndimit, që janë adaptuar pas Kongresit të 20-të të PK të BS është absolutizuar «rruga parlamentare» e kalimit nga kapitalizmi në socializëm, ndërsa rruga jopaqësore është përjashtuar përfundimisht.

Në praktikë kjo ka bërë që këto parti të heqin dorë përfundimisht nga lufta revolucionare dhe të përpiqen për reforma të zakonshme të karakterit të ngushtë ekonomik ose administrativ. Ato janë shndërruar në parti të opozitës borgjeze dhe kanë vënë kandidaturën për të marrë përsipër administrimin e pasurive të borgjezisë, ashtu siç e kanë bërë deri tani këtë punë partitë e vjetra socialdemokrate.

Partia Komuniste e Kilit, që ishte një nga forcat kryesore të qeverisë së Alendes, ishte partizane e flaktë e tezave hrushoviane mbi «kalimin paqësor» si në teori ashtu edhe në praktikë. Duke ndjekur shkopin e dirigjentit të Moskës, ajo pretendonte se borgjezia kombëtare, ashtu si dhe imperializmi, tani janë zbutur, janë bërë tolerantë, të arsyeshëm, se në kushtet e reja klasore, të krijuara gjoja nga zhvillimi i sotëm botëror, ata nuk janë më në gjendje të kalojnë në kundërrevolucion.

Por teori të tilla, ose të ngjashme me to, bëjnë, siç e provoi edhe një herë rasti i tanishëm i Kilit, që masat punonjëse të mbeten të pavendosura e të dizorientuara, që fryma e tyre revolucionare të dobësohet dhe që ato të qëndrojnë të pamobilizuara përpara kërcënimeve të borgjezisë, bëjnë që të paralizohen aftësia dhe mundësia e tyre për veprime vendimtare revolucionare kundër planeve e aksioneve kundërrevolucionare të borgjezisë.

Revizionistët, siç u parashikua nga partitë e vërteta marksiste-leniniste dhe siç e vërtetoi koha, ishin kundër revolucionit dhe synonin ta kthenin, ashtu siç e kthyen, Bashkimin Sovjetik në një vend kapitalist, nga një bazë e revolucionit në një bazë të kundërrevolucionit. Ata për një kohë shumë të gjatë kanë punuar për të mbjellë konfuzion në radhët e revolucionarëve dhe për t'i vënë minat revolucionit. Kudo dhe në çdo rast ata kanë vepruar si zjarrfikës të betejave revolucionare dhe të shpërthimeve të luftërave nacionalçlirimtare. Megjithëse për demagogji hiqen sikur janë për revolucionin, me pikëpamjet e veprimet e tyre revizionistët përpiqen ta mbytin që në embrion ose ta sabotojnë kur ai shpërthen.

Largimi nga marksizëm-leninizmi, braktisja e interesave klasorë të proletariatit, tradhtia e çështjes së çlirimit kombëtar të popujve i çoi revizionistët në mohimin e plotë të revolucionit. Teoria dhe praktika e revolucionit u katandis për ta në disa kërkesa reformiste, të cilat mund të zbatohen në kuadrin e ekzistencës së rendit kapitalist dhe pa prekur bazat e tij. Revizionistët përpiqen të vërtetojnë se sot kufiri midis revolucionit e reformave është fshirë, se në kushtet e sotme të zhvillimit botëror nuk ka më nevojë për përmbysje revolucionare, sepse gjoja revolucioni i tanishëm tekniko--shkencor po i zhduk kontradiktat sociale klasore të shoqërisë borgjeze, se ai na qenka një mjet për integrimin e kapitalizmit në socializëm, një mjet për krijimin e një «shoqërie të re», në të cilën do të arrihet një mirëqenie për të gjithë. Pra, sipas kësaj logjike çoroditëse,

nuk mund të flitet më për shfrytëzues e të shfrytëzuar, pra, sipas tyre, bëhet i panevojshëm revolucioni shoqëror, bëhen të panevojshme edhe thyerja e makinës së shtetit borgjez dhe vendosja e diktaturës së proletariatit.

Nën maskën e leninizmit e të zhvillimit të tij krijues, revizionistët synonin sundimin e botës, duke u shndërruar në socialimperialistë. Nisën me «bashkekzistencën paqësore», me «garën paqësore», me «botën pa armë e pa luftëra», me «rrugën parlamentare» hrushoviane etj. dhe përfunduan në atë që në Bashkimin Sovjetik u restaurua kapitalizmi, që socializmi degjeneroi në socialimperializëm.

Pra, ata ishin kundër revolucionit e luftës së popujve për çlirim, ishin kundër partive komuniste që i qëndruan besnike dhe mbronin marksizëm-leninizmin.

Për të arritur synimet e tyre, sidomos shuarjen e luftërave çlirimtare e lëvizjeve revolucionare, revizionistët vunë në bazë të «teorisë» së tyre «rrugën paqësore».

Duke revizionuar marksizmin në çështjen themelore të tij, siç është teoria mbi revolucionin dhe duke propaganduar tezat e tyre oportuniste, ata donin t'u mbushnin mendjen punëtorëve të hiqnin dorë nga lufta klasore revolucionare, t'i nënshtroheshin borgjezisë, të pranonin skilavërinë kapitaliste.

Nga ana tjetër, «bashkekzistenca paqësore», që udhëheqësit sovjetikë e shpallën si vijën themelore të politikës së tyre të jashtme e që deshën t'ia impononin edhe gjithë lëvizjes komuniste e nacionalçlirimtare botërore, ishte një plan i tërë strategjik për të arritur në një ujdi të gjerë me imperializmin, me qëllim që të mbysnin lëvizjet revolucionare dhe të shuanin luftërat çlirimtare, të konservonin e të zgjeronin zonat e influencës.

Këtë lloj «bashkekzistence», që u përshtatej plotksisht edhe imperializmit e borgjezisë, revizionistët donin ta përdornin, siç edhe bënë, si një diversion të madh për t'i çarmatosur masat ideologjikisht e politikisht, për t'u ulur vigjilencën revolucionare e për t'i çmobilizuar, për t'i lënë të pambrojtura përpara sulmeve të ardhshme të imperialistëve e socialimperialistëve.

Revizionistët sovjetikë, si dhe revizionistët e tjerë që mundën të uzurpojnë pushtetin, i vunë kazmën partisë, duke e zhveshur atë nga teoria revolucionare, hodhën poshtë e shkelmuan të gjitha normat leniniste, u hapën rrugën liberalizmit e degjenerimit në vend. Duke përhapur tezat e tyre antimarksiste si «kapitalizmi po integrohet në socializëm», se «bartës të idealeve të socializmit dhe udhëheqës të luftës për socializmin mund të bëhen edhe parti joproletare», se «drejt socializmit ecin edhe vende ku në fuqi është borgjezia kombëtare», revizionistët synonin jo vetëm të mohonin teorinë mbi partinë pararojë të klasës punëtore, por ata donin ta linin klasën punëtore edhe pa udhëheqje përpara sulmeve të organizuara të borgjezisë e të reaksionit.

Historia ka provuar dhe ngjarjet e Kilit, ku akoma nuk ishte fjala për socializëm, por për një regjim demokratik, bënë përsëri të qartë se vendosja e socializmit nëpërmjet rrugës parlamentare është krejtësisht e pamundur. Në radhë të parë duhet thënë se deri më sot nuk ka ndodhur që borgjezia të ketë lejuar që komunistët të kenë fituar shumicën në parlament dhe të kenë formuar një qeveri të vetën. Bile edhe në ndonjë rast të veçantë, kur komunistët e aleatët e tyre kanë mundur të sigurojnë në parlament një ekuilibër në favor të tyre dhe të hyjnë në përbërjen e qeverisë, kjo nuk ka çuar në ndryshimin e karakterit borgjez as të parlamentit, as të qeverisë dhe aksioni i tyre kurrë

nuk ka shkuar deri atje sa të thyhet makina e vjetër shtetërore e të krijohet një tjetër e re.

Në kushtet kur borgjezia mban në duar aparatin burokratiko-administrativ, sigurimi i një «shumice parlamentare» që do të ndryshonte fatet e vendit, është jo vetëm i pamundur, por edhe i pasigurt. Pjesa kryesore e makinës shtetërore të borgjezisë janë pushteti politik e ekonomik dhe forcat e armatosura. Përderisa këto forca qëndrojnë të paprekura, domethënë përderisa ato nuk janë shpërndarë dhe në vend të tyre të jenë krijuar forca të reja, përderisa ruhet aparati i vjetër i policisë, i shërbimeve sekrete të zbulimit etj. s'ka asnjë garanci se një parlament ose një qeveri demokratike do të mund të jetojë gjatë. Jo vetëm rasti i Kilit, por i sa e sa të tjerëve ka provuar se grushtet kundërrevolucionare të shtetit i kanë bërë pikërisht forcat e armatosura të komanduara nga borgjezia.

Revizionistët hrushovianë i kanë ngatërruar me dashje dhe kanë krijuar një konfuzion të madh lidhur me tezat aq të qarta e aq precize të Leninit mbi pjesëmarrjen e komunistëve në parlamentin borgjez dhe mbi marrjen e pushtetit nga duart e borgjezisë. Dihet se Lenini nuk e mohonte pjesëmarrjen e komunistëve në raste të caktuara në parlamentin borgjez. Por ai e shikonte këtë pjesëmarrje vetëm si një tribunë për mbrojtjen e interesave të klasës punëtore, për demaskimin e borgjezisë e të pushtetit të saj, për t'i imponuar borgjezisë marrjen e ndonjë mase në favor të punonjësve. Por njëkohësisht Lenini paralajmëronte se duke luftuar për shfrytëzimin e parlamentit në interes të klasës punëtore, duhet ruajtur nga krijimi i iluzioneve parlamentare, nga falsiteti i parlamentarizmit borgjez.


«Pjesëmarrja në parlamentarizmin borgjez, — thoshte Lenini, — është e domosdoshme për partinë e proletariatit revolucionar për sqarimin e masave, sqarim që arrihet me anë të zgjedhjeve dhe të luftës së partive në parlament. Por ta kufizosh luftën e klasave me luftën në parlament, ose ta quash këtë luftë si formën më të lartë, vendimtare, si formën që nënshtron të gjitha format e tjera të luftës, do të thotë të hidhesh në fakt në anën e borgjezisë kundër proletariatit» ( V. I. Lenin, Veprat, vëll. 30, f. 304-305.)


Lenini, duke kritikuar «kretinizmin parlamentar» të përfaqësuesve të Internacionales së Dytë, të cilët partitë e veta i kthyen në parti elektorale, ka treguar qartë se ku çon parlamentarizmi në ideologji, në politikë e në praktikë. Ai theksonte se


"Shteti proletar (diktatura e proletariatit) nuk mund ta zëvendësojë atë me anë të .(shuarjes», por, si rregull i përgjithshëm, vetëm me anë të një revolucioni me dhunë» (V. I. Lenin, Veprat, vëll. 25, f. 473.)


Ai nënvizonte se


«Nevoja për t'i edukuar në mënyrë sistematike masat me këtë ide, dhe pikërisht me këtë ide të revolucionit me dhunë, është baza e gjithë doktrinës së Marksit dhe Engelsit» ( Po aty.)


Duke u mbajtur akoma pas «rrugës parlamentare», revizionistët modernë nuk bëjnë tjetër veçse shkojnë pas rrugës së verbër të Kautskit e të shokëve të tij.

Por sa më shumë ata ecin në këtë rrugë, aq më shumë demaskohen dhe aq më shumë disfata pësojnë.

E tërë historia e lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare ka provuar se revolucioni me dhunë, thyerja e makinës shtetërore të borgjezisë dhe vendosja e diktaturës së proletariatit përbëjnë ligjin e përgjithshëm të revolucionit proletar.


«Zhvillimi që shkon përpara, d.m.th. drejt komunizmit, — theksonte Lenini, — kalon nga diktatura e proletariatit dhe tjetër rrugë nuk mund të ndjekë, sepse nuk ka tjetër klasë dhe tjetër mënyrë për ta thyer rezistencën e shfrytëzuesve kapitalistë» (V. I. Lenin, Veprat, vëll. 25, f. 548.)


Në etapën e imperializmit, si në fillim ashtu edhe tani, ka ekzistuar edhe ekziston gjithnjë rreziku i vendosjes së diktaturës ushtarake fashiste sa herë që monopolet kapitaliste mendojnë se interesat e tyre kërcënohen.

Për më tepër është provuar, sidomos që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, se imperializmi amerikan, ai anglez e të tjerë u kanë shkuar në ndihmë borgjezive të vendeve të ndryshme për të mënjanuar ato qeveri, ose për të shtypur ato forca revolucionare që, në një mënyrë ose në tjetrën, vinin sadopak në rrezik themelet e sistemit kapitalist.

Përderisa ekziston imperializmi, ekziston edhe baza, edhe mundësia, edhe politika e pandryshueshme e tij për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera, për komplote kundërrevolucionare, për përmbysjen e qeverive të ligjshme, për likuidimin e forcave demokratike e përparimtare, për mbytjen e revolucionit. Eshtë imperializmi amerikan ai që i ka mbajtur dhe i mban në këmbë regjimet fashiste në Spanjë e në Portugali, është ai që nxit ringjalljen e fashizmit gjerman e të militarizmit japonez, është ai që përkrah regjimet raciste të Afrikës së Jugut e të Rodezisë dhe në vendin e tij mban diskriminimin e zezakëve, që ndihmon regjimet reaksionare të Koresë së Jugut e të

kukullave të Sajgonit e të Pnom-Penit, ai që ka nxitur agresionin sionist dhe e ndihmon Izraelin të mbajë të pushtuara tokat arabe. Nga Shtetet e Bashkuara kanë fryrë dhe fryjnë të gjitha erërat e tërbuara të antikomunizmit, të shtypjes kombëtare e të shfrytëzimit kapitalist.

Në Amerikën Latine, me ndonjë përjashtim të rrallë, imperializmi amerikan ka vendosur kudo regjime fashiste tiranike, që shtypin e shfrytëzojnë pa mëshirë popullin. Të gjitha armët në këtë kontinent, që qëllojnë mbi demonstratat, që vrasin punëtorët e fshatarët, janë jo vetëm të prodhimit amerikan, por edhe të furnizuara nga amerikanët.

Grushti ushtarak fashist në Kili nuk është vepër vetëm e reaksionit të brendshëm, por edhe e imperializmit.

Për tre vjet, pa pushim, gjatë gjithë kohës që qëndroi në fuqi presidenti Alende, forcat e djathta kiliane u nxitën, u organizuan dhe u shtynë përpara në aksionin e tyre kundërrevolucionar nga Shtetet e Bashkuara.

Reaksioni kilian dhe monopolet amerikane u hakmorën kundër presidentit Alende për politikën përparimtare e antiimperialiste që ai ndiqte. Veprimet minuese të partive të djathta dhe të të gjitha forcave reaksionare, aktet e tyre të dhunës e të terrorit ishin të kombinuara ngushtë me presionet që ushtronin nga jashtë monopolet amerikane, me bllokadën ekonomike dhe luftën politike që i bënte Kilit qeveria amerikane. Prapa juntës ushtarake ka qenë CIA, po ajo dorë kriminale që ka kryer sa e sa grushte shteti në Amerikën Latine, në Indonezi, Iran etj. Ngjarjet në Kili treguan edhe një herë fytyrën e vërtetë të imperializmit amerikan. Ato dëshmuan përsëri se ai ka qenë dhe mbetet armik i tërbuar i të gjithë popujve, armik i egër i drejtësisë e i përparimit, i luftërave për liri e pavarësi, i revolucionit e i socializmit.

Por kundërrevolucioni në Kili nuk është vepër vetëm e forcave reaksionare të deklaruara dhe e imperialistëve amerikanë. Qeveria e Alendes u sabotua dhe u luftua me ashpërsinë më të madhe edhe nga demokristianët e rrymat e tjera të borgjezisë, të ashtuquajtura radikale-demokratike, forca të ngjashme me ato me të cilat partitë komuniste të Italisë e të Francës pretendojnë se do të shkojnë së bashku në socializëm nëpërmjet reformave dhe rrugës parlamentare paqësore. Partia e Freit në Kili nuk mban vetëm «përgjegjësi intelektuale», siç pretendon ndonjë, pasi refuzoi të bisedonte dhe të bashkëpunonte me qeverinë e Alendes, ose pse i mungoi luajaliteti ndaj qeverisë së ligjshme. Ajo mban përgjegjësi pasi sabotoi me të gjitha mënyrat veprimtarinë normale të qeverisë, pasi u bashkua me forcat e djathta për minimin e ekonomisë së shtetëzuar dhe ngjalljen e konfuzionit në vend, pasi kreu një mijë e një akte subversioni. Ajo luftoi për krijimin e asaj atmosfere politike e shpirtërore që i paraprin kundërrevo--lucionit.

Të implikuar në ngjarjet e Kilit janë edhe revizionistët sovjetikë. Një mijë fije i lidhin udhëheqësit sovjetikë në intriga e komplote me imperializmin amerikan.

Ata nuk menduan dhe nuk deshën ta ndihmonin qeverinë e Alendes kur ajo ishte në fuqi, sepse kështu do të. vinin në ndeshje dhe do të prishnin marrëdhëniet e tyre të përzemërta me imperializmin amerikan.

Këto qëndrime të revizionistëve hrushovianë ndaj Kilit e teorisë së revolucionit nuk u vërtetuan vetëm me rastin e ngjarjeve të Kilit, ato ishin vërtetuar edhe më parë. Ishin vërtetuar në ngjarjet e përsëritura tragjike në Iran, kur reaksioni i brendshëm disa herë pat sulmuar Partinë Tudeh, kishte vrarë e burgosur qindra e mijëra komunistë e revolucionarë përparimtarë, ndërsa revizionistët sovjetikë nuk morën mundimin të ngrinin as gishtin, pa le të prisnin marrëdhëniet diplomatike!

E njëjta gjë u vërtetua edhe në ngjarjet tronditëse të Indonezisë, ku u vranë e u masakruan rreth 500 000 komunistë e njerëz përparimtarë. Dhe në këtë rast revizionistët

sovjetikë përsëri nuk bënë asgjë, nuk ndërmorën asnjë veprim dhe as që menduan të tërhiqnin ambasadën e tyre nga Xhakarta. Këto qëndrime të revizionistëve sovjetikë nuk janë të rastit. Ato dëshmojnë për ekzistencën e një bashkëpunimi të fshehtë të tyre me imperialistët amerikanë për të sabotuar lëvizjet revolucionare dhe për të shuar luftërat çlirimtare të popujve.

Ky qëndrim hedh dritë edhe mbi karakterin demagogjik që ka prerja e bujshme e marrëdhënieve diplomatike me Kilin tani.

Ky është realiteti. Ndërsa fjalët e tyre mbi gjoja solidaritetin me popullin kilian, ashtu si dhe gjithë parullat e tjera demagogjike, janë maska për të mashtruar opinionin publik dhe për të fshehur tradhtinë e tyre ndaj revolucionit dhe lëvizjeve çlirimtare të popujve.

Prerjen e marrëdhënieve diplomatike me Kilin qeveria sovjetike e bën për të përfituar nga rasti për t'u hequr si përkrahëse e viktimave të reaksionit, sikur është në anën e atyre që luftojnë për liri e pavarësi, sikur revizionistët janë në mbrojtje të regjimeve përparimtare.

Me këtë manovër «diplomatike», udhëheqësit sovjetikë duan të zbutin goditjen dhe të shuajnë jehonën e mbledhjes së «të paangazhuarve» në Algjeri, ku Bashkisni Sovjetik u denoncua si superfuqi që preokupohet vetëm për interesat e tij hegjemonistë, ndërsa ka braktisur prej kohësh politikën e përkrahjes së revolucionit e të lëvizjeve çlirimtare.

Revizionistët sovjetikë ndihmojnë ndonjë regjim përparimtar për sa kohë ndihmojnë interesat e tyre imperialistë.

Më tutje ata nuk shkojnë. Bile ata nuk turpërohen të mbajnë lidhje të rregullta diplomatike edhe me një regjim të tillë të diskredituar e të falimentuar siç është ai i Lon Nolit, ndërsa mbajnë heshtje ndaj një lufte të tillë të madhe çlirimtare siç është ajo e popullit kamboxhian. Por prerja e marrëdhënieve diplomatike me Kilin ka edhe qëllime më konkrete. Ajo kërkon t'u mbyllë derën e strehimit politik në ambasadën e Bashkimit Sovjetik revolucionarëve të persekutuar, siç bëjnë Meksika, Argjentina, Peruja etj.

Ngjarjet e Kilit zbuluan edhe një herë tërë tragjedinë e rëndë që po jetojnë popujt e Amerikës Latine.

Gjithashtu, ato nxorën përsëri në pah të metat, mun, gesat e dobësitë e revolucionit në këtë kontinent, rrugët e vështira e shurnë të mundimshme nëpër të cilat ai kalon.

Por ato nuk janë vetëm mësim për revolucionarët e Amerikës Latine. Nga ato duhet të nxjerrin mësime tërë revolucionarët në botë, gjithë ata që luftojnë për çliri-min kombëtar e shoqëror, kundër ndërhyrjes e dhunës imperialiste, për demokracinë e përparimin e njerëzimit.

Këtu përfshihen edhe vetë revolucionarët e Bashkimit Sovjetik, të cilët duhet të ngrihen kundër sundimtarëve revizionistë dhe të përmbysin bashkë me revizionizmin edhe gjithë teoritë oportuniste e antileniniste. Gjithashtu, mësime nga ngjarjet e Kilit duhet të nxjerrin edhe revolucionarët e Italisë, të Francës e të vendeve të tjera të zhvilluara kapitaliste, të cilët duhet ta luftojnë me vendosmëri revizionizmin dhe të hedhin poshtë teoritë reaksionare të «rrugëve parlamentare paqësore» që propagandojnë toliatistët dhe revizionistët e tjerë.

Ne besojmë se ngjarjet e Kiiit, sulmi fashist i reaksionit kundër fitoreve demokratike të popullit kilian, ndërhyrja brutale e imperializmit amerikan dhe përkrahja që ai i jep juntës ushtarake do t'i nxitin të gjithë popujt e botës të jenë vigjilentë, të hedhin poshtë me vendosmëri parullat demagogjike të imperialisto-revizionistëve dhe të oportunistëve të ngjyrave të ndryshme dhe të mobilizojnë të gjitha forcat për të mbrojtur me guxim lirinë e pavarësinë kombëtare, paqen dhe sigurinë.


Botuar për herë të parë në Botohet sipas librit:


gazetën «Zëri f popullit», Enver Hoxha, «Kundër revi-

2 tetor 1973, nr. 235 (7841) zionizmit modern 1971-1975»,

(Përmbledhje veprash), f. 437




 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi