Shqipe

 

Enver Hoxha - 1947

 

TELEGRAM DËRGUAR J. V. STALINIT ME RASTIN
E 30-VJETORIT TË

REVOLUCIONIT SOCIALIST
TË TETORIT

7 Nëntor 1947

GJENERALISIMIT STALIN, KRYETAR I KËSHILLIT TË
MINISTRAVE BRSS
Moskë


Me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të madh socialist të Tetorit, në emër të popullit shqiptar, të Qeverisë së Republikës Popullore dhe në emrin tim personal, kam nderin t'Ju transmetoj, urimet tona më të nxehta, Juve udheheqes i Bashkimit te madh Sovjetik.

Në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë njërezimin perparimdashës populli ynë më entuziazmin dhe dashurinë më të madhe përshëndet 30-vjetorin e Revolucionit socialist të Tetorit, i cili shënon për të gjithë botën përparimtare, fitoren e madhe të njerëzimit kundër errësirës e regjimit të shfrytëzimit të kapitalizmit dhe triumfin e ideve të përparimit, të drejtësisë dhe të demokracisë.

Populli ynë, që në saje të Revolucionit të madh të Tetorit, të luftës vigane të Bashkimit Sovjetik fitoi lirinë e pavarësinë e tij, feston më gjithë zëmër përvjetorin e Revolucionit socialist të Tetorit, qe lindi shtetin e madh dhe të fuqishem sovjetik. Bashkimi Sovjetik, ashtu si gjatë luftes kundër fashizmit u bë kampion i kësaj lufte dhe shpëtimtari i gjithë popujve nga barbaret fashistë, ashtu edhe sot është bërë mbrojtësi më i forte e i papërkulur i një paqeje të drejtë e demokratike dhe udhëheqësi kryesor i të gjitha forcave përparimtare kundër agresionit imperialist.

Duke përshëndetur vepren e shkelqyer të Leninit të madh, të Partisë Bolshevike, Tuajën dhe të të gjithë popujve sovjetikë, populli ynë shpreh dashurinë e tij të pafund dhe mirënjohjen e tij të thellë ndaj Jush dhe popujve sovjetikë, për miqësinë e madhe dhe për ndihmën e vazhdueshme që Ju dhe Bashkimi Sovjetik i jepni për ndërtimin e jetës së tij të re dhepër mbrojtjen e të drejtave dhe të lirisë së tij. Populli ynë që ka vuajtur tërë jetën, do ta ruajë si sytë e ballit ketë miqesi te shtrenjtë dhe do te jetë kurdoherë në ballë të luftës për te mbrojtur fitoret, qe i kanë kushtuar kaq gjak, për të mbrojtur pulen dhe demokracinë kundër sulmeve të poshtra të imperialistëve.

Për këtë, populli ynë, i madh dhe i vogel brohorit më gjithë zemër për 30-vjetorin e Revolucionit të madh socialist të Tetorit, për popujt heroikë sovjetikë, për Bashkimin e madh dhe të lavdishëm Sovjetik dhe për udhëheqësin e tyre, Stalinin e madh.

Rroftë Bashkimi i madh Sovjetik, atdheu i lavdishëm i socializmit dhe mbrojtësi i pathyeshëm i paqes dhe i demokracisë në botë.

 

Kryetari i Këshillit te Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë

Gjeneral-Kolonel

Enver Hoxha



Batuar për herë të parë në gazetën «Bashkimi»,Nr.891,

7 nëntor 1947

Botohet sipas tekstit te gazetës «Bashkimi » , Nr. 891,

7 nëntor 1947

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi