Shqipe

 

19 GIISHT 1979

MBLEDHJA E VENDEVE

«TE PAANGAZHUARA»

NE HAVANE NJE TEATER KUKULLASH


Aktualisht titistkt po çahen e po ndahen, si i thonë fjalës, po bëjnë përpjekje të mëdha, po bëjnë shpenzime të panumërta, natyrisht, të paguara nga imperializmi amerikan dhe po dërgojnë delegacione në të katër anët e botës, për të propaganduar mbi ekzistencën dhe mbi nevojën e veprimtarisë politike të të ashtuquajturave vende të paangazhuara në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por të gjitha këto veprime të tyre kanë vetëm një jehonë të zbehtë, pa brendi dhe pa konkluzione.
Së shpejti në Havanë do të mbahet një m'bledhje e të ashtuquajturave vende të paangazhuara. Tendenca e këtyre
vendeve, të cilat në fakt janë të angazhuara, është që të krijohen përsëri në mënyrë fiktive grupe të ndrysinne, që gjoja formojnë këtë lëvizje ndërkombëtare dhe në këtë «teatër kukullash», natyrisht, fuqitë e mëdha të vazhdojnë të lëvizin penjtë e marionetave të veta.
Tash në «lëvizjen e të paangazhuarve» po ndërhyn edhe Bashkimi Sovjetik, i cili ka krijuar klikat e veta midis vendeve që bëjnë pjesë në këtë lëvizje. Më kryesoret nga këto janë Kuba me Kastron në krye, Vietnami, Laosi, Angola, Etiopia e disa vende të tjera. Natyrisht këto do të përpiqen që të ashtuquajturat vende
të paangazhuara, të cilat në fakt janë të angazhuara ca me imperializmin, ca me socialimperializmin, të kalojnë në anën e socialimperializmit sovjetik. Këtu ato bien në kundërshtim me jugosilavët, të cilët nuk dëshirojnë që të jenë të varur plotësisht nga socialimperializmi sovjetik, por duan që vendet e «paangazhuara» të qëndrojnë më mirë të shkëputura fije-fije e të shpërndara kokrra-kokna dhe të kenë një politikë gjoja të përbashkët në marrëdhëniet ndërkombëtare, të bëjnë gjoja kërkesa dhe lëvizja të marrë pamjen e një faktori të pavarur në çështjet botërore.
Ky është qëllimi gjoja strategjik i vendeve «të paangazhuara».
Të tillë koment i bën udhëheqja jugosllave kësaj «Iëvizjeje» dhe me keqardhje thotë se ajo nuk mund të realizohet plotësisht në kushtet e sotme ndërkombëtare, sepse rrethanat nuk janë përmirësuar dhe politikisht e ekonomikisht në botë nuk ekziston ai vullnet nga fuqitë e mëdha, por edhe nga vetë të ashtuquajturat vende të paangazhuara, për t'u bërë një faktor i tillë në marrëdhëniet akoma të pademokratizuara në të gjitha fushat e problemeve ndërkombëtare. Por, natyrisht, kur s'ke ç'bën, do t'i buzëqeshësh edhe fatit të keq, kështu po bëjnë edhe jugosllavët, të cilët, për të mashtruar të tjerët, pretendojnë se mbledhja që do të bëhet në Havanë, si të gjitha takimet e këtij lloji të nivelit të lartë, do të mbajë qëndrim lidhur me problemet, qëndrim që, siç thonë ata, do të bazohet në qëllimet dhe në parimet e politikës së vendeve «të paangazhuara».
Por në realitet kjo politikë e vendeve «të paangazhuara» është një politikë e varur nga shtetet e ndryshme kapitaliste, se në të vërtetë shtetet e ashtuquajtura të paangazhuara ose janë grumbulluar në disa grupe, të cilat natyrisht s'kanë asnjë konsistencë dhe asnjë vijë politike të përbashkët, ose janë të varura nga të tjerët. Megjithatë jugosllavët përpiqen t'u mbushin mendjen të tjerëve, duke thënë se mbajtja e qëndrimeve të pavarura do të përcak-ojë në të vërtetë qëndrimin e lëvizjes ndaj njërës apo tjetrës fuqi ose bllok dhe kjo do të varet para së gjithash nga qëndrimi i vetë fuqive ose blloqeve, ndaj çdo problemi konkret ndërkombëtar.
Është e qartë sa e ndërlikuar dhe sa e parealizueshme është kjo thënie dhe kjo paraqitje e pozitës «së madhe» të Titos. Në kundërshtim me çka thonë jugosllavët, asnjë nga këto shtete nuk përpiqet ta forcojë këtë aunitet• të lëvizjes dhe rolin e saj në zhvillimin ndërkombëtar. Kështu, në këto vende konstatojmë grindje të panumërta, deri në luftëra e komplote të organizuara nga fuqitë e mëdha dhe nga agjenturat e tyre brenda vendit, të udhëhequra nga klikat kapitaliste në fuqi, që natyrisht janë të
lidhura me fuqitë e huaja. S'është aspak e vërtetë se kjo lëvizje, siç pretendojnë jugosllavët, është afirmuar, ka afirmuar autoritetin, natyrën e «pavarur e pa blloqe» dhe veprimtarinë e saj e se kjo lëvizje në të gjitha takimet e zhvilluara deri më sot paska vërtetuar universalitetin e saj politik e ideologjik që ofron vetëm një alternativë:
paqe, bisedime e bashkëpunim(!), Titoja dhe shokët e tij duhet të thonë më mirë që këto mbledhje janë maskarada, janë shfaqje karnavalesh, ku flitet e llomotitet, ku merren disa vendime pa bazë e pa qëllime të caktuara dhe nuk arrihet në asnjë rezultat. Ata do të mblidhen vetëm sa të hanë e të pinë gjatë këtyre ditëve dhe t'u tregojnë popujve se gjoja ekzistoka një lëvizje e tillë, nga e cila ata duhet të presin «çlirimin» ose «ndihma» materiale, që «të përmirësojnë jetechn» apo .4të pasurohen».
Këto mbledhje bëhen me të vetmin qëllim për të përfituar disa klika të këtyre vendeve, që kanë tradhtuar kauzën e popujve të tyre dhe që janë futur në shërbim të plotë të superfuqive, siç janë ato të Jugosllavisë, të Kubës, të Vietnamit e të shumë vendeve të tjera, që na hiqen si udhëheqëse të kësaj alëvizjeje të paangazhuar».

Edhe Kina bën punën e vet, si ai larcrni në panair, siç thotë francezi. Kina, përpiqet të ketë edhe ajo partnerët e saj në këtë mbledhje të «të paangazhuarve», ose siç i quan ajo të «botës së tretë», mbasi nuk ka asnjë ndryshim në mes «botës së tretë» dhe «botës së paangahuar».

 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi