Shqipe

 

1969

 

VENDIMET HISTORIKE TË KONGRESIT

TË PERMETIT U BENE ZJARR I PASIIUAR

PËR POPULLIN



Fjala në pritjen e dhënë me rastin e 25-vjetorit të Kongresit të Përmetit 24 maj 1969

Shokë ish-delegatë të Kongresit të Përmetit dhe të ftuar, Më lejoni që me rastin e jubileut të madh, 25- -vjetorit të Kongresit të Parë historik Antifashist Nacionalçlirimtar të Përmetit, në emër të Komitetit Qendror të Partisë, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe të Këshillit të Ministrave, t'ju sjell përshëndetjet më të zjarrta të gjithë juve dhe veçanërisht popullit heroik të rrethit e të qytetit të Përmetit, i cili gjatë Luftës Nacionalçlirimtare luftoi me heroizëm dhe dha me qindra bij e bija dëshmorë. Qyteti i Përmetit u dogj tri herë me radhë nga pushtuesit barbarë nazifashistë, por, ashtu si gjithë populli shqiptar, edhe populli i këtij rrethi qëndroi i papërkulur në vijën e drejtë të Partisë sonë shqiponjë. Përmetaret dhe përmetarët, në kohët më të vështira, me trimëri dhe me bujari, vunë në dispozicion të Partisë jetën, shtëpitë dhe kasollet e tyre, që në këtë qytet të zhvillohej Kongresi historik që mban emrin e tij.

Populli shqiptar i ka të qarta rëndësinë dhe vendimet historike të Kongresit të Përmetit. Ky Kongres ishte krijesë realiste e Partisë Komuniste dhe e popullit shqiptar. Orientimet e Partisë na udhëhoqën dhe na frymëzuan, na mbushën zemrat me kurajë të pashembullt neve delegatëve të Kongresit, që me pushkë në dorë erdhëm këtu për të realizuar aspiratat e popullit shqiptar, ëndrrat e gjyshërve e të stërgjyshërve tanë, ëndrrat e shokëve e të shoqeve që ranë në beteja, për të marrë vendime politike, ideologjike e ushtarake, të cilat do të kurorëzonin plotësisht qëllimet e shenjta të Partisë dhe të popullit. Të gjitha këto ne i bëmë nën krismën e topave dhe të avionëve të armikut që lëvrinin rreth Përmetit, i cili mbrohej në atë kohë nga të katër anët, nëpër gërxhe e male, nga brigadat e Ushtrisë sonë heroike Nacionalçlirimtare, që nuk lejuan të kalonte as miza për të shqetësuar këtë vepër të madhe që ndërmerrte Partia.

Ne i kujtojmë me krenari të gjitha ato momente aq madhështore dhe ndiejmë në vetvete një gëzim të papërshkruar që gjaku i shokëve tanë, gjaku dhe djersa e mbarë popullit, vuajtjet e tij, nuk shkuan kot. Me pjekurinë dhe me qartësinë e madhe politike që e karakterizonte, Partia gjeti momentin e përshtatshëm për thirrjen e Kongresit të Përmetit dhe formuloi tezat politike, ideologjike dhe ushtarake që do të shtroheshin atje, të cilat e ardhmja do t'i vërtetonte se ishin plotësisht të domosdoshme dhe të drejta.

Para Kongresit të Përmetit shtrohej detyra historike për të konsakruar ligjërisht bazat e pushtetit të popullit nga një asamble e zgjedhur demokratikisht në luftë kundër pushtuesve dhe tradhtarëve; për të përcaktuar karakterin e këtij pushteti që populli dhe partizanët e lavdishëm, nën udhëheqjen e Partisë, krijuan nga themelitë nëpërmjet luftërash të përgjakshme; për të hedhur bazat kushtetuese të pushtetit, të cilat të kishin në themel të tyre aspiratat demokratike, liridashëse, luftarake dhe revolucionare të popullit tonë në shekuj.

Ky pushtet, i bazuar në teorinë ngadhënjimtare të marksizëm-leninizmit, që Partia jonë e kishte bërë gjakun dhe mishin e saj, do të realizonte njërën pas tjetrës detyrat e rëndësishme dhe me përgjegjësi kolosale që kishin marrë përsipër komunistët përpara popullit. Në radhë të parë, duhet të përfundonte me sukses Lufta Nacionalçlirimtare, të dërrmohej përfundimisht forca e pushtuesit, të likuidoheshin bazat e reaksionit, të Ballit Kombëtar e të Legalitetit dhe të çlirohej sa më parë e gjithë toka shqiptare. Me fjalë të tjera, duhej shkatërruar fund e krye, me një revolucion të zjarrtë, me pushkë në dorë, barbarizmi i kohëve moderne që e përfaqësonin ujqit nazistë gjermanë dhe fashistë italianë, si dhe të fshiheshin nga faqja e dheut mbeturinat e barbarizmit të feudalëve, të bejlerëve, të agallarëve dhe të gjakpirësve të tjerë të popullit.

Me këta objektiva kryesorë që përcaktuan Partia dhe Komiteti i saj Qendror, ne delegatët e Kongresit të Përmetit erdhëm këtu të bindur se populli do t'i miratonte ata dhe do t'i bënte të vetat, ashtu sikundër i bëri. Vendimet historike që u morën 25 vjet më parë u bënë zjarr i pashuar për popullin dhe për partizanët heroikë të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, të cilët shumëfishuan energjitë, shtrënguan edhe më fort radhët dhe marshuan më me furi përmbi armikun, duke bërë sakrifica të panumërta. Në këtë luftë legjendare ata treguan një pjekuri të rrallë politike dhe ideologjike, që e kishte burimin në pjekurinë e Partisë së tyre të dashur, e cila, në të katër anët e vendit, ngriti peshë të madh e të vogël, duke i bindur masat se fitorja është jona, është e popullit.

Por, siç e dini, të dashur shoqe dhe shokë, Kongresi i Përmetit pati edhe rëndësi të madhe ndërkombëtare. Ai synonte konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe u deklaronte botërisht armiqve tanë se duhet të marrë fund njëherë e mirë ajo histori e të mbyllet përgjithmonë ai defter kur populli shqiptar jo vetëm nuk llogaritej, por robërohej, shtypej, digjej dhe copëtohej. Kurse miqve Kongresi u thoshte se populli shqiptar, i cili tërë jetën ka luftuar me pushkë në dorë, me Luftën Nacionalçlirimtare u dha fund veprave mizore të armiqve të tij, qofshin këta të jashtëm apo të brendshëm. Kongresi i siguroi, gjithashtu, popujt përparimtarë të mbarë botës se te populli shqiptar ata do të kishin një mik dhe aleat besnik të sprovuar, kurse politikanëve të imperializmit, që në atë kohë ishin aleatë me ne në luftën kundër fashistëve dhe nazistëve, ua bëri të qartë se në Shqipëri morën fund njëherë e përgjithrnonë regjimet e kurdisura nga klikat me njëqind murë në xhep, se banditët, si: Ahmet Zogu, Mehdi Frashëri, Lumo Skëndo, Ali Këlcyra e të tjerë, jo vetëm s'kishin më vend në Shqipëri, por do të shkonin në satërin e popullit, sepse Shqipëria tani kishte vetëm një zot — popullin, kishte vetëm një forcë politike, ideologjike, organizative dhe udhëheqëse — Partinë Komuniste të Shqipërisë.

Populli me Partinë në krye e çliroi atdheun me sakrifica të mëdha. Në këtë luftë ai dha 28 000 dëshmorë, që në përpjesëtim me numrin e popullsisë, përbën një nga humbjet më të mëdha në krahasim me vendet e tjera të botës. Vendi ynë u dogj dhe u shkatërrua. Pas Çlirimit na u desh të kalonim vështirësi të mëdha, i duhej përveshur punës nga e para. Të gjithë e dini vetë se si mbarë populli u ngrit për rimëkëmbjen dhe fuqizimin e atdheut të rrënuar, për ndërtimin e Shqipërisë së re.

Në Luftën Nacionalçlirimtare Partia i kushtoi një kujdes të madh marrjes së pushtetit. Një gabim i vogël po të bëhej në këtë drejtim, do t'i kushtonte rëndë popullit shqiptar. Por Partia jonë e lavdishme, që ishte gjaku i popullit dhe mishëronte traditat më të mira luftarake të tij, të shkruara në histori me gjakun e gjyshërve e të stërgjyshërve tanë, të shokëve e të shoqeve që dhanë jetën në revolucionin popullor, nuk bëri dhe s'mund të bënte gabim në çështjen e pushtetit. Ajo s'mund të gabonte në këtë çështje, se udhëhiqej nga ideologjia marksiste-leniniste, që na mësonte se ky pushtet duhet të ishte diktatura e proletariatit, pushtet i dhunës kundër borgjezisë, kapitalistëve e mbeturinave të tyre.

Ky pushtet, na mësonte Partia, duhej të ishte nga më demokratikët, të mbronte demokracinë dhe lirinë e vërtetë për masat e popullit, për klasën punëtore, për fshatarësinë punonjëse, për gratë dhe për rininë; me të do të ndërtoheshin në të ardhmen socializmi dhe komunizmi. Një lëkundje në këtë çështje kaq të rëndësishme do të thoshte t'u bëje lëshime atyre që me shekuj kishin shtypur e kishin shfrytëzuar popullin, ta ndaje pushtetin me bejlerët, me agallarët, me fajdexhinjtë dhe me sejmenët e tyre. Të bëje kompromis me ta, do të thoshte të rrezikoje fitoret e popullit, të zbutje dhe të dobësoje në forma të ndryshme reformat e thella politike, ekonomike e ushtarake, të shkonin dëm gjithë vuajtjet e luftërat e popullit tonë. Të bëje lëshime ndaj amerikanëve dhe anglezëve, do të thoshte të rrezikoheshin kryekëput e ardhmja, liria, demokracia e vërtetë, pavarësia e atdheut. Të tregoheshe i butë e i lëkundshëm ndaj tyre, duke menduar se ata ishin pjesëmarrës në luftën kundër fashizmit, kjo do të kushtonte shtrenjtë. Partia nuk shkeli në dhogë të kalbur, sepse i njihte mirë kush ishin anglo-amerikanët, dinte se ishin ata që mëkëmbën nazifashizmin, diktaturën më të egër, mjet që përdoret nga borgjezia dhe kapitali, kur shikojnë që rrezikohen nga revolucioni. Imperialistët amerikanë dhe anglezë ishin ata që mbështetën e nxitën Hitlerin dhe Musolinin kundër atdheut të socializmit, Bashkimit Sovjetik, si dhe kundër gjithë popujve liridashës të botës. Por kontradiktat që ekzistonin në atë kohë midis vetë vendeve kapitaliste, kishin arritur në atë fazë saqë e bënë Hitlerin që me ëndrrën e tij të çmendur t'u shpallë më parë luftë atyre dhe, më vonë, të sulmojë Bashkimin Sovjetik. Pikërisht, duke i pasur të qarta të gjitha këto çështje, Partia jonë nuk gaboi.

Vija e Partisë dhe vendimet e Kongresit të Përmetit u zbatuan jo si në gjalpë, por me vështirësi të shumta e në luftë të vazhdueshme, që zgjatën për vite të tëra. Lufta jonë zhvillohej në të gjitha drejtimet, me armë dhe në fushën politike kundër pushtuesve e mbeturinave të borgjezisë, kundër intrigave të anglo-amerikanëve, luftë për miqësinë me Bashkimin Sovjetik, tek i cili ne kemi pasur besim të madh, pse ai ishte atdheu i socializmit, atdheu i Leninit dhe i Stalinit, që mbajti peshën më të madhe në luftën kundër fashizmit.

Shokë, kur mendojmë se si e krijuam dhe e kalitëm pushtetin tonë të këshillave popullorë, se si goditëm dhe likuiduam pa mëshirë mbeturinat e forcave ekonomike, politike dhe të bandave të reaksionit, të cilave u hoqëm nga duart çdo gjë që kishin; kur mendojmë rindërtimin që nga themelet të atdheut tonë të rrënuar, zbatimin e Reformës Agrare, ndërtimin e industrisë sonë socialiste, triumfin e socializmit në fshat, reformën arsimore etj., na bëhet zemra mal.

Gjithë këto fitore të mëdha historike e bëjnë popullin shqiptar të krenohet për Partinë e tij, e cila e ktheu Shqipërinë në kështjellë të fortë dhe të pathyeshme të socializmit. Partia krijoi hap pas hapi dhe brumosi njeriun tonë të ri me ndërgjegje revolucionare, të ngritur politikisht dhe të qartë ideologjikisht, njeriun që do të kuptonte si duhet dhe do të zbatonte me përpikëri, pa lëkundje dhe me zjarr revolucionar vijën e Partisë, që do të mishëronte dëshirat e zjarrta të masave. Kjo ishte fitorja më e madhe e Partisë. Qartësia politike e ideologjike, uniteti i çeliktë e i pathyeshëm i popullit me Partinë, që u farkëtua në kushtet.

e luftës dhe të përpjekjeve heroike, krijuan atë gjendje politike e morale të popullit që bëri të kapërcehen të gjitha vështirësitë.

Në realitetin dhe në luftën e vendit tonë vërtetohet drejtësia e parimit sipas të cilit në çdo veprim populli duhet të mbështetet në forcat e veta. Kjo nuk përjashton ndihmën internacionaliste, të sinqertë dhe pa interes të proletariatit ndërkombëtar, të partive komuniste të vërteta dhe të popujve përparimtarë të botës. Këtë parim të madh, si në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare, ashtu dhe sot në ndërtimin socialist. të vendit, Partia jonë e zbatoi dhe po e zbaton drejt.

Gjatë Luftës Nacionalçlirimta re ne luftuam dhe e çliruam vetë atdheun tonë. Ne e kuptuam drejt se duhej të luftonim e të derdhnim gjak, sepse liria nuk dhurohet, por fitohet. Por, duke luftuar vetëm nëpër male, Partisë kurrë nuk i kishte shkuar në mend se po bënte një luftë të izoluar, sepse atëherë lufta jonë do të ishte pa shpresa, prandaj ajo ia bëri të qartë popullit se në këtë luftë ne nuk ishim vetëm, me ne ishin Bashkimi Sovjetik, i udhëhequr nga Stalini, ishin të gjithë popujt liridashës të botës, të cilët luftonin kundër nazifashizmit, duke përfshirë këtu edhe vetë popullin anglez dhe atë amerikan.

Reaksioni anglo-amerikan, nëpërmjet veglave të tij në Shqipëri, ballistëve e zogistëve, të cilët nuk shkrehën asnjë pushkë kundër pushtuesve, përkundrazi, u hodhën kundër nesh për të dobësuar dhe për të shuar luftën që bënte populli nën udhëheqjen e Partisë, dilte me gjithfarë parullash, si: «Mos luftoni», «Pse të sakrifikoheni», «Përse të vriteni», «Pse të digjeni», «S'ka ardhur koha për luftë» etj. Me parulla të kësaj natyre imperialistët anglo-amerikanë donin të na thoshin: «Pritni t'ju çlirojmë ne», me qëllim që në të ardhmen të na skllavëronin edhe më shumë se më parë; ata kërkonin që populli të mos luf tonte si luan për mbrojtjen e tij, por të nënshtrohej që t'ia hidhnin më lehtë zinxhirët. Anglo-amerikanët thurnin plane për të ardhmen, por i bënë hesapet pa hanxhinë.

Pra, kështu e zbatuam ne parimin e mbështetjes në forcat e veta në kohën e luftës dhe fituam. Shqipërinë e çliruam me gjakun, me djersën dhe me sakrificat tona. Ashtu si na mëson Lenini, i cili e ka çmuar kurdoherë drejt dhe në mënyrë internacionaliste ndihmën e proletariatit dhe të popujve të botës për fitoren e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit dhe për mbrojtjen e pushtetit të ri të sovjetëve, pa të cilën, ka nënvizuar ai, Bashkimi Sovjetik do të kishte humbur; ashtu si Stalini, i cili e njihte dhe e çmonte, gjithashtu, shumë kontributin që popujt e robëruar jepnin për kauzën e madhe të fitores mbi fashizmin, edhe Partia jonë e ka shtruar gjithmonë drejt çështjen që Lufta e Madhe Patriotike e Bashkimit Sovjetik ka qenë faktori i jashtëm vendimtar i fitores historikev të popullit tonë.

Parimin e mbështetjes në forcat e veta Partia e zbatoi drejt edhe pas Çlirimit të vendit. Ne e kërkuam ndihmën e Bashkimit Sovjetik dhe Stalini, me aq sa kishte mundësi, na ndihmoi me bujari. Kërkesat tona ishin të drejta, normale dhe internacionaliste. Edhe ndihmat që na u dhanë patën rëndësinë e tyre, por Partia dhe populli ynë asnjëherë nuk i varën shpresat vetëm tek ato, por i vunë gjoksin punës dhe me forcat e veta ndërtuan kështu, siç e shohim sot, këtë vend që në të kaluarën kishte vuajtur shumë.

Revizionistët sovjetikë, renegatë të marksizëm-leninizmit, na quajnë «tradhtarë», sepse, sipas tyre, ne qenkemi larguar nga marksizëm-leninizmi e nga internacionalizmi proletar dhe sepse nuk i mbështetim ata në tradhtinë e tyre. Ne i kemi vlerësuar drejt, në frymë të pastër internacionaliste, ndihmat që na kanë dhënë në rrugë të drejtë marksiste-leniniste popujt sovjetikë dhe u jemi mirënjohës atyre, por ne luftojmë dhe do të luftojmë me tërë forcën e urrejtjes deri në shkatërrimin e plotë të revizionistëve hrushovianë, të cilët uzurpuan pushtetin në Bashkimin Sovjetik, në atdheun e Leninit e të Stalinit, dhe e kthyen atë në një vend kapitalist, socialimperialist. Momentet historike që po kalojmë tregojnë se rruga që ndjek Partia jonë është e drejtë, kurse revizionistët janë zhytur në llumin e tradhtisë.

Le të marrim çështjen e ndihmave ekonomike.

Derisa ishte gjallë Stalini, ndihmat Shqipërisë i jepeshin në frymë internacionaliste, ndërsa me të ardhur në fuqi hrushovianët, të ashtuquajturat kredi dhe disa fabrika (që i dimë sa janë e qysh janë), na u dhanë për qëllime të tjera. «Ndihmat» e tyre nuk ishin më internacionaliste, por kishin karakter imperialist, skllavërues. Hrushovianët kërkonin që ne shqiptarët jo vetëm t'i përmendnim vazhdimisht ato, por të qëndronim kurdoherë të bindur dhe servilë përpara tyre, që gjoja përfaqësonin socializmin dhe marksizëm-leninizmin!

Po kështu kontributin e madh që dha Ushtria e Kuqe në luftën për çlirimin e popujve nga fashizmi, revizionistët sovjetikë e shfrytëzuan për qëllime imperialiste. Ata harruan krejtësisht dhe përçmuan luftën e kontributin që dhanë populli shqiptar dhe popujt e tjerë për fitoren kundër fashizmit. Këtu s'ka asnjë fije internacionalizmi, asnjë fije të doktrinës së madhe të Marksit dhe të Leninit që e vlerëson si duhet kontributin që jep çdo popull, i madh apo i vogël qoftë, në revolucion. Partia jonë këtë çështje e ka parë dhe e shikon kurdoherë drejt.

Parimi i mbështetjes në forcat e veta, që ndjek Partia jonë e udhëhequr nga idetë e marksizëm-leninizmit, luftohet nga imperializmi amerikan, nga kë- lyshët e tij dhe nga socialimperializmi sovjetik për të bërë të pranueshme «ndihmat» që u japin vendeve të tjera, por që në fakt janë litar në grykë, janë helm. Ata, duke të dhënë majën e thoit, përpiqen të të gllabërojnë krahun dhe pastaj gjithë trupin.

Partia e Punës e Shqipërisë nuk ka pritur dhe nuk pret .ndihma»- e kredi nga imperialistët e revizionistët, pse ne kemi forcën, djersën dhe pasuritë tona, kemi Partinë tonë, që me zgjuarsi e me zotësi i shfrytëzon të gjitha këto pasuri për të mirën e popuIlit. Prandaj edhe fuqia jonë politike, ekonomike, ushtarake rritet e fuqizohet çdo ditë dhe bëhet tmerr për armiqtë.

Ne e kemi të qartë përse e kundërshtojnë imperialistët amerikanë dhe revizionistët modernë sovjetikë parimin e mbështetjes në forcat e veta dhe reklamojnë me të madhe .ndihmën» e tyre. Revizionistët sovjetikë me teorinë e «sovranitetit të kufizuar» përpiqen të realizojnë qëllimet e tyre imperialiste dhe skllavëruese. Këtë teori të kalbur antimarksiste dhe imperialiste ata e konsiderojnë si teorinë më të kuIluar marksiste-leniniste gjoja për mbrojtjen e përbashkët nga imperializmi. Me parullën demagogjike për mbrojtjen e përbashkët nga imperializmi, revizionistët sovjetikë duan të na bindin që të hedhim poshtë ndjenjën e pastër marksiste-leniniste të sovranitetit, për të cilën ata na akuzojnë si nacionalistë. Sovraniteti dhe uniteti marksist-leninist kundër imperializmit realizohen drejt vetëm kur një vend socialist nuk është i skllavëruar prej një fuqie të madhe imperialiste e shoviniste, por është një forcë revolucionare dhe zbaton parimet e drejta të lirisë, të demokracisë dhe të sovranitetit, duke u mbështetur në forcat e veta dhe në idetë e marksizëm-leninizmit, që të armatosin për të luftuar me sukses imperializmin. Revizionistët sovjetikë, të cilët janë shndërruar në socialimperialistë, dëshirojnë që teorinë e «sovranitetit të kufizuar», që s'është gjë tjetër veçse një teori imperialiste, ta vënë në zbatim me petka false marksiste-leniniste, për të futur në kthetrat e tyre lëvizjen komuniste e revolucionare botërore. Këtë nuk e pranon marksizëm-leninizmi, nuk e pranon, por e lufton me ashpërsi Partia e Punës e Shqipërisë.

Një nga aspektet më të rrezikshme të politikës së imperialistëve dhe të revizionistëve modernë është shovinizmi i shtetit të madh, që ka për qëllim vendosjen e hegjemonisë së tyre me anën e forcës shtypëse të armëve, të presioneve ekonomike, të shantazheve e të frikësimeve, me aleancat imperialisto-revizioniste dhe me luftërat grabitqare për rindarjen e botës.

E gjithë kjo politikë hegjemoniste e agresive dhe intrigat që sundojnë në aleancën amerikano-sovjetike po zbatohen me ritme të shpejta nga imperialistët amerikanë dhe nga revizionistët sovjetikë në të katër anët e botës. Ato mbulohen nën petkun e teorisë së bashkekzistencës paqësore të tradhtarëve të Moskës, të cilët kuptimin e drejtë që Lenini dhe Stalini i kanë dhënë këtij parimi e shtrembërojnë siç ua kërkon interesi. Me këtë ata duan të ligjërojnë sundimin e tyre imperialist në botë, të shuajnë luftërat revolucionare dhe të zhvillojnë luftëra agresive e grabitqare, që i kanë në gjak. Kjo është arma e ideologjisë së tyre, një nga mjetet me anën e së cilës imperializmi dhe socialimperializmi sovjetik përpiqen të realizojnë qëllimet e tyre. Për këtë ata predikojnë edhe teorinë e çarmatimit, duke dashur të çarmatosemi ne, ndërsa vetë qëndrojnë të armatosur dhe vazhdojnë të armatosen deri në dhëmbë.

Rreth këtyre çështjeve revizionistët sovjetikë zhvillojnë teori «të mëdha», antimarksiste, me të cilat këta ujq duan të thonë: «Ju duhet të bindeni, se ne jemi të destinuar të bëjmë ligjin; na i lini fatet tuaja në duart tona, se ne jemi marksistë-leninistë, jemi bijtë e Leninit dhe Lenini lindi në Bashkimin Sovjetik, prandaj na përket neve të luftojmë për interesat e socializmit dhe të komunizmit». «Ombrella jonë e armëve atomike, — thonë tradhtarët revizionistë sovjetikë, — do t'ju mbrojë të gjithë ju, tërë popujt». Duke luftuar për të sunduar popujt, për të grabitur pasuritë e tyre dhe për të turbulluar ndërgjegjen dhe pikëpamjet e njerëzve, revizionistët sovjetikë përpiqen të forcojnë pozitat shoviniste të shtetit të madh.

Edhe imperializmi amerikan të gjitha grabitjet dhe luftërat që ka bërë e po bën për pushtimin e vendeve dhe të tregjeve të huaja, për sigurimin e lëndëve të para, pa të cilat nuk mund të ekzistojë, i mbulon me teorinë e tij të «mbrojtjes së botës së lirë», të «ndihmave për zhvillim» etj. Për të grabitur pasuritë e vendeve të tjera dhe për të sunduar popujt, ai ka shtuar armatimet dhe ka ndërtuar bazat e veta ushtarake në shumë vende të botës, që kurrë nuk do t'i dorëzojë po nuk iu morën me forcë nga popujt, me luftë dhe me gjak. Vetëm kështu bota do të shpëtojë njëherë e mirë nga ky gjakpirës.

Imperializmi amerikan përpiqet, gjithashtu, të blejë ndërgjegjen dhe mendjen e njerëzve deri edhe nga aleatët e tij, për t'i varfëruar këta dhe për t'i vënë nën thundrën e vet. Së bashku me revizionistët sovjetikë, ai kurdis komplote për të mposhtur popullin e Vietnamit dhe popujt e tjerë që luftojnë për liri, pavarësi e socializëm.

1 Të gjitha këto, në plan të përbashkët, imperialistët dhe revizionistët i bëjnë për të shuar revolucionin socialist dhe për të përjetësuar pushtetin kapitalist, për të shndërruar vullnetin revolucionar të popujve për çlirim e socializëm në një butësi fataliste, për të ruajtur kështu shfrytëzimin kapitalist dhe për t'i kthyer popujt në mish për top për kasaphanat e reja imperialiste.

Këto veprimtari djallëzore të imperialistëve dhe të revizionistëve zhvillohen në sytë tanë. Po edhe ne nuk rrimë duarlidhur, por luftojmë me ta dhëmb për dhëmb dhe thikë më thikë, prandaj ata e kanë halë në sy dhe armike Shqipërinë tonë.

Pavarësisht nga parullat që përdorin, mund të themi se tiparet e politikës së të dyja këtyre fuqive të mëdha imperialiste janë të njëjta. Në këto tipare është mbështetur edhe aleanca sovjeto-amerikane. Imperialistët amerikanë dhe revizionistët sovjetikë kanë qëllime të njëjta. Ata i lidh lufta kundër socializmit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, kundër luftërave nacionalçlirimtare të popujve, kundër marksistë-leninistëve të vërtetë në botë. Në këto qëllime ata janë në unitet midis tyre, por si imperialistë që janë kanë edhe kontradikta, të cilat janë në dobi të revolucionit.

Duke i hedhur një shikim të shpejtë zhvillimit të situatës në botë, duket qartë se, me gjithë aleancat që ekzistojnë midis imperialistëve amerikanë dhe revizionistëve sovjetikë, vihen re edhe tendenca të theksuara ashpërsimi të kontradiktave midis tyre për ndarjen e sferave të influencës. Përveç kësaj, socialimperializmi sovjetik ka vështirësi të mëdha si brenda vendit të vet, ashtu edhe në marrëdhëniet me satelitët, të cilëve kërkon t'ua shtrëngojë sa më fort zinxhirët.

Ai ka vendosur në vendet e Evropës Lindore ushtritë e veta, që synojnë, në radhë të parë, të konsolidojnë pozitat e renegatëve të Kremlinit, sepse klikat revizioniste në fuqi të këtyre vendeve kanë kontradikta me revizionistët sovjetikë, por edhe të shtypin kryengritjet e popujve dhe të marksistë-leninistëve, nga të cilat këto klika kanë një frikë të madhe. Socialimperialistët sovjetikë kërkojnë t'i mbajnë në zap vendet e tjera revizioniste, kurse këto s'duan të qëndrojnë nën hekurat e carëve të rinj të Kremlinit, prandaj janë të përçara. Nga njëra anë, revizionistët e vendeve satelite u buzëqeshin padronëve sovjetikë, por, nga ana tjetër, duan të përqafohen me imperialistët amerikanë, anglezë, gjermanoperëndimorë e të tjerë, për arsye se, ashtu si vetë revizionistët sovjetikë, edhe ata janë njerëz të njëqind flamurëve. Mirëpo për të realizuar qëllimet e tyre nuk i lejojnë padronët sovjetikë. Kjo është arsyeja që perandoria sovjetike, e kalbur nga brenda, mbahet me forcën e militarizmit fashist.

Në të njëjtën mënyrë vepron imperializmi kan me aleatët e tij të Evropës. Edhe këta të fundit, megjithëse kanë frikë nga popujt, nga komunizmi, si armiqtë kryesorë të tyre, dhe kanë nevojë për mbë- shtetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prapë- seprapë, kur gjejnë rastin, pë •piqen t'u vënë bërrylat për arsye se kapitali amerikan po u zë frymën.

Në këto koniunktura imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik përpiqen t'i kenë secili të mbërthyer mirë në darën e vet satelitët, me qëllim që në Evropë të ketë «qetësi» dhe, nën parullën e baslikekzistencës paqësore, së bashku t'i zgjidhin problemet në mënyrë «paqësore», me diskutime etj., etj.; me një fjalë, të shuhen grindjet imperialiste dhe kontradiktat në mes tyre për të shtypur më mirë lëvizjet revolucionare në Evropë.

Vija e drejtë revolucionare e partive të vërteta komuniste zbulon dhe zgjon te popujt forca madhështore të pallogaritshme. Këtë forcë e shikojmë edhe në vendin tonë. Kudo zien jeta, revolucioni. Njerëzit tanë marrin fuqi si Anteu, hidhen me guxim e me iniciativë në veprime revolucionare, duke zbërthyer, duke konkretizuar dhe duke vënë në jetë direktivat e Partisë. Industria jonë fuqizohet, rritet e çelikoset klasa punëtore, shkenca ecën përpara dhe bëhen gjithë këto transformime teknike. Bujqësia jonë, gjithashtu, zhvillohet me ritme të shpejta. Partia dhe shteti do të marrin masa që në pesë vjetët e ardhshëm Shqipëria të bëhet akoma më e fortë e më e bukur në çdo drejtim. Do të rriten, sidomos, rendimentet në bujqësi, sepse do të shtohet mekanizimi, do të zgjerohen sipërfaciet e ujitshme, do të përmirësohen farërat etj.

Në radhë të parë Partia u ka vënë rëndësi të madhe ngritjes moralo-politike të njerëzve, që janë pasuria më e vlefshme, dhe progresit teknik. Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës do t'i japë një hov të madh ndërtimit të socializmit në shoqërinë tonë.

Ai do të ndihmojë për transformimin rrënjësor marksist-leninist të njeriut tonë të ri të edukuar me ideologjinë rnarksiste-leniniste, duke zbatuar parullën e Partisë .Në njërën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën», që brezat e ardhshëm ta ndiejnë plotësisht përgjegjësinë e madhe që kanë për të marrë dhe për të çuar rnë tej stafetën e revolucionit. Puna e prindërve me të mirat e të metat t'u shërbejë atyre për ta çuar atdheun në rrugën e sigurt të socializmit e të komunizmit dhe ata, duke qenë të rinj, të rriten të pastër, të kulluar, punëtorë, marksistë-leninistë të vërtetë, bolshevikë revolucionarë. Qëllimi ynë kryesor me revolucionarizimin e shkollës është që te njerëzit e rinj të vendit tonë të luftohen mbeturinat e vjetra të intelektualizmit e të burokratizmit, kundër të cilave lufton sot Partia dhe ka arritur suksese të mëdha. Brezat e ardhshëm duhet ta kenë kurdoherë të qartë se trashëgimi që po u lënë baballarët e nënat tyre u sigurua me gjak, me djersë, me punë, me vuajtje dhe me luftëra të ashpra e të pandërprera.

Prandaj ata kanë për detyrë që këtë trashëgim ta çojnë përpara. Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës sonë do të bëjë që të rinjtë, të cilët do të dalin nga shkolla, të jenë të vendosur për çështjen e klasës punëtore të kaliten me frymën e saj, të dinë të mendojnë, të punojnë e të ndiejnë si ajo, të jenë të thjeshtë, trima besnikë ndaj çështjes së Partisë, ashtu sikurse klasa punëtore. Të gjitha këto ata duhet t'i fitojnë nga eksperienca e madhe e Partisë dhe e popullit, e klasës punëtore, e fshatarësisë heroike, që do të pasqyrohet akoma më mirë në programet e në tekstet e shkollave, si dhe nga puna që do të bëjnë në fabrika, në ara e kudo ku punohet e derdhet djersë.

Vëllezër dhe motra, t'i mësojmë kurdoherë djemtë dhe vajzat tona të punojnë, të djersijnë, të jenë kokulur e ta duan Partinë si jetën. Ne i duam shumë fëmijët, por dëshirojmë që ata të rriten dhe të edukohen ashtu si na mëson Partia, të mos tërhiqemi nga ndjenja thjesht prindërore, por të mendojmë thellë se, në rast se ata i çojmë në rrugën që na mëson Partia, atëherë i kemi dashur me të vërtetë. Në qoftë se përkëdhelim, u fërkojmë krahët, u themi të rrinë në qytet, se prandaj mësuan e morën diplomën, ne do të dëmtojmë kështu veprën e Partisë, do të shkelim gjakun e shokëve tanë dhe do të rrezikojmë ndërtimin e socializmit, sepse do të krijojmë burokratë e intelektualë të sëmurë, do të dëmtojmë edhe vetë fëmijët.

Njerëz të tillë nuk i shërbejnë si duhet popullit, i cili ka nevojë për njerëz me zemër të fortë, të guximshëm, punëtorë dhe luftarakë.

Rrezikun e imperializmit amerikan dhe të revizionizmit sovjetik kurrë të mos e harrojmë. Prandaj të jemi kurdoherë vigjilentë e të armatosur. Armët t'i mësojmë dhe t'i ruajmë mirë. Arti ushtarak duhet të mësohet jo vetëm në ushtri, por nga i gjithë populli, nga gratë e burrat, nga të rinjtë e pleqtë, që në rast rreziku cilido jo vetëm të jetë në gjendje të luftojë siç kanë luftuar baballarët e gjyshërit tanë dhe siç luftuam ne në luftën partizane, por të dijë të luftojë dhe t'i vërë armiqtë përballë një taktike dhe strategjie marksiste-leniniste të zgjuar, të vendosur e të shkathët, për t'i shkatërruar ata sa më shpejt dhe përfundimisht.

Ne, vëllezër dhe motra, jemi të bindur se këtë do ta bëjmë, sepse në këtë rrugë na udhëheq Partia jonë e lavdishme, sepse kështu çojmë në vend amanetin e dëshmorëve tanë, që është kurdoherë pishtar për ne. Ata ditë e natë duket sikur na thonë: «Shokë e shoqe, jini luftëtarë të guximshëm dhe trima si ne!

Kurrë mos u bëni kryelartë, por të jini të thjeshtë, sikundër ishim edhe ne! Ne luftuam për popullin dhë, me fjalën e Partisë në zemër, dhamë gjakun si partizanë të thjeshtë, prandaj edhe ju ta doni popullin me gjithë shpirt, mos kurseni as jetën tuaj po të jetë nevoja, siç nuk • e kursyem edhe ne! Ta doni Parting me gjithë shpirt, sepse Partia na frymëzoi, na udhëhoqi në luftën fitimtare! Ne morëm plumbat në gjoks, ku kishim të skalitur dashurinë e thellë për Partinë, dhe ramë me këngë në gojë për Partinë, për Partinë, për Partinë!,..

Prandaj për Partinë kurdoherë përpara! Kjo është rruga jonë, rruga e drejtë, rruga e fitores. Në këtë rrugë s'ka armik që të na pengojë. Të gjitha vështirësitë do t'i kapërcejmë dhe Shqipëria socialiste do të rrojë në shekuj, brezat e ardhshëm do të ndërtojnë komunizmin.. Revolucioni do të fitojë!

Rroftë Partia!

Rroftë populli!

 

 

Botohet për herë të parë, me ndonjë shkurtim, sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë

 

 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi