Shqipe

 

DISA MENDIME PËR PROJEKTKUSHTETUTËN

E RPSSH

 

Diskutim në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH

25 shtator 1975


Në këtë mbledhje, midis të tjerash, u diskutua rreth raportit «Mbi projektkushtetutën e RPSSI-1«, që do të mbahej në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH.



Siç e dini, çështjen e projektkushtetutës e kemi marrë në shqyrtim edhe një herë tjetër dhe, pasi janë bërë plotësimet e korrigjimet e nevojshme, në bazë të vërejtjeve të bëra, u paraqit përsëri në Byro. Tani mund të kemi edhe vërejtje të tjera, vërejtje do të bëjë edhe Plenumi i Komitetit Qendror, mund të bëjë edhe populli, edhe Kuvendi Popullor. Kështu që do të kemi një kushtetutë të përshtatshme për Republikën tonë Popullore Socialiste.

Tani të diskutojmë çfarë kemi për këtë material që na është paraqitur. Ju, shokë, që punuat për projektkushtetutën, keni ndonjë gjë për të shtuar? Unë kisha disa vërejtje të vogla.

Këtu në hyrje, më duket mua, nuk del roli i klasës punëtore, mbasandaj nuk spikatin krijimi dhe fuqizimi i industrisë dhe kolektivizimi i bujqësisë, prandaj, qoftë edhe me pak fjalë, mund të vihen në dukje sa për t'i përmendur në hyrje, megjithëse në dispozitat e projektit ata trajtohen.

Në një faqe të projektkushtetutës thuhet: «Organizatat shoqërore bashkojnë masa dhe shtresa të ndryshme të Në vend të fjalës «të ndryshme» mendoj të përdorim fjalën «të gjera».

Në një faqe tjetër të projektkushtetutës thuhet: «pronë e shtetit është gjithashtu çdo pasuri tjetër që shteti fiton sipas ligjit...». Po sikur të shtohet: «që krijohet në sektorin shtetëror ose që shteti fiton sipas ligjit»? Duhet shtuar edhe fjala «krijohet» apo nuk duhet, pa shikojeni një herë edhe këtë.

Është bërë një vërejtje për të shënuar termin «realizmi socialist» në nenin që flet për përkrahjen nga shteti të letërsisë dhe të artit. Mua më duket se është me vend përdorimi i këtij termi.

Në faqen 11 të projektkushtetutës, aty ku thuhet se nga e drejta e zgjedhjes përjashtohen vetëm personat të cilëve «u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar», të kemi parasysh se kjo terminologji përdoret në gjuhën juridike për ata shtetas që kanë të meta mendore.

Por njerëzit që nuk i njohin këta terma, mund ta interpretojnë një shprehje të tillë me kufizimin ose me mungesën e zotësisë për punë, pra, për invalidët.

Kështu të mos kujtohet sikur invalidët kanë zotësi të kufizuara për të vepruar.

Në faqen 14 thuhet: «Ndalohet krijimi i çdo organizate me karakter fashist, antidemokratik dhe antisocialist». Unë mendoj që këtu duhet shtuar edhe fjala «fetar».

Në vend të fjalës «e pajetërsueshme» pse të mos vihet një fjalë tjetër shqipe më e përshtatshme? Pra, mund të zëvendësohet me ndonjë fjalë tjetër që të kuptohet mirë, por jo me fjalë të huaj.

Në relacionin shpjegues për projektkushtetutën, thuhet se «Shtetasit më aktivë dhe më të ndërgjegjshëm bashkohen në Partinë e Punës të Shqipërisë...». Unë jam i mendimit që këtë ide të mos e shprehim në asnjë mënyrë në projektkushtetutë. Partia ka rregullat dhe normat e saj, të parashikuara në statutin e vet, për pranimin e anëtarëve të Partisë, e s'ka pse të parashikohen këto edhe në Kushtetutë.

Kisha edhe një vërejtje për raportin që do t'i paraqitet Plenumit të Komitetit Qendror. Në faqen [2] të këtij raporti thuhet: «Në vitet 60-të u zgjidhën plotësisht detyrat e ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit». Kjo mund të jetë e vërtetë, po ne ta përmendim pa shënuar vitin.

Unë mendoj të mos futemi në shumë hollësira. Këshilli i Ministrave, për shembull, është i ngarkuar nga Kuvendi Popullor për të vazhduar veprimtarinë e vet sipas ligjit, pse duhet ta vëmë këtë edhe në Kushtetutë?

Kush ka vërejtje të tjera?

Pasi folën edhe shokë të pranishëm në mbledhje, shoku Enver Hoxha tha:

Në përgjithësi mendoj se projektkushtetuta është punuar mirë.

Pasi ta diskutojmë çështjen në Plenumin e tetit Qendror të Partisë, duhet të vendosim që projektkushtetuta të diskutohet gjerësisht në popull. Diskutimi në popull duhet të përgatitet mirë dhe të merren e të klasifikohen të gjitha vërejtjet e masave.

Kur komisioni i zgjedhur nga Kuvendi Popullor t'i marrë, t'i kontrolloj.ë e t'i sheshojë të gjitha vërejtjet, mendimet e sugjerimet do paraqesë Byrosë Politike, e cila do të mblidhet që t'i shikojë.

Në Kongresin e Partisë, mendoj që të shtrojmë në përgjithësi çështjen për pranimin e Kushtetutës së re dhe, së fundi, kjo t'i kalojë Kuvendit Popullor për miratim. Në raportin e Kongresit të ardhshëm të Partisë çështja e Kushtetutës mendoj të jetë një problem kryesor që do të shtrohet.

Me këto që u thanë jemi dakord. Atëherë të vendosim kur do ta mbledhim Plenumin, se shokët duhet ta marrin me kohë materialin, që t'u lëmë mundësi ta studiojnë me kujdes.



Botohet për herë të parë sipas tekstit të nxjerrë nga proces-verbalt i mbledhjes së presidiumit të Kuvendit Popullor, që gjendet në AQP

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi