Shqipe

 

KUSHTETUTA E RE KONFIRMON VIJËN E DREJTË

TË PARTISË

Fjala në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH

10 tetor 1975

Ky Plenum, në zbatim të detyrës që shtroi Kongresi 6-të i PPSH, diskutoi edhe për hartimin e Kushtetutës së re të RPSSH.



Sot Komiteti Qendror i Partisë ka në dorë Projektkushtetutën e re të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë; diskutoi për të, bëri vërejtje dhe përcaktoi procedurën më demokratike të diskutimit të saj në popull.

Vërejtjet që do të bëhen nga masat e gjera të popullit, do të grumbullohen imtësisht dhe do të studiohen me kujdesin më të madh nga komisioni që do të caktojë Kuvendi Popullor.

Mendimi i Byrosë Politike është që Projektkushtetuta e re, e plotësuar me vërejtjet e popullit, të përbëjë një nga kapitujt kryesorë të raportit të Komitetit

Qendror që do t'i paraqitet Kongresit të ardhshëm të Partisë. Pastaj, definitivisht, ajo do t'i dërgohet Kuvendit Popullor për diskutim dhe miratim.

Besoj se jeni dakord me këtë mendim të Byrosë Politike.

Të gjithë, njëzëri, u shprehën dakord.

Kushtetuta e re, që Partia e Punës e Shqipërisë i jep tani popullit, konfirmon në mënyrë të shkëlqyeshme vijën e drejtë që ka zbatuar ajo për më shumë se tri dekada. Nëpërmjet Luftës së lavdishme Nacionalçlirimtare, Partia e udhëhoqi popullin shqiptar në fitore dhe i dha vendit Kushtetutën e Parë të Republikës, në vitin 1946. Me Partinë në krye, populli ynë po ndërton me sukses socializmin.

Kushtetuta e vjetër, që është në fuqi, është ligji themeltar i Republikës sonë të re Popullore, për të cilën u derdh gjak. Me një luftë heroike populli ynë theu pushtuesit e huaj të vendit, mundi dhe likuidoi klasën ë feudalëve dhe të borgjezisë, shkatërroi pushtetin e vjetër feudo-borgjez të satrapit Zog dhe krijoi që nga themelet, qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, pushtetin e demokracisë popullore, një formë e diktaturës së proletariatit. Kushtetuta e vitit 1946, nëpërmjet diskutimit të madh popullor, i konfirmoi të gjitha këto fitore dhe një sërë të tjerash të rëndësishme në lëmin e ekonomisë, të arsimit e të kulturës, në perfeksionimin dhe në forcimin e pushtetit të këshillave popullorë, në organizimin dhe në forcimin e mbrojtjes së atdheut, në përcaktimin e të drejtave dhe të detyrave të qytetarëve. Të gjitha këto u zhvilluan edhe më tej.

Populli shqiptar, nën udhëheqjen e sigurt të Partisë së tij të Punës, pararojë e çeliktë e klasës punëtore, u bë zot i fateve të veta. Kushtetuta që aprovoi ai luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e socializmit, në forcimin e unitetit të popullit në luftën kundër armiqve, të jashtëm ë të brendshëm Partia e Punës e Shqipërisë, si një Parti e vërtetë marksiste-leniniste, me një hov revolucionar dhe me një frymë të lartë patriotike, duke u bazuar në Kushtetutën, diti të zhvillonte me zotësi programin e saj madhështor që kishte për synim lirinë dhe begatinë e popullit, sovranitetin dhe mbrojtjen e pavarësisë së atdheut, ndërtimin e shoqërisë socialiste. Ishte periudha e ndërtimit dhe e konsolidimit të fitoreve të Luftës Nacionalçlirimtare; ishte periudha kur populli ynë trim, i dalë nga kjo luftë, tregoi aq zotësi të rralla, aq mprehtësi në mendime, aq forcë fizike, shpirtërore e organizative, saqë në një kohë të shkurtër, rekord, rindërtoi me forcat e veta vendin e shkatërruar. Populli ynë, i udhëhequr nga Partia e tij, eci me hov të madh përpara; përvetësoi me etje dhe me efikasitet diturinë e shkencën dhe i zbatoi ato me sukses, duke i mbrujtur me eksperiencën e vet të madhe shekullore; ai ngriti një industri të fuqishme; ndërtoi bujqësinë socialiste në fshat; mbushi vendin me shkolla; mbrojti shëndetin e njerëzve; ngriti gruan shqiptare në piedestalin e historisë. Në këto fitore popullin e frymëzuan, e organizuan dhe e udhëhoqën klasa punëtore dhe Partia e saj.

Të gjitha këto u arritën me luftë dhe asnjëherë me qetësi. Lufta e Partisë dhe e popullit tonë kundër diversionit armik imperialist amerikan, kundër titizmit, kundër fraksionistëve e tradhtarëve, lufta kundër revizionizmit modern, me socialimperialistët e egër sovjetikë në krye, kanë qenë titanike. Në këto luftëra, ku luhej fati i çdo gjëje të fituar me gjak e me djersë, populli dhe komunistët u kalitën, mësuan si të luftonin më mirë në situata të reja, kuptuan se regjimi i diktaturës së proletariatit është arma për të shtypur borgjezinë, kulakërinë, çdo tradhtar, çdo deviator, çdo armik të popullit dhe të socializmit. Në këto luftëra Partia e mësoi popullin se si të zhvillonte luftën e klasave, clemokracinë popullore, proletare dhe centralizmin demokratik, pa të cilët nuk mund të ndërtohet socializmi.

Pra, siç po e shohim, Kushtetuta e vjetër luajti një rol të madh: Shqipërisë iu hapën rrugë të reja, nëpër të cilat populli çau përpara dhe bëri ndryshime të theIla. Të gjitha këto përparime të mëdha që arriti popuili me forcat e veta, nën udhëheqjen e Partisë, duhet të shërbejnë si bazë e fuqishme për të ecur përpara, për të korrur fitore të tjera akoma më të mëdha.

Partia, në prizmin e dialektikës marksiste-leniniste, duke analizuar drejt situatën e zhvillimit të atdheut tonë, fazën më të përparuar të ndërtimit të socializmit dhe perspektivën, mendoi dhe vendosi të hartohej një kushtetutë e re, që të ishte e përshtatshme për situatat shoqërore aktuale të krijuara në vend, një kushtetutë në zhvillim të së parës, por që t'u përgjigjej ndryshimeve shoqërore, ekonomike, kulturore dhe të mbrojtjes që janë kryer te ne.

Projektkushtetuta e re, siç po e shohim, është një dokument bazë me rëndësi të madhe politiko-ideologjike, juridike .etj., është një nga kushtetutat më të përparuara e më revolucionare të një shteti socialist, për arsye të shumë parimeve themeltare të saj, që janë të bazuara në marksizëm-leninizmin.

Direktivat e Kongresit të 6-të të Partisë, që udhëhDqën Komitetin Qendror dhe komisionin që krijoi ky, ishin të tilla që Kushtetuta e re, si ligji themeltar i Republikës sonë Popullore Socialiste, të udhëhequr nga Partia e Punës e Shqipërisë, të theksojë realitetin e madh të ndërtimit të socializmit. Kjo për ne do të thotë që vetë emërtimi, nga «Republika Popullore e Shqipërisë» në «Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë», të pasqyrojë besnikërisht realitetin tonë të madh, zhvillimin e vërtetë të vendit tonë dhe të konkretizojë arritjen e një etape të re të programit të madh që realizoi me sukses populli ynë, nën udhëheqjen e pagabueshme të Partisë së tij marksiste-leniniste.

Kjo praktikë vërteton teorinë, sipas së cilës, pa udhëheqjen e klasës punëtore dhe të partisë së saj marksiste-leniniste nuk mund të ndërtohet socializmi. Në hartimin e Projektkushtetutës u zbatuan direktivat e Kongresit të 6-të, duke bërë që në përmbajtjen e çdo neni të saj të afirmohet teoria marksiste-leniniste, e zbatuar besnikërisht në mënyrë shkencore dhe me konsekuencë në kushtet e vendit tonë.

Në nenin dy të projektit të Kushtetutës përcaktohet se Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është shtet i diktaturës së proletariatit. Kjo do të thotë se shteti te ne është makinë në duart e proletariatit, që shtyp borgjezinë. Ky është një fakt dhe një realitet historik në përputhje të plotë me shkencën marksiste-leniniste dhe me realitetin tonë të kalimit nga rendi kapitalist në rendin socialist.

Kushtetuta e re, duke ligjëruar se Republika jonë Popullore Socialiste është shtet i diktaturës së proletariatit, nuk krijon as më të voglin ekuivok dhe demaskon teorinë antimarksiste të revizionistëve sovjetikë që, në këtë etapë kalimtare, kanë zhdukur diktaturën e proletariatit dhe e kanë zëvendësuar atë me «shtetin e gjithë popullit». Për armiqtë e marksizëm-leninizmit e të socializmit kjo do të thotë shuarje e luftës së klasave, heqje dorë nga marrja e fuqisë prej klasës punëtore dhe dhënie e frenave të shtetit borgjezisë së re socialimperialiste fashiste.

Me Kushtetutën e re Partia riafirmon me forcë dhe ligjëron se diktatura e proletariatit duhet forcuar e kalitur dhe se në asnjë moment nuk duhet lejuar që kjo të dobësohet. Diktatura e proletariatit spikat thellë në të gjitha nenet e Projektkushtetutës së re, në thelbin dhe në esencën e tyre, pse Partia udhëhiqet dhe zbaton me konsekuencë marksizëm-leninizmin, i cili na mëson se çështja kryesore e revolucionit është çështja e pushtetit dhe ky pushtet për marksistë-leninistët është diktatura e proletariatit, me klasën punëtore në fuqi dhe me partinë e saj në krye.

Revizionistët modernë jo vetëm janë kundër diktaturës së proletariatit, siç thamë më lart, por, në vijim të kësaj, kanë shtrembëruar dhe kanë shkatërruar të gjitha mjetet, metodat, stilin, brendinë e ushtrimit të kësaj diktature, në të gjitha sferat: në ndërtimin dhe në funksionet e aparateve shtetërore; në organizimin dhe në drejtimin e ekonomisë socialiste, për ta kthyer këtë në një ekonomi kapitaliste; në likuidimin e ushtrimit të diktaturës mbi gjithë superstrukturën; në sferat e arsimit, të arteve dhe të kulturës në përgjithësi.

Të gjitha këto probleme kapitale, parimore, për të cilat Partia ka luftuar dhe lufton me sukses, janë pasqyruar në Kushtetutën e re.

Partia e ka të qartë se lufta që bën për ruajtjen e pastërtisë ideologjike marksiste-leniniste në radhët e veta, është kalitja nga ana e saj e një uniteti sa më të madh, në mendim dhe në veprim. Këndej varet edhe uniteti i popullit, kusht kryesor i forcës së shtetit tonë të diktaturës së proletariatit. Jeta ka provuar se Partia dhe ligjet që ajo ka vendosur frymëzohen nga një demokraci e gjerë proletare, e cila ndryshon katërcipërisht nga e ashtuquajtura demokraci borgjeze. Demokracia proletare përforcon frymën revolucionare te njerëzit, forcon centralizmin proletar, pa të cilët nuk mund të ndërtohet socializmi.

Këto parime figurojnë në nene të ndryshme të Projektkushtetutës së re që do të kthehen në ligje dhe nga më kryesoret. Nga kuptimi i thellë i këtyre parimeve bazë dhe nga zbatimi drejt e me konsekuencë i tyre pushteti shtetëror lidhet ngushtë me masat dhe këto, me klasën punëtore në krye, marrin pjesë fuqimisht në pushtet e njëkohësisht e kontrollojnë këtë për ta ruajtur nga devijimet dhe nga veprimtaritë armiqësore.

Kuptohet, pra, se sa jetëdhënëse dhe shpëtimtare është këmbëngulja e Partisë në kërkesën e saj që njerëzit, klasa, masa dhe kuadrot të mësojnë marksizëm-leninizmin. Vetëm në këtë mënyrë ata do të kuptojnë drejt e thellë zhvillimin e vendit tonë në socializëm, arsyet e këtij zhvillimi pozitiv, si dhe anët negative që dalin si pengesë në rrugën e këtij zhvillimi. Vetëm në këtë mënyrë ata do të kuptojnë dhe do të zbatojnë drejt nenet e Kushtetutës së re të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Republika jonë ecën dhe do të ecë përpara, revolucioni vazhdon dhe do të vazhdojë në kushtet e diktaturës së proletariatit dhe nëpërmjet luftës klasore.

Projektkushtetuta e re i vë rëndësi dhe përcakton, si duhet detyrën e madhe të mbrojtjes së atdheut, forcimin dhe kalitjen e armëve të diktaturës: të Ushtrisë.

Popullore, të reparteve të ndryshme të Ministrisë së.

Punëve të Brendshme dhe të organeve të Sigurimit të Shtetit. Ajo i vë këto armë, ashtu siç kanë qenë, në shërbirn të popullit punonjës, në shërbim të Republikës Popullore Socialiste dhe, si gjithmonë, nën drej, timin e Partisë së Punës të Shqipërisë.

Partia, si çdo problem, edhe atë të mbrojtjes e trajton si një problem kapital, nga pozita klasore, në prizmin e luftës së klasave si në organizimin, edukimin, armatimin dhe veprimet e tyre. I tërë populli duhet të jetë ushtar, të edukohet që të mbrojë atdheun dhe socializmin.

Kjo do të thotë që me revolucionin popullor lufta e klasave zhvillohet në plan të brendshëm dhe.

të jashtëm, ashtu si është gërshetuar edhe veprimtaria e armiqve, që kanë qëllim të shkatërrojnë socializmin në.

Shqipëri dhe të rivendosin kapitalizmin. Projekti i ri i Kushtetutës, duke sanksionuar paprekshmërinë e kufijve të shenjtë të Republikëa Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe sigurimin me çda kusht të truallit tonë kombëtar, dënon si tradhti ndaj atdheut çdo akt që drejtohet nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm kundër lirisë dhe pavarësisë së tij. Për këtë arsye projekti në mënyrë kategorike parashikon që.

askujt të mos i njihet e drejta të nënshkruajë ose tëpranojë në emër të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë kapitullimin ose pushtimin e vendit.

Projektkushtetuta e re e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në nenet e saj mishëron mësimet e mëdha të Partisë, vigjilencën revolucionare, goditjen e shpartallimin e pamëshirshëm të armiqve, si dhe forcimin e kalitjen e edukimit klasor. Përcaktime shumë të qarta, me rëndësi të madhe janë bërë në projektin e ri lidhur me organizimin, me funksionet, me kompetencat, me varësinë e centralizuar, me zgjedhjen, me dhënien llogari përpara klasës e masës të të gjitha organeve ekzekutive e legjislative, duke filluar që nga këshillat popullorë në bazë dhe deri te Kuvendi Popullor, që është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, i udhëhequr nga Partia e Punës e Shqipërisë.

Të gjitha këto nene të rëndësishme të projektit të Kushtetutës sintetizojnë në mënyrë shkencore atë vijë të drejtë të Partisë sonë, atë eksperiencë kolosale prej dekadash të tëra që ka zhvilluar ajo për t'i përsosur organet e pushtetit dhe njerëzit që zgjidhen e punojnë në to, të cilët i ka hedhur vazhdimisht në luftëra e në

revolucion, për t'i dhënë një zhvillim të madh ekonomisë, për të formuluar shkencërisht dhe për të zbatuar planin unik të përgjithshëm të shtetit. Me edukimin e pandërprerë të saj, Partia e Punës e Shqipërisë e ka bërë pushtetin e këshillave popullorë të gjallë e revolucionar dhe e ka vënë atë plotësisht në shërbim të masave, duke bërë të mundur që te ne jo vetëm të kuptohet, por edhe të zbatohet me konsekuencë parulla e madhe e Kushtetutës «Pushteti buron nga populli dhe i përket popullit».

Dispozitat e projektit të Kushtetutës u hapin masave të gjera perspektivën e ndritur që ky pushtet të bëhet akoma më shumë revolucionar, veprues e luftarak kundër burokratizmit, rutinës, teknokratizmit, plogështisë dhe gjithë të këqijave të tjera që rrjedhin nga mbeturinat mikroborgjeze dhe nga veprimtaria e armiqve të jashtëm e të brendshëm. Qëllimi i këtyre armiqve është kurdoherë dobësimi dhe shndërrimi i pushtetit popullor në një pushtet të borgjezisë. Prandaj Partia na mëson (dhe projekti i Kushtetutës i ligjëron këto mësime), që të punojmë vazhdimisht për ta ruajtur, për ta forcuar e për ta kalitur këtë pushtet, që ai të zhvillohet drejt dhe të modernizohen lidhjet e organeve të zgjedhura me ato të emëruara.

Një pushtet modern socialist nuk mund të kuptohet dhe nuk mund të ekzistojë në rast se nuk zbatohen vija e masave, kontrolli punëtor e fshatar sipas mësimeve të Leninit, demokracia socialiste proletare dhe centralizmi demokratik.

Partia jonë në të gjitha këto fusha jetike të ndërtimit të socializmit ka një eksperiencë të gjerë dhe ka dhënë një kontribut të ri në zhvillimin e në zbatimin konkret të mësimeve të mëdha të mësuesve tanë të pavdekshëm në kushtet aktuale që po e ndërtojmë ne socializmin.

Projektkushtetuta e re përcakton dhe zhvillon më tej perspektivën e zhvillimit të ekonomisë së planifikuar dhe të centralizuar. Ajo bën përcaktime të drejta, shkencore, marksiste-leniniste për pronësinë socialiste në dy format e saj: shtetërore dhe kooperativiste, dhe për pronën vetjake të shtetasve, të cilat ekzistojnë aktualisht te ne, dhe hap horizonte të reja për zhvillimin mëtejshëm të këtyre lloj pronave, drejt ndërtimit të plotë të shoqërisë pa klasa.

Këto përcaktime të drejta shkencore do t'i japin një hov të madh zhvillimit të harmonishëm të industrisë, të bujqësisë e të kulturës sonë socialiste, gjë që u shërben direkt përmirësimit të vazhdueshëm të mirëqenies së popullit dhe mbrojtjes së atdheut. I tërë ky zhvillim i harmonishëm, i pandalshëm, siç na mëson Partia dhe siç e përcakton edhe Projektkushtetuta, do të mbështetet në forcat e popullit tonë.

Projektkushtetuta e re, me qartësinë më të madhe, pasqyron vijën e Partisë në lidhje me parimet që duhet të udhëheqin marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit tonë proletar. Vija e Partisë së Punës të Shqipërisë është bazuar dhe do të bazohet kurdoherë në teorinë tonë të pagabueshme marksiste-leniniste dhe çdo veprim do të shkojë në këtë shoshë, duke mbrojtur, në radhë të parë, interesat e popullit tonë dhe të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Me shekuj popullin tonë heroik armiqtë e kanë robëruar, e kanë vrarë, e kanë djegur, i kanë shkelur e i kanë copëtuar atdheun, e kanë mashtruar, duke u hequr si miq, por, në fakt, kanë vepruar si ujq. Veçse një gjë nuk kanë arritur të bëjnë dot armiqtë tanë shekullorë e të shumtë: kurrë nuk e kanë zhdukur dhe as e kanë përgjunjur dot popullin tonë heroik. Për një popull të tillë ne bijtë dhe bijat e tij duhet të punojmë brez pas brezi me të gjitha forcat, të japim edhe jetën, pa e kursyer aspak, në çdo moment që ta lypë nevoja.

Përvoja e hidhur dhe e tmerrshme e së kaluarës është bërë mësim i madh për popullin dhe për Partinë tonë.

Prandaj Projektkushtetuta e re përcakton drejt vijën që duhet të ndiqet. Në nenet e saj thuhet: Ndalohet dhënia e koncesioneve, krijimi i shoqërive dhe i institucioneve të tjera ekonomike e financiare të huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtete kapitaliste borgjeze e revizioniste dhe marrja e kredive prej tyre.

Jo vetëm në të kaluarën, kur armiqtë e popullit tonë, me njëqind flamurë në xhep, e kishin bërë atdheun monedhë tregu, por dhe sot, në të gjitha vendet ku nuk zbatohen këto parime të mëdha, popujt robërohen nga kapitalistët dhe imperialistët, humbin lirinë dhe pavarësinë, kridhen në mjerime, në uri dhe kërcënohen nga vdekja. Për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë këto kohë kanë perënduar, kanë hyrë në histori dhe nuk do të përsëriten kurrë më, pse atë e mbrojnë Partia dhe populli.

Statuti themeltar i Republikës sonë Popullore Socialiste përcakton se Shqipëria është vendi i të drejtave të barabarta në mes burrit dhe gruas, vendi ku të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit, vendi ku respektohen me rreptësi marksiste-leniniste të drejtat e pakicave kombëtare, vendi ku puna është nder dhe burimi kryesor i mirëqenies ekonomike dhe shpirtërore, vendi i vëllazërimit të ngushtë të qytetarëve me fshatarët, vendi ku, me një hov të papërshkruar revolucionar, me një patriotizëm të flaktë, i frymëzuar nga Partia jonë e dashur, tërë populli lufton për ngushtimin e dallimit thelbësor fshat-qytet, të dallimit midis punës mendore dhe punës fizike.

Rrojmë në momente frymëzuese dhe heroike që i krijoi Partia, ushtarë besnikë të së cilës jemi edhe ne. Prandaj, ashtu si ju, edhe unë jam dakord me Projektkushtetutiin e re.



Botohet për herë të parë sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi