Shqipe

VASIL LAÇI

— SIMBOL I GUXIMIT DHE I TRIMERISE


Nga biseda në familjen e Heroit të Popullit
Vasil Laçi

5 maj 1973


Shoku Enver Hoxha, i shoqëruar nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Durrësit, bëri vizitën e parë në familjen e Heroit të Popullit Vasil Laçi. Nëna e heroit, motra dhe mbesa kishin dalë për ta pritur në oborr udhëheqësin e dashur.


SHOKU ENVER HOXHA: Mirë se ju gjeta nënë Vitori! Si je me shëndet? A je mirë?


NËNË VITORIA: Mirë të keqen nëna, mirë jam!
Më ke gëzuar shumë që më erdhe sot në shtëpi, më duket sikur po shoh edhe një herë djalin, Vasilin, sikur më ka ardhur në gjirin e familjes dhe nuk çmallem dot, kaq të lumtur dhe të gëzuar e ndiej veten.


SHOKU ENVER HOXHA: Jam shumë i gëzuar që u takova me të gjithë ju, veçanërisht me ty, nënë e Heroit të Popullit Vasil Laçi. Doja të vija vetë të takohesha e të bisedoja me ty. Dhe ja, erdha. Vasili ka qe--në një shoku ynë, një trim i madh, një bir i lavdishëm i popullit, që nuk kurseu as jetën për të, prandaj populli kurdoherë do ta kujtojë me respekt të madh veprën heroike të tij. Ai do të rrojë brez pas brezi në historinë e Shqipërisë si simbol i guximit dhe i trimërisë.
Duke qëlluar mbi mbretin e shtetit armik që na kishte zaptuar vatanin, që na e shtypte atë me zjarr e hekur, na e digjte dhe e shkrumbonte, që vriste dhe skllavëronte njerëzit tanë, duke zbrazur plumbin në drejtim të Viktor Emanuelit, Vasili shprehu me këtë vepër urrejtjen e mbarë popullit shqiptar kundër okupatorit gjakatar, pra, duke shtirë kundër mbretit, ai shtiu njëkohësisht edhe kundër mbretërisë. Shembulli i tij i tregoi
popullit shqiptar se duhej luftuar njëkohësisht si kundër mbretit, ashtu dhe kundër okupatorit që ai përfaqësonte.
Viktor Emanueli ishte një mbret i huaj. Populli vazhdimisht ka luftuar kundër mbretërve dhe, kur ka qenë i bashkuar, i ka rrëzuar ata, se rruga e tij ishte rruga e demokracisë. Po Viktor Emanueli ishte akoma më i keq, ishte mbret i shtetit fashist italian që na kishte shkelur tokën e atdheut. Prandaj Vasili, që ushqente një urrejtje të madhe kundër okupatorit fashist, qëlloi
kundër atij dhe thirri: «Poshtë mbreti!», «Jashtë okupatorët!».
Me trimërinë, guximin dhe heroizmin e tij, sido që ishte i ri nga mosha, Vasili tregoi njëkohësisht një pjekuri të madhe politike dhe ideologjike. Patriotizmi, ndjenja e fuqishme e mbrojtjes së popullit dhe të atdheut nuk njohin moshë. Kush është i lidhur me zemër me popullin, qoftë ai i moshuar apo i ri, nuk mund të mos ketë të tilla ndjenja kaq të pastra e fisnike, siç i kishte Vasili dhe të mos çajë përpara. Vasili ishte një djalë i ri i popullit, që e kuptoi qartë se duhej luftuar kundër armikut fashist okupator, i cili vetëm me zjarr dhe me plumb mund të mposhtej e të shporrej nga toka e shenjtë e mëmëdheut. Dhe ai kështu veproi.
Vasili pa se populli, të cilin ai e donte aq shumë, po gufonte nga urrejtja dhe zemërimi kundër armiqve.
Ai u përpoq dhe kërkoi të gjente shokë, por në atë kohë akoma nuk ishte organizuar Partia. Ishte atëherë koha që në vendin tonë grupet komuniste po bënin përpjekje për t'u bashkuar, po Vasili nuk priti, ai qëlloi mbi kreun e perandorisë fashiste dhe bëri detyrën e tij të madhe patriotike. Prandaj ju nënë, motra, mbesa të heroit dhe ne, shokët e tij, gjithë populli jemi krenarë për këtë, jemi krenarë për Vasilin dhe për veprën e pavdekshme
që ai kreu.


NËNË VITORIA: Sot mua më sollët një gëzim të madh në shtëpi. Të na rrosh sa malet, biri im, që i soIle dritën Shqipërisë. Më gëzove shumë me ato fjalë aq të dashura e të zjarrta që the për Vasilin.


SHOQJA EFTIQIA ZAHOi: Kjo është fotografia e Vasilit para se të futej në burg, kurse kjo tjetra e tregon atë kur ka qenë në burg. Sa ndryshim ka midis dy fotografive! Armiqtë fashistë me anë të torturave donin ta prishnin bukurinë e Vasilit, por kjo bukuri nuk
u prish, atë e ngriti lart dhe e zbukuroi populli, Partia dhe ju, shoku Enver. Prandaj të rroni sa malet, të rrojë Partia, të rroni për lumturinë e popullit e të atdheut që

_______
1. Motra e heroit.

 

Vasili e donte aq shumë e për të cilën ai dha jetën.
Kur erdhën fashistët e qelbur për të na kontrolluar shtëpinë thanë: «Nga një ferrë e vogël, doli një lepur i madh». Ne na internuan dhe nuk dinim fare pse. Atëherë ishim në fshat, në Piqeras, po asgjë nuk na thanë përse na internuan.
SHOKU ENVER HOXHA: Për fashistët, goditja e mbretit të tyre në Shqipëri ishte një turp i madh që nuk lahej dot, se, ajo ngjarje, tregoi sa e urrente populli ynë armikun okupator. Kur Vasili kreu atentatin kundër mbretit të Italisë, unë isha në Tiranë ilegal, se më ndiqnin.
Në atë moment ndodhesha në një shtëpi në fund të rrugës së Durrësit tek Esat Dishnica dhe po bisedoja me të, po i flisja se ne nuk ishim akoma të organizuar, megjithatë, i thashë, po sikur t'i bëjmë ndonjë gjë këtij «qeni», Viktor Emanuelit, atë ditë që do të ikte. Kur, ja, krisi pushka dhe ne u ngritëm në këmbë. «Mos bënë atë që duhej bërë?», thashë unë. Vallë kush qenë ata që e bënë këtë atentat, se të gjithë ne, komunistët e grupeve, ishim në lidhje me njëri-tjetrin dhe dinim çdo gjë që do të bënim. Nxora kokën në dritare dhe pashë një katrahurë të madhe. Rrugëve rendnin me vrap milicë e karabinierë. U rrethua gjithë mëhalla. Çfarë të bënim që të merrnim vesh ç'kishte ndodhur? Pak më vonë mësuam se si një djalë i ri nga Bregu i Detit kishte
qëlluar me armë mbretin e Italisë. Ca thoshin se atentatori e vrau, ca të tjerë thoshin e plagosi. Një entuziazëm të madh kishte kudo në popull. «Si e thonë?», pyeta unë. «Vasil, — më thanë, — dhe e arrestuan, nuk e vranë».
Atë ditë lajmërova shokët, i pyeta në kishte njeri lidhje me Vasilin dhe njëri prej tyre më thotë se kishte pasur muhabet me të dhe në bisedat që bënin, Vasili fliste me urrejtje kundër fashizmit. Këto ndjenja e shtynë atë të qëllonte kundër mbretit okupator.
Brez pas brezi Partia do t'i mësojë të rinjtë dhe të rejat tona me dashuri dhe me respekt të thellë për të gjithë ata që derdhën gjakun e tyre për lirinë e atdheut; do t'u shpjegojë përse e derdhën gjakun, do t'i frymëzojë që të mësojnë nga heroizmi dhe nga vendosmëria e heronjve dhe e dëshrnorëve, se si atyre vdekja u është dukur e ëmbël, se si edhe Vasili, një djalë i ri i dalë nga populli, u hodh nërpara milicëve me kobure në dorë dhe shtiu mbi mbr€tin armik. Pse e bëri ai këtë?
E bëri që populli të gëzonte të gjitha këto të mira që gëzon sot, për këto fu3ha të bukura, për uzinat, fabrikat, rrugët, hekurudhat, për hidrocentralet, shkollat e spitalet që po ndërtojmë vazhdimisht me gjak dhe me djersë, që populli të rrojë i lirë dhe i lumtur.
Të rinjtë tanë, vajzat dhe djemtë, të mos kujtojnë se këto të mira që gëzojmë sot kanë rënë nga qielli.
Jo, në tabanin e tyre janë sakrificat dhe gjaku i popu- Ilit. Prandaj nuk duhet të na zërë gjumi, po të punojmë që fitoret t'i ruajmë e t'i mbrojmë nga çdo rrezik, se armiku, beu, agai, kulaku përgjojnë. Ata tani nuk dalin dot hapur, por, po na panë të flemë gjumë, nuk presin, na goditin, na futin thikën. Prandaj kurdoherë të jemi, vigjilentë, jo vetëm ne, por edhe brezat e ardhshëm. Këtë mësim t'ua ngulim mirë në mendje çdo ditë të rinjve e të rejave, të gjithë njerëzve tanë, këtë ata duhet të mos e harrojnë kurrë.
Pashë sot varrezat e dëshmorëve këtu në Durrës,të cilat janë ndërtuar shumë bukur, por populli ato akoma më mirë do t'i qëndisë me me•mer, se janë vendet më të shtrenjta për ne dhe kushdo që do të shkojë atje të mendojë, të kujtojë të kaluarën dhe t'i shtohen forcat për të punuar gjithnjë më mirë, që atdheu të bëhet i fortë, i bukur, i pasur dhe i pathyeshëm.
Ke qenë në Piqeras, nënë Vitori?


NËNË VITORIA: Po, kam qenë. Atje kanë ngritur edhe një muze.


SHOKU ENVER HOXHA: Në qoftë se keni ndonjë kujtim nga të Vasilit, ndonjë libër , ndonjë veshje të tij apo ndonjë send tjetër na i thoni që t'ua dërgojmë, në mënyrë që muzeu i Piqerasit të pasurohet me to.


NËNË VITORIA: Librat i kishte shumë qejf Vasili i nënës, nuk i hiqte nga duart, po gjëra të tje•a nuk kishte, se ishim fukarenj, mezi siguronim bukën. Vasili vetë ka qenë djalë i urtë, nuk i dëgjohej zëri.


SHOKU ENVER HOXHA: Juve, nëna e Vasilit dhe motra e tij, duhet t'ju kujtohen ngjarjet e së kaluarës, kur Vasili ishte i vogël, pë• shembu]1, kur ai ju kërkonte ndonjë kokërr ulli apo ndonjë kokërr qepë për të ngrënë atë copë të vogël buke apo ndonjë gjë tjetër që s'kishit t'ia jepnit. Të gjitha këto duhet t'ia tregoni brezit të ri, sepse sot djemtë dhe vajzat që ka rritu• Partia i kanë trapezat të shtruara plot me të mira. Për këtë dhanë jetën e me gjakun e tyre sollën këto ditë të bukura ata që për vete qenë rritur me bukë thatë e me fije preshi. Të gjitha të shkruhen që t'i dinë jo vetëm djemtë dhe vajzat e sotme, po dhe brezat që do të vijnë.
Duhet të kemi të qartë se Partia dhe shokët që u vranë i bënë këto sakrifica për të krijuar një gjendje sa më të mirë për popullin, që jeta e tij të bëhet kurdoherë e më e lumtur.


NËNË VITORIA: Te ne sot ka ardhur Dielli i Shqipërisë, që ndriçon gjithë vendin tonë, në të katër anët.
Për festën e 1 Majit të pashë në televizor dhe u kënaqa duke të parë, të marrsha të keqen nëna!


SHOKU ENVER HOXHA: Mos dukesha si i plakur?


NËNE VITORIA: Dukeshe si drita. Të na rrosh sa malet!


SHOKU ENVER HOXHA: Sa vjeç je zotrote?


NËNË VITORIA: 76 vjeç.


SHOKU ENVER HOXHA: Do të rrosh akoma edhe shumë, se ju nga Bregu i Detit rroni shumë.
Bregu është bërë tani shumë i bukur dhe akoma më i bukur do të bëhet. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe atje do të ketë ullinj me bollëk, po kështu edhe portokaIle e limona. Rinia ka ndërtuar tarraca në male. Atje tani çdo gjë po lulëzon. Kur të mba•ojë muzeu i fshatit, duhet të shkoni atje që ta shikoni, sidomos ti, motra e Vasilit, që je më e re, se nëna ndoshta s'lëviz dot dhe
lodhet.
Kur të veni atje, vini në muze edhe fotografitë tuaja, të të gjithë pjesëtarëve të familjes së kohës kur rronte Vasili, edhe të plakut. Ky është 1?


SHOQJA EFTIQIA ZAHO: Po, babai ynë. Ka qenë marinar. Edhe ai ka mbytur një vapor italian. Urrejtjen kundër pushtuesve ne e kemi pasur traditë.


SHOKU ENVER HOXHA: Ja, të gjitha këto gjëra

_______
1. Shoku Enver Hoxha tregon fotografinë.

duhet t'i thoni dhe të jenë të shkruara në muzeun e Piqerasit.
Tani të më falni të ngrihem, se do të shkojmë edhe gjetkë. Ky takim për mua do të mbetet i paharruar. Ti, nënë e Vasilit, të mbahesh e fortë, të jesh kryelartë për djalin tënd, për birin e popullit dhe shokun tonë të luftës, Vasil Laçin. Ne do ta kujtojmë kurdoherë atë me mirënjohje!
Tani të bëjmë një fotografi këtu te dera, njërën nga të cilat do të ta dërgojmë ty, nënë Vitori dhe tjetrën do ta mbaj unë. Të dy do t'i vëmë ato në dhomat ku rrimë, që të kujtojmë njëri-tjetrin. Kur ta shikoj unë këtë fotografi do të mendoj se edhe nënë Vitoria po e shikon fotografinë time e do të na duket sikur flasim
me njëri-tjetrin siç jemi këtu. Le të përqafohemi edhe një herë, e dashur, nënë Vitori. Qofshi mirë! Të mbaheni e fortë, pleqëri të bardhë! Mirupafshim!
Lavdi dëshmorëve! Lavdi kujtimit të Vasil Laçit që do të rrojë në shekuj në kujtesën e popullit shqiptar!
Paç pleqëri të bardhë, nëna e Vasilit! Të të rrojnë çupat e mbesat. Paçi gjithnjë shëndet!


Botuar për herë të parë, me shkurtime, në librin:

Enver Hoxha, «Për ju pionierë», f. 112

Botohet sipas shënimeve të mbajtura në këtë takim, që gjenden në AQP

 

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi