Shqipe

 

KUJTOJME ME NDERIM SHOKET E RENE, POR LUFTA VAZHDON

Nga biseda me pjesëtarët e familjes së dëshmorit

Halim Bejto Mersini

29 nëntor 1972




Më 29 nëntor paradite, shoku Enver Hoxha, i cili ndodhej në Vlorë me rastin e 60-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe 28-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, bëri vizita nëpër familje vlonjate për t'u uruar e për të gëzuar me to festat e mëdha. Udhëheqësi i shtrenjtë i Partisë dhe i popullit i nisi vizitat në lagjen me tradita revolucionare të njohura «Hajro Çakërri», në familjen e dëshmorit Halim Bejto Mersini. Pasi u takua e u përshëndet me përzemërsi me pjesëtarë dhe të afërm të kësaj familjeje, shoku Enver Hoxha zhvilloi një bisedë të ngrohtë me ta:


SHOKU ENVER HOXHA: U thashë shokëve se dua të vete në shtëpinë e Halim Bejto Mersinit, pasi nuk kam vajtur ndonjëherë. Jam shumë i gëzuar që ju gjej mirë. Babai juaj luftoi për popullin, për Partinë. Ty, Myrvete, të kemi partizane të vitit 1943, si je me shëndet?


SHOQJA MYRVETE MERSINIt: Ju faleminderit, mirë, shoku Enver! Në kohën e luftës ishim 8 fëmijë në shtëpi, motra e madhe qe martuar dhe unë mbetesha më e madhja. Kur më bëri thirrje organizata e Rinisë Komuniste për të dalë partizane, babai më tha: «Të shkosh, moj bijë dhe të luftosh si burrëreshë». Ai më dha edhe një palë opinga dhe unë luftova deri në Sanxhak të Jugosllavisë si përgjegjëse e rinisë në një batalion.

Babanë na e vranë më 1943.


SHOKU ASTRIT MERSINI 2 : Në shtëpinë tonë vinin shumë njerëz, ajo ishte bazë për shokët e Partisë. Këtu kanë qenë shoku Hysni dhe shokë të tjerë. (Shoku Enver Hoxha, duke vështruar në mur fotografinë e Halimit, ngrihet në këmbë, i afrohet dhe e nderon me grusht. Pastaj kthehet përsëri te bashkëbiseduesit.)


SHOKU ENVER HOXHA: Duhej luftuar që të çlirohej Shqipëria. Ne i kujtojmë me nderim të madh shokët e rënë, por lufta vazhdon edhe sot për ndërtimin e socializmit. Ju që po punoni nën udhëheqjen e Partisë për të ardhmen tuaj të ndritur, jeni brezi i ri, kurse ne, që jemi më të moshuar, e ndiejmë veten të lumtur për luftën që bëmë dje dhe për përpjekjet që bëjmë sot për lulëzimin e atdheut.


SHOQJA MYRVETE MERSINI: Ju jeni gjithmonë i ri, shoku Enver dhe do të rroni shumë, siç dëshirojnë zemrat tona. Vjehrra ime, nuk ju heq nga goja; ajo banon në Elbasan,-


____

1. Vajza e dëshmorit.

  1. Djali i dëshmorit.



pranë shtëpisë së mëmë Hatixhesël dhe ju mban mend shumë mirë, që atëherë kur u formua Qarkori.


SHOKU ENVER HOXHA: Domethënë shtëpinë në Elbasan ju e paskeni pranë mëmë Hatixhesë. Mëmë Hatixheja është plakë e mirë, edhe me shëndet mirë është, por vetëm me sytë e ka keq, nuk shikon. Po ju si jeni2? Me sa shikoj ju jeni motra e madhe, apo jo?


SHOQJA ADILE ÇELO: Të lumtur e të gëzuar jemi, shoku Enver, sot që na erdhët Ju për vizitë në shtëpi, jemi veçanërisht të gëzuar.


SHOKU ENVER HOXHA: Edhe ne jemi shumë të gëzuar, festa kaloi shumë bukur në Vlorë, koha mbajti shumë mirë. (Duke ngritur gotën.) Në gëzime! Të rrojë Partia! Të rroni ju, jetë të gjatë e të lumtur ju uroj të gjithëve!


SHOKU ASTRIT MERSINI: Jetë të gjatë Juve, shoku Enver, të rroni sa malet, të na rrojë Partia!


SHOKU ENVER HOXHA: Ju pëlqeu monumenti i pavarësisë që bënë skulptorët tanë? Ai duket i gjallë, madhështor, sikur është në lëvizje. Ky monument ka vlerë të madhe, sepse pasqyron realitetin historik të së kaluarës sonë dhe shërben si frymëzim për të ardhmen.

Njerëzit që do të vijnë në Vlorë, nga të gjitha anët e Shqipërisë, do të frymëzohen nga luftërat e popullit për liri e për pavarësi, si dhe nga sakrificat e mëdha të të parëve tanë «për ta bërë Shqipërinë Zonjë». Nuk ka ngjarje historike në Shqipëri që të mos


_____

1. Hatixhe Ekmekçiu — agjitatore dhe propagandiste e ideve

të Partisë, bashkëshortja e dëshmorit Fetah Ekmekçiu.

2. I drejtohet Adile Çelos, vajzës së dëshmorit Halim Mersini.


jetë e lidhur edhe me emrin e Vlorës, me përpjekjet e bijve të saj nga qyteti dhe nga fshatrat. Vlora është një nga rrethet e Shqipërisë, që ka luftuar kurdoherë për lirinë dhe për pavarësinë e atdheut, prandaj meriton nderim e respekt. Edhe për sa i përket zhvillimit ekonomik, ajo nuk mbetet pas rretheve të tjera. Industria e bujqësia e saj janë zhvilluar, por duhet të punojmë akoma më tepër për një përparim më të madh sidomos të bujqësisë, të përfitojmë sa më shumë prej saj duke përqendruar forca më të mëdha, pse vetëm kështu mund t'i plotësojmë nevojat që kemi.

Edhe në arsim e kulturë Vlora ka ecur përpara.

Kudo ka shkolla, vlonjatët janë arsimdashës, edhe të zgjuar, si gjithë populli ynë. Me këtë popull të mrekullueshëm do të ecim përpara. Elbasanin tuaj, shoqja Myrvete, e bëmë të bukur e do ta bëjmë akoma më të bukur. Atje po ndërtohet Kombinati i madh Metalurgjik, që është i domosdoshëm për ekonominë tonë. Tubat që i sjellin Vlorës ujë të pijshëm, sot vijnë nga jashtë, po nesër do t'i prodhojmë vetë në Elbasan.

Edhe te ju, Astrit, përgatiten kuadro të rinj për mbrojtjen e sigurt të atdheut. Ata mësohen me kujdes që ta kryejnë detyrën sa më mirë dhe populli të jetojë i qetë. Veç avionëve që janë, do të kemi edhe të tjerë, prandaj na nevojiten më shumë pilotë, të cilët duhen zgjedhur të zotë e të mirë si nga ana politike edhe nga ana shëndetësore. Duhet shumë kujdes në këtë drejtim, ju e dini sa delikate është puna e avionit. SHOKU ASTRIT MERSINI: Nganjëherë në fluturim me avion piloti e ndien veten më të sigurt e më të lirë se në tokë.


SHOKU ENVER HOXHA: Ju aviatorët e ndieni veten të lirë në qiell, sepse atje nuk keni asnjë pengesë, rruga, për ju, është hapësira e pafund e qiellit, kurse në tokë është ndryshe, shoferi i automobilit do të mendojë të niset nga kjo ose ajo rrugë, që është më e shtruar ose që ka më pak njerëz.

Shokët mendonin të mos dilja sot për arsye të gripit. Unë u thashë: «Edhe sikur të më zërë gripi, do të dal patjetër për t'u takuar me njerëzit. Në këtë rast nuk mund t'i bindem vendimit tuaj».

Ka gjëra të tjera që u bindem patjetër shokëve, se e do puna të veprohet si vendos shumica, por, kur dal nganjëherë për t'u parë me shokë e miq, s'mund të rri pa i takuar e pa u çmallur me ta.

Ju e kuptoni sa e vështirë është të shkosh shtëpi më shtëpi. Megjithëse dëshirën e kam të madhe për t'u bërë të tërëve nga një vizitë në shtëpi, por kjo më është e pamundur. Ju, shoku gazetar, si e keni emrin.


SHOKU PAVLLO GJIDEDE: Më quajnë Pavllo Gjidede.


SHOKU ENVER HOXHA: A, ti qenke Pavlloja? Për gazetari ke mbaruar?


SHOKU PAVLLO GJIDEDE: Jo, kam mbaruar për gjuhë-letërsi shqipe.


SHOKU PETRO DODE: Ka qenë gazetar, korrespondent vullnetar. Tani e kemi korrespondent të «Zërit të popullit» për rrethin e Vlorës e të Fierit.


SHOKU ENVER HOXHA: Shkruan mirë ti, i kam lexuar me kënaqësi shkrimet e tua, ti shkruan me ndjenjë dhe shkrime të tilla i pëlqen populli. Edhe sot së bashku me Mehmet Elezin kishe një artikull 1 të shkruar me frymëzim. Gazetari bën një punë të nderuar, delikate, por shumë të bukur. Gazeta ka një rol të madh edukativ për kuadrot dhe për popullin, ajo çdo ditë i mëson njerëzit të mendojnë e të punojnë sipas mësimeve të Partisë, nganjëherë edhe i ngacmon, për t'i bërë më mirë punët, por ne nuk duhet të zemërohemi.

Burri yt2 nuk pi as cigare, as raki dhe bën shumë mirë. Asnjëherë mos e lër të pijë!


SHOQJA MYRVETE MERSINI: Kemi dëgjuar, shoku Enver, sikur nusen e djalit e keni këtej nga anët tona.


SHOKU ENVER HOXHA: Nusja e djalit të dytë është nga Selenica, gjyshi i saj, minator i vjetër, ka qenë me luftën. Babai i saj ka qenë partizan dhe minator.

Edhe nëna e nuses po ashtu ka qenë partizane, pas luftës ka qenë punëtore dhe me funksione drejtuese, tani është sekretare e organizatës-bazë të Partisë në kombinatin ushqimor «Ali Kelmendi» në Tiranë.

Ajo vetë është nga Novosela. Duke marrë nuse të mirë, vajzë të zgjuar e me origjinë punëtore, që mbaron këtë vit degën e fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, djali më ka nderuar.

Edhe djali i madh është fejuar me një vajzë shumë të mirë, babanë e ka komunist dhe nënën grua të mençur.

________


1. «Viorë, copëzë prej stërralli, të ndrit shtati, të qesh baIli...», «Zëri i popullit» nr. 286 (7578), 29 nëntor 1972.

2. I drejtohet shoqes Sofika Mersini, bashkëshortja e shokut Astrit Mersini.


SHOQJA MYRVETE MERSINI: Po si shumë të vegjël i ke fejuar djemtë, shoku Enver?


SHOKU ENVER HOXHA: Jo, nuk janë shumë të vegjël, i madhi mbaroi Fakultetin e Inxhinierisë këtë vit, i dyti mbaron sivjet, kurse vajza nuk ka vendosur akoma për fejesë.

Në radhë të parë, bijtë tanë dhe të tërë popullit duhet të jenë vajza e djem të vendosur për Partinë, për popullin, të bëhen të ndershëm dhe të mos na turpërojnë. Fëmijët e mi, edhe gjithë të rinjtë e të rejat me të cilët kam pasur rastin të bisedoj, i kam këshilluar:

«Zgjidhni vetë djalin ose vajzën që ju pëlqen, por të keni kujdes që vetë ata dhe prindërit e tyre, të jenë të ndershëm, të thjeshtë, punëtorë, patriotë dhe besnikë të Partisë. Për sa i përket pamjes, kjo është puna juaj». Për fejesën, të rinjtë duhet të këshillohen me prindërit, sepse këta kanë më tepër eksperiencë, prandaj dinë ta çmojnë më shumë të mirën e të keqen.


SHOQJA MYRVETE MERSINI: Na gëzuat shumë që na erdhët sot, shoku Enver. Për çështjen e Partisë e të popullit, për interesat e atdheut asgjë nuk kursyem,

as jetën tonë. Isha 17 vjeç kur dola malit të luftoj.

Edhe tani, po të jetë nevoja, jam gati të bëj sakrificën më të madhe bashkë me fëmijët. (Pastaj shoku Enver Hoxha doli në fotografi me pjesëtarët e familjes së Halim Bejto Mersinit.)


SHOKU ENVER HOXHA: Mirupafshim, gëzuar e për shumë vjet festat! Të rrojë Partia, të rroni ju të gjithë!



FAMILJARËT E HALIM BEJTO MERSINIT: Mirupafshim!

Të rroni Ju, shoku Enver, të rrojë Partia!

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi