Shqipe

 

 

NE LUFTEN KUNDER BESIMEVE FETARE KA
VETEM NJE RRUGE — PUNE POLITIKE,
IDEOLOGJIKE, BINDJE

Nga biseda me sekretarin e parë të Komitetit
të Partisë të Rrethit të Dibrës

7 prill 1967

 


Dua të të jap ndonjë këshillë për disa çështje që dalin në rrethin tuaj, për zgjidhjen e të cilave Partia duhet të bëjë kujdes të mad'h.
Po e filloj nga vendimet që merren për kooperativat bujqësore dhe, në përgjithësi, për fshatarësinë, të cilat nuk duhet të jenë të nxituara, të rastit. Këto vendime, që kanë lidhje me probleme ekonomike të fshatarësisë, shumë herë merren të pastudivara, shikohet vetërn interesi i tregut të qytetit, furnizimi i rregullt i tij. Kështu, pa menduar mirë, mbyllen pazaret, duke u udhëhequr vetëm nga arsyeja se «fshatari harxhon kohë•. Por nuk shihet ana ekonomike e pazarit si për fshatarët, ashtu edhe për qytetarët.
Pastaj, marrja .e këtyre masave administrative është e lidhur me faktin nëse ka mundësi ose jo që tregtia kooperativiste dhe shtetërore të plotësojë kërkesat e të sigurojë furnizimin e qytetit dhe të fshatit.
Këto Ylogari duhen bërë.
Gjithashtu, kua- pakësohet sipërfaqja e oborreve dhe numri i bagëtive personale, nuk merren masa të forta për një planifikim më të mirë të kulturave, për t'u ardhur në ndihmë kooperativave, të cilat të sigurojnë për anëtarët sasitë e nevojshme të zarzavateve, të bulmetit etj. Ose grumbullohen bagëtitë në kooperativat e reja dhe nuk mendohet seriozisht për
ushqimin dhe strehimin e tyre, nuk mendohet thellë se bagëtitë e kolektivizuara duhet të prodhojnë më shumë nga sa prodhonin kur ekonomia ishte private.
Po të mos bëhen këto studime ulet niveli i jetesës së kooperativistit, kurse qëllimi i Partisë është që ta ngremë këtë nivel, të paktën ta mbajmë konstant për një vit pas krijimit të kooperativës.
P.shtë për të ardhur keq se, në bazë, ka mjaft shokë që flasin me terma të përgjithshëm për çështjet ekonomike të fshatarësisë. Ata nuk janë në gjendje të japin një pasqyrë të saktë, veçanërisht për këto çështje, por të ngopin me fraza stereotipe, me gjëra të njohura. Shumë herë jemi në . vështirësi të nxjerrim
konkluzione dhe të bëjmë përgjithësime të drejta.
Pikër.isht kështu na ndoclhi me oborret dhe me bagëtitë e tyre.
Për sa i përket problemit të fesë dhe të zakoneve prapanike, edhe ju, shokë të Dibrës, keni bërë deklarata e keni marrë zotime se s'do të agjërohet, s'do të festohet bajrami etj., etj. Kurse tani vin.i e na thoni se në rrethin tuaj ka fanatizëm dhe, indirekt, kërkoni të merrni pëlqimin për ndonjë masë administrative.
Jo, Partia nuk e lejon këtë, sepse një rrugë e tillë nuk është e drejtë. Ne nuk do të lejojmë të përdoren masa administrative për zhdukjen e institucioneve fetare, të zakoneve e të besimeve të kota.
Për zgjidhjen e këtyre problemeve ka vetëm një rrugë: punë politike, ideologjike dhe bindje. Ne vazhdimisht po ju themi se zakonet prapanike e besimet fetare nuk zhduken menjëherë, por gradualisht, me një punë të gjerë e të vazhdueshme, duke përdorur forma të shumëllojta dhe të përshtatshme jo vetëm për çdo rreth, por për çdo familje dhe individ veç e veç.
Mos lejoni, shokë, që njerëz të ekzaltuar të prekin ndjenjat e popullit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të acarohemi me popullin për majën e një minareje, e cila në rast se nuk rrëzohet sot, do të rrëzohet mot, kur populli të bindet për kotësinë e besimeve fetare.
Unë do t'ju këshilloj një gjë: Në rast se ne duam që feja dhe zakonet prapanike të zhduken nga brezi ynë dhe nga brezat e ardhshëm, Partia duhet ta fillojë punën në radhë të parë nga gratë, te të cilat, për këto çështje, duhet të mbështetemi fuqimisht.
Problemi i gruas, e kam theksuar dhe do ta theksoj vazhdimisht, është një nga problemet kyç të Partisë dhe të socializmit. Partia dhe klasa punëtore ta kenë të qartë se, pas rinisë, gruaja është pjesa më përparimtare e popullit; se gruaja është më e lidhur
me jetën, me hallet, me punën, • me familjen, me tokën. Pavarësisht se ajo ka mbetur më prapa nga burri, pavarësisht se zakonet, traditat, fenë ajo i ruan në familje, gruaja është më në gjendje t'i hedhë tej, t'i shkelmojë e t'i përvëlojë ato, se i kanë rënduar në kurriz shekuj me radhë.
Duhet të kuptojmë se këto zakone në familje i ka ushqyer edhe burri. Gruaja vuan nga zakonet prapanike, shumë herë pa i kuptuar, duke menduar se në to gjen zbutjen e vuajtjeve, sheh shpresën e shërimit të plagëve të saj. Edhe kur ajo i zhduk
pjesërisht këto zakone që rëndojnë mbi të, ka burra cjë janë të predispozuar t'i ruajnë në njëfarë mënyre, pse me to plekset atavizmi i <<superioritetit» të tyre, «zotësisë» së tyre, i <zgjuarsisë. së tyre.
Përse, pra, disa organizata partie kënaqen, kur këto zakone zhduken vetëm nga burrat? Mos vallë: nëpërmjet burrit do ta çlirojmë gruan? Përkundrazi, me anën e grave ne do t'i çlirojmë edhe burrat nga pikëpamjet dhe zakonet e këqija. Prandaj, t'i futemi si duhet punës për çlirimin e gruas, duke aktivizuar, së pari, gratë, doemos, pa neglizhuar edhe aktivizimin e burrave.
Ka shokë që flasin shumë për «ngritjen e .personahtetit të gruas», po për këtë bëjnë pak dhe atë pak e bëjnë si -.<1ëmoshë» për gruan, si një favor për të. E quajnë të natyrshme të pranojnë disa burra në Parti dhe të kënaqshme të pranojnë vetëm një grua. Kjo, padashur dhe pa e kuptuar, do të thotë të mendosh si prapanik.
Për të justifikuar këto qëndrime sillen shumë arsye, pa asnjë bazë, thuhet se burri është më i ngritur etj., etj. Kjo nuk është e vërtetë, sidomos deri në moshën 35-vjeçare. Deri në këtë moshë nuk ka asnjë ndryshim në mes vajzës dhe djalit, pse që të dy janë rritur njësoj në regjimin tonë socialist, por mendjet patriarkale në këtë çështje nuk kanë bërë ndryshim.
Është absolutisht e nevojshme të bëhet kjo kthesë në punën e Partisë për çështjen .e gruas. Mbështetuni fuqimisht te gratë në punën tuaj .dhe do të shihni ç'rezultate të shkëlqyera dhe të shpejta do të keni, veçanërisht në zhdukjen e zakoneve prapanike dhe të fesë.
Çështja e besimeve fetare te ne, si në burrat, edhe në gratë, nuk ka të bëjë me bindje filozofike.
Ky është më shumë një problem pragmatik, një çështje zakoni, i lënë trashëgim. Zakoni i keq, natyrisht, ka pësuar ndryshime të mëdha, duke shkuar drejt zhdukjes, bile pa bërë edhe një punë ateiste të dendur. Edhe në kohën para vendosjes të rendit tonë
socialist, praktikat fetare, megjithëse ekzistonin, prapëseprapë,
po t'i krahasojmë me besimin dhe praktikat fetare në vendet e tjera, kanë qenë të zbehta.
Ecihe po të marrim besimin katolik, që shërbehej nga klerikë të mësuar, prapë ne do të konstatojmë se edhe këtu klerikët nuk kanë mundur të dalin jashtë praktikave të liturgjisë, të zhvilluara në mënyrë «të zbehtë» në krahasim me vendet e tjera.
Kurse faljet në xhamitë dhe në kishat bëheshin relativisht të rralla dhe kulizoheshin më shumë në ditët e festave fetare. Agjërimet dhe kreshmët e humbisnin efektin e tyre, sidomos në të rinjtë, por edhe në të kaluarit nga mosha nëpër qytete.
-Magjitë» dhe nuskat po dobësoheshin dhe ato ruan.in një karakter aq primitiv, saqë zhdukej kredia e tyre në masat. «Magjistarët», falixhorët, njerëzit e nuskave, natyrisht, bëheshin anakronikë, ata mbeteshin nga më injorantët e injorantëve përpara zhvillimit të shoqërisë.
Me vendosjen e pushtetit popullor, me përparimin e madh arsimor e kulturor, me ngritjen e nivelit të jetesës së popullit, e gjithë ajo prapambetje në zakone dhe në fe hëngri një grusht tjetër, më të rëndë.
Disa shokë i vënë më tepër rëndësi «influencës».
së një hoxhe ose të një prifti injorant të fshatit, i cili, në realitet, nuk ka asnjë kredi, sesa sqarimit të masës mbi këto besime e zakone që janë shumë të lëkundshme, të zbehta e pa baza dhe që, me një punë më të kujdesshme, do të lëkunden akoma më tepër, derisa të zhduken fare.
Ja, këto ishin disa gjëra që doja të të t.hosha.
Nuk është se këto Partia i thotë për herë të parë, porqëllimi
është të tërheqim vëmendjen tuaj që me këto çështje të merreni më mirë, duke i dhënë vendin e duhur punës bindëse e politiko-ideologjike masat.

 


Botohet për herë të parë sipas
origjinalit që gjendet në
Arkivin Qendror të Partisë

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi