Shqipe

 

NËNTORI ËSHTË NJË MUAJ I LAVDISHËM PËR NE


Fjala në darkën e shtruar në Gjirokastër me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit

28 nëntor 1966



Të dashur shokë dhe shoqe, motra dhe vëllezër të Gjirokastrës,

Në këto ditë të shënuara feste për popullin shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, dhe 29 Nëntorin, festën e Çlirimit, më takoi nderi i madh të vij në Gjirokastër, t'ju sjell përshëndetjet dhe urimet më të zjarrta të shokëve të Komitetit Qendror e të Qeverisë dhe t'ju uroj, ashtu si gjithë popullit tonë, jetë të lurntur, të gëzuar, luftarake, plot suksese e fitore. Ju uroj të keni një organizatë partie çdo ditë e më të fortë dhe më të çeliktë në një atdhe gjithnjë më të bukur, më të pasur, më të fuqishëm për të përballuar çdo pengesë e rrezik nga çfarëdo armiku që të vijë.

Jam shumë i gëzuar që m'u dha rasti të vija në Gjirokastër për t'i kaluar festat së bashku, se për mua, ashtu si për të gjithë ju, vendi i lindjes është i dashur, i shtrenjtë dhe, sa më tepër kalojnë vitet, gjithnjë e më shumë i dashur të bëhet vendi ku ke lindur.

Kush nuk e njeh nga afër Gjirokastrën mund të mendojë se gurët e saj të mërzitin, kurse ne gjirokastritëve, kur ecim në rrugët e shtruara me kalldrëm prej gjyshërve tanë, na duket sikur shkelim mbi qilim. Dhe zemrën na e ngroh zjarri e pasuria e madhe e ndjenjave të atyre mjeshtërve të talentuar që skalitën në shekuj këtë qytet.

Megjithatë, Gjirokastra sot nuk është më si vite më parë, vetëm gurë. Në sajë të udhëheqjes së Partisë, të luftës dhe të punës së madhe ndërtimtare të mbarë popullit tonë. ajo është transformuar dhe akoma mëe bukur do të bëhet në të ardhmen, pse njerëzit e saj të thjeshtë, punëtorë, të guximshëm e heroikë, ashtu si dje në luftë luftëtarë sypatrembur, tani i janë vënë punës me një vrull të paparë për zhvillimin e ekonomisë së rrethit që ka perspektiva shumë të mira sidornos në bujqësi, pa folur pastaj për zhvillimin e madh të arsimit e të kulturës, për të cilat rnund të flasirn me mburrje, se Gjirokastra ka shumë tradita.

Vendi ynë ka bërë përparime jo vetëm në bujqësi, në arsim e në kulturë, por sidomos në industri. Edhe Gjirokastra ka marrë një hov të mirë në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Por, që të zhvillohet industria në shkallën që dëshiron Partia, natyrisht, duhet të shfrytëzohen sa më me ekonomi sidomos lëndët e para që ekzistojnë këtu, në vend. Organizata e Partisë dhe pushteti në rreth duhet të bëjnë përpjekje që të gjitha lëndët e para të shfrytëzohen sa më mirë, me qëllim që industrinë dhe artizanatin t'i zgjerojmë e t'i modernizojmë, për të prodhuar mallra sa më të mira për popullin. Njerëzit dhe zotësia e tyre për të kryer një detyrë të tillë nuk mungojnë as këtu, vetëm duhet më shumë iniciativë për zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre degëve kudo ku ka mundësi dhe ku ndihet nevoja.

Toka e Shqipërisë në thellësitë e saj ka edhe pasuri të tjera, që ne aloma nuk i njohim, se nuk i kemi zbuluar, prandaj po krijohen ekipe të shumta gjeologësh.

Edhe ky skaj i atdheut, me shkëmbinjtë e tij shekullorë, ka mundësi të ketë pasuri të vlefshme dhe, kur ne t'i zbulojmë ato, do të jetë një gëzim i madh për gjithë Shqipërinë, në radhë të parë, por edhe për rrethin e Gjirokastrës.

Kongresi i 5-të i Partisë i hapi perspektiva të mëdha zhvillimit të vendit tonë. Planet që u aprovuan janë të ngjeshura, por të realizueshme. Secili duhet të mendojë që tashti se çfarë detyrash ka në këtë plan dhe të bëjë përpjekje për t'i kryer. Realizimi i detyrave të planit peSëvjeçar kërkon forcë, vullnet, sakrifica, përpjekje për të mësuar e për t'u edukuar politikisht dhe teknikisht. Këto cilësi nuk na mungojnë, në gjirin e masave ka një hov të madh revolucionar; njeriu ynë, me zotësinë, ndjenjat dhe diturinë e tij, i udhëhequr nga vija e drejtë e Partisë, është në gjendje të realizojë e të transformojë, prandaj Partia dhe populli kanë besim se këto plane jo vetëm do të realizohen, por edhe do të tejkalohen.

Sa shumë na hidhërohet shpirti kur mendojmë se ç'jetë të mjerueshme bënin përpara nënat dhe motrat tona, të mbyllura në shtëpi, të papërfillura prej askujt, por sa shumë gëzohemi kur shohim që sot vajzat dhe gratë gjirokastrite punojnë në fabrika, në artizanat e kudo. Në vizitat që bëra në disa qendra pune u thashë grave dhe vajzave që punojnë atje se sot jeta e tyre është e sigurt. U theksova, gjithashtu, që secila të ketë kujdes për të mësuar, për t'u bërë e aftë dhe e zonja të punojë kudo, pse nesër nevojat e atdheut do të rriten dhe ju, me duart tuaja të shkathëta, do të jeni në gjendje të krijoni gjëra të reja, të nevojshme për popullin.

Atdheu ka nevojë të madhe që njerëzit tanë vazhdimisht të fitojnë eksperiencë, të mësojnë, të zhvillohen dhe të kryejnë punë akoma më të mëdha, sepse vendi ynë po zhvillohet më tej, në industri po hyn automatizimi dhe do të krijohen degë të reja të saj, do të zhvillohet industria kimike, minerale, kështu që jeta e popullit tonë do të bëhet më e mirë.

Ne nuk e fshehim se sot kemi akoma nevoja për shumë gjëra që na mungojnë, por, që t'l kemi ato, duhet të punojmë kryesisht vetë. Planet tona synojnë që të prodhojmë mallra për të cilat ka nevojë populli ynë, që jeta e tij të bëhet gjithnjë më e bukur. Prandaj secili të mendojë që këto plane të realizohen, secili të mendojë për popullin në radhë të parë. Për popullin, për lirinë e për begatinë e atdheut janë vrarë dhe sakrifikuan jetën shokët, motrat e vëllezërit tanë. Amaneti i tyre na flet neve sot që t'i përvishemi punës edhe më me vrull, që vendi ynë të zbukurohet vazhdimisht, pse për këtë vend e për këtë jetë që gëzojmë, ata benë edhe sakrificën e fundit.

Besimi i Partisë dhe i popullit është se plani që aprovoi Kongresi i 5-të do të realizohet dhe do të tejkalohet gjë që do t'i japë mundësi më të mëdha për të ecur përpara, do t'ia shtojë potencialin ekonomik për të realizuar në të ardhmen plane të tjera edhe më madhështore.

Një rëndësi e madhe do t'i vihet gjatë këtij pesëvjeçari bujqësisë, e cila do të marrë përpjesëtime që nuk janë parë gjer më sot. Për këtë ne kemi bindje të plotë pse, si kurdoherë, fjala e Partisë do të vihet në jetë. Tani Partia ka hedhur parullën «të sulmojmë malet», <<të hapen kudo toka të reja» dhe, kur akoma s'kishte mbaruar Kongresi. në të katër anët e vendit filloi puna për hapjen e tokave të reja. Në rrethet malore që deri dje pritnin të merrnin drithë nga shteti, tani malësori i thjeshtë mendon: ku e gjen këtë drithë që na dërgon neve Qeveria? Atë ose e blen jashtë ose e prodhojnë kooperativat bujqësore të fushave. Përse atëherë, pyet veten malësori, të mos e prodhojmë edhe ne në male? Prandaj të gjithë u janë qepur tani edhe kodrave e maleve të Kolonjës, të Tepelenës, të Pukës e të Tropojës etj. Kudo, në të katër anët e Shqipërisë, i gjithë vendi po zien nga puna për hapjen e tokave të reja. Kjo punë, siç e përcaktoi Kongresi, çel një perspektivë madhështore. Kodrat e malet ne do t'i bëjmë pjellore, do të krijohen mundësi që edhe atje të shtojmë prodhimin e drithit, të patateve, të lopëve për-qumësht e të bagëtive të tjera. Kjo do të japë mundësi që edhe në zonat malore e kodrinore të zhvillojmë industrinë e qumështit, të djathit etj. Ne jemi një vend me tradita në zhvillimin e blegtorisë, por, po ta shikojmë ,çështjen me sy kritik, këtë traditë shumë të mirë nuk e kemi shfrytëzuar si duhet, në mënyrë që vendi ynë, në shumicë malor dhe alpin, të rritë të tilla kafshë prodhuese që të jenë me të vërtetë fabrika për prodhimin e mishit, të qumështit e të leshit. Tani Partia vuri detyrën e madhe për hapjen e tokave të reja. prandaj kudo që shkon. shikon njerëz që merren me këtë punë të rëndësishme.

Synimi ynë është që ta dyfishojmë sipërfaqen e tokës së mbjellë dhe bukën ta sigurojmë në vend. Atëherë do t'i themi një herë e mirë me shëndet kohës kur ishim të detyruar të blinim drithë jashtë dhe me siguri do ta arrijmë këtë ditë.

Duke kaluar nga Saranda, zonës së Bregdetit, kudo pashë mjaft toka të reja pjellore, që i ka hapur fshatarësia e atyre anëve. Megjithatë në Bregdet ka shumë toka për të hapur, të cilat mund të mbillen me drithë, agrume, ullinj, fiq e rrush. Për të ndihmuar në këtë punë të madhe atje do të shkojnë me gjithë dëshirë mijëra të rinj e të reja, të cilët do të kryejnë një detyrë patriotike, por njëkohësisht për ta do të jetë edhe një kënaqësi e madhe, sepse në Bregdet klima është e mrekullueshme, bukuritë janë të rralla, atje do të ketë edhe kinema, grupe folklorike etj., për dëfrimin e kulturuar të rinisë. Si Bregdeti do të bëhet e bukur gjithë zona kodrinore e malore, pse rinia jonë, sa mësoi direktivën e Kongresit, kërkon nga të katër anët të sulmojë nëpër male e t'i bëjë këto pjellore e të bukura si dhe fushat.

Kur shokët e delegacioneve, që erdhën për të marrë pjesë në Kongresin tonë të 5-të, panë zjarrin e madh revolucionar që vlon në zemrën e popullit, na thanë se jo vetëm në Kongres që kishte një entuziazëm e optimizëm të madh revolucionar, por e gjithë Shqipëria, çdo rrugë nga kaluan ata, vunë re se ishte si në Kongres. Ata u habitën se si vija dhe vendimet Partisë sonë përqafohen dhe përhapen me një shpejtësi shumë të madhe gjer në skajet më të largëta të vendit tonë. Ne u shpjeguam shokëve të partive motra se një gjë e tillë ndodh te ne për arsye se Partia është lidhur shumë ngushtë me popullin dhe ç'thotë Partia bën populli, ç'do populli bën Partia.

Shokë e shoqe, detyrat që na dalin për realizimin planit t'i shikojmë, në radhë të parë, politikisht. Çdo gjë, çdo veprim, çdo aksion, çdo punë ka politikën e vet, dhe këtë politikë duhet ta kuptojmë e ta zbatojmë të gjithë. Po i pamë gjërat politikisht, në interesin e Partisë, atëherë nuk do të gabojmë kurrë. Të vësh politikën në radhë të parë, t'i analizosh çështjet në prizmin politik, do të thotë të gjykosh nëse kjo çështje është në të mirën e atdheut, të Partisë e të popullit.

Në rast se një veprim nuk është në interes të popullit, nuk duhet kryer. Pra më parë duhen sqaruar çështjet, duhet gjykuar, pastaj duhet vepruar. Në qoftë se çështja shihet në një kuadër të ngushtë duke gjykuar se <kjo që po bëj është e mirë vetëm për mua ose për familjen time», do të thotë se çështja nuk është parë me syrin e drejtë të Partisë, nuk është gjykuar nën prizmin e politikës së saj.

Natyrisht, interesat personale Partia nuk i hedh poshtë kurrë, pse dihet që disa persona përbëjnë familjen dhe bashkimi i familjeve formon tërë s'noqërinë, prandaj edhe ruajtja e interesave të individit e të familjes për" Partinë është një detyrë e madhe, por këto interesa janë të lidhura me interesin e përgjithshëm të shoqërisë dhe duhet t'i nënshtrohen këtij të fundit.

Prandaj interesi i përgjithshëm duhet të shikohet në radhë të parë, nga ky interes duhet nisur në çdo punë që bëjmë. Në këtë mënyrë do të zgjidhet edhe interesi personal i çdo individi ose i çdo familjeje. Të gjithëve na vjen shumë keq kur dëgjojmë për ndonjë person që përpiqet të marrë nga shoqëria më shumë t'i japë asaj më pak pra të ketë përfitime të padrejta.

Elementë të tillë nuk janë njerëz të mirë. Djemtë vajzat e popullit, që dhanë jetën për këto ditë, nuk menduan asgjë për vete, ndryshe nuk do të shkonin në luftë të vriteshin, por do të rrinin qosheve. Ata vunë jetën në balancë për ta çliruar atdheun nga fashistët e tradhtarët. Shembulli i tyre është një frymëzim i madh për ne, që të vëmë kurdoherë në plan të parë interesin e përgjithshëm, lumturinë e popullit, sepse te lumturia e popullit është edhe lumturia personale e secilit.

Partia, duke filluar që nga brezi i ri e deri te të moshuarit, i edukon njerëzit në mënyrë të tillë që politikën e saj ta vënë në rendin e parë, pse kështu sigurohet realizimi i planeve, kalitja e radhëve të Partisë dhe e të gjitha masave punonjëse të vendit tonë.

Letra e Hapur e Komitetit Qendror, me të cilën Partia doli me autokritikë përpara popullit, bëri që të çelikosen më shumë radhët parti-popull, prandaj shokë dhe shoqe, të mos kemi frikë nga autokritika, të mos kemi frikë për të njohur të metat tona, kurdoherë t'i njohim ndershmërisht gabimet. Kur popullit i hap zemrën, ai të jep dorën, të ndihmon të shkosh përpara.

Një qëndrim i tillë ka rëndësi të madhe, pse përbën garancinë që të mos gabohet më, që vija e Partisë në të ardhmen të zbatohet në mënyrë revolucionare, në interesin e popullit, në interesin e secilit dhe të familjes së tij.

Sikur të mendojnë e të veprojnë të gjithë kështu, nuk mund të imagjinohet ç'vrull të madh do të ketë në popull për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës, për forcimin e unitetit të popullit me Partinë, për vetë kalitjen e Partisë. Kalitja e Partisë bëhet nga brenda, po bëhet edhe nga jashtë. Në qoftë se Partia nuk kalitet nga jashtë, domethënë në qoftë se populli nuk i qëndron afër Partisë, në qoftë se nuk i tregon me gisht ata që nuk punojnë mirë, që ajo të marrë masa t'i ndreqë, atëherë Partia dobësohet, anëtarëve të saj u rritet mendja dhe ushqehet tendenca që vetëm të japim urdhra, të komandojmë. Këto tendenca duhen luftuar që në vezë se janë shumë të rrezikshme për Partinë.

Tani, vëllezër dhe motra, shokë dhe shoqe, dëshiroj të flas pak edhe për dy datat e mëdha të historisë së popullit tonë. 28 dhe 29 Nëntorin.


Nëntori është një muaj i lavdishëm i vitit për ne, pse gjatë këtij muaji ne festojmë katër nga datat tona më të mëdha, kombëtare e ndërkombëtare, të cilat formojnë, si të thuash, një buqetë të zjarrtë. Njëra nga këto katër data, 7 Nëntori, është dita e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, dita e atij revolucioni që solli në botë rendin e ri ekonomiko-shoqëror, socializmin, kurse tri të tjerat i sollën Shqipërisë, atdheut tonë, pavarësinë kombëtare, lirinë, socializmin. Data e 8 Nëntorit, dita e themelimit të Partisë sonë, është një nga datat më të shënuara të historisë së popullit shqiptar, pse, sikurse thotë poeti, në atë ditë shpërtheu në vendin tonë stuhia, furtuna e madhe, që përlau pa më shirë armiqtë e popullit, tradhtarët e atdheut në të katër anët e Shqipërisë; kemi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ditën e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare;

dhe më në fund ditën e madhe të 29 Nëntorit, ditëne çlirimit të popullit dhe të atdheut.

Kur u çlirua Tirana, Qeveria e Përkohshme, e da--lë nga lufta, ndodhej në Berat. Disa shokë në ato ditë historike më thanë:

..Shoku Enver, të bëjmë përpjekje që në Tiranë të hyjmë më 28 Nëntor, Ditën e madhe të Flamurit dhe këtë ta quajmë ditën e çlirimit».

Unë iu përgjigja atyre: «Mundet, të dashur shokë, të hyjmë në kryeqytet më 28 Nëntor, por ditë të çlirimit do të quajmë atë ditë kur të çlirohet gjithë vendi»


[ Më 29 Nëntor 1944 u qyteti i fundit i Shqipërisë, Shkodra. ]


Kjo ka rëndësi sepse festa e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe ajo e Çlirimit të. Shqipërisë nuk duhet të shkrihen në një ditë, mbasi si njëra, ashtu edhe, tjetra, janë dy data që përfaqësojnë dy periudha të ndryshme të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, njëra nga të cilat ndjek tjetrën, e dyta është rrjedhim i së parës. Ato ditë ne i dhamë urdhër Ushtrisë sonë të lavdishme Nacionalçlirimtare që Shqipëria të çlirohej sa më parë. Pikërisht më 29 Nëntor ushtria e lavdishme e popullit, Ushtria Partizane Nacional çlirimtare çliroi një herë e përgjithmonë atdheun nga pushtimi i huaj dhe dy divizione të saj kaluan kufirin për të ndihmuar edhe në çlirimin e popujve fqinjë të Jugosllavisë.

Në këto ditë kaq të shënuara si të mos i ngremë ne këtij populli hero himnet më të lavdishme, të cilat shprehin admirimin tonë dhe të brezave të ardhshëm të Shqipërisë për përpjekjet vigane që ka bërë gjatë shekujve kundër armiqve të shumtë, planet e të cilëve synonin ta robëronin e ta shfarosnin popullin shqiptar, ta robëronin atdheun tonë dhe ata shqiptarë që do të shpëtonin të mbeteshin skllevër, raA të armikut ose më në fund t'i zhduknin edhe këta krejtësisht? Jeta na tregon se popuj të mëdhenj e të fuqishëm janë zhdukur nga skena e historisë se nuk kanë përballuar dot valët e furishme të invazioneve. Tash prej këtyre popujve të lashtë nuk kemi përveçse monumentet prej guri dhe tabelat prej balte të pjekur, dëshmi të një qytetërimi të hershëm. Ndryshe ka ndodhur me popullin tonë, i cili, sado që i vogël, i sulmuar pa pushim gjatë shekujve, i torturuar, i vrarë e i gjakosur, asnjëherë nuk është gjunjëzuar, por ka rezistuar dhe ka çarë përpara në furtuna. Ishin pikërisht heroizmi, vullneti pjekuria dhe eksperienca që grumbullonte gjatë humbjeve e fitoreve që i dhanë atij forca të pashtershme për t'u rezistuar armiqve dhe më në fund për të fituar.


28 Nëntori i vitit 1912 është një datë me rëndësi të madhe historike, është rezultati i luftërave dhe i përpjekjeve të popullit tonë. Shpallja e Pavarësisë Kombëtare nuk është vepra e një njeriu të madh ose e disa njerëzve të shquar të vendit tonë. Natyrisht, edhe ata kanë meritat e tyre, se kanë udhëhequr popullin, kanë luftuar bashkë me të dhe me luftërat e përpjekjet që kanë bërë kanë shprehur vullnetin, dëshirën e këtij populli trim, i cili ka luftuar vazhdimisht gjatë shekujve, por këta njerëz të shquar kishin me vete tërë këtë popull, i cili i mbështeti dhe i frymëzoi në veprën e tyre të pavdekshme, prandaj u bë e mundur të vinte dita e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

Kështu ndodhi edhe me ditën tjetër të shënuar, më të madhen e historisë së popullit tonë, me ditën e çlirimit të atdheut. As kjo nuk është vepra e disa njerëzve, por vepra e lavdishme e gjithë popullit shqiptar të udhëhequr nga Partia, nga komunistët që shkuan vatër më vatër në qytete e në fshatra dhe ngritën popullin në këmbë, krijuan çetat, batalionet e brigadat, i stërvitën dhe i hodhën në luftën e lavdishme çlirimtare.

Kjo, pra, është vepra e mrekullueshme e Partisë dhe e popullit.

Sot ne festojmë me një gëzim të papërshkruar dy datat tona të mëdha historike, 28 e 29 Nëntorin. Kur filluam luftën e dinim se do t'ia arrinim asaj dite, kur i gjithë populli ynë, si një ortek i papërmbajtur do të përzinte pushtuesit, do të shkatërronte tradhtarët e atdheut, do të përmbyste pushtetin e klasës feudale e kapitaliste që e shfrytëzonin dhe e shtypnin. Partia e mësoi popullin të hidhej në Luftën Nacionalçlirimtare se vetëm kështu do të shpëtonte njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit dhe nga shfrytëzuesit e vet. Elementët e klasave feudale e borgjeze, përfaqësuesit e tregtarëve dhe të fajdexhinjve, të ashtuquajturit patriotë të dikurshëm, që s'kishin mësuar asgjëkafshë nga lufta e popullit, sepse ideologjia dhe politika që ndiqnin ishte e tillë që u shërbente vetëm klasave sunduese, me plane e intriga siç kishin bërë edhe në kohën kur plaku i Vlorës Ismail Qemali e Çerçiz Topulli me shokë luftonin dhe punonin për pavarësinë e Shqipërisë, menduan se, në sajë të fashizmit italian, do të merrnin përsëri fuqinë në dorë. Kur fashizmi italian kapitulloi, ata i varën shpresat te nazizmi gjerman, e, kur u rrëzua edhe ky, tek anglezët, amerikanët e të tjerë; mirëpo kishin ardhur kohë të reja, prandaj çështja e perënduar e elementëve të Ballit Kombëtar dhe e të gjitha plehrave të tjera, kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të fitonte. Partia ishte e sigurt për këtë dhe, që në hapat e parë të themelimit të saj, frymëzonte komunistët dhe popullin me besim të patundur për luftë të vendosur gjer në fitoren e madhe.

Ne atëherë shumë teori nuk dinim, por dinim se vetëm po të udhëhiqeshim nga flamuri i marksizëm-leninizmit, nga teoria ngadhënjimtare e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, do të bënim të mundur që populli shqiptar ta kuptonte shpejt vijën dhe politikën e drejtë të Partisë, që shprehnin interesat e tij, për të cilat ai ka ëndërruar prej shekujsh. Populli shqiptar e kërkonte, bënte përpjekje, jepte prova, vritej, digjej për•një rrugë të tillë, por gjaku dhe vuajtjet kurdoherë i shkonin kot. Kurse te vija dhe te politika e Partisë ai pa për herë të parë mundësinë që i jepej për të realizuar aspiratat e tij, prandaj themi se në këtë vijë e në këtë politikë të drejtë e kanë bazën fitoret historike të popullit tonë, të këtij populli hero, me zemër të zjarrtë revolucionare.

Nuk ishte e lehtë të arriheshin këto fitore. Jo, lufta u fitua me përpjekje e sakrifica të mëdha, u desh të kapërceheshin vështirësi, intriga, plane e komplote nga më të stërholluarat që kurdisnin pushtuesit imperialistë dhe veglat e tyre shqiptare, ballistët, agallarët e të tjerë. Pastaj mos mendoni se i gjithë populli e kuptoi përnjëherësh vijën dhe politikën e drejtë të Partisë. Kujtoni, vëllezër dhe motra, sa punë e madhe i është dashur Partisë të bënte me njerëzit brenda në qytete, derisa më së fundi të gjitha përpjekjet e saj u kurorëzuan me sukses: populli u bashkua me Partinë, armiqtë i izoluam një nga një.

Politika e Partisë ka qenë, si vazhdimisht, edhe atëherë shumë e drejtë. Partia u përpoq të shpëtonte gjithçka ishte për t'u shpëtuar. Armiqtë e tërbuar u përpoqën që medoemos ta copëtonin Partinë, por ishte ajo që i copëtoi ata pa mëshirë. Nuk mund të lejonte Partia që të luhej me fatet e popullit shqiptar. Mjaft më ishte luajtur me fatet e tij gjatë shekujve. Ajo nuk mund të lejonte dhe në asnjë rast nuk lejoi që disa politikanë, të cilët mbanin nga njëqind flamuj në xhep, të vinin interesat personale, të familjes, të grupit ose të klasës së tyre, mbi interesat e popullit. Partia duhej të luftonte dhe luftoi pa u lëkundur kundër tyre dhe politikës së tyre, ajo udhëhoqi revolucionin dhe vendosi diktaturën e proletariatit, diktaturën e klasës punëtore, pavarësisht se kjo në vendin tonë nuk ishte formuar akoma në nivelin që ishte në shumë vende të tjera kapitaliste, por ideologjia e saj ndriçoi dhe udhëhoqi popullin në luftë. Populli shqiptar përqafoi me entuziazëm të madh rrugën e drejtë të Partisë dhe nën udhëheqjen e saj luftoi nga të katër anët e atdheut, çliroi vendin dhe tash po ndërton socializmin në sajë të vendosjes së diktaturës së proletariatit.

Revizionistët modernë përpiqen ta shkatërrojnë diktaturën e proletariatit. Kjo është e natyrshme, ata janë elementë borgjezë, ata janë borgjezuar, prandaj përpiqen të rivendosin në vendet socialiste një klasë të re borgjeze. Ata janë armiq të proletariatit, të diktaturës së proletariatit, të partisë komuniste. Revizionistët hrushovianë e quajnë këtë diktaturë, pa dallim, pushtetin e gjithë popullit, duke i hequr asaj atë çka është themelore, tiparin klasor. Ky është devijim i madh nga marksizëm-leninizmi. Diktatura e proletariatit është pushteti i klasës punëtore. Të gjithë ne duhet të ecim sipas ligjit, moralit, hovit, drejtësisë dhe urtësisë së klasës punëtore.

Diktatura e proletariatit është demokraci për shumicën dhe shtypje për pakicën. Kjo do të thotë se në kushtet e diktaturës së proletariatit lufta e klasave vazhdon. Klasat borgjezo-kapitaliste e feudale ne i kemi shkatërruar dhe ky përbën një sukses të madh, se vija e Partisë sonë ka qenë kurdoherë e drejtë dhe konsekuente. Megjithatë ekzistojnë mbeturina të këtyre klasave, ekzistojnë edhe mbeturina në ndërgjegjen e njerëzve, të cilat shumë herë na pengojnë të ecim përpara.

Këto mbeturina në ndërgjegjen e njerëzve duhen luftuar me vendosmëri prej nesh, pse, në qoftë se nuk luftohen, atëherë edhe nga radhët tona, nga radhët e klasës punëtore, të fshatarësisë punonjëse, nga vetë radhët e Partisë, dalin njerëz që degjenerohen, që jo vetëm shkëputen nga vija e Partisë, nga vija e diktaturës së proletariatit, po përpiqen edhe ta dëmtojnë atë.

Pikërisht pse vija e Partisë ka qenë e drejtë, prandaj populli e ka përqafuar me entuziazëm dhe sot shohim me gëzim rezultatet e mëdha të saj. Regjimi socialist në Shqipëri ka 22 vjet që po ecën gjithnjë përpara, po forcohet e po kalitet. Socializmi në vendin tonë përparon me hapa të shpejtë. Sa ndryshime kolosale janë bërë në Shqipëri pas Çlirimit, po ta krahasojmë atë me gjendjen e vendit gjatë gjithë periudhës që nga fitorja e Pavarësisë më 1912 e gjer në prag të Çlirimit. Pse ngjet kjo? Sepse pushteti në ato kohë ishte në duart e klasave shfrytëzuese, të cilat përpiqeshin si e si të mbronin interesat e tyre imediate.

Atëherë kush ishte më i fortë shtypte ose shkatërronte më të dobëtit, merrte fuqinë në dorë për të shtypur kundërshtarët dhe për të pirë gjakun e popullit.

Këtë pushtet të vjetër të shtypjes e të shfrytëzimit e fshiu nga themelet Partia jonë me Luftën Nacionalçlirimtare që udhëhoqi. Ky ishte një nga mësimet kryesore që Partisë sonë ia ka mësuar eksperienca e madhe e proletariatit botëror. Duhej shkatë•ruar nga bazat pushteti i vjetër, që atij të mos i mbetej asnjë nishan, dhe të krijohej, siç u krijua, pushteti i ri i popullit, pushteti i demokracisë popullore, i cili është një formë e diktaturës së proletariatit. Partia na mëson që këtë pushtet ta ruajmë jo vetëm sepse në sajë të tij po zhvillohet vendi ynë, por sepse ai është njëkohësisht një armë në duart e popullit për të goditur armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, të gjithë ata që ëndërrojnë të kthejnë të kaluarën e zezë. Do të vijë një kohë kur pushteti do të shuhet, domethënë kur nuk do të ketë më pushtet, pra as dhunë, por kjo do të arrihet në komunizëm. Tashti duhet patjetër të ketë edhe dhunë, edhe luftë klasash, prandaj porosia e Partisë ka qenë dhe është që ta ruajmë si sytë e baIlit dhe ta forcojmë dita-ditës këtë pushtet, se pushteti i diktaturës së proletariatit është arma e vetme që i jep mundësinë klasës punëtore dhe masave punonjëse të organizojnë me sukses luftën kundër armiqve, t'i shkatërrojnë ata dhe ideologjinë e tyre, të ndërtojnë socializmin e komunizmin.

Partia i mësoi popullit të ngrinte pushtetin e tij, sepse populli është mbi gjithçka, populli duhet të sundojë, të bëjë ligjin sipas vijës së Partisë, e cila është vija e klasës punëtore. Pse pushteti është në duart e popullit, prandaj ne kemi një stabilitet të tillë politik, që të tjerët na e kanë zili, prandaj vendi ynë është zbukuruar e po zbukurohet çdo ditë e më shumë dhe socializmi ndërtohet me sukses në vendin tonë.

Qysh kur filloi revolucionin, Partia diti të bëjë planet, të ndërtojë politikën e saj dhe ta zbatojë këtë politikë këmba-këmbës me sukses, duke përballuar vështirësi të panumërta. Mbasi e çliroi vendin, Partia i dha popullit këtë pushtet që e modernizoi dita-ditës, e bëri gjithnjë e më demokratik, gjithnjë e më afër popullit, sepse çështja e pushtetit, e këshillave popullorë është një çështje me rëndësi të madhe jetike. Edhe në Kongresin e 5-të u fol gjerë për këtë çështje. Pushteti ynë popullor duhet të jetë sa më demokratik. Ne duhet të punojmë, shoqe dhe shokë, që vetë populli ta kuptojë se aparatet dhe të gjithë ne që jemi zgjedhur qoftë nga Partia, qoftë nga populli në organet e Partisë dhe të pushtetit, nuk jemi ata që komandojmë dhe bëjmë ligje. Ligjin e bën Partia, e bën klasa punëtore, e bën populli, kurse ne jemi vetëm shërbëtorë të popullit. Këtë e themi vazhdimisht, po duhet ta kuptojmë që jemi shërbëtorët e tij me tërë kuptimin e fjalës, dhe kurdoherë duhet të veprojmë si të tillë. Për ne ka rëndësi të madhe parimore e praktike që të çrrënjosim nga mendja e njerëzve edhe ndjenjën më të vogël të frikës se «zyrtarët, qeveritarët, të bëjnë gjëmën, pse bëjnë ligjin, prandaj duhet ta kesh mirë me e gjëra të tjera. Jo, shoqe dhe shokë, i plotfuqishëm te ne është populli, e plotfuqishme është vija e Partisë. Në qoftë se drejtuesit do të punojnë mirë, populli do t'i dojë, do t'i nderojë dhe do t'i inkurajojë të ecin përpara. Por, në qoftë se njëri ose tjetri nuk punon mirë, në qoftë se do të vazhdojë të bëjë gabime, atëherë populli medoemos duhet t'i thotë se ti nuk e meriton besimin që të kam dhënë dhe t'i tregojë vendin se, po të mos e bëjë një gjë të tillë, do të ndeshemi para rreziqesh të mëdha. Partia e mëson popullin të përdorë në shkallë të gjerë kritikën, autokritikën dhe të drejtën e votës në zgjedhje. Gjersa të ka zgjedhur populli, atëherë duhet të punosh mirë. Populli të ka zgjedhur që t'i bësh punën, t'u shërbesh interesave të tij e jo të krijosh për vete disa favore. Klasa punëtore nuk i duron ata që kërkojnë të rrojnë në kurriz të saj. Klasa punëtore na udhëheq të gjithë, në çdo drejtim. Ajo punon pa u lodhur, ajo është shembull heroizmi e sakrifice, prandaj le të ecim të gjithë në shembullin e saj. Ky është një revolucion i madh që duhet të bëjmë të gjithë në mendjet tona, për sa u përket pikëpamjeve për pushtetin dhe për të zgjedhurit në organet e pushtetit dhe të Partisë.

Në Bashkimin Sovjetik pikërisht se nuk u zbatuan si duhet direktivat e Leninit e të Stalinit, për kuptimin moralo-politik të çështjeve, që nga ato ekonomiket e deri te mënyra e jetesës, u krijua një shtresë të privilegjuarish, e cila përgatiti terrenin që të merrte fuqinë revizionizmi me Hrushovin dhe me banditë të tjerë në krye, e në sajë të këtyre morën fuqinë revizionistët edhe në vende të tjera ish-socialiste të Evropës.

Kudo tani në këto vende sundojnë retë e zeza të kësaj agjenture të kapitalizmit që përpiqet t'i transformojë në vende kapitaliste. Përse ndodhën të gjitha këto ngjarje, Partia i shpjegoi në Kongresin e 5-të.

Materialet e këtij Kongresi duhet të bëhen objekt i një studimi të thellë. Mësimet e tij duhet të përvetësohen nga të gjithë jo në mënyrë dogmatike, por të bluhen, të bëhen armë e të gjithëve për të mbrojtur vijën e drejtë të Partisë, për të mbrojtur Partinë, popullin, socializmin nga të gjithë ata që përpiqen t'i dëmtojnë, të bëhen armë për të ecur kurdoherë përpara ashtu siç i ka hije popullit shqiptar. Ne po shohim, motra dhe vëllezër të dashur, ç'suksese të mëdha janë arritur me këtë vijë të drejtë që ka përpunuar e ka zbatuar Partia. Në vendin tonë janë ndërtuar shumë fabrika, bujqësia ka marrë një hov të madh, arsimi dhe kultura janë zhvilluar me një vrull të pandalshëm përpara.

Sa shumë ngjarje ndodhën gjatë këtij viti! Letra e Hapur e Komitetit Qendror, me të cilën Partia i tha haptazi popullit se kemi bërë edhe gabime në punën tonë dhe i tregoi rrugën se si duhet t'i ndreqim ato dhe të ecim përpara, i hodhi njerëzit në një punë të tillë të vrullshme që nuk është parë në jetën 22 vjeçare të atdheut të lirë dhe pikërisht në sajë të këtij hovi u arritën rezultate të shkëlqyera në të gjitha fushat.

Vrulli dhe pjekuria me të cilën iu përgjigj populli këtij dokumenti historik të Partisë dhe Kongresit të 5-të të saj tregon se ç'forcë kolosale, krijuese, fizike dhe mendore, ka në masat e popullit tonë.

Shembulli i Shqipërisë sot tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzve në botë. Për Partinë tonë të lavdishme të Punës, nën udhëheqjen e së cilës populli shqiptar ka arritur këto rezultate madhështore, ushqejnë respekt të gjithë miqtë.

Qëndrimet e drejta të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar njihen nga tërë opinioni publik botëror, vendi ynë njihet në të gjitha kontinentet, dhe me përjashtim të klikave kapitaliste dhe revizioniste që na kanë halë në sy, të gjithë njerëzit në botë i admirojnë qëndrimet e Shqipërisë së vogël socialiste.

Në favor të vendit tonë ekziston, pra, një opinion i madh, i fuqishëm, i fituar me djersë, me gjak, me qëndrime të drejta. Këtë opinion ne duhet të punojmë që ta forcojmë gjithnjë më shumë. Në radhë të parë, të bëjmë vazhdimisht përpjekje që të jemi të fortë brenda vendit tonë, po ne duhet të kemi konsideratë të madhe dhe për ndihmën që na japin popujt dhe klasa punëtore ndërkombëtare, ashtu siç na mësojnë mësuesit tanë të mëdhenj, Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini, sepse kjo ndihmë është një forcë e madhe mbështetëse. Marksistët do të gabonin në qoftë se nuk do ta vlerësonin dhe nuk do ta vinin në balancë këtë ndihmë.

Miqtë tanë në të gjithë botën flasin me gjithë shpirt mirë për sukseset tona. Përkrahja e opinionit publik ndërkombëtar në favor të popullit dhe të Partisë sonë, u manifestua edhe gjatë punimeve të Kongresit tonë të 5-të. Të gjitha partitë e vërteta komuniste, duke përfshirë edhe partitë e grupet e reja marksiste-leniniste, i dhanë një çmim të lartë Partisë sonë, materialet dhe direktivat e së cilës zënë një vend shulnë të madh në dokumentet dhe në shtypin e tyre.

Vija e drejtë e Partisë sonë, forca e madhe revolucionare e popullit tonë, i ka demaskuar keq revizioniztët hrushovianë, titistë, polakë, rumunë e të tjerët me radhë dhe i ka futur në një krizë të rëndë. Tash ata janë në pozita akoma më të vështira, edhe për shkak të presionit të brendshëm, edhe për arsye të luftës së pandërprerë që u bëjnë Partia jonë dhe partitë e tjera marksiste-leniniste.

Aktualisht revizionistët po përpiqen të bëjnë një mbledhje të partive komuniste. Sa herë që ata janë në krizë, përpiqen të organizojnë mbledhje për të gjetur fjalën, për të gjetur disa rripa që të lidhin shoqi-shoqin. Një gjë të tillë e bëri edhe Hrushovi në kohën e tij, por asgjë nuk ndryshoi dhe ai u rrëzua. Kjo vjen se revizionistët nuk mund të bien kurrë në ujdi me njëri-tjetrin, asnjëherë nuk mund të kenë unitet në mes tyre. Ata janë kundër marksizëm-leninizmit, ata predikojnë policentrizmin, sipas të cilit çdo njëri prej tyre të interpretojë marksizëm-leninizmin sipas qejfit të vet, prandaj midis tyre ka dhe kurdoherë do të ketë kontradikta të pazgjidhshme. Duke mos qenë marksistë, gjithsecili nga ata lufton të veprojë sipas interesit të klikës së vet dhe të klasës së re që kanë krijuar, përpiqet me çdo mjet të shkëputet krejtësisht nga revizionistët sovjetikë, që të jetë i lirë të hidhet me kë të dojë, me amerikanët, me anglezët e të tjerë.

Përpara shkatërrimit të sigurt të tyre që po precipitohet, revizionistët sovjetikë përpiqen të organizojnë një mbledhje për të lidhur pas qerres së tyre revizionistët e tjerë, por ranë vetë nga qerrja. Ata kanë ndeshur në vështirësi të mëdha. Ka disa parti që nuk para u pëlqen një mbledhje e tillë, prandaj revizionistët kanë rënë në hall dhe kanë frikë nëse do të bëhet vallë, apo nuk do të bëhet mbledhja aq shumë e dëshiruar prej tyre. Sidoqoftë, po të mos e bëjnë dot mbledhjen, kjo do të jetë një disfatë e rëndë për ta. Por edhe në qoftë se do të arrijnë ta bëjnë, edhe kjo do të jetë gjithashtu një disfatë tjetër e madhe për ta se, që pa filluar, dihet si do të jetë fundi i mbledhjes.

Partia jonë është e vogël, por ajo është një parti luftarake. Ajo ka detyrat e saj në situatën e brendshme dhe ndërkombëtare. Të gjithë ne komunistët dhe populli jemi të ndërgjegjshëm se këto detyra duhet të plotësohen dhe do të plotësohen me një hov të madh të paparë revolucionar, pse vija jonë është e qartë, e kuptueshme dhe e zbatueshme nga populli, i cili në këtë vijë shikon të ardhmen e tij.

E ardhmja jonë është e sigurt. Stafetën pas nesh do ta marrin të rinjtë dhe të rejat, prandaj ne kemi punuar e do të punojmë pa u lodhur, që t'i kalitim, t'i bëjmë njerëz të fortë, trima, të zotë për të kapërcyer çdo vështirësi, të mos kenë frikë nga puna, të mos kenë frikë nga armiku. Çdo nënë dhe baba që i do fëmilët e vet duhet të mendojë, në radhë të parë, për të ardhmen e Shqipërisë, të popullit, për të ardhmen e rinisë.

Të rinjtë dhe të rejat jo vetëm duhet të mësojnë sa më mirë në shkollë, ose, kur këtë e kanë kryer, të punojnë në mënyrë shembullore në fabrika, në kooperativa bujqësore etj., por edhe të kaliten fizikisht. të ecin, të marshojnë, të dalin sa më shumë në natyrë, të mësohen të rrinë në dëborë e në shi, të mësojnë nushkën, të dinë të përdorin mirë mitralozin etj. Ç'nësuam ne që ndenjëm në borë e në shi? Ne jo vetëm që qëndruam në kushte të vështira, por në atë kohë s'kishim as dituri, shkolla nuk kishim mbaruar, bile shumë nga ata që ishin duke i ndjekur i lanë mësimet përgjysmë për 3-4 vjet me radhë dhe dolën maleve për të luftuar.

Kur zbritëm nga mali, reaksionarët fërkonin duart dhe thoshin: «Ku dinë këta të qeverisin», rehat se këta e kanë të shkurtër davanë» etj. Po doli që davanë nuk e kishim të shkurtër ne. Dituri vërtet s'kishim, por kishim vullnet të hekurt, kishim zjarrin e Luftës së madhe Nacionalçlirimtare.

Tani gjithë Shqipëria është duke vazhduar me sukses ndërtimin e socializmit. Neve na vihet detyrë ta përgatitim brezin e ri, ta kalitim fizikisht dhe mendërisht atë. Revizionistët modernë kanë frikë jashtëzakonisht të madhe nga një gjë e tillë. Ne mendojmë se edhe në vendet ku ka marrë fuqinë revizionizmi, rinia, nën udhëheqjen e klasës punëtore, do të fillojë me siguri të lëvizë. Në shpirtin e të rinjve, ka thënë Lenini, ekziston një forcë e madhe e pallogaritshme revolucionare.

Revizionistët e dinë fare mirë këtë, prandaj e kanë shumë frikë vrullin revolucionar të rinisë.

Po ne me kë e filluam luftën? Të gjithë e dimë se në vendin tonë lufta u fillua me të rinjtë. Të tërë të rinj ishim në atë kohë, por, porsa bëri thirrje Partia, rinia brofi menjëherë në këmbë. Pas rinisë shkuan edhe ata që ishin më të rritur e më të pjekur, më të moshuarit, se edhe këta, në rininë e tyre, kishin jetuar e kishin marrë pjesë në ngjarje patriotike e revolucionare të popullit tonë.

Në ditët e shënuara të festave tona të mëdha, ashtu si dhe tani që jemi në pragun e Vitit të Ri, në të gjithë Shqipërinë ekziston një entuziazëm i papërshkruar, të cilin duhet ta ruajmë dhe ta shfrytëzojmë për një punë sa më të madhe, për t'i krijuar popullit tonë mundësi të atilla që jetën t'ia bëjmë çdo ditë e më shumë të begatshme. Është pikërisht për këto arsye që në të tilla ditë, dollia kryesore i përket popuIlit tonë të mrekullueshëm dhe Partisë së tij të lavdishme që e udhëheq atë në rrugën e socializmit dhe të komunizmit.

Për shëndetin tuaj shokë dhe shoqe, vëllezër dhe motra të Gjirokastrës! Ju uroj nga zemra jetë të lumtur dhe fitore të reja në punë edhe në jetë!



Botohet për herë të parë stpas origjinalit oë gjendet në Arkivin Qendror të Partisë

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi