Shqipe

 

GRUSHTI FASHIST NE INDONEZI DHE MESIMET QE NXJERRIN PREJ TIJ KOMUNISTET


Artikull i botuar në gazetën «Zëri i popullit»


11 maj 1966



Kaluan 6 muaj që nga shpërthimi i hapët i reaksionit fashist në Indonezi. Dhe këta 6 muaj janë karakterizuar nga një terror i pashembullt i fashistëve, veçanërisht kundër komunistëve dhe njerëzve përparimtarë.

Flitet se numri i të vrarëve, të masakruar pa gjyq dhe barbarisht, ka arritur në disa qindra mijëra.

Disa agjenci lajmesh bëjnë fjalë për 300 000 veta, disa të tjera për 500 000 veta. Thuhet, gjithashtu, se midis viktimave të terrorit të bardhë janë edhe disa nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Komuniste të Indonezisë.

Tragjedia që po jetojnë populli dhe komunistët indonezianë duhet të tronditë ndërgjegjen e të gjithë njerëzve përparimtarë. Fashistët indonezianë, të përkrahur haptazi dhe tërthorazi nga imperialistët amerikanë dhe nga revizionistkt hrushovianë, po përsëritin, në një shkallë akoma më të lartë, atë që dikur bënë nazistët pasi morën fuqinë. Atyre u duhet ndalur dora. Kundër masakrimit të komunistëve dhe të njerëzve përparimtarë të Indonezisë duhet të ngrihet zëri i fuqishëm i protestës nga çdo njeri i ndershëm, nga çdo revolucionar, dhe nga çdo antifashist. Kjo është sot për të gjithë kërkesa më elementare, sepse është krim i vërtetë që reaksionarët më të tërbuar të vrasin qindra mijëra njerëz të pafajshëm (ndoshta në asnjë luftë, me përjashtim të luftërave botërore, nuk ka pasur kaq viktima) dhe të mbeten pa u dënuar.

Populli dhe komunistët shqiptarë shprehin solidaritetin e tyre internacionalist me komunislet indonezianë, viktima të terrorit fashist. Ne jemi të bindur se Partia Komuniste e Indonezisë, pavarësisht nga dëmet e mëdha që ka pësuar, do t'u përgjigjet fashistëve me një luftë të vendosur revolucionare për shpartallimin e plotë të reaksionit. Tani është e qartë se për kundërshtimin e fashizmit dhe të terrorit, për komunistët dhe për patriotët indonezianë ka vetëm një rrugë: dhunës kundërrevolucionare i duhet përgjigjur me dhunë revolucionare, me luftën e armatosur të punëtorëve dhe të fshatarëve për mbrojtjen e dhe të demokracisë.

Zhvillimi i ngjarjeve në Indonezi është një fakt i hidhur për komunistët dhe për të gjithë revolucionarët.

Por megjithëkëtë ajo që ndodhi në Indonezi përbën një eksperiencë të madhe, e cila duhet studivar me kujdes dhe duhen nxjerrë prej saj mësime të vlefshme.

Revolucioni kurrë ndonjëherë nuk zhvillohet në vijë të drejtë. Ai ecën përpara nëpërmjet fitoresh e disfatash. Detyra e revolucionarëve, e marksistë-leninistëve, është që fitoret t'i çimentojnë, ndërsa nga disfatat e përkohshme të mësojnë, të nxjerrin konkluzionet e nevojshme, në mënyrë që revolucioni të ngrihet në një shkallë më të lartë dhe të zhvillohet me një forcë akoma më të madhe. Eksperienca e një revolucioni nuk është e dobishme vetëm për revolucionarët dhe për komunistët e një vendi, po për të gjithë revolucionarët, për të gjithë marksistë-leninistët e botës.

Për këtë arsye nga ngjarjet në Indonezi duhet të nxjerrin mësimet përkatëse jo vetëm komunistët indonezianë, por të gjithë revolucionarët dhe komunistët e vendeve të ndryshme. Kjo ka rëndësi të dorës së parë.

Partia Komuniste e Indonezisë u rrit e u zhvillua si parti marksiste-leniniste, në një luftë të ashpër klasore kundër armiqve të brendshëm e të jashtërn. Pas goditjeve të rënda që ajo mori nga reaksioni më 1927 dhe më 1948, kur u masakruan mijëra komunistë dhe gjithë udhëheqja e partisë, Partia Komuniste e Indonezisë e mori veten me luftë dhe me përpjekje, derisa u bë një forcë e tillë që nga numri i anëtarëve përfaqësonte partinë më të madhe komuniste të vendeve kapitaliste. Nuk ka dyshim se ajo përsëri, edhe pas humbjeve të mëdha që po pëson tani, pak nga pak, nëpërmjet një lufte të guximshme dhe konsekuente revolucionare marksiste-leniniste, do ta marrë veten.

Ne, komunistët shqiptarë, kemi besim të patundur se komunistët indonezianë do të analizojnë me kujdes punën e tyre të deritanishme, se ata do të zbulojnë të metat, gabimet dhe dobësitë që janë shfaqur në punën e partisë, do të nxjerrin konkluzionet e nevojshme, në mënyrë që PK e Indonezisë të udhëheqë me sukses në të ardhmen popullin indonezian në revolucion.

Më mirë se vetë ata askush nuk mund ta bëjë këtë.

Ngjarjet në Indonezi nuk janë një fenomen i shkëputur.

Ato janë hallkë e një zinxhiri, pjesë përbërëse e sulmit të reaksionit ndërkombëtar kundër lëvizjes komuniste dhe luftës çlirimtare të popujve. Ato kanë lidhje me veprimtarinë agresive të imperializmit amerikan në Vietnam e gjetkë, me ndërhyrjet gjakësore të imperialistëve në Santo-Domingo e në gjithë Amerikën Latine, me organizimin e grushteve kundërrevolucionare në disa vende të reja të Afrikës, me veprimet diversioniste e përçarëse që revizionistët hrushovianë po kryejnë prej kohësh në gjirin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, me sabotimin që ata po i bëjnë luftës nacionalçlirimtare të popujve, me përkrahjen aktive që ata u japin imperializmit amerikan dhe gjithë reaksionarëve të ndryshëm etj.

Për këtë arsye revolucionarët dhe komunistët e vendeve të ndryshme duhet të ndalen seriozisht në këto fenomene, t'i analizojnë me kujdes dhe të nxjerrin mësimet e nevojshme, në mënyrë që lufta revolucionare të shkojë gjithnjë përpara nga fitorja në fitore.

 

Sa vlejnë e si duhen shfrytëzuar «britë demokratike» në një shtet borgjez

 

Borgjezia, e bashkë me të edhe revizionistët modernë, flasin e llogaritin shumë në të ashtuquajturat liri demokratike. Në të vërtetë, sa për sy e faqe, në çdo shtet borgjez, të quajtur demokratik, ekzistojnë disa relative demokratike. Themi relative, sepse ato kurrë nuk e kalojnë kufirin e konceptit borgjez mbi «lirinë» e «demokracin&-, sepse ato shtrihen deri aq sa të mos prekin interesat jetësore të borgjezisë në fuqi.

Natyrisht, këto kushte i shfrytëzojnë edhe klasa punëtore dhe njerëzit përparimtarë për t'u organizuar, për të propaganduar pikëpamjet dhe ideologjinë e tyre, për të përgatitur përmbysjen e klasave shfrytkzuese dhe marrjen e pushtetit në dorë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në shumë vende kapitaliste të Evropës, për shkak të fitores mbi fashizmin e të rolit të luajtur nga partitë komuniste në luftën antifashiste, partitë komuniste arritën të marrin pjesë edhe në qeveri (si në Francë, në Itali, në Finlandë etj.), të kishin një numër të madh deputetësh në parlament, poste të rëndësishme në aparatin shtetëror, bile edhe në ushtri etj.

Gjithashtu, kushte të favorshme për partinë e klasës punëtore dhe për forcat përparimtare në këta 15 vjetët e fundit, në periudha të ndryshme, u krijuan edhe në disa vende të Lindjes së Mesme, si në Iran e në Irak, në Amerikën Latine, si në Guatemalë, Brazil, Ekuador, Venezuelë etj. Një situatë mjaft e favorshme u krijua në Indonezi. Partia Komuniste e Indonezisë u rrit me shpejtësi, ajo bënte pjesë në qeveri, ushtronte një influencë të madhe në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit etj.

Por edhe në kushtet e «lirive dernokratike», midis revolucionit e reaksionit, midis proletariatit e borgjezisë, zhvillohet një luftë e ashpër klasore, një luftë për jetë a vdekje. Në qoftë se proletariati dhe partia tij punojnë për të forcuar pozitat e tyre, reaksioni dhe borgjezia, nga ana e tyre, nuk flenë. Përkundrazi, duke përdorur aparatin shtetëror borgjez, policinë dhe forcat e armatosura, korrupsionin dhe diversionin, duke ushqyer oportunizmin dhe iluzionet reformiste e paqësore në gjirin e klasës punëtore etj., përgatiten seriozisht për të forcuar pozitat e tyre dhe për të shpartalluar forcat revolucionare.

Zhvillimi i ngjarjeve pas Luftës së Dytë Botërore tregon se, në kuadrin e «lirive demokratike», borgjezia, në mënyra të ndryshme, ka vepruar energjikisht për likuidimin e lëvizjes revolucionare të klasës punëtore.

Kur borgjezia dhe reaksioni forcuan pozitat e tyre, ata i dëbuan komunistët nga qeveria, nga postet e rëndësislune shtetërore dhe nga ushtria, siç ngjau në Itali, në Francë e në Finlandë. Në Angli, Austri etj. Komunistëve nuk u lanë një vend as në parlament, ndërsa në Greqi i plasën në burgje dhe u vunë pushkën.

Kur borgjezia dhe reaksioni vënë re se pushteti i tyre rrezikohet, si rrjedhim i rritjes së fuqisë e i prestigjit të partisë komuniste dhe i lëvizjes revolucionare të masave, ata luajnë edhe kartën e fundit: vënë në lëvizje forcat e armatosura, organizojnë pogromet për të thyer e për të likuiduar lëvizjen revolucionare partitë komuniste, siç ka ndodhur në Iran dhe në Irak e, tani së fundi, me ngjarjet tragjike të Indonezisë.

Në raste të tilla reaksioni dhe borgjezia e një vendi kanë shfrytëzuar drejtpërdrejt edhe ndihmën e reaksionit botëror, bile edhe përkrahjen e forcave të tij të armatosura, siç ka ndodhur në Santo-Domingo e gjetkë.

Ç'konkluzione mund të nxirren nga kjo eksperieneë historike?

Së pari, të ashtuquajturat borgjeze» e «liri demokratike» në vendet kapitaliste nuk janë të atilla sa t'u lejojnë partive komuniste dhe grupeve revolucionare të arrijnë qëllimet e tyre. Jo. Borgjezia dhe reaksioni lejojnë veprimtarinë e revolucionarëve derisa kjo nuk rrezikon pushtetin klasor të borgjezisë. Kur ky pushtet rrezikohet, ose kur reaksioni gjen momentin e përshtatshëm, ai i mbyt liritë demokratike dhe përdor çdo mjet, pa skrupull moral e politik, për të shkatërruar forcat revolucionare. Borgjezia dhe reaksioni në të gjitha vendet ku partitë komuniste lejohen të punojnë hapur, e shfrytëzojnë këtë situatë për të njohur gjithë aktivitetin, njerëzit, metodat e punës dhe të luftës së partive marksiste-leniniste dhe të revolucionarëve.

Prandaj komunistët dhe partitë e tyre të vërteta marksiste-leniniste do të bënin një gabim fatal po të kishin besim në «liritë» borgjeze që u jep koniunktura dhe të afishojnë çdo gjë hapur, të mosruajnë të fshehta organizimin dhe planet e tyre. Komunistktduhet të shfrytëzojnë kushtet e punës legale, bile t'i përdorin ato për të zhvilluar një punë të gjerë propagandistike e organizative, por në të njëjtën kohë ata duhet të jenë të përgatitur edhe për punën në ilegalitet.

Së dyti, iluzionet oportuniste mbi «rrugën paqësore» të marrjes së pushtetit janë një blof dhe përbëjnë një rrezik të madh për lëvizjen revolucionare. Në pamjen e jashtme Partia Komuniste e Indonezisë dukej se kishte terrenin më të përshtatshëm për t'ia arritur qëllimit në këtë rrugë. Megjithëkëtë, komunistëtindonezianë, më se një herë, kishin deklaruar se ata nuk kishin iluzione për «rrugën paqësore». Në përshëndetjen e delegacionit të KQ të PK të Indonezisë, drejtuar Kongresit të PK të Zelandës së Re, ata konfirmuan se «ngjarjet në Indonezi provuan edhe një herë se nuk ka asnjë klasë sunduese... dhe forcë re-Rksionare që të lejojnë forcat revolucionare të arrijnë fitoren me «rrugë paqësore»». Nga ngjarjet tragjike të Indonezisë komunistët nxjerrin mësimin se nuk mjafton vetëm të hedhësh poshtë iluzionet oportuniste mbi «rrugën paqësore», as të njohësh se rruga e vetme për marrjen e pushtetit është rruga revolucionare e luftës së armatosur. Partia e proletariatit, marksistë-leninistët dhe çdo revolucionar duhet të marrin masa efektive për të përgatitur revolucionin, që nga edukirni i komunistëve dhe i masave me një frymë tante revolucionare, deri te përgatitja konkrete për t'i bërë ballë dhunës kundërrevolucionare të reaksionit me luftën e armatosur revolucionare të masave popullore.

Së treti, pavarësisht nga kushtet dhe nga pozitat e favorshme që mund të gëzojë në një kohë të caktuar, partia e klasës punëtore nuk duhet për asnjë çast të ulë vigjilencën revolucionare, të mbivlerësojë forcat e veta e të aleatëve të saj dhe të nënvleftësojë forcën e kundërshtarit, të borgjezisë dhe të reaksionit. Partia Komuniste e Indonezisë kishte një influenoë të madhe në vend, por, siç duket, ajo ka mbivlerësuar dhe ka pasur besim jashtë mase, veçanërisht në forcën politike të Sukarnos dhe të asaj pjese të borgjezisë që e mbështeste atë. Në të njëjtën kohë, duket se ajo ka nënvleftësuar forcën e reaksionit, veçanërisht atë të reaksionit në ushtri. Shokët indonezianë, siç duket, kishin mendimin se kush ka Sukarnon nga ana e tij, ai ka në dorë kyçin e Indonezisë, pa analizuar mirë ku qëndronte forca e Sukarnos dhe sa reale ishte kjo, veçanërisht në popull. Ngjarjet e fundit në Indonezi treguan qartë se prestigji dhe autoriteti i Sukarnos nuk kishin një bazë të shëndoshë as shoqërore, as ekonomike e politike. Gjeneralët reaksionarë arritën ta neutralizojnë Sukarnon, bile, aq sa u duhet, edhe ta shfrytëzojnë atë për qëllimet e tyre kundërrevolucionare.

Së katërti, partia marksiste-leniniste dhe çdo revolucionar i vërtetë duhet të ndjekin me konsekuencë e me vendosmëri një vijë revolucionare dhe të luftojnë me guxim kundër oportunizmit dhe shfaqjes së tij më të shëmtuar, revizionizmit modern, atij hrushovian e titist. Oportunistët dhe revizionistët modernë kanë bërë flamur të tyre luftën për «liritk» borgjeze dhe kanë hequr dorë nga revolucioni, ata predikojnë «rrugën paqësore» si rrugën e vetme për marrjen e pushtetit.

Pikërisht vija oportuniste dhe revizioniste, influenca e revizionistëve hrushovianë etj., i kanë kthyer shumë parti komuniste, që dikur përfaqësonin një forcë të madhe revolucionare, në parti të reformave sociale, në bisht e ndihmëse të borgjezisë reaksionare.

Kjo ndodhi me partitë komuniste të Italisë, të Francës, të Finlandës, të Anglisë, të Austrisë etj. Ndjekja e vijës oportuniste të Kongresit të 20-të të hrushovianëve çoi drejt katastrofës dhe likuidimit Partinë Komuniste të Irakut, Partinë revizioniste Braziliane, Partinë Komuniste të Algjerisë etj. Partia Komuniste e Indonezisë e kundërshton revizionizmin modern. Ngjarjet e fundit në Indonezi dhe roli minues që luajtën atje revizionistët hrushovianë, tregojnë se një parti e vërtetë revolucionare, besnike e marksizëm-leninizmit, e vendosur ta çojë përpara me guxim revolucionin, duhet të ketë një qëndrim të prerë ndaj oportunizmit, ndaj revizionizmit hrushovian e titist. Nuk mjafton vetëm të solidarizohesh me luftën e marksist&leninistëve kundër revizionizmit, por duhet që partia të luftojë pa kompromis dhe hapur kundër tradhtisë revizionisbe, sepse vetëm kështu edukohen komunistët me një frymë revolucionare dhe mbrohet partia nga çdo rrezik i revizionizmit. Pa luftuar me guxim dhe me konsekuencë kundër oportunizmit e revizionizmit hrushovian, nuk mund të luftohet imperializmi, nuk mund të luftohet reaksioni, nuk mund të çohet përpara çështja e revolucionit dhe e socializmit.

 

 

Komunistët dhe aleancat me forcat përparimtare

 

Eksperienca historike tregon se komunistët në luftën e tyre revolucionare kurdoherë kanë hyrë dhe hyjnë në aleancë me forca të ndryshme përparimtare. Sepse, veçanërisht kur është fjala për revolucionet demokratike, apo për çlirimin nacional nga shtypja imperialiste e koloniale, janë të interesuara, veç komunistëve e revolucionarëve të vërtetë, edhe shtresa të tjera të gjera të popullsisë, që nga punëtorët e fshatarët dhe deri te borgjezia nacionale e njerëz të tjerë përparimtarë.

Do të ishte e gabuar, sektare dhe e dëmshme për revolucionin në qoftë se për triumfin e tij nuk do të bashkoheshin të gjithë ata që mund të bashkohen.

Komunistët dhe revolucionarët e vërtetë, si luftëtarët më të guximshëm dhe përfaqësuesit më besnikë të masave të gjera popullore, janë kurdoherë të interesuar për bashkimin e gjithë atyre që duan ta çojnë përpara revolucionin.

Ngjarjet në Indonezi janë një mësim i rëndësishëm edhe lidhur me çështjen e aleancave. Atje prej kohësh ekzistonte NASAKOM-i, që përfaqësonte aleancën e forcave nacionaliste, fetare e komuniste. PK e Indonezisë ka bërë mirë që mori pjesë në NASAKOM. Ajo nëpërmjet tij forcoi pozitat e veta e të klasës punëtore në gjithë jetën e vendit. Por, siç e tregojnë ngjarjet, aty nuk u bë një punë organizative dhe revolucionare e shëndoshë, u lejua një eufori e dëmshme dhe u reklamua jashtë mase vetë NASAKOM-i, uniteti i tri forcave përbërëse dhe e veprimit. Fakt është se mjaftoi një tufan dhe gjithë kalaja e NASAKOM-it u rrëzua. NASAKOM-i nuk ishte një digë aq e fuqishme sa t'i bënte ballë dallgës së kundërrevolucionit.

Prandaj komunistët dhe revolucionarët në luftën e tyre kurrë nuk duhet të kënaqen me realizimin formal të aleancave. Ata nuk duhet të entuziazmohen nga deklaratat për «vitalitetin» e këtyre aleancave, por duhet të punojnë që ato t'i shërbejnë sa më mirë revolucionit.

Për këtë është e domosdoshme që në frontet e ndryshme popullore, demokratike, kombëtare e nacionalçlirimtare, partitë e vërteta marksiste-leniniste, me punën dhe me luftën e tyre, të fitojnë besimin e aleatëve të tyre, të dalin në krye bë këtyre fronteve dhe t'i udhëheqin ato efektivisht. Udhëheqja e partisë marksiste-leniniste, vija e saj e drejtë revolucionare, në interes të masave të gjera të bashkuara në front, janë garancia e forcës dhe e vitalitetit të fronteve dhe e rolit të tyre të madh në arritjen e qëllimeve të revolucionit.

Është provuar më se një herë se, kur këto fronte udhëhigen nga forca shoqërore e parti të tjera politike, nuk janë të qëndrueshme, nuk ndiqet një vijë konsekuente revolucionare, përdoren shpesh për qëllime kundërrevolucionare dhe shkatërrohen si flluska sapuni në ndeshjen e parë me reaksionin.

Duke ndjekur vijën e unitetit me të gjithë ata që mund të bashkohen në front, partitë marksiste-leniniste, në kundërshtim me pikëpamjet e revizionistëve modernë, jo vetëm që duhet të ruajnë pavarësinë e tyre dhe rolin udhëheqës, por ato duhet të bëjnë në të njëjtën kohë edhe luftën kundër lëkundjeve të aleatëve të ndryshëm, kundër tendencave të tyre reaksionare, orvatjeve për të përçarë frontet e për të hyrë në pazarllëqe me forcat e reaksionit. Vija e unitetit dhe e lufbës u shërben forcimit të fronteve, pastrimit të tyre nga elementët reaksionarë e kundërrevolucionarë, rritjes së kompaktësisë dhe frymës revolucionare, arritjes së një uniteti më të lartë e në baza më tz shëndosha.

Ndjekja vetëm e vijës së unitetit dhe lënia pas dore e luftës krijojnë një unitet të rremë, formal dhe u japin mundësi elementëve e forcave reaksionare ta minojnë dhe ta likuidojnë atë me lehtësi, duke i dhënë një goditje të fortë vetë çështjes së revolucionit.

Në aleancat me shtresa dhe me forca të ndryshme shoqërore për arritjen e këtyre apo atyre qëllimeve në etapat e ndryshme të revolucionit, komunistët nuk duhet të harrojnë kurrë qëllimin e tyre të fundit — fitoren e socializmit.


"Duhet ta lidhësh luftën për demokraci me luftën për revolucionin socialist duke ia nënshtruar të parën së dytës, — ka thënë Lenini. —

Këtu qëndron gjithë vështirësia; këtu qëndron gjithë thelbi. .. mos lër të të shpëtojë kryesorja (revolucioni socialist); vëre atë në vendin e parë. . .; nënshtroja atij, koordinoji me të, vari prej tij të gjitha kërkesat demokratike." [1]


Komunistët janë të sinqertë në aleancat e tyre me forcat e tjera shoqërore, ata janë luftëtarë të vendosur për zbatimin në jetë të programeve të fronteve unike, por në të njëjtën kohë ata nuk i fshehin aspak idealet e tyre dhe, pas kryerjes së detyrave demokratike e kombëtare, ata janë të vendosur të mos ndalen në mes të rrugës, por ta çojnë përpara revolucionin deri në fitoren e socializmit dhe të komunizmit.


____


[1] V. I. Lenin. Veprat, vell. 35, f. 260-261.


Lufta e Partisë sonë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, marrëveshjet, bisedimet me elementët përparimtarë, bile edhe me fraksionet e borgjezisë reaksionare,

na mësuan si të orientoheshim drejt dhe me sukses në këtë labirint. Kjo eksperiencë, e fituar në luftë, shërbeu Partisë sonë dhe i shërben pa masë në politikën e saj të drejtë me masat e gjera të punonjësve, e ndihrnon atë në politikën e brendshme dhe në orientimin në politikën e jashtme, në studimin dhe në zgjidhjen e kontradiktave joantagoniste dhe antagoniste, si brenda dhe jashtë vendit ashtu edhe në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.



Të forcohet uniteti ndërkombëtar i marksistë-leninistëve


Proletariati botëror, partitë marksiste-leniniste dhe gjithë revolucionarët e vërtetë janë angazhuar në një luftë të ashpër kundër imperializmit, kundër borgjezisë reaksionare, kundër revizionistëve modernë, kundër ideologjisë së tyre. Kjo është një luftë për jetë a për vdekje, një luftë me rëndësi të madhe bobërore. Lufta midis nesh dhe arrniqve është një luftë klasore, e ashpër, e pamëshirshme, as armiqtë nuk na falin, as ne nuk i falim ata. Zhvillimi i kësaj lufte klasore nuk paraqitet njëlloj kudo, jo vetëm nga intensiteti, por edhe nga format, nga dinaznizmi i zhvillimit, nga botëkuptimi i pjesëmarrësve në luftë, nga koniunkturat, nga zigzaget, nga përparimi i revolucionit, nga tërheqjet e përkohshme, nga sulmi dhe nga shumë faktorë të tjerë objektivë e subjektivë.

Partive komuniste e punëtore marksiste-leniniste u bie barra e rëndësishme dhe e domosdoshme që të gjitha këto t'i kenë parasysh, t'i analizojnë shkencërisht nën prizmin e marksizëm-leninizmit krijues, të zbatuar jo si dogmë, por si teori e gjallë revolucionare në veprim, duke ruajtur kurdoherë të pastra parimet bazë, ligjet e përgjithshme të zhvillimit dhe të revolucionit dhe jo nën parullën e gjoja <Azushteve reale të vendit» apo të «koniunkturave speciale, të kohës apo të momentit» të fshihet oportunizmi i djathtë, ose sektarizmi i dëmshëm.

Ngjarjet e fundit, sulmi i egër i imperialistëve, i revizionistëve hrushovianë e i reaksionarëve të ndryshëm kundër socializmit, luftës çlirimtare të popujve dhe kundër partive komuniste e revolucionare të vendeve të ndryshme, tregojnë se uniteti internacionalist marksist-leninist, si në çdo kohë, por sidomos tani më shumë se kurrë, është kusht i domosdoshëm. Kush nuk e kupton këtë të vërtetë të madhe, ai nuk e kupton parullën e madhe Marksit «Proletarë të të gjitha vendeve, tbashkohuni!». Marksizëm-leninizmi na mëson se gjithë revolucionarët duhet të bashkohen kundër armiqve të proletariatit dhe të popujve, kundër kapitalistëve, imperialistëve dhe aleatëve të tyre, kundër borgjezisë reaksionare, kundër varianteve të ideologjisë së saj, një nga të cilat në kohën aktuale është revizionizmi modern, me atë sovjetik në krye.

Unitetin ndërkombëtar marksist-leninist e kanë luftuar me të gjitha forcat armiqtë e proletariatit dhe të marksizëm-leninizmit. Për këtë ata kanë përdorur të gjitha mjetet që kanë në dispozicion dhe koordinojnë të gjitha veprimet e tyre. Këtë po bën sot imperializmi botëror, me atë amerikan në krye; këtë po bën revizionizmi modern, me atë hrushovian në krye; këtë po bëjnë gjithë reaksionarët e ndryshëm në botë. Uniteti i marksistë-leninistëve të botës është për ta vdekjeprurës, kurse për ne marksistë-leninistët është shpëtimtar.

Tradhtarët e marksizëm-leninizmit, revizionistët hrushovianë, titistë dhe shërbëtorët e tyre kanë punuar me një plan të caktuar mirë për të penguar unitetin e marksistë-leninistëve dhe përgjithësisht për të diskredituar nevojën objektive të këtij uniteti. Në radhë të parë, për qëllimet e tyre tradhtare, ata sulmuan idenë e çdo organizimi ndërkombëtar të komunistëve. Kjo u duhej revizionistëve për të rehabilituar tradhtarët dhe tradhtinë trockiste, dhe veçanërisht për të diskredituar idenë e unitetit marksist-leninist internacionalist, i cili në çdo kohë ka qenë dhe do të jetë për ta rreziku më i madh. Revizionistët sovjetikë shkuan nga rruga e diskreditimit të çdo gjëje të shëndoshë marksiste-leniniste që të mund të rindërtonin një unitet të ri me baza revizioniste dhe nën diktatin hrushovian. Natyrisht, kjo ishte një kështjellë mbi rërë, sepse nuk mund të ekzistojë asnjë unitet i vërtetë jashtë marksizëm-leninizmit.

Predikimi i revizionistëve hrushovianë për «unitet» drejtohet tërësisht kundër idesë së unitetit marksist-leninist dhe bëhet për të penguar realizimin e tij. Revizionistët hrushovianë predikojnë atë farë .uniteti» për të luftuar unitetin e vërtetë marksist-leninist, për të cilin ne, marksistë-leninistët, luftojmë e do të luftojmë deri në fund dhe me siguri do t'ia arrijmë qëllimit.

Revizionistët bëjnë fjalë për «unitetin» e tyre, por në gjirin e këtij çdo ditë e më tepër po marrin zhvillim shumë forma dhe ide të dezintegrimit, ide centrifugale, të cilat do të çojnë në degjenerimin e hapët të pseudomarksistëve, nën çdo maskë që ata të fshihen. Lufta heroike e konsekuente e marksistë-leninistëve do të çjerrë shumë maska. Në mos sot, nesër do të demaskohen edhe manovrat e atyre që duan të luajnë rolin e centristëve, që me fjalë gjoja mbrojnë parimet, por në realitet i shtrembërojnë ato nën maskën e -iDavarësisë», të 4zushteve specifike», të cilat përdoren akoma për të fshehur shkëputjen e tyre graduale nga marksizëm-leninizmi dhe largimin nga uniteti internacionalist i marksistë-leninistëve në botë. Marksistë-leninistët duhet të forcojnë unitetin e tyre pa u vënë veshin shpifjeve dhe konsideratave të revizionistëve.

Për sa u përket formave organizative që duhet të marrë ky unitet, ato duhen menduar e duhen gjetur konkretisht.

Revizionistët hrushovianë bëjnë zhurmë të madhe lidhur me tezën e pavarësisë së partive komuniste e punëtore dhe të veprimit të tyre sipas kushteve konkrete të secilit vend. Kjo, në fakt, është një tezë leniniste, të cilën vetëm ne marksistë-leninistët e respektojmë me konsekuencë. Por revizionistët modernë përpiqen të spekulojnë me të ashtuquajturën pavarësi të partive. Këtë e pranojnë vetëm me fjalë, sepse në realitet revizionistët hrushovianë duan varësi të të gjithë lëvizjes nën drejtimin e tyre. Ata pavarësinë e kuptojnë të shkëputur nga internacionalizmi, që marksistë-leninistët të mos kesiç janë qëndrimet ndaj imperializmit dhe renegatëve të marksizëm-leninizmit, respektimi i ligjeve të përgjithshme të revolucionit dhe të ndërtimit socialist etj. Marksistë-leninistët, duke respektuar me rreptësi pavarësinë e çdo partie për të përcaktuar vijën e politikën e saj, duhet, në të njëjtën kohë, t'u nënshtrohen parimeve të internacionalizmit proletar, ligjeve të përgjithshme të revolucionit dhe të ndërtimit socialist, duhet të përpunojnë një vijë të përbashkët dhe qëndrim të përbashkët për çështjet më themelore, sidomos për sa u përket luftës kundër imperializmit dhe luftës për mbrojtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit nga revizionizmi modern.

Ngjarjet në Indonezi dhe sulmi i përbashkët i imperialistëve dhe i revizionistëve hrushovianë kundër popujve, kundër marksizëm-leninizmit e socializmit tregojnë se ne duhet të forcojmë unitetin ndërkombëtar të marksistë-leninistëve. Të gjithë komunistët revolucionarë, të gjitha partitë e vërteta marksiste-leniniste duhet të kapërcejnë me guxim e pa ngurrim dhe t'i shqelmojnë përfundimisht të gjitha pengesat që revizionistët modernë kanë mbjellë në rrugën tonë të unitetit marksist-leninist. Do të na akuzojnë se ne po krijojmë erganizma të rinj ndërkombëtarë: ky do të jetë një nder që do të na bëjnë.

Marksistë-leninistët e botës bëjnë një bllok të çeliktë.

Ky bllok i tmerron imperialistët dhe revizionistët, prandaj ata përpiqen me çdo kusht të na luftojnë, përpiqen që marksistë-leninistët të çoroditen pas parullave të tyre, për të cilat folëm më lart.

Por më kot e kanë: parulla leniniste «Proletarë të të gjithë botës, dhe popuj të shtypur, bashkohuni!» do të triumfojë.


Botuar për herë të parë në Botohet sipas /ibrit: Enver Hoxha gazetën «Zëri i popullit% «Kundër revizionizmit modern nr. 112 (5522), 11 maj 1966 (Përmbledhje veprash) 1965-1967», f. 335-349


 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi