Shqipe

 

 


BASHKEPUNIMI ME IMPERIALIZMIN AMERIKAN PER SUNDIMIN E BOTES — VIJA E PERGJITHSHME E UDHEHEQJES REVIZIONISTE SOVJETIKE


Artikull i botuar në gazetën "Zëri i popullit"

Vepra 30 , faqe 309 - 342

16 tetor 1965



Një vit pas rënies së kryerevizionistit N. Hrushov


U mbush një vit që kur nga skena politike u zhduk kryerevizionisti Nikita Hrushov, përçarësi më i madh i kampit të socializmit dhe i lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Në kronikën e ngjarjeve të jetës së sotme ndërkombëtare, sigurisht, largimi i Hrushovit nuk përbën një datë të veçantë, që meriton të përkujtohet në mënyrë të posaçme. Fundi i palavdishëm i këtij renegati të rrezikshëm të komunizmit dhe antisovjetiku të tërbuar është një episod i zakonshëm, megjithëse i bujshëm, në procesin e pandalshëm të dekompozimit dhe të shkatërrimit të revizionizmit modern. Megjithëkëtë, kjo ngjarje mund të shërbejë si pikë referimi e krahasimi për ta parë këtë proces më mirë, për të kuptuar drejtimet dhe zhvillimet e tij. Duke hedhur një sy prapa, mund të shikohet sa shpejt kanë ecur në rrugën e tradhtisë ata që morën në dorë nga Hrushovi stafetën e falimentuar e të diskredituar të revizionizmit modern.

Rënia dhe falimentimi politik i N. Hrushovit ishte një fitore e madhe e marksizëm-leninizmit mbi revizionizmin modern. Ajo ishte rezultat i luftës së vendosur, konsekuente e parimore të revolucionarëve të të gjithë botës kundër ideologjisë dhe veprimtarisë praktike të revizionistëve modernë, i demaskimit të pamëshirshëm dhe gjer në fund që iu bë këtij intriganti dhe falsifikatori, i mbrojtjes me guxim dhe me trimëri të mësimeve të marksizëm-leninizmit dhe të parimeve të internacionalizmit proletar. Largimi i N. Hrushovit nga skena politike ishte i predestinuar dhe i pashmangshëm.

Ai ndoqi fatin e të gjithë oportunistëve dhe renegatëve të marksizëm-leninizmit dhe të lëvizjes komuniste. Rrota gjigante e zhvillimit historik, të cilën ai, në mënyrë donkishoteske, u mundua ta pengonte dhe ta devijonte nga rruga normale e lëvizjes së saj përpara, e shtrydhi atë dhe e flaku tej në koshin e plehrave. U provua edhe një herë tjetër se kush largohet nga rruga revolucionare, nga marksizëm-leninizmi, kush bashkohet me armiqtë dhe tradhton çështjen e popullit të tij, të klasës punëtore ndërkombëtare, kush ndjek vijën revizioniste kundërrevolucionare, ai, sado përpjekje që të bëjë, do të dështojë, do të falimentojë, do të shkatërrohet.

Nikita Hrushovi mori emrin famëkeq të kryetradh- tarit dhe të armikut më të rrezikshëm të marksizëm-leninizmit, të Bashkimit Sovjetik, të kampit socialist dhe të revolucionit të popujve, .pasi ai ishte iniciatori, organizatori dhe frymëzuesi kryesor i vijës revizioniste, që gjeti shprehjen e saj më të qartë në kongreset e 20-të e të 22-të dhe në programin e PK të Bashkimit Sovjetik.

Në të vërtetë ai nuk zbuloi ndonjë gjë të re, por atij i duhet njohur «merita» se grumbulloi dhe u dha një lustër të re ideve të vjetra oportuniste e revizioniste që nga Bernshtajni e Kautski e deri te Trocki e Titoja.

N. Hrushovi ishte ai që u dha formën e tanishme pikëpamjeve revizioniste kapitullante të «bashkekzistencës paqësore», «garës paqësore», «kalimit paqësor» «shtetit të të gjithë popullit», «partisë së të gjithë popullit» etj.

Ai i solli borgjezisë imperialiste aq shërbime të dobishme, saqë ajo as i kishte ëndërruar ndonjëherë. Jo më kot atë e quanin njeriun më të përshtatshëm të Perëndimit në Moskë.

Rëndësia e falimentimit të Hrushovit nuk qëndron, pra, aspak në dështimin e tij si person, në falimentimin politik të një karriere individuale. Historia njeh shumë karagjozë të tillë si Hrushovi, që rrethana të ndryshme në një kohë të caktuar i kanë nxjerrë në ballë të arenës.

Në analet e saj ata mbeten kuriozitete dëfryese dhe asgjë më tepër. Por dështimi i N. Hrushovit ishte dështimi i tërë revizionistëve modernë, i vijës së tyre oportuniste e tradhtare, ishte një shprehje e qartë e kalbëzimit dhe e degjenerimit të tyre të mëtejshëm.

Megjithëkëtë do të ishte gabim të mendohej se me likuidimin politik të personit të N. Hrushovit, dhe pse ky ishte patriarku i revizionizmit modern, do të likuidohej automatikisht edhe vija e tij ideologjike, ekonomike e organizative.

Ngjarjet që kanë ndodhur brenda këtij viti, i vërtetuan plotësisht këto gjykime të drejta. Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe. Krerët e tanishëm të Bashkimit Sovjetik janë nga njerëzit më të afërt të Hrushovit dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Këtu nuk është fjala për lidhjet miqësore personale, të cilat nuk mund të mos merren parasysh, po për fatet e përbashkëta politike, intrigat e komplotet e përbashkëta kundër popullit sovjetik, marksizëm-leninizmit, lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe paqes. Dihet mirë, për shembull, se udhëheqësit e tanishëm sovjetikë kanë hartuar dhe kanë zbatuar së bashku me Hrushovin fushatën famëkeqe kundër Stalinit për të diskredituar rendin sovjetik dhe socializmin, së bashku kanë ndërmarrë fushatën e shpifjeve dhe sharjeve kundër Partisë së Punës të Shqipërisë dhe partive të tjera marksiste-leniniste për përçarjen e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, së bashku ata hynë rë marrëveshje me imperializmin për të sabotuar lëvizjen çlirimtare të popujve, së bashku hartuan masat

praktike për futjen e ideologjisë borgjeze dhe degjenerimin në shoqërinë sovjetike.



Udhëheqësit e rinj sovjetikë — trashëgimtarë dhe zbatues të zellshëm të vijës tradhtare hrushoviane




Udhëheqja e re sovjetike e dëboi Hrushovin nga postet drejtuese jo se kishte ndonjë kontradiktë parimore me të, por pasi ai u diskreditua në sytë e popullit sovjetik dhe të popujve të tjerë, pasi me sharlatanizmat dhe aventurat e tij të papërmbajtura ai rrezikonte edhe vetë pozitën sunduese të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Duke hequr Hrushovin, bashkëpunëtorët e tij u nisën nga qëllimi që ta zbatonin më mirë vijën e tij revizioniste, të rregullonin dëmet që u kishte shkaktuar ai, të evitonin katastrofa më të mëdha. Ata larguan Hrushovin, por mbajtën hrushovizmin. Në qoftë se u bë ndonjë ndryshim, ai u bë në drejtim të thellimit të mëtejshëm të vijës revizioniste hrushoviane nga ana e udhëheqësve të rinj, të shtimit të luftës së tyre kundër marksizëm-leninizmit dhe revolucionit, të afrimit dhe të bashkëpunimit më të ngushtë me imperializmin amerikan.

Por udhëheqja e tanishme sovjetike është treguar shumë më dinake e djallëzore nga Hrushovi. Demagogjia, cinizmi, maskimi dhe ndryshimi i bojërave si kameleoni janë bërë metodat kryesore të veprimtarisë së saj tradhtare. Taktika . e saj është taktika e hipokrizisë, e goditjes pas shpine, e tradhtisë nën rrogoz, e minave me plasje të vonuar. Por le t'u referohemi fakteve.

Njerëzit që zëvendësuan Hrushovin në krye të udhëheqjes së partisë e të qeverisë së Bashkimit Sovjetik trashëguan plotësisht vijën e tij revizioniste në të gjitha aspektet e në të gjitha drejtimet. Kjo është vija që u shtrua nga ai në kongreset e 20-të e të 22-të dhe që u mishërua e mori formë zyrtare në programin e PK të BS. Besnikëria ndaj frymës së këtyre kongreseve dhe vendosmëria për t'i zbatuar në praktikë vendimet e tyre përbëjnë sot leitmotivin kryesor të këngës revizioniste të udhëheqësve të rinj sovjetikë. Ata vazhdojnë t'i shtojnë përpjekjet e tyre për revizionimin e mëtejshëm të mësi meve themelore të marksizëm-leninizmit dhe ndry dhjen e frymës së tij revolucionare; ata nuk kanë hequr dorë nga qëihmi për të zëvendësuar materializmin dialektik me idealizmin subjektiv, për të hedhur poshtë dialektikën revolucionare dhe përgjithësisht praktikën revolucionare të masave punonjëse. Ashtu si Hrushovi, duke ecur në mënyrë të ndërgjegjshme në rrugën e kongreseve të 20-të e të 22-të, ata janë bërë përkrahës të zellshëm të pragmatizmit dhe të teorisë borgjeze të evolucionit.

Në tezat dhe në praktikën e tyre mësimet marksiste-leniniste për luftën e klasave, revolucionin proletar dhe diktaturën e proletariatit janë zëvendësuar me pajtimin klasor, kundërrevolucionin dhe shthurjen e rendit socialist. Jo vetëm në teori, por edhe në veprimtarinë e përditshme ata zbukurojnë imperializmin dhe ngulin këmbë me kokëfortësi se gjoja ai e ka ndryshuar natyrën, se gjoja tezat e sprovuara leniniste mbi imperializmin nuk kanë më ndonjë vlerë.

Me forcë të madhe udhëheqësit e rinj sovjetikë janë mbërthyer pas vijës së «bashkekzistencës paqësore» hrushoviane, duke e deformuar në mënyrë të shëmtuar tezën revolucionare të Leninit mbi bashkekzistencën paqësore midis shteteve me sisteme të ndryshme shoqërore.

Si edhe më parë, ata vazhdojnë ta quajnë atë «vijë të përgjithshme të politikës së jashtme të PK të BS» dhe bëjnë të gjitha përpjekjet që këtë vijë oportuniste e kapitulluese t'ua imponojnë edhe të tjerëve. Ata kërkojnë që komunistët dhe të gjithë popujt, në emër të «bashkekzistencës paqësore», të hyjnë në kompromis me imperializmin, të kapitullojnë dhe t'i përshtaten politikës së tij. Ashtu si Hrushovi, nën perden e «bashkekzistencës paqësore», ata dëshirojnë të shuhet lufta revolucionare e klasës punëtore dhe e popujve, që «bashkëpunimi klasor» të vendoset në shkallë ndërkombëtare.

Për qëllime demagogjike udhëheqja e re revizioniste e Bashkimit Sovjetik deklaron se gjoja ajo përkrah lëvizjen nacionalçlirimtare. Por në të vërtetë ajo ndjek vijën e mohimit të saj, të bashkëpunimit me imperializmin për shtypjen dhe eliminimin e saj. Revizionistët hrushovianë vazhdojnë të pretendojnë se tanimë kolonializmi është zhdukur ose ka hyrë në fazën përfundimtare, prandaj, sipas tyre, kombet e shtypura mund të arrijnë në çlirimin e tyre ng,a imperializmi e kolonializmi jo me anë të një lufte të vendosur e të gjithanshme, por me ndihmën e mjeteve paqësore të luftës, me bisedime, marrëveshje etj. OKB-ja, kjo organizatë që sundohet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë altari i tyre kryesor, të cilit i falen ditë natë që të përfundojë likuidimin e kolonializmit, t'u japë popujve lirinë, të vendosë paqen e rregullin në këtë botë. Në të vërtetë, udhëheqësit e sotëm sovjetikë janë bërë apologjetë të kolonializmit e të neokolonializmit dhe, siç tregojnë faktet e shumta, kanë hyrë në marrëveshje të fshehta me imperializmin për sundimin e botës nga dy fuqitë e mëdha.

Siç shihet, platforma revizioniste hrushoviane, e shtruar dhe e formuluar në kongreset e 20-të, 21-të e të 22-të, si dhe në programin e PK të BS, është mbrojtur me besnikëri dhe është përpunuar më tej nga udhëheqja e re sovjetike, pavarësisht nga disa nuanca taktike që ajc ka qenë e detyruar të adoptojë për të zbatuar më mirë hrushovizmin pa Hrushovin. Në këto kushte marksistë-leninistët nuk do të përmbushnin detyrën e tyre të lartë, revolucionare e historike po të mos mobilizonin të gjitha forcat për të kundërshtuar në mënyrë të vendosur dhe me luftë të hapët këtë vijë tradhtare që ndjekin sot revizionistët hrushovianë.

Marksistë-leninistët nuk mund të rrinë indiferentë dhe nuk mund të pajtohen me qëndrimin antimarksist e antihistorik, denigrues dhe poshtërues që pasardhësit e Hrushovit mbajnë ndaj emrit dhe veprës së Josif Visarionoviç Stalinit. Kjo është një çështje e madhe parimore me rëndësi ndërkombëtare dhe përbën një nga divergjencat kryesore në lëvizjen e sotme komuniste ndërkombëtare.

Cili është qëndrimi i udhëheqësve të rinj që zunë vendin e Hrushovit? Fundi i palavdishëm i Hrushovit i dha një goditje të rëndë edhe blofit revizionist kundër Stalinit. Njerëzit që i kishin jetuar vetë ngjarjet, ata që kishin realizuar pesëvjeçarët dhe kishin fituar Luftën Patriotike, anëtarët e partisë dhe njerëzit e thjeshtë nuk niund t'i zinin kurrë besë fushatës antistaliniste, e cila drejtohej jo vetëm kundër Stalinit, por edhe kundër vetë nderit e dinjitetit të mbarë popullit sovjetik. Në këto kushte, për të evituar falimentimin e plotë, edhe në këtë fushë, udhëheqësit e rinj u munduan të bëjnë ndonjë «korrigjim» të teprimeve të paraardhësit të tyre.

Kështu, për shembull, ata kanë dhënë pëlqimin që të lejohet të përdoret fjala Stalingrad kur puna e bie të përmendet emri i këtij qyteti për kohën e kaluar, ose që në ndonjë rast të domosdoshëm e të pashmangshëm të përmendet edhe vetë emri i Stalinit, siç mund të jenë materialet për data të ndryshme historike. Por e gjithë kjo është vetëm një anë krejt formale, një manovër demagogjike për të qetësuar të pakënaqurit. Në praktikë, ashtu si më parë, udhëheqësit sovjetikë, të cilët, bashkë me Hrushovin, e organizuan fushatën e paparim kundër Stalinit, tani po e vazhdojnë atë po me ato mjete dhe po me atë zell të mësuesit të tyre. Një literaturë e ndyrë e monstruoze vazhdon të botohet kundër Stalinit për të paraqitur në një dritë të shtrembër jo vetëm figurën e tij, por edhe tërë epokën ngadhënjimtare kur ai udhëhoqi në mënyrë të shquar partinë dhe qeverinë sovjetike.

Udhëheqësit revizionistë hrushovianë i nxitin shpifjet dhe sulmet tendencioze e të shëmtuara kundër Stalinit, pasi jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë rne leninizmin, të cilin duan ta varrosin, pasi ato janë të lidhura me revolucionin proletar dhe luftën çlirimtare të popujve, që ata i sabotojnë, janë të lidhura me kampin socialist, të cilin e minojnë, janë të lidhura me forcimin e çelikosjen e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, së cilës ata po i vënë kazmën, janë të lidhura me krijimin e ndërtimin e shtetit të madh sovjetik, të cilin po e degjenerojnë. Emri dhe vepra e Stalinit janë të lidhura ngushtë me luftën e pamëshirshme kundër oportunizmit, revizionizmit dhe gjithë tradhtarëve të tjerë të klasës punëtore. Pikërisht këtë nuk i fal atij klika revizioniste, e cila, pasi uzurpoi pushtetin në Bashkimin Sovjetik, po rehabiliton njërin pas tjetrit gjithë renegatët e tradhtarët e popullit sovjetik. Por ky komplot famëkeq kundër Stalinit nuk mund të shkojë gjatë.

Emri, idetë dhe veprat e Stalinit janë të pamposhtura.

Ato rrojnë në zemrat e popullit sovjetik dhe të të gjithë popujve revolucionarë, në zemrat e çdo komunisti dhe luftëtari të vërtetë kundër imperializmit, ato rrojnë në marksizëm-leninizmin dhe në internacionalizmin proletar, që nuk vdesin kurrë. Përpjekjet e revizionistëve hrushovianë janë shumë të pafuqishme për të përlyer figurën e madhe të Josif Stalinit, shkëlqimi i së cilës i ndriçon dhe i frymëzon vazhdimisht komunistët dhe popujt në rrugën e lavdishme të revolucionit e të socializmit.

Udhëheqësit e rinj sovjetikë në mënyrë të ndërgjegjshme e konsekuente e kanë thelluar edhe më tepër hendekun që i ndan me marksistë-leninistët, e kanë shtuar dhe e kanë thelluar edhe më tepër përçarjen në lëvizjen komuniste ndërkombëtare.

Mjaft kohë përpara se të bëhej mbledhja fraksioniste e Marsit në Moskë, Partia jonë dhe shumë parti të tjera motra i paralajmëruan iniciatorët e saj, udhëheqësit revizionistë sovjetikë, se kjo do të ishte një hap i rëndë përçarës, se kjo nuk i shërben aspak çështjes së unitetit marksist-leninist, por ka për qëllim ta minojë atë, ta përçajë më tej lëvizjen komuniste. Megjithëkëtë, revizionistët hrushovianë e mblodhën atë dhe pastaj patën edhe paturpësinë që, në emër të saj, të bëjnë thirrje për unitet. Shtrohet pyetja: Kur e dëshironin kaq shumë unitetin, pse e bënë mbledhjen përçarëse? Ata e bënë një gjë të tillë pasi donin përçarjen dhe punonin për të, ndërsa dëshira për unitet ishte vetëm një frazë, demagogji për të mbuluar gjurmët.

Udhëheqja e re sovjetike po zhvillon të njëjtën luftë me të njëjtat metoda kundër vendeve vëllezër që nuk i nënshtrohen diktatit të tyre, si dhe partive motra që mbrojnë marksizëm-leninizmin. Kundrejt vendit tonë ajo ndjek të njëjtën politikë shoviniste e denigruese së cilës i përmbahej Nikita Hrushovi përpara dhe pas Kongresit të 22-të.

Duke ecur me besnikëri në gjurmët e Hrushovit, udhëheqja e PK të BS vazhdon të ndërhyjë në mënyrë brutale në punët e brendshme të partive motra dhe të zhvillojë aktivitet përçarës në radhët e tyre. Ajo ka arritur deri atje sa të bashkohet në një komplot të përbashkët me trockistët, socialdemokratët dhe renegatët e Partisë Komuniste Japoneze si Shiga e Suxuki, me qëIlim që ta përmbysë e ta shkatërrojë atë. Një luftë të vazhdueshme i bëjnë udhëheqësit sovjetikë Partisë Komuniste të Indonezisë për të vetmin «faj» se ajo mbron marksizëm-leninizmin dhe demaskon politikën tradhtare e kapitullante të revizionistëve modernë. Ata kanë sulmuar e sulmojnë Partinë Komuniste të Zelandës së Re dhe bëjnë çmos të rrëzojnë udhëheqjen e saj revolucionare, ndërhyjnë në punët e brendshme të Partisë Komuniste të Birmanisë e kështu me radhë.

Nga ana tjetër, pasardhësit e Hrushovit u japin të gjithë përkrahjen e tyre klikës reaksionare e renegate të Danges, si dhe gjithë elementëve të tjerë fraksionistë e përçarës në partitë e tjera.

Në Deklaratën e Moskës, në të cilën kanë vënë nënshkrimin e tyre edhe udhëheqësit sovjetikë, theksohej nevoja e luftës konsekuente kundër revizionizmit dern jugosllav, e kësaj agjenture të rrezikshme të imperializmit amerikan që ka punuar e punon në mënyrë të hapët e të fshehtë për të sabotuar kampin socialist dhe për t'i shtyrë vendet socialiste drejt degjenerimit borp:

gjez dhe afrimit me imperializmin. Por udhëheqësit erinj sovjetikë, duke ecur në gjurmët e Hrushovit, e rehabilituan plotësisht klikën e Titos, ose, ta themi më drejt, shkuan plotësisht në pozitat e saj. E megjithëkëtë revizionistët hrushovianë, në kulmin e mburrjeve të tyre se janë «revolucionarë » të vendosur, nuk harrojnë të përmendin se zbatojnë me besnikëri edhe deklaratat e Moskës.

Të gjitha këto, si dhe shumë fakte të tjera, vërtetojnë se thirrjet për «luftë të përbashkët kundër armikut», «unitet veprimesh» e të tjera parulla të tilla të udhëheqjes së re sovjetike janë thjesht demagogji, mastë rreme për të fshehur politikën e saj të bashkëpunimit me imperializmin amerikan për sundimin e botes nga dy fuqitë e mëdha, për të fshehur qëndrimet shoviniste dhe veprimtaritë e saj përçarëse. Ata jo vetëm s'kanë bërë asnjë hap përpara për të zgjeruar atë që i 'bashkon me partitë motra, por përkundrazi, kanë punuar për ta thelluar edhe më shumë atë çka i ndan.

Komunistët revolucionarë e paralajmëruan me kohë rrezikun e degjenerimit borgjez të shoqërisë sovjetike, që do të ishte pasojë e pashmangshme e politikës oportuniste të brendshme e të jashtme që ndjek udhëheqja hrushoviane, e shqelmimit të mësimeve themelore të marksizëm-leninizmit në ndërtimin shtetëror dhe drejtimin ekonomik. Pasojat e rënda të «eksperimenteve» të Nikita Hrushovit u dukën qyshkur udhëheqësit e rinj, për të qetësuar popullin, nuk munguan të bëjnë edhe ndonjë kritikë me zë të mbytur për mësuesin e tyre, i cili ishte treguar gjoja «subjektivist». Megjithëkëtë, njerëiit që zëvendësuan Hrushovin në krye të udhëheqjes së partisë dhe të qeverisë së Bashkimit Sovjetik, i shtuan edhe më shumë masat që ndihmojnë në degjenerimin e mëtejshëm të rendit sovjetik në rrugën e kapitalizmit. Tani imperialistët amerikanë dhe borgjezia ndërkombëtare i ngrenë në qiell metodat «novatore libermaniste» të drejtimit të ekonomisë, format jugosllave ose amerikane që po i imponohen ekonomisë sovjetike.

Në lidhje me këto reforma, revista amerikane «Junajted Stejts Niuz end Uërlld Riport» e datës 21 qershor të këtij viti shkruante: «Disa prej atyre që studiojnë çështjet ruse e shikojnë regjimin sovjetik të zhvillohet në një lloj socializmi të moderupr dhe jo shumë të shkëputur prej atij të Evropës Perëndimore. Disa të tjerë nga ne janë të bindur se presionet janë kaq të mëdha saqë sistemi i tanishëm marksist-leninist është tani në procesin e shkatërrimit të tij». Borgjezia e madhe ndërkombëtare ka shumë të drejtë të dehet nga gëzimi për «korrigjimet» që po bëhen në Bashkimin Sovjetik.

Atë që nuk e bënë dot Kerenski, Kollçaku, Vrangeli e Denikini, atë që nuk e bënë dot bjellogardistët dhe forcat e bashkuara intervencioniste të Antantës, atë që nuk e bënë dot militaristët japonezë dhe hordhitë e Hitpo e bëjnë tani udhëheqësit revizionistë, të cilët, daIngadalë, si krimba, po e brejnë dhe po e kalbëzojnë nga brenda drurin e lartë që mbollën dhe rritën me kaq kujdes e mundim Lenini e Stalini.

Ashtu si Hrushovi, edhe pasardhësit e tij tanimë e treguan me vepra se janë renegatë të pandreqshëm, njerëz të vendosur për të ecur deri në fund në rrugën e tradhtisë ku kanë hyrë. Ata e kanë humbur prej kchësh besimin jo vetëm në fitoren e revolucionit e të luftës çlirimtare të popujve, por edhe në mundësinë e ndërtimit të socializmit e të komunizmit në vendin e tyre. Sa më shumë të afrohen dhe të bashkëpunojnë me imperializmin amerikan, aq më tepër ata shkallmojnë rendin socialist, aq më me zell punojnë për min e fitoreve të mëdha revolucionare dhe degjenerimin borgjez të shoqërisë sovjetike.



Nga afrimi me imperializmin në vendosjen e bashkëpunimit të plotë me të



Një nga burimet kryesore të divergjencave midis marksizëm-leninizmit dhe revizionizmit modern ka qenë dhe është qëndrimi ndaj imperializmit, me atë amerikan nË krye. Pas ardhjes në pushtet, udhëheqja e re sovjetike ka zbatuar më me ngulm politikën hrushoviane të afrimit dhe të bashkëpunimit me imperializmin amerikan, duke vendosur vazhdimisht fusha të reja bashkëpunimi me të. Në krahasim me Hrushovin, pasardhësit e tij kanë avancuar aq shumë përpara në këtë drejtim, saqë sot mund të thuhet dhe të përcaktohet me saktësi se vija e përgjithshme e revizionistëve hrushovianë është bashkëpunimi sovjeto-amerikan për sundimin e dy fuqive në botë. Përpjekjet e përbashkëta imperialisto-revizioniste për sundimin e dy fuqive të mëdha kanë marrë tani një karakter më se konkret. Në një front të përbashkët ndodhen ata tani kundër lëvizjeve revolucionare në -rajone të ndryshme të botës, së bashku luftojnë dhe minojnë vendet socialiste, bashkërisht ndihmojnë Indinë dhe reaksionarët e vendeve të tjera, së bashku mundohen të krijojnë, nën flamurin e OKB-së, xhandarmërinë ndërkombëtare etj.

Ashtu si imperialistët edhe revizionistët hrushovianë flasin sot për zona influence, për interesa të përbashkëta në rajone të ndryshme të botës, për përgjegjësi të përbashkëta për ruajtjen e paqes, për përgjegjësi të veçanta të dy fuqive të mëdha, për misione të veçanta të tyre etj., etj. Të dyja palët bëjnë përpjekje të mëdha për të bindur ose për të detyruar të tjerët të pranojnë konceptin dhe praktikën se «të gjitha problemet e sotme ndërkombëtare duhet dhe mund të zgjidhen vetëm në kuadrin e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve sovjeto-amerikane». Imperialistët amerikanë e shfrytëzojnë me shumë sukses vijën oportuniste e kapitulluese të udhëheqësve sovjetikë, për t'i tërhequr ata gjithnjë-e më tutje në rrugën e lëshimeve dhe të kapitullimeve të reja.

Në përputhje me këtë situatë, ata adoptuan edhe një taktikë të re për shkatërrimin e kampit socialist dhe të lëvizjes revolucionare ndërkombëtare. Qëllimet mbeten po ato — vendosja e sundimit të monopoleve amerikane në të gjithë botën, por metodat janë të tjera.

Imperializmi amerikan synon ta mbajë Bashkimin Sovjetik në një presion të vazhdueshëm të frikës e të shantazhit bërthamor, t'i kërcënojë dhe t'i trembë udhëheqësit e tij me rrezikun e një lufte të përgjithshme termobërthamore dhe t'i ketë për vete pastaj duart e lira për të eliminuar një nga një vendet që kundërshtojnë politikën agresive të imperializmit amerikan dhe mbrojnë me forcë lirinë e pavarësinë e tyre. Për të krijuar përshtypjen se «bashke.kzistenca paqësore» hrushoviane ka sukses dhe për t'i nxitur udhëheqësit sovjetikë të bënin hapa të mëtejshëm në rrugën e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sundimin e botës, imperialistëve amerikanë iu desh të krijonin iluzionin se kundrejt Bashkimit Sovjetik po bënin disa koneesione në drejtim të zbutjes së «luftës së ftohtë» dhe të politikës «nga pozitat e forcës». Në këtë plan ata e ulën mjart tensionin e mëparshëm përreth kufijve të Bashkimit Sovjetik, çmontuan disa baza raketash në shtetet fqinje me të dhe i inkurajuan këta të fundit hyjnë në bisedime me Moskën, bllokuan çështjen gjermane dhe evituan ngacmimin e panevojshëm të interesave sovjetike në këtë zonë etj.

Propaganda borgjeze e pushoi zhurmën e saj të madhe për çlirimin e vendeve të Evropës Lindore dhe filloi të thërresë për «ndërtimin e urave» që do të bashkonin të dy botët «e ndara» për «keqkuptim». Si për çudi, Bashkimi Sovjetik pushoi së qeni një vend «totalitar», «agresiv», që «do të pushtojë botën me forcë», por një shtet i pasur, që ka të njëjtat probleme e detyra si dhe fuqitë perëndimore.

Të gjitha këto manovra imperialiste u erdhën shumë për shtat revizionistëve hrushovianë, të cilët i ngritën si flamur të sukseseve të politikës së tyre të jashtme, si provë të zbatimit në praktikë të «bashkekzistencës së tyre paqësore». Afrimi me imperializmin amerikan i filluar nga Hrushovi u përfundua nga udhëheqësit e rinj sovjetikë me vendosjen e një bashkëpunimi të plotë në të gjitha fushat. Për hir të këtij bashkëpunimi, udhëheqja e sotme sovjetike hyri në pazarllëqe me Shtetet e Bashkuarp të Amerikës për cenimin e të drejtave dhe të së ardhmes socialiste të RD Gjermane, sabotoi luftën e lavdishme çlirimtare të popullit vietnamez etj.

Në qoftë se Hrushovi ishte aventurier dhe kapituIlant, pasardhësit e tij janë vetëm kapitullantë. Me politikën e tyre të lëshimeve pa parim, të frikës e të tërheqjes, ata e kanë inkurajuar imperializmin amerikan të zgjerojë e të intensifikojë përpjekjet e tij për likuidimin e socializmit dhe të lëvizjeve revolucionare e çlirimtare në botë. Sot nuk ka çështje të rëndësishme ndërkombëtare për të cilat, pavarësisht nga qëndrimet demagogjike që mund të mbahen për oportunitete të ndryshme politike, të mos ekzistojë një marrëveshje paraprake sovjeto-amerikane, të mos jenë biseduar dhe të mos jenë koordinuar midis tyre taktikat që do të ndiqen.

OKB-ja është një shembull fare i qartë. Ajo është shndërruar në një teatër ku aktorët imperialistë e revizionistë luajnë rolet e mësuara përmendsh që më parë.

Gjatë lojës ata herë zemërohen e herë bëhen të butë, bërtasin e buzëqeshin, por, si në çdo farsë, fundi mbaron paqësisht dhe ata i shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit.

Gazeta «Nju-Jork Herald Tribun» e 29 shtatorit, në një artikull të redaksisë, duke komentuar takimin e ministrit të Jashtëm të Bashkimit Sovjetik Gromiko me sekretarin e shtetit Din Rask, shkruante: «Zëdhënësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Sovjetik ia lexuan tanimë fjalimet e tyre Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe, nëpërmjet saj, botës në përgjithësi. Ndërsa fjalët fluturojnë me mijëra (zakonisht nga njëri vesh në veshin tjetër dhe nga njëra shportë në tjetrën), puna, që mund të vendosë kursin e asamblesë, do të përcaktohet në takimet private që fillojnë sonte midis sekretarit të shtetit Rask dhe ministrit Gromiko. Natyrisht, OKB-ja është një organizatë e shumanshme me një anëtarësi prej 117 vendesh, por kjo organizatë e shumanshme varet në një shkallë të madhe nga marrëveshje të dyanshme midis dy prej anëtarëve të saj më të fuqishëm».

Ekzistenca e një komploti të madh imperialisto-revizionist kundër socializmit, sigurisë ndërkombëtare dhe paqes është një fakt që duket sheshit dhe që nuk mund të mbulohet me asnjë demagogji. Imperialistët amerikanë dhe udhëheqësit revizionistë sovjetikë janë vënë në garë se kush të nxitë e të fryjë më shumë fushatën antikineze. Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbajnë një ushtri shumë të madhe në Kore, në Japoni dhe në kufijtë përreth Kinës kanë ndërtuar një varg të lidhur bazash ushtarake agresive dhe në Vietnam ata luftojnë për ta kthyer këtë vend në një plasdarmë agresioni kundër popullit kinez, revizionistët hrushovianë heshtin përpara planeve të rrezikshme amerikane në Lindjen e Largme, sabotojnë luftërat çlirimtare dhe frontin e bashkuar antiimperialist të popujve. Në mënyrë të koordinuar e të planifikuar së bashku me imperializmin amerikan, ata ndihmojnë reaksionin indian për ta ngritur këtë në këmbë dhe për ta ndërsyer kundër Kinës. E gjithë politika revizioniste në Azi, çdo hap i saj në këtë zonë, ka një synim: shtypjen e lëvizjes së madhe revolucionare të këtij kontinenti dhe vendosjen e sundimit imperialist amerikan në këtë zonë.



Mohim i luftërave revolucionare të popujve dhe përkrahje e agresionit imperialist



Politika e jashtme antileniniste, kapitulluese e hipokrite e udhëheqësve sovjetikë, vija e bashkëpunimit sovjeto-amerikan për sundimin e dy fuqive në botë duket në tërë lakuriqësinë e saj dhe në qëndrimin që ata mbajnë ndaj luftës së lavdishme çlirimtare të popullit të Vietnamit. Me fjalë ata hiqen sikur përkrahin popullin e Vietnamit, bile, ngandonjëherë, thonë edhe ndonjë fjalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por me vepra, në fakt, ata ndihmojnë imperializmin për të qëndruar në Vietnam, për ta kthyer Indokinën në një bazë agresioni e për të përjetësuar sundimin e tij kolonial në atë vend. Përpjekjet e tyre tani janë përqendruar në atë si ta fusin zgjidhjen e problemit vietnamez në kuadrin e bashkëpunimit sovjeto-amerikan, pa i vrarë aspak ndërgjegjja se sakrifikohen interesat e popullit vietnamez dhe të mbarë lëvizjes revolucionare të popujve. Udhëheqësit sovjetikë gjejnë me zell të madh të gjitha format e mënyrat për të përkrahur «iniciativat paqësore» të Xhonsonit, Uilsonit, Titos, Shastrit etj., që synojnë të gjunjëzojnë popullin vietnamez dhe të frikësojnë popujt e tjerë që luftojnë me trimëri kundër imperializrnit. Kështu, për shembull, ndërsa për demagogji ata «kritikojnë» ndonjë veprim të izoluar ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vietnam, për diplomacinë e tyre dhe të aleatëve të imperializmit nuk gjejnë asnjë fjalë qortimi, sikur agresioni amerikan në Vietnam të mos kishte dy anë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, atë ushtarake dhe atë politike, të cilat shprehen me manovrat e ndryshme diplomatike të imperializmit, për të arritur po ato rezultate që nuk është në gjendje t'i arrijë në fushat e betejës.

Tanimë është provuar se në lidhje me Vietnamin ekziston një komplot i heshtur midis imperializmit amerikan dhe revizionistëve modernë. Për imperialistët amerikanë një disfatë në Vietnam nuk do të ishte vetëm një humbje e shkëputur në një vend të veçantë, por fiIlimi i shkatërrimit të të gjithë strategjisë globale të politikës nga «pozitat e forcës», kërcënimeve dhe shantazheve.

Miti i «fuqisë së tmerrshme atomike» do të merrte fund ashtu si 11 vjet më parë populli kryengritës shkatërroi në Dien Bien Fu mitin e pathyeshmërisë së forcës së ushtrisë së madhe koloniale. Kësaj i tremben edhe revizionistët hrushovianë, të cilët pretendojnë ta rregullojnë botën e sotme sipas marrëveshjeve e pazarllëqeve të tyre me imperializmin amerikan. Të lidhur pas tezave të Hrushovit mbi «bashkekzistencën paqësore», mbi zgjidhjen e të gjitha konflikteve klasore «me rrugën e bisedimeve», udhëheqësit sovjetikë dridhen nga frika se mos populli vietnamez e zgjidh çështjen me anë të pushkës. Në disfatën e imperializmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vietnam ata shohin disfatën e politikës së tyre revizioniste të kapitullimit e të nënshtrimit. Xhonsoni e kupton mirë këtë gjendje dhe di çfarë thotë kur deklaron se «Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik kanë interesa të përbashkëta në Vietnam».

Më 5 korrik të këtij viti agjencia franceze e lajmeve njoftonte nga Uashingtoni: «Dëshira e madhe e Xhonsonit është afrimi me Moskën. Ai i kupton fare mirë kundërveprimet e Bashkimit Sovjetik kundrejt veprimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vietnam.

Asnjeri në gjirin e qeverisë amerikane nuk habitet nga deklaratat publike të bëra nga udhëheqësit e Kremlinit për solidaritetin e tyre me Vietnamin e Veriut. Në prapaskenën e këtyre deklaratave kontakti diplomatik midis Uashingtonit dhe Moskës ka vazhduar».

Në këtë sfond të errët komplotesh e intrigash mund të kuptohen qartë qëllimet e propagandës së ulët e cinike të revizionistëve hrushovianë, të cilët hiqen sikur ndihmojnë dhe përkrahin popullin vietnamez, shtihen si antiimperialistë dhe bëjnë zhurmë për «unitet», «veprime të përbashkëta» etj. Duke u treguar si miq të Vietnamit, ata duan ta sabotojnë luftën e tij, të bëjnë presione për të paralizuar frymën e tij patriotike e luftarake, të ndihmojnë imperializmin amerikan që të gjejë një rrugëdalje nga qorrsokaku ku është futur. Por kjo maskë, që ka filluar të griset, nuk mund të mbahet gjatë.

Vetë lufta heroike e popullit vietnamez do ta hedhë atë poshtë dhe do t'l shkatërrojë të gjitha leqet e kurthet që ngrene, revizionistët hrushovianë.

Një shembull fare i freskët i bashkëpunimit imperialisto-revizionist kundër lirisë e pavarësisë së popujve, në përkrahje të agresionit dhe kundër së drejtës për vetëvendosje, është konflikti indiano-pakistanez. Udhëheqja sovjetike u radhit me imperializmin amerikan për të ndihmuar agresorët.

Reaksionarët indianë, në konditat e sotme të gjendjes së tyre të vështirë politike, ekonomike e ushtarake, nuk do të kishin guxuar kurrë të ndërmerrnin një agresion të hapët kundër Pakistanit në qoftë se nuk do të kishin nxitjen e imperializmit amerikan dhe të udhëheqësve sovjetikë.

Nga ana e tyre imperialistët amerikanë janë të interesuar drejtpërsëdrejti në këtë agresion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të pajtohen me faktin

qc: Pakistani këto vitet e fundit ndjek një politikë të pavarur, kundërshton planet e rrezikshme imperialiste dhe refuzon të pranojë diktatet e tyre. Duke armatosur, përkrahur e ndërsyer reaksionarët indianë, qarqet drejtuese në Uashington kërkojnë ta detyrojnë Pakistanin t'i nënshtrohet pa kushte influencës së tyre.

Edhe udhëheqësit revizionistë sovjetikë nuk qëndrojnë prapa imperialistëve amerikanë. Ata jo vetëm që kanë mbajtur një qëndrim krejtësisht joparimor kundrejt këtij konflikti, por janë drejtpërdrejt përgjegjës moralisht e materialisht për shpërthimin e agresionit indian kundër Pakistanit. Qarqet drejtuese revizioniste të Bashkimit Sovjetik, krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Anglisë, i kanë dhënë reaksionit indian një ndihmë të madhe ekonomike e ushtarake. Në lëmin e politikës ndërkombëtare ka më shumë se dhjetë vjet që udhëheqësit sovjetikë mbrojnë qëndrimet ekspansioniste të Indisë dhe mundohen ta paraqesin reaksionin indian si modelin e «bashkekzistencës paqësore».

Gjithashtu duket fare mirë se përpjekjet e revizionistëve hrushovianë, për të sjellë së bashku me imperialistët amerikanë «paqtim» në konfliktin indiano-pakistanez, synojnë të bëjnë një eksperiment praktik të tezave dhe të politikës së tyre kapitulluese, sipas së cilës të gjitha problemet e konfliktet ndërkombëtare mund të zgjidhen në qoftë se ekzistojnë mirëkuptimi e bashkëpunimi midis dy fuqive të mëdha — Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Në një koment që bënte para disa ditësh në lidhje me konfliktin indiano-pakistanez, gazeta amerikane «Uashington post» shkruante: «Qëllimi i qeverisë amerikane është të formojë një front të përbashkët me Bashkimin Sovjetik në krizën e tanishme që ndodhet përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik». Po këtë fakt e komenton gjerësisht edhe gazeta franceze «Komba», e cila, në një artikull redaktorial të 20 shtatorit, shkruante: «Për herë të parë bashkekzistenca paqësore u bë realitet. Për herë të parë ngjashmëria e pikëpamjeve dhe e interesave midis BS dhe SHBA-së është zbatuar konkretisht. Ky është një fakt shumë i rëndësishëm se bashkekzistenca nuk është një mit».

Tani sado thirrje që të bëjnë revizionistët hrushovianë, sado përpjekje që të bëjnë për t'u treguar «paqedashës» ose «asnjanës», ata nuk mund ta fshehin të vërtetën. Faktet tregojnë qartë se udhëheqësve revizionistë sovjetikë u bie një përgjegjësi e rëndë për shpërthimin e agresionit indian kundër Pakistanit. Popujt e botës nuk do ta harrojnë kurrë këtë. Duke ndihmuar agresionin indian dhe reaksionin në përgjithësi, ata mund të nxjerrin ndonjë fitim të vogël të ditës. Por kjo do t'i ndihmojë popujt për të parë se kush janë dhe ç'bëjnë imperialistët e revizionistët, do t'i ndihmojë për t'i dhënë një shtytje të re e më të fuqishme luftës kundër imperializmit amerikan dhe revizionizmit modern.

Në Vietnam apo në Pakistan, në Kubë apo në Kongo, në Indonezi apo në Republikën Dominikane, revizionistët hrushovianë kanë mbajtur e mbajnë një qëndrim

kundërrevolucionar. Duke u bërë mbrojtës kokëfortë të parullës kapitulluese «paqe me çdo kusht», ata kanë mohuar luftërat e drejta dhe përkrahin agresionin.

Çfarëdo petku që të veshin udhëheqësit e rinj sovjetikë, të «asnjanësit», të «arbitrit», të «antiimperialistit », ata praktikisht ndihmojnë luftërat agresive të imperializmit dhe minojnë çështjen e paqes.

Për të vënë në jetë vijën e tyre të përgjithshme të bashkëpunimit sovjeto-amerikan në emër të sundimit të botës nga dy fuqitë e mëdha, ata nuk ndalen përpara asnjë poshtërsie, tradhtie ose kapitullimi, dhe janë ngritur tani e do të ngrihen edhe në të ardhmen kundër çdo lufte revolucionare. Rruga e Hrushovit, që ndjekin me shumë zell, i ka lidhur përfundimisht me qerren e imperializmit. Ata janë kthyer në bashkëpunëtorë të thjeshtë të tij. Udhëheqësit revizionistë sovjetikë dhe popujt i ndan një barrikadë e lartë, i ndajnë qëllimet dhe interesat e kundërta, i ndan lufta e papajtueshme që zhvillohet midis tyre.

Para pak kohësh në OKB foli ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik Gromiko, i cili parashtroi aty qëndrimin zyrtar të qeverisë sovjetike. Ai nuk mungoi të thotë disa fjalë nëpër dhëmbë për Vietnamin, «një vend ku mund të jetë zot vetëm populli vietnamez», për të theksuar se «çështja e popullit vietnamez është e drejtë», se «SHBA veprojnë në Vietnam si agresorë, si shkelës të marrëveshjeve të Gjenevës të vitit 1954» etj.

Por ç'propozoi ai, si e shfaqi solidaritetin me popuIlin vietnamez? Përfaqësuesi i udhëheqjes revizioniste hrushoviane bëri një ligjëratë të gjatë sofistike dhe iu lut imperialistëve amerikanë dhe aleatëve të tij të japin fjalën e nderit dhe të bëjnë një «deklaratë» se nuk do të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve të tjera.

Nuk dimë se ç'qëndrim do të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sa do t'ua plotësojnë dëshirën miqve të tyre revizionistë. Por puna nuk qëndron këtu,

domethënë do të pranojnë ose jo imperialistët amerikanë të deklarojnë me fjalë se nuk do të ndërhyjnë në punët e shteteve të tjera. Ja edhe e pranuan. Por a mund t'u zihet besë agresorëve? A mund të flenë të qetë popujt dhe ta konsiderojnë sigurinë e tyre të garantuar meqë OKB-ja aprovoi një «deklaratë » për mosndërhyrje në punët e brendshme të të tjerëve? A mundet popujt të besojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta ndërrojnë politikën e tyre të agresionit e të luftës nga këshillat e mira që u japin revizionistët?

Imperialistët nuk janë aq budallenj sa të arrijnë deri atje që, kur fillojnë një agresion, të thonë: «Hej ju, ne filluam një agresion, ne po ndërhyjmë në punët e brendshme të të tjerëve». Agresionet ata i fillojnë e i mbarojnë duke bërtitur se luftojnë «për të shpëtuar paqen», se «kundërshtojnë agresionin komunist» etj. Ildhëheqësit revizionistë venë me shpresë se po të jetë bërë një «deklaratë». në rast të ndonjë agresioni, OKB-ja do ta përcaktojë menjëherë atë si të tillë dhe do të ngrihet ta dënojë. Po kur OKB-ja e ka quajtur agresionin agresion, pale që ta ketë dënuar? SHBA kryen agresion në Kore dhe OKB-ja i përkrahu, zbarkuan në Lindjen e Mesme dhe ajo i bekoi, ndërhyri në Kongo dhe ajo u shkoi pas e kështu me radhë. Mos vallë e dënoi ajo agresionin indian kundër Pakistanit? Ç'ndodhi tani që popujt mund t'i besojnë efikasitetit të saj?

Gjithashtu, për t'iu përshtatur politikës së imperializmit amerikan dhe të marrëveshjeve të përbashkëta, Gromikoja paraqiti edhe një propozim për mospërhapjen

e armëve bërthamore. Ky është një spekulim tjetër me aspiratat e popujve për çarmatim dhe paqe. Nën zhurmën demagogjike mbi mospërhapjen e armëve bërthamore fshihen qëllimet e vërteta të ortakërisë së dy fuqive të mëdha, SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, për të vendosur monopolin atomik, me qëllim që t'u imponojnë popujve diktatin e tyre. Ky është një komplot ri imperialisto-revizionist, ashtu si dhe traktati famëkeq i Moskës, për të çarmatosur popujt, për t'i lënë të pambrojtur përpara shantazheve dhe kërcënimeve të imperializmit amerikan.

Nuk është vështirë të kuptohet pse udhëheqësit e rinj sovjetikë i përhapin qëllimisht iluzionet rreth deklaratave e fjalëve që thuhen në OKB. Ata duan të krijojnë përshtypjen se imperializmi ka ndryshuar, se me të mund të merresh vesh, se fjalëve të tij u duhet besuar.

Qëllimi i tyre është të mashtrojnë popujt, t'i largojnë ata nga lufta për demaskimin e imperializmit amerikan dhe nga kundërshtimi i politikës së tij agresive.

Me iniciativa të këtij lloji ata jo vetëm që s'i prekin asnjë fije floku imperializmit amerikan, por e nxitin edhe më shumë atë për agresione të reja, për ta shtuar e për ta intensifikuar ndërhyrjen në punët e brendshme të të tjerëve, për të prishur paqen.

Imperializmi amerikan është agresor dhe do të jetë i tillë derisa të vdesë. Politika dhe planet e tij agresive nuk shkatërrohen duke i bërë lutje që të tregohet i urtë e i përmbajtur, por duke luftuar dhëmb për dhëmb e thikë më thikë. Ai do t'i pushojë agresionet në qoftë se luftës së tij do t'i përgjigjen me luftë, ai nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të të tjerëve në qoftë se popujt lirinë e pavarësinë e tyre do ta mbrojnë deri në fund dhe me të gjitha mjetet, në qoftë se imperializmit do t'i priten me guxim të gjithë thonjtë e tij grabitës.



Kushdo që ecën në rrugën e Hrushovit do të gjejë patjetër fundin e tij të palavdishëm



Koha dhe ngjarjet që nga rënia e Hrushovit provuan drejtësinë e luftës së vendosur e parimore të PPSH dhe partive të tjera marksiste-leniniste për demaskimin e demagogjisë së udhëheqjes së re hrushoviane. Partia jonë e theksoi që në fillim se përderisa udhëheqësit e rinj që zëvendësuan Hrushovin ngulën këmbë në vendimet e kongreseve të 20-të e të 22-të, përderisa ata nxituan të deklarojnë menjëherë pas rënies së Hrushovit se largimi i tij nuk do të prekte aspak esencën e vijës së ndjekur deri atëherë, nuk linte asnjë dyshim se hrushovizmi do të vazhdonte të jetonte edhe pa Hrushovin.

Që nga kjo kohë partitë marksiste-leniniste kanë zhvilluar një polemikë të madhe e të hapët me udhëheqjen e re sovjetike, e cila ka ndihmuar shumë për të hedhur poshtë taktikat e saj demagogjike dhe ka bërë të mundur që popujt të kuptojnë se ajo është një klikë revizioniste akoma më e rrezikshme se vetë Hrushovl.


Fakti që revizionistët hrushovianë kohët e fundit përdorin parulla të ngjashme me ato të marksistë-leninistëve tregon se ata e kanë gjithnjë e më të vështirë të çojnë përpara taktikën e tyre demagogjike dhe të kamuflimit.

Ata kanë shumë frikë për të dalë hapur me tezat e tyre oportuniste, të cilat janë demaskuar keq.

Në kohën e vet s'kishte ditë që Hrushovi të mos lëshonte anatema kundër marksistë-leninistëve, të mos kërcënonte me skomunikime revolucionarët e vërtetë, të mos parashikonte pasoja të tmerrshme për ata që nuk i bindeshin shkopit të tij të dirigjentit. Ata që i zunë vendin e kanë lënë mënjanë këtë gjuhë. Kjo, sigurisht, nuk është bërë nga e mira, por nga e keqja, pasi ajo nuk zë vend më në radhët e komunistëve, pasi lufta që kanë bërë marksistë-leninistët për demaskimin e revizionizmit hrushovian ia ka hequr atij fodullëkun e mëparshëm.

Tani revizionizmi hrushovian është kudo në tërheqje, por kjo s'do të thotë se i ka dorëzuar armët. Ai mundohet vazhdimisht për të gjetur mënyra e fronte të reja për të luftuar marksizëm-leninizmin dhe lëvizjen komuniste ndërkombëtare, për të minuar paqen. Sot arma më e preferuar e tij është demagogjia, përdorimi i frazave false revolucionare, diplomacia e fshehtë dhe përgjithësisht puna nën rrogoz. Në propagandën dhe në fjalimet publike udhëheqësit hrushovianë nuk lodhen së bërtituri për «luftë kundër imperializmit», «përkrahje Vietnamit», «ndihmë revolucionar'e popujve», për «kompaktësi në luftën kundër imperializmit», për «veprime të përbashkëta», «unitet» etj. Por me të ardhur në kontakt me përfaqësues të imperializmit ose me ndonjë auditor borgjez, gjuha u shkon menjëherë te sloganet e tyre të dashura. Ata fillojnë e flasin për «garë paqësore», «ulje tensioni», «çarmatim të plotë e të përgjithshëm», për «rolin historik të dy fuqive të mëdha», për «ndihmë të përbashkët vendeve të pazhvilluara», për «bashkëpunim në OKB» etj.

Edhe njeriu pa farë eksperience në politikë e kupton se këtu kemi të bëjmë me një mashtrim në shkallë të gjerë për të gabuar naivët. Nuk mund të ketë dy qëndrime për një problem, e për më tepër diametralisht të kundërta. Kjo mund të ndodhë vetëm me revizionistët hrushovianë, të cilët tjetër thonë e tjetër bëjnë, që me fjalë hiqen si revolucionarë e me vepra janë kundërrevolucionarë.

Në konferencat ndërkombëtare, ose në raste të tjera përfaqësuesit e revizionistëve hrushovianë e kanë bërë zakon këto kohët e fundit të thonë disa fjalë të ashpra në drejtim të imperializmit amerikan, të deklarojnë se «përkrahin» luftën e popujve për çlirimin kombëtar, të «dënojnë» agresionin amerikan në Vietnam etj. Po të gjykosh vetëm nga këto fjalë, të duket sikur çdo gjë është në rregull. Por menjëherë, po aty, ata vazhdojnë të marrin me të mirë imperializmin amerikan, të kërkojnë bashkëpunimin e tij dhe të shkelin interesat e popujve. Loja e tyre është shumë e thjeshtë. Ashtu si pilulat e hidhura i mbulojnë me një cipë sheqeri për t'u gëlltitur më lehtë, edhe revizionistët hrushovianë mundohen që politikën e tyre tradhtare e kapitulluese ta fshehin me një lustër demagogjike për ta kaluar më lehtë.

Marksistë-leninistët u kanë shtruar shpeshherë pyetjen udhëheqësve sovjetikë të deklarojnë hapur se me cilin janë ata, me marksizëm-leninizmin revolucionar apo me oportunizmin antirevolucionar, me popujt revolucionarë kundër imperializmit dhe shërbëtorëve të tij, apo me imperializmin kundër popujve, janë ata për unitetin e vërtetë mbi bazat e marksizëm-leninizmit e të internacionalizmit proletar, apo për përçarjen.

Por ata s'janë përgjigjur e as do të përgjigjen ndonjëherë.

Frika e së vërtetës i verbon, i çorodit, prandaj preferojnë të fshihen pas tymit demagogjik të frazave boshe.

Divergjencat sot midis marksistë-leninistëve dhe revizionistëve hrushovianë nuk janë çështje keqkuptirnesh ose interpretimesh, si do të donte t'i quante ndokush.

Ato janë divergjenca midis rrugës për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit dhe rrugës për minimin e tij, divergjenca që pasqyrojnë luftën që zhvillohet në shkallë ndërkombëtare midis dy klasave armike — proletariatit dhe borgjezisë. Këto divergjenca janë të papajtueshme dhe ato mund të zgjidhen vetëm kur revizionizmi modern të shkatërrohet politikisht dhe ideologjikisht.

Me veprimtarinë e tyre tradhtare dhe shndërrimin në një agjenturë të rrezikshme të imperializmit revizionistët hrushovianë e kanë humbur prej kohësh të drejtën të thonë se «e përbashkëta është kryesorja, ajo që na ndan është pjesë». Midis revizionistëve hrushovianë dhe marksistë-leninistëve s'ka asgjë të përbashkët, as kryesore, as pjesë. Tani kontradikta themelore është midis dy vijave të përgjithshme, vijës revolucionare marksiste-leniniste dhe vijës revizioniste kapitulluese. Midis tyre nuk mund të ketë kompromise, pasi ato nuk kanë asgjë të përbashkët, as në tërësi, as në veçanti.

Marksistë-leninistët i kuptojnë mirë manovrat djallëzore të revizionistëve modernë, të cilët duan të spekulojnë me dëshirën e vërtetë të revolucionarëve për bashkim e unitet dhe nuk do ta lejojnë kurrë veten, ashtu siç nuk e kanë lejuar, të gënjehen nga këta krokodilë.

Uniteti i vërtetë i lëvizjes komuniste ndërkombëtare do të krijohet me siguri, por ai nuk do të jetë një bashkim i thjeshtë fraksionesh e grupesh me pikëpamje e ideologji nga më të ndryshmet të tipit socialdemokrat.

Ai do të jetë rezultat i natyrshëm i luftës për shkatërrimin e revizionizmit modern. Ai do rritet e do zhvillohet ashtu siç u rrit e u zhvillua bolshevizmi në luftën parimore e deri në fund kundër oportunizmit të Internacionales së Dytë.

Udhëheqësit revizionistë sovjetikë kohët e fundit, sidomos me rastin e vizitave në Moskë të disa sekretarëve të parë të partive revizioniste të Evropës, kanë hedhur parullën, megjithëse jo të drejtpërdrejtë, se uniteti midis vendeve socialiste mund të jetë edhe i pjesshëm, pasi nuk është e domosdoshme që të jetë mbi baza ideologjike, mbi bazat e interesave klasore e të parimeve të internacionalizmit proletar. Sipas pasardhësve të Hrushovit, ky unitet mund të mbështetet në interesat ekonomike, në interesa të përbashkëta të veçanta të politikës së jashtme, mund të jetë në bazë traditash etj.

Sigurisht, dalja në dritë e këtyre parullave ose tezave është një shenjë që tregon rritjen e kontradiktave brenda radhëve të revizionizmit hrushovian, pamundësinë e udhëheqjes së re sovjetike për të vënë në përdorim, si më parë, shkopin e saj të dirigjentit, shtimin e izolimit të saj etj. Po në një shkallë të madhe ato tregojnë se udhëheqësit revizionistë sovjetikë në marrë dhëniet me vendet socialiste mundohen të vendosin marrëdhënie të tipit borgjez, në bazë të të cilave qëndrojnë interesat e ngushta nacionale, llogaritë e ftohta leverdisë së çastit, interesi koniunktural i situatave.

Kuptohet se sa më larg të shkohet në këtë rrugë, aq më tepër do të thellohen përçarja dhe ndasitë që krijon përgjithësisht politika shoviniste e kombit të madh, aq më tepër do të rritet degjenerimi nacionalist i shtetit dhe i shoqërisë. Nxitja e kësaj politike nacionaliste ka shpurë, dhe në të ardhmen do të çojë akoma më shumë, në forcimin e «urave» që Xhonsoni po lidh me ish-vendet socialiste të Evropës, ku sundojnë revizionistët.

Në lidhje me udhëheqjen e re revizioniste sovjetike marksistë-leninistët dhe gjithë revolucionarët e tjerë nuk ushqejnë asnjë iluzion. Bilanci i saj vjetor është shumë i pasur me vepra tradhtie kundër kampit socialist, luftës antiimperialiste të popujve dhe vetë Bashkimit Sovjetik. Perspektiva është akoma më e keqe. Prandaj komunistët e vërtetë, të gjithë ata për të cilët marksizëm-leninizmi dhe revolucioni janë të shtrenjtë, e kuptojnë mirë se nanurisja në prehrin e iluzioneve të krijuara nga hrushovianët gjoja mbi ndryshimet, kthesat, korrigjimet e tyre, që do të thotë marrja e demagogjisë për realitet, përbën sot një rrezik serioz për lëvizjen komuniste dhe për lëvizjet nacionalçlirimtare e revolucionare.

Revizionistët hrushovianë bëjnë shumë përpjekje për të ndaluar polemikën dhe për detyruar partitë marksiste-leniniste që ta ndalin luftën parimore që bëjnë kundër tyre. Por revolucionarët nuk do të bien kurrë në grackën revizioniste. Lufta kundër revizionizmit hrushovian është një detyrë historike, e cila duhet çuar deri në fund. Çdo tërheqje nga kjo luftë do të ishte një ndihmë e madhe për revizionistët, që ata të ecin pa pengesa në rrugën e mashtrimit të popujve, të sabotimit të revolucionit dhe të përçarjes. Polemika e marksistë-leninistëve kundër revizionizmit hrushovian nuk është një përgjigje e thjeshtë për shpifjet e sulmet konkrete që ata bëjnë kundër nesh. Ajo ka të bëjë me të ardhmen e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, me fatet e Bashkimit Sovjetik dhe të mbarë njerëzimit. Duke demaskuar plotësisht dhe në mënyrë të gjithanshme revizionizmin hrushovian, ndihmohet lëvizja komuniste ndërkombëtare për të mbajtur, si kurdoherë, lart flamurm fitimtar të marksizëmleninizmit dhe të internacionalizmit proletar, ndihmohen popujt sovjetikë për të ruajtur fitoret e revolucionit dhe të ndërtimit socialist, ndihmohen popujt e botës për të kundërshtuar me sukses planet agresive të imperializmit. Revizionistët hrushovianë do të dëshironin shumë që polemika të kthehej në një debat skolastik të tipit socialdemokrat ose akademik.

Por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Polemika e hapët, e guximshme, parimore e konsekuente, arma kryesore e efektshme për demaskimin e udhëheqjes së re revizioniste, do të vazhdojë deri në fund, e ashpër dhe e pamëshirshme. Interesat e marksistë-leninistëve dhe të revizionistëve modernë janë krejt të kundërta dhe të papajtueshme. Për të qenë me revolucionin dhe për ta përkrahur atë, për të luftuar me sukses kundër imperializmit, për të mbrojtur marksizëm-leninizmin dhe unitetin revolucionar të lëvizjes komuniste ndërkombëtare është e nevojshme të luftojmë me të gjitha forcat dhe ta çojmë deri në fund luftën kundër revizionizmit hrushovian.

Gjatë kësaj kohe që udhëheqja e re sovjetike qëndron në fuqi, ajo ka pësuar mjaft disfata dhe maskat e saj demagogjike kanë filluar të grisen në shumë drejtime. Por kjo s'do të thotë se ajo është mposhtur. Lufta kundër revizionizmit është e gjatë dhe ajo merr gjithnjë pamje e forma të reja gjatë zhvillimit të saj. Në këto kushte detyra e marksistë-leninistëve është forcimi i mëtejshëm i radhëve dhe i unitetit të tyre luftarak e parimor kundër revizionizmit hrushovian. Dhe ata i kanë të gjitha mundësitë për t'ia arritur këtij qëllimi. Në luftë kundër imperializmit dhe revizionizmit hrushovian forcat marksiste-leniniste janë kalitur e janë forcuar.

Marksizëm-leninizmi po ecën përpara duke kaluar pengesa e vështirësi të shumta e të ndërlikuara. Të gjitha këto na e forcojnë edhe më tepër bindjen se marksizëm-leninizmi do të triumfojë mbi revizionizmin modern, nën çfarëdo maske që ai të paraqitet.

Kushdo që ecën në rrugën e N. Hrushovit, do të gjejë patjetër fundin e tij të palavdishëm.


Botuar për herë të parë në gazetën «Zëri popullit», Nr. 248 (5344), 16 tetor 1965







 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi