Shqipe

 

TELEGRAM
KONGRESIT TË 1-RË TË FRONTIT TE ÇLIRIMIT
KOMBETAR TË ALGJERISË
Algjer
19 prill 1964

Të dashur vëllezër algjerianë,
Në emër të popullit shqiptar, Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë u dërgon përshëndetje të zjarrta revolucionare Kongresit të 1-rë të Frontit të Çlirimit Kombëtar të Algjerisë dhe, nëpërmjet tij, mbarë popullit trim, mik e vëlla algjerian.
Pas një lufte të gjatë heroike, populli vëlla algjerian, nën udhëheqjen e Frontit të Çlirimit Kombëtar, dëboi okupatorët imperialistë francezë nga vatra e tij, fitoi pavarësinë kombëtare dhe krijoi kushtet për ta kthyer Algjerinë në një vend të begatshëm e të lumtur.
Lufta e armatosur e popullit heroik algjerian u bë, në të njëjtën kohë, një shembull i shkëlqyer për të gjithë popujt e botës, që vuajnë nën sundimin e egër të kolonializmit e të imperializmit, dhe demaskoi si tradhtarë të lirisë së popujve të gjithë ata që pengojnë luftën, ose ngjallin iluzione ndaj imperializmit, duke pre-dikuar se gjoja vetë shtypësit kolonialistë dhe imperialistë
do t'u japin lirinë e pavarësinë popujve, që i mbajnë nën zgjedhën dhe kërbaçin e tyre.
Populli shqiptar, i cili, ashtu si edhe populli vëlla algjerian, ka bërë një luftë të gjatë e të vështirë kundër, okupatorëve të huaj dhe reaksionarëve të brendshëm, e quan për nder që ka qëndruar kurdoherë në përkrahje të luftës suaj të armatosur heroike dhe fitimtare.
Me rastin e Kongresit tuaj të 1-rë, ne shprehim bindjen e thellë se populli liridashës dhe vëlla algjerian, me të cilin ne na lidh një miqësi e pathyeshme, do të dijë t'i mbrojë fitoret e revolucionit dhe do ta shpjerë atë më përpara, që jeta e popullit vëlla algjerian të bëhet akoma më e bukur dhe e lumtur, duke demaskuar .dhe asgjësuar të gjitha komplotet e imperialistëve dhe të neokolonialistëve, si dhe të gjitha intrigat e agjentëve të tyre, revizionistëve modernë, që do të tentojnë të prekin lirinë, indipenaencën dhe sovranitetin e Algjerisë heroike.


I urojmë Kongresit tuaj sukses të plotë!


Rroftë miqësia e pathyeshme midis popullit algjerian dhe popullit shqiptar!
Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë


Enver Hoxha


Botuar për herë të parë në Botohet sipas gazetës •Zëri
gazetën «Zëri i popul/it», i popu//it», Nr. 94 (4876),
.Nr. 94 (4876), 19 prill 1964 19 pri// 1964

 

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi