Shqipe

 

TELEGRAM URIMI DËRGUAR KQ TË PK TË INDONEZISË ME RASTIN E 40-VJETORIT TË THEMELIMIT TË PK TË INDONEZISË

22 maj 1960


KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË INDONEZISË


Xhakartë


Te dashur shokë,

Me rastin e festës se 40-vjetorit të themelimit Partisë Komuniste të Indonezisë, Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shgipërisë, në emër të të gjithë komunistëve dhe të popullit shqiptar, ju dërgon përshëndetjet me të përzemërta dhe vëllazërore.

Partia Komuniste e Indonezisë, e mbështetur ne mësimet e pavdekshme të marksizëm-leninizmit, ka luftuar gjithmonë me vendosmëri kundär shfrytëzimit kolonial te imperialistëve holandezë dhe japoneze, për lirine dhe pavarësinë e vendit, pär mbrojtjen e interesave jetike të klasës punëtore dhe të të gjithë punonjesve të Indonezisë, për përparimin ekonomik e social të atdheut të vet. Në këtë luftë të gjatë dhe të vështirë 40-vjecare, Partia juaj u rrit dhe u forcua nga pikëpamja organizative dhe ideopolitike.

Partia Komuniste e Indonezisë, ne pararojë të masave purionjëse, mori pjesë aktive ne pregatitjen e proklamatës së pavarësisë, ne formimin e republikës indoneziane ne vitin 1945, duke luftuar kundër ushtrive japoneze, britanike dhe holandeze. Sot ajo si frymëzuese e Frontit të Përbashkët Kombëtar, lufton me vendosmëri kundër ndërhyrjes së imperialistëve të huaj dhe kundër reaksionit të vendit për ta vuar deri ne fund revolucionin demokratik të filluar me 1945, për Pavarësinë e plotë të vendit, për clirimin e Irianit Perëndimor nga zgjedha e pushtuesve holandezë.

Duke zbatuar me urtësi marksizëm-leninizmin, kushtet konkrete të vendit, Partia Komuniste e Indonezisë ka luftuar dhe lufton me konsekuencë kundër revizionizmit modern si dhe kundër cdo shfaqjeje të huaj pär ruajtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit, për forcimin e unitetit te radhëve te partisë. Si një parti e sprovuar e tipit leninist ajo jep sot një kontribut të shquar për forcimin e unitetit te celiktë të lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare, për forcimin e solidaritetit ndärkombëtar te punonjësve ne frymën e internacionalizmit proletar, për triumfin e frymës dhe të parimeve të Bandungut, për triumfin e politikës së bashkekzistencës pagësore, për pulen dhe për migësinë midis popujve.

Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ushgen ndjenjat me të singerta të migësisë për Partinë Komuniste të Indonezisë, u uron nga zemra gjithë komunistëve indoneziane suksese te mëtejshme në luftën e tyre për të mirën dhe për lumturinë e popullit punonjës të Indonezisë!


Rroftë Partia Komuniste e Indonezisë!


Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë se Punës të Shqiperisë


Enver Hoxha



Botohet për herë të parë sipas origjinalit që gjendet në

Arkivin Qendror të Partisë

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi