Shqipe

 

INFLUENCA E REVOLUCIONIT TË MADII SOCIALIST TË TETORIT NË SHQIPERI

(1)


Tetor 1957


Revolucioni i Tetorit, epoka e re në zhvillimin e njerëzimit



Në ditët e sotme, kur Revolucioni i madh socialist i Tetorit mbushi 40 vjet, kuptohet më mirë dhe më qartë ajo që thoshte V.I.Lenini në përvjetorin e katërt të revolucionit, se


«Sa shumë largohet prej nesh kjo ditë e madhe, aq më e qartë bëhet rëndësia e revolucionit pro/etar Rusi...»2)


Sot e gjithë bota është dëshmitare e kësaj të vërtete të madhe.

Revolucioni socialist i Tetorit, i cili shënon ngjarjen më të madhe në historinë botërore, shkatërroi në



(1) Ky artikull është botuar në Moskë nga «Gospolitizdat »- në serinë e broshurave: «Revolucioni i Tetorit në Rusi dhe lëvizja nacional-çhrimtaxe botërore«.


(2) V. I. Lenin. Veprat, vë.11. 33, f. 37.



një të gjashtën e botës pushtetin e kapitalistëve e të çifligarëve dhe në vend të tij vendosi pushtetin politik të klasës punëtore, diktaturën e proletariatit, formën më të lartë të demokracisë për masat e gjera të popullit.

Për herë të parë në histori populli u bë zot i vendit të vet. Revolucioni i Tetorit çoi në zhdukjen e çdo forme shfrytëzimi të njeriut prej njeriut, të çdo forme skllavërimi dhe mosbarazie kombëtare në Bashkimin Sovjetik.

Në këtë mënyrë ai hapi epokën e shkatërrimit të kapitalizmit dhe të triumfit të socializmit.

Që nga dita e Revolucionit të madh 3ocialist të Tetorit dhe deri sot në botë kanë ndodhur ndryshime rrënjësore në dobi të socializmit, nga njëra anë, dhe në dëm të kapitalizmit, nga ana tjetër, gjë që tregon rritjen dhe përparimin e pandalshëm të sistemit socialist drejt ngadhnjimit të plotë dhe dekompozimit përfundimtar të sistemit botëror kapitalist.

Brenda kësaj kohe në Bashkimin Sovjetik, në shtetin e parë që krijoi Revolucioni i Tetorit, u krye industrializimi socialist dhe kolektivizimi i bujqësisë, u bë një revolucion i vërtetë kultural, u zhdukën klasat shfrytëzuese dhe u ndërtua shoqëria e parë socialiste në botë. Sistemi politik dhe ekonomik i Bashkimit Sovjetik u bëri ballë të gjitha provave të vështira, sulmeve të egra të armiqve të brendshëm dhe të imperializmit botëror. Në mënyrë të veçantë forca e pathyeshme e këtij sistemi u provua në Luftën e dytë botërore, kur Bashkimi Sovjetik me fitoren e vet historike mbi fashizmin shpëtoi jo vetëm veten e tij, por të gjithë njerëzimin nga rreziku i skllavërisë fashiste.

Bashkimi Sovjetik është bërë një fuqi botërore shumë e madhe dhe e fortë socialiste, një vend me industri të fuqishme, me bujqësi të klasit të parë, me teknikë, shkencë dhe kulturë të përparuar. Por sot Bashkimi Sovjetik nuk është e vetmja fuqi socialiste në botë. Rrugën që çau Revolucioni i Tetorit e ndoqën dhe po e ndjekin qindra miliona njerëz të tjerë në botë, ashtu si parashikonte Lenini. Pas Luftës së dytë botërore shumë vende të Evropës e të Azisë u shkëputën nga sistemi kapitalist dhe së bashku me Bashkimin Sovjetik krijuan kampin e madh e të fuqishëm të socializmit në më tepër se një të katërtën e botës, që përmbledh më shumë se 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të lëmshit tokësor. Socializmi është shndërruar në një sistem botëror.

Duke asgjësuar zgjedhën e rëndë të shtypjes kombëtare të popujve të Rusisë, duke shpallur paqen pa aneksime dhe kontribucione, të drejtën për vetëvendosje për të gjitha kombet deri në shkëputje të plotë dhe në krijimin e shteteve nacionale krejt të pavarura, Revolucioni socialist i Tetorit i dha një grusht për vdekje sistemit kolonial të imperializmit. Nën influencën e Revolucionit të Tetorit lufta nacional-çlirimtare e popujve kolonialë u rrit dhe u zhvillua me një forcë të veçantë, që sot e ka vënë sistemin kolonial në një gjendje shthurjeje të pandalshme dhe përpara vdekjes së sigurtë.

Pas Luftës së dytë botërore dhe deri sot janë shkëputur nga varësia koloniale dhe gjysmëkoloniale d• ke u çlinuar nga prangat e imperializmit më tepër se një miliard e dyqind milion frymë, që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së lëmshit tokësor. Grushtin më të fuqishëm dhe dërmues sistemit kolonial ia dha Revolucioni Popullor Kinez. Ky revolucion i madh përfundoi me fitoren e plotë të masave të gjera popullore, të cilat krijuan shtetin e fuqishëm të demokracisë popullore në Kinë, të udhëhequr nga klasa punëtore dhe të bazuar në aleancën e punëtorëve dhe të fshatarëve.

Pavarësinë kombëtare e fitoi edhe një vend tjetër i madh aziatik, India. Pavarësinë kombëtare e kanë ftuar, veç Indisë, edhe shumë popuj të tjerë në Azi dhe në Afrikë, që në të kaluarën ishin koloni të imperialistëve anglezë, francezë etj. Popujt e Azisë dhe të Afrikës, që kanë fituar pavarësinë, duan paqen, duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të pavarur, duan të realizojnë reforma demokratike. Prandaj ata po shprehen gjithnjë e më shumë në mënyrë të vendosur për marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik, me RP të Kinës dhe me të gjitha vendet socialiste, sepse në këto lidhje ata shohin forcën për të siguruar fitoret e arritura dhe për të korrur fitore të reja ekonomiko-shoqërore.

Revolucioni socialist i Tetorit është një revolucion vigan jo vetëm në lëmin e marrëdhënieve ekonomike dhe politiko-shoqërore, por është edhe një revolucion në mendjen, në ideologjinë e klasës punëtore. Ai shënoi fitoren më të madhe të marksizëm-leninizrnit mbi ideologjinë borgjeze, ideologjinë e oportunizmit dhe të reformizmit, ai u dha një grusht dërmues revizionistëve të marksizëm-leninizmit, socialshovinistëve dhe nacionalizmit reaksionar. Revolucion i i Tetorit ua çorri maskën socialdemokratëve të Internacionales së dytë, që u kthyen në shërbëtorë të borgjezisë së vet e të imperializmit botëror dhe në armiq të egër të proletariatit dhe të lëvizjes punëtore ndërkombëtare. Revolucioni i madh socialist i Tetorit është mishërimi i parimeve të pavdekshme leniniste të internacionalizmit proletar.

Sot idetë ngadhnjimtare dhe jetëdhënëse të marksizëm-leninizmit kanë zënë rrënjë të thella, janë përhapur dhe po përhapen gjithnjë e më shumë në të gjithë punonjësit dhe të shtypurit e botës. Triumfin e tyre as kanë mundur, as do të mund ta ndalojnë armiqtë e ndryshëm të marksizëm-leninizmit me goditjet e tyre të hapëta ose të maskuara. Partia e Punës e Shqipërisë dhe populli shqiptar,. që sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e plotë dhe ndërton jetën e re, socializmin, shikojnë në fitoret e vendit tonë triumfin e mësimeve të mëdha të Revolucionit socialist të Tetorit, triumfin e ideve të marksizëm-leninizmit.



Influenca e ideve të mëdha të Tetorit në zhvillimin e lëvizjes nacional-çlirimtare në Shqipëri


Për shekuj dhe shekuj me radhë e kanë pasë marrë nëpër këmbë popullin e vogël shqiptar pushtuesit e ndryshëm, e kanë shfrytëzuar deri në palcë së bashku me klaat e pasura sunduese të vendit. Heroike ka qenë qëndresa dhe lufta që ka bërë populli ynë gjatë historisë së tij kundër pushtuesve të huaj për të mbrojtur nderin, gjuhën, zakonet, lirinë dhe pavarësinë e tij. Por si popull i vogël, pa mbrojtje dhe përkrahje, përpjekjet e tija kurdoherë kanë qenë shtypur nga agresorët, të cilët nuk e kishin lënë asnjëherë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Vetëm me fitoren e Revolucionit të Tetorit, vetëm pas krijimit të shtetit të madh e të fuqishërn të punëtorëve dhe fshatarëve të lirë të Rusisë lindën për popullin shqiptar shpresat e çlirimit nga zgjedha e . rëndë e bejlerëve dhe e kapitalistëve, nga zgjedha shekullore e pushtuesve të huaj imperialistë.

Në kohën kur u krye Revolucioni i Tetorit, Shqipëria ndodhej në një gjendje jashtëzakonis ht të mjeruar.

Nga njëra anë vendin e kishte pllakosur një prapambetje shumë e madhe, e trashëguar nga pushtimi pesëqindvjeçar otoman. Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në Evropë. Industria gati nuk ekzistonte fare, bujqësia ishte krejt primitive me mbeturina të forta feudale, komunikacioni ndodhej në gjendje të mjerueshme.

Si rrjedhim, nga një prapambetje e tillë karakterizohe j edhe gjendja shoqërore-politike dhe kulturale e vendit. Shkollat në Shqipëri numëroheshi n me gisht: edhe ato të pakta që ishin, pas pushtimit të vendit nga ushtritë e huaja imperialiste, shumica u mbyllën.

Lart nga 90 për qind e popullsisë ishte analfabete.

Klasa punëtore ishte fare e vogël, fshatarësia ndodhel në hapat e parë të diferencimit kapitalist, borgjezia ishte e dobët dhe nuk qe e zonja të drejtonte shtetin e ri shqiptar të porsalindur, ndërsa çifligarë-t, që sundonin akoma në lëmin ekonomik dhe politik, luftonin me të gjitha mënyrat për të ruajtur pozitat e tyre të privilegjuara.

Nga ana tjetër, i gjithë vendi ndodhej i pushtuar nga fuqitë ndërluftuese imperialiste, të cilat e kishin shndërruar pa asnjë të drejtë Shqipërinë në një shesh lufte. Të parët, që sollën ushtrinë e tyre në Shqipëri, ishin imperialistët italianë. Në tetor 1914 ata pushtuan ishullin e Sazanit, kurse në dhjetor e shtrinë pushtimin e tyre në gjithë rrethin e Vlorës. Po në këtë muaj forcat greke pushtuan Korçën dhe Gjirokastrën, duke masakruar pa mëshirë popullsinë dhe duke djegur e shkatërruar fshatra të tëra.

Në këtë kohë në Shqipërinë e Mesme ziente kryengritja fshatare. Fshatarët kryengritës me Haxhi Qamilin në krye luftonin për të çliruar fshatarësinë nga zgjedha e feudalëve dhe e imperialistëve, për t'u rrëmbyer tokat dhe pasuritë bejlerëve dhe për t'ua kthyer ato fshatarëve të varfër, për të shkatërruar pushtetin e ngritur nga imperialistët dhe feudalët. Kryengritja fshatare u bë një pengesë serioze për imperialistët italianë, serbë etj. që donin të pushtonin gjithë vendin tonë. Prandaj ata u dhanë të gjitha ndihmat feudalëve për të shtypur lëvizjen fshatare. Qeveria shoviniste e Serbisë mendoi se kishte ardhur rasti i volitshëm për të realizuar qëllimet e saj pushtuese dhe në qershor të vitit 1915 ushtria serbe pushtoi Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, duke vendosur kudo një regjim të egër vrasjesh dhe grabitjesh. Më vonë, më 1916, vendin e ushtrisë serbe e zunë trupat e imperialistëve austro--hungarezë, kurse në Shqipërinë e Jugut, përveç forcave italiane, u futën edhe ato franceze.

Imperialistët i kishin sjellë ushtritë e tyre në Shqipëri në mënyrë arbitrare, pa e pyetur fare popullin shqiptar, duke shkelur në këtë mënyrë zotimet e tyre hipokrite në Konferencën e Londrës më 1913, kur u njoh Shqipëria si shtet më vete dhe u caktuan kufitë e sotëm të saj. Këtë imperialistët e bënë nga lakmia e tyre e hershme për të skllavëruar Shqipërinë, e cila ishte dhe një qendër me rëndësi të madhe strategjike mbi detin Adriatik. Në planet e imperialistëv e Shqipëria prej kohësh figuronte si një plaçkë tregu. Poshtërsia e imperialistëye kundrejt Shqipërisë arriti kulmin me Traktatin e fshehtë të Londrës, që u nënshkrua në prill të vitit 1915 midis fuqive imperialiste të Antantës dhe imperialistëve italianë. Në bazë të këtij traktati Italisë i jepej, si shpërblim për hyrjen e saj në luftë kundër fuqive qendrore evropiane, pjesa Jugperëndimore e Shqipërisë me qendër Vlorën, nga ana e saj Italia merrte përsipër që «të mos kundërshtojë dëshirën e Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë (cariste) për të ndarë krahinat veriore dhe jugore të Shqipërisë midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë». Traktati i Londrës ishte një traktat që e shkelte në mënyrë brutale pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, duke marrë nëpër këmbë të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar.

Ushtritë e huaja dhe luftimet që u zhvilluan në tokën e Shqipërisë i sollën vendit tonë rrënime akoma më të mëdha. Si rezultat i luftës, i zisë së bukës dhe i epidemive iu shkaktuan popullit shqiptar 70 mijë të vdekur, përveç shkatërrimeve të shumta. Dhe të gjitha këto vetëm për interesat grabitqare të imperialistëve.

Fitorja e Revolucionit socialist të Tetorit i dha një kurs të ri zhvillimit të ngjarjeve politike në Shqipëri.

Përhapjen e dritës së tij edhe në këtë kënd të largët të Ballkanit nuk mundën ta ndalonin, me gjithë fushatën e tërbuar antisovjetike që shpërthyen në atë kohë në vendin tonë imperialistët e huaj, çifligarët dhe klerikët reaksionarë shqiptarë.


«Lumtërisht, ose si ndonjë bekim prej zoti doli në botë xhaxha Lenini... — shkruante gazeta shqiptare« Koha,. — Lenini nuk do vetëm lirimin e popullit rus, po të gjithë botës, do që çdo njeri të rrojë për njeri në botë edhe kurrë rob, prandaj që nga të katër çipat e dheut bashkohen me qëllimet e tij të larta e të slwnjta duke iu lutur zotit t'i falë një jetë bë gjat&l.

Për kushtet ekonomike, politike dhe shoqërore që ekzistonin në atë kohë në Shqipëri detyrat themelore që qëndronin përpara vendit ishin: çlirimi kombëtar, ruajtja e tërësisë tokësore të Shqipërisë, zgjidhja e çështjes agrare dhe demokratizimi i vendit. Prandaj edhe influencën që ushtroi Revolucioni socialist i Tetorit në vendin tonë e shohim në radhë të parë në zgjidhjen e këtyre detyrave.

Me fitoren e Revolucionit të Tetorit iu dha fund diplomacisë së fshehtë imperialiste, e cila i përdorte popujt e vegjël si monedhë shkëmbimi. Një nga aktet e para të qeverisë së re sovjetike në këtë drejtim ishte botimi i traktateve të fshehta të fuqive imperialiste, sipas vendimit të Kongresit II të Sovjetëve të 8 nëntorit 1917. Dolën kështu në shesh përpara gjithë botës komplotet grabitqare, që kishin kurdisur imperialistët në kurriz të popujve të vegjël.

Midis traktateve që botoi qeveria sovjetike ishte dhe Traktati i fshehtë i Londrës i prillit 1915, me anën e të cilit imperialistët e copëtonin dhe bënin tregëti me vendin tonë. Lajmi mbi botimin e traktatit


(1) Shih Librin: «Mbi influencën e Revolucionit të madh socialist

të Tetorit në Shqiperi ». (1917-1924). Tirane, 1957, E. 83.


hidhte dritë mbi qëllimet e vërteta të armiqve të Shqipërisë.

Ky lajm u përhap shumë shpejt në të gjithë vendin, duke ngjallur një valë të fuqishme zemërimi, duke ndezur zjarrin'e luftës për çlirimin kombëtar dhe për tërësinë tokësore të atdheut. Kurrë më parë nuk ishte parë një lëvizje kaq e gjallë dhe e fortë kundër imperializmit në vendin tonë, kurrë nuk ishte arritur një bashkim kaq i shëndoshë i popullit tonë, siç u arrit pas Revolucionit të Tetorit dhe nën influencën direkte të tij. Në të gjitha anët e vendit dhe jashtë atdheut shqiptarët ngritën zërin me forcë kundër copëtimit të Shqipërisë dhe kundër qëndrimit të mëtejshëm të forcave ushtarake të pushtuesve të huaj në Shqipëri.

Më kot u munduan pushtuesit imperialistë italianë që të zvogëlonin efektin e madh që ushtroi botimi i Traktatit të fshehtë të Londrës në Shqipëri. Shqiptarët të indinjuar u bashkuan dhe filluan luftën e armatosur me anë të njësiteve guerrile që godisnin autokolonat ushtarake dhe postkoman dat e karabinierisë italiane.

Më 28 Nëntor të vitit 1918 dhe të vitit 1919, ditën e pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin e Vlorës, të cilin italianët e quanin si qytetin e tyre, shpërthyen manifestime të fuqishme patriotike kundër politikës imperialiste të qeverisë italiane.

Populli shqiptar, që ia kishte çelur sytë Revolucioni i Tetorit, ishte ngritur i gjithë kundër imperialistëve.

Në të gjitha anët e Shqipërisë kërkonin me këmbëngulje rrëzimin e qeverisë tradhëtare proitaliane të Durrësit dhe krijimin e një qeverie antiimperialiste.

Për këtë qëllirn u mblodh në janar të vitit 1920 Kongresi i Lushnjës, ku morën pjesë përfaqësu es nga të gjitha anët e vendit. Kongresi u shpreh me forcë kundër dhe dënoi në mënyrë të vendosur Traktatin e Londrës mbi copëtimin e Shqipërisë.

Në vitin 1920 Franca, pas një viti e gjysmë që kishte mbaruar Lufta e parë botërore, u detyrua më në fund t'i hiqte trupat e saj nga Shqipëria, ndërsa qeveria italiane kërkonte t'i mbante me këmbëngulje dhe t'i aneksonte Italisë krahinat e bregdetit jugor të Shqipërisë.

Ndërkaq edhe shovinistët serbë, pas largimit të ushtrive austro-hungareze, ishin futur në Shqipërinë e Veriut dhe kishin pushtuar një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar. Në Jug shovinistët grekë kërkonin edhe ata me çdo mënyrë që të merrnin nga Shqipëria pjesën që takonte» në bazë të Traktatit të Londrës.

Në Konferencën e Paqes në Paris vazhdonin pazarllëqet e imperialistëve për të vënë në jetë traktatin famëkeq të demaskuar.

Një rrezik i madh e kanoste Shqipërinë. Populli shqiptar nuk mund të priste asnjë të mirë, asnjë përkrahje nga imperialistët për të shpëtuar nga ky rrezik.

Për këtë atij i duhej të vepronte vetë dhe me vendosmëri.

Kur qeveria shqiptare e asaj kohe ngurronte të merrte masa të vendosura për dëbimin e italianëve nga Shqipëria, duke shpresuar në zgjidhjen e çështjes me rrugë diplomatike, vetë masat e revoltuara të popullit i dolën zot kësaj çështjeje. Me inisiativën e masave u krijua Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare për drejtimin e luftës kundër pushtuesve italianë. Në ultimatumin që ai i drejtonte komandës së trupave pushtues italianë në qershor 1920 thuhej: «... populli shqiptar e quan të papranuar ndarjen e Shqipërisë sipas Traktatit të fsheh-të 1915...» 1. Kur komanda italiane nuk iu përgjegj ultimatumit për largimin e trupave të saj nga Shqipëria, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare urdhëroi fillimin e kryengritjes. Faqe të shkëlqyera heroizmi shkroi populli ynë në Luftën e Vlorës më 1920 kundër ushtrisë italiane, të armatosur deri në dhëmbë me mjetet më moderne të luftës. Por vullneti i çelniktë dhe vetëmohimi i shqiptarëve për të çliruar me çdo kusht atdheun e tyre, bëri që armiqtë të thyheshin me turp dhe lufta të përfundonte me fitoren e patriotëve shqiptarë. Pushtuesit u hodhën në dët dhe qeveria italiane u detyrua më në fund të lëshonte Vlorën me gjithë rrethin e saj, duke mbajtur në dorë vetëm ishullin e Sazanit. Vetëm pak ditë pas disfatës së pësuar, ministri i jashtëm italian Konti Sforca ishte i detyruar të pranonte: nuk mund të qëndronim të sigurtë dhe të qetë në Vlorë dhe njëkohësisht të shkaktonim pakënaqësinë dhe keqardhjen e shqiptarëve me pakte ndërkombëtare që duhej të ishin të fshehta por që nuk mbetën të tilla» (2).

Me luftën e popullit liridashës shqiptar për çlirimin e Vlorës u solidarizua edhe proletariati italian, i cili. nën influencën e Revolucionit të Tetorit, ishte ngritur për të mbrojtur interesat e klasë3 së tij dhe kundër intervencionit të imperialistëve në Rusinë Sovjetike.

Pas mbarimit fitimtar të Luftës së Vlorës, populli ynë e vazhdoi luftën për tërësinë tokësore të vendit


(1) Shih librin: «Mbi influencën e Revolucionit të madh socialist të Tetorit në Shqipëri » (1917-1924). Tiranë, 1957,

f. 40.

  1. Po aty, f. 61.


kundër shovinistëve serbomëdhenj, për t'i dëbuar ata nga Shqipëria e Veriut. Njësitë e armatosura shqiptare, të udhëhequra nga Bajram Curri, luftuan heroikisht për mbrojtjen e vatrave të tyre. Lufta e popullit shqiptar e detyroi më në fund qeverinë serbe që në vitin 1921 të tërhiqte trupat e saj nga toka shqiptare.

Si rezultat i Luftës së tij nacional-çlirimtare, që u ndez nën influencën e Revolucionit të Tetorit, populli shqiptar e çliroi vendin e tij nga pushtuesit e huaj. Po të mos ishte fitorja e Revolucionit të Tetorit, po të mos ishte qeveria sovjetike dhe Lenini, që botuan traktatet e fshehta dhe zbuluan në këtë mënyrë fytyrën e vërtetë të bishave imperialiste, nuk do të qe kurrë e mundur që populli ynë të korrte këtë fitore.


«Të mos qe Lenini, — shkruante gazeta përparimtare «Politika», — nuk do të kishte fuqi në botë që të mund të prishte këtë traktat [Traktati i Londrës].

Kështu pra themelet e shte-tit tonë janë vënë që atëhere prej Leninit» (1) . Lenini dhe Bashkimi Sovjetik u bënë dy emrat më të dashur për popullin shqiptar, i cili i konsideronte ata shpëtimtarë të atdheut të vet. Kur imperializmi ndërkombëtar ishte vërsulur për ta mbytur Republikën e re Sovjetike, populli shqiptar i drejtonte sytë nga Bashkimi Sovjetik dhe, duke ndjekur me simpati luftën e punëtorëve dhe të fshatarëve rusë kundër imperialistëve grabitqarë, shprehte bindjen se çshtja e drejtë e Leninit dhe e bolshevikëve do të triumfonte: -,<Ne jemi plotësisht të bindur, i drejtohej qeverisë sovjetike në vitin 1920 patrioti Bajram Curri, në emër të popullit shqiptar, se e larta qeveri sovjetike do të bëjë që e gjithë bota të gëzojë parimet e drejtësisë...

Populli shqiptar pret prej Rusisë Sovjetike që të vendosë në Ballkan një paqe të drejtë, fisnike dhe të vërtet& i. Patrioti revolucionar Mihal Grameno po në këtë vit shkruante:


«Çakejtë e gjakpirësit e botës përnjëherësh u bashkuan që të gjithë për të ndaluar dritën e vërtetë dhe për këtë qëllim satanik nuk lanë asgjësendi pa përdorur... po m• kot u munduan, se u dërrnuan përpara së drejtës e së vërtetës. Ranë dhe do të bien përmbys ata që i kundërshtojnë xhaxha Leninit edhe bolshevikëve»(2).


Pas çlirimit të Shqipërisë nga të huajt çështja agrare dhe në përgjithësi çështja e demokratizimit të vendit u bënë çështjet kryesore në jetën politike të vendit.

Me formimin e shtetit shqiptar çifligarët jo vetëm i ruajtën por edhe i forcuan pozitat e tyre të klasës, duke marrë në dorë edhe drejtimin e shtetit. Për këtë arësye lufta e klasës midis fshatarësisë dhe çifligarëve përbënte boshtin e gjithë jetës së vendit. Por në kushtet e Luftës nacional-çlirimtare, kur detyra kryesore ishte çlirimi i vendit nga të huajt, lufta për tokën dhe për të

drejtat demokratike nuk mori përpjesëtime të mëdha..



Shih librin: «Mbi influencën e Revolucionit të madh socal:st të Tetorit në Shqi,përi. (1917-1924). Tiranë, 1957, f. 86-87.

(1) Shih librin: «Mbi influencën e Revolucionit të rnadli cialist të Tetorit në Shciipëri » (1917-1924). Tiranë 1957, f. 63..

  1. Po aty, f. 83.


Fill pas çlirimit të vendit fshatarët filluan të kërkonin tokën e bejlerëve dhe përmirësimin e gjendjes tyre ekonomike. Në shumë krahina të vendit ata pushtuan tokat e çifligarëve, kundërshtonin t'u jepnin të tretën dhe detyrimet e tjera bejlerëve, rrahën ose vranë tagrambledhësit e qeverisë, bënin protesta për të zbritur taksat dhe pë,r të hequr të dhjetën etj. Në krahinat e Veriut të Shqipërisë lëvizja fshatare, e udhëhequr nga Bajram Curri, e detyroi qeverinë që të hiqte taksat dhe të dhjetën për ato krahina. Lufta për tokën mori një karakter të theksuar politik.

Të gjitha grupet dhe partitë politike, edhe ato borgjeze, ishin të detyruara të kishin në programet e tyre si një pikë kryesore mbrojtjen e interesave të bujqve, zbatimin e reformës agrare. Por ndërsa partitë borgjeze donin të zgjidhnin çështjen e tokës në mënyrë paqësore, kërkonin reformë agrare të moderuar, fshatarët kërkonin t'i merrnin me forcë dhe pa shpërblim tokat e bejlerëve.

Ndërkaq qeveria reaksionare e Tiranës nuk bënte asgjë për të lehtësuar gjendjen e vështirë ekonomike të fshatarësisë. Ajo, përkundrazi, mori masa për t'i dëbuar fshatarët nga tokat e rrëmbyera të bejlerëve, të eilët i ishin ankuar qeverisë, duke u dhënë çifligarëve të gjithë ndihmën dhe përkrahjen kundër fshatarësisë.

Lufta për zgjidhjen e çështjes agrare e acaroi akoma më tepër atmosferën politike të vendit. Si në parlament dhe jashtë tij filloi një luftë e ashpër mbi mënyrat e zgjidhjes së çështjes agrare: mbi mënyrën «bolshevike» dhe mbi mënyrën «jobolshevike». Sipas dokumentave historike, në Shqipëri, në atë kohë bolshevizëm kuptohej në radhë të parë marrja pa shpërblim e pronave të çifligarëve dhe dhënia e tokave falas fshatarëve, ashtu si kishin vepruar bolshevikët në Rusi.

«Në Shqipëri është lindur bolshevizmi>-> t, shkruante gazeta «Koha». Në zjarrin e debateve rreth reformës agrare në parlamentin shqiptar, kur një deputet thoshte se në Shqipëri nuk mund të ekzistojë bolshevizmi, një deputet tjetër përparimtar i përgjigjej: «Bolshevizmi ekziston në Shqipëri» (2) . Kur një çifligar nga rrethet e Vlorës, i ankohej qeverisë se bujqit i kishin rrëmbyer tokat, i quante fshatarët «një turmë e tërbuar e ushqyer me principe bolshevizmi »3. Rrethet borgjeze, duke parë se fshatarësia i kërkonte tokat pa shpërblim, dhanë alarmin se në Shqipëri kishin filluar të dukeshin «tendenca bolshevike » dhe bërtitnin: «...jo të merren fare çifliqet e bejlerëve, se atëhere bëhet alla bolshevikshe». (4). Rrethet konservatore borgjeze i këshillonin çifligarët që «të mos kundërshtonin një reformë agrare «të arësyeshme», sepse nuk ishte çudi që një ditë t'i zgjonte nga gjumi, që i kishte zënë, një tragjedi e papritur»(5).

Lëvizja demokratike kundër bejlerëve n dhe qeverisë në Shqipëri mori një hov më të madh, pasi u krijua më 1922, me inisiativën e patriotit të njohur revolucionar



(1) Shih librin: «Mbi influencën e Revolucionit të madh socialist të Tetorit në Shqipëri- (1917-1924). Tiranë 1957, f. 81.

(2) Po aty, f. 97.

(3) Po aty, f. 94.

(4) Po aty, f. 95.

(5 ) Po aty, f. 9(3.


Avni Rustemi, organizata demokratike «Bashkimi», e cila grumbulloi në gjirin e saj të gjithë patriotët demokratë, punëtorë, fshatarë, rininë patriotike, inteligjencien përparimtare borgjeze. Programi i «Bashkimit», që parashikonte reforma demokratike në interes të popullit, gjeti përkrahjen e masave të gjera të fshatarëve, punëtorëve dhe të patriotëve shqiptarë. Nën udhëheqjen e organizatës «Bashkimi» populli po pregatitej për kryengritjen e armatosur kundër feudalizmit dhe qeverisë reaksionare proimperialiste të Tiranës. Organi i punëtorëve të mërguar, «Dielli», më 19 mars 1923 i drejtohej popullit shqiptar: «Zgjohuni shqiptarë, merrni mësime prej rusëve dhe shpëtoni atdheun tuaj, veten dhe fëmijët tuaj!».

Pikërisht në një kohë kur lëvizja e popullit shqiptar për të drejtat demokratike dhe tokën po arrinte kulmin nën influencën e Revolucionit Socialist të Tetorit, në Moskë vdiste Vladimir Iliç Lenini, themeluesi i Partisë së lavdishme Bolshevike dhe i shtetit të parë socialist, miku më i madh i popullit shqiptar dhe i gjithë popujve të vegjël e të robëruar. Populli ynë e ndjeu shumë thellë hidhërimin për vdekjen e «revolucionarit më të madh të shekujve» 1 për njeriun që «shkuli përgjithnjë rrënjët e zeza të absolutizmës të carëve dhe që ngriti në shkallën e duhur emrin e popullit» (2), për shpëtimtarin e shtetit tonë të ri, të pavarësisë dhe tërësisë tokësore të atdheut tonë. Vetëm pak ditë nga vdekja e njeriut gjenial, Kuvendit Kushtetues Shqiptar i propozohej që të mbante pesë minuta zi për Leninin. Dhe kur deputetët reaksionarë e pritën këtë propozim me përbuzje, u ngrit patrioti Avni Rustemi:


«Më vjen shumë keq, tha ai, që kur përmendet emri i Leninit, dëgjohen qeshje nga ana e disa përfaqësuesve të kombit... po për principet e larta njerëzore duhet që me një respekt të zihet në gojë emri i tij.

E dini fare mirë zotërinj, se qysh ai mbroi principet e larta të njerëzisë e se qe i pari që denoncoi Traktatin e fshehtë të 1915-s, që ishte për copëtimin e Shqipërisë... e kemi për detyrë të propozojmë që të bëhen pesë minuta pushim si shenjë hidhërimi për vdekjen e tij» (1). Me këmbënguljen e deputetëve përparimtarë, kuvendi u detyrua që të mbante pesë minuta zi për Leninin e madh. Në asnjë parlament të ndonjë shteti tjetër nuk ngjau një gjë e tillë.

Por klika reaksionare e qeverisë e vrau tradhëtisht revolucionarin demokrat dhe konsekuent, Avni Rustemin, pse ajo shikonte te ai një armik të betuar të sa j. Vrasja e Avni Rustemit i dha edhe më tepër zjarr hovit revolucionar të masave që po rritej. Që pas vrasjes së Avni Rustemit një sërë krahinash të Shqipërisë nuk e njohën më qeverinë e Tiranës. Hovi revolucionar i popullit u rrit aq shumë sa në qershor të vitit 1924 shpërtheu në kryengritje të armatosur, që përfshiu gjithë



(1) Shih librin: • Mbi influencën e Revolucionit të madh socialist të Tetorit në Shqipëri» (1917-1924). Tiranë, 1957, T. 86.

(2) Po aty, f. 85.

1n••• 1 Shih librin: «Mbi influencen e Revolucionit të madh social:st të Tetorit në Shqiipëri » (1917-1924). Tiranë, 1957, f. 84-85.


vendin. Kryengritja drejtohej kundër regjimit të 9ifligarëve.

Shumë shpejt forcat e armatosura të kryengritësve mundën të pushtonin një nga një qytetet dhe qendrat e ndryshme të Shqipërisë. Më 10 qershor ra në dorë të kryengritësve kryeqyteti i Shqipërisë, TiraniL, dhe po këtë ditë kryengritja fitoi në të gjithë vendin.

Menjëherë pas përmbysjes së regjimit feudal u formua qeveria demokratike, e cila ishte në atë kohë qeveria më përparimtare në Ballkan. Qeveria shpalli programin e saj, pikat kryesore të të cilit ishin: çrrënjosja e feudalizmit, çlirimi i popullit dhe vendosja përfundimtare e demokracisë në Shqipëri, kryerja e reformave radikale në të gjitha degët e administratës shtetërore, sigurimi i pavarësisë së gjyqeve, ndërrimi i sistemit të taksave për të lehtësuar popullin, përmirësimi i gjendjes së bujkut dhe çlirimi i tij ekonomik, përmirësimi i komunikacioneve, shëndetësisë, arësimit, vendosja e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet dhe veçanërisht me fqinjët.

Programi i qeverisë demokratike u prit mirë nga populli. të gjitha anët masat popullore shprehnin në mitingje të gjera përkrahjen dhe aprovimin e programit të qeverisë dhe bënin propozime për demokratizimin e plotë të vendit. Bujqit e shtypur të fushave tona kërkonin konfiskimin e tokave të çifligarëve të mëdhenj dhe ndarjen e tyre fshatarëve. Gazeta shqiptare «Drita» në qershor 1924 shkruante: .Çrrënjosja e feudalizmit është një konditë themelore për qytetërimin e Shqipërisë. Feudalët përfaqësojnë vetëm e vetëm hajdutllëkun. Një klasë e tillë s'ka të drejtë të rrojë më... Pra lisin nga rrënja. Çdo hezitim është... një radhëti e rëndë kundër historisë shqiptare... Ktheni bujkut tokën, atë tokë, që e vaditi me djersë e me gjak, dhe feudalizmi humbi».

Filloi fushata për zgjedhjen e parlamentit të ri.

Kudo flitej për nevojën e një qeverie të punëtorëve dhe fshatarëve. Kurrë ndonjëherë më parë lëvizja demokratike e masave nuk ishte zhvilluar në një mënyrë kaq të gjerë e kaq të thellë. Federata Komuniste Ballkanike dhe Partia Komuniste Italiane, në një thirrje që u drejtonin me këtë rast punëtorëve dhe fshatarëve të shteteve ballkanike dhe të Italisë si dhe popullit punonjës

të Shqipërisë, e konsideronin kryengritjen e qershorit 1924 në Shqipëri si një «... kryengritje popullore... që lufton për ta zhdukur feudalizmin mesjetar në Shqipëri, për ta shkatërruar fuqinë ekonomike të bejlerëve, për të konfiskuar çifliqet e mëdha dhe për ta ndarë tokën midis masave pa tokë... që lufton për vendosjen e lirive politike për të gjithë popullin shqiptar dhe për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë kundër synimeve imperialiste të Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë».(1).

Përsa u përket marrëdhënieve me shtetet e tjera,l qeveria demokratike, duke shprehur dëshirën e masave revolucionare të popullit tonë,, filloi të bënte një politikë të jashtme të pavarur, antiimperialiste. Ajo i drejtoi sytë nga mbrojtësi i interesave të popujve vegjël, nga Bashkimi Sovjetik. Vetëm disa ditë pas formimit të saj qeveria mori vendim për të vendosur marrëdhënie të rregullta diplomatike me Bashkimin e Repu-


(1) Shih librin: «Mbi influencën e Revolucionit të madh socialist të Tetorit në Shqipëri » (1917-1924) . Tiranë, 1957, f. 110.


blikave Socialiste Sovjetike. Qeveria shqiptare ishte nga të parat qeveri që njohën Bashkimin Sovjetik dhe, nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik ishte i pari dhe i vetmi shtet që njohu Qeverinë Demokratike të Shqipërisë.

Duke përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare dhe në përgjegje të notës së saj drejtuar qeverisë sovjetike për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike miqësore midis popullit sovjetik dhe shqiptar, komisari për punët e jashtme të BRSS përgjigjet: «Po përmbush me kënaqësi detyrën e ngarkuar për t'Ju njoftuar se qeveria e Bashkimit Sovjetik dëshiron të vendosë tani e tutje marrëdhënie diplomatike normale me qeverinë shqiptare.

Duke i drejtuar qeverisë së re shqiptare urimet tona më të mira, unë shpreh besimin e patundur se miqësia midis popujve tanë, duke u zhvilluar dhe duke u forcuar, do të sjellë frute të shumta për të mirën e njëri-tjetrit». Firmuar Kjo ishte një provë tjetër për ta bindur popullin shqiptar se i vetmi mik i vërtetë dhe aleat e tij i sinqertë ishte Bashkimi Sovjetik.

Politika e qeverisë demokratike nuk u pëlqeu aspak fuqive imperialiste të Perëndimit dhe qeverive shoviniste të shteteve fqinje të Jugosllavisë dhe Greqisë.

Ata filluan menjëherë t'i jepnin ndihmë dhe përkrahje reaksionit të brendshëm për të përmbysur Qeverinë Demokratike të Shqipërisë. Kjo e fundit, e frikësuar nga kërcënimet e reaksionit të brendshë.m dhe të fuqive të


Dokumenta të politikës së jashtme të BRSS. Bot. Rusisht. vëll. 7, f. 437-438, 19G3.


mëdha imperialiste, u lëkund dhe nuk e vazhdoi me këmbëngulje zbatimin e programit të saj. Ndërsa rnasat e popullit protestonin me forcë kundër qëndrimit të ngathët të qeverisë, reaksioni shfrytëzonte lëkundjet e qeverisë dhe organizohej për të filluar kundërrevolucionin, i cili shpërtheu në dhjetor të vitit 1924, me përkrahjen direkte të forcave ushtarake jugosllave dhe të bandave mercenare bjellogardiste të Vrangelit. Nga mungesa e drejtimit dhe e organizimit të shëndoshë të forcave demokratike revolucionare, këto të fundit u shtypën shpejt dhe ushtria jugosllave me bandat reaksionare mundën të përmbysnin qeverinë demokratike dhe në vend të saj të vendosnin regjimin më tiranik feudalo-borgjez të Ahmet Zogut. Ky regjim i likuidoi të gjitha liritë demokratike të fituara nga masat popullore në revolucionin e qershorit dhe u hapi portat e Shqipërisë imperialistëve të Perëndimit. Por ai nuk mund të likuidonte shpresën e popullit shqiptar të lindur pas Revolucionit të Tetorit, se një ditë Shqipëria do të fitonte plotësisht lirinë dhe pavarësinë kombëtar re dhe se pushteti i çifligarëve e i kapitalistëve do të përmbysej për t'ia lëshuar vendin pushtetit popullor.




Lufta çlirimtare e popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë dhe tradhëtarëve


Krahas me rritjen e lëvizjes së përgjithshme demokratike dhe antiimperialiste në Shqipëri, si rezultat i influencës së Revolucionit socialist të Tetorit, filloi të rritej, të zgjerohej dhe të merrte një: karakter më të organizuar dhe të ndërgjegjshëm edhe lëvizja punëtore.

Punëtorët e përparuar, si brenda vendit ashtu edhe në mërgim, filluan të propagandonin nevojën e luftës së klasës punëtore kundër kapitalizmit. Por klasa jonë punëtore ishte akoma e vogël. Ajo nuk kishte parti të sajën.

Për këtë shkak ajo nuk mundi të arrinte të luante rolin udhëheqës në lëvizjen revolucionare nacional-çlirimtare dhe demokratike gjatë periudhës 1918-1924 dhe mbeti si një rezervë e borgjezisë. Megjithkëtë kurrë më parë në vendin tonë lëvizja punëtore nuk kishte parë një gjallërim të tillë, si në vitet pas Revolucionit të Tetorit. Kjo gjë u duk në grevat që u organizuan në këtë periudhë nga klasa punëtore nëpër qendrat e ndryshme industriale të vendit dhe në parullat politike nën të cilat u zhvilluan këto greva. Greva më e madhe dhe më e organizuar në këtë kohë ka qenë ajo e punëtorëve të Minierës së Bitumit në Selenicë të Vlorës, që u bë në vitin 1923 dhe që përfundoi me fitoren e punëtorëve.

Punëtorët fituan të drejtën për shtimin e mëditjeve nga 30 deri në 50 për qind, u hoq sistemi i punës qesim, u sigurua ndihma mjekësore për punëtorët dhe u morën masa për të përmirësuar kushtet e punës dhe të jetesës. Në këtë periudhë u organizuan edhe disa shoqëri profesionale të punëtorëve dhe të nëpunësve të vegjël në disa qytete të vendit tonë si në Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe gjetkë. Bile u bënë përpjekje për të krijuar edhe një «parti socialiste», por inisiatorët nuk mundën t'ia arrinin qëllimit pse akoma nuk ekzistonte një bazë e shëndoshë snciale për krijimin e një partie të klasës punëtore. Punëtorët hynë në radhët e organizatës më përparimtarja dhe e madhja e asaj kohe në vendin tonë.

Regjimi i Zogut, që erdhi në fuqi pas vitit 1924, zbatoi politikën e .(portave të hapura», duke e vënë gati gjithë ekonominë e vendit tonë në vartësi të kapitalit të huaj dhe në radhë tp parë atij italian. Gjatë këtij regjimi Shqipëria ishte kthyer në fakt në një gjysmëkoloni italiane. Duke pasur pozitat kyçe në ekonorninë e vendit tonë, imperializmi italian, nëpërmjet regjimit të Zogut dhe të «Bankës Kombëtare», që ndodhej krejt në duart e kapitalistëve italianë, pengoi në çdo mënyrë zhvillimin e industrisë kombëtare në Shqipëri.

Prandaj edhe gjatë sundimit të mbretit Zog, vendi ynë ngeli si më parë një vend i prapambetur agrar, që i siguronte Italisë fashiste lëndë të parë për industrinë. E saj me çmim të lirë dhe një treg për shitjen e mallrave industriale italiane. Prodhimi i të gjitha degëve të industrisë në vitin 1938 zinte vetëm 9,8 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit, kurse prodhimi bujqësor zinte 90,2 për qind. Me gjithë mbështetjen që u dha regjimi i Zogut feudalëve dhe kapitalistëve të huaj, ai nuk qe në gjendje ta ndalonte zhvillimin kapitalist të vendit, sado që ky zhvillim ishte i ngadalshëm. Si rrjedhim i zhvillimit kapitalist, klasa punëtore u rrit në:

krahasim me të kaluarën, por prapëseprapë ajo ishte shumë e shpërndarë. Të pakta ishin ato ndërmarrje që kishin mbi 25 punëtorë. Numrin më të madh të punëtorëve të grumbulluar e gjejmë në minierat që. Shfrytëzoheshin nga kapitalistët italianë dhe nëpër kantieret e ndërtimeve për qëllime strategjike, që kryheshin sipas planit të Italisë fashiste. Gjendja e punëtorëve kude ishte e mjeruar, kushtet e punës ishin aq të rënda sa nuk kishin ndonjë ndryshim nga ato që ekzistojnë në vendet koloniale. Punëtorët punonin 12 dhe 14 orë në ditë dhe në disa raste deri në 16 orë.

Sado i egër që të ishte dhe sado shtypje që të ushtronte, regjimi tiranik i Zogut nuk mund të pengonte influencën e fitores së revolucionit të madh proletar në Shqipëri, zhvillimin e luftës së klasës sonë punëtore për të drejtat e saja, nuk mund të pengonte depërtimin dhe përhapjen e lajmeve mbi jetën e lirë dhe punën krijuese të punëtorëve dhe të fshatarëve në Bashkimin Sovjetik. Që në vitet e para pas vendosjes së regjimit feudalo-borgjez të Zogut, nëpër qendrat kryesore të vendit, ku ishin grumbulluar një numër më i madh punëtorësh, si në Korçë, Kuçovë (sot Qyteti «Stalin»), Tiranë e Shkodër, filluan të përhapen gjithnjë e më shumë idetë komuniste dhe lajmet mbi jetën në Bashkimin Sovjetik. Nëpër këto qendra u bënë përpjekje për të krijuar edhe shoqëri të punëtorëve.

Në Korçë që nga viti 1928 krijohen celulat e para komuniste dhe deri në vitin 1929 krijohet atje grupi i parë komunist në Shqipëri, që njihet me emrin grupi komunist i Korçës. Në pjesën më të madhe grupi përbëhej nga punëtorë dhe zanatçinj të varfër.

Për zhvillimin e mëtejshëm dhe veçanërisht për orientimin e drejtë të lëvizjes komuniste në vendin tonë, kanë dhënë një kontribut të çinueshëm Ali Kelmendi, -në radhë të: parë, dhe shokë të tjerë komunistë, që, pas disfatës së forcave demokratike në vitin 1924, shkuan në Bashkimin Sovjetik, mësuan dhe u edukuan atje me idetë marksiste-leniniste, e pastaj u kthyen në Shqipëri nga vitet 1930-1933. Nëpërmjet shokut Ali Kelmendi dhe më vonë, pas vdekjes së tij, nëpërmjet shokëve të tjerë, grupi komunist i Korçës mbante lidhje dhe merrte direktiva nga Kominterni.

Nga viti 1936 në Shqipëri filloi të organizohej edhe një grup tjetër komunist, ai i Shkodrës.

Grupet komuniste në vendin tonë, me gjithë të metat e shumta që kishin, me gjithë kushtet e terrorit të egër, në të cilat ishin të detyruara të ushtronin aktivitetin e tyre, kanë bërë një punë të madhe për përhapjen e ideve komuniste në Shqipëri, për organizimin e klasës punetore dhe për drejtimin e luftës së saj kundër kapitalistëve, regjimit feudalo-borgjez dhe imperializsnit fashist italiarl. Ato ,bënë përpjekjet e para për lidhjen e socializmit me lëvizjen punëtore në vendin tonë. Me inisiativën e grupeve komuniste u krijuan në Shqipëri shoqëri profesionale të punonjësve si shoqëria «Puna», shoqëria e rrobaqepësve, shoqëria e këpucarëve në Korçë, shoqëria «Puna» në Kuçovë, e cila kishte lart nga 3 000 anëtarë, shoqëria e tipografëve dhe shoqëria e marangozëve në Tiranë etj. Këto shoqëri të punonjësve kanë organizuar dhe drejtuar grevat, protestat dhe demostratat e punëtorëve, midis të cilave nga më të mëdhatë mund të përmendim grevën e punëtorëve të Kuçovës në vitin 1936 dhe demostratën e bukës në Korçë po në vitin 1936, veprime këto që ushtruan një efekt të madh në je .cën politike të vendit. Grupet komuniste kanë ditur të shfrytëzojnë mundësitë legale për të ngjallur urrejtjen kundër regjimit dhe kundër fashizmit italian, për të zgjuar dhe forcuar ndërgjegjen e masave punonjëse në luftën për liritë demokratike.

Në ilegalitetin më të madh ato kanë mundur të përkthejnë vepra të Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, të cilat qarkullonin dorë më dorë dhe lexoheshin nga punëtorët fshehurazi në dritën e kandilave. Komunistët e grupeve tona i karakterizonte një dashuri e flaktë për venclin e parë socialist që krijoi Revolucioni i Tetorit, Bashkimin Sovjetik, dhe këtë dashuri ata e kishin rrënjosur edhe në zemrat e ve tanë. Punëtorë- Nëpër revistat që botonin grupet komuniste.-shkruhej me admirirn mbi jetën në Bashkimin Sovjetik: «Në Rusinë Sovjetike, shkruante buletini pit komunist të Korçës, «Përpara» i gru- kryer. Revolucioni socialist është Proletariati është në fuqi i shoqëruar prej shumicës dërmuese të katundarëve... Rusia Sovjetike mund të quhet vendi ku demokratizimi në interes të popullit punëtor ka arritur formën më të punëtori dhe përsosur... Atje katundari e ndjen veten zot dhe çdo masë që merr shteti e studjon nga të popullit pikëpamja e interesit punëtor» (1). Kurse në një numër tjetër po të këtij buletini shkruhej se Rusia Sovjetike kurdoherë ka ndihmuar pa interes popujt e shtypur dhe ka dhënë shembullin se punëtoria mund të ndërtojë socializmin dhe të jetë zot në vendin e vet.

Komunistët dhe punëtorët dëgjonin fshehurazi nëpër bodrumet Radio Moskën dhe pastaj lajmet mbi Bashkimin Sovjetik shkonin gojë më gojë dhe përha-


(1) Shih: «Dokumenta e materiale hi storike nga lufta e po- pullit shciiptar për liri e dernokraci f. 420-421. 191 7-1941 ,.. Tiranë, 1959,


peshin në masat e shtypura të vendit tonë. Shumë herë këto lajme nuk ishin të plota, dhe as që mundej në kushtet e terrorit dhe të ndjekjeve të egra të regjimit të Zogut populli ynë të mësonte gjithshka që ngjiste në Bashkimin Sovjetik, por një gjë ishte e sigurtë:

njerëzit e varfër të popullit tonë e ndjenin dhe e dinin se në Rusi kishte ndodhur një gjë e jashtzakonshme, se atje nuk ishin më zotër çifligarët dhe kapitalistët, por ishte zot vetë populli, punëtorët dhe fshatarët, të cilët bënin çudira në ndërtimin e jetës së re. Duke parë gjendjen e mjeruar në të cilën i kishte zhytur regjimi feudalo-borgjez, thoshin me ankth dhe me shpresë: «Do të vijë dita patjetër që edhe në Shqipëri të përmbysen bejlerët dhe kapitalistët ashtu si në Rusi». Shumë anëtarë të grupeve komuniste, punëtorë, studentë të shkollave dhe intelektualë u burgosën, u internuan dhe u persekutuan për propagandën kundër regjimit dhe fashizmit, për përhapjen e ideve komuniste dhe për propagandën mbi Bashkimin Sovjetik, por asnjë lloj terrori nuk mund ta thyente dashurinë dhe besimin kishin njerëzit tanë ndaj Bashkimit Sovjetik. Ky besim u forcua akoma më shumë në ditët e vështira për popullin tonë, kur Italia fashiste në prill të vitit 1939 e sulmoi dhe e pushtoi në një mënyrë të egër vendin tonë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Anglia, prej të cilave populli shqiptar nuk ka parë veçse të këqia, i linin dorë krejt të lirë Italisë duke deklaruar se «nuk kishin interesa të posaçme» në Shqipëri, kur shtetet fqinje e shikonin me buzëqeshje pushtimin. e Shqipërisë nga fashistët, vetëm Bashkimi Sovjetik e ngriti zërin dhe dënoi agresionin kundër vendit tonë.

Populli shqiptar i priti me pushkë pushtuesit fashistë.

Në Durrës dhe në portet e tjera të Shqipërisë patriotët shqiptarë, në kundërshtim me urdhërin, bënë një rezistencë të vendosur kundër invaduesve. Përpara invadimit i tërë populli shqiptar u çua më këmbë duke kërkuar armë për të luftuar pushtuesin, por regjimi i Zogut në asnjë mënyrë nuk mund t'i jepte këto armë, kështu që populli ynë i paarmatosur, i tradhëtuar dhe pa asnjë përkrahje, u mposht dhe vendi u pushtua. Por megjithkëtë populli shqiptar për asnjë çast nuk u përkul dhe nuk e pranoi okupacionin. As demagogjia as terrori dhe as politika e shkombëtarizimit dhe e kolonializimit që përdorën fashistët italianë në vendin tonë, nuk patën asnjë sukses. Urrejtja e thellë e popullit shqiptar kundër armikut të tij të vjetër erdhi gjithnjë duke u rritur, dhe kjo urrejtje u shfaq në forma të ndryshme politike deri në veprime të hapëta kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve shqiptarë. Nën udhëheqjen e komunistëve masat punonjëse, patriotët dhe rinia shqiptare filluan demostratat, grevat, protestat, sabotazhet, atentatet, filloi propaganda për demaskimin e fashizmit; populli shqiptar po bënte me guxim hapat e parë të rezistencës së armatosur kundër armiqve.

Besimi i patundur dhe dëshira që kishin komunistët dhe shtresat e varfëra të popullit tonë ndaj Bashkimit Sovjetik, u duk me një forcë akoma më të madhe kur Gjermania hitleriane e sulmoi tradhëtisht vendin e Sovjetëve në q.ershor të vitit 1941 dhe vuri në rrezik fitoret e Revolucionit të Tetorit dhe të punës paqësore heroike njëzetvjeçare të popullit sovjetik.

Hyrja e Bashkimit Sovjetik në luftë i dha hov rezistencës së popullit shqiptar kundër okupatorëve dhe tradhëtarëve dhe i vuri në lëvizje të madhe grupet komuniste të Shqipërisë. Që në ditët e para ato dhanë kushtrimin për luftën e popullit tonë kundër pushtuesve fashistë. Ato i drejtoheshin .popullit:


«Imperializmi fashist gjerman dhe italian, i pangopur me gjak dhe me krime në kurriz të popujve të vegjël dhe të mëdhenj, po i vërsulet si një bishë e tërbuar edhe Bashkimit Sovjetik, atdheut të punëtorit dhe të bujkut, djepit të lirisë së popujve... Popull shqiptar! Ardhi koha të luftojmë fashizmin e poshtër dhe të vëmë në litar këlyshët e tij, bejlerët dhe spiunkt.

Në këmbë, me armë në dorë, luftë kundër fashizmit, kundër bejlerëve dhe fajdexhinjve...»(1).


«Bisha fashiste, — thuhej në një thirrje tjetër, — pasi shkretoi me luftën e saj imperialiste popuit e të gjithë Evropës, tani ka vënë synë në të vetmin vend që do paqen, Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, atdheun e lirë të punëtorëve dhe fshatarëve sovjetikë... Popull shqiptar! Sot erdhi dita të çlirohemi nga zgjedha e dyfishtë e imperializmit fashist dhe e çifligarëve shqiptarë, qehajallarë të fashizmit.

Të gjithë pra, punëtorë, fshatarë, intelektualë, ushtarë të ndershëm, pa dallim feje e krahine, të bash-


(1) Thirrje e një grupi komunist, 28 qershor 1941. Arkivi Qendror i Partisë.


kojmë fuqitë tona për një Shqipëri të lirë, e cila do t'i sigurojë gjithë popullit bukën, paqen dhe drejtësinë.

Rroftë populli shqiptar! Rroftë Unioni Sovjetik! Rroftë Ushtria e Kuqe, çliruese e popujve të shtypur!» (1).


Dhe me të vërtetë, vetëm pas hyrjes së Bashkimit Sovjetik në luftën kundër fashizmit, ishin krijuar kushtet objektive dhe perspektivat e qarta për çlirimin e vendit tonë. Këto kushte përcaktuan edhe formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Përpara një gjendjeje të tillë, komunistët internacionalistë shqiptarë i detyruan udhëheqësit e grupeve komuniste që të pushonin grindjet midis tyre dhe të mblidheshin së bashku për të diskutuar dhe për të krijuar një parti të vetme të klasës punëtore. Në mbledhjen që u organizua për këtë qëllim me përfaqësuesit e grupeve kryesore komuniste, pas një lufte të ashpër, ku u shkatërruan pikëpamjet trockiste dhe anarkisbe të elementëve antimarksistë, u formua më 8 Nëntor Partia Komuniste Shqiptare, në përvjetorin e 24 të Revolucionit të madh socialist të Tetorit. Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës), lindi dhe u krijua si rezultat i forcimit të lëvizjes punëtore dhe i përhapjes së ideve komuniste në vendin tonë nën influencën e Revolucionit të Tetorit dhe të ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik.

Që në ditët e para të krijimit, Partia shpalli në mënyrë të qartë programin e saj dhe i bëri thirrje popullit shqiptar për t'u ngritur më këmbë dhe për


(1) Thirrje e një grupi komunist, gusht 1941. Arkivi Qendror i Partisë.


të organizuar luftën e armatosur dhe pa kompromis kundër pushituesve dhe tradhëtarëve deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë dhe në vendosjen e një regjimi demokratik popullor.

Thirrjes së Partisë iu përgjegj i madh dhe i vogël.

I tërë populli ynë, punëtorët, fshatarët, inteligjencia patriote, rinia dhe gratë e Shqipërisë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, rrokën armët dhe luftuan me heroizëm dhe vetëmohim, si kurrë ndonjëherë më parë.

Partizanët e lavdishëm të Shqipërisë për vite m.e radhë, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe krejt të pabarabarta me forcat e armikut, zhvilluan luftime të përgjakshme dhe në saje të luftës dhe të fitoreve historike të Ushtrisë Sovjetike, që shkatërroi hordhitë hitleriane, i mundën pushtuesit fashistë italianë e gjermanë së bashku me tradhëtarët e vendit, duke e çliruar atdheun nga robëria shekullore dhe duke i dhënë popul1it tonë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin. Më 29 Nëntor 1944, në Shqipërinë e lirë e të pavarur, populli ynë për herë të parë e ndjente veten zot të vendit të tij.

Pas çlirimit të atdheut, Ushtria jonë Popullore, e kriju.ar në Luftën e madhe nacional-çlirimtare të popullit shqiptar, e vazhdoi luftën kundër pushtuesve hitlerianë edhe përtej kufive, në tokat e Jugosllavisë, duke kryer në këtë mënyrë një detyrë të lartë internacionaliste.

Luftëtarët shqiptarë luftuan dhe derdhën gjak krah për krah me partizanët jugosllavë në Mal të Zi, Bosnjë, Hercegovinë, Kosovë e Metohi, duke ndihmuar kështu në çlirimin e popujve të Jugosllavisë.

Në luftën pesëvjeçare që bëri populli shqiptar kun dër pushtuesve fashistë dhe tradhëtarëve, u shkaktoi atyre dëme të konsiderueshme në njerëz dhe në materiale luftarake; dëmet e armiqve në Shqipëri arrijnë në afër 70 mijë të vrarë, të plagosur dhe robër.

Por edhe populli shqiptar pësoi dëxne të rënda nga okupatorët fashistë: 7,3 për qind e popullsisë mbeti e vrarë, e humbur ose e plagosur, 21 për qind e shtëpive në fshatrat u dogj ose u rrëzua, 1/3 e bagëtisë u asgjësua, të gjitha qytetet u dëmtuan rëndë, fabrikat dhe komunikacioni mbetën të shkatërruar.

Por me gjithë këto, populli shqiptar kishte arritur fitoren më të madhe në historinë e tij shekullore. Këtë fitore atij ia kishte siguruar Part.ia Komuniste Shqiptare.




Rruga e popullit shqiptar është rruga e çarë nga Revolucioni i madh i Tetorit



16 vjet kanë kaluar nga dita që është krijuar Partia e Punës e Shqipërisë. Kjo është një kohë mjaft e shkurtër. Por brenda kësaj kohe populli shqiptar ka arriitur fitoret më të mëdha gjatë historisë së tij mijëvjeçare.

U çlirua atdheu nga pushtuesit e huaj dhe populli ynë fitoi për herë të parë lirinë dhe pavarësinë e tij kombëtare, u krye dhe triumfoi revolucioni popullor, u përmbys pushteti i bejlerëve dhe i kapitalistëve dhe u vendos për herë të parë pushteti i punëtorëve dhe i fshatarëve punonjës, tani populli shqiptar po ndërton me sukses socializmin.

Si ka qenë e mundui- që bren.da një kohe kaq të shkurtër rijë Parti e re e një vendi kaq të vogël si Shqipëria të mund t'i siguronte popullit tonë fitore kaq të mëdha? Ne vazhdimisht e kemi thënë dhe e përsëritixn se sukseset tona janë bërë të mundura, në radhë të parë, sepse Partia e Punës e Shqipërisë ka zbatuar me besnikëri dhe në mënyrë krijuese marksizëm--leninizmin dhe mësimet themelore të Revolucionit të madh socialist të Tetorit, sepse ajo është mbështetur në eksperiencën e Partisë mëmë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në eksperiencën e shtetit të parë socialist në botë, BRSS, dhe ka pasur ndihmën dhe përkrahjen e gjithanshme të tij, sepse vendi ynë po ndërton socializmin në epokën e shkatërrimit të sistemit kapitalist botëror dhe të triumfit të socializmit, epokë që e çeli Revolucioni i Tetorit.

Praktika e luftës revolucionare dhe e ndërtimit të socializmit në Shqipëri vërtetojnë në mënyrë shumë bindëse fjalët e V.I. Leninit në lidhje me rëndë.sinë ndërkombëtare të Revolucionit të Tetorit, se:


«...disa tipare kryesore revolucionit tonë nuk kanë një rëndësi lokale, veçantë nacionale, vetëm ruse, por një rëndësi ndërkornbëtare».(1),


vërtetojnë se eksperienca e Bashkimit Sovjetik në revolucion dhe në ndërtim ka një rëndësi universale, është e vlefshme për të gjitha vendet e mëdha dhe të vogla, në të gjitha rrethanat. Rruga e Revolucionit të Tev.


(I). Lenin. Veprat, vëll. 31, f. 5.


torit dhe e ndërtirnit të socializmit në Bashkimin Sovjetik pasqyrojnë ligjet e përgjithshme të revolucionit dhe të ndërtimit socialist.

Ligjet e përgjithshme, mësimet themelore që nxjerrim nga Revolucioni i Tetorit, që kanë një rëndësi universale janë: vetëm partia e klasës punëtore, ku bëjnë pjesë njerëzit më të ndërgjegjshëm, që udhëhiqet në gjithë veprimtarinë e saj nga shkenca marksiste-leniniste, një parti me unitet të çelniktë, një parti që vendos dhe mban lidhje të ngushta me masat punonjëse dhe i edukon këto masa me .marksizëm-leninizmin, është në gjendje që të udhëheqë me sukses klasën punëtore dhe të gjitha masat punonjëse në përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e shoqërisë socialiste; vetëm proletariati nën udhëheqjen e partisë së tij, duke bashkuar me vete gjithë punonjësit dhe në radhë të parë fshatarësinë, është në gjendje që t'ia marrë nga duart borgjezisë pushtetin politik dhe se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rrugë revolucionare; për ndërtimin e shoqërisë socialiste nevojiten: pushteti politik i klasës punëtore, d.m.th. diktatura e proletariatit mbi çifligarët dhe borgjezinë, e mbështetur në një aleancë të shëndoshë të klasës punëtore me fshatarësinë, shtetëzimi i industrisë dhe kolektivizimi gradual i bujqësisë, duke vendosur në këtë mënyrë pronën shoqërore mbi mjetet kryesore të prodhimit, zhviLlimi i planifikuar i ekonomisë dhe i kulturës socialiste dhe mbi këtë bazë ngritja graduale e mirëqenies së popullit; shteti socialist, i udhëhequr nga partia mbron me vendosmëri fitoret e revolucionit nga përpjekjet e ish-klasave shfrytëzuese sunduese dhe nga shtetet imperialiste, njeh barazinë e të gjithë popujve dhe u përmbahet me besnikëri parimeve të internacionalizmit proletar.

Të largohet një parti e klasës punëtore nga këto mësime themelore, do të thotë të hyjë në një qorrsokak dhe të humbasë.

Mësimet themelore të Tetorit, të përbashkëta për të gjitha partitë komuniste dhe punëtore dhe për të gjitha vendet, të mëdha dhe të vogla, nuk mohojnë në asnjë mënyrë format, metodat dhe ritmet e ndryshme të kalimit në socializëm që mund të përdorë çdo vend, sipas kushteve të tij të veçanta, që krijohen nga gjendja e brendshme dhe e jashtrne e tij. Çdo parti, çdo vend sjell eksperiencën e vet të çmueshme në thesarin e përgjithshëm të marksizëm-leninizmit . Asnjë marksist nuk pretendon se çdo gjë e eksperiencës sovjetike duhet të zbatohet në mënyrë dogmatike, mekanike, kudo dhe në çdo rrethanë. Bile kauza e socialicmit mund të triumfojë në një vend, vetëm në qoftë se partia komuniste e këtij vendi do të dijë të zbatojë në mënyrë krijuese marksizëm-leninizmin, mësimet themelore të Revolucionit të Tetorit dhe eksperiencën e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik, në përshtatje me kushtet e veçanta dhe karakteristikat kombëtare të vendit në fjalë.

Marksizëm-leninizmi njeh, pra, se çdo lëvizje komuniste në vendet e ndryshme ka patjetër karakteristikat e veta. kombëtare. Por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se çdo lëvizje nuk ka tipare themelore të përbashkëta, të domosdoshme për të gjitha vendet, tipare, të cilat u përmendën më sipër. Vetëm armiqtë e komunizmit, vetëm revizionistët e sotëm të marksizëm-leninizmit, nën pretekstin e kundërshtimit të kopjirnit mekanik të eksperiencës sovjetike, nën pretekstin e kushteve specifike të çdo vendi dhe me teorinë e tyre të ‹,komunizmit nacional», e mohojnë rëndësinë universale të eksperiencës sovjetike, përpiqen me qëllim ta diskreditojnë këtë eksperiencë.

Edhe në vendin tonë Lufta nacional-çlirimtare dhe ndërtimi i socializnnt kanë karakteristikat e tyre të veçanta.

Por ne nuk mund të themi kurrë që rruga, në të cilën kemi ecur dhe po ecim sot, është një rrugë që nuk e ka çarë njeri më parë. Rruga që kemi përshkuar ne dhe përshkojmë sot është rruga e çarë më parë nga Revolucioni socialist i Tetorit, nga Bashkimi Sovjetik. Partia e Punës e Shqipërisë ka zbatuar në mënyrë krijuese, jomekanike, në rrethanat tona konkrete, mësimet e Tetorit dhe eksperiencën e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik.

Le të shohim shkurt si i ka zbatuar Partia e Punës e Shqipërisë mësimet themelore të Revolucionit të Tetorit dhe eksperiencën universale sovjetike në kushtet konkrete të revolucionit popullor dhe të ndërtimit të socializmit në vendin tonë.

Partia e Punës e Shqipërisë që në fillim u krijua si parti marksiste-leniniste, parti e tipit të ri, si parti e vetme e klasës punëtore dhe e masave punonjëse në Shqipëri, në shembullin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Në rezolucionin e parë të Partisë, të aprovuar në mbledhjen e grupeve komuniste për themelimin e Partisë thuhej:


partia nuk do të bëhet parti e tipit të vjetër, parti e ngjashMe me ato të Ndërkombëtares së dytë socialdemokrate, në të cilën mbretëronte brejtja, mostarafllëku, fraksionazhi dhe tradhëtia e interesave të klasës punëtore. Duam një parti disiplinuar... parti e cila do të jetë e zonja të ud.hëheqë klasën punëtore në /uftë deri në fitim, e cila do të jetë ngushtësisht e lidhur me të gjitha turmat punonjëse të qytetit dhe të fshatit»(1).


Që të mund të kryente me sukses detyrat historike që i shtroheshin përpara, Partia jonë, duke mbajtur parasysh eksperienoën e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, i ka kushtuar vazhdimisht një vëmendje shumë të madhe forcimit organizativ të saj në bazë të parimeve të marksizëm-leninizmit, i ka shtuar radhët e saja me elementë të sprovuar dhe të vendosur nga radhët e shtresave të varfëra të qytetit dhe të fshatit, ka bërë një punë këmbëngulëse për edukimin e anëtarëve të saj me teorinë marksiste-leniniste.

Në mënyrë të veçantë dhe me forcë të madhe Partia i ka vënë rëndësi çështjes së ruajtjes dhe forcimit të unitetit të saj, të cilin Lenini e ka quajtur si një nga kushtet më themelore që partia të mund të kalojë vështirësitë dhe të udhëheqë me sukses proletariatin dhe të gjitha masat punonjëse në përmbysjen e kapitalizmit dhe në ndërtimin e socializmit. Për të siguruar një unitet të tillë, Partia ka luftuar pa ndërprerje për të farkëtuar në radhët e anëtarëve një disiplinë të çelniktë dhe të vetëdijshme dhe ka luftuar në mënyrë të vendosur kundër çdo shfaqjeje që synonte të shthurte


(1)‹Dokumenta Kryesore të PPSI-1». Vëll. I, bot. i dytë, f. 23.


në radhët e Partisë. Një luftë të vendosur dhe parimore, për ruajtjen e unitetit të radhëve të saja, Partia ka bërë kundër armiqve të brendshëm, fraksionistëve, oportunistëve, kapitullantëve dhe gjithë tradhëtarëve që jan. ë munduar ta largojnë Partinë nga rruga e drejtë e marksizëm-leninizmit dhe ta shkatërrojnë atë, duke k-uiduar pastaj edhe të gjitha fitoret e popullit tonë të arritura me gjak e sakrifica të shumta. Në këtë drejtim ka punuar banda tradhëtare e Koçi Xoxes, që me krimet e saj është përpjekur të shkatërrojë unitetin e Partisë, ta kthejë Partinë tonë marksiste-leniniste në një parti borgjeze dhe ta zhdukë në këtë mënyrë regjimin e demokracisë popullore. Këto qëllime kanë pasur gjithashtu edhe Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Liri Gega, Dali Ndreu e të tjerë armiq të Partisë dhe të socializmit. Por Partia e Punës e Shqipërisë i ka goditur pa mëshirë të gjithë këta armiq dhe ka ruajtur si sytë e ballit unitetin e saj, i cili sot është më i fortë se kurdoherë dhe u bën ballë me sukses të gjitha orvatjeve të armiqve të jashtëm e të brendshëm që kërkojnë të dëmtojnë interesat jetike të popullit shqiptar.

Revolucioni socialist i Tetorit dhe socializmi triumfuan në Bashkimin Sovjetik, sepse në krye të tyre kanë pasur Partinë e madhe Bolshevike, e cila me politikën e saj të drejtë ka ditur të krijojë lidhje të çelnikta me masat e gjera punonjëse.. Duke u mbështetur në këtë eksperiencë, Partia jonë gjithnjë është mbështetur në masat e gjera të popullit, ka adoptuar kurdoherë një politikë të atillë që t'u përgjigjet interesave dhe aspiratave të masave punonjëse dhe në këtë mënyrë ajo ka Munctur të farkëtojë dhe të mbajë lidhje shumë të forta e të pathyeshme me masat. Në momentet më të vështira, si gjatë Luftës nacional-çlirimtare, ashtu edhe në periudhën e rindërtimit dhe ndërtimit socialist të vendit, Partia u është drejtuar masave dhe ato e kanë mbështetur në mënyrë të fuqishme politikën e drejtë të Partisë sonë. Ndryshe nuk mund të shpjegohen fitoret e revolucionit tonë popullor dhe sukseset e arritura në ndërtimin e socializmit.

Partia jonë krijoi lidhje të forta me mw-qt sepse nuk harroi asnjëherë që forca e saj qëndron pikërisht te ato. Ajo luftoi kundër çdo gjëje që dobësonte këto lidhje, kundër mosbesimit në masat, kundër nënvleftësimit të rolit të tyre, kundër sektarizmit dhe mendjemadhesisë që shfaqeshin herë pas here në disa nga kuadrot tanë. Kongresi III i PPSH vuri si detyrë kryesore ruajtjen dhe forcimin e traditës së shkëlqyer të lidhjes së Partisë sonë me masat, forcimin akoma më shumë të këtyre lidhjeve, duke luftuar pa pushim kundër formalizinit, sektarizmit dhe burokratizmit, që i ndrydhin energjitë krijuese dhe inisiativën e masave.

Nga analiza që i kemi bërë ne rrugës së Partisë sonë që prej themelimit të saj dhe deri në ditët e sotme, kemi nxjerrë si konkluzion se programi dhe vija politike e Partisë kanë qenë të drejta dhe se Partia në çështjet themelore të mark.sizëm-leninizmit nuk ka gabuar.

Partia Komuniste e Shqipërisë u krijua në një situatë, kur shtrohej në mënyrë urgjente detyra e mobilizimit të popullit shqiptar dhe e organizimit të luftës kundër pushtuesve për çlirimin e atdheut. Koha nuk priste, duhej vepruar menjëherë. Dhe megjithëse Partia jonë sapo ishte krijuar, ajo diti t'i bëjë një vlerësim të drejtë marksist-leninist situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe në bazë të këtij vlerësimi adoptoi që në fillim një program luftarak dhe një politikë, që u përgjigjeshin plotësisht interesave të vendit tonë, interesave të masave punonjëse dhe interesave të luftës së përgjithshme antifashiste, që kryesohej nga Bashkimi Sovjetik.

Në programin e vet Partia vuri si detyrë kryesore luftën e paprerë dhe pa kompromis kundër pushtuesve fashistë italianë dhe gjermanë dhe kbndër tradhëtarëve për çhrimin e atdheut. Në të njëjtën kohë, krahas me detyrën e parë, ajo vuri edhe detyrën tjetër: shkatërrimin që nga themeli të pushtetit të vjetër të feudoborgjezisë dhe ngritjes në vend të tij të pushtetit të këshillave nacional-çlirimtare, të pushtetit demokratik popullor. Gjithashtu në programin. e Partisë parashikohej që pas çhrimit të vendit të zbatoheshin reforma të mëdha shoqërore dhe ekonomike për popullin, në radhë të parë reforma agrare.

Ky program i Partisë gjeti menjëherë përkrahjen e shëndoshë të masave të gjera të popullit tonë, të cilat e njohën dhe e pranuan me gjithë zemër drejtimin e Partisë, sepse panë që vetëm Partia Komuniste kishte shpallur një program konkret, që u përgjigjej aspiratave të tyre, dhe se vetëm ajo zbatonte një vijë politike të drejtë dhe konsekuente në interes të popullit. Kjo përkrahje e shëndoshë që gjeti Partia në masat e popullit bëri që ajo t'ia arrinte shumë shpejt për krijimin e një Fronti të përbashkët Nacional-Çhrimtar të popullit shqiptar. Në luftë e sipër u organizuan forcat e armatosura të popullit, Ushtria Nacional-Çlirimtare, e cila në vitin 1944 numëronte 70 mijë vetë.

Përsa i përket klasës së çifligarëve dhe borgjezisë së madhe të vendit tonë, ato u lidhën më fort me okupatorët dhe i shpallën hapur luftë Partisë Komuniste dhe Ikvizjes . nacional-çlirimtare, që drejtonte Partia.

Me përkrahjen direkte materiale dhe morale të okupatorëve fashistë, nga njëra anë, dhe të imperialistëve anglezë dhe amerikanë, nga ana tjetër, klasat sunduese të vendit ngritën organizatat e tyre tradhëtare lli Kombëtar», «Legaliteti» etj. si dhe bandat e tyre të armatosura. Nga fundi i vitit 1943 përkrah okupatorëve luftonin kundër lëvizjes sonë nacional-çlirimtare edhe tradhëtarë shqiptarë. Klasat sunduese ishin hedhur me të gjitha forcat kundër popullit. Ato luftonin për të ruajtur pozitat e tyre të privilegjuara ekonomike dhe politike, duke u bashkuar me armiqtë më të egër të popullit dhe të kombit shqiptar si dhe të gjithë njerëzimit, me agresorët fashistë. Në këto kushte Lufta nacional-çlirimta re që bënte populli ynë kundër okupatorëve dhe tradhëtarëve, përveç karakterit nacional-çhrlintar merrte dhe një karakter të theksuar klase. Në lidhje me këtë çështje Partia Komuniste Shqiptare asnjëherë nuk ka ngurruar që të veprojë në mënyrë të vendosur duke demaskuar të gjitha manevrat e reaksionit dhe duke bërë një luftë të pamëshirshme deri në shkatërrimin e plotë të organizatave dhe bandave reaksionare të klasave shfrytëzuese. Ushtria Nacional-Çlirimtare që u krijua dhe drejtohej nga Partia, duke luftuar ushtrinë e okupatorit, godiste dhe shkatërronte njëkohësislit edhe bandat e armatosura të tradhëtarëve shqiptarë.

Pushteti i klasave sunduese dhe i okupatorit shkatërrohej dora-dorës me çlirimin e vendit. Në çdo krahinë dhe në çdo fshat e qytet, që çlirohej nga pushtuesit e tradhëtarët, puna e parë që bëhej ishte shkatkrrimi i pushtetit të vjetër dhe ngritja nga masat e popullit të këshillave nacional-çlirimtare, të cilat përbënin bërthamën e pushtetit të ardhshëm popullor.

Që gjatë Luftës nacional-çlirimtare Partia Komuniste mori masa jo vetëm për organizimin e pushtetit popullor lokal e krahinor, por edhe për organizimin e pushtetit popullor qendror. Që në vitin 1942 u krijua Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar si organ për mobilizimin e popullit në luftë dhe për organizimin e këshillave nacional-çlirimtare, kurse në maj të vitit 1944 u mbajt në qytetin e lirë të Përmetit Kongresi Antifashist Nacional-Çlirimtar, ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit dhe nga repartet e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Në kongres u vendos njëzëri që të ndalohej me çdo mënyrë kthimi i regjimit tiranik të Zogut dhe të mos njihej asnjë pushtet tjetër në Shqipëri, përveç pushtetit të këshillave nacional-çlirimtare. Në këtë kongres u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm Antifashist dhe Komiteti Antifashist Nacional-Çlirimtar Shqiptar me atributet e një qeverie të përkohshme demokratike popullore për gjithë Shqipërinë. Në prakun e çlirimit të vendit, tetor 1944, Komiteti Antifashist. u kthye në Qeveri Demokratike të Shqipërisë. Kështu pra pushteti popullor në vendin tonë u them€dua qëpërpara çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë, ndërsa menjëherë pas çlirimit ky pushtet u vendos në gjithë Shqipërinë.

Në krye të Luftës nacional-çlirimtare dhe të pushtetit ka qenë pa ndërprerje Partia Komuniste, e cila përfaqësonte interesat e klasës punëtore dhe të të gjitha masave 'punonjëse të vendit tonë.

Si e ka zgjidhur Partia jonë çështjen e hegjemonisë së klasës punëtore në revolucionin tonë popullor dhe çështjen e aleancës së klasës punëtore me shtresat e tjera të punonjësve, në radhë të parë me fshatarësinë? Dihet që kur u krijua Partia jonë Komuniste në vendin tonë fshatarësia përbënte shumicën dërmuese prej më se 80 për qind të popullsisë, kurse klasa punëtore ishte fare e vogël dhe e shpërndarë.

Partia e ka pasur kurdoherë parasysh këtë karakteristikë të veçantë të vendit tonë dhe në këto kushte ka mundur të farkëtojë në Luftën nacional-çlirimtare një aleancë të çelniktë të klasës punëtore me fshatarësinë, nën udhëheqjen e klasës punëtore.

Klasa jonë punëtore vërtet ishte e vogël, por ka qenë klasa e vetme në vendin tonë që ka pasur eksperiencën e organizimit të luftës kundër klasave shfrytëzuese dhe kundër fashizmit. Ajo kishte krijuar prej kohësh organizatat e veta profesionale dhe ishte hedhur në luftë kundër punëdhënësve kapitalistë dhe kundër regjimit shtypës të Zogut. Klasa punëtore, nën drejtimin e grupeve komuniste, qe e para që u hodh në luftë të hapët kundër okupatorëve fashistë italianë. Ajo ishte klasa më e përparuar e vendit, më e ndërgjegjshrne dhe më e gatshme për revolucionin.

Pastaj, me krijimin e Partisë Komuniste, klasa punëtore kishte udhëheqjen e saj të shëndoshë marksiste-leniniste. Një udhëheqje të tillë asnjë klasë tjetër nuk e kishte. Por përveç këtyre klasa jonë punëtore kishte edhe një mbështetje tjetër shumë të madhe, proletariatin e fuqishëm ndërkombëtar dhe në radhë të parë kishte ndihmën e shtetit të madh sovjetik, ku proletariati ishte prej kohësh në fuqi dhe ku ishte ndërtuar socializmi. Tani ky shtet udhëhiqte luftën vigane kundër fashizmit. Pra, klasa jonë punëtore, megjithëse e vogël, i kishte të gjitha mundësitë dhe duhej të bëhej udhëheqëse e shtresave të tjera punonjëse në Luftën nacional-çlirimtare dhe në plotësimin e detyrave të revolucionit popullor.


"Ju punëtorë dhe punëtore të Shqipërisë bënte thirrje Komiteti Qendror i PKSH në prill të vitit 1942 — duhet të zini vendin e parë në radhët e para /uftarake, në luftën e sotme të shenjtë të popullit tonë për çlirimin ikombëtar»(1).

(1) «Dokumenta Kryesore të PPSH». Vëll. I, bot. i dytë, P. 74.


Për ta ngritur klasën punëtore në vendin udhëheqës të luftës, Partia jonë ka bërë përpjekje shumë të mëdha dhe të vazhdueshme dhe në këtë mënyrë, duke qenë kurdoherë vetë në krye, arriti që të siguronte rolin udhëheqës të proletariatit.

Në të njëjtën kohë Partia jonë, me politikën e saj të drejtë, ka ditur të shfrytëzojë deri në fund energjitë shumë të mëdha dhe traditat luftarake dhe patriotike të fshatarësisë sonë të shtypur dhe të vuajtur, duke farkëtuar një aleancë të çelniktë luftarake midis klasës punëtore dhe fshatarësisë punonjëse. Asnjëherë nuk e nënvleftësoi Partia forcën e madhe të fshatarësisë sonë.

Ajo vazhdimisht i porosiste komunistët që punës në fshat t'i jepej një rëndësi e veçantë dhe se fshatarësia duhej të bëhej burimi kryesor i forcave për Luftën nacional-çlirimtare. Duke gjetur te Partia Komuniste të vetmen udhëheqëse që do t'ia siguronte realizimin e ëndrrave shekullore, do t'i jepte lirinë dhe tokën, fshatarësia jonë punonjëse u lidh ngushtë dhe u bë një mbështetje kryesore e Partisë për realizimin e programit të saj, u bë forca kryesore sulmuese në luftën e armatosur kundër armiqve.

E kundërta ngjau rrre shtresën e pasur të fshatarësisë.

Megjithëse parulla e Partisë në lidhje me fshatarësinë gjatë Luftës nacional-çlirimtare ka qenë që e gjithë fshatarësia, pa bërë dallimin midis të varfërve dhe të pasurve, të tërhiqej në luftën kundër okupatorëve, fshatarët e pasur, kulakët, nuk iu përgjegjën thirrjes së Partisë, ata morën anën e kundërt të Luftës nacional-çlirimtare dhe u bënë mbështetje kryesore në fshate organizatave tradhëtare «Balli Kombëtar » dhe «Legaliteti».

Ky diferencim që u bë qysh gjatë Luftës nacional-çlirimtare në radhët e fshatarësisë sonë e përforcoi akoma më shumë karakterin revolucionar të kësaj lufte.

Pas çlirimit të vendit të parët që fituan nga përfundimi ngadhnjimtar i Luftës nacional-çlirimtare dhe i revolucionit popullor ishin fshatarët prunonjës. Nga masat që mori Partia menjëherë pas çlirimit, më kryesorja ishte-zbatimi i reformës agrare, e cila përbën një revolucion të vërtetë agrar në vendin tonë. Një reformë agrare, kaq e thellë dhe revolucionare, si ajo që u bë në Shqipëri, mund të bëhet vetëm atëhere kur pushtetin e ka në dorë klasa punëtore dhe fshatarësia punonjëse.

Me parullën «toka u takon atyre që e punojnë», Partia ua mori tokat dhe mjetet e punës pa shpërblim çifligarëve, tregëtarëve dhe të gjithë atyre që nuk e punonin vetë tokën, kurse kulakëve u la vetëm 5 hektarë tokë për familje. Toka dhe mjetet e punës të shpronësuara iu ndanë falas fshatarëve pa tokë ose me pak tokë. Me ligjin e reformës agrare, megjithëse toka nuk u nacionalizua për arësye të kushteve historike të veçanta të vendit tonë, u ndalua kategorikisht shitja dhe blerja e tokës si dhe jetërsimi i saj. Në këtë mënyrë u likuiduan një herë e përgjithmonë mbeturinat e feudalizmit në ekonomi, të cilat ishin aq të mëdha në fshatin tonë. Nga ana tjetër u prekën thellë edhe bazat e kapitalizmit në fshat. Me zbatimin e reformës agrare, fshatarët tanë punonjës u lidhën akoma më shumë me Partinë, u forcua akoma më tepër aleanca e tyre me klasën punëtore.

Me përfundimin e reformës agrare, nga gjysma e dytë e vitit 1946, merrte fund edhe zgjidhja e detyrave të revolucionit demokratiko-borgjez. Është karakteristike për vendin tonë kalimi nga revolucioni demokratiko-borgjez në revolucionin socialist. Etapa e parë e revolucionit është gërshetuar me etapën e dytë. D.m.th .përpara se të merrte fund etapa e parë, bile edhe paralelisht me masat që kanë të bëjnë me zgjidhjen e detyrave të revolucionit demokratiko-borgjez, u realizuan një sërë masash të dorës së parë, që kanë të bëjnë me revolucionin socialist, me krijimin e bazës ekonomike të socializmit..Kështu, për shembull, që përpara se të merrte fund zbatimi i reformës agrare që kishte për qëllim kryesor likuidirnin e mbeturinave të feudalizmit, në vitin 1945 u nacionalizuan banka, nëntoka, Pyjet, ujërat, financat, transporti, të gjitha ndërmarrj et e mëdha industriale, të cilat ndodheshin në duart e kapitalistëve të huaj dhe të gjitha pasuritë e armiqve të popullit. Kurse nacionalizimi i ndërmarrjeve të tjera industriale që ndodheshin në duart e kapitalistëve të vendit filloi të kryhej që nga prilli i vitit 1946.

Këto masa u zbatuan në vendin tonë për këto arësye: gjatë Luftës sonë nacional-çlirirntare ishte bërë një diferencim i theksuar i klasave, borgjezia si klasë sunduese ishte përmbysur që me përfundimin ngadhnjimtar të Luftës nacional-çlirimtare së bashku me klasën e bejlerëve dhe me pushtetin e okupatorëve. Para çlirimit pozitat kyçe në ekonomi në e Shqipërisë 1 kishin kapitalistët e huaj, kryesisht kapitalistët e vendeve që kishin pushtuar Shqipërinë; ata zotëronin të gjitha ndërmarrjet kryesore industriale dhe bankën në vendin tonë. Pra, revolucio ni ynë, si revolucion me karakter të theksuar antiimperialist, pas çlirimit nuk mund të lejonte në asnjë mënyrë që kapitalistët e huaj të mbeteshin zotër të e.konomisë sonë pop-ullore. Më në fund gjithë këtë punë e drejtonte Partia Komuniste, e cila ishte e vetmja forcë udhëheqëse e pushtetit të ri popullor dhe zbatonte një vijë të caktuar për zhvillimin deri në fund të revolucionit, sipas mësimeve të marksizëm-leninizmit.

Në janar të vitit 1946 Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore dhe në mars të këtij viti apro\z,oi Kushtetutën e parë të shtetit të ri shqiptar. Që prej kësaj pushteti i demokracisë popullore në vendin tonë, i cili, si u tha më sipër, u themelua që në Luftën nacional-çlirimtare, kryen funksionet e diktaturës së proletariatit, që mbështetet në aleancën e shëndoshë midis klasës punëtore dhe shtresave të tjera punonjëse, në radhë të parë në aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse, nën udhëheqjen e klase:

s punëtore. Çështja e r-uajtjes dhe e forcimit të diktaturës së proletariatit, e pushtetit të demokracisë popullore në vendin tonë, ka qenë kurdoherë në qendrën e vëmendjes së Partisë së Punës të Shqipërisë. Partia ka goditur dhe ka dërmuar pa mëshirë të gjitha orvatjet e armiqve për ta dobësuar, për ta «liberalizuar» pushtetin popullor, si dhe të gjitha moskujdesitë dhe tendencat e çorganizimit në punët e administrimit shtetëror. Në të njëjtën kohë Partia ka luftuar vazhdimisht për ta bërë pushtetin tonë sa më demokratik, ka luftuar kundër çdo shkelje të të drejtave që u janë garantuar qyteta=rëve me Kushtetutën e RPSH dhe me ligjet tona me përmbajtje socialiste, ka luftuar kundër burokratimit dhe të gjitha të metave të tjera që janë shfaqur në funksionimin e aparatit shtetëror. Shteti i demokracisë popullore, që kryen funksionet e diktaturës së proletariatit, ka qenë arma më e fortë që i ka siguruar vendit tonë sulçseset e mëdha që janë arritur në zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës në RPSH.

Pas nacionalizimit të industrisë dhe krijimit të sektorit socialist të ekonomisë Partia e Punës e Shqipërisë vendosi drejtimin e centralizuar të të gjithë ekonomisë kombëtare nga ana e shtetit. Në fillim u hartuan plane njëvjeçare dhe dyvjeçare, kurse në vitin 1951 u vu në jetë plani i parë pesëvjeçar i zhvillimit të ekonomisë dhe të kulturës së RPSH. Si rezultat i zbatimit me sukses të pesëvjeçarit të parë Shqipëria u shndërrua nga një vend agrar i prapambetur që ishte më parë në një vend agraro-industr ial. U ndërtua industria e re moderne socialiste, e cila është bërë bazë e shëndoshë për zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha degëve të ekonomisë kombëtare.

Në vitin 1955 prodhimi i përgjithshëm industrial u rrit gati 11 herë më shumë se në vitin 1938. Ajo çka prodhohej në 12 muajt e vitit 1938 prodhohej vetëm në një muaj të vitit 1956. Ndërsa në vitin. 1938 prodhimi industrial përbënte vetëm 18 për qind dhe prodhimi bujqësor 82 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit, më 1955 prodhimi industrial përbënte 43,5 për qind dhe prodhimi bujqësor — 56,5 për qind të prodhimk të përgjithshëm industrial e bujqësor të Republikës sonë.

Në mënyrë të veçantë janë rritur disa degë të industrisë, si ajo e qyrnyrgurit, e cila në vitin 1955 realizoi një prodhim vjetor 53 herë më të madh se në vitin 1938, e mineralit të kromit që realizoi një prodhim 16 herë më të madh, industria elektrike, që është rritur 9 herë më shumë, industria e drurit, që është rritur 3,5 herë në krahasim me 1938 etj. Në vitin 1955 Shqipëria prodhonte gyrnyrguri, naftë, mineral bakri dhe mineral kromi për fryrnë më tepër se sa Greqia, Turqia dhe Italia. Gjithashtu rritje të madhe në krahasim me të kaluarën ka industria e lehtë në vendin tonë, e cila më 1955 prodhoi 25 herë më tepër se sa prodhonte kjo lloj industrie në vitin 1938.

Karakféristikë e zhvillimit të industrisë në vendin tonë është se gati të gjitha lëndët e para prodhohen në vend. Zhvillimi i industrisë në Shqipëri ka perspektiva të mëdha, sidomos industria e minierave, sepse nëntoka jonë është e pasur në minerale. Me rritjen dhe zhvillimin e industrisë është rritur dhe forcuar klasa jonë punëtore, e cila qëndron në krye të ndërtimit socialist të vendit.

Suksese janë korrur gjithashtu në zhvillimin e bujqësisë. Prodhimi i drithërave të bukës, në krahasim me vitin 1938, në vitin 1955 ishte 167 për qind, kurse sipërfaqet e mbjella ishin 170 për qind. Pas çlirimit të vendit në Shqipëri u zhvilluan kultura të reja bujqësore, industriale që nuk mbilleshin më parë, me gjithëse në vendin tonë klima për rritjen e këtyre kulturave është e favorshme. Të tilla kultura janë pambu_ku dhe panxhari i sheqerit. Gjithashtu është zgjeruar mjaft kultura e duhanit. Të gjitha këto vlejnë për të siguruar me lëndë të parë industrinë tonë të lehtë.

Partia dhe Qeveria e RPSH kanë bërë përpjekje për ta modernizuar dhe për ta mekanizuar bujqësinë tonë.

Në të gjitha qendrat kryesore bujqësore të vendit janë ngritur SMT, të cilat e rritin nga viti në vit kapacitetin e tyre; gjatë pesëvjeçarit të parë puna e bërë nga to u rrit 370 për qind.

Mbi bazën e zhvillimit të industrisë dhe bujqësisë është përmirësuar vazhdimisht gjendja materiale dhe është rritur niveli arësimor e kultural i puncmjësve tanë.

Në pesëvjeçarin e parë paga reale e punonjësve u rrit 20 për qind kurse të ardhurat e fshatarësisë u shtuan 35 për qind. Për. të treguar përmirësimin e gjendjes materiale në vendin tonë pas çlirimit po sjellim një shembull sinjifikativ: ndërsa në vitin 1938 rritja natyrale e popullsisë në Shqipëri ka crenë 16 frymë për çdo 1 000 banorë, sot kjo është 29 frymë për çdo 1 000 banorë të populLsisë.

Për herë të parë pas çlirimit të vendit u ngrit Teatri qendror i Operës dhe i Baletit dhe teatro të tjerë profesionalë nëpër rrethe, u ndërtua kinostudioja, u shtuan kinematë, muzeumet, shtëpitë e kulturës, bibliotekat etj. Në vitin 1955 u zhduk analfabetizmi në vendin tonë për moshat 40 vjeç e poshtë. Numri i nxënësve në shkollat fillore, shtatëvjeçare dhe të mesme tani është 3,3 herë më i madh se në vitin 1938. Për herë të parë nën pushtetin popullor u hapën institutet larta në vendin tonë. Në shkollat e larta, në tek:nikumet dhe kurset e ndryshme të vendit dhe në shkollat e Bashkimit Sovjetik e të vendeve të demokracisë populiore janë pregatitur mijëra kuadro të rinj, inxhinierë teknikë, agronomë, mjekë, pedagogë dhe specialistë të ndryshëm.

Që nga viti 1956 në RPSH ka filluar realizimi i planit të dytë pesëvjeçar, direktivat e të cilit u dhanë në Kongresin III të PPSH. Në fund të këtij plani, d.m.th. më 1960, prodhimi i përgjithshëm industrial në vendin tonë do të jetë më tepër se 21 herë më i madh se në vitin 1938.

Përsa i përket bujqësisë, plani i dytë pesëvjeçar shtron si detyrë kryesore sigurimin e bukës në vend, sigurimin e industrisë me lëndë të parë dhe nxjerrjen e këtë delyrë të vështirë, Partia ka zgjedhur të vetmen rrugë të drejtë të treguar nga V.I.Lenini dhe të provuar në Bashkimin Sovjetik, rrugën e bashkimit të ekonomive të vogla fshatare në ekonomi të mëdha kolektive.

Kjo është rruga që ka zgjedhur Partia për ndërtimin e socializmit në fshat. Kolektivizimi gradual i bujqësisë, sipas eksperiencës sovjetike, ka filluar në vendin tonë që nga viti 1946 dhe eksperienca jonë e deritanishme në lëmin e kolektivizirnit të bujqësisë na ka dhënë rezultate shumë të mira, dhe kjo tregon se nuk ka rrugë tjetër për ndërtimin socialist në fshat veç rrugës së treguar nga Lenini. Kjo nuk do të thotë se ne e kemi zbatuar mekanikisht eksperiencën sovjetike në këtë drejtim, por i jemi përmbajtur me besnikëri parimit themelor.

Që nga viti 1956 bujqësia jonë, në bazë të vendimit të Plenumit të KQ të PPSH, që u mbajt në dhjetor të vitit 1955, dhe të Kongresit III të PPSH, ka hyrë në etapën e kolektivizimit me ritëm të shpejtë. Në këtë mënyrë, brenda vitit 1956 numri i kooperativave bujqësore u rrit tri herë në krahasim me numrin e kooperativave bujqësore të krijuara që nga viti 1946 deri në fund të 1955-s. Kjo tregon se direktiva që ka dhënë Kongresi III i Partisë për të kolektivizuar deri në fund të pesëvjeçarit të dytë, mbi bazën e kooperativave bujqësore të tipit të artelit, 70 për qind të sipërfaqeve të mbjella të Republikës, do të arrihet dhe do të tejkalohet.

Kooperativat bujqësore në vendin tonë janë krijuar mbi baza të shëndosha duke respektuar me përpikrnëri parimin leninist të vullnetit të lirë.

Partia e Punës e Shqipërisë, duke zbatu,ar me besnikëri marksIzëm-leninizmin dhe eksperiencën e Bashkimit Sovjetik, e ka ndjerë kurdoherë të nevojshme mbajtjen dhe forcimin e diktaturës së proletariatit edhe për të mbrojtur fitoret e revolucionit popullor, për të shtypur përpjekjet e ish-klasave sunduese të shpronësuara dhe ato të shteteve imperialiste, që së bashku janë munduar dhe mundohen me mënyra të ndryshme të shkatërrojnë regjimin e demokracisë popullore dhe të kthejnë në fuqi çifligarët dhe kapitalistët.

Partia jonë gjithnjë e ka mbajtur parasysh tezën leniniste që thotë se në periudhën e kalimit nga kapitalizmi në socializëm lufta e klasave është e pashmangshme.

Kjo luftë klasash është një realitet objektiv, që është e lidhur me ekzistencën e klasave shfrytëzuese apo mbeturinave të tyre, me ekzistencën e agjentëve të imperializmit, me ekzistencën e sektorit të gjerë të prodhuesve të vegjël, me ekzistencën e mbeturinave kapitaliste në ndërgjegjen e njerëzve dhe, më në fund, me vetë ekzistencën e imperiali7mlit, pra të luftës së klasave në shkallë ndërkombëtare.

Populli shqiptar e ka provuar në kurrizin e tij se si armiqtë e klasës në vendin tonë, të përkrahur direkt nga imperialistët amerikanë, anglezë e të tjerë, janë përpjekur shumë herë për të përmbysur me forcë pushtetin . popullor; ata kanë kryer sabotime, vrasje, diversione të hapura dhe të tjera veprime armiqësore. Shtetet imperialiste, dhe në mënyrë të veçantë imperialistët amerikanë dhe anglezë, janë munduar me të gjitha forcat që të pengonin triumfin e revolucionit popullor dhe vendosjen e pushtetit të demokracisë popullore në vendin tonë. Me intriga, kërcënime dhe me të gjitha mjetet kriminale, ata janë përpjekur të sabotonin Luftën nacional-çlirimtare të popullit shqiptar dhe, duke u dhënë të gjithë përkrahjen materiale dhe morale bandave dhe organizatave tradhëtare, kanë dashur që të sjellin në fuqi regjimet e kaluara dhe të urryera nga populli shqiptar. Pas çlirimit të vendit ata s'kanë lënë gjë pa bërë që të pengojnë ndërtimin e sociali • rnit në Shqipëri dne të organizojnë reaksionin e brendshëm kundër regjimit të demokracisë popullore. Janë të panumërta provokacionet tokësore, ajrore dhe detare të organizuara nga imperialistët kundër RPSH, pa përmendur propagandën e shfrenuar armiqësore me anë të radiove dhe fletushkave. Për vite me radhë imperialistët janë përpjekur që t'i mohojnë Shqipërisë vendin e merituar në OKB. Por të gjitha përpjekjet e armiqve janë dërmuar përballë kundërveprimeve të vendosura të popullit tonë, të edukuar nga Partia me frymën e vigjilencës së mprehtë revolucionare, të Ushtrisë sonë Popullore, të organeve të sigurimit dhe të gjykatave tona popullore. Partia dhe populli ynë kanë mundur t'i mbrojnë fitoret e revolucionit popullor dhe të dërmojnë përpjekjet e armiqve të RPSH me ndihmën dhe përkrahjen që kanë pasur nga Bashkimi Sovjetik dhe nga vendet e tjera të kampit socialist.

Sot raporti i forcave të klasave në vendin tonë ka ndryshuar shumë. Me forcimin e shtetit të demokracisë popullore, me forcimin e bazave të socializmit në Shqipëri, armiqtë janë dobësuar. Por ky fakt nuk mund ta çojë kurrë Partinë tonë në konkluzionin e gabuar të mohimit të luftës së klasave, tezë kjo false që mundohen ta përhapin sot revizionistët e marksizëm-leninizmit.

KQ i PPSH ua ka bërë të qartë gjithë komunistëve dhe popullit tonë se në periudhën tranzitore lufta e klasave nuk zhduket, bile ka faza në këtë periudhë kur lufta e klasave ashpërsohet. Këtë e vërtetojnë më së miri ngjarjet e viteve të fundit: provokacioni i Berlinit në vitin 1953, ai i Poznanit në vitin 1956, dhe sidomos kundërrevolucioni fashist në Hungari. Duke pasur parasysh këtë mësim të madh, Kongresi III i PPSH theksonte edhe një herë


...vigjilenea nuk duhet kurrsesi të dobësohet, se është gabim të mendohet që lufta e klasave po shuhet dhe klasat e përrnbysura do të heqin dorë vullnetarisht nga lufta».'(1)


(1) ..Dokumenta Kryesore të PPSH ». Vëll. II, bot. i dytë, f. 609.




Miqësia e popujve vëllezër të Shqipërisë dhe të Bashkimit Sovjetik



Partia e udhëhoqi popullin shqiptar në rrugën e lidhjeve të miqësisë me popujt e Bashkimit Sovjetik.

Vetëm te Bashkimi Sovjetik, mësonte Partia, populli ynë mund të mbështeste shpresat shekullore të tij për liri dhe pavarësi. Vetëm Bashkimi Sovjetik do ta ndihmonte atë të çlirohej dhe të vendoste pushtetin popullor.

Që në vitin 1942, Komisariati i Popullit për Punët e Jashtme të BRSS deklaronte zyrtarisht: «Bashkimi Sovjetik, duke parë me simpati të thellë luftën burrërore të patriotëve shqiptarë kundër pushtuesve italianë, nuk njeh asnjë pretendim të imperializmit italian mbi tokën shqiptare dhe dëshiron ta shohë Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e pushtuesve fashistë dhe pavarësinë e saj të rivendosur». Nuk gjen dokument të Partisë, qoftë vendim, direktivë apo thirrje që të mos tregohet roli çlirimtar dhe pararojë i Bashkimit Sovjetik në luftën e madhe antifashiste, që të mos bëhet thirrje për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen me Bashkimin Sovjetik:


«Luftën tonë nacional-çlirimtare — thuhej në thirrjen e parë të KQ të Partisë menjëherë pas krijimit, drejtuar popullit shqiptar, — duhet ta lidhim ngushtë me luftën heroike të popujve të Unionit Sovjetik, që gjenden në ballë të luftës çlirimtare kundër fashizmit. Ta kuptojmë dhe ta forcojmë sa më tepër këtë lidhje» (1).


(1) Dokumenta Kryesore të PPSH». Vëll. I, bot. i dytë, f. 31.


Por Partia jonë gjatë Luftës nacional-çlirimtare nuk e popullarizoi Bashkimin Sovjetik vetëm si pararojë të luftës antifashiste dhe si aleatin tonë më të sinqertë, por edhe si vendin ku ishte ndërtuar një sistem i ri shoqëror, ku ishte zhdukur shfrytëzimi i njeriut prej njriut, ku njerëzit rronin të lirë, të begatshëm.


«Të popullarizohet në çdo anë Bashkimi Sovjetik...— shkruhej në një qarkore të KQ të PKSH drejtuar Partisë — Por popullarizimi të mos mjaftohet vetëm duke thënë se është e vetmja forcë që theu armatat e

Hitlerit etj., por se Bashkimi Sovjetik është udhëheqësi i masave punonjëse dhe që u dha këtyre kolektivitetin e lirë vëllazëror të njerëzve të lirë, një shoqëri të lu/ëzuar dhe jetë të begatshme. Vetëm rendi socialist mundi krijojë atë forcë të pathyeshme që është Ushtria e Kuqe, e aftë për me përballue të gjitha vështirësitë» (1).


(I) -Dokumenta Kryesore të PPSH». Vëll. I, bot. i dytë, f. 281-282.



Partia i lidhi komunistët dhe popullin tonë me mish e me shpirt me popujt e Bashkimit Sovjetik. Për herë të parë në histori populli i vogël shqiptar gjeti një mik të sinqertë në popullin e madh sovjetik.

Lufta nacional-çlirimtare e popullit shqiptar ka qenë një luftë heroike, lufta më e madhe ngadhnjimtare që ai ka bërë në të gjithë historinë e tij. Por ai mundi ta fitojë këtë luftë sepse kishte ndihmën e Ushtrisë Sovjetike që shkatërroi ushtrinë dhe shtetin hitlerian dhe u sojli popujve lirinë. Pikërisht për këtë ne themi që Bashkimi Sovjetik është çlirimtari ynë dhe për këtë populli shqiptar i është mirënjohës atij përjetë.

Pas çlirimit të vendit u forcuan akoma më shumë lidhjet dhe miqësia midis popullit shqiptar dhe popullit sovjetik. Bashkimi Sovjetik e njohu menjëherë Qeverinë Demokratike Shqiptare, dhe që në vitin 1945 u vendosën marrëdhënie të rregullta midis shtetit të madh socialist dhe Shqipërisë. Këto ishin marrëdhënie të një tipi të ri. Këto marrëdhënie u mbështetën mbi parimet leniniste të barazisë së plotë të të dy palëve, të ndihmës shoqërore njëri-tjetrit, të respektimit të sovranitetit kombëtar dhe të mosndërhyrjes në punët e brendshme, ato u mbështetën në parimet e internacionalizmit proletar, në parimet e marksizëm-leninizmit.

Dhe në ditët më të vështira të pasluftës, kur vendi dhe populli ynë ishin në mjerim, pa bukën e gojës dhe pa veshje në trup, dhe kur pavarësia dhe sovraniteti i atdheut, të fituar me gjak e sakrifica, kërcënoheshin nga armiqtë, ishin KQ i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike që i shtrinë dorën vëllazërore popullit shqiptar dhe e ndihmuan atë të kapërcente vështirësitë, të ndërtonte industrinë dhe të rimëkëmbte bujqësinë.

Miqësia që lidh popullin shqiptar me popullin sovjetik u shpreh edhe një herë në bisedimet që u zhvilluan dhe në marrëveshjet që u arritën midis delegacionit të qeverisë dhe të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik nga njëra anë dhe delegacionit të qeverisë dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë nga ana tjetër, gjatë vizitës në Bashkimin Sovjetik në prill të 1957-s.

Për Partinë e Punës të Shqipërisë është shumë i rëndësishëm vlerësimi që i bëri asaj Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik për veprimtarinë gjatë Luftës nacional-çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit, për besnikërinë e saj të patundur ndaj marksizëm-leninizmit, për eksperiencën e saj në çështjen e krijimit të Frontit të gjerë antifashist Nacional-Çlirimtar në vitet e Luftës së dytë botërore si dhe në realizimin me sukses të detyrave të revolucionit demokratiko-popullor dhe të ndërtimit të socializmit në kushtet e veçanta të një vendi të tillë të prapambetur dhe gjysmëfeudal siç ishte Shqipëria. Ky vlerësim marksist-leninist i punës së Partisë sonë ngjall në zemrat e komunistëve dhe të gjithë popullit shqiptar ndjenjën e gëzimit dhe u jep atyre forca të reja për të luftuar me vendosmëri të patundur për çështjen e madhe të socializmit.

Besnikëria e Partisë dhe e popullit tonë ndaj Bashkimit Sovjetik është besnikëria ndaj parimeve të internacionalizmit proletar.

Parimet e internacionalizmit proletar janë një tipar i pandarë i doktrinës marksiste-leniniste. Me krijimin e kampit socialist, vendet e të cilit ndërtojnë jetën e tyre mbi bazat e marksizëm-leninizmit, këto parime kanë marrë një zhvillim të mëtejshëm.

Uniteti i pikëpamjeve politike dhe uniteti ideologjik i vendeve të kampit socialist përbëjnë një bazë të fuqishme për fitoret e vendeve tora, ato janë një garanci e madhe për pavarësinë e vendeve tona, janë një faktor vendimtar për ruajtjen e paqes në gjithë botën.

Pikërisht këtu i kanë drejtuar goditjet e tyre armiqtë e socializmit, të cilët janë të interesuar shumë dhe mundohen me çdo mënyrë të përçajnë kampin e socializmit, me qëllim që të realizojnë më lehtë planet e tyre grabitqare.

Ndryshimet e mëdha në raportin e forcave midis socializmit dhe imperializmit, në favor të socializmit dalja e socializmit nga kuadri i një shteti të vetëm në një sistem botëror, e kanë tronditur nga themelet sistemin kapitalist botëror. Realizimet e Bashkimit Sovjetik, snicseset e mëdha dhe të shpejta që kanë arritur të gjitha vendet e tjera socialiste në bashkëpunim të ngushtë e vëllazëror me njëri-tjetrin kanë treguar epërsinë e pakundërshtueshme të sistemit socialist mbi atë kapitalist. Politika leniniste e paqes dhe e miqëisë midis popujve e ndjekur me këmbëngulje nga vendet e kampit socialist, ka gjetur përkrahjen e të gjitha shteteve dhe forcave .paqedashëse në botë.

Të gjitha këto ushtrojnë një influencë të fuqishme në masat punonjëse dhe të shfrytëzuara në vendet kapitaliste, në popujt e shtypur nga imperialistët, në vendet e pazhvilluara dhe në të gjithë njerëzit përparimtarë e paqedashës në botë. Kjo influencë duket çdo ditë e më tepër në rritjen e luftës së punonjësve për të drejtat demokratike dhe lirinë, për një jetë më të mirë dhe të lumtur në përhapjen gjithnjë e më shumë të ideve të socializmit, në rritjen e lëvizjes koloniale kundër imperializmit, në zgjerimin dhe forcimin e lëvizjes për paqen dhe bashkëpunimin midis popujve.

Të gjitha këto ngjallin egërsinë e shfrenuar të imperialistëve me Shtetet e Bashkuara në krye, të cilët u shmangen me çdo mënyrë dhe i luftojnë propozimet dhe përpjekjet e vendeve socialiste dhe të shteteve të tjera paqedashëse për sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit midis popujve.

Politika "nga pozitat e forcës» që ndjekin imperialistët, në të gjitha shfaqjet e saja: kundërshtimi për çarmatimin dhe për ndalimin e armëve atomike dhe bërthamore, gara e armatimeve, krijimi i bloqeve ushtarake si NATO, SEATO, Pakti i Bagdatit etj., krijimi i bazave ushtarake në tokat e huaja, militarizimi i Gjermanisë Perëndimore, ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve të tjera, 100 milion dollarët e senatit amerikan, përpjekjet për të penguar zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare tregëtare dhe kulturale, «doktrina Ajzenhauer», të gjitha këto e të tjera kanë vetëm një qëllim: të pengohet zhvillimi i vendeve socialiste, të ruhen pozitat e imperializmit. Sulmi anglo-franko-izraelit kundër Egjiptit dhe kundërrevolucioni në Hungari, vërtetojnë në mënyrë akoma më të qartë synimet e imperialistëve. Kjo politikë që ndjekin imperialistët krijon një rrezik serioz për pagen dhe sigurinë e popujve.

Përballë kësaj gjendjeje përpara partive tona del si një detyrë jetike forcimi i vigjilencës, forcimi i unitetit të kampit socialist, forcimi i fuqisë ekonomike dhe ushtarake të këtij kampi.

Fushata e tërbuar e imperializmit, që shpërtheu pas Kongresit XX të PK të BS kundër kampit të socializmit dhe kundër ideologjisë marksiste-leniniste në përgjithësi, ka qenë sulmi më i madh pas Luftës së dytë botërore.

Në sulmin e përgjithshëm kundër socializmit u bashkuan me të gjitha forcat edhe revizionistët e marksizëm-leninizmit. Revizionistët mundohen të mbjellin konfuzion ideologjik në radhët e partive komuniste dhe punëtore, të përçajnë unitetin e kampit socialist, të mohojnë rëndësinë universale të eksperiencës sovjetike, të revizionojnë çështjet themelore të marksizëm-leninizmit, doktrinën mbi partinë e klasës punëtore, mbi diktaturën e proletariatit, mbi luftën klasave.

Revizionistët i maskojnë teoritë e tyre nën flamurin e marksizmit, bile i paraqitin si fjala e re e fundit e marksizmit. Por në fakt ata veprojnë kundër marksiz_ mit, ata veprojnë në mënyrë shoviniste dhe në dëm qoftë me dashje ose pa dashje u shërbejnë armiqve të socializmit, imperializmit.

Partia jonë dhe populli shqiptar, si kurdoherë, të udhëhequr nga mësimet e marksizëm-leninizmit dhe eksperienca e Bashkimit Sovjetik qëndruan me vendosmëri të patundur dhe i dërmuan orvatjet e imperialistëve dhe të revizionistëve, duke mbrojtur si gjërat më të shtrenjta lirinë, socializmin, paqen, miqësinë me Bashkimin Sovjetik, duke mbrojtur pastërtinë e marksizëm-leninizmit. Në të njëjtën kohë Partia dhe populli ynë mbajtën një qëndrim marksist-leninist në lidhje me ngjarjet e Hungarisë, ata dënuan me vendosmëri aventurën fashiste që organizuan imperialistët, forcat e brendshme kundërrevolucionare dhe revizionistët e marksizëm-leniniz.mit, ata aprovuan dhe përshëndetën ndihmën vëllazërore dhe internacionaliste që Ushtria Sovjetike, me kërkesën e qeverisë hungareze, i dha popullit të Hungarisë për të shtypur kundërrevolucionin.

Partia e Punës e Shqipërisë ka luftuar dhe do të luftojë edhe në të ardhshmen me vendosmëri për të zbatuar në mënyrë krijuese mësimet e pavdekshme të Revolucioni socialist të Tetorit, dhe atë eksperiencë të Bashkimit Sovjetik që ka karakter universal, ajo do të ruajë si gjënë më të shtrenjtë besnikërinë ndaj doktrinës marksiste-leniniste dhe do të mbajë kurdoherë lart flamurin e internacionalizmit proletar, duke e edukuar popullin tonë me frymën e miqësisë me popujt e Bashkimit Sovjetik dhe të forcimit të vazhdueshëm të unitetit e të bashkëpunimit vëllazëror të popujve të vendeve socialiste, me frymën e miqësisë dhe të paqes në mes të gjithë popujve.


Sado që të çirren dhe të shpifin armiqtë e socializmit, sado që të thurin. përralla «mbi krizën e komunizmit», «mbi krizën e internacionalizmi », nuk ka forcë në botë që të pengojë shkatërrimin e sistemit të plakur kapitalist, s'ka forcë në botë që të pengojë zhvillimin historik të njerëzimit drejt komunizmit Kauza e Revolucionit të madh socialist të Tetorit ka triumluar dhe do të triumiojë kurdoherë.

3hteti i madh socia.list që krijoi Revolucioni i Tetorit, u bë një shtet i fuqishëm dhe i lulëzuar dhe si një far i shkëlqyeshëm u ndrit rrugën gjithë popujve që luftojnë për një jetë të lirë e të gëzuar. Vendet që kanë këputur vargojtë e skll.avërisë kapitaliste po korrin dita-ditës suksese gjithnjë më të rëndësishme në rrugën për ndërtimin e socializmit. Kampi i fuqishëm i socializmit është forcuar dhe forcohet në luftën kundër imperializmit ndërkombëtar dhe gjithë armiqve të socializmit. Idetë e socializmit po pushtojnë çdo ditë e më tepër zemrat dhe shpirtin e miliona njerëzve në të gjitha anët e botës. Kudo në popujt e shtypur të Azisë dhe të Afrikës vlon vala e urrejtjes dhe e luftës kundër sistemit të urryer kolonial të imperializmit që ka hyrë me kohë në procesin e shthurjes së shpejtë dhe të plotë. Klasa punëtore dhe të gjithë. punonjësit e botës, në krye me pararojat e tyre të sprovuara, partitë komuniste dhe punëtore, po ecin rne- vendosmëri në rrugën që ka çarë Revolucioni i madh socialist i Tetorit, drejt fitoreve të reja të kauzës së paqes, demokracisë dhe socializmit. Partitë komuniste dhe punëtore të të gjitha vendeve po e ngrenë lart e më lart flamurin e lavdishëm të marksizëm-leninizmit, flamurin ngadhnjimtar të Revolucionit socialist të Tetorit.


Botuar për herë të parë në gazetën «Zëri i Popuitit ». Nr. 247 (2834), 13 tetor 1957


 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi