Shqipe

 

REVOLUCIONI I TETORIT U HAPI POPUJVE RRUGËN E MIREQENIES DHE TË LUMTURISE


5 nëntor 1957


Artikull i botuar në gazetën "Pravda".

 



Gjithë njerëzimi përparimtar po feston me madhështi 40-vjetorin e R të Tetorit, e evolucionit të madh socialist revolucionit që tronditi nga themelet bo- tën kapitaliste dhe hapi një epokë të re, epokën e triumfit të shoqërisë socialiste, të lirisë shoqërore e nacionale, të mirëqenies, të paqes. Historia e këtyre 40 vjetëve, pas kësaj ngjarjeje historike, është zhvilluar nën influencën e drejtëpërdrejtë të Revolucionit të Tetorit. Gjatë gjithë historisë , asnjë revolucion nuk ka pasur një rëndësi kaq të madhe ndërkombëtare, asnjë revolucion nuk ka ushtruar një influencë kaq të thellë mbi fatet e njerëzimit sa Revolucioni i madh socialist i Tetorit.

Tani socializmi është bërë një sistem botëror. Bashkë me Bashkimin Sovjetik, nën flamurin e ideve të Revolucionit të Tetorit, ndërtojnë socializmin popujt e vendeve të Evropës dhe të Azisë: Kina, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Republika Demokratike e Vietnamit, Republika Demokratike Gjermane, Republika Demokratike Popullore e Koresë, Mongolia, Polonia, Rumania, Çekosllovakia.

Idetë e marksizëm-leninizmit po bëjnë për vete me miliona punonjës në të katër anët e botës. Mjafton të përmendim se ndërsa më 1917 në të gjitha vendet' ..kishte pak anë tepër se 250 000 komunistë, tani ata bëjnë një armatë madhështore prej më tepër se 33 000 000 vetësh.

Nën influencën e ideve të Tetorit është zhvilluar me hov të paparë lëvizja çlirimtare e popujve të shtypur; 1 miliard e 300 milion njerëz të shtypur kanë fituar lirinë dhe sot në rendin e ditës është zhdukja e plotë e sistemit të turpshëm e të egër kolonial.

S'ka forcë që të ndalojë triumfin e socializmit, ashtu si nuk ka forcë të ndalojë lindjen e diellit dhe rrotullimin e tokës rreth tij.

Gjatë këtyre 40 vjetëve është treguar në mënyrë të shkëlqyer epërsia e padiskutueshme e sistemit socialist ndaj atij kapitalist.

Bashkimi Sovjetik realizoi me sukses planin leninist të ndërtimit të socializmit, i cili parashikonte transformimin e Bashkimit Sovjetik në një vend socialist të fuqishëm industrial e kolkozian.

Bashkimi Sovjetik hapi i pari rrugët deri atëhere të panjohura të ndërtimit të socializmit. Ai s'kishte, nga të merrte ndihmë ,e eksperiencë, përkundrazi, duhej të përballonte luftën me të gjitha mjetet dhe format që i bënte borgjezia ndërkombëtare, klasat e. shpronësuara dhe agjenturat e tyre, trockistët, buharinistët, nacionalistët borgjezë dhe armiqtë e tjerë të socializmit. Bahkimi Sovjetik bëri sakrifica kolosale për të shpëtuar gjithë njerëzimin nga invazorët nazistë e militaristët japonezë. Por Bashkimi Sovjetik i kaloi të gjitha këto, e ndërtoi socializmin dhe po shkon me sukses drejt komunizmit.

Në saje të mobilizimit të masave punonjëse dhe të n.clihmës së pakursyer të Bashkimit Sovjetik, vendet e demakracisë popullore kanë arritur suksese të rëndësishme në nelërtimin e socializmit. Gjatë këtyre viteve, pas Luftës së dytë botërore, në të gjitha këto vende janë bërë ndryshime të mëdha shoqërore dhe ekonomike.

Partitë komuniste dhe punëtore janë .bërë forca drejtuese e vendeve të tyre, pushteti demokratik popullor i ka forcuar shumë pozitat e tija dhe tani kryen funksionet e diktaturës së proletariatit.

Mjetet kryesore të prodhimit në ven.det .e demokracisë popullore janë bërë pronë e përbashkët shoqërore.

Edhe në industri, edhe në tregëti, në vendet e demokracisë popullore sektori socialist zë vend dominues e vendimtar, duke hapur horizonte të pafund për zhvillimin e forcave prodhuese.

Ritmet e zhvillimit të industrisë në vendet e demokracisë popullore rriten pa u ndalur. Në periudhën.

1950-1955 ritmet vjetore të rritjes së prodhimit industrial kanë qenë: Kina 24,9 për qind, Shqipëria 24,2 për qind, Polon.ia 16,2 për qind, Rumania 18,7 për qind, Hungaria 13,5 për qind, RD Gjermane 13,1 për qind, Çekosllovakia 10,8 për qind etj. Ritme të tilla të shpejta të zhvillimit të prodhimit industrial kanë pasur dhe vendet e tjera të demokracisë popullore. Në të njëjtën periudhë ritmi vjetor i rritjes së prodhimit në Francë ka qenë 6,3 për qind, në SHBA — 4,2 për qind, në Danimarkë — 3,5 për qind, në Angli — 3,4 për qind, në Suedi — 2,1 për qind.

Zhvillimi i industrisë me ritme të shpejta u lejoi vendeve të dernokracisë popullore që brenda një kohe të shkurtër të tejkalojnë nivelin e paraluftës. Në krahasim-me paraluftën, vëllimi i prodhimit industrial në fillim të 1957-s u rrit më se 6 herë në Bullgari, — 5 herë më tepër në Poloni, — 3,3 herë në Rumani, — 3,2 herë në Hungari, — 2,7 herë në Çekosllovaki, — 2,2 herë në RD Gjermane. Shumë është rritur prodhimi edhe në vendet e tjera të demokracisë popullore.

Këto shifra dëshmojnë se kurrë, gjatë gjithë historisë së tyre, vendet e demokracisë popullore nuk kanë pasur aq suksese të mëdha në zhvillimin e industrisë sa pas të tyre.

Vitet e fundit në vendet e demokracisë popullore po zhvillohet në baza vullnetare e me sukses të madh kolektivizirni i bujqësisë. Sektori kooperativist i bujqësisë në RP të KiriëS tani zë 97 për qind të të gjitha ekonomive fshata.re; sektori socialist në Bullgari përfshin rreth 85 për qind dhe në RDP të Koresë — mbi 88 për qind të sipërfaqes së punueshme. Suksese të konsiderueshme po korrin edhe vendet e tjera të demokracisë popullore në drejtim të kolektivizimit të bujqësisë.

Me hapa të shpejtë po zhvillohe't nga viti në vit edhe mekanizi_mi i bujqësisë. Vetëm Bullgaria, RD Gjemiane, Hungaria, Polonia, Rumania, Çekosllovakia dhe Shqipëria në vitin 1956 kishin më tepër se 260 000 traktorë (me 15 kuaj fuqi). rezultat, popullsia fitoi 2 miliard e 500 milion lekë.

Në Saje të shtimit të prodhimit industrial e bujqësor dhe të ndihmës së Bashkimit Sovjetik, disa kohë më parë u hoqën plotësisht triskat e artikujve ushqimorë (ato të artikujve industrialë u hoqën më 1.1.1956).

Ç'konkluzione mund të nxirren nga të gjitha këto?

Ritmet e zhvillimit të vendeve socialiste janë shumë më të shpejta nga ato të vendeve kapitaliste më të përparuara. Ne jemi të sigurtë se socializmi do ta fitojë me sukses dhe në një kohë historikisht të shkurtër garën me kapitalizmin. Nga pikëpamja e ritmeve të zhvillimit të industrisë e bujqësisë, gjatë këtyre 40 vjetëve të garës me kapitalizmin, socializmi ka dalë tanimë fitues.

Rëndësi të madhe kanë në këtë drejtim sukseset e shkencës sovjetike. Bashkimi Sovjetik ndërtoi centralin. e parë elektrik me energji atomike, aeroplanin e parë reaktiv për pasagjerë -,"Tu 104", sinkrofazotronin më të fuqishëm të botës, raketën e parë balistike ndërkontinentale dhe më 4 tetor lëshoi Satelitin e parë Artificial të Tokës. Akoma shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm plotësisht për rrjedhimet e mëdha që do të ketë ky zbulim i mrekullueshëm për zhviLlimin e shkencës dhe për përparimin e gjithë njerëzimit.

Sukseset që kanë arritur deri tani vendet e kampit të socializmit rrjedhin nga zbatimi praktik i ideve fitimtare të Revolucionit të madh socialist të Tetorit.

Ato janë, së pari, rezultat i marrjes së pushtetit politik nga klasa punëtore, rezultat i vendosjes në këto vende të diktaturës së proletariatit, ku rolin udhëheqës e luan partia marksiste-leniniste. Populli punëtor është tani zot i fateve të tij. Ai vetë me gjeninë, mendjen dhe talentin e tij, punon dhe krijon për të ardhshmen tij më të lumtur, më të begatshme.

Nuk është vështirë të kuptohet pse në propagandën tyre ideologët e borgjezisë mundohen të dobësojnë diktaturën e proletariatit. Për vendet e kampit të socializmit' çështja e forcimit të shtetit socialist është një nga çështjet kryesore. Shteti socialist është i fortë kur në të sigurohet me të vërtetë roli udhëheqës i partisë marksiste-leniniste të klasës punëtore. Kështu na mëson ne Lenin.i i madh, kështu na mëson eksperienca e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e krijuar nga ai.

Fitoret e vendeve socialiste janë rezultat i vendosjes së pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit, i vendosjes së marrëdhënieve të reja socialiste në prodhim.

Ky është faktori kryesor, pa të cilin nuk mund të mendohet për industrializimin socialist të vendeve socialiste, për zhvillimin e bujqësisë apo për revolucionin kultural në këto vende. Vetëm vendosja e pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit krijoi mundësitë drejtimit të oentralizuar të ekonomisë, që e ka justifikuar plotësisht veten në shernbullin e zhvillimit të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të demokracisë popullore.

Vendet e socializmit kanë arritur suksese të mëdha në punën e tyre për ndërtimin socialist, sepse ato ndihmojnë njëri-tjetrin, sepse midis tyre janë vendosur marrëdhënie të një tipi të ri, marrëdhënie të tipit socialist. Këto marrëdhënie bazohen në idetë e internacionalizmit proletar, në miqësinë e bashkëpunimin e ngushcë ë vëllazëror, në ndihmën reciproke të pakursyer dhe pa interes që i japin ato njëri-tjetrit. Ndihma që u jep Bashkimi Sovjetik vendeve të kampit të socializmit, si nga ana materiale, ashtu edhe me eksperiencën e tij, shpejtojnë së tepërmi ritmet e ndërtimit të socializmit dhe e lehtësojnë fitoren e tij.

Forcimi i bashkëpunimit midis vendeve të kampit të socializmit, i unitetit të tyre të çelniktë, është faktori vendimtar për triumfin e kauzës së socializmit në këto vende. Kampi i socializmit, forca dhe uniteti i tij, pa dyshim e shqetëson pa masë imperializmin. Prandaj borgjezia irnperialiste, ashtu siç ka bërë deri tani, edhe në të ardhshmen do të bëjë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të dobësojë k.ampin tonë dhe unitetin e tij.

Por çdo përpjekje e tyre është destinuar të dështojë dhe do të dështojë me siguri, sepse vendet e kampit të socializmit janë lidhur ngushtë njëri me tjetrin.

Bashkëpunimi i ngushtë i vendeve socialiste dhe forcimi gjithnjë e më i madh i tij do të shpejtojë fitoren e garës ekonomike paqësore të sistemit tonë mbi sistemin. kapitalist.

Tan.i me fatet e njerëzimit nuk mund të luhet lirisht.

Në mbrojtje të paqes dhe të sigurisë së popujve është kampi socialist, që bashkon 900 milion njerëz.

Politika paqësore e vendeve socialiste ka fituar simpatinë dhe përkrahjen e popujve dhe të gjithë njerëzve të ndershëm, të cilët çdo ditë e më tepër shohin se socializmi mbjell paqen dhe miqësinë midis popujve, ndërsa imperializmi është burim luftërash shkatërruese.

Në rrugën e tyre të ndërtirnit të socializmit, vendet e demokracisë popullore, nën drejtimin e partive të tyre komuniste e punëtore, janë frymëzuar e frymëzohen kurdoherë nga mësimet ngadhnjimtare të rnarksizëm-leninizmit. Ato kanë mësuar dhe mësojnë nga eksperienca e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik.

Marksizëm-leninizmi na mëson se për të gjitha vendet që ndërtojnë socializmin ka disa ligje të domosdoshme, disa karakteristika të përbashkëta, të zbatueshme në çdo kohë dhe në çdo vend, pavarësisht se ky është i madh apo i vogël, i zhvilluar apo i prapambetur.

Kjo është provuar edhe në eksperiencën e ndërtimit të socializmit në Bashkimin Sovjetik edhe në vendet e demokracisë popullore.

Partitë komuniste e punëtore të vendeve socialiste, besnike ndaj mësimeve të marksizëm-leninizmit, kanë pasur dhe kanë parasysh gjithashtu edhe kusht,et konkrete të çdo vendi, prandaj ato, si në zbatimin e teorisë marksiste, si edhe në atë të eksperiencës sovjetike, janë treguar krijuese dhe jodogmatike.

Në të njëjtën kohë partitë komuniste e punëtore kanë luftuar me rreptësi e vendosmëri tendencat antimarksiste të elementëve revizionistë dhe oportunistë në radhët e lëvizjes komuniste, të cilët, duke mohuar karakteristikat e përgjithshme të domosdoshme për të gjitha vendet, janë përpjekur të ngrenë në qiell veçantitë kombëtare dhe të kultivojnë ndjenjat e nacionaborgjez dhe të shovinizmit. Besnikëria e partive komuniste e punëtore ndaj ideve të marksizëm-leninizmit, ndaj ideve të internacionalizmit proletar, besnikëria ndaj miqësisë me Bashkimin Sovjetik është garancia e ndërtimit me sukses të socializmit në vendet e demokracisë populloi-e dhe në të gjitha vendet e tjera.

, Duke ecur në rrugën e hapur nga Tetori i madh dhe duke vënë në jetë idetë e tija, vendet e kampit të socializmit kanë arritur rezultate të mrekullueshme, të cilat kanë ndryshuar faqen e këtyre vendeve.

Në këtë mënyrë vendet e kampit të socializmit janë bërë kështu një shembull i madh për të gjithë popujt e botës, që dëshmon për forcën tra-nsformuese të ideve të marksizëm-le-ninizmit, për madhështinë e ideve fitimtare të Revolucionit socialist të Tetorit, për vitalitetin e rendit socialist, të cilit i përket e ardhshmja.



Botuar për herë të parë në gazetën «Pravda», Nr. 309 (14338), 5 nëntor 1957

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi