Shqipe

 

 

FJALA NË KONGRESIN XIX TË PK (b) TË BASHKIMIT SOVJETIK


9 tetor 1952


Të dashur shokë delegatë të Kongresit XIX të PK (b) të Bashkimit Sovjetik,


Në emër te Partisë së Punë s të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar përshëndes përzemërsisht kongresin dhe i shfaq ndjenjat më të thella të dashurisë dhe të mirënjohjes së popullit dhe të Partisë sonë ndaj PK (b) të Bashkimit Sovjetik, popujve sovjetikë dhe Stalinit të madh.

Kongresi i Partisë se Lenin-Stalinit është një ngjarje me rëndë si të madhe historike pë r popujt e Bashkimit Sovjetik, i cili do të bëjë bilancin e kaq fitoreve të shkëlqyera, do të caktojë detyrat e reja të planit të pestë pesë vjegar stalinian, që është një hap i ri i madh në rrugën e kalimit gradual te Bashkimit Sovjetik nga socializmi ne komunizëm. Këto fitore e rezultate janë shprehja e gjallë dhe më konkrete e triumfit të paqes mbi luftën dhe e superioritetit të regjimit socialist mbi atë kapitalist. Fitoret e shkelqyera të bolshevikëve janë fitore edhe për gjithë njerëzit e thjeshtë te botë s që gë zohen për to, së ju gliruat botën nga robëria e rëndë e fashizmit. Popujt e vendeve tona te demokracisë popullore, ju detyrojnë shumë juve lirine dhe të mirat e socializmit që gëzojnë . Ju jeni flamurtarët e lavdishë m që udhëhligni më qindra milion njerëz të thjeshtë në botë , ne luftë për mbrojtjen e paqes, e cila kërcënohet seriozisht nga imperialistët amerikanë dhe anglezë e shërbëtorët e tyre. Jet gin e begatshme që keni ndërtuar ju, veprat madhështore të socializmit dhe të komunizmit, politikdn paqësore staliniane të Bashkimit Sovjetik, as që mund ta errësojnë klithmat histerike dhe shpifjet e imperialistëve luftënxitës. Popujt e botes i admirojnë dhe i duan më gjithë 'shpirt Bashkimin Sovjetik dhe shokun Stalin. Qofshin këta popuj afër Moskës ose larg saj, qofshin këta popuj të mëdhenj ose të vegjël, zemra tyre rreh për Moskën, zemra e tyre rreh për Stalinin madh, pse këta janë për popujt simbole të socializmit, të komunizmit, të lirisë dhe të paqes per njerëzimin.

Partia e madhe e Lenin-Stalinit është si mëma që na edukon, eksperienca e saj e madhe i mëson dhe armatos partitë tona që të kryejnö më nder detyrat që ' ka besuar populli i tyre.

Raporti i KQ të PK (b) të Bashkimit Sovjetik si dhegjithë punimet e këtij kongresi janë një ndihmë e njdshkollë e madhe për popullin dhe Partinë tonë.

Vepra e shokut Stalin «Problemet ekonomike tesocializmit në Bashkimin Sovjetik», ku janë vënë bazat teorike shkencore të kalimit nga socializmi në komunizëm në Bashkimin Sovjetik, do të ndrigojë edhe rrugën e Partisë sonë në luftën e saj për ngritjen ideologjike dhe për ndërtimin e bazave të socializmit.

Populli i vogël shqiptar ka vuajtur më shekuj ne roberinë e imperialistëve, të feudaleve dhe të borgjezisë së vendit, por kurrë ai nuk e perkuli kurrizin perpara xhelatëve të tij; i luftoi këta vazhdimisht dhe ishte i bindur se «do të kishte festë dhe në rrugët e tij», së «do të vinin edhe per të ditet e lumtura». Partia jonë heroike e Punës që lindi dhe u kalit në zjarrin e luftës, qe u ndërtua sipas parimeve shkencore të leninizmit, që ndoqi më besnikëri mesimet e Stalinit dhe te PK (b), e udhehoqi më sukses popullin shqiptar në fitoren e plote mbi okupatorët fashistë dhe feudoborgjezine e vendit.

Populli yne nen udheheqjen e Partise krijoi ne lufte ushtrine heroike te vet, shkaterroi qe nga themelet pushtetin e vjeter te borgjezisë dhe vendosi regjimin e demokracise popullore, realizoi reformat e medha ekonomiko-shoqerore dhe filloi ndertimin e bazave të socializmit në vendin tonë.

Kush e ka njohur Shqiperinö në tie kaluaren, nen regjimin feudalo-borgjez, më nje bujqesi shume të varfër dhe të prapambetur, pa industri, gati pa shkolla, pa spitale, pa kinema, pa teatro etj., cuditet më perparimet e medha që ka berë ajo në një kohe të shkurter prej 8 vjetesh jetë të lire. Köto suksese u realizuan në saje të heroizmave të popullit, më klasën heroike punetore të vendit tonë në krye, të udhehequr nga Partia e Punës dhe më ndihmen e Bashkimit Sovjetik dhe personalisht të shokut të madh Stalin.

Në Republiken Popullore të Shqiperise nxirret naftë, qymyr, krom, baker, bitum, cimento etj. Populli yne tash prodhon vete shume sende të nevojes së par pse u ngrit industria e re në vendin tonë më Kombinatin madhështor të tekstileve «Stalin» i cili, në vitin 1955, do të arrije të prodhojë 20 milion m. pelhure, fabrika e sheqerit që prodhon 10 mijë ton sheqer në vit, kombinati i drurit etj. Tash cdo qytet dhe shume fshatra ndricohen rne elektrik. U ndertua Hidrocentrali «Lenin» që i jep kryeqytetit tonë dhe Durresit, drite dhe ujë.

Në fund të vitit 1955 do të marre fund ndertimi i hidrocentralit mbi lumin e Matit prej 20 mije kw. Bujqesia jonë perparon; shteti yne i ndihmon fshataret më kredi të shumellojta dhe sot në fushat tona cajne tokat traktoret e Stalingradit heroik. Ne vendin tonë aresimi dhe kultura jane bere të masave. Sot në kemi 5 institute të larta, të cilat u hapen më interesimin dhe kujdesin personal të shokut Stalin.

Që më 1951 populli shqiptar Po punon më vrull dhe më entuziazëm per realizimin e planit të parë pesevjecar 1951-1955, i cili do ta beje akoma më të mire jeten e punonjesve tane, do te ndihmojë qe vendi ynë nga nje vend agrar i prapambetur të behet një vend agraro-industrial. Populli ynë do te korrë suksese, pse ate e ndihmon më gjithë zemer Bashkimi Sovjetik dhe shoku Stalin.

Imperialistët amerikanë, anglezë dhe satelitët e tyre titistët e Beogradit, monarko-fashistët e Athinës dhe neofashistet e Romës e kane halë ne sy Republikën Popullore të Shqipërisë. Ata s'kanë lënë gjë pa bërë kundër pavaresisë dhe lirisë së popullit tonë. Provokacionet në kufitë tanë, shpifjet, komplotet, aktet terroriste dhe diversioni janë të pareshtura. Titistët e Beogradit u perpoqen të kolonizonin Shqipërinë, të shkaterronin Partinë tonë, por të gjitha planet u desh tuan, klika e Titos, më të gjithë egërsinë e saj vazhdon të luftojë përsëri kundër vendit tonë, por të gjitha planet e saj do të dështojnë, ashtu sikundër kanë dështuar deri tash. Republika Popullore e Shqipërisë, megjithëse e rrethuar nga të katër anët nga ujqërit fashistë, qëndron dhe do të qëndrojë si shkëmb graniti.

Një mrekulli e tillö, që një popull i vogël prej 1 200 000 -banorësh te rrojë i lirë, indipendent, sovran dhe të ndërtoje socializmin në vendin e tij në te tilla kondita sic është vendi ynë, ngjet vetëm tash në epokën e triumfit të ideve të Marksit-Engelsit-Leninit e Stalinit.

Populli shqiptar do ta mbajë kurdoherë lart flamurin e internacionalizmit proletar, flamurin e lirisë, të paqes dhe të demokracisë dhe do ta ruajë si sytë e balla miqësinë e pathyeshme më popujt e Bashkimit Sovjetik dhe e vendet e tjera të kampit demokratik.


Lavdi Bashkimit të madh Sovjetik!


Lavdi Ushtrisë heroike Sovjetike!


Lavdi Partisë Komuniste (b) të Lenin-Stalinit!


Lavdi dhe jetë te gjatë sa malet më të larta të vendit tonë mikut më të madh të popullit shqiptar, Josif Visarionoviv Stalinit!



Zëri i Popullit


Nr. 248(1257), 11 tetor 1952

 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi