Shqipe

 

FJALIM I MBAJTUR PËRPARA PUNETOREVE TE KUÇOVËS

 

1 maj 1946



Shokë punëtorë të Kuçovës,


Ndjej një gëzim të madh që jam përsëri në mes tuaj sot ditën e 1 Majit, të cilën jua uroj të mbarë dhe të lumtur, të mbarë dhe të lumtur për gjithë popullin tonë.

Fytyrat tuaja ndritin nga gëzimi se për herën e parë në historinë e vendit tonë festa ndërkombëtare e proletariatit botëror festohet në këtë shkallë me madhështi e anekënd Shqipërisë sonë të çliruar. Kjo ditë na kujton përpjekjet vigane dhe luftërat e përgjakshme që kanë bërë me miliona punëtorë të botës kundër shfrytëzimit kapitalist, kundër shtypjes barbare dhe çnjerëzore të imperialistëve, kundër regjimeve të errësirës; kjo ditë na kujton luftën e madhe antifashiste që bota përparimtare bëri kundër bishave fashiste italiane dhe gjermane, armiqve më të mëdhenj të klasës punëtore dhe të njerëzimit mbarë. Sot kjo ditë e madhe e punës na tregon rrugën-ku duhet të ecë bota e qytetëruar për të ndërtuar një jetë të lumtur, të lirë dhe plot nder.

Sot, shokë punëtorë, ju dhe gjithë populli gëzojmë frytet e fitores së madhe që korrëm pas përpjekjeve aq të tmerrshme për jetë a për vdekje. U hodhëm, pa kursyer as jetën tonë, në betejat më të ashpra dhe të pabarabarta, për të fituar lirinë dhe pavarësinë, për të siguruar ekzistencën tonë që ishte në rrezik të madh të zhdukej. Në momentet më të rrezikshme të historisë sonë kombëtare, që ishin të njëllojta me ato të mbarë njerëzimit, populli shqiptar s'u përkul, por qëndroi si shkëmb në gjirin e kombeve aleate antifashiste, u bëri ballë valëve të tërbuara dhe, më në fund, ai e mundi vdekjen dhe doli në dritë. Sot, në ditën e 1 Majit, Shqipëria e vogël me krenari dhe me ballin lart i thotë njerëzimit:

.‹Unë e bëra detyrën>›, ashtu sikurse edhe ju, punëtorë të Shqipërisë, mund t'i thoni kryelartë proletariatit botëror se e bëtë detyrën tuaj proletare.

Ju, punëtorët e Shqipërisë, ishit të parët që, me në krye Partinë tuaj të lavdishme Komuniste të Shqipërisë, ngritët lart flamurin e luftës së armatosur kundër shtypësve fashistë të vendit tonë, ju u bëtë hallka e shëndoshë që lidhi dhe çimentoi bashkimin e popullit tonë në luftë dhe në paqe për të përmbushur nevojat jetike të kombit dhe aspiratat e popullit. Na u vranë me qindra e me mijëra djem nga më të mirët; u dogjën nga dora mizore kasollet e shtëpitë, fshatrat dhe qytetet tona, që i kishim ndërtuar me fukarallëk të madh; na u grabit pasuria e vendit, por populli ynë s'e pushoi për asnjë çast luftën e çlirimit, sepse andej varej e ardhmja e tij.

Për të çliruar mëmëdhenë nga okupatorët, për të fshirë vjetërsirat dhe kalbësirat e regjimeve antipopullore të mëparshme, që kishin helmuar dhe hidhëruar jetën e popullit tonë të mjerë dhe që kishin pregatitur dhe ndihmuar okupacionin, për të fituar të drejtat demokratike të popullit, sakrificat s'janë kurrë të mjafta; këto populli shqiptar i mori në sy, prandaj fitorja që korri është e paçmueshme.

Objektivat historike, që faza e luftës u kish përcaktuar klasës punëtore, fshatarësisë, intelektualëve patriotë dhe gjithë njerëzve liridashës dhe demokratë të Shqipërisë u arritën. Të bashkuar në një aleancë të shëndoshë në Frontin e madh Demokratik të popullit tonë, fill pas çlirimit të plotë të atdheut, ata u hodhën në luftën e rindërtimit të vendit të rrënuar. Lufta e rindërtimit, po aq e shenjtë sa dhe e para, nuk mund të fillonte dhe të vazhdojë pa pjesëmarrjen e masave të gjera punonjëse të Shqipërisë. Konditat ishin për një gjë të tillë dhe këto i kish krijuar vetë lufta; punëtorët, fshatarët dhe gjithë populli i ndershëm i Shqipërisë që pagoi me gjak lodrat dhe tradhëtitë e politikanëve aventurierë, që e qeverisnin në të shkuarën duke e shtypur, kuptoi përse luftonte dhe sakrifikonte. Lufta e madhe e çlirimit e bëri popullin tonë zot të fateve të veta dhe, pra, rruga e tij tani ishte e caktuar. Reformat e mëdha shoqërore dhe ekonomike e forcuan edhe më tepër besimin e popullit në forcat e veta, në pushtetin e tij.

Fshatari mori tokën dhe u çlirua përgjithmonë nga zgjedha e beut dhe e agait që i kish pirë gjakun tërë jetën. Djersa që kullon sot ndër ara e bën grurin të hedhë shtat për lumturinë e fshatarëve tanë. Sot minierat, fabrikat, kantieret e ndryshme të punës janë në duart e punëtorëve, të cilët udhëheqin punën e rindërtimit të Shqipërisë. Mund të çuditen ata që s'e njohin popullin tonë, që s'e kanë parë në luftë dhe në punë, për përparimet që janë bërë në një periudhë të shkurtër.

Iniciativa krijuese e masave punonjëse të vendit tonë ka qenë aq e madhe, sa edhe e frytshme. Riparimi i çdo gjëje që na kish shkatërruar armiku, rimëkëmbja e minierave dhe e industrisë së lehtë etj., nuk ishin punë që mund të ngriheshin dhe të viheshin në funksionim vetëm duke harxhuar shuma të mëdha, të cilat na mungonin, por u 1yp nga punëtoria jonë ndërgjegje dhe vullnet, disiplinë dhe sakrifica. Këta s'i munguan thirrjes së atdheut dhe puna u krye. Sot punohet kudo me vrull të madh, punohet nëpër ara e nëpër rrugë, punohet në Kuçovë, në Rubik e në Selenicë, punohet në të gjitha fabrikat e ndryshme të Shqipërisë, punohet për një qëllim: të ndërtohet Shqipëria e re, të përmirësohet jeta e popullit, të lehtësohen vuajtjet dhe mjerimet, të shohë populli ditë të bardha. Ne jemi në gjendje të shkojmë përpara dhe me vullnetin tonë të madh të kapërcejmë çdo pengesë. Garat e 1 Majit, që çuan peshë gjithë popullin tonë, janë prova e gjallë: brenda një kohe të shkurtër, me rastin e garave, gjysmë milioni vullnetarë, gra, burra, pleq, të rinj e të reja kanë kryer 3 milion orë punë vullnetare, që në të holla do të thotë gati 13 milion franga shqiptare dhe këto të holla ja kanë kursyer shtetit, ja kanë kursyer atdheut. Janë hapur kanale që kanë shpëtuar nga mbytja me mijëra hektarë tokë, janë çelur rrugë, janë ngritur godina dhe ura, janë ndërtuar fabrika dhe ofiçina, janë spastruar qytete, janë punuar dhe mbjellë ara me grurë, janë çelur shkolla e kopshte për fëmijë. E gjithë kjo përfaqëson punën vullnetare brenda pak muajve, kësaj i shtohet dhe puna e rregullt ku është treguar energji e vitalitet i çuditshëm.

Sot në festën e 1 Majit, për të shpërblyer shërbimin që po i bëhet atdheut, Presidiumi i Kuvendit Popullor po dekorcn me urdhëra e medalje të punës, krahina, qytete e fshatra, kantiere e fabrika, punëtorë, katundarë, qytetarë, që kanë derdhur pa kursyer djersën që Shqipëria të rindërtohet dhe të përparojë. Lavdi popullit tonë heroik dhe punëtor!


Shokë punëtorë të Kuçovës,


Jemi në rrugë të drejtë, por kemi shumë punë dhe detyra të mëdha për të kryer, dhe këto presin të kryhen vetëm nga ne. Prandaj që të kryejmë si duhet dhe shpejt çdo gjë që na ngarkohet, duhet t'i kuptojmë mirë këto detyra dhe rrethanat në të cilat jetojmë. Momentet janë historike dhe përgjegjësitë të rënda, por njerëzit me vullnet të fortë, njerëzit që u dhimbset populli dhe atdheu, as nuk ju shmangen, as nuk ju tremben përgjegjësive.

Njerëz të tillë, modeli i të cilëve është klasa punëtore, jo vetëm mbajnë mbi supet e tyre përgjegjësi të tilla, po këtyre u dalin zot.

Statuti Themeltar i Shtetit, që ju dha popullit nga Asambleja Kushtetuese, çel për vendin tonë një etapë të re me perspektiva të gjera, që do t'ja ndryshojnë faqen Shqipërisë në favorin e masave të gjera punonjëse.

Reformat e mëdha me karakter ekonomik e social patjetër nuk mund të jenë kurrë në favorin e atyre që shtypën popullin, që i pinë gjakun, që e vranë dhe e burgosën, që e shitën te i huaji. Dhe mbeturinat e këtyre plehrave do të lehin, por ata s'janë më në gjëndje as të na kafshojnë. Mos vallë populli ynë derdhi gjakun e tij të vlefshëm që të vazhdonin të rronin rehat bejlerët e feudalët, të vazhdonin të mbanin tokat e fshatarëve dhe t'i shfrytëzonin këta gjer në palcë? Apo mos vallë populli ynë u gjakos dhe u sakrifikua vjete me radhë për t'i lënë tregëtarët e mëdhenj dhe fabrikantët spekulues të pinë në rehati gjakun e popullit tonë, që e patën bërë plaçkë tregu? Jo, aspak. Populli luftoi për të vendosur ligjin e tij të drejtë dhe e vendosi. Për Shqipërinë lindi një kohë e re ku do të jetojë njeriu i ndershëm, njeriu që punon me ndërgjegje dhe me nder, njeriu që s'rron vetëm për vete, por edhe për të tjerët, njeriu që duhet t'i japë shoqërisë që të mund të kërkojë prej saj. Ky është kuptimi i thellë i reformave tona, të cilat janë varg të lidhura njëra me tjetrën dhe që përbëjnë realitetin e Shqipërisë së re. Nuk mund të kuptohet reforma agrare pa shtetëzimin e minierave dhe të fabrikave të ndryshme, ashtu si nuk mund të kuptohet shtimi dhe përmirësimi i prodhimit bujqësor pa shtimin e prodhimit industrial. Këto dy probleme të rëndësishme dhe jetike për vendin tonë janë aq të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, sa është e ngushtë edhe aleanca e shëndoshë që ekziston në mes të punëtorëve dhe të fshatarëve të Shqipërisë. Këto probleme populli

ynë i zgjidhi me vendosmëri, por që këto fitore të konsolidohen dhe të japin frytet e duhura, tani duhet një punë intensive dhe e shëndoshë. Për t'i realizuar këto, Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe gjithë populli shqiptar, me në krye klasën punëtore, i janë përveshur punës. Ju, punëtorët, që duhet të jeni shembull për të gjithë, e dini fare mirë se rezultate të tilla nuk arrihen as duke fjetur e as duke lidhur duart, por duke djersitur dhe duke sakrifikuar. Komitetet fshatare dhe teknikët e reformës duhet të punojnë pa u lodhur dhe drejt, që të shpejtohet ndarja e tokës. Duhet që fshatarësia të punojë sa më shumë tokën, të shtojë sa më shumë dhe të përmirësojë prodhimet e veta, se kështu do të pasurohet ajo vetë dhe bashkë me të, gjithë populli. Duhet të punohet ditë e natë në kantieret e Kuçovës, të Rubikut e të Selenicës. Në të gjitha fabrikat dhe punëtoritë e Shqipërisë të punohet për të prodhuar sa më shumë e sa më mirë; të bëhen sa më shumë kursime.

Duhet që punëtorët të fitojnë profesione, të specializohen në degë të ndryshme dhe maqina ku punojnë të bëhet skllavi i tyre. Punëtorët duhet të jenë për të gjithë shembull i një disipline të hekurt në punë, shembull i ndërgjegjes së pastër dhe i sakrificës, shembull i realizimeve të mëdha. Në shoqërinë e re përgjegjësitë tuaja, o shokë punëtorë, janë të rënda; por ju do t'i kryeni me nder, pse jeni nga ai çelik që s'thyhet kurrë.

Është detyra juaj të qëndroni në radhët e para të luftës për rindërtimin, ashtu si qëndruat në radhët e para të luftës së çlirimit.

Qeveria, në programin e saj dhe në planin e punës që do të shpallet për së shpejti me rastin e paraqitjes së buxhetit, ka mjaft punime të një rëndësie të dorës së parë që duhet të kryhen. Buxheti ynë është i vogël, por planet e punimeve janë të mëdha, ashtu si janë të mëdha dhe nevojat e popullit. Si do t'ja dalim mbanë kësaj gjëje? Duke punuar dhe vetëm duke punuar. Ligji i punës është ligji i jetës së begatshme. Puna të bëhet nder për gjithë popullin tonë, pse vetëm ajo do të na të vdesë si një organizëm i pavlefshëm, ky është një ligj i natyrës. Populli ynë është plot dinamizëm, plot gjallëri dhe jetë, ai është destinuar të shkojë përpara drejt përparimit dhe lulëzimit. Prandaj që të rrojë dhe të përparojë Shqipëria, që të jetojë i lumtur populli ynë, të mobilizojmë masat e gjera të punonjësve ndër punët konkrete të pushtetit, të forcojmë besimin e tyre që kanë për këtë pushtet dhe të kuptojnë njëherë e përgjithmonë që ai është i tyre dhe punon për ta, të forcojmë dhe të shtojmë entuziazmin dhe vrullin që ka populli ynë për punë, të forcojmë në ta ndjenjën e lartë të patriotizmit, ndjenjën e mbrojtjes së indipendencës dhe të integritetit tokësor të atdheut, të forcojmë ndjenjën e mbrojtjes së fitoreve që na kushtuan kaq gjak dhe sakrifica. Të vëmë të gjitha forcat tona që masat e gjera të popullit të ndershëm të përqafojnë dhe të kuptojnë si duhet të gjitha reformat që po bëhen, t'i mbrojnë këto reforma kundër armiqve të brendshëm, kundër spekulatorëve, kundër mbeturinave të fashizmit, që s'mund të durojnë dot kur shohin popullin të jetë i lumtur. Njerëzit e ndershëm të çdo kategorie duhet të kuptojnë se çdo hap që hidhet përpara është në të mirën e përgjithshme dhe qëllimi është të ndërtojmë një Shqipëri të lumtur për të gjithë dhe jo për një pakicë të privilegjuar.


Shokë punëtorë,


Vendi ynë dhe populli heroik shqiptar, që luftoi burrërisht kundër fashizmit italian dhe gjerman, që luftoi me aq besnikëri për kauzën aleate, që i rroku armët i pari dhe e pushoi zjarrin kur u shtri përdhe Gjermania naziste, sot po ngre zërin e tij të fuqishëm për të kërkuar nga bota përparimtare të drejtat e tija të pamohueshme.

Shqipëria duhet të thërritet si anëtare në Organizatën e Kombeve të. Bashkuara; kjo është e drejta jonë dhe këtë të drejtë e kemi pa.guar shtrenjtë. Për çdo ditë vonesë shtohet padrejtësia nga ana e atyre që kërkojnë t'i mohojnë këtë të drejtë një populli të vogël heroik, që luftoi kaq shumë, që qëndroi besnik deri në fund i aleancës antifashiste, që çliroi vendin e tij me duart e veta dhe vendosi demokracinë, që është më i vendosur se kurrë për të mbrojtur paqen e njerëzimit. Një situatë e tillë jo vetëm që është e pakuptueshme, por është mohimi i principeve, për të cilat u bë lufta antifashiste dhe u krijua Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu ne kërkojmë të thërritemi dhe të marrim pjesë në Konferencën e Parisit për nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Italinë. Kush më tepër se vendi ynë ka të drejtë t'i kërkojë llogari Italisë dhe të figurojë i pari në nënshkrimin e Traktatit të Paqes me këtë shtet?

Ne ishim në Evropë i pari shtet që u bëmë preja e fashizmit italian dhe i pari popull që e luftuam me armë.

Lufta jonë kundër Italisë fashiste ishte aq e pamëshirshme sa edhe e pabarabartë; burgjet dhe kampet e përqëndrimit të fashizmit u mbushën me patriotë, tanksat e mitralozat e karabinierisë dhe të milicisë së zezë korrnin popullin shqiptar; krahinave të tëra ju vu zjarri, por lufta heroike kundër italianëve nuk u shua. Ajo u shtua dita-ditës, ajo u zmadhua, ajo u bë e tmerrshme kundër fashistëve të DIlusolinit. Italia na detyrohet miliarda franga ar për dëmet që na ka shkaktuar, prandaj duhet të na i paguajë deri në një. Italia ishte një shtet armik i vendit tonë, një shtet fashist, prandaj në Traktatin e Paqes me Italinë duhet të mar •ë pjesë dhe Shqipëria.

Kur Shqipëria u invadua nga tanksat e gjeneral Guxonit [ Guxoni — Kryekomandanti i forcave italiane që pushtuan Shqipërinë më 1939. ], kur gjaku i shqiptarëve derdhej nëpër porte dhe nëpër rrugë, shumëkush nga ata që bënë Mynihun 2 [ 2shtë fjala për marrëveshjen famëkeqe të Mynihut që u përfundua në shtator 19:38 midis krerëve të qeverisë të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

], bënë veshin e shurdhër përpara tragjedisë së popullit tonë. Pengesat që na bëhen në lëmin ndërkombëtar janë të pathemelta dhe, pra, të pakuptueshme për ne dhe për gjithë demokratët e botës. Populli ynë dhe udhëheqja e tij, për vendosmërinë e tyre që treguan në luftën antifashiste, për besnikërinë ndaj aleancës antihitleriane, për sakrificat e tyre mbinjerëzore, gjatë gjithë kohës së luftës, kanë merituar lavdërimet e personaliteteve drejtuese të shteteve të mëdhenj aleatë, si edhe të udhëheqësve të tyre ushtarakë. Të gjitha këto fakte që do t'i shkruajë historia a mund të shlyhen vallë aq kollaj? Jo, këtë mos e besoni kurrë. Drejtësia do të dalë në shesh. Populli shqiptar dhe qeveria e tij janë model për përpjekjet e mëdha dhe për mirëkuptimin që tregojnë në zgjidhjen e çdo çështjeje ndërkombëtare, dhe këtë e bëjnë se në shpirtin e popullit tonë është e rrënjosur ndjenja e solidaritetit dhe e bashkëpunimit të sinqertë me të gjitha kombet aleate, ndjenja për të respektuar frymën e re ndërkombëtare, që krijuan vetë rrethanat e luftës së përbashkët. Vallë pse na bëhen këto pengesa? Sepse ne jemi luftëtarë të pathyer të këtyre principeve të mëdha të demokracisë apo sepse populli ynë po krijon një jetë të re, të lumtur dhe të lirë, në realitetin e një demokracie të shëndoshë?

Kjo gjë është krejt e padrejtë, është e qartë se fashistët grekë dhe reaksioni ndërkombëtar, që i ndërsen, e kanë halë në sy Shqipërinë e re demokratike, e kanë halë në sy përparimin e madh që bëhet në vendin tonë, kurse në Greqinë e martirizuar po mbretërojnë terrori dhe uria. Fashistët grekë dhe reaksioni ndërkombëtar po bëjnë një zallahi të madhe për pretendimet e tyre të poshtra e të rreme, të falsifikuara si çdo punë e tyre. Shqipëria e Jugut është e jona dhe e askujt tjetër, kjo është e prerë me thikë, por pretendime të tilla të poshtra të fashistëve grekë, që do të bëjnë fiasko të turpshme, do t'i japin botës së qytetëruar dhe popujve liridashës të kuptojnë se fashizmi është akoma gjallë, prandaj duhet të shtërngojmë radhët për të çrrënjosur nga rrënjët farën e Hitlerit dhe të Musolinit, që kërcënojnë paqen dhe bashkëpunimin në mes të popujve.

Por pretendimet e poshtra dhe qesharake të fashistëve të Athinës, nuk mund të fshehin dot krimet e grabitjet që ata bënë në kurrizin e vëllezërve tanë çamër.

A kujtojnë vallë fashistët grekë dhe të gjithë ata që u ndihmojnë se këto krime të poshtra, që i janë bërë një minoriteti shqiptar në shtëpinë dhe tokën e tij prej bandave të Athinës, do të kalojnë në heshtje? Sigurisht, jo. Fashistët grekë do të. japin llogari për vrasjet në masë të popullsisë çame të pambrojtur, për masakrimin e grave, të kalamajve dhe të pleqve të Filatit e të Paramithisë, do të japin llogari për krimin e tyre që dhe që janë vetëm të tyret.

Pasuria e minoritetit shqiptar çam në Greqi është grabitur dhe është djegur nga fashistët e Athinës. Këto duhet të vihen në vend. Këtë e lyp drejtësia njerëzore.

Por, shokë punëtorë të Kuçovës, ne kemi besim në të ardhmen tonë dhe i jemi përveshur punës për ta bërë këtë të ardhme sa më të lulëzuar dhe të lumtur.

Ky është ligji që duhet të na udhëheqë. Dita e 1 Majit le të bëhet pra, për popullin tonë, nxitje për realizime dhe punime më të mëdha, le të bëhet dita e mobilizimit të masave të gjera të popullit, të cilat të hidhen pa kursim në prodhim e në punë për rindërtimin e atdheut.

Dita e 1 Majit le të bëhet dita e bashkimit të shëndoshë të popullit tonë në Frontin Demokratik, i cili të bëhet realiteti i pathyeshëm për mbrojtjen e pushtetit dhe për zbatimin e ligjeve të tija të drejta.

Dita e 1 Majit le të bëhet për popullin tonë dita e forcimit të bashkëpunimit tonë sa më të ngushtë dhe më të sinqertë me popujt miq dhe aleatë dhe tok me ta të bëhemi mburoja e paqes së njerëzimit.


Le të brohoritim për ditën e 1 Majit, festën e gjithë popullit shqiptar!

Rroftë populli shqiptar!

Rroftë Republika Popullore e Shqipërisë!

Rrofshin punëtorët e Shqipërisë dhe punëtorët Kuçovës!



Botuar për herë të parë në gazetën «Bashkimi», Nr. 416, 2 maj 1946


 

 

 

 

 

Enver Hoxha

- Shqipe Arkivi