- Atëherë, Enver, eja t'ia marrim një herë këngës si qëmoti.

E pashë me kujdes në sy, e njoha Poçolin, shokun e vjetër që ia kthente aq bukur me grykë në netët e ramazanit, kur ngjitnim e zbritnim, grumbull shokësh, rrugën e pazarit për në Hazmurat. Ne luanim e këndonim me Sadon, me Elmazin, me djemtë e Bajo evgjitit, kovaç në atë kohë dhe tash, në Sheshin e Bajraktarit. Këndonim, gjithashtu, me Aqifin (Selfo) dhe me Selaminë (Xhaxhinë), për të cilët do të flas më gjatë, se ishin shokët e mi të rinisë nga më të dashurit, më të mirët, më të sinqertët, më të thjeshtët tok me Elmazin e Konjarit dhe me Reshatin e Totos. Por ç'këndonim? Lloj-lloj këngësh, kush i mban mend tash fjalët, po të asaj natyre që thashë më lart.

Fëmijët e mi! Një natë, mamaja më kishte pérgatitur një «kurth», kish ndezur magnetofonin, kur unë këndoja nëpër dhëmbë e në surdinë disa këngë labe, pa ditur se ajo po më regjistronte. Kur e mora vesh, qesha. Kur i dëgjon në shirit, ato nuk kanë asnjë vlerë, por ajo që më bëri mamaja, më pëlqeu, sepse kur të plakemi, do ta hap magnetofonin dhe mamanë do ta detyroj jo vetëm t'i dëgjojë e t'i dëgjojë këngët labe, por edhe t'i mësojë e të më shoqërojë.

Më vjen keq që, me gjithë përpjekjet e mia, s'jua mësova dot të kënduarit labçe. Ku të dini ju sa keni humbur!

Kur këndon labçe, e shijon më mirë madhështinë e këngës së Mashkullorës



«Te rrapi në Mashkullorë, Foli Cerçizi me gojë: Leni djemt e mi të shkojnë, Se ju bëj të kuq me bojë, Çerçiz Topulli më thonë». ose «O Gjirokastër mavria Ç'u bë Cerço Bukuria? Seç e qan Haso mavria...».



Në kohët tona të vegjëlisë, kur ngjiste një mortje, pasi rregullonin të vdekurin në mes të dhomës, të gjitha grati në mënyrë të dhimbshme dhe të llahtarshme, lëshonin ulërimat për të dhënë lajmin e vdekjes. Ky zakon u zhduk javash-javash, po këtë zakon e kam jetuar edhe vetë, kur na vdiq vëllai nga tuberkulozi.

Ose të marrim disa këngë të tjera që këndonim në rini. Se cilët ishin këta që u këndonte populli, me hollësi Zihni Sakoja i di. Ne në atë kohë i interpretonim ashtu siç





ishin fjalët dhe, duke i kënduar, shijonim burrërinë e njerëzve, përbuzjen përpara vdekjes dhe armikut apo beut.



«Qajnë malet me borë Për hajdutët që ven e shkojnë, Ven e shkojnë në Mesallonjë, Né Mesallonjë të shkretë, Lu f ton Lord Bajroni vetë. . .».





Në shkollë ne mësuam ku ishte Mesallonja, kush ishte Lord Bajroni që kishte kaluar në anët tona, e që kishte shkruar aq gjëra të bukura për shqiptarët në «Çajld Haroldin» dhe cilët ishin këta «hajdutë» shqiptarë që i venin në ndihmë kryengritjes greke.

Ose kënga:



«O Gjirokastra me vulë, Ç'e bëre Shemo hajdunë, Lidhur në Janinë e shpunë Dyzet e dy topa shtunë...».





Ose kënga:



«Bilbilenjtë 13-të Vanë në litare vetë Ngreu, Bilbil, të hedhç litarë, Dale bej të pi cingarë, Se s'jam çanaku me llallë Po jam Bilbili me pallë».





Ose vjersha që këndonim:



«Rita bej, Riza Kolonja Palla jote pret perona...».



Aneja e di përmendsh këtë vjershë që është shumë e gjatë. Tash ajo u plak, por nuk e ka harruar, uni ia kam kërkuar dhe këto vite të f undit ma ka thënë dhe më duket se e kam regjistruar, por s'jam i sigurt.

Riza Kolonjën dhe shpatën e tij i mbaj mend dhe unë. Ne kishim një gjitone, një plakë shumë të mirë, të ndershme dhe shumë shakatare. Ajo quhej Hava e Toros, kishte një djalë që e quanin Mahmut, qishte burrë i ndershëm. Djali i Mahmutit është agronom i shquar i kohës së Partisë. Teto Havaja na donte shumë, na gëzonte dhe na shkundte manin që kishte në oborr. Një ditë me diell në sufa të oborrit të Havasë ishte ulur një plak i moçëm me mustaqe të bardha. Unë mblodha në grusht nja dy kokrra mana dhe ia dhashë plakut. Ai më gëzoi kokën. Unë e pyeta

- Kush je zotrote?

- Unë jam Riza Kolonja, - m'u përgjigj plaku.

Ai ishte kushëri a niqastar i teto Havasë, kush e di, por mbaj mend që, kur luanim e hanim mana në oborrin e teto Havasë me Hiqmetin e Tartales dhe me Rushitin e mulla Refikut, Riza bej Kolonja i binte xhamit dhe na thërriste sipër t'i çonim ca mana. Nganjëherë i mbushnim edhe nga një ujë «Shkularakut», sic ia kish vënë emrin teto Havaja dhe në dhomë ai na tregonte «shpatën e famshme», duke na thënë:



«Riza bej, Riza Kolonja, Palla jote pret perona».





Një ditë e pyeta:

- Xha Riza, nuk prishej palla, kur prisje perona zotrote?

Xha Rizai u ngrit në këmbë, e zhveshi pallën që ndriste dhe më tha

- Ja, shihe vetë, është e prishur? Unë habitesha dhe i thosha:

- Jo, nuk është e prishur. Ai më gëzonte kokën dhe më thoshte:

- Kur të rritesh do ta kuptosh këtë gjë se si ngjiste.

Kjo që do të them më poshtë nuk ka lidhje as me këngët, as me vallet, por me një ngjarje të hidhur. Më sipër fola për djalin e mulla Refik Mezinit, Rushitin, me të cilin hanim së toku mana në avïli aë e teto Havasë. Ai ishte një shoku im i vegjëlisë, të cilin e thërritnim «Qepa» ps; ngaherë binte erë qepë, ai rrallë lant° duart, kurse not ni lumë dinte të bënte mirë. «Çdo të hënë dhe çdo të premte kur bëhej ditë pazari në qytet, veste hidhej nga ura ni lumë, jo një herë, po shumë herë. Këtë nuk e bënte ngE qejfi, po për të fituar ndonjë lek, për të blerë librat dhe defterët. Kështu që, kur vinin fshatarët e Lunxhit por të bërë pazarin në Gjirokastër, ai rrinte mbi urën e lumit dhE u thoshte: «l.idheni dot nga ura në lumë me rroba? Ja unë hidhem, po të më jepni një grosh». Dhe kur i jepnir diçka fshatarët, ai hidhej. E kishte bërë kët° nunë si zanat. Ne edhe e admironim «Qepën» për guximin e tij, por edhe e këshillonim ta lime këtë lojtë rrezikshme. Një ditë, i ziu «Qepë», u mbyt, vrau kokën në gur dhe e mori ujët poshtë, sa mezi e gjetën trupin e tii. Neve na erdh shumë keq, qanim për të dhe për mulla Refikun, pse E kishte djalë të vetëm.

Në parantezë dua të shtoj se mulla Refiku ishte njË hoxhë i gjatë, me zë të trashë, me këmbë e me duar tË mëdha. Ai ishte imam në një nga xhamitë e qytetit. Qe burrë i mirë nga karakteri, nga feja ishte krejt xhahil, as besonte, as dinte. Kishte mësuar disa gjëra që i këndonte në xhami hezber dhe pa i kuptuar, sa për të marrë një rrogë të vogël nga vakëf i. Kur u plak nuk e këndonte ezanin në xhami, po nga divani i shtëpisë. Kur i vdiq «Qepa» dhe u shkund ca nga hidhërimi, motra e «Qepës», që ishte shoqe me ne, na thoshte se hoxha e ka mendjen te pulat. Ajo na tregonte ngjarjen e mullait që, edhe kur këndonte ezanin, megjithëse zakonisht ngrinte kokën nga qielli, «nga zoti», prapë sytë i sillte vërdallë kopshtit dhe në avlli se mos hynte ndonjë pulë e huaj. Kur ndonjë e tillë futej, në vend të ezanit këndonte: «Bako (kështu më duket se e quanin vajzën), vrap mbill thoropullën se na erdhën pulaf e botës». Mulla Refiku ishte mik me pleqtë e shtëpisë sonë, ai nuk i donte vëllezërit e tij tregtarë të pasur, Asllanin e Ramizin, që nuk i jepnin as ndihmën më të vogël, as një copë bukë. Mulla Refiku, me pleqtë e mi, kur hidhnin nga një kupë në hajat, ia merrnin edhe këngës. Baba Çeni i thoshte mulla Refikut:

- Na e prishe këngën Refik, e ke zërin si xhore.

- Se mos do ta shesim, - i përgjigjej mulla Refiku dhe fuste nga një copë djathë në gojë.

- Na grive mezenë, mor jahu, - i thosh plaku.

- Përse e kemi, për të ngrënë! Të hamë sa të kemi, pastaj shtrëngojmë r ripin si Shamo evgjiti, - ia priste mulla Refiku baba Cenit dhe qeshte me zë të lartë.

Fjala «xhore» per ne kishte dy kuptime, përdorej edhe si figurë, edhe me kuptim konkret. Zë xhore donte të thosh zë i trashë: «kokë xhore» kokëtrashë; thjesht «ti je xhore» u thoshim shokëve, që nuk mësonin fare në shkollë. Kurse kuptimi i vërtetë i fjalës «xhore» ka të bëjë me një degë thane o dru tjetër që nga ana e shqyer nga trupi i pemës kishte një nyjë të madhe që ne e rregullonim me soja. Por ç'bënim me xhoren? Luanim «golf». Mos qeshni! Pse kishte «golf» në Gjirokastër atëherë?! Ç'na the! Sikur Gjirokastra ishte Londra! «Golf» nuk quhej loja jonë dhe as Gjirokastra nuk ishte Londra, por ja që loja e xhores sonë i përngjiste «golfit», vetëm se bastuni i golfit ishte xhumba e xhores, vrimat estetike të golfit ishin për ne pellgjet dhe topat e golfit qenë koçanët e misrit.

Xhoret i bënim në kopshtin e dajkos tok me Sado Gamin, djalin e tezes sime. Këtë e thërrisja «Sud Gam». Me të isha gati në një moshë, duheshim, ziheshim e rripeshim së toku nëpër ferrat e bahçesë së dajkos. Bahçe ajo kishte emrin, pse, në fakt, ishte një rrëpirë që pleqtë e moçëm, si duket për të mos u shkarë balta, që mund të rrezikonte shtëpinë, kishin mbjellë ç'kishin mundur: lisa, lofata, ndonjë fik, çerçeme, ndonjë man, ndonjë kumbull të egër, ndonjë shtog, por të gjitha këto ishin mbuluar nga ferrat dhe gjembat. Për ne kjo bahçe ishte xheneti, pylli i ëndrrave tona, ku ngrinim pllaka për të zënë zogj, mblidhnim manushaqe që ua çonim mësuesve, varnim në degë marset që na bënte nëndajkoja, hanim thanët, qëmtonim fiqtë që u numëronim kokrrat.

Një ditë nëndajkoja bleu një dhi, por e zeza dhi duhej të hante. Nëndajkoja na vuri ne të qëronim drizat. Na dha nga një kizë dhe ia filluam gjithë mëngjesin. Në drekë m'i bënë flluska në duar. Me biçakun që mbaja lidhur mi gjalmë e bëra vetë «operacionin». Mirëpo e pësova keq m'u infektua plaga, më mblodhi qelb, u mahis, pranda, këtë herë duhej bërë operacioni i vërtetë dhe nga një dok. tor i vërtetë, «qir Telemahu», siç e thërriste nëndajkoja Në pëllëmbën e dorës e kam akoma edhe tash shenjën E «operacionit». Pra, për një «operacion», u desh të bëheshin dy operacione. Nga dhimbja e dorës m'u fry vendi nër sqetull; ma futi dhe atje një thikë «qir Telemahu», prandaj e kam edhe atje shenjën. Kur ishim të rinj dhe laheshim në lumë lakuriq, shokët më pyesnin:

- Ç'ke atje, nën sqetull?

Unë me seriozitet u thosha:

- Jam plagosur në luftë.

Atëherë nuk e mendonim se edhe luftën é vërtetë dc ta bënim, mund të plagoseshim edhe të vriteshim bile, poi këtë herë jo për lojna, por për çështjen e madhe të popullit dhe të atdheut.

Bahçeja ishte një rrip i gjatë toke, që u përkiste shumë pronarëve, dajkos, xha Haxhi Shurdhit, xha Bastriut xha Mujmanit, Bozgos dhe Selfo Qoftesë. Kufiri i gjithsecilit ishin cepat e shtëpive, kurse brenda në bahçe s'kishte as mure, as kufi për ne, bridhnim nga të donim nëpër pemë. Bela kishim vetëm plakun xha Mujman Qosenë, ca ters si njeri, por jo i keq. Ai na gjurmonte, se i hanim thanët dhe shegët. Manat s'ia ngisnim dot, se i kishte para derës së shtëpisë.

- Moj Gjulo, - i thosh xha Mujmani plakës, - i folë atij djalit se m'i shqeu thanët.

- U, xha Mujman, - i thosh aneja, - ç'thua kështu, nuk është nga ata djelm Enveri.

- Po kështu më thonë, moj Gjulo, se unë me sitë e mi nuk e kam parë.

Në shtëpi aneja m'i shkulte veshët. Dhe unë, që ta zbusja politikën me plakun xha Mujman, kur kthehesha nga shkolla dhe e takoja me torbën plot me zarzavate që sillte nga pazari, i thosha: «Xha Mujman, ma hidh mua në sup torbën, se zotrote je plak».

Xha Mujmani qeshte me djallëzi, se e kuptonte hilenë, por torbën ma fuste në sup dhe një herë më tha: «Mundimin do të ta paguaj me thanë». Mua m'u skuqë.z veshët nga turpi, pse e doja xha Mujmanin, mbasi isht? njeri i drejtë dhe qe pa djem, dy që kishte, ishin larguar të vegjël në Amerikë dhe kishte ngelur kukuvriq me teto Nazon e Qosejve, plakën e tij.

Bahçeja ishte dhe «atelieja» jonë e muzikës. Fëmijët në kohët tona nuk kishin gjithë këto instrumente të ndryshme gë keni ju sot, jo vetëm pse ishim t° varfër dhe s'kishim me se t'i blinim, por nuk kishte fare as në pazar. Megjithatë zemra na këndonte, sidomos më shumë në pranverë, kur çelte gjethi, kur diìte manushaqja nën ferr¡dhe këndonte bilbili mbi gjembin e bahçesë. Atëher -~ rroftë biçaku, fillonim bënim me duart tona camunxat dhe boritë me lëkurën e lofatës sidomos. Lëkura e lofatës na shërbente për camunxat e boritë dhe lulet e kuqe të saj i hanim si dhitë. Lëkurën e njomë të lofatës e nxirrnim me kujdes si rrip, pastaj e dridhnim si bori dhe në majë i vinim camunxën që edhe këtë e nxirrnim nga degë të holla dhe, për të dalë pa u prishur, i binim me kujdes me dorezën e biçakut, duke i kënduar këngën:



«Dil bilbil, karafil Në mos dalç të pëlcaç».



Nganjëherë bënim edhe cule prej druri. Ato i kishte zanat dhe i bënte mirë «Çobani», një vërsniku im nga fshat? i Kardhiqit, babai i të cilit ishte pajtuar te dajot e babait tim. Çobani ishte djalë shumë i zgjuar, ngjitej si majmun në pemë, vinte rrotull si rreth me këmbë e me duar, ruante dhitë dhe s'vinte në shkollë. Nën arën e dajkomadhit, siç i thoshim, ai bënte culen dhe unë i tregoja përralla nga librat, po pëirpiqesha t'i mësoja edhe abecenë.

Më vonë në dyqane dolën bilbilë të vegjël që i sillnin nga Janina. Ua merrnim veshët banorëve të mëhallës me ta. Pastaj ata filluan t'i bënin artizanët e qytetit me teneqe

E vetmja vegël popullore që shitej në treg, ishte fyell prej teneqeje. Te teneqexhiu Malo, varur afër fotive e trio trifeve, do të gjeje edhe fyej prej teneqeje. Ata i blinin mc shumë çobanët, lebërit ua dinin zanatin dhe shijen, qyte. tarët jo. Në Gjirokastër ishin dy njerëz të talentuar ti mrekullueshëm që i binin fyellit si ata, dy qorra: Vehil Qorri dhe Selman Qorri. Këta ishin nga fshatrat e Labërisë, njerëz fukarenj, të këputur fare, që rronin në dy haure, të mjeruar. Të dy lypnin nëpër rrugë, ata kishin një shkop në dorë, culen dhe asgjë tjetër, absolutisht asgjë. Pc ishin njerëz të mrekullueshëm nga shpirti, ishin dy artisti të mrekullueshëm të fyellit; në mjerimin e tyre të pakufishëm nga çdo pikëpamje atyre u këndonte zemra. Unë kam dashur me gjithë shpirt ata, që kur kam qenë i vogë: 10 vjeç dhe derisa vdiqën. Selman Qorri vdiq në kohën E Zogut, kurse Vehip Qorri rrojti edhe pas Çlirimit, ai e gëzoi Çlirimin, pa edhe kujdesin e madh të Partisë, pse L vendos derisa vdiq në azilin e pleqve, i nderuar.

Vehipi dhe Selmani i binin cules edhe veç e veç, pc edhe të dy tok, njëri ia merrte, tjetri ia priste, sipas porosisë, me të qarë, me të kënduar. Gishtërinjtë e tyre tË skuqur, të verdhë, e shumë herë të nxirë nga duhani, lëviznin mbi cule si të xhindosur. Zëri i fyellit të tyre tË magjepste. Por pak njerëz e shijonin këtë mrekulli. Unë. kur them fyell, kujtoj menjëherë Vehipin dhe Selmanin, Vehipi ishte edhe bejtexhi, ai nuk fliste në prozë, me tërË kuptimin e fjalës, po fliste me vjersha, me bejte.

Kur isba 10 vjeç, Vehipi mund të qe nja 30, Selmani qe edhe ca më i madh nga Vehipi. Të dy rronin në Palorto, në mëhallën tonë, po Vehipin e kishim afër shtëpisë, Unë, sidomos Vehipin, e doja si babanë tim, ndaja me të thelën e bukës së misrit me djathë që më jepte aneja nc' qindi. Ai më thosh: «Haje ti or bir, se je i vogël dhe duhet të rritesh». Në bajram, kur mblidhja ndonjë lek, i ndaja me Vehip Qorrin, blinim cule dhe pasta te Stathi. Kurdoherë që takoheshim, kur e merrja nga dora dhe e çoja në haurin e tij të errët si nata ose nga Sokaku i të Marrëve, kur na zinte shiu né rrugë dhe fshiheshim nën strehën e ndonjë porte që të mos lageshim, Vehipi më thoshte:

- T'i bie një herë për ti?

- Bjeri, xha Vehip!

- Si e do?

- Me të qarë, xha Vehip. - Dhe këndonte me trishtim fyelli i këtij artisti të panjohur.

Nganjëherë i thosha:

- Xha Vehip, bjeri «Tanés»! - dhe ai fillonte me fyell:



«Tanë, moj Tanë,

Ngreu e zgjo babanë, Se dhentë na vanë

Dash përçor né hell e kanë».





Kënga e gobanit të bagëtive, që i kishin rënë hajdutët né kope dhe lajmëron me anën e fyellit vajzën e të zotit të tufës.

Sa bejte kisha dëgjuar nga Vehip Qorri. Ai m'i bënte vetë ose ia kërkoja unë. Mjaftonte t'i thoshe subjektin dhe ai né minutë ta kurdiste vjershën. Sa e ndiej veten fajtor, që né atë kohë të rinisë, që dija dhe shkrim e këndim, nuk i kám shkruar! Sa keq, sa keq kam bërë që nuk i kam mbajtur, por atëherë nuk kisha këto mend që kam sot, prandaj u them të rinjve: asgjë të mos ju shpëtojë nga gurra e popullit, mbani gdo gjë shënim!

Disa bejte të pakta, shumë të pakta të tij i kam shkruar diku né fletët e mia më vonë, por janë shumë pak. Më kujtohet kur isha né shkollën fillore, këndonim disa libra të vegjël, të rrallë të Naimit, të shtypur jashtë me alfabetin e Stambollit. Këta libra m'i gjente baba Ceni. Xha Vehipi më pyeste: «Ç'vjersha mësove sot, biro?».

Unë i thosha si të qëllonte... «Qiririn».

- Kush e ka bërë? - pyeste Vehipi.

- NaiM Frashëri, - i përgjigjesha.

-,.Mq thuaj dhe mua. - Dhe unë, që e dija përmendsh, ia thosha, duke vështruar sytë e tij të bardhë, pa dritë, që sikur më shikonin. Mbaj mend njëherë që, kur e mbarova vjershën, Vehip Qorri tha: «Ah, të puthça né ballë Naim Bej» dhe kurdisi këtë bejt, që më kujtohet:



«Në haurin tim të mjerë Unë po dëgjoj Enverë, Naim Bej të qofsha falë Hajde të të puth né ballë, Ti je dritë, ti je dritë, Je f ener né errësirë Vehipit i hape sitë».



Në kujtimet e mia të shkurtra, ku flas edhe për xha Vehipin, kam shënuar, né qoftë se nuk gabohem, edhe disa bejte të tij, që i kurdiste kur i tregoja ngjarjen. Diçka kam shënuar për revolucionarin e madh francez, Robespierin, që kishte mbushur mendjet tona të reja, kur mësonim Revolucionin Francez, që rrezoi monarkinë dhe i preu kokën mbretit, Luigjit të 16-të. Por nuk e di në e kam shënuar edhe këtë bejt, që xha Vehipi e bëri fët-fët, kur e shoqëroja né bahçen e teqesë ditën e pazarit, ku shkonte për të lypur ndonjë domate, ndonjë presh, o ndonjë kokë hudhër.



«O moj ti Franca e mjerë Pse e vrave Robespierë Atë që të dha lirinë E çove në gijotinë».





Mundet Lefter Diloja t'i qëmtojë një nga bejtet e xha Vehipit, pse të tjerë të moshës sime mund të kenë qenë më të kujdesshëm se unë dhe të kenë mbajtur shënime. «Gurë, gurë, bëhet muri», thotë populli.

Po një diçka tjetër, një thesar i madh i Vehip Qorrit, nuk mund të mblidhet. Ky thesar janë tingujt e mrekullueshëm që nxirrte nga curlja (fyelli) e tij prej teneqeje, që ia kishte falur Malo Teneqexhiu. Gëzimet, brengat e vuajtjet dilnin nga curlja e Vehip Qorrit. Këto melodi të mahnitshme, ne që i kishim dëgjuar, na kanë mbetur në mendje e në zemër dhe na janë bërë mish e gjak, ndjenja e shprehi, së toku me thesarin e madh të gurrës popullore.

Kur i binin fyellit Vehipi dhe Selman Qorri, pleqtë rrinin në bisht, siç thoshim në Gjirokastër dhe ne djelmuria në këmbë dhe dëgjonim vajin e përmallshëm të këtyre dy «bardëve» popullorë, që i donte gjithë populli i Gjirokastrës. Kur Partia çliroi atdheun, Vehip Qorrin, që rronte akoma, e mori dhe e çoi në azilin e pleqve në Hazmurat, në pallatin e Kadareve, ku, duke vazhduar t'i binte fyellit, kaloi në prehje, në qetësi, në lumturi ditët që i kishin mbetur të rronin.

Vehipi kishte një vesh të çuditshëm. Ai ma njihte zërin edhe kur më humbiste nga sytë për vite të tëra. Kështu, kur kthehesha nga Korça apo nga Franca, bile edhe kur u ktheva nga lufta dhe vajta pas kaq vjetësh në Gjirokastër, ngjiste e njëjta gjë me të. Mjaftonte t'i thosha:

- Vehip, si të kam nga shëndeti? - Ai shtangej për një moment në vend, më shikonte me ata sy të zbrazët dlie i gëzuar më përgjigjej, pa i thënë kush isha:

- Ah, erdhe Enver?

Të tillë ishin Vehip dhe Selman Qorri, bij të mrekullueshëm e të mjeruar të një populli të varfër, por të papërkulur përpara fatkeqësive.

Instrumente muzikore përdoreshin shumë pak në Gjirokastër, kur ne ishim të rinj. Atëherë dominonte vetëm kënga labe që nuk shoqërohej me muzikë, dominonte, gjithashtu, dhe vallja si ajo grarishte, ashtu dhe burrërishte, që shoqërohej vetëm me këngë. Defi përdorej shumë rrallë, saqë unë nuk e mbaj mend në vegjëlinë time. Evgjitët e përdornin, ata përdornin jolinë dhe jongarin, disa herë ata edhe grupoheshin në orkestrina të vogla. Kënga e tyre labe, e vënë në melodi, këndohej e shoqëruar me muzikë dhe kishte një tingull tjetër, shumë më harmonioz nga këngët e evgjitëve të Vlorës. Sidoqoftë, në Gjirokastër këto orkestrina nuk ishin të shumta, as «profesioniste», karakteristikë e evgjitëve të krahinave të tjera, si për shembull të Përmetit apo të Korçës. Rrallë e tek, silleshin këto nëpër dasma.

Më vonë, kur u stabilizua disi shkolla qytetëse dhe ca më pas Liceu i Gjirokastrës (francez), instrumentet muzikore filluan të shtohen. Ne zumë të mësonim notat në shkollë nga mësuesit tanë, që kishin dalë nga Normalja e Elbasanit ose nga shkolla të tjera. Kurse këngë patriotike mësuesit na mësonin neve qëkurse hynim në klasë të parë. Të gjitha këngët patriotike të atyre kohëve unë, ashtu si të gjithë shokët dhe në të gjitha klasat, i këndoja me pasion. Gjëja e parë që na mësonin në shkollë ishin këto këngë, se nuk kishte të tjera. Çudi, në shkolla ne nuk këndonim labçe, sido q- shumica dinim, si duket sepse programi u vinte nga Tirana. Labçe këndonim vetëm jashtë dhe kë to këngë i mësonim vetë, pa mësues, duke dëgj uar , spontanisht. Mundet që rnësuesve tanë të asaj kohe u dukeshin ato si arkaike, sido që shumica e tyre e këndonin mirë labçen.

Kur vajtëm në lice, profesorët shqiptarë dhe francezë na futën dëshirën edhe për instrumente muzikore, edhe për organizimin e orkestrinave. Në muzikë kishim profesor Pano Hidon. Ky i binte violinës. Leshrat, ndryshe nga të tjerët, ai i priste «karé». Ne organizuam orkestrinën tonë të shkollës në lice. Xhaxhai më bleu një mandolinë. Ky ishte një gëzim i madh për mua. Aneja i bëri asaj edhe një këllëf. Shokët e tjerë, Aqifi, Elmazi, Hamiti, Selahudini, Fejziu, Kiçoja, Fania, Nuriu, Xhemali, Sedati, Kamberi e të tjerë, po kështu blenë kush mandolinë, kush violinë, kush kitarë. Instrument: të frymës nuk kishte në orkestr inën tonë. Drejbri francez i liceut, zoti Kutan, interesohej veçanërisht për orkestrinën e liceut, kështu që brencia një kohe të shkurtër ne mësuam, me nota dhe pa nota, mjaft këngë. Ne jepnim koncerte në lice dhe jashtë tij në ditë feste, në ditën e ndarjes së çmimeve në shkollë, në shfaqjet teatrale, si edhe në popull, nga ballkoni i klubit të studentëve, që binte mbi mesin e pazarit. Për këto klube dhe shooëri do të flas më poshtë. Kështu që ne, rinia e sfikollës, i dhamë një gjallëri të re qytetit në këtë degë të artit dhe të kulturës. Në f illim nuk na e vinin veshin, na thërritnin me nënvleftësim: «U bëtë si jolinxhinjtë», domethënë si evgjitët, por kjo nuk zgjati shumë. Ne e kapërcyem këtë vështirësi dhe populli e pëlqeu shumë veprën tonë. Kur ne u binim instrumenteve nga ballkoni, mesi i pazarit mbushej, njerëzit heshtnin, na dëgjonin dhe na duartrokitnin.

Kur veprimtaria jonë muzikore kaloi nga shkolla në klube, gjetëm ca rezistencë, po edhe këtë e kapërcyem. Aqifi, Selamiu, Elmazi, Kamberi, Samueli dhe une luftuam me këmbëngulje per orkestrinat, per klubet, per bibliotekat dhe fituam. Na ndoqën pas gjithë shokët e tjerë. Pra, mund të them se ne ishim pionierët e këtij aktiviteti të ri kulturor, të tjerë erdhën pas nesh, u zgjerua e u përmirësua kjo veprimtari. Më vonë, më të rinjtë nga ne krijuan edhe bandë me instrumente frymore. Valle moderne nuk kërcente asnjë në Gjirokastër, as ne nxënësit, as në shkollë, as jashtë shkollës në klube, edhe kur në lice filluan të vinin vajza.

Sjelljet tona me vajzat ishin shembullore. Asnjë gjë e papëlqyer nuk më kujtohet të ketë ngjarë, asnjë fjalë e keqe nuk doli dhe kjo ndihmoi shumë që vajzat të vinin çdo vit e më shumë në lice. Ato nuk merrnin pjesë në aktivitetet tona kulturore, sic duket kishte druajtje, konservatorizëm.

Me formimin e shoqërisë sonë të studentëve, ku merrnin pjesë aktive edhe shokë si Aqif Selfoja, Selami Xhaxhiu e të tjerë, që ktheheshin në pushime, u gjallërua shumë jeta kulturore dhe artistike në Gjirokastër. Në këtë drejtim ndihmoi edhe çelja e liceut, ndihmuan edhe profesorët, francezë e shqiptarë. Këto aktivitete ne i zhvillonim në shkollë dhe jashtë shkollës. Në shkollë kishim një bibliotekë me libra shqip dhe frëngjisht, por ne, të shoqërisë, dëshironim dhe krijuam bibliotekën edhe jashtë shkollës.

Duke mbledhur ndihma andej-këndej, në nxënës dhe në popull, arritëm të merrnim me qira një lokal në mes të pazarit*, *( Duke folur në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të PPSH më 23 shkurt 1973 per edukimin e rinisë, shoku Enver Hoxha ndër të tjera tha: «Më lejoni t'ju them diçka nga të kohës së kaluar të rinisë sonë në Gjirokastër, këtu e 50 vjet më pare. Ne vetë, nxënësit, me nga një lek, që me vështirësi na e siguronin dhe na e jepnin prindërit tanë të varfër, kishim hapur dy klube në qytet, kishim ngritur biblioteka me librat tanë shumë të paktë, vetë kishim blerë disa vegla muzikore, ndonjë mandolinë e kitarë, të cilave mësuam t'u binim dhe me to dilnim në popull. Kini parasysh se klubet i fshinim dhe i pastronim vetë me radhë. Ndonjëri që dinte ndonjë gjuhë të huaj, lexonte libra dhe pastaj na mblidhte atje e na tregonte ngjarjet. Tani më janë zbardhur flokët, megjithatë nuk mund ta harroj kurrë një Samuel Kofina, i cili tërë ditën lodhej me topa beze në krah per të shitur ndonjë metër, kurse në mbrëmje, edhe ashtu sic ishte i lodhur, vinte të na fuste ,herë mbi autorët e vjetër grekë, si Homerin, Aristofanin dhe ndonjëherë per Alen Pinkertonin. As që mund të harroj, gjithashtu, Kamber Bilalin, njeri fukara, me pantallona të grisura, që ditën punonte dhe lexonte dhe në mbrëmje vinte na fliste per romanet e Aleksandër Dymasë etj., na i tregonte pjesë-pjesë me episode». (Enver Hoxha. «Raporte e fjalime 1972-1973», f. 232-233. Tiranë, 1974.)

1 Drejtori i liceut u përpoq, .por nuk mundi «t'i merrte dot çelësin e sekretarisë së Shoqërisë Enver Hoxhës•> (AQ i PPSH - Letër e Kamber Bilalit drejtuar Samuel Kofinës datë 29.6.1925).) blemë dhe një dollap per libra, mblodhëm libra, caktuam bibliotekar një shokun tonë dhe vumë rregull per mbajtjen mirë të librave dhe per kthimin e tyre në kohën e caktuar, me qëllim që të bëhej si duhej qarkullimi i tyre, pse librat edhe të shtrenjtë ishin, edhe të paktë. Kështu, sic thashë më lart, në këtë lokal mblidheshim pasdreke plot nxënës, lexonim libra, këndonim këngë në kor dhe orkestrina jonë u binte instrumenteve në ballkon, përmbi pazar. Ishte një gjë e bukur dhe shkonte mire, saqë filluam ta zgjeronim aktivitetin edhe me konferenca.

Kjo na detyroi të ndërronim lokal, u përpoqëm dhe gjetëm ca më tej një lokal tjetër më të gjerë, prapë në pazar, në rrugën që të conte në prefekturë. Ky lokal kishte tri-katër dhoma dhe ishte në katin e dytë mbi dyqane. Atje ngjiteshe nëpërmjet një pale shkallëve të larta. Dera poshtë ishte e hekurt dhe kishte një çelës të madh. Këtë çelës une e mbaj mend mirë, pse luftuam shumë per të mos e dorëzuar dhe nuk e dorëzuam, kur kërkuan të na prishnin klubin dhe shoqërinël. Klubin donin të na e mbyllnin, se gjoja bënim zhurmë, por halli nuk ishte atje, por per arsye se në aktivitetet tona ndihej rezistenca dhe satira kundër regjimit, theksoheshin nga ne me të madhe momentet patriotike. këndonim m; sa zë që kishim ato këngë patriotike, në të cilat flitej për lirinë:



«Se mjaft në robëri, moj e rnjera Shqipëri

O dj enz rrëmbeni pushkat, ja vdekje ja liri. . .».





Atje ne theksonim momentet revolucionare të popullit francez që mësonim në lice etj. Këto natyrisht bënin përshtvpje ne popull dhe nuk u pëlqenin njerzve të regjimit të Zogut që e kishte zët zhvillimin e arsimit, veçanërisht në Gjirokastër. Në klub. ku mblidheshim çdo pa sdreke. bënim edhe komentin e ndonjlibri që dilte.

Né Gjirokastër kishte një shtypshkronjë të vogël. Atje shtypej edhe gazeta «Drita». Para ardhjes sé Zogut, né kohën e Fan Nolit, redaktor i gazetës që mbante këtë emër ishte Veli Hashorva, një shok i Bahriut, i cili pas ardhjes së Zogut, u ar ratis né Stamboll. Por né koh°n që bëj fjalë, pronar i asaj makine që shtypte gazetën ishte njëfarë Xhevat Kallajxhiu, «Hundashi», siç e thërritnim, pse e kishte hundën fizikisht të madhe, të shtypur dhe fliste me hundë. Atë njeri nuk e donim, nga mësimet ishte xhore dhe qe kjo arsyeja që ai kishte lënë edhe shkollën. Xhevati ishte pasanik i madh, kishte hotele, dyqane, shtëpi mu né Sheshin e Çerçizit. Ai na hiqej si shkrimtar, si letrar, si gazetar. Kur ishte né fuqi Zogu. ishte zogist, kur na zaptoi fashizmi italian u bë fashist dhe ortak me fashistin tjetër Vangjel Koçën. Kur u thye Italia. ai u arratis né Itali dhe prej andej shkoi né Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe task flet nga «Zëri i Amerikës» kundër regjimit tonë.

Një ditë Xhevati shtypi një përrallë né shtypshkronjën e tij dhe e nxori né shitje. Përralla zinte nja 10-15 faqe te vogla. Ne e morëm librin né klub dhe e kënduam. U shqyem sé qeshuri. pse nuk ishte gjë. Xhevati e dinte që ne do ta bënim paçaure librin e tij, prandaj. një ditë. e mbaj mend. erdhi né klub të shikonte ç'mendonim ne për të. U ul, po ne nuk ia vumë veshin fare. Ai vërtitej né fron, po më né fund nuk iu durua dhe na pyeti nëse e kishim kënduar. K`rceu Kambe r Bilali. që ishte kujdestari i klubit. një shok që kiéndonte shumë dhe që xhepat e palltos. si brenda dhe jashtë. i kishte kurdoherë të fryra e plot me libra. dhe i bëri kris ikën përrallës së Xhevatit. e bri atë helaq. «Hundashi» bërtiste dhe mbronte p°rrallén. Kërceu pastaj Aqif Selfoja dhe i tha:

Nuk na e jep neve. anëtarëve të klubit atë shtypshkronjë. se ti s'ke kokë për të dhe, dulce qenë në dorën tënde, nxjerr gjëra të olla per të fshir me nder... «Hundashi» plasi nga inati, u nxeh. por nuk kishte c'të bënte.

Mos u nxehni, - i tha Selami Xhaxhiu. njshoku ynë i mire që e thërritnim «Plaka». - le të diskutojmë shtruar. Unë, or Xhevat, - i tha në mes të tjerash Selamiu. - do të dëshiroja që heroin e përrallës ta kishe mbytur më mirë në lumë, pse atë fat meriton.

Kërceva edhe unë né diskutim dhe nmes të tjerash i thashë si konkluzion Xhevatit:

- Unë jam dakord me diskutimin e «Plakës»,por shtoj se tok me heroin e përrallës që duhej ta kishe mbytur né lumë, do të jetë e preferueshme të vesh të mbytesh edhe ti vetë me të, dhe të na qérohesh nga mesi.

Kështu mbaroi diskutimi me «Hundashin». të cilin s'e pamë më né klub. Megjithatë ai intrigoi shumë që të na mbyllej klubi.

Përveç komenteve të librave që dilnin shqip. ne recitonim edhe vjersha që i mësonim ne shkollë dhe jashtë shkollës, si ato të Naimit. të Çajupit, të Vaso Pashës. të Ndre Mjedës e të tjerëve. recitonim. gjithashtu. vjersha të Viktor Hygoit, Lamartinit. La Fontenit e të tjerëve.

Një aktivitet tjetër letrar në klub ishte tregimi për shokët i romaneve që këndonim. si me rekomandimin e profesorëve ashtu edhe vetë. Mua më kishin ngarkuar të kallëzoja përmbledhjen e disa romaneve franceze. si «Les miserables», «Notre Dame de Paris», tregimet e Grinait e të Perrosë etj. Kamber Bilali kallé tonte romane të tjera shumë interesante, që ne nuk dinim se ku i kishte kënduar ose kush ia kishte treguar. mbasi ai dinte shumë pak frëngjisht, shumë pak turqisht dhe shqip. Kamberi ishte nipi i Hysni Babametos, zëvendësdrejtorit të liceut. Kurse Samuel Kofina, një djalë çifut, dinte greqisht dhe ishte i specializuar në romanet policeske. Samueli tregonte seritë e Sherlok Holmesit, të Alen Pinkertonit etj. Tregimet e Samuelit për romanet që këndonte, kishin sukses të madh, ato vazhdonin me ditë e me net.

Samueli ishte djali i Haham Kofinës, çifutit më të varfër të Gjirokastrës. Babanë e tij e ndihmonin çifutët e tjerë që i jepnin stofra për t'i shitur duke shëtitur derë më derë. Hahami i mbante në krahë, ndërsa Samueli ishte i vogël. Javash-javash Hahami zuri një dyqan të vogël, atje u rrit edhe Samueli, shoku ynë. Atë e donim, pse ishte njeri shumë i mirë, i ndershëm dhe jo «çifut» në kuptimin e keq të fjalës. Kur ishte Hahami gjallë, para se të venim në klub, kalonim nga dyqani i Samuelit, ia bënim këtij nga jashtë me kokë, domethënë i thoshim «kemi gjë sonte?». Si të qëllonte, edhe Samueli na jepte shenjë me kokë po ose jo. Ky me Kamberin pinin aq shumë duhan, sa gishtat i kishin të verdhë. Kur fillonte tregimi i Alen Pinkertonit, puf cigarja e tyre, prandaj ne që nuk pinim, bërtitnim:

- Na mbite Samuel.

- Mirë, - thosh Samueli, - atëherë po e lëmë tregimin.

- Jo, jo, - bërtitnim ne, - më mirë pi, vetëm vazhdoje ngjarjen.

Samuel Kofina, një nga shokët e mi të djalërisë, vdiq vjet në Gjirokastër. U hidhërova shumë. Kur veja në Gjirokastër pas Çlirimit, Samueli e merrte vesh që kisha shkuar, zinte një qoshe te mesi i pazarit dhe më Ariste kur të kaloja, që të më takonte. Kur ngjitja Qafën e Pazarit, e dija ku më priste Samueli, afrohesha, i jepja dorën, e përqafoja kurdoherë dhe e pyesja: «A e ke harruar kohën e djalërisë sonë?».

Samuelit i kullonin lotët dhe më thosh: «Edhe në varr kur të futem ato do t'i kujtoj». Samueli gëzonte shumë kur e shihnin të tjerët që unë isha aq i afërt me të. Ai punonte si llogaritar i SMT-së në Gjirokastër dhe qëndroi i ndershëm derisa vdiq.

Intrigantët, pra, ndërhynë andej-këndej që të na pengonin në veprimtarinë tonë për parimtare jashtëshkollore. Ata donin të na e mbyllnin klubin, që të paralizonin aktivitetin e shoqërisë. «Ç'ju duhet juve, studentëve, të keni klub! Ç'ju duhet juve bibliotekë në klub, librate klubit i bashkojmë me lato të shkollës» etj., etj. Ne nuk bindeshim dhe rezistuam.

Më thirri një ditë në drejtori zoti Hysni Babameto dhe më tha

- Mor djalë, dorëzoje çelësin e klubit, se po ngatërrohet kjo punë! Unë i thashë:

Zoti Hysni, çelësin nuk e dorëzoj. - Dhe fillova t'i shpjegoja një nga një arsyet. Ai më dëgjonte dhe më shikonte. Përballë bangos së Babametos qëndronte drejtori francez i liceut, zoti Viktor Kutan, që edhe ai më shikonte me vëmendje, po nuk kuptonte shqip. Pasi ia shpjegova çështjen dhe vendimin e shokëve zotit H.ysni, ky më tha: «Prit ca jashtë». Si duket ai donte të bisedonte dhe bisedoi me francezin, pastaj më thirri dhe më tha: «Mirë, ne aprovojmë vendimin tuaj, hapeni klubin si më parë, por vetëm mos bëni shumë zhurmë atje, që t'ua hiqni kështu edhe atë armë gojëve të liga». Unë i falënderova dhe shkova me vrap te shokët që më pritnin me ankth: «Fituam, - u thashë, - klubin tash nuk na e mbyllin dot». Gëzimi ynë ishte i papërshkruar.

Një aktivitet tjetër jashtëshkollor, kulturor dhe artistik, ishte teatri. Ne, nxënësit e Liceut të Gjirokastrë, në bashkëpunim me shokët tanë gjirokastritë që mësonin në Liceun e Korçës, e që ktheheshin në verë në vendlindje, ishim ata që për herë të parë dolëm në skënë të teatrit. Gjirokastra nuk kishte parë teatër me sy, që në kohën e Xhafo Poshit, Idriz Gurit etj. Ekzistonin në popull shprehje përçmuese, si «u bë filani thjatro», domethënë u diskreditua, por se çfarë ishte skena, njeri nuk kishte parë. Ekzistonte edhe shprehja tjetër përçmuese: «u bë prosopullë», domethënë u bë qesharak, pse zakonisht «dita e prosopullave» ishte një festë fetare e krishterë, kur një grup njerëzish, si vishte secili kostumet e festës, vinin në fytyrë nga një maskë, shoqëroheshin nga ndonjë orkestrinë evglitësh dhe kalonin në pazar duke hedhur valle dhe dulce kërcyer «Gajtanaqin», lojë në të cilën njëri nga valltarët mbante lart një dru të gjatë në mes të valles. Në majë të drurit ishin lidhur shumë gajtanë me bojëra të ndryshme dhe çdo valltar kapte nga një gajtan dhe kërcente, në mënyrë që dulce kërcyer së toku në njëfarë mënyre, gajtanët mblidheshin në dru, mblidhej dhe vallja dhe pasta] anasjelltas hapej përsëri. Natyrisht, maskat të bënin për të qeshur. Kjo ishte vallja e «Gajtanaqit» që i thoshin në Gjirokastër dhe që ishte e vetmja zbavitje e këtij karakteri skenik për popullin.

Teatrin, këtë aktivitet të ri ne, studentët, e morëm me seriozitet dhe me zell të madh, po na duhej të kapërcenim shumë vështirësi. Duhet të them se kultura franceze, që po merrnim në lice, na ngjalli dëshirën dhe na nxiti ta zhvillonim këtë aktivitet të panjohur për ne, gjirokastritët. Në lice ne studionim pjesë të Molierit, të Kornejit, tragjeditë e Rasinit. Shumë copa të këtyre tragjedive dhe komedive i kishim analizuar në klasë me profesorët francezë, i kishim mësuar përmendsh dhe recituar përpara tyre. Shumë herë profesorët na vinin t'i recitonim edhe në formë dialogësh. Kjo nuk përbënte shfaqje në skenë, por mësim në klasë. Natyrisht, kur na analizonin këto vepra dhe të tjera, profesorët na shpjegonin rëndësinë e teafrit, të komedisë, të satirës. Vetvetiu neve, nxënësve, na lindi mendimi dhe na u nxit dëshira të luanim teatër për popullin, natyrisht, në gjuhën shqipe. Po si të bënim? Kishim në lice një shok që quhej Naxhi Totozani, që më vonë e la shkollën dhe u bë tregtar. Ai, kur ne diskutonim për këtë punë, na tha: «Unë kam një të njohur, një kushëri timin, që e quajnë Dine Qadhimi. Po bisedoj një herë me të, se, kur ka jetuar në Shkodër, ai ka lojtur teatër, ka haber dhe mund të na organizojë». Dhe ne iu futëm kësaj pune me zotin Dine Qadhimi.

Dinja ishte një burrë nja 40 vjeç, i hollë e i gjatë, serioz, s'kishte fjalë shumë, kishte edhe kulturë. Ai ishte demokrat. Duhet të kishte qenë më parë mësues o nëpunës, por, si duket, regjimi i Zogut e kishte pushuar, nuk e mbaj mend për ç'arsye, por sigurisht për pikëpamjet e tij. Dinja nuk përzihej me shumë njerëz, kishte lidhje vetëin me mësues. Ne e respektonim dhe e nderonim në rrugë xha Dinen. Ai na përshëndeste me njerëzillëk dhe na simpatizonte. Një grup nxënësish nga ne morëm kontakt me të dhe i kërkuam ndihmë që të na organizonte dhe të na mësonte të luanim teatër përpara popullit. Më kujtohet se ai u emocionua shumë sa i venin lotët e mezi fliste nga emocioni.

Dinja na tha: «Me gjithë qejf do ta bëj këtë punë dhe ne së toku do të bëjmë gjëra të bukura». Dhe Dine Qadhimi, ky pionier i talentuar i teatrit në Gjirokastër, ia filloi punës së tij me një zell të madh me ne, brezin e ri. Gdo përgatitje me të e bënim jashtë shkollës, pa lënë, natyrisht, mësimet, pa asnjë shpenzim në fillim, pa kërkuar asnjë ndihmë nga kurrkush. Kishim orë të caktuara që na mblidhte xha Dinja në klub ose në natyrë dhe na bënte instruktazhin e përgjithshëm. Ai na foli më parë për rolin edukues të teatrit, për rëndësinë e tij, për vështirësitë e punës, na foli për rolet, se si duhej t'i mësonim, si duhej të shqiptonim fialët, na fliste për mimikat, na fliste për rëndësinë e dekoreve, për grimazhet etj., etj. Dukej që ai ishte kompetent.

Ne u bëmë një grup i madh shokësh për teatër: Agif Selfoja, Selami Xhaxhiu, Naxhi Totozani, Fane Rodi, Nazmi Shehu, Nuri Dërrasa, Masar Kallajxhiu, Elmaz Konjari, Nesip Gjebreja, Stavro Gjollma, Reshat Totoja, unë dhe shumë e shumë të tjerë që tash nuk më kujtohen. Neve s'na durohej dhe i thoshim zotit Dine:

- T'ia fillojmë. - Pse, si të rinj që ishim, s'kishim durim.

- Mos u ngutni, - na thosh ai, - për herë të parë ne duhet të bëjmë diçka të bukur, që të pataksim (çuditim) Gjirokastrën.

Më né fùnd erdhi edhe dita që gjetëm pjesën teatrale që duhej të mësonim dhe të luanim. Por çfarë të luanim? Pjesë teatrale né atë kohë kishte vetëm një: «Resa» e Sami Frashërit, që të gjithë e kishim kënduar dhe na kishte pëlqyer shumë.

- Aman, zoti Dine, - i thoshim, - të shfaqim «Besën».

- Jo; - thoshte zoti Dine, - mos u shpejtoni, përnjëherë e né thela. Ajo është pjesë e bukur, po e rëndë. Si për herë të parë duhet të gjejmë diçka më të lehtë dhe- ta lozim mirë, pastaj herën e ditë, edhe «Besën» do ta lozim, edhe pjesë të tjera.

Dhe ai na solli një ditë pjesën që do të shfaqnim. Ishte diçka jo e shtypur, po e shkruar me dorë, mundet që Dinja ta kishte bërë edhe vetë. Ishte një pjesë me vjersha patriotike për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj. Ne e quajtëm atë «Shqipëria». Roli kryesor ishte Shqipëria e përfaqësuar me nië grua. Né radhët tona ne nuk kishim gra apo vajza dhe rolin e tyre e luanin djem. Rolin kryesor Dinja ia dha Masar Kallajxhiut, pse ai e kishte zërin të hollë si vajzë. Masari ishte një djalë i dukur, i gjatë e me bel të hollë. Neve të tjerëve na u dhanë rolet e dyta, të treta dhe figurantë. Mua, më kujtohet, m'u dha roli i njé luftëtari lab:

Përveg kësaj ne ndamë rolet edhe né një komedi me një akt të Kristo Floqit, që n.uk ia mbaj mend titullin. Mua m'u dha roli i karrocierit. Kristo Floqi kishte bërë një numër të tillë komedish, «bufe» me humor të trashë dhe me përmbajtje mikroborgjeze, por nuk kishte të tjera. Ai kishte bërë edhe një dramë né vargje me titull «Fe e kombësi»* *( Shkruar më 1920. ), të cilën e luajtëm më vonë. Por, kur Kristo Floqi bëri himnin e mbretit* *( Shkruar më 1928.), që ne nuk e kënduam kurrë, e thërritnim: «Kristo Fëlliqi».

Shfaqjet teatrale zakonisht i jepnim né pushimet shkollore, por i përgatitnim gjatë vitit. Kështu që për shfaqjen e parë punuam shumë, u përgatitëm mirë dhe né mbarim të vitit shkollor u vumë né aktivitet të madh: Nga drejtoria e liceut na u lanë né dispozicion divani i madh dhe disa klasa, me kushte të rrepta që të mos bëheshin rrëmujë. Kjo nuk isht.e gjë e lehtë për ne. Çdo gjë do ta bënim vetë. Përveg përgatitjes sé pjesës, vetë do të ndërtonim skenën, duhej të gjenim materialet, duhej- të gjeni.m pajisjet e ske ës, veshjet e aktorëve, të përgatitnim sallën, divanin ku do të rrinte publiku, të mblidhnim andej-këndej frona, llambat e shumë gjëra të tjera deri te biletat, të cilat jo vetëm duhej t'i shtypnim, por edhe t'i shitnim vetë né popull.

Erdhën edhe shokët për pushime nga Korga dhe ia filluam punës me zell të madh, duke përgatitur skenën. Nuk ishte një punë e lehtë. Vetë ne blemë trarët, dërrasat, të cilat i premé e i mbërthyem né krye të divanit të shkollës, sipas këshillave që na jepte Dinja, blemë copat, veshëm skenën, bëmë perden etj. Më kujtohet se na duheshin edhe disa qilima, po ku t'i gjenim? Vajtëm iu lutënt xha Idriz Konjarit, babait të Elmazit. Ai na i dha, por na tha që «ju të dy jeni përgjegjës po të girren ose të digjen». Ne i ruanim ato me kujdesin më të madh. Dy-tri ditë, para se të jepnim shfaqjen, unë, Aqifi, Elmazi dhe Fanja flinim né shkollë, mbi skenë, pse punonim deri vonë.

Biletat, pasi i shtypëm, i shitëm të gjitha. Kishte një kuriozitet të madh né Gjirokastër për këtë shfaqje. Biletat ishin me klasa, I, II, III. Ata që kishin bileta të klasës sé tretë do të rrinm né bankat e klasave, të tjerët me frona, përpara fare ishin caktuar vendet për autoritetet, prandaj kishim vënë disa kolltukë. Atyre të radhëve të para nuk u vinim emrin, duhej të paguante secili sipas dëshirës, domethënë më shumë, tre-katërfish, kup,tohej.

Mbrëmja arriti më sé fundi. Çdo gjë ishte gati, ambienti ishte fshirë e rregulluar pastër. Populli erdhi dhe salla u mbush plot. Ne në skenë e në prapaskenë ishim shumë të emocionuar, se ishte hera e parë. Cilido nga ne ishte veshur sipas roleve. Mua më takoi të vishesha dy herë, të tjerëve po ashtu. Më kujtohet se mjekrat i lidhnim në kokë, por belaja ishte me mustaqet, se duhej t'i ngjitnim me zamkë dhe me njëfarë ilaçi që na e jepte Sulo Konjari, por që na ftohte buzët kur i lyenim dhe binte erë. Dinja na inkurajonte të gjithëve, lëvizte sa andej-këndej. «Mos kini frikë, - na thoshte ai, - kini mendjen këtu, kini mendjen atje, ti mos barro t'ia bësh kështu, ti ashtu, ti Masar Kallajxhiu, mbërthei mirë leckat e «sisëve» se mos të të bien dhe «vithet» futi, mos i nxirr si brigjet e Doftisë» (ishte një kodër afër Libohovës).

Shfaqja filloi me «Shqipërinë». Publiku duartrokiste, pse pjesa ishte prekëse dhe me përmbajtje patriotike, por fundi ishte më i bukur, pse atëherë dilte në mënyrë alegorike Shqipëria si grua e bukur, e gjatë, mbështjellë me flamur të kuq me shqiponjë, me flokë të zinj e të gjatë dhe me duart të lidhura me zinxhirë prej ~karte. Masari, që e luante këtë rol, filloi me një monolog në errësirë, pastaj në një dri.të të zbehtë, pastaj, kur «Shqipëria» këpuste zinxhirët, ne ndiznim nga qindat e skenës disa fishekzjarrë pa zhurmë, por si pishtarë që lëshonin drita të kuqe, të ndritshme. Kjo ighte apoteoza, «Shqipëria këpuste zinxhirët». Salla u ngrit në këmbë e entuziazmuar dhe buçiti kënga e flamurit. Ky ishte një sukses i madh i paharrueshëm për ne. .

Pas kësaj pjese filloi komedia. Edhe kjo pati shumë sukses. Në mbarim, kur dolëm në skenë, u bë një zhurmë e madhe, publiku na duartrokiste, bërtiste: «Bravo djelm, e duam prapë, e duam ta bëni dhe nesër». Ne atë donim, na doli frika dhe e shfaqëm nja tri a katër herë me radhë. Njëherë e organizuam shfaqjen vetëm për gra. Salla kurdoherë mbushej plot. .Në Gjirokastër ditë e javë me radhë flitej për shfaqjen.

Mirépo, historia e teatrit tonë kapërceu kufijtë e Gjirokastrës. Bashkia e Delvinës dhe ajo e Sarandës na ftuan të venim ta shfaqnim edhe atje. Ç'gëzim i madh për ne!

Ne e pranuam ftesën me gjithë qejf. Do të shihnim Delvinën, Sarandën dhe detin. Ç'mrekulli! Filluam përgatitjet. Erdhën kamiónët na morën. Të ngrënët, të pirët, shpenzimet e udhëtimit i kishin bashkitë. Dhamë dy shfaqje në Delvinë e dy në Sarandë dhe patëm shumë sukses. Të gjithë na përgëzuan. Në Sarandë ne u habitëm nga bukuria e detit, që e shihnim për herë të parë.

Pasi dhamë dy shfaqjet në Sarandë, një pjesë e

shokëve, pa na lajmëruar fare, shkuan me një varkë të vjetër në Butrint. Mirëpo filloi të prishej koha, të binte

shi dhe valët e detit të ngriheshin. Kur po errej filloi

frika jonë për shokët se mos na mbyteshin, prandaj dolëm të gjithë te moli i vogël dhe me ankth shikonim nga deti, pritnim të kthehej varka, e cila më në fund mbërriti. U gëzuam shumë që na shpëtuan shokët, por edhe i qortuam. Ata, siç na treguan, kishin qenë në rrezik të mbyteshin. Kur na përcollën, edhe delvinjotët, edhe sarandjotët na thanë që të venim prapë beharin tjetër.

Ne çdo vit përgatitnim pjesë teatrale. Të gjitha komeditë e Kristo Floqit i luajtëm. Vumë në skenë edhe «Besën» e Samiut, e cila, si të gjitha të tjerat, pati sukses të madh. Neve tash na kishte dalë frika dhe turpi i skenës dhe s'përtonim të luanim edhe pjesë të gjata. E tillë' ishte drama me shumë akte «Fe e kombësi». Ajo ishte në vargje. Kur u ndanë rolet, mua më dhanë atë të Zylyftar Podës, pra rolin kryesor dhe më të gjatin. Ma besuan mua shokët, pse isba i gjatë, recitoja mirë dhe i mbaja mend shumë vjershat, të cilat i mësoja lirisht dhe i pëlqeja së tepërmi. Kështu që m'u desh të mësoja përmendsh gjithë rolin tim. Të gjithë u veshëm me fustanella dhe me jelekë të qëndisur, me pallacka dhe me pisqolla të argjendta në brez, me çibukë të qëndisur, «gratë» të veshura me çitjane, me këmishë penbezare dhe me jelekë të qëndisur. Ishte një gjë e bukur shumë. Rolin e grave dhe të vajzave e luanin vetëm katër veta, Reshat Totoja, Naxhi Totozani, Fane Rodi dhe Stavro Gjollma dhe ata e luanin shumë mirë. Pjesa pati sukses të madh. Më kujtohen disa vargje nga roli im:



«...Poda, Shalësi, Barmashi Kanë burra lu f tëtarë Ikë Mahmut Pashë, ikë Se s'ke parë kolonjarë».



ose:



«Melesini maja-maja Gjëmon topi e kumbaraja».



«Fe e kombësinë» ne e luajtëm disa herë.

Të gjitha këto shfaqje që po bënim kishin krijuar një atmosferë të re në Gjirokastër, një respekt dhe dashuri të madhe për liceun, për ne, për profesorët tanë. Çdo shfaqje kishte gjëra të reja. Para saj dhe në antrakte ne organizuam të binte edhe mandolinata. Kështu kombinuam teatrin me muzikën. Më tej nuk di ç'u bë me këto aktivitete, pse u largova nga Gjirokastra, por kjo veprimtari më ka lënë shumë kujtime të këndshme për djalërinë time, për shkollën, për shoqërinë tonë të sinqertë, të padjallëzuar, për shoqërinë tonë antizogiste dhe përparimtare.

Për sa i përket sportit, përveç atyre që kam thënë në fillim, kur hymë në lice futbolli ishte i vetmi dhe kryesori. Unë e luaja futbollin si gjithë shokët e mi, Fejzi DObi, Emin Shtino, Fane Rodi,Xhevat Beu «Karkanaqja», Selahudin Kokona etj. të cilin e thërritnim «Butarafa», që turqisht do të thotë «hidhe këtu». Ai sa qe kthyer nga Turqia, ku kishte jetuar me familjen dhe shqip-en e fliste çapraz, prandaj në lojë nuk dinte të thoshte dot «hidhe topin këtu», por «Butarafa». Unë rendja fort dhe luaja i mesit përpara, vend që e shkëmbenim shpesh me «Butarafanë». Fusha e futbollit ishte përtej lumit, në çairet belik. Në fillim portat i caktonim me pallto, pastaj vumë shtylla, por pa rrjeta. Këpucë futbolli s'blemë dot kurrë, se kushtonin, herë luanim me këpucë të zakonshme, herë zbathur. Kur ktheheshim nga loja, vërsuleshim në lumë dhe ashtu, të djersitur, siç ishim, shtriheshim barkazi dhe pinim ujë si kuajt. Asnjë kujdes nuk bënim, megjithatë nuk pësuam gjë. «Nuk kà mikrobe uji i lumit, thoshim, pse kapërcen 40 gurë».

Njëherë një profesor francez nga Pirenetë, që e quanin Garig, na pruri një top si vezë, që i thoshin «rugby», na mësoi rregullat e lojës dhe ne ia filluam kësaj loje, por e braktisëm shpejt, se na la pa brekë e pa këmishë, i bëmë copë e çikë duke u ndukur. Kjo lojë s'na leverdiste.

Mbi lice kishte në atë kohë disa kazerma të italianëve, të cilave, natyrisht, me t'u qëruar Italia, populli u 'rrëmbeu të gjitha, eternitin e çatisë, trarët, dërrasat, deri edhe gurët. Mbeti në vend vetëm dyshemeja me çimento. S'kishte mundësi, se edhe atë mall «belik» do ta kishte ngritur. E tillë ishte pikëpamja dhe qëndrimi mbi. pasurinë e shtetit, p.se ky vetë nuk ishte i popullit, po i agallarëve e i bejlerëve. Kështu që mbi atë truall çimentoje profesorët francezë tok me ne, nxënësit, bëmë një fushë tenisi, sipas të gjitha rregullave. Pas shkollës profesorët luanin dhe ne ruanim topat, kur u iknin, se ata «fluturonin» nëpër kopshte deri te Sokaku i të Marrëve poshtë. «Fluturo» topi «fluturo» dhe ne pas tij. Kur mbaronin profesorët na jepnin edhe neve raketat të luanim. Kështu që unë mësova atëherë të luaja tenis me raketat e të tjerëve, se ato kushtonin dhe duhej t'i porositje jashtë. Por profesorët francezë që sillnin për të lojtur për vete nga dy e nga tre, na i jepnin edhe neve herë ,pas here.

Këto ishin sportet tona në atë kohë. Përveç ushtrimeve gjimnastikore të zakonshme në shkollë, jashtë shkolle një vend të mirë dhe kujtime të ëmbla më ngjallin shëtitjet me grupe që bënim si pas mësimeve, edhe në kohën e verës.

Kalaja e Gjirokastrës ishte krenaria e vegjëlisë dhe e djalërisë sonë. Ajo ishte vendi i historisë, i legjendave burrërore, i patriotizmit të të parëve, i trimërisë, i sakrificave, i luftërave kundër turqve. Ajo mbushte imagjinatat tona të reja. Që nga mëngjesi dhe deri në mbrëmje, ngado që kthenim kokën, na dilte përpara kalaja gjigante, e madhe, e mahnitshme, me bedena të fortë si çeliku, muret e saj të veshura me kulpra si mjekra e një plaku të moçëm, por të pathinjur kurrë. Kalaja dominonte Gjirokastrën si një mal i gurtë në mes të qytetit. Më kujtohen rreth e rrotull ovorotë me vrima nga qëllohej armiku. Ato dukeshin si qëndisma majë bedenave të lartë.

Më kujtohet zallamahia e madhe e baba Çenit, atëherë belediereiz, pse një major, Ismail Haki Kuçi, komandant i xhandarmërisë së qytetit, i rrafshoi këto mrekulli, gjoja se u binin gurët njerëzve mbi kokë. «S'jam dakord, - bërtiste baba Çeni, - të japë urdhër e të na prishë kalanë. Kush sundon këtu, unë apo xhandarmëria?». Sidoqoftë, ky xhahil i prishi «tantellat» e kalasë. Kurse urat e mëdha, akuedotin e ndërtuar nga Ali Pasha, që ngrinte, ujët që vinte nga mali i Sopotit dhe e çonte në kala, i prishën xhahilë të tjerë të regjimit të Zogut. Këta njerëz injorantë veç të prishnin dinin dhe jo të ruanin. Mua më kujtohen urat e mëdha se kishin mbetur akoma në atë kohë dy këmbë e gjysmë të tyre, kurse tash ato s'janë më veç në imagjinatat tona dhe në fotografi. Po ato ishin monumentale, përballë kokës së kalasë, te topi i Dullgës, siç i thoshim, pie atje deri në fund ishte një top i vjetër që në kohë të Turqisë, që qëllonte nga ana e Dunavatit e që në vegjëlinë time, i m,bushur me ca barut e me lecka, qëllonte për të dhënë sinjalin e prishjes së agjërimit në ramazan.

Nga ana tjetër e kalasë, nga hyrja kryesore, nga Katavaroshi, nga Pasha Kauri, siç i thoshim, ngrihej mbi bedenat madhështorë të portës një beden tjetër i lartë me gurë të nxirë nga kohët. Ai ishte sahati i kalasë, që, kur binte, dëgjohej në Lunxhëri, në Dropull, në Mashkullorë. Sahatin e prishi greku dhe kambanën e tij e mori në Athinë, thoshin pleqtë, se unë nuk e kam arritur*. *( Kur ishte për vizitë në Gjirokastër, shoku Enver Hoxha, në Ditarin e tij, më 30 nëntor 1966, shkruante: «Gjirokastritët kanë rindërtuar kullën e sahatit të vjetër të kalasë dhe kanë rivendosur një sahat të ri, por kambana nuk po bie këto ditë, pasi kanë merak se mos na lë pa gjumë.

Shokët janë plot kujdes për mua. Kjo më prek thellë. Është dashuria dhe besrnikëria që aba kanë për Partinë, që i nxit të marrin të tilda masa...».)

Unë nuk jam poet që të përshkruaj bukurinë dhe ma dhështinë e kësaj kalaje, e cila e ruajti këtë pamje, sido që regjimi i poshtër i Zogut, që mbyllte shkollat dhe në vend të tyre ndërtonte burgje, i shtoi asaj edhe burgun si një çiban të tmerrshëm, si një kërpudhë të keqe, që iu qep trupit legjendar të kalasë. Tash në regjimin tonë kalaja është bërë një vend i dashur për popullin, që ngjall interes e i pëlqyeshëm për turistët, ruhet mirë, restaurohet çdo gjë me kujdes. Kam këshilluar dhe ka kohë që po heqin kërndinë nga bodrumet e poshtme të kalasë. Unë nuk i kam parë këto bodrume, por Shefqet Peçi, qe vuri në rrugë këtë punë, më ka thënë se përposh është një gjë e mrekullueshme, e mahnitshme, ka dhoma, kazerma, këmba prej guri, kuzhina, vende deposh etj. Atje janë gjetur edhe disa antika. Kalaja poshtë mund të fshehë në gjirin e saj edhe antika të tjera. Pushteti popullor në rrethin e Gjirokastrës ka shtruar rreth e rrotull kalasë të gjitha rrugët me kalldrëm të bukur si qilim.

Në rininë tonë ne hynim lirisht në kala, nga të dyja portat*. *( Më 16 mars 1978, shoku Enver Hoxha shkoi për të vizituar kalanë. As donte të di,lte nga porta që është afër Pazarit të Vjetër, për të cilën e kishte marrë malli. Por drejtori i muzeumeve i tha: -Shoku Enver, këtej nuk kalohet, është mbyllur porta». Kurse shoku Enver iu përgjigj: «Pa më shiko një çikë në sy! Ato mos m'i thuaj mua! Ju nuk e kuptoni që unë nuk vij dot çdo vit e të ngjitem deri këtu, në kala. Prandaj më lini të kaloj, t'i shoh të gjitha vendet e të çmallem...».) Atje venim edhe me shkollë, edhe vetëm me shokë, kur na tekej. Bridhnim nëpër kala nga të tëra anët, vetëm në bodrume nuk futeshim thellë, se «ka gropa të thella», «ka mace dhe kafshë të egra që të shqyejnë», na thoshin. Kur pyetnim pleqtë se ku e gjenin ujët për të pirë ushtarët që rrethoheshin nga turqit, para se të ndërtonte urat e mëdha Ali Pasha, ata na përgjigjeshin: «Ka një vend të fshehtë diku në kala, që nuk e di njeri dhe andej me shkalla zbritnin njerëzit deri përposh në lumë dhe merrnin ujë». Kjo neve na shtonte habinë dhe misterin.

Mësuesit na tregonin në vend legjendën e famshme të Argjiros që, për të mos u dorëzuar te turqit, u hodh nga bedenat e kalasë, duke mbajtur princeshën e vogël në gji. Ata na tregonin me gisht: «Ja, këtej u hodh, atje poshtë mbi atë shpellë ra dhe atje, tek ajo shpellë, plakat vazhdojnë të venë pas kaq shekujsh dhe të ndezin qiri, si në një vend të shenjtë. Atje rrotull shpellës, po të shkoni dhe të këputni disa bimë, do të shihni se ato do të kullojnë «qumësht», që është qumështi i gjirit të Argjiros», na thoshin mësuesit. Dhe ne, të vegjëlve, kjo na bënte përshtypje të jashtëzakonshme, hapnim sytë, mbusheshim me krenari për stërgjyshërit tanë dhe për urrejtjen e madhe që kishin ata për turqit. Ne nuk e linim pa e vizituar shpellën, ku gjenim nga ndonjë bimë nga ato që i quanim «qumështore» dhe thoshim: «Ja, e vërtetë është ajo që na tha zoti Xhafo». Më vonë në lice e shkrova këtë legjendë në hartimin e frëngjishtes. Më kujtohet që profesori i frëngjishtes e pëlqeu shumë atë dhe më vuri notën më të mirë.

Më kujtohet, gjithashtu, nga koha kur ishà në lice, se kur mësonim historinë e lashtë të popujve, natyrisht, na ishte zgjuar kureshtja për antikitetet dhe një ditë, kur me disa shokë po shëtitnim nën një beden të kalasë, pamë mbi kokë, padashur, se nga muri kishin rënë disa gurë dhe dukeshin disa kokalla. U bë përnjëherë lidhja në kokën tonë, punoi edhe imagjinata. Ne thamë se këto janë kocka njeriu, filluam t'u binim me gurë që t'i rrëzonim, pse nuk hipnim dot. Rrëzuam disa prej tyre dhe ia çuam Andre Brezhosë, profesor historie në lice që t'i njihte ç'ishin. Ai, pasi i pa, na tha: «Janë kocka... dashi». Siç duket, kur ndërtonin muret, të parët tanë thernin nga një kurban.

Sheshi i kalasë për ne të rinjtë bëhej edhe vend ku luanim me top, bënim edhe gjimnastikë. Atje venim shihnim «pehlivan Arifin», akrobatin që ecte mbi litar dhe hipte kokëposhtë mbi kalë.

Kuculla ishte një vend tjetër i preferueshëm për ne, kur ishim të rinj. Ne ngjiteshim në shpellën që dominonte qytetin dhe fushën ose nga shtëpia e Hamit Kokalarit, ose nga ana e Dunavatit. Atje venim me shokë si Fejzi Hoxhën, Skënder Topullin, Nesip Gjebrenë e të tjerë, dhe më shumë kur piqeshin qershitë dhe fiqtë. Shpella e Kucullës është si një «podium» i çuditshëm. Andej qytetin, fushën, kalanë, malet, i ke si në pëllëmbë të dorës. Për t'i soditur këto mrekulli, ne ngjiteshim deri atje, po ngjiteshim, gjithashtu, edhe për të ngrënë, natyrisht fshehurazi, qershi e fiq që ishin të Zekatëve. Kur ngjiteshim në shpellë, bëheshim qull nga djersa, por meqë atje frynte erë ne, që të mos ftoheshim, futeshim më parë në guvë, nën shpellë. Ajo ishte një guvë mjaft e gjerë, mbushur me kakërdhi, pse atje mërzenin dhitë në vapë. Meqenëse bënte ngrohtë, ne rrinim atje derisa na thahej djersa dhe bënim sehir qytetin nga hyrja e shpellës, pastaj ngjiteshim lart për të ngrënë fiq e qershi, hanim sa ngopeshim, pas taj zbritnim poshtë. Ngandonjëherë zbritnim nga Përroi i madh i Shamajve, i cili ishte i frikshëm, por andej shkonim, pse mblidhnim një lloj zarzavati që i hanim bishtin e tokës e që quhej bizhgo, një lloj asperzhë e egër.

Një vend tjetër ku venim me shkollë, kur ishim në fillore o né qytetëse, ishte teqeja e baba Manes. Ne merrnim bukën e drekës me vete dhe bridhnim kopshteve të teqesë nën qiparisa, mblidhnim kukunare, manu:shaqe e luleverdha nëpër ferra, vinim rrotull tyrbeve dhe shihnim nga penxheret e vogla varret e dervishëve të mbuluar me cohë jeshile dhe né kokë me nga një taç të bardhë. Baba Manja, një kryedervish xhahil, barkosh, me bruc, mik i prefektit, Javer bei Hurshitit dhe sidomos i gruas sé tij, që ishte muhibe, dilte né qoshk, pinte duhan dhe na bërtiste ngandonjëherë të mos i prishnim pemët dhe vreshtin.

Bahçeja e Aqif Selfos ishte një tjetër vend plot kujtime të mira për mua. Nëna e babait të Aqifit ishte halla e mëmës sime, prandaj atje venim edhe për mik, me anenë e pa anenë, hanim e flinim te xha Avduli (xhaxha i Aqifit, se babai i kish vdekur). Aqifi kishte një shtëpi njëkatëshe, me qilare përposh. Divani i kësaj shté.pie qe i bukur, i gjerë, plot dritare mbi avlli dhe kopsht. Kishte një oda të madhe me shumë dritë, ku hanim dhe flinim, po shtëpia kishte pranë, sidomos, bahçenë me pemë, dardh~, gorica. fiq, kumbulla, thanë. Atje ne rrinim né hije. lexonim libra, hanim ç'të donim dhe sa të donim, të gjitha ishin tonat. Xha Avduli ishte një burrë shumë i mir;, zem:;rxhanan. Nën bahçe kishte një hon të madh, shpellë t

thellë. Atje bënim shumë kujdes. Herë pas bere atje venim me Selamiun. me Selahudinin dhe pastai né mbrëmje zbritnim nga rruga e kalasë, për né pazar dhe i binim xhadesé deri poshtë te bostani i Xhemaliut.

Xhadeja ishte bulevardi i Gjirokastrës për të (;jithc burrat (jo për gratë) dhe veçanërisht për ne, studentët. Çdo mbrëmje do të shihje togje-togje tè zbritnim dhe të ngjitnim xhadenë, dulce biseduar, duke kënduar, dulce bërë shakara. Një herë vetëm zbritnim dhe ngjiteshim. po herë-herë venim deri te Xhemaliu dhe. gjatti rrugës kishim vende të caktuara ku edhe qëndronim, në rast se lodheshim ose s'donim të shkonim më tej. Një vend yni i preferuar ku ndaleshim, ishte bregu i Velo Xhekos, mbi garazhin aktual nën kishën e Metropolisë, afër shtëpisë së Hysen Pumos, një i marrë që gjezdiste në pazar me një velenxë në kokë dhe thoshte: «Unë qaj, unë qesh». Vetëm këto fjalë thoshte i shkreti plak fatkeq.

Vend tjetër i preferuar për ne ishte më poshtë rrëzë një muri të vjetër, përballë shtëpisë së shokut tonë Siri Shapllos, që kishte baba xha Haxhi Shapllon*, *( Në Ditarin e tij, më 5 dhjetor 1977, shoku Enver Hoxha, ndër të tjera shkruan: «Të gjithë fëinijët e xha Haxhi Shapllos ishin të mirë, në radhë të parë Siriu, i cili ishte më i madh nga unë... megjithatë kurdoherë shkonim tok... Në pushime mblidheshim dhe së toku me Ikbalin e me Zijanë, vëllezërit e Siriut... bënim shëtitje në xhade, uleshim në shumë vende, ia merrnim këngës labçe...».) një patriot të mirë, telegrafist. Vend që shkonim shpesh ishte, gjithashtu, bregu ku sot janë varret e rilindësve dhe pastaj vinte etapa e fundit, bregu i evgjitëve.

Në kohën e shëtitjes ata që donin të takoheshin me grupin tonë, mund të na gjenin o në xhade, o në ndonjë nga këto vende. Këtu ne diskutonim dhe shumë herë ia merrnim labçe.

Sa ishim në Liceun e Gjirokastrës, nuk venim kurrë në kafene, se kishim turp, por, kur vajtëm në Liceun e Korçës dhe ktheheshim në verë në Gjirokastër, kur ngjiteshim lárt pas shëtitjes, diku venim pinim nga një kafe te Cile Muka, natyrisht, kur kishim nga ndonjë lek, se kur nuk kishim, i thoshim shërbyesit Ismail, një burri të vogël: «S'duam gjë sot» dhe ai e kuptonte që ishim trokë. Xhaxhai, kur kishte, si të ndodhte, më jepte nga një gjysmë o një lek ditën. Ky ishte gjithë «hashllëku» im i studentit.

Ngandonjëherë dilnim me Elmazin nga bregu i teqesë së baba Hasanit. Në tyrben e baba Hasanit ishte një gur i gjatë «i shenjtë» që gjoja rritej çdo vit. Paratë e mekameve i mblidhte dhe i ruante një dervish, Mehmeti, një njeri pis dhe gojëfëlliqur me famë. Një ditë ai rrinte mbi mur dhe na shikonte ne që shkruanim mbi «gurin e shenjtë». «Ç'bëni atje, mor dobiça», na tha ai dhe na shau nënat. Ne u nxehëm dhe i thamë: «Mjekërderr, pse shan?». Ai u hodh nga muri të na kapte, po unë ia vesha me një plloçë, bllaf ! Mu në plëndës. Dervishi u rrëzua dhe atëherë ne ua dhamë këmbëve me sa mundëm. Të nesërmen ai kishte zënë xhaxhanë dhe i qe ankuar ç'i bëmë, por ne e sqaruam plakun se ai na shau nënat.

Shëtitjet tona, kur vinim nga Korça në verë, bëheshin edhe në breg të lumit, nën rrape afër ingjireve me Skënder dhe Masar Topullin, me Emin Shtinon, Shaban Çuçin, me vëllanë e Eminit e të tjerë. Shabani na zinte peshq, që i tiganisnim mu atje dhe i hanim. Ishin gjëra të këndshme. Kam edhe fotografi, më duket, në album nga koha e këtyre shëtitjeve.

Një ditë Reshat Totoja, Bedri Spahiu dhe unë vajtëm në qersën e Reshatit dhe po hanim fiq. Atje na erdhi njëfarë Mufit Pirushi, gjiton i Bedriut dhe moshatar me ne. Si duket do të ishin zënë më parë me Bedriun, prandaj ai erdhi në qersë, që të zihej prapë me të. Bedriu, sic po hanim fiq, e pa, zbriti nga fiku, shkoi te Mufiti dhe u kacafytën. Sa të zbritnim ne t'i venim në ndihmë Bedriut, Mufit Pirushi nxori thikën dhe ia futi në zverk Bedriut, i cili bërtiti: «Më vrau Mufiti». Ne u hodhëm nga fiku dhe pamë që Bedriut i rridhte gjak. I thashë Reshatit t'ia lidhte me shami e ta merrte shpejt në krahë, kurse une u nisa me vrap të ndiqja «Qerozin», pse Mufit Pirushi, që kishte sëmundjen e kacidhes në kokë, po ikte me vrap. S'e arrita dot, po një gur të fortë e hëngri në krah. E shpumë me të shpejtë Bedriun te doktor Kamberi në mëhallë, i cili ia lidhi dhe tha: «S'ka gjë, sa e ka gërvishtur pak thika». Ne, natyrisht, u alarmuam, e mori vesh çështjen xhandarmëria dhe e arrestuan «Qerozin». Na morën edhe ne në pyetje dhe, natyrisht, do të venim edhe në gjyq të dëshmonim. Mbaj mend se ishim shumë të emocionuar ditën e gjyqit. Salla ishte mbushur me shokë që dëgjonin. Na thirrën me emra, si Reshatin dhe mua. Na vunë të bënim betimin mbi Kuran dhe pastaj treguam si u zhvillua ngjarja. Nuk di se sa javë u dënua «Qerozi».

Si të gjithë djemtë e qytetit, edhe unë dua të shpreh këtu ndjenjat e mia dhe të tregoj se sa shumë e kam dashur qytetin tim*, *( Pas Çhrimit, shoku Enver Hoxha e vizitoi Gjirokastrën për herë të parë në tetorin e vitit 1947. Më 3 tetor të atij viti, dulce folur në një miting të madh të popullit, ndër të tjera ai tha: «Lufta më kishte ndarë nga ju, por zemra ime, shpirti im ishte me ju. Qyteti im i dashur, ku kam lindur, ju kalldrëme me gurë, dhe ju shtëpi të vjetra me dërrasa, që keni qenë gjithë bota ime dhe gëzimi im i kohës së vegjëlisë, ju mëma plaka, motra dhe vëllezër të Gjirokastrës, që më keni rritur, që më keni këshilluar, që më keni qortuar dhe gëzuar kur kam qenë i ri, një mall i madh më kishte marrë për ju dhe sot jam thellësisht i emocionuar nga gëzimi që ndiej.

Qyteti im i dashur ku kam lindur, është e vërtetë se të shoh për herë të parë, pas kaq vjet lufte të madhe, ku luhej e ardhmja dhe fati i popullit tonë, por ti ke qenë në çdo kohë në zemrën dhe në mendjen time. Lufta jote heroike e çhrimit ishte për mua model i shkëlqyer, ishte shembulli që duhej të ndiqja deri në vdekje, si djali yt që isha». (Enver Hoxha. Vepra, vë11. 4, f. 227-228.)) rrugët, rrugicat, sokakët, sheshet me gurë, shtëpitë e vjetra me dërrasa, avllitë e tyre, kopshtet me kumbulla të egra, me gurë e me ferra, ku kam ecur, kam bredhur e kam kërcyer në to. Çuditërisht tash që më kaloi mosha, kur rri e kujtoj Gjirokastrën, më vijnë ndër mend të gjitha, të gjitha, kaloj me imagjinatë në rrugicat, në sokakët e qytetit dhe them me vete : «Ja, atje rrirnte filani, ajo shtëpi ishte e atij, atje rrinte filan shoku im, i zoti i asaj shtëpie ishte një ters, filan shtëpi nxinte, dera qëndronte kurdoherë e mbyllur etj.». Që në vegjëlinë time u lidha me qytetin, me njerëzit, me shtëpitë, me rrugët, me gurët. Çdo gjë për mua atje është e dashur, çdo gjë rron dhe nuk shuhet, ka mbetur e pashlyeshme. Të gjitha ato janë pjesë të atdheut, për të cilat më është rrënjosur ajo dashuri e madhe si për mbarë atdheun, për tokën e për çdo gjë që rritet, që lind, që përtërihet, e mbështjellë me kujtime, me gëzime, me brenga e me hidhërime. Të tilla janë edhe kujtimet që lidhen me sëmundjen e pashërueshme në atë kohë të vëllait.

Doktorët e këshillonin xhaxhanë dhe anenë që Beqirin, në behar, ta çonin diku për verim, prandaj ata bënë ç'bë në, mor ën para hua, ndihmoi ca edhe dajkoja dhe e çuan tri herë për klimë, një herë në Çajup, një herë në Dhoksat dhe një herë në fshatin Stegopul. Me ta vajta dhe unë.

Kur vajtëm në Çajup, më kujtohet se e patëm ca vështirë, pse atje nuk kishe ku të flije, nuk kishte asnjë kasolle, pale shtëpi. Dajkoja i bleu anesë një çadër të madhe dhe një mëngjes u nisëm me kuaj. Çdo gjë e morëm me vete nga shtëpia. Kaluam nga rrëza e Topalltisë dhe u ngjitëm për në Erind. Ne ishim kaluar, xhaxhai dhe qiraxhinjtë ecnin në këmbë. Ishte hera e parë për mua që kaloja fushën e Gjirokastrës dhe isha i gëzuar që më në fund do të shikoja nga afër ato fshatra të bukura të Lunxhërisë, që i shikonim nga larg, nga shtëpitë e Gjirokastrës dhe mësuesi ynë i fillores, Arshi Çabeu, na kishte mësuar t'i numëronim me radhë pa gabuar.

Lunxhëria, në jetën time të rinisë, ka qenë një kopsht i bukur, i lulëzuar, me pemë, me hije, me ujëra dhe me kroje, me burime të freskëta, me prodhime të shumta, me njerëz të dashur, të ndershëm dhe punëtorë. Mos vallë kjo është vetëm fantazia ime e re romantike nga leximet dhe mësimet e mësuesve, apo ëndër rimet e mia nga penxheret e shtëpisë, që orë e çast shihja përpara syve Lunxhërinë e pyllëzuar, me majat e maleve të mbuluara me borë në dimër, apo fshatin Qesorat me shtëpi të bardha? Nuk mund ta mohoj që fantazia ime punonte, por nuk ishte vetëm kjo. Me Lunxhin, lunxhjotët dhe lunxhjotet ishte lidhur ngushtë jeta e qytetit të Gjirokastrës. Lunxhi furnizonte qytetin me zarzavate dhe fruta të ndryshme. Çdo të hënë dhe çdo të premte, në ato kohë të largëta, bëhej pazari në Gjirokastër . Bakalli dhe zarzavatexhinjtë e qytetit dilnin që me natë, zinin ur ën e lumit Drino dhe që atje akaparonin një pjesë të prodhimeve që sillnin lunxhjotët në pazar. Mua, që të vogël, më merrnin pleqtë me një shportë ose torbë dhe shkonim në pazar, që bëhej në kopshtin e xhamisë së teqesë. Pleqtë e mi i njihnin me emër lunxhjotët dhe lunxhjotet. Ata nuk bënin kurrë pazarllëqe të gjata me ta, blinin ç'na duhej, m'i ngarkonin mua në krah dhe i çoja në shtëpi para se të veja në shkollë.





Është e kuptueshme që stina e verës ishte e këndshme pse më zinte dhëmbi nga ndonjë fik, dardhë a goricë, ndonjë grusht thanë dhe këto i haja gjatë rrugës, duke shkuar në shtëpi.

Lunxhjotet vinin në qytet dimër e verë, me kostumet e tyre të bukura, të qëndisura me gajtanë dhe këto rroba, sido që të trasha, ishin të shëndetshme. Gratë dhe prodhimet e tyre zbukuronin pazarin, qytetin dhe ngjallnin te ne të rinjtë dashurinë për ata njerëz e për ato male që prodhonin aq gjëra të mira.

Në fshatin e Erindit u ndalëm në krua të pinim ujë e të freskoheshim para se të ngjitnim të përpjetën e Serpentit, me shpella e me gurë, në kërcën e vapës. Fshati ishte i përhapur, me shtëpi të vogla, të varfra, plot haur e. Në çezmë kishte gra që mbushnin ujë me bucela dhe me gjyme prej teneqeje, nga ato që varte në dyqanin e tij në Gjirokastër Malo Teneqexhiu. Nëpër këmbë të grave shihje edhe kalamanë si unë e më të vegjël se unë. Kujt mund t'i shkonte ndër mend atëherë se nga këta kalamanë të zbathur do të dilnin heronjtë e Luftës Nacionalçlirimtare, Mihal Duri dhe Misto Mame, të cilët do të bëheshin







shokët e mi dhe do të luftonim së toku në rrugët e Tiranës e të Pezës, kundër okupatorit italian dhe për idenë e madhe të komunizmit e të çlirimit të atdheut?

Kur ngjitëm Serpentin dhe dolëm në qafë, një pamje madhështore na u hap përpara. Ishte i famshmi Çajup që ëndërronim. Një fushë e bukur si një sini e madhe, e rrethuar me male, e gjelbëruar dhe plot me lule të verdha trëndeline. Matanë qafës nxinte një pyll i vogël. Në atë vend do të rrinim, se atje ishte çezma me ujë të kristaltë e të ftohtë si bora, për të cilin njerëzit në Gjirokastër thoshin: «Oftikaqarët (tuberkulozët) ai ujë o i shëron, o i qëron». Shpresa jonë e madhe ishte që të na shërohej vëllai.

Plaku me qiraxhinjtë ngritën çadrën. aneja rregulloi brenda krevatet prej kanavace, vuri mbi jorganët tanë edhe velenxat e dimr it, pse natën atje bën ftohtë edhe në verë. Natën e parë fjetëm si fjetëm, por gjumi ishte i lehtë. Në mëngjes plaku me qiraxhinjtë shkuan në pyllin atje afër dhe prenë disa degë të gjata për të ndërtuar një tendë, ku do të rrinim ditën në diell. Në tendë do të hanim drekën që na përgatiste aneja. Në Çajup s'kishte njeri veç nesh dhe një çobani me një kope bagëtish, që e kishte vathën ca më larg, kishte edhe një kasolle të mbuluar me degë pemësh si tenda jonë. Xhaxhai vajti bëri një copë herë muhabet me të dhe dolën të njohur. Ai ishte nga Kurveleshi. Xha Sulo e thoshin. Xhaxhai ra dakord me të që ai të na shiste qumësht çdo mëngjes dhe ndonjë mish, kur të therte. Ai erdhi u poq me ne tok me një djalë të vogël të moshës sime, që e quanin Muharrem. Një djalë tjetër më të madh e kishte lënë me kopenë që kulloste në mes të fushës. Ne u miqësuam me ta sa ndenjëm në Çajup. Ushqimet do të na i dërgonte xhaxhai nga Gjirokastra në tri-katër ditë një herë me qiraxhi, ose me ndonjë fshatar nga fshatrat e Zagorisë, që kalonte andej.

Jeta në Çajup, natyrisht, ishte monotone, por klima ishte e mrekullueshme. Vëllai po çelej dita-ditës, kollitej më pak dhe ne ishim të gëzuar. Ujët ishte aq i lehtë dhe aq i ftohtë, sa nuk e mbaje aot dorën. Oreksi na u shtua.

Ne kishim marrë edhe disa libra me vete, unë nga të shkollës, vëllai libra të Fan Nolit, «Bagëti e bujqësia» të Naimit, «Baba Tomorin» e Çajupit etj.

Unë me djalin e xha Sulos, bridhnim lirisht në fushën e bukur me bar të Cajupit. Xha Suloja na bëri nga një shkop, u miqësova edhe me qentë, u hidhnim atyre bashkë kaçamakun dhe rrinim ruanim dhentë. Kur i milte xha Suloja, na jepte ca kulloshtër. Ai na mësoi të bënim edhe kokorrethë të vegjël me trëndelinë të verdhë, të cilët, kur u kthyem, i mora në Gjirokastër dhe i varëm në mur.

Kur vinte edhe vëllai te xha Suloja, ia merrnim labçe. Vëllai ia merrte, xha Suloja ia kthente, ne me Muharremin ia mbushnim. Xha Suloja këndonte në mes të tjerash këtë këngë:



«O Gjolekë Labi Kuçe, Ke dalë në Shur të Kuçe Këmisha mbi gju hajduçe, Varur pallën mbi supe, Pallë e bukur me xullu f e Pallë e larë, vetëtimë Ç'i rrih Gjolekës pëqinë».





Nganjëherë unë recitoja me zë të lartë pjesë nga «Bagëti e bujqësia». Xha Suloja i dëgjonte vargjet me vëmendje dhe i shijonte shumë. Ai thosh: «Sa bukur e ka stisur». Nganjëherë më thoshte: «Filloje andej»:



«... ku i bie bariu xhurasë, Ku kullosin bagëtia Ku mërzen cjapi me zile, Atje i kam mend e mia».



«E ka qarë Naim Beu këtë», - thoshte xha Suloja dhe merrte fyellin i binte edhe ai cules me të qarë.

Kështu kalonin ditët dhe netët në këtë vend të mrekullueshëm, por të vetmuar, ku në mes të kësaj f-ushe me bar, me lule, me ujë të ftohtë e të pastër, me male rreth e rrotull, me qiellin e kaltër dhe natën plot e plot me yje, rronim vetëm ne dhe kopeja me dhen. Kisha shumë qejf të shikoja fshatin e Çajupit, për të cilin kishim lexuar vjershën që i kishte kushtuar («Fshati im»). Pyesja Muharremin: «E ke parë ti?».

Ai përgjigjej: «Po, po të vesh në qafë, duken Nivani, Sheperi etj.».

- Xha Sulo, - i drejtohesha çobanit, - kur do të vemi në qafë të shohim fshatin që të këndova në libër?

- Do të vemi edhe atje, por pasi të hajë kopeja barin në rregull.

Dhe një ditë vajtëm edhe në qafë e i pamë ato fshatra, të cilave u ka kënduar me aq mall Çajupi.

Kur u kthyem nga Çajupi në Gjirokastër, vëllai dukej më mirë. Aneja ishte e gëzuar dhe thoshte: «Ishalla na shërohet». Por «ishallaja» nuk do t'ia realizonte dëshirën.

Një vit tjetër shkuam në Dhoksat, një fshat i vogël i Lunxhërisë, fshat i bukur, me pemë, me ujë të freskët, me hije të shumta dhe i ndërtuar në brinjë. Ujërat e çezmave malore mblidheshin në mes të fshatit, nën shtëpinë e priftit, në një hauz të vogël. Ky ujë ndahej me vija dhe fshatarët me radhë e shpërndanin nëpër kopshtet e vogla të tyre, ku mbillnin zarzavate, të cilat vinin i shitnin në pazar të Gjirokastrës. Ne vajtëm në Dhoksat me xhaxhanë e me Saliko Reson. Natën e parë fjetëm jashtë, në një lëmë në krye të fshatit. Atje afër ishte një shtëpi e madhe, më e madhja e fshatit, shtëpi e «Kokolit» i thoshin, emër i çuditshëm që e mbaj mend edhe për dy arsye të tjera, pse ne morëm me qira një shtëpi të vogël, të vjetër, me dy dhoma, mu në krye të fshatit e që ishte pronë e Kokolajve dhe, e dyta, se kjo familje kishte një djalë me të cilin luanim së toku. Më kujtohen disa gjëra nga qëndrimi në Dhoksat*, *( Më 15 shtator 1975, shoku Enver, në rubrikën televizive «Të njohim Shqipërinë socialiste», pa një dokumentar artistik për Lunxhërinë, që i zgjoi kujtime për Dhoksatin. I nxitur nga kjo në Ditarin e vet, ndër të tjera ai shkruan: «Ndjeva një gëzim të madh, një emocion të papërshkruar!

1 Më kalonin përpara syve ato që unë kisha në kujtesën time, por këtë herë aq të bukura... Në televizor pashë rrugën e përpjetë që të çonte në krye të fshatit. Po ajo portë prej druri, po ajo sufa me gurë! Oh sa të bukura, fë lyera me gëlqere! Ç'popull artist!... Ç'popull me kulturë!...».) rrushtë e vegjël dhe të verdhë të kopshtit, dhitë kur ktheheshin në mbrëmje në fshat, që e gjenin vetë derën e shtëpisë së tyre dhe e hapnin me kokë e me brirë, çezmën ku veja mbushja ujë nën një «tunel» me pemë në krye të fshatit, plakën e varfër të marrë, teto Hajdhon, dhe gotën me apistja të hidhur që çdo ditë e ziente xha Salikoja dhe unë isha i detyruar ta pija esëll, pse «ishte për fuqi».

Një vit tjetër vajtëm me vëllanë përsëri për tebdilhava në Stegopul. Kjo ishte hera e fundit, para se të vdiste i shkreti. Ne zumë dy dhoma të vogla me qira te shtëpia e motrës sé Urani Rumbos, që ndodhej né perëndim të fshatit. Më parë do të ngjiteshe dhe do të arrije né dyqan, do të ngjiteshe përsëri dhe, duke kaluar nga një rrugë nëpër pyll, do të zbritje prapë deri te shtëpia e doktorit të Matit. Kjo ishte mëhalla ku qëndr uam ne, mëhallë që kishte nja 4-5 shtëpi, kryesorja e të cilave ishte ajo e doktorit. Ne u miqësuam me njerëzit, venim edhe te doktori me vëllanë. Derën atje na e çelte një vajzë e re pak më e madhe se unë, me leshra të verdha dhe të dredhura. Atë e quanin Viktori. Më vonë, kur u rrit, Viktoria u martua me mësuesin tim të violinës, Pano Hidon.

Ç'më kujtohen nga Stegopuli? Jo shumë gjëra. Më kujtohen bisedat,e përditshme të anesë me motrën e Urani Rumbos, dyqani afër rrapit të madh, një kafene e vogël, ku vëllai, kur bënte ndonjë shëtitje, ulej dhe hanim nga ndonjë llokume të tharë e të kuqe, bënim sehir priftin dhe ndonjë fshatar, që luanin tavllën me zare, një tavëll e nxirë dhe plot dhigël si kamillafi, mjekra e priftit dhe gishtërinjtë e tij me thonj të paprerë e të zinj.

Njëherë, kur u kthyem nga Liceu i Korçës, organizuam me Aqifin, Selahudinin, Sirinë, Asllanin dhe shokë të tjerë edhe një shëtitje né fshatin Qesorat, né vendlindjen e Koto Hoxhit*. *( Në Ditarin e tij, më 15 shtator 1975, shoku Enver, ndër të tjera shkruan: «Qesorati i mësuesit të nderuar, xha Kotos. Oh, sa më ka marrë malli për shkollën e tij!...».) Ne e kaluam ditën né hije buzë krojeve. Më kujtohet edhe kënga që këndonim, ndodhi e këtyre fshatrave





«...O Hamit Gugë levendi, Në Sopot t'u pre derveni».





Këto ishin disa nga kujtimet e mia të kohës sé fëmi. jërisë, të dashur fëmijët e mi. Buzëqeshni po të doni, por nuk ka gjëra të tjera, kështu kalonin vitet e rinisë né atë kohë. Ne atëherë nuk kishim Partinë që kemi sot, që të na edukonte, të na mësonte, të na udhëhiqte né djalërinë tonë, u rritëm, si me thënë, jetimë, pa nënën e madhe Parti, por popullin, që na rriti e na frymëzoi që kur filluam të pinim sisën e mémés, e kishim të pamposhtur.





20 shkurt 1969









UDHËTIM ME «FLUTURIDHË»





Një vit, nuk e mbaj mend mirë datën, por ishte akoma në kohën kur vazhdoja mësimet në Liceun Ne Gjirokastrës, dajkoja më ftoi të veja të bëja pushimet në Fier, ku ai rrinte me gjithë fëmijë.

Gëzimi im ishte i papërshkruar dhe prisja me padurim ditën. Ai i dha xhaxhait edhe të hollat që të më zinte automobilin. Udhëtimet aso kohe ishin shumë të vështira për në Vlorë, ato zgjatnin nganjëherë edhe dy ditë. Të thoshin të dilje që në mëngjes, por automobili nisej në drekë dhe, kur errej, pasi prishej e riparohej disa herë rrugës, shumë-shumë arrije deri në Tepelenë. Këtu, më kujtohet, fjeta në automobil, pse nuk kishte as han, por nuk kisha as para. Çdo gjë ishte llogaritur shtrënguar .për të arritur deri né Vlorë.

Një automobil i vetëm ekzistonte atëherë dhe pronari i tij ishte Namik AlitSa. Ky ishte në mesoburrë, korrazi nga fytyra, njeri punëtor, jo i pasur. I kishte vdekur gruaja dhe dica vite më vonë ai u martua me çupën e baba Çenit, Munimenë. Namiku ishte i pari që bleu këtë kamïOn italian, natyrisht, të përdorur. Automobili i Namikut ishte një ngjarje me rëndësi per Gjirokastrën, siç ishte edhe mulliri i blojës i Foto Tolës.

Mulliri i Foto Tolës, një makinë e vjetër «hamoqellë», siç thoshim në Gjirokastër, ishte vendosur në një palo barakë, nën Sheshin e Çerçizit, që në atë kohë nuk quhej kështu dhe nuk kishte as mure, as ovoro, por ishte një rrëpirë e keqe. Mulliri u inaugurua një mëngjes të bukur me një ulërimë sirene aq të fuqishme, sa çuditi dhe shqetësoi gjithë qytetin, banorët e të cilit dëgjonin per herë të pare një gjë të tillë. Më kujtohet se atë dite do të nisesha per në shkollë, kur ia filloi ulërima. Aneja bërtiti dhe së toku shkuam me vrap e në penxhere. Ajo thoshte:

- Ç'është kjo gjëmë? Ç'është kjo ulërimë? Bobo, ç'na ngjau në Gjirokastër! Mos dil të keqen, sa të merret vesh ç'është, se mos të të ngjasë gjë, - më thoshte mua.

- Do të dal, - i thashë, - mos ki merak per mua, të vete të shoh, të marrim vesh ç'është.

Kjo ishte sirena e «fabrikës» së pare të Gjirokastrës.

Të vijmë tash përsëri te kamioni i pare. Namiku i kishte vënë edhe emër makinës, e quajti «Fluturidha». Shoferi i saj, që quhej «Arapi», ishte i famshëm per zotësinë e tij dhe per vesin që pinte e shante si shumë shoferë të asaj kohe. Ishte i zi nga fytyra si dhe i zoti i kamionit, xha Namiku.

Kamioni, pra, atë ditë mezi u bë gati, kur dielli ishte ndonjëzet pashë lart në qiell. Ne zumë vend të gjithë mbi dengje, mbi thasë, mbi kasona; as e merrte vesh i pari të dytin, shtypur sa s'merrnim dot frymë, koka na prekte mushamanë dhe detyroheshim ta përkulnim në gjoks.

- U shtypëm, do të na zihet frima, mor xha Namik, - i thoshim.

- Mos kini merak, - na përgjigjej ai, - zával do të kini sa të nisemi, pastaj rrugës çdo gjë nga gropat do të rregullohet, do të shtipen plaçkat, dengjet dhe do të gjendeni si mbi çilte.

Në fillim xha Namiku udhëtonte edhe vetë pranë shoferit. Rrugës ai as që pyeste fare ç'bëhej brenda në makinë, ku kishte njerëz që villnin e më të moshuarit dhe gra që vuanin. Ai në mes të rrugës e ndalte makinën, bisedonte me ndonjë udhëtar, i merrte qiranë dhe i thoshte: «Hip pas shpejt, se më more kohë». Kështu veproi gjatë gjithë rrugës, derisa arritëm në Tepelenë, ku na zuri nata.

Né Tepelenë në atë kohë nuk kishte veç një poste xhandarmërie dhe disa baraka. Atje frynte një ere e marra që të ngrinte nga vendi. U karkallosëm nga era, pse ishim të detyruar të zbritnim dhe të lëviznim ca këmbët e duart, se na ishin mpirë e ishim bërë helaq. Por gëzimi im ishte i madh, isha i ri, s'doja t'ia dija. Fjetëm atë nate brenda në «Fluturidhë». Në mëngjes po ajo këngë: «Nisemi tash, ja dhe pak, se presim dikë, ja se Arapi ha bukë, ja se u ça goma» etj.

Afër drekës u nisëm per rrugë. Filloi ngjitja, Salaria, frenat që rënkonin, pluhuri që të mbyste e të nxirrte zorrët, kënga e «Arapit» që sokëllinte dhe frika e hajdutëve që mund të na pritnin rrugën. Kusarët, si Shaqo Llapi, Mero e Hamit Lamçja, Sulo Bega e të tjerë, u pritnin rrugën automobilave dhe u merrnin udhëtarëve parate dhe plaçkat. Me një fjalë i rripnin. Unë s'kisha frikë nga një gjë e till-è, pse isha i vogël, s'kisha asnjë lek në xhep, vetëm një bohça të vogël me ndërresa. Prandaj ma kishte qejfi të shikojase si pritej rruga nga hajdutët. Kur kërcitnin frenat dhe ndalej «Fluturidha» në ndonjë kthesë, një grua nga fundi i kamionit bërtiste «hajdutët»!

- Jo, moj motër, - i thoshte një burrë që bënte kryq, - mos u tremb, ç'ke që na i ben ters rrugën.

Në çdo çezmë e në çdo vijë «Arapi» ndalte makinën dhe i «potiste»* *( Ujiste. Këtu ka kuptimin i hidhte ujë.) motorin, që lëshonte tym sikur të kishte marre zjarr. «E kanë si njerëzit edhe makinat, - na thosh «Arapi», - kur ngjiten, dërsijnë dhe duan ujë të pinë, se kanë etje».

Te rrapi i Sevasterit u bë një pushim i gjatë. Njerë zit dhe makina aty çlodheshin, pushimi ishte i merituar, se dilnim nga kamioni të bardhë. Edhe unë isba bërë si të tjerët, sikur kisha dalë nga mulliri i Çiços në Virua, ku kisha vajtur një herë me mushkë me Resulin (Culen) e xha Faros për të bluar kallamboq. Një nga një zbritëm në çezmë, shkundëm pluhurin e rrobave, hoqëm palltot, përveshëm duart, lamë fytyrën dhe pimë nga ai ujë i pastër, i qartë dhe i ftohtë akull. Pastaj nxora atë bukë e djathë që më kishte dhënë aneja dhe fillova ta haja me oreks. Atje ishte dhe një palo barakë që shiste birrë. Birrat e ftohta në çezmë i pinin njerëz si «Arapi», nga dy-tri shishe. Thosha me vete: «Ama këta shoferët vagabondë janë, s'mendojnë fare, të gjitha ç'fitojnë, i prishin».

Një burrë, kur pa se «Arapi» s'pushonte së piri, i bërtiti:

- Arap, për kokën e plakut mos pi më, se na more më qafë, do të na hedhësh nga ndonjë buzë!

- Mos kini merak, - ia ktheu «Arapi», - vetëm kur pi nuk më dridhen duart, prandaj në do të veç shëndoshë në Vlorë, paguajmë një birrë. Ne qeshnim dhe e admironim «Arapin». «S'ka shofer si Neki Arapi», më vonë thoshim edhe si Arshi Rucaj, si dhe Pandeliu dhe Arseni. Këta ishin shoferët nga më të shquarit e kohës së dialërisë sime.

Ia hipëm prapë makinës, lamë pas freskinë e rrapit dhe të çezmës së Sevasterit, të përpjetat dhe grykat e Salarisë, frikën e hajdutëve dhe u futëm në zonën heroike të ëndrrave tona. Po i afroheshim Vlorës trime. Isha kurioz dhe nga brenda kamionit, si nga një tunel i errët, shikoja me kureshtje të madhe malet, kodr at, prisja të shikoja pyjet e ullinjve që na i kishin mësuar në shkollë. Kërkoja mos gjeja po atë vend të ullinjve të librit të Justin Godarit, një francezi që kishte ardhur në Gjirokastër, të cilin ne të vegjlit, që na nxorën në shesh me shkolla, e pritëm me lule. Godari bëri një libër në frëngjisht mbi Shqipërinë që ne e këndonim në lice. Atje, më kujtohet, kishte një fotografi të ullinjve, ku rrinin refugjatët e shpërngulur e të dëbuar nga vendet e tjera të atdheut nga okupatorët serbë e grekë. Duke pritur të arrinim në Vlorë, ia merrnim këngës:



«Jam vlonjat e jam vlonjat, Zhgabën e kam mëmë e at. Zhgaba trime dykrenore Vend' e saj e ka në Vlorë».





Në mendjen time të vogël kalonin epopeja e Vlorës, trimëritë e Selam Musait, vullnetarët, flamurët, Ismail Qemali, vrasja e Avni Rustemit, Kryengritja e Qershorit, baba Çeni, Idriz Guri, Çerçizi, Marati, Robespieri dhe koka e prerë nga gijotina e Luigjit të 16-të. Më dukej sikur të gjitha këto dhe këta do t'i gjeja në Vlorë. Ishte ëndrra e madhe e rinisë sime që po realizohej.

Natyrisht, në Vlorë arritëm natën dhe «Fluturidha» ndaloi në hotelin «Korça» të Hilmi Cipit, një kushëri i anesë e i dajkos. Atje ishte baza e «Fluturidhës», etapa e fundit e «trenit» Gjirokastër-Vlorë. Kishin dalë plot njerëz që pritnin kush njeriun e tyre, kush një plaçkë, kus-h një letër. Mua s'më priste njeri. Atje takova Beti Sharrën, «Çalamanin», një ish-shok i shkollës qytetëse, që punonte si shërbëtor në hotelin e dajkos së tij. Ai më mori dhe i tha Hilmiut që isha nipi i Shyqyriut, i ciii e kishte porositur për mua të më jepte një krevat në hotel që të'flija dhe të nesërmen me ndonjë automobil të më niste për në Fier. Kështu u bë. Unë fjeta një natë né Vlorë. Hoteli m'u duk si një «pallat». Fjeta në një dhomë me Betin. Krevatet kishin dhe «buzëla», kunupiere, pse atëherë të pinte kunupi në Vlorë. Me të zbritur, na u frynë fytyra dhe duart. I bëmë menjëherë me uthull, por pa fajde.

Unë doja të dilja pak të shihja Vlorën e ëndrrave të mia. Dolëm me Betin nga një sokak i errët në një shesh.

- Ja, - tha Beti, - këtu u ngrit Flamuri.

- Ku? Ku? - i thosha unë.

- Ja, në një shtëpi të vjetër, që tash nuk duket se është errët, në një ballkon prej druri.





- Ku? Ku? - i përsërisja Betit dhe ky çak-çuk me bastun si çalaman, në vend që të më tregonte shtëpinë ku u ngrit Flamuri, më thosh:

- Këtu është hotel «cambino», i një rrufjani italian, që -na bën konkurrencë, pse ka disa vajza të tij që janë të liga dhe tërheqin klientët e hotelit tonë. - Beti ishte kthyer në tregtar.

- Më trego, Beti, detin, - i thashë.

Ai më tha

- Je në vete, është larg skela, ka ferra, gjemba, duhet karrocë, s'vete dot me këmbë. - Kështu që atë natë as Vlorën nuk e pashë dot, as detin.

Në mëngjes herët u çova dhe, pa ngrënë bukë, dola vetë. Kisha etje të shihja Sazanin dhe Karaburunin e këngëve dhe të ëndrrave të mia heroike. Duke u siguruar se një veturë karakatinë «Ford» e Hiqmet Çipit do të nisej nga dreka për në Fier, unë ua mbatha këmbëve me të shpejtë drejt e në skelë dhe që andej ndenja mbi një gur jashtë në breg dhe shikoja Sazanin që na e kishte pushtuar Italia dhe Karaburunin. Nuk ngopesha duke i parë dhe dulce kaluar në kokën time këngët që kisha mësuar.

Ullinjtë, ullinjtë doja të shihja. Kur ia hipa «Fordit», i thashë Hiqmetit:

- Aman, më trego ullinjtë.

- Mos ki merak, më tha ai, se nëpërmes tyre do të shkojmë.

Ç'mrekulli për mua! U habita. Si ishte e mundur? Pyje të tëra me gjelbërim, kurse në Gjirokastër nuk kishte asnjë rrënjë. «Ah, - thosha me vete, - këta vlonjatët janë të zotë të çdo gjëje».

Kur dolëm në qafën e Koshovicës, në zbritje, më bëri përshtypje hyrja e Fierit. Andej dukeshin fusha dhe qyteti, varrezat nga të dyja anët e rrugës dhe rrapet e trasha. E pyesja shofer Hiqmetin për çdo gjë.

- Pse ka dy lloj varresh?

- Nga një anë, - më shpjegonte ai, - janë varret e myslimanëve, nga ana tjetër, ato të të krishterëve. Këto rrape janë shekullore; atje në kodër, mbi këtë lumë që quhet Gjanicë, është shtëpia e beut çalaman me këmbë të drunjtë, që kur ecën ia bën krëk-krëk. Ky këtu është pazari dhe shtëpia e pashait. Të gjitha këto dyqane janë të pashës, zaten gjithë Fieri, - thosh shofer Hiqmeti, është i Vrionasve.

Më në fund arrita në shtëpinë e dajkos, një shtëpi e vogël përdhese me tri dhoma të vogla dhe me një qilar, ku nuk vërtiteshin dot tre njerëz. Rreth e rrotull shtëpia ishte e rrethuar me gardh, në një qoshe ishte një pus, nga i cili ujin për të pirë e nxirrnin me çikrik. Unë u habita, sidomos me një copë të kopshtit, ku kishin punuar bostançe. Atje kishin mbjellë njëfarë kungulli, që s'e kisha parë kurrë. Siç më tha nëndajkoja, ky kungull nuk hahej, po e linin të thahej, e kruanin ,nga brenda dhe e mbanin për të pirë ujë. Të pish ujë me kungull? U habita.

Nëndajkoja u gëzua që vajta, po dajkoja ato ditë më duket nuk ishte atje, ~erdhi më vonë e u gëzua edhe ai kur më pa. Flija në një dhomë me nëndajkon. Ne shtronim çdo mbrëmje pas buke stromët në dhe, kurse dajkoja flinte në krevat.

Ditën e parë të vajtjes në Fier bëra «inspektimin» e oborrit, nxora kokën nga gardhi, në rrugë, u vërtita rreth e rrotull. Në ato kohë atje nuk kishte shumë shtëpi, kishte kasolle prej balte. Afër shtëpisë së dajkos ishte një sqtëpi e madhe me dy kate. Ajo ishte e Gurgait nga Gjirokastra që kishte nja dy-tri çifligje. «Gurgenjtë janë vagabondë, thoshte dajkoja, i ,prishin paratë me gra e në kumar». Në anën tjetër të shtëpisë së dajkos ishte shtëpia e Nazmi Skëndulit, një tjetër gjirokastrit «që kishte gjetur Myzeqenë» dhe merrte iltizam çifligje nga bejlerët. Edhe ai kishte shtëpi të re të madhe, dykatëshe. Ne atje venim disa herë për drekë dhe për darkë, pse Nazmiu ishte ortak në allishverishe me dajkon, kurse te Gurgenjtë nuk venim asnjëherë.

Më duhej të gjeja ndonjë shok, me të cilin të dilja ose të luaja. «Të njoh unë», më tha nëndajkoja dhe një ditë shkuam në «Çeligrad», që ishte aty afër, në anë të qytetit, në një shtëpi të vogël përdhese me baltë, por me lule në të hyrë dhe të pastër brenda. Atje na priti në familje një djalë i shtëpisë, me të cilin u njoha. Ai mësonte në Shkollën Teknike në Tiranë, luante edhe f utboll. Kështu që mjaft herë ne dilnim me të në «Çeligrad» dhe luanim me top pasdreke me çunat e tjerë fierakë. Dajkoja, që ishte i kursyer, më thosh: «Mos luaj shumë, se të shqyhen këpucët». Po çfarë të bëja tjetër?

Unë veja në dyqanin e dajkos, dyqan i thënçin! Ishte një nga ato dyqanet e vogla, pronë e pashës Vrionas, me taraba prej dërrase dhe me dysheme e mure prej balte. Kishte dy hyrje në dy rrugë, pse ishte në qoshe. Në mure kishte disa sergjene dhe në sergjene disa plaçka. Më kujtohen vetëm disa pasqyra të vogla rrumbullake, me nga një fytyrë gruaje nga pas. Këtë farë «malli» dajkoja e kishte blerë në Vjenë, kur vente takonte djalin e tij, Zihninë, që e kishte dërguar për studime. Në dyqan rrinte kurdoherë Sotir Goga, kështu më duket se e quanin. Ai ishte një fshatar nga Myzeqeja, i hollë e i gjatë. Sotiri ishte i dashur, mua më donte dhe që ditën e parë më tha: «Zgjidh një pasqyrë të vogël dhe mbaje me vete të shikohesh». M'u duk sikur ç'më dha.

Një mbrëmje tek po bisedonin në dyqan dajkoja me Sotirin, ky i fundit i tha:

- Shyqyri, ta marr edhe Enverin nesër në Roskovec?

- Merr e, - i tha dajkoja.

Unë u hodha përpjetë nga gëzimi. Do të veja në Roskovec! Se ç'ishte Roskoveci, as që dija gjë, po nuk më zuri gjumi atë natë dhe në mëngjes herët erdhi Sotiri me një qerre që tërhiqej nga dy buaj e më mori. Për herë të parë hipja në qerre. Sotiri ngiste qetë me hosten, rrotat rënkonin. Ne venim në Roskovec të bënim pazar . Sotiri do të blinte rrush për të bërë verë për dyqanin dhe kush e di edhe me kë do të takohej. Arritëm në Roskovec, ku nuk kishte veçse disa baraka të vjetra, por bëhej pazar i madh, kishte mjaft popull që shiste dhe blinte. Sotiri piqej me njërin e me tjetrin, bisedonte me fshatarë me takije në kokë. Më në fund ai bleu tre kosha me rrush të kuq, i ngar kuam mbi qerre dhe morëm r rugën e kthimit. «Mos u kurse fare, - më thoshte Sotiri, - ha rr ush sa të duash, se agai ka». Unë s'kisha parë kurrë kaq shumë r rush. Hëngra disa kopanë sa u vela. Ky udhëtim në Myzeqe mbeti i paharruar për mua, sic. më ka mbetur në kujtesë edhe një dasmë.

Sotiri më mori edhe një herë tjetër, vajtëm në një fshat, më duket në Marinëz, ku bashkë edhe me kushëririn dhe shokun tim të vegjëlisë, Sado Gamin, morëm pjesë në dasmën e djalit të xha Janit, që më duket e quanin Joti. Prapë ia hipëm qerres. Më kujtohet si tani toka e çarë atë vit nga thatësira, një numër kasollesh me baltë, fshatarë të ulur grumbull në shesh, në baltë, që pinin dhe këndonin. Ngandonjëherë ngriheshin dhe kërcenin. Unë rrija në një sofër me Sotirin dhe ia bëja «eeeee», kur dasmorët këndonin. Që atëherë më pëlqeu e më pëlqen shumë kënga dhe vallja myzeqare. Fshatarët ishin të dashur, herë pas bere më përkëdhelnin e më përqafonin dhe një plak bënte ç'bënte, më vinte takijen e tij mbi kokë e më thosh: «Do të të bëj myzeqar».

Kur bëhej pazari në Fier, unë kisha shumë qejf të veja të shikoja, shëtitja sa andej-këndej, i pyesja fshatarët «sa e shet këtë» «sa e shet atë», por nuk kisha gjë për të blerë. Ngandonjëherë nëndajkoja më jepte ndonjë lek dhe me ta blija fruta. Ditën e pazarit vinin shumë fshatarë në këtë qytet. Pazari bëhej afër shtëpisë së pashës së Vrionit, ishte në një shesh, ku kishte dhe disa pemë të larta me hije. Nga njëra anë e pazarit ngriheshin muret e larta që rrethonin bahçenë dhe pallatin e pashallarëve, mure të errëta dhe misterioze për mua, asgjë nuk dukej nga jashtë, veç pemëve të larta. «Këtu rrinë gjakpirësit e popullit, thosha me veten time, - kush e di ç'bëhet prapa atyre mureve».

Nganjëherë Sotiri nga penxherja e dyqanit më thosh: «Ja, ky është Qemal bej Vrioni, ky është Kahreman Beu, na e rropnë lëkurën». Ku t'i shkonte në mendje fshatarit myzeqar, Sotirit, se çuni me të cilin po bisedonte dhe ai po i hapte zemrën, do t'ua merrte hakun atij dhe gjithë fshatarëve të Myzeqesë, duke u prerë kokën Qemal Beut dhe gjithë bejlerëve të Vrionit dhe se të tjerët do t'i shfarosnim përgjithmonë? Por kërdia do të bëhej më vonë kundër feudalëve.

Né Fier, dulce punuar, për herë të parë fitova disa lekë, pikërisht 25. Ja si i fitova: Atje ishte avokat Rasim Hoxha, nga soji ynë, babai i Shpresës dhe i Muhametit. Muhameti ishte më i madh nga unë, ai mësonte né Francë. Si Rasimi dhe djemtë ishin fodullë. Vetëm Shpresa nuk ngjau fare me ta. Ajo doli partizane, u bë komuniste e mirë, luftoi me kurajë edhe kundër pjesëtarëve të familjes, të cilët nuk qenë me ne.

Pra, një ditë xha Rasimi më tha: «Hajde né zyrë të më kopjosh disa shkresa». Dhe unë vajta, shkrova e shkrova me ditë të tëra dhe, kur i mbarova, ai më dha 25 lekë, më mori edhe për drekë né shtëpi, pse kishte ardhur Muhameti nga Franca. «MI jep të t'i ruaj lekët», më tha nëndajkoja, por unë nuk ia dhashë dhe i prisha sa ndenja né Fier.

Me afrimin e hapjes sé shkollës u ktheva né Gjirokastër me kujtime të mira nga pushimet.