ENVER HOXHA



VITE TË VEGJËLISË





Kujtime

Për Gjirokastrën







I

QYTET KËSHTJELLË





THESARE

TË ARKITEKTURËS POPULLORE



Dëshiroj të tregoj disa kujtime për vendlindjen time, Gjirokastrën. Këto kujtime janë më tepër të Dperiudhés sé vegjëtisë dhe të rinisë sime té hershme. Jo vetëm unë që kam lindur atje ndiej një kënaqësi të veqantë kur i sjell ndër mend, por edhe cilido tjetër që viziton Gjirokastrën ndien kënaqësi, pse shikon né të një qytet vërtet të vjetër, por tè ndërtuai- me aq shije, sa të habit për zotësinë e ndërtuesve të tij.

Kur isba i vogël, nuk kanë ekzistuar tek unë hëto përshtypje që kam tash për vendlindjen dhe kjo ështé e natyrshme. Tash unë kam pale a shumë një kulturë më të gjerë për problemet, për historinë, si dhe për ndërtimet në përgjithësi. Puna e Partisë gjatë disa dekadave, si dhe studimet e leximet që kam bërë dhe bëj, më kanë dhënë mundësinë që përshtypjet e mia të vegjëlisë t'i gjykoj në një kuadër më të gjerë politile, kulturor e shoqëror. Sa vlerë kanë këto shënime varet, se ato kanë më shumë karakter personal dhe janë të një periudhe para se të fitoja ndërgjegjen revolucionare. Por për mua këto kujtime janë të dashura e të rëndësishme, sepse unë hodha hapat e parë të trupit, të mendjes e të ndjenjave né këtë qytet. né shtëpitë e sokakët e tij të gurtë, u rrìta dhe mora mësimet e para të jetës né rrethin tim familjar. të mësuesve e shokëve të shkollës, né mes njerëzve të thjeshtë tè mrekullueshëm të vendlindjes sime.

Këtu desha të theksoj se po i futem kësaj pune për të shkruar kujtimet e vegjëlisë e të rinisë me insistimin e Nexhmijes, që i ka dëgjuar me dhjetëra herë né bfsedat tona familjare dhe po i shkruaj ashtu siç më vijnë. jo me pretendimin për t'i botuar. por për t'ua lënë fëmijëve të mi, si dhe nipërve e mbesave. që të njohin edhe këtë pjesë të jetës sé babait e gjyshit të tyre, të njohin historinë e vendlindjes sé tij, ashtu siç duhet të njohin edhe historinë e gjithë Shqipërisë e të popullit tonë. Kështu do të rrënjoset né ta, né mendjen e zemrën e tyre. e fortë dhe e pashlyeshme gjithë jetën. dashuria për atdheiin. pëlpopullin dhe për Partinë, që ringjalli çdo gjë né \7endin tonë, që edhe monumenteve të vjetra të kulturës popullore u dha freskinë dhe bukurinë e dikurshme, që vuri né dukje meritat e mëdha të popullit shqiptar né të kaluarën. né të tashmen dhe i hapi perspektiva për të ardhlnen.

Më parë do të shkruaj për pamje arkitekturale tI q`'tetit. Natyrisht, arkitekt nuk jam. por. duke e njohur mirë Gjirokastrën që né vegjël1, disa karakteristika të ndërtìmeve të saj, megjithëse pa kompetencë, them se mund t'i shpreh, ashtu siç i kam né sy. né mendje e né zelnër.

Gjirokastra nuk është një qytet i ndërtuar pa kritere. Nuk dua të hyj këtu né lashtësinë e saj. prandaj disa konsiderata do t'i jap vetëm për gjendjen aktuale. e karn fjalën që nga koha kur dola né jetë e këtej. sidomos kur arrita ta kuptoj dhe ta njoh mirë bukurinë e këtij qyteti.







Siç dihet. Gjirokastra është ndërtuar në shpatin e Malit të Gjerë. Kjo i jep asaj një bukuri të veçantë si domos nga ana kur hyn ríë qytet, qoftë ditën, qoftë natën. Ky pozicion nuk është zgjedhur rastësisht nga banorët e parë të këtij qyteti, po ka pasur disa arsye të forta.

Mendoj se një nga arsyet kryesore ka qenë ajo e ruajtjes së fushës, domethënë e kursimit të tokës që prodhon bukën. Zgjedhja e këtij pozicioni nuk i pengonte banorët e qytetit të Gjirokastrës, që merreshin dhe me blegtori, që rritnin me dashuri bagëti të imëta dhe i kullotnin në barin plot aromë të Malit të Gjerë që kishin afër. Një kjo.

Një arsye tjetër e fortë e jetike për ta ndërtuar Gjirokastrën aty ku është, mendoj se ka qenë nevoja e mbrojtjes edhe prej shtypësve të huaj, por edhe nga feudalët e bejlerët, që e kanë pasë sulmuar shumë herë qytetin.

Po të vërejmë me kujdes konfiguracionin e Gjirokastrës, bile që nga fundi i Varoshit dhe deri në Kucullë, Dunavati, Manalati, Palortoja, si pjesët kryesore të saj, janë mbështetur në mal. Kjo do të thotë se krahët qyteti i ka pasur të ngrohta. Përveç mbështetjes në mal, pjesë të mëhallëve janë ndërtuar në kodra, që vijnë duke u ulur në drejtim të fushës. Shtëpitë, pra, kurdoherë janë ndërtuar në pozita superiore dominuese nga mund të vinte sulmi i armikut. Po t'i përfytyrosh mëhallët nëpër këto brigje, si për shembull, Pazarin e Vjetër dhe së toku me Pllakën, bishtin e Hazmuratit ose'bishtin e Cfakës etj., të duket sikur ke përpara formën e një dore, pëllëmba e së cilës është kryesorja e qytetit, kurse gishtërinjtë janë vazhdimësia e tij. Në mes të këtyre gishtërinjve ka, si të thuash, disa boshllëqe që përbënin përrenj, ku banorët nuk bënin ndërtime. Këto përgjithësisht mbaheshin qersa, kopshtije, nëpërmes të cilave kishte dhe ka rrugë që të lejojnë të ngjitesh në qytet. Por kishte edhe boshllëqe ku nuk ka pasur as rrugë. Të gjitha këto vende dominoheshin nga shtëpitë mbi kodra.

Nga ana strategjike i tërë qyteti, sipas mendimit tim, merr formën, si të thuash, të një kështjelle, të cilën armiqtë e kohëve të kaluara, me ato armë që disponoheshin atëherë, e kishin zor ta zaptonin kollaj, në rast se nga ana e banorëve do të organizohej rezistenca kundër tyre. Ar miku ishte i detyruar ose ta sulmonte qytetin së larti, nga mali, gjë që ishte e pamundur dhe e zorshme, pse gjirokastritët e ruanin vazhdimisht malin, ose ta sulmonin anash, ose nëpërmjet boshllëqevè që ekzistonin midis kodrave, mbi të cilat qenë ndërtuar shtëpitë.

Me të tilla kritere ndërtimi mund të thuhet se mendimi strategjik i ndërtuesve të vjetër të Gjirokastrës ka qerië jashtëzakonisht i studiuar, pse mëhallët Cetemel e Palorto mbroheshin nga Përroi i Cullos, lartësitë e të cilit dominoheshin nga gjirokastritët. Në Manalat depërtohej nëpërmjet Sheshit të Zinxhirëve, sic e quanim ne. Duke u ngjitur deri atje dominohej Gjirokastra. Armikun gjirokastritët e kishin, pra, kështu nën vete. Në rast se do të orvatej të futej nëpërmes boshllëqeve që ekzistonin në dy anët e përrenjve ose në buzat nën kodra, ku ndodl shin shtëpitë, ai do të vihej në pusi. E parë në këtë prizë mund të thuhet se ndërtimi i Gjirokastrës merr me vërtetë një karakter të theksuar mbrojtës. Banorët e v tër dhe ndërtuesit e saj të mëvonshëm këtë çështje, mE doj unë, e kanë pasur parasysh në radhë të parë.

Arsyeja e parë që përmenda, ajo e ruajtjes së tokë lidhet dhe sqarohet fare lehtë me kujdesin e treguar nga të parët tanë për të mos e zënë fushën me ndërtesa. Kflet për karakterin sa më ekonomik të banorëve të Gj rokastrës, tregon se këta banorë, që rronin në kushtet një ambienti të tillë, mendonin edhe për mbr ojtjen, edl për bukën, edhe për ushqimin e blegtorisë.

Veprimtaria kryesore e qytetarëve zhvillohej kryesisht në dy drejtime: në bujqësi dhe në blegtori. Natyrisht, aty lindi e u zhvillua krahas tyre edhe artizanati, pse nevojat e popullit për t'u veshur e për t'u mbathur, për sende e për shërbime të tjera duheshin, gjithashtu, plotësuar, por bujqësia dhe blegtoria ishin dy drejtimet kryesore të banorëve gjirokastritë dhe për mbrojtjen e tyre duhej të merreshin masa të vazhdueshme.

Nuk dua të zgjatem më né drejtim të bujqësisë dhe në atë të blegtorisë, por dëshiroj të theksoj ca se ndërtimi i Gjirokastrës për vetë pozicionin tokësor që ka, u nxirrte, gjithashtu, banorëve të saj problemin se çfarë materialesh do të përdoreshin për ngritjen e shtëpive. Është karakteristike se gdo shtëpi gjirokastrite është ndërtuar me gurë. Me gurë, pra, nuk është ndërtuar vetëm Kalaja madhështore e qytetit*, *( Kalaja është zanafilla e qytetit. Në fazën e parë linte jashtë fortifikimet e pjesës jugperëndimore. Kjo pjesë që përbzn fazën e dytë, i përket veprimtarisë ndërtuese të Ali pashë Tepelenës dhe pikërisht viteve 1811-1812.) me bedena të fortë, me pavdekshmërinë e saj si né ndërtim, ashtu edhe me fuqinë madhështore që i jep pamjes sé saj sipër një kodre dominuese gati mbi të gjitha mëhallët e qytetit. Kalaja ndodhet né një pozicion strategjik jashtëzakonisht të fortë kundër sulmeve dhe është ndërtuar né mënyrë që luftëtarët e saj të mund të dilnin fare mirë për të sulmuar armiqtë, né qoftë se këta të fundit do të arrinin të futeshin deri në mëhallët e qytetit.

Kalanë e qytetit shpeshherë e përshkruajnë si një anije ose, siç më duket mua, si një kryqëzor që lundron né një det shtëpish. Them kryqëzor që can valët, pse kalaja, me pjesën e saj të përparme si thikë, merr formën e një kështjelle jo vetëm që mbrohet, por edhe që sulmon përpara. Hyrja kryesore e kalasë, ajo drejt Pazarit të Vjetër dhe né drejtim të fushës, është ndërtuar né formë të ngushtë, e rrethuar me bedena të fortë dhe me dy-tre kate nga brenda për manovrime ushtarake. Kurse fundi i kalasë, nga ana e Dunavatit, është më i gjerë, sepse rreziku nuk mund të vinte nga mali.

Një tipar tjetër karakteristik i kësaj kalaje të famshme, që rrallë ia gjen shoqen né mesjetë, me aq sa kam studiuar unë, është pozicioni shumë i lartë mbi kodrën ku është ndërtuar dhe karakteri jobanues, né përgjithësi, nga zotërinjtë feudalë, por mbrojtës e sulmues nga i gjithë populli që do të përballonte sulmin. Po ta imagjinosh për një moment kalanë, pa shtëpitë e lagjeve rreth e rrotull saj, atëherë mund të realizosh honin e madh rreth kalasë, i cili bëhej tmerr për armikun që e sulmonte ose e rrethonte. Edhe pjesa e brendshme e kalasë është ndërtuar me një zotësi të madhe nga ana ushtarake. Daljet nga portat, nëpërmjet tunelesh që nuk gjenden përballë portave, evitojnë goditjet si né sulm, edhe né tërheqje. Qendra e kalasë ishte e zorshme të zaptohej pa sakrifica të mëdha nga sulmuesi. Arkadat, tunelet, portat e brendshme ishin ndërtuar si prita të rrezikshme. Dhe mbi të gjitha, ky monument madhështor i forcés shqiptare ka një elegancë Lë çuditshme.

Thashë në fillim se Kalanë e Gjirokastrës unë e krahasoj me një kryqëzor, bile të madh. Ta shikosh kalanë nga të katër anët, nga lartësitë e Dunavatit, nga shtëpitë e Aqif Selfos, mbetesh me të vërtetë i mahnitur me madhështinë, forcën dhe elegancën e treguar nga projektuesit e ndërtuesit e saj, të cilët këto cilësi i kanë pleksur me anën ushtarake. Po ta studiosh kalanë, do të vëresh se ajo nuk është ndërtuar me një mur të shtruar, të gjerë dhe të fortë, por né një numër të madh vendesh, nga të katër anët, ajo ka donzhone të dala né formé rrumbullake, të cilat kanë breza gurësh të dalë, që formojnë, si me thënë, qemeret, që e bëjnë atë pjesë shumë më të fortë, më rezistente. Me siguri këto vende të kalasë kanë qenë pika strategjike, nëpërmjet të cilave goditej armiku, pse né këto bedena të dalë kontrollohej hovi i ngjitjes së armiqve drejt mureve të kalasë, kontrolloheshin edhe muret nëpërmjet dy bedenave'të dalë. Këto kanë mazgalla ose frëngji, nga ku qëllohej armiku që rrethonte.

Karakteristik është i tërë ky beden i dalë mbrojtës që me bazamentet e tij në gërxh të jep idenë e forcës. Këtë e shikon kudo, por vecanërisht në hyrje të kalasë, nën kullën e sahatit dhe në kryen e kalasë, që qëndron përballë Dunavatit dhe Malit të Gjerë. Ky beden, mbi vendin që quhet Dullgë, ku mbrojtësit e kalasë së vjetër në themelet e tifi kishin vendosur një top, tytën e të cilit kur ishim të vegjël ngjiteshim dhe e shalonim si një kalë, e jep si duhet idenë e forcës së kështjellës.

Brenda kalasë ekziston qendra afër hyrjes. Kjo, aktualisht, por mendoj se edhe më parë, ka qene një vend i hapët, por i mbrojtur nga të katër anët. Përpara është «mafia» e kalasë si shpatë drejt fushës, anash vazhdojnë të jenë edhe sot vrimat - penxhere të mëdha, nga të cilat qëllonte topi, bombarda o kumbaraja mbi armikun aë i vinte nga fusha ose nga Përrol i Shamajve. Këto vende e pozicione luftimi më brenda. nëpërmjet mureve të trasha e tuneleve lidheshin tne nje labirint të madh urash e arkadash, që të çonin edhe në qendrën e poshtme të kalasë, ku ekzistojnë të ndara për luftëtarët, per municionet, burgjet, ashefet etj., por edhe të ngjitnin në sheshin e hapur të sipërm të kalasë, nga ku kaloje përsëri në bodrume me arkada të njëllojta, që të nxirrnin deri në fundin e kalasë, në Dullgë. Nga kjo anë ndodhej dhe ujësjellesi* *( Ujësjellësi i kalasë kishte një gjatësi rreth 10 kilometra. Ndërtimi i tij u shoqërua me mjaft vepra arti, ndër të cilat dp ura të mëdha: njëra që lidhtc shkëmhin o Çeribashit me kodrën e Dullgës në kala dhe tjetra ishte ura mbi lagjen Manalat. Kjo urë qëndron mbi bazament shkëmbor dhe ngrihet elegante mbi një hark të lartë 16 metra mbi shkëmb,e gjatë 40 metra dhe e gjerë 2,3 metra.) ose urat e mëdha, sic i quanim ne, i ndërtuar na Ali Pasha për të sjellë ujët në kala nga mali i Sopotit. Injorantë e parë dhe ata të kohës së regjimit të Zogut i rrëzuan këto monumente të mrekullueshme.

Ndërtimi me gurë gjatë shekujve nuk është bërë vetëm për arsye ekonomike, duke marrë parasysh se guri përbën lëndën e parë kryesore shumë afër qytetit, por se shtëpitë e gurta janë shumë herë më të forta nga ato qe ndërtohen me Culla ose me qerpiq. Ndërtimi i shtëpive të Gjirokastrës me gurë ka, pra, edhe karakter ekonomik, mbasi lënda e parë, Buri, ndodhej aty afër, por një arsye e fortë ishte ajo e mbrojtjes. Shtëpitë duhej të ishin të forta, rezistente në kohë, por të ishin, gjithashtu, rezistente edhe për arsye rreziku; ato përbëjne kështjella të vogla rreth kështjellës së madhe.

Çdo shtëpi e Gjirckastrës, qoftë e madhe, qoftë e vogël, është e rr ethuar me mure. Muret përbëjnë një nga 1`arakteristikat dalluese në ndërtimin e qytetit. Këto mure rrethuese qe gjatë shelcujve edhe rrëzoheshin, me kalirnin e kohës, e herë-herë prapë ndërtoheshin (dhe këtë e tregon fakti se edhe sot rrugët janë të mbushura me të tillë gurë), nuk janë vetëm, siç mund të thonë disa, karakteristikë e fanatizmit të popullit të qytetit për të qenë i mbyllur brenda tyre që të mos shikohej nga jashtë c'bëhej në shtëpi, të mos shikohej sidomos graria. Nuk ishin, gjithashtu, vetëm për të caktuar kufijtë e pronës personale të familjeve, për të cilën mund të mjaftonte një gardh. Këto mure duhen konsideruar edhe si një parambrojtje nga rreziku që mund t'i vinte shtëpisë nga jashtë, qoftë ky rrezik i veçuar që mund të kërcënonte një familje të caktuar, si për shembull për hakmarrje, qoftë një rrezik i përgjithshëm kundër qytetit. Duke ditur karakterin e gjirokastritit, që nuk bën shpenzime pa ekonomi, ndërtimi i të tilla mureve jashtë korpusit kryesor të shtëpisë të lë të mendosh se mban parasysh edhe funksionin e mbrojtjes nga rreziqet eventuale. Muret që rrethonin shtëpitë gjirokastrite, zakonisht ndërtoheshin me gurë jo të mëdhenj, por gjysmë të skalitur, herë me llaç, herë pa llaç, sipas gjendjes ekonomike, kurse muret e shtëpive ndërtoheshin me gurë më të mëdhenj, me llaç më të shumtat e herës, mjaft herë të skalitur më me kujdes dhe shtëpive zakonisht u vinin edhe breza prej drur i, sigurisht si antisizmikë.

Mjaft shtëpi gjirokastrite portat kryesore i kanë në rrugë. Portat «e mëdha», domethënë portat e jashtme, zakonisht ndërtoheshin me sevda dhe me shije artistike. Harku i sipërm i portës ishte i përsosur dhe Buri i qendr ës vinte i gjerë lart dhe poshtë më i hollë. Mbi këtë gur shumë her ë shkruhej data e ndërtimit ose gdhendej ndonjë ornament. Né të dy anët e harkut qendror, domethënë të dy muret që formonin portën, ishin ndërtuar me gurë të mëdhenj, të skalitur. Sidoqoftë, mure ekzistojnë edhe brenda por tës kryesore me një distancë relativisht të gjatë me vetë shtëpinë. Kjo vare] nga pasuria që dispononte i zoti i shtëpisë.

Çështja qëndron né atë se këto mure bëheshin jo vetëm për arsye të madhësisë sé terrenit, por edhe për arsye mbrojtjeje. Karakteri mbrojt?s i shtëpive të Gjirokastr ës mund të shikohet kudo, por veçanërisht né shtëpitë e agallarëve të mëdhenj, të cilat ne përgjithësi, kanë nga dy obor re larg njëri-tjetrit dhe të ndara me mure. Duhet të hyje né oborrin e parë nëpërmjet një porte,

pastaj të kaloje né oborrin e dytë, nëpër një portë tjetër. Gborri i parë ishte një copë avlli, si një rrugë e gjerë e rrethuar nga të dy anët me kopshtije me pemë frutore ose jofrutore. Sipas karakterit të familjes, kjo hapësirë shpeshherë përdorej si kopsht, ku mbilleshin zarzavate ose shtrohej me pllaka dhe merrte formë avllie dhe né rast rreziku shërbente si një pengesë, që armiku të ndalohej të përparonte né drejtim të shtëpisë. Por ka edhe shtëpi né Gjirokastër, ku futesh drejtpërdrejt nga porta e madhe né hajat, si i thoshim ne.

Né përgjithësi, shtëpitë e Gjirokastrës, né mos me tre, zakonisht janë me dy kate, por këto kurdoherë tè lar ta. Ka, gjithashtu, shtëpi më të varfra, ku mund të hysh drejt né katin e parë. Megjithatë rrallë do të gjesh shtëpi pa katoqe, ku mbanin bagëtinë, disa dhen ose dhi, ndonjë kalë, gomar etj. Këto ambiente formojnë katin e parë, mbi të cilin është banesa e njerëzve të shtëpisë.

Natyrisht, né Gjirokastër, midis shtëpive ekzistojnë ndryshime të mëdha, të cilat rridhnin nga klasat ku bënin pjesë zotëruesit e tyre. Né përgjithësi né qytet ekzistonte klasa e agallarëve, ata që tash i quajmë kulakë. Dhe Gjirokastra kishte kulakë té fortë, pronarë me një ekonomi të pasur, me toka, çifligje dhe me tufa té mëdha bagëtish. Né përgjithësi këta i kishin trashëguar pasuritë, por kishte edhe nga ata që e kishin krijuar veté ekonominé bujqësore blegtorale, që më vonë me shtypje, me grabitje dhe me ozurë e kishin zgjeruar, duke u kthyer veté né administratorë, por pa e humbur karakterin e blegtorëve agallarë. Këta, dulce u pasuruar, duke u bërë té fuqishëm ekonomikisht, kishin krijuar edhe influencën e tyre né qytet. Né kohën e fëmijërisë sime, këtu e 60 vjet përpara, mund té them se ata kishin njëfarë influence, por ne shtresat e varfra té qytetit kjo influencë nuk ishte e thellë. Në përgjithësi, shtresat e varfra té qytetit, qoftë ata që merreshin si punëtorë me bujqësi e blegtori, qóftë artizanët, dërrasaxhinjtë, lëkurëxhinjtë etj., nuk i qenë nënshtruar as influencës sé agallarëve, as asaj të fajdexhinjve më vonë. Karakteri i tyre ishte i lirë, ata kishin té rrënjosur në ndërgjegje ndjenjën e lirisë. Megjithatë nuk i shpëtonin dot krejtësisht presionit të agallarëve të pasur, té efendilerëve e të arkondëve, që kishin né doré forcën ekonomike.

Të gjithë këta nuk mund té themi se nuk kanë luajtur një rol té veçantë né ndërtimin e Gjirokastrës. Shtëpité e tyre janë nga më të mëdhatë dhe né përgjithësi té mbajtura më mirë, pse këtë ua lejonin edhe kushtet ekonomike edhe né kohën që ndërtoheshin, edhe më vonë, kur vinte puna té meremetoheshin dhe té mbaheshin miré për fu shërbyer nevojave té tyre té jetesës. Por edhe cilido nga populli, që arrinte té ndërtonte një shtëpi té vogël ose mesatare me djersën e ballit, nuk mbetej pas në përpjekjet për Vi dhënë shtëpisë sé vet karakterin arkitektural kombëtar dhe brenda e jashtë té krijonte kushte jetese komode né përshtatje me klimën dhe me gjithë ato që tregova më lart. Pse? Për arsye se qytetar ët e thjeshtë té shtresave té varfra jo vetëm duhej té mbroheshin nga një armik eventual i jashtëm, dhe né këtë rast nga ana e tyre organizohej mbrojtja kolektive e gjithë qytetarëve, jo vetëm duhej té mbroheshin gjithashtu nga hasmëria, nga hakmarrja, por duhej të mbr oheshin edhe nga egërsia e agallarëve. Flas vetëm për agallarët, sepse bejlerët në Gjirokastër kishin falimentuar si klasë feudale, pse fuqinë e tyre ekonomike e kishin marrë në duar agallarët, që kishin blerë çifligjet e bejlerëve. Bile edhe shtëpitë e këtyre ishin bërë të agallarëve.

Në atë kohë, përveç ndon,jërit që vetëm titulli i kishte mbetur si trashëgim, nuk ejeje bejlerë. Atëherë kishte në qytet nga ata bejlerë, për të cilët gjyshja ime thoshte: «Bëri Abaz Beu një krua, po i doli kserikua». Abaz Beu qe një i tillë bej, që ishte katandisur me një kalë të ngordhur, të cilit i ngarkonte dy bucela dhe pesë-gjashtë herë ditën shkonte në lumë, i mbushte ato me ujë dhe i shiste në qytet. Bej ishte edhe prefekti i Gjirokastrës, Javer Hurshiti, shtëpinë e të cilit e kishin blerë agallarët. Ky rridhte nga bejlerët e rënë të Gjirokastrës që jetonin në Hazmurat, po u bë shërbëtor i Zogut që e pat emëruar prefekt, pastaj, si gjithë bejlerët e tjerë të vendit, u fut në rrugën e tradhtisë ndaj atdheut, duke hyrë në shërbim si të okupatorëve italianë, ashtu edhe të atyre gjermanë dhe, më në fund, pasi dha llogari para gjyqit të popullit për fajet që kishte kryer, hëngri plumbin si tradhtar.

Kur flas për arkitekturën dhe për bukuritë e Gjirokastrës, nuk flas me pasion pse është vendlindja ime dhe vetëm se ndiej një dashuri të madhe, mbasi kam kujtime të pashlyeshme. Megjithatë, sikur edhe me këtë pasion të flas, prapë jam i bindur se nuk kam folur sa duhet! Oh! Sa larg jam, sa forcë shprehjeje më mungon për të hedhur në letër me kompetencë aspekte shkencore, teknike e artistike të arkitekturës! Por ndjenja të forta më mbërthejnë, kur shoh qytetin, lagjet e tij, blloqet e shtëpive të veçuara e njëkohësisht të grumbulluara, shtëpitë si njëra, tjetra, të bukura njëra sa tjetra, bile më e bukur njëra se tjetra! Çdo gjë të tërheq vëmendjen në këto ndërtime të bëra me aq dituri, me shije, me stil të bukur. Deri atje shkon shija, saqë ndërtuesi i shtëpisë, për të mos prishur pamjen e rrugës, murin e odës e ka sjellë në një mënyrë të tillë që ky të formojë një si hark mbi rrugë, që edhe odës t'i japë një pamje që zhduk monotoninë, edhe qytetarin ta lejojë që të shijojë perspektivën e rrugës nëpërmjet lloj-lloj qoshesh e këndesh të dala ose të futura të mureve të shtëpive.

Sa larg jemi nga rrugët e gjata, uniforme, plot beton dhe tërë balikone uniforme! Jo. Gjirokastra ballkonet nuk i ka moderne, por ato që ka, janë të bukura, të mahnitshme! Ato quhen divane të hapëta në mes të dy korpuseve të larta, si kala, të shtëpive. Ato ballkone herë janë nën çati madhështore me trarë të fortë, herë quhen kamerjé krejt të hapëta, të rrethuara me kangjella prej hekuri, të dredhura e të përdredhura nga kovaçë si Aziz Buduku e të tjerë.

Nga këto ballkone, nga pragjet e penxhereve me he kura të qëndisur, varen lule, kudo poçe me lule. Këta banorë të një vendi të ashpër, të një vendi ku guri dominon né çdo qoshe, kanë pasionin e luleve, kanë nostalgjinë e gjelbërimit. Në guximin e tyre të luftëtarit ata kanë shijen e ndërtimeve të holla, të bukura, atyre u pèlqejnë bojërat e luleve dhe era e borzilokut, e barbarozës dhe e manxuranës. Gjirokastriti zakonisht nuk i këput lulet, ai ka pasion për to, i përkëdhel me dorë dhe kënaqet duke i shikuar. Lulet bëjnë pjesë né shtëpinë e tij dhe, megjithëse né qytet atëherë mungonte uji, për ato e gjenin ujin dhe i ujitnin kurdoherë. Gratë, kur shtypnin kafenë né gur, nuk mungonin të futnin né pisus të kafesë një degë manxuranë, që, e përzier me erën e kafesë, i jepte késaj një aromë të çuditshme, të këndshme. Këtë respekt të madh për lulet, padashur e pakuptuar e kam trashëguar edhe unë që nuk më shkon dora të këpus lule dhe u mësoj fëmijëve të mos i shkelin e të mos i këputin.

Dashuria për gjelbërim e gjirokastritit që rron né mes të gurit është një pasion. Gurin ai do ta mbështjellë me pemë, me Iule, me kulpër. Një copë kopsht po të ketë, né të ai do të mbjellë pemë, fik, man, çerçem, lofatë etj.

Edhe në shpellë hedh ca baltë, vë një faré dhe mbin një fik rrëzë një muri të vjetër! Ka shtëpi që kulpëri u qepet jo rastësisht, por se është i mbjellë. Ka nga këto bimë që rrinë të gjelbra dimër behar, ka që marrin ngjyrën e arit, ka që bëhen né vjeshtë të kuqe si paparunë! S'jam as poet, as piktor, por këto që ndiej i them ashtu si i them, siç i ndiej, se m'i ka brumosur bukuria e qytetit tim të lindjes.

Nga çdo anë ta shikosh Gjirokastrën, ajo të mahnit. Nga xhadeja kur shikon né diellin e mëngjesit grupin e shtëpive të Malilajve, Çuçajve, Halimajve, Muhajve e të xha Mujmanit, me të vërtetë shtangesh nga një bukuri përrallore! Një kështjellë e vërtetë unike duken këto blloqe shtëpish majë kodre dhe në horizont majtas, tok me to, shikon malin e Lunxhërisë. Të gjitha dritaret, me qindra dritare, karshi diellit!

Të gjitha këto shtëpi brenda e jashtë kanë konstruksione dhe stile të ndryshme, por çdo gjë është e harmonizuar, asnjëra nuk pengon tjetrën, as blloqet, as muret, as pemët. Unë i njoh mirë këto shtëpi që përmenda, pse kemi jetuar me familje herë te njëra mëhallë, herë te tjetra. Çdo gjë e tyre është e ngjashme dhe njëkohësisht e ndryshme. Portat të duken njësoj, por, kur afrohesh, shikon se je gabuar. Çdo portë ndryshon jo vetëm nga madhësia, jo vetëm nga kanatet, por edhe nga harqet e gurta. Një portë ka një hark me gurë të mëdhenj, tjetra ka mbi të një hark tjetër më të hollë me gurë, tetra dy e nganj ëherë tre. Çfarë ar tistë të mrekullueshëm ! Çfarë shije artistike të pashoqe! Dhe këto gjëra, këto ndërtime të habitshme, nuk i gjen vetëm në shtëpitë e mëdha të Angonatëve, IIadërajve, Kalajve, Kabilatëve, Skëndulajve, por edhe në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë. Bile unë mund të siguroj se, në këto shtëpi të thjeshta, do të gjesh në rreslit thesare të mjeshtërisë së popullit.

Këta mjeshtër të pavdekshëm, po mjerisht anonimë, kanë qenë të pasionuar dhe me shpirt proletari që në mesjetë, pse Gjirokastra, siç kam dëgjuar e lexuar, ka filluar të ndër tohet që në shekullin e 6-të të erës sonë. Këta mjeshtër parashikohet se kanë qenë të shumtë, punonin me grupe dhe gjeneratë pas gjenerate ua linin djemve zanatin. Një karakteristikë dallohet: edhe kur m jeshtrit kanë qenë të ndryshëm, ata kanë pasur kurdoherë parasysh ambientin ku ndërtonin, kanë pasur parasysh ndërtesat afër, prandaj çdo ndërtim e bënin që të harmonizohej me të tjerat. Këtu qëndron një nga zotësitë e këtyre mjeshtërve të talentuar, që kanë lënë pas një thesar të paçmuar, vetëm se duhet të ruhet, të ruhet, të ruhet dhe n jë mijë herë sikur ta përsëris që të ruhet, prapë mendoj se nuk e kain thënë sa duhet.

Këta mjeshtër kanë shfrytëzuar çdo vend, duke ruajtur parimet që thashë në fillim. Toka ishte xhevahir! Dhe këndej rrjedhin edhe rrugët, edhe portat në rrugë e nën rrugë, sokakët e dredhur e të përdredhur, të kufizuar me mure shtëpie me pemë e kopshtije.

Një poezi e veçantë janë rrugët e Gjirokastrës, që i japin kësaj edhe pamjen e një qyteti, edhe pamjen e një fshati të madh e të fuqishëm. Ka sokakë në mes dy shtëpive, ku dy njerëz nuk mund të ecin dot frontalisht. Në kohën e rinisë sime rrugët e sokakët ishin edhe me kalldrëme të rrënuara, por më shumë me popla me gurë, pse binte një mur, binte një oxhak dhe gurët mbeteshin né rrugë. Ishte e kushtueshme të vinte dorë dikush t'i pastronte rrënimet. Kurse aktualisht pushteti i popullit ka vënë dorë, ka restauruar shtëpi, kalldrëme të gjera e sokakë të vegjël, që është një kënaqësi e madhe t'i shikosh!

Deri edhe oxhakët e shtëpive, të ndërtuar me gurë, janë të ndryshëm. Vrimat e tyre, për të dalë tymi, janë hapur në mënyrë të studiuar që jo vetëm «të heqin» tymin, por janë ndërtuar edhe në mënyrë të hijshme e me estetikë. Te këta oxhakë shikon ku dy vrima, ku tri, njëra afër tjetrës, ku janë të gjata kamaret nga del tymi. ku të ulëta. Deri pllakës prej guri që mbulon oxhakun herë i vihet në mes sipër nga një gur me majë si një qylaf i bardhë, herë asgjë. Në këtë rast të fundit lejlekët që vinin nga vendet e nxehta aty ndërtonin folenë, e cila dukej si kokore, prej nga ndihej krisma e sqepit të «haxhilej lekëve», siç i quanim ne, pse nënat na thoshin që «këta zogj vinin nga Qabeja, prandaj ishin haxhilerë».

Pazarin* *( Të dhënat iregojnë se fillimisht pazari i qytetit ngrihej afër kalasë, pikërisht aty ku sot është lagjja «Pazar i Vjetër». Më vonë nisi ndërtimi i Pazarit të Ri, qendra e të cilit quhet Qafa e Pazarit.) e Gjirokastrës e kam përmendur shumë herë në kujtimet e mia, po prapë nuk më rrihet pa thënë fjalë për të. Qendra e pazarit, Qafa e Pazarit, si i themi atje, është një vend i zgjedhur dhe i goditur. Nga kjo qendër zbresin ose ngjiten të gjitha rrugët që lidhin mëhallët. Qafa e Pazarit është një ballkon ku njerëzit qëndrojnë në këmbë; atje ata piqen, kuvendojnë, shikojnë kush ngjitet, kush zbret, në ç'dyqan futet, ç'blen o ç'nuk blen dhe kur del nga dyqani s'mungojnë pyetjet: «Ç'bleve? Sa e bleve?».

Për një qytet antik, siç është Gjirokastra, Qafa e Pazarit është një zgjidhje artistike arkitektonike me të vërtetë origjinale. Të' gjitha rrugët që mbërrijnë në «Qafë» kanë gjatësi të ndryshme, gjerësia e tyre është gati e njëllojtë, pa qenë asnjëherë monotone dhe ndërtimet, dyqanet, hanet, kafenetë me shkallët, me sufatë, me dyert, me penxheret, me tarabat dhe me ndërtimet me gurë u japin atyre një bukuri të rrallë me shumëllojshmërinë e ndërtimeve, të formave, të madhësisë, pale me larminë e plaçkave që shiteshin e bliheshin aty. Mbi «Qafë» dhe në puqjen e dy rrugëve, dyqanet bashkohen në një ndërtesë të lartë me çatma, me dritare të mëdha, me ballkone të bukura me hekura dhe dhomat të dala me bërryle, që të lënë përshtypjen sikur qëndrojnë në qiell të varura. Këto oda, në kohën e rinisë sime, zakonisht kanë qenë qendra të shoqërive patriotike, klube të studentëve, atje ishte biblioteka jonë e rinisë, ku lexonim dhe dilnim në ballkone, u binim mandolinave e kitarave dhe kënaqnim popullin që mbushte Qafën e Pazarit.

Të hyjmë tash më konkretisht në pjesët e brendshme të shtëpive gjirokastrite. Karakteristike në to është kujdesi i treguar nga ustallarët për krijimin e ambienteve të pêrshtatshme për nevojat e jetesës. Në përgjithësi, në katin e poshtëm të shtëpive gjenden qilaret, siç u themi në Gjirokastër, muslluku dhe hauri, i cili disa herë është ndërtuar jashtë, në avlli. Xëto ambiente përbëjnë vendin më të freskët të shtëpisë, prandaj edhe janë të përshtatshme si depo për vendosjen e zl- hir eve. Duhet pasur parasysh që gjirokastriti, edhe i varfëh duke qenë, ishte ekonomiqar. Secili, sipas fuqisë ekonomike që kishte, merrte masa, në mos për tërë vitin, por për tre ose për gjashtë muaj, duke krijuar pak nga pak rezerva në lëndë djegëse dhe ushqime, për të cilat, natyrisht, kujdesej që të mos i prisheshin. Atnbientet e katit të poshtëm shërbenin kështu më shumë për të depozituar ushqimet dhe g j it lië ato senile shtëpiake që nuk hyjnë në punë çdo ditë ose gjëra të tjera të vjetra, që edhe këto nuk i hidhnin poshtë, por i meremetonin. Kurse familjet më të pasura këto ambiente të shtëpisë i kishin më të gjera dhe më të ajrosura, pse edhe rezervat e tyre qenë më të mëdha.

Në shtëpitë më të vogla mbi katin e parë vjen kati i sipërm, që, sipas mundësisë së të zotit, ka dy-tri oda, njëra nga të cilat quhet oda e madhe. Ka gjithashtu një pat, një odë dimri e futur, me penxhere të vogla. Odaja e madhe i ka penxher et ose të barabarta me a to të patit, ose më të mëdha. Oda e madhe, e miqve, mbahej dhe rregullohej më mirë.

Natyrisht, në Gjirokastër kishte edhe shtëpi me dy kate. Këto ishin të njerëzve me më shumë të ardhura. Në to, përvec bodrumeve ose qilarëve dhe katit të parë, që zakonisht i shërbente familjes edhe në verë, por më shumë në dimër, ishte pastaj kati i sipërm, që shërbente për banesë kur ngrohej koha, në pranverë, në verë dhe në fillim të vjeshtës, pse duhet të dimë që klima e Gjirokastrës është kontinentale, shumë e ngrohtë në verë dhe e ftohtë në dimër. Guri, siç e dimë, ka cilësinë që jo vetëm nxehet shumë, por edhe e konservon nxehtësinë, të cilën e lëshon dalngadalë, sidomos ditën. Prandaj nxehtësia jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj, atje është e madhe. Për këtë arsye shumë familje gjirokastrite në verë nuk rrinë as në katin e sipërm, por në hajate, domethënë në katin e fundit, ku gjenden muslluku dhe dyert e qilareve. Zakonisht këto hajate janë të shtruara me pllaka guri, të lyera me njëfarë lëngu të naftës, arallëqet herë me të kuqe, herë me gëlqere. Rrëzë mureve të hajatit viheshin mindere e jastëkë të mbushur me kashtë misri. Në këtë ambient qëndrohej në drekë, aty shtrohej sofra, hahej buka dhe për të fjetur shkohej sipër.

Zakonisht shkallët e shtëpive të Gjirokastrës janë ndërtuar me gurë. Të dy palë shkallët, edhe ato që të çojnë në katin e parë, edhe ato që të çojnë në katin e dytë, janë ndërtuar bukur, me gurë të sjellë nga ujërat e lumit, të shtruara me pllaka të lëmuara dhe të spastruara. Shumë herë këto shkallë janë të gjata. Anash, shkallët kanë parmakë prej druri me xhunga të mbajtura pastër, po shumë herë ka edhe shkallë pa parmakë që, natyrisht, janë të rrezikshme për kalamanët e vegjël. Ka raste që një palë shkallë, ato të katit të poshtëm, të jenë me gurë, kurse të sipërmet janë të ndërtuara me dhoga, sig themi ne, domethënë me dërrasa, të cilat laheshin vazhdimisht nga zonjat e shtëpisë dhe kurdoherë ruanin një bojë mjalti të bukur, si ajo e divaneve, sepse në gjithë Gjirokastrën është karakteristike që edhe këto mbaheshin shumë pastër. Dërrasat laheshin me ujë e me sapun. Në ato kohë nuk njihej dylli, por një trajtim i tillë i dërrasës jo vetëm e staxhiononte atë, por edhe e mbante kurdoherë të ndritur dhe të bukur. Në divanet, që zinin një pjesë të mirë të shtëpisë, dilnin të gjitha dyert e odave. Sa oda kishte kati, aq dyer dilnin aty. Këto ishin ambiente të preferuara për familjen, sidomos në stinën e pranverës dhe të verës atje bëhej muhabet, bile edhe miqtë atje priteshin.

Divani, sidomos në shtëpitë e mëdha, e kam fjalën për atë të katit të sipërm fare, domethënë të katit të dytë përveç bodrumit, shumë herë ishte krejt i hapët. Dimër e behar aty frynte erë. Në të tilla divane ose çardhaqe ngjiteshe nëpërmjet një shkalle zakonisht prej guri. Muri i jashtëm i shtëpisë nga ana e shkallës ngrihej der i në nivelin e divanit. Në këtë mur zakonisht kishte shtylla të









bukura prej druri të staxhionuar, disa herë të lyera, që mbanin tavanin dhe njëkohësisht formonin të ndara të hapëta si penxhere pa kanate. Jo vetëm shiu, po edhe tufani që mund të frynte, sado i fortë që të ishte, nuk mund të futej nga shkalla në divan, ai ndalej deri te sufaja nën parmakë, mbi murin prej guri ose te shkalla e gurtë. Çdo gjë ishte e llogaritur nga ndërtuesit.

Nga ana tjetër e shkallës ekzistonte një parmak i bukur me dërrasa, që ndante çardhakun ose divanin, i cili bëhej me dysheme prej dhoge, ku shumë herë në krye të tij gjendej, si të thuash, një podium i ngritur me shtylla prej druri. Ky binte zakonisht mbi shkallën e madhe të jashtme dhe shikonte gjithë avllinë, kopshtin dhe qytetin. Në të tëra anët ky ishte i hapur. Nga të dy anët, me disa shkallë, në këtë podium ngjiteshe nga divani. Në verë rreth e rrotull tij shtroheshin mindere me jastëkë. Në dimër plaçkat që mund të qulleshin, hiqeshin. Kurse divani i brendshëm dimër behar ishte i veshur me mindere anës. Qëndrimi këtu në verë ishte i këndshëm, bile njerëzit e shtëpisë në kohën e vapës flinin në këtë divan, që zakonisht quhej divani i madh.

Poshtë, në katin e parë mbi bodrumet, nën divanin e madh, në krye të shkallës ndodhej dera e madhe e shtëpisë. Pastaj hyje në një derë, tjetër, që edhe kjo mund të mbyllej. Këndej futeshe në një divan tjetër po aq të madh sa i sipërmi. Ky ishte më i ngrohtë nga i pari, pse nuk i qe ekspozuar erés dhe në dimër dera e tij mbyllej, bllokohej. Kështu, era që vinte nga divani i sipërm nuk hynte dot në divanin e poshtëm. Ky divan kishte dritare më të vogla dhe ishte më i errët. Në të dilnin dyert e odave të dimrit, që i thoshin në Gjirokastër, të cilat i shërbenin familjes porsa fillonte të ftohtit. Midis tyre, sipas numrit të pjesëtarëve të familjes, do të gjeje patin e madh ose odanë e madhe të dimrit.

Madhësia e gjithë këtyre ambienteve varej nga gjendja ekonomike e familjes që kishte ndërtuar shtëpinë. Në ato familje që kishin të ardhura të mira, pati ishte i madh. Në më të shumtat e herës ky ndërtohej përballë diellit, me qëllim që edhe nxehtësia e tij të shërbente për ta mbajtur ambientin e tij të ngrohtë. Në pat ka zakonisht një oxhak brenda në mur, por me një të dalë me dërrasë prej guri në krye të tij, që zakonisht mbulohet me perde, e cila varet në gjysmën e oxhakut për të ngushtuar vrimën nga del zjarri ku digjen drutë, gjithashtu edhe për të mbrojtur ambientin nga përhapja e tymit nëpër oda.

Për patet e Gjirokastrës janë karakteristike ato që ne i quajmë musandara. Këtu mbylleshin stromët, jorganët, jastëkët, të vendosur njëri mbi tjetrin, që zakonisht nxirreshin kur vinte koha e gjumit dhe shtroheshin përtokë. Ka pate, rreth e rrotull të cilave janë ndërtuar shtrate prej dërrase. Mbi këto shtroheshin mindere dhe jastëkë të mbushur me bar ose me fletë misri të mbërthyer bukur me karfoma, siç u themi në Gjirokastër, kurse në të dy anët e oxhakut vendoseshin mindere të ulëta, që shumë herë, sipas të ardhurave të familjes, mbuloheshin me batanie ose me velenxa. Në secilën anë të oxhakut ka nga një kamare. Llamba me vajguri vihej mbi oxhak, ku plaku i shtëpisë, herë atje, herë në kamare, vinte tabaqellën. Mbi oxhak vihej edhe tepsia e filxhanëve me xhezven e kafesë, me pisuse të mbushura me kafe e me sheqer, që zonja e shtëpisë i merrte për t'u bërë kafe miqve, të cilët në dimër priteshin këtu, në pat, kurse në stinën e verës, sa çelte koha dhe ngrohej moti, priteshin në odanë e madhe. Të afërmit priteshin edhe në odën më të futur të shtëpisë.

Ndërtimi i patit ishte i bukur, në të ekzistonin penxhere në mur her ë-herë të dala jashtë, që zakonisht nuk kishin madhësinë e penxhereve të odave të mëdha të katit të sipërm, ku ishte oda e madhe e caktuar për mysafirët. Penxheret e patit, përveç xhamave, nga brenda zakonisht kishin kanate me dërrasa që mbylleshin natën me kliço prej hekuri. Qoftë këto, edhe musandaratë ose tavanet e odave të këtij kati nuk ishin të zbukuruara me ato ornamente që ishin pajisur odat e miqve të katit të sipërm dhe të verës. Sidoqoftë, në patin poshtë krijohej një ambient shumë i ngrohtë dhe këtë ngrohtësi ia jepte jo vetëm oxhaku, i bërë zakonisht bukur, i përshtatshëm për madhësinë e dhomës dhe në vendin më të përshtatshëm, që nuk lejonte erën e jugut ta kthente tymin brenda, por edhe dërrasat prej druri, me të cilat mbylleshin dollapët, të gdhendura me motive lulesh, zogjsh ose figura gjeometrike. Në pat shumë herë kishte një ose dy dollapë, në krye të të cilëve ishin disa pjesë bosh me nga një ornament të gdhendur në dru, si zogj nga të dy anët, ndonjë rrotullame në mes dhe të tëra këto prej druri të skalitur që binin pikërisht në mes të dollapit kur mbylleshin të dy kanatet. Edhe druri i këtyre kanateve ishte i gdhendur me lule e me zogj. Shpeshherë në pate, në një lartësi nj~ metër e gjysmë ose pak më lart, kishte rafte ku viheshin sendet e nevojës së parë, si dhe sarëqet, festet e miqve të shtëpisë, që i hiqnin para se të uleshin, vihej ndonjë pjatë, kush kishte, e të tjera sende, sido që pjatat dhe enët mbaheshin më shumë në kuzhinë ku bëheshin gjellët. Në fund të patit ndodhej kurdoherë musandaraja, kanatet prej druri të së cilës familjet që ekonomikisht ishin më mirë, zé konisht i gdhendnin bukur. Megjithatë edhe familjet

varfra kishin gusto të stërholluar dhe i punonin vetë m mjeshtëri ose këtë punë ua bënin të njohur të tyre që u rregullonin me kohë, ose i ndihmonin për t'ua zbukurua: Natyrisht, pati ishte i shtruar me mindere. Kush kisht shtronte edhe ndonjë qilim në mes. Të rrije në pat, dimri ishte një gjë shumë e këndshme.

Divani kishte një derë që të çonte në një dhomë, cila ndodhej zakonisht prapa shtëpisë, ku gjendeshin sc kakë të er rët, që binin në mes mureve të shtëpisë dhe mt rit që e rrethonte këtë nga jashtë. Natyrisht penxheret këtyre dhomave ishin më të vogla, drita në to ishte më paktë dhe ne i thërritnim «oda të futura». Këtu ndodhE kuzhina ose ashefi me një oxhak pak a shumë të madl kur familja ishte e madhe. Këtu kishte dollapë, se bang apo tavolina në ato kohë kishte pak, kishte dhe gozhdë k vareshin qepshetë dhe orenditë e tjera të kuzhinës. Kët gratë gatuanin gjellët. Disa nga familjet e pasura në ashE kishin edhe furrën. Natyrisht ata që kishin të ardhura bf nin byreqe, tava e gjellë të tjera që i piqnin në furrën familjes, kurse të varfrit, që nuk kishin furrë, bukëi shapkatin o laropitën, kur bënin, i dërgonin për t'i pjE kur në furrat e përbashkëta të mëhallës.

Në divanin e këtij kati ekzistonte një dhomë jo ngrohtë, megjithatë ishte edhe kjo një dhomë dimëron që familjes, kur kjo ishte shumë e madhe, i shërbente, gj thashtu, për të fjetur. Kjo dhomë nuk kishte si ngrohe por ata që flinin këtu ose mbuloheshin me jorganë, ose hE rë pas here, kur ishte më ftohtë, për të ngrohur ca arr bientin, vihej një mangall me prush druri, jo me qymy sepse të gjithë e dinin që qymyri ishte i rrezikshëm ng karboni që lëshonte.

Në përgjithësi të tilla shtëpi ekzistojnë edhe sot r Gjirokastër, ambientet e të cilave i japin një shije dr bukuri të veçantë qëndrimit në to. Ka mjaft gusto jo vc tëm në ndarjen e brendshme të dhomave për të përmbi shur nevojat e familjes, por edhe në ambientet e jashtm pse qoftë muret, qoftë çatitë, të cilat kurdoherë ishin të mbuluara me dërrasa guri, janë ndërtuar bukur me qemere. Kjo ka të bëjë jo vetëm me çështjen se në ato kohëra tjegullat nuk ishin aq të njohura dhe komode, por dërrasat prej guri ishin një material i ambientit, pra, gjendeshin më lehtë.

Këtyre shtëpive gjirokastrite një bukuri të veçantë u jepnin nga jashtë çatitë, që ndërtoheshin me trarë të shumtë, për arsye se pesha e dërrasave me të cilat qenë mbuluar ishte e madhe. Këta trarë, kur vendoseshin, formonin nën dërrasat një labirint të madh, që asnjëherë nuk vizitohej nga njeri, veçse për kuriozitet nga kalamanët. Çatitë dilnin jashtë mureve të shtëpisë dhe mbështeteshin në trarë të fortë, të vendosur shpesh afër njëri-tjetrit, që të mbanin peshën e rëndë të çatisë dhe pamjes së shtëpisë i jepnin një bukuri të veçantë, madhështore. Kishte edhe dalje me bërryle, domethënë çati me bërryle. Shtëpia me to merrte një pamje më të gjerë e më të bukur dhe dukej më e lartë. Nganjëherë në krye të mureve nën çati kishte nga një penxhere të rrumbullakët, nën të cilën shpeshherë nëpërmjet trarëve vizatoheshin lule, kafsh, luanë, ndonjë formë e rrumbullakët, shkruhej në turqisht ndonjé bejt i Kuranit ose data dhe emri i ndërtuesit apo i të zotit të shtëpisë. Këto shtëpi janë të vjetra, ato kanë m2 tepër se 100 apo 120 vjet e më shumë që janë ndërtuar dhe ekzistojnë akoma. Ngritja e tyre është bërë në kohën që alfabeti latin për shkrimin e gjuhës sonë nuk ekzistonte akoma, prandaj gjenden edhe shkrime turqisht.

Shtëpi të tilla i gjen në seri në Gjirokastër. Ato pak a shumë kanë këto karakteristika: penxheret në ballë të tyre, sidomos të kateve të para, janë të mëdha; të kateve të dyta e të kateve të poshtme janë më të vogla; në kohën e rinisë sime, nëpër oda të mëdha, sidomos kur bëheshin festa dhe dasma, në fund, përmbi derë kishte disa penxhere të vogla. Këto nuk ishin bërë vetëm për bukuri, por që t'u shërbenin grave për të parë ç'bëhej në dhomë, mbasi prapa këtyre penxhereve ishin dhipatotë, që u thoshim ne. Këto penxhere ishin të pajisura me kafaze druri, nga të cilat gratë mund të shikonin nga dhipatoja në odanë e madhe burrat kur pinin e këndonin në festa ose në dasma, kurse burrat nuk i shikonin gratë. Natyrisht nën këto penxhere të vogla kishte dollapë, zakonisht me kapak prej xhami, ku viheshin disa qelqurina, që atëherë ishin nga gjërat më të vyera, mbasi artikujt prej qelqi ishin diçka e rrallë. I quanim gota «farfuri», llamba «farfuri».

Të gjitha këto veçori të shtëpive gjirokastrite që përshkrova më lart, sidomos karakterin mbrojtës të ndërtimit të tyre, i gjen të tipizuara në shtëpinë e madhe të Zekatëve, që ndodhet sipër, në Palorto. Kjo shtëpi karakteristike nuk ka pamjen e një shtëpie të thjeshtë, por është një kështjellë me gjithë kuptimin e fjalës. Lartësia e saj është dominante jo vetëm nga vendi që ka zgjedhur i zoti i shtëpisë që e ka ndërtuar, por edhe nga madhësia dhe nga madhështia që ka dashur t'i japë ai banesës së tij. Ajo është ndërtuar në një vend që dominon gjithë qytetin dhe e shikon këtë nga të katër anët. Brenda kësaj shtëpie ka shkallë të gurta të shumta. Kjo shtëpi e madhe me mure si të bedenave të kalasë ka tre kate. Kati i parë, domethënë i fundit, i treti dhe më i larti, penxheret i ka të mëdha, ato të kateve më poshtë vijnë pastaj e zvogëlohen. Muret e oborrit dhe porta, gjithashtu, janë të forta. Kjo banesë thuhet se është bërë nga Zekatët, që . ishin aleatë të Ali pashë Tepelenës. Dihet se Ali Pasha luftoi kundër gjirokastritëve dhe Gjirokastrës, përballë së cilës ngriti kalanë e Shëntriadhës dhe, kur e zaptoi kalanë e qytetit me luftë, ndërtoi pozicione në të për armët e kohës së tij, për bombardat dhe topat. Siç dihet, Ali Tepelena, kur u bë pasha i Janinës, kishte në shërbim të artilerisë së tij oficerë francezë. Ai ka jetuar në kohën kur në Francë sundonte perandori Napoleon Bonaparti, i cili në atë kohë kishte nën sundimin e vet ishujt e Korfuzit, të Qefalonisë dhe ishuj të tjerë. Zëvendësi i tij, që komandonte këta ishuj, në qoftë se nuk gabohem, quhej Danzelo. Ky ishte në kontakt të vazhdueshëm me Ali pashë Tepelenën, i cili e furnizonte me ushqime që nga kulla e Butrintos dhe nga Arta. Në një letër që Napoleoni i dërgonte këtij gje nerali, të cilën e kam kënduar në n jë libër francez, ku janë shtypur të gjitha arkivat e Napoleonit që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e këtij me Ali pashë Tepelenën, Napoleoni e këshillonte Danzelonë të kishte kujdes nga Ali Pasha, pse si një politikan i madh, i zgjuar dhe dinak që ishte, do ta fuste në thes, në qoftë se nuk e kishte futur dot deri në atë kohë. Ali pashë Tepelena edhe në kështjellën e Gjirokastrës vendosi të tilla bombarda. Është e kuptueshme që edhe po të qëllohej me këto armë, dëmet kundër shtëpive të gurta të qytetit të mbuluara me çati gjithashtu prej dërrasash guri, nuk do të ishin aq të rënda, siç mund të jenë në ato shtëpi që ndërtohen me materiale më pak të qëndrueshme.

Pra, po të shikosh me këtë sy shtëpinë e Zekatëve, kjo e ka me të vërtetë një karakter të tillë. Ajo, pastaj, është edhe shumë e bukur dhe vizitorët, pa ditur historinë e të tilla shtëpive, çuditen për mjeshtërinë, për zotësinë dhe për duart e arta të mjeshtërve muratorë të asaj kohe. Këta muratorë zotësinë e tyre nuk e kanë treguar vetëm në këto shtëpi agallarësh ose zotërinjsh të fuqishëm, që kishin forcë aq sa u qe e mundur atëherë. Megjithatë, siç e thashë në krye, mbi popullin e varfër të Gjirokastrës këta zotërinj nuk arrinin të impononin vullnetin e tyre, pse është karakteristike, dhe ne që jemi të kaluar nga mosha e njohim mirë këtë karakteristikë, që në qytet ekzistenca e fiseve, e sojeve, që themi ne, e që duket në ndërtimin e shtëpive, i pengonte ata ta ushtronin si të donin fuqinë e tyre. Për shembull, një familje e ndarë prej vitesh në disa degë ka ndërtuar shtëpitë e fisit apo të sojit, të mëdha ose të vogla, afër njëra-tjetrës. Kjo, sidomos pozita e shtëpive të ndërtuara afër, të jep idenë që familja në çdo rast mbrohej në sajë të unitetit të vet, pavarësisht se degët e saj të mëvonshme ishin të ndara. Të marrim, për shembull, familjet e Bakirajve. Shtëpitë e këtyre familjeve janë ndërtuar të gjitha në një pellg, afër, ngjitur dhe, natyrisht, të ndara me mure nga njëra-tjetra. Njëra prej tyre, ajo e Selim Bakirit është më e madhe, siç duket për arsye se gjyshërit e Selimit ishin më të pasur. Në brezat e mëvonshëm familja u nda, prandaj shtëpitë e reja që u ndërtuan më pas, janë më të vogla. Ato që janë ndërtuar rreth 80 vjet përpara e këtej kanë një stil që ndryshon nga ajo e shtëpisë së Selim Bakirit, e cila konsiderohet, natyrisht, si një shtëpi me vlerë muzeale për t'u ruajtur.

Si këto të Bakirajve janë edhe shtëpitë e Skëndulajve, prandaj familjet e këtyre ose familjet tona, të Hoxhatëve, janë gjithashtu të grumbulluara. Shtëpitë tona, të Resulit, të Fetahut, të Nexhmos, të Muços, të Cuços e të tjerëve, janë të tëra në një pellg. E kam çështjen që agallarët dhe familjet ekonomikisht të fuqishme ose të lidhura me Ali Pashën, ose me kundër shtarë apo agallarë të tjerë, kundër njerëzve të varfër, e kishin zor t'i imponoheshin ose të luftonin një pjesëtar të një familjeje të veçantë, sepse në këtë rast, përveç rezistencës së kësaj familjeje, vepronte përnjëherë uniteti i sojit, i fisit.

E bukur shumë është edhe shtëpia e Topullarajvet* *(Sot muzeu historic 1839-1939) që më ka pëlqyer kurdoherë. Kjo është shtëpia e një familjeje, nga e cila të gjithë e dimë se kanë dalë heronjtë e popullit shqiptar, Bajoja, Çerçizi, shoku ynë partizan Ago Topulli, djali i Halitit. Edhe kjo, që tash është kthyer në muze dhe e meriton plotë'sisht një gjë të tillë, është një shtëpi me të vërtetë e bukur. Vlera e saj është e madhe jo vetëm nga materialet e çmueshme që janë grumbulluar në të, duke filluar nga armët e heronjve, dokumente nga jeta e tyre etj., dhe për këtë një meritë të madhe ka Partia që ka arritur të vërë në dukje në këtë muze veprën e rilindësve gjirokastritë, por edhe nga ana arkitektonike, ku del me të vërtetë madhështia dhe krenaria e kësaj familjeje patriote të madhe, që përbënte një fuqi kërcënuese për bejlerët dhe turkomanët. Kapo Topulli ishte një nga pjesëtarët e komandës së Gjirokastrës, që luftonte për çlirimin e qytetit dhe që rezistonte tok me Hysen Hoxhën, me Idriz Gurin, Hasan Xhikun e me të tjerë patriotë kundër okupatorëve dhe veglave të tyre. Pra, e tërë familja e Kapo Topullit rronte në këtë shtëpi, rreth e rrotull së cilës kishte familje të tjera.

Tërë Dunavatin dhe Manalatin në kohën e Luftës Nacionalçlirimtare gueriljet partizane i kishin baza të forta. Këmbë okupatori nuk hynte dot në këto lagje, pse mund të grihej nëpër sokakët e dredhur e të përdredhur. E tillë ka qenë Gjirokastra në të gjitha kohët. E tillë ka qenë ajo edhe në kohën e Bajos dhe të Cerçizit. Çeçoja, pasi i griu turqit në Mashkullorë, çau rrethimin, po ku shkoi? Nga Mali i Gjerë dhe në shtëpinë e vet. Të gjithë banorët rreth e rrotull, më thoshte baba Çeni*, *( Hysen Hoxha (1861-1934) - xhaxhai i shokut Enver Hoxha, patriot, iniciator për çeljen e shkollës së parë shqipe në Gjirokastër dhe kryetar i shoqërisë «Bashkimi» dhe «Pleqërisë» së klubit «Drita». Në vitin 19'12 ishte delegat i Gjirokastrës në mbledhjen e Vlorës, për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Në vitin 1913-1914 u ngrit kundër pushtuesve grekë, duke i thënë gjeneralit Papulas të Zografos: «Nuk e digjni dot Gjirokastrën se është e rëndë», «nuk e digjni dot Gjirokastrën se është shkëmb».) e dinin se Çerçizi ishte në shtëpi dhe «Mauzerët» i kishin gati. Çerçizi vinte me çetë nga Korça, rrinte disa ditë në stane, në Mal të Gjerë dhe vente në shtëpi te Hasua, më thosh plaku, pastaj shtonte: «Armiku turk nuk lëvizte dot në sokakët tanë, se e pësonte si bimbashi».

Në një vizitë që kam bërë në shtëpinë-muze të Topullarajve, u kam thënë shokëve që, kur të ekzistojnë mundësitë, përpara kësaj shtëpie duhet të bëhet një shkallë e gjerë me gurë që të zbresë deri te furra e vjetër e Ciut. Kështu vendi ku lindën heronjtë e mëdhenj të Gjir okastrës të marrë akoma më mirë pamjen e një monumenti madhështor.

Në disa shkrime kam folur për blloqe shtëpish të tilla, të cilat janë në vetvete monumente jashtëzakonisht të bukura, prandaj të gjitha duhen ruajtur me kujdesin më të madh. Dhe konstatoj se Partia dhe pushteti në Gjirokastër kësaj çështjeje i kanë vënë një rëndësi të veçantë. Natyrisht, të tëra shtëpitë është e zorshme të restaurohen ose të mbahen mirë në një kohë kaq të shkurtër, por, sic e kam parë me sytë e mi dhe sic më kanë thënë, shumë shtëpi ja në meremetuar. Gjatë kësaj pune janë bërë përpjekje për të ruajtur në to stilin, teknikën dhe artin e vjetër të mrekullueshëm arkitektural të qytetit. Ky kujdes ka rëndësi të vazhdohet edhe në të ardhmen. Sigurisht, është ca e kushtueshme për shtetin, por duhet pasur parasysh se shtëpi të tilla nuk do të ndërtohen më. Shumica e atyre që i kanë ndërtuar nuk kanë qenë të pasur. Nuk është fjala këtu për agallarët, pse shumica dërrmuese e banorëve të Gjirokastrës kanë qenë njerëz hallexhinj, kishte prej tyre, bile, që venin në kurbet, ku rropateshin një kohë të gjatë për të mbledhur ca para, që të ndërtonin një shtëpi. Pikërisht nga mendja dhe nga duart e arta të ustallarëve dolën këto ndërtime kaq të çmueshme, që e bëjnë Gjirokastrën të jetë një qytet-muze*. *( Me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, më 1961, Gjirokastra u shpall qytet-muze dhe u vu në mbrojtje shtetërore.) Neve na vihet detyrë ta ruajmë këtë qytet për brezat e ardhshëm.

Ndërtuesit dhe arkitektët tanë kanë një material të çmueshëm, nga i cili mund të nxjerrin konkluzione të vIefshme, për t'u dhënë ndërtimeve të periudhës së socializmit pamjen kombëtare. Këtu nuk është çështja të kopjohen shtëpitë e vjetra të moçme të Gjirokastrës, të Beratit apo të qyteteve të tjera; puna është që arkitektët tanë, kur venë nëpër këto qytete, duhet të vënë re edhe nuancat më të holla karakteristike të banesave të vjetra që bëjnë pjesë në thesarin kombëtar të ndërtimeve, të bëra edhe nga ndërtuesit tanë të së kaluarës jo të largët, që ata të reflektojnë dhe të dinë t'i zhvillojnë e t'i inkludojnë mirë këto karakteristika të bukura, duke i përshtatur në mënyrë krijuese në banesat dhe në objektet e reja të periudhës socialiste, që po ndërtojmë.

Nuk janë vetëm materialet që i japin karakterin e thellë kombëtar dhe bukurinë e veçantë Mangalemit të Beratit, Manalatit, Palortosë ose Hazmuratit të Gjirokastrës, këtyre dy qyteteve-muze, mendoj unë, por është vetë metoda e planifikimit dhe e projektimit të shtëpive, është imagjinata krijuese e projektuesve dhe e ndërtuesve të tyre në ndërtimin e brendshëm e të jashtëm, për t'i dhënë ambientit që ndërtohet një frymë që i përshtatet, një bukuri të atillë që zbukuron edhe gërxhin, edhe shpellën.

Kur vë re bllokun e shtëpive të Angonatëve një njeri me një kulturë pak a shumë të mirë, për sa i përket historisë mesjetare të popullit tonë dhe të popujve të tjerë, te këto shtëpi shikon të paraqitur bukur një bllok, si të thuash, me tipare të kohëve të lashta të vendeve të qytetëruara, të zotërinjve feudalë mesjetarë. Të kuptoherni. Angonatët nuk ishin feudalë, mirëpo këta përbënin nji iis të tërë dhe gustoja e 1rjeshtëria si e ndërtuesve, pse merita u përket né radhè të parë mjeshtërve, karpentierëve, murator ëve, dërrasaxhinjve, ashtu dhe e të zotërve, ka qenë aq e përsosur sa, kur njer iu del në Qafë të Pazarit dhe i hedh sytë këtij blloku shtëpish, i del përpara një túblo me të vërtetë e mahnitshme.

Në ato kohè kur isha i ri, ka pasur disa ndërtesa té vjetra më këtej për r oit si, kasaphana, haure dhe baraka, të cilat kanë ekzistuar deri vonë dhe ia prishnin bukurinë ambientit të Angonatëve, por dhashë porosi që të shkatërroheshin dhe task ato janë shkatërruar. Gjithaslttu kisha sugjeruar të ly enin me gusto bllokun e shtëpive të Angonatëve. Edhe kjo porosi tash është kryer. Kështu, sa herë që shkoj në Gjirokastër ndiej një kënaqësi të veçantc nga bt-lkui»ia e tyre kur i shoh.

Rreth këtij blloku ka një grumbull shtëpish të tjera, që të japin përshtypjen sikur janë të varura njëra orbi tjetrën. Ato përbëjnë një bllok tè tërë me shtëpitë e Dalipajve. Nga shtëpia e Dalipajve doli një njeri i nderuar dhe i dashur për gjithë Gjirokastrën. Ky ishte Sami Dalipi, mësues i orëve të para, patriot, progresist, antizogist aktiv dhe mik i fukarenjve. Ai njihej për optimizmin e tij të madh, kurdoherë me fytyrë të qeshur. Ai gjendej i pari né majë të çative kur binte ndonjë zjarr, ishte organizatori i shuarjes se zjarreve. Samiu e donte natyrën dhe ishte gjahtar i apasionuar dhe të dielën mbrëma kur kthehej nga gjahu, orbante thëllëzat ose lepurat né duar ose varur në mes e u thoshte agallarëve që rrinin në ka fenetë e pazarit: «Ju rrofshin paratë që keni, ato nuk do t'i merrni né gropë, kurse Sami Dalipi, - thosh për vete, - bën qejf, shëtit në ajrin e pastër të fushave e të maleve, në mes luleve e cicërimave të zogjve; Sami Dalipi rron né xhenet, ju bëni jetë qeni me paratë që i r ripni fukarasë».

Pas shtëpive të Dalipajve vijnë shtëpitë e plakut Arshi Ruca, një burrë i pashëm, me perçe të bardhë, me mustaqe të varura, me gjoksin me leshra kaçurrele që dimër behar e mbante hapur, me pisqollë prej argjendi në silahun mbi shallvaret e zeza. Blloku vazhdon me shtëpinë e Qelo Kalos dhe me shtëpitë saraje të mëdha të Karagjozatëve, një shtëpi e Hoxhatëve, që i qepen kodr6s së Kucullës dhe formojnë jo vetëm një kompleks arkitektonik, por edhe mbrojtës. Ndërtesat, për të cilat bëj fjalë, kanë karakteristika të bukura. Çdo gjë në to është e shfrytëzuar mirë. Duke parë shtëpitë e Angonatëve, më këtej përroit duken edhe ato të Xhenetit, të xha Kasëmit, mikut të mirë të plakut tim, që janë edhe ato të bukura, të ndërtuara në një vend gërxh mbi përrua. Me gjithë natyrën e ashpër të ambientit, të zotët e kësaj shtëpie kanë gjetur vend për të mbjellë pemë edhe kulpra, me të cilat rrethohet shtëpia.

Kështu, në çdo lagje, në çdo mëhallë e shtëpi të Gjirokastrës, arkitektët tanë kanë çfarë të shohin, kanë ç'të mbajnë shënim. Por këto shënime duhet të mos mbeten në defterët e tyre, por mbi to të reflektojnë dhe, ashtu siç po zhvillohen e po ecin përpara të gjitha degët e tjera të artit, muzika jonë popullore, piktura, skulptura etj., të zhvillohet edhe arkitektura jonë popullore e mrekullueshme, duke krijuar vepra të reja. Ne duhet të bëjmë ndërtime të bukura, duke u bazuar mbi këtë tr ashëgim dhe të gjithë këtë trashëgim ta ruajmë.

Ka njerëz që nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij problemi. Dikush më tha se në kalanë e Ali Pashës në Tepelenë, ku ky ka pritur dikur edhe Bajronin, kanë ndër mend të ndërtojnë shtëpinë e pionierit. Ç'janë këto marrëzira ! Pse, në kalanë e Ali pashë Tepelenës mbeti të ndërtohet shtëpia e pionierit?! Nuk paska atje një vend tjetër të përshtatshëm për të ndërtuar këtë objekt?! Ka dhe sa të duash bile! Tepelena ka qenë fshat në kohën e rinisë sime, tash është bërë një nga qytetet më të bukura.

Përse atëherë ta ndërtojnë shtëpinë e pionierit brenda në kalanë e vjetër të Ali pashë Tepelenës? Me siguri kjo shtëpi pionieri nuk e ka vendin atje, pse do të jetë një ndërtim modern. Është e palejueshme një gjë e tillë. Shokët e Tepelenës, në vend që të ndërmarrin një aksion për spastrimin e kalasë së Ali Pashës, të qërojnë gjithë ato haure të ndërtuara brenda kohës sonë dhe të gërmojnë e të vënë në dukje themelitë e pallatit të Ali pashë Tepelenës dhe ky të mbetet një monument kombëtar, venë e bëjnë gjëra të tilla.

Natyrisht, këtu fola për Gjirokastrën, por dëshiroj të theksoj se të bukura e me vlera të mëdha artistike janë jo vetëm shtëpitë e vjetra të këtij qyteti dhe ato të Beratit ose të Shkodrës, por ndërtime të bukura kemi në çdo qytet dhe fshat të vendit tonë. E theksoj, edhe në fshatra e në malësitë tona. Prandaj nuk duhet t'i neglizhojmë as ndërtimet e mrekullueshme të fshatrave tona me shtëpitë e tyre karakteristike. Ne nuk do të ndërtojmë më të tilla shtëpi, po ato që kemi trashëguar e kemi për detyrë t'i ruajmë, t'i mbajmë mirë, që të rrojnë për brezat e ardhshëm, që do të vijnë dhe që do të jetojnë në shtëpi të reja, më moderne e me komoditete shumë më të mira, të ndërtuar a me karakteristikat e artit tonë arkitektural kombëtar.





24 shtator 1976



















NËPËR SHTËPI E SOKAKË







Kam shkruar për ty, Gjirokastra ime e dashur, por në një nga shkrimet e mia kam thënë se ky mbetet një shkrim pa mbarim dhe tash po vazhdoj.

Disa thonë se është zor të përshkruash një ngjarje, pale një qytet të tërë, nga i cili kam aq shumë kujtime. Kujtimet për mua kanë një rëndësi të madhe dhe më vijnë si të fotografuara në trurin tim e më radhiten si një album i qëndisur, ashtu siç e përfytyroj unë Gjirokastrën time të vogëlisë e të rinisë.

Ta fillojmë nga Sokaku i të Marrëve*. *( Sot rrugica «Pionieri», për nder të gurskalitësve të vegjël që e

shtruan me kalldrëm në vitin shkollor 1967-1968.)

- Moj nëno, - i thosha gjyshes, - pse i thonë Sokaku i të Marrëve?

Ajo më përgjigjej:

- Ku di unë, mor bir, as unë s'e di pse i thonë Sokaku i të Marrëve. Mundet ngaqë ai ka gurë shumë dhe, kur zbresin njerëzit, bëhet aq shumë zhurmë, sa duket sikur kalojnë të marrët. - Kështu më thoshte nënoja.

Por ky Sokak i të Marrëve tash mua më është aq i dashur e më sjell ndër mend vogëlinë. E përfytyroj veten të vogël, me këpucë të zeza me proka, me maja të kthyera përpjetë, kur zbritja Sokakun e të Marrëve, nga ana e majtë e të cilit ngrihej shtëpia e Skëndulajve, e lartë e lartë, me një mur ovoro*, *( Mur rrethues.) që vinte deri në mes; në majë të saj shikoje disa penxhere të dala, me hekura, me gatinë pullaz, që mbahej nga trarë, njëri pranë tjetrit, të rreshtuar si asqerë dhe mbi çati ngriheshin tre-katër oxhakë, të hollë si aneja ime, të bardhë si aneja. Kur vinin «haxhilejlekët» ata bënin atje foletë dhe kërcitnin sqepat.

Më kujtohet dimri, kur, duke u mbledhur nga të ftohtit, zbritja për të vajtur në shkollë; përpara meje ngriheshin malet e Lunxhërisë vija-vija e që dukeshin sikur në majë kishin një qylaf të bardhë; vijat ishin gërryerjet që kishin bërë ujërat shekullore.

Mbasi ngjitja sokakun, veja në shtëpi. Nga ana tjetër e sokakut ishte kopshti i Asllan Zekos dhe i Isuf Zekos. Ata ishin kushërinjtë e nëndajkos, e cila ishte bijë nga fisi i Zekatëve. Asllan Zekon e njihja. Kur isha i vogël veja me anenë në shtëpinë e tij. Vëllai i tij, Isuf Arapi, ka qenë një oficer i rreptë i Ali pashë Tepelenës e i Turqisë. «O Isu f, Isu f Arapi,/ palla jote si xhelati» thoshte një këngë. Kurse Isufi i këndonte Asllanit, vëllait të tij

«O Asllan surrat me vëra,/ mulazim unë dot s'të bëra».

I thoshte nuk të bëra dot mulazim, se Asllani mbeti vetëm asqer. I pari, Isufi, ishte i rreptë, kurse Asllani ishte i butë si qengj. Te xha Asllani unë veja, po ashtu dhe te xha Isufi, sepse më pëlqente shumë kopshti i tij, që më dukej si «kopshti i përrallave», pse atje kishte fiq, kishte ndonjë kumbull, kishte disa çergeme, pjergulla e çfarë nuk kishte! Gr uaja e xha Asllanit, nëna e Myftar it, mbillte nja dy a tre stromë me qepë, me majdanoz, me lëpjetë e me lakra për të bërë ndonjë byrek apo shapkat. Por bukuri të madhe kopshti merrte në vjeshtë, kur zverdheshin dhe skuqeshin fletët; atëherë ai më dukej një mrekulli e vërtetë, si ndonjë tablo piktori.

Që sipër, nga penxheret e odasë së madhe të shtëpisë, kur rrinim me baba Cenin, me libër në dorë, unë shikoja këtë bukuri ngjyrash që shtrihej para meje. Nën penxheren time shtrinte lart degët e tij edhe një fik i egër, që kishte mbirë rrëzë murit në një shami toke e që bënte disa kokrra fiq, të cilat kënaqesha kur i shikoja; i ruaja e i gërthitja Sanos të mos m'i hante, por nganjëherë i gjeja të përgjysmuara e atëherë Sanoja më thoshte se «i kishte ngrënë zogu».

Kam kohë që nuk kam shkuar nga Sokaku i të Marrëve, por, kur mendoj për Gjirokastrën, kujtimet më çojnë sa herë atje. Më thonë se tash pionierët e kanë shtruar me kalidrëm, shkallë-shkallë me mjeshtëri e aq bukur; dritaret e mëdha e të vogla që bien mbi të dhe muret e bardha i japin tanfi këtij sokaku një hijeshi të veçantë. Në mes shtëpive të thjeshta, anash tij, të ndërtuara me mure me gurë, të cilët janë të radhitur njëri mbi tjetrin pa llaç e me një ustallëk për qejf, sokaku gjarpëron e të çon në rrugën e kako Pinos. Sa herë kam kaluar unë në këtë rrugë, kur zbritja dhe ngjitesha nga furra dhe Sheshi i Zemanit, nga furra e xha Dautit dhe dilja përtej në shkollën time, në liceun e vjetër në ndërtesën buzë përroit ku u hap për herë të parë liceu.

Kaloja në rrugë mbi përrua dhe ndalesha kurdoherë i habitur përpara shtëpisë së Ficajve, pse ajo ishte me të vërtetë e bukur. Në ato kohë të vogëlisë sime, edhe pse nuk kuptoja nga arkitektura, stili i saj më tërhiqte; ajo ishte një shtëpi e lartë e lyer me bojë në të verdhë të thellë me dy kate e me papafingo. Stili i kësaj shtëpie ishte me të vërtetë i hijshëm. Në katin e poshtëm, kur hyje nga dera e madhe, pse unë hyja shpesh në këtë shtëpi, ishin patet dhe hajati me shkallët që të çonin lart. Pastaj mbi këtë kat mjaft të lartë dilnin dy qoshe në mënyrë simetrike me nga tri penxhere dhe në mes tyre ndodhej një qoshe e tretë e futur brenda. Mbi këtë, qoshen e mesit, në mes të çative që mbulonin dy qoshet e anës, ngrihej papafingoja me penxhere të mëdha rreth e rrotull dhe me një çati trikëndëshe të mbuluar, natyrisht, me aërrasa, si të gjitha shtëpitë e Gjirokastrës. Në të dy krahët e këtij kompozimi të bukur qoshesh zgjerohej shtëpia; si duket Ficajt kanë qenë familje e madhe dhe mirë nga dynjallëku, si i thoshin. Penxheret kurdoherë i mbaj mend me perde të bardha si të poshtmet, me përjashtim të papafingos dhe të penxhereve të qosheve që dilnin me bërryla përpara, të cilat ishin me k'angjella prej hekuri, të dredhura. Në kopsht kishte një pjergull. Penxheret e kësaj shtëpie ishin të mëdha dhe shihnin përroin poshtë, Varoshin, Gjobekun. Ja një model i bukur i shtëpive gjirokastrite me një stil të veçantë, me një stil përrallor, si me thënë.

Nga porta e madhe e Ficajve ngjitej një kalldrëm, nëpër të cilin kam kaluar shumë herë, sepse aty, ku shtëpitë ishin gati ngjitur me njëra-tjetrën, ndodhej shtëpia e shokut tim, Kiço Karajanit, vëllait të Minella Karajanit: pastaj futeshe thellë në shtëpinë e njëfarë Abaz Beu. Të ziut Abaz Be emri i kishte mbetur bej, se vetëm leckat dhe një kalë të ngordhur kislite, një «Rosinant», me të cilin bënte rrugën e lumit, ia ngarkonte bucelat me ujë dhe i conte shtëpi më slitëpi për t'i shitur nga dy lekë bucelën.

N ë atë grumbull shtëpish ndodhej edhe shtëpia e Vesaf Ficos. Edhe këtu unë veja, sepse Vesaf Ficoja ishte shok i xhaxhait dhe kishte marrë një çupën e Zekatëve. Më vijnë ndër mend «akrobacitë» e fëmijërisë. Më kujtohet se si në mur et e asaj shtëpie kisha bërë disa vrima dhe i qepesha murit e që andej ngjitesha sipër, dilja në shtëpitë e Zekatëve, në të Asllan Zekos e prej andej në sheshin e shkollës.

Nuk do të flas për gjithë Palortonë, mëhallën ku kalova vitet e vegjëlisë sime, por do të them disa fjalë për shkallën e shtëpisë së Kamber Xhepit, i cili kishte një grua që u mbyt në pus. Ajo ishte një shkallë interesante dhe përshtypja ime, që më ka ngelur në mendje edhe sot, ishte se nga ajo shkallë mund të bije dhe të thyeje këmbët, aq e lartë ishte, për arsye se krahu i djathtë i saj ishte i mbështetur në mur, kurse krahu tjetër nuk kishte as ndonjë copë dërrasë si parmak. Si duket xha Kamberi ishte shumë i varfër dhe s'ka pasur mundësi ta mbaronte këtë shkallë, pse edhe djalin e tij të vogël e dërgoi të punonte në Amerikë. Shkalla ishte me gurë të bardhë; njëra anë, sic thashë, mbështetej në mur dhe muri ndahej në dy pjesë: një pjesë ishte e lyer me gëlqere e kjo pjesë të conte te dera e shtëpisë, kurse pjesa tjetër e murit ishte e palyer. K jo pjesë muri ishte e bukur, pse gurët ishin vendosur njëri mbi tjetrin me radhë, në formë artistike; në mes të mur it, si duket, ka qenë edhe ndonjë derë, ku mund të ishte edhe hauri, por dera ishte e mbyllur. Më kujtohet se mbi der ë kishte një hark dhe gurët nuk ishin vënë paralelisht, por perpendikularisht. Në fund të shkallës, në oborr, qe një pemë, degët e së cilës plekseshin me një pjergull, nga e cila gruaja e xha Kamberit na jepte nga një vesh rrush. Pema të dukej sikur qe mështeknë, se në vjeshtë kur verdheshin gjethet dhe binin, ajo pemë kishte një trung të bardhë si të mështeknës, por nuk besoj të ishte e tillë, pse në Gjirokastër rrallë e tek gjeje të tillë drurë.

Diku, në ato që kam shkruar, karri thënë se kur ishim të vegjël shkonim nga Shamajt për të mbledhur bizhgo. Më kujtohet si tash kur tok me shokët ngjitesha dhe zbritja në atë rrugë plot me gurë, në krah të djathtë e të majtë të së cilës ngriheshin shtëpi me dy kate. Kurdoherë kati i poshtëm i tyre shërbente për dimër dhe i sipërmi për behar. Natyrisht, kati i poshtëm gati kudo ishte i rrethuar me mure, për të fshehur avllitë, kurse kati i sipërm dilte në dritë me penxhere të mëdha, me murin zakonisht lyer me suva e me gëlqere të bardhë dhe çatitë me dërrasa. Edhe aty shtëpitë ishin ngjitur e ngjitur me njëra-tjetrën, të bashkuara sup më sup, për të pritur e për t'i rezistuar erës e tufanit që frynte nga përroi. Dhe në këtë vend, ndonëse me gurë e me shpella, mbinte e rritej nga një pemë, nga një çerçem, nga një lofatë, nga një hardhi që gjelbëronte në pranverë, që ziente nga vaga në verë dhe mbasandaj i verdheshin e i skuq?shin fletët dhe i jepnin asaj dhe vendit përreth një bukuri të rrallë. Dhe pas shtëpisë së fundit shfaqej ajo që ishte më e bukura e madhështor e, Përroi i Shamajve ose Përroi i Cullos, diçka misterioze për ne të vegjlit dhe të rinjtë. Venim atje në ditë pushimi në mëngjes kur dielli i binte përkarshi dhe nga njëra anë e zbardhonte dhe e ndriste, ndërsa pjesën tjetër e linte në errësirë. Ne shihnim hone me hije të rënda, sikur në atë errësirë fshiheshin kafshë të egra e «xhinde». Kur bërtitnim, dëgjohej jehona e zërit e dikush na thosh se na u përgjigjën «xhindet», kurse një tjetër ia priste: «Hajde, ku ka xhinde, ne na ka mësuar mësuesi në shkollë se këto janë përralla të hoxhallarëve». Dhe përroi gjarpëronte i thellë; kishte pak ujë ose s'kishte fare të shumtat e herës, por, kur kishte ujë, ishte i rrëmbyer. Kjo kuptohej, se gjatë rrugës për të dalë mbi kishë*, *( Kisha e Varoshit, e ndërtuar më 1776 dhe e rindërtuar më 1833 pas djegies) shikoje në dritën e diellit të zbar dhonin popla të mëdha, shpella të sjella nga uji e gurë që i kishte nxjerrë Përroi i Shamajve. Këto shpella bënin një tablo të harmonishme me vendet e tjera rreth e rrotull, të ngritura mbi gurë, të zhveshura, pa një bimë, përveç se me pak bar. Më tej, në horizont dukeshin të madhërishme malet e Mashkullorës ku luftoi Cerçizi.

Po kaloj në një mëhallë tjetër. Për shtëpinë e Çome shoferit më duket se nuk kam folur. Kjo shtëpi ishte shumë e këndshme. Plaka e Comes ishte një grua punëtore. Shtëpia e tyre ishte e ndërtuar me gurë. Ngrihej një mur i lartë nja 3-4 metra, pastaj mbi mur ose mbi portë do të shikoje të ngrihej në formë oblike odaja e madhe e bukur, me çatma përpara. Në t katër anët kishte mure, tri penxher e të mëdha dhe këto si zakonisht të mbushura sërë-sërë me saksi me lule, shumica me mëllagë të kuqe. Çatia, çati gjirokastrite, ishte me dërrasa; në krah të kësaj shtëpie, përmbi portë, në të dy anët e së cilës ndodheshin sufa, kishte dhoma të tjera, të cilat puqeshin me murin e odës së madhe e ngriheshin nga e majta. Çatia ishte e pjerrët. Kjo pjesë e shtëpisë kishte dy penxhere të mëdha dhe një penxhere të vogël. E tër ë kjo ishte një diçka shumë artistike që, kur e shikoje, të pëlqente mjaft.

Mua më pëlqenin ato shtëpi, i doja shumë; mundet që shpirti im i vogël të ishte pak romantik, por ishte dashuria q¿~ kisha për shokët, për njerëzit që më bënte edhe shtëpitë të më dukeshin më të bukura se ç'ishin. Ndjenjat dhe shijet e mia nuk më gënjyen. Edhe kur u rrita, edhe tash, kur kam shkuar në Gjirokastër e kur i shoh ato në revista, në fotografi, në film ose në televizor, më gëzohet shpirti, mburrem me ata punëtorë, me ata mjeshtër aq të talentuar që kanë bërë këto vepra kaq të bukura që i gjen kudo në mëhallët e Gjirokastrës.

Po Sokaku i Lulajve në Hazmurat? Sa i bukur do të jetë bërë tanfi: Pse patjetër duhet ta kenë shtruar me kalldrëm. Ky sokak të çonte te shtëpia e zotit Thoma Papapano, e mësuesit tim të shtrenjtë. Kur zbritje nga shtëpia e Abaz CJuçit, tëposhtë, shikoje të ngriheshin nga të dy anët shtëpi, shtëpinë e Lulajve e nga e majta shtëpitë e Cenajve, të cilat dukeshin si kështjella që dominonin shtëpitë e krahut të djathtë. Por shtëpitë e këtij krahu ishin të zbukuruara, të lyera e më të përparuara në krahasim me shtëpitë e krahut të Cenajve, që të qëndronin mbi kokë si shkaba. Këtu kishte tek-tuk edhe shtëpi me nga një gisht çati me qeramidhe, që i jepte një variacion tjetër të rrallë detit të çative me dërrasa të bardha ose të murrme. Para se të zbresësh Sokakun e Lulajve, ngrihen shtëpitë e Kadareve. I këshillova shokët që shtëpitë e Kadareve dhe disa shtëpi të tjera aty rrotull, pa prekur në asgjë stilin e tyre, t'i bënin poliklinikë. Ka dalë, më kanë thënë, një mrekulli. Këto shtëpi janë përmbi rrugë. Kur zbret nga Sheshi i Çerçizit mbi xhade, e shikon këtë kompleks në të gjithë bukurinë e tij; ai i jep hijeshi qytetit të Gjirokastrës. Kam kaluar shpeshherë nga Sokaku i Lulajve në rrugën që gjarpëronte nga shtëpia e Sollakut, e Pleshtit, e Galanxhiut, e Hashorvës e pastaj ngjitja Varoshin për të shkuar në lice dhe e kam,akoma ndjesinë e freskisë së vendeve që nuk i zinte dielli e që mbuloheshin nga hija e mureve të larta, mure bedenash të gara, me dritare aty-këtu të dala jashtë, herë-herë të rrethuara me kangjella. Aty rrotull shikoje një cep shtëpie të Iyer me gëlqere që zbardhonte prej sé largu e me penxheret e bukura gjirokastrite né radhë, si vito, njëra afër tjetrës dhe me oxhakun e lar të né çati që e nxirrte tymin shtëllunga-shtëllunga drejt qiellit në kohën e dimrit dhe të ac ar it. Oxhaku i ndërtuar mirë ishte kënaqësia e grave té shtëpisë, ndërsa kur ai nuk e hiqte mhë tymin, atëherë hante nëmat më të mëdha.

Nga fundi i Hazmuratit, tek ish-teqetë e vjetra, që tashti sigurisht nuk ekzistojnë ose janë transformuar né shtëpi banimi, duhet të kenë ndërtuar një rrugë të gjatë, që të çon nëpërmjet Hazmuratit deri né pazar, me një kalldrëm të bukur. Tash unë nuk kam shkuar andej, por patjetër do të jetë një gjë e mrekullueshme né rast se ato vende poshtë, nga bregu i ish-teqeve dhe deri lart të hapura afër qersave, gjirokastritët do t'i kenë punuar, do t'i kenë bërë tarraca ose kopshtije, apo do ta kenë gjelbëruar vendin e do të kenë ndërtuar shtëpi të bukura e fabrika.

Për sa u përket shtëpive, jam i bindur se ato do t'i kenë rindërtuar, do t'i kenë meremetuar e lyer dhe me siguri duken si pëllumba të bardhë, njëra pas tjetrës, me kopshte të vogla, brenda mureve, me portat me sufá, me penxhere të kthyera nga dielli, nga Libohova, nga Lunxhëria. Sa dua t'i shikoj edhe një herë këto vende, pse më kujtohet që, kur isha i ri, mërzenim në ato brigjet e teqeve dhe që andej shikonim qytetin, kalanë madhështore, bedenat e saj të fortë dhe ëndërronim: atje kanë luftuar kundër pushtuesve të huaj shqiptarët me princeshën Argjiro, atje kanë luftuar Zenebishët*, *( Gjin Zenebishi dhe i biri i tij Depe, sundimtarë me qendër në Gjirokastër, në shekullin e 15-të, që në krye të popullit kanë luftuar kumdër pushtuesve të huaj.) andej kanë kaluar hordhitë turke, atje është rrethuar populli ynë dhe s'është dorëzuar, në atë kala që dominon qytetin si një kryqëzor i pamposhtur nga dallgët e dymbëdhjetë shekujve.

Meqë flas për bregun e teqesë së baba Hasanit, përfytyroj tash matanë, teqenë e baba Manes, siç i thoshim ne, në mes të qiparisave, me konakët e saj dhe me mekamet, ku venim me shkollën, kur ishim të vegjël, në ditën e pushimit. Në këtë teqe, kur shikonim nga penxheret tyrbet e errëta të dervishëve, ne të vegjlit ndienim -frikë, por mësuesit na thoshin se ato s'janë gjë e se dervishët janë xhahilë. Unë besoj se nuk i kanë prishur këto ndërtesa dhe nuk i kanë prekur ata qiparisa që ekzistonin, për t'i ruajtur si njëfarë kujtimi të së kaluarës e jo për fenë e urryer. Sigurisht duhet të kenë mbjellë atje edhe pemë të tjera. Unë kam biseduar me shokët e Gjirokastrës se në të gjitha ato kodra duhen ndërtuar shtëpi të reja për punonjësit, për klasën punëtore, por të mbajnë parasysh që shtëpitë në këtë bregore të ruajnë formën dhe stilin e jashtëm deri diku të të gjitha shtëpive të Gjirokastrës, të mos zhduket harmonia e banesave të ndërtuara në këta gishtërinj të dorës, siç mund ta përfytyrojmë shtrirjen e Gjirokastrës, por, natyrisht, meqë jetojmë në socializëm, duhet të lëmë më tepër hapësirë në mes të shtëpive, të ketë më shumë kopshte të përbashkëta, të ketë lule, të ketë pemë, që të ketë më tepër freski e të fryjë era e Përroit të Çullos, era e Lunxhërisë, era e Zagorisë, që të kënaqë banorët e kësaj mëhalle, si dhe ata të të gjithë Gjirokastrës, e cila është ekspozuar tërë ditën në dritën e diellit, gjë që e zbukuron, se dielli të jep jetë e gjallëri pavarësisht se në verë të përvëlon me nxehtësinë e tij.

Ja, më kujtohet Sheshi i Bajraktarit në Meçite, pranë Hazmuratit, ku unë luàja me Elmazin, me Sadon, me djalin e Xhanos së Përroit e me shumë shokë të tjerë. Ai ishte një shesh i vogël, por neve na dukej i madh. Mbi këtë shesh ngriheshin mure me tarraca të vërteta; ato ishin tarracat e shtëpisë së xha Idriz Konjarit, babait të shokut tim, Elmazit, e shtëpive të Totajve, të Çanajve etj. Shtëpia e Elmazit ishte e bukur. Po ta shikosh nga ana e sheshit, duket me të vërtetë e bukur me ato 6-7 penxhere dhomash të mëdha me radhë. Atje kam ndenjur, kam ngrënë e kam fjetur edhe unë tok me Elmazin. Këto penxhere dalin jashtë murit kryesor me bërryl, që, kur bie dielli, krijon hije dhe i jep një bardhësi të theksuar fasadës kryesore të shtëpisë dhe murit poshtë. Në krahun e djathtë të kësaj fasade zgjatej shtëpia me dy-tri penxhere të tjera dhe mbasandaj nga oborri i vogël me dërrasa e me pus zbrisje në kopshtin e Elmazit. Ai ishte tarraca,tarraca, në të cilat qenë mbjellë plot tr ëndafila me erë të kundërmueshme, kishte lilakë, zambakë, pemë që jeshilonin, që bënin hije e na kënaqnin me freskinë e tyre kur shtriheshim poshtë tyre në kohën e vapës dhe tok me Elmazin përsëritnim mësimet. Në krah të kësaj shtëpie ishte shtëpia e Karagjozatëve, po aq e bukur, por e ndryshme nga e Elmazit. Ajo nuk i kishte me radhë penxheret e katit të sipërm, por të ndara, të thyera, një pjesë dilte para, dy pjesë anash, me të futura brenda. Megjithatë penxheret ishin prapë të mëdha, kurse patet ishin njëlloj.

Ja dhe shtëpia e tetos mbi përrua, shtëpi e dashur për mua. E kujtoj përherë atë dhe xha Nexhipin, plakunr i cili na donte dhe ne e donim shumë. Në behar ne hanim bukë në hajatin e shtëpisë, se ishte freskët. Tetoja na bënte ndonjë skordhan me ndonjë kokërr arrë e bukë të shtypur në havan, me një kokërr hudhër, mbasanclaj të gjitha këto i përziente me ujë, i hidhte edhe uthull dhe ky ishte skordhani, gjella e të varfërve. Shtëpia ishte e vogël, por e këndshme. Kishte një odë të madhe, një divan, një dhomë dimri. Fasada e bukur si e shtëpive të tjera ishte me mure prej guri, penxheret si të odasë së madhe, si të divanit, si të shkallëve, kurdoherë ishin té mëdha, dera në mes, gjithashtu, mjaft e madhe dhe për-para kësaj ndodhej një haur i mbuluar me fletë teneqeje,, prandaj, kur binte shiu, mbi të dukej sikur binin tamburet. Mbi shtëpinë e tetos ishte shtëpia e Qamadhit. Kja kishte mure të larta me dy penxhere të mëdha në katin e sipërm, me çati me bërryle, me trarë të rreshtuar si ushtarët, kurse nga oda e madhe e saj, nga ana e majtß, nga ana e shtëpisë së tetos shikoje përroin dhe shtëpinë e Xhano Përroit. Plaka e kësaj shtëpie ishte e mirë, aja kishte një vajzë, shoqen tonë, e cila u martua dhe shkoi. me burrin në Amerikë.

Unë nuk kam folur gjëkundi për shtëpinë e Xhanos së Përroit dhe as që do të flas gjatë, vetëm do të them se ajo shtëpi e varfër kishte penxhere orta dhe një pus me ujë të freskët, ishte e pastër, dhe e mbuluar me pemë të egra, me kumbulla, me lofata, me barëra e ferra. Bukurinë e gjithë këtyre pemëve të egra e shijoje në vjeshtë. Nuk e di, por ngjyrën e kuqe ma ka dashur kurdoherë shpirti.

Shkoj tash me syi-in e kujtesës sipër ,mbi Manalat, në Mal të Gjerë, te shtëpia e profesorit tim të vjetër, Elmaz Canit. Në shtëpinë e tij rrinte edhe një profesor francez, që e quanin Frederik Marshand; ai na mësonte frëngjishten, ishte dhe piktor i talentuar, portretist. Marshandi e kishte zgjedhur atë shtëpi, megjithëse ishte larg nga liceu, pikërisht për bukurinë e rrallë të panoramës që hapej para saj. Që andej shihje gjithë Gjirokastrën dhe Malin e Gjerë. Përveç asaj, si artist që ishte, ai i kishte qejf shumë rrugicat që të çonin në shtëpinë e Elmaz Çanit.

Më kujtohen, gjithashtu, rrugicat e ngushta, në ato kohë, të mbushura me gurët që binin nga çatitë e nga muret. Nga të dy anët e rrugës ngriheshin mure me gurë të radhitur njëri mbi tjetrin në mënyrë simetrike. Ngjitur kishte shtëpi të vogla të mbuluara me dërrasa, me dritare më të vogla nga qyteti poshtë, për arsye se atje, në veri, patjetër frynte era nga të katër anët. Megjithatë, atje do të gjeje edhe pemë të ndryshme, bile midis tyr e edhe pemë frutore.

Nga një sokak i ngushtë arrije te shtëpia e Elmaz Çanit. Kishte një portë të madhe me dy kanate prej druri, çdo kanat kishte çokun e saj të vogël që quheshin çokët e portës, të cilëve duhej t'u bije që të dëgjonin të zotët e shtëpisë, pse familja ishte larg, thellë, duhej të kaloje një kopsht të bukur me pemë, pastaj të hyje brenda. Porta ishte e futur, pra, nuk e zinte shiu. Para saj ishin dy sufá dhe në krye, në çdo qoshe të portës, kishte nga një gur të gdhendur. Se ç'ishte gdhendur mbi atë gur, nuk më kujtohet, por si gjithë portat e Gjirokastrës bukuri kishte qemeri me gurë të bardhë të mëdhenj, në mes të gurëve të bardhë etj., dhe pastaj në drejtim me dy çokët e portës, nga një radhë gurësh ngjyrë trëndaf ili të bëra paralelisht, kështu që vinin bukur në reliev harkun e sipërm të portës.

Kur hapje portën, futeshe në bahçen e Elmaz Çanit. Ishte një vend i gjerë që nuk kishte asnjë barazim me shpellat dhe me Malin e Gjerë. Familja e Elmaz Çanit i kishte bërë hyzmet të veçantë, pse të parët e kësaj familjeje kishin punuar atje. Në këtë bahçe të binin në sy sidomos gjelbërimi dhe pemët, që, siç kam thënë edhe herë të tjera, krijonin jeshillëk në pranverë dhe në verë, mbasandaj në vjeshtë gjethet e tyre zverdheshin, skuqeshin.

Në fund të këtij kopshti do të shikoje një shtëpi me dy kate, një kat përdhes dhe një sipër. Në qoftë se nuk gabohem, tërë kati i sipërm ishte si një çardhak i gjatë, si një divan me parmakë prej druri, në brendësinë e të cilit ndodheshin odat me dritare mesatare jo shumë të mëdha. Gjysma e çardhakut ishte mbuluar me çati, kështu që shiu nuk binte aty, por edhe në qoftë se binte, ishin marrë masa që ujët të mos hynte në dhoma. Çardhakun familja e Elmazit e kishte mbushur me vazo lulesh, si luledredhëza, manxuranë, mëllagë të kuqe e shumë lule të tjera, nga të cilat na sollën farëra profesorët francezë. Anash kësaj shtëpie, në gjithë gjatësinë e saj, kishte pemë të ndryshme jofrutore, që bënin hije.

Më tej, më duket mbi një kodrinë, ishte një shtëpi tjetër, e cila, në qoftë se nuk gabohem, ishte e prishur, pa çati; si duket do të ishte ndonjë konak në kohët e kaluara; mundet që atje pritnin burrat për të mos i çuar në shtëpinë ku rrinin gratë. Kjo shtëpi ishte më e vogël, me një kat, me dy-tri penxhere e me një derë të madhe në mes. Më kujtohet se edhe kjo ishte e rrethuar me pemë dhe përpara qe shtruar me pllaka dërrase bojë hiri. Por gjëjá më e bukur atje ishte pusi, i cili ishte i ndërtuar rreth e rrotull me gurë. Gryka e pusit ishte e bukur, kishte formën e një leoni të prerë, e gjerë në fund dhe pale më e ngushtë në krye. Ishte e ndërtuar nga afro 7 radhë gurësh të mëdhenj njëri mbi tjetrin, që dukeshin sikur qenë disa kokorrethë të mëdhenj të vënë një mbi një. Zakonisht ky pus shërbente për shtëpinë e Elmazit, por edhe për gjitonët, pse uji atje ishte mjaft i shtrenjtë; siç dihet, Mali i Thatë është emërtuar kështu, për arsye se i mungon uji. Për këtë pus profesori francez, Marshand, thoshte se ishte i mrekullueshëm dhe e skiconte me kënaqësi dy, tri e pesë herë pusin me ato pllakat prej guri të nxjerra nga dërrasaxhinjtë e Dunavatit dhe të Manalatit e të vëna rreth e përqark.

Më tutje shtëpisë, mbi një shkëmb pak a shumë të bardhë, ishte një shtëpi tjetër, me përmasa disi të gjata, me penxhere të larta e me një çati të ulët jo me bërryle prej trari, por me bër r yle prej gur i. Nëpër vrimat e mureve të saj kishin dalë lule, kuptohet, të egra, çerçeme e lofata, rreth e rrotull, që e zbukuroniin më shumë shtëpinë. Kur hidhnim sytë për të parë, bashkë me të shikonim njëkohësisht përtej edhe malet e Lunxhërisë dhe fushën e Drinos, kurse nga ana e Malit të Gjerë nuk dukeshin veçse gërxhet e thata, shtretërit e gurëve të malit n jëri mbi tjetrin. Sigurisht, në të tilla shtresa dërrasaxhinjtë e Dunavatit e të Manalatit i nxirrnin me aq mundim, me vare e me qysqi, dërrasat dhe plloçat me të cilat Është mbuluar gjithë Gjirokastra.

Kur venim në shtëpinë e Elmaz Çanit uleshim mbi mur dhe rrinim e shikonim Malin e Gjerë kodra-kodra si vithe kuajsh të mëdhenj që sulmojnë përpjetë dhe në mea përroin, uji i të cilit dimrit merrte me vete gurë dhe i çonte tej, poshtë, në zallin e teqesë së baba Aliut, por që aktualisht s'është më zallishte, pse vendi është shndër ruar në një qytet të ri punëtorësh.

Nën shtëpinë e Elmaz Çanit ndodhej një shtëpi tjetër, krejt e ndryshme nga forma e nga ndërtimi. Kjc ishte shtëpia e Elmaz Bocës. Këtë e kujtoj shumë pak, por e di që ishte një mik e një shok i baba Çenit, që edhe ai ishte delegat në ngritjen e flamurit në Vlorë më 1912, Kjo shtëpi ishte me dy kate, e madhe, me ovoro natyrisht, me portë pa kanate. Hyje brenda, ngjitje shkallët prej guri dhe veje në divane, në divanet e poshtme dhe në ato tË sipërmet. Divanet dhe odat e sipërme ishin havadane, si u thoshim ne, domethënë të ajrisura mirë. Nuk më kujtohet që të ketë pasur pemë rreth kësaj shtëpie.

Mbase këtë shkrim do ta lë të hapët se kujtimet për Gjirokastrën nuk kanë mbarim, vetëm se janë kujtimE të një periudhe të largët, të cilave jam përpjekur t'u qëndroj besnik.









II



VITE TË VEGJËLISË





NËNTORË TË LARGËT







Kemi ardhur në Vlorën heroike, që na ka frymëzuar që në r ininë tonë të largët me trimërinë dhe me ngjarjet e saj historike. Këto ditë nëntori në Vlor ë më sjellin ndër mend ato kohë të lar gëta, por sa të dashura nëntorësh, nga të cilat kam aq shumë kujtime.

Vite e vite kanë kaluar që nga ajo kohë, kur Gjirokastra ishte pushtuar nga ushtria greke e Venizellosit*. *( Gjirokastra u pushtua nga ushtria greke e Venizellosit më 16 mars 1913 deri në tetor 1916. Qysh më 26 dhjetor 1912, Hysen Hoxha, në atë kohë kryetar i bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, i dërgonte këtë telegram tepër urgjent Ismaii Qemalit në Vlorë: «Armiku me një fuqi të fortë erdhi e pushtoi përsëri Sarandën. Fuqia që ndodhet në Delvinë është e paktë, tani morëm vesh zyrtarisht se myfrezaja (repart mbrojtës - shënimi i red.), që :shte në Kuç, u nis për në Delvinë nga udha më e shkurtër. Prandaj për të ruajtur kufirin e atjeshëm, lutemi që të jepni urdhër të dërgohet fuqia e duhur. Nga populli i Gjirokastrës dhe i krahinës ata të cilët janë në -1jendje të rrokin armët po nisen që sonte për në Delvinë. Kemi nevojë të madhe për ndihmën e zotërisë suaj. Përgjágjen po e pres në krye të makinës telegrafike. Në emër të gjithë popullit, kryetari i bashkisë - Hysejn». -Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentesh)», përgatitur nga Teuta Hoxha. Tiranë, 1982.) Duhet të isha tetë ose nëntë vjeç, nuk mund ta përcaktoj dot me saktësi, por shtëpia e familjes sonë nuk ishte djegur akoma.

Në një ditë të caktuar, veçanërisht në nëntor, na vinin në shtëpi burra për vizitë. I priste aneja poshtë te shkalla dhe i ngjiste sipër në qoshk të odasë së madhe, ku i priste babai. Kur vinin të gjithë, babai i thosh anesë:

- Nuse, përveç kafesë, na sill edhe nga ato llokumet që prura dje në atë kartën shtupellë që k~,.m vënë në dollap të patit. .

- Si urdhëron mulla! - i thosh aneja.

Unë ndiqja anenë kur vente e vinte për t'u shërbyer mysafirëve, e ndihmoja atë, më në fund rrija afër babait dhe dëgjoja njerëzit që bisedonin.

Duhet të sqaroj që xhaxhanë tonë, Hysen Hoxhën, të gjithë ne, fëmijët, e thërritnim edhe baba, edhe baba Çen, kurse babanë tonë, Halil Hoxhën, të gjithë ne, fëmijët, e thërritnim derisa vdiq, xhaxha. Kjo vinte sigurisht se Hysen Hoxha ishte më i madhi, ai ishte bërë me fëmijë më parë dhe ne, fëmijët e Halilit, që erdhëm më vonë, vazhdonim ta thërritnim xhaxhanë, baba. Zaten ai na rriti e na edukoi sa ishim të vegjël, sepse babai im tok me vëllanë tim shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të punonte dhe unë mbeta në shtëpi djali i vetëm në mes të çupave, pse baba Çeni kishte vetëm çupa, kurse une, per veç vëllait që shkoi në Amerikë, nuk kisha veçse moti a. «Të tremi 'cinanë e shtëpisë», më thoshte babai, kur më thërriste afër tij, dulce më fërkuar kokën dhe dulce më dhënë nga ndonjë kokërr dardhë, që e nxirrte n'ga xhepi i sl~allvareve të zeza. Sigur isht atë ia kishte dhënë Janaq Shkrapi, zarzavatexhiu. Babai nuk i hante kurrë ato, po na i sillte neve, të vegjëlve.

Në ato ditë nëntori të largët babai me burrat në qoshk flitnin e flitnin, por unë ca i kuptoja, ca jo. Ata zinin në gojë shumë emra dhe i shanin aq shumë grekët, sa s'linin gjë pa thënë kundër tyre.

- Mos bërtit Hisenj, - i thoshin të tjerët, - se do të na dëgjojë greku dhe do të na surgjunosin.

Babai nxehej dhe për grekët të sharët e kishte në majë të gjuhës.

- Të na..., të na marrin të keqen, zuzarët, na gjezdisin me shpata varur në brez dhe i kërcasin në kadërdhëme të pazarit sikur ua tra njeri frikën!

Kur zinte në gojë shpatat baba Çeni, mua fët më shkonte mendja te sepetet, atje afër mbi dhipato të qoshkut, që ishin plot me shpata të gjyshërve e të babait. Më kujtohet njëherë, kur babai foli për shpatat e grekëve, unë kërceva si gjel i vogël dhe thaslië:

- Pse nuk i nxjerrim edhe ne shpatat tona, ja, këtu, në sepet i kemi, doni t'jua tregoj?

Pleqtë qeshën. Xha Hasan Xhiku më vuri dorën në kokë dhe më tha

- Do t'i qitim edhe ne shpatat tona nga sunduqet, mos u merakos, djalë.

Ata burra që mblidheshin me babanë në ato ditë të nëntorit, flitnin për lir inë, për Flamurin e Vlorës, për Ismail Qemalin, për Cepon e për shumë gjëra. Herë më dëbonin, si duket flitnin gjëra të fshehta, që unë s'duhej t'i dëgjoja, herë dëgjoja babanë që bërtiste:

- Enver, thuaj nuses të na bjerë duhan dhe një Labak me kartë!

Bisedat zgjateshin. Në mur të qoshkut, afër penxheresë, babai kishte varur një fotografi, ku kishin dalë shumë burra të veshur me të zeza. Në mes tyre ishte edhe një plak nìe flokë dhe me mjekër të bardhë. Ishte Ismail Qemali.

- Prapa tij, - na thosh babai, - jam edhe unë, ja, ky me sarëk të bardhë. Të gjithë ne jemi mbledhur në kuvend në Vlorë, kur ngritëm Flamurin, shpallëm Pavarësinë dhe formuam Qeverinë e parë të Vlorës, me Ismal Qemalë në krye. Po ç'e do, zuzarët e poshtër të jashtëm s'na lënë rehat.

Kjo fotografi ishte nga gjërat më të dashura të shtëpisë sonë të vjetër që na u dogj. Mjerisht, kur na u dogj shtëpia, u dogj edhe sunduku me palla, edhe fotografia. Çdo gjë u dogj, vetëm një sahat i mur it na shpëtoi. Këtë sahat* *( Shih në këtë vëllim f. 293.) ia kam falur shkollës sé mesme të përgjithshme «Asim Zeneli» né Gjirokastër.

Kërkova se mos gjeja ndonjë kopje të asaj fotografie të Vlorës, që varej dikur né shtëpinë që na u dogj, por më kot. Duhej të kalonin kaq dekada dhe më 28 Nëntor 1972, kur vizituam Muzeun e Pavarësisë ja, né një nga dhomat, unë shoh fotografinë aq të dashur për mua, fotografi e zmadhuar e Kuvendit të Vlorës. Ndenjta i shIangur, e shikoja, e shikoja dhe vazhdoja ta shikoja, saqë ciceroni, i cili kishte kohë që kishte mbaruar shpjegimet, u habit që po rrija aq shumë përpara saj.

- Mos u habit, - i them, - se gjeta një thesar që më kishte humbur.

E dashura fotografi e rinisë sime! Sa kujtime të ëmbla dhe të hidhura më zgjon ti! Ti më kujtove, veçanërisht, jetën dhe luftën patriotike të baba Cenit, këtij burri të thjeshtë, që vdiq i thjeshtë e i respektuar. Askush nuk ia kujtoi ç'kishte punuar, veç Partisë sonë, e cila, si për gjithë patriotët e tjerë, shkroi edhe për baba Çenin dhe, gjithashtu, e dekoroi për aktivitetin e tij patriotik.

Mua, natyrisht, si i vogël që isha né atë kohë, më bënin përshtypje disa ndodhi, që atëherë ishte e zorshme t'i kuptoja të gjitha, por tash, me kalimin e viteve, ato marrin né thjeshtësinë e tyre dritën e vërtetë. Për mua ato ishin ndodhi familjare, por për të rritur it kishin tjetër kuptim.

Duhej të ishte një natë para 28 Nëntorit, domethënë 27 nëntor. Vendi ishte pushtuar nga grekët Ishte krizë e madhe për çdo gjë, bukë me zor gjenim dhe atë aneja na e jepte çika-çika. Grekët kishin dashur ta hiqnin babanë nga belediereizi, kryetar i bashkisë sé qytetit, por nuk e hoqën dot, pse protestoi populli, gjithë sé toku, myslimanë e të krishterë.

Atë ditë, pra, të 27 nëntorit më thirri babai, që rrinte né krye të divanit me një velenxë të bardhë né krahë, dhe më thotë

- Vish këpucët, shko te Bido Tushja dhe i thuaj që më tha babai të më japësh një duzinë me qirinj. Né qoftë se të thotë s'kam, ti i thuaj me të qeshur, m'i jep, ndryshe nesër do të ta mbyllë dyqanin, më tha babai.

Unë vesha këpucët dhe ua mbatha këmbëve me të katra. Veja me qejf né dyqanin e xha Bidos, që ndodhej afër xhamisë së pazarit, mu né të hyrë të kubesë, pse atje më ngopej syri, kishte plot gjëra, kishte dhe llokume, edhe sheqerka. Xha Bidoja më fuste nga një sheqerkë né gojë, duke më cimbisur faqen. E gjeta xha Bidon me një burrë tjetër që po bisedonte.

- Ç'do djalë? - më tha xha Bidoja.

I dhashë porosinë e babait. Ai e shikoi atë burrin né sy dhe më tha mua:

- Ku gjenden qirinj në këto kohë te Bido Tushja. thuaj mulla Hysenit. Po të dojë qirinj, le të vejë t'i kërkojë dhespotit, se ai i tra grumbulluar për qishat.

Atëherë unë i lëshova «kërcënimin» e babait, dulce e përfunduar me një të qeshur, se nuk dija si mund ta thoshja «me të qeshur» që «babai do të të mbyllë dyqanin».

Xha Bidoja ishte njeri i mirë, ai e kishte shumë mik babanë. U ngrit në këmbë, më tërhoqi nga veshi afër bangos së tij plot me defterë gjithë pluhur dhe, dulce hapur një sirtar, më tha:

- E shikon ç'është kjo?

Unë u tremba; ishte një pisqollë. Xha Bidoja më tha:

- I thuaj babait se nuk e mbyll dot dyqanin e Bidos, se ia zbraz në bark mulla Hysenit këtë kobure.

Përnjëherë më hipën xhindet. O, si donte xha Bidoja të na vriste babanë, që ne e donim aq shumë?! I them xha Bidos:

- Ti s'e vret dot baba Cenin, se ai të pret kokën me shpatë. - Bido Tushja dhe burri tjetër qeshën, kurse unë rrija i vrenjtur. Xha Bidoja u fut në qilar, që andej doli me dy palco qirinj, dhe, dulce m'i futur nën sqetull, më tha:

- I thuaj mullait që Bidoja është dhelpër plakë dhe e di përse i duhen qirinjtë mullait, prandaj ia ruajta për këto ditë.

Unë u gëzova, mora qirinjtë dhe u nisa të ikja, po xha Bidoja më ndaloi.

- Prit, - dhe, dulce dredhur një letër si fishek, mori nga kutia tri llokume, i futi në të dhe më tha: «Një koqe është për ty, një për Sanon dhe një për Balen, po vetëm nesër do t'i hani dhe jo sot».

- Si urdhëron, - i thashë xha Bidos dhe fryva.

Rrugës, me qirinjtë nën sqetull dhe me llokumet në dorë, po mendoja:

Ama ky, xha Bidoja, është njeri i mirë, po nuk marr vesh pse duhet të jesh dhelpër plakë që të kuptosh përse i do babai qirinjtë për të ndritur natën, kur hamë bukë, kur ai këndon libra, kur aneja qep dhe nënoja na thotë përralla.

Kështu bluante mendja ime e vogël rrugës, duke u kthyer në shtëpi për t'i dorëzuar babait porosinë. Por nuk do të ishte kështu. Në mbrëmje unë do ta merrja vesh përgjysmë dhe të nesërmen e të pasnesërmen tërë kuptimin e vërtetë të blerjes së qirinjve.

Po atë ditë, kur u err, babai thirri anenë, i dorëzoi qirinjtë dhe i tha:

- Merri, nuse, këta qirinj, preji përgjysmë me thikë dhe vuri në penxheretë e odasë jashtë, vuri mbi një pjatë filxhani, që të mos na bëjnë pis.

- Si urdhëron, mulla! - i tha aneja dhe mori qirinjtë.

- Dale një çikë, moj nuse! - bërtiti nënoja, pastaj iu kthye babait

- Hisenj, lëri këto punë, se do të na marrësh në qafë, do të të surgjunosin në Moré.

- Mos u tremb Jeko, - iu drejtua s'ëmës, - se edhe po të më thërresin, xhevapin ua tram në xhep, as që ua tremi frikën zuzárëve, me nder... (dhe lëshonte nga kucuret e tija që nuk po i shkruaj). Ne bëjmë punën tonë, ata le të bëjnë të tyren.

Unë ndoqa anenë dhe, dulce pr erë qirinjtë, duke i vendosur në dritare dhe dulce i ndezur, e pyesja:

- Ane, po pse i vëmë këto qirinj në penxhere?

- Se nesër është festa jonë, djalë, është Dita e Flamurit që u ngrit në Vlorë, ku kishte vajtur dhe mullai nga Gjirokastra. Po mos i thuaj njeriut, se na dogjën pastaj.

- Po pse thua na dogjën, ane, kur ne kemi festën tonë?

- Pse grekun e tremi armik, na tra zaptuar venclin dhe ne që festojmë Flamurin, duam të rrojmë të lirë.

Tash e kuptova më qartë historinë e qirinjve. Kishte të drejtë xha Bidoja, «dhelpra plakë»; tash e kuptova pse më tha ai që llokumet t'i hanim vetëm të nesërmen. më 28 Nëntoi», Ditën e Flamurit.

- Edhe xha Bidoja, - thoshja me vete, si duket është si baba Ceni.

Kur u kthyem në dhomën e babait, i vajta afër dhe. pa i thënë asnjë fjalë, e shikoja, e shikoja, sigur isht me një ndjenjë të çuditshme, atë burrë me mjekër e me mustaqe të zeza ndenjur pajdash, me velenxë në krahë, duke kënduar një libër në dritën e zbehtë të idaresë, siç i thoshim në Gjirokastër, llambës me vajguri. Unë e shikoja dhe më dukej i madh, i fërkoja herë pas bere gjunjët me dorën time të vogël. Ai më në fund më tha:

- Ç'më shikon ashtu sikur nuk më tre parë? Shko fli dhe nesër në mëngjes hajde se do të të jap disa grosh të blesh sheqerka, pse tremi festë, pa mos dëgjo ti ç'thonë gratë. Armiqtë s'kanë ç'na bëjnë!

Të nesërmen, më 28 Nëntor, në familjen tonë ishin në pritje çfarë do të ngjiste. Vetëm babai dhe ne të vegjlit s'çanim kokën. Unë hëngra llokumen që pa gdhir ë, vajta në dhomën e babait dhe bër tita

- Rroftë Flamuri!

Babai më përqafoi, kurse nanaja (gruaja e babait, që ishte e sëmurë nga tuberkulozi) më tha:

- Mos bërtit jashtë kështu, se na more më qafë.

Atë ditë nuk na ngjau gjë, vetëm flitej se «shtëpia e mulla Hysenit llamburiste. Mos fejoi ndonjë çupë ose kishte marrë letër nga Halili nga Amerika».

Nënoja thosh:

- Mirë, duan të na i mbulojnë atë që bëri «i krisuri» mbrëmë.

Të nesërmen, kur u ulëm në sofrá të hanim bukë, babai tha:

- Jeko, më thirri kumandari grek, më unji, më dha cingare dhe më pyeti

- Qirje belediereiz, më thanë se par djembrëmë kishe vënë qirinj në dritare, mund të më thoni për ç'arsye?

- Dhe unë iu përgjigja, - tha babai: «Për t'i ndritur rrugën popullit».

Kumandari hapi sytë, i shqeu fare dhe iu drodhën duart.

- Zoti komandant, i them, s'keni pse shqetësoheni, unë jam belediereiz dhe e tram për detyrë që popullit t'ia ndrit rrugët natën, por meqë ju m'i treni hequr të gjitha mjetet, atëherë kënaqem të ndrit rrugën time.

- Po pse nuk e bën çdo natë këtë marifet? - më tha kumandari.

- S'kam qir inj, - ia prita unë, - se nuk do të mungoja ta bëja, jo çdo natë, kurse disa herë po.

Kumandari e pa se s'kishte ç'të më bënte, u ngrit, më dha dorën, dulce më thënë:

- Qirje, Hysen Hoxha, është mirë të mos i acarojmë mar rëdhëniet në mes nesh.

- Ja dhe frika jote, Jeko, - i tha babai. -- Po të jetë për mua, ata round edhe të më vrasin, po gjithë popullin nuk e vrasin dot dhe unë jam me ehalinë*, *( Popullin. ) luftoj për të, prandaj nuk më prekin dot kollaj.

- Edhe vëllai i gjyshit tënd, Nexhipit, Beqiri*, *( Beqir Hoxha tra qenë anëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Gjirokastrën. Për meritat e tij patriotike është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.) - më thosh nënoja, - tra qenë kështu i hedhur, ai meri te pjesë edhe në kundërshtimet që i bëheshin Turqisë, bile shkruante edhe telegramet kundër mizorive të Evr opës që kër konte të copëtonte atdheun tonë.

Më kujtohet një herë tjetër, kur akoma vazhdonte Lufta e Parë e madhe Botërore. Pasi u shporr ushtria greke, vendin e pushtoi ushtria italiane me ushtarë me pendë e me topa, me mushka e me çiçibune. Uria mbretëronte. Aneja na thosh se miellit i hidhnin edhe pluhurin e dërrasave që sharronin italianët për ndërtimin e kazermave. Baba Çeni vazhdonte të ishte kryetar i bashkisë, kurdoherë arrogant me pushtuesin. Rreth tij afroheshin më shumë njerëzit fukarenj të qytetit, pa dallim, myslimanë e të krishterë. Të krishterët bile më shumë, pse kishin frikë mos i persekutonin. Dhe Hysen Hoxha i mbronte ata. Disa agallarë e tregtarë filluan t'u afroheshin pushtuesve të rinj dhe futeshin në zënka me baba Çenin, i cili nuk u linte gjë pa thënë. I tillë ishte edhe kunati i tij, Xhevdet Selfoja, të cilin e kishte në «grykën e topit».

Me të hollat e vakëfit që akaparoi plaku, dhe tok edhe me ato të bashkisë, organizonte dhënien e ndihmave fukarenjve; shtonte numrin e fshesaxhinjve të bashkisë, për t'u dhënë nga një rrogë të vogël disa njerëzve tié varfër; kontrollonte me shkop në dorë ushqimet që u zhvaste autoriteteve italiane për popullin, që të ndaheshin në të varfrit; u shkurtoi rrogat hoxhallarëve, të cilët protestuan, por më kot, se plaku s'ua vinte veshin.

Po formohej javash-javash një klikë opozitare kundër Hysen Hoxhës, «për t'i ngritur këmbët» si kryetar i bashkisë. Por më kot, nuk guxonin dot, se trembeshin nga «harbutëria». «Me mulla Hysenin, - thoshin Karagjozatët që kërkonin t'i zinin vendin, - janë gjithë zuzarët, skuparët, kasapët dhe opingarët».

Më kujtohet, ishte ditë vjeshte. Baba Çeni, që kishte thyer këmbën në sokak, kur zbriste natën për në shtëpi, kishte dalë nga spitali ushtarak italian që ishte tek është sot shkolla «Asim Zeneli». Atëherë quhej mejtep.

Në mëngjes, pasi hëngrëm trahananë, babai më mori me vete, duke më thënë:

- Hajde këtu djalë, se do të verri në shtëpinë e Iljazit (Iljaz Hoxhës) t'i bëjmë një vizitë.

Unë u gëzova shumë. Xha Iljazin e doja, megjithëse edhe të bërtiste, po ai më kishte vënë emrin «në vesh», duke më kënduar në shqip dhe jo arabisht. Kisha qejf të veja te xha Iljazi, pse m2 jepte nga ndonjë ftua, disa kokrra arra o lajthi, si të ndodhej. Unë nuk u çudita, pse babai më merrte shpeshherë kur vente për vizita te Selim Bakiri, te Hasan Sinoja e të tjerë.

Kur hymë te xha Iljazi, ndjeva se diçka kishte ngjarë, po nuk e përcaktoja dot. Kishte njerëz në dhomën e madhe. E nduk babanë nga xhubja dhe i them:

- Baba, mos i ka vdekur njeri xha Iljazit?

- Jo, djalë, - m'u përgjigj plaku, - përkundrazi, sot tremi festën e Flamurit.

M'u çel fytyra. Në krye të odës ishte një prift me mjekër të bardhë, veshur me një raso të zezë dhe me një kryq të florinjtë në gjoks e me gurë me ngjyra. Unë u habita që prifti rrinte në krye dhe në ditën e festës sonë të madhe. I druajtur, u putha dorën të gjithëve me radhë dhe ndenjta në fund të odës, afër derës. Po shihja i habitur ç'do të bëhej këtu sot, më 28 Nëntor, nën pushtimin italian*. *( Ushtria italiane, pasi dëboi forcat greke, e pushtoi Gjirokastrën në tetor 1916.) Pasi u pi kafeja dhe mua më dhanë llokume, u ngrit xha Iljazi hapi dollapin e odasë, nxori andej një flamur me shkabë të zezë dhe e ngriti përpjetë, duke thirrur: «Rroftë Shqipëria e lirë!».

Të gjithë u ngritën në këmbë dhe bërtitën njëzëri: «Rroftë Shqipëria e lirë!». Më thirri xha Iljazi dhe më tha:

- Zëre flamurin nga të dy cepat, ngrije lart, siç bëra unë, dhe çojua të tërëve me radhë ta puthin.

Edhe unë ashtu bëra. Natyrisht, të parit ia çova baba Çenit, pse për mua të voglin ai dhe flamuri ishin një. Të gjithë e puthën, edhe prifti e puthi. Unë u çudita që e puthi edhe prifti. Pas kësaj ceremonie pleqtë filluan muhabetin, kurse unë dola në kopsht dhe prisja sa të dilte babai. Kur dolën ishte vonë, burrat kishin hedhur atje brenda nja dy gota. Rrugës e pyeta plakun

- Po ai prifti kush ishte baba?

- Si, nuk e di, - më tha, - ai është Papapanoja, patriot i flaktë. Sa për të thënë e mban rason dhe kamillafin, se nuk beson në Krishtin, aq sa nuk besoj edhe unë në Muhametin. Ne kemi një «perëndi», Atdheun, Shqipërinë. Të gjitha të tjerat janë gjepura. Ai, prifti, është babai i mësuesit tënd të shquar, patriotit Thoma Papapano.

- Thomanë unë e dua shumë, baba, - i thashë, se më mëson shqipen, kurse mulla Kamanin nuk e dua, se ai kërkon të na mësojë turqishten.

- Vuru shpëndërën mullalerëve, - më tha plaku, - ata janë lëpirësahanësh, ata dinë vetëm të kërkojnë dhe të marrin ile f e dhe të llomotitin përrallat e Kuranit.

- Po edhe ti, baba, e këndon Kuranin, unë të shoh çdo natë që këndon.

Unë këndoj Kuranin? Shko mor qërohu! Ato që këndoj unë janë libra të historisë, të filozofisë, bile kundra Kuranit!

Që atë ditë të 28 Nëntorit unë u bëra mik me Papapano Çuçin. Ai rrinte në Varosh, afër shtëpisë së dajkos tim, që edhe ky e kishte llagapin Çuçi. E takoja në rrugë priftin, ndalesha, i puthja dorën, më gëzonte kokën dhe më thosh: «Shko rregullisht në shkollë, bir, se ajo do të të hapë sytë».

Më kujtohen 28 Nëntorët e mëvonshëm, pas Luftës heroike të Vlorës, kur vendi u çlirua edhe nga italianët. Unë isba më i rritur atëherë, f estën e Flamurit e bënim hapët, venim me shkollë përpara «huqumetit» dhe atje mbaheshin fjalime. Aneja mua më kishte bërë edhe një sharp të kuq me shqiponjë në mes, që e futja nga koka dhe e mbaja në gjoks.

Më kujtohet, që në një nga këto festa, zoti Xhafo Poshi ma dha ta mbaja unë flamurin. C'gëzim i papërshkruar! Kur u kthyem nga ceremonia, duke zbritur pazarin me flamurin në sup, takoj baba Cenin, i cili më thotë:

- A të duket i rëndë në sup ai flamur?

- Jo, baba, - i thashë.

- Ai është i rëndë, djalë, - më tha plaku, - pse mban gjithë historinë e popullit tonë. Sidomos në kohë rreziku ta mbash fort, ta ngresh lart dhe të mos e lësh kurrë të rrëzohet përdhe.

Babai ishte njeri i mësuar, ai e dinte mirë turqishten, arabishten dhe persishten, studionte filozofët grekë. Ishte njeri pa fe. Që në vegjëli ai na këshillonte që të krishterët t'i donim si vëllezër dhe ai vetë ishte shembull për këtë gjë. Miqtë e tij nga më të mirët ishin të krishterë, si Thomai, Kristo Meksi, xha Poloja, Andrea Konomi e të tjerë. Të gjithë i shikonte në planin kombëtar.

- Kë ngjau ky, moj Jeko, - i thoshin vëllezërit E saj, - ky u bë kaur fare.

- Kaur nuk bëhet as Hisenji, as Halili, po ata janë tË dashur me njerëzit, - u përgjigjej nënoja.

Por, nga ana tjetër, nënoja e grindte babanë, dulce i thënë:

- Mor Hisenj, zgjidhi një çikë miqtë, se s'të honepsin të tjerët.

- M'u prish puna mua, se nuk më honepsin disa, kush do që të më dojë, të më dojë kështu sic. jam, - thosh babai.

Ai ishte njeri i thjeshtë, vishej keq, por këshillat i jepte të mira. Ishte nga më të parët në lëvizjen patriotike të qytetit, ishte bashkëluftëtar me rilindësit. Baba Çeni nuk mburrej kurrë, nuk fliste kurrë ç'kishte bërë, këto na i thoshin të tjerët; në shkollë na i thoshin zoti Thoma, zoti Xhafo, zoti Rexho.

- Ja, mullai që blen me gjym prej teneqeje kos te Kapo Bolena, ai ishte në kuvendin që u mbajt në Cepo më 1911, ku ishim mbledhur mbi 2 000 veta me maliherë në duar, - na thosh mësuesi ynë. - Mulla Hyseni u tha luftëtarëve: «Mbani pushkët në duar, mos i lëshoni, se duke luftuar do ta fitojmë lirinë. Populli i Gjirokastrës është në këmbë». Mulla Hyseni e tmerr oi prefektin e Gjirokastrës, i cili e kërcënoi, pse ishte në Cepo. «Dy mijë dyfekë, zoti mytesarif, i tha, janë gati të rrethojnë qytetin, po na ngave në punën tonë».

Baba Ceni ishte patriot dhe njeri i mësuar. Ai ishte anëtar dhe kryetar i komitetit të rilindësve në Gjirokastër, mbante lidhje me Bajo Topullin dhe me anëtarë të tjerë të Kongresit të Manastirit, ishte një nga pionierët e hapjes së shkollës së parë shqipe «Liria»* *( Shkolla shqipe HLiria» u hap në shtator 1908 dhe u mbyll më 16 mars 1913.) në Gjirokastër, ishte një nga themeluesit e shoqërisë patriotike «Drita»* *( U themelua më 18 nëntor 1908. Hysen Hoxha u zgjodh kryetar i këtij klubi më 1910, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kryetar i bashkisë.) dhe u zgjodh kryetar i saj. Ai shkonte fshat më fshat dhe ngrinte njerëzit në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës.

Këto kujtime të largëta të rinisë sime m'u ringjallën në 60-vjetorin e Pavarësisë, kur erdhëm në Vlorë për të festuar këtë ngjarje historike. E ndjeva veten të lumtur, kur u ndodha përpara fotografisë së Kuvendit të Vlorës, ku ndodhej dhe babai.

Ai ishte 60 vjet para meje në Vlorë. Unë atëherë isha 4 vjeç, por jeta e tij, mësimet e tij lanë mbresa të thella në ndërgjegjen time. Ato më rritën me frymën patriotike dhe unë jam kryelartë për baba Cenin e thjeshtë, trim dhe patriot.





Vlorë, më 28 Nëntor 1972





SHKOLLAT E MIA