V



NË BELGJKË – BRUKSEL



Udhëtimi me tren nga Parisi né Bruksel ishte shumë më i shkurtër se nga Monpeljeja né Paris u dhe, veç kësaj, gjendja ime shpirtërore ishte disfi më e ngritur. Tanfi isba i siguruar, të paktën përkohësisht, me mjetet e jetesës; kisha një punë, të cilën vërtet s'e përfytyroja dot si do të qe e si do ta kryeja, por thellë né ndërgjegje nuk shqetësohesha shumë. Né fund të fundit s'kisha për t'u bërë diplomat, edhe sikur gjithçka të më shkonte mbarë né konsullatë. Né Bruksel kishte një universitet të mirë e të konsoliduar dhe kisha marrë premtimin e konsullit se do tè më ndihmonte për t'u regjistruar né Fakultetin e Drejtësisë.

Dukej pra se punët po më ecnin për mbarë dhe kjo, pa dyshim, i bëri më të këndshme ato orë që zgjarbi udhëtimi Paris-Bruksel. Shihja nga vagoni peizazhin që shpalosej, fusha e livadhe pa mbarim, tokë e begatë, e kultivuar dhe e mbajtur me kujdes, tufa lopësh e kuajsh nëpër kullota, buzë xhadesë e kanaleve, fshatra e qyteza të bukura e të sistemuara, me çati karakteristike të kuqe ose bojë hiri. Peizazhi ishte thuajse i njëllojtë si né pjesën franceze ashtu edhe kur kaluam kufirin e hymë né Belgjikë.

Dhe ja më në fund Brukseli. Ishte një qytet i madh, por kurrsesi me madhështinë e bukurinë e Parisit. Zbrita nga treni, dola nga stacioni dhe mora një taksi. I dhashë adresën: «Rue de la Loi», nr. 155. Kapërcyem lisa rrugë që ngjiteshin, kapërcyem një katedrale dhe dolëm në një rrugë të gjatë, të gjatë që nuk kishte të mbaruar. Gjëja e parë që më ra në sy ishin tramvajet. Në këtë qytet kishte shumë tramvaje që u binin lagjeve kryq e tërthor. Nuk shihje as shumë automobila dhe as shumë autobusë si në Paris. E gjithë kjo rrugë e gjatë ishte «Rue de la Loi».

U futëm në një portë me kangjella he'kuri, pjesë e një rrethimi të madh të të gjithë vendit me kangjella të tilla. Brenda në këtë territor ishin 5-6 a 7 paliate ose grantte-ciel me 10 a 11 kate. Në adresën që më kishin dhënë, më kishin shënuar numrin e pallatit dhe të katit, më duket i pesti.

Mora valixhen, i pagova paret shoferit të taksisë dhe u nisa drejt ashensorit. Para se të futesha më ndaloi konsierzhi* *( Nga frëngjishtja - portieri.) i pallatit dhe më pyeti:

- Kush fieni dhe ku shkoni?

I dhashë pasaportën dhe i tregova se isba sekretari i konsullatës shqiptare.

Ai pa pasaporrtën time dhe më tha:

- Jam lajmëruar për ardhjen tuaj, merrni ashensorin, shtypeni në këtë numër dhe do të gjendeni në apartamentin e konsullatës, fiera përballë.

U ngjita dhe i rashë ziles. Pas pale m'u hap fiera dhe një grua me flokë të thinjura më shikoi, më pa valixhen dhe më pyeti:

- Ju fieni zoti Hoxha?

- Po, iu përgjigja.

- Urdhëroni, - më tha dhe desh të më merrte valixhen.

- Jo, - i kundërshtova unë, - e mbaj vetë.

- Atëherë, ndiqmëni mua, - tha ajo, - do t'ju çoj në apartamentin tuaj.

«Paskam dhe një apartament më vete», - thashë me mendjen time, duke parë korridoret dhe dhomat e hapura plot me kanape, me kolltukë e me llamba të mëdha. Apartamenti ishte një dhomë me krevat, me një kolltuk, një tavolinë e një fron dhe një derë që të çonte në një banjë të vogël.

- Këtu do të banoni, - më tha gruaja, emri i së

cilës s'më kujtohet. - Çlodhuni dhe në orën 6 pasdreke ju pret atasheu i shtypit në zyrën që është më tutje (jashtë kthinës ku do të flija unë).

Më vonë mora vesh se kjo zonjë ishte femme de chambre e gruas së atasheut të shtypit, një plakë hungareze, ndë rsa i shoqi ishte më i ri. Ky mund të ishte nja 55-60, ajo qe nja 70 vjeç.

Siç e kam theksuar, edhe konsulli, edhe atasheu i shtypit, ishin të pasur dhe funksionet diplomatike i kërkonin e i merrnin si tituj nderi për t'u përzier në trupin diplomatile dhe për të marrë dekorata. Bile edhe Zogu, do të mësoja më vonë u kishte varur të dyve nga një nishan.

Në fakt, konsullin, sa ndenja në Belgjikë, e pashë a s'e pashë nja tri-katër herë, po kështu edhe atasheun e shtypit, i cili kishte apartament të veçantë, po në ndërtesën e konsullatës. Ata vinin në Belgjikë fio për punë të konsullatës, për të cilën as që çanin kokë fare, por për të marrëpjesë në ceremoni e bankete që jepeshin për trupin diplomatile në ditët e shënuara, në festat nacionale të Belgjikës ose të mbretit, të mbretëreshës, o të Vitit të Ri. Të tillë ishin këta përfaqësues të huaj e kozmopolitë, që përfaqësonin mbretërinë e poshtër të vendit tonë. Ata, siç kam shkruar edhe më lart, Shqipërinë nuk e njihnin gati fare, dinin diçka nga biografia e Zogut dhe e disa personaliteteve të regjimit dhe kaq ishte për ta Shqipëria. Unë i vura ca në korent, por e shikoja se çka u thosha për historinë e vendit, nga një vesh u hynte nga tjetri u dilte. Po kështu ndodhi edhe me ato nocione të para të gjuhës sonë që u mësova, të cilat shpejt ua kishte marrë era.

Në orën e caktuar erdhi në apartamentin tim zonja në fjalë, e cila bënte, siç po dukej, edhe të zonjën e shtëpisë; jashtë apartamentit të plakës, të cilën e pashë vetëm tri-katër herë. Ajo më njoftoi se po më pritnin në zyrë.

Isha i veshur dhe u paraqita. I dhashë dorën konsullit dhe shefit të shtypit dhe u ula pranë tavolinës së punës. Ata rrinin në kolltukë. Siç dukej, kjo ishte zyra ime, me dritare të mëdha, plot diell, andej shihje Brukselin dhe parqet rreth e rr otull. Vetëm një gjë s'më pëlqeu: mbi kokën e tyre, përballë meje ishte varur në mur portreti i Zogut. Isha i detyruar që, kur ngrija kokën, të shihja xhelatin. Zyra e tyre e përbashkët ose më mirë salloni me kolltukë, me qilim, me llambadarë e abazhurë të mëdhenj, ishte përballë. Sii kuptova, ata as që kishin ndër mend të bënin ndonjë punë në konsullatë; atë punë që do të duhej, do ta bëja unë, kurse ata vinin në Bruksel sa bënin një atte de présence* *( Frëngjisht - paraqitje.) dhe iknin pas disa ditësh. Kjo gjë ishte në interesin tim.

Foli konsulli i pari dhe më vuri detyrat

- Duhet të paraqitesh në Ministrinë e Jashtme dhe të kërkosh regjistrimin tënd si kancelar i konsullatës. Unë do të të jap letrën me firmën time që të paraqitesh dhe emri juaj të shënohet në Anuarin diplomatile konsullor. Duhet të sillesh mirë, se do të përfaqësosh vendin tënd etj., etj., - vazhdoi ky i huaj hungarezo-franko-belg e më bëri nja pesë minuta mësim për detyrat e mia ndaj atdheut (Gri, thosha me veten time, ti po më jep mësime për atdheun tim!). Pasta] vazhdoi të më thotë:

- Ti do të japësh viza për ata që do të kërkojnë të venë në Shqipëri, me përjashtim të komunistëve, të cilët i tremi armiq! (Fol, i thosha me vete, ti armikun e tre brenda dhe të qëndron përpara.) - Ata që kërkojnë vizë, duhet të mbushin një formular, përveç atyre që rekomandohen nga Ministria e Jashtme Belge. Tregtarëve, afaristëve që kërkojnë të shkojnë në Shqipëri, jepu vizë. Atyre

do t'u japësh shpjegimet që kërkojnë pr të blerë ose për të shitur dhe për këto gjëra drejtoju legatës në Paris, e cila të jep shpjegime dhe ti duhet t'u përgjigjesh.

Pas këtyre mësimeve «diplomatike» u ngrit në këmbë, hapi dy sirtarët e tavolinës sime dhe vazhdoi:

- Këtu ke vulat, ke pullat, ke formularët, ke dhe regjistrat. T'i mbash në rregull e pastër. Ato që do të harxhosh për pullat si dhe taksat që do të marrësh, do t'I regjistrosh kështu dhe ashtu. I ke të qarta? - më pyeti.

- Shumë qartë, zoti konsull!

- Për këto do të më japësh llogari mua!

- Si urdhëron, zoti konsull!

- Kaq kisha unë, - tha më në fund, - tash je përgjegjës.

- Dakord, - iu përgjigja.

E mori pasta] fjalën atasheu i shtypit i legatës sonë në Paris, i cili më tha afërsisht:

- Për çështjen e shtypit ]uve këtu, në konsullatë, do t'ju vijnë nga një agjenci e shtypit kupyra nga çdo gazetë që do të shkruajë qoftë edhe ndonjë lajm të vogël mbi Shqipërinë. Ne do të abonohemi në këtë agjenci. Ju do të treni një fond të veçantë për këtë. Me të marrë kupy rat, do të blini pesë numra të asaj gazete që tra shkruar për Shqipërinë dhe do t'u presësh artikullin ose lajmin. Këto pasta] do t'i ngjitësh në një letër të bardhë.

Në krye do të ngjitësh titullin e gazetës dhe datën e numrin e saj. Këto, kuptohet, duhet të bëhen pastër; 2 kopje prej tyre do t'i dërgosh në Ministrinë e Jashtme në Tiranë, ose në legatë në Paris dhe një do ta mbash në zyrë. Në qoftë se artikulli është në ndonjë revistë të ilustruar, të tërë revistën dër goje në adresat që të thashë në aq kopje si dhe gazetat. E treni të qartë? - më tha.

- Shumë të qartë, - iu përgjigja edhe këtij. (Se mos ishte ndonjë filozofi e madhe!)

- Atëherë ne mbaruam! - më thanë. - Fillo nga

puna në mëngjes dhe vazhdo deri në ora 13°°, kur zyra duhet të jetë hapur, pasta] fieni i lirë.

I falënderova, por akoma pa dalë, më kërkuan që të gjeja administratorin e pailatit, që i kishte zyrat ca andej oborrit, dhe t'i lutesha që të më jepte adresën e ndonjë punishteje ose piktori gravurash për të na bërë një tabelë prej bronzi për konsullatën. E mora dhe këtë detyrë e u largova.

Ata qëndruan edhe nja tri-katër ditë, më takuan o s'më takuan edhe nja dhjetë minuta të tjera dhe u bënë gati të niseshin për né Paris, ku kishin qendrën. Gjeta rastin dhe i kujtova konsullit premtimin që më kishte dhënë për të më rekomanduar që të regjistrohesha për drejtësi né Universitetin e Brukselit.

- Ah, po, - tha. - Do ta bëjmë. Formulo një letër né formë kërkese nga ana ime, shkruaj ç'quani ju të arsyeshme se duhet shkruar, shtypeni dhe silleni ta firmos e pasta] ta vulosim.

- Faleminderit, - i thashë, - do t'ju jem...

Por ai më ndërpreu:

- Mos e vononi letrën për universitetin se na duhet të nisemi shpejt për né Paris.

Kalova matanë, e përpilova letrën, ia çova konsullit dhe brenda dy-tri sekondash Konsullata Shqiptare né Bruksel vulosi aktin e parë të veprimtarisë sé saj : një letër rekomandimi drejtuar rektoratit të «Universitetit të lirë të Brukselit».

Pas kësaj konsulli dhe atasheu i shtypit u larguan, kështu që unë ngela vetëm. Apartamentin e tyre e mbyllën, sfido që me valixhe erdhën dhe me valixhe ikën. Më mbetën çelësat e konsullatës sonë, që përbëhej nga zyra ime, dhoma e pritjes, dhoma ime e gjumit dhe një kuzhinë e vogël.

Vura zyrën e sirtarët né rregull dhe pasta] iu drejtova fotografisë së Zogut né mur: «Qen bir geni, zbrit andej nga muri, se s'të shoh dot, përpara!» dhe e mora e vura prapa një dollapi né kuzhinë. Në qoftë se do të vinte ndokush për vizitë, natyrisht do ta futja né sallon dhe, po të vinin konsulli e të tjerë, do ta vija prapë portretin ku qe, dulce gjetur një arsye. Por ata edhe ato herë që erdhën, lajmëronin dy-tri ditë më parë, kështu që më pas e fjeta mendjen. M'u duk se do të më njoftonin gjithmonë përpara, por, siç do të shkruaj më poshtë, pikërisht nga kjo bindje do ta pësoja.

Të nesërmen a të pasnesërmen takova administratorin e pallateve, një burrë nja 50 vjeç me syze, i cili më hriti me njerëzi, më pyeti si isba rregulluar lart, më dha numrin e telefonit të tij, me qëllim që, po të kisha nevojë për ndonjë gjë, Vi telefonoja. Pastaj më tha:

- Ne kemi edhe shër byes né dispozicion të aparta mentit për të fshirë zyrat dhe për të rregulluar dl:omat. Çdo gjë është inkluduar né qiranë e tërë katit të konsullatës.

E falënderova dhe i kërkova të më bënte tabelën e konsullatës, i dhashë modelin me stemën e mbr etërisë né mes etj.

- Patjetër, do ta rregullojmë ne çdo gjë! - më tha.

Kështu që nuk kishte pse të çaja kokën për tabelën.

Me fjetjen isba rregulluar si asnjëherë tjetër në jetën time. Tani më mbetej të shihja jashtë si ishte jeta, shtrenjtësia, sidomos ushqimi, pse né fillim 600 franga belge né muaj die m'u dukën. Sidoqoftë më duhej të shihja një herë, se isba djegur né Francë e sidomos né Paris, kur kisha ngelur e fjetur edhe pa bukë. «Prandaj më kujdes, - i thashë vetes né fillim, - ruaj Enver frangat, rregullo jetën që të mos vuash.» Ndërkohë rrobat më ishin palosur, duhej të ekonomizoja për të blerë ndonjë kostum të zi që të dukesha si zyrtar; duhej po ashtu të regjistrohesha né «Universitë libre de Bruxelles».

Vendosa pra të vizitoja e të njihja qytetin dulce filluar nga qendra. Duhej të zbrisja «Rue de la Loi- të gjatë sa s'bëhej. Rrugën e parë e bëra né këmbë, herë dulce ecur drejt, e ber ë dulce zbritur, se i tillë ishte terreni.

U mbyta né djersë, por isba kurioz të shihja shtëpitë e dyqanet nga të dyja anët e saj. Shtëpitë né këtë rrugë nuk ishin me shumë kate, ishte një quartier résidentiel style 1900. Dyqane kishte tek-tuk, kryesisht me artikuj ushqimorë, por edhe ndonjë me lloj-lloj mallrash e artikujsh. Né këtë rr ugë ndodheshin rezidenca e Ministrisë së Jashtme, qendra administrative, në qoftë se nuk gabohem «Théâtre de la Monnaie» etj. Pas këtij udhëtimi njohës, vendosa një rregull të përgjithshëm: kur të zbrisja në «Rue de la Loi», të ecja në këmbë, kur të ngjitesha, të merrja tramvajin, se ngjitja ishte shumë e lodhshme.

Puna që kisha në konsullatë ishte një sinécure*, *( Frëngjisht - punë e rehatshme.) asgjë e lodhshme, asgjë e komplikuar sepse shtypi belgjian nuk shkruante shpesh për Shqipërinë, gati e injoronte. Artikuj të gjatë në gazetë shumë rrallë m'u sinjalizuan nga agjencia ku ishim abonuar dhe në raste të olla unë veproja në mënyrën që tregova më lart. Lajme të shkurtra për ndonjë eveniment që ndodhte në Shqipëri, kishte më dendur, ato i jepnin agjencitë e Romës, «Rojteri» o ndonjë tjetër, i përsër isnin edhe ajo e Belgjikës dhe i botonin gazetat. Ç'ishin këto Iajme? Rr eth vajtjes dhe ardhjes nga Shqipëria të ndonjë ministri italian o të ndonjë qeveritari shqiptar në Romë, ndonjë lajm për Zogun, që priti filanin, për ndonjë kredi oso borxh qé Italia i jepte Shqipërisë etj. Lajme të këtij lloji botoheshin në ndonjë qoshe të gazetës dhe zinin gjithë-gjithë tri oso katër radhë.

Në një moment, aty nga gjysma e dytë e gushtit 1935 erdhën lajme nga agjencitë që flitnin për «kryengritje në Shqipëri kundër Zogut». Përnjëherë i gëzuar u çova, u vesha, shkova në kuzhinë dhe iu drejtova fotografisë së Zogut, që e kisha futur në një qoshe: «Ah, tradhtar, ah, i poshtër, të erdhi fundi, do ta gjesh vdekjen dhe do t'i paguash krimet që i ke bërë popullit». Por, flashet e para nuk thoshin asgjë se ku kishte plasur «kryengritja» dhe kush e udhëhiqte këtë.

Zbrita, bleva vandakun me gazeta, u hodha një sy aty për aty dhe pashë se të gjitha e jepnin njësoj lajmin. Disa zgjateshin për jetën e Zogut, për lidhjet me Italinë etj. Ndonjëra botonte edhe ndonjë foto të Zogut e të princeshave, ku këta vërtet kishin dalë të krekosur e të fryrë kushedi në ç'rast vizite oso cer emonie, por titujt e lajmet mbi «kryengritjen» sipër fotove e bënin më qesharak fodullëkun e tyre. I prova kupyrat si zakonisht, i ngjita në Tetra dhe po i vija në stivë. Të nesërmen, që në mëngjes dota përsëri dhe në kioskun afër bleva «Le Soir», «l'Indépendance Bolge» e nja dy a tri gazeta të tjera. I këndova me kuriozitet të madh, që të mësoja ç'bëhej në atdhe. Ditën e dytë gazetat shkruanin se «kryengritja» ka plasur në jug të Shqipërisë, në Fier dhe se po shtrihej edhe në zona të tjera. Ditët më pas u shtuan lajmet se «kryengritja është organizuar nga forca opozitare», se «kundër Zogut janë ushtria e xhandarmëria» etj., por pikërisht këto njoftime që lexuesit perëndimor i bënin përshtypje, mua më dekurajuan. E dija se në «forcat opozitare» të afishuara, futeshin shokët e miqtë e Ali bej Këlcyrës e ndonjë Vrionas, që mund të kishin njëqind pakënaqësi e grindje me Zogun, por në thelb ishin e mbeteshin njerëz të regjimit e të vetë mbretit, që s'kishin asgjë parimore e konsekuente në veprimet e tyre «antizogiste». Për më tepër e dija se, po qe se «kryengritja» për të cilën flitnin gazetat ishte vetëm vepër e tyre, lajmet oso ishin të gënjeshtërta, oso, edhe sikur vërtet të kishte shpërthyer ndonjë gjë, do të shtypej shpejt. Populli nuk do të ngrihej me Ali bejtë e Vrionasit në kryengritje, le që vetë këta afendikonj, nuk do të mbështeteshin e s'mund të mbështeteshin te populli, edhe sikur të donin të bënin ndonjë gjë.

Më ranë ca shpresat nga lajmet e ditës së dytë, por fakti që gjithë shtypi i kushtonte vëmendje dhe vend asaj ç'ndodhte në Shqipëri, më bënin të mendoja se ndoshta e vërteta onde s'dihej mirë dhe uroja që lëvizja të ishte sa më e gjerë dhe e mbështetur në popull. Sillja ndër mend ata eiementë patriotë oso demokratë që mund të kishin dorë në organizimin e një lëvizjeje të tillë, por Bado që e vrisja mendjen, s'gjeja dot një emër ku të përqendrohesha. Patriotët e demokratët e vër tetë, të sprovuar në vitet 20-ë, veçanërisht në atë lëvizje që çoi në Revolucionin e Qershorit 1924, oso ishin vrarë, e këtu kisha parasysh figura si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi e të tjerë, oso ishin hedhur në mërgim e ishin shpërndarë në vende të ndryshme. Dija diçka mbi historinë e tyre në mërgim, dija se ishin përçarë, për të mos thënë në shumë, të paktën në dy grupe të mëdha. Njëri ishte grupi i KONARE-së, i cili qëndronte në pozita më të shëndosha dhe në njërën oso në tjetrën masë hislite lidhje edhe me Korninternin, tjetri ishte grupi i «Bashkimit kombëtar», ku përfshiheshin gjithë tipat që njoha né Bari e né Paris, si Ali Këlcvra e Sejfi Vllamasi, Bahriu. sheh Karbunara e të tjerë. AL të kishin vallë gisht këto gnupe né organizimin e «kryengritjes» për të cilën sl:kruanin gazetat? Si zor, megjithëse zemra ma dome që né këtë çështje të ishte dora e KONARE-së. Ndonjë gazetë; bile. shkruante, pa dhënë burim, se për ngjar jet né Shqipëri kishin dorë ,komunistR». «bolshevikët», gjë që, natyrish t :né ngazëllente. Kisha 5 vjet që isha larg atdheut dhe më dukej çudi që brenda këtyre viteve lëvizja komuniste atje të kishte bërë një hap kaq të madh përpara sa të shpërthente një kryengritje e armatosur kundër regjimit né fuqi. Vështirë, tepër vështirë, mendoja. Do të vijë dita që komunistët do ta bëjnë atë që duhet bërë thosha me vete, por tanfi për tanfi është e pamundur të presësh prej tyre një gjë të tillë. Megjithatë, i jepja gajret vetes, ndodhin edhe gjëra që s't'i pret mendja. Vazhdoja prerjen e lajmeve dhe i vija né stivë çdo ditë. Më pas gazetat shkruanin që forcat ushtarake mbretërore komandoheshin nga një kolonel, për të cilin né Shqipëri kisha dëgjuar lloj-lloj qyfyresh. Oh, thashë, ç'oficer ka vënë Zogu né krye të forcave, një karagjoz, një sahanlëpirës, që s'ka pasë kur rë haber nga lufta; vetëm se Zogu e thërriste né pallat dhe e vinte t'i bënte shakara dhe ta zbaviste.

Por lajmet për «kryengritjen e Fierit» pas tri-katër ditësh morën tjetër drejtim. Gazetat shkruanin se Fieri vërtet ishte marrë né dorë riga «kryengritësit», se atje ishte vrarë dhe një gjeneral i Ahmet Zogut, por kjo kishte zgjatur shumë pale. vetëm një ose dy ditë. Ushtria zogiste i kishte vënë forcat e kufizuara «kryengritëse» né dorë, i kishte goditur rëndë, disa grupe të vogla luftëtarësh ishin tërhequr né male. ku ndiqeshin këmba-këmbës nga forcat e ushtrisë e të xhandarmërisë zogiste, dhe se më né fund né Shqipëri ishto vendosur qetësia e «kryengritja dështoi». Më dëshpëruan këto lajme, megjithatë edhe ato i preva, i ngjita né letën dhe, kur u mbyll kjo histo ni, e dërgova vandakun e madh të gazetave né destinacionet e caktuara.

Sa ndenja né Bruksel kjo ishte e vetmja herë që dërgoja në Par is dhe né Tirane një vandale të tillë me kupyra gazetash.

Gjatë ditëve që ishte né zhvillim kjo ngjarje më thirrën dv herë né Ministrinë e Jashtme të Belgjikës dhe me pyet ën për hollësira. Unë hiqesha sikur dija më tepër se ç'thoshin gazetat e tyre, ua zgjatja; dulce u folur për popullin tonë që s'e duron gjatë shtypjen, për Fieriìz, për Skraparin etj. Më erdhi ato ditë edhe një korrespondent i gazetës «Le Soir» dhe më kërkoi disa detaje për këtë ndodhi. Edhe atij i përsërita po ato që thashë edhe né Ministrinë e Jashtme të Belgjikës.

Në muajt që pasuan vazhdoi né këtë dr ej tim rutina e përhershme, domethënë botoheshin fare pale artikuj për Shqipërinë, të cilat une i prisja e i dërgoja si ngaherë né destinacion.

Né çështjet konsullore po ashtu s'kishte punë shumë.

Gjatë gjithë qëndrimit tim atje dhashë a s'dhashë gjithsej ndonja 20-25 viza. Këta ishin disa tregtarë dhe ndonjë turist. Shqipëria me Belgjikën né fakt as që kishin marrëdhënie tregtare. Tregtar ë belgë vinin dhe interesoheshin ç'mund të blinin dhe ç'mund të shitnin né Shqipëri. Unë e dija ne ç'mjerim ishte vendi ynë né atë kohë; çdo gjë ia merrte Italia fashiste dhe çdo gjë e blinim nga Italia! Por unë i nxitja të shkonin, u thosha se te ne ka minerale, naftë, bitum, krom. Atyre këto u interesonin dhe unë, dulce u kapur pas kësaj, i nxitja. me synimin që, po të kishte mundësi, të shkëputeshin diçka lidhjet tregtare të Shqipërisë me Ítalinë.

- Sa për nevoja. - u thosha, - vendit tonë i duhet çdo gjë, devi edhe gjilpëra.

Më kërkonin adresa tregtarësh dhe unë u jep.ja të atvre që njihja ose që ua kisha dëgjuar emrin. si Selfot, Ali Hashot. Xïlelo Dibrat. Turkeshët e të tjerë. Ç'rezultate kishin :ata me këio adresa. asgjë nuk düa. Sepse, siç thashë, konsulli as donto të dinte se ç1ëhej; legata jonë në Paris e shilite konsullatën e Belg,jikës jashtë juridiksionit të saj, për Ministuinë e Jashtme dhe ne përgjithësi për zyrtarët e lartë në Tiranë tregtia e jashtme e vendit konceptohej vetëm në suazën e Italisë dhe asnjëherë e askush nuk më kërkoi asgjë, as për mirë, as për keq. Vetëm dy herë më erdhën dy nga tregtarët belgë dhe më falënderuan për adresat që u kisha dhënë, sepse kishin arritur të shitnin bojëra për ngjyrosje, tekstile, këpucë etj.

Unë bëja l'important* *( Frëngjisht - i rëndësishëm; këtu në kuptimin: luaja rolin e personit të rëndësishëm.) dhe u thosha: - Shumë mirë. Do t'ju ndihmoj për t'i zgjeruar më tepër kontaktet.

Po çfarë ndihme! Siç thashë, asnjë lidhje nuk kisha me Tiranën, veçse dërgoja kupyrat, por edhe për këto asnjëherë nuk më lajmëruan nëse i merrnin apo jo, nëse i shihte njeri apo jo. Unë për Tiranën nuk ekzistoja, isha kancelar i një konsullate nderi, shpenzimet e së cilës i bënin konsulli dhe atasheu i shtypit.

Të mos ua ha hakun, këta më dërgonin edhe rrogën në rregull, edhe shpenzimet e gazetave, që në fillim të muajit. Për qiranë e konsullatës as që çaja kokën fare, ajo paguhej në administratën e pallateve nga ata vetë drejtpërdrejt.

Afro një vit pasi ishte hapur konsullata në Bruksel, marr një lajm nga legata e Parisit, e cila më njoftonte se në Anversë të Belgjikës do të hapej një tjetër konsullatë nderi e Shqipërisë, se konsull do të ishte holandezi Godfrid Parser dhe më kërkonin që edhe atij t'i shërbeja si sekretar. Më kishin dërguar dhe adresën e tij e më thoshin që ta ndihmoja.

Shkova në Anversë me tren, ishte ndonjë orë larg Brukselit. U paraqita te konsulli i ri, i cili, ashtu si Maroth Marothi, bile ca më tepër, ishte njeri i shumë shtetësive dhe i shumë aferave: holandez nga Amsterdami, me shtetësi belge e holandeze, afarist e industrialist i njohur, me aksione e kapitale në hotele e banka, anëtar nderi i klubeve të jahteve e automobilave, mbajtës i shumë dekoratave honori nga shumë shtete e që i duhej, pas tërë këtyre, edhe titulli i konsullit të nderit! Ahmet Zogu e akreditoi konsull në Anversë dhe, ca më vonë, pasi unë isha kthyer në Shqipëri, e gradoi kryekonsull, i vari, natyrisht, edhe një nishan me dekret mbretëror.

Por se ç'bënte Zogu me këta «konsuj» të Shqipërisë,

që s'kishin idenë jo më ç'ishte, por as se ku binte Shqipëria, për mua s'kishte asnjë interes. Dua vetëm të them se kur u takova me të më priti mirë dhe më tha se do të kishte nevojë për ndihmën time.

- Do të punosh në Anversë, - tha, - jo më shumë

se dy ditë në javë. Do të ndjekësh çështjen e vizave për në Shqipëri, po të paraqiten kërkesa, do të më përkthesh të dhëna tregtare nga shqipja në frëngjisht. Po të lind~° nevoja, - vazhdoi, - do të dërgosh ndonjë letër në firma tregtare në Tiranë, pse mua, - përfundoi ky konsull nderi, - më kanë ngarkuar edhe Danimarkën.

- Jam dakord të vij t'ju ndihmoj dy ditë në javë,

- i thashë. - Më tepër s'mundem se veç punëve në konsullatën e Brukselit vazhdoj edhe studimet në «L'Université libre».

- Ç'pagë kërkoni për këtë punë? - më pyeti.

C't'i thosha? Ia futa kuturu si ai fukarai:

- 300 franga në muaj, përveç udhëtimit vajtje e

ardhje me tren!

- Dakord! - aprovoi ai dhe më pagoi dy muaj avancë, si edhe shpenzimet për udhëtimet me tren, klasë e dytë, që unë, për ekonomi, i bëja me të tretën.

Kështu shkoja dy herë në javë edhe në këtë konsullatë nderi, ku punoja nga gjysmë dite, nganjëherë një orë e gjysmë apo dy dhe pasta] dilja shëtitje, vizitoja qytetin, muzetë e famshme të Anversës, portin kolosal.

Një ditë në këtë konsullatë u paraqit një djalë më i madh në moshë nga unë, hyri në dhomë dhe, për habinë time, më foli shqip.

- Kush je ti dhe ç'bën në Anversë? - e pyeta.

Më tregoi emrin dhe më tha se ishte student në buj qësi a në tregti (nuk më kujtohet), se ishte nga Kolonja, nga fshati Vllamas.

- A!!, - i thashë, - ç'i ke Sejfinë dhe Muharremin?

Ai u gel dhe më pyeti:

- Pse, i njeh ti ata?

- Po, - pohova unë, - i njoh mirë.

- Jam kushëri me ta. (Nuk e mbaj mend kushëri i çfarë shkalle ishte).

U përqafuam atëherë dhe biseduam, dolëm jashtë, shëtitëm, hëngrëm bukë né një restorant, shpenzimet i pagova unë, sfido që isha më i këputur mundet se ai. Biseduam për Shqipërinë, pse ai ishte krejt i izoluar, më kërkoi shpjegime për të famshmen «kryengritje të Fierit» etj. Edhe unë, edhe ai u gëzuam, pse ishte hera e pare që takoja një shqiptar né Belgjikë. M'u duk sikur gjeta një vëlla né vend të huaj dhe, kur nga biseda e parë e pashë se ishte antizogist, flitnim hapur. I tregova ditët dhe oraret kur do të isha né konsullatë që të mund të vinte e të takoheshim. Bëmë edhe një fotografi me të né rrugë, dulce ecur, nga fotografët që bredhin trotuareve dhe të fotografojnë pa pyetur e papandehur e pasta] të japin adresën e dyqanit.

Kur mora dy rrogat nga konsulli i Anversës, shkova drejt e né një magazinë të madhe për të blerë një palë r roba të gatshme. Ai që shiste më pa trupin, më pyeti për ngjyrën dhe unë i thashë:

- I dua të zeza dhe ca të trasha.

Fap, dhe nxori dy kostume të zeza, njërin «kazmir» të qeruar, 800 franga, kurse tjetrin lesh, po të trashë, 500 franga. I thashë se këtë 500 frangëshen dua. E vesha dhe u çudita që më rrinte si jo me mirë, asnjë dorë s'mbetej të vinte ustai. Të them të drejtën, u habita, se kur isha më i ri dhe më qepte ndonjë kostum Aqif Gabeci né Gjirokastër, ose ndonjë rrobaqepës i hotel «Pallasit» né Korçë, io vetëm që do të prisja ndonjë javë, por vazhdonte puna shqep andej e pre këndej, sa të ikte fare nga qejfi kostumi. Kurse ky që bleva né Anversë brenda dhjetë minutave ishte gati. U shikova andej-këndej në pasqyrë, pagova paratë, e mbajta veshur, pronari më mbështolli të vjetrin dhe e mora né doré. Dola i gëzuar se plotësova nié nevojë, sidomos për t'ju përshtatur sërës diplomatike.

Në rrugën «La Loi», né apartamentin e madh nde njëm ndonjë vit, deri nga fillimi i vitit 1936, pasta] ndërruam selinë, se, si duket, qiraja e selisë së paré kushtonte shtrenjtë dhe në fakt shtrenjtë kushtonte për punën që bëhej. Konsullit, kur vinte né Bruksel për çështje protokollare, i kushtonte më lirë të flinte né hotel, kështu që konsullata mbetej sa për formé. Gjetëm nié apartament të vogël me një sallon pritjeje, i cili shërbente si zyra kryesore e konsullatës, një dhomë gjumi për mua me një «cabinet de toilette». I zoti i shtëpisë me të zonjën rrinin né katin e sipërm dhe konsullata kishte katin e paré më vete. Shtëpia ishte né nié rrugë të zakonshme para se të veje né sheshin dhe né parkun e madh që quhej «Le cinquantenaire», sigurisht ngritur për festën e 50-vjetorit të formimit të Belgjikës si shtet më vete.

Gjatë kohës që qëndrova né Belgjikë u ktheva një

herë për pushime né Shqipëri, u poqa me njerëzit e familjes, u gëzova me ta, por pashë se vuajtjet e tyre e të popullit ishin të mëdha. Në mënyrë diskrete shikova një herë andej-këndej se mos gjeja ndonjë punë né vend, se edhe familja vuante, por më kot. Atëherë, né kohën kur më mbaroi leja, u nisa prapë për në Bruksel.

Regjistrimet né «Universitetin e lirë të Brukselit» vërtet nisën me rekomandim zyrtar e me zell të madh nga ana ime, por qenkeshin punë goxha e ngatërruar. U zhvillua një korrespondencë e tërë me sekretarinë e universitetit: ku ke studiuar më paré, sa provime ke shlyer; ç'provime plotësuese duhet të jepja; plotëso këtë lutje, mbush këtë formular, kaluan muai të tërë. Më né fund u ra dakord që të regjistrohesha né vitro e dytë të fakultetit të drejtësisë, u regjistrova e nisa të ndiqja leksionet e konferencat.

Punova me zell e pasion disa muai, kushtet duhet të them se tashmë i kisha të mira, por, si duket, s'qe e thënë të jepja qoftë edhe një provim. Në valën e përgatitjeve për provimin e parë, krejt papritur, ia behu atasheu i shtypit nga Parisi. Hyri drejt e në sallonin e pritjes dhe më gjeti të zhytur në mes librash, gazetash e revistash. Ngaqë ato ditë përgatitesha për provimet, s'kisha treguar kujdes për t'i mbajtur të paktën në dhomën e gjumit gazetat e Partisë Komuniste Franceze e të Belgjikës, librat e Marksit, Engelsit e Leninit, që i kisha me shumicë.

E pashë që u skuq e u nxi menjëherë.

- Ç'janë këto? - më pyeti ai.

Nuk po gjeja ende një arsye për të hedhur lumin, por ai vazhdoi:

- Pse komunist qenke ti, zoti Hoxha? Ne këtë s'e dinim...

Mendova fillimisht t'i thosha se ishin gazeta e libra që shiteshin sheshit, por një argument i tillë, për një antikomunist si ai, nuk pinte ujë. Atëherë dulce mbledhur veten i thashë

- Nuk janë të miat, mund të jenë të djalit të shtëpisë, i citi do t'i ketë harruar këtu se vjen ngandonjëherë!

Por ai nuk e hëngri këtë

- Nuk është një gazetë o një libër i lënë rastësisht nga dikush i jashtëm, - tha me nënqeshje. - Këtu është mbushur tërë kabineti me literaturë komuniste.

Nuk këmbëngula më tej për t'i mbushur mendjen me «fajtorin» tjetër, sepse, veç të tjerash, dy të zotët e shtëpisë në Bruksel s'kishin fare djalë! Konsulli i Anversës po, ai kishte një djalë, më duket e quanin Donald, afërsisht i një moshe me mua ose disfi më i ri, që më takonte nganjëherë; bënim ndonjë shëtitje të shkurtër e bisedonim kundër fashizmit. Por nga ç'kisha parë, edhe Donaldi as kishte të bënte fare me komunizmin e komunistët.

Heshta, pra, i zënë me presh në duar dhe takirni me kaq mbaroi. Mbaroi për mua edhe periudha e Brukselit. Një a dy muaj pas largimit të atasheut të shtypit në Paris, më erdhi pushimi. Kjo i dha fund qëndrimit tim jashtë.

U dëshpërova nga kjo kthesë që morën ngjarjet jo për gjë tjetër, por sidomos për humbjen e mundësive që të vazhdoja e të përfundoja studimet e lama, task në një degë që e preferoja e që nuk e kisha të vështirë ta kryeja me sukses. Por edhe nga ai një vit, një vit e gjysmë që qëndrova në Belgjikë pashë, mësova e fitova diçka rnë tepër për jetën e të ardhmen time. Kushtet shumë të përshtatshme të banimit, genia thuajse vetëm në konsullatë pa më shqetësuar e trazuar njeri, më dhanë mundësinë që të lexoja e të studioja më me zell se kudo një varg të tërë veprash të Marksit, Engelsit, Leninit etj., pa folur për shtypin komunist që e mirrja të tërin. Nuk isha abonuar në organet komuniste me qëllim që të mos tërhiqja vëmendjen e ndjekjen e policisë ose të organizatave fashiste që në Bruksel i gjeje kudo, por çdo ditë dilja i blija në kioske të ndryshme, dulce i maskuar në togun e gazetave të tjera të vendit. Por, ndërsa këtë gjë e bëja mirë, e nënvleftësova mundësinë e një ardhjeje të papritur të eprorëve në konsullatë dhe, nga gjithë e keqja që ndodhi, e mora një mësim të mirë: armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet ose nënvleftësohet.

Ndërkohë, veç studimit të literaturës komuniste, tash do të largohesha nga Belgjika me gjithë atë bagazh që në njërën ose në tjetrën masë fiton njeriu gjatë qëndrimit në një vend të huaj. Po largohesha, pra, me një tog përshtypjesh, dijesh e kujtimesh për Belgjikën, për qytetin e Brukselit, të Anversës e për vendet që vizitova sa qëndrova atje.

Belgjika, siç e kishim mësuar në histori, ishte një vend i vogël me një popullsi shumë të dendur. Kishte shumë fabrika dhe punëtorë, përveç një kolonie të madhe, siç ishte Kongoja. Belgjika ishte mbretëri dhe e gjithë «Kongoja belge», pronë personale e mbretit që nga shekulli i kaluar, vazhdonte të ishte burim i pashtershëm fitimesh të majme për metropolin. Edhe në Belgjikë punëtorët, si kudo, shtypeshin, prandaj zhvilloheshin greva shumë herë të ashpra. Kam asistuar edhe vetë në to dhe në njërën prej tyre pashë se policia me kuaj e me kërbaç ndërhyri me violencë mbi turmat e punëtorëve që marshonin dhe bërtitnin nga «Piace de Brouckère» deri në «Bourse».

Partia Komuniste e Belgjikës në ato vite ishte e vogël, por luftarake; Partia socialiste, që kishte në krye liderin socialdemokrat të Internacionales së Dytë, Vanderveldin, ishte më e fuqishme, ajo kishte edhe pozita në parlament.

Punëtorët në kryeqytet, në Bruksel, jetonin në shtëpi mizerabël në periferi të qytetit, por, siç lexoja në gazeta dhe në revista komuniste e socialiste, në zonat ku n,xirrej qymyri jetohej akoma më keq, si në romanet e Emil ?olasë. Kur këndoja këto mjerime të punëtorëve të Belgjikës, të Shqipërisë, të Kongos, të Nju-Jorkut, më vinin në mend poezitë e poetit belg Veraren, i cili u shkëput nga idealizmi simbolik dhe u bë një poet realist. Ky poet lidhi poezinë me realitetin. Unë kisha lexuar «La multiple splendeur»* *( Shkëlqimi i shumëfishtë.) dhe «Les villes tentaculaires»* *( Qytetet-oktapodë.) të tij. Nga ky libër i fundit mbaj mend vargjet e mëposhtme:



«Se regardant dans les yeux cassés de leurs f enêtres

Et se mirant dans l'eau de poix et de salpëtre

D'un Canal droit marquant sa barre à l'infini

Face à face le long des quais d'ombres et de nuits

Par à travers les faubourgs lourds

Et la misère en pleurs de ces f aubourgs

Ronflent terriblement usines et fabriques»* *(«Duke u parë në sy kuadratesh tërë bira,

Duke u pasqyruar në ujin plot ndyrësira

Të një kanali që zgjatet në pafundësi,

Përgjatë rrugësh kredhur në terr të zi,

Përmes lagjesh punëtore kaba, të rënda, Dhe vajit e mjerimit që ato ndryjnë brenda,

Uturijnë tmerrshëm uzina e fabrika».)



Në kohën kur isha unë, Belgjika vazhdonte të ishte një mbretëri dhe mbret ishte Leopoldi i 3-të, djali i Albertit të 1-rë që luftoi në krah të Antantës në Luftën e Parë Botërore kundër Gjermanisë së Kaizerit. Në këtë luftë emri i Belgjikës dhe i mbret Albertit dolën të nderuar, kurse më pas, në Luftën e Dytë Botërore djali i Albertit, Leopoldi, u dorëzua pa çak pa bamb serioz te Hitleri, i cili e dërgoi në exil doré*. *( Frëngjisht - mërgim të artë.)

Brukseli ishte qytet i bukur, po më shumë i vjetër sesa moder n. Në atë kohë shihje fare pak paliate moderne, nuk kishte mbirë akoma betoni. Gjithandej kishte mjaft kuriozitete; kishte rrugë të gjata, të gjera, bulevarde, parqe, dyqane e magazina me vitrina të mëdha e të pasura me mallra, por kishte edhe shumë rrugica të vogla me shtëpi të ulëta, që herë ngjiteshin, herë dridheshin si ïabirinte. Kishte në Bruksel zona të vjetra shumë të bukura dhe të ruajtura për mrekulli, si për shembull «La Grand-Place», sheshi katror i «Hôtel de Ville» dhe të tëra ndërtesat rreth e rrotull katrorit ishin të gjitha të shekujve të kaluar, penxhere, dyer e mure, tours donjons et beffrois*, *( Frëngjisht - kulla të tipit donzhon dhe befrua.)

të qëndisura si dantella me gurë. Një ansambël të tillë, ku guri, druri e hekuri ishin punuar me kaq mjeshtëri dhe kishin formuar ato ndërtesa madhështore që rrethonin nga të gjitha anët sheshin, nuk më kishte rënë rasti të shihja as në Francë, as në Itali. Ndërtesat ishin shumë të larta për atë shesh relativisht të vogël që rrethonin, por kaq e bukur dhe e hijshme ishte arkitektura, me kaq elegancë derdheshin e zbukuroheshin me gdhendje muret, kolonat e kolonadat, qoshet ose pjesët e sipërme të dritareve, sa, kur qëndroje në mes të sheshit, nuk e ndieje fare ngushtësinë. Përkundrazi, kishe dëshirë të rrije atje sa më gjatë e të admiroje gjeninë e njeriut të punës, shpirtin e dorën prej artisti të atyre që kishin ngritur këtë ansambël. Dhe ç'është e vërteta gjithmonë, në dimër ose verë, ditën e gjer natën vonë, në atë shesh shihje grumbuj njerëzish, të huaj ose belgë, që rrinin atje më gjatë se kudo gjetkë. Vetë belgët ishin krenarë për atë ansambël monumental dhe, kur merrnin vesh se ishe i huaj, të pyetnin patjetër se si të ishte dukur ansambli rrotull «Hôtel de Ville». E, nëse merrnin vesh se enfie s'kishe qenë, të tregonin menjëherë drejtimin ose të shoqëronin vetë gjer në mes të sheshit.

Në këtë shesh hapej çdo ditë tregu i luleve, ku shitnin lule që nga firma të specializuara e gjer individë, burra, gra ose vajza të reja. Zemra e Brukselit ishte pra «La Grand-Piace», ku historia thotë se përpara «Hôtel de Ville» abdikoi në mesin e shekullit të 16-të Sharl Kuinti. Në katet e poshtme të ndërtesave që rrethonin sheshin, si dhe në gjithë rrugët e rrugicat që zgjateshin prej andej si tunele drejt anëve më të ndryshme të qytetit, ndodheshin dyqane, reparte artizanati, sidomos për artikuj ari, argjendi e fildishi. Shtëpitë e korporatave të vjetra të peshkut të kripur, të bukëpjekësve etj., dukej që në atë kohë luanin një rol të rëndësishëm. Në sheshin katror shihje të varura tabelat e vjetra që mbanin shtëpitë në ato kohë. «Dëshiroj t'i pikturoj të gjitha këto shtëpi të vjetra», shkruan Viktor Hygoi. Ai shkonte shpesh në Belgjikë, kishte jetuar edhe në një nga këto shtëpi të «La Grand-Piace». Ja si shkruante:



«J'habitais au milieu des hauts pignons f lamands Tout ce qui peut temer un coeur ambitieux Etait là devant moi l'austère et gigantesque piace. Et les quatre pannes de l'Echafaud d'Egmond!»*. *(«Banoja në mes të shtëpive të lama flamande, Çdo gjë që e ndez një zemër ambicioze Ndodhej para meje, sheshi gjigant e i trishtuar Dhe katër dërrasat e gijotinës së Egmondit!».)



U ngjita edhe unë në shkallët e godinës ku kishte jetuar Hygoi. Përballë ishte kafeneja e vogël, ku poeti Rembo u qëllua me një plumb nga miku i tij Verleni. Bodleri kishte jetuar po aty afër. Në këtë shesh kishin shëtitur Volteri, Bajroni, Meterniku dhe gjithë turistët e botës që vizitonin Brukselin, si në kohët e kaluara, edhe në kohët e reja.

Belgjika edhe para Luftës së Parë Botërore ishte një vend disfi më i lirë dhe shumë politikanë, poetë, shkrimtarë, që dëboheshin ose ndiqeshin nga policia e reaksioni francez, gjenin strehim në Bruksel, si Hygoi, Dymasi (i ati) e shumë të tjerë. Atje ata vinin në skenë pjesë të ndaluara, botonin po ashtu libra që në Francë e gjetkë nuk i lejonte censura. Por duhet të them se edhe ajo «liri» e Belgjikës kishte caqet e kufijtë e vet të lejuar nga borgjezia vendëse ose nga reaksioni ndërkombëtar. I ndjekur e i persekutuar nga reaksioni prusian, nga mesi i shekullit të kaluar kishte vajtur në Bruksel për të jetuar e punuar edhe Karl Marksi. Por në rastin e tij, si edhe të të tjerëve. Belgjiha tregoi se, kur ishte fjala për njerëz që me mendimin e idetë e tyre kërkonin transformimin e shoqërisë në favor të proletarëve e të popullit, e ashtuquajtura liri e saj, tregonte thelbin dhe vlerën e vet konservatore e reaksionare. Të madhin Marks policia beige jo vetëm s'e lejoi të qëndronte në Bruksel, por i hodhi prangat dhe e dëboi. I kisha lexuar këto gjatë studimit të literaturës marksiste dhe, i nisur nga fakti që atje gjeje afishe edhe për Valerinë e Rembonë, mendova për një çast, se duhej të gjeja edhe vendin ku kishte qëndruar Marksi. Por më kot kërkova nëpër Bruksel të gjeja qoftë edhe shenjën më të vogël për korifeun e teorisë e të praktikës revolucionar e të pr oletariatit. Belgjika zyrtare që e kishte dëbuar Marksin kur qe gjallë, nuk mund të vepronte ndryshe edhe pas vdekjes së tij.

Edhe jeta në Belgjikë ishte më e lirë se në Francë, Itali e gjetkë. Kjo ndoshta vinte ngaqë popullsia ishte më e vogël, industria e madhe dhe kolonia shumë e pasur. Br ukseli konsiderohej si vendi borgjez par excellence, pse atje hahej mirë, pihej mirë, visheshe mirë, natyrisht për ata borgjezë që kishin pasuri, por jo për punëtorët.

Brukseli kishte një muze artesh shumë të pasur, me tablo të piktor ëve më të mëdhenj holandezë. e flamandë, tablo të Rembrandit, Van Dikut e shumë të tjerëve më të rinj. Kisha shkuar atje dy-tri herë. Po ashtu kisha vizituar kishën e vjetër Sainte-Gudule, «Pallatin e Drejtësisë», një ndërtesë e madhe e trashë dhe «budallaqe» sikur ishte mbushur me birrë «Stout», një birrë e trashë holandeze dhe gati e zezë si katran.

Belgët flitnin dy gjuhë, flamanden dhe valonen. E folmja valone është gjuha franceze me njëfarë aksenti, ndërsa e folmja flamandE i përngjet gjuhës holandeze. Në Bruksel flitej kryesisht frëngjisht, kurse në Anversë më tepër dëgjohej e folmja flamande.

Sidoqoftë, kudo në Belgjikë, në rrugë, në shesh, në kafe ose në universitet i dëgjoje të dyja gjuhët: frëngjishten dhe flamanden, dhe, me ç'shihja, çështja e gjuhës, cita duhej të kishte superioritet ndaj tjetrës etj., ishte atje një problem i mprehtë për të cilin diskutohej jo vetëm mes njerëzve të letrave e në universitete, por edhe në qarqet politike e qeveritare. Rreth këtij problemi që paraqitej si kombëtar, kishte lloj-lloj diskutimesh, mendimesh, rrymash e shkollash, të cilat grindeshin me njëra-tjetrën jo vetëm për gjuhën, por edhe për përkatësinë e literaturës që shkruhej në njërën ose në tjetrën gjuhë.

Kishte në ato kohë korrente që literaturën beige të shkruar në gjuhën frënge e konfondonin me literaturën franceze, dhe kërkonin që gjithë literatura e Belgjikës «në gjuhë frënge» të konsiderohej si literaturë franceze. Në fakt vërtet ishte e njëjta gjuhë, por literatura që lexoja unë, kishte diçka karakteristike beige, si më dukej mua, duke vënë re edhe mënyrën e jetesës, edhe aksentin, edhe jetën sociale. Kundër rrymës pro franceze, reagonte gjuha neerlandeze (holandeze), sidomos në «Basse Belgique», ku qendra kryesore ishte Anversa, të cilën flamandët e quanin Antwerpen. Gjuha flamande flitej, po ajo neerlandeze e sidomos e reja, nga ç'lexoja në gazetat letrare që botoheshin në gjuhën frënge, po humbiste terren. Frëngjishtja në ato vite po zhvillohej, sigurisht nën ndikimin e madh të literaturës franceze dhe të kontakteve, të marrëdhënieve tregtare dhe të aleancave politike (sidomos aleanca franko-beige gjatë Luftës së Parë kundër Gjermanisë) etj. Nga gjuha flamande nuk kuptoja asnjë fjalë dhe nuk bëra asnjë përpjekje të mësoja diçka. Më dukej një gjuhë e rëndë, ca si «e ashpër», si gjermanishtja. Edhe në muzikë, edhe në qëndrime të ndryshme të njerëzve, e shihje diferencimin në mes dy popujve që përbënin Belgjikën.

Por, ndërsa në gjuhë frëngjishtja fitonte terren, në Muzeun mbretëror të Brukselit, një nga më të pasurit e Evropës, predominonin gjërat më të bukura të shkollës flamande dhe holandeze; atje kishte xhevahire të arteve figurative, sidomos të pikturës.

Në Bruksel art popullor dhe këngë popullore s'më ra rasti të dëgjoja. As njerëz të veshur me kostume kombëtare nuk pashë në qytet. Por në këtë aspekt atje pashë diçka që më ka bërë shumë përshtypje: kostumet e ndryshme kombëtare ia vishnin dhe ia ndërronin çdo ditë njërit prej monumenteve më të bukur, më të njohurit e më të vizituarit në Bruksel. Ky monument ndodhej në një rrugë karakteristike jo shumë larg sheshit katror, futur në një kamare dhe përfaqësonte një djalë të vogël minjon* *( Nga frëngjishtja - vogëlush simpatik.) nja tre a katër vjeç që bënte ditë e natë «pipi» pa pikë turpi. Ky monument popullor quhej «Manëken-pis». Ishte një nga kuriozitetet e qytetit. Nga të gjitha vendet e botës i kishin dërguar «Manëken-pis»-it nga një kostum kombëtar, të cilin, siç më thanë, ia ndërronin atij çdo ditë.

Por kështu ndodhte vetëm në Bruksel, sepse, me sa kisha parë në gazeta e në revista, në të tria pjesët e Belgjikës (la basse, la moyenne dhe le nord)*, *( Frëngjisht - e ulëta, e mesmja, veriu.) sidomos në fshatra, visheshin akoma kostume kombëtare, me lloj-lloj ngjyrash, me shami të bardha dhe me sabots (haliqe) prej druri. Në këto zona ruheshin, gjithashtu, traditat e folklorit në këngë dhe kjo si né fshatra té Flandrës, edhe në të Valonisë.

Belgët më kishin bërë përshtypje jo té keqe, por të paktën ata që njoha unë, sikur nuk e kishin atë élan, atë esprit éveillé, atë humor aq té njohur te francezët. Belgu pinte beter, mbushur ishin rrugët me pijetore plot me njerëz që pinin birrë lloj-lloj. Edhe në Francë pihej, por jo birrë dhe jo si në Belgjihë.

Ata belgë me té cilët pata rastin té njihem më dhanë përshtypjen se ishin njerëz «të ftohtë», jo té shoqërueshëm, ca fodullë, por kjo round té ketë qenë thjesht nji; përshtypje e rastit, ngaqë me asnjë prej tyre nuk arrita té bëja muhabet té hapët dhe té shoqërohesha. Po né tërësi ishin njerëz té qetë, nuk té ngacmonin e as donin tì shqetësoje.

Jetesa e përditshme né Bruksel ishte shumë e lirë jo vetëm né krahasim me Parisin, por edhe me Monpeljenë. Uslzqimet ishin shumë më té lira. Né një restorant té zakonshëm, natyrisht j'o ne rrugët kryesore, round té ngopje müi'ë barkun me 10 franga beige. Kinematë ku unë shkoja shpesh ishin shumë më té lira se né Francë, po ashtu edre sendet industriale. bile më kishin thënë se francezët vinin në Belgjikë e furnizoheshin. Cigaret. gjithashtu. ishin tmë të lira se në Francë dhe karakteristike ishte se; kur blije një paketë rigare, shkrepsen shitësi ta jepte gratis.

Një ditë tek po shëtisja në rugën kryesar e të dyqaneve dhe të kinemave, «La rue Neuve» (rrugë për çudi e ngushtë, e shttmtq tetë-nëntë mete a e gjerë), dhe pa vështroja viti inat. në një dy qan të vogël qumësht, në mes të tjerash pashë një bankë dhe kërkova një «Jaourt albanais»*. *( Frëngiìsfit - kos shqitar.) I zoti ma solli çafkën dhe unë e pyeta:

- Pse e guani këtë kos «albanais»?

- E kam trashëgim nga gjyshi. që ishte shqiptar, - m’u përgjigj.

- Po ti e di ku është Shqipëria? - v azhdova ta pyesja.

- Po, - m'u përgjigj ai, - né Ballkan!

- Po nga ka qenë gjyshi yt ekzaktësisht?

- S'mund té té gënjej, nuk e di, - më tha e pasta] m'u drejtua: - Po pse më pyet?

- Se jam shqiptar! - e sqarova dhe i hodh a dorën né qafë. Ai kaloi né pjesën e mbrapme té dyqanit, i foli gruas sé tij dhe i tha:

- Eja se kemi një bashka~l,,dhetar té gjyshit tiro!

U fola për Shqipërinë dhe u kënaqën. Nxora të ho

llat të paguaja.

- Në asnjë mënyrë! - më tha, - jo vetëm sot, por, kur té kesh kohë dhe të të marrë malli për kos shqiptar, té vish këtu, se ndryshe do té më mbetet qejfi!

Shkova disa herë në dyqankën e tyre, edhe ai me gruan erdhën më bënë një vizitë né konsullatë.

U mësova ta shëtitja Brukselin me këmbë, shpejt u orientova me tërë rrugët e tij, shkoja në librari, ku round të lexoje edhe në këmbë, edhe pa blerë kur doherë libra. Disa gazeta kryesore i blija, të tjerat i lexoja në librari ose nb biblioteka, jo vetëm se ma dome zanati dhe më tërhiqte politika, por kisha interes të ndiqja edhe zhvillimin e kulturës dhe pr oblemet ekonomike.

Sa herë më binte casti asistoja në mitingjet e Partisë Komunïste të Belgjikës, por ato nuk e kishin atë gjerësi shikimi të problemeve siç ndodhte me Partinë Komuniste Franceze.

Në atë kohë në Belgjikë doli në skenë edhe «Reksizim», lëvizje fashiste e hapët, nën udhëheqjen e Leon Degrelit. Partizanët e tij ishin banditë té hurit e të litarü si skuadristët e Musolinit. Ata dilnin në masë, thyenin goditnin hapur kundërshtarët e tyre politikë, kurse policia i bënte sehir. Më vonë u bashkuan me nazistët gjermanë.

Shumë herë dilja me tramvaj në lagjet e largëta tt periferisë së Bruk: elit, né mëhallët e qytezat e punëtorëve.

Pamja atje ishte tjetër, më i plakur dukej qyteti, njerëzit të lcdimr nga puna, atmosfera më e zymtë. Më kujtoheshin

vargjet e poetit Verlen:



«Le ciel est de cuivre Sans lueur aucune On croirait voir vivre Et mourir la lune»*. *(«Qielli është si i bakërt Dhe fare pa ndriçim Duket sikur hëna Vdes fili porca lind».)



Kisha vizituar kështu grumbullimet e qyteteve të vogla rreth Brukselit, si Ikselën, Sen-Zhilin etj. Pasi kisha ecur me orë të tëra në këmbë për të parë nga afër jetën e njerëzve, hyja në ndonjë kafe ose ulesha në ndonjë tavolinë jashtë me një gotë birrë përpara (nuk mund t'i shpëtoje dct tentasionit*), *( Nga frëngjishtja - dëshi) të cilën e pasoja me një kafe të zezë, që zakonisht ta siilnin tok me një krem fouettée* *( Frëngjìsht - të rrahur.) të bardhë që, po të doje, ia hidhje brenda kafesë, po të doje e haje me lugë. Fshat e zanat. Në Francë kafenë ta jepnin me gota uji, kurse këtu në filxhanë ca më të mëdhenj se tanët. Kalonte kështu ndonjë orë, pasta] kthehesha në Bruksel.

Një vend historik që shkova e vizitova me interes të veçatztë ishte Vaterloja, fusha historike ku u zhvillua beteja e famshme në mes Napoleonit, anglezëve dhe prusianëve. Shkova atje me autobus dhe më kujtohen emocionet e mëdha që ndjeva. Gjithë rrugës shikoja fushat, pemët, lexoja tabelat me emrat e rrugëve, «Chaussée de Waterloo», «Chaussée d'Ixelles», gjersa mbërrita në Vaterlo, e cila lështë jo larg, rreth gjysmë o treçerek ore në jug të Brukselit.

I njihja mirë historinë e «Perandorisë së parë», inkursionet e shumta dhe betejat e Napoleonit, të cilat në lice i patëm mësuar edhe me harta. Kështu që mua tashmë më ringjalleshin më me forcë kujtimet e shkollës, romanet dhe vjershat e famshme të Hygoit, librat historikë specialë që kisha lexuar mbi betejat e Vagramit në Austri, të Eilosë, Austerlicit në Sllovaki, «Fushatën e Rusisë», «Betejën e Francës» e më në fund të Vaterlosë. Shumë kisha lexuar, por më kishin mbetur në mendje «Les adieux de Fontainebleau» dhe «Mémorial de Sainte Hélène» të Las Kases. Në kështjellën e Fontenblosë, afër Parisit kisha qenë një herë para se të veja në Belgjikë dhe, më vonë, kur shkova në kryeqytetin francez për Konferencën e Paqes më 1946, e vizitova përsëri Fontenblonë bashkë me Hysniun e Kahreman Yllin, vizituam kështjellën e ambientet rrotull, bëmë edhe fotografi.

Literatura dhe shkolla franceze e ekzaltonin Napoleonin dhe epokën e tij si revolucionare, si vazhdim të revolucionit. Por, kur u hyje thellë këtyre leximeve, shikoje se strategu i madh e politikani i padiskutueshëm, ishte edhe tiran e kundërrevolucionar sepse ai ia derdhi gjakun Francës pa llogari. Ai ishte një diktator, një potentat borgjez, që dome të dominonte jo vetëm Francën, por edhe Evropën, me një fjalë të vendoste kudo hegjemoninë e familjes së tij, të vetën dhe të borgjezisë franceze.

Duke ecur me autobus në «Chaussée d'Ixelles», më rishfaqej e konkretizohej historia: Në Bruksel po bënte mbrëmje vallzimi Velingtoni dhe shtabi i tij madhor. Jepet alarmi se «l'Ogre de Corse»* *( Frëngjisht - përbindëshi i Korsikës.) po marshonte drejt Brukselit me ushtri. Pikërisht nga kjo rrugë u nis Velingtoni me shpejtësi për të zënë pozitat e luftës në Vaterlo, në «Mont Saint Jean». Po nga kjo rrugë kaloi edhe Napoleoni me ushtrinë e tij për të dalë në luginën e Vaterlosë, ku do të zhvillohej beteja vendimtare në të cilën ai u mund definitivisht pas 100 ditësh sundimi tubasi qe arratisur nga ishulli i Elbës. Vaterloja i vuri pikën e fundit perandorisë së Napoleonit.

Kur autobusi mbërriti në qafë, biletashitësi tha:

- Ja Vaterloja, do të zbresim te këmba e luanit të Vaterlosë, i cili u ngrit në vendin ku u plagos princi i Or anzhës. U ndal autobusi, zbritëm dhe përpar a pamë n jë pirg të madh të lartë (në formën e një piramide vigane). Pamja ishte tepër impozante dhe të emociononte. Pirgu piramidal ishte ndërtuar me dhe e gurë dhe dominon te krejt fushat e kodrat rrotull. Nisën pyetjet, por ciceroni na tha se do të ngjiteshim, nëpërmjet një numri të madh shkallësh (mbi dyqind shkallë në qoftë se s'gabohem), devi në majën e piramidës, te platforma ku është vendosur shatorja e një luani të madh që shikon drejt «Mont Saint Jean», ku qëndronte ushtria angleze dhe shtabi i Velingtonit.

- Bazamenti i luanit, domethënë platîorma e plranlldës përfaqëson vendin ku qëndronte Napoleoni dhe drejtonte luftën, kurse luani, - na tha ciceroni, - është simboli i Napoleonit të madh dhe jo i princit të Oranzhit etj.

Pa qenë shumë të interesuar se kë pikërisht simbolizonte luani, Napoleonin apo princin e Oranzhit, ne mezi pritnim të ngjiteshim në maj ën e pir gut.

Ngjitja në atë mori shkallësh ishte disfi e lodhshme, por përballë emocioneve e kënaqësisë askush nulc u ndal. U ngjitëm pra në majë, në platformë, nën këmbët e luar_it të madh, dhe andej shikoje si në pëllëmbë gjithë luginën e Vaterlosë. Në kujtesën time u ngritën të gjalla vargjet e pavdekshme të Hygoit kushtuar Vaterlosë. Të gjithë poernën në lice e kishim mësuar përmendsh. Jo atëherë áë e kisha të freskët, por edhe tash pas kaq e kaq vjetësh, m'aaj rnend vargje të tëra, disa nga të cilat po i shënoj. Ndërsa ciceroni na shpjegonte zhvillimin e betejës, unë lidhja shpjegimet e tij me poemën e Hygoit, të cilën edhe ciceroni e citonte shpesh. E tillë është forca e penës, forca e «verbit» dhe e ideve të Hygoit të madh.



«Waterloo! Waterloo! Waterloo! morne Maine

Corame une onde qui boot dans une urne trop pleine.

Dans ton cirque de bois, de coteaux, de vallons

La pâle mori mêlait les sombres bataillons .

………………………………………………

O Waterloo je pleure et je m'arrête hélas!»*

*( Vaterlo Vaterlo Vaterlo! Fushë-varr

Porsi ujï që vlon në një enë mbi zjarr

Në církun fëua prej pyjesh, tuginash e bregoresh

váekja e zbchtë trazonte atë gjëmë taboresh

…………………………………………….

O Vaterlo! Po ndalem me sytë mbushur lot!».)





Pasi pamë «të gjallë» topografinë e vendít dhe na shpjeguan zhvillimin e betejës, duke na treguar drejtimet ku qëndronte e nga mësynte njëra ose tjetra ushtri, ku ishin vendosur shtabet e secilës etj., etj., ciceroni tha:

- Tash do të zbresim poshtë që të shikojmë panoramën e Iuftës së famshme të Vaterlosë!

Zbritëm dhe u futëm në një ndërtesë të rrumbullakët, të ndriçuar anekënd, në të cilën me mjete figurative e ilustruese, të realizuara me art të madh e v ërtetësi, paraqiteshin skena kryesore nga beteja e Vaterlosë, pozicionet e ushtrive e të shtabeve të tyr e, drejtimet e mësymjeve që i kishim par ë në natyr ë nga piramida e Iuanit. Në «grande nature» me ngjyra paraqiteshín, siç ishin veshur në atë kohë, ushtritë franceze, angleze, prusiane, gjithë forcat pjesëmar rëse në betejë. Shihej qartë napoleoni dhe shtabi i tíj me mareshalin Nei, «le brave des braves»*, *( Frëngjisht - «Trimi i trimave».) siç quhej dhe Barda e tij në përleshje, 1ië fund ishte Velingtoni dhe ushtria e tij dhe në horizont, në mes të pluhurit, ushtria e prusianit BIuher tek hynte në fushën e betejës. I shihja me ernocion të gjitha këto dhe vargjet e Hygoit më vinin të gjalla e të ftuqishme:



«Le soir tonabait, la lutte était ardente et noire

Il avaát l'ojfensáve et presqtae la victoire

Il tenait Wellington acculé sur un bois

Sa lunette à la main il observait parfois

Le centre du combat, point obscur où tresaille

La mëlée ef froyable et vivante brousaille

Et parfois l'horizon sombre Gomme la mer

Soudain joyeux il dit: «Grouchy» c'était Blücher.»*

*(«Po ngrysej: luft' e ashpër, e zjarrtë ziente e valonte

Ai kishte ofensivën dhe shpresën të fitonte

E tubante Velingtonin mbërthyer në një kënd

Me dylbitë në dorë, vëzhgonte në atë vend

Ku ishte qendra e luftimit, pikë e errët ku dridhet

Përleshja, drizë e gjallë që mplikset e përdridhet

Pasta] nga horizonti vërente si skifteri

Befas thirri me gaz: «Grushi» - Ishte Bluheri!...»)



Romantiku i madh Hygo, më duket mua, e kishte përshkruar betejën e fundit të perandorit me forcë e me një realizëm të jashtëzakonshëm. Piktorët që kishin bërë panoramën mendoj se ishin frymëzuar jo vetëm nga realiteti i vetë luftës, por edhe nga vargjet e Hygoit të madh.

Vizituam me autobus të gjitha pikat historike të fushës së betejës: «La Haie Sainte», «La belle Alliance», «Le Mont Saint Jean». Vizituam pusin historik të fermës «de Hougenmont», ku, siç na thanë, ishin hedhur 300 kufoma. Shkuam edhe në vend për të parë nga afër pozicionin nga ku mareshali i famshëm Nei sulmonte me dëshpërim anglezët e Velingtonit. Të gjitha shtetet ndërluftuese në këtë betejë kanë ngritur përmendore dhe monumente në ato pika strategjike ku kanë sulmuar ose kanë pasur pozicionet kryesore forcat e tyre. Si monument ka mbetur dhe «Hoteli i kolonave» në «Mont Saint Jean», ku qëndroi Hygoi dhe shkroi poemën e famshme mbi Vaterlonë.

Afër «Panoramës» ishte edhe një mute, të cilin e vizituam, një dyqan që shiste relike artizanale me motive nga beteja, nga veshjet e ushtarëve, buste në miniaturë të Bonapartit, të personazheve të romanit «Të mjerët» të Hygoit, gjer edhe buste të Kambronit që gërthiste fjalën e tij... të famshme në historinë e kësaj beteje, kur iu përgjigjej anglezëve' etj. Më tej, në një restorant ku hëngrëm drekë, çdo gjë, që nga tabelat e deri te pjatat, mbanin emra që u përkitnin betejës, gjeneralëve, mareshalëve e mbi të gjitha perandorit Napoleon.

Me këtë pasazh po i mbyll këto kujtime të përmbledhura për Belgjikën, ku, me një ndërprerje të shkurtër të një pushimi në Shqipëri, qëndrova rreth një vit e gjysmë.

Përshtypjet e mia për këtë vend dhe për këtë popull kanë qenë e mbeten të mira, ashtu siç mbeten të mira e të paharruara edhe kujtimet për Monpeljenë, Parisin e popullin francez në tërësi. Në mesin e qershorit 1936, i pushuar përfundimisht nga puna, mblodha ç'kisha për të mbledhur dhe u nisa për në atdhe. As tentova dhe as doja t'u hyja përsëri përpjekjeve për të gjetur ndonjë punë ose mundësi studimi në Francë a Belgjikë. E ardhmja ime do të përcaktohej në Shqipëri, në mes popullit tim e bashkë me të do t'i kaloja të mirat e të këqijat. Kisha rreth gjashtë vjet që isha larguar dhe në këto vite, në vendet ku jetova, studiova e punova, mësova shumë, siç thotë Montenji në librin e tij të famshëm «Les Essais». Kontaktet, vizitat, studimi i jetës shoqërore të njerëzve, i gjendjes sociale e politike, i jetës artistike dhe kulturore të vendeve të ndryshme e të qendrave punëtore që njoha, më zgjeruan dijenitë e kulturën time. Ato më mprehën politikisht, më forcuan e më brumosën ideologjikisht në pikëpamjet e mia progresiste e komuniste; pse kudo shihja tablo tipike të shoqërive me klasa antagoniste : zhvillimin e borgjezisë gjakpirëse nga njëra anë dhe mjerimin e punëtorëve nga ana tjetër; shihja si shtypeshin proletarët në Breva e demonstrata dhe, në të kundërt, si shtoheshin pasuritë e turpshme të borgjezisë kolonialiste. Më ka mbetur në mendje varrimi «grandioz» i gruas së Leopoldit të 3-të, mbretëreshës Astri të Belgjikës, që u vra në një aksident. Në kortezh shihje fytyrat e egra të njerëzve të regjimit mbretëror, gjokset mbushur me dekorata dhe, nga ana tjetër, punëtorët e metalurgjisë e të qymyreve që gërmonin qindra e qindra kilometra mademe e për viete nLa'.; kishin një pëllëmbë tokë ku të varroseshin.

Më forcohej urrejtja për klasat shtypëse e shfrytëzuese dhe kjo kthehej për mua në një forcë që do ta vi-ta në shërbim të atdheut dhe të popullit tim që vuante nën regjimin tiranik të feudalit satrap Ahmet Zogut e më pas të Italisë fashiste e të Gjermanisë naziste. Por këtë r adhë luftën kundër tyre do ta zhvilloja dulce qenë i brumosur me ideologjinë komuniste, e më pas si ushtar besnik i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Për këto ide e ndjenja që i kisha përqafuar dhe i mbroja me zjarr më pushuan nga pupa, por nuk u bëra pishman e nuk u mërzita aspak. Do të shkoja në atdhe, do të bashkohesha me shokët e ani të halleve e të ideve, me popullin tonë trim për të gjetur e çelur rrugët e sigurta drejt së ardhmes. Ndaj pushim;-n nga puna në Bruksel, në këtë pikëpamje e quaja një lfitore për mua, ashtu siç do të ishte përsëri një fitore edhe pushimi që më bënë më vonë si mësues në Liceun e Korcës.



VI



KTHIMI PËRGJITHMONË

NË SHQIPËRI



Aty nga fundi i qershorit ose fillimi i korrikut 1936 u ktheva definitivisht nga jashtë, në vendin A tim, në mes të popullit dhe të njerëzve të mi. Pér bukë nuk do të vdisja, një rrugëdalje do ta gjeja, se jashtë isba si jabanxhi, pa mbështetje dhe përherë në rrezik, siç dhe më ngjau me bursën që ma prenë ose me pushimin nga puna në konsullatë. Çdo gjë jashtë ishte efemere, pse edhe qëndrimet e mia politike ishin antizogiste, edhe ideologjia që më frymëzonte ishte marksizëm-leninizmi. Gjatë gjithë kohës që qëndrova jashtë isha përpjekur të mos bija në sy te njerëz të dyshimtë për dashurinë që kisha për komunizmin, për Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin, për shtypin e Partisë Komuniste Franceze, broshurat e gazetat e tyre komuniste që lexoja etj. Por kjo veprimtari nuk mbetej e fshehtë. Në Bari emigrantët më quanin «Kuqalash»; këtë gjë bënin edhe Ali Këlcyra me Sejfi Vllamasin në Francë. Edhe Qemal Karagjozi i njihte mirë bindjet e mia, se me të shoqërohesha dhe ai më ndihmonte kur nuk kisha të haja ose të pija ndonjë kafe-krem. Ishte nga një familje e pasur, por më fliste me admirim për komunizmin, bile edhe e ngrinte zërin, sepse s'kishte frikë se i pritej bursa ngaqë studionte me paret e babës.

Kishte ardhur apo jo informacioni né Tiranë mbi arsyet e pushimit tim nga puna, këtë nuk e di, por mendoja se né njëfarë mënyre edhe këtë çështje do ta përballoja, duke bërë kujdes që të mos bija ne sy per qëndrimet e mendimet e mia.

Për mua tanfi rëndësi kishte të fitoja bukën duke gjetur një punë të përshtatshme, t'u dërgoja ndonjë lek xhaxhait dhe anesë që ishin hollë ekonomikisht, të njihja situatën ekonomike e politike të vendit dhe të krijoja lidhjet me elementët komunistë e patriotë. Né këtë aspekt të fundit mendoja të veproja me shumë kujdes e vigjilencë, gjersa të shuhej ndonjë përshtypje ose mendim i keq që mund të qe dërguar nga legata jonë në Paris.

Shkova fillimisht né Gjirokastër të çmallesha me prindërit e të afërmit. Ditët e para e bëra mirë rolin e «djalit të urtë» për sa u përket qëndrimeve e pikëpamjeve politike. Por kjo nuk zgjati shumë. Tamam ato ditë atje ishte sjellë i internuar revolucionari ynë i madh Ali Kelmendi. Mbaj mend se sapo më tha Skënder Topulli se ç'ishte «Maloku» dhe pse e kishin sjellë né Gjirokastër, vendimit për të qëndruar pak kohë -«né hije» i vura kryq. Do të ishte e palejueshme dhe e pafalshme për mua, jo vetëm si djalë gjirokastre, por sidomos për bindjet e mia politike, për idetë komuniste që më ishin rrënjosur, të mos i afrohesha, të mos e takoja, të mos e dëgjoja atë burrë, për të cilin Skënderin, siç më thoshte ky, e kishin njoftuar nga Korça se ishte ndër figurat kryesor e, né mos mé krvesori, né lëvizjen e atëhershme komuniste në Shqipëri. U v vumë, pr a. né kërkim të «Malokut», dhe, siç kam tresuar hollësisht një herë tjetër, e gjetëm, ndenjëm gjatë me të. mësuam prej tij dhe bëmë ç'është e mundur gjersa u rregullua puna që ai të dilte jashtë atdheut.

Pikërisht né një nga ato ditë më thërret mësuesi im i viteve të vegjëlisë, patrioti e demokrati Thoma Papapano dhe më foli për përgatitjet që po bënin një grup patriotësh gjirakastritë për një akt të shënuar : do të merreshin eshtrat e Bajo Topullit në Sarandë e do të silleshin në Gjirokastër, që Bajoja «të prehet ku i ka rënuar koka», siç më tha ai, duke perifrazuar poetin e shquar Andon Zako Çajupi.

- Kam mendimin dhe ua ~am thënë edhe të tjerëve, - vazhdoi Papapanoja, - që fjalimin kryesor në ceremoninë e ardhjes së eshtrave; të Bajos në Gjirokastër ta mbash ti. . .

U preka e u emocionova pa masë për nderin e madh që më bënin, por í thashë se mbase kjo i takQijte ndonjë tjetrí, më të njohur, më të moshuar, unë jam akoma i ri etj.

- Tamam se je i ri, ndaj duhet të flasësh ti, këmbënguli i paharruari Thoma Papapano. - Ne ç'patëm për të bërë e bëmë, Mani radhën e keni ju, djelmuria.

Më nguli sytë e përlotur, pastaj, si heshti pak, zgjati gishtin e më tha duke qeshur:

- Për përmbajtjen nuk ta kam frikën se në mendje ï kam hartimet e tua të vegjëlisë. Por kujdes me ortografinë! Mos shkelësh rregullat e gjuhës!

Ia njihja mirë merakun këtij mësuesi të nderuar për saktësinë e të folurit e të shkruarit të gjuhës shqipe, por për ta ngacmuar me të qeshur, i thashë:

- Rregullat ortografike do të mundohem t'ì respektoj, por ndonjë «rregull» tjetër mund ta shkel këtë radhë.

Më kuptoi ku e kisha fjalën dhe m'u përgjígj gjysmë me shaka gjysmë me të vërtetë:

- Po shkele gjë nga gjuha, përgjigjem unë, po shkele gjë nga të tjerat, do të kesh të bësh me Xhevat Kallajxhiun, drejtorin e «remokracisë».

Gjithë ato ditë jetova me emocionet e kësaj ngjar jeje. Përgatitja e fjalës që do të mbaja më preokuponte sidon10S për faktin se gjer në ç'masë duhej të shprehja lirisht e hapur ato që më zienin mua në kokë, si gjithë djalërisë përparimtare të kohës. Ceremonia do të ishte publike, do të merrte pjesë populli, por, donin s'donin, do të vinin edhe autoritetet e vendit, që nga prefekti e kryetari i bashkisë e gjer te xhandarmëria.

Duhej gjetur, pra, një gjuhë e një mënyrë e tillë e të thënit të gjërave që fjala për patriotin e shquar të tingëllonte edhe si nderim e mirënjohje e thellë për të e për gjithë patriotët e tjerë që shkrinë jetën për atdheun, por edhe si betim i djalërisë e i popullit për ta çuar përpara e për .ta realizuar çështjen e shenjtë të Shqipërisë, të përparimit e të transformimit të saj. Kështu edhe veprova. Ceremonia e sjelljes dhe e varrimit të eshtrave të Bajo Topullit ishte madhështore, shumë prekëse dhe emocionuese. Dulce nderuar e përkujtuar një patriot të së kaluarës, që regjimi zogist e kishte lënë në harresë, populli i Gjirokastrës, me pjesëtharrjen e gjerë në ceremoni, me fjalët e bisedat publike ose kokë më kokë, gjente rastin të shprehte mllefin ndaj rendit të urryer ekzistues, evokonte të kaluarën për ta vënë në shërbim të përleshjeve e betejave që e pritnin në të ardhmen. Edhe fjala që mbajta unë u prit mirë. Njerëzve të regjimit disa pjesë u dogjën, por gjuha e përdorur ishte zgjedhur me kujdes, gjithçka justifikohej me faktin se ceremonia zhvillohej për të nderuar një patriot që kishte dhënë jetën për Shqipërinë, e jo për t'i thurur hosana mbretit.

S'shkuan as disa ditë e, nën përshtypjen e madhe që la ceremonia për Bajon, u vendos të krijonim një grup me patriotë e elementë të tjerë përparimtarë për të shkuar në Shkodër, të gjenim vendin ku ishin varrosur, diku në Shtoj, patriotët Çerçiz Topulli e Muço Qulli dhe eshtrat e tyre t'i sillnim të preheshin në Gjirokastër, në po atë kodër, në hyrje të qytetit, ku tashmë preheshin eshtrat e Bajos. Në grupin iniciator isba dhe unë. U përgatitëm, shkuam në Shkodër dhe nuk mund të harroj atë pritje aq të ngrohtë e atë frymë të ndezur patriotike që gjetëm te populli trim e patriot shkodran. Pata nderin e madh që edhe atje të flas unë në emër të delegacionit gjirokastrit e të të gjithë popullit të Gjirokastrës, në ceremoninë që organizoi populli i Shkodrës për të përcjellë eshtrat e Çerçizit e të Muço Qullit.

Të gjitha këto veprimtari që koincidonin në momentet kur sa isha kthyer nga jashtë, i pushuar nga puna me një motivacion tepër të rrezikshëm për ato kohë, vërtet rzë jepnin kënaqësi e më shtonin vendosmër inë për të vazhduar më tej, por rrezikun e shtonin më tepër; afishohesha hapur në sytë e regjimit për prirjet e pikëpamjet e mia. Megjithatë, dulce u treguar i kujdesshëm që në publik të mos dilja jashtë kuadrit të demokratit përparimtar, që hapur të merrja pjesë ose të shprehesha për ato ngjarje e çështje, të cilat regjimì zogist, dome s'donte, ishte i detyruar t'i lejonte e t'i pr anonte, pra, dulce vepruar kështu, mendoja se s'do të lija rast ku të kapeshin njerëzit e regjimit. Ndërkohë, nëpërmjet kësaj veprimtarie legale, brenda kuadrit të mundësive që lejonte ajo kohë, jo vetëm do të njihesha më mirë me ngjarjet, hallet e me njerëzit, por do të më krijoheshin raste e mundësi për t'u lidhur edhe me elementë e me grupet komuniste që vepronin në Shqipëri. Takimet e bisedat me Ali Kelmendin më kishin dhënë, në këtë aspekt, një vizion më të qartë për gjendjen.

Por, në radhë të parë e më urgjente dilte çështja e gjetjes së një pune. Aty nga fillimi i vjeshtës shkova në Tiranë, mora kontakt me miq e me shokë, më huan ca lekë Syrja Selfua e ndonjë shok tjetër dhe herë haja te njëri, herë tek tjetri. Në Tiranë kishte plot gjirokastritë, por shumica ishin tregtarë dhe me këta as kisha, as doja të kisha lidhje. Ngandonjëherë shkoja për drekë edhe te Hivzi Kokalari, me familjen e të cilit kishim një lidhje krushqie, nga ana e motrës sime, Fahrijes. Hivziu ishte një «kërriç», si dhe babai i tij, Samiu, i cili kishte vdekur atëherë në qoftë se nuk gabohem, por ai punonte në bankë dhe vëllai i tij Isai, një «kërriç» tjetër, u bë oficer. Të dy hiqeshin kapadainj të mëdhenj, dukej se u rëndej prezenca ime dhe në fakt i rrallova vajtjet tek ata. Nuk dinin të bënin bisedë tjetër veçse të mburrnin paranë dhe Zogun. Në kohën e luftës u treguan proitalianë, u bënë ballistë dhe kur u çlirua Shqipëria dhamë llogari sipas fajeve që kishin bërë.

Në ato kohë mjerimi e pa punë në Tiranë më shumë më janë gjendur Syrja Selfoja dhe Nexhat Peshkëpia.

Syrjai më ndihmonte herë pas bere dulce më dhënë nga 30-50 franga shqiptare, më merrte edhe për drekë, veçse jo né shtëpi, po né restorant. Né shtëpi as unë s'doja dhe as ai nuk dome të shkoja, pse vëllezërit e tij, me përjashtim të Halitit, ishin reaksionarë, antikomunistë, fodullë dhe arrogantë.

Nexhati më mente shpesh për drekë e për darkë né shtëpinë e tij. Ai ishte profesor dhe vëllai i tij, Ma11L1sh1, ishte nëpunës banke. Gruaja e Nexhatit ishte mbesë né Hoxhatët dhe kjo lidhje bënte që unë të shkoja pa teklif në shtëpinë e tyre. Edhe Manushi né atë kohë ishte përparimtar, shok e mik me Shevqet Musaranë.

Nexhati, nuk e di né e kam shënuar diku, ishte anti ' zogist dhe antiitalian me plot gojën, të cilën s'e qepte kurrë. Por, kur erdhi Italia dhe filloi lufta, si Nexhati ashtu edhe Manushi u bashkuan me Ballin Kombëtar, me tradhtarët e popullit e kuislingët, luftuan Partinë tonë, Frontin Nacionalçlirimtar dhe mua personalisht. Manushi më pas mori dënimin e merituar, kurse Nexhati u arratis me anglezët né prag të Çlirimit, kaloi né Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdoi të na luftonte me organizime diversantësh dhe me propagandë. Para disa vjetësh ngordhi edhe ai né Nju-Jork si tradhtar e armik i Shqipërisë socialiste dhe i komunizmit.

Çështja e punës po kthehej né një odise të vërtetë. 1 uk dija asnjë zanat që të më pranonin si çirak né ndonjë punishte, kurse punë né ndonjë tregtar nuk gjeje, as te Selfoja, që e kisha gjirokastrit, pa le né të tjerë. U drejtova né Ministrinë e Arsimit për të më emëruar diku mësues të gjuhës shqipe ose të gjuhës frënge, por ishotte e pamundur. U thashë se mund të jepja edhe biologji (botanikë ose zoologji) sepse, pavarësisht që s'kisha diplomë, kisha studiuar për to, por edhe për këto veshi i ministrisë ishte i shurdhër. Iu drëjtova ndërkohë edhe Ministrisë se Drejtësisë, duke pasur parasysh se me dijet që kisha fituar në kurset që ndiqja në Framcë e Belgjikë, do të më dëgjonin. Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësasë ishte një Emin Toro nga Gjirokastra, e njihja, dhe ia par ashtr ova çështjen. Ndonjëfarë sekretar gjy qi, i këì kova, dulce i vënë né dukje se né gjithë atë kategori plu nonjësish që kishin zënë vende, shumë nuk kishin asnjr farë diplome, bile kishte edhe me shkollë fillore.

- S'kanë diplomë e shkollë, por kanë të drejtë të bëjnë drejtësinë! - më thoshte né ndonjë mon:er konfidencial Emini.

- Po unë, i për jashtuar jam nga kjo «e drejtë»? e shpoja. - Apo të drejtën e mbron ai që e shkel o--: që s'di fare se ç'është drejtësia?!

Emiri pas kësaj bëhej i zymtë e mé përgjigjej thatr

- S'kemi punë!

U rropa duke shkuar nëpër ministri, po reireni «s'kemi punë» e dëgjoje kudo.

- Insisto në Ministrinë e Arsimit! - më thoshn Nexhati, Aleko Tashkoja, Lele (Vangjel) Gjikondi. profesorë të gjimnazit të Tiranës, dhe unë atë palnë bëja. pc asgjë s'dilte në dritë. Shpesh si sebep më nxirrnin mulgesën e diplomës, por kishte të rinj në Shqipëri që kishi diploma e punë s'gjenin. Regjimi u trembej njerëzve o mësuar, injoranca e analfabetizmi ishin sheshit. Kurse Fejzi Alizoti. ministër dhe deputet i Zogut. shërbëtor italianëve; thërriste: «Ç'na duhen gjithë këta njerëz me diploma».

Kur isba në kulmin e dëshpërimit nga një gjendje tillë me balle e pa per spektivë, më vijnë Nexhati me Svrjain dhe më thanë:

- Morëm vesti që Kryqi i Kuq Shqiptar jep bursa për jashtë. Tentoje edhe një herë fatin!

- Është e kotë, - u përgjigja, - nuk dua të da më jashtë! Mësova dhe pashë sa munda, tanfi dua

punoj brenda dhe të fitoj një krodhë bukë për vete clïpër pleqtë !

- Nuk e sheh që s'po të jep njeri punë?! - këmbr ngulte Syrjai. - Bëje një herë një lutje se nuk humbet gjë, po doli, doli.

- Mirë, - pranova, - po e bëj që të mos ju prish qejfin.

Shkrova një lutje, e nisëm por asgjë s'doli; siç duket e hodhën në shportë. Isba më se i sigurt që kështu do të ndodhte prandaj u kërkova Nexhatit dhe Syrjait që të vazhdonin të vinin në iëvizje miqtë e tyre që ishin pezzo grosso, për në Ministrinë e Arsimit !

Më së fundi, pas shumë përpjekjesh, mundimesh e vuajtjesh ministria pranoi të jepja mësime me orë, kur mungonte njëri ose tjetri mësues, në gjimnazin e Tiranës. U gëzova shumë, se tash e tutje do të punoja edhe me rininë, do t'u mësoja hapur e me gjithë shpirt çfarë dija në lëndën mësimore që do të jepja dhe, tërthorazi, do t'u ngjallja urrejtjen për regjimin. E nisa punën si mësues «proletar»: s'kisha të drejtë të sëmuresha, as të merrja pushime si gjithë të tjerët, pse isba me orë, domethënë aq sa orë punoja, aq lekë paguhesha! Kjo gjendje vazhdoi për gjithë ata 4-5 muaj sa punova në gjimnazin e Tiranës.

Fillimi i punës në gjimnaz, pavarësisht se merrja pak si rrogë, ishte për mua një lloj legalizimi zyrtar. Tash e kisha një mbulesë dhe nga ana ekonomike e nuk do t'u bija në qafë të tjerëve. Ishte një barrë e rëndë për mua, por duhet të kesh njohur urinë që ta kuptosh drejt edhe kërkesën e ndihmës nga të tjerët, pavarësisht se ata në atë kohë ishin miq e shokë të mi. Më dukej sikur lypja prej tyre, e konsideroja këtë një humbje të personalitetit. Por në varfëri dhe në mjerim, kurrë nuk e ula kokën as edhe përpara miqve e shokëve. Është e vërtetë se njerëz si Syrjai e Nexhati më ndihmuan e u sollën shumë mirë me mua, por, edhe në momentet më të rënda, do t'ua kisha refuzuar çdo lloj ndihme, nëse s'do të puqeshim, të paktën si shqiptar ë patriotë, në mendime e pikëpamje. E vërteta është se me të dy këta flisja hapur për çështje politike kundër regjimit të Zogut, pse që të dy në atë kohë ishin antizogistë.

Tani që më caktuan në gjimnaz, më duhej të rifilloja punën dhe luftën ilegale, të lidhesha së pari me shokë e elementë komunistë. Por në Tiranë kjo për mua në ato momente nuk ishte një gjë e thjeshtë, sidomos për faktin se në kryeqytet nuk kisha qëndruar asnjëheri gjatë, kisha pak të njohur ndër elementët demokratë ( revolucionarë dhe asnjë lloj lidhjeje ose informate ti sigurt se me kë mund të takohesha për të hyrë në «struk~ turat» e lëvizjes së atëhershme komuniste. U përpoq shumë por s'po e kapja dot fillin, nëse ekzistonte vërte ndonjë fill i tillë i lëvizjes së organizuar komuniste ni Tiranë. Ai që më fliste herë pas here për «komunistë»

lëvizje komuniste ishte Tahir Kadareja, i cili në ato viti kishte mbaruar shkollën e plotësimit të oficerëve në Ti ranë, por fjalëve e historive të Tahirit vështirë t'u besoj seriozisht. E njihja në Gjirokastër që nga fëmijëria dh kur mbërrita në Tiranë disa herë flija në haurin ki ishte vendosur Tahiri. Me të bisedoje lirisht përse të doje kundër Zogut, kundër Italisë fashiste, për komunizmin et; dhe vura re se ai nuk i bënte këto thjesht për pozë ap për t'u hequr si përparimtar. Pavarësisht nga mendimE e pikëpamjet e avancuara që shfaqte, njëherë e pyet nëse këto pikëpamje ishin thjesht të tijat, ose të dy-tr të tjerëve, apo kishin ndonjë gjë më të organizuar, m serioze në këtë aspekt.

- Kishim alamet grupi! - më tha. - Po shkonir drejt krijimit të partisë, por na goditi Zogu kur deshër ta qëronim !

- Si? Në ç'mënyrë? - e pyeta.

- S'ke dëgjuar ç'u bë vjet këtu në verë? - më th i habitur. - Gati-gati morëm fuqinë. E kishim përga titur çdo gjë me hollësi, për dy-tri ditë do të bëhej nam por tamam kur ne do të shpërthenim kryengritjen, d kush tradhtoi e na zunë të gjithëve.

- Ç'thua! - ia ktheva me një lloj keqardhjeje

qesëndie bashkë. - U paska ikur zogu nga dora ! Mos kei gisht në ngjarjet e Fierit?

- Tamam ato! - thirri. - E paske dëgjuar Repartet kryesore të ushtrisë në Tiranë i kishim në dua Edhe xhandarmërinë e kishim me vete. Gjer edhe top; që do të qëllonin pallatin e mbretit i kishim caktuar. Por na zunë. . .

Më foli hollësisht, ca të vërteta e ca gënjeshtra për t'i bërë gjërat sa më tragjike e tronditëse, por nga gjithë ç'më tregoi, akoma më tepër u binda se «Lëvizja e Fier it» jo vetëm s'ishte e organizuar mirë dhe nga një qendër e vetme solide, por edhe se në përgatitjen e «shpërthimin» e saj, siç do të mësoja më vonë, elementët e grupet komuniste nuk ishin në krye të situatës. Tahiri më foli mbarë e mbrapsht, s'më ruajti gjë, por, nga gjithë ato biseda, m'u

krijua përshtypja se ai dinte shumë pak mbi gjendjen e vërtetë, organizimin dhe shtrirjen e lëvizjes së atëhershme komuniste në Tir anë use në të kundërtën, Tirana kishte mbetur prapa në këtë drejtim. Për sa u takon «oficerëve komunistë», për të cilët Tahiri fuste me ziarr. ata sidomos pas «Lëvizjes së Fierit», ishin bërë kashtë e koqe. Ishin shpër ndarë nëpër Shqipër i, disa ishin dënuar , disc ishin nxjeirë në lirico, të tjerë s'ndiheshin fare. Por ky «gr up komunist i oficerëve» cështirë se round të cilësohej si i tillë edhe para se të shpërndahej, sepse ishte tepër konspirativ dhe i mbyllur br enda një numi i të kufizuar oficerësh të rinj, nuk kishte ndonjë platformv politike të qartë, as ndonjë formë organizimi të përcaktuar, use ndonjë veprimtari që në njërën apo tjetrën masë të ndihej në popull. E pyeta Tahirin nëse dinte gjë se ç'bëhej në prefektura e krahina në drejtim të lëvizjes komuniste; më foli diçka të mjegullt për Korçën, por e pashë se nuk dinte gjë për të qenë. Me disa elementë në Tiranë që më sugjeroi, s'rashë dakord të takohesha, sepse, siç më tha vetë, ata s'dinin më tepër se ç'u thoshte Tahiri. I tubante «në lidhje» më shumë për muhabet e për ndonjë dorë bixhoz sesa për veprimtari ilegale. Kaluan kështu disa muaj dhe s'po gjeja asnjë rr ugë e mundësi për t'u lidhur me elementë të vërtetë komunistë.

Dulce u nisur edhe nga fakti që mënyra si isba sistemuar me punë në Tir anë ishte krejt gjysmake, nisa përpjekjet për të kërkuar punë si mësues në Korçë. mundësisht në lice. Atje i njihja mirë qy tetro e njerëzit e tij, njihja liceun, shokë e miq kisha më tepër. Kryesorja është se e dija, sidomos nga Ali Kelmendi, se lëvizja komuniste atje ishte më e organizuar e më e ndjeshme. Punëtorët korçarë, komunistët e atjeshëm, mendoja, do të më gjejnë vetë, pavarësisht nga përpjekjet që s'do të më mungonin. U ankova disa herë në drejtorinë e gjimnazit të Tiranës e në ministri për statusin tiro gjysmë me punë, gjysmë pa punë, bër a presion dhe. ndërkohë, vura në lëvizje kolegët e gjimnazit që të më ndihmonin të gjeja një punë për të qenë në arsim, qoftë edhe jashtë Tiranës!

1~Ië në fund, aty nga marsi i vitit 1937, më njoftuan se isba emëruar me punë në Liceun e Korçës ! Kj o ishte një fitore e madhe për mua, një ngjarje që do të ndikonte shumë në të ardhmen time. 1uk prua gjatë, mblodha ato pak gjëra që kisha. u nisa në një nga ditët e para të pr iilit dhe mbër r ita në Korçë. Këtu çdo gjë ishte e nj ohur dhe e dashur për mua : r r ugët e r rugicat, shtëpi të e oborret me kangjella; gratë punëtore e pastërtore korçare, të kulturuara, të zgjuara e që s'dinë të përkulen në jetë; bur r at e djemtë korçarë punëtor ë e seriozë, tr ima e për par i mdashës. 'àIë dukej sikur më për shëndetnin e më uronin mírëseardhjen të njohur e të panjohur dhe kjo ndjesi vinte pa dS-shim nga kujtimet e shumta që kisha për këtë qytet e këta njerëz.

Formalitetet në lice nuk zgjatën shumë. më thanë se do të jepja gjuhë frënge e mural dhe, pas kësaj. si për të mos u gëzluar shumë, më njoftuan se norma e punës siine përsëri do të ishte e cunguar ; do të paguhesha sipas orëve të mësImit që do të jepja!

- Pse kështu`' - i pyeta. - 1ë ministri më thanë se jam emëruar definitivisht.

- Nuk treni ngar kesë të plotë. - më thanë. Në na u krijoftë ngarkesë. do të ta japim.

luk e zgjata shumë. Pranova, kërkova një ditë leje sa të gjeja një dhomë banimi e të sistemohesha. lisi kështu faza e dvtë e jetës siine në Korçë. task si mësues në lice. Punova këtu tre vjet me radhë si mësues dhe gjithmonë ato vite i tram kujtuar dhe i kujtoj me përshtypjet më të mira. Procesi mësimor për mua nuk ishte i zorshëm, jo vetëm se tash kisha njëfarë përvoje nga 3-4 muajt e punës në gjimnazin e Tiranës, por kryesorja ngaqë të dyja lëndët që jepja, gjuhë frënge e moral. përpiqes - që mësimet t'i zhvilloja sa më lirshëm, largr regullave të pedagogjisë pedante, dulce u përpjekur ta ktheja orën e mësimit në një lloj bashkëbisedimi me nxënësit. Kjo gjë më dukej më e përshtatshme edhe për përvetësimzn më të mirë të mësimit nga nxënësit, por edhe për mundësitë e shumta që krijon bashkëbisedimi për të kaluar nga subjekti në subjekt, nga tema në temë, nga problemi në problem. Me kohë këto bashkëbisedime didaktike u thelluan. Vetë nxënësit u mësuan që, qoftë si shembuj gjatë konversasionit në frëngjisht, qoftë për sqarim «paqartësish» në orën e moralit, të shfaqnin mendime e pikëpamje dhe të ngrinin probleme që ishin tepër të avancuara për kohën, pale për programin zyrtar të shkollës. Natyrisht, përpiqesha të ruhej masa, sepse kurrsesi s'doja e s'lejova që për një «kënaqësi» ose «guxim» të rastit, të ngjalleshin dyshime e të zbulohej ajo çka zhvillohej jashtë orës së mësimit. Sepse, fakt është, në ato tre vjet të punës sime në Korçë, qenia profesor në lice dhe dhënia e mësimit me kohë u kthyen në një sfond, në një mbulesë të veprimtarisë që nisa të zhvilloj dhe unë në radhët e Grupit Komunist «Puna» të Korçës.

Për t'u rilidhur me komunistët korçarë nuk e pata të vështirë. Disa ditë pas mbërritjes sime atje, shkova në bazën time të vjetër, në ëmbëltoren e Koci Bakos, për t'u takuar me mikun e vjetër e për të nxjerrë mallin e «ëmbëlsirave» të kohës kur kisha qenë student. Koci m'u hodh në qafë sa hyra te dera dhe u habita kur mësova se ai e dinte që isha emëruar në lice.

- Kur më thanë që ke ardhur profesor në lice edhe u gëzova, - nisi të më thotë, - por edhe mendova se s'kishe për të ardhur më në karakatinën time.

- Ç'thua! - ia ktheva. - Përse të mendoje ashtu?

- Epo helbete! Kur ishe student i varfër, ëmbëlsirat e Kocit ishin luks i madh! Tanfi që u bëre profesor, mendova se do bësh si të tjerët, do t'i mbash këmbët te «Kristali»: . .

- Kot që m'i ke dhënë ato ëmbëlsirat atëherë, e shpova dulce i shkelur syrin. - Pse kjo është konsiderata jote për mua, kështu më ke njohur?!

- Jo bre, Enver, po ndryshojnë gjërat, ndryshojnë njerëzit! «Ka qenë në Evropë, në Paris, ku i hyjnë më në sy ëmbëlsirat e mia!» mendova. Por kam menduar ligsht. Rrofsh që erdhe! Ç'do, të të kënaqë Koci?

- Nga ato ëmbëlsirat e atëhershme, nga ato që pëlqeja më shumë! - i thashë dulce vërejtur rrotull dy-tre khentë që qenë ulur në një bankë e na shihnin disfi të cuditur.

- Bre, bre, profesori! - thoshte Koci, e shihte me një nënqeshje kuptimplote. U ul dhe ai një copë herë, biseduam lirshëm, e pyeta e më pyeti për familjen e punët, kujtuam shokë e të njohur të viteve të shkuara. Asgjë «të dyshimtë» nuk shqiptuam as unë as ai, por njëri-tjetrin e kuptonim.

S'shkuan shumë ditë pas kësaj, kur një mbrëmje, te shtëpia ku isha vendosur, mé ndodhi një ngjarje disfi e veçantë. Menjëherë pas mbërritjes në Korçë isba sistemuar në një-shtëpi në të cilën ndenja disa muaj, para se të vendosesha te shtëpia e Andresë së Thullës, ku qëndrova gjer në fundin e vitit 1939. Kjo shtëpi e dytë, që tanfi quhet edhe «shtëpia e Poliksenit», sipas emrit të zonjës së shtëpisë, një grua e zgjuar, punëtore dhe nikoqire korçare, fjalëmbël dhe bujare, njihet e mbahet si shtëpia ku unë banova në ato vite në Korçë. E vërteta kështu është, shtëpia e Andresë së Thullës dhe e Poliksenit u bë si shtëpia e prindërve të mi, atje më trajtonin e më donin si djalin e tyre, por duhet të them se edhe për shtëpinë e parë, ku vërtet qëndrova pak, vetëm disa muaj, ruaj përshtypjet e kujtimet më të mira.

Ndodhesha pra në këtë shtëpi të parë, kur disa ditë pas vizitës tek ëmbëltorja e Kocit, një mbasdite, ndërsa po përgatitesha për mësimin e së nesërmes, hyn i zoti i shtëpisë e më thotë:

- More Enver, po pse s'na ke thënë nere që s'të. heq mirë oxhaku?! Shkonim ne gjenim usta, more djalë, pse vihe né siklet vetë?!

Nuk po mer rja vesh fare se përse ishte f fiala dhe, - sa do t'i thosha që s'kisha idenë e kësaj gjëje, zgjatkokcn te deva një i panjohur për mua e thotë:

- Zoti profesor, më dërgoi .ostai t'ju pastroj oxhakun sipas por osisë suaj ! . . .

E mblodha shpejt veten duke rnenduar se diçka fsi-rihej pas këtij «shër bimi» të papritur dhe u detyrova të justifikohem tek i zoti i shtëpisë se gjoja vërtet kisha biseduar me ca shokë për tymin e sobës.

«Pastruesi i oxhakut» hvri br enfia, lëshoi mbi dysheme një çantë me ca litarë, çekicë e lecka e nisi t’u vertitej tubave të sobës. E pashë se sia thoshte atij zanati, bile aq shumë i godiste me çekiç, sa rrezik t'i shtrembëronte e t’i rrëzonte fare.

- Me cilin usta punon? - nisi të pyesce i zoti i shtëpisë.

- Me më të mirin e Korçës! - ia kxhente «pstruesi».

- Po ç'emër ka ai, bre djalë?!

- 'I'ë orbar oj punë pasta] ta theni! - i bënte bislit «oxhakpastruesi» e bumbumb mbi qyngjet e sobës e në rrëzë të murit, ku tubi futej në oxhak. - Di c'ke zotroie? - ia ktheu pasta] të zotit të shtëpisë. - Shko i thuaj sat shoqeje të na bëjë fiati kafenë e rakinë. Do të vimë me profesor in ta pimë poshtë, te sobalka.

Ai zbriti dhe, ndërsa unë po mundohesha të zhbiroja se ç'ishte tërë kjo histori, «pastruesi i oxhakut», nisi të më tregonte

- Erdhi Koci Bakoja tek Lzstai e po të lëvdonte e të ngrinte né, qiell. «Profesor liceo, biri i botës, po dashurlï3e ka me proletarët», kështu i thoshte.

«Mos të do për të ëmblat. o Koci» i tha usta Pilua, por Kocit ia ke rrëmbyer zemrën. «Jo bre, - i thoshte, - ja ta njohësh e do ta shohësh se edhe kudhrën tënde do ta dojë, edhe mballomatarinë e Mihës do ta pëlqe jë» .

Se që thua, ti profesor, ne punëtorë e të këputur jemi, punojmë kush në një dyqankë e kush në një punishte, rior merremi vesh mirë dhe e duam njëri-tjetrin. Po edhe për të lexuar lexojmë ndonjë gjë, edhe njerëzit e mençur i duam. Njerëz të mësuar, që thua zotrote, ka plot Korça, pa ka të mësuar e të mësuar . Dome~thënë Kocit ia ke bërë shumë qejfin, i ke hyrë në zemër. Më tha vetë Piloja «t.~a shko o Raqkë, se Raqi Themeli më quajnë, e shihe p,ofesorin si i shkon tymi». «Ç'tym a t'u mbylltë! - ia Wheva. - Unë jam teneqexhi, s'marr vesh nga oxhakët». «Po shko bre, e hiq hundët te dhoma e profesorit! tna ktheu Piloja. Shih si i vete tymi, ç'ka ndonjë hall se, helbete, i porsaardhur është r_ë Korçë!». Ja, për këtë erd~îa, o zoti profesor, të bëra ca pis e rrëmujë po një qar e kam: do ia pi një raki e një kafe zonjës së shtëpisë.

Qeshja gjatë tregimit të tij, e kuptova mirë mesazhin dhe në fund, për ta ngacmuar i thashë:

- Faleminderit për të gjitha, po më thuaj: si t'u dak se ecën tymi im?!

- Birinxhi, bre profesor, brPinxhi më duket mua! Tnem për kutin e hundës sime, bre. se ndry she e kam unë, ndryshe Koci, ndryshe Piloja!

Të nesërmen a të pasnesërmeri shkova te farkëtaria e Pilo Peristerit, e njohëm shpejt nj ri tjetrin dhe që nga ato momente nisi veprimtaria ime, hrnë e organizuar, nië radhët e Grupit Komunist «Puna» të' Korçës. Më vinte, mirë dhe e kisha për nder që në ato vite militova aq sa munda dhe pa kursver asgjë në radhët e këtij gruapi komunist, krah për krah me proletarët komunistë Miha Lakon e Pilo Peristerin, Koci Bakon e Sotir Gurrën, Petro Papin, Mesti Titanin, Petraq Titanin, Raqi Themelin, Foni Thanon, Llambi Dishnicën, Stefo Grabockën e dhjetëra të tjerë.

Gjithmonë i kam çmuar e i karn nderuar ata për faktin se në ato kohë të rënda ditën të ngrihen ndër të parët mbi mjerimin dhe zvetnimin, ditën të shhin përpara, organizoheshin a të hidhnin bazat a lëvizjes komuniste e punëtore në Shqipëri. Kishte në veprimtarinë e në format organizative të lëvizjes komuniste në atë fazë edhe gabime e të meta, kishte dobësi e kufizime, të vogla ose të mëdha, të ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme, por kryesorja ishte që idetë komuniste dhe lëvizja komuniste në Shqipëri ette përpara, shtrihej e hidhte rrënjë në Korçë e në Shkodër, në Tiranë e në Elbasan, në Vlorë e në Gjirokastër, dulce përgatitur gradualisht, përmes luftës e përpjekjeve, terrenin mbi të cilin më pas do të themelohej Partia e lavdishme Komuniste e Shqipërisë. Në tërë atë proces të mëpasshëm revolucionar ku do të na çonte Pania, vendi dhe roli i punëtorëve komunistë të Korçës është nga më të rëndësishmit e më kryesorët. Dhe është kënaqësi e krenari për mua që pata fatin të përgatitem si ushtar besnik i Partisë, pikërisht në radhët e «Punës» së Korçës. Nëpër biseda e takime të lira ose të organizuara në fshehtësi, punëtorët e Korçës kishin dëshirë e etje të pyetnin pareshtur, të mësonin t'u zbërtheje njërën ose tjetrën temë apo problem. Por duhet të them se ata vetë, edhe pse në shumicën dërrmuese s'kishin ndonjë arsim të veçantë, karakterizoheshin nga një sens politik e ideologjik i zhvilluar, qenë të pjekur e seriozë dhe nga të gjitha këto mësova shumë.

Si «sektor» mua më caktuan të punoja për përhapjen e ideve komuniste e për të çuar detyrat e grupit në lice, në radhët e intelektualëve përparimtarë e të rinisë jashtëshkollore korçare. Për këtë të fundit, me rekomandim të udhëheqjes së grupit, u bëra edhe anëtar i shoqërisë «Rima jashtëshkollore korçare» dhe merrja pjesë rregullisht në tërë veprimtaritë e shoqatës, që, ç'është e vërteta, në ato vite ishin të shumta dhe shpesh me karakter të ndjeshëm politik.

Kur unë nisa veprimtarinë në grupin «Puna», kishin ardhur direktivat e reja të Kominternit për lëvizjen komuniste në Shqipëri, të përpunuara në një mbledhje në Moskë në dhjetor 1935 - janar 1936 në frymën e direktivave të Kongresit VII të Kominternit. Siç dihet, Grupi i Korçës, që në verën e 1936-s u njoh me ato direktiva dhe ishte ndër të vetmit që i pranoi ato, dulce filluar nga kër «intelektuali revolucionar»! Kështu ma prezantuan edhe mua fillimisht dhe, sfido që fodullëku e kapadaillëku i tij shfaqeshin sheshit. e dëgjoja dhe e respektoja. Shihja se më ndryshe, më realisht e çmonin atë komunistët punëtorë si Miha, Piloja e të tjerë. Me kohë, kur bashkëpunimi im me Koçon u shtuan, gjithnjë e më tepër u jepja të drejtë shokëve punëtorë për vler at e konsider atat ndaj këtij personi.

Tamam në këtë kohë; në radhë të parë për vetë vlerat e cilësitë e saj të vyera, por edhe si rezultat i punës së Koços, u afrua e u inkuadrua në veprimtaritë legale që drejtonte Grupi i Korçës, një nga intelektualet më të mira e më në zë të Shqipërisë, artistja e talentuar e virtuoze Tefta Tashko Koço. Edhe me Teftën më lidhi një shoqëri e miqësi e madhe, e cila u theliua e u sprovua në vitet e vështira të luftës, sidomos në kohën e ilegalitetit të thellë në Tiranë. Tefta Tashkoja nuk ishte as anëtar e e Grupit të Korçës, as më vonë anëtare e Partisë sonë Komuniste, por gjatë gjithë kohës ajo ishte e mbeti për ne shoqe e vërtetë e punës dhe e idealit. Zërin e saj të mrekullueshëm e vuri në shërbim të çështjes së popullit dhe, pas Çlirimit, talentin e jetën e saj i shkriu për popullin, për çështjen e Partisë.

Mes intelektualëve të tjerë me të cilët bashkëpunoja në ato vite, me orientim të grupit komunist. ishin edhe Ptaqi Qirinxhi e Manol Konomi, të cilët ishin anëtarë të 5rupit komunist. Mbanim në lidhje edhe të tjerë si miqtë e mi Vangjush Mion e Kristo Konon; të cilët vërtet s'u bënë komunistë, por përkr ahën pa kur sim vijën e direktivat tona, pa folur këtu për të tjerë, me të cilët punuam. u përpoqëm, u doiëm borxhit, por kur erdhi pura. ata iu kundërvunë Luftës Nacionalçlirimtare. Partisë e popullit.

Por këta ishin të paktë e i kam fshirë nga kujtesa, në krahasim me atë gardë të shëndoshë e revalucionare që përbënin bijtë e bijat më të mirë të Korçës, emrat e vetitë e të cilëve i ruaj të pashlyera në mendjen e në zmrën time.

Këto ishin kujtimet më kryesore të periudhës para dhe pasi u ktheva në atdhe në verën e vitit 1936. Natyrisht, jeta është plot evenimente, të vogla e të mëdha dhe të gjitha, as mbahen, as ia vlen të mbahen mend. Kam bërë shumë përpjekje të jem sa më ekzakt në ato që kam shkruar, por në ndonjë gjë mund të mos kem qenë krejt i përpiktë, sepse për gjithë periudhën derisa u lidha me shokët e Grupit të Korçës, por edhe në kohët e para pas kësaj, nuk kam mbajtur asnjë shënim. Edhe gjatë kohës së luftës nuk kam mbajtur ditarë të rregullt për arsye konspiracioni dhe të goditjeve të pareshtura me armiqtë okupatorë dhe veglat e tyre, kurse materialet tepër të rëndësishme dhe dokumentet zyrtare të kohës së luftës, i kam ruajtur si sytë e ballit dhe sot Partia dhe populli i kanë në duar. Prandaj këto shënime për vitet e rinisë sime jam përpjekur t'i hedh në letër duke u mbështetur kryesisht te kujtesa. Këto janë kujtime për Nexhmijen, për fëmijët e mi, por mbi të gjitha, ashtu siç janë dhe për aq vlerë sa kanë, janë pronë e Partisë sime të dashur. Përmes këtyre kujtimeve dëshiroj që Partia ime e madhe, e cila më rriti, më edukoi e më mësoi, ta njohë jetën time gjer në detaje, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Se sa do të vlejnë këto kujtime për këtë qëllim është tjetër punë, por unë, tash që po më mbulojnë thinjat, një gjë e them me krenari e bindje të plotë: është një jetë që e kam vënë derisa të vdes në shërbim të Partisë së dashur, të popullit të dashur, të komunizmit dhe të revolucionit profetar!





VII

KUR VIJ NË KQRÇË

(Marrë nga Ditari i shokut Enver Hoxha; shënim i hedhur prej tij më 18-20 gusht 1975.)





Gusht 1975





Më 18 gusht u nisëm me Nexhmijen për në Korçë. Kënaqësi e madhe rrugës. Gjelbëronte fusha e bukur e Star ovës, gjelbëronin misri e panxhari, ngrihej lar t lupola. Më tej Zervaska me shtëpi të bukura, me pyllin e gështenjave mbi kokë dhe krahas plantaciónet e gjera me pemë frutore, mollë, dardhë, kumbulla etj. Bujqësi e kulturuár! Kapërcyem Pllo-çën në Çërravë e përsëri kudo gjelbërim, pyllëzim, shtëpi e fshatra të bukura dhe të veshura alga të gjitha anët me pemë. I kam vizituar e i njoh që n a vitet e luftës këto fshatra, të cilat për vit bëhen më të Ëukur a. I them Nexhmijes:

- Ah sikur të bëheshim prapë të rinj, në zjë nga këto fshatra do të vinim të jetonim e të punonim. Shiko ç'anrekulli !

E tillë është pamja cleri né Korçë.

Kur vij né Korçë, ndiej një kënaqësi të veçantë, pse, veç të tjerash, këtu kam kujtimet e rinisë, të luftës për komunizmin né radhët e Grupit të Korçës. Të gjalla e të pashlyeshme më kanë mbetur kujtimet kur erdha këtu si mësues né lice, miqësia, shoqër ia e ngushtë me nxënësit e mi të dashur, që u ngritën né demonstrata, që u hodhën né luftë kundër okupatorit dhe luftuan trimërisht. Kur vij né Korçë takohem me shokë të vjetër dhe të rinj, me punëtor ë e me komunistë. Kjo më shton jetën, ndiej një gëzim të madh, gjallërohem. Më kujtohen bisedat me Miha Lakon, né dyqanin e tifi të vogël, ku dulce rrahur shollën e këpucës që të mas na dëgjohej biseda, flitnim dhe organizonim demaskimin e trockistëve, arqiomarksistëve, si: Niko Xoxi, Aristidh Qendro, Zef Mala. Më kujtohet farka e Pilos përballë kafénesë «Afrika», ku mblidheshian dhe edukoheshim për veprirn.~Kam kujtimet e Koci Bákos, dyqanin e tifi të vogël ku shkonim e hanim nga një pastë dhe dëgjonim «Internacionalen» nga Moska e Stalinit. Kam kujtimet e mikut dhe shokut tim Sotir Gurrës, mbledhjet që bënim né shtëpinë e Korit, né kafenEnë e vogël pas «Merkur fit» o te dyqani i qymyrit të Hamit Bacës, ku dikur vinte Ali Kelmendi, kur ishte i internuar në Korçë. Në Korçë kam kujtimet e mësuesit dhe më vonë të kolegut tim, Vangjush Mios. Kur isha nxënës i liceut ai më thërriste «kòlopuç», pastaj, edhe kur u bëmë kolegë të dy, ai vazhdonte të më thërriste prapë «kolopuç». Shkoninn tok jashtë Korçës, né këmbë të Moravës, né Boboshticë, né Drenovë; ai ngr finte kavaletën dhe pikturonte, unë e vëreja dhe herë-herë lexoja.

- Kur ta mbaroj, më thuaj mendimin! - më porosiste.

- E ç'të të them, - i thosha, - s'ka piktor .si ti, s'ka peizazhist më besnik të natyrës se ti!

- Mos më lëvdo, - më thoshte.

- Jo, s'e kam zakon atë gjë! - i thosha Vangjushit dulce admiruar veprën e tifi.

Disa herë shkonim tok né studion e fotograf Sotirit, një ar tist i dalë nga populli dhe shumë i talentuar. Atje bisedonim. Shpeshherë u thosha të dyve:

- Këta qena që na sundojnë, na mbytën çdo gjë, edhe artin na e mbytën. Por populli shijon vepr at tuaja. Të dy fieni artistë të shquar.

- Zogu e larot e tifi, - thoshte Vangjushi, - janë qelbanikët më të mëdhenj !

- Ç'e do, - thoshte fotograf Sotiri, - s'ua hamë dot kokën.

- Do t'ua hamë! - u thosha unë.

- Po qysh? - pyeste Sotiri, - me fotografitë e mia e me peizazhet e Vangjos?

- Edhe me këto! - i thosha. - Edhe arti i vërtetë, si veprat tuaja, janë armé ne luftën për zhvillim e drejtësi.

- E di ti, Sotir, - i thoshte Mioja, - «kolopuçi» është komunist.

- Qoftë shëndoshë, ne s'jemi!? Por po ta marrësh hollë-hollë, o Vangjush, i thosh£e Sotiri, - se mos ne i duam Selim dhe Tefik Mborjen, Turtujt, Lakot e gjithë sorollopsëstë. Jo vetëm që i urrejmë, por mender këtu i kemi ! - dhe Sobri ngrinte këmbën dhe me pëllëmbë u binte vitheve. Qeshnim.

- Këtyre kodos'hëve, - vazhdonte Sotir i, - duhet t'ua bësh si Karamanka që i shan né mes të rrugës.

Të gjithë këto e të tjera më kujtohen kur vij né Korçë. Më shtohet jeta kur marr kontakt me punëtor ët, me kooperativistët. Më merr një mall i madh për punëtoritë e tyre të dikurshme, të vogla, nga ku dilnin né demonstr ata kundër okupatorëve, më merr një mall i papër shkr uar për fshatrat e shtëpitë e tyre, për shokët partizanë të Vithkuqit, të Gjançit, të Voskopojës, të Panaritit, të Shipskës, për barakat e Zvarishtit, për Progrin, Dusharin e shumë e shumë fshatra të tjera, ku kam luftuar si ushtar i Partisë sonë të madhe dhe i popullit tonë të mrekullueshëm.

Më merr malli për rrugët dhe shtëpitë e vjetra të Korçës.

- Ju lutem, i guani, - u them shokëve, - i restauroni, i urbani mirë, se janë veprat e popullit tonë gjenial!

Këtë herë u rashë anembanë me automobil rrugëve të Korçës. Tash u plaka, por, kur isba i ri, u bija tej e tëhu me këmbë. Dhe më vjen mirë që, si kur isba i ri dhe tanfi që u plaka, e shijoj dhe e ndiej me shpirt ar tisti kulturën materiale e shpirtërore të popullit. Shpirtin e kam artist, bile edhe më adhurues e të pjekur se në rini, për të shijuar veprat e bukura, xhevahiret e gjenisë së popullit tonë.

Shkova e pashë pazarin e vjetër të Korçës, qendra e dikurshme e punëtorëve. Kam dashur që ai të ruhet, të restaurohet, të mbetet siç ka qenë, si një monument i dyfishtë, monument kulture dhe monument politik, ideologjik, djepi i punëterëve korçarë. Partia po ma plotëson dëshirën.

Vizitova ulicat, sokakët, e dredhur e të përdredhur dhe shtëpitë e vjetr a që po i restaurojnë kaq bukur. Kudo rrugicat i gjeta plot me popull, me mall e me entuziazëm. E dinë zakanin tim që, kur vij në Korçë, bredh rrugët e qytetit ku në rini më griseshin tabanet e këpucëve, ndaj dalin të gjithë të më shohin e të më takojnë. Sa do të doja të ecja në këmbë në mes këtyre njerëzve, t'i puthja, t'i përqafoja, të futesha në sobalkat e tyre! Por këtë s'e bëj dot tash, se dua ta shoh tërë Korçën dhe koha s'ma lejon. Ecja ngadalë me automobil, i përshëndesj,a, por as ata, as unë nuk kënaqeshim me kaq.

Shkova në shtëpinë e push'unit të punëtorëve që është ndërtuar e re në lartësinë e Shëndëllisë. Gjë e bukur! Korçën që andej e ke si në pëllëmbë. Kishin ardhur për të pushuar të rinj e të moshuar nga gjithë Shqipëria, i hin të gëzuar si dhe unë. U takova me të njohur, me mësues, me punëtorë, me artistë, të cilët aty për aty improvizuan një koncert origjinal e të bukur. Në një peizazh madhështor me Korçën në sfond, dolën këngëtaret e vogla dhe me një zë të çiltër, të ëmbël dhe tingëllues si kristali kënduan këngë që të bëjnë ta ndiesh veten të ri, si zog në fluturim. ïshim ulur në disa banka dhe më kishin rrethuar miqtë e mi të vjetër, këngëtarët e «Korit të pleqve», Jorganxhiu (bassa), Tolia (tenor), Xherahu, mandolinisti Duro e të tj erë.

- A~jua më pëlqen t'ju thërres «Kori i pleqve», - u thashë miqve të mì, - por ju fieni të rinj, se këngët që këndoni, janë këngët e dashura të rinisë sonë, këngët patriotike, këngët që u këndonin e u këndojnë bukurisë së natyrës, ndjenjave të pastra, dashurisë rinore dhe romantike. Arti juaj po përtërihet, po rinohet, ne rrojmë dhe forcohemi me këngën e vjetër e me këngën e re të vogëlushëve që kemi përpara.

- Oh, s'noku Enver, - më thanë ata, - ç'mrekuhi 'përi kjo Partia jonë! Jemi kurdoherë të rinj; Partia, populli na duan, na respektojnë.

- S'e harroj dyqanin tënd, o Jorganxhiu, - i thashë, - atje te gruga e Mitropolisë. Shkoja dhe të shikoja nga xhami kur punoje dhe u thosha shokëve të mi studentë, dulce të treguar me gisht: «Ja, ai atje, këndon shumë bukur». Ju dëgjova përsëri këtë mbrëmje në shtëpinë e punëtor ëve. Pas këngëtarëve të vegjël dolët ju, me udhëheqësin dhe dirizhorin tuaj të palodhur dhe të talentuar. Jt; ishit shumë këtë herë, kishit marrë edhe të rinj në kor Shumë mirë keni bërë. Përtëritja, rinimi, janë karakteristikë e jetës sonë. Mesko plaku vdiq, por 15 të tjerë E zëvendësuan. Ju kënduat për ~nderin tim këngë patriotikf të Rilindjes dhe të demonstratave kundër fashizmit. Jl falënderoj dhe s'do t'jua harroj.

- Ç'këngë tjetër dëshironi të këndojmë shoku Enver' - më pyetën ata pastaj.

- Ju e dini ç'këngë dua unë dhe unë e di kë jua k: qejfi juve. - u thashë dhe bërtita: «Mullirin»!

Tingëlloi zër i basso i Jorganxhiut, ia priti tenori, To lia, dhe i gjithë kori ia filloi këngës së bukur, baladës s• «Munir fit» në ajrin e freskët të mbrëmjes.

Të dashur miq moshatarë të mi korçarë, më bëtë të kujtoja dhe të shikoja larg në vite bukuritë e vendit tim të më kujtoheshin mjerimet e popullit tonë heroik, q. luftonte e punonte, e, në mes luftës e fukarallëkul kurrë s'e ndau këngën nga goja! Tash ky popull ka fuqin në dorë. Pania ia bëri jetën të gëzuar dhe të lumtur. kënga është bërë bashkudhëtare e përhershme e tij, komponent i jetës.

U largova aq shumë i gëzuar nga ky takim dhe kur u ktheva né shtëpi, me udhëheqësit e Partisë dhe të pushtetit né rreth diskutuam maketet e qytetit. Më raportuan arkitektët. Konstatova se këta ishin të pasionuar per qytetin e tyr e. Nexhmija dhe unë u kënaqëm me mendimet dhe guston e tyre. Pak sugjerime bëra, se ishin parashikuar mirë, bile dhe Nexhmija; që është shumë e pasionuar për arkitekturën nuk bëri shumë kritika dhe vërejtje. Mendimet e Nexhmijes ma forcuan bindjen se çdo gjë atje qe projektuar bukur.

Nuk munguam me Nexhmijen dhe me shokët të venim të shikonim né teatrin «Çajupi» komedinë e Ruzhdi Pulahës «Zonja nga qyteti». Pjesë e goditur, me përmbajtje politike e shoqërore shumë të mirë, komedi realiste dhe aktuale, komedi që nuk kishte formën e estradës, por që pasqyronte dhe luftonte né mënyrë edukative mbeturinat mikroborgjeze. Tema është shumë aktuale, vajtja me banim dhe për punë nga qyteti né fshat. Qesha, u kënaqa, pse pjesa përshkohet nga një humor i hollë dhe, po e njeh Korçën, atëherë e guston shumë pjesën. E gjithë trupa luante mirë, por veçanërisht luante bukur Dhor kë Or gocka, e cila tubante të mbërthyer 2 orë e 20 minuta skenën. Ç"talent i mrékullueshëm! Dallonte po ashtu artisti i shquar Pandi Raidhi. Né mbarim përgëzova artistët dhe. kur dota, ç'të shikoja né shesh? Populli i shtrenjtë priste. Më duhej ta nderoja me respektin më të madh. prandaj i rashë rreth e rrotull sheshit nën dr itat e neonit.

Kur u kthyem né shtëpi i fola Nexhmijes për përshtypjet. Ajo ishte dakord dhe dha një mendim të :nirë, më duket, që po kjo komedi të vihet né skenë. dhe ndoshta edhe me ndonjë përshtatje të vogël me karakteristikat e disc qyteteve të mëdha si Tirana; Shkoàra etj.. dhEe të luhet kudo. se është shumë edukuese.

Ishin një gëzim i madh për mua takimet dhe bisedat për punë me kuadrot, me punëtoret, koopeuativistèt e in teligjencien e rrethit. U gjallërova, mora forca të reja, të mëdha. S'ka gjë më insti uktive, -né shpëtimtare se kontaktet me bazën. Atje është jeta, lufta e madhe revolucionare, përpjekjet, mendimet krijuese. sugjerimet nga më të mirat. atje është eksperienca e me të mirëve. Kush di të përfitojë nga gjithë kjo pasuri e klasës dhe e popallit, ai u shërben si duhet Partisë dhe socializmit.

Këtu qëndron forca e komunizmit, e ideologjisë sono, këtë zjarr duhet të ketë jeta e gjallë. këtë zjarr duhet të kenë kontaktet me bazën, referatet, leksionet, fjalimet.

Larg nesh formalizmi, stereotipizmi, cutina, puna angari, sa për të kaluar radhën! Vetëm klasa. populli, jeta e gjallë, puna dhe lufta revolucionare të mësojnë, té japin ide të reja, të hapin perspektiva. Kur i dëgjon, ata të flasin, dhe mendimet e tyre i përpunon dhe ua çon Partia si duhet. Klasa dhe masa i përpijnë ato, i bëjnë të tyr et, i zbatojnë né mënyrë revolucionare dhe e gjithë kjo bën të lindin mendime të reja, veprime të reja, thesare të reja. Teoria jonë është revolucionare, jo statike, jo e fjetur ; ajo është një forcë kolosale që krijon, që rrëmih cleri né fund të fundit materjen, andej ajo studion ligjet e zhvillimit dhe di t'i aplikojë në kushtet më të përshtatshme, duke kalitur çelikun dhe duke hedhur tej skoriet, duke zhdukur ndrvshkun e vjetërsisë idealiste dhe reaksionare.

V Sa entuziazëm të krijojnë punëtorët dhe kooperativistët! Kur shkon tek ata. disa herë thua: «Çfarë do t'u them?». se shumë gjëra ata i dinë. Mirëpo fino me pare t'i dëgjosh; krijo ambientin se je një shok i thjeshtë i tyre, se ke vajtur tek ata jo t'u shesësh mend. por né radhë të panë të marrësh mend prej tyre dhe atëherë do të konstatosh se do tè të vijnë ide oi°igjinale. forma thëniesh të reja, do të të vijnë një mori gjërash nga eksperienca e madhe e Partisë, do t'i lidhësh këto pa ditur e pa kujtuar. do

t'i ilustrosh me ndodhi. me shembuj të rinj. ose nga përvoja. Kështu do la bësh 'oisedën interesante dhe n cosbarro se kë~të situatë ta krijuan punëtorët, kooperativistët, shkrimtarët, artistët. me të cilët fola, degjove dhe të diëgjuan. Bëhet kështu një osmozë e çuditshme në mes mësicoeve të bazës dhe përgjithësimeve të Partisë. Kjo është frytdhënëse, këtë metodë përpiqem ta zbatoj, por që çdo ditë duhet perfeksionuar. Këtë metodë në mënyrë modeste ua këshilloj edhe shokëve, njerëzve. Klasës, masës, folu kurdoherë hapur, kurdoherë drejt, asgjë mos u fshih. Do të ketë :edhe lisa gjëra që interesi i përgjithshëm e do që të kihet durim në thënien e tyre, por gjej mënyrën, duke bërë aluzione larg e larg. Klasa, masa të kuptojnë, pse ato i kuptojnë dhe i zbatojnë taktikën dhe strategjinë revolucionare.

Shumë gjëra mësova nga kontaktet me korçarët. Shumë mendime më dhanë, shwnë gjëra të tyre do të më ndihmojnë në punën time. Ata më folën dhe u fola, por më komunikuan në radhë të parë entuziazmin e tyre të madh, besimin se do të ecin për para, se do të thyejnë rekordet e arritura. Mbi çdo gjë entuziazmin tim e gjej dhe e shoh te njeriu i mrekullueshëm që po kalit Partia, te populli ynë i mrekullueshëm i lidhur aq ngushtë me Partinë. Kjo është fitorja jonë më kolosale. Ky unitet i çeliktë i klasës dhe i popullit me Partinë është si mali i Tomor it, i fortë në shekuj. Ky unitet s'do të ketë mortje kurrë, vetëm të ruajmë të pastër ideologjinë marksiste-leniniste, ta bëjmë gjak, mish dhe kockë të klasës dhe të masës, bazë dhe udhëheqje në çdo veprim.

Po i hedh të gjitha këto përshtypje e mendime në letër këtu në Korçë dhe akoma më tepër më shtohen respekti, admirimi e dashuria për këtë qytet, për njerëzit e tij punëtorë; përparimtarë e revolucionarë. Në gjithë ç'kemi arritur në vitet e Partisë. në tërë transformimet e fitoret historike anembanë Shqipërisë, Korça ka rolin e vendin e saj të veçantë, si djep i parë i lëvizjes punëtore e komuniste në Shqipëri, si qendër ku për herë të parë nisi të hedhë rrënjë ideologjia komuniste, marksizëm-leninizmi, që sot është bërë ideologji sunduese në vendin tonë. Dhe më vjen mirë e ndihem krenar që pata nderin e fatin të jem edhe unë, bashkë me gardën e vjetër të punëtorëve komunistë korçarë, ndër ata që qysh në fillim u mëkua e u rrit në këtë djep të revolucionit. E quaj rider e fat të veçantë që Korça më dha mundësinë e më krijoi kushtet ta njoh e ta përshkoi procesin e madh të zhvillimit të revolucionit në Shqipëri që nga hapat e parë, që nga çastet kur «fantazma e komunizmit» të Marksit nisi të shfaqet edhe në Shqi&i e, gjer sot, kur ajo është bërë ideologji sunduese, udhëheqje për veprim. E për të gjitha këto u jam e do t'u jem mirënjohës gjer në vdekje Korçës, popullit të saj, proletarëve korçarë, mësuesve e shokëve të mi të parë të komunizmit.