II



DUKE KALUAR NË ITALI



Unisa për në Francë me gjithë shokët e tje që do të ndiqnim shkollat e ndryshme të lauta. Kryesisht, ata që mbar onin Liceun e Korçës. dërgoheshin në Francë dhe një pjese u akordoheshin edhe bursa. Kanë kaluar 45 vjet që në atë kohë dhe s'e mbaj mend ekzakt shifrën, por di mirë se ishte n~ë shumë e vogël për atë kohë, prandaj do të rroninr shumë shtrënguar, si studentë të varfër që ishim. Kryesoria ishte se e ndienim veten të lumtur që na u akordua bursa, pse etja jonë për të mësuar ishte e madhe.

Më lart tregova për peripecinë e akordimit ië bursës sime, gjersa më në fund u detyrova ta pranoja degën e shkencave të natyrës. Që kur u nisa, pra. nuk isha aq i kënaqur për degën ku më caktuan, por «të shkojmë një herë, mendova, pastaj atje shohim e bëjinë».

Një pjesë nga ne, mes të cilëve edhe unë, u cañtuam t'i kryenim studimet e larta në qytetin Monpeije. qytet i vjetër dhe me famë universitare që në shekullin e 15-të, sidomos për Fakultetin e Mjekësisë, ku kishte qenë profesor në kohën e tij edhe Rabëleja. Isha i gëzuar që më caktuan në Monpelje, se në lice, ku ria flitej slzumë për Francën, për kulturën dhe për shkencën e saj me famë botërore, na flitej sidomos për qendrat e saj universitare dhe veçanërisht për Monpeljenë, kryeqendra e departamentit të Heroltit. Në lice kisha mësuar se Monpeljeja kishte klimë të butë, në dimër s'binte borë, as nuk bënte shumë ftohtë, frynte ca erë që e quanin « le mistral», kurse në verë ishte nxehtë si te ne, një nxehtësi e durueshme, mbasi atje ndihet ndikimi i Mesdheut.

Aneja me xhaxhain, me atë fukarallëkun e tyre, duke marrë edhe ca borxh, më bënë një pallto dimri, një palë rroba të reja, një palë këpucë. dy këmishë, të brendslzmet dhe nja dy palë çorape. Kur më nisën, më bënë sipas zakonit edhe disa karkanaqe me sheqer për rrugë, më dhanë edhe një teneqe ndonja dykilshe me llokume të thata (jo me finjë, por me gjalpë e me sheqer) për motrën e madhe, Fahrijen, e cila me burrin, Bahriun, dhe djalin. Luanin, që në atë kohë ishte i vogël, banonin si emigrantë politikë në Bari të Italisë. Me këto bagazhe, me hidhërimin që lija anenë. xhaxhain dhe Sanon vetëm pa njeri. dhe që, sipas pikëpanijeve të tyre. shihnin tek unë n lbështetjen e vetme. u nisa për në Tiranë dhe që andej për në Durrës, ku do t'la hipja vaporit për të zbritur në Bari.

Largohesha për herë të parë nga atdheu im i dashur. E lija atë nën shtypjen e tmerrshine të mbretit satrap dhe të banditë ve që e rrethonin. Populli vuantc pë r bul;ën e gojës, shtypej nën taksa të i ënda dhc nën kërbacin e xhandarëve e të spiunëve. Ne, djemtë e popullit fukara. edhe kur me një mijë belara mbaronim ndonjë shkollë. nuk mund të gjenim lehtë punë në shtet. Të bëheshe një sekretar o memur i vogël, duhej të kishe miq, mbështetje, të cilat neve na mungonin. Shumë nga shokët tanë nuk arrinin të mbaronin as shkollën e mesme, por, për sa i takon punës, ata ishin më «të privilegjuarit», sepse futeshin çirakë te ndonjë këpucar o rrobaqepës dhe fitonin disa lekë për të jetuar dhe për të ndihmuar familjen. Unë nuk po i vija dot akoma në ndihmë familjes dhe kjo ishte një brengë e madhe për mua, sepse në vend që t’i bëhesha krah, përkundrazi familja vazhdonte të më ushqente. Por isha i gëzuar se do të mësoja më shumë e pastaj do t'ua shpërbleja.

Çështjen e diturisë, të mësimit, që në vegjëlinë time, e kisha kuptuar si një detyrë të madhe ndaj atdheut dhe popullit dhe një ushqim të nevojshëm si buka që haja. Këtë nevojë ma kishin futur në kokë dhe në zemër, që në bankat e para të shkollës fillore, mësuesit e mi të dashur e patriotë, Naimi dhe rilindësit e tjerë me vjershat e tyre që i mësonim me aq zell përmendsh. Më nxitnin në këtë rrugë të mësimit baba Ceni, që ishte njeri i mësuar, po edhe aneja me paditurinë e saj, por me atë dashuri të madhe të nënës. Me atë zgjuarsinë dhe me mprehtësinë e vet ajo e kishte kuptuar mirë se duhej të mësoja e të veja rregullisht në shkollë. Me kujdesin e madh të saj ajo ekonomizonte disa lekë dhe nuk më la kurrë pa kalem, pa katror (defter, siç i quanim atëherë), pa bishtapene e xina, pa blerë çdo libër që na rekomandohej nga mësuesit.

Ane e dashur, të kujtoj sot me dhembshurinë më të madhe. Ti rrojte dhe i pe fëmijët e mi të rriteshin, të venin në çerdhe e në kopshte, të ndiqnin shkollën fillore. Ti nuk rrojte të shihje Ilirin, Sokolin, Pranverën që mbaruan universitetin me të gjitha të mirat. Ti nuk arrite as fëmijët e tyre, Valbonën dhe Ermalin, që po rriten si pëllumba. Por më kujtohet si sot, kur u thoshe kalamanëve të mi:

«Mësoni, se tanfi ju i keni të gjitha të mirat. Këto jua solli Partia, prandaj dojeni atë me gjithë shpirt. Popullin ta doni si beben e sirit. Babai juaj luftoi për Partinë dhe për popullin. Unë e di, fëmijë, ç'kam hequr! Haja atë farmak bukë në mbrëmje dhe mendoja: «Ku e kam djalin? A është gjallë? Mos e kanë vrarë?» Mirëpo ja, ai doli nga lufta dhe shihni ç'të mira i solli popullit lufta që bëri. Ju shkollat i keni në vend, kurse në kohën e vogëlisë e të djalërisë së Enverit, ç'kemi hequr me shkollat! S'e harroj kurrë atë ditë kur inë iku djali për në Francë. Edhe gëzoja që vente të mëscnte, por edhe isha e pikëlluar, pse më dukej sikur mbetëm në mes të rrugës pa të. Prandaj, mësoni fëmijë dhe bëhuni të mirë për popullin, për atdheun, për babanë tuaj dhe për vete!»

Zogu e kishte mbushur vendin me «këshilltarë» italiane, të cilët ishin nëpër zyra, në reparte të ushtrisë, ata kishin në dorë naftën dhe bakrin, kishin zaptuar Sukthin dhe sillnin atje kolonë të tjerë nga Italia. Vendi ishte i mbushur edhe me spiunë italiane, që kishin organizuar rrjetet e tyre dhe përgatitnin okupacionin e tërë vendit. Zogu dhe klika e tij ndanin kreditë që gjoja Musolini ia jepte Shqipërisë, por që në fakt me këto shitblerje, borxhe e kredi, Zogu e Musolini, të dy, i përgatitnin varrin Shqipërisë. Fajdexhinjtë vendës ishin bërë shushunja të vërteta që u pinin gjakun fukarenjve. Borgjezia

tregtare po ngrihej, tregu italian ishte i hapët per të; nëpërmjet saj regjimi zogollian importonte edhe bukën e

paktë të gojës së popullit, deri te vezët, vaji e ullinjtë dhe sillte nga Italia stofra luksi, këpucë, enë fajance, qelqurina e çdo gjë që i duhej borgjezisë, që i hapej vazhdimisht oreksi, asaj dhe nëpunësve të lartë, të cilët merrnin rroga mujore shumë të majme. Ndodhte kjo në kohën kur një punëtor, i cili çante tërë ditën gurë në diell per të shtruar rrugët që i duheshin Italisë per luftën që do të shpallte më vonë, merrte një sasi të papërfillshme, domethënë r reth 20 herë më pak se pagat e nëpunësve të regjimit. E tiilë ishte diferenca e rrogave! Por kjo ishte vetëm një nga moria e pafund e formave dhe e mënyrave si shtypej e shfrytëzohej populli. Varfërinë e mjerimin i shihje në çdo hap. Me këtë brengë të madhe në zemër po ie lija atdheun tim.

la hipa një vapori italian mallrash që shkonte nga Durrësi në Bari. I kur seva ato të pakta të holla xhepi që kisha, pse çdo gjë e kisha llogaritur derisa të veja në Monpelje. Shokët që kishin shkuar më pare në Fran

co, më kishin folur per gjithçka, që nga çmimi i biletës së trenit dhe derisa kushtonte një kuti shkrepse dhe më kishin instruktuar si duhej vepruar. Kështu që per udhëtimin me det mora një biletë per në «kuver të», jashtë, në «urë të vaporit». Bëra llogari të zija ndonjë qoshe nën ndonjë shkallë, të vija kokën në valixhe dhe të mbulohesha me pallto. Po të më zinte gjumi, mirë, në mos po do të shëtitja në kuvertë. Ishte hera e pare që bëja një udhëtim me vapor. I ri dhe i fortë isha, natyrisht edhe ca romantik; yjet, hëna, deti me valët e tij të lehta dhe shkuma e bardhë që linte vapori, të tëra këto më zbavitnin. Pastaj, fundi një nate do të ishte kjo dhe kalohej si të kalohej ! Në mëngjes do të isha në molin e Barit, ku me siguri më pritnin Fahrija, Bahriu dhe ndonjë mik tjetër! Kështu e kalova atë nate, jashtë, në kuvertën e një vapori mallrash, më tepër pa gjumë se me gjumë, duke vërtitur në mendje lloj-lloj gjërash, duke shtruar lloj-lloj pyetjesh, duke bërë lloj-Iloj hamendjesh per atë ç'më priste në rrugën e gjatë të jetës që kisha përpara. Malli i atdheut dhe i njerëzve që lija pas, dhimbja e ndarjes, mjegulla e së ardhmes, kolovitjet e vaporit, yjet e hëna, ëndrrat e brengat, të gjitha u bënë lëmsh atë nate gjersa mbërritëm në portin e Barit. Menjëherë gjithçka nga tollovitjet e natës u fshi dhe e vetmja gjë që më interesonte tash ishte: ka dalë njeri të më prese apo jo! Në fakt më pritnin motra e dashur Fahrie, me bur rin e me djalin.

Zbrita, u puthëm e u përqafuam me ta. E mora Luanin e vogël në duar që më ngalaste e më thërriste «dajko»! Gjeta një familje tjetër timen në një vend të huaj. Ua hipëm karrocave, në qoftë se s'gabohem ishin nja dy, dhe u nisëm per në shtëpinë ku rrinte áso kohe Fahrija. Kjo shtëpi ishte në një rrugë që quhej «Via Piccinni». Kaluam një lagje mjaft të ndyrë, me rrugë të vogla, plot popull në pragje të dyerve e në penxrere, që flitnin, gër thitnin, këndonin. U çudita dhe pyeta Bahriun :

- Ç'është? Ku jemi kështu?

- Ky është Bari i vjetër, siç i thonë, këtu rrinë njerëz të varfër!

Dolëm nga Bari i vjetër dhe kaluam në një rrugë të gjerë, nga e cila ndoqëm bregun e detit.

- Këtë e quajnë «Lungomare», më tregonte Bahriu.

Ishte e bukur, e gjerë, me parmakë, e asfaltuar dhe nga e djathta kishte skuare me gjelbërim dhe pallate. Ecëm, ecëm, po mua më tërhiqte vërejtjen diçka e çuditshme: në penxheret e shumë prej këtyre pallateve s'kishte as perde dhe as njerëz si në Barin e vjetër. Kishte vetëm nga një pankartë ku shkruhej diçka, për të cilën pyeta, se nuk e kuptoja. Më shpjeguan se shkruhej «Jepet me gira». Kuptova kështu se ato ishin bosh dhe pritnin qiraxhinj, të cilët nuk venin. Më vonë do të kuptoja dhe do të mësoja se këto pallate ishin investime kapitalistësh, siç kishin nisur të bënin edhe në Shqipëri tregtarët e agallarët tanë, ashtu siç blinin edhe toka, duke i quajtur këto investime të sigurta e të paluajtshme. Ashtu si tregtarët tanë shfrytëzonin bujkun në toka, ashtu edhe këta kapitalistë italianë, duke shfrytëzuar punëtorët e vendit të vet ngrinin këto pallate prej betoni, për t'i shtrydhur më mirë ata që do të banonin. Por klientë nuk gjenin ose gjenin rrallë, se qiratë ishin tepër të shtrenjta.

Më në fund u futëm në rrugën «tonë»; hymë në «pallat», në katin përdhes. Fahrija nxori çelësin nga çanta, hapi portën dhe u futëm në apartament. Ishim në shtëpinë tonë, në familjen tonë! Apartamenti kishte dy dhoma dhe një kuzhinë. Një dhomë ishte e gjumit dhe një dritare e saj binte mbi rrugë; tjetra ishte dhoma e pritjes, ku ditë e natë duhej të rrije me dritë. Edhe kuzhina qe e vogël, me një dritare. Apartamenti ishte i errët dhe i ftohtë, pse nuk shikonte diell, qe shtruar me pllaka çimentoje. Ku shtëpitë e bukura plot ajër e dritë të Gjirokastrës, me kopshtije të vogla përpara, me ndonjë lofatë me lule të kuqe o një man në mes të avllisë të shtruar me plloça ! Këtu, në Bari, ose të paktën në këtë pjesë të tij, shihje vetëm asfalt e çimento, kishte mungesë dielli dhe rrallë gjelbërim.

Rruga që të çonte në shtëpinë ku rrinte Fahrija ishte e gjatë dhe, prej saj e deri në rrugët kryesore të

qytetit, duhej të ecje ndonjë orë më këmbë. Edhe kjo rrugë ishte e ftohtë, pa diell, pse pallatet ishin të larta e me shumicën e apartamenteve bosh. Megjithatë në këtë rrugë kishte plot kalamanë dhe gra të popullit.

Sidoqoftë isha i gëzuar. se ndodhesha në mes të të afërmëve të mi. Motra ishte shumë e mirë. Edhe Bahri Omari në atë kohë na donte, ishte i ngrohtë me ne, bënte çmos që të na kënaqte. Nuk është vendi këtu të flas gjatë për veprimtarinë dhe për pikëpamjet e Bahriut në emigracion derisa u kthye në Shqipëri më 1939 pas okupacionit. Për fazën kur ai ndodhej në emigracion në Itali e që, gjatë shkuarjes apo kthimit nga Franca pata rastin ta takoja disa herë, të rrija e të bisedoja me të dhe miqtë e tij, pra për këtë fazë, Bahriun ne e njihnim dhe e mbanim si antizogist, si përkrahës të «Opingës», të demokracisë e të zhvillimit. natyrisht borgjez, të vendit. Edhe shumë miq të tij që në vitet 30-të hiqeshin si antizogistë, pata rastin t'i njihja që në ditët e para kur shkela në Bari, por edhe më vonë në vajtje-ardhjet e mia nga Franca për në Shqipëri. Ata ishin një grup i tërë «të arratisurish politikë» dhe më pas pata me ta edhe biseda politike, edhe biseda shoqërore, pse, në përgjithësi, shkonin mirë me njëri-tjetrin, venin e vinin, rronin tok dhe nuk grindeshin, siç e kanë zakon emigrantët politikë në mërgim. Por për historitë e tyre, qoftë në emigracion në Itali ose në Francë, ashtu edhe kur ia behën në Shqipëri do të kem rast të shkruaj më gjerësisht një herë tjetëri. Këtu desha vetëm të përmend shkurtazi se më 1930,* *( Shih: Enver Hoxha, «Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re» - Kujtime e shënime historike, Tiranë 1984, f. 200-214.) kur shkova për herë të parë në Bari, ashtu edhe më pas, sa herë më binte rruga të ndalja aty, Bahri Omari si njer i nuk dukej i keq, përkundrazi ishte i sjellshëm. Motra dhe ai bënin çmos të më kënaqnin jo vetëm në çështjen e ushqimeve, por edhe me ndonjë palë rroba, me ndonjë palë këpucë apo me ndonjë këmishë që më blinin. Kur m'u pre bursa në Francë dhe ndodhesha në Paris, i kërkova motrës dyqind franga franceze. Ajo dhe Bahriu m'i dërguan menjëherë. Bahriu ishte shahist i tërbuar. Ditën luante ngandonjëherë në «Stopani» me italianë, avvocati, ragionieri, ingegneri. që e thërritnin «Onorevole Omari». Por loja bëhej sidomos natën, pse sa herë isha tek ata në kalim, sa hanim bukë në mbrëmje, dhe unë me Fahrijen e Luanin e vogël rrinim në shtëpi, Bahriu dilte.

- Ku vete? - e pyesja motrën.

- Vete në klub, - më thoshte ajo, - luan shah dhe, meqë e di mirë, edhe fiton.

Të tjerët nuk dija ç'bënin. Dija vetëm për Shehun (Karbunara) që nuk luante e për Muharrem Vllamasin që luante poker, pse e dëgjoja herë pas bere që pyetej nga shokët e tij

- Fitove gjë?

Muhar rem Vllamasi hiqej i grupit të Bahriut, Shehut etj., dhe ishte «plot shakara e humor», gjë që mbulonte lojën e tij politike. Ai nuk tregohej fashist, por sharjet i bënte me shaka, hiqej edhe me nacionalistët e Bahri Omarit, të Ali Këlcyrës. Sejfi Vllamasit dhe Kol Tromarës, por edhe shok e mik i Qamil Celës dhe imi. Ishte një element liberal me të gjithë.

Kapiten Beqir Veloja, një ndër ata që njoha në atë kohë. ishte njeri i thi,eshtë dhe i mirë. Rronte thjesht, e gjeje kurdoherë ne ecje, u shërbente të sëmurëve që vinin nga Shqipëria për shërim, njihte doktorët, njihte magazinat dhe të zotët dhe në ta çonte e ndihmonte shqiptarët që blinin dhe ata i jepnin ndonjë lek. Bukën e nxirrte me djersë. Ishte ndër të vetmit që, kur u kthye nga mërgimi, u bashkua me Luf tën Nacionalçlirimtare dhe qëndroi si patriot.

Qamil Cela, «Kuqalashi», midis emigrantëve politikU që njoha në Itali ishte njeriu më i mirë, më i thjeshti. më i ndershmi dhe më i varfri nga të gjithë. Ai, me sa di unë, s'merrte r rogë nga kurrkush, ishte i lidhur me Halim Xhelon dhe me shqiptarët komunistë të Sent-Etienit, Gogo e Kozma Nushin, Ymer Dishnicën, më vonë edhe me mua. Qamili ishte komunist vetëm me dëshirë, por jo teorikisht dhe as militant i vërtetë. I donte Bashkimin Sovjetik e Stalinin, por, me sa di unë, dhe sidomos në Itali, veprimtaria e tij ishte e paqenë. Asnjë lidhje nuk kishte me njeri brenda vendit, mundet me ndonjë si Demir Godelli ose me Selim Shpuzën. Sidoqoftë ishte njeri i mirë. Ai lidhej me shqiptarët e Amerikës dhe, siç dihet. asnjë nga ata nuk ishte komunist, qoftë edhe sa per emër. Qamili, edhe pas pushtimit të vendit nuk u kthye si të tjerët nga mërgimi, mbeti në Francë dhe nuk tregoi asnjë lloj veprimtar ie gjatë viteve të luf tës. U kthye. me sa di, pas Clir imit dhe ne e respektuam. U fut edhe në Parti «si komunist i vjetër», por Partinë ai as e njihte, as e kuptonte. Kujtonte se meqë quhej në mërgim «Kuqalash», tash që erdhi në Shqipëri duhej të ishte në krye ose të trajtohej si Ali Kelmendi. kurse ne, të tjerët, pa e shprehur hapur, por gjë që nënkuptohej, ishim «nxënësit» e tij. Më vonë filloi nga pakënaqësitë dhe nga grindjet me shokët e organizatës në Elbasan. Ne i këshilluam ata të ishin zemërgjerë me plakun patriot dhe ta trajtonin si një komunist të vjetër. pse sentimentalisht ashtu kishte qenë.

E tillë ishte në vija të përgjithshme shoqëria e nacionalistëve emigrantë antizogistë në Bari. Si gdhiheshin, ngryseshin, një jetë pa asnjë veprimtari antizogiste ose organizim tjetër. Këndonin titujt e «Gazzetta del Mezzogiorno» dhe përhapnin thashethemet e shqiptarëve që hynin e dilnin në Bari qysh para se të na okuponte Italia.

Bari thithte gjithë prodhimet e popullit shqiptar dhe na shiste lecka e vogëlsira të tjer a që Italia i shiste me tonë. Lloj-lloj njerëzish venin në Bari nga Shqipëria, spiunë të kalibrit të lartë zogist që, natvrisht. shkonin të hanin në grazhdet më të pasura të Romës. por edhe spiunë të vegjël që dërgonte regjimi për të parë në rrinin qetë kundërshtarët e vet. Të tillë spiunë, «kushëriri i kushëririt të filanit». pra i besuar në shkallën e 10-të, u sillnin emigr antëve «antizogistë» lajme «sensacionale» kundër Zogut.

Një vit, kur shkova nga Shqipëria në Bari, m'u vërsulën Shehu, Bahr iu dhe të tjerët, të eksituar, të gëzuar dhe më pyetën

- Ç'kemi ndonjë gjë nga Shqipëria?

- S'kemi gjë tjetër, veçse fukarallëk e mjerim. Spiunë, është mbushur plot Tirana dhe gjakpirësit rrojnë mirë! - u përgjigja unë.

Kërceu Shehu, duke më parë me ata sy si të një kuçi të tërbuar dhe, në mënyrë misterioze, më tha

- S'do të rrojnë shumë, vanë, s'e kanë jetën të gjatë.

- Pse? - pyeta, - ç'ka ngjarë?

- S'ke mar rë vesh gjë fare? - bëri ai çudinë. Pastaj vazhdoi. - Ju, studentët, nuk jeni per gjë, por kjo është e natyrshme, të rinjve s'u thonë gjë.

E pashë Shehun edhe i çuditur, edhe i zemëruar. Ai vazhdoi:

- Vajti Zogu!

- Ku vajti? - e pyeta.

- Në xhehenem, ka kancer! Dy-tre doktorë të famshëm kanë vajtur nga Vjena për ta shëruar, po kanceri nuk fal !

- Të vdesë, maloku i m...! - ia mori fjalën Bahriu.

- Kush jua dha këtë sihariq? - i pyeta.

- Ah, jo, - u përgjigj Shehu, - sekretet dhe njerëzit tanë ne nuk ua zbulojmë kuqalashëve!

- Atëherë, - u thashë, - më porositni një kasatë të mirë për sihariqin që më dhatë, por unë po ju them se Zogu është si macja me shtatë shpirtra. Ai do plumb që të ngordhë !

Në të vërtetë historisë së kancerit të Zogut në Shqipëri i kishte dalë boja. Zogu qe kthyer nga Vjena shëndoshë e mirë, bile atje, jo më «kanceri» që s'i bëri gjë, por as shkrepjet e kobureve të dy aventurierëve shqiptarë, agjentë të të huajve, nuk e kishin zënë, kur u munduan ta goditnin tek dilte nga opera. Tamam pas kësaj ishte zbuluar e famshmja «lëvizje e Vlorës», që s'ishte tjetër veçse një komplot i fshehtë, i kurdisur nga të huajt, por i dështuar që në embrion sepse, qoftë «antizogistët» e emigracionit, qoftë agjenturat e huaja të lidhura me këtë farë «lëvizjeje antizogiste», nuk merrnin parasysh e nuk mbështeteshin tek urrejtja e popullit, por te llogaritë e tyre për fitime, për ndërrime kolltukësh e varësish të huaja. Gjërat pra vazhduan rrugën e tvre; Zogu përgatiti okupacionin, grabiti arin e popullit, shkoi në Egjipt te Faruku, bëri kontrabandë, pastaj vajti vdiq në Paris, kurse të famshmit «patriotë antizogistë» erdhën në Shqipëri, u bënë ballistë, bashkëpunëtorë të italianëve dhe të gjermanëve. na luftuan me ar më, po ne i kapëm, i çuam në gjyq dhe i dënuam për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe popullit. Kështu mbar oi historia e tyre. Por le të kthehemi në momentet kur u njoha për herë të parë me një pjesë prej tyre, pr a kur për herë të parë kalova nëpër Itali, gjatë rrugës për në Francë.

Italia, kur kalonim ose kur rrinim disa ditë në Bari, na dukej, ashtu siç ishte, një skëterrë, burg i popullit italian dhe armike e vendit tonë. Ajo e kishte lidhur fort pas qerres së saj xhelatin e popullit tonë, Ahmet Zogun, e mbante në fuqi dhe përmes borxheve, koncesioneve, huave e fijeve të shumëllojta, nga njëra anë. përgatitej të rripte popullin shqiptar, nga ana tjetër, përgatiste okupacionin e ardhshëm të Shqipërisë. Populli italian ishte vetë i mjeruar, rrugët e Barit qenë mbushur plot me lypës. Po të lije në bankat e kafes «Stopani», qoftë edhe një cigare në tavllë, përnjëherë zhdukej, pse dikush të përgjonte, kalonte andej me seriozitet dhe e rrëmbente. Cigaret në dyqane bliheshin me copë dhe njerëzit i shihje nëpër rrugë tek mbanin nga një kokë lakër o ndonjë presh, pavarësisht se leshrat u ndritnin nga brilantina. Rrugës shihje, gjithashtu. shumë oficerë, të veshur bukur si kukulla, gjokset plot me shirita (nishane), që i kishin marrë pa bërë asnjë luftë, shihje kudo jerarkë fashistë me rroba të zeza me cohë dhe me çizme lustrina, barkalecë dhe faqekuq. Këta mbushnin trotuar et.

Kurdoherë që udhëtonim me tr en, mblidheshim gjithnjë dy ose tre shokë së toku, pse kishte rrezik të na vidhnin valixhet. Kur shkonim në stacion për të blerë biletat për në Ventimilja*, *( Qytet italian në kufirin italo-francez.) biletashitësit, që na pyeste ç'bileta donim, për ku dhe në ç'klasë, i përgjigjeshim me atë italishten tonë shatra-patra:

- In mancanza di quattro classi, una terza*. *( Në mungesë të klasës së katërt, na jep një biletë për të tretën.)

Udhëtimi me tr en në klasën e tretë ishte tmerr. Uleshim në dër rasa sa këputeshim ditë e net me radhë, pastaj mezi gjenim vend. Veç kësaj, duhej të ruaje vazhdimisht valixhet, se t'i përlanin. Orë e çast duhej t'u jepje kontrollorëve dhe karabinierëve dokumentet. Vagonët e klasës së tretë le që ishin plot, po qelbeshin; dimër-behar në ta kïshte pisllëk të madh.

Krejt ndrvshe ishte kur hyje në Francë. Na dukej sikur dilnim nga bur gu, pse, pas kufir it francez e der i në Monpelje, vërtet udhëtonim në klasë të tretë, por vagonët e trenave francezë ishin me meshin dhe me krin br enda, të butë dhe kurrë nuk mbeteshim pa vend. Kur se nëpër Itali ishim të detyruar të merrnim çfarëdo'loj treni, hipnim edhe në ata që qëndronin në fshatra pak a shumë të mëdha.

Ndër stacionet italiane qoftë ditën, qoftë natën, bëhej zhurmë e madhe dhe mbi të gjithë, dëgjoheshin ata që shitnin cuscini (jastëkë), cestini (një qeskë me një copë bukë, një copë mortadelë dhe një copë djathë) dhe portabagagli (hamejtë). Për sa na takon neve, hamej nuk merrnim kurrë, se kjo na kushtonte. Vetëm se djersinim e këputeshim me valixhe në duar, ngaqë na duhej të ndërronim disa her ë trenin dhe të kapërcenim binarë e tunele. Veç kësaj, trenat ishin të vjetër e shpesh pësonin defekte. Një herë udhëtonim në veri të Italisë. Ishte në të hyrë të dimrit, bënte ftohtë dhe binte borë, por në vagon ishte nxehtë, se veç kaloriferëve, kishte edhe shumë frymë. Në një moment u çanë tubat e kaioriferit dhe ne u mbytëm në avull; brenda bënte një nxehtësi e tmerrshme, në një kohë që jashtë ishte acar. Të hapje penxheret keq, të mos i hapje prapë keq e kështu vazhduam nja dy ore, herë nxehu e herë plevitosu.

Zakonisht nuk largoheshim nga stacionet, por një herë, kur udhëtoja me Enver Zazanin, që studionte në Lion, vendosëm të dilnim për të parë Romën. Pasi mbërritëm atje nga Bari, lamë valixhet në depo të stacionit dhe dolëm. Filluam shëtitjen, por ngaqë s'dinim ku të shkonim e lamë veten ku të na çonin këmbët. Dolëm në një rrugë të gjatë, në fund të së cilës dukej një monument i madh i bardhë që mbyllte bulevardin. lu futëm asaj rruge dhe ec e ec e na dukej sikur s'kishte mbarim. Më në fund dolëm në një shesh, e kapërcyem edhe atë dhe iu avitëm monumentit. Kangjellat ishin mbyllur. Qëndruam dhe po shihnim këtë monument të madh dhe avdall, si i themi në Gjirokastër. Por, kur po soditnim monumentin, pamë se nja gjashtë a shtatë civilë, na kishin futur në mes. Njëri na pyeti:

- Ç'bëni këtu?

- Shohim monumentin, - iu përgjigjëm.

- Po ç'jeni ju? - thanë ata.

- Po ju që na pyetni, ç'jeni? - vazhduam ne.

- Jemi policia! - tha njëri i vrenjtur.

- Ah, - u thamë, - jemi studentë albanezë!

- 1 documenti! - thirri njëri prej tyre dhe ne u dhamë pasaportat, i panë sa mbarë mbrapsht dhe, duke na i kthyer, na thanë:

- E shikoni këtë rrugë?

- Po, - u përgjigjëm, - e shohim.

- Atëherë, - theksoi i pari i tyre, - nisuni drejt, Pa kthyer as kokën, në rast se nuk doni të flini në burg!

- Va bene! - ia kthyem dhe u larguam.

Me vete thoshim: Vallë ç'të ketë atje? Më vonë mësuam se ishte «Piazza Venezia», ku kishte zyrat Musolini. Pa e ditur, kishim hyrë në zonën e spiunërisë dhe soditnim monumentin e të vdekurve që kishin shtypur popujt!

Një vit tjetër ndaluam për disa orë në Firence, qytet i bukur, historik, vend i njerëzve të mëdhenj të Rilindjes italiane. Kaluam mbi lumin Arno tek ura e vjetër, vizituam «Piazza delle Signorie» dhe statujat e saj me famë, pastaj u ngjitëm e vizituam kopshtet e Bobolit. Vizitën këtu e bëmë pa telashe, nuk u ndaluam riga policët e riga spiunët e fashizmit që kishim përshtypjen se të ndiqnin pas në çdo hap. Ndoshta kjo ishte një përshtypje që vinte edhe riga riami i keq që po i jepte Italisë regjimi fashist në fuqi, edhe historia e marrëdhënieve italo-shqiptare, e sidomos riga ajo politikë antipopullore e antikombëtare që ndiqte regjimi i Zogut në marrëdhëniet me Italinë e Musolinit. Për të gjitha këto, kudo ku kalonim nëpër Itali, e ndienim veten si të rrethuar me armiq. Natyrisht kjo ndjenjë armiqësie kishte të bënte me regjimin dhe njerëzit e tij. Sepse, në përgjithësi, populli italian është i mirë dhe punëtor. Këtë e kam vërejtur veç shumë rasteve të tjera një çikë më me kujdes në një qytet të vogël banjash të quajtur Salcomaxhiore. Kur isba mësues në Korçë dhe Italia ria kishte okupuar, mua m'u fry gjuri keq dhe doktorët më rekomanduan se duhej të bëja banja me një baltë speciale. Fahrija dhe Bahriu nuk ishin kthyer akoma në Shqipëri. Mora ca para hua dhe tok me Fahrijen shkuam 15 ditë në Salcomaxhiore. Duhet thënse banjat ishin të mira, po ashtu edhe shërbimi dhe pata një përmirësim të tillë sa sëmundja e gjurit nuk m'u përsërit më, bile as gjatë viteve të rënda të luftës. Pensioni ku rrinim qe i thjeshtë, i lirë dhe të zotët qenë njerëz të mirë, të sjellshëm. Asnjëherë nuk ria folën për fashizmin. Vetëm nëpër rrugë shihja jerarkë me rroba të zeza dhe bersalierë me pendë gjeli në kapelë.

Kapitulli i udhëtimeve përmes Italisë, kur shkonilm në Francë, mbyllej në Ventimilja, ku çdo herë i nënshtroheshim një kontrolli të dyfishtë, doganës dhe pasaportave. Kontrolli në doganë nuk ishte për sa këmishë o këpucë kishe, por për librat që mund të kishe me vete. Çështja e librave ishte një histori më vete. Doganieri kishte një listë librash, shikonte titujt e librave tanë dhe pastaj i hidhte një sy listës së vet, shfletonte librin se mos kishte ndonjë dokument ilegal brenda dhe, pas kësaj, ta hidhte l:brin në valixhe. Kurse, kur veje në gishenë* *( Kabinë, zyrë e vogël në stacione trenash) e vizës së pasaportës, si në hvrje. edhe në dalje fjalën e kishte karabinier i. Ai kontrollonte mbarë e prapë pasaportën, merrte lupën, shikonte vulat dhe, pasi e kishte mbar uar këtë operacion të hollësishëm, nxirrte riga sirtari dy albume, për rastin tim. njëri me germën E dhe tjetri me germën H. Karabinieri shikonte nëse ndodhej në faqet e albumit në vendin përkatës sipas rendit alfabetik fotografia jote, vërente me kujdes herë albumin, herë pasaportën e, pastaj fvtvrën dhe. po të mos gjente asgjë të dyshimtë, merrte vulën. ia bënte dv herë bamb-bamb një në bojë dhe një në pasapor të dhe ti, matanë gishesë, ku r uante një karabinier në këmbë, ia bëje dy herë uf, uf !

Kjo ishte Italia fashiste e Musolinit, armike e betuar e vendit dhe e popullit tonë, armike e Bashkimit Sovjetik, e socializmit dhe e komunizmit.





III



NË FRANCË – MONPALJE



Vetërn disa minuta duhej té ccte treni nga Ventimilja, kur buçiste sirena që lajméronte se po hynim né një vend tjetër. Kjo ishte Franca, vendi

° i galëve të lashtë, djepi i qytetérimit evropian, vend i lirisë, i punës, i kulturës dhe i revolucionit. Emocionet tona né këto momente ar rinin hulmin, shihnim me kureshtje e gëzim peizazhin rrotull, gjithçka na duk-ej ndryshe, si mé e re, më e bukur, më e ndritshme dhe njé kohësisht e afërt.

Nga Ventimilja e deri né IMonpelje udhétimet kanë qenë kurdoherë të qeta, pa incidente. Kur udhëtimi qëllonte ditën, shikonim me kureshtje dhe me dashamirési këtë vend të revolucionit demokratiko-borgjez, këtë vend që i kishte dhënë botës filozofë, shkencëtarë, doktorë, shkrimtarë, poeté, dramaturgë e komedianë me famë. Shumë prej tyre jetën, idetë, veprat ua kishim studiuar gjatë gjithë kohës që mësuam né liceun francez, qoftë né atë të Gjirokastrës, qoftë né atë të Korçës. Ne e kishim kokën plot me ngjarjet historike dhe shoqërore të Francës, dinim gjuhën e saj dhe tash që hynim pér herë të paré né tokën e galëve na dukej sikur njihnim çdo stacion, çdn qytet o qytezé. Këndonirn me gëzim reklamat né stacione, pyetnim në frëngjisht: «Ku është çezma? Ku është kiosku i gazetave? Sa kohë do të qëndrojë treni?» etj. dhe na dukej si çudi që dinim ta flitnim kaq mirë e kaq lirshëm frëngjishten. Francezët na kuptonin dhe as nuk shihnim ndonjë habi në fytyrat e tyre në lidhje me aksentin e të folurit.

Nga treni soditnim krahinën e madhe të Provansës dhe na dukej sikur bisedonim me më të njohurin shkrimtar të këtyre anëve, Alfons Dodenë, me shkrimtarin tjetër të preferuar të Provansës, Mistralin; shumë njerëz në stacione na dukeshin si heronjtë e librave që kishim lexuar, si Tartarini o Kostekalda; djemtë e vajzat e reja na dukeshin si Kadudali, si Mirela. Kur ecte treni na dukej sikur kalonim Kamargën e famshme, që shtrihej në të dyja anët e lumit Ron, me kuajt e demat e saj të njohur që vraponin në fushat e livadhet e begata; na dukej sikur shihnim në një kodër mullirin e Dodesë, ashtu si në tregimet e bukura të tij, me krahë të palëvizur dhe ku «priste» e vazhdonte «të priste» akoma millonai i vjetër që t'i sillnin grurë për të bluar. Por më kot, pse fabrikat moderne të bluarjes e kishin kthyer mullirin me erë në një «muze» të rrënuar.

Të gjitha këto e shumë të tjera i përshkonte imagjinata jonë e re që kalonte mbi urën e Avinjonit Où on dansait tout en rond la farandole*.*( Frëngjisht - ku kërcehej në rreth (arandola (lloj valleje popullore e krahinës së Provansës).)

Duke ecur treni dhe duke na nanurisur zhurma e tij monotone, na kujtohej historia e papëve të Avinjonit, udhëtimi i kardinalit Rishëlië që vinte i sëmurë nga rrethimi i hugënotëve* *( Kështu quheshin me përbuzje nga katolikët protestanët kalvinistë në shekujt e 16-të - 18-të.) në La Roshelë dhe në rr ugë arrestonte Senk-Marin dhe Dë Tunë, favoritët e mbretit të tij, Luigjit të 13-të dhe u priste kokën në Lion.

Ose më kujtohej kryqëzata e albizhuave, sekt i katarëve heretikë të Romës, therja e tyre në masë nga inkuizicioni, i madhi i të cilit thoshte: «Vritni kë të mundni, se në parajsë zoti do të zgjedhë cilët janë armiqtë dhe cilët janë tanët».

Me zhurmën e trenit, që na çonte në Monpelje, përziheshin barbarizmat e Simon dë Monforit dhe rezistenca e fundit e katarëve heretikë në kështjellën e shqiponjave Monsegyr.

Me frymë optimiste mendoja se do të veja në një qytet të lashtë, ku kishte dhënë mësime shekuj më parë Rabëleja, ku jepte mësim Batajoni e shumë profesorë të tjerë të shquar. Të gjitha këto, të cilat i kisha mësuar në lice, më ringjalleshin tash në kujtesën time me tufa, me detaje dhe më jepnin përshtypjen e thellë sikur nuk isba në një vend të huaj, por në një vend mik që nuk i kishte bërë kurrë keq popullit tonë.

Në stacionin e Monpeljesë hymë natën. Stacion modest në krahasim me ato të Italisë, i qetë, me drita pak dhe intim. Në stacion kishte shumë pak njerëz dhe ishim ne udhëtarët, që zbritnim nga treni, që u jepnim stacionit dhe rrugëve pranë për 5-10 minuta gjallëri. Në stacion asnjeri s'të mërziste, s'kishte hamej të të lëshoheshin drejt valixhes, nuk kishte shitës gazetash o ushqimesh, pa lëre jastëkësh, që s'qe nevoja, pse siç thashë, në Francë edhe vagonët e klasës së tretë ishin të butë, si shilte. Më çudiste kjo thjeshtësi dhe kjo qetësi, pse në lice kishim mësuar se vendësit e Provansës, Heroltit, Nimës etj., ishin egzuberantë. Ata ishin simpatikë, të qeshur dhe të gjendur, po t'ua kërkoje ndihmën. Shkelnim për herë të parë në këtë qytet, por në fillim s'pyetnim askënd për të na drejtuar se gëzoheshim dhe kënaqeshim ta gjenim vetë rrugën, sikur të kishim qenë këtu dhe herë tjetër.

Me të dalë nga stacioni, arritëm në një shesh, nga i cili dilnin disa rrugë të ndriçuara mirë. Në shesh të stacionit pamë një hotel «Terminus»*. *( Kështu quheshin në Francë hotelet e vogla në periferi të qyteteve, pranë stacioneve të trenit.) Unë u nisa drejt tij, shtyva derën dhe vajta te hotelxhiu që rrinte në këmbë dhe priste klientët. I kërkova një dhomë me një krevat.

- E do për një natë apo për shumë net? - mc pyeti.

I thashë se jam vetëm dhe besoj të rri dy-tri ditë. Kur më kërkoi pasaportën, i tregova se jam student. iVIë caktoi dhomën, i ra ziles, erdhi një shërbëtor i natës dhe i tha:

- Merr e zotninë dhe çoje në kat të tr etë, në këtë numër !

Ai mori valixhen dhe ngjitëm shkallët, se atëherë s'kishte ashensorë në hotele të kësaj kategorie. U futa në një dhomë modeste. me çarçafë të bardhë, me n jë lavaman, kurse për WC-në më tr egoi fundin e korric'orit të katit.

Ishte nata e parë që flija në 1Ionpelje, ku do të qënd-,jja tre vjet, do të njihesha dhe do ta doja këtë qytet të lashtë, të bukur, me blerim dhe të qetë. Qytet province, thoshin parizianët për të, por për mua ai ishte plot gjallëri, pse atje kishte shuinë studentë dhe gati nga të g itl:a anët e botës. E preferonin këtë qytet për famën e universitetit të tij. për klimën e butë, për njerëzit gaznoë dhe plot temperament.

Në mëngjes u cova, dola në sheshin e stacionit, shikova me habi, me kuriozitet dhe me kënaqësi një park të vogël me pemë të larta, që ndante dy rrugë të gjera me trotuare dhe me shtëpi të larta, por jo uniforme. Në të djathtë të stacionit pashë tabelën e një kafeneje «De la gare». Në një reklamë shihje një grua që mbante një tepsi, mbi të cilën qenë pikturuar çafka me kafe au lait (me qumësht) dhe croissants të ngrohtë. Croissant unë e dija ç'do të thoshte, e kisha parë edhe nëpër libra të ilustruar, por nuk e meri ja dot me mend se ajo gjë e ngrohtë, që servirej me kafe rne qumësht do të ishte n jë lloj simiteje në formë gjysmëhëne, aq e shkrifët, e pjekur bukur dhe e butë si sfungjer. Hyra në kafene dhe porosita një kafe rne qumëslht dhe dica kruasane. Ky ishte mëngjesi. Vajza që shërbente më solli kafenë dhe një shportë me kruasane. ú piva, duke futur në kafe simiten të dredhur si kizë e të pjekur si (lori. E pagova vajzën dhe e pyeta:

- Ç'rr ugë duhet të marr për të shkuar në universitet

- Në cilin fakultet? - më pyeti ajo.

- Në fakultetin e shkencave - i thashë.

- Atëher ë merr lar t r r ugën e madhe, do të dalësh në «Place de la Comédie» («Sheshi i Komedisë»), në «CEuf» («Veza»), - tha vajza me një të folur të shpejtë, sic e kanë zakon francezët dhe, ndërsa unë po mun,lohesha të kuptoja se ç'të qe kjo «Vezë» ku duhej të dilje, ao vazhdonte të më tregonte restin e itinerarit: - Ec drejt pa ndaluar, ngjit filan rrugë, do të dalësh në postë, kaloje sheshin e postës dhe nga e djathta do të gj esli n ië shesh tjetër rne librari. Pastaj ndiq rrugën, z'lIrit enne do ta gjesh me siguri rrugën date fakultetin që kërkon, se atje do të shohësh plot të rinj si ti, do të shohësh një nid d'oheille*. *( Koshere bletësh)

E falënderova vajzën, p or me vete thashë «shumë e kornplükuar». Sidoqof të, në Gjirokastër thonë se duke pyetur, gjen cdo gjë. Bhe u nisa rrugës përpjetë, quhej «Rue Maguelone», në qoftë se s’gabohem. se 45 vjet kanë shkuar që nga ajo ditë.

Kur mbërrita te teatri municipal (teatri bashkiak), u gjenda përpara një sheshi të gjerë, të bukur, në mes të të cilit ishte një platformë ca më e ngritur nga rruga që e rrethonte. Kjo platformë ishte e famshmja «Vezë» historïke e qytetit. Në atë kohë. këtë vend ne e konsideronim si qendrën e qytetit. Për ta parë më mirë «Sheshin e Kornedisë», ka-oërceva irot.uarin dhe dola në «Vezë». Ato;e s'kishe frikë nga makinat. «Veza» kishte tamam formën e objektit, emrin e të cilit mbante, ishte e shtruar me plloca bo;ë hiri dhe në mes, mbi një piedestal të bukur pre,i guri të bardhë, gjendej një statujë ose rnë mirë tri statuja në një ansambël plot bukuri dhe hijeshi, tri gra prej mermeri të bardhë. Ky ansambël ishte në mes të «Vezës» dhe quhej «Les trois grâces»*. *( Kështu quheshin në mitologjinë greke hyjneshat e bukurisë që shkonin pas Apolonit. Zakonisht citohen tri: Agllaija, Talia, Efrosina.) Ndenja ditën e parë dhe sodita me admirim të parën statujë që po hasja në Francë. Më vonë do të shikoja edhe të tjera, po ky ansambël m'u duk i bukur. Nga «Veza», shikova teatrin municipal. Edhe ky m'u duk i bukur, «madh,ështor», s'kisha parë kurrë një gjë të tillë. Por, më vonë, kur pashë edhe të tjerë, nuk më bëri më përshtypjen e parë, vetëm se në sheshin qendror të Monpeljesë ai kishte një pozitë të dukshme dhe dominonte pamjen e kësaj qendre, nga ku dilnin shumë rrugë, që më vonë jo vetëm ua mësova emrat, por edhe i soditja çdo ditë kur shkoja në fakultet, në shtëpi, në shëtitje. Rreth e rrotull sheshit shihje sidomos kafe me frona jashtë, kafe të mëdha, nën pallate të stilit të vjetër, barok etj. dhe nisa të këndoja tabelat: «Café du Commerce», «Café de France», përballë «Café Riche», më tej dy-tre bare, ca më tej një kafe tjetër njëlloj si «Café de France».

Nga e djathta e teatrit bashkiak, përtej «Vezës», ndodhej një park i madh, që më vonë mësova se quhej «Esplanade», për të cilin do të flas disa herë më vonë. Në shesh kishte edhe banka ku mund të uleshe; në një nga pjesët kryesore, ndanë tij, ngrihej «Galérie Laffayette», supermagazinë disakatëshe, ku shkonim për të blerë çdo gjë, që nga sapuni për t'u rruar e deri te brisku, por edhe për të shëtitur në të gjitha katet e mbushura me mallra nga më të ndryshmet. Atje, kryesisht, shkonim të shihnim vitrinat, mallrat e reja që hidheshin në treg, sepse as kishim mundësi të blinim ndonjë gjë të shtrenjtë, shkonim sidomos të shihnim sektorin e librave. Duhet të them se në Monpelje, në këtë qytet të famshëm universitar, fryma e popullsisë në atë kohë nuk ishte libertine, por anonte nga konservatorizmi. Dyqane e magazina të tjera nuk shihje në «Vezë», përveg një kiosku librash e gazetash në rrugën që të qonte te kinemaja. Por do të kem rast të flas edhe herë tjetër për këto vende.

Nga «Veza» kapërceva trotuarin e «Café Riche» dhe, duke ndjekur trotuarin e djathtë të një rruge që quhej «Rue de la Loge», u ngjita, u ngjita dhe, duke pyetur, arrita në n jë shesh të vogël të rrethuar me librari, ku shiteshin sidomos libra universitarë. Njëra nga këto, që e frekuentoja më shpesh, në qoftë se s'gabohem, quhej libraria «Vidal». Prej andej dola në një sokak të ngushtë me kalldrëm, me dyqane të vogla, pa trotuare, ku rrallë e tek kalonin makina dhe u befasova: m'u duk se ndodhesha në rrugët e Gjirokastrës sime. Të ngushta e të pjerrëta, të mbathura me kalldrëm cep më cep, me radhën e shtëpive që ngriheshin e zgjateshin njëra pas tjetrës, me vitrinat e dyqaneve në të dyja anët, me gra e fëmijë nëpër dritare e para portave, të vinte të pyesje: mos jam në Varosh ose në Palorto?! Më hipi një gëzim dhe njëkohësisht një nostalgji, ecja lirisht, se isha bir i Gjirokastrës me gurë e me kalldrëlile, që s'kishte njohur ende asfalt. Zaten të gjitha rrugët nëplr të cilat kalova ditën e para ishin me kalldrëm.

Duke zbritur poshtë kësaj rruge, arrita në një ndërtesë të madhe, me një portë në formë harku (me një ngjashmëri të habitshme në formën e përgjithshme me portat e Gjirokastrës), përballë së cilës ishte një kafe plot me të rinj dhe të reja. Atëherë thashë: këtu do të jetë universiteti. Kalova portën e madhe dhe dola në një oborr në formë katrori shtruar me zhavorr dhe ku ishin mbjellë oleandra të kuqe. Oborri ishte i rrethuar me një korridor me kolonada. Hyra aty sikur të kisha qenë edhe herë tjetër dhe, duke kaluar, lexoja tabelat në portat që ishin në korridor: sekretariati, amfiteatri i drejtësisë, Fakulteti i Zoologjisë, biblioteka e universitetit, Fakulteti i Letërsisë, i Historisë, i Gjeografisë. Nga e djathta, kur hyje në katin e parë, ishte një balikon i hapur si tarracë; atje (siç do të mësoja më pas), ndodheshin biblioteka dhe amfiteatrot e historisë

dhe të gjeografisë. Drejtpërdrejt hyrjes kryesore, përmes një kalimi në katin përdhes. dilje në një oborr tjetër si i pari, me zhavorr, me oleandra, me amfiteatro.

Për mua kjo ishte një ditë e gëzuar, e paharruar, pse ndeshesha me gjëra të panjohura, të papritura, që më ngjallnin kureshtjen e ndërkohë duhej të informohesha si të veproja për sistemimin në universitet e në internat. Hyra në sekretariat. Atje rrinin njëri pas tjetrit studentë dhe studente që kishin zënë radhën për t'u regjistruar. U futa edhe unë në radhë si të tjerët. Para meje ishte një djalë i gjatë, flokëverdhë e shumë simpatik. Më përshëndeti, e përshëndeta edhe unë, i dhamë dor ën shoqi-shoqit dhe iu prezantova:

- Hoxha.

- Ronkant, - tha aie më pyeti: - Ç'nacionalitet je?

- Shqiptar!

- Kani simpa ti për Shqipërinë, pse bëj histori, kam mësuar për Sl~ënderbeun tuaj trirn. A do të më ndihmosh të di më tepër për të? - shtoi ai.

- Ale gjithë qejf, - i thashë, - dua të jem shok me ty!

- Me kënaqësi ! - ma pr iti dhe vazhdoi : - P o në ç'iakultet je ti?

- Në atë të shkencave natyror e.

- Shumë mirë! - tha.

- Sapo kam ardhur nga vendi im dhe dua të informohem ç'duhet të bëj për t'u regjistruar.

- Shumë e thjeshtë, - tha Ronkanti. - Ç'ke mbaruar, lice?

- Po, Liceun frëng të Korçës.

- Klasën e matematikës apo të filozofisë?

- Klasën e filozofisë.

- Mirë, dil përpara meje!

- Hajde, hajde se je bleu*, *( Student i ri) - më thotë, - unë janl më i vjetër se ti.

Iu afruam sekretar it, të cilit i kërkova shpjegime.

- Si i huaj, - më thotë ai, - nuk e flet keq

fr ëngjishten.

Ronkanti, që e njihte mirë sekretarin, i tha duke

ceshur:

- Pa hë, mund ta flasësh dot shqipen, siç e flet Hoxha frëngjishten?

Sekretari, një burrë simpatik, i hollë, nja 50 vjeç, ceshi dhe tha:

- Salut Roncante, c'est notre protégé*. *( Përshëndetje Ronkant, këtë do ta lcemi në patronazh.)

Ai iu për gjigj

- Po është stërnipi i Gjergj Kastriotit.

- Nuk e njoh këtë njeri, - vazhdoi sekretari.

a ka studiuar Kastrioti në universitetin tonë?

Në të dy qeshëm.

- Jo. - i thashë. - Skënder beu ka qenë bui rë i shquar. që ka jetuar në shekullin e 15-të, por për tkanë shkruar Montenji, Ronsari e vjershëtarë të tjerë Plejadës, Volteri e të tjerë.

- Ç'të duhen shkencat atëherë, - e mori prapë fjalën sekretari me të qeshur, - regjistrohu në histori, letërsi!

Shakaja goditi tamam ku më dhimbte.

- Atje e kam pasur vërtet qejfin, po s'mundem se jani me bursë shteti dhe për shkenca më kanë caktuar. Mund të ma ndërroni ju?

- E pamundur! - ma ktheu sekretari tashmë

tepër ser ioz. - Këtu, sidomos për të huajt, zbatohen me rreptësi ato ç'kanë vendosur vendet që akordojnë bursat.

Sekretari m'i dha të gjitha informatat e duhura dhe më kërkoi t'i çoja të nesërmen dokumentet. Dola nga radha dhe prita Ronkantin.

- Shkojmë pimë një kafe në bar, - tha shoELu francez. - Merr dhe një kruasan!

- Jo, - i thashë, - kam ngrënë.

Kur futa dorën në xhep të paguaja, Ronkanti më ndaloi.

- Ajo gjë s'bëhet, ti je miku im i ri, - dhe më pagoi kafenë.

U lidha me të me shoqëri të mirë. Tash duhej të gjeja shokët shqiptarë, që nuk ua dija adresat, por më të vjetrit, si Eqrem Hadoja, Niko Stralla e Selim Damani më kishin thënë se pas bukës, në drekë, shkonin pinin kafe o në «Café Riche» ose në «Café de France».

Drekën e hëngra në një restorant të vogël afër universitetit, të cilin ma tregoi Ronkanti. Ishte plot me studentë dhe studente të qeshura, zallahi e madhe, du chahut, siç thoshte e zonja e restorantit, një plakë e mirë. U ula në njé tavolinë, ku ishin tre djem.

- Bouffe du boudin, vieux*, *( Ha suxhuk.) - më tha një prej tyre, pa kuptuar se ç'do me thënë bouffe, po e mora me mend se donte të thoshte ha, ose merr, kurse boudin nuk e dija ç'gjellë ishte! I thashë garsones:

- Va pour le boudin*. *( Po mirë, suxhuk.)

«Mirë boudin, - po i thosha vetes, - po përse ai më tha «vieux», unë nuk jam plak, po i ri». Më vonë mësova se kështu i thoshin shoku-shokut pa teklif. Hapëm pasta] bisedën, ata më pyetën se ç'fakultet ndiqja dhe u tregova ç'do të mësoja.

- Do të fillosh me PCN, - tha njëri, - ne do të mësojmë së toku, rrofshin bretkosat e Deruvilit dhe kopshti botanik! - Më kujtohet se këtë student, e quanin Rëne.

Më erdhi gjella. Ishte një suxhuk i trashë me gjak në pjatën të mbushur me pilaf jo të shkrifët, sic na e bënte aneja, po qull. E shikoja dhe Rëneja më shikonte:

- Bouffe, - më tha, - c'est bath*. *( Ha, është i shijshëm!)

«Cfarë frëngjishte është kjo?» - pyesja veten disi i shqetësuar, sepse këto qenë fjalë që nuk i dija. Futa pirunin dhe thikën, e preva budinin copa-copa dhe po i përzieja tok me pilafin. Ishin jashtëzakonisht të shijshme. Shokët më pyetën:

- Të pëlqeu?

- C'est bath, - u përgjigja pa e ditur ç'donte të

thoshte. Kush mbaronte i pari, paguante, ngrihej, thoshte «salut» dhe ikte. Njerëz të mirë dhe të thjeshtë.

Me të mbaruar drekën shkova në «Café Riche», një

kafe e madhe, muret me pasqyra, me një vend për orkestër dhe nga të dy krahët me banketa me copë të kuqe. Hyra si i hutuar, pse nuk kisha parë kafe të tillë, kaq të madhe dhe me pasqyra. Klientë nuk kishte shumë në atë orë. Shikova andej-këndej për të gjetur shokët kur një zë

më thirri nga një cep i kafenesë:

- Enver, eja këtu!

Ktheva kokën dhe kërceva nga gëzimi, u vërsula

drejt shokëve të mi të një klase në lice që kishin shkuar atje më parë se unë, po dhe shokëve të tjerë që kishin dy dhe tre vjet në Monpelje, por që shumicën i njihja që nga Korça, se kishim jetuar bashkë në internat. Këta ishin Eqrem Hadoja, Sotir Angjeli, Rexhep Neziri (nga gjimnazi i Shkodrës), Bahri Kopliku, Niko Stralla, Aleko Turtulli, një koloni e tërë shqiptarësh. Kishte dhe të tjerë, të cilët i takova më vonë. U përqafuam, u puthëm, më pyetën dhe i pyeta, u tregova për peripecitë e ditës së parë.

- Shumë mirë, - më tha Sotir Angjeli, - do

të jemi në një fakultet së toku. Nesër shkojmë bashkë, regjistrohu dhe vemi në amfiteatër të zoologjisë të dëgjojmë leksionin.

Eqrem Hadoja më pyeti në ç'hotel flija. I trego

va se isha vendosur përkohësisht në hotelin pranë stacionit.

- Pi kafenë, - më tha ai, - pasta] vemi në

shtëpinë time, rrimë ca atje dhe pasdreke shkojmë te mesiti (agjenti që merrej me shitje ose gjetje shtëpish me qira). Dhe kështu bëmë.

Eqrem Hadoja ishte nga Delvina, bir i një avokati. Ai kishte mbaruar mirë Liceun e Korçës dhe kishte ar dhur në Monpelje një vit më par ë. Aty ai ndiqte vitin e dytë të drejtësisë. Ishte i mirë nga sjelljet e në mësime, i dashur, nxehej shpejt, por nuk mbante kurrë mëri, ishte i qeshur, vetëm mburrej ca. Unë e doja, e ngisja, bëja shaka me të, por ai kurr ë nuk zemërohej me mua. Sa ndenjëm bashkë, nuk patëm asnjë gr indje studentësh.

- Unë jam për një r epublikë, por autoritare - thoshte.

Unë, natyr isht, nuk pa jtohesha me këto mendime të tij, isba kundër monarkisë dhe kundër Zogut. pse doja komunizmin. Më vonë, kur po diskutonim për këto gjëra, më tha në konfidencë:

- Ki mendjen, mos lol hapur me të gjithë, se kemi edhe të këqij në mes tonë, që bëjnë raporte në Tiranë! Ruhu nga Selim Damani e Foto Bala, pse janë nga ata që të buzëqeshin, por ta ngjeshin dhe të pritet bursa.

Foto Balën e njihja, e kam pasur në një klasë, ishte njeri pa karakter që në atë kohë, kurse Selim Damanin nuk e njihja nga afër._Në Monpelje i njoha që ishin njerëz me karakter të dobët dhe rrjedha e viteve, veçanërisht periudha e Luftës Nacionalçlirimtare nxori më qartë në pah karakterin dhe formimin e tyre të dobët. Këta u lidhën me reaksionin e përfunduan keq. Eqrem Hadoja nuk gabohej në vlerësimet e tij.

Shkuam te mesiti. I kërkuam një dhomë jo të shtrenjtë, me shërbesë, me sobë mundësisht dhe jo në periferi të qytetit. Ai na tha:

- Kam! Pikërisht dje më njoftuan për një dhomë këtu, afër «Vezës», në një rrugicë në katin e tretë. «Rue Bryjas».

- Sa kushton? - e pyetëm.

- 300 franga në muaj, - u për gjigj ai.

Ne shikuam njëri-tjetrin. Ishte shtrenjtë për mua dhe Eqremi ia tha dulce shtuar se vetë banonte në një dhomë me banjë dhe paguante 250 franga.

- Hajdeni, - tha mesiti, - ta shohim një herë. se edhe unë s'e kam par ë, atje bëjmë pazar në vend me të zonjën e shtëpisë. Por duhet të dini që më parë se kjo shtëpi nuk është entrée libre, domethënë nuk mund të coni kë të doni; ajo është familje serioze.

- Dakord! - aprovuam ne.

Shkuam në rrugën «Bryjas», një rrugë e ngushtë, me trotuare të ulëta dhe nga të dyja anët me shtëpi të vjetra 3-4-katëshe. Ishte shumë pranë «Vezës», as 40-50 metra larg nga sheshi qendror i qytetit. U ngjitëm në katin e 3-të, i ramë ziles. Na e hapi derën një plakë topolake nja 70 vjeçe, që fliste gjysmë frëngjisht gjysmë provansalçe. gjuha e Mistralit. Mezi hiqej, por ishte simpatike. Mesiti i thotë:

- Të solla një klient, është student i huaj ! Mund ta shohim dhomën?

- Hyni! - na tha plaka dhe na futi në një sallon të vogël. Ajo na pyeti, duke më shikuar mua nga koka në këmbë dhe jo një herë, por disa herë.

- Nga jeni?

- Nga Shqipëria, - i thashë.

- Albanie, Albanie... - përsëriti plaka me vete disa herë pastaj, për të mos e vrarë më mendjen, pyeti: - Afër cilit vend bie Shqipëria, se nuk e di?!

- Afër Italisë, - i përgjigjem dhe shtova: - afër Greqisë, Jugosllav isë.

- Ah, në Ballkan! - thirri plaka. - Atje ka luftuar dhe është vrarë një nipi im, ishte me gjeneral Sarrain.

- Tr upat e Sarr ait kanë qenë edhe në vendin tim, - plotësova unë, - pikërisht atje ku kam mbar uar liceun.

- Më dukesh djalë i mirë, - më tha plaka. - hajde ta shohim dhomën.

Dhoma ishte shuinë e pastër , me dy ballkone. se binte në qoshen ku kalonin dy rrugë, krevati bus i bardhë, edredoni* *( Lloj jorgani.) mbuluar me dantellë, një kolltuk dhe një lavaman, me brokë me ujë.

Më pëlqeu dhe ia shfaqa plakës kënaqësinë.

- Pranoj kushtet që më tha zotnia, - i thashë, - vetëm s'paguaj dot më shumë se 200 franga!

- Nuk prishemi! - kërceu plaka. - Për hatrin e nipit që mund të ketë qenë në vendin tënd po pranoj. Na çelësin.

E mora dhe i pagova plakës 2 muaj përnjëherë.

Ishte një plakë shumë e mirë.

- Mos m'i paguaj dy muaj përnjëherë, se student je dhe mund të kesh nevojë, - më tha.

- Jo, - iu përgjigja, - jam nga një vend i varfër, ku njerëzit janë ekonomë!

- Unë i pëlqej njerëz të tillë, - ma ktheu me kënaqësi ajo dhe shtoi: - Sidoqoftë, në rast se nuk i pjek dot dy majat e muajit, më kërko përsëri një pjesë, sa të marrësh të tjerat.

Në dhomën e kësaj plake të mire, të thjeshtë, të dashur dhe shumë-shumë të pastër ndenja tre vjet. As u qava kurrë nga ajo dhe as ajo nga une. Çdo gjë e gjeja në rregull, çdo gjë e lija hapur, i çoja herë pas here nga ndonjë pastë o banane, se s'kishte as dhëmbë. Ajo herë pas here më jepte nga një gotë pije.

- Pak, pak, mama, - i thosha, - se une nuk pi.

- Çfarë garçonnet je ti që të mos pish një gote konjak! - ma kthente ajo dhe më linte gotën në dorë.

Kur kthehesha nga Shqipëria i sillja nga një peshqesh të vogël artizanati. Ajo kënaqej. Plaka nuk kishte asnjeri të saj. Herë pas here i bënte vizitë një njeri, edhe më plak se ajo, që ecte me shkop. E kisha takuar disa herë në sallonin e vogël të shtëpisë. Edhe ai fliste më shumë gjuhën provansale.

- S'e harrojmë dot këtë gjuhë, - mor zoti student, - më thoshte, - na duket gjuhë e bukur, na kujtohen këngët e gjinkallave në fshatra të Kamargës, na kujtohen kuajt e bardhë hergjele, vallet e bukura dhe zakonet e fshatarëve e të familjeve tona.

- Flisni si poet me nostalgji, - i thosha, - shumë mirë bëni që i ruani dialektin dhe zakonet e mira të të parëve. Edhe une i ruaj të popullit tim.

- Më tr egoni diçka nga vendi juaj, zoti Hoxha, - më thoshte ai dhe une, duke e njohur shpirtin e tij poetik, mes të tjerash i thosha se gëzimet dhe hidhërimet populli ynë i këndon jo vetëm dulce bërë vjersha, por edhe duke i kënduar me zë. Një ditë plaku nxori nga xhepi një hartë të vjetër të Ballkanit, vuri syzet dhe më pyeti

- Ja Shqipëria, po ju ku keni lindur?

I vura dorën në sup plakut dhe i thashë:

- Ja, e lexoni dot? Argirokastro!

- Po, - tha, - e shoh. Po trupat franceze të gjeneral Sarrait deri ku erdhën?

I tregova Korçën në hartë dhe i fola per të ashtuquajturën Republikë e Korçës që u formua në atë kohë. I thashë se në Korçë ndodhen të sistemuara më vete edhe varret e francezëve, të rrethuara me kangjellá, të ndërtuara me gurë mermeri dhe njerëzit vene e u vënë lule çdo vit.

Plaka e shtëpisë u gjallërua, e mallëngjyer më hodhi dorën në qafë dhe më tha:

- Zoti Hoxha, biri im, interesohu se mos ndodhet atje edhe varri i nipit tim!

- Patjetër, - i premtóva, - do të vete t'i vizitoj dhe, kur të kthehem, do të të tregoj.

Plaka u lidh më shumë me mua dhe më thoshte:

- Kërkomë ujë të ngrohtë per t'u larë, per t'u rruar, mos më kurse, se të kam si djalë.

Plakë shumë e mirë që e kujtoj me mirënjohje.

Rruga ku banoja ishte shumë e qetë, kishte disa ore diell në mëngjes. Më vonë bleva një aparat të vogël radioje me «galene» që kapte vetëm emisionet e Radio Monpeljesë. Më kujtohet se ky ishte një gëzim i madh për mua. e para radio që bleva në jetën time! Kushtonte 25 franga (25 lekë). Gjë e madhe për xhepin tim.

Të nesërmen shkova e mora les inscriptions, siç i thoshin frëngjisht, regjistrimit dhe, sipas një zakoni të heshtur që më treguan shokët, në momentin që pagova kuotën ligjore, i lashë sekretarit edhe 25 franga bakshish. Ai më falënderoi, gjë që e bënte me të gjithë. Kështu, tash isha student i rregullt i Universitetit të Monpeljesë.

U regjistrova në shkencat natyrore, në PCN, siç e quanim shkurt, duke u nisur nga tri inicialet e para të fjalëve fizikë, kimi dhe shkenca të natyrës. Pas kësaj u interesova për auditoret, laboratorët etj. Këtu puna ishte pahëz më e vështirë. Për të ndjekur leksionet duhej të shkonim në tri ndërtesa: zoologjia lokalet dhe laboratorin i kishte në qendrën e universitetit, «Rue de l'Univer sité» ku ishin edhe fakultetet e drejtësisë, të letërsisë, të historisë dlie rektorati. Në ato vite, në qoftë se s'gabohem, rektori quhej Morin dhe ishte jurist i madh. Fakti që rektorati ishte në të njëjtën ndërtesë ku zhvilloheshin zoologjia e punët e laboratorit nuk më interesonte shumë. Ndryshonte puna me faktin tjetër: qenien në të njëjtën ndërtesë të fa kulteteve të dr ejtësisë, të historisë etj. ! Shumë her ë «harroja» ose «ngatërrohesha» e, në vend që të hyja në auditoret e zoologjisë, hyja në ato të historisë e sidomos të drejtësisë. Dëgjoja ligjëratat me etje të madhe dhe më shtohej më tepër zilia e pasioni për këto fakultete. Kaq herë i thosha vetes se «është hera e fundit» që shkel në jurisprudencë, se «duhet të mbledh mendjen e të mos lë mënjanë zoologjinë e kiminë», por pas katër-pesë ditësh prapë «harroja». Në të vërtetë s'ishte çështje harrese, por çështje dëshire, pasioni. Po e paguaja, natyrisht në dëmin thn. atë padrejtësi që më kishin bërë në Shqipëri, kur më urdhëruan të vazhdoja shkencat e natyrës në vend të atyre politike e sociale. Aq dendur e bëja këtë sa kishte shumë nga studentët e drejtësisë ose të historisë që mendonin se vazhdoja fakultetin e tyre, në një kohë kur formulat e kimisë e të fizikës hera-herës «ngriheshin në protestë». Bile-bile do të vinte dita që këto të fundit do të hakmerreshin për -har resën» që u bëja, por për këtë do të shkruaj më poshtë.

Fakulteti i Fizikë-Kimisë ishte jashtë ndërtesës së zoologji-drejtësi-rektoratit. Për të arritur nga Fakulteti i Zoologjisë në atë të kimisë, duhej të ngjitje disa sokakë të ngushtë e të lezetshëm sa të dukej sikur ndodheshe në Manalat ose në Dunavatin e sipërm. Por këtu në Monpelje, në këto lagje karakteristike, ngandonjëherë mund të ndodhte të mer r je edhe ndonjë kovë me ujë jo të pastër në kokë nga ndonjë penxhere. Ti mund të bërtisje, të fusje edhe nga ndonjë të sharë studentësh, por s'të përgjigjej njeri. Të mbetej të ngjitje rr ugën i qullur sikur kishte rënë shi.

Kurse kursin e botanikës do ta bënim në një nga vendet më të bukura të qytetit, brenda në Kopshtin botanik (një vepër e krijuar që në shekujt e kaluar e që ishte pasuruar vazhdimisht). Ky kopsht nuk ishte dhe aq i madh, por ishte i rrethuar me mure. r r ugë dhe bulevar de nga të katër anët. Fillonte me pjerrësi dhe mbaronte në një vend të shtr uar. Porta e madhe binte poshtë «Promenade du Peyrou», për të cilën do të flas më vonë. Në të hyr ë, nga e djathta, ishte një bulevard tjetër ; përballë Kopshtit botanik ndodhej një kullë e vjetër shekullore, mbuluar me kurpul dhe me sarmaçe*. *( Biroë hacavarëse.) Atje fillonte fakulteti i famshërn ndër më të vjetr it e më me emër në Evropë, ai i medicinës, ku kishin mësuar e dhënë mësime nxënës dhe doktorë të mëdhenj të Francës, që nga Rabëleja, Klod Ber nari. Delmasi e shumë të tjerë. Matanë hyrjes kryesore të Fakultetit të Medicinës, me statuja dijetarësh te porta, pak më poshtë, ngrihej një nga kishat më të vjetra të Monpeljesë.

Rreth e rrotull Fakultetit të Medicinës kishte shtëpi të modës së v jetër, të ulëta, asnjë moderne, shumë pak të lyera me gëlqere o me bojë, me rrugë të ngushta. me parmakë hekuri, jo shumë të pastra dhe që e shihnin pak diellin. Atje dhomat ishin të lira. por i zinin studentët e Fakultetit të Medicinës. Në fund të bulevardit që kalonte në mes të Kopshtit botanik dhe «Ecole de Mëdecine». ndodhej s pitali i madh, té paktën kështu na dukej ne. Atje venin bënin stazhin carabins-ët* *( Kështu thirreshin ne zhargonin popullui studentët në mjekësi.) e ardhshëm.

Nga ana e spitalit, Kopshti botanik kishte edhe një hyl je tjetër të madhe. Ai ishte i hapur çdo ditë për publikun né orë të caktuara dhe ne rrugë e né ulicat e tij do të takoje studentë. nxënës. vajza me dashnorët e tyre. mëlna me karroca me kalalnanë. Të gjithë këta vizitorë kishin kufijtë cleri ku mund të kalonin. Atje kishte lule të bl.lkura, pemë të mëdha egzotike, pemë me hije,

pemë të rralla, fidanishte. Çdo pemë, çdo fidanishte. çdo grup lulesh, kishte tabelën me emrin latinisht dhe frëngjisht. Ishte e ndaluar të pr ekje me dorë pemën ose lulen dhe né fakt asnjë nuk i prekte. Kishe të drejtë vetëm ta studioje lulen, t'i merrje emrin, ta vizatoje dhe kaq. Kurse ne, studentët e këtij fakulteti, që kishim leje të posagme, futeshim edhe né vende të ndaluara për të tjerët. Né këtë vend, që ishte i sheshtë, i bukur, kishte pemë të llojllojshme, të gjelbëra dimër e verë, bimë të tjera që zverdheshin e hidhnin gjethet né vjeshtë, kishte bimë e lule né serra të ngrohta né dimër, lule që kultivoheshin direkt né parcela ose në fidanishte. Ne atje jo vetëm shëtitnim lirisht, por bënim edhe orë studimi me profesorin, i cili na shpjegonte bimësinë, barin, lulet, drurët pyjorë, dekorativë, shkurret, pemët, insektet, efektin e ngricave, llojet, familjet, klasifikimet sipas Lineut, sipas Byfonit ose shkencëtarëve dhe teoricienëve të tjerë të shquar botanistë, francezë dhe të huaj.

Mes kaq e kaq gjërash të mira e interesante që shihje te ky Kopsht botanik ishte edhe nderimi që u bëhej atje botanistëve e dijetarëve të tjerë të shquar të bimësisë. Herë pranë ndonjë grupi pemësh, herë né mes parcelave me lule. diku ndanë një rrugice të rrethuar me gjelbërim. diku pranë serrës ose hyrjes sé fakultetit. kishin vendosur buste te botanistëve të shquar. që nga ata të shekujve të 16-17-të e gjer te botanistët e mëdhenj të kohës sonë. Përveç bustit në piedestal, mbi një pllakë mermeri. guri ose lnetalike. ishte gdhendur emri i secilit si dhe viti i lindjes e i vdekjes. Duke admiruar bimësinë. pemët e lulet vetvetiu admiroje edhe ala që i kishin kushtuar jetën kësaj fushe të jetés e të shkencës. Jo më ne që ishim studentë të kësaj dege. por edhe vizitorët e thjeshtë që vinin aty, për shëtitje e çlodhje, edhe të dashuruarit. dashur pa dashur. duke paré luiet e pemët, ndaleshin edhe para statujave. bëheshin kuriozë, lexonin në heshtje ose me zë emrat e botanistëve që kishin dhjetëra ose qindra vjet që kishin vdekur dhe, pikërisht kjo gjë, qoftë edhe ky lexim i emrave të tyr e, ishte nderim i madh për ta, ishte një nga format e shfaqjes së pavdekësisë. Këtë zakon të miré e pashë pastaj thuajse né të gjitha fakultetet e tjera të Universitetit të Monpeljesë, ashtu siç e pashë edhe né universitete e shkolla të tjera me emër të Parisit. Kudo evidencoheshin nëpër oborre, para portave, né sallone, ose edhe nëpër mure, një pjesë me statuja (më të shquarit), të tjerë me pllaka përkujtimore, figurat dhe emrat e dijetarëve të mëdhenj që kishin kryer studimet ose kishin qenë profesorë né këtë ose atë fakultet apo shkollë.

Né Kopshtin botanik unë pasurova dijenitë e mia me emrat e farërave, me llojet e tyre, natyrën e shtimit, të kotiledoneve, të monokotiledoneve, me teoritë e Mendelit që hibridizoi varietete të petits-pois-ve*. *( Bizele.) Atje unë shtova njohuritë e mia mbi lulet dhe emrat e tyre, shumë prej të cilave edhe sot e kësaj dite i di në frëngjisht dhe jo né shqip. Atje mësova të njoh shumë lloj drurësh që rriten né krahina të ndryshme të Francës dhe të vendeve të tjera, veçanërisht nga ato që rriteshin në ish-kolonitë e Francës. që nga Algjeria e deri në Senegal. Sahara e Hoggar. Edhe unë i tregoja profesorit çfarë pemësh, drurësh ose lulesh rriteshin né vendin tonë. Ai i mbante shënim në përgjithësi, por donte deta je der i te madhësia e bishtit dhe e fletës së manushaqes. gjë që nuk isba në gjendje t'la thosha. për arsye se isha djalë qyteti dhe jo fshati. mandej. kuptohet, s'kisha pasur ndonjëherë dëshirë të bëhesha botanist, ndaj ato qé s'dija do t'i mésoja për herë të parë tanfi.

Në mes të kësaj zone ishin ndërtesat e Fakultetit të Botanikës, anfiteatri me dritare që binin në kopsht, me sallat e studimit, me sallën e bibliotekës plot me libra, me herbariume lulesh, gjethesh, por edhe me salla plot trungje drunjsh té ndryshém té preré si libra. Një vend të veçantë kishin laboratorét me mikr oskope pér cilindo nera ne studentét. Ky ishte vendi mé i këndshëm, më i lezetshém dhe mé i pasuri me materiale se té gjitha fakultetet e tjera.

Një nera profesorét e kétij fakulteti quhej Batajon, një njeri i qetë, i dashur, i kaluar nera mosha. Ishte njé profesor botanike me famé né Francë dhe heré pas here né auditor, kur ai mbante leksione, shihnim njeréz té panjohur, jo vetém studenté té moshés soné, por edhe té kaluar nera mosha. Ne mendonim se ishin studenté té mbetur né klasé, qé gjenin kohé dhe vinin me vonesé pér té dhéné provime. Por s'qenkej késhtu. Ata ishin botanisté me diplomé, ishin profesoré liceu ose universiteti qé vinin nera vende té ndryshme té Francés pér té dégjuar filan leksion té profesor Batajonit. Kéta i shihnim edhe paù leksionit qé mbylleshin disa oré né zyrén e tij. pastaj nuk i shihje mé. Iknin né punét e tyre.

Interesante ishin seksionet qé u bénim biméve, bishtit, fletés, lules, farés, pistilit, overit, seksione té iméta, té iméta. Pasi u hidhnim me pipetka té vogla nera njé solucion kimik té veçanté, qé duhej ta pérgatitnim veté, i vinim kéto me delikatesén mé té madhe né mikroskop. Dhe atéheré fillonte studimi i celulave. Evidencoheshin ndarjet e tyre qé né ményré aq artistike i kishte sajuar natyra, brendia e celulave, kromozomet, protozoaret dhe njé boté e bukur, e zmadhuar, e ngjyrosur na dilte pérpara syve tané. Afér mikroskopit kishim kurdoheré njé fleté vizatimi, ku qysh mé paré kishim vizatuar bimén, lulen o pjesén e saj. sé cilés do t'i studionim celulat né mikr oskop. Kéto duhej t'i bénim bukur e pastér dhe té shkruanim emrin e çdo pjese pérbérése. Pastaj do té hidhnim né po kété letér përbérjen dhe konturet ekzakte té celulave qé studionim né mikroskop dhe té shkruanim bukur me shkronja té vogla, por té lexueshme miré, jo vetém pérbérjen e celulés me emrat e çdo pjese, numrin e elementeve qé shikoje, format e filamenteve o té kokrrizave qé vetém né mikroskop i dalloje, por edhe funksionet e gjithsecilés, pérbérjen e paruave* *( Pareteve) té celulave, si béhej «osmoza». si pértérihej jeta, ç’transformime bënte poleni qé ngjiste né pistil. si kalonte né over dhe metamorfozat qé pésonte ajo kokrrizé. derisa arrinte né kotiledonet etj., etj. Ishte njé botë e mrekullueshme. qé fillova ta dashuroj mé shumé se degét e tjera, pér té cilat studioja. Degét e tjera mé dukeshin mé rébarbatif*, *( Frëngjìsht - të rnërzitshme.) prandaj né to nuk pata sukses, sidomos né kiwi.

Amfiteatri i kimisé dhe i fizikés, siq e thashé, ndodhej rubi njé «kodér» shtépish té vogla dhe té vjet,ra, ku shkoheJ permes rrugicash si té Manalatit. Né amfiteatér dë jonim leksionin e profesor fit té kimisé dhe shikonim té shkruante né dérrasén e madhe té zezé formula qé rreshtoheshin heré si vargje poezish, por té pakuptueshme dhe heré merrnin forma té ndryshme gjeometrike, sipas kombinimeve dhe rezultateve té kétyre kombinimeve. Çdo for mulé ose çdo shkronjë e madhe rrallé ndodhte qé té nos kishte ndonjé numér né njé qoshe té kokés, té cilat mé ngjisnin si qeleshja e Riza Bështikés qé ma vinte inbi sy dhe kontrollonte gjoja akaciet e xhadesé né Gjirokastér. Por xha Rizai i beledies sé qytetit asgjé nuk kuptonte nera akaciet. Edhe uné, té them té dr ejtén, asgjé nuk kuptoja nera këto formula latine, me shifra arabe mbi koké. Keq ishte. por sidomos kjo léndé s'mé térhiqte. E kisha të qarté réndésiné e kimisé, e dija qé ishte shumé interesante dhe drejtpérdrejt ose térthorazi kishte lidhje edhe me lëndét e tjera té shkencave natyrore. por né vend qé té merresha me pérbérjen ose shpérbérjen kimike té trupave, me ligjésiné e kétvre proceseve kaq interesante, mé térhiqninsi me magnet të tjera probleme, të tjera ligjësi.

Kur vinte puna né laboratorin e kimisë, ishte më ndryshe, ishte, si me thënë, teoria e vënë né praktikë.

Këtu, né praktikë, diçka kuptoja më mirë, por teoria e saj për mua ishte me mjegull. Laboratori i Fakultetit të Kimisë ishte shumë i varfër, lëre pastaj salla e madhe e ftohtë, vetëm me disa banka me lavamanë dhe me një çezmë të ndryshkur nga koha me ujë të ftohtë. Por edhe lavamanët qenë té çaré, të nxirë nga acidet dhe dukeshn sikur kishin që né kohën e Lavuaziesë ose të Gej-Lysakut.

Né këtë laborator një asistent që rrinte afër bankës me epruvetat përpara, të jepte dy-tri prej tyre, sipas praktikés sé ditës, të hidhte né cilëndo prej tyre disa lloj acidesh, të jepte një copë letër tournesol* *( Frëngjisht - lakmus.) dhe vrit veten. Ti zije një lavabo*, *( Frëngjisht - lavaman.) shihje problemin me formula né dërrasë te zezë dhepërzieje formulat e acidit né epruvetë, provoje ngjyrat që dilnin dhe konkludoje se çfarë lënde ishte. Të them të drejtën qëndronte më thjesht puna kur aneja ngjyroste leshrat për çor apet që na bënte né dimër, ose kur na skuqte vezët me lëng qepe. Ju siguroj për këtë, por nuk është nevoja t'ju siguroj që kjo punë ishte e vështirë për mua.

Bëja përpjekje, por jo edhe shumë, prandaj né këtë lëndë dola shumë dobët.

Më ndryshe ishin zoologjia, leksionet teorike dhe diseksionet* *( Nga frëngjishtja - ndarje né pjesë përbërëse. Këtu né kuptimin: ndarje dhe analizë metodike e pjesëve të ndryshme të një organizmi.) né laboratorë. Profesorët zoologë na i shoqëronin leksionet edhe me fotografi me ngjyra të kafshëve, të gjymtyrëve, të organeve të tyre. Ata na bënin krahasime me organet e njer ëzve, tregonin ndryshimet e transformimet milenere* *( Nga frëngjishtja - mijëvjeçare.) që kishin ndodhur né kafshët e né organet e ndryshme të trupit, funksionet e tyre etj. Kjo lëndë ishte pasionante.

Laboratori i zoologjisë ishte po ashtu interesant, gjithmonë aty gjeje kafshé të gjalla dhe të ngordhura, të konservuara né fenol. Më kujtohet se né atë kohë profesori ishte një plak me eksperiencë, i çalë, me shkop, që e tubante kurdoherë pranë. Mbante afër edhe një kusi me bretkosa té vogla e të médha. Nën mbikëqyrjen e profesor Deruvilit futje dorén dhe peshkoje një bretkosë, të cilën do t’a sillje më vonë të operuar me mjeshtéri, jo si kasapët e urés sé lumit né Gjirokastër, që thernin deshtë për refene; duhej t'ia paraqitje né një tepsi prej teneqeje me letrën shpjeguese hapur. Ai e kéqyrte diseksionin, shihte figurat, tè bënte disa pyetje dhe, po të përgjigjeshe miré, ngrinte shkopin dhe të fuste një të goditur me të né këmbët po té ishe i gjatë, ose né vithe, po të ishe i shkurtër, duke të thëné c'est bon!*. *( Mirë!) Po qe keq, s'të godiste me shkop. Goditja, pra, ishte mirë, mosgoditja qe shenjë e keqe. Kështu ishte natyra e plakut. Copat e bretkosës i hidhnim né një teneqe të madhe që qelbej fenol. Pyeta një shok:

- Ç'i bëjnë këto?

- I hamë ne, né formë karrote ose choufleur*, *( Lulelakër.) pse i béjnë pleh, vieux, - më thotë. - Ti s'ke haber nga bujqësia, kurse babai im është vigneron*. *( Vreshtar.)

Kur bënim diseksionin e ndonjë qeni o maceje të ngcrdhur, shoqet studente iknin e na linin terrenin té lirë.

- C'est le combat sans in firmière*, *( Kjo është betejë pa infermiere.) - thoshte profesori. - Elles ont déserté le champ de bataille*. *( Ato e kanë lznë fushën e betejës.)

Por se mos neve djemve na vinte qejf përpara një maceje të ngordhur, që i mblidhnin nëpër rrugë rojat e bashkive. Ngandonjëherë laboratori edhe «shomonte»* *( Nga frëngjishtja - mbetej pa punë.), pse si duket la gent animale* *( Frëngjisht - me ironi: kafsha.) bëhej prudente përpara bisturive të studentéve.

I ndiqja pra diku me zell, diku pa qejf, këto drejtime të shkencave natyror e, për të cilat më ishte dhënë bursa, por dëshira ime nuk ndryshonte nga letërsia, historia dhe gjeografia. Për këtë, herë pas here ndiqja vullnetarisht leksionet në këto degë e sidomos vazhdoja të lexoja me synimin që të zgjeroja kulturën sa më shumë që të ishte e mundur. Natyrisht, një gjë e tillë edhe kohë më hante, edhe nuk më lejonte të përqendrohesha në degën që më ishte caktuar, kështu që vihej në rrezik marrja e të tëra pr ovimeve. Kapërcimi i tyre u bë i çalë, pse, rastiste që kur fitoja me shkrim, rrëzohesha me gojë. Në disa lëndë si në botanikë isha mirë, në zoologji disi, kurse në kimi e fizikë dobët.

Né Francë, leksionet në auditoret e fakulteteve mund të ndiqeshin nga cilido student që dëshironte, edhe sikur të mos ishte regjistruar në to. Bile për qëllime e interesa të ndryshëm, në auditore mund të asistonin dhe njerëz nga jashtë, pa qenë studentë. Kishte mes këtyre edhe nga ata që vinin sa për të kaluar kohën e për të bërë chahut*. *( Frëngjisht - zhurmë, rrëmujë.) Kjo ngjiste sidomos në Fakultetin e Drejtësisë dhe në atë të Letërsisë. Né Fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk vinin thjesht për qejf elementë të jashtëm, sepse mërziteshin. Sa për laboratorët e tyr e, atje nuk pranonin veçse studentët e degës dhe, para se të hyje në ta, duhej të tregoje librezën.

Unë herë pas bere shkoja sidomos në auditorin e drejtësisë dhe dëgjoja leksione të profesorëve mbi të drejtën r omake, mbi të drejtën civile, mbi problemet e pronës dhe për një sërë problemesh që m'i r ekomandonin shokët shqiptarë që ndiqnin studimet për drejtësi. Në këto amfiteatr-bëheshin edhe «numra». Atje s'kishte as regjistra, as pyeste njeri kush je e nga vjen. Hyje, zije vend, hynte profesori, ca ngriheshin në këmbë, ca jo, ca duartr okitnin. ca fërshëllenin, ca i binin bankës. Profesori nuk e prishte gakun, fillonte fliste dhe nuk ndalej sikur nami të bëhej. Në auditor nganjëherë dëgjohej koliitje e sakaduar. po profesor i as që donte t'ia dinte, vazhdonte leksionin. Ndokush, që mërzitej, dilte, vetëm ose me shokë apo me shoqe, në mes të leksionit. Edhe në raste të tilla profesori s'donte t'ia dinte, ai vazhdonte, ua bënte me dorë adieu atyre që iknin dhe e vetmja gjë që mund t'u thoshte ishte «mos e përpiqni d?rën», dhe kështu vazhdohej derisa mbaronte ora. Dëgjohej sinjali i mbarimit të leksionit dhe atëherë profesori vinte në kokë kapelën speciale me fruda që shkonte me togën e tij dhe dilte. E duartrokiste a s'e duartrokiste njeri, atij aq i bënte. Pyetje, përgjigje, domethënë seminare, si i themi ne tash, atje s'kishte, pra mbetej ç'të mësoje vetë nga librat e profesorëve të lëndës ose të të tjerëve që gjendeshin në bibliotekë.

Né Fakultetin e Letërsisë dhe të Histori-Gjeografisë ishte ndryshe. Atje mund të asistonin edhe studentë të fakulteteve të tjera, por kërkohej libreza. Zakonisht nuk shkonin shumë të jashtëm në këto leksione, sidomos në ato të gjeografisë. Një fjalë popullore franceze thotë se «në ka njeri që nuk e njeh gjeografinë është francezi».

Unë ndiqja me qejf e me kujdes leksione dhe konferenca mbi letërsinë, filozofinë dhe mbi historinë. Sido që nuk mësoja për t'i dhënë provim, i dëgjoja me vëmendje leksionet në këto degë, i kuptoja dhe mund të them me bindje, pa qenë nevoja të fitoja diplomë, mora njohuri kulturore të gjera dhe të vlefshme mbi zhvillimin e kulturës botërore dhe veçanërisht të asaj franceze dhe mbi epokat e ndryshme të historisë së Francës dhe të botës. Këto dijeni, që i ndiqja me vullnetin tim, por që më hanin kohën e nevojshme për shkencat e natyrës, ku më kishte caktuar Ministria e Arsimit, më ndihmuan shumë si atëherë, por sidomos në jetën time revolucionare.

Analizat që u bëheshin epokave të ndryshme, ngjarjeve, autorëve, kryengritjeve, ideve, programeve e në tërësi filozofisë së tyre, qoftë në Fakultetin e Letërsisë, qoftë në atë të Historisë, kishin karakterin borgjez, por shumë herë këto analiza ishin progresiste. Flitej realisht dhe nuk shtrembërohej karakteri i letërsisë klasike, i epokës iluministe dhe revolucionare, as i epokës r omantike, parnasiane ose i korrenteve të ndr yshme, si ato të Rembosë, Malarmesë, Fransit, Zhidit etj.

Né filozofi, qoftë né atë francezen, qoftë né anglezen apo gjermanen, dominonin pikëpamjet metafizike, idealiste. Marksi dhe marksizmi ose injoroheshin përpara Fihtes, Klopshtokut, Dyrkajmit, Hegelit, Niçes, Bergsonit e të tjerë, ose analizoheshin fare pak dhe né mënyrë për Vi luftuar. Por né grupe studentësh çështja e marksizmit shtrohej ndryshe. Né diskutime, né konferenca, né mitingje dhe né kafene e klube punëtorësh, shkonim e dëgjonim të flitnin oratorë, komunistë dhe punëtorë né debate me njerëz që e kundërshtonin marksizmin. Të tilla mbledhje debatesh e polemikash ishin nga më interesantet, pse atje të gjithë mund të pyetnin, të diskutonin, tè duartrokitnin, të fërshëllenin, të pinin birrë ose verë né tymin e cigareve si mjegull e dendur. Ngandonjëherë kam asistuar kur ndërhynte dhe policia, pse lëvonin grushtet. Policia kërkonte pasaportat, i fuste né automobila ata që ziheshin dhe i çonte drejt e né postë, prandaj ne sa herë shkonim né aktivitete të tilla jashtë universitetit i mbanim kurdoherë né xhep pasaportën dhe librezën e studentit.

Policia ndërhynte né lokale të ndryshme, por né universitete jo, se ishte e ndaluar me ligj. Vetëm kur ngjiste ndonjë krim i rëndë, dhe me lejen e rektorit, mund të hynin autoritetet e drejtësisë për hetime, kurse për manifestime, rrahje, konferenca që zhvilloheshin brenda universitetit policia s'mund të ndërhynte. Ndodhnin edhe raste të tilla: kur né rrugë zhvillohej ndonjë ndeshje né mes policisë dhe studentëve, pasi rriheshin mirë e mirë, studentët mbylleshin né oborret e universitetit, kurse policia e gjakosur i bënte studentët sehir nga jashtë. Nuk kishte ç'u bënte, se brenda s'hynte dot.

Tekstet shkollore detyroheshim t'i blinim me të hollat tona, gjë që na e vështirësonte buxhetin tonë të varfër. Unë frekuentoja dy biblioteka dhe nuk mbaj mend të kishte të tjera gjithë ai qytet universitar. Njëra ishte biblioteka e universitetit, brenda né ndërtesën e tij. Tjetra ishte biblioteka municipale, e cila binte né një bulevard që lidhte «Vezën» me lagjen e poshtme të qytetit. Ky bulevard i gjatë formonte edhe njëfarë unaze, pse dilte pranë spitalit, ngjiste avenynë né mes Kopshtit botanik dhe «Ecole de Médecine», dilte né «Promenade du Peyrou», kalonte «Harkun e Triumfit», ngritur për nder të Luigjit të 14-të, zbriste avenynë «Foch», «Rue de la Loge» dhe dilte né «Vezë».

Pra, né këtë unazë përballë «Esplanadës» ndodhej biblioteka municipale, një ndërtesë e stilit të shekullit të 19-të, me porté të madhe hekuri, me një shkallë të gjerë, të madhe, me parmakë me hekura të farkëtuar bukur nga artizanë vendës. Nga porta e madhe hyje né një paradhomë me mure plot me libra të mbyllur né dollapë xhami, prej andej futeshe né sallën e leximit që ishte plot me tryeza me njerëz dhe ku vazhdimisht kishte qetësi. Né mes të saj ishte një sher* *( Nga frëngjishtja - katedër.) si né fakultetet, ku rrinte një erudit dhe lexonte. Né fund të sallës ndodheshin bibliotekarët. Ai që kërkonte një libër, shkruante titullin e tij që e gjente më paré né skedarë të veçantë dhe ia jepte njërit prej bibliotekarëve. Kërkesa firmosej dhe lihej te bibliotekari bashkë me librezën e studentit. Pasi gjendej libri studenti e merrte, zinte vend me qetësi në sallë dhe fillonte leximin. Në qoftë se ndonjëri donte ndonjë shpjegim, atëherë ngrihej dhe pyeste eruditin. Né qoftë se ai kishte mundësi të ta shpjegonte pyetjen, e bënte këtë aty për aty, né të kundërtën të shkruante emrin e një profesori dhe të tregonte një derë né krah të sallës dhe të thoshte drejtohu te ky profesor! Hyje né një sallon, ku gjeje profesorin, i cili të jepte shpjegimet që kërkoje. Këtë bibliotekë do ta mbaj mend si më të rregulltën, më të qetën, me profesorë xhentilë, të ditur e që të ndihmonin.

Atje shkonim shumë shpesh me Sotir Angjelin, një shoku im shumë i miré, i qetë, i ndershëm dhe studioz. Shkencat natyrore i kishte shumë qejf, po për të tjera gjëra nuk interesohej. Edhe lajmet e gazetave ia tregoja ose ia komentoja unë. Tamam «njeri i shkencave ekzakte», siç mendonim atëherë, sepse né fakt nëse njeriut të shkencave shoqërore i duhet një kulturë sado e përgjithshme për shkencat e natyrës, ca më tepër njeriu i shkencave ekzakte duhet të ketë një kulturë të mjaftueshme edhe në shkencat shoqërore, politike etj. Sotiri dhe unë kishim qenë në një klasë në lice, tok e mbaruam, tok shkuam në Monpelje, ku shoqëria jonë u shtua. U kthyem në kohë të ndryshme në atdhe dhe, pak a shumë, me drejtime të ndryshme në jetë. Ai u bë profesor nga më të mirët në gjimnazin e Tiranës. unë fillimisht u bëra mësues në Tiranë e në Korçë. Filloi lufta, unë u hodha në luftë. Sotiri s'doli, megjithatë qëndroi me popullin, i ndershëm, i thjeshtë, antifashist. Pas Çlirimit u bë pedagog nga më të mirët e Universitetit të Tiranës. Ishte aq i thjeshtë e i druajtur, sa asnjëherë s'kërkoi jo ndonjë gjë nga unë, por as të piqej. Dy-tri herë e kërkova vetë, erdhi, u puthëm, u përqafuam. E pyeta, i kërkova mendime për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit, u interesova shumë kur u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u pikëllova kur më lajmëruan vdekjen e tij të parakohshme. Por fjalën e kishim në vitet kur së bashku ishim studentë në 11Ionpelje. Atëherë ai banonte në një dhomë afër bibliotekès municipale. Unë shkoja më parë në dhomën e tij, pastaj shkonim së toku në bibliotekë.

Rrinim shpesh bashkë, i huanim njëri-tjetrit edhe lekun e fundit, mësonim së toku, së toku morëm edhe nja pesë a gjashtë herë mësime dansi! Ishte i shkurtër nga trupi dhe qeshnim kur i takonte të mësonte me ndonjë vajzë të gjatë.

Një herë na ndodhi një histori, histori për të qeshur në fillim, por e hidhur në mbarim. Është e thjeshtë si ngjarje, por edhe në thjeshtësinë e saj tregon arrogancën dhe egërsinë e policisë franceze dhe arbitraritetin e gjyqeve borgjeze.

Vendosëm me Sotirin të shkonim në teatrin municipal për të parë pjesën «Les cloches de Corneville»*. *(«Këmbanat e Kornëvilit», operetë me tri akte e R. Planketit.) Ishte e para herë në jetën tonë që shkonim në opera. Hymë në ndërtesë dhe po shihnim me kureshtje shkallët në for më potkoi. mur et me pasqyra, dyshemenë të shtruar me qilima të kuq. kolltukët me kadife të kuqe etj., sipas tipit të teatrove të shekullit të 19-të. Mbaroi akti i parë dhe dolëm në pushim në një sallon të madh, në fuaje*. *( Vend pushimi në teatër ku zakonisht pihet duhan e pije. ) Ndezëm të dy nga një cigare dhe vinim rrotull duke parë tablotë dhe ornamentet e mureve. Na tërhoqi vëmendjen fakti që plot njerëz shikonin nga ne.

- Ç'kanë që na shikojnë, ti je dhe shkurtabiq! - i thashë Sotirit gjysmë me të qeshur, gjysmë i shqetësuar nga tërë ajo vëmendje që po na kushtohej.

- Ç'ke me ta, - m'u për gjigj Sotiri. - kanë qejf të na shohin, le të shikojnë!

Por, pa mbaruar ai fjalën, na doli një polic përpara dhe na tha:

- Shuani cigaret, nuk e dini që në fuaje nuk pihet duhan?

Unë e hodha cigar en dhe e shova, Sotiri u vonua dhe i tha policit:

- Ça va, ça va! - domethënë gati me indiferencë «mirë, mirë».

Polici e mori si ofezë dhe i tha Sotir it:

- Më jep pak pasaportën!

Nxori bllokun dhe i mori emrin, rrugën dhe profesionin. Kundërvajtje. Ndërhyra unë dhe i thashë:

- Zoti polic, na e falni, është hera e parë që vijmë në këtë teatër dhe nuk i dimë rregullat !

- Nuk ofendohet policia franceze, si bëri ky individ, - m'u për gjigj ai duke më shikuar egër .

Kërceu Sotiri e i tha policit:

- Nuk është e vërtetë që ju ofendova!

- Ta tregoj unë nëse më ofendove apo jo, - ia ktheu polici. Dhe iku.

- Mort aux vaches!* *( Këtu në kuptimin: poshtë policët!) - i thashë Sotirit, për t'i dhënë zemër, se m'u kujtua sharja që i bëri policit Krekëbili në novelën e famshme të Anatol Fransit.

Ne e harruam fare këtë incident, por pas 10 ditësh Sotirit i erdhi një njoftim që të paraqitej në gjyq se kishte ofenduar një polic. Të poshtrit! Iu vumë punës të dy dhe përgatitëm mbrojtjen, nja tri fletë të daktilografuara. Ditën e caktuar, Sotiri me mbrojtjen në xhep dhe unë si dëshmitar, po të më pranonin, shkuam në sallën e gjyqit. Salloni para sallës së gjyqit ishte plot, sigurisht të paditur si Sotiri. Në sallën e gjyqit thërritnin me emër. Erdhi radha, thirrën emrin e Sotirit dhe ne u ngritëm të dy që të hynim. Njëri prej gjyqtarëve pyeti:

- Kush është Sotir Angjeli?

- Unë! - iu përgjigj Sotiri.

- Po ti?! - m'u kthye mua. - Prit radhën!

- Jam dëshmitar i tij ! - u përpoqa ta sqaroja.

- Fous le camps*! *( Përjashta, shporru! ) Çfarë dëshmitari! - tha ai dulce më vështruar vëngër e më tregoi me gisht derën.

Pas pesë minutash doli Sotiri. Gjyq ekspeditiv. E pyeta:

- Si u bë?

- Më pyeti gjykatësi për identitetin, - nisi të më tregojë Sotiri. - Më tha se ke ofenduar filan polic. Unë nxora nga xhepi fletët dhe, sa fillova të lexoja fjalën e parë, gjykatësi më pyeti:

«Ç'e ke atë?»

«-'VIbrojtjen time», - iu përgjigja.

«Fute në xhepin nga e nxore, pse nuk kemi kohë të dëgjojmë përrallat e tua. Pesë franga gjobë! - dhe bërtiti : au suivant*». *( Të vijë tjetri.) Ja, ky qe gjyqi ! - e mbylli tregimin Sotiri e pastaj, si duket i prekur që s'i kishin dëgjuar mbrojtjen, u bë trim:

- Pesë franga gjobë! Sa na munduan deri këtu! Do të vete prapë në teatër, do të ndez prapë cigare dhe do t'ia punoj prapë po atij polici !

Mirëpo dardha e kishte bishtin prapa. Pas disa ditësh një polic i trokiti në derë Sotirit dhe i nderi faturën e gjyqit 100 franga! Vërtet gjoba ishte 5 franga, por 95 të tjera qenë shpenzime gjyqi e detyrime të tjera, dhe në rast se s'i paguante, do të shkonte në burg ! I ziu Sotir u detyrua të paguante qindëshen, e përse? Pse i tha një polici: «Mirë, mirë, do ta shuaj !».





Ne ishim pajtuar dhe hanim bukë, drekë e darkë, në një restorant në rrugën që të çonte në stacion, «Rue Maguelone», në qoftë se s'gabohem. Ishte një restorant i vogël, i gjatë, i thjeshtë dhe me nja 8 tryeza për 4 veta në secilën, me një rrugicë të vogël në mes. Vetëm një garson na vinte rrotull të gjithëve. Pronari ishte një burrë shumë i mirë, i urtë dhe i ndershëm. Përpiqej të na kënaqte dhe ne e paguanim në rregull, me të marrë bursën. Bëheshim rreth katër a pesë shqiptarë, Eqrem Hadoja, Sotiri, Abaz Xhomoja, unë dhe ndonjë tjetër që hanim bukë në atë restorant. Veç nesh, shqiptarëve, atje kishte klientë edhe studentë sirianë, irakianë, nga Arabia Saudite. Emrat e disave i mbaj mend, Nesim, Kamel, Ahmed, Teufik, Fuad, Namik e të tjerë. Kishte edhe nga Libani e Palestina. Ishim si në familje në këtë restorant, shokë të ngushtë me njëri-tjetrin në universitet dhe jashtë. Përveç nesh, studentëve, atje rrallë e tek vinte ndonjë udhëtar që donte të hante lehtë dhe lirë. Me studentët e huaj shpesh shkonim tok në kafe, bënim nga një belotte* *( Një lloj loje me letra.) dhe, kur s'kishim pare, na i paguanin ata të hollat e kafesë, kur s'kishin ata, por kjo ngjiste rrallë (se ata merrnin pare shumë, gati dy herë më shumë nga ne), i paguanim ne. Ata ishin njerëz të dashur, të drejtë e të thjeshtë, pavarësisht se mund të ishin bij tregtar ësh ose pronarë tokash. Atyre u vinin nga Libani, nga Siria, nga Arabia Saudite arka të tëra me portokalle, fiq çepellë dhe hurma arabie në palco. Kurrë nuk na linin pa na dhënë gjithsecilit nga një pako hur ma, nga një pako fiq çepellë ose nga ato portokallet e mëdha të Palestinës e të Libanit. Ne njiheshim edhe me studentë egjiptianë, algjerianë e të tjera kombësi arabe, por me ta nuk na hahej dhe aq muhabeti dhe nuk shoqëroheshim aq shumë. S'dihet ç'u bënë ata njerëz, ç'rrugë morën, ç'ideologji përqafuan!

Francezët zakonisht nuk pinë ujë, pinë verë, du pinard, si i thonë, kurse ne, shqipot, pinim ujë dhe jo verë. Vetëm kur na vinte bursa pinim nga një shishe verë, qerasnim edhe padronin, edhe garsonin. Francezët hanë pak ose aspak bukë, por hanë gjellë mirë dhe pinë verë e birrë, kështu që kaloritë i ngjitnin deri edhe në 4 000. Kurse ne, shqipot, hanim shumë bukë dhe s'bëheshim shumë merak për gjellë. Ustai i restorantit na i kishte njohur zakonet dhe i rregullonte proporcionet.

Kurdoherë në drekë ne qeshnim me garsonin që e kishim bërë si shokun tonë. Ai, para se të venim për drekë. i shtronte trapezat, në mes tyre vinte një pjatë plot me thela buke të bardhë (buka ishte llogaritur në pagën mujore, por mund të haje sa të doje), à discrétion*, *(Pa karar) si thoshin francezët. Me t'u ulur, na vinte Fransuai, garsoni, dhe na pyeste ç'gjellë donim dhe, sa vente ai në kuzhinë të merrte gjellët, buka ishte zhdukur nga pjata. Kur na vinte gjellët përpara, ne e nduknim nga xhaketa e bardhë dhe i thoshim:

- Fransua, ti je dhe i ri, pse të ka lënë kujtesa, ke harruar të na vësh bukë ! !

Ai, duke qeshur, thoshte:

Tërë kohën që qëndrova në Monpelje hëngra te ky restorant i vogël; nuk më ikej dhe nuk kishte arsye, sepse nuk hanim keq, padroni edhe na kreditonte, se ngandonjëherë bursat na vinin me dy ose tre muaj vonesë. Ishte koha kur në Shqipëri rrogat e nëpunësve merreshin pas pesë ose edhe tetë muajsh. Ne i thyenim o i shkëmbenim çeqet te një bankë e vogël që na mbante 10-15 franga në 000 franga.

Në teatër vetëm dy-tri herë shkova, por edhe shumë shokë të tjerë si unë nuk shkonin më dendur se bileta kushtonte, kurse në kinema shkonim kurdoherë që kishte film të ri. Vetëm tri kinema kishte gjithë ai qytet, të paktën kaq dija unë dhe ato ishin të gjitha në qendër. Njëra ishte më e madhja dhe bileta në të ishte ca më shtrenjtë. Ne këtu, natyrisht, blinim bileta në radhët e para, kurse dy të tjerat, të ndodhura po në një rrugë, ishin më të lira, më popullore. Për këto të dyja nganjëherë shokët na gjenin edhe nga një kartë speciale, që i jepnin magazinat, me të cilat të bëhej një zbritje 50 për qind, por vetëm në ditën e dytë o të pestë të filmit dhe në orët e para të pasdrekes, kur nuk kishte shumë njer ëz. Kinematë në Monpelje ishin kur doherë plot, por preferoheshin seancat e orës 8 të mbrëmjes. Kur dilnim nga kinemaja, ata që kishin të holla shkonin në restorante që bënin gjellë speciale dhe hanin darkë, kurse ne, studentët e varfër, bënim një xhiro në këmbë dhe ktheheshim në shtëpi.

Futbollin herë e ndiqja, herë jo. Edhe kur shkoja, biletën ma jepte një futbollist hungarez që luante në ekipin e Monpeljesë si qendërsulmues. Ishte nga lojtarët më të mirë të këtij ekipi dhe e quanin Pishta. Ai rrinte po në atë ndërtesë që rrija dhe unë. U njohëm, u miqësuam dhe, kur kishte ndeshje futbolli, nuk mungonte të më mbyllte një biletë në një zarf, të cilën ia jepte klubi dhe ai e hidhte në kutinë time të postës në fund të shkallës. Kurrë nuk e harronte këtë Pishta. Tifoz nuk isha, por doja të fitonte Monpeljeja dhe kur golat i shënonte Pishta, dhe ai shënonte shpesh, kënaqësia ime ishte e madhe.

Kur ngrohej koha, domethënë në qer shor, para se të ktheheshim për pushime në Shqipëri, të dielat kur ishte kohë e mirë, shkonim me shokë në plazhin e Palavasit. Plazhi nuk ishte shumë larg Monpeljesë, ndonja treçerek ore larg. Ky plazh i vogël lidhej me qytetin me një tren të vogël, të vjetër, që nuk ecte veçse ndonja 20-25 km né orë. Si breshkë kalonte ai qytetin, dilte ca né fushë, né disa fshatra të vogla, pastaj arrije né Palavas, stacioni i të cilit i ngjiste një hauri me teneqe mbuluar, sa për tè futur kokën kur binte shi. Rëra atje nuk ishte e keqe, po sa larg rërës sé artë të plazheve tona që deri atëherë nuk i kisha parë kurrë me sy. Né Vlorë dhe né qytetin e Durrësit kisha shkuar kur isha nxënës, po né plazh jo. Rreth plazhit të Palavasit kishte disa vila të vogla, po aq të vogla sa dhe ato që kishin ndërtuar né plazhin e Durrësit tregtarët tiranas. Vetëm se né Palavas kishte një kazino, dhe poshtë ndërtesës sé saj ishte një pistë dansi, ku shkonim pasi laheshim, pinim një arançatë dhe kërcenim derisa vinte ora e trenit, pse nuk kishe ku të flije. Edhe po të kishe të holla, s'kishte hotel. Palavasi ndahej né dy rrugë. Né mes të të dyja këtyre ishte një kanal ndonjë metër e gjysmë i gjerë, që mbushej me ujë nga deti dhe ku futeshin varkat e peshkimit dhe ndonjë varkë e bojatisur. Atje u futa për herë të parë né ujë, natyrisht pllaq-plluq me shokët, si patat, se nuk dinim not, prandaj dhe nuk largoheshim nga bregu. Ne futeshim né ujë derisa na zinte këmba tokë dhe shpejt ktheheshim, se kishim frikë mos mbyteshim. Vitin e dytë mësuam sa të qëndronim ca mbi újë. Por per bela, mbaj mend që një ditë, kur kishte dallgë, dola një çikë nga kufiri dhe megjithëse u përpoqa të dilja, uji më tërhiqte drejt thellësisë. Ia bëra me dorë një shoku francez që ndodhej né breg dhe ai erdhi më dha dorën.

Stacioni i Palavasit né Monpelje ishte një ndërtesë e vogël, po e lezetshme, në të hyrë të «Esplanadës», një shëtitore ose park i bukur qé e kam përmendur. Atje kishte një allée* *( Rrugë me gjjelbërim.) me pemë, me frona. Në të dy krahët e saj kishte rrugë sekondare. Atje studentë, popull, dashnorë, gra me karroca me kalamanë bënin shëtitje, dimër-verë e vjeshtë. «Esplanade» dhe «Promenade du Peyrou», ishin të vetmet parqe të bukura të qytetit, por parqe pa lule shumë, me bushe të vogla dhe me pemë të larta. Sidoqoftë të dyja këto ishin vendet e preferuara të qytetarëve. Studentët, pasi bénin dy-tri xhiro mbi «Vezë», kalonin né «Esplanade» që ishte jo shumë larg. Këtu, né pranverë o né të hyrë të verës, bëhej nga një panair. Né njërën anë të allée-së së gjerë ngriheshin baraka prej dërrase, që zbukuroheshin me reklama me drita dhe ku shiteshin ëmbëlsira, lodra, prodhime të vogla artizanati. Kishte edhe nga ndonjë stendë ku mund të qëlloje për të fituar ndonjë top, ndonjë shishe pije etj. Ne qëllonim dhe shquheshim, nuk dilnim bosh, pa ndonjë shishe ver ë ose pako me biskota apo me karamele. Çdo stendë kishte muzikën e vet, radion ose disqet e veta të gramafonit, të cilat buçitnin né të njëjtën kohë secila për hesap të vet. Kjo na dukej né atë kohë një gjë e bukur, por sidoqoftë krijohej një kakofoni e zallamahi që ç'ke me té! Megjithatë shëtitnim me qejf né mes të dritave, né mes njerëzve, shikonim stendat e zbukuruara, dëgjonim këngët e filmave të ripërsëritura né disqe, qeshnim e bënim edhe ndonjë shaka. Kjo, né qoftë se nuk gabohem, vazhdonte nja dy javë dhe si për qytetin ashtu edhe për ne, studentët, ishte një eveniment.

Né krye të «Esplanadës», ishte një mur që e kufizonte, prej nga zbrisje po të doje, nëpër një shkallë të gjatë të gurtë dhe dilje né një tjetër rrugë buzë një përroi që quhej «Verdanson». E kam fiksuar këtë, sepse prej këtej kalonim né një ulicë ku, né dhomën e një shtëpie banonte né atë kohë një nga shokët e mi të vjetër të liceut, Shefqet Shkupi nga Kosova. Ky ishte një shok i miré, i urtë, i ndershëm, më i madh nga unë né moshë. Më hahej muhabeti shumë me té. Ai bënte ç'bënte dhe me mijëra herë né ditë ngrinte syzet që i vareshin.

- Ngriji syzet Shefqet, - i thosha, - se të ranë dhe s'ke më me se t’i blesh!

Çdo gjë né atë kohë, sidomos për ne studentët ishte e shtrenjtë, por, për fat të miré, ishim të rinj dhe as e pamë dhe as na pa ndonjië doktor me pare. Edhe kur na dhimbte koka vinin na shikonin shokë francezë si Rukoti, ose greku Thano që studionin për mjekësi. Shefqeti studionte për drejtësi dhe, kur u kthye në Shqipëri, u emërua gjykatës. Nuk mori pjesë në luftë, por qëndroi me popullin dhe derisa doli në pension, punoi në gjykatën e Vlorës. Më uron ngahera me telegrame për ditëlindje.

Nga shkalla e gurtë e «Esplanadës» shkonim, gjithashtu, në këmbë nëpër fushë për të arritur buzë një lumi o gjoli të vogël. Buzë ujit ndodhej një shtëpi-kafe me një gramafon, atje kishte dhe varka me lopata. Ne, dy-tre shokë, merrnim me qira një varkë dhe bënim disa xhiro duke vozitur.

Këto ishin «dëfrimet dhe zbavitjet» tona në Monpelje. Me rëndësi ishte dhe «la Promenade du Peyrou», ndërtuar në shekullin e 17-të nga Daviler. Kjo shëtitore ishte me të vërtetë e bukur, plot hijeshi dhe gusto, me mure të bardha të ndërtuara me një gur të bukur, me portë të madhe me kangjella të hekurta të qëndisura bukur nga artizanët. Allée-ja e mesit ishte kryesorja, në mes saj ishte statuja e Luigjit të 14-të mbi një piedestal të madh. Skulptori që e kishte bërë këtë vepër, sipas thënieve të studentëve, pati vrarë veten pas inaugurimit, sepse kishte harruar t'i vinte yzengjitë kalit dhe mbretit i vareshin këmbët si Sanço Pançës.

Në krye të «Pejrusë» ngrihej si karakoll një monument shumë i bukur plot graciozitet, ku ngjiteshe nëpër shkallë me gurë të bardhë dhe monumentalë. Ishte një château d'eau, depo uji në ato kohë. Uji aty vinte nëpërmjet një ujësjellësi të bukur, të gjatë, rreth 800-900 metra, me gurë të bardhë, me dy kate arkadash, i ndërtuar disa shekuj më parë nga njerëz që dukej se ishin mjeshtër për ndërtime të tilla, të cilat, ashtu si në Monpelje i gjen edhe në të tjera vende të Langëdokut, si në Setë, Nimë etj. Le château d'eau dhe ujësjellësi formonin një ansambël të bukur në këtë shëtitore të mbushur me rrape të mëdha shekullore. Rrape të tilla kishte si në shëtitoren e madhe, ashtu edhe në të dyja anët e rrugës që zbriste poshtë.

Në «Pejru» jo vetëm shëtitnim, por shkonim edhe për të studiuar nën hijen e pemëve dhe buzë lulishteve të rrethuara me kangjella të ulëta artistike.

Nga Fakulteti i Medicinës, duke kaluar përmes «Tour des Pins», portës së madhe të «Pejrusë» e rrugëve që të nxirrnin te «Harku i Triumfit», çdo vit, kur nisnin mësimet në fakultete, fillonte i famshmi «monomi»* *( Varg studentësh të mbajtur njëri pas tjetrit nga supet dhe që shëtitin nëpër rrugë.) i studentëve. Ishte një manifestini gazmor, i çuditshëm, plot këngë, kërcime, orkestra, fërshëllima, këngë të vjetra tradicionale, këngë të revolucionit borgjez, si «Ça ira, ça ira, les aristos à la lanterne»*, *(«Kështu do të bëhet, kështu do të bëhet; Aristokratët do t'i varim».) këngë grivoises* *( Këngë bujtinash, mejhanesh.) të studentëve plot humor e kripë, plot sharje drejtuar policëve dhe autoriteteve. Kakofonia gazmore që mbushte avenynë «Foch», zbriste në «Rue de la Loge» dhe korteu atje ndalej në shtëpinë e Rolídëlesë ku kishte qëndruar Rabëleja, figurë dhe emër i madh për shkollën e medicinës së qytetit. Nga «Rue de la Loge» monomi shpërthente në «Sheshin e Kornedisë» dhe atje fillonin kërcimet, farandolat, akrobacitë. Lustikët* *( Nga frëngjishtja - shakatar, njeri që bën farsa.) ngjiteshin te monumenti «Les trois grâces» dhe kush i përqafonte, kush i puthte e të tjera biçimllëqe. Kjo vazhdonte deri vonë. Policìa asgjëkundi nuk ndërhynte. Ky manifestini ishte si një traditë shekullore e shenjtë e studentëve. Studentët e viteve të lama thoshin se monomin e organizonin për les bleus, domethënë për studentët e vitit të parë, për t'i njohur me traditën dhe për t'i inkurajuar.

Në këtë qytet të vjetër universitar kishin lindur e kishin mësuar filozofi Ogyste Kont, themelues i pozitivizmit, Kambaseresi, legjislator i Napoleonit, një nga redaktorët kryesorë të Kodit civil të Francës, poeti Valeri që kishte lindur në Setë, ku dhe ishte takuar për herë të parë me Andre Zhidin e të tjerë shkrimtarë të shquar.

Më pëlqente shumë piktura, prandaj shumë herë vizitoja muzeun «Fabrë», që e kishte marrë emrin në nderim të piktorit monpelerian të shekullit të kaluar Fransua Ksavie Fabrë. Kishte në këtë muze tablo të ndritura. Isha i dashuruar pas Kamil Korosë, per koloritin e tij aq të shkëlqyeshëm, per stilin e tij të thjeshtë, të pastër e plot ndjenjë si në peizazhet edhe në portretet. Më pëlqenin tablotë aq të ngrohta të Gystav Kurbesë, per fushat me mullaré sane të thatë e me hije, që të dukej sikur merrje erën e barit të fushave, me gra punëtore fshati. Më pëlqente shumë tabloja realiste e Kurbesë, ku meceni i heq kapelën piktorit, duke i thënë «bonjour, Monsieur Courbet». I admiroja veprat e këtij piktori realist edhe se ato ishin vërtet shumë të bukura, por edhe per faktin se Kurbeja ishte një revolucionar që u ndoq e u internua nga qeveria reaksionare e Tierit si luftëtar pjesëmarrës me Komunën e Parisit. I këqyrja me qejf tablotë e tij të ndritura «Les baigneuses» dhe «Baudelaire».

Në këtë muze kishte shumë skulptura dhe tablo me famë si «Les femmes d'Alger» e Delakruasë. Atje kishte tablo të piktorëve holandezë dhe të shkollës flamande, kishte buste të Hudonit, autorit të famshëm të bustit të njohur të Volterit.

Kudo dhe kurdoherë që hapeshin në Monpelje ekspozita pikturash dhe skulpturash une shkoja dhe mësoja prej tyre, më hapej horizonti, ato më zhvillonin ndjenjat dhe më ndihmonin të kuptoja dhe të shijoja më mire jetën shoqërore dhe kulturore të një populli me aq kulturë të gjerë e të shumanshme.

Një herë vizitova vestizhet* *( Nga frëngjishtja - rrënojat.) e Magëlonit shkatërruar nga frankët e Sharl Martelit. Qëndroja mbi rrënojat buzë detit, në jug të Monpeljesë, qytet i rëndësishëm i mesjetës, i ngritur mbi rrënojat e një katedraleje të lashtë dhe me këtë rast përpiqesha të përfytyroja e të kuptoja luftërat e Sharl Martelit, të Pepën lë Brefit, ndalesën e sarasinëve e me radhë të tjera histori të mesj, tës franceze. Po ashtu vizitova dhe Eg-Mort, qytezë-port e mesjetës së hershme rrethuar me mure nga të gjitha anët. Prej këndej, në qoftë se nuk gabohem, u nis mbreti i Francës Sen-Lui per në Egjipt e Tuniz dhe u zu rob nga arabët në një nga ekspeditat e tij.

Vizitova në një ditë e një nate Nimën, vendlindje e Alfons Dodesë, «Shtëpinë katrore» dhe «Arenat», të dyja vepra të romakëve, okupatorë të Galisë. Këto janë dy monumente të mbajtura shumë mirë. Në «Arenat» pashë një shfaqje toreadorësh me mise à mort* *( Therje, vrasje.). Ishte hera e parë që shikoja me sy një ndeshje të tillë dhe per këtë më nxiti leximi i një romani të ri, «Arènes sanglantes»*. *( «Arenat e përgjakshme», vepër e shkrimtarit spanjoll Blasko Ibanjez).

Mua më interesonte shumë letërsia dhe shpenzoja per të një pjesë të bursës. Përpiqesha të lexoja romane që kritika i quante progresiste, kurse klasikët e mëdhenj të letërsisë i këndoja dhe i rikëndoja në bibliotekën e universitetit. Atje gjeje dhe literaturën e re. Blija çdo dite gazetën e Partisë Komuniste Franceze «L'Humanité» dhe çdo javë «Le Canard enchaîné». Gazetat e tjera i lexoja në kafe dhe këto ishin «La dépêche de Toulouse», «Le Temps» etj. Në organet e tjera të shtypit, që Franca i kishte me shumicë, të të gjitha llojeve, rrymave, krahinave, degëve të ekonomisë etj., u hidhja nga një sy lajmeve të shkurtra të politikës së jashtme ose ndonjë ngjarjeje sensacionale të brendshme. Blija ngandonjëherë dhe «Les nouvelles littéraires» që ditte një herë në javë, por ishte gazetë më e shtrenjtë.

Kishte në Monpelje dhe një librari që jepte me qira libra per të lexuar me çmime shumë të lira, me kusht që librin ta mbaje mire. Kujdesin per mirëmbajtjen e librave une e kisha dhe vazhdoj ta kem kurdoherë të theksuar. Kam në bibliotekën time libra të vjetër e të rinj, që i kam shkuar dhe i shkoj shumë herë në duar, e megjithatë ata janë të mirëmbajtur, si të papërdorur, vetëm se koha disave prej tyre u ka zbehur ngjyrën.

Në këtë drejtim, nga leximet, përfitova shumë. Gjykoja më me pjekuri për moshën time evenilnentet e rëndësishme ndërkombëtare, kuptoja egërsinë dhe shtypjen që borgjezia kapitaliste u bënte proletariatit e popujve. U ndodha në Francë kur Hitleri mori fuqinë në Gjermani. Ishin momente të rënda edhe për ne, studentët në Francë. Ndiqnim shtypin dhe gjykonim se fashizmi italian dhe nazizmi gjerman po armatoseshin, po përgatitnin luftën, pa provokonin. Ligat fashiste franceze po ngrinin krye, qeveritë e asaj kohe i financonin, i ndihmonin, i nxitnîn kundër Partisë Komuniste Franceze dhe elemen tëve progresistë. Në shtyp dukeshin hiletë dhe qëllimet e pseudoqeverive demokrate franceze, të Anglisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishin daulle pa të kremte atQ që deklaronte kryeministri i atëhershërn i Francës, Albert Saro, se «ne nuk do të lejojmë që Str asbur gu të ndodhet nën kërcënimin e forcave gjermane», kur Hitleri okupoi pa çak, pa bamb Renaninë dhe çori kështu Traktatin e Versajës.

«Demokracitë» perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës financuan Gjermaninë revanshiste, mëkëmbën Kr upët, ndihmuan vendosjen e diktaturës fashiste të Hitlerit, për ta hedhur këtë në luftë kundër Bashkimit Sovjetik.

Né Francë, dhe konkr etisht për mua në Monpelje, kishte një fushë të gjerë dhe të lirë për të mësuar marksizëm-leninizmin, për t'u njohur më mirë me luftën dhe me jetën në Bashkimin Sovjetik të Leninit dhe të Stalinit. Seksioni i Partisë Komuniste Fr anceze për Monpeljenë kishte një kiosk të veçantë ku shiste libra dhe broshura mbi Marksin, Engelsin, Leninin, fjalime të Stalinit etj. Atje shiteshin të shtypura në brosl-lura komente që i bënte vetë partia shumë të kuptueshme, pse i përgatiste për punëtorët e për komunistët e thjeshtë dhe, doemos, ato ishin aq të nevojshme dhe të domosdoshme edhe për mua, studentin e ri me zemër komuniste.

Materiale të tilla zakonisht i blija, pse partia i shiste lira, ndërkohë, kur arrita të njihem me klubet e punëtorëve që drejtonte Partia Komuniste Franceze, shumë materiale të tjera të shkurtra më jepeshin pa pare dhe i studioja me zell. Kur kishte probleme që nuk i kuptoja, shkoja dhe kërkoja shpjegime te kiosku. Ai që shiste, s'kishte kohë për sqarime, po më jepte adresën e një kafeneje të humbur në periferi dhe më thoshte:

- Shko atje, gjej shokun Marsel dhe kërkoi atij të t'i shpjegojë, pse ai është propagandist i partisë!

Kështu arrita të bëhem frekuentues i rreguIlt i librarive, i klubeve punëtore, i diskutimeve që zhvilloheshin atje dhe, nga të gjitha këto. çdo ditë e më mirë mësoja atë shkencë që për mua u bë një qëllim i jetës dhe e vija mbi shkencat e tjera të universitetit. Fillova të mar r kështu në dorë armën e mprehtë të luftës revolucionare. Mora kontakt si lexues me shumë njerëz të Partisë Komuniste Franceze. Një ditë Marseli më tha:

- Nesër do të shitet libri i Politzerit, filozofit të shquar të partisë sonë, ai është profesor në universitetin e natës të marksizëm-leninizmit në Paris, që ka hapur Partia.

- Po ju, - e pyeta, - nuk keni një degë këtu?

- Jo, - m'u përgjigj.

Mbase ai nuk më njihte sa duhej dhe ashtu ishte, por më rekomandoi të merrja «Principes élémentaires de philosophie»* *(«Parime themelore të filozofisë».) të Politzerit dhe «tu m'en diras des nouvelles», që me fjalë të tjera donte të thoshte: «do të shikosh sa i mirë, sa i thjeshtë dhe i kuptueshëm është.»

Më dha edhe një këshillë:

- Në fund të çdo kapitulli Politzeri bën pyetje; atyre duhet t'u përgjigjesh vetë. Po të kërkohen me shkrim, ca më mirë është t'i përgatitësh përgjigjet po me shkrim.

Të nesërmen shkova e bleva «Politzerin» në kioskun e Partisë Komuniste. Nisa ta lexoj e të rilexoj kapitull më kapitull. Ç'mrekulli! Kisha fituar jo pak njo huri në filozofinë marksiste, por, nga paraqitja sistematike, e qartë dhe e kuptueshme që Politzeri u bënte ligjeve dhe krejt teorisë marksiste, mund të them se po më hapeshin sytë më mirë, po kuptoja më thellë luftën që Marksi u bënte Ovenëve, teorive të Rikar dos dhe gjithë filozofëve e ekonomistëve të tjerë idealistë, për të cilët dëgjoja të flitej ndryshe né konferencat e amfiteatrove të universitetit. Kuptova më qartë rrenat, shtrembërimet, falsifikimet që bënin borgjezia e njerëzit e saj për të gënjyer klasën punëtore dhe pér të mbrojtur rendin shtypës e shfrytëzues.

Studiova né mënyrë më serioze e të thelluar «Manifestin» dhe «Luftën civile né Francë» të Marksit. Mësova më shumë për barbarizmat e borgjezisë, për tmerret e Tierit dhe të mareshalit Galifet, vrasësit e komunarëve, kuptova më thellë ç'ishin Komuna e Parisit dhe komunarët që «sulmonin qiejt». Të gjitha ato që mësoja, i lidhja me atdheun tim, me popullin tim të mjeruar, por kurrë të përkulur. Mua, që më pëlqente shumë historia, interpretimin dhe studimin më serioz të saj ma bënin shumë më të qartë e mësimdhënës leximet mbi Marksin, Engelsin, Leninin, fjalimet e Stalinit dhe broshurat e Partisë Komuniste Franceze. Tash jo vetëm kisha shumë më të qartë armiqësinë dhe luftën e pamëshirshme që duhej t'u bënim monarkisë dhe Zogut, por sikur largoheshin nga sytë e nga mend,ja ime disa copa që më pengonin të shihja se ç'do të bënim, si duhej të luftonim dhe si të vepronim kur të fitonim.

Veçanërisht né vitet 1932 e 1933 pasioni im për shkencat shoqërore u kthye né një nevojë e detyrë të përhershme. Né këtë fazë edhe vetë veprimtaria publike e PK Franceze po gjallërohej më tepër dhe unë. krahas ndjekjes sé kësaj veprimtarie, pasur oja pareshtur bagazhin tim për njohjen dhe përvetësimin e teorisë marksiste.

Studime të tilla ma hoqën akoma më tepër vëmendjen e duhur nga ato studime për të cilat kisha marrë bursën. Me këtë nuk dua të them se i nënvleftësoja, prapë përpiqesha dhe disa provime i dhashë, po në disa nuk fitova. Në fund të fundit i kisha dhënë karar vetes: do të thellohem e të mësoj atje ku janë edhe më të ndjeshme prirjet e mia. Edhe kështu do t'i shërbej atdheut tim, bile-bile, mendoja, mbase kështu do t'i shërbej më mirë. Shqipëria e asaj kohe kishte nevojë për dritë, përparim e perspektivë né të gjitha fushat, né të gjitha degët e shkencave e té veprimtarisë. Por mbi të gjitha, mendoja, ajo kishte nevojë urgjente e të domosdoshme për të gjetur rrugën e drejtë né çështjet thelbësore të zhvillimit politile e shoqëror. Nuk mund të them se qysh né ato momente përcaktova prerë si rr ugë të jetës sime atë të njeriut të politikës dhe as e kisha të qartë se si e çfarë do të bëja né të ardhmen. Kisha më se të qartë faktin që atdheu vuante nën një regjim të urryer e se ai regjim duhej të përmbysej. Dija mirë se kazani né Shqipëri kishte nisur të ziente, se po përgatiteshin e organizoheshin forcat e reja të përparimit e të zhvillimit shoqëror, punëtorët e komunistët revolucionarë. Me dijet e mia, gjykoja, do të di të rreshtohem përkrah tyre, të militoj me ta e t'i ndihmoj aq sa të mundem e të kem forca. Né këtë përfundim arrita sidomos kur né fillimin e vitit 1934 m'u pre përfundimisht bursa. Kjo ishte një goditje e rëndë, sepse mbetesha pa asnjë mjet jetese, por edhe pas kësaj do të përpiqesha akoma me shpresën se mund të gjeja ndonjë mënyrë për t'i përfunduar studimet e larta. Por për një gjë isba më se i vendosur: diplomën, nëse do të arrija ta merrja, nuk do ta kërkoja më né shkencat natyrore, ku më kishin dërguar me detyrim.

Sidoqoftë, edhe gjatë tre vjetëve të studimeve në Monpelje, mësova shumë gjëra né universitet dhe jashtë tij dhe këto i konsideroja si diploma të miat. Fshehurazi nga shokët, veç jo nga Sotiri, shkoja dy-tri herë né javë né barin e Marselit, ku u bëra si klient i rregullt.

Vinin atje punëtorë ndërtimi ose të degëve të tjera të industrisë dhe lëvonte muhabeti pa druajtje kundër patronatit. Marseli komentonte kryeartikullin e «L'Humanité»-së, i bëheshin pyetje dhe ai na përgjigjej. Atje mësoja kur dhe ku kishte debate kontradiktore me të deleguar të Par tisë Komuniste Franceze dhe të partive të tjera. I ndiqja këto debate që bëheshin zakonisht nëpër klube punëtorësh. Këto mbusheshin plot me dëgjues nga të dyja palët dhe me tym cigareje që s'njihte ideologji. Ishin konferenca e debate shumë interesante. Atje une mësoja si shtroheshin problemet, si zhvillohej lufta me gojë e oratorëve dhe si shoqëroheshin ata, sipas mbrojtësve e simpatizantëve të gjithsecilit, me duartrokitje, me fërshëllima, me goditje të bankave, me grushte etj. Një chahut dhe një tintamarre e çuditshme. Ngandonjëherë, sic kam thënë edhe më lart, degjeneronte mbledhja edhe në përleshje me grushte. Asistova në disa prej tyre. Por edhe mësoja, edhe habitesha nga oratoria e atyr e diskutantëve pa letër, që flitnin «bilbil». Njëri fliste, tjetri i priste fjalën, dikush i bënte pyetjen dhe ai hazër xhevap jepte përgjigjen dhe as që turbullohej dhe përsëri e gjente fillin e diskurit, atje ku ia këputnin.

- Sa të zotët! - thosha me vete, dhe i admiroja per tërë ato që dinin e thoshin, por nganjëherë edhe pyesja veten: Mos flasin si shumë?! Valle e tërë kjo punë, cështje diskuresh e debatesh duhet të jetë?

- Ça viendra, - më tha një ditë një murator, që kisha pranë në një nga këto debate; - l'essentiel est de connaître le marxisme, sa dialectique, et le problème, ça ira comme sur des roulettes*. *()

Dy a tri herë një grup studentësh bullgarë morën iniciativën të bënin disa mbledhje me të gjithë ne, studentët ballkanikë. Unë i pyeta disa shokë:

- Do të vemi?

- Je në vete! Do të na akuzojnë si komunistë në Ministrinë e Arsimit - m'u përgjigjën.

- Mirë, - u them, - atëherë nuk shkojmë.

Por une vajta. Mbledhjet shkuan mire, diskutuam të gjithë per problemet e vendeve tona, diskutova edhe une. Diskutimet ishin progresiste, por ngjyrë komuniste nuk kishin. Megjithatë këto mbledhje u lane, se duhej t° merrej leje nga policia dhe këtë gjë ne s'e pranuam.

Atje u njoha me dy studente grekë, që studionin per medicine. Njëri prej tyre, i quajtur Thano (ose Thanas), kryente vitin e peste dhe ishte interne des hôpitaux* *( Frëngjisht - asistent.) në pavionin e psikiatrisë. Unë u lidha me të, ishte i dashur, i sinqertë, i shkurtër e flokëverdhë. E doja dhe më donte.

- Thano, - i thosha, - po të mos ishe flokëverdhë, por flokëzi dhe po të ishe ca i gjatë, do të të thosha se je shqiptar nga të Sulit e të Foto Xhavellës, të Kollokotronit dhe Bubulinës që morën pjesë heroikisht në r evolucionin tuaj në kohën e Ipsilantit.

Thanoja qeshte dhe më përgjigjej me vargjet:



«Arvanites palikarja

Me spathja qe me hanxharja

Arvanites penemeni

Pu ine o Ali Pashas kajmeni

Mesa apo to Tepeleni...»* *(«O ju trima shqiptarë

Ali Pashë shpata e me hanaxharë

Të lëvduar ju shqiptarë ku e keni, o të mjerë Ali Pashë Tepelenë...».)



Ai më kishte marre nja dy herë per darkë në spitalin e psikiatrisë. Kur vinte në kafe Thanoja merrte me veto edhe një të marre «të shëruar», por që nuk duhej të pinte as një gote vere, se i hipte në kokë. Pasi piu kafenë, një dite ai i tha Thanos:

- Të dal të marr pak ere, ja atje, te kiosku i gazetave?! Thanoja e la, mirëpo atje afër ishte një bar dhe miku sa shkoi piu dy birra dhe i hipi në kokë. Dëgjojmë një zallamahi të madhe:

- Morisi! - tha Thanoja. - Ngrihu, Enver, se diçka po bën, ka pirë! Vamë me të shpejtë, po ai kishte thyer kupat dhe qe goditur me kafexhiun. I ndamë, e qetësuam barmanin, i paguam kupat, i kërkuam të falur dhe i shpjeguam se Morisi ishte i sëmurë.

Në mes nesh, studentëve shqiptarë, nuk kishte as zënka, as mëri, po sidoqoftë edhe grupoheshim. Rrinim tok dhe na hahej muhabeti, Eqrem Hadoja, dy shokë shkodranë dhe unë. Ishte pastaj klani korçar, aristokratët dhe pasanikët si Aleko Turtulli, Thimaq Ballauri e të tjerë që na rrinin rëndë dhe luanin poker. Niko Gliozheni ishte më i thjeshtë dhe më demokrat, rrinte herë me korçarët, herë me ne. Thimaq Ballaurin e thërritnim «Monsieur le baron»* *( Zoti baron.) dhe atij i vinte mirë, se e dëgjonin dhe francezët e fr ancezet që kthenin kokën e shikonin, pse ishte një stap i gjatë me një kokë si kalë dhe me një hundë si çomange. Vishej mirë dhe « faisait le beau»* *( Këtu në kuptimin: krekosej.). Kur na vinte Foto Bala pushonim, nuk flitnim për çështje politike.

Vitin e tretë në Monpelje, në qoftë se s'gabohem më 1333, na erdhi nga maji a qershori një inspektor i Ministrisë së Arsimit me emrin Kromiqi (jo i vëllai i tij, profesor Kurrizoja). Na tha se kishte shkuar në universitet, kishte pyetur për studentët shqiptarë dhe kishte mbetur gjoja i kënaqur.

Kishte nja tre muaj që nuk na kishin ardhur bursat dhe hanim e pinim veresie. Ishim mbushur kështu me borxhe. Ky inspektor i arsimit, me gjithë madamën e tij, na ftoi ne, studentët shqiptarë, që të mblidheshim një pasdreke në «Café Riche», se donte të na njihte dhe të bisedonte. U gëzuam shumë për këtë, pse ishim të bindur se ai kishte sjellë me vete edhe çeqet e bursave tona. I dhamë dorën, e përshëndetëm dhe u ulëm rreth e rrotull të dëgjonim ç'do të na fliste. Ai na tha ato pak fjalë që përmenda më lart, se gjoja kishte biseduar me rektorin, i cili i kishte thënë se «studentët shqiptarë në përgjithësi mësojnë». Pasi mbaroi këtë, filloi të na bënte propagandë për Zogun: «T'i qëndrojmë besnikë, pse ai është kështu, është ashtu, se duhet të urre ni komunizmin, përndryshe jo vetëm do t'ju presim bursën, po do të mbaroni edhe në burg» etj., etj. Inspektori i Zogut na kërcënonte me burg, po fjalët e tij neve nga një vesh na hynë, nga veshi tjetër na dolën. Pak pasi ishim ulur erdhi garsoni i kafesë dhe na pyeti se çfarë do të merrnim. Shikuam inspektorin dhe madamën që kishin mar rë akullore dhe ne hezituam pak, sep se kushtonin, por, duke menduar se do t'i paguante ai që na ftoi, porositëm të gjithë akullore.

Pasi mbaroi diskutimin inspektori, u ngri t Eqrem Hadoja dhe i tha:

- Zoti Kromiqi, po bëhen tre muaj që neve s'po na i dërgojnë bursat dhe s'kemi ku të hamë, mund të na nxjerrin edhe nga shtëpitë, prandaj besojmë se ju që erdhët deri këtu nga Ministria e Arsimit, na keni sjellë dhe bursat.

«I famshmi» inspektor, pa u skuqur fare, u përgjigj:

- Unë nuk jua kam sjellë bursat sepse s'është kjo detyr a ime. Detyra ime është të shkoj në Paris, në Tuluzë, Lion e gjetkë ku ka studentë shqiptarë dhe të inspektoj.

Na hipi mustarda në hundë, siç thotë francezi, prandaj e mora unë fjalën dhe i thashë:

- Zoti inspektor, gjendja e jetës sonë ekonomi ke në një vend të huaj nuk hyn në inspektimin shëtitës të zotërisë suaj ? Kujt t'i drejtohemi ne më mirë përveçse inspektorit të Ministrisë së Arsimit?

- Më mirë nga të gjithë, ju vetë duhet t'i drejtoheni Ministrisë sé Arsimit. Unë kam per detyrë vetëm të raportoj per këtë gjendje, u përgjigj inspektori pa pikë turpi.

Kërceu një shok tjetër, nuk e mbaj mend kush, por që ishte mire me mësime dhe atë vit mbaronte, pra s kishin ç'î bënin dhe i tha:

- Zotërinjtë ministra dhe deputetë e marrin rreullisht rrogën e majme, kurse ne na lënë pa bukë.

Inspektori, të cilit ia pimë lëngun dhe e shikonim .ne inat, u përgjigj:

- Djalë, mati fjalët kur flet per ministrat dhe per deputetët, se mund të të pritet bursa !

- S'e ke prerë që tani! - ia preu ai. - Zaten është njësoj sikur na i keni prerë, meqenëse s'na i dërgoni.

Filluan grindjet dhe inspektori, per të dalë nga kjo situate, na kërcënoi me fjalët:

- Do të raportoj né Tirane per këtë frymë indisiplinimi që po tregoni.

- Pse, indisiplinim e quani ju kërkesën e sé drejtës sonë? - ndërhyra une.

- Garson! thirri inspektori, sa bëjnë dy akullore?! (domethënë e tij dhe e madamës) dhe i dha garsonit 100 franga.

Kërceu Eqrem Hadoja dhe i tha garsonit:

- Jo dy akullore, por të gjitha i paguan zotnia.

I poshtri, duke na ditur se ishim pa asnjë lek, vinte nga Shqipëria dhe jo vetëm s'na sillte bursat, por na ftonte né kafe dhe s'na paguante as akulloren. Ne e njihnim mir ë gar sonin dhe ai nga të 100 frangat i ktheu vetëm pese. Kromiqi hapi sytë dhe e pyeti:

- Pse, dy akullore 95 franga bëjnë?

- Të gjitha ç'janë konsumuar né tavolinë bëjnë aq, - iu përgjigj garsoni.

- Unë paguaj vetëm dy, akullor en time dhe të gruas.

- Po të tjerat kush i paguan? - iu drejtua garsoni.

- Ata që i konsumuan! - u përgjigj përfaqësuesi i mbretit mufliz.

- Unë, - u përgjigj garsoni, - i njoh këta studente, janë njerëz të mire, por janë pa para, prandaj gjejeni vetë né mes jush hesapin, - dhe u largua.

Inspektori u bë si bishë, u skuq, dhe i tha gruas:

- Çohu të largohemi !

As dorën na dha, na e ber i me kokë, doli jashtë kafes dhe s'ia pamë më surratin. Ne vamë i shtrënguam dorën garsonit, i cili na tha:

- J'ai compris tout de suite que c'était un salaud, le mec*. *( E kuptova men,jëherë se ishte një maskara ai tip.)

Mir ëpo mandata na erdhi më vonë. Mua më pr enë bur sën, pse kisha disa provime të pashlyera né shkencat e natyrës dhe se né kundërshtim me urdhrin e ministr isë, atë vit kisha ndjekur Fakultetin e Drejtësisë dhe jo atë që më ishte caktuar. Bursat na erdhën deri nga fundi i vitit 1933 dhe, gasi mora lajmin e prerjes së bursës, fillova të mendohesha per të bërë ekonomi. Haja më pak, né kafe s'veja, né kinema shumë rrallë, gazetat m'i huanin shokët. Ndërkohë mendoja dhe kërkoja të gjeja ndonjë punë per të vazhduar studimet dhe per këtë më rane këmbët, po asnjë sukses nuk pata né këtë drejtim. Atëherë me ato kursime të vogla që do të mblidhja dhe, pasi të merr ja edhe bur sën e muajit të fundit, vendosa të nisesha per në Paris. Atje kishte shokë shqiptarë dhe mendoja se do të më ndihmonin të gjeja një punë sa per të jetuar që të mundja të vazhdoja studimet në Sorbonë.

Mora dëftesat e disa provimeve né të cilat kisha marre nota kaluese, disa dëftesa që kisha ndjekur në rregull vitin e pare të drejtësisë dhe kështu u nisa nga Monpeljeja per në Paris me 1 500 franga në xhep. Shkoja në Paris me shpresën se medoemos do të gjeja ndonjë punë çfarëdoqoftë dhe do të mësoja e do të zgjeroja horizontin më shumë. U largova, pra, nga Monpeljeja, që e kam dashur shumë dhe e kujtoj me dashuri edhe sot: u largova i hidhëruar, i br engosur e i shqetësuar se si do të vente hall¡ im, por edhe me ndonjë shpr esë të vogël për punë e mësim. Të kthehesha në Shqipëri pa marrë ndonjëfarë diplome, asnjë punë nuk të jepnin, do të vuaja për bukë. Vuajtje për vuajtje, prandaj vendosa të bëja përpjekien e fundit.



IV



NË FRANCË – PARIS



Në Paris kisha qenë edhe në vitin e parë të vajtjessime në Francë. Më kishin ftuar shokët që studioin atje, të cilët më mbajtën disa ditë. Vizitova me këtë rast tok me ta Ekspozitën koloniale dhe disa qendra të njohura si Versajën, Luvrin, Invalidët e Panteonin, disa bulevarde kryesore si «Champs-Elysées» e «Boul-Mich» (bulevardin «Sen-Mishel»), «Place de la Concorde», të famshmin «Quartier Latin» dhe Monparnasin. Ato ditë fjeta te studenti Abaz Omari, djali i çupës së xhaxhait tim, të cilit më vonë, kur filloi LuftaNacionalçlirimtare, i bëmë thirrje të bashkohej me ne dhe të luftonte kundër okupatorëve, po ai u bashkua me Ballin, luftoi kundër popullit dhe më së fundi forcat tona e kapën dhe iu dha dënimi që meritonte.

Por këtë herë në Paris shkoja ndryshe: nuk isha më një student që ftohesha atje për vizitë nga shokët e mi, por një i ri shqiptar që rrethanat e detyronin të shkonte në kryeqytetin francez në kërkim të rrugëve e mundësive për të jetuar e për të mësuar. Tash isha më i pjekur, me horizont më të gjerë, por me xhepin bosh! Shpresën e kisha të më ndihmonin shokët që të gjeja ndonjë punë në ndonjë fabrikë o ku të ishte dhe të mundja të ndiqja studimet për drejtësi ose ndonjë kurs tjetër të shkencave historiko-shoqërore në Sorbonë. Zbrita herët në «Gare de Lion». lashë valixhen në konsinjë* *( Nga frëngjishtja - Vend për ruajtje plaçkash në stacione trenash.) dhe mora metronë që të nxirrte në bulevardin «Sen-Mishel». Atje do të gjeja shokët që njihja, sidomos Qemal Karagjozin, Remzi Ficon e të tjerë. Kisha adresën e Qemalit, ai banonte në «Hôtel Monsieur le Prince».

Meqë ishte shpejt, mëngjes, u ula në kafenenë «Dupon t» në bulevardin «Sen-Mishel», ku piva një café au lait dhe hëngra tri kruasane, duke i thënë vetes:

- Një çikë më javash në të ngrënë, se do të mbetesh pa një lek. Por më kishte marrë uria. Që nga Monpelje e deri në Paris kisha ngrënë një çerek kile bukë dhe një copë djathë «Camember», që i bleva në stacionin e Monpeljesë.

Bulevar di zuri të lëvizë, studentët kishin filluar të dilnin nga shtëpitë, prandaj u çova dhe drejt në hotelin «Monsieur le Prince». I bukur hotel! Emrin e kishte të madh nga rruga ku ishte, por nga pamja dhe brenda qe mizerabël.

Hyra te dhoma ku rrinte e zonja e hotelit, një plakë trashaluqe, me fytyrë të frvrë dhe me leshra gri.

- Kë do? - më pyeti.

- Një student që rri këtu, quhet Qemal Karagjozi.

Ajo hodhi sytë te vendi i çelësave dhe m'u përgjigj

- Ngjitu në katin e katërt, filan numër të dhomës, duhet të jetë brenda.

Ngjita shkallët katër e katër me gëzim. Trokita te dera e Qemalit dhe menjëherë dëgjova zërin e tij që e njihja. Ai bërtiti në frëngjisht:

- Ç'do, kush je?

I fola në shqip:

- Hape, Qemal, jam unë, Enveri.

Dëgjova zërin e tij nga brenda:

- U. ç'të solli. - pastaj hapi derën dhe iu hodhëm në qafë shoqi-shoqit.

U ula në krevatin e tij dhe i tregova historinë.

- Mos u mërzit, - më tha ai, - do të bëjmë si të bëj më.

Qemali ishte djali i Halim Karagjozit, ai dhe vëllezërit e tij qenë pronarë të pasur bagëtish. Ishte më i vogël nga unë. por kemi qenë shokë të mirë si në Liceun e Gjirokastrës, edhe në atë të Korçës. Qemali jo vetëm që ishte shok i mirë, nga karakteri i thjeshtë, por ishte edhe me ide përparimtare, bile dhe komuniste.

- Ke ngrënë mëngjes? - më pyeti.

- Kam ngr ënë, - i thashë, - po vishu të bisedojmë se si do të rregullohem, se 1500 franga kam në xhep. Po i mbarova këto, vdiqa për bukë!

- O, mor i varfër! - ia filloi Qemali. - Tani mirë që kemi ata 1 500 frangat e tua, se unë kam mbetur beter dhe m'u ça hunda për një cigare! Tani jemi të basur. Nga java e ardhshme, më vijnë mua të hollat o?he tok do t'i kemi.

- Do të humbasësh. - i thashë, - se unë s'kam tjetër burim veçse të gjej ndonjë punë. Po vishu tani të vemi të blejmë nga një «zhon» (këto ishin cigaret më të lira. «kromië», sic thoshin në Gjirokastër) dhe të pimë ndonjë kafe-krem me kruasane, se, siç po e shoh, paske mbetur trokë.

- Më ke gjetur në «thatësirë», - ma preu ai dhe kur unë i dhashë 100 franga thirri i çelur: - Tani më duket sikur e mbusha koburen me 100 plumba, c'est quelque chose vieux* - *( Diçka ia vlen, miku irn.) përfundoi ai.

- Më parë se çdo gjë duhet të rregullojmë ku do të fle dhe ku do të ha - i thashë. - E more vesh buxhetin tim?

- T'y mbylltë dera, - foli Qemali, - u bëre i kur syer si xha Halili !

- S'dua të turpërohem! - u mbrojta.

- Ne do të flemë së toku, derisa plaka e hotelit të më thotë: «Pse dy veta do të flini në një dhomë?» - nisi të më shpjegonte Qemali dhe vazhdoi të imitonte plakën. «Unë atë e kam dhënë për një, prandaj miku apo kushëriri yt duhet të paguajë». Por, meqë e di se plaka është e mirë, nuk do ta zërë në gojë këtë çështje veçse pas 20 ditësh. Atëherë ne do t'i themi se do t'i paguajmë diçka më shumë, derisa të lirohet një dhomë, ja atje lart në papafingo, në majë fare, me një baxha dhe me përmasa dy metra me një metër e gjysmë. Atje do të kërrusesh, edhe kur të hysh, edhe kur të rrish në këmbë, edhe kur të lexosh. Vetëm një krevat do të kesh dhe baxhën nga e cila do të shohësh çatitë e shtëpive rreth e rrotull Parisit.

M'u kujtua «La vie de bohème»* *( Shkurtim i titullit të veprës «Les scènes de la vie de bohème». «Skena nga jeta bohemiane».) e Myrzherit, por ajo që propozonte Qemali ishte zgjidhja më e mirë që mund t'i bëhej gjendjes sime në ato situata.

- «Hundo» (e thërritnim kështu sepse e kishte hundën të madhe, pllaçko e të shtrembër ), - i thashë. - Specialist je bërë!

- Këtu në Paris do t'i mësosh të gjitha. Sa për të ngrënë, - tha Qemali. - do të shkojmë të hamë atje ku hamë edhe unë dhe shokët e tjerë, «Chez Llazare».

- Ç'është ky? - pyeta Qemalin, pse mendoja që mund të vinin edhe ditë të këqija.

- Është shqipo, nga Përmeti, frëngjishten e flet si bicots (algjerianët), po zemrën s'e ka të keqe. Po ia vonove paratë, s'të shtrëngon; po kalove muajin o një muaj e gjysmë, të jep vetëm një supë dhe një copë bukë, po ia vonove dy muaj, të thotë: «Pa futu në kuzhinë dhe laj pjatat, pastaj të hash bukën».

- S''e ka keq, - i thashë, - qenka njeri i mirë.

Shkuam në «Chez Llazare» që atë drekë, u poqëm me Remzi Ficon, Sinan Imamin e të tjerë. I dhamë dorën Llazos, i cili më pyeti:

- Qenke i ri në Paris. Nga je?

- Nga Gjirokastra, student! - iu përgjigja.

- Qenkemi nga një mëhallë! - tha përmetari. Plot kam këtu nga Gjirokastra!

Si më pa që u përqafuam fort me Remzi Ficon, babai i të cilit kishte qenë ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Turqi dhe nëna e të cilit ishte nga një fis me fisin tonë, kredia ime te Llazari u ngjit.

- Llazo, - i thirri Remziu, - drekën e Enverit ma shkruaj mua.

- Si urdhëron! - pranoi Llazoja dhe kur do të dilnim, gjeti rastin e më pyeti veçanërisht:

- Ç'e ke doktor Remziun?

- Nip nga nëna e tij, - iu përgjigja.

- Bukur, eja ha këtu, abonohu, mos shko tek ai rrufjani i Mulletit!

- Jo or, - ia ktheva unë, - ç'më duhet të lë vëllain gjirokastrit dhe të vete gjetkë! (As e dija kush ishte ky farë rrufjan Mulleti, më vonë do të mësoja që ishte Qazim Mulleti, po restorantin e kishte vëllai i tij). - Por, Llazo. - vazhdova duke i dhënë një paradhënie prej nja 400 frangash, - mund të më qëllojë që edhe të t'i vonoj ca paratë, ngandonjëherë do të më bësh edhe ndonjë çikë kredi.

- S'je as i pari, as i fundit, - ma ktheu Llazari dhe dulce qeshur shtoi në frëngjisht: Le vieux Llazar avec les étudiants en a vu de toutes les couleurs*. *( Plaku Llazar ka parë Iloj-lloj studentësh.) U rregullua edhe kjo punë.

U ambientova snpejt me Kartienë dhe qysh ato ditë asistova në disa - konferenca në auditoret e Sorbonës. Një pjesë të mirë të kohës shkoja në Kopshtin e Luksembur gut, zija një vend në ndonjë bankë në diell dhe lexoja «L'Ht-lmanité»-në apo ndonjë gazetë tjetër me anonsa për ndonjë vend pune. Anonsat i lexoja një për një çdo drekë, se prej tyre varej e ardhmja ime. Por më kot pr isja, se zakonisht kërkoheshin vende me diplolnë, të cilën unë nuk e kisha. ose viheshin të tjera kushte që unë nuk i plotësoja. Pasi lexoja gazetën, e fusja në xhep dhe shkoja laja duart në basenin e «Fontaine de Médicis». Përpara ishte «Palais du Luxembourg», ndër tesa e madhe e senatit francez. Gjithçka në ndër tesë e rreth saj ishte madhështore, e bukur, impozante dhe, në gjendjen time të papunë e me shpresa të vakëta, të gjitha këto m'i shtonin më tepër mërzinë dhe shqetësimin. E ku mund të më shkonte mua atëher ë në mendj e që një ditë, r r eth 10-11 vjet më vonë, pas fitores mbi fashizmin, do të vija po në këtë vend, tash Kryeministër i Shqipërisë së re demokratike popullore. do të ngjitesha në tribunë të «Palais du Luxembourg» dhe do të flisja për luftën heroike të popullit tonë të lavdishëm!

Nuk do t'i harroj ato ditë të gushtit e të shtatorit 1946 të ngjeshura me punë, me biseda. k onfferenca shtypi e debate. Qarqet reaksionare e shoviniste, veçanërisht reaksioni anglo-amen ikan bënë ç'është e i::undur që Shqipër ia e re, e dalë fitimtare nga një luf të e përgjakshme, të mos zinte vendin që meritonte në gjirin e kombeve e në mes vendeve që kishin dhënë kontribut të madh në luftën kundér nazi-fashizmit, u përpooën e ç'nuk bënë që ta copëtonin më tepër se ç'e kishin copëtuar në fillim të shekullit Shqipërinë. Por tash populli ishte në fuqi, kishte krijuar në luftë pushtetin e vet popullor, kishte Qeverinë e vet Demokratike të dalë nba lufta dhe populli e Partia më ngarkuan mua me detyrën të shkoja në Paris, në Konferencën e Paqes dhe të mbroja e të afirmoja të drejtat legjitime të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Që kur hyra në sallën e madhe e të ndritshme, e cila kishte javë të tëra që ziente nga fjalime, debate, grindje, pretendime, thirrje, deklarata e kundërdeklarata të delegacioneve të vendeve të ndryshme, e ndjeva edhe më qartë se tashmë Shqipëria, donte apo s'donte reaksioni ndërkombëtar, ishte bërë një faktor i fuqishëm që s'mund të mos merrej në konsideratë. Këtë të vërtetë e kisha dëgjuar edhe nga Hysniu e shokët e tjerë të delegacionit, të cilët prej ditësh ndodheshin në konferencë; se ç'thuhej e diskutohej për Shqipërinë kisha lexuar në shtypin francez e në materiale të tjera; për çështjen slzqiptare më folën Vishinski e Mosha Pijade, Moris Torezi e të tjerë. Por më qartë u binda për këtë gjatë ditëve që mora pjesë në punimet e konferencës. Unë atje fola në emër të një çështjeje të drejtë, në emër të vendit e të popullit tonë trim e luftëtar, zëri im ishte zëri i Shqipërisë së re që i kishte fituar të drejtat që i takonin me gjak e sakrifica, i kishte ato de facto në duart e veta e tanfi kërkonte jo vetëm të mos ia cenonte kush, por dhe t'i njiheshin e t'i afirmoheshin në arenën ndërkombëtare.

Gjatë këtyre ditëve që qëndrova në Paris, më 1946, në ndonjë moment të lirë gjeja rastin të shihja edhe ato ambiente, ato sheshe e rrugë ku isha endur 10-12 vjet më parë. Përpara syve i kam ata punëtorë emigrantë shqiptarë, të cilët na rrethuan me dashuri e përkujdesje të veçantë sapo shkelëm në tokën e Francës. Ishin dhe ata të gëzuar e krenarë që tash nga vendi i tyre vinin përfaqësuesit e popullit e dinin të mbronin me forcë e dinjitet të drejtat legjitime të Shqipërisë.

Por të gjitha këto do të ndodhnin shumë vonë. Le të kthehemi në ato ditë të viteve 1934 e 1935, kur endesha nëpër Paris në kërkim të punës e të mjeteve minimale të jetesës, në ditët e vështira kur qëndroja me orë të tëra nëpër bankat e Kopshtit të Luksemburgut. Ashtu student i varfër sic isha, që haja vetëm drekën, e cila më kushtonte pesë franga dhe që lexoja çdo ditë anonsat për të gjetur ndonjë punë, më kujtoheshin shkrimet e Anatol Fransit, i cili në biografinë e tij shkruante: «...I vogël, me beretën në kokë. me duart në xhepa të xhaketës dhe me çantën me libra në krahë, çaja erën e ftohtë të Kopshtit të Luksemburgut dhe shikoja fletët e verdha të pemëve që binin njëra pas tjetrës mbi supet e bardha të statujave...». Mundet nuk e citoj ekzaktësisht shkrimin e Fransit, por në esencën e tij, bile dhe në frazë nuk gaboj shumë. Anatol Fransi ishte një nga autorët e mi më të preferuar, kisha lexuar shumë nga romanet e fuqishme e të bukura të tij shoqërore dhe politike. Kisha një admirim të madh për të edhe për faktin se ai shkrim tar aq i madh dhe me famë botërore, kërkoi dhe u bë anëtar i Partisë Komuniste Franceze dhe i tillë vdiq.

Muajt kalonin, mbeta shumë shtrënguar ekonomikisht, ecja me orë të tëra né këmbë dhe, kur ulesha né ndonjë kafe i rraskapitur dhe lexoja gazetat, pse ishin pa pare, garsoni kalonte tri-katër herë dhe me pecetën bënte sikur fshinte tryezën. Kjo donte të thoshte «o konsumo edhe ndonjë gjë të dytë, o liro vendin», kështu që detyrohesha të ngrihesha. Qemali mè ndihmonte, Remziu më jepte ndonjë frangë hua, më paguanin ngandonjëherë edhe biletën e kinemasë. Sidoqoftë u lodha për ndonjë puné, vajta edhe né disa shtypshkronja të kërkoja, më pyetnin q'shkollë kisha e u përgjigjesha si e kisha punën.

- Je i sindikuar, e ke teserën? - vazhdonin pyetjet.

- Jo, jam student.

Pyetjet e përgjigjet vazhdonin, nganjëherë thjesht për mirësjellje ose korrektësi, sepse thuajse kudo né fund merrja këtë përgjigje:

- Këtu s'ka punë për francezët dhe jo më për te huajt.

Një herë né anonsën e një gazete pashë se kërkonin një njeri për të kopjuar adresa né zarfe. U paraqita, ishte një dyqan që përfaqësonte shtëpi té verërave. Ai që më priti më dha një letër pèr të më provuar shkrimin mbi zarf. Si duket i pëlqeu shkrimi dhe më tha:

- 20 000 adresa 30 franga. Ç'a vous va?* *( Si ihua?)

- Sigurisht që pranoj ! - i thashë, pa marrë par asysh ç'donte të thoshte kushti që më vuri. Më vonë e provova lodhjen, pse duheshin dy-tri ditë që të shkruaja adresat në 20 000 zarfe dhe t'i shkruaje bukur, pa gabime. Por ç'të bëja, ishin 30 franga!

U fola shokëve për punën që kisha gjetur, por ata s'ma miratuan.

- S'është gjë ajo! - tha Remziu. - Mbaje hëpërhë, por të késhilloj të shkosh në legatën tonë dhe me siguri do të të presë Noçka. Unë e njoh atë, kërko, insisto, që të vazhdojnë të të japin përsëri bursën.

- Mirë, do të vete, por s'do të dalë gjë, - iu përgjigja.

Vajta dhe në legatë, atje më priti njëfarë Noçka, që ishte sekretar i parë i legatës sonë në Paris. Ishte mesoburrë dhe nuk më priti keq, më uli, më zgjati edhe një cigare. Ia tregova hallin, i vura në dukje q~ë kisha shkuar apostafat në Paris të kërkoja një të drejtën time etj., etj. Edhe unë i flisja me njerëzillëk.

- Po kush të ndihmon këtu? - më pyeti ai.

Iu përgjigja se shkruaja zarfe dhe se më ndihmonte disi Remzi Ficoja.

- Pse, ç'e ke Remziun? - pyeti Noçka.

Aty doja edhe unë që të më dilte, prandaj i them që e kam nip etj.

- Mirë, - premtoi Noçka, - do të raportoj në Tiranë dhe, kur të kem lajm, do të të thërres. Po ku rri ti?

I dhashë adresën dhe i kërkova që të më lajmëronte me anën e Remziut.

Prit e prit dhe më në fund doktori më lajmëroi se Tirana qe përgjigjur që nuk më vazhdonte më bursa.

- Unë, - vazhdoi Remziu, - i fola shumë mirë për ty, prandaj më tha: «Pa ma dërgo edhe një herë në legatë se mund të gjejmë diçka hiëpërhë».

Vajta edhe në legatë, ku Noçka më njoftoi përgjigjen e Tiranës, duke shtuar se në këtë përgjije thuhet se je edhe kunati i Bahri Omarit. Ç't'i thosha? Sidoqoftë e pashë se priste një përgjigje e i thashë:

- S'më lidh gjë me të, veçse motra. Por ministria e dinte klëtë që kur më dha bursën.

- Hiqe shpresën nga bursa, - theksoi Noçka, - se s'del gjë andej. Por kam një propozim tjetër: do të hapim një konsullatë nderi në Bruksel të Belgjikës. Konsull nderi atje do të jetë një i quajtur Maroth, kont dhe I pasur. Ai do të paguajë ndërtesën e konsullatës, rrogën e sekretarit të konsullatës dhe ne do të dërgojmë vulat, pullat konsullore etj. Unë mund të rekomandoj që të shkosh ti si sekretar (kancelar) i kësaj konsullate.

Pa e zgjatur e falënderova Noçkën duke i vënë në dukje se po më bënte një nder të madh.

Më tha të mos shpejtohesha.

- Më parë se të hapet ajo konsullatë, - më sqaroi, - atasheu i shtypit dhe konsulli duan të mësojnë nj

çikë gjuhën shqipe. Për këtë ata duan të bëjnë dy orë mësim në javë dhe paguajnë 20 franga në orë ose në një orë e gjysmë.

- Dakord, - miratova, - jam gati që nesër!

U largova i gëzuar pse 60 franga që do të merrja në javë nga zarfet dhe 40 nga mësimi i shqipes, do të më bëheshin kështu 100 franga në javë. Ky për mua ishte një thesar, pavarësisht se në fakt ishte një mizerje. Rregullova oraret në zyrën e zarfeve dhe u nisa për në shtëpinë e konsullit që ndodhej në një rrugë të Parisit, që kush ia mban mend emrin!

Konsulli i nderit ishte njeri i sjellshëm, dukej se ishte i pasur dhe, siç mësova më pas, merrej me disa veprimtari tregtare e industriale. Kishte influencë e lidhje edhe në Belgjikë e Holandë, por, siç thonë, pasuria e hedh ujin përpjetë. Zoti Maroth, industrialist e afarist ishte keq për një çikë titull diplomatik! Donte të paraqitej jo vetëm në banka e në bursa, por edhe në qarqet e diplomacisë, të thirrej në pritje e të organizonte pritje kur të kishte rastin. E donte këtë thjesht për modë ose snobizëm, apo, përmes diplomacisë synonte të krijonte kushte e mundësi të reja për të zgjeruar veprimtarinë afariste, këtë nuk e mora vesh asnjëherë, sepse as desha ta dija, as rasti s'm'u dha ta mësoja. E vetmja gjë që e mësova qartë ishte dëshira e tij për t'u futur de jure edhe në qarqet diplomatike dhe, në ato kohë, realizimi i një dëshire të tillë, sidomos për ata që ishin të zënë e të shkathët, nuk ishte një gjë e vështirë. U qepeshin shteteve të vogla ose qeverive pa shpatulla, siç ishte në ato vite edhe regjimi zogist, dhe u kërkonin lejen që të celnin konsullata e të akreditoheshin si konsuj nderi në ato vende ku shteti në fjalë s'kishte mundësi të çelte e të mbante vetë një konsullatë. Kështu bëri Marothi me regjimin zogist. Kërkoi leje të çelte një konsullatë shqiptare në Bruksel dhe të akreditohej atje konsull nderi.

Të gjitha shpenzimet e nevojshme, që nga ndërtesa, personeli, veprimtaria e konsullatës etj. përballoheshin nga konsulli i nderit. Zogu, sig mësova, e dha miratimin, më pas lëshoi për këtë edhe një dekret të vegantë dhe Maroth Marothi, nënshtetas francez, me origjinë hungareze, u akreditua konsull i Shqipërisë në Bruksel të Belgjikës! Një lëmsh i vërtetë shtetesh e titujsh që kurrë s'mora vesh se ç'përfitoi në fakt njëra apo tjetra palë. Por nga e gjitha kjo, unë, studenti i varfër e i papunë, pata një përfitim jo të vogël: gjeta një punë, që, sig do të flas më poshtë, vërtet ishte zero në pikëpamje të diplomacisë, por më ndihmoi në aspekte të tjera.

Fillimisht detyrën e nisa me orë, duke u dhënë mësim konsullit dhe përgjegjësit të shtypit (edhe ky francez), mbi bazën e një libri që mora në legatë. Ditët e para e mora seriozisht dhe bëja përpjekje që t'ua shpjegoja mirë mësimet, por ata e kishin këtë marrje mësimi sa për t'i thënë qeverisë sonë se po mësonin shqipen! Shpejt u binda që ata jo më shqipen s'kishin për ta mësuar, por as për Shqipërinë, për historinë, jetën e problemet e saj s'kishin për të mësuar ndonjë gjë. Më pyetën se cilat ishin festat tona kombëtare, në ç'datë binin, i shkruan ato në blloqe që të mos lodheshin për t'i mbajtur mend dhe me kaq vazhdonin punën e vet. Por anën formale të mësimit të shqipes nuk e ndërprenë, sepse, si duket, pritnin dekretin e akreditimit zyrtar.

Kaluan kështu disa muaj që veja e vija për të dhënë mësime, më binin këmbët, por nga e gjitha kjo, përveç 40 frangave në javë, kisha edhe përfitime të tjera. Njihesha me rrugët, me sheshet e monumentet e Parisit, shikoja çdo gjë me vërejtje, më kujtoheshin emra, vende, statuja për t cilat kisha mësuar në slikollë ose kisha lexuar në libra Fragmente të historisë dhe të romaneve që kisha kënduar i shihja tani të gjalla, por një pjesë edhe të ndryshuara. Këndoja emrat e rrugëve dhe më kujtoheshin njerëzit e shquar të historisë e të letërsisë franceze, luftërat që ishin udhëhequr nga gjeneralë e mareshalë emrat e të cilëve o shkruheshin në histori, o në ndonjë pllakë muri, ose ishin zhdukur pa nishan. Kaloja shumë herë në quais* *( Rrugët buzë Senës.) të lumit Senë, vizitoja bukinistët se më pëlqenin librat, dhe herë pas bere blija nga ata që ishin të përdorur dhe shumë të lirë. Vetëm atje mund të blija unë. Duke lexuar «La guerre civile en France», përpiqesha të gjeja rrugët e bulevardet ku u zhvilluan luftimet dhe u ngritën barrikadat; ca i gjeja, ca ishin ndryshuar. Shkova në «Père Lachaise», ku pashë murin e komunarëve heroikë. Një herë tjetër vizitova «Notre-Dame de Paris». Tërë kohën që shikoja statujat, vitrotë, shimeret, përfytyroja më qartë romanin e Hygoit, historitë me Kuazimodon, me Esmeraldën dhe dhinë e saj, me «pasionet», revoltën dhe zhibenë e Monfokonit*. *( Le gibet de Montfaucon: trekëmbëshi i Monfokonit, ndërtuar në lokalitetin e Monfokonit në shekullin e 13-të për ekzekutimin e të dënuarve me varje.)

Mes vendeve ku shkoja shpesh e me admirim të veçantë ishte rruga para hotelit «Kontinental», në mes të Parisit, atje ku 15 vjet më parë djali trim i Shqipërisë, patrioti e demokrati i shquar Avni Rustemi, shtriu përtokë tradhtarin me damkë, Esat pashë Toptanin. Përpiqesha të përfytyroja sa më qartë rrugën që kishte ndjekur Avniu për të gjetur pozicionin e saktë nga do të qëllonte mbi gjeneralin tradhtar e kopuk, momentin kur Esat pasha doli nga hoteli, gjullurdinë e rrëmujën që u shkaktua ndër kalimtarët kur dëgjuan të shtënat dhe panë si u shtri gjerë e gjatë anadollaku e njeriu i njëqind flamurëve, befasimin e të gjithëve, kur atentatori, një djalë i ri, shtatshkurtër, i zbehtë por me një shikim të qetë e të vendosur, pa asnjë hezitim, me revolverin që e kishte grykën ende të nxehtë, u dorëzua vetë tek autoritetet franceze. Të shtënat e Avni Rustemit në Paris nuk qëruan nga faqja e dheut vetëm një tradhtar. Ato buçitën atje duke ngritur lart në opinionin publik francez e të vendeve të tjera emrin e Shqipërisë së vogël e trime, vendosmërinë e bijve të saj për të mbrojtur të drejtat e interesat e atdheut pa pyetur për jetën e tyre.

Në Paris, pavarësisht se vështirë të gjesh rrugë e shesh kutë mos ketë pliaka, buste ose monumente në kujtim e nderin: të figurave të ndryshme ose të ngjarjeve të ndryshme të historisë, kuptohet, nuk kishte as pllakë as ndonjë shenjë tjetër në përkujtim të aktit të lartë të Avni Rustemit. Por për çdo shqiptar që shkel në Paris vendi ku kreuaktin e lartë Avni Rustemi është e do të jetë një vene,i shenjtë, vend ku secili shkon e përkul kokën me nderim para veprës së Avniut, vend ku edukohen atdhedashuria e guximi revolucionar për të mos u përkulur para asgjëje, për të mos vënë asgjë mbi interesat e lartë të atdheut. Me të tilla ndjenja e emocione shkoja dhe un atje, në ditët e vështira të jetës sime prej studenti.

Në Paris u njoha edhe me emigrantë politikë, si Kol Tromarën, Qazim Koculin, Ali Këlcyrën, Beqir Valterin e të tjerë. Të gjithë luanin kumar, poker, dhe merrnin pjesë në bastet për garat e kuajve, me përjashtim të Sejfi Vllamasit dhe të Rexhep Mitrovicës. Me këta më njohën Remziu, Qemali a ndonjë tjetër. Më prezantonin me ta si kunati i Bahri Omarit dhe për këtë arsye ata më jepnin nganjëherë dorën dhe më përshëndetnin. Ata as që merreshin fare me politikë, për Shqipërinë as çanin kokën fare, pse ishin larg dhe lajme e njerëz nuk shkonin në Paris, si në Bari. Këta farë politikanë nuk kishin as unitet të paktën shoqëror me njëri-tjetrin, ata vetëm të luanin kumar dinin, dhe përpiqeshin kush të rripte shoqi-shoqin. Para merrnin mirë, kushedi nga ç'grazhd, pse jo vetëm jetonin në apartamente që kushtonin, po të gjithë frekuentonin kafenetë e mëdha, si «La Coupole» në Monparnas. Rrallë i shihje në kafenetë popullore, si «Dupont» që kishte në çdo rrugë.

Të gjithë këta myteberë, gjoja antizogistë, i ktheu Italia kur okupoi Shqipërinë, i organizoi në luftë kúndër popullit dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Bëmë gjithë përpjekjet që né mos me popullin e lëvizjen, të paktën të mos ngriheshin kundër, por ata e kishin vendosur rrugën e tradhtisë, u béne krerë të Ballit Kombëtar, na goditën hapur me armë, prandaj ne krerëve u dhamë atë që meritonin, si kriminelë lufte, disa të tjere i dénuam me burg, kurse një pjesë u arratisen me varka angleze dhe ngordhën përsëri si tradhtarë të urryer né arrati, si agjentë dhe spiunë të armiqve imperialistë kundër Shqipërisë.

Partia Komuniste Franceze né lagjet e punëtorëve kishte disa qendra leximi, ku unë shkoja pér të lexuar shtypin e partisë, për të lexuar «Anti-Dyringun» e Engelsit, pjesë dhe komente të «Kapitalit», dëgjoja leksione për Leninin dhe për Stalinin. Këto më ndihmuan shumë né formimin e botëkuptimit tim marksist-leninist. Idetë e komunizmit shkencor më rrënjoseshin thellë né zemër, kujtoja vendin tim të mjerë, shokët e Liceut të Korçës, punëtorët, shikoja mjerimin e proletariatit francez, shikoja edhe mjerimin tim personal dhe, megjithatë, më dukej se bëhesha më i fortë. Asistoja né mitingjet e hapëta që organizonte né sheshe e né stadiume Partia Komuniste Franceze dhe atje shihja forcën e proletarëve, forcën e ideve të pavdekshme të Marksit.

Do të fitojmë, thosha me vete, por do të fitojmë duke luftuar.

Jeta më mësoi, vuajtjet më kalitën, pse, sa ndenja né Paris rreth 10 muaj, s'e ngopa kurrë barkun me bukë, pale me gjellë. Né mbrëmje shumë herë haja nga një «briosh», né drekë pak tru të zier me ca patate si kontorno dhe një copë bukë. Ngandonjëherë rrija edhe 24 orë pa ngrënë, para se të merrja ato pak franga nga puna që bëja.

Këpucët më ishin grisur, prandaj i kërkova Fahrijes të më dërgonte 200 franga dhe ajo m'i dërgoi. Me to bleva një palë këpucë, një palë çorape dhe një këmishë blu, se e bardha duhej larë çdo dite dhe më grisej. Një këmishë të bardhë që kisha, e ruaja kur veja i jepja Marothit mësimin e shqipes.

Më në fund një ditë ky më tha:

- Çdo gjë është gati për konsullatën né Bruksel! Nga fundi i javës të vini të merrni dy rroga avancë dhe paratë e rrugës me tren të klasës së dytë. Kemi lajmëruar ambasadën e Belgjikës në Paris që të shkosh të marrësh vizën e hyrjes. Rroga jote do të jetë 600 franga belge dhe do të flesh né konsullatë, kështu që qira s'do të paguash. U gëzova shumë dhe renda te Qemah e Remziu për t'u

dhënë sihariqin.

Pastaj shkova né qendrën e leximit të Partisë Komuniste Franceze dhe i kërkova përgjegjësit nëse mund të më organizonte një takim me shokun Pol Vajan Kuturie, se kisha diçka për t'i thënë. Ai më tha të shkoja të nesërmen të merrja përgjigje. Kur shkova në mëngjes më porositi të shkoja në zyrat e «Huma»-së* *( Shkurtimi i titullit të gazetës «L'Humanité».) se do të më priste Vajani, ose ndonjë shok tjetër. Shkova dhe për fatin tim më pritivetë Vajani. Ishte një mesoburrë nga shtati, me një fytyrë të qeshur, me sy té émbël, qé egërsoheshin përnjëherë kur fliste për fashizmin dhe për borgjezinë. Vajani më dha do rën dhe më uli. I tregova shkurtimisht historinë time.

- Tash së fundi, - e njoftova, - m'u paraqit rastite punoj né Bruksel si sekretar privat né konsullatën shqiptare që do të çelet, me konsull një të huaj. Atje do të merrem edhe me shtypin. Do t'ju lutem për një gjë, vazhdova. - Unë jam komunist me gjithé shpirt, partia, shtypi juaj dhe mjerimet e popullit tim më kanë bërë komunist. Ngandonjëherë, nga lajmet që mund të marr nga Shqipëria, a mund të dërgoj né «L'Humanité» nga ndonjë artikull të vogël për të demaskuar regjimin feudal të zogut?

Vajani më shikoi me ata sytë e ëmbël dhe më tha:

- Posi, të dërgoni, shok, do t'jua botojmë me gjithë qejf.

Unë u gëzova, sikur kapa qiejt, dhe u ngrita. Vajani më propozoi të rrija dhe ca dhe më pyeti:

- A mund të na flisni ca për Shqipërinë, për gjendjen shoqërore, për klasën punëtore, për fshatarësinë, pse ne dimë, por duhet të pohoj, nuk dimë shumë gjëra.

- Me gjithë qejf, - pranova unë dhe ia filïova, dulce bërë kujdes të mos zgjatesha shumë, se i haja kohën dhe dulce dashur që t'ia bëja sa më të qartë ç'më kërkonte. Qëndrova një orë e gjysmë. M'u duk se i ngjalla interes, pse mbante shënime dhe, kur më dha dorën, ma shtrëngoi dhe më tha:

- Frëngjishten e flet mirë, duhet edhe ta shkruash. Për çdo artikull që do të na dërgosh, vur pseudonim. Shkrimet që do të na vijnë nga Brukseli e që do të flasin për Shqipërinë do të kuptojmë se vijnë nga ju, shoku Hoxha.

Kur u ndamë, Vajani më theksoi:

- Ta duash dhe të luftosh për komunizmin.

- Deri në vdekje do të luftoj ! - i thashë.

Kaq ishte me sa më kujtohet pjekja ime me këtë komunist të madh, me të cilin unë, një student i ri, pata fatin e madh të bisedoja dhe ai të më dëgjonte për një orë e gjysmë tek i flisja për mjerimet, luftën dhe shpresat e popullit tim.

Në ditën e caktuar nga konsulli, mora me vete ato pak bagazhe që kisha, kryesisht pak tesha e shumica libra, i hipa trenit për në Bruksel dhe u nisa. U mbyll kështu një faqe e jetës sime në Francë, ku qëndrova në Monpelje e Paris, rreth katër vjet. Ruaj kujtime e përshtypje të mira për këtë vend e popullin e tij, të cilët m'i kishin bërë të njohur e të dashur jo vetëm shkolla e librat që lexoja, por edhe njohja e kontaktet direkte gjatë katër vjetëve. Ky vend kishte një të kaluar të pasur me luftëtarë të mëdhenj të penës e të mendjes, me luftërat e pareshtura për liri e përparim e sidomos me Revolucionin Borgjez Francez që ndikoi aq shumë në Evropë e në botë. Por unë, si mijëra e mijëra të tjerë që kanë pasur rastin ta njohin nga afër atë vend, nuk e admirova Francën e popullin francez vetëm për ato çka i takonin historisë. I admiroja e i respektoja njerëzit e saj të letërsisë, të kulturës e të shkencës për krenarinë që kishin për paraardhësit e tyre, për skrupulozitetin dhe vullnetin që shfaqnin në punë, për ndjeshmërinë që kishin ndaj f ateve të vendit të tyre. N atyrisht kishte në Francën e asaj kohe edhe shumë gjëra që s'shkonin. Kishte atje një borgjezi të pasur, të konsoliduar, tepër ambicioze e tepër shtypëse ndaj masave, kishte një aparat të fuqishëm shtetër or që ishte i gatshërn të shtypte, në emër të mbrojtjes së rregullit e të ligjit, çdo gjë që mund të cenonte rendin e rregullin zyrtar; kishte sidomos në ato vite të rënda e plot tronditje politike e sociale, të tillë politikanë të cilët, për një mijë e një arsye e shkaqe, pas disa vjetësh do ta çonin Francën në disfatë e kapitullim të turpshëm. Por, unë në ato vite s'kisha të bëja e as më duhej të kisha të bëja me këto «anë» të Francës. Kisha shkuar atje të mzsoja dhe Franca ka pasur e ka shumë ç'të mësosh. Edhe në

këtë sferë, në sferën e Francës së letërsisë, të kulturës e të shkencës, kishte, krahas mrekullive të mendjes e të shpirtit krijues të njerëzve, edhe shumë eksese, yje fallco që ndizeshin e shuheshin, por të gjitha këto, në një vend si Franca, ishin të paevitueshme. E rëndësishme ishte të qëndroje larg tyre, e rëndësishme ishte të mësoje te Franca atë çka kishte të mirë e mësimdhënëse ajo.

Largohesha andej me mendimet e përshtypjet më të mira për popullin francez, për njerëzit e thjeshtë punëtorë e sqimatarë, me të cilët s'mbaj mend të kem pasur konflikte apo grindjen më të vogël. Largohesha në vitet kur atje po rriteshin si kurrë ndonjëherë hapësira dhe dimensionet e luftës klasore, në vitet kur proletariati francez po ngrihej në demonstrata e mitingje të fuqishme në mbrojtje të të drejtave të tij, në mbrojtje të atdheut e të botës nga rreziku kërcënues i mortajës fashiste. Pata rastin kaq e kaq herë të rreshtohesha edhe unë, studenti proletar, me proletarët e uzinave e të minierave në mitingjet që organizonin sindikatat ose Partia Komuniste Franceze. Ikja kështu nga ky vend më i pjekur, më i mësuar, më i regjur, Davarësisht se në shkollë nuk mora ndonjë diplomë. Veten e ndieja më të fortë, pse çka kisha lexuar, çka kisha dëgjuar, çka kisha parë dhe çka kisha vuajtur shpirtërisht edhe ekonomikisht, ishin për mua diploma që do të më shërbenin, siç më shërbyen, më shumë se një letër e shkruar me en tëte* *( Frëngjisht - këtu në kuptimin: me titullin, emërtimin.) të një fakulteti. Puna e diplomës ishte çështje «e fitoje ose jo provimin». Unë e ndieja se kisha mësuar edhe në fakultete, por më shumë në jetë dhe si autodidakt.





V



NË BELGJKË – BRUKSEL