TAKIMI I TRETE



Nëntor 1949



Takim prej 5 orësh né Suhumi. Bisedë kokë më kokë me shokun Stalin. Edhe një herë për problemin grek. Mbi gjendjen né JugosIlavi pas tradhtisë sé Titos. Problemi i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara me shqiptarë né Jugosllavi. «Të sulmosh Shqipërinë s'është punë e Iehtë». «Né qoftë se Shqipëria do të jetë e fortë nga brenda, ajo nuk ka rrezik nga jashtë». Një darkë e paharruar. Përsëri mbi zhvillimin ekonomik e kulturor të Shqipërisë. Qëndrimi ndaj fesë e klerit. «Vatikani është një qendër reaksioni, vegël né shërbim ti; kapitalit e reaksionit botëror».







Në nëntor të vitit 1949 shkova né Moskë për të tretën herë. Gjatë udhëtimit për né Bashkimin Sovjetik qëndrova përkohësisht né Budapest, ku u takova me Rakoshin, i cili më priti shumë përzemërsisht dhe u interesua të dinte për gjendjen ekonomike të Shqipërisë, për punën armiqësore të titistëve dhe për luftën e forcave demokratike greke. Biseduam shoqërisht, shkëmbyem një sërë mendimesh dhe ai, me sa mbaj mend, më vuri në dijeni edhe për gjeñdjen në Hungari.

Para se të mbërrija në Moskë, qëndrova përkohësisht edhe në Kiev. Atje më pritën jashtëzakonisht mirë.

Në Moskë kishin dalë për të më pritur LGvrentievi, mareshal Sokolovski, Orlovi e personalitete të tjera ushtarake dhe civile. Pastaj u takova me Malenkovin, me të cilin bëra bisedimin e parë të shkurtër.

Malenkovi më tha që po të dëshiroja dhe po të kisha mundësi, t'i shkruaja çështjet që kisha ndër mend të shtroja në bisedime, me qëllim që ai ta kishte më lehtë për t'ia transmetuar shokut Stalin.

- Pastaj, më tha, do të presim përgjigjen e shokut Stalin nëse ju, shoku Enver, do të shkoni për të biseduar personalisht me të në qytetin Suhumi, ku ai është me pushime, ose do të bisedoni me ndonjë shok tjetër të udhëheqjes sovjetike, që d.o të rekomandojë Josif Visarionoviçi.

Në mbrëmje i shkrova çështjet që kishim menduar të bisedonim dhe ia dorëzova Malenkovit.

Stalini, pasi u vu në dijeni, porositi që unë të shkoja në Suhumi që të bisedonim së bashku. Kështu vepruam.

U takova me shokun Stalin në kopshtin e shtëpisë ku ai kalonte pushimet; një kopsht i mrekulluesh6m, i mbushur me pemë e me bordura lulesh shumëngjyrëshe ndanë rrugëve e rrugicave. E pashë që nga larg tek ecte si zakonisht ngadalë, pakëz i kërrusur përpara dhe me duart prapa.

Si gjithmonë, më priti me shumë përzemërsi dhe u soll shumë shoqërisht. Dukej mjaft mirë me shëndet.

- Tërë ditën bredh jashtë, më tha, vetëm kur ha bukë më sheh dhoma.

I gëzuar që e shihja përsëri dhe që ishte kaq mirë me shëndet, e urova

- Të na r ronfi edhe njëqind vjet, shoku Stalin!

- Njëqind? - tha ai me të qeshur, duke :nbyllur pakëz sytë. - Pak janë. N6 Gjeorgji kemi pleq që janë 145 vjeç dhe rrojnë akoma.

- Edhe njëqind, shoku Stalin, kështu uron populli ynë, edhe njëqind mbi moshën që keni! i thashë.

- Tak harasho! - tha gjithë humor. - Kështu është mirë, jam dakord. - Qeshëm.

Bisedimet, në të cilat morëm pjesë vetëm sholcu Stalin dhe unë (si dhe përkthyesi ynë Sterjo Gjokoreci), i bëmë jashtë në ballkon. Ishte ora 9 e mbrëmjes me orën e Moskës. Stalini mbante kasketë në kokë, një shall bojë kafe në qafë dhe një palë rroba të leshta gjithashtu bojë kafe.

Kur do të uleshim për të filluar bisedimet, unë, për respekt, e hoqa kapelën dhe e vura né varëse, por ai më tha:

- Mos e hiq, mbaje edhe ti kapelën.

Unë kundërshtova, por ai nguli këmbë ngá meraku se mos ftohesha ngaqë kishte lagështirë dhe ur dhëroi shoqëruesin e tij që të ma sillte.

Gjatë këtij takimi të paharruar diskutuam me shokun Stalin një sërë problemesh.

Ndër të tjera i parashtrova atij pikëpamjet tona mbi qëndrimet e gabuara të shokëve udhëheqës të Partisë Komuniste Greke dhe akuzat e padrejta që ata na kishin bërë neve. Midis të tjerash, i thashë se Komiteti Qendror i Partisë sonë gjithmonë ka pasur marrëdhënie të ngushta me Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Greke, se Partia dhe populli ynë gjithmonë e kanë mbështetur hapur luftën e drejtë dhe heroike të popullit grek për liri e demokraci dhe kundër ndërhyrjes sé huaj anglo-amerikane. Për vetë lidhjet e veganta që kemi pasur me shokët grekë ne, veçanërisht gjatë vitit 1949, kemi vënë re gabime e të meta tek udhëheqja e Partisë Komuniste Greke dhe pikëpamjet tona mbi këto gabime disa herë ua kemi shfaqur atyre hapur, né mënyrë shoqërore, me frymë të shëndoshë internacionaliste. Edhe një herë ne ua thamë atyre pikëpamjet tona pas goditjeve që forcat demokratike greke pësuan në Vici e Gramoz. Por shokët udhëheqës të Partisi Komuniste Greke, jo vetëm që as kësaj radhe unë, për respekt, e hoqa kapelën dhe e vura né varëse, por ai më tha:

- Mos e hiq, mbaje edhe ti kapelën.

Unë kundërshtova, por ai nguli këmbë ngá meraku se mos ftohesha ngaqë kishte lagështirë dhe ur dhëroi shoqëruesin e tij që të ma sillte.

Gjatë këtij takimi të paharruar diskutuam me shokun Stalin një sërë problemesh.

Ndër të tjera i parashtrova atij pikëpamjet tona mbi qëndrimet e gabuara të shokëve udhëheqës të Partisë Komuniste Greke dhe akuzat e padrejta që ata na kishin bërë neve. Midis të tjerash, i thashë se Komiteti Qendror i Partisë sonë gjithmonë ka pasur marrëdhënie të ngushta me Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Greke, se Partia dhe populli ynë gjithmonë e kanë mbështetur hapur luftën e drejtë dhe heroike të popullit grek për liri e demokraci dhe kundër ndërhyrjes sé huaj anglo-amerikane. Për vetë lidhjet e veganta që kemi pasur me shokët grekë ne, veçanërisht gjatë vitit 1949, kemi vënë re gabime e të meta tek udhëheqja e Partisë Komuniste Greke dhe pikëpamjet tona mbi këto gabime disa herë ua kemi shfaqur atyre hapur, né mënyrë shoqërore, me frymë të shëndoshë internacionaliste. Edhe një herë ne ua thamë atyre pikëpamjet tona pas goditjeve që forcat demokratike greke pësuan në Vici e Gramoz. Por shokët udhëheqës të Partisi Komuniste Greke, jo vetëm që as kësaj radhe Stalin - ata në fillim na i kanë bërë me gojë e pastaj me shkrim në një letër të tyre të fundit. Kopjen e kësaj letre dhe përgjigjen tonë jua tremi dërguar edhe juve nëpërmjet ambasadorit Cuvahin.

Stalini që nuk i kishte parë këto letra, pasi pyeti për datat e tyre, dha urdhër t'i kërkonin. Mbas pak ia sollën. Kur i lexoi, më tha:

- Unë tram qenë me pushime dhe këto materiale nuk i tram lexuar. Të gjitha letrat tuaja të tjera i tram lexuar.

Grekët kanë kërkuar të bisedojnë dhe të merren vesh me ju - shtoi pastaj ai.

- Për vërejtjet e kritikat që ne u tremi bërë shokëve grekë, i thashë shokut Stalin, jemi nisur kurdoherë nga qëllime të sinqerta e shoqërore, duke e konsideruar këtë një detyrë internacionaliste, pavarësisht nëse mendimet tona do t'u pëlqenin apo jo atyre. Ne kemi dashur dhe jemi përpjekur gjithmonë t'i zgjidhim shoqërisht e nie frymë të shëndoshë komuniste këto çështje me shokët grekë, kurse ata jo vetëm nuk kanë treguar të njëjtën frymë mirëkuptimi nga ana e tyre, por edhe na akuzojnë e përpiqen t'ua hedhin fajin të tjerëve. Të tilla pikëpamje e qëndrime janë të papranueshme për ne, thashë dhe shtova se për punët në Partinë, popullin e atdheun tonë shoku Gahariadhis duhet të ketë parasysh e të mos harrojë se jemi ne vetë përgjegjës para Partisë e popullit shqiptar, sikundër që dhe ai është përgjegiës para partisë e popullit të tij.

Duke më dëgjuar rr vëmendje shoku Stalin më pyeti:

- Kanë mbetur a)ma pjesëtarë nga demokratët grekë që u sthuan përkohësisht në Shqipëri? Si treni menda të veproni më pas?

Lidhur me këto pyEe i parashtrova shokut Stalin me hollësi qëndrim tonë. I thashë, midis të tjerash, se imperialisté monarko-fashistët dhe

reaksioni, për qëllime të ktuara, prej kohësh na akuzojnë dulce shpifur scjoja ne «jemi shkakta

rët për çka ndodh në Gni», se gjoja ndërhyjmë në punët e brendshme tEXreqisë, e të tjera. Por gjithë bota e di se ne as:emi ndërhyrë e as do të ndërhyjmë kurrë në unët e brendshme të Greqisë.

Për sa i përket përknjes që ne kemi shpre hur e shprehim për luftën popullit grek, këtë gjë e quajmë një të drejtë tëlgjshme dhe detyrë që i takon ta kryejë çdo pope karshi luftës së drejtë të një vendi vëlla. Por fai që ne jemi fqinj me Greqinë bëri që shumë burra, gra dhe kalamaj të pafajshëm grekë, të sakasur, të terrorizuar, e të ndjekur këmba-këmbësga monarko-fashistët, të kalonin kufirin tonë si'efugjatë. Ndaj gjithë këtyre, ne mbajtëm një qtdrim shumë të drejtë e të kujdesshëm: i ndihmun, i strehuam, i grumbulluam në qendra të calcara larg kufirit grek.

Në vazhdim të sqarirt të këtij problemi, i thashë shokut Stalin, se për ne ardhja e këtyre refugjatëve krijoi vështirë;të shumta e të mprehta dhe ne u kujdesëm që, përveç kryerjes së detyrës humanitare, të mos linim rast që prania në tokën tonë e refugjatëve demokratë grekë të shërbente për nxitjen e mëtejshme të psikozës antishqiptare në qeveritarët grekë. Ishte kjo një ndër arsyet kryesore që ne e mirëpritëm kërkesën e shokut Zahariadhis dhe të vetë refugjatëve grekë për t'u larguar nga Shqipëria e të strehoheshin në vende të tjera. Aktualisht, shtova, pas qëndrimeve jo të drejta ndaj nesh të shokëve udhëheqës të Partisë Komuniste Greke dhe pas akuzave të rënda që na bëhen, Byroja jonë Politike mendon se është bërë akoma më iminent largimi edhe i atyre pak refugjatëve grekë që kanë mbetur akoma në vendin tonë. I thashë se jo vetëm ushtarët demokratë, por edhe ata udhëheqës grekë, që janë strehuar gjithashtu kohët e fundit në Shqipëri, duhet të largohen.

Në vazhdim të parashtrimit të pikëpamjeve tona në lidhje me problemin grek, i fola shokut Stalin edhe për disa gabime të tjera të shokëve grekë, si nënvleftësimi prej tyre i luftës partizane, të gjatë e të përhapur në gjithë vendin dhe mbështetja e tyre vetëm te «lufta frontale» me «ushtri të rregullt»; eliminimi prej tyre i rolit të komisarit politik në njësitet partizane etj. Presioni i pikëpamjeve të gabuara mikroborgjeze të komandantëve të karrierës, që nuk donin e nuk duronin të kishin përbri njerëz të besuar të Partisë, i thashë shokut Stalin, bëri që në Ushtrinë Demokratike Greke roli i komisarit në komandë të errësohet, të lihet në plan të dytë, bile të eliminohet fare. Këto e të tjera gabime të tilla na bëjnë të mendojmë se në udhëheqjen e Partisë Komuniste Greke ka konfuzion, ka oportunizëm, modesti false, ka fshehje të rolit udhëheqës të Partisë.

Pasi më dëgjoi me vëmendje per sa parashtrova shoku Stalin, midis të tjerash, më tha:

- Ashtu si ju edhe ne ramë dakord me kërkesën e Zahariadhisit për largimin e refugjatëve dtmokratë grekë nga Shqipëria dhe u interesuam e ndihmuam që ata të strehoheshin atje ku dëshi-ronin. Këtë e bëmë pse një qëndrim i tillë ishte humanitar. Ndihma për këtë numër njerëzish edhe për ne ishte një barrë, por ata duhet të venin diku, sepse s'mund të qëndronin në një vend kufitar me Greqinë.

Qëndrimi që keni mbajtur ju ndaj ushtarëve demokratë që kapërcyen kufirin tuaj, shtoi shoku Stalin, më duket i drejtë. Sa për armët e tyre që kanë mbetur në Shqipëri, unë jam i mendimit që ato t'i mbani ju, shqiptarët, se i meritoni.

Duket që udhëheqësit e Partisë Komuniste Greke - vazhdoi shoku Stalin - nuk i kanë çmuar si duhet situatat, ata i kanë nënvleftësuar forcat e armikut, duke kujtuar se kishin të bënin vetëm me Caldarin dhe jo edhe me anglezët e me amerikanët. Për tërheqjen e fundit që bënë shokët grekë, ka njerëz që thonë se s'duhet të ritiroheshin, por mendoj se pas atyre që ndodhën, ushtarët demokratë në të vërtetë duhet të ritiroheshin doemos, ndryshe do të shuheshin të gjithë.

Në çështjet e tjera shokët grekë s'kanë të drejtë. Ata nuk mund të zhvillonin një luftë frontale me ushtri të rregullt, pse s'kishin as një ushtri të aftë për këtë lloj lufte dhe as territor të gjerë për këtë punë. Duke mbivlerésuar forcat e mundësitë që kishin, ata çdo gjë e bënë hapur, duke i dhënë mundësi armikut t'i zbulonte të gjitha pozicionet dhe arsenalin e tyre.

Sidoqoftë unë mendoj se ju duhet të merreni vesh me shokët grekë. Kjo është pikëpamja ime. Ato që thonë ata, sikur ju shqiptarët keni mbajtur ndaj tyre qëndrime «trockiste» e «titiste», janë akuza pa vend.

Në darkë Stalini më pyeti se ku dhe kur mendoja unë të mblidheshim bashkë me udhëheqësit grekë për të sqaruar mosmarrëveshjet parimore që kishin lindur midis nesh.

- Jemi gati të mblidhemi kur të doni, i thashë, mundet edhe në muajin janar të vitit që vjen, dhe mbledhjen ta bëjmë në Moskë.



Në vazhdim të bisedës me shokun Stalin folëm për gjendjen e rëndë në Partinë Komuniste të Jugosllavisë pas tradhtisë së Titos, për politikën antimarksiste, nacionaliste e shoviniste që ndiqte klika titiste kundër Shqipërisë e vendeve të tjera të demokracisë popullore. Në mënyrë të veçantë rët demokratë në të vërtetë duhet të ritiroheshin doemos, ndryshe do të shuheshin të gjithë.

Në çështjet e tjera shokët grekë s'kanë të drejtë. Ata nuk mund të zhvillonin një luftë frontale me ushtri të rregullt, pse s'kishin as një ushtri të aftë për këtë lloj lufte dhe as territor të gjerë për këtë punë. Duke mbivlerésuar forcat e mundësitë që kishin, ata çdo gjë e bënë hapur, duke i dhënë mundësi armikut t'i zbulonte të gjitha pozicionet dhe arsenalin e tyre.

Sidoqoftë unë mendoj se ju duhet të merreni vesh me shokët grekë. Kjo është pikëpamja ime. Ato që thonë ata, sikur ju shqiptarët keni mbajtur ndaj tyre qëndrime «trockiste» e «titiste», janë akuza pa vend.

Në darkë Stalini më pyeti se ku dhe kur mendoja unë të mblidheshim bashkë me udhëheqësit grekë për të sqaruar mosmarrëveshjet parimore që kishin lindur midis nesh.

- Jemi gati të mblidhemi kur të doni, i thashë, mundet edhe në muajin janar të vitit që vjen, dhe mbledhjen ta bëjmë në Moskë.





Në vazhdim të bisedës me shokun Stalin folëm për gjendjen e rëndë në Partinë Komuniste të Jugosllavisë pas tradhtisë së Titos, për politikën antimarksiste, nacionaliste e shoviniste që ndiqte klika titiste kundër Shqipërisë e vendeve të tjera të demokracisë popullore. Në mënyrë të veçantë unë fola për gjendjen e popullsisë shqiptare në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavisë.

- Vija e Partisë Komuniste të Jugosllavisë ndaj Kosovës dhe viseve të tjera me popullsi shqiptare në Jugosllavi, i thashë shokut Stalin, që nga fillimi i Luftës Antifashiste e gjer në Çlirim dhe akoma më tepër pas Qlirimit, ka qenë dhe është në pozita shoviniste e nacionaliste. Partia Komuniste e Jugosllavisë, nëse do të qe në pozita të shëndosha marksiste-leniniste, duhej t'i kishte kushtuar rëndësi të veçantë gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare çështjes së popullsisë shqiptare në Jugosllavi, pse ishte një minoritet i madh në numër dhe ngjitur me kufirin shqiptar. Pikëpamja jonë në vitet e para të luftës ishte se gështja e së ardhmes së Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi nuk duhej ngritur gjatë luftës, por shqiptarët e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare duhej të luftonin kundër fashizmit në kuadrin e Jugosllavisë dhe mbas luftës ky problem do të zgjidhej nga të dyja partitë motra, nga regjimet demokratike popullore që do të vendoseshin në Shqipëri e në Jugosllavi, nga vetë popullsia shqiptare e atjeshme.

Çështja kryesore ishte që shqiptarët e Kosovës e të viseve të tjera të Jugosllavisë të ishin t6 sigurt e të bindeshin se, duke luftuar fashizmin krah për krah me popujt e Jugosllavisë, pas fitores do të ishin të lirë e do t'u krijoheshin mundësitë të vetëvendosnin per të ardhmen e tyre, pra të vendosnin vetë nëse do të bashkoheshin me Shqipërinë apo do të qëndronin né kuadrin e Jugosllavisë si një entitet me status të veçantë.

Një politikë e drejtz dhe parimore né këtë drejtim do të bënte që popullsia e Kosovës dhe e viseve të tjera me popullsi shqiptare né Jugosllavi, pavarësisht nga reaksioni i egër dhe propaganda demagogjike fasluste, te mobilizohej me të gjitha forcat ne luftën e madhe antifashiste. Qysh né fillim të luftes ne ua shfaqëm udhëheqësve jugosllavë mendimin tonë se ata duhet ta mobilizonin popullsinë shqiptare né frymë patriotike, te lejonin që krahas flamurit jugosllav të mbanin edhe flamurin shqiptar, të mendonin per pjesëmarrjen né numër më të madh të elementit shqiptar né pushtetin e ri që do të krijohej né luftë e sipër, të përkrahej e të zhvillohej te shqiptarët si ndjenja e madhe e dashurisë për Shqipërinë, atdheun e tyre, ashtu edhe ndjenja e vëllazërimit me luftën e drejtë të popujve të Jugosllavisë, të krijohej dhe të forcohej bashkëpunimi shum ë i ngushtë i çetave shqiptar e të Kosovës me Luftën Nacionalçlirimtare të vendit tonë, duke qen.ë këto çeta të Kosovës e të viseve të tjera të lidhura e të drejtuara nga Shtabi i Përgjithshëm i tlshtrisë Nacionalçlirimtar e të Jugosllavisë etj. Por, siç tregoi realiteti, vazhdova t'i par ashtroj mendimin tim shokut Stalin, udhëheqjes jugosllave nuk i leverdisnin këto kërkesa të drena e të domosdoshme, ndaj ajo jo vetëm ishte e errët në deklaratat e saj me karakter parimor, por Titoja, edhe ne edhe ata shokë jugosllavë që i konsideronin të drejta këto kërkesa, na akuzoi për «devijim nacionalist».

Politika shovimste e nacionaliste nga ana e udhëheqjes jugosllave në Kosovë e në viset e banuara nga shqiptarët u intensifikua më tepër pas luftës, pavarësisht nga demagogjia dhe disa masa gysmake, siç qe hapja e ndonje shkolle shqipe, që ndërmori në fillim klika Tito-Rankoviç.

Sidoqoftë në vitet e para pas luftës ne akoma e quanim Partinë Komuniste të Jugosllavisë një parti motër dhe shpresonim se çështja e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare do të gjente zgjidhjen e drejtë sapo të krijohej momenti i përshtatshëm.

Ky moment menduam se u krijua në kohën e nënshkrimit të traktatit* (Është fjala për Traktatin e miqësisë, të bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, që nënshkrua në korrik të vitit 1946) me Jugosllavinë dhe në atë kohë unë ia shtrova Titos këtë problem. Titoja mpyeti se ç'mendoja unë për Kosovën. «Kosova e viset e tjera me popullsi shqiptare në Jugosllavi, i thashë unë, janë toka shqiptare që fuqitë e mëdha padrejtësisht ia shkëputën Shqipërisë; ato i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen Shqipërisë. Tani që ne jemi dy vende socialiste janë kushtet që ky problem të zgjidhet drejt». Titoja më tha: «Jam dakord, ne e dëshirojmë këtë, por tash për tash nuk mund të bëjmë gjë, sepse nuk e kuptojnë dot serbët një gjë të tillë». «Në rast se nuk e kuptojnë sot, i thashë unë, duhet ta kuptojnë nesër».

Në këtë moment shoku Stalin më pyeti se kur i kam njohur unë Titon dhe udhëheqësit e tjerë jugosllavë. Pasi i thashë se i kam njohur pas luftës, në vizitën e parë që bëra në Beogr ad në vitin 1946, vazhdova:

- Problemi i Kosovës dhe i popullsisë shqiptare me banim në vise të tjera të Jugosllavisë, e ardhmja e tij mbetet një çështje për të cilën i takon të vendosë vetë populli i Kosovës dhe i viseve të tjera. Por ne, riga aria jonë, pa ndërhyrë kurrsesi në punët e brendshme të Jugosllavisë, asnjëher6 s'do të pushojmë së përkrahuri të drejtat e vëllezërve tanë të një gjaku me banim në Jugosllavi, ne do të ngremë zërin kundër terrorit dhe politikës së shfarosjes që ndjek ndaj tyre klika e Tito-Rankoviçit. Në fund i thashë shokut Stalin, se rreth këtij problemi u kemi drejtuar juve një letër.

- Letrën tuaj e kam lexuar - m'u përgjigj shoku Stalin. - Jam i një mendimi me ju, se ç6shtjen e së ardhmes së tij e vendos e do ta vendosë vetë populli i Kosovës.

Titoja, përveç politikës antimarksiste që ka ndjekur ndaj Kosovës, vazhdoi shoku Stalin, ka dashur të aneksojë edhe vetë Shqipërinë. Kjo u duk haptazi kur Titoja u orvat të dërgonte divizionet e tij në Shqipëri. Ne e ndaluam një veprim të tillë. Ne dhe ju e dimë se njësitë e ushtrisë jugosllave do të dërgoheshin në Shqipëri në ndihmë të Koçi Xoxes që ky, nëpërmjet forcave jugosllave, të likuidonte Shqipërinë e lirë dhe Qeverinë Shqiptare.

- Titoja, i thashë unë, përfitoi riga fakti që Greqia në atë periudhë, në çdo rast, bënte provokacione në kufijtë tanë dhe kurdisi intrigën se g;joja ne do të sulmoheshim «në shkallë të gjerë riga Greqia» se «sulmi është i afërt» dhe «përbën rrezik për Shqipërinë» etj. Pas kësaj Titoja, në bashkëpunim edhe me tradhtarët Koçi Xoxe e të tjerë. me të cilët qe lidhur tinëz, ria propozoi që të dërgonte forcat e veta ushtarake në Shqipëri, p:kër isht në Korçë e pastaj edhe në Gjir okastër për «të ria mbrojtur riga sulmi grek». Ne e kundërshtuam me forcë këtë propozim dhe menjëherë ju vumë në dijeni edhe ju. Ishim të bindur se, nën maskën e divizioneve të ndihmës, ai synonte të pushtonte Shqipërinë dhe kjo ishte edhe përgiigjja që ria erdhi riga ju në lidhje me njoftimin tonë.

Stalini me një nënqeshje, ku dukej edhe zeniërimi edhe ironia e thellë, tha:

- Dhe tani Titoja ria akuzon ne, sovjetikëve, se gjoja ndërhyjmë në punët e brendshme të Jugosllavisë, se gjoja paskemi dashur të sulmojmë Jugosllavinë! Jo, ne kurrë as kemi dashur e as niund të ria shkojë ndër mend një gjë e tillë, sepse ne jemi marksistë-leninistë, jemi një vend socialist, dhe s'mund të veprojmë ashtu si mendon e vepron Titoja.

Unë, mendoj - vazhdoi shoku Stalin - që edhe në të ardhmen ne, si marksistë-leninistë, t'i godasim veprimet dhe pikëpamjet antimarksiste të Titos e të udhëheqjes jugosllave, por e theksoj, në asnjë mënyrë s'duhet të ndërhyjmë në punët e tyre të brendshme. Kjo s'do të ishte marksiste. Këtë çështje ta shikojnë komunistët jugosllavë ,dhe populli jugosllav; atyre u takon të zgjidhin problemet e të sotmes dhe të së ardhmes së vendit të tyre. Në këtë kuadër e shoh unë edhe problemin 'e Kosovës e të popullsisë tjetër shqiptare me banim në Jugosllavi. Ne s'duhet të lëmë asnjë shteg që armiku titist të na akuzojë pastaj se gjoja luftën tonë e bëjmë për prishjen e Federatës Jugosllave. Ky moment është delikat dhe do trajtuar me shumë kujdes, pse Titoja, duke thënë: «Ja, kërkojnë të na copëtojnë Jugosllavinë», jo vetëm grumbullon reaksionin, por përpiqet të tërheqë në anën e tij edhe elementët patriotë.

Për sa i përket situatës së Shqipërisë, vazhdoi shoku Stalin, nga pikëpamja ndërkombëtare, kjo është përcaktuar nga mbledhja e tre ministrave të Jashtëm, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ~të Britanisë së Madhe dhe të Bashkimit Sovjetik. Ju i dini deklaratat e Hullit, të Idenit dhe të Molotovit në këtë drejtim. Shumë zhurmë bëhet se Jugosllavia, Greqia etj. gjoja do ta sulmojnë Shqipërinë, por kjo s'është një punë e lehtë as për ta, as për çdo armik tjetër - më tha shoku Stalin dhe më pyeti:

- I vazhdojnë grekët provokacionet në kufi?

- Pas mësimeve që u dhamë sidomos në verën e këtij viti, tani i kanë ndërprerë goditjet me armë, i thashë, por sidoqoftë ne jemi vazhdimisht vigjilentë e qëndrojmë në gatishmëri.

- Caldarisi - vazhdoi shoku Stalin - është shumë i zënë me ngatërresat që ka brenda; tani ai s'ka nge të merret me provokacione, se monarko-fashistët po grinden me njëri-tjetrin. Unë mendoj, gjithashtu, se anglo-amerikanët nuk mund t'ju sulmojnë nga jashtë, por do të përpiqen t'ju atakojnë nga brenda, duke u orvatur të organizojnë kryengritje dhe lëvizje, duke futur agjentë dhe

a-entatorë pér té vraré udhéheqésit e Shqipërisë t etj. Armiqtë do të përpiqen të krijojnë turbullira e konflikte brenda Shqipërisë, por në qoftë se Shqipëria do të jetë e fortë nga brenda, ajo nuk ka rrezik nga jashtë. Kjo është kryesore. Në qoftë se Shqipëria do të bëjë një politikë të urtë e parimore, s'ka arsye të ketë aspak frikë.

Sa për dokumentet e të tre ministrave të Punëve të Jashtme - tha shoku Stalin - këto duhet t'i keni parasysh dhe, herë pas here, në momentet oportune, duhet t'i përmendni që t'ua kujtoni «miqve».

Vetëm se situata e brendshme duhet forcuar vazhdimisht e në çdo drejtim, kurdoherë duhet forcuar. Kjo është kryesore - tha ai dhe më pyetï:- Keni forca të mbrojtjes nën drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të goditur bandat kundërrevolucionare dhe përpjekjet e reaksionit të brendshëm?

- Po, i thashë. - Këto forca të përbëra prej, djemve të popullit kanë bërë një punë të lavdërueshme veçanërisht në vitet e para për spastrimin e vendit nga bandat e kriminelëve, të armiqve që fshiheshin maleve e të diversantëve që hidheshin nga jashtë. Në bashkëpunim të ngushtë me~ popullin forcat tona ushtarake po i kryejnë për-herë e më mirë detyrat e tyre dhe Partia e pushteti janë kujdesur e kujdesen që ato të përgatiten e të pajisen sa më mirë.

- Ju duhet t'i mbani vazhdimisht në ga-= tishmëri këto forca për të larë hesapet si me gru-pet kundërrevolucionare ashtu edhe me banditëteventualë - më këshilloi shoku Stalin lidhur me situatën e Shqipërisë dhe më pyeti:

- E denoncoi Titoja Traktatin e paqes e të rriiqësisë me Shqipërinë?

- Po, i thashë. - Mënyr a si e denoncoi Titoja traktatin ishte tamam titiste. Më 2 nëntor të këtij viti udhëheqësit jugosllavë na drejtuan njënotë zyrtare plot shpifje e akuza të ulëta ku bënin_ thirrje në formë ultimatumi që të heqim dorë nga rruga jonë e të kthehemi në rrugën e tyre tradhtare. Kur, pa pritur përgjigjen e notës së parë, rn.ë 12 nëntor na drejtuan notën e dytë ku e denonconin traktatin.

Sidoqoftë, ne ua dhamë përgjigjen për të dyja notat ashtu si e meritonin dhe vazhdojmë të jetojmë për bukuri edhe pa traktatin e tyre «të miqësisë».





Gjithë ky takim kaloi në një atmosferë të ngrohtë, të gëzuar, shumë intime. Pas bisedës që bëmë vetëm për vetëm me shokun Stalin, hymë në shtëpi për të ngrënë darkë. Kur do të hynim në sallën e ngrënies, ishte një si paradhomë ku varëm palltot dhe kapelet. Salla e ngrënies kishte një tryezë të gjatë, anës ishte e veshur përgjysmë nie dru dhe aty-këtu kishte ndonjë tryezë për servirjen e gjellëve e të pijeve. Në darkë ishin edhe dy gjeneralë sovjetikë, njëri - shoqëruesi i Stalinit clhe, tjetri që më shoqëronte mua gjatë vizitës. Stalini bisedonte, na pyeste, bënte shaka me ne dhe me dy gjener alët. Kur u ulëm të hanim, bënte shaka edhe për gjellët. Shumë interesante ishte darka. Asnjë garson nuk servirte. Një vajzë sillte të gjitha gjellët në pjatanca të mbuluara me kapakë, që të mos ftoheshin; i vinte pjatat mbi trapezë dhe largohej. Stalini ngrihej, e mer rte gjellën vetë, ndante zogun në thela, duke qëndruar në këmbë, mandej ulej e vazhdonte nga shakatë.

- Fillojmë të hamë - m'u drejtua mua. Ç'pret, më tha, mos mendon të na vijnë garsonët për të na shërbyer? Ja ku i ke pjatat, merri, hiqu kapakët dhe fillo e ha se do të mbetesh pa ngrënë.

Përsëri qeshi me gjithë shpirt, me atë të qeshurën e tij që të ngazëllente e ta bënte zemrën: behar. Herë pas here merrte gotën e pijes dhe ngrinte dolli. Në një çast, gjenerali që e shoqëronte, kur pa se Stalini po merrte një pije tjetër nga tavolina, u mat të mos e lejonte dhe i tha të mos i përziente. Ai vepronte kështu, sepse kishte për detyrë të kujdesej për Stalinin. Stalini qeshi dhe i tha se s'prishej ndonjë gjë. Por kur gjenerali nguli këmbë në të tijën, Stalini iu kthye me një ton si të zemëruar, por edhe me humor:

- Lena rehat tani, ç'më je bërë edhe ti si Titoja! - dhe më pa mua drejt e në sy, duke qeshur. Qeshëm të gjithë.

Nga fundi i darkës më tregoi një frutë e më pyeti: - Ke ngrënë nga kjo frutë? - Jo, i thashë, nuk e njoh, si hahet? Ma tha emrin, ishte një frutë Indi a tropikale, e mori, e qëroi dhe ma dha. - Provoje, më tha, duart i kam të pastra. Dhe mua m'u kujtua zakoni i bukur i njerëzve tanë të popullit, që kështu, duke biseduar, e qërojnë mollën e ia vënë mikut përpara ta hajë.



Në këtë takim të paharruar me shokun Stalin, si gjatë bisedës që bëmë jashtë, ashtu edhe gjatë darkës, ne biseduam në frymë të thellë shoqërore edhe për probleme të zhvillimit ekonomik e so-cialkuIturor të vendit tonë.

Stalini, si në të gjitha takimet e tjera, pasi u interesua gjer në detaje për gjendjen tonë ekonomike, për zhvillimin në tërësi të Shqipërisë së re, më dha një varg këshillash të vlefshme, të cilat na kanë shërbyer e na shërbejnë kurdoherë në. punën tonë.



Unë e njoha në vija të përgjithshme shokun Stalin me gjendjen e punëve tona, i fola për sukseset e arritura në realizimin e planeve, për mobi-lizimin e madh të popullit si dhe për një sërë vështirësish e të metash që ne i njihnim dhe luftonim. t'i kapërcenim.

- Përveç të metave të punës sonë - i thashë shokut Stalin - vështirësi shumë të mëdha për realizimin e planeve në sektorin e industrisë e në tëtjerë na krijoi sabotimi sistematik i ekonomisë sonë nga ana e jugosllavëve. Ne tani po bëjmë përpjekje të mëdha e të gjithanshme për t'i eliminuar pasojat e asaj pune sabotuese dhe rëndësi të. veçantë po i kushtojmë sektorit të industrisë socialiste, i cili, megjithëse në hapat e parë, është me. perspektiva të mëdha për vendin tonë. Krahas ndërtimit të objekteve të reja, një fushë të madhe. e me vlera në këtë drejtim përbëjnë pasuritë tona minerale. Në vendin tonë ka pasuri minerale të. pashfrytëzuara. Grupi i shkencëtarëve dhe i gjeologëve që do të na dërgojë Qeveria Sovjetike këtë. vit do të na japë të dhëna të tjera se ku gjenden këto pasuri dhe në ç'sasi janë. Nga ana tjetër, ne kemi në shfrytëzim vendburime të naftës, të kromit, të bakrit dhe të tjera. Sipas të dhënave të specialistëve, te ne ka shumë naftë, bakër dhe krom, pa folur për bitumin natyror. Me luftë e me përpjekje, me mobilizimin e të gjitha forcave e mundësive tona si dhe me kreditë që na ka dhënë Qeveria Sovjetike, ne e kemi përmirësuar shfrytëzimin e këtyre prodhimeve të çmuara. Por ne e ndiejmë se duhen shumë investime që të mund të aktivizojmë në maksimum nxjerrjen e këtyre produkteve. Tani për tanfi është e pamundur ta bëjmë këtë me forcat dhe me mjetet që zotërojmë. Pjesën më të madhe të kredive të akorduara nga Qeveria Sovjetike dhe demokracitë popullore, vazhdova më tej, i kemi përdorur për të përmirësuar deri në njëfarë shkalle shfrytëzimin e vendburimeve ekzistuese. Kjo bën që, nga njëra anë, ne të mos mundim të shfrytëzojmë siç dëshirojmë pasuritë e nëntokës tashmë të zbuluara, si kromi, bakri e nafta dhe ato që do të zbulohen, dhe, nga ana tjetër, ne s'mund t'i zhvillojmë me ritme të shpejta degët e tjera të industrisë.

Byroja jonë Politike e ka studiuar këtë çështje që paraqet një interes shumë të madh për të ardhmen e popullit tonë dhe arriti në konkluzionin se tani për tanfi nuk i kemi mjetet e mundësitë e brendshme që ta kryejmë vetë dhe në shkallë të plotë këtë punë. Për këtë do të dëshironim të dinim mendimin tuaj nëse e shihni të drejtë që per industrinë e naftës, të bakrit e të kromit të formoimë shoqëri të përbashkëta shqiptaro-sovjetike. Ky mund të jetë një problem që ne mund t'ia paraqitim edhe Këshillit të Ndihmës Ekonorrike Reciproke, por, përpara se ta bëjmë këtë, ne duam mendimin tuaj, shoku Stalin.

Duke marrë fjalën shoku Stalin, pasi shprehu gëzimin e tij për sukseset tona në zhvillimin ekonomik të vendit, më tha se për krijimin e shoqërive të përbashkëta shqiptaro-sovjetike ai nuk ishte dakord dhe më shpjegoi se edhe ndonjë hap që ishte bërë në fillim në këtë drejtim, me ndonië nga vendet e demokracisë popullore, e kishin konsideruar gabim dhe kishin hequr dorë.

- Ne - tha ai, në vazhdim të fjalës së tij - do t'ju ndihmojmë sot e në të ardhmen, prandaj do t'ju japim njerëz dhe çdo gjë tjetër më tepër se ç'ju kemi dhënë gjer tani. Praktikisht ne kemi mundësi tani që t'ju japim më shumë, sepse plani ynë i tanishëm pesëvjeçar shkon mirë.

E falënderova shokun Stalin për ndihmat që na kishin dhënë e ato që do të na akordoheshin.

- Më falëndero kur t'ju vijnë ndihmat tha ai me të qeshur dhe pastaj më pyeti

- Me se punojnë trenat, me naftë apo me qymyr

- Kryesisht me qymyr, i thashë, por tipat e rinj të lokomotivave që kemi marrë punojnë me naftë.







- E përpunoni naftën? Si vete puna me rafinerinë? - më pyeti né vazhdim të bisedës.

- Jemi dulce ndërtuar rafinerinë e re, pajisjet e sé cilës janë sovjetike, i thashë. - Vitin e ar dhshëm do të montojmë makineritë.

- Po qymyre keni?

- Kemi, i thashë, dhe të dhënat gjeologjike tregojnë se perspektivat tona né këtë degë janë të mira.

- Duhet të punoni të zbuloni e të nxirrni sa më shumë qymyr, më këshilloi shoku Stalin. Ai është shumë i nevojshëm për zhvillimin e industrisë e të ekonomisë né tërësi, prandaj i kushtoni vëmendje se pa të do ta keni vështirë.

Një interesim e vëmendje të veçantë, si né të gjitha takimet e tjera, shoku Stalin tregoi për gjendjen e fshatarësisë sonë, për zhvillimin e bujqësisë, për politikën e Partisë sonë né këtë fushë të rëndësishme. Më pyeti se si shkojmë me bereqetin dhe ç'farëra përdorim për drithërat e bukës.

I thashë shokut Stalin se nga viti né vit jemi përpjekur për ta rritur prodhimin e drithërave, i cili është një problem shumë i madh e jetik për vendin tonë, se kemi arritur një sërë suksesesh né këtë drejtim, por na duhet të bëjmë akoma shumë punë e përpjekje për sigurimin e bukës sé popullit.

- Qeveria juaj - më tha ndër të tjera shoku Stalin - duhet të punojë me të gjitha forcat për zhvillimin e bujqësisë, të ndihmojë fshata r ësinë që bujku ta shohë konkretisht se Qeveria po interesohet për té dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të jetës sé tij. Pastaj më pyeti:

- Ju e keni klimën të mirë, apo jo?

- Të mirë e kemi, i thashë.

- Po, po, pohoi ai, çdo gjë mbin e rritet te ju. Rëndësi ka edhe se gfarë mbjell. Ju, më këshilloi ai, duhet të zgjidhni farëra të mira, për këtë kérkoni ndihmë nga ne. Për të ardhmen duhet të përgatitni shumë agronomë që t'i keni, se Shqipëria është një vend bujqësor dhe bujqësia ecën përpara me punë e me njohuri të thella shkencore. Dërgoni këtu, shtoi ai, edhe një agronom që të zgjedhë farë.

Pastaj më pyeti:

- Si veni me pambukun? Është i interesuar fshatari ta kultivojë atë?

I thashë shokut Stalin se né të kaluarën për këtë bimë industriale nuk kemi pasur asnjë traditë, por tani po i shtojmë nga viti né vit sipërfaqet e mbjella me pambuk. Kjo është e domosdoshme, sepse veç të tjerash kombinati i tekstileve që po ndërtojmë do të ketë né bazën e tij pam bukun tonë.

- Ju duhet ta nxitni fshatarin të prodhojë - më këshilloi shoku Stalin - dulce i paguar atij çmime më të larta për pambukun. Fshatari, kur akoma s'është rrënjosur né ndërgjegjen e tij ideologjia socialiste, s'të jep kollaj pa shikuar më parë interesin e tij.

Në vazhdim të bisedës më pyeti:

- Keni toka të pahapura e të pashfrytëzuara ?

- Kemi, i thashë, si në kodra e në male ashtu edhe në zonën fushore. Veçanërisht kënetat e moçalet kanë qenë një plagë e rëndë si për bujqësinë ashtu edhe për shëndetin e popullit.

Shtova se në vitet e pushtetit popullor po bëjmë një punë të madhe për tharjen e kënetave dhe të moçaleve, kemi arritur një sërë suksesesh, por planet tona në këtë sektor janë të mëdha e ne do t'i realizojmë hap pas hapi.

- Fshatarësia, më tha shoku Stalin, duhet të mos lërë asnjë pëllëmbë tokë pa punuar. Të binden fshatarët që ta shtojnë sipërfaqen e punueshme të tokës.

Për të evituar të këqijat e moçalishteve dhe për të luftuar kundër malarjes, më këshilloi ai, mbillni eukalipte. Është një dru mjaft i mirë që te ne rritet në shumë zona. Mushkonjat i largohen shumë këtij druri, i cili rritet shpejt dhe thith ujërat e moçalishteve.

Gjatë darkës shoku Stalin gjithashtu më pyeti:

- Ç'thonë fshatarët shqiptarë që vizituan Bashkimin Sovjetik?

I thashë se kishin ardhur në Shqipëri me përshtypje shumë të mira e të pashlyeshme. Në bisedat me shokë e të afërm, në mbledhje e në takime që kanë bërë me popullin flasin me ndjenja të adrririmit të thellë për gjithçka panë në Bashkimin Sovjetik, për sukseset tuaja të gjithanshme e veçanërisht për zhvillimin e bujqësisë sovjetike. I tregova, midis të tjerash, se si e shpjegonte një fshatari ynë që kishte qenë në Bashkimin Sovjetik mostrën e misrit gjeorgjian.

Shokut Stalin kjo i pëlqeu shumë dhe të nesërmen mësova se ai ua kishte treguar edhe disa shokëve sovjetikë që erdhën e më vizituan. Me këtë rast Stalini kishte porositur personalisht të më sillnin disa qese me misër për farë nga të Gjeorgjisë. Gjithashtu po atë ditë me porosi të tij na sollën edhe farë eukalipti.

Gjatë këtij takimi shoku Stalin, si gjithmonë, fliste qetë, shtruar, pyeste e dëgjonte me shumë vëmendje, shfaqte mendimin e tij, na këshillonte, por gjithmonë në frymë të thellë shoqërore.

- S'ka receta se si duhet sjellur në këtë apo atë rast, se si duhet zgjidhur kjo apo ajo punë - përsëriste shpesh ai, sipas çështjeve të ndryshme që shtroja.

Gjatë bisedës me Stalinin i vura në dukje qëndrimin e klerit, sidomos të atij katolik në Shqipëri, pozitën tonë në marrëdhënie me të dhe e pyeta se si e gjykonte qëndrimin tonë.

- Vatikani - më tha ndër të tjera shoku Stalin - është një qendër reaksioni, vegël në shërbim té kapitalit e të reaksionit botëror, të cilët e mbështetin këtë organizatë ndërkombëtare diversioni e spiunazhi. Është fakt se shumë priftërinj katolikë e misionerë të Vatikanit janë spiunë të regjur né shkallë botërore. Me anën e tyre imperializmi është përpjekur e përpiqet të realizojë qëllimet e tij. - Pastaj më tregoi çfarë i kishte ndodhur një herë né Jaltë, me Ruzveltin, me kryetarin e kishës katolike amerikane etj.

Duke biseduar me Ruzveltin, Çërçillin e të tjerë për probleme të luftës antihitleriane, ata i kishin thënë: «Të mos e luftojmë më papën e Romës. C'keni ju me të që e goditni?!».

«Asgjë s'kam me të», u qe përgjigjur Stalini.

«Atëherë ta bëjmë papën aleat - kishin thënë - ta futim né koalicionin e aleatëve të mëdhenj ».

«Dakord - u kishte thënë Stalini - por aleanca antifashiste është aleancë për të zhdukur fashizmin e nazizmin. Kjo luftë sikundër e dini, zotërinj, bëhet me ushtarë, topa, mitraloza, tanke, avionë. Le të na thotë papa ose na thoni ju se ç'ushtri, topa, mitraloza, tanke e të tjera ka papa për luftë dhe le të bëhet aleat. Aleat për llafe e temjan ne nuk kemi nevojë».

Pas kësaj s'e kishin zënë më né gojë çështjen e papës e të Vatikanit.

- A ka pasur priftërinj katolikë né Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? - më pyeti mandej shoku Stalin.

- Po, i thashë. - Bile krerët e kishës katolike u bashkuan që në fillim me pushtuesit e huaj nazifashistë, u vunë kokë e këmbë né shërbim të tyre, bënë ç'është e mundur të shkatërronin Luftën tonë Nacionalçlirimtare e të përjetësonin sundimin e huaj.

- Çfarë keni bërë ndaj tyre?

- Pas fitores, i thashë, i kapëm, i nxorëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar.

- Miré keni bërë, më tha.

- Po të tjerë, që kanë mbajtur qëndrim të miré a keni pasur? - pyeti.

- Po, i thashë, veçanërisht klerikë të fesë ortodokse e myslimane.

- Cfarë keni bërë me ta? - më pyeti.

- I kemi mbajtur pranë. Qysh né Rezolucionin e saj të Paré Partia jonë u bëri thirrje të gjitha masave, edhe klerikëve, që përpara çështjes së madhe kombëtare të bashkoheshin né luftën e madhe për liri e pavarësi. Shumë prej tyre u bashkuan, u hodhën né luftë dhe dhanë një kontribut të çmuar për çlirimin e atdheut. Pas Clirimit ata përqafuan politikën e Partisë sonë, vazhduan punën për rindërtimin e vendit. Ne gjithmonë i kemi çmuar e i kemi nderuar klerikë të tillë, ka prej tyre që tani janë zgjedhur deputetë né Kuvendin Popullor, që janë graduar oficerë madhorë. Bile ndonjë tjetër, ish-klerik, aq shumë u lidh me Lëvizjen Nacionalçlirimtare e me Partinë sa né luftë e sipër e kuptoi kotësinë e dogmës fetare, e braktisi fenë, përqafoi ideologjinë komuniste dhe né saje të luftës, të punës e të bindjeve të tij e kemi pranuar edhe né radhët e Partisë.

- Shumë mirë - më tha Stalini. - E cfarë t'ju them më shumë? Né qoftë se e ke të qartë që feja është opium për popullin dhe që Vatikani është një qendër obskurantizmi, spiunazhi e diversioni për çështjen e popujve, atëherë di edhe si të veprosh, ja, sig keni vepruar edhe ju.

Luftën kundër klerikëve që kryejnë veprimtari spiunazhi e diversioniste mos e vini asnjëherë né planin fetar, tha Stalini, por gjithmonë né planin politik. Klerikët duhet t'u binden ligjeve të shtetit, pse këto ligje shprehin vullnetin e klasës punëtore dhe të popullit punonjës. Ua shpjegoni mirë popullit ligjet dhe armiqësinë e klerikëve reaksionarë me qëllim që, edhe ajo pjesë e popullsisë që beson né fenë, ta shohë qartë se nën maskën e fesë edhe klerikë kryejnë veprimtari armiqësore kundër atdheut e vetë popullit. Ndaj populli i bindur me fakte e argumente, tok xne Qeverinë të jetë né luftë me klerikët armiq. Vetëm ata klerikë që s'i binden Qeverisë dhe kryejnë krime të rënda kundër shtetit. i dënoni dhé i mënjanoni. Por. e theksoj, populli duhet të bindet né krimet e këtyre klerikëve, të bindet gjithashtu né kotësinë e ideologjisë fetare dhe né të këqijat që vijnë prej saj.

Në konkluzion të këtij takimi të paharruar më kujtohet që shoku Stalin dha si këshillë të për tare, e braktisi fenë, përqafoi ideologjinë komuniste dhe né saje të luftës, të punës e të bindjeve të tij e kemi pranuar edhe né radhët e Partisë.

- Shumë mirë - më tha Stalini. - E cfarë t'ju them më shumë? Në qoftë se e ke të qartë që feja është opium për popullin dhe që Vatikani është një qendër obskurantizmi, spiunazhi e diversioni për çështjen e popujve, atëherë di edhe si të veprosh, ja, sig keni vepruar edhe ju.

Luftën kundër klerikëve që kryejnë veprimtari spiunazhi e diversioniste mos e vini asnjëherë né planin fetar, tha Stalini, por gjithmonë né planin politik. Klerikët duhet t'u binden ligjeve të shtetit, pse këto ligje shprehin vullnetin e klasës punëtore dhe të popullit punonjës. Ua shpjegoni mirë popullit ligjet dhe armiqësinë e klerikëve reaksionarë me qëllim që, edhe ajo pjesë e popullsisë që beson né fenë, ta shohë qartë se nën maskën e fesë edhe klerikë kryejnë veprimtari armiqësore kundër atdheut e vetë popullit. Ndaj populli i bindur me fakte e argumente, tok xne Qeverinë të jetë né luftë me klerikët armiq. Vetëm ata klerikë që s'i binden Qeverisë dhe kryejnë krime të rënda kundër shtetit. i dënoni dhé i mënjanoni. Por. e theksoj, populli duhet të bindet né krimet e këtyre klerikëve, të bindet gjithashtu né kotësinë e ideologjisë fetare dhe né të këqijat që vijnë prej saj.

Në konkluzion të këtij takimi të paharruar më kujtohet që shoku Stalin dha si këshillë të për gjithshme: Të forcohet mirë situata e brendshmer të forcohet puna politike me masat.



Stalini më mbajti né takim plot 5 orë. Né orën 9 të mbrëmjes shkuam dhe më 2 pas mesnate u larguam. Pasi u ngritëm nga tryeza, Stalini më tha:

- Shko vish pallton.

Dolëm tok me dy gjeneralët dhe unë po prisja té ktheheshim përsëri né dhomën e takimit që ta falënderoja për pritjen e përzemërt dhe Vi lija shëndetin. Pritëm një copë herë, futëm kokën né dhomë, por ai s'ishte.

Njëri nga gjeneralët na tha:

- Ai sigurisht ka dalë jashtë, né kopsht.

Me të vërtetë atje e gjetëm - të thjeshtë, hijeqeshur, me kasketën né kokë dhe me shallin kafe né qafë. Na përcolli deri tek automobili. E falënderova.

- S'ka përse, s'ka përse - m'u përgjigj - nesër do t'ju telefonoj, mund të takohemi prapë. Duhet të rrini nja dy ditë këtu që të vizitoni Suhumin.

Të nesërmen mbrëma, më 25 nëntor, prisja me padurim të binte zilja e telefonit, por për fat të keq s'u takova dot përsëri me shokun Stalin. Në orën 1 pas mesnate të datés 25, ai kishte mbërritur né Soci dhe me anë të gjeneralit që më shoqëronte me dërgoi të falat e tij. Nga Suhumi, më 25 nëntor 1949 i bëra Mehmetit këtë telegram:



«Mbarova punë dje. Do të na ndihmojnë për çdo gjë. Të gjitha ç'kërkova na i pranuan me një përzemërsi shumë të madhe. Unë jam mirë. Për festë do të jetë zor të jem aty. Ju uroj nga zemra festën. Me mjetin më të parë do të nisem».



Në datën 25 nëntor vizituam qytetin e Suhumit, kishte 60 000 banorë. Gjatë vizitës më shoqëronin ministri i Brendshëm i Republikës Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë dhe një gjeneral tjetër. Suhumi ishte një qytet shumë i bukur, i pastër, me kopshte dhe me parqe të lulëzuara. Kishte shumë pemë të vendeve tropikale. Lule kudo. Në mes të tjerash binte në sy një park i mrekullueshëm, që ishte ndërtuar nga banorët e këtij qyteti vetëm në 50 ditë. Parku ishte pak më i madh se fusha përpara hotel «Dajtit» tonë. Natën Suhumi llamburiste nga dritat. Banorët e tij ishin simpatikë, të qeshur, të gëzuar, të lumtur. Nuk shihje pëllëmbë tokë pa punuar. Para syve tanë shtriheshin plantacione me mandarina, limonë, qitro, portokalle e vreshta, fusha pa mbarim të mbjella me grurë, me misër etj. Kodrat ishin të punuara, të mbuluara me pemë e me pyje. Në qytet e kudo shihje eukalipte me trungje të larta.

Shkuam e pamë një sovkoz afër qytetlt. Atje kishte vetëm kodra të veshura me mandarina, me portokalle, me limonë dhe me vreshta. Degët e mandarinave po thyheshin se ishin rënduar nga kokrrat. Një rrënjë mandarinë jepte 1 500, 1 600, 2 000 kokrra. «Ndonjëherë nuk arrijmë t'i mbledhim», na tha drejtori i sovkozit. Vizituam vendin ku futeshin në arka mandarinat etj. Aty punonin gra. Një makinë e madhe i seleksiononte portokallet e mandarinat një nga një, sipas madhësisë së kokrrave.

Vizituam një urë të vjetër të ndërtuar që nga shekulli i 15-të dhe që ruhet si vepër antike si dhe kopshtin botanik. Ishte një kopsht i pasur me drurë, pemë e lule të varieteteve të ndryshme. Pamë dhe një qendër ku rritnin e mbanin majmunë që bënin lojëra të ndryshme zbavitëse. Më thanë që kjo qendër i kishte shërbyer Pavlovit për eksperimentet e tij shkencore.

Gjeorgjianët ishin njerëz shumë të dashur, na pritën e na përcollën përzemërsisht.

Në mëngjesin e datë5 26 nëntor, shoku sovjetik që më shoqëronte erdhi me gazetën «Krasnaja zvjezda» në dorë dhe më dha lajmin e gradimit që më kishte bërë Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH* .*( Më 21 nëntor 1949, Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSH me propozim të Këshillit të ministrave të RPSH dhe të Byrosë Politike të KQ të Pl'SH, lëshoi dekretin në bazé të të cilit shoku Enver Hoxha gradohej Gjeneral Armate.)

Më 27 nëntor, në mëngjes, në orën 8, u nisëm me aeroplan për në Moskë. Udhëtimi vazhdoi 5 orë e gjysmë. Pas pak ditësh u ktheva në atdhe.





TAKIMI I KATERT



Janar 1950



Ballafaqim te Stalini lidhur me mosmarrëveshjet parimore ndërmjet udhëheqjes së Partisë së Punës të Shqipërisë dhe udhëheqësve të PK Greke. Marrin pjesë: Stalini, Molotovi, Malenkovi; Enver Hoxha, Mehmet Shehu; Niko Zahariadhis, Miço Parcalidhis. Mbi strategjinë dhe taktikën e Ushtrisë Demokratike Greke. Varkiza. Taktika e mbrojtjes pasive ëslitë mëma e disfatës. Përse ndodhën disfatat në Vici e në Gramoz? Mbi rolin udhëheqës të Partisë në ushtri. Vendi dhe roli i komisarit. Niko Zahariadhis shpreh pikëpamjet e tij. Vlerësimi i Stalinit.











Gjatë bisedës që pata me shokun Stalin në Suhumi, në nëntor 1949, ai më pyeti se kur mund të bënim së bashku një takim me përfaqësuesit e Partisë Komuniste Greke për të sqaruar mosmarrëveshjet me karakter parimor ndërmjet nesh dhe udhëheqësve të kësaj partie. Ne ramë dakord për muajin janar dhe, pasi qe marrë aprovimi edhe i shokëve grekë, mbledhja u bë në fillim të janarit të vitit 1950 në Moskë, në Kremlin. Nga pala sovjetike morën pjesë në mbledhje shoku Stalin, Molotovi, Malenkovi dhe një sërë funksionarësh të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Nga Partia jonë ishim shoku Mehmet Shehu dhe unë, kurse nga Partia Komuniste Greke shokët Niko Zahariadhis dhe Miço Parcalidhis. Mbledhja u bë në zyrën e Stalinit.

Stalini, si zakonisht i thjeshtë e i dashur, na priti me buzëqeshje, u ngrit nga tryeza e tij, na u afrua dhe na shtrëngoi dorën të gjithëve me radhë. Bisedën ai e filloi nga unë me pyetjen:

- Çfarë keni për të thënë ju, shoku Hoxha për shokët e Partisë Komuniste Greke?

Njëkohësisht shokëve grekë iu drejtua duke u thënë:

- Të flasin një herë shokët shqiptarë, pastaj merrni fjalën ju dhe jepni mendimet që treni për sa do të thonë ata.

Duke marrë fjalën, i thashë:

- Ne, shoku Stalin, i kemi bërë një letër Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik për mosmarrëveshjet parimore që tremi me Partinë Komuniste Greke, veçanërisht me udhëheqësit e saj kryesorë. E kemi kërkuar këtë takim me ju për të na gjykuar nëse i kemi drejt apo i kemi gabim pikëpamjet tona.

- Jam në dijeni të çështjeve që ngrini, më tha shoku Stalin, por problemet që ju preokupojnë dëshiroj t'i përsëritni edhe këtu përpara shokëve grekë.

- Sigurisht që do t'i them edhe këtu të gjitha çështjet që Partia jonë tra parashtruar në letrën që ju kemi dërguar. Këto çështje ne i kemi biseduar edhe me shokët grekë, sidomos me shokun Nitro Zahariadhis, me shokun Joanidhis, me gjeneralin Vllandas, me Barxhotasin dhe me shokë të tjerë të udhëheqjes së Partisë Komuniste Greke. Qysh në fillim dëshiroj të vë në dukje se ne kemi pasur mosmarrëveshje për disa çështje, po këtu do të flas për më kryesoret.

- Kështu dëshirojmë edhe ne - theksoi Stalini.

Pastaj unë fillova ekspozenë time:

- Mosmarrëveshja e parë me shokët grekë tra qenë lidhur me strategjinë dhe me taktikën e luftës së Ushtrisë Demokratike Greke. Si për ne, shqiptarët, edhe për popullin grek, lufta kundër fashistëve hitlerianë dhe italianë tra qenë një luftë çhrimtare, nga e cila varej fati i popujve tanë. Këtë luftë ne duhej ta mbështetnim dhe e mbështetëm në luftën heroike të Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik. Ne, shqiptarët, që në fillim ishirn të bindur se do të dilnim fitimtarë, pse populli ynë ishte ngritur i tëri në një luftë të madhe glirimtare, në të cilën kishte përkrah edhe Bashkimin e madh Sovjetik që do të dërrmonte nazizirin gjerman.

Par tia jonë e përkrahu aleancën sovjeto-anio-ainerikane, se e konsideroi këtë deri né fund z,i nië koalicion antifashist për shtypjen e nazistëvc gjermanë. Por, njëhohësisht, ne asnjëherë nuk krijuam iluzionin se imperialistët anglo-amerikanë do të ishin miqtë dhe aleatët besnikë të popullit shqiptar. Përkundrazi, që né fillim, duke e mbështetur aleancën né tërësi, ne bëmë dallimin rrënjësor né mes Bashkimit Sovjetik dhe anglo-amerikanëve. Me këtë dua të them se Partia jonë, Ushtria jonë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë sonë jo vetëm që nuk iu nënshtruan asnjëherë diktatit të anglezëve dhe të Komandës Aleate të Mesdheut, por edhe ndonjë këshillë që lejonim t5 na bënin ata, e merrnim me prudencë shumë të madhe. Anglezëve u kërkonim armë, po shihnim se ata na hidhnin shumë pak. Ne, siç e dini, zhvilluam luftën partizane, nga e cila kaluam më vonë né reparte të mëdha, deri né krijimin e Ushtrisë sé rregullt Nacionalçlirimtare.

Populli grek luftoi né të njëjtat kushte si edhe ne. Ai ngriti krye kundër agresorëve fashistë italianë, i vuri ata përpara, i theu, hyri edhe né Shqipëri. Ndonëse atëherë nuk qe themeluar Par tia jonë Komuniste, prapëseprapë komunistét dhe populli ynë i ndihmuan grekët né luftën që bënë kundër Italisë fashiste, pavarësisht se ishim vetë të pushtuar. Por, me ndërhyrjen e ushtrisë hitleriane në luftën kundër Greqisë, ushtria monarkiste greke u detyrua të tërhiqej né tokën e saj, ajo u thye. Pas kësaj kohe lindi rezistenca dhe Lufta Nacionalçlirimtare e popullit grek, e udhëhequr nga Partia Komuniste Greke, e cila krijoi EAM-in, organizoi çetat partizane dhe, më vonë, njësitë e tjera më të mëdha.

Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare që bënin, të dy popujt tanë u vëllazëruan edhe më shumë me njëri-tjetrin. Qysh né të kaluarën kanë ekzistuar lidhje miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit grek. Sig dihet, shumë shqiptarë morën pjesë dhe luajtën një rol shumë të rëndësishëm gjatë revolucionit grek të viteve njëzet të shekullit të kaluar, të udhëhequr nga Ipsillanti. Por kësaj her e karakteri i luftërave tona ishte i njëjtë dhe né udhëheqje të popujve të të dy vendeve ishin partitë tona komuniste. Ne vendosëm marrëdhënie ndërmjet njëri-tjetrit, bile edhe ushtarakisht vepruam me çeta të përbashkëta né territorin grek kundër ushtrive gjermane. Reaksioni, si në venti in tonë edhe né Greqi, ishte i madh dhe pushtuesit qenë të organizuar mjaft mirë. Edhe ky ishte njé fenomen i përbashkët.

Nga ana jonë u bënë përpjekje dhe u arritën rezultate për izolimin e krerëve të reaksionit dhe për shkëputjen e elementëve të gabuar nga radhët e tij. Në Greqi nuk munti të themi me hollësi se si u veprua, por ne i tremi kritikuar shokët e udhëheqjes sé Partisë Komuniste Greke për arsye se EAM-i dhe vetë ata kishin bërë një gabim të madh parimor dhe politik që Luftën Nacionalçlirimtare të popullit grek ia nënshtruan strategjisë anglo-amerikane dhe e vunë gati nën drejtimin e anglezëve dhe të Shtabit të Mesdheut. Kritikën ia drejtuam personalisht shokut Niko Zahariadhis.

Fajtori kryesor për këtë gjendje ishte Siantosi, i cili, në mungesë të Zahariadhisit, që në atë kohë ndodhej i burgosur në kampet gjermane të përqendrimit, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke. Kur, më pas, ia vumë në dukje këtë çështje shokut Zahariadhis, ky nuk më është përgjigjur qartë dhe anonte më shumë nga pikëpamja se nuk ishin bërë gabime. Unë kam ngulur këmbë në mendimin e Partisë sonë dhe, rrië në fund, i kam thënë shokut Zahariadhis se Siantosi ishte një provokator, një agjent i anglezëve. Po të ishte Siantosi te ne, Partia jonë do ta kalonte në gjyq, dhe do t'i jepte dënimin e merituar, kurse ju nuk bëtë kështu, i thashë shokut ZaharÏadhis. Natyrisht, kjo është puna juaj, por ky është mendimi ynë për këtë çështje.

Si konkluzion, shoku Niko Zahariadhis pranoi se «nuk duhej vepruar ashtu nga ana e Siantosit», se «për këtë shokët e kishin kritikuar, por në gjyq nuk e kaluan, vetëm e përjashtuan nga Partia», përfundoi ai.

Në vazhdim të kësaj çështjeje, dëshiroj të vë në dukje se me shokët udhëheqës të Partisë Komuniste Greke ne kemi pasur një sërë bisedimesh politike, ideologjike dhe ushtarake dhe kjo, kuptohet, se ne ishim dy parti komuniste, kishim një strategji të njëjtë - çlirimin e vendeve tona nga pushtuesit nazifashistë dhe nga borgjezia reaksionare e secilit vend.

Ne vumë re se, me gjithë trimërinë e shquar të partizanëve grekë dhe të komandantëve të tyre, shoku Niko Zahariadhis, pasi u lirua nga kampet hitleriane të përqendrimit, zuri një vend kryesor në drejtim, në Greqinë «e çliruar» me ushtrinë angleze brenda, në bazë të nënshkrimit që më parë të marrëveshjes së Kazertës dhe asaj të Kajros nga ana e përfaqësuesve të EAM-it, marrëveshje këto që çuan më së fundi në atë të Varkizës. Partia jonë nuk ishte dakord me këto veprime të Partisë Komuniste Greke, i konsideroi ato si një nënshtrim të luftës demokratike greke, si një falimentim të politikës së saj të çlirimit dhe kapitullim përpara reaksionit anglo-amerikan.

Më tej, në një miting masiv në stadiumin e Athinës, ku folën me radhë krerët e partive borgjeze greke, foli edhe shoku Niko Zahariadhis, si udhëheqës i Partisë Komuniste Greke, i cili, në mes të tjerash, deklaroi: «Në rast se partitë e tjera demokratike greke kërkojnë autonominë e «Vorio-Epirit», Partia Komuniste Greke do të bashkohej me to»(!). Partia jonë protestoi menjëherë haptazi dhe paralajmëroi se ajo do t'i luftojë pa mëshirë pikëpamje të tilla. Pas kësaj ngjarjeje, ne ftuam né një takim shokun Niko Zahariadhis, të cilin e kritikova ashpër, duke e konsíderuar deklaratën e tij si një qëndrim antimarksist dhe antishqiptar dhe i bëra mirë të qartë se «Vorio-Epiri», që është tokë shqiptare, nuk do të bëhej kurrë Greqi. Dëshiroj të them me këtë rast se shoku Niko Zahariadhis e njohu gabimin e tij, pohoi para nesh që kishte gabuar rëndë né këtë drejtim dhe premtoi se do ta ndreqte gabimin që bëri.

Ne mund të jemi të gabuar, por kemi mendimin se Markos Vafiadhisi, të cilin e eliminuan më vonë, ishte një komunist i mirë dhe komandant i zoti. Por, natyrisht, ky është vetëm një mendim nga ana jonë, që mund të jetë i drejtë, ashtu siç mund të jetë edhe i gabuar, prandaj nuk kerni asnjë pretendim për këtë, se fundi i fundit është nj'é çështje qé nuk na takon neve ta gjykojmë, por i përket Partisë Kamuniste Gireke.

Kundërshtimi ynë me udhëheqjen e Partisë Komuniste Greke, me shokun Zahariadhis né krye, qëndron, sé pari, te Varkiza, ku Partia Komuniste Greke dhe EAM-i nënshkruan marrëveshjen, që nuk është gjë tjetër veçse një kapitullim, një dorëzim armësh. Partia e Punës e Shqipërisë e cilësoi këtë akt si një tradhti që iu bë Partisë Komuniste Greke dhe popullit vëlla grek. Varkiza jo vetëm që nuk duhej bërë, por ajo duhej dënuar rreptë. Këtë pikëpamje unë ua kam shprehur me kohë shokëve Niko Zahariadhis dhe Miço Parcalidhis, i cili ka qenë një ndër nënshkruesit e marrëveshjes. Ne kemi respekt për këta dy shokë udhëheqës grekë, Zahariadhisin dhe Parcalidhisin, por ky veprim, i frymëzuar dhe i kryer nga ana e tyre, ishte shumë i gabuar dhe i solli shumë të këqija popullit grek.

Niko Zahariadhisi ka mbrojtur një tezë të kundërt nga ajo jona në lidhje me Varkizën. Ai vazhdimisht ka ngulur këmbë se ajo nuk ishte aspak një kapitullim, as tradhti, por «një veprim që duhej bërë për të fituar kohë dhe për të lejuar marrjen e pushtetit».

Lidhur me Varkizën kam pyetur shokun Niko Zahariadhis se për ç'arsye u dënua dhe u vra Aris Veliqiotisi, i cili, pas nënshkrimit të marrëveshjes, u nis té vinte në Shqipëri për të marrë kontakt me Komitetin Qendror të Partisë sonë. Niko Zahariadhisi më është përgjigjur se «Aris Veliqiotisi, sido që ishte një gjeneral trim, ishte rebel, anarkist, ai nuk e kishte pranuar vendimin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Greke për Varkizën, prandaj ne vetëm e përjashtuam nga Komiteti Qendror i Partisë, po se çfarë u bë më vonë me té, kush e vrau etj., tha Zahariadhisi, ne nuk e dimë». - «Ju sigurojmë se për vrasjen nuk jemi ne autorët», na tha ai. I kam shprehur shokut Niko Zahariadhis mendimin tonë se, pa dashur kurrsesi të ndërhynim né punën e tyre dhe pa e njohur personalisht Arisin, vetëm duke pasur parasysh se ishte një luftëtar trim i popullit grek, ai nuk duhej dënuar. Sa për vrasjen e tij, i thashë, ne u besojmë atyre që na keni treguar ju, po edhe për këtë, duke qenë konsekuentë në çështien e Varkizës, kemi kundërshtim me ju.

Ne, si marksistë-leninistë, na vinte shumë keq për popullin grek me të cilin kishim bashkëpunuar gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, prandaj edhe më pas, në momentet kur përpara këtij populli ngrihej përsëri çështja e çlirimit apo e robërisë, deshëm ta vazhdonim këtë bashkëpunim.

Nuk dëshiroj të flas këtu për përkrahjen dhe për mbështetjen internacionaliste që ne i kemi dhënë Partisë Komuniste Greke dhe Luftës Nacionalçlirimtare Greke, me gjithë kushtet shumë të vështira në të cilat lgjendej vendi ynë i porsaçliruar nga pushtuesit. Për këtë le ta thonë fjalën vetë shokët grekë. Me gjithë varfërinë tonë të madhe, kur erdhi puna, ne bëmë ç'qe e mundur për t'u ardhur në ndihmë, me ushqime e me strehim refugjatëve grekë që hynë në tokën tonë. Ndihmë e madhe për Ushtrinë Demokratike Greke ishte fakti që Shqipëria ishte një vend mik i çliruar, ku kishin ardhur në fuqi populli dhe Partia e Punës e Shqipërisë, gjë që i jepte mundësi Ushtrisë Demokrati~e Greke t'i kishte krahët të ngrohta dhe të mbr ojtura nga ana e veriperëndimit.

Pas kapitullimit në Varkizë rifilloi Lufta Nacionalçlirimtare Greke. Korniteti Qendror i Partisë Komuniste Greke bëri mbledhjen e plenumit, ku u ftuan delegatë edhe nga Partia jonë dhe ne dërguam atje shokun Mehmet Shehu. Me këtë r ast u bënë ndryshime në udhëheqje, por të gjitha këto ishin çështje të brendshme të Partisë Komuniste Greke. Ne vetëm gëzoheshim dhe inkurajonim goditjet e ashpra që u bëheshin monarko-fashistëve në të katër anët e Greqisë, të cilët, duke parë rrezikshmërinë e gjendjes së krijuar, kaluan

nga mbështetja tek anglezët, në atë të arnerikanëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan si komandant të ushtrisë së tyre në Greqi gjeneralin fomëkeq Van Flit, që e hiqnin si strateg të shquar.

Me Zahariadhisin, me Barxhotasin dhe me Joanidhisin ne kemi pasur kundërshtime për karakterin e luftës që duhej të bënte Ushtria Demokratike Greke kundër forcave të rregullta e të shumta të reaksionit grek të armatosur me mjetet rnë moderne ushtarake nga ana e imperialistëve amerikanë. Midis dy partive tona ka pasur, pra, një kundërshtim parimor edhe në këtë çështje. Të bazuar në Luftën tdnë Nacionalçlirimtare, ne mendojmë se Lufta Demokratike Greke nuk duhet të kthehej në një luftë frontale, por të ruante karakterin e luftës partizane, me njësi të vogla e të mëdha. Në këtë mënjn'ë forcat e shumta të Van Flitit jo vetëm të rnos mundnin të asgjësonin dot Ushtrinë Demokratike Greke, por përkundrazi të ishte kjo që t'i shqetësonte dhe t'i godiste ato nga të katër anët me taktikën e luftës partizane, t'i dëmtonte dhe gradualisht t'i dobësonte, derisa të përgatiste kundërmësymjen. Ne mbështetnim tezën që lufta partizane greke duhej të bazohej né popull, ndërsa armatimet t'i merreshin armikut.

Pikëpamjet strategjike të Zahariadhisit ishin né kundërshtim me tonat. Rigrupimin e forcave partizane nacionalglirimtare që mundën të bënin shokët e udhëheqjes sé Partisë Komuniste Greke e cilësuan jo vetëm né formë ushtri të «rregullt» dhe «moderne», por këtë ushtri pretendojnë se e kishin pajisur me strategjinë dhe me taktikën e h.Itës frontale të një ushtrie të rregullt. Né të vërtetë, sipas mendimit tonë, forcat që ata rigrupuan ïshin vetëm një ushtri partizane, e cila nuk arriti të pajisej as me taktikën partizane, as me taktikën e luftës sé një ushtrie të rregullt. Nga ana tjetër, shokët grekë né veprimet luftarake ndoqën taktikën e mbrojtjes pasive që është mëma e disfatës. Ky, për mendimin tonë, ishte një gabim i rëndë i shokëve udhëheqës të Partisë Komuniste Greke, të cilët kanë shkuar nga parimi jo i drejtë, sipas të cilit lufta partizane nuk ka asnjë qëllim final, domethënë nuk të çon dot né marrjen e pushtetit. Nga bisedimet që kemi pasur me ta, ne kemi krijuar mendimin se shokët grekë luftën partizane e kuptojnë si një luftë gueriljerësh prej 10-15 vetash, njësite të shkëputura që, sipas tyre, s'kanë perspektivë rritjeje dhe zhvillimi në brigada, né divizione, né korparmata etj. Kjo nuk është e drejtë. Siç ka treguar eksperienca e çdo lufte të tillë, siç vërtetoi edhe Lufta jonë Nacionalçlirimtare, lufta partizane me njësite të vogla, po të drejtohet mirë, gradualisht rritet me zhvillimin e vetë luftës, me zmadhimin e hovit revolucionar të masave dhe arrin kështu deri né kryengritjen e përgjithshme të armatosur dhe né krijimin e një ushtrie të rregullt popullore. Por shokët udhëheqës të Partisë Komuniste Greke i kanë mbrojtur me këmbëngulje pikëpamjet e tyre dhe kanë ekskluduar kategorikisht domosdoshmërinë e zgjerimit dhe forcimit të luftës partizane né Greqi. Ne nuk jemi pajtuar dhe nuk pajtohemi me këto pikëpamje të tyre. Më lejoni t'ju shfaq mendimin tonë se si paraqitej situata né kohën kur Partia Komuniste Greke u hodh në ilegalitet e iu desh të rifillonte luftën: Repartet e ELAS-it* *( Ushtria Nacionalçlirimtare Greke.) në atë kohë kishin dorëzuar armët, bazat e tyre ishin shkatërruar, atyre u mungonin veshmbathja, ushqimi, armët; morali i ELAS-it kishte rënë, lëvizja ishte né tërheqje. Pikërisht rigrupimin e këtyre forcave Partia Komuniste Greke e quajti qysh né fillim «ushtri të rregullt» dhe «moderne», e cila, sipas tyre, mund të luftonte me strategjinë dhe me taktikën e një ushtrie moderne e të përballonte luftën frontale e të hapët me një armik dhjetë herë më të fortë. Ne mendojmë se kjo ushtri partizane duhej të luftonte sipas taktikës partizane, siç na mësojnë mësuesit tanë Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini. Si mund ta quash, pra, ushtri të rregullt këtë rigrupim forcash partizane që bër i Partia Komuniste Greke, kur ajo nuk kishte as kuadrot e nevojshëm, as tanke, as avionë, as artileri, as ndërlidhje, as rroba, as ushqime dhe as armë të lehta të domosdoshme?! Këto pikëpamje të shokëve grekë mendojmë se janë jo të drejta.

Udhëheqja e Partisë Komuniste Greke, duke e quajtur këtë rigrupim partizanësh ushtri të rregullt, të pajisur, sipas tyre me «strategjinë dhe me taktikën e luftës së një ushtrie të rregullt», (strategji dhe taktikë që në realitet nuk u vu kurrë në zbatim) as nuk mendoi seriozisht dhe në mënyrë marksiste se si do të furnizohej kjo ushtri. Shokët grekë thoshin: «S'ka mundësi t'i marrim armët nga armiku». Por pikëpamje të tilla, mendojmë ne, janë në kundërshtim me mësimet e Leninit, i cili ka thënë se në asnjë rast nuk duhet të priten ndihma nga jashtë ose nga lart, por duhet të sigurohet çdo gjë vetë; se nuk duhet të lihet në asnjë rast organizimi i reparteve ose riorganizimi i' tyre me pretekst se mungojnë armët etj. Shokët udhëheqës grekë, duke e nënvleftësuar armikun, kanë kujtuar se marrja e pushtetit qe një gjë e lehtë dhe mund të bëhej pa përpjekje të gjata e të përgjakshme dhe pa organizim të shëndoshë e të shumanshëm. Këto pikëpamje të shokëve grekë sollën konsekuenca të tjera të hidhura, të cilat shkaktuan disfatën e tyre të fundit, por është e çuditshme se ata edhe në bisedimet që kemi bërë kohët e undit i quajnë pikëpamjet e tyre të drejta.

Mirëpo taktika dhe strategjia që mbron shoku Niko për luftën, sipas mendimit tonë, të bazuar në fakte, është e gabuar. Në bisedën që kam pasur me shokun Zahariadhis, ky ka pretenduar se njësitë e Ushtrisë Demokratike Greke nuk qe e mundur të futeshin në thellësinë e territorit grek, për arsye se monarko-fashistët dhe Van Fliti digjnin fshatrat dhe i kishin spastruar ato nga popullsia, kështu që, sipas tij, të gjitha qendrat e banuara kishin mbetur bosh. Unë i kam thënë se një gjë e tillë mund të ngjiste, por jo në atë përpjesëtim që pohonte Zahariadhisi. Ky ishte mendimi im i mbështetur në logjikën e fakteve, sepse, kuptohet, është e pamundur të spastrohen të gjitha zonat e banuara të Greqisë prej popullsisë nga ana e monarko-fashistëve dhe nga ushtria amerikane.

Po ashtu ne jemi në kundërshtim me pretendimet dhe me pikëpamjet e shfaqura në një letër të Byrosë Politike të Partisë Komuniste Greke, drejtuar Byrosë Politike të Partisë sonë, ku ata, duke mos u thelluar në gabimet e tyre, dhe duke dashur t'i fshihnin këto, pretendojnë se disfatat e tyre rrjedhin ngaqë nuk qenë të furnizuar me armë, me municion dhe me veshmbathje në masën e duhur dhe se armiku zotëronte ajrin, detin dhe furnizohej shumë nga anglo-amerikanët. E vërteta është se armiku qe shumë më i furnizuar e me forca të mëdha materiale e njerëzore. Por, né një rast të tillë, kur je duke zhvilluar një luftë kundër reaksionit të brendshëm e ndërhyrjes së huaj ushtarake, rruga më e mirë është që armiku të bëhet burimi më i madh për furnizime. Ushtria Demokratike Greke duhet t'ia rrëmbente armët armikut, por këto armë nuk rrëmbehen duke ndjekur taktikën e luftës difensive, të mbrojtjes pasive. Megjithatë mendojmë se çështja nuk qëndron te furnizimet. Ne mendojmë se udhëheqja e Partisë Komuniste Greke, duke hedhur poshtë taktikën e luftës partizane dhe zhvillimin e sai deri në kryengritjen e përgjithshme me armë dhe në marrjen e pushtetit, ka zbatuar një taktikë difensive dhe pasive të papranueshme as nga një luftë partizane, as nga një luftë frontale me ushtri të rregullt. Duke ndjekur një taktikë të tillë, Ushtria Demokratike Greke, veg të tjerash, i privoi vetes mundësinë për t'u shtrir ë ne zona të tjera të vendit, ku domosdo do të gjente burimin e pashtershëm të forcave njerëzore te djemtë dhe te vajzat e popullit, po ashtu, e privoi veten nga rriundësia për t'i rrëmbyer armët armikut nëpërmjet përpjekjesh të vazhdueshme, të shpejta, të studiuara mirë e të kryera atje ku s'ia priste mendja armikut. Nuk duhet luajtur me kryengritjen e ar, matosur, na mëson marksizëm-leninizmi dhe historia e kaq e kaq luftërave ka vërtetuar se difensiva është vdekje për çdo kryengritje të armatosur. Në qoftë se mbetet né difensivë, kryengritja shpartallohet shumë shpejt nga një armik më i fuqishëm dhe i pajisur më mirë.

Këtë vërtetoi, për mendimin tonë, edhe aio tuktikë që ndoqën shokët grekë. Forcat e gialla dhe më të mëdha të Ushtrisë Demokratike Greke kanë qenë vazhdimisht të gozhduara né sektorin e fortifikuar të Vicit dhe të Gramozit. Këto forca janë përgatitur për luftë llogoresh dhe difensive, atyre u është imponuar dhe kanë pranuar me dëshirën e udhëheqjes sé tyre luftën frontale me ushtrinë e armikut. Me luf tën difensive e passive shokët grekë kanë menduar të marrin pushtetin né duart e tyre. Pushteti, sipas mendimit tonë, nuk mund të merret duke u mbrojtur né Gramoz. 1 vetmi manovrim që udhëheqja e Partisé Komuniste Greke ka bërë (dhe ky i imponuar nga rrethanat), ka qenë né luftën e zhvilluar né Gramoz në vitin 1948, ku me të vërtetë partizanët heroikë grekë kanë rezistuar për shtatëdhjetë ditë me radhë, i kanë shkaktuar dëme armikut né njerëz, por, më né fund, për t'i shpëtuar rrethimit dhe shfarosjes, kanë dalë nga Gramozi dhe kanë kaluar në Vici. Por marrja e pushtetit mbeti akoma shumë larg. Ushtria Demokratike Greke duhej të zhvillonte sulme për marrje qytetesh. Kjo nuk u realizua. Shokët grekë edhe atëherë pretendonin se u mungonin forcat. Kjo mund të jetë e vërtetë, por perse u mungonin forcat dhe ku duhej t'i gjenin ato, këtë problem shokët grekë nuk e thellonin dhe nuk e zgjidhën, as atëherë, as më pas, né rrugën e duhur marksiste-leniniste. Taktika e shokëve grekë ishte, sikundër e shfaqin né letrën e tyre të Byrosë Politike drejtuar Byrosë sonë Politike, të mbanin me çdo kusht Vicin dhe Gramozïn, bazën e tyre per zhvillimin e mëtejshëm të luftës dhe suksesin e luftës e varnin ekskluzivisht nga furnizimet, por pa gjetur asnjëherë rrugën e drejtë per t'i siguruar me luftë ato furnizime.

Sidoqoftë, duke kaluar nga disfata né disfate, Ushtria Demokratike Greke u detyrua të tërhiqej dhe të vendosej përsëri né zonën e Vicit dhe të Gramozit. Kjo ishte një fazë shumë kritike, si per Ushtrinë Demokratike Greke, edhe per vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe ne i kemi ndjekur me shumë vëmendje veprimet e shokëve grekë. Para o,ensivës sé fundit të monarko-fashistëve kundër Ushtrisë Demokratike Greke, shokët udhëheqës gz-ekë kishin mendimin se situata e tyre politike e ushtarake ishte jashtëzakonisht e shkëlqyer, kurse ajo e armikut, sipas tyre, ishte shumë e dëshpëruar. Ata kishin pikëpamjen se «Vici është i fortifikuar jashtëzakonisht dhe i pamarrshëm nga armiku; po të sulmojë armiku Vicin, ai ka firmuar vdekjen e tij. Vici do të bëhet varri i monarko-fashistëve. Armiku është i detyruar ta bëjë ketë ofensivë pse ai s'ka rrugë tjetër daljeje, ai është né buzë të greminës. Ushtria monarko-fashiste dhe Van Fliti le të sulmojnë kur të duan, ne do t'i thyejmë».

Shoku Vllandas kishte mendimin se grushti kryesor i armikut do të jepej né Gramoz dhe jo né Vici, per arsye se «Gramozi është më pak i fortifikuar, pse është kufi me Shqipërinë dhe armiku, pasi të na mundë atje, do të kthehet né Vici per të na goditur, pse ai mendon se atje mund të na asgjësojë, meqenëse është Jugosllavia në kufi. Ne, pasi të kemi luftuar né Gramoz dhe t'i kemi shkaktuar humbje të mëdha armikut, do të manovrojmë me forca nga Gramozi per të sulmuar nga prapa forcat armike né Vici».

Por pak para sulmit të fundit shokët grekë u informuan nga ne se armiku sulmin kundër tyre do ta drejtonte né Vici né datën 10 gusht e jo në Gramoz. Kjo informate u jepte shokëve grekë mundësinë që ata të mos gjendeshin né befasi dhe te merrnin masa me kohë. Por edhe pas kësaj, ata vazhdonin të besonin se grushti kryesor do të ishte né Gramoz. Sipas tyre, sulmi armik né Vici e jo né Gramoz «nuk ndryshon gjëkafshë per ne. Ne i kemi marre të gjitha masat si né Vici si né Gramoz. Vici është i pamarrshëm, mendonin ata, ai është jashtëzakonisht i fortifikuar, të gjitha rrugët nga ku mundet të kalojë armiku janë bërë të pakalueshme. Armët e renda të armikut nuk mund të hyjnë né zonën e Vicit, fitorja është jona».

Këto ishin pikëpamjet e shokëve grekë dy dite para sulmit mbi Vici. Monarko-fashistët brenda një dite kapën vijën e tretë të mbrojtjes sé Vicit dhe brenda dytri ditëve Vici u shpartallua. Lufta dhe rezistenca kanë qenë shumë të pakta. Kjo për ne ishte një gjë shumë e papritur. Por ne i kishim marrë të gjitha masat e mbrojtjes nga një sulm eventual në tokën tonë nga ana e monarko-fashistëve. Për këto masa mbrojtjeje që kishim marrë ne, shokët grekë, dhe vetë shoku Parcalidhis që është i pranishëm këtu, nuk kanë qenë shumë të bindur dhe i kanë quajtur të shpejtuara nga ana jonë. Shokët grekë nuk ishin realistë. Shumë refugjatë, midis të cilëve edhe ushtarë demokratë, që u thyen keqas, u detyruan të kapërcenin kuf irin tonë. Ne ç'të bënim?! I pranuam dhe i vendosëm në vende të caktuara.

Analiza që Byroja Politike e PK Greke i bëri disfatës sé Vicit ne nuk na kënaqi. Ne mendojmë se lipsej té bëhej një analizë e thellë, se atje kishte gabime të rënda. Pas tërheqjes nga Vici, perspektivat e fitores shoku Zahariadhis i mbështeti né Gramoz. «Gramozi, thoshte ai, është më i favorshëm për ne se Vici, tanket që kanë qenë elementi vendimtar i fitores sé monarko-fashistëve né Vic: nuk round të manovrojnë né Gramoz» etj.

Duhet thënë se né atë kohë tradhtia e Titos rshte bërë e njohur. Më vonë Zahariadhisi pretendoi se «të vetmit që i strehuan refugjatët grekë ishin shqiptarët, se jugosllavët jo vetëm nuk pranuan kalimin e refugjatëve né territorin e tyre, por i qëlluan edhe pas krahëve». Ka mundësi të ishte edhe kështu, ne nuk mund të themi gjëkafshë.

Në një bisedë që bëra me shokun Zahariadhis për tërheqjen nga Vici, unë ngrita përsëri çështjen e gabimeve të tyre si dhe mungesën e një pamjeje objektive të situatës nga ana e Partisë Komuniste Greke dhe në mënyrë të veçantë nga komandanti i Vicit, gjenerali Vllandas. «Ato që mendonte ai, i thashë Nikos, u pa se nuk ishin të vërteta. Kjo u vërtetua me faktin që Ushtria Demokratike Greke nuk qe në gjendje ta mbronte Vicin».

Niko Zahariadhisi më kundërshtoi. Ai më tha se Vici ra për gabimin e një komandanti, i cili në një pjesë të frontit nuk kishte vendosur batalionin që ishte caktuar dhe se nuk u gjend as vetë në vendin e luftimit. Kështu, sipas tij, ishte ai shkaktari i disfatës së Vicit, prandaj më tha «morëm masa dhe e dënuam». Ky ishte një shpjegim shumë semplist nga ana e shokut Niko për një disfatë kaq të madhe.

Unë i thashë haptazi dhe shoqërisht se nuk mund ta besoja një gjë të tillë.

«Në daç beso, në daç mos beso, më tha Nikoja, po kështu është».

Megjithatë vazhdova: - Po tash ç'do të bëhet?

Nikoja u përgjigj : «Do të luftojmë».

- Po ku do të luftoni?

«Në Gramoz, që është një kala e pamposhtur».

Unë i bëra pyetjen: - Ju mendoni të futni atje gjithë Ushtrinë Demokratike Greke?

«Po, u përgjigj Niko Zahariadhisi, do ta rifutim të tërë në Gramoz».

I thashë se ju i dini punët tuaja e jeni ju ata që vendosni, por mendimi ynë është që Gramozi nuk mund të qëndrojë më, prandaj nuk duhen sakrifikuar kot gjithë këta trima të Ushtrisë Demokratike Greke, udhëheqësi i së cilës jeni ju. Ne ju kemi shokë dhe miq, për çështjet tuaja bëni ashtu si t'ju duket më mirë, por do të dëshiroja sikur të thërritnit shokun Barxhotas, komandantin e trupave grekë në Gramoz, dhe të bisedonit me të për këtë çështje. Nikoja ma kundërshtoi këtë mendim dhe më tha se kjo gjë ishte e pamundur të bëhej.

Më vonë e dimë çfarë ngjau. Gramozi u bë disfata e fundit e Ushtrisë Demokratike Greke.

Gramozi u shpartallua brenda katër ditëve. Atje, sipas mendimit tonë, lufta nuk ishte e organizuar. U qëndrua në një difensivë komplete dhe pasive. Nuk përjashtojmë që të jenë zhvilluar luftime të ashpra në disa pika, si në Polje dhe në Kamenik, ku ushtarë demokratë grekë rezistuan me heroizëm. Gjithë tërheqja e Gramozit, me përjashtim të forcave të Kamenikut, u bë e çrregullt, si ajo e Vicit. Ushtarë dhe komandantë të Ushtrisë Demokratike Greke pëshpëritin për taktikën e gabuar difensive që është përdorur në Gramoz.

Këtë gjë na e ka kotnfirmuar dhe shoku Zahariadhis.

Ne mendojmë se shokët udhëheqës grekë në luftën e Gramozit dhe të Vicit nuk mbajtën parasysh parimet marksiste-leniniste të luftës popullore. Kolonat monarko-fashiste mbërr itën në pozicionet e tyre të paracaktuara me një shpejtësi të madhe dhe pa u shqetësuar. Ato kaluan me shpejtësi nëpër krehëret e maleve, bënë r rethimin e forcave demokratike, të cilat ishin mbyllur në llogore dhe nuk kundërsulmonin; armiqtë sulmuan, nxorën partizanët nga llogoret dhe pushtuan fortifikatat. Komanda demokratike greke i kishte shpërndarë for cat në pozicione të fortifikuara, nuk përdori rezervat për kundërsulm dhe të shkatërronte me sulme të vazhdueshme e manovrime të shpejta ofensivën e arrnikut. Ne mendojmë se pikëpamjet e tyre të gahuara mbi taktikën e luftës shkaktuan disfatën. Elementi nieri ishte në lartësinë e momentit, ishin partizanë të vjetër dhe të provuar në luftë, me një moral të lartë dhe që luftonin me heroizëm.

Nga ana tjetër, duke zbatuar taktikën e saj të mbrojtjes pasive, udhëheqja e Partisë Komuniste Greke lejoi rigrLipimin dhe riorganizimin e ushtrisë monarko-fashiste, nuk sulmoi për të goditur përgatitjet e arm,ikut në mënyrë që të dështonte ofensiva e tij ose të paktën të dobësohej për t'u lejuar kështu forcave të gjalla të Ushtrisë Demokratike Greke të mzànovronin në shkallë të gjerë dhe të goditnin vazhdimisht dhe kudo forcat e armikut. Këto janë disa ndër arsyet që kanë shkaktuar, sipas mendimit tonë, disfatat e fundit në Gramoz dhe në Vici. Në analizën që Byroja Politike e PK Greke i ka bërë disfatës së Vicit thotë se «udhëheqja ka përgjegjësi të rëndë», por ajo nuk thotë asgjë se ku qëndron kjo përgjegjësi dhe më poshtë s'mungon që këtë përgjegjësi ta shpë:.ndajë nga të katër anët. Ne mendojmë se kjo s'është një analizë marksiste-leniniste.

Për të pasur sukses në luftën e tyre, shokët grekë nuk duhej të kishin ndjekur taktikën e mbrojtjes pasive, por duhej të kishin zbatuar mirë parimet marksiste-leniniste mbi kryengritjen e armatosur. Taktika që duhej ndjekur, ne mendojmë se duhet të kishte për qëllim ta dëmtonte armikun në shumë drejtime në mënyrë të vazhdueshme, t'ia bënte armikut gjendjen të pasïgurt në çdo minutë, ta detyronte atë të shpërndante forcat e tij, t'i fuste panikun dhe tmerrin, t'ia bënte të pamundur kontrollin e gjendjes. Kështu lufta revolucionare e popullit grek do të rritej vazhdimisht, ajo fillimisht do ta shqetësonte armikun, më pas do të bënte që armiku të mos e kontrollonte dot situatën, do të bënte që të çliroheshin krahina dhe zona të tëra deri në qëllimin e mëtejshëm, dornethënë deri në kryengritjen e përgjithshme dhe çlirimin e gjithë vendit. Në këtë mënyrë lufta partizane në Greqi kishte një perspektivë zhvillimi.

Shumë herë, në bisedat që kemi pasur me ta, ne u kemi thënë shoqërisht shokëve grekë se Ushtria Partizane Greke duhet të përpiqet që armatimet duhet t'i marrë nga armiku me luftë; të luftojë me armët e armikut dhe ushqimin e veshmbathjen t'i marrë nga populli bashkë me të cilin e për të cilin do të luftojë.

Ushtria Partizane, u kemi thënë shokëve tanë grekë, në radhë të parë, duhet të lidhet me popullin nga i cili është shkëputur dhe pa të cilin as nuk mund të ekzistojë. Populli duhet të mësohet që të luftojë bashkë me ushtrinë dhe ta ndihmojë e ta dojë këtë si çlirimtaren e vet. Kjo është konditë e domosdoshme. Populli duhet të mësohet që të mos i dorëzohet armikut dhe radhët e ushárisë të përforcohen me burra e gra, me të rinj e të reja të popullit, nga vetë Greqia.

Po ashtu ne, në mënyrë shoqërore, u kemi thënë shokëve grekë që në Ushtrinë Partizane Greke duhet të sigurohet më mirë roli udhëheqës i partisë; komisari politik në kompani, në batalion, në brigadë, në divizion duhet të jetë përfaqësuesi i vërtetë i partisë dhe, si i tillë, të ketë të drejtën e komandës njësoj sikurse edhe komandanti. Por ne kemi vënë re dhe shumë herë ua kemi vënë në dukje shokëve se rolin drejtues të partisë në ushtri ata nuk e kanë parë drejt. Për këtë problem unë edhe më parë i kam shfaqur shokut Stalin mendimin e Partisë sonë dhe në letrën që i kemi drejtuar gjithashtu e trajtojmë këtë gjë. Moskuptimi i rolit udhëheqës të Partisë në ushtri, mendojmë ne, ishte një ndër arsyet kryesore që çoi në disfatën e luftës së Ushtrisë Demokratike Greke. Ne gjithnjë nisemi nga mësimi marksist-leninist se komandanti dhe komisari politik formojnë një unitet që drejton veprimet ushtarake dhe edukimin politik të njësiteve, se ata që të dy janë njëlloj përgjegjës për gjendjen e repartit të tyre në çdo pikëpamje, se që të dy, komandanti dhe komisari, drejtojnë në luftë njësinë e tyre, repartin e tyre.

Pa komisarët politikë nuk do të kishim Ushtri të Kuqe, na mëson Lenini. Në Ushtrinë tonë Nacionalçlirimtare dhe tash në Ushtrinë tonë Popullore kemi ndjekur dhe vazhdojmë të ndjekim këto parime. Në Ushtrinë Nacionalçlirimtare Greke, ELAS, komandanti dhe komisari, si komandë e përbashkët, kanë pasë ekzistuar, por në praktikë kjo nuk zbatohej si duhet. Presioni i pikëpamjeve të gabuara borgjeze të komandantëve të karrierës që nuk duronin të kishin përbri, në komandë, njerëz të besuar të Partisë, ka pasur si rrjedhim që në atë kohë në Ushtrinë Demokratike Greke roli i komisarit në komandë të errësohej dhe të lihej në radhën e dytë. Kjo është konsekuencë e pikëpamjeve të udhëheqësve të Partisë Komuniste Gr else mbi «ushtrinë e rregullt». Shokët udhëheqës grekë eliminimin e rolit të komisarit politik përpiqen ta arsyetojnë duke marrë si shembull tipin e tishtrisë sé ndonjë vendi tjetër, por ne mendojmë se shokët grekë në këtë çështje nuk janë realistë.

Gabime të tilla u vunë re edhe pasi Ushtria Nacionalçlirimtare Greke rifilloi luftën. Që prej largimit të gjeneral Markosit, kjo ushtri nuk ka pasur komandant të përgjithshëm. Ne mendojmë se një situatë e tillë s'ka qenë e drejtë. Te ne Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ka qenë dhe është njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Ushtr isë. Ne mendojmë se kjo është e drejtë. Në kohë paqeje mundet të mos jetë kështu, mund të ketë Ministri të Mbrojtjes, po në konditat e Ushtrisë Demokratike Greke, kur ajo qe në luftë e sipër, duhet të kishte një komandant të përgjithshëm të ushtrisë dhe kemi menduar dhe mendojmë, sipas eksperiencës sonë, se ky funksion politik dhe ushtarak i përket sekretarit të përgjithshëm të partisë. Këtë pikëpamje tonën ua kemi shfaqur shumë herë shokëve grekë. Arsyet që shokët grekë na kanë dhënë për të treguar pse nuk është vepruar

kështu tek ata, nuk kanë qenë bindëse. Shokët grekë na kanë thënë se «shoku Zahariadhis është

shumë modest», ose «u dogjëm me Titon që ishte njëkohësisht sekretar i përgjithshëm, kryeministër dhe komandant suprem i ushtrisë». Neve na duket se këtu s'kemi të bëjmë me çështje modestie; kjo s'ka lidhje as me thënien për Titon, pas së cilës na është dukur se bëhen insinuata të tjera.

Ne jemi çuditur me nië sërë formash të mbuluara që përdornin shokët grekë, por shihnim se realiteti ishte krejt ndryshe. Këto ne nuk mund t'i shpjegojmë përveçse me përshtypjen tonë që né shokët grekë kishte konfuzion, kishte oportunizëm, modesti false, kishte fshehje të rolit udhëheqës të partisë. Mundet që sekretari i përgjithshëm i partisë të mos jetë kryekomandant i ushtrisë, por një ushtri që lufton, të mos ketë një Aryekomandant, siç ishte rasti i Ushtrisë Demohratike Greke pas heqjes sé Markosit, na është dukur e na duket e gabuar.

Për këtë situatë dhe për disfatat që rrodhën më pas, shokët grekë nuk bëjnë përgjegjës askënd, përgjegjësinë e ndajnë duke ia veshur dhe atij që ka faj dhe atij që s'ka faj. Fajin ata ua hedhin gjithë anëtarëve të Partisë, gjë që s'është aspak e drejtë, pse anëtarët e Partisë Komuniste Greke kanë luftuar dhe luftojnë me heroizëm. Ne mendojmë se shokët udhëheqës grekë kanë frikë të `hellohen né këto gabime që ne i quajmë të rënda, kanë frikë t'i vënë gishtin plagës. Mendojmë gjithashtu se né disa shokë udhëheqës grekë mungon kritika dhe autokritika dhe «shoqërisht» mbrojnë shoku-shokun për gabimet që kanë bërë.

Shokët udhëheqës grekë kanë qenë né kundërshtim me pikëpamjet tona, të cilat ua kemi shfaqur né mënyrë shoqërore si komunistë internacionalistë që luftojmë për të njëjtën çështje, që kemi interesa të mëdha të përbashkëta, që na dhimbej qështja e luftës sé popullit grek. Ata nuk i kanë pritur mirë vërejtjet tona.

Shumë gjëra të papëlqyera ka ngritur shoku Niko Zahariadhis kundër nesh, të cilat, natyrisht, ne ia kemi hedhur poshtë. Dihet tashmë deklarata e tij për «Vorio-Epirin» që përmenda né fiIlim. Veç të tjer ave, ai u grind me ne duke na aku:iuar se gjoja kishim rekuizuar kamionët grekë që shërbenin për transportimin e refugjatëve e të materialeve të tyre dhe kërkoi që ne të mobilizonim edhe kamionët tanë për nevojat që kishin. Që ne i kemi përdorur kamionët grekë për transportimin e refugjatëve grekë për né vendet e caktuara për ta, kjo është pIotësisht e vërtetë. Refugjatët grekë ne i kemi marrë dhe i kemi transportuar né Shqipërinë e Veriut, ku, me gjithë vështirësitë tona, na u desh t'i furnizonim edhe me ushqime, pia të ndanim kafshatën e go jës me ta. Për sa u përket mjeteve tona, parkun e kamionëve e kishim shumë të v ogël dhe me anën e tyre na cluhej të furnizonim anekënd me çdo gjë gjithë Shqipërinë.

Shokët grekë na I-i-itikojnë gjithashtu që ne nuk u kemi dhënë precedencë shkarkimit të ndihmave materiale, si veslimbathje, ushqime, çadra, batanije etj., që erdhën për refugjatët grekë né portet tona, para se refugjatët të largoheshin nga Shqipëria. Kjo nuk është e vërtetë. Ndihmat që :-inin nga jashtë me vaporë për refugjatët grekë, qëllonin që ishin nën materialet e malli at që vinin për re. Né raste të Lilla, kuptohet, se duhet të hiqeshin më parë ngarkesat që janë sipër, pastaj ato poshtë, ndryshe nuk kishte si të bëhej; ne s'dimë ndonjë metodë që ta shkarkosh anijen nga fundi.

Sidoqoftë këto ishin mosmarrëveshje të vogia që kapërceheshin, ashtu sikundër u kapërcyen. Çështje vendimtare ishin ato të vijës politike e ushtarake të Partisë Komuniste Greke gjatë viteve të luftës, për të cilat unë fola më lart.

Shokët grekë jo vetëm s'i kanë pranuar pikëpamjet e vërejtjet tona, por kemi përshtypjen se ata i kanë marrë shtrembër ato dhe, bile, né letrën e tyre që i drejtuan Byrosë sonë Politike para disa kohësh, ata i krahasojné pikëpamjet e qëndrimet tona parimore, né mënyrë të palejueshme dhe antimarksiste, të njëllojta me pikëpamjet e titistëve. Duke deformuar pikëpamjet e shfaqura nga shoku Mehmet Shehu për luftën e Vicit e të Gramozit për Via përshtatur arsyetimit të tyre jo të drejtë, shokët udhëheqës grekë, sipas mendimit tonë, kanë qëllim të fshehin gabimet e bëra nga ana e tyre. Ne i kuptojmë momentet e rënda që ka kaluar udhëheqja e Partisë Komuniste Greke pas disfatës sé Vicit e Gramoz:` dhe momentet e nervozizmit që kanë ekzistuar ndër ta, por akuza të tilla të rënda, të pabazuara janë për ne të papranueshme dhe që duhet të maten dhe të peshohen mirë më parë se të thuhen, sidomos nga ana e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Greke.

Pas këtyre akuzave, të cilat Byroja jonë Politike i gjykoi me gjakftohtësi, ne menduam se bëhej akoma më i domosdoshëm edhe largimi i atyre pak refugjatëve demokratë grekë që kishin mbetur ende né Shqipëri.

I kemi drejt apo gabim këto pikëpamje e qëndrime që kemi mbajtur, shoku Stalin le të na e thotë, ne jemi gati të njohim çdo gabim të mundshëm dhe të bëjmë autokritikë.

Shoku Stalin, duke m'u drejtuar mua, më ndërpreu fjalën dhe më tha:

- Kur shokët janë né fatkeqësi, nuk duhet t'u bihet me shqelm.

Këto ishin problemet që unë desha të ngrija, probleme të cilat i kemi ngritur si me shokët grekë edhe në letrën që ju kemi dërguar më parë juve, shoku Stalin.

- Mbaruat? - më pyeti shoku Stalin.

- Mbarova, i thashë.

Atëherë ai ia dha fjalën shokut Zahariadhis.

Ky filloi të mbrojë Varkizën, duke theksuar se marrëveshja e nënshkruar atje nuk ishte gabim dhe e zhvilloi më gjerë këtë temë. Të njëjtat pikëpamje më kishte shprehur edhe mua më parë.

Për të shpjeguar arsyen e disfatës, në mes të tjerash, Zahariadhisi ngriti çështjen: «Po ta dinim që më 1946 se do të tradhtonte Titoja, nuk du ta kishim filluar luftën kundër monarko-fashistëve grekë». Ai shtoi pastaj edhe dica «arsye» të tjera për të shpjeguar disfatën, duke përsëritur se u mungonin armatimet, se shqiptar ët, megjithëse u kanë dhënë kafshatën e gojës refugjatëve, prapëseprapë kanë nxjerrë disa pengesa etj. Disa probleme të dorës së dytë Zahariadhisi i ngriti si çështje parimore. Ai për mendi pastaj kërkesën tonë (që edhe ai vetë e kishte ngritur rnë parë) që dhe ata refugjatë demokratë grekë që ndodheshin akoma te ne të largoheshin nga Shqipëria. Sipas tij kjo gjë i jepte fund Luftës Nacionalçlirimtare Greke.

Dëshiro j të shpreh me këtë rast përshtypjen time që shoku Niko Zahariadhis ishte shumë i zgjuar, me kulturë, par sipas mendimit tim, jo sa duhet marksist. Ai, me gjithë disfatën e pësuar, filloi të flasë në mbrojtje të strategjisë dhe të taktikës që kishte ndjekur Ushtria Demokratike Greke, duke ngulur këmbë se kjo strategji e taktikë kishin qenë të drejta, se ata nuk mund të vepronin ndryshe. Ai e shtjelloi gjerë e gjatë këtë çështje. Pra. secili nga ne qëndronte në pozitat e veta.

Kështu foli Niko Zahariadhisi. Biseda e tij zgjati aq kohë sa imja, në mos më shumë.

Shoku Stalin dhe shokët e tjerë udhëheqës sovjetikë e dëgjuan edhe atë me vërejtje.

Pas Nikos, shoku Stalin pyeti Miço Parcalidhisin

- A keni ju ndonjë mendim për të shprehur rreth atyre që thanë shokët Enver Hoxha dhe Niko Zahariadhisi?

- Nuk kam asgjë tjetër për të thënë veç atyre që parashtroi shoku Niko - u përgjigj Parcalidhisi dhe shtoi se ata ishin në pritje të gjykimit të çësht jeve nga ana e shokëve sovjetikë dhe e Partisë Bolshev ike.

Atëherë e mori fjalën Stalini, i cili foli në mënyrë të qetë, siç e kemi njohar kurdoherë që jemi takuar me të. Foli me terma té thjeshtë, té prerë dh e ï;asi¿Lëzakonisht té qartë. Ai pohoi se i:ifta e popullit grek qe një luftë heroike, gjatë sé cilës u treguan trimëri, por u vërtetuan edhe gabine.

- Për sa i përket Varkizës shqiptarët kanë t ë drejtë - theksoi Stalini dhe, pasi e shtjelloi këtë problem, shtoi: - Ju, shokë grekë, duhet të kuptoni se marrëvesh ja e Varkizës ishte një gabim i madh. Ju nuk duhej ta kishit nënshkruar atë dhe as të lëshonit armët, se ajo i ka shkaktrar dëm të madh luftës sé popullit grek.

Për sa i përket vlerësimit të strategjisë dhe të taktikës suaj të ndjekur né luftën dernokratike greke, megjithëse k ;o luftë ishte heroike, mendoj se shokët shoiptar ë, prapë kanë të drejtë. Ju duhej të bënit një luftë partizane, pastaj nga fazat e kësaj lufte të kalonit né luftën frontale.

Unë e kritikova shokun Enver Hoxha, të cilit i 4hashë se né fatkeqësi shokut nuk i duhet rënë me shqelm, por, nga sa dëgjuam këtu, del se shokët shqiptarë kanë mbajtur qëndrinl të drejtë ndaj pikëpamjeve dhe veprimeve tuaja. Rrethanat që u krijuan dhe kushtet e Shqipërisë ishin të atilla që ju nuk round të qëndronit né atë vend, pse kështu mund të vihej né rrezik pavarësia e Republikës Popullore të Shqipërisë.

Ne pranuam kërkesën tuaj që të gjithë refugiatët demokratë grekë të kalonin né vende të tjera dhe tashmë të gjithë ata janë tërhequr. Çdo gjë tjetër, si armët, municionet etj., që shokët shqiptarë u morën atyre ushtarëve demokratë grekë që kapërcyen kufirin dhe hynë në Shqipëri, i përkitnin Shqipërisë, nënvizoi Stalini. Prandaj armët duhet të qëndronin në Shqipëri, tha ai, sepse ky vend, duke i pranuar ushtarët demokr atë grekë, megjithëse i çarmatosi, prapëseprapë kishte rrezikuar pavarësinë e vet.

Për sa i përket mendimit tuaj, sipas të cilit «po ta dinim që më 1946 se do të tradhtonte Titoja, nuk do të kishim filluar luftën kundër monarko-fashistëve», ky është i gabuar, theksoi Stalini, pse për lirinë e popullit duhet luftuar edhe kur je në rrethim. Megjithatë duhet ditur se ju nuk ishit në gjendje rrethimi, pse në krah tuaj nga veriu kishit Shqipërinë dhe Bullgarinë; në përkrahje të luftës suaj të drejtë qenë të gjithë. Ne kështu mendojmë, përfundoi shoku Stalin dhe shtoi:

- Çfarë thoni, ju, shokë shqiptarë, Hoxha dhe Shehu?

- I pranojmë të gjitha mendimet tuaja - u përgjigjëm ne.

- Po ju, shokë grekë, Zahariadhis dhe Parcalidhis, çfarë thoni?

Shoku Niko tha:

«Ju na ndihmuat shumë, tash e kuptojmë që nuk kemi vepruar drejt dhe do të përpiqemi t'i ndreqim gabimet tona», e të tjera e të tjera.

- Shumë mir ë - tha Stalini duke rimarrë fjalën. - Atëherë kjo çështje konsiderohet e mbyllur.

Në kohën kur ts gjithë po bëheshim fiati të largoheshim, ndërhyri Molotovi, dulce i thënë Niko Zahariadhisit:

- Kisha diçka për t'ju thënë, shoku Niko. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ka marrë një letër nga një shoku juaj në të cilën shkruan se «Niko Zahariadhisi është agjent i anglezëve>y. Nuk na përket neve ta zgjidhim këtë çështje, por nuk mund ta mbajmë të fshehur pa ju vënë në dijeni mbi përmbajtjen e saj, sidomos kur në të akuzohet një shok udhëh.eqës i Partisë Komuniste Greke. Ja edhe letr a. Çfarë thoni ju për këtë?

- E shpjegoj unë këtë çështje - u përgjigj Niko Zahariadhisi dhe tha: - Kur trupat sovje

tikë na çliruan nga kampi i përqendrimit unë shkova në komandën sovjetike për të kërkuar që të më dërgonin sa më parë në Athinë, se atje e kisha vendin. Ishin momente vendimtare që unë duhej të gjendeslla në Greqi. Por komanda juaj në ato momente nuk kishte me se të më transportonte. Atëherë u detyrova të shkoja në komandën angleze, ku kërkova të më çonin në atdhe. Anglezët më hipën në një avion dhe kështu u ktheva në Greqi. Kthimin tim në atdhe nëpërmjet komandës angleze ky shok e konsideron sikur unë jam bërë agjent i anglezëve, gjë që nuk është e vërtetë.

Stalini ndërhyri e tha:

- E qartë, edhe kjo çështje mbyllet. Mbaroi takimi !

Stalini u ngrit, na dha dorën të gjithëve me radhë njërit pas tjetrit dhe ne u nisëm të dilnim. Salla ishte e gjatë dhe, kur arritëm pranë derës së daljes, Stalini na thirri:

- Ndaluni pak, shokë! Përqafohuni me njëri-tjetrin, shoku Hoxha dhe shoku Zahariadhis!

Ne u përqafuam.

Kur dolëm jashtë Miço Parcalidhisi shtoi:

- Nuk ka si Stalini, ai u soll si babai ynë. Tani çdo gjë është e qartë.

Kështu u mbyll ky ballafaqim te Stalini.





TAKIMI I PESTE



Prill 1951



Mbi gjendjen poiitike, ekonomike e shoqërore në Shqipëri. Reaksioni i jashtëm synon të rrëzojë pushtetin tonë popullor. Vendimi pi;rfundimtar i Gjyqit të Hagës. «Me vigjilencë të lartë dhe me qëndrime të vendosura zbulohen dhe shkatërrohen tentativat e armikut». «Krahas ndërtimit ti; veprave industriale ju duhet të forconi klasën punëtore dhe të përgatitni kuadro». Mbi kolektivizimin e bujqësisë. «Specialistët sovjetikë t'i keni jo për të qëndruar né zyrë, por për të ndihmuar në terren». Vërejtje të rrepta të shokut Stalin për një pjesë operistike sovjetike që lustronte realitetin. Në Kongresin e 19-të të PK (b) të BS - për herë të fundit me Stalinin e paharruar.





Takimi i fundit që kam pasur me shokun Stalin ka qenë ai që u zhvillua né Moskë më 2 prill 1951 né mbrëmje, né orën 10.30 sipas orës sé Moskës. Né këtë takim merrnin pjesë edhe Molotovi, Malenkovi, Beria e Bulganini.

Gjatë bisedimit u prekën probleme të ndryshme mbi gjendjen e brendshme në Parti e në shtetin tonë, mbi çështjet ekonomike, veçanërisht të sektorit të bujqësisë, mbi marrëveshjet ekonomike që mund të përfundoheshin me shtete të ndryshme, mbi forcimin e punës në institutet tona të larta, probleme të situatës ndërkombëtare etj.

Fillimisht unë i fola shokut Stalin në vija të përgjithshme për gjendjen politike në vendin tcrnë, për punën e madhe që ka bërë e bën Partia për edukimin e masave me frymë të lartë revolucionare, për unitetin e shëndoshë që është krijuar e forcohet dita-ditës në Parti e në popullin tonë, për besimin e madh e të patundur që ka populli te Partia. - Këto arritje, i thashë shokut Stalin, ne do t'i forcojmë pandërprerje duke qenë kurdoherë vigjilentë e të gatshëm për të mbrojtur pavarësinë e lirinë, integritetin tokësor të vendit dhe fitoret e popullit nga çdo armik i jashtëm dhe i brendshëm që do të përpiqet të na kërcënojë. Në mënyrë të veçantë ne ndjekim me vigjilencë, i thashë shokut Stalin, përpjekjet e panumërta të imperializmit amerikan që me anën e lakenjve të tij, nacionalistëve të Beogradit, monarko-fashistëve të Athinës dhe neofashistëve të Romës, synon të rrëzojë pushtetin tonë popullor, të skllavërojë e të copëtojë Shqipërinë.

E vura, gjithashtu, në dijeni shokun Stalin edhe për vendimin përfundimtar të Gjyqit të Hagës.

- Ky Gjyq, i thashë midis të tjerash, sikurse ju kam thënë edhe më parë, shqyrtoi të ashtuquajturin incident të kanalit të Korfuzit dhe, së fundi, i manipuluar nga imperialistët anglo-amerikanë, na dënoi padrejtësisht me zhdëmtim në favor të anglezëve. Ne nuk e pranuam këtë vendim arbitrar, por anglezët vunë dorë mbi arin tonë që na kishin grabitur nazistët gjermanë në ish-Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Kur u zbulua ari i grabitur nga vendet e pushtuara, i transportuar nga nazistët në Gjermani, Komisioni Trepalësh, i ngarkuar për ndarjen e tij, në mbledhjet që bëri në Bruksel në vitin 1948, i caktoi një pjesë nga ato që i përkitnin edhe Shqipërisë. Mbi këtë sasi té arit tonë tash vunë dorë anglezët, të cilët e bilokuan dhe nuk na lejojnë që ta tërheqim atë s~ pas vendimit të marrë në Bruksel.

Lidhje të ngushta dhe tash fare të hapëta po krijohen në mes armiqve të jashtëm të vendit tonë, i thashë më tej shokut Stalin. Provokacionet e tyre kundër nesh kanë qenë të vazhdueshme si nga kufiri jugosllav ashtu edhe nga ai grek e italian, si nga toka, ashtu edhe nga deti e ajri. Në këto tri vende, përveç politikës së hapët antishqiptare që ndjekin qeveritarët në fuqi, janë grumbulluar edhe tradhtarët fashistë, emigrantët shqiptarë, banditë, dezertorë e kriminelë të çdo kallëpi, të cilët përgatiten nga të huajt që të hidhen në Shqipëri për të organizuar lëvizje me armë, sabotime në ekonomi, atentate kundër udhëheqës ve të Partisë e të shtetit, të krijojnë qendra spiunazhi për vete e për padronët e tyre etj.

Ne kemi qenë gjithmonë vigjilentë ndaj këtyre përpjekjeve të reaksionit të jashtëm dhe çdo tentative të tyre i kemi dhënë e do t'i japim p6rgjigjen e merituar. Ushtria jonë dhe Arma e Sigurimit të Shtetit kanë dhënë kontributin e tyre të madh në këto drejtime, ato janë forcuar pareshtur, janë edukuar mirë dhe po modernizohen hap pas hapi, duke përvetësuar artin ushtarak marksist-leninist.

Në vazhdim të fjalës sime i fola shokut Stalin për një sërë problemesh ushtarake dhe për drejtLmet kryesore nga mendonim se mund të na vinte një sulm i jashtëm.

- Nga e dini ju se do t'ju sulmojnë në këto drejtime? - më pyeti atë gast shoku Stalin.

Unë iu përgjigja me hollësi për këtë problem dhe ai, pasi më dëgjoi, më tha:

- Për sa u përket problemeve ushtarake që ju ngritët, ne tremi caktuar shokun Bulganin të bisedojë me ju hollësisht.

Pastaj më drejtoi një sërë pyetjesh të tjera si: Me ç'armë e mbroni kufirin? Ku i keni armët trofe? Sa njerëz mund të mobilizoni në rast lufte? Ç'ushtri keni sot? etj.

Unë iu përgjigja me radhë pyetjeve të shokut Stalin. Ndër të tjera fola për lidhjet e fuqishme të ushtrisë sonë me popullin, për faktin që populli e do me gjithë shpirt ushtrinë e vet dhe, në rast të një sulmi të huaj, i thashë shokut Stalin, i gjithë populli ynë është i gatshëm të ngrihet në këmbë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e vendit, pushtetin popullor.

Pasi dëgjoi përgjigjet e mia për këto probleme, fjalën e mori shoku Stalin. Duke shprehur gezimin e tij për forcimin e ushtrisë sonë dhe për lidhjet e saj me popullin, ai ndër të tjera më këshilloi:

- Mendoj se mjaft e keni ushtrinë efektive, prandaj ju këshilloj të mos e shtoni më tepër se mbajtja e saj ju kushton. Ju duhet të shtoni pak tanket dhe avionët.

Në situatën aktuale trini kujdes që të mos u vijë ndonjë rrezik nga Jugosllavia. Titistët kanë agjentë te ju, bile do t'ju futin edhe të tjerë. Ata duan t'ju atakojnë, por nuk munden, sepse kanë frikë. Ju s'duhet të trembeni, por t'i viheni punës që të forconi ekonominë, të edukoni kuadrot, të forconi Partinë, të jeni vigjilentë dhe të stërvítni ushtrinë. Po të treni Parti, ekonomi dhe ushtrí të fortë, mos trini aspak frikë nga kurrkush.

Monarko-fashistët grekë, tha ndër të tjera në vazhdim të fjalës ai, kanë frikë prej bullgarëve, se mos këta të fundit i sulmojnë. Edhe jugosllavët, për të siguruar ndihmë nga amerikanët, bërtasin se gjoja do të sulmohen nga Bullgaria. Bullgaria s'ka të tilla qëllime as kundrejt grekëve as kundrejt jugosllavëve.

Në vazhdim të bisedës i fola shokut Stalin për punën e madhe gë bëhet te ne për forcimin e unitetit në popull e midis popullit e Partisë dhe për goditjet që u kemi dhënë elementëve tradhtarë e armiq brenda vendit. I thashë se me të tillë elementë ne nuk jemi treguar të lëkundur e oportunistë, por kemi marrë masat e duhura për të mënjanuar çdo pasojë të veprimtarisë së tyre armiqësore. Ata që me veprimtarinë e vet kriminale e armiqësore e kanë mbushur kupën, i thashë shokut Stalin, u janë dorëzuar gjyqeve tona dhe kanë marrë dënimin e merituar.

- Mirë keni bërë - më tha Stalini. - Armiku, vazhdoi ai, do të përpiqet të futet edhe në Parti, bile edhe gjer në Komitetin e saj Qendror, por me vigjilencë të lartë dhe me qëndrime të vendosura zbulohen dhe shkatërrohen tentativat e tij.

Me shokun Stalin edhe këtë radhë ne diskutuam gjerësisht për situatën tonë ekonomike, për arritjet dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik e kulturor të vendit tonë. I fola, midis të tjerash, shokut Stalin për sukseset e politikës së Partisë në lidhje me industrializimin socialist të vendit e të zhvillimit të bujqësisë dhe për disa nga parashikimet tona për planin e parë pesëvjeçar 1951-1955.

Shoku Stalin, si gjithmonë, tregoi një interesim të madh për gjendjen tonë ekonomike dhe politikën e Partisë në këtë drejtim. Më pyeti me radhë se kur mbaronin kombinati i tekstileve, fabrika e sheqerit dhe vepra të tjera industriale që ngriheshin në vendin tonë.

Iu përgjigja pyetjeve të shokut Stalin dhe theksova se krahas sukseseve të arritura për ndërtimin e këtyre veprave, të objekteve të tjera industriale e sociale, si edhe në fushën e bujqësisë, ne kemi pasur gjithashtu edhe një sërë mosrealizimesh. Shkaqet e mosrealizimeve ne i analizuam në Komitetin Qendror të Partisë me frymën e kritikës e të autokritikës dhe përcaktuam përgjegjësitë që i takojnë secilit. Në mënyrë të veçantë ne po i kushtojmë rëndësi forcimit të rolit udhëheqës të Partisë, bolshevizimit të vazhdueshëm të jetës së saj, lidhjes sa më të ngushtë me masat e popullit, i thashë shokut Stalin, dhe vazhdova t'i bëja një përmbledhje të gjendjes së brendshme në Partinë tonë.

- Përse na i thoni ne këto probleme, që ju, i dini më mirë, shoku Enver? - më ndërpreu shoku Stalin dhe vazhdoi: - Ne na vjen mirë që te ju po ngrihen një varg veprash industriale. Por unë dua të theksoj që krahas ndërtimit të veprave industriale, ju duhet t'i vini rëndësi të madhe edhe forcimit të klasës punëto.re dhe përgatitjes së kuadrove. Partia në mënyrë të veçantë duhet të ketë kujdes, për klasën punëtore, e cila do të krijohet e do të forcohet dita-ditës krahas me zhvillimin e industrisë në Shqipëri.

- Në mënyrë të vegantë - i thashë në vazhdim të bisedës shokut Stalin - çështja e zhvillimit dhe e përparimit të bujqësisë ka një rëndësi të madhe për ne. Ju e dini se vendi ynë është një vend bujqësor që ka trashëguar një prapambetje të madhe nga e kaluara. Pikësynimi ynë ka qenë dhe është shtimi i prodhimeve bujqësore dhe, dulce marrë parasysh që pjesa më e madhe e bujqësisë përbëhet nga ekonomi të vogla private, na është dashur e do të na duhet të marrim masa të shumta për ta ndihmuar e për ta inkurajuar fshatarin që ai të punojë më mirë dhe të prodhojë më shumë. Rezultate janë arritur, shtim të prodhimit ka, -por ne jemi të ndërgjegjshëm se niveli i tanishëm i bujqësisë nuk i përgjigjet siç duhet rritjes së nevojave të vendit për prodhimet ushqimore të poxpullsisë, për lëndën e parë të industrisë dhe për -zgjerimin e burimeve të eksportit. Ne e dimë se rruga e vetme që do ta nxjerrë përfundimisht bujqësinë tonë nga prapambetja e do ta vërë në baza të shëndosha për një prodhim të madh, është ajo -e kolektivizimit. Por në këtë drejtim ne kemi qenë ~e jemi të matur.

- Keni shumë kooperativa tani në Shqipëri? - më pyeti shoku Stalin.

- Rreth 90, i thashë.

- Si është gjendja e tyre? Si jetojnë fshatarët në këto kooperativa? - më pyeti sërisht ai.

- Shumica e këtyre kooperativave - i thashë shokut Stalin në përgjigje të pyetjes së tij nuk kanë më tepër se 1-2 vjet jetë, por sidoqoftë një pjesë e tyre po e tregojnë epërsinë ndaj pronës së vogël e të copëtuar individuale. Puna e përbashkët dhe e organizuar, ndihma e vazhdueshme ,e shtetit për këto kooperativa me farëra, me mjete të mekanizuara, me kuadro etj., kanë bërë që protdhimi në to të vihet në baza më të shëndosha e të ,shënojë ngritje. Megjithatë mbetet shumë për t'u bërë që kooperativat bujqësore të bëhen shembull e model për fshatarësinë individuale. Prandaj edhe pikësynimi ynë kryesor në fushën e organizimit të bujqësisë sonë është që krahas forcimit të kooperativave ekzistuese, ndihmës e kujdesit më të madh për to, të hidhen hapa të matur edhe për krijimin e kooperativave të reja.

Stalini, pasi më dëgjoi, më këshilloi:

- S'duhet të shpejtoheni në ngritjen e kooperativave të tjera bujqësore. Përpiquni të forconi ato kooperativa që keni, por ama rendimen-. tet e kulturave bujqësore të këtyre kooperativave duhet të jenë të larta. - Kështu, vazhdoi ai, nga rezultatet e mira të prodhimit në kooperativë do të jenë të kënaqur anëtarët e saj dhe nga këta do të shohin e do të kërkojnë të kolektivizohen edhe të tjerët.

Derisa fshatarët s'janë të bindur për epërsine e pronës kolektive, s'keni gjë në vijë per shtimin e numrit të kooperativave. Nëse kooperativat ekzistuese do t'u japin fitime fshatarëve, atëherë edhe fghatarët e tjerë do t'ju ndjekin.



Biseda me shokun Stalin per problemet e bujqësisë sonë, për gjendjen e fshatarësisë, për traditat e mentalitetet e saj zuri pjesën më të madhe të kohës né këtë takim. Shoku Stalin ishte i interesuar të dinte sa më shumë, ai interesohej gjer né hollësira, gëzohej për sukseset, por nuk mungonte të na bënte edhe vërejtje shoqërore e të na jepte këshilla të vyera se si ta përmirësonim né të ardhmen punën tonë.

- Misri vazhdon të jetë kultura kryesor e e arave né Shqipëri? - më pyeti shoku Stalin.

- Po, i thashë, misri e pas tij gruri. Megjithatë këto vitet e fundit po përhapen më shumë edhe pambuku, luledielli, perimet, panxharsheqeri etj.

- Mbillni shumë pambuk? Ç'rendimente merrni?

- Po e rritim vazhdimisht sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë industriale dhe bujqit tanë kanë fituar tashmë një eksperiencë jo të vogël. Sivjet mendojmë të mbjellim afër 20 000 hektarë, i thashë, por për sa u përket rendimenteve të marra nga pambuku dhe cilësisë sé tij jemi akoma prapa. Gjer tani kemi arritur një mesatare prej afër 5 kuintalë pambuk për hektar. Neve na duhet ta përmirësojmë këtë situatë. Shumë herë e kemi diskutuar e analizuar këtë problem i cili ka rëndësi të madhe për ne, sepse është i lidhur me veshjen e popullit, kemi marrë e marrim masa të shumta, por akoma s'kemi arritur rezultatet e duhura. Kultura e pambukut do diell dhe ujë. Ne diell kemi, i thashë shokut Stalin, dhe toka e klima janë të përshtatshme për zhvillimin e kësaj kulture, por sa për ujitjen jemi akoma mbrapa. Na duhet të krijojmë një sistem të mirë ujitës që edhe kjo kulturë të ecë përpara.

- Fshatarët tuaj kujt i japin më shumë ujë, misrit apo pambukut? - më pyeti Stalini.

- Misrit, i thashë unë.

- Domethënë se fshatarët akoma s'e duan pambukun, e nënvleftësojnë atë, tha ai.

Né vazhdim të bisedës i thashë shokut Stalin se edhe kohët e fundit ne diskutuam për dobësitë e shfaqura dhe detyrat që na dalin né lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kulturës sé pambukut. Theksova se nga konsultat e bëra né terren doli që né disa raste, veç të tjerash, është përdorur farë jo e përshtatshme për kushtet tona dhe i paraqita disa kërkesa për ndihmë me qëllim që të vazhdonte puna normalisht si né kombinatin e tekstileve ashtu edhe né uzinën e zhveshjes sé pambukut.

- Unë mendoj ge né këtë çështje mund të ketë gabuar ndonjë specialist, tha ai. - Por kryesorja është puna e bujkut. Për sa u përket kërkesave që bëtë ju për pambukun, ne do t'jua plotësojmë të gjitha né qoftë se janë të nevojshme. Megjithatë do të shohim.

Disa herë me radhë gjatë këtij takimi shoku Stalin u interesua për kooperativat tona bujqësore, për gjendjen aktuale dhe perspektivat e zhvillimit të tyre. Mbaj mend se ndër të tjera ai mé drejtoi~ edhe këto pyetje:

- Çfarë makinash kanë kooperativat bujqësore? Si punojnë SMT-të? Keni instruktorë për kooperativat? etj.

Iw përgjigja për sa më pyeti, por ai nuk u kënaq pl.otësisht nga organizimi i punës sonë né këto drejtime, prandaj më tha:

Nuk e keni ashtu siç duhet këtë punë. Kështu ka. rrezik t'i dëmtoni edhe ato kooperativa bujqësore që keni krijuar. Krahas aftësimit të vazhdueshëm të kuadrove tuaj, mirë do të ishte të kishit edhe dica këshilltarë sovjetikë për kooperativat bujqësore. Këta t'i keni jo për të qëndruar né zyrë, por për të ndihmuar né terren.

Né- qoftë se drejtuesit tuaj kryesorë të bujqësisë, vazhdoi shoku Stalin, nuk kanë parë si drejtohen e si organizohen kooperativat bujqësore gjetkë, atëherë ata e kanë të vështirë ta drejtojné si duhet këtë punë, prandaj le të vijnë e të shikojnë këtu né Bashkimin Sovjetik, të mësojnë nga eksperienca jonë e t'ua çojnë bujqve shqiptarë.

Në diskutimin tim i fola shokut Stalin edhe per nevojën e lidhjes sé marrëveshjeve ekonomike me shtete të tjera. Shoku Stalin, pasi më dëgjoi, m'u drejtua me këto fjalë:

- Kush ju ka penguar të lidhni marrëveshje me të tjerët? Ju keni traktate me demokracitë popullore, që ju kanë akorduar kredi. Marrëvesh, je si ajo që keni me Bullgarinë, ju lutem, provoni të lidhni edhe me të tjerët. Për këtë ne s'kemi kundërshtim, përkundrazi e quajmë një gjë shumë të mirë.

Gjatë bisedës i shtrova shokut Stalin edhe dosa kërkesa për ndihmë nga ana e shtetit sovjetik për zhvillimin e ekonomisë e të kulturës sonë. Si né të gjitha rastet e tjera shoku Stalin i priti me bujari kërkesat tona dhe më tha se, për të biseduar hollësisht e për të vendosur mbi këto kërkesa, unë duhet të bisedoja me Mikojanin, me. të cilin gjatë atyre ditëve u takova nja tri herë.

Aty për aty shoku Stalin e pranoi kërkesën time për disa pedagogë sovjetikë që na nevojite-. shin né institutet tona të larta, por më pyeti

- Si do të bëjnë pedagogët tanë që nuk e. dinë gjuhën shqipe?

Pastaj shoku Stalin, duke më shikuar drejt né sy, më tha

- Ne e kuptojmë drejt gjendjen tuaj, prandaj ju kemi ndihmuar e do t'ju ndihmojmë edhemë shumë. Por unë kam një vërejtje për ju, shoke shqiptarë: Kam studiuar kërkesat tuaja dhe, shoh se për bujqësinë nuk keni kërkuar shumë. Ju doni më shumë ndihma për industrinë, por industria pa bujqësinë nuk mund të mbahet më këmbë dhe të ecë përpara. E kam fjalën, shokë, se duhet treguar kujdes më i madh për zhvillimin e bujqësisë. Ne ju kemi dhënë edhe këshilltarë për t'ju ndihmuar për çështjet ekonomike, shtoi ai, por, me sa duket, ata s'janë të mirë.

- Ata na kanë ndihmuar - i ndër hyra unë. por Stalini, duke mos u bindur për sa i thashë lidhur me këshilltarët sovjetikë, përsëriti mendimin e tij. Pastaj më pyeti duke qeshur:

- Ç'bëtë me farën e misrit gjeorgjian që ju dhashë, e mbollët apo e hodhët nga penxherja?

Ndjeva që u skuqa se më zuri ngushtë dhe i thashë që e kemi shpërndarë në disa zona, por nuk jam në dijeni të rezultateve. Ky qe një mësim i mirë për mua. Kur u ktheva në Tiranë, u interesova menjëherë dhe shokët më thanë që ka dhënë rezultate të mrekullueshme; bujqit që e kanë mbjellë atë kanë arritur të marrin edhe 70 kuintalë për hektar dhe kudo po dëgjohet të flitet për misrin gjeorgjian që fshatarët tanë e quajnë «dhurata e Stalinit».

- Po me eukaliptet ç'bëtë? I mbollët farët që ju dhashë?

- I kemi dërguar në zonën e Myzeqesë ku ka më tepër moçalishte, i thashë, dhe u kemi dhënë specialistëve tanë të gjitha porositë tuaja.

- Mirë - tha shoku Stalin. - Duhet të kujdesen që të mbijnë e të rriten. Është një dru që rritet shumë shpejt dhe ka efekte të mëdha ndaj lagështirës.

Fara e misrit që ju dhashë mund të shtohet shpejt dhe ju mund ta përhapni në gjithë Shqipërinë - më tha pastaj shoku Stalin dhe më pyeti:

- Keni ju institucione të posaçme që merren me seleksionimin e farës?

- Po, i thashë, kemi krijuar një sektor për farërat nën vartësinë e Ministrisë së Bujqësisë dhe në të ardhmen do ta forcojmë e do ta zgjerojmë më tej.

- Mirë do të bëni! - më tha shoku Stalin. At.a duhet të njohin mirë se ç'lloj bimësh e ç'farëra janë më të përshtatshn-ìe për zonat më të ndryshme të vendit dhe t'i sigurojnë ato. Edhe te ne duhet të kërkoni e të merrni farëra që japin dy e tri herë më tepër prodhim. Unë ju thashë edhe më parë, ne do t'ju ndihmojmë me të gjitha mundësitë tona, por kryesorja është puna juaj, shokë, puna e madhe dhe e pandërprerë për zhvillimin e gjithanshëm të vendit, të industrisë, të bujqësisë, të kulturës, të mbrojtjes.

- Ne do t'i zbatojmë patjetër por ositë tuaja, shoku Stalin! - i thashë dhe e falënderova nga zemra për pritjen e ngrohtë e të përzemërt, për këshillat e porositë e vyera që na dha.

Kësa j here qëndrov a në Bashkimin Sovjetik gjatë gjithë muajit prill.

Dina ditë pas këtij takimi, më 6 prill, shkova në «Balshoj Teatër» për të parë pjesën e re operistike «Nga thellësia e zemrës», e cila, siç më thanë para fillimit të shfaqjes, bënte fjalë për jetën e re në fshatin kolkozian. Po atë mbrëmje kishte

ardhur ta shikonte këtë operë edhe shoku Stalin, i cili qe ulur në llozhën e katit të parë, përbr i skenës, kurse unë isha në llozhën e katit të dytë, nga krahu tjetër i skenës së bashku me shokët tara e dy shokë sovjetikë që na shoqëronin.

Të nesërmen më thanë se Stalini e kishie kritikuar mjaft rreptë këtë operë, e cila më parë nga disa kritikë arti ishte ngritur në qiell si një krijim muzikor me vlerë.

Shoku Stalin, më thanë, e kritikoi këtë pjes operistike, sepse në të nuk pasqyrohej drejt e objektivisht jeta e fshatit kolkozian. Shoku Stalin kishte thënë se jeta e kolkozit në këtë vepër idealizohej, humbiste vërtetësia, nuk pasqyrohej lufta e masave kundër të metave e vështirësive të ndryshme, por gjithçka mbulohej nga lustra dhe ideja e rrezikshme se «çdo gjë shkon mirë e bukur».

Më pas kjo operë u kritikua edhe në shtypin qendror të partisë dhe unë e kuptova shqetësimin e thellë të Stalinit kundr fenomeneve të tilla që mbartnin në vetvete farët e një rreziku të madh për të ardhmen.

Nga vizitat e paharruara të atyre ditëve më ka mbetur në mendje edhe ajo që bëra në Stalingrad, ku, veç të tjerash, shkova edhe në kodrën e Mamai Kurganit. Luftëtarët e Ushtrisë së Kuqe, me emrin e Stalinit në gojë në vitet e luftës antihitleriane e mbrojtën këtë kodër jo pëllëmbë për pëllëmbë, por milimetër për milimetër. Toka e Mamai Kurganit u lërua dhe ndërroi shumë hérë formën nga bombardiraet e tmerrshme, ajo u ndërrua nga një vend me bar e lule që ishte para betejës së famshme të stalingradit, në një vend të mbuluar me hekur e eelik, me mbeturina të ta.nkeve që qenë përplasuf me njëri-tjetrin. U përkula dhe mora me respekt një grusht dhe nga kjo kodër që simbolizon hÈroizmat e ushtarit stalinian dhe më pas, kur u kthe-va në Shqipëri, ia dhurova Muzeut të Luftës Nacic~nalçlirimtare në Tiranë.

Nga Mamai Kurgani dukej si në pëllëmbë të dorës gjithë qyteti i dtalingradit, përmes të cilit gjarpëronte lumi i gjerë i Vollgës. Në këtë qytet legjendar, në bazë të planit stalinian për goditjen e hordhive hitleriane, ushtarët sovjetikë shkruan faqe të lavdishme, ata fituan mbi agresorët nazistë dhe shënuan fillimin e kthesës në ngjarjet e krejt Luftës së Dytë Botërore. U dogj, u shkatërrua, u kthye i gjithë në gërmadhë ky qytet që mban emrin e Stalinit të madh, por s'u dorëzua.

Para meje tani hîtpej një pamje krejt tjetër. Qyteti i shkatërruar nga lufta qe ndërtuar nga themelet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Ndërtesat e reja shumëkatëàhe të banimit, institucionet socialkulturore, shkollit, universitetet, kinematë, spitalet, fabrikat e uzinat moderne, rrugët e reja të gjera e të bukura, ia kishin transformuar krejt pamjen qytetit. Rrugët ishin plot pemë në gjelbërim, parqet e lulishtet të mbushura me lule dhe fëmijë. Shkova edhn në iuzinën e traktorëve të këtij qyteti dhe u takova me shumë punëtorë. «. , . Ne e duam shumë popullin shqiptar dhe tash né paqe punojmë, gjithashtu edhe për të, më tha njé punëtor i kësaj uzine. Ne do t'u dërgojmë edhe më shumë traktorë fshatarëve shqiptarë, ky është vullneti dhe porosia e Stalinit».

Kudo ne e ndjemë dashurinë dhe re,~pektin që kishte edukuar te njerëzit e thjeshtë sovjetikë Stalini i madh, miku i dashur dhe i paharrWr i popullit shqiptar dhe i Partisë sé Punës të Shqipërisë.

Kështu përfundoi edhe kjo vizitë né Igashkimin Sovjetik gjatë sé cilës u takova për herë të fundit direkt me Stalinin e madh, për të cilin, si(; e kam thënë edhe her ë tjetër, ruaj kujtime e mbresa të pashlyeshme që nuk do t'i harroj tërë jetën.





Në tetor të vitit 1952 shkova përsëri né Moskë né krye të delegacionit të Partisë sé Púnës të Shqipërisë për të marrë pjesë në Kongresin c' 19-të të PK (b) të BS. Pikërisht atje e pashë për herë të fundit Stalinin e paharruar, atje e dëgjova për herë të fundit zërin e tij aq të dashur e fryrrlëzues, atje ai nga tribuna e Kongresit, pasi tregoi se borgjezia ka hedhur hapur përtokë flamurin e, lirive demokratike, të sovranitetit e të pavarësisë, iu drejtua partive komuniste e demokratike clë nuk kIshin marrë pushtetin me fjalët historike: «Unë mendoj se këtë flamur duhet ta ngrini ju,. . . dhe ta shpini atë përpara, né qoftë se doni që të grumbulloni rreth vetes shumicën e popullit, . . . né qoftë se doni të jeni patriotë të vendit tuaj, né qoftë se doni të bëheni forca udhëheqëse e kombit. Atë s'ka njeri tjetër se kush ta ngrejë».

Të freskët e të gjallë e kam ruajtur dhe do ta ruaj kurdoherë né mendje e né zemër pamjen e ti] né atë moment kur nga tribuna e Kongresit, i ngriti peshé zemrat tona. kur ì quajti Partitë Komuniste të vendeve socialiste «brigada sulmuese té lévizjes revolucionare botërore».

Ne u betuam që ato ditë se Partia e Punës e Shqipërisë do ta mbante lart emrin «brigadë sulmuese» dhe se mësimet e porositë e Stalinit do t'i ruante si dritën e syrit, si një amanet historik e do VI vinte né jetë me konsekuencë të plotë. Këtë betim solemn e përsëritëm edhe né ditët e pikëllimit t~ madh, kur i pavdekshmi Stalin u nda nga ne, dhe jemi krenarë që Partia jonë, si brigadë sulmuese staliniane, kurrë s'e bëri dy fjalën e dhënë. kurrë s'vuri e s'do të vërë tjetër gjë mbi vete veç mësimeve të Marksit, Engelsit. Leninit dhe të nxënësit e vazhduesit konsekuent të veprës sé tyre, mikut tonë të shtrenjtë. udhëheqësit të lavdishëm Josif Visarionoviç Stalin.