DIMITROVI MADHËSHTOR



T ë nesërmen u nisëm për në Sofje. Në kuf i na pritën shumë përzemërsisht Anton Jugovi dhe shumë shokë të tjerë të udhëheqjes bullgare. U përqafuam. u puthëm si shokë e vëllezër nga me të ngushtët. Na dhanë të falat e Dimitrovit e na thanë se ai vetë dhe gjithë shokët e tj; rë tè udhëiIeqjes sé partisë e të qeverisë do tè na pritnin né stacionin kryesor të Sofjes. Kontakti i parë me përfaqësuesit e popullit bullgar ishte i përzemërt. prekës. Njerëz te t,`shtë na përqafonin. na uronin mirëseardhjen. na uronin për suksese né vizitën tonë dhe për forcimin e marrëdhënieve reciproke midis dy vendeve e popujve tanë. I përshëndeta dhe unë me një deklaratë të shkurtër ku shprehja ndjenjat e dashurisë së madhe të popullit shqiptar për popullin vëlla bullgar. besimin se lidhjt tona miqësore do të ecin gjithnjë e më përpara dhe për»fundova d" ke thir rur:
- Rroftë udhëheqësi juaj i madh, Gjergj Dimitrovi?
Populli shpërtheu né ovacione të gjata. Sipas zakonit nacional na dhuruan bukë e kripë. kurse një vajzë e re rnë dhuroi nj ë kostum tradicional bullgar të qëndisur me mjeshtëri.
- Sa të shpuara gjilpëre ka në këtë kostum, aq shprehje dashurie ka për popullin shqiptar nga popull, bullgar, - më tha ajo e përlotur nga entuzazmi dhe më pëqafoi.
Në mes kësaj atmosfere u nisëm per rie Sofje. 
Mbërritëm. Kishin dalë e na pritnin popull i maclh, udhëheqja, në krye të tyre Dimitrovi madhështor, me fytyrë burrërore të skalitur si revolucionar i vërtetë, me leshra të gjata e të lëshuara, mbasi kishte hequr kokoren, megjithëse binte borë e bënte ftohtë. Ai më priste në peronin e trenit, më dha dorën, më rr oku në kr aharor e më puthi. Ishte një moment shumë emocionant për mua. E rroka për qafe dhe nuk e lëshoja. Lot më dilnin nga emocioni që arrita këtë ditë që Partia dhe populi' të më dërgenin këtu, të takohesha me këtë mësues të madh të proletariatit e gë, si nxënës besnik i tij, në shembullin e tij, nga mësimet dhe nga këshillat e tij, mësova si të qëndroja dhe të luftoja kundër pushtuesve fashistë, kundër armiqve të popullit dhe të klasës për çlirimin e atdheut tim, për formimin dhe kalitjen e Partisë cime, për socializmin dhe komunizmin.
Pasi mbaruan ceremonitë në stacion, hipëm nëpër makina për të shkuar në selinë e qeverisë bullgare. Dimitrovi dhe unë hipëm në makinën e parë të hapur dhe kaluam në mes të një vargu të gjatë njerëzish që i kishin mbushur rrugët, trotuaret, sheshet, penxheret, ballkonet plot. Kudo ishin vendosur flamuj shq,iptarë dhe bullgarë, porti ete dhe parulla për miqësinë buligaro-shqiptare. Ç'dashuri e pafund e popullit për Dimitrovin; për Stalinin dhe për Shqipërinë! Sheshi përpara pallatit ishte plot me njerëz. Nga ballkoni i pallatit do të përshëndetnim popullin vëlla bullgar.
Para se të dilnim në ballkon, ndenjëm pranë e pranë me Dimitrovin. Ai ishte i madh n- thieshtësinë e tij shembullore. Më pyeti për popullin, për Partinë, për shokët. Fliste rusisht, kurse unë flisja shqip, se kuptoja shumë pak rusisht.
Kur dolëm në ballkon, në mes të ovacioneve të popullit, buçiti zëri i Dimitrovit. Kishte një zë të fortë, kurnbues, me frymëmarrje të thellë që pengohej nga astma; ai fliste me entuziazëm, me zjarr, me dashuri të pakufishme për popullin tonë. Dhe unë, duke e dëgjuar, e kisha përqendruar vështrimin tek ai dhe mendja më punonte te luftërat e tij titanike, tek torturat, te vuajtjet e tij për kauzën e proletariatit botëror, te ky proletar që s'u thye kurrë, por u ngrit vazhdimisht si Anteu, përmes shtrëngatave, për triumfin e revolucionit.
Edhe fjalimi im u prit mirë nga populli i Sofjes, pse ai ishte i thjeshtë dhe shprehte dashurinë e zjarrtë dhe ndjenjat më të thella të popullit dhe të Partisë sonë pPr popullin bullgar, për Partinë Komuniste Bullgare dhe personalisht për Dimitrovin.
Pas meje u ngrit Dimitrovi, i cili mbajti një fjalë të zjarrtë për miqësinë dhe veçanërisht për popullin tonë, për luftërat e tij heroike.
Ne i dëgjonim me vëmendjen më të madhe fjalët e tij, mendimet e tij të thella.
Në një mbrëmje të madhe festive në Sofje më dhanë titullin «Qytetar Nderi i Sofjes» dhe mbaj mend se atë darkë kemi kënduar e kemi hedhur valle me qytetarë të thjeshtë e me udhëheqësit bullgarë, njëlloj sikur të ishim në Shqipëri.
Në një moment (s'më kujtohet në këtë mbrëmje apo në darkën e mirëseardhjes që na shtroi), Dimitrovi, midis të tjerash, më tha:
- Populli ynë ushq`n nderim e respekt për popullin tuaj dhe për traditat e cilësitë tuaja të vyera. Qysh kur kam qenë fëmijë kam dëgjuar te ne të flitet «të jesh i papërkulur si arnautët, domethënë, si shqiptarët». Te ne vetia juaj për të mos ulur kryet para asnjë vështirësie e rreziku është shumë e njohur.
E pashë me kujdes drejt e në sy për të kuptuar nëse ma tha krejt rastësisht, apo kishte parasysh ndonjë gjë tjetër, por s'arrita të zbuloj gjë. Ai më shihte me buzëqeshje dhe ngriti gotën.
- Po, - i thashë. - Ky është një tipar shekullor i popullit tonë. I kanë rënë në qafë turli armiqsh, është përpjekur me ta, ka derdhur gjak, ka sakrifikuar shumë, por kurrë s'është përkulur . Tani që kemi Partinë ky tipar po forcohet më tepër. Kurrë s'do të përkulemi para asnjë vështirësie e pengese, shoku Dimitrov.
- Gëzuar! - tha e përplasi gotën. - Të rrojë populli juaj ! 
E paharruar do té mbetet darka zyrtarc që na dha Dimitrovi. Kishte veshur kostum të zi. Në krah të djathtë ai mori Nexhmijen, kurse unë, që qëndroja përballë tij, në krah të djathtë kisha të shoqen e tij. Më kujto, het një hollësi e vogël, por shumë kuptimplote. Para se të fillonim fjalimet dhe të hanim. Dimitrovi një të grumbulluar numrin e madh të lugëve dhe të pirunëve të shumëllojtë qt kislltc përpra dhe i thotë garsonit:
- Merri këto. se nuk kam nevojë për 20 copë, mè mjafton një thikë, një lugë dhe një pirun. - Deri këtu shkonte thjeshtësia e tij që nuk duronte dot luksin dhc zakonet borgjeze. Men.jëherë dhc i entuziazmuar nga thjsn t`sia e tij ia mbusha edhe unë duart garsonit me hekurat e nikeluar.
Pasi mbajti fjalimin Dimitrovi, iu përgjigja dhe unë me fjalë shumë  të ngrohta, një pjesë të të cilave ia kushtova figurës së madhe të Dimitrovit, rolit të tij të madh si udhiheqës jo vetëm për komunistët bullgarë, por për të gjithë komunistët e botës, e cilësova nxënës dhe bashkëpunëtor shumë të afërt të Stalinit të madh etj.
Darka kaloi në një atnbosfcrë shumtë gëzuar. Dimitrovi ishte njeri i qeshur dhe shumë optimist. Kur mbaroi darka u kthyem gjithë qejf dhe me përshtypje të pashiyeshme në rezidencen ku rrinim, në pallatin e ish-mbretit Boris. Pasi u ulëm në sallon për të pirë nga nje cigare e per të biseduar për  përshtypjet që na kishte lënë darka, shkuam në dhomat e fjejes. Por gjumi nuk më zinte. Nuk më iknin nga sytë e nga mendja përshtypjet e takimeve dhe fjaliët e ngrolhta të Dimitrovit, sillja ndër mend jetën e tij prej luftëtari të papërkulur, përpjekjet dhe sakrificat që kishte bërë për çështjen e popullit të tij dhe të proletariatit botëror. Duhej të kishte kaluar mesnata, kur dëgjoj të trokitura në dërë. Ngrihem, e hap. Në prag të derës qëndronin Koçi Xoxe dhe Shulja, të vrenjtur.
- Ç'ka ngjarë? Akoma nuk keni fjetur? - i pyeta.
- Nuk kemi fjetur, - tha Koçi. - pse duam të bisedojmë me ty.
- Kaq urgjente është'? - i pyeta. - Nuk mund të pritnit mëngjesin?
- Unë dhe Shulja jemi aq të shqetësuar sa nuk na zë gjumi, - tha Koçi Xoxe, - prandaj duam të bisedojmë tani!
I pashë né moment ngultas, u thashë te më pritnin né sallon sa të hidhja diçka krahëve e, pas kësaj, dola. Trokitjet né derën time dhe zërat pas mesnate i kishte dëgjuar dhe Hysniu e doli dhe ky te dera e dhomës sé tij.
- Eja Hysni, - i thashë, - Koçi e Shulja se ç'kanë një gjë urgjente për të na thënë!
U ulëm né sallon dhe Koçi Xoxe filloi të thotë:
- Mua e Shules nuk na pëlqeu fjalimi yt dhe nuk jemi dakord me çka the për Dimitrovin!
Unë shqeva sytë nga habia dhe i hodha sytë Hysniut, i cili ishte po aq i habitur sa edhe unë.
Koçi vazhdoi:
- Ne nuk jemi dakord me të gjitha ato epitete që i vutë atij. Ne nuk themi se Dimitrovi nuk është njeri i shquar, por ti i dhe një rol të madh.
- Nuk kam folur gabim, nuk kam thënë asgjë të tepërt për Dimitrovin, - iu përgjigja, - duhej të thosha edhe me shumë, pse ai i meriton. Jeni ju që gaboni.
Erdhi edhe çasti kur do të shkonim né Kritçim, ku do të firmosnim marrëveshjet. Né rrugë e sipër vizituam vende historike, fabrika e kooperativa. Kudo u pritëm me gëzim dhe me entuziazëm të papërshkruar. Masat e popullit gjatë rrugës hekur udhore, né borë, brohoritnin me thirrjen: «Urra!». Treni ndalej, na dhuroheshin peshqeshe, niseshim përsëri e kështu arritëm deri né një vend, emri i të cilit nuk më kujtohet, ku do të linim trenin dhe me makina do të shkonim né Kritçim.
Kur ndaloi treni, populli (;au kordonët dhe me brohoritje na zur i rrugën. Mezi dolëm të parët Dimitrovi dhe unë. Dimitrovi më thotë:
-       Këta e kanë të gj.atë punën, në rast se presim shokët, na mbërthen prapë turma, prandaj hipim unë e ti né makinë dhe «çajmë ferrën» (me një fjalë ai donte të thoshte si komitaxlhi të vjetër). Dhe kështu bëmë. Dimitrovi, unë dhe roja ikëm përpara nëpër borë. Karvani mbeti shumë prapa. 
- S'kemi rojat e sigurimit, brate, - i thoshte shoferi Dimitrovit.
- Ngaje se na ruan populli, - i përgjigjej Dimitrovi.
Afër Kritçimit populii na kishte zënë rrugën.
- Do t'u flasësh! - më thotë Dimitrovi. - Në rusisht?
- Si mund t'u flas, - i them, - unë e kuptoj disi rusishten, por nuk mund të flas me ato pak fjalë që di.
- Davaj, - tha Dimitrovi, - folu shqip se unë, edhe pa e ditur shqipen, do t'ua përkthej besnikërisht nga shqipja, sepse e di ç'do t'u thuash, se ndjenjat tona puqen, ne kemi një zemër.
Dhe kështu bëmë. Dolëm përpara popullit, unë fola në shqip e me disa fjalë rusisht dhe plaku i shtrenjtë përkthente në bullgarisht.
Kur hymë në makinë Dimitrovi më tha:
- Nuk do të çuditen fshatarët ku e di unë shqipen, pse bullgarët dhe shqiptarët gjithmonë kanë qenë vëllezër e shokë armësh.
I dashur i e i shtr enjti Gjergj Dimitrov, mjaltë të lëshonte goja, siç thotë populli ynë!
Arritëm më së fundi në Kritçim. Ky është një fshat i madh, ku mbretërit e Bullgarisë kishin tokat më të mira dhe kishin ndërtuar një pallat të bukur gjahu për verë, por edhe për dimër. Në këtë pallat, që tash ishte pronë e republikës, ne ishim mysafirët e partisë dhe të qeverisë bullgare e personalisht të Dimitrovit. Në këtë vend të bukur ishte një park i mrekullueshëm me lule në natyrë e nëpër serra që gjelbëronin e lulëzonin dimër e verë. Atje kultivoheshin drurë të shumëllojtë, ndër të cilët edhe disa lloje pishash të gjata e të forta «sekuoja» të sjella që nga Kanadaja, siç na thanë. Në këtë park mbanin dhe ushqenin kafshë e zogj të zbutur dhe të aklimatizuar.
        


DASHURIA E BAJRONIT PËR SHQIPTARËT


        Pak më vonë vjen Frederiku* *( Frederik Nosi - përkthyes, partizan i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë) dhe më thotë se gjenerali* *( Gjenerali Deivis - kryetar i misionit ushtarak anglez në Shqipëri.) më kishte ftuar të shkoja për darkë në kuartierin e tij në Bizë tok me shokët që kisha me vete. E pranova ftesën dhe në pasdreken e 11 nëntorit, i shoqëruar nga partizanët, duke marrë edhe Mustafa Gjinishin edhe si përkthyes dhe si anëtar të Shtabit, u nisa nga Orenja. Në Bizë arrita afër mbrëmjes. Aty, para çadrës kryesore më priste gjenerali buzëgaz, i shoqëruar nga adjutanti i tij, koloneli Nikols i «Coldstream Guards» në qoftë se s'gabohem. Shtrënguam duart dhe u futëm në çadër, pse bënte mjaft freskët. Në atë pllajë të hapur natën frynte erë.
Gjenerali e kishte rregulluar bukur e në mënyrë ko
mode çadrën fushore. Cdo gjë, që nga tryeza e mesit deri te stolat e veshur me mushama, mund të palosej. Mbi krevatin e tij ishte bërë kulaç bulldogu me kollanin e zbukuruar për gryke. Darka ishte me ushqim të thatë: konserva mishi, peshku, djathë të huaj dhe të vendit, disa
lloje frutash nga tonat, çokollata, cigare angleze, raki, uiski dhe ver ë. Gjenerali më ftoi të ulesha në krye dhe zumë vend me radhë. Na mbushi gotat me uiski.
I them: - Mua më hidh pak, se nuk e kam pirë kurrë, por do t'ju nderoj si zot shtëpie. Më mbush gotën me raki, se këtë ma kanë pirë stërgjyshërit, gjyshi dhe babai.
- Jeni konservator, zoti Hoxha, - më thotë.
- S’kam si t` mos jem për gjërat e mira të popullit tim. - ia prita. - Atdheun duhet ta duam më tepër se jetén tonë. Ja. ju. zoti gjeneral, që nga Anglia. e sillni me avion uiskin.
- Është pije shumë e mirë uiski, - tha Mustafa Gjinishi. - mua më pëlqen shumë.
- Pije, - i thashë, - por ruhu se mos të bie né kokë dhe s'kam si të të qoj deri né Orenjë.
Qeshëm dhe filluam muhabete të lira, por gjuha, sig thotë populli, vete kurdoherë atje ku dhemb dhëmbi. Të tërë mendonim për politikë, të gjithëve si një çekan mbi kokë na rrihte ajo që ishte kryesore, por e evitonim se e dinim që do të grindeshim, sepse këtu interesat tanë ndr yshonin kryekëput. Folëm më parë për letërsinë, unë për tonën, ai për të tijën. Ai nuk dinte asgjë rreth letërsisë sonë. Kultura që kisha marrë né Francë dhe libi at e shumtë që kisha lexuar më kishin njohur edhe me një varg autorësh anglezë.
- Ne njohim mirë Shekspirin, - i thashë, - jo vetëm nëpërmjet shkollës po veçanërisht nga përkthimi i shquar që u tra bërë veprave të tij poeti, historiani dhe demokrati ynë revolucionar, Fan Noli. Ashtu si Fitsxheraldi bëri që Khajami «të flasë» anglisht edhe Noli ynë bëri që Shekspiri i madh «të flasë» shqip.
Atë natë né Bizë, ku frynte murlani, folëm me gjeneralin edhe për netët e dimrit të «David Koperfildit», për humorin e Zherom Zheromit, për Suiftin dhe Bajronin, Shellin dhe Kiplingun.
- Kiplingu është i madh për ju, gjeneral, - i thashë, - por unë e urrej atë, sepse është një nga shkrimtarët tuaj. i cili né veprat e tij u thur himne pushtimeve koloniale t- perandorisë britanike. Unë preferoj Bajronin tuaj të madh që brezi i ri anglez e tra lënë mënjanë dhe t~shtë lëshuar pas poetëve e shkrimtarëve pa ndonjë vlerë. Unë e dua Bajronin jo se jam romantik, por sepse ai e tra dashur sinqerisht popullin tim, i tra kénduar me ndjenja të pastra, bile, nga sa tram lexuar diku, dhe vajziës së tij i vuri emr in Alba. duke shprehur kështu simpatinë për popullin shqiptar. Siç e dini, në «Çajld Harold»-in e tij të famshëm. ai u tra kënduar edhe trimërisë. burrërisë dhe pjekurisë së shqiptarëve:

«Të rreptë bijt' e Shqipes! Po vetitë Nuk u mungojnë, veç të ishin më të arrira; Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë? Kush e duron si ala mundimin e luftës?


Ç'armiq për vdekje, po sa miq .besnikë! . Kur besa a nderi i thërret të derdhin gjakun, Si trima turren ku t'i çojë i pari i tyre».



Këto karakter istika të të parëve tanë ne i tremi ruajtur të gjalla. Miqtë i duam dhe i presim me përzemërsi, armiqve u vëmë plumbin. Ju, zoti gjeneral Deivis, jeni miku dhe aleati ynë.
Gjenerali u përkul dhe, duke buzëqeshur, tha: Thank you.* *(faleminderit)
- Bajroni i donte popujt që luftonin për liri. Ai e çmonte këtë mbi qdo gjë tjetër dhe i këndonte:

«Liri! Thellë né qeli më tepër ti shkëlqen, Sepse zemrën tre ti për strehë, Zemrëra që përmban vetëm dashuri për ty; Dhe kur bijtë e tu né pranga t'i kanë hedhur, Né pranga, në errësirën e thellë të qelire me lagéht.i, Flijimi i tyre i s,jell atdheut fitore, Dhe fama e Lirisi» në krahë erërash fluturon».


A c dini. zoti gjener al, se cilët ishin njerëzit më besniké që nuk iu ndanë Bajronit? Dy shqiptarë trima që ia kishte dhënë miku i tij. Ali pashë Tepelena. Ata e donin aq shumë Bajronin saqë, siç tram lexuar diku, në një moment, kur ai po përpëlitej nga ethet e forta, nga dhim bja e tlíellë shpirtërore që ndienë për të, i thanë doktorit që kishin thirrur: O shëroje, o të vramë!
Neve na pëlqen Bajroni dhe duam që edhe populli anglez ta dojë popullin shqiptar si ai.
- Më bëre për vete, zoti Hoxha, - tha gjenerali. E dija që letërsinë franceze e njihnit, por ju qenkeni i njohur mirë edhe me tonën.
- Ne shqiptarët, zoti gjeneral, jemi të etur për liri dhe për dituri, për këto të dyja kemi luftuar në shekuj, po luftojmë tash, do të luftojmë edhe nesër, po ta dojë nevoja, - i thashë dhe ngrita gotën time me raki e ai të tij.ën me uiski, por dhe Gjinishi, që qe futur thellë në një bisedë të ëmbël me kolonelin Nikols, s'mbetej pas me të pirë.
- Keni bërë ndonjë shkollë ushtarake? - më pyeti gj enerali.
- Po, - i them, - kam bërë.
- Ku? - pyeti ai.
- Kam bërë shkollën luftarake të popullit tim, e cila është një shkollë me eksperiencë të madhe. Ju keni dëgjuar për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, - i thashë. - Ai u bë i njohur në të gjithë botën se luftoi kundër osmanllinjve, kundër dy sulltanëve nga më të mëdhenjtë, njëzet e dy beteja udhëhoqi, asnjë nuk humbi. Sulltan Mehmet Fatiu e mposhti Bizantin, por Krujën sa qe gjallë Skënderbeu ynë nuk e mori dot.
- Ishte nga Veriu, - tha gjenerali me djallëzi.
- Ishte shqiptar, - i thashë prerë, dulce e kuptuar aluzionin që bënte fPër A. ~ógun dhe A. Kupinl dhe ishte princ që mbështetej në popull. Ai e donte popullin dhe ky e donte atë.
- Është i bukur vendi juaj. - tha gjenerali duke i ndër ruar drejtimin bisedës, - pr andaj e ka dashur Bajroni. Kemi një tablo me portretin e tij në Angli ku është paraqitur i veshur me kostum shqiptar. Kur të fitojmë luftën, besoj, zoti Hoxha, se do të më ftoni të vij ta vizitoj vendin tuaj, - tha gjenerali duke u munduar t'i jepte bisedës një ton gazmor dhe intim.
- Medoemos duhet të vini dhe ta njihni mirë se vendi dhe populli ynë janë të mrekullueshëm. Nuk duhet të mbeteni me përshtypjet e vjetruara që keni krijuar nga raportet tendencioze të konsujve anglezë, të cilët i shkruanin Forin Ofisit tuaj per gjëra që nuk ishin të vër_teta dhe që kishin qëllime të tjera, ose nga raportet e «koleksionistëve» të luleve e të fluturave që në realitet bënin punë tjetër. Natyrisht unë nuk e kam fjalën për studiues të tillë si Mis Durhami, e cila ka shëtitur nëpër Shqipëri e sidomos në Veri për të studiuar jetën e Malësitë e Veriut dhe nuk ka shkruar keq për të. Por kohët kanë ndryshuar, gjeneral. Perandoria angleze nuk e ka më atë forcë dhe fuqi të mëparshme, kurse te ne fuqia e bejlerëve dhe e bajraktarëve po perëndon, fundi i kësaj lufte do të vërë kap alcun mbi varrin e tyr e.
- Zoti Hoxha, - tha gjenerali, - është e vërtetë se perandoria jonë viktor Tane nuk është më ajo që ka qenë, por ne jemi një monarki demokratike, si të thuash, te ne nuk ka një parti por dy, njëra është e laburistëve, domethënë e punëtorëve, dhe tjetra e konservatorëve. Në vendin tonë zgjedhjet bëhen me vota të lira.
- E di, - i them, - sistemin e demokracisë suaj, por në këtë sistem punëtorët. siç thotë një shprehje jona, «mbajnë çelësat e kashtës». Te ju ka demokraci për kapitalistët, për lordët, por jo për punëtorët. Kur të fitojmë ne do të vendosim demokracinë. po jo si ajo juaja. Te ne do të ketë demokraci vetëm për popullin, kurse «çelësat e kashtës», - thashë dulce qeshur, - do t'i kenë në dorë bejlerët, agallarët e bajraktarët, që gjithnjë e kanë shtypur e tradhtuar popullin.
- Si, zoti Hoxha. - tha gjener ali, - do t'ua mer rni të gjithë pasurinë?
- Medoemos, gjeneral, të ligjtë, armiqtë, ata që kanë lyer duart me gjak do të shkojnë në gjvqet e popullit, të tjerët do t'i vëmë të punojnë, të dërsijnë që ta shikojnë sa e shijshm~ është buka kur fitohet me djersë.
- Prandaj, zoti Hoxha, ata nuk duan të bashkohen me ju, sepse kanë frikë nga ju, - tha gjenerali.
- Frikën është mirë të na e kenë. Ata e dinë se ç'i kanë bërë popullit tërë jetën, prandaj na e kanë frikën. Me gjithatë populli dhe ne u tremi bërë thirrje të braktisin rrugën e tradhtisë. Ata nuk dëgjuan, prandaj do ta pësojnë. Né Frontin Nacionalçlirimtar kemi njerëz edhe nga shtresa të pasura, që janë patriotë, e këta, populli dhe ne, i respektojmë për qëndrimet e tyre patriotike dhe antifashiste.
- Zoti Hoxha, - tha gjenerali, - unë pata një bisedë me zotin Lumo Skëndo e të tjerë dhe u fola drejt, i qortova, u thashë se «me sa di unë vetëm Nacionalçlir imtarja lufton kundër gjermanëve, kurse ju nuk luftoni». Ata më kundërshtuan dhe mend më akuzuan si komunist, por unë ngula këmbë në argumentet e mia dhe më në fund besoj se i binda e më dhanë fjalën se do të luftojnë.
- Do të luftojnë kundër nesh, - i thashë.
- Oh jo, zoti Hoxha, - tha gjenerali, - kundër gjermanëve.
- Atëherë, - më lejoni t'ju siguroj se ju kanë gënjyer, ata as kanë luftuar dhe as do të luftojnë kurrë kundër gjermanëve. Mbajeni mend këtë fjalë që po ju them. Ata do të vazhdojnë deri në fund tradhtinë kundrejt popullit të tyre me armë dhe me çdo mjet tjetër, në bashkëpunim të ngushtë me gjermanët.

LUFTË RËRRYLASH



Një ditë pas vdekjes së Stalinit, më 6 mars 1953, Komiteti Qendror i Par tisë, Këshilli i Ministrave dhe Presidiumi i Sovjetit Suprem të BRSS u mblodhën shpejt e
shpejt në një mbledhje të përbashkët. Në raste humbjesh të mëdha, si kjo e Stalinit, mbledhje të tilla urgjente janë një veprim i nevojshëm e i domosdoshëm. Por ndryshimet e shumta e të rëndësishme që u komunikuan në shtyp një ditë më pas, tregonin se kjo mbledhje urgjente ishte bër ë jo për gjë tjetër, por per... ndarjen e posteve! Stalini sapo kishte vdekur, trupi i tij ende s'qe çuar në sallën ku do të bëheshin homazhet e fundit, nuk qe përpiluar ende as programi i organizimit të homazheve e të ceremonisë së përmortshme, komunistët dhe populli sovjetik derdhnin lot për humbjen e madhe, kurse udhëheqja e lartë sovjetike gjeti ditën të ndante portofolet! Brenda kësaj dite u bënë ndryshime të rëndësishme në të gjitha organet e larta të partisë e të pushtetit.
Këto vepr ime nuk mund të mos na bënin përshtypje
të thellë dhe aspak të mirë. Vetvetiu lindnin pikëpyetje tronditëse. Si u bënë kaq papritur këto ndryshime të rëndësishme brenda një dite, dhe jo në ndonjë ditë çfarëdo, por në ditën e parë të zisë?! Çdo logjikë të shtyn të men
dosh e të besosh se gjithçka ishte përgatitur qysh më paro. Listat e këtyre ndryshimeve ishin hartuar me kohë, në heshtje e vjedhurazi, dhe pritej vetëm rasti që ato të shpalleshin për të kënaqur edhe njërin, edhe tjetrin, edhe këtë, edhe atë...
Ne, dhe shumë si ne, mendonim se Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik do të zgjidhej Molotovi, bashkëpunëtori më i afërt i Stalinit, bolsheviku më i vjetër, më i pjekur, më 'me eksperiencë dhe më i njohur brenda dhe jashtë Bashkimit Sovjetik. Por nuk ndodhi kështu. Malenkovi u vu në krye, Beria iu ngjit pas. Prapa tyre ato ditë, pak si më në hije, qëndronte një «panterë» që përgatitej të gëlltiste dhe të likuidonte dy të parët. Ky ishte Nikita Hrushovi.
l\Iënyra e ngjitjes së tij ishte me të vërtetë e çuditshme dhe e dyshimtë: u caktua vetëm kryetar i komisionit qendror për or ganizimin e ceremonisë së varrimit të Stalinit dhe më 7 mars_ kur u shpall në publik ndarja e posteve, atij nuk iu dha asnjë post i ri veçse u lirua nga detyra e sekr etar it të parë të komitetit të partisë të Moskës meqë «do të për qendrohej me punë në Komitetin Qendror të partisë».
Por hipja kaq e papritur dhe e shpejtë e Hrushovit në fuqi neve nuk na la përshtypje të mirë. Jo se kishim ndonjë gjë kundër tij, por se mendonim që roli dhe figura e Hrushovit, qoftë brenda Bashkimit Sovjetik, qoftë në botë. nuk ishin aq të njohur sa ai kaq shpejt të zinte vendin e Stalinit të madh si Sekretar i Parë i Komitetit Qendr or të partisë. Në të gjitha takimet që kishim pasur për vite me radlië me Stalinin, Hrushovi asnjëherë nuk qe dukur, megjithëse në shumicën e atyre takimeve merrnin pjesë thuajse të gjithë udhëheqësit më të lartë të partisë e të shtetit sovjetik.


SHPIFJE KUNDËR STALINIT


Ndodhesha në Moskë, me rastin e një mbledhjeje të të gjitha partive të vendeve socialiste. Më duket se ishte janari i vitit 1956, kur u zhvillua një konsultë nër probleme të zhvillimit ekonomik të vendeve pjesëtare të KNER*-it. *( Këshilli i Ndihmës I:konomike Reciproke, një organizëm në shërbim të B.S. për skllavë-imin e vendeve satelite të Traktatit të Varshavës.) Ishte koha kur F-rushovi dhe hrushovianët po avanconin në veprimtar inë e tyre armiqësore. Me Hrushovin e Vor oshilovin ishim në një vilë jashtë Moskës, ku do të hanim drekë të gjithë ne përfaqësuesit e partive motra. Të tjerët akoma nuk kishin ardhur. Asnjëherë nuk kisha dëgjuar nga goja e udhëheqësve sovjetikë të më flitnin hapur keq për Stalinin dhe unë nga ana ime vazhdoja si më parë të flisja me dashuri dhe me shumë respekt për çtalinin e madh. Si duket këto fjalë të miat nuk tingëllonin mirë në veshët e Hrushovit. Duke pritur sa të vinin edhe shokët e tjerë, Hrushovi dhe Voroshilovi më thanë:
- A marrim ca ajër në park?
Dolëm dhe u futëm në rrugicat e parkut. Hrushovi i thotë Klim Voroshilovit:
- I ? huaj. i thuaj ca Enverit për ga'oimet e Stalinit.
Unë hapa veshët, sido që me kohe dyshoja për ligësitë e tyre. Dhe Voroshilovi filloi të më flasë se «Stalini ka gabuar në vijën e partisë, ka qenë brutal, i egër sa nuk round të diskutoje dot me të».
Si mbaroi Voroshilovi nga llomotitjet e shpifjet, unë i them
- Si është e mundur që Stalini të ketë bërë gabime të tilla?
Hrushovi, i skuqur, u kthye dhe m'u përgjigj
- Mundet, mundet, shoku Enver, Stalini i ka bërë këto.
- Ju i kishit vënë re këto që kur ishte gjallë Stalini. Po si nuk e ndihmuat të mos i bënte këto gabime që thoni se paska bërë? - e pyeta Hrusho_vin.
- Është e natyrshme, shoku Enver, të bësh këtë pyetje, por e shikon këtë «kapusta»? Stalini ta priste kokën me aq lehtësi sa ç'mund të këputë bahçevani këtë dhe Hrushovi i ra me shkop kokëlakrës.
- Çdo gjë është e qartë! - i thashë Hrushovit dhe s'fola më.
U futëm brenda. Shokët e tjerë kishin ardhur. Unë zieja nga zemërimi. Atë natë do të na servireshin buzëqeshje e premtime për «një zhvillim më të madh» e «më të vrullshëm» të socializmit, për «më shumë ndihmë» dhe për «bashkëpunim më të gjerë» e «të gjithanshëm». Ishte koha kur po për gatitej Kongresi famëkeq i 20-të, koha kur Hrushovi po ecte me hapa më të shpejtë drejt marrjes së pushtetit.
Hrushovi, ky tartarec i neveritshëm i mbulonte hiletë dhe djallëzitë me llogje e pallavra. Megjithatë, në këtë mënyrë ai krijoi një situatë të favorshme për grupin e tij.

TEK TITOJA

Kërkesën për të dërguar në Jugosllavi një delegacion qeveritar të nivelit më të lartë, të kryesuar nga unë, ne ua kishim drejtuar shokëve jugosllavë shumë kohë më parë. Me vajtjen e këtij delegacioni zyrtar atje, ne synonim të hidhej një hap tjetër i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore reciproke midis vendeve, popujve dhe partive tona, për rritjen e prestigjit të vendeve tona në arenën ndërkombëtare, për shfrytëzimin e mundësive që do të na krijoheshin për të diskutuar në nivelin më të lartë probleme të ndryshme të karakterit politik, ekonomik etj., e që paraqitnin interes të përbashkët.
1llenduam t'i çonim edhe një peshqesh Titos. Vritnim mendjen çfarë t'i çonim, pse nuk donim të turpëroheshim, por asgjë të përshtatshme s'po gjenim. Më ra ndër mend dhe u thashë shokëve t'i çonim një pisqollë sermi shqiptare, nga të vjetrat. Kjo shkonte për bukuri. Shokët e miratuan. Thirrëm Sterjo Gjokorecin dhe e ngarkuam të na gjente një të tillë. Ai na tha se, gjatë konfiskimit të pasurisë së një krimineli kuisling, kishin gjetur tri pisqolla të bukura, nga të cilat mund të zgjidhnim. I thamë të na i sillte dhe kur i solli në zyrë ishte edhe përfaqësuesi i Jugosllavisë, Josip Gjergjia. Ishin me të vërtetë pisqolla të bukura. Zgjodha një dhe : thashë jugosllavit përse e desha. Ai e pa, e pëlqeu shumë dhe pa pikë turpi na tha
- Titoja do të kënaqet pa masë, dërgojani të tria! 
Ç't'i thoshim këtij plaqkaxhiu?! E pranuam propozilnin e tij. (Kështu që Titoja i mori të tria pisqollat prej serrai dhe i futi né arsenalin e tij të peshqesheve.)
Por ja dhe një vogëlsi që na kishte shpëtuar: Më mungonte uniforma e duhur e gjeneralit! Unë thosha të shkoja civil, por shokët ngulnin këmbë se duhej tc kisha me vete edhe uniformën ushtarake të gjeneralit. si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Uniformë të zakonshme kisha, por ,grand uniformë» jo. Prandaj duhej të sajonim njc, që nga këpucët lustrina deri te kapelja me lulka. Alire këpucët i bëmë, i bëmë dhe pantallonat blu me shirit të gjerë të kuq, por duhej gjetur xhaketa, kësaj si i bchej halli! Thirra Sokolovin né zyrë (ky ishte atasheu ushtarak sovjetik né Tiranë) dhe i thashë:
Ke ndonjë xhaketë të tepërt?
Pse? - më pyeti ai.
Mos pyet, - i thashë, - por pa zhvishe iljë hërë xhaketën tënde ta provoj !
Kur e vesha pamë se më rrinte e vogël. Atëherë i tregova hallin që më kishte zënë. Sokolovi më thotc
- Kam një copë të paprerë ushtarake, po jua Hhgoj, dhe, po ju pëlqeu, bëni me të një xhaketë e një kapeh~.
Késhtu u rregullua edhe çështja e «grand Lini 1nrì-vìcs-. Pritnim datën që kishim caktuar për t'u nisur.
Avioni erdhi dhe delegacioni i parë i Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipérisë u nis për në Beognid për vizitë miqësore*. *( Vizita e delegacionit qeveritar të RP të Shqipërisë, i kryesuar nga shoku Enver Hoxha, në RF të Jugosllavisë vazhdoi nga 23 qei,shori gjer më 2 korrik 1946.)
Duke shikuar nga dritarja e avionit tokat e Malit të Zi e të viseve të tjera të Jugosllavisë, mendoja me dhimbje të thellë e me respekt të madh per shokët e mi partizanë që u vranë né këto anë, me qindra, duke luftuar kundër nazistëve gjermanë. Dy divizione, me djem dhe vajza të Shqipërisë, me urdhrin që u dërgova nga Berati né pragun e çlirimit të plotë të Shqipërisë, kapërcyen kufirin dhc. né përleshje të ashpra me pushtuesit, u shquan né këto anë për heroizmin, vetëmohimin, disiplinën, internacionalizmin dhe zotësinë e tyre né luftime. Nga bordi i avionit mendoja me dashur i për nënat shqiptare, té cilat. pa iu dridhur zemra, i çuan djemtë dhe vajzat e tyre né luftë për çlirimin e atdheut, por që koha u kërkoi këtyre dj emve e vajzave, té edukuar nga Partia e komunistëve, té mendonin dhe té shkonin té derdhnin gjakun edhe pcr lirinë e popujve fqinj. Me mijëra u kthyen nga këto luftime heroike, me qindra ranë né fushën e nderit né territorin e Jugosllavisë, me qindra nëna shqiptare, mendoja ato çaste, presin nga ne t'u sjellim eshtrat e shenjta tc bijve té tyre. Këtë, thashë me vete, do ta bëjmë, është detyra jonë, ata do té prehen né vendet më té bukura t~ atdheut, ku brezat né histori do té këndojnë pa pushim lavdinë dhe heroizmin e tyre*. *( Eshtrat e qindra dëshmorëve tanë tirënë në Kosovë, në Mal të Zi etj., u sollën në Shqipëri dhe u vendosëti né Var i-ezat e Dëshìnorëve té Atdheut dhe né varrezat e dëshmorëve né rrethet përkatëse në vitin 1947 e në vitin 1975.)
Avioni mbërriti në Beograd dhe ne po e soditnim kryeqytetin nga lart. Jemi mbi aerodrom, ulemi në pistë, avioni rrësliqet, ndalet dhe hapet porta. Shohim që na presin shumë njer ëz, ushtarë, banda ushtarake. S'kishim kaluar kurrë nëpër ceremoni té tilla, këto ishin të panjohura për ne dhe do të na duhej të kishim kujdes të mos gabonim né té ashtuquajturat rregulla protokollare. Ne ecim përpara dhe drejt nesh vjen Titoja. Ai na jep dorën, na e shtrëngon fort. Kujtonim se sipas zakonìt tonë do të përqafoheshim. Por jo. Rregulla dhe zakone té tjera. As që vumë re për këto gjëra. Vargu i automobilave tanë. dulce kaluar nëpër Beograd, arriti né Dedinjë, ku na ishte caktuar rezidenca.
- Nder i madh, i jashtëzakonshêm! - belbëzonte Gjergjia. - Kjo është Dedinja, këtu ka rezidencën kryesore vetë Titoja!
Siç na thanë, dhe siç e pamë më vonë, ai monte dhe punonte në pallatin kryesor të ish-kralëve të Serbisë. Ndërsa kortezhi i makinave ecte mengadalë nëpër rrugët e parkut, Gjergjia më tregoi me gisht një ndërtesë.
 - Ja, - tha, - Pallati i Bardhë, pallati i ish-mbretërve. Tani e kemi ne, e ka Titoja!
Makinat tona ecën dhe pak nëpër park dhe ndalën.
- Pallati i ish-princit regjent! - më tha Gjergjia. - Tani aty do të rrini ju.
Rreth e rrotull pallatin e ruanin roja të veshura me uniformë «fringo», të armatosura me automatikë. Pse gjithë këto roja? - thosha me vete kur kujtoja se vetëm dy partizanë e ruanin shtëpinë time dhe në rrugën para saj, në atë kohë, kalonte edhe populli lirisht. Por ia gjeja shpejt «arsyen»: «Vend i madh, Titoja personalitet i madh, mirë bëjnë që e ruajnë kështu». Përpara pallatit bënin rojë nderi, në hollet e pallatit çdo gjë ishte parashikuar, që nga furça për të fshirë rrobat dhe deri te një njeri që na fshiu me leckë pluhurin që këpucët tona kishin marrë në park kur erdhëm. - Tek Titoja u dashkej shkuar «spic»! thoshim me vete. Dhe të mendosh se këta trima që fshijnë këpucët e vijnë rrotull me temena gjer një vit e ca më parë bënin luftën dhe jetën partizane !
Hymë në sallonin e madh të pallatit. Luks. Në krye të sallonit rrinte në mes, nën një tablo, vetëm Titoja, në këmbë, i veshur me rrobat e bardha të mareshalit, me jakën dhe me mëngët e qëndisura me ar, me lule, me yje dhe në gjoks me një numër të konsiderueshëm shiritash që përfaqësonin dekoratat.
Që nga dera e sallonit dhe deri në kr ye, sa vajtëm e i dhamë dorën Titos, ai nuk luajti nga vendi.
Gjatë fjalës sime Titoja mbante disa shënime në një bllok dhe vazhdimisht pinte cigare me një cigarishte të kthyer në forma llulle. Ai mbante syze, kurdoherë rrinte serioz, i vrenjtur, si i kredhur në mendime të thella. Na dukej se dëgjonte me vëmendje. Herë pas bere mbushte gotën që kishte përpara dhe pinte ujë mineral. Pasi mbarova una, bëmë pushim, na çoi në sallën e bufesë. Atje Titoja filloi të bisedonte, të bënte shaka, të qeshte me shokët e tij par gjëra pa rëndësi, par të shkuar kohën; përkthyesit na i përkthenin. Më vonë këto shaka e biseda të Titos me Moshe Pijaden i gjeta gati të njëllojta si ato të Hrushovit me Mikojanin, që orë e çast të tilla gjëra flitnin, kur mblidheshin.
Titoja më pyeti ç'mendoja unë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi. Heshta një moment për t'i përmbledhur në mënyrë sa më koncize e të plotë pikëpamjet tona për këtë problem të rëndësishëm dhe i thashë:
- Ju i njihni padrejtësitë historike që i kanë bërë imper ialistët e ndryshëm e reaksioni serbomadh Shqipërisë. Ju i njihni, gjithashtu, qëndrimet parimore të Partisë sonë
gjatë Luftës Nacionalglirimtare dhe dëshirën e mirë të popullit tonë për miqësi me popujt e Jugosllavisë.
Në vazhdim unë i shpreha Titos mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen kësaj.
- Shqiptarët luftuan, - i thashë, - që të ketë një Shqipëri të lirë dhe sovrane, së cilës tani duhet t'i bashkohen edhe viset shqiptare të Jugosllavisë. Ka ardhur koha që ky problem nacional të zgjidhet drejt nga partita tona.
Presidenti Tito u përgjigj
- Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash par tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë.
Por të gjitha fjalët e përbetimet e Titos ishin një blof. Titoja, sig e vërtetuan faktet dhe koha, ishte një antimarksist i egër, një nacionalist, shovinist dhe agjent i borgjezisë dhe i imperializmit, ishte një «kalë Troje» në kampin e socializmit, në lëvizjen komuniste ndërkombëtare e ca më tepër në Ballkan.
Këtij Titoje, që u shpreh me kaq «zhdërvjelltësi» dakord me mua par problemin e Kosovës, as nuk i shkoi goja të thoshte: «Shoku Enver, una propozoj që ju, përveç vendeve të tjera të Jugosllavisë, duhet të shkoni të vizitoni edhe Kosovën. Ne duhet t'i tregojmë popullit shqiptar të Kosovës se erdhi koha e një miqësie të vërtetë me popujt e Jugosllavisë» etj. Titoja dhe shokët e tij patën frikë ta bënin një gjë të tillë. Koha nuk do të vononte të tregonte mashtrimet dhe egërsinë e madhe prej shovinisti serbokroat të Titos, jo vetëm kundër shqiptarëve që banonin në trojet e tyr e në Jugosllavi, por edhe kundër Republikës Popullore të Shqipërisë. Plani i fshehtë i Titos ishte që jo Kosova të lidhej me Shqipërinë, por Shqipëria të lidhej me Kosovën dhe, tok me të. të gllabërohej në Jugosllavinë titiste. Mirëpo titistët nuk ia ar ritën dot këtij qëllimi djallëzor.
Gjatë ditëve të vizitës as në Beograd, as gjetkë. në asnjë mbledhje ose pritje nuk pashë as takova ndonjë nga udhëheqësit komunistë shqiptarë të Kosovës. megjithëse disa i njihja dhe personalisht si: Fadil Hoxhën, Ymer Pulën. Nimanajt e të tjerë. Të vetmen «përfaqësuese» të Kosovës që takova ishte nëna e Miladin Popoviçit.
Ishim në një miting kur m'u afrua një plakë e thinjur, e cila, dulce më puthur e përqafuar, më pëshpëriti: «Jam nëna e Miladinit dhe e Mihajllos, që luftuan tok me ty, djali im Enver Hoxha». Duke e shtrënguar fort në kraharor, më dukej se kisha pranë e përqafoja bashkë me nënën edhe shokun tim të dashur, Miladin Popoviçin. Nuk mund të duroja më dhe, në fjalën time atje, fola per Miladinin fjalët më të mira e më të ngrohta që meritonte.
Më vonë, jo në vizitë zyrtare, kam bërë edhe një takim rne Titon, më duket, kur u nisa për në Konferencën e Paqes në Paris. Biseduam në ver andë për mundësinë e zhvillimit të problemeve që do të diskutoheshin në Paris.
Pasi mbaruam bisedën, para se të hanim drekë, Titoja na propozoi të bënim një shëtitje në liqen. Nuk ia refuzova sido që nuk dija të bëja as not, në rast se kthehej varka.
U vu në lëvizje motori dhe varka rrëshqiti. l~le not na ndiqte edhe qeni i Titos. Buzë liqenit burra, gra, fëmijë bërtitnin
- Heroi Tito, driizhe Tito, nash Tito!* *( Heroi Tito, shoku Tito, Tito ynë.)
Më bëri përshtypje se këto thirrje i kishim dëgjuar nga fashistët italianë, kur bërtitnin si «Duçe a noi». Unë çuditesl:a si e lejonin. Kur po ktheheshim, Titoja tha:
- U lodh qeni, - dhe i thirri, - hip!
Ai u hodh né varkë dhe meqë ishte sa një vig, varka u lëkund, por s'pësuam gjë, e pësoi vetëm kostumi im i Konferencës sé Paqes, pse qeni u shkund dhe unmora një dush né rroba.
- I thajmë kur të vemi né vilë, - tha Titoja.
- S'ka gjë, - i thashë unë, duke i hedhur sytë qenit.
Por e tëra kjo ishte një ndodhi e mëvonshme, nga e cila, përveg sa përmenda më sip~r, nuk më ka mbetur asgjë ne mendje, sepse, né fakt, nuk diskutuam për ndonë problem me peshë. Titoja, siç thashë, ishte me pushime dhe s'mund t'i shkëmbente ksehasjet me asgjë tJetër.
Erdhi dhe dita e largimit tonë për né atdhe. Né aer odrom na përcollën me atë ceremoni që na kishin I ritur, hipëm né avion dhe u kthyem né Tiranë.
Gëzimi im i vajtjes ishte shterur. Kthehesha me një nd jenjë të pashpjegueshme, edhe , besim kisha, edhe u deziluzionova nga fodullëku dhe luksi skandaloz i Titos, që dukej sheshit oysh atëherë. Me vete thosha: A do të puqen karakteret dhe punët tona me Titon? 


MASHTRUESIT


- Shikoni se ç'ndodh, - ngriti zërin jugosllavi. Na vijnë nga pala juaj kërkesa të papërballueshme. Marrim, për shembull, piskatoret. Na keni kërkuar 70 000 piskatore për një vit! Ky është kulmi! E zbrazët tregun jugosllav!
- Mund të ketë edhe kërkesa të padrejta! - iu drejtova jugosllavëve, - por për veglën né fjalë s'mund t'ju përgjigjem. Né ç'degë të ekonomisë përdoret?!
Papritur atmosfera e rëndë e takimit ra për një moment né qetësi. Përkthyesit nisën të flasin kokë më kokë me jugosllavët për t'u sqaruar për veglën né fjalë. Koçi Xoxe kishte mbështetur kokën mbi duar, kurse Zllatigi po bënte gjeste prej të marri: shkulte me majat e gishtave vetullat dhe diç donte të më tregonte. Më sé fundi enigma u zgjidh:
- Fjala është, - nisi të më sqaronte përkthyesi, për një copë teneqe elastike, të kthyer më dysh që përdoret nga gratë për të hequr qimet e vetullave.* *( Në librin «Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare» (1939-1948), botuar né ßeograd né vitin 1949, edhe këtë fakt njerëzit e Titos s'lcanë harruar la «vënë në dukje». Në faqen 205 (të botimit né gjuhën shqipe) ankohen se pala shqiptare «i tra dërgue Komisionit Federativ të Planit të RFPJ kërkesën për 70 000 pinceta për heqjen e qymave të ve tllave».)
Nuk ishte momenti për të qeshur, por për të bërtitur:
- Turp për ju që përmendni të tilla marrëzira! iu lëshova jugosllavëve. - Gratë e vajzat tona s'u dinë as emrin veglave që thoni ju e jo t'u shkojë ndër mend të heqin vetullat! Ato akoma s'kanë bukë të mjaftueshme, s'kanë rroba të vishen e këpucë të mbathin, kurse ju na ankoheni se ju paskemi zbrazur tregun nga teneqeçkat e vetullaveX. Mbajini për vete, me përgjegjësinë time ju them té mos sillni në Shqipëri asnjë copë!
- Ju s'duhet té zemëroheni. Ne e sollëm si shembull té çrregullimeve që krijohen. Të tilla tra shumë, - vazhduan jugosllavët e nisën té numërojnë: treni kërkuar kaq tonë bojë këpuce, kaq mijë semenca këpucësh, kaq milionë (më duket rreth 7-8 milionë) maja penash (?!), kaq mijë kilogramë esenca pijesh etj., etj.
- E çuditshme! Tepër e çuditshme, - u thashi indinjuar e iu drejtova Pandi Kristos që rrinte më një cep si lepur i pëgërë: - Ju i keni kërkuar këto? Përse ju duhen?
- Shoku Komandant, ju treni té drejtë, por té drejtë kanë dhe shokët jugosllavë. Ato s'na duhen dhe aq neve, por, kur bëmë kërkesa për ea motorë e ea pajisje té hekurudhës, shokët jugosllavë té planit na i sugjer uan dhe këto se i kishin né treg me shumicë. Na thanë se «janë badihava, lirë fare, kërkojini né kuadrin e kredisë».

KY VEND KA ZOT


Nga fondi i prillit të vitit 1943 Komiteti Qarkor i Partisë per Gjirokastrën më lajmëroi se riga kufiri grek kishte hyrë në zonat tona të çliruara një grup ushtarakësh anglezë, të kryesuar riga njëfarë Bill Maklin, major, të pajisur me arme e me radio, që pretendonin se ishin mision ushtarak zyrtar, i dërguar pranë partizanëve shqiptarë riga Shtabi i Forcave Aleate të Mesdheut me qendër në Kajro.
I porosita shokët e Partisë të Qarkorit të Gjirokastrës që anglezët e ardhur riga Greqia të bllokoheshin në Zagori dhe të pyeteshin me imtësi se cilët ishin, si quheshin (duke e vërtetuar me dokumente zyrtare identitetin e tyre), riga vinin, kush i udhëhiqte, cita ishte detyra e vërtetë që kishin etj.
- Ju, - i porosita shokët, - u beni një varg pyetjesh që ata të kuptojnë mire se të hysh në zonat partizane nuk është aq lehtë, se ato nuk janë han me dy porta, prandaj per të lëvizur në to duhet leje e veçantë riga Komanda e Përgjithshme Partizane. Të gjitha këto, u thashë shokëve, - t'i beni në atë mënyrë që anglezët të shikojnë qysh tash se te ne nuk do të lejohen të livadhisin si të duan. Silluni shumë kore ektë me ta dhe u jepni të hanë, në qoftë se nuk kanë me vete. Mos granoni të holla per ushqime, po të tentojnë t'ju japin.
Dhe shokët kështu bënë. Grupi i ushtarakëve britanikë, i bllokuar riga partizanët në një zone të Gjirokastrës, mbasi e pa se vendi kishte zot, u detyrua t'i drejtonte më 1 inaj 1943 autoritetit më të lartë të Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipërì, Këshillit të Përgjithshëm, një letër të firmosur riga Bill Maklini, në të cilën, pasi thoshte se qe
dërguar riga Shtabi i Kajros me cilësinë e oficerit të lartë ndërlidhës per të vendosur lidhje me lëvizjen e rezistencës në Shqipëri, shkruante: «Kam dëshirë të madhe të tako
hem me Këshillin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marr informata per t'ia transmetuar Kajros që prej a.ndej t'ju dërgohen furnizime. Lëvizja juaj do të furni
zohet me materiale riga Kajroja. Do të bisedoj çështje me rëndësi. Dëshira ime është të hyj në qendër të Shqipërisë». Siç dukej SOE-ja*, *( Drejtoria e veprimeve të posaçme që merrej me spiunaah në interes të Britanisë së Madhe.) me qendër në Kajro, e kishte gjetur
maskën per të hyrë në Shqipëri: Dërgimin e agjentëve të saj si përfaqësues të Shtabit të Forcave Aleate të Mesdheut, synimi i të cilëve ishte të hynin «në qendër të Shqipërisë», per t'u lidhur me agjentët e vet të vjetër, të zgjeronin radliët e tyre me të rinj, të merrnin informata prej tyre e t'u jepnin detyra të reja dhe, nën drejtimin e kontrollin e misioneve angleze, të organizohej në Shqipëri një lëvizje sipas interesave të politikës dhe të planeve strategjike të Britanisë së Madhe.
Në përgjigjen tonë i thoshim se ishim dakord të vinte pranë Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar një mision i tillë, por nuk mund ta pranonim, aq më tepër në qendër të Shqipërisë, pa qenë i pajisur me dokumente të rregullta zyrtare riga Shtabi i Forcave Aleate të Mesdheut.
Anëtarët e misionit të Maklinit qëndruan atje derisa u pajisën riga Shtabi i tyre me dokumente përfaqësimi. Në qershor, shokët e Gjirokastrës, sipas porosisë sonë, i nisën per te ne në Labinot, të siguruar mire se mos u ngjante gjë rrugës. Erdhën të rraskapitur riga lodhja. I prita ditën e dytë të ardhjes. Maklini m'u paraqit si kryetar i misionit. Dukej djalë i ri, jo më shumë se 30 vjeç, i hollë jo i gjatë, por as i shkurtër, me një fytyrë shumë të rregullt, të rruar, të mprehtë e të ftohtë. Ishte biond, me sy blu e të zgjuar, por që kishin pamjen e syve të një maceje të egër . Maklini, sic morëm vesh më vonë, ishte i «Scots Greys»* *( Organizatë agjenturore spiunazhi.) dhe qe stërvitur si agjent i regjur në luftërat kaloniale në Palestinë e gjetkë.
E pyeta si kishte udhëtuar.
- Si partizan, - më tha, - por partizanët në Gjirokastër më vonuan shumë dhe më humbën një kohë të vlefshme. Shtabi ynë në Kajro është i shqetësuar.
- Ju jeni oficer dhe i njihni rregullat e kohës së luftës, - i thashë, - nuk është aq lehtë që një i panjohur të kalojë kufir in ku veprojnë forca ushtarake. Armiku kurdoherë bën përpjekje të futet, të informohet mbi gjendjen dhe të na sabotojë ose të na godasë në befasi, por ne, partizanët shqiptarë, nuk na zë gjumi. Ju e provuat vetë këtë me t'u futur në zonat tona. Natyrisht ju nuk ishit armiq, por, për sa kohë që nuk njiheshit, më parë duhej vërtetuar se cilët ishit. Ju nuk na lajmeruat se do të vinit, prandaj shokët tanë në Gjirokastër bënë detyrën. Ju kërkojmë ndjesë për vonesën që ju shkaktuam. Qetësojeni Shtabin tuaj se jeni në duar të sigurta, në mes aleatëve tuaj, pranë Komandës së Përgjithshme Partizane. - Dhe me kaq kjo çështje u mbyll. Tashti duhej të më shpjegonte qëllimin e ardhjes: ç'kërkonte, ç'do të bënte etj.
E pyeta: - Cili është misioni juaj?
Në esencë majori Maklin (që më vonë u bë kolonel dhe pas luftës deputet i partisë konservatore), më tha:
- Ne jemi misioni i parë ushtarak anglez që dërgohemi pranë partizanëve shqiptarë. Qëllimi i qeverisë angleze, që na dërgon pranë jush, është t'i bëjmë të njohur asaj gjendjen e vendit, luftën e popullit tuaj kundër pushtuesit italian dhe, pasi të bëjmë këtë punë, t'i transmetojmë Shtabit tonë pikëpamjen tuaj për luftën dhe nevojat e kërkesat që do të më paraqitni për zhvillimin e kësaj lufte.
- Po ç'dini ju për luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesve dhe kuislingëve në vendin tonë?
- Nuk dimë gjë fare, - tha ai duke buzëqeshur.
- Atëherë derisa nuk divi gjë, ju, për sa i përket Shqipërisë, paski ngelur në kohën e Çembërlenit.
Sytë e Maklinit u egërsuan si të maces.
- E pra, - vazhdova unë, - që më 7 prill 1939, kur Çembërleni ishte në Week-end*, *( Pushim i fundit i javës.) për gjueti, e deri më sot, populli shqiptar po lufton pareshtur kundër fashistëve italianë, kuislingëve, tradhtarëve.
I fola me hollësi për luftën titanike të popullit tonë të vogël por trim. I tregova për heroizmat e popullit dhe të partizanëve, si dhe për barbarizmat, vrasjet, djegiet e kryera nga italianët dhe bashkëpunëtorët e tyre. I vura në dukje metodat e propagandës fashiste për të na përçarë, për të na demoralizuar, por që te ne nuk kanë pasur sukses, pse Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar dhe forcat partizane i kanë demaskuar duke i shkatërruar vazhdimisht planet e armiqve.
- Po ku i gjeni armët zoti Hoxha? - pyeti Maklini, - Rusia është larg dhe s'ju jep dot. Mos treni fabrikë këtu në male?
- Jo, s'kemi fabrika armësh në male, por i tremi në popull. Vërtet që satrapi Zog, 10 ditë pasi erdhi në f uqi më 1924, shpalli ligjin e çarmatimit të përgjithshëm, por, në fakt, ashtu si kurdoher ë, shqiptarët i fshehën armët sepse kurrë dhe askush nuk i kishte çarmatosur ata. Kjo është një traditë që shqiptari e tra trashëguar brez pas brezi. Në lidhje me këtë, - vazhdova, - tregojnë se tra ndodhur një diçka interesante midis ish-ministrit tuaj të Jashtëm, Eduard Greit, dhe patriotit e luftëtarit tonë Isa Boletini. Ishte koha kur mbi qiellin shqiptar ishin grumbulluar përsëri re të zeza, kur Shqipëria ishte përfshirë në vorbullën e synimeve grabitqare të fqinjëve shovinistë dhe kur Konferenca e Ambasadorëve më 1913 padrejtësisht po linte jashtë kufijve të shtetit gjysmën e Shqipërisë, dhe cilën? Kosovën e vise të tjera, ku u la me gjak çdo pëllëmbë toke për t'u çliruar nga Turqia. Patriotët Ismail Qemali dhe Isa Boletini shkuan edhe në Londër për t’u takuar me Grein, në atë kohë kryetar i Konferencës së Ambasadorëve, për t'i shprehur atij protestën për padrejtësinë që po i bëhej vendit tonë, për t'i tr ansmetuar betimin e pathyeshëm të shqiptarëve se do té luftonin deri né fund për bashkimin e té gjitha trojeve që u kishin lënë té parët. Para së të hynte né zyrën e sër Eduard Greit, i porositur nga rojat, Isa Boletini e la patllaken né gar dërobë. Pas bisedimeve, Grei, si me té qeshur, i tha Isait: «Më né fund, zoti Boletini, atë që s'e kanë bërë dot pashallarët turq, e bëmë ne, këtu né Londër». Isai e kuptoi se ai e kishte fjalën për çarmatosjen e tij, e shikoi drejt né sy ministrin tuaj dhe, duke qeshur edhe ky, iu përgjigj : «Jo besa, kurrë, as edhe né Londër» dhe nga gjiri nxori një nagant me fishek né gojë.
Ja, kjo traditë është një nga «fabrikat» e armëve tona, zoti major. «Fabrikat» e armëve tona, - vazhdova, janë edhe depot e italianëve né posta e né qytete, aksionet tona né rrugët nacionale dhe né fushat e betejave. Kur e nisëm luftën, nuk kishim armë té mjaftueshme, por populli këndon një këngë: «Në mos keni armë, i gjeni, ia rrëmbeni atij geni». Dhe ne kështu bëmë e po bëjmë. Me luftë, me aksione, ua rrëmbejmë armët nga duart italianëve, i sulmojmë dhe ua marrim.


DREDHITË ANGLEZE


Anglezët, kur u haste shar ra në gozhdë, e linin rrugën e drejtpërdrejtë dhe bënin zanatin, mundoheshin me dredhi të përçanin e të mashtronin njerëzit tanë.
Maklini dhe shokët e tij përpiqeshin të tatonin terrenin, por nuk kolisnin asgjëkundi.
Një ditë tetori, tek po bisedonim me Babën, vjen një komandant batalioni me një qeskë të vogël né doré që po e tundte.
- Ç'e ke atë, or babë? - e pyeti Myslimi.
- Sterlina të verdha, - u përgjigj ai.
- Ku i gjete? - e pyeta unë.
- Né një qoshe të çadr ës sime. Binte shi, majori anglez, që kalonte andej, u f ut që të mos qullej dhe, kur pushoi shiu, iku, po gjeta këto që i kishte lënë né çadër.
- Shiko, - i thashë, - merr përkthyesin dhe shko né banesën e tij, ia jep të hollat dhe i thuaj : «Herë tjetër zoti major mos «harroni» sterlina né çadrën e partizanëve, se mund t'ju ngjasin gjëra të papritura».
- Të poshtrit! - shfreu Baba. - Edhe një herë tjetër e kanë bërë këtë gjë.
- Po, - i thashë, - e mbaj mend.
Ishim në një fshat të Pezës. Ndërsa Myslimi, unë dhe disa shokë të tjerë ishim ulur rreth vatrës në odën e zjarrit të një pezaku të varfër, ia behu një partizan që mezi merrte frymë nga nxitimi: 
- Oficeri anglez, Babë, që sapo u nis për në Greca ka lënë né vendin e çadrës sé tij këtë qese, - iu drejtua ai Myslimit.
- Ç'ka brenda, or babë, pa ma jep ta shoh. MyslLni e mori qeskën, e hapi dhe derdhi mbi një postiqe të dhirtë disa lira sterlina.
Myslimi u vrenjt né fytyrë, u ngrit né këmbë dhe prerë i tha partizanit:
- Merri, babë, nisu shpejt, arrije atë qen dhe thuaji: -Mos i mbill paret rrugëve. S'i hamë ne këto. Shpirti i shqiptarit nuk blihet me pare».
- Ashtu është, o Babë, - i thashë. - Ta dijë mirë anglezi se verdhushkat nuk shkojnë te shqiptarët e vërteté.
Nuk ishte hera e parë që Myslim Peza mbante qëndrim të tillë, të vendosur, të prerë e të zgjuar.
Një herë, majori anglez Seimor i dërgonte, nga fshati Grecë, një letër shokut Myslim Peza, të cilit i ankohej se nuk i jepte njeri informata, se nuk i dëgjonte njeri porositë e tij, se nuk i tr~egonin planet e goditjes sé gjermanëve etj., dhe, dulce ia kërkuar këtij këto plane, me dhelpëri i shkruan: «Unë ta kam adresuar ty këtë letër se ti je ushtarak sikurse unë dhe shpresoj se këtë pozitë të vështirë ti e kupton më shumë se të tjerët, që s'kanë até eksperiencë né luftë dhe né të tjera». Gjeti kishë ku të falej majori anglez! Dhe te kush? Te babë Myslimi, patrioti, trimi e luftëtari i shquar i popullit tonë. Myslimi i dha një përgjigje të tillë që dhelpra e Intelixhens Servisit të mos guxonte të kthe-hej më né këtë rrugë.
Ngado që shkonin, sidomos kur bënin «aksione», prishnin ura apo rrugë, linin dhe hidhnin si pa të keq sende të ndryshme, paketa, kuti mishi e të tjera me etiketën Made in England me qëllim që të kuptonin pushtuesit se autorët ishin anglezë, t'i ndiqnin këta, pa u qederosur se bëheshin djegie e raprezalje kundër popullatës né zonat ku vepronin. Kulmi i «aksioneve» të tyre ishte bombardimi që bënë, nga mesi i tetorit 1943, avionët anglezë dhe ata amerikanë mbi «aerodromin e Tiranës». Siç na njoftuan shokët nga Tirana, ata kishin bombarduar një lagje të tërë të qytetit duke vrarë e dulce plagosur me qindra banorë dhe dulce shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme. Menjëherë mbasi e morëm vesh këtë. i dërguam një protestë misionit ushtarak anglez, të cilën e përfundonim: «Njoftoni Kajron mbi këtë ngjarje që vërejtja jonë t'i bëhet e njohur atij që i takon, me qëllim që këto akte të papëlqyera të rnos përsëriten më mbi popullsinë civile, por të përsëriten me një ashpërsi akoma edhe më të madhe kundër objekteve ushtarake armike». Né përgjigje të kësaj, misioni anglez i dërgoi mikut të tyre, Mustafa Gjinishit, një fletushkë né anglisht që ta përkthente, për t'u shumëfishuar e për t'u shpërndarë né Tiranë. Midis të tjerave, né të thuhej: «Pilotët tanë do të kenë gjithë kujdesin e mundshëm për të mos ju shkaktuar juve aksidente, por ju nga ana juaj duhet t'i ndihmoni ata dulce mos qëndruar afër objekteve ushtarake». Ç'logjikë!
Ja ç'kontribut jepnin «aksionet» e anglezëve né Shqipëri! 


BUJARIA SHQIPTARE



U nisëm përsëri për rr ugë drejt Fushës Studës, në mes dëborës e të ftohtit. Kujtonim me ëndje natën e këndshme që kaluam në atë shtëpi të ngrohtë në Okshtun. Çaste si ato që kaluam asaj nate ishin të rralla për ne. Por ishim në luftë dhe për luftëtarët nuk tra çlodhje të gjatë. Pra, le ta shihte një herë anglezi se ç'forcë të madhe morale e fizikE, ç'durim të hekurt kishin partizanët, le ta njihte mirë nga afër forcën e komunistëve që u kishin bërë e po u bënin ballë me vetëmohim edhe italianëve, edhe gjermanëve, edhe të ftohtit, edhe urisë.
Kapërcyem rrugën Librazhd-Dibër në Fushë Studë dhe morëm përpjetë malin e Letmit. Na zuri nata në pyjet e malit të Letmit, ku fjetëm të mbështetur njëri pas tjetrit. Anglezët dhe ne kishim nga një çadër. Ata hanin çokollata e biskota, kurse ne kulaç të misërt e pak djathë dhe nga një qepë të thatë, por edhe këto ushqime që kishim po na mbaroheshin. Ata pinin uiski për t'u nxehur, ne shkrinim dëborën dhe pinim ujë për të shuar etjen. Të nesërmen lëv izëm drejt Qarrishtës. Prapë rrugë e prapë borë e murlan.
Shpesh, gjatë rrugës, i jepja kurajë gjeneralit, i cili ishte skuqur dhe hera-herës nxirrte një pagur të vogël e pinte uiski. Asnjëherë s'i bëri zemra të thoshte: «Kthejeni dhe ju një gllënjkë për t'u nxehur, zoti Hoxha!». Herë pas bere ai dhe koloneli i tij përtypeshin, hanin ndonjë çokollatë. Për të L;ërë shaka, i thashë:
- Gjeneral, mos i hani menjëherë të gjitha, se nuk dihet rruga e partizanëve, ajo mund të jetë e gjatë. Shikonani ne që nuk hamë kur ecim. - Në fakt ne s'kishim ç'të hanim.
Kur mbërritëm në pyjet e Qarrishtës, pararoja na lajmër oi se nuk mund të vazhdonim më tej, nga Çermenika e Vogël për në Mokër ose në Bërzeshtë, pasi reaksioni atje ishte në kulm. Çetat balliste të Aziz Biçakut e të tjerë ishin në këmbë dhe kishin zënë gjithë udhëkalimet, qafat e shtigjet. Duhej të ktheheshim medoemos përsëri drejt Okshtunit.
Lajmërova gjeneralin që kishte mbetur mbrapa, se nuk mund të kalohej për shkak të reaksionit të armatosur ballisto-gjerman e se duhej të ndërronim drejtim. Gjenerali anglez, s'ç dukej, e kishte humbur durimin e gjakftohtësinë dhe i kishte hyrë lepuri në bark. Ai më dër goi ordinancën e tij, i cili më tha se gjenerali dëshironte ta prisja se donte të bisedonte me mua.
- E pres, le të urdhërojë, - i thashë.
Ndaluam dhe ngritëm çadrën. Erdhi dhe gjenerali me gjithë Frederikun.
- Po vde - rga frika dhe është me inat, - më tha Frederiku.
- I japim uth zll të pijë, - i thashë.
Sa erdhi, i shpjegova qetësisht se nuk mund të çanim dot nga ky drejtim.
- Do të kthehemi përsëri nga erdhëm e do të dalim nga drejtime të tjera, - i shpjegova. - Do të marrim masa, do të lajmërojmë edhe Baba Fajën.
- Po humbas durimin, zoti Hoxha, - tha gjenerali i skuqur.
- Duket se i tre har ruar këshillat që Kiplingu i jep djalit të vet kur i thotë në një nga vjershat e tij: «Do të bëhesh burrë, djali im, të ruash gjakftohtësinë, të mos humbasësh durimin dhe toruan kur të gjithë rreth teje i kanë humbur këto». Pse e treni humbur durimin? - e pyeta.
- Kemi kaq ditë e kaq netë të errëta e me borë, që më kujtojnë netët nëpër malet e Skocisë, dhe po vijmë vërdallë nëpër pyje e male e nuk po çajmë dot.
- Luftë është kjo, zoti gjeneral, - vazhdova. - Rrugën nuk e kemi të shtruar me lule.
- Por unë dua të çaj, të dal, - nguli këmbë ai.
- Ku të shkoni? - i thashë. - Vetëm do të shkoni? Ç'ju shtyn të shkoni?
Gjenerali i zemëruar më tha:
- Unë, përveç eprorëve të mi, nuk i jap llogari njeriu se ç'do të bëj.
Me gjakftohtësi i thashë:
- Unë nuk dua të më jepni llogari, por ju duhet të dini se jemi aleatë, jeni dërguar pranë Shtabit tonë dhe ne tremi përgjegjësi për jetën tuaj. Ç'të na ngjasë duhet të na ngjasë sé toku, por unë ju siguroj se nuk do të na ngjasë gjë.
- Jo, - tha gjenerali kryeneg, - unë do të shkoj né Korçë pa ju.
- Ju mund të doni, por nuk ju lejoj unë, - i thashë.
- Pse, robi juaj jam unë? - ngriti zërin gjenerali.
- Jo, robi ynë nuk jeni, por jeni aieati dhe miku ynë e nuk mund të lejojmë t'ju vrasin gjermanët.
- Derisa nuk jam robi juaj dhe jam përfaqësues i Britanisë sé Madhe, unë do të shkoj edhe pa lejen tuaj, ma ktheu gjenerali.
- Me gjakftohtësi, zoti gjeneral, - i thashë atij përsëri. - Né qoftë se ju e shtroni gështjen kështu, atëherë unë nuk ju ndaloj të shkoni, por vetëm me disa kushte: Ju duhet të më firmosni një dokument ku të thuhet se ju morët vetë përgjegjësinë dhe u larguat nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare kundër pëlqimit e dëshirës sime dhe Shtabit tonë. Unë jam i sigurt se ju shkoni drejt vdekjes ose robërisë, prandaj nuk mund t'ju jap me vete as Frederikun dhe asnjë partizan, se jam përgjegjës përpara popullit për bijtë e tij.
Gjenerali u shtang dhe, duke e parë pisk, shfryu si i marrë
- Zoti Hoxha, unë nuk lëshoj dokument të tillë. Siç shihet, puna juaj mori fund. Jeni të humbur. Gjermanët kanë bërë një ofensivë të madhe e të koordinuar dhe forcat tuaja janë shkatërruar. Tani s'ka mbetur tjetër veçse ne të ikim dhe ju të dorëzoheni. Por juve ju janë errur sytë dhe nuk shikoni asgjë. Ju e treni kot, ju e humbët luftën, ju jeni të rrethuar, dy rrugë ju mbeten: Ose të vriteni, ose të dorëzoheni.
Këtë herë mbaroi gjakftohtësia ime. U ngrita brof né këmbë (u ngrit edhe Frederiku) dhe i thashë:
- Dëgjoni, zoti gjeneral! Kjo që guxuat të thoni është kulmi i tradhtisë dhe i poshtërsisë suaj. Por ta dini se ne nuk do të dorëzohemi dhe as mos kujtoni se lufta jonë e humbi davanë. Ne ju tremi trajtuar si aleatë, por ju, siç duket, nuk doni të treni aleatë ata që luftojnë kundër fashizmit. Ne do të vazhdojmë luftën tonë deri né fitoren e plotë. Ju duhet të përgjigjeni për tradhtinë që i béni luftës së popullit tonë. Ju po dezertoni nga lufta dhe ju e dini se çfarë i pret dezertorët né ushtri. Veç të tjerave, ata quhen tradhtarë. Puna juaj, pra, është dezertim nga lufta, është tradhti.
Kush e humbi luftën? Kush të dorëzohet, ne? Kurrën e kurrës! Ju, zoti gjeneral, jeni një disfatist, një kapitullant. Partizanët shqiptarë nuk kanë humbur dhe nuk do humbasin asnjë luftë. Italianët i dërrmuam dhe i gjunjëzuam pa ndihmën e kurrkujt. Gjermanët po ashtu i godasim pa pushim dhe do Vi dërrmojmë e do Vi gjunjëzojmë edhe ata po ashtu pa ndihmën e kurrkujt. Shqiptari Vi dorëzohet armikut? Kjo s'ka ngjarë dhe s'do të ngjasë kurrë. Të gjitha ofensivat e armikut i kemi thyer. Sulmet kundër nesh kanë përfunduar me humbje për armiqtë dhe me fitore për ne. Ç'kujtoni ju, zoti gjeneral, se partizanët dëshpërohe n pse rrinë nëpër pyje. E keni gabim. Tërë jeta jonë tra qenë luftë pa pushim mbi armikun, ne sulmojmë qytete, rrugë, hedhim né erë ura e depo, vrasim ushtarët e pushtuesit dhe agjentët e tij. Ne jemi zotër të këtyre maleve, të këtyre pyjeve, por edhe të shtëpive brenda né qytete. Dhe ju na këshilloni të dorëzohemi se e paskemi «humbur luftën?!». Dorëzimi është veprim jo i denjë për një ushtri që nuk u dorëzua kurrë përpara gjermanëve. Zoti gjeneral, kjo është një fyerje që po na bëhet. Fyerjen nuk e mban né kurriz kurrë shqiptari. Më falni, por më duket se ju treni humbur logjikën.
Gjeneralit i ranë pendët. U ngrit né këmbë, i tha Frederikut të më thoshte se më kërkonte ndjesë dhe se nuk kishte pasur qëllim të na fyente dhe iku për te grupi i tij duke më përshëndetur me kokë. Edhe unë e përshëndeta prerë, ftohtë me kokë.
Mblodha shokët dhe u tregova ngjarjen. «Ia bëre paq», më thanë ata njëzëri.
U nisëm. Pas pak na ndoqi dhe gjenerali me suitën e tij.
Vazhdonte të binte borë e madhe. Ftohtë, acar. Muriani që frynte na i goditi fytyrat si me kamxhik. Ecnim e ndaleshim. Në mes të pyllit, nën strehën e një peme, bëmë një ndalesë më të gjatë. Koleka, siç e kishte zakon, ndau rriska-r ris-ka një kulaç dhe na dha secilit nga një rriskë e nga një qepë. Pasi i hëngrëm ato u nisëm. Bora binte dendur sa nuk po e gjenim dot rrugën për në Fushë Studë. U sollëm kot me orë të tëra nëpër pyll dhe, papritur, u gjendëm përsëri te vendi ku hëngrëm bukë, sepse pamë lëvoret e qepëve. «Udhëheqësi» ynë, që na kishte rrahur gjoksin se e njihte «pëllëmbë për pëllëmbë» terrenin, e humbi toruan por, siç e kishte zakon, mundohej të mos e jepte veten. Atëherë e morëm vetë situatën në dorë duke përdorur hartën e busullën. Pas shumë përpjekjesh të lodhshme, mezi u orientuam. Më në fund ramë në rrugën tonë, po bora vazhdonte të binte e të binte. Nata na zuri para se të zbritnim në Fushë Studë. Kishim më tepër se 10 orë që po ecnim. Pasi kapërcyem këtë, u ngjitëm malit përpjetë. Ishte një udhëtim i rëndë e i vështirë. Ndaluam.
Na kishte ngelur vetëm një kulaç misri për të gjithë dhe dy kuti qumështi «Nestle». Partizanët, me shumë mundim, ndezën një zjarr, i cili qe shpëtimtar për ne, vunë kusinë, shkrinë borë në të dhe hodhën qumështin. Kur po e përzienin, ia mbërriti ordinanca e gjeneralit që qe mësuar të hante çokollata e biskota, por që tani s'i kishte mbetur asgjë, dhe thotë:
- Ju lutem, mund të më jepni një porcion për gjeneralin?
- Patjetër, - i tha një nga shokët dhe i mbushi një pagure me qumësht e dy thela të mira kulaç të misërt e ia dërgoi gjeneralit.
Natën e kaluam në mal. Kur zbardhi dita, larg përballë nesh, u duk Okshtuni. Atëherë e morëm vesh se ishim në malin e Okshtunit.
Në mëngjes gjenerali erdhi, i dhamë dorën njëri-tjetrit, unë i buzëqesha gjoja sikur e kisha harruar grindjen e djeshme. U nisëm për në Okshtun. Zbritjet dhe ngjitjet qenë të vështira. Bora kishte ngrirë kallkan. Murlani vazhdonte.
- Arritëm, zoti gjeneral, - i thosha, duke i dhënëkurajë. - Arritëm, durim edhe pak, mos e prishni humorin e mirë.
Në Okshtun ishin lajmëruar bazat tona e po na pritnin, bile duke parë se ne u vonuam, dërguan njerëzit e tyre, të cilët u takuan me pararojën tonë par tizane.
Në bazën ku do të qëndronim arritëm në mbrëmje. Te dera e banesës, në errësirën e natës e në borë, kishin dalë të zotët e saj. Na përqafuan, na futën brenda, hoqëm palltot e qullura, i dorëzuam pushkët të parit të shtëpisë, i cili i vari në mur njërën pas tjetrës. Në paradhomë ishte nxehtë. Na pushtoi një kënaqësi e madhe. Gjenerali shihte edhe i kënaqur, edhe me kureshtje se si përqafoheshim me njerëzit e shtëpisë, si dorëzonim pushkët, si hiqnim çizmet dhe këpucët në fund të dhomës e përpiqej edhe ai të bënte si ne.
I zoti i shtëpisë hapi derën e odës së mirë, odës së zjarrit, dhe na ftoi:
- Urdhnoni, shpia teme asht jueja.
- Urdhëroni, hyni i pari, - i bëra nder gjeneralit. Dhe hymë në odë. Me të vërtetë ishte një mrekulli jo vetëm për gjeneralin anglez por edhe për ne që ishim djemtë e këtij vendi e të këtij populli. Pas një udhëtimi aq të lodhshëm në mes pyjeve, rrugë e pa rrugë, në borë e në tufan, futeshim në një dhomë fshati që e bëri anglezin të thoshte: «Ç'është kjo mrekulli, a mos vallë ëndërroj?».
I zoti i shtëpisë më pyeti nga ishte zotnia dhe ç'gjuhë fliste. Ia prezantova gjeneralin.
Në krye të dhornës në një oxhak të madh qe ndezur një zjarr bubulak që e kishte ngrohur dhe e ndriste anekënd dhomën. Dy-tri llamba me vajguri ishin ndezur për ndriçim, në krye të dhomës qenë shtruar postiqe të bardha si bora, jastëkë me këllëfë të pastër për t'u mbështetur. Në mes të dhomës një qilim i madh dibre, kurse mbi trarët e tavanit ishin rreshtuar si ushtarë vargje me kallinj misri të varur njëri pas tjetrit. Nuk shihje as trarë, as çati, vetëm kallinj misri që drita e zjarrit u jepte ngjyrën e ndritshme të floririt.
«Kjo është e mrekullueshme! Kjo është parajsë!» mërmëriste gjenerali, - «as në ëndërr nuk mund ta imagjinoja një natë të tillë krishtlindjesh».
- Ja, të tilla janë vatrat dhe zemrat e shqiptarëve të thjeshtë, zoti gjeneral, - i thashë, - ato janë parajsë e vërtetë, - pa Djall e Zot si te «Parajsa e humbur» e Miltonit tuaj. Juve mund t'ju kujtohen vargjet e bukura e plot ndjenja të lord Bajronit. Në «Çajld Harold»-in e tij, ai vinte në dukje virtytet e pastra të shqiptarit e shkruante: E pritën në shtëpi me gjithë të mirat. Ndezën zjarr, u thanë rrobat. Dhe shtruan sof rën me atë që patën. Kësa j i thonë dashuri njerëzore.
- Po, zòti Hoxha, - tha gjenerali, - ato që Bajroni ka shkruar për ju shqiptarët, unë po i shoh në realitet, dhe në kohëra të vështira që po kalon bota.
- Zoti gjeneral, - i thashë, - ambienti kaq bujar i të zotit të shtëpisë më kujtoka leximet e mia mbi jetën e Bajronit. Në një ambient të tillë lëngonte në shtratin e vdekjes poeti i madh anglez që kishte vajtur në Greqi të luftonte për lirinë e popullit grek. Kur rreth e rrotull Mesollongjit luftonin arvanitasit e kapedanëve trima shqiptarë, Marko Boçarit, Kollokotronit e të tjerë*, *( Komandantë arvanitas, të shquar në luftën e popullit grek për pavarësi 1821-1827.) në dhomën ku dergjej poeti, i shërbenin dhe i bënin rojë shqiptarë, suljotë.
- Më prekën fjalët tuaja, zoti Hoxha, - u përgjigj gjenerali anglez.
- Në shkrimet e tij Bajroni ka pasqyruar edhe bujarinë e popullit tonë, - i thashë. - Diku ai tregon se kur ishte duke udhëtuar në Shqipëri e zuri nata në një fshat dhe qe detyruar të kthehej në një shtëpi, ku u prit me shumë përzemërsi. Të nesërmen, para se të largohej, Bajroni nxori paratë të paguante. I zoti i shtëpisë, i indinjuar i tha: «Jo, shqiptari s'do para, por miq». Dhe Bajroni mbeti me të vërtetë mik i shqiptarëve.
I zoti i shtëpisë na shtroi sofrën siç e kanë zakon dibranët. Gjenerali ngrihej në gjunjë, vinte dorën në zemër për të falënderuar sa herë që mikpritësi i jepte cigare, ose i çokte gotën. Lodhja na u zhduk përnjëherë. Anglezi hapte sytë me habi.
- S'po e marr vesh ku jemi këtu, në qytet apo në f shat? ! - tha ai.
- Jemi në një fshat, banorët e të cilit denbabaden kanë luftuar për lirinë. Këta janë të varfër, por, kur u vijnë miq e shokë, bëjnë ç'është e mundur të mos turpërohen. Kështu i ruan traditat e të parëve gjithë populli ynë, zoti gjeneral, - i thashë.
- Ç'kulturë e çuditshme kjo juaja, - tha gjenerali, - c'xhentilesë!
Duke dëgjuar këto fjalë të gjeneralit, m'u kujtua një ngjarje tjetër që kishte ndodhur ato ditë të vështira, të cilën ma kishin treguar f ill e për pe shokët. Në pyllin e Okshtunit, siç e kam përmendur, ne qemë të detyruar të kalonim natën. Rreth e përqark borë. Megjithëse në pyll, dru të thata s'gjendeshin. Mezi mundëm të ndizninl zjarrin duke grisur ndonjë copë nga këmishët tona. Pak më tej, ndezi një zjarr edhe grupi i gjeneralit. Po ç'kishte ndodhur? Pranë zjarrit të anglezëve ishte afruar të ngrohej edhe një nga udhërrëfyesit tanë. Koloneli Nikols, duke manifestuar botën e tij të ngushtë, s'e kishte pranuar dhe me fjalët më ofenduese e kishte sikterrisur.
Kështu, në atë natë dimri të ftohtë, në atë shtëpi dibrane, ne harruam për disa çaste vështirësitë e mëdha të luftës, dulce biseduar për letërsinë, për poezi e poetë, për mësime të historisë.


VI

SHOKËT  EMI PIONIERË 

NJË NXËNËSI IM I VOGËL



Më kujtohet gjatë kohës së luftës në një pyll në malet e Mokrës, pas një udhëtimi të lodhshëm, një ish-nxënësi im i vogël* *( Shoku Enver ka punuar për një kohë para Çlirimit si profesor në Gjimnazin e Tiranës dhe në Liceun e Korçës. Mjaft nga nxënësit e tij morën pjesë aktive në Luftën Nacionalçlirimtare.)  që kishte braktisur shkollën dhe kishte rrokur armët, më thotë: «Shoku Enver, kur mësoja gjeografinë e Shqipërisë në shkollë sa e mërzitshme më dukej, por, po të dal i gjallë nga kjo luftë, sa me zell do ta mësoj dhe do t'ua mësoj dhe të tjerëve, pse një metamorfozë e çuditshme ka ngjarë tek unë. Ato që më dukeshin të thata në bankat e shkollës, për mua tash kanë marrë jetë. Njoh malet dhe fushat tona me pëllëmbë, lumenjtë e përrenjtë i kam kapërcyer dimër e verë, i ngarkuar rëndë me armët e partizanit dhe me detyrat e rënda që na ka ngarkuar populli; kam njohur fshatrat tona dhe kam luftuar për t'i mbrojtur; një pjesë e trupit tim digjej kur shihja të digjej kasollja e katundarit, ku gjeja njé zemër vëllai e motre në kohët më kritike; tani njoh fare mirë katundarin tonë, të cilin e dua si vëlla, si shok, si shpirt, pse e pashë sa i mjeruar ishte, sa bujar me gjithë fukarallëkun e tij, sa i lartë, sa i guximshëm. Ai më dëgjoi me vërejtje në fillim për çka i thoja unë, djali i vogël i qytetit, që mbaja një distancë me të dhe e shikoja nga lart kur ai vinte né qytet, po kur më pa si luftoja, se përse luftoja, kur pa se shokët e mi po binin për një ideal që ishte i tij, ai më priti me krahë hapur, më pushtoi dhe të pandarë shkojmë né luftë për një të ardhme të lumtur. Kurrë nuk do t'i lëshoj armët derisa Via arrijmë këtij qëllimi».
Këto më thoshte né pyllin e Mokrës një ish-nxënësi im i vogël, i cili më vonë ra duke luftuar me trimëri tek ura e Shëmbërdhenjit, ra si hero për detyrën, që i kishte ngarkuar populli, ra dëshmor i idealeve të tij të larta.

5 maj 1945 



RROFSHI TR GËZUAR TË GJITHË JU,
TË GJITHË PIONIERËT E SHQIPËRISË !

(Nga takimi
me një grup pionierësh të dalluar
më 4 korrik 1947)



Unë dhe shokët e mi të Qeverisë jemi shumë të gëzuar që ju presim ju, pionierët që keni ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, t'ju shohim dhe të gëzohemi sé bashku sonte. Sigurisht, ju jeni pak të lodhur nga rruga, por gëzimi që ndiejmë do t'jua heqë pak lodhjen dhe ju ftoj, gjithashtu, të rrini disa ditë këtu né Tiranë, të vizitoni dhe të shihni shumë gjëra që do t'ju kënaqin.
Unë jam shumë i gëzuar dhe për një gjë tjetër, që kam përpara pionierët më të mirë të Shqipërisë, ata q-3 kanë dalë të parët né shkollë. Unë ju them ju lumtë, se keni bërë detyrën si duhet, keni gëzuar prindërit edhe mua. Ne ju urojmë dhe ju këshillojmë që të punoni edhe më shumë që vitin tjetër të dilni edhe më të shkëlqyer, pse kjo është detyra juaj nga më kryesoret dhe se kështu do të bëheni edhe më të vlefshëm për atdheun.
Qeveria me gjithë organet lokale të pushtetit dhe prindërit tuaj do t'ju ndihmojnë dhe do të punojnë me gjithë forcat, që juve, dua të them gjithë pionierëve të Shqipërisë, të mos ju mungojë asgjë dhe jeta juaj të bëhet dita me ditë më e gëzuar. Shkollat vitin që vjen do të jenë më të shumta e më të bukura, fletoret dhe librat tuaj do të jenë më të bukur dhe me këto shkolla dhe me këta libra do të mësoni ju e mijëra e mijëra pionierë të tjerë. Né çdo vend të Shqipërisë, nxënësit sivjet kanë dalë mirë né mësime. Kjo na jep shpresa të mëdha për të ardhmen e vendit tonë; kështu do të përparojë Shqipëria; kjo është rruga jonë. Pushimet ju i treni merituar plotësisht, prandaj ju uroj t'i shkoni gëzuar. Një pjesë e pionierëve, nga ata që kanë mësuar më mirë, nga ata që prindërit e tyre janë vrarë për atdheun, do të shkojnë né kampet verore të pionierëve, të organizuara nga Qeveria, të tjerë do të shkojnë né kampet e organizuara nga organet lokale të pushtetit, kurse për ata që s'do të kenë fatin e mirë të venë dot né këto kampe, organet lokale të pushtetit dhe organizata e rinisë do të organizojnë lodra dhe piknikë, që kështu të gjithë pionierët t'i shkojnë mirë pushimet. Ju e dini sa e madhe është dëshira jonë që të organizojmë kampe verore për të gjithë pionierët e Shqipërisë. Por ju e kuptoni. gjithashtu, se vendi ynë është ende i varfër. Ne punojmë që vendi të pasurohet dhe do Via arrijmë shpejt asaj dite që pionierëve të mos u mungojë asgjë.
Shumë nga ju vijnë për herë të parë né Tiranë. Ju keni parë né Tiranë shtëpi të mëdha, rrugë të gjera, por unë do t'ju këshilloj që vendet tona, malet, qytetet tona, Tiranën tonë, t'i shihni me një sy tjetër dhe t'i ndieni me zemër ato që shikoni. Për shembull, Tirana nuk është vetëm kryeqyteti ku rri Qeveria, por Tirana është diçka tjetër dhe sidomos pse 6 vjet më parë né qytetin e Tiranës, né kohët më të errëta të historisë sé Shqipërisë, u formua Partia jonë, Partia heroike Komuniste e Shqipërisë. U formua Partia jonë, e cila na mësoi të luftojmë deri né vdekje për çlirimin e atdheut dhe të popullit. Partia organizoi kryengritjen e madhe, organizoi dhe udhëhoqi luftën. çliroi Shqipërinë dhe sot ndërton Shqipërinë e re. Partia e mësoi gjithë popullin si të luftonte me heroizëm për çlirimin e vendit, prandaj populli ynë dhe pionierët tanë Partinë e duan si shpirtin e tyre dhe e mbrojnë si sytë e ballit.
Né çdo rrugicë tè Tiranës që do të shkoni, çdo mur dhe çdo penxhere që do të shihni, ato ishin kala dhe fusha lufte, ku njerëzit e Partisë luftonin fashistët dhe tradhtarët. Né rrugët e Tiranës dhe né gjithë Shqipërinë janë bërë nga populli ynë heroizma kaq të mëdhenj, që mendjet tuaja akoma të njoma nuk mund t'i imagjinojnë, por zemrat tuaja të pastra i ndiejnë thellësisht. Né kopshtet e Pallatit të Brigadave, ku ne jemi mbledhur sonte, janë treguar heroizma të pashoq nga partizanët tanë. Sigurisht, shumë nga ju që tram këtu pranë kanë humbur të dashurit e tyre né luftë. Shumë nga baballarët ose vëllezërit tuaj janë vrarë né këto kopshte, duke sulmuar me bomba përmbi tela fashistët gjermanë. Por ata luftuan dhe u vranë që Shqipëria të rrojë dhe ju, bijtë e bijat e tyre, dhe ne, shokët e tyre dhe gjithë Shqipëria mburremi me ta dhe i adhurojmë.
Shokët e rinisë duhet t'ju shpien të nderoni dhe t'i vini lule udhëheqësit tuaj të madh, Qemal Stafës. Armiku vetëm gjoksin i kishte parë Qemalit dhe ai me gjoks përpara sulmoi né ballë deri né kohën e vdekjes dhe koburen ai nuk e lëshoi nga dora, as kur trupi i tij i shenjtë, i copëtuar nga plumbat e fashistëve, u shtri pa shpirt né zallin e lumit jashtë Tiranës. Ai luftoi dhe u vra për popullin, për atdheun, për ju.
Shokët e rinisë duhet t'ju çojnë të shihni dhe shtëpinë ku tra luftuar Vojo Kushi. Trim ishte Vojo Kushi, trim i madh dhe rrallë lindin të tillë burra. Vetëm tre ishin ata dhe nga këta vetëm Vojo Kushi ishte i shëndoshë. Shoku i tij Sadik Stavaleci ishte tuberkuloz. Xhoxhi Martini e kishte trupin me plagë, por që të tre zemrat i kishin si çelik. Këta heronj luftuan 6 orë kundër qindra armiqve, kundër tankeve dhe mitralozave. A e dini se ç'bëri Vojua, kur iu mbaruan fishekët dhe bombat? Ai me gjoks përpara sulmoi mbi tankun. Ai luftoi dhe u vra për popullin, për atdheun, për ju.
Né çdo rrugë të Tiranës që do të shkoni, ju do të shihni veprat e atyre që organizuan luftën kundër fashizmit, ju do të shihni dhe të ndiqni gjurmët e trimit punëtor Misto Mames, e trimit punëtor Vasil Shantos, e trimit punëtor Mihal Durit, të Heroit të Popullit Kajo Karafilit e qindra e qindra të tjerevc dhe emrat e tyre t'i huani shtrenjtë né mendjet tuaja dhe kujtimin e paharruar të tyre né zemrat tuaja te pastra. pse këta njerez kaq tt' medhenj, vetëm né zemi a të pastra e kanë vendin. Shoket e rinisë t'ju çojne të shihni jashte dhe brenda qytetit të Tiranës dhe t'ju tregojnë vendet ku partizanët heroilr;ë të Divizionit I sulmonin ditë e natë gjermanét dhe ku né këto sulme merrnin pjese edhe pioniel-ët.
Por pse valle partizanët ishin kaq trima? Mund `jua them: Se ashtu i mësoi Partia. e cila u tha: «Të luftoni deri né vdekje për lir inë e Sliqipërisë. për lirinë e popull.it dhe për demokracinë e vërtetë». Dhe pse këto që u tha Partia ishin dëshirat e popullit, partizanët e kryen deri ne fund detyrën e tyre.
Po pse partizarlët luftonin dhe vriteshin me kënge né gojë. jo sikur shkonin drejt vdekjes, por sikur venin né dasmë? Ata luftonin dulce kënduar, pse ata ishin te bindur se me luftën e tyre dhe me sakrificat e tyre do tju siguronin juve një jetë të gëzuar. Dhe ata jua siguruan. Ata e kryen detyrën e tyre. Tani ria mbetet neve. gjithë popullit shqiptar. që riga unë e deri te ju të vegjlit ta vazhdojmë veprën e madhe. Dëshmorët tanë ria porositën: «Ta dori me gjithë shpirt atdheun. ta mbroni atdheun, ta ndërtoni atdheun, pa marrë parasysh as edhe sakrificën e fundit». Ashtu sikundër heronjte tanë dhanë çdo gjë për Shqiperinë dhe për popullin, ashtu duhet të bëjmë edhe ne.
Ky është amaneti i tyre dhe këtë ne do ta plotës-)jmë. Sakrificat e dëshmorëve tanë duhet të jenë shembull për ne dhe me këtë shembull e me kujtimin e heronjve të luftës sonë né zemër ne të ecim përpara dhe ju të mësoni dl-e të mësoni sa më shumë.
Një dite Qemal Stafa më pati thënë: «A do të jetë vallë larg ajo dite kur ne t'i shohim pionierët tanë te gëzuar. te kene shkollat e tyre. vendet e defrimeve, t'i shohim të rriten te shëndoshë dhe tè zhduket riga zemra e tyre trishtimi?». Kjo dite ci-dhi. këte jetë te gezuar pt~r ju po e ndertojme. Mjerisht, shoku ynë i dashur QemA Stafa, nuk e pa, por ai u vra dulce luftuar me bindjen e ploté se kjo ditë do të arrihej, pse ashtu kishte vendosul- Partia.
Në Tirane do tc shihni dl-X shumè gjera të tjera të bukura: teatro. kineina. do tc` shilini si jane organizuar shkollat: shkoni vizitoni fabrikat. ku puntorët. vëllezërit tua punoljnc me hcvoizëln ditë e natt~. shkoni shihni hekurudht`n e rinisi.. vcpl t;n n ladht~shtore tt, vëllezërve tuaj mË te mèdhenj. Pas disc ditësh do të shihni manifestimin e shokëve tuaj pioniere te Tirana s. Por ju do të shihni dhe një tjetër, ju jeni mysafirët e mi deri i-në 10 korrik dhe atë ditë ju do te shihni një riga veprat më të shkëlqyera të Partisë sonë dhe të popullit shqiptar, do të shihni ushtrinë tonë heroike qe do të parakalojë né Tiranë (Pionierët brohorasin: «Rroftë ttsjztria jonë!»...). Ju, të dashur të vegjel. keni plotësisht të drejtë që thërritni: «Rroftë Ushtria jonë Popullore!». Ushtria është ajo që mbron të drejtat e popullit tonë. ajo që mbron atdheun riga çdo rrezik, ajo që rnbron jetën tuaj té gëzuar. prandaj lceni plot té drejtë dhe duhet ta doni me gjithë shpirt atë.
Sonte do të shohim të luajnë pionierët e Tìranës; ata kanë përgatitur një shfaqje të bukur. Ju lumtë pionierëve të Tiranës! Por unë jam i bindur se edhe ju të qyteteve të tjera s'mbeteni aspak pas këtyre. Sa keq më vjen që s'ju kam parë ju të luani, pse unë s'kam ardhur né qytetet tuaja, por ja ku jua jap fjalën se unë për sé shpejti do të vij né të gjitha qytetet dhe do të shoh se kush i bën shfaqjet më të mira. Mos t'ju mbetet hatëri që sonte lavdërova ata te Tiranës, lavdërimet janë për sonte. pse duhet t'i inkurajojmë ata që të luajne më mirë. por mendimin e prere për këtë gjë do ta them kur t'ju shoh dhe ju.
Kur të shkoni né shtëpitë tuaja. u thoni prindërve tuaj dhe gjithë shokëve tuaj pioniere shume e shumë të fala riga une.
Rrofshi te gezual tc gj ithe ju. te gjithe pionierët e Shqiperise. i gjithë brezi i ri i vendit tane!
Rrofte populli shqiptar! 


TRASHËGIMTARË TË DENJË TË TRADITAVE HEROIKE TË TË PARËVE TANË

(Letër drejtuar pionierëve të qytetit të Krujës)

Të dashur pionierë të qytetit të Krujës, 
Ju falënderoj nga zemra për urimet që më dërguat me rastin e ditëlindjes sime dhe ju uroj të gjithëve shëndet të mirë, jetë të gëzuar dhe suksese në mësime që të bëheni bij të denjë të atdheut tonë të dashur.
Ju, pionierët e qytetit heroik, ku Skënderbeu ynë i lavdishëm ka zhvilluar beteja legjendare dhe fitimtare kundër hordhive turke, të bëheni trashëgimtarë të denjë të traditane heroike të të parëve tanë. Sikundër i gjithë brezi i ri i vendit tonë që edukohet nga Partia jonë e dashur dhe nga organizata e Bashkimit të Rinisë së Punës, duhet të bëheni shembull në përvetësimin e mësimeve, në sjellje, në familje, në shkollë e kudo, të nderoni e të dëgjoni me kujdes këshillat e prindërve e të mësuesve tuaj, të kryeni plotësisht detyrat që ju ngarkon organizata juaj e pionierëve. që të bëheni kështu patriotë të mirë, ndërtues aktivë të shoqërisë socialiste dhe mbrojtës të flaktë të fitoreve historike të popullit tonë.
Juaji
        ENVER HOXHA
20 tetor 1956


                MBAJENI LART
        EMRIN E HEROIT
TË SHKOLLËS SUAJ


(Letër drejtuar
pionierëve të çetës së shkollës 7-vjeçare
«Ñaim Gjylbegu»)

SHËNPAL-RRËSHEN


Të dashur shokë pionierë,
Ju falënderoj me gjithë zemër për urimet që më dërguat me rastin e ditëlindjes sime.
Jam shumë i gëzuar që me këtë rast t'ju uroj edhe juve shëndet, lumturi dhe suksese në mësime, për t'u bërë të vlefshëm për atdheun dhe Partinë tonë të dashur.
Shkolla juaj mban emrin e njërit prej heronjve të Vigut, Naim Gjylbegut, i cili, së bashku me shokët e tij, dha jetën duke luftuar kundër okupatorit nazist dhe tradhtarëve të vendit, për Shqipërinë e lirë dhe socialiste. Mbajeni lart emrin e këtij heroi, mësoni dhe gjithnjë mësoni, dëgjoni me kujdes dhe zbatoni këshillat e prindërve, të mësuesve dhe të edukatorëve tuaj, për t'u bërë të vlefshëm për veten, prindërit, atdheun dhe Partinë tonë të dashur, e cila ka punuar dhe punon për të ardhmen më të lumtur të brezit tuaj të ri.
Edhe njëherë ju uroj me gjithë zemër shëndet, lumturi dhe suksese kurdoherë më të mira në punët shkollore, për t'u bërë bij të denjë të atdheut tonë të bukur socialist dhe të Partisë sonë të dashur!

Juaji
ENVER HOXHA

Tiranë, 19 tetor 1957

PRANË KAZMËS DHE PUSHKËS TË MBAJMË KURDOHERË EDHE LIBRIN*
*( Përshëndetja që shoku Enver Hoxha i drejtoi më 3 qershor 1963 Konferencës së Parë Kombëtare për përhapjen ehe leximin e librit.) 

Të dashur miq të librit,
Jam edhe unë një mik i librit, prandaj më lejoni t'ju përshëndes nga zemra e t'ju përgëzoj për iniciativën që keni marrë e jeni mbledhur për të diskutuar se si të organizohet më mirë puna për botimin, përhapjen e për leximin e librit!
Libri është një nga thesaret më të çmuara për njeriun. Ai është mësuesi, edukuesi, këshilluesi dhe frymëzuesi i tij. Në librat pasqyrohet zhvillimi i shumanshëm i botës ashtu siç ishte, siç është dhe siç do të jetë. Libri është prej letre të lehtë, por ka të tillë peshë dhe forcë sa ta fisnikërojë e ta ngrejë njeriun në majat më të larta të diturisë e të shkencës, sa t'i zbulojë çdo sekret të universit dhe të jetës, sa ta bëjë atë zot të forcës bërthamore dhe të kozmosit.
Që kur u shpik shkrimi e filluan të shkruhen librat në gur, në pergamen e në letër, bashkë me përparimin e shoqërisë nga një fazë në tjetrën, ka përparuar edhe libri. Ai nuk mbeti si i ngurosur brenda mureve të piramidave e të tempujve, as në raftet e nxira të kishave mesjetare, as si një unazë e rrallë xhevahiri në dorën e aristokratit, por si një «rebel» i vërtetë çau rrugën për te masat dhe u ngrit në lartësi të pashoqe. Librat kanë pasur dhe kanë partizanë të tyre të flaktë, që i kanë shkruar ata ose i kanë mbrojtur nga obskurantizmi mesjetar, nga barbaria fashiste, e sot akoma nga dekadentizmi borgjez kapitalist, me zjarrin e zemrave të tyre fisnike, me vullnetin e hekurt e mendjet e tyre të ndritura. Né vendin tonë bashkë me masat punonjëse fituan lirinë e plotë e të vërtetë edhe libri e dituria: ata fituan të drejtën të futen kudo, gjer ne kasollen më të humbur, ku gjetën miq, mbrojtës, propagandistë të flaktë e të panumërt.
Libri sot, veçanërisht né kushtet e shoqërisë socialiste, është një armë e fuqishme njohjeje, pune, lufte, që i armatos njerëzit me eksperiencën shekullore të jetës e të luftës sé mbarë njerëzimit, me trashëgimin më të mirë të diturisë botërore dhe i ndihmon të transformojnë natyrën dhe shoqërinë, ta bëjnë jetën më të lehtë dhe më të bukur.
Né libra njerëzit shprehin ditur itë e tyre, ndjenjat e tyre më të mira, nëpërmjet librave njerëzit njohin mendimet, vuajtjet, aspiratat e njëri-tjetrit, prandaj libri është një trumbetar që ndihmon né zgjimin e né çlirimin e popujve, një fener që u ndrit mendjen e rrugën, që u kalit ndërgjegjen, që i shërben miqësimit të tyre, paqes e progresit shoqëror. Prandaj libri është një nga shpikjet dhe thesaret më të mrekullueshme të njeriut.
Né botë janë botuar dire botohen aq shumë libra, sa nuk besoj të arrijë t'i regjistrojë edhe shërbimi më i përsosur statistikor e janë aq sa nuk mjaf tojnë shumë jetë të njeriut për t'i lexuar. Dihet se shumë nga ata që janë botuar e që botohen janë jo për të ndriçuar mendjet e njerëzve, por për t'i helmuar e për t'i shushatur ato. Veçse librat e artë, nuk i shlyejnë as stuhitë e rrebeshet e shekujve, kurse të këqijtë i merr rrëkeja.
Libri është e duhet të ieté për njeriun shok besnik e i pandarë, shok pune, bashkëpunëtor, shok që tè mëson, që të udhëheq né jetë, është shok e mik që të çlodh, që të bën ta kalosh kohën e lirë né mënyrë të këndshme e të frytshme. Këto funksione të librave janë të dobishme dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Prandaj ato duhen kombinuar né jetë. Por gjithë kjo varet nga lloji i librit dhe qëllimi që njeriu i vë vetes para leximit të tij.
Që libri të jetë sa më i dobishëm, ai duhet trajtuar me seriozitetin më të madh: librat duhen lexuar me sy kritik, duhen studiuar, duhen nxjer rë mësime prej tyre. Ndryshe truri i lexuesit do t'i përngjante një magazine pa inventar, ku do të depozitoheshin sé bashku mallra të vlefshme e plehra, gjë që, natyr isht, do ta bënte atë jo vetëm 'të padobishëm, por edhe një vatër me lloj-lloj sëmundjesh.
Partia jonë gjithmonë e ka vlerësuar lart librin, si ndihmës dhe armë të fuqishme revolucionare, armë né luftë dhe né punë. Dje, né kohën e Luftës Nacionalçlirimtare, ajo i këshillonte partizanët që pranë pushkës të mbanin edhe librin. Atëherë germat e abetares, fjala e shkruar né libra, gjenialiteti shekullor i mendimit njerëzor, mësimet jetëdhënëse të Marksit, Engelsit, Leninit e të Stalinit, mësimet e Partisë u shndërruan né ,forcë kolosale, që e bënë edhe pushkën të gjëmojë më fort, që i bënë partizanët të pathyeshëm. Pastaj më vonë, njerëzit tanë, duke ndjekur përsëri këshillat e Partisë, s'i ndanë abetaret dhe libra të tjerë as kur ndërtuan urat, rrugët, hekurudhat, fabrikat e hidrocentralet e para.
Sot Partia porosit që pranë kazmës dhe pushkës, pranë makinës dhe traktor it të mbajmë kurdoherë edhe librin, këtë armë të pazëvendësueshme për ndërtimin e socializmit. Me ndihmën e libra ve do të krijohet armata e paf und e qindra mijëra punonjësve tanë të ditur dhe të kalitur nga pikëpamja politike, ideologjike e profesionale, që do ta bëjnë gjithnjë e më të bukur e më të lumtur atdheun tonë dhe që do ta ngrenë lart e më lart lavdinë e Shqipërisë sé re socialiste.
Të jesh mik i librit, ky është një titull nderi. Kam dëgjuar që këtë titull e marrin ata që lexojnë e kanë né bibliotekën e tyre një numër të caktuar librash. Kjo është një gjë e mirë. Por ndoshta do të jetë akoma më mirë në qoftë se mik i librit do të konsiderohet jo vetëm lexuesi i thjeshtë, ai që lexon për vete, por, né radhë të parë, ai që është njëkohësisht dhe aktivist, përhapës e propagandist i flaktë i librit.
Né shtyp kam lexuar se shpesh bëhen takime të shkrimtarëve me punonjës, ku poetët e prozatorët lexojnë pjesë nga krijimtaria e tyre, dëgjojnë vërejtjet dhe sugjerimet e masave. Kjo është një iniciativë shumë e mirë, që duhet vazhduar dhe duhet zgjeruar. Por nga ana tjetër, ndoshta nuk jam informuar sa duhet, më duket sikur nuk bëhet një punë e tillë edhe nga specialistët e çdo dege. Dhe këtu e kam fjalën jo vetëm, për shembull, per historianët e mësuesit e historisë, gjeografisë, gjuhës, që mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë një punë kolosale për përhapjen e propagandimin e gjithë atyre librave aq të vlefshëm që janë botuar mbi luftën e jetën e popullit tonë, por edhe për inxhinierët, agronomët, mjekët, ekonomistët, fizikanët e të tjerë, që të shkruajnë e të lexojnë në masa për ato që bëhen e na duhen sot.
Natyrisht literatura artistike i tërheq më shumë masat e gjera. Por kjo nuk do të thotë se tek ato nuk mund të ngjallet po aq interesimi dhe për librat tekniko-shkencorë, ose librat që, përgjithësisht, japin njohuri mbi jetën e vendit e botën, mbi të fshehtat e natyrës, mbi jetën e zakonet e popujve, mbi eksperiencën e tyre shekullore. Libra të tillë për masat, veçanërisht për rininë ka pak, ose shpeshherë janë të thatë e të papërshtatshëm. Specialistët, me të tilla botime, natyrisht. s'mund të kenë suksesin e shkrimtarëve me lexuesit e tyre. Prandaj më duket se entet botuese, në bashkëpunim të ngushtë me institutet e larta dhe me specialistët e ndryshëm, duhet ta gjejnë, ta zgjedhin, ta përpunojnë, ta botojnë e ta përhapin më shumë këtë lloj literature. Të botohen më shumë dhe më me kujdes libra për fëmijët e moshave të ndryshme dhe për të rinjtë, libra artistikë ose tekniko-shkencorë popullorë që të nxitin fantazinë, të ndezin guximin, të kalitin si çeliku mendjen e shpirtin e brezit tonë të ri.
Më lart theksova se lexuesi duhet të qëndrojë seriozisht përpara librit, por këtë çështje dua ta theksoj akoma më me forcë përpara atyre qe shkruajnë librat, që i përkthejnë e që i shtypin. Shkrimtarët, përkthyesit dhe tipografët duhet të kenë parasysh vazhdimisht, orë e gast, se puna e tyr e nuk është një punë si të thuash tregue, aja është, në radhë të parë, një punë fisnike edukuese. Veçanërisht botimi i librave nga gjuhët e huaja duhet të bëhet objekt i një studimi të vazhdueshëm, jo vetëm për sa i përket zgjedhjes së veprave, por edhe cilësisë së përkthimit. Shumë përkthime masakrohen me tërë kuptimin e fjalës. Nuk duhet lejuar më, që disa përkthyes ta shikojnë këtë çështje vetëm në rrugën e përfitimit të tyre personal. Të tillë përkthyes s'kanë respekt as për autorin, as për lexuesin. Tipografitë tona po bëjnë një punë të madhe e të lavdërueshme, por do të dëshiroja të theksoj për to, se një kujdes akoma më i madh në të gjithë procesin e punës së tyre, do të lehtësojë leximin nga kushdo, do të ngjallë një dashuri e respekt më të madh për një libër, të shtypur pastër, bukur dhe të lidhur mirë.
Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme, më lejoni që, në emër të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe timin personal, të shpreh bindjen se edhe në të ardhmen ju do të vini të gjitha fuqitë tuaja shpirtërore e mendore që të përhapet sa më gjere libri në masat, të lexohet sa më shumë nga punëtorët dhe fshatarët, burra dhe gra, të rinj, të reja e fëmijë, si nga ata që dinë pak, ashtu dhe nga ata që dinë më shumë.
Le të bëhet libri mik i ngushtë e shok i pandarë, bashkudhëtar i përjetshëm i çdo njeriu. Mbani mend gjithmonë fjalët e arta të Leninit të madh se, pa ditur të përdorësh librin, nuk mund të ndërtosh socializmin, pa libra s'ka dijeni, pa dijeni s'ka komunizëm.
Le të ndihmojë mbledhja juaj që nga lëvizja e thjeshtë e sotme e miqve të librit, të shpërthejë një lëvizje e fuqishme për propagandimin e leximin në masë të librit, që drita e tij të përhapet në të gjitha skajet e atdheut dhe që ai t'i mësojë njerëzit tanë të punojnë e të rrojnë më -mirë, të ndërtojnë si duhet jetën e lumtur socialiste, të mbrojnë dhe të çojnë më tej frytet e shkëlqyera të revolucionit tonë fitimtar! 


GURSKALITËSIT E VEGJËL

(Letër pionierëve të qytetit të Beratit)




Të dashur pionierë,
U gëzova pa masë sot kur mora vesh se ju, të dashur djem dhe vajza të shkollavP 8-vjeçare të qytetit, u organizuat, u armatosët me çekiçë e me dalta dhe, nën drejtimin e mësuesve e gurgdhendësve pensionistë, filluat të ndër toni në kohën tuaj të lirë kalldrëmet e qytetit*. *( Në vitin 1967 pionierët e Beratit morën nismën për të shtruar me gurë rrugët e qytetit të tyre muze. Shoku Enver me këtë rast u dërgon rnë 27 janar 1967 këtë letër përgëzuese.)
Ju lumtë! Ju mësoheni që të vegjël të ecni në rrugën e muratorëve e gurgdhendësve të lavdishëm të vendit tonë, që shekuj me radhë e deri më sot kanë ushtruar një nga mjeshtëritë, një nga artet më të mrekullueshme të njerëzimit. Veprat e këtyre baballarëve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë janë të pavdekshme, ne i shohim ato kudo në vendin tonë dhe i admirojmë, sidomos në qytetin tuaj muze. Ju e filloni me gurët e kalldrëmeve dhe me këtë do t'ju ngjallet një dashuri e madhe për gurin, me të cilin do të bëni vepra të médha e të mrekullueshme për vendin. Në gur, si gjatë historisë së njerëzimit, ju do të fiksoni përjetë veprën madhështore të Partisë dhe të popullit tonë.
Unë i kam dashur, i dua dhe i respektoj shumë muratorët dhe punonjësit e gurit, prandaj vij sot te ju, të dashur të vegjël dhe vogëlushe, t'ju përqafoj dhe t'ju puth me dashuri që morët këtë iniciativë kaq të mirë. Ju siguroj se, kur të vij në Berat, gjëja e parë që do të bëj, është të piqem me ju dhe të shoh punën tuaj.


Ju puth me mall të gjithë
ENVER HOXHA

                BREZI YNË I RI
        EDUKOHET E PUNON
NË MËNYRË REVOLUCIONARE


(Nga biseda me një grup të rinjsh,
pionierësh e fatosash të Tiranës
më 16 tetor 1968 j



Kur shoku Enver hyn në sallën e pritjes të Komitetit Qendror të Partisë, të rinjtë, pionierët dhe fatosat shpërthejnë në duartrokitje dhe në brohoritje të vazhdueshme për Partinë dhe për shokun Enver. Shoku Enver përshëndetet me ta ngrohtësisht, shuntë nga ata i përqa f on e i puth. Pasi zënë vendet, disa nga fatosat i drejtohen xhaxhit Enver me vjersha kushtuar 60-vjetorit të lindjes së tij, me vjersha për Partinë etj. Në f jalën e tij shoku Enver Hoxha tha:

Në emër të shokëve të mi të Partisë dhe në emrin tim ju falënderoj të gjithë nga zemra e nxehtësisht, ju përfaqësues të rinisë, të pionierëve dhe të fatosave të Tiranës, për këtë dashuri të zjarrtë, që ju, brezi i ri i Shqipërisë, keni për mëmën tonë të dashur, Partinë ! Sa forcë të madhe, sa shpresa të mëdha, ç'siguri në të ardhmen ndien populli, kur shikon të rinjtë dhe të rejat, pionierët e fatosat tanë, që e kanë në zemër, e duan dhe e mbrojnë me zjarr Partinë, që mësojnë e kaliten në rrugën e saj! Ky është një gëzim i papërshkrueshëm për popullin, sepse populli te Partia gjeti shpëtimin. Pa Partinë populli do të vuante në robëri të shumëllojta, kurse Partia e çliroi atë përgjithmonë dhe i hapi rrugë të ndritura. Është për këtë që jeta e popullit tonë është pleksur në mënyrë të pazgjidhshme me Partinë e tij të lavdishme dhe çdo gjë të tij, çdo mendim të tij, ndjenjat e tij më të pastra e të sinqerta, ai ia drejton Partisë, ato janë të lidhura ngushtë me Partinë. Kur populli shikon djemtë dhe vajzat e tij që e duan me kaq zjarr Partinë, kjo e ndien veten jo sikur ka dy krahë si shqiponja, por sikur ka dhjetë palë krahë.
Partia për ju të rinjtë dhe të rejat tregon kujdesin më të madh. Qëllimi i saj më i lartë është që ju të rriteni, të edukoheni e të punoni si revolucionarë, sepse vetëm me një kuptim e qëndrim të tillë në shoqërinë tonë të re, jeta bëhet më e bukur. Prandaj Partia ka vënë të gjitha forcat dhe interesohet që rinia jonë të edukohet e të punojë në mënyrë revolucionare.
Më përpara thuhej se në shkollë vetëm mësohet, kurse tani Partia thotë që njerëzit në shkolla duhet edhe të mësojnë, edhe të punojnë e të stërviten. Dhe kur të rejat e të rinjtë të dalin në jetë edhe të punojnë, edhe të mësojnë, demethënë të mësojnë në shkollë dhe jashtë saj. Prandaj krahas mësimit, në shkollë, brezi i ri do të fitojë shprehitë e punës, duke gërshetuar mirë punën mendore me punën fizike dhe këtë proces do ta vazhdojë edhe më pas, gjithë jetën. Derisa të ketë jetën, njeriu ynë, i brumosur me mësimet e Partisë, duhet të jetë kurdoherë zjarr e revolucionar, ta mbajë gjallë e të pashuar, vazhdimisht, pishtarin e revolucionit.
Të rinjtë e të rejat tona kanë detyra jo vetëm ndaj atdheut, por, si komunistë internacionalistë e si revolucionarë, ata duhet të mendojnë kurdoherë edhe për çlirimin e popujve të tjerë të botës. Këtë të drejtë nuk e kanë vetëm rinia dhe popujt e mëdhenj të botës, këtë detyr ë e të drejtë, e ka çdo njeri revolucionar, çdo marksist-leninist, i organizuar ose jo në parti, e ka çdo popull, i vogël ose i madh qoftë. Prandaj kur ne luftojmë, punojmë e realizojmë detyrat sipas r rugës marksiste-leniniste të Partisë, në çdo punë që na ngarkohet, qoftë si punëtorë në fabrika e në uzina, qoftë si kooperativistë në ara, apo si mësues, si inxhinierë e të tjerë, ne kryejmë jo vetëm detyrën tonë kombëtare, por njëkohësisht dhe atë ndërkombëtare.
Ne luftojmë për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste në vendin tonë, luftojmë që ta bëjmë Shqipërinë një vend të bukur, por ne mendojmë njëkohësisht që populli ynë të bëhet shembull edhe për popujt e tjerë. Dhe sa më të fortë ta kemi situatën në vendin tonë, aq më tepër do të ndihmojmë e do të frymëzojmë me shembullin tonë edhe popujt e tjerë. Ju duhet ta kuptoni mirë këtë rol të madh të Partisë sonë, të të gjithë popullit dhe tuajin si brez i ri e kur them brezi i ri, kam parasysh jo vetëm ju më të rriturit, studentët, por edhe këta, të vegjlit, sepse edhe këta kanë ndërgjegjen e tyre që, çdo ditë rritet e kristalizohet, në fillim në forma të thjeshta, pastaj më thellë, për çështjen e ndërtimit të socializmit, që përbën një faktor të madh nxitës e frymëzues edhe për revolucionin botëror.
Prandaj, të dashur shoqe dhe shokë të rinj, nxënës, pionierë e studentë, të keni gjithmonë parasysh mësimet e Partisë dhe të jeni kurdoherë revolucionarë. Të mësoni me zell në shkollat që ndiqni, të qëndroni gjithnjë lart si militantë të organizatës suaj të rinisë e të pionierit, të cilat janë ndihmëse të fuqishme të Partisë. Të mendoni se mësimi në shkolla dhe puna jashtë shkollës, që do të bëhen njëkohësisht e të koordinuara, do të ndihmojnë që te ne të përgatitet një brez i shëndoshë, i kalitur fort për jetën, që nesër do të marrë në duar të sigurta frenat e shoqërisë.
Ju tani po përgatiteni të krijoni personalitetin tuaj si revolucionarë, ta çoni përpara socializmin,, të krijoni jetën e re të gëzuar, të krijoni familjet tuaja të reja socialiste. Varet nga ju, shokë të rinj e të reja, se si do të jetë Shqipëria nesër dhe me ju, që udhëhiqeni nga mësimet e Partisë, ajo do të qëndrojë kurdoherë komuniste, bolshevike. Në këtë rrugë ecin e do të ecin populli dhe Partia jonë në shekuj, në këtë rrugë do të ecë edhe brezi i ri i rritur dhe i edukuar nga Partia. Partia do të shtojë radhët e saj me bij e bija nga ju brezi i ardhshëm, që të mbetet gjithnjë e re, revolucionare, e kuqe, pararojë, e shkathët e të mos myket. E theksoj këtë se në jetë ne kemi edhe shembuj se si parti të tjera, si Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes së Stalinit degjeneroi, u myk, se, për munges vigjilence, armiqtë ia rrëmbyen fitoret nga duart dhe shke lën mësimet e ndritura të Leninit e të Stalinit të madl Po ne a do të lejojmë vallë që armiqtë të na i rrëmbejn fitoret tona? Në asnjë mënyrë! Ne do ta ndjekim me kon sekuencë, pa shmangie, vijën e Partisë, do të ecim n rrugën e klasës punëtore, do të punojmë, do të mendoj më e do të luftojmë si klasa punëtore, si revolucionarë. Dh që ta bëjmë këtë, duhet që intelektualët, mësimin dhe edu kimin të mos i konsiderojnë si konsideroheshin në të kalua rën, një stoli për karrierë e për përfitime personale, por s miete për t'i shërbyer çështjes së madhe të Partisë dhe t, mbarë popullit.
Tani për ju janë hapur dyert nga të katër anët. Shqi përia, e ardhmja e saj dhe Partia janë tuajat. Rinia ka tre guar me vepra sa mirë i kupton dhe i zbaton direktivat i Partisë. Populli dhe Partia për këtë, që nga baza e deri n, krye, i janë mirënjohëse dhe vlerësojnë lart punën heroik të rinisë sonë. Rinia ka qenë në ballë të luftës për çlirimii e atdheut dhe për ndërtimin e vendit. Kjo rini e zjarrté mund të themi, se në fillim me vrullin dhe me punën e sa plotësoi mungesën e një klase punëtore të madhe. Rini; vuri në balancë gjithë hovin e saj, u kalit në shkollën i madhe të luftërave dhe ishte gjithnjë e zjarrtë. Prej hovi e prej zjarrit të saj morën edhe të tjerët e duhet të merrn edhe ju. Tani në vendin tonë është krijuar e është forcua klasa punëtore e kalitur me idetë r evolucionare të Partisë Ajo është zgjuar e edukuar dhe është në gjendje të ndi kojë në gjithë jetën e vendit, të vërë kudo ligjin e saj, t' japë tonin gjithë veprimtar isë së jetës e të ndër timit ti socializmit në Shqipëri.
Ne shikojmë se hovi i rinisë, nuk është ndalur për as një çast. Edhe në momentet shumë të vështira, kur asaj kanë munguar veshja e mbathja. kur ka qenë pa buki dhe ishim të rrethuar nga armiqtë. ajo ka qenë në ballë ti punës. Rinia çante përpara, duke luftuar me vendosmër kundër të gjithë armiqve të Partisë, kundër titistëve, ku ndër revizionistëve sovjetikë e çdo komploti imperialisto -revizionist, ajo i ka qëndruar kurdoherë besnike vijës si Partisë. Rinia jonë, e edukuar nga Partia, qëndron e pastër si qelibari, kujdesin e Partisë e të popullit ajo e justifikon me përvetësimin me zell të mësimeve të Partisë dhe me veprat e reja që ndërton, si: hekurudhat, rrugët, hidrocentralet e shumë e shumë të tjera që ka kryer me duart e saj të arta.
Para disa ditësh u inaugurua Hekurudha Rrogozhinë-Fier, një vepër me rëndësi shumë të madhe politike, ideologjike dhe ekonomike për vendin tonë. Kjo është vepra e të gjithëve ju, shoqe dhe shokë të rinj, e punëtorëve nga më të thjeshtët e deri tek inxhinierët. Në këtë objekt rinia jonë ka derdhur djersën, dituritë dhe gjithë zotësitë e saj. Ájo e ndërtoi atë në një kohë rekord. Vetëm ju mund ta bënit këtë punë në një afat të tillë; po ta bënim me pagesë, do të donim jo më pak se katër vjet, ndërsa rinia e bëri për dy vjet.
Edhe rruga e Malësisë së Madhe është një tjetër vepër me shumë rëndësi politike dhe ekonomike. Sa do të gëzohen malësorët, sa do t'ju urojnë ata ju për këtë vepër! Ju çatë gjithë ato male dhe çfarë malesh! Ju i dhatë asaj zone dritën, zbatuat vijën e Partisë dhe tanfi ju presin të tjera vepra të mëdha. Si kurdoherë juve ju ndritin sytë kur thoni: «Ku do të shkojmë?». Do të vendosë Partia se ku do të shkoni e ç'vepra të tjera do të kryeni. Prandaj ta doni kurdoherë Partinë tuaj të dashur, se edhe ajo, si mëma juaj ju do me gjithë shpirt! Ajo ushqen për ju dashuri të pakufishme.
Prandaj të brohorasim për Partinë
Të rrojë Partia!
Të rrojë rinia! 


                KUR TË RRITESI
TË BËHESH REVOLUCIONARE
        DHE KOMUNISTE E MIRI


(Letër drejtuar Lindita Seseri
        Lagjja nr. 3 Tiranë

E dashura Lindita e vogël,
Urimet që më bëje për Vitin e Ri dhe dhurata që mi
dërgove më gëzon shumë. Ti qysh tani që je 5 vjeçe dhi sa bukur e kishe qëndisur lulen në copën që më dërgove me të cilën unë do të mbuloj gotën time. Pa le pastaj kui të rritesh, sa gjëra të bukura do të bësh. Atëherë kushedi do të prodhosh basma e stofra të bukura, ose do të ndër. tosh shtëpi e pallate, do të prodhosh a montosh radio, makina e të tjera gjëra që e bëjnë më të bukur e më të lehti punën e njerëzve. Apo ke qejf të bëhesh mësuese, agronome, doktoreshë? Të gjitha punët janë të mira, dhe kur té rritesh, ti do të zgjedhësh një nga ato që do të të pëlqejë më shumë.
Tani që je akoma e vogël, po të dërgoj një top e një lodër që të lozësh. Besoj se je vajzë e urtë, nuk mërzit babagjyshin e mamanë, por i ndihmon me sa mundesh që tani. Jam i bindur gjithashtu se, edhe kur të vesh në shkollë, do të mësosh mirë.
Unë dëshiroj që, kur të rritesh, të bëhesh revolucionare e komuniste e mirë, ashtu si gjyshi yt, Meti, që është shoku im i vietër, partizan e komunist, që luftoi për çlirimin e Shqipërisë, ashtu si babai tënd që është oficer dhe punon për mbrojtjen e atdheut tonë të dashur socialist.
Shumë të fala nga unë dhe shoqja ime Nexhmije për babagjyshin, mamanë dhe babanë.
Ju përqafojmë, e dashur Lindita e vogël, ty dhe vëllanë tënd.

ENVER

Tiranë, më 13 shkurt 1969.


TË GDHENDURIT E GURIT ËSHTË NJË NGA MJESHTËRITË
MË TË BUKURA

(Bisedë me pionierët e shkollës «7 Nëntori»
të qytetit të Beratit, më 26 shkurt 1969)



Të dashur pionierë,
Jam shumë i gëzuar që po takohem sot me ju, se jeni pionierët e parë të vendit tonë që morët iniciativën për të ndërtuar sërishmi kalldrëmet e qytetit të lashtë e të bukur të Beratit_. Në shembullin tuaj kanë filluar tani të bëjnë kalldrëme edhe shumë pionierë të tjerë në vendin tonë.
Punimi i gurit, siç ju kam shkruar në letrën që ju kam dërguar, ka rëndësi të madhe, se me gurë bëhen shtëpi banimi, ngrihen institucione shoqërore, kulturore dhe ekonomike, ndërtohen rrugë e ura, bëhen statuja të mëdha e sa e sa vepra të tjera që jetojnë për qindra e mijëra vjet dhe që janë të vlefshme për njerëzimin. Edhe në gur mund të pasqyrohen mendimet më përparimtare dhe shijet estetike të popullit, të shprehen frymëzimi më i pastër dhe dëshirat më të zjarrta të atyre që dinë të punojnë me të. Të gdhendurit e gurit është një nga mjeshtëritë më të vjetra e më të bukura.
Ju jeni të rinj e do të keni rastin të shikoni ndërtimin e veprave shumë më të bukura e më madhështore jo vetëm nga ato që kanë parë e ndërtuar këta që ju mësuan, por edhe nga áto që po ndërtohen sot. Tani është koha e Partisë, e cila udhëheq ndërtimin e socializmit në vendin tonë. Te ne ngrihen uzina e fabrika, ndërtohen vepra ujitëse e kulluese që i bëjnë gjithnjë e më pjellore dhe i lulëzojnë fushat tona, ndërtohen pallate, shkolla e spitale, shtëpi kulture, kinema etj., etj. Të gjitha këto ngrihen me sukses çdo vit e më mirë nën udhëheqjen e Partisë, që tra në dorën e saj një armë shumë të fortë, teorinë e klasës punëtore, teor inë e Marksit, të Engelsit, të Leninit e të Stalinit, me të cilën udhëheq klasën punëtore, fshatarësinë, inteligjencien tonë, ku bëjnë pjesë edhe mësueset e mësuesit, të cilët ju mësojnë dhe ju edukojnë ju që të bëheni njerëz shumë më të mirë nga ne, kur ishim të vegjël si ju. Në të kaluarën, ne nuk na mësonte njeri gjithë këto gjëra kaq të dobishme për popullin dhe për atdheun, siç ju mësojnë ju sot. Ne u r ritëm në kushte të tjera, më të vështira, sidoq oftë, punuam me ndërgjegje e ndershmëri, luftuam, sakrifikuam dhe vuajtëm shumë, pikërisht që populli ynë të dilte në dritë dhe të arrinte në këto ditë kaq të bukura e revolucionare që po jetojmë.
Muratorët e vjetër, të cilët po ju mësojnë ju të gdhendni gurë e të bëni kalldrëme, janë nga ata proletarë të vërtetë, për të cilët ju kanë folur shpesh mësuesit në orët e mësimit. Proletarët, si këta, në të kaluarën s'kishin gjë tjetër veç mistrisë dhe rrobave të grisura në trup. Ata ishin të paushqyer mirë dhe jetonin në mëshirën e beut, të agait, të tregtarit apo të fajdexhiut të pamëshirshëm. Punonin e robtoheshin dhe, kur mbaronin së ndërtuari shtëpitë e zotërinjve, merrnin si shpërblim vetëm një krodhë bukë dhe disa lekë, që nuk u mjaftonin as për t'e' ushqyer veten, pa lëre për fëmijët që vuanin për bukën e gojës, se për t'i dërguar ata në shkollë, në ato kohë të vështira as që mendohej fare. Përveç kësaj, punëtorët muratorë atëherë i .përbuznin dhe i shanin, megjithëse ishin pikërisht këta që ndërtonin me duart e tyre të shkathëta pallatet e pasanikëve e të bejlerëve, të Vrionasve me shokë. Shumë her ë këta punëtorë nuk paguheshin për punën e madhe që bënin dhe, në vend të shpërblimit, bejlerët u jepnin dru kokës, ua hanin të drejtën, se atëher ë nuk kishte drej tësi për popullin, kurse klasat e pasura i mbronte ligji. Kur erdhi Par tia në udhëheqje dhe populli e mori fuqinë në dorë, bejlerët morën dënimin e merituar. Ne u shkatërruam atyre dhe gjithë armiqve të tjerë të popullit, pushtetin e tyre shtypës e mizor dhe populli i udhëhequr nga Partia erdhi në fuqi dhe vendosi pushtetin e vet.
Në sajë të luftës së popullit, të klasës punëtore, të fshatarësisë e të inteligjencies, të udhëhequra nga Partia, lindi Shqipëria e re socialiste, ku janë ndërtuar dhe ndërtohen tani vepra kaq të bukura. Për ngritjen e tyre po kontribuoni edhe ju, djem e vajza kaq të reja e të gjalla, me ndjenja kaq të pastra. Ju ndiqni si duhet rrugën që ju tregon Partia dhe mësoni si ju porosit ajo. Mësimi tra rëndësi të madhe për ju dhe për shoqërinë tonë, pionierë të dashur. Këtë ju e kuptoni mirë, prandaj duhet të mësoni sa më shumë dhe njëkohësisht edhe të punoni mirë. Kur mësuesja ose mësuesi ju porositin t'i përgatitni vazhdimisht mirë mësimet, të mos bëni gabime në hartime, t'i zgjidhni drejt dhe shpejt problemet e aritmetikës apo ushtrimet e gjuhës, të mbani mend këto ose ato gjëra, duhet t'i kuptoni drejt se sa punë të madhe bëjnë ata dhe sa shumë jua duan të mirën. Prandaj i doni dhe i dëgjoni me respekt duke u përpjekur të përfitoni sa më shumë prej tyre, se janë më të rritur dhe e njohin jetën më mirë, kanë përvojë të madhe në jetë dhe në punë, kanë dituri më shumë dhe dinë ç'nevoja treni ju. Të gjitha këto ata i kanë mësuar në procesin e madh të jetës, pra, që kur kanë qenë të vegjël, kështu si ju, e gjer tani. Partia sot dhe njerëzit përparimtarë e patriotë të së kaluarës i kanë mësuar ata vazhdimisht, ndaj dhe e kuptojnë se pa dituri s'ka jetë, po errësirë, siç ndodhte në regjimet e kaluara.
Kur mësuesit dhe edukatorët tuaj ju shpjegojnë mësimin, ju duhet të jeni të vëmendshëm dhe t'i thithni mirë të gjitha dijet që ju japin ata. Shokët më kanë thënë se ju kështu keni bërë dhe kështu po vazhdoni të bëni. Mësimet e Partisë. që jua zbërthejnë mësuesit, i keni kuptuar dhe i kuptoni mirë. Këtë e provon edhe fakti se ju, tok me rëndësinë që i jepni mësimit, ishit të parët që vlerësuat lart rëndësinë e punës dhe dolët me iniciativë për të ndërtuar kalldrëmet e prishura të rrugëve, për të ndërtuar kalldrëme të reja atje ku ndihet nevoja e tyre.
Rruga ka rëndësi të madhe për të gjithë. Në rrugë ju luani me top, me pingël e lojëra të tjera të r eja që ne, kur ishim të rinj si ju, nuk i kishim. Rruga është shumë e dashur për cilindo, sepse atje kalon përditë, sepse ajo të lidh me njerëzit, me jetën. Në rrugë kalojnë njerëzit kur vene e vijnë nga puna, në rrugë kalojnë edhe fëmijët kur venë e kthehen nga shkolla. 'Në rrugë njeriu duke ecur edhe _mendon, edhe ëndërron për të ardhmen, domethëne, bën plane me bukë e jo ëndrra të kota. Prandaj rrugët duhet t'i mbajmë kurdoherë të pastra, që të mos kenë gurë të hedhur andej-këtej, as pellgje me ujë që njerëzit të pengohen e të ndoten. Po të ketë gurë, ai që kalon bie e vritet, po të ketë pellgje me ujë, bëhet helaq. Po të ngjasë kështu edhe me ju, kur të veni në shtëpi me siguri nëna do t'ju qortojë e do të thotë: «Po ku u bëre kështu more ditëshkurtër?». Akoma më keq është kur ndonjë i kaluar nga mosha pengohet, nga këto gjëra në rrugë, bie dhe thyen dorën ose këmbën. E shihni, pra, ç'rëndësi të madhe ka rruga? P,astaj, pas pune, në rrugët e mira njerëzit bëjnë edhe shëtitje, se të ecurit forcon shëndetin e njeriut, njëkohësisht edhe e qetëson shumë atë, prandaj mësuesit e mësueset ju këshillojnë që, pasi të mbaroni mësimin në klasë dhe të bëni detyrat në shtëpi, të dilni edhe jashtë për të luajtur e për të shëtitur me njëri-tjetrin. Shëtitja, si çdo lëvizje tjetër, është me të vërtetë një nevojë e domosdoshme për trupin e njeriut, është një gjë shumë e mirë, por, natyrisht, duhet bërë vetëm pasi të keni kryer detyrën. E them këtë se ka edhe ndonjë pionier jo të rregullt dhe ndonjë të kaluar në moshë, që nuk i kryejnë mirë detyrat, por sillen lart e poshtë gjithë ditën. Kjo do të thotë ta kalosh kohën kot, pa i sjellë dobi si shoqërisë, edhe vetes tënde.
Kur morëm vesh se ju filluat të bënit kalldrëmet, këtë e vlerësuam si një iniciativë shumë të mirë. Unë dhe shokë të tjerë udhëheqës thamë atëherë për ju: «Këto vajzat e djemtë e Beratit qenkan jo vetëm shumë të zgjuar, por edhe shumë të lidhur me popullin, me shkollën, me mësuesit dhe me punën. Kjo do të thotë se ata e kanë kuptuar mirë orientimin e Partisë se njerëzit duhet të mësohen me punë që në vegjëli». Për këtë ju bëni shumë mirë dhe veproni shumë drejt, sipas mësimeve të Partisë. Ju lumtë!
Gjithashtu, unë jam i bindur që ju nuk ia bëni kurrë fjalën dy as mamasë e as babait, se ata për lumturinë tuaj punojnë në fabrikë dhe në arë, ju ushqejnë, ju lajnë kokën e trupin, ju lajnë e ju hekurosin teshat. Por edhe ju nuk mungoni t'i ndihmoni ata për të mbushur ujë e për punë të tjera. Edhe unë kur isha i vogël bëja ca punë në shtëpi. Mëma më kishte bërë atëherë një kokore me lecka dhe, para se të veja në shkollë e vija atë në kokë, mbi të vija tepsinë me bukë për ta çuar në furrë. Kokoren e lija te furrxhiu se kur kthehesha nga shkolla duhet ta merrja medoemos tepsinë prapë në kokë.
Mbaj mend, gjithashtu, se kur isha i vogël, në Gjirokastër nuk kishte ujë të mjaftueshëm për të pirë, siç ka kudo tanfi në kohën e Partisë, prandaj detyroheshim të pinim ujët e ndenjur të sterave e të muslluqeve. Stera nganjëherë zinte papastërtira, prandaj para se të mbushnim ujë në muslluk në grykën e gjymit vinim nje copë të hollë për ta kulluar ujët që do të pinim. Atëherë nëna ime ishte e re, por edhe sot që kanë kaluar shumë vite i n:ban mend mirë ç'hiqnim, prandaj nganjëherë më flet per ato kohë dhe më thotë: «E djalo i mban mend këto gjëra?». «1 mbaj mend, si jo» i them unë. Po fjalën e kam këtu që shpesh ajo më porosiste të mbushja gjymat, mirëpo unë në atë kohë nuk e kuptoja se e kisha detyrë ta bëja këtë punë dhe nganjëherë nuk e zbatoja porosinë e saj. Vetëm dëgjoni, këtë e themi në mes nesh, se unë atëherë nuk mendoja si tanfi, ose, më mirë të themi, siç mendoni ju, që jetoni sot në një kohë tjetër, në kohën e Partisë, dhe jeni të zhvilluar nga çdo pikëpamje.
Kur ju filluat të ndërtoni kalldrëmet, ishte një gëzim i madh për ne në Tiranë. Juve nuk ju shkon në mendje e nuk e përfytyroni dot që me shembullin tuaj të bukur ndihmuat për të forcuar idenë që në shkollat tona, krahas mësimit edhe të punohet. Kështu ju kontribuat shumë për revolucionarizimin e shkollës. Shembulli juaj është një gur i rëndësishëm në themelin e shkollës sonë të re. 
Pastaj shoku Enver Hoxha i drejtohet një gurgdhendësi të vjetër.
Edhe ti që i ke mësuar këta pionier ë të gdhendin gurë e të bëjnë kalldrëme, je mësuesi i gjithë këtyre, je njeri i dalë nga klasa jonë punëtore, pa të cilën s'bëheshin dot gjithë këto mrekulli e të arriheshin gjithë këto suksese né vendin tonë. Prandaj, të dashur pionierë, duhet të keni respekt të madh për këtë xhaxhon këtu dhe për të gjithë punëtorët. Si gjithë punëtorët, edhe shokët muratorë janë njerëzit më të nderuar né shoqërinë tonë socialiste, dhe këta, që ju kanë mësuar ju, kanë bërë një punë shumë të dobishme.
Duke biseduar me ju, mund të rrimë këtu me orë të tëra, se s'ka minutë, orë dhe ditë më të bukura për njerëzit e moshës sonë sesa kur rrimë e bisedojmë me fëmijët. Né raste të tilla kujtdo i kujtohen shumë gjëra të bukura nga jeta e rinisë, prandaj më të lumturit né botë janë mësueset e mësuesit, që merren vazhdimisht, gjatë gjithë jetës me edukimin e brezit të ri.
Edhe një herë dëshiroj t'ju këshilloj që t'i doni e t'i respektoni shumë mësueset dhe mësuesit tuaj, të dëgjoni me vëmendje këshillat dhe mësimet e tyre, se ata punojnë sipas mësimeve të Partisë.
Tani të vemi t'i shohim konkretisht rrugët që ju i keni shtruar me kalldrëm dhe ju siguroj se, kur të kthehem né Tiranë, do t'u tregoj të gjithë shokëve të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, për takimin që pata sot këtu me ju. sa e përzemërt dhe e paharrueshme është për mua kjo pritje që m'u bë këtu né Berat. ku kemi pionierë të zgjuar. të zjarr të. patriotë dhe trima. të cilët mësojnë dhe punojnë mirë. bëjnë edhe kalldrëme të mira. Jam i. bind~ir se tani që do të vete t'i shoh. do t'i gjej të forta dhe të bukura dhe. po të jetë vërtet kështu, atëherë do t'ju vë nj
notë të mirë.
Rroftë Partia që na selli këto ditë dhe na edl.ikon!
Rroftë rinia!
Rrofshin pionierët!



JU I MBANI GJITHNJË NË ZEMËR
DËSHMORËT E LUFTËS


(Letër drejtuar nxënësve të shkollës «Hasan Koçi»)


SHKOZET-DURRËS


Shuinë të dashur miq të vegjël,
U gëzova dhe njëkohësisht u preka shumë nga letra që më dërguan dy shoqet tuaja të klasës sé tretë, Eleni Duro e Dhurata Bilali. Ato më shkruanin se né ekskursionin që kishte organizuar shkolla, pasi mblodhën me kujdes lule të freskëta i vendosën ato plot dashuri e respekt mbi varrin e dëshmorit Hasan Koçi. emrin e të cilit mban shkolla juaj. Kjo tregon se të edukuar me rnësimet marksiste-leniniste të Partisë sonë, ju i mbani gjithnjë né zemër dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare. të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për çlirimin e atdheut nga pushtuesit fashistë e tradhtarët e vendit dhe që populli yni të shpëtonte një herë e përgjithmonë nga shtvpja e shfrvtëzimi i feudalëve. bejlerëve. borgjezëve dhe të bëhej zot i fateve të veta.
Brezi që kreu revolucionin dhe ai qi do ta marrë e do ta çojë inë tutjn stafetin e tij.që do të ndirtoji shoqirini e plot, socialista dhe komunizmin nti vondin toni, kurrë nuk duhet të harrojnë gjakun e atyre që dhanë jetën për ditët e bukura të pranverës socialiste që ne gëzojmë sot.
Për ju, të dashur fatosa e pionierë, është nder i madh që shkolla juaj mban emrin e një dëshmori, prandaj përpiquni të mësoni, të punoni e të silleni sa më mirë, të rriteni dhe të bëheni sa më të vlefshëm për Partinë dhe popullin.


Ju përqafoj me dashuri

Juaji
ENVER HOXHA

'Tiranë, më 9 maj 1969 



                ZEMRA E PARTISË
ËSHTË SHUMË MË E MADHE
        SE ZEMRA E NJË NËNE

        (Nga fjala në takimin me fëmijët
                dhe me personelin e shtëpisë së
fëmijës «8 Nëntor» të kryeqytetit,
                më 23 nëntor 1969)

E dashura shoqja drejtoreshë,
Të dashur fëmijë,
Të dashur shokë dhe shoqe,
Sa shumë jam i gëzuar sonte që ndodhem këtu në mes jush për t'ju sjellë përshëndetjet më të zjarrta të Komitetit Qendror dhe të të gjithë Partisë ju, bijave e bijve nga më të mirët e popullit tonë, që diçka shumë e madhe dhe e dhembshur për njeriun, siç janë prindërit, ju ka munguar. Por ajo diçka e madhe dhe e dhembshur, mungesa e prindërve, ju është zëvendësuar juve me diçka tjetër shumë më të madhe, me kujdesin dhe me dashurinë e mëmës Parti, me kujdesin dhe me dashurinë e zjarrtë të mbarë popullit.
Qysh në fillim të vendosjes së pushtetit popullor, Partia dhe populli, me gjithë mundësitë e pakta që kishin në ato kohë të vështira pas Çlirimit (mbasi siç ju kanë treguar mësuesit tuaj, dëme të jashtëzakonshme në njerëz dhe në pasuri pësuam nga lufta), ju rrethuan ju me dashurinë dhe me kujdesin më të madh. Në ato kushte të mjeruara që trashëguam, populli dhe Partia iu përveshën me të gjitha forcat punës sé madhe për rindërtimin e atdheut të rrënuar, por njëkohësisht ata menduan edhe për bijtë e bijat jetime si ju, pa asnjë dallim, cilëtdo që ishin, mjaft që ishin djemtë e vajzat e popullit punonjës, të shtypur e të shfrytëzuar deri né palcë né të kaluarën. Mbështetur né vijën e saj të drejtë, Partia nuk pa nëse ky ose kjo ishin djalë apo vajzë e dëshmorit partizan, e fshatarit osti e punëtorit apo e qytetarit, që kishte vdekur normalisht jo né luftë, ose bir apo bijë e një vajze nga të popullit të mjeruar, sé cilës i kishte ndodhur një aksident né jetë. Të gjithë këta Partia i mblodhi pa dallim dhe vendosi t'i rritë e t'i edukojë si bijtë dhe bijat e saj, t'i rritë e t'i edukojë me idealet marksiste-leniniste, t'i bëjë luftëtarë të c.ështjes sé saj të madhe, sic. i bëri e sic. do t'i bëjë edhe né të ardhmen, ashtu si gjithë të tjerët, edhe ata që do të kalojnë né institucione si ky, njerëz të vlefshëm, shtylla të atdheut tonë socialist.
Né sajë të këtij kujdesi prindëror, nga ky institucion kanë dalë né jetë sa e sa shoqe dhe shokë të shquar, shumë prej të cilëve ndjekin ende shkollat. Djem e vajza të tjera akoma më të vogla vazhdojnë të rriten e të edukohen nëpër befotrofe e shtëpi fëmijësh si kjo juaja, kurdoherë me të njëjtin synim, të përgatiten që nesër edhe ata të japin si të gjitha bijat e bijtë e tjerë të këtij populli heroik, nën udhëheqjen e Partisë, kontributin e tyre të gmueshëm né ndërtimin e shoqërisë sonë socialiste.
Shoh se ju po brohoritni me gjithë shpirt për Partinë tonë të Punës. Është plotësisht e kuptueshme për të gjithë ne kjo dashuri e madhe që shprehni ju për mëmën tonë të madhe. Nënës që më lindi mua asnjë nga ju nuk ia di emrin, kurse emrin e nënës suaj, emrin e nënës sé madhe të të gjithë neve, emrin e Partisë sé lavdishme të Punës të Shqipërisë, e di e gjithë bota. Nëna që më lindi mua më donte shumë, ajo donte shumë edhe popullin, por zemra e Partisë është një zemër shumë më e madhe se zemra e një nëne të vetme, ajo është një zemër bujare që kujdeset për të gjithë popullin. Nëna ime vdiq, po Partia nuk vdes, pse ajo mishëron idetë e mëdha të materializmit historik, prandaj s'ka e s'do të ketë mortje kurrë. Vepra e Partisë do ti rrojë né shekuj, pse c.do furtunë apo stuhi që do t'i dali Partisë përpara né rrugën e saj, Bado e tmerrshme që ti jetë, do të mposhtet, do të thyhet e do të bëhet copë i thërrime përpara forcës sé madhe të popullit dhe ti Partisë.
Të gjitha sukseset e mëdha të arritura deri sot, që i, kanë ndryshuar faqen Shqipërisë, janë realizuar né sajë ti vijës sé drejtë të Partisë, që është dic.ka materiale, e prek. shme, konkrete, e lidhur ngushtë me dëshirat e zjarrta ti popullit, me mundësitë, me aftësitë krijuese të njerëzvi tanë, që ajo di t'i vërë né lëvizje jo jashtë kohës, po brend, saj dhe mbi këtë tokë. Partia di t'i organizojë, t'i kombi nojë, t'i drejtojë e t'i sqarojë njerëzit. Me rrezet e zjarrt,, të dritës sé saj, ajo u tregon atyre drejtimin nga duhet ti ecin. Varet vetëm nga ne dhe nga askush tjetër që këti që themi të bëhen realitet.
Po të mos ishte e tillë vija e Partisë, masat tona puno njëse nuk do ta ndiqnin dhe nuk do ta zbatonin atë, do ti linin Partinë né rrugë. Por përkundrazi, njerëzit tanë
ndoqën dhe e ndjekin atë me vendosmëri e me besnikëri ti madhe, ata lënë kokën për Partinë, sepse ajó është jeta i tyre, jeta e kalamanëve dhe e sé ardhmes sé atdheut. Pra ndaj populli shqiptar i thotë Partisë sé vet: «Hapna sytË tregona shtigjet nga duhet të ecim, c.'r rugë të ndjekim, n~ trego të këqijat që duhet të spastrojmë dhe na sqar o pë c.do c.ështje që s'e kuptojmë. Ka raste, mëma jonë Parti që ne bijtë e tu bëjmë edlìe gabime, po e dimë sa e gjerË sa e madhe është zemra jote, ajo na i fal gabimet dhe n, ecim drejt përpara, prandaj na trego c.'duhet të bëjmë dh ne do ta kryejmë gjer né fund c.do porosi tënden, do t~ ecim kurdoherë né rrugën ku na udhëheq ti!». Dhe Parti, na e ka treguar dhe vazhdimisht na e tregon rrugën nëpë të cilën duhet të kalojmë, prandaj ne po jetojmë né kohëi e një transformimi të paparë të atdheut, transformim ko losal material, ekonomik, né drejtim të mirëqenies sé nje rëzve, njëkohësisht edhe një transformim i gjithanshën shpirtëror né drejtim të zbukurimit dhe të rritjes sé pandër prerë të ndërgjegjes sé njeriut tonë të ri.
Për transformimin e pandërprerë të ndërgjegjes së njeriut tregon kujdes të vazhdueshëm Partia, pse ajo e di që, po të arrijë ta pajisë, ta zbukurojë, ta kalitë çdo orë, çdo ditë, çdo muaj e çdo vit njeriun tonë nga pikëpamja e ndërgjegjes me mësimet e marksizëm-leninizmit, domethënë ta bëjë atë që të ushqejë për shokun, për vëllanë, për të afërmin e tij ndjenjat më të pastra, një dashuri të pafund, po të arrijë që ta bëjë atë të jetë kurdoherë i dr ejtë, i ndershëm, punëtor, i sakrificës dhe i vendosur për të zhdulkur në veten e tij çdo njollë të së kaluarës, atëlierë çdo detyrë, qoftë kjo edhe jashtëzakonisht e vështirë dhe e ndërlikuar, do të realizohet me sukses të plotë dhe brenda një kohe rekord. Një njeri që brumoset çdo ditë me mësimet e Partisë, me ideologjinë marksiste-leniniste, me ndjenja të pastra, përvetëson me shpejtësi gjithçka të mirë e pozitive, çdo njohuri shkencore apo normë të moralit tonë të lartë komunist, për t'i vënë ato në shërbim të atdheut tonë socialist dhe të mbarë njerëzimit. Kur të arrijmë ta përgatitim plotësisht njeriun tonë me të tilla virtyte të larta, atëherë do të shohim ç'forcë e madhe do të krijohet në këtë vend, ç'male do të rrëzohen e ç'hidrocentrale të fuqishme e fabrika moderne do të ndërtohen me shpejtësi, sa shumë pjellore do të bëhen fushat tona, gjëra këto që tani njeriu as që mund t'i marrë dot me mend.
Po kush do t'i realizojë gjithë këto detyra të mëdha? Njerëzit e Shqipërisë, burrat e gratë, vajzat e djemtë, të rinjtë e të rejat si ju që edukon, kalit e frymëzon Parffa me vijën e saj të drejtë, me luftën e saj të paepur. Prandaj t'i ndjekim me vëmendje të madhe mësimet e Partisë, fëmijë të dashur, të punojmë me zell çdo ditë, çdo orë dhe minutë, kudo që jemi, të punojmë me zell e me këmbëngulje sidomos për të spastruar nga ndërgjegjja jonë mbeturinat, pse ato na qepen si fer rat që na grisin trupin. Ato na shfaqen neve në një mijë mënyra e në forma nga më të ndryshmet. Bile, edhe kur mendojmë se i kemi zhdukur, disa prej tyre na dalin përsëri në forma që as i parashikojmë dot. Prandaj, që t'i luftojmë ato me sukses, në çfarëdo forme e mënyre dhe në çdo kohë që të paraqiten, duhet t'i kemi sytë vazhdimisht hapur dhe mendjen kurdoherë te Partia dhe tek ideologjia e saj marksiste-leniniste.
Shumë nga ju që keni kaluar nga ky institucion, jeni të rritur tashmë dhe e kuptoni jetën më mirë nga të tjerët. Ju jeni militantë të shquar të Partisë, që punoni me zell, trimëri e heroizëm në fabrika, në ushtri, në kantiere, në opera, në ara, nëpër zyra e kudo, që jeta e popullit të bëhet gjithnjë më e bukur, më e lumtur. Por të gjithë e kemi për detyrë dhe duhet të përpiqemi që edhe këtyre pëllumbave e pëllumbeshave të vogla që jetojnë këtu, t'ua bëjmë jetën të lumtur e të gëzuar dhe t'i edukojmë e t'i mësojmë si duhet. Kjo varet shumë nga mësuesit e mësueset dhe nga gjithë personeli tjetër që punon në këtë institucion, tek të cilët këta fëmijë të vegjël, përveç kujdesit të ngrohtë të mëmës së madhe Parti, duhet të shohin prindërit e tyre. Partia është ajo nënë e madhe që nuk e zëvendëson dot askush, por te mësuesit, mësueset, te kujdestarët e gjithë të tjerët ju fëmijë të dashur duhet të gjeni mëmat e baballarët që disa nga ju s'i kanë njohur. Prandaj është detyrë sa humanitare, aq edhe e domosdoshme që personeli i këtushëm të punojë shumë më mirë se në të gjitha institucionet dhe qendrat e tjera të punës, të kujdeset shumë më mirë se p-sr fëmijët e vet.
Kur në dimër gjyshes i kthehen fëmija nga shkolla në shtëpi, ajo i pret ata me buzë në gaz, i afron për t'u ngrohur e për t'u çlodhur ndanë zjarrit në oxhak mbi poste, hedh në bragaç misra apo gështenja dhe, në pritje derisa ato të valojnë e të ziejnë për t'ua dhënë t'i hanë, u tregon, sipas moshës, ngjarje nga jeta dhe nga historia e popullit, ndonjë përrallë etj., e, kur çlodhen, i vë të përgatitin mësimet. Prandaj, fëmijët i duan jashtëzakonisht shumë gjyshet e tyre në shtëpi, bisedojnë ngrohtë me to, u hapin zemrën për çështjet e tyre më intime, sepse shohin me prova se ato i duan me gjithë shpirt fëmijët.
Veç kësaj, vajzat dhe djemtë, shoqja drejtoreshë, kur të venë në shkollë, duhet të jenë të veshur më mirë e më pastër nga gjíthë fëmijët e tjerë. Këtë nuk e them që fëmijëve tani t'u ngrihet mendja, por e kam çështjen se ndërmjet të rejave dhe të rinjve që ndjekin shkollat, pavarësisht se né shumicën e tyre dërrmuese shpirtin e kanë të bardhë si karta, ka edhe nga ata që i ngacmojnë fëmijët pa .prindër, prandaj mos lini shteg që ndonjë i edukuar keq t'u thotë atyre me përçmim: «Hë mo ti, se i shtëpisë sé fëmijës je!». Të shtëpisë sé fëmijës janë këta, po janë djemtë dhe çupat e Partisë dhe të popullit. Për gjithë të tjerët punojnë një baba dhe një mëmë, kurse për këta punojnë një Parti dhe një popull i tërë.
Morët vesh tani, të dashur fëmijë? Prandaj kam bindjen se do t'i viheni me vullnet të madh mësimit, do të tregoheni kurdoherë të sjellshëm e do të ushqeni vazhdimisht dashuri të zjarrtë për Partinë, për mësuesit, për personelin tjetër që shërben këtu, për shoqet e shokët tuaj dhe, me punë të palodhur e sjellje shembullore, do ta meritoni plotësisht kujdesin e madh që tregojnë Partia dhe populli për ju.
Rroftë Partia!
Rroftë rinia!
Gëzuar festat!


TÉ MËSONI MIRÉ NÉ SHKOLLI


(Nga biseda me një grup fatosash, pionierësh dhe të rinjs
të Tiranës dhe të Durrësit, më 16 tetor 1971)



Në fillim një pioniere, në emër të të gjithë pionierëz;
e të të rinjve, e uroi shokun Enver Hoxha dhe i solli përshi
ndetjet më të zjarrta dhe urimet më të mira të brezit té r
Pastaj u zhvillua një bisedë e përzemërt:

SHOKU ENVER HOXHA: Faleminderit shumë!
Si jeni? Si ia çoni ju djemtë me top? Me futbollin besc se jeni miré. Edhe vajzat luajnë me top, volejboll e basket boll, por, kur vjen çështja për të mësuar ne shkollë, ato mësojnë më miré nga djemtë marksizëm-leninizmin, më du ket mua.

Shoku Enver Hoxha njihet me vajzën e Heroit të Puni
Socialiste Adem Reka dhe i thotë:
Ke bërë shumë miré që ke ardhur. Nëna si është? 7 ku méson, né çshkollë je?
TATJANA REKA: Nëna miré është, unë jam këtu n Tir anë, né Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja.
SHOKU ENVER HOXHA: Shumë miré.
Po ju kolopuçët çfarë pritni? Sulmoni, hani nga kët çokollatat.
Me atë atje (Shoku Enver Hoxha tregon të riun Spartak Kote) jemi njohur 16 vjet më parë. Që atëherë nuk ishim takuar . Dhe ja, u takuam sot. Atëherë ai ishte i vogël, nuk kishte hyrë akoma në shkollë. Ishim në Voskopojë, rrinim nën hijen e pishave dhe bënim muhabet, luanim me gur içka. Unë i thosha të shkonte të merrte gurë e ndonjë shkop: dhe bënim pushkë.
Në çfarë klase je tani?
SPARTAK KOTE: Në vitin e katërt, studioj për inxhinieri mekanike.
NJË PIONIERE: Edhe unë, xhaxhi Enver, e kam herën e dytë që takohem me Ju.
SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu?! Shumë mirë, po ku jemi takuar bashkë?
PIONIERJA: Jemi takuar në festën e Vodicës. Ju më morët në krah dhe më puthët.
SHOKU ENVER HOXHA: Të kujtohet sa bukur ishte atë ditë, si ishte zbukuruar Vodica për festë?! Atje ishte edhe një plak nga një fshat i Kolonjës, i cili më mori nga krahu dhe më tha: «Shoku Enver, unë dëshiroj një gjë nga Ju, do të ma jepni?». «Çfarë është ajo, thuama, ba, po të jetë për të ta dhënë, do të ta jap», - iu përgjigja. «Dua një top», më tha ai. Ky ishte një nga ata luftëtarët që nuk donte pushkë, po top për të mbrojtur kufirin. Kurse ju të mësoni mirë në shkollë dhe, kur të rriteni, të mësoni edhe armët e ndryshme, pushkën, mitralozin etj.
Tani të bëjmë një fotografi së bashku.
Fatosat, pionierët e të rinjtë e rrethuan shokun Enver
Hoxha dhe dolën në fotografi.
Faleminderit shumë, t'u bëni të fala gjysheve, nënave e baballarëve !


                EDHE NË MERTURIN KRENAN
        KA PERËNDUAR E KALUARA E HIDHUE
DHE PO LULËZON PRANVERA SOCIALISTE


(Letër drejtuar nxënësve dhe mësuesve
        të shkollës së fshatit Mertur)


PUKË

Të dashur nxënës dhe mësues,
E ndiej veten të lumtur që po ju çoj sot përshëndetjet e zemrës juve, nxënësve dhe mësuesve të fshatit Mertur dhe t'ju falënderoj për letrën që më dërguat. .
Ashtu si ju, edhe unë ruaj kujtime të paharruara nga vizita që bër a vjet në rr ethin tuaj. Duke lexuar letrën, solla edhe një herë ndër mend me përmallim ato ditë kur u poqa e kuvendova me pukjanet e pukjanët trima të shquar e punëtorë të palodhur dhe kuptojeni, miqtë e mi, sa shumë u gëzova që edhe në Mertur, si në gjithë rrethin tuaj, po arrihen suksese në zbatimin e detyrave që ju dhe fshatarësia patriote e asaj kooperative i keni caktuar vetes.
Nuk kam qenë ndonjëherë në Mertur, por më kanë thënë se ai ndodhet në një terren të thyer, mbi të cilin duket madhështor shkëmbi i Çllumit, dëshmitar i heshtur i shtypjes dhe i shfrytëzimit të atij populli, por edhe i luftërave të tij të paprera për lini e dr ejtësi, për një jetë më të mirë. 
Në atë fshat të thellë e shkëmbor, ku njerëzit vuanin përpara nga uria dhe mjerimi, tani u arrit që bukën ta prodhoni vetë në vend, pasi me punë të palodhur, të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, keni çelur tokë të re edhe në shkëmb, duke dyfishuar sipërfaqen arë të mbjellë sidomos me misër, rendimentin mesatar të të cilit e keni ngritur në 33 kuintalë për hektar, ndërsa në parcelën eksperimentale deri në 72 kuintalë për hektar. Sot edhe në Merturin krenar, por të varfër në të kaluarën, ka perënduar e s'kthehet më ajo kohë kur Migjeni zemërzjarrtë me gjithë dufin e shpirtit të tij të revoltuar ligjëronte:

«Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kâfshatë që të mbetë në fyt dhe të zë trishtimi».


Tani kanë ardhur kohë të reja, jetojmë në epokën e 'Partisë, kur në atdheun tonë të lirë lulëzon pranvera socialiste dhe jeta e njerëzve tanë bëhet çdo vit e më e mirë.
Prindërit tuaj, të dashur fatosa e pionierë, kanë qenë analfabetë, kurse për ju Partia dhe pushteti popullor karië ndërtuar shkollë të re 8-vjeçare, ku në mbrëmje mësojnë edhe shumë vajza e djem të rritur; për ju janë ndërtuar shtëpia e kulturës, çerdhja, kopshti, furra, ambulanca, infermieria. etj. Ditë të reja, më të bukura, e presin popullin tonë, pasi Partia mendon dhe punon për një të ardhme akoma më të bukur. Prandaj ju keni të drejtë të shprehni për të fjalët më të mira të zemrave tuaja dhe té luftoni që të zbatoni në jetë porositë e saj duke mbajtur në një dorë kazmën, në tjetrën pushkën dhe me librat e Partisë në gji mësoni, punoni e vigjiloni aty në atë skaj verior të atdheut, ku jeton një popull trim, i zgjuar, punëtor e i talentuar, nga gjiri i të cilit kanë dalë punëtorë të shquar sharrëxhinj, muratorë dhe gurskalitës duarartë, gjeologë e të tjerë.
I uroj kolektivit tuaj shëndet e suksese në mësime dhe ju lutem t'u jepni të falat e mia të përzemërta prindërve e të afërmve tuaj, gjithë malësoreve e malësorëve trima të Merturit, që punojnë pa u lodhur për ta bërë kooperativën më të begatshme, më të bukur, më të lulëzuar e më të fortë, ashtu siç po bëhet gjithë atdheu ynë socialist, i cil: po i pret ballëlart e duarplot 30-vjetorin e Themelimit të Partisë dhe Kongresin e 6-të të saj.

Ju përqafoj me mall
Juaji
ENVER HÖXHA

Tiranë, 19 qershor 1971.
 

JU JENI E ARDHMJA E LUMTUR E ATDHEUT*
*( Më 30 dhjetor 1977 u mblodhën në Pallatin e Brigadave 500 pionierë të dalluar të ardhur riga gjithë vendi. Shoku Enver iu drejtua brezit të ri me këtë përshëndetje.)


Të dashur pionierë dhe pioniere,
Këngët tuaja të bukura ria gëzojnë pa masë. Këto i këndojnë atdheut të dashur, Partisë sonë të shtrenjtë, popullit tonë heroik. Partia jonë kur luftoi dhe lufton ka pasur e ka kurdoherë parasysh mirëqenien dhe lumturinë e popullit dhe, në radhë të pare, lumturinë e kalamanëve dhe të rinisë sonë të mrekullueshme. E ja, edhe sonte në këtë pallat të popullit, që është edhe juaji, jemi mbledhur të festojmë së toku Vitin e Ri. Viti i Ri, siç e dini, festohet nesër, por ne e festojmë që sonte, se pionierët janë në pararojë. Pionierët këtë vit do ta festojnë Vitin e Ri dy herë, një herë këtu, me ne, pastaj me prindërit e tyre të dashur, me gjyshërit e gjyshet, me vëllezërit dhe me motrat e tyre.
Është kënaqësi e madhe që anekënd Shqipërisë një gëzim i madh ka pushtuar gjithë njerëzit tanë. Ky është një gëzim per cilindo, per arsye se sheh atdheun kudo të lulëzuar, sheh popullin të lumtur, sheh rininë të shkollohet. Kështu gjithë populli ynë, me besim të madh te Partia punon, ndërton e gëzon per të tashmen dhe per të ardhmen edhe më të mire. Gjithë këto vite që kemi kaluar i kanë sjellë Shqipërisë dhe mbarë popullit shumë të mira, që v ju të tërë i keni pare dhe po i gëzoni. Gjithë këto të mi të dashur pioniere, u arritën në sajë të udhëheqjes së dre të Partisë sonë heroike. Politika e Partisë është një politi e drejtë, një politikë marksiste-leniniste, një politikë që per qëllim të vetëm mirëqenien e popullit, edukimin e me dashuri per njëri-tjetrin, forcimin e atdheut social dhe mbrojtjen e tij riga gdo rrezik. Çdo gjë që është ridi tuar në Shqipëri është arritur nën udhëheqjen e drejtë Partisë, riga populli, riga gjyshërit, riga baballarët, riga rr mat, motrat dhe vëllezërit tuaj. Po edhe ju, pioniere, mesoni mire dhe edukoheni me moralin e shëndoshë Partisë, keni kontribuar shumë në këtë çështje. Kjo rëndësi të jashtëzakonshme per fatet e ardhshme të dheut, per arsye se sa më të edukuar me një frymë ,lartë patriotike të jeni ju, sa më të sjellshëm, sa më mësuar e të kulturuar të bëheni, aq më i bukur do të je atdheu, aq më i lumtur do të jetë populli ynë. Këtë bind Partia e ka të plotë, sepse ju sheh ju, pionierët. ju të rir të, e të rejat, klasën punëtore, fshatarësinë dhe intelektu lët tane popullorë, që nuk kursejnë asgjë, po i janë pë veshur punës kudo per të ndërtuar kurdoherë vepra të b kura e të dobishme per atdheun, në radhë të pare, per 1 ninë, per ju, pioniere e pioniere.
Prandaj Partia e meriton dashurinë e pafund që ushqE per atë gj ithë populli shqiptar, klasa punëtore, rinia, fsh tarësia. Për këtë arsye ju e ngrini zërin në qiell duke k nduar per Partine. Ta doni Partine me gjithë shpirt,
ajo është nëna jonë e madhe me zemër të gjerë, me mend kurdoherë të freskët, me qëllime kurdoherë të larta pi popullin tonë dhe jo vetëm per popullin tonë.
Këtu jeni grumbulluar sot të festoni Vitin e Ri riga katër anët e Shqipërisë dhe kjo është një gjë e buku Ashtu sig është gjithë populli ynë i bashkuar si një trl; rreth Partisë, edhe ne këtu jemi sonte si një familje madhe. Ne, përfaqësuesit e Partisë, jemi tè lumtur që si kemi pranë qindra pioniere dhe pioniere. Shokët e mi dl une, duke ju përshëndetur ju, përshëndetim gjithë pioni rët e Shqipërisë, përshëndetim gjithë rininë dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë atdheut, kudo që rrojnë dhe të gjithëve u urojmë me këtë rast një vit të gëzuar e të lumtur dhe u shtoftë né zemrat e tyre, né zemrat e çdo shqiptari dashuria për atdheun tonë të shtrenjtë socialist!
Ne për shëndetim të gjithë pionierët e botës, si dhe gjithë shokët tanë komunistë që luftojnë kudo né botë për një jetë të gëzuar edhe né vendet e tyre, sepse jeta e tyre atje është e mjeruar, nuk ka dhe nuk mund të bëhet asnjë barazim me jetën e lumtur që gëzojnë populli ynë, pionierët tanë. Zemrat tona janë të bashkuara me zemrat e gjithë revolucionarëve e pionierëve të kontinenteve të botës, që shpresojnë e luftojnë të dalin edhe ata né dritë, siç doli populli ynë, siç dolën rinia dhe pionierët tanë.
Nuk po zgjatem më shumë se dëshirojmë t'ju dëgjojmë ju të këndoni e të vallëzoni. Prandaj, duke ju uruar të gjithëve një vit të ri të gëzuar e të lumtur, le të fillojmë nga festa me këngë, me gëzim e hare dhe të brohorasim:
Rroftë Partia jonë e lavdishme!
Rroftë populli ynë!