TRE KOMUNISTË LEGJENDARË


Akti heroik për të cilin do të flasë brez pas brezi historia e popullit tonë, është lufta e madhe deri në sakrificën e fundit të shokëve Vojo Kushi, Xhoxhi Martini dhe Sadik Stavaleci. Të tre këta luftëtarë legjendarë të popullit tonë, për herë të fundit, i takova një ditë para rënies së tyre heroike, në shtëpinë e Hatixhe Farkës, nëna trime tiranase, së cilës si fëmijët e saj ashtu edhe ne të gjithë i thërritnim Ije.
Ije Farka ishte një nënë me pesë djem jetimë. Gjithë ditën punonte e robtohej, kurrë s'e shihje të prehej. Ajo ishte, veçanërisht, e gjallë, e shkathët, e donte rregullin dhe fliste si burrneshë. Edhe pse mori plagë të mëdha Ija qëndroi e fortë. Gjatë viteve të luftës djali i madh, Shyqyriu, i cili u lidh me lëvizjen i vdiq i sëmurë. Më pas fashistët i arrestuan djalin e tretë, Ramazanin, e torturuan dhe pastaj e internuan në Prishtinë, ku edhe e ekzekutuan. Edhe pse fare i ri, rreth 19 vjeç, ai bënte pjesë në njësitet guerile. Megjithëkëtë Ija nuk u dha, por vazhdoi të punojë për Luftën Nacionalçlirimtare, sepse është nga ato nëna që thonë me krenari
- Gjakun e djalit ia kam falë Partisë!
Shtëpia e Ijes ndodhet në një rrugicë në Kodrën e Kuqe. Partia e ruan këtë banesë, e cila është kthyer në njëfarë muzeu, që e vizitojnë me mijëra veta, të rinj e të moshuar.
Dhe nënë Ije Farka bën ciceronin, pse ajo ishte atje që kur filloi dhe derisa mbaroi lufta heroike e shokëve.
Vojoja, Xhoxhi dhe Sadiku ishin që të tre komunistë legjendarë, trima sypatrembur, besnikë deri në vdekje të Partisë dhe të popullit. Vojo Kushi ishte nga Shkodra, Xhoxhi Martini nga Tirana, Sadik Stavaleci nga Kosova. Të tre vinin nga grupe të ndryshme komuniste. Ata u lidhën si mishi me kockën me Partinë e tyre, me Partinë Komuniste. Ata kishin një zemër, një ideal, luftonin për mëmën Shqipëri si një trup i vetëm. Sa trima, sa të vendosur ishin, aq edhe të thjeshtë qenë.
Me Vojon u njoha në Tiranë jo shumë kohë pas tnemelimit të Partisë, në periudhën kur kryeja edhe detyrën e Sekretarit Politik të Qarkorit të Tiranës. Njësitet guerile të kryeqytetit, të udhëhequra dhe të drejtuara me zgjuarsi nga qarkori dhe komunistët, kishin kr yer aksione të guximshme, atje ku ar mikut dhe agjentëve të tij nuk mund t'u shkonte kurrë mendja. Por zhvillimi i luftës kërkonte që aksionet të organizoheshin më mirë e të bëheshin më të shpeshta, në mënyrë që populli të shihte se kush ishin komunistët dhe armiqve t'u dridhej toka nën këmbë. Më kishin folur shumë për trimërinë dhe për aftësitë drejtuese të një të riu. të quajtur Vojo Kushi, ndaj kërkova të njihem nga afër me të, me mendimin që, si militant trini dhe të vendosur të Partisë, ta vinim në krye të njësiteve guerile të Tiranës. Në ditën e caktuar për takimin, ndërsa punoja në shtëpinë e Dullë e Mine Ketës, bashkë me një shok të qarkorit hyri edi_e një hamall me trup të f uqishëm, i r reckosur e tërë pluhur.
- Jam Vojo Kushi, - më tha me një zë sa të ëmbël, aq burr ëror «hamaili». - vij nga Shkodra.
I shtrëngova në fillim dorën dhe pasta] mu aty në mes të oborrit të shtëpisë së Mine e Dullë Ketës. u prqafova fort me Vojo Kushin, i cili mbas disa muajsh do të bëhej heroi legjendar i Kodrës së Kuqe së bashku me shokët e tij, Xhoxhi Martinin dhe Sadik Stavalecin.
U futëm brenda dhe qëndruam për një çast në heshtje. Aty vura re për herë të parë se ndryshe nga përshtypja që mund të krijonte fiziku prej atleti i Vojos, ai ishte një tip timid, i ndjeshëm dhe që skuqej menjëherë në fytyrë.
Vojoja ishte një djalë i gjatë, me shpatulla të gjer a. me një fytyrë të çelur, plot shëndet. flokët i priste kurdoherë rrafsh. Trupin e mbante drejt dhe kokën lart. Rrija pranë Vojos në shtëpinë e Mine Ketës dhe mendoja i gëzuar që në radhët e luftëtarëve dhe të organizatorëve të njësiteve guerile të Tiranës ishte shtuar edhe një luftëtar i tillë. i vendosur dhe trim. i thjeshtë dhe i zgjuar.
Mbasi më tregoi si kishte ardhur. i fola për detyrën që qarkori kishte vendosur t'i ngarkonte. I theksova se alo ishte një detyrë e vështirë dhe tepër e rëndësishme, po që Partia kishte besim të patundur se anëtari i saj. Vojo Kushi. do ta kryente me sukses.
- Ti. - i thashë. - do të kesh pranë shokë të sprovu~:r në beteja, me të cilët do të bashkëpunosh ngushtë. Që sot fillon edhe bashkëpunimi ynë i ngushtë. - shtova në fund.
- Do të ve tërë forcat e mia që detyrën ta kryej me nder. tha Vojoja. Që në takimin tonë të parë dhe të paharruar vura re se Vojoja fliste shumë shkurt dhe prerë. Këtë veti do ta vija re edhe më tepër kur do të qëndronim bashkë deri vonë duke menduar planet e aksioneve. mënyrën e kryerjes së tyre.
Ndërsa po bisedonim nxora nagantin tim të ri dhe ia zgjata. Atij i shkëlqyen sytë, e mbështolli armën me duar dhe e puthi:
- Do ta bëj të këndojë si bilbil kundër armiqve. shoku Taras* *( Një nga pseudonimet e shokut Enver gjatë luftës.) - më tha, dhe pastaj, si të ishte kultuar për diçka. më vështroi në sy dhe shtoi: - Po ju mbetët pa të !
- S'ka gjë, do të gjej tjetër, i thashë.
Vojoja më falënderoi përsëri dhë duke i shtrënguar duart njëri-tjetrit u ndamë për atë ditë.
Vojo Kushi ishte një militant i mrekLillueshëm. Puna dhe lufta jonë e përbashkët vazhdoi kështu dite e nate. deri një ditë para se të binte si Nero. kur vajta e u takova me të në shtëpinë e lje Farkës. Ai ishte takimi dhe biseda ime e fundit me Vojo Kushin dhe me dy shokët e tij, Xhoxhi Martinin dhe Sadik Stavalecin.
Xhoxhi Martini ishte një shok i ri nga Tirana. Ishte punëtor. Dy herë e kisha takuar dhe më kishte lënë përshtypje të thellë, se ishte një luftëtar i pararojës. Ishte «zhivë» si Misto Mame, si Mihal Duri e dhjetëra të tjerë të rinj, që militonin në organizatën e Tiranës. Vojoja e Gogoja më flitnin me admir im për të, ashtu si dhe për Shyqyri Ishmin, Lym Shyrin, Lym Ketën e të tjerë. Vërtet dy herë e kisha takuar Xhoxhi Martinin, por shumë herë ia kisha dëgjuar emrin, sepse ai merrte pjesë në aksione, në sulme, në atentate që u bëheshin spiunëve.
Xhoxhi Martini mori pjesë në djegien e një shkolle fashiste dhe së bashku me Sabaudin Gabranin dogji Centralin Telefonik të Tiranës. Ky aksion, përveç guximit dhe trimërisë që nuk u mungonin për asnjë çast shokëve tanë, kërkonte edhe gjakftohtësi dhe zgjuarsi. Njësiti, ku bënte pjesë Xhoxhi me Sabaudinin, hyri në central, çarmatosi karabinierët dhe si lagu me benzinë ndërtesën e centralit i vuri zjarrin. Flakët përpinë qiellin duke ngrohur zemrat e njerëzve e të popullit. Për këtë aksion u fol shumë, me një ndjenjë krenarie të ligjshme nga të gjithë.
Pikërisht në një nga këto aksione fashistët e kapën shokun tonë të pahar ruar Shyqyri Ishmin, e f utën në burg, e torturuan në mënyrën më barbare, por asgjë nuk nxorën nga goja e tij.
Në aksion u plagos edhe Xhoxhi Martini, por arriti të tërhiqej dhe të mos binte në duar të armikut. Shokët e kishin çuar të plagosur në shtëpinë e Ije Farkës, ku kishte shkuar edhe Vojoja ta shikonte. Mua më lajmëruan për ngjarjen dhe për vendin ku ishte Xhoxhi, më thanë po ashtu se atje ishte dhe Sadik Stavaleci, i cili donte të takohej me mua, se do të shkonte për në Kosovë e të më pyeste nëse kisha ndonjë porosi për shokët e atjeshëm.
U nisa me biçikletë, duke bërë xhiro rrugicave për të humbur gjurmët. Pasi u sigurova se nuk më ndiqte ndonjë spiun u futa në rrugicën e shtëpisë së Ijes dhe i rashë derës me sinjalin që kishim.
Hyra brenda. Përqafova Xhoxhin, që rrinte në divan, pastaj Sadikun, Vojon dhe e fillova bisedën me një qortim për Xhoxhin. Ky qe çuar ndenjur në krevat, kishte zbërthyer krejt «dhjetëshen turke» dhe i fshinte çdo pjesë.
E përgëzova Xhoxhin për aksionin dhe e putha, duke e përqafuar fort.
- Duhet të të shërohet plaga, pastaj të lëvizësh, - i thashë.
- U shërua! - tha Xhoxhi.
- Lëri fjalët! - i fola.
Shkuam pastaj në dhomën tjetër me Sadikun dhe me Vojon. Sadikun ishte hera e dytë që e takoja. Ishte një komunist i vendosur, që e donte me shpirt Partinë. Ishte njeri i sakrificës dhe i qetë. Sadiku jetën e kishte kaluar si jetim dhe kur lindi Partia (ai u pranua anëtar partie që me krijimin e saj), gjeti ngrohtësinë e shokëve të idealit të bashkuar rreth Nënës sonë të madhe, e cila i kishte munguar deri atëherë. Sadiku vuri tërë forcat për triumfin e ideve të Partisë dhe ashtu si kishte pohuar në gjyqin fashist kundër komunistëve në shkurt të vitit 1939, përkrah Qemal Stafës e Vasil Shantos me shokë, se ishte komunist i bindur, ashtu edhe mbeti deri në Eund të jetës së tij. Nga trupi vinte i dobët. Mjerisht ishte i sëmurë nga mushkëritë. Shokët e Kosovës e kërkonin të shkonte atje të punonte dhe ne, aslftu siç kishim bërë për shumë të tjerë, vendosëm ta çonim. Ai do të ikte të pasnesërmen. «Merrni çdo masë për udhëtimin e tij », porosita Vojon dhe, dulce e përqafuar fort Sadikun, u ndava prej tij dhe prej shokëve. E si mund ta merrja me mend që po puthesha dhe po përqafohesha për herë të fundit me tre shokët e dashur, me tre heronjtë komunistë?!
Kur po zbrisja shkallët. më doli përpara Ija:
- Hyjmë ca te kjo dhoma poshtë. - më tha, - se kam me t'kallzu diçka.
- Posi, - i thashë dhe hymë.
- Dëgjo, Taras, - më tha Ija. - ju e dini më mirë, unë frikë nuk kam as për vete, as për djemtë e mi. zjarri le t'i futet shtëpisë, por kam hall për të siguruar jetën e shokëve. Këtu venë e vijnë plot njerëz dhe, siç e di, Anastas Lula e Xhepi (Sadik Premtja) kur ishin në Tir anë hynin e dilnin nga dy herë ditën. Nuk bën kështu, do të na diktojë policia, pale tash që kemi edhe Xhoxhin të plaISosur.
- Ije, - i thashë, - ke shumë tè drejtë, bëre mirë që ma the dhe që tash do të shkoj t'i porosis shokët. Dëgjo, Ije, mos e hap derën me sinjalin që kishim. Vetëm kur të dëgjosh këtë sinjal., - dhe i caktova një sinjal të ri, - do ta hapësh dhe ai që do të vijë, dije se është ì dërguar nga unë.
- Mirë të keqen, - tha Ija, - rregulloje këtë!
Me biçikletën shkova drejt e te shtëpia e Picukut (Perikli Borova), tek ish-Rruga e Fortuzit, sot rruga «Asim Vokshi», ku takova një nga shokët tanë, i dhashë porosi të prerë për të ndaluar qdo hyrje né shtëpinë e Ije Farkës pa autorizimin tim dhe prej këtu., u hodha drejt e né anën tjetër të Tiranës. Atje u strehova né një shtëpi që e kishte zënë me qira Syrja Selfoja, i cili do të martohej sé shpejti, por shtëpia ishte alcoma bosh dhe gjendej afër Xhamisë sé Zajmìt. Prapa kësaj shtëpie ishte shtëpia e një kushëriri të Nexhmijes, e punëtorit mekanik, Mersin Qylafku, simpatizant i Lëvizjes sonë Nacionalçlirimtar-e. Nga hyrja e kësaj shtëpie dilte Nexhmija, që me sillte lajme dhe ndonjë gjë për të ngrënë. Atë ditë Nexhmija erdhi dhe qëndruam bashkë se punuam sé toku një artikull.
Ende pa aguar dita u dëgjuan tè shtëna pushkësh, krisën bataretë e mitralozave dhe plasjet e bombave.
Shuam dritat dhe dolëm né dritare. Me ankth e me një hidhërim të pafund në zemër i dëgjoja ato gjëmime, se isha i sigurt që diku shokët po luftonin né rrethim. Po ku dhe cilët po luftonin? Ishte një pyetje që më godiste si ckan në kokë. Né këto momente s'kishim ç'të bënim, vetëm shpresa na mbante kurdoherë se shokët mund ta çanin rrethimin.
Më né fund, gjëmimet e pushkëve dhe të bombave erdhën duke u shuar.
- Të dal të shoh, --- i thashë Nexhmi jes.
- Në asnjë mënyrë, - më tha ajo, - rrugët dullet të jenë bllokuar, presim edhe ca dhe dal unë të marr vesh ç'ka ngjarë.
Pas ndonjë gjysmë ore, Nexhmija, si komuniste e patrembur, doli dhe pas një kohe u kthye. Ajo u fut në dhomë dhe ia plasi të qarit, më pushtoi dhe më tha:
- Të na rrojë Partia, por na vranë Vojo Kushin, Sadikun dhe Xhoxhin. Ata luftuan heroikisht. Vojoja iu hodh armikut me bomba mbi tank, u vranë shumë fashistë.
Mua m'u këputën këmbët dhe rashë mbi një minder, duke qarë si i vogël. Po shpejt e mblodha veten. Lufta ka dhe dëshmorët e saj, mendova dhe uî ula në bankë, ku shkrova me një frymë traktin «Tre heronj për lirinë e atdheut», të cilin e mo ri Nexhmija dhe ua çoi shokëve, që e shtypën që atë ditë dhe e shpërndanë.
Më vonë erdhën dy shokë dhe më vunë në dijeni me hollësi për ng jarjen e hidhur. Pas kësaj ngjarjeje shtëpia e Ije Farkës qëndroi e rrethuar për disa javë rresht, por nëna nuk u tremb, me gjithë presionet që i bënë armiqtë. Ishte grua trime dhe kishte besim të madh te Partia e te lufta e saj. 


BIR I MOKRËS TRIME

U nisa që herët nga bazat e Korçës, me qëllim që ora e caktuar të më gjente në fshat. Duke ecur mendoja rrugën e Reshit Çollakut që ishte e ngjashme me rrugën e tërë atyre komandantëve trima dhe të zgjuar, të cilët populli ynë i ka nxjerrë nga gjiri i tij, sa herë i ka bërë Lhirrje atdheu. Por luftës së tyre Partia u dha një perspektivë të qartë dhe të sigurt. Nuk kishte shumë kohë që ishte formuar Batalioni i Mokrës me rreth 300 partizanë, por çeta e mëparshme, që tash qe bërë batalion, kishte fituar një përvojë të madhe në luftë kundër pushtuesit italian, në demaskimin e veprimtarisë minuese dhe armiqësore të organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, në zhdukjen e tarafeve dhe të gjaqeve. Shokët e qarkorit më informuan për marrëdhëniet e ngrohta të Reshitit me fshatarët e Mokrës dhe me partizanët e batalionit. Një dashuri po kaq të madhe ushqenin edhe ata për komandantin e tyre të zgjuar, të kujdpsshëm dhe trim. Në Slatinë mbërritëm në orën e caktuar. Reshiti, pa pushkë, kishte zbritur nga shkallët e shtëpisë ku kishim lënë takimin poshtë në kopsht, mbi rrugë, dhe po më priste tok me Liko Gjonin, një malësor i kaluar nga mosha, burrë trim nga të moçmit, mik i ngushtë i Çollakëve. U prezantuam, u përqafuam dhe xha Liko Gjoni, si i moshuar që ishte, na tha mua dhe dy partizanëve
- Urdhëroni të ngjitemi në dhomë.
Pasi shkëmbyem përshëndetjet e zakonshme dhe pasi pimë kafenë, i zoti i shtëpisë dhe të tjerët na lanë në dhomë vetëm, Reshitin dhe mua.
Që në fillim Reshiti më bëri përshtypje shumë të mirë. Ishte një shok shumë i çiltër, i qeshur, me sy të zinj që i ndritnin në një fytyrë të mprehtë. Edhe shtatin e kishte të hollë, por të lidhur. Portreti i tij ishte portreti i një komandanti partizan të matur dhe të qetë.
Pasi i dhashë të falat e shokëve të qarkorit të Korçës
dhe të babë Myslimit, e urova dhe i shpreha gëzimin tim, për pranimin e tij në radhët e Partisë. Reshiti ndihej i gë
zuar dhe krenar për besimin që kishin treguar shokët dulce e pranuar anëtar partie. Ai e ndiente se kjo gjë e ngarkonte akoma më shumë me përgjegjësi, por kishte besim se do ta justifikonte denjësisht këtë nder të madh. Unë i thashë se ai e meritonte plotësisht qenien në Parti dhe këtë e kishte vërtetuar me luftën e tij, me mendjen dhe me
zemrën e tij. Reshiti më falënderoi dhe filloi të më pyesë për zhvillimin e lëvizjes.
Unë i tregova Reshitit gjendjen e luftës kundër pushtuesit italian e tradhtarëve, i fola për programin e Partisë, dulce i vënë në dukje se Shqipëria dhe populli ynë do të shpëtonin nga robëria e rëndë vetëm nëpërmjet luftës që kishte nisur dhe që po vazhdonte me sukses.
- Ne, bijtë e popullit, - i thashë, - kemi vetëm një detyrë të shenjtë dhe të madhe: të luftojmë për çlirimin e atdheut. E dimë, - i them Reshitit, - historinë e lavdishme, po të hidhur të popullit tonë, i njohim luftërat çli
rimtare të prindërve dhe të gjyshërve tanë kundër shkelësve të ndryshëm dhe rajave të tyre, por njohim edhe rezultatet e hidhura të këtyre luftërave, kur nga gjaku dhe sakrificat e popullit përfitonin bejlerët, Zogu dhe hajdutët e tij. Partia jonë është e vendosur që tok me popullin dhe
me patriotët, jo vetëm të çlirojë Shqipërinë, por historitë e hidhura të së kaluarës të mos përsëriten më kurrë në jetën e popullit.
Qëllimi kryesor i Partisë sonë, i shprehur në programin e saj, - vazhdova t'i them, - është, në radhë të parë, zhvillimi me sukses deri në fitore i Luftës Nacionalçlirimtare.
Për këtë duhet të shumëzojmë çetat, batalionet e brigadat dhe të kr ijohet kështu Ushtria Nacionalçlirimtare. Çështja e dytë me rëndësi të madhe është ajo që Partia, duke luftuar kundër pushtuesit dhe tradhtarëve, lufton edhe për shkatërrimin e pushtetit të tyre. Në vend të tij Partia ka në program të ndërtojë një pushtet të ri, që të zëvendësojë të vjetrin, që është i korruptuar, antidemokratik, shtypës. Pushteti i ri do të ndërtohet nga vetë populli, do të jetë i popullit dhe për popullin. Ky pushtet i ri përfaqësohet nga këshillat nacionalçlirimtarë që ti i njeh dhe e di ç'janë. Partia në këtë luftë u bëri thirrje dhe do të vazhdojë t'u bëjë thirrje për luftë dhe për bashkim jo vetëm gjithë popullit, por edhe individëve të veçantë, sepse disa nevojën dhe domosdoshmërinë e luftës e kanë kuptuar menjëherë, kurse disa të tjerë për një arsye ose për një tjetër mund ta kuptojnë më vonë. Ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që pushtuesi të izolohet dhe të goditet për vdekje.
- Ju, - i them Reshitit, - ngritët çetën dhe pastaj formuat batalionin. Kjo është diçka e madhe, kjo është nië fitore e madhe e Partisë dhe e popullit të kr ahinës së Mokrës. Ju jeni një patriot dhe komunist i flaktë dhe dëshiroj që së bashku të studiojmë mundësitë për të organizuar në Mokrën trime edhe njësite apo çeta e batalione të tjera. Kjo do ta ndezë akoma më tepër këtë krahinë dhe do të jetë një grusht vdekjeprurës për pushtuesit e huaj dhe veglat e tyre qorre. Ju i njihni Mokrën dhe mokrarët, edhe ata të njohin ty, se je djali i këtyre maleve, ke ngrënë bukën e misërt me qepë dhe ke pirë ujin e kulluar të kësaj toke e të këtyre burimeve. Fjala jote, e bashkuar me zërin e fuqishëm të Partisë dhe të Frontit Nacionalçlirimtar, do të jetë një kushtrim në këto anë dhe unë kam bindjen se Mokra do të bëhet një kala edhe më e pamposhtur e Luftës Nacionalçlirimtare.
Reshiti më dëgjonte me kujdes dhe kur mbarova unë, e mori ai fjalën. Në substancë më tha:
- Unë falënderoj Partinë Komuniste, që më pranoi në r adhët e saj, falënderoj babë Myslimin dhe ju që erdhët të takoheshit e të bisedonit me mua për një çështje kaq të madhe që ka pushtuar zemrën time. Unë e kam të qartë programin e Partisë Komuniste dhe po të them si burri burrit që do ta zbatoj atë der i në vdekje. Unë i urrej dhe do t'i luftoj deri në fund pushtuesit italianë, o Enver Hoxha, dhe në kêtë luftë çlirimtar e do të jem kurdoherë me Partinë, me popullin, me babë Myslimin, me ju. Miqtë dhe shokët e mi që kanë ïrëmbyer armët dhe luftojnë kundër fashistëve italianë këtu në Mokër janë të shumtë. Këtu kemi dhe armiq, bejlerë e ballistë që na ngatërrojnë punë, na spiunojnë, nxikin hasmëritë, sjellin xhandarë dhe milicë të urryer për të frikësuar popullin, për ta detyruar atë të vejë të punojë tokat e tyre e për t'u marrë të dhjetat etj. Prandaj unë jam dakord me ju që në Mokër duhet ta zgjerojmë dhe ta thellojmë akoma më tepër luftën tonë, sepse edhe armiqtë do t'i shtypim më shpejt, edhe populli do të shohë se në gjirin e tij fle një forcë e madhe.
Pas një pushimi që bëmë jashtë në kopshtin e pjerrët me kumbulla malore, të ulur mbi barin e njomë, afër e afër njëri-tjetrit, si dy shokë të ngushtë që njiheshim me kohë, biseduam për ndërtimin e batalionit meqenëse ai ishte i sapoformuar. Reshiti kishte kulturë dhe e njihte artin ushtarak. Biseduam gjatë për aksionet që duhej të organizonte batalioni dhe i thashë se ne do të dërgonim edhe komunistë të tjerë, edhe partizanë nga qarku i Korçës dhe i Elbasanit. 
Folëm, gjithashtu, edhe për rolin që ka komisari politik i batalionit, i cili bashkëpunonte shumë ngushtë me të e vendimet i merrnin së bashku. Reshiti ishte plotësisht dakord me mua. U ngrit problemi i pajisjes me armë i batalionit dhe ndonjë ndihmë në të holla, sa të fillonte buka e re. Unë i shpjegova Reshitit që lufta jonë ishte një luftë popullore, prandaj do të hanim atë që do të na jepte populli dhe ato që do t'i rrëmbenim me luftë armikut.
- Edhe armët, - i thashë, - po në këtë rrugë do t'i sigurojmë. Por, sidoqoftë, Partia dhe Fronti do t'ju ndihmojnë edhe me një sasi pushkësh, edhe me një sasi të hollash.
Ramë dakord për çdo gjë me Reshitin, për organizimin e batalionit, për dërgimin e shokëve të Partisë, për dërgimin e armëve, të municionit dhe të të hollave. Reshiti ïshte trim i vendosur, fjalën që thoshte e maste, nuk fliste shumë, por fjalët i kishte të peshuara e me zjarr.
Mbasi mbaruam bisedën u përqafuam fort me shokun Reshit Qollaku dhe shkuam brenda, ku na priste Liko Gjoni.
- Xha Liko, - i tha Reshiti, - me Enver Hoxhën biseduam për zgjerimin e luftës këtu në Mokër dhe krahas batalionit tonë të organizojmë edhe njësite të tjera. Tash neve na bie si detyrë të kalojmë fshat më fshat e shtëpi më shtëpi që t'i ngremë të gjithë në këmbë.
- Për haiër! - tha Liko Gjoni. - Tani do të marrë 7 jarr tërë Moira.
Gjithë dreka kaloi duke biseduar për luftën dhe jo vetëm që u miqësova shumë me Reshitin, por edhe me xha Liko Gjonin. Pas buie u ngrita, u lashë lamtumirën të gjithëve, u putha e u përqafova fort me shokun Reshit Qollaku. (Unë nuk do të takohesha më me të. Ishte puthja dhe përqafimi i parë dhe i fundit me Heroin e Popullit, Reshit Çollaku.)
N6 Batalionin e Mokrës krahas komandantit dhe komisarit, komunistit veteran Pilo Peristeri, Ptoleme Xhuvanit, luftonin fshatarët e varfër dhe të mesëm mokrarë, trima dhe të vendosur.
Batalioni u armatos dhe filloi menjëherë veprimet. Mokra u spastrua nga xhandarët. Bejlerët e Pogradecit dhe të Velçanit s'futnin dot këmbët në Mokër, fshatarët u çliruan nga çdo taksë, puna e tyre mbrohej, forcat armike nuk guxonin të hynin në grykat e në qafat e Mokrës. U forcua dhe u rrit roli i këshillave nacionalçlirimtarë dhe Reshiti e Piloja organizonin goditje kundër trupave armike gjatë rrugës automobilistike.
Njëra nga këto ishte beteja e Pojskës. Një kolonë armike do të kalonte në rrugën Përrenjas-Pogradec. Reshiti vendosi ta godasë në Pojskë. Ai mori të gjitha masat për t'i prerë ndihmën kolonës, qoftë nga Pogradeci, qoftë nga Lini. Dhe e goditi kolonën. U vranë një numër i mirë italian6sh dhe u dogjën kamionë, por shtabi i batalionit nuk e kishte llogaritur si duhej largësinë e fushës së tërheqjes dhe mjetet e blinduara të armikut, të cilat me të dëgjuar luftën, u nisën nga Pogradeci, çanë pritën dhe e zunë pjesën e batalionit në tërheqje drejt kodrave të Pojskës. Reshiti dhe shokët luftuan me heroizëm në pararojë për të mbuluar dhe për të shpëtuar forcën më të madhe të batalionit. Ata ranë heroikisht në fushën e nderit për çlirimin e Shqipërisë.
Vdekja e Reshitit më hidhëroi pa masë. Menjëherë, në emër të Shtabit të Përgjithshëm, bashkë me Spiro Moisiun, u dërguam ngushëllimet batalionit dhe familjes. 


SHOKU IM ALAI KONDI*
*( Alqi Kondi (1925-1945) anëtar i KQ të PKSH dhe sekretar i KQ té BRPSH. U vra aksidentalisht më 24 qershor 1945. Shoku Enver me këtë rast më 1 korrik 1945 shkroi këtë artikull.)


Të njoha fare të ri dhe né kohën më të rrezikshme që kalonte atdheu. I fshehur né shtëpinë e njé duhanxhiu të varfër patriot tiranas, të kisha lënë pjekjen e parë. Erdhe më takove, erdhe të merrje udhëzimet për crganizimin e kryengritjes sé madhe. Të pashë të mitur e me trupin delikat, duart e tua të holla s'gjenin vend ku tè futeshin nga turpi, por kjo vazhdoi pak minuta, pse, me t'u parë, ne u bëmë shokë të pandarë, u lidhëm përjetë, zemrat dhe ndjenjat tona u bashkuan. Né dhomën e varfër të duhanxhiizt tiranas, unë dhe ti s'ishim veçse dy ushtarë të thjeshtë të popullit, që kishim vendosur të luftonim dhe të vdisnim për pavarësinë e atdheut tonë të shtrenjtë.
Armiqtë na shanin për ndërmarrjen tonë; ata i quanir përpjekjet tona punë prej kalamajsh, po ne dinim ç'bënim. T i dhe shokët e tu ishit kdlamaj nga mosha dhe nga trupi, por mendonit si burra të pjekur, pse kishit shpirt dhe zemër t;U madhe. Ju ishit shtylla e revolucionit pepullor; ju ishit ndër ata që, qysh né urdhrin e parë, filluat rezistencën. Ti, Alqi, shoku im i vogël, ishe nga ata nxënës që né ditët e para të okupimit, me dhëmbët dhe grushtet shtrënguar, shkruanit né dërrasat e zeza të shkollave: «Poshtë Italia, do të luftojmë!». Ti Alqi, shoku im i vogël, ishe nga ata të demonstratave të para, të përleshjeve me karabinierët né sheshin «Skënderbej » të Tiranës.
Ti ishe shprehje vullneti e rinisë heroike, që do të shpëtonte atdheun. Para gjokseve tuaja të çelikta, ku rrihte zemra e një populli të tërë, do të thyheshin bajonetat e armikut. Kjo ishte bindja jonë e patundur dhe s'u gabuam.
Shoku im Alqi Kondi, të pashë të rriteshe né punë e né luftë, ndoqa me kujdes përparimin tënd të çuditshëm, për të cilin kishin aq nevojë populli dhe lufta jonë. Ndjenjat e tua të pastra dhe ideali i madh që të frymëzonte, të burrëruan, të hapën sytë, të edukuan, të bënë të doje popullin me gjithë shpirt, të ndriçuan rrugën tënde të lavdishme, të dhanë kurajë, zemër, të bënë hero. Dhe jeta jote prej militanti është plot heroizma.
Ishe ushtar i bindur dhe i disiplinuar, i pajisur me të gjitha kualitetet.
T'u dha urdhri të shkoje të organizoje rininë e Beratit, shkove, punove dhe luftove me vullnet të madh. Të kapi armiku, të burgosi, të torturoi pér vdekje, gjoksi yt ï vogël kulloi gjak, por ti qëndrove i pathyer. Sapo dole nga burgu dhe ende me gjoksin tërë plagë, t'u dha urdhri të shkoje né Elbasan. Ti shkove përnjëherësh, ushtar besnik i popullit. Për ty s'kishte kuptim jeta pa luftë, pa përpjekje, pa rreziqe. Vajtja jote né Elbasan i dha hov luftës né atë krahinë. Kontingjente të rinjsh vinin nga Elbasani në Çermenikë, mbushnin brigadat tona, ata ishin plot entuziazëm se kishin entuziazmin tënd që i kishte frymëzuar. U thirre dhe t'u ngarkua një detyrë e rëndësishme politike né Brigadën e Dytë. Ti qëndrove né lartësinë e detyrës. Momente të këqija kaloi kjo brigadë. Luftoi kundër reaksionit të tërbuar, kundër gjermanëve, kundër dimrit dhe urisë, por ti s'u theve. Ashpërsia e luftës të nxiste për një luftë më të madhe.
Alqi, shoku im, ti ishe një nga partizanët e mëdhenj të fitores, që s'u gabove né gjykimet e tua; né punën tënde dukej një siguri e madhe dhe një gjykim i thellë.
Me çlirimin e Shqipërisë na priste një punë e madhe dhe shumë e vështirë: kishim mbi shpatulla rregullimin e një shteti të ri që duhej ndërtuar nga themelet, kishim në kurriz një vend të shkatërruar nga lufta, që e kërcënonin uria dhe vuajtja. Ty s't'u tremb kurrë syri. Si në luftë ashtu dhe në problemet e pasluftës, zgjuarsia jote, vulineti yt, hovi yt në punë, ishin një garanci e madhe për pushtetin e për popullin. Të thirra pranë meje, në Sekretariatin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, pse kisha nevojë për ndihmën tënde, kisha besim në punën dhe në gjykimet e tua.
Tek ti, o Alqi Kondi, shihja të riun e vendit tonë, të riun e pastër, të drejtë, të guximshëm, të palodhur për kauzën e madhe të popullit.
Dhe zemra ime është copëtuar për ty, pse humba një nga bashkëpunëtorët e mi më të shquar dhe populli shqiptar një nga bijtë më trima dhe nga udhëheqësit e tij më të zotë.
Lufta jote, përpjekjet e tua, janë model për ne, për brezat e ardhshëm të vendit tonë. Në gjurmët e tua shkon një rini e tërë, një rini e shëndoshë dhe e pastër, që ka vendosur ta ndërrojë të shkuarën e sai të errët me një të ardhme të lulëzuar. Këtë rrugë ia ke caktuar ti dhe shokët e tu që shkritë jetën tuaj të re. Kujtimi yt dhe i shokëve të tu do të jetë i pavdekshëm dhe ai do të na japë zemër dhe vulinet për të korrur fitore të reja për popullin dhe atdheun, që ju i deshët aq shumë.


TRIMI I MADH VASIL LAÇI


Jam shumë i gëzuar që u takova me të gjithë ju, veçanërisht me ty, nënë e Heroit të Popullit Vasil Laçix*. *(Këtë bisedë shoku Enver Hoxha e bëri me familjen e heroit më 5 maj 1973 në Durrës.
Vasìl Laçi lindi në fshatin Piqeras të Bregdetit të Sarandës më 1920 dhe u ekzekutua në litar nga fashistët në Tiranë më 28 maj 1941. lshte punëtor. Më 18 maj 1941 qëlloi në rrugën e Durrësit (sot -Kongresi i Përmetit») mbretin Viktor Emanueli që kishte ardhur për vizitë në Shqipërinë e pushtuar nt;a ushtria e tij. Pas Çlirimit, Vasili është shpallur Hero i Populli) Vasili ka qenë një shoku ynë, një trim i madh, një bir i lavdishëm i popullit, që nuk kurseu as jetën për të, prandaj populli kurdoherë do ta kujtojë me respekt të madh veprën heroike të tij. Ai do të rrojë brez pas brezi në historinë e Shqipërisë si simbol i guximit dhe i trimërisë. Duke qëlluar mbi mbretin e shtetit armik që na kishte zaptuar vatanin, që na e shtypte atë me zjarr e hekur, na e digjte dhe e shkrumbonte, që vriste dhe skllavëronte njerëzit tanë, dulce zbrazur plumbin në drejtim të Viktor Emanuelit, Vasili shprehu me këtë vepër urrejtjen e mbarë popullit shqiptar kundër okupatorit gjakatar, pra, dulce shtirë kundër mbretit, ai shtiu njëkohësisht edhe kundër mbretërisë. Shembulli i tij i tregoi popullit shqiptar se duhej luftuar njëkohësisht si kundër mbretit, ashtu dhe kundër okupatorit që ai përfaqësonte.
Viktor Emanueli ishte një mbret i huaj. Populli vazhdimisht ka luftuar kundër mbretërve dhe, kur ka qenë i bashkuar, i ka rrëzuar ata, se rruga e tij ishte rruga e demokracisë. Po Viktor Emanueli ishte akoma më i keq, ishte mbret i shtetit fashist italian, që na kishte shkelur tokën e atdheut. Prandaj Vasili, që ushqente një urrejtje të madhe kundër okupatorit fashist, qëlloi kundër atij dhe thirri: «Poshtë mbreti», «Jashtë okupatorët!». Me trimërinë, guximin dhe heroizmin e tij, sido që ishte i ri nga mos'na, Vasili tregoi njëkohësisht një pjekuri të madhe politike dhe ideologjike. Patriotizmi, ndjenja e fuqishme e mbrojtjes së popullit dhe të atdheut nuk njeh moshë. Kush është i lidhur me zemër me popullin, qoftë ai i moshuar apo i ri, nuk mund të mos ketë të tilla ndjenja kaq të pastra e fisnike siç i kishte Vasili dhe të mos çajë përpara. Vasili ishte një djalë i ri i popullit, që e kuptoi qartë se duhej luftuar kundër armikut fashist okupator, i cili vetëm me zjarr dhe me plumb mund të mposhtej e të shporrej nga toka e shenjtë e mëmëdheut dhe ai kështu veproi.
Si i guximshëm që ishte Vasili pa se populli, të cilin ai e donte aq shumë, po gufonte nga urrejtja dhe zemërimi kundër armiqve. Ai u përpoq dhe kërkoi të gjente shokë, por në atë kohë akoma nuk ishte organizuar Partia. Ishte atëherë koha që në vendin tonë grupet komuniste po bënin përpjekje për t'u bashkuar, po Vasili nuk priti, ai qëlloi mbi kreun e perandorisë fashiste dhe bëri detyrën e tij të madhe patriotike. Prandaj ju, nënë, motra, mbesa të heroit dhe ne, shokët e tij, gjithë populli ynë jemi krenarë për këtë, jemi krenarë për Vasilin dhe për veprën e tij të pavdekshme që kreu.
Kur Vasili kreu atentatin kundër mbretit të Italisë, unë isha në Tiranë ilegal, se më ndiqnin. Në atë moment ndodhesha në një shtëpi në fund të rrugës së Durrësit, tek Esat Dishnica dhe po bisedoja me të, po i flisja se ne nuk ishim akoma të organizuar, megjithatë, i thashë, po sikur t'i bëjmë ndonjë gjë këtij «qeni», Viktor Emanuelit, atë ditë që do të ikte. Kur, ja, krisi pushka dhe ne u ngritëm në këmbë. Mos bënë atë që duhej bërë?, thashë unë. Vallë kush qenë ata që e bënë këtë atentat, se të gjithë ne, komunistët e grupeve, ishim në lidhje me njëri-tjetrin dhe dinim çdo gjë që do të bënim. Nxora kokën nga dritarja dhe pashë një katrahurë të madhe, rrugëve rendnin me vrap milicë e karabinierë. U rrethua gjithë mëhalla. Çfarë të bënim që të merrnim vesh se ç'kishte ndodhur ? Pak më vonë morëm vesh se si një djalë i ri nga Bregu i Detit, kishte q211uar me armë mbretin e Italisë. Ca thoshin se atentatori e vrau, ca të tjerë e p)agosi, një entuziazëm të madh kishte kudo në popull. Si e thonë?, pyeta unë. Vasil, më thanë, dhe e arrestuan, nuk e vranë.
Atë ditë lajmërova shokët, i pyeta në kishte njeri lidhje me Vasilin dhe njëri prej tyre më thotë se kishte pasur muhabet me të dhe në bisedat që bënin Vasili fliste me urrejtje kundër fashizmit. Këto ndjenja e shtynë atë që të qëllonte kundër mbr etit të vendit okupator.
Brez pas brezi Partia do të mësojë të rinjtë dhe të r ejat tona me dashuri dhe respekt të thellë për ata të rinj e të reja, për të gjithë ata që derdhën gjakun e tyre për lirinë e atdheut; do t'u shpjegojë përse e derdhën gjakun, do t'i frymëzojë që të mësojnë nga heroizmi dhe vendosmëria e heronjve dhe dëshmorëve, se si atyre vdekja u është dukur e ëmbël, se si edhe Vasili, një djalë i ri i dalë nga populli, u hodh përpara milicëve me kobure në dorë dhe shtiu mbi mbretin armik. Pse e bëri ai këtë? B bëri që populli të gëzonte të gjitha këto të mira që gëzon sot, për këto fusha të bukura, për uzinat, fabrikat, rrugët, hekurudhat, për hidrocentralet, shkollat e spitalet që po ndërtojmë vazhdimisht me gjak dhe me djersë, që popuIli të rrojë i lirë dhe i lumtur.
Të rinjtë tanë, vajzat dhe djemtë, të mos kujtojnë se këto të mira që gëzojnë sot kanë rënë nga qielli. Jo, në tabanin e tyre ato kanë sakrificat dhe gjakun e popullit. Prandaj nuk duhet të na zërë gjumi, po të punojmë që fitoret t'i ruajmë e t'i mbrojmë nga çdo rrezik, se armiku, beu, agai, kulaku përgjojnë. Ata tanfi nuk dalin dot hapur, por, po na panë të flemë gjumë, nuk presin, ata na goditin, na futin thikën. Prandaj kurdoherë të jemi vigjilentë, jo vetëm, ne, por edhe brezat e ardhshëm. Këtë mësim t'ua ngulim mirë në mendje çdo ditë të rinjve e të rejave, gjithë njerëzve tanë, këtë ata duhet të mos e harrojnë kurrë...


S' KA KALA
QË NUK MARRIN KOMUNISTËT



        (Nga raporti
në Kongresin e 2-të të PPSH, 31 mars 1952)


        Në Mirditë rronte dhe luftonte një komunist i quaj-tur Ndrec Ndue Gjoka. Ai ishte mësues, ai s'mund të duronte as shtypjen as errësirën që ushtronin në Mirditë fashizmi dhe Gjon Marka Gjoni*. *( Bajraktar i Mirditës, shtypës e shfrytëzues i popullit të kësaj krahine, i vënë në shërbim të pushtuesve të huaj.) Fill pas Çlirimit i ndihmuar nga Bardhok Biba* *( Në atë kohë ishte sekretar i parë i Partisë për rrethin e Mirditës, vrarë tradhtisht nl;a armiqtë e popullit.) ai, duke zbatuar direktivën e Partisë, me iniciativën e tij, që në dhjetor të vitit 1944, hapi në Mirditë 50 shkolla. Por a hapen 50 shkolla pa lokale, pa lapsa, pa fletore dhe sidomos pa mësues? Po, hapen. S'ka kala që nuk e marrin komunistët. Ndrec Ndue Gjoka, fshatar i varfër, lokalet e shkollave i krijoi në shtëpitë e fshatarëve, fletoret dhe lapsat, çau e ndau andej-këtej i mblodhi vetë, mësuesit, gjëja kryesore, i grumbulloi nga ishnxënësit e «konviktit të Oroshit». Në fillim ai u foli për hapjen e shkollave dhe vetë u bëri atyre një kurs të shkurtër pedagogjik. Dhe shkollat u çelën, 50 shkolla, shokë, dhe këto funksionuan kështu për mrekulli derisa i apruvoi Ministria e Arsimit në vitin 1945. Me krenari nxënësit e vjetër të «konviktit të Oroshit»*, *( Konvikti që ngriti né Orosh para Çlirimit me shumë sakrifica po pulli i krahinës sé Mirditës për bijtë e tij.) që tani janË bërë mësues me eksperiencë, thonë «na jena nga mësuesil e parë të përgatitur prej Ndrec Ndue Gjokës». Dhe shokur tonë, Ndrec Ndue Gjokën, na e vranë tradhtarët e Gjor Marka Gjonit në Qafën e Vorres më 1946, pikërisht pëi këtë vepër të madhe patriotike të tij.
Unë e ftoj Kongresin që të nderojmë kujtimin e këti. pionieri të shquar komunist të dritës dhe të arsimit. Pc të mendojë dhe të veprojë çdo njeri kështu, dhe kështt. duhet të mendojë dhe të veprojë, çështja e analfabetizmi do të hyjë shpejt në arkivin e historisë së Republikës Popullore të Shqipërisë.



IV
NË GJIRIN E POPULLIT 


AJO NËNË E PANJOHUR


Populli i thjeshtë i Tiranës, si në ato momente fPranverë 1942,], ashtu edhe gjatë luftës, u tregua i patrembur, heroik, si titan, veçanërisht gratë tiranase. I shihja me sytë e mi, i ndieja me zemrën time në ato ditë të tmerrshme të furtunës, kur ato na hapnin portat e shtëpive, na futnin në gjirin e familjeve. U zhduk kështu fanatizmi. Na njihnin ose jo, mjafton t'u jepje parullën dhe ndodheshe përnjëherë si në gjirin e familjes tënde, si në mes të njerëzve të afërm. Këto nëna, këto gra, këto vajza heroike s'njihnin frikë, sikur zjarri t'i dilte deri në çati shtëpisë së tyre.
- Qyqja, - thoshin ato, - veç çunat dhe gocat që luftojnë t'i shpëtojmë nga hasmi!
Unë i dija gati të gjitha shtëpitë tona baza të ilegalëve. Për çdo moment rreziku futesha në to.
Një mbrëmje vonë, ndërsa po nxitoja me biçikletë të arrija shpejt në bazën e caktuar sepse kishte filluar koprifuokoja, shoh se vinte drejt meje një patrullë milicësh. Për t'i shpëtuar kontrollit dhe pasojave të tjera, më duhej medoemos të fshihesha diku. Dija se në rrugicën pranë ishte shtëpia e një shokut tonë, që ma kishin treguar në të kaluar, por që unë brenda as kisha qenë ndonjëherë, as shokun nuk e njihja. Të më pyesësh sot se ku pikërisht është ajo shtëpi, nuk mund të them, jo vetëm se atje hyra vetëm një herë dhe në errësirë, por edhe se kanë shkuar shumë kohë dhe nuk u kam rënë më atyre rrugicave. 
Shtyva, pra, derën me ngadalë dhe hyra në një oborr të vogël. Shtyva derën tjetër, u ndodha përpara një shtëpie tiranase dhe fola me zë të ulët:
- Nëne, a ka njeri këtu?
Në errësirë doli një plakë. Vetëm buzla e bardhë në kokë më bëri që ta dalloja:
- Të ndjekin, çuno? - më pyeti nëna.
- Po ! - i thashë.
- Ngjitu në dhomë, atje ka një hasër, shtrihu e çlodhu, pa ruan nëna.
As emrin më kërkoi nëna dhe as biri nuk ia dha emrin e tij. Nëna e njeh çunin e vet dhe i biri e njeh të ëmën. Pasi qëndrova brenda njëfarë kohe, zbrita prapë ngadalë, pashë nënën që ishte ulur në fund të shkallës dhe i thashë:
- Nëno, pa shiko, a ka ndonjë patrullë ose njeri të dyshimtë në rrugë?!
Ajo doli menjëherë, kontrolloi majtas e djathtas dhe, pasi u kthye, më tha
- Nuk ka frymë njeriu!
E ndjeu se u bëra gati të ndahesha, ndaj më hodhi duar t në supe e me një zë të dashur e të dridhshëm më tha: 
- Do të shkosh. çuno, kështu si duket e ke punën. Shtëpinë e keni kurdoherë të çelur. Të ruajt zoti!
Më shtrëngoi dhe e shtrëngova në kraharor dhe ndjeva në errësirën e natës se diçka po më fuste në xhep. Jashtë pashë se ishte një ko~kërr ftua i vogël.
O nëna ime e dashur tiranase, s'ta mësova kurrë emrin tënd, as ti nuk e mësove emrin tim. Më ka mbetur peng që nuk të kam njohur nga afër e nuk të kam takuar dot, veçse ti qëndron e ndritur në kujtimin dhe në zemrën time dhe, derisa të vdes, ai kujtim i asaj nate në furtunë nuk do të më shlyhet kurrë!


SHTËPIA E ILEGALËVE


Të dashurit e mi, nënë Mine, Dullë dhe Nazmije, sonte po shkruaj për ju, se më ka marrë malli. Ju vdiqët dulce luftuar e dulce punuar për Partinë, për këtë popull, për këtë atdhe. Ishit dhe mbetët të thjeshtë gjithë jetën tuaj, por edhe trimëresha e trima si populli fukara i Tiranës së atyre viteve.
Një ditë një shok tiranas vjen në dyqanin «Flora» dhe, dulce blerë, sa për adet, një paketë cigare, më thotë:
- Shoku Enver, kam një simpatizant të mirë, kam motmot që po e provoj, s'ka frikë fare, është i vendosur, prandaj mendoj ta propozoj për në grup. Si më këshillon ti?
- Ç'të të them unë, ti e njeh vetë, po të jetë i mirë, pse jo?! Po ç'punë bën dhe si e quajnë?
- Abdulla Keta e thonë, është berber.
- Shih, - i them, - se berberët flasin shumë, mbasi ua do edhe zanati.
- Dulla bën përjashtim, ai nga natyra i ka fjalët të pakta. Po ta shikosh në fytyrë, duket sikur i ke ngrënë bukën. Pasi ne ta udhëzojmë për punën tonë jam i sigurt që nuk do të flasë edhe sikur ta vrasin.
- Nga ç'shtresë është? - vazhdova unë.
- I pikur, i varfër, ushqen tre veta, as cigare nuk pi.
- More, - i them shokut, - nuk ma dërgon nesër në dyqan? Kalo nga ora dhjetë me të, t'ju shoh një herë pastaj lëre atë të vijë vetë dhe të kërkojë të blejë jo një paketë, po një pako me 50 paketa, që të kem rastin t'ia zgjat ca muhabetin pa u kuptuar.
Dhe kështu u bë. Të nesërmen nga ora dhjetë, kur po vëzhgoja nga xhami i vitrinës, pashë të shkëputej nga kalimtarët e të hynte brenda në dyqan një njeri. U ngrita në këmbë dhe e pyeta:
- Ç'dëshironi zotni? - dhe i qepa sytë e mi në të tijtë.
Zakonisht sytë e njerëzve janë si një pasqyrë. Nga ,shikimi i tyre krijoj përshtypjet e para të mira ose të këqija, nëse tram të bëj me njerëz të zgjuar, të thjeshtë, ose të djallëzuar. Shpeshherë i besoja shikimit dhe formoja pale a shumë një ide për njeriun me të cilin takohesha. Sytë e Dullës ishin të zinj, të zinj. Ata herë-herë vrenjteshin, por kishin qartësi dhe ëmbëlsi. Shikimi i tij të ngjallte besim. Kishte një ballë të ngushtë, dukej kokëfortë.
- Dua një paleo cigare, - tha Dulla.
- Një pako apo një paketë? - e pyeta unë.
- Një paleo me 50 paketa «Flora», - sqaroi ai edhe me këmbëngulje, edhe me hezitim.
- Si shumë kërkoke, shoko, - i thashë. - Cigareshitës je ti? - vazhdova ta pyesja, për të provuar nëse do të më gënjente.
- Jo, - tha ai, - jam berber.
- Po ç'i do 50 paketa, - e pyeta, - apo t'u japësh nga një cigare atyre që rruan?!
- Jo, or shoko, - më tha Dulla, - dua të nxjerr edhe unë ndonjë lek, se me zor po ia dal.
- Po ashtu fol, - i thashë, - por që të bëhesh dyqanxhi si unë, duhet ta kesh zanat. Ti po bën tregti në këmbë.
- Çfarë zanati, - më tha Dulla. - a ma shet patron, apo nuk ma shet? Lëri fjalët!
- Mos u nxeh, shoko, - i thashë. - A nuk e sheh se me këtë gjaknxehtësi s'bëhesh dot kurrë tregtar? Po, edhe berber, nuk e marr dot me mend se si punon kështu.



- Hajde një herë të të rruaj dhe të më shikosh si e tram dorën. Po unë e di që ju tregtarët, veni tek ata ber berë që kanë pasqyr a shumë, - theksoi ai.
Më hyri në zemër Dulla, se ishte i guximshëm dhe i hapët.
- Këtë herë, - i thashë, - po të jap një paleo, se nuk dua të të nxjerr me duar bosh, por harroje dyqanin tim, se më nuk të jap.
Unë e kisha hallin gjetkë, se mos Dullës i hipte në kokë dhe vinte vazhdimisht në dyqan, me qëllim që të më bënte propagandë komuniste dhe të më kishte «simpatizant». I dhashë pakon me cigare «Flora» dhe Dulla iku me të nën sqetull. Në mbrëmje erdhi shoku dhe më pyeti:
- E, Enver, ç'për shtypje të bëri?
- Të mirë, - i thashë, - pranojeni! Po unë ç'përshtypje i bëra atij?
- Përshtypjen e një tregtari, po shtoi: «Megjithatë pakon ma dha, veçse më tha mos eja më në dyqan».
Fillova t'i shpjegoja shokut arsyen pse ia preva Dullës rrugën për të ardhur prapë në dyqan.
- Mos e zgjat, - më tha ai, - e kuptova.
- Prandaj, - e këshillova, - kujdes, mos e komprometoni shumë. Ku e tra shtëpinë?
- Këtu afër, rreth nja dyqind metra më lart.
- Kë tra në shtëpi?
- Një nënë, një motër më të vogël dhe një vëlla, gjithashtu, të vogël.
- Shtëpinë, të tyren e kanë?
- Të tyren, dhe në çfarë pozicioni! Kanë një shtëpi shumë të mirë për punë ilegale. Hyn nëpër një sokak të ngushtë për të arr itur te porta e saj dhe pastaj në rast nevoje, mund të dalësh matanë, në rrugën «Çerçiz Topulli».
- Atëherë të ndalohet çdo lëvizje në shtëpinë e Dullës dhe ky të bëjë punën e berberit e të hiqet si budalla. Kuptove?
- Qartë, - tha shoku.
Kjo ishte njohja ime e parë me Dullën. Më vonë u takova përsëri me të kur u hodha në ilegalitet. Dullës i kishin thënë se në shtëpinë e tij do të strehohej një shok, që quhej Taras. Kështu ai priti një ditë në shtëpinë e vet «tregtarin» e cigareve «Flora».
- Ah, - tha Dulla, duke më përqafuar, - ç'ma paske punu. Po msoj si duhet vepru i masku. Allahile, as ma merrte menja se ti ishe Tarasi.
Dulla më njohu me nënë Minen dhe me motrën e tij, Nazmijen. Në drekë më njohu edhe me vëllanë e vogël, Hakiun. M'u kujtua Gavroshi i Viktor Hygoit, që grumbullonte fishekë në barrikadat e komunarëve të Parisit, luftën e të cilëve Karl Marksi e ka vlerësuar aq lart në shumë shkrime dhe vepra e midis tyre edhe në veprën «Lufta civile në Francë».
Dulla u foli njerëzve të shtëpisë për mua, ashtu siç kishim rënë dakord bashkë që më parë, por edhe ca më shumë.
- Ije, Nazmije, ky asht nji shoku ynë, e qujn Taras. Asgja mos bzani jashtë. Ma mirë të vritemi unë e Hakiu, sesa t'i preket një fije floku Tarasit, - tha Dulla me zërin e tij të trashë dhe theksin tiranas.
- S'kanë nevojë për këto fjalë as nëna, as motra, - iu drejtova Dullës. - Ato do të më duan dhe do t'i dua, asgjë nuk do të më ngjasë mua në këtë familje. Shko ti Dullë, - e këshillova, - se të pret ustai, më lër mua të flas me gratë e t'ua shpjegoj vetë si është puna.
Doli Dulla dhe Nazmija shkoi e i vuri shulin portës.
- Hajde or bir të të pjek një kafe, - më tha nënë Minja. - S'e mbajta men, si t'qujshin, se për herë të parë e nigjoj kët emën.
- Taras, - i thashë.
- Urdhno, Taras, - dhe më udhëhoqi në një dhomë mjaft të mad-he përdhese, me baltë, pa tavan, me dy penxhere të vogla lart në çati.
Duke pirë kafenë, u them nënë Mines dhe Nazmijes:
- Uluni këtu, afër meje.
Ato u ulën dhe po më shikonin ç'do t'u thosha.
- Unë jam një komunist si Dulla. Mua më ndjekin fashistët dhe policia që të më vrasin, si gjithë të tjerët që luftojnë, por në dorë unë nuk bie pa përpjekje. Tash luftoj duke qenë i fshehur, sot do të fle te ju, nesër gjetkë. Kohët janë të vësht¡ra e të rrezikshme. Po ju bëhem barrë e madhe.
- Mos e thuj ma atë fjalë, - më ndërpreu menjë
herë nënë Minja, - se na idhnon.
- Më falni, - u thashë dhe vazhdova, - nuk luftoj
vetëm unë, jemi me mijëra. Ja, në shtëpinë tuaj jemi pesë luftëtarë, të tërë njësoj të vendosur. «Taras» nuk është emri ¡m i vërtetë, por i rremë, për të mos rënë në erë armiku, po për ju unë jam një djalë nga Gjirokastra, sic është Dulla nga Tirana. Ne, komunistët jemi të gjithë fukarenj, jemi të thjeshtë. Sa kohë që unë do të qëndroj te ju, do të ha atë që han¡ ju dhe aq sa han¡ ju, do të ushqehem me një pjesë nga ata të paktë lekë që fiton Dulla. Asgjë më tepër. Mund të harxhoj pak më shumë vajguri nga ju, pse do të më qëllojë të shkruaj natën vonë. Unë kam qenë edhe mësues, por tash e lashë atë zanat, penës i shtova edhe pushkën. Do të më vijnë rrallë, disa shokë këtu, por do të marrim masa që të mos bien në sy. Megjithatë unë nuk do të rri përherë këtu, po si të qëllojë, nga dy ose tri ditë e shumta, se Partia na mëson të ndërrojmë vazhdimisht bazat që armiku të mos na diktojë as shtëpitë, baza të luftës, as luftëtarët. Prandaj, ju lutem, - u thashë, - zëreni sikur unë s'jam këtu, ose sikur jam Dulla.
Kjo ishte familja e dashur e Mines, ku unë pa humbur kohë fillova punën.
Pas themelimit të Partisë lufta dhe puna jonë u shtuan, ato morën proporcione të reja, më të gjera. Dulla u bë ndërlidhësi ¡m me shokët e Partisë. Ai çonte porositë që i jepja, ose letra me udhëzime dhe sillte përgjigjet, merrte traktet dhe artikujt që shkruaja dhe i çonte në shtypshkronjat tona ilegale. I mësoja Dullës se si ta bënte luftën ilegale:
- Ruaj gjakftohtësinë në çdo kohë, - i thosha, deri tan¡ e ke zbatuar mirë porosinë që të kam dhënë në fillim, prandaj vazhdimisht do të ecësh si «i trullosur». sikur këmbët i ke mbi tokë, por trutë te hëna; shiko çdo gjë me kujdes, përpara dhe anash, duke u hequr sikur nuk shikon.
Herë tjetër e porosisja:
- Filani do të të vijë në dyqan ta qethësh, ti ule në fron dhe, kur t'i vësh çarçafin në qafë, këtë pusullë që po të jap, futja në gji nga qafa dhe, kur të mbarosh së rruari, bjeri me gisht në gjoks, duke i thënë: «Me shëndet!». Ndokush mund të të japë edhe bakshish, - i thosha Dullës, - ti fute përnjëherë dorën në xhep se tok me lekët mund të ketë ndonjë mesazh.
Kur mbaroja ndonjë shkrim, që duhej dorëzuar në shtypshkronjat tona ílegale, i thosha Dullës:
- Bli dy bíleta kínemaje afër njëra-tjetrës; njërën jepja filan shoku, tjetrën mbaje për vete dhe, kur të fillojë filmi, në errësirë, i dorëzo shokut zarfin që do të jap.
Dhe komunisti Dullë Keta i kryente detyrat me përpikëri.
- U lodhe, Dullë? - i thosha.
- Çfarë të lodhuni, mor jahu, - më thoshte, - mu më duket sikur nuk po baj gja, du të baj atentate.
- Po të mos punoje me mua, - i thosha, - kush do të më ndihmonte këtu, apo fryma e shenjtë? Pse vetëm ti do që të bësh atentate, unë nuk dua? Por neve këto detyra na ka dhënë Partia, prandaj këto do të bëjmë. Kur ajo të na urdhërojë të bëjmë tjetër punë, ne do t'i themi asaj «gati». Prandaj, Dullë vëllai, mos mendo se ajo punë që kryen ti nuk është luftë. Ajo është luftë dhe luftë e zgjuar e tepër e vështirë, pse pikërisht këtë luftë kërkon të zbulojë armiku.
- Më fal, Taras, - thoshte Dulla, - tash e kuptova më mirë. Të futim në këto punë edhe Minen, Nazmijen dhe Hakiun?
- Mos u ngut, Dullë, ato janë futur në luftë dhe ne do t'i rnësojmë akoma edhe më shumë si të luftojnë. Ato janë zjarr, atë duan, por me kujdes do t'i mësoj se si duhet dhe çfarë duhet të bëjnë.
Ata më dëgjonin me vëmendje. Nazmija e Hakiu më shikonin ngultas dhe më përpinin çdo fjalë, si ajo toka e etur për ujë. Nënë Minja nganjëherë psherëtinte, mbase vuajtjet e jetës e bënin disi skeptike, dhe pëshpëriste ashtu ngadalë e mendueshëm: «qyqja», por, kur flitnim për luftën, ajo gjallërohej dhe, kur zinim në gojë emrat e armiqve, nuk mungonte të shprehej.
- T'i vrasim të gjithë qenat.
Nazmijen e njoha me Nexhmijen dhe ato e deshën shumë njëra-tjetrën. Nexhmija e vuri atë në lidhje me të reja të tjera dhe Nazmija u bë një nga aktivistet më të mira të luftës sonë. Ajo shkonte shtëpi më shtëpi dhe ponte fjalën e Partisë te shoqet e saj. Dita-ditës ajo ngrihej, përparonte.
Njëherë e pyeta:
- Nazmije, po të na rrethojë policia, ke menduar si do të shpëtojmë?
- Kam menduar, Taras. Ja këtu, e sheh këtë derë të vogël? Këtej del në shtëpinë e xhajës sonë, ata janë njerëz të mirë dhe kanë rënë në erë që te ne vijnë ilegalë se, një ditë, më zuri plaka dhe më tha: «Shif gocë, unë marr vesh ç'po ngjet te ju, bani kujdes, mahalla ma shurnë nuk di, por shif, po të ngjasë gja, qiti këtej nga ne dhe së bashku mur mbi mur t'i qesim matanë».
- Të lumtë, Nazmije, - i thashë, - po mendon si revolucionare.
- Dua të kem edhe unë një kobure, - më tha një ditë goca.
Dhe unë i solla një «Beretë» të vogël. Ajo u hodh përpjetë nga gëzimi, sytë e zinj i xixëllonin.
- Qyqja, - i tha Minja, - ç'të duhet ty koburja?!
- Të luftoj, ije, edhe unë si Nexhmija, si Tarasi, si Dulla.
Edhe Hakiun e mësuam të kishte më shumë disiplinë, pse, dulce luajtur me shokë, diku u hiqte nga një shpullë. Nga të gjitha anët e tjera ai ishte «pus»; vërtet i vogël, por ishte i zgjuar e i pjekur, kështu që ishim të sigurt se jashtë s'na nxirrte asnjë fjalë.
Një ditë i dhashë një broshurë të Leninit që fliste për rininë.
- Lexoje njëherë, - i thashë, - pastaj më pyet për ato që nuk do të kuptosh.
Dhe kështu bëri. Pyetjet që më drejtoi, natyrisht, ishin të shumta, por unë, si ish-mësues, as që çuditesha dhe as që mërzitesha. Te Hakiu me shokë shihja të ardhmen e Partisë, kuadrot e rinj të dalë nga revolucioni. Hakiun e mësuam të bëhej edhe korrier i ilegalëve.
Shumë punë partie e veprime të tjera kryem, shumë trakte dhe artikuj shkruam në shtëpinë e nënë Mine Ketës. Iknim, humbisnim nga sytë e tyre me javë dhe me muaj të tërë, si të qëllonin puna dhe evenimentet e luftës, pastaj ktheheshim përsëri te Minja, te Nazmija, te Dulla, te Hakiu. S'e harroj atë gëzim që ndieja kur piqesha me ta.
Shtëpia e nënë Mines kështu vazhdoi të ishte deri ditën e Çlirimit, shtëpi e të gjithë shokëve ilegalë, shtëpia e Partisë. Ajo nuk u mbyll kurrë.
Dulla u ngarkua me detyrë nga Komiteti Qarkor i Partisë, konkretisht nga Gogoja, që të më sillte mua materiale partie në Çermenikë. Dullë Keta, si komunist i vendosur, eci ditë dhe natë pa pushim, kaloi postblloqet e armiqve dhe doli në zonën e lirë. Atë e zuri një natë e egër, me furtunë, në një mal. Binte shi, vetëtinte dhe Dulla vazhdonte të ecte, por në një vend, siç kuptohet, nuk do të ketë parë se ishte hon dhe ai ra. U vra si partizan, komunisti trim Dullë Keta. Kur e gjetën trupin e tij, ai mbante me dorën e ngrirë xhepin me dokumente. Qava në errësirën e dhomës ku ndodhesha në Çermenikë, qava për shokun tim besnik, Dullën, qava për hidhërimin që do të ndienin për atë trim nënë Minja, Nazmija, Hakiu dhe të gjithë shokët që e njihnin.


ADEM E SABRIJE OSMANI


Pikërisht kur armiqtë dhe spiunët, me listat e emrave tanë nëpër xhepat e tyre na kërkonin në çdo skutë, si ata qentë pas erës, qarkori më caktoi të punoja në bazën e re, në rrugën «Sulejman Pasha». Shtëpia, ku do të punoja, ishte e parafundit në rrugicë, e cila mbaronte buzë Lanës, kështu që në rast rreziku mund të kaloje nëpër shkurret e lumit dhe të largoheshe pa u diktuar. Në krye të rrugicës náodhej shtëpia e një kapiteni të milicisë, kështu që ajo ruhej nga «hija» e tij dhe pastaj edhe nga pozicioni i përshtatshëm. Po më tepër se nga kushdo rrugica do të ruhej nga populli dhe nga ilegalët.
Në bazën tonë të re, e cila ka mbetur në kujtesën time e pashlyer, unë shkova së bashku me komunistin internacionalist jugosllav, Miladin Popoviçin*,*( Komunist internacionalist jugosllav, mik i PKSH dhe i popullit shqiptar që luftoi në Shqipëri në vitet 1941-1944 dhe u vra nga organet e UDB-së, të Titos në Prishtinë më 1945.) prandaj kujtimi i saj lidhet edhe me kujtimin e paharruar për këtë njeri me zemër të madhe, i cili e donte popullin shqiptar, ashtu si donte popullin e vet. Ne shkuam aty nga fundi i muajit prill dhe qëndruam deri nga fillimi i muajit qershor. Gjatë këtyre dy muajve unë kam shkuar dhe kam qëndruar edhe në baza të tjera, por shtëpia e re që zumë, u bë për këta dy muaj baza jonë kryesore.
Mbasi kontrolluam rrugën se mos po na ndiqnin, iu afruam derës dhe i ramë ziles. Zilja ishte montuar né një vend që nuk i binte kujtdo né sy, po të mos e dije. Vendin e saj do ta dinin shumë pak njerëz dhe kur ajo tringëllonte do të thoshte se ishin shokët tanë, ndërsa kur të trokiste dera, do të thoshte se duhej bërë kujdes.
Derën na e hapi një shok i ngarkuar nga qarkori, për të qëndruar me ne. Unë isha veshur si elektricist, me kominoshe, kurse né kokë kisha rrasur një kasketë.
- Si je shok? - i thashë dhe i shtrëngova dorën.
Po kështu veproi Miladini, i cili vetëm i buzëqeshi, me atë buzëqeshjen e tij të ngrohtë dhe të çiltër, prej njeriu babaxhan dhe të sjellshëm.
Shtëpia më pëlqeu menjëherë. Shkova te pusi, lëshova kovën brenda dhe si e mbusha me ujë u shpëlava dhe u freskova pak.
Shoku që ndiqte veprimet e mia me kujdes, m'u duk burrë i heshtur dhe i vëmendshëm. Na tha se quhej Adem Osmani dhe punonte çirak opingar.
- Nga je? - e pyeta.
- Nga Shëngjini i Madh i Shëngjergjit, - m'u përgjigj.
- Atje i keni njerëzit?
- Po. Unë vetë punoj këtu, né Tiranë, bashkë me vëllanë e madh.
Pasi u ula për të punuar, Ademi hyri né kuzhinë për të na gatuar diçka. Nuk e mbaj mend se kur mbarova sé shkruari, por, kur u ulëm për të ngrënë, pashë se dreka ishte ca si e bollshme për ato kohë lufte, prandaj i thashë Ademit
- Nuk gatuan keq, por qenke pak dorëlëshuar. Duhet të bëjmë kursime, sepse jemi të varfër dhe lekun mezi e gjejmë. Populli e heq nga goja e tij për të na e dhënë neve.
Ademi nuk foli por «kritikën» e mbajti vath né vesh.
Shumë shpejt do të bindesha se ishte një njeri i nder shëm, i vendosur, konspirator dhe aspak kurioz.
Po baza jonë e re, për të cilën po shkruaj këto kujtime kishte një defekt, që na ra menjëherë né sy neve. por mund t'i binte në sy edhe ar mikut. Ky defekt duhej të ndreqej sa më paré. Shtëpia jonë kishte vetëm burra, dhe nuk mund të të linte përshtypjen se aty banojnë njerëz familjarë, që kanë hallet e tyre, jetën e tyre. Duhej patjetër të krijonim përshtypjen se ne që banonim me qira né atë shtëpi ishim njerëz të zakonshëm, që kishim ardhur né Tiranë dhe aty ishim zënë me punë. Këtë gjë e nuhati edhe Ademi, i cili më tha një ditë që të sillte të banonte këtu motrën e tij.
- Sa vjeç është? - e pyeta.
- Pesëmbëdhjetë!
- Miré, nuk qenka e vogël. Por a ke punuar ndopak me të se mos frikësohet dhe e pësojmë, - i thashë dhe vura buzën né gaz për Vi dhënë të kuptoja se bëja shaka.
- I kam folur nga pak dhe ajo është gati të luftojë me ne.
- Shumë miré ke bërë që i ke folur, - i thashë. Duhet të punojmë akoma më tepër me rininë dhe sidomos me të rejat. Ato janë e do të jenë një forcé e madhe për luftën tonë. S'ma merr mendja se shëngjergjaset janë më pak trime se shëngjergjasit.
Kështu, pasi ia aprovova mendimin, Ademi u nis, i veshur si fshatar, të sillte motrën në bazën tonë. Atëherë ne do të bëheshim tamam një familje. Isha i sigurt se edhe motra do ti ngjiste vëllait.
Ra zilja jonë sekrete që tregonte se kishte ardhur Ademi me të motrën. Kjo ishte një vajzë me dy gërsheta, me fytyrë rrumbullake e me shtat mesatar. Më vështronte e hutuar dhe pak e habitur.
- Eja, si e ke emrin? - e pyeta për Via hequr hutimin e natyrshëm, sepse po hynte né një jeté të re, né jetën e ilegalëve.
- Sabrije, - m'u përgjigj me një zë të butë.
- Atëherë, ne do të të thërresim Sabrija e vogël. Apo tani që po hyn në një shtëpi ilegalësh, nuk të vjen miré të të thërresin kështu?!
Sabrija uli kokën dhe nuk foli. Kur hymë brenda ajo i dha dorën Miladinit dhe pastaj u nguli sytë revoles dhe dy bombave të kuqe dore që i kisha lënë mbi tavolinën e punës. Ato siç duket e futën menjëherë né botën e ile galëve, midis të cilëve ajo do të jetonte dhe do të punonte, pavarësisht nga mosha e saj e njomë. Por Sabrija do ta justifikonte shpejt besimin tonë. Kuptohet, detyrat që i ngarkuam në fillim ishin më të thjeshta për t'i kuptuar e për t'i zbatuar. E porosita që të ecte sa më lirshëm e natyrshëm, veçanërisht para banorëve të rrugicës dhe, edhe kur s'kishte punë, të dilte dy-tri herë në ditë të hidhte plehrat në Lanë dhe të shikonte me kujdes mos kishte lëvizje të dyshimta në rrugicën tonë. Ajo ia mori shpejt dorën kësaj pune: dilte nga shtëpia, hidhte plehrat dhe askujt nuk mund t'i binte ndër mend, se ajo para së gjithash vëzhgonte.
- Nuk ka asnjë lëvizje, prandaj punoni të qetë, na thoshte dhe shkonte të gatuante për mua, Miladinin dhe vëllanë e saj.
Kur dëgjoja radion ajo shkelte me majë të këmbëve mos bënte zhurmë. Sytë gjithmonë nuk ua ndante bombave të kuqe. Donte të më pyeste, po siç dukej Ademi e kishte porositur që të mos më pyeste për asgjë, prandaj heshtte. Më në fund, mori guximin dhe më pyeti:
- Shoku Taras, mirë revolen e di përse e doni, po këto dy vezë të kuqe përse i mban për herë në tavolinë?
Qesha dhe iu përgjigja:
- Këto «vezë» moj Sabrije janë bumje dhe me to mund të vrasësh armiqtë dhe Mustafa Krujën*. *( Armik i popullit, kryetar i qeverisë tradhtare vënë në shërbim të pushtuesve fashistë në vitet 1941-1942.)
- Vërtet?!
- Patjetër! - i thashë dhe vazhdova: - Po të t'i jap ty dhe të të them shko vraj Mustafa Krujën, shkon ti?
- Si nuk shkoj, shoku Taras!
Këtë ajo e thoshte me sinqeritet dhe me të vërtetë shkonte, pa marrë parasysh asgjë, për të kryer detyrën e caktuar nga Partia.
Mbaj mend se një natë, ndërsa ishim të gjithë në shtëpi dhe unë me Miladinin po punonim një material, diku më tej, në zonën ku banonte Mustafa Kruja u dëgjuan bacare pushkësh. Lamë menjëherë materialin, morëm automatikët dhe u vumë në gatishmëri.
- Ç'të jetë, vallë! - pyeta i habitur. - Ne s'kemi vendosur për ndonjë aksion të afërt kundër Mustafa Krujës!
Ademi, ndërkaq kishte zënë pozicion në anën tjetër të shtëpisë, kurse Sabrija, që ishte zgjuar nga zhurma, më tha
- Shoku Taras, të marr një bumje?
- Jo, - i thashë, - më mirë merr revolen time, ti lash e di se si përdoret.
Ajo e mori, doli në oborr dhe shkoi pranë portës për të dëgjuar ndonjë lëvizje hapash apo zhurmë tjetër në rrugë.
Qëndruam në pritje njëfarë kohe dhe, kur ra qetësia
e nuk po dëgjohej më asnjë zhurmë, hoqëm armët e nisëm përsëri nga puna. Nuk e morëm vesh as ato çaste, as të nesërmen se ç'ishin ato batare pushke. Ndoshta
ndonjë patrullë fashistësh kishte qëlluar në erë, për t'i hequr frikën vetes e për të siguruar Mustafa tradhtarin
se «trimat» i kishte rrotull, gjë që ndodhte shpesh në ato vite, kur pushtuesit e tradhtarët ndodheshin vazhdimisht nën goditjet tona të pandërprera e të befasishme.
Të nesërmen, me shaka i thashë Sabrijes:
- Shpëtoi mbrëmë Mustafa! Nuk e zuri bumja!
- Shkoj unë dhe ia hedh mbi kokë, Mustafa tradhtarit, por nuk di si ta përdor, - m'u përgjigj ajo gjithë ser iozitet.
- Ta mësoj unë. Sapo të shohësh që po afrohet tradhtari hiqe me dhëmbë këtë dhe hidhja bombën. Bomba do të shpërthejë dhe do ta bëjë copë e çikë. Vetëm se mos ia kërcit vrapit, se do të të kapin menjëherë. Ti hidhi bombat dhe hiqu sikur nuk ke bërë gjë. Mirë?
- Mirë.
- Dhe tani, shko bëj punët që të ka thënë Ademi.
Në qoftë se unë bëra shaka, vajza e vogël nuk e mori fare si shaka dhe gati çdo ditë më thoshte të shkonte të vriste Mustafa Krujë tradhtarin.
- Jo sot, sepse kemi punë të tjera, - i thosha, por kur shihja se fytyra e saj trishtohej, i rrihja shpatullat dhe shtoja: - Sabrije e vogël, puna që po bën tanfi, është shumë më e rëndësishme dhe shumë më e rrezikshme sesa të vrasësh një tradhtar.
Këto fjalë disi e qetësonin Sabrijen, që dilte «të derdhte» plehrat dhe të vëzhgonte lëvizjet në rrugë.
Shumë shpejt ajo u mësua të ndiente që nga brenda oborrit edhe hapat e patrullave fashiste që kalonin herë pas here në rrugicën tonë. Në çaste të tilla ajo përqendrohej e tëra dhe ishte në gjendje të kuptonte nga larg nëse patrulla ecte normalisht, apo nxitonte për ndjekje ose kontroll. Tamam në një rast të tillë, një mbrëmje vonë, vëzhguesja jonë vigjilente për pale desh na dha alarmin. Kishte ndier hapat e një patrulle që po ecte në rrugicë dhe thuajse pa marrë frymë ishte vënë në përgjim prapa portës. Papritur, m'u përpara portës së shtëpisë sonë, patrulla kishte ndaluar.
«Dëgjon? - i tha shokut njëri nga milicët, - ca zhurma të dyshimta...».
Vërtet dëgjoheshin përplasje të rënda këmbësh në tokë dhe turfullima! Këtë radhë ishte leali i një karrocieri, që banonte ngjitur në shtëpinë tonë, «elementi i rrezikshëm», që me turfullimat e tij u futi lepurin në bark fashistëve! Por njëri nga pjesëtarët e patrullës (mund të ishte ai që e kishte shtëpinë në krye të rrugicës), u kujtua dhe i ,lehtësuar i tha tjetrit:
- Ule pushkën, se s'osht gja. Osht kali i një karrocaxhiu që hedh vicka.
Si u sigurua se patrulla u largua, Sabrija hyri me vrap brenda dhe nisi të na tregonte, tashmë duke qeshur, frikën që u kishte futur kali i komshiut fashistëve, por dhe ankthin që i kishte futur patrulla rojës sonë vigjilente.
Si unë ashtu edhe Miladini e donim shumë Sabrijen e vogël. Ajo e kishte gjallëruar jetën në shtëpinë tonë, duke kryer tërë ato punë të rëndomta, por të domosdoshme. Kur nxitonte nëpër oborrin e ngushtë dhe të gjatë, gërshetat i kërcenin mbi shpinë. Nuk lodhej kurrë dhe nuk ankohej kurrë. Njëherë, kur po bëhesha gati të dilja për të takuar një shok për një mbledhje të rëndësishme, dogja një gazetë dhe me hirin e saj nxiva fytyrën për t'u maskuar.
- Ç'bëni kështu, shoku Taras, ju sapo u latë? më tha Sabrija, dulce u përpjekur t'i jepte zërit të saj rinor, një ton prej të rrituri dhe qortues.
E vështrova në sy dhe i thashë:
- Do të rrish urtë, apo të t'i lidh gërshetat pas trëndafilit?
Sabrija uli kokën.
- U mërzite? - e pyeta duke vazhduar maskimin.
- Jo, - tha Sabrija, - më falni shoku Taras.
- Nuk ka gjë, nuk ka gjë, - e qetësova dhe dola në rrugë.
Një ditë kur isha duke u çlodhur me gjelbërimin e manit të oborrit tonë, shikoj Sabrijen që po merrej me punët e kuzhinës. I thirra dhe ajo erdhi pranë meje.
- Nuk të kam pyetur Sabrije, a di shkrim e këndim?
- Jo, shoku Taras, - m'u përgjigj ajo.
- Si?! - u habita unë. - Kjo nuk i shkon një të reje komuniste si je ti!
- Në fshat nuk kisha ku të mësoja, kurse këtu në qytet, shtëpia ka tërë ato halle dhe punë.
Në këtë kohë u afrua edhe Miladini.
- A e di se ç'do të bëjmë? T'i them Ademit të na sjellë nesër një abetare dhe unë do të të mësoj të lexosh dhe të shkruash, kurse ti ato që do të mësosh do t'ia thuash edhe këtij shoku, që edhe ai të lexojë dhe të shkruajë shqip. Mirë Sabrije?
- Mirë, shoku Taras. Po si do t'i jap mësim këtij shoku, kur unë nuk di për vete?!
- Mos u mërzit për këtë. Do të shohësh se ky shoku do të të bindet, si nxënësi më i urtë.
Kur ia shpjegova Miladinit këtë, ai qeshi dhe i tha Sabrijes: «Unë gati jam».
Kështu pas tre vjet ndërprerjeje, fillova përsëri profesionin tim të dashur të mësuesit. Sabrija ishte vajzë me sedër dhe filloi të mësojë alfabetin dhe të shkruajë, në fillim me një dorë të pasigurt germat e para të gjuhës sonë. Sapo mësonte një mësim shkonte te Miladini dhe mundohej t'ia mësonte edhe atij. Dhe Miladini, si gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit tonë në këtë shtëpi, ashtu edhe më parë e më pas, sa herë i paraqitej rasti e mundësia, tregohej nxënës i zellshëm për të mësuar gjuhën shqipe. Ai nga shqipja diçka kuptonte që nga Kosova, por shkrim e lexim mësoi këtej, gjatë tre-katër vjetëve që luftoi e punoi si internacionalist pranë nesh. Por fjalën e kishim te Sabrija, e cila gjatë majit e qershorit 1942, veç të tjerash, u bë edhe një nxënëse e vërtetë.
Kur largohesha për ditë të tëra nga «shtëpia» jonë, sapo kthehesha e pyesja Sabrijen:
- I ke bërë tërë detyrat që të lashë?
- Po, shoku Taras.
Por, ashtu si në tërë ato baza, edhe në bazën tonë të re nuk mund të punonim dhe të banonim gjatë. Një ditë Sabrija erdhi dhe më tha e shqetësuar se dikush e kishte pyetur se me sa çelësa e kishim derën. Ne këtë njoftim e morëm si një paralajmërim se ndoshta baza jonë mund të kishte rënë në sy. Dhe nuk kaloi shumé kohë, Sabrija hyri me nxitim në dhomën ku po punoja.
- Shoku Taras, - më tha me zërin që ia mbyste shqetësimi, - kur isha duke hedhur plehrat buzë Lanës, pashë një milic me biçikletë. Ai pa me radhë portat e shtëpive, ndaloi para portës sonë dhe mori në shënim numrin e saj. Pastaj i hipi biçikletës dhe iku.
Ishte e qartë se duhej të largoheshim. U ndamë me shoqen tonë të re, e cila u nis për në fshatin e saj. Nuk u takova dot me Sabrijen gjatë luftës. Ajo doli partizane dhe së bashku me vëllanë e saj Ademin, e vazhduan me nder luftën e nisur në qytet, nëpër brigadat partizane.

TEFTA TASHKO


Tefta Tashkoja ishte një nga këngëtaret më të mira të asaj kohe të errët e prapanike, siç ishte regjimi i Zogut. Artistët nuk përfilleshin fare. Zyrtarët anadollakë jo vetëm i përbuznin artin dhe kulturën, por i denigronin, i diskreditonin dhe i luftonin me të gjitha mjetet ata të paktë artistë, të cilët, me përpjekjet e veta dhe të familjeve të tyre, arrinin të mbaronin jashtë ndonjë shkollë pikture, skulpture ose shkollë kantoje.
Tefta kishte një zë të bukur, melodioz, ishte një soprano e mrekullueshme, këngëtare me një zë të përpunuar me mjeshtëri. Ajo i interpretonte me një aftësi të rrallë operat dhe ariet më të famshme të kompozitorëve më të dëgjuar francezë, italianë dhe të vendeve të tjera. Ishte një këngëtare e pasionuar, e çmonte fort zanatin e saj dhe kishte jo vetëm kulturë muzikore, por edhe kulturë të përgjithshme. Ishte e ngritur politikisht dhe qe një patriote e flaktë. Ajo kishte një dashuri të madhe veçanërisht për këngët popullore, të cilat i interpretonte me ndjenjë të thellë.
Megjithëse e shkurtër nga trupi, kishte një pamje të hijshme, me fytyrë rrumbullake, sy të zinj, të ndritshëm dhe të qeshur. Ajo se si i krihte e i rregullonte flokët dhe krijonte me ta një si kurorë rreth kokës. Ishte shumë serioze dhe me moral të pastër.
Një ditë Tefta do të jepte koncert në një nga kinematë e pakta të qytetit. E takova në rrugë, i dhashë dorën dhe më tha:
- Enver, sonte do të jap koncert, do të gëzohem po të vish të më dëgjosh.
- Si të mos vij!? Me kënaqësi të madhe, - iu përgjigja.
- Atëherë, - më tha Tefta, - merru vesh me Lekon* *( Aleko Tashko, vëllai i Teftës.) per çdo gjë.
E shtrenjta Tefta Tashko, ajo e dinte gjendjen time të mjeruar financiare prandaj më tha: «Merru vesh me Lekon». Në fakt Lekoja më takoi dhe më dha biletën e hyrjes në koncert. Ishte koncert i mrekullueshëm. Tefta këndoi arie të njohura klasike, këndoi këngë popullore, ndërmjet të cilave këngën «Kroi i fshatít tonë». U duartrokit shumë. Ajo ishte e kënaqur, por edhe miqtë e shokët e saj ndienin kënaqësi per shoqen e tyre të talentuar.
Pas disa ditësh vajta i bëra një vizitë në shtëpi, per ta uruar. Lekoja qe martuar dhe Tefta rrinte me nënën. Shtëpia e saj ishte nga «Shallvaret». Tani janë bërë kaq ndërtime, sa e kam vështirë ta përcaktoj tamam ku ishte dhe nuk e di nëse është akoma. Ishte një shtëpi dykatëshe, mjaft e re, e mobiluar me shumë gusto dhe Tefta e mbante shumë pastër. Ajo kishte një porte të madhe, që nuk binte në «Shallvaret», por nga mbrapa, në qoftë se nuk gabohem, me drejtim nga baraka e Nushajve, diku andej. Përpara shtëpisë kishte një kopsht të vogël. Tefta, vëllezërit dhe miqtë e afërt të saj nuk hynin nga porta e madhe, por nga një porte e vogël. Pikërisht nga pas, derë më derë, kopshtije më kopshtije, pas nja 200-300 metrash, mund të dilje në «Shallvaret», krejt nga ana e kundërt e portës së madhe. Tefta më priti me bujari, e përgëzova nxehtësisht dhe me gjithë zemër, per koncertin e bukur.
- Më thuaj përshtypjet si shok, - më tha Tefta.
- Teftë, - i them, - une muzikën nuk e kuptoj si ju, mundësi s'kam pasur të vete në opera, por disqe të këngëtareve të shquara kam dëgjuar. Jo se je jona, dhe une nuk e kam zakon të bëj komplimente të kota, por ti këndon si Gali-Kurçi* *( Këngëtare, soprane e njohur italiane e paraluftës.), edhe më mire se ajo.
Tefta qeshi me gjithë shpirt dhe më tha:
- Ky është kompliment, Enver.
- Jo, - i them, - por kur e dredh atë zërin melodioz, mendoj se edhe bilbili nuk e ben dot ashtu. Ah, Teftë, kur të vijë dita që populli të marre fuqinë, kur të kemi teatrot dhe operat tona, atëherë do të tingëllojë si duhet zëri yt dhe do të çojë peshë sa e sa vajza të reja, që do të të ndjekin në rrugën tënde. Kur dëgjoj këngë popullore, që ti i këndon, Teftë, atdheu ynë, qielli, yjet, toka, fshati, bëhen një mijë herë më të dashur, më të bukur.
- Enver, - më thotë Tefta, - ti je dhe poet.
- Desha të jem, po s'jam, por në zemrën time kam zjarr per këtë tokë e per këtë popull.
Mbaj mend, në një takim tjetër, Tefta më thotë:
- Enver, do të të jap një lajm, që do të të gëzojë: u fejova dhe së shpejti do të martohem.
E përqafova i gëzuar, e urova dhe e pyeta me kë ishte fejuar.
- Me Kristaq Koçon, artist, këngëtar edhe ai si une, djalë shumë i mire.
- E kam pare me ty në bulevard dhe më është dukur me të vërtetë djalë i mire. Unë nga karakteri nuk e njoh, se s'kam pasur rastin, por ti nuk gabon, vetëm po të them atë që kam dëgjuar dhe që kam pare nga jashtë: është një artist, këngëtar me talent dhe me perspektivë, djalë i mire dhe i thjeshtë, siç më kanë thënë, shtatin të gjatë si selvi dhe nga leshrat biond. Çifti është i zgjedhur.
- Enver, - më thotë Tefta, - të ftoj që tash të më vish kur të martohem.
- Medoemos, - i them, - si të mos vij kur të martohet motra ime?
Dhe, kur u martua Tefta me Kristaqin, shkova në dasmën e tyre, e cila qe shumë e thjeshtë e pa ceremoni të kota.
Kur vendi u pushtua nga italianët e filloi Lufta guerile dhe ajo Nacionalçlirimtare, une hyra në ilegalitet. Një dite në rrugë, i maskuar me mustaqe dhe me syze, takova Teftën. Iu afrova dhe i dhashë dorën. Ajo nuk më njohu menjëherë, por shpejt dhe me forcë ma shtrëngoi dorën dhe më tha:
- Enver, si je, më ka marrë malli. Pyes Koçon për ty, por edhe atë e shoh rrallë.
- Teftë, - i them, - lufta zien dhe ne do të fitojmë, ashtu siç kemi biseduar shpeshherë.
- Enver, - më thotë Tefta, - mos na kurseni, se edhe ne duam të luftojmë. Ti e di shtëpinë tonë, ajo është e . Partisë, kurdoherë që të duash, kurdoherë që të jesh në rrezik, hyr te ne. Kalo nga «Shallvaret» se gjitonët i kemi njerëz të mirë, të popullit. Ruhu, ne do të fitojmë.
- Do të fitojmë, - i them, - dhe u ndava me Teftën.
Kaluan ca kohë. Tirana ishte ndezur zjarr: goditeshim nëpër rrugë, terrori ishte i madh. Dhashë urdhër që një pjesë e shokëve të ekspozuar, të sëmurë e të plagosur të dilnin në Pezë. Vetë, me -gjithë terrorin e madh, qëndrova brenda, u largova nga bazat e qytetit dhe shkova në Tiranën e Re. Por atje, në atë kohë, nuk kishte ndërtime, ishte fushë, livadhe e tek-tuk kishte disa shtëpi.
Në fund të Tiranës së Re, rrëzë kodrës, ndodhej një shtëpi me dy kate, mjaft e madhe, e lyer me bojë bari. N'ë atë shtëpi banonte një shok komunist, berber, emrin e të cilit e kam harruar. Më duket se ishte nga Kosova. Atje shkuam dhe u strehuam bashkë me një shok që ndenji me mua. Vendi ishte i mirë, mund ta shikoje nga larg rrezikun dhe të merrje masa.. Por atje s'qëndruam shumë. Informacioni ynë na lajmëroi se duhej të largoheshim sa më parë, mbasi shtëpia kishte rënë në sy dhe mund të kontrollohej. Në mbrëmje, sa u err pak, dolëm që të dy me shokun. Po ku të futnim kokën? Baza afër nuk kishim. Ç'të bënim! Ishim në rrezik, shtrëngonim nagantet dhe bombat në xhepat e palltos. Menjëherë më vjen ndër mend shtëpia e Tefta Tashkos.
- Hajde, - i them shokut, - se tash e gjeta vendin ku do të futim kokën.
Dhe me të shpejtë, drejt e nga porta e madhe, u futëm në oborr dhe trokitëm te dera e brendshme e shtëpisë së Teftës. E shtymë, por nuk hapej. Dëgjuam ca të ecura të shpejta, pastaj heshtja ra përsëri. I ramë prapë dhe më në fund u dëgjua zëri i ëmbël dhe aspak i emocionuar i Teftës:
- Kush është?
- Hape meftë, - i them, - jemi miq.
Der a u 11ap.
- Mirë se erdhët Enver, - tha ajo, - më gëzove.
E prezantova me shokun dhe na çoi sipër në sallon. Dritaret ishin errësuar me perde.
- Keni ngrënë? - na pyeti Tefta.
- Kemi ngrënë, - i thashë, por ajo nuk u gënjye dhe shkoi në kuzhinë.
U hap një derë tjetër dhe na hyri Koço Tashkoja, me fytyrë të vrenjtur e të verdhë. As na përshëndeti, por na tha
- Edhe këtu erdhët, ta komprometoni dhe Teftën? Do të bëni që edhe këtë ta arrestojnë!
Me këtë frikaman isha zënë keq dhe e kisha sikterisur pikërisht si frikaman. Koço Tashkoja qe strukur në shtëpinë e së motrës dhe s'lëvizte andej, kur të tjerët luftonin e binin nëpër rrugë për atdheun. Nuk e kisha menduar se do ta gjenim këtu Koço Tashkon.
Me inat, por me zë të ulët, që të , mos na dëgjonte Tef ta, i thashë
- Koço Tashko, s'kam ardhur tek ti, por te patriotja Tefta Koço. Ajo më ka thënë vetë të vij kur ta shoh pisk e unë erdha tok me shokun dhe Tefta na priti si trimëreshë. Ne nuk do ta komprometojmë atë, ti qan hallin tënd e jo të asaj.
Hyri Tefta dhe e lamë këtë muhabet. Ajo shtroi tryezën. Si zakonisht thjesht: çaj, pak djathë, pak reçel, pak gjalpë dhe bukë.
- Me këto më gjetët, por zemra dhe shtëpia është juaja, - na tha.
E falënderuam e i kërkuam ndjesë. Na erdhi shumë mii ë që një shoqe jokomuniste i jepte një mësim të mirë një pseudokomunisti si Koço Tashkoja. 
Biseduam shtruar, folëm gjatë për luftën e madhe që bëhej kudo kundër nazifashistëve, për luftën e popullit tonë, për të ardhmen e vendit tonë. Teftës i ndritnin sytë, ajo mori pjesë gjallërisht në bisedë dhe kërkoi me insistim që ta aktivizonim sa më shumë se «Edhe ajo donte të jepte gjithçka për atdheun e popullin». Unë i thashë se ajo, me këngët e saj, me zërin e saj, ndizte më tepër flakën e patriotizmit në zemrat e popullit dhe kjo ishte pjesëmarrje në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
- Secili, - i thashë, - lufton me armët e veta; dikush me pushkë, dikush me bomba, të tjerë me penë e fjalë të zjarrta, ti me këngë e me zërin tënd të bukur. Pastaj, - i thashë, - ja, ç'po bën ti sonte? Po të na gjejnë ne këtu, me revole e bomba, jo vetëm që këto do të pëlcasin dhe s'dihet se si mbarojmë të gjithë, por të paktën ti do të mbarosh në burg.
- Lëri këto, Enver, - tha Tefta me të qeshur, - nuk trembem unë, por a nuk hapim pak radion se unë nuk rroj dot pa muzikë.
- Edhe ajo na duhet, - tha frikamani, - që të mos dëgjojmë gjë, në qoftë se na gjen ndonjë rrezik nga jashtë.
Ndenjëm vonë dhe Tefta na e hoqi mërzinë e brendshme.
- Do të vete t'ju shtroj. Ku do të flini? - tha Tefta. - Më mirë poshtë, Enver.
- Të ramë në qafë, - i thamë, - por u ndodhëm ngushtë.
- Uh, ç'është ajo që thua, - tha Tefta, - po më ofendon, ju mund të rrini këtu sa të doni.
Nga mesi i natës shkuam e ramë të flinim në jatakët e shtruar përdhe e me çarçafë të bardhë. Në mëngjes herët u ngritëm. U çua edhe Tef ta dhe na bëri kafe, pastaj na shtroi mëngjesin me çaj e ca feta buke. Shoku hapi radion që të dëgjonte lajmet e mëngjesit dhe mbajti shënime. Në atë kohë hyri Tefta dhe kur na gjeti në këmbë, që ishim bërë gati të largoheshim, na tha
- Keni vend ku të veni? Në mos, rrini këtu.
- Kemi, - i thashë. - Shumë, shumë të falënderojmë, nuk do të ta harrojmë kurrë këtë dashuri që tregoni për ne, për Partinë e luftën e popullit, - dhe f dhamë dorën e dolëm.



NËNË ZYHRAJA


Fshati i parë që u bë streha jonë pas dështimit t'eè përpjekjeve për të kapërcyer Shkumbinin, në fiilim të Operacionit armik të Dimrit, ishte Orenja, me njerëzit e saj trima e patriotë, midis të cilëve e paharruar do të mbetet figura e nënës trimëreshë, Zyhra Koçit.
Në shtëpinë e nënë Zyhrasë arritëm përmes llohës e acarit, ndaj të erruri. Ishim gjithsej 10 veta.
Nëna na priti me atë që iu ndodh dhe dihet se ç'u ndodhej fshatarëve të varfër të Çermenikës në ato mote. Ajo na puthi të gjithë me radhë si të na njihte prej kohësh, si të ishim fëmijët e saj. Kasollja e saj ishte e vogël, gjysmën e kasolles e zinte dhia e vetme, gjysmën njerëzit. Dhinë nga njerëzit i ndante një gardh i thurur me purteka. Djemtë e nënës ishin partizanë dhe njëri ndër ta, Beqir Koçi, p ali më pas ra dëshmor. Megjithëse për këtë nënë kam folur, përsëri nuk mund të rri pa shkruar dhe pa kujtuar edhe një herë atë natë të ftohtë janari, kur ne u ngrohëm nga zjarri i dashurisë së saj për bijtë partizanë. Isha gati gjysmë për gjumë kur pashë nënë Zyhranë që nxori jashtë kasolles dhinë, atë dhi që i jepte një komb qumësht, për nipërit dhe mbesat e saj. Pas pak dëgjova blegërimën e dhisë dhe e mora me mend, nëna e kishte therur për ne. Ishte me të vërtetë një skenë prekëse, një skenë që nuk kam për ta harruar kurrë. Për Partinë, për luftën, nëna u hiqte nga goja nipërve e mbesave ushqimin e vetëm të tyre, qumështin; për Partinë, për luftën nëna ishte gati të sakrifikonte gjërat e saj më të shenjta, jetën e të gjithë pjesëtarëve të familjes. Dhe këtë sakrificë që bënte nënë Zyhraja mund ta bëjë vetëm një nënë e dashur, e dhimbshme, një nënë e madhe. Nënë Zyhra, me sa mall që të kujtoj!
Në mëngjes ti na the se brenda në fshat (shtëpia e nënë Zyhrasë ishte e veçuar nga fshati), kishte ballistë dhe tërë ditën bëre rojë, së bashku me nipin tënd të vogël, që ngrinte nga të ftohtit. Po ti i përballoje të gjitha dhe sa herë na lajmëroje për diçka, gjithmonë vije buzën në gaz. Ne të thoshim të vije të ngroheshe, por jo. Ti sa ngrohje pak duart dilje përsëri jashtë, për të na mbrojtur ne, Sijtë e tu. Në mbrëmje ty të qeshnin sytë. Ishe e lumtur që djemtë e tu nuk i gjeti gjë. Por si mund t'i gjente gjë djemtë, kur ata i mbronte dashuria e nënave, sakrifica e tyre e thjeshtë, e natyrshme! Të rrethuar nga kjo dashuri ne nuk do të pësonim gjë, ne do ta çanim rrethimin dhe do ta shpartallonim armikun. Ne të thamë se tani do të shkonim e ta kalonim natën në pyllin pranë. Ti u mërzite. Ne të thamë se do të piqemi përsëri. Na puthe me dashuri dhe na përcolle nga kasollja jote e vjetër, që ç'binte jashtë hynte brenda dhe na thé se do të na prisje. Derën do ta gjeni gjithmonë hapur, na the. E dimë o nënë, se kështu do të ndodhte, pse ti, para se të na hapje derën e kasolles, kishe hapur zemrën për Partinë, për bijtë e saj.
N e u kthyem përsëri tek ti. mbas një dite dhe ti përsëri na prite. Në mëngjes, pa zbardhur mirë dita, u larguam për në pyll, duke të treguar vendin ku do të qëndronim.
Aty nga ora dy apo tre e mbasdites roja vjen dhe më lajmëron se drejt nesh po ngjitej një grua. Kush të jetë. thashë dhe dota ta shoh. Ishte nusja e nënë Zyhrasë, e cita po na silite bukë dhe pak gjizë. Kishte udhëtuar dhe ishte lodhur shumë.
- Të na falni, - tha Mahija. - që nuk ua solla më parë bukën.
- Ç'kemi ndonjë të re, nga fshati? - e pyetëm. 
përve e mbesave ushqimin e vetëm të tyre, qumështin; për Partinë, për luftën nëna ishte gati të sakrifikonte gjërat e saj më të shenjta, jetën e të gjithë pjesëtarëve të familjes. Dhe këtë sakrificë që bënte nënë Zyhraja mund ta bëjë vetëm një nënë e dashur, e dhimbshme, një nënë e madhe. Nënë Zyhra, me sa mall që të kujtoj!
Në mëngjes ti na the se brenda në fshat (shtëpia e nënë Zyhrasë ishte e veçuar nga fshati), kishte ballistë dhe tërë ditën bëre rojë, së bashku me nipin tënd të vogël, që ngrinte nga të ftohtit. Po ti i përballoje të gjitha dhe sa herë na lajmëroje për diçka, gjithmonë vije buzën në gaz. Ne të thoshim të vije të ngroheshe, por jo. Ti sa ngrohje pak duart dilje përsëri jashtë, për të na mbrojtur ne, Sijtë e tu. Në mbrëmje ty të qeshnin sytë. Ishe e lumtur që djemtë e tu nuk i gjeti gjë. Por si mund t'i gjente gjë djemtë, kur ata i mbronte dashuria e nënave, sakrifica e tyre e thjeshtë, e natyrshme! Të rrethuar nga kjo dashuri ne nuk do të pësonim gjë, ne do ta çanim rrethimin dhe do ta shpartallonim armikun. Ne të thamë se tani do të shkonim e ta kalonim natën në pyllin pranë. Ti u mërzite. Ne të thamë se do të piqemi përsëri. Na puthe me dashuri dhe na përcolle nga kasollja jote e vjetër, që ç'binte jashtë hynte brenda dhe na thé se do të na prisje. Derën do ta gjeni gjithmonë hapur, na the. E dimë o nënë, se kështu do të ndodhte, pse ti, para se të na hapje derën e kasolles, kishe hapur zemrën për Partinë, për bijtë e saj.
N e u kthyem përsëri tek ti. mbas një dite dhe ti përsëri na prite. Në mëngjes, pa zbardhur mirë dita, u larguam për në pyll, duke të treguar vendin ku do të qëndronim.
Aty nga ora dy apo tre e mbasdites roja vjen dhe më lajmëron se drejt nesh po ngjitej një grua. Kush të jetë. thashë dhe dota ta shoh. Ishte nusja e nënë Zyhrasë, e cita po na silite bukë dhe pak gjizë. Kishte udhëtuar dhe ishte lodhur shumë.
- Të na falni, - tha Mahija. - që nuk ua solla më parë bukën.
- Ç'kemi ndonjë të re, nga fshati? - e pyetëm.
sytë armëve tona. E kuptuam ku e kishin hallin, i morëm me vete, dolëm matanë fshatit, në një vend të shkretë dhe i vumë të qëllonin me pushkë. U bënë miqtë tanë të vegjël dhe tërë ato ditë që ndejtëm atje, pritnin afër shtëpisë ku strehoheshim gjersa ne të dilnim për pak ajër. Kur kishim kohë, s'ua prishnim qejfin: shkonim matanë fshatit dhe kërciste pushka. Përgatiteshin luftëtarët e së ardhmes. Tani ata janë bërë baballarë, ndonjë ndoshta edhe gjysh, por unë ruaj në album fotografinë që kam bërë me ta kur ishin të vegjël e mësonin të merrnin nishan. E shoh shpesh atë fotografi dhe më vjen e gjallë ajo kohë heroike, më dalin parasysh Orenja e Gurakuqi, kasollet e varfra të atëhershme që u bënë streha jonë e Sigürt.


DERA E ALI DISHËS U ÇEL PËR PARTINË


Pasi lamé Orenjën e Gurakuqin ne u hodhëm né zonën e Shmilit, né shtëpinë e fshatarit të varfër, Ali Disha, që ishte bazë e sigurt e Partisë. Shtëpia ishte ngritur mbi një bokërimë që zotëronte tërë pamjen dhe sipër saj ngriihej një mal i zhveshur, mbi të cilin era hidhte vazhdimisht borën e madhe të janarit. Nga dritaret që shikonin nga veriu, dukej Orenja, si dhe një pjesë e zallit të Or enjës që bënte natën një zhurmë të madhe, duke zbritur nga Gurakuqi. Ali Disha «nuk kishte ç'humbiste veç zinxhirët». Kjo frazë e madhe e Marksit, e thënë për proletarët, i përshtatej plotësisht edhe fshatarit toñë të këputur. Dera e Ali Dishës u gel për Partinë, dhe ai mbeti besnik i saj derisa vdiq. Kur hymë, na priti plaka e shtëpisë, Rahimeja.
- Mirë se erdhët, - na tha ajo, - për ju flaka le t'i dalë shtëpisë.
Nuk ishte gjë e lehtë për Aliun dhe për familjen e tij, né qoftë se ne diktoheshim nga armiku: shtëpisë do t'i dilte zjarri né çati po e po, por i madh e i vogël që do të kapej brenda, do të pushkatohej né faqen e murit. Ali Disha ishte i ndërgjegjshëm për këtë, por ai nuk iu tremb vdekjes. Vdekja as që i shkoi ndër mend, fytyra e tij nuk shprehte as shenjën më të vogël të shqetësimit. I dashur Ali Disha, me sa respekt po të kujtoj !
Aliu ishte mesatar nga shtati. Sa vjeç ishte? Zor ta përcaktoje moshën e tij. Mund të ishte 45 vjeç, por dukej si 55.E kishte lodhur puna e rëndë né tokën «e egër» të Shmilit, né atë tokë të paktë né bokërimë, të hapur me thonj e me bel dhe duke tërhequr parmendën vetë, pse edhe kur e njoha, ai s'kishte as qe, as gomar, as dele, veç katër kokë dhi për të ushqyer pesé veta të familjes. Fytyrën Aliut ia kishin vrarë, nxirë, pjekur dhe rrudhosur shiu, dielli, bora, uria, mjerimet, por né këtë fytyrë të thatë e të skalitur ai kishte dy sy të qëndisur bojëkafe me pika, dy sy kurdoherë të qeshur, me një qeshje të ëmbël e të çiltër. Të dukej sikur nëpërmjet tyre e shihje qartë zemrën e tij të bardhë dhe trime. Ai kishte një fytyrë të rrumbullakët, me ballë të hapët e plot rrudha. Rruhej rrallë, kishte mustaqe bojë hiri, né krye mbante kurdoherë qeleshen dhe rrinte i veshur me xhamadan elbasançe, mbi të cilin kishte një xhaketë të zezë që shiu dhe dielli ia kishin nxjerrë bojën. Aliu mbante shallvare të leshta, né dimër çorape po të leshta dhe dimër e verë opinga llastiku të qepura me tel. Kështu më është ngulitur né kujtesë portreti i patriotit të zjarrtë Ali Disha, besnik i Partisë dhe i Luftës Nacionalçlirimtare, që e ktheu shtëpinë e tii né nié bazë të sigurt tonën né fshatin Lugaxhi të Shmilit.
Aliu rronte me nipin e tij, Zenel Dishën, burrë ndonja 30-35 vjeç, i martuar me një fshatare të varfër, Kadifen, me të cilën kishte një djalë, Abazin e vogël, që ne e gjetëm gati tre vjeç. Zeneli kishte dhe nënën e tij, Rahimenë, plakën e shtëpisë. Të gjithë rronin né harmoni.
Lidhjet me shokët i mbanim nëpërmjet Aliut, që ishte korrier ideal, ishte si dhi e egër nga këmbët, ikte si era, ishte i thellë si pusi. Priste letrat që shkruaia, të cilat i vinte herë nën qeleshe, herë né xhepin e shallvareve.
- Po të të presin rrugën, Ali, ç'do të bësh? - e pyesja.
- S'bie kollaj né pus! Ali Disha, jam si derri i egër, e ndiej erën e armikut që larg, më kanë stërvitur hallet, por ti, o shoku Enver, mos u mërzit, bëj punën tënde, se unë e di ta bëj punën time.
Ai ishte analfabet dhe tok me Abazin e vogël rrinin e shikonin penën time që nxinte letrën e bardhë. Ajo ishte diçka «magjike» për Aliun, diçka për të cilën duhej të bëhej kujdes kur t'i çohej Sami Bahollit. Kurse Abazi donte të luante, ai donte ta zinte me dorë penën.
- Mos Abaaaz! - i thoshte Aliu, me atë zë të zgjatur, plot përkëdheli, por edhe me qortim, pse nuk donte që i vogli të më pengonte.
- Lëre çunin të luajë Ali, - i thosha, - se vetëm atëherë letra do të bëhet ashtu si dua unë.
Dhe kur mbaroja punën, e merrja Abazin në prehër, i fërkoja kokën e vogël dhe i jepja nja dy copa sheqer kokërr, që i r uaja si sytë e ballit në çantën ushtarake, për t'ia dhënë herë pas bere Abazit.
Një mbrëmje, afër vatrës ku ndiznim zjarrin, Abazin e zuri gjumi me kokën të mbështetur mbi gjurin tim. Flaka ia ndriste fytyrën çunit si në përrallat dhe ai s'kishte si ta kuptonte se ne, rreth vatrës së varfër të Ali Dishës, bisedonim për luftën e madhe të Partisë e të popullit që do t'ia ndërronte faqen Shqipërisë dhe do të sillte për çunin e vogël të Zenel Dishës ditët e bukura e të lumtura të një shoqërie të re, të shoqërisë socialiste.
Herë pas bere Aliu thoshte
- Moj nuse, eja merre Abazin, se ia mpiu gjurin shokut Enver.
Nusja vinte, po unë i thosha:
- Si mund të më mpihet gjuri mua nga koka e vogël e Abazit, kurse ju keni një barrë kaq të rëndë duke na mbajtur ne?!
Një natë plaka e Zenel Dishës s'kishte ç'të më jepte, prandaj nxori nga një sepet i vjetër një dardhë dimërore dhe ma dha në vend të bukës. E mora, e vura në xhep të xhamadanit dhe u shtriva pranë Abazit të vogël që po flinte. Në mëngjes kur ai u çua filloi të më përgëzonte nagantin. Kur e pashë kështu, i thashë:
-       Lëré koburen, gëzo «bombën»!
Dhe i dhashë dardhën, të cilën e mori menjëherë dhe mundi urinë, aq sa mund të mundet ajo me një dardhë.
Me marifete të ndryshme, bile duhej të bënim «akrobacira» me anën e Sami Bahollit për të ndihmuar familjen e Aliut me ca miell misri të bluar, me ca djathë, ca konserva, herë pas here me disa kile mish, për të mos
e fyer, sepse ne vërtet hanim pak dhe pa pretendime, se kohë luft'e ishte, por sidoqoftë duhej të ushqeheshim, prandaj familja e Aliut duhej ndihmuar.
Aliu thoshte:
- Shoku Enver, do të rrojmë me këtë që kemi.
- Ke të drejtë Ali, - i përgjigjesha, - gjella më e mirë për ne është kulaçi i ngrohtë dhe i kundërmuar i plakës që na pjek në saç, djathi dhe qepa. Por ç't'i bëjmë
këtij Sami Bahollit që na dërgon ngandonjëherë edhe mish, edhe konserva. Pastaj, Ali, ti e di se bejlerët e këtyre anëve i kanë shumë borxhe popullit, prandaj pasuritë tash Samiu ua ka «konfiskuar» dhe i ka vënë në shërbim të luftës! Prandaj, në qoftë se hamë nga një copë bukë më shumë, hamë nga buka që popullit ia kishin rrëmbyer të pasurit.
Aliu kënaqej, qeshte me gjithë zemër dhe më thoshte:
- Hajde Parti e të varfërve, hajde! Mos vdeksh kurrë, se ti do të na nxjerrësh në dritë. Po ja, dëgjo, shoku Enver, - shtonte ai pastaj, - Samiu ka qenë dhe është shumë i mirë; atë ne e duam dhe ai na do.
E mësuam Aliun dhe njerëzit e tjerë të shtëpisë që, duke jetuar në mënyrë legale, të vepronin si ilegalë.
Ata asgjë nuk duhej të ndryshonin nga jeta e zakonshme e tyre, bile deri te mbartja e ujit me bucelë në krahë nga nusja e Zenelit, që duhej të bëhej në kohën e zakon shme dhe në sasinë e zakonshme. Çdo gjë e tepërt apo e jashtëzakonshme do të bëhej ose do të sillej natën nga Zeneli, ose nga vetë Aliu, kështu që të mos binte asgjë në sy, pavarësisht se shtëpia e Aliut ishte e izoluar. Natën, me radhë bënim rojë dhe përgjonim Aliu, Zeneli, ne. Edhe ditën ata b'e'nin rojë dhe, vetëm kur ne i kishim ngarkuar me punë të tiera dhe nuk ndodheshin në shtëpi, dilte Kadifeja në shkallë me Abazin pranë dhe bënte çorape ose qepte ndonjë leckë, kurse plaka na përgatiste dr ekën. Ne shkruanim e lexonim.
Nuk do të rrinim shumë kohë tek Ali Disha, çështja ishte sa të vendosnim lidhjet e shkëputura nga reaksioni i egër me organizatat e terrenit, me Tiranën, për të marrë lajmet që këtej dhe për të dhënë drejtimet e reja në situatat e reja, për të vendosur lidhje me çetat dhe me batalionet e Elbasanit dhe për të çarë rrugën për në Jug. Sidoqoftë, po punonim me vështirësi, por me këmbëngulje. Kishim menduar po ashtu edhe për raste emergjence, për raste rreziku. Jo vetëm kishim organizuar mbrojtjen afër shtëpisë së Aliut, por, në rast se ndodhte gjë dhe i shpëtonim rrethimit, kishim drejtimin e bazave të tjera të sigurta që na pritnin në çdo kohë, por aë ne i ekonomizonim dhe i ruanim si i varfri kaun.
Një ditë, në mëngjes, na u dha alarmi. Forca të pushtuesit, të shoqëruara nga çeta të Ballit po hynin edhe në fshatin Lugaxhi. Ky është një fshat shumë i hapur, shtëpia e Aliut është e mënjanuar dhe e veçuar nga fshati dhe duhet të nisesh apostafat për të vajtur deri atje. Ndoshta armiku nuk ishte nisur për te ne. Po ku dihet? Ai mund të ketë dyshime ose informata të veçanta, ose ndoshta vjen se e di që Shmili, në përgjithësi, është bazë partizane. Ne duhej të shkonim në pozicionet e luftës që ishin lart, te shpella, mbi shtëpinë e Aliut. Morëm armët, municionet, Aliun dhe Abazin e vogël dhe u ngjitëm malit ku zumë pritat. Zenelin e çuam në fshat, sikur s'dinte gjë, nusja shkoi për dushk dhe plaka, pasi spastroi dhomën se mos kishte mbetur ndonjë gjurmë nga ne, doli në shkallë dhe përgjonte. Lart në mal pritëm derisa kaloi dreka dhe erdhi Zeneli, i cili na tha se forcat armike kishin kaluar nga Shmili në drejtim të Orenjës.
Sidoqoftë maturia e luftës ilegale na mësonte se duhej të ndërronim bazën, duhej të ndaheshim me mikun tonë të shtrenjtë e besnik, Ali Dishën dhe me familjen e tij aq bujare. Ndarja jonë me Aliun, me plakën, me Zenelin dhe me nusen e tij u bë afër mesit të natës. Të gjithëve sikur na kishte vënë dikush diçka të rëndë mbi kraharor dhe na pengonte të merrnim frymë. Ndarja me shokë, me miq, me të afërt është kurdoherë e hidhur, sidomos në kohët e vështira të luftës, kur as nuk dihet nëse mund të shihesh përsëri se lufta është e pamëshirshme.
Përpiqesha të mos e jepja veten e ta bëja ndarjen të gëzuar, të natyrshme, të domosdoshme, të pranueshme nga rretianat. U shpjegoja Aliut dhe familjes së tij forcën e madhe të Partisë sonë që mbështetej te populli fukara dhe trim, i hapja me fjalë të kuptueshme perspektivën e sigurt të fitores mbi armikun pushtues, të jashtëm e të brendshëm dhe të ndërtimit të një Shqipërie krejt të re, të bukur, të lumtur, të popullit, vetëm të popullit të varfër e punëtor. Ata dëgjonin me besim të patundur. Aliu me një dorë thithte cigaren e dredhur me duhan të thërrmuar afër të nxehtit të vatrës dhe me dorën tjetër fërkonte ballin e tij të rrudhur, të cilin herë e mbulonte, herë e zbulonte nga qeleshja. Me zërin e tij të trashë si të ngjirur dhe me hundë ai thoshte:
- Patjetër ashtu do të bëhet. Në qoftë se ne nuk do të dalim gjallë nga lufta, Shqipërinë do ta gëzojnë Abazi dhe shokët e tij.
Ndërsa ne flitnim, Abazi i vogël flinte i qetë e pa cledere në prehrin e gjyshes.
- Or Enver, ti s'je martu, - më tha Aliu, - po tash asht luftë e s'asht koha, por kur të mbarojë ajo duhet të martohesh e të bash fëmijë, s'ka gëzim më të madh se fëmija. Ja, unë u plaka pa u martu, por, po dola gjallë nga kjo luftë, ja ku po ta them se do të martohem, do të bëj dhe fëmijë, se atëherë do ta ndiej veten më të ri.
U përqafuam fort me Ali Dishën e përlotur dhe me familjen e tij dhe në terrin e natës, me hapa të lehtë partizanësh, u futëm në dushqet e Shmilit, drejt bazës së re, kasolles së vetmuar në mes të pyllit, të një fshatari tjetër të varfër, po me atë emër, Ali, të Ali Gjurës. Rrugës na ndiqte hap pas hapi zemra e bardhë dhe e pastër e Ali Dishës dhe unë, dulce ecur, mendoja për të që tanfi me sfiguri ishte ulur në shkallët e gurta të konakut të tij dhe shikonte thellë në terrin e natës, duke thithur cigaren.
Vitet kaluan, Lufta Nacionalçlirimtare triumfoi, pushtuesit i thyem në beteja të ashpra dhe i shporrëm nga atdheu ynë. Partia dhe populli morën né dorë pushtetin. Bejlerët, agallarët, kuislingët, të gjithë armiqtë e popullit morén dënimin e merituar dhe pësuan disfatën e plotë. Filloi me një hov revolucionar të paparë kurrë, mbi këtë tokë të shumëvuajtur, rindërtimi i Shqipërisë sé shkatërruar nga lufta.
Një ditë, pas Clirimit, tek po punoja né shtëpi, vjen oficeri i rojës dhe né lajmëron:
- Katër fshatarë nga Shmili duan të piqen e të bisedojnë, pse i ka marrë malli për ju.
- Futi menjëherë brenda, - i thashë, se e mora me mend kush ishin këta katër fshatarë nga Shmili që i kishte marrë malli për mua. Për këta fshatarë edhe mua më kishte marrë malli. Ishin Ali Disha, Ali Gjura, Ramë Karagjozi dhe Sherif Ceka.
U puthëm e u përqafuam me mallëngjim, u puthëm e u përqafuam përsëri, para se të uleshim dhe të fillonim bisedën e lënë përgjysmë né Shmil, né pikun e luftës. Ali Disha, si më plaku, ecte përpara. Më ra né sy se ai i kishte nxjerrë këpucët dhe i kishte lënë jashtë, sipas zakonit të vjetër të fshatarëve tanë.
- Ali, ku i ke opingat, apo t'i mori gjermani? i thashë.
Me të qeshur ai më tha
- Ooo Enver, s'kam më opinga, por kam këpucë dhe i kam lënë jashtë, se nuk dua që të ngjishet me baltë dhoma.
- Balta e atdheut është e shenjtë, o Ali Disha, - i them, - për këtë tokë populli derdhi gjak, - dhe, dulce i lënë miqtë né këmbë né mes të dhomës, dola jashtë dhe mora këpucët e Aliut, i solla brenda dhe i them:
- Mbathi, Ali Disha, dhe shkel fort si burrë që je mbi këtë qilim që ti ke frikë se ndotet, shkel mbi të se ky qilim është i Shefqet Vërlacit, të cilit ia rrëmbyen me luftë partizanët!
Aliu veshi këpucët, nguli fort këmbët né tokë dhe ai e të gjithë ne bërtitëm:
- Vdekje bejlerëve!
Filluam muhabetin e përmallshëm, uno pyesja e ata përgjigjeshin. Pyesja për njerëzit e shtëpisë, për shëndetin e tyre, për njerëzit e shumtë të fshatit që i njihja personalisht, për plakun e Bozhiqit e djemtë e tij, për shkollën e fshatit që e dogjën pushtuesit dhe që e rindërtuam dhe e hapëm né kohën e luftës, pyesja për kasollen e fshehtë të Shmilit ku bënim mbledhje dhe kishim shtypin ilegal e që ata as që e dinin një gjë të tillë deri né këtë takim, kur ua thashë unë. E për çfarë nuk i pyeta? Për arat me grur ë të Shmilit, për kasollet, për gërxhet e shpellat, për dushkun, për dy pulat e Ali Gjurës, për qenin e Ramë Karagjozit e për shumë gjëra të tjera. I pyesja me mallëngjim, mbasi më dukej sikur po jetoja edhe njëherë ato momente sa të vështira, aq të dashura të kohës sé luftës.
Pastaj u fola, shokëve të mi fshatarë, për të ardhmen e vendit, për bujqësinë, për fshatrat e djegura që do t'i ndërtonim, për qytetet që do t'i bënim shumë më të bukura, për shkollat që do të hapnim kudo, për fabrikat që do të ndërtonim, për jetën e popullit që do ta bënim më ë të mirë, më të gëzuar, me punë, me djersë.
Nuk na bënte zemra të ndaheshim, hëngrëm bukë tok, me atë që na u ndodh. Erdhi Nexhmija nga puna, u puth e u përqafua me ta.
- E njihni? - u thashë. - Është Nexhmija, gruaja ime, shoqja ime e vjetër partizane, po aq e vjetër né Parti dhe né luftë sa edhe unë.
- E njohim, - tha Ali Disha, - e kemi parë né Shmil e né Labinot me pushkë né dorë, por e njihnim me emrin Delegate dhe jo si gruan tënde.
- Të kërkojmë falje, Ali, - i thashë, - që ta kemi mbajtur të fshehtë një gjë të tillë, por kjo né atë kohë ishte një çështje vetëm personale.
- E fortë është kjo Partia jonë! - thirri né .sofër Ramë Karagjozi. - Dëgjo, or shoku Enver, atë natë né dushk, kur më bisedoje për luftën, për Partinë e komunistëve dhe kur shikoja tej larg, nga Librazhdi, dritat e kolonave të automobilave gjermanë që vinin për Tirano, thosha me vete: Jarabi, si do bëhet kjo çudi, që ne të varfrit të mundim këta kralë të mëdhenj. Por ja, i mundëm, Partia jonë dhe populli ynë ishin të fortë shumë.
Me urimet më të mira për Partinë u larguan këta fshatarë të dashur.


GJËMON BABJA


Ramë Karagjozi nuk kishte njeri në kasollen e tij dhe jetonte vetëm. Kishte një vëlla më të vogël, por as nuk e kisha pyetur ndonjëherë ku punonte. Ai kishte nja dhjetë kokë dele e dhi, që në dimër i ushqente me dushk e me bar të thatë që korrte vetë andej-këtej. Dushkun po ashtu e përgatiste vetë zahire për dimër dhe ndërtonte dy-tre mullarë rreth e rrotull, afër kasolles, duke përdorur për strumbullar ndonjë lis të thatë, që e zhvishte nga degët. Kasollja e Ramës nuk ishte shumë e madhe, kishte një dritare të vogël me taraba, nga lindja, në krye kishte një vatër zjarri, ku Rama piqte vetë kulaçin ose ngrohte ujë e ku ndonjëherë në hënë, siç i thonë një fjale, ziente ndonjë çikë mish. Dyshemeja ishte prej balte, në gjysmën e truallit rrinin bagëtitë, kurse gjysma tjetër ishte mbretëri e Ramës e u bë edhe... imja për netët dhe ditët që qëndrova aty. Me bagëtinë na ndante një mur hunjsh të ngulur rreth e rrotull, si vathë brenda «vathës» kasolle. Çdo mëngjes Rama, pasi u merrte atë pak qumësht që i jepnin, me ngrohte një ose dy gota që e bëja përshesh me bukë misri e me ca kripë që e lezetonte dhe e haja me qejf. Kurse nga të ftohtit natën nuk vuanim, sepse avulli i ngrohtë që lëshonte trupi i bagëtive na ngrohte dhe kështu shpëtonim edhe nga tymi që na nxirrte sytë.
Ramë Karagjozi ishte një fshatar i fortë nga trupi. 
Ishte analfabet dhe njihte vetëm qendrën e Elbasanit dhe Librazhdin (ku shkonte blinte misrin për të ngrënë, e kripën), si dhe dy-tri fshatra rreth e rrotull. Ndonjëherë dilte tek Ura e Haxhi Beqarit dhe aty, një ushtari italian i kishte blerë një pelerinë, të cilën e hidhte në krahë kur dilte ruante dhitë, e mbante në krahë kur mbështetej te muri i vatrës dhe i shërbente si jorgan kur shtrihej e flinte mbi rrogoz. Kështu, kur binim e flinim, unë mbulohesha me një velenxë, Rama mbulohej me të famshmen pelerinë të imperos, që e kishte humbur krejt bojën.
Ditën, me shpatullat të mbështetura në murin e kasolles, unë shkruaija trakte që duhej t'i dërgoja në Tiranë dhe ur dhra veprimesh drejtuar batalioneve të Elbasanit dhe të Korçës, kurse Rama merrej me bagëtinë ose shkonte në Elbasan me porosi dhe kthehej në mbrëmje me letra e me gazeta. Ushqimet ishin të thata dhe kryesori qe djathi që unë e doja dhe e dua vazhdimisht para çdo gjëje tjetër.
Rama nuk më shqetësonte kurrë kur më shihte që shkruaja, por në mbrëmje kur mblidheshim në kasolle me dhentë dhe me qenin e tij flokëkuq, ai më bënte ndonjë pyetje dhe unë i jepja shpjegime.
Kur ndodhesha pikërisht në kasollen e Ramës, më erdhën lajmet nga Elbasani se Batalioni partizan i Bërzeshtës i komanduar nga Luto Leka, Cen Blloshmi, Hoxhë Çota, do të sulmonte disa garnizone dhe depo municioni të pushtuesit, matanë Librazhdit, në orën 9°° të natës. Ky aksion do të shoqërohej për diversion edhe me një goditje nga Batalioni i Dumresë, i komanduar nga Petrit Hakani, në rajonin afër Belshit.
Isha i gëzuar atë mbrëmje kur hapa letrat e qarkorit të Elbasanit. Partizanëve që ishin me mua u thashë të futeshin për të vëzhguar në dushk dhe të mos lëviznin. Rama futi bagëtinë, hëngri bukë shpejt e shpejt dhe doli nga kasollja.
- Ramë, - i thashë, - merr pushkën dhe qenin se do të ecim, do të dalim lart në kodër të shohim kolonat e automobilave që vijnë nga Librazhdi për në Elbasan.
Arritëm lart, në majën që dominonte rrugën automobilistike Korçë-Elbasan. Qetësia mbretëronte, unë shikoja herë pas here orën e dorës me fosfor dhe fërkoja kokën e qenit të Ramës me të cilin ishim bërë miq dhe më ulej gjithmonë te këmbët. Kishim kohë akoma dhe ndezëm me kujdes nga një cigare duke e mbajtur anën e ndezur
brenda në grusht, megjithëse nuk kishte asnjë rrezik. Akrepat e or ës shënonin 9°°, mua më rrihte zemra nga padurimi.
- Dëgjon gjë? - e pyes Ramën.
- Asgjë, - thotë Rama, duke nderur veshët. Ai s'e dinte ç'do të ngjiste. Kaloi 915 dhe më në fund në orën 930 plasi mitralozi larg, pas tij krisën pushkët dhe bombat. Unë
u qetësova dhe ndera këmbët i kënaqur e i gëzuar. Qeni i shqetësuar filloi të lehte. Rama hovi në këmbë dhe i bërtiti qenit të pushonte.
- Lëre qenin të lehë, Ramë, se diçka po dëgjon, i thashë. - Po ti dëgjon gjë?
- Ç'po pyet shoku Komisar, - më tha Rama, - po gjëmon Babja, po gjëmon Babja!
Gryka e Librazhdit po gjëmonte dhe sillte deri te ne zhurmën e përpjekjes së armatosur.
- Gjëmon fort Babja, shoku Komisar, s'ka dyshim, po bëhet luftë!
- Po, Ramë, luftojnë partizanët e krahinës suaj me
pushtuesit, po i grijnë. Armiku hëpërhë ka veç rrugët dhe qytetet, por malet, fshatrat dhe populli është me ne, po i grijmë!
- Jarabi, jarabi ç'na shohin sytë, - thoshte me zë
të ulët Ramë Karagjozi.
Pushka vazhdoi ndonja 3 orë, pastaj filloi të pushojë
dhe të dëgjohej herë pas here nga një breshëri mitralozi e rëndë. Kjo ishte breshëria e frikës së armikut.
- Çohemi të flemë të qetë, - i them Ramës, - se partizanët tanë do t'i kenë dhënë një grusht të rëndë armikut. Këtë do ta marrim vesh më vonë.
Atë natë unë fjeta i qetë, ndërsa Rama si duket jo, pse në mëngjes, pasi nxori dhitë, filloi të më pyesë:
- E dije, shoku Komisar, ç'do ngjiste mbrëmë?
- E dija.
- Ti e kishe urdhnu?
- Jo, Partia.
- Po ku është Partia?
- Kudo, në f shat, në qytet, në çetë, në batalion, në brigadë, kudo ku luftohet.
- Jarabi, jarabi ç'forcë e madhe, - thoshte me zë të ulët Ramë Karagjozi.
Kur erdhi nata ishte Rama ai që më kërkoi të dilnim përsëri në majë të kodrës ku ishim mbrëmë. Ai tash donte luftë.
- A do të ketë goditje sonte shoku Komisar? - më pyeste duke ecur në errësirën e natës.
- Jo, Ramë, asnjëherë ne nuk godasim çdo natë dhe në një vend, por zgjedhim vendet dhe kohën ku dhe kur nuk e pret armiku. Kjo është mënyra jonë e luftës partizane. Kjo na bën më të fortë dhe e shqetëson tmerrësisht armikun. Ne kemi zgjedhur atë mënyrë luftimi që armiku të jetë ditë e natë në ethe, kudo ku është të mos jetë i sigurt, ta godasim në befasi, t'i shkaktojmë shumë humbje në njerëz dhe në material, kurse ne të kemi sa më pak humbje.
U ulëm në majë të kodrës, përballë maleve të Polisit, Babjes, Librazhdit dhe unë vazhdova:
- Armiqtë thonë se neve këtë luftë na e kanë mësuar Lenini dhe bolshevikët. Po, Lenini dhe bolshevikët kanë bërë edhe luftën e partizanëve dhe kemi mësuar e mësojmë nga ata, por ne kemi edhe traditën tonë shumë të pasur. Populli ynë me shekuj ka zhvilluar një luftë të tillë të ashpër e të përgjakshme kundër pushtuesve osmanë, grekë, serbë, italianë. Çetat tona partizane kanë mësuar dhe e kanë në gjak mënyrën e luftës së baballarëve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Shqiptari, i cili vazhdimisht ka qenë në shënjestër të armiqve, nuk kishte si të jetonte pa pushkë dhe këto male ishin kalatë e popullit, aty të gjithë armiqtë që futeshin gjenin vdekjen. Kështu populli shqiptar nuk u zhduk nga faqja e dheut, siç janë zhdukur popuj të tjerë, por rrojti dhe tanfi do të rrojë i lirë, se luftoi dhe lufton me vetëmohim.
- Tërrrrr - tërrrrr - tërrrrr, - u dëgjua së largu mitralozi i rëndë.
- Filloi, - tha Rama, - po gjëmon përsëri Babja!
- Jo, Ramë, janë gjermanët që shtien kot, se kanë frikë nga partizanët dhe nga nata. Ata janë né ethe dhe ne atë duam. Armiku tash është né përgatitje, ai është strukur për t'u hedhur si i tërbuar né goditje, për të bërë arrestime né qytet, né rrugë e né ndonjë fshat. Por Partia i ka marrë masat. Ajo ka lajmëruar kudo që askush të mos rrijë i shkujdesur; partizanët janë tërhequr larg rrugëve, kanë zënë pozicionet né gryka dhe presin që po të hyjnë ushtarë armiq, t'i godasin né pusi. Njerëzit tanë né qytet janë të shumtë, ata edhe punojnë, edhe përgjojnë lëvizjet e përgatitjet që bën armiku për të zbuluar qëllimet dhe masat që ai merr. Ata pa humbur kohë lajmërojnë shokët e Partisë, të cilët vënë né veprim njerëzit tanë, atentatorët trima që natën né qytete vrasin oficerë armiq, spiunë, hedhin bomba, djegin depo. Të gjitha këto Partia i bën që Via prishë planet armikut, t'i prishë nervat, të mos e lërë të qetë, që të mos mund të dërgojë forca kundër fshatrave. Kështu e lidh Partia luftën e brigadave dhe të batalioneve partizane né male me luftën e njësiteve guerile të qytetit.
Këtë Parti kaq të madhe dhe të fortë nuk e kishin baballarët dhe gjyshërit e stërgjyshërit tanë, kurse sot populli ynë e nxori nga gjiri i tij, prandaj ai do ta fitojë këtë herë plotësisht luftën mbi armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.
Kështu, atë natë né majë të kodrës përpiqesha Via shpjegoja thjesht, qartë, fshatarit të varfër të Shmilit, mekanizmin e luftës sonë, që ai të mund ta kuptonte.


KASOLLJA E GALIGATIT


Kaloja për herë të parë nëpër Shpat. Çdo shtëpi e kasolle fshatari të priste me krahë hapur, me dashuri dhe me besim të madh për të ardhmen. Edhe pse atdheu vuante nën zgjedhën e pushtuesit, edhe pse vrasjet e torturat që bënte ai ishin të tmerrshme, Lufta Nacionalçlirimtare, populli me bijtë e tij në krye, nuk epeshin, krismat e armëve të partizanëve dhe të bombave krijonin në masat e popullit ndjenjën e lartë të trimërisë e të heroizmit, ndjenjën e hakmarrjes kundër shkelësve të vendit tonë. Këtë gjë unë e shikoja kudo ku kaloja, por tash e shihja veçanërisht në Shpat. Duhet të them se kalimi nëpër këtë krahinë më ngjallte emocione të fuqishme edhe për diçka tjetër: Prej kohësh emrin Shpati e kisha adoptuar dhe e kisha përdorur si një ndër pseudonimet e mia të kohës së luftës. Me këtë emër kam firmosur qarkore të rëndësishme që u drejtoja komiteteve qarkore dhe organeve të tjera të Partisë dhe të ushtrisë, qarkore ku jepeshin udhëzime për veprime luftarake, për organizim partie e më në fund për organizimin e sulmit të përgjithshëm për çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Dhe ja, në kulmin e dimrit të vitit 1944 isha në zemër të kësaj krahine patriotike. Tani udhëtonim më shumë natën se ditën, për shkak të disa çetave balliste që endeshin nga Shënepremtja dhe që, po të na diktonin, mund të lajmëronin forcat e armikut që po na kërkonin dhe kështu do të goditeshim prej tyre.
Të udhëhequr nga Dokë Tollumi prej Trepsenishti ecnim në drejtim të Galigatit. Rruga kalonte nëpër pyje me pisha, ahe e bredha. Xha Doka i dinte shtigjet e monopatet, pylli zbardhonte nga bora, zbardhonin pishat, çdo gjë ishte mbuluar me çarçafin e bardhë të saj. Kjo pamje më kujtonte vjershat e Viktor Hygoit, kur ai flet për Napoleonin që kthehet nga Rusia duke thënë: il neigeait, il neigeait*. *( Binte borë, binte borë.)
Gjatë rrugës për në Galigat binte borë pa pushim. Flokët e saj na njomnin fytyrën e na zbardhonin rrobat. Ruanim fishekët dhe tytën e pushkës, të cilën e kishim kthyer me grykë poshtë dhe vazhdonim të ecnim. Herë-herë uleshim në borë e çlodheshim duke pirë nga një cigare.
- Vend i shkretë, - tha Doka.
- S'është i shkretë xha Dokë, - i them, - mos e shiko tash në borë, por shihe kur vjen behari, kur vjen pranvera, lulëzon gjethi e këndojnë bilbili e mëllenja në këto pyje. Atëherë ti je më i gëzuar, apo jo?
- Ashtu është, shoku Komisar, - u përgjigj xha Doka, - por ja që hasmi dhe ky dimri i zi na bëjnë të mjeruar.
- Ashtu është, edhe zahire kemi pak xha Dokë, por do të kemi më shumë kur atdheun ta kemi të lirë, - i thashë.
Dokë Tollumi ishte një burrë trim dhe i zgjuar, i cili e njihte me pëllëmbë tërë krahinën e Shpatit, sepse e kishte shkelur kur kishte qenë kaçak. Tani, duke na udhëhequr drejt Galigatit, i ishte ndezur përsëri gjaku i kaçakut dhe na fuste rìë shtigje të tilla që vetëm ai mund t'i dinte. Vërtet që nuk hasëm në forcat gjermano-balliste dhe ishim të sigurt se nuk do të hasnim, por dua të theksoj këtu se udhëtimi nga Trepsenishti në Galigat ishte më i lodhshmi dhe më i vështiri. Doka kishte një avantazh, nuk ishte i armatosur si ne, prandaj ai i gjendej gjithmonë në krah Spiro Moisiut, si më i moshuar që ishte, për ta ndihmuar.
Duke çarë borën e dendur arritëm te pylli, afër fshatit Galigat.
- Ju do të qëndroni këtu sa të shkoj të shoh si qëndron puna atje ku do t'ju çoj, - na tha Doka dhe u largua.
Po binte mbrëmja dhe të ftohtit po shtr ëngonte shumë. Ne ishim të dërsirë nga rruga, por nuk mund të ndiznim zjarr sepse mund të diktoheshim nga forcat gjermano-balliste, që duhej të lëviznin atyre anëve. Më në fund Doka erdhi dhe ne u ngritëm përsëri dhe vazhduam rrugën. Kur ja, mes erës dhe tufanit të madh dalluam një kasolle, një kasolle në mes pemësh, mbuluar me kashtë, Na u duk diçka e mahnitshme, madhështore. Te dera e kasolles rrinte një fshatar, mesoburrë, i hollë, ca i verdhë nga fytyra e pa flokë. Ai ishte Ymer Coha.
- Mirë se erdhët o burra, - na u drejtua xha Ymeri, - a ieni, si jeni?
Na përqafoi dhe e përqafuam, pastaj pye±i kush ishte Komisari, se i kishte vajtur lajmi.
- Ja, unë jam Komisari, - i them.
- Të paça me shëndet, - më tha xha Ymer Coha, - kasollja është juaja. Po major Spiro Moisiu kush është? - pyeti.
la paraqita major Spiro Moisiun.
- E major Spiro, - i tha, - ty të njoh, se kur isba ushtar, ti ishe kapiten dhe komandoje batalionin tim, por tash të veshur si partizan nuk para të shqova dot.
U futëm në kasollen e Ymer Cohës, një kasolle e mjeruar, me një vatër në krye rreth së cilës ishin shtruar ca rrogoza. E shoqja e Ymer Cohës, Hurmaja, na priti me dashuri. E shtrënguam në gji plakën e Ymerit.
- Zini qoshet, - tha Ymeri. Pastaj na pyeti: - A u lodhët burra?
- Jo, - i thamë, - nuk u lodhëm. Xha Doka diti të na sillte,ngá monopatet e shtigjet më të lehta për të kaluar. Vërtet binte borë e frynte murlan, por ne nuk kemi frikë as nga bora, as nga murlani, as nga plumbi e as nga murtaja e armikut.
-       Ah më ju lumtë! - tha Ymer Coha. - Kur ju dëgjoj që flitni kështu, më lëvrin edhe mua gjaku në deje! Unë i dua partizanët, se ata janë trima. Më kanë thënë. vazhdoi Ymeri, - se është formuar një Parti e madhe, që i ka dalë hak kësaj pune. Unë nuk e di ç'është kjo Parti, por di vetëm që është Parti e fukarenjve, pra, Partia jonë,


dhe ju jeni ushtarët e saj. Shoku Komisar, - m'u drejtua mua Ymeri, - më fol pak si do të vejë ky halli ynë.
- Edhe ne për këtë punë kemi dalë në mal, - i thashë dhe fillova t'i shpjegoja qëllimet e luftës sonë, qëllimet e Partisë sonë Komuniste, i shpjegova ç'do të thoshte fjala komunist, ç'ishim ne komunistët, ç'duam ne, përse dhe si luftojmë, i shpjegova çfarë shpifin armiqtë për ne.
- Dhe ne komunistët ja ku jemi, ja si jemi, ne kudo populli na pret me krahë hapur, ashtu si ju sonte në këtë natë dimri, mes borës e murlanit, pa pasur frikë se nesër mund të vijnë milicë e ballistë t'jua djegin këtë kasolle. Kjo është forca jonë, - vazhdova t'i flisja, - forca e P'artisë dhe e popullit për çështjen e të cilit ajo po lufton dhe këtë luftë e bën tok me ju, prandaj ne jemi të fortë.
Ymer Coha më shikonte me sy të ndritur e iu drejtua së shoqes:
- Grua, dëgjo edhe ti, e dëgjon ç'thotë Komisari? S'do të ketë më shtypje as për ne e as për ty.
E shoqja e Ymerit uli kokën, vuri dorën në zemër dhe tha:
- Jetën e kam shkuar me ty, o Ymer Coha, në fukarallëk kemi shkuar, por bashkë kemi qenë, pra, së bashku do të jemi edhe më tej, mirë thotë Komisari edhe për ne do të ketë liri. Dhe tani me këto që na gjetët do të hamë sonte, - na tha ajo.
- Bashkojmë ushqimet tuaja me tonat, - i thamë.
- Jo, - tha Ymer Coha, - do të hamë më parë tonat, pastaj tuajat.
- Or bujar, or burrë shqiptar! - i them. - Sikur djali yt të të sjellë një çyrek bukë e gjysmë kile tërvok, a do ta hash së toku? Do ta hash. Pra, ne jemi bij të këtij populli të varfër, kemi dalë në male dhe kemi ditë që po bredhim për të shkuar në Korçë, pra, kemi mbetur dhe ne ditë pa ngrënë, jemi ushqyer nëpër shtëpitë e fshatarëve që na kanë pritur krahëhapur, kështu si na pritët edhe ju. Nga ato që na kanë dhënë me vete na ka tepruar diçka, ti na hape zemrën, ti na hape shtëpinë, prandaj sikur t'i bashkojmë këto që kemi edhe ti edhe ne? 
- Jo, tha Ymeri, - s'e pranoj. - Grua, - iu drejtua së shoqes, - qit kulaçin, tërvokun edhe atë pak pekmez që kemi!
U shtrua sofra, u ça kulaçi i fortë si guri, por i ëmbël si sheqeri, ndonëse në të s'kishte asnjë grimë sheqeri, por ishte i ëmbël se qe gatuar me ndjenjën e dashurisë së pastër e të sinqertë të zemrave bujare të këtyre njerëzve të varfër të popullit. Në dritën e kandilit, afër zjarrit, hanim kulaçin prej misri që e prodhonte toka e varfër e Galigatit, kulaçin e mbrujtur nga dora e një gruaje shqiptare, që e kishte pjekur saçi i saj prej teneqeje. Neve na dukej sikur ishim në një banket të madh. Ajo na vuri përpara nga një kokërr qepë.
- Hajeni kulaçin me gjizë, biro, se gjiza-është e kripur, - tha Hurmaja.
- Ma ke gjetur zemrën me këtë gjizë të kripur, - i them, - se unë jam gjirokastrit dhe plaka ime djathit i hidhte shumë kripë, pikërisht që të mos hanim shumë. Na jepte nga një copë të vogël, me një çikë kulaç dhe e hanim, ose e lëpinim, si me thënë, djathin, dhe e ngjyenim kulaçin shumë herë në shëllirën e tij të kripur. Po pse rri në këmbë, - i them Hurmasë, - hajde këtu afër meje.
- Jo, - tha ajo, - gratë rrinë në këmbë.
- Hajde këtu, - i fola, - çfarë biseduam deri tash me Ymer Cohën, që edhe gratë do të çlirohen.
Ajo u ul afër meje, më vuri njërën dorë në sup e tjetrën në gjunjë e më pyeti:
- O bir a ke nanë e babë?
- Kam edhe nënë, edhe babë, - iu përgjigja.
- Ku i ke? - më pyeti.
- Në Tiranë gjenden, por luftë është, u bënë kaq kohë që s'i kam parë, dhe nuk e di nëse rrojnë apo jo.
- Ç'është ajo fjalë! - u hodh menjëherë Hurmaja. - Shëndoshë t'i kesh gjithmonë, që edhe ata të gëzojnë ditët e mira.
- Të faleminderit, - i thashë dhe i përkëdhela dorën e saj të rreshkur nga punët, që kishte mbështetur në gjurin tim.
Kështu e kaluam atë natë, në muhabet me njerëzit e thjeshtë e të vuajtur të popullit, me Ymer Cohën e me gruan e tij të dashur e të dhimbsur, Hurmanë, ndanë vatrës ku digjeshin kucuret e pyllit që na ndritnin fytyrën e na ngrohnin, por më tepër na ngrohte ngrohtësia e fjalëve të Ymerit, zemra e bardhë e të zotëve të kasolles, e cila na dukej si pallat. Ramë vonë për të fjetur, por gjumi s'na zinte, ëndërronim për të ardhmen.
Ymer Coha qe shtrirë pranë meje dhe herë pas here më pyeste:
- Po fle shoku Komisar?
- Jo Ymer, - i përgjigjesha.
- Po ç'bën kështu, - më thoshte, - fli se nesër je për udhë, por meqë je zgjuar do të të pyes për një gjë: tokën a do të na e japë neve qeveria jonë kur të fitojmë?
- Toka do të jetë juaja Ymer Coha, pyjet do të jenë tuajat, bagëtia do të jetë juaja, çdo gjë do të jetë juaja! Fëmijët tuaj do të mësojnë, do të jenë ata që do të drejtojnë vendin, që do të qeverisin, - i thosha.
- E qartë si drita e diellit, - fliste i lehtësuar Ymer Coha.
Dhe qetësia binte përsëri në terrin e kasolles. Pas pak përsëri, dulce më fërkuar krahët, me zë të ulët më pyeste:
- Shoku Komisar të zuri gjumi?
- Ja, po më zë Ymer, - i thosha.
- Po sa pa fjetur, a mund të më thuash edhe një gjë?
- Fol Ymer.
- A do të ketë para kur të qeverisim ne?
- Do të ketë Ymer, por do të jetë paraja jonë, paraja e popullit, këtë para që kemi sot do ta çjerrim e do të shtypim të reja që do të kenë vlerë të madhe dhe do ta mbushim tregun tonë me mallra e me prodhime që do t'i bëjmë vetë, këtu në vend.
Dhe Ymer Coha vazhdonte të më pyeste
- Po kripë do të kemi shoku Komisar?
- Patjetër do të kemi, - i përgjigjesha. - i tërë deti do të jetë yni. Gjermanët dhe tradhtarët do t'i flakirn tej. E ke parë detin?
- E kam parë, - thoshte Ymer Coha. - kur kam qenë ushtar né Durr ës. Pra, i gjithë bregu i detit do të jetë yni dhe kripa del nga deti, kështu që do të kemi plot.
- Del edhe nga toka Ymer. Ne do të nxjerrim kr ipë edhe nga deti, edhe nga toka dhe atë do ta shesim fare lirë.
- O sa i mirë është ky komunizmi! - thoshte Ymer Coha. - Dhe tani fli, shoku Komisar, fli se të lashë pa gjumë.
- Jo Ymer, unë do të bisedoj me ty derisa të gdhihet, derisa të dalë dielli dhe bora të shkëlqejë. Por dielli do të shkëlqejë tamam i fuqishëm kur ne të mundim armikun; atëher ë né atdheun tonë do të ndritë dielli i lirisë.
- Pli djali im, - dëgjoja zërin e Ymer Cohës. Por mua nuk më mbylleshin sytë, se e dija që né zemrën, né mendjen dhe né shpirtin e këtij fshatari të varfër heroik të Galigatit përplaseshin një mijë e një mendime, një mijë e një dëshira e aspirata, për realizimin e të cilave ai gjithë jetën e tij kishte ëndërruar e qe robtuar e megjithatë tërë jetën mezi bënte bukë për dy muaj e rronte né mjerim. Gjithçka që ne i thoshim né emër të Partisë, atij i dukej si diçka e mahnitshme, prandaj si mund të kishte për mua gjumë kur kisha afër meje vëllanë tim, babanë tim, mikun tim, shokun tim që kërkonte nga unë të dinte, të mësonte, të shpresonte, të luftonte?!
Galigat, Galigat, s'do të ta harroj kurrë atë zemër të ngrohtë, atë zemër të zjarrtë!


        





NË KISHTË,
TE PATRIOTI FILE MUSAI

Më né fund, mes erës që sillte rrotull borën, pamë disa dr ita të zbehta, të largëta. Kishim arritur né Kishtë.
Ne iu afruam shtëpisë së Files dhe Neziri na ndali te disa lisa pak lar g shtëpisë.
- Po shkoj njëherë vetë të shoh si është gjendja te Filja dhe, po është miré, po vij t'ju marr, - na tha ai.
Né Kishtë, File Musai kishte influencé të madhe për ndershmërinë dhe besnikërinë e tij,ndaj Lëvizjes Nacionalçlirimtare, për ndjenjat e larta patriotike që i mbante gjithmonë të ndezura. Këto ndjenja sikur i kishin gdhendur edhe portretin e tij burrër or. Filja kishte një fytyrë të mprehtë, sy të zgjuar dhe të flaktë, fliste me urtësi dhe nuk i trembej asgjëje. Për vetitë e tij të mira ai respektohej nga të gjithë.
Pas pak erdhi Neziri dhe të prirë prej tij, shkuam te File Musai, i cili banonte né një shtëpi dykatëshe së bashku me vëllanë e tij, Lime Musanë. Né katin e paré mbanin bagëtitë, né katin e dytë kishin nga një kuzhinë dhe nga një dhomë.
Dhomat e Files me ato të vëllait ndaheshin nga një mur i hollë dërr asash.
Sapo hyra br enda i dhashë dorën Files dhe kur u afrova të takohesha me të tjerët, pashë Kadrinë, djalin e tij. 
- Të njoh, - i thashë Kadri Musait.
- Edhe unë, - tha ai dulce vënë buzën në gaz.
- Jemi takuar në Labinot, - i thashë.
- Po, - m'u përgjigj Kadriu, - unë isha rojë kur bëhej Konferenca.
Njerëzit e shtëpisë na rrethuan menjëherë me një dashuri prekëse. Për ta, ne, shokët e Shtabit, ishim bijtë e tyre, ishim si djali i tyre, partizani Kadri Musai. Këtë ngrohtësi ne e kishim ndier kudo, por gjithmonë ajo na dukej si diçka e re, si diçka që nuk shterte kurrë, sepse vërtet njerëzit e thjeshtë të popullit i donin partizanët, por ishte me interes të shihje me vëmendje si shprehej e si të rrethonte kjo dashuri.
Si u ulëm dhe filluam bisedën, vija re se Filja nuk m'i ndante sytë e tij të mprehtë.
- Kushedi sa vështirë e keni pasur për të ardhur nga Shpati këtu, në Vërçë, në mes gjermanëve dhe ballistëve që janë tërbuar fare këto ditë! - tha ai.
Unë nuk iu përgjigja menjëherë. Vështrova Filen, vështrova dhe tërë njerëzit e tjerë që rrinin pranë meje dhe thashë:
- Që të them se nuk e kishim vështirë nuk e them dot, por ama, kudo jemi rrethuar nga dashuria dhe nga mikpritja e shpatarakëve trima dhe patriotë, kudo kemi ndier ngrohtësinë e vatrës bujare të Vërçës, kudo kemi parë se ju lini kokën për Partinë dhe luftën që po bën tërë populli ynë. Prandaj, xha File, vështirësitë nuk na kanë hyrë fare në sy. Asnjëherë, - vazhdova, - nuk e ka vështirë ai njeri që _lufton për popullin dhe është gati të japë jetën për popullin. Vështirë në këto male e kanë pasur pushtuesit dhe ata që u janë lëpirë atyre. A do të trokiste i huaji apo tradhtari, si trokitëm ne në shtëpinë tënde, patriote dhe të ndershme, o File Musai?
- Kurrë, - tha Filja. - Dera e shtëpisë sime ka qenë gjithmonë e mbyllur për ta.
- Jo vetëm ti, o File Musai, - i thashë, - por sot gjithë njerëzit e ndershëm të Gramshit dhe të tërë Shqipërïsë ua kanë vënë sinorin tek thana të huajit dhe tradhtarit. Ata me luftë po i dërrmojnë dhe nuk është e largët dita kur do të çlirohemi, kur në këto anë do të nisë një jetë tjetër që do të ndryshojë nga jeta që ka bërë deri më sot katundari i ndershëm dhe patr iot. Për këtë jetë djali yt doli malit, për këtë jetë ti ua ke hapur derën e shtëpisë Partisë dhe luftës së popullit.
- Ashtu është, o Komisar, ashtu është, - pohonte Filja me urtësi. Po ju shtr ihuni e flini, se jeni lodhur. Qejfi ma ka të bisedojmë gjatë e gjerë, por do të kemi kohë edhe për këto, tani çlodhuni se keni bërë tërë atë udhë.
- Mikpritja jote na e hoqi lodhjen, - i thashë.
Të nesërmen në mëngjes u ndava nga Neziri dhe Qamili, duke i falënderuar për gjithçka kishin bërë.
- E çfarë bëmë, o Komisar, - më thanë, - atë që ka bërë e po bën çdo shqiptar i ndershëm në këto raste. Krahina jonë nuk është turpëruar ndonjëherë që të turpërohet tani, kur tërë njerëzit e nder shëm luftojnë për liri.
U përqafova fort me këta malësorë trima dhe të thjeshtë dhe i ndoqa me sy gjersa ata humbën në shtigjet që të çonin nëpër fshatrat e tyr e. Binte shi dhe borë përzier. U ktheva në shtëpi dhe si u mblodhëm të gjithë tok, i them File Musait:
- Të faleminderit për gjithçka, por kemi edhe një kërkesë, ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë këtu. prandaj, të lutemi të gjesh mundësinë për të na hedhur në Tomorricë apo Skrapar.
- Punë që bëhet, - tha Filja, - po më parë dua ta shoh me sy ku do ta kapërceni vaun e Devollit. Kam një mikun tim në Bërsnik dhe me të do të përpiqemi të gjejmë v aun. Derisa të kthehem ju çlodhuni dhe pushoni.
Filja u kthye vonë.
- Devolli ka ardhur shumë, o Komisar, po mos u mërzitni se do ta gjejmë rrugën.
Në kohën kur ne po diskutonim për rrugëkalimet më të mundshme, në fshat ia behën ballistët. Mund të ishin rreth 200. Ballistët filluan të shpërndahen nëpër shtëpitë é lagjeve të Kishtës. Ata po vinin edhe në shtëpinë e Files. Ne liruam menjëherë dhomën ku kishim qëndruar deri atëherë dhe shkuam e u futëm në një dhomë më të vogël, të vëllait të Files. Siç thashë edhe më sipër, dhomat ishin në të njëjtën ndërtesë dhe ndaheshin nga njëra-tjetra me një ndarje të hollë dërrasash dhe nga një korridor i ngushtë. Sapo hymë në dhomë, të gjithë sa ishim brenda zumë pozicione luftimi. Më kujtohet se për vete zara vend te dritarja, Kadriu te dera nga ngjiteshin edhe shkallët (gratë i çuam në katin poshtë, në haur, që sido të vinte situata, ato të ndodheshin larg çdo rreziku), Spiro Moisiu dhe Spiro Koleka zunë dy dritaret e tjera. Kur i pashë tërë shokët në pozicione luftimi, u buzëqesha, që të mbanin gjakftohtësinë. Në sytë e të gjithëve shkëlqenin besimi dhe ajo gatishmëri e përhershme e njerëzve të idealit tonë, që nuk kishin munguar as në situatat më kritike. Të gjithë e kishim marrë parasysh të luftonim deri në fishekun e fundit. Megjithatë, në qoftë se do të fillonte përleshja me armë, në asnjë mënyrë nuk duhej t'u linim përshtynje ballistëve se ishim pak dhe vetëm në shtëpinë e File Musait. Duke përgjuar afrimin e ballistëve, shikoj Qaniun. vëllanë e Kadriut. Ia bëra me shenjë të vinte tek unë.
- Del dot nga shtëpia pa të diktuar ballistët? - i thashë.
- Dal, - u përgjigj menjëherë Qaniu.
- Mos u ngut, - i thashë, - puna është tepër delikate dhe duhet bërë kujdes i madh. Shiko ku e kam mendimin! -' vazhdova. - Ti duhet të zësh ndonjë vend. nga mund . é qëllosh mbi ballistët, në qoftë se dëgjon se këtu në shtëpi krisi pushka, që ata të mos mendojnë se jemi vetëm. Në asnjë mënyrë nuk duhet të qëllosh ti i pari.
- Mos ki merak, Komisar, - m'u përgjigj Qaniu dhe si e furnizuam mirë me fishekë, ai arriti të dalë nga shtëpia pa u diktuar nga ballistët dhe të zërë pozicion në një çukë nga dukej shtëpia e File Musait.
Ballistët erdhën dhe u shtruan në dhomën ngjitur me tonën. Ata nuk dyshonin aspak se në atë shtëpi ishin strehuar partizanë. E vetmja gjë që mund të na tradhtonte ishte ndonjë zhurmë e shkaktuar nga pakujdesia. prandaj bënim kujdes të ishim sa më të qetë. Më kujtohe± që ato ditë isha ftohur dhe kisha pak kollë. Për të mbytur zhurmën e saj ngjishja gojën pas mëngës së kapotës. Me anë të njerëzve të shtëpisë i porosita fëmijët që të luanin e të zhur monin dulce u endur né korridor. Gjithashtu, me anë të dy fshatarëve besnikë, u siguruam se do të na nioftonin për gjithçka do të dëgjonin.
'Né këtë kohë u informova se batalioni i komanduar nga trimi Riza Kodheli kishte dalë né Shënepremte. Nuk e mbaj mend se kush na e solli këtë lajm. Ñdoshta frika e ballistëve ishte e tillë që e ndienin nga larg (Shënepr emtja nga Kishta né atë dimër të egër mbante, né mos gabohem, më shumë se 10 orë), afrimin e partizanëve, aq më shumë t° batalionit të Riza Kodhelit, që njihej per guximin dhe trimërinë né ato anë. Me ane të Files i nisa né çast një letër Rizait, për të ardhur sa më parë né Kishte. Filja u nis por ishte vonë, batalioni qe lar ; uar persëri për né zonat e Korçës. Situata sa vinte dhe po vështirësohej. Ballistët kis•,.in vene roja nëpër rrugët e fshatit, kështu që lëvizja nëpër fshat per të ndërruar bazë ishte krejt e pamundur. Rrinim né gatishmëri të plotë. E vetmja rrugë ishte largimi i ballistëve nga Kishta. Shfaqja e batalionit të Riza Kodhelit e kishte bërë njëfarë efekti te ballistët, por duhej që ky efekt të bëhej edhe më i madh dhe plotësisht real.
Né dhomën tonë hynin nganjëherë edhe fëmijët. Ata ia ngulnin sytë armëve tona dhe afroheshin tërë druajtje d.he i përkëdhelnin lehtë me duart e tyre të nloma dhe të skuqura nga të ftohtit. Ata sillnin ne dhomën tonë një botë krejt tjetër, një botë të pastër dhe ne të gjithë kishim rrokur armët dhe ishim gati të jepnim edhe jetën, pikërisht për të ardhmen e këtyre fëmijëve, që ajo te ndryshonte krejtësisht nga jeta e prindërve të tyre, që kishin hequr nën regjimet antipopullore. Sytë e fëmijëve ndritnin nga zgjuarsia dhe nga dëshira për të bërë diçka për ne. Duke njohur mirë psikologjinë e ballistëve dhe shkathtësinë e fëmijëve, i porosita që të përhapnin fjalë nëpër ballistë sikur nga çasti né çast mund te vinte né fshat Riza Kodheli dhe Brigada I. Pionierët e kryen më sé miri këtë porosi dhe ballistët te tmerruar ua mbathën drejt Elbasanit. Tani rruga jonë drejt Korçes ishte e hapur. U përqafuam me njerëzit e shtëpisë dhe, të udhëhequr nga File Musai e Kadri Musai, u nisëm drejt qafës sé Shënepremtes. 


MËSUESI PATRIOT «XHAFË REBELI»


Po rrija duke pirë kafe, me një kolegun tim, edhe ai mësues në gjimnaz, në një kafene të vogël afër Pazarit të Vjetër, kur na kalon pranë një burrë disi i kaluar nga mosha, i paktë nga trupi, me një kostum blu të vjetruar dhe me një borsalinë, së cilës i kishte dalë fare boia. Ai e përshëndeti kolegun tim, i cili u ngrit nga karrigia dhe ia ktheu përshëndetjen me shumë respekt; instinktivisht u n grita dhe unë. Kur burri u largua, e pyeta kolegun:
- Kush ishte ai që përshëndete?
- Nuk e njeh? - më tha kolegu. - Është Xhafë Zelka, mësues patriot i shkollës shqipe këtu në Tiranë. Atë e kanë cilësuar «Xhafë Rebeli», sepse ka qenë «qatip» dhe luftëtar me Haxhi Qamilin*.*(Udhëheqës i Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë së Mesme 1914-1915. )
M'u ngjall menjëherë kureshtja për Xhafë Zelkën apo «Xhafë Rebelin», sic e kishin cilësuar dhe i thashë kolegut:
- Qenka interesant, më fol c'di për të dhe po munde dua të më njohësh ndonjë ditë.
Kolegu dinte dicka mbi jetën e thjeshtë, luftarake dhe plot përpjekje të Xhafës. Më tregoi se qe antifeudal, kishte luftuar kundër Toptanasve e kundër Vërlacit* *( Familje të mëdha feudale në Tiranë e Elbasan.) dhe, më vonë, si demokrat që ishte, mbështeti qeverinë e Nolit. Kur erdhi Zogu, Xhafës i nxorën një mijë belara, e pushonin nga puna, e emëronin, e pushonin prapë derisa e qitën në lirim.
- Duhet ta dëgjosh vetë kur tregon hiqajetet e babë Qamilit, - më tha shoku, - por njërën po ta tregoj unë ashtu sic ma ka thënë Xhafa:
Babë Qamili dhe ushtarët e tij kishin dalë në breg të Shëngjinit. Aty ai ngriti dylbinë e gjaté që mbante me vete dhe filloi të shohë detin. Në horizont u duk një anije mjaft e madhe, që po afrohej. Ishte një nga ato anijet e mëdha tregtare që vozitnin në portet e Adriatikut.
- Xhafë, - i bërtiti babë Qamili Xhafë Zelkës, Ja i çik këtu, Xhafë, nxirr letrën dhe mereqepin e i shkruaj atij bir kurve që drejton anijen, të mos afrohet në brigjet e Shqipërisë, se, po u afrua, i rashë me top dhe do ta bëj përshesh që as peshqit të mos kenë c'të hanë.
Xhafa e kishte parë në sy babë Qamilin, por ai me një shikim të rreptë e kishte bërë të ulte kokën dhe të shkruante ato që dëgjoi. Babë Qamili pastaj u dha urdhër tre luftëtarëve të merrnin një varkë të vogël me rrema, që ndodhej atje, dhe të venin t'ia dorëzonin letrën në dorë kapedanit. «Po ju mbajtën rob, - u tha babë Qamili, - përpiquni të vritni nja dy dhe bini në «shehadet», pse do t'ju grijë gjylja e babës, armiqtë dhe ju, shokë të mi. S'kam ç'baj, duhet mbrojtur ky milet, ju në xhenet do të shkoni». Por ata nuk shkuan në xhenet, se mbërritën përsëri shëndoshë e mirë në breg, kurse mauna një t'u kthyer e shkoi prapa diellit.
Ja këtë më ka treguar Xhafa, por ai duhet të dijë shumë nga këto histori, - e përfundoi «hiqajenë» kolegu im.
- Di ndonjë tjetër, - i thashë kolegut, kur ai heshti, - se më intereson shumë çështja e rebelizmit, sidomos Kryengritja e Fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme.
- Më gjatë, - tha ai, - pyete vetë Xhafën. Do të të njoh ndonjë ditë me të, por mos mendo se sa ta pjekësh ai do të fillojë dhe të të rrëfejë, duhet t'ia fitosh besimin pa të të flasë për këto gjëra, ndryshe ai hesht.
Kaluan kohë, Xhafë Zelkën kolegu nuk mundi të ma prezantonte, por unë, kur e shihja ndonjëherë në Rrugën e Dibrës, për t'i tërhequr vëmendjen i flisja me zë të lartë duke e përshëndetur me respekt.
Ai më shikonte me habi. pastaj më përshëndeste dhe vazhdonte rrugën. Me gjithë dëshirën e madhe për t'u njohur nga afër me Xhafën, nuk munda dot, sepse u transferova né Norçë. Vetëm pas pushtimit. kur fillova punën né dyqanin «Flora» arrita të njihem dhe të bisedoj me të. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht rrëmoja per të mësuar sa më shumë rreth Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë sé Mesme, të udhëhequr nga Haxhi Qamili. Shoku ynë erudit, Selim Shpuza, m'i tregonte me hollësi fazat e asaj epoke që bejlerët, feudalët dhe borgjezia që po lindte e quanin «epoka e rebelëve».
Një ditë nga vitrina e dyqanit «Flora» shoh Xhafën që po vinte né dyqan. Ngrihem né këmbë dhe i them:
- Ç'urdhëroni, zoti Xhafë?
- Ku ma di emrin tim, mor djalë? - më thotë ai.
- Mësuesit ua dinë emrin dhe kanë respekt për mësuesit e vjetër e patriotë si ju.
- Pse, mësues je ti apo duhanshitës? - më tha Xhafa, i cili nuk e fshehu dot kënaqësinë që ndjeu kur dëgjoi se respektohej dhe cilësohej si mësues patriot.
- Mësues kam qenë, por pushtuesit më pushuan nga puna dhe tash shes cigare, - iu përgjigja.
Më pa né sy dhe tha:
- Mund të më japësh një paleo cigare?
- Dy, po të duash, - i them.
- Slam pare për dy, por për një.
- Të më falësh, zoti Xhafë, - i them, - por miqve u japim edhe me kredi. Kur t'i kesh, m'i sill paratë. Ke dyqan zotrote? - e pyeta.
- Jo, mor bir, por i shes né këmbë, sl- dua të rr is fëmijët.
I vura përpara tri paleo cigare dhe i thashë t'i mente e paret t'i sillte mbasi të shiste cigaret.
Më shikoi përsëri né sy dhe më tha:
- A duhet ta pranoj këtë mirësi që më bën?
- Kur ia bën nxënësi mësuesit, kjo duket një gjë aq e vogël sa nuk pranoj të më falënderosh.
Xhafë Zelka vuri dorën né kapele, mori pakot, më tha «Mirupafshim, djalë» dhe doli.
Tani nuk kisha vetëm interes të mësoja nga Xhafë Zelka mbi kryengritjen fshatare të udhëhequr nga Haxhi Qamili, por edhe ta lidhja atë me luftën që kishim nisur. Një mësues e patriot i nderuar si Xhafa, do të bënte shumè punë né rrethet që njihte. Fjala e tij, e frymëzuar nga lufta jonë, do të bënte efektin e saj sidomos tek të rinjtë, kur këta të shihnin se edhe të moshuarve kjo luftë u kishte ripërtërirë energjitë. Fjala dhe shembulli i njerëzve të tillë si Xhafë Zelka, me atë bagazh të pasur jetësor e luftarak që kishin, me siguri do të shërbente edhe për të demaskuar ata «patriotë» që donin të jetonin me hijen «e lavdishme» të së kaluarës, pa pasur as edhe një të dhjetën e veprimtarisë së Xhafë Zelkës. Sigurisht nuk mund Vi hapesha që ditën e paré. Do ta mbaja pranë, do ta prisja ashtu si e meritonte dhe më vonë njohja jonë do të merrte rrugën e saj të natyrshme.
Pas disa ditësh ai erdhi dhe më solli të hollat. Unë i nxora tri paleo të tjera.
- Prapë ti po këtë avaz, mor zotni? ! - më thotë Xhaf a.
- Jo, - i them, - nuk është më i njëjti avaz, ti këtë herë i pagove, ja, të hollat i vure mbi tryezë.
- Si të quajnë ty, mor djalë? - më pyeti Xhafa, dulce m'i ngulur svtë e tij të gjallë dhe të vëmendshëm.
- Më quajnë Enver Hoxha, - i them, - dhe jam nga Gjirokastra. Ja dhe babai im.
Plaku rrinte i heshtur né një karrige dhe dëgjonte. Xhafa u drejtua nga ana e tij dhe e përshëndeti. Plaku im që ishte i thjeshtë. u ngrit né këmbë dhe i bëri temena.
Të të rrojë djali, - i tha Xhafa.
- Ejvalla. - i tha plaku dhe, si kurioz që ishte, e pyeti: - Nga të kemi zotrote, a ke fëmijë?
Xhafa iu përgjigj se kishte vajza dhe djem dhe si mori pakot, iku dulce na përshëndetur e falënderuar.
Kur doli nga dera, xhaxhai më pyeti:
- Kush ishte ky? A ka dyqan?
- Çfarë dyqani, ai është kripë, i them. - Ky 

plak ka qenë tok me Haxhi Qamilin kur u vunë zjarrin pallateve të Esat Toptanit.
- Jo more! - tha plaku. - E po jemi fit e fit, ky i vuri zjarrin pallatit të Esat Pashës, Avni Rustemi ia mbylli përgjithmonë derën Pashës së poshtër, - dhe xhaxhai ra në heshtje e në mendime.
- Po ku i gjen ky plaku paret, që blen nga tri paleo?
- Ia jap veresie, - i them.
- Mos e zgjat, - tha xhaxhai, - e kuptova.
Kur Xhafa erdhi herën tjetër, jo për të marrë pako me cigare, po thjesht se i kishte rënë rruga, nuk e lashë të largohej menjëherë, por e ftova të pinim një kafe. Xhafa nuk më refuzoi.
- Or zoti Enver, - më tha Xhafa, - vetëm pse kam qenë mësues dhe ke qenë dhe vetë mësues, më respekton dhe më nderon kështu?
- Edhe për këtë, zoti Xhafë, por sidomos për dashurinë që ke për atdheun dhe për luftën që ke bërë për të mirën e popullit fukara. Ju e keni ndier thellë pushtimin që na ka hedhur mbi shpinë Italia dhe me siguri keni menduar se populli nuk do ta durojë, por do të ngrihet e do ta flakë poshtë atë. Shpirti kryengritës i shqiptarëve nuk ka reshtur kurrë së qeni i tillë. Sigurisht kohët kanë ndryshuar , armiku është më i egër, më i armatosur. po mos do të tutemi nga kjo? Unë them jo, zoti Xhafë dhe nuk e di si mendoni ju, luftëtari i kryengritjes së Haxhi Qamilit?
Burri i urtë dhe i ndershëm, patrioti Xhafë Zelka u mendua pale e tha:
- Xhafë Zelka nuk është më i ri, zoti Enver, se po të ishté i ri, nuk do të sor ollatej kështu.
- Lufta për atdhe zoti Xhafë, nuk njeh moshë. Secili mund të kontribuojë, - dhe si e vështrova në sy i thashë duke i theksuar fjalët, - e duhet të kontribuojë për lirinë e atdheut. Prandaj më erdhi keq kur ju dëgjova që thatë se jeni plakur. Nuk plaket kollaj Xhafë Zelka dhe ai do të gjejë ilaçin me të cilin do të luftojë pleqërinë e moshës, por jo të shpirtit.
Xhafa piu kafen pa folur dhe bënte ç'bënte m'i hidh te sytë sikur më hetonte. Për atë ditë m'u duk e mjaftueshme biseda. Shpirti rebel i Xhafë Zelkës ishtu i tillë, që donte vetëm një ngacmim për të_ shpërthver.
- Më bëre të mendohem me fjalët që më the, tha Xhafa dhe si uli kokën shtoi me njê zë q~ mé bëri të dr idhem nga emocioni: - Mirë të gjetça, bir!
Mezi munda Via kthej përshëndetjen dhe pér një kohë të gjatë e ndoqa me sy si ecte ashtu ngadalë.
Xhafë Zelka ishte një patriot i shquar, demokrat, atij i dukej se po «rëndohesha» me «ndihmën» që i jepja. Ai, i ndershmi plak Xhafë Zelka, kujtonte se unë béj a ndonjë sakrif icë.
Një ditë erdhi né dyqan dhe unë i thashë:
- Sa pako do sot?
- Asnjë, zoti Enver, - më tha.
- Pse kështu, zoti Xhafë, - i thashë. - mos më kurse.
- Jo, bir, - më tha, - por jam lodh, tash më jep vetëm një kafe.
1 thirra të na bënte një kafe Mafit, kafeyhiut tiranas, mikut tonë që na lajmëronte kur nè kafenenë e tij të vogël vinin spiunët për të na përgjuar. Mali ishte burrë i shkuar, veshur tirançe dhe. kur solli kafen. Xhafa, që me siguri e njihte, i tha:
- Malo m'i ruaj me kujdes çunat.
- Mos ki merak babë Xhafë, - iu përgjigj Mali. Duke pirë kafen Xhafë Zelka më tundi kokën:
- Tash unë e di se ç'bluan ajo kaptina jote.
Me të qeshur i them:
- Pse unë nuk e di se ç'bluan jotja?
Qeshëm të dy.
- Dëgjo bir, - tha Xhafë Zelka, - tash nuk ju ndlhmoj dot sa duhet, se më janë pre kambët. por goja nuk më pushon dhe nuk do të më pushojë kurK~ kundër kët:y re qenve fashistë.
- Zoti Xhafë, - i thashë, - gjuha pret hekurin. ti ke qenë luftëtar i vecrjëlisë dhe vazhdon të jesh, ne ecim né rrugën tuaj për të shpëtuar atdheun.
- Ju dini më shumë nga ne si të luftoni. ju lumtë!
Dëgjo, avitu, - më tha Xhafa dhe më foli me zë të ulët: - Unë nuk bëhem dot komunist, por fëmijët e mi dua t'mi mësoni që ata medoemos të bëhen të Partisë.
- S'ka asnjë dyshim, - i thashë, - ata, si gjithë fëmijët e popullit, do të ndjekin rrugën dhe mësimet e babës sé tyre, lufta do t'i mësojë dhe Partia do t'i mbajë kurdoherë pranë e do t'i edukojë të bëhen njerëz të vlefshëm.
Dhe me të vërtetë njëri nga djemtë e tij u bë një anëtar i vendosur partie dhe gazetar, kurse njëra nga vajzat, siç më ka thënë Nexhmija që e kishte shoqP klase né Institutin e atëhershëm Femëror të Tiranës, ishte mësuese aktive si gjatë viteve të luftës, ashtu edhe më vonë. Edhe tre fëmijët e tjerë të Xhafë Zelkës, siç kam dëgjuar, u bënë njerëz të thjeshtë dhe punëtorë tè nderuar, ashtu si i deshte babai i tyre, patrioti Xhafë Zelka, që gjithë jetën luftoi për popullin fukara, për përparimin dhe_ lirinë e që pas Clirimit të atdheut për vite me radhë, derisa vdiq, kaloi një pleqëri të lumtur e të gëzuar.


V

MIQ DHE ARMIQ 

NGA TAKIMET ME STALININ



E palzarruar do të nnë mbetet dita e paré e takimit me Josif Visarionoviç Stalinin. Kjo ndodhi më 16 korrik 1947, ditën e tretë të qëndrimit tonë në Moskë. Ajo nisi si një ditë e jashtëzakonshme: Qysh në mëngjes shkuam në Mazoleun e Leninit të madh, ulëm kokën me nderim të thellë para rupit të udhëheqësit gjgnial të revolucionit, para atij njeriu, emri dhe vepra kolosale e të cilit ishin gdhendur thellë në mendjet dhe në zemrat tona, na kishin ndriçuar e na ndriçonin rrugën e lavdishme të luftës per liri, të revolucionit e të socializmit. Me këtë rast në emër të popullit shqiptar, të Partisë sonë Komuniste dhe në emrin tim, vendosa para Mauzoleut të pavdekshmit Lenin një kurorë me lule slumëngjyrëshe. Prej këtej, pasi vizituan, varret e luftëtarëve trima të Revolucionit Socialist të Tetorit, të militantëve të shquar Partisë Bolshevike dhe të shtetit sovjetik, të vendosura në muret e Kremlit, shkuam në Muzeun Qendror të Vladimir Iliç Leninit. Mbi dy orë e ca ne kaluam nga njëra salle ne tjetren, duke u njohur nga afër me dokumente e eksponate që pasqyronin me hollësi jetën dhe Veprën e shquar të Leninit te Madh. Para se të dilnim, në Librin e Vizitorëve të Muzeut, ndër të tjera shkrova edhe këto fjalë: «Kauza e Leninit do të rrojë e pavdekshme në brezat e ardhshën. Kujtimi i tij do të jetojë gjithnjë në zemrat e popullit shqiptar». 
Tamam këtë ditë, të mbushur plot përshtypje e emocione të pashlyeshme, na priti e bisedoi gjatë me ne nxënësi dhe vazhduesi besnik i veprës sé Leninit, Josif Visarionovic Stalini.
Ai që né fillim na krijoi një atmosferë të tillë shoqërore sa shumë shpejt u çliruam nga ai emocion i natyrshëm që ndjemë kur u futëm né zyrën e tij, një sallë e madhe, me një tryezë të gjatë për mbledhje, pranë tryezës sé tij të punës. Pak minuta pas shkëmbimit të fjalëve të para ne e ndjemë veten jo sikur ishim duke biseduar me Stalinin e madh, por sikur po rrinim me një shok, që e kishim njohur më parë, me të cilin kishim biseduar shumë herë. Unë isba akoma i ri atëherë dhe përfaqësues i një partie dhe i një vendi të vogël, prandaj, që të më krijonte një atmosferë sa më të ngrohtë e shoqërore, Stalini bënte shaka dhe filloi të fliste me dashuri dhe me respekt të madh për popullin tonë, për traditat e tij luftarake né të kaluarën dhe për heroizmin e tij né Luftën Nacionalçlirimtare. Fliste qetë, shtruar e me një ngrohtësi karakteristike që të bënte për vete.
Ndër të tjera shoku Stalin na tha se ndiente simpati të thellë për popullin tonë si një populi shumë i vjetër i zonës sé Ballkanit dhe me një histori të gjatë trimërie.
- Jam njohur veçanërisht me heroizmin e treguar nga populli shqiptar gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, - vazhdoi ai, - por, kuptohet, këto njohuri të miat s'mund të jenë ne gjerësinë dhe thellësinë e duhur, prandaj do të dëshiroja të na flisnit pak për vendin, për popullin tuaj si dhe për problemet që ju preokupojnë sot.
Pas kësaj fjalën e mora unë dhe i bëra shokut Stalin një përshkrim për rrugën e gjatë e të lavdishme historike të popullit tonë, për luftërat e tij të pareshtura për liri e pavarësi. Né mënyrë te veçantë u ndala né periudhën e viteve të Luftës sonë Nacionalçlirimtare, fola për themelimin e Par tisë sonë Komuniste, si një parti e tipit leninist. për rolin vendimtar që luajti e luan ajo si forca e vetme udhëheqëse né luftën e né përpjekjet e popullit shqiptar për të fituar lirinë e pavarësinë e atdheut, per të përmbysur pushtetin e vjetër feudo-borgjez, për të ngritur pushtetin e ri popullor e për ta çuar vendin me sukses drejt shndër rimeve të thella socialiste.
Shoku Stalin shprehu gëzimin e tij për sukseset e popullit e të Partisë sonë né punën ndër timtare dhe u interesua të dinte diçka më tepër për gjendjen e klasave né vendin tonë. Né mënyrë të veçantë u interesua për klasën punëtore dhe për fshatarësinë tonë. Për këto dy klasa të shoqërisë sonë ai bër i një tog pyetjesh, rreth të cilave ne shkëmbyem shumë mendime që do të na shër-benin me vonë për ndërtimin e një pungi te shëndoshë né gjirin e klasës punëtore dhe të fshatarësisë së varfër e të mesme, do të na shërbenin edhe né përcaktimin e qëndrimeve që duh~eshin mbajtur ndaj elementit të pasur të qytetit 2 kulakut të fshatit.
- Shumica dërrmuese e popullit tonë, - i thashë ndër të tjera shokut Stalin, né përgjigje të pyetjeve të tij, - përbëhet nga fshatarë të varfër, pastai nga fshatarë të mesëm. Klasën punëtore e tremi të vogël në numër, tremi mandej një numër jo të vogël zanatçinjsh, qytetarë që merren me tregti të vogël dhe një pakicë intelektualësh. Gjithë këto masa punonjësish iu përgjigjën thirrjes së Partisë sonë Komuniste, u mobilizuan në luftën për çlirimin e atdheut dhe tanfi janë të lidhura ngushtë me Partinë e pushtetin popullor.
- A tra tradita né luftën klasore klasa punëtore e Shqipërisë? - më pyeti shoku Stalin.
- Para Clirimit të vendit, kjo klasë, - i thashë, ishte shumë e vogël, e sapokrijuar dhe përbëhej nga një numër punëtorësh me mëditje, çir akësh ose zanatçinjsh të shpërndarë në ndërmarrje e ne punishte të vogla. Në disa qytete të vendit në të kaluarën, punëtorët janë ngri-tur né greva, por edhe ato kanë qenë të vogla e të palidhura me njëi-a-tjetrën, si për arsye të numr fit të paktë Lë punëtorëve, ashtu edhe të mung esës së organizimit në sindikata. Pavarësisht nga kjo, i thashë shokut Stalin, Partia jonë Komuniste u themelua si Parti e klasës punëtore që do të udhëhiqej nga ideologjia marksiste-leniniste dhe do të shprehte e do të mbronte interesat e proletariatit e té masave të gjera punonjëse, në radhë të parë, të fshatarësisë shgiptare, e cila përbënte edhe shumicën e popullsisë sonë.
Shoku Stalin na byeti me hollësi për gjendjen e fshatarëve të mesëm e të varfër në vendin tonë.
Në përgjigje të pyetjeve të tij, i fola shokut Stalin per politikën që kishtc ndjekur dhe për punen e madhe e te sjithanshme që kishte bërë Partia jonë që në themelimin e saj për t'u mbështetur te fshatarësia e për ta bërë atë për vete.
Dulce marrë fjalën shoku Stalin tha se fshatarët, në përgjithësi, në fillim kanë frikë nga komunizmi, se ata kujtojnë që komunistët do t’u marrin tokën e gjithë ç'kanë.
Armiqtë vazhdoi ai, u flasin fshatarëve shumë ne këtë drejtim, me qëllim që t'i shkëputin nga aleanca me klasën punëtoe, t’i largojnë nga politika e Partisë dhe nga rruga socializimit. Prandaj, ka një rëndësi shumë të madhe puna e kujdesshme dhe largpamësë e Partisë Komuniste me qëllim që, sikundër thatë edhe ju, fshatatësia të lidhet në mënyrë të pazgjidhsñme me Partindhe me klasën punëtore.
Dulce vlerësuar policikën e dl ejtë që kishte ndjeku Partia jonë me masat në përgjithësi e me fshatarësinë në veçant,. Shoku Stalin na dha një sërë këshillash të vlelshme shoqërore për punën tonë në të ardhmen.
Gjatë ditëve që qëndruam në Moskë, pas çdo takimi e bisede me shokun Stalin, akoma më shumë e me nga afër shihnim te ky revolucionar i shquar, te ky marksist i madh edhe njeriun e thjeshtë, të dashur, të urtë - njeriun e vërtetë. Ai e donte me gjithë zemër popullin sovjetik. Atij ia kishte kushtuar tërë forcat dhe energjitë, për te i punonte mendja e zemra. Dhe këto veti i dailoje në çdo bisedë me të, në çdo aktivitet që kryente që nga ato më të rëndësishmet e gjer te më të zakonshmet.
Disa ditë pas mbërritjes sonë ne Moskë asistova, bashkë me shokun Stalin dhe udhëheqës të tjerë të Partisë e të shtetit sovietik, në një manifestim fizkulturor per gjithë Bashkimin Sovjtik në Stadiumin Qendror të Moskës. Me ç’pasion e ndoqi Stalini këtë aktivitet! Mbi dy orë e ca qëndroi krejtësisht i përqendruar pas venrimeve të manifestuesve dhe, megjithëse nga funi i manifestimit nisi të binate shi e disa herë me radhë Molotovi iu lut ce të largohej, i vazhcïonte të ndiqte gjer né fune me vën:e:!djc ve;o.rimet.. të bënte shaka, të përshëndeste me dorë. Mbaj mend. sc né abyllje të ushtrimeve u organizua né kros masiv. Vrapuesit i ranë disa herë rrotull stadiumit. Ndë-sa gara po mbaronte, para tribunës u duk një vrapues që kishte mbetur prapa, ishte shtatgjatë e tepër i hollë. Mezi i hidhte këmbët, duart i lëviznin para e mbrapa, e megjithatë përpiqej të vraponte. Ishte lagur e bërë quil nga shiu. Stalini po e shihtc që nga larg këtë vrapues me një buzëqeshje që shprehte kqardhje e ngrohtësi prej ati:
- Millij moj*, *( I dashuri im, i shtrenjti im.) - iu drejtua si dulce folur me veti. shco në shtëpi, shko në shtëpi, çlodhu pakëz, ha bukë dhe eja prapë! Do të ketë përsëri vrapime...
Të pashlyeshme më kanë mbetur në kujtesë respekti dhe dashuria e madhe e Stalinit për popullin tonë, interesimi i tij për të mësuar sa më shumë rreth historisë e zakoneve të popullit shqiptar. Në një nga takimet qe patëm ato ditë, gjatë darkës që Stalini shtroi për delegacionin tonë në Kremlin, me të në zhvilluam një bisedë shumë interesante rreth origjinës czhe gjuhës së popullit shqiptar.
- Cila është origjina dhe gjuha e popullit tuaj, - Më pyeti ndër të tjera, - dhe a mos është i afërt taopulli j uaj me baskët? Populli shqiptar, - vazhdoi pastaj Stalini, nuk besoj të ketë ardbur nga Azia e Largët, as me origjinë turke ai s'është, se shciiptarët janë më të vjetër nga turqit. Ndoshta populli juaj mund të ketë rrënjë të përbashkëta i-ne ata etruskë që kanë mbetur né malet tuaja, se të tjerët që shkuan né Itali një piesë u asimiluan nga romakët dhe një pjesë kaluan né Gadishullin Iberik.
Unë iu përgjigja shokut Stalin se origjina e popullit tono është shumë e lashtë. dhe giuha e tij është indoevropian:. Ka shumë teori për këtë çështje, por e vërteta është se origjina jone është ilire. Ne jemi një populi me prejardhjedire. Ka, gjithashtu, një teori që shtron tezën se popullit shqiptar është populli më i vjetër i Ballkanit dhe origjina e lashtë parahomerike e shqiptarëve janë pellazgët.
Teoria e pellazgëve, sqarova më tej, për një kohë është zhvilluar nga shumë shkencëtarë, vecanërisht nga shkencëtarë gjermanë. Ka, gjithashtu, edhe ndonjë shkencëtar shqiptar, i njohur si specialist i Homerit, që arrin në këtë konkluzion, dulce u mbështetur në disa fjalë të përdorura në Iliadën dhe në Odisenë dhe që fliten aktualisht nga populli shqiptar, si, për shembull, fjala gur, domethënë «kamjenj» r usisht. Homeri këtë fjalë e vë para fjalës greke e thotë «guri-petra». Pra, dulce u mbështetur në disa fjalë të tilla, dulce marrë parasysh Orakullin e Dodonës*, *( Fatthëna e Dodonës në Greqinë e lashtë tek e cila, sipas besimit të atëhershëm merreshin këshilla të ndryshme për të tashmen e të ardhmen) disa dokumentacione ose etimologji fjalësh, të cilat kanë pasur ndryshime sipas shumë shpjegimeve filologjike, shkencëtarët nxjerrin se paraardhësit tanë të lashtë kanë qenë pellazgët, të cilët kanë jetuar më përpara se grekët në Gadishullin Ballkanik.
Sidoqoftë unë nuk kam dëgjuar që shqiptarët të jenë të një origjine me baskët, i thashë shokut Stalin. Mundet të ekzistojë edhe një teori e tillë, ashtu sikurse teoria që thatë ju, se një pjesë e etruskëve ka mbetur në Saqipëri, pjesa tjetër është shkëputur dhe është vendosur në Itali, kurse një pjesë tjetër që andej ka shkuar në Gadishullin Iberik, në Spanjë. Ka mundësi që edhe kjo teori të ketë përkrahësit e saj, por unë nuk kam dijeni për të.
- Kemi në Kaukaz një vend që quhet Albani, - më tha në një rast Stalini, - të ketë lidhje me Shqipërinë?
- Nuk e di këtë gjë, - i thashë, - por fakt është se shumë shqiptarë gjatë shekujve, të detyruar nga pushtimi i egër otoman, nga luf tërat e nga kryqëzatat e egra të sulltanëve e të padishahëve osmanë, shpesh janë detyruar të lënë vendlindjen e tyre e të ngulen në dhera të huaja ku kanë formuar edhe fshatra të tëra. Kështu ka ndodhur me mijëra shqiptarë që u ngulën në Italinë e Jugut që në shekullin e 15-të, pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, dhe tanfi atje janë zona të tëra ku banojnë arbëreshët e Italisë, të cilët, megjithëse kanë 4-5 shekuj në vend të huaj, akoma ruajnë gjuhën dhe zakonet e vjetra të atdheut të të parëve. Po kështu, - i thashë shokut Stalin, shumë shqiptarë u vendosën në Greqi, ku ka zona të tëra të banuara me arbëreshët e Greqisë, të tjerë u vendosën në Turqi, në Rumani, në Bullgari, në Amerikë e gjetkë... Por, për vendin tuaj që quhet «Albani», - i thashë, - nuk di asgjë konkreie.
Atëherë Stalini më pyeti për një varg fjalësh të gjuhës sonë. Deshi të dinte si i quanim ne veglat e punës, orenditë shtëpiake etj. Unë i përgjigjesha në shqip dhe ai, pasi i dëgjonte fjalët me kujdes, i përsëriste, bënte krahasimin midis emrit shqip të veglës së punës dhe ekuivalentit të saj në gjuhën e albancve të Kaukazit. Herë pas here u drejtohej Molotovit dhe Mikojanit se si mendonin ata. Doli se në rrënjën e fjalëve të krahasuara s'kishte ndonjë përngjasje.
Në këtë moment Stalini shtypi një buton e pas disa sekondash hyri gjenerali që shërbente pranë Stalinit, një ushtarak shtatlartë e shumë i kujdesshëm, i cili sillej me mjaft dashamirësi e simpati ndaj nesh.
- Me shokun Enver Hoxha po përpiqemi të zgjidhim një problem, por nuk mundemi, - i tha Stalini duke buzëqeshur gjeneralit. - Lidhu, të lutem me profesor (dhe përmendi një gjuhëtar e historian të shquar sovjetik, emri i të cilit nuk më kujtohet) dhe pyete nga ana ime nëse ka lidhje midis albancve të Kaukazit dhe Shqipërisë.
Pasi gjenerali doli, Stalini mori një kokërr portokall, e ngriti lart dhe më tha
- Në rusisht i thonë «apjelsin». Po shqip?
- Portokall, - u përgjigja unë.
Përsëri bëri krahasimin duke i shqiptuar fjalët e të dyja gjuhëve dhe mblodhi supet. S'kaluan as 10 minuta dhe hyri gjenerali.
- Mora përgjigjen e profesorit, - na tha. - Ai thotë se nuk ka asnjë të dhënë që të flasë për lidhje midis albancve të Kaukazit dhe Shqipërisë. Por, shtoi, se në Ukrainë, në zonën e Odesës janë disa fshatra (rreth 7) të populluara prej shqiptarëve. Për këtë profesori ka të dhëna të sakta.
Nga ana ime aty për aty porosita ambasadorin tonë në loskë të intereso hej që disa nga studentët tane që përgatiteshin per histori në Bashkimin Sovjetik do të qe mire ta bënin praktiken në këto fshatra e të studionin si e kur ishin agulu: në Odesë këta shqiptarë, a i ruajnë gjuhën e zakonet e të parëve etj.
Stalini, si gjimmonë, tepër i vëmendshëm, na dëgjoi dhe më tha:
- Shumë mire, shumë mire do të jetë. Atje le ta bëjnë pratikën studenti tuaj. bile bashkë me ta edhe disa nga tanët.
- Shkencat albanologjike, - i thashë né vazhdim të kësaj bisede të lire shokut Stalin, - né të kaluarën nuk
an ë qenë zh~,i!iuar si duhej dhe mé tepër me to janë marre studiues të huaj. Kjo, veç te tjerash, ka bërë që të lindin edhe lloj-lloj teorish mbi origjinën e popullit, të gjuhës sonë etj. Sidoqoftë një gjë është e përbashkët thuajse tek të gjitha - fakti që populli shqiptar dhe gjuha jonë janë me një origjinë shumë të lashtë. Por fjalën e saktë per këto probleme do ta thonë alba nologët tane, té cilët Partia dhe shteti ynë do t'i përgatitin me kujdes e do t'u krijojnë të gjitha kushtet e nevojshme per punë.
- Shqipëria, - më tha Stalini, - duhet të ecë me këmbët e veta, se i ka të gjitha mundësitë.
- Ne do të ecim patjetër përpara, - iu përgjigja une.
- Nga ana jonë ne do ta ndihmojmë me gjithë zemër popullin shqiptar, - tha me dashamirësi shoku Stalin. se shqiptarët janë njerëz të mire.
U takuam përsëri pas disa ditësh né një darkë që u shtr ua né Kremlin per nder të delegacionit tonë. Shoku Stalin, une dhe të tjerët ishim ulur rreth tryezës. Edhe né këtë darkë, si né të gjitha takimet e tjera me të, na bënë përshtypje dhe na emocionuan dashuria e madhe e Stalinit per vendin e per popullin tonë. interesimi i tij per të mësuar sa më shumë rreth historisë, kulturës, gjuhës, zakoneve të popullit tonë.
Ai e nisi bisedën duke më pyetur per disa fjalë të gjuhës shqipe:
- Dua të dëgjoj, - më tha, - si tingëllojnë shqip fjalët: popull, njeri, bukë, dhuratë, grua, burrë, tokë?!
Unë nisa t'i shqiplIoja né gjuhén shqipe këto fjalë dhe ai më dëgjonte krejtésisht i përqendruar. Mbaj mend. se per njërën nga fjalët u krijua një situatë humori. Më ishte pyetur se si i thonë shqip fjalës ruse «dar».
- Peshqesh! - i thashë - unë aty për aty.
- Jo, - tha, - jo! Peshqesh nuk është shqip, por turqisht, - dhe qeshi. Kishte një të qeshur shumë të çiltër, të sinqertë, e qeshur ché i dille nga. zemra.
Duke dëgjuar shqiptimin e fjalëve të mia në gjuhën shqipe, shoku Stalin më tha:
- Gjuha juaj është mjaft e vjetër, ajo me anë të të folurit është trashëguar nga njëri brez te tjetri. Pdhe ky `shtë një fakt që tregon qëndr ueshmërinë e popullit tuaj, forcën e tij të madhe për të mos u asimiluar me gjithë rrebeshet që ka kaluar.
Lidhur me këto probleme, ai më pyeti:
-       Cila është përbërja nacionale e popullit shqiptar? Ka pakica kombëtare serbe e kroate në Shqipëri?
- Shumica dërrmuese e popullit tonë, - i thashë, - përbëhet nga shqiptarët, por ka dhe një pakicë tà- kombësisë greke (afërsisht 28 mijë veta) dhe, fare pak maqedonas (gjithsej pesë fshatra të vogla), kurse serbë e kroatè nuk ka.
- Sa besime fetare ka në Shqipëri, - pycti m` tcj shoku Stalin. - dhe e'gjuhë flitet?
- Né Shqipëri, - u përgjigja unë, - ka tri besime fetare: mysliman, ortodoks dhe katolik. Popullsia qé kultivon këto tri besime është e të njéjtit komb, shqiptare.
prandaj edhe gjuha që përdoret është vetëm shqipja, me përjashtim të pakicës kombëtare greke që flet gjuhén e saj amtare.
Gjatë kohës që flisja, Stalini herë pas here nxirrte llullën e tij dhe e mbushte me duhan. Vura re se nuk përdorte ndonjë duhan të veçantë por merrte cigare «Kazbek», i shkoqte, e hiqte letrën, ndërsa duhanin e hidhte në llullë. Pasi dëgjoi përgjigjen time, më tha:
- Ju jeni një popull i veqantë, sikurse janë edhe persianët e arabët, që kanë të njëjtën fe me turqit. Paraardhësit tuaj kanë ekzistuar para romakëve dhe turqve. Çështja e fesë s'ka të bëjë me kombësinë dhe shtetësinë.
Dhe ndërsa vazhdonim të bisedonim, më pyeti:
- Ju, shoku Enver, e hani mishin e derrit?
- Po! - i thashë.
- Feja myslimane ua ndalon këtë gjë besimtarëve të saj, - tha ai. - zakon i vjetër që i ka ikur koha. Sidoqoftë, - vazhdoi. - çështja e besimeve fetare duh~et pasur mirë parasysh, duhet vepruar me shumë kujdes, se nuk mund të merren nëpër këmbë ndjenjat fetare të popullit. Këto ndjenja janë kultivuar prej shekujsh në njerëzit dh; duhet vepruar me shumë maturi se ky qëndrim ka vlerë për kompaktësinë dhe unitetin e popullit.
Gjithë darka kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë, shumë shoqërore. Shoku Stalin, pasi ngriti një dolli për ushtrinë shqiptare dhe ushtrinë sovjetike, më hapi prsë;°i çështjen e luftës së popullit grek. Fliste me simpati të thellë për popullin trim e liridashës grek, për heroizmat, për sakrificat dhe për gjakun që derdhte në luftën e tij të drejtë.
- Edhe ne, edhe ju, gjithë revolucionarët dhe po. pujt jemi me luftën e drejtë të popullit grek. me kërkesat e tij për liri e demokraci. Mbështetja dhe përkrahja jontideologjike dhe politike atyre s'do t'u mungojnë kurrë, -tha, midis të tjerash, shoku Stalin. - Ju, - vazhdoi ai, - që jeni në kufi me Greqinë, në mënyrë të veçantë duhet të keni kujdes e të jeni vigjilentë për të përballuar çdo provokacion të monarko-fashistëve kundër vendit tuaj.
Gjatë darkës u ngritën dolli për të gjithë shokët me radhë. U ngrit dolli edhe për Omer Nishanin.
Molotovi, duke ngritur herë pas bere gotën, më nxiste të pija më shumë dhe, kur pa se unë s'po ia plotësoja dëshirën, më pyeti:
- Pse kaq pak?! Ju mbrëmë pitë më shumë!
- Ah, mbrëmë ! Mbrëmë ishte ndryshe puna, -- i thashë, duke qeshur.
Molotovi atë çast iu drejtua shokut Stalin:
- Mbrëmë, - tha, - isha në darkë me shokun Enver te Vishinski. Na erdhi lajmi se dje më 31 mars 
Enver Hoxhës në Tiranë i lindi djalë. Nga gëzimi pimë diçka më tepër.
- Urime! - më tha atë çast Stalini dhe më drejtoi gotën. - Le të pimë një shëndet për djalin e vogël dhn shoqen tuaj!
E falënderova shokun Stalin, duke i uruar shëndet e jetë të gjatë për të mirën e Partisë Bolshevike e të shtetit sovjetik, për të mirën e revolucionit e të marksizëm-leninizmit.

Kaluam disa orë në këtë ambient kaq të ngrohtë, të përzemërt familjar. Si mua ashtu edhe gjithë shokëve tanë na kanë mbetur të pashlyera në kujtesë sjelljet dhe tiparet e Stalinit të lavdishëm, e atij njeriu emri dhe vepra e të cilit u futnin dridhmën armiqve imperialistë, fashistë, trockistë, reaksionarëve të çdo ngjyre, kurse komunistëve, proletarëve, popujve u ngjallnin gëzim e entuziazëm, u shtonin besimin dhe forcat tek e ardhmja.
Qjatë gjithë darkës ai ishte me humor shumë të mirë, i gëzuar, i qeshur, tepër i vëmendshëm në bisedat e lira që bënim dhe përpiqej që gjithë të pranishmit ta ndienin veten sa më të lirshëm. Rreth orës 23 të darkës Stalini na propozoi:
- Shkojmë pimë nga një kafe?
U ngritëm të gjithë dhe shkuam në sallën ngjitur. Ndërsa po na servirej kafeja, në një tavolinë pranë dy shokë sovjetikë, duke qeshur, po mundoheshin ta bindnin Xhafer Spahiun të pinte edhe ca. Xhaferi i kundërshtonte e diçka u thoshte. Stalini, i vëmendshëm, i vuri re, e gjithë shaka iu drejtua shokëve sovjetikë:
- Aa, nuk është e drejtë! Ju nuk jeni në kushte të barabarta me mikun, jeni dy me një!
Të gjithë qeshëzn dhe vazhduam të bisedojmë e të bëjmë shaka si në një rreth të ngushtë familjar. Pastaj Stalini u ngrit përsëri:
- Shokë, - na tha, - tani ju ftoj të shkojmë në kinema.
U ngritëm të gjithë dhe Stalini na çoi në kinemanë e Kremlinit, ku zgjodhi vetë filmat që pa delegacioni ynë. 
Ishin disc fi'ma dokumntarë me ngjyra, që paraqitnin pamje nga vende të ndryshme të Bashkimit Sovjetik si dhe filmin «Nusja e largët».

Këtu mbaron edhe vizita jonë e dvtë te Stalini. 


DIMITROVI MADHËSHTOR