UDHËTIM ME «FLUTURIDHË»


Një vit, nuk e mbaj mend mirë datën, por ishte akoma në kohën kur vazhdoja mësimet në Liceun e G jirokastrës,
dajkoja më ftoi të veja të bëja pushimet në Fier, ku ai rrinte me gjithë fëmijë. Gëzimi im ishte i papërshkruar dhe prisja me padurim ditën. Ai i dha xhaxhait edhe të hollat që të më zinte automobilin. Udhëtim`t aso kohe ishin shumë të vështira për në Vlorë, ato zgjatnin nganjë
herë edhe dy ditë. Të thoshin të dilje që në mëngjes, por automobili nisej në drekë dhe, kur errej, pasi prishej e riparohej disa herë rrugës, shumë-shumë arrije deri në Tepelenë. Këtu, më kujtohet, fjeta në automobil, pse nuk kishte as han, por nuk kisha as para. Çdo gjë ishte llogaritur shtrënguar për të arritur deri në Vlorë.
Një automobil i vetëm ekzistonte atëherë dhe pronari i tij ishte Namik Alitja. Ky ishte një mesoburrë, korrozi nga fytyra, njeri punëtor, jo i pasur. I kishte vdekur gruaja dhe disa vite më vonë ai u martua me çupën e baba Çenit, Munimenë. Namiku ishte i pari që bleu këtë ka
mion italian, natyrisht, të përdorur. Automobili i Namikut ishte një ngjarje me rëndësi për Gjirokastrën, siç ishte edhe mulliri i blojës i Foto Tolës.
Mulliri i Foto Tolës, një makinë e vjetër «hamoqellë», siç thoshim në Gjirokastër, ishte vendosur në një palo barakë nën Sheshin e Cerçizit, që në atë kohë nuk quhej
kështu dhe nuk kishte as mure, as ovoro, por ishte një rrëpirë e keqe. Mulliri u inaugurua një mëngjes të bukur me një ulërimë sirene aq të fuqishme, sa çuditi dhe shqetésoi gjithë qytetin, banorët e të cilit dëgjonin per herë të pare një gjë të tillë. Më kujtohet se atë dite do të nisesha per në shkollë, kur ia filloi ulërima. Aneja bërtiti dhe së toku shkuam me vr ap e në penxhere. Ajo thoshte: 
- Ç'është kjo gjëmë? Ç'është kjo ulërimë? Bobo, ç'na ngjau në Gjirokastër! Mos dil të keqen, sa të merret vesh ç'është, se mos të të ngjasë gjë, - më thoshte mua.
- Ido të dal, - i thashë, - mos ki merak per mua, të vete të shoh, të marrim vesh ç'është.
Kjo ishte sirena e «fabrikës» së pare të Gjirokastrës.
Të vijmë tash përsëri te kamioni i pare. Namiku i kishte vënë edhe emër makinës, e quajti -Fluturidha». Shoferi i saj, që quhej «Arapi», ishte i famshëm per zotësinë e tij dhe per vesin që pinte e shante si shumë shoferë të asaj kohe. Ishte i zi nga fytyra si dhe i zoti i kamionit, xha Namiku.
Kamioni, pra, atë ditë mezi u bë gati, kur dielli ishte ndonjëzet pashë lart në qiell. Ne zumë vend të gjithë mbi dengje, mbi thasë, mbi kasona; as e merrte vesh i pari të dytin, shtypur sa s'merrnim dot frymë, koka na prekte mushamanë dhe detyroheshim ta përkulnim në gjoks.
- U shtypëm, do të na zihet frima, mor xha Nainik. - i thoshim.
- Mos kini merak, - na përgjigjej ai, - zával do të kini sa të nisemi, pastaj rrugës çdo gjë nga gropat do të rregullohet, do të shtipen plaçkat, dengjet dhe do të gjendeni si mbi çilte.
Në fillim xha Namiku udhëtonte edhe vetë pranë slzoferit. Rrugës ai as që pyeste fare ç'bëhej brenda në makinë, ku kishte njerëz që villnin e më të moshuarit dhe gra që vuanin. Ai në mes të rrugës e ndalte makinën, bisedonte me ndonjë udhëtar, i merrte qiranë dhe i thoshte: «Hip pas shpejt, se më more kohë». Kështu veproi gjatë gjithë rrugës, derisa arritëm në Tepelenë, ku na zuri nata.
Në Tepelenë në atë kohë nuk kishte veç një poste xhandarmërie dhe disa baraka. Atje frynte një ere e marre që të ngrinte nga vendi. U karkallosëm nga era, pse


ishim të detyruar të zbritnim dhe të lëviznim ca këmbët e duart, se na ishin mpir ë e ishim bërë helaq. Por gëzimi im ishte i madh, isha i ri, s'doja t'ia dija. Fjetëm atë nate brenda në «Fluturidhë». Në mëngjes po ajo këngë: «Ni semi tash, ja dhe pak, se presim dikë, ja se Arapi ha bukë, ja se u ça goma» etj.
Afër drekës u nisëm per rrugë. Filloi ng jitja, Salaria, fr enat që rënkonin, pluhuri që të mbyste e të nxirrte zorrët, kënga e «Arapit» që sokëllinte dhe frika e hajdutë ve që mund të na pritnin rrugën. Kusarët, si Shaqo Llapi, Mero e Hamit Lamçja, Sulo Bega e të tjerë, iz pritnin rrugën automobilave dhe u merrnin udhëtarëve parate dhe plaçkat. Me një fjalë i rripnin. Unë s'kisha frikë nga një gjë e tillë, pse isha i vogël, s'kisha asnjë lek në xhep, vetëm një bohça të vogël me ndërresa. Prandaj ma kishte qejfi të shikoja se si pritej rruga nga hajdutët. Kur kërcitnin fr enat dhe ndalej «Fluturidha» në ndonjë kthesë, një grua nga fundi i kamionit bërtiste «hajdutët»!
- Jo, moj motër, - i thoshte një burrë që bënte kryq, - mos u tremb, ç'ke që na i ben ters r rugën.
Në çdo çezmë e në çdo vijë «Arapi» ndalte makinën dhe i «potiste» motorin, që lëshonte tym sikur të kishte marre zjarr. «E kanë si njerëzit edhe makinat, - na thosh «Arapi», - kur ngjiten, dërsijnë dhe duan ujë të pinë, se kanë etje».
Te rrapi i Sevasterit u bë një pushim i gjatë. Njerëzit dhe makina aty çlodheshin, pushimi ishte i merituar, se dilnim nga kamioni të bardhë. Edhe une isha bërë si të tjerët, sikur kisha dalë nga mulliri i Ciços në Virua, ku kisha vajtur një herë me mushkë me úesulin (Culen) e xha Faros per të bluar kallamboq. Një nga një zbritëm në çezmë, shkundëm pluhurin e rrobave, hoqëm palltot, përveshëm duart, lamé fytyrën dhe pimë nga ai ujë i pastër, i qartë dhe i ftohtë akull. Pastaj nxora atë bukë e djathë që më kishte dhënë aneja dhe fillova ta haja me oreks. Atje ishte dhe një palo barakë që shiste birre. Birrat e ftohta në çezmë i pinin njerëz si «Arapi», nga dy-tri shishe. 
Një burrë, kur pa se «Arapi» s'pushonte së piri, i bërtiti:
- Arap, për kokën e plakut mos pi mÄ, se na more më qafë, do të na hedhësh nga ndonjë buzë!
        - Mos kini merak, - ia ktheu «Arapi», - vetëm kur pi nuk më dridhen duart, prandaj në do të veç shëndoshë në Vlorë, paguajmë një birrë. Ne qeshnim dhe e admironim «Arapin». «S'ka shofer si 'Neki Arapi», më vonë thoshim edhe si Arshi Rucaj, si dhe Pandeliu dhe Arseni. Këta ishin shoferët nga më të shquari t e kohës së djalërisë sime.  
Ia hipëm prapë makinës, lamë pas freskinë e rrapit dhe të çezmës së Sevasterit, të përpjetat dhe grykat e Salarisë, frikën e hajdutëve dhe u futëm në zonën heroike të ëndrrave tona. Po i afroheshim Vlorës trime. Isha kurioz dhe nga brenda kamionit, si nga një tunel i errët, shikoja me kureshtje të madhe malet, kodrat, prisja të shikoja pyjet e ullinjve që na i kishin mësuar në shkollë. Kërkoja mos gjeja po atë vend të ullinjve të librit të Justin Godarit, një francezi që kishte ardhur në Gjirokastër, të cilin ne të vegjlit, që na nxorën në shesh me shkolla, e pritëm me lule. Godari bëri një libër në frëngjisht mbi Shqipërinë që ne e këndonim në lice. Atje, më kujtohet, kishte një fotografi të ullinjve, ku rrinin refugjatët e shpërngulur e të dëbuar nga vendet e tjera të atdheut nga okupatorët serbë e grekë. Duke pritur të arrinim në Vlorë, ia merrnim këngës:

«Jam vlonjat e jam vlonjat,
Zhgabën e kam mëmë e at.
Zhgaba trime dykrenore
Vend' e saj e ka në Vlorë».



Në mendjen time të vogël kalonin epopeja e Vlorës, trimëritë e Selam Musait, vullnetarët, flamurët, Ismail Qemali, vrasja e Avni Rustemit, Kryengritja e Qershorit, baba Çeni, Idriz Guri, Çerçizi, Marati, Robespieri dhe koka e prerë nga gijotina e Luigjit të 16-të. Më dukej sikur të gjitha këto dhe këta do t'i gjeja në Vlorë. Ishte ëndrra e madhe e rinisë sime që po realizohej.
Natyrisht, në Vlorë arritëm natën dhe «Fluturidha» ndaloi në hotelin «Korça» të Hilmi -Cipit, një kushëri i anesë e i dajkos. Atje ishte baza e «Fluturidhës», etapa e fundit e «trenit» Gjirokastër-Vlorë. Kishin dalë plot
njerëz që pritnin kush njeriun e tyre, kush një plaçkë, kush një letër. Mua s'më priste njeri. Atje takova Beti Sharrën, «Çalamanin», një ish-shok i shkollës qytetëse, që punonte si shërbëtor në hotelin e dajkos së tij. Ai më mori dhe i tha Hilmiut që isha nipi i Shyqyriut, i cili e kishte porositur për mua të më jepte një kr evat në hotel që të flija dhe të nesërmen me ndonjë automobil të më niste për në Fier. Kështu u bë. Unë fjeta një natë në Vlorë. Hoteli m'u duk si një «pallat». Fjeta në një dhomë me Betin. Krevatet kishin dhe «buzëla», kunupiere, pse atëherë të pinte kunupi në Vlorë. Me të zbritur, na u frynë fytyra dhe duart. I bëmë menjëherë me uthull, por pa fajde.
Unë doja të dilja pak të shihja Vlorën e ëndrrave të mia. Dolëm me Betin nga një sokak i errët në një shesh.
- Ja, - tha Beti, - këtu u ngrit Flamuri.
- Ku? Ku? - i thosha unë.
- Ja, në një shtëpi të vjetër, që tash nuk duket se është errët, në një ballkon prej druri.
- Më trego, Beti, detin, - i thashë.
Ai më tha:
- Je në vete, është larg skela, ka ferra, gjemba, duhet karrocë, s'vete dot me këmbë. - Kështu që atë natë as Vlorën nuk e pashë dot, as detin.
Në mëngjes herët u çova dhe, pa ngrënë bukë, dola vetë. Kisha etje të shihja Sazanin dhe Karaburunin e këngëve dhe të ëndrrave të mia heroike. Duke u siguruar se një veturë karakatinë «Ford» e Hiqmet Cipit do të nisej nga dreka për në Fier, unë ua mbatha lkëmbëve me të shpejtë drejt e në skelë dhe që andej ndenja mbi një gur jashtë në breg dhe shikoja Sazanin që na e kishte pushtuar Italia dhe Karaburunin. Nuk ngopesha duke I parë dhe duke kaluar në kokën time këngët që kisha mësuar.
Ullinjtë, ullinjtë doja të shihja. Kur ia hipa «Fordit», i thashë Hiqmetit:
- Aman, më trego ullinjtë.
- Mos ki merak, - më tha ai, - se nëpërmes tyre do të shkojmë.
Ç'mrekulli për mua! U habita. Si ishte e mundur? Pyje të tëra me gjelbërim, kurse në Gjirokastër nuk kishte asnjë rrënjë. «Ah, - thosha me vete, - këta vlonjatët janë të zotë të çdo gjëje».
Kur dolëm në qafën e Koshovicës, në zbritje, më bëri përshtypje hyrja e Fierit. Andej dukeshin fusha dhe qyteti, varrezat nga të dyja anët e rrugës dhe rrapet e trasha. E pyesja shofer Hiqmetin për çdo gjë.
- Pse ka dy lloj varresh?
- Nga një anë, - më shpjegonte ai, - janë varret e myslimanëve, nga ana tjetër ato të të krishterëve. Këto rrape janë shekullore; atje në kodër, mbi këtë lumë që quhet Gjanicë, është shtëpia e beut çalaman me këmbë të drunjtë, që kur ecën ia bën krëk-krëk. Ky këtu është pazari dhe shtëpia e pashait. Të gjitha këto dyqane janë të pashës, zaten gjitLhë Fieri, - thosh shofer Hiqmeti, është i Vrionasve.
Më në fund arrita në shtëpinë e dajkos, një shtëpi e vogël përdhese me tri dhoma të vogla dhe me një qilar, ku nuk vërtiteshin dot tre njerëz. Rreth e rrotull shtëpia ishte e rrethuar me gardh, në një qoshe ishte një pus, nga i cili ujin për të pirë e nxirrnin me çikrik. Unë u habita, sidomos me një copë të kopshtit, ku kishin punuar bostançe. Atje kishin mbjellë njëfarë kungulli, që s'e kisha parë kurrë. Siç më tha nëndajkoja, ky kungull nuk hahej, po e linin të thahej, e kruanin nga brenda dhe e mbanin për të pirë ujë. Të pish ujë me kungull? U habita.
Nëndajkoja u gëzua që vajta, po dajkoja ato ditë më duket nuk ishte atje, erdhi më vonë e u gëzua edhe ai kur më pa. Flija në një dhomë me nëndajkon. Ne shtronim çdo mbrëmje pas buke stromët në dhe, kurse dajkoja flinte në krevat.


Ditën e parë të vajtjes në Fier bëra «inspektimin» e oborrit, nxora kokën nga gardhi, në rrugë, u vërtita rreth e rrotull. Në ato kohë atje nuk kishte shumë shtëpi, kishte kasolle prej balte. Afër shtëpisë së dajkos ishte një shtëpi e madhe me dy kate.
Më duhej të gjeja ndonjë shok, me të cilin të dilja ose të luaja. «Të njoh unë», më tha nëndajkoja dhe një ditë shkuam në «Çeligrad», që ishte aty afër, në anë të qytetit, në një shtëpi të vogël përdhese me baltë, por me lule në të hyrë dhe të pastër brenda. Atje na priti në familje një djalë i shtëpisë, me të cilin u njoha. Ai mësonte në Shkollën Teknike në Tiranë, luante edhe futbolL Kështu që mjaft herë ne dilnim me të në «Çeligrad» dhe luanim me top pasdreke me çunat e tjerë fierakë. Dajkoja, që ishte i kursyer, më thosh: «Mos luaj shumë, se të shqyhen këpucët». Po çfarë të bëja tjetër?
Unë veja në dyqanin e dajkos, dyqan i thënçin! Ishte një nga ato dyqanet e vogla, pronë e pashës Vrionas, me taraba prej dërrase dhe me dysheme e mure prej balte. Xishte dy hyrje në dy r rugë, pse ishte në qoshe. Në mure kishte disa sergjene dhe në sergjene disa plaçka. Më kujUohen vetëm disa pasqyra të vogla rrumbullake, me nga një fytyrë gruaje nga pas. Këtë farë «malli» dajkoja e kishte blerë në Vjenë, kur vente takonte djalin e tij, Zihninë, që e kishte dërguar për studime. Në dyqan rrinte kurdoherë Sotir Goga, kështu më duket se e quanin. Ai ishte ,,ijë fshatar nga Myzeqeja, i hollë e i gjatë. Sotiri ishte i dashur, mua më donte dhe që ditën e parë më tha: «Zgjidh një pasqyrë të vogël dhe mbaje me vete të shikoiesh».M'u duk sikur ç'më dha.
Një mbrëmje tek po bisedonin në dyqan dajkoja me Sotirin, ky i fundit i tha:
- Shyqyri, ta marr edhe Enverin nesër në Roskovec?
- Merre, - i tha dajkoja.
Unë u hodha përpjetë nga gëzimi. Do të veja në Roskovec! Se ç'ishte Roskoveci, as që dija gjë, po nuk më zuri gjumi atë natë dhe në mëngjes herët erdhi Sotiri me një qerre që tërhiqej nga dy buaj e më mori. Për herë të parë hipja në qerre. Sotiri ngiste qetë me hosten, rrotat rënkonin. Ne venim në Roskovec të bënim pazar. Sotiri do të blinte rrush për të bërë verë për dyqanin dhe kush e di edhe me kë do të takohej. Arritëm në Roskovec, ku nuk kishte veçse disa baraka të vjetra, por bëhej pazar i madh, kishte mjaft populi që shiste dhe blinte. Sotiri piqej me njërin e me tjetrin, bisedonte me fshatarë me takije në kokë. Më në fund ai bleu tre kosha me rrush të kuq, i ngarkuam mbi qerre dhe morëm rrugën e kthimit. «Mos u kurse fare, - më thoshte Sotiri, - ha rrush sa të duash, se agai ka». Unë s'kisha parë kurrë kaq thosha me veten time, - kush e di ç'bëhet prapa atyre mureve».
Nganjëherë Sotiri nga penxherja e dyqanit më thosh: «Ja, ky është Qemal bej Vrioni, ky është Kahreman Beu, na e rropnë lëkurën». Ku t'i shkonte në mendje fshatarit myzeqar, Sotirit, se çuni me të cilin po bisedonte dhe ai po i hapte zemrën, do t'ua merrte hakun atij dhe gjithë fshatarëve të Myzeqesë, duke u prerë kokën Qemal Beut dhe gjithë bejlerëve të Vrionit dhe se të tjerët do t'i shfarosnim përgjithmonë? Por kërdia do të bëhej më vonë kundër feudalëve.shumë rrush. Hëngra disa kopanë sa u vela. Ky udhëtim në Myzeqe mbeti i paharruar për mua, siç më ka mbetur në kujtesë edhe një dasmë.
Sotiri më mori edhe një herë tjetër, vajtëm në një fshat, më duket në Marinëz, ku bashkë edhe me kushëririn dhe shokun tim të vegjëlisë, Sado Gamin, morëm pjesë në dasmën e djalit të xha Janit, që më duket e quanin Joti. Prapë ia hipëm qerres. Më kujtohet si tani toka e çarë atë vit nga thatësira, një numër kasollesh me baltë, fshatarë të ulur grumbull në shesh, në baltë, që pinin dhe këndonin. Ngandonjëherë ngriheshin dhe kërcenin. Unë rrija në një sofër me Sotirin dhe ia bëja «eeeee», kur dasmorët këndonin. Që atëherë më pëlqeu e më pëlqen shumë kënga dhe vallja myzeqare. Fshatarët ishin të dashur, herë pas bere më përkëdhelnin e më përqafonin dhe një plak bënte ç'bënte, më vinte takijen e tij mbi kokë e më thosh: «Do të të bëj myzeqar».
Kur bëhej pazari në Fier, unë kisha shumë qejf të veja të shikoja, shëtitja sa andej-këtej, i pyesja fshatarët «sa e shet këtë» «sa e shet atë», por nuk kisha gjë për të blerë. Ngandonjëherë nëndajkoja më jepte ndonjë lek dhe me ta blija fruta. Ditën e pazarit vinin shumë fshatarë në këtë qytet. Pazari bëhej afër shtëpisë së pashës së Vrionit, ishte në një shesh, ku kishte dhe disa pemë të larta me hije. Nga njëra anë e pazarit ngriheshin muret e larta që rrethonin bahçenë dhe pallatin e pashallarëve, mure të errëta dhe misterioze për mua, asgjë nuk dukej nga jashtë, veç pemëve të larta. «Këtu rrinë gjakpirësit e popullit,


FURRXHINJTË E MËHALLËVE


E çuditshme mund t'u duket disave, që unë mendoj dhe shkruaj për furrxhinjtë e Gjirokastrës, që kanë jetuar e punuar të paktën 60-70 vjet më parë. Po ja, kështu është! S'më rrihet. Kam një dashuri dhe një nostalgji për këta njerëz të thjeshtë të popullit. Ata ishin punëtorë të zjarrit, të flakës, të tymit, ishin të nxirë nga fytyra dhe nga rrobat e punës, por zemrat e tyre rrihnin si e si të kënaqnin gjit hë njerëzit e mëhallës ku punonin. Asnjëri nuk i thoshte furrxhiut se ishte «njeriu më i afërt» i tyre, shumë as e mendonin dhe as e kuptonin këtë çështje njerëzore dhe reale. Furrxhiu? «Hajde, me, një palo furrxhi është, r_a pjek bukët dhe ne e paguajmë për këtë». Furrxhiu nuk thirrej veçse rrallë e tek në dasma, në ziafete o në ndodhira të tjera dhe si për mëshirë. Zakonisht i dërgohej këtij nga një çanak kabuni, një copë mish i pjekur nga dora e tij dhe me kujdesin e tij, mbi këto i vihej edhe ndonjë thelë bakllava dhe «hajde, mjaft i kish!». Shumë herë ai vetë as i shijonte fare.
Ky njeri i mirë, i thjeshtë e i dashur nuk bënte fjalë dhe, pranë derës së furrës nga dilte afshi i zjarrit, e hante atë çka i dërgonin ose e ruan te dhe, kur mbyllte furrën në mbrëmje, ashtu i lodhur e i nxirë nga tymi dhe me trup të djersitur, hidhte pallton në sup, merrte çanakun e «dasmës» dhe e çonte në shtëpi ta hante me gruan, nënën, motrën e fëmijët. Që të gjithë pritnin nga duart e tij ! Ai sa cimbiste nga një çikë dhe ua linte të vegjëlve hisenë e tij. Për vete furrxhiu mjaftohej me një copë kur -ç misri të f ortë, që e priste thela-thela, nxirrte prushin nga gjirma e patit të vogël ku rrinin, vinte cimbidhin mbi to dhe shtronte fetat e kulaçit, i thekte, i shkrifëronte, i skuqte, disa herë edhe i digjte, por i bënte të shijshme. Dhe kështu furrxhiu, miku më i mirë i popullit të mëhallës, pinte nga një gotë raki për të hequr mërzinë e për t'u çlodhur, hante kafshata-kafshata kulaçe me një çikë djathë e një qepë të thatë si meze dhe mendonte dertet dhe hallet e tij, që ishin si hallet e gjithë popullit.
Kur flas për furrxhinjtë, mendja më shkon te një kujtim i jetuar, i largët, i lashtë, që lidhet me furrxhi Dautin, i cili pranë oxhakut thekte copën e kulaçit. Mbiemrin atij nuk ia mbaj mend, por di që e thërritnim Dauti i Ciçimakos. Çiçimakoja ishte mëma e tij. Kështu e thërriste furrxhiun aneja, kështu e thërritnim edhe ne, fëmijët e saj.
Dauti i Çiçimakos ishte furrxhiu i furrës së Mamanit, mu në Sheshin e Zemanit. Lidhur me këtë emër më ka mbetur në kujtesë një ngjarje me Sanon, kur ishte e vogël. Aneja na dërgonte me kokorrethe në kokë për të shpënë gjërat për t'i pjekur në furrë. Siç duket, Sanos, duke i rënduar vazhdimisht tepsia në kokë, i qe ngulur në mendje emri i furrës Mamani dhe, kur vajtën për herë të parë në shkollë, të zëna dorë për dore me Balen dhe mësuesja që do t'i regjistronte i pyeti për emrat, Balja, çupa e baba Cenit, xhaxhait tonë, iu përgjigj asaj: «Më quajnë Bale Hisenj Hoxha», kurse Sanoja i tha: «Më quajnë Sano Halil Mamani». Mësuesja ngriti kokën, hapi sytë e çuditur se i njihte dhe u tha: «Si është e mundur që keni dy mbiemra të ndryshëm, kur ju jeni bila Hoxhate?». «Hoxha më thonë dhe mua, po çoj bukët e i pjekim te furra e Mamanit». Mësuesja ishte Urani Rumbo. Ajo qeshi me naivitetin e vajzave të vogla.
Furrxhi Dauti i Çiçimakos, një mesoburrë, më shfaqet edhe tash pas kaq dekadash në kujtesën time te dera e zjarrtë e furrës me llërë përveshur dhe vetëm me një kë mishë, pse për të dimër behar ishte kurdoherë v apë e madhe. Ai mbante disa copa paçaure në njërën dorë dhe në tjetrën herë një kanxhë, herë një lopatë me bisht të gjatë.
Xha Dauti ishte mbreti i furrës, si Qato evgjiti mbret i farkës. Ai ishte «perëndia» e zjarrit. Hija e tij binte e zmadhohej mbi shtratin e gjerë dhe të gjatë me dhoga të nxira të furrës, që mbushej dinga me lloj-lloj enësh kuzhine: mamaca me bukë misri të ardhura dhe të trasha, me tepsi të holla me qollopita, me shapkate, me laropita, me byrekë me djathë ose lakrorë me mish me thembra të ngritura rreth e rrotull e të mbushura në mes me qepë të thata e të grira e me copa mishi të vogla.
Në shtratin e furrës shihje lloj-lloj tepsish të vogla e të mëdha me kulaçe prej misri, të qëndisur artistikisht me thikë në katrorë ose në rrathë, në to, ngandonjëherë, edhe nga një vizatim i bërë me majën e lugës. Kështu i qëndiste ngaherë aneja kulaçet. Në shtratin e furrës shihje gjyveçë «me veshë e pa veshë» me birjane të ndryshme me zarzavate, me mish e pa mish dhe kur kéta ishin me oriz, këtë xha Dautit ia çonim veç në një gotë ose në një çafkë që t'ia hidhte birjanit kur duhej.
Mërzia jonë ishte vetëm kur çonim dhe merrnim tepsitë nga furra. Këtu ishin edhe zënkat me Haxhon, Balen dhe Sanon. Jo «shpjere ti», jo «pse ta shpie unë?».
«Hë, hë, - më thoshte mua aneja, - lëri llafet, do të shkosh ti, se je djalë!» dhe, para se të veja në shkollë, më rraste mbi kokë mamacën. Atëherë unë, dulce e mbajtur tepsinë me të dyja duart në ekuilibër, se mos më derdhej ose më binte, zbrisja sokakun plot me gurë, një sokak i ngushtë nga të dyja anët me mure të larta, nga një anë ai i kopshtit të Çoktanit, ku hanim mana dhe kumbulla, pse teto Zurkon e kishim gjitone me portat karshi-karshi dhe nga ana tjetër muret e shtëpisë së Lame Calit dhe të mësuesit të vjetër patriot nga Cipat. Pastaj rrëshqisja në mes të poplave nën haurin e labes Venetike, nëna e «labushkës» Hasibe, siç e thërritnim shoqen time dhe të Sanos, me të cilën luanim çdo ditë dhe e kishim si motër.
Zbrisja pastaj nën shtëpinë e xha Iljaz Hoxhës, njërit nga mësuesit e mi patriotë, nga të parët mësues të gjuhës shqipe në Gjirokastër dhe andej dilja te furra e Mamanit. Me të shpejtë e lëshoja tepsinë mbi shtratin e furrës, se mos më ikte koha e shkollës dhe i bërtisja xha Dautit: «Prura bukën!» ose «Prura kulaçin!», si të qëllonte. Ai herë-herë s'na përgjigjej fare, nganjëherë, kur ishte me inat, na bërtiste: «Nuk e sheh, m'u prish puna se e solle ti kulaçin!». Kur venim ta merrnim të pjekur, si të qëllonte, herë kishte dalë nga furra e herë jo. Kur kishte dalë, hidhnim sytë dhe kërkonim gjënë tonë. Kurrë s'gabonim, por xha Dauti nganjëherë bërtiste: «Kujdes xhanëm, mos na ngatërroni tepsitë, pse hajde merru vesh pastaj me gratë!».
Kur në dimër bënte ftohtë e frynte thëllimi, ne futeshim në furrë, ku ishte aq ngrohtë dhe javash-javash si macet, pa zhurmë, i afroheshim zjarrit të furrës. Xha Dauti i Çiçimakos bënte sikur s'na shikonte, ai vazh.donte të punonte, por, kur e shihte se shtoheshin dhe vëcër-vëcër e pengonim, ai thoshte me të qeshur, me atë gojë dhe fytyrë të skuqur dhe të djersitur nga afshi i furrës: «Largohuni, djema, se më bëtë vapë!». Kur ishte behar dhe pritnim të dilte furra, ne luanim në Sheshin e Zemanit me pllaka, arabadaulet ose si të qëllonte.
Të premteve xha Dauti e mbyllte furrën, nuk piqte dhe këtë të gjithë banorët e lagjes e dinin. Atë ditë për të ishte pushim «pajdos», siç i thoshin atëherë.
Ky ishte Dauti i Çiçimakos, njëri nga furrxhinjtë e mirë të mëhallës së Palortosë, miku im i vegjëlisë, që më ushqeu kur isha i vogël, duke na pjekur bukët, dhe që ia di për të mirë, prandaj s'e harroj kurrë.
Nën mejtepin e vjetër, nën këtë ndër tesë të madhe të qytetit, nën këtë shkollë, pra, në rrëzë të murit të oborrit të saj, ndodhej dhe ndodhet akoma një furrë jo shumë e madhe, që në ato kohë e quanim «Furra e beut». E cilit bej ? Nuk e di.
Pas Çlirimit, unë jam interesuar se kush ka qenë furrxhi në këtë furrë. Më kanë thënë se atje ka pasë punuar Maloja i Zeres, shoku im i vegjëlisë, ndërsa tash furrxhi është Xhevat Avdalli, këngëtar i shquar i këngës labe gjirokastrite*. *( Më 23 mars 1978, shoku Enver Hoxha doli shëtitje nëpër sokakët e Gjirokastrës. Për këtë ditë, në Ditarin e Tij shkruan: «Dulce ecur nëpër rrugë arrita në krye të Sokakut të të Marrëve, ku më doli përpara këngëtari i njohur i këngëve gjirokastrite, furrxhiu Xhevat Avdalli. U përqafova me të dhe... ia morëm këngës: Dërgoi Gjoleka njerinë/ Lum' i Vlorësë të vijë/ Ç'u shkulën që në Radhimë...».) Këngët e Xhevatit, të Lavos, të Resulit, i kam në magnetofon, ato i dëgjoj herë pas here dhe kënaqem. Xhevatin e njoh si këngëtar të mirë, por besoj se është edhe furrxhi i mirë.
Kur hyje nga Sheshi i Kokonës furra kishte një korridor të vogël dhe në krah të djathtë të tij ishte një ndarje e vogël. Kjo duhej të ishte dhoma ku flinte furrxhiu. Ky ishte një burrë ndonja 45-50 vjeç, siç më kujtohet. Ishte dropullit dhe e quanin Jani. Nuk e di nga ç'fshat i Dropullit ishte, por familjes sonë dhe ne të vegjëlve as na interesonte nga ishte furrxhiu, nëse ishte i krishter o mysliman, ai ishte furrxhiu ynë; s'kishte rëndësi fare për ne që quhej Jani. E gjithë edukata jonë nga baba Çeni, xhaxhai, aneja, nënoja, dajkoja, nëndajkoja, ishte afetare.
Ne, të vegjlit, e kishim kurdoherë mirë me usta Janin jo vetëm pse ishte furrxhiu ynë që na piqte mamacen dhe qollopitën që e hanim të ngrohtë me aq qejf me djathë, mbasi kjo furrë ishte afër shtëpisë sonë. Ne nuk mërziteshim në këtë furrë, se nuk ishte aq larg, sa ajo e Mamanit, por ishte afër shtëpisë dhe shkollës. Dukë vajtur në shkollë s'na vinte rëndë të çonim edhe çfarë kishim për të shpurë në furrë dhe kur dilnim në drekë, ktheheshim me vrap, merrnim gjënë të pjekur dhe me vrap ia çonim anesë, se na grinte uria. Aq uri kishim kur dilnim nga shkolla, sa, kur hynim në furrë, harronim të mbyllnim derën. Mirëpo në dimër ishte ftohtë dhe bëhej korrent. Jani furrxhiu na bërtiste: «Pedhimu, mbylle derën se do të më beni oftika!». Dhe ne ktheheshim dhe mbyllnim derën se oftikanë e dinim që ishte nje sëmundje e tmerrshme. Ne e donim furrxhiun tonë dhe s'donim kurrë të na sëmurej.
Por ne, të v egjlit e Hoxhatëve, e donim dhe na donte xha Jani edhe për një arsye tjetër, atë e donte baba Çeni dhe ishin miq. Baba Çeni, sido që ishte kryetar i bashkisë, ishte njeri shulrë i thjeshtë, ai i urrente agallarët dhe ishte «rrogoz asqer» me vegjëlinë. Kur kthehej në mbrëmje nga beledieja, në xhep të xhybes kishte nganjëherë një shishe me raki dhe në një kartë shtupellë mbante të mbështjella disa mëlçiçka të zeza.
Baba Çeni kthehej te furra e Janit, hipte mbi shtratin e furrës, ulej pajdash, nxirrte shishen e rakisë dhe ia jepte Janit mëlçiçkat. Furrxhiu i vinte ato mbi prushet e furrës dhe fillonin e pinin që të dy me të njëjtën shishe, duke ngrënë mëlçiçkat e qepë të thatë si meze. Kur nxehej mullai, atëherë «me mjekrën e tij në luftë», me sarëkun në kokë, që ia nxinte tymi, fillonte të sharat dhe nuk linte gjë pa thënë kundër agallarëve: Karagjozatëve, Hasanajve, arkondëve, si: Papadhopullët, Litot, Lolomanët etj. Dhe kështu, kur shishja mbaronte, që të dy, furrxhi.u dhe belediereizi, duke iu marrë këmbët, zbritnin Sokakurz e të Marrëve dhe venin në shtëpi. Te porta furrxhiu përpiqej t'i puthte dorën mullait, kurse ky e merrte për qafe furrxhiun, e puthte dhe i thoshte duke bërtitur: «Mos i puth dorën njeriut, ndryshe nuk të kam më mik!».
Ne nga brenda e dëgjonim poteren. Nënoja më thoshte: «Dil, Enver, merre babanë nga krahu, se do të thyejë kokën në shkalla». Kur hipte baba Çeni sipër, në divan, na puthte «mac e muc», na bënte gjithë jarga e lot, kurse nënosë i puthte dorën. Ajo serioze i thoshte:
- More Hisenj, more derëzi, kë ngjave këslltu, kishe një deli baba, nuk bën të piç me këta njerëz, se nuk është mirë. të shajnë!
Baba Çeni atëher ë inatosej dhe i thoshte nëlâosë, po me respekt se e donte shumë:
- Po me kë të rri, me maskarenjtë si Hasanajt e si Sami Karagjozi me shokë? Jo, Jeko, unë do të rri me zuzarët, me brazhnjarët, me jevgj, me kasapë, me furrxhinj, pse këta janë njerëz të mirë, të thjeshtë. Unë e di sa lodhen gjithë këta duke punuar dhe meójithatë nuk nxjerrin dot as bukën e gojës, kurse ata, të tjerët, janë veshur me cohë, kanë potina me sumbulla dhe rrinë e heqin tespitë.
Dhe pas gjithë këtyre të sharave baba Çeni lukuriste mbi agallarët e Gjirokastrës shpellën e madhe (thoshte një fjalë që unë s'po e shkruaj). Nënoja ulte kokën dhe thoshte: «Ç'na gjeti me këtë!». Kurse ne të vegjlit qeshnim, e gëzonim babanë, i nduknim dhe i fshinim mjekrën. Baba Çeni na puthte dhe vazhdimisht duke qarë na thoshte: «I vritni ata qena kur të rriteni!». Nënosë nuk i durohej, kërcente dhe i thoshte: «Ooo! Aferim Hisenj, ç'janë këto që thua para fëmijëve? Enver, të keqen, - më thosh mua, - mos e dëgjo babanë, se ai nuk di se ç'thotë!».
Aneja e merrte baba Çenin për qafe, i fshinte lotët, i lante fytyrën me ballomë të lagur, e zhvishte, i vishte sadenë e natës dhe, ashtu siç ishte, shumë herë e zinte gjumi mbi minder. Ne e mbulonim me jorgan, i vinim një vito me fyt plot me ujë afër dhe e linim të flinte.
Këto janë disa kujtime për furrxhiun tjetër tonin, furrxhi Janin. Sjell tash në kujtesë se si në mbrëmje, kur zbrisja nga Kuculla, ku luanim, dhe dulce kaluar nëpër lukuramën nga shtëpia e Kamber Bilalit, shokut tim, nga. shtëpia e Muharrem Qemos, dilja pastaj në rrugën e furrës, gjeja atje usta Janin të mbështetur në penxherenë e furrës që pinte cigaren e dredhur dhe ëndërronte! I thosha «natën e mirë, usta Jani» dhe ai ma kthente: Orakali pedhimu*.*( Udhë të mbarë, djali im)
Ai e dinte kur kthehej baba Çeni në shtëpi dhe nga penxherja e furrës i thoshte:
- U ktheve, mulla?
- U ktheva, bëfsh gjumin e mirë, usta Jani! - i thoshte babai.
Dhe tash në këtë moshë, si nipi i baba Çenit, ndiej kënaqësi që si djalë i popullit dhe ushtar i Partisë, bëra edhe unë diçka për popullin tim të mirë e trim, për bijtë e bijat, për nipërit dhe mbesat dropullite të usta Janit, vëllezërit dhe motrat tona dropullite, pjesëtarë të barabar të në detyra dhe në të drejta në atdheun tonë socialist.
Familja jonë, kur qëllonte që mbylleshin për një arsye o një tjetër të dyja furrat që përmenda më lart, bukët i piqte edhe më larg, te furra e Angonatëve. Kjo furrë jo e madhe ndodhej afër portës së madhe të bllokut të shtëpive të Angonatëve, ngritur mu në këmbët e një ure të vogël, mbi një përrua që zbriste i rrëmbyer së larti nga mali, përrua që kalonte në mes të lagjes së D_unavatit të Sipërm. Ky përrua sillte gurë, shpella, pemë të shkulura, me një fjalë, çdo gjë që gjente përpara. Urat ngandonjëherë i merrte, ngandonjëherë ua shalonte, po kjo ishte qederi i beledies. Vetëm furrës nuk kishte ç't'i bënte përroi, por zhurma, ama, i çante veshët furrxhi Shabanit. Këtë ne nuk e kishim aq të afërt si dy furrxhinjtë e tjerë. Kush e di, kjo mund të vinte edhe për shkak se furra ishte larg dhe t'i bije e t'i shpije kaq larg kulaçet na e sillte shpirtin në majë të hundës, gjë që na e bënte të largët edhe furrxhi Shabanin. Ky ishte ca nevrik, nuk qeshte kurrë. Njeri i keq nuk ishte, por vogëlsia e shtratit të furrës mundet që ia «ngushtonte» ca edhe zemrën, pse na bërtiste: «Hajde, lini llafet, merrni ç'u përket dhe ikni se s'kam ku të vë tepsitë!», ose «Hajde, rrini jashtë!».
- Po bie tello, xha Shaban, - i thoshim ne, - kur binte shi.
- M'u prish puna mua, - na e priste ai.
Dhe ne, të qullur, kush me thes në kokë të bërë si kaçule, kush duke hedhur cepin e palltos në kokë, dilnim jashtë dhe grumbulloheshim kokë më kokë nën çatinë e portës së madhe me sufa të Angonatëve.
Edhe kur banonim për një kohë në Cfakë, nga furia, natyrisht, nuk mund të shpëtoje. Ajo «shyqyr» nuk ishte dhe aq larg nga shtëpia. Kur zbrisje, ishte mirë, por kur e ngjisje me tepsi, me zimbilen e zarzavateve që nga panari dhe me çantën e shkollës, atëherë djersije. Por të rinj ishim, s'donim t'ia dinim.
Furrxhiu quhej xha Bastri, ishte burrë i shkurtër, me një mustaqe të vogël të zbardhur si leshrat dhe të zverdhur mbi buzë nga cigari që e pinte me një çibuk të vogël të verdhë me «qelibar», siç thoshte ai. Sido që mesoburrë, ai ishte i shkathët, tepsitë i përpiqte sa mundte, kur i nxirrte nga furia, i vringëllonte mbi shtrat, se edhe digjnin e përvëlonin.
Në Hazmurat kishte dy furia jo larg njëra-tjetrës, njëra ishte e xha Abaz Cuçit dhe tjetra e Bido Çanos.
Tek e para ne venim e vinim kur ishim të vegjël, pse furra e Çanos, që ishte afër shtëpisë së dajkos, nuk ishte e hapur dhe kjo e detyronte nëndajkon të piqte te furra e Abazit.
Furrxhiu i xha Abazit, Kola, e donte nëndajkon, e respektonte, po ia kishte edhe frikën, pse ajo nuk përtonte të hidhte shallin në kokë dhe drejt e te Kola, me të cilin grindej. Kola i thoshte: «Mirë moj teto Hasije, ja, u dogj dreqi, se i hodha furrës ca dru më shumë», ose «duhej ta kishe dërguar më parë dhe jo aq vonP» etj. Edhe xha Kola nuk mbetej pas nga arsyet, ai i përcillte njerëzit, por sidoqoftë me teto Hasijenë bënte ca kujdes, dhe ne, të vegjëlve, kur venim merrnim gjërat në furrë, na thoshte: «Me Açenë mos i zer lopët, lere, të tundësh këmishën, asgjë nuk i shpëton asaj».
Të bëhesh furrxhi, mund të bëhesh, por të jesh me të vërtetë i tillë, nuk është punë e lehtë. Zanati është i rëndë dhe jo sidokudo, duhen vite pune që të fitosh. Të gjitDë furrxhinjtë që tram njohur në rininë time kanë qenë burra të moshuar dhe medoemos duhej të kishin eksperiencë të madhe. Nuk ishte punë e lehtë, sic e kuptoja unë atëherë zanatin e furrxhiut me mendjen time të vogël, kur prisja të dilte tepsia nga furra dhe, i mbështetur në shtratin e saj, rrija e mendoja duke bërë sehir furrën që skuqte nga zjarri dhe Kolën duke punuar.
Ç'kuzhinier i mbaruar duhej të ishte furrxhiu! Ç'kuzhinë të madhe i kishin lënë në duar xha Kolës ! Nga zotësia dhe dora e tij vare] kënaqësia në familje! Ishte buka e çdo dite! Buka! Buka! I tërë populli ynë çdo gjë e lidh me bukën. «Dua bukë», «S'kam ngrënë bukë», «Shkojmë të hamë bukë», «Mbaruam bukën» etj. Kurdoherë «bukë»! Në çdo cast «bukë»! Kur mblidheshim në sufra na mësonin «Mos e bëni bukën thërrime!», «I mblidhni thërrimet e bukës dhe i futni në gojë!», «Bukën e puthni dhe e vini në ballë, para se ta hani!». Dhe bukën na e piqte furrxhiu i mirë dhe ky furrxhi i mirë, ky kuzhinier i madh i gjithë mëhallës, ishte më i varfri, më i rraskapituri, që shumë herë flinte mbi shtratin e furrës, shumë pak njerëz kishin konsideratë për të.
Ju dua dhe ju respektoj shumë, furrxhinj, ngado që jeni, kudo që punoni. Ju tram dashur edhe kur tram qenë i vogël dhe i ri, por tash e kuptoj si duhet sa vlerë të madhe treni ju, punëtorë nga më të mirët të zjarrit e të flakës.
Plaku xha Abaz Çuçi, pronar i furrës haur, ku piqte xha Kola, ishte një burrë i shkurtër me leshra të bardha, që i rrinin përpjetë, me mustaqe të bardha, me një palë syze të vogla të lidhura me tel. Xha Abazi ishte fytyrëvogël, shurdh nga veshët dhe sahatçi me zanat. Ishte njeri i mirë. Ai e donte xha Kolën, na donte edhe ne, pse ishte kushëriri i dajkos dhe i anesë sime. Kur kthehej nga dyqani i vogël, ku rregullonte sahatet e popullit, kalonte nga furra, përshëndetej me furrxhiun dhe nuk mungonte ta pyeste:
- Kolë, si të ecën qepa? (sahati i xhepit).
- Shumë mirë Abazo, - i përgjigjej Kola.
Kur binte shi dhe dilte nga shtëpia në furrë, xha Abazi, që të mos i lagej koka e thinjur, vinte në kokë një bragaç të zi me grykë të gjerë si kaskat e gjermanëve dhe vegën e tij e shkonte nën mjekër, sikur të ishte rripi i kaskës.
Më kujtohet një ditë kur rrija mbi minder në hajat afër tij dhe i them:
- Xha Abaz, edhe unë e dua xha Kolën si ti.
- Pse e do? - më pyeti plaku.
- Se na pjek mirë bukët dhe byreqet që na bën aneja.
- Dëgjo këtu, o djalë i vogël i Gjulos, - më tha xha Abaz plaku. - Në botë tra njerëz të mëdhenj e të vegjël. Këta janë si aletet e sahatit që punon. Unë i njoh mirë këto alete, më kanë dalë sitë duke punuar. Më tre parë kur tre ardhur në duqanin ku punoj tok me Eqremin? Vë një dulbi të vogël në si, pse vetëm ajo më zmadhon aletet e vogla. Këto alete të vogla janë shpirti i sahatit, jo pllakat e mëdha. Sahati pa aletet e vogla nuk punon, po u thie «qimja», s'punon sahati, po u ça pllaka e madhe, as prish punë shumë, sahati prapë ecën. Kola është «qimja». Ja pse e dua unë furrxhi Kolën, - më tha xha Abaz shurdhi e mendjemprehti.
Unë hapa sytë dhe me mendjen time thashë: «Xha Kola «qime»»! dhe i habitur shikoja plakun. Ai më kuptoi dhe me dorën e tij të vogël, me gishtërinj të hollë, më gëzoi kokën dhe më tha:
- Djali i vogël i Gjulos, mbaji mend këto fjalë të xha Abazit, paçka se s'i kupton si duhet tani, do t'i kuptosh më mirë më vonë, kur të rritesh!
Tash, i dashur dhe i nderuar xha Abaz e-uçi, të kujtoj me mirënjohje të thellë, kujtoj dhe kuptoj filozofinë e thellë të fjalëve të tua të thëna né gjuhën e popullit, mbi vIerën e madhe dhe vendimtare né zhvillimin e shoqërisë dhe të përparimit të shtresave të vegjëlisë, të popullit. Mirënjohje të pafund nga unë, për ty dhe për shumë të tjerë si ti, që më mësuat qysh kur isha i ri të dua vegjëlinë dhe t'i shërbej asaj me besnikëri derisa të kem jetë.
Kalonin vite dhe unë rritesha, veja rregullisht né lice dhe mësoja. Bota, jeta, njerëzit më dukeshin ndryshe, i shikoja me sy tjetër, gjykoja më me pjekuri për çdo gjë, horizonte më të gjera po na hapnin çdo ditë shkolla dhe mësuesit tanë. Mendjet tona, mendimet tona, dilnin nga rrethi gjirokastrit. Ne njihnim tash më mirë e me gjerë historinë e madhe të popullit tonë, trimëritë e tij, luftërat e Skënderbeut, të rilindësve, të Bajos e të (erçizit. Ne mësonim këngë që i këndonim labçe dhe shkollarçe, mësonim gjeografinë e vendit_ dhe të botës. Mendja jonë shkonte edhe më larg atdheut. Ne mësonim gjuhën frëngjishte, historinë e popullit francez, mësonim matematikë etj., etj. Kur u larguam nga mëhalla e Cfakës dhe erdhëm né Hazmurat, unë isha më i rritur, familja ishte më e varfër, por njohuritë né trurin tim qenë më të gjera.
Jeta né Hazmurat dhe marrëdhëniet me xha Kolën ishin si ngahera shumë të mira. Xha Kola u bë mik me xhaxhanë, flitnin dhe greqisht me njëri-tjetrin, pse plaku im dinte edhe greqishten, edhe turçen. (Një tog me libra turçe të tij i ruajmë si kujtim né shtëpi.)
Më kujtohet një ditë kur vajta né furrë. Gjëja jonë nuk kishte dalë akoma nga furra; xha Kolë furrxhiu ishte më nge dhe, i mbështetur né të dy krahët mbi shtratin e furrës, filloi të më pyeste:

- Është e rëndë gjuha frëngjishte për të mësuar, c Enver?
- Nuk është e lehtë xha Kolë, po është gjuhë e bukur, duhet të mësojmë çdo fjalë hezber, ta mbajmë menti dhe të dimë ta përdorim.
- Çdo gjë do zanatin e vet, - tha Kola. - Edhe puna e furrxhiut është një zanat jo i lehtë. Po, pa më thuaj, o djalë, - vazhdoi Kola, - si i thonë bukës né frëngjisht?
- Pen (pain).
- Po ujit?
- O (eau).
- O! O! Çudi! - tha Kola, - është e lehtë ta mbaç mënd këtë fjalë. Ne punëtorët që na dhemb mesi na puna, themi nahera oh! oh!, po edhe gjirokastritët që vuajnë për ujë, munti ta mbajnë mend fare miré këtë fjalë, se nahera e çdo orë holasin dhe ata. U dhemb dhe u ka ardhur shpirti né hundë.
- Miré, mo Enver, por birjanit si i thonë né frëngjisht? - më pyeti më tej xha Kola.
Këtu ngeca.
- Ah, nuk e di këtë, xha Kolë.
- Po shapkatit, laropitës, i di?
-- Jo, edhe këto nuk i di.
Xha Kola më vështroi né sy dhe më tha:
- Shih djalë, vuru veshin mësimeve, duhet të mësoç, se presin plaku dhe plaka nga ti!
- Si urdhëron xha Kolë, - i thashë, - mora tepsinë dhe ika kokulur, provimin nuk e kalova miré.
Furrxhiu është njeriu më i afërt i familjeve të mëhallës ku punon. Shumëve nuk u shkon né mendje një gjë e tillë, po furrxhiu rron me hallet dhe me gëzimet e të gjithë njerëzve té mëhallës. Ai gëzohet me ta dhe qederoset për ta jo vetëm që Vi kënaqë duke u pjekur miré gjellët, por zanatin e lidh me ndjenjat, me sentimentet, me gëzimet dhe me hidhërimet e njerëzve.
Më tepër se gjysmë shekulli ka kaluar, por këto gjëi- a të pakta që them, dalin nga zemra dhe janë të vërteta. Të Kjitha i kujtoj me nostalgji, té gjithë i kujtoj me respekt té madh dhe me mir ënjohje, pse kanë qenë punëtor ë, pr oletarë nze gjithë kuptimin e fjalës.


MJE SHTËR TÊ GURIT E TË HEKURIT

Në oborrin e shtëpisë sé dajkos ishte hauri dhe odajashta, e cila përbëhej nga dy oda të mëdha, që i kishin penxheret mbi bahce, nga një pat i futur përposh, si dhe nga një katua i vogël. Që né kohën e vegjëlisë sime, gjatë rinisë dhe deri né kohën e okupacionit, kur çdo gjë u dogj, né shtëpinë e dajkos dhe né kthinat rreth e rrotull saj, tërë jetën kanë banuar muratorë, «mjeshtrit», sic i thërritnim. Këta njerëz kis'hin ardhur. me familje nga fshatrat e Oparit të Korçës dhe ishin vendosur né Gjirokastër. Ata ishin proletarë té vërtetë. Të tërë, me burra, gra dhe fëmijë, ishin nga njerëzit më të dashur dhe më të ndershëm që kam njohur në jetën time, që nga koha e vegjëlisë dhe e rinisë.
Mjeshtrit, burrat dhe «mickët», fëmijët e tyre, té cilëve prindërit zakonisht u mësonin zanatin e muratorit, ishin duarartë. Ata ishin me famë né Gjirokastër, ndërtonin shtëpitë me gurë, zinin pikat e çative, ngrinin muret e oborreve kur rrëzoheshin, r ropateshin tërë ditën, ngriheshin që pa gdhirë dhe ktheheshin në familje vonë, natën. Ata ishin njerëz nga më té mirët të Gjirokastrës, nga më të ndershmit, nga më të domosdoshmit, por ishin edhe nga më té mjeruar it nga ana ekonomike, punonin vetëm për bukën e gojës dhe shumë herë as këtë nuk e nxirrnin. Ata konsideroheshin nga agallarët e Gjirokastrës si njerëz të shkallës së fundit të shoqërisë. Me muratorët, si edhe me evgjitët, familja ime dhe unë kemi jetuar dhe kemi kaluar tok gëzimet dhe hidhërimet e jetës, kemi qenë si një familje me ta.
Me mirënjohje të pafund unë i kujtoj këta proletarë, plakun usta Leko dhe gruan e tij, teto Maron, teto Ninen dhe dy dje-mtë e saj, usta Xhoxhin, usta Tasin dhe nuset e tyre, usta Xhelin, usta Vasilin dhe gruan e tij, Katen tonë të dashur, dy djemtë e dy vajzat e saj që ishin më të vegjël se ne dhe, më në fund, atë që kisha më afër, usta Mihalin, djalin e usta Lekos e të teto Marës, shokun tim të vegjëlisë (megjithëse ishte ca më i madh se unë), shokun tim të Partisë.
Këta muratorë proletarë më kanë lënë mbresa të pashlyeshme në ndërgjegje dhe kanë ndikuar në formimin e karakterit tim. Me të gjithë këta nuk kishte dallim në familjet tona, nuk kishte mure që të na ndanin, nuk kishte dyer të mbyllura, nuk kishte dasi shoqërore, midis nesh nuk bëhej dallim në myslimanë e të krishterë, nuk kishte fanatizëm sa të fshiheshin gratë e njëri-tjetrit nga burrat e këtyre familjeve. Mihali ishte si vëllai ynë, Xhoxhi dhe Tasi po ashtu, për këta motrat e mia ishin si motrat e tyre. Maroja, Ninia, Katja ishin për mua si aneja. Usta Lekon dhe të tjerët i kisha si xhaxhanë.
Të gjithë këta mjeshtër të gurit u hodhën në Luftën Nacionalçlirimtare tok me fëmijët e tyre, me vajza dhe me djem.
Kur mbarova qytetësen dhe në vjeshtë do të hynim për herë të parë në lice, unë rashë sëmurë. Nuk më kujtohet nga çfarë sëmundje, por u bëra keq, për vdekje, siç thotë aneja. Mezi më shpëtuan. Aneja, xhaxhai, vëllai, Ninia, Katja u bënë copë. Doktor Harxhi, që rrinte afër nesh, vinte më shikonte dy herë ditën. «Na rropi doktori, gjithato napolona flori i dhamë përnjëherë, - më thotë aneja, - por të shpëtoi, ishte doktor i zoti». Unë, më kujtohet, isha shtrirë i sëmurë në patin e madh përposh, kurse vëllai kishte zënë dyshekun sipër. Për shumë net me radhë, siç më thonë, unë isha në «bethoj», pa ndjenja, vëllai lart në odën e madhe kollitej, kollitej, kollitej.
Aneja u copëtua e mjera, atë e ndihmonin në punë edhE ditën, edhe natën Katja me Ninen. Në kohën e sëmundje: sime Ninia plakë, më kujtohet, veshur me të zeza ng, koka në këmbë, me trup të vogël, me sytë e saj të përlotur e me qepalla të kuqe, kjo bijë, grua dhe nënë e mjeshtërve proletarë, më ruante tërë natën mbi kokën e jas. tëkut. Ajo i thoshte anesë: «Shko fli ti, se e ruaj unë Enverin natën». Dhe ajo rrinte tërë natën pa gjumë, heri më vinte ballomat me ujë në kokë, kur më hipte temperatura, herë më fshinte djersën, herë më mbante kokën kur më dhimbte. Ngandonjëherë i mbylleshin sytë ng, pagjumi dhe mua më vinte keq kur e zgjoja: «Nine, du, ujë, se plasa». «Mirë të keqen, - thoshte plaka, - të jeI Ninia». Kurrë nuk mund të shlyhen nga mendja dhe ngE zemra këto kujtime dhe këto janë ato gjëra që lënë mbres,, të thella në ndërgjegje dhe mbruhen me karakterin
njeriut.
Kur kujtoj njerëzit e thjeshtë nuk mund të lë pc përmendur edhe kovaçët, këta mjeshtër të hekurit, qÉ bënin një punë të rëndë, por aq të nevojshme për fshatarët dhe qytetarët. Me vare në duar ata i binin fort hekurit në farkë, e skuqnin atë në zjarr, e kthenin për ta bëri si u duhej, e futnin në ujë, e kalitnin, kaliteshin dhe vetë
I kam si tanfi parasysh kovaçët e Gjirokastrës. Karr. folur diku për Qaton, për kovaghanën e tij si për shtëpinë që e kishte sa kaloje dyqanin e Shaban Gegës. Por tan; dua të bëj disa shënime për kovaçin Aziz Buduku, qË ishte mik i familjes sonë.
Xha Azizi ishte kovaç dhe armëndr eqës. Dyqanin E kishte mu në mes të shkallëve afër prefekturës, në një bodrum plot lagështirë. Në dyqan ai kishte një farkë tË vjetër, një mengene, një trapano të vjetër, disa çekiçë, një vare, ca cimbidhe, disa lima dhe asgjë tjetër. Ai bënte me to çdo gjë prej hekuri, ndreqte edhe pushkët E vjetra. Xha Azizi ishte burrë i shkurtër, me vetulla e mE duar të trasha. Kur e shihje për herë të parë, të frikësonte, po herën e dytë e kuptoje sa njeri i mirë ishte, sa i dashur dhe sa i drejtë. S'e hiqje nga mendja xha Azizin.
Aneja thoshte: «S'ka burrë më të mirë se çelo Azizi. ai është <doktor» i mbaruar, se më shpëtoi vajzén (Haxhon)». Haxhoja kishte thyer këmbën dhe xha Azizi i bëri një këpucë me hekura.
Unë veja shpeshherë né dyqanin e xha Azizit dhe drejt e te farka: merrja zinxhirin dhe fryja kaçupët që ndiznin qymyrin. «Jepi, se po skuqet hekuri», - thoshte plaku dhe, kur hekuri skuqej, e mer rte atë me cimbidhe, me një dorë e mbante dhe me dorën tjetër i binte me ritëm me çekiç ai dhe Shabani. Kur mbaronin, atëherë unë merrja një çekiç të vogël dhe i bija mengenesë kot, sa për të bërë zhurmë. Herë-herë dridhja né boshllëk dorén e trapanos. Xha Azizi më linte, nuk më pengonte né punën time.
Shtëpinë xha Azizi e kishte nën xhade, né një brokërimë që rrëshqiste né çezmat e Meçites, afër shtëpive të Harxhit, nën shtëpinë e Sabri Kallajxhiut. Unë veja ngandonjëherë atje, se më merrte aneja më vinte përpar a, kur shkonte të vizitonte teto Fekon.
Zakonisht që andej shkonim te dajkua, né Ha zmurat, zbritnim né Meçite, dilnim te Xhanoja e Përroit, ngjiteshim nga shtëpia e teto Shekos (motra e anesë), ngjitnim sokakun e Shahin Karagjozit e të Idriz Konjarit dhe dilnim né rrugë të madhe. Atje lart, né majë të bregut, ishte shtëpia e nëndajko Hasijesë.


KËNDO TANI O SAHAT*
*( Letër dërguar nxënësve dhe mësuesve té shkolls së mesm të përgjithshme «Asim Zeneli», Gjirokastër.)


Té dashur xha Thoma Papapano* *( Thoma Papapano, basho Thomai ose xha Thomai - mësue patriot, një nga pioniërët e shkollës shqipe në Gjirokastër, mësues i gjuhës i shokut Enver. Në kohén që ëérgohet letra, xha Thoma ndonëse në moshë té thyer vazhdonte té jepte mësim né shkollë e mesme té pcrgjithshme «Asim Zeneli».), nxënës e mësue té gjimnazit «Asim Zeneli»,

Ju falënderoj nga zemra që më kujtoni, por edhe unë kurrë s'ju harroj. Kërkesën që më keni bërë dhe që ma ri për sëritni, ju siguroj se nuk e kam harruar. Zemrën e kan plot kujtime për shkollën time té paré, për mësuesit e m té dashur. Por dëshirën tuaj nuk jua plotësova më paré, j se përtoja té shkruaja, se shkolla ku unë mësova abëcën nuk na mësoi përtacë, por letrën time dëshiroja ta shoq, roja me diçka që më kërkonit, si té them me diçka që të plotësonte dëshirën tuaj dhe timen, me diçka që té m, kujtonte vegjëlinë time.
Ju e dini, xha Thoma, se 47 vjet kanë kaluar ng dita që kur unë u paraqita pér herë té paré né bankën
shkollës përpara jush. Një jetë e tërë ka kaluar, por dit, e paré e shkollës nuk harrohet. Né zemër ndieja gëzin të përzier me frikën e parë, por fjalët e ëmbla té mësue sit tim dhe copa e kulaçit té misërt me pak djathë e një qepë që mëma më kishte futur në qesen e librave, kur më përcolli për në shkollë, sikur ma ngrohnin zemrën, ma hiqnin ndrydhjen.
Furtuna kaluan mbi atdheun që nga ajo kohë kur ju, basho Thoma, hapët shkollën e parë shqipe në Gjirokastër, dhe unë hapa për herë të parë sytë në jetë. Jeta e familjes sime dhe imja, si jeta e gjithë bashkëqytetarëve të mi, kaloi herë me brenga, herë me gëzime, por kurdoherë me shpresa për të ardhmen.
Ju e mbani mend, xha Thoma, kur neve na u dogj shtëpia në kohën e okupacionit të parë të grekëve. Unë atëherë isha i vogël, por mbaj mend se mëma, e llahtarisur, më shkundi nga gjumi dhe më shtyu përpara në mes të flakëve dhe të tymit për të më shpëtuar. Në shkallët që po digjeshin, nuk e harroj as tash, ktheva kryet dhe shikova mëmën në mes të tymit që në një sqetull mbante motrën time, foshnjë të vogël, dhe në sqetullën tjetër një sahat të vjetër që e ruante varur në odën e gjumit dhe që zilja e tij e zgjoi atë nga gjumi në atë natë të frikshme. Çdo gjë na e dogji zjarri, motra më e vogël na vdiq, por unë d:he sahati jetuam. Këtë sahat, të vetmen gjë të shtrenjtë që kam të familjes, po ia dërgoj shkollës sime të dashur, mësuesit tim të vjetër, nxënësve dhe mësuesve të rinj.
Të dashur shoqe dhe shokë të rinj, poet dhe shkrimtar unë s'jam, por, kur isha dhe unë i ri si ju, ëndërroja për poezi, për dashuri, këtë jua them se unë i besoj poetët kur ata thonë se edhe sendet kanë jetën e tyre dhe «ligjërojnë» historinë e tyre. Sahati që po ju dërgoj s'është v eç një mekanizëm i thjeshtë dhe i vjetër, i lyer me pak bojë për t'i fshehur pleqërinë, ashtu siç bërnin dikur nënat tona plaka që vinin këna në flokë për të fshehur thinjat e bardha. Sipas mëmës, ky sahat ka afro një shekuil që i shrben familjes sime. Një shekull s'është pak, por dëgjojeni me kujdes, ai këndon vazhdimisht si... bilbil. Mos t'ju vijë keq, i nderuari xha Thoma, edhe ju nuk jeni i ri, por zëri juaj vazhdon të këndojë si ngahera nga klasa në klasë, nga viti në vit për më shumë se 50 vjet me radhë vjershat dhe këngët e bukura të Naimit që i këndonte Shqipërisë dhe së ardhmes, këngët e fuqishme të punonjësve të rinj që ndërtojnë socializmin me vrullin rinor. Sahati që po ju dërgoj dhuratë, është i thjeshtë, por për mua është i dhembshur. Kur i mora leje mëmës që t'jua dërgoja juve, ajo më tha: «Hallall e pastë shkolla jote, dërgojua! Zilja e këtij sahati të zgjonte çdo mëngjes kur të nisja për shkollë, dhe shkolla ku ti mësove të hapi sytë. S'kemi tjetër gjë nga e kaluara t'u dërgojmë të rinjve dhe të rejave, biro». Nëna ime më porositi t'ju them juve se ajo ju çon të fala dhe ju puth sytë. Ju këshillon të doni atdheun, popullin dhe Partinë si shpirtin, dhe të mësoni mirë e bukur. Ajo m'u lut, gjithashtu, t'ju tregoj juve edhe «jetën», historinë e sahatit.
«Ju thuaj djemve dhe bilave të Gjirokastrës se të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e zemrës i ka parë dhe dëgjuar, na i di ki sahat i shkretë. Ki sahat ka parë mullanë të bisedonte fshehurazi me Cerçizë, me Duro Gurrë dhe Idriz Gurrë*. *( Duro Guri (1874-1930), Idriz Guri (1878-1941) - dy vëllezër patriotë, pjesëtarë aktivë të lëvizjes kombëtare në Gjirokastër, shokë të Cergiz Topullit, të njohur dhe për talentin e tyre si artistë, i pari piktor i dyti drugdhendës.) Tiktaket e sahatit rrihnin si zemrat tona dhe të gjithë gjirokastritëve, kur mullai iu përgjigj ultimatumit të gjeneralit grek* *( Ultimatumi i gjeneralit grek - është fjala për ultimatumin e ushtrisë greke në tetor 1913, të cilin patriotët gjirokastritë me Hysen Hoxhën në krye e hodhën poshtë.) që donte të digjte Gjirokastrën. Të gjithë pritnim vdekjen nga ora në çast, pritnim të na digjeshin shtëpitë d-he ne brenda, por VenizellosIt dhe Zografos* *( E. Venizellos - politikan reaksionar grek që është përpjekur për të realizuar synimet grabitqare të borgjezisë shoviniste greke ndaj viseve tona të Jugut.
J. Zografi - shqiptar grekoman, i vënë në shërbim të shovinistëve grekë, një nga udhëheqësit e së ashtuquajturës Lëvizje vorioepirote që synonte për shkëputjen e tokave shqiptare në fav or të Greqis.) nuk i dorëzoheshim. Përpara trimërisë së popullit, gjenerali grek u zmbraps. Qyteti shpëtoi nga djegia. Më vonë na pllakosi varfëria, ki sahat na i di hadhet, por nuk u turpëruam. Një pjesë të fëmijëve i përcolla né varr, ki sahat m'i njeh hidhërimet. Ki ma di llahtarën time kur na zaptuan italianët dhe gjermanët. Sahati e di mirë frikën dhe dhimbjen që ndieja né zemër, kur ti, biro, biri im, dhe djemtë e mëmave të tjera shqiptar e dolën ilegalë me Partinë, kur luftonin në demonstrata, kur shkuan né luftë e s'i pashë më, derisa u çlirua Shqipëria. Orët më dukeshin ditë dhe ditët vite. Kërcitnin çdo natë pushkët e bombat né Tiranë dhe sikur më godisnin né zemër. Binte zilja e këtij të flamosurit sahat. Mendoja djalin tim, mendoja djemtë e bilat e nënave që kishin dalë né mal partizanë dhe luftonin për popuiIin me flamur të kuq né dorë... Por ja u kthyen nga mali fitimtarë, qeshi nga gëzimi gjithë Tirana, gjithë Shqipëria. Tani zile e sahatit më dukesh si këngë e bukur. Një ditë, duke shikuar sahatin, i thaçë atij: ditëshkurtër, sa shumë kemi vojtur ti dhe unë, por ç'e zë dhe nuk e kalon njeriu. Njeriu ëslztë më i fortë se ti, më i fortë se hekur i. Tani i thaçë sahatit : këndo se s'do ketë më di të të zeza as për popullin, as për ne, as për ti».
Këtë sahat, pra, po i dërgoj si dhuratë të thjeshtë shkollës sime të parë e të dashur. Unë e mbaja këtë ne odën e punës, por mendoj se te ju do të jetë më mirë, pse pleqtë gëzojnë dhe kanë nevojë të rrinë me të rinjtë, pse u kujtohet rinia e tyre, pse duan kurdoherë të jenë të rinj, pse duan të gëzojnë, të punojnë si të rinjtë pse, kur rrinë me të rinjtë, të vjetrit marrin forca të reja për t'u shërbyer deri né mbrëmjen e jetës së tyre sé resë, atdheut socialist, Partisë sonë të lavdishme.
Edhe unë ju siguroj, të dashur shokë, shoqe e miq të gjimnazit «Asim Zeneli» të Gjirolkastrës, se me të gjitha forcat e mia, sa të kem fuqi do të punoj, do të luftoj deri né fund, si ushtar i Partisë dhe i popullit, për lumturinë e njerëzve të Shqipërisë, për lumturinë e brezit të ri.
Të rrojë né shekuj. né lavdi e né lumturi populli ynë i mrekullueshëm, Partia jonë e lavdishme. rinia jonë her oike!

Ju përqafoj dhe mirupafshim shokë dhe miq të mi të vjetër dhe të rinj!

Juaji

ENVER HOXHA

Tiranë, 17 shtator 1962






II

NGJARJE TË MËDHA 

DITËN KUR LINDI PARTIA


Atë natë që do të gdhihej data 8 Nëntor ne u drejtuam për né shtëpinë e vogël që po na priste. Né këto kujtime nuk do ta përshkruaj atë, sepse shtëpia ku u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë tash është bërë një monument i shquar i vendit tonë, të cilin e njohin i madh e i vogël në Shqipëri, si edhe mijëra e mijëra miq, shokë e vizitorë të huaj. Anembanë rrugicat qenë siguruar me shokë të armatosur, të vendosur e të qetë. Që më parë ishin bërë hetime të kujdesshme për të gjitha familjet rreth e rrotull shtëpisë. Ato ishin familje të varfra, punëtorësh, qirakësh dhe patriotësh.
Né errësirën e natës u futëm né shtëpinë e vogël një nga një, me rregull e né heshtje. Të gjitha dritaret ishin mbuluar nga brenda me batanije. Nuk dukej asnjë dritë. Nuk ndihej asnjë zhurmë. Ilegalitet i plotë. Hymë né shtëpinë e vogël me shpresa të mëdha, me një gëzim dhe me një besim të papërshkruar por, ta themi hapur, ashtu siç e ndienim, të gjitha këto i mbulonte një cipë ankthi. Me siguri secili prej nesh, që po vinte aty me dëshirën e madhe të y:rijimit të Partisë, thoshte me vete: «Si do té shkojë puna? A do Via arrijmë qéllimit të shenjtë?». Atje gjetëm Miladinin, Dushanin, Vasilin dhe Qemalin. U përqafuam me shokët jugosllavë dhe me të tjerët. Por, të them të drejtën, me shokët e Grupit të Shkodrës përqafimi qe më shumë se i zakonshëm. Kur erdhën krerët e Grupit të «Të Rinjve», takimi qe i ftohtë, por pa shenjë armiqësie.
U mblodhëm të gjithë. Nga grupi ynë, për të marrë pjesë në Mbledhje, qenë caktuar: Koço Tashkoja, Pilo Peristeri, Enver Hoxha, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Kishim ardhur të gjithë me përjashtim të Koçi Xoxes, të cilin disa ditë më parë e kishim dërguar në Korçë që të vinte në dijeni Mihan dhe shokët e atjeshëm mbi platformën që kishim vendosur të ndiqnim në Mbledhjen Themeluese, si dhe për të dhënë udhëzimet e fundit rreth një demonstrate të madhe që kishim vendosur të organizohej në Korçë më 8 nëntor. Nga Grupi i Shkodrës ishin të pranishëm Qemal Stafa, Vasil Shantoja, Kristo Themelkoja, Tuk Jakova, kurse riga Grupi i «Të Rinjve» ishin të pranishëm Ramadan Çitaku, Anastas Lula, Sadik Premtja dhe një shok kosovar. Në shtëpi komandonin Vasil Shantoja e Piloja. Ata ria caktuan rregullat që duhej t'i zbatonim me disiplinë të hekurt: Nuk do të flitej me zë të fortë as ditën, as natën; ditën asnjëri nuk mund të nxirrte kokën as në dritare, as te dera, as në oborr. Përgatitja e ushqimit do të bëhej tek oxhaku i dhomës së Mbledhjes riga Vasili me ndihmën e Pilos; Xhemali dhe Zylfija, si njerëz të shtëpisë, mund të hynin e të dilnin sipas nevojës, por pa ndryshuar zakonet, që të mos binin as në sy të fqinjëve. Në hajatin e vogël dhe në dhomën tjetër të katit të poshtëm do të hanim bukën, do të bënim edhe pushim. Në atë dhomë disa edhe mund të flinin, por fjetja do të bëhej kryesisht në dy dhomat e katit të sipërm dhe në divanin e vogël midis tyre. Të gjithë do të flinim përdhe, njëri në krah të tjetrit. Në dhomat sipër do të ngjiteshim vetëm riga shkalla prej druri që lidhte dhomën e Mbledhjes poshtë me katin e sipërm dhe jo riga shkallët e jashtme.
Këtë «regjim» e zbatuam gjatë gjithë kohës së Mbledhjes. Kur shkuam të flinim sipër, Vasili ria çoi në atë dhomë e cila ka edhe një dritare që bie në kopsht riga aria e lindjes. Në rast rreziku dhe rrethimi, ne do të dilnim riga kjo dritare, dulce çarë edhe me luftë, po ta kërkonte rasti, do të kapërcenim riga kopshti dhe prej tij do të kalonim në një kopsht tjetër që të nxirrte në një shesh, ku ndodhej një shtëpi që ishte bazë jona, dera e së cilës do të qëndronte e hapur që të futeshin shokët. Në qoftë se s'do të kishte rrethim, mund të kalohej në rr ugicë, ku porta e parë dhe e katërta qenë bazat tona. Në to mund të hynim brenda derisa të kalonte rreziku.
Natyrisht, atë natë historike ne thuajse s'fjetëm fare Miladini ria fliste për luftën e partizanëve jugosllavë, ria tregonte si e kishin organizuar ata partinë dhe komitetet e saj. Ne e dëgjonim me kujdes. Më të çelur e më të çlirët qëndronin Piloja me Vasilin, si punëtorë që ishin; ata bënin shaka dhe qeshnin. Këtë atmosferë ria e komunikuan edhe neve që rrinim akoma si të ngrirë. Qemali filloi edhe ai me të qeshur, pse kishte humor dhe me spec. Si kurdoherë, m e të qeshur, tha
- Erdhi dita, Koço, të takohemi e të bisedojmë si komunistë, kurse deri dje mund të të haja të gjallë edhe ty. po edhe Anastasin.
Po me të qeshur ia prita dhe unë, duke i thënë:
- Qemal, do të vuaje riga stomaku, pse shihi ç'lëkurë kanë, si zor të treten.
Qesl-i,~5m të gjithë, por Koçoja me Anastasin qeshën «thartë». Pastaj kërceu Tuk Jakova dhe i tha Qemalit:
- E ke me vete mandolinën t'ia marrim një kënge?
- Pse, për të bërë serenata kemi ardhur këtu? - ia preu Qemali.
- S'ka këngë këtu, ndërhyri Koçoja.
- Me zë fare të ulët edhe mund të ketë, - thashë unë, - po më mirë të pyesim furrxhiun.
- Nuk lejohet as me zë të ulët, - u përgjigj Vasili.
- Po kur të formojmë Partinë, - i thashë, - do të ria ndalosh të këndojmë Internacionalen?
- Atëherë jo vetëm që do ta këndojmë, - tha Vasil Shantoja, - por edhe me zë të fortë, që ta dëgjojë gjithë Shqipëria.
Një gëzim i madh shkëlqeu fytyrat e të gjithëve ne. përveç fytyrave të errëta, të rrudhura e të ngrira si nate dimri të Anastas Lulës dhe të Sadik Premtes.
Më 8 Nëntor 1941 filloi Mbledhja e parë e përfagësuesve të të tri grupeve komuniste. 
Si grupit më veteran e më të madh në lëvizjen e gjeratëhershme komuniste në Shqipëri, nderi për të çelur Mbledhjen Themeluese i takoi Grupit të Korçës. Siç kam shënuar më parë, grupi më kishte ngarkuar mua të flisja. U ngrita në këmbë
,- Shokë, - fillova, - është një gëzim e një nder i madh për Grupin tonë të Korçës, dhe për mua personalisht, që na u dha fjala të parëve.
Isha krejt i emocionuar, por pak nga pak «makina» u ndez.
- Në fillim, - shqiptova, - ftoj Mbledhjen të nderojmë kujtimin e të gjithë shokëve komunistë dhe luftëtarëve të tjerë trima, shqiptarë e të .huaj, që kanë rënë e po bien në fushën e nderit duke luftuar kundër fashizmit për lirinë e popujve; të nderojmë kujtimin e Ali Kelmendit, të Mujo Ulqinakut e të bijve të thjeshtë të popullit tonë që u vunë pushkën pushtuesve fashiistë; të nderojmë kujtimin e heronjve të Luftës së Spanjës, të heronjve të Bashkimit të madh Sovjetik që japin jetën në luftën për çlirimin kundër bishës naziste; të nderojmë vëllezërit tanë, heronjtë komunistë jugosllavë të rënë në fushën e betejës.
Të gjithë u ngritëm në këmbë dhe mbajtëm një minutë zi në heshtje.
Pas këtyre, siç kishim vendosur në grupin tonë, parashtrova propozimin e Grupit të Kor çës për Themelimin e Par tisë që ditën e parë, për arsyet që kam shënuar më lart, kur diskutuam në grup dhe për të cilat flitet edhe në dokumentet e Partisë.
Atëherë u ngrita në këmbë shumë i emocionuar dhe thashë:
- Shokë, në bazë të propozimit të Grupit Komunist të Korçës dhe mendimeve të shfaqura nga gjithë të pranishmit po vë në votë projektvendimin: «Sot, më 8 Nëntor të vitit 1941, përfaqësuesit e të tri Grupeve Komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të «Të Rinjve», të mbledhur në seancë plenare dhe pas diskutimeve konstruktive me frymë komuniste, duke u bazuar në mandatin që u kanë dhënë shokët e grupeve të tyre, Themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë». Kush është pro, të ngrejë dorën.
Të gjithë ngritën dorën. Nuk pati asnjë kundër, asnjëabstenim. Një gëzim i papërshkruar na pushtoi të gjithë. U kurorëzua me sukses hapi kryesor, detyr a vendimtare që i kishim vënë vetes kur u nisëm për në këtë Mbledhje historike !
Atëherë deklarova:
- Me unanimitet të plotë u Themelua Partia Komuniste e Shqipërisë. Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë!
Të gjithë, të gëzuar e të emocionuar, u ngritëm në këmbë dhe, me grushtin përpjetë, në dritën e llambës me vajguri, kënduam me zë të ulët Internacionalen, pastaj brohoritëm e brohoritëm për Partinë Komuniste të Shqipërisë, por kurdoherë në surdinë: «Rroftë Partia Bolshevike!», «Rroftë Stalini!», «Lavdi Marksit-Engelsit-Leninit!», «Rroftë Partia Komuniste e Jugosllavisë!», «Poshtë fashizmi!», «Rroftëpopulli ynë heroik!» etj. Filluam përqafimet, puthjet. Për herë të parë dhe të fundit përqafova atë natë Anastaa Lulën dhe Sadik Premten.
Qemali tha:
- Nuk mund të na zërë gjumi sonte, hajde të këndojmë.
Të gjithë gati ishim. Ia filluam lehtë-lehtë. Kënduam këngë patriotike nga tonat, u shkuam pas edhe shokëve jugosllavë në këngët e tyre partizane, të cilave, edhe pse nuk ua dinim fjalët, të shumtave ua dinim melodinë, sepse edhe jugosllavët i kishin marrë nga këngët e Revolucionit të Tetorit e nga Radio Moska, këngë që u bënë aq të njohura dhe te ne gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
Kështu, natën e 8 Nëntorit 1941, lindi Partia jonë, që do ta udhëhiqte popullin shqiptar në betejat më të mëdha të të gjithë historisë së tij. Ajo lindi nga gjiri i popullit, nga zjarri dhe nga dufi i tij revolucionar, i pashuar në shekuj, lindi si një diell i ndritshëm në errësirën e kobshme të skllavërisë dhe të terrorit fashist, që kishte mbuluar popullin dhe atdheun.
Ishim të gjithë në kulmin e gëzimit e të entuziazmit për fitoren e madhe që kishim arritur, kur, pak para mesnatës, hyn brenda një nga rojat dhe na thotë se ka ar dhur filani dhe kërkon të na njoftojë diçka që ka ngjarë në Korçë. (Sfido që, për vetë karakterin tepër sekret të ngjarjes, qenien tonë né këtë bazë e dinin shumë pak veta, të zgjedhur e të caktuar me kujdes të madh, prapëseprapë ne kishim marrë të gjitha masat që komunikimet e nevojshme e të domosdoshme me jashtë të vazhdonin rregullisht.)
Dola né korridorin e vogël të shtëpisë dhe takova një shok që sapo kishte mbërr itur nga Kor ça. Më informoi mbi demonstratën e madhe që qe zhvilluar atë ditë atje dhe unë menjëherë hyra né dhomën ku bënim Mbledhjen.
- Shokë, - u thashë, - punëtorët, nxënësit e shkoIlave, krejt populli i Korçës, me ne krye komunistët, pikërisht né këtë ditë historike, kanë bërë një demonstratë masive dhe janë ndeshur me forca të armatosura të pushtuesve, të kuesturës e të milicisë fashiste. Né ballë të popullit demonstrues ndodhej punëtori Koci Bako, komunist i orëve të para i Grupit të Korçës. Kur turma kishte arritur para Monumentit të Themistokli Gërmenjit, forcat armike qëlluan me armë mbi popullin dhe hodhën bomba. Ra i vrarë shoku ynë i paharr uar Koci Bakoja dhe dhjetëra të tjer ë u plagosën, midis të cilëve edhe Muharrem Butka, djali i patriotit Sali Butka. Ne, shokët e ish-Grupit të Korçës, që vendosëm sé bashku me ju t'i japim fund gjendjes sé grupeve e njihnim mirë Koci Bakon, komunistin proletar, dhe ëndrrën e tij për krijimin e kësaj Partie që ne sapo e realizuam. Gjaku i Kocit dhe i gjithë komunistëve e patriotëve të tjerë do t'i çimentojë themelet e Partisë që porsa krijuam.
Jo vetëm ne shokët e ish-Grupit të Korçës që e njihnirn nga áfër Koci Bakon, por gjithë të pranishmit ndien një hidhërim të thellë, por ne qemë komunistë dhe vdekja heroike e shokut tonë të dashur do të na çonte peshë e do të na jepte forca të reja né ato ditë historike e né ditët që vinin.
E mori fjalën Vasil Shantoja:
- Propozoj, - tha, - të mbajmë një minutë heshtje për shokun Koci Bako, si për dëshmor in e parë komunist të Partisë Komuniste të Shqipër isë.
Kaq tha ai dhe ngriti grushtin përpjetë me nderim. E pasuam të gjithë.
Natën, vonë, shumë vonë. ngjitëm shkallën e vogël të drunjtë për të shkuar né dhoma. Zemr at na gufonin. Themelimi i Partisë na hapte perspektiva të ndritura për popullin e për të ardhmen e tij. Kujtoja né ato çaste të lumtura Aliun tKelmendinl, i cili edhe pse tuberkulozi s'iu nda deri né vdekje, luftoi me gjithë shpirt për komunizmin, luftoi deri né fund për Via arritur kësaj dite; kujtoja Koci Bakon me të cilin, kur ishim të rinj, né Korçë, rrinim së bashku né heshtje rreth radios së vogël né pasticer inë e tij dhe dëgjonim Internacionalen që jepte Radio Moska; kujtoja Asim Vokshin, Teni Konomin dhe heronjtë e tjerë të Spanjës; Thanas Zikon e shokë të tjerë, komunistë a r evolucionarë, që dhanë jetën për një jeté të re. Themelimi i Partisë ishte kurorëzimi i dëshirave të heronjve të popullit të rënë né beteja, i patriotëve, i her onjve të panumërt që kishin luftuar për lir inë e Shqipërisë, sepse, paskëtaj, Partia, që u themelua, do të ngr finte lart flamurin e Mar ksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, së toku me flamurin e Skënderveut, e do të hidhej né beteja të reja me një besim të qindfishuar né fitoren e madhe të çlir imit.
Të nesër men e deri më 14 nëntor vazhduan debatet. Folën të gjithë shokët pjesëmarrës né Mbledhje. Debatet ishin të ngjeshura, shumë herë edhe të ashpra.
Kështu, pas 7 ditësh pune intensive, Mbledhja mbasoï punimet me një fitore të madhe, Themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, me një vijë të drejtë e program të qartë.
Me gëzim në zemër e plot entuziazëm iu vumë punës me zell e me optimizëm. 


TI SHKREPJE SI VETËTIMA
MBI OKUPATORËT DHE TRADHTARËT


(THEMELIMI
I RINISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË)


Organizimi i rinisë së vendit për të luftuar okupatorin italian dhe reaksionin e brendshëm ishte një nga detyrat kryesore që Partia Komuniste e Shqipërisë i vuri vetes, që në ditët e para të themelimit të saj. Jo vetëm Partia jonë që po formohej ishte e re nga mosha, por ed'he ne, anëtarët e saj të parë, shumica ishim të rinj. Partia e kuptoi drejt situatën e rëndë që u krijua në vend nga okupatorët dhe i vlerësoi drejt anët klasore të forcave që do të përlesheshin me armikun, si edhe anën e shtresave dhe të moshës së njerëzve që do të angazhoheshin në luftë.
Që në debatet kur po themelohej Partia, një nga çësh-tjet kryesore ishte që, pasi të organizonim Partinë, duhej të krijohej menjëherë Organizata e Rinisë Komuniste të Shqipërisë, e cila duhej të bëhej dhe u bë ndihmësja e l.avdishme e Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Vendimi i Mbledhjes së Themelimit të Partisë, për krijimin e Organizatës së Rinisë Komuniste të Shqipërisë u zbatua pikërisht më 23 nëntor 1941, 15 ditë pas Themelimit lë Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kjo është një ditë historike për luftën e popullit tonë, ditë historike e lavdishme për rininë tonë heroike, është një ditë historike për popullin shqiptar dhe njëkohësisht plot emocione dhe kujtime të pashlyeshme nga mendja jonë për ne që morëm pjesë në ato mbledhje të paharruara, kur themeluam këtë organizatë, duke realizuar vullnetin dhe dëshirën e Partisë dhe të rinisë sonë luftarake.
Në shtëpinë ku u themelua Partia punova me Qemalin për organizimin e mbledhjes themeluese të rinisë komuniste.
Pasi i mbaruam këto, si Qemali dhe unë u përgatitëm për mbledhjen. Unë do të flisja për formimin e Partisë, për nevojën e krijimit të organizatës së rinisë, për situatën ndërkombëfare dhe për luftën tonë kundër okupatorëve. Qemali do të mbante referatin kryesor për themelimin dhe organizimin e Rinisë Komuniste, për vijën politike dhe ideologjike të kësaj organizate.
Kur ishim duke punuar me Qemalin në dritën e llambushkës, shoku që ruante jashtë hyri në dhomë dhe na tha:
- Ka ardhur Anastas Lula dhe kërkon të takohet me ju, pse ka një gjë urgjente.
- Fute, - i thamë.
- Ç'ka Qorri që po vjen? - tha Qemali.
- Të shohim, - iu përgjigja.
Hyri Anastasi, gjoja me një frymë, dhe tha:
- Spiuni Ali Reçi po ngjit Rrugën e Spitalit, ai është vetëm, hajdeni ta ekzekutojmë!
U ngrita në këmbë, mora një nga nagantet që mbanim pranë mbi tryezë, drodha rrotën, u sigurova që ishte plot me fishekë dhe ia ndera Qorrit, duke i thënë:
- Merre nagantin, shko e vraje dhe, me të dëgjuar krismat, ne do të largohemi nga kjo bazë! - Anastasi shtangu.
- Ç'pret, - i thashë unë, - nisu!
- Na, - i tha Qemali, - merre dhe këtë bombë, kije në xhep! - Anastasi shtrëngoi kasketën në kokë dhe u zhduk në errësirë. Ne vazhduam punën. Qemali tha:
- Enver, ky Anastasi, i poshtër ka qenë dhe i poshtër do të mbetet.
- Ishte provokacion nga ana e tij, - i thashë Qemalit, 
- po nuk na e hedh dot. Ai as atentat tra bërë, as do të bëjë, prite kur të kthehet.
Dhe nuk mungoi të kthehej. Pas ndonjë ore erdhi si i dëshpëruar dhe tha
- Iku, s'e arrita dot, dhe vuri koburen dhe bombën mbi bankë.
- S'l_a gjë, - i thashë, - herë tjetër.
- Na tën e mirë, - i tha Qemali i ina tosur, - shko tash, se kemi punë. - Dhe, pasi doli nga dhoma, Qemali shfreu:
- Gjarpri me syze!
Pas dy ditësh u hap mbledhja për themelimin e Rinisë Komuniste. Shokët që do të bënin pjesë në këtë mbledhje ishin lajmëruar që në ditën e caktuar duhet të ishin te shtëpia e Sabrije Vokshit, në fund të bulevardit që sot mban emrin «Stalin».
Bije Vokshi është halla e Asim Vokshit, luftëtar i brigadave ndërkombëtare, i rënë në Spánjë. Bija është kosovare, pikërisht nga Gjakova, nga një familje me emër dhe nga më patriotet në Kosovë. Ajo me nipërit e saj ishte vendosur në Tiranë. Ishte një grua pale e kaluar në moshë, po burrneshë, patriote, e guximshme, komuniste e vendosur e ish-Grupit të Shkodrës. Kishte një zemër flori. Ajo ishte antifashiste në kulm, siç janë komunistët. Vdekja heroike e Asimit në Spanlë kishte ngjallur në zemrën e saj një urrejtje të pakufishme kundër fashizmit. Ajo ishte shumë e zgjuar, konspirative, e heshtur, punëtor e. Shtëpia e saj ishte një nga bazat më të rëndësishme tonat, të ilegalëve. Bija na vinte rrotull të gjithëve, na bënte të hanim, na lante rrobat, fshinte shtëpinë që ta gjenim të pastër. Shtëpia e Bijes ishte «depo armësh», atje vinin dengjet me trakte dhe merreshin nga shokët për t'i shpërndarë.
Një mbrëmje, pasi krijuam Partinë dhe organizatën e rinisë, më qëlloi të ndodhesha kur Bija u ndau shokëve pakot me trakte. Në mes tyre ishte dhe nipi i saj. Bija kishte radhitur si ushtarë shokët, i thërriste ata me radhë njërin pas tjetrit, u jepte pjesën e trakteve që i takonin secilit, një paleo dhe një bombë n,jërit, tjetrit një paleo dhe një kobure me nja dy fishekë, një të treti një paleo dhe një thikë, e kështu me radhë. I erdhi radha nipit të saj, të cilit i dha patron me trakte, po jo armë.
- Po mua, - i tha nipi, - pa armë do të më nisësh?
- U mbaruan, merr një urë zjarri po të duash, - i tha Bija, - dhe nisu e të pakta fjalët!
Shokët humbën nëpër natë për të shpërndarë traktet. Rrija dhe shikoja Bijen. E tillë ishte kjo grua patriote kosovare nga familja e Vokshëve, që nipin e saj nuk e vinte më parë nga të tjerët.
Shtëpia e Bijes, ku u bë mbledhja për formimin e organizatës së rinisë, ishte një shtëpi përdhese tiranase. Ajo ishte rrethuar nga rruga dhe nga të gjitha anët e tjera me mure e shtëpi të vogla prej qerpiçi. Kishte dy hyrje dhe kjo na favorizonte shumë. Nga ana e rrugës kryesore hyje më parë në një kopsht me drurë e pemë, si akacie, lofatë, ndonjë file, ndonjë ftua, man (sidoqoftë edhe ky kopsht ishte i favorshëm për punën tonë ilegale), pastaj kishte një deriçkë, që unë e quaja «thoropullë». Qemali qeshte kur thosha thoropullë, kurse Bija nuk e shqiptonte dot dhe më thoshte: «Çfarë drea, fjale asht kjo?». Nga fundi i kopshtit, në rast rrethimi dhe kontrolli nga armiku, mund të kapërcenim murin dhe të dilnim tej, shtëpi më shtëpi, në fushë. Kështu shpëtoi në një rast Qemali. Porta tjetër ishte një portë e zakonshme, me dy kanate prej dërrase të vjetruar dhe me lloz nga pas. Te kjo portë duhej të vije nga një rrugicë e ngushtë dhe me disa kthesa në mes një numri shtëpish të tjera të ulëta tiranase, ku jetonin familje të popullit patriot. Nga kjo anë ishim edhe më të sigurt.
Për të hyrë në shtëpi kaloje në një oborr që pjesërisht ishte shtruar me kalldrëm, pjesa tjetër ishte me dhe, kishte një pus dhe anës murit ndonjë lule. Shtëpia kishte tri dhoma, dy nga të cilat ishin me dysheme, një e vogël e një tjetër më e madhe, kurse një e ndarë tjetër ishte shtruar me baltë, ishte pa tavan e pa oxhak, siç ishin «shtëpitë e zjarrit» të zakonshme tiranase, ku Bija ndizte zjarrin, gatuante gjellët, ndante traktet. Atje ne zhvishnim këpucët me llucë dhe hidhnim mbi një tryezë palltot o mushamatë e qullura. Der a e këtij hauri-kuzhinë, siç mund ta quanim, ditte në një hajat të shtruar me baltë të ngjeshur në vend të plloçave,. i hapur nga përpara me dy a tre trarë né vend të kolonadave dhe i mbuluar nga sipër me tjegulla, por pa tavan.
Né të dyja dhomat me dysheme, të cilat komunikonin me një derë, mund të hyje nga një dérë nga oborri që tè çonte né dhomën e vogël dhe nga një derë nga kuzhina që të çonte te dhoma më e madhe. Né dhomën e vogël me dysheme u bë mbledhja historike. Shokët që nuk ishin ilegalë, hynin me kujdesin më të madh né të ngrysur, kush nga dera e kopshtit, kush nga dera tjetër e rrugicës. Ne, ilegalët, vamë kur u err mirë. Më kujtohet që hyra nga r ruga kryesore, dera e madhe, zbrita kopshtin né errësirë, duke më mbajtur shoku që ruante, se ishte ca tatëpjetë dhe nga shiu ishte bërë baltë e mund të rrëshqitje. Pasi kapërceva deriçkën, takova Bijen. U përqafuam. Më thotë:
- Të gjithë shokët kanë ardhur, po hanë.
Lashë pallton né kuzhinë dhe nga dhom_a e madhe hyra né atë të voglën dhe i pashë të gjithë shokët të mbledhur tok, pranë njëri-tjetrit, që hanin e bisedonin të gëzuar. Dhoma ishte e vogël, po mua m'u duk e madhe. Disa shokë i njihja, disa i shihja për herë të parë nga fytyra. Qemali m'i prezantoi njërin pas tjetrit. Né mes të shokëve ishte edhe një shoqe e vetme, shoqja Nexhmije Xhuglini. Qemali, duke ma prezantuar, më tha:
- Kjo është Nexhmija, shoqja jonë komuniste nga më të mirat, nga më të vendosurat, që të kam folur.
Nexhmija, me fytyrë tè skuqur, i tha:
- Qemal, të lutem, lëri këto. . .
- E po mirë, atëherë, - i tha Qemali, - që të mos të lëvdoj, po i them Enverit që unë i kam vënë 13exhmijes një pseudonim: «DLlikatja».
Të gjithë qeshëm.
- Por, - shtoi Qemali, - né fakt ajo është e fortë si malësoret.
Dhoma ishte rrethuar me mindere, më një anë kishte tryezën dhe disa frona, né një qoshe kishte një sobë dhe dhoma ishte mbushur plot me tym, por jo me tym cigareje, se nuk pinin shokët e rinj, por me tym të bukës sé pjekur e të thekur né sobë, ku valonte dhe çajniku. Ishim të varfër, ajo ishte darka e festës sonë: çaj dhe bukë të thekur. Çajin nuk e pinim né çafka, se nuk kishim, por ne sapllakë prej alumini që na përvëlonin buzët. Qëllonte që me një sapllak pinim edhe dy veta përnjëherë, një gllënjkë njëri dhe një gllënjkë tjetri. Mora edhe unë racionin tim dhe pastaj shpejt e shpejt spastruam dhomën, rregulluam tryezat dhe rreth orës 9 të mbrëmjes filloi mbledhja historike.
Mbledhjen e hapa unë né emër të Komitetit Qendror Provizor të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
U shpreha më parë përshëndetjet e përzemërta revolucionare të Komitetit Qendror Provizor të Partisë Komuniste të Shqipërisë delegatëve të rinisë së vendit, të mbledhur për të themeluar Organizatën e Rinisë Komuniste të Shqipërisë dhe u urova sukses të plotë né punën e tyre.
Qemali foli ndonjë orë e gjysmë; ai fliste rrjedhshëm, qartë, me një të folur gegërishte né mes elbasançes dhe shkodrançes.
Pasi foli Qemali, e mbyllëm seancën aty nga mesnata e datés 22. Natyrisht dyshekë e mbulesa për të gjithë nuk kishte. Si gjithnjë, ne këto raste disa shokë shtriheshin pranë njëri-tjetrit, duke vënë kokën né jastëk ose né minder, veshur siç ishin, koburet nën jastëk dhe këmbët të shtrira në dër rasa. Në disa raste, kur ishim shumë, disave u binte të flinin ndenjur, né dërrasa ose mbi karrige, duke mbështetur kokën mbi tryezë, ose né murin e ftohtë, ose në supin e ngrohtë të ndonjë shoku. Nexhmija qe më e fituara né këtë mbledhje, ajo fjeti né krevatin e Bijes.
Të nesërmen, në mëngjesin e 23 Nëntorit, u ngritëm herët. Bija na dha nga një gotë me çaj lule bliri dhe një copë bukë. E vazhduam mbledhjen me diskutimet mbi vijën dhe direktivat e Partisë dhe mbi detyrat për Organizatën e Rinisë Komuniste.
Mbi disc probleme të gjendjes ndërkombëtare, si dhe për rininë né Tiranë e né Durrës dhe mbi disa masa për ta ruajtur atë nga demagogjia fashiste foli Nako Spiru. Mbi punën me të rinjtë punëtorë né Korçë e në Shkodër folën Tasi Mitrushi dhe Ndoc Mazi.
Nexhmija foli mbi veprimtarinë e të rejave komuniste, veçanërisht në Institutin Femëror të Tiranës, mbi mundësitë e mëdha për të shtrirë lëvizjen antifashiste jo vetëm brenda kësaj shkolle, por edhe nëpërmjet saj në të gjithë vendin, sepse në këtë Institut për mësuese, i vetmi në vend, vinin vajza nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Kishte mjaft vajza edhe nga shtresat e varfra dhe përparimdashëse, që, me shumë sakrifica, kush me ndonjë bursë, kush me shpenzimet e veta, përpiqeshin të përfitonin profesionin e mësueses për të siguruar të ardhmen e tyre dhe për Lë ndihmuar familjet.
Përpjekjet që bëri Zogu për t'i lidhur pas qerres së tij këto edukatore të brezit të ri, duke organizuar me anën e motrave të tij pritje e parada karnavaleske, nuk patën sukses. Kur erdhi puna të mbrohej atdheu, vajzat e Institutit, bashkë me shokët e rinisë shkollore e punëtore, organizuan shfaqje teatrale patriotike, dolën në demonstrata, kërkuan para pallatit të mbretit armë për të luftuar, dolën vullnetare për t'u përgatitur si infermiere, duke menduar se armiku do të pritej me armë.
Me ardhjen e pushtuesve fashistë filloi një lëvizje më e gjallë në shkollë, se shoqet komuniste dolën nga guaska e tyre, nga puna e ngushtë me masat. Nexhmija përshkroi se si sabotoheshin në shkollë ngritja e «flamurit me sëpata», mësimi mbi fashizmin, aktivitetet e pedagogëve fashistë italianë për shfaqje fizkulturore, parada e të tjera manifestime fashiste. Kur erdhi për vizitë Konti Çianoja, ministër i Jashtëm i Duçes, vajzat e Institutit që i nxorën me detyrim, dolën me grykëset e zeza, duke hequr në mënyrë demonstrative jakat e bardha dhe disa qanin, disa i kthyen shpinën. (Për këtë pritje Çianoja ka shkruar edhe në ditarin e tij.)
Nexhmija theksoi se një veprimtari e tillë zhvillohej jo vetëm në shkollë. Të rejat e grupeve komuniste dhe aktivistet antifashiste kishin filluar të punonin edhe me vajzat shtëpiake, të cilat, tha ajo, i dëgjojnë me shumë etje bisedat tona dhe janë të gatshme të hidhen edhe në aksione, megjithëse pengohen shumë nga fanatizmi i rrethit të tyre familjar dhe i opinionit ku luftojnë. Megjithëse shumica e vajzave shtëpiake janë me çarçaf, ndonjëra e ka hedhur atë dhe ka dalë në demonstrata, të tjera ikin pa leje e vijnë në mbledhjet tona, lexojnë libra dhe trakte dhe që s'dinë kërkojnë të mësojnë. Nexhmija vuri në dukje me të rejat punëtore punohet vetëm nëpërmjet motra të disa shokëve punëtorë, të cilat punojnë edhe ato në f brikën e cigareve ose si rrobaqepëse etj.
Diskutimet vazhduan ditën e dytë. Ato ishin të zjarr plot barut dhe entuziazëm, në unitet të plotë me Parti Komuniste të Shqipërisë. Diskutimet treguan besnikërinë madhe të rinisë ndaj Partisë së tyre, që sapo ishte formu~ dhe shokët u betuan se do t'i qëndronin besnikë deri
vdekje mësimeve të saj, se do të luftonin nën urdhrat saj deri në fitore për lirinë e plotë të popullit. Të gjit: anëtarët e mbledhjes me diskutimet e tyre aprovuan nj zëri raportin tim që u mbajta në emër të Komitetit Qendr Provizor, si edhe raportin e shokut gemal Stafa. Në mb rim të diskutimeve u vu në votë dhe me një entuziazë të papërshkruar u themelua Organizata e Rinisë Kom niste të Shqipërisë. U përqafuam, kënduam. Ishte data ; Nëntor e vitit 1941.
Pas themelimit të organizatës duhej bërë zgjedhja Komitetit Qendror Provizor të Rinisë. U vendos që p çështje konspiracioni nuk do të paraqiteshin kandidatur me emra. por me numra dhe përbri secilit numër karakt ristikat. Pra do të votohej për numrin, pa ditur kush isht por dulce u bazuar në karakteristikat. Unë dhe Qemr kishim shkëmbyer mendime edhe më parë për kandidatur por, pasi na ngarkoi mbledhja, i riformuluam, i plotësua karakteristikat dhe i paraqitëm. U zgjodhën pikërisht
sa duhej dhe të gjitha votat ishin unanime për numrat c u caktuan. Emrat tash dihen. U zgjodhën 5 veta: Qem Stafa, Nako Spiru, Nexhmije Xhuglini, Tasi Mitrushi dl një shok që, menjëherë pas mbledhjes, u dërgua me pus në Kosovë e në vend të tij u zgjodh Misto Mame.
Mbledhja historike mbaroi me sukses. Rinia heroil e vendit tonë kishte tash organizatën e saj, udhëheqjE e saj. Kjo organizatë do të zgjerohej, do të forcohej, do kalitej në luftë, do të bënte heroizma të paparë kurrë historinë e popullit tonë, ajo do të nxirrte nga gjiri i s heronj legjendarë, udhëheqës të shquar të Partisë, ajo u bë dhe mbeti fidanishtja e pashterur e Partisë. Brezi i të rinjve, që luftuan si luanë, u bë brezi i parë i lavdishëm i Partisë dhe sot kjo organizatë me një histori të madhe, nën udhëheqjen e Partisë, qëndron né ballë të ndërtimit të socializmit.
Pasi mbaroi mbledhja, shokët u shpërndanë nëpër vendet nga kishin ardhur dhe tash që atyre iu gel perspektiva, të armatosur me udhëzime dhe me direktiva të qarta, me entuziazëm do t'i shpërndanin dhe do t'i rrënjosnin këto né gjithë rininë e vendit tonë. Tash duhej të fillonte anembanë vendit organizimi i rinisë.
Me shokët e Komitetit Qendror bëmë disa mbledhje, Shoku Qemal Stafa u zgjodh me entuziazëm dhe me unìnimitet sekretar politik i Rinisë Komuniste të Shqipërisë. Zgjedhja e Qemalit, anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si sekretar politik i Organizatës sé Rinisë Komuniste, ishte një garanci e madhe për Partinë dhe për organizatën e rinisë, pse Qemali ishte një shok me cilësi të rralla për moshën e tij të re. Ai ishte shumë i ri, por edhe shumë i pjekur, ai ishte i thellë dhe serioz né mendime e né diskutime. Me të rinjtë ai dinte të fliste për çështje të thella, por me një ton të dashur, të qeshur, shumë herë me humor. Qemali ishte i atillë që e ndiqnin të rinjtë, e rrethonin, ishte njeri me kulturë dhe këtë kulturë dinte ta përdorte, ta adaptonte, nuk ishte nga ata që donte të tregohej se dinte, por te cili~do e linte thellë përshtypjen se di,nte. Sa për guxim dhe trimëri, ai ishte i patundur dhe i hedhur. Shumé pak rrojJta e punova me Qemal Stafën, pse shumë pak rrojti ky shok i lavdishëm dhe jetën e tij të re, derisa u vra duke luftuar, ua kushtoi komunizmit dhe Partisë. Kohët e vështira e të turbullta të luftës ilegale më lidhën ngushtë me Qemalin. Kur ktheheshim né mëngjes ose né errësirën e natës né baza për të shkëmbyer mendime dhe për të marrë vendime, kur mbaronim hallet, Qemali fillonte barcaletat, une i përgjigjesha me të miat. Hynte kështu pak të qeshur dhe çlodhje né jetën tonë.
Nexhmijen e njoha për herë të parë né mbledhjen e theipelimit të Rinisë Komuniste të Shqipërisë. E dëgjova me vëmendje diskutimin e sai dhe më pëlqeu. E filloi diskutimin pak e emocionuar, si dukej i vinte turp nga ne, si më të rritur dhe të njohur të rinj. Më la përshtypje të thellë qartësia dhe vendosmër ia e saj me të cilën foli.
Një simpati e madhe prej shoku lindi tek unë për këtë shoqe të re e të vendosur. Në mbledhjet e mëvonshme të Komitetit Qendror të Rinisë, ku asistova dhe unë, e njoha më miré Nexhmijen. Ajo tanfi fliste lirisht e me zjarr né këto mbledhje, i doli turpi nga unë. U nda puna né Komitetiri e Rinisë. Qemali e propozoi Nexhmijen të drejtonte organizatën e rinisë së Tiranës. Përgjegjësi e madhe. Nexhmija me thjeshtësinë e saj tha:
- Unë jam ushtare e Partisë, do të vë të gjitha forcat, por a do ta bëj dot?
- Do ta bësh, - i tha Qemali, - se s'do të jesh vetëm.
- Do të të ndihmojmë, - i thashé unë.
Kjo ishte njohja e paré me Nexhmijen, që më vonë çoi né ato lidhje që u kalitën né luftën tonë të përbashkët kundër okupatorëve dhe tradhtarëve, si dy ushtarë besnikë deri në vdekje né shërbim të Partisë dhe të kauzës së madhe të komunizmit e të socializmit.
Në intervalet e këtyre mbledhjeve nuk mund të harroj nga kujtesa ato çaste të gëzueshme që kalonim me shokët e rinisë, këngët që i këndonim né surdinë, të shoqëruar a me mandolinë nga Qemali.
- Bije, - i thoshte Qemali, - bën ç'të duash, vrit pesë fashistë, por ne sonte duam hallvë, se formuam Rininë Komuniste.
- Ju baj, djelt e Bijes, - thoshte ajo duke qeshur dhe, kur dridhte luharen né tenxheren ku bëhej hallva, ne rrinim rreth e rrotull dhe lëpinim buzët.
Ose herë tjetër Qemali i thoshte Bije Vokshit, e cila e donte aq shumë Qemalin:
- Mjaft Bije, na ngope me ujë të zier, né vend të çajit ne duam harapash.
Qemali ishte edhe fotograf amator, kishte një aparat të vjetër dhe punonte, si të thuash, né njëfarë biruce që përdorej për Vu larë, e cila kishte një vrimë si penxhere. Qemali e kishte kthyer këtë né «dhomë të zezë», ku lante fotografitë.
- Qemal, - i thashë një ditë, - më bën një fotografi për një letërnjoftim fals?
- Posi, - tha Qemali dhe ma bëri e ma lau shpejt. Ishte ajo fotografi që ekziston né një letërnjoftim timin fals, ku kam dalë me syze dhe me mustaqe. Ajo është kujtim nga Qemal Stafa.
Që nga themelimi i Organizatës sé Rinisë Komuniste dhe derisa u vra nga fashistët, megjithëse né ilegalitet të r ëndë, Qemali shkoi né Shkodër, Durrës, Lushnjë, Berat, Gjirokastër e gjetkë për të organizuar, për të udhëzuar dhe për të mobilizuar organizatat e Partisë dhe të rinisë. Ai bënte një punë të madhe dhe, kur kthehej, bisedonim sé toku dhe me shokë të tjerë, i raportonim shoqi-shoqit, merrnim vendime dhe hidheshim né punë.
Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin ishte më 4 maj. U poqëm né bazën nr. 66, né Rrugën e Shëngjergjit; né shtëpinë e Hysen Dashit. Ishte një familje e ndershme populli. Kryetari i familjes ishte një patriot, një plak me virtyte të larta, që na donte shumë. Ai e dinte ç'ishim ne, po kurrë nuk u tremb nga patrullat. Gruaja dhe fëmijët e tij ishin të gjithë tanët. «Zjarr le të marrë shtëpia, thoshte plaku, - rroftë Partia Kamuniste» (si tiranas që ishte, nuk e thoshte dot komuniste). Plaku na donte të gjithë, po Gogo Nushin e donte më shumë nga të gjithë.
Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda né dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po p ërgatitja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen që né mëngjes, duke gdhirë 5 maj, do të nisej për né Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, né një mindeltë mbuluar me batanije.
Né mëngjes u p°rqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për né Vlorë, unë për një mbledhje me shokë. Sido që ne baritnim çdo herë, si thotë populli, «me qefin në kokë», me kobure në brez dhe me bomba nëpër xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste né çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtrëngova për herë të fundit në kraharorin tim shokun, nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?!
Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, dulce qarë, më tha:
- Armiku na vrau Qemal Stafën!
Vura duart né kokë dhe nuk i mbajta dot lotët.
- Ku e vranë? - i thashë.
- Në Tiranë, - më tha shoku, - në një shtëpi né bregun e lumit të Tiranës.
U ngr ita né këmbë dhe me shpresë i thashë:
- S'duhet të jeté e vërtetë, Qemali që né mëngjes u nis për né Vlorë. Për këtë jam i sigurt, mos e besoni, se armiku hap parulla!
- Mjerisht, - më tha shoku, - kjo është e vërtetë. Qemali u vra dulce luftuar, ra heroikisht dhe mbrojti tër
heqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi gjithë municionin që kishte. - Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkruar historia.
Kështu mbaroi Qemal Stafa, heroi i Partisë, Heroi i Popullit. Ai ra, për të mos vdekur kurrë, ai u bë simbol i madh i luftës dhe i vetëmohimit për kauzën e madhe të komunizmit, të socializmit, për kauzën e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, për këto ditë të bukura
që gëzojnë populli dhe atdheu ynë socialist.
T y rini e mrekullueshme e atdheut tonë, asgjë nuk të ndali né rrugën e çlirimit kombëtar dhe shoqëror, ku të udhëhiqte Partia e shtrenjtë. Ti shkrepje si vetëtima mbi okupatorët dhe tradhtarët, ty s't'u drodh kurrë dora, ti ishe zjarr, barut e çelik.
Të pashë né demonstrata, né luftë të hapur dhe né ilegalitet, të pashë në aksione dhe në beteja, ku ti qëndroje si heroinë, ti u ndodhe né vendet më të rrezikshme ku të
caktonte Partia. Ti rini e vendit tonë ia bëre të padurueshme jetën armikut né qytete, ti mbushe çetat, batalionet e brigadat tona të lavdishme partizane dhe e godite për vdekje armikun. Ti me Partinë Komuniste të Shqipërisë, si nënë
té lavdishme, sì edukatore dhe udhëheqëse të pagabueshme, dole vigane në fitoren e madhe të çlirimit.
Partia dhe populli jo vetëm mburreshin me ty, pjellën e tyre të kalitur né zjarr e né furtuna. por që né ditët e para të Clirimit të besuan detyra të rënda dhe të lavdishme. Kishte njerëz që thoshin: «Këta s'do t'ia dalin dot mbanë, pse janë të rinj», por për Partinë ju ishit më të pjekurit e më të zotët, se ju pikërisht né Luftën Nacionalçlirimtare fituat një eksperiencë kolosale.
Dhe skeptikët u çarmatosën: Libri i ndritur i Shqipërisë socialiste është i hapur dhe shkëlqen, pse né të pasqyrohen edhe përpjekjet, luftërat, guximi, heroizmi, sakrificat, gjaku, dituria e zotësia e rinisë sonë heroike, edhe drejtimi i drejtë politik, ideologjik dhe organizativ i asaj Rinie Komuniste që u formua né zjarrin e mitralozave, të asaj rinie që sot quhet Bashkimi i Rinisë sé Punës të Shqipërisë, që udhëhiqet si kurdoherë nga Partia e Punës e Shqipërisë né betejat e reja për ndërtimin e socializmit.


KONGRESI HISTORIK I PËRMETIT


Gjithmonë e kujtoj me mall Përmetin e majit 1944 me pamjen e tij festive, sallën e Kongr esit te zbukuruar, mensën e pastër me tavolina të gjata, shokët që u kër citnin tytat e armëve kur takoheshin me njëri-tjetrin. Të gjitha këto sfidonin gërmadhat e shkaktuara nga lufta dhe ishin një gézim i madh që na mbushte zemrat. I shoh shokët, ashtu të rinj, siç kanë qenë atëherë, të gjallë, të qeshur, entuziastë.
Kur kujtoj Përmetin e ditëve heroike, bëhem shumé më i ri se ç'jam sot që po shkruaj këto radhë. Është e natyrshme që kujtesa nuk është aq e freskët, sa të vijnë në mend të gjitha gjërat një për njé, por ai «fluid» i mrekullueshëm i atyre kohëve heroike por të vështira, ai e:.taziazëm i madh i ditëve të paharruara të Kongresit, ai zjarr që vlonte né zemrat tona, edhe tani, me po atë forcë më vlon e më përshkon gjithë trupin dhe e ndiej se jam akoma i ri.
Mbrëmjen dhe natën e 23 majit e kaluam né një atmosfere të gëzueshme. Zienin lzënga dhe vallja, bisedat e përzemërta, skeçet luftarake që do të vazhdonin gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të Kongresit e që i shfaqnin partizanët né skena të improvizuara mbi gërmadhat. Bile në Përmel ato dite u zhvillua edhe java e artit revolucionar. Këtu. nga aktorët më të mire partizanë. u krijua grupi teatral dhe fillon edhe historia e teatrit tonë tè realizmit socialist.
Darka per delegatët ishto shtruar në një ish-kazermë të armikut, pastruar e rregulluar më sé miri, me tryeza të gjata. pjata e gota për secilin. Kishte né ndonjë rast edhe ndonië kupë raki e ca meze té thjeshta. Çdo drekë kishim riga dy gjellë bile disa herë provuam edhe hallvë!
Dhe ja. të nesërmen më 24 maj 1944 delegato e té fuaarit. zncs untuziazmit të popullit e té partizanëve. u drejt uan për né sallën historike ku do té zhvillonte punimet Kongresi. Në orën dhjetë hvmë né sallë, ne shokët e Kryesisë se Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të Shtabit té Përgjithshëm. Delegatë e të ftuar, pleq e të rinj, partizanë e komandantë, gra, klerikë, patriotë, ria pritën nie duartrokitje e për minuta të tëra. në këmbë. brohritnim së bashku.
Salla ishte e porsalyer me gëlqere. Një flamur i madh Shqipërisé mbulonte murin përballë. kurse anash tij ishin vendosur portretet e Skënderbeut e të Ismail Qemalit. Një rletër mbi tokë, rreth sallës, ishte vendosur një zinxhir i ndërpre:-ë riga parulla: «Vdekje fashizmit - Liri popullit».
Kongresin e hapëm me një minutë heshtje për të rënët né luftë dhe, pas këtij nderimi solemn për ata që kishin dhënë gjakun, rininë, dhe jetën për lirinë e atdheut, Omer Nishani mbajti fjalën e hyrjes. Duke bërë një përmbledhje té shkurtër té përpjekjeve liridashëse té popullit tonë. ai evokoi lëvizjet e popullit shqiptar për të mbrojtur tokën arbëore.
- Fjalën ia jap shokut Enver Hoxha, përfundoi doktor Nishani. Në emër të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar ai do té mbajë raportin «Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare té popullit shqiptar né lidhje me ngjarje1 ndërkombëtare».
Kisha marrz pjesë, kisha folur e kisha drejtuar mbledhje e konferenca té rëndësishme té Partisë. té Fronti'. e té pushtetit katér vjet me radhë: në të gjitha këto. bashkë me sigurinë e vendosmërinë që ria jeptc forca e ParlisÄ dhe e luftës. kislia ndier edhe emocione té thella, por ndjenjat e emocionet që më përshkuan këtë radhë, ndërsa po bëhesha gati të nisja raportin, ishin té veçanta e që s'do t'i harroj kurrë.
Megjithatë, duartrokitjet dhe ovacionet e gjata të delegatëve, thirrjet e tyre entuziaste e të pandërprera, më dhanë kohë ta n lblidli ja veten e zëri të buçiste me at ë siguri e atë forcë që e kërkonte vetë kjo ngjarje e rnadhe.
- Par tia Komuniste e Shqipërisë, - deklarova rii. Kongres. - vuri né shërbim té atdheut e té popullit jetër e anëtarëve të saj dhe çdo gjë që kishte té sajën. Ajo u bë organizuesja dlle udhëheqësja e vërtetë në kryengritjen znt armë kundër okupatorit dhe reaksionit më të tërbuar. ajc ka qëndruar kurdoherë në krye të luftës dhe është përpjeku: për të bashkuar masat e popullit dhe të gjithë nacionalistët e ndershëm dhe patriotët né një front té përbashkët kundër pushtuesve.
Kjo deklaratë që u prit me brohoritje dhe me entuziazëm, pasqyronte një fakt historik të pakundërshtueshëm. Edhe më parë. gjatë luftës, ne kishim folur për rolin e Partisë Komuniste, për udhëheqjen e saj në Front e në Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe, më e rëndësishmja, e kishim zbatuar këtë né jetë. Por aktualisht kishte rëndësi té madhe afirmimi i Partisë si faktori vendimtar i fitores në një ngjarje të tillë të maclhe si Kongresi i Përmetit. Me këtë ne, né parim dhe né praktikë, riafirmonim dhe ruanim edhe në të ardhmen rolin udhëheqës të Partisë.
Më tej në raportin tim fola për përpjekjet e reaksionit për të minuar e për të sabotuar Luftën Nacionalçlirimtare, për té larguar popullin riga Partia dhe riga Fronti.
Pas ekspozesë që i bëra luftës sonë kundër okupatorëve dhe tradhtarëve, në raport trajtoja çështjen e masave dhe vendimeve të domosdoshme për çlirimin dhe të ardhmen e vendit, në dritën e evenimenteve té jashtme e ndër kombëtare.
Përfundimin e raportit që mbajta në Kongresin e Përmetit delegatët e pritën me duartrokitje e brohoritje të pareshtura. të cilat ishin sliprehje të optimizmit revolucionar, të gëzimit dhe të vendosmërisë për të ecur përpara né rrugën që tregonte Partia.
Të paliarruara do të mbeten per lnua entuziazmi prekës i delegatcve. fjalët e tvre të zjarrta në diskutime. Përfaqësucsit e poplillit flitnin për fitoret e ushtrisë sonë, për pushtetin popullor që vepronte gjallërisht, sillnin fakte të reja për veprimtarinë e reaksionarëve, aprovonin vendimet që propozoheshin. Është pak të thuash se salla qe e elektrizuar. Atmosfera festive dhe entuziazmi i të pranishmëve gjente rastin të shpërthente kur doktor Nishani, në hapje apo gjatë seancave, njoftonte lajmet më të fundit për sukseset e reparteve partizane në fiontin e luftës, apo lexonte letrat përshëndetëse që i vinin Kongresit. Mes tyre ishin edhe përshëndetjet e shokëve tanë Baba Faja e Haki Stërmilli që nuk kishin mundur të vinin në këtë kuvend historik.
Për gati dy ditë vazhduan diskutimet rreth raportit.
Të nesërmen, më 28 maj, ishte dita e mbylljes së Kongresit Antifashist të Përmetit. Seanca përfundimtare, ku do të aprovoheshin vendimet historike për popullin shqiptar, u la të zhvillohej pasdite; në mbrëmje delegatët do të festonin bashkë me popullin patriot e mikpritës të Përmetit, do të përshëndeteshin e do të ndaheshin me të, që të nesërmen në mëngjes secili të nisej për atje ku e thërriste detyra ndaj atdheut.
Një atmosferë optimiste dhe e gëzuar zotëronte atë ditë. Ajo ndihej në shtëpitë përmetare, në rrugë, lexohej në fytyrat dhe në sytë e qeshur të shokëve delegatë, komandantë e komisarë, të cilët vinin e na takonin për çështje pune, sillnin raporte e informacione, merrnin urdhra e udhëzime e niseshin të gatshëm në detyrë. Ndërkohë vinin edhe të tjerë, për takime e biseda të lira, vinin miq e shokë për t'u çmallur e për t'u përshëndetur se ««ku i dihet, mbase nuk shihemi më». Sikurse edhe shokët e tjerë, edhe unë kisha shumë punë dhe nuk më vinte mirë t'i ndërprisja ato po, kur hapej dera e hynte në dhomë, bie fjala, Hasan Puloja, e më ftonte për një kafe e për një duhan, nuk mërzitesha se nga këto takime me shokët e dashur e njerëz të mirë të popullit të freskohet mendja, të gëzohet zemra, të shtohet vullneti për punë.
Pasdite, kur hymë në sallë, delegatët, që kishin zënë vend e këndonin grupe-grupe, na pritën me duartrokitje e ovacione për Partinë, për Frontin e për Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Nuk pushonin ato për minuta të tëra, sado që Omer Nishani, edhe vetë i emocionuar, i ftonte delegatët të vendosnin qetësinë. Më në f und, kur u vu disi «rregulli», doktori shpalli hapjen e seancës dhe i dha fjalën sekretarit të Kryesisë së KANÇ-it për të lexua projektvendimet që do t'i aprovonte përfundimisht Kon gresi. Leximi i projektit, që normalisht nuk do të dont as një orë, zgjati shumë më tepër, se duartrokitjet shpër thenin pas çdo vendimi, bile edhe midis tyre, për vene të veçanta. Si të mos brohoritnin me gjithë zemër të dërgua rit e këtij populli që kishte luftuar në shekuj për liri
drejtësi, kur dëgjonin: «Të ndërtohet Shqipëria e re de mokratike e popullore sipas vullnetit të popullit»! Ata shi konin në to kurorëzimin e luftës së gjatë e të vështirË qëllimin për të cilin mijëra e mijëra shokë të tyre kishii derdhur gjakun, kishin dhënë rininë dhe jetën e tyre. U unanimitet aprovuan ata edhe vendimin që Ahmet Zogut satrapit e tradhtarit të popullit shqiptar dhe familjes së tij t'i ndalohej hyrja në Shqipëri. U lexua ky vendim dhi Omer Nishani, që drejtonte seancën, pyeti:
- A e aprovon Kongresi?
Në sallë këtë herë nuk pati duartrokitje. Delegatët i shprehën mendimin e tyre me thirrjet «Poshtë Zogu!» dhE me përplasje të këmbëve. Njëzëri i aprovoi Kongresi edhë vendimet e tjera për mosnjohjen e asnjë qeverie tjetër qi mund të formohej brenda ose jashtë vendit, për vazhdimin dhe ashpërsimin e luftës kundër pushtuesve, kuislin. gëve, Ballit Kombëtar, Legalitetit e çdo grupi tjetër reak. sionar. Kongresi, gjithashtu, aprovoi vijën politike të Kë. shillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe veprimtarinf e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shprehu dëshirën që pranë tij të vinin misionet ushtarakE të Bashkimit Sovjetik e të SHBA-së. Pastaj Kongresit it lexuan edhe vendimet e tjera të Këshillit Antifashist Na. cionalçlirimtar e të Kryesisë së tij, mes të cilave edhe atc për rishikimin e prishjen e të gjitha marrëveshjeve poli tike e ekonomike skllavëruese të Zogut me vendet e tjera për funksionet e kombetencat e KANÇ-it e të Kryesisë si tij etj.
Me duartrokitje e ovacione u prit nga delegatët vendimi i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtai për emërimin dhe përbërjen e Komitetit Antifashist mE funksionet e një qeverie provizore.
Kështu, me këto vendime të një rëndësie historike, që hapnin një epokë të re të ndritur né historinë e lashtë të popullit shqiptar, Kongresi Antifashist i Përmetit kreu misionin e tij historik. Me grushtin e tyre të ngritur lart, ashtu siç përshëndetnim njëri-tjetrin né luftë për liri, delegatët vulosën aktet themelore që shënonin lindjen e shtetit të ri shqiptar dhe ravijëzonin konturet e rrugës né të cilën do të ecte Shqipëria né të ardhmen. E gjithë fryma revolucionare e Kongresit të Përmetit, përvoja e Luftës sonë Nacionalçlirimtare, bashkë me vendimet historike që u morën, ishin pasqyruar né Deklaratën e Kongresit, të cilën e lexoi Sami Baholli dhe u përshëndet e u aprovua njëzëri.
Né këtë Deklaratë, e cila shpejt do t'i bëhej e njohur gjithë popullit, sintetizohej lufta e popullit shqiptar që nga 7 prilli 1939, etapat dhe momentet themelore të saj, konstatohej roli antikombëtar e antipopullor i regjimit të Zogut, i qeverisë kuislinge, i tradhtarëve dhe i kolaboracionistëve ballistë, zogistë e të tjerë, vihej me forcë né dukje roli udhëheqës e frymëzues i Partisë Komuniste né Luftën Nacionalçlirimtare. Né analizën e faktorëve të jashtëm, né Deklaratë theksohej lufta e popujve sovjetikë dhe e Ushtrisë sé Kuqe nën udhëheqjen e Stalinit si faktori kryesor i fitores sé koalicionit antifashist të popujve, vlerësohej drejt lufta e anglo-amerikanëve si dhe ajo e popujve të Ballkanit.
Pas leximit të Deklaratës dhe të disa mesazheve, né mbyllje e mora fjalën unë me cilësinë e kryetarit të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar.
- Ky Kongres, - thashë mes të tjerash né fjalimin tim të shkurtër, - është një nga sukseset më të mëdha të lëvizjes sonë, është tribuna ku për herë të parë né Shqipëri shfaqen lirisht mendimet dhe dëshirat e popullit, ku u morën vendime me rëndësi për fatin e atdheut tonë, për zhvillimin e luftës dhe për krijimin e një të ardhmeje të lumtur.
Të ndërgjegjshëm për barrën e rëndë që populli shqiptar na ngarkon, - vazhdova më poshtë, - do të vëmë të gjitha forcat tona dhe jetën tonë né shërbim të popullit dhe të atdheut, do Vi qëndrojmë besnikë deri në vdekje vullnetit të popullit tonë për realizimin e një Shqipërie indipendente e demokratike.
Vendimet e këtij Kongr esi Vi çojmë menjëher ë né popuil, bashkë me të të luftojmë që Vi zbatojmë pa kursyer as jetën, të mobilizojmë té gjitha forcat e gjalla té popullit dhe, té bashkuar rreth Këshillit e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, té hidhemi më me hov né luftë për të shpejtuar çlirimin e popullit tonë!
Pas fjalës sime té gjithë delegatët njëri pas tjetrit vunë nënshkrimin e tyre poshtë vendimeve që ishin përmbledhur né Librin e Kongresit, né até libër ku, në mënyrë simbolike, kemi vënë firmat sa herë kemi vajtur në Përmet, né përvjetorët e kësaj ngjarjeje të lavdishme.
Kështu u mbyll Kongresi i Përmetit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të epopesë së Luftës sonë Nacionalçlirimtare, një monument i ngritur nga lufta dhe mençuria e Partisë dhe e popullit, një vepër e madhe me rëndësi kolosale për të ardhmen e Shqipërisë.
Në Përmet Shqipëria, e udhëhequr nga Partia e saj heroike Komuniste, u tregoi miqve dhe armiqve se ishte e patundur në rrugën e saj të drejtë. Hesapet nuk bëheshin më si dikur, ato kohë kishin kaluar për të mos u kthyer më kurrë. Historia s'përsëritej më si donin ata: populli ishte bërë zot i fateve të veta. 


NË HELMËS, NË MES BREZIT HEROIK TË SHQIPËRISË


Pikërisht në valën e këty re punëve Partia vendosi që të zhvillohej Kongresi I i Organizatës së BRASH-it. Kjo ishte një ngjarje e madhe jo vetëm per rininë, por edhe per Partine e per gjithë popullin tonë, sepse rinia ishte forca më e gjallë dhe aktive në luftë dhe nesër, pas Çlirimit, kjo armate e pamposhtur dhe e organizuar, do të luante një rol të pazëvendësueshëm në gjithë jetën e vendit, në rindërtimin, në fushën politike, në qeverisje. E edukuar me frymën e patriotizmit të lartë, kurdoherë rezervë luftarake e Partisë, ajo do të ishte vazhduesja e stafetës së revolucionit tonë të paparë ndonjëherë në historinë e popullit.
Pikërisht se e vlerësuam kështu, prandaj ne, shokë të udhëheqjes së Partisë, të Komitetit Antifashist e të Kryesisë, që ishim rivendosur përsëri né Helmës, me gjithë punët e shumta, u ndodhëm ato dite pranë të rejave e të rinjve tane revolucionarë.
Kongresi do të mbahej në Helmës, në një fushë të bukur mbi fshat. Ishin dite të gëzuara dhe plot punë. Nakoja e Nexhmija përgatitën raportin, të cilin pastaj e pamë së toku; shokët e tjerë të rinisë po bënin përgatitjet per të pritur delegatët dhe të gjithë, edhe ne «më të moshuarit», pritnim ditën kur do të hapej Kongresi. Nga të gjitha anët e vendit vinin delegatët e rinisë, zbritnin nga repartet ushtarake, nga çetat, nga terreni, legalë e ilegalë, gjithë zjarr e plot vrull rinor, me një dashuri dhe besnikëri të madhe per Partine dhe Luftën Nacionalçlirimtare.
Ditën që filloi punimet Kongresi, më 8 gusht, u nisëm që në mëngjes nga Helmësi tok me doktor Nishanin dhe me shokë të tjerë dhe u ngjitëm në fushën e bukur të Lirëzës, që buçiste nga këngët e brohoritjet per Partine Komuniste të Shqipërisë. Të gjithë delegatët të gëzuar, të qeshur, të lumtur, dulce u hapur nga të dyja anët, na liruan rr ugën dhe ne kaluam përmes tyre në revistë, si para një truproje nderi, të përbërë nga të reja e të rinj partizanë vendosur përballë njëri-tjetrit në pozicion per nder arme. Zumë vend në tribunën e Kongresit krahas m_e shokë të udhëheqjes së rinisë, si: Nako Spiru, Ramiz Alia, Nexhmije Xhuglini, Alqi Kondi, Tasi Mitrushi e të tjerë.
Për një moment u vendos qetësia dhe zeri i kthjellët e plot emocione i një të riu na preku të gjithë:
- Shokë. - tha ai, - në emrin e të gjithë delegatëve që përfaqësojnë rininë e zonave të çliruara e të paçliruara dhe të të gjitha reparteve të ushtrisë sonë u uroj mirëseardhjen në Kongresin e Rinisë udhëheqësve kryesor ë të Part z;ë Komuniste, të ushtrisë e të shtetit tonë të r i. Duke i falënder uar nga zemra, ne e quajmë pjesëmarrjen e tyre në Konees një nder, inkurajim e ndihmë të madhe per brezin e ri të Shqipërisë!
Ky i ri, me trup ende të imët, por me shikim të mprehtë e fjalë të zjarrta, ishte shoku Ramiz Alia. Me të per herë të pare u poqa në Helmës, ndërsa nga larg, si të thuash, qemë njohur me kohë. Shokët, sidomos Nakoja e Nexhmija, më kishin folur per Ramizin me respekt e simpati si per një shok të ri të shkathët e luftarak që ishte dalluar qysh në fillim në Tirane e sidomos në organizimin dhe udhëheqjen e Komitetit e të organizatës së Rinisë të Qarkut të Beratit. Personalisht dy muaj më pare kisha marre prej tij një letër, në të cilën menjëherë më tërhoqi vëmendjen kompetenca me të cilën ai ngrinte probleme të punës politike e të punës me rininë në Brigadën VII Sulmuese, ku qysh në fillim ishte ngarkuar me detyrat e përgjegjësit të rinisë dhe në seksionin politile të brigadës. Në përgjigjen time e përgëzoja dhe i transmetoja këshilla e udhëzime të udhëheqjes së Partisë për ta çuar edhe më tej punën për edukimin e rinisë. Atëherë Ramizi qe djalë fare i ri, por me mendime të pjekura e të qarta, tip luftarak e me iniciativë, cilësi këto që ai i shfaqi edhe në ditët kur zhvillonte punimet Kongresi. Né Helmës delegatët e zgjodhën atë anëtar të udhëheqjes së BRASH-it dhe që këtej, me punë e veprimtari të pandërprerë e të frytshme, ai do ta çonte më tej rrugën e nisur si një nga udhëheqës.t kryesorë të rinisë e më pas të Partisë dhe së bashku do të na lidhte një bashkëpunim e miqësi e ngushtë, që e ka bazën në punën tonë për triumfin e idealit të Partisë.
Salla e Kongresit I të Rinisë ishte fusha, seancat e tij u zhvilluan në hapësirë, në ajrin e pastër të Qafës së Martës.
E mora edhe unë fjalën dhe në emër të K,omitetit Qendror të Partisë, duke përshëndetur Kongresin, u fola përfaqësuesve të rinisë për besimin e madh që kishte pasur gjithmonë Partia te brezi i ri heroik i Shqipërisë, vlerësova lart kontributin e madh të të rinjve në luftën për çlirim dhe theksova:
- Beteja të reja na presin për të ndërtuar atdheun, për të forcuar pushtetin demokratik, për ta futur Shqipërinë tonë në udhën e lumturisë! Prandaj ju, të rinjtë e të rejat e Shqipërisë, ashtu siç jeni sot në ballë të luftës virane për lirinë e atdheut, të jeni që nga këto momente e kurdoherë edhe në ballë të punës për rindërtimin e vendit, për zhdukjen e prapambetjes, për mbrojtjen dhe lulëzimin e këtij trualli që po e vaditim me gjak.
Delegatët e pritën me ovacione fjalën time përshëndetëse në emër të Komitetit Qendror. Me brohor itjet dhe thirrjet e tyre të zjarrta, ashtu si edhe në diskutimet, ata shprehën dashur inë dhe besimin e patundur te Partia Komuniste, vendosmërinë për të ecur pa lëkundje në rrugën e saj.
Kishim shumë dëshirë të rrinim edhe ne atje në fushën e Lirëzës, ku ndihej freskia, vrulli dhe forca e rinisë. Por i lamë të rinjtë të vazhdonin punën, pse na pritnin punë dhe detyra të reja. Kur po zbritnim të gëzuar të tatëpjetën, të përcjellë nga brohoritjet, përsëritnim pareshtur lajtmotivin e bisc-aave tona:
- Ne do të fitojmë patjetër mbi çdo armik që do të na dalë përpara !
Doktor Nishani, tepër i emocionuar, fshinte me shami lotët dhe thoshte:
- Ç'ka bërë, ç'ka bërë kjo Parti! Ç'patriotizëm ka ngjallur në zemrat e të rinjve!
Duke i lënë të r injtë lart të zhvillonin Kongresin e ty re ne anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, të Komitetit Antifashist dhe të Kryesisë së Këshillit vazhdonim punën nga mëngjesi deri natën vonë duke përcaktuar masat për ta bërë sa më të afërt ditën e Çlirimit, për të shëruar plagët e luftës, për të rindërtuar shtëpitë, shkollat, urat, për të siguruar bukën e popullit, për të mëkëmbur atë çikë industri që kishim etj. 


NË TIRANËN E ÇLIRUAR NGA ARMËT PARTIZANE


Dhe ja në mbrëmjen e 16 nëntorit na erdhi në Berat lajmi se Tirana, kryeqyteti i atdheut tonë, thuajse ishte çliruar plotësisht. Pushtuesve dhe tradhtarëve nuk u kishin mbetur më shumë se disa orë jetë. Me një gëzim të papërmbajtur dhe me një emocion të veçantë, u ula dhe shkrova qysh atë mbrëmje mesazhin drejtuar popullit shqiptar për këtë sihariq të madh, kurse të nesërmen, në mëngjesin e 17 nëntorit, u dëgjuan pushkët e fundit dhe kryeqyteti i atdheut tonë u çlirua një herë e përgjithmonë.
Rruga për Tiranë tashmë ishte e hapur. Pas kaq v jet betejash e përpjekjesh, mundimesh e sakrificash në krye të Partisë e të luftës për liri, erdhi çasti që ne djemtë e vajzat e popullit të hynim fitimtarë në kryeqytet.
Propozova që Qeveria të hynte në Tiranë më 28 Nëntor, në ditën e shënuar të Shpalljes së Pavarësisë. Vetë zgjedhja e kësaj dite për vendosjen e Qeverisë Demokr atike në kryeqytetin e çliruar nga armët partizane do të ishte kuptimplote.
Ndonëse në kushte normale distanca nga Berati në Tiranë me automjet mbulohet në jo më tepër se tri orë, ne u nisëm nga Berati një ditë më parë, sepse rrugët ishin të prishura dhe mund të ndodhte edhe ndonjë vonesë e paparashikuar . Dhe me të vërtetë udhëtimi ynë i parë nëpëratdheun e sapoçliruar s'mundi t'i shmangej njëfarë odi-seje. Deri tek ura e Hasan Beut, siç i thoshin në atë kohë Urës Vajguror e, shkuam me disa automobila e me triçikla, që ia kishim zënë armikut apo i kishim rekuizuar. Aty i lamë makinat e triçiklat, sepse më tutje nuk kalonin dot, ngaqë gjermanët në tërheqje e sipër e kishin: hedhur në erë urën.
Kaluam, pra, Osumin me mjete r rethanore dhe matanë hipëm në një autobus që na priste. Kur arritëm tek ura e Kuçit zbritëm edhe nga autobusi, e kaluam lumin me vështirësi mbi një trap të improvizuar dhe vazhduam rrugën, derisa në Rrogozhinë na «doli» përpara një tjetër pengesë: Shkumbini. E lamë autobusin, hodhëm lumin gru-pe-grupe me një trap të vogël dhe, me disa vetura të ardhura posaçërisht nga Tirana, u kthyem djathtas, në drejtim të Elbasanit, sepse rruga Rrogozhinë-Kavajë-Tiranë ishte e minuar dhe me ura të shkatërruara.
Meqë kishim kaluar vështirësi të panumërta gjatë luftës, nuk na bënin ndonjë përshtypje të jashtëzakonshmekëto peripeci të udhëtimit. Përkundrazi, na jepnin rast edhe për ndonjë shaka e humor. Sidoqoftë, gjatë gjithë kohës që udhëtuam., duke parë majtas e djathtas mendoja se ç'punë të mëdha na pritnin, se rindërtimi duhej filluar nga gjithçka, nga shtëpitë e djegura e nga këto ura, pa të cilat s'bëhej një hap.
Qyteti i Elbasanit kishte dy javë që ishte çliruar. Nga ballkoni i hotelit akoma me emrin e mëparshëm «Moderno», ku u vendosëm për të kaluar natën, përshëndeta popullin, që kishte mbushur sheshin dhe rrugët. Të nesërmen në mëngjes, më 28 Nëntor, kolona jonë u nis për në Tiranëe përcjellë me dashuri nga grumbuj njerëzish, nga të dy anët e rrugës, deri në të dalë të Elbasanit.
Edhe këtej rruga ishte e dëmtuar, kudo dukeshin të freskëta gjurmët e luftës. Kolonat gjermane, të ardhura nga Greqia, nuk e kaluan dot Qafën e Kërrabës për t'u ardhur në ndihmë forcave të tyre, të futura në një darëtë zjarrtë në Tiranë. Goditjet tona të fuqishme i shpartalluan krejtësisht. Anash rrugës shikonim tanke e autoblinda të përmbysura, automjete të djegura, të zhvendosura pak sa për të hapur kalimin, pirgje me gëzhoja mitralozash, helmeta ushtarësh armiq. Sa më tepër i afroheshim Tiranës aq më të dukshme bëheshin, nga të dyja anët e udhës, armët e shkatërruara të armiqve. Kishte diçka të bukur e simbolike në këtë peizazh: fitimtarët kalonin krenarë përmes armëve të thyera e mbeturinave të t5 mundurve, të pushtuesve.
Po ktheheshim në Tiranén tonë të dashur dhe, për herë té parë pas kaq vietësh, hynim atje jo ilegalë, me emra e me dokumente false, por lirisht e, për më tepër, fitimtarë! Tirana që për vite me radhë ngrysej e gdhihej mes fishkëllimave té bilbilave, sirenave të alarmit e në coprificoco, tanfi ishte e çliruar pas një lufte heroike e të lavdishme. Këtë luftë e udhëhoqi Partia jonë marksiste-leniniste syshqinonjë, që nuk gaboi asnjëherë në vijë, se kishte në zemër dëshirat dhe aspiratat e popullit. Ajo mori përsipër barrën më të rëndë, por të shenjtë dhe e mbajti me nder duke e çuar këtë herë popullin tonë në fitoren e plotë, krahas lirisë ajo e solli popullin në fuqi, në pushtet.
Duke iu afruar kryeqytetit, ndihesha i emocionuar dhe nëpër mend më vinin ditët qz kisha kaluar atje, kur bashkë me shokë të dashur e të afërt, me Qemalin, me Vasilin e të tjerë, punuam që nga grupet e veguara, në grindje me njëri-tjetrin, të krijonim Partinë tonë Komuniste, avangardën e çeliktë të popullit. Kujtoja demonstratat e aksionet tona të para, ditët e netët kur ilegalisht kalonim nga njëra bazë në tjetrën, të ruajtur nga dashuria e njerëzve të thjeshtë të popullit. Këtu në Tiranë qemë rritur, qemë kalitur, kishim fituar eksperiencë për të organizuar e për të drejtuar, për të kryer detyrat që na kishte ngarkuar Partia jonë e dashur.
Që nga Pallati i Brigadave, gjatë Rrugës së Elbasanit e deri në qendër, dukeshin gjurmët e luftës heroike. Nëpër rrugë, në gërmadhat e mureve të shtëpive e në godinat e tjera dukeshin shenjat që kishin lënë predhat e plumbat, deri edhe minarja në qendër, pranë sahatit të madh, ishte e prerë përgjysmë nga goditjet e artilerisë.
Por popullin e Tiranës e gjetëm të gëzuar, me këngë në gojë, entuziast e optimist, tek priste Qeverinë e tij. Një masë e madhe njerëzish kishte mbushur rrugët e bulevar
din e madh para hotel «Dajtit».
Nga një tribunë e thjeshtë e përshëndeta popullin me rastin e Ditës së Pavarësisë, të cilën për herë të parë pas kaq vjet lufte e festonim të lirë.
- Flamuri ynë i lavdishëm, - thashë i emocionuar, - i skuqur me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë antifashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipër isë së lirë. Pesë vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë fashiste, pesë herë nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë, në çdo 28 Nëntor është derdhur gjaku i bijve heroikë, që përlesheshin me bajonetat e okupatorit dhe të tradhtarëve. Dita e Flamurit u bë kështu dita dy herë e shenjtë, Dita e Shpalljes së Pavarësisë dhe e bashkimit të popullit shqiptar.
I ndërprerë shpesh nga brohoritjet e duartrokitjet e pareshtura, fola për luftën heroike të popullit tonë, i cili iu përgjigj menjëherë kushtrimit të bijve të tij më të mirë dhe, me Partinë në krye,. arriti té çlirojë një herë e për
gjithmonë atdheun e të marrë vetë frenat e së ardhmes në dorë.
- Ndërtimi i Shqipërisë, zhvillimi i ekonomisë, i kulturës dhe i arsimit të popullit, ngritja e nivelit të jetesës së tij hapin një faqe tjetër të historisë sonë, histori që është në dorën tonë ta bëjmë dhe do ta bëjmë po aq të lavdishme sa edhe Luftën Nacionalçhrimtare, - thashë më poshtë. - Edhe në këtë luftë do të dalim fitimtarë, sepse tani ne kemi pushtetin tonë, që është i popullit dhe punon për popullin. Prandaj të japim çdo gjë për pushtetin, ta bëjmë këtë të fortë, se kështu do ta ndërtojmë vendin tonë të djegur, do të mëkémbim bujqësinë dhe ekonominë tonë. do të ngremë shtëpitë e shkatër ruara, do të çelim shkolla e do të ndërtojmë spitale. Shqipëria do të bëhet një kantier i madh pune. Në luftën për çlirim ne nuk kursyem as jetën, sot nuk duhet të kursejmë as mundin dhe djersën. I madh dhe i vogël e kupton se nuk robtohet më për të huajt. por punon e ndërton vendin e tij, jetën e tifi.  
Ishin gaste historike, emocionante e të paharruara për Partinë dhe për popullin tonë ! Ishin çastet e gëzimit të fitores së madhe. Me gjak, me djersë, me mund e sakrifica kishim kryer një vepër gjigante dhe madhështore.
Të nesërmen e kësaj dite të paharruar na erdhi lajmi i çlirimit të qytetit të Shkodrës, i cili shënonte dhe ?lirimin e gjithë Shqipërisë.


III

HERONJ DHE
TRIMA LUPTËTARË

PROLETARI VASIL SHANTO


Një të diel, tek po shëtitja në një rrugë të Tiranës, një djalë me biçikletë u ndal në krahun tim, zbriti, më dha dorën, e duke më përshëndetur me emër, më tha
- Jam Vasil Shantoja.
- Të njoh, - iu përgjigja.
- Bëjmë një copë rrugë tok dhe shkëmbejmë disa fjalë? - më propozoi Vasili.
- S'kam kundërshtim, - i thashë, - po ç'keni për të më thënë?
Vasil Shantoja, duke më vështruar me ata sytë e ëmbël ëndërrimtarë, më tha
- Shoku Enver, kështu do të vazhdojmë ne, të zihemi e të grindemi? Ne as të takohemi me njëri-tjetrin nuk guxojmë!
Të them të drejtën, në ato momente e shikova Vasil Shanton me ndjenja të përziera: e ndieja se kisha përpara një punëtor, një proletar që po më zgjaste dorën dhe kjo më shtynte të afrohesha pa ngurruar, por, nga ana tjetër, nxirrte kokë edhe mendimi se këta ishin të gabuar në idetë e tyre, ndërsa ne ishim «në vijë të drejtë». Hezitova pak, por, pasi u mendova, vendosa: «Në djall të vejë Koço Tashkoja! - thashë me vete. - Unë do t'ua shpjegoj shok6ve të grupit, Pilos, Ilos e të tjerëve, bile edhe Koços vetë, dhe e di se Piloja me shokë do të më mbështetin». Atëherë i thashë Vasilit
- Pse jo, takohemi, do të jetë mirë të bisedojmë.
Vasili u gëzua, qeshi dhe më tha:
- Gëzohem që gjeta mirëkuptim tek ti, se Koço Tashkoja s'pranon. Kur do të takohemi dhe ku dëshiron ti? - më pyeti.
- Për mua s'ka rëndësi vendi, - iu përgjigja. Takohemi ku të duash, vetëm ta lëmë mbas disa ditësh, se duhet të bisedoj më parë me shokët.
- E kuptoj, - ra dakord Vasili. - Atëherë takohemi në shtëpinë e dy mësuesve, shokë të mirë, simpatizantë të grupit tonë, Spiro dhe Bojka Lazri i quajnë.
Më tregoi rrugën dhe shtëpinë e tyre, e cila ndodhej afër vendit, ku sot është stacioni i trenit i Tiranës. Caktuam ditën e takimit dhe u ndamë, duke i shtrënguar dori~n njëri-tjetrit. S'kishte ardhur akoma koha e përqafimeve.
Në ditën e caktuar për t'u takuar me Vasilin unë shkova në shtëpinë e Spiro Lazrit dhe të Bojkës. Këta ishin dy mësues, burrë e grua, të dy nga Shkodra. Që ditën e parë u bëmë miq, ishin simpatikë dhe të sinqer të. Ata rrinin në një dhomë përdhese, por të pastër. Bojka dinte mirë edhe gjuhën serbe.
Erdhi dhe Vasili, u përqafua me Spiron e me Bojkën, ndërsa ne të dy shtrënguam fort duart.
- Për hajër na qoftë! - i thashë Bojkës. - Në strehën tënde bujare po piqemi, Vasili dhe unë, dy komunistë nga dy grupe të ndryshme, por që jemi grindur e po grindemi për çështje parimore.
- Mali me mal nuk piqen, - themi ne andej, - por njerëzit s'ka si të mos piqen e të mos merren vesh, shtoi Vasil Shantoja, duke buzëqeshur, dhe më pa me dashuri me ata sytë e bukur , të ëmbël, të kaltër e me pika si flori.
Si komunist e si intelektual kisha lexuar mjaft dhe nga ato që kisha mësuar më erdhi ndër mend një shprehje e një psikologu francez: «Sytë janë pasqyrë e ndjenjave të brendshme». Instinktivisht i thashë vetes: «Enver, Vasil Shantoja është njeri i mirë, ai është proletar, është komunist. S'ka si të jetë ndryshe. Ne themi se këta bëjnë gabime, po ne, vallë, nuk bëjmë? Duhet të gjykojmë njëri-tjetrin dhe secili vetveten».
I rashë me pëllëmbë në gju Vasilit gjithë dashamirësi dhe i thashë
- Duhet medoemos të merremi vesh.
Bojka, që ishte më zemërçelur, u ngrit në këmbë e gëzuar, na përqafoi përsëri të dy dhe iu drejtua burrit të saj
- Hajde Spiro, t'u përgatitim nga një kafe miqve dhe t'u blejmë ndonjë mollë.
Kjo ishte mënyra më e lezetshme nga ana e Bojkës për të na lënë vetëm mua me Vasilin. Sa dolën të zotët e shtëpisë nga dhoma, i thashë Vasilit
- Vasil, atë ditë kur u takuam, ti më shtrove çështjen:
«A do të vazhdojmë të grindemi, kur atdheu ynë është në rrezik të madh?». Jo, ne nuk duhet të grindemi,por të merremi vesh. Këtë, natyrisht, nuk e kemi të lehtë, se ka plot gjëra që na ndajnë. Ka njerëz brenda dhe jashtë radhëve tona që nuk e duan bashkimin e grupeve komuniste dhe shkrirjen e tyre në një parti të vetme komuniste, ka antimarksistë që hiqen si komunistë, ka ambiciozë e intrigantë që shpifin për njërin e për tjetrin grup, ka edhe pikëpamje të gabuara dhe këto janë më të rrezikshmet. Ne e dimë se këto vështirësi që janë grumbulluar dhe që e pengojnë bashkimn tonë, nuk zhduken në një ditë.
- Jam dakord me çka po thua ti, Enver, - më tha Vasil Shantoja. - Do të na duhet ca kohë t'i sqarojmë këto, por me vullnet duhet ta bëjmë.
- Shoku Vasil, - i thashë, - jemi të gjithë bij të Shqipërisë, a do të luftojmë për atdheun dhe për popullin tonë të shumëvuajtur e t'i çlirojmë nga zgjedha?
- Patjetër duhet të luftojmë, Enver, edhe sikur jetën të japim, - m'u përgjigj me vendosmëri Vasili.
I mora dorën, ia shtrëngova fort dhe i thashë:
- Shoku Vasil, pika jetike, akordi bazë për të vendosur është ky. Çështja tjetër që dua të diskutoj me ty është kjo: Do të luftojmë si komunistë për çlirimin e popullit dhe të atdheut apo si çfarëdo «nacionalist»? 
- Sigurisht, si komunistë, - u përgjigj Vasili.
- Atëherë, - shtova unë, - ne duhet të bashkohemi, se komunistët nuk mund të luftojnë të përc-arë. Duhet të luftojmë të formojmë edhe ne Partinë tonë Komuniste. Në këto kushte kur ne e quajmë Grupin tonë të Korc-ës «parti», ju të Shkodrës thoni «jemi ne partia», nga ana tjetër Andrea Zisi deklaron se «vulën e Kominternit» e ka ai etj., nuk mund të arrijmë asgjë. Të gjitha këto pretendime shoqërohen me ide e me pikëpamje të ndryshme. Ka prej tyre që janë të drejta, por ka edhe të gabuara, false e trockiste si ato të Zisit, Anastasit, Aristidhit e, pse të mos e them, edhe të Zef Malës, që ne e dënojmë. Pikërislit këto janë poplat që janë grumbulluar Vasil, - i thashë. - Këto duhet t'i spastrojmë dhe të hapim rrugën tonë të drejtë. Këtë gjë nuk e bëjmë dot që sot, as vetëm ne të dy, por të biem dakord që të përgatitemi, edhe ju edhe ne, dhe të ecim me vendosmëri drejt gjetjes së momentit më të përshtatshëm për t'u ballafaquar e për të bërë një punë konstruktive historike. Je dakord në parim, shoku Vasil? Unë mendoj që edhe për këtë afrim duhet t'i pyesim patjetër edhe shokët që na kanë dërguar.
- Jam plotësisht dakord, - u përgjigj Vasil Shantoja. - Meqë zure në gojë Zef Malën, po të them se jam dakord me ty, ai është një renegat që na tradhtoi. Por dhe një gjë duhet të na kuptosh, shoku Enver, - shtoi ai. Unë e një pjesë e mirë e shokëve e njohim dhe e dënojmë Zef Malën, por ka dhe nga ata që akoma kanë iluzione për të. Ka bile ndonjë që e quan konfuzin antimarksist Zef Mala si «teoricien të madh». Ne për Zef Malën po i sqarojmë shokët me durim, se s'duam t'i humbasim.
- Shumë drejt e ke, shoku Vasil, - i thashë. - Kjo është detyra juaj, por dhe jona, e të gjithë komunistëve të ndershëm. Ne duhet të qartësojmë e të llagarisim c-do mendje, sepse luftën që kemi përpara s'do ta bëjmë vetëm ne komunistët, por gjithë bijtë e ndershëm e revolucionarë të vendit.
- Këtë kërkojmë edhe ne, për këtë do të luftojmë, - tha Vasili.
- Vasil, - iu drejtova, - edhe një gjë dua të shtroj me ty. Ne do të takohemi prapë, do të bisedojmë dhe do të vendosim, por c-ështja qëndron këtu: nuk mund të parashikojmë që tani se kur do ta spastrojmë krejt rrugën dhe c?o t'ia arrijmë asaj dite të lumtur e historike, krijimit të Partisë sonë, por gjatë kësaj kohe propozoj që t'u para
shtrojmë grupeve tona mendimin për të gjetur rrugë e forma të tilla bashkëpunimi që do të na ndihmojnë për veprime të përbashkëta kundër armikut. Ne jemi për aksione.
- Edhe ne jemi për aksion, - theksoi Vasili, - prandaj e pëlqej mendimin tënd. Unë personalisht jam dakord,. por duhet t'ua parashtroj shokëve, sic- do të bësh edhe ti.
Mirëkuptimi me Vasilin në të gjitha c-ështjet bazë që shtr uam, më mbushi me gëzim dhe me optimizëm të madh.
- Vasil, më duket se bëmë një hap e punë paraprake të mirë, - i thashë, dhe për herë të parë u përqafuam fort si shokë.
- Të them të drejtën, - më tha Vasili, - kam pasursimpati për Miha Lakon, për Pilo Peristerin dhe për ty. Kurse Koc-on, - vazhdoi duke qeshur, - nuk e shihja dot, kur më dilte bulevardit me atë konen aë e mbante prej zinxhiri.
Erdhi Bojka me burrin, na sollën kafenë dhe frutat. Ajo hapi perdet e bar dha të dy dritar eve dhe tha:
- Shihni, u kthjellua qielli!
U ndava me Vasilin dhe i premtova se do të shkoja ta takoja në furrën ku punonte, e cila ishte në rrugën që sot mban emrin «Konferenca e Pezës», përkrah ish-radiostacionit të vogël të dikurshëm.
Natyrisht u mblodhëm me shokët e grupit tonë dhe u raportova për bisedën që pata me Vasil Shanton, duke e treguar haptazi përshtypjen time të mirë në përgjithësi. 


TAKIMI I PARË ME QEMALIN


Lidhjet me Vasilin vazhdova t'i mbaj e t'i shtoj. Një ditë, ndërsa po bisedonim, i thashë se dëshiroja të takohesha edhe me Qemal Stafën, për të cilin kisha krijuar një mendim të mirë, pavarësisht se nuk e kisha njohur nga af ër.
- Do të jetë një gjë shumë e mirë, - më tha Vasili. - Edhe Qemali të njeh ty, nga larg, e më ka shprehur të njëjtën dëshirë.
E lamé të takoheshim te furra e Vasilit.
Ditën e caktuar, kur hyra né furrë, pashë se afër derës sé saj, buzë shtratit, né një stol, ishte ulur Qemali. Vasili rrinte né këmbë me llërë përveshur dhe, me të më parë mua, më doli përpara e më coi te Qemali, i cili u ngrit dhe i dhamë dorën njëri-tjetrit.
- Jam i gëzuar që po njihemi nga afër, - i thashë, - dhe këtë ia di për të mirë Vasilit.
- Edhe unë, - tha Qemali me zë të qetë, - jam i gëzuar, sido që po grindemi me vite.
- Më duket se me vullnet të mirë, - iu përgjigja, kjo gjendje duhet të sqarohet për interesin e popullit dhe të atdheut që no vuan nën zgjedhë.
Qemali dhe unë ishim ulur né dy stola të vegjël, përballë njëri-tjetrit, ndërsa Vasili që rrinte né këmbë, veshët i kishte né bisedën tonë, kurse sytë i mbante nga dera e nga dritarja për të vëzhguar lëvizjet e armikut.
Qemali më bëri një përshtypje shumë të miré. Ai ishte i paktë nga trupi, kishte një fytyrë simpatike, dy sy të thellë, që, duke folur, herë merrnin pamje serioze dhe herë të gëzueshme. Ai mbante syze. I pari e mora fjalën unë dhe, me ton shoqëror, i shpjegova çka i kisha thënë Vasilit né shtëpinë e Spiro e Bojka Lazrit, çka kishim vendosur dhe si do të vepronim këtej e tutje. Qemali, me ata sy të zgjuar e të ëmbël prapa xhamave të syzeve, më dëgjonte me kujdes e me dashamirësi. Ai m'u përgjigj, duke shtjelluar pikëpamjet e grupit të tij për një varg çështjesh që shtrova unë. Në përgjithësi ai ishte dakord me problemet principiale siç qenë ato të domosdoshmërisë së formimit të Partisë, të përpjekjeve të përbashkëta që duhet të bénim per të çelur rrugën drejt bashkimit, të gjallërimit e të forcimit të propagandës antifashiste né popull etj.
Formova mendimin se ishte një shok i zgjuar e me kulturë, ashtu siç më kishin thënë. Më pas u takova edhe herë të tjera me té, por «mali» i mërive e i mosmarrëveshjeve të vjetra e të reja midis grupeve tona ishte akoma i madh. Krahas eliminimit të një sërë pengesash, lindnin edhe pengesa e vështirësi të reja, kështu që s'duhet menduar se që né takimin tonë të paré u gjet përfundimisht fjala e përbashkët.
Sidoqoftë këto takime ishin hapa të drejtë e të sigurt drejt sheshimit të mosmarrëveshjeve. I rëndësishëm ishte, gjithashtu, fakti që me Qemalin, ashtu si edhe me Vasilin, që né takimet e para unë personalisht thuajse nuk kisha asnjë mosmarrëveshje të rëndësishme; mendimet e dëshirat tona përputheshin. Por çështja për të cilën luftonim nuk varej vetëm nga ne; ne qemë akoma anëtarë të grupeve dhe akoma jo luftëtarë të një partie të vetme. 


ME QEMALIN


Të gjithë të deleguarit, disa legalë, disa ilegalë, me të gjitha çfarë përmenda më lart, u nisëm në qendra të ndryshme për të organizuar konferencat e Partisë në qarqe nga do të dilnin komitetet e Partisë. Unë me Qemalin, siç thashë, qëndruam në Tiranë, edhe për të ndihmuar organizimin këtu, edhe për të organizuar lidhjet me qarqet, por edhe për të formuluar Rezolucionin e për të shkruar Thirrjen, siç u vendos në Mbledhje. Rezolucioni njihet dhe është dokumenti i parë bazë i Partisë Komuniste të Shqipërisë. E tërë Partia duhej ta studionte dhe në bazë të tij të organizohej dhe të luftonte në të gjitha drejtimet.
Gjatë kësaj kohe Qemali dhe unë u njohëm më mirë me njëri-tjetrin. Qemali ishte i dashur, i thellë në mendime, me një karakter të hapët, me kulturë, i qeshur, ishte komunist i vendosur dhe trim. Ai e donte muzikën, këngën. Kishte humor dhe në pushime, pas një pune të lodhshme, Qemalin do ta shihje të merrej edhe me disa lodra të vogla prej druri ose prej metali, apo edhe me zare qelqi nga ato që luajnë kalamajtë, si e si të çlodhej sadopak. Ky komunist e kishte shpirtin e ri, prandaj, sa jetoi, luftoi me zjarr të madh për Partinë dhe për rininë.
Iu vumë hartimit të Rezolucionit e të Thirrjes se duhej t'i mbaronim shpejt. Ata duheshin shtypur dhe duheshin dërguar në të katër anët e vendit. Edhe kjo, ana teknike, ishte një problem kolosal. Duhet t'i kesh jetuar ato momente të rënda për ta marrë me mend sa i vështirë ishte problemi, pse tash duket sikur mund të bëheshin fare lehtë shtypja dhe shpërndarja e materialit ilegal. Armiku përgjonte, kontrollonte, kapte, burgoste, vriste dhe varte shokë.
Kishte ditë dhe net që na bëhej koka daulle.
- Mjaft punuam, Enver, - më thoshte Qemali, kur kalonin orë të tëra pa pushuar, - ia marrim një kënge?
Këngët që ai këndonte i shoqëronte me mandolinë, kurse këngët e mia labçe, jo vetëm me mandolinë nuk shoqëroheshin, por atyre s'kishte as kush t'ua kthente e kush t'ua mbushte ; duheshin tre veta për labçen, kurse ne ishim dy, një shkodran* *( shoku Emer e quan Qemalin shkoclran për arsye të lcohës së gjatë që ai qëndroi në Shkodër.) dhe një gjirokastrit. Në idetë e komunizmit ishim të akorduar, kurse në muzikë jo.
- Mësomë dhe mua t'ia kthej, - më thoshte Qemali.
- A, a, - i thosha unë, - labçja nuk di të ketë pasur profesor muzike kurrë, veçse popullin. Rri, dëgjoje dhe mëso vetë. - Qeshnim.
Rezolucionin e mbaruam si tërësi. Por sa ditë të tjera na u deshën ta shihnim e ta r ishihnim, hiq andej, shto këtej, jo këtu duhet theksuar kjo e metë ose ky gabim, jo duhet bërë më e qartë e më e plotë kjo direktivë, e kështu me radhë.
Rezolucioni do të qe një dokument bazë, dokumenti principial ku do të sintetizohej krejt e kaluara e lëvizjes komuniste shqiptare e do të formulohej saktë e qartë vija e ardhshme e Partisë dhe e popullit; programi i saj luftarak. Ne duhej të sintetizonim gjithçka ishte thënë në diskutimet e shumta për a-'7 ditë e net me radhë, të qëronim çdo bar të huaj. të përcaktonim çdo gjë që duhej përcaktuar.
Për njërën ose për tjetrën çështje ngecnim. Atëherë thërritnim ata shokë të Komitetit Qendror qc~ ndodheshin në Tiranë e konsultoheshim me ta. U lexonim paragrafë të tërë. sqaronim gjithçka duhej sqaruar e vazhdonim më tej. Por. dihet. formulimi i Rezolucionit ishte për Qemalin dhe për mua vetëm një ndër detyrat e mëdha e të shumta të atyre ditëve.
Vetëm 7-8 ditë pas mbarimit të Mbledhjes së Themelimit të Partisë, dihet se u themelua Rinia Komuniste. Si unë dhe Qemali u ngarkuam e u mobilizuam të organizonim krejt punën edhe për këtë ngjarje të rëndësishme. Të dy ne morëm pjesë në këtë mbledhje nga fillimi gjer në fund. Pikër isht në valët e këtyre punëve shkruanim edhe Rezolucionin. Ai u shkrua në luftë e siper, në të, vetë pjesëmarrja jonë aktive në ngjarjet që zhvilloheshin, bëri që të hynin edhe disa ngjarje që i takojnë periudhës fill pas Themelimit. Më pas në një mbledhje të Komitetit Qendror të Përkohshëm, aty nga fundi i nëntorit, pas diskutimesh që u bënë, u aprovua Rezolucioni dhe e mora unë përsipër për të rregulluar shtypjen e tij.
Pasi përfunduam Rezolucionin, Qemali u nis për në qarqe, për punën e Partisë e të Rinisë. Unë vazhdova hartimin e Traktit të parë të rëndësishëm programatik të Partisë drejtuar popullit, «Thirrjen e Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë drejtuar popullit shqiptar pas krijimit të Partisë». Thirrja shpejt u bë gati, por ajo u shtyp dhe u shpërnda në dhjetor të vitit 1941.


SI E NJOHA E U BËRA MIK ME MYSLIM PEZËN


Qysh më 1939, sapo mora vesh se Myslim Peza ishte kthyer në Shqipëri nga emigrimi i gjatë politik, u përpoqa dhe arrita të takohesha e të bisedoja me të.
U bëra mik me Myslimin, e doja dhe e çmoja për trimërinë e per mprehtësinë e tij prej fshatari të zgjuar.
Mbaj mend se në një nga takimet tona, ndërsa ishim ulur e po bisedonim kokë më kokë, ia dhanë sirenat e alarmit. Hyri me shpejtësi Esati*. *( Esat Dishnica - patriot që mori pjesë aktive në Luftën Nacionalclirimtare)
- Alarm ajror! - tha, - q'do të bëjmë?
Vështrova Myslimin që qëndronte gjakftohtë e i përqendruar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
- Si të dojë Baba, - i thashë Esatit. - Për mua në daç rrimë, në daç ikim.
- Është gjithë kjo Tiranë, - tha Myslimi, - e ku dreqin do na gjejë bumja në ketë copë vend!
- Meqë unë s'kam kokë tjetër, po iki, - na e ktheu Esati me shaka dhe na la vetëm që të vazhdonim. Unë, që e njihja mirë Esatin, e dija se ai s'qe nga ata që u trembeshin fishkëllimave. Gjithë merakun e kishte për ne.
_ Në bisedë Myslimi ishte i përqendruar e i vëmendshëm. Nuk kishte mundur të arsimohej, por shkolla e vuajtjeve dhe e përpjekjeve të pandërprera e kishte bërë të mprehtë e të aftë të kuptonte çdo problem. Dhe s'kishte gëzim më të madh për mua kur ai me gojën e tij më foli me simpati për komunizmin. Né mërgim ishte njohur me patriotin dhe me revolucionarin e shquar, Haxhi Lleshin dhe ky atje i kishte folur e i kishte lexuar Myslimit për Leninin, për revolucionin e për komunizmin.
- Unë, or babë, - tha Myslimi, - komunist nuk jam, por komunizmin e dua.
- Ne komunistët, shoku Myslim, - i thashë, - jemi për luftë, për luftë me armë kundër fashistëve. A do të jesh edhe ti me ne?
- Oj, si nuk do të jem?! Pse erdha unë? Për të luftuar erdha, - m'u përgjigj Myslim Peza. - Do të jem né ballë të luftës me ju komunistët dhe me të gjithë ata që duan të luftojnë për vatanin.
I shtrënguam dorën me dashuri e forcë njëri-tjetrit dhe ndjemë se kishte lindur një miqësi luftarake, jo vetëm né mes nesh, të dyve, por te Myslimi ne, komunistët (e më vonë Partia), kishim gjetur një luftëtar besnik e të vendosur për Luftën Nacionalçlirimtare dhe bashkimin e popullit né një front të vetëm, né rrugën që këshillonin komunistët e, më vonë, kur lindi Partia, né rrugën që tregonte ajo. Folëm gjatë për fashistët e tradhtarët dhe luftën që duhej të organizonim kundër tyre, i folëm njëri-tjetrit për shokë e miq, tek të cilët duhej të mbështeteshim e t'i bënim për vete. E kuptuam njëri-tjetrin sikur të kishim 20 vjet që njiheshim.
Lidhjet me Myslimin shkuan duke u forcuar. Njëherë i dhurova një «Mauzer» të ri, një njëzetshe. Më duket se ishte fillimi i vitit 1941. Myslimi ishte njohës i madh i armëve dhe nëpër duar kishte kaluar mar ka armësh nga më të ndryshmet, por, kur mori dhuratën time, i ndritën sytë:
- S'ka si bëhet peshqesh më i madh, - tha dhe e përkëdheli revolverin me duar. Ai te kjo dhuratë pa edhe respektin tonë për të, por edhe dëshirën e sinjalin e komunistëve. Tashmë ai e kishte rritur cetën dhe e vuri atë né dispozicion të luftës për çlirimin e atdheut. Né mars të vitit 1941 Myslimi goditi italianët né rrugën e Pezës dhe doli ilegal me gjithë çetë. Ne, menjëherë pas këtij vepr imi, hodhëm një trakt, i cili, megjithëse u shpërnda né pak kopje, se aq kishim mundësi, bëri jehonë. Njëkohësisht filluam të organizonim e Vi dërgonim ndihma Myslimit me anën e Esatit dhe të Dem Xhepës. I nisnim ushqime, veshje dhe të holla, të cilat herë vinte i merrte korrieri i çetës, Rat Mëçalla, herë ia dërgonim me anën e «Qeleshexhiut», një mik tiranas i Myslimit.
I paharruar do të mbetet për mua takimi me babë Myslimin dhe çetën e tij né verën e vitit 1941. Ishte koha kur grupet tona komuniste, e veçanërisht ai i Korçës e i Shkodrës, po gjenin rrugën e drejtë e té sigurt drejt she
shimit të mosmarrëveshjeve, koha kur sapo kishte hyrë né luftën vendimtare Bashkimi Sovjetik, koha kur po merrte vrull vetë lufta e popullit tonë për liri e pavarësi. Me babë Myslimin tash isha mik i vjetër, e njihnim e i kishim
dhënë besën njëri-tjetrit se do të luftonim gjer né fund për çështjen e përbashkët. Unë vetë kisha shfaqur dëshirën të takohesha me Çetën e Pezës.
Kur i cova fjalë Myslimit, m'u përgjigj menjëherë:
Hajde kur të duash. Të presim.
Takimi u organizua né një pyll afër Pezës së Vogël. U përqafova me Myslimin, e pastaj me të gjithë pjesëtarët e çetës një për një. Me ta unë nuk isha njohur më paré, por përzemërsia me të cilën më pritën dhe mirëkuptimi që arritëm për të gjitha problemet që diskutuam, më bindën se Myslimi e kishte bërë punën e vet me ta, u kishte folur miré për mua e për çështjen që përfaqësoja. Atje pashë e përqafova për herë te paré trimin sypatrembur, Kajo Ka
rafilin. Partia i dha trimërisë së tij mençurinë e mprehtësinë, Partia i dha Kajos përmbajtjen e vërtetë të heroizmit.
Kajoja, nga ana e tij, u dha Partisë e popullit gjithçka, gjer edhe jetën.
Atje njoha luftëtarin e pandarë nga Myslimi, Shabë Rexhën dhe xha Kasemin, i cili, ndonëse nuk shihte miré, e ndiqte Myslimin kudo që shkonte.
U ulëm e biseduam gjatë me çetën. I përgëzova për përleshjet që kishin zhvilluar, u shpreha dhimbjen e thellë për shokët e paré që kishin rënë né përleshje me armiqtë, bisedova me ta për qëllimet dhe të ardhmen e luftës sonë. U fola për situatën né vend dhe për jehonën e madhe që kishin shkaktuar përpjekjet e para me fashistët e, ndër to, edhe përpjekjet e atyre luftëtarëve trima me të cilët isha ulur e bisedoja.
Ndejtëm gjatë atë ditë të paharruar në pyllin e Pezës, dhe, kur erdhi koha të ndaheshim, iu drejtova Myslimit:
- Dua një fjalë prej teje, o Myslim, - i thashë.
- Urdhno, o babë, - m'u përgjigj ai.
- Siç kemi biseduar bashkë edhe më përpara, ne
inendojmë të dërgojmë këtu në Pezë shokë të rinj, komunistë. Si thua?!
- Çeta, që se hyre ti këtu, or babë, - m'u përgjigj Myslimi, - ka komunistët brenda. Sill sa të duash, se pa shokë s'kemi ç'bëjmë.
- A mund t'i mbani dot 40-50 veta? - e pyeta.
- Që tani i mbajmë 500, - m'u përgjigj Myslim Peza. - më vonë edhe më shumë !
Qesha me të madhe dhe e përqafova.
1 tillë ishte Myslim Peza, komandanti tr im i së parës çetë partizane, e më pas një ndër luftëtarët më legjendarë të Ushtrisë sonë Nacionalclirimtare.


KOZMA NUSHI


Kozmai ishte fëmija e parë e familjes Nushi. Ai ishte i përgatitur ideologjikisht dhe i prerë në vendimet që merrte. Partia që në ditët e saj të para pa te Kozmai një nga anëtarët e saj më besnikë, prandaj e caktoi me detyra me përgjegjësi, të cilat ai i kreu me devotshmërinë e një komunisti proletar.
Sidomos pas Themelimit të Partisë Kozmai u bë një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt. Këshillohesha me të dhe shkëmbenim vazhdimisht mendime. Te Kozmai gjeje cilësitë e një proletari të vërtetë, e një shoku të zgjuar, të matur, të mprehtë dhe shumë simpatik. Bashkë me të qeshurën e ëmbël, që tek ai kishte diçka të veçantë, tërheqëse, spikaste edhe thjeshtësia karakteristike e Nushajve.
Siç duket, në këtë anë gjithë fëmijët: Kozmain, Gogon, Çenon, Shanën dhe Lilon, nënë Valideja sikur i kishte prerë me «një gërshërë». Kozmai, siç e kanë zakon Nushajt, ecte duke tundur kokën. Sytë i kishte të mprehtë dhe të zgjuar. Ishte konspirativ i regjur, shihte çdo skutë, i afrohej çdo grumbulli njerëzish. vër ente në çdo qoshe rruge ku kishte shtëpi ilegalësh, se mos ndiente ndonjë lëvizje të dyshimtë. ose shikonte ndonjë njeri të huaj që «mbante poza të sehirxhiut të hutuar», siç i quante ai vëzhguesit e policisë. Ashtu si me të gjithë shokët e tjerë, edhe me të e diskutoja më parë detyrën që do të kryente, i shpjegoja arsyen dhe qëllimin dhe ai e zbatonte atë pa hezitim. Në fund. kur e kryente, vinte më informonte. Unë, veçanërisht Kozmait, i tregoja vendin ku do të ndodhesha, kështu që mund të më gjente kur të donte, ditën ose natën.
Kozmait i pëlqenin shumë këngët epike të Bregut, të cilat i këndonte me pasion të rrallë. Kur këndonte harrohej i zhytur i tëri né këngë dhe shpesh mu né mes të saj thoshte:
- Iso, djema, iso!
Nga kjo i mbeti edhe pseudonimi «Iso». Natyra aq poetike e bregdetit Jon, e kishte bërë edhe vetë Kozmanë poet. Konspiratorit dhe trimit me fletë nga Bregu i pëlqente të thurte edhe vargje, të bënte edhe fotografi dhe të gjente kudo të bukurën, atë të bukur për të cilën luftonte dhe donte ta bënte të përjetshme.
Kozmai fjalët i kishte të shtrenjta, fliste pak, por çdo gjë e peshonte mirë dhe fisheku i qëllonte kurdoherë drejt. Për të nuk ekzistonte shoqëri e sëmurë, ai s'e kishte kurrë zakon t'i bënte tjetrit lajka. Çdo gjë e shikonte me syrin e Partisë dhe për të mirën e saj. Ai kishte respekt prej komunisti ndaj shokëve udhëheqës, por, kur ndeshte me ata që nuk silleshin e nuk vepronin mirë, ishte i pamëshirshëm. Këtë veti të mrekullueshme të tij e kisha njohur né shumë raste, por e paharruar më ka mbetur një ndodhi midis meje, Kozmait dhe një personi që e mbanim pranë udhëheqjes sé Partisë. Kozmai atë person e njihte që né Francë, ku familja e Nushajve, si shumë fshatarë të tjerë nga Vunoi dhe nga Bregu, kishte shkuar të punonte né minierat e qymyrit né krahinën e Lionit dhe né Firmini.
Shtëpia e tyre né Desinë u bë qendra kryesore, ose më mirë e vetmja qendër e sigurt e komunistëve shqiptarë që punonin né Francë. Lioni ishte një qendër e madhe punëtore, bashkinë e këtij qyteti e dominonin radikalsocialistët me Eduard Herionë* *( Personalitet politik francez (1872-1957). Njëri nga udhëheqésit kryesorë të partisë së radikalëve dhe të radikalsociahstëve.) në krye. Atje edhe partia komuniste kishte pozita të forta dhe né këtë pellg qymyri celulat komuniste ishin të shumta.
Kozmai dhe Gogoja ishin nga anëtarët më aktivë të Partisë Komuniste të Francës. Gazeta shqip «Sazani»
Halim Xhelos, e Kozmait, e Gogos dhe e Qamil Çelës për gatitej prej këtyre dhe shtypej nga vëllezërit Nushi. Ku Zai Fundo tradhtoi, qëndroi né Paris me trockistët e Gal tier-Buasierit. Edhe Sejfulla Malëshova, përpara se të kthE hej né Shqipëri, né verën e vitit 1943, për Vu dhënë «mend Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe Lëvizjes sonë Nacic nalçlirimtare, kishte shkuar njëherë né Paris dhe, me ini ciativën e tij, kishte bërë përpjekje të piqej me Zogun, t bisedonte me të dhe të kurdiste aleancë me katilin. M vonë, pasi qe kthyer né Shqipëri, Sejfullai më foli pë këtë «vijë gjeniale politike», të cilën unë ia hodha m indinjatë poshtë si shprehje e një miopie politike dhe
një oportunizmi ekstrem. Por se ç'qe kjo -«ide» dhe «e mbrojti» Sejfulla Malëshova do të flasim né tjetë vend.
Le të vijmë te qëndrimi i prerë i Kozma Nushit me perso nin që përmenda më lart e, që vite më paré, kishte qenë anëta i Partisë Komuniste të Francës. Shokët e Lionit dhe Nushaj e njihnin sa «interesohej» ai person për punët që zhvillo heshin atje, ata njihnin po ashtu karakterin e lehtë të tij liberalizmin dhe oportunizmin e tij politik. Kur u kthyet nga Franca Gogoja me Kozmanë dhe biseduam për pu nën, për këtë person ata më thanë:
- Ta përdorim si anëtar partie, se di të flasë dhe i je, pet të shkruajë. Është antifashist. Ta kalitim në luftë, poi kurdoherë duhet të kemi kujdes me të.
Njëherë, kur ky shok erdhi né Tiranë të më raporton. te për punën né zonën ku e kishte dërguar Partia, Kozmai sa e mori vesh, na gjeti né bazën ilegale ku ndodheshim Unë po i lexoja këtij personi një letër që kisha përgatitui për Nexhip Vinçanin e shokët e tij, që organizonin drekcdhe darka.
- Hajde Kozma, - i thashë, - kemi nevojë pëi ca piper të kuq, nga ai i tërbuari, Via hedhim kësaj gjelle pëj «Xhipkën*» *(Nexhip) dhe «Pëllumbin*» *(Pëllumb Dishnica) . Do të na ndihmosh? - E pyeta. 
- Për këtë kam ardhur, - tha, - pa e ditur se ç'po gatuani. Më lejo, shoku Enver. m'u drejtua Kozmai me fytyrë të vrenjtur, do të të flas si Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë për këtë shok, pse edhe ky nuk është në rrugën e drejtë të Partisë.
Për mua qe i papritur ky sulm i Kozmait, por ishte i stilit të tij. Shikova tjetrin, i cili ishte bërë dyllë i verdhë në fytyrë dhe vështronte i vrenjtur Kozmanë.
- Fol Kozma, - i thashë.
Kozmai filloi me ton të prerë, si sëpata e dardharit:
- Këtij, - tha, - i pëlqen të bëjë më mirë dashuri me një grua nga Parisi, sesa t'u vërë gjoksin punës dhe luftës, në një kohë kur shokët komunistë dhe populli na vriten nëpër rrugë.
Tjetri, i skuqur, u ngrit në këmbë dhe bërtiti:
- Kozma, po më akuzon rëndë. Shoku Enver , nuk mund ta duroj këtë ofendim.
- Ulu, - ia ktheva atij, - mbaj gjakftohtësinë.
- Ju mund ta mbani gjakftohtësinë, - m'u përgjigj, - pse nuk jeni i ofenduar.
Kozmai nuk lëvizi as qepallat e syve, po mbante një gjakftohtësi prej prokurori proletar.
- Kozmai nuk ta do të keqen kur i thotë këto. Ai me siguri do më parë të mirën e Partisë, pastaj edhe tënden. Prandaj ta dëgjojmë deri në fund, se edhe Kozmai do të f lasë me qetësi.
Dhe Kozmai vazhdoi të flasë me fakte konkrete, i qetë, por i pamëshir shëm në kritikat e tij, ndaj të metave të shokut. Nga ato që dëgjova prej Kozmait për atë shok, që i dërgonte çorape e të tjera sende një gruaje në Paris, më hipi gjaku në kokë.
- Dëgjo, - i thashë, - faktet janë fakte dhe Kozmai ka të drejtë. Si mund t'ia lejosh vetes të merresh me të tilla gjëra, sidomos në një kohë kur nuk dimë ku kemi kokën, kur Partia lufton dhe kur populli vuan! Shiko, vazhdova, - po dëgjova herë tjetër jo për këtë çështje. por edhe për ndonjë çështje tjetër të kësaj natyre, atëherë do ta shtroj në udhëheqjen e Partisë dhe do të marrim masa të rrepta kundër teje.
- Ju jap fjalën, shokë, - premtoi ai, - të tilla gabime nuk do të bëj më, - dhe pas pak u ngrit dhe iku.
Mbetëm vetëm me Kozmanë.
- Bëre mirë që erdhe, Kozma, dhe ia the troç, t'i bëhet një mësim i mirë, por, si më thua, a do të vërë mend'
Kozmai u mendua pak dhe më tha
- Mos u ki besim të tillë njerëzve; të tillë si ky hai°rojnë luftën e tradhtojnë.
- Je shumë i prer ë dhe i rreptë, Kozma.
- Dëgjomë mua, Enver, mbaji sytë hapur nga këta. që më shumë janë demokratë sesa komunistë e të lënë në mes të rrugës.
- Nuk do ta harroj kurrë këshillën tënde, i dashuri Kozma, - i thashë, dhe me kaq u ndamë atë ditë.
1 tillë ishte komunisti Kozma Nushi. Ai të vërtetën e thoshte ashtu siç ishte dhe kritikën e bënte ashtu si duheJ, pa doreza, pa oportunizëm. Qëndrimi i sëmurë, mikroborgjez ndaj të metave apo gabimeve të shokëve ishte i huaj dhe i papranueshëm për karakterin burrëror, të çiltër dhe të kalitur në përpjekje të Kozma Nushit.
Tani që po shkruaj këta rreshta më kujtohet qëndrimi i pjekur dhe diskutimi i Kozma Nushit në Konferencën e Parë të Vendit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndaj të metave të Gjin Markut. Kozma Nushi i donte punëtoët me mish e me shpirt dhe kishte besim të patundur te forcat e tyre. Ky besim rridhte, në radhë të par ë, nga njohja e thellë, jashtë çdo euforie të energjive dhe të forcës së madhe transformuese që ka klasa punëtore. Kur Gjin Marku filloi të flasë për mospasjen e nië pune të organizuar në Kuçovë, Kozma Nushi u hodh dhë i tha Gjinit, se «Ti nuk i njeh si duhet Kuçovën ane naítëtarët e saj, sepse që t'i njohësh mirë punëtorët dhe naftëtarët duhet të jetosh me ta, të rrish me ta». Dhe trimi Kozma Nushi i tha ballë pr balië Gjin Markut se gjendja në Kuçovë nuk ishte ashtu si e përshkruante ai dhe lcjo kishte ardhur se Gjini nuk e kishte kryer detyrën e Partisë lidhur me naftëtarët.
Takimet në Konferencën e Parë të Vendit të PKSH dhe në prill e në pjesën e parë të majit në Tiranë, ishin nga takimet e fundit me shokun tim të paharruar. Kozmmi Nushin, sepse, ndërsa unë do të nisesha për në Vlorë pëitë demaskuar fraksionin e Sadik Premtes (Xhepit). ai do të nisej për né Durrës, ku u zgjodh Sekretar Politik i Qarkorit, detyrë që do ta kryente me devotshmëri. ashtu si i kishte kryer deri atëherë të gjitha detyrat që i kishte ngarkuar Partia.
E doja shumë Kozmanë, po ashtu edhe Gogon. 1 doja me zemër këta shokë kaq të vendosur të Partisë. besnikë të idealeve të saj, të gatshërn për sakrificën më sublime. Nga mendimet dhe qëndrimet e këtyre dy komunistëve proletar ë kam mësuar shumë.
Më vonë e vëreja personin për të cilin biseduam me Kozmanë të vërtitej tok me Sejfulla Malëshovën. I tërhoqa shumë herë vëmendjen për gabimet oportuniste qP bënte dhe ia kisha frikën qëndrimit të tij. Dhe vërtet ai tradhtoi. Kur e mora vesh tradhtinë e tij, i r ashë bangos me grusht né dhomën e Shtabit dhe thashë: «I poshtri! Kjo është tradhti!», dhe né atë moment më doli përpara fytyra e ndritur e shokut tim të dashur Kozma Nushit.




TRE KOMUNISTË LEGJENDARË