ARKIVIN TË COMINTERN [ML]




PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE, BASMKOHUN !






ENVER HOXHA

VEPRA 54

f. 280 – 282



MARKSIZËM – LENINIZMI – ARMA E KLASËS PUNËTORE

29 mars 1975



Siç e kam thënë edhe herë të tjera, në rast se studimi i teorisë sonë (teoria e Marksit, e Engelsit, e Leninit dhe e Stalinit) nuk bëhet lidhje të ngushtë me mësimet e Partisë dhe me praktikën 30-vjeçare të ndërtimit e socializmit në vendin tonë, ky studim nuk do t`u shërbejë aq sa duhet kuadrove. E mësuar vetëm në libra, teoria ka rrezik të harrohet, jo plotësisht, por të mos shfrytëzohet si duhet dhe kur duhet për të zgjidhur drejt problemet që u dalin kuadrove dhe organeve të ndryshme të Partisë e të shtetit.

Studimi libresk, pa u lidhur në mënyrë fort të organizuar me praktikën, harrohet, ose herë pas here kuadrit mund t`i kuhtohen disa reminishenca nga ato që ka mësuar në libra, por që as di t`i lidhë me problemin dhe rrezikohet kështu të mos udhëhiqet drejt në zgjidhjen e çështjes që i vihet përpara.

Shumë herë kuadrot që mësojnë teorinë në libra bien në prakticizmin e në rutinën e përditshme të punës dhe harrojnë se teorisë që kanë mësuar dujet t`i rikthehen vazhdimisht, për të pjesshëm, lidhur me problemet e jetës. Në klasikët tanë të mëdhenj nuk mund të bërë jo vetëm studim integral, por edhe të pjesshëm, lidhur me problemet e jetës. Në klasikët tanë të mëdhenj nuk mund të gjenden receta për hallet e përditshme të vendit, por tek ata do të gjendet kurdoherë vija e përgjithshme, ligji i pagabueshëm teoriko-politik për veprim.

Një kuadri me kulturë marksiste-leniniste, me kulturë të përgjithshme dhe me kulturë speciale, një frazë, një paragraf, një ide e teoricienëve tanë të mëdhenj i hap horizonte të gjera pune dhe vështrimi të drejtë. Por marksizëm-leninizmi nuk duhet të jetë i kuptueshëm vetëm për njerëz të mësuar, kryesisht ai duhet të bëhet arma e klasës punëtore. Kjo, në radhë të parë, duhet ta përvetësojë e ta dijë këtë armë dhe ta përdorë si duhet, pse është arma e saj. Klasa udhëheq dhe nuj lejohet të mendohet për asnjë çast se marksizëm-leninizmi është një filozofi që mund të punohet, të përvetësohet dhe të përdoret vetëm nga inteligjencia, pse kjo është në gjendje ta kuptojë. Një pikëpamje e tillë të çon në rreziqe të mëdha. Inteligjencia absolutisht duhet ta mësojë marksizëm-leninizmin, se atëherë do të bëjë pak gabime në punë dhe në jetë, por kryesorja është ta mësojë si duhet klasa teorinë e saj. Dhe këtë e ka për detyrë t`ia mësojë asaj Partia, t`ia bëjë të qartë, të kuptueshme dhe të zbatueshme.

Partia anëtarët e saj duhet ta dinë në radhë të parë teorinë e Partisë së Punës të Shqipërisë. Ne aktualisht klasen e kemi të ngritur, me shkollë, me zotësi teknike, e kemi mjaft të ngritur edhe ideologjikisht, por na vihet detyrë që ta edukojmë dhe ta kalitim më tej.

Prandaj, si në të gjitha çështjet, edhe në drejtim të edukimit teorik, të ndryshme që kemi caktuar, medoj të bëjmë sondazhe dhe analiza për të parë nëse janë të përshtatshme apo mos duhen ndryshuar, mos duhen përmirësuar, duke hequr disa që kanë qenë të përshtatshme për një situatë të kapërcyer, dhe të vendosim të tjera që i kërkojnë situatat dhe ngritja e vivelit kulturor të kuadrove.



Botohet për herë të parë sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë