KONFERENCA E JASHTËZAKONSHME

E PKSH

(28-29 qershor 1942)



Konferenca e Jashtëzakonshme e Partisë mori në shqyrtim punën për asgjësimin e rrymës fraksioniste likuidatore dhe për vendosien e unitetit në Parti.









Periudha që ndan Konsultën e Parë të Aktivit të Partisë nga Konferenca e saj e Jashtëzakonshmeështë mbushur me ngjarje që janë ngulitur thellë në kujtesën time. Të gjithë ne, komunistët, ishim hedhurnë luftë për të vënë në jetë detyrat që na ngarkonte Partia dhe koha. Armiku po e ndiente nga dita në ditë forcën e Partisë së re, të porsaformuar, prandaj ishte, hedhur në një sulm të egër, për ta zhdukur dhe për ta mbytur. Për këtë qëllim ai po përdorte si dhunën fashiste, ashtu edhe agjentët e tij, që vërtiteshin rrugëve për të zbuluar bazat ilegale dhe komunistët.

Pikërisht në momentet kur ne qemë hedhur me të gjitha forcat në punë e në aksion për vënien në jetë të detyrave që na kishte ngarkuar Partia dhe Konsulta e Parë e Aktivit të sai u ndodhëm përballë një situate shumë të rëndë: agjenti provokator Ludovik Nikaj, i cili kishte mundur të penetronte né radhët e Partisë, i kishte dhënë kuesturës fashiste informata të hollësishme e tepër të rëndësishme për disa nga bazat më kryesore të Partisë sonë në Tiranë. Këtë njeri të urryer as e kisha parë e as ia kisha dëgjuar kurrë emrin me p.arë; né strukturat organizative të Partisë ai nuk kishte asnjëfarë funksioni. Punën e tij armiqësore ai e bëri mbi baza njohjesh personale. Duke përfituar nga lidhjet familiare si dhe nga qëndrimet e pakujdesshme e toleranca e pafalshme e disa shokëve, kishte arritur të futej «si i shtëpisë» né disa nga bazat kryesore ku ndodhej teknika e Partisë, ku punonin ose strehoheshin shokë tè Komitetit Qendror të Përkohshëm e të Qarkorit tè Tiranës etj. Të gjitha informatat që mblodhi ai ia dha kuesturës dhe terrori e bastisjet shp.ërthyen si kurrë ndonjëherë. Ndër të parët që u kap ishte Zef Ndoja. Ky, që me presionet e para të fashistëve, kapitulloi, dhe, ashtu si Zef Mala e Niko Xoxi më 1939, u kthye «né një thes me miell» që, sa herë i binin fashistët me shkop, diçka tè re do të zbrazte. Për fat të keq dinte shumë dhe ia lëshoi të gjitha armikut.

Né bazë të të dhënave q-ë mori, vetëm pak ditë pas mbarimit të Konsultës sé Parë të Aktivit të Partisë, armiku mundi të arrestonte në Tiranë e né rrethe të tjera një numër komunistësh, ndër të cilët edhe disa kuadro të qarkorëve. Bazat ku ruanim teknikën u bastisën dhe, fashistët arritën të shtinin né dorë përveç mjeteve tona të shtypit ilegal, edhe dokumente të një rëndësie të dorës sé parë, ndër të cilat edhe procesverbalin e mbaj tur gjatë ditëve dhe netëve historike të nëntorit. kur u mblodhëm e themeluam Partinë.

Armiku kështu kishte né duar krejt listën e anëtarëve té Komitetit Qendror Provizor. si dhe einrW e dhjetëra shokëve të tjerë që i gjeti né dokumentet që kapi. Të s'numëfishuara këto lista qarkullonin me shpejtësi né çdo kuesturë e posté karabinierie; ato i mbanin me viete spiunë e agjentë të tjerë të armikut. Urdhri qe i prerë e urgjent: të arrestoheshin, kudo që të qe e mundur, personat e shënuar né lista. Nëse kundërshtonin, të vriteshin né vend. Né qelitë e kuesturës e të burgjeve fashistët po përdornin torturat mesjetare për té thyer shokët e arrestuar që nuk jepeshin. Por edhe né qelitë e errëta shokët tanë po u tregonin armiqve se kush ishin komunistët, kush ishin ata që kishin marré përsipër misionin e lartë të clirimit të atdheut.

Né valën e këtij terrori të jashtëzakonshëm, fashistët vranë një nga bijtë më të miré të popullit dhe një nga anëtarët më të devotshëm të Partisë, Qemal Stafën.

Pak para kësaj ngjarjeje, aty nga mesi i prillit 1942, armiqtë kishin mundur të arrestonin né Fier shokët tanë të paharruar, punëtorët komunistë, Hamdi Mëzezin, Ferid Xhajkun e Nikolla Tupen, kur po përcillnin nié shok të Qarkorit të Vlorës, Rrumbullakun* *(pseudonimi i Sinan Gjonit), i cili. së bashku me shokun Hysni Kapo, kishte marrë pjesë né Konsultën e Paré të Aktivit té PKSH. Hysniu nuk u nis né të njëjtën kohë për në Vlorë sepse e mbajtëm në Tiranë pak ditë për punë. Rrumbullaku, pas arrestimit, u internua në Itali, kurse Hamdiu, Feridi e Nikolla u sollën në Tiranë dhe aty, pas tor turash çnjerëzore, u varën. Ndërkaq në Shkodër, në qershor, Perlat Rexhepi, Jordan Misja, Branko Kadija e kthyen shtëpinë ku u rrethuan në një kala heronjsh legjendarë. Dhimbja jonë për shokët e rënë ishte e madhe, ashtu siç ishte e madhe edhe urrejtja për armikun dhe agjentët e tij.

Çastet qenë jashtëzakonisht kritike, çdo luhatje a shenjë paniku do të kishte pasoja katastrofike për të ardhmen. Duhej jo vetëm të përballohej menjëherë vala e terrorit dhe e arrestimeve, por edhe i duhej treguar armikut se ne qemë gjallë e të fortë, të organizuar e më të vendosur për ta çuar veprën e nisur gjer në fund. Kurre' nuk do t'i harroj ato ditë e net të tensionuara, të mbushura plot punë, aksione e veprime të shpejta e decizive. Sapo morëm vesh se qemë tradhtuar, mblodha ata shokë të Komitetit Qendror të Përkohshëm e të Qarkorit të Partisë për Tiranën, që ndodheshin në qytet dhe, si masë të parë e urgjente, ndryshuam gjithë planin e bazave, të takimeve, të itinerareve që ndiqnim, të parullave që përdornim, të pseudonimeve etj. Sinjalizuam një nga një shokët që të ishin vigjilentë e tepër konspirativë, të ruheshin, por kurrsesi të mos tërhiqeshin apo të largoheshin nga zjarri i luftës. Tërheqja do të ishte kapitullim.

Gjendja filloi të stabilizohej. Me përjashtim të atyre që kapi vala e parë e bastisjeve, shokët e tjerë vazhduan me devotshmëri luftën dhe punën. Armiqve u mbetën në duar vetëm listat me emrat tanë dhe urdhrat për arrestim ose vrasje në vend. Mirë, le t'i mbanin. Na kërkonin kudo e çdo cast, por më në fund, pas muajsh kërkimesh e përpjekjesh të dëshpëruara, u detyruan të na dënonin në mungesë. Shumicën prej resh e dënuan me vdekje ose me burgim të përjetshëm.

Por, kuptohet, ato qenë dënime që u realizuan vetëm në letër e u zverdhën dosjeve të arkivave. Rruga jonë ishte tjetër, vendimi ynë ishte tjetër: vdekje pushtuesve e tradhtarëve. Veç këtë vendim solemn ne s'e lamé në letër, por e realizuam në qytetet e në malet tona.

Qy sh në ditët e para të majit, kur armiku jetonte euforinë e -fitores» mbi komunistët, Partia i dha atij grushte trullosëse. Me orientime të posaçme shokët tanë organizuan nëpër shkolla, qendra prodhimi e lagje popullore mitingje përkujtimore për Qemal Stafën e shokët e tjerë të rënë. Bëheshin këto në mes të ditës, nën hundën e pushtuesve, me zë të lartë. Këngët aq të njohura për Qemal Stafën dhe për tre heronjtë e Shkodrës, zanafillën e kanë në ato ditë të paharruara.

Me trakte e me komunikata ne ngrinim lart veprën dhe shembullin heroik të shokëve të rënë, i bënim thirrje popullit ta mbante lart moralin e të intensifikonte luftën, u thoshim armiqve e tradhtarëve se për ta hakmarrja jonë s'do të njihte kufi.

Pikërisht në këtë periudhë, kur Partia ishte mobilizuar për vënien në jetë të programit të saj e për të përballuar gjendjen e rëndë të krijuar, e shtuan akoma më tepër veprimtarinë e tyre përçarëse e sabotuese edhe elementët armiq brenda Partisë, fraksionistët Anastas Lula e Sadik Premte. Këta vazhdonin të sabotonin me çdo mënyrë veprimtariné e Komitetit Qendror, të komiteteve qarkore dhe të celulave.

Ndonëse i kishim kritikuar e i kishim demaskuar prej kohësh, duke fi'lluar që nga Mbledhja Themeluese, ata prapëseprapë vazhdonin të tyren. Jo vetëm e shprehnin hapur pakënaqësinë që s'kishin zënë vende «të merituara» né udhëheqje, por po shtonin përpjekjet për t'u organizuar si një grup më vete brenda Partisë. Përveç disa lidhjeve të vjetra që, né kundërshtim me vendimin e Mbledhjes Themeluese, nuk i kishin dorëzuar akoma né Parti, ata nisën të grumbullonin rreth vetes një numër elementësh të paformuar, me tendenca anarkiste e trockiste dhe i përpunonin e i yshtnin drejt një pune përçarëse. Duke përfituar nga vala e terrorit që shpërtheu armiku né fillim të majit, ata arritën gjer atje sa të akuzonin Partinë si përgjegjëse për gjendjen e krijuar dhe që këtej dilnin me idenë për një organizim të ri, i cili, natyrisht, né krye do të kishte ata, Xhepin e Qorrin. Gjithë fëlliqësitë e vjetra të kohës né grupe, si vjedhjet, imoralitetin, anarkizmin, konspiracionin e kalbur etj., ata përpiqeshin t'i injektonin e t'i zhvillonin edhe né trupin e shëndoshë të Partisë. Kundërshtonin direktivat dhe udhëzimet e udhëheqjes, bile arrinin të hidhnin edhe trakte të ulëta ku propagandonin vijën e vjetër të grupit.

Puna e tyre tradhtare kishte arritur gjer né disa celula të veçanta partie, bile Xhepi e Qorri, kishin filluar të formonin edhe celula të tyret, me elementët e vet fraksionistë. Kësaj situate i duhej dhënë një goditje e fortë dhe e menjëhershme, sepse, po të li hej të penetronte më tepër helmi, ai do të na shkatërronte krejt trupin e Partisë sonë të re. Kjo do të ishte tragjike për fatet e popullit tonë. Dobësimi e ca më tepër shkatërrimi i Partisë, do të çonte doemos né dobësimin e né shkatërrimin e luftës që udhëhiqte ajo kundër pushtuesve e tradhtarëve.

Këtë s'do ta lejonim kurrë. Partia jo-në Komuniste, megjithëse e re, po i analizonte ngjarjet dhe rrethanat me pjekuri, duke nxjerrë mësime dhe detyra për të ardhmen. Né luftën e tyre të ethshme për shkatërrimin e unitetit brenda Partisë, Anastas Lula e Sadik Premtja niseshin nga deviza se një parti pa unitet është e destinuar të asgjësohet. Por edhe ne e dinim këtë synim të tyre, prandaj nuk do të lejonim kurrë që qëllimi i tyre të arrihej.

Kishte ardhur koha që fraksionistëve dhe agjentëve të fashizmit që kishin mundur të depërtonin edhe brenda Partisë, t'u jepej dënimi i merituar. Isha i bindur se Anastas Lula dhe Sadik Premtja duhej të merrnin dënimin e merituar, por kétë dënim mund t'ua jepte vetëm Partia. Dhimbja e thellë për shokët e rënë më kthehej né urrejtje për këta të dy, por unë isba i detyruar të takohesha me Anastas Lulën dhe Sadik Premten.

Nuk do të zgjatem shumë për Anastas Lulën dhe Sadik Premten, pse task njihen mirë nga Partia dhe nga populli. Ata ishin njerëz shumë të këqij, dinakë e armiq të rrezikshëm. Si Anastasi dhe Sadiku vazhdonin të ishin né Parti, por njëkohësisht bënin edhe punën e grupit, duke sabotuar konsolidimin e punës organizative të Partisë. Ata nuk kishin besim né luftën popullore çlirimtare, ata kundërshtonin dhe pengonin futjen e direktivave të Partisë në fshat. Ata hiqeshin si përfaqësues «të merituar» të proletariatit. Bile për t'u dukur sa më proletar, trockisti Anastas Lula, që ishte nga një fshat i Kolonjës dhe që, mbasi kishte zbritur në Korçë, ishte hedhur në Tiranë, mbante një kasketë të nxirë e të zhubrosur. Më kujtohet që një ditë, në një takim, një komunist, një punëtor i thjeshtë, më pyeti i habitur:

- Përse e mban atë kasketë të ndotur në kokë, ky Anastasi?

Unë vura buzën në gaz dhe i thashë me shaka:

- Që të duket sa më proletar.

Shoku nuk e kapi mirë shakanë time dhe më tha:

- Mund të mbash një kasketë edhe më të nxirë se kjo e Anastasit dhe të mos jesh proletar. Vetëm kasketa nuk të bën dot proletar.

M'u bë qejfi nga pjekuria e shokut tira punëtor, prandaj i thashë po me tonin shakatar që kisha nisur bisedën:

- Anastasit, po t'i heqësh kasketën nga koka, nuk i mbetet asgjë prej proletari.

Edhe leitënanti i tij, Sadik Premtja në çdo gjë ishte njëlloj me Anastasin, ngjanin me njëri-tjetrin jo vetëm nga idetë trockiste, jo vetëm nga shpirti i lig e intrigant, por deri edhe nga shtati e fytyrat e tyre të thara e të nxira. Anastasi ishte një katran nga fytyra, me koqka të zeza, sikur lëkurën t'ia kishte përcëlluar baruti. Ai ishte miop e mbante syze, prandaj pseudonimin e kishte «Qorri». Por mbante një palë syze speciale, të vogla e të rrumbullakta, me një skelet të zi, që i jepnin fytyrës pamjen e një gjarpri, prandaj, pas formimit të Partisë, prej intrigave që nuk i la kurrë, ne i vumë edhe një nofkë tjetër më të përshtatshme, «gjarpri me syze». Anastas Lula gjarprit me syze nuk i ngjiste vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga sjelljet, edhe nga mënyra e fëlliqur e veprimtarisë së tij. Kisha lexuar diku, ndofta në ndonjë enciklopedi apo në ndonjë tekst biologjie, që gjarpri me syze bëhet aktiv, kur bie muzgu. Edhe Anastas Lula ishte njeri i natës, njeri i pabesive dhe i intrigave, njeri i trukeve, ashtu si i përdorin gjarpërinjtë me syze fakirët e Indisë. Gjarpërinjtë me syze janë shumë helmues, helmi i tyre vepron drejtpërdrejt në gjak. Edhe Anastas Lula donte të helmonte gjakun e pastër të Partisë, por kjo nuk kishte për të ndodhur kurrë. Sadik Premtja kishte pseudonimin «Xhepi». Pse ia kishin vënë Xhepi, nuk e di, por ndoshta i kishte mbetur qëkur ata organizonin «kusëritë», sepse të dy këta kaporionë udhëhiqeshin nga teoria, sipas të cilës «revolucionarëve u lejohet të grabitin dyqanet e pasuritë e borgjezëve». Çdo gjë e këtij lloji ishte e lejueshme për ta, bile këto quheshin «veprime të vërteta revolucionare», por, kur vinte puna të luftohej pushtuesi, sipas tyre, duhej pritur më parë të formohej proletariati (!), e të tjera teori trockiste.

Prandaj ata ishin kundër Partisë dhe bënin çmos të konsolidonin lidhjet me shokët e vjetër të grupit. «Shokët» e tyre të vjetër të Grupit të «Të Rinjve» filluan një e nga një t'u iknin nga dora dhe u lidhën ngushtë me Partinë. Këta vinin e na tregonin çdo gjë dhe çdo propozim që u bënin Qorri me Xhepin. Ne vazhdonim me durim t'i thërritnim që të dy dhe t'u flisnim të hiqnin dorë nga rruga që vazhdonin të ndiqnin. Ata ishin djaj të zgjuar, dredhonin, premtonin, por vazhdonin veprimtarinë e tyre. Anastasi me Sadikun vërtiteshin nëpër Tiranë legalë, si dy qen gjahu dhe ku nuk futeshin, kë nuk takonin e kë nuk ngatërronin. Më né fund e mbushën kupën. Kjo veprimtari e këtyre dy armiqve duhej luftuar dhe duhej të merrte fund.

Një ditë, pak kohë pas Konsultës sé Parë të Aktivit të PKSH, kapa Anastasin né një rrugicë, ku e kisha lajmëruar të vinte, dhe i thashë:

- Sonte duhet të bisedojmë.

- Atë dua edhe unë, - u përgjigj ai. - Po ku të takohemi?

- Ku të duash ti, - i thashë, për të mos zbuluar bazat tona.

- Né Rrugën Bardhyl, - më propozoi ai, - kur del nga Rruga e Bamit dhe shkon drejt spitalit, nga ana e djathtë, filan shtëpi përdhese.

- Dakord, - iu përgjigja, dhe u ndamë.

Né orën 21 iu afrova shtëpisë. çdo gjë aty ishte e qetë dhe e errët. Hyra nga një derë e hapur né kopsht dhe i rashë tri herë derës sé shtëpisë, ashtu si ishte parulla. Dera u hap dhe hyra brenda né errësirë. U ndez shkrepsja dhe një qiri që mbante né dorë një mesogrua me rroba të zeza. E përshëndeta, i dhashë dorën, e pyeta si ishte dhe nëse kishte ardhur Qorri apo jo.

- Jo, akoma, - tha ajo, - po hyni né dhomë, se edhe ai nuk do të vonojë.

Dhoma ishte e errët. Atë e ndriçonte vetëm zjarri, që zonja e shtëpisë kishte ndezur né oxhak. Ndonëse ishim né të hyrë të pranverës, nuk kishte kaluar akoma të ftohtit e dimrit. Penxheret ishin me taraba dhe mbi to nga një copë perde e zezë. Shoqja e la qiriun buzë gjirmës dhe më tha:

- Këtu, né kamare, keni edhe një duzinë qirinj. Besoj se mjaft i keni.

- Vare,t nga Qorri, - i thashë dhe pastaj, duke bërë shaka, shtova: - Ju siguroj se nuk do t'i hamë.

Shoqja vuri buzën né gaz dhe doli jashtë të përgjonte ardhjen e Anastasit, i cili nuk mungoi të vinte. Qorri hodhi kasketën mbi krevat, më përshëndeti dhe, duke fërkuar duart, iu afrua zjarrit që të ngrohej.

- Të kanë hipur dridhmat nga Partia, - i thashë, - po nxehu, se edhe kasketa që hodhe me inat mbi krevat, sig thotë populli, tregon se do të kemi luftë conte.

- Si ju, intelektualët, - tha me ironi, - u besoni gjepurave të popullit?!

- Populli nuk flet kurrë gjepura, - iu përgjigja Qorrit, - por ti mos mendo se do ta kalosh provën me llafe proletare false.

- Jam gati të luftoj, - tha Qorri.

- Atëherë, - i thashë, - ia fillojmë.

Dhe fillova i pari, sepse isha u-në ai që e kisha kërkuar takimin. Kështu ia nisa akuzat si breshëri, por të gjitha të faktuara. Kur e akuzova se ai nuk pranonte dhe nuk zbatonte direktivat e Komitetit Qendror Provizor, Qorri u hodh përpjetë dhe tha:

- Nuk është e vërtetë, dua fakte.

Për cilëndo nga këto akuza i jepja fakte: «Je pjekur me atë, je pjekur me këtë, ke biseduar për këtë cështje, ke biseduar për atë çështje, ke folur kundër hedhjes sé trakteve, kundër aksioneve» etj, etj. Dy orë a më shumë i fola Qorrit. Ai herë protestonte me pak fjalë, duke shtuar «do të të përgjigjem edhe un&, herë mbante ndonjë shënim, heré ngrinte kokën dhe syzet i feksnin né dritën e zjarrit.

- Mbarove? - më tha.

- Ç'të mbaroj, - iu përgjigja unë, - punët tuaja armiqësore s'kanë fund, por besoj se mjaft i ke për sonte. Mund të më përgjigjesh.

Filloi Anastasi, sic e kishte zakon, herë ngrinte zërin, herë e ulte. Dy orë e gjysmë griu, u përpoq të pranonte disa gjëra të vogla, kurse né të tjerat të dredhonte. «Argumentet» e tij ishin të tilla: «Nuk është ashtu, po kështu; s'di unë c'bën Xhepi, i kam prerë lidhjet me të (dhe për këtë gënjente); pse na ndalon Partia të piqemi me shokë të vjetër?». Käshtu jepte e merrte Qorri gjatë gjithë bisedës, duke mbajtur një qëndrim të egër armiqësor dhe, si më hidhte vështrimin e syve të tij të ftohtë, vazhdonte:

- S'kam të drejtë unë të shfaq një mendim, mundet né kundërshtim edhe me tuajin?

Herë pas here ngrinim zërin dhe harronim se mund të dëgjoheshim jashtë. Dy herë e zonja e shtëpisë, duke trokitur te dera, na tërhoqi vëmendjen:

- Flisni me zë të ulët. se do t'ju dëgjojnë né rrugë.

Si e pashë se Qorri nuk donte t'i pranonte gabimet dhe se kishte kaluar shumë nata, ia preva:

- Mjaft, s'të dëgjoj më, ti gënjen dhe s'ke ndër mend të njohësh asnjë gabim. Unë do të fle, se kam

gjumë.

Dhe, ashtu i veshur sic isha, u tendosa né njërin nga krevatet, duke i kthyer krahët Anastasit.

- Si, mo, do të flesh? - bërtiti ai.

- E pse të mos fle. - i thashë, - akoma të rri e të dëgjoj përrallat e tua?!

- Çfarë përrallash, - ma ktheu ai, - po si do të të zërë gjumi?

- Pse të mos më zërë? - iu përgjigja. - Ndërgjegjen unë e kam të qetë, prandaj gjumi do të më zërë që c'ke me të!

- Po s'të lë unë të flesh, - bërtiti Qorri, m'i lëshove gurët dhe m'i le né kurriz.

- Rri rehat Qorr, - i thashë. - Ne të dy këtu s'kemi c'bisedojmë më. Me mua, të dërguarin e Komitetit Qendror, ti nuk u more vesh, atëherë unë do të propozoj të bëjmë një mbledhje më të gjerë, ku të vish edhe ti, të vijë edhe Xhepi dhe ta sqarojmë mirë e përfundimisht këtë punë.

- Ti përgatitu, çështjet une ti shtrova, këto do të bëjnë objektin e mbìedhjes, pa se ku clhe kur, do të tè lajmerojmë.

Kështu Anastasin s'e zuri gjumi fare atë natë. Ai rrinte kruspull afër gjirmës. Unë fjeta nja dy orë. Ku. u zgjuam, gruaja e shtëpisë na bëri nga një kafe. Prita sa u gdhi mirë. pastaj i dhashë dorën Qorrit dhe u largova.

-Né korridor e zonja e shtëpisë, që s'e mësova kurrë cila ishte, më shtrëngoi fort dorën. Ajo duhej t'i kishte dëgjuar zënkat tona. Ashtu si gjithë gratë e tjera, qe i kishin kthyer ose do t'i kthenin shtëpitë e tyre né baza ilegale, edhe ajo ishte një grua e luftës, grua e thjeshte e besnike. Akoma edhe sot e kësaj dite asnjë plakë nuk më ka ardhur të më thotë: «Shoku Enver, unë kam qenë gruaja e asaj shtëpie që ju priti atë natë, kur u grindët me Anastas Lulën».

Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar nga reaksíoni fashist dhe nga fraksionistët né Parti, ne, né Komitetin Qendror, vendosëm të thirrej Konferenca e Jashtëzakonshme e Partisë, ku do të shqyrtonim edhe veprimtarinë fraksioniste të Anastas Lulës, Sadik Premtes e të pasuesve të tyre, me qëllim që të forconim Partinë dhe unitetin e saj, që të mund të përballonim edhe luftën e madhe tè çlirimit nga pushtuesit fashistë. Ilbledhja u vendos të bëhej né shtëpinë e Adivije Agollit. Lajmëruam djalin e saj, shokun tonë, Zeqi Agollin, që të merrte masa për ushqime etj., vumë shokë të vëzhgonin rrugët gjatë javës, caktuam të tjerë që do të mbronin shtëpinë gjatë gjithë kohës sé mbledhjes. të cilë t u vendosën né rrugë dhe brenda rë obcrr. Nëpër errësirën e nates. çë né mbrëmjen e 27 qershorit, filluan të vijnë të gjithë shokë` që do tz merrnin pjesë né Konferencë.

Né Konferencë, e cila zgjati dy c;itë. morën pjesë anëtarë té Komitetit Qendror Provizor të Partisë, anëtarë të Komitetit Qarkor të Tiranës. 2-3 shokë kryesorë nga Komiteti Qendror i Rinisë dhe disa konrunistë të vjetër.

Nat'yrisht né këtë Konferencë ndodheshin edhe Anastas Lula me Sadik Premten, por këtë herë jo për të derdhur helmin përçarës, por për të dhënë llogari për tërë veprimtarinë e tyre armiqësore. Kishim ftuar, gjithashtu, edhe Mustafa Gjinishin, sepse e dinim që ai merrej vesh me Qorrin, por për të nuk kishim zbuluar akoma fakte. Do të shihnim ç'do të na nxirrte mbledhja.

Të nesërmen ne mengjes, né fillim të punimeve të Konferencës përkujtuam me respekt të thellë shoket tanë të paharruar: Qemal Stafën, Perlat Rexhepin. Jordan Misjen, Branko Kadinë. Hamdi Mëzezin, Ferid Xhajkun. Nikolla Tupen e Sotir Nokën, rënë heroikisht nëfushën e luftes kundër pushtuesve fashistë; nderuam qëndrimin e papërkulur të shokëve dhe të miqve që dergjeshin nëpër burgjet e né fushat e përqendrimit te fashistëve, dhe dënuam pa mëshirë spiunët, tradhtaret dhe veglat e verbra, që ishin vënë né shërbim të pushtuesve.

Né mbledhje raportova gjerë e gjatë mbi masut që ishin marrë për forcimin e Partisë sipas rekomandimeve edhe të Konsuìtës sé Parë të Aktivit të Partisë. që u mblodh n2 prill të atii viti. Raportova edhe për veprimtarinë fraksioniste të disa anëtarëve të ish-Grupit të «Të Rinjve», duke akzuar veçanërisht Qorrin dhe Xhepin; raportova edhe për takimin me Anastas Lulën e disa takime të tjera, si me Sadik Premten e ndonjë tjetër. Pas një pushimi dhe disa diskutimeve, filloi mbrojtjen i pari Anastasi dhe pas tij Xhepi. Ata e panë që atmosfera ishte elektrizuar dhe të gjithë ishin kundër tyre. Të dy filluan të mbroheshin me «qetësi relative» në fillim, pastaj të kundërakuzonin, të mohonin, të gënjenin. Dukej qartë gë po bënin përpjekje të mëdha për të mbuluar luftën e tyre antiparti. Ata kërkonin edhe kokën ta shpëtonin, edhe tezat e tyre trockiste t'i mbronin, edhe organizimin dhe vijën e Partisë t'i atakonin. Pasi e nxorën vrerin dhe gasi i kishim dëgjuar me neveri, bëmë një pushim të dytë.

Mbledhjen e rifilluam me një revoltë të natyrshme kundër këtyre dy armiqve të Partisë. Filluan si predha pyetjet e shokëve. Pyetjet sillnin përgjigjet plot dredhi të Qorrit dhe të Xhepit. Përgjigjet ngjallnin pyetje dhe akuza të reja të faktuara. I bëmë të djersitnin, por edhe ne djersitnim, por, ndërsa ata po futeshin çdo minutë në batak, Partia fitonte.

Ishin orët e vona të natës, kur ne bëmë prapë pushim. Nervat i kishim të tendosur e çelik. Nuk e ndienim lodhjen. U ulëm pajdash përdhe e filluam të pinim cigare. Anastasi u ul afër meje.

- Më jep një cigare, Taras, - më tha.

Ia dhashë dhe ia ndeza.

- Shumë rëndë po më akuzoni, Taras, - më tha.

- Partia është zemërgjerë, - i thashë, - ajo të fal në rast se njeh fajet dhe nuk vepron më kundër saj.

Në atë moment erdhi Mustafa Gjinishi me fytyrë të skuqur. Kishte veshur kilota me xhepa përpara dhe duart i mbante brenda në ta. Ai qëndroi në këmbë në mes meje dhe Anastasit. Mustafai iu drejtua Anastasit, që rrinte me kokën ulur, duke thithur cigaren:

- Pse na lodh kot, o Anastas, trego të vërtetën, bëj autokritikë, ti kot e ke, të gjitha këto që t'u thanë i ke bërë.

Unë prisja reagimin e Qorrit. Ai u vrenjt edhe më tepër në fytyrë, ngriti kokën e shikoi Mustafanë nga këmbët te koka e, duke ngritur dorën, i ra vitheve të tij dhe i tha:

- Dëgjo, Mustafë, ti nuk ia hedh dot Anastasit. Lëri të tjerët të flasin se s'të bie ty as të më pyesësh, as të më këshillosh se si të flas. Ti fol për veten tënde, për të gjitha çka po bën pas shpinës së Partisë, trego lidhjet e fshehta që mban. More vesh?

Unë i hodha sytë Mustafait dhe prisja ç'do të përgjigjej. Personalisht dija mjaft gjëra për Mustafanë, por Qorri duhej të dinte më shumë.

- Unë jam i pastër në punë dhe me ndërgjegje prej komunisti, - u mjaftua të përgjigjej Tafari.

- Ua thuaj të tjerëve ato, - tha Anastasi, atyre që janë qorra të të besojnë. Mua Qorr më thërresin vërtet, por qorr nuk jam.

E pashë që dialogu po ndalej dhe, për ta nxitur, i thashë Anastasit:

- Pse, si e njeh ti Mustafanë?

- Le të të thotë vetë, - tha Qorri, - unë nuk di ku kam kokën time.

E mora vesh, «fajtori nuk donte ta dorëzonte fajtorin» dhe nuk e zgjati më tej. Mustafai u largua si pa të keq dhe u bashkua me grupe të tjera shokësh.

- Shkoi të shesë dokrra prej «komunisti të florinjtë», - murmuriti nëpër dhëmbë Anastasi. Se ç'donte të thoshte me këtë nuk e kuptova: ironizonte për Mustafanë që hiqej si «komunist i vyer», apo kishte dëgjuar edhe ai për ato sterlina që solli nga jashtë, gjoja për luftën. por që, pasi dha diqka sa për të thënë. shumicën e mbajti për vete, për punët e tij të mbrapshta. Por kjo është një histori tjetër.

Konferenca rifilloi punimet ditën tjetër. Shokët, njëri pas tjetrit, flisnin me fakte dhe i dërrmuan armiqtë e Partisë. Diskutimet ishin të rrepta dhe të gjithë me radhë kërkuan përjashtimin nga Partia për Qorrin, për Xhepin dhe për një numër tjetër bashkëpunëtorësh të tyre.

Né fund bëra konkluzionet, duke i akuzuar të dy këta si antiparti, trockistë, armiq të betuar të Partisë, sabotatorë të vijës politike, ideologjike dhe organizative të saj. I akuzova si renegatë, si njerëz me dy faqe e hipokritë. Partia u doli borxhit. Konsulta e mëparshme ua kishte bërë të qarta pozitat marksiste-leniniste të Partisë e punën e tyre sabotuese dhe i kishte paralajmëruar të ndérronin rrugë, përndryshe do të merreshin masat më të rrepta kundër tyre. Thashë né Konferencë se këta elementë armiq né vend që të ndreqeshin, kishin shkuar më tej, as që e kishin përfillur Konsultën dhe mendimet e saj, ata u ishin përgjigjur né mënyrë antiparti edhe këshillave, edhe vërejtjeve që u kisha bërë unë dhe shokët e tjeré. Prandaj Anastas Lula, Sadik Premtja dhe disa shoké, të tjerë meritojnë dënimin më të rëndë, përjashtimin nga radhët e Partisë. ashtu sie e shprehën të gjithë shokët né këtë Konferencë.

Konferenca propozoi njëzëri përjaslutimin e tyre nga Partia. U pyetën edhe një herë nëse kishin gjë për të thënë. Që të dy as që thanë një fjalë pendimi.

Atëherë e mora fjalën përsëri dhe porosita, siq kishim vendosur né Komitetin Qendror, né rast se Qorri e Xhepi nuk do të pranonin fajet brenda dy ditësh, të largoheshin nga Tirana, ku mund ta dëmtonin shumë punën ilegale të Partisë né kushtet e reaksionit fashist. I pari të shkonte né Skrapar dhe të ishte nën mbikëqyrjen e Ramiz Aranitasit, kurse Xhepi në Vlorë, nën mbikëqyrjen e shokut Hysni Kapo dhe të shokëve të tjerë të Partisë. U thashë atyre qt ky është urdhër, që nuk mund të bëhet dy. Sa për propozimin e Konferencës, që ata të përjashtoheshin nga Partia, këtë do ta vendoste Komiteti Qendror né një mbledhje të veçantë të tij.

- E keni të qartë? - iu drejtova atyre.

- Po, - thanë Qorri dhe Xhepi.

Kjo ishte një mundësi tjetër që u jepte atyre Partia për Cu korrigjuar, mirëpo më vonë, siq dihet. Xhepi organizoi fraksionin né Vlorë, i cili u shpartallua, kurse Anastas Lula u orvat të arratisej nga Skrapari, të braktiste çetën, u ndoq nga partizanët dhe u vra si tradhtar.

Kështu mbaroi edhe kjo ndodhi me rëndësi partie, që u zhvillua né shtëpinë e Zeqi Agollit, e cita gjendej afër postës qendrore, afër banesave të personaliteteve fashiste kuislinge, por që forca konspirative, vendosrnëria e Partisë dhe e njerëzve të popìullit bënte që mbledhje të tilla të rëndësishme të zhvilloheshin edhe nën hundën dhe nën mjekrën e tyre.

Punimet e Konferencës sé Jashtëzakonshme provuan se sa e kishin pjekur Partinë situatat, ngjarjet dhe vetë puna e lufta e saj. Kjo Konferencë provoi se Partia nuk do të toleronte dhe do të luftonte pa mëshirë çdo element e veprimtari likuidatore fraksioniste në gjirin e saj, ashtu siç do të luftonte pa mëshirë armiqtë e popullit.

Pas diskutimeve të gjalla dhe të zjarrta për punën armiqësore të fraksionistëve, për të cilët u bë fjalë më lart dhe pas përfundimit me sukses të Konferencës, në bazë të analizave e të konkluzioneve të saj, ne zhvilluam një mbledhje të veçantë të Komitetit Qendror të Partisë.

Kjo mbledhje u organizua në ditët e para të korrikut, në një shtëpi në fund të rrugës së sotme «Hoxha Tahsin». Në këtë mbledhje, përveç shokëve të zgjedhur në Komitetin Qendror të Partisë (natyrisht Gjin Marku vazhdonte të mungonte), merrnin pjesë edhe Ymer Dishnica e Nako Spiru. Siç dihet, të dy këta në Mbledhjen Themeluese të Partisë nuk ishin zgjedhur në përbërjen e Komitetit Qendror të Përkohshëm, por, pas vrasjes së Qemal Stafës dhe arrestimit të Koçi Xoxes në gjysmën e parë të vitit 1942, neve na u desh t'i aktivizonim Nakon e Ymerin me detyra të ndryshme të Komitetit Qendror. Natyrisht, zgjedhje ose kooptim zyrtar, ashtu si i kuptojmë sot këtó veprime, ne për ta nuk bëmë, por fakt është se këta shokë mbaheshin afër, konsideroheshin si anëtarë të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe ngarkoheshin me detyra që u takonin anëtarëve të udhëheqjes së Partisë. Përveç këtyre në mbledhje e aktive të ndryshme, sipas rastit e problemit që analizohej, ne herë pas bere ftonim ose ngarkonim me detyra të caktuara edhe shokë të tjerë. Ishte kjo një praktikë që ne kishim filluar ta përdornim në atë kohë e më pas dhe që, për ato kushte në të cilat na duhej të luftonim, i shërbente të mirës së punës. Kështu, për shembull, edhe në Konsultën e Parë të Aktivit të PKSH edhe në Konferencën e Jashtëzakonshme të Partisë morën pjesë si të ftuar një numër i kufizuar shokësh, të cilët, ndonëse nuk qenë të zgjedhur në organet drejtuese të Partisë në qendër e në qarqe, prapëseprapë ne i ftonim të merrnin pjesë me qëllim që edhe të diskutonin, por edhe të mësonin nga mënyra se si i shtronte e i analizonte problemet udhëheqja e Partisë. Këta, pra, këta të ftuar kishin të drejtë që të thoshin fjalën e tyre për problemet që shtroheshin, por s'kishin të drej-tën të votonin apo të merrnin vendime. Përveç këtyre të ftuarve, në mbledhjet e ndryshme kishte raste kur na duhej të thërritnim edhe njërin apo tjetrin person, por këta të fundit nuk thirreshin për të dhënë mendime, por për të dhënë llogari për gabime e devijime që kishin kryer.

Mbledhja e Komitetit Qendror e fillimit të korrikut 1942 ishte e lidhur ngushtë me Konferencën e Jashtëzakonshme të Partisë, ishte, si të thuash, vazhdim i saj, por në një rreth më të kufizuar pjesëmarrësish, ishte njëkohësisht mb'ledhje ku u thelluan më tej analizat e Konferencës e u përcaktuan një sërë detyrash e vendimesh të rëndësishme për momentert që kalonim e për të ardhmen.

Dihej se Anastas Lula dhe Sadik Premtja nuk e kishin zhvilluar veprimtarinë e tyre armiqësore vetëm me njëri-tjetrin. Me njërën apo me tjetrën masë ata kishin bërë për vete edhe disa elementë të tjerë, pikëpamje e praktika të tyre kishin penetruar në një numër jo të vogël shokësh po të kemi parasysh kushtet e atëhershme. Komitetit Qendror të Partisë i duhej, pra, që, pas goditjes së krerëve fraksionistë, të shoshiste mirë edhe influencën e tyre në bazë, nëpër celula apo elementë të veçantë. Partia duhej spastruar rrënjësisht e kudo nga elementë të tillë e nga çdo pikëpamje apo praktikë e huaj për jetën e saj. Pikërisht këtij problemi mbledhja e korrikut 1942 i kushtoi një vëmendje të madhe dhe, pas diskutimeve që bëmë, vendosëm një sërë masash për spastrimin e Partisë e shëndoshjen e gjendjes. Përveç aprovimitt unanim të masës së marrë në Konferencën e Jashtëzakonshme për përjashtimin e menjëhershëm të A. Lulës e S. Premtes nga Partia dhe për dërgimin e tyre në Skrapar e në Vlorë, mbledhja, gjithashtu, vendosi përjashtimin nga Partia për një kohë ¡të pakufizuar të pesë vetave të tjerë që qenë lidhur më tepër me veprimtarinë e krerëve fraksionistë, kurse disa të tjerë elementë ;të gabuar e të gënjyer u vendos që të përjashtoheshin e të mbaheshin në provë për një periudhë prej tre muajsh.

Në këtë mbledhje të Komitetit Qendror u përgatit e u miratua edhe një qarkorel, e cila iu dërgua të gjitha organizatave-bazë të Partisë. Me anën e kësaj qarkoreje organizatat=bazë të Partisë viheshin në dijeni për dënimin e veprimtarisë armiqësore të Anastas Lu'lës e të Sadik Premtes dhe porositeshin që në fr'ymën e saj të analizonin krejt punën e jetën e tyre, të goditnin çdo rast e shenjë fraksionizmi në radhët e veta e të rritnin pandërprerë vigjilenoën revolucionare.

Në këtë mbledhje të Komitetit Qendror ne morëm vendimin që të dënohej me vdekje tradhtari e agjenti provokator Ludovik Nikaj dhe vendimin e bëmë publik. Për të organizuar aksionin e gjetjes dhe të asgjësimit të agjentit kriminel, që i solli kaq dëme e gjak popullit e Partisë, ne ngarkuam shokun Vasil Shanto. Goditja e kriminelit u bë në Shkodër, mu në çerdhen e fshehtë ku e mbanin të mbyllur fashistët italianë, por për fat të keq, ai vetëm u plagos. Fashistët e tërhoqën menjëherë në Itali për shërbimet e posaçme që u kishte bërë. Por ne kishim marrë vendim që ai të asgjësohej patjetër dhe atë që s'mundëm ta bënim më 1942 e bëmë më pas, menjëherë pas Çlirimit. Ludovik Nikaj u gjet nga njerëzit tanë atje ku ishte fshehur, u soll në Shqipëri dhe organet tona të diktaturës së proletariatit ekzekutuan përfundimisht vendimin e Komitetit Qendror të Partisë të korrikut 1942. Po kështu u veprua edhe me tradhtarin e kapitullantin tjetër të Partisë, Zef Ndojën. Pasi u mor vesh mirë tradhtia e tij, një njësit i posaçëm partizan arriti ta arrestonte në Tiranë nga fundi i vitit 1943 dhe e solli në Labinot ku iu bë gjyqi partizan, i cili e dënoi me vdekje. E tillë ka qenë e mbetet Partia jonë - ajo i ka zbatuar kurdoherë vendimet e saj dhe s'ka lënë pa marrë hakun e shokëve të rënë a të tradhtuar.

Mbledhja e Komitetit Qendror të Partisë e korrikut 1942 mori edhe vendime të tjera shumë të rëndësishme. Aty ne diskutuam për problemet e këshillave nacionalçlirimtarë, shtruam domosdoshmërinë e zgjerimit e të forcimit të tyre dhe vendosëm që në një të ardhme të afërt të organizonim një konferencë nacionale, e cila do të përbënte një nga ngjarjet më të rëndësishme të atyre viteve. Kjo u realizua né Konferencën e Pezës, né shtator të 1942-sé.

Ndonëse armiku e ndjeu shpejt se ne, edhe pas goditjes sé tij, qemë né këmbë, të papërkulur e të organizuar, prapëseprapë né këtë mbledhje vendosëm që të jepnim një kundërgoditje të fuqishme e të organizuar që ta trondiste nga rrënjët regjimin e pushtimit. Vendosëm të organizonim aksionin e mirënjohur të 24 korrikut 1942. Atë natë prej njësiteve tona guerile do të priteshin telat dhe shtyllat e linjave telefonike né gjithë Shqipërinë, atë natë, regjimi i pushtimit do të paralizohej krejtësisht. Kështu vendosëm e kështu u bë. Partia jonë vërtet ishte e re, por ajo lindi né luftë dhe përmes luftës pó rritej e po forcohej nga dita né ditë, né luftë ajo kaliste radhët e saj, i shtonte me gjak të ri dhe i shtrinte anembanë vendit.

Për këtë rritje e fuqizim të saj patën vlerën e rëndësinë e tyre të madhe edhe analizat e masat që morëm né Konferencën e Jashtëzakonshme të Partisë e né mbledhjen e Komitetit Qendror të korrikut 1942.



















KONFERENCA E PARÉ E VENDIT E PARTISË

KOMUNISTE TÉ SHQIPËRISË

(17-22 mars 1943)





Pas Mbledhjes historike të Themelimit të Partisë sonë, mbledhja më e rëndësishme qe Konferenca e Paré e Vendit e PKSH, e cila luajti një rol shumë té madh për forcimin e unitetit e për té ardhmen e Partisë, për zhvillimin e mëtejshëm të Luftës Nacionalçlirimtare, për hedhjen e popullit né kryengritjen e përgjithshme të armatosur dhe për arritjen e fitores. Konferenca bëhej né momente shumë të vështira e të ndëtlikuara né të cilat kalonte vendi ynë i okupuar. Fashistët italianë dhe kuislingët e tradhtarët e vendit, té tërbuar nga disfatat e goditjet e njëpasnjëshme që po pësonin, ishin hedhur në raprezalje e terror të gjerë. Ata po bénin ç'ishte e mundur që të shuanin valët e Luftës Nacionalçlirimtare, të mbanin nën regjimin e shtypjes e të shfrytëzimit popullin shqiptar, e sidomos, të zhduknin Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila, efektivisht, ishte vënë né pararojë të popullit dhe po organizonte e udhëhiqte luftën hap pas hapi. D'y-tri kabinete kuislingësh, njëri më gjakatar se tje tri, u detyrua të ndërronte pushtuesi nga janari gjer në shkurt 1943; xhelatin Jakomon, po në këtë periudhë, Musolini e zëvendësoi me xhelatin tjetër, gjeneral Parianin, i njohur si «person që di të fjaloset me forcën e armëve»; fushata «spastrimi», sulme, internime, terror e arrestime nga më të ashprat ndërmori reaksioni kundër nesh; lodra e parulla demagogjike nga më të ndryshmet vuri në veprim, por të gjitha këto as e shuan e as e dobësuan luftën popullore që kishte shpërthyer. Përkundrazi, akoma më e furishme, më e organizuar dhe më rezultative po bëhej kundërgoditja jonë. Një rol veçanërisht të madh e të rëndësishëm për kthimin e luftës sonë të pandërprerë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur do të luante, siç luajti, Konferenca e Parë e Vendit e PKSH.

Detyrën për organizimin e kësaj Konference në kohën e në momentet e përshtatshme ne e kishim shtruar që në Mbledhjen Themeluese të Partisë. Çështjen e kësaj Konference më pas ne e kishim hedhur për diskutim edhe në aktive të Partisë, në të cilat mblidhnim sekretarët e Partisë të qarqeve, sepse e ndienim të nevojshme. Për thirrjen e saj ne ishim të preokupuar, për arsye se kërkonim që Partia të mos shkonte atje me duar bosh dhe vetëm me fjalë, por të paraqitej me një veprimtari sa më të pasur organizative e luftarake.

Në prillin e vitit 1942, Konsulta e Aktivit të PKSH, dulce bërë analizën e pesë muajve të parë të jetës dhe të veprimtar isë së Partisë, midis të tjerash, arriti në përfundimin se kushtet për thirrjen e Konferencës po piqeshin me shpejtësi. Partia tash ishte organizuar e rri tur, ajo po e afir monte veten në luftën që po zgjerohej pandërprerë, prandaj në Konsultë vendosëm që në një të ardhme të afërt, pasi të laheshin njëherë e mirë hesapet me fraksionistët brenda radhëve të i?artisë. të forcohej më tepër unite': i radhëve tona e të rritej më tej bilanci luftarak veprimtarisë së Par_isë, të mblidheshim në Konferencë, e cila. kuptohet, për rolin dhe funksionet e saj do të kishte rëndësinë e një kongresi partie.

Në fund të vitit 1942 Komiteti Qendror i Përkohshëm i Partisë mendoi se qenë pjekur plotësisht kushtet për realizimin e kësaj ngjarjeje historike.

Vetë Partia tashmë ishte rritur dhe e kishte afirmuar e po e afirmonte veten si e vetmja forcë politike, e aftë dhe e vendosur për udhëheqjen e popullit drejt çlirimit të vendit dhe realizimit të të gjitha aspiratave të tij shekullore.

Një vit jete kishte në këtë periudhë Partia jonë, por ky kishte qenë një vit lufte e përpjekjesh të gjithanshme, vit kur Partia i kishte shtrirë rrënjët e saj në të gjithë vendin. Tani ne kishim celula anembanë Shqipërisë, qenë ngritur e organizuar komitetet qarkore, ishte bërë një punë e madhe dhe e suksesshme për forcimin e unitetit e të disiplinës së brendshme në Parti, për lartësimin politik e ideologjik të shokëve, nër shtimin e pareshtur të radhëve, për lidhjet me masat e gjera të popullit etj. Shkurt, Partia jonë tashmë e kishte marrë fizionominë e saj; ajo punonte si një mekanizëm i organizuar e i ndërgjegjshëm që nga qendra e gjer në bazë. Kishte ardhur, pra, momenti që të bëhej bilanci i gjithë kësaj pune të kryer në këtë drejtim dhe të përcaktoheshin detyrat e reja për të ardhmen. E këtë gjë mund ta bënte ashtu siç duhej vetëm një forum i tillë i lartë, siç ishte Konferenca. e Partisë.

Nga ana tjetër, Partinë ne nuk e kishim krijuar dhe nuk po e forconim si qëllim në vetvete, e as si një sekt të mbyllur e të izoluar. Përkundrazi, Partia jonë lindi në zjarrin e luftës që të vihej e gjitha n,. shërbim të luftës, që të merrte përsipër udhëheqjen e popullit dhe me vijën e saj të drejtë ta çonte këtë, me trimëri e urtësi drejt fitores përfundimtare e të sigurt. Në vitin e pare' të jetës së saj, Partia vërtetoi se edhe këtë detyrë primordiale po e kr'yente me sukses. Që nga Thirrja e Parë e PKSH e nëntorit 1941 e gjer në fundin e 1942-shit, flakët e luftës popullore qenë ndezur në qytete e në fshatra, e tash Shqipëria ndodhej në prag të shpërthimit të zjarrit të përgjithshëm. Demonstratat, përleshjet, sabotimet, aksionet e pandërprera të njësiteve guerile, forma karakteristike të luftës në muajt e parë të jetës së Partisë, tashmë po pasoheshin nga veprime më të gjera, më të organizuara e të kombinuara të njësiteve, çetave e të reparteve partizane që qenë krijuar e po krijoheshin në çdo anë. Mbi 3000 luftëtarë numëroheshin tani në radhët e çetave partizane dhe rreth 8000-10000 luftëtarë të tjere' bënin pjesë në njësitet guerile dhe në çetat territoriale që vepronin anembanë vendit. Si rezultat i luftës heroike të këtyre forcave në periudhën kur do të mbahej Konferenca e Parë e Vendit, ishte rritur e po rritej pa ndërprerje numri i zonave të çliruara. Në Shqipërinë e Jugut, për shembull, armiku kishte nën kontroll vetëm qytetet e një numër fshatrash rreth qyteteve, kurse krejt zona tjetër ishte çliruar; në Shqipërinë e Mesme shumica e krahinave ishin çliruar ose ndodhesizin nën kvntro'illn e forcave tona etj.

Me punën e me luî,ën e sa,i, të ùrejtë e këm`oèngulëse, me fjalën e ngrohtë e të sinqertë. Partía po e bënte popullin gjithnjë e më të ndërgjegjshëtn, po e mobilizonte në luftën kundër pushtuesve e tradhtarëve vendës dhe, hap pas hapi. po forconte bashkimin e tij me anën e këshiliave nacionalçlirimtarë, që .a themeluan e morën hov në vendin tonë pas Konrerencës së Pezës.

Këto fitore neve na jepnin zemër e krahë, ato, gjithashtu, na vinin përpara detvra e kërkesa të reja, më të mëdha e më të vështira.

Ishte koha, pra, që Partia. duke analizuar gjithë rrugën e bërë për organzimin, mobilizimin dhe udhëheqjen e populiit në luftën kundër pushtuesit, të përcaktonte detyrat e rela në përshtatje me kërkesat e fazës së re, më të lartë në të cilën kishim arritur.

Pikërisht në këto momente një ngjarje tjetër i gëzoi zemrat tona e n a dha forca e krahë për të ardhmen: Partia Komuniste e Shqipërisë u njoh nga Kominterni. Kjo njohje kishte rëndësi shumë të madhe. sepse me luftën tonë. me qëndrimet tona, me organzimin dhe me vijën e drejtë politike të Partisë son: ne vërtet de facto ishim në Komintern, por duhej te ishim edhe de jure anëtarë të tij.

Qysh në Konsultën e Parë të Aktivit të PKSH, ne menduam se kishte ardhur koha që të hynim në lidhje me Kominternin. t'i raportonim atij për gjendjen në Shqipëri, për luftën që ishte bërë për formimin Partisë Komuniste të Shqipërisë, për qenien e kësaj Partie në krye të Luftës Nacionalçlirimtare dhe se kjo pranonte të gjitha kushtet e Kominternit dhe kërkonte të ishte pjesëtare e tij. Njohjen e PKSH nga Kominterni, Konsulta e shtroi si një ndër kushtet për thirrjen, në të ardhmen, të Konferencës së Parë të Vendit të Partisë.

Menjëherë pas Konsultës e biseduam këtë me Miladin Popoviçin dhe i thamë që, për lidhjen tonë me Kominternin, mundësisht të ndërmjetësonte Partia Komuniste e Jugosllavisë, e cila ishte vetë anëtare e Kominternit dhe, me sa dinim, vazhdonte të mbante lidhje me «Qendrën», pra me organet drejtuese të Internacionales.

Miladini e quajti me shumë vend kërkesën tonë dhe, gasi bëmë përgatitjet e duhura, në maj të vitit 1942, u nis për në Jugosllavi Dushan Mugosha që t'i çonte udhëheqjes së PK të Jugosllavisë kërkesën tonë drejtuar Kominternit.

Udhëtimi do të qe i gjatë, i vështirë, në kushtet e rënda të ilegalitetit e të terrorit që sundonte në të gjitha anët, prandaj ne caktuam shokun tonë të sprovuar Vasil Shanton, ta shoqëronte Mugoshën, gjersa ky të mbërrinte në duar të sigurta, pra gjersa të takohej me repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Vasil Shantoja, e më pas, bashkë me të edhe heroi i lavdishëm i Partisë e i popullit tonë, Vojo Kushi, e kryen me nder detyrën që u ngarkoi Partia.

Në shtator të vitit 1942 Kominterni e mori dhe e aprovoi kërkesën tonë. Aprovimin për këtë duhet ta ketë dhënë Dimitrovil, sepse në takimin e parë që pata me shokun Stalin në Moskë, pas luftës, kur i bëra një pasqyrë të përpjekjeve për themelimin e Partisë sonë, për luftën e saj dhe për gjendjen e vendit në ato momente, i zura në gojë, gjithashtu, edhe njohjen e Partisë sonë nga Kominterni. Ai më tha se vetë nuk ishte në dijeni sesi qe vepruar për këtë çështje, për arsye se kjo qe në kompetencat e Kominternit dhe «duhet të jebë shoku Dimitrov ai që e ka dhënë këtë aprovim». Sidoqóftë, këto janë hollësira. Puna është që njohja prej Kominternit, si dhe direktivat që na erdhën në të njëjtën kohë prej tij kishin një rëndësi shumë të madhe për Partinë tonë të re, për rritjen e autoritetit dhe për forcimin e saj, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të Luftës sonë Nacionalçlirimtare.

Njohjen dhe direktivat e Kominternit i solli në Shqipëri, në dhjetor të vitit 1942, Bllazho Jovanoviçi, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë dhe të Luftës Nacionalçlirimtare në Malin e Zi. Ne u lajmëruam që më parë dhe dërguam shokë për ta marrë atë në Bjeshkët e Veriut. Shokët tanë e morën Bllazho Jovanoviçin, e kaluan nëpër male dhe e soIlën deri në Labinot të Elbasanit.

Takimin me delegacionin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë ne e pritëm me interes, sepse do të shkëmbenim eksperiencën e partive tona dhe të luftërave naciónalçlirimtare.

Fillimisht Bllazho Jovanoviçi na transmetoi lajmin e njohjes së Partisë sonë nga Kominterni dhe të direktivave, për të cilat na tha se vinin nga «Plaku» (e kishte fjalën për Stalinin), nga Moska. Pastaj bëmë edhe bisedime të tjera të gjata, të frytshme për të dy ja palët. Ne, nga ana jonë, i folëm Bllazho Jovanoviçit për situatën në vend, për gjendjen, shtrirjen dhe organizimin e Partisë sonë, për direktivat që e udhëhiqnin luftën tonë dhe për rezultatet që kishim arritur deri në atë kohë. Delegacioni jugosllav na bëri, gjithashtu, nga ana e vet, një ekspoze të përgjithshme të partisë së tyre, të fraksioneve që kanë ekzistuar, të shumta bile në parti, fraksione këto të dënuara edhe nga Kominterni e, më vonë, nga udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Ai na tregoi, gjithashtu, edhe për luftën që bënte populli jugosllav nën udhëheqjen e partisë.

Ky ishte një takim pune dhe njohjeje nga i cili krijova vetëm përshtypjet e para për Bllazho Jovanoviçin. Ai qe një burrë me shtat të gjatë, si janë malazeztë, dukej i thjeshtë, i matur në fjalë e në gjykime. Më pas ky takim i parë do të pasohej edhe nga takime të tjera, gjatë të cilave do ta njihnim më mirë njëri-tjetrin, sepse delegacioni i kryesuar nga Bllazho Jovanoviçi do të qëndronte edhe disa kohë, për të përshëndetur Konferencën tonë të Parë -të Vendit, si i deleguar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

Në fund të dhjetorit 1942, në kasollen e Shmilit, u bë një mbledhje me një numër shokësh të Komitetit Qendror të Përkohshëm, ata që kishin mundësi të vinin, për të diskutuar e për të vendosur datën, vendin dhe rendin e ditës të Konferencës, formën e organizimit të zgjedhjeve të delegatëve dhe masat që do të merrnim për ardhjen e tyre në vendin e caktuar.

Në Shmil shkoja shpesh gjatë kohës që ndodheshim në zonën e Labinotit e të Çermenikës. E vërteta është se kudo në këto zona ne kishim bazat tona e populli fukara na priste me gjithë zemër, por në Shmil punonim më të sigurt e më të qetë për kryerjen e detyrave të mëdha e të vështira që u dilnin Partisë dhe Luftës Nacionalçlirimtare. Që të mund të vinte armiku deri në Shmil, duhej të kapërcente postat tosa të partizanëve që nga Godoleshi, Labinoti, Fusha e Bizës, Librazhdi etj. Mbi fshat, në Qafë Shmil kishim një kasolle të vogël që me një shkallë të jashtme ngjiteshim në një dhomë të vetme e të varfër, kurse nën të kishte një bodrum që përdorej për bagëtinë, ku ne vendosëm më vonë teknikën, shtypshkronjën e Partisë, të cilën e kishin rrëmbyer njësitet guerile të Mihal Durit e të Misto Mames në Tiranë. Mbledhjen e Komitetit Qendror të Përkohshëm ne e bëmë pikërisht në këtë kasolle.

Në mbledhje përveç disa anëtarëve të Komitetit Qendror të Përkohshëm, si Tuk Jakovës, Ramadan Çitakut, Gjin Markut, nga Komiteti Qendror i Rinisë Komuniste mori pjesë shoqja Nexhmije Xhuglini (Nako Spiru ndodhej në burg), po ashtu edhe ndonjë shok tjetër. Me këtë rast kemi bërë edhe një fotografi, e cila është botuar e njihet, por në të kanë dalë edhe njere'z të tjerë, si Skënder Çaçi dhe një shok tjetër, që nuk kanë qenë pjesëtarë të mbledhjes. Ata kanë qenë kuadro e roja partizane, trima të dalluar që u ngarkuan me përgjegjësinë të dilnin përpara e të shoqëronin gjatë udhëtimit delegacionin e PK të Jugosllavisë.

Në këtë mbledhje, pra, u morën vendime e u dhanë udhëzime për përgatitjen e Konferencës së Parë të Vendit. Po në këtë mbledhje u vendos, që pas pakkohe të organizonim një mbledhje të rregullt të Komitetit Qendror të Partisë, ku do të njihnim shokët me direktivat e Kominternit, me përmbajtjen e tyre áhe detyrat që na dilnin për t'i vënë në jetë. Veç të tjerash, kjo do -të na jepte mundësinë që direktivat e Kominternit të pasqyroheshin sa më mirë në referatet që do të përgatitnim për të mbajtur në Konferencë. Gjithashtu u vendós t'i propozohej kësaj mbledhjeje që Konferenca t'i fillonte punimet më 17 mars të vitit 1943 në Labinot të Elbasanit. Në atë kohë Partia kishte afro 700 anëtarë dhe nga këta duhej të dërgoheshin në Konferencë 70 veta, delegatë e të ftuar. U përcaktua edhe rendi i ditës i Konferencës, i cili përfshinte

Referat për çështjet organizative, referat për çështjet politike, referat për Luftën Nacionalçlirimtare, referat për ushtrinë dhe një referat për bashkimin luftarak të punëtorëve me fshatarët. Kishte pastaj disa nënreferate: për gruan, për rininë, për çështjet e financës dhe, së fundi, do të procedohej në zgjedhjet.

Kështu, në fillim të muajit shkurt 1943, në Labinot të Elbasanit u organizua mbledhja që përmenda më lart ku morën pjesë anëtaret e Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë (me përjashtim të Koçi Xoxes, i citi ndodhej i burgosur) e ndonjë tjetër. Në referatini që mbajta në këtë mbledhje u parashtrova shokëve në se konsistonin direktivat e Kominternit dhe i zhvillova gjerë këto, duke i lidhur me vijën që kishte ndjekur Partia jonë deri në atë kohë dhe me detyrat që duhej të zbatonim në të ardhmen.

Përmbajtja e këtij referati tash njihet, sepse është ruajtur dhe është botuar në dokumente të Partisë; prandaj, pa u zgjatur, dua vetëm të theksoj një moment

Për vetë dashurinë dhe respektin e thellë që ne ushqenim për Internacionalen Komuniste, direktivat e saj, ashtu si edhe vetë njohjen që i bëri Partisë sonë, i pritëm me gëzim të madh e me ndjenjën e thellë të përgjegjësisë komuniste. Por akoma më i madh ishte gëzimi ynë kur pamë se në përgjithësi vija që na udhëzonte të ndiqnim Internacionalja Komuniste, puqej me vijën që kishte ndjekur e po ndiqte Partia jonë Komuniste: Internacionalja Komuniste na porosiste të organizonim me të gjitha mjetet e forcat Luftën Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë; pikërisht këtë mision kishte përcaktuar si detyrë imediate Partia jonë dhe vetë situata në Shqipëri përmes dhjetëra e dhjetëra shembujve vërtetonte se Partia e populli ynë po e kryenin me nder, me gjak e sakrifica këtë mision të lartë; Internacionalja Komuniste na porosiste që të luftonim për bashkimin e popullit shqiptar në një front të fuqishëm antifashist dhe pikërisht këtë detyrë, Partia jonë që në Themelimin e saj e kishte vënë në rend të ditës, si një ndër hallkat më kryesore për vetë fatet e zhvillimit me sukses të luftës e të së ardhmes së popullit. Fronti Nacionalçllrimtar te ne qe formuar; ai në zjarrin e luftës po zgjerohej e po kalitej pandërprerë. Po kështu fliste realiteti ynë edhe për direktivën tjetër, rnbi pjesëmarrjen në luftë të sa më tepër patriotëve e nacionalistëve të ndershëm etj.

Qysh para kësaj mbledhjeje, por sidomos tanfi, pas orientimeve e detyrave që përcaktuam në Shmil e në Labinot, e intensifikuam punën për organizimin sa më mirë e në nivel sa më të lartë të Konferencës së Parë të Vendit të PKSH. Shokët u shpërndanë nëpër zona e qarqe, për t'i transmetuar gjithë Partisë lajmin e njohjes nga Kominterni e për të punuar në qarkoret e në celulat direktivat e Kominternit, për të ndihmuar për përgatitjen dhe për zhvillimin me sukses të konferencave të komiteteve qarkore, për zgjedhjen e delegatëve për në Konferencën e Vendit etj. E gjithë kjo punë duhej shoqëruar dhe u shoqërua me rritjen e aksioneve e të veprimeve luftarake në fshatra e në qytete, me shtimin e radhëve të reparteve e të njësiteve partizane, me forcimin e mëtejshëm të këshillave nacionalçlirimtarë, me një punë më të madhe e më të dendur politike e ideologjike me masat e gjera të popullit etj.

Në dhjetor të vitit 1942, unë kisha kaluar në zonën e Elbasanit, por për vetë detyrat e mëdha që kishim përpara dhe për faktin që akoma vazhdoja të isha edhe sekretar politik i Qarkorit të Tiranës, ishte bëja herë pas bere rrugën nga Tirana në Elbasan e anasjelltas.

Këto udhëtime i kujtoj sot me nostalgji, siç i kujtoj gjithnjë ato ditë të rinisë e të luftës, por duhet thënë se për të gjithë ne rreziku ishte i madh, se armiku nuk flinte, kishte edhe ai vigjilencën e tij, siç kishim edhe ne tonën.

Ishin vitet e vështira të ilegalitetit, reaksioni qe shumë i egër, emrat e fotografitë tona qarkullonin në çdo postë karabinierie, na kërkonin me ngulm kudo. Por punën tonë duhej ta bënim patjetër. Na është dashur të udhëtonim në këmbë, me udhë e pa udhë, ditën e natën, të maskuar herë si tregtarë e nëpunës, herë si punëtorë shëtitës e si fshatarë.

Por kishte raste që udhëtonim me makinë, duke shfrytëzuar lidhjet që kishte krijuar Partia nëpërmjet komunistëve e simpatizantëve të vet. Këto udhëtime kishin një risk më të madh, po shpesh ishin të domosdoshme për çështje urgjente që nuk prisnin.

Për një punë të tillë u nisëm një herë bashkë me Nexhmijen për në Elbasan me një veturë, një nga ato makinat e vogla që i quanin «topolino», të cilën, s'di se si, e kishin gjetur shokët e Tiranës. Unë isba veshur si tregtar, me borsalinë në kokë e një qostek që më ndriste i mbërthyer në jelek, dhe që e vija në dukje me qëllim, për të mos dyshuar, por edhe sepse kisha futur dorën në xhepin e pantallonave dhe shtrëngoja në dorë revolverin. Nexhmija ishte veshur si një zonjushë, me një kapele e me dy-tri revista mode në dorë. Udhëtonim me pasaporta false, si vël'la e motër. Unë quhesha...(?) ja që s'e mbaj mend si quhesha, kurse mbiemrin e kisha Hysi, kurse Nexhmija e kishte Vera Hysi. Asaj ia mbaj mend emrin se atë emër përdornim gjatë luftës né mes tonë dhe né rrethin tim familjar. Sot e kësaj dite njerëzit e mi e thërresin Vera. Lufta të kalit shumë nervat. Nuk e di se si ta shpjegoj, pse edhe né momentet më të vështira ndiheshim shumë të qetë. Bënim dhe shakara: «Ej, mik, - i thoshte Nexhmija shoferit, - si e quajnë këtë «zotrninë» që ke né makinë?». Pastaj kthehej nga unë: «More, si na e quajnë nënën? Po babanë?». Kështu i bënim provim vetes dhe qeshnim.

Aty ku fillon e përpjeta e Rrugës sé Elbasanit; pak para se të arrinim te Pallati i Zogut, ose më mirë të themi i Jakomonit, mëkëmbësit të Viktor Emanuelit né Shqipëri (sot Pallati i Brigadave), ishte një postbllok, ku kontrolli ishte veçanërisht i rreptë. Sa u afruam, na doli një oficer i karabinierisë italiane dhe na bëri shenjë të ndalonim. Ne vërtet dokumentet i kishim né rregull, por çdo gjë mund të ndodhte. Natyrisht nëpër xhepa e poshtë sediljeve kishim revolverët e bombat; po të diktoheshim, ato do t'i vinim né veprim, por misioni ynë ishte që të mbërrinim né Elbasan e jo të bënim një ndeshje, sado heroike, me një postë karabinierie. Ndodheshim përballë saj. Shoferi u kthye nga ne e na mori pasaportat, pastaj doli e duke qeshur i thirri oficerit né emër. Unë nxora paketën e ndeza krejt «indiferent» një cigare, kurse «Vera shfletonte një revistë mode.

Sidoqoftë prapa kësaj «indiference» të shtirë të pamjes «sé qetë», përqendrohej gjithë vigjilenca e kujdesi ynë për të vepruar me shpejtësi e né çastin e duhur. Italiani mori pasaportat e u hodhi një sy, por ndërkaq shoferi ynë, duke qeshur, i zgjati një shishe raki e diçka nisi fi thoshte. Ky e mori shishen, i shkeli syrin shoferit e bëri shenjë të kalonim.

Nuk i kujtoj dot emrat e të gjithë atyre shokëve shoferë që i shërbenin Partisë né këto misione, ku vinin, siç i thonë fjalës, me kokë né trastë, por e mbaj mend mirë trimërinë dhe zgjuarsinë e tyre, shkathtësinë dhe aftësinë për të dalë nga situatat. Ata ishin shumica djem të rinj, të zgjuar e të hedhur. Zinin «miqësi» me oficerë e milicë, që përgjonin nëpër postblloqe e nëpër rrugë, me një shishe raki, me një pako cigare, a me ndonjë porosi të vogël që u kryenin. Dhe kjo «miqësi» shpesh u hynte né punë.

Më ndryshe qëndronte puna kur lëviznim ose qëndronim né zonat e çliruara. Në këto zona ishim më të sigurt, por kjo siguri qe relative. Rreziku ekzistonte edhe këtu, forcat ushtarake të pushtuesit, né bashkëpunim me tradhtarët, bénin herë pas here operacione ndëshkimore né fshatra për fu hakmarrë për humbjet e pësuara né luftë me çetat partizane.

Me sa më kujtohet ka qenë dhjetori i 1942-shit kur ishim vendosur né Labinot bashkë me disa shokë, si Vasil Shanton, Ramadan Çitakun e té tjerë, kur u lajmëruam për afrimin e forcave të shumta të armikut. Menjëherë u bëmë gati, morëm materialet që na duheshin me vece, të tjerat i fshehëm në vend të sigurt dhe u tërhoqëm nga Labinoti né drejtim të pyjeve té Shmilit, ku qëndruam derisa shokët e Qarkorit të Elbasanit na lajmëruan se operacioni kishte marré fund dhe armiku po tërhiqej.

U nisëm menjëherë për nié Labinot né mes një shiu e një të ftohti që té hynin deri nié palcë. Ishte edhe natë dhe kjo e bënte akoma më të vështirë udhëtimin. Ecëm nja 3-4 orë të mira dhe, kur arritëm në Labinotin-Mal, ishim të rraskapitur. Fjetëm atë natë si të vdekur në shtëpinë e vogël, poshtë, të Sami Bahollit.

Kështu një mëngjes, Vasili, që ngrihej shumë herêt, hyri brenda me vrap e na zgjoi, duke thirrur:

- Çohuni, po vijnë ushtarë!

U ngritëm me nxitim dhe u bëmë gati t'i prisnim. Ndamë detyrat, zumë pozicion nëpër dritaret nga të gjitha anët e shtëpisë, që të mbroheshim nga çdo anë.

Vasili, gjakftohtë dhe i sigurt, zuri vend me automatikun e tij në korridorin e shtëpisë, në drejtim të derës së hyrjes.

- Po vijnë, - na tha me zë të ulët.

Ne po prisnim. Dëgjonim nga jashtë fjalë të shkëputura shqip e italisht. Vështroj me kujdes në dritare dhe shoh që shumë milicë po kalonin në një rrugë disa metra më poshtë nga shtëpia ku qemë ne dhe drejtoheshin në anën tjetër të fshatit. Një oficer italian, i pasuar nga 5-6 ushtarë, i hodhi një sy shtë

pisë, seç u foli të tijve, duke qeshur e duke treguar me dorë nga dritaret, një pjesë e të cilave qenë pa xhame. U larguan edhe këta dhe pas pak çastesh hyri Jashari, një fshatar vendës, që na shërbente e i vinte

doresh për shumë gjëra, dhe thirri shumë i gëzuar:

- Ikën. Më ngriu gjaku!

Lëvizëm nga vendet që kishim zënë. Vasili «urdhëroi»

- Po, besa, - tha Jashari, - na duhet, që të mbledhim barkun.

Jasharit i duhej për të mbledhur barkun, ai bëhej merak për ne, megjithëse ndoshta nuk e përfytyronte dot se ç'do të bëhej po të ishin afruar ata ushtarë në drejtim të shtëpisë. Ne donim të festonim «shpëtimin» tonë nga vdekja që na kaloi aq pranë.

Kështu kaloi edhe ky rrezik, i cili, dihet, nuk ishte as i pari e as i fundit. Por ne i kishim marrë parasysh të gjitha, kryesorja ishte që punët të shkonin përpara.

Kujdes e vëmendje të posaçme u kushtuam në atë kohë përgatitjes në një nivel sa më të lartë referateve që do të mbanim në konferencë.

Referatin e parë, atë për çështjet organizative, do ta mbaja unë. Me shokët që do të mbanin referatet e tjera, m'u desh të punoja mjaft ditë. Diskutuam së bashku tezat kryesore, pastaj ata punuan dhe në fund referatet i shikuam edhe një herë. Kështu u bëmë gati për ditën e çeljes së Konferencës.

Konferenca i filloi punimet, ashtu siç kishim vendosur që më parë, më 17 mars 1943, në shtëpinë e madhe të Bahollëve, në Labinot. Salla e mbledhjes ishte përgatitur me kohë dhe ishte zbukuruar me flamuj të kuq, me parulla të mëdha e me portretet e klasikëve tanë të mëdhenj, Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.

Pasi e deklaruam Konferencën të hapur, gjithë delegatët mbajtën një minutë zi për militantët e shquar, si Ali Kelmendi me shokë, që kishin flijuar jetën për kauzën e madhe të komunizmit, dhe për shokët tanë të paharruar që kishin rënë heroikisht në ballë të iuftës e të aksicneve që nga 8 ;ëntcri i vitit 1941. P as kësaj, fjaia m'u ciha rnua për të mbajtur referatin për çështjet organizative.

Ky referat, që e kisha përgatitur në shtëpinë e vogël të Labinotit, ishte mjaft i gjatë, por, për fat të keq. na humbi, kështu që nuk ndodhet në Arvin Qendror të Partisë, bile, idetë e tij nuk janë të pasqyruara as në procesverbalin e Konferencës, i cili është ruajtur e ndodhet në Arkiv. Arsyeja se pse ;s'është pasqyruar në procesverbal si referati im ashtu edhe disa referate të tjera, është po ajo që ndodh ngandonjëherë edhe sot në mbledhje të ndryshme: mbajtësi i procesverbalit pasqyron më tepër ato diskutime që bëhen me gojë apo me disa pika, kurse për referatet dhe diskutimet e shkruara, në procesverbal shënohet vetëm: «Është i shkruar». Tamam këto të fundit, ngandonjëherë prej pakujdesisë, harrohen të mblidhen dhe humbasin. Kështu kopjen e referatit që unë mbajta në Konferencë, pas mbarimit të punimeve, për të mos e mbajtur kurdoherë me vete, bashkë me disa dokumente të tjera, i futëm në një kuti teneqeje djathi, i mbështollëm brenda e jashtë me mushama, për të mos i dëmtuar lagështira, dhe i fshehëm nën baltën e dyshemesë në një kasolle të sigurt. Më pas, kur qe çliruar Shqipëria, e kërkuam, por pakon e dokumenteve nuk e gjetëm. Ato më tepër ka mundësi të jenë djegur, kur u dogj kasollja nga armiqtë, e jo të kenë rënë në dorën e armikut. Këtë e them se, kur kapëm mjaft dokumente që na i kishin marrë armiqtë, kur kishin sulmuar disa nga azat tona, kv referat nuk u gjet.

Por, për fat të mirë, një numër i mirë i dokumenteve të tjera të kësaj Konference. midis té cilave edhe procesverbali i mbajtur gjatë zhvill:mit të punimeve, u gjetën pas Çlirimit. Këtë pjesë dokumentesh shokët tanë, si Sami Baholli e të tjerë, menjëherë pas Konferencës, i futën në një kusi, i izoluan mirë dhe 1 groposën nën një lis në pyllin e Shmilit. Pas Çlirimit ata shkuan në pyllin e Shmilit., gërmuan dhe i gjetën dokumentet në gjendje të mirë, e tanfi ato ruhen në Arkivin tonë të Partisë. Meqenëse referati që unë mbajta në Konferencë nuk ekziston, e quaj të nevojshme që me rastin e këtyre kujtimeve, të flas pak gjerë për përmbajtjen e tij e të shtjelloj problemet më kryesore që përfshinte. Dihet se Rezolucioni i Konferencës u hartua kryesisht mbi bazën e referatit organizativ, që ishte edhe më kryesori, prandaj paraqitjen e përmbajtjes së këtij referati po e bëj dulce u mbështetur si në kujtesën time, ashtu edhe te Rezolucioni.

Referati bënte një bilanc të lëvizjes komuniste shqiptare para dhe pas formimit të Partisë, deri në pragun e Konferencës. Pra, ky referat prekte veçanërisht gjendjen e brendshme shpirtërore dhe luftarake të popullit shqiptar, kurse për gjendjen ndërkombëtare aty flitej shkurtimisht, mbasi problemet e situatës së jashtme i trajtonte referati për çështjet politike.

Në referat vija në dukje politikën e imperiaLzmit fashist italian ndaj Shqipërisë dhe qëndresën e popullit shqiptar, i cili, dhe këtë herë, si në gjithë historinë e tij, iu kundërvu me forcë strategjisë dhe taktikave të okupatorit. Qëndresa dhe lufta e popuilit tonë morën përmasa të mëdha. sidomos kur u formua Partia Komuniste e Shqipërisë, por, theksoja né referat, edhe para formimit të saj, grupet komuniste, me gjithë pikëpamjct e tyre të gabuara, e urrenin fashizmin dhe, që né ditët e para të okupacionit, e luftuan atë me forma e me me:oda të ndryshme. Për këto çështje nuk dua të zgjatem. sepse karr shkruar né kujtime të tjera, por doéshiroj të vë né dukje se situata dhe gjendja në përgjithësi e popuiIit tonë duheshin pasqyruar dhe u pasqyruan ne referat.

Italia fashiste né përpjekjet e veta për të përjetësuar okupimin e Shqipërisë, pësoi disfata. Për të pérballuar situatat e vështira që iu krijuan, ajo u det,; rua të ndërronte një sérë «kryeministrash». Caktoi Shefqet Vërlacin dhe e shkarkoi pas ca kohe, e, në vend të tij, vuri Mustafa Krujën. Por edhe këtë shpejt e hoqi; vuri pastaj Eqrem Libohovën, që s'e la as dv muaj dhe caktoi né vend të tij Maliq Bushatin. Këto ndérrime té lakenjve ishin pasoja të krizës ideologjike, politike e ushtarake të pushtuesit e të klasave shfrytëzuese, të disfatave të tyre që ishin rezultat i udhëheqjes sé drejtë të luftës e té rezistencës riga Partia Komuniste e Shqipërisë, të formave organizative që krijoi ajo, i bashkimit të masave të gjera të popullit dhe i mbështetjes né traditat luftarake. patriotike, liridashëse dhe përparimtare të popullit shqiptar.

Né referatin që mbajta né Konferencé, kalimthi vija né dukje se lëvizja përparimtare komuniste brenda vendit toné kishte filiuar qé né vitin 1928. Jashtë sìitetit komun?stét shqiptarë kishin krijuar edhe një fraksion komunist né Komitetin e Çlirimit Nacionall*. *(Né mars té vitit 1925 demokratët revolucionaré shqiptaré, që u larguan nga atdheu pas shtypjes sé Revolucionit té Qershorit, formuan né Vj.enë organizatën demokratike Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili, që nga prilli i vitit 1927, u quajt Komiteti i Qlirimit Nacional.)

Më tej né këtë referat shtjelloja historikun e lëvizjes komuniste né Shqipëri para 8 Nëntorit 1941, e sidomos u ndala né analizën e luftës të paparim që kishin zhvilluar grupet e ndryshme komuniste né Shqipëri, e cila nuk u kishte shërbyer 1ëvizjes komuniste dhe krijimit të Partisë. Theksoja se kjo luftë joparimore ishte nxitur, sidomos, nga krerët trockistë, kurse shumë militantë të vendosur të këtyre grupeve kërkonin të unifikohej veprimtaria dhe lufta e tyre kundër okupatorit fashist.

Duke analizuar veprimtarinë e grupeve të ndryshme që militonin né vendin tonë para formimit të Partisë, fola për karakteristikat, për të mirat dhe për të këqijat e tyre, për tendencat që i udhëhiqnin dhe i ushqenin ato. Por rreth kësaj analize këtu nuk do të zgjatem, sepse kam shkruar veçanërisht né kujtimet për Themelimin e Partisë.

Analiza që nei bëjmë veprimtarisë sé ish-grupeve komuniste né Shqipëri, theksohej né referat, ka një rëndësi shumë të madhe për të sotmen e për të ardhmen. Partia që ne kemi krijuar e po e foreojmé dita-ditës, vërtet trashëgoi e po pasuron pareshtur, né baza të shëndosha marksiste, gjithçka të mirë që kishte lëvizja komuniste né Shqipëri para nëntorit 1941, por, né të njëjtën kohë, Partia jo.në hodhi poshtë, dënoi e luftoi pandërprerë kundër të gjitha të metave, dobësive e shtrembërimeve të ish-grupeve komuniste.

Frymën e sëmurë të ish-grupeve e të elementëve grupashë Partia jonë e kishte ndeshur shpesh në veprimtarinë e saj, prandaj në referat, në mënyrë të veçantë, i bëhej një analizë e drejtë dhe një demaskim i thellë, sidomos, veprimtarisë keqbërëse të ish-kryetarëve të Grupit të «Të Rinjve», Anastas Lulës dhe Sadik Premtes, të cilët, megjithëse kishin aderuar në Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe me fjalë kishin premtuar se do ta braktisnin rrugën që kishin filluar, aia, në bashkëpunim me elementë të Grupit të «Zjarrit», me Niko Xoxin, me Aristidh Qendron e të tjerë, e vazhduan punën minuese kundër Partisë.

Lufta kundër elementëve grupashë ishte një orientim me rëndësi që ne e kishim theksuar që në Themelimin e Partisë dhe më pas, në një sërë mbledhjesh e aktivitetesh të rëndësishme të Partisë, e kishim analizuar dhe kishim marrë masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes. Megjithatë, theksohej në referat, edhe sot e në të ardhmen në asnjë rast nuk duhet nënçmuar rreziku i elementëve antiparti, trockistë ose i elementëve të hedhur jashtë Partisë. Ata do të për

piqen prapë ta godasin Partinë dhe vijën e saj, prandaj të jemi kurdohere' syhapur ndaj tyre e të mos lejojmë që përpjekjet e tyre të dëmtojnë Partinë tonë të re. Për këtë në referat, veç të tjerash, shtjelloja me hollësi edhe metodat që kishin përdorur e përdornin elementët grupashë. Shpjegimi i metodave dhe i formave që përdornin këta elementë për të neutralizuar veprimtarinë e Partisë dhe për të shthurur radhët e saj, kishte një rëndësi të madhe për komunistët, sepse kështu do të rritej vigjilenca e do të bëhej e mundur që asnjë komunist e asnjë celulë të mos ndodheshin përballë të papriturave e të mos binin në kurthet e intrigat që përpiqeshin të thurnin grupashët.

Në referat shtjelloja edhe luftën e ashpër të Komitetit Qendror kundër Grupit të «Zjarrit», të cilin Partia, me të drejtë, e kishte konsideruar si një grup të lidhur me armikun. Si rezultat i kësaj lufte, ky grup, në prag të Konferencës së Parë të Vendit, ishte shpartalluar jo vetëm ideologjikisht e politikisht, por edhe organizativisht dhe kjo shkaktoi që elementët e tij të shëndoshë, të cilët pranonin vijën e Partisë, të shkëputeshin nga ky organizëm i okupatorit dhe të organizoheshin nën drejtimin tonë. Tërhiqja vëmendjen që, sikurse ishte vendosur, me këta të krijoheshin celula të veçanta, ku të merrnin pjesë edhe dy-tre shokë të pjekur, dhe atje të punohej për edukimin e tyre komunist, për të spastruar mbeturinat e barërave të këqija që kishin rrënjosur në pikëpamjet e tare arqiomarksistët shqiptarë.

Kuptohet, çështjet e forcimit organizativ të Partisë në referat zinin vendin kryesor. Siç e thashë edhe më parë, ne erdhëm në Konferencë me një Parti të organizuar, me një Parti që kishte hedhur bazat e saj, që kishte krijuar celulat, dhe kjo ishte një çështje e rëndësishme. Nga këto celula kishin dalë edhe forumet udhëheqëse, komitetet e Partisë të qarqeve apo qarkorët, siç u thoshim atëherë atyre. Duke i bërë një analizë të hollësishme krejt punës së kryer për organizimin e Partisë, në referat vihej në dukje se Komiteti Qendror i Përkohshëm kishte bërë një punë të kuj desshme për t'i formuar e për t'i forcuar këto organizata dhe këto komitete, për Vi hedhur në luftë dhe për t'i shmangur nga një punë amorfe, ose nga një punë e mbyllur e sektare. Por, pa u dehur nga sukseset e arritura, në referat shtrohej me forcë para të gjitha organizatave e para të gjithë anëtarëve të Partisë detyra që të bënin të gjitha përpjekjet për forcimin dhe për zgjerimin e mëtejshëm të organizatave. Tash që jemi në valën e Luftës Nacionalçlirimtare, theksohej në referat, detyra për forcimin e pareshtur të të gjithë Partisë, të çdo celule e organi udhëheqës, duhet konsideruar si detyrë e dorës së parë. Si në terren, ashtu edhe në repartet e njësitet partizane celulat duhet të jenë në ballë të punës, të rritin pareshIur rolin e tyre udhëheqës, asgjë të mos u shpëtojë vëmendjes e përgjegjësisë së tyre, të bëhen shpirti mobilizues e frymëzues për të gjithë. Po ashtu referati k2shillonte që puna e cilitdo komunist duhej të ishte një pungi me horizont të gjerë, që çdo komunist të kishte rreth vetes grupe simpatizantësh, me të cilët të punonte vijën dhe direktivat e Partisë dhe t'i udhëhiqte ata, dulce qëndruar vetë në ballë të aksioneve, me veprime të centralizuara dhe të vendosura. Nga një punë e tillë, theksoja në referat, jo vetëm celulat e komunistët do ta luajnë si duhet rolin e tyre të pararojës, por, nën shembullin e tyre, do të rritet pandërprerë numri i celulave të reja e i anëtarëve të rinj në ato ekzistuese. Në mëriyrë të veçantë në referat shtrohej detyra për zhvillimin dhe forcimin e celulave në klasën punëtore e në fshat duke theksuar se vetëm kështu çështja e Partisë dhe e Luftës Nacionalçlirimtare do të kurorëzohej me sukses.

Celulat e Partisë duhet të përfshijnë gradualisht gjithë vendin, theksohej në referat, e sidomos një punë më e madhe në këtë drejtim duhet bërë në krahinat e Shqipërisë së Mesme e të Veriut ku jemi më mbrapa.

Në referat ngrihej si një çështje me shumë rëndësi edhe problemi i përgatitjes së kuadrove, sepse kishim parasysh që kuadrot e parë të Partisë nuk kishin një kulturë të gjerë revolucionare. Ata nuk kishin pasur mundësi të zhvillonin, si në vendet e tjera, një luftë sindikale kundër borgjezisë kapitaliste e industriale dhe as të lexonin gjerësisht libra teorikë marksistë-leninistë për arsye se mjaft prej tyre ishin me një arsim shumë të ulët, ose sepse mungonte literatura. Prandaj, dulce theksuar këtë mungesë, në referat rekomandonim që të forcohej puna për të propaganduar teorinë marksiste-leniniste dhe të organizohej puna për studimin e një sërë veprash nga më të rëndësishmet, siç qenë Historia e Partisë Komuniste (bolshevike) e Bashkimit Sovjetik dhe disa vepra, si «Imperializmi, faza më e lartë e kapitalizmit» e Leninit, Referati i Dimitrovit në Kongresin e 7-të të Internacionales Komuniste e të tjera, që në ato kohë i kishim të pakta.

Ky studim, u theksua, sipas mundësive, mund e duhet bërë edhe në grupe e kurse kolektive, por kryesorja është qé për lartësimin e tyre politik e teorik, shokët duhet të mësohen të studiojnë individualisht. Në këtë drejtim në referat goditja fort konceptin e hVaj të shfaqur aty-këtu se «tanfi na duhet pushka e jo libri». Pushka dhe libri, theksoja në referat, kanë rëndësinë e tyre të veçantë; ato ndihmojnë e forcojnë njëra-tjetrën, prandaj ne as i ndajmë e as do t'i ndaj më kurrë nga njëra-tjetra, sepse neve na duhen luftëtarë trima e të mençur që të dinë mirë sesi, përse e kundër kujt të drejtojnë pushkën. Porositëm të shtypeshin sa të ishte e mundur materiale dhe këto të ishin të konirolluara, të përgatitura, nga shokët që kishin disa dijeni teorike më shumë, por dijeni të shëndosha, të drejta. Për këtë ndihej nevoja të sigurohej një teknikë më e gjerë, e cila duhej vendosur në ndonjë vend të sigurt.

Në referat, lidhur me këtë çështje, theksoja me të madhe edhe nevojën e përgatitjes së kuadrove të rinj, komunistë dhe të paorganizuar në Parti, sepse mbanim parasysh që nuk ishim në dasmë, por në luftë. Lidhur me këtë duhej që të goditeshin ashpër shfaqjet sektare ndaj kuadrit të ri, të mbaheshin afër e të përkraheshin gjithë ata që shquheshin për trimërinë, guximin dhe pjekurinë e tyre, t'u besoheshin detyra me përgjegjësi dhe, sipas aftësive e cilësive, të vendoseshin në vendet ku mund të jepnin më shumë.

Komunistët duhej të ishin dhe kurdoherë kanë qenë në vijën e parë të luftës. Duke qenë në kr'ye, aty ku rreziku ishte më i madh, shumë prej tyre do të binin dëshmorë, sikurse edhe kishin rënë deri në atë kohë, të tjerë do të kalonin në ilegalitet, prandaj duhej medoemos të përgatiteshin zëvendësit e tyre. Gjithashtu me krijimin e çetave partizane dhe vullnetare, duhej të përgatiteshin kuadro politikë dhe ideologjikë, por edhe me njohuri ushtarake. Këta do të ishin edhe anëtarë partie, por edhe elementë patriotë, sepse në Konferencën e Pezës u theksua si një domosdoshmëri krijimi i mundësisë për .pjesëmarrjen e elementëve më të përparuar të masave të popullit edhe në udhëheqje të luftës. Kjo donte të thoshte se lufta nuk ishte monopol i Partisë, prandaj as drejtimi konkret, komandimi i reparteve, nuk duhej të ishte monopol i saj. Partia duhej e do të udhëhiqte krejt luftën, sipas vijës së saj, sipas programit të saj, por, në udhëheqjen e punës konkrete për zbatimin e këtij programi, do të viheshin në detyra drejtuese edhe elementë patriotë që njiheshin si nacionalistë, por dhe që njiheshin për pikëpamjet e tyre përparimtare.

Përveç .problemeve të forcimit e të zgjerimit organizativ të Partisë dhe atij të përgatitjes e të lartësimit të kuadrove, referati një vëmendje të posaçme i kushtonte problemit të forcimit të pareshtur të unitetit të Partisë, pra, forcimit të njësisë së Partisë, siç shpreheshim në atë kohë. Ky unitet, nënvizoja në referat, duhej të farkëtohej në luftë kundër okupatorit dhe në diskutime parimore e të shëndosha që bëheshin në celulat dhe në komitetet për problemet që shtroheshin. Këto probleme duhej të shikoheshin edhe nga ana politike, edhe nga ana e zbatimit. Në qoftë se do të kishte kundërshtime për çështje politike, atëherë këto duhej të sqaroheshin dhe në fund të debatit të vendosej sipas mendimit të shumicës. Vendimin në këtë rast ishte e domosdoshme ta zbatonte edhe pakica. Në Parti, theksonim që në atë kohë, është e domosdoshme të ketë unitet mendimi dhe veprimi revolucionar, se nuk mund të lejonim fraksione dhe mendime ose qëndrime në kundërshtim me vijën e Partisë. Partia jonë, theksoja, është kundër fraksioneve, dhe këtë ne e kemi vërtetuar né gjithë veprimtarinë tonë.

Kjo do të thoshte se çështjen e unitetit né Parti, e, lidhur me këtë, çështjen e centralizmit, Komitetí Qendror i Përkohshëm e kishte pasur kurdoherë parasysh. Ai ishte përpjekur për ta zbatuar drejt né gdo rast dhe kishte arritur sukses né këtë çështje, megjithatë, kishte pasur edhe gabime e të meta, kishte pasur gjithashtu edhe vështirësi, sepse elementët grupashë kërkonin ta dabësonin këtë centralizëm me metodat dhe me pikëpamjet e tyre centrifugale.

Né referat i bëja një tablo të hollësishme punës sé Komitetit Qendror të Përkohshëm që kishte zgjedhur Mbledhja Themeluese, vija né dukje analizat që kishte zhvilluar Komiteti ynë Qendror, metodën e stilin e punës të shokëve të zgjedhur, sukseset e arritura si dhe gabimet e dobësitë e vërejtura né punën e njërit apo të tjetrit shok.

Komàteti Qendror, theksoja ndër të tjera né referat, ka luftuar ta kryejë me ndërgjegje detyrën e tij, i ka ndjekur, analizuar e përgjithësuar ngjarjet e situatat, ka nxjerrë detyra e ka luftuar për zbatimin e tyre nga e gjithë Partia. Por, nënvizoja, veg te tjerash, edhe gjendja e luftës dhe e kushteve të rënda të terrorit fashist nuk na ka lejuar që të mblidhej më shpesh dhe i gjithë Komiteti Qendror.

Për këtë, përveç direktivave e orientimeve të herëpashershme që i dërgonte bazës, Komiteti Qendror i Përkohshëm u kishte lënë kompetenca dhe iniciativë komiteteve të Partisë të qarqeve, të cilat duhej të kishin një kontroll të fortë e të shëndoshë marksist-leninist mbi celulat, por t'i lejonin që edhe ato vetë të vepronin me iniciativë, vegse gjithmonë né mënyrë të organizuar, né bazë tè direktivave të dhëna, e jo né mënyrë të shthurur. Veprimet duhej të ndiqnin njëri-tjetrin, t'i shkaktonin armikut humbje të rënda, kurse Partisë dhe masave t'u jepnin mundësi që të dilnin nga lufta me humbje sa më të pakta.

Duke e trajtuar më tej këtë problem, né referat nënvzoja se njësia e Partisë nuk dëmtohet e nuk rrezikohet vetëm nga elementët grupashë, antiparti etj. Partia gjithnjé ka qenë e do të jetë vigjilente dhe e pamëshirshme kundër tyre, por duhet kuptuar nga cilido, se uniteti i Partisë mund të dëmtohet edhe nga shfaqje e fenomene të tjera të huaja që i mbart njëri ose tjetri shok. Këto shfaqje duhen dalluar e goditur shpejt e né themel, sepse, po u lanë të trashen, dëmet do të jenë të mëdha. Kështu, né referat theksohej se një ndër këto shfaqje të huaja që ekzistonte né Partinë tonë të re ishte sektarizmi, i cili vinte më shumë nga një kuptim jo i shëndoshë i teorisë marksiste-leniniste dhe nga megalomania ose nga mbeturinat e kësaj sé keqeje nga grupet e mëparshme, nga mosbesimi né forcën e madhe të popullit dhe né krijimtarinë e tij, nga mosbesimd tek elementët e klasës punëtore, dhe sidomos te fshatarësia. E njëjtë, sektare, ishte edhe mbyllja e komunistëve né vetvete. Sektarizmi, nënvizoja, duket si diçka që e mbron Partinë dhe pikërisht se shfaqet si i tillë ai, po s'u godit, ka rrezik të zhvillohet më shumë, të bëhet një e keqe serioze, e të cenojë unitetin e Partisë, forcën vepruese të saj.

Partia jonë, natyrisht, ishte e re dhe né analizën që i bëja né referat veprimtarisë sé saj që nga koha e themelimit e deri në Konferencën e Parë të Vendit, theksoja se ishte dukur edhe fryma e lokalizmit dhe ky lokalizëm e kishte burimin pikërisht në ato piképamje të gabuara sektare që i ruanin akoma disa komunistë që nga koha e grupeve. Të tilla pikëpamje ishin, për shembull, mosbesimi i komunistëve të njërit grup te komunistët e grupit tjetër, mosbesimi i Bisave te masat e gjera të popullit.

Natyrisht këtu plekseshin edhe pikëpamje të tjera borgjeze, mikroborgjeze e fetare, të cilat, në njërën ose në tjetrën mënyrë, ushtronin presionin e ndikimin e tyre edhe në ndërgjegjen e komunistëve. Në Veri ishin më të theksuara ndjenja e bajraktarizmit dhe influenca e klerit katolik -me propagandën e tij, tek i cill fashizmi kishte një bazë të mirë, kurse në Jug të Shqipërisë, e sidomos në Korçë, ndihej më tepër influenca e borgjezisë, si të thuash, pak a shumë industriale-tregtare, e bejlerëve dhe e agallarëve.

Lidhur me këto probleme kritikoja edhe konspiracionin e sëmurë, i cili, gjithashtu, e kishte burimin te puna e grupeve. Por theksoja se konspiracioni i vërtetë duhej të ekzistonte patjetër në radhët e komunistëve, se ndryshe armiku mund të godiste rëndë Partinë. Ky konspiracion, vihej në dukje në referat, duhet të ketë karakterin e vërtetë komunist të një lufte ilegale që përmban besimin në vete dhe te shokët, që mban brenda tij një punë këmbëngulëse për sqarimin e pikëpamjeve të njerëzve dhe bindjen se këta njerëz do t'i spastrojnë në veten e tyre pikëpamjet e gabuara që kanë pasur ose vazhdojnë të kenë akoma.

Kështu me një punë të vazhdueshme e të kujdesshme jo vetëm shokët do të lartësohen hap pas hapi, por njëkohësisht ata do të lidhen më shumë me njëri-tjetrin, do të rritet më tej uniteti brenda celulave e i të gjitha celulave së bashku, pra, i krejt Partisë. Kjo është e do të jetë garancia jonë më e madhe për të përballuar me sukses çdo goditje të armiqve të Partisë dhe,për të mobdlizuar e për të udhëhequr më mirë popullin drejt kurorëzimit me sukses të luftës sonë.

Për të kryer sa më mire' detyrat e saj, ishte e domosdoshme që Partia të mos mbyllej në guaskën e njé pungi të ngushtë dhe sektare. Ajo duhej të kuptonte mirë edhe situatat ndërkombëtare, edhe situatat e brendshme kombëtare, prandaj në këtë referat për çështjet organizative, lidhur me organizimin e punës së Partisë, një vëmendje të veçantë i kushtoja forcimit të mëtejshëm të punës së Partisë me masat. Në këtë drejtim vërtet ishin arritur mjaft suksese, por kishte pasur edhe shfaqje sektare, të gabuara, nga shokët tanë komunistë në vende të ndryshme të atdheut. Këta duhet të kuptonin mirë se lufta kundër pushtuesit nuk mund të bëhej vetëm nga anëtarët e Partisë dhe nga simpatizantët e saj, por nga të gjitha forcat dhe shtresat që u dhimbsej çështja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut.

Duke folur për këto probleme, në mënyrë të veçantë në referat theksohej domosdoshmëria e forcimit të punës së Partisë me klasën punëtore, fshatarësinë, rininë e gruan. Puna e Partisë me këto klasa e shtresa në Konferencë do të shtjellohej më gjerësisht në referate e në nënreferate të veçanta, prandaj, në referatin organizativ, më tepër trajtoja vijën e përgjithshme politike të Partisë né këtë drejtim, evidentoja arritjet kryesore dhe kritikoja e goáitja një sërë pikëpamjesh e praktikash të gabuara që pengonin e frenonin .punën e Partisë me masat.

Forcimi dhe zgjerimi i gjithanshëm i punës sé Partisë me klasën punëtore né referat nënvizo'hej s2 një nga detyrat më themelore e jetike të Partisë. Gjatë viteve të para të jetës sé saj, Partia jonë, siç kam shkruar edhe më lart, i kishte goditur e i kishte hedhur poshtë pikëpamjet e praktikat e huaja të ish-grupeve që e nënvleftësonin ose e injoronin klasën punëtore né Shqipëri dhe, si rezultat i kësaj, qenë arritur një sërë suksesesh né lidhjet e Partisë me klasën punëtore. Por dobësi e të meta vëreheshin akoma jo vetëm né zbatimin konkret të vijës sé Partisë me klasën punëtore, por edhe né rishfaqjen e pikëpamjes sé gabuar e të shtrembër të ish-grupeve mbi mungesën e proletariatit né Shqipëri.

Né referat pikëpamje e arsyetime të tilla hidheshin poshtë, duke zbuluar edhe rrënjët e tyre e duke vënë né dukje dëmin që sillnin.

Për secilin duhet të jetë e qartë, nënvizoja midis të tjerash, se pavarësisht nga numri i klasës punëtore né Shqipëri, Partia jonë Komuniste lindi e po rritet si pararoja e organizuar e klasës punëtore, se né veprirntarinë e saj Partia jonë udhëhiqet nga ideologjia proletare, dhe është bërë kështu mbrojtësja dhe shprehësja më e zjarrtë e ideologjisë proletare, e interesave të proletariatit dhe e të gjithë të shtypurve.

Që këtej lind nevoja që ta intensifikojmë më tepër punën me klasën punëtore për të krijuar ato lidhje organike që ekzistojnë e duhet té ekzistojnë midis klasës punëtore e Partisë së sai pararojë, të lidhemi organizativisht me masat punëtore, té cilat janë masat më përparimtare të vendit, më té shtypurat e më té shfrytëzuarat, të bëjmë që punëtorët të zënë vendin e merituar né Parti, né këshillat nacionalçlirimtarë, né çetat, né njësitet dhe né repartet e tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që po organizojmë etj.

Këto ishin né vija té përgjithshme çështjet që ngrita né referatin organizativ për punën me klasën punëtore, por, siç do të shkruaj më poshtë, gjatë punimeve të Konferencës, për këto e probleme të tjera u zhvilluan debate e diskutime të shumta, té cilat i pasuruan më tej idetë e referatit.

Një vend të rëndësishëm i kushtoja né referat, gjithashtu, punës së Partisë me fshatin. Në këtë front të rëndësishëm të punës sonë ne qemë ndeshur e vazhdonim të ndesheshim akoma jo vetëm me pikëpamjet disfatiste të kohës së grupeve, por edhe me pengesa të tjera të shkaktuara si nga vetë vështire'sitë që paraqiste puna né fshat, ashtu edhe nga përpjekjet e propaganda e reaksionit të brendshëm për të mashtruar masat fshatare, sidomos né një sërë zonash né Veri.

Partia duhet absolutisht të futet né fshat, pse fshatarësia përbën shumicën dërrmuese të popullit tonë dhe pikërisht aty është e do të jeté burimi i fuqisë kryesore për luftën që kemi përpara. Komunistët duhet të shkojnë e të punojnë né fshatra dhe me urtësi e mençuri ta bëjnë fshatarin me vete, ta inkuadrojnë né Front, ta inkuadrojnë né getat partizane dhe vullnetare dhe elementët më të mirë e më të shëndoshë t'i inkuadrojnë në Parti.

Duke i shtjelluar më tej këto probleme, nënvizoja se me një punë të madhe e të vazhdueshme, me propagandë konkrete e bindëse, .por sidomos në zjarrin e luftës duhet të krijojmë e të forcojmë pareshtur aleancën, ose njësinë luftarake, siç i thoshim atëheré, midàs klasës punëtore dhe fshatarësisë, aleancë të cilën Partia e konsideronte si armën më të sigurt në Luftën Nacionalçlirimtare.

Për sa i përket punës së Partisë për organizimin e udhëheqjen e rinisë, në referat kritikoja sidomos tendencat e paralelizmit që dukeshin aty-këtu në format e punës të Organizatës së Rinisë Komuniste me ato të Partisë. Organizata e Rinisë Komuniste, theksoja në referat, s'duhet të mbyllet në vetvete, por të mobilizojë e të afrojë masat më të gjera të rinisë, nën drejtimin e Partisë. Ajo po bëhet e duhet të bëhet akoma më mirë bërthama e fortë e asaj organizate të gjerë që të përfshijë të gjitha masat e gjera të rinisë sonë antifashiste, trime e patriote.

Pasi vija në dukje edhe punën e Partisë me gruan, nënvizoja se kryerja me sukses e detyrave në të gjithë këta sektorë të rëndësishëm do të thotë që Partia të realizojë ashtu siç duhet detyrën e saj primordiale për lidhjet me masat, pa të cilat asnjë fitore nuk mund të arrihet. Pikërisht për këtë ne komunistët, vihej në dukje në referat, e kemi për detyrë që të futerni sa më shumë në masat, t'i lartësojmë ato, t'i mobilizojmë në luftë e të forcojmë pareshtur unitetin e tyre në kuadrin e Frontit Nacionalçlirimtar që udhëheq Partia.

Në shtjellim të këtij problemi, theksoja se Partia jonë në luftën që po organizonte kishte strategjinë dhe taktikat e saj, siç kishte edhe okupatori strategjinë dhe taktikat e tij. Strategjia dhe taktikat e okupatorit po dështonin njëra pas tjetrës, kurse strategjia dhe taktikat e luftës së Partisë sonë e të popullit shqiptar, fitonin hap pas hapi, pse Lëvizja NacionalçErimtare merrte çdo ditë, çdo muaj e çdo vit një hov të madh, hov që ishte përforcuar në Konferencën e Pezës. Për këtë Konferencë në referatin organizativ unë fola jo vetëm thjesht se si u organizua ajo, por sidomos ,për vijën polstike dhe organizative që u shtrua atje, për mobilizimin e popullit dhe për krijimin e Frontit Nacionalçlirimtar e të këshillave nacionalçlirimtarë, ku duhej të merrnin pjesë komunistë dhe patriotë të çdo ideje, të çdo besimi, por që kishin për qëllim luftën kundër okupatorit dhe çlirirnin e Shqipërisë.

Për Konferencën e Pezës kam shkruar gjithashtu kujtimetl e mia, prandaj nuk do të flas këtu, vetëm dua të theksoj se vendimet e kësaj Konference për krijimin dhe forcimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ne i kishim pasur në qendër të vëmendjes dhe kishim bërë mjaft punë për realizimin e tyre. Por, kuptohet, domosdoshmëria e bashkimit të mëtejshëm luftarak të popullit në Front, mbetej një detyré e përhershme, prandaj edhe në referatin që mbajta né Konferencë, këtij problemi i kushtoja vëmendjen e duhur.

Fronti Nacionalçlirimtar, theksoja, është një front i gjerë antifashist dhe detyra e tij është grumbullimi e mobilizimi i të gjitha forcave: punëtorë, fshatarë, të rinj, të reja, patriotë, nacionalistë, në luftën e madhe e vendimtare për shporrjen e pushtuesit të huaj. Kjo është detyra themelore e etapës në të cilën kalojmë dhe gjithë puna e Partisë, vija dhe parullat e saj duhet t'i shërbejnë forcimit të këtij fronti të brendshëm antifashist e mobilizimit të tij në çështjen e madhe të luftës.

Në referat theksoja edhe format organizative të Frontit Nacionalçlirimtar dhe të këshillave nacionalçlirimtarë që duhej të krijoheshin edhe në qytete, edhe në zonat e çliruara, domethënë në fshatra, kompetencat e detyrat e tyre dhe veçanërisht përmendja se në të ardhmen ato do të ishin forma të pushtetit të ri të demokracisë popullore. Prandaj theksoja që kompetencave d.he detyrave të Frontit Nacionalçlirimtar dhe të këshillave nacionalçlirimtarë ne duhej t'u vinim një rëndësi të madhe në çdo moment dhe ato të zhvilloheshin në rrugë të drejtë.

Në mën'yrë të veçantë në këtë pjesë të referatit vija në dukje jo vetëm politikën e matur që kishte ndjekur Partia për të bërë për vete masat, por njëkohësisht kritikoja ashpër disa shfaqje e tendenca sektarizmi ose oportunizmi që ishin vënë re në praktikë.

Kështu, për shembull, kishte raste kur në punën me masat, e veçanërisht me nacionalistët, disa shokë tregoheshin sektarë e të ngurtë, dilnin me parulla të avancuara e që nuk përshtateshin me karakterin e luftës sonë në atë periudhë, si Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po aq të gabuara e të palejueshme ishin edhe rastet kur, nën preokupimin për të bërë për vece elementë të ndryshëm nacionalistë, disa shokë binin nën presionin e tyre dhe, në njërën ose në tjetrën mënyrë, nënvleftësonin rolin udhëheqës të Partisë në Front, shfaqnin prirje që Partia të shkrihej në Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Të dyja këto shfaqje, qoftë ato sektare, qoftë ato oportuniste, theksoja në referat, janë të dëmshme ,e të huaja për Partinë tonë dhe për vijën e saj, pranáaj të jemi vigjilentë e të matur, t'i bëjmë masat për vete, të grumbullojmë në Front të gjitha forcat që janë për luftë gjer në fund e pa kompromis, por në të njëjtën kohë të ruajmë si sytë e ballit individualitetin e Partisë në Front dhe të luftojmë pareshtur për forcimin e rolit të saj udhëheqës.

Këto fenomene në referat, e më pas edhe në diskutimet, i theksuam me forcë, sepse ishim të bindur që gabimet duhej t'i vinim në dukje, të mos i fshihnim se, me fshehjen e tyre, Partia nuk mund të shëndoshej. Veç kësaj, ne duhej të nxirrnim mësime nga gabimet, përndryshe do të përsëriteshin ato e do të bëheshin të tjera dhe, kështu, do të pësonim humbje e disfata përpara armiqve që ishin të egër, dinakë, të sprovuar në dredhira dhe të armatosur deri në dhëmbë.

Në referat një analizë të hollësishme i bëja edhe politikës së drejtë që kishte ndjekur e ndiqte Partia jonë ndaj organizatës së Ballit Kombëtar.

Balli Kombëtar (siç e kam përshkruar edhe në kujtime të tjera, lidhur me .punën me nacionalistët dhe me takimet që kam bërë personalisht me ta) u organizua me nxitim pas Konferencës së Pezës, si një krijesë e feudo-borgjezisë reaksionare, me qëllim që të grumbullonte rreth vetes sa më shumë forca e t'i vinte si një kundërpeshë ndaj Frontit Nacionalçlirimtar e këshillave nacionalçlirimtarë. Si pjellë e borgjezisë dhe e reaksionit fashist, kjo organizatë do të bënte ç'ishte e mundur që të pengonte zgjerimin e Luftës Nacionalçliriantare të popullit shqiptar e, më pas, do t'i kundërvihej hapur e me armë kësaj lufte.

Por në atë periudhë, kur Balli akoma nuk ishte diskredituar politikisht, Partia bënte përpjekje për ta tërhequr në luftë, duke synuar të bënte diferencimin mes pjesëmarrësve në këtë organizatë. Prandaj në referat theksoja se duhej të bënim të gjitha përpjekjet për ta bindur Ballin Kombëtar që të bashkohej me Frontin. Sigurisht, nënvizohej në referat, midis elementëve që e përbëjnë atë, ne do të gjejmë edhe pengesa. Në radhët e kësaj organizate ka demokratë, të cilët duan të bashkohen me ne, por nuk i shkëputen dot ndikimit të krerëve reaksionarë, ndikim që ka ekzistuar edhe përpara. Atje ka edhe njerëz të Iëkundshëm, që nuk dinë nga të venë, prandaj ne duhet të lidhim marrëdhënie me këta elementë dhe t'i sqarojmë që këta vetë, me punën dhe me qëndrimin e tyre, t'i izolojnë krerët, mundësisht t'i shtrëngojnë që të mos bëjnë kompromise me armikun, e, nëse kjo nuk arrihet, t'u kundërvihen atyre hapur. Ne duhet të punojmë në mënyrë që faji të mos i mbetet kurrë Partisë, të tregojmë se nuk është Partia ajo që i shtyn ata të flirtojnë me armikun, përkundrazi, vija e Partisë Komuniste është vetëm vijë e luftës pa kompro-mis me pushtuesin e tradhtarët. Ky qëndrim i drejtë, parimor i Partisë ndaj elementëve të lëkundur të Ballit Kombëtar mund të mbahet përderisa ata nuk bashkohen me armikun. Çështja e madhe e luftës e kërkon që ne të jemi të kujdesshëm me këta elementë, të përpiqemi t'i bëjmë për vete, por edhe të ruhemi, sepse ekziston edhe mundësia që ata të bashkëpunojnë ngushtë me armikun dhe të na luftojnë ne. Qëllimi i krerëve të Ballit Kombëtar është që ta shuajnë Luftën Nacionalçlirimtare dhe, në kahën e duhur, ata vetë të jenë më të fortë dhe të marrin fuqinë në dorë me ndihmën e okupatorëve. Por krerët e Ballit duhet ta dinë se ne kurrë s'do të lejojmë që të realizohen ëndrrat e planet e tyre. Nëse ata do të bashkohen hapur me àkupatorin e do të na luftojnë, atëherë edhe ne do t'i luftojmë njëlloj si okupatorët e huaj.

Në lidhje me forcat e armatosura, partizane dhe vullnetare, të cilat pas Konferencës do të organizoheshin në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, sido që kishte një referat të veçantë, në referatin për çështjet organizative që mbajta ,përpara Konferencës, fola në vija të përgjithshme se cilat ishin strategjia dhe taktika e forcave tona luftarake, sesi duheshin organizuar çetat dhe batalionet partizane e vullnetare, si duhej përsosur armatimi i tyre, duke luftuar dhe duke ia rrëmbyer armikut etj. Konferenca do të merrte vendime të rëndësishme për organizimin, forcimin dhe kalitjen e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, prandaj detyra jonë ishte që sektorit të ushtrisë t'i kushtonim vëmendjen e kujdesin më të madh e të bënim që me një vijë politike sa më të drejtë të mobilizoheshin në radhët e kësaj ushtrie masat e gjera të popullit.

Duke theksuar faktin se ushtria që po organizohej nga Partia do të ishte kurdoherë nën udhëheqjen e saj, në të njëjtën kohë nënvizoja se çetat ose batalionet partizane (të cilat më vonë do të bëheshin brigada, divizione e korparmata) në ato kohë nuk round të quheshin forca të armatosura të Partisë», siç bëhej gabim nga disa që i quanin kështu. Këtë gabim e shfrytëzonte reaksioni dhe Balli Kombëtar për të gënjyer masat e popullit, për t'u thënë atyre që «këtu lufton vetëm Partia Komuniste», qëllimet e së cilës «nuk janë për të mirën e atdheut», sepse ajo «është në shërbim të të huajve», «në shërbim të sllavëve», e të tjera shpifje të kësaj natyre. Prandaj duhej të mbaheshin parasysh orientimet që kishte lëshuar Partia në Konferencën e Pezës.

Kryesorja është, theksoja në referat, që gjithë Partia, çdo komunist e luftëtar t'i kuptojë drejt detyrat e mëdha që shtron faza e re e luftës, kalimi drejt kryengritjes së përgjithshme të armatosur të popullit shqiptar. Pa dyshim për këtë një rol të madh do të luajnë analizat dhe vendimet që do të përcaktojë Konferenca e Parë e Vendit e PKSH. Çdo komunist duhet ta ketë të qartë se sektori kryesor i .punës së Partisë tash e tutje është ushtria, organizimi dhe forcimi i pareshtur i saj përmes betejave e përpjekjeve të vazhdueshme.

Këto, sa më kujtohet mua, ishin shkurtimisht mendimet kryesore që u shtruan në referatin e parë për çështjet organizative.

Veç këtij, në Konferencë u mbajtën edhe referatet e nënreferatet e tjera që ishin në rendin e ditës.

Në referatin për çështjet e politikës së jashtme ndërkombëtare tregohej si ishte zhvilluar e po zhvillohej lufta kundër nazizmit gjerman e fashizmit italian edhe nga ana e Bashkimit Sovjetik, Anglisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jugosllavisë dhe vendeve të tjera; në referatin për Luftën Nacionalçlirimtare e në atë për Ushtrinë Nacionalçlirimtare, që u mbajtën njëri pas tjetrit, u fol më gjerësisht për rrugën e luftës sonë gjer në ato momente, për repartet e çetat .partizane që qenë krijuar e vepronin në të gjitha anët e vendit, për sukseset e arritura e dobësitë e vërejtura si dhe për detyrat e mëdha e të vështira që shtronte faza e re e kalimit drejt kr'yengritjes së përgjithshme të armatosur të popullit shqiptar. Veçanërisht problemet që kishin të bënin me organizimin e Ushtrisë Nacionalçhrimtare, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë etj., në këto referate zunë një vend të dukshëm. Pas këtyre u mbajtën edhe referati për bashkimin luftarak të klasës punëtore me fshatarësinë si dhe nënreferatet për punën me rininë, gruan e ai për problemet e financës e të konspiracionit në Parti.

Analizat, mendimet dhe idetë e referateve e të nënreferateve u pasuruan më tej nga diskutimet e debatet, të cilat ìshin në atë lartësi që kërkonte një mbledhje e tillë e madhe dhe historike siç ishte Konferenca e Parë e Vendit. Shokë të ardhur nga të gjitha qarqet, nga komitetet e Partisë, nga drejtimi i luftës, sekretarë partie dhe anëtarë komitetesh, diskutuan me zjarr dhe ngritën probleme të rëndësishme që kishin të bënin me organizimin e gjeratëhershëm të punës dhe me detyrat për të ardhmen. Diskutimet në shumicën dërrmuese ishin të mira dhe tregonin se sa ishin rritur e pjekur kuadrot e Partisë gjatë pak më shumë se një vit lufte e përpjekjesh.

Në aiskutimin e vet Hysni Kapoja foli konkretisht për problemet që kishte Partia në qarkun e Vlorës, vuri në dukje vështirësitë, të metat, por edhe sukseset. Ai u tregoi shokëve delegatë për aksionet e kryera dhe theksoi se këto e kishin lidhur edhe më shumë popullin me Partinë.

Hysniu nënvizoi, veçanërisht, rrezikun që i sillte punës ekzistenca e frymës së grupeve

- Ne, - tha ai, - kemi luftuar kundër kësaj fryme, por mund dhe duhej të bënim më tepër që populli ta njohë më mirë vijën e Partisë dhe të zhdukè çfarëdo influence të elementëve grupashë, si Xhepi me shokë, që e dëmtojnë atë. Po kështu duhet punuar më mirë për të afruar elementët pozitivë që janë akoma nën influencën e Ballit.

Në vazhdim të diskutimit të tij Hysniu ngriti né Konferencë një sërë problemesh të rëndësishme që kishin të bënin me politikën e Partisë me masat, veçanërisht me fshatin, rininë e gratë, me organizimin e këshillave nacionalçlirimtarë, si themelet e pushtetit të ardhshëm; me nevojën e propagandimit e të popullarizimit të Partisë si forcë e vetme udhëheqëse e popullit shqiptar etj.

Edhe shoku Mehmet Shehu, që ishte në atë kohë sekretar organizativ i Qarkorit të Vlorës, ngriti në diskutimin e tij disa probleme kyçe që preokuponin Partinë në ato momente, siç ishin zhdukja e veprimtarisë fraksioniste, likuidatore, puna me elementët nacionalistë, forcimi i Partisë etj. Mehmeti i Soli Konferencës për veprimtarinë e dëmshme të Xhepit e të pasuesve të tij dhe tregoi për punën që bëhej në Vlorë për të çrrënjosur influencën e këtyre dhe të elementëve të Ballit. Ai e siguroi Konferencën se influenca e Partisë në Vlorë është abeolute.

Mendime të vlefshme shfaqi në Konferencë Mehmeti edhe për çështjet ushtarake.

- Çetat partizane duhet të jenë aktive, vepruese, - tha, në mes të tjerash, Mehmeti. - Ato janë krijuar për luftë dhe jo për të bredhur fshatrave, siç ka ndodhur në ndonjë rast. Ka rëndësi që njësitet tona të përvetësojnë taktikën partizane, të kenë shpejtësi e befasi në veprime, të kenë iniciativë e shpirt sulmues.

Në vazhdim të diskutimit të tij Mehmeti, që kishte marrë pjesë me armë në dorë në Luftën e Spanjës, solli në Konferencë një eksperiencë të vlefshme, sidomos lidhur me rrezikshmërinë e elementëve trookistë dhe për punën e Frontit Popullor atje.

- Edhe në luftën tonë, - tha Mehmeti, - Fronti Nacionalçlirimtar është forma kryesore e bashkimit të popullit për luftë kundër zaptuesve. Por në Front duhet ta ruajmë si sytë e ballit udhëheqjen e Partisë, ta popullarizojmë atë pareshtur.

Problemeve që kishin të bënin me punën e Partisë me masat dhe me rritjen e rolit të saj udhëheqës, Konferenca me të drejtë u kushtoi një vëmendje të madhe. Si në referatin që mbajta unë, ashtu edhe në diskutimet e shokëve të tjerë, u theksua me forcë se vërtet Partia duhej të futej në masat, vërtet duhej të zhvillonte një politikë të matur e të kujdesshme në Front, por kjo kurrsesi s'do të thoshte që të lejohej të humbiste individualiteti i Partisë, të cenohej roli dhe personaliteti i saj si forca e vetme udhëheqëse në vend.

E theksuam këtë jo thjesht për -teori», por për faktin se në atë periudhë, siç përmenda edhe më lart, disa elementë oportunistë e të lëkundshëm, në njërën ose në tjetrën mënyrë, përpiqeshin ta goditnin Partinë si «majtiste» e «sektare».

Një ndër këta elementë ishte edhe Koço Tashkoja. Ashtu si para themelimit të Partisë, edhe pas saj ai vazhdonte të na sillte shpesh pengesa e telashe. E manifestonte fare hapur pakënaqësinë që Partia nuk e kishte zgjedhur në asnjë forum të saj në qendër e në bazë, e për këtë, bënte ç'ishte e mundur që të «na zinte në gabime» e të na «vinte para përgjegjësisë».

Njëherë, pak kohë pas Konferencës së Pezës, m'u afrua rëndë-rëndë e më tha:

- Vija që ndjek Partia me nacionalistët nuk është e drejtë, është shumë sektare.

- Ku e mbështet këtë që thua? - e pyeta.

- Po ja, - tha, - të gjithë e kanë marrë vesh se krejt punën në Front e në luftë e udhëheq Partia Komuniste, se ajo e organizoi Konferencën e Pezës, ajo po vihet në krye të luftës, ajo...

- Po ç'të keqe ka në këtë mes? - e pyeta. Kështu është e vërteta.

- Mirë, mirë, - vazhdoi Koçoja, - por duh2t politikë elastike. Emri i Partisë Komuniste i trerrb nacionalistët, ata nuk e kuptojnë dot atë dhe prandaj nuk afrohen në Front patriotë të tillë, si Mehdi Fr tshëri, Muharrem Bajraktari, Shefqet Vërlaci, Kaloshët e të tjerë.

- E ke ga~bim, - tha ai, - dhe unë s'mund të pajtohem me këtë mendim.

- Mirë, - i thashë, - ti je komunist, mua ma the, shtroje edhe në celulën tënde dhe dëgjo edhe mendimin e shokëve.

- Jo, - tha, - në celulë zor të më kuptojnë. Do t'i bëj një letër Kominternit. E kam menduar me kohë këtë se kam edhe probleme të tjera për t'i shtruar.

- Mirë, - i thashë, - shkruaji Kominternit e kujt të duash.

Pas disa ditësh ma dorëzoi vërtet letrën për Kominternin, duke më thënë:

- Duhet t'ia dërgosh patjetër Qendrës!

- Sapo të hyjmë në lidhje me të, do t'ia nis, e sigurova.

- Lexoje dhe vetë, - më tha. - Është çështje «pikëpamjesh», s'ka ndonjë gjë të keqe...

«Raporti» i Koços ishte pasqyrë e vërtetë e shpirtit të tij prej oportunisti dhe njeriu të lëkundshëm, Jo vetëm per qëndrimin ndaj nacionalistëve, por edhe për vetë karakterin e luftës sonë na akuzonte se ndiqnim një vijë «sektare», «majtiste».

Ishte po ai Koço që, në një rast tjetër, më pas (me sa mbaj mend në Konferencën Nacionalçlirimtare të Labinotit, në shtator 1943), besnik i vijës së tij për një «luftë të butë», shkaktoi ilaritet në sallë, kur u ngrit e lëshoi shprehjen: «Lufta të bëhet me sa më pak gjak, mundësisht pa gjak fare». Kështu e priste ai çlirimia atdheut: Ta «bombardonim» armikun me trakte e zne diskutime, në njé kohë kur fjalën në qytetet e në malet e Shqipërisë e kishte marrë pushka e mitralozi 1 E pikërisht për këtë, ne qemë «majtistë» për Koço Tashkon!

Por, ndërsa ne prisnim që të na vinte njohja nga Kominterni, ngjarjet u rrokullisën me shpejtësi dhe «patriotët e nderuar» të Koço Tashkos po e tregonin hapur fytyrën e tyre të vërtetë prej armiqsh të betuar të Partisë, të popullit, të Frontit tonë Nacionalçlirimtar.

Më erdhi një ditë Koçoja, e, me një pamje të pencTuar, më tha:

- Mos e dërgo atë letrën. Isha i gabuar në pikëpamjet e mia, e tërheq.

Bisedova me të dhe m'u duk se vërtet e kishte ndier gabimin. Sido që ai ruante pakënaqësitë dhe takonet e vjetra, ne përpiqeshim ta ndihmonirn, të pastrohej e të revolucionarizohej në luftë e sipër, të bëhel i vlefshëm pér çështjen. Edhe në Konferencën e Parë të Vendit ne e ftuam atë, bile i dhamë edhe fjalën. E nisi me «autokritikë» pér pikëpamjet që kishte shfaqur në «letër» (natyrisht pa përmendur këtë fakt); por nuk kaloi gjatë e i dha shkak një debati që vazhdoi gjatë: nxori teorinë e «të vjetërve» e «të rinjve», duke teorizuar se «të vjetrit (ku kishte parasysh natyrisht veten) vërtet kanë ca kusure, por edhe të rinjtë kanë gabimet e veta», se «të rinjtë janë të prirë nga e majta», se «të vjetrit s'duhen lënë mënjanë» etj.

U ngritën njëri pas tjetrit një numër shokësh e ia hodhën poshtë këtë «teori».

Midis tyre përshtypje të thellë më bëri discutimi i pjekur, prej proletari të vërtetë e të ndershém, i Vasil Shantos.

Pasi foli në frymë të thellë autokritike për gabimet e dikurshme të Grupit të Shkodrës dhe trajtoi një sërë problemesh të punës në periudhën pas Themelimit të Partisë, Vasil Shantoja theksoi:

- S'jam aspak dakord me ndarjen në «të vjetër» e në «të rinj», e as me mendimin se të vjetrit nuk përfillen, apo «janë lënë mënjanë». Këto janë teorizime boshe. Né Parti të gjithë jemi të rinj, - vazhdoi M dhe shtoi: - Shokët e rinj, të zgjedhur në udhëheqjey kanë ditur ta drejtojnë mirë Partinë, i kanë dhënë gjak e ritëm të ri punës së saj.

Kishte momente gjatë seancave, ku shpërthenin debate të fuqishme, të cilat vërtet sikur «e prishnin» pakëz rregullin, por e elehtrizonin atmosferën e shën. doshë të Konferencës.

Ishte duke diskutuar Gjin Marku. Pjesën më tL madhe të diskutimit të tij e përqendroi në punën e në luftën e zhvilluar në malësitë e Skraparit e të Beratit, ku, siç dihet e siç kam shkruar edhe më lart, me të vërtetë lufta kishte marrë një zhvillim shumë të madh. Sa për punën e Partisë, në qytet e veçanërisht në Kuçovë, qendër e rëndësishme naftëtarësh, Gjini e kaloi fare rrëshqitazi, duke thënë se «tanfi po përpiqemi të hedhim edhe atje baza».

- Pse tani? - e ndërpreu qé nga vendi ku ishte ulur «Isoja», shoku ynë i shtrenjtë Kozma Nushi dhe vazhdoi: - Të gjithë e dimë se në Kuçovë ne kemi pasur baza të mira që para Themelimit të Partisë, bile qysh para pushtimit fashist.

-Ne s'kemi gjetur një punë té organizuar atje, - u përgjigj Gjin Marku.

- Varet se kur dhe sa keni shkuar né Kuçovë! - ia ktheu Kozmai, dhe vazhdoi: - Po té rrish vetém né malet e Skraparit, s'do mend, Kuçovën mund edhe «të mos e zbulosh» fare. Por jam i bindur se as realiteti né Kuçovë s'është ashtu si thotë shoku dhe as detyre'n e Partisë né lidhje me naftëtarët ai s'e ka kryer. Naftëtarë,t janë ndeshur me regjimin e Zogut e me koncesionare't italianë që më 1936, prandaj është detyra jonë t'i ngremë té gjithë ata menjëherë né ballin e luftës sé madhe e té përgjithshme, duke filluar që nga sabotimet né nxjerrjen e naftës e gjer né pjesëmarrjen masive né repartet partizane. Kështu víhet né vend direktiva e përhershme e Partisë që po e rrahim edhe këtu për një punë më té madhe nZe punëtorët.

Konferenca këtij problemi, me té drejtë, i kushtoi një vëmendje té posaçme dhe kjo kishte arsyet e veta për té cilat fola më lart, gjatë paraqitjes që i bëra referatit për problemet organizative. Edhe né Konferencë Ymer Dishnica, për shembull, me maninë që kishte «për té filozofuar» mbi gjërat, né një diskutim tha se né Shqipëri nuk ekziston një proletariat «né kuptimin marksist té fjalës»(!). Po ashtu Tuk Jakova, né referatin që mbajti «Mbi bashkimin luftarak té punëtorëve e té fshatarësisë», duke u nisur nga fakti që shumicën dërrmuese té popullsisë né Shqipéri e përbënte fshatarësia, e se klasa punëtore ishte e paktë né numër dhe «e pazhvilluar» tha se më tepër né Shqipëri ekziston «një gjysmëproletariat» dhe përsëriti teorizimin e Ymer Dishnicës mbi «munges6n e proletariatit».

Me ndërhyrjet e diskutimet e shumta, ashtu si uné edhe shumë shokë iu kundërvunë pikëpamjeve të gabuara që përmenda më lart dhe plotësuan më mirë idetë e referatit.

Kështu, pikëpamjen se n6 Shqipëri «nuk ekziston një proletariat né kuptimin marksist té fjalës», Konferenca e hodhi poshtë si një gabim që vinte nga mosnjohja e reahtetit dhe nga tendenca p6r «filozofime» boshe.

Realiteti bsht6 se né vendin tonë vërtet nuk ka një proletariat industrial, theksuam midis të tjerash, por kjo s'do té thotë aspak se nuk ekziston klasa punëtore. Në Shqipéri ka një numër qendrash punétore, si në Kuçovë, né Selenicë, né miniera té tjera, né sektorin e ndërtimeve, në një sërë punishtesh e fabrikash të vogla etj. Kështu, né vendin tonë ekziston proletariat që shtypet e shfrytëzohet nga borgjezia e mëparshme e nga borgjezia e re që po lind si dhe nga shoqëritë koncesionare italiane, të cilat, pas pushtimit fashist, janë bërë padrone jo vetëm të fushave té vajgurit, por të té gjithë Shqipërisë.

Duke sjellë këto argumente, u theksua se me formimin e Partisë, klasa punëtore e gjithë të shtypurit po fitonin ndërgjegjen si klasë, po përqafonin vijën e Partisë, e cila shprehte e mbronte interesat e tyre dhe po e forcanin pareshtur unitetin e tyre né kuadrin e Frontit Nacionalçlirimtar që udhëhiqte Partia.

Kështu, përmes debatesh té zjarrta, me pjekuri e me vigjilencë té lartë po i analizonte Konferenca problemet e mëdha që qëndronin né rend té ditës.

Si atmosfera brenda sallës né të cilën zhvilloheshin punimet e Konferencës, ashtu dheambienti dhe kushtet jashtë sallës, ishin normale dhe të sigurta. Shokët, e né veganti ata të Elbasanit, i kishin marrë të gjitha masat që asgjë të mos e kërcënonte sigurinë dhe qetësinë e Konferencës. Konspiracioni qe i fortë, por edhe njësitet partizane qëndronin né gatishmëri e kishin zënë shtigjet nga mund të vinte armiku. Shokët e ngarkuar për përgatitjen e sallës sé mbledhjes e për sistemimin e delegatëve, e né mënyrë të veçantë, i zoti i shtëpisë sé Bahollëve ku bëmë mbledhjen, shoku ynë Sami Baholli, si dhe banorët e fshatit na krijuan një atmosferë të ngrohtë e të përzemërt.

Né pushimet e seancave, né kohë të lirë, çIodheshim, rrinim e bisedonim. Nuk mungonin as këngët, as humori e shakarat. Më tepër se kushdo né qendër ishte Mustafa Kagaçi, të cilin kush e kush ta tërhiqte pranë, sepse të gjithë e donin për humorin e zgjuar që i bënte shoqëri trimërisë sé tij.

- Vajtimin, vajtimin! - i luteshin Mustafait shokët né një pushim midis seancave të Konferencës.

- Çfarë vajtimi! - kundërshtonte Mustafai. Tash duhet të këndojmë!

- Vajtimin e Jakovit, - këmbëngulnin shokët.

Mustafai kishte marrë pjesë né Lëvizjen e Fierit të vitit 1935, por, siç dihet, ajo lëvizje dështoi para se të fillonte mirë dhe Mustafain e një numër pjesëmarrësish të tjerë Zogu i dënoi me vdekje. Patriotin Hekuran Maneku e varën, por, më pas, nën presionin e opinionit publik, Zogu u detyrua që të dënuarve të tjerë t'ua kthente dënimin me vdekje né burgim të përjetshëm.

Shokët kishin dëgjuar se edhe né momenet Erënda, kur prisnin ekzekutimin e dënimit me vdekje, Mustafai né qeli, ku rrinte me dy të dënuar të tjerë, njërin nga të cilët e quanin Jakov, gjente forca per té mbajtur lart moralin e shokëve, vazhdonte me shakara. Improvizonte skenën pas vdekjes sé Jakovit.

«Shtrihu Jakov», - i thoshte.

«Mos, Mustafa», - i lutej ky.

«Hajt, hajt, - këmbëngulte Kaçaçi, - kollaj u ngrite kundër Zogut, ti! Shtrihu të të qajë nana!».

E shtrinin Jakovin dhe Mustafai i përkulej te koka e ia niste:

«Po qysh të vranë, o Jakov! Po ç'deshe ti more bir, të dilje kundër mbretit! Po pse me 4-5 veta. vriten mbretërit e mbretëritë more ditëzi?! Po nuk ua dëgjuam mirë as krismën pushkëve more Kovi .... O bir, o bir, nuk vritet kështu mbreti qafir...etj., etj.

Pikërisht për këtë skenë i luteshin delegatët Mustafait, e ky... ç'të bënte? Lidhte një shall né kokë dhe ia niste «vajtimit». Shokët bashkë me «të vdekurin» gajaseshin sé qeshuri.

Edhe né Konferencë, kur u tha emri i Kaçagit për të diskutuar, nëpër sallë kaloi një e qeshur e lehtë. Mustafai shkoi te vendi ku mbaheshin diskutimet dhe né vend të letrës nxori... një paketë cigaresh «Diamant». Plasi e qeshura. Ai s'e prishi fare terezinë, po filloi diskutimin né bazë të pikave që kishte shkruar né anën e prapme të paketës. Dhe shokët e pritën mirë diskutimin e tij serioz, por që nuk i mungonin dhe batutat me një ironì therëse, kur foli se si e kuptonin komunizmin në të kaluarën ai vetë dhe disa të tjerë.

Mustafai «kishte gjetur» edhe mënyrën për ta bërë të padëmshëm Ballin! E shoh një ditë në mes një grupi shokësh që qeshnin me të madhe. U afrova dhe një nga shokët më tha:

- Shoku Taras, Kaçaçi e zgjidhi çështjen e Ba11it.

- Po si? - e pyeta dhe pashë nga Mustafai.

- Më jepni nja dyzet dhen? - më tha.

- T'i japim, - iu përgjigja duke qeshur, - po ,ç'i do?

- Do t'i marrim me vete e do të nisemi. Sapo të shoh një grup ballistësh, frap do të lëshoj nja dy. Ata, merret vesh, do të sulen pas tyre. Do të shkojmë më tutje. Sa të shohim ballistë të tjerë, frap dy të tjera. E kështu me dyzet kokë mund t'i shpar'tallojmë, sa herë na ndjekin.

I tillë qe Mustafai, heroi nga Kruja: i shkathët, ~gazmor, njeri i shakarave, por po aq trim, i sakrificës, i vetëmohimit, cilësi që i shfaqi me punën e me luftën e tij, derisa ra për atdheun dhe për idealet komuniste.

Kjo atmosferë e lirshme, shoqërore, e gëzuesh,me në pushimet midis seancave, na çlodhte e na përtërinte forcat për të vazhduar gjer në fund e për të kurorëzuar me sukses punimet e Konferencës. Hynim në sallë e nisnin përsëri analizat, debatet, diskutimet.

Një vend të veçantë i kushtoi Konferenca edhe 'punës së madhe që duhej të bënte Partia me gratë dhe me vajzat e popullit tonë. Kjo ishte një forcë Kolosale, që nuk duhej lënë në asnjë mënyrë jashtë luftës. Pikëpamja e drejtë e Partisë sonë për këtë problem duhej ngulitur mirë te të gjithë shokët, pse, edhe në Konferencë, u ngritën zëra, si i Naxhije Dumes, që tha se nuk duhej të dërgonim gra e vajza në çetat partizane, sepse mund të na ngjisnin skandale (!) e se për shoqet lufta do të ishte një barrë e rëndë (!) etj.

Natyrisht, prapa «kujdesit» e «merakut» të kësaj shoqeje fshiheshin pikëpamjet e saj të gabuara, që më vonë i thelloi e i nxori sheshit. Në të vërtetë krejt ndryshe e shtronte Partia problemin për gratë e vajzat dhe realiteti i luftës po vërtetonte drejtësinë e vijës së Partisë. Partia rekomandonte që kudo gratë të zgjoheshin nga letargjia shekullore, dhe këto hap pas hapi po merrnin armët në dorë për lirinë e atdheut, po hapnin shtëpitë për partizanët dhe ilegalët, po mësonin e po edukoheshin në luftë e në aksione pse kështu do ta fitonin barazinë në një atdhe të lirë, të çliruar, me një Parti të klasës punëtore në krye.

Shumë nga shokët e shoqet që morën fjalën në Konferencë, krahas vlerësimit të vijës së Partisë për gratë e vajzat dhe evidentimit të punës së kryer, me argumente e me shembuj konkreté, e hodhën poshtë pikëpamjen e Naxhije Dumes.

Bile, Pilo Peristeri, të cilin në atë kohë e kishim dërguar në Mokër si komisar në çetën eatjeshme partizane, sapo Naxhija tha se «s'duhet t'i çojmë shoqet në çeta. ..», u ngrit e i deklaroi Konferencës:

- Nuk jam aspak dakord me pikëpamjen e shoqes. Morali i partizanëve tanë është shumë i lartë, prandaj në Mokër shoqet mund të vijnë menjëherë dhe do të priten me krahë hapur nga populli e nga partizanët.

Rreth këtij problemi diskutoi edhe Nexhmija.

- Të gjitha lëvizjet çlirimtare né Shqipëri, e në mënyrë të veçantë Lufta e sotme Nacionalçlirimtare, u detyrohen shumë edhe grave e vajzave shqiptare, - tha ndër të tjera Nexhmija, dhe solli një sërë shembujsh nga heroizmi i gruas shqiptare né shekuj. Por roli dhe vendi i gruas né luftë, - vazhdoi ajo, kurrë ndonjëherë s'është parë me kaq vëmendje e s'është vlerësuar kaq lart, siç po ndodh tani që ne kemi né krye Partinë tonë Komuniste. Të ndriçuara e të përkrahura nga Partia, gratë dhe vajzat po e rritin pandërprerë aktivitetin e tyre politik dhe unë nuk e teproj aspak kur them se shoqet përbëjnë një ndër shtyllat e fuqishme të Partisë e të Luftës Nacìonalçlirimtare.

Duke i sjellë Konferencës eksperiencën e punës e të luftës sé grave e të vajzave të Tiranës, Nexhmija theksoi se jo vetëm veprimtaria luftarake e shoqeve është vazhdimisht né rritje, por edhe sjelljet e tyre kanë qenë e janë shembullore.

ime to monopolizohet nga shokët.

Që të dyja këto praktika janë të gabuara. Né Oshtjet e Partisë e të luftës, të gjithë jemi të barabartë dhe detyrat duhet t'i kryejmë bashkërisht, si shokë -e shoqe të një ideali e të një qëllimi.

Edhe për rininë, sidomos për rininë shkollore, u ndie ndonjë zë né Konferencë, si ai i Pandi Kristos (i cili më vonë tradhtoi e u shporr nga Partia), se ne nuk duhej ta nxitnirn rininë studenteske të dilte né znal e né çeta partizane, pse kétë na dashkej edhe arrniku, që të braktiseshin shkollat dhe t'i mbyllte ato. (!) Ky ishte një kuptim i gabuar edhe krejt i cekët për sa i përket rolit të madh të rinisë dhe të luftës që duhej të bënte ajo, prandaj Konferenca me të drejtë i hodhi poshtë këto pikëpamje.

Shumë nga shokët, si Nako Spiru, Ramiz Aranita

si. Kahreman Ylli e të tjerë, u ngritën dhe e hodhën poshtë edhe këtë pikëpamje, duke theksuar se as luftës, as Partisë nuk kanë ç'u duhen diplomat e shkollave ku mësohet kultura e Xhiros dhe e hierarkëve të tjerë të fashizmit. Vetë rinia shkollore nuk i donte këto diploma. Diploma tani merrej né mal, né luftën për liri e pavarësi.

Né mënyrë të veçantë Nako Spiru, si né nënrefe ratin për punën me rininë, që mbajti né Konferencë,

ashtu edhe me diskutimet e ndërhyrjet e tij gjatë zhviIlimit të debateve, u bëri një trajtim të gjerë probletneve të punës sé Partisë me rininë, të organizimit dhe të mobilizimit të saj né çështjen e madhe të luftës kundër pushtuesit fashist, të rolit udhëheqës të Partisë në organizatën e rinisë, të detyrave që shtronte Partia para rinisë etj.

- Dëshira dhe vullneti i mbarë rinisë shqiptare për të luftuar kundër pushtuesit fashist, - tha ndér të tjera Nako Spiru, - janë të papërkulur. Ata i ndien e i sheh kushdo. Rinia po mbush radhët e çetave partizane, ajo merr pjesë trimërisht në njësitet gueril_e nëpër qytete e fshatra, ajo po jep një kontribut të shquar me gjakun e saj, por edhe me punën e madhe që bën për të propaganduar vijën e Partisë në radhët e veta e në masat e gjera të qytetit e të fshatit.

Rinia i bën këto me ndërgjegje e devotshmëri, vazhdoi Nakoja, - sepse ajo e do atdheun, e do popullin e Partinë, e do komunizmin. Tjetër rrugë për realizimin e dëshirave e të aspiratave të rinisë, veç rrugës së Partisë nuk ka, prandaj rinia po mobilizohet e po shtrëngon radhët rreth Partisë.

Duke hedhur poshtë pikëpamjen që «rima shko= llore të mos marrë pjesë në çeta» Nako Spiru theksoi se me këtë pikëpamje as është pajtuar e as mund të pajtohet kurrsesi rinia shkollore. Përkundrazi, vuri në dukje ai, rinia përditë e më tepër po braktis shIcollat e po mbush radhët e çetave e të reparteve partizane.

Se sa të drejtë kishte Konferenca që mbrojti një vijë të tillë në lidhje me rininë shkollore dhe ç'vlera patën vendimet e rëndësishme që u morën atje, shumë shpejt do ta vërtetonte, midis shumë e shumë ngjarjesh, edhe aksioni i bujshëm i normalistëve .të Elbasanit, për të dalë hapur e në mënyrë të organizuar në mal. Forca frymëzuese e vendimeve të Partisë, puna plot iniciativë, mençuri e këmbëngulje e shokëve të Qarkorit të Partisë dhe e shokëve të Qarkorit të RinisëKomuniste të Elbasanit, me në krye të riun trim e të papërkulur Alqi Kondin, bëri që më 1 Maj 1943 rreth 100 nxënës të klasave të fundit të Normales së Elbasanit të braktisnin shkollën dhe, në mënyrë të organizuar, qysh atë ditë ata u hodhën në mal. Ky aksion, që ishte vazhdë e veprimeve të tilla të mëparshme, u pasua menjëherë nga aksione të tilla edhe në Liceun e Korçës e në shkollat e tjera të vendit.

Jeta po konfirmonte, pra, se sa të drejta, sa frymëzuese e mobilizuese ishin vendimet e Konferencës. së Parë të Vendit, e cila, siç thashë, i zhvilloi punimet nga fillimi gjer në fund me një frymë të lartëpërgjegjësie, me shpirt të zjarrtë militant. Referatet dhe diskutimet e pjekura të shokëve e bënë Konferencën me të vërtetë një shkollë të madhe partie, ku u rrah vija e Partisë, dhe u përcaktuan detyrat që duhej të kryheshin më pas.

Né Konferencë iu dha fjala edhe Bllazho Jovanoviçit, të deleguarit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Ai tha se sillte përshëndetjet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, të të gjithë popujve të Jugosllavisë, që luftonin kundër okupatorëve, sillte solidaritetin e tyre me Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe me luf ,ën heroike të popullit tonë. Ai, gjithashtu, shprehu gëzimin për njohjen e Partisë sonë nga Kominterni.

Bllazho Jovanoviçi në fjalimin e tij përshëndeti luftën dhe sukseset e Partisë sonë. Ai çmoi luftën që kishte bërë Partia jonë kundër elementëve grupashë, i theksoi këta si të rrezikshëm për unitetin e Partisë dhe pastaj tregoi shkurtimisht eksperiencën e Partisë Komuniste të Jugosllavisë në zhvillimin e luftës dhe në organizimin e saj.

Në Konferencë e mori, gjithashtu, fjalën edhe shoku ynë i shtrenjtë, internacionalisti jugosllav, Miladin Popoviçi. Diskutimi që bëri në Konferencën e Parë të Vendit ishte i pjekur dhe mendimet e tij ishin të drejta. Me vlerësimin e lartë që i bëri në Konferencë punës së Partisë sonë, ashtu si edhe më parë e më pas, ai e tregoi veten se qe një komunist i vërtetë internacionalist, një mik i dashur e i sinqertë i Partisë e i popullit tonë.

Midis të tjerash, në mendje më ka mbetur edhe një moment tjetër gjatë Konferencës që tregon më së miri se kush qe Miladin Popoviçi. Në përshëndetjcsn e tij Bllazho Jovanoviçi, pasi vlerësoi punën dhe veprimtarinë e Partisë sonë Komuniste, foli edhe për Miladinin e Dushan Mugoshën dhe në njëfarë mënyrë bëri aluzion se këta ishin <•krijuesit» (!) e Partisë sonë. Miladini, si internacionalist, duke qenë kundër pikëpamjeve të olla, në ndërhyrjen e tij, theksoi:

I tillë qe Miladin Popoviçi prandaj ne e nderonim dhe e respektonim atë për cilësitë e tij të larta dhe për mirëkuptimin që arrinim, kur bisedonim për njërin apo për tjetrin problem. Siç thashë, ,në ato vite, ne qemë njohur edhe me Dusha.n Mugoshën dhe në prag e gjatë punimeve të Konferencës, edhe me Bllazho Jovanoviçin. Dushani qëndroi në Shqipëri pothuaj deri në prag të Çlirimit, por nuk i afrohej Miladinit as nga kapaciteti. as nga kultura, as nga bonsensi e thellësia e mendimit dhe as nga karakteri. Miladini ishte i çiltër, i dashur me shokë, i rreptë me armiqtë, njeri me kulturë e me horizont të gjerë, komunist nga zemra e nga botëkuptimi, kurse Dushani, pa ia mohuar që ishte trim e ,punëtor, ishte i ngushtë, sektar, i përciptë, i nxituar dhe që me intrigat e tij, çorientoi e dëmtoi shumë organizata e kuadro. Por rytyrën e tij të ndyrë prej shovinisti e titisti, të një agjenti të uïët të Rankoviçit e armiku të ,betuar kundër shqiptarëve t~ Kosovës, ai e tregoi më mirë kur Partia Bolshevike e Stalini i madh dhe, pas saj, Partia jonë demaskuan klikën trockiste të T:itos.

Gjatë ditëve që ishte në Shqipëri, siç thashë, ne njohëm edhe Bllazho Jovanoviçin.

Në një nga bisedat që patëm me të ky «shfaqi mendimin» se në ndonjë rast Partia jonë kishte rënë në «sektarizëm» (e kishte fjalën për konsiderimin e gabuar të ndonjë çete ,partizane si «çeta e partisë», gjë që ne vetë e kishim kritikuar qysh më parë dhe e kritikuam edhe në Konferencë); gjithashtu, siç përmenda

më lart, në Konferencë, «lëshoi» për herë të parë aluzionin se Partinë tonë e kishin krijuar jugosllavët.

Ne ia kundërshtuam me forcë Bllazho Jovanoviçit thëniet e tij, argumentuam se si qëndronte e vërteta mbi të ashtuquajturat çeta të partisë dhe u duk se ky ra dakord me ne. Më pas, mbaj mend që as unë, as Miladini nuk patëm xne të ndonjë fërkim a mosmarrëveshje, ai qëndroi brenda funksioneve të tdj, bile megjithëse ishte anëtar i KQ .të PK të Jugosllavisë, ai dëgjonte me vëmendje bisedat, argumentet, raportimet etj., të Miladinit se e shihte që ky e njihte mirë gjendjen e Partisë e të luftës në Shqipëri dhe, siç thashë, në përshëndetjen që i bëri Konferencës së Parë të Vendit, vlerësoi lart realizimet që ishin arritur nga Partia jonë e re, si në ngritjen e forcimin e saj, ashtu dhe ,në zhvillimin e luftës antifashiste të popullit shqiptar.

Është e çuditshme se si pak kohë pas Konferencës së Parë të .Vendit erdhi S. V. Tempoja, dhe, me një arrogancë e prepotencë të paparë, deshi të hidhte poshtë gjitihë vijën e Partisë sonë. Si duket, udhëheqja e PKJ nuk ishte kënaqur ngaqë Bllazho Jovanoviçi





nuk mundi ta kryejë si deshën ata rolin që i kishin ngarkuar, prandaj dërguan Tempon me «vërejtje» e «kritikë», me plane për «Shtabin ballkanik», për të futur në një thes «federativ» Shqipërinë, Bullgarinë e Greqinë. Vërejtjet e propozimet e tij absurde e arrogante nuk mund t'i pranonim dhe u grindëm e u ndamë keq me të si unë dhe Miladini. Që në këtë kohë ai përpunoi Koçi Xoxen dhe e nxiti për prapaskena kundër udhëheqjes së shëndoshë të Partisë sonë, por Tempoja s'kishte kohë të ndalej shumë në Shqipëri, se kishte plane «të mëdha» dhe me komunistët grekë e bullgarë.

Pikërisht në këtë periudhë risi të shfa:qej konflikti i ashpër midis nesh dhe udhëheqjes së PKJ e që më pas erdhi gjithnjë duke u acaruar. Ky konflikt në fillim dukej sikur shkaktohej nga personat e dërguar, siç qe rasti i Tempos .në verën e 1943-së apo i Velimir Stojniçit e Nijaz Dizdareviçit në verën e vjeshtën e 1944-ës, por koha do të vërtetonte se rrënjët dhe synimet e konfliktit ishin shumë më të thella, të paramenduara prej kohësh e tepër armiqësore. Lufta jonë e vazhdueshme me elementët që përmenda më lart si dhe me pjesëtarët e tjerë të klanit të tyre, si Dushan Mugosha, Velimir Stojniçi, Nijaz Dizdareviçi, Josip Gjergjia, Boris Kidriçi, Savo Zllatiçi, Sergei Kraiger, gjenerali Kupreshanin, Serzhentiçi e të tjerë, të cilët gjatë viteve të luftës, por edhe .pas Çlirimit erdhën në Shqipëri të dërguar nga KQ i PKJ, na bindi se konflikti .që shpërtheu mes nesh nuk vinte nga «gabime» të njërit apo të tjetrit të dërguar, por e kishte burimin e vërtetë te vija dhe te synimet antimarksiste e antishqiptare té vetë udhëheqjes jugosllave me né ktye Titon.

Né dokumente té shumta té Partisë sonë e ne mjaft shkrime té miat janë pasqyruar gjerësisht qëndrimet e drejta dhe lufta jonë e ashpër dhe parimore me té dërguarit e Titos né Shqipëri (për té gjithë këta kam hedhur né letër, gjithashtu, një eikël kujtimesh), por këtu, meqë është rasti, dëshiroj té ritheksoj dy-tri momente:

Ashtu si Miladin Popoviçin edhe té dërguarit e tjerë té Jugosllavisë, që erdhën né Shqipëri né vitet e rënda té luftës (bile edhe né vitet e para pas luftës), ne i kemi pritur kurdoherë me zemër té hapur, pa prapamendime; i tremi pritur si komunistë, si vëllezër idealesh dhe nga ana jonë kemi bëre' gjithçka që t'i respektonim si té tillë e té na respektonin si té tillë. Ardhjen e tyre né Shqipëri ne e çmonirn si një ndihmë e përkrahje internacionaliste që na jepte një parti motër, anëtare e Kominternit, dhe jo si një ndihmë që na e jepte ky apo ai person i veçantë, qoftë ky edhe Titoja. Atëherë ne qemë té rinj, shumë gjëra edhe s'i dinim, por ama, si komunistë, ne e dinim mirë se çështjet më kardinale, më thelbësore té Shqipërisë na takonte t'i zgjidhnim e t'i vendosnim vetë ne e, me luftë e përpjekje, me mund e sakrifica, i zgjidhëm e i vendosëm vetë ne, komunistët shqiptarë. Por edhe eksperiencën e një panie motër qemë té gatshëm ta pranonim me gjithë zemër.

Për problemet e ndryshme té punës e té ndërtimit té Partisë ne kishim një mendim tonin, kishim një përvojë té fituar nga studimi i literaturës marksiste, përvojën sado fillestare té kohës sé grupeve etj. Por me vëmendje e respekt dëgjonim edhe fjalën e miqve, né rastin konkret të té dërguarve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Kur ajo që na thoshin ata na dukej me vend, ne e aprovonim dhe për këtë s'kishte si të mos i falënderonim.

Kur jeta, praktika e justifikonte atë që na kishin sugjeruar ata, ne, si komurristë e si shqiptarë nuk e kursemim shprehjen e mirënjohjes më të thellë. Por kur jeta nuk e justifikonte atë që na thoshfin, atëherë ne vetë vendosnim dhe gjenim një formé rapo një rrugë më të përshtatshme. Gjer këtu s'kishte asnjë të keqe. As ne s'kishte pse té zemëroheshim me miqtë, por as ata s'kishte pse té zemëroheshin me ne, meqë s'doli e tyrja. Né procesin e luftës e të punës të tilla fenomene s'ka si të mos ndodhin. Mjaft që gjithçka të jetë e sinqertë dhe e ndershme, mjaft që gjithçka të jetë thënë apo sugjeruar me pastërti komuniste, me synimin për të mirën e çështjes. Kështu e shihnim ne, komunistët shqiptarë, eksperiencën që na jepnin të dërguarit e PKJ, dhe pikërisht se e shihnim kështu, prandaj dhe s çmonim ata, i nderonim, e né shumë raste u jepnim më tepër, bile shumë më tepër se ç'u takonte. Si komunistë mendonim se dashuria, shpesh e tepruar, që u shfaqnim miqve, nuk sillte ndonjë të keqe midis komunistësh vëllezër; si shqiptarë kështu na thoshte të vepronim tradita e lashtë e nderimit të mikut që té tra ardhur né vatër.

Por kur «miqtë» e viteve të para, apo «miqtë» e dekadave më vonë abuzuan me ne e synuan të bëhen «zotër» të shtëpisë, ne ditëm fi bindim se shtëpia jonë përveç vatrës sé ngrohtë tra dhe një derë, bile dhe penxhere...

Por nuk i shihnin kështu, nuk niseshin nga këto pozita marksiste shumica, për të mos thënë të gjithë të dërguarit e Titos, me përjashtim të Miladin Popoviçit. Të rëndë e «seriozë të mëdhenj», kush me poza «strategu» e kush me fraza «mendimtari», me presione, intrdga e me hipokrizi, hap pas hapi ata filluan ta shfaqnin qartë thelbin e tyre. Akademi e kurse speciale partie ne s'kishim bërë, por që ata blofonin, që ata shpesh ngatërronin më tepër sesa ndihmonin, këtë nisëm ta vëmë re. Me këta të dërguar kemi pasur fërkime e kundërshtime për çështje parimore, për probleme vije: duhej :të ndërtonim këshillat apo sovjetët; brigadat duhej t'i quanim «brigada sulmuese» apo «brigada profetare»; shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë duhej të luftonin sipas pikëpamjes sonë marksiste-leniniste, apo sipas pikëpamjes shoviniste të Vukmanoviç Tempos; duhej ta fshihnim Partinë nën maskën e Frontit dhe ta mbanim në gjendje pak a shumë ilegaliteti edhe pas Çlirimit, apo Partia të qëndronte në ballë, flamur, siç donim ne dhe jo siç pretendonte i dërguari i Titos, Velimir Stojniçi. Ky Stojniçi, me një pratendim të çmendur dhe kriminal, kërkonte të na impononte atë vijë likuidatore që Partia nuk e kishte pranuar as në kohën e luftës. Dhe kur e kërkonte këtë? Pikërisht kur Partia, vija e saj e drejtë, kishte fituar dhe kur duhej grumbulluar gjithë populli në luftën e ardhshme për rindërtimin dhe për zhvillimin socialist të vendit.

Mblidheshim tok me Miladinin dhe rrinim me net të tëra pa gjumë, duke diskutuar për t'u rezistuar në mënyrë luftarake këtyre eleTmentëve, me të cilët, edhe pse i njihnim si shokë, nuk bashkoheshim në çështje vije. Ç'është e vërteta edhe Miladini, edhe unë, edhe shokët e tjerë, fillimisht, pa e njohur, kishim besim te Titoja. Kur bisedonim të dy, thoshim se nuk mund të mendojë Titoja kështu, por janë këta njerëz që gabojnë.

- Miladin, - i thosha unë, - ne nuk gabojmë. Situatën e vendit tonë, mentalitetin e popullit tonë i njohim ne dhe jo ata, prandaj nuk round të dalim kurrsesi me parulla të majta, duke u nisur nga fakti që në Jugosllavi u krijuan brigada proletare. Vija e PKSH nuk është oportuniste, siç pretendo¡ Tempoja kur u grindëm me të në Kucakë, dhe as sektare, siç pretendon Velimir Stojniçi.

- Jam dakord me t'y, Taras, - më thoshte Miladini, - ju keni të drejtë që nuk lëvizni nga mendimet tuaja. Ata le të mendojnë çfarë të duan.

- Fundi i fundit, - i thosha «Ahut» (këtë pseudonim i kishim vënë Miladinit), - ne, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë, jemi të vetmit përgjegjës përpara Partisë dhe përpara popullit tonë.

Këto kundërshtime parimore zhvilloheshin shumë më përpara se të demaskohej grupi i Titos si renegat e tradhtar i marksizëm-leninizmit dhe, siç thashë edhe më lart, Miladin Popoviçi jo vetëm s'kishte asnjë kundërshtim me vijën e ndjekur nga Komiteti Qendror i Partisë sonë, por edhe ndihmonte që kjo vijë të zbatohej e të mbrohej. Por ndihma dhe sinqeriteti i tij komunist binin në kundërshtim me planet djallëzore të Titos ndaj nesh, prandaj Miladini u thirr në mënyrë të hapur armiqësore nga Titoja, që të gjykohej për veprimtarinë e tij «armiqësore» dhe për t'i lëne dorë té lire' Velimir Stojniçit, i cili kishte ardhur ato kohë né Shqipëri, si përfaqësues dhe «instruktor» i PK té Jugosllavisë dhe i dërguar i Titos dhe që më 1944 organizoi prapaskenën e Beratit kundër Partisë sone ~heroike, kundër vijës sé saj té drejtë dhe té pamposhtur marksiste-leniniste, kundër Partisë që i ngriti masat né këmbë dhe i organizoi e i çoi né fitore. Ai luftoi me porosi té Titos edhe kundër Sekretarit té Përgjithshëm té Partisë. Titoja synonte té dobesonte e më né fund te likuidonte Partinë tonë, té dobësonte vendin akoma më shumë ne pragun e fitores dhe, me anë té klikës sé Koçi Xoxes, ta bashkonte Shqipërinë me Jugosllavinë.

Më kujtohet si sot që, né kahen kur Miladini u urdhërua té kthehej ne Kosovë, para se té ndahej nga ne, duke shëtitur unë dhe ai u ngjitëm né kodrat e Odriçanit, e, duke biseduar, ai më tha:

- Taras, dëgjo! Këta, Stojniçi dhe Dizdareviçi, janë armiq. Vetëm né mos u pjeksha dot me Titon, se këta dhe té gjithë ata që i kemi luftuar sé bashku, do t'i demaskoj.

Por shpejt ne do té bindeshim që vetë udhëheqja jugosllave, me Titon e Rankoviçin né krye, ishte dora që i kishte përgatitur e i kishte dërguar te ne, për veprimtari antiparti e antishqiptare, Mugoshët, Vukmanoviçët, Stojnigët e té tjerë. Dhe me pas, kur tradhtia e tyre doli sheshit, fabrikuan «libra té bardhë» e broshura, artikuj e «kujtime», një propagande té terë false e té ndyrë për té detyruar opinionin që té besojë se ata kane krijuar këtë e atë, se ata e bënë këte e atë, shkurt, ata na e paskan bërë diellin té dalë mëngjeseve né Shqipëri!

Këta flasin shumë per té dërguarit jugosllavë, té cilët erdhën për here té paré nga Kosova né Shqipëri né gjysmën e dytë té vitit 1941, por nuk përmendin një fakt real: qysh né pranverën e 1939-s e më 1940, por sidomos pas prillit 1941, kur hynë italianët né Kosovë, nga Shqipëria u dërguan né Kosovë një numër komunistësh, me origjinë nga ato anë, por që prej kohësh ishin bëre' këtu komunistë e vepronin këtu si komunistë. Ata dhane atje kontributin e tyre për organizimin e Partisë e té Luftës Nacionalçlirimtare né Kosovë e gjetkë, shumë prej tyre dhanë jetën né zjarrin e luftës.

Po keshtu ne vitin 1941, por edhe me pas, nga Shqipëria shkuan né Kosovë e né krahina té tjera me po.pullsi shqiptare né Jugosllavi, dhjetëra e dhjetëra mësues shqiptarë. Ne, komunistët e atëéhershëm, duke shfrytëzuar këtë rast legal, u përpoqëm dhe mundem té futnim né përbërjen e atyre që u dërguan me punë né Kosovë elementë patriotë e revolucionaré, shumë nga shokët, miqtë e simpatizantët e grupeve tona komuniste, e më ,pas, té Partisti Komuniste që krijuam. Ata me porosinë tonë dhanë atje një kontribut té ndjeshëm, dulce përkrahur e duke u hedhur aktivisht né luftën antifashiste té popullit trim kosovar, vëllezërve tanë té një gjaku.

Dihet edhe kjo e vërtetë: njësi té tëra té Ushtrisë soné Nacionalçlirimtare, me urdhër té Shtabit tonë té Përgjithshëm, që né ditët e para té tetorit 1944, kur akoma s'qe çliruar plotësisht Shqipëria, vazhduan luftën heroikisht né Kosovë, kurse pas Clirimit té vendit, brigada té tjera té ushtrisë soné (dy divizione: V dhe VI), vazhduan luftën edhe né visti té tjera té Jugosllavisë, krah për krah me njësitet e partizanëve kosovarë e të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë. Disa qindra prej partizanëve tanë dhanë jetën në Kosovë, në Malin e Zi, në Sanxhak e në Bosnjë ku luftuan.

Pa qenë nevoja të rreshtojmë fakte të tjera, le të bëjmë pyetjen: Sikur të ndiqnim edhe ne logjikën e Tempove mbi rolin e «të dërguarve», atëherë në ç'konkluzione duhej të arrinim e ç'pretendime duhej të paraqitnim, të paktën për zonat ku shkuan e luftuan jo më 5 a 6 «të dërguar» me çanta në sup, por qindra e mijëra veta me armë në duar?!

Historia, koha e kanë thënë e do ta thonë fjalën e vet të padiskutueshme, kurse shpifjet e pafund të Tempove me kompani do të mbeten shpifje që s'qëndrojnë në këmbë. Por ata neve s'kanë ç'na bëjnë tjetër, le të vazhdojnë të fabrikojnë shpifje, aurora dafine» për «lavdinë» e tyre aspak të lavdishme.

Terrenin e falsifikimeve të ardhshme ata e përgatitën qysh më 1945. Jo shumë kohë pas çlirimit të Kosovës Miladin Popoviçin e vranë prapa krahëve njerëzit e UDB-së, sepse ishte shprehur për të drejtën e popullsisë shqiptare të Kosovës për vetëvendosje. Për këtë kemi bindje të plotë jo vetëm nga bisedat që bënim me Miladinin, kur ishte në Shqipëri, por në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë sonë kemi dokumente që flasin qartë për këto pikëpamje të komunistit internacionalist, Miladin Popoviçit. Pas kësaj njerëzit e Titos trumbetuan se vrasjen gjoja e paskësh bërë... një shqiptar kosovar! Dhe ku? Mu në tavolinën e tij të punës, në shtëpinë që ruhej nga partizanë jugosllavë! E gjithë kjo farsë kriminale qe organizuar, pra, me cinizmin më të madh nga Titoja me Rankoviçin e njerëzit e tyre, në mes të të cilëve edhe Dushan Mugosha, për të fshehur gjurmët e tradhtisë së tyre karshi nesh. Njeriut, që ata e urrenin dhe e vranë, sepse ai s'mund të pajtohej me veprën e tyre armiqësore ndaj komunizmit, i vunë dekoratën e heroit të popujve të Jugosllavisë. Ky veprim u shkon vetëm banditëve të tillë, për të cilët populli ynë thotë: «Të vrasin natën e të qajnë ditën».

Më kujtohet se, kur vajta për herë të parë në Jugosllavi, as Titoja dhe askush tjetër nuk më tha fjalën më të vogël për Miladin Popoviçin. Vetëm në një miting m'u afrua një plakë e thinjur, e cila, duke më puthur e përqafuar, më pëshpëriti: «Jam nëna e Miladinit dhe e Mihajllos, që luftuan tok me ty, djali im Enver Hoxha». E shtrëngova fort në kraharor, po m'u zu fjala në grykë dhe m'u mbushën sytë me lot për kujtimin e shokut tim të dashur, Miladin Popoviçit. Nuk mund të duroja të heshtja dhe në fjalën time atje fola për Miladinin fjalët më të mira e më të ngrohta ~që ai i meritonte.

Shpejt do të vinte dita t'i thoshim edhe për të tjerët ato që meritonin, do të vinte, pra, dita kur ne, hapur e botërisht, do të denonconim e do të demaskonim veprimtarinë antimarksiste e antishqiptare të udhëheqjes së PKJ me Titon në krye. Në këtë kuadër do të flisnim edhe për të vërtetën mbi veprimtarinë antishqiptare të të dërguarve jugosllavë në Shqipëri, veprimtari e cila filloi të shtohej e të egërsohej pas Konferencës së Pare' të Vendit të PKSH.

Por, e thashë, kjo është tjetër histori, më gjerësisht me të do të merremi një herë tjetër, le të kthe hemi, pra, te Konferenca e Parë e Vendit, punimet e së cilës pas gjithë këtyre diskutimeve e debateve të zjarrta e të pjekura, po i afroheshin fundit.

Më 22 mars, pas mbylljes së diskutimeve, Konferenca e Parë zgjodhi Komitetin Qendror të Partisë të përbërë prej 15 anëtarësh dhe 5 kandidatësh, emrat e të cilëve gjenden në Arkivin e Komitetit ~endror të Partisë. Gjithashtu Konferenca zgjodhi Sekretarin dhe Byronë Politike dhe Sekretar të Përgjithshëm më zgjodhi mua. Kjo zgjedhje e Komitetit Qendror u prit me duartrokitje të nxehta, me aprovim unanim. Zgjedhja e Komitetit Qendror u bë në forma të përshtatshme të ilegalitetit. Qysh nga Themelimi i Partisë ne kishim ndjekur hap pas hapi punën e shokëve, njihnim cilësitë dhe aftësitë e tyre, i kishim provuar në luftë e në aksione dhe për ditë me radhë kishim diskutuar e kishim konkluduar për karakteristikat e kandidatëve të mundshëm, që do t'i propozoheshin Konferencës. Kandidatët që do të zgjidheshin nuk u paraqitën me emrat e tyre të vërtetë, por me numra konvencionalë, duke vënë përbri secilit numër karakteristikat kryesore nga biografia dhe nga veprimtaria e secilit, duke shënuar anash se sa vjet kishte qenë komunist, duke llogaritur edhe kohën kur kishte qenë anëtar i grupeve. Votimet ishin unanime.

Pas kësaj, në mes gëzimit dhe entuziazmit të të gjithë pjesëmarrësve, u ngrita për të mbajtur fjalën e mbylljes së Konferencës.

Në këtë fjalim të shkurtër vura në dukje se gjatë diskutimeve u vërejt uniteti i mendimit të Partisë sonë dhe se të gjithë shokët, në terren dhe në udhë heqje, i kishin vënë shpatullat Partisë. Theksova se kjo ishte një bazë e shëndoshë që akoma më shumë na siguronte se tani, pas zgjedhjes së Komitetit Qendror Definitiv, shokët do të shtrëngonin më shumë radhët për zbatimin me përpikëri e me heroizëm të detyrave që na ngarkoi Konferenca e Parë e Vendit. Me këtë rast i falënderova shokët për besimin e madh që na dhanë, dulce na zgjedhur në udhëheqjen e Partisë, dhe i sigurova se ne, anëtarët e Komitetit Qendror, do të bënim të gjitha përpjekjet për të qëndruar në lartësinë e misionit të ngarkuar. Nënvizova se tash e tutje duhej të përpiqeshim që të mbanim lldhje të ngushta midis bazës dhe Komitetit Qendror, shumë më të ngushta nga sa i kishim mbajtur deri në atë kohë, pavarësisht se ngjarjet e luftës, ndodhitë e përditshme krijonin vështirësi dhe na ndanin e nuk gjenim dot mundësi e lehtësi për t'u grumbulluar e për kontakte të drejtpërdrejta më të shpeshta.

Theksova gjithashtu se, duke zbatuar një vijë të drejtë, tash e mbrapa nuk duhet të ekzistojë më fryma liberale dhe butësia joparimore ndaj elementëve grupashë, që kanë për qëllim të minojnë unitetin dhe organizimin e Partisë, të shtrembërojnë vijën e saj të luftës dhe të aksionit, të shtrembërojnë ideologjinë që frymëzon Partinë tonë. Po ashtu, theksova, faza e re e luftës ku po hidhemi, akoma më imperative e bën qëndrimin e prerë e pa asnjë kompromis me tradhtarët e vendit e me gjithë ata elementë të Ballit Kombëtar që jo vetëm s'duan të luftojnë kundër pushtuesit, por janë lidhur e po lidhen me të për të sabotuar vijën e Partisë e Luftën Nacionalçlirimtare. Detyrat që na ngarkoi Konferenca, theksova, janë të mëdha e të vështira, ato përbëjnë një platformë të tërë pune e lufte për kurorëzimin me sukses të çështjes jetike të Partisë e të popullit tonë. Na bie neve barra e madhe që të luftojmë për vënien në jetë të këtyre detyrave dhe ne do ta kryejmë patjetër misionin tonë si forca udhëheqëse e popullit, si pararoja e luftës së madhe çlirimtare.

Ja kështu, pas gjashtë ditësh e netësh pune intensive, Konferenca e Parë e Vendit e PKSH, më 22 mars 1943, përfundoi me sukses të plotë. Ajo, siç thashë, e armatosi Partinë me vendime e direktiva të reja e shumë të rëndësishme, të cilat do të na shërbenin për betejat e mëdha që na prisnin. E tani mbetej pë rpara kryesorja: Lufta për zbatimin e tyre.







SHPARTALLINII I FRAKSIONIT



(Maj 1943)







Partia ishte e angazhuar e gjitha me punën për té vënë në jetë detyrat e Konferencës së saj të Parë të Vendit, kur tradhtari Sadik Premte kurdisi në qarkun e Vlorës fraksionin e vet të rrezikshëm antiparti. Qëllimi i tij ishte i qartë: të shkatërronte me çdo mjet themelet e Partisë sonë të re. Këtë qëllim, që ai dhe Anastas Lula nuk e realizuan dot me dinakëritë e tyre në Mbledhjen Themeluese të Partisë, Sadiku u përpoq ta realizonte tani në qarkun e Vlorës, me anën e forcës, me luftë të hapur kundër Partisë.

Sadik Prerntja mbeti një armik konsekuent. Konsulta e Aktivit të Partisë e kishte demaskuar punën e tij me frymë grupazhi dhe Konferenca e Jashtëzakonshme e kishte përjashtuar nga radhët e Partisë, por këto masa nuk ishin punuar me të gjithë komunistët si vendime të rëndësishme e të domosdoshme për të ruajtur unitetin e radhëve të Partisë. Organizata e Partisë e qarkut të Vlorës nuk e kishte përqendruar mirë vëmendjen te ky element, që të mund të zbulonte çdo tentativë tjetër armiqësore të tij, ta demaskonte e ta shtypte pa mëshirë.

Duke përfituar nga këto të meta, në përgjithësi në punën politike e organizative të Partisë në qark, dhe veçanërisht nga mungesa e shokëve Hysni, Mehmet e disa të tjerëve, që kishin ardhur në Labinot për të marrë pjesë në Konferencën e Parë tk Vendit, duke përfituar edhe nga familjariteti që ekzistonte në një sërë kuadrosh dhe nga niveli i ulët ideologjik i mjaft komunistëve, Sadik Premtja, si vendës që ishte, shfrytëzoi të gjitha lidhjet e vjetra e miqësitë e sëmura me njerëz që bënin pjesë në Parti si dhe me të tjerë që nuk bënin pjesë në të, por që ishin nacionalistë, elementë që e donin Luftën Nacionalçlirimtare, që simpatizonin Partinë dhe arriti të bindë një sërë prej t'yre për t'u ngritur kundër Komitetit Qarkor të Vlorës, për ta rrëzuar atë dhe për të marrë në dorë organizatën e Partisë të Vlorës. Organizata e Partisë e këtij qarku dhe udhëheqja e saj e diktuan, më në fund, qëllimin e kësaj pune armiqësore të Sadik Premtes dhe filluan të merrnin masa.

Nëpërmjet qarkoresh e udhëzimesh ne i kishim orientuar shpesh shokët e Vlorës për qëndrimin tepër vigjilent e të prerë që ata. duhej të mbanin ndaj Xhepit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por, siç treguan ngjarjet, puna nuk ishte kryer ashtu siç duhej. Në ditët e para tk majit, shoku Hysni Kapo më njoftoi se gjendja në Vlorë ishte shqetësuese dhe kërkonte një të deleguar. Rrebelimi i Sadik Premtes kishte shpërthyer me tërë egërsinë e vet. Ato ditë ndodhesha në Tiranë për të zbërthyer direktivat e Konferencës së Parë të Vendit dhe për të ndihmuar shokët e Qarkorit të Tiranës në kryerjen e detyrave të rëndësishme që kishin përpara. E vlerësova gjendjen me tërë seriozitetin e duhur dhe qysh atë natë shkrova një letërl, të cilën ua dërgova shokëve të Vlorës. Në këtë letër u bëja analizën shkaqeve që kishin çuar në atë situatë të rëndë dhe i porositja shokët e Vlorës që të vepronin menjëherë, të merrnin masa të pamëshirshme e radikale kundër elementëve antiparti, se vetëm kështu shëndoshej gjendja e krijuar. Partia, u thosha shokëve, duhet tië jetë në lartësinë e duhur, me emrin dhe me konsekuencën e saj ajo duhet t'u futë tmerrin armiqve të jashtëm e të brendshëm, dhe kjo nuk arrihet ndryshe, veçse me luftë e me mass konkrete.

Masat që rekomandoja kishin për qëllim, dhe klow ishte e drejtë, ta bënin veprimtarinë e Sadik Premtës parrezikshme. Kjo do të realizohej duke e arrestuar atë, dulce e gjykuar edhe një herë tjetër përpara Partisë dhe dulce e dënuar menjëherë si tradhtar, fraksionist, armik të betuar të Partisë e të popullit. Po ashtu udhëzoja të arrestoheshin elementët më të afërt të Xhepit, të gjykoheshin, të nxirreshin jashtë Partisë e t'u thuhej prerë : çdo veprim pro Xhepit do të quhet tradhti e lartë. Njëkohësisht udhëzoja se duhen bindur shokët e tjerë të Partisë dhe gjithë ata elementë të popullit që ai i kishte implikuar në tradhtinë e tij, se rruga e këtij renegati ishte tradhti ndaj Partisë dhe luftës, prandaj ata duhej të shkëputeshin menjëherë prej tij, të ndreqeshin e të vinin né rrugën e drejtë të Partisë.

Ato ditë ishte kthyer né Tiranë Liri Gega, që ishte dërguar me punë né Vlorë. E thirra menjëherë, i tërhoqa vërejtjen që ishte larguar nga zona né situatën më të rëndë, i dhashë porosi të hollësishme dhe i thashë të nisej urgjent për atje. Mendova se letra udhëzuese dhe porositë që u dërgova me Liri Gegën ishin të mjaftueshme për t'i ndihmuar shokët e Vlorés, pa qenë e nevojshme të shkonte atje një i deleguar.

Komiteti Qarkor i Vlorës e mori letrën udhëzuese që i dërgova né emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe nisi nga zbatimi i masave.

Nuk kaluan shumë ditë, kur shokët e Vlorës më lajmëruan përsëri se gjendja atje vazhdonte të ishte e rëndë. Arrestimi i Sadik Premtes nuk ishte organizuar aq mirë, kështu që ai kishte mundur të fshihej, të strehohej fillimisht te miqtë e tij fshatarë nacionalistë, e pastaj kishte gjetur mbështetje edhe tek elementë, si Hysni Lepenica e të tjerë. Tani që u zbulua komploti, më informonin ata, Sadik Premtja është hedhur hapur kundër Partisë e po vepron me ngut për të realizuar planin e tij. Xhepi, siç më njoftonin shokët, kishte thurur një mijë e një intriga për të ngatërruar popullin atje, që të gjente kështu një mbështetje për vete; veç kësaj, kishte armatosur edhe mjaft nga bashkëfshatarët e tij né Gjorm, me ariën e të cilëve kërcënonte shokët tanë. Natyrisht, për mua kjo nuk ishte një gjë e papritur, se e dija kush qenë Sadik Premtja dhe Anastas Lula. I papritur më erdhi lajmi se pikërisht mungesa e vigjilencës sé shokëve të ngarkuar për arrestimin e Sadik Premtes bënë që ky t'i shpëtonte dënimit të Partisë e tash na qe vënë ballë për ballë. Një pjesë e elementëve, të gënjyer e të mashtruar prej Sadikut, i kishin pranuar gabimet e tyre dhe i kishin ndarë hesapet me té, por shokët më sinjalizonin se kishte edhe disa nga ata që akoma nuk po bindeshin, prandaj, për të marré një vendim përfundimtar, kërkonin të vinte një i deleguar nga Komiteti Qendror i Partisë.

Gjendja kështu ishte e ndërlikuar e serioze, prandaj, sa mora lajmin, vendosa përnjëherë që të nesërmen të shkoja vetë në Vlorë, të bisedoja me shokët e Qarkorit dhe, tok me ta, né emër të Komitetit Qendror, né emër të Partisë, të merrja kontakt me elementët ku mbështetej Sadik Premtja dhe sidomos me popullin e zonave ku Xhepi kishte krijuar një turbullirë, një situatë të koklavitur. Vajtja né Vlorë si i deleguar i Komitetit Qendror në këtë situatë do të ishte, gjithashtu, shprehje e hapur e përkrahjes dhe e mbështetjes së plotë që udhëheqja e Partisë dhe gjithë Partia u jepte Qarkorit të Vlorës e kuadrove të tij të shëndoshë dhe kështu, qoftë komunistët, qoftë populli, do të bindeshin përfundimisht se nuk qe Qarkori i Vlorës që «kishte tradhtuar», por ishin Sadik Premtja me shokë ata që i qenë kundërvënë Qarkorit dhe gjithë Partisë, nga pozita armiqësore e shkatërrimtare.

Të nesërmen né mëngjes u nisëm me automoüil, me shokun që kishte ardhur të më lajmëronte. Ky 'shte shoku Ymer Veshi, i cili bënte pjesë né organizatën e Vlorës. Për t'u maskuar, ai kishte marré me vete nënën e tij, një grua trime dhe që u dallua si aktiviste e gjallë dhe e vendosur gjatë gjithë luftës dhe pas Çlirimit. Nga Tirana, më kujtohet, jemi nisur nga shtëpia e shokut Esat Dishnica, ku kisha nja dy-tri ditë që strehohesha dhe punoja me shokët ilegalë për punë të ndryshme propagandistike dhe për organizimin e aktiviteteve të tjera që bënim në këtë qytet. Ishte aty nga mesi i majit.

Unë kisha letërnjoftim fals, por këtyre letërnjoftimeve nuk u zihej shumë besë; besë u zinim më tepër në atë kohë naganteve dhe bombave që kishim me vete. Megjithatë, në postblloqet e ndryshme që ndodheshin gjatë rrugës Tiranë-Vlorë, kaluam pa incidente, bile, në shumë prej tyre, nuk na ndaluan fare. Për herë të parë na ndalën në postbllokun e Qafës së Koshovicës. Më kujtohet se xhandari që na kërkoi letërnjoftimet, ishte një burrë me mustaqe të mëdha. Ne ia dhamë por, ndërsa me një dorë i jepnim atij letërnjoftimet, me dorën tjetër mbanim koburet e fshehura në xhepa. Ai na i pa letërnjoftimet dhe na pyeti ku shkonim.

- 8hkojmë në Vlorë, - i thamë.

- Mirë, - u përgjigj ai, na hapi postbllokun dhe kaluam.

Tek Ura e Mifolit, po ashtu, na ndaluan karabinierët, na pyetën edhe ata se ku po shkonim. U dhamë të njëjtën përgjigje: «Shkojmë në Vlorë» dhe na lanë të kalonim. Kështu e kaluam pa ndonjë vështirësi edhe këtë pengesë. Kur erdhëm te vendi ku do të ndaleshim, në kodrat me ullishte në të hyrë të Vlorës, zbritëm nga automobili dhe filluam të ngjitnim të përpjetën për të vajtur në fshatin Hoshtimë, në shtëpinë e Mahmud Xhafës, te dajat e nënës së Ymerit. Aty, veç të zotëve të shtëpisë, gjetëm edhe babën e Ymerit, një burrë i mirë, i cili na priti ngrohtë dhe u gëzua që arritëm shëndoshë e mirë. Për mua i dhamë një emër, por plaku nuk u interesua, nëse ai që i dhamë ishte emri im i vërtetë ose jo. Pasi na pyeti si kaluam gjatë rrugës, u ngrit, shkoi nga dhoma matanë, që shërbente si kuzhinë, dhe u kthye me shishen e rakisë e ca meze. Sado që unë nuk pija, e ngrita gotën sa për t'u bërë qejfin, pastaj nisëm bisedën për luftën e për bujqësinë, megjithëse ai, në fakt, nuk ishte bujk, ,por rrobaqepës. Ndërkohë e zonja e shtëpisë dhe nëna e Ymerit, na përgatitën për të ngrënë dhe, si biseduam edhe pas darkës, u shtrimë për të marrë një sy gjumë.

Sa u thye mesnata, bashkë me Ymerin filluam përsëri udhëtimin drejt vendit të caktuar në zonën e lirë, ku do të takoheshim me shokun Hysni dhe me shokë të tjerë të Qarkorit, kështu që parashikohej të kalonim kodra, lugina e lumenj. Kishim rënë dakord zne Ymerin se, po të na pyesnin rrugës, unë do të paraqitesha si agronom, që kaloja këndej për të parë pemëtoret e disa miqve të mi. Ne udhëtonim si legalë, por me pasaporta false, pa shoqërues partizanë, tjetër punë se ç'masa sigurimi kishte marrë Hysniu me ndonjë skuadër partizanësh. Megjithatë, kur të kapërcenim rrugën automobilistike, duhej të bënim kujdes të madh, po ashtu kujdes duhej të bënim edhe kur të kalonim lumin, se deri në Kropisht kishte forca italiane. Kurse gjatë gjithë pjesës tjetër të udhëtimit deri në Hysoverdh nuk kishte asnjë rrezik, për arsye se e gjithë zona ishte e çliruar.

Né Kërkovë, te shtëpia e Hajredin Kërkovës, nuk qëndruam shumë, se donim të fitonim kohë.

Prej aty u nisëm drejt Vaut të Shushicës, duke e zgjedhur rrugën me kujdes, që t'i shmangeshim ndonjë ndeshjeje me forcat e kavalerisë italiane.

Qëndruam pak edhe në Çeprat, te shtëpia ku banonte në atë kohë familja e shokut tonë Manush Myftiu. Ishte një shtëpi me dy dhoma prej guri e një prej qerpiçi. Ai nuk ishte aty, kishte dalë me kohë ilegal e merrej me organizatën e Partisë së Vlorës dhe me organizimin e çetave partizane. Gjithë familja ishte me luftën. Aty u takova me nënën e Manushit, një grua e urtë, e mençur dhe e mirë, me njërin nga vëllezërit e tifi, i vogli më duket, si dhe me njërën nga motrat, Lejlanë, partizane trime dhe shoqe e vendosur e aktive e Partisë. Pimë kafe e pas pak u ngritëm, se koha nuk priste.

Pasi kapërcyem Vaun e Shushicës. morëm rrugën në të djathtë dhe filluam t'u ngjiteshim kodrave midis Lubonjës e Peshkëpisë. Më kujtohet se, pasi kishim udhëtuar disa orë, qëndruam të çlodheshim në një breg. Sado që kishim me vete bukë, nuk kisnim futur asnjë kafshatë në gojë dhe na kishte marrë uria. Tek rrinim për t'u çlodhur në majë të bregores, vumë re se aty afër ishte një stan. Një nënë labe po rrinte afër zjarrit. Ajo, gasi na pa, na u afrua e na pyetd:

- Si jeni, more djema?

- Mirë, moj nënë, - iu përgjigjëm ne.

- Keni nevojë për gjëkafshë? - na pyeti prapé aj o.

- Jo, nuk kemi, - ia pritëm ne, - por, po té kesh, na jep një çikë djathë.

- O, sa mirë, - i thashë, - ma ke gjetur zemrën, moj nënë, djathin e tiganisur nuk ma ka munguar kurrë nëna ime, sido që me pakicë, por.. .

- Nashti, - tha ajo, - në luftë jemi, por ja, sa për ju kam djathë, të keqen nëna. - Ajo vuri tiganin në zjarr, hodhi një çikë gjalpë e na tiganisi nja 5 a 6 feta djathë. Për mua kjo ishte dasmë.

Pasi hëngrëm bukë dhe vrojtuam vendin edhe një herë, zbritëm poshtë në drejtim të fushës së Peshkëpisë, e kaluam fushën dhe filluam të ngjitnim kodrat me ullishte -përballë Drashovicës, që të dilnim në Kropisht. Nga mafia e kodrës dukej mirë fusha e bukur e Drashovicës, ura dhe rruga Vlorë-Gjirokastër, nëpër të cilën lëviznin makina dhe ushtarë italianë. Aty qëndruam pak sa për t'u çlodhur, pastaj u vumë përsëri për udhë.

Në zonën e lirë u takuam me shokun Hysni, u për qafuam e u puthëm me të. Te shtëpia e shokut Kadri Hazbiu në Hysoverdh, ai kishte organizuar takimin që do të bënim me shokët e Qarkorit. U mblodhëm menjëherë dhe aty më informuan më me hollësi për situatën. Mehmeti, sekretar organizativ i Qarkorit, nuk mori dot pjesë në këtë mbledhje, për arsye se kishte dalë në disa fshatra me një grup partizanësh, nuk e mbaj mend se për ç'punë.

Nga raporti që më dhanë, vura re se ata kishin reflektuar mirë në mjaft çështje sipas udhëzimeve që u kisha dërguar në emër të Komitetit Qendror për shkatërrimin e fraksionit*. *( Është fjala për udhëzimin e datës 3 maj 1943 dërguar Komitetit Qarkor të PKSH të Vlorës mbi masat për likui_ dimin e fraksionit të Sadik Premtes.)

Shoku Hysni kishte një gjykim të mprehtë e të shëndoshë. E dëgjoja me vëmendje dhe akoma më tepër bindesha se me shokë të tillë asnjë e keqe e rrezik nuk do t'i ndodhte Partisë. Nga diskutimet e shokëve në këtë mbledhje dilte qartë se shokët Hysni Kapo e Mehmet Shehu, në mënyrë të veçantë, si dy udhëheqësit kryesorë të Qarkorit, të mbështetur nga shokët Manush Myftiu e të tjerë, kishin zhvilluar ato ditë një punë të madhe, të palodhur e të efektshme. Akuzat e poshtra, të thurura e të përhapura nga Xhepi e njerëzit e tij se gjoja «Qarkori i Vlorës ka tradhtuar», se «Hysni Kapoja është bashkuar me italianët» etj., ishin dërrmuar nga ndërhyrja e guximshme dhe e pjekur e shokëve tanë, të cilët kishin kaluar fshat më fshat për të sqaruar njerëzit dhe për t'i bindur se si qëndronte e vërteta. Me një rëndësi të veçantë për sqarimin e situatës kishte qenë vajtja e H'ysniut në Tërbaç. Xhepi kishte nxitur Gjormin, fshatin e lindjes, që të ngrinte Tënbaçin kundër Hysniut, duke thënë se «ai e tradhtoi fshatin e tij» dhe kjo e kiËhte rënduar shumë Tërbaçin, i cili i kishte dhënë fjalën Hysniut se do të ishte me luftën. Tërbaçi nuk donte kurrsesi të besonte te fjalët që ishin hapur për birin e tij të dashur, megjithatë dyshimi ishte hedhur. Në atë situatë të nderë pati edhe njerëz që e besuan Xhepin, se gjarpri nuk i tregonte këmbët dhe u zemëruan keq me Hysniun, sa të afërmit e tij i dërguan fjalë të mos dukej në Tërbaç, derisa të qetësohej gjendja, se do ta vritnin. Por Hysni Kapoja, si një shok i vendosur e luftëtar trim që ishte, shkoi në fshatin e tij pikërisht në këtë situatë. Atje ai bisedoi për tërë natën me një përkrahës me influencë të Xhepit dhe, më në fund, e bindi që ta braktisë Xhepin dhe rrugën e tradhtisë ku po i fuste. Në mëngjes dolën të dy para popullit, i cili ishte mbledhur dhe priste. Ai shoku kishte folur si burrat para popullit, kishte pranuar fajet e veta, kishte demaskuar me fakte veprimet armiqësore të Xhepit dhe kishte premtuar se do të luftonte tërë jetën në anën e popullit. Këtë premtim që bëri në ato çaste kritike, ai e ka realizuar me nder. Kur kis'hte folur Hysniu, populli i Tërbaçit s'mbahej nga gëzimi që biri i tyre ishte po ai Besniku që njihnin e donin ata. Aty ishin edhe disa fshatarë nga Tragjasi e nga fshatra të tjera të afërta dhe këta e përhapën shpejt lajmin për atë që ndodhi në Tërbaç. Pas kësaj pune, Hysmu vazhdoi të shkonte në të gjithë zonën e Mesaplikut dhe në fshatra të tjera të Vlorës, të demaskonte veprimtarinë armiqësore të Sadik Premtes e të pasuesve të tij dhe të sqaronte ata që ishin gënjyer e lëkundur.

Kështu, pra, me përpjekje të guximshme po qartësohej në populi pozita e shëndoshë e Qarkorit të Partisë dhe pozita armiqësore e Xhepit. Në këtë situatë Sadik Premtja, i egërsuar dhe i trembur që u zbulua komploti, ato ditë i kishte shpejtuar shumë përpjekjet për të realizuar me çdo kusht fraksionin. Ai kalonte si një hije e zezë sa te njëri te tjetri prej njerëzve të tij dhe kërkonte t'i ngrinte në veprimtari të hapur kundër Partisë. U kishte dhënë urdhër bashkëpunëtorëve në fraksion të punonin me celulat, të kërkonin një konferencë që të rrëzonin Qarkorin e Partisë dhe në vend të tij të zgjidhnin një tjetër me Xhepin në krye, e me njerëzit e tij, pra ta merrnin vetë në dorë drejtimin e tërë punës së organizatës së Vlorës dhe të realizonin kështu synimet e tyre armiqësore.

Në këto përpjekje të shpejta e të rrezikshme Sadik Premtja kishte mbështetjen e grupeve nacionaliste e balliste, që vepronin né ato krahina dhe që kishin né krye elementë si Hysni Lepenica e të tjerë. Ai shkonte me mendimin se do të kishte edhe mbështetjen e Cetës Plakë, e cila, sipas planeve që kishte bërë, duhej të ngrihej me armë kundër Qarkorit. Popullit ia kishte frikën, megjithatë shpresonte ta fitonte përkrahjen e tij, prandaj kishte hapur një fushatë të madhe shpifjesh kundër Qarkorit, të cilin e quante «klikë tradhtarësh». Ato ditë né zonën e Mallakastrës ishin vrarë aksidentalisht dy veta dhe ishte plagosur një tjetër, të tre të Cetës Plakë të Vlorës. Njëri nga të vrarëti dhe i plagosuri2 ishin të arrestuar prej Qarkorit si fraksionistë dhe mbaheshin të izoluar, derisa t'u bëhej gjyqi. Sadik Premtja e kishte shfrytëzuar këtë rast, i kishte fryrë zjarrit të hakmarrjes, dwke përhapur fjalë se i vrau Çeta e Mallakastrës. Me këtë synonte ta lëkundte ;besimin e popullit tek udhëheqësit e tij dhe të ngrinte krahinat e Vlorës e të Mallakastrës me armë kundër njëra-tjetrës.

Situata nuk priste. Duhej sqaruar mirë populli për tradhtinë e poshtër të Sadik Premtes që të rifitohej plotësisht besimi i tronditur i popullit; duhej izoluar Xhepi

nga populli e nga njerëzit e gënjyer që kishte përreth dhe ky tradhtar, ashtu sig kisha porositur që né fillim

të majit, duhej kapur, gjykuar e pushkatuar si armik i betuar i Partisë e i popullit; duhej forcuar me qdo kusht Partia. Prandaj vendosëm që të gjithë të ndaheshim e tè shkonim né ato krahina ku Xhepi kishte lëshuar helmin e tij, të mblidhnim popullin e të sqaronim mirë çdo gjë.

Unë me Hysniun do të shkonim né Tragjas. Atë ditë që do të niseshim për atje, u ngritëm me natë. Rrugën Vlorë-Gjirokastër dhe lumin e Shushicës duhej t'i kalonim pa aguar. Ky ishte vendi më i rrezikshëm, se né Kotë ndodhej një garnizon italian, prandaj vendësit kishin zgjedhur për ne shtigjet rrëzë Qafës sé Dushkut. Ecëm nëpër errësirë kodrave, brigjeve e gërxheve. Kur zbardhi drita, ne ishim né të hyrë të fshatit Mazhar. Rrezikun se mos diktoheshim nga italianët e kaluam, por shokët prapë bënin kujdes, se Xhepi mund t'i nxirrte njerëzit e tij né pritë né çdo shteg të kësaj zone. Hysniu i bëri shenjë njërit prej shokëve që na shoqëronte dhe ai mori një rrugë të ngushtë né drejtim të disa shtëpive né luginë, aty ku fillonte të lartësohej mali. Pas pak ai u kthye e na gjeti tek ishim ulur për t'u çlodhur dhe vari midis nesh disa copa bukë e djathë. Filluam të hanim dhe ndienim si na ngrohte zemxën dashuria e këtij populli të varfër, por zemërbardhë e patriot.

Plot forca nga kjo dashuri e nga misioni i lartë me tè cilin na kishte ngarkuar Partia, bashkë me Hysniun iu qepëm malit. Shoku Hysni ecte si sorkadhe. Hapat i kishim të lehtë e të shpejtë, por mali ishte i lartë dhe na u desh mjaft kohë që të arrinim né Qafë të Mazharit. Pasi kapërcyem majën, dolëm né pllajat që dominojnë Tragjasin. Këtu qëndruam, se do të takonim me Pali Terovën dhe Qazim Qakërrin, dy ndër bashkë-punëtorët kryesorë të Xhepit, por ata nuk kishin ardhur. Dërguam një korrier né Tragjas që t'i gjente ku ishin dhe t'u thoshte se i prisnim në takim këtu në qafë të malit, ashtu siç ishin njoftuar. Kaluan disa orë dhe korrieri u kthye vetëm. Ata nuk kishin pranuar të vinin. «Të deleguarin e presim këtu», - i kishin thënë.

Ne pikërisht në Tragjas do të shkonim, atje kishim organizuar edhe mbledhjen e popullit të Tragjasit dhe të fshatrave të tjera rreth e rrotull, por shokët e kishin parë të arsyeshme që bisedën me fraksionistët ta zhvillonim para se të hynim në fshat.

Në mes të shpatit të malit, kur po zbritnim, u ndalëm në një shpellë. Atje jetonte verës një çoban që këtë shpellë e kishte si shtëpinë e tij, ndërsa dhentë kullotnin sipër, në pllaja. Ai na priti dhe u gëzua shumë kur Hysniu i tha se të gjithë ishim të njohur të tij, se ishim miq të familjes së tij e shokë të luftës. Çobani na gostiti me dhallë. Si u freskuam dhe u çlodhëm, zbritëm shpatin e malit dhe mbërritëm në Tragjas.

Neshkuam drejt te shtëpia e Islam Gjonit. Ky ishte babai i Rrumbullakut, i cili ishte arrestuar nga italianët dhe e kishin internuar në Itali. Islam Gjoni, i cili, në qoftë se nuk gabohem, kishte qenë mësues në Tërbaç, qe një burrë i moshuar me gjyzlykë dhe, siç më kishte thënë Hysniu, qe një njeri i mirë, gjë që dukej edhe nga biseda që bëmë me të.

Aty thirrëm Pali Terovën, Qazim Çakërrin si dhe nja 2-3 të tjerë, që kishin rënë në ujërat e Xhepit. Njëri nga ata më të vendosurit* *(është fiala për Neki Ymer Hoxhën (Vangjon).) në rrugën e Xhepit mungonte, sepse shokët me Mehmetin e kishin çuar në Mallakastër, e kishin mbyllur me rojë në një shtëpi dhe, kur të kthehesha më vonë andej, do të bisedoja me të.

Këta që thirrëm, u përpoqa t'i bindja me argumente për tradhtinë e Xhepit, për metodat nga më të poshtrat e më dinaket që kishte përdorur për t'i bërë pas vetes dhe për t'i pasur si mashë në zbatimin e planit të tij për të goditur Partinë, për të sabotuar Luftën Nacionalçlirimtare. Orët e natës kalonin dhe biseda vazhdonte gjithnjë e ndezur. Fraksionistët e kishin të vështirë të shkëputeshin nga ajo rrugë ku ishin futur.

Pasi kishte kaluar mjaft kohë që po bisedonim, theksova:

- Partia ju bën thirrje edhe një herë t'i analizoni veprimet tuaja, të shihni me mendje të kthjellët se ku ju çon kjo rrugë dhe të hidheni pa rezerva në anën tonë, se kjo është në të mire'n e Luftës Nacionalçlirimtare dhe në të mirën tuaj. Interesi i përgjithshëm e kërkon të jemi tok, prandaj ngulim këmbë që ju t'i njihni gabimet e t'i hidhni tej, por edhe në mos pranofshi kurrsesi të bëni kthesë, Partia do të fitojë edhe pa ju, sepse ajo ka popullin me vete, i cili e ka zgjedhur rrugën e tij, ka zgjedhur rrugën e luftës me armë në dorë kundër okupatorëve e tradhtarëve të vendit. Kjo është rruga e drejtë për çdo shqiptar të ndershëm. Çështja shtrohet thjesht dhe prerë: ose me Partinë e Luftën Nacionalçlirimtare, ose kundër këtyre dhe, pra, po të qëndroni në këtë të dytën, s'jeni gjë tjetër vece tradhtarë jo vetëm të Partisë, por edhe të popullit që lufton nën udhëheqjen e saj.

Më në fund arriti një moment që u duk ha-ptas e çara midis tyre. Pali dhe Difi* *(Pseudonimi i Qazim Çakërrit.) m'bajtën qëndrim antiparti. Kuptohet, këta ishin armiq konsekuentë dhe si zor të bënin kthesë. Ndërsa të tjerët, që ishin të gënjyer e që po luftonin me veten né ato momente kritike të jetës sé tyre, filluan t'i njihnin gabimet e të bënin auto kritikë, se duhej t'i kishin dëgjuar më mirë direktivat e Partisë. Ata e dënuan Xhepin dhe shtuan se ishin gati të pranonin dënimin që do t'u jepte Partia. Kjo shkaktoi një tronditje te Pali e te Difi, por tani diferencimi u bë.

K'y ishte një sukses që arritëm ne me këtë takim.

Suksesin më të madh e arritëm të nesërmen, né mbledhjen që bëmë me popullin. Sheshi jo shumë larg. Izvorit ishte mbushur plot me njerëz. Né fjalën që mbajta aty, përshëndeta të gjithë të pranishmit, përshëndeta luftën heroike të popullit të Vlorës, fola për traditat e vjetra patriotike të të gjithë këtij qarku, për ngritjen e Flamurit, për Shpalljen e Pavarësisë etj. Né mënyrë të veçantë fola për Luftën heroike Nacionalçlirimtare kundër okupatorëve, të cilën populli i krahinës sé Vlorës po e zhvillonte me sukses nën drejtimin e Partisë.

Dikush duartrokiti dhe né çast brohoritën té gjithë.

- Me t'u formuar Partia, - thashë, - sytë e saj u drejtuan edhe né Vlorë. Vlora e heronjve, Vlora e Pavarësisë duhej té ishte medoemos Vlora e luftës së re té çlirimit. Ajo, si luftëtare që ishte, do té ndiqte traditën dhe këtë herë Flamurin tradicional té luftës patriotike e ngriti lart Partia, për të mos u ulur më kurrë, prandaj kishim bindjen se Vlora do té ishte me Partinë. Parulla e heronjve të Luftës së 1920-s «Italianët né det» është përsëri né rendin e ditës dhe kësaj i është shtuar parulla historike e Partisë : «Vdekje fashizmit - Liri popullit!».

- Vdekje fashizmit vëllezër! - thirri dikush nga turma, me një zë té fortë.

- Liri popullit! - u përgjigjën té gjithë si oshëtimë.

- Po, - vazhdova plot emocione, - lirinë do ta fitojmë, për këtë jemi ngritur té gjithë né këmbë. Dy breza, babë e bir, néné e bijë, gjenden përsëri né të njëjtat llogore, kundër té njëjtit armik. Po atë armik që dje prindërit tanë e hodhën né det, këtë herë ne do ta shfarosim né tokën tonë dhe kockat e tyre do të ngelen né fushat, né përrenjtë e né malet tona.

- Por, - vazhdova, - Luftën Nacionalçlirimtare, këtë luftë që do t'u sjellë lirinë atdheut dhe popullit, armiqtë po mundohen ta sabotojnë. Sadik Prerntja as këtu nuk e pushoi veprimtarinë e tij prej tradhtari. Partisë i është dashur të merret për një kohë té gjatë me këtë tradhtar, ajo është treguar e duruar, e pjekur dhe e gjerë me të, ia ka bërë të qartë në çdo kohë se ku do ta çonte rruga që kishte nisur ai me tradhtarin tjetër Anastas Lulën, e ka këshilluar, i ka tërhequr vërejtje, por Sadik Premtja nuk ka përfillur asnjë këshillë e ndihmë të Partisë, mbeti armik konsekuent, sa, më në fund, Partia u detyrua ta përjashtonte nga radhët e saj. Partia, pali e dënoi, e solli në Vlorë që të ishte nën mbikëqyrjen e Qarkorit të këtushëm dhe i theksoi se i jepte mundësinë edhe një herë të korrigjohej. Mirëpo Sadik Premtja hyri më thellë në rrugën e tradhtisë. Atij vazhdonte t'i punonte mendja te plani i vjetër, i cili ishte: të shkatërronte Partinë tonë, të kishte një parti që nga lufta të mos përcëllohej, ta kishte mirë me të gjithë, me okupatorë e me tradhtarë.

Këtu u shpjegova direktivat e Partisë për luftën dhe për organizimin e saj; u thashë se Sadik Premtja me disa shokë të tij nuk kishin vepruar drejt, por në kundërshtim me vijën e Partisë, me dëshirat dhe me aspiratat e popullit, se ata qenë përpjekur të rrëzonin Qarkorin e Vlorës, i cili ndjek rrugën e Partisë, ua bëra të qartë edhe se si dështuan në këtë përpjekje. U shpjegova pastaj pak a shumë me hollësi cilat ishin pikëpamjet e Sadik Premtes dhe të Anastas Lulës. Pastaj vazhdova:

- Ju, vëllezër, e dini më mirë se kushdo tjetër se ç'dëm të madh i ka sjellë Xhepi organizimit të luftës kundër okupatorit në qarkun e Vlorës. Ai ka nuhatur dobësitë e disa shokëve që ishin në vende me rëndësi në Qarkor e në komandën e çetës, ka nxitur tek ata ambicien e karrierizmin, i ka komprometuar dhe i ka bërë bashkëpunëtorë të tij, i ka ngarkuar me detyrë që të sabotonin kudo, me çdo kusht. Sadik Premtja vetë, dhe me anën e këtyre njerëzve, - u thashë, - është përpjekur të futë në zemrat tuaja mosbesimin ndaj Partisë e ndaj forumeve udhëheqëse të saj, ka dashur t'ju shkëputë ju, popullin trim e patriot, nga bijtë tuaj më të zgj edhur e më të dashur, që i keni në krye të Partisë e të luftës këtu në qarkun e Vlorës. Ai me bashkëëpunëtorët e tij kanë bërë akuza të ulëta për shokët tanë dhe bijtë tuaj që i kanë dalë zot kësaj lufte e që kanë llogaritur të japin edhe jetën për lirinë e popullit e të atdheut, kanë nxitur njerëzit kundër vendimeve e direktivave të Partisë, kundër aksioneve e kundër organizimit të Luftës Nacionalçlirimtare. Sadik Premtja kërkonte që ta shkëpuste organizatën e Partisë të Vlorës nga Partia Komuniste e Shqipërisë dhe ta largonte popullin e këtij qarku nga lufta kundër okupatorit, në një kohë që ky okupator po na e zhurit jetën me zjarr e me hekur. Të kërkosh këtë, është krimi më i madh, është tradhtia më e lartë.

E si mund t'i zihet besë më këtij tradhtari? Jo, vëllezër! Tash me Sadik Premten na ndan vetëm gryka e pushkës! Partinë e kemi në këmbë, vigjilente, trime. Rreth organizatës së Partisë këtu në Vlorë, rreth Komitetit Qarkor janë grumbulluar burra :të moshuar, por sidomos të rinj e të reja, nga qyteti e nga fshatrat dhe po luftojnë me besnikëri e meguxim. Fitorja është jona, vëllezër! Të jemi vigjilentë, t'i zhdukim mbeturinat e fraksionit, të mos lejojmë të shfaqet më fryma e grupazhit në radhët tona.

Këto ishin, në përgjithësi, çështjet kryesore që ngrita atë ditë në mes të popullit, ku fola ndonjë orë a një orë e gjysmë dhe çdo gjë, me këtë rast, përfundoi me sukses.

Herë pas bere populli brohoriste: «Rroftë Partia!», HRroftë bashkimi i popullit né luftë», «Poshtë tradhtari Sadik Premtja!» etj. Këto thirrje i kujtoj me emocion, me dashuri e me nderim të thellë për njerëzit e thjeshtë që ishin mbledhur aty, né sheshin e Tragjasit, ku gjendjen shumë të rëndë e të rrezikshme për Partinë e kthyem né një situatë të tillë luftarake, sa populli i krahinës brohoriste njëzëri: «Partia mbi të gjitha!». Ky qëndrim donte të thoshte se Sadik Premtja nuk kishte mundur t'i shtrinte rrënjët deri né popull. Zemrën e këtij populli trim e patriot e kishte fituar Partia Komuniste e Shqipërisë. Isha i bindur se, po të shfaqej pas kësaj mbledhjeje Sadik Premtja midis tyre, këta vetë do ta gjykonin sipas ligjeve të luftës dhe do ta varnin te dega e rrapit, buzë Izvorit, aty ku grumbulloheshin më shumë njerëz, që ta shihnin të gjithë e të kujtonin përherë sesi paguhet tradhtia. Por dhelpra dinake u fsheh si lepur, ferrave, se iu tremb gjykimit të popullit.

Né Tragjas mbaruam punë dhe morëm rrugën e kthimit andej nga erdhëm një ditë më parë. Ngjitja nga ana e Tragjasit është shumë më e lodhshme, se mali është thikë. Deri te shpella nuk e ndiem rrugën, mbasi ajo kalonte né një terren jo shumë të thyer, por, kur arritëm te zona e shkëmbinjve, aty ku mali lartësohej thikë mbi kokat tona, sikur e ngadalësuam pak hapin. Kishte filluar freskia, megjithatë na dukej si pika e vapës. Gurët e hirtë na lëshonin né fytyrë nxehtësinë që kishin thithur gjatë ditës, kurse né kurriz na binte dielli i pasdrekes. Burimin e kishim larg, përtej pllajës kur të dilnim né qafë. Por ne ishim të rinj e të fuqi shëm. Lufta na kishte kalitur. Sa rrugë kishim bërë duke kaluar shteg më shteg e brinjë më brinjë.

Nata na zuri né një shtëpi të Mazharit, te një mik i Hysni Kapos, i Partisë dhe i luftës, te xha Sherif Hasani, i cili na priti shumë miré. Të lodhur nga gjithë ajo rrugë, bëmë një gjumë të këndshëm né dyshekët e shtruar me çarçafë të bardhë e me batanije të pastra përsipër.

Të nesërmen arritëm né Hysoverdh dhe u ndalëm përsëri te shtëpia e shokut Kadri Hazbiu. Atje na mbërriti doktor Ibrahim Dervishi, i cili kërkoi të bisedonte me mua. U tërhoqëm né një dhomë me disa shokë, ku erdhi edhe Ibrahimi që filloi të më tregonte «tragjedinë» e tij. Zemërimi i Ibrahim Dervishit ishte shkaktuar, sepse shokët nuk e kishin lajmëruar me kohë, né qoftë se nuk gabohem, se Xhepi kishte tradhtuar, se i bëmë goditjen e fundit dhe se po ndiqej nga komunistët, kështu që Braçja, siç e kemi quajtur, për një ditë a dy qëndroi, pa ditur gjë, në anën e grupit të Xhepit. Kur e mori vesh, ai e braktisi Xhepin menjëherë, por edhe me shokët u inatos shumë, se ishte doktor Ibrahimi ai që i kishte thënë shokut Hysni se diçka po kurdiste Xhepi, prandaj nuk e priste që shokët të mos e informonin për çfarë ndodhi me Xhepin. Ai ngulte këmbë me kokëfortësi duke thënë se Qarkori e konsideronte doktorin si partizan të Xhepit, prandaj nuk i kishin besim dhe nuk e kishin vënë né dijeni. Hajde ta bindje doktor Ibrahimin! Dhamë e morëm të gjithë shokët, po pse, bindej doktori? Natyrisht, si i zemëruar që ishte, ai nuk i kontrollonte dot fjalët. Edhe shokët u nxehën dhe grindja arriti deri aty sa Braçja u ngrit duke u bërtitur atyre: «Ju më tradhtuat mua dhe jo unë», «unë s'e dua më veten».

- Më lini vetëm me doktorin, - u thashë shokëve, - se e gjejmë ne fjalën me njëri-tjetrin.

Dy orë ndenja me të, e qetësova, u shpjeguam, i thashë se sa e donin shokët dhe sa besim kishte Partia tek ai etj. Kështu ai e mblodhi veten, dolëm në oborr dhe thirra shokët. Ky i përqafoi njërin pas tjetrit dhe u tha: «Unë tash jam i qetë, se më sqaroi Tarasi. Derisa të vdes do t'i qëndroj besnik Partisë. Tani po shkoj 'ku jam caktuar». Dhe u nis. «Dale doktor, - i thashë, se do të vij të eci ca me ty rrugës teposhtë». Dhe e shoqërova një gjysmë orë rrugë nëpër pyllin me dushk të Hysoverdhit. Rrugës i fola përsëri butë për ta qetësuar akoma më fort, për ta siguruar që doktor Ibrahimi të mos mbetej i pizmosur, por, bashkë me Partinë, të hidhej me të gjitha forcat në luftën kundër fashistëve italianë. Doktori u largua plotësisht i qartë, i gëzuar dhe me forca të reja. Ai luftoi dhe qëndroi vazhdimisht mirë me ne.

Doktor Ibrahimi ishte nga doktorët e paktë që morën pjesë me armë në dorë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas Çlirimit ai qëndroi në ushtri dhe arriti deri në gradën gjeneral. Më vonë e morëm si doktor pranë shokëve të udhëheqjes. Punonte me pasion, më donte shumë dhe u lodh që të më bindte të lija duhanin, por në lçëtë :gjë nuk pati sukses. Ai u bë edhe ministër i Shëndetësisë dhe punonte mirë, po nga nervozizmi nuk u shërua krejt. Tash është në pension, komunist i mirë dhe i devotshëm për Partinë.

Në Hysoverdh, te shtëpia e shokut Kadri, qëndrova disa ditë, se përgatiteshim për analizën. Bëja edhe ndo një lëvizje nëpër disa fshatra, si, për shembull, në Mavrovë, në Shkozë e në Dushkarak, por bazën e kisha në Hysoverdh, kështu që m'u dha rasti të njihesha më mirë me familjen e shokut Kadri. Sa herë kthehesha në Hysoverdh, nënë Xhevoja më priste me plot kujdes e dashuri. Ajo ishte një grua e zgjuar, me tipare burrërore dhe me humor të hollë. Aty kam takuar edhe shokun Kadri dhe vëllanë e tij të madh. U ngjanin prindërve, djem të zgjuar e trima. Kadriu në atë kohë kishte dalë partizan. Ai u bë shpejt një luftëtar sypatrembur dhe pas Çlirimit një nga udhëheqësit më të shquar, kurdoherë besnik i Partisë dhe luftëtar i palodhur për çështjen e popullit e të socializmit.

Gjatë atyre ditëve takoja shokë të Qarkorit dhe shokë të tjerë që vepronin në këto zona, që merreshin me punën e Partisë në terren ose me drejtimin e njësive partizane dhe me organizimin e aksioneve.

Një mëngjes, kur isha në Dushkarak, më thanë se kishte ardhur shoku Manush Myftiu. Hysniu më kishte folur mirë për të si $hok i vendosur i Qarkorit dhe që luftohej nga xhepistët. I kisha thënë se doja ta takoja e të njihesha me të. Kur dola jashtë, Manushi m'u prezantua me pseudonimin e tij «Heqimi» (që i kishte mbetur se ndiqte studimet për mjekësi). U ulëm te shkallët. E pyeta ç'mendonte e si shkonin punët. Më foli për gjendjen e rëndë të krijuar nga Xhepi e pasuesit e tij, por u shpreh optimist për forcat që kishte organizata e Partisë dhe mbështetjen e kësaj nga populli shumë patriot e nga rinia revolucionare e Vlorës. Pastaj vazhduam bisedën, dulce shëtitur krah për krah nga shtëpia e deri te Kodra e Xhelile e... paf-puf, dulce pirë cigare papushuar. Manushi e pinte më keq se unë.

Ndër ato ditë që isha kthyer nga Tragjasi né Hysoverdh, para se të bënim mbledhjen e Qarkorit për analizën mbi punën armiqësore fraksioniste të Xhepit, u hodha përtej Vjosës, né zonën e Mallakastrës dhe shkova né e-orrush, te shtëpia e shokut Mehmet Shehu. ku do të rrija disa ditë. Atje do të vazhdoja punën për t'u përgatitur për mbledhjen dhe ndërkohë, bashkë me Mehmetin do të shkonim për të takuar Vangjon. Mehmetin nuk e gjeta né shtëpi. Ai akoma nuk kishte ardhur, se ndodhej né pjesën e poshtme të Mallakastrës, ku pritej operacioni i afërt italian, por më pritën i ati, sheh Ismaili dhe nëna e tij, Sulltana. U përqafuam me të dy dhe ata më futën brenda, né të hyrë të portës sé madhe nga e majta, ku ndodhej një teqe. Por çfarë teqeje ishte ajo! Aty filluam bisedën me shehun. Ai më pyeti për luftën, ndërsa unë e p'yeta si shkonin punët né Mallakastër.

- Ja, mor djalë, - më tha ai, - edhe këtu, né Mallakastër po luftohet, por prapë kemi armiq.

- Kemi, - iu përgjigja unë, - se po të mos kishim, nuk do të qe nevoja të luftonim, por se kemi armiq, prandaj duhet të bashkohemi dhe t'i godasim.

- Ashtu është, - tha shehu, - nuk duhet të tremi mëshirë për këta qafirë.

Shehu ishte një burrë jo dhe shumë i gjatë, por impozant, me mjekër dhe me xhybe të zezë. Né kokë mbante një qylaf bojëhiri, rreth e rrotull me një buhasi të zezë, si i thoshim ne né Gjirokastër. Ai nuk ishte dervish bektashi, por sheh i sektit halveti. Megjithatë, për sa i përket fesë, m'u duk se as që e çante kokën fare për të.

- Po këtu keni njerëz të ligi? - e pveta unë.

- Kemi sa të duash, - tha, - tremi si Bektash Cakranin e Rrapo Lelon.

Pastaj pyeti: - Po ju andej nga Gjirokastra treni nga këta biçimë?

- Kudo tra të tillë, o sheh, - i thashë unë, edhe ne né Gjirokastër kemi. Bejlerët né Gjirokastër

tremi qëruar me kohë, por agallarë, fajdexhinj e të tjerc si këta, kemi akoma.

Ai më përmendi emrin e një fajdexhiu nga Gj:rokastra.

- A e njeh? - më pyeti.

- Si s'e njoh, - i thashë, - po zotrote ku e njeh

- E njoh mirë unë atë fajdexhi, - m'u përgjigj, - se ai i tra shtrirë thonjtë deri né këto anët tona. Ai dhe disa të tjerë na kanë rrjepur lëkurën me fajde.

Meqë muhabeti doli te fajdexhinjtë e Gjirokastrës, nisa t'i tregoja shehut historinë e njërit prej tyre:

- E di ti, o sheh, një histori që e tregojmë ne né Gjirokastër për «filanti .fajdexhi? - e pyeta.

- Ta dëgjoj një here', - tha, - mbase nuk e di, por ma trego.

- Ky fajdexhiu, - fillova t'i them, - mbante mustaqe të mëdha. Një ditë një gjirokastrit, të cilit i kishte ardhur inati né majë të hundës nga ai, e shau atë mu né mes të pazarit, me nder teje i tha: «Të dhjefsha mustaqet, o kusar i madh». Mirëpo fajdexhiu do tè mbronte «nderin» dhe e hodhi né gjyq. Ky që e shau, ishte i varfër i ziu dhe nuk ia dílte dot me gjyq, por s'kishte ç'të bënte, u detyrua të paraqitej. Gjykatësi donte ta shpëtonte, se e dinte që ishte i këputur.

- Ore, - i tha atij që kishte sharë fajdexhiun, - e tre sharë këtë ti?

- E kam sharë, - iu përgjigj ai.

- Jo more, nuk besoj ta kesh sharë, - ia priti gjykatësi, që donte ta mbronte.

- More po, e kam sharë, si nuk e kam sharë?! ngulte këmbë ai.

- Po çfarë i ke thënë? -e pyeti atëherë gjykátësi.

- Po ja, i k-am thënë kusar, - shpjegoi ai.

- Si ore, i ke thënë kusar? Pa mendohu njëherë! - i tha prapë për ta mbrojtur gjykatësi.

- More i kam thënë kusar që ç'ke me të, ngulte këmbë prapë ai.

- Po do të dënohesh, në rast se ia ke thënë, - i tha gjykatësi.

- Pse do të dënohem?! - pyeti ai.

- Se i ke thënë kusar, domethënë e ke sharë e për këtë dënohe, - i tha prapë gjykatësi.

I varfri u mendua pak, kruajti kokën dhe pastaj u ngrit e tha:

- Më pyesni pse e kam sharë? Si të mos e shaj? Pa shikojeni njëherë atë syfet në fytyrë!

- Ç't'i shikojmë?

- Po ja, shikojeni, ai ka rrëmbyer qime nga mjekra dhe ia ka futur mustaqes. Për këtë gjë unë i thashë kusar, se ka vjedhur mjekrën dhe ia ka dhënë mustaqes. Kjo është një kusëri, - sqaroi më në fund ai. Të gjithë sa ishin në gjyq qeshën me të madhe dhe kështu ai e fitoi gjyqin dhe fajdexhiu nuk u ndie më, që të mos bëhej gazi i botës.

Qeshi edhe shehu bashkë me mua, sepse i pëlqeu zgjuarsia e gjirokastritit të varfër dhe tha: - Atë fajdexhiun gjirokastrit mustaqemadh e njoh se i pata marrë njëzet napolona borxh dhe më hëngri shpirtin gjersa ia lava, me gjithë fajde dyzet napolona.

- Por tani, - thashë, - po ikën koha kur fukaranë e hidhte në gjyq beu e agai. Do të vijë dita që populli do të ketë pushtetin e tij dhe ligjet e veta. E di ç'të bëjmë, o sheh, - vazhdova unë bisedën, - edhe Bektash Cakranin e Tefik Cfirin, edhe Ali Këlcyrat e fajdexhinjtë e Gjirokastrës, të gjithë ç'janë armiq, t'i futim në një thes, t'u lidhim një gur të madh dhe t'i hedhim në Vjosë.

- More këta qena janë për t'u hedhur dhe për t'u pushkatuar, - tha shehu. - Ah, kur s'ua shuajti racën Haxhi Qamili.

- Pse e njihje Haxhi Qamilin? Mos ke qenë gjë me të? - e pyeta.

- Me të kam qenë, - tha me krenari shehu, se ai ishte kundër bejlerëve dhe unë ata as nuk i shihja, e as nuk i shoh dot me sy.

- Mos ishe bashkuar me Haxhi Qamilin për punë të fesë? - e ngacmova unë, - se thoshin që ai ishte fetar.

- Çfarë fetari ishte Haxhi Qamili! Ai u ngrit se ishte kundër bejlerëve dhe pashallarëve. Jo or jo, nuk u ngrit për çështje feje ai, llafe ishin ato që thoshin atëherë për të.

Kështu ndenjëm atje për një kohë, dulce biseduar me shehun. Në mbrëmje dolëm te porta e shtëpisë, se edhe koha ishte e bukur e nuk bënte ftohtë. Në një sofat u ula unë, e në sofatin tjetër u ul shehu. Shikonim kodrën që kishim përballë dhe shkëmbenim ndonjë fjalë. Kur rrinim ulur te sofatet e shtëpisë, erdhi dhe një plak tjetër, një kushëri i Mehmetit.

- Hajde rri, - i tha shehu, - se kemi një shokun e Mehmetit. Do të rrish edhe ti për darkë, o Hysen, meqë ka ardhur dhe ky miku, - e ftoi ai xha Hysenin.

- Ju falemnderit, por unë nuk mund të rri, se kam punë. Qejfi ma kishte, po më vjen keq se nuk rri dot, - tha xha Hyseni dhe pas pak u largua.

Pasi bëmë edhe ca muhabet aty përjashta, shehu më ftoi të hynim në shtëpi.

- Hyjmë brenda, - tha, - se gratë do të na e kenë përgatitur darkën.

- Shkojmë, - iu përgjigja, - ndoshta tashti mund të vijë edhe Mehmeti.

- Kur nuk erdhi deri tashti, si zor të vijë sonte, - tha ai.

- Mirë, o sheh, por unë do të fle këtu.

- Flemë bashkë, - tha ai, - ja, teqenë përse e kemi?

- Pse, teqe është kjo? - e pyeta unë.

- Po, teqe i themi ne, - m'u përgjigj shehu, por çfarë teqeje është kjo, teqe zeza, ka vetëm atë tyrben ku është varrosur një nga pleqtë e mi.

Nën të ashtuquajturën teqe ishte konaku i familjes së shehut, por atje unë nuk hyra. Kur u futëm brenda, erdhi dhe hyri në bisedë me mua edhe nënë Sulltana, e cila më pyeti për nënën time, për fami1jen, më pyeti ç'njerëz kisha, nëse kisha vëllezër, motra e të tjerë. Iu përgjigja me kënaqësi nënë Sulltanës për të gjitha ato që më pyeti. Ajo ishte një grua shumë e dashur dhe që atëherë unë lidha miqësi të ngushtë me të shtrenjtën nënën e Mehmetit, të cilën e doja shumë, se ishte plakë shumë e mirë, por ama edhe ajo më donte shumë. Kur vdiq, mua më erdhi shumë keq dhe kam qarë për të.

Atë natë nënë Sulltana na kishte bëre' një darkë të mirë. Pasi hëngrëm, shehu më tha:

- Nuk kalohet nata, o djalë, di të hedhësh zare ti?

- Zare? Nuk di zare unë, - iu përgjigja.

- Hajde o, se t'i mësoj unë, - më tha ai, - se mos është ndonjë punë e madhe.

- Në të vërtetë, - i thashë, - unë diçka di nga loja me zare, se kam parë kur luante plaku im tavllë.

- Jo mor jo me tavllë, se s'kam tavllë këtu unë, - tha shehu, por kam një kartë dhe atje do t'i hedhim zaret.

- Hajde, - i thashë unë, - i hedhim, pa punë e madhe.

- Të hedh unë i pari, - tha ai, - dhe filloi.

Hidh ai e hidh unë, hidh ai e hidh unë, e u bënë kështu nja 20 herë që i kishim hedhur. Në këtë kohë shehu më tha:

- Fitove ti, fitove, se ti je më i ri nga unë.

Pasi lamé lojën me zare, nisëm përsëri një bisedë dhe pas ca, erdhi nënë Sulltana e na shtroi për të fjetur aty përáhe. Ramë të flinim.

- Si fle ti, - më p'yeti shehu, - me kandil apo pa kandil?

- Si të duash zotrote, sheh, - i thashë unë, bëj si do vetë, unë jam nga ata që s'bëj naze, as në të ngrënë, as në të fjetur.

Pas kësaj bisede, shehu shuajti kandilin, u shtri dhe, menjëherë, e zuri gjumi. Filloi të gërhinte e ç'të gërhitur! Si plaku im, aeroplan fare. Por pas pak nuk e ndjeva më. Isha i lodhur dhe më zuri gjumi shpejt. Në mëngjes u ngritëm, dolëm jashtë dhe u lamé, i shtiva unë i pari ujë shehut e pastaj më shtiu edhe ai mua.

Sapo kishim ngrënë mëngjesin, kur erdhi Mehmeti. U përqafuam.

- E, o sheh, - iu drejtua ai të jatit, - si shkuat?

- Mirë, - iu përgjigj shehu, - e paske të mirë këtë shokun.

- E shikon këtë shehun ti, - m'u drejtua mua Mehmeti, - është një i sertë ky që s'ke ide, po ama, - shtoi duke qeshur, - mua ma ka frikën.

- Unë ta kam frikën ty? - tha shehu. - Bah, po unë s'e kam njohur kurrë frikën! Jam sheh me kobure, unë! - shtoi pastaj me shaka. Të gjithë ne qeshëm me këtë thënie të shehut.

Me Mehmetin biseduam gjerë e gjatë për çështjen e luftës dhe për gjendjen në Mallakastër. Ai më tregoi se situata në atë zonë ishte shumë e mirë. Në masat popullore mbizotëronte një patriotizëm i madh.

- Ndonëse veprojnë edhe ata të Bektash Cakranit, të Tefik Cfirit e të tjerë, ne e kemi situatën në dorë, - tha Mehmeti.

Për sa i përket anës ekonomike, natyrisht, fshatrat e Mallakastrës kishin vështirësi të mëdha. Në ato kohë, fshatarët venin deri larg në Fier e në Vlorë me shpresë se mos gjenin ndonjë punë sa për të siguruar bukën, por kudo i priste vetëm mundimi e rraskapitja.

Nga dreka er.dhi edhe Hysniu dhe bashkë me Mehmetin shkuam e takuam Vangjon atje ku mbahej i izoluar në një shtëpi. I folëm për takimin që kishim pasur me popullin në Tragjas dhe me fraksionistët e tjerë, i treguam për ata që njohën gabimet e tyre dhe se ia arritëm që disa prej tyre t'i bindnim që të dilnin përpara popullit, të bënin autokritikë e të .premtonin se do ta braktisnin Xhepin dhe rrugën e tij, sepse ishte rruga e tradhtisë, kundër Luftës Nacionalçlirimtare dhe si e tillë ndihmonte okupatorin fashist.

- Ti, - i thamë, - i interesoje shumë Xhepit, se ishe komandant çete dhe ai synonte të hidhte çetën në dorë. Xhepi, i cili është i njohur për metodat dinake që përdor për të komprometuar njerëzit, e shfrytëzoi mirë ambicien dhe karrierizmin tënd, shfrytëzoi edhe krushqinë që ka me ty dhe të futi aq thellë në rrugën e tij, sa ti deshe ta përdorje çetën për t'iu imponuar me forcë Qarkorit të Partisë. Në vend që të punoje për të forcuar radhët tona, për të shtuar çetat, se populli i qarkut tuaj ka marrë armët e po lufton me trimëri kundër pushtuesve, ti re nën influencën e një elementi të pabesë e armik i tërbuar siç është Xhepi dhe po bënit planet për të arrestuar shokët e Qarkorit. Ne e dimë se ke filluar të kuptosh deri diku intrigat e planet antiparti të Xhepit por, me aq sa e njohim gjendjen këtu dhe veprimtarinë tënde, kjo ftohtësia jote ndaj Xhepit mos ka ardhur nga shkaqe personale? Partia kërkon që ti të ndahesh përfundimisht prej fraksionistëve, të tregon rrugën e vërtetë në të cilën duhet të ecësh, të jep të gjithë ndihmën që ta bësh këtë kthesë.

Folëm gjatë me të dhe në fund i theksuam se ai do të mund të shkëputej nga Xhepi vetëm në qoftë se do të arrinte ta dënonte atë si armik e si tradhtar dhe në qoftë se do të ishte i vendosur për Luftën Nacionalçlirimtare. Vangjoja, disa ditë më parë, u kishte dërguar shokëve të Qarkorit një autokritikë me shkrim, po sa do t'i besonim asaj autokritike të çalë, që të ngjante sikur ishte bërë më shumë për t'u justifikuar, duke ua hedhur fajin shokëve që nuk e paskeshin ndihmuar ta njihte mirë Xhepin? A ishte i ndërgjegjshëm edhe për aq sa pranonte nga gabimet e tij, apo ishte më tepër i trem bur ?

Megjithatë, në takimin që bëmë, Vangjoja na premtoi se do të shkonte në çetë dhe do të luftonte si partizan i thjeshtë. Me kaq u ndamë. Por te ne mbeti një hije dyshimi: a ishte Neki Ymeri nga ata burra që Idshin kurajën të njihnin fajet dhe të këputnin lidhjet me Xhepin, lidhjet shoqërore, organizative e ideologjike?* *(Pas takimit me shokun Enver Hoxha dhe pas «autokritikës» që kishte bërë, Vangjoja u dërgua në çetë si partizan i thjeshtë. Por premtimet e tij kishin qenë false. Ai dezertoi përsëri dhe u ribashkua me Sadik Premten. Në gusht 1943 u vra si tradhtar nga një njësit partizan.)

Nga Çorrushi pastaj shkuam në Kutë e vazhduam rrugën për në Klos, te shtëpia e shokut tonë komunist e luftëtar, Bilbil Klosi. Kjo ishte një familje patriote. Fshatarëve u tërhoqi vëmendjen ardhja jonë dhe, ashtu siç ktheheshin nga puna, filluan të mbliáheshin në sheshin e fshatit. Shkuam edhe ne midis tyre dhe folëm për fraksionin e Sadik Premtes e ,për fundin e tij, për këshillat nacionalçlirimtarë që ishin ngritur në zonën e lirë të Mallakastrës, për çetat partizane që po shtoheshin gjithandej dhe për luftën që po zgjerohej në mbarë vendin.

Fshatarët e varfër mallakastriotë, shumë të interesuar se ç'mendonte Partia për gjendjen në atë zonë dhe për luftën në përgjithësi, dëgjonin me vëmendje dhe shprehnin besimin se këtë luftë do ta fitonte Partia me popullin. Ata e dinin se kjo fitore do të vinte me gjak e me sakrifica, por nuk flisnin për rrezikun, se ishin trima, të ndërgjegjshëm për sakrificën që do të bënin. K'y është populli.

Pasdarke te shtëpia e Bilbilit erdhën miq e shokë të familjes së tij, siç vinin gjithnjë në fshat për të nderuar mikun. Vazhdoi po ajo bisedë e ngrohtë e plot zjarr që kishim nisur te sheshi.

Gjatë atyre ditëve që qëndrova në Çorrush, në Kutë e në Klos u njoha për herë të parë nga afër me Mallakastrën.

U ktheva përsëri në Hysoverdh, ku do të bënirn analizën e punës për shpartallimin e fraksionit. Në ditën e caktuar u mblodhëm dhe filluam diskutimet për probleme organizative, politike dhe ideologjike. Aty shpjegova arsyet që bënë të mundshme veprimet antiparti të Sadik Premtes. Theksova se Xhepi e kishte treguar kurdoherë veten si element armik i pakorrigjueshëm, i pabesë e intrigant në kulm, mirëpo anëtarëve të Partisë dhe simpatizantëve të saj në qarkun e Vlore's u ishte folur pak për shkaqet pse u dënua nga Partia dhe për dëmet e mëdha që i ka sjellë punës së saj. Komiteti Qendror e njihte mirë Sadik Premten, prandaj kishte porositur t'u bëhej e qartë njerëzve rrezikshmëria që paraqiste, të demaskohej veprimtaria e tij dhe të mbahej nën kontroll të vazhdueshëm. Kjo, porosi, vura në dukje, nuk është zbatuar me tërë seriozitetin që kërkohej, prandaj pati mungesë vigjilence në ndjekjen hap pas hapi të veprimtarisë së këtushme të Xhepit.

Ai përfitoi edhe nga niveli i ulët i disa komunistëve dhe filloi të përpunonte njere'zit. Xhepi i kishte studiuar elementët ku mendonte të mbështetej. Te disa drej tues ai kishte vënë re shenja ambicieje e karrierizmi dhe pikërisht këto dobësi të tyre shfrytëzoi. Po të kërkohej më shumë llogari nga shokët e Qarkorit dhe po të kontrollohej me rigorozitet në rrugë partie veprimtaria e elementëve të sëmurë, atëherë këta elementë të dyshimtë, ambiciozë e karrieristë, që u bënë bashkëpunëtorë të Xhepit, do të frenoheshin në kohë dhe, ose do të ndreqeshin, ose do të hidheshin jashtë Partisë pa arritur ta dëmtonin atë.

Pasi diskutuam për shkaqet pse mundi të organizohej fraksioni, ne u ndalëm gjerë te detyrat që na dilnin. Fraksioni u likuidua, por pasojat e tij akoma jo. Duke folur për këtë çështje, porosita shokët që të merrnin masa të menjëhershme e radikale, të ishin të pamëshirshëm me këta armiq.

- Jemi në luftë, - u thashë, - e lufta nuk pret. Ajo kërkon ta shëndoshim medoemos e menjëherë gjendjen. Elementët e dyshimtë e të lëkundshëm që kanë vende drejtuese kudo qoftë të zëvendësohen me të tjerë. Në gjirin e Partisë e të popullit ka plot bij besnikë, trima dhe të zgjuar, të aftë për ta drejtuar luftën. Të dyshimtët e të lëkundshmit nuk mund të jenë në pararojë. Kjo që ndodhi është një mësim për të gjithë ne.

Lufta për t'u prerë krahët e për t'i izoluar grupashët kërkon forcimin e radhëve tona, ngritjen ideologjike të shokëve, zbatimin me besnikëri të direktivave të Komitetit Qendror. Këtë e kemi vetë në dorë ta realizojmë. Likuidimi i fraksionit antiparti do ta forcojë organizatën e Partisë të Vlorës dhe gjithë Partinë.

Pasi diskutuam gjerësisht, tok me shokët e Vlorës, vendosëm për disa masa që ishin të domosdoshme të merreshin, si për organizimin më të fortë të Partisë, për një punë politike më të thellë dhe për një agjitacion e propagandë më të madhe, më të gjerë si në Parti edhe në popull, sepse duhej bërë e qartë puna armiqësore e Sadik Premtes dhe duhej rritur besimi në Luftën Nacionalçlirimtare. Këto masa synonin fuqizimin e unitetit të popullit rreth Partisë dhe hedhjen e tij në luftë të pandërprerë e të guximshme kundër okupatorëve dhe kundër të gjithë atyre elementëve që do të përpiqeshin ta pengonin këtë luftë.

Para se të mbyllej mbledhja, u ngrit Hysniu. Sekretari politik i Qarkorit shprehu bindjen se do t'i kryenin me besnikëri të gjitha detyrat që caktoi kjo mbledhje, si dhe çdo detyrë që do t'u ngarkonte Komiteti Qendror i Partisë. «Ju premtojmë, shoku Taras, - tha ai, - se Vlora do të jetë gjithnjë me Partinë. Këtë theksuan të gjithë shokët kur diskutuan, kjo është edhe bindja ime». Hysniu foli i qetë, serioz dhe i vendosur.

Ajo ishte një analizë e thellë që na shërbeu të gjithëve. Isha i bindur se komunistët e Vlorës do të vepronin menjëherë dhe do të zbatonin urdhrat e Komitetit Qendror. Nuk mund të ndodhte ndryshe në një vend si Vlora, e njohur në luftërat kundër pushtuesve dhe e futur nën ndikimin e ideve komuniste që në kchën e grupeve. Këto ide ishin përhapur që atëherë në radhët e studentëve, në shtresat e varfra të qytetit e të fshatit. Në Vlorë, qysh me Themelimin e Partisë, u hrijua menjëherë organizata e Partisë.

Në Vlorë Partia kishte Hysni Kapon, udhëheqësin e Qarkorit, njërin nga shokët tanë më të çeliktë, komunistin besnik dhe syshqiponjë. Ai mori pikërisht pseudonimin aq kuptimplotë «Besniku», besnik i Partisë dhe i popullit deri në vdekj e.

Shokëve të Vlorës Partia u kishte dërguar një shok tjetër komunist. heroik e besnik për tërë jetén ndaj Partisë dhe idealeve të saj, partizanin e vjetër, luftëtarin e Spanjës Republikane dhe anëtarin e Brigadës Internacionaliste «Garibaldi», Mehmet Shehun, që mori pseudonimin «Vjosa». Komiteti Qarkor i Partisë i Vlorës e kishte zgjedhur sekretar organizativ të tij.

Organizata e Partisë në Vlorë patjetër do të shëndoshej, do të forcohej. Garanci për këtë ishin udhëheqësit e sprovuar të saj, si Hysni Kapo e Mehmet Shehu, ishin të gjithë shokët e Qarkorit, që shprehnin vendosmëri, vullnet e besim, ishin komunistët e thjeshtë që prinin në pararojë e binin në fushën e nderit, duke u bërë frymëzim për të gjithë luftëtarët e lirisë, ishté populli patriot i këtyre krahinave, ishte rinia e zjarrté e Vlorës.

Para se të largohesha nga zona e Vlorës, kisha edhe një punë për të kryer. Komiteti Qendror i Partisë sonë përpiqej që, si kudo, edhe këtu të merrte kontakt me nacionalistët, të shpjegonte luftën, qëllimet e saj dhe të bashkonte forcat e popullit në luftë kundër pushtuesve. Për këtë qëllim Qarkori i Vlorës, dhe personalisht shoku Hysni Kapo, më kishte organizuar takimin me Tahir Hoxhën dhe me Xysni Lepenicën.

Hysni Lepenica, i cili e kishte mbështetur fraksionin e Sadik Premtes me të gjitha mundësitë, shumë më i ri se Tahir Hoxha, hiqej si komunist, sepse kishte qenë anëtar i Grupit të «Zjarrit». Dihet që ky grup nuk deshi të bashkohej me Partinë dhe krerët e tij ishin agjentë të Mustafa Krujës e bashkëpunonin me të. Në atë kohë ne e kishim demaskuar përfundimisht «Zjarrin» dhe anëtarët e mirë të këtij grupi, të mashtruar prej trockistit Andrea Zisi e të tjerë, po i afronim e po i pranonim në radhët tona duke u kujdesur vazhdimisht për edukimin e tyre me pikëpamjet ideologjike, politike e organizative të Partisë sonë. Hysni Lepenica ishte oficer, njeri i gjallë, trupgjatë, shkonte pas avazit: «Armikun mos e duaj, por pjesën ia ruaj»; ishte ballist trim. Ne donim dhe luftonim që ai të mos mbetej me Ballin, por parimet nuk mund t'i shkelnim. Hysni Lepenica rrinte gjoja në ilegalitet, ose më mirë në gjysmilegalitet. Kur dilte nëpër fshatra, si në Gjorm, Dulkat etj., për të bërë propagandë për personin e tij ndër agallarë e në familjet që ishin fis e gjini me intelektualë të qytetit, si mësues ose avokatë, ai mbante me vete disa fshatarë të armatosur. Me këtë donte të tregonte se ishte në «luftë» me italianët, por, me gjithë trimërinë e tij, nuk e shkrepi kurrë, veçse, më vonë, kundër forcave tona.

Takimi me Hysni Lepenicën dhe me Tahir Hoxhën u bë në shtëpinë e dajës së shokut Mehmet Shehu, +.,e Gani Aliko, në fshatin Shkozë. Nga ana jonë ishim unë dhe Hysni Kapoja. Biseda vazhdoi gjatë. Patëm debate e shkëmbyem mendime secili prej nesh, për luftën, për organizimin e saj etj.

Fjalët e këtyre të ashtuquajtur nacionalistë s'ishin veçse demagogji.

- Ne jemi dakord që të luftojmë, por jo kështu, siç bëni ju, - tha Tahiri. - Ju ngrini çunakët që s'dëgjojnë as nënë, as baba (e hidhte fjalën për fëmijët e tij që kishin rrëmbyer pushkën bashkë me ne dhe ishin në kundërshtim të hapur me të) dhe venë gjoja të luftojnë. Po në fakt ata s'dinë të luftojnë.

- Pse, nuk e quan luftë zotrote të sulmosh depot, t'i djegësh, të vritesh me italianët dhe të armatosësh veten dhe popullin? - i thashë Tahir Hoxhës.

- Jo, - tha Tahiri, - unë nuk e quaj luftë atë që të vrasësh spiunë. Luftë quaj unë atë të Selam Musait, me llogore.

- Po atë luftë po bëjmë, - i tha shoku Hysni. Ne dimë ta bëjmë edhe atë luftë. Hajde të luftojmë së toku.

- Jo, - tha Tahiri, - duhet ta përgatitim, duhet të kemi edhe ne topa e mitraloza.

- Po Selami, - i thashë unë, - ku i gjeti topat, apo ia fabrikoi uzina e armëve e Salarisë? E harrove historinë, zoti Tahir, kujtohu si thotë populli: «E zure topin nga gryka, Selam Musai o lule».

- Nuk janë pjekur situatat për luftë, - nguli këmbë në të tijën Tahir Hoxha.

- Ç'situata prisni ju, zoti Tahir, - e pyeta, vendi është i okupuar, populli e urren fashizmin dhe faktikisht është ngritur i gjithi në këmbë, po lufton me trimëri, po derdh gjak.

- Të organizohemi njëherë, se lufta nuk bëhet me nga një të shkrehur, çak këtu e bamb atje, - u mundua Tahiri t'i hidhte ujë zjarrit.

- Lufta po gjëmon, Tahir Hoxha! Ju këtë e dini fort mirë, - i thashë, - por nuk doni ta pranoni. Kjo luftë është e organizuar dhe e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë, nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili përfaqëson popullin dhe pikërisht kjo është arsyeja që okupatorëve italianë po u vjen fundi. Edhe këtë e dini, tjetër gjë se nuk doni ta pranoni. Sa për «çunakët që venë gjoja të luftojnë», është e tepërt t'ju themi se ata po tregojnë një pjekuri dhe trimëri të rrallë. Heroizmin legjendar të partizanëve tashmë e njohim të gjithë. Ne ju bëjmë thirrje të hidheni pa rezerva, sa nuk është vonë, kundër okupatorëve e tradhtarëve, se interesi i Luftës Nacionalçlirimtare e kërkon të jemi të bashkuar. Ju jeni të lirë të zgjidhni rrugën tuaj, ne e kemi për detyrë t'ju themi se, po ecët kundër interesave të popullit, jeni të humbur.

Hysni Lepenica, megjithëse, në fakt, ishte kundër nesh, bënte gjoja sikur lëkundej. Duke parë se nuk u morëm vesh, e lamé që me ta të bisedonin prapë shokët e Vlorës, të cilët bënë çmos, por nuk u arrit asgjë.

Kur bisedës i kishim dhënë fund e po përgatiteshim për të shkuar, Hysni Lepenica na tha: «Dua të kem një bisedë të veçantë me ju». Dhe ne pranuam. ü ndamë me Tahir Hoxhën dhe që të tre, unë, shoku Hysni Kapo e Hysni Lepenica u nisëm për në Dushkarak. Shkuam te xha Murati. Ai ishte një plak shumë i mirë, i dashur, trim, besnik i Partisë. Farefisi i tij, i madh e i vogël, ishin partizanë.

Pak para se të fillonte .takimi, që do të bëja me Hysni Lepenicën, erdhi shoku Rrapo Dervishi, që ishte përgjegjës i Partisë për krahinën e Kudhësit. Biseduam fare pak se nuk kisha kohë. Ai, duke ikur, më tha se xha Murati ishte në merak dhe e kishte pyetur Rrapon nëse duhej ta therte një berr. «Më kanë ardhur miq këta goxha burra, kishte thënë, - po kujt t'ia ndreq e kujt t'ia prish, se ju partizanët s'i keni qejf këto harxhe e gostira. . .». Qeshëm e pastaj, si me shaka, i thashë xha Muratit: «Ja, ne komunistët e partizanët luftojmë jo vetëm për lirinë e madhe, çlirimin e atdheut dhe të popullit, por edhe për çlirimin e njerëzve nga lloj-lloj zakonesh e telashesh që u rënden, si në ekonominë e tyre ashtu edhe në marrëdhëniet me njëri-tjetrin, në famiije e në shoqëri».

Filluam bisedën me Hysni Lepenicën. Ai na shtroi dy gjëra: e para, çështjen e Grupit të «Zjarrit», «pjesëtar i të cilit tram qenë dhe unë me Fetah Butkën e të tjerë», - siç tha, dhe, e dyta, çështjen e Sadik Premtes.

Dukej qartë se Hysni Lepenica ishte kundër trajtimit dhe luftës që i kishte bërë Partia jonë këtij grupi arqiomarksist. Kjo, siç u shpreh ai, ishte «një padrejtësi që i qe bërë partisë së tij», sepse, siç pretendente ai, «Zjarri» na paskej qenë një «parti e vërtetë komuniste», se vetëm kjo kishte qenë e lidhur me Kominternin, paskej pasur edhe «vulën» e tij etj. Nuk jam dakord, shtoi Hysni Lepenica, as me trajtimin që i bëtë ju dhe Qarkori i Vlorës çështjes së Sadik Premtes. Ai është komunist i kulluar, është miku im i ngushtë dhe unë dëshiroj t'i ndaloni ndjekjet kundër tij. Duhet të dini se ai është nën mbrojtjen time dhe, po goditët Sadik Premten, më treni goditur edhe mua.

Këto tha Hysni Lepenica. Pasi mbaroi ai, e mora fjalën unë:

- Problemi i Grupit të «Zjarrit» qëndron kështu: Me Fetah Butkën e Anastas Plasarin, që kanë qenë ndër krerët e këtij grupi, tram marrë kontakt vetë, tram biseduar gjatë me ta, jam përpjekur t'u shpjegoj politikën e Grupit të Korçës dhe të Partisë që themeluam. Me Andrea Zisin me kohë kanë marrë kontakt shokë të tjerë në Korçë. Ai është një provokator, trockist, agjent i anglezëve, i grekëve dhe tash i Musfafa Krujës. Puna e «vulës» dhe e «lidhjeve me Kominternin» është një gënjeshtër e madhe, por besoj se ju, - i thashë Lepenicës, - nuk jeni aq naiv sa ta hani këtë. Të gjitha këto ua tram shpjeguar edhe Fetahut, edhe Plasarit, por ata nuk deshën të bindeshin. Megjithatë ne ju bëmë ftesë si Grup i «Zjarrit» që të merrnit pjesë në bisedimet për formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, me kusht që të demaskonit tradhtarin dhe agjentin Andrea Zisi e disa të tjerë, të pranonit, në qoftë se ishit komunistë, vendimet që do të merrte shumica dhe t'u bindeshit këtyre vendimeve. Grupi i «Zjarrit», domethënë ju me shokë, nuk pranuat të vinit në Mbledhjen e grupeve. Kjo tregonte për Partinë tonë se krerët e Grupit të «Zjarrit» mund të ishin çdo gjë, por komunistë nuk ishin. Ata ishin ose trockistë, ose nacionalistë antikomunistë. Është e qartë se Fetahu u bashkua me Safetin dhe ju, Hysni Lepenica, mbrëmë u treguat shumë i afruar me Tahir Hoxhën, e aspak me ne.

Për Partinë Komuniste të Shqipërisë Grupi i «Zjarrit» si grup tra mbaruar. Në një artikull që tram botuar pak kohë më parë, të cilin besoj se e tre lexuar, ne demaskonim synimet trockiste, likuidatore e oportuniste të këtij grupi dhe fytyrën e vërtetë të krerëve të tij si shërbëtorë të fashizmit e të Mustafa Krujës, të cilët përpiqeshin të sabotonin luftën tonë dhe unitetin e popullit në Frontin Nacionalçlirimtar. Pas këtij demaskimi publik Grupi i «Zjarrit» humbi pa nam e pa nishan. Komunistët e gabuar e të gënjyer nga krerët po bashkohen me Partinë. Prandaj nga të gjitha ato çka thatë ju, zoti Lepenica, asnjë nuk pranojmë, pikëpamje të tilla i hedhim poshtë e do t'i luftojmë.

- E treni gabim, - m'u përgjigj Hysni Lepenica. - Ju do të humbitni e do të jeni shkaktarë të gjakderdhjes.

- S'gabohemi ne, por ju, - i thashë. - Vëllavrasjen po e filloni ju dhe jo ne. Ne kemi filluar e do të vazhdojmë deri në fund luftën kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ne dëshirojmë shumé dhe ju bëjmë thirrje, zoti Lepenica, që të bashkoheni pa hezitim me ne në Luftën Nacionalçlirimtare. Për sa i përket Sadik Premtes, që ju e merrni nën mbroj±je deri në atë shkallë sa të ria kërcënoni, po ju themi haptas se nuk ria frikësoni dot. Mundet që as ju nuk frikësoheni riga ne, por çështjen e shtruat gabim dhe ju themi se duhet të tërhiqeni riga ky gabim. Çështja e Sadik Premtes është çështje e brendshme e Partisë sonë. Ai ishte anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, «pranoi» direktivat dhe vendimet e saj, por si tradhtar, si renegat, si trockist që ishte, u hodh kundër Partisë, organizoi edhe puçin kundër Qarkorit. Ai u dënua me vdekje riga Partia Komuniste e Shqipërisë si agjent i të huajve, si armik i Partisë, i popullit dhe i Luftës Nacionalçlirimtare, prandaj Sadik Premten nuk e falim dhe nuk mund ta shpëtojnë dot as ju, as karabinieria e italianëve, as milicët e Halil Alisë dhe të Qazim Koculit. Po ta gjejmë Xhepin, po të themi hapur, do ta pushkatojmë.

- Atëherë, - tha Lepenica, - e mbaruam bisedën. Me ju nuk u morëm vesh në asnjë çështje. Ju më vutë pushkën.

- Nuk është e vërtetë, - i thashë, - varet riga ju në rast se do të shkëmbejmë pushkë, por rrugën tonë ne nuk e ndërrojmë. S'ka forcë që të ria lëkundë riga parimet dhe riga qëllimet e shenjta që i ka caktuar vetes Partia.

- As ne, - tha Lepenica, - nuk e ndërrojmë rrugën tonë.

I dhamë dorën njëri-tjetrit, e përcollëm deri te dera dhe u ndamë me të. Nuk ia pashë rnë sytë këtij ballisti arrogant, pseudonacionalist dhe bashkëpunëtor i italianëve, si një riga krerët e Ballit Kombëtar.

Ai u vra në Grëhot të Gjirokastrës, ku italianët kishin kazermat e tyre dhe ishin grumbulluar atje, të rrethuar m2 topa, mortaja dhe mitraloza, si breshka brenda në guaskën e vet. Kjo ndodhi në kohën kur kapitulloi Italia. Fronti Nacionalçlirimtar kishte lëshuar atëherë komunikatën, me anën e së cilës i bëhej thirrje ushtrisë italiane që të mos dorëzohej te gjermanët, sepse këta do t'i grinin, por të dilnin në mal dhe ata, që do të dëshironin të luftonin tok me ne, do t'i pranonim. Thirrja jonë u dëgjua riga shumë reparte italiane, me ushtarët e të cilave ne formuam batalionin

•<Antonio Gramshi». Balli Kombëtar tashmë ishte ndeshur me forcat tona. Kishte kohë që qe nënshkruar protokolli Dalmaco-Këlcyra për të ria sulmuar së toku, italianë e ballistë, batalionet dhe brigadat tona partizane. Pra kjo marrëveshje midis tyre po zbatohej. Hysni Lepenica në këtë kohë ishte bërë një eksponent i Ballit dhe çeta e tij ishte nën drejtimin e Ali bej Këlcyrës.

U dhamë urdhër forcave partizane të sulmonin Gjirokastrën, të spastronin qytetin, të vendosnin pushtetin e këshillave nacionalçlirimtarë dhe të mos lejonin në asnjë mënyrë futjen e ballistëve. Mirëpo Bedri Spahiu hyri në bisedime me ballistët dhe, sido që forcat tona e kishin në dorë situatën në Gjirokastër, i lejoi të hynin. Në këtë qytet ndodhej në atë kohë edhe Hysni Lepenica me çetën e tij dhe ky, i fortë riga «miqësia me Dalmacot», u nis me shpejtësi të shkonte të merrte në dorëzim kazermat italiane. Tanëve ne u kishim dhënë urdhër si të vepronin: me kujdes të rrethonin nga larg kazermat, t'u prisnin italianëve rrugët e ndihmat, t'u hidhnin komunikatën e thirrjes etj. Dhe kështu vepruan.

Kurse Hysni Lepenica me çetën e tij u nis me «hap», me pushkët poshtë, si te «miqtë». (!) Mirëpo miqtë nuk e kishin ftuar dhe i grinë të gjithë me mitraloza. S'mbeti asnjë në këmbë i gjallë. Hysni Lepenica, ky zjarrist, mik i Xhepit e ballist, u vra si qeni në vreshtë.



Të nesërmen u ktheva në Shkozë, te Gani Alikoja, ku më priste Mehmeti. Kisha mbaruar punë në kU~të anë të Vjosës. Bashkë me Mehmetin u hodhëm përsëri në Mallakastër dhe morëm rrugën për në Çorrush, te shtëpia e tij.

- Mirë që më erdhe edhe njëherë në shtëpi, më tha shehu, sa më pa, dhe më përqafoi, - se do të më kishe lënë me një merak të madh.

- Nuk largohesha që këtej pa të takuar edhe njëherë, - iu përgjigja, - u bëmë miq, më hyre në zemër. Po si është puna, sheh? - i thashë.

- Uluni njëherë, se jeni lodhur, po kemi kohë të bisedojmë.

Mehmeti më shkeli syrin. Ia kishin treguar historinë e pelës, por u bë i paditur para shehut. Mezi mbanim të qeshurën, kurse ai priste çastin e përshtatshëm që të na shpjegonte si ndodhi. Puna ishte se, kur u largova herën e parë nga Çorrushi për në Hysoverdh, kërkova një kafshë, por shehu s'e kishte aty pelën. Sa u nisa unë në këmbë, e shoqja i kishte thënë: - Si, o burrë, e le goxha shok të niset në këmbë? Ta gjeje, ku ta gjeje një kafshë.

Ndërsa unë po udhëtoja, afër Kalivaçit më arriti në rrugë xha Hyseni, kushëriri i Mehmetit, hipur mbi një kalë, gjithë djersë nga të rendurit me vrap.

- Më dërgoi sheh Ismaili, - më tha, - na, hip këtu.

- Pse u mundove, - i thashë, - s'ishte nevoja, unë jam mësuar të eci në këmbë.

- Merre, - më tha, - se, po e mori vesh Mehmeti, që nuk të siguruam nj ë kalë, na vrau.

Qeshëm të dy. Kjo ishte historia për pelën, që i kishte mbetur peng sheh Ismailit.

- More, pa na thoni, - hapi muhabetin shehu, - ç'gatuat andej nga Vlora?

- Në Vlorë e në gjithë Shqipërinë po «gatuhet•. revolucioni, - i thashë. - Fraksioni i Sadik Premtes mori fund.

Biseda jonë u përqendrua te ngjarjet e mëdha të kohës.

Të nesërmen në mëngjes u largova nga Çorrushi. Më përcollën Mehmeti, shehu e nënë Sulltana, u puthëm e u përqafuam me ta. Më shoqëronin një udhërrëfyes dhe 3-4 partizanë që kishte zgjedhur Mehmeti.

Edhe sot i kam të gjalla përshtypjet nga ky udhëtim, nëpër gjithë këto vende nga kalova, ku populli ishte i lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare; të paharruara kanë mbetur në mendjen e në zemrën time kujtimet, sidomos për njerëzit që na kanë pritur me aq ngrahtësi e dashuri.

Do të kaloja nëpër Skrapar dhe prej andej do të shkoja në Korçë. Bëmë shumë rrugë. Kur arritëm te një teqe, qëndruam aty për të kaluar natën. Të nesërmen dolëm në xhade mbi Paraspuar, zbritëm poshtä dhe ndoqëm rrugën derisa arritëm në fshatin Vërzhezhë, te Pasho Hysi. Ky ishte një patriot i dëgjuar e i nderuar, i cili e kishte nisur që në moshë të re rrugën e luftës për liri e pavarësi. Pikërisht se ishte afirmuar si i tillë dhe se mori pjesë me të gjitha forcat në Luftën Nacionalçlirimtare, Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare që u bë në Labinot e zgjodhi atë anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar. Shtëpia e Pasho Hysit u bë një nga bazat më të rëndësishme të Partisë në atë krahinë. Djemtë e nipërit e tij, Neshati dhe të tjerët, ishin dalluar si luftëtarë të vendosur e trima.

Sa mbërritëm në Vërzhezhë, ata dolën e më pritën. E dinin që do të veja, se i kishin lajmëruar. Tok me ta ishin edhe disa shokë të tjerë, me të cilët do të bëja një mbledhje. Shkuam në dhomën sipër, ku na shtruan për të ngrënë dhe filloi biseda aty ku na dhimbte dhëmbi, për luftën e popullit kundër pushtuesve e tradhtarëve. Atje ai na foli për situatën në Skrapar, për urrejtjen ndaj pushtuesit që kishte populli, i cili ishte kurdoherë i gatshëm për të luftuar. Pashoja na tregoi se pushkë e municione kishin, por jo të mjaftueshme, megjithatë, çetat e Skraparit ishin ndeshur me italianët, kishin çliruar edhe Çorovodën, kurse Vërzhezha e të gjitha fshatrat e tjera ishin krejt të çliruara.

Atë natë fjetëm në Vërzhezhë dhe në mëngjes dolëm përpara shtëpisë së Pashos, ku pritëm sa erdhi një korrier tjetër, që do të më përcillte deri në Zalosh një, se korrieri që më kishte sjellë nga Mallakastra u kthye në Corrush. Ngado që të ktheje sytë, shihje vetëm male. Përballë nesh ishte Veleshnja, vendlindja e Zylyftar Veleshnjës, e njërit prej partizanëve të parë, bir i shquar i popullit të Skraparit. Ai kishte marrë pjesë në shumë luftime të ashpra, ishte plagosur rëndë në përpjekje me armiqtë dhe kurdoherë dallohej si luftëtar trim.

Sa erdhi korrieri u ndamë me Pashon dhe me familjen e Hysajve dhe morëm udhën përmes luginave të thella e shpateve të maleve, drejt Zaloshnjës. Atje qëndruam te shtëpia e xha Hysenit.

Hysen Zaloshnja ishte një burrë i mirë dhe shakaxhi. Me të unë isha njohur edhe më parë nëpërmjet një mikut tim. E dija se rridhte nga një familje me tradita patriotike.

Kur vajta unë, ai nuk ndodhej në shtëpi, megjithatë më pritën të tjerë, burrat e gratë e shtëpisë, të cilët më ftuan të hyja brenda dhe më çuan në dhomën e madhe. Në krye të kësaj dhome, në minder, mbi një shilte, ishte ulur e rrinte plaku i shtëpisë, babai i Hysenit, Mahmud Zaloshnja. Unë i dhashë dorën, e përshëndeta dhe ai më përqafoi. Pasi u ula, ai filloi bisedën.

- Nga të kemi ty, mor djalë? - m'u drejtua.

- Jam nga Gjirokastra, - iu përgjigja.

- Po si ta thonë emrin? - më pyeti.

Pasi i tregova si më quanin, ai vazhdoi të më pyeste përsëri.

- More, - më tha, - në kohën e Ismail Qerralit, kur ngritëm Flamurin në Vlorë, se isha edhe unë atje, ishte edhe një Hysen efendi Hoxha nga Gjirokastra, ç'e ke ti atë?

- E kam xhaxha, - i thashë unë.

- O, po kemi qenë miq me Hysen Efendinë, tha e, pasi më përqafoi, shtoi: - Kanë qenë kohë të vështira ato, mor djalë.

- Ashtu kanë qenë, - i thashë unë, - të vështira, por populli i ka kaluar vështirësitë, sado të mëdha që kanë qenë, sepse ka pasur një shpirt luftarak, përparimtar dhe e donte lirinë. Ja, shikoje, edhe tashti vendi është i okupuar, por populli nuk e ka përkulur kurrizin përpara armiqve. Kemi organizuar luftën dhe po i godasim fashistët italianë dhe gjithë tradhtarët.

- E, - tha plaku, - duhet t'u biem këtyre tradhtarëve, se këta na kanë prishur punë kurdoherë. Unë jam plak, por megjithatë e di që të tillë Shqipëria ka pasur dhe kam luftuar me pushkë kundër tyre.

- Ka pasur, xha Mahmud, - i thashë unë, dhe ka akoma, ka mjaft nga ata që bëjnë lojën e okupatorit italian. Po, sidoqoftë, ne përpiqemi t'u bëjmë thirrje atyre, që u ka mbetur pak ndershmëri që të bashkohen me ne dhe të japin prova se e duan popullin duke luftuar kundër okupatorëve. Në qoftë se ata gjakosen me okupatorët krah për krah me ne, atëherë kemi bindjen se ata do të ndreqen, por në rast se nuk futen në luftë, me siguri, xha Mahmud, do të venë me italianët.

- Ashtu është, mor djalë, - më tha, dhe vazhduam kështu bisedën.

Xha Mahmudi më tha se gjendja në Skrapar ishte e mirë, «ishte top», siç e quajti ai.

Atë natë, aty këmbëkryq, me xha Mahmudin e me disa fshatarë të tjerë që u mblodhën biseduam gjatë për Luftën Nacionalçlirimtare që po merrte përpjesëtime të mëdha anembanë vendit, për mobilizimin e popullit në këtë luftë. Në mënyrë të veçantë plakut i bënë përshtypje të thellë ato që i tregova për Myslim Pezën e luftëtarët e tij, për Baba Faja Martaneshin e të tjerë.

- Më rrofshi, - thoshte xha Mahmudi e merrte gotën e rakisë. - Hajde, të paçim!

- Të rroni ju, të rrojë populli! - i thosha dhe e trokitja gotën me të.

- Armë të pathyera! - përshëndeste plaku dhe gjallërohej i tëri. Kjo qe bërë një shprehje e dashur në përshëndetjen e luftëtarëve të lirisë.

Gjatë bisedës u interesova për organizimin e këshillave nacionalçlirimtarë të fshatrave të Skraparit dhe u fola për detyrat e mëdha të këtyre këshillave si gjatë luftës ashtu dhe për të ardhmen. Biseduam për organizimin e gruas dhe të rinisë në fshatra dhe u gëzova kur dëgjova se sa mirë po zgjidheshin këto probleme në ato anë.

Plaku që ishte shumë kureshtar, gëzohej nga fjalët, e mia dhe herë pas bere më përqafonte nga kënaqësia, më jepte uratë dhe më uronte «për gojën e mirë»,, siç shprehej ai, sidomos kur shpjegova se qysh do të ishte Shqipëria kur të shporrej armiku.

Kështu kaloi pjesa më e madhe e asaj nate dhe. të nesërmen, pasi kisha marrë një sy gjumë, dola nëpër fshat. Nuk kishte gëzim më të madh për mua kur atje erdhën e m'u hodhën në qafë dy shokë të rinj, të dy partizanë. I njoha menjëherë, i kisha pasur nxënës në Liceun e Korçës. Njëri nga ata më duket ishte nipi i xha Mahmudit, tjetri nuk ishte skraparlli. Kishin ardhur në Zaloshnjë me mision që të përgatitnin dhomën e bazat e tjera të nevojshme për zhvillimin e një mbledhjeje të rëndësishme, të Konferencës së Parë të Vendit me Aktivin e Rinisë Komuniste të Shqipërisëi.* *( Kjo Konferencë i zhvilloi punimet në Zaloshnjë të Skraparit më 9-13 qershor 1943.) Atje do të vinin edhe Nakoja me Nexhmijen e shokë të tjerë të Komitetit Qendror të Rinisë, po këta unë nuk i takova dot, se nuk kishin arritur akoma. Lashë për Nakon përshëndetjen që kisha përgatitur për Konferencën e Rinisë2 * *( Shih: Enver Hoxha. Vepra, vë11. 1, f. 304.) dhe një letër për Nexhmijen.

Erdhi edhe momenti që të ndahesha nga njerëzit trima, bujarë e punëtorë të Skraparit.

I shoqëruar nga disa partizanë e bashkë me kcrrierin, morëm rrugën për në Korçë. Udhëtuam në kodra e male derisa arritëm në Mazrekë. Atje kishin dalë shokët e Korçës të më prisnin: komandant Teki Kolaneci, Zalo Zvarishti, Agush Gjergjevica, Hasan Moglica, Asllan Gura edhe shokë të tjerë. Pasi u përqafuam e u përshëndetëm, morëm rrugën drejt për në Lavdar, sepse kisha lajmëruar që atje të mblidheshin shokët e Qarkorit dhe komandantë të çetave, pasi do t'u flisja për situatën politike, për gjendjen e ushtrisë sonë, për luftën dhe veçanërisht për fraksionin e Sadik Premtes e masat që mori Partia për shkatërrimin e tij. Në Lavdar arritëm në mbrëmje. Ai ishte akoma i padjegur në ato kohë dhe kishte shtëpi të mira. Ky fshat ishte qendra e partizanëve. Matanë Lavdarit ishte Punëmira, ku ne kishim edhe depo me ushqime e me veshmbathje, që i mblidhnim në popull ose ua kishim rrëmbyer armiqve dhe i depozitonim atje për t'ua shpërndarë çetave e reparteve partizane që kishin nevojë. Atë natë fjetënl në Lavdar. Në mëngjes filluam mbledhjen, në të cilën, në qoftë se nuk gabohem, ishin nja 25-30 shokë. Në këtë mbledhje unë u fola shokëve për ato gështje që përmenda më lart dhe ata më njohën me situatën në qarkun e Korqës. Pastaj, i shoqëruar nga Tekiu dhe nga Asllani, kaluam edhe nëpër fshatra të tjera dhe arritëm në Gurë, ku hëngrëm drekën në një shtëpi që ishte e lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Prej aty kaluam në zona të tjera të Korçës e, pasi u ndava me Tekiun e me Asllanin, u hodha në Kucakë, ku qëndrova disa ditë. Më vonë kalova nëpër Mokër dhe aty nga fundi i qershorit 1943, mbërrita në Labinot të Elbasanit.

Nga i gjithë ky udhëtim, nga takimet me shokët drejtues të Partisë, me komunistë, me çeta partizane të zonave nga kalova, krijova bindjen se Partia jonë ishte forcuar, se ajo ishte zhvilluar dhe ishte përhapur në të gjitha zonat ku kalova. Nga takimet e bisedat dhe nga raportimet e shokëve, konstatova se rrënjët e Partisë ishin të shëndosha, se elementët komunistë që ishin pranuar në Parti ishin të vendosur. Pavarësisht se ngritja ideologjike e një pjese të madhe të komunistëve .të rinj linte shumë për të dëshiruar, ata i karakterizonte vendosmëria, shpirti luftarak, dëshira për të mësuar e devotshmëria për ta çuar çështjen gjer në fund. Kjo ishte një garanci e madhe për të ardhmen dhe isha i bindur se me një punë më të dendur e më të kujdesshme nga ana jonë, në luftë e sipër komunistët do të përgatiteshin më mirë edhe ideologjikisht, do të përvetësonin ideologjinë marksiste-leniniste të Partisë. Shokë punëtorë, fshatarë të varfër ose intelektualë patriotë me tradita patriotike në familje, ishin bërë anëtarë partie dhe ishin inkuadruar në çeta e në reparte partizane, pra, Partia kishte elementë të vendosur për luftë.

Në takimet e bisedat që pata me fshatarët, pashë se këta ishin entuziastë dhe me besim të patundur në fitore. Ata me thirrjen e Partisë ishin ngritur dhe, në çdo aksion që organizonte çeta ose Qarkori i Partisë, i përgjigjeshin thirrjes, rroknin armët dhe të inkuadruar zinin pozicionet për të sulmuar kolonat e armikut, qofshin këto kolona transporti, ose kolona trupash. E tillë ishte situata në Vlorë, në Mallakastër, në Skrapar, në Korçë e në Mokër. Kjo ishte shumë optimiste dhe shpresëdhënëse, sepse lufta kundër pushtuesit do të rezultonte me sukses të madh, me çlirimin e Shqipërisë, me çlirimin e dyfishtë si nga pushtuesi i huaj edhe nga bejlerët e agallarët, të cilët kishin filluar të lidheshin hapur me pushtuesin drejtpërdrejt ose nëpërmjet Ballit Kombëtar.

Tash që edhe lufta për shpartallimin e fraksionit të Sadik Premtes përfundoi me sukses, gjithë Partisë dhe udhëheqjes së saj u duhej që me forca të shumëfishuara të mobilizoheshin për zbatimin e plotë e në stil të gjerë të vendimeve të rëndësishme të Konferencës së Parë të Vendit. Sigurisht, puna për këtë kishte filluar menjëherë pas Konferencës, por tash shtrohej detyra që të fitonim edhe atë kohë që na u desh të harxhonim për të larë hesapet me fraksionistët.

Përpara kishim detyra shumë të mëdha. Lufta Nacionalçlirimtare sa vinte po bëhej më masive, më e ashpër, më e përgjakshme. Populli i ngritur në këmbë po mobilizohej gjithnjë e më tepër dhe këto masa njerëzish patriotë kishin nevojë për një udhëheqje të vendosur e të drejtë si dhe për një organizim që t'u përgjigjej sa më mirë entuziazmit e shpirtit të tyre të sakrificës.

Për të realizuar këto, duhej forcuar, në radhë të parë, Partia ideologjikisht, politikisht dhe organizativisht, të forcohej e të kalitej uniteti në udhëheqjen e në krejt bazën e saj. Kryerjes së kësaj detyre primordiale i vumë rëndësi të veçantë, duke bërë të gjitha përpjekjet për shtrirjen e Partisë në masat, në radhë të parë në klasën punëtore e në fshatarësi, për futjen e Partisë në ato zona ku influenca dhe puna e saj ishin më të dobëta; për lartësimin e vazhdueshëm të shokëve, përmes aksioneve si edhe formave e rrugëve të tjera të mundshme të edukimit etj. Gjithë synimi ishte që Partia jonë të ngrihej në lartësinë e vendimeve që përcaktoi Konferenca dhe e detyrave të mëdha që shtronin zhvillimi i situatave në përgjithësi dhe zhvillimi i vetë luftës së Partisë e të popullit tonë.

Udhëheqja e Partisë e kishte të qartë rrugën nga do të ecte Lufta Nacionalçlirimtare, si do të kalohej nga çetat e njësitë në batalione e brigada, në divizione e korparmata, që do të kishin në krye një shtab drejtues operativ, siç u bë Shtabi i Përgjithshëm që u krijua më 10 korrik 1943. Kështu, me maturi e me konsekuencë ne i organizuam luftëtarët e lirisë në një ushtri të rregullt, radhët e së cilës rriteshin pa ndërprerje, në ushtrinë e popullit kryengritës. Me këtë ushtri dhe bashkë me popullin, të organizuar né Frontin Nacionalçlirimtar, ne do t'i jepnim armikut goditje pas goditjesh, të paprera, pa kompromise, derisa ta çlironim vendin nga pushtuesit e tradhtarët. Né luftë e sipër kishte lindur pushteti i ri popullor, i cili do të forcohej vazhdimisht derisa të vendosnim një rend shoqëror demokratik e popullor.

Këto ishin punë të mëdha që Partia jonë do t'i kryente me nder e pa lëkundje, sepse ia ndriçonte rrugën ideologjia e saj. Por sa probleme të ndërlikuara do të dilnin, sa pengesa e vështirësi, të parashikuara e të paparashikuara, té mëdha e të vogla, sa armiq do të na dilnin veç atyre që i kishim përballë grykës sé pushkës, ç'punë e madhe edukuese e organizuese kërkohej nga Partia, nga komunistët që të arriheshin të gj itha këto !

Teksti i Historisé sé PPSH, dokumentet e botuara e të pabotuara, i pasqyrojnë saktë këto. Edhe unë kam kujtimet e mia të shumta e të pashlyeshme nga lufta dhe nga puna e Partisë, për organizimin e Frontit Nacionalçlirimtar, të Luftës Nacionalçlirimtare dhe për vendosjen e pushtetit popullor; i kam hedhur e po i hedh këto né letër, duke u mbështetur né kujtesën time, né shënimet që kam mbajtur, si dhe né dokumentet e asaj periudhe.

Pikërisht né këtë periudhë, sa më shumë që i afroheshim fitores, aq më i egër bëhej terrori, aq më shumë tërbohej reaksioni për ta mbytur né gjak luftën e popullit shqiptar që udhëhiqte Partia. Këto ne do t'i kapërcenim siç i kapërcyem, me luftë e me sakrifica. Por nuk qenë vetëm nazifashistët e tradhtarët e Ballit e të Legalitetit që luftonin kundër nesh. Çdo ditë e më tepër e ndienim ne edhe pabesinë e «aleatëve» anglo-amerikanë, të cilët nëpërmjet misioneve të tyre, me metodat e veta shekullore, kurdisnin plane e intriga, flirtonin me krerët tradhtarë «nacionalistë» e bashkëpunuan hapur me ta, deri edhe me nazistët, mjaft që Shqipëria «të mos u dilte nga dora». Por Shqipëria u iku nga dora. Si? Ç'rrugë ndoqi, ç'qën drime mbajti, si luftoi e manovro!, pra, Partia jonë me këta «aleatë» gjatë luftës e né vitet e para të pasçlirimit, gjë që bëri të mundur që Shqipëria të mos kthehej né një Greqi të dytë?! Edhe kjo është një histori më vete, por këtu s'është as vendi, as rasti të flasim hollësisht për të. Le ta lëmë për një herë tjetër.

Paralelisht me ndërhyrjet e komplotet e «aleatëve» e, shpesh né akord me ta, veganërisht pas Konferencës sé Parë të Vendit të PKSH, nisën të shfaqeshin më hapur edhe qëndrimet e veprimet e shtrembra e armiqësore të «të dërguarve» të Titos. Sa më tepër i afroheshim ditës sé fitores, aq më shumë te «miqtë» ne po dallonim antimarksistët e antishqiptarët. Deba tet dhe grindjet tona né Labinot, Kucakë, Helmës, Odriçan me Tempon, Stojniçin, Dizdareviçin e të tjerë, né nëntorin e vitit 1944 né Berat do të merrnin formën e një lufte të ashpër, të rëndë e me pasoja të mëdha për të ardhmen. Njerëzit e Titos atje do të organizonin prapaskenën e tyre të ndyrë e të poshtër né përpjekjet e ethshme për realizimin e planeve të tyre të errëta. Ata, me agjentët e tyre Koçi Xoxe me shokë, deshën që né Berat ta goditnin Partinë tonë ne zemër, por zemra e Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte prej çeliku dhe nuk u tund as atje e as nga sulmet e tjera të ethshme që titistët vazhduan pa ndërprerje. Më 1948 ne premë çdo marrëdhënie me ta, duke i demaskuar e dulce i denoncuar hapur e publikisht.

Por këto janë vetëm konturet e një historie të gjatë, plot ngjarje të ashpra e dramatike, plot përpjekje e ndeshje të pandërprera.

Për to ka shkruar gjerësisht historia jonë, për to edhe unë kam folur e kam shkruar shumë herë. E megjithatë akoma kanë mbetur shumë për të thënë e për të treguar edhe për titistët, për marrëdhëniet dhe për luftën tonë konsekuente kundër tyre.

I përmenda këtu të gjitha këto vetëm për të treguar se ç'luftë të vështirë, të madhe e të gjithanshme. me armiq të egër e të të gjitha llojeve iu desh të bënte Partisë Komuniste të Shqipërisë që në vitet e para të jetës së saj. Por kjo luftë vetëm e forcoi dhe e kaliti më tej Partinë tonë të shtrenjtë. Nga këto beteja ajo dilte gjithnjë fitimtare dhe më e vendosur për ta çuar çështjen e madhe të lirisë e të së ardhmes së atdheut gjer në fund. Dhe kështu ndodhi vërtet. Ne bijtë dhe ushtarët e saj i dhamë Partisë, që në ditën e krijimit të saj, gjithçka: gjakun tonë, mendjet e zemrat tona, tërë forcat dhe energjitë, tërë ëndrrat e dëshirat revolucionare. Dhe Partia, nga ana e sai, na dha neve gjithçka: ajo na rriti e na edukoi, ajo na hodhi nga beteja në betejë, ajo na çoi në fitoren më të madhe të historisë shumëshekullore të popullit tonë - në çlirimin përfundimtar të Shqipërisë, në vendosjen e pushtetit popullor, në socializmin që gëzojmë, zhvilloimë dhe e mbrojmë si sytë e ballit.