Themelimi



Atë natë që do të gdhihej data 8 nëntor ne u drejtuam për në shtëpinë e vogël që po na priste. Në këto kujtime nuk do ta përshkruaj atë, sepse shtëpia ku u Themelua Partia Komuniste e Shqipërisë tash është bërë një monument i shquar i vendit tonë, të cilin e njohin i madh e i vogël në Shqipëri, si edhe mijëra e mijëra miq, shokë e vizitorë të huaj. Anembanë rrugicat qenë siguruar me shokë të armatosur, të vendosur e të qetë. Që më parë ishin bëre hetime të kujdesshme për të gjitha familjet rreth e rrotull shtëpisë. Ato ishin familje të varfra, punëtorësh, çirakësh dhe patriotësh.

Në errësirën e natës u futëm në shtëpinë e vogël një nga një, me rregull e në heshtje. Të gjitha dritaret ishin mbuluar nga brenda me batanije. Nuk dukej asnjë dritë. Nuk ndihej asnjë zhurmë. Ilegalitet i plotë. Hymë në shtëpinë e vogël me shpresa të mëdha, me një gëzim dhe me një besim të papërshkruar por, ta themi hapur, ashtu siç e ndienim, të gjitha këto i mbulonte një cipë ankthi. Me siguri secili prej nesh, që po vinte aty me dëshirën e madhe të krijimit të Partisë, thoshte me vete: -«Si do të shkojë puna? A do t''ia arrijmë qëllimit të shenjtë?». Atje gjetëm Miladinin, Dushanin, Vasihn dhe Qemalin. U përqafuam me shokët jugosllavë dhe me të tjerët. Por, të them të drejtën, me shokët e Grupit të Shkodre's përqafimi qe më shumë se i zakonshëm. Kur exdhën krerët e Grupit të «Të Rinjve», takimi qe i ftohtë, por pa shenjë armiqësie.

U mblodhëm të gjithë. Nga grupi ynë, për të marrë pjesë në Mbledhje, qenë caktuar: Koço Tashkoja, Pilo Peristeri, Enver Hoxha, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Kishim ardhur të gjithë me përjashtim të Koçi Xoxes, të cilin disa ditë më parë e, kishim dërguar në Korçë që të vinte në dijeni Mihan dhe shokët e atjeshëm mbi platformën që kishim vendosur të ndiqnim në Mbledhjen Themeluese, si dhe për të dhënë udhëzimet e fundit rre,th një demonstrate të madhe që kishim vendosur të organizohej në Korçë më 8 nëntor. Nga Grupi i Shkodrës ishin të pranishëm Qemal Stafa, Vasil Shantoja, Kristo Themelkoja, Tuk Jakova, kurse nga Grupi i «Të Rinjve» ishin të pranishëm Ramadan Citaku, Anastas Lula, Sadik Premtja dhe një shok kosovar. Në shtëpi komandonin Vasil Shantoja e Piloja. Ata na caktuan rregullat që duhej t'i zbatonim me disiplinë të hekurt: Nuk do të flitej me zë të fortë as ditën, as natën; ditën asnjëri nuk mural të nxirrte kokën as në dritare, as te dera, as në oborr. Përgatitja e ushqimit do të bëhej tek oxhaku i dhomës së Mbledhjes nga Vasili me ndihmën e Pilos, Xhemali dhe Zylfija, si njerëz të shtëpisë, mund të hynin e të dilnin sipas nevojës, por pa ndryshuar zakonet, që të mos binin as né sy të fqinjëve. Né hajatin e vogël dhe né dhomën tjetër të katit të poshtëm do të hanim bukën, do të bënim edhe pushim. Né atë dhomë disa edhe mund të flinin, por fjetja do të bëhej kryesisht né dy dhomat e, katit tè sipërm dhe né divanin e vogël midis tyre. Të gjithë do tè flinim përdhe, njëri né krah të tjetrit. Né dhomat sipër do të ngjiteshim vetëm nga shkalla prej druri që lidhte dhomën e Mbledhjes poshté me katin e sipërm dhe, jo nga shkallët e jashtme.

Këtë «regjim» e zbatuam gjatë gjithë kohës sé Mbledhjes. Kur shkuam të flinim sipër, Vasili na coi né atë dhomë e cila ka edhe një dritare që bie né kopsht nga ana e lindjes. Né rast rreziku dhe rrethimi, ne do të dilnim nga kjo dritare, duke, çarë edhe me luftë, po ta kërkonte rasti, do të kapërcenim nga kopshti dhe prej tij do të kalonim né një kopsht tjetër që të nxirrte né një shesh, ku ndodhej një shtëpi që ishte bazë jona, dera e sé cilës do të qëndronte e hapur që të futeshin shokët. Né qoftë se, s'do të kishte rrethim, mund të kalohej né rrugicë, ku porta e pare' dhe e katërta qenë bazat tona. Né to mund të hynim brenda derisa të kalonte rreziku.

Natyrisht, atë natë historike ne thuajse s'fjetëm fare. Miladini na fliste për luftën e, partizanëve jugosIlavë, na tregonte si e kishin organizuar ata partinë dhe komitetet e saj. Ne e dëgjonim me kujdes. Më të çelur e më të çlirët qëndronin Piloja me Vasilin, si punëtorë që ishin; ata bënin shaka dhe qeshnin. Këtë atmosferë na e komunikuan edhe neve që rriakoma si té ngrirë. Qemali filloi edhe ai me té qeshur, pse kishte humor dhe me spec. Si kurdoherë, me té qeshur, tha:

- Erdhi dita, Koço, té takohemi e té bisedojmë si komunistë, kurse deri dje mund té té haja té gjallë edhe ty, po edhe Anastasin.

Po me té qeshur ia prita dhe unë, duke i thënë:

- Qemal, do té vuaje nga stomaku, pse shihi ç'lëkurë kané, si zor té treten.

Qeshëm té gjithë, por Koçoja me Anastasin qeshën «thartë». Pastaj kërceu Tuk Jakova dhe i tha Qemalit

- E ke me vete mandolinën Via marrim një kënge?

- Pse, për té bërë serenata kemi ardhur këtu? ia preu Qemali.

- S'ka këngë këtu, - ndërhyri Koçoja.

- Me zë fare té ulët edhe mund té ketë, - thashë unë, - po më miré té pyesim furrxhiun.

- Nuk lejohet as me zë té ulët, - u përgjigj Vasili.

- Po kur té formojmë Partinë, - i thashë, do té na ndalosh té këndojmë Internacionalen?

- Atëherë jo vetëm që do ta këndojmë, - tha Vasil Shantoja, - por edhe, me zë té fortë, që ta dëgjojë gjithë Shqipëria.

Një gëzim i madh shkëlqeu fytyrat e té gjithëve ne, përveç fytyrave té errëta, té rrudhura e té ngrira si natë dimri té Anastas Lulës dhe té Sadik Premtes.

Më 8 nëntor 1941 filloi Mbledhja e paré e përfaqësuesve, té té tri grupeve komuniste.

Si grupit më veteran e më té madh né lëvizjen e gjeratëhershme komuniste né Shqipëri, nderi për té çelur Mbledhjen Themeluese i takoi Grupit té Korçës.

Siç kam shënuar më parë, grupi më kishte ngarliuar mua të flisja. U ngrita në këmbë:

- Shokë, - fillova, - është një gëzim e një nder i madh për Grupin tonë të Korçës, dhe për mua personalisht, që na u dha fjala të parëve.

Isha krejt i emocionuar, por pak nga pak «makina» u ndez.

- Në fillim, - shqiptova, - ftoj &ibledhjen të nderojmë kujtimin e të gjithë shokëve komunistë dhe luftëtarëve të tjerë trima, shqiptarë e të huaj, që kanë rënë e po bien në fushën e nderit duke luftuar kundër fashizmit për lirinë e popujve; të nderojmë kujtimin e Ali Kelmendit, të Mujo Ulqinakut e të bij ve të thjeshtë të popullit tonë që u vunë pushkën pushtuesve fashistë; të nderojmë kujtimin e heronjve të Luftës së Spanjës, të heronjve të Bashkimit të madh Sovjetik që japin jetën në luftën për çlirimin kundër bishës naziste; të nderojmë vëllezërit tanë, heronjtë komunistë jugosllavë të rënë në fushën e betejës.

Të gjithë u ngritëm në këmbë dhe mbajtëm një minutë zi në heshtje. Pastaj falënderova nga zemra Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe. Komitetin Qendror të saj për ndihmën që po na jepte nëpërmjet shokëve Miladin e Dushan, të cilët, tok me ne. u përpoqën dhe dhanë kontributin e tyre në arritjen e takimit të kësaj dite. (Emrin e Titos nuk e përmenda, sepse në atë kohë nuk e dinim. Më vonë këtë na e tha Miladini, por e mbanim konspirativ, në një rreth të ngushtë shokësh. Pastaj e mësuan edhe të tjerët, kur shokët tanë kapën në një aksion dokumente zyrtare të armikut, ku komandanti italian. që sundonte në Mal të Zi, gjeneral Pircio Biroli, i shkruante Romës për forcat partizane jugoslave që kornando:zesñ:n_ nga Titoja, pseudonim i Josip Brozit.)

Pas këtyre,. siç kishim vendosur në grupin tonë. parashtrova propozimin e Grupit të Korçës për Themelimin e Partisë që ditën e parë, për arsvet që kam shënuar më lart, kur diskutuam në grup dhe për të cilat flitet edhe në dokumentet e Partisë. :\jë pjesé

kam thënë më parë e janë pasqyruar dhe në dokumente të tjera, por edhe këtu do të them disc gjërâ, ashtu siç më kujtohen:

- Shokë, - thashë, sapo fillova fjalën time. në emër të Grupit të Korçës dësh:roj të përshëndes Mbledhjen e parë të përbashkët të përfaqësuesve tc të tri grupeve komuniste dhe shokët që e përbë jn è Ne i urojmë kësaj Mbledhjeje sukses të plotë nc punime. Nga ana jonë kemi bindjen se diskutimet që czJ të zhvillohen në këtë Mbledhje do të jenë të frytsiun e. por që ato të jenë të tilla, kjo varet nga ne të gjithé, Ne të Grupit të Korçës kemi gjithashtu bindjen se edhe ju keni ardhur këtu jo që të zihemi si armiq. por që të diskutojmë bile edhe ashpërsisht po të jetë nevoja, por si komunistë. Për ne kanë dhe duhet tz kenë prioritet mbi çdo gjë parimet që do të udhëheq:n punën tonë, të cilat duhet të jenë të pastra, kurdoherë sipas mësimeve të mësuesve tanë të mëdhenj, Marks:-, Engelsit, Leninit e Stalinit. Këto par ime duhet të us hqejnë e të udhëheqin, në radhë të parë. mendimet d e veprimet politike, ideologjike, organizative e usntârake, tonat e të të gjithë komunistëve shqip`tarë. A ka ndodhur kështu deri më sot? Ne të Grupit të Ko:çcs po e themi që në fillim se kemi mendimin që këto parime janë kuptuar e janë zabatuar në mënyra të ndryshme nga grupet komuniste: Diku janë zbatuar mirë, diku janë zbatuar përgjysmë, por edhe në mjaft raste janë shtrembëruar keq. Pikërisht për të vënë drejt parimet marksiste; leniniste jemi mbledhur këtu, kurse të tjerat, - trockistet, anarkistet e fashistet e maskuara, t'i hedhim poshtë, t'i luftojmë , t'i shkelmojmë. Ne do të diskutojmë për të gjitha këto dhe jemi të mendimit që asgjë të mos mbajmë në skutat e ndërgjegjes sonë, por çdo gjë që kemi në mendje e në zemër, t'i hedhim ndershmërisht mbi tryezë, se vetëm kështu do të arrijmë të kuptohemi e t'i shërbejmë çështjes sonë të madhe, e cila ka të bëjë me të tashmen dhe me të ardhmen e, popullit e të atdheut. Çështja e çlirimit të popullit dhe të atdheut duhet të vihet mbi çdo gjë, veçanërisht për ne, komunistët. Qëllind i jetës sonë është dhe do të mbetet lufta për lumturinë e popullit. Prandaj, shokë, së pari le, të merremi me të tashmen, pastaj mund të merremi me të kaluarën dhe së toku të dalim me konkluzione se si ta organizojmë e ta drejtojmë luftën në të ardhmen.

Është e qartë për cilindo prej nesh që atdheu ndodhet në mjerim të madh. Populli ynë ka më tepër se dy vjet që vuan nën thundrën e urryer të fashizmit italian dhe nga tradhtia e kuislingëve,. Këtë robëri të rëndë vendit dhe popullit tonë ia përgatitën satrapi Ahmet Zogu, çifligarët dhe borgjezia e vendit. Populli ynë kurrë nuk e ka përkulur kurrizin përpara të huajve dhe satrapëve vendës. Ai ka rrokur kurdoherë armët, ka luftuar në shekuj për liri dhe, ka fituar, është shtypur përsëri dhe përsëri ka ngritur krye e ka derdhur gjak, duke treguar se shqiptari nuk rron dot pa liri.

Me pushtimin e vendit pësuam një tronditje të fortë të gjithë. Ideja e çlirimit të atdheut pushtoi zemrat dhe, energjitë tona, por pushtuesi na gjeti neve, komunistëve, të përçarë e në grindje, në një kohë që momentet e kërkonin të ishim më të bashkuar se kurrë. Vendi ziente kudo si vullkan. Nga të katër anët plasën demonstratat e fuqishme të popullit.

Është e vërtetë se neve, komunistëve të grupeve të ndryshme, na takoi detyra e madhe dhe nderi që t'i organizonim këto demonstrata e të qëndronim në ballë të tyre, por nuk e bëmë si duhet detyrën tonë. Edhe ne, bërtitnim bashkë me popullin: «Armë, armë, duam armë!», po kujt ia kërkonim të na i jepte këto armë? Ahmet Zogut, kryebandit e tradhtar, që e shiti atdheun dhe që, për të shpëtuar nga mëria e popullit, u arratis me valixhet e mbushura me ar? Apo ua kërkonim nëpunësve zogistë dhe oficerëve të lartë e tradhtarëve të tjerë që bëheshin gati ta prisnin okupatorin me lule?

Këtu ishte një gabim yni, i komunistëve. Ne nuk duhej t'i kërkonim armët, se ata që i mbanin, feudalët dhe borgjezia, ishin armiqtë tanë, armiqtë e popullit. Këta armiq nuk kishin si të na i jepnin neve armët, se u duheshin për vete që të mbytnin me gjak rezistencën e popullit dhe të mbështetnin okupatorin. Ne duhej të sulmonim depot, t'i rrëmbenim ato me forcë, të armatosnim popullin, ta organizonim këtë në njësite guerile e në çeta dhe ta. goditnim armikun kudo. Këtë rezistencë nuk e bëmë që në fillim. Pse? Se ne, komunistët, ishim vetë, në radhë të parë, të paorganizuar e të përçarë, se ne nuk e konceptonim të gjithë rjëlloj luftën kundër okupatorit.

Kjo gjendje jona u interesonte shumë arqiomark sistëve, trockistéve dhe agjentëve të borgjezisë e të fashizmit, të cilët përfitonin prej sai për të përhapur mè me lehtësi teoritë e tyre, armiqësore, antikomuniste, antishqiptare, me të cilat synonin të na mbanin të ndarë e të përçarë, siç na mbajtën gjatë regjimit zogist. Ka më se dy vjet që okupatorët italianë, kuislingët dhe tradhtarët pseudodemokratë kanë vënë të gjitha forcat për të shtypur rezistencën e, popullit që vjen duke u shtuar. Ne, komunistët, hymë né luftë kundër okupatorëve, por kjo ishte më shumë një luftë «pa gjak»: të mos shkruhen njerëzit né Partinë Fashiste Shqiptare, të braktisen «Dopolavorot»1 dhe «Dante Aligiexi»z, të mos përshëndetet «ala romana» e të tjera, si këto. Nat'yrisht, nuk ngeleshim pa bërë propagandë kundër okupatorëve, pa bërë ndonjë sabotazh të vogël ose pa hedhur ndonjë trakt. Por, pa dashur të hyj né hollësi, duhet të shtoj, se edhe këtë lloj lufte nuk e zhvillonin njëlloj e si duhej të tri grupet. Kishte dhe, grupe që edhe këtë e zhvillonin të influencuar nga pikëpamjet e krerëve të tyre arqiomarksistë e trockistë, si Niko Noxi, Aristidh Qendroja, Andrea Zisi, Dhimitër Falloja, Zef Mala e të tjerë, të cilët ishin e janë provokatorë dhe agjentë fashistë të maskuar.

Për pasojë, grupet tona komuniste nuk mendonin më shumë për të organizuar dhe, për të filluar si duhej luftën, por u pérpoqën vetëm të binin me njëri-tjetrin né një ujdi socialdemokrate.

Natyrisht duhej të krijohej më parë uniteti dhe të shkelmohej fraksionizmi, por kjo s'mund të arrihej me një kompromis të tillë, i cili nuk solli asgjë kon

struktive, sepse zgjeroi fushën e përhapjes sé ideve disfatiste: «S'mund ta fillojmë luftën», «s'kemi proletariat», «s'mund të formojmë akoma një parti komuniste», «duhet të përgatitim më parë kuadrot» e të tjera parulla trockiste si këto, që binin erë dhe e kishin burimin né ofiçinat e okupatorëve fashistë.

Ndjeva né çast se, si heshtjen e thellë që sundonte gjer tani, e prishi një lëvizje nervoze karrigeje. Mezi po e mbante vendi Anastas Lulën. Heshta për një çast dhe e pashë tek fshinte me këndin e xhaketës xhamat e syzeve. Pastaj, duke përfituar nga ndërprerja momentale që i bëra fjalës, Anastasi ndërhyri:

- Më falni, - tha, duke folur sa me mllef, aq edhe me, ironi, - por mendoj që të respektojmë ca rregulla. Përfaqësuesit të Korçës i bëmë nder dhe geli Mbledhjen, i dhamë edhe fjalën që të flasë. Por e dëgjoni?! Ai s'po flet për Grupin e Korçës, ai po flet për të gjithë, né emër të të gjithëve! Ç'është kjo?!

- Jo, - i thashë me, gjakftohtësi, - nuk kam marrë përsipër të flas né emër të të gjithëve. Por

né emër të shokëve të Grupit të Korçës dhe me porosi të tyre, fillimisht, dua t'i paraqes Mbledhjes një propozim që neve na duket shumë i rëndësishëm e parimor.

- Ç'janë këto propozime! - i erdhi né ndihmë sakaq Sadik Premtja Anastasit. - Ne s'kemi filluar akoma analizat.

- Kini pak durim, shoku Anastas e Sadik, se ne sa kemi filluar të flasim dhe të gjithë do të flasim.

Dhe vazhdova përsëri fjalën time: - E kaluara e grupeve komuniste duhet të na bëhet mësim. Sot shpresat tona janë të mëdha. Popullit i tra vajtur thika në kockë nga shtypja dhe nga mjerimi. Ai është i gatshëm të luftojë me, armë. Rinia është e zjarrtë. Ne, komunistët, jemi të bindur se fitorja do të jetë e popullit, do të jetë jona. Gjermania hitleriane sulmoi Bashkimin e lavdishëm Sovjetik, por ajo do të thyhet pa asnjë dyshim nga popujt sovjetikë dhe nga Ushtria e Kuqe, e organizuar, e kalitur në revolucion nga Lenini e nga Stalini. Ne duhet të organizojmë luftën e armatosur sa më parë. Na përket neve, komunistëve, ta përgatitim, ta organizojmë dhe ta udhëheqim kryengritjen e përgjithshme. Po si mund ta organizojmë dhe ta udhëheqim ne, këtë? Të ndarë në grupe, të përçarë me lloj-lloj mendimesh kështu siç jemi, kur njëri i bie gozhdës dhe tjetri potkoit?

A do të vazhdojmë, shokë, që edhe në këtë mbledhje ilegalësh, të cilën e bëjmë nën kërcënimin e një okupatori të egër që na tra zaptuar vendin, të grindemi dhe, të mos gjejmë fjalën si komunistë përpara rrebeshit? Ne, të Grupit të Korçës, mendojmë se nuk duhet vazhduar më kështu. Pse, si na mëson Marksi, kështu? Si na mësojnë Lenini dhe Stalini, kështu? Jo, ata na mësojnë të kundërtën. Ne duhet të jemi grusht kundër armikut, të jemi të organizuar, ta luftojmë atë pa mëshirë deri në fitoren tonë të plotë.

Të luftojmë sikurse tra luftuar populli ynë gjithmonë, që nga Skënderbeu, edhe më parë, gjatë gjithë historisë së tij. Ashtu si populli që kurrë s'ka ndenjur me duar kryq, edhe ne të luftojmë për një Shqipëri të lirë, demokratike, pa pushtues, patradhtarë, pa shtay pje e pa shfrytëzim. Dhe për këtë të bashkohemi si vëllezër komunistë, të lidhur me një qëllim. Nuk mund të ecim më përpara, siç tremi ecur deri tani, nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojmë më me kompromise, si ai i pari. Çdo gjë duhet të bëhet e organizuar, për çdo gjë të gjykohet dhe të veprohet në rrugën e ideologjisë sonë marksiste-leniniste, në shembullin e Partisë Bolshevike. Kjo ideologji duhet të udhëheqë Mbledhjen tonë të sotme, e cila, mendoj unë, nuk mund të arrijë rezultatin që synojmë, në qoftë se udhëhiqet nga fryma e sëmurë e, grupeve.

Që të marrë fund kjo frymë e grupeve, në radhë të parë, ne duhet të vendosim të shkrijmë grupet e të formojmë Partinë Komuniste të Shqipërisë. Jemi apo nuk jemi ne komunistë shqiptarë? Duam apo nuk duam të krijojmë dhe të kemi Partinë tonë Komuniste, që të udhëheqë popullin në luftë, të realizojë programin minimal dhe maksimal që do të caktojmë? T'u përgjigjemi një herë këtyre pyetjeve kryesore dhe, në qoftë se jemi komunistë, të diskutojmë si të tillë, me ndjenjë përgjegjësie, me, mendje të kthjellët e me zemër të hapur. - Heshta për një moment, mora frymë thellë që të kapërceja emocionin dhe me zë disi më të lartë shqiptova

- Shokë, propozimi i Grupit të Korçës është:

Të formojmë Partinë Komuniste të Shqipërisë në bazë të mandateve që na kanë dhënë shokët e grupeve para se të vinim në këtë Mbledhje dhe, gasi të vendosim më parë solemnisht dhe unanimisht Themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, të vazhdojmë debatet e diskutimet.

Qëllimi ynë vendimtar është formimi i Partisë.

Këtë e kërkojnë nevojat objektive, e, kërkon klasa punëtore, e kërkojnë komunistët, e kërkojnë momentet historike nëpër të cilat kalon vendi ynë, e kërkon populli që na thërret të hidhemi në luftë tok me të. Këtij objektivi kryesor, shokë, nuk mund t'i shmangemi më për asnjë çast më tepër. Koha dhe situatat e kërkojnë formimin sa më parë të Partisë sonë Komuniste të tipit të ri Lenin-Stalin, si pararojë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe e luftës për një Shqipëri demokratike e popullore.

Partia që do të themelojmë, do të na japë zgjidhjen e drejtë të të gjitha problemeve dhe çështjeve që do të diskutojmë. Këtë herë ne, komunistët, do të mendojmë, do të diskutojmë, do të vendosim dhe do të veprojmë me një fr'ymë të ren me një stil e me një metodë tjetër, pse këtej e tutje ne dhe të gjithë shokët tanë do të kemi Partinë tonë Komuniste.

Shokë, - u thashë, - kaq kisha për të thënë si fillim, - dhe u ula.

Po ndiqja me kujdes çdo lëvizje në fytyrat e qeta, të heshtura e të menduara të shokëve, të cilët e dëgjuan me vëmendje diskutimin tim. Vetëm Anastasi dhe Xhepi, ndryshe nga të tjerët, ishin ca nervozë, në kohën kur flisja dhe, kur mbarova, fytyrat i kishin të vrenjtura e të nxira.

Bëmë pushim dhe pimë cigare njërën pas tjetrës. Nga ana ime isha edhe i kënaqur, por edhe i shqetësuar. Më preokuponte sidomos qëndrimi i Grupit të Shkodrës dhe i një pjese të shokëve të Anastasit e të Xhepit, pse, po të bashkoheshim ne, Qorri dhe Xhepi le të hidheshin përpjetë. Partia do t'i dërrmonte. Në pushim, vura re se Miladini bisedonte me Qemalin dhe me Vasilin, kurse Dushani me Anastasin dhe me Bacën. Të dyja palët bisedonin qetë. Anastasi qëndronte me kokë ulur, por herë pas here e ngrinte dhe thoshte ndonjë fjalë, ndërsa Xhepi dëgjonte bisedimet e Dushanit dhe të Qorrit. Qemali me Vasilin ishin të çejur, ata bisedonin çlirët me Miladinin. Nuk kisha asnjë dyshim se bisedohej për çka parashtrova unë. U kthyem përsëri në Mbledhje.

E mori fjalën Qemal Stafa. Si unë dhe të tjerët e dëgjuam me vëmendje. Në substancë më kujtohen vetëm idetë kryesore të diskutimit të tij. Ai bëri një hyrje të drejtë të luftës që duhej t'i bënim fashizmit ne, komunistët, pastaj argumentoi në mënyrë teorike

e me shembuj nga jeta ç'është fashizmi dhe rrezikshmëria e tij. Ai tha se, fashizmi është armiku i betuar i popujve, i komunistëve dhe i revolucionit. Përmendi edhe disa citate nga raporti i famshëm i Dim itrovit.

- Por ne, - vazhdoi Qemali, - kush më shumë e kush më pak, nuk i kuptuam e nuk i zbatuam mirë udhëzimet, këshillat dhe direktivat e, Kominternit e të Dimitrovit. Ky është një gabim i madh nga ana jonë dhe për këtë ne të Grupit të Shkodrës bëjmë autokritikë. Edhe ndaj Grupit të Korçës kemi për të bërë kritika, por nuk po i shtroj tani, sepse jam dakord me Enverin që këtyre çështjeve t'u kthehemi më vonë.

Kjo më pëlqeu shumë dhe, më ngrohu zemrën,

pse kuptova se Qemali dhe shokët e tij duhej të ishin të një mendimi me propozimin tonë për formimin e

Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Pastaj Qemali vazhdoi:

- Sigurisht, si komunistë që jemi, gjërat duhet t'i shohim né sy dhe të bëjmë përpjekje, t'i gjykojmë drejt e realisht, se, të themi të drejtën, kush më pak e kush më shumë, nuk i kemi parë çështjet si komunistë të vërtetë. Dhe për këtë ka shumë arsye, të cilat e kemi për detyrë t'i analizojmë e të zhdukim nga mendja jonë mjegullën dhe errësirën. Ne duhet të zhdukim mendjemadhësinë dhe intrigën, të cilat kanë zënë vend te disa e që, sipas mendimit tonë, kanë krijuar atë gjendje, të rëndë rivaliteti, se çdo grup e quante veten parti, çdo grup pretendonte se ishte i lidhur me Kominternin. Edhe ato grupe që nuk kishin lidhje, kërkonin andej-këndej të lidheshin.

- Kërkonin vula. Oburra të sigurojmë ndonjë vulë si e Zisi qelbanikut dhe u bë «partia»! - ndërhyri Piloja duke qeshur.

- Tamam kështu ndodhte, - aprovoi Qemali. Por harronim se asnjë vulë nuk e bën partinë, sepse partia komuniste nuk bëhet nga ndonjë vulë që siguron, por nga përpjekjet, lufta revolucìonare që zhvillon né krye të masave. E tillë ishte gjendja, - vazhdoi ai, - por asnjëri nuk i bënte analizën e shëndoshë parimore punës sé tij. Këto ndjenja të sëmura bënë që të fillojë, siç e dimé, lufta joparimore né mes nesh. Na okupoi armiku dhe ne, né vend që ta goditnim atë, grindeshim me njëri-tjetrin. Ne, të Grupit të Shkodrës, mendojmë se një situatë e tillë duhet të marrë fund. Pse duhet të marrë fund?

Qemali, né vazhdim të fjalës sé tij, e lidhi çështjen me luftën botërore dhe me okupacionin e vendit tonë, me nevojën absolute të organizimit të luftës sé armatosur. Arriti kështu edhe ai né konkluzionin tonë dhe, dulce përfunduar, u shpreh vendosmërisht:

- Ne aprovojmë propozimin e Grupit të Korçës,

që parashtroi shoku Enver Hoxha - të themelojmë pa humbur kohë Partinë Komuniste të Shqipërisë. Çdo bisedim dhe çdo konkluzion i mëvonshëm do të bëhet me parti të formuar.

Një gëzim i papërshkruar pushtoi zemrën time. M'u duk Qemali si një shok i tërë jetés, që nga vegjëlia e deri né atë çast që po diskutonim né atë dhomë të vogël për një çështje nga më të mëdhatë e his torisë shekullore të popullit tonë. Doja ta shtrëngoja fort né kraharor atë dhe shokët e tij. M'u duk se u fshinë të gjitha pengesat, partia patjetër do të formohej.

Prisja me padurim pushimin. Sa dolëm, iu afrova Qemalit, i dhashë dorën, e tërhoqa nga vetja dhe e përqafova fort. U puthëm dhe i thamë njëri-tjetrit: «Rroftë né shekuj Partia jonë Komuniste!». Pastaj përqafova Vasilin, Tukun, ndërsa Anastasi rrinte mënjanë, dulce tymosur pa pushim e duke bluar né kokë planet e tij djallëzore. I gjithë grupi ynë i shtrëngoi dorën Qemalit. Kurse Qorri dhe Xhepi që nxinin nga inati, nuk lëvizën drejt Qemalit, siç nuk lëvizën as drejt meje, kur po më uronin shokët, pasi fola. Kurse Ramadan Çitaku iu afrua Qemalit dhe i shtrëngoi dorën, ashtu siç kishte bëre' edhe me mua.

Punët po shkonin mire. Xhemali me Zylfijen, që aëndronin vazhdimisht në odën matanë, na kujtuan se duhej të hanim drekë. Né qoftë se nuk gabohem, po nuk gabohem, se tërë kohën gati po ato gjellë hanim: fasule të thata me mish, presh, qepë, djathë dhe orizin që na e bënin pilaf. Ndonjëherë hanim hallvë, kurse si pije, vetëm ujë nga pusi. Edhe uria na kishte grirë, por ishim dhe me «oreks» si i thonë, ishim të gëzuar, prandaj u shtruam mirë dhe i fshimë të gjitha ato që na vunë përpara.

Pas buke caktuam dy orë pushim dhe gjithë kujdes, nga shkalla e brendshme, u ngjitëm në dhomat sipër. Hoqëm këpucët dhe u shtrimë të gjithë në velenxa e në mindere. Unë rashë afër Miladinit. Edhe ai ishte shumë i gëzuar dhe, me atë frëngjishte që dinte, më tha:

- Enver, druzhe, çdo gjë shkon mirë. Partia juaj do të krijohet, do apo nuk do Anastasi. Ne kemi për detyrë të mundohemi që t'i bindim.

Koha e pushimit kaloi shpejt dhe zbritëm përsëri në dhomën e bisedimeve. Tash ajo ishte errësuar, sepse, siç dihet, netët e nëntorit afrohen shpejt, merr nata e zvogëlohet dita.

Ndërkaq na sinjalizuan se te të zotët e shtëpisë ishte paraqitur një shok dhe kërkonte të hynte brenda. Kishte dhënë pseudonimin.

- Të vijë menjëherë, - u thashë. - E presim.

Ishte Koçi Xoxja. Siç thashë edhe më lart, ai qe një ndër pesë përfaqësuesit e Grupit të Korçës në Mbledhje, por, para disa ditësh, e kishim nisur me mision në Korçë. U përshëndet me të gjithë dhe na informoi shkurt për gjendjen në Korçë.

- Kishte lëvizje të dyshimta rrugëve? - e pyeti gjithë merak Koçoja. - Mos re në sy, kur hyre?!

- Gjithçka ishte në qetësi, - tha Koçi Xoxja.

- More, mirë rrugica, po demonstrata, a u bë demonstrata? - e pyeti Piloja gjithë kureshtje.

- Masat u morën të gjitha dhe sot Korça do ta tundë. Unë ika që pa gdhirë, - iu përgjigj Koçi.

- Po rrije një çikë sa të shpërthente, a derëzi, - ia ktheu Piloja, - këtu do të na gjeje.

Pas pak zumë vendet. Mbledhja rifilloi. Llambush k,a e vogël me vajguri mbi tryezë u hidhte një ndriçim të zbehtë fytyrave tona. Ajo ndihmohej pakëz edhe nga flaka e druve që digjeshin në oxhak e që ushqehej herë pas here nga Vasili ose nga shoku që ndodhej aty afër. Mbi perusti në një kusi zienin fasulet për darkë dhe zhurma e tyre shoqëroi diskutimin e Anastas Lulë mavrisë.

Ai, sa më kujtohet, e filloi diskutimin ndryshe nga ne:

- Jemi mbledhur, - tha Anastasi, - të diskutojmë për punën që kanë bërë grupet e ndryshme komuniste dhe të gjykojmë për vijën që ka ndjekur secili prej tyre, vija e cilit grup ka qenë e drejtë dhe e cilit e shtrembër. Natyrisht, grupi ynë ka shumë për të thënë në këtë drejtim, sidomos kundër Grupit të Korçës, dhe veçanërisht atij që e kryeson, Koço Tashkos, i cili është nga shkaktarët më kryesorë të përçarjes. Por ne, të Grupit të «Të Rinjve» konstatojmë se prej një periudhe të gjatë ai nuk është vetëm. Ai me një sërë shokësh të tjerë të grupit të tij kanë dëmtuar çështjen, na janë hequr kurdoherë si ligjvënës të komunizmit, kanë pretenduar se vetëm grupi i tyre ishte partia dhe se vetëm ata kishin lidhje me Kominternin.

Anastasi po e fillonte me sulme, në mënyrë sa botuese. Dukej se në rrugën e tij s'kishte bërë asnjë kthesë, qoftë kjo edhe formale. Ishte me të vërtetë revoItues qëndrimi i tij, por duhej mbajtur gjakftohtësia, pse e njihnim mirë që ai ishte një provokator i fëlliqur. Koçoja skuqej dhe lëvizte né karrige nga inati. Anastasi vazhdoi:

- Sa vinte ndonjë shok nga emigracioni politik, përnjëheré udhëheqja e Grupit të Korçës thoshte se erdhën direktiva tè Kominternit (ishte e qartë se e kishte fjalën për direktivat që i erdhën lëvizjes komuniste shqiptare më 1937). Por ne e dinim se vinin edhe shokë të tjerë jo të Grupit të Korçës që kishin Iidhje me Kominternin dhe ata sillnin direktiva (e kishte fjalën për Andrea Zisin, arqiomarksist, i ardhur nga Greqia tok me një vulë të bérë né Athinë, ku lexohej diçka e tillë: «PKSH, seksion i Kominternit»). Kujt t'i besonimn? Atëherë ne u besuam atyre që vetëdija jonë komuniste na thoshte se ishin të drejta, prandaj nisëm të largohemi hap pas hapi nga Grupi i Korçës, gjersa më 1940 dolëm si grup më vete. Grupi i Korgës na tra akuzuar dhe na akuzon si për~s, fraksionistë, trockistë arqiomarksistë e çfarë të duash. Ne nuk jemi të tillë, por jemi marksistë revolucionarë të vërtetë.

Koços nuk iu durua më dhe i tha Qorrit:

- Trockistë jeni që ç'ke me të! Dhe nga më të këqijtë!

Anastasi kaq donte, se gati ishte, dhe ia ktheu:

- Koço Tashko, rnos më pre fjalën, se kështu tre bërë vazhdimisht ti, kurdoherë arrogant tre qenë.

- Ti tre qenë «qengj», o Anastas Lula, - ndérhyra unë, - e jo vetëm i tillë, por ideologjikisht mund të të cilësojmë «engjë11».

- Do të vij edhe né gështjet ideologjike, - tha Anastasi, - sepse këtu jemi mbledhur pikërisht që të gjykojmë punët tona nga ana ideologjike. T'i shkoqitim këto gjëra një herë, pastaj të dalim né konkluzione se kush është né rrugë të drejtë, ju, Grupi i Korçës, apo ne.

Né çast u hodh Qemali dhe i tha:

- Përcaktoje më mirë atë fjalën «ne»! Ç'kupton ti me atë «ne»?

Ishte e qartë, Qemal Stafa e ndante kështu Grupin e Shkodrës nga ai i «Té Rinjve».

Anastasi, i tronditur se mbeti vetëm, pa aleat, por me gjakftohtësi prej gjarpri, iu përgjigj ndërhyrjes sé Qemalit:

- Natyrisht, flas për Grupin tonë, të «Té Rinjve». Por, shoku Qemal, - vazhdoi Qorri, - ju të Grupit tè Shkodrës nuk e di për ç'arsye treni ndryshuar mendime tash, se të dy grupet tona kanë qenë né unitet mendimesh e veprimesh. Ne ishim tè bindur se qëndrimet tona politiko-ideologjike ishin komuniste dhe të drejta. Ne, të Grupit të «Té Rinjve», vazhdojmë té mendojmë si edhe më parë.

Ky ishte një provokacion i dytë i Qorrit, këtë herë né drejtim të Grupit të Shkodrës, provokacion i bërë me qëllim që edhe t'i ofendonte, por edhe t'i kërcënonte, që të mos shkëputeshin nga grupi i tij.

Qemali iu përgjigj përnjëherë, i vendosur:

- Të dy grupet tona né mjaft gjëra kanë pasur mendime që puqeshin, por kanë pasur edhe që nuk puqeshin. Ajo që na bashkonte ishte fryma e një pungi grupazhi, e cila na kishte errësuar sytë e s'na Tinte tè shihnim kontradiktat né mes të dy grupeve tona, sesse tehun e luftës e kishim drejtuar kundër Grupit të Korçës. Por komunistët janë të atillë që refiektojnë sepse horizonte të rej,a po na hapen dhe këto na ndih mojnë të gjykojmë thellë për situatat e për ngjarje e mëdha që po zhvillohen. Pikërisht kjo kthesë ni mendimet tona nuk është kthesa e një borgjezi, siç

mendon ti, Anastas Lula, - përfundoi Qemali, - po kthesë prej komunisti.

- Shumë drejt fole, shoku Qemal, - iu drejtov unë, - ashtu mendojmë edhe ne, komunistët e Gru pit të Korçës.

Anastasi po karfosej me shpatulla në mur. Po gjarpri ka shtatë «shpirtra», siç thotë populli, ai nu: ngordh, edhe po i këpute një copë të bishtit. Anasta Lula vazhdoi

- Sidoqoftë ju keni të drejtë edhe të ndërror mendime (prapë provokacion, të tëra ndërhyrjet e ti gjatë gjithë kohës që vazhdoi Mbledhja ishin provo kacione), por edhe ne kemi të drejtë të mbrojmë mendi met tona. Dhe mendimi i grupit tonë është në kundëz shtim me procedurën e veprimit që propozuat ju t ndjekim, shoku Enver. Ju e vini çështjen shtrembër në vend që më parë të diskutojmë dhe pastaj të shc him nëse biem dakord apo jo në mendime, nëse k ardhur ose jo koha të vendosim formimin e Partisi ju të Grupit të Korçës na propozoni të formojmë m parë Partinë, pastaj të diskutojmë.

Kjo ishte një manovër tjetër djallëzore e Anast~ Lulës dhe e Sadik Premtes për të sabotuar formimi e Partisë.

Duhej të merrte një përgjigje të vendosur, por di hej bërë edhe kujdes që acarimi të mos shkonte r kulm para se të themelohej Partia. Kjo duhej pasur parasysh jo për këta dy trockistë të pandreqshëm, por

për anëtarët e bazës së Grupit të «Të Rinjve» që ishin të mashtruar dhe që do të bëheshin, me siguri, anëtarë të mirë të Partisë që do të formonim. Acarimi i menjëhershëm mund të shkaktonte tërheqjen e tyre nga Mbledhja, gjë që do t'i jepte mundësi grupit tëV tyre të kishte një argument për të thënë: «Ne nuk morëm asnj ~ angazhim». Përkundrazi, ne duhej të bënlm shumë kujdes ndaj tyre e të arrinim të themelonim Partinë, që ishte vullneti i patundur edhe i gjithë komunistëve të këtij grupi, pavarës isht nga mendimet dhe nga dëshirat e krerëve të tyre. Pasi të formohej Partia, atëherë mund të diskutonim deri në acarim të debateve, se atëherë këto do të bëheshin brenda Partisë, brenda normave të saj marksiste-leniniste.

Prandaj pa e lënë Anastasin të shkonte më tej në punën e tij sabotuese, ndërhyra duke i thënë:

- Shoku Anastas, propozimi i Grupit të Korçës nuk ka asgjë të gabuar. Ai është leninist, ai nuk është

aspak në kundërshtim me teorinë d'ne me normat që Izdhëheqin veprimtarinë e Partisë Bolshevike që themeloi Lenini. Sikur të ishte gjallë Lenini ose sikur të kishim mundësi të pyesnim Stalinin, ata me siguri do të na këshillonin

«Formojeni sa më parë Partinë Komuniste, se mjaft jeni tororitur, pastaj bëni autokritikë bolshevike, caktoni detyra të reja dhe, si pararojë e klasës punëtore, ecni përpara në beteja e në fitore».

Prandaj ne nuk duhet ta kondicionojmë krijimin e Partisë me mosmarrëveshjet që kemi pasur deri më sot, por me detyrën e lartë që na imponon situata. Mosmarrëveshjet tona duhet të zgjidhen, të sheshohen me diskutime e me debate, por jo për çështjen «ta formojmë apo të mos e formojmë Partinë». Situata është pjekur për ta krijuar Partinë me një unitet të atillë që ajo të jetë né lartësinë e detyrës sé çlirimit të atdheut. Kështu mendojmë ne.

- Kush «ne», - ndërhyri në moment Sadik Premtja. - E ke fjalën për vete e katër shokët e tu, apo me atë «ne» na përfshin të gjithëve?!

- Kur them ne, - iu drejtova Xhepit, - patjetër që kam parasysh shumë më tepër sesa veten dhe katër shokët e Grupit të Korçës. Ne s'kemi ardhur këtu nga rruga; këtu na kanë dërguar. Na kanë dërguar grupet tona komuniste dhe kur them «ne» kam parasysh gjithë shokët komunistë të ndërgjegjshëm të bazës që kërkojnë me çdo kusht Themelimin e Partisë. Dhe, ji i bindur, Sadik, se te «ne-ja» përfshihen edhe pjesa më e shëndoshë e anëtarëve tè grupit tuaj, do apo s'do ti e Anastasi.

- S'është e vërtetë! S'të lejojmë të flasësh né emër të shokëve tanë! - u ngrit gjithë tërsëllëm Anastas Lula.

Për të mos dhënë shkas që të acaroheshin më tepér gjakrat, iu drejtova me urtësi Anastasit e Sadikut dhe u shpjegova edhe një here' ars'yen nga niseshim ne për propozimin që bënim.

Né krah m'u vu Qemal Stafa:

- Shokë, - tha ai, - të mos merret kjo çështje e madhe që shtroi shoku Enver sikur këtu kemi të bëjmë vetëm me dëshirën dhe me vullnetin e shokëve të Grupit tè Korçës. Jo, ky është vullneti i ne të gjithëve, i të gjithë komunistëve, i të gjithë demokratëve revolucionarë. Mendimin tim unë e shfaqa, por dua të theksoj se populli kërkon prej nesh ta udhëheqim rie luftën që ka nisur, por këtë rol udhëheqës nuk rnund ta luajnë grupet komuniste të përçara dhe me lloj-iloj idesh. Atë mund ta udhëheqë vetëm një parti me unitet marksist-leninist të pathyeshëm. Prandaj, Anastas, ne nuk gabojmë po të themelojmë më parë Partinë e pastaj té diskutojmë.

Kaq tha Qemali e, duke m'u drejtuar mua, shtoi gjithë dashamirësi:

- Më fal, shoku Enver, që të ndërpreva...

Unë, që gjatë kësaj kohe qëndroja né këmbë, vazhdova:

- Shokë, ne, grupet, kemi korrur edhe disa suksese, po kemi bërë edhe gabime. Gabime nuk keni bërë vetëm ju, Anastas, por edhe ne të Grupit tëKorçës, edhe ata të Grupit të Shkodrës, kush më shumë e kush më pak. Ne nuk do Vi fshehim ato, përkundrazi, do Vi dënojmë të gjitha, nga cilado anë që të jenë bërë. Né këtë Mbledhje që unë e konsideroj historike, nuk duhet të sundojë vullneti i asnjë grupi, por të sundojë vullneti i shëndoshë i marksistë-leninistëve, vullneti i hekurt i komunistëve shqiptarë që kanë vendosur të formojnë Partinë dhe të luftojnë me trimëri, me ndjenjë të lartë sakrifice deri né fund për popullin e tyre, derisa ky të çlirohet përgjithmonë nga zgjedha e okupatorëve, e çifligare've dhe e borgjezisë së vendit, të sundojë vullneti i atyre komunistëve që kanë vendosur të bëjnë revolucionin dhe të sjellin klasën punëtore né fuqi për të ndërtuar socializmin.

Ne, shokë, e dimë të gjithë, se ç'parti duam, ç'parti duhet té formojmë dhe me ç'tipare duhet ta kalitim atë. E thashë edhe né fillim, por e theksoj përsëri se ne do të krijojmë një parti të tipit Lenin-Stalin, ku ,nuk mund të ekzistojnë fraksione dhe punë grupazhi, siç ka pasur te ne deri tash. Kjo situatë duhet të marrë fund! Né Partinë tonë të re, që do të themelojmë, -duhet të vendosim unitet mendimi e veprimi dhe jo vullnet të njërit ose të tjetrit. Partia jonë do të udhëhiqet nga një teori, nga teoria e Marksit dhe e Leriinit; çdo devijim prej saj dhe bartësit e këtij devijimi do të dënohen pa mëshirë. Né Partinë tonë do të ketë demokraci në shfaqjen e mendimeve, por do të ketë edhe .disiplinë, edhe centralizëm. Ne do të diskutojmë dhe do të vendosim një nga një për këto çështje, do të vendosim edhe si do të jetë ndërtimi i Partisë, ç'forma do të kenë celulat dhe komitetet e saj. Në këto diskutime do të kemi edhe ndihmën e shokut Miladin. Prandaj, - iu drejtova përsëri Anastasit, - mendoj se nuk ka asnjë arsye të shëndoshë që të mos bashkoheni edhe ju, si të dy grupet e tjera, me propczimin që të themelojmë më parë Partinë, pastaj të zhvillojmë diskutimet si anëtarë të saj dhe jo më si anëtarë grupi, të diskutojmë në frymën dhe mbi bazat e një partie komuniste dhe jo në frymën e grupeve komuniste.

Këtu e përfundova ndërhyrjen time dhe u ula. Shokët propozuan të bënim pushim.

Pas pushimit e mori fjalën Ramadan Çitaku. Unë e njoha Bacën për herë të parë në këtë Mbledhje. Më bëri përshtypje të mirë dhe e simpatizova menjëhere'. Ai fliste pak, ishte i qetë në gjeste dhe në biseda, pinte cigare duke e thithur si për ta çuar t`ymin në fund të mushkërive. Ishte i ri, megjithëse dulce j i kaluar, pse kishte mustaqe dhe për këtë e mbiquanim Bacë.

Baca, me atë zërin e tij të trashë, foli pak. Në Substancë ai tha:

-- Ne jemi mbledhur këtu që të zgjidhim hallet

tona, se kështu si kemi ecur, nuk mund të ecet më. Unë dua që ta formojmë Partinë dhe jam dakord me parashtrimin e shokut Enver. Jam në një grup me Anastasin dhe me Sadikun, e megjithatë nuk mund ta kuptoj arsyetimin e Anastasit. Jam i bindur se si inua do t'u ngjasë edhe shumë shokëve të grupit tonë. Q'të keqe ka, përveç të mirës, Themelimi i Partisë sa më parë? Kemi edhe kritika e autokritika për të bërë, por që sot e tutje unë dua Partinë dhe jo grupin, prandaj jam për Themelimin e Partisë.

Kaq tha Baca dhe u ul. Fjalët e tij ishìn një grusht tjetër për Qorrin e për Xhepin, por këtë herë nga ai që nuk e prisnin, nga shoku i grupit të tyre.

Pas Bacës e mori fjalën Miladini. Përkthente Du shani dhe herë-herë, për s.aktësi, Baca. Ai foli afër

një orë. Na falënderoi në fillim që e shpëtuam nga kampi i -internimit dhe për besimin e madh që treguam të gjithë ndaj tij. Ai tha se ky besim i takon Partisë Komuniste të Jugosllavisë.

- Unë jam anëtar i saj dhe jam urdhëruar prejsai që, me propozimin e komunistëve shqiptarë, - vazhdoi ai, - të jap ndihmën time modeste dhe eksperiencën që mund të kem, qoftë edhe të vogël, duke e vënë atë, si internacionalist, në shërbim të Partisë Komuniste të Shqipërisë, që ju do të formoni. Në të gjithë shokët komunistë shqiptarë gjeta një dashuri dhe një sinqeritet prej komunistësh ndaj meje. Ju më hapët zemrën, edhe unë gjithashtu. Kemi pak kohë që jemi njohur, por gjendja paraqitet sikur kemi shumë kohë që njihemi. Kjo gjendje është krijuar, sepse jemi komunistë, internacionalistë.

Pasi foli për dashurinë që kishte për popl.ilït, shqiptar, për respektin që ushqente për të, për trimërinë, burrërinë, besën dhe mençurinë, «që i njoh mirë, - tha, - pse kam jetuar me shqiptarë në Kosové e në Mal të Zi», Miladini vazhdoi:

- Ju më njohët me lëvizjen komuniste shqiptare, me ekzistencën e grupeve, me pikëpamjet e ndrysthme që përplasen, me rezultatet e mira, me të metat e me ge(bimet që janë vërtetuar në punët e tyre. Bashkë kemi diskutuar haptazi. Si shok, si komunist, unë karn shprehur hapur disa mendime të miat, të cilat munti edhe të mos jenë të drejta, sepse nuk munti të kem pretendimin ta njoh si ju gjendjen e vendit tuaj dhe të punës suaj. Ju jeni në gjendje dhe e njihni vetë më mirë situatën e vendit, të popullit, të grupeve tuaja komuniste jo vetëm në përgjithësi, siç munda të marr një ide unë, por në thellësi dhe në mënyrë analitike_ Ju përket juve të analizoni dhe të vendosni. Unë jam i bindur se ju do të vendosni drejt. Kur ta gjeni të arsyeshme, do të dëshiroja të më jepni fjalën, të më lejoni të them mendimin tim për një sërë problemesh parimore, që, me siguri, ju do t'i ngrini, të jap eksperiencën e partisë sime, si i ka zgjidhur ajo disc probleme analoge. Ato që do të them, ju i gjykoni vetë nëse janë të arsyeshme apo jo. Vendimet që do të merrni, ju përkasin juve dhe askujt tjetër.

Ne e dëgjonim me vëmendje të madhe kétë shok kaq të mire', këtë komunist kaq të sinqertë.

Miladini bëri një tablo të shkurtër, por të qartë, të situatës ndërkombëtare. Ai foli për rolin vendimtar të Bashkimit Sovjetik dhe të Stalinit të madh, foli edhe për luftën partizane në Jugosllavi, të udhëhequr nga Partia Komuniste e Jugosllavisë. Miladini, gasi foli për jrëndësi.në që do të kishte formimi i Partisë në vendin tonë, përfundoi:

- Unë bashkohem plotësisht me propozimin e shokut Enver Hoxha që duhet formuar sa më shpejt, tihe më parë se çdo gjë, Partia Komuniste e Shqipërisë. Një veprim i tillë i madh historik është i drejtë politikisht, ideologjikisht dhe organizativisht. Atë e lypin situatat që janë pjekur.

Një gëzim i madh ndriste në fytyrat tona. Edhe

shoku 'ynë, komunisti internacionalist jugosllav, ishte i një mendjeje me ne. Bëmë pushim. Të gjithë e përqafuam fort Miladinin. Nuk munguan edhe Qorri me Xhepin. Shenjat ishin të mira. Iu shtruam darkës me shumë uri dhe me gëzim të madh në zemër. Nuk e ndieja më, ashtu si edhe shokët, atë peshën e brengës së fillimit. QieIli gati u qartësua.

Pas buke u kthyem menjëherë në Mbledhje. E kërkoi fjalën Koço Tashkoja. Natyrisht, në fillim ai mbështeti propozimin për Themelimin e Partisë, u përpoq të bënte edhe një tablo teorike të luftës së drejtë e të luftës së padrejtë dhe menduam se po e mbyll me kaq, urtë e butë. Por Koço Tashkoja harroi ç'kishim vendosur dhe -në fjalimin e tij nisi insinuatat kundër grupeve të tjera, pikërisht në problemet që ne duhej të diskutonim pas formimit të Partisë. Mirë që nuk e zgjati dhe u ul shpejt, se do të detyrohesha të ndërhyja. Megjithatë toni i tij «doktorial», embrouillél dhe me insinuata, nuk mungoi té lëshonte njé ftohtësi, té cilën e likuiduan shpejt Pilo Peristeri dhe Vasil Shantoja, qé folën shkurt e qartë, pro Themelimit menjéheré té Part'isé Komuniste të Shqipërisé. Po késhtu u shprehën edhe Koçi Xoxja, Tuk Jakova me shokët e tjerë. Né fund e mori fjalën Anastasi dhe pas tij Sadik Premtja. U bé heshtje. Këtë herë Anastasi foli pak.

- Unë, - tha ai, - e tërheq arsyetimin qé bëra mé parë dhe bashkohem me propozimin që të themelojmë Partiné Komuniste té Shqipërisë.

Edhe Sadik Premtja u solidarizua me të tjere't.

Ra një moment heshtje. Për shumé nga ne, solidarizimi i Anastasit e i Sadikut ishte gjithnjë i dyshimtë.

- Ta hedhim né voté, - tha nga vendi Koço Tashkoja. - Mendimin e shfaqén të gjithë.

- Ta hedhim, - ia priti, jo pa helm Anastas Lula. - Po kush se? Ne këtu jemi të gjithé té barabartë. . .

Ishte vértet diçka qé nuk na kishte shkuar nel mendje më parë. Por ndérkaq u ngrit Miladini.

- Shokë, tha, këtu nuk éshtë as puné drejtuesish as presidiumesh. Problemi ështé fare i thjeshtë: Propozimin mund ta hedhë né votë ai që e paraqiti.

Atéherë u ngrita né këmbé shumë i emocionuar dhe thashé

- Shokë, né bazë tè propozimit tè Grupit Komunist të Korgës dhe mendimeve tè shfaqura nga gjithé të pranishmit po vë né votë projektvendimin: «Sat, më 8 Nëntor të vitit 1941, përfaqësuesit e tè trt Grupeve Komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të «TéRinive», të mbledhur né seancë plenare dhe pas diskutimeve konstruktive me frymë komuniste, duke ti bazuar né mandatin që u kanë dhënë shokët e grupeve të tyre, Themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë». Kush ështé pro, té ngrejé dorén.

Té gjithé ngritén dorén. Nuk pati asnjé kundér, asnjé abstenim. Njé gëzim i papérshkruar na pushtoi té gjithéve. U kurorézua me sukses hapi kryesor, detyra vendimtare qé i kishim vénë vetes kur u nisëm pér né kété Mbledhje historike!

Atéherë deklarova:

- Me unanimitet tè plotë u Themelua Partia Komuniste e Shqipërisë. Rroftë Partia Komuniste e Shqi

përisë!

Té gjithé, té gézuar e té emocionuar, u ngritém né, kémbé dhe, me grus'htin pérpjeté, né dritén e llambés me vajguri, kénduam me zé té ulët Internacionalen, pastaj brohoritém e brohoritém pér Partiné Komuniste té Shqipérisé, por kurdoheré né surdiné: «Rroftê Partia Bolshevike!», «Rrofté Stalini!», «Lavdi Marksit-Engelsit-Leninit!», «Rrofté Partia Komuniste e Jugosllavisé!»,

«Poshté fashizmi!», «Rrofté popwlli yné heroik!» etj. Filluam pérqafimet, puthjet. Pér heré té paré dhe té fundit pérqafova até naté Anastas Lulén dhe Sadik Premten.

Qemali tha:

- Nuk mund té na zéré gjumi sonte, hajde té

kéndojmé.

Té gjithé gati ishim. la filluam lehté-lehté. Kénduam këngé patriotike nga tonat, u shkuam pas edhe shokéve jugosllavé né kéngét e tyre partizane, té cilave, edhe pse nuk ua dinim fjalët, të shumtave ua dinim melodinë, sepse edhe jugosllavët i kishin marrë nga këngët e Revolucionit të Tetorit e nga Radio Moska, këngë që u bënë aq të njohura dhe te ne gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.

Kështu, natën e 8 Nëntorit 1941, lindi Partia jonë, që do ta udhëhiqte popullin shqiptar në betejat më të mëdha të të gjithë historisë së tij. Ajo lindi nga gjiri i popullit, nga zjarri dhe nga dufi i tij revolucionar, i pashuar në shekuj, lindi si një diell i ndritshëm në errësirën e kobshme të skllavërisë dhe të terrorit fashist, që kishte mbuluar popullin dhe atdheun.

Ishim të gjithë në kulmin e gëziimit e të entuziazmit për fitoren e madhe që kishim arritur, kur, pak para mesnatës, hyn brenda një nga rojat dhe na thotë se ka ardhur filani dhe kërkon të na njoftojë diçka që ka ngjarë në Korçë. (Sido që, për vetë karakterin tepër sekret të ngjarjes, qenien tonë në këtë bazë e dinin shumë pak veta, të zgjedhur e të caktuar me kujdes të madh, prapëseprapë ne kishim marrë të gjitha masat që komunikimet e nevojshme e të domosdoshme me jashtë të vazhdonin rregullisht.)

Dola në korridorin e vogël të shtëpisë d'he takova një shok që sapo kishte mbërritur nga Korça. Më informo¡ mbi demonstratën e madhe që qe zhvilluar atë ditë atje dhe unë menjëherë hyra në dhomën ku bënim Mbledhjen.

- Shokë, - u thashë, - punëtorët, nxënësit e shkollave, krejt populli i Korçës, me në krye komunistët, pikërisht në këtë ditë historike, kanë bërë një demonstratë masive dhe janë ndeshur me forca të armatosura të pushtuesve, të kuesturës e të milicisë fashiste. Në ballë të popullit demonstrues ndodhej punëtori Koci Bako, komunist i orëve të para i Grupit të Korçës. Kur turma kishte arritur para Monumentit të Themistokli Gërmenjit, forcat armike qëlluan me armë mbi popullin dhe hodhën bomba. Ra i vrarë shoku ynë i paharruar Koci Bakoja dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, midis të cilëve edhe Muharrem Butka, djali i patriotit Sali Butka. Ne, shokët e ish-Grupit të Korçës, që vendosëm së bashku me ju t'i japim fund gjendjes së grupeve e njihnim mirë Koci Bakon, komunistin proletar, dhe ëndrrën e tij për krijimin e kësaj Partie që ne sapo e realizuam. Gjaku i Kocit dhe i gjithë komunistëve e patriotëve të tjerë do t'i çimentojë themelet e Partisë që porsa krijuam.

Jo vetëm ne shokët e ish-Grupit të Korçës që e njihnim nga afër Koci Bakon, por gjithë të pranishmit ndien një hidhërim të thellë, por ne qemë komunistë dhe vdekja heroike e shokut tonë të dashur do të na çonte peshë e do të na jepte forca të reja në ato ditë historike e në ditët që vinin.

E mori fjalën Vasil Shantoja:

- Propozoj, - tha, - të mbajmë një minutë heshtje për shokun Koci Bako, si për dëshmorin e parë komunist të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Kaq tha ai dhe ngriti grushtin përpjetë me nderim. E pasuam të gjithë.

Natën, vonë, shumë vonë, ngjitëm shkallën e vogël të drunjtë për të shkuar në dhoma. Zemrat na gufonin. Themelimi i Partisë na hapte perspektiva të ndritura për popullin e për të ardhmen e tij. Kujtoja në ato çaste të lumtura Aliun [Kelmendin], i cili edhe pse tuberkulozi s'iu nda deri në vdekje, luftoi me gjithë shpirt për komunizmin, luftoi deri në fund për t'ia arritur kësaj dite; kujtoja Koci Bakon me të cilin, kur ishim të rinj, në Korçë, rrinim së bashku në heshtje rreth radios së vogël në pastiçerinë e tij dhe dëgjonim Internacionalen që jepte Radio Moska; kujtoja Asim Vokshin, Teni Konomin dhe heronjtë e tjerë të Spanjës; Thanas Zikon e shokë të tjerë, komunistë a revolucionarë, që dhanë jetën për një jetë të re. Themelimi i Partisë ishte kurorëzimi i dëshirave të heronjve të popullit të rënë në beteja, i patriotëve, i heronjve të panumërt që kishin luftuar për lirinë e Shqipërisë, sepse, paskëtaj, Partia, që u themelua, do të ngrinte lart flamurin e Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit, së toku me flamurin e Skënderbeut, e do të hidhej në beteja të reja me një besim të qindfishuar në fitoren e madhe të çlirimit.

Të nesërmen e deri më 14 nëntor, vazhduan debatet. Folën të gjithë shokët pjesëmarrës në Mbledhje. Debatet ishin të ngjeshura, shumë herë edhe të ashpra. Shpesh harrohej se që nga 8 Nëntori ne duhej të flisnim nga bazat e Partisë së krijuar, me frymën e kësaj Partie dhe mjaft veta vazhdonin të diskutonin me pasion grupi.

E mori fjalën Koço Tashkoja. Ai përpiqej të shoqëronte thëniet e tij me ndonjë citat pa adresë të klasikëve tanë, që thoshte se i kishte mësuar në Moskë. Koçoja, natyrisht, mbrojti vijën e Grupit të Korçës, gjë që ishte e drejtë. Këtë ne e bëmë të gjithë kur morëm fjalën, por Koço Tashkoja, nga pasioni për ta mbrojtur këtë vijë, anët e mira dhe pozitive të punës më Grupit të Korçës ia vishte «udhëheqjes. së tij. Natyrisht, këtu nuk tregohej objektiv. Ndërkaq «harroi» të theksonte të metat dhe gabimet e punës së këtij

grupi. Autokritika që bëri ai për punën e grupit ishte e zbehtë dhe për veten e tij inekzistuese.

Koçoja trajtoi edhe çështjen e direktivave të Kominternit.

Grupi i Korçës, - tha midis të tjerash, - qe i vetmi grup komunist sháiplar që i pranoi dhe i vue në jetë alo, kurse grulet e tjera jo vetëm nuk i prarman, por i luftuan me ashpërsi dhe në formën më ttë dënueshme të grupazhit.

Në këtë kapitull Koçoja filloi kritikat dhe sulmet kundër Grupit të Shkcdrës dhe Grupit të «Të Rinjve», kritika, që, në paLim, ishin të drejta. Ai e filloi që nga armiku i komunizmit, arqiomarksisti Niko Xoxi, î cili, pasi qe dënuar nga Grupi i Korçës, u strehua në Grupin e Shkodrës, ku u bë një nga -krerët e tij dhe, tok me Zef Malën, organizuan luftën jo vetëm kundër Grupit të Korçës, por kundër marksizmit, kundër Kominternit dhe, natyrisht, kundër Bashkimit Sovjetik e Stalinit. Ishte logjike që këta elementë ndiqnin rrugën e Trockit, kurse -Buletini jeshil», që nxorën, nuk ishte veçse paçavure trockiste. Koço Tashkoja nuk harroi Aristidh Qendron, Anastas Lulën e Sadik Premten. Anastas Lulën e akuzoi jo vetëm si shok të ngushtë të të parëve, që krijoi nga gjiri i Grupit të Korçës fraksionin e quajtur më pas Grupi i «Të Rinjve», por ngatërroi e tërhoqi në rrugë të shtrembër edhe Grupin e Shkodrës.

Diskutimet vazhduan në këtë mënyrë të elektrizuara tërë ditën, duke marrë fjalën njëri pas tjetrit duke ndërhyrë njëri te tjetri dhe jo me butësi, por me ashpërsi, sa, ngandonjëherë, kalohej edhe masa né shprehje.

Anastas Lula e mori fjalën pas Koços. Ai bëri 15ërpjekje dhe sulmoi me mëri, pa baza, me shpifje e trillime gjithë punën e Grupit të Korçës. Arnti deri atje sa të sulmonte edhe Ali Kelmendin, duke e quai_ tur të rrëmbyer dhe të padrejtë për kritikat dhe dÉnimet që kishte bërë kundër Niko Xoxit dhe Aristidh Qendros.

Ne nuk duruam të akuzohej Ali Kelmendi, dhe harruam që ishim né ilegalitet të rëndë.

- Anastas Lula, - i bërtita, - ki kujdes se poz'ítat nga po flet janë trockiste dhe ne nuk mund të lejojmë askënd të sulmojë figurën e pastër të militantit më të shquar të lëvizjes komuniste shqiptare dhe të një shoku të lèvizjes komuniste ndërkombëtare. Nuk të lejojmë ty të njollosësh figurën e shokut tonë veteran komunist, që na ka mësuar si duhej të luftoheshin Zogu, feudalët e borgjezia, të njollosësh emrin e atij që na solli neve fjalën e Dimitrovit (Ali Kelmendi solli né Shqipëri né vitin 1932 porositë që Gjergj Dimitrovi i dha lidhur me krijimin e një lëvizjeje komuniste né Shqipëri mbi një platformë politike dhe organizative më të shëndoshë.) dhe luftoi derisa vdiq, gjithmonë i nderuar nga lëvizja komuniste ndërkombëtare. Kë na vë ti, Anastas Lula, përpara figurës sé këtij komunisti të madh shqiptar, fytyrat e ndyra të dy arqiomarksistëve, të dërguar né Shqipëri nga reaksioni më i zi grek për të luftuar komunizmin?

Pilo Peristeri, i zemëruar né kulm, u ngrit dhe drës u futën edhe njerëz të ligi e antikomunistë, si Zef Mala e Niko Xoxi, të cilët mundën të përfitonin nga papjekuria jonë për të përhapur në radhët tona mendime dhe ide të gabuara, të dëmshme, trockiste. (Qemali ndershmërisht si komunist i numëroi ato një nga një.) Po Grupi i Korçës vallë dhe Koço Tashkoja, personalisht, nuk kanë bërë gabime? Ai nuk na foli për ato, por po i them unë, se është e drejta ime.

Qemali që në fillim pohoi:

- Unë e dënoj Anastas Lulën që dha atë gjykim për shokun Ali Kelmendi. Unë mendoj tash, por edhe më përpara tram menduar, se Ali Kelmendi ishte luftëtar komunist dhe, megjithëse nuk e tram njohur, si të ardhur nga Bashkimi Sovjetik, si komunist internacionalist, e respektoja dhe e respektoj. Po atëherë përse Grupi i Shkodrës nuk i pranoi direktivat e Kominternit? Ne kemi gabuar.

- Që treni gabuar, kjo dihet, - e ndërpreu Koço Tashkoja. - Po, pse treni gabuar?! Këtë na thuaj!

- Po, - i tha Qemali, - atë do të bëj, prandaj më dëgjo, shoku Koço - dhe vazhdoi: - Ne kemi gabuar, se edhe ju treni gabuar. Këto direktiva ju treni dashur t'i shfrytëzonit në frymë grupi, për të nxjerrë grupin tuai mbi të tierët. Nga kjo frymë, kuptohet. ishim të infektuar, bile fort edhe ne të Grupit të Shkodrës dhe ngiau aio që ngiau, që nuk i pranuam. U përnoaëm të gienim lidhie edhe ne, por ramë në provokatorë. Po ti. Koço Tashko. - vazhdoi Qemali, - a bëre, vecanërisht, ndonië përniekie të na bindie, të vije e të diskutoje me ne? Jo. deri né fund. Ti di vetëm të na hiqesh si nië «meri i madh». «me dituri të madhe», «me teori të madhe». Vetëm Enveri na është afruar dhe tra biseduar si shok me ne, kurse

ti kurrë.

- Të lutem, djalë, mos ma moho punën, - u nxeh Koçoja. - Pse në bisedimet e një a dy vjetëve të shkuara, kur ramë dhe në marrëveshje me ju, a nuk isba unë dhe a s'dhashë kontribut?!

- E tre fjalën për kompromisin? - iu drejtua

sakaq Qemali me Troni Koços. - Kemi dy ditë këtu që e tremi dënuar e po e dënojmë atë farë «marrëveshjeje» si një kompromis të fëlliqur, pa baza.

- Si kompromis socialdemokrat. Vetë jeta e rrë zoi atë pa filluar mirë puna, - ndërhyra unë.

- Ashtu është, - vazhdoi Qemali. – Prandaj shoku Koço, s'është e hijshme për ty, që na thua se

tre pasur lidhje edhe me Kominternin...

- Kam pasur që ç'ke me të! - bërtiti Koçoja.

- Atëherë mundohu ta mbash lart emrin e tij.

E kisha fjalën se s'është e hijshme për ty të na mburresh me veprime të kaluara që kanë qenë të gabuara. Në ato veprime, si me kompromisin që përmendëm, ishim dhe ne, por tash e dënojmë atë që ndrim të atëhershëm. Prandaj unë të bëj thirrje të reflektosh për qëndrimet e tu.a, t'i njohësh edhe ti gabimet e fajet e tua dhe të Grupit të Korçës. Sa per Grupin e «Té Rinjve», - vazhdoi Qemali, - unë tram mendimin dhe flas në emër të Grupit të Shkodrës, se baza e këtij grupi është e shëndoshë, si jona, si edhe e Grupit të Korçës. Por si te ne, edhe te të tjerët, kanë hyrë ide antikomuniste, trockiste, që tash, në këtë dritë të re, i shohim ato më mirë. Kurse ti, Anastas Lula dhe ti Sadik, që fole po me gjuhën e Anastasit, nuk tregoheni aspak të sinqertë dhe komunistë. Ju u bëni dredha çështjeve. Për ne, ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni gabime të rënda, por më e keqja qëndron né atë që nuk bëni as përpjekjen më të vogël për t'i njohur.

Qemali e përfundoi fjalën e tij, duke u bërë atyre thirrje që të bënin kthesë.

Kështu vazhdonin çdo ditë debatet dhe diskutimet. Të gjithë ne po avanconim né analizat. Kritikat po merrnin rrugën e drejtë dhe po bëheshin më shumë të argumentuara, autokritikat po thelloheshin çdo ditë e më tepër, njiheshin progresivisht gabimet e përbashkëta dhe të çdo grupi né veçanti. Po spastrohej kështu çdo ditë e më mirë terreni nga skoriet. Ditët po kalonin të mbushura me debate. Kjo ishte një shkollë e madhe për ne, shkollë që nuk e kishim parë kurrë. Né diskutimet asnjëri nuk mungonte të jepte mendimP se si duhej të gjykonim dhe të vepronim për këtë ose për atë problem né të ardhmen. Nuk mbahet mend sa herë diskutuan dhe ndërhynë né debate të gjithë shokët. Unë, nga pjesa ime, ndërhyra shumë herë, me replika herë të shkurtra, herë relativisht të gjata. Të tilla ishin edhe ndërhyrjet e shokëve të tjerë.

Më kujtohet që fola pas Qemalit dhe mbështeta pikëpamjet e tij né disa çështje. Substanca e ndërhyrjes sime ishte kjo:

- Bashkohem me kritikën që shoku Qemal i hëri Grupit tonë të Korçës par sektarizëm dhe par mungesë të një fryme më të shëndoshë shoqërore e të një durimi më të madh né diskutimet që tremi bërë më përpara me shokët e grupeve të tjera. Këtë qëndrim të gabuar shoku Koço nuk e vuri né dukje, por una po e theksoj dhe duhet ta njohim, se na tra sjellë shumë dëme në të kaluarën. Shfaqje të tilla ne nukduhet Vi lëmë të kalojnë né Parti, duhet të zhvishemi. prej tyre, por, pa i njohur, nuk mund t'i luftojmë.

Sektarizmi i Grupit té Korçës është shprehur, gjithashtu, né lokalizmin e njohur té tij, që e ka. dëmtuar shtrirjen e punës së grupit dhe nuk e ka lejuar atë té marré kontakt në një shkallë më té, gjerë me lëvizjen komuniste dhe demokratike anembanë vendit. Shokët korçarë kanë ndikuar edhe në shokët e Grupit té Korçës, që s'janë nga Korça, për një punë pak a shumë té mbyllur e lokale. Pikëpamjedhe qëndrime té tilla té ngushtojnë horizontin e punës dhe të vështrimit, të krijojnë ndjenjën e vetë-kënaqësisë dhe të unit, ushqejnë mendjemadhësinë, sidomos tek ata që i kanë këto në karakterin e tyre.

Në një gjendje té tillë, shoku Koço (iu drejtova këtij), Grupi ynë i Korçës ua la rrugër hapurtrockistëve Niko Xoxi, Aristidh Qendro e té tjerë, për të dalë nga Korça dhe për të marré kontakt me të rinj revolucionarë né qytete té ndryshme té vendit tonë, duke shkatërruar kështu atë punë të nevojshme e revolucionare që duhej të bënte me ta vetë grupi në mënyrë té organizuar. Ç'bëmë ne té grupit né Tiranë dhe né Shkodër? Ç'bëre ti, shoku Koço né Tirana? Si doli fraksion Grupi i -Të Rinjve» nga Grupi ynë i Korçës? A nuk tremi edhe ne përgjegjësiiië tonë né këto .gabime, në këto devijime dhe né këtë luftë shterpë, që u zhvillua në mes grupeve? Unë mendoj, se tremi, po të analizojmë ca më thellë punën tonë. Natyrisht, una nuk pranoj as par grupin tonë, as par ne, si individë, gabimet dhe fajet e grupeve té tjera, dhe té anëtarëve té tyre. Por ato gabime e faje, aq sa na përkasin neve, duhet t'i njohim dhe jo të lajmë duart.

Né vazhdim zhvillova një çështje tjetër:

- Shoku Vasil dhe ti, Anastas Lula, - iu drejtov a atyre, - ju me grupet tuaja keni bërë një gabim të madh që nuk i pranuat direktivat e Kominternit. Kjo ka dëmtuar rëndë shëndoshjen e lëvizjes komuniste né Shqipëri, ka lejuar depërtimin e trockizmit né radhët tona, ka frenuar edhe luftën e organizuar masive kundër Zogut dhe regjimit të tij. Këto gabime ju duhet t'i njihni.

- Ne, nga ana jonë, s'kemi pse t'i njohim, ndërhyri Anastasi. I tillë tip qe ai. Hidhte batutën, helmin e s'fliste, s'argumentonte më tej.

- Qysh more s'i njihkeni gabimet! - i tha Sotir Vullkani. - Pa na thua.j pse?

- Pa më thoni ju, kur kanë ardhur ato udhëzime né Shqipëri? - -tha Anastasi me një ton prej ngadhënjimtari dinak.

E kuptova se ku donte të dilte skilja e vjetër, -ndaj iu përgjigja me gjakftohtësi:

- Më 1937.

- Po ne më 1937 nuk qemë akoma as fraksion, pale grup, - foli rëndë-rëndë Anastasi. - Grupin tomë ne filluam ta krijojmë që m-ë 1938 e dolëm më vete si grup më 1940. Atëherë, qysh të mbajmë përgjegjësi për një gjë që ka ndodhur përpara se «të lindnim»?

U hodhi një shikim triumfues shokëve dhe u ul i bindur se na zuri né dhokan. Por s'e lashë ta kon-sumonte gjatë «ngadhënjimin».

- Anastas Lula, - i thashë, - lëri sofizmat dhe --argumentet» prej llogaritari mediokër dhe gjyko drejt!

Vërtet udhëzimet e Kominternit mbërritën né Shqipëri m2 1937, por ato nuk qenë vetëm për atë vit, por për krejt periudhën që kishim përpara, pra edhe për atë kohë kur ti nise fraksionin, dhe për koh;in kur dole hapur si grup. Bile thelbi i tyre - domosdoshmëria e lidhjes së komunistëve me masat, puna me masat, krijimi i frontit té gjerë antifashist – vlente për dje, për sot e do të na vlejë edhe në të ardhmen.

Pa bërë masat për vete, pa krijuar lidhjet e fuqishrne të të gjithë popullit, të të gjitha forcave rreth Partisë, çështja jonë s'do të ecë përpara. Këtë na mèsojnë udhëheqësit e mëdhenj të proletariatit, këtë frymë kishin e kanë edhe direktivat e Kominternit. Prandaj, Anastas Lula, e ritheksoj, ju duhet ta njihni gabimin e rëndë që keni bërë deri tash, e të mos lejoni më të përsëritet.

- Vetëm Grupi i Korçës i pranoi e i bëri të vetat, - tha Koçoja me mburrje.

- Është e vërtetë, - vazhdova, - clé Grupi i Korçës nuk gaboi né këtë drejtim dhe këtë ne ia detyojmë, né radhë të paré, Ali Kelmendit për orientimin e drejtë që i kishte dhënë grupit tonë qysh kur ishte né Shqipëri. Ne i pranuam direktivat e Kominternit dhe u përpoqëm që t'i zbatonim né jeté. Por çështjen duhet ta gjyko;më drejt: Si i zbatuam ne këto direktiva? A i likuiduam vallë plotësisht celulat e vjetra të mbyllura, sektare dhe a u futëm né masat e gjera të popullit? A iu vumë punës të krijonim nga radhët e tyre celula të reja, të shëndosha, luftarake dhe të ndërtonim një detashment të vërtetë të organizuar jo vetëm të punëtorëve të Korçës, por të té gjithë vendit? Shoku Koço, - iu drejtova atij, - ne duhet të njohim haptazi se nuk i plotësuam detyrat që morëm. Celulat vërtet i shpërndamë, por edhe ato që krijuam përsëri ca më vonë ishin po ashtu, të ngjashme, gati si të parat, me një ndryshim të vogël njerëzish dhe parimesh. Është e vërtetë që ndikimi i grupit u ndie né masa më shumë, por vetëm né qytetin e Korçës. Është e vërtetë se rinia korçare u organizua më mirë dhe ishte nën ndikimin e grupit, por jashtë qytetit, né fshat dhe jashtë Korçës, çështja i ishte lënë spontaneitetit. Me disa bërthama të vogla që krijuam atje, nuk mund të pretendoirnë se idetë e mëdha të Kominternit u morën seriozisht né duart e grupit tonë dhe u vunë né jetë si duhet. Ne nuk mund t'i shmangemi një përgjegjësie të madhe dhe të mos i njohim këto të meta e boshjlëqe. Grupet e tjera kanë vepruar fare n~ kundërshtim me direktivat e Kominternit dhe, natyrisht, përgjegjësia e tyre éshtë më e madhe.

Këtyre çështjeve, - theksova, - unë perscnalisht u vë një rëndësi të madhe, pse kanë pasur konsekuenca të dëmshme për punën né të kaluarën dhe, né qoftë se nuk i spastrojmë të metat dhe gabimet që kanë pasur grupet, Partia jonë e sapoformuar do të vuajë shumë. Do të ccim ne duke ruajtur frymën' e grupit né Partintonë Komuniste? Né asnjë mënyrë jo! Këtë frymë áuhet ta varrosim lé këtu, që sot, njëherë e përgjithmonë. Por do të jemi naivë, né rast se

mendojmë se, me të dalë këtej, çdo gjë do të shkasë si né gjalpë. Jo, ne do të na duhet t'i lufto,jmë pa mëshirë frymën dhe metodat e sëmura të punës sé grupit, do t'i luftojmë pa hezitim fraksionet dhe fraksionistët. Nga kjo Mbledhje duhet të dalim të çliruar prej ndjenjës së epërsisë e té pagabueshmërisë së gjithsecil:' grup dhe të armatosur me ndl.njën e unitetit të çeiiktë marks ist-leninist të Partisë Komuniste të Shqipërisë që formuam.

Kur u shpjeguan qëndrimet politike, ideologjike dhe organizative që tremi mbajtur kundër fashizmit okupator dhe qeverisë kuislinge, bëra një ndërhyrje tjetër né mes të ndërhyrjeve të shokëve të grupeve të ndryshme.

- Ne té Grupit té Korçës, - vura né dukje, e tremi ttiënë dhe e themi se nuk tremi gabuar as né vijë, as në qëndrimet qe kemi mbajtur dhe që vazhdojmë të mba;më kundër fashizmit okupator. Për dy grupet e tjerG, dua të them krerët e tyre, me pikëpamjet e gabuara janë përpjekur, e deri diku ia kanë arritur, të pengojnë veprimtarinë aktive antifashiste të njerëzve të balës, komunistë, të rinj e té tjerë.

- Don.ethënë, - ndërhyri Sadik Premtja, edhe ti je i mendim:t se Grupi i Shkodrës dhe Grupi ynë i «Të Rinjve- nuk aanë qenë kundër okupacionit fashist italian. Kjo është akuzë...

- Unë s'e thashë r. ;ë gjë të tillë, - iu përgjigja.

- E tha Koço Tac lkoja hapur fare. Po dhe ndër hyrja juaj atje të çon, - vazhdoi Sadiku.

- Nuk është aspak, siç thotë Sadik Premtja, iu drejtova Mbledhjes. - Ndërhyrja ime qëndron né këto çështje:

Né qoftë se Koço Tashkoja, né ndërhyrjet e tij jo fort të kontrolluara dhe me nervozizëm, tra lënë të

kuptohet se dy grupet e tjera nuk kanë mbajtur qëndrim kundër okupatorëve, unë nuk bashkohem me hëtë mendim té tij. Të gjithë ne, bashkë me popullin, u ngritëm në këmbë kundër okupatorit dhe tradhtarëve, të gjithë dolëm në demonstrata dhe kërkuam armë të luftonim, por duhet njohur se ne nuk ishim në gjendje të organizonim luftën e të goditnim armikun që në ditët e para. Më vonë e morëm veten, i organizuam më mirë rezistencën dhe propagandën kundër pushtuesit, mendonim rr.ë seriozisht për luftë, po edhe atëherë nuk u arrit që këtë punë ta bënin të gjitha grupet njësoj. Mendimi im është se Grupi i Korçës i shikonte më drejt problemet dhe detyrat që na viheshin përpara. Grupi i Shkodrës tra qenë i vendosur kundër okupatorit, tra qenë antifashist, por, siç e theksova edhe më parë, krerët e tij disa çështje të mëdha parimore nuk i kishin të qarta. Kurse, krerët e Grupit të «Të Rinjve», pikërisht të dy shokët që janë këtu, Anastas Lula dhe Sadik Premtja, jo vetëm nuk i kishin aspak të qarta këto çështje, por pikëpamjet e tyre mbanin erë antikomuniste e trockiste.

- Përsëri protestojmë! - u hodh përpjetë Anastasi. - Mua dhe Sadikun po na akuzoni rëndë. Ku i mbështetni ato që thoni?!

- Në një sërë pikëpamjesh e parullash të përqafuara e të propaganduara prej jush, - i thashë, dhe shpjegova përmbajtjen disfatiste të parullës së tyre «nuk tra ardhur akoma koha të luftojmë, sepse nuk kemi as organizim, as armë» dhe, në vazhdim, denoncova e dënova edhe pikëpamjet e krerëve të tillë, si Aristidh Qendro, Andrea Zisi e të tjerë «për t'u futur në Partinë Fashiste Shqiptare dhe në kuesturë që të marrim vesh ç'bëhet», «për të mos e konsideruar gabim as kallëzimin në polici» etj. Baza e grupeve në të vërtetë nuk i pranonte këto parulla, por krerët anti marksistë e agjentë të borgjezisë e të okupatorit, që përmenda, arrinin me një mijë mënyra t'u imponoheshin e t'i mbanin shokër e bazës në fre.

- Shokëve të Grupit të Korçës, - vazhdova më tej, - na u desh t'u shpjegonim Paktin e mossulmimit sovjeto-gjerman. Këtë gjë e bëmë edhe në popull, sepse kjo ishte një çështje shumë delikate, të cilën ar

rniku po e shfrytëzonte në kulm, prandaj neve na u desh t'u shpjegonim shakëve përmbajtjen dhe qëllimin e atij pakti, t'i sqaronim e t'i bindnim se Bashkimi Sovjetik ishte dhe qëndroi ai që kishte qenë, atdheu i lavdishëm i Leninit e i Stalinit.

Në vazhdim të sqarimit të këtij problemi nënvizova se Grupi i Shkodrës nuk u aktivizua si duhet në këtë drejtim, ndërsa ai i «Té Rinjve» aspak, përkundrazi, e përdorën Paktin e mossulmimit në shërbim të teorive të tyre trockiste. «Ja, - thoshte Anastasi, vërtetohet se kemi ne të drejtë dhe jo ju, kur themi se s'ka ardhur koha të luftojmë», «tremi të drejtë kur gjykojmë se duhet të presim sa të industrializohet vendi, të krijohet proletariati, pastaj të krijojmë partinë», «të formohen më parë kuadrot, pa të hidhemi në luftë», «t'i ruajmë e të mos i sakrifikojmë kuadrot», e shumë dokrra të tjera, që njihen tash nga të gjithë. Mirëpo kjo punë armiqësore nga krerët trockistë të grupeve pengonte grumbullimin e energjive komuniste në rezistencë e në luftë. Këta krerë trockistë vazhduan veprimtarinë e vet disfatiste edhe kur u sulmua Bashkimi Sovjetik. U përpoqën të sabotonin grevat e demonstratat që arritëm më në fund të organizonim bashkërisht ne, Grupi i Korçës me Grupin e Shkodrës. Në vazhdim të ndërhyrjes sime fola, gjithashtu, edhe për bashkëpunimin e ngushtë që kishim arritur të vendosnim me patriotin e shquar, Myslim Peza, dhe me patriotë të tjerë. Ngrita në mënyrë të veçantë çështjen e fshatarësisë dhe vura mirë në dukje rolin e madh të saj në luftën tonë çlirimtare, duke treguar se Grupi i Korçës këtë çështje jetike në parim e shi:conte drejt, por në praktikë nuk kishte bërë shumë ,gjëra. Të tjerët, si në teori edhe në praktikë, e nënvieftësonin, kurse Anastas Lula nne shokë me teorinë e tyre antileniniste, ua linin fsha<,ai-ësinë borgjezisë dhe fashizmit.

Të gjitha këto çështje të mëdha kërkova t'i vle` rësonim drejt, se kishim humbur kohë dhe këtë kohë ,duhej ta fitonim.

Si për problemet e tjera, edhe për këto, u zhvilluan debate të zjarrta. Grupi i Anastasit u gjunjëzua. ,Me gjysmë goje ai u detyrua të pohonte se kishte menduar gabim, «porse. .. ruk ishte tamam kështu. ..», se, «në praktikë qe ashtu, por...», njëqind -por-e». Të gjitha këto ishin jo vetëm për të na hedhur hi syve, por, siç e tregoi vetë jeta, ato përbënin shkëmbinj mbi ujë dhe nën ujë, ishin mina që u viheshin në rrugë rezistencës dhe luftës kundër okupatorëve. Duhej spastruar kjo rrugë për Partinë e për popullin, .duheshin çmontuar minat e dukshme dhe të padukshme. Prandaj ato ditë, në ato momente të zjarrta kur vendosej fati i popullit dhe i atdheut, komunistët shqiptarë zhvilluan një betejë të madhe, të ashpër dhe fituan.

Komunistët e grupeve që ndodheshin në këtë mbledhje u çliruan nga një grumbull i madh pikëparnjesh të dëmshme në kokën e tyre. I nxorën në shesh atol, diskutuan lirisht dhe i dënuan, i bënë kritika të ashpra njëri-tjetrit dhe përfituan shumë nga kjo shkollë e madhe. Sidomos do të përfitonte shumë gjithë Partia jonë e re që formuam.

Si do të ishte kjo Parti, si do të organizohej, cili do të ishte programi i saj minimal për kohërat që kalonim? Gjithë shokët e grupeve, që morën pjesë në diskutimin e këtyre çështjeve jetike, dhanë mendimet e tyre, që puqeshin në vija të përgjithshme, Edhe unë e trajtova gjerë këtë problem në diskutimin tim;, i cili në esencë konsistonte

- Ne, shokë, vendosëm të madhen, kryesoren, themeluam mbi baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Gjithashtu diskutuam haptazi për anë t e mira dhe të këqija të grupeve komuniste. I goditëm vërtet të këqijat, por luftën duhet ta vazhdojmë edhe paskëtaj që të mos lejojmë më të përsëriten të atilla gabime ose të ngjashme me to, të veshura me forma të tjera dhe në rrethana të reja, që do të na krijojë Lufta Nacionalçlirimtare. Anët e mira të grupeve, sidomos anët pozitive të punës që kanë zhvilluar ato, duhet t'i vëmë në shërbim të Partisë dhe të luftës, por të mos vetëkënaqemi me ato pak rezultate që janë arritur. Këtej e tutje, për të forcuar unitetin në Parti, të mos lejojmë në asnjë mënyrë diskriminimin në radhët e anëtarëve të Partisë, pavarësisht nga ç'grupe kanë ardhur ata. S'ka dhe s'duhet të ketë paragjykime të grupeve as në skutat e ndërgjegjes së ndokujt.

- Shumë drejt, - ndërhyri Vasil Shanfoja, dhe propozoj që këtej e tutje të mos dëgjohet askush të thotë: -«Jam anëtar i këtij ose i atij grupi». Tash e tutje ka vetëm anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

- Plotësish,t dakord, - thashë dhe vazhdova: S'ka më as anëtarë, as krerë të grupeve, ata nuk ekzistojnë më. Tash e tutje do të ketë udhëheqje të Partisë, Komitet Qendror dhe komitete qarkore. Formimi i Partisë sonë i likuidoi grupet përgjithmonë, pra duhet të likuidojë edhe frymën dhe praktikën e punës së tare. Me zgjedhjen e Komitetit Qendror nga kjo Mbledhje, ne likuidojmë «pushtetin dhe ndikimin» e krerëve të grupeve komuniste. E përsëris edhe një herë atë që tha edhe Vasili: S'ka më anëtarë grupi. Tash e tutje do të ketë vetëm anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Cilët do të jenë ushtarët e Partisë, domethënë anëtarët e pare' të saj? Shokët këtu diskutuan, të tjerë do të diskutojnë më pas. Unë bashkohem me mendimin se ushtarë të Partisë sonë do të jenë anëtarët e organizuar të ish-grupeve komuniste të Korçës, të Shkodrës dhe të «Të Rinjve» pasi ata të shoshiten, prandaj ne duhet të marrim vendim që, me të mbaruar Mbledhja, të përgatitim brenda një afati sa më të shkurtër listat ekzakte të anëtarëve të grupeve. Them ekzakte, duke kuptuar me këtë që listat të mos zgjaten me njerëz që nuk kanë qenë aktivë ose që janë të dyshimtë, për të rritur numrin, me qëllim që njëri ose tjetri grup të dominojë në Parti. Por as të paraqiten lista të shkurtra për të fshehur e për të ruajtur aktivistët për një punë eventuale grupazhi jashtë Partisë. Këto lista duhet t'i dorëzohen sa më parë Komitetit Qendror që do të zgjidhet.

Këtu u diskutua shumë për bazat mbi të cilat do të ndërtohet Partia. Mendimi ím është se Partia jonë duhet të ndërtohet në shembullin e Partisë Bolshevike qoftë ideologjikisht, qoftë organizativisht. Sir pas kësaj eksperience, me sa dimë, duhet që baza e saj të jetë celula, në të cilën do të militojnë komunistët. Anëtarët e celulës do të zgjedhin sekretarin e saj dhe komunistët e qarkut ose të deleguarit e tyre do të zgjedhin komitetin qarkor të Partisë Kor muniste të Shqipërisë. Tani për tanfi, mendoj që kuar drot kryesorë të qarkorëve, sekretarin pohtik e atë organizativ, t'i caktojë Komiteti Qendror derisa të kri9 jahen kushte.t që zgjedhja e tyre të bëhet nga vetë organizatat e Partisë të qarqeve. Kur ne do të krijoj= më situata të përshtatshme, gjithë Partia do të dërgojë delegatët e vet në Konferencën e Vendit, e cila, në këto kushte, do të luajë rolin e një kongresi partie dhe, si e tillë, do të jetë instanca më e lartë udhëheqëse e Partisë, që do të përcaktojë vijën e saj dhe do të zgjedhë Komitetin Qendror Definitiv.

Në lidhje me funksionimin, normat dhe parimet e Partisë së re, në Mbledhje pati diskutime të gjalla e konkrete, pati debate dhe propozime me vlerë. Ngriheshim e flisnim thuajse të gjithë me radhë, ose shokët e shfaqnin mendimin e tyre me ndërhyrje të ndryshme. Me këto diskutime e debate po përpunohej vija programatike e Partisë, bazat e normat mbi të cilat do të ndërtohej ajo. Kështu, ndër të tjera, theksuam

Né Partinë tonë do të ekzistojë centralizmi demokratik, do të sundojë kritika dhe autokritika bolshevike, e hapur dhe e sinqertë. Partia jonë do të ketë në bazë dhe do të udhëhiqet në çdo veprim nga teorig é Marksit, e Engelsit, e Leninit dhe e Stalinit. Partia jonë është kundër fraksioneve dhe grupazheve, të cilat do t'i luftojë pa mëshirë. Partia jonë do të inkurajojë shfaqjen e mendimeve, por mendimi i shumicës do të predominojë mbi pakicën; kjo duhet t'i bindet shumicës. Partia jonë duhet të ketë disiplinë të çeliktë, të ketë unitet mendimi dhe veprimi marksist-leninist. Pa një disiplinë të çeliktë dhe unitetin e Partisë, Partia jonë, e cila do të ndeshet me një numër të madh armiqsh, nuk do të mund ta udhëheqë me sukses luftën.

Partia do të luftojë të gjitha ideologjitë dhe rrytnat antimarksiste. Por, për ta kryer këtë sa më mire', duhet të ngulim këmbë energjikisht për lartësimin ideologjik teorikisht e politikisht të kuadrove dhe të anëtarëve të saj duke studiuar teorinë marksiste-leniniste.

Partia jonë duhet të jetë pararoja e organizuar e klasës punëtore, kurse fshatarësinë do ta konsiderojë si një klasë mike dhe aleate të klasës punëtore e do të mbështetet fuqimisht në të, sepse fshatarësia jonë do të luajë një rol të madh si në Luftën Nacionalçlirimtare ashtu edhe më vonë.

Ky ishte një problem i rëndësishëm që duhej theksuar dhe duhej ta kishin të qartë të gjithë komunistët. Partia jonë ishte themeluar si parti e klasës punëtore që do të udhëhiqej nga ideologjia marksiste-leniniste, pavarësisht se në vendin tonë kjo klasë ishte shumë e vogël, me një numër punëtorësh me mëditje, çirakësh ose zanatçinjsh dhe jo me eksperiencë të afirmuar në luftëra e në përpjekje grevash klasore e sindikale.

Greva punëtorësh ishin bërë në të kaluarën në disa qytete të ndryshme të vendit tonë, por edhe ato të vogla, jo të koordinuara me njëra-tjetrën, si për arsye të numrit të vogël të punëtorëve, ashtu edhe

të mungesës së organizimit në sindikata dhe të një borgjezie industriale të ngritur. Grevat e punëtorëve, si ato në Korçë, në Kuçovë ose në Shkodër, kishin pasur, natyrisht, karakter ekonomik klasor, por ato

kishin marre' edhe karakter antishtetëror, kundër qeverisë dhe masave të saj shtypëse. Karakter më të theksuar klasor kishte pasur greva e punëtore've të Kuçovës, që ishte drejtuar njëkohësisht kundër shfrytëzuesve kapitalistë, të cilët qenë koncesionarët italianë. Kurse shoqëria -Puna» e Korçës kishte pasur for

mat e para të grumbullimit të punëtorëve dhe të zanatçinjve të qytetit për mbrojtjen e të drejtave të tyre ekonomike kundër punëdhënësve. Kjo shoqëri nuk kishte munguar të luftonte edhe për të drejtat demokratike dhe politike deri në atë shkallë sa anëtare't e

simpatizantët e saj dolën edhe në rrugë, ku u përleshën për «bukë» me xhandarmërinë e Zogut. Natyrisht nuk do të zgjatem këtu në këtë problem, pse këtë çështje kapitale Partia, në vija të përgjithshme, e ka analizuar dhe me siguri historianët dhe sociologët tanë do ta thellojnë atë me studime të mëtejshme, por dua të theksoj se, kur themeluam Partinë, ne i njihnim edhe të metat e dobësitë politike, ideo

logjike e organizative të klasës punëtore, por njihnim, gjithashtu, edhe traditat e saj luftarake, shpirtin revolucionar, misionin e saj historik, prandaj që në Mbledhjen Themeluese nënvizuam se Partia jonë do të ishte repart pararojë e i organizuar i klasës punëtore.

Por, duke pasur parasysh këtë, Partia asnjëherë nuk nënvleftësoi rolin dhe peshën e madhe të fshatarësisë né luftë e né revolucion. Që né ditët e para të Baj, Partia pati parasysh se né luftën kundër okupatorëve ajo dhe klasa që përfaqësonte duhej të mbëahteteshin te fshatarësia. Fshatarësia ishte e shtypur Iìë kulm, ajo nuk kishte tokë ose kishte fare pak, rronte né errësirën mesjetare feudale dhe né një mjerim të pashoq. Mjerimit të fshatarësisë gjatë shekujsh, të shkaktuar nga bejlerët, feudalët, borgjezia e madhe tihe e vogël fajdexheshë, nga agallarët dhe pronarët e mëdhenj të tokave, iu shtua edhe shtypja nga okupatori italian, grabitësi i lirisë dhe i pavarësisë sé atdheut, ai që po sillte kolonët e vet dhe po e nxirrnin fshatarësinë nga toka e saj. Fshatarësia jonë kishte tradita të mëdha revolucionare, ajo kishte luftuar më shumë nga q'yteti kundër një varg pushtuesish, kundër ligjeve skllavëruese të tyre, kundër taksave etj. Malet dhe fshatrat, nga të cilat fshatarët tane derdheshin mbi armiqtë, kanë pasë qenë kurdoherë qendrat e rezistencës sé luftërave çlirimtare. Elementët përparimtarë të qytetit, qofshin këta luftëtarë të penës ose të pushkës, bazën kryesore të tyre e kishin te fshatarësia. Mund të thuhet që per sa i përket zhvillimit të diturisë sé gjuhës e të shkollave kjo fillonte né qytete, por, kur vinte puna per pushkë, elementët përparimtarë dhe revolucionarë të qyteteve aleate kishin fshatarësinë. Natyrisht, né ato kohëra, kur nuk ekzistonte klasa punëtore, fshatarësia ishte objekt i influencave të ndryshme. Luftohej edhe atëherë kush ta bënte dhe ta kishte fshatarësinë me vete, borgjezia që po lindte, apo bejlerët, feudalët dhe pronarët e mëdhenj té tokave. Bejlerët dhe feudalët, té mbështetur edhe nga okupatorët otomanë e té tjerë, e ruanin me mjetet e forcës këtë dominim mbi fshatarësinë, sido që nuk mundnin ta frenonin shumë herë dufin për luftë që shpérthente fshatarësia jonë kundër okupatorëve dhe feudalëve. Këtë e tregojnë këngët popullore, historia e lavdislune gojore e ido epoke.

Por elementët përparimtarë té borgjezisë sé qyteteve, që ngriheshin, dhe elementë përparimtarë e patriote me influencë, që shkëputeshin nga klasa e tyre e bejlerëve dhe e feudalëve, luftonin per zgjimin e fshatarësisë dhe u bënë konkurrentë té klasës feudale per Via minuar kësaj ndikimin né fshat.

Natyrisht, ka edhe faktorë té tjerë që konkurronin né këtë luftë që përmenda shkurtimisht më lart, siç janë sidomos fetë e ndryshme, krerët e té cilave ndihmonin edhe té huajt, por edhe klasat sht'ypëse té feudalëve dhe té borgjezisë spekulante. Megjithatë né besimtarët. né popull té té gjitha feve, kishte korrente liberale, veçanërisht né ato myslimane dhe ortodokse, korrente që e theksonin më tepër animin e fshatarësisë nga borgjezia priroarimtare. Shpirti patriotik revolucionar. lufta kundër varfërisë dhe shtypjes e shtynte fshatarësinë tonë krenare jo drejt ateizmit, siç e kuptojmë ne komunistët. por né até rrugë që «fenë e beso¡, sepse ashtu është gjendur, pse i atij besimi kam lindur dhe ashtu do té vdes. etj. Né luftën e madhe që na priste. ne do té mbështeteshim pikërisht te këto masa, te këto tradita, prandaj né diskutimin tiro theksova

- Partia duhet té luftojë sektarizmin dhe opor tunizmin qoftë né mendime, qoftë né veprime. Duhet të shtojmë radhët e Partisë, para sé gjithash me elementë të shëndoshë punëtorë, por edhe me fshatarë e me luftëtarë të tjerë revolucionarë. Të gjithë ata që do të pranohen né Parti duhet të provohen né luftë për qëllimet e Partisë. Tu mbyllim dyert e Partisë spiunëve dhe provokatorëve të maskuar, t'u mbyllim derën llafazanëve e frikamanëve, t'u mbyllim derën elementëve fraksionistë, anarkistë e intrigantë, të cilët do të mundohen tè depërtojnë né radhët e saj për të shkaktuar aty ngatërresa e për të krijuar shesh për punë trockiste e antiparti.

Vendin kryesor né programin e Partisë sonë duhet ta zërë lufta e organizuar dhe e pamëshirshme kundër okupatorëve dhe tradhtarëve. Ne kemi si pikësynim kryengritjen e përgjithshme me armë, atje duhet të mobilizohet gjithë populli, por, që të arrijmë né kryengritjen e përgjithshme, duhet të zhvillohen format më të thjeshta të luftës, demonstratat, sabotimet, atentatet, aksionet e njëpasnjëshme. Partia né q'ytete duhet të organizojë njësitet guerile, kurse né fshatra duhet të formojë çetat e partizanëve e të vullnetarëve të lirisë, nga të cilat do të organizojë né luftë e sipër njësitë e mëdha që do të formojnë ushtrinë e popullit. Prandaj Partia duhet të zgjerojë punën ndër masat e të bëjë kudo një politikë të gjerë për të mobilizuar popullin, gjithë njerëzit e ndershëm, të gjitha forcat patriotike e antifashiste né luftën e madhe. Gjithë populli duhet të bindet se lufta me armë né dorë është i vetmi shpëtim nga robëria dhe se né këtë luftë ai do të fitojë. Populli duhet të bindet për forcën dhe për vijën e drejtë të Partisë. Partia jonë e re duhet të jeté né ballë të luftës, atje ku është rreziku më i madh, atje ku janë sakrificat më të mëdha, atje të jenë komunistët.

Partia duhet Vi thotë popullit se luftohet që ai tëmarrë vetë fuqinë dhe, kur Via arrijë kësaj, Partiar do të bëjz reforma të mëdha ekonomike, kulturore, shoqërore. Partia do Vi thotë popullit se «liria fitohet,nuk dhurchet». Prandaj Partia Komuniste e Shqipërisë clé u formua, do té jetë Partia që do të udhëheqë, Luftën Nacionalçlirimtare dhe popullin né fitore. Ky duhet të jeté misioni i madh i Partisë né vija të përgjithshme.

Pasi u shfaqën këto mendime dhe u diskutua përkëto probleme të rëndësishme nga të gjithë shokët,. né fund vendosëm njëzëri që këto parime si dhe konkluzionet e vendimet e kësaj Mbledhjeje historike, që themeloi Partinë Komuniste të Shqipërisë, të përbënin përmbajijen e sintetizuar të «Rezolucionit të Mbledhjes së Grupeve Kryesore Komuniste të ShqipërisëA për krijimin e Partisë».

Pas gjithë këtyre i erdhi radha çështjes se fundit:zgjedhjes së Komitetit Qendror. Fillimisht shokët ranë' dakord me propozimin që u bë, që ky Komitet që dotë zgjidhnim të ishte i përkohshëm gjer né thirrjen, e një konference të Partisë të vendit. Po kush do të zgjidhej? Ky nuk ishte një problem i thjeshtë po té, kihet parasysh që né Mbledhje merrnin pjesë krerë të ish-grupeve, nga ata që gjithnjë kishin pretenduarpër të qëndruar né krye të gjithçkaje. Damosdo, qejfi do t'ua kishte të ishin përsëri né <akryesinë» e Partisë së re. Aq më shumë, cili kryetar i ish-grupeve do të ishte .dkryesori>» né krye të Komitetit Qendror?- Lindl Partia Komuniste e Shqipërisë, por mjegulla e ish-grupeve nuk ishte e nuk mund të ishte zhdukur kaq £hpejt nga mendja e ndërgjegjja e anëtarëve të tyre. Prandaj, shumë shokë, mes tyre dhe unë, kishim menadimin që me pdo kusht ish-krerët e grupeve të mënjanoheshin nga udhëheqja. Ky vendim do të kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për unitetin e udhëleqjes së Partisë së porsakrijuar, rrjedhimisht edhe për gjithë Partinë.

Pikërisht se gjykuam kështu, prandaj me çdo kusht ,duhej gjetur mënyra për t'i mënjanuar krerët. Për këtë -edhe mundësitë ekzistonin. Veç periudhës para Mbledhjes, sidomos 6-7 ditët e debateve në Mbledhje, ua kishin nxjerrë kallajin krerëve, ata ishin goditur më rëndë se kushdo, qenë ngarkuar me përgjegjësi për -dobësitë e mëparshme në lëvizjen komuniste në Shqipëri.

Këtu bëri një ndërhyrje të zgjuar Miladini, në rolin që kishte luajtur si arbitër në mes grupeve, dhe tha:

- Shokë, kam parasysh këtu një mendim ose propozim që ka bërë shaku Tashko kohë më parë. Ai ka Tpropozuar që si një ndër krerët e ish-grupeve të mos zgjidhet në Komitetin Qendror. Mendoj se propozimi është me vlerë jo vetëm për të, por edhe për të tjerët. Prandaj unë, dulce e parë propozimin vetjak të Koços në kuadrin e përgjithshëm, i sugjeroj Mbledhjes që në përbërjen e Komitetit Qendror të Përkohshëm të Qnos zgjidhet asnjë nga krerët e ish-grupeve, as kryetarët, as nënkryetarët.

Menjëherë m'u kujtua se në një takim, para fillimit të Mbledhjes, ku veç disa shokëve tanë ishte

edhe Miladin Popoviçi, kur ne po bisedonim se krerët grupeve kishin penguar bashkimin në të kaluarën

dhe se si ata po bëheshin akoma pengesë, Koço Tashkoja ishte skuqur nga zemërimi dhe në inat e sipër tha:

- Po të jetë se kam penguar unë, atëherë, hiq rnéni. Por s'jam unë që kam penguar, të tillë janë ata të Shkodrës e të «Té Rinjve»...

Isha i bindur se Koçoja këtë e bënte thjesht për demagogji, për t'u dukur «i gjerë», «parimor», qé «i dhimbsej çështja» etj. Bile edhe në një nga ndërhyrjet e tij gjatë Mbledhjes, Koçoja, si kalimthi e kishte përsëritur atë gjë.

Koço Tashkos, kur dëgjoi Miladinin, sikur i rapika dhe tha:

- Dale, të kuptohemi... Unë fjalën e kisha...

- Shumë drejt e kishe, - i tha Piloja me serio

zitet, por edhe me qesëndisje. - Jam dakord të mos zgjidhen kryetarët.

Anastas Lula e Sadik Premtja e përmbajtën ze rnërimin. S'dinin kujt t'i hakmerreshin. Koços apo vetes? Vetëm Vasil Shantoja e priti vendimin e Mbledhjes me qetësi e me një gjerësi prej komunisti të vértetë e të devotshëm. Nuk mbaj mend kush propozoi dhe «kompromisi» u pranua që kandidaturat për në Komitetin Qendror t'i përgatiste e t'i paraqiste një komision prej 3 vetash, nga shokët që pak a shumë kishin qenë në krye të grupeve e merrnin pjesë në atë Mbledhje. Pra, në komision u zgjodhën Koço Tashkoja, Vasil Shantoja e Anastas Lula. Por ky komision nuk veproi shkëputur nga konsultimet me shokët pjesëmarrës në Mbledhje, e jo vetëm secili me shokët e grupit të vet, por dhe në konsultime me të tjerë. Kandidaturat u caktuan duke pasur parasysh të kaluarën e tyre, rolin që luajtën në Mbledhje njëri e tjetn, duke pasur parasysh dhe origjinën klasore e duke vendosur një proporcion të drejtë në mes numrit me origjinë ose gjendje punëtore dhe intelektuale. U mbajt parasysh, që të ruhej deri diku, brenda mundësive, njëfarë ekuilibri, duke përfshirë në Komitetin Qendrorpërfaqësues sa më të shëndoshë nga ish-grupet.

Kështu, pasi u diskutua për këto çështje e për karakteristikat që u paraqitën, Mbledhja zgjodhi një Komitet Qendror të Përkohshëm prej 7 vetash. Ata qenë: Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ramadan Çitaku, Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Kristo Themelko e Gjirà Marku.

Për të siguruar unitetin, nuk pati zgjedhje për kryetar ose sekretar të Komitetit Qendror. Pariteti i plotë u vu në themel të të gjithë punës, si për përgatitjen, ashtu edhe për zhvillimin e punimeve të ~Mbledhjes për Themelimin e Partisë. Nuk duhej kryer asnjë akt që mund të krijonte përshtypjen se njër! grup kishte më shumë të drejta dhe avantazhe se tjetri.

Kështu, pas 7 ditësh pune intensive, Mbledhja mbaroi punimet me një fitore të madhe, Themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, me një vijë të drejtë e program të qartë.

Me gëzim në zemër e plot entuziazëm iu vumë, punës me zell e me optimizën.







Partia në veprim



Ne dolëm nga Mbledhja Themeluese, ku punuam ,ihe luftuam ditë e natë për Partinë tonë Komuniste, të formuar si parti e tipit të ri që do të na udhëhiqte .dhe na udhëhoqi, që na edukoi, na kaliti si komu:nistë me ideologjinë e saj të lavdishme marksiste-leni,niste, na çoi në beteja, na mësoi si të luftonim drejt, si të mendonim drejt, si të organizonim drejt, si të £illeshim drejt në çdo gjë. Kësaj Partie do t'i shërbemim tërë jetën tonë. Mbledhja e armatosi Partinë me një program të qartë luftarak, marksist-leninist, program që u përgjigjej, në vija të përgjithshme, detyrave më imediate që na shtroheshin. Me këtë program ne u hodhëm në veprim. Në procesin e punës e të luftës do të forcoheshim ne, do të forcohej Partia, do të përpunohej e plotësohej më mirë edhe vetë programi luftarak i Partisë sonë.

Ky program, i cili qysh në ditët e para e deri sot, ka ardhur vazhdimisht duke u plotësuar e duke u forcuar, ka qenë e mbetet program lufte e pune, për të mirën e atdheut e të popullit. Ne, komunistët e parë, qemë djem e vajza të këtij populli dhe për ne nuk ishin të panjohura hallet e dëshirat e tij, lufta që ai kishte zhvilluar e zhvillonte me shtypësit e vet. Këto na i kishte mësuar historia e shkruar dhe e pashkruar.

F'amiljet tona kishin luftuar e luftonin në mes të këtyre ngjarjeve dhe kjo luftë klasash, luftë influencash, goditjesh me armë dhe përpjekjesh me penë e me libër na kishin lëkundur në djepet tona të vegjëlisë.

Ne, komunistët e ardhshëm, u rritëm në mes të këtij zjarri, të këtyre përpjekjeve, të këtyre vuajtjeve fizike e shpirtërore të popullit tonë dhe ne, bijtë dhe bijat e tij, u kalitëm e u mësuam në këtë shkollë të madhe të mjerimeve e të luftërave. Ne na mësuan lufta e ilegalëve të Rilindjes, trimëritë e tyre, shkrimet e tyre, na mësuan mjerimet e popullit gjatë Luftës së Parë Botërore, na mësuan rezistenca dhe lufta kundër fqinjëve agresorë dhe imperialistë, na mësuan tmerri, vrasjet dhe uria e kohës së Zogut, na mësoi fshatari i mjeruar që rripej rrugëve të qyteteve për të shitur një vandak me dru, na mësoi i varfri i qytetit që vente çante çakëll gjithë ditën në rrugë dhe paguhej vetëm nja 2-3 lekë, aq sa kushtonte afërsisht në atë kohë një kilogram bukë.

Të gjitha këto ne, komunistët e rinj të qytetit dhe të fshatit, punëtorë, zanatçinj, fshatarë, argatë, hamej dhe studentë, i kishim plagë në kurriz, i kishim plumba në zemër dhe mësime të rrënjosura në kokë. Kjo e tëra, si me thënë, përbënte bazën e ideologjisë sonë marksiste-leniniste. Këtë na e mësoi më mirë Partia, e cila na tha ta marrim këtë armë, të luftojmë me të dhe atëherë do të fitojmë me siguri jetën, do të fitojmë botën e re. Dhe në fakt kështu ngjau. Po i vure shtëpisë themele të shëndosha, ajo nuk shembet kurrë.

Kështu ngjau me Partinë tonë Komuniste, historia e së cilës nuk është si një përrallë që gjyshja ia tregon nipçes së vogël natën e dimrit ndanë zjarrit. Ja, ajo është një krijesë e lavdishme, e gjallë, revolucionare, e krijuar, e mbrujtur dhe e ndërtuar hap pas hapi me një logjikë të hekurt marksiste. Partia jonê nuk ishte as një ndërmarrje aventureske, që do ta merrte tufani i parë, as një lodër kalamajsh që ndër tojnë kështjella në rërë. Komunistët, që e themeluarn dhe e ndërtuan Partinë e tyre me gjak e me sakrifica. kolosale, mund të ishin të rinj nga mosha, por populli, nga i cili ata kishin dalë, ishte një popull i vjetër, i zgjuar, i urtë, trim, guximtar. Edhe ideologjia që përqafuan ata ishte e asaj klase që i përkiste e ardhmja, ishte strumbullari i asaj force kolosale që do të ngrejë-botën në revolucion dhe do ta çojë drejt socializmit e komunizmit. Prandaj bazat e Partisë sonë Komuniste nuk u ndërtuan në rërë, ato u ndërtuan në çelik e në beton. Një hap i gabuar mund të rrezikonte çdo gjë,

dhe një hap i tillë nuk u bë kurrë, gjë që nu'k i detyrohet fatit, por ideologjisë marksiste-leniniste dhe gjithë atyre që ishin të vendosur ta zbatonin atë deri nëvdekje, që kishin vendosur të çanin përmes zjarrit të plumbave dhe të topave, përmes demagogjisë dhe dredhive politike të okupatorëve e të tradhtarëve, tëçanin të uritur e të zbathur në tufan e në borë për të, fituar lirinë për popullin, pavarësinë dhe sovranitetin për atdheun e tyre dhe të ndërtonin atë jetë që na mësonin Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini.

Gjatë vazhdimit të Mbledhjes, asnjë aksident i. jäshtëm nuk na ngjau. Armiku nuk diktoi asgjë ç'po bëhej. Kishte edhe familje afër shtëpisë ku u bë Mblednja që diçka nuhatën, ndienin se aty ishin mbledhur njerëz, që rrinin mbyllur ditën dhe dilnin vetëm natèn në oborr për të marrë një çikë ajër ose për ndo-një nevojë, por kurrë nuk e hapën .gojën. Të gjithë ata ruanin fshehtësinë. Bile na njoftuan se një plak dilte natën 'te porta e shtëpisë së tij dhe, ashtu në errësirë, ruante rrugën. Një herë i doli befas nga errësira një person i veshur me mushama si policët e kuesturës ,dhe e pyeti:

- Ç'bën këtu natën te porta, ipse nuk futesh brenda?

Plaku, pa u tronditur, iu përgjigj:

- Po pres çunin se ka shku në farmaci. . .

Shoku me mushama ishte njeriu ynë, një nga ata që bënin rojë. Të nesërmen në mëngjes plaku priti .Xhemal Canin, kur doli në rrugë, dhe i tha:

- Dreqi ta hajë, o zoti Xhemal, me këta policët -e poshtër, edhe këtu në këto rrugë të qeta bëjnë pa-trullim natën, dhe i tregoi ngjarjen.

Me fjalë të tjera, ai donte t'i thoshte Xhemalit: -«Bëni kujdes!». Ja si na ruante populli fukara.

S'duhet harruar se jeta jashtë vazhdonte, vazhdo-nin veprimet antifashiste, por vazhdonte edhe veprim-taria e grupeve. Mbledhja, pjesëmarrësit e sai në të ,s'mund të qenë të shkëputur nga ato që ndodhnin jashtë. Prandaj mbaheshin 'lidhje të vazhdueshme e të pandërprera. Më kujtohet se Pilon, për shembull, e .dërguam për të mbledhur informata më të plota për -çka ndodhi në Korçë më 8 nëntor, për jehonën e demonstratës, për reagirnin e mëtejshëm të fashistëve etj.

Edhe një gjë tjetër duhet të kihet parasysh. Ba-zat ku bëheshin mbledhjet, qoftë kjo ku u Themelua Partia, qoftë edhe shumë 'baza të tjera ku më pas mblidhej Komiteti Qendror ose Komiteti Qarkor i Tiranës etj., ishin njëkohësisht baza që nga e kaluara i dinin shumë të tjerë, komunistë, ish-anëtarë të grupeve, simpatizantë e të tjerë. Ndodhte që pa ditur gjë se atje zhvillohej njëra ose tjetra mbledhje e rëndësishme, ndonjë nga shokët, për arsye të ndryshme, trokiste atje dhe hynte. Ngandonjëherë pranohej, qëndronte atë natë e pastai largohej. Në mbledhje të tjera ndodhte që thirrej nga jashtë njëri ose tjetri për të sqaruar një problem, për t'u ngarkuar me një detyrë etj. Këto ishin më se normale. Ishte luftë, neve na duhej të drejtonim. Më pas ndonjë nga këta «të pranishëm» të rastit ose ndonjë autor që shkruan kujtime të mbledhura për këtë ose për atë ngjarje apo person, gabimisht u vesh këtyre se paskan qenë pjesëtarë të Mbledhjes. Ka pasur bile edhe ndonjë që më pas ka pretenduar padrejtësisht e pa asnjë bazë se ka marrë pjesë edhe në Mbledhjen e Themelimit të Partisë. Dhe e mbështet këtë në trillime me qëllime egoiste, që të ngrejë veten pa të drejtë, ose, në rastin më të mirë, e mbështet në faktin se mund të ketë ndodhur që ai, krejt pa ditur gjë ose i thirrur për ndonjë ndih më apo për të dhënë ndonjë informacion, mund të jetë ndodhur në atë shtëpi në ndonjë rast.

Duhen pasur mirë parasysh kushtet dhe rrethanat e atëhershme. Kur u bë, për shembull, Konferenca e Parë e Vendit e .PKSH në Labinot të Elbasanit, në mars të vitit 1943, mbledhja u zhvillua në shtëpinë e njeriut të afërt të Partisë, Sami Bahollit. Ai veten, shtëpinë, krejt pasurinë, gjithçka ua kishte kushtuar Partisë, popullit, Luftës Nacionalçlirimtare.

Për lidhjet e .tij të forta me ne, për kontributin e meritat e tij të mëdha, unë kam shkruar edhe gjetkë, por këtu dua të theksoj diçka tjetër. Sami Baholh.

si i zoti i shtëpisë së Bahollëve, i ngarkuar me punë të organizimit e të sistemimit të delegatëve, ishte i pranishëm në shtëpinë ku u zhvillua Konferenca e Parë e Vendit e PKSH. E megjithatë ai, ndonëse kishte qenë komunist që në kohën e grupeve e shok me Qemalin, dhe, si të thuash, de facto një anëtar i devotshëm i Partisë që nga 8 Nëntori 1941, zyrtarisht nuk ishte organizuar akoma në ndonjë celulë si anëtar partie. Kjo u bë menjëherë, pas Konferencës, në prill 1943. Por Samiu i thjeshtë, parimor, i drejtë, si atëherë ashtu edhe në gjithë jetën e tij, asnjëherë s'ka dalë e s'del me pretendimin absurd se, meqë u ndodh në shtëpinë ku zhvillohej Konferenca, bile, edhe asistoi në ndonjë seancë, ka qenë pjesëtar i Konferencës. Kushdo që ka një jetë të pastër, luftarake prej komunisti të ndershëm, kurrë s'pranon atribute që s'i takojnë.

Në ato ditë të rënda të terrorit fashist, siç kam thënë edhe më lart, rrotull bazës ku zhvillonim Mbledhjen kishim caktuar edhe roja që vëzhgonin e informoheshin për gjithçka. Në heshtje, duke vërejtur çdo lëvizje të dyshimtë, duke shtrënguar në xhepa bombat e revolverët, ata bij e bija ttë mrekullueshëm, ato nëna e baballarë të popullit, kryenin një vepër të lavdishme. Kuptohet ata qenë nga njerëzit më trima e më të besuar, ata qenë njësh me ne, ata ashtu si ne, ashtu si qindra e qindra të tjere' ishin pjesëmarrës në veprën e madhe, në veprën e pavdekshme të Themelimit të Partisë. Ata. qenë nga bijtë më të mirë patriotë e revolucionarë të popullit, nga komunistët e parë që i shërbyen Partisë që ditën që lindi, me vigjilencë, me trimëri e më në fund deri me jetën e tyre.



Pas Mbledhjes së Themelimit, ne të Komitetit Qendror të Përkohshëm bëmë një varg mbledhjesh njëra pas tjetrës për të vendosur masa të rëndësishme për të vënë në jetë vendimet që u morën. Vendimet du heshin formuluar në . «Rezolucion», duheshin zbërthyer e vënë në jetë.

Bëmë ndarjen e punës në mes shokëve të Komitetit Qendror Provizor. Së pari, të gjithë do të

rnerreshim me organizimin e Partisë, por u bë dhe njëfarë ndarje pune në bazë qarqesh ose sektore'sh. Kështu Qemali u caktua me punën e rinisë, Baca me financën e Partisë, unë do të merresha me shtypin e teknikën dhe me organizimin e Partisë në Tiranë, e kështu edhe të tjerët me radhë u shpërndanë në qarqet ku kishin punuar ose njiheshin. Tuku shkoi në Shkodër, Koçi Xoxe në Korçë, Gjin Marku në Berat, Kristo Themelko në Gjirokastër, më duket edhe në Vlorë etj.

Edhe Ramadan Çitaku shkoi në Elbasan, por në fillim u desh të qëndronte pak kohë në Tiranë, sepse, si i ish-Grupit të «Të Rinjve», do të ndihmonte në plotësimin dhe në verifikimin e listave të ish-anëtarëve të këtij grupi që na kishin dorëzuar A. Lula e S. Premte.

Por detyrat ishin të mëdha, të shumta dhe, mjaft prejtyre, kërkonin zgjidhje të shpejtë. Për këtë ne, përveç anëtarëve të Komitetit Qendror Provizor, qysh në atë periudhë aktivizuam edhe shokë të tjerë si Kozma e Gogo Nushin, Nako Spirun e ndonjë tjetër si për të verifikuar listat që na kishin dorëzuar grupet për anëtarët që do të futeshin në Parti ose në Rininë Komuniste, ashtu edhe për të organizuar celula të Partisë e për të përgatitur konferencat e qarqeve. Më vonë edhe unë e Qemali shkuam në qarqe, si në Durrës, në Fier, në Vlorë etj., por në fillirn qëndruam në Tiranë.

Detyrat më urgjente ishin: organizimi i Partisë, formulimi i Rezolucionit e i Thirrjes së Parë të Komitetit Qendror të Partisë dhe organizimi i Rixiisë Komuniste.

Iu vumë këtyre detyrave frontalisht. Megjithëse në ilegalitet të rëndë, si mua, si Qemalin, na u desh të lëviznim vazhdimisht bazë më bazë për të marrë kontakt me shokë të ndryshëm, duke u dhënë lajmin gazmor dhe duke grumbulluar listat me emrat e shokëve komunistë të grupeve. Brenda disa ditëve krere't e ish-grupeve na paraqitën listat emërore të shokëve të tyre. Kjo ishte një çështje themelore. Mua, Qemalit dhe Bacës na duhej t'i verifikonim emrat e t'i kontrollonim jo vetëm nëpërmjet listave, por edhe me anë shokësh, për të provuar nëse listat ishin ekzakte, nëse ishÉn vënë të tërë, apo kishte mangut ose qenë shtuar. Na u desh ta zhvillojmë këtë punë jo vetëm në Tiranë, por, për të verifikuar listat me bazën, dërguam shokë të besuar edhe në Shkodër, në Korçë, në Vlorë, në Durrës e gjetkë.

Shtëpia ku u Themelua Partia u bë qendra kryesore ku punoja dhe ku merrja kontakt me shokët kryesorë. Takimet e tjera të shumta i bënim në baza të tjera. Shtëpia e vogël, ku u Themelua Partia, duhej të «binte në qetësi» në pamje, për të mos rënë në sy, të mos diktohej nga armiku dhe nga spiunët e tij, të cilët, gjurmonin dhe bastisnin me egërsi. Në këtë shtëpi hynin dhe dilnin shokë të kontrolluar dhe me pikëpjekje, jo vetëm për arsye konspirative, por sepse ne që punonim atje ishim të mbytur deri në grykë edhe me punë. Edhe ditën në dhomën e punës që ishte dhoma ku bëmë Mbledhjen, ishim të detyruar të punonim me gjysmë drite, mbasi jashtë, nën strehë, që nga kolona e nënshkallës dhe deri në cepin e tejmë të shtëpisë, kishim varur nja dy batanije dhe kishim rregulluar një vend të vogël ku dilnim çlodheshim dhe merrnim ca. ajër pa u diktuar nga fqinjët. Kështu ky korridor i vogël për ne ilegalët e shtëpisë ishte, si me thënë, «bulevardi» ynë ku mund të shpinim këmbët e mund të çlodhnim pale kokën në ajër të pastër.

Çdo natë, deri në orët e vona, punonim për të bërë karakteristikat e shokëve, duke shënuar në to anët e mira dhe të metat e tyre. Kjo nevojitej për ngritjen dhe organizimin e celulave. Celulat duhej të ishin të përziera me shokë të grupeve të ndryshme. Megjithëse shoqe kishim jo shumë, vendosëm, lidomos në Tiranë, të krijonim një organizatë ose celulë vetëm me shoqe. Në celulën e parë me shoqe që formuam në Tiranë, bënin pjesë Nexhmije Xhuglini, Fiqret Sanxhaktari, Liri Gega, Naxhije Durre, Meriban Najdeni e ndonjë tjetër. Por shpejt disa nga shoqet e kësaj celule, që paraqiteshin më të vendosura në vijën e re të Partisë, na u desh t'i shpërndanim në disa celula, ku elementi i ardhur nga Grupi i «Të Rinjve», nxirrte ngatërresa e krijonte konfuzion politile e organizativ. Edhe në qarqe të tjera, bile në disa për shumë kohë, kishim celula vetëm ose kryesisht me shoqe. Siç vendosëm në Mbledhjen Themeluese, menjëherë pas saj na u desh të studionim e të caktonim shokët që do të zgjidheshin apo do të kooptoheshin në komitetet e qarqeve ose «qarkorët», siç u thoshim. Sekretare't politikë e organizativë, i caktuam ne të Komitetit Qendror, kurse për anëtarët e tjerë do të vendosej në vend, kur të shkonin të deleguarit.

Përgatitja e të deleguarve që do të shkonin nëpër qarqe për të organizuar Partinë, për të zgjedhur ko mitetet, për të shtruar rëndësinë e Themelimit të Partisë, për të shpjeguar parimet, vendimet dhe detyrat e Mbledhjes Themeluese ishte një punë shumë e madhe e shumë intensive që na mori shumë ditë dhe net. Çdo gjë duhej ta përsëritnim, ta kishim të qartë dhe ta mbanim mend. Duhej të mbanim shumë pak shënime me shkrim, kurse lista shokësh asnjëherë të mos kishim nëpër xhepa. Udhëzimi i Partisë ishte: «Komunisti nuk duhet të bjerë i gjallë në dorë të armikut» në qoftë se arrestohej në befasi, «asnjë fjalë armikut»; «të kallëzosh në polici, konsiderohet tradhti dhe do të dënohet nga Partia».

Të gjithë të deleguarit, dica legalë, dica ilegalë, me të gjitha çfarë përmenda më lart, u nisëm në qendra të ndryshme për të organizuar konferencat e Partisë në qarqe nga do të dilnin komitetet e Partisë. Unë me Qemalin, siç thashë, qëndruam në Tiranë, edhe për të ndihmuar organizimin këtu, edhe për të organizuar lidhjet me qarqet, por edhe për të formuluar Rezolucionin e për të shkruar Thirrjen, siç u vendos në Mbledhje. Rezolucioni njihet dhe është dokumenti i pare' bazë i Partisë Komuniste të Shqipërisë. E tërë Partia duhej ta studionte dhe në bazë të tij të organizohej dhe të luftonte në të gjitha drejtimet.

Gjatë kësaj kohe Qemali dhe unë u njohëm më mire' me njëri-tjetrin. Qemali ishte i dashur, i theEë në mendime, me një karakter të hapur, me kulturë, i qeshur, ishte komunist i vendosur dhe trim. Ai e donte muzikën, këngën. Kishte humor dhe në pushime, pas një pune të lodhshme, Qemalin do ta shihje të merrej edhe me disc. lodra të vogla prej druri ose prej metali, apo edhe me zare qelqi nga ato që luajnë kalamajtë, si e si të çlodhej sadopak. Ky komunist e kishte shpirtin e ri, prandaj, sa jetoi, luftoi me zjarr të madh për Partinë dhe për rininë.

lu vumë hartimit të Rezolucionit e të Thirrjes se duhej t'i mbaronim shpejt. Ata duheshin shtypur dhe duheshin dërguar në të katër anët e vendit. Edhe kjo, ana teknike, ishte nj ë problem kolosal. Duhet t'i kesh jetuar ato momente të rënda për ta marrë me mend sa i vështirë ishte problemi, pse tash duket sikur mund të bëheshin fare lehtë shtypja dhe shpërndarja e materialit ilegal. Armiku përgjonte, kontrollonte, kapte, burgoste, vriste dhe vane shokë.

Kishte ditë dhe net që na bëhej koka daulle.

- Mjaft punuam, Enver, - më thoshte Qemali, kur kalonin orë të tëra pa pushuar, - ia marrim një

kënge?

Këngët që ai këndonte i shoqëronte me mandolinë, kurse këngët e mia labçe, jo vetëm me mandolinë nuk shoqëroheshin, por atyre s'kishte as kush t'ua kthente e kush t'ua mbushte; duheshin tre veta për labçen, kurse ne ishim dy, një shkodranl dhe një gjirokastrit. Në idetë e komunizmit ishim të akorduar, kurse në muzikë jo.

- Mësomë dhe mua t'ia kthej, - më thoshte Qemali.

- A, a, - i thosha unë, - labçja nuk di të ketë pasur profesor muzike kurrë, veçse popullin. Rri, dëgjoje dhe mëso vetë. - Qeshnim.

- Ne jemi më të qytetëruar, - më thoshte Qemali.

Rezolucionin e mbaruam si tërësi. Por sa ditë të tjera na u deshën ta shihnim e ta rishihnim, hiqandej, shto këndej, jo këtu duhet theksuar kjo e metë ose ky gabim, jo duhet bërë më e qartë e më e plotë kjo direktivë, e kështu me radhë.

Rezolucioni do të qe një dokument bazë, dokumenti principial ku do të sintetizohej krejt e kaluara e lëvizjes komuniste shqiptare e do të formulohej saktë e qartë vija e ardhshme e Partisë dhe e popullit, programi i saj luftarak. Ne duhej të sintetizonim gjithçka ishte thënë në diskutimet e shumta për 6-7 ditë e net me radhë, të qëronim çdo bar të huaj, të përcaktonim çdo gjë që duhej përcaktuar.

Për njërën ose për tjetrën çështje ngecnim. Atëherë thërritnim ata shokë të Komiteti't Qendror që ndodheshin në Tiranë e konsultoheshim me ta. U lexonim paragrafë të tërë, sqaronim gjithçka duhej sqaruar e vazhdonim më tej. Por, dihet, formulimi i Rezolucionit ishte për Qemalin dhe për mua vetëm një ndër detyrat e mëdha e të shumta të atyre ditëve.

Vetëm 7-8 ditë pas mbarimit të Mbledhjes së Themelimit të Partisë, dihet se u themelua Rinia Komuniste. Si unë dhe Qemali u ngarkuam e u mobilizuam të organizonim krejt punën edhe për këtë ngjarje të rëndësishme. Të dy ne morëm pjesë në këtë mbledhje nga fillimi gjer në fund. Pikërisht në valët e këtyre punëve shkruanim edhe Rezolucionin. Ai u shkruajt në luftë e sipër, në të, vetë pjesëmarrja jonë aktive në ngjarjet që zhvilloheshin, bëri që të hynin edhe lisa ngjarje që i takojnë periudhës fill pas The melimit. Më pas në një mbledhje të Komitetit Qend

ror të Përkohshëm, aty nga fundi i nëntorit, pas diskutimesh që u bënë, u aprovua Rezolucioni dhe e mora unë përsipër për të rregulluar shtypjen e tij.

Thirra shoqen Fiqret Sanxhaktari, një nga shoqet tona më të mira, më të vendosura, komuniste aktive dhe e zgjuar, dhe i dorëzova Rezolucionin. I vura detyrë asaj të organizonte shtypjen e tij. Fiqreti e kreu me sukses këtë detyrë të madhe.

Pasi përfunduam Rezolucionin, Qemali u nis për në qarqe, për punën e Partisë e të Rinisë. Unë vazhdova hartimin e Traktit të parë të rëndësishëm programatik të Partisé drejtuar popullit, «Thirrjen e Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë drejtuar popullit shqiptar pas krijimit të Partisë». Thirrja shpejt u bë gati, por ajo u shtyp dhe u shpërnda në dhjetor të vitit 1941.

Nëpërmjet kësaj Thirrjeje dhe të tjerave që lëshoi Partia më vonë, nëpë rmjet trakteve e komunikatave ajo iu drejtua gjithë popullit të ngrinte krye kundër okupatorit, dhe populli ynë e ndjeu thellë Thirrjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Por, me Thirrjen e Partisë nuk mund të pritej që populli të ngrihej përnjëherë në këmbë dhe të rrëmbente pushkën. Për këtë Partisë iu desh një luftë këmbëngulëse, dulce përdorur të gjitha format, që nga propaganda gojore, traktet, demonstratat, atentatet, sulmet e armatosura nga më të voglat me njësite dhe deri në më të mëdhatë, me çeta e reparte të tjera më vonë.

E gjithë kjo punë dhe lufta duheshin organizuar.

Për këtë kërkohej një organizim i fortë dhe njerëz trima, që të ndienin e, njëkohësisht, të kuptonin se kjo luftë do të ishte e përgjakshme, pra, dante sakrifica, zotësi organizuese dhe pjekuri politike. Në luftë njerëzit duhej të mësonin edhe taktikat e ndryshme të luftimit që u diktonte situata, forcat e okupatorit dhe metodat e tij të luftimit. Pra, duhej kuptuar se lufta që do të zhvillonim nuk ishte as një aventurë, as një ndërmarrje romantike: armiku duhej luftuar pa mëshirë, pa kompromis, atë ne nuk do ta falnim kurrë, ashtu sikundër nuk do të na falte as ai kurrë ne. Prandaj parulla e Partisë ishte: «Në duart e armikut nuk duhet rënë i gjallë».

Të gjitha këto u arritën me luftë e sakrifica, me punë politike, organizative e me propagandë luftarake. Por në historinë e Partisë sonë Thirrja e parë zë një vend të veçantë. Ajo ishte një dokument me rëndësi kolosale që bëri përsht`ypje të thellë në popull.

Njëkohësisht, gjatë kësaj kohe, natën, kur errej, shkoja në calula, të formuara rishtas, e më pas, kur u formua Komiteti Qarkor i Tiranës, që u ngarkova ta drejtoja unë, mblidheshim edhe me shokë të këtij Qarkori. Mbledhje bëheshin gati çdo natë, të mas harrojmë, në ilegalitet të rëndë. Nga celulat na vinin raporte të ndryshme mbi gjendjen në kryeqytet, mbi lëvizjet e armikut, mbi simpatizantët, mbi aksionet që duheshin kryer, mbi traktet që duheshin shkruar e një mijë çështje. Partia Komuniste e Shqipërisë po hidhej me heroizëm në luftë. Rreth saj po grumbullohej rinia, populli. Nga puna e madhe s'dinim ku kishim kokën, si i thonë një fjale.

Gjithë kjo periudhë pune intensive ka mbetur e pashlyer në kujtesën time. Si të thuash, ne tanfi vazhdonim mbledhjen e Partisë në terren, në jetë. Mbledhjet e takimet bëheshin zakonisht natën dhe vazhdonin pa kufi. Diskutimet bëheshin me gojë, e merrte fjalën njëri, thoshte mendimet e tij, dikush tjetër e ndërpriste, i bënte pyetje, zhvilloheshin debate, pastaj vazhdonte prapë më tej ai që qe ngritur. Mbledhja mbaronte kur ishin ezauruar problemet që shtroheshin ose që dilnin gjatë diskutimeve. Kështu ndodhte që mbledhjet të vazhdonin edihe gjer në mëngjes. Nganjëherë, kur qemë të lodhur, i ndërpritnim diskutimet, shtrihes,him e flinim aty, dy ose tri orë, pastaj vazhdonim më tej. Jo rrallë, veçanërisht kur debatet kishin të bënin me pikëpamjet e gabuara të njërit ose të tjetrit ndiqnim edhe forma të tjera. Pasi e shihnim se ndonjëri s'bindej në ato që i thoshin shokët, bënim pushim dhe një ose dy shokë të udhëheqjes e merrnin mënjanë «të pabindurin» dhe i flisnim më shtruar, më hapur. Kështu vazhdonin e ecnin përpara punët.

Krahas kësaj pune voluminoze dhe të vrullshme na u desh të merrnim gjithnjë e më shpesh kontakte edhe me Anastas Lulën e Sadik Premten, për shkak se këta vazhdonin të mbanin lidhje personale me ish-shokë të vjetër të grupit dhe i trashnin këto lidhje në dëm të organizimit e të vijës së Partisë. Disa herë u kacafytëm me Qorrin, derisa e kërcënova: «O do të këputësh çdo veprim antiparti dhe grupazhi, o do të marrim masa të rënda ndëshkimore». Anastasi gënjente, mohonte, premtonte, përdridhej. Shumë herë e ballafaqova me ish-shokë të tij të grupit dhe arrita që t'i izoloja këta shokë nga kthetrat e tij, t'i fitoja për Partinë. Por disa herë edhe dështoja në përpjekjet e aria, pse Qorri ishte një element antiparti i regjur dhe dinak, i zgjuar në ligësitë e tij.

Luftën kundër trockistëve, të hapur dhe të kamufluar, duhej ta mbanim vazhdimisht të ndezur. Si në Komitetin Qendror të Përkohshëm, kur mblidhej, si në Qarkorin e Tiranës, edhe në organizatat-bazë ku shkoja, shtroja dhe shpjegoja vijën, duke theksuar kurdoherë rrezikun e 'ideve trockiste e fraksioniste, me frymën e vjetër të grupeve. Këshilloja, së pari, shokët që të luftonin me mish e me shpirt për unitetin e Partisë kundër fraksioneve, kundër grupazhit dhe shpjegoja praktikisht si veprojnë grupazhet. Pastaj shpjegoja çështjen e madhe të disiplinës komuniste dhe të konspiracionit; shpjegoja çështjen e celulës dhe të centralizmit demokratik. Ngulja këmbë vazhdimisht në këto, pse ndryshe armiqtë do të na përçanin organizativisht Partinë. Dhe Partia bëri një luftë të madhe heroike e me sukses në këtë drejtim.

Megjithatë, nuk munguan të depërtonin përsëri në Parti parulla armiqësore që i mbillnin elementët trockistë, për të krijuar konfuzion politile në radhët e shokëve. Njëra prej këfyre parullave ishte edhe kjo: «Aleanca e Bashkimit Sovjetik, e Anglisë dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është për t'u besuar, nuk është e drejtë, ashtu siç nuk ishte i drejtë dhe Pakti i mossulmimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste. Ky pakt i ri është me kapitalistët, me imperialistët». Na është dashur të mbeteshim me ditë të tëra në mbledhjet e celulave, të shpjegonim, të bindnim, por edhe të dënonim shokë, që jo vetëm nuk donin ta kuptonin qëllimin dhe përmbajtjen antifashiste të aleancës, por edhe që viheshin kundër vijës së Partisë. Natyrisht, këtu ishte dora e fshehtë e Anastas Lulës dhe e shokëve të tij, trockistë, antisovjetikë, si Andrea Zisi e të tjerë.

Ndërkohë Qemali nga ana e tij punonte intensivisht për organizimin e rinisë. Po ashtu punonin edhe të gjithë shokët e tjerë anëtarë të Komitetit Qendror, në qarqe, për formimin e Partisë. Korrierët na silinin lajme të mira, inkurajuese, ekzaltuese.

Lufta kundër okupatorëve dhe tradhtarëve po mente një hov të madh e të paparë. Armiku u trondit. Kjo luftë do të rritej e do të zgjerohej hap pas hapi, në të do të merrte pjesë i gjithë populli shqiptar. Dhe ai çdo ditë e më tepër do të shkonte më i mobilizuar e më i ndërgjegjshëm në këtë luftë, sepse për herë të parë në historinë e tij kishte një udhëheqje besnike të popullit, të idealeve dhe të aspiratave të këtij për të ardhmen, kishte Partinë e vet, Partinë Komuniste të Shqipërisë.







THEMELIMI I RINISË KOMUNISTE

TË SHQIPËRISË



(23 Nëntor 1941)*

* Kujtimet e shokut Enver Hoxha për këtë ngjarje për herë të parë u botuan më

24 nëntor 1976, në gazetën «Zëri i rinisë», me rastin e 35-vjetorit të Themelimit të Rinisë Komuniste të Shqipërisë.





Organizimi i rinisë sé vendit për të luftuar okupatorin italian dhe reaksionin e brendshëm ishte një nga detyrat kryesore që Partia Komuniste e Shqipërisë i vuri vetes, që në ditët e para të themelimit të saj. Jo vetëm Partia jonë që po formohej ishte e re nga mosha, por edhe ne, anëtarët e saj të parë, shumica ishim té rinj. Partia e kuptoi drejt situatën e rëndë që u krijua në vend nga okupatorët dhe i vlerësoi drejt anët klasore të forcave që do të përlesheshin me armikun, si edhe anën e shtresave dhe të moshës së njerëzve që do të angazhoheshin në luftë.

Rinia, në të gjithë historinë e popullit tonë, ka qenë ajo shtresë që ka dalë përpara në luftime, që i ka vënë gjoksin rrezikut dhe ka .luftuar heroikisht. Populli ynë, i urtë dhe heroik, të rinjtë e tij i

frymëzuar kurdoherë me një ndjenjë të lartë patriotizmi, vetëmohimi dhe sakrifice, për çështjen e atdheut, për çështjen e besnikërisë ndaj tij. Populli ynë kurdoherë edukonte rininë e vet me pjekurinë në mendime dhe në veprime. Ishte .populli ai që rrezatonte dashurinë për jetën e lirë, pjekurinë në mendime, guximin e heroizmin për qëllime të larta; besnikërinë ndaj atdheut, drejtësinë për njerëzit dhe urrejtjen kundër çdo armiku të tij, të brendshëm dhe të jashtëm. Populli ishte burim i forcës, kurse rinia ishte pjesa e madhe dhe e gjallë e kësaj force të tij. Populli ishte atdheu me të kaluarën e tij të lavdishme dhe me të ardhmen e ndritur që i përgatiste rinisë.

Okupatori italian d'he veglat e tij u përpoqën me shumë mënyra dhe në shumë drejtime ta shkëputnin rininë e vendit tonë nga rezistenca dhe nga lufta kundër tij, ta ndanin atë nga gjiri i popullit, domethënë nga rruga e patriotizmit, e ndershmërisë dhe e burrërisë tradicionale, nga rruga e drejtësisë dhe e urrejtjes tradicionale kundër shkelësve e robëruesve të atdheut, ta ndanin atë nga gjiri i familjes, duke pretenduar dhe duke propaganduar se rebelizmi i rinisë kundër «rendit fashist» ishte i organizuar nga të huajt «për të shkatërruar familjen shqiptare», «për të minuar dhe shkelmuar autoritetin e prindërve» etj. Çfarë nuk përdorën armiqtë dhe tradhtarët?! Por, të gjitha përpjekjet për ta shkëputur rininë nga lufta, armiqve u shkuan kot. Megjithatë ngritja e tërë rinisë në luftë nuk u bë në një ditë.

Është fakt historik se edhe në kohën e regjimit të Zogut, kur mbretëronte terrori, rima punëtore, nxënësit dhe studentët, kanë qenë kurdoherë elementi më refraktar, kundërshtar i regjimit; ata lëviznin në forma të ndryshme, në mënyrë herë aktiveeherë pasive; ata u rezistonin presionit dhe terrorit, organizoheshin dhe vepronin në forma legale e ilegale, krijonin organizata dhe shoqëri të ndryshme për të mbajtur gjallë traditat patriotike që i neveriste dhe i përçrnonte regjimi feudo-borgjez.

Vetë Avni Rustemi ishte i ri dhe organizata «Bashkimi» që ai formoi ishte organizatë e të rinjve; vetë Ali Kelmendi, që është veterani i lëvizjes sonë komuniste, ishte i ri; djemtë trima e kapedanët e luftërave të kaluara ishin të rinj. Kapedanët tanë të midhenj, që neve. bijve dhe nipërve të tyre, na duken të kaluar nga mosha, ishin të rinj në kohën kur filluan luftën. Pjekuria e Partisë sonë qëndroi në atë që. luftën e madhe që po organizonte, ajo e kuptoi drejt si një luftë jo vetëm të rinisë, por të të gjithë popullit si një bllok i vetëm, në unitet, të rinj e të vjetër, prindër dhe fëmijë, burra dhe gra, djem e vajza, laikë dhe besimtarë.

Shembullin e shkëlqyer rinisë sonë ia dhanë mitingjet dhe demonstratat e para në prillin e zi të 1939-s, kur qeveria tradhtare dhe mbreti tradhtar konsumuan tradhtinë e tyre, i hapën rrugën okupacionit të vendit nga Italia fashiste.

Italia fashiste filloi të organizonte të rinjtë tanë në format organizative fashiste, po të tëra ato u sabotuan nga rinia jonë revolucionare. Jo vetëm kaq, por «Dopolavorot» që ndërtuan fashistë, punëtorët tanë i shndërruan në «nevojtore». Asnjë i ri veç







djemve të të shiturve, nuk u shkruan «Xhovani fashisti». «balila». Të tillë bënë dhe dërguan kalamanët e tyre të shiturit. Asnjë i ri nuk përshëndeti «ala romana»; studentet e reja braktisën dhe hodhën poshtë «uniformat» fashiste; asnjëri nuk u shkonte në shoqërinë «Dante Aligieri»; asnje student patriot nuk u shkrua në «Guf». Nga të katër anët bojkotim total nga rinia masave fashiste. Me forcë u përpoqën fashistët që nxënësit dhe studentët të këndonin himnin e tyre «Xhiovineca». Rinia shqiptare në shkolla këndonte kudo himnin e vet, himnin e popullit, himnin e luftës, «Himnin e Flamurit».

Përpara dështimeve të shumta armiku përdori terrorin, vrasjet, burgosjet, internimet, torturat. Asgjë nuk mund ta shpëtonte atë nga vdekja. Momentet u poqën për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila u bë trashëgimtarja e ligjshme e dëshirave të zjarrta të popullit. Ajo trashëgoi, do të ruante dhe do të zhvillonte çdo gjë që populli kishte më të mirë e më të shtrenjtë.

Që në debatet kur po themelohej Partia, një nga pështjet kryesore ishte që, pasi të organizonim Partinë, duhej të krijohej menjëherë Organizata e Rinisë Komuniste të Shqipërisë, e cila duhej të bëhej dhe u bë ndihmësja e lavdishme e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Vendimi i Mbledhjes së Themelimit të Partisë, për krijimin e Organizatës së Rinisë Komuniste të Shqipërisë u zbatua pikërisht mé 23 nëntor 1941, 15 ditë pas Themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kjo është një ditë historike për luftën e popullit tonë, ditë historike e lavdishme për rininë tonë heroike, është rjë ditë historlke për popullin shqiptar dhe njëkohësisht plot emocione dhe kujtime të pasflyeshme nga mendja jonë për ne që morëm pjesë në ato mbledhje të paharruara, kur themeluam këtë organizatë, duke rea:izaar vullnetin dhe dëshirën e Partisë dhe të rinisë sonë luftarake.

Siç kam shkruar edhe më iart, që nga dita e Themelimit të Partisë dhe deri ditën e hapjes së mbledhjes, që do të bënim në Tiranë për formimin e Organizatës së Rinisë Komuniste. Qemali dhe unë, përveç punëve të tjera të ngutshme që duhej të zhvillonim, ishte edhe problemi i madh i organizimit të rinisë, si krah i Partisë dhe forcë e madhe për luftën që kishim përpara.

Në shtëpinë ku u themeìua Partia punova me Qemalin për organizimin e mbledhjes themeluese të rinisë komuniste. Morëm, së pari, në studim listat e të rinjve dhe të të rejave që na u dorëzuan. Natyrisht, këto lista ishin më të gjata nga listat e anëtarëve të grupeve komuniste, me të cilët organizonim çdo ditë celulat e Partisë. Këto lista i kontrollonim një nga një dhe me Qemalin ramë dakord se me siguri nuk ishin të plota. Çdo anëtar i grupit kishte në lidhje plot të rinj dhe të reja. por të tërë këta nuk na shir dorëzuar, sepse akoma fryma e tarafeve dhe e grupeve nuke lejonte një gjë të tillë. Kjo frymë do të luftohej dhe do të zhdukej në Parti dhe si konsekuencë edhe në organizatën e rinisë. Por tash na vihej për detyrë që këta të rinj e të reja komunistë t’i organizonim, dhe organizimi vendosëm të bëhej në këtë mënyrë: baza e organizatës së rinisë të ishte dhe të quhej jo celulë, si ajo e Partisë por «bërthamë e rinisë» dhe çdo anëtar i kësaj bërthame të kishte një ose më shumë grupe simpatizantësh. Rinia duhet të kishte Komitetin Qendror të Rinisë Komuniste dhe në çdo qark komitetin qarkor të rinisë. Edhe në kétë organizatë duhej të ekzistonin centralizmi demokratik dhe norma, natyrisht më pak rigoroze se ato të Partisë, por disiplina në veprime dhe konspiracioni i rreptë duhej kurdoherë të ishin edhe këtu në rendin e ditës. Rinia Komuniste e Shqipërisë do të udhëhiqej nga Partia Komuniste e Shqipërisë. Në forumet e saj duhej të vinin shokë të rinj e të vendosur, anëtarë partie të ngarkuar për punën me rininë, por edhe jo anétare' partie. Rinia Komuniste në asnjë mënyrë nuk duhej konsideruar si një «parti» përkrah Partisë, por ajo do të ishte dhe do të vepronte si organizatë udhëheqëse e masave të rinisë antifashiste, e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë. Këtë e theksuam dhe do ta theksonim vazhdimisht, pse rrezikoheshim nga sektarizmi dhe nga koha e rëndë e luftës, e terrorit dhe e konspiracionit. Në kushte të tilla organizata e rinisë mund të mbyllej në vetvete dhe të braktiste masat e gjera të të rinjve dhe të të rejave, që ishin forca kolosale e Partisé dhe ndërlidhësja më e sigurt e Partisë me moshat e pjekura.

Me Qemalin m'u desh të punonim edhe për organizimin në përgjithësi të bërthamave të rinisë në qendra të ndryshme, por në veçanti studiuam shokët që duhej të propozonim për të ardhur në m'bledhjen që do të themelonte Rininë Komuniste si organizatë dhe të zgjidhte Komitetin Qendror Provizor të saj. Na është dashur me Qemalin të diskutonim karakteristikat e kandidatëve, por pa harruar prejardhjen e grupeve, origjinën ahoqërore, ngritjen kulturore, krahinën, seksin, vendin ku punonin ose mësonin deri edhe g'fe ishin, myslimanë, apo të krishterë, pse, pavarësisht se të gjithë ata ishin ateistë, masat me të cilat do të punonin dhe do të ngrinin në këmbë nuk ishin të tilla. Në atë kohë njerëzit i shikonin dhe këto gjëra dhe ne duhet t'i kishim parasysh këto në punën tonë për bashkimin e gjithë popullit në luftë.

Na u desh të përgatitnim edhe kandidaturat për Komitetin Qendror Provizor të Rinisë Komuniste. Përveq asaj duhet të kishim gati edhe kandidaturat kryesore të udhëheqjes së komiteteve të rinisë në qarqe. Kóhët ishin shumë të vështira. Në këtë kohë të fillimit, dhe kohë lufte, nuk mund të kërkonim demokraci integrale, propozimet duhej t'i bënim nga lart dhe zgjedhjet e anëtarëve të forumeve të bëheghin në konspiracion të rëndë, siç do ta tregoj më poshtë.

Pasi i mbaruam këto, si Qemali dhe unë u përgatitëm për mbledhjen. Unë do të flisja për formimin e Partisë, për nevojën e krijimit të organizatës së rinisë, për situatën ndërkombëtare dhe për luftën tonë kundër okupatorëve. Qemali do të mbante referatin kryesor për themelimin dhe organizimin e Rinisë Komuniste, për vijën politike dhe ideologjike të kësaj organizate.

Kur ishim duke punuar me Qemalin në dritën e llambushkës, ghoku që ruante jashtë hyri në dhomë dhe na tha:

- Ka ardhur Anastas hula dhe kërkon të takohet me ju, pse ka një gjë urgjente.

- Fute, - i thamë.

- Të shohim, - iu përgjigja.

Hyri Anastasi, gjoja me një frymë, dhe tha:

- Spiuni Ali Reçi po ngjit Rrugën e Spitalit, ai është vetëm, hajdeni ta ekzekutojmë!

U ngrita në këmbë, mora një nga nagantet që mbanim pranë mbi tryezë, drodha rrotën, u sigurova që ishte plot me fishekë dhe ia ndëra Qorrit, duke i thënë

- Merre nagantin, shko e vraje dhe, me të dëgjuar krismat, ne do të largohemi nga kjo bazë! Anastasi shtangu.

- Ç'pret, - i thashë unë, - nisu!

- Na, - i tha Qemali, - merre dhe këtë bombë, kije në xhep! - Anastasi shtrëngoi kasketën në kokë dhe u zhduk në errësirë. Ne vazhduam punën. Qemali tha:

- Enver, ky Anastasi, i poshtër tra qenë dhe i poshtër do të mbetet.

- Ishte provokacion nga ana e tij, - i thashë Qemalit, - po nuk na e hedh dot. Ai as atentat tra bërë, as do të bëjë, prite kur të kthehet.

Dhe nuk mungoi të kthehej. Pas ndonjë ore erdhi si i dëshpëruar dhe tha:

- Iku, s'e arrita dot, cihe vuri koburen dhe bombën mbi bankë.

- S'ka gjë, - i thas'hë, - herë tjetër.

- Natën e mirë, - i tha Qemali i inatosur, ghko task, se kemi punë. - Dhe, pasi doli nga dhoma, Qemali shfreu:

- Gjarpri me syze!

Pas dy ditëËh u hap mbledhja për themelimin e Rinisë Komuniste. Shokët që do të bënin pjesë në këtë mbledhje ishin lajmëruar që në ditën e caktuar duhet të i%hin te shtëpia e Sabrije Vokshit, në fund të bulevardit që sot mban emrin «Stalin».

Bije Vokshi është halla e Asim Vokshit, luftëtar i brigadave ndërkombëtare, i rënë në Spanjë. Bija është kosovare, pikërisht nga Gjakova, nga një familje me emër dhe nga më patriotet në Kosovë. Ajome nipërit e saj ishte vendosur në Tiranë. Ishte një grua pale e kaluar në moshë, po burrneshë, patriote, e guximshme, komuniste e vendosur e ish-Grupit të Shkodrës. Kishte një zemër flori. Ajo ishte antifashiste në kulm, siç janë komunistët. Vdekja heroike e Asimit në Spanjë kishte ngjallur në zemrën e saj një urrejtje të pakufishme kundër fashizmit. Ajo ishte shumë e zgjuar, konspirative, e heshtur, punëtore. Shtëpia e saj ishte një nga bazat më të rëndësishme tonat, të ilegalëve. Bija na vinte rrotull të gjithëve, na bënte të hanim, na lante rrobat, fshinte shtëpinë që ta gjenim të pastër. Shtëpia e Bijes ishte «depo armësh», atje vinin dengjet me trakte dhe merreshin nga shokët për t'i shpërndarë.

Një mbrëmje, pasi krijuam Partinë dhe organizatën e rinisë, më qëlloi të ndodhesha kur Bija u ndau shokëve pakot me trakte. Në mes tyre ishte dhe nipi i saj. Bija kishte radhitur si ushtarë shokët, i thërriste ata me radhë njërin pas tjetrit, u jepte pjesën e trakteve që i takonin secilit, një paleo dhe një bombë njërit, tjetrit një paleo dhe një kobure me nja dy fishekë, një të treti një paleo dhe një thikë, e kështu me radhë. I endhi radha nipit të saj, të cilit i dha patron me trakte, po jo armë.

- U mbaruan. merr një urë zjarri po të duash i tha Bija, - dhe nisu e të pakta fjalët!

Shokët humbën nëpër natë për të shpërndarë traktet. Rrija dhe shikoja Bijen. E tillë ishte kjo grua patriote kosovare nga familja e Vokshëve, që nipin e saj nuk e vinte më parë nga të tjerët.

Shtëpia e Bijes, ku u bë mbledhja për formimin e organizatës së rinisë, ishte një shtëpi përdhese tiranase. Ajo ishte rrethuar nga rruga dhe nga të gjitha anët e tjera me mure e shtëpi të vogla prej qerpiçi. Kishte dy hyrje dhe kjo na favorizonte shumë. Nga ana e rrugës kryesore hyje më parë në një kopsht me drurë e pemë, si akacie, lofatë, ndonjë fik, ndonjë ftua, man (sidoqoftë edhe ky kopsht ishte i favorshëm për punën tonë ilegale), pastaj kishte një deriçkë, që unë e quaja «thoropullë». Qemali qeshte kur thosha thoropullë, kurse Bija nuk e shqiptonte dot dhe më thos'hte:

«Çfarë dreq fjale asht kjo?». Nga fundi i kopshtit, në rast rrethimi dhe kontrolli nga armiku, mund të kapërcenim murin dhe të dilnim tej, shtëpi më shtëpi, në fushë. Kështu shpëtoi në një rast Qemali. Porta tjetër ishte një portë e zakonshme, me dy kanabe prej dërrase të vjetruar dhe me lloz nga pas. Te kjo portë duhej të vije nga një rrugicë e ngushtë dhe me disc kthesa në mes një numri shtëpish të tjera të ulëta tiranase, ku jetonin familje të popullit patriot. Nga kjo anë ishim edhe më të sigurt.

Për të hyrë në shtëpi, kaloje në një oborr që pjesërisht ishte shtruar me kalldrëm, pjesa tjetër ishte me dhe, kishte një pus dhe anës murit ndonjë lule. Shtëpia kishte tri dhoma, dy nga të cilat ishin me d'ysheme, një e vogël e një tjetër më e madhe. kurse një e nd<irë tjetër ishte shtruar me baltë, ishte pa tavan e pa oxhak, siç ishin «shtëpitë e zjarrit» të zakonshme tiranase ku Bija ndizte zjarrin, gatuante gjellët, ndante traktet. Atje ne zhvishnim këpucët me llucë dhe hidhnim mbi një tryezë palltot o mushamatë e qullura. Dera e këtij hauri-kuzhinë, siç mund ta quanim, dilte në një hajat të shtruar me baltë të ngjeshur në vend të plloçave, i hapur nga përpara me dy a tre trarë në vend të kolonadave dhe i mbuluar nga sipër me tjeguìla. por pa tavan.

Në të dyja dhomat me dysheme, të cilat komunikonin me një derë, mund të hyje nga një derë nga oborri që të çonte në dhomën e vogël dhe nga një derë nga kuzhina që të çonte te dhoma më e madhe. Në dhomën e vogël me dysheme u bë mbledhja historike.

Shokët që nuk ishin ilegalë, hynin me kujdesin më të madh në të ngrysur, kush nga dera e kopshtit, kush nga dera tjetër e rrugicës. Ne, ilegalët, vamë kur u err mirë. Më kujtohet që hyra nga rruga kryesore, dera e madhe, zbrita kopshtin në errësirë, duke më mbajtur shoku që ruante, se ishte ca tatëpjetë dhe nga s'hiu ishte bërë baltë e mund të rrëshqitje. Pasi kapërceva deriçkën, takova Bijen. U përqafuam. Më thotë:

- Të gjithë shokët kanë ardhur, po hanë.

Lashë pallton në kuzhinë dhe nga dhoma e madhe hyra në atë të voglën dhe i pashë të gjithë shokët të nibledhur tok. pranë njëri-tjetrit, që hanin e bisedonin të gëzuar. Dhoma ishte e vogël, po mua m'u duk e madhe. Disa shokë i njihja, disa i shihja për herë të parë nga fytyra. Qemali m’i prezantoi njërin pas tjetrit. Në mes të shokëve ishte edhe një shoqe e vetme, shoqa Nexhmije Xhuglini. Qemali, duke ma prezantuar, më tha

- Kjo është Nexhmija, shoqja jonë komuniste nga më të mirat, nga më të vendosurat, që të kam folur.

Nexhmija, me fytyrë të skuqur, i tha:

- Qemal, të lutem, lëri këto...

- E po mirë, atëherë, - i tha Qemali, - që të mos të lëvdoj, po i them Enverit që unë i kam vënë Nexhmijes një pseudonim: «Delikatja».

Të gjithë qeshëm.

- Por, - shtoi Qemali, - në fakt ajo është e fortë si malësoret.

Dhoma ishte rrethuar me mindere, më një anë kishte tryezën dhe disc frona, në një qoshe kishte një sobë dhe dhoma ishte mbushur plot me tym, por j® me tym cigareje, se nuk pinin shokët e rinj, por me tym të bukës së pjekur e të thekur në sobë, ku valonte dhe çajniku. Ishim të varfër, ajo ishte darka e festës sonë: çaj dhe bukë të thekur. Çajin nuk e pinim në çafka, se nuk kishim, por në sapllakë prej alumini që na përvëlonin buzët. Qëllonte që me një sapllak pinim edhe dy veta përnjëhere', një gllënjkë njëri dhe një gllënjkë tjetri. Mora edhe unë racionin tim dhe pastaj shpejt e shpejt spastruam dhomën, rregulluam trye,zat dhe rreth orës 9 të mbrëmjes filloi mbledhja historike.

Mbledhjen e hapa unë në emër të Komitetit Qendror Provizor të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

U shpreha më parë përshëndetjet e përzemërta revolucionare të Komitetit Qendror Provizor të Partisë Komuniste të Shqipërisë delegatëve të rinisë së vendit, të mbledhur për të themeluar Organizatën e Rinisë Komiste të Shqipërisë dhe u urova sukses të plotë në punën e tyre.

Në substancë shokëve të konferencës u thashë:

Me themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë u hap një periudhë e re, e qartë dhe plot shpresa për popullin dhe për rininë tonë, që luftojnë kundër zgjedhës së okupatorëve italianë dhe tradhtarëve të vendit. Që nga 7 prilli i 1939-s dhe deri sot, në nëntorin e vitit 1941, kanë kaluar më tepër se dy vjet që vendi ynë ndodhet i robëruar, por populli shqiptar nuk e ka përkulur kurrizin kundër armiqve të tij. Populli me rininë e tij nuk e ka pranuar kurrë okupacionin, ata e pritën këtë me pluniba në portet e zlbarkimit si dhe kudo gjetkë, me demonstrata, greva dhe goditje me armë. Kudo dhe në çdo gjë, gjatë gjithë kësaj kohe. armikut dhe veglave të tij po u bëhet një rezistencë e vendosur, e cila gjithnjë e më shumë po rritet dhe po kristalizohet. Ne të gjithë e dimë se në krye të demonstratave dhe të kësaj rezistence qëndronin Komunistët e grupeve të ndryshme. Çdo grup komunist kishte me vete dhe në krah në greva e në demonstrata një shumicë të madhe të rinjsh dhe të rejash, që së toku prinin masat në aksione kundër regjimit. Por populli kërkonte një udhëheqje të vendosur, të guximshme, të drejtë që ta udhëhiqte në luftën e çlirimit kundër këtij armiku të egër. Populli kishte parë njerëz që përlesheshin nëpër rrugët me fashistët, kishte lexuar traktet e para të grupeve komuniste, që bënin thirrje për rezistencë dhe për luftë, por ai akoma nuk e kishte parë si duhej dorën e hekurt të një udhëheqjeje, që të binte si duhej mbi kokat e fashistëve dhe të tradhtarëve. E kërkonte populli një udhëheqje të tillë.

Edhe komunistët e grupeve e kuptuan se ishin né rrugëkryq, ge kishte ardhur koha dhe bile ajo kishte kaluar, që të krijonin Partinë Komuniste të Shqipërisë, partinë e tyre të klasës punëtore, né shembullin e Partisë heroike Komuniste Bolshevike të Lenin-Stalinit. Dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, partia e klasës punëtore, u krijua më 8 Nëntor.

Pastaj u fola shokëve mbi debatet që u zhvilluan né Mbledhjen e Grupeve Komuniste, mbi demaskimin dhe dënimin e të gjitha atyre veprimeve dhe teorive antimarksiste, trockiste dhe të rrezikshme, që zhvilloheshin né gjirin e komunistëve nga elementë të dyshimtë dhe shumë të dyshimtë, u vura né dukje se «debatet që u zhvilluan të ashpra, por né frymë konstruktive, përcaktuan parimet e drejta politike, ideologjike dhe organizative marksiste-leniniste që duhef këtej e tutje të udhëhiqnin né çdo veprim Partinë tonë. Dhe né bazë të këtyre parimeve u ndërtua Partia joné dhe do të ecë ajo këtej e tutje. Rrugë tjetër nuk ka dhe nuk lejohet».

Duke ditur se ne sapo kishim dalë nga lufta e sëmurë e grupazhit, duke ditur se të gjithë shokët e bazës, dhe ca më pak shokët e rinisë, nuk e kishin kuptuar si duhej dhe plotësisht centralizmin demokratik të Partisë, duke ditur se Anastas Lula e Sadik Premtja akoma nuk po i dorëzonin të plota listat e të rinjve dhe donin tè mbanin lidhje të fshehta dhe të dënueshme nga Partia me ish-anëtarët e Grupit të tyre të «Të Rinjve», u theksova shokëve rrezikshmërinë e madhe të një pune të tillë që të çonte né fraksione né Parti. Lidhur me këtë çështje, u theksova shokëve të rinisë se Partia është kundër fraksioneve né Parti dhe do të likuidojë Çdo përpjekje që synon té godasë vijën e Partisë né çdo aspekt të saj. Një veprimtari e tillë ka për qëllim të vetëm ta përçajë Partinë, ta dobësojë dhe ta likuidojë atë, gjë që do të çonte né shuarjen e luftës kundër okupatorëve dhe né zgjatjen e jetés së këtyre dhe té mjerimeve e të robërimit të popullit. - Këtë punë grupazhi të sëmurë né asnjë mënyrë nuk duhet ta lejojmë që të zhvillohet né Organizatën e Rinisë Komuniste të Shqipërisë që do të formojmë. Organizata e rinisë, né shembullin e Partisë Komuniste të Shqipërisë që do ta udhëheqë, duhet Vi konsiderojë të huaja dhe armiqësore të tilla pikëpamje dhe veprime, pse ekzistojnë akoma individë të sëmurë ideologjikisht që metodat e një pune grupazhi orvaten dhe do të orvaten edhe më vonë fi futin né rini.

Organizata e rinisë, theksova më poshtë, duhet të ishte një organizatë masive dhe luftarake né kulm. Ajo duhet të luftonte, e udhëhequr nga direktivat dhe nga veprimet e Partisë, me çdo mjet e me ßdo formi né familje, né punë, né ghkollë, né arë, né zyrë, të fuqizonte luftën antifashiste né çdo skaj të vendit, né gjirin e popullit.

Duke luftuar, bëhemi luftëtarë, u thashë té rinjve né mbledhje. Lufta aktuale duhet të bëhet e shumëformshme. Të rinjtë të mos neglizhojnë, por té pranojnë, qoftë ed'he një ndihmë të vogël né fillim nga një i ri ose e re apo një fjalë té mirë prej tyre për luftën tonë, qoftë e thënë kjo edhe me druajtje në fillim, pse kjo është, né fakt, një ndihmë, është një premtim për një ndihmë më të madhe nesër, kur të gjithëve Vu dalë frika. Rinia, u thashë né përgjithësi, është trme, e guximshme. por té gjithë dhe përnjë herë nuk janë e nuk mund të jenë të tillë. Trima bëhen njerëzit duke luftuar, kur kanë kuptuar përse luftojnë dhe kur e ndiejnë veten se nuk janë luftëtarë të vetmuar. Prandaj në mbledhjen që u bë, theksova se Partia insiston në karakterin që duhet të ketë organizata e rinisë dhe këtë karakter ta ruani.

Duke iu referuar analizave e konkluzioneve të Mbledhjes ku u themelua Partia dhe zhvillimit të ngjarjeve të luftës që po zhvillohej kundër fashizmit italian, nazizmit gjerman dhe militarizmit japonez, në Evropë e në botë, unë u bëra një tablo të shkurtër të ngjarjeve dhe të luftimeve. Vura në dukje, në radhë të pare', luftën heroike që zhvillonte Bashkimi i lavdishëm Sovjetik dhe Ushtria heroike e Kuqe, të udhëhequr nga Stalini i madh. U vura në dukje dhe theksova se populli, Partia dhe rinia jonë duhet ta duan me gjithë shpirt atdheun e Leninit dhe të Stalinit dhe ushtrinë e tyre heroike, që është forca kryesore që lufton nazizmin e egër gjerman. Theksova se ne duhet të propagandojmë për ta dhe ta lidhim ngushtë luftën tonë me luftën e popujve të Bashkimit Sovjetik, që udhëheq me gjenialitet Stalini i madh. Theksova se, me hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftë, lindën shpresat e fitores për popujt që luftojnë.

Vura, po ashtu shkurtimisht, në dukje rëndësinë e aleancës së madhe antifashiste në mes Bashkimit Sovjetik, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se ne duhet të jemi pro kësaj aleance, pse që të tria janë në luftë kundër të njëjtëve armiq, që janë dhe armiqtë tanë.

Kjo duhet të jetë e qartë, theksova, pse ka akoma paqartësi në këtë problem të luftës antifashiste.

Është e qartë që ne e dimë kush janë imperializmi anglez dhe ai amerikan, ç'qëllime kanë dhe ç'objektiva svnojnë pas luftës dhe nuk mund t'i barazojmë ata me Bashkimin Sovjetik që është një shtet socialist. Këto çështje në këtë aleancë nuk duhet t'i konfondojmë, por duhet të jemi shumë vigjilentë. Çështja, pra, e aleancës antifashiste është një aleancë me të gjithë ata që duan të luftojnë fashizmin dhe nazizmin. Kështu duhet të veprojë Partia jonë edhe brenda. Janë momente nacionale, është detyra jonë të grumbullojmë gjithë popullin për luftë, pavarësisht se do të ketë njerëz që ideologjikisht s'pajtohen me ne, po ata pajtohen me ne në luftën kundër fashizmit.

Kjo çështje duhej ngritur pse, ashtu siç na kishte ndodhur edhe në disa mbledhje të celulave të para, pikërisht kur filluam diskutimet, edhe në mbledhjen e rinisë u ngrit një anëtar i ish-Grupit të «Té Rinjve» dhe paraqiti çështjen e aleancës në mes të tre të mëdhenjve si të dëmshme, të dënueshme, prandaj, sipas tij, Partia jonë nuk duhej ta pranonte. Natyrisht, të gjithë ata që diskutuan ia hodhën poshtë pikëpamjet e tij, por elementë si ky ishin njerëz të rastit në Parti, ishin anarkistë, trockistë dhe që disa gjatë luftës, disa pas Clirimit u implikuan në punë antiparti dhe u hodhën jashtë Partisë.

Në fjalimin tim u bëra shokëve një pasqyrë të gjendjes shpirtërore të popullit dhe të rinisë, të urrejtjes së tyre kundër okupatorëve dhe tradhtarëve me një bilanc të gjendjes së rezistencës kundër okupatore"ve. U zhvillova, gjithashtu, në vija të përgjithshme, perspektivat e luftës në të ardhmen.

Pas meje e mori fjalën Qemal Stafa, i cili mbajti raportin për gjendjen ideopolitike të rinisë së vendit tonë, për organizimin e saj të tashmë e të ardhshëm dhe detyrat politike, ideologjike e ushtarake të saj, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Qemali, pasi foli edhe ai mbi rëndësinë e Themelimit të Partisë, theksoi se ç'përfaqëson rinia për Par-tinë tonë të porsaformuar, e veçanërisht në kushtet e vendit tonë. Regjimi satrap i Zogut jo vetëm e kishte lënë vendin në varfëri e mjerim dhe, më në fund, e shiti në ankand tek imperializmi italian, po ai mbahej në fuqi duke sht'ypur çdo liri mendimi e veprimi, duke persekutuar e duke vrarë njerëz përparimtarë dhe jo vetëm komunistë, por edhe demokratë revolucionarë. Pushtimi fashist italian dhe ikja tinzare e Zogut me qojlet e tij u dhanë zjarr ndjenjave patriotike e revolucionare të popullit dhe të rinisë sonë. Në esencë Qemali përshkroi përmbledhtas e qartë se si e priti rinia pushtuesin fashist urne urrejtje, me greva dhe me demonstrata, si u përpoq të siguronte armë e të luftonte. Ajo bëri përpjekje për të sabotuar çdo veprim të fashistëve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Rinia luftoi kundër orvatjeve të armikut për fashistizimin e vendit, me organizatat që krijoi e me shkollat, për të mashtruar popullin me të ashtuquajture'n mirëqenie e mbrojtje që do t'i sillte gjoja vendit tonë Italia fashiste. Rinia kërkonte të organizohej, të vepronte. Dhe të rinjtë, që ishin në lidhje me grupet komuniste, në shumicë nuk ishin infektuar nga pikëpamjet e sëmura të grupeve dhe të krerëve të tyre, bile as nuk kishin dijeni për zënkat në mes tyre.

Prandaj thirrjet për demonstraía e aksione ishin për të rinjtë një gëzim e rast për të shpërthyer dufin e tyre dhe ata merrnin pjesë në to në masë. Kështu që Partia e re Komuniste do të gjente në rini një rnbështetje e rezervë të shëndoshë. Qemali theksoi se megjithëqë në kohën e parë më aktive duket rinia studenteske (kështu quhej rinia e shkollave të mesme), duhej treguar më vëmendje ndaj rinisë punëtore, shegertëve dhe atyre të shtresave të varfra, që as punë nuk gjejnë, as mundësitë nuk i kanë që të ndjekin shkollat. Qemali vuri në dukje se në këtë drejtim diçka bëhet në Tiranë, në Shkodër, në Korçë e në Durrës, por kjo punë duhet zgjeruar në të gjitha qytetet. Me pjesën më të ndërgjegjshme të këtyre të rinjve punëtorë shegertë dhe me të rinjtë më revolucionarë të shkollave duhet të fillojmë organizimin e Rinisë Komuniste, rreth së cilës do të grumbullohej dhe do të organizohej rinia antilashiste.

Qemali tërhoqi veçanërisht vëmendjen në punën që duhej bërë për ngritjen e rinisë fshatare, nga e cila grupet komuniste kishin qëndruar larg, kurse mendimi i Partisë ishte që te kjo rini do të gjendej një burim i madh njerëzor për Luftën Nacionalçlirimtare, duke pasur parasysh se fshatarësia jonë nuk ka qëndruar kurrë indiferente ndaj çështjes së lirisë dhe pavarësisë së atdheut dhe se ajo ka tradita të pasura të luftërave të saj për liri, për tokë dhe për bukë.

Qemali, gjithashtu, nënvizoi se Partia jonë e re, si parti komuniste, është për barazinë në mes burrit dhe gruas dhe Lufta Nacionalçlirimtare do të ishte një bazë e shëndoshë për të sigitruar një kthesë drejt emancipimit të gruas shqiptare.

Qemali pastaj shtjelloi parimet mbi të cilat duhel të ngrihej Organizata e Rinisë Komuniste. Ashtu siç mendonte Partia, ajo duhej të ishte një organizatë as aq e ngushtë sikur të ishte parti, por jo dhe aq e gjerë sa të përfshinte gjithë të rinjtë që ishin kundër fashizmit. Né Rininë Komuniste duhej të pranoheshin të rinjtë më revolucionarë e simpatizantë të komunizmit e jo vetëm nëpërmjet librave e leximeve, por që kishin dhënë prova né aksione, né greva, né demonstrata, né sabotazhe e né aksione të tjera të Partisé e të Rinisë Komuniste.

U fol né përgjithësi për disc forma që u përcaktuan më mirë më vonë pas diskutimeve né Komitetin Qendror të Rinisë Komuniste e sipas rrethanave që paraqiteshin, si, për shembull, për aktivet e Rinisë Komuniste, për bërthamat me të rejat e të rinjtë koTnunistë më të zgjedhur, që do të shërbenin dhe si ndërlidhës me forumet e Rinisë Komuniste, që do të ngriheshin né çdo qark, sikundër bëhej edhe né Parti, do tè kishte dhe grupe edukative me të rinj e të reja, ku do të .diskutoheshin probleme ideopolitike e do të merreshin njohuri teorike mbi shoqërinë komuniste dhe mbi programin e detyrat aktuale tè Partisë.

Nga gjithë të rejat dhe të rinjtë komunistë kërkohej që të punonin, duke filluar nga familjet e tyre, me prindërit, vëllezërit, motrat, si dhe me shokë e té njohur, të cilët t'i sqaronin, t'i aktivizonin né punëra të ndryshme për lexim e ndarje traktesh, për mbledhje ndihmash, dhe, kur të jepnin dica prova venàìnsmërie, disa nga këta simpatizantë mund të pranoheshin né Rininë Komuniste, kurse të tjerët të mbaheshin né lidhje si të rinj antifashistë. Qemali theksoi se edhe këta mund dhe duhet të aktivizoheshin né forma të ndryshme. Gjithashtu ai theksoi dallimin që duhet pasur parasysh né mes kërkesave për anëtarët e Partisë dhe atyre për të rinjtë komunistë qoftë për sa u përket formave të mbledhjeve, qoftë për detyrat që u rgarkohen. Por, sidoqoftë, disa cilësi, si konspiracioni, vendosmëria për aksion etj., duhejtëkërkoheshinedhe nga të rinjtë komunistë. - Rininë ta hedhim në aksion, - tha Qemah, - por Partia na porosit që edhe ta ruajmë rininë sa më shumë nga goditjet e armikut, prandaj do të na duhet që né hapat e parë të organizimit të forumeve dhe të bërthamave të Rinisë Komuniste té tregohemi të kujdesshëm, se rinia merr zjarr shpejt.

Pastaj ai foli për detyrat që e presin rininë në bazë të programit e të detyrave që caktoi Mbledhja e paré e Themelimit të Partisë dhe Komiteti Qendror i saj Provizor: luftë deri né fund kundër pushtuesve fashistë, demaskim e luftë kundër bashkëpunëtorëve të tyre, tradhtarëve të popullit dhe të atdheut, lidhje sa më të ngushta me masat e popullit dhe sqarimi i tyre mbi fashianin, mbi forcën e Bashkimit Sovjetik si vend socialist dhe urbi luftën e gjithë popujve të robëruar, popullarizimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë si luftëtare e vendosur dhe e radhës së paré për çlirimin e atdheut nga pushtuesit fashistë dhe për sigurimin e një jete më të miré për popullin né të ardhmen, që mund të sigurohej vetëm me luftë dhe të bashkuar në rrugën që tregon Partia jonë.

Qemali foli ndonjë orë e gjysmë; ai fliste rrjedhshëm, qartë, me një të folur gegërishte në mes elbasanÇes dhe shkodrançes.

Pasi foli Qemali, e mbyllëm seancën aty nga mesnata e datés 22. Natyrisht dyshekë e mbulesa për të gjithë nuk kishte. Si gjithnjë, në këto raste disa shokë shtriheshin pranë njëri-tjetrit, duke vënë kokën në jastëk ose në minder, veshur siç ishin, koburet nën jastëk dhe këmbët të shtrira në dërrasa. Në disa raste, kur ishim shumë, disave u binte të flinin ndenjur, në dërrasa ose mbi karrige, duke mbështetur kokën mbi tryezë, ose në murin e ftohtë, ose në supin e ngrohtë të ndonjë shoku. Nexhmija qe më e fituara në këtë mbledhje, ajo fjeti në krevatin e Bijes.

Të nesërmen, në mëngjesin e 23 Nëntorit, u ngritëm herët. Bija na dha nga një gotë me çaj lule buri dhe një copë bukë. E vazhduam mbledhjen me diskutimet orbi vijën dhe direktivat e Partisë dhe mbi detyrat per Organizatën e Rinisë Komuniste.

Mbi dica probleme të gjendjes ndërkombëtare, si dhe per rininë në Tirane e në Durrës dhe mbi disa masa per ta ruajtur atë nga demagogjia fashiste foli Nako Spiru. Mbi punën me të rinjtë punëtorë në Korçë e në Shkodër folën Tasi Mitrushi dhe Ndoc Mazi.

Nexhmija foli mbi veprimtarinë e të rejave komuniste, veçanërisht në Institutin Femëror të Tiranës, mbi mundësitë e mëdha per të shtrirë lëvizjen antifashiste jo vetëm brenda kësaj shkolle, por edhe nëpërmjet saj në të gjithë vendin, sepse në këtë Institut per mësuese, i vetmi në vend, vinin vajza nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Kishte mjaft vajza edhe nga shtresat e varfra dhe përparimdashëse, që, me shumë sakrifica, kush me ndonjë bursë, kush me shpenzimet e veta, përpiqeshin të përfitonin profesionin e mësueses per të siguruar të ardhmen e tyre dhe per të ndihmuar familjet.

Përpjekjet që bëri Zogu per t'i lidhur pas qerres së tij këto edukatore të brezit të ri, dulce organizuar me anën e motrave të tij pritje e parada karnavaleske, nuk patën sukses. Kur erdhi puna të mbrohej atdheu, vajzat e Institutit, bashkë me shakët e rinisë shkollore e punëtore, organizuan shfaqje teatrale patriotike,

dolën në demonstrata, kërkuan para pallatit të mbretit arme per të luftuar, dolën vullnetare per t'u përgatitur si infermiere, duke menduar se armiku do të pritej me arme.

Me ardhjen e pushtuesve fashistë, filloi një lëvizje më e gjallë në shkollë, se shoqet komuniste dolën nga guaska e tyre, nga puna e ngushtë me masat. Nexhmija përshkroi se si sabotoheshin në shkollë ngritja e «flamurit me sëpata», mësimi mbi fashizmin, aktivitetet e pedagogëve fashistë italiane per shfaqje fizkulturore,

parada e të tjera manifestime fashiste. Kur erdhi per vizitë Konti Qianoja, ministër i Jashtëm i Duçes, vajzat e Institutit që i nxorën me detyrim, dolën me grykëset e zeza, duke hequr në mënyrë demonstrative jakat e bardha dhe dica qanin, disa i kthyen shpinën. (Per këtë pritje Qianoja ka shkruar edhe në ditarin e tij.)

Nexhmija theksoi se një veprimtari e tillë zhvillohej jo vetëm në shkollë. Të rejat e grupeve komuniste dhe aktivistet antifashiste kishin filluar të punonin edhe me vajzat shtëpiake, të cilat, tha ajo, i dëgjojnë me shumë etje bisedat tona dhe janë të gat

shme të hidhen edhe në aksione, megjithëse pengohen shumë nga fanatizmi i rrethit të tyre familjar dhe i opinionit ku luftojnë. Megjithëse shumica e vajzave shtëpiake janë me çarçaf, ndonjëra e ka hedhur atë dhe ka dalë në demonstrata, të tjera ikin pa leje e vijnë në mbledhjet tona, lexojnë libra dhe trakte dhe ato që s'dinë kërkojnë të mësojnë. Nexhmija vuri në dukje se me të rejat punëtore punohet vetëm nëpërmjet motrave të disa shokëve punëtorë, të cilat punojné edhe ato në fabrikën e cigareve ose si rrobaqepëse etj.

Diskutimet vazhduan ditën e dytë. Ato khin të zjarrta, plot barut dhe entuziazëm, në unitet të plotë me Partinë Komuniste të Shqipërisë. Diskutimet treguan besnikërinë e madhe të rinisë ndaj Partisë së tyre, që sapo ishte formuar, dhe shokët u betuan se do t'i qëndronin besnikë deri në vdekje mësimeve të saj, se do të luftonin nën urdhrat e saj deri në fitore për lirinë e plotë të popullit. Të gjithë anëtarët e mbledhjes me diskutimet e tyre aprovuan nj ëzëri raportin tim që u mbajta në emër të Komitetit Qendror Provizor, si edhe raportin e shokut Qemal Stafa. Në mbarim të diskutimeve u vu në votë dhe me një entuziazëm të papërshkruar u themelua Organizata e Rinisë Komuniste të .Shqipërisë. U përqafuam, kënduam. Ishte data 23 Nëntor e vitit 1941.

Pas themelimit të organizatës duhej bërë zgjedhja e Komitetit Qendror Provizor të Rinisë. U vendos që për çështje konspiracioni nuk do të paraqiteshin kandidaturat me emra, por me numra dhe përbri secilit numër karakteristikat. Pra do të votohej për numrin, pa ditur kush ishte, por duke u bazuar në karakteristikat. Unë dhe Qemali kishim shkëxnbyer mendime edhe më parë për kandidaturat, por, pasi na ngarkoi mbledhja, i riformuluam, i plotësuam karakteristikat dhe i paraqitëm. U zgjodhën pikërisht aq sa duhej dhe të gjitha votat ishin unanime për numrat që u caktuan. Emrat tash dihen. U zgjodhën 5 veta: Qemal Stafa, Nako Spiru, Nexhmije Xhuglini, Tasi Mitrushi dhe një shok që, menjëherë pas mbledhjes, u dërgua me punë në Kosovë e në vend të tij u zgjodh Misto Mame.

Mbledhja historike mbaroi me sukses. Rinia he roike e vendit tonë kishte tash organizatën e saj, udhëheqjen e saj. Kjo organizatë do të zgjerohej, do të forcohej, do të kalitej në luftë, do të bënte heroizma të paparë kurrë në historinë e popullit tonë, ajo do të nxirrte nga gjiri i saj heronj legjendarë, udhëheqës të shquar të Partisë, ajo u b.ë dhe mbeti fidanishtja e pashterur e Partisë. Brezi i të rinjve, që luftuan si luanë, u bë brezi i parë i lavdishëm i Partisë dhe sot kjo organizatë me një histori të madhe, nën uáhëheqjen e Partisë, qëndron në ballë të ndërtimit të socializmit.

Pasi mbaroi mbledhja, shokë.t u shpërndanë në për vendet nga kishin ardhur dhe tash që atyre iu çel perspektiva, të armatosur me udhëzime dhe me direktiva të qarta, me entuziazëm do t'i shpërndanin dhe do t'i rrënjosnin këto në gjithë rininë e vendit tonë. Tash duhej të fillonte anembanë vendit organizimi i rinisë. Me shakët e Komitetit Qendror bëmë disa mble dhje. Shoku Qemal Stafa u zgjodh me entuziazëm dhe me unanimitet sekretar politik i Ririisë Komuniste të Shqipërisë. Zgjedhja e Qemalit, anëtarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si sekretar politik i Organizatës së Rinisë Komuniste, ishte një garanci e madhe për Partinë dhe për organizatën e rinisë, pse Qemali ishte një shok me cilësi të rralla për moshën e tij të re. Ai ishte shumë i ri, por edhe shumë i pjekur, ai ishte i thellë dhe serioz në mendime e në diskutime. Me të rinjtë ai dinte të fliste për çështje të thella, por me një ton të dashur, të qeshur, shumë herë me humor. Qemali ishte i atillë që e ndiqnin të rinjtë, e rrethonin, ishte njeri me kulturë dhe këtë kulturë dinte ta përdorte, ta adaptonte, nuk ishte nga ata që donte të tregohej se dinte, por te cilido e linte të thellë përshtypjen se dinte. Sa për guxim dhe trimëri, ai ishte i patundur dhe i hedhur. Shumë pack rrojta e punova me Qemal Stafën, pse shumë pak rrojti ky shok i lavdishëm dhe jetën e tij të re, derisa u vra dulce luftuar, ua kushtoi komunizmit dhe Partisë. Kohërat e vështira e të turbullta të luftës ilegale më lidhën ngushtë me Qemalin. Kur ktheheshim né mëngjes ose né errësirën e natës né baza për të shkëmbyer mendime dhe për të marrë vendime, kur mbaronim hallet, Qemali fillonte barcaletat, unë i përgjigjesha me të miat. Hynte kështu pak të qeshur dhe çlodhje né jetën tonë.

Nako Spiru u zgjodh sekretar organizativ. Këtë unë e njihja me kohë, ,pse ishim të një grupi, por Nexhmijen e njoha për herë të parë né mbledhjen e themelimit të Rinisë Komuniste të Shqipërisë. E dëgjova me vëmendje diskutimin e saj dhe më pëlqeu. E filloi diskutimin pak e emocionuar, si dukej i vinte turp nga ne, si më të rritur dhe të njohur të rinj. Më la përshtypje të thellë qartësia dhe vendosmëria e saj me të cilën foli.

Një simpati e madhe prej shoku lindi tek unë për këtë shoqe të re e të vendosur. Né mbledhjet e mëvonshme të Komitetit Qendror të Rinisë, ku asistova dhe unë, e njoha më mirë Nexhmijen. Ajo tanfi fliste hrisht e me zjarr né këto mbledhje, i doli turpi nga unë. U nda puna né Komitetin e Rinisë. Qemali e propozoi Nexhmijen të drejtonte organizatën e rinisë sé Tiranës. Përgjegjesi e madhe. Nexhmija me thjeshtësinë e saj tha:

- Unë jam ushtare e Partisë, do të vë të gjitha forcat, por a do ta bëj dot?

- Do ta bësh, - i tha Qemali, - se s'do të jesh vetëm.

- Do të të ndihmojmë, - i thashë unë.

Kjo ishte njohja e paré me Nexhmijen, që më vonë çoi né ato lidhje që u kalitën né luftën tonë të përbashkët kundër okupatorëve dhe tradhtarëve, si dy ushtarë besnikë deri né vdekje né shërbim të Partisë dhe të kauzës së madhe të komunizmit e të socializmit.

Né intervalet e këtyre mbledhjeve nuk mund të harroj nga kujtesa ato çaste të gëzueshme që kalonim me shokët e rinisë, këngët që i këndonim né surdinë, té shoqëruara me mandolinë nga Qemali.

- Bije, - i thoshte Qemali, - bën ç'të duash, vrit pesë fashistë, por ne sonte duam hallvë, se formuam Rininë Komuniste.

- Ju baj, djelt e Bijes, - thoshte ajo dulce qeshur dhe, kur dridhte luharen né tenxheren ku bë

hej hallva, ne rrinim rreth e rrotull dhe lëpinim buzët. Ose herë tjetër Qemali i thoshte Bije Vokshit, e cila e donte aq shumë Qemalin

- Mjaft Bije, na ngope me ujë të zier, né vend të çajit ne duam harapash.

Qemali ishte edhe fotograf amator, kishte një aparat të vjetër dhe punonte, si të thuash, né njëfarë biruce që përdorej për Vu larë, e cila kishte një vrimë si penxhere. Qemali e kishte kthyer këtë né «dhomë të zezë», ku lante fotografitë.

- Qemal, - i thashë një ditë, - më bën një fotografi për një letërnjoftim fals?

- Posi, - tha Qemali dhe ma bëri e ma lau shpejt. Ishte aio fotografi që ekziston né një letërnjoftim timin fals, ku kam dalë me syze dhe me mustaqe. Ajo është kujtim nga Qemal Stafa.

Që nga themelimi i Organizatës sé Rinisë Komuniste dhe derisa u vra nga fashistët, megjithëse né ilegalitet të rëndë, Qemali shkoi né Shkodër, Durrës, Lushnjë, Berat, Gjirokastër e gjetkë për të organizuar, për të udhëzuar dhe për të mobilizuar organizatat e Partisë dhe të rinisë. Ai bënte një punë të madhe dhe, kur kthehej, bisedonim sé toku dhe me shokë të tjerë, i raportonim shoqi-shoqit, merrnim vendime dhe hidheshim né punë.

Dita e fundit e pjekjes siine me Qemalin ishte më 4 maj. U poqëm né bazën nr. 66, né Rrugën e Shëngjergjit, né shtëpinë e Hysen Dashit. Ishte një familje e ndershme populli. Kryetari i familjes ishte një patriot, një plak me virtyte të larta, që na donte shumë. Ai e dinte ç'ishim ne, po kurrë nuk u tremb nga patrullat. Gruaja dhe fëmijët e tij ishin të gjithë tanët. «Zjarr le të marrë shtëpia, - thoshte plaku, - rroftë Partia Kamuniste» (si tiranas që ishte, nuk e thoshte dot komuniste). Plaku na donte të gjithë, po Gogo Nushin e donte më shumë nga të gjithë.

Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda né dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatitja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen që né mëngjes, duke gdhirë 5 maj, do të nisej për né Vlorë. Ramë e fjetam afër njëri-tjetrit, né një minder të mbuluar me batanije.

Në mëngjes u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për né Vlorë, unë për një mbledhje me shokë. Sido që ne baritnim çdo herë, si thotë popuili, «me qefin në kokë», me kobure né brez dhe me bomba nëpër xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste né çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtrëngova për herë té fundit né kraharorin tim shokun, nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?!

Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, duke qarë, më tha:

- Armiku na vrau Qemal Stafën!

Vura duart né kokë dhe nuk i mbajta dot lotët.

- Ku e vranë? - i thashë.

- Në Tiranë, - më tha shoku, - në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës.

U ngrita né këmbë dhe me shpresë i thashë:

- S'duhet të jetë e vërtetë, Qemali që né mën

gjes u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurt, mos e besoni, se armiku hap parulla!

- Mjerisht, - më tha shoku, - kjo është e vërtetë. Qemali u vra duke luftuar, ra heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi gjithë municionin që kishte. - Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkruar historia.

Kështu mbaroi Qemal Stafa, heroi i Partisë, Heroi i Popullit. Ai ra, për të mos vdekur kurrë, ai u bë simbol i madh i luftës dhe i vetëmohimit për kauzën e madhe të komunizmit, té socializmit, për kauzën e Partisë dhe té Rinisë Komuniste té Shqipërisë, për këto ditë të bukura që gëzojnë populli dhe atdheu ynë socialist.

Ty rini e mrekullueshme e atdheut tonë, asgjë nuk të ndali né rrugën e çlirimit kombëtar dhe shoqëror, ltu të udhëhiqte Partia e shtrenjtë. Ti shkrepje si vetëtima mbi okupatorët dhe tradhtarët, ty s't'u drodh kurrë dora, ti ishe zjarr, barut e çelik.

Të pashë né demonstrata, né luftë të hapur dhe né ilegalitet, të pashë né aksione dhe né beteja, ku ti qëndroje si heroinë, ti u ndodhe né vendet më të rrezikshme ku të caktonte Partia. Ti rini e vendit tonë ia bëre të padurueshme jetën armikut né qytete, ti mbushe getat, batalionet e brigadat tona të lavdishme partizane dhe e godite për vdekje armikun. Ti me Partinë Komuniste të Shqipërisë, si nënë të lavdishme, si edukatore dhe udhëheqëse të pagabueshme, dole vigane né fitoren e madhe të çlirimit.

Partia dhe populli jo vetëm mburreshin me ty, pjellën e tyre të kalitur né zjarr e né furtuna, por që né ditët e para të Clirimit të besuan detyra të rënda dhe të lavdishme. Kishte njerëz që thoshin: «Këta s'do Via dalin dot mbanë, pse janë të rinjH, por për Partinë ju ishit më të pjekurit e më të zotët, se ju pikërisht né Luftën Nacionalçlirimtare fituat një eksperiencë kolosale.

Dhe skeptikët u çarmatosën: Libri i ndritur i Shqipërisë socialiste është i hapur dhe shkëlqen, pse né të pasqyrohen edhe përpjekjet, luftërat, guzimi, heroizmi, sakrificat, gjaku, dituria e zotësia e rinisë sonë heroike, edhe drejtimi i drejtë politik, ideologjik dhe organïzativ i asaj Rinie Komuniste që u formua né zjarrin e mitralozave, të asaj rinie që sot quhet Bashkimi i Rinisë sé Punës të Shqipërisë, që udhëhiqet si kurdoherë nga Partia e Punës e Shqipërisë né betejat e reja për ndërtimin e socializmit.







KONSULTA E PARË E AKTIVIT TË PARTISË

KOMUNISTE TE SHQIPËRISË





(12-14 prill 1942)



Nuk kishin kaluar veçse pesé muai nga dita e formimit të Partisë, kur ne u mblodhëm për një ngjarje tjetër të shënuar: né Konsultën e Paré të Aktivit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ky aktiv kishte një rëndësi shumë të madhe për jetën organizative, ideok>gjike, politike të Partisë dhe për organizimin e fuqizimin e luftës kundër okupatorit fashist. Për ne kjo ishte një ngjarje e paharruar, edhe sepse aty u takuam me shokët komunistë, me ata që njiheshim dhe me ata që nuk njiheshim më paré, por edhe sepse këtë herë takoheshim si anëtarë të asaj Partie që e kishim ëndërruar prej kohësh dhe tash e kishim realizuar këtë ëndërr. Prandaj vinim të gëzuar dhe krenarë për Partinë tonë të re, pulsi i së cilës, që tani né hapat e parë, ndihej të rrihte né shumë vende të atdheut tonë.

Kjo mbledhje e rëndësishme do të kthehej né një shkollë për ne. Aty do të konsultoheshim me shokë të dërguar nga organizatat e terrenit për punën dhe për situatat, do té shkëmbenim përvojën e muajve té parë té punës sé Partisë dhe do té caktonim detyra té mëtejshme. Eksperienca e punës dhe e luftës sé Partisë né Tiranë, si dhe raportet që na dërgonin shokët nga terreni, më dhanë mundësinë që né raportin e Konsultës sé Aktivit té formuloja sa më besnikërisht gjendjen né Parti. Ky raport që mbajta né atë Konsultë tashmë njihetl, por dua té theksoj se ishte me rëndësi që aty té pasqyrohej realiteti, té thuhe_ shin gjërat copë, ashtu siq ishin, që té mos krijoheshin as iluzione, as përshtypje té gabuara che pa baza. Ishin muajt e parë té jetës së Partisê dhe Komiteti Qendror i Përkohshëm i saj nuk duhej as ta fshihte, as ta zbukuronte realitetin e gjërave, por as ta nxinte. Ne, shokët e Komitetit Qendror, kishim besim té patundur né té ardhmen e Partisë sonë, por né asnjë rast nuk e gënjenim veten me mendimin se e kaluara e semurë e grupeve do té zhdukej menjëherë. Ne e kishim té qartë se do té duhej një luftë e gjatë dhe këmbëngulëse nga ana e té gjithë komunistëve per t'i spastruar ato mendime dhe mbeturina té dêmshme që bluheshin né koka té sëmura dhe né zemra té frikshme.

Kohët, natyrisht, ishin shumë té vështira. Reaksioni qe i madh dhe goditjet e tij kundër nesh ishin té rënda. Armiku okupator e shihte rrezikun, prandaj i shtoi raprezaljet si me armë, ashtu edhe me denigrime e me propagandë politike. Kuislingu i egër dhe gjakatar, Mustafa Kruja, i shtonte çde dito zullumet. Përveç propagandës antikomuniste që bënte me zyrat e fashios, me gjithë organizmat shtetërorë dhe me shtypin fashist, ai kishte vënë né lëvizje edhe pseudonacionalistët, të cilët na trajtonin ne, komunistët, si «kalamanë», si «aventurierë» dhe Partinë tonë «si një parti të huaj për Shqipërinë e për shqiptarët». Kurse Grupin e «Zjarrit» ata e quanin, sig e quante edhe grupi veten, «partia e vërtetë komuniste», parti regale, e cila jo vetëm «ka lidhje me Kominternin», por na përdorkej edhe taktikat «elastike» të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (bolshevike) (!), që «di, si ajo, kur të tërhiqet dhe kur të sulmojë», me një fjalë, edhe «komuniste», edhe fashiste, edhe agjenturë e Mustafa Krujés. Kjo «parti» e kalbur mbante né gji plehra të njohura, si Andrea Zisin, Niko Xoxin, Aristidh Qendron, Hysni Lepenicën, Fetah Butkën dhe të tjerë, që né realitet ishin agjenturë e fashizmit.

Pikërisht né mes këtij reaksioni të egër e të përgjithshëm që na rrethonte, na përgjonte e përpiqej të na godiste nga të gjitha anët, ne do të mblidheshim né Konsultë. Konsulta do t'i zhvillonte punimet né një atmosferë të rritjes sé mëtejshme të terrorit fashist. Që prej 1939-s ishte bërë traditë që, né prag të gdo 7 prilli, populli e rima, me komunistët né krye, ngriheshin né demonstrata të mëdha, ku protestonin me të gjitha forcat kundër pushtimit fashist, dhe përIesheshin me karabinierët e hierarkët fashistë. Edhe né fillimin e prillit 1942 autoritetet fashiste e ndienin se populli dhe rima do të ngrihej përséri né demonstrata, prandaj aro ditë ata po i forconin më shumé se kurrë masat e shtrëngimit, të gjurmimit e të bastisjes né masë. U shtuan patrullat e repartet e posagme «të vendosjes së rendit», sidomos në sheshet e në rrugët kryesore. Në prag të 7 prillit, ndërtesa e atëhershme e Bashkisë në Tiranë, aty ku tari ndodhet Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, u kthye në një arsenal të vërtetë lufte, ku u grumbulluan forcat e armikut zaptues, mercenarët e spiunët e tij të specializuar për shtypjen e demonstratave e për gjurmimin dhe kapjen e «delinkuentëveN, siç na quanin ne, komunistët, fashistët dhe tradhtarët vendës. Herë pas here nëpër rrugë e sheshe lëshoheshin skuadra kavalerie të ngjeshura e të pajisura me armë zjarri e shpata që feksnin në diell plot shkëlqim. Kuptohet, armiku nuk i bënte këto për paradë. Përkundrazi, të gjitha këto demonstroheshin hapur e me përdhunë, me qëllim që në popull të krijohej psikoza e terrorit dhe e frikës, me qëllim që njerëzit tanë ta ndienin se ato shpata e tyta automatikësh fare lehtë do të lëshoheshin mbi ta, nëse do të ngrinin krye. Por ne e dinim se nën këtë kapardisje musoliniane fshiheshin frika e tmerri i pushtuesve nga shpërthimi i urrejtjes së popullit.

Ne i shihnim të gjitha këto dhe me gjakftohtësi mendonim për kundërgoditjen. Demonstratën do ta organizonim patjetër, por edhe shokët duhej t'i ruanim. Për këtë na u desh që gjithë ato ditë, krahas përgatitjeve për Konsultën dhe për përballimin e problemeve të tjera të mëdha, të shkonim në shumë baza e të organizonim një sërë takimesh me shokë e shoqe të qarkorëve të Partisë e të rinisë së Tiranës. Diskutuam me hollësi për mënyrën e organizimit të demonstratës, parullat që do të hidheshin, itinerarin që do të ndiqnim etj.

Dhe më 7 prill demonstrata shpërtheu me gjithë masat e rrepta parandaluese e kërcënuese që kishin marrë pushtuesit e reaksionarët vendës. Ata që né mëngjes kishin zënë sheshin e madh né qendër të Tiranës, ku zakonisht bëheshin demonstratat, e prisnin të lëshoheshin mbi demonstruesit, por mëngjesi i asaj dite né Tiranë ishte fare «i qetë». Bile-bile nëpër rrugë lëviznin më pak njerëz se zakonisht. Afër mesditës fashistët, si duket, menduan se populli «kishte vënë mend» e nisën të shpërndaheshin.

Por tamam, kur ata s'e prisnin, né mbasdite, mu né mesin e bulevardit të sotëm «Stalin», diku atje afër ku tash ndodhet ndërtesa e gazetës «Zëri i popullit», një grumbull shokësh e shoqesh, të ngarkuar për fillimin e demonstratës, shpalosën e ngritën lart një flamur të madh të kuq me shqiponjën tonë dykrenare, pa sëpatat që i kishin vënë né krah fashistët.

Ky ishte sinjali ynë i fillimit të demonstratës. Menjëherë shpërtheu kënga patriotike: «Eja mblidhuni këtu, këtu...» dhe vërshuan drejt flamurit dhjetëra e dhjetëra njerëz, shokë, shoqe, simpatizantët e tyre, të lajmëruar për demonstratën, duke kënduar këngë revolucionare e duke hedhur parulla antifashiste. Kolonat e demonstruesve po rriteshin pandërprerë me të rinj e të reja, patriotë e antifashistë, kurse karabinierët e fashistët, duke shtrënguar radhët né sheshin para Bashkisë, prisnin që vala e njerëzve t'u vinte përpara. Por s'ndodhi kështu. Demonstruesit, me flamurin përpara, vazhduan né anën e kundërt, i ranë mes për mes bulevardit drejt zonës ku sot është stacioni hekurudhor, ,morën atje kthesën drejt shtëpisë ku u themelua Rinia Komuniste, pastaj u futën né rrugën e sotme .Siri Kodra», e kaluan atë dhe dolën në Rrugën e Dibrës, sot <Bajram Curri» ose, siç thonë, dhe Rruga e Spitalit.

Në dallim nga demonstratat e mëparshme, kjo e 7 prillit 1942 po zhvillohej brenda lagjeve popullore, nëpër rrugët e rrugicat e Tiranës, pranë portave e oborreve të shtëpive. Dhjetëra e dhjetëra burra, gra e Mmijë, duke parë demonstratën «t'u kalonte» te dera, linin portat hapur, bashkoheshin me të tjerët e nisnin të thërritnin e të këndonin.

Ndërkaq një grup ,milicësh të armatosur u lëshuan m'bi demonstruesit, duke qëlluar në ajër, duke goditur me kondakët e pushkëve etj. Por vala e demonstruesve nuk përmbahej.

Pa u trembur nga kërcënimet e milicëve e nga britmat e tyre, demonstruesit, duke kënduar e duke hedhur parulla, arritën në sheshin e ish-Medresesë, pikërisht në krye të rrugicës ku ndodhet Shtëpia e Partisë. Atje, pas një fjalimi të shkurtër që mbajti një shok i caktuar qysh më parë, objektivi i demonstratës u quajt i realizuar dhe njerëzit u shpërndanë.

K'y veprim i guximshëm e i organizuar mirë i tërboi armiqtë. Qysh atë natë filloi një valë e re kërkimesh e arrestimesh që vazhdoi edhe ato ditë, kur ne u mblodhëm në Konsultën e Parë të Aktivit të Partisë. Në botimin e parë të Historisë së Partisë së Punës të Shqipërisë, dhe në një sërë shkrimesh të botuara pas Qlirimit, është thënë se Konsulta i zhvilloi punimet nga 8 deri më 10 prill 1942. Për këtë autorët janë nisur nga një letër e shkurtër, e shkruar me dorë nga unë, e që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë, me të cilën lajmëroja shokët se punimet e Konsultës do të fillonin më 8 prill. Mirëpo, për shkak të terrorit të egër që shpërtheu më 7 e 8 prill 1942 në Tiranë, si dhe për arsye se ndonjë nga shokët pjesëmarrës në Konsultë nuk kishte mundur të mbërrinte në Tiranë në kohën e duhur, Konsulta, në fakt, i zhvilloi punimet pak më pas se dita e parashikuar dhe pikërisht nga 12 deri më 14 prill 1942.

Mbledhja u bë në ilegalitet të rëndë në shtëpiné e Bije Vokshit, të cilën e kam përshkruar edhe mË parë. Këtë herë mbi tryeza, në rripat tanë të mesit ose në mure, ishin vendosur dhe varur shumë kobure, bomba dhe automatikë. Të gjithë ishim të armatosur, gati për luftë, prandaj dhe mbledhja ishte barut. Në Konsultë qe vendosur dhe me kohë ishin marrë masut të vinin të gjithë anëtarët e Komitetit Qendror Provi zor të Partisë, anëtarë të Komitetit Qendror të Rinisë, sekretarët politikë dhe organizativë të komiteteve të

Partisë në qarqet, dhe disc komunistë nga më të vjetrit, që nuk kishin funksione në forume. Të gjithë delegatët, më të shumtët e të cilëve ishin në ilegalitet dhe ndiqeshin këmba-këmbës, erdhën, me përjashtim të dy personave - njëri nga këta ishte drejtuesi i organizatës së Partisë në Gjirokastër, Bedri Spahiu. Pse nuk erdhi në këtë Konsultë Bedri Spahiu? Jeta dhe puna e tij e mëvonshme e treguan se ç'ishte ai: një «komunist» i frikshëm që, gjoja për t'u rnaskuar, u bë deri «myhib. në teqenë e Dervish Rexhepit, këtij reaksionari të poshtër, i cili ndodhet i arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka ngritur edhe një teqe. Më kujtohet si sot, në Konsultë, pasi mbajta raportin dhe pas diskutimeve të zjarrta të shokëve, nxora nga xhepi një defter të vogël bakalli me kapak të hollë e të zi, që na e kishte dërguax Bedri Spahiu,





tié të cilin, rrie bojë simpatike, ku lexohej e ku nuk lexohej, ai shkruante ne vija të përgjithshme për punën e Partisë né Gjirokastër. Ky ishte një raport bajat dhe i paqartë. Nuk mungova ta dënoja veprim?.n e Bedriut, i cili nuk erdhi né mbledhje, siç erd;zën të gjithë shokët nëpërmjet rreziqeve të panumërta. Né mbledhje nuk thashë që «Bedriu u tregua frikacak që nuk erdhi», por thashë vetëm se «Bedriu duhet të kishte ardhur né këtë mbledhje të rëndësighme» dhe se «ai është mbyllur né kullë të fildishtë». Bedriu, më vonë, kur u takuam, më tha se nuk i ki3hte ardhur mirë që e kisha cilësuar ashtu punën e tij, por né realitet unë kisha arsye dhe përshtypjet t mia për atë dhe për punën e tij.

Bedriun e kam njohur që né rini. Né kohën e regjimit zogollian ai kishte qenë anëtar i Grupit të Oficerëve, një shoqëri e vogël e mbyllur antizogiste me karakter karbonaresk, e cila u zbulua dhe anëtarët e saj u dënuan me burgime. Edhe më pas ai mbeti një njeri i mbyllur, me një konspiracion të sëmurë, bile mistiko-fetar, derisa arriti që, edhe duke e quajtut veten .komunist», të shkonte dhe «të shugurohej» myhib. Përveç kësaj, né kohën e grupeve, Bedriu kishte qenë né lidhje me Anastas Lulën dhe me Sadil Premten. Me siguri, edhe më vonë, ai nuk i kishte shkëputur lidhjet shpirtërore me ta dhe duhej të kishte pasur rezerva edhe për formimin e Partisë, poi ç'të bënte?, iu nënshtrua «provizorisht» gjendjes. Ish' -oficeri e hiqte veten antizogist e komunist me meriti të mëdha, prandaj, duke e njohur fodullëkun e tij them se ai, me sfiguri, duhej të ishte i pakënaqur qi nuk u thirr né Mbledhjen Themeluese të Partisë: Këto i mendoja që atëherë dhe, në momentet e vështira që kalonte Partia, kur armiqtë e sulmonin ashpër atë, nuk i harroja përsht`ypjet që kisha për Bedri Spahiun. Dhe koha i vërtetoi ato.

Ashtu si Bedri Spahiu, nuk erdhi në Konsultë aa Gjin Marku, të cilin e kishim zgjedhur edhe në përbërjen e Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe ishte caktuar me punë në qarkun e Beratit. Ai nuk erdhi sepse, siç na tha më vonë, na paska qenë «shumë i zënë me punë». Në fakt, Gjin Marku endej nëpër malet dhe fshatrat e Skraparit, shtrohej në dreka e darka, që j pëlqenin fort, dhe për shumë kohë nuk u bë i gjallë e harronte se tani kishte Parti. Jo vetëm në Konsultë, por as në Konferencën e Jashtëzakonshme që mbajtëm dy muaj më vonë, as në mbledhje të tjera ti Komitetit Qendror që bënim herë pas bgre, Gjin Marku nuk paraqitej fare dhe kështu, megjjthëse i zgjedhur, ai de facto nuk mori pjesë dhe nulc ~luajtf asnjë rol si anëtar i Komitetit Qendror të Përkohshëm. Mjaftohej me ndonjë palo informacion që na dërgonte një herë në hënë e ku s'shkruante gjë tjetër veç mburrje e lëvdata për veten e tij e për «trimëritë» që bë.nte. E vërteta është se në zonën ku e kishim dërguar, veçanërisht në Skrapar, flakët e Luftës Nacionalçlirimtare u ndezën shumë shpejt e me vrull, por këto nuk vinin vetëm nga puna e Gjin Markut. Ishte populli trim e patriot i atyre zonave që e përqafoi menjëherë thirrjen e Partisë, ishte puna e lavdëruar e djemve dhe e vajzave të mrekullueshme të popullit të këtyre krahinave që me gjakun, djersën e fjalën e tyre bënë të buçitnin malet e Skraparit e të Beratit dhe të ngrihej e të valëvitej krenar flamuri x lirisë, Veprën heroike të trimave të tillë të mençur e të palodhur, si Ramiz Aranitasit, Zylyftar Veleshnjës, Kahreman Yllit, Ajet Xhindolit, Margarita e Kristaq Tutulanit, patriotizmin dhe besnikërinë e Pasho Hysit, 1VIahmud e Hysen Zaloshnjës, të dhjetëra e të qindra të tjerëve, përdorte për mburrje Gjin Marku.

Të dy këta elementë, qoftë Bedri Spahiu në Gjirokastër, qoftë Gjin Marku në Berat e në Skrapar shumë punë e telashe na hapën në ato vite të vështira. Kur erdhi puna që të zbritnim në qytete, që u çliruan me gjakun e sa e sa partizanëve pas kapituIlimit të Italisë, kur duhej dalë me guxim e trimëri në krye të komunistëve e të popullit, ashtu siç ua kërkonte detyra që u qe ngarkuar, të d'y këta kapitulluan, bënë kompromis, Bedriu me ballistët në Gjirokastër, Gjini me gjermanët në Berat. Partia menjëherë e me vendosmëri i goditi gabimet e tyre të pafalshme, dhe më pas rrjedha e ngjarjeve ua nxori krejtësisht edhe atë çikë kallaj që u kishte mbetur.

Por le të kthehemi te Konsulta, e cila u mblodh, vazhdoi e përfundoi me sukses të plotë, pa e ndier fare mungesën e këtyre dy elementëve, që vala e luftës dhe e revolucionit i bashkoi përkohësisht me ne.

Vendosmëria dhe gjallëria e shokëve të pranishëm, entuziazm; dhe shpirti i tyre revolucionar ia bënin zemrën n:al. Përqafoheshim e i shtrëngonim duart me dashuri njëri-tjetrit, silleshim me secilin sikur të qemë shokë të njohur prej vitesh. Një gëzim të madh ndjeva kur përqafova Hysni Kapon, shokun tonë trim të Vlorës, që ishte zgjedhur sekretar Politik dhe e kishim shtyllën e çeliktë të organizatës së Partisë në këtë qark. Hysniu ishte atëherë një djalë i ri, me një fytyrë të hollë, të pastër, me sy të zez e të ndritshëm. Ishte i lehtë e i shpejtë në gjeste, por i matur, i pjekur në fjalë dhe i zjarrtë për Partinë. Më kujtohet, që në pushime, në një bisedë me Nakon dhe me Qemalin, u thashë:

- Partia Vlorën e ka në dorë të sigurt me Hysni Kapon. Puna atje do të zgjerohet dhe Vlora,megjithë ato tradita që ka nga 1912-a e 1920-a, si dhe para e pas fyre, do të bëhet një nga zonat më luftarake.

- Anastas Lula dhe Sadik Premtja e kanë mbaruar shkollën në Vlorë, - më tha Qemali, - po Hysniu i ka ata në grykë të pushkës. Duhet të kemi kujdes andej, nga Gjirokastra, - vazhdoi ai, - se Qorri dhe Xhepi mund që bëjnë dashuri me «oficerin» (e kishte fjalën për Bedri Spahiun).

- Do ta ndihmojmë Hysniun ta forcojë punën e Partisë dhe ta rritë influencën e saj në fshatrat e Labërisë, - u thashë shokëve. - Do të bisedoj veçanërisht me Hysniun.

Ja kështu erdhëm ne në këtë Konsultë që Historia e Partisë e konsideron si një nga datat e shënuara të saj, sepse atje u rrahën një sërë çështjesh jetike për popullin, Partinë dhe për luftën e tyre.

Raporti që mbajta në emër të Komitetit Qendror u dëgjua me shumë vëmendje. Shokët mbajtën shënime, sido që, kur u larguan nga mbledhja, u thamë që ato, pali t'i lexonin mirë, t'i digjnin, ose t'i ruanin me kujdes të madh. Pastaj filluan diskutimet. Të gjithë shokët kryesorë diskutuan. Ata raportuan dhe bënë vërejtje e sugjerime të dobishme. Diskutimet ishin Iuftarake dhe mbi këto, ashtu si edhe mbi raportin që u mbajt, u hartua Rezolucioni që konkludoi mble. dhjen.

Theksi në mbledhje u vu në shumë çështje, por gjo e krijimit të lidhjeve sa më të ngushta të Partisë me masat ishte nga detyrat më kryesore. Zgjidhja drejt e saj kushtëzohej nga forcimi ideologjik, politile e organizativ i Partisë. Këtu qëndronte forca e Partisë dhe vetëm kështu do të zhvillohej drejt e me sukses lufta çlirimtare. Pa një Parti të ngritur politikisht dhe ideologjikisht as organizimi dhe zgjerimi i saj, as vija e saj e drejtë, e, për pasojë, as lidhjet e ngushta me masat nuk mund të realizoheshin. Prandaj këto çështje merrnin rëndësi të dorës së parë. Duhej rrahur hekuri sa ishte i nxehtë, duhej kalitur Partia.

Por cila do të ishte rruga që do të ndiqte Partia për të realizuar lidhjet me masat e gjera të popullit? Konsulta në këtë drejtim u bëri një kritikë të fortë pikëpamjeve sektare, oportuniste e liberale dhe shtroi çështjen se, për t'i tërhequr masat e popullit me vete, duhet të futesh në to, të përqafosh hallet dhe dertet e tyre dhe me vepra të shquhet Partia se udhëheq. Në luftë do të zgjerohej, do të forcohej dhe do të kalitej Partia, me luftë do të fitonte ajo besimin e dashurinë e popullit. Masat duan të shohin njerëz të guximshëm e të hekurt, të shohin njerëz që në mënyrë të organizuar të godasin jo vetëm në një vend, por në shumë vende. Kjo është jo vetëm çështje psikologjike, po tregon edhe forcën. Pikërisht këtë forcë duhet ta tregojë Partia dhe kjo tregohet, sidomos, duke u futur në mesa. Lidhur me këtë Konsulta konkretizoi më tej idenë e Frontit Nacionalçlirimtar si një organizatë e gjerë që duhet ta udhëheqë Partia dhe ta mbushë me njerëz të popullit, duke luftuar në të dallimet fetare^ që janë përdorur kurdoherë nga okupatorët për të° përçarë popullin.

- Rilindasit tanë, - theksova midis të tjerash, thoshin: j<Feja e shqiptarit është shqiptaria». Ja, edhe historikisht është luftuar për të siguruar unitetin e° popullit me thirrje patriotike dhe mobilizuese kundër atyre që deshën ta përçanin e ta sundonin, siç po. bëjnë fashistët sot. Këta shkuan deri atje sa në një~ xhami në Tiranë futën derra dhe përhapën fjalën se~ këto gjëra i bëjnë komunistët, enfiasi ata janë kundër' fesë, kundër familjes etj.

Në konkluzione u theksua veçanërisht çështja eaksioneve me njësitet guerile në qytete e në fshatra, pse disa aksione ishin bërë, por jo sa duhej dhe, si du'hej.

- Njësitet guerile vetëm kur janë të organizuara, mirë e të udhëhequra si duhet nga qarkorët, - theksova në këtë mbledhje, - kur veprojnë me plane të studiuara e bëjnë goditje të forte, arrijnë ta dëmtojnë armikun dhe të ngrenë peshë moralin e popullit. Është e domosdoshme që këto të organizohen e të udhëhiqen më mirë dhe nga këto pastaj të kalohet në njësite dhe në çeta partizane nacionalçlirimtare, që do të jenë baza e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Duhet pasur paras'ysh se Partia jonë nuk mund të quhet Parti marksiste-leniniste pa organizuar luftën, pa organizuar Ushtrinë Nacionalç'lirimtare të popullit. Kjo është detyra numër një e saj. Populli duhet të mbushë radhët e ushtrisë, e cila duhet të armatoset dulce luftuar dhe të përbëhet nga njerëz të fshatit dhe të qytetit.

Organizimi i Partisë kishte rëndësi të madhe, sepse u jepte fund kaosit, fraksionit dhe grupazhit. Për ta arritur këtë, shokët punuan kudo me zell dhe me abnegacion. Ata, si trina që ishin, e morën rrezikun në sy dhe kapërcyen vështirësi të shumta e të çdo lloji që krijoheshin si nga njerëzit tanë, edhe nga arxniku. Kështu, me luftë e me punë të guximshme, në kushte terrori të egër, u organizuan celulat, u zhvilluan konferencat e qarqeve, u zgjodhën komitetet qarkore të Partisë dhe këto komitete në krahina të ndryshme të vendit u lidhën me Komitetin Qendror. U hodhën themelet e Partisë. Kjo ishte një fitore e madhe. Pas kësaj vazhdoi puna me një aptimizëm të mi për organizimin dhe për zgjerimin e luftës kundër ,okupatorit me greva, me demonstrata, dina herë edhe :me goditje me armë.

Por në të gjitha këto veprime, gjatë gjithë kësaj pune në ata 4-5 muaj pas formimit të Partisë, na u ,çelën sytë dhe task e shihnim më qartë ku ishin anët e mira të shokëve dhe ku qenë dobësitë e tyre. Te të -gjithë ne kishte vendosmëri, por puna e dobët e gruipeve në të kaluarën na kishte lënë shumë telashe pas. èPërveç shfaqjeve dhe pikëpamjeve të tyre të gabuara, ndihej edhe mungesa e theksuar e ngritjes ideologjike .dhe politike të shokëve. Natyrisht, këtu nuk bëhej fja;lë për një nivel të lartë teorik, por për një minimum të nevojshëm, që mund të arrihej në ato kushte. Shokët thoshin «jemi komunistë», por shumë prej tyre nuk dinin akoma në vija të trasha ç'ishte komunizmi, eishte partia komuniste, si organizohej dhe cilat ishin normat e saj, ç'ishte klasa punëtore dhe ç'vend e ç'rol kishin klasat e tjera. Në kohën e grupeve bëheshin përpjekje për të mësuar disa gjëra parimore, por shokët nuk arrinin të merrnin një edukatë të shëndoshë teorike, sepse në gjirin e çdo grupi nuk kishte pikëpamje të qarta për çështjet që përmenda më lart, të cilat ishin nga më parimoret e më të rëndësishmet. Në ato kushte ishte e pamundur që të llagarohej si duhej mjegulla nga kokat e sëmura.

Në radhë të parë, siç theksohej edhe në Rezolucionin e Themelimit të Partisë, duhej forcuar uniteti i Partisë në të gjitha drejtimet - politikisht, ideologjikisht, organizativisht. Ky unitet rrezikohej edhe nga brenda, edhe nga jashtë, edhe nga elementët grupashë të maskuar si komunistë, edhe nga okupatori dhe nga tradhtarët shqiptarë. Ky ishte një rrezik i madh, të cilin e theksova në raport, por që u vu mirë në dukje edhe nëpërmjet diskutimeve të shokëve.

Idetë komuniste në vendin tonë ishin relativisht të reja dhe nuk kishin arritur të futeshin akoma në masa. Fshatarësinë ato nuk e kishin prekur pothuaj fare. Feudo-borgjezia bënte një propagandë shpifëse aq të ndyrë kundër Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit, saqë edhe njerëz të ndershëm shpesh me zor arrinin të bënin diferencim midis shpifjeve e të vërtetës. Kjo edhe sepse «politikanët» e saj, që nuk ishin gjë tjetër veç hajdutë, gjakpirës, shtypës të popullit, përpiqeshin të fshiheshin nën maskën e nacionalizmit.

Me këtë gjoja nacionalizëm dhe me ata elementë 'borgjezë të korruptuar që mbuloheshin nën këtë «flamur» Partia jonë e re ishte ndeshur e do të ndeshej më tepër në të ardh men, prandaj kishte re'ndësi të madhe të sqaronim mendjen e njerëzve, e në radhë të parë të komunistëve se ç'qe nacionalizmi i vërtetë e ç'qe pseudonacionalizmi, se cilët ishin patriotë e nacionalistë té vërtetë, dhe cilët ishin pseudonacionalistë e pseudopatriotë.

Termi nacionalizëm për popullin shqiptar né té kaluarën kishte marrë kuptimin e patriotizmit kombëtar, nën flamurin e té cilit elementët patriotë kanë 4uftuar né çdo kohë kundër té huajve okupatorë dhe té shiturve tek ata. Né këtë mënyrë, për popullin, na-' cionalist do té thoshte patriot, njeri që lufton për çështjen kombëtare, për gjuhën kombëtare, për lirinë dhe për pavarësinë e kombit.

Populli, dhe né radhë té parë fshatarësia, ishte forca e vërtetë që kishte luftuar gjithnjë për té gjitha këto té drejta kombëtare. Natyrisht, né përpjekjet e shumta kombëtare té fundit té shekullit té kaluar e. té fillimit té këtij shekulli, elementi revolucionar i. borgjezisë shqiptare ishte né pararojë dhe né këto përpjekje fshatarësia ishte rezerva e saj. Por edhe kur vendi fitoi pavarësinë, kjo mbeti kurdoherë e shtypur dhe ishte feudo-borgjezia ajo .që, pasi mori fuqina, vendosi mbretërinë e satrapit Zog, shtypi fshatarë-, sinë, klasën punëtore e lëvizjet përparimtare té disa shtresave intelektuale e té rinisë dhe e nxori vendin né ankand. Dhe tash, feudo-borgjezia për realizimin e qëllimeve té veta, dilte e mbulohej me flamurin e «nacionalizmit».

Né raport, si dhe né diskutimet, u kritikua me forcë praktika e gabuar e braktisjes sé fshatit né kohën e grupeve dhe u theksua se akoma nuk po bëhej kthesë né këtë drejtim. «Komunistët, - u tha, - nuk vijnë né fshat, por presin t'u vijë fshatari né pazar që t'i thonë nga një fjalë, t'i bëjnë atij nga një propagandë tè vogël». Konsulta hodhi parullën: Të kthehet fytyra nga fshati, qé ky Vi njohë kornunistët dhe këtä té njohin hallet, plagët, aspiratat e ndjenjat e fshata rëve, t'u hapin sytë atyre dhe té forcohet Partia me elementë té vendosur té fshatit.

Kështu fshatarëve do t'u çelej perspektiva e do té kuptonin se te lufta çlirimtare qëndronte shpëtimi dhe çlirimi i tyre, qëndronte fitorja. Vetëm kështu ata do té shihnin e do té kuptonin ç'forcë e madhe ishin punëtorët dhe Partia Komuniste, kështu ata do ta donin Partinë, do té thoshin se kjo ishte Partia e tyre, Partia e halleve té tyre e do té linin kokën për té.

Prandaj né Konsultë vumë né dukje rëndësinë e fshatit për Partinë dhe theksuam se Partia jonë e re nuk duhej té ishte sektare, nuk duhej té mendonte se luftën do ta bënin vetëm komunistët dhe punëtorét. Vumë né dukje që Partia duhej té kuptonte miré se rezerva e madhe e luftës dhe aleatja besnike e klasës punëtore do té ishte fshatarësia e varfër dhe ajo e mesme. Fshatarësinë duhej ta fitonte medoemos Partia dhe këtë do ta arrinte jo me llafe, por me punë e, me luftë kundër armiqve té saj, okupatorëve, kuisiingëve, feudalëve dhe fshatarëve té pasur té lidhur me pushtuesit. Fshatarëve duhej t'u spastronim çdo gjë té mykur nga koka, t'u tregonim ç'ishte patriotizmi dhe cilët ishin patriotët e vërtetë, t'u shpjegonim ¡se ç'ishim ne, komunistët, ç'donim dhe ç'synonim té bënim për popullin e për atdheun. Duhej ta bindnim me vepra fshatarësinë se ne, djemtë e popullit të vuajtur, nuk ishim agjentë të «pansllavizmit» e të shitur te té huajt, siç shpifnin armiqtë, por ishin pseudonacionalistët ata që qenë shitur te fashizmi italian.

Por, që té fitohej fshatarësia, që të depërtonte Partia në fshat, duhej kuptuar teorikisht e praktikisht nga të gjithë komunistët roli i fshatarësisë në luftë dhe domosdoshmëria e aleancës së kësaj me klasën punëtore, sepse trockistët, si Anastas Lula e Sadik Premtja, brenda në Parti, dhe Niko Xoxi, Aristidh Qendroja e «Zjarri» jashtë Partisë, vazhdonin të hidhnin helmin se «fshatarësia është e prapambetur, ajo është injorante, ajo nuk e kupton luftën e klasës punëtore». Parullat reaksionare të trockistëve, zjarristëve e anarkistëve të ndryshëm puqeshin me ato të okupatorit dhe të kuislingëve, se «populli shqiptar nuk mund' të vetudhëhiqet, atë duhet ta udhëheqin të huajt» etj.

Por, që të bëhej mirë puna e Partisë me fshatin, që ajo të ngrinte në luftë fshatarësinë tonë patriote, shumë gjëra duheshin kuptuar drejt brenda në Parti. Pikëpamjet e gabuara dhe reaksionare, e sidomos ato sektare, brenda e jashtë Partisë, përbënin një rrezik serioz që i turrej asaj, i cili duhej kuptuar e duhej luftuar. E gjithë kjo punë do ta rriste Partinë, do ta bënte të njohur në masat, do ta forconte ralin e sai udhëheqës.

Me një preokupim të veçantë u diskutua në Konsultë për frymën e grupeve, e cila manifestohej né shumë forma. Lokalizmi ishte një nga sëmundjet mikroborgjeze, që shfaqej te disc shokë, ishte një pamje sektare, e ngushtë e zotësisë personale lidhur me njé «patriotizëm» krahinor, që është krejt i huaj për marksizëm-leninizmin. Natyrisht, tash flitej më pak: «Unë jam i atij osa i këtij grupi», por kjo paraqitej në forma të tjera, si «Unë jam nga Korça», «Unë jam nga Shkodra», «Unë jam andej, unë jam këndej», «Ne e kemi traditë luftën, ju keni qenë «lalë»», «Ne jemi me ka rakteristika malësori, ju jeni më të borgjezuar». Këndej dilej në atë që «Pse ju keni njerëz në Komitetin Qendror dhe ne nuk kemi?». Kalohej pastaj në pakë.naqësi personale, si «Pse ai është në Komitetin Qarkor dhe unë jo? Unë jam më i zoti se ai» e të tjera si këto, që flisnin për mbeturina shumë të theksuara të pikëpamjeve të borgjezëve të vegjël dhe, pra, të një nivali politiko-ideologjik të ulët në përgjithësi.

Gjatë punës sonë lido që kishte kaluar një kohë e shkurtër nga formimi i Partisë, te disa shokë shihnim shfaqje të theksuara ambicieje, shfaqje liberale dhe frike. Disa drejtues të Partisë në krahina tregoheshin të plogësht osa karakterizoheshin nga një frymë e sëmurë intelektualiste, që shfaqej në ngurrimin: e skepticizmin për të ngritur kuadro nga radhët e klasës punëtore. Këto të meta qenë dobësi të fillimit të punës pas shkrirjes së grupeve. Udhëheqjes së Partisë i vihej detyrë që të gjitha këto mbeturina t'ua pastronte shokëve ane shpjegime teorike dhe sidomos duke i hedhur në veprime konkrete. Të dyjave u vinim rëndësi, se njëra varej nga tjetra. Vetëm vija e drejtë,. lufta, aksionet do t'i ndreqnin ata që do t'i vinin vetes detyrë të bëheshin komunistë, luftëtarë të zjarrtë për çështjen e Partisë, ndërsa do të gjenin vendin e tyrc ata që nuk do ta meritonin këtë emër.

Né Konsultë nxorëm konkluzionin se akoma galante puna për ngritjen e nivelit teorik e politik të komunistëve; Rezolucioni i Mbledhjes për Themelimin e Partisë, që ishte një dokument historik, nuk ishte punuar thellë në Parti; nëpër celula ai ishte lexuar, ishte diskutuar dhe ishte pranuar, por duheshin zbërthyer dhe trajtuar një nga një problemet, diskutimi i të cilave duhej të shërbente si një shkollë ideologjike, politike dhe organizative. Rezolucioni, né fakt, kishte shërbyer, se kishte hedhur themelet, por né bazë të tij duhej bërë edukimi, duhej zgjeruar organizimi, duhej proceduar né përgatitjen e luftës, pse ideja e kr`yengritjes sé përgjithshme ishte hedhur dhe traktet e Partisë, proklamatat e saj i bënin thirrje popullit të ngrihej né luftë, të organizohej e të luftonte. Këto dokumente përfaqësonin programin teoriko-politik dhe organizativo-ushtarak të Partisë, ku shtroheshin probleme të mëdha të vijës sé saj, të cilat duheshin sqaruar, kuptuar e zbatuar. Lidhur me këtë né raport theksova:

Që të bëhemi drejtues, udhëheqës të masave, duhet të studiojmë. Gjithë komunistët duhet t'i lexojnë e t'i studiojnë proklamatat e Partisë e literaturën komuniste, se vetëm kështu do të armatosemi me dije. Vështirësitë objektive të mungesës sé kësaj literature të kapërcehen dhe materialet të shumëfishohen me makinë ose edhe me dorë. Veçanërisht t'i kushtohet kujdes ngritjcs sé nivelit të shokëve punëtorë.

Né Konsultë kritikuam pikëpamjet e disa shokëve sektarë të bazës, që nuk bënin përpjekje për të pranuar né Parti punëtorë, por kënaqeshin me atë numër punëtorësh komunistë që ishin edhe né kohën e grupeve dhe këta i quanin të mjaftueshëm; kritikuam edhe ata shokë me pikëpamje intelektualiste Liberale që donin të futnin né Parti njerëzit e tyre e të na i kthenin kështu celulat e Partisë né vende debatesh akademike për çështje të tilla si «A ka vlerë aleanca anglo-sovjeto-amerikane apo jo», «A duhet ti ketë më shurnë fshatarë apo intelektualë né Parti» dhe harronin uniteti n me masat, luftën dhe aksionet që do t'i jepnin jeté kësaj Partie të re.

Prandaj né konkluzion theksova se duhej Vu hapnim dyert e Partisë né radhë të paré punëtorëve, fshatarëve dhe intelektualëve patriotë e revolucionarë, se duhej të hynte medoemos gjak i ri né Parti dhe kjo të bëhej pa hezitim. Njerëzit të zgjidheshin nga lufta e masave, të ishin me të kaluar të pastër, të vendosur për vijën e Partisë dhe për luftën e ashpër, plot sakrifica që kishim përpara. Nuk mund dhe nuk duhej të futnim né Parti njerëz né baza farefisnie ose krushqie. Partia jonë, theksova, është Parti e punëtorëve dhe jo një «republikë e shokëve dhe e miqve», sipas mendimeve sektare e oportuniste që manifes tohen te disa.

Konsulta me seriozitetin më të madh shtroi problemin e zgjimit e të aktivizimit masiv të gruas shqiptare. Gruaja, theksuam né Konsultë, është forcé kolosale, patriote né kulm, që ka ndenjur me shekuj né gjumë e shtypur nga paragjykimet, nga fetë, nga kanunet. Gruaja, skllave e burrit dhe e zakoneve feudo-borgjeze, duhet të ngrihet totalisht né këmbë. Do të Jeté Partia jonë ajo që do Vi thyejë zinxhirët që e mbajnë gruan të nënshtruar. Komunistët të jenë plotësisht të vendosur për këtë çlirim, të jenë shembull i një morali pa njolla dhe sjellje nga më korrektet me gratë, të bëjnë punë të madhe politike me to, brenda e jashtë familjeve të tyre, për Vi çliruar nga bestyt nitë dhe nga psikologjia e skllavit. E gjithë Partia duhet të luftojë për këtë dhe Vu prijë me shembullin e saj rinisë dhe shoqeve tona, të cilat të jenë né ballë të kësaj pune.

Ky qe një orientim i drejtë, i cili jo vetëm hidhte themelet e organizatës sé gruas, por që kishte edhe një rëndësi të veçantë për zhvillimin me sukses të luftës. Né qoftë se Partia do të fitonte gruan shqiptare, ajo kishte fituar një nga betejat më të mëdha, kishte çarë me shpatë errësirën e madhe që mbulonte vendin dhe kishte nxjerrë né qiellin e atdheut një dritë të shkëlqyer, gruan shqiptare.

Si né Rezalucionin e Themelimit të Partisë, ashtu edhe né Konsultën e Aktivit të Parë të Partisë, u vu theksi né egërsinë e diktaturës fashiste që duhej shtypur dhe zhdukur né planin ndërkombëtar dhe né planin e brendshëm të vendit tonë. Né Konsultë ne vumé né dukje sa i drejtë dhe shpëtimtar kishte qenë spastrimi i trockistëve, i zinovievistëve, i tradhtarëve të djathtë dhe i oficerëve tradhtarë né Bashkimin Sovjetik. Të tëra këto plehra punonin dhe komplotonin t'i bënin varrin Bashkimit Sovjetik. Këto ishin kolona e pestë e armiqve. Prandaj konkluduam se duhet Cu bëjmë një luftë të ashpër trockistëve edhe né Partinë tonë, qofshin këta brenda, qofshin jashtë radhëve të saj.

Lufta jonë, u theksua né diskutimet e Konsultës, është e lidhur me luftën e drejtë të Bashkimit Sovjetik. Ne duhet të bashkojmë luftën tonë me luftën e aleatëve të mëdhenj dhe me atë të të gjithë popujve që janë hedhur kundër fashizmit dhe të mos lejojmë që vendi ynë të shërbejë si një trampolinë për të sulmuar fqinjët tanë, por ta pengojmë me luftë një gjë tè tillë.

Kështu, né këto vija të përgjithshme dhe konkrete, kjo Konsultë armatosi Partinë të ishte në pararojë, të kaliste unitetin, të forconte disiplinën e hekurt dhe konspiracionin e shëndoshë. Të gjitha këto duhej të kuptoheshin teorikisht dhe të zbatoheshin hap pas hapi né çdo çast, né çdo veprim, né çdo mendim nga Partia, nga çdo komunist, edhe kur mendonte dhe vepronte kolektivisht, edhe kur secili vepronte i veçuar. Shpirti i iniciativës, brenda vijës së Partisë, ishte një nga rekomandimet e Konsultës.

S'kanë ç'na duhen komunistë të fjetur, inaktivëa pa iniciativë, llafazanë e të frikshëm, u tha né Konsultë. Ose komunistë zjarr, ose s'kanë ç'na duhen nëpër këmbë gurë dhe hekura të rëndë që na pengojnë të ecim përpara. Partia është pararoja. Partia është e duhet të jeté né sulm.

Ruaj kujtimet më të mira dhe përsht'ypjet më të thella për këtë Konsultë që la mbresa né të gjithë ne, anëtarët e Partisë së re, që morëm pjesë né té. Ishte e para herë që bënim një mbledhje të tillë të gjerë, ishte e para herë që ngrihej zëri i komunistëve né unitet, të grumbulluar né Partinë e tyre të dashur. Dhe çfarë zëri u ngrit! Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë mjë zë i tillë. Shokët ishin të rinj nga mosha, por si, kur kishin vite e vite me radhë stazh lufte revolucionare. Diskutimet ishin të zjarrta, diskutime reale, luftarake, konkrete, analizohej puna me seriozitet të madh, pa zbukurime, u bihej kokës gabimeve dhe njerëzve që nuk ecnin né rrugën e Partisë.

Më kujtohet diskutimi i zjarrtë i Hysni Kapos, goditja e rreptë e pamëshirshme e tij kundër punës antiparti e intrigave të fraksionistëve, A. Lulës e S. Premtes me shokë.

Diskutimi i pjekur dhe i vendosur i Hysniut, që ishte një konkretizim i frymës luftarake të Konsultës, bëri përshtypje të madhe te të gjithë ne.

Edhe diskutimi i Qemalit, po ashtu, ishte një zbërthim i gjallë dhe entuziazmues për punën e rinisë. Nakoja me shembuj konkretë e të mprehtë foli kundër atyre shokëve që tundnin derën, që bënin sikur punonin. Ai goditi elementët e sëmurë në radhët e Partisë, të cilët i sillnin dëm punës nëpër celula.

Nexhmija na bëri një pasqyrë të gjerë të entuzi.azrriit të të rejave të qytetit, të nxënë seve dhe të vajzave shtëpiake. Ajo e siguroi Konsultën se gratë dhe vajzat kishin një brumë të mrekullueshëm revolucionar dhe një terren të madh pune, por kërkoi edhe ndihmën e shokëve në këtë drejtim, se «ka nga ata, tha ajo, - që jo vetëm nuk ndihmojnë, por edhe pengo j në».

Në Konsultë diskutuan shokë që punonin në krahina të ndryshme të vendit. Ata vunë gishtin në të metat dhe ngritën probleme të rëndësishme për punën në të ardhmen. Një qëndrim të fortë autokritik, për shembull, mbajtën shokët e Shkodrës, të cilët pranuan se nuk kishin arritur ta gjallëronin shumë organizatën e Partisë në qark, nuk kishin mundur të aktivizonin në shkallën e duhur masat në aksione. «Sigurisht, thanë ata, - në Shkodër reaksioni është i madh dhe kisha zhvillon punë minuese, por edhe puna jonë nuk ka qenë në lartësinë e duhur».

Autokritika e shokëve shkodranë qe bolshevike, sepse, pas kësaj mbledhjeje, puna në Shkodër mori një hov të madh dhe heroizmat e komunistëve atje i dëgjoi gjithë Shqipëria.

Kështu ishin të gjitha diskutimet e shokëve të tjerë. Konsulta ishte një shkollë e madhe për Partine që do të na ndihmonte të korrnim fitore dhe t'i jepnim një hov të madh punës revolucionare të Partisë.

Kujtimet e atyre tri ditëve të shënuara më kanë mbetur të pashlyera nga mendja. Dhe, të mendosh se rnblidheshin, diskutonin e vendosnin për të ardhmen kuadrot më kryesorë të Partisë, brenda në Tiranë, nën terrorin e egër të forcave të okupacionit dhe të spiur nëve e të vrasësve të Mustafa Krujës! Këta përgjonin që me çdo kusht të zbulonin dhe të goditnin për vde kje udhëheqjen e Partisë, t'i këputnin kësaj kokën dhe ta likuidonin. Ne i kishim parasysh të gjitha këto, prandaj tregohej një vigjilencë e lartë nga ana jonë, një konspiracion i madh, një disiplinë e rregull të fortë dhe të çeliktë. Shtëpia ku bëhej mbledhja, natyrisht, ruhej nga shokët, nga afër dhe nga larg. Ne kishim një qendër ku shokët duhej të venin sa më shpejt e të njoftonin «dëgjova kështu e kështu», për çdo informatë që të merrnin, qoftë edhe larg e larg, por sadopak e dyshimtë. Shoku i kësaj qendre na i transmetonte këto dhe ne i analizonim sipas rëndësisë e rrezikshmërisë sé tyre.

Hanim e flinim brenda shtëpisë ku punonim. Flif1im përdhe apo mbi frona, dulce mbështetur kokën né supet e shokëve e ku të mundnim, kështu që dilnim jashtë vetëm kur mbaronte mbledhja.

Me këtë rast po shënoj disa vërejtje që tram për disa kujtime, që shkruajnë shokët, por që nuk janë të sakta. Për shembull, nuk është ekzakte ajo që tra shkruar një shok lidhur me mbledhjen e kësaj Konsulte, sikur tremi pezulluar mbledhjen dhe tremi dalë né sheshin para Bashkisë, ku një hierark fashist mbante fja'lim dhe se këtë e paskemi bërë gjoja për ta kthyer mitingun kundër tij. Një veprim i tillë u bë me porosi të Partisë, por nuk është e vërtetë që dolëm ne. Shumica nga ne ishim ilegalë, prandaj këtë nuk mund ta bënim dhe nuk e bëmë, sepse ishim mbledhur për një punë shumë të rëndësishme që nuk duhej të na dështonte né asnjë mënyrë.

Na del më pas një i dytë e na shkruan për gjëra jo të sakta dhe ky, që ta bëjë «të lezetshme» ngjarjen, trillon e shkruan né kujtimet e tij sikur «Qemal Stafa doli e mori pjesë né këtë miting i veshur si milic fashist që të maskohej». Të tilla shkrime nuk duhet të botohen dhe gabohen ata që mendojnë se me gjëra të paqena gjoja ngrenë prestigjin e udhëheqjes sé Partisë. Udhëheqja e Partisë dhe vetë Partia gjithmonë kanë qenë për luftën, aksionet, veprimet konkrete e të pandërprera, por kurrë s'kanë qenë për aventurizma, për veprime të pamenduara e të pallogaritura miré.

Në vazhdim të këtyre vërejtjeve, pavarësisht se dal ca nga tema, dëshiroj të vë né dukje se tram lexuar mjaft kujtime të shokëve e të njerëzve të luftës, shumica e të cilave janë objektive dhe reale, por tra edhe nga ato subjektive, me fakte të trilluara ose të fryra e plot fraza mburrëse. Në shkrimet e disa autorëve nuk tra veç «vetëtima, heroizma, bomba, krisma». Disa ngá këta e bëjnë këtë pa vetëdije, për të miré, por shumë e bëjnë dhe për të treguar veten si «trima të paepur». Në këto shkrime nuk tra realitet historik, pse lufta tra pasur edhe heroizma, tra pasur edhe fitore, por tra pasur edhe dështime, edhe kemi vrarë, edhe na kanë vrarë.

Të tillë njerëz që i sajojnë këto gjëra jo vetëm falsifikojnë historinë, por e edukojnë keq brezin e ri, pse, dulce shkruar né këtë mënyrë, të rinjtë kujtojnë se lufta tra qenë shesh me lule, tra qenë një ndërmarrje e thjeshtë, me veprime që konceptoheshin dhe fitoheshin me një të hapur dhe të mbyllur të syve. Jo, lufta që bëri Partia dhe populli ishte shumë e vështirë. Askush të mos kujtojë se këto fitore u arritën me lehtësi. Përkundrazi, ato u arritën me vuajtje, me pjekuri, me sakrifica përpara plumbave, dredhive dhe politikës djallëzore të armikut.

Armiku okupator dhe tradhtarët nuk ishin aq frikacakë dhe aq budallenj, siç po i përshkruajnë disc, që mendojnë se kështu ngrenë zotësinë e trimërinë e Partisë dhe të tyren. Partia dhe populli ynë, natyrisht, ishin më të zotë dhe më trima se armiqtë, se lufta jonë ishte e drejtë, bëhej për një kauzë të madhe, kurse ajo e armiqve jo, por nuk u duhet besuar disave që shkruajnë ose tregojnë se të gjithë ballistët ishin si lepuj. Jo! Realiteti nuk ishte kështu. Edhe ata ishin bij të kësaj toke, e pra, shumë prej tyre ishin trima. por ama ishin bij bastardë, të shitur, tradhtarë. Ata. dhe sidomos krerët e tyre, luftonin që ç'ke me të, se në balancë ishte jeta ose vdekja e tyre. Ata do të thyheshin, siç u th'yen, pse ne ishim më të fortë, se politika jonë ishte e drejtë dhe populli ishte me ne, kurse ata ishin tradhtarë.

Dua të them, me këto radhë, se kurdoherë duhet shkruar realiteti, ndryshe brezat që vijnë pas nesh nuk mund të përcaktojnë mirë peshën e rëndë dhe sakrificat që bënë populli dhe Partia për të krijuar këtë realitet që ekziston sot, socializmin. Ky u arrit me luftëra, me gjak, me sakrifica dhe jo me dandanara. Socializmi duhet mbrojtur, por në rast se brezit që vjen pas nuk i tregohet e vërteta si u arritën këto ditë të lumtura, atëherë ai nuk do të dijë ta mbrojë atë mirë, pse kujton që armiku jo vetëm u thye me pak vështirësi, por aktualisht, kur kemi fituar kaq gjëra, mund të mendohet se armiku është i likuiduar përgjithmonë, prandaj... gjumë mbi dafina!

Gazetat tona ndonjëherë lejojnë që disa njerëz pa vlerë, që jo vetëm s'dinë të shkruajnë, por as nuk kanë pasur ndonjë aktivitet revolucionar, të botojnë disa shkrime krejt false dhe poshtë emrit të tyre vënë fjalën «veteran». Lexoja një ditë një shkrim të njërit nga këta pseudoveteranë për Ali Kelmendin. «Ta shkruaj, ka thënë ai me vete, se të paktë janë ata që e kanë njohur Aliun, të tregoj se e kam pjekur në Vjenë, kur punonte me Dimitrovin dhe vinte në kafe na edukonte», e të tjera përralla të tilla. Po trillami duket se, në mes të tjerash, ai thotë që «Aliu ishte një burrë i gjatë si malësorët, me shpatulla të gjera» etj. Krejt në të kundërtën e këtij përshkrimi ka qenë Aliu. Ai ishte një mesoburrë, abile, mund të them, ju i gjatë, me shpatulla aspak të gjera, përkundrazi, me një trup që po ia brente tuberkulozi. Nga trupi ishte njeri i zakonshëm, por ishte me shpirt të madh revolucionar.

Po pse i bëjnë të tillë njerëz këto gjëra? Kuptohet, për të ngritur veten, për të thënë: «Unë? Ohu, jam që në kohën e Ali Kelmendit!», kurse në rea'litet nuk ka qenë asgjëkundi, si para dhe pas Çlirimit, tundte derën dhe s'ia pa kurrë hairin Partia. Dhe tash rri e nxjerr simite, ia dërgon edhe gazetës, ecila ia boton si pa të keq, bile edhe me titullin e nderuar të veteranit.

Le të lexojnë me kujdes njerëzit dokumentet eshkrimet e Partisë dhe le të nxjerrin mësime sa me objektivitet trajtohen problemet, situatat, gjendja. Po, të mos bëhej një kritikë e rreptë për punën tonë në Konsultë dhe në mbledhjet e tjera të Partisë, nuk dihej fati i luftës, por pikërisht pse analizat u bënë drejt, edhe lufta shkoi drejt, prandaj u arrit fitorja.. Kjo rrugë e drejtë për asnjë moment nuk duhet braktisur, përkundrazi duhet të merret si shembull: i shkëlqyer dhe të thellohet, të pasurohet më tej nga. eksperienca pozitive dhe negative.



Por le të kthehemi në temë, te mbledhja e Konsultës. Një pasdreke, në të ngrysur, shokët jashtë na laj mëruan se policia bastisi «Shtëpinë e bretkosave» (ishte një shtëpi në breg të Lanës, tek ura e vjetër me gurë, që të nxirrte te selia e Luogotenencës), dhe arresto shokun që banonte aty, i cili hynte e dilte te shtëpia e Bijes dhe e dinte që ajo ishte bazë ilegalësh. Po ashtu na lajmëruan se armiqtë ishin shumë të shqetësuar dhe të egërsuar nga dështimi i mitingut që hierarkët fashistë kishin organizuar në sheshin para Bashkisë për të festuar të ashtuquajturin «për vjetor i tretë i dorëzimit të kurorës së Skënderbeut mbretit të Italisë», dhe se rreth shtëpisë ku punonim ishin parë të lëviznin disa njerëz të dyshimtë. Duhej të shpërndaheshim, prandaj pezulluam seancën. Të gjithë shokët pjesëmarrës në Konsultë, që vinin nga xrethet apo që ndodheshin në ilegalitet, e kishin të caktuar bazën ku do të venin në rast alarmi ose rrethimi, i cili, po të ndodhte, do të çahej vetëm me luftë. Kur bënim mbledhje të tilla, ne merrnim masa të forta që më parë, jo vetëm masa sigurimi, por edhe për ushqime, që, në rast kontrolli, të mos dikto,hej asnjë gjurmë. Bukën që kishim, shokët e ndanë që ta merrnin nga një copé me vete kur të iknin, ç'kishte mbetur gjellë e hëngrëm në këmbë; u hoqën tavolinat e stolat, disa të improvizuara me dërrasa, u shpërndanë nëpër shtëpi, kurse ushqimet e chata u ruajtën, se mund të justifikoheshin si zahire. Pastaj shokët ngjeshën koburet dhe dolën njëri pas tjetrit.

Unë mbeta në fund, se prisja të errej edhe pak. Kishte mbetur edhe Nexhmija, e cila ishte përveshur e bashkë me Bijen, pastronin e rregullonin dhomën.

Nexhmija po lante me forcë dyshemenë që ishte bërë pis nga këpucët.

- Ditke të bësh dhe punë shtëpie, - i thashë,

- s'të paska përkëdhelur nëna.

- Jam dibrane, - m'u përgjigj pa ngritur kokën.

- E shoh, - i thashë, - por edhe ne gjirokastritët nuk mbetemi prapa për pastërti. Kur të vish ndonjëherë në shtëpinë time, - ia hodha me romuz, mund ta shohësh vetë.

Qeshi.

- Mirë, mirë, - tha, - po merre këtë qilim e shkunde pak në oborr, të shohim si i ndihmon gratë. Qilimin e shkunda. Dhoma e punës u shtrua me qilim e mindere, si një dhomë e zakonshme populli për pritje mysafirësh. Enët u lanë e u shpërndanë nëpër rafte e haure, që të mos binin në sy.

- Po tanfi, ku do të shkosh ti? - e pyeta Nexhmijen.

- Nuk e di, - mé tha, - qëkur ika nga shtëpia, erdha drejt e këtu. Akoma nuk kam menduar për bazat se ku do të strehohem.

Nexhmija kishte rënë në sy në demonstratën e 7 prillit, kur, bashkë me një shoqe, i dolën përpara një milici shqiptar që kishte drejtuar pushkën kundër demonstruesve: «Bjer, i shitur, - i thanë ato, - kundër kujt shtie o tradhtar i mjerë, kundër vëIlezërve e motrave të tua?_. Milici ngriu me pushkën në dorë. Të nesërmen në shtëpi erdhën për ta arrestuar, por ajo shpëtoi, duke u larguar nëpërmjet oborreve të komshinjve.

- Mund të vete në bazën tonë, te Rruga e Shën gjergjit, te 66-a, - tha Nexhmija.

Nexhmija vuri koburen në çantë, unë timen né brez, dy bomba në xhepa dhe mora biçikletën time. Ishte një biçikletë «Bianchi», bojë bari, që e kisha qëkur isha legal. I thashë Nexhmijes:

- Hip përpara.

Ajo m2 shikoi me habi dhe tha:

- Si do të më mbash mua, si mund të qëndroj, s'kam hipur ndonjëherë.

- Hip, - i thashë, - e mos bëj fjalë, se jemñ vonë (po afrohej ndalim qarkullimi, Coprifuoco-ja). - Mbaje çantën gjysmë të hapur. Po na ndaluan patrullat qëllo, unë do të çaj përpara dhe do të hedh bombat.

- Dakord, - tha Nexhmija dhe rrëshqitëm ss era në bulevard, nga Rruga e Fortuzit, e pastaj poshtë Rrugës së Durrësit.

U futëm pa asnjë incident në bazë. Ishte një shtëpi e vogël përdhese, pranë ndërmarrjes «Bellotti», prapa Centralit Elektrik të Tiranës. Atë e kishte marra me q:ra një miku im i pakomprometuar në sy të armikut dhe una e kisha si bazë par situata të vështira. Kjo njihej vetëm nga shoku Gogo dhe, tanfi që e solla këtu, edhe nga Nexhmija.

Aty banonin dy motra, njëra nga të cilat ishte e fejuara e mikut tim. Nexhmija u miqësua shpejt me to. Ato e bombarduan me lloj-lloj pyetjesh par luftën antifashiste e par rolin e gruas, pastaj biseda kaloi tek origjina e njeriut dhe e familjes. U çudita me njohuritë që kishte Nexhmija par veprën e Engelsit dhe par teorinë e Darvinit mbi speciet dhe luftën par ekzistencë. Më tha që këto vepra i kishin studiuar në rrethin edukativ të grupit komunist.





Të nesërmen në mëngjes u nisëm veç e veç për te shtëpia e Misto Mames, një dhomë përdhese tiranase që ishte në ekstremin tjetër të Tiranës, në një shesh, poshtë Rrugës Bardhyl, atje tek kalon sot unaza që të shpie në kompleksin e spitaleve. Porsa isha futur në shtëpinë e Mistos, erdhi një nga shokët që kishim vënë si rojë dhe na tha se hyrja e shokëve ka rënë në sy të fqinjve, që kishin filluar të tregonin shenja kurioziteti. Sigurisht, kishin të drejtë. Mistoja ishte punëtor dhe shtëpia e tij ishte e varfër, prandaj u binte në sy ç'donin gjithë ata njerëz, shumë nga të cilët nuk ishin veshur keq, dukeshin edhe si zotërinj, ca me borsalina, ca me gjyzlykë të zez, që i mbanin për t'i shpëtuar njohjes nga ana e spiunëve fashistë. Pale kur panë që aty hyri edhe një «zonjushe» me kapele e gjyzlykë të zeza!

Kështu shtëpia e Mistos u «dogj». Po ku të shkonim? Në prill të 1942-së nuk ishte akoma aq lehtë të kishim bazat tona që të ishin të sigurta dhe të mund të bënim mbledhje pak a shumë të gjera e kaq

të rëndësishme. I them shokut të informohet se ç'u bë me të arrestuarin në «Shtëpinë e bretkosave•> dhe a ka pasur lëvizje të dyshimta rreth shtëpisë së Bije Vokshit. Atij i dhashë drejtimin se ku mund të më gjenin dhe u ndamë. Pas disa orësh më erdhi Mistoja e më tha se në «Shtëpinë e bretkosave» nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë. I arrestuari, pasi ishte pye tur, ishte lëshuar. As rreth shtëpisë së Bijes nuk ishte para ndonjë lëvizje e dyshimtë.

- Atëherë, - i thashë, - të rikthehemi te shtë pia e Bijes dhe të vazhdojmë mbledhjen.

E porosita të lajmëroheshin shokët me kujdes dhe, me nga një çerek ore interval, të futeshin nga të dyja hyrjet dhe të organizoheshin roja të forta gjatë bulevardit, sidomos në fund të tij dhe në rrugët e në rrugicat rreth e rrotull shtëpisë.

Dhe kështu u bë. Vazhdoi e mbaroi kështu mß sukses e pa asnjë incident tjetër kjo mbledhje historike e Partisë, që shërbeu shumë për forcimin dhe për kalitjen e saj.