ENVER HOXHA



Kur lindi Partia

Kujtime







«Kur lindi Partia» është libri i parë né serinë e kujtimeve të shokut Enver Hoxha për periudhën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Materialet e këtij libri, të shkruara gjatë viteve 1975-1976, u kushtohen luftës dhe përpjekjeve të komunistëve shqiptarë për krijimin e Partisë Komuniste tè Shqipërisë, kurorëzimit të këtyre përpjekjeve më 8 Nëntor 1941 dhe ngjarjeve kryesore të jetës dhe tè veprimtarisë sé Partisë Komuniste të Shqipërisë gjatë viteve të Luftës Nacionalclirimtare.

Ky libër, i hotuar me rastin e 40-vjetorit të Themelimit të Partisë, e bën akoma më të plotë dhe konkrete njohjen e asaj periudhe të lavdishme të historisc sé popullit e të Partisë sonë.







NE ATO DITË E NET KUR LINDI PARTIA





Përballë pushtimit







Pushtimi i atdheut nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, ishte për popullin tonë një nga ngjarjet më të hidhura të historisë. Sidomos për ne, komunistët shqiptarë të asaj kohe, kjo ngjarje e rëndë ishte jo vetëm burim i dhimbje,s më të thellë, por edhe rënie e alarmit më të madh. Misioni ynë, si komunistë, ishte që né ato ditë të ngrinim popullin né këmbë, tè viheshim né ballë të tij, ta moibilizonim né luftën supreme për lirinë dhe pavarësinë e atdheut né rrezik. Dëshira, vullneti dhe gatishmëria nuk na mungonin për kryerjen e kësaj vepre sublime, patriotizmin dhe shpirtin e sakrif'icës sé popullit i njihnim, bile edhe përpjekjet e para i bëmë. Por të tjera shkaqe, të tjerë faktorë e kushte bënë të mundur realizimin né prill 1939 të njërës prej tragjedive më të rënda né historinë shumëshekullore të popullit tonë.

Kurrë nuk do Vi harroj ato ditë të zeza, kur filloi të errësohej qielli i atdheut tonë, kur Italia fashiste e Musolinit na kërcënonte me invadim. Ndodhesha në Korçë, ku që prej vitit 1937 punoja si mësues në Liceun e mirënjohur të atij qyteti. Sapo kisha dalë nga mësimi, kur një i njohuri im më ndali i tronditur:

- E more vesh? - më tha, - Musolini i drejtoi Shqipërisë ultimatum !

M~beta për një moment si i ngrirë. Prej ditësh qarkullonin zëra nga më të ndryshmit e më kontradiktorët për mundësinë e një agresioni fashist mbi Shqipërjnë; çdo mbrëmje, gjer natën vonë, ndiqnim me ankth emisionet e, radiove të huaja për të marrë vesh diçka më të saktë, por dhe ato, ashtu si Radio Tirana Ilomotitnin gjithçka, por vetëm të vërtetën e tmerrshme që po përgatitej e mbanin krejtësisht të fshehur.

E ja, tani, një populi i tërë, i tradhtuar poshtërsisht, ndodhej ballë për ballë agresionit.

U nisa me shpejtësi për në farkëtarinë e mikut tim proletar, veteranit komunist, Pilo Peristeri. Dhe çfarë ironie! Ndërsa rendja rrugës, në veshë më vinin tingujt e një muzike banale që transmetonte Radio Tirana, radioja mbretërore! Ishin çastet kur duhej të binin me të gjithë forcën kambanat e alarmit; ishin çastet kur duhej të shpërthente kushtrimi i madh i historisë, ndërsa mbreti tradhtar, regjimi i tij i kalbur guxonin akoma të mashtronin e të çoroditnin opinionin, përpiqeshin të mbytnin të vërtetën e ta paraqitnin gjendjen sikur s'kishte ndodhur e s'do të ndodhte asgjë me rëndësi.

Piloja, sapo më dëgjoi, e mbylli menjëherë farkën.

- Po shkoj te Miha, - tha. - Të mblidhemi.

- Të ngrihemi menjëherë në demonstrata, - i thashë. - Unë po shkoj në Lice,

Siç dihet në Tiranë, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër e në gjithë Shqipërinë, shpërthyen menjëherë demonstratat e popullit. Në ballë të tyre ishin komunistët, të cilët, të ndërgjegjshëm se mbreti, qeveria dhe ushtria mbretërore e kishin tradhtuar përfundimisht atdheun, po merrnin përsipër misionin e udhëheqjes së popullit për rezistencë. Me iniciativën e komunistëve e të nacionalistëve patriotë në shumë qytete u krijuan qendrat e regjistrimit të vullnetarëve për luftë kundër agresorëve.

Por, me gjithë përpjekje,t dhe veprimet revolucionare që u ndërmorën, ato ditë akoma më në pah doli e meta e madhe e lëvizjes sonë komuniste grupet komuniste ishin të përçara, ato nuk ishin në gjendje për t`u paraqitur në momentet e rënda të atdheut si një udhëheqje, e vetme dhe e aftë të mobil'.zonte popullin në luftë.

Sidoqoftë, komunistët e grupeve të ndryshme u vunë në krye të aksioneve patriotike antifashiste.

Né Korçë Grupi Komunist .<Puna», siç quhej në atë kohë, doli në ballë si kurdoherë. Studentë e profesorë të Liceut, së bashku, u vërsulën nëpër rrugë e buleva rde.

- Poshtë Italia! Poshtë Musolini! - shpërthyen thirrjet që në portat e Liceut. Ndërkaq në rrugë vërshuan punëtorë, zanatçinj, mësues, nxënës, gra shtëpiake, të rinj e pleq.

- Poshtë Zogu! Duam armë! Duam të luftojmë! - buçitën si kurrë ndonjëherë zërat e fuqishëm të punëtorisë e të rinisë korçare.

Prefekti dhe kryetari i Bashkisë, të frikësuar e si minjtë në dhokan, ishin mbyllur në zyra, të mbrojtur nga xhandarë. Vala e popullit, duke kënduar këngët patriotike të vjetra e të reja, po vazhdonte demonstratat me zemërim të papërmbajtur. Demonstratat vazhduan gjithë ato ditë me furi dhe e elektrizuan mbarë opinionin. Populli nuk nënshtrohej, ai s'trembej nga invazori i tmerrshëm, ai ishte i gatshëm të derdhte gjakun për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Por tradhtia e madhe. nuk ishte përgatitur vetëm né sarajet e Zogut e né kulisat e agjentëve e të misionarëve italiano. Gjithë aparati shtetëror i mbretit satrap iu kundërvu hapur kërkesave nga poshtë por mobilizimin e armatimin e përgjithshëm të popullsisë. Né këtë situato Grupi i Korçës, duke i çmuar seriozisht gjendjen e rëndë të atdheut dhe. dëshirën e zjarrtë të popullit por ta pritur agresorin me plumba, mori iniciativë të bëhej një mbledhje né Bashkinë e qytetit dhe të merrej fuqia nga ana e përfaqësuesve të popullit.

Për këtë qëllim u caktuan disa shokë, në mes të të cilëve edhe uno.

Gjithë rrugët ishin mbushur me, popull, veçanërisht Bulevardi i Shëngjergjit, ku ndodhej godina e Bashkisë dhe ku ishte vendosur të zhvillohej mbledhja. Shokët punëtorë, né formacione lufte, me shkopinj né duar, kishin zënë pikat kyçe të rrugëve nga ku mund të sulmonte forca e xhandarmërisë, e demoralizuar dhe kjo, por kurdoherë non urdhrin e prefektit Veli Vasjari, i cili qe mbyllur né prefekturë, né shtëpinë e Rakos. Ne, si grup komunist. kishim vendosur paraprakisht që né këtë mbledhje të arrihej sidomos né dy konkluzione të rëndësishme: Sé pari, të regjistroheshin menjëherë vullnetarë popullorë dhe, me komunistë në krye, të niseshin por né Durrës; së dirti, të organizohej rezistenca e përgjithshme me armë kundër pus'ntuesit. kur kv të marshonte drejt Korçës.

Mbledhja kishte karakter kombëtar, patriotik, prandaj merrnin pjesë jo vetëm komunistë, por kishim thirrur edhe patriotë, edhe «nacionalistë». Né mbledhje erdhën dhe Fazlli Frashëri e Loni Kristo, sollën dhe Zai Fundon tok me këlyshin e Fazlliut, Stavri Skëndin.

Filluam diskutimet. Natyrisht, tonat ishin të zjarrta, radikale, kundër pushtuesit dhe kundër Zogut e regjimit té tij té urryer që po na sillte katastrofën më té rëndë.

- Kohë por ligjërata té gjata nuk ka, - këmbëngulëm ne. - Armiku po troket né portat tona. Nëse jemi patriotë té vërtetë, nëse jemi kundër pushtuesit, té marrim masa té menjëhershme, - dhe paraqitëm hapur propozimet që kishim vendosur né Grupin Komunist. Diskutimet né mes nesh dhe oportunistëve u acaruan.

- Të mos ngutemi, té presim ç'do té bëjnë patriotët né Tiranë! - propozonin oportunistët me Fazlli Frashërin né krye.

- «Të presësh» do té thotë të pranosh pushtimin fashist, - kundërshtonim ne me forcé. - Çdo çast është né favor té armikut.

Gjendja u elektrizua.

Né mendje, ato caste, më vinin ngjarjet e mëdha té historisë luftarake të popullit tono, përpjekjet dhe betejat e tij té pareshtura por liri e pavarësi kombëtare; para sysh më dilte Selam Musa Salaria me shokë, që, njëzet vjet më paro, i hodhën né det ushtritë zaptuese të atij mbreti e të asaj mbretërie që tani na kanosnin me një robëri tjetër të rëndë. Na buçiste në veshë kënga luftarake «Vlora-Vlora», e cila na thërriste të ngriheshim përsëri në këmbë. Përpara më dilnin ngjarjet e mëdha të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Francës, që i kisha mësuar në shkollë, përpara më dilte Revolucioni i Madh i Tetorit dhe mësimet e Leninit, që i mësonim në pasticerinë e Koci Bakos. Prandaj, i mbështetur nga shokët, u ngrita e propozova:

- Të krijojmë menjëherë një komitet për shpëtimin e atdheut, të mobilizojmë e të organizojmë të rinj e të moshuar, t'i armatosim, t'u presim rrugën fashistëve italianë që po na kërcënojnë me pushtim. Po ashtu, flitet se Ahmet Zogu po përgatitet të ikë vjedhurazi për në Greqi. Është detyra jonë, e do nderi i këtij populli që po demonstron kudo nëpër rrugë e sheshe që t'i presim udhën edhe mbretit kapitullant e frikacak e t'i japim atë që meriton.

- Dale, more djalë, qysh thënke kështu për naltmadhërinë! - u hodh një nga «patriotët» afendikonj. Ai ka deklaruar se, po ta dojë nevoja, do të veshë opingat.

- Ve.ç jo për të luftuar, por për t'ia mbathur, thirri njëri nga shokët tanë.

Më kujtohet se plasi një rrëmujë e madhe. Ne të rinjtë ishim për veprime, të tjerët skuqeshin, zverdheshin, bërtitnin: «Të mos shpejtohemi», «Të mos hyjmë në konflikt me qeverinë».

Sigurisht brenda kishte dhe agjentë të prefektit, të cilët, në mes të rrëmujës, e vunë në korent për gjithçka ndodhte me anë të telefonit ose dërguan ndonjërin, si Petraq Katron, një tregtar prozogist.

Kur po diskutonim, hynë në sallë një kapedan i xhandarmërisë dhe disa të dërguar, të njohur si njerëz të prefektit, të cilët urdhëruan, në emër të këtij të fundit, të shpërndahej mbledhja, se, përndryshe, do t'i je pej urdhër xhandarmërisë «të vendoste rregullin». Nuk më kujtohet mirë, por më duket se Piloja u doli për para dhe u tha:

- S'kemi frikë as nga kërcënimet e prefektit, as nga tuajat, as nga sulmi i xhandarëve, jemi ndeshur

edhe herë të tjera me xhandarët e Zogut dhe dimë të luftojmë. I thoni prefektit ta lëshojë xhandarmërinë dhe

do të shohë se ç'do të ngjasë. Pa hidhni një sy në bulevard, zotërinj të xhandarmërisë, dhe do të bindeni!

Turma jashtë, e egërsuar, bërtiste dhe hidhte parulla kundër Italisë, kundër regjimit.

Rrugët që ishin plot me popull dhe shokët që ki

shin zënë vende gati për t'u përleshur me xhandarmërinë, e trembën prefektin të mente masat me të cilat na kërcënoi.

Në mbledhje kërkuam me këmbëngulje të na dorëzoheshin armë, përndry she do të sulmoheshin depot.

Ndërkaq na erdhi «ultimatumi» i komandantit të xhandarmërisë së qarkut:

- Populli do të marrë armë vetëm kur të më vijë urdhri nga lart, prandaj shpërndahuni!

Por jashtë sheshi e rrugët gjëmonin:

- Armë ! Armë ! Duam armë !

Fazlli Frashëri, Zai Fundo dhe të tjerë nga paria,

gjoja patriotë dhe nacionalistë e ndien rrezikun dhe, pas një konsultimi me Zain, u ngrit Fazlli Frashëri:

- Dëgjoni, bre vëllezër, - nisi të thoshte. - T'i pjekim mirë këto punë. Për të evituar vëllavrasjen, se çdo gjë mund të ngjasë, më lejoni të vele vetë te prefekti të bisedoj me të dhe t'i transmetoj dëshirën e mbledhjes.

- Vendimin e mbledhjes, - bërtiti një punëtor nga mesi i sallës.

Fazlliu doli dhe u kthye me vonesë, duke na thënë:

- Prefekti më dëgjoi me indulgjencë, por duhet t'i lëmë kohë deri nesër, sa të japë urdhrat e nevojshëm, pse tash është vonë.

Asnjeri nuk i besoi kësaj gënjeshtre. Megjithatë, vendosëm që mbledhjen ta linim për të nesërmen në mëngjes. Por të nesërmen xhandarët dhe ushtria e krimbur që kishte mbetur, kishin zënë rrugët dhe sheshet. Oïïcerët e Zogut, të mbrojtur dhe të armatosur, kishin marrë parullën: «Po përgatitemi për të luftuar, kemi urdhër nga mbreti». Po luhej akti i fundit, më i turpshmi i tradhtisë. Të gjitha këto ishin llafe për ta qetësuar popullin që ziente. Në këtë situatë ne, komunistët e Grupit të Korçës, filluam të përpilonim listat e vullnetare've, që ishin të gatshëm të niseshin drejt Durrësit.

Njerëzit e thjeshtë të popullit, punëtorë, zanatçinj, liceistë, vinin dhe shënonin emrin e tyre me natyrshmërinë e birit, që është gati të japë jetën për tokën mëmë. Me mijëra burra dhe gra qëndronin para ndërtesës së Bashkisë dhe Monumentit të Luftëtarit Kombëtar, që ishte kthyer në një simbol të shenjtë të luftërave të popullit tonë për liri e pavarësi dhe vazhdonin të thërritnin: «Duam armë!», «Rroftë liriae Shqipërisë!», «Rroftë Flamuri!», ndërsa këngët patriotike, si ajo «Për mëmëdhenë» e, të tjera, këndoheshin me zjarr nga mëngjesi deri në orët e vona të natës.

Autoritetet e vendit vërtiteshin të shqetësuara, xhandarmëria ishte gati të qëllonte jo mbi armikun që kërcënonte atdheun, por mbi popullin që donte ta inbronte atdheun. Dhe, ndërsa Fazlli Frashëri me kompani lexonin plot pompozitet e bujë telegramet e «protestës» për «gjëmën e mëmëdheut», njëfarë Eqrem Telhai, toger zogist në atë kohë e më vonë, oficer fashist, ballist, agjent i anglezëve, e çfarë të duash, bërtiste në kafene:

- Më në fund na erdhi dita t'ia tregojmë qejfin Italisë.

Kjo qe një farsë e, poshtër. Ndërsa i gjithë populli, anembanë vendit ishte ngritur në këmbë, ishte derdhur në rrugë dhe kërkonte armë, ndërsa populli dhe rinia e Tiranës suleshin në muret e, pallatit të xhelatit Ahmet Zog, të ruajtura nga mijëra xhandarë dhe thërritnin: «Armë! Armë!», zëdhënësi i katilit dilte në ballkon dhe deklaronte : «Mbani qetësinë se lartmadhëria ka vendosur të veshë opingat dhe të dalë me ju në mal!». Por, kur rinia e Tiranës, që nuk gënjehej, iu vërsul kazermave për të rrëmbyer armët, ato i kishin sabotuar tradhtarët dhe agjentët e Italisë: pushkët ishin pa shule. Mirëpo demonstratat vazhdonin. Në Tiranë njerëzit e Zogut lëshuan alarmin: «Sot pasdite do të vijnë avionët italianë të bombardojnë, rrini nëpër shtëpia e mbrohuni ku të mundni!». Qytetarët e Tiranës, për të mbrojtur familjet dhe, fëmijët, u mbyllén në bodrume e disa ikën në periferi ose në fshatrat e afërta. E gjithë kjo zhurmë e «kapedanëve» të Zogut kishte për qëllim t'i siguronte rrugën mbretit

satrap dhe familjes së tij, që të arratisej si bandit e si kusar që ishte, duke marrë me vete edhe arin e shtetit.

Në këto kushte, kur ushtria dhe xhandarmëria u lanë né fatin e vet dhe të tradhtuar ngritën duart, né Tiranë, né Durrës, né Elbasan e gjetkë u krijuan patr ulla nga komunistët e grupeve dhe të rinj. Né Elbasan këta i zunë pritë kolonës sé makinave të mbretit, por satrapin nuk mundën ta kapnin. Zogu, si cub, çau ferrën.

Né Korçë ato ditë kishte ardhur një njeri i mbretit, Qazim Bodinaku, ndofta me, mision që të përgatiste kalimin e Zogut, të familjes e të suitës nga Kapshtica për né Greqi. Por, një mëngjes, prefekti zogist, element i urryer e kriminel, u gjend i vrarë né hotel nga një dorë e paditur. U fol se e vrau djali i Maliq Frashërit. Si dhe pse, as situata, por as ndonjë arsye tjetër s'na shtynte të interesoheshim. Të dyja palët qenë të përziera né krime.

Ndërkaq lajmi i zi u përhap kudo: trupat fashiste italiane shpërthyen agresionin. Një popull i tërë, i ngritur né këmbë, i gatshëm të luftonte për lirinë e pavarësinë e vet, u ndodh pa udhëheqje, pa armë, pa organizim, i tradhtuar nga klasat sunduese, nga mbreti e nga qeveria, pa ndihmë e pa përkrahje nga jashtë. E megjithëkëtë grupe patriotësh shqiptarë, si Mujo Ulqinaku me shokë, i pritën agresorët me plumba dhe fakt është se fashistët italianë, para se të organizonin «ceremonialin» e hyrjes né Durrës, u detyruan të tërhiqnin né fshehtësi trupat e ushtarëve tè vrarë e të lanin sheshet nga gjaku i derdhur.

Numri i fashistëve të vrarë né brigjet tona u mbajt né fshehtësinë më të madhe dhe kufomat e tyre u çuan natën né Itali, ose u zhdukën né fund të detit. Këto qenë «buqetat» e vërteta, me tè cilat populli shqiptar i priti agresorët më 7 prill 1939.

Por rezistenca e patriotëve tanë né Durrës, Sarandë, Vlorë, Shkodër, Shëngjin etj., ndonëse e përgjakshme dhe heroike, ishte spontane dhe e paorganizuar. Aio u shtyp përballë hordhive fashiste të armatosura gjer né dhëmbë me mjetet më moderne të agresionit e tè shfarosjes.

Shqipëria u pushtua. Nuk kam për t'i harruar kurrë urrejtjen dhe dhimbjen e thellë, me të cilat shoqëruan ibanorët e qytetit të Korçës aeroplanët e parë të fashizmit dhe të pushtimit. Njerëzit lëshonin lot dhe kërcënonin me grusht aeroplanët. Né sytë e, popullit shqiptar fashistët panë vetëm urrejtje.



*

* *



Gjendja e rëndë, që iu imponua atdheut nga pushtimi fashist, na ngarkoi ne, komunistët, me përgjegjësi të mëdha. Nëse né ditët vendimtare para 7 prillit grupet komuniste, të përçara e né luftë me njëri-tjetrin, nuk mundën të krijonin njé udhëheqje të vetme e tè mobilizonin popullin për veprime të armatosura kundër agresorëve, tani, gjendja e paspushtimit e nxirrte më né pah domos,doshmërinë e një pune komuniste të organizuar e të pandërprerë. Duhej të vepronim, të organizoheshim për rezistencë, t'u tregonim njerëzve ç'ishte fashizmi italian e, ç'qëllime kishte; të demaskonim demagogjinë e tij, karakterin e masave që merrte dhe metodat dinake që përdorte ai, sikur erdhi gjoja të shpëtonte vendin nga Zogu, se gjoja Shqipëria do të ketë qeverinë e saj e,tj. Duhej të organizonim rezistencën d'he propagandën kundër qeverisë kuislinge të Vërlacit, që realizoi maskaradën e «Bashkiunit të Shqipërisë» né «suazën e perandorisë italiane» me Viktor Emanuelin III né krye, i cili, ca kohë më parë, kishte marrë titullin e «perandorit të Etiopisë» dhe tash merrte edhe titullin «mbret i Shqipërisë».

Kryerja e këtyre detyrave ishte, pa dyshim, e vështirë, por jo e pamundur. Demonstratat e, mëdha që shpërthyen né ditët e para të prillit né të gjithë vendin kundër kërcënimit italian, kërkesat për armë që masat e gjèra të popullit i bënë qeverisë tradhtare dhe feudale të Zogut, shprehja e përgjithshme e gatishmërisë për të luftuar, goditja e trupave italiane të zbarkimit né Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin ishin për ne, komunistët, sinjali se vetëm duke u organizuar, dune u armatosur dhe dulce luftuar do të shporrej armiku, që tashmë kërcënonte vetë të ardhmen e vendit e të popullit tonë, ishin vërtetimi më i madh i faktit se populli ynë s'do ta duronte pushtimin, se me një udhëheqje të sigurt ai do të ngrihej né këmbë e do t'i hidhte agresorët né det.

Mirëpo ne, anëtarët e grupeve të ndryshme komuniste, megjithëse e ndienim nevojën e luftës kundër okupatorit dhe praktikonim né jetë forma të ndryshme të saj, nuk po arrinim ta gjenim fjalën me njëri-tjetrin, të sheshonim divergjencat ideopolitike dhe të bashkonim forcat e përpjekjet tona. Kjo ishte hjë gjë shumë e dëmshme për luftën e përbashkët kundër të njëjtit armik. Edhe, si grupe, pushtimi na gjeti jo tè organizuar si duhej. Puna e grupeve nuk kishte shtrirje të gjerë né masat e 'popullit dhe né mbarë vendin, me gjithë udhëzimet e drejta të Kominternit, që i kishte sjellë shoku Ali Kelmendi që më 1932, dhe më pas me direktivat e reja të Kongresit të 7-të të Kominternmt, që erdhën né Shqipëri qysh né vitin 1937, e na rekomandonin të futeshim né masa, të punonim midis tyre dhe aty të rritnim e të forconim celulat e reja.

Këto udhëzime, né frymën dhe né dritën e direktivave të Kongresit të 7-të të Kominternit, u përcaktuan né Mos'kë, né një mbledhje të organizuar nga Seksioni Balikanik i Kominternit, ku u ana'lizua gjendja e lëvizjes komuniste né Shqipëri dhe detyrat që qëndronin para saj. Perspektivat e gjera që hapnin këto direktiva për zhvillimin e lëvizjes komuniste né Shqipëri, u sabotuan nga elementët trockistë.

Grupi Komunist i Korçës i pranoi e i bëri të tijat udhëzimet e, Kominternit. Ky grup arriti mjaft suksese né punën që bënte me punëtorë, me të rinj dhe me zanatçinj e tregtarë té vegjël. Megjithatë karakteristikë e shokëve, të Grupit të Korçës ishte sektarizmi, që shprehej né një punë të mbyllur brenda né qytetin e Korçës, kurse jashtë tij dhe né qytete të tjera grupi zhvillonte një punë shumë të zbehtë, për të mos thënë inékzistuese. Nga ky sektarizëm e dobësi té tjera, që pengonin zhvillimin dhe zgjerimin e, lëvizjes komuniste, përfituan disa elementë antimarksistë të këtij grupi, të cilët shkëputën disa prej anëtarëve të grupit tonë né Tiranë. Një pjesë nga këta kishln formuar që më 1936 një grup trockist me Aristidh Qendron né krye, kurse të tjerë me Anastas Lulën e Sadik Premten po shfaqnin shenjat e një fraksioni të ri, që më vonë, pas pushtimit të veridit, dolën si grup më vete, i cili Rjihet me emrin Grupi i «Të Rinjve».

Më kujtohet që, pak kohë pas pushtimit të vendit, Grupi i Korçës dërgoi né Tiranë dy përfaqësues të vet, ,për të marrë kontakt me Anastas Lulën dhe me disa shokë të tij, që t'i orientonin këta për detyrat e reja të situatës sé pushtimit e për t'i bindur që të ruanin lidhjet .me grupin. Mirëpo të dërguarit e Grupit të Korgës jo vetëm nuk i bindën dot Anastas Lulën me shokë, por vunë re né idetë dhe né jetën e tyre akte të poshtra, trockiste, antikomuniste, amorale né kulm. Ata u ndanë nga grupi i Anastasit të tmerruar dhe, kur na raportuan, me të drejtë Grupi i Korgës vendosi e filloi luftën ideologjike kundër këtyre trockistëve.

Ky grup kishte përqafuar të gjitha teoritë dhe praktikat e gangsterëve trodkistë e, anarkistë: vjedhjen, gënjeshtrat, korrupsionin e komunitetin mbi gratë. Ata nxorën «teori» të reja, të cilat po i sillnin një dëm të madh luftës sonë. Sipas Anastas Lulës, Andrea Zisit e trockistëve të tjerë «pughtimi i vendit kishte anën e keqe, por edhe anën e mirë: ai ishte, i favorshëm se do të mëkëmbej borgjezia, do të ndërtohej industria, do të krijohej klasa punëtore dhe, atëherë mund të flitej për krijimin e një partie lkomuniste të vërtetë, atëherë mund të flitej për Iuftë kundër okupatorëve». «Duhet të presim krijimin e proletariatit», «puna me fshatarësinë nuk ka rezultat» propagandonin ata. Natyrisht, «teorité» e këtyre krerëve ishin io vetëm antikomuniste, por i shërbenin pushtuesit dhe sabotonin organizi,rnin e rezistencës e, të luftës popullore kundër tij. Grupi i Korgës i luftoi pa mëshirë këta tradhtarë dhe këto «teori» e veprime që ishin j o vetëm trockiste, por që puqeshin me ato të Partisë Fashiste Shqiptare, krijesë e pushtuesit.

Grupi i Korçës kishte një vijë të drejtë për këto probleme kapitale, por duhet thënë se Koço Tashkoja ndikonte për keq né zhvillimin e gjerë të kësaj vije. Jashtë Korçës, sidomos né Tiranë, ku puna e grupit ishte lënë né duart e Koço Tashkos, procesi thuajse kishte ngecur né vend. Koço Tashkoja, duke përfituar nga fakti që kishte, sjellë prej Moske udhëzimet e Kominternit,hiqej si i parë, si përfaqësues i Internacionales né Shqipëri, por e vërteta ishte se ai nuk dinte të punonte me njerëzit, ishte sa sektar aq dhe oportunist.

Grupin e Korgës e kishte goditur edhe, reaksioni zogist, por sidoqoftë ai mbetej grupi më i madh e më i rëndësishëm, io vetëm për numrin, por, sidomos, për faktin se idetë e këtij grupi ishin më të drejta se të grupeve të tjera. Grupi ynë i Korgës e shikonte drejt rrezikun e, madh të pushtimit fashist dhe luftonte me mënyrat e tij, por ai me një punë organizative më të shëndoshë, më të zgjuar, po të vepronte energjikisht dhe me pjekurinë e duhur për të likuiduar gjithë atë mal «mërish», kontradiktash, zënkash e ambiciesh personale ose shpifjesh, që nuk mungonin né mes grupeve, komuniste, do të kishte ndikuar më shumé né afrimin e komunistëve e do të kishte shpejtuar formimin e Partisë. Përpara rrezikut të madh të fashizmit që na kishte pushtuar, u neglizhua rëndë rru-ga e unitetit marksist-leninist. Për pasojë edhe, pas pushtimit grupet io vetëm qëndruan né pozitat e vjetra, por zënkat dhe kontradiktat u shtuan e u acaruan. Kogo Tashkoja dhe Anastas Lula ishin një pengesë e mad'he për përmirësirnin e gjendjes né këtë drejtim.

Sidoqoftë, fakt është se, né Korçë, ku grupin e drejtonte shoku Miha Lako, puna shkonte né përgjithësi mirë. Vecanërisht né prag të pushtimit dhe menjëherë pas tij veprimtaria e grupit u gjallërua si kurrë më Parë. Ne mblidheshim rregullisht, diskutonim, përcaktonim qëndrimet që duhej të mbanim për problemet e mëdha e të vështira që kishim përpara.

Né radhë të parë, na duhej të ruanim e të forconim më tej unitetin e shëndoshë brendapërbrenda Grupit Komunist, të mos lejonim asnjë çarje né radhët e tij, asnjë shenjë frike ose paniku përpara terrorit e raprezaljeve të regjimit fashist. Mbaj mend se né ditët e para të prillit, kur ende pushtuesit s'kishin hyrë né qytet, dikush hodhi mendimin që disa nga shokët tanë, të njohur nga autoritetet e nga agjentët fashistë për veptlimtarinë e tyre antifashiste, të largoheshin nga Korça për t'i shpëtuar internimit ose burgut. Shpërthyen kundërshtime të ashpra:

- Gjithë populli i Korgës,. gjithë populli i Shq1përisé është antifashist, - theksuam né mbledhje. Né rrugë me mijëra veta po demonstrojnë e, thërresin hapur: «Poshtë fashizmi!». Atëherë, si të largohen komunistët nga populli?! E kundërta duhet të ndodhë. Ne duhet tè jemi të parët né veprime e demonstrata, ne duhet t'i tregojmë popullit rrugën e vërtetë të luftës e të gErimit, ne, duhet ta bindim atë me shembullin tonë !

Dhe kështu ndodhi vërtet. Komunistët e Grupit të Korgës, bërthamën kryesore të të cilit e përbënin punëtorët e qytetit, nuk u tutën e nuk u ndalën përpara asnjë rreziku. Ndikimi i punëtorëve te nxënësit, që né atë kohë i quanim studexltë, ishte i madh. Liceu i Korqës ishte një mbështetje me rëndësi për rezistencën kundër fashizmit. Nxënësit e këtij Liceu dhe mësuesit e tyre revolucionaré, frymën e demonstratave antifashiste té prillit 1939 e thelluan qdo ditë e më tepër, dhe më pas, veçanërisht pas themelimit té Partisë sonë Komuniste, ata e kthyen Liceun né një gerdhe té vërtetë revolucionare, né një burim kuadrosh e partizanësh té Partisë e té Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Edhe profesorët francezë, pa asnjë përjashtim, ishin kundër pushtimit italian, ata u treguan solidarë me ne, mësuesit antifashistë, me nxënësit dhe me popullin. Ata hapur nuk flisnin, kurse, me ne po, nuk na pengonin né asnjë veprim tonin me nxënësit, përkundrazi, na përkrahnin e na jepnin zemën Ata prisnin me muaj dhe me ditë që té nxirreshin jashtë nga Shqipëria, si té padëshirueshëm për regjimin fashist.

Né luftën që u bënim pushtuesve fashistë, kur bojkotonim çdo veprim politik ose arsimor té tyre, ne nuk harronim té demaskonim jo vetëm agjentët e tyre, si Alarupin, Tefik 1Vlborjen e té tjerë, vegla té bindura té fashizmit, por edhe Qazim Frashërin e mikun e tyre, trockistin Zai Fundo, i cili qe kthyer né Shqipëri si «komunist» për té bërë punën e fashizmit e té agjenturave té huaja imperialiste.

Historinë e këtij tradhtari té Internacionales sé Tretë Komuniste, té këtij armiku té lëvizjes soné komuniste e té Partisë Komuniste té Shqipërisë ne e njihnim miré dhe qysh më paré ishim ndeshur me té.

Zai Fundoja né kohën e qeverisë sé Fan Nolit ishte një nga té rinjtë demokratë korgarë, që morën pjesë né lëvizjen kundër feudalëve, duke qenë anëtar i shoqërisë «Bashkimi» që e kishte themeluar dhe e drejtonte patrioti i shquar, Avni Rustemi. Zai ishte, bir i borgjezisë sl mesme qytetare té Korçës, .bir i një tregtari, nga ata që shëtitnin me dolloma dhe venin çdo të diel në kishë.

Familja e Zait, natyrisht, hiqej si familje «arkondësh» dhe kishte një përbuzje të dukshme ndaj eler mentëve myslimanë, që rrinin në një mëhallë të veçantë të Korçës, e cila konsiderohej si një geco nga «arkondët» e mësuar të mëhallave të tjera. Këta tregtarë arkondë bënin krushqi me njerëz të s'htresave, të tyre, shkonin e vinin nga jashtë, bënin tregti me Greqinë dhe me Rumaninë, sillnin që andej zakonet dhe mënyrën e jetesës gjoja të qytetërimit. Nganjëherë dërgonin në këto vende dhe djemtë e tyre për t'u bërë doktorë dhe avokatë, që ishin dy profesione «mmë të preferuara» për ta, sepse sillnin Ëhumë të ardhura e që, sipas tyre, krijonin pasuri dhe autoritet. Nga një familje e tillë rridhte dhe Zai Fundoja. U duk sikur ai mori një rrugë tjetër, u fut në valën e veprimtarisë politike dhe «mbronte krahun e demokracisë kundër feudalëve».

Kur Zogu hyri në Tiranë, i ndihmuar nga fuqitë e huaja, veçanërisht nga reaksioni serb, i cili i vuri në dispozicion edhe mercenarë vrangelistë të emigruar nga Rusia, pas fitores së Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, qeveria e Nolit kishte mbaruar dhe mbështetësitkryesorë të saj dolën jashtë kufijve të atdheut, në mërgim. Edhe Zai Fundoja u mërgua dhe u gjend më në fund në Bashkimin Sovjetik, me një grup shqiptarësh, midis të cilëve ishin: Ali Kelme,ndi, Naum Prifti, Sali Hidri, Koço Tashkoja, Selim Shpuza, Demir Godelli e të tjerë.

Nën regjimin e egër të Zogut, mezi informoheshim mbi veprimtarinë e emigrantëve antizogistë, të cilët, natyrisht, ishin të ndarë e të përçarë. Për Zai Fundon shumë rrallë na bizin në vesh se «është komunist», ss «punon në Kominiern», por si e qysh, asgjë konkrete nuk dinim. Herë xas here merrnim në mënyrë ilegale gazetën e Omer Nvhanit, «Çlirimi komibëtar», dhe atje disa herë, tok me artikujt e zjarrtë të Halim Xhelos, lexonim edhe ndonjë të Zai Fundos.

Më vonë çdo gjë u bë e qartë mbi Zai Fundon. Siç dihet, ai e tradhtoi komunizmin, u bë një renegat, një trockist i rrezikshém. Them i rrezikshëm, sepse ishte shumë dinak, i zgjiar e me kulturë, njeri i penës dhe i gojës. Ai dërgohej nga Kominterni me misione, ashtu siç dërgoheshin edhe të tjerë, por në Shqipëri nuk kishte ardhur asnjfherë, qoftë ilegalisht qoftë legalisht, siç kisihin ardhur shokë të tjerë, si Ali Kelmendi e Halim Xhe~o. Zai Fundoja, intelektuali trockist i fshehtë, e ndiente frikën deri në palcë.

Kur u zbuluan aalktiviteti dhe pikëpamjet e tij trockiste, Zai Fundoja ndodhej jashtë Bashkimit Sovjetik dhe kështu shpëtoi nga spastrimet kundër trockistëve, buharinistëve e tridhtarëve të tjerë.

Pas kësaj ai rronte herë në Zvicër, herë në Francë e gjetkë, ku zhvillonte një luftë të tërbuar dhe të hapur !kundër komanizmit, kundër Bashkimit Sovjetik, kundër Stalinit. Tani ai luftonte si eksponent në radhët e Internacionales së Katërt trockiste dhe ishte, vënë në shërbim të kushedi se të ç'shteteve imperialiste që organizonin sabotirnet dhe luftën kundër Bashkimit Sovjetik. Në të njëjiën kohë ai vazhdonte të bënte një punë të poshtër, ir.trigante, sabotuese, e shkatërrimtare kundër revolucionarëve të vërtetë, si Ali Kelmendi, dhe kundër çdo lëvizjeje përparimtare jashtë ose brenda Shqipërisë. Fundo;a u bashkua me elementët më të fëlliqur të emigracionit politik shqiptar jashtë dhe, ndër të tjera, bënte g'është e mundur për të sabotuar vajtjen e vullnetarëve shqiptarë né Spanjë.

Para se Italia të na pushtonte atdheun, morëm vesh se kishte ardhur né Shqipëri Zai Fundoja. Ai u kthye nga mërgimi duke marrë lejen e qeverisë sé Zogut, të cilën e kishte siguruar se nuk do të merrej me politikë. Tashmë ne, komunistët e Grupit të Korçës, e njihnim mirë veprimtarinë e tij, sepse Ali Kelmendi na kishte vënë né korent për çdo gjë lidhur me të dhe ishim të bindur se Zai Fundoja nuk vinte, pa qëllime të caktuara pas kaq kohësh emigrimi. Ai nuk ishte, një emigrant ekonomik dhe as një emigrant politik i thjeshtë, por «i njohur» si antizogist dhe antifeudal e, sidomos, si «komunisb>.

E tillë ishte figura e tij nga ana e jashtme, të cilën Zogu, si dhe ish-ministri i tij i Brendshëm, Musa Juka e të tjerë mendonin ta ruanin si të tillë, sepse kishin ne,vojë për këtë person që kishte ndërruar shpirt e lëkurë dhe, né fakt, nuk ishte më as antizogist, as komunist.

Duke i ditur të gjitha këto, ne, pra, qemë të ibindur se Zai Fundoja erdhi né Shqipëri né këto kohë të turbullta, ashtu si ujku që kërkon mjegull, me siguri, i dërguar nga agjenturat e huaja për t'i përgatitur terrenin pushtuesit, për të sabotuar krijimin e PKSH, për të sabotuar rezistencën e armatosur të popullit shqiptar.

Dhe një mëngjes ai u duk né Korçë. Né shtëpinë e Andresë sé Thullës, ku rrija, më erdhi shoku Raqi Themeli, teneqexhi, dhe më lajmëroi se renegati Zai Fundo kishte ardhur né Korçë. U nisa dhe shkova te dyqani i Mihas [Lako], për të biseduar me të dhe për të vendosur se ç'mënyrë dhe ç'taktikë do të përdornim për të luftuar kundër këtij renegati. Unë mora përsipër ta deznaskoja né radhët e mësuesve, profesorëve e nxë

nësve, njëkohësisht të zbuloja manovrat dhe metodat e punës sé tij, ku do ti krijonte bazat dhe si do të shtrinte rrjetat. Shokët e, tjerë morën përsipër detyrën t'u bënin të qartë punëtorëve dhe elementit fshatar se kush ishte ky tradhtar. Ne e pamë që né fillim rrezikshmërinë e këtij elementi të njohur né borgjezinë tregtare të Korçës, né inteligjencien liberale dhe, «demokratike» të këtij qyteti. Kurse te punëtorët e Korçës do të ishte vështirë të depërtonte se për ta ai ishte me kohë i djegur, ndërsa lidhjet me fshatin, né qoftë se ai do të tentonte né kété drejtim, do t'i bënte nëpërmjet bejlerëve «liberalë» dhe agallarëve. Kështu ia filluam punës kundër tij, me gardën e vjetër të Grupit Komunist të Korçës né krye, Miha Lakon, Pilo Peristerin, Gaqo Peristerin, Sotir Vullkanin, Koci Bakon, Sotir Gurrën, Petro Papin, Nesti Titanin, Petraq Titanin, Raqi Themelin, Foni Thanon, Llambi Dishnicén, Stefo Grabockën e të tjerë.

Zai Fundoja filloi nga puna me sistem. Ai ra né kontakt me të gjithë ata për të cilët prefekti dhe agjentura e tij nuk kishin asnjë fije dyshimi, pra, ai po e legalizonte veprimtarinë e, tij sipas «premtimeve» të dhëna që para se të kthehej né Shqipëri.

Ne shihnim me kujdes lidhjet që vendoste dhe takimet që bënte jashtë, né vende publike, né kafe ose né shëtitjet e dendura mbrëmjeve né bulevard, gjithashtu dhe vizitat e shpeshta që bënte nëpër familje, deri te ndalesat né dyqanet e tregtarëve të ndryshëm.

Ai filloi të lidhej me krerët e borgje,zisë tregtare korçare, me, Fundot, me Vangjo Turtullin, me Manot, me Katrot e shumë të tjerë të këtij kalibri si edhe me ata të kalibrit më të ulët. Këta ishin përfaqësuesit e borgjezisë sé krishtere që qenë lidhur me bejlerët dhe agallarët myslimanë dhe ishin më né kontakt me fshatin dhe ndër më të besuari-t e Zogut, të Musa Jukës e të Krosëve, që sillnin ose hiqnin nga pushteti, kur të donin, Koço Kotët, Pandeli Vangjelët e të tjerë si këta, Zai Fundoja i dinte këto situata dhe këto nuanca politike i shfrytëzonte. Fazlli Frashëri, i vëllai Qazka,. Selim Mborja, Tefik Mborja, Rexhep Merdani e mjaft, të tjerë si këta e më të ulët se, këta, por që formonin opinnonin e «elitës myslimane» korçare, u bënë miqtë e tij më të ngushtë.

Po ashtu mbështetje e Zai Fundos u bënë disa irtelektualë korçarë, si Stavri Skëndi, Andon Frashëri, Vili Jatru e intelektualë fashistë, si Alarupi e të tjerë.

Natyrisht bisedat e tij me këta njerëz e kishim tëvështirë t'i mësonim, por disa herë merrnim vesh ndonjë gjë nëpërmjet vesit të tyre për t'u mburrur për «politiikën» që bënin kafeneve. Kapardisej Zai si «politikan i zoti», «si njeri me kulturë të madhe». U fuste atyre se «ishte për reforma, por né mënyrë të moderuar, sepse nuk ishte akoma koha për reforma të thella», se «vendi ishte prapa nga ana arsimore» etj., etj., por nuk hynte thellë né arsyetime se ç'duhej bërë. Fliste, «fjalë të mira» për rininë, evitonte bisedat direkte për Bashkimin Sovjetik dhe për Stalinin dhe thos'hte: «Jam komunist dhe këtë e di gjithë bota, bile edhe prefekti e këtë s'kam si e fsheh» (!). Për Grupin tonë Komunist të Korçës nuk fliste dhe kur e pyesnin se ç'mendonte për komunistët né Shqipëri, ai përgjigjej:

«Nuk di gjë, s'kam lidhje dhe nuk përzihem me ta» eti.

Për të diskutuar rreth të gjitha këtyre taktikave të Za.i Fundos, ne mblidheshim herë pas bere në dyqanin e vogël të Mihas ose në sobalkën e Pilos, ku, pas diskutimeve, merrnim vendime, për ta demaskuar Zain si renegat, si armik të punëtorëve, si armik të reformés së vërtetë agrare që do të shpëtonte fshatarësinë etj. Natyrisht Zait dhe miqve të tij nuk u vinte miré nga kjo luftë që u bënin bolshevikët, siç na quanin ata. Nuk i vinte mirë as «kryetarit» të grupit tonë, Koço Tashkos. Edhe ky mundohej të na imponohej për të mos e luftuar Zai Fundon, sepse ai na paskej «ndjenja pozitive»! Por ne vazhduam punën tonë kundër tradhtarst Fundo pa ndërprerje, si para ashtu edhe pas pushtiznit fashist të atdheut.

Por edhe Zai, si njeri i përgatitur për misionin e tij agjenturor, nuk tërhiqej. Në prag të 7 prillit, pasi bffl ç'ishte, e mundur që të sabotonte punën tonë për rezistencë kundër pushtuesit, papritur ndërroi rol. Në kulmin e demonstratës popullore u ngjit në shkallët e Bashkisë dhe mbajti një fjalim «antifashist» gjithë figura, gjeste e ekstazë. Ne, që e njihnim miré fytyrën e vërtetë té renegatit, nuk i hëngrëm fjalët e tij, por, sidoqOftë, ato efektin e bënë. Pak kohë pas vendosjes së regjimit fashist, një mëngjes mbërriti në Korçë «kryetari» i grupit tonë, Koço Tashkoja. Ai na mblodhi, natYrisht në ilegalitet, na foli mbi situatën dhe përveç të tjerave na tha:

- Duhet ta pushoni luftën kundër Zai Fundos!

- Të pushojmë luftën kundër armikut? - e pyetëm ne me habi.





- Po, po, - foli Koçoja, - pse tash kemi një armik tjetër përpara për të luftuar, pushtuesin italian.

Pati debate të ashpra. Ne ngulnim këmbë se, sipas mësimeve të Leninit e të Stalinit, trockistët janë agjenturë e borgjezisë dhe e fashizmit dhe Zai, si i tillë, duhej luftuar, kurse Koçoja, thoshte se Zai torni «paraqitet kundër pushtuesit italian, prandaj ne duhet ta kemi në provë» etj. Sidoqoftë, ne nuk iu nënshtruam dëshirës së .<kryetarit» të grupit tonë dhe, krahas rezistencës së pandërprerë që i bënim pushtuesit, vazhduam punën njëkohësisht edhe për demaskimin e renegatit Zai Fundo.

Një ditë, kur po dilja nga «Kafeneja e bilbilav&>, siç e quanim ne kafe-lulishten afër Spitalit, u ndesha ballë për ballë me Zain. U përshëndetëm e i dhamë dorën njëri-tjetrit.

- Bëjmë një shëtitje të vogël bashkë, - më tha Zai.

- Si të duash, - i thashë, - por cleri në Lice se kam për të dhënë mësim.

Rrugës filloi të më fuste për «ndjenjat e tij antifashiste», se ai «kishte ardhur në Shqipëri të luftonte kundër pushtuesit» etj., etj. Pastaj doli te kryesorja:

- Pse më sulmon, ti dhe shokët e tjerë, në masat e punëtorëve e të arsimtarëve? Unë s'jam armik, kam biseduar gjerë e gjatë edhe, me Koçon etj.

I zemëruar, e ndë rpreva e i thashë afërsisht:

- Dëgjo, Zai Fundo! Ti je antifashist vetëm me fjalë, por me qëndrime e me vepra je trockist, armik i komunizmit, i Stalinit, pra je dhe, armik i popullit tonë. Ti je armik i Bashkimit Sovjetik, sabotator i luftës revolucionare, prandaj je një antirevolucionar.



Kështu u ndava me Zai Fundon për të mos e parë kurrë më nga afër. Disa vjet më vonë, në kulmin e luftës sonë heroike për çlirimin e plotë të Shqipërisë, në emër të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare do të jepja urdhrin për dënimin e merituar të Zai Fundos. Forcat tona të armatosura e kishin kapur skilen e vjetër e dinake, tek vepronte me fytyrën e vërtetë të tij, si agjent i anglezëve e udhëheqës në një bandë reaksionare të Kryezinjve, që luftonte kundër formacioneve tona ushtarake në Veri. Por kjo është histori që i takon periudhës së kurorëzimit të luftës sonë, tari jemi akoma në fillimet e saj.

Né Korçë, si kudo gjetkë, pushtuesi, që në ditët e para të ardhjes së tij, gjeti urrejtjen e pafund të ponu~-'.t. Kjo urrejtje, që fillimisht shprehej në sabotim=n e pian eve për fashistizimin e popullit shqiptar, nË kundërshtimin për t~u rregjistruar në partinë dhe në r,,ráanizatat e tjexa fashiste, gradualisht mori proporc4one më të gjera e më të hapura. Shpërthyen demon-tratat e protestate popullit kundër regjimit fashist ,ì he lig *eve të tij të pushtimit. Të rinjtë, e sidomos ai„a ',ë shkollave, ishin ndër të parët që shfaqnin hapur c nîe forcë urrejtjen kundër pushtuesve,. Unë, që nga orna e Grupit Komunist të Korçës isha ngarkuar të punoja veçanërisht me rininë dhe me mësuesit patriotë e revolucionarë të Liceut, kurrë nuk do ta harroj atë atmosferë të zjarrtë e shpërthyese që sundonte në Lice e jashtë tij. Jo ve,tëm në bisedat me grupe të kufizua:a shokësh e simpatizantësh, por shpes.h edhe në orët e mésimit flisnim hapur kundër regjimit fashist e pasojave të tij, ndizesl:in diskutime të gjalla, përgatiteshin mendjet dhe zemrat për betejat që na prisnin. Nxënësit e Liceut ishin një mbështetje e shëndoshë për lëvizjen komuniste e antifashiste në përgjithësi. Ata ishin kurdoherë përkrah punëtorëve në protesta e demonstrata, me «padurimin» e tyre, me shpirtin e tyre të papërüiulur e luftarak, ata të frymëzonin e të Shtonin forcat për t'u ngritur në aksione kundër fashizmit.

Gjithë kjo valë urrejtjeje që ndihej në të katër anët e vendit, sidomos te punëtorët e te rinia shkollore si dhe hutimi e çorientimi që po dukeshin në disa shtresa, si në disa rrethe intelektualësh e të tjerë, e bënin gjithnjë e më evidente para nesh domosdoshmërinë e bashkimit të grupeve në një parti të vetme.

Kuptohet, puna jonë do të binte dhe ra në sy të armikut. Pas një sërë «vërejtjesh» e survejimesh të vazhdueshme nga ana e agjentëve, të fashizmit, për shembull, mua, në ditët e para të dhjetorit 1939, më komunikuan pushimin nga puna. Ndodhi kjo pas demonstratës së madhe që organizuam në Korçë më 28 Nëntor të atij viti, në përkujtim të përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Qysh në -mëngjes herët kolonat e liceistëve dolën rrugëve, duke kënduar këngë patriotike e duke, hedhur parulla. Menjëherë u bashkuan me ne punëtorë, zanatçinj, gra shtëpiake, të moshuar e të rinj. Grumbulli i madh i demonstruesve ndali para Monumentit të Luftëtarit Kombëtar dhe vendosëm atje një kurorë me lule. Kjo i tërboi armiqtë, sepse e ndienin që kurora ishte thurur me idealin e lirisë që nuk mund të vdiste kurrë nga zemra e shqiptarit. E gjithë demonstrata ishte një përkujtim për pavarësinë e humbur, ishte një thirrje për të fituar përsëri atë që na kishin rrëmbyer.



Pas kësaj, u shpalla si «i padëshirueshëm» për qytetin e Korçës dhe fillimisht më thanë se do të më transferonin në Gjimnazin e Gjirokastrës. Por fashistët ndërruan përsëri mendim: Urdhri nga Tirana ishte që të mos punoja në asnjë shkollë, sepse «turbulloja» rininë me ide të rrezikshme.

Kjo, në njërën ose në tjetrën mënyrë, do të ndodhte patjetër një ditë. Fashistët do të bënin punën e tyre, ne do të vazhdonim punën tonë.

Ishte koha kur kundër regjimit nuk po «turbullohej» vetëm rinia, por gjithë populli shqiptar. Momentet nuk prisnin, duhej intensifikuar puna në të gjitha drejtimet. Mbi të gjitha duhej dalë nga «kuadri» i Korçës, pra, duhej zgjeruar e shtrirë më tej puna komuniste e grupit, duheshin krijuar lidhje të shëndosha me grupet e tjera, duhej ecur me shpejtësi drejt sheshimit të mosmarrëveshjeve, drejt përgatitjes së terrenit për krijimin e Partisë.

Prandaj nuk kundërshtova vendimin e autoriteteve fashiste dhe, në fillimin e, vitit 1940, u largova nga Korça. Nga ky qytet, me tradita të shquara në çështjen e lirisë, të punës e të përparimit, nga njerëzit e tij punëtorë e patriotë, veçanërisht nga punëtorët e mrekullueshëm korçarë, ruaja, siç kam ruajtur e do të ruaj përjetë, kujtimet më të mira. Kisha ardhur në Korçë djalë fare i ri, me etjen e madhe për dije, kulturë e përparim, që t'i shërbeja edhe unë sadopak zhvillimit të atdheut të dashur, por Korça më dha mua shumë më tepër se sa kaq. Aty mora mësimet e para të revolucionit e, të revolucionarit, aty u lidha për herë të parë me lëvizjen komuniste shqiptare, e cila, ndonëse vetë atëherë ishte në hapat e parë të saj, prapëseprapë më dha atë orientim, i cili do të bëhej qëllimi më i madh dhe, i vetëm i jetës sime.

Qysh atëherë, kur isha nxënës në Lice, një gjë më binte në sy e këtë ua thosha edhe shokëve të mi të Gjirokastrës, si Aqifit e Selamiutl:

- More këta punëtorët e Korçës, megjithëse nuk kanë shkollë, duken të zgjuar, të hedhur, të qeshur në mjerim, s'përzihen kurrë me djemtë e efendilerëve

dhe të arkondëve, të cilëve u futin lloj-lloj të sharash. Punëtorët korçarë shkonin në disa kafene të veçanta të dielave, atje ku veja edhe unë ngandonjëherë. Çudi, ata shkonin atje jo për të ngrënë e për të pirë,

por për t'u takuar me njëri-tjetrin e lëvonte muhabeti

që ç'ke me të. Tek ëmbëltorja e Koci Bakos u njoha

me Sotir Gurrën, Gaqo Naston, te Çaloja2 i pasticerisë «Kristal» u njoha me Llambi Dishnicën, Petro

Papin, Pilo Peristerin, Koçi Xoxen e të tjerë. Me këtë të fundit u njoha në banjat pranë internatit, isha me .eKëmbkën», nofka e Llambi Dishnicës.

- E mo student, - më thoshin, - ç'kemi ndonjë të re nga shkolla?

Unë u flisja.

Koci Bakoja një ditë më pyeti:

- E mbarove atë që të dhashë? - Më kishte dhënë «Manifestin» e mirënjohur Komunist të Marksit e të Engelsit.

- E lexova, - iu përgjigja, - kam lexuar edhe për Komunën e Parisit dhe për përleshjet e punëtorëve të Parisit me borgjezinë.

- Atëherë na trego dhe ne, - thoshte Koci dhe më shikonte, me ata sy të zez dhe të thelIë. Dhe unë filloja.

Nj~ëherë, kur po vazhdoja, Koci më solli një pastë dhe, duke ma ndërur, më tha:

- Haje!

- Të falemnderit, - ia ktheva, - por s'kam ta paguaj.

- Çfarë lekë, more, - ma ktheu Koci, - ne do të luftojmë së toku në barrikada dhe ti më flet për lekë.

Të tillë ishin punëtorët e Korçës. Ata, edhe, unë në shembullin e tyre, në rrjedhën e viteve e të ngjarjeve, do të zhvilloheshim. Çka unë lexoja në mënyrë të fshehtë apo hapur në Lice, merrnin një kuptim tjetër, një kuptim të thellë. Unë e kuptova përse u ndritnin sytë si shkëndija punëtorëve të Korçës, pse ishin serbes, pse rrinin të bashkuar dhe shëtitnin së toku grupe-grupe. E kisha për nder kur shëtitja me ndonjë prej tyre të dielave o në ditë pushimi. Më dukej vetja më i fortë. Më vonë, kur u ktheva në Korçë, në Lice, si mësues ose profesor, siç quheshin atëherë mësuesit e shkollave të mesme, isha i përgatitur «për barrikada», siç më pat thënë shumë vjet më parë Koci Bakoja. Ishin përgatitur më mirë për barrikada edhe ve.të mësuesit e mi të parë të lëvizjes komuniste në Shqipëri, punëtorët revolucionarë korçarë. Këtë e vura re menjëherë, pasi u lidha me ta, tashmë në mënyrë të organizuar, nëpërmjet shokëve të mi: Stefo Grabockës e Llambi Dishnicës, anëtarë të Grupit Komunist të Korçës.

Me, përpjekje e këmbëngulje, në ndeshje me regjimin terrorist e ariadollak të Zogut, ata kishin ecur më përpara né formimin e tyre politik e ideologjik, e kishin forcuar më tej Grupin Komunist dhe kishin arritur një sërë suksesesh veçanërisht né punën me masat, për organizimin e t'yre né shoqëri, për hedhjen né greva e né demonstrata me karakter ekonomik e politik etj.

Né atë kohë, militanti i shquar komunist Ali Kelmendi ishte larguar nga Shqipëria, por mendimi i tij konsekuent, vula e punës sé tij revolucionare né punëtorët e Korçës, ndihej kudo e gjallë.

Pak para se të largohej nga Shqipëria, unë pata fatin e madh të takohesha me të paharruarin Ali Kelmendi né Gjirokastër.

Ndodhi kjo né verën e 1936-s, aty nga mesi i kofrikut. Sapo isha kthyer né Gjirokastër, kur më vjen shoku im i vjetër Skënder Topulli dhe më thotë se né Gjirokastër do të vinte i internuar një komunist nga më të mirët, që ndiqej e persekutohej vazhdimisht prejregjimit të Zogut si element i rrezikshëm. Skënderit këtë njoftim ia kishin dhënë shokët e Korçës me anë të një letre ku e porositnin ta gjente «Malokun» (pseudonimi i Ali Kelmendit) e të kujdesohej për të.

- Ta gjejmë patjetër, - i thashë Skënderit dhe vazhduam të qëndronim né kërkim.

Të dy sapo ishim kthyer nga jashtë dhe ishim të papunë. Skënderi kishte mbaruar studimet né Francë, kurse unë, pali u pushova nga puna né konsullatën shqiptare né Belgjikë, tani rrija né Gjirokastër, pranë prindërve, né pritje të ndonjë pune.

Një mëngjes qemë ulur né një kafene afër Qafës sé Pazarit e po bisedonim. Papritur hyri një burrë, me shtat e moshë mesatare, kokë jashtë. I ra mes për mes kafenesë, pa paré as majtas as djathtas, diçka bleu te banaku e u kthye të dilte.

- Maloku! - më tha Skënderi ngadalë e u ngrit menjëherë. E arriti te dera dhe u përqafuan. Unë, pa lëvizur nga vendi, po e shihja me vëmendje e me një ndjenjë të thellë admirimi të porsaardhurin. Dukej i lodhur, ishte i vrarë né fytyrë, i mërzitur. Menjëherë e kuptoje se kishte kaluar një jeté plot vuajtje e mundime.

Pasi i ranë së bashku rrugës gjer te sheshi, që më pas do të merrte emrin «Sheshi i Çerçizit», u kthyen përsëri te kafeneja, ku unë po prisja.

- Kush është ai? - e kishte pyetur Aliu Skënderin.

- Një shoku im, mos u bëj merak, - i qe përgjigjur Skënderi. - Do ta njohësh.

- S'e kam hallin për vete, - i kishte thënë Aliu.

U prezantuam dhe u ulëm të tre. Qëndruam gjatë. Aliu ishte një burrë i qetë, f liste pak, ishte krejt i përqendruar né bisedë dhe shumë i matur.

Pas kësaj takoheshim vazhdimisht, herë né kafene, herë né ndonjë sofat ose, né ndonjë mur guri. E njohëm më miré njëri-tjetrin dhe shumë shpejt Aliu na f oli hapur për lëvizjen komuniste, për Grupin e Korçës, për të tjerët. Mbi të gjitha, shpresat i vinte te Grupi i Korçës.

Nuk qëndroi gjatë né Gjirokastër, rreth një muaj, e shumta dy, por né atë pak kohë që qëndroi spikatën vetitë e tij prej komunisti e re,volucionari konsekuent e të palodhur. Ndiqej vazhdimisht nga xhandarmëria e spiunët, por ai s'trembej dhe ne, nga ana jonë, përpiqeshim që Vi vinim sadopak né ndihmë.

Në xhandarmërinë e Gjirokastrës në atë kohë pu1lonte një oficer i ri, Javer Xhiku. Ishte, më duke,t, adjutant i prefektit ose i komandantit të xhandarmërisë, s'e mbaj mend mirë. Si unë dhe Skënderi e njihnim Javerin që nga fëmijëria, bile kishim qenë në një kohë së bashku edhe në shkollë, në Gjirokastër. Tani puna e solli që Javeri ta provonte veten ndaj nesh dhe ndaj mikut tonë. Spiunët e xhandarët që ndiqnin çdo Iëvizje të Ali Kelmendit dërgonin raporte e njoftime të shpeshta për të. Shumë nga këto njoftime binin në duart e Javerit dhe ai jo vetëm i griste ose i fshihte, por dhe ne na sinjalizonte të tregoheshim të kujdesshëm. Kam mendimin se qe njeri i mirë dhe, me sa di, nuk përfundoi keq, më duket, vdiq qysh para Çlirimit.

Gjatë kohës që qëndroi në Gjirokastër Aliu s'di nga rnësoi se në burgun e kalasë ishte i burgosur një shok i tij komunist, Mustafa Kaçaçi, i dënuar si pjesëmarrës në Uvizjen e Fierit.

- S'di ç'do të jepja po të takohesha me të, - na thoshte, ato ditë, dhe vriste mendjen për gjetjen e rrugëzgjidhjes. Dhe e gjeti vërtet. Jeta e gjatë nëpër burgje e, internime e kishte bërë që të njihej edhe me lloj-lloj xhandarësh, me ndonjë prej të cilëve e kishte zgjatur bisedën, bile kishte krijuar edhe njëfarë miqësie.

Një ditë na tha me gëzim:

- Më duket do t'ia dal mbanë. Takova një të njohurin tim të vjetër që më ka ruajtur në internim. Ka ardhur gardian në kala.

Dhe konspiratori i regjur Ali Kelmendi filloi të vizitonte shpesh e më shpesh Kalanë e Gjirokastrës.

Hiqej, ndër ata që takonte, si amator i kështjellave të vjetra dhe shumë shpejt u mor vesh «pasioni» i çuditshëm i të internuarit politile! Kështu një ditë, duke

«admiruar» bukurinë e, kubeve të Kalasë, Aliu, si gjoja rastësisht, u ndodh ballë për ballë me xhandarin që njihte prej kohësh. Ia tha hapur ç'kërkonte dhe xhandari ia plotësoi dëshirën mikut të vjetër.

Por s'kaluan as tri-katër ditë e plasi alarmi. Aliut iu dha kjo alternativë:

- Ose të largohesh nga Shqipëria, ose të vesh të mb'yllesh vetë në «shtatë penxheret»i.

Ishim të tre, Aliu, Skënderi dhe unë te kafeneja në «Sheshin e Çerçizit», kur e njoftuan se e kërkonte, urgjent prefekti. «Prisni», na tha Aliu. Kur u kthye na tregoi për bisedën që kishte bërë me prefektin nga Korça, i njohur si patriot i Rilindjes e që kishte punuar me Asdrenin. Ai i kishte thënë: «Me keqardhje ju njoftoj urdhrin e Ministrisë së Brendshme që ose të

largohesh jashtë Shqipërisë, ose të shkosh të mbyllesh vetë në burg. Edhe i internuar je, i rrezikshëm për qeverinë e Zogut».

- Kur u ngrita, - tregoi Aliu, - prefekti më tha: - A mund t'ju jap ndonjë ndihmë nga ana ime për shpenzimet e rrugës?

- Jo, - i kishte thënë Aliu, - më japin shokët.

~Ne u hidhëruam. Ky ishte, takimi im i fundit me Ali Kelmendin. Skënder Topulli njihte Hamit Baçen e vëllanë e tij, agallarë, që shitnin qymyr dhe që miqësisht mbanin Aliun. Vëllai i Hamitit i kishte dhënë një







sahat Aliut që Skënderi, a nuk di kush, ma kanë dhënë mua dhe e ruaj në shtëpi.

Pak më pas, kur u caktova me punë në Liceun e Korçës, unë i kisha të gjalla e, të pashlyeshme fjalët e mira, respektin e simpatinë që më kishte shprehur Ali Kelmendi për punën e Grupit Komunist të Korçës dhe perspektivat e mëtejshme të veprimtarisë së tij.

Këtë e, ndjeva dhe e pashë me sytë e mi, sapo u lidha me grupin e u njoha më nga afër me gardën e tij të vjetër, Miha Lakon, Pilo Peristerin, Gaqo Peristerin, Nesti Titanin, Raqi Themelin, Llambi Dishnicën e të tjerë.

Miha Lako dhe Pilo Peristeri, dy komunistë sypatrembur, na udhëzonin me vendosmëri të madhe në luftën politiko-ideologjike të rëndësishme që ne duhej të zhvillonim.

Në prag dhe pas pushtimit fashist të vendit, në Korçë ndihej e fortë atmosfera e, rezistencës që po piqej. Në mes punëtorëve, rinisë, intelektualëve përparimtarë flitej për luftë kundër okupatorit; rinia ishte e zjarrtë dhe në shkolla kishte protesta të hapura antifashiste nga studentët. Ne, komunistët, bënim propagandë dhe, në mbledhjet tona të rregullta ilegale, diskutonim për format e luftës. Te Miha, bolshevik i patundur e i guximshëm, dyqani i të cilit qëndronte kurdohere' hapur, shkonim këshilloheshim e shkëmbenim mendime edhe për veprime që duhej të bënim në shkolla me nxënësit, me mësuesit, me profesorët, me të cilët unë isha caktuar veçanërisht të punoja. Kudo që shkoje, në rrugë, në restorante, në kafene, shihje anembanë shokë e miq, e ndieje veten të fortë, e ndie je forcën e «partisë», siç e quanim ne grupin tonë. Edhe në kovaçhanën e Pilos venim vazhdimisht. Ai, si proletar i vendosur, rrihte mbi kudhër hekurin e skuqur, duke bise.duar ç'do të bënim të nesërmen, ç'do të bënim të pasnesërmen e në ditët e tjera që do tëvinin.

- Mos eja kaq sheshit këtej, - më thoshte nganjëherë ai gjithë merak. - Duhet të ruhesh.

- Pse? - e pyesja.

- Qysh pse? Hafijet janë sheshit. «Ç'do profesori i Liceut në kovaçhanë?!» - do të pyesin e të vihen mbrapa.

Mblidheshim edhe në shtëpinë e Sotir Gurrës, të këtij komunisti të vjetër, shok i Aliut, i Mihas, i Pilos dhe imi, bise.donim për punën që na priste, për organizimin më të mirë të saj. Puna intensive që bënte grupi me komunistët dhe me masat, na kishte krijuar bindjen se okupatori dhe bashkëpunëtorët e tij ishin ata që kishin frikë nga ne e jo ne nga ata. Punëtorët e Korçës u bënë mësuesit e mi më të mirë. Ata më edukuan dhe më kalitën më tej në luftën për triumfin e komunizmit.

Kur isha në Korçë, isha takuar edhe me Selim Shpuzën, i njohur si demokrat-revolucionar dhe me ide komuniste. Kur u shtyp kryengritja e Fan Nolit e 1924-ës, Selim Shpuza emigroi e shkoi në Bashkimin Sovjetik, ku, bashkë me Ali Kelmendin e të tjerë, mori pjesë në një grup komunist që u formua në Moskë nga një numër shokësh shqiptarë e që pushoi së ekzistuari shumë shpejt. Më pas, Selim Shpuza u kthye në Shqipëri dhe për disa kohë banoi edhe në Korçë, ku, veç të tjerash, bashkëpunonte me revistën përparimtare «Bota e re». Ai ishte njeri me kulturë dhe, njohës i mirë i historisë sé popullit tonë, dhe mua më pëlqente të njihesha me ngjarje e figura të Rilindjes sonë Kombëtare, me lëvizjen demokratike

dhe të mësoja nga ai shumë gjëra për Bashkimin Sovjetik e komunizmin.

E ja, tanfi më duhej të ndahesha nga shokët e mi të vjetër. Do té largohesha nga Korça për të vazhduar e për të zgjeruar më tej punën e Grupit tonë Komunist, për të punuar bashkë me shokët, për krijimIn e asaj situate, kur s'do të flitej më për komunistë «të Korçës» apo «të Shkodrës», të këtij apo të atij grupi,

por për komunistë té një organizate të vetme - të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Disa «nacionalistë», të lidhur me fashistët, kur

dëgjuan se, unë, pas vendimit për pushim nga puna, po shkoja né Tiranë, më propozuan ndihmën e tyre që «ta, zbutnin» qeverinë e të më emëronin mësues né Gjimnazin e Tiranës! Si duket donin të më «merrnin me të mirë», donin qé né Tiranë, pas kësaj që

«pësova» né Korçë, të qëndroja «urtë» e të mos tra:zohesha né politikë!

Kundërshtova kategorikisht:

- Jo, - u thashë, - nuk do të merrem më me :mësuesi. Kam vendosur të ushtroj... tregtinë né Tiranë!

Kjo edhe i habiti, po edhe sikur i qetësoi nje.rëzit e fashizmit e të qeverisë kuislinge. «E po, thanë, ,e pa edhe ky që s'i bihet murit me kokë dhe tanfi po u bëka si ne, tregtar».





Në dyqanin «Flora»





Ideja për të shkuar né Tiranë e «për t'u marrë me tregti» nuk ishte një gjetje e rastit dhe nuk lindi thjesht nga fakti i pushimit tim nga puna. Jo, kjo ishte një punë e menduar dhe e, l'logaritur mirë nga ana e Grupit tonë Komunist. Siç kam përmendur edhe më lart, veçanërisht pas pushtimit fashist të Shqipërisë, Grupi Komunist i Korçës e ndjeu më tepër se kurrë dobésinë e vjetër të mbylljes brendapërbrenda Korçës. Nga kjo mbyllje jo vetëm ishte penguar zgjerimi i mëtejshëm i radhëve të grupit dhe gjithë puna që duhej bërë për qartësimin e mobilizimin e masave, por ishin kufizuar edhe, mundësitë për lidhje e bashkëpunim me grupet e tjera komuniste.

Koço Tashkoja, që kryesisht rrinte né Tiranë, nuk bënte asnjë punë të organizuar mirë, qoftë edhe propagandë gojore. Puna e Koços konsistonte né disa biseda «akademike» me, intelektualët, por edhe me këta me druajtje e me frikë, se mos diktohej nga policia.

Né përgjithësi, mund të them se ai ishte edhe mega loman, edhe frikaman. Natyrisht, né këtë konkluzion për Koçon ne, nuk arritëm menjëherë dhe që né atë kohë, por më vonë dhe pak nga pak, gradualisht, se vetë puna e tij tregonte ç'ishte, se né fillim ne nuk e njihnim si duhet. Me disa shokë të grupit tonë, qé ndodheshin né ato kohë né Tiranë, si me Xhevdet Dodën; Demir Godellin né Peqin e të tjerë, ai nuk bënte veçse muhabete të përcipta, përpjekje për njohje individuale dhe sharje e luftë kundër grupeve të tjera komuniste, sidomos kundër Grupit të Shkodrës e, fraksionit të Anastas Lulës, fraksion i cili sa vinte e po merrte format e një grupi më vete. Por edhe këto sharje ndaj të tjerëve Koçoja i bënte en bloc, pa asnjë diferencim midis anëtarëve, të tyre, ku kishte komunistë të vendosur, dhe pa marrë iniciativa afrimi e bisedimi me ta. Prandaj kishte lindur nevoja e një pune më të organizuar e më intensive jashtë Korçës,. sidomos në Tiranë, ku jo vetëm ishte qendra e, reaksionit fashist, por në atë periudhë ndodheshin e vepronin edhe përfaqësuesit kryesorë të grupeve të tjera komuniste. Pikërisht në këto momente ndodhi pushimi im nga puna dhe. qendra e Grupit tonë Komunist e shfrytëzoi këtë rast për të më dërguar fillimisht mua e më pas edhe disa shokë të tjerë në Tiranë. Atje, me porosi të qendrës, duhej të ngrinim degën e Tiranës të Grupit Komunist të Korçës, të zgjeronim mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit dhe të organizonim lëvizjen antifashiste në kr'ye,qytet e në krahina të tjera të vendit.

Pasi diskutuam e ramë dakord me Mihan, Pilon e shokë të tjerë për drejtimet kryesore të punës sonë në Tiranë e në zona të tjera, duhej gjetur edhe, mënyra se si do të vendoseshim atje, ç'do të bënim «legalisht», në sytë e njerëzve, të autoriteteve. Pikërisht në këto diskutime lindi ideja e «tregtisë», ideja e krijimit në Tiranë të dyqanit «Flora», i cili shumë shpejt do të bëhej një ndër bazat më të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste.

Thirra në Korçë simpatizantin e vjetër të Grupit tonë Komunist, Esat Dishnicën. Ai rridhte nga një familje e pasur, por fakt është se ky njeri patriot ishte ndër të parët që gjithë pasurinë e tij e, vuri në shërbim të çështjes së Partisë e të popullit. Ësati njihej prej të gjithëve për ndjenjat e tij të theksuara antizogiste dhe, aq hapur i demonstronte këto ndjenja, sa i kishte dalë nami si njeri «anarkist», si «njeri i opozitave». Kuptohet, <anarkist» e <«opozitar» në atë kohë klasat e pasura, njerëzit e Zogut e të qeverisë kuislinge, cilësonin çdo element përparimtar e revolucionar që ngrihej kundër tyre, këdo që cenonte bazat e tyre, politike e ekonomike. Një ndër këta ishte edhe Esati. Këto tipare unë, ashtu si edhe shokët e tjerë të Grupit Komunist, ia njihnim Esatit me kohë, prandaj dhe kishim krijuar e mbanim lidhje të ngushta me të. Nga kjo konsideratë u nisa edhe kur e thirra të vinte në Korçë, aty nga mesi i dhjetorit të vitit 1939. Erdhi menjëherë.



- A mund të na rregullosh një dyqan në Tiranë, - i thashë. - Unë e disa shokë të grupit duhet të vijmë «për punë» atje.

- Kur të doni! - tha i vendosur. - Po ku? Në periferi? !

- Jo, - i thashë, - mu në mes të Tiranës, mundësisht sa më afër qendrës!

- Ç'thua kështu?! - ma ktheu. - T'ju diktojnë menjëherë?!

Biseduam gjatë dhe rrahëm gjer në hollësi gjithçka. Pasi e, binda se pikërisht në qendër një dyqan legal ngjail më pak dyshime për punën ilegale si dhe për avantazhet e tjera që do të kishte vendosja jonë atje, biseda erdhi te mallrat që do të shitnim. S'qenkej punë e thjeshtë! Ca më tepër për mua që kurrë ndonjëherë më parë s'më kishte shkuar ndër mend se do të vinte dita të futesha edhe në të fshehtat e tregtisë! Por kisha një avantazh: s'më interesonin fare të fshehtat e, nxjerrjes së fitimit, por të fshehtat e një pune ilegale sa më të efektshme.

- Të shesim sende të vogla, - i thashë Esatit, cigare, kafe, pije, sallam... Kështu dyqanin do ta frekuentojnë sa më shumë njerëz të thjeshtë e,' në mes tyre, njerëzit tanë do të hyjnë e do të dalin më lirisht, nuk do të bien lehtë në sy të spiunëve. Si thua ti?!.

- U tha, mbaroi! - u përgjigj si kurdoherë i. gatshëm e i vendosur Esati.

Ja, kështu, u gjet dyqani i cili u quajt «Flora», duke marrë emrin e fabrikës së cigareve ku ishte drej-tor Esati. Pronari i kësaj fabrike ishte daja i tij, lbrahim Biçaku, që më pas u vu në shërbim të nazistëve dhe u bë kryetar i njëfarë «komiteti ekzekutiv provizor», që u krijua nga gjermanët pas ardhjes së tyre në Shqipëri. Pas Çlirimit të vendit ky u dënua nga gjyqi i popullit si tradhtar e, kriminel lufte.

Pale kohë pasi e siguruam dyqanin «Flora», unë fillova punën atje. Shpejt kuptova se vetëm me Koço Tashkon në Tiranë nuk mund të punohej, prandaj i bëra një raport Mihas, ku i kërkoja të më dërgonin në ndihmë shokë punëtorë korçarë për të filluar një punë më të gjerë jo vetëm në gjirin e punëtorëve, numri i të cilëve ishte, më i madh, por edhe me shtresat e intelektualëve antizogistë e antifashistë. Dhe kështu më erdhi ndihma: Pilo Peristeri, Kristo Mushi, Ilo Dardha, Sotir Sykuçka (Lubonja) dhe Sotir Vullkani, (ky i fundit ishte anëtar i grupit trockist të Aristidh Qendros, të cilin e braktisi dhe u bashkua me Grupin e Korçës. Gjatë luftës ky nuk u lëkund, por, kur Partia zbuloi tradhtinë e, Koçi Xoxes e të Pandi Kristos, u lëkund, u trondit dhe i mbrojti këta tradhtarë, prandaj Partia e përjashtoi nga radhët e saj).

Të gjithë shokët që erdhën nga Korça ishin punëtorë, komunistë të vendosur, të etur për aktivitet. Për të mbuluar lidhjet tona i rregullua-m në punë si mundëm, kush u fut formalisht si çirak në dyqanin Flora», ndër ta edhe Pilo Peristeri, kush hyri si punëtor në fabrikën e cigareve, ku grumbulluam edhe punëtorë të tjerë.

U mblodhëm të gjithë së bashku dhe përpiluam planin e punës sonë, planin e luftës. U shpjegova atyre se rëndësia e dyqanit «Flora» nuk qëndronte në anën materiale, por në faktin se atë mund e duhej ta përdornim shumë mirë për veprimtarinë tonë po-_ litike. Cigaret që shitnim kërkoheshin shumë dhe për ne kjo kishte një rëndësi të madhe, sepse na jepej mundësia që, me anën e, tyre, ne të fitonim simpatinë e dyqanxhinjve të vegjël e të varfër.

- Këtyre t'u japim pako më shumë, - u thosha shokëve, - të tregohemi shumë dashamirës, të drejtë, t'ua japim edhe me kredi kur nuk kanë.

- Enver, për komunizmin ke dorë të lirë, .ndërhynte Esati. - Sa për Biçakun të mos kesh merak, se atij ia bëj mendjen tym fare unë, - thoshte ai për pronarin e fabrikës së cigareve.

Pas kësaj mund të themi se puna e Grupit të Korçës në Tiranë u gjallërua mirë. Valët e luftës na përpinë të gjithëve, veç Koço Tashkos, i cili bridhte me një leone të bardhë të lidhur me, zinxhir, që «të maskohej» si borgjez. Ai pretendonte se ishte «kryetari» i Grupit të Korçës e për më tepër «i dërguar» i Kominternit, por ai rrallë dukej në dyqanin tonë, nga frika se mos komprometohej. Do ta maste shumë herë, pa të vinte në shtëpitë tona ose në një takim natën, «se mos e diktonte policia».

Koçoja, një ditë prej ditësh, na u fejua me motrën e Stefan Trebickës, ose, siç e thërritnin në Korçë, Stefan Kokëmadhi. Mirëpo nuk mendoi se me çfarë do ta ushqente e do ta mbante familjen. Ndaj, kur e pa veten ngushtë, na u drejtua neve ta ndihmonim, por nuk kishim mundësi ta bënim këtë, se ato të ardhura fare të pakta që nxirrnim nga dyqani «Flora» na duheshin për luftën e nuk mund të mbanim në kurriz edhe një familje të re,. I thamë t'u drejtohej vëllezërve të tij, te të cilët jetonte deri atëherë.

- Jo, - tha Koçoja, - kjo gjë s'ka si bëhet. «Kryetari» donte medoemos «ndihmë» që të hapte një dyqan, ku të shiste «këmishka» dhe .... të tjera vogëlsira të brendshme për gra dhe të vinte atje si shitëse «zonjën Pavlinë», të zinte një shtëpi me qira dhe «të fitonte» koromanen. Bisedova me shokët. U thashë se një rrugë kishte: T'i lutesha motrës sime., Sanos, të më jepte paratë që plaku i kishte kursyer lekë-lekë për pajën e saj dhe t'ia jepnim Koços. Më kujtohet që kërcyen Kristo Mushi me Ilo Dardhën dhe më thanë:

- Dëgjo, Enver, asnjë grosh të mos i japim Koços, ata janë të Sanos. Pse u martua shoku Koço pa u menduar mirë?! Të hollat, edhe në qoftë se na i jep Sanoja, na duhen për luftën e punën që kemi nisur dhe jo për dyqanin e modës të Koço Tashkos e të Pavlinkës.

Ata arsyetonin si proletari, por megjithatë vendosa të à_sedoja me motrën. Ajo. pa ngurruar aspak, m'i dha të hollat, duke më thënë: «Për luftën t’i jap me gjithë zemër». Sanoja nuk e mori vesh se ku shkuan të holiat që dhuroi.

Koçoja zuri një vrimë si dyqankë në Rrugën e Bamit (sot rruga «Qemal Stafa») dhe i bëri asaj n?ë vitrinë e ca rafte. Një ditë të bukur erdhi e më tha:

- Enver. duhet të shkoj në Itali me Pavlinën.

- Përse?! - e pyeta i habitur.

- Të blej ca mallra për dyqanin, - më tha. Atje do t'i marr më lirë dhe këtu do t'i shes më shtrenj të.

- Je në vete? - i thashë, - bleje këtu ç'ke për të blerë. S: do të shkosh në Itali, pale edhe me gjithz gruan ? !

- Do të vete, - u hodh Koçoja, - se kështu edhe maskohem.

Dhe, bëri, ç'bëri, shkoi. Kështu Koçoja na u bz me dvqan të modës për gra. Që atëherë filloi tek unë ftohja dhe njëfarë mosbesimi për Koço Tashkon, kurse shokët e tjerë nuk e honepsnin fare. E merrnim me mend se sa e preokuponte puna e grupit Koço Tashkon. Sidoqoftë, të gjithë ne mbanim gjakfto~itësinë me të dhe vazhdonim me këmbëngulje punën për të realizuar qëllimet që i kishim vënë vetes.

Dy qëllime kryesore, bazë, na preokuponin për idealin e madh qe ziente në mendjet dhe në zemrstona: të shtonim sa më shumë dhe në të gjitha qytetet numrin e anëtarëve të grupit me punëtorë tè vendosur, me zanatçinj, me studentë revolucionarë e me intelektualë, të hynim edhe në fshat ku puna jonë ishte, si me thënë, përtokë dhe, qëllimi i dytë, të zhduknim në baza parimore grindjet dhe mosmarrëveshjet me grupet e tjera komuniste që vepronin në Tiranë, në Shkodër e gjetkë, të arrinim me to një bashkim të vërtetë nga vare] çështja jetike e vendit tonë, krijimi i partisë komuniste.

Gjëja kryesore dhe vendimtare ishte zgjerimi i lidhjeve me punëtorët, pse ata do të përbënin bazën e çeliktë të partisë që do të krijonim. Ne e kuptonim se po ta arrinim këtë, s'do të kishte forcë të na thyente.

Në këtë çështje ne i kishim hedhur mirë hapat e parë. Kishim krijuar lidhje e kishim bërë mbledhje me punëtorë revolucionarë, si Mihal Duri e Misto Mame, me shoferë, si Niazi Islami, me çirakë si Dull Keta, me punëtorë që punonin në fabrikën e cigareve «Flora», si Nikolla Tupe e punëtorë të tjerë, si Qiriako e Andon Deçka, një nga vëllezërit e Xibinakëve e të tjerë, që s'po rri t'i numëroj të gjithë. Por kjo veprimtari duhej thelluar më tej. Shokët e rinj punëtorë këshilloheshin të krijonin lidhje e afërsi edhe une të rinj të grupeve të tjera, të futeshin në biseda miqësore me ta, të flisnin kundër armikut fashist, kundër kuislingëve etj., por me kujdes e pa acaruar situatat, duke ruajtur individualitetin e «Partisë» sonë. «Shikoni, shokë, - u theksoja, - kjo ka rëndësi të madhe për të ardhmen».

Dhe kështu u bë. Gjithë këta punuan pa u lodhur e i zgjeruan mjaft rrethet e tyre me punëtorë të rinj, të guximshëm. Këta punëtorë e të rinj të gjallë nuk mbaheshin. Ata donin luftë e aksione kundër armikut. Kurdoherë vinin në dyqanin «Flora», ku më gjenin rnua ose Pilon dhe, pasi na raportonin, bënin pyetjen zakonshme: «Ç'do të bëjmë sot, ç'do të bëjmë nesër?».

Aktiviteti i gjerë e i vrullshëm, që sa vinte e ritej, na detyroi të zinim me qira shtëpi të tjera të vogla në lagje të ndryshme të Tiranës, për të bërë takimet tona, se dyqani «Flora» po komprometohej. PërbaIlë dyqanit ishte një kafene e vogël përdhese. Kafexhiu ishte një tiranas me brekushe, me qeleshe të lartë, me brez të kuq në mes dhe me peshli. Ishte i shëndoshë dhe afër dy metra i gjatë, aq sa, kur hynte e dilte nga dera e kafenesë, me tepsinë me një mbajtëse në mes, duhej të përkulej mirë. E quanin Mali. Ai mbante një çibuk të gjatë nga ata me gdhendje e me ngjyra që bënin artizanët e Tiranës. Çibukun ia shihje Malit ose në gojë, ose në zverk, ose në brez. Mali na donte shumë. Ai nuk e dinte ç'bënim ne, por, kur kafenenë e tij filluan ta vizitonin spiunët, Mali e kuptoi se ata na përgjonin dhe, pa qenë komunist, u bë mbrojtësi ynë i flaktë, derisa policia dyshoi dhe ia mori kafenenë.

Kur shkonin spiunët atje, Mali, gasi u shërbente, dilte te dera, hiqte qeleshen dhe kruante kokën. Kjo ishte parulla për ne që donte të thoshte: «Kujdes, këtu brenda i kam spiunët». Dhe po të dëgjonte ndonjë nga muhabetet e tyre, ai përgjonte rastin kur në dyqanin tonë s'kishte njeri dhe vinte shpejt.

- Envero, du një baqetë «Flora», - më fliste dhe, ndërkohë që unë bëja sikur kërkoja paqétën e sikur i ktheja kusurin, ai më tregonte bisedat e spiunëve. Mali, ai njeri i heshtur, qytetar i këputur i Tiranës, na ka shpëtuar nga shumë rreziqe.

- Punoni çuna, - na thoshte Mali dhe largohej, duke rregulluar qeleshen.

Lidhjet i zgjeruam edhe me punëtorët e qyteteve të tjera. Nga Tirana aktivizuam shokët punëtorë të Kuçovës. Për punëtorët e Kuçovës né tërësi, sidomos për naftëtarët e saj, ndieja prej kohësh një respekt e simpati të thellë. Ata, vite më parë, të organizuar né shoqërinë «Puna» që drejtohej nga shoku Mafuz Laze, nën ndikimin e lëvizjes punëtore né Korçë, ishin ngritur né një grevë të fuqishme, e cila, për nga karakteri, përmbajtja dhe vendosmëria e saj, përbënte një ndër faqet më të shënuara të lëvizjes punëtore né Shqipëri. Greva e punëtorëve të Kuçovës vazhdoi disa ditë me radhë dhe aq shumë telashe u nxori sipërmarrësve italianë dhe regjimit zogollian, sa qeveria e atëhershme u detyrua të dërgonte kundër punëtorëve forca të mëdha xhandarësh, të kryesuara nga vetë ministri i Brendshëm i asaj kohe. Greva, më né fund, u mbyt nga forca e kondakëve, e bajonetave dhe e arrestimeve të shumta, por jehona e saj u përhap anembanë vendit. Kisha parasysh këto tradita revolucionare të punëtorëve të Kuçovës, kisha parasysh faktin që ata duhej medoemos të lidheshin sa më ngushtë me lëvizjen komuniste e me partinë komuniste që po luftonim të krijonim, prandaj vendosa dhe shkova vetë atje. U takova me punëtorë, biseduam si të organizoheshin, si të organizonin celulat dhe si të punonin me shokët e tjerë punëtorë e me popullin. I porosita që të ruheshin sa më mirë nga policia. Më vonë shkova edhe né Fier. Atje u strehova né kasollen e Rafael Petros, nié shok i vendosur i grupit, që e kishte né hyrje të Fierit, tek ura, përkundrejt shtëpisë së bejlerëve Resulaj. Kasollen e kishte gati né kënetë, krejt lagështirë. Ai qëndroi i vendosur né rrugën e Partisë, mori pjesë né Luftën Nacionalçlirimtare dhe, pas Çlirimit, u zgjodh anëtar i Këshillit Popullor dhe për një kohë kryetar i Komitetit Ekzekutiv té qytetit té Fierit e ka punuar kurdoherë me nder. Bisedova me të sesi të punonim për zgjerimin e lidhjeve me fshatarët e rrethit té Fierit. Shtypja dhe shfrytëzimi barbar që i ishin bërë dhe vazhdonin t'i bëheshin, sidomos fshatarësisë së zonés së Myzeqesë nga regjimi né fuqi, krijonin mundësi té mëdha që shokët tanë të zgjeronin rrethet e tyre e 'ta përgatitnin atë për luftë. Këtë bëra edhe me një shok këpucar, kosovar, që banonte nga Bishanaku e që e kisha njohur qëkur isha më i riedhe né Durrës e zhvilluam miré punën. Atje kishim mjaft shokë, si komunistin e vjetër Abaz Kondon e të tjerë, dhe kjo na ndihmoi të zgjeronim më shumë rrethin tonë. Shtyllë kryesore né atë qytet kishim Telat Nogën, komunist i vendosur, punëtor né fabrikën e cigareve «Stamles». Shumë punëtorë të kësaj fabrike dhe hamej të portit i kishim nën influencën tonë.

Po né këtë periudhë shkova edhe né Gjirokastër Atje prej vitesh vepronin elementë të grupeve të ndryshme komuniste, si Bedri Spahiu, Haki Toska, Ilo Panduku, Bajram Sinojmeri, Muzafer Asqeriu e të tjerë. U takova me disa nga këta shokë dhe biseduam për problemet që qëndronin para popullit shqiptar e, në radhë të parë, para komunistëve shqiptarë. Ndërmjet të tjerash theksova se, sido që jemi anëtarë të grupeve të ndryshme, ne duhet të afrohemi me njëri-tjetrin, sepse si idealet ashtu edhe çështja për të cilën ne duhet të luftojmë janë të njëjta e të përbashkëta. Lufta jonë kundër okupatorit, u thashë shokëve, nuk mund të marrë hov e s'mund të kurorëzohet me sukses pa hedhur poshtë pikëpamjet e frymën e sëmurë të grupeve, prandaj duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët e për të krijuar kushtet që do të na çojnë drejt themelimit të një partie të vétme, Partisë Komuniste Shqiptare. Kjo është detyrë që qëndron përpara të gjitha forcave të shëndosha revolucionare të vendit, përpara çdo shoku, pavarësisht nëse është në udhëheqje të grupit apo anëtar i thjeshtë, pavarësisht nëse punon e lufton në Tiranë, në Korçë, në Shkodër, në Gjirokastër apo kudo gjetkë.

Kurse puna jonë me fshatin ishte akoma e dobët, prandaj na dilte detyrë e rëndësishme të krijonim lidhjet me të. Në atë kohë ne luftonim sidomos kundër pikëpamjeve trockiste të Anastas Lulës për problemin e fshatit, pikëpamje këto që ngjallnin konfuzion dhe, po të përhapeshin, do t'i silinin dëme shumë të :mëdha jo vetëm punës së partisë që donim të krijonim, por edhe vetë fateve të luftës kundër pushtuesve.

Sipas Anastas Lulës e pasuesve të tij fshatarësia shqiptare ishte «e prapambetur», «konservatore», «reaksionare» dhe me të komunistët nuk mund të punonin, nuk mund të krijonin lidhje e baza të organizuara! Do të flas edhe më poshtë për pikëpamjet reaksionare të Anastas Lulës e të shokëve të tij, por këtu dua të theksoj se Grupi i Korçës, jo vetëm kishte pikëpamje të drejta për këtë problem, por edhe luftonte për mbrojtjen e pikëpamjeve të veta. Veçanërisht pas ardhjes në Tiranë interesi e vëmendja jonë ndaj fshatarësisë u shtuan më tepër. Mua, personalisht, kjo temë më tërhiqte e më interesonte prej kohësh, jo vetëm sepse si komunist e ndieja dhe e kuptoja nevojën e lidhjes midis çështjes së klasës punëtore e të fshatarësisë, por edhe për një arsye tjetër: që në fëmijëri e rini isha njohur e dashuruar pas traditane të mëdha patriotike e revolucionare të fshátarësisë shqiptare, -pas luftërave të saj të pareshtura për lini e pavarësi kombëtare.

Që i vogël kisha dëgjuar nga të afërmit e nga mësuesit e mi për trimëritë e rralla të figurane të shquara të fshatarësisë. Ndodhi të luftërave të Balil Neshës, Gjolekë Labit, Çelo Picarit, Tafil Buzit e Rrapo Hekalit më ishin ngulitur në mendje edhe nga këngët e bukura që këndoheshin brez pas brezi në Gjirokastër. Këto këngë i mbaj mend mirë edhe sot dhe, të them të drejtën, edhe tani, kur qëllon që mblidhem me miq e me shokë të vjetër, kur vete takohem me popullin në Gjirokastër a gjebkë, më pëlqen t'i këndoj këto këngë, ku populli me fjalë të rralla ka skalitur si me daltë historinë dhe heronjtë e tij. Qëkur isha nxënës e mësues në Korçë lexoja me pasion ç'gjeja për lëvizjet e kryengritjet fshatare. Tani që ndodhesha në Tiranë i shtova «gërmimet» për të mësuar sa më tepër edhe rreth Kryengritjes së Fshatarëve të Shqipërisë së Mesme e «rebelimit» të Haxhi Qamilit, rreth rrënjëve, arsyeve, qëllimeve të saj. U njoha bile edhe me disa pjesëtarë të asaj lëvizjeje. si Xhaf Zelka. të cilët i prisja me qejf në «Flora» dhe i shpoja për të dëgjuar e për të mësuar sa më shumë. Ky nuk ishte vetëm një pasion i thjeshtë për t'u njohur me historinë e popullit tonë. Jo, nga analizat dhe nga diskutimet që bëja, gjithnjë e më tepër më forcohej bindja për karakterin patriotik e revolucionar të fshatarësisë sonë e të lëvizjeve të saj historike, gjithnjë e më qartë e shihja se me një punë më të dendur, më të kujdesshme, ne duhej dhe do ta bënim patjetër fshatarësinë me vete. Pa fshatarësinë Partia jonë nuk do ta përmbushte dot misionin e saj. Duke ballafaquar pikëpamjet e Anastas Lulës me shokë për karakterin e fshatarësisë sonë me pikëpamjet e shtrembra e denigruese të esadistëve, zogistëve e borgjezisë fajdexheshë, për këtë problem, e pashë qartë, se ato në thelb qenë pothuaj të njëjta. Prandaj ne duhej t'i luftonim me forcë pikëpamjet trockiste e reaksionare mbi fshatarësinë, sepse vetëm kështu do të krijonim një -parti të vërtetë marksiste-leniniste. Megjithatë fillimisht kjo luftë më tepër bëhej nga ana teorike, se konkretisht fshati për ne ishte tokë e paprekur. Në këtë drejtim shquante pikëpamja «uvrieriste», siç shpreheshim ne, kur u shpjegonim shokëve të grupit nga ana teorike problemin e aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë, që ishte jetike për çlirimin e atdheut. Shokët punëtorë e kuptonin këtë nevojë, por, megjithatë, duhet njohur se korçarët ishin ca sektarë në këtë drejtim. Me bindje e me durim ne po mundnim ta thyenim ca nga ca këtë pengesë. Unë, nga ana ime, kisha filluar punën nëpërmjet lidhjeve që kisha vendosur me Myslim Pezën. Me Babën, siç e thërritnin Myslimin fshatarët e Pezës, u njoha nëpërmjet mikut dhe shokut tonë besnik; Esat Dishnicës, që më 1939, para se vendosesha në Tiranë. Myslimi dhe familja e tij kishin miqësi të madhe me Aqif pashë Elbasanin. Të dyja familjet, edhe të Aqif Pashës. edhe të Pezës, ishin armiq për vdekje me Shefqet Vërlacin. Esati ishte armiq i Aqif Pashës, djali i motrës së këtij dhe në shtëpnë e Aqifit kishte dëgjuar dhe qe njohur me Myslim Pezën.

Dy a tri herë, tok me Esatin e me Myslimin, kemi shkuar te kafja e Dem Xhepës, dhe sa herë që shkonim atje, kur uleshim, Myslimi krahët ia mbështeste murit që ta kishte portën karshi.

- Armikun, babë, - thoshte Myslimi, - duhet ta shikosh përpara dhe mbaje ngrehur çarkun, zbraze i pari. se, po u lëkunde, ta kalli.

Kujtimet e mia për patriotin e shquar Myslim Peza janë të shumta e të paharruara, sepse, që nga vera 1939-s e gjer më sot, ne na lidh një histori e tërë, hatoria e revolucionit tonë, që i kemì kushtuar gjithë jetën. Por përshtypjet dhe mbresat nga takimet e para me të janë nga më të shtrenjtat për mua dhe më kanë mbetur të gjalla gjer në detaje. Baba ishte kthyer nga e:nigracioni jo për t'u pajtuar e as për të bërë «luftë kafenesh» kundër pushtuesve, por për të luftuar kundër tyre, ashtu sikurse edhe elementët me të vërtetë patriotë e revolucionarë, si Haxhi Lleshi, Mustafa Kagaçi, Kajo Karafili e të tjerë. Myslim Peza ishte njeri i pushkës e i barutit, ai u kthye në Shqipëri për të luftuar. Qëllimi i përbashkët - lufta për çlirimin e vendit që ishte vija e komunistëve të vërtetë dhe e Partisë Komuniste që krijuan ata - na afroi e na lidhi gjithnjë e më ngushtë me Myslimin aslztu siç

i lidhi me Partinë ky qëllim të gjitha forcat e shtresat që u dhimbsej me të vërtetë çështja e lirisë dhe e pavarësisë së atdheut.

Qysh më 1939, sapo mora vesh se Myslim Peza ishte kthyer në Shqipëri nga emigrimi i gjatë politik, u përpoqa dhe arrita të takohesha e të bisedoja me të.

U bëra mik me Myslimin, e doja dhe e çmoja për trimërinë e për mprehtësinë e tij prej fshatari të zgjuar.

Mbaj mend se në një nga takimet tona, ndërsa ishim ulur e po bisedonim kokë më kokë, ia dhanë sirenat e alarmit. Hyri me shpejtësi Esati:

- Alarm ajror! - tha, - ç'do të bëjmë?

Vështrova Myslimin që qëndrorite gjakftohtë e i përqendruar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

- Si të dojë Baba, - i thashë Esatit. - Për mua në daç rrimë, në daç ikim.

- Është gjithë kjo Tiranë, - tha Myslimi, - e ku dreqin do na gjejë bumja në këtë copë vend!

- Meqë unë s'kam kokë tjetër, po iki, - na e ktheu Esati me shaka dhe na la vetëm që të vazhdonim. Unë, që e njihja mirë Esatin, e dija se ai s'qe nga ata që u trembeshin fishkëllimave. Gjithë merakun e kishte për ne.

Në bisedë Myslimi ishte i përqendruar e i vëmendshëm. Nuk kishte mundur të arsimohej, por shkolla e vuajtjeve dhe e përpjekjeve të pandërprera e kishte bërë të mprehtë e të aftë të kuptonte çdo problem. Dhe s'kishte gëzim më të madh për mua kur ai me gojën e tij më foli me simpati për komunizmin. Në mërgim ishte njohur me patriotin dhe me revolucionarin e shquar Haxhi Lleshin dhe ky atje i kishte folur e i kishte lexuar Myslirnit për Leninin, për revolucionin e për komunizmin.

- Unë, or babë, - tha Myslimi, - komunist nuk jam, por komunizrnin e dua.

- Ne komunistët, shoku Myslim, - i thashë,

jemi për luftë, për luftë me armë kundër fashistëve. A do të jesh edhe ti me ne?

- Oj, si nuk do të jem?! Pse erdha unë? Për

të luftuar erdha, - m'u përgjigj Myslim Peza. - Do të jem në ballë të luftës me ju komunistët dhe me të gjithë ata që duan të luftojnë për vatanin.

I shtrënguam dorën me dashuri e forcë njëri-tjetrit dhe ndjemë se kishte lindur një miqësi luftarake, jo vetëm në mes neve, të dyve, por te Myslimi ne, komunistët (e më vonë Partia), kishim gjetur një luftëtar besnik e të vendosur për Luftën Nacionalçlirimtare dhe bashkimin e popullit në një front të vetëm, në rrugën që këshillonin komunistët e më vonë, kur lindi Partia, në rrugën që tregonte ajo. Folëm gjatë për fashistët e tradhtarët dhe luftën që duhej të organizonim kundër tyre, i folëm njëri-tjetrit për shokë e miq, te të cilët duhej të mbështeteshim e t'i bënim për vete. E kuptuam njëri-tjetrin sikur të kishim 20 vjet që njiheshim.

Lidhjet me Myslimin shkuan duke u forcuar. Një herë i dhurova një «Mauzer» të ri, një njëzetshe.

Më duket se ishte fillimi i vitit 1941. Myslimi ishte njohës i madh i armëve dhe nëpër duar kishte kaluar marka armësh nga më të ndryshmet, por. kur mori dhuratën time, i ndritën sytë:

- S'ka si bëhet peshqesh më i madh, - tha dhe e përkëdheli revolverin me duar. Ai te kjo dhuratë pa edhe respektin tonë për të, por edhe dëshirën e sinjalin e komunistëve. Tashmë aie kishte rritur çetën dhe e vuri atë né dispozicion të luftës për çlirimin e atdheut. Né mars të vitit 1941 Myslimi goditi italianët né rrugën e Pezës dhe doli ilegal me gjithë çetë. Ne, menjëherë pas këtij veprimi, hodhëm një trakt, i cili, megjithëse u shpërnda né pak kopje, se aq kishim mundësi, bëri jehonë. Njëkohësisht filluam të organizonim e t'i dërgonim ndihma Myslimit me anën e Esatit dhe të Dem Xhepës. I nisnim ushqime, veshje dhe të holla, të cilat herë vinte i merrte korrieri i çetës, Rat Mëçalla, herë ia dërgonim me anën e «Qeleshexhiut», një mik tiranas i Myslimit.

I paharruar do të mbetet për mua takimi me babë Myslimin dhe çetën e tij né verën e vitit 1941. Ishte koha kur grupet tona komuniste, e veçanërisht ai i Korçës e i Shkodrës, po gjenin rrugën e drejtë e të sigurt drejt sheshimit të mosmarrëveshjeve, koha kur sapo kishte hyrë né luftën vendimtare Bashkimi Sovjetik, koha kur po merrte vrull vetë lufta e popullit tonë për Tiri e pavarësi. Me babë Myslimin tash isha mik i vjetër, e njihnim e i kishim dhënë besën njëri-tjetrit se do të luftonim gjer né fund për çështjen e përbashkët. Unë vetë kisha shfaqur dëshirën të takohesha me Çetën e Pezës.

Kur i çova fjalë Myslimit, m'u përgjigj menjëherë: - Hajde kur të duash. Të presim.

Takimi u organizua né një pyll afër Pezës sé Vogël. U përqafova me Myslimin, e pastaj me të gjithë

pjesëtarët e çetës një për nié. Me ta unë nuk isha njohur më paré, por përzemërsia me të cilën më pritën dhe mirëkuptimi që arritëm për të gjitha problemet që diskutuam, më bindën se Myslimi e kishte bërë punën e vet me ta. u kishte folur miré për mua e për çështjen që përfaqësoja. Atje pashë e përqafova për herë të paré trimin sypatrembur, Kajo Karafi:in. Partia i dha trimërisë së tij mençurinë e mprehtësinë, Partia i dha Kajos përmbajtjen e vërtetë të heroizmit. Kajoja, nga ana e tij, u dha Partisë e popullit gjithçka, gjer edhe jetën.

Atje njoha luftëtarin e pandarë nga Myslimi, Shabë Rexhën dhe xha Kasemin, i cili, ndonëse nuk shihte miré, e ndiqte Myslimin kudo që shkonte.

U ulëm e biseduam gjatë me çetën. I përgëzova për përleshjet që kishin zhvilluar. u shpreha dhimbjen e thellë për shokët e paré që kishin rënë né përleshje me armiqtë, bisedova me ta për qëllimet dhe të ardhmen e luftës sonë. U fola për situatën né vend dhe për jehonën e madhe që kishin shkaktuar përpjekjet e para me fashistët e, ndër to, edhe përpjekjet e atyre luftëtarëve trima me të cilët isha ulur e bisedoja.

Ndejtëm gjatë atë ditë të paharruar né pyllin e Pezës, dhe, kur erdhi koha të ndaheshim, iu drejtova Myslimit

- Dua një fjalë prej teje, o Myslim, - i thashë.

- Urdhno, o babë, - m'u përgjigj ai.

- Siç kemi biseduar bashkë edhe më përpara, ne mendojmë të dërgojmë këtu né Pezë shokë të rinj, komunistë. Si thua?!

- A mund t'i mbani dot 40-50 veta? - e pyeta.

- Që tani i mbajmë 500, - m'u përgjigj Myslim Peza, - më vonë edhe më shumë!

Qesha me të madhe dhe e përqafova.

I tillë ishte Myslim Peza, komandanti trim i të parës çetë partizane, e .më pas një ndër luftëtarët më legjendarë të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare.

Pas takimit tim me Çetën e Pezës ne filluaan menjëherë të dërgonim atje shokët tanë. Po kështu, në bazë të marrëveshjes që arritëm me Grupin e Shkodrës për veprime të përbashkëta, më vonë në çetë dërgoi shokë edhe Grupi i Shkodrës. Kështu, edhe shokët e këtij grupi po luftonin krahas shokëve tanë dhe kjo ishte një gjë e mirë që duhej të na forconte besimin se edhe ky grup ishte për luftë dhe kështu binte një nga akuzat pa vend që ngrinin disa për të.

Vendosëm lidhje edhe me fshatarët e Dajtit e të Krujës, pse andej kishim shokë të mirë, si Met Seserin e të tjerë. Ndërkohë unë vazhdova të zgjeroja lidhjet edhe me ish kolegët e mi, mësues antizogistë e antifashistë. Rrethet tona po zgjeroheshin edhe me intelektualë të tjerë, ca nga të cilët i njihja une, ca Koço Tashkoja. Koço Tashkoja, si më i vjetër dhe ish-nënkonsull në Nju-Jork1, punonte veçanërisht me pleqtë nacionalistë të arratisur në kohën e Zogut, të cilët u kthyen me «vagonat» e italianëve. Koçoja i kishte qejf muhabetet dhe me ta s'kishte rrezik se komprometohej.

Krahas përpjekjeve për zgjerimin e punës së grupit tonë e të propagandës antifashiste në popull, ne kishim punuar e kishim arritur disa suksese edhe në çështjen tjetër kryesore : në atë të kontakteve me grupet e tjera komuniste.



Por më përpara dëshiroj të flas, në përgjithësi, për gjendjen e pikëpamjet kryesore të Grupit të Shkodrës dhe atij të «Té Rinjve», ashtu siç bëra edhe

për Grupin e Korçës. E vërteta është se mendimet e plota për gjendjen e këtyre dy grupeve na u krijuan atëherë kur filluam diskutimet e hapura dhe bëmë autokritikën në emër të grupeve në ditët e në netët historike kur hodhëm themelet e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Para kësaj kohe asnjëri grup nuk kishte një mendim të saktë e të drejtë për grupin tjetër. Mendimet e Grupit të Korçës për grupet e tjera dhe, anasjelltas, mendimet e tyre për grupin tonë ishin në kundërshtim flagrant me njëri-tjetrin. Në mendimet tona personale kishté disa nuanca që tregonin se diçka po ndryshonte, po çelej ndonjë shteg komunikimi e afrimi midis nesh, por, në përgjithësi, ne duhej t'i bindeshim qëndrimit të njëjtë rigoroz të grupit dhe kjo lloj disipline na mbante akoma të ndarë, të ftohtë e në mëri me njëri-tjétrin. Ishin pikërisht mbledhjet e ditëve të para të nëntorit të vitit 1941 që hodhën dritë të plotë mbi të mirat dhe mbi dábësitë e mbi të metat në punën e grupeve, që vunë në dukje ç'gjëra na lidhnin e si të bashkoheshim dhe ç'gjëra na ndanin e si t'i shkelmonim ato përfundimisht. Por kjo u bë më vonë. Tani le të qëndrojmë te gjendja konkrete e grupeve.

Grupi i Shkodrës, né përgjithësi, përbëhej nga shokë të mirë. Né mes tyre kishte punëtorë, studentë e disa intelektualë, kurse pak ose aspak fshatarë. Natyrisht, si çdo grup, ai kishte simpatizues nga shtresa të ndryshme. Edhe Grupi i Shkodrës kishte karakter të mbyllur; shumica e anëtarëve të tij ishin né Shkodër, por kishte mjaft njerëz të grupit, punëtorë, e sidomos studentë,- edhe né Tiranë.

Grupit të Shkodrës i mungonte ai organizim e disiplinë e brendshme që kishte krijuar Grupi i Korçës. Lidhjet e anëtarëve të tij ishin të çlirëta; veprimet e tyre nuk diktoheshin nga një udhëheqje pak a shumë e afirmuar, por jepeshin udhëzime dhe direktiva të rastit, individuale. Grupi i Shkodrës ishte i pakontrollueshëm, jo se anëtarët e tij nuk mblidheshin dhe nuk instruktoheshin, por sepse mbledhjet që bënin ishin tepër konspirative dhe asgjë nuk pipëtinte jashtë për veprim.

Grupi i Shkodrës nuk i kishte pranuar direktivat e Kominternit për të shpërndarë «celulat» sektare, për t'u futur komunistët né masat e punëtorëve, të fshatarëve dhe të intelektualëve, për të punuar me ta dhe për të krijuar me më të mirët prej tyre celula të reja, të pastra, të fuqishme dhe të gatshme për luftë.

Këto pikëpamje të udhëheqjes sé Grupit të Shkodrës kundër direktivave të Kominternit binin né kundërshtim, dhe këtu qëndronte tragjedia, me dashurinë që ushqenin për komunizmin, për Bashkimin Sovjetik, për Stalinin, për Kominternin shumë anëtarë të mirë të Grupit të Shkodrës, si Vasil Shantoja, Qemal Stafa, Kristo Themelko, Tuk Jakova (i citi znë vonë tradhtoi Partinë dhe komplotoi me titistët jugosllavë kundër Partisë dhe atdheut socialist), Nexhmije Xhuglini, Fiqret Sanxhaktari, Ali Demi, Nazmi Rushiti, Qamil Gavoçi e shumë shokë té tjerë.

Shokët e Grupit të Shkodrës ishin antizogistë e antifashistë të vendosur dhe, sidomos pas okupacionit u hodhën dhe ata né aksione revolucionare, ne demonstrata, hedhje traktesh etj. Por k'y grup ka pasur né krye një trockist dinak, Zef Malën, i cil!, kur u burgos, i dha policisë së Zogut gjithë ç'dinte për grupin e vet e shokë té tjerë. Ai hiqej si proletar i intelektualizuar, por s'ishte gjë tjetër veçse një demagog i vogël dhe intrigant, që zhvillonte një punë minuese. Ai nxori edhe nja dy numra të një buletini gjoja teorik të grupit (që më vonë u quajt «Buletini jeshil», nga ngjyra e kapakëve), me të cilin do të

ushqente anëtarët. Por idetë dhe mendimet, që përhapte ai, ishin pjesë të nxjerra e té lexuara né manuale trockiste, që botoheshin né Italinë fashiste. (Edhe Grupi i Korçës nxirrte një buletin të vetin, i cili, po ta shohim me syrin e sotëm nuk kishte ndonjë peshë të rëndë, veçse shkrimet e tij kishin rrallë ndonjë gabim vije,.)

Grupi i Shkodrës qysh né momentet e para, kur u konkretizua si grup më vete, u përpoq të lidhej me

Grupin e Korçës, por, për fat të keq, kjo u zëvendësua nga një lidhje me pasoja të dëmshme: Zef Mala, aty nga fundi i vitit 1937, ra né kontakt me një element të poshtër trockist, me Niko Xoxin, tradhtar i Grupit të Korçës e i Ali Kelmendit.

Niko Xoxi, i mbarsur me të gjithë bagazhin arqiomarksist e diversionist të Andrea Zisit, pasi s'mundi të nënshtronte dot Grupin e Korçës, shkoi në Shkodër e në Tiranë dhe atje shumë shpejt gjeti gjuhë të përbashkët me Zef Malën, gjeti, si të thuash, tenxherja kapakun. Të dy këta renegatë, pas një sërë intrigash, shpifjesh e konfuzioni që krijuan, arritën të merrnin në duar frenat e drejtimit të Grupit të Shkodrës.

Pas kësaj lidhjeje antimarksiste do të shohim të mbijnë në këtë grup lloj-lloj teorish të huaja për lëvizjen revolucionare .në Shqipëri, teori që pengonin përcaktimin dhe përqafimin e një vije të drejtë revolucionare. Aty nga gjysma e dytë e vitit 1940 drejtuesit e Grupit të Shkodrës kishin hyrë në allishverishe me Grupin e «Të Rinjve», që udhëhiqej nga Anastas Lula.

Veçanërisht, pas afrimit me këtë grup, penetrimi i ideve të gabuara u bë akoma më i theksuar. Në dallim me Grupin Komunist të Korçës që mbështetej te punëtorët e përbëhej kryesisht nga punëtorë, Grupi i Shkodrës, si dhe ai i «Të Rinjve», vëmendjen e përqendruan më tepër në shkollat, në inteligjencien. Bagazhi teorik e organizativ me të cilin ushqeheshin këta të rinj, veçanërisht nga krerët e, Grupit të «Të Rinjve», si dhe nga Zef Mala e Niko Xoxi, nuk ishte në baza të shëndosha marksiste, por sidoqoftë, sidomos pas pushtimit fashist, këto grupe i intensifikuan përpjekjet e &e për të bërë për vete sa më shumë nxënës të shkollave të mesme veçanërisht në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, e diçka më pak në qytetet e tjera të vendit. Propaganda komuniste që bëhej me të rinjtë e shkollave, pavarësisht se si e sa, do të luante edhe rolin e vet pozitiv.

Momentet e rënda që kalonte atdheu nën pushti rnin fashist, urrejtja që ushqenin të rinjtë për pushtuesit, hovi dhe entuziazmi që vlonin në zemrat e tyre djaloshare, si të thuash, i amortizonin në mënyrë të natyrshme synimet dhe «ëndrrat» e krerëve antimarksistë për përgatitjen «në qetësi» të «plejadave» të revolucioneve të së ardhmes! Jo, të rinjtë revolucionarë, që hynin nën influencën e njërit ose të tjetrit grup, nuk e bënin këtë për «të nesërmen» që s'dihej kur do të vinte, por e bënin për ditën, për çastin, për luftën që po ziente e po shpërthente. Ata hynin në lëvizjen komuniste dhe e quanin veten komunistë me idenë e shenjtë që të hidheshin menjëherë në demonstrata e në aksione, t'i përvisheshin, pra, çështjes së luftës e të revolucionit, që ishin probleme të shtruara në rendin e ditës. Është kjo arsyeja kryesore, se pse baza e këtyre grupeve, pavarësisht nga puna sabotuese e krerëve, ishte për luftën, ishte për Partine dhe ushtroi influencën e, vet të madhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që ekzistonin midis grupeve.

Né Grupin e Shkodrës, si edhe në atë të Korçës, një rol jo të paktë ka luajtur edhe solidariteti lokalist i dëmshëm, i cili ka qenë në baza jo të shëndosha. Pornë Grupin e Shkodrës gabimet ishin më të theksuara sepse këtu influenconin trockistët Zef Mala, Niko Xoxi, Andrea Zisi e të tjerë, kurse në Grupin e Korçës drejtonin Ali Kelmendi, Miha Lako, Pilo Peristeri e të tjerë proletarë, komunistë të qartë dhe të vendosur.

Një ndryshim tjetër në mes kët'yre dy grupeve ishte qëndrimi që mbahej ndaj literaturës, teorisë marksiste-leniniste. Anëtarët e Grupit të Shkodrës kishin një zell më të madh se ata të Grupit të Korçës për të lexuar. Grupin e, Korçës e karakterizonte më shumë praktika dhe aksioni. Veçse duhet thënë se anëtarët e Grupit të Shkodrës dhe ata të Grupit të «Té Rinjve» vërtet lexonin më shumë, por literatura që përdornin, e cila vinte nga Greqia ose nga Italia, ishte e, pakontrolluar dhe interpretimi i asaj që lexohej bëhej gabim; në Grupin e «Të Rinjve», veçanërisht, bëhej një interpretim trockist. Po aq i shtrembër dhe në baza jomarksiste ishte edhe qëllimi nga i cili niseshin krerët e këtyre grupeve në studimin «e thellë» që gjoja i bënin literaturës që u binte në duar. Nën influencën e, Zef Malës e të Niko Xoxit, Grupi i Shkodrës, qysh para pushtimit fashist, pérqafoi teorinë antimarksiste të «përgatitjes» e të «ruajtjes së kuadrit», teori që e solli në Shqipëri aventurieri dhe blofisti arqiomarksist Andrea Zisi. Sipas kësaj «teorie» në Shqipëri nuk ekzistonin kushtet për një luftë të vërtetë revolucionare me masat, bile nuk ekzistokeshin as klasa punëtore e borgjezia, as lufta e klasave! Për rrjedhim ndjekësit e kësaj pikëpamjeje kishin arritur në konkluzionin që, gjersa të krijoheshin kushtet për revolucion (!), komunistët s'duhet të bënin gjë tjetër veçse «të përgatiteshin teorikisht», të njihnin «literaturën» në majë të gishtave, «të ruheshin», domethënë të fshiheshin nga lufta e vërtetë, me qëllim që, kur të vinte momenti «i ëndërruar», këta farë burrash «të mësuar», të lëshonin dijet nëpër udhë e të merrnin pushtetin!

Por, pavarësisht nga synimi dhe orientimi i krerëve për këtë problem, duhet thënë se puna e bërë për studimin e asaj pjese të literaturës që ishte vërtet marksiste, do të luante dhe luajti rolin e vet pozitiv në armatosjen revolucionare të bazës së shëndoshë grupeve.

Anëtarët e, Grupit të Shkodrës në shumicën e tyre ïshin njerëz të guximshëm, trima. Ata, pavarësisht nga udhëheqësit e tyre trockistë Zef Mala e Niko Xoxi. punonin për të organizuar luftën kundër fashizmit. Duhet të mos harrojmë se ata i vëzhgonte jo vetëm policia e Zogut, por edhe «policia» e klerit katolik. Ky ishte një rrezik i madh në Shkodër, që u ngjitej njerëzve si vemja.

Zef Mala, kryetari i grupit, mbaroi si agjent i policisë zogiste, i kallëzoi të gjithë shokët dhe punën që bënte grupi i tyre. Policia e Zogut i arresto¡ shokët kryesorë të Grupit të Shkodrës, i goi në gjyq dhe i dënoi me burgime të ndryshme. Kur u pushtua Shqipëria, Qemali, Vasili e të tjerë u arratisën nga burgu, Qemali edhe u plagos në krah, kur e ndiqnin xhandarët.

Ç'qëndrim rubante Grupi i Shkodrës përpara oku patorit dhe krerëve trockistë? Duhet thënë se të gjithë anëtarët e tij, ashtu sikurse ata të Grupit të Korçës, si edhe, baza e Grupit të «Té Rinjve», ishin në bllok kundër okupatorit dhe kuislingëve. Ata e urrenin fashizmin okupator dhe donin të luftonin, prandaj dolën në bllok në demonstrata e në aksione. Por, nga ana tjetër, në radhët e tyre, siç përmenda edhe më lart, kishte konfuzion për shkak të «teorive» pseudomarksiste që shpërndanin trockistët. Ky konfuzion do të zhdukej nae etapa në rrjedhën e ngjarjeve që zhvilloheshin me shpejtësi.

Të tilla karakteristika të mira dhe të këqija ki shte Grupi i Shkodrës. Kuptohet që në këto kushte zhvillohej një grindje dhe një lufté né mes tij e Grupit të Korçës për «hegjemoni», për çështje të tilla, si «kush është parti», «kush ka lidhje me Kominternin», «kush e ka vijën të drejtë», «ç'ral do të luajë punëtoria dhe ç'rol fshatarësia», «si duhej konsidexuar familja, martesa, prona private» e për shumë gjëra të tjera dhe, s'ka dyshim, pikëpamjet e kundërta që kishim për këto cështje na përganin me njëri-tjetrin e as njëra palë, as tjetra nuk bënte Iëchime. Por, përveç çéshtjeve parimore që na ndanin, lidhjet tona i dëmtonte edhe prepotenca mikroborgjeze e Koço Tashkos, i cili ushqente idenë «se është e koté të bëhen ,përpjekje për bisedime ose për afrin me ata». Dhe ishte, ca më tepër për të ardhur keq kur shihnim se ai e kishte fjalën edhe për ata shokë të Grupit të Shkodrës qé kishin dhënë prova të burrërisë dhe të vendosmërisë komuniste përpara gjyqeve të Zogut, siç qenë Vasi] Shantoja dhe Qemal Stafa.



Ç'ishte Grupi i «Té Rinjve»? Unë këtu nuk do të bëj historikun e tij, sepse atë e ka bërë Partia né analizat e saj, por dëshiroj të theksoj disa të vërteta. Grupi né fjalë e kishte qendrën né Tiranë. Ai kishte degë edhe né qytete të tjera, veçanërisht né Vlorë. Né krye të këtij grupi qëndronin dy «të krisur», anarkistë e trockistë, Anastas Lula (Qorri) dhe Sadik Premtja (Xhepi). Né kohe"n e Zogut këta dy elementë hiqeshin si antizogistë, ndërsa né kohën e okupacionit si antiitaliané. Ata hiqeshin si komunistë, por «teoritë» e tyre që përhapnin s'kishin të bënin fare me komunizmin.

Këta dy elementë mbillnin mjegullën te të rinjtë.

Pas goditjes né vitro 1937 të punës fraksioniste e tradhtare të Aristidh Qendros né Tiranë, Grupi i Korçés këta dy elementë i konsideronte anëtarë të tij dhe u jepte né lidhje ata shokë të grupit që shkonin né shkollë ose për të punuar né Tiranë. Mirëpo Anastas Lula e Sadik Premtja, duke përvetësuar prej Aristidh Qendros gjithë bagazhin e tij antimarksist, e duke përfituar nga lokalizmi i Grupit tè Korçës, i cili nuk e zhvilloi sa duhet punën e, vet né të gjitha ato vende ku kishte të rinj, realizuan fraksionin e vet né Grupin e Korgës.

Me kalimin e kohës ky fraksion, ndërsa ruante disa lidhje formale me Grupin e Korçës, e thelloipunën e vet përçarëse dhe né fillim të vitit 1940 dolisi grup më vete. Ishte koha kur ne po punonim e poluftonim për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Grupin e Shkodrës, bile u arrit që të krijohej edhe njëfarë «Komiteti Qendror» i përbashkët midis Grupit të Korçës e atij të Shkodrës.

Unë nuk do të zgjatem për thelbin e kësaj ma rrëveshjeje, të cilën, qysh né Mbledhjen e Themelimit

tè Partisi', me të drejtë, e cilësuam një marrëveshje nga lart, një shartim socialdemokrat, por dua vetëm té theksoj se, pikërisht kur u krijua i ashtuquajturì Komitet Qendror i përbashkët, u zbulua se ekzistonte edhe një grup tjetër, gjer né atë kohë i kamufluar. Ky ishte Grupi i «Té Rinjve». Dalja hapur e tij, sulmi që shpërtheu kundër Grupit të Korgës dhe gjithë arsenali i tij antimarksist e vështirësuan akoma me tepër punën e nisur për zgjidhjen e mosmarrëveshj eve.

Né Tiranë Anastas Lula dhe Sadik Premtja mbanin në lidhje mjaft të rinj, që i kishin ushqyer dhe fanatizuar me teori banditeske, amorale e trockiste. Kurajën dhe vendosmërinë antizogiste e më vonë antifashiste e, antiitaliane të këtyre të rinjve dhe të rejave ata e drejtonin në veprime gangsterësh e anarkistësh. Këto ishin karakteristika vetëm të disa të rinjve të këtij grupi dhe vetëm në Tiranë, të cilët ishin bërë e mbetën edhe më vonë leitënantët e Qorrit dhe të Xhepit në mendime e në veprime. Por nuk ishin kështu të gjithë anëtarët e Grupit të «Të Rinjvenë Tiranë, në Korçë, dhe sidomos në Vlorë. Anastas Lula dhe Sadik Premtja, me parullat e tyre trockiste, mundën vetëm të zhvillonin një luftë grupazhi kundër Grupit të Korçës, duke e akuzuar këtë si një grup jokomunist, por luftën e tij kundër Zogut dhe kundër okupatorëve ata nuk mundën ta shuanin dot, bile as ta dobësonin. Kjo ishte për ta «thembra e Akilit». Baza e Grupit të «Të Rinjve» ishte në përgjithësi e pastër, patriote në kulm, e guximshme, antizogiste, antiitaliane dhe e donte komunizmin. Veçanërisht në Vlorë, Xhepi, megjithëse ishte nga ajo anë, nuk mundi dhe as që guxonte të frenonte veprimtarinë antifashiste e kundër okupatorëve italianë, sepse kishte përpara komunistin e vendosur, antizogistin dhe antifashistin, Hysni Kapo, shok me influencë të madhe e vendimtare në Vlorë, i cili qëndronte në krye të shumë shokëve të rinj të qytetit, të Shkollës Tregtare dhe të fshatrave.

Hysni Kapoja, menjëherë pas themelimit të Partisë, u bë shtylla e organizatës së re të Partisë Komuniste që po ndërtohej në Vlorë dhe, me shokët e tij, me Partinë në kr~e, luftoi që të shpartallohej definitivisht e pa nishan influenca armiqësore e Xhepit dhe e Qorrit në Vlorë, ku ata u orvatën të kryenin fraksionin armiqësor. Lufta e Hysni Kapos kundër tyre në mbrojtjen e Partisë së re, ishte kushtrim për likuidimin përfundimisht të pikëpamjeve dhe praktikave trockiste të kryetarëve të ish-Grupit të «Të Rinjve» e disa pasuesve të tyre që nuk vunë mend as pas themelimit të Partisë.

Për Grupin e «Zjarrit» e ndonjë tjetër as nuk do të flas, sepse ato grupe s'kishin asgjë marksiste dhe krerët e tyre ishin provokatorë të hapur. Themelimi i Partisë i shpartalloi ata plotësisht.

Kjo ishte, pra, në vija të përgjithshme gjendja e grupeve kryesore komuniste në Shqipëri, në kohën kur ne, duke punuar legalisht në «Flora», po shtonim përpjekjet për t'u marrë vesh me «kundërshtarët» tanë, me të cilët, në fakt, duhet të ishim shokë që të luftonim për një ideal.

Siç përmenda edhe më lart, nga ana e Grupit të Korçës ne, po bënim ç'ishte e mundur si për forcimin, zgjerimin dhe shtrirjen e grupit ashtu edhe për ndjekjen prej tij të një vije sa më të drejtë e të efektshme. Pas vendosjes sonë në Tiranë i shkruam Mihas dhe ramë dakord që edhe në Durrës të dërgonim një numër shokësh të grupit nga Korça, të cilët, ashtu si ne, të punonin si për zgjerimin e radhëve ashtu edhe për punën me masat. Miha dhe shokët e gjetën të arsyeshëm propozimin tonë dhe, me ndihmën e, disa shokëve tanë që punonin në Durrës, ngritëm edhe atje një bazë të mirë të grupit ku dërguam disa shokë, si Sotir Vullkanin. Foni Thanon, Vaskë Dushkun, Janaq Karapataqin, Peti Shambllin e të tjerë. Ndërkaq u kthyen nga jashtë një numër shokësh të cilët, në Francë, per shembull, kishin krijuar «grupe» komuniste sne punëtorë emigrantë e studentë shqiptarë. Ndër ta shquheshin sidomos vëllezërit Nushi, shokët e mi të shtrenjtë Kozmai e Gogoja, të cilët shumë shpejt do të bëheshin militantë të zjarrtë, shtylla të partisë që do të krijonim. Erdhën edhe Nako Spiru (ky më duket se studionte në Itali ose në Korfuz), Ymer Dishnica e të tjerë. Qysh kur punonin ose studionin në Francë, të gjithë këta lidhjet i mbanin kryesisht me Grupin e Korçës dhe një meritë të veçantë per krijimin e këtyre lidhjeve kishte pasur Ali Kelmendi. Pasi u kthyen, ne ramë shpejt në kontakt me ta dhe filluam punën.

Takimet, mbledhjet, komunikimet në «Flora» u shtuan si kurrë më pare. Hynin njerëz nga më të ndryshmit, nacionalistë, patriotë, komunistë, korriere' të Pezës, klientë fare, të zakonshëm që s'kishin asnjë lidhje me ne. Por paqetat e «Florës» nisën «t'u pëlqenin» edhe disa elementëve të dyshimtë, në shërbim të fashistëve. Shokët i bënin sytë katër dhe vigjilenca e rreptë ishte një ndër preokupimet tona kryesore. Na u desh të bënim brenda dyqanit disa «modifikime», disa shtesa.

- Po na vete mire «tregtia», - hapëm fjalë, e tash do të çelim në brendësi edhe një pijetore me tri-katër tavolina.

Nganjëherë, kur ishim më se të signrt, në këtë pjesë të brendshme organizonim ndonjë takim a bisedë me shokë. Por kjo, si të thuash, ishte pjesa e dukshme, legale. Aty më tepër mund të zhvillonim ndonjë taklln me ata tipa nacionalistësh që e quanin trimëri të madhe të flisnin per politikë kafeneve.

Sidoqoftë edhe me. ta cluhej të bisedonim, t'i sqaronim, të përpiqeshim t'i afronim me çështjen e luftës së madhe. E kur ndonjë nga këta, ose çdo element tjetër patriot e revolucionar, «i kalonte» provat e para, afrohej me, ne dhe bindeshim per vendosmërinë e tij, atëherë bisedat me të në pjesën e dukshme evitoheshin. «Flora- i hapte dyert e saj të brendshme të «zemrës». I~y ishte vendtakimi sekret i ilegalëve, si të thuash, «zyra» jonë e pare e ilegalitetit më të thellë. Prapa rafteve me likerna e cigare ishte një vend i gjerë me arka, arka me shishe, arka boshe, të vjetra e të reja. Dhe prapa tyre, më në thellësi kishte arka të tjera. si të hedhura atje nga «pakujdesia»; ato ishin arka «të rrezikshme», me materiale per të shtypur trakte, me libra e broshura të Marksit, T,eninit, Stalinit, me arme, bomba e fishekë, me ilaçe, oambuk, me dare e gërshzrë hekuri. Kjo ishte «zahireja» jonë e dimrit të pushtimit.

Përmbi arkat boshe ishte njëfarë ballkoni i brena shëm, diçka si liozhë, që e përdornim gjoja per të shtuar sipërfaqen e depozitimit të rnalïrave. Në fund të këtij ballkoni, në qoshen më të errët, para një perde arkash të vje.tra e të prishura, hapej dera e një dhomëze me tavan shumë të ulët. Këtu bëhes'nin mbledhjet rnë sekrete.

Mblidheshim atje kokë më kokë, raportonìm ç'ki shim bërë, përcaktonim ç'duhej bërë më tej, q'masa duheshin marre, ç'forma duheshin ndjekur. I porositja vazhdimisht shokët të ishin të kujdesshëm e të pjekur, të duruar në punën me elementët që binin né kontakt, të vendosur né çështjen që mbronin, konspiratore' të fortë e vigjilentë né kulm.

Kur filluam të zhvillonim né Tiranë një punë të vrullshme e intensive, dhe pashë më mirë se sa të rinj,, të reja, punëtorë dhe studentë mbanin lidhje me grupet e tjera komuniste, i thosha vetes: «Nuk mund të ecet më kështu. Medoemos duhet të gjejmë rrugën e bashkimit të grupeve, të afrohemi me ta, të krijojmë Partinë Komuniste». E bisedoja këtë punë me Koço Tashkon, por ai as që e kuptonte këtë problem, kaq të rëndësishëm, nga vare] çështja jetike e vendit tonë.

- Jo, - thoshte Koço Tashkoja, - bashkim me ata nuk bëjmë. Ata duhet të na binden dhe të vijnë te ne, se ne jemi partia, ne kemi lidhje me Kominternin.

- More Koço, - i thosha, - është e vërtetë që ne kemi një vijë të drejtë, por unë shoh se, ata kanë né gjirin e tyre njerëz të mirë. Do t'i lëmë këta të vazhdojnë t'i gënjejnë Zef Mala dhe Anastas Lula me Niko Xoxin e Andrea Zisin? Ne duhet t'u afrohemi atyre njerëzve të mirë dhe t'i izolojmë nga krerët e tyre pseudokomunistë.

Kur përmendja fjalën «krerë», Koço Tashkoja ngrinte sytë dhe më shikonte ku e kisha hallin me këtë fjalë. Ai mendonte për vete, por mua akoma nuk më shkonte né mend se çfarë e shqetësonte «kryetarin» tonë.

- Tua marrim njerëait, - thoshte Koçoja, dhe kështu t'i izolojmë nga krerët.

Po pse, bindej Koçoja!! Por ama edhe mua ai kiuk më bindte dot. Unë kisha edhe mbështetjen e fortë të pilos, té Ivlihas e të shokëve të tjerë. Unë mendoja që me forma miqësore të afroheshim me njerëzit e bazës té grupeve si dhe me disa shokë kryesorë, si me Vasil Shanton e me Qemal Stafën, për të cilët, megjithëse ishim né grupe të ndryshme rivale, kisha një ndjenjë respekti e admirimi, për ars'ye të gjyqit që u bëri regjimi i Zogut atyre dhe disa të tjerëve. Qemali qëndroi si burrë, si hero komunist përpara gjyqtarëve të katilit Zog. Ai mbrojti komunizmin, na mbrojti të gjithëve ne. Kështu i njoha për herë të paré Qemalin dhe Vasilin, pa i njohur akoma personalisht. Nga afër me ta do të njihesha më vonë.

Kur Qemali, Vasili dhe, të tjerë u arratisën nga burgu, më 7 prill 1939, për fat të keq zënkat «parimore» midis grupeve vazhduan. Pasi erdha në Tiranë, Qemalin e shihja shpesh në rrugë, por nuk takoheshim, bile disa herë e kishim paré edhe «shtrembër» njëri-tjetrin.

Ne ishim pjesëtarë të grupeve komuniste té ndryshme, né kundërshtim dhe né luftë me njëri-tjetrin, për arsye që dihen e që i ka përcaktuar qartë Partia dhe historia e saj. Qemali dhe Vasili ishin anëtarë të Grupit të Shkodrës, kurse, lanë bëja pjesë né Grupin e Korçës. Të tre ishim komunistë, por secili prej nesh ndiqte vijën e grupit të tij. Unë i njihja miré ata qoftë nga pamja, qoftë né qëndrimet e tyre. Po kështu ndodhte edhe me ata vetë, si me shumë nga shokët e, grupeve komuniste të asaj kohe. Ende nuk takoheshim e nuk bisedonim me njëri-tjetrin nga afër, por interesoheshim të dinim kush qenë e si qenë këta «shokë kundërshtarë», cili qe ky apo ai, nga ç'pikëpamje anonte, kë përkrahte, kë kishte mbështetje, ç'influencë kishte njëri apo tjetri në grupin ku bënte pjesë etj. Në këtë mënyrë, nga informacioni i marrë, si të thuash, nga larg, e ndieja se, veçanërisht, me Qemalin dhe me Vasilin, megjithëse i kishim kundërshtarë, mund të bisedohej. Në këtë kohë, kur tradhtia e Zef Malës kishte dalë sheshit, Vasil Shantoja dhe Qemal Stafa, me aktivitetin e tyre revolucionar, po luanin një rol të rëndësishëm në Grupin e Shkodrës. Për Qemalin kisha dëgjuar se jo vetëm ishte i vendosur në mendimet «komuniste» të grupit. por edhe se ishte një njeri me kulturë të gjerë, me kulturë marksiste dhe, i zoti i gojës e i punës. Mendoja se çdo afrim me ta, sado i vogël, qoftë edhe thjesht një përshëndetje, ishte një hap drejt çështjes së madhe, bashkimit të grupeve, krijimit të Partisë, luftës kundër pushtuesit. Ky mendim më shtynte t'i thosha përsëri Koço Tashkos:

- Koço, po le të piqemi njëherë me këta njerëz se njëri-tjetrin nuk do ta hamë. Në bisedë me ta me siguri që do të grindemi, por ç'do të humbasim? Asgjë, veç në fitofshim.

Mirëpo ky ngulte këmbë:

- Ata janë trockistë, janë armiq, s'kemi punë me ta.

Sidomos pas dështimit të marrëveshjes dhe shpërndarjes së të ashtuquajturit Komitet Qendror të për

bashkë.t, mëria e lioço Tashkos Li bë si mëria e Akil kordhëtarit.

- Na tradhtuan, - turfuhonte Koçoja. - na vodhën shokët. na bënë diversion.

E kishte fjalën për daljcn hapur të fraksionit të Anastas Lulës e të Sadik Premtes dhe për përpjekjen e këtyre që të tërhiqnin e të bënin për vete nga pozita grupazhi elementë të Grupit të Korçës.

- Lëri Anastasin e Sadik Premten, - i thosha, - ata nuk janë të Grupit të Shkodrës. Bile dhe baza e grupit të tyre po i njeh e do t'i skartojë.

- Njëlloj janë! - këmbëngulte Koçoja. - Të dy grupet kanë lidhur marrëveshje të sëmurë kundër nesh. Nuk na lejohet të afrohemi me ta, s'do të bëjmë më prova.

Koço Tashkoja, që atëherë e njihnim dhe e respektonim si «kryetar» e «të dërguar» nga Kominterni, na vinte përpara «disiplinën profetare» të grupit tonë, kështu që ishte e zorshme ta thyeje. Por, këtë

të ashtuquajtur disiplinë proletare e theu Grupi i Shkodrës.

Një të diel, tek po shëtitja në një rrugë të Tiranës, një djalë me biçikletë u ndal në krahun tim, zbriti, më dha dorën, e duke më përshëndetur me emër, më tha:

- Jam Vasil Shantoja.

- Të njoh, - iu përgjigja.

- Bëjmë një copë rrugë tok dhe shkëmbejmë disa fjalë? - më propozoi Vasili.

Vasil Shantoja, duke më vështruar me ata sytë e ëmbël ëndërrimtarë, më tha:

- Shoku Enver, kështu do të vazhdojmë ne, té zihemi e të grindemi? Ne, as të takohemi me njëri-tjetrin nuk guxojmë!

Të them të drejtën, në ato momente e shikova Vasil Shanton me ndjenja të përziera: e ndieja se kisha përpara një punëtor, një proletar që po më zgjaste dorën dhe kjo më shtynte të afrohesha pa ngurruar, por, nga ana tjetër, nxirrte kokë edhe mendimi se këta ishin të gabuar në idetë e tyre, ndërsa ne ishim «në vijë të drejtë». Hezitova pak, por, pasi u mendova, vendosa: «Në djall të vejë Koço Tashkoja! - thashë me ve,te. Unë do t'ua shpjegoj shokëve të grupit, Pilos, Ilos e të tjerëve, bile edhe Koços vetë, dhe e di se Piloja me shokë do të më mbështetin». Atëherë i thashë Vasilit:

- Pse jo, takohemi, do të jetë mirë të bise,dojmë.

Vasili u gëzua, qeshi dhe më tha:

- Gëzohem që gjeta mirëkuptim te ti, se Koço Tashkoja s'pranon. Kur do të takohemi dhe ku dëshiron ti? - më pyeti.

- Për mua s'ka rëndësi vendi, - iu përgjigja. Takohemi ku të duash, vetëm ta lëmë mbas disa ditësh, se duhet të bisedoj më parë me shokët.

- E kuptoj, - ra dakord Vasili. - Atëherë takohemi në shtëpinë e dy mësuesve, shokë të mirë, simpatizantë të grupit tonë, Spiro dhe Bojka Lazri i quajnë.

Më tregoi rrugën dhe shtëpinë e tyre, e cila ndodhej afër vendit, ku sot është stacioni i trenit i Tiranës. Caktuam ditën e takimit dhe u ndamë, duke







i shtrënguar dorën njëri-tjetrit. S'kishte ardhur akorna ko-ha e përqafimeve.

Në brendësi të dyqanit «Flora» mblodha shokët dhe u tregova ndodhinë me Vasil Shanton. Të gjithë më dëgjonin me vëmendje, ndërsa Koço Tashkoja, «kryetari», kishte ulur kokën dhe po heshtte.

- Të piqemi një herë pse jo? - tha Piloja. Vasili është punëtor, shohim një herë ç'kanë në kokë këta njerëz.

Ndërsa Koço Tashkoja, për të penguar takimin me Vasilin, ngriti çështjen e Zef Malës, renegat dhe tradhtar i të gjithëve, edhe i vetë Grupit të Shkodrës, me të cilin Koçoja identifikonte padrejtësisht të gjithë anëtarët e grupit.

- Po buletinin e tyre, - tha Koçoja, - e harruat?

- Buletinin e, Zef Malës ne e kemi dënuar se është trockist, - iu përgjigja, - dhe nuk e harrojmë,

por duhet të jemi të logjikshëm; Qemal Stafa e Vasil Shantoja nuk mund ta duan e ta respektojnë, pale ta konsiderojnë si udhëheqës të tyre një njeri që u dorëzua dhe ua tregoi policisë e, gjyqit gjithë punën e grupit dhe vetë Qemalin e Vasilin. Për ne ka rëndësi vendimtare të shohim a janë këta njerëz për bashkim në rrugën e drejtë komuniste, a janë kundër pushtimit dhe për luftë? Mbi këto baza dhe në këtë rrugë duhet të ecim ne për të gjetur unitetin.

Pa ditur ç'të thoshte më tej për këtë çështje, Koço Tashkoja nxori edhe një arsye tjetër:

- Duhet të marrim edhe pëlqimin e Mihas, tha ai.

Në fakt Miha, i cili banonte dhe drejtonte komunistët né Korçë ishte udhëheqësi i Grupit tonë të Korçës dhe io Koçoja, por ky na imponohej si i tillë, se kishte qenë né Bashkimin Sovjetik dhe kishte ardhur që andej gioia për të na drejtuar. Megjithatë, ne, anëtarët e grupit, donim e respektonim Mihan dhe Pilon, të dy punëtorë të vendosur e me zemër komuniste. Koço Tashkoja dredhonte dhe filozofonte si borgjez intelektual, kurse Miha gjykonte dhe vendoste si proletar e komunist.

- Dëgjo Koço, - i thashë, - unë e njoh Mihan si edhe, ti, Piloja e njeh akoma më mirë se ne, dhe jemi të sigurt se, po të ishte këtu, ai do ta pranonte këtë propozim. Miha do të na këshillonte të ruanim parimet tona d'he ne do t'i ruajmë ato. Ai është një komunist i vendosur e i pjekur. Ne e kemi ndjekur atë me besnikëri né luftën kundër gjithë trockistëve, Andrea Zisit, Aristidh Qendros e Dhimitër Fallos, me të cilin ti, - iu drejtova Koços, - nuk mungon tè takohesh, të pish ndonjë kafe me té né «Kursal» e të bisedosh me të rusisht.

Koçoja u skuq e u inatos, dhe, kur inatosej, binte né kontradiktë me veten e harronte ç'mbronte pesë minuta më pare'. Gjithë nervozizëm e poza për të treguar rëndësinë e veprimeve të tij, më tha:

- Né qoftë se jam takuar ndonjëherë me Fallon, këtë e kam bërë për të marrë vesh ç'mendonin ai dhe nacionalistë të tjerë.

Atëherë unë, për ta çarmatosur, iu pérgjigja zjarr për zjarr:

- Psen mos e ke pyetur ti Mihan për këtë veprim? Kur ti takon Fallon, pse té mos takoj edhe unë né emër të shokëve një furrxhi, Vasil Shanton? Le të shohim një here' ç'do të na thotë dhe ç'mendojnë ai me shokë.

Koçoja shqeu sytë e më shikonte si budalla, gjë që i ndodhte gjithmonë kur e kapje né fjalë.

Duke, u drejtuar nga shokët u thashë:

- Unë jam i sigurt që Miha do të jetë dakord, -se ai vetë ka takuar né emër të grupit tonë Andrea Zisin, Aristidh Qendron dhe Anastas Lulën, bisedoi me ta dhe, kur pa që s'luanin nga e tyrja, i dërrmoi si trockistë. Ne të gjithë ishim me Mihan dhe i kem

demaskuar ata. Kështu do të bëjmë edhe me Vasi 6hanton, po të jetë i tillë. Pshtë ashtu Pilo, ç'thua ti? - iu drejtova këtij, duke i kërkuar mendimin.

- Jam dakord me tue, - u përgjigj Piloja.

- Fdhe unë jam dakord, - u hodh Ilo Dardha, e pas tij u shprehën dakord edhe të tjerët. Koçoja, deshi s'deshi, u bashkua me mendimin tim.

Që né atë kohë e, kisha vënë re, por më vonë e pashë edhe më mirë, se Koço Tashkoja çdo veprim të rëndësishëm donte ta bënte vetë, për të ruajtur pozitat false të «kryetarit», por ishte njeri i frikshëm: Ai kishte frikë nga diskutimet dhe nga debate.t me «shokët» e grupeve të tjera, të cilat nuk mund t'í përballonte dot me gjakftohtësi, sepse rrëmbehej e nxehej. Dhe nervozizmi i tij shkaktohej edhe nga mendjemadhësia, edhe nga frika.

Këtë gjendje shpirtërore të Koço Tashkos dhe prirjet mikroborgjeze të tij i kam parë personalisht të shprehura né mënyrë shumë konkrete io vetëm né kohën e grupeve dhe të «legalitetit», por edhe pas formimit të Partisë.

Më kujtohet një ditë kur shëtitnim të dy bashké në bulevard. Anastas Lula, të cilin nuk e njihja pér fytyrë, po shëtiste përballë nesh, kur atë çast Koçoja më tha:

- Mos e, lëviz kókën, se njëri nga ata të dy që fïo vijnë, ai zeshkani i shëmtuar me syze, është Anastas Lula, po mos e shiko.

Unë ia qepa sytë Anastasit, i cili m'u duk me të vërtetë njeri i ndyrë edhe në të parë. Kur kaluan ata, e pyeta Koçon:

- Po pse më the të mos e shikoja, a nuk duhet e,dhe fizikisht t'i njohim armiqtë?

Koço Tashkoja m'u përgjigj, dhe me plot bindje:

- As me sy nuk duhet t'i shohim ata njerëz. E di ti se ata duan të më vrasin? Kjo do të të ngjasë edhe ty me ta, prandaj, - vazhdoi të më thoshte -«kr'yetari» i grupit, - unë shkoj shpejt në shtëpi që kur tra akoma popull në rrugë, se këta, po të gjetën vetëm, të futin ndonjë plumb dhe, të shtrijnë përdhé.

- Ç'janë këto që thua, Koço, - i thashë, - pse frikë nga këta do të tremi? Fundi në luftë jemi dhe e kemi bërë hesap mirë, kështu që kokën në rrezik e tremi çdo ditë. Ne duhet të luftojmë për komunizmin dhe për popullin. Po të tremi frikë se do të na vrasin, atëherë duhet të ngremë duart. Por jo, ne jemi komunistë dhe s'kemi frikë nga armiqtë, cilëtdo qofshin.

- Po, po, - pohoi nga zori Koçoja, - ashtu është, por këta kanë vendosur të më vrasin.

- Jo, or Koço, - u përpoqa ta inkurajoja,-hiqe këtë frikë se nuk është mirë.

Në konfidencë, këtë ndodhi ia tregova Pilos dhe ky, siç fliste ndonjëherë kur nxehej, tha:

- Koçoja është një dhjeraman. Jo Koçoja, po të tjerë ishin ata që, siç e di, zbuluan fraksionin e «Të Rinjve» të Anastas Lulës dhe gjithë ato qelbësira ideologjike e imorale që bënin. Shokët tanë u grinë me Nastasin dhe, në qoftë se Nastasi është nga ata burra, duhet të qëllojë mbi ta e jo mbi Koçon e «konkën» e tij të bardhë.

Në ditën e caktuar për t'u takuar me Vasilin unë shkova në shtëpinë e Spiro Lazrit dhe të Bojkës, Këta ishin dy mësues, burrë e, grua, të dy nga Shkodra. Që ditën e parë u bëmë miq, ishin sirnpatikë dhe të sinqertë. Ata rrinin në një dhomë përdhese, por të pastër. Bojka dinte mire' edhe gjuhën serbe.

Erdhi dhe Vasili, u përqafua me Spiron e me Bojkën, ndërsa ne të dy shtrënguam fort duart.

- Për hajër na qoftë! - i thashë Bojkës. – Në strehën tënde bujare po piqemi, Vasili dhe unë, dy komunistë nga dy grupe të ndryshme, por që jemi grindur e po grindemi për çështje parimore.

- Mali me mal nuk piqen, - themi ne andej, por njerëzit s'ka si të mos piqen e të mos merrert vesh, - shtoi Vasil Shantoja, duke buzëqeshur, dhe më pa me dashuri me ata sytë e bukur, të ëmbël, të kaltër e me pika si flori.

Si komunist e si intelektual kisha lexuar mjaft dhe nga ato që kisha mësuar më erdhi ndër mend një shprehje e një psikologu francez: «Sytë janë pasqyrë e ndjenjave të brendshme». Instinktivisht i thashë vetes: «Enver, Vasil Shantoja është njeri i mirë, ai është proletar, është komunist. S'ka si të jetë ndryshe. Ne themi se këta bëjnë gabime, po ne, vallë, nuk bëjmë? Duhet të gjykojmë njëri-tjetrin dhe secili vetveten».

I rashë me pëllëmbë në gju Vasilit gjithë dashar inire'si dhe, i thashë - Duhet medoemos të merremi vesh.

Bojka, që ishte më zemërçelur, u ngrit në këmbë e gëzuar, na përqafoi përsëri të d`yve dhe iu drejtua burrit të saj - Hajde Spiro, t'u përgatitim nga një kafe miqve dhe, t'u blejmë ndonjë mollë.

Kjo ishte mënyra më e lezetshme nga ana e Bojkës për të na lënë vetëm mua me Vasilin. Sa dolën të zotët e shtëpisë nga dhoma, i thashë Vasilit:

- Vasil, atë ditë kur u takuam, ti rrë shtrove çështjen: «A do të vazhdojmë të ,grindemi, kuratdheu ynë është në rrezik të madh?». Jo, ne nuk duhet të grindemi, por të merremi vesh. Këtë, natyrisht, nuk e kemi të lehtë, se ka plot gjëra që na ndajnë. Ka njerëz brenda dhe jashtë radhëve tona që nuk e duan bashkimin e grupeve komuniste dhe shkrirjen e tyre në një parti të ve.tme komuniste, ka antimarksistë që hiqen si komunistë, ka am'biciozë e intrigantë që shpifin për nj4rin e për tjetrin grup, ka edhe pikëpamje të gabuarà' dhe këto janë më të rrezikshmet. Ne e dimë se këto vëshïirësi që janë grumbulluar dhe që e pengojnë ba~llkirltin tonë, nuk zhduken në një ditë.

- Jáni dákord me çka po thua ti, Enver, - më tha Vàsil Sharìfolà. - Do të na duhet ca kohë t'i sqarojmë këto, por mé vullnet duhet ta bëjmë.

- Shoku Vasil, - i thashë, - jemi të gjithë bij të Shqipërisë, a do të luftojmë për atdheun dhe për popullin tonë tëshumëvuajture t'i çlirojmë nga zgjedha?

- Patjetër duhet të luftojmë, Enver, edhe, sikur jetën të japim, - m'u përgjigj me vendosmëri Vasili.

I mora dorën, ia shtrëngova fort dhe i thashë:

- Shoku Vasil, pika jetike, akordi bazë për të vendosur është ky. Çështja tjetër që dua të diskutoj me ty është kjo: Do të luftojmë si komunistë për çlirimin e popullit dhe të atdheut apo si çfarëdo «nacionalist»?

- Sigurisht, si komunistë, - u përgjigj Vasili.

- Atëherë, - shtova unë, - ne duhet të b.ashkohemi, se komunistët nuk mund të luftojnë të përçarë. Duhet të luftojmë të formojmë edhe ne Partinë tonë Komuniste. Në këto kushte kur ne e quajmë Grupin tonë të Korçës «parti», ju të Shkodrës, thoni «jemi ne partia», nga ana tjetër Andrea Zisi deklaron se

«vulën e Kominternit» e ka ai etj., nuk mund të arrijmë asgjë. Të gjitha këto pretendime shoqërohen une ide e me pikëpamje të ndryshme. Ka prej tyre që janë të drejta, por ka edhe të gabuara, false e troackiste si ato të Zisit, Anastasit, Aristidhit e, pse të mos e them, edhe të Zef Malës, që ne e, dënojmë. Pikërisht këto

janë poplat që janë grumbulluar Vasil, - i thashë. Këto duhet t'i spastrojmë dhe të hapim rrugën tonë të drejtë. Këtë gjë nuk e bëjmë dot që sot, as vetëm

ne të dy, por të biem dakord që të përgatitemi, edhe ju edhe ne, dhe, të ecim me vendosmëri drejt gjetjes së momentit më të përshtatshëm për t'u ballafaquai e për të bërë një punë konstruktive historike. Je dakord në parim, shoku Vasil? Unë mendoj që edhe për këtë afrim duhet t'i pyesim patjetër edhe shokët që n: kanë dërguar.

- Jam plotësisht dakord, - u përgjigj Vasil Shantoja. - Meqë zure, në gojë Zef Malën, po të them sjam dakord me ty, ai është një renegat që na tradhtoi.

Por dhe një gjë duhet të na kuptosh, shoku Enver, shtoi ai. - Unë e një pjesë e mirë e shokëve e njohim dhe e dënojmë Zef Malën, por ka dhe nga ata që akoma kanë iluzione, për të. Ka bile ndonjë që e quan konfuzin antimarksist Zef Mala si «teoricien të madh». Ne për Zef Malën po i sqarojmë shokët me durim, se s'duam t'i humbasim.

- Shumë drejt e ke, shoku Vasil, - i thashë. Kjo është detyra juaj, por dhe jona, e të gjithë komunistëve të ndershëm. Ne duhet të qartësojmë e të llagarisim çdo mendje, sepse luftën që kemi përpara s'do ta bëjmë vetëm ne komunistët, por gjithë bijtë e ndershëm e revolucionarë të vendit.

- Këtë kërkojmë edhe ne, për këtë do të luftojmë, - tha Vasili.

- Vasil, - iu drejtova, - edhe një gjë dua të shtroj me t'y. Ne do të takohemi prapë, do të bisedojmë dhe do të vendosim, por çështja qëndron këtu: nuk mund të parashikojmë që tani se kur do ta spastrojmë krejt rrugën dhe do t'ia arrijmë asaj dite t° lumtur e historike, krijimit të Partisë sonë, por gjatë kësaj kohe propozoj që t'u parashtrojmë grupeve tona mendimin për të gjetur rrugë e forma të tilla bashkëpunimi që do të na ndihmojnë për veprime të përbashkëta kundër armikut. Ne jemi për aksione.

- Edhe ne jemi për aksion, - theksoi Vasili, prandaj e pëlqej mendimin tënd. Unë personalisht jam dakord, por duhet t'ua parashtroj shokëve, siç do të bësh edhe ti.

Mirëkuptimi me Vasilin në të gjitha çështjet bazë që shtruam, më mbushi me gëzim dhe me optimizëm të madh.







- Vasil, më duket se bëmë një hap e punë para-prake të mirë, - i thashë, dhe për herë të parë u për-qafuam fort si shokë.

- Të them të drejtën, - më tha Vasili, - kam pasur simpati për Miha Lakon, për Pilo Peristerin dhepër ty. Kurse Koçon, - vazhdoi duke, qeshur, - nuk. e shihja dot, kur më dilte bulevardit me atë konen që e mbante prej zinxhiri.

Erdhi Bojka me burrin, na sollën kafenë dhe frutat. Ajo hapi perdet e bardha të dy dritareve dhe, tha:.

- Shihni, u kthjellua qielli!

U ndava me Vasilin dhe i premtova se do të shkoja. ta takoja në furrën ku punonte, e cila ishte në rrugën. që sot mban emrin «Konferenca e, Pezës», përkrah ish-radiostacionit të vogël të dikurshëm.

Natyrisht u mblodhëm me shokët e grupit tonë dhe u raportova për bisedën që pata me Vasil Shanton,. duke e treguar haptazi përshtypjen time të mirë në përgj ithësi.

- Ohu, - tha Koço Tashkoja, - ç'lakra kanë ata, në kokë, as lumi nuk ua lan; ta dish ti ç'është Anastas Qorri e si vepron ai, atëherë do të bindesh se, ç'njenëz janë ata.

- Nuk fola dhe nuk dhashë gjykim për Anastas Lulën, - iu drejtova Koços, - unë fola për Vasil Shanton dhe nuk jam i mendimit t'i futim të gjithë në një thes.

- Po ata në një thes janë futur veM, - shtoi Koço Tashkoja, - ata Tanë të bashkuar.

- Mund të jenë të bashkuar në mjaft gjëra, i thashë Koços, - por i kemi shtyrë edhe ne në këtë drejtim.

Shokët e, tjerë, né përgjithësi, ishin dakord që të rnerreshim vesh dhe vendosëm ta thellonim më tej këtë problem, të reflektonim, të merrnim masat e të gjenim mënyrat e afrimit, të bisedonim edhe me. Mihan ,,dhe me shokët e tjerë të Korçës; të përpiqeshim, me një fjalë, të ndanim shapin nga sheqeri, të klasifikonim njere'zit që kishim përballë, për të veçuar ata, me të cilét duhej të qëronim hesapet; té klasifikonim xdhe të kishim né evidencë të gjitha kritikat që duhej fu bënim ne grupeve të tjera komuniste, të bënim .dhe autokritikë për gabimet tona, të qëndronim né .cështjet parimore dhe të linim mënjanë morinë e madhe, të thashethemeve, të denigrimeve, të shpifjeve e të çdo gjëje tjetër të këtij lloji që ishin grumbulluar né atë kohë.

Të gjithë shokét, edhe Koçoja, ishin dakord me këtë përgatitje. Vendosëm gjithashtu që tash e tutje të ishim të rezervuar né sulmet, sidomos kundër Grupit të Shkodrës.

Lidhjet me Vasilin vazhdova t'i mbaj e t'i shtoj. Një ditë, ndërsa po bisedonim, i thashë se dëshiroja të takohesha edhe me Qemal Stafën, për të cilin, siç kam shkruar edhe fë lart, kisha krijuar një mendim ,të mirë, pavarësisht se nuk e kisha njohur nga afër.

- Do të jetë një gjë shumë e mirë, - më tha Vasili. - Edhe Qemali të njeh ty, nga larg, e më ka .shprehur të njëjtën dëshirë.

E lamé të ta'koheshim te furra e Vasilit.

Ditën e caktuar, kur hyra né furrë, pashë se afër derës sé saj, buzë shtratit, né një stol, ishte ulur Qemali. Vasili rrinte né këmbë me llërë përveshur dhe, me të më parë mua, më doli përpara e më çoi te Qemali, i cili u ngrit dhe i dhamë dorën njëri-tjetrit. - Jam i gëzuar që po njihemi nga afër, - i tha shë, - dhe këtë ia di për të mirë Vasilit.

- Edhe unë, - tha Qemali me zë të qetë, jam i gëzuar, sido që po grindemi me vite.

- Më duket se me vullnet të mirë, - iu përgjigja, - kjo gjendje duhet të sqarohet për interesin e popullit dhe të atdheut që po vuan nën zgjedhë.

Qemali dhe unë ishim ulur né dy stola të vegjëi, përballë njëri-tjetrit, ndërsa Vasili qé rrinte né këmbë, veshët i kishte né bisedën tonë, kurse sytë i mbante nga dera e nga dritarja pér të vëzhguar lëvizjet e armikut.

Qemali më bëri një përshtypje shumë të mirë. Ai ishte i paktë nga trupi, kishte një f'ytyrë simpatike,

dy sy të thellë, që, duke folur, herë mexrnin pamje serioze dhe here' të gëzueshme. Ai mbante syze. I pari e mora fjalën unë dhe, me ton shoqëror, i shpjegova çka i kisha thënë Vasilit né shtëpinë e Spiro e. Bojka Lazrit, qka kishim vendosur dhe si do të vepronim këtej e tutje. Qemali, me ata sy të zgjuar e të ëmbël prapa xhamave të syzeve, më dëgjonte me kujdes e me dashamirësi. Ai m'u përgjigj, duke shtjelluar pikë pamjet e grupit të tij për një varg qështjesh që shtrova unë. Né përgjithësi ai ishte dakord me problemet principiale siç qenë ato të domosdoshmërisë sé formimit të Partisë, të përpjekjeve të përbashkëta që duhet të bënim për të çelur rrugën drejt bashkimit, të gjallërimit e të forcimit të propagandës antifashiste né populi etj.

Formova mendimin se ishte një shok i zgjuar e me kulturë, ashtu siç më kishin thënë. Më pas u takova edhe herë të tjera me të, por «mali» i mërive e i mosmarrëveshjeve të vjetra e të reja midis grupeve tona ishte akoma i madh. Krahas eliminimit të një sërë pengesash, lindnin edhe pengesa e vështirësi të reja, kështu që s'duhet menduar se që në takimin tonë të parë u gjet përfundimisht fjala e përbashkët Sidoqoftë këto takime ishin hapa të drejtë e të sigurt drejt sheshimit të mosmarrëveshjeve. I rëndë sishëm ishte, gjithashtu, fakti që me Qemalin, ashtu si edhe me Vasilin, që në takimet e para unë personaLsht thuajse nuk kisha asnjë mosmarrëveshje të rëndësishme; mendimet e dëshirat tona përputheshin. Por çështja për të cilën luftonim nuk vare] vetëm nga ne; ne qemë akoma anëtarë të grupeve dhe akoma jo luftëtarë të një partie të vetme.

Me Vasilin qysh më parë kisha biseduar edhe për çështjen e madhe të luftës çlirimtare, - Puna jonë, - i kisha thënë, - kështu si po e zhvillojmë nuk mund të ketë efekt. Çfarë po bëjmë ne? Ne po zihemi me njëri-tjetrin, në vend që të grijmë armikun në mënyrë të organizuar.

Vasili në përgjithësi, ishte i po këtij mendimi, por kurdoherë thoshte:

- Kemi pengesa, edhe nga ana juaj, edhe nga ana jonë. Po të takohemi si grupe, këtu do të vijmë

me paramendime që më shumë të mos merremi vesh se sa të merremi. Gjithsecili mendon të rnbrojë grupin dhe pikëpamjet e tij.

- Mirë, Vasil, - i thosha, - po ja, kur ne të dy, po takohemi, po bisedojmë si shokë e komunistë, pò

e kuptojmë kaq mirë njëri-tjetrin, atëherë pse të mos bisedojmë edhe si grup?

- Mirë, mirë, - thoshte Vasili, - ashtu është, por duhet të njohim si ju, edhe ne se në grupet tona tra njerëz që nuk binden, që duan t'u dalë e tyrja, prandaj mendoj se duhet të punojmë akoma në këtë drejtim.

Proletari Vasil Shanto kishte të drejtë në këto çështje. Duhej punuar, duhej përgatitur opinioni, se në një konferencë aq serioze, aq të rëndësishme si ajo që mendonim ne për krijimin e Partisë Komuniste. Nuk mund të vihej me pikëpamjet «unë jam parti, ju s'jeni gjë, jeni trockistë; ne e tremi vijën të drejtë, ju të shtrembër; ne luftojmë, ju nuk luftoni». Kjo mënyrë e shtruarjes së çështjes, për mendimin tim, tra qenë e gabuar dhe nuk mund të na çonte kurrë në unitet.

Vasili ishte një revolucionar jo vetëm me mendje të mprehtë e gjykim të shëndoshë, por dhe njeri i aksionit. Miqësia ime. me të lindi në luftë e u rrit në zjarrin e luftës, në përpjekjet e përbashkëta për krijimin e Partisë e më pas për organizimin e forcimin e saj e të Luftës Nacionalçlirimtare që udhëhoqi me nder Partia Komuniste e Shqipërisë.

Kurrë nuk do t'i harroj ato net të errëta të nën torit 1940 kur, bashkë me Vasil Shanton, ngjitnim nëpër mure parulla me thirrjet: «Poshtë fashizmi italian!», «Rroftë populli vëlla grek që lufton për Tiri!». Ishte koha kur Italia fashiste, në vazhdim të po litikës së vet aneksioniste, shpërtheu agresionin kun dër popullit vëlla grek. Ne e dënuam menjëherë këtë agresion të ri, shkruam e ghpërndamë në Tiranë, në Korçë e gjetkë një sërë traktesh ku, përveç demaskimit të politikës fashiste, i bënim thirrje popullit tonë që ta sabotonte me ç'të mundej këtë luftë e, sidomos, të sabotonte përpjekjet e fashistëve për të çuar në front si mish për top ushtarë shqiptare.

Ndodhi ajo që do të ndodhte patjetër: populli shqiptar jo vetëm e priti me indinjatë e urrejtje të pakufishme agresionin e ri të fashistëve kundër popullit grek, por dhe ata pak ushtarë shqiptarë që u çuan nën forcën e bajonetave në front, nuk zbrazën asnjë pushkë kundër vëllezërve grekë, përkundrazi ose ua kthyen pushkët agresorëve, fashistë, ose dezertuan në masë. Por kjo është tjetër histori, le të kthehemi te lufta jonë.

Nuk duhet menduar se lidhja dhe mire'kuptimi im i plotë me Vasil Shanton, e më pas edhe me militantin tje,tër komunist, Qemal Stafën, zgjidhi gjithçka e menjëherë, siç kam thënë më lart, nga «mali» i mërive, i grindjeve e i mosmarrëveshjeve midis grupeve komuniste të asaj kohe. Jo, sepse edhe siç e kishim parashikuar në takimet e para me Vasilin, përpjekjet do të qenë të mëdha e të vazhdueshme, por edhe pengesat e vështirësitë të tilla qenë.

Fjalën e duhur e të përbashkët s'po e gjenim ende jo vetëm midis grupeve, por shpesh edhe brendapërbrenda secilit grup. Ndodhte kjo edhe në Grupin Komunist të Korçës. Edhe te ne jo çdo gjë shkonte kurdoherë në harmoni të plotë, jo të gjitha «burgjitë» punonin në akord. Si përherë një pengesë e madhe po na bëhej megalomania e Koço Tashkos. Njëherë shkrova një trakt, brendia e fortë e të cilit, për mendimin tim, i përshtatej më së miri situatës së avancuar që jetonte vendi. Ua lexova shokëve dhe që të gjithë e pëlqyen e thanë ta shtypnim e ta shpërndanim.

- T'ia lexojmë edhe Koços, - u thashë. - Të dëgjojmë edhe mendimin e tij.

Në këtë periudhë Koçoja i kishte rralluar shumë ardhjet në «Flora», për të mos thënë i kishte ndërprerë fare. Çështje «konspiracioni»! Mendonte se koka e tij do të binte, më shpejt në sy po të hynte në «Florën» e rrezikshme, sesa kokat tona që natë e ditë ndodheshin aty.

Lamë takim në një bazë dhe ua lexova. Ishin me mua Piloja, Ilo Dardha e më duket se edhe Kristo Mushi.

- S'ka si qepet më mire', - tha Piloja, sapo e dëgjoi për të dytën herë. - Ta shtypim shpejt e ta shpërndajmë.

Edhe shokët e tjerë për këtë këmbëngulën.

Koço Tashkoja, duke ecur rëndë-rëndë nëpër dhomë, u ndal e tha:

- Kam ca vërejtje.

- Urdhëro, - i thashë.

- Po ja, është ca i gjatë, kurse traktet për vetë natyrën e tyre karakterizohen. . ., - e nisi të na bënte shkollën e shkruarjes së trakteve ai që thuajse asnjëherë s'kishte marrë mundimin, pale guximin, të shkruante as pesë radhë.

- Dakord në parim, - i thashë, - por na thuaj konkretisht çfarë duhet shkurtuar?

- Po ja, sikur ta heqim këtë pjesën këtu. Është dhe ca e parakohshme nga ana taktike, nuk i përgjigjet situatës objektive...

- Po ç'na thënke ti, o shoku Koço, - iu hodh Filoja. - Ti dashke t'i heqësh barutin! Si ta heqim atë!

U mundova edhe unë ta sqaroja, po Koçoja vazh,donte në të tijën: «Jo kjo pjesë kështu, jo ajo ashtu», «jo kjo e fortë, jo ajo e parakohshme», shkurt, deshi ta katandiste traktin në një fletë mirësjelljeje. Bëra edhe një përpjekje tjetër ta bindja, ndërhynë edhe dloja me Kriston, por Koçoja këmbënguli:

- Nuk jam dakord!

Më hipën dhe mua nervat, më kishte ardhur në majë të hundës dhe i thashë me zë të lartë:

- S'je dakord ti, po jemi ne dakord, Koço Tashko ! - dhe instinktivisht përplasa grushtin mbi tavolinë.

Koçoja mbeti me gojë hapur në mes të dhomës, na pa, mori kapelen dhe iku.

Sidoqoftë ne e vazhduam me këmbëngulje punën e nisur dhe veprimtaria e grupit po zgjerohej e po gjallërohej pa ndërprerje. Tash qendra e Grupit Komunist «Puna» të Korçës ishte transferuar në Tiranë dhe lidhjet i kishim shtrirë e i kishim zgjeruar në qytete e në zona të tjera të vendit. «Flora» ishte kthyer në një qendër kontaktesh e lidhjesh të gjithanshme me bazat ilegale të Tiranës e të rretheve. Hov të madh po merrte veprimtaria antifashiste e të gjitha grupeve komuniste, demonstratat, sabotimet, goditja e ndonjë zyre ose objekti etj. Shqipëria e vogël, që kurrë s'kishte duruar sundimin e askujt, po bëhej një tokë e dridhshme nën këmbët e pushtuesve e të tradhtarëve. E, nëse aksionet e Çetës së Pezës, në pranverën e 1941, shënonin fillimin e veprimeve të organizuara kundër pushtuesve, në maj të po atij viti urrejtja e popullit shqiptar ndaj fashizmit do të shpërthente me një akt tjetër të shënuar: I riu Vasil Laçi qëllon me armë perandorin e Italisë, Viktor Emanuelin, mu në mes të Tiranës. Plumbat e Vasil Laçit mbi perandorin fashist kishin për ne komunistët një domethënie të madhe.

Me to populli shqiptar u thoshte pushtuesve:

- Ne nuk ju durojmë në vatrat tona. Ardhja juaj u prit e do të pritet me plumb. Kjo ka qenë gjuha e të parëve tanë me armiqtë, kjo do të jetë dhe gjuha e brezave tanë, të sotëmn e të ardhshëm.

Situata revolucionare ishte pjekur, populli ishte i gatshëm për luftë. Nëpër male ku grupe-grupe, ku veç e veç kishin dalë e po dilnin me armë në dorë luftëtarët e lirisë. G jithCka priste si një domosdoshmëri sine qua non forcën e vet udhëheqëse, Partinë Komuniste të Shqipërisë. Drejt krijimit të saj ne tani po ecnim më me siguri.





Drejt bashkimit historik





Në momentet kur ne kishim intensifikuar më tepër se kurrë përpjekjet e po shkonim drejt gjetjes së fjalës së përbashkët për afrimin përfundbmtar midis grupeve, një ngjarje e rëndësishme, ashtu si në krejt gjendjen politike ndërkombëtare, do të ushtronte ndikimin e vet revolucionarizues edhe në lëvizjen komuniste e antifashiste në Shqipëri: më 22 qershor 1941 hordhitë hitleriane shpërthyen sulmin e pabesë kundër Bashkimit Sovjetik.

Sulmi hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik ishte një tronditje e madhe për të gjitha grupet dhe për të gjithë komunistët shqiptarë. Që përpara se të ndodhte ky sulm, neve na ishte dashur të zhvillonim një luftë të ashpër kundër propagandës fashiste dhe të pseudodemokratëve që, duke keqinterpretuar Paktin e mossulmimit midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë, shpifnin se Bashkimi Sovjetik «lidhi aleancë me Gjermaninë hitleriane», se «komunistët shqiptarë nuk duhet të luftojnë okupatorin fashist, sepse Italia është aleate e Gjermanisë hitleriane, me të cilën lidhi Pakt mossulmimi Bashkimi Sovjetik».

Neve, komunistëve, na binte detyra të luftonim propagandën fashiste dhe njëkohësisht të sqaronim të gjithë njerëzit dhe jo vetëm të afërmit tanë, sepse kishte edhe shokë të grupeve që nuk i kuptonin dot arsyet e lidhjes së Paktit të mossulmimit në mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë hitleriane.

Sulmi barbar hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik jo vetëm na tronditi, por tregoi qartë se kishim të drejtë ne dhe jo armiqtë, se Stalini nuk e kishte tradhtuar kurrë komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik. Me hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftë u forcuan shpresa e madhe dhe besimi në fitoren tonë. Lufta e popullit shqiptar kundër fashizmit tani do të kishte edhe një mbështetje të madhe: luftën e popujve sovjetikë, të udhëhequr nga Stalini, kundër nazizmit gjerman. Tash komunistët shqiptarë dhe populli ynë, që nuk kishin ndenjur me duar lidhur, do ta rritnin më shumë luftën e tyre, që kjo të ziente anembanë vendit. Të gjithë duhej të luftonim okupatorët dhe kuislingët.

Komunistët, grupet duhej të linin përfundimisht mënjanë grindjet dhe mëritë.

Menjëherë, sapo dëgjova lajmin e sulmit të pabesë të hitlerianëve kundër Bashkimit Sovjetik, renda për në shtëpinë e Mihal Durit. Atje veç Mihalit gjeta edhe Miston e nja d'y shokë të tjerë. Më rrethuan menjëherë e nisën të më pyesnin. U fola shkurt për ç'kisha mundur të mësoja mbi agresionin e pastaj u thashë:

- Shokë, nuk është koha për bisedime të gjata. Duhet të shtojmë aksionet, të njoftojmë popullin për të vërtetën mbi agresionin nazist, t'i themi se tanfi në luftën tonë për çlirim s'jemi më vetëm, t'i bëjmë thirrje për t'u ngritur në luftën e madhe.

Ata dëgjonin të përqendruar e të gatshëm për të kryer çdo veprim.

- Gjëja e parë, - u thashë, - duhet të shkruajmë e të shpërndajmë sa më shpejt një trakt. E keni gati «shtypshkronjën»? - iu drejtova mandej Mihalit e Mistos.

- Gati është! - m'u përgjigjën ata.

Kishim vërtet një «shtypshkronjë» në atë kohë, të cilën e ruanim dhe kujdeseshim për të si për një krijesë të rrallë. Në kujtimet e mia edhe ajo, Bado e thjeshtë e primitive që qe, zë një vend të nderuar vendin e armës së luftës.

Nevojën për të na e diktoi vetë puna që bënim. Përditë e më tepër ne duhej të zhvillonim një propagandë më të madhe. Por s'kishim as libra, as broshura. Nga frëngjishtja përktheja disa copa të shkëputura nga veprat e Stalinit që bënin fjalë për Partinë Komuniste Bolshevike të Bashkimit Sovjetik dhe për Ushtrinë e Kuqe, por edhe këto mezi i gjeni:n Edhe kur i hidhnim né dorë, nuk kishim mundësi t'i jepnim për daktilografim. Unë vetë dija të shtypja dhe m'u bë zakon që, edhe shumë vjet pas Çlirimit, çdo fjalim ose artikull timin e shkruaja ne një rnakinë «Olivetti».

Një ditë i them Misto Mames:

- Nuk ia dal dot kështu, na duhet të organizojmë një shtypshkronjë, le të jetë primitive tani né fillim. Unë mendoj që ti, si zdrukthëtar, të na rregullosh njëfarë «tryeze», kurse Mihali të na sjellë nga tipografia ku punon germat e çfarë duhet tjetër dhe té shtypim materiale né një numër më të madh, se nevojat janë rritur. Prandaj, - e porosita Miston, - hajde sonte me Mihalin né filan shtëpi që të bisedojmë.

Mistoja, me t'i thënë unë këto fjalë, si ngahera, u hodh përpjetë nga gëzimi dhe u largua si shigjetë. Né mbrëmje ai me Mihalin mbërritën né shtëpinë ku u kisha thënë. Ajo ndodhej jo shumë larg nga shtëpia ku më vonë formuam Partinë. Ishte një shtëpi përdhese me dy dlroma të vogla, me një kopsht të rrethuar me mure. Nga jashtë nuk të shihte kush. Mistoja e Mihali ishin nga ata shokë që s'donin të humbitnin kohë. Mistoja kishte né duar një tryezë, kurse Mihali i kishte mbushur xhepat plot me hekura e me shkronja. I vunë né mes të dhomës dhe Mihali më pyeti:

- (;'do të bëjmë tash?

- Ju e dini; unë di vetëm të shkruaj, kurse ju t'i radhitni e të shtypni, - u thashë edhe si me shaka, por edhe për t'u ngacmuar mendimin. Rrinim e pa mendoheshim. Mistoja propozonte t'i vinim parvaze tryezes ne një lartësi te caktuar. llihali llogariste shkronjat që duheshin.

- Për ç'madhësi duhen? - pyeti ai.

- Si të jetë, - i thashë, - por të fiLojmë nga ?rakti, afër njëzet radhë.

hlihali u mendua, pastaj u ngrit:

- Duhen shkronja të tjera. Nesër né këtë orë jemi këtu.

- Përgatit traktin, - tha Mistoja, - se do të marrim dhe «Balilën» (pseudonimi i Qiriako Deçkës), që të na ndihmojë.

- Mirë, - u thashë shokëve, - do të punoj natën, se nesër më duhet të jem né dyqan, mbasi Piloja ka shkuar për punë gjetiu.

Dhe u ndamë. Kur shkruaja traktin, mendoja plot gëzim e me naivitet: «Sa gjëra do të bëjmë me këtë «shtypshkronjë» që po përgatitim!».

Por puna na doli e zorshme. Shkronja duheshin shumë, ato lëviznin kur i vinim, duhej t'i lidhnim, t'i mbushnim boshllëqet ose me hekura, ose me dërrasa, né mënyrë që radhitja të qëndronte si né një nnengene. Na u desh të punonim tri net me radhë dhe pastaj mezi filluam ta shtypnim traktin e shkruar. Vinim bojën né furçë, ngjitnim letrën dhe Mihali shkonte mbi të rulenë prej dërrase që e kishte «fabrikuar» Mistoja. Dolën traktet e para. I entuziazmuar fillova të këndoja me zë të ulët Internacionalen. Më pasuan edhe shokët, kënduam kështu që të katër me ngadalë, se mos dëgjoheshim jashtë. Bëmë disa qindra rakte të firmosur né fund: Partia Komuniste e Shqipërisë.

Kjo ishte «shkrepja» e parë e armës sonë të dashur të s'htypit. Dhe ja, fare pak ditë pas kësaj, ne duhej të shtypnim në të traktin e ri, atë mbi agresionin hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik. E shkrova traktin me një frymë dhe po me aq shpejtësi dolën ekzemplarët e parë nga rrëshqitja mbi germa e rulesë prej druri.

Pasi mbaruam së shtypuri, tek po pinim cigaren e «triumfit», Mihali tha:

- S'qenka gjë kjo punë.

Unë hapa sytë dhe e pyeta:

- Si, o Mihal, s'qenka gjë kjo punë?

- Ne, - m'u përgjigj ai, - duhet t'i japim të kuptojë armikut se jemi të fortë.

- Po ç'të bëjmë? - i thashë.

- Ja se si: çdo trakt, dhe jo të shkurtuar, do ta shtyp në shtypshkronjë.

- Po a mundet? - e pyeta.

Mihali m'u përgjigj

- Ka kala që nuk e marrin komunistët?!

Shumë shpejt edhe kjo «kala» u mor. Mihali e shokët e tij tipografë, anëtarë ose simpatizantë të grupeve komuniste, arritën që mu në sht`ypshkronjat e fashizmit, të shtypnin një sërë traktesh ku ne bënim thirrje për luftë kundër fashizmit. Veçanërisht pas themelimit të Partisë kjo iniciativë e Mihal Durit u përsërit shpesh nga tipografët tanë revolucionarë.

Por puna nuk mbaroi me kaq. Më vonë Mihali, Mistoja e disa shokë të tjerë sulmuan natën një shtyp shkronjë, i rrëmbyen materialet e saj, pa bujë, pa çak e pa bamb dhe i vendosëm në vendin ilegal që kishim gjetur. Kështu filloi veprimtaria e shtypit ilegal. Ai më vonë u pasurua me ciklostilë e me makina të tjera, që ia rrëmbyem armikut.

Por të kthehemi në qershor 1941. Pas shpërndarjes së traktit tonë për hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftë, ku i bënim thirrje popullit tonë të ngrihej në këmbë kundër pushtuesit fashist, na ra në duar një trakt tjetër. Edhe ky kishte një përmbajtje të përafërt me atë të traktit që kishim shpërndarë ne, por nuk ishte «yni». E lexova me një frymë dhe, pavarësisht se kishin përdorur dhe ndonjë parullë të papërshtatshme për kohën e kushtet e luftës që kishim përpara, u thashë shokëve gj ithë gëzim

- U shemb edhe një nga barrierat që pengonte bashkimin. Shokët e Shkodrës janë për luftën, janë të një mendimi me ne.

Menjëherë dola dhe, pasi kalova në disa baza që i njihja, e gjeta Vasilin. Tani në takimet me të kishin lindur vështirësi të reja. Por këtë herë këto s'qenë si vështirësitë e mëparshme për çështje grindjesh e mosmarrëveshjesh midis grupeve, por për faktin se Vasili ishte detyruar të hidhej në ilegalitet. Veprimtaria e tij kishte rënë shumë në sy të fashistëve, atë e gjurmonin ngado spiunët. Por këtë vështirësi të re ai do ta përballonte dhe e përballoi me sukses. Vasil Shantoja u bë një ilegal i regjur, ishte mjeshtër i madh i maskimit, ai mund të të dilte përpara e ti të mos e njihje fare, nëse vetë s'donte të të jepte të njohur. Takoheshim me të në baza ilegale të Grupit të Shkodrës ose të Grupit të Korçës, bisedonim e shkëmbenim mendime se ç'duhej bërë për një afrim më të madh e më të shpejtë midis grupeve. Pra, e gjeta Vasilin, u përqafuam gjithë mall dhe i folëm njëri-tjetrit për ngjarjet e fundit. Kishim rreth një muaj e ca që s'qemë takuar.

- Erdhi koha e shumëpritur, Vasil! - i thashë. Tani s'duhet të na ndajë e të na pengojë më fryma e vjetër. Asgjë nuk i justifikon më pritjet e hezitimet. Populli kërkon të luftojë, ai kërkon udhëheqjen. Historia nuk do të na e fali përsëritjen e gabimeve të vjetra.

- Ke të drejtë, Enver, - m'u drejtua Vasili. Edhe grupi ~në kështu mendon. Më duket se tashmë kushtet janë pjekur sa s'bëhet më e, si hap të parë, të realizojmë ashtu siç duhet atë bashkëpunim e koordinim të veprimeve për të cilin kemi folur bashkë dhe tjetër herë.

- Ne jemi gati menjëherë, - i thashë.

- Edhe ne jemi gati.

- Patjetër do t'ia arrijmë qëllimit, - më tha ai me vendosmëri.

Gjatë gjithë kësaj kohe Grupi ynë i Korçës vazhdonte punën intensive për shtimin e radhëve dhe për edukimin marksist të anëtarëve. Unë vazhdoja të hartoja trakte të shkurtra kundër armikut pushtues, të cilat i shtypja në makinë shkrimi ose në «shtypshkronjën» tonë dhe i firmosnim : «PKSH». Kishim gjetur një monedhë të vogël sovjetike, ku figuronte një drapër e një çekan dhe me të vulosnim traktet në fund, të cilat pastaj natën i shpërndanim: Piloja, Mihali, Mistoja, Ilo Dardha, unë e shokë të tjerë, punëtorë e të rinj.

Një herë vendosëm që natën të shkruanim nëpër mure parulla kundër fashizmit pushtues. Po me se t'i shkruanim? Xhevdet Doda (Fëshja), shoku ynë i mirë, të cilin më vonë e vranë gjermanët në kampet e vdekjes, na propozoi:

- Me bojë këpuce të zezë, bre shokë!

- Ide gjeniale! - thamë, dhe të gjithë qeshëm me këtë zgjidhje praktike.

Të nesërmen filluam të blenim andej-këtej, që të mos binte në sy, kuti me bojë të zezë për këpucë dhe furça nga ato që lyejnë muret. Hartuam parulla të ndryshme, të shkurtra dhe natën, në një orë të caktuar, dolëm nga «istikamet», pse vërtet të tilla u bënë për ne shtëpitë e vogla me qerpiç të Tiranës në ditët më të errëta të reaksionit, dhe me nga dy-tri kuti boje në xhep filluam aksionin. Në mëngjes disa mure të rrugëve të Tiranës u gdhinë «të qendisura». Policia dha alarmin për t'i fshirë e për të kapur ata që i kishin shkruar.

Grupi i Shkodrës u nxit nga kjo veprimtari jona dhe një më ngjes u dukën përsëri parulla nëpër mure. Ne e dinim që nuk ishin tonat e se nuk kishte kush t'i bënte përveç anëtarëve të Grupit të Shkodrës. Unë gëzohesha.

Disa ditë pas kësaj u takova me Qemalin e Vasilin në një bazë ku strehohej ky i fundit. E përqafova Qemalin me mall e dashuri. M'u duk se qe rritur e burrëruar më shumë, sido që nuk ishte më tepër se 20-21 vjeç.

- Filloi bashkëpunimi pa u marrë akoma vesh, u thashë për të çelur bisedën.

- Filloi, - ma kthyen ata, - dhe duhet ta vazh

dojmë.

- Ta vazhdojmë, - u thashë, - veç këtë radhë duhet ta kurorëzojme patjetër me atë për të cilën tremi vite që luftojmë e përpiqemi: me marrëveshjen përfundimtare për shkrirjen e grupeve, për krijimin e Partisë. Edhe më përpara kemi bërë disa «marrëveshje», kemi krijuar edhe «komisione» e «komitete», por ç'ka dalë prej tyre?! Thuajse asgjë! - u thashë. Ne s'duhet ta lejojmë më këtë gjendje.

- Ke shumë të drejtë, shoku Enver, - ndërhyri Qemali, - «marrëveshjet» e tipit të vjetër nuk duhet të përsëriten më. P~ër këtë duhet të luftojmë me tërë forcat që të gjithë, sepse, si te ju edhe te ne, tra akoma njerëz që nuk i kuptojnë si duhet problemet, janë ambiciozë, duan të shkojë fjala e tyre, duke menduar se vetëm ata e kanë drejt. Fshtë formuar një mentalitet i tillë, - dhe Qemali vazhdoi : - Ju thoni se keni lidhje me Kominternin, por Ali Kelmendi, që ishte komunist i vërtetë, vdiq, kurse Koço Tashkoja, që ju e keni né krye e që hiqet si njeri i Kominternit, nuk është gjë tjetër veçse një mendjemadh.

E dëgjoja Qemalin me vëmendje. Ai nuk fuste me pasion, por mbronte me gjakftohtësi dhe me vendosmëri pikëpamjet e veta.

- Shoku Qemal e shoku Vasil, - iu drejtova të dyve, - me siguri tra shumë nga këto gjëra, por tra ardhur koha të gjejmë me çdo kusht mënyrat për Vi likuiduar të këqijat. Të meta tremi vërtet, por prapë jemi komunistë e si Anastas Lula nuk jemi kurrë.

Këtë emër e përmenda me qëllim, edhe për të parë reagimin e Qemalit, edhe për të kuptuar nëse kishte përçarje né mes tyre e né qoftë se kishte, ta thelloja më tepër. Desha t'u lija ta kuptonin që ne bënim dallim né mes tyre dhe Anastas Lulës. Por Qemali tha:

- Ç'ia varni shumë Anastasi t. Me atë ne nuk jemi dakord për shumë çështje.

Ky pohim indirekt i Qemalit më gëzoi pa masë dhe né atë moment i thashë vetes: «Bashkimi është né rrugë, formimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë po duket né horizont».

- Shoku Enver, - ndërhyri Vasili, - ne duhet ta llogaritim edhe Grupin e «Të ftinjve», por të tremi

parasysh që këtë grup e udhëheqin Anastasi dhe Sadiku.

- Me siguri, - ia përkraha mendimin, - né këtë grup tra shumë shokë të miré, trima e komunistë të vendosur, të cilët né asnjë mënyrë nuk duhen vënë né një thes me Qorrin dhe me Sadikun.

Né vija të trasha ne ishim afërsisht të një me ndimi.

Né fund Qemah me Vasilin më thanë:

- Kjo që kërkojmë të arrijmë së bashku është një çështje e madhe dhe e vështirë. Ne do të mendoj

më nga ana jonë, mendoni edhe ju nga ana juaj, dhe të bisedojmë përsëri se si ta realizojmë.

- E vështirë është, - pohova unë, - por jo e pamundur për ta zgjidhur né rrugë marksiste.

- Me gjithë vullnetin tonë, - më tha Qemali, ka njerëz clé do të na nxjerrin pengesa. Nuk do té ishte më miré sikur të kishim një shok komunist, të paanshëm, që të dëgjonte të gjitha palët? Çështjaështë sa të vihet né lëvizje makina, pastai dimë vetë ne si té veprojmë.

Propozimi i tyre m'u duk me interes.

- Kjo nuk na ka shku::r r.c n.cnd. - iu përgjigja. - Do fua them shckcve n^-tndimin tuaj, per a keni ndonjë gjë konkrete?

- Jo, - tha Qemaii. - por ,ë n:endojmë, për shembull, për ndonjë shok nga Kominterni, veç, po ta them hapur, jo Koço Tashkon.

- Të mendohemi, - u thashë, dhe, duke u përshëndetur me të dv, u largova me një ndjenjë optimiste. Rruga për themelimin e Partisë po çelej, po shkonim me shpejtësi drejt bashkimit historik.

U raportova me hollësi shokëve për bisedën dhe u thashë përshtypjet e mia. Koço Tashkoja, me fytyrë të skuqur, më dëgjonte, por e shihja se nuk i vinte mirë. Edhe ai farë «respekti» që kisha pasur për Koçon, tani gjithnjë e më tepër po më lëkundej. Kurse Mihan e doja dhe e respektoja shumë, sepse ishte parimor, sa i ashpër ishte me armiqtë e komunizmit, aq i vëmendshëm e i thjeshtë me shokët, punëtorët, njeré'zit e punës. Ai ishte nxënës i Ali Kelmendit. Kurse Koçoja ishte një fodull dhe tek ai dukeshin qartë mjaft vese borgjeze.

- Të shohim ku do të dalë kjo rrugë, - nisi të flasë Koçoja me një nervozizëm të brendshëm që mezi e përmbante. - Çfarë «të dërguari» kërkojnë ata? Pse, ç'jam unë? 1 Kominternit jam. Né s'duan të më njohin, kjo do të thotë se ata nuk njohin as Kominternin, pale «Punën» tonë!

- Si flet kështu, mo?! - kërceu Piloja.

- Flas, posi, - tha Koçoja, dhe si zakonisht la për né fund «argumentin bindës». - Flas se kam mar rë vesh që ata po përpiqen të lidhen me jugosllavët.

- Po mirë, - iu kthvem ne, - le të merren vesh me jugosllavët. edhe ata komunistë janë dhe iuîiojnë, komunistët mësojnë nga njëri-tjetri.

Vendosëm të mendoheshim, të merrnim kontakt me Mihan e të bisedonim. Unë kisha besim te Miha dhe te Piloja.

Ditët kalonin. Me Bojkën dhe burrin e saj, Spron, në shtëpinë e të cilëve kohë më parë isha takuar me Vasil Shanton, takohesha shpesh dhe u shkoja edhe në shtëpi ose, më mirë të them, në shtëpinë-dhomë që kishin. Ata, siç kam thënë, ishin mësues, dhe kjo ishte një arsye tjetër që më bënte të afrohesha më shumë me ta, mua, ish-mësuesin e dikurshëm.

Bisedat me ta sa i fillonim për çështje arsimore, menjëherë i kalonim në planin politile, në ato çështje ku na dhimbte të gjithëve. Ata që të dy ishin antifashistë dhe flisnin me simpati për Bashkimin Sovjetik. Nëpërmjet tyre unë u njoha edhe me shokë të tjerë nga Shkodra. Një ditë, kur vajta tek ata, gjeta një djalë të ri, me trup të hollë e të gjatë, me fytyrë të imët dhe simpatike. Ata ma prezantuan:

- Është Branko Kadija, - më thanë.

Filluam të bisedonim. Brankoja rrinte si i druajtur, sigurisht nga unë, se më njihte për herë të parë dhe nuk e dinte kush isha, pavarësisht se Bojka më prezantoi. 'Por Brankoja e kishte hallin gjetiu, ai mendonte se në cilin grup komunist bëja pjesë.

Nuk hymë në biseda grupesh, se unë i evitoia këto me dy miqtë e mi, mësuesit, dhe me të njohurin e ri shkodran.

Bojka, meqenëse pas dy ditësh vinte e diela, propozoi të shkonim shëtitje lart, nga Brrari.

- Atje ka edhe ujë, hajde edhe ti Branko, - i tha ajo.

- Ide e bukur shumë, shkojmë, - aprovova unë.

- Unë do të rregulloj d:çka për të ngrënë, - tha Spiroja.

- Dëgjo, - i thashë Bojkës, - ti na bëj ndonjë ëmbëlsirë, se birrë, proshutë, sallam dhe nga një kuti me sardele i sjell unë nga dyqani ynë.

- Pse, ç'dyqan ke ti? - pyeti Brankoja.

- Shes cigare dhe pije, - i thashë, - jam në dyqanin «Flora».

M'u duk se Brankoja sikur u shtang dhe e kuptova se atë çast e mori vesh kush isha.

- Merr dhe ndonjë shok tjetër, Branko, - i tha Spiroja, - mos na kurse.

Me vendosmëri Brankoja premtoi se do të vinte.

Kjo më pëlqeu. Vasil Shantoja dhe Qemal Stafa, me sa dukej, i kishin folur mirë për mua. Kur u largua Brankoja, Bojka tha:

- Kadija është shok i ri, slumë i mirë. Vasil Shantoja e do shumë.

U binda se ai ishte i Grupit të Shkodrës dhe këta ishin njerëzit e bazës së tij. Ndjeva kënaqësi.

E diela erdhi. Brankoja kishte sjellë edhe dy shokë të tij. Shkuam në Brrar, zhveshëm këpucë e çorape e u futëm në ujë, qeshnim, bisedonim, hëngrëm dhe çdo gjë na shijoi. Ndenjëm deri në mbrëmje, pastaj zbritëm në qytet.

Kur po zbritnim, i hodha dorën në krah Branko Kadisë dhe i thashë:

- Sa gjë e shenjtë është miqësia e sinqertë dhe sidomos në kohë të këqija, se vetëm atëherë njihen miqtë e mirë.

- Ashtu është, - m'u përgjigj Brankoja.

- Ke qenë ndonjëherë në Gjirokastër? - e pyeta.

- Jo, s'kam qenë, - m'u përgjigj.

- Unë kam qenë në Shkodër dy herë, - i thashë. - Një herë vajta me një grup gjirokastritësh dhe more'm atje eshtrat e Çerçiz Topullit e të Muço Qullit, që ishin varrosur në fushën e Shtoit. Më ka bërë përshtypje të madhe Shkodra, sidomos populli i dashur i saj. Me mijëra veta na përcollën me kurora për të dy dëshmorët. Unë, - vazhdova t'i thosha Brankos, - njoh edhe Qemal Stafën, edhe Vasil Shanton dhe kam simpati për ta. Mendoj se janë trima dhe komunistë të vendosur. A i njeh ti këta, shoku Branko? - e pyeta.

- I njoh posi, - m'u përgjigj ai, duke buzëqeshur. - Ata i kam shokë.

- Sa mirë, - i thashë, - atëherë të lutem, po t'i takosh, u bëj shumë të fala nga unë.

- S'do të mungoj, - tha Brankoja.

U gëzova shumë se u binda që Branko Kadija kishte marrë leje nga Vasil Shantoja për të ardhur me ne. Kjo tregonte se Vasili me Qemalin kishin besim tek unë, gjersa kishin pranuar që të takohesha e të bisedoja me një anëtar të grupit të tyre. Përshtypja e madhe që më bëri mua atëherë k~ fakt, tani ndokujt, e sidomos brezave të rinj, mund t'u duket e pakuptueshme. Por duhen pasur parasysh rrethanat e asaj kohe.

Midis grupeve komuniste, krahas mosmarrëveshjeve, atëherë ekzistonte edhe një konspiracion i fortë, secili grup i ruante me fanatizëm e xhelozi anëtarët e vet e nuk lejonte kollaj që anëtari i njërit grup të hynte në kontakte me anëtarët e një grupi tjetër. Sidomos në krerët ekzistonte frika se mos «ua rrëmbenin» njëri-tjetrit anëtarët! Kjo «frikë» nuk ishte pa baza. Elementë të tillë trockistë e fraksionistë, si Aristidh Qendro, Niko Xoxi, Zef Mala, Anastas Lula, Sadik Premtja e të tjerë, e kishin bërë vijë të veprimtarisë së tyre punën diversioniste në grupet e tjera, synimin për t'i përçarë të tjerët nga pozita antimarksiste e «për t'u rrëmbyer» anëtarët.

Krejt ndryshe mendonin e vepronin për këtë problem elementët e shëndoshë komunistë të Grupit të Korçës apo shokë të tillë të Grupit të Shkodrës, si Qemali, Vasili e të tjerë. Duke dashur të hynim në lidhje me njëri-tjetrin, ne kurrsesi nuk niseshim nga synimi separatist për ta bërë për «vete» këtë apo atë anëtar të grupit tjetër. Jo, ne niseshim nga parimi i drejtë se të gjithë ishim komunistë, ishim shokë idealesh të përbashkëta, se luftonim për një çështje të përbashkët, e pra, duhej të bisedonim e të lidheshim vetëm në emër të këtyre idealeve të larta e jo të qëllimeve meskine e sektare të grupeve apo të fraksioneve.

Pikërisht nga këto motive nisesha kur këmbëngulja para Koço Tashkos që të takohesha me Vasil Shanton e me Qemal Stafën, nga motive të tilla u nisën edhe këta, kur morën iniciativën e u takuan me mua. Për fat të mirë, veçanërisht pas pushtimit fashist të vendit, komunistët e bazës, anëtarë të grupeve të ndryshme filluan të lidheshin e të bisedonin në qendrat e punës, në shkolla etj. si komunistë të vërtetë me njëri-tjetrin e të hidheshin në aksione të përbashkëta, në demonstrata, në greva, në protesta, pavarësisht se ç'u thoshin ose ç'i porositnin disa nga krerët fraksionistë e trockistë. Me kohë kjo lidhje nga poshtë midis komunistëve erdhi duke u forcuar e duke u zgjeruar, gjë që ishte patjetër një faktor i rëndësishëm për vetë krijimin e Partisë.

Kështu ndodhi dhe me mua e me të dashurin e të paharruarin Branko Kadija, të cilin, pë rveç këtyre dy rasteve, nuk e pashë më. Lufta vazhdoi, Partia u formua dhe ai ra heroikisht, duke luftuar në ato shtëpi-kala të «Shkodrës loke» siç e quajnë banorët e saj, siç e quante edhe Qemal Stafa. E shoh si tashti, kur zbritnim krah për krah nga Brrari, të dy me një ideai të madh e me një zjarr të pashuar kurrë në zemrat tona. Po ecnim krah për krah, si shokë të një ideali dhe jo si anëtarë të grupeve që grindeshin me njëri-tjetrin. Më vonë do të bëheshim ushtarë të asaj Partie Komuniste për të cilën atëherë ëndërronim dhe luftonim për ta krijuar.

Tashmë takohesha herë pas here me Vasil Shanton e me Qemal Stafën. Në këto takime gjithnjë e më tepër sheshoheshin mosmarrëveshjet kryesore midis grupeve tona, gjersa hap pas hapi ramë dakord në parim që në një të ardhme të afërt grupet tona të shkriheshin e të vendosnim themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Siç theksova edhe më lart, si hap i parë drejt këtij bashkimi historik, ishin aksionet e veprimet e përbashkëta që, veçanërisht, nga gushti i vitit 1941 e gjer më 8 Nëntor 1941, erdhën vazhdimisht duke u rritur. Ndër to një rëndësi të veçantë pati marrëveshja për të çuar në Çetën e Pezës anëtarë nga të dy grupet. Pas takimit tim me çetën e Myslirnit në korrik 1941, në gusht atje shkuan edhe Vasili e Qemali, kurse më pas, né shtator e né tetor shkuan shokët Stefo Grabocka, Mihal Duri, Ferid Xhajku, Stavri Themeli e të tjerë. Por sidoqoftë mbetej akoma shumë për të bërë si për të afruar me qëllimin tonë edhe grupet e tjera, ashtu edhe për të sheshuar më tej mosmarrëveshjet e mëparshme, apo ato që lindnin. Prandaj né këtë periudhë takimet tona me Vasilin u shpeshtuan. Një ditë e pyeta:

- A tremi nga shokët tanë të njohur né Kosovë? A mund të dëxgojmë njeri, si për të shitur cigare? Ne s'dimë gjë ç'bëhet andej. Dëgjojmë se luftën kundër pushtuesve, jugosllavët e kanë filluar dhe ata janë trima. Partia Komuniste e Jugosllavisë tra kohë që ekziston dhe duhet të jetë e fortë. Si thua?

Këto pyetje ia bëra Vasilit, për t'i lënë atij të kuptonte, pa i thënë gjë, se ne né parim ishim dakord që të merrnim kontakt me Partinë Komuniste të Jugosllavisë dhe, e dyta, të mund të mësoja nëse ata po bënin ndonjë gjë né atë drejtim. Vasili më tha:

- Nga ana jonë kanë shkuar né Kosovë disa shokë që janë nga ato anë.

Kaq ngeli kjo bisedë e nuk e zgjata më tej.

U fola shokëve për bisedën me Vasilin e shfaqa mendimin se s'do të ishte keq që edhe ne të bënim përpjekje për të hyrë né kontakt me Partinë Komuniste të Jugosllavisë.

- Pse të hyjmë né kontakt me ta? - ndërhyri Koçoja gjithë nerva. - Apo se kështu duan shokët e Shkodrës ? !

- Jo se kështu duan aia, - i thashë, - por është né interes të punës sonë, të lëvizjes sonë komuniste që të lidhemi me një nga partitë komuniste. Cila do të jetë kjo, s'ka rëndësi, mjaft që të jetë anëtare e Kominternit.

- Ashtu po! - «u zbut» Koçoja papritur dhe menjëherë na doli me propozim: - Unë, - tha, kam një adresë tè një shoku italian me rëndësi. Të shkoj né Itali e të hyjmë né lidhje me Partinë Komuniste Italiane.

Pavarësisht se sa seriozisht e të sigurta i kishte ato që thoshte, ne, më né fund, ramë dakord me propozimin e Koços.

Dhe ai, aty nga fillimi i gushtit, u nis për né Itali, kuptohet, bashkë me Pavlinën. Tha se për maskim do të shkonte gjoja për tregti, por jam i bindur se mendonte të kundërtën: shkoi gjoja për lidhje me komunistët italianë, por u mor me tregti dhe ndenji për qejf. Kur erdhi, s'na solli asgjë:

- Ishte bërë batërdia, - na tha, - s'gjeje komunist gjëkundi! Ilegalitet i pashembullt!

Si duket mendonte se më 1941 do ta prisnin komunistët italianë me lule!

Né këtë kohë erdhi nga Kosova Dushan Mugosha, i cili, pasi ishte takuar me përfaqësues të Grupit të Shkodrës e të «Té Rinjve», kërkoi takim me «k'yetarin» tonë. Mirëpo, me të drejtë, Koçoja nuk pranoi të takohej me të, sepse rruga që u përdor ishte nga më të gabuarat. Koçon e kërkoi për takim Anastas Lula, prandaj merret me mend që ai e refuzoi takimin.

- Me njerëzit që na paraqet Anastasi, - e mbështetém ne, - nuk duhet të takohemi. - Dhe kështu vendosëm e kështu bëmë.

I njihnim mire' pikëpamjet dhe veprimet antimarksiste të Anastas Lulës, e urrenim atë, prandaj né këtë çështje ishim të gjithë plotësisht të një mendjeje. Kështu Dushan Mugosha, pali mori pjesë né një mbledhje të përbashkët me përfaqësues nga Grupi i Shkodrës e i «Té Rinjve», iku. Por nëse ne, me të drejtë, nuk pranuam të takoheshim me Dushanin, né të njëjtën kohë shfaqëm mendimin që né një moment të përshtatshëm të dërgonim Koçon né Kosovë për të marrë lidhje direkt me shokët e atjeshëm. Pasi e diskutuam çështjen, vendosëm dhe e dërguam Koçon né Kosovë për të marre' kontakt fillimisht me Xhevdet Dodën, që ishte anëtar i Grupit të Korçës dhe, nëpërinjet tij, me Komitetin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën. Prisnim që Koçoja të na sillte andej gjëra të reja, por ai pothuajse si vajti, erdhi. Atje u lidh me shokë shqiptarë dhe jugosllavë, por asgjë të rëndësishme nuk na solli.

Kishin kaluar ditë nga largimi i Dushan Mugoshës, kur na erdhi një mëngjes né dyqanin «Flora» Tahir Kadareja. Na gjeti mua me Esatin e nisi të fliste mbarë e mbrapsht, siç e kishte zakon. E dëgjoja me njëfarë nënqeshjeje, sepse e njihja mire' karakterin e lëkundshëm të Tahirit. Ai né atë periudhë bënte pjesë né një grup oficerësh antifashistë, por pa ndonjë orientim të qartë politile. Hiqej si simpatizant, si «anëtar», si «i lid'hur» me Grupin tonë të Korçës, por e dija mirë se aderonte po né të njëjtën mënyrë edhe né grupet e tjera komuniste. Për nga veset ishte më i prirur me Grupin e «Té Rinjve»s

U ulëm né një qoshe të «Florës», nat'yrisht, i vura përpara edhe një gotë birrë, se «më kishte ardhur né dyqan», dhe e dëgjoja.

Por këtë herë lajmet e tij ishin vërtet shumë të rëndësishme. Po na tregonte, «në konfidencë» se ne Tiranë ishte organizuar një mbledhje e përbashkët ku mente pjesë, përveç shokëve të Grupit të Shkodrës e të «Të Rinjve», edhe një jugosllav, Dushan Mugosha. Si <•i të gjithëve» kishte marrë pjesë edhe Tahiri. Por më e rëndësishmja erdhi më poshtë:

- Dushan Mugosha, - vazhdoi Tahiri, - na tha se né kampin e internimit në Peqin fashistët kishin sjellë kohët e fundit një kuadër të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, një shok shumë të miré. E quajnë

Miladin Popoviç, është sekretar i Komitetit Qarkor të Partisë i Kosmetit, dhe na u lut që ne, komunistët

shqiptarë, të ndihmojmë për të organizuar lirimin e Miladinit nga kampi i internimit.

Kur dëgjova këto, fillova të mendoj : Dushan Mugosha kishte ardhur né Shqipëri për të bërë këtë pro

pozim, apo për të marrë kontakt me grupet komuniste né bazë të kërkesës së tyre? Sidoqoftë ato që na tha

Tahiri dhe serioziteti me të cilin na i tha më bindën se ato që thoshte, ishin të vërteta dhe e falënderuam atë. Shumë shpejt ne i verifikuam thëniet e tij edhe me rrugë të tjera; por, siç thashë, qysh né takimin e paré e çmuam me seriozitetin e duhur lajmin që na solli. Më pas u paraqit rasti të shoqëroheshin deri né Kosovë dy shokë jugosllavë që i kishim çliruar nga kampi i internimit. Menduam fia ngarkonim këtë detyrë Tahirit, se ai vërtet kishte ca huqe, por guximi nuk i mungonte. Por Tahiri, si Tahiri, s'rrinte dot pa bishtra mbrapa.

- Shikoni, - na tha, - mirë, shokët jugosllavë do t'i shoqëroj, por më jepni dhe ndonja 100 pako cigar,e t'i çoj né Kosovë. Të maskohem si tregtar e t'i shes, dhe të marr edhe vesh se ç'bëhet andej.

Se ç'bëhej né Kosovë neve, qoftë si komunistë, qoftë si vëllezër të një gjaku me popullin kosovar, na interesonte, por, që t'i jepnim Tahirit rreth 100 pako cigare, kjo ishte njëlloj sikur të hidhnim né lumë një shumë të konsiderueshme të hollash, sepse unë e njihja mirë Tahirin. Ai ishte edhe kumarxhi, pra, i prirë që t'i luante këto të holla né kumar.

- T'ia japim, - tha Esati.

- Jam dakord, - i thashë, - por dëgjo, Esat, mos llogarit që këto të holla të na kthehen.

- Ah, kështu jo, - tha Esati, - atëherë t'i japim 10 pako.

- Ju betohem, - bënte be Tahiri, - nuk do t'i luaj kumar, të hollat do t'jua kthej, për ideal!

- Le të venë né djall edhe këto para, - thamë me Esatin. - Por shih, Tahir, për shokët që do të shoqërosh t'i bësh sytë katër. Pastaj, kthehu shpejt, dhe, né qoftë se ti do t'i luash né kumar, ne do té zemërohemi.

I mori Tahiri të 100 pakot dhe iku.

- Të jemi të sigurt, - i thashë edhe një herë Esatit, - se paret nuk do të na kthehen. Tahoja i mori né kumar navllon Hulusi Babaçosl, që do të nisej për né Spanjë, e jo më paketat tona!

Dhe kështu ndodhi vërtet. Sidoqoftë lajmi që na kishte dhënë né fillim për Miladinin e vlente «të sakrifikonim» 100 pako cigare.

Pra le të kthehemi te fillimi, te koha kur morëm vesh se né Peqin ndodhej i internuar Miladin Popoviçi. I mblodha shokët, u raportova ç'më tha né «Flora» Tahir Kadareja dhe u propozova se edhe, neve të Grupit të Korçës, na takonte të vepronim për të çliruar Miladin Popoviçin.

- Të lirojmë nga kampi i internimit një komunist e kuadër të një partie komuniste tjetër, - u thashë shokëve, - është një detyrë internazionaliste ndaj sé cilës ne s'mund e s'duhet të rrimë mënjanë.

Pastai, kam parasysh se mundësitë tona për këtë veprim janë më të mëdha se ato të grupeve të tjera, sepse influenca e lidhjet tona né zonën e Elbasanit dhe të krejt Shqipërisë sé Mesme, janë më të ndjeshme; né ato zona vepron Myslim Peza me çetën e tij me të cilin ne jemi lidhur prej kohësh. Prandaj, - u thashë shokëve, - ne duhet ta kryejmë këtë detyrë dhe t'u propozojmë edhe shokëve të Grupit të Shkodrës për bashkëpunim. Aksioni i përbashkët do t'i forcojë më tepër lidhjet e nisura midis grupeve tona dhe do ta afrojë më tepër ditën e bashkimit për të cilën po përpiqemi prej kohësh. - U theksova, gjithashtu, se ky ishte një rast shumë i mirë që ne, pasi të lironim Miladinin, të hynim né kontakte me të e të realizonim ato lidhje me një të tretë, të paanshëm, për të cilin si Grupi i Shkodrës, si ne ishim né kërkim. Të gjithë ishim të një mendjeje, veç Koço Tashkoja filloi të filozofonte - Ne nuk morëm lidhje, me Dushan Mugoshën e pse të marrim me këtë që nuk e dimë kush është?



Ne mund ta çlirojmë Miladinin, por ta çojmë në Kosovë.

Tashmë ishim mësuar me manovrat e Koço Tashkos për të ngritur të olla «arsye», prandaj me qetësi ia rrëzova ato një nga një, duke i thënë:

- Ne duhet ta çlirojmë Miladinin, të bisedojmë me të si komunistë dhe ai mund të na ndihmojë në zgjidhjen e, kontradiktave që kemi me grupet e tjera. Neve na vihet detyra, - theksova duke iu drejtuar Koços, - të krijojmë unitetin, të sheshojmë kontradiktat dhe të themelojmë një parti të vetme komuniste të tipit të ri. Çështja e, Miladinit nuk vihet si ajo e Dushanit, të cilin na e paraqiti Qorri. Unë mendoj se gabimi që bënë ata ndaj nesh me Dushanin, nuk duhet përsëritur me Miladinin. Propozoj të më lini mua të piqem me Vasil Shanton dhe të biem dakord për këtë çështje, si edhe të ngarkoj Mustafa Gjinishin, i cili di serbisht dhe ka lldhje me njere'z në Peqin, që të organizojë çlirimin e Miladin Popoviçit nga kampi.

Koçoja heshti. S'kishte më asnjë «arsye». Teza ime u aprovua dhe fillova veprimet.

Kur u takova me Vasilin, i shpjegova hollësisht çfarë na tha Tahir Kadareja për çlirimin nga kampi i internimit të një kuadri udhëheqës të PKJ për Kosovën, që quhet Miladin Popoviç.

- Ne, i morëm me seriozitet thëniet e tij, - i thashë Vasilit dhe vazhdova: - Të shpëtosh nga kampi një ose më shumë shokë komunistë jugosllavë, ne e konsiderojmë një detyrë solidariteti me Partinë Komuniste të Jugosllavisë, që po lufton si edhe ne kundër okupatorëve. Aksione të tilla do të na bëjnë që të futemi më shumë në luftë kundër okupatorit.

- Edhe ne, jemi dakord ta çlirojmë Miladin Popo

viçin, - tha Vasili. - Kemi qenë dakord që ato ditë kur erdhi Dushan Mugosha nga Kosova, por grupi juaj nuk pranoi të takohej me të. Ne jemi gati të bashkëpunojmë. Për Miladinin dimë se është një komunist i pjekur e me eksperiencë.

I sqarova Vasilit se ne kishim të drejtë që nuk pranuam të bisedonim me Mugoshën, mbasi ishte Qorri ai që na lajmëroi për të dhe vazhdova:

- Lirimi i Miladinit është një detyrë interna cionaliste për ne, komunistët shqiptarë, dhe mendojmë

se do të na afrojë me njëri-tjetrin. Qëllimi i madh i përbashkët, vuajtjet e rreziqet, më mire' se çdo veprim tjetër, do të zhdukin nga radhët tona mosmarrëveshjet që na ndajnë. Përveç kësaj, - i thashë Vasilit, - nuk e di cili është mendimi juaj, por ai yni është që shoku jugosllav, Miladin Popoviçi, i cili na rekomandohet si një nga udhëheqësit më kryesorë të Kosovës, mund të na japë një ndihmë internazionaliste tash që jemi në prag të bashkimit të grupeve në një parti të vetme komuniste. Ne nuk humbasim gjë, veç në përfitofshim, përderisa ai është komunist. Në rast se duam që ai të na japë një ndihmë, natyrisht në qoftë se do të jetë në gjendje, sepse nuk ia njohim as kapacitetin teorik e, as praktikën e tij të luftës, ne mendojmë se duhet të jemi të sinqertë me të dhe t'i parashtrojmë drejt mendimet tona për çështjet parimore që na ndajnë. Të kuptohemi, kur e bëj këtë vërejtje„ e bëj për grupin tonë, për tuajin, por veçanërisht për atë të «Të Rinjve» me Anastasin në krye, tek i cili, po ta them haptazi, dyshojmë. Por,

megjithatë ne mendojmë se ju do të influenconi për të mirë.

Vasil Shantoja më dëgjoi dhe u shpreh i një mendimi me mua. Ndieja një gëzim të madh në zemrën time, një shpresë e madhe më pushtoi.

- Ne siç jemi dakord ta lirojmë po ashtu jemi dakord që edhe të bisedojmë me të, - tha Vasili. Shokët tanë kosovarë, që kanë bërë pjesë në grupin tonë, por, meqë janë nga Kosova, shkuan të punojnë e të luftojnë atje, na kanë folur fjalë shumë të mira për Miladinin.

Meqë s'kishim kundërshtim asnjëra palë, atëherë vendosëm të vepronim sa më parë. Pastaj i bëra të ditur Vasilit se ne do të ngarkonim Mustafa Gjinishin, i cili dinte serbisht dhe njihte terrenin e Peqinit, ku do të gjente njerëzit e duhur për aksionin.

- Jemi dakord, - tha Vasili. - Me Mustafanë mund të dërgojmë edhe ne një a dy shokë nga grupi ~në.

- Do të jetë shumë mirë, - i thashë unë, do të bisedoj për këtë çështje me Mustafanë dhe do ta dërgoj edhe te ti, prandaj mendo për shokët.

Me Mustafa Gjinishin isha njohur kur ai u kthye nga Jugosllavia së bashku me Mustafa Kaçaçin. Ata u paraqitën si komunistë dhe thanë se bënin pjesë në grupin tonë, por unë nuk i njihja as njërin, as tjetrin. Të dy ishin ilegalë. Gjinishi fliste me pretendime dhe hiqej sikur vetëm ai «do ta ,grinte vendin në këmbë». Kurse Kaçaçin, që në fillim, e simpatizova shumë. Mustafa Kaçaçi kishte qenë pjesëmarre's në Kryengritjen e Fierit dhe kishte qenë dënuar me vdekje nga gjyqi zogist. Ishte njeri i thjeshtë e i dashur, me sy të zez e të qeshur. Si duket, ai e njihte Gjinishin, se, kur më prezantuan me ta dhe ky filloi të fliste, Kaçaçi u'li kokën. Më në fund, meqë Gjinishi nuk po pushonte së foluri, i tha:

- Më lër të them edhe unë ndonjë fjalë.

Këta shokë i njohëm me gjendjen tonë dhe u bëmë të qarta qëllimet që kishim për luftën.

- Po këto grupet e tjera? - pyeti Mustafa Gjinishi.

Koçoja u foli për to, kurse unë nuk ndërhyra, përveç ndonjë rasti për të zbutur ndonjë epitet që ai i vishte Grupit të Shkodrës.



Mustafa Gjinishi na tha se ishte takuar me Haxhi Lleshin, kur qe futur nga kufiri i Jugosllavisë,

si edhe me Myslim Pezën dhe shtoi: «Qendrën e kam atje, në Pezë». Myslimi kishte qenë mik i ngushtë i Adem Gjinishit, babait të Mustafës. Edhe ai ishte

kundër Vërlacit dhe ky vuri njerëz që e, vranë Ademin. Myslimi qëlloi urbi vrasësin e Adem Gjinishit, i mori hakun dhe u arratis. Prandaj Gjinishi ishte i

afërt me Myslimin.

Mustafa Gjinishi shkoi në Pezë, kurse Kaçaçin e mbajtëm në Tiranë. E njohëm me shokët, ndër të cilët fitoi shumë simpati. Të gjithë e donin, se ishte djalë i flaktë, ishte për bashkimin e grupeve, për formimin e Partisë dhe për kryerjen e aksioneve. Kurse Mustafa Gjinishi hiqej se ishte me ne, por nuk na raportonte kurrë se çfare' bënte; për të na vini, në korent të tjerët. Ai shkonte kudo nëpër qytet, jo vetëm tek anëtarët e grupeve, por në lloj-lloj njerë

zish, në «nacionalistë», bile shumë herë shkonte edhe në njerëz të dyshimtë. Natyrisht filluam të dysho nim për «sinqeritetin e tij». Ai kishte të tjera plane, por që do të konkre.tizoheshin më vonë, pas formimit të Partisë, gjatë kohës së zgjerimit të luftës së armatosur. Meqë Gjinishi rrinte i rezervuar, as ne nuk ia hapnim letrat. Ç'është e vërteta, meqenëse në këto kohë nuk kishim ndonjë gjë serioze kundër tij, ne bënim kujdes që të mos e prishnim me, të.

Të nesërmen e takimit me Vasilin thirra Mustafanë dhe ia komunikova vendimin. Bëmë planin, sipas të cilit ai do të shkonte të bënte një herë rikonjicionin e terrenit: fushën ku ndodhej kampi i internimit, rojat e armikut që patrullonin, t'u vinte, syrin njerëzve nga të tijtë, që do të përdorte, plus një ose dy shokëve të tjerë që do t'i rekomandonte Vasil Shantoja. Mustafai u hodh përpjetë nga gëzimi që po e ngarkonim për një veprim special, të cilin ai e konsideronte të rëndësishëm. E porosita të ruante gjakftohtësinë, të ishte konspirativ dhe të gjente mundësinë për të lajmëruar brenda në kamp Miladinin, kurse planin e veprimit dhe datën për zbatimin e tij të na i parashtronte, pastaj të vendosnim definitivisht. Dhe kështu bëri. Kur u kthye pas tri-katër ditësh Mustafai e kishte gati planin. Pasi e diskutuam bashkërisht, ai mori aprovimin për veprim. Aksioni u krye, me sukses. Miladin Popoviçi u çlirua dhe u vendos në një bazë të sigurt në Tiranë.

Të nesërmen Koçoja, unë dhe Mustafai shkuam dhe u takuam për herë të parë me Miladinin. U përqafuam dhe u puthëm me të si të ishim njohur prej kohësh. Miladini fliste serbisht, Mustafai përkthente. Koçoja i uroi mirëseardhjen dhe i transmetoi gëzimin tonë që u çlirua nga kampi i fashizmit.

Miladini ishte i gëzuar që gjendej në gjirin e shokëve komunistë shqiptarë dhe për këtë na falënderoi shumë. Ai shprehu dashurinë dhe admirimin e tij për popullin vëlla shqiptar. Këto ndjenja kishin lindur në zemrën e tij nga sa kishte dëgjuar për popullin tonë dhe nga ato që kishte parë e njohur vetë, sepse kishte je,tuar dhe punuar me shqiptarë. Ai ishte malazez, por virtytet e popullit tonë i gjykonte dhe i vlerësonte si komunist.

- Unë e dua popullin shqiptar, - tha Miladini, - se është një popull trim, heroik, i besës dhe i papërkulur përpara axmiqve„ të jashtëm e të brendshëm, në mes të të cilëve tra qenë edhe reaksioni

serbo-malazez. Por, aktualisht, armiku ynë i përbashkët është fashizmi italian dhe gjerman, të cilët duhet t'i luftojmë të organizuar dhe në unitet me Bashkimin Sovjetik në krye. Ne, - vazhdoi Miladini, - jemi komunistë dhe na duhet unitet mendimi e veprimi, pse në rrugën tonë do të gjejmë pengesa kolosale që duhet t'i kapërcejmë.

Pastaj e mora fjalën unë.

- Shoku Miladin, - i thashë, - ne jemi shumë të gëzuar që tremi te ju një shok, një vëlla, një bir të popujve të Jugosllavisë dhe të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Na prekin shumë fjalët dhe mendimet tuaja prej komunisti internacionalist për ne komunistët dhe popullin shqiptar. Ne, po ashtu, tremi një dasiuri dhe një simpati të sinqertë për popujt e Jugosllavisë dhe për Partinë Komuniste të Jugosllavisë, që po luftojnë me heroizëm kundër okupatorëve.

Dëshira jonë e zjarrtë është: Të organizojmë në të gjithë vendin rezistencën dhe luftën, e. cila nuk mund të

ketë suksesin që dëshirojmë ne, komunistët, pa ekzisten-

cën e një partie të re, të tipit të ri leninist-stalinian. Siç e theksuat edhe ju, ne duhet të forcojmë unitetin e luftës sonë kundër armiqve të përbashkët, okupatorëve fashistë dhe reaksionit të zi, si atij shqiptar ashtu edhe serbomadh. Kësaj vepre vigane nuk mund t'ia dalë mbanë askush tjetër, veçse populli, i udhëhequr nga Partia Komuniste.

Miladini aprovonte, pasi ia përkthente Mustafai. Pastaj Miladini tha:

- Unë do të gëzohem, në qoftë se do të ketë mundësi të vihem në korent për gjendjen në Shqipëri,

pastaj, prapë me ndihmën tuaj, të kaloj në Kosmet për të vazhduar luftën.

Pa pritur të mbaronte, fjalën Miladini, kërceu menjëherë Koço Tashkoja, dhe, me atë «tonin special» të tij të një personi «superior» në mendime, që fuste ex cathedra, iu përgjigj:

- Me siguri, shok, ne do të të vëmë në korent mbi veprimet e okupatorit në vendin tonë, mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe mbi qëndrimet e Grupit të Korçës, sepse, kur erdhi i dërguari i Komitetit të Kosmetàt, ne me plot të drejtë nuk u takuam me të. Ai u takua me «ata» të Grupit të Shkodrës e të «Të Rinjve», por duhet të dini, se grupi ynë, Grupi i Korçës. . .

Ndërsa fuste Koçoja, Miladini me dashamirësi e takt ndërhyri:

- Unë nuk tram dijeni për ato që kanë ndodhur me të dërguarin e Kosmetit, sepse, siç e dini, tram qenë i internuar që nga fillimi i gushtit në Peqin, porrnendoj se nuk ekziston asnjë arsye pse të mos merremi vesh.

Koço Tashko mendjemadhi e vazhdoi bisedën me po atë ton. Unë nuk mund ta lija që kjo bisedë të zhvillohej në këtë platformë, prandaj ndërhyra:

- Shoku Miladin, - i thashë, - çështja nuk qëndron në mosmarrëveshjet me shokët e Komitetit të Kosmetit dhe as thjesht në çështjet e një grupi komunist, por në mosmarrëveshjet midis nesh, komunistëve të grupeve të ndryshme shqiptare, që jemi grindur dhe tremi qenë në luftë me njëri-tjetrin për çështje parimore ideologjike dhe politike. Drejt she

shimit të këtyre mosmarrëveshjeve,, sidomos kohët e fundit, tremi ecur përpara. Me shokët e Grupit të Shkodrës, bile kemi arritur në parim në mendimin e përbashkët për shkrirjen e grupeve, e për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, u tremi bërë thirrje edhe grupeve të tjera se kanë ardhur momente, vendimtare, bile pranojmë që tremi humbur kohë dhe duhej të kishim bërë përpjekje më të mëdha, që të arrinim qysh më parë të zhdukeshin përfundimisht mosmarrëveshjet e vjetra, të forcoheshin dhe të unifikoheshin më shpejt mendimet politike e ideologjike midis grupeve, të unifikoheshin veprimet tona kundër okupatorit, gjë që nuk mund të bëhet veçse me, shkrirjen e grupeve dhe formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Tjetër rrugë nuk tra.

- Keni të drejtë, shoku Enver, kjo është e vetrnja rrugë, - pohoi Miladini. - Partia jonë tra një eksperiencë të hidhur nga puna fraksioniste dhe për këtë ajo është kritikuar rëndë nga Kominterni.

Pastaj unë vazhdova:

- Pikërisht fryma e sëmurë e grupeve e tra penguar edhe te ne bashkimin e tyre dhe themeJimin e Partisë. Me arsye ose pa arsye në mes grupeve, tona komuniste tra qenë krijuar prej kohësh një hendek që tash më tepër se kurrë duhet kapërcyex dhe një armiqësi që duhet zhdukur menjëherë. Ne duam t'i sheshojmë edhe ato mosmarrëveshje që kanë mbetur, të ndajmë shapin nga sheqeri dhe, të çajmë sa më shpejt rrugën për formimin e Partisë. Kjo është dëshira e Grupit të Korçës, dhe baia e grupeve të tjera e dëshiron një gjë të tillë, por tra individë që e pengojnë këtë punë shpëtimtare.

Miladini më aprovonte.

- Shoku Miladin, - i thashë në vazhdim, ju kërkuat t'ju informojmë për gjendjen në vendin tonë, që, kur të ktheheni në Kosmet, t'u raportoni për këtë shokëve. Shoku Koço ju tha se do ta bëjmë këtë gjë. Ne do të bisedojmë përsëri, por edhe tani mund t'jua shpjegojinë një çikë këtë çështje.

Dhe, dulce iu drejtuar Koços gjoja për t'i marrë leje, por në fakt për f orcer ta mainl, që të mos kishte si të më disaprovonte, vazhdova:

- Shoku Miladin, ne duam që t'ju vëmë në korent për pikëpamjet e Grupit tonë të Korçës, si për pikëpamjet politike, ideologjike, organizative, ashtu edhe për luftën kundër okupatorëve, kuislingëve, feudalëve e borgjezisë së vendit tonë; t'ju shfaqim mendimet tona për rolin e klasës punëtore, të fshatarësisë e të intelektualëve në Parti dhe në luftë. Ne ju konsiderojrn. ë si shokun tonë, prandaj ju sigurojmë se do t'ju flasim hapur dhe kërkojmë që, së toku, si komunistë, të diskutojmë për këto çështje e të shkëmbejmë mendime. Kërkojmë nga ju, gjithashtu, që të na flisni hapur dhe sinqerisht ku e kemi mirë dhe ku e tremi gabim. Por kjo nuk është e tëra ajo që kërkojmë prej jush. Ne propozojmë që të njëjtën gjë të bëni edhe me Grupin e, Shkodrës e me Grupin e «Të Rinjve». Ne do t'ju flasim edhe për pikëpamjet e këtyre grupeve dhe ç'mendojmë ne për ta. Kështu dëshirojmë që edhe grupet e tjera të bëjnë po këtë gjë ndaj Grupit tonë të Korçës. Në këtë mënyrë mendojmë se ju do të inforrnoheni si duhet. Gjatë kësaj kohe do të piqemi shumë e shumë herë dhe do të diskutojmë bashkërisht, prandaj çështja për ne nuk shtrohet që ju të ktheheni shpejt në Kosovë. Jemi të mendimit se kjo punë do të na marrë ca kohë, por tremi bindjen se do të bëjmë një punë shumë të mirë për të ardhmen e komunizmit në vendin tonë. Ne, komunistët shqiptarë, e dimë se varet nga ne dhe vetëm nga ne që të formojmë Partinë Komuniste të Shqipërisë, se jemi ne që do ta formojmë atë, që dcl 'ta kalitim o-3e jo në beteja. Jemi të bindur, se në mos sot, nesër, Partia Komuniste e Shqipërisë do të formohet, por ne jemi edhe internacionalistë dhe, kërkojmë që ju, shoku Miladin, të na ndihmoni në këtë drejtim.

Pasi mbarova unë, Miladin Popoviçi dukej i gëzuar dhe tha:

- Shaku Enver, ju falemnderit shumë për besimin që tregoni ndaj meje. Unë po ju them se nuk tram ndonjë eksperiencë të madhe, por, si komunist, si internacionalist, çdo gjë timen do ta vë në shërbim të komunizmit. Né qoftë se pranohem edhe nga grupet e tjera, siç propozoni ju, atëherë do të vë të gjitha forcat e mia né shërbim të komunizmit né Shqipëri, do të luftoj dhe do të vritem tok me, ju, po ta lypë nevoja, për popullin shqiptar, sikur të jetë populli im, jugosllav. Ju siguroj se do t'jua shfaq hapur mendimin tim, i cili mund të jetë edhe i gabuar, prandaj, nëse do të jetë kështu, e hidhni poshtë dhe më kritikoni. Çështja e madhe e komunizmit, e formimit të Partisë suaj dhe e luftës për çlirimin e Shqipërisë, është, siç e theksuat edhe ju, çështje e vetë komunistëve shqiptarë dhe e askujt tjetër. Pa mendimin unanim të komunistëve shqiptarë nuk tra dhe as nuk mund të krijohet e të kalitet Partia Komuniste e Shqipërisë. Jam plotësisht dakord me ju, për të gjitha çështjet që paraqitët.

Gatishmërinë dhe sinqeritetin e tij komunist e ndieja né fjalët që i dilnin nga zemra. I gëzuar i thashë

- Vendimi që morëm, shoku Miladin, tra rëndësi dhe do të fillojmë menjëherë nga pana, por Cani duhet té çlodheni. Ne do t'ju çojmë né baza të sigurta. Ndërkohë do t'ju vëmë né lidhje edhe, me njerëz nga grupet e tjera dhe, pasi të merret edhe aprovimi i tyre, do të caktojmë metodën dhe kohën e punës.

- Jam dakord, - tha Miladini, - por unë do të shkruaj një letër për shokët e Kosmetit, që ata të njoftojnë udhëheqjen e PKJ për propozimin tuaj dhe do t'u kërkoj lejë për të qëndruar këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Pastaj shtoi:

- Kisha edhe një kërkesë : në qoftë se ju nuk treni kundërshtim, do të kërkoj të vijë këtu edhe Dushan Mugosha që të më ndihmojë, se ai di dhe shqip.

- Dakord, - i tharnë. - le të vijë, kështu zhdu ket edhe mosmarrëveshja që u shkaktua me rastin e ardhjes së tij té paré në Shqipëri.

Ç'komunist dhe ç'njeri ishte Miladin Popoviçi! Titistët, me Titon né kryen emrin e Miladin Popoviçit e kanë përdorur për interesat e tyre shoviniste e aspak internacionaliste, sikur «Miladin Popoviçi themeloi Partinë Komuniste té Shqipërisë», se «pa Miladin Popoviçin nuk do të ishte formuar Partia jonë». Kjo ishte, një gënjeshtër e madhe demagogjike dhe vërtetonte edhe nié këtë çështje, si né të gjitha të tjerat, që ata ishin antimarksistë. Vetë Miladin Popoviçi, né Konferencën e Paré të Vendit të PKSH, në mars 1943, siç do té flas më gjere' né kujtimet e mia për atë ngjarjel e, hodhi poshtë atë pretendim, duke theksuar shprehimisht se «nuk është e vërtetë që Partinë Komuniste té Shqipërisë e tra krijuar PKJ», «ju e krijuat vetë Partinë tuaj Komuniste» etj. As nuk mund të bëhet fjalë që një parti marksiste-leniniste e një vendi të formdhet nga një i huaj, qoftë ky edhe komunist - internacionalist i vërtetë, siç ishte Miladin Popoviçi.

Tërë kjo zhurmë u bë kur doli sheshit tradhtia e këtyre renegatëve të marksizëm-leninizmit dhe Partia jonë demaskoi té gjitha ndërh'yrjet antimarksiste, revizioniste, kolonialiste e aneksioniste té tyre ndaj Shqipërisë.

Historia dhe faktet treguan se Miladin Popoviçi, anëtar i Partisë Komuniste té Jugosllavisë, u rrit e u kalit tok me Partinë tonë. Gjatë tre vjetëve që ai qëndroi e luftoi sé bashku me ne, me qëndrimet e tij té drejta e parimore, me devotshmërinë dhe me pjekurinë e tij marksiste-leniniste, vërtetoi se i donte shumë Shqipërinë dhe popullin shqiptar dhe mbajti né çdo rast qëndrim té drejtë internacionalist né mbrojtje té interesave e té qëndrimeve té drejta té Partisë sonë.

Por té vijmë né përshtypjet e para té njohjes sono me të. Miladin Popoviçi kishte një shtat té lartë që binte né sy, prandaj gjatë gjithë kohës na është dashur té bënim shumë kujdes né lëvizje që té mos zbulohej nga armiku. Që nga biseda e parë që bëmë, më la një përshtypjc té thellë. Miladini fuste i qetë. Me ne sillej né mënyrë té hapur e té sinqertë, sikur té ishim njohur një jetë té tërë. Këto cilësi i pasqyroheshin né sytë e tij té kaltër, té ndritur e té qeshur.

Mbas bisedës që bëmë, kur u ndamë, Miladini na tha

- Shokë, unë nuk kam kobure, duhet té më gjeni një.

Unë menjëherë nxora nga mesi «Mauzerin» tim njëzetësh e dy karrikatorë dhe ia dhashë. Sa shum.

u gëzua, e puthi. Ai i donte shumë armët.

Né rrugë i thashë Koços:

- Kemi rënë né një shok té mirë. Ç'përshtypje té bëri ty?

- Si i vendosur duket, - tha Koçoja, - por duhet ta provojmë. Siç na rrlëson Lenini, ta provojmë; - vazhdoi ai. - Prandaj duhet té ecim me kujdes jo t'i hapim zemrën përnjëherë, se mIu duk sikur ti i premthve ca mé tepër nga ç'kemi vendosur.

- Dëgjo Koço, - ia ktheva menjëherë, - ne po i hyjmë një pune dhe duhet Via dalim mbanë. Ky është një shok qé nuk e njohim as ne, as grupet e



tjera dhe, dulce qenë né këto pozita, s'ka kush té thotë se ai mbron këtë apo atë grup, njërin apo tjetrin per

son. Neve atë na e rekomanduan për ta çliruar si komunist té mirë dhe shok té vendosur, udhëheqës né Komitetin Krahinor té Kosmetit. Ky qe sjellë né kamp nga jugosllavia, është komunist dhe s'mund té jetë pravokator. Një eventualitet té tillë unë e ekskludoj qind për qind.

- Mirë, bre, mirë, po e kam fjalën te siguria. Duhet maturi né këto punë, duhet verifikim, - më tha Koçoja.

- Biseda e parë që bëmë, - vazhdova unë, ma forcoi shumë këtë besim. Ne detyrën tonë inter

nacionaliste e bëmë dhe krijova përshtypjen qe edhe ai është i gatshëm té na ndihmojë ne si internacionalist, prandaj, nëse udhëheqja e PKJ do té bjerë dakord me propozimin tonë që ai té qëndrojë në Shqipëri,

ne duhet té kemi besim te Miladini. Pastaj këtij sh-oku ne nuk do t'i flasim për organizimin tonë, por do t'i shfaqim pikëpamjet ideopolitike qé kemi, do t'i themi po ashtu, ç'mendojmë ne per grupet e tjera dhe këtë gjë duhet ta bëjmë haptazi e pa hezitim. Duke bërë té njëjtën gjë edhe me grupet e tjera, ndihma e tij do té na shërbejë për t'i sqaruar më shpejt mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis neshn.



Në prag të ngjarjes sé madhë



Ne të Grupit të Korçës filluam menjëherë té përgatiteshim për bisedat me Miladinin, ndërsa ky, me anë të Mustafa Gjinishit, filloi të merrte kontaktet e para me grupet e tjera, natyrisht, me Vasilin e Qemalin, për Grupin e Shkodrës, dhe me Anastas Lulën e Ramadan Çitakun, për Grupin e «Të Rinjve». Ramadan Çitaku ishte kosovar. Ne nuk e njihnim, por ai e dinte miré edhe serbishten dhe shërbeu më vonë si përkthyes, pas! Miladini né atë kohë nuk e fliste shqipen dhe me vështirësi kuptonte pak frëngjisht.

Ndërkaq erdM nga Kosova Dushan Mugosha, i cili solli aprovimin e udhëheqjes së PKJ që Miladin Popoviçi dhe ai të qëndronin për një periudhë kohe né Shqipëri, sipas propozimit tonë. Caktuam kohën për takimet me Miladinin dhe filluam bisedat. Koçoja e mori fjalën i pari. Ai tregoi se si ishte formuar Grupi ynë i Korçës, si ishte forcuar baza e tij me elementë të klasës punëtore, si i kishte marré direktivat e Kominternit dhe si veproi né ato rrethana; foli edhe për veten e tij se si u kthye nga Bashkimi Sovjetik. Ai shpjegoi politikën e drejtë që kishte ndjekur Grupi i Korçës kundër Zogut dhe, né vazhdim, i paraqiti Miladinit të gjitha akuzat që ky grup formulonte kundër grupeve të tjera, të Shkodrës, të «Të Rinjve», të «Zjarrit» e të personave trockistë. Koçoja s'la gjë pa thënë né këtë drejtim, deri edhe frikën që ai kishte ndier se mos bénin atentat kundër personit të tij.

Unë e mora fjalën pas Koços dhe trajtova çështjet që preku ai né përgjithësi, por që mendova se kishtevlerë Ci zgjeroja edhe pak, sepse mund ta sqaronin më te j Miladinin.

Shpjegova se baza e grupit né qytetin e Korçës ishte e fortë.

- Kjo bazë, - vura né dukje, - përbëhet nga punëtorë me kuptimin e vërtetë të proletariatit, që shitnin e shesin krahun e punës, e që punojnë sidomos né sektorin e ndërtimit, si dhe punëtorë zanatçinj të vegjël, këpucare', hekurxhinj, ballomatarë, rrobaqepës, çirakë dyqanesh e të tjerë. Po ashtu né këtë grup kanë bërë e bëjnë pjesë shërbyes, çirakë pranë artizanëve të mëdhenj e të vegjël, shoferë dhe ndihmës të tyre. Kjo bazë e grupit, - theksova, - është e shëndoshë, e organizuar, e disiplinuar dhe e vendosur. Rreth saj janë grumbulluar studentët e shkollave të mesme dhe sidomos ata të Liceut, disa mësues dhe profesorë, disa intelektualë, nëpunës të vegjël dhe tregtarë të vegjë1, simpatizantë, te të cilët grupi ka ushtruar e ushtron një influencë të mire'.

Theksova, po ashtu, gjendjen e përgjithshme politike né Korçë, pozitën relativisht të fuqishme të borgjezisë tregtare, snobizmin e saj dhe forcën e pronarëve tè tokave, të bejlerëve e të agallarëve të fshatit. Këta ishin më të shumtët m'yslimanë, më injorantët dhe më brutalët né shtypjen e fshatarësisë. Borgjezia tregtare e Korçës ishte më e dalë, më e moderuar dhe liberale né dukje, por shtypëse e fajdexheshë né kulm. Né mes borgjezisë sé qytetit e tregtarëve të mëdhenj, që ishin të krishterë, nga njëra anë, dhe bejlerëve e agallarëve, që ishin myslimanë, nga ana tjetër, ekzistonin animozitet dhe luftë. Regjimi i Zogut mbështetej në të dy krahët, por për kryeministra pranonte vetëm korçarë të krishterë dhe rrallë, bile vetëm një herë, mysliman. Borgjezia tregtare e qytetit edhe e urrente klasën punëtore dhe Grupin e Korçës që e drejtonte atë, por edhe e kishte frikë, prandaj këtë frikë ndaj saj e maskonte herë pas here me njëfarë respekti. Ndërsa agallarët e bejlerët nuk e kishin këtë frikë.

Dhe këtu theksova atë pikë të dobët të Grupit Komunist të Korçës, që nuk e theksoi Koçoja: mungesën, ose më mirë punën inekzistuese të komunistëve të grupit me fshatarësinë.

- Kjo, - thashë unë, - ka konsistuar më tepër në disa lidhje miqësore individuale, por nuk ka përbërë aspak një punë serioze.

Këtu theksova qëndrimin kontradiktor që mbante ndaj fshatit Grupi Komunist i Korçës, i cili, në parim dhe në vijën e tij, e kishte të qartë rolin e fshatare'sisë në revolucion, si aleate e klasës punëtore, kurse në praktikë nuk e kishte vënë ujin në zjarr.

Koço Tashkos nuk i pëlqeu kjo dhe ndërhyri të më korrigjonte:

- Nuk qëndron tamam kështu ky problem, tha ai. - Të mos i injorojmë punën e sukseset tona. Pse pak lidhje ka pasur grupi ynë me boboshticarë e drenovarë, shoku Enver?! - m'u drejtua mua Koçoja. - Lidhjet me drenovarë ose me boboshticarë, nëpërmjet shokut Sotir Gurra apo të ndonjë shoku tjetër, - vazhdova uno, - nuk mund të mbulojnë mosinteresimin e grupit por fshatarësinë punonjëse të fushës dhe të malësisë së Korçës në veçanti dhe por fshatarësinë e gjithë vendit. Arsyen duhet ta gjejmë në mentalitetin lokalist të punëtorit dhe në përgjithësi të të gjithë korçarëve. Prandaj, shoku Koço, - ia ktheva, - ne vërtet nuk duhet t'i mohojmë anët e mira dhe pozitive të punës së grupit tonë, por ama duhet të njohim edhe dobësitë e mëdha, një prej të cilave është neglizhenca. e punës me fshatarësinë. Kjo karakteristikë jo e mirë e punës së grupit tonë është shfaqur edhe në qendra të tjera ku ka vepruar e vepron grupi, si në Tiranë, në Kuçovë, në Durrës dhe në Gjirokastër. Përpara, gati asnjë punëtor nuk dilte nga Korça. Asnjëherë, me përjashtim të këtyre dy vjetëve të fundit, ne nuk kemi sjellë grupe të forta shokësh punëtorë nga Korça në Tiranë. Kurse në fshat akoma nuk kemi mundur të dërgojmë. Të njëjtën gjë, - vazhdova unë, - mund të themi edhe për rininë.

Vura në dukje se në Korçë rinia e qytetit kishte hyrë mirë nën influencën e grupit, por ajo nuk i lyente këpucët me baltën e fshatit.

- Në përgjithësi, - theksova, - Grupi ynë i Korçës, si grup komunist që është, antizogizmin e tij të ashpër dhe konsekuent duhej ta zhvillonte në mënyrë të organizuar edhe në masat e gjera të të moshuarve, pikërisht në atë formë që e organizoi me aq sukses me rininë në qytet.

Po ashtu, - i thashë Miladinit, se edhe me gratë puna e grupit kishte çaluar. E vërteta është se gra e vajza korçare, midis të cilave shumë nga grato, motrat e vajzat e shokëve të Grupit Komunist, ishin

afruar e merrnin pjesë aktive në shoqërinë «Puna» e në shoqëritë e tjera punëtore e jashtëshkollore që drejtoheshin nga komunistët, por ne s'mund të mohonim faktin tjetër që, me përjashtim të disa shoqeve, si Kleopatra Maliqi, Ollga Mitrushi e ndonjë tjetër, pak ishte bërë për të lidhur sa më shumë shoqe edhe organizativisht me Grupin Komunist.

- Me këtë rast, - theksova, - meqenëse po flas për dobësitë e grupit, bëj edhe një autokritikë për veben time dhe një kritikë të përgjithshme për grupin, e veçanërisht për shokun Koço që çështjen e përkthimeve të materialeve ideologjike ose të ndonjë gazete ilegale dhe buletinin që nxirrnim një herë në hënëzë, e kishim lënë gati pas dore. Për këtë, - thashë, kemi një përgjegjësi të madhe ne, intelektualët e grupit komunist, sepse jo vetëm dimë gjuhë të huaja, por i kemi pasur edhe mundësitë që t'u krijonim shokëve të grupit mësim të organizuar kolektiv, ku të merrnin njohuri marksiste-leniniste. Veçanërisht në Korçë mund të realizohej edhe përkthimi i materialeve, edhe shtypja e tyre ilegalisht, mund të organizoheshin edhe rrethe studimi, por asnjë përpjekje serioze nuk tremi bërë në këtë drejtim, dhe ky tra qenë një minus për grupin tonë. Ne jemi fajtorë për këtë.

- Shoku Enver, - ndërhyri prapë Koçoja, - po na vë shumë minuse. Pa më thuaj, a s'qe grupi ynë që u interesua, përktheu e shtypi në fashikuj «Nënën»? Po «Manifestin», po «Shkenca dhe feja»? A, të lutem, kritikë e autokritikë, por me karar, - tha ai i skuqur.

- Shoku Koço, - i thashë i qetë, - unë nuk dua e s'do të lejoja askënd të mohonte apo të denigronte Grupin tonë të Korçës, tiparet e tij pozitive, hapat e mirë që tra hedhur. Unë jam vetë anëtar i

këtij grupi, ai më bëri komunist. Por pikërisht se jemi konzunistë, prandaj të flasim hapur e pa frikë. Përmende «Nënën» e një a dy broshura të tjera. As unë, askush nuk i mohon ato. Por pse, vetëm me 3-4 apo edhe me 10 përkthime do të justifikohemi ne? Kaq qenë mundësitë tona? Kaq qenë nevojat? Kurrsesi! theksova. - Ka ardhur koha kur duhet të flasim hapur e të mos fshehim asgjë, as të mirat, as të metat.

- Grupet e tjera, - vura në dukje më poshtë, janë më keq se ne. Unë bashkohem me Koçon për vijën e gabuar ideopolitike të grupeve të Shkodrës dhe të «Të Rinjve». Ishin kjo vijë dhe pikëpamjet e tyre të gabuara që i kanë bërë Zef Malën, Niko Xoxin, Anastas Lulën dhe në përgjithësi shumë pjesëtarë kryesorë të grupeve të tyre të pengonin afrimin, të pengonin unitetin dhe të mos pranonin direktivat e Kominternit. Ata përhapën lloj-lloj teorish trockiste për çështjet organizative dhe politike të Partisë, për moralin proletar, për Bashkimin Sovjetik e për Stalinin, deri edhe pikëpamje disfatiste për luftën kundër okupatorëve, dulce pretenduar «pritjen e formimit të proletariatit», pasi «me fshatarësinë e lëkundshme e mikroborgjeze nuk mund të shkojmë në luftë, nuk mund të kemi besim tek ajo». Kështu thoshin Anastas Lula, Zef Mala, Niko Xoxi, Andrea Zisi dhe të tjere Lidhur me këtë, zhvillova më tej mendimin se si duhej ta konsideronim ne fshatarësinë e varfër dhe si, të gjithë, të riparonim gabimin që kishim bërë karslhi sai. Për Grupin tonë të Korçës ky riparim duhej bërë në anën organizative, kurse grupet e tjera duhej të ndërronin konceptet dhe të ndreqnin vijën e gabuar për sa i përket fshatarësisë sonë.

- Veçanërzsht kjo ka rëndësi për vendin tonë, ku jo vetëm predominon fshatarësia, por ajo njihet për traditat e saj patriotike, mund të themi, dhe revolucionare. Pa këtë forcë e mbështetje, - theksova unë, - klasa punëtore dhe Partia Komuniste e Shqipërisë që duhet të formojmë, nuk mund të kenë sukses në ndërmarrjen e tre historike, në luftën për çlirimin e atdheut. Pa pjesëmarrjen e fshatarësisë në luftë, e përfundova fjalën, nuk mund të çlirohet Shqipëria.

Shokët e tjerë dhe Miladini që mbante shënime, më dëgjuan me kujdes dhe nuk më ndërprenë asnjëherë, me përjashtim të dy-tri kërcimeve të Koços.

Pasi bëmë një a dy pushime, Miladini na drejtoi një varg pyetjesh, sepse dote t'i kishte më të qarta e më të bazuara në fakte tezat e grupit tonë. Ne iu përgjigjëm të gjitha pyetjeve dhe i thamë se ishim kurdoherë në dispozicion të diskutonim e të ridiskutonim për pikëpamjet e grupit tonë, derisa ai të niste bisedat edhe me grupet e tjera, ku do të mësonte edhe pikëpamjet e tyre. Pastaj, sigurisht, do të bënim analizat, ballafaqimet dhe konkluzionet.

Miladini s'kishte ndonjë kun.dërshtim dhe mbeti i kënaqur. Ai tha se e kishte të qartë punën e Grupit të Korçës, por na u lut t'i linim kohë të studionte të dhënat e të reflektonte.

- Bisedime, që do të më shërbejnë edhe mua edhe juve, do të bëjmë shumë, dhe unë, - theksoi ai, jam optimist, si edhe ju, se punës që i jemi futur do t'ia dalim mbanë me sukses.

Pas mbledhjes shkuam për të ngrënë bukë së toku në shtëpinë time me dy dhoma, që ndodhej në Kodrën e Kuqe. Miladinin e Dushanin i njoha rrae plakun e me anenë, të cilët i përqafuan dhe u uruan mirëseardhjen.

Miladini, pasi i përqafoi pleqtë e mi, dukej i malluar, ndoshta ngaqë kishte kohë pa e parë nënën e tij. U shtruam në minder dhe aneja filloi ta pyeste siç pyesin gjirokastritët:

- Si je djalë? Je mirë, ke nënë, si e ke? – Plaku xrinte e shikonte me kuriozitet. Ai edhe donte të dinte, por edhe nuk guxonte të pyeste, se Miladini nuk dinte shqip, vetëm vinte dorën në gjoks, si ne, për të shprehur falënderim dhe mirënjohje për atë që flet, kurse Dushani, që dinte një -shqipe të rëndë, të çalë e të përzzer me sllavizma, përgjigjej për të dhe për vete, pasi edhe atij iu bënë të njëjtat pyetje. Pleqtë nuhabën që të dy shokët. tanë ish in të huaj, por s'p'yetën se nga, pse e dinin që edhe ata i ndiqte policia si djalin e tyre e si Pilon, që ata e njihnin qysh më parë. Sanoja përgatiti darkën që na shijoi aq shumë, sa «u shqepëm së ngrëni», si i thonë fjalës. Vura re me gëzim se Miladini e hante shumë djathin e bardhë, si unë. Piloja na kishte blerë në treg një teneqe me djathë kosove, që ia kalonte dhjetëfish djathit më të mirë të Gjirokastrës.

Babai, mirë që hëngri me anenë nga dhoma tjeiër se, po të kishte parë se si i binim djathit unë dhe Miladini, do të bëhej vrer, mbasi e dinte që të nesërmen unë do t'i çoja përsëri shokë në shtëpi dhe ai do ta ndiente veten ngushtë po të mos kishte me se t'i priste. Miladini ishte më i fortë se unë në djathë. Ai kishte një zakon që e adoptova edhe unë më vonë, natyrisht, kur kishim djathë, se kur s'kishim na qanin sytë. Ai në çdo gjellë që hante, edhe në fasule, oriz apo në jahni, fuste thela me djathë; përjashtim bënte vetëm tek ëmbëlsira. Kur Sanoja i jepte pjatë të pastër, që ta ndërronte të parën, ai, duke qeshur, ia bënte me kokë në shenjë mohimi. Çdo gjellë Miladini e hante në një pjatë. Zaten, Sanos i bëhej mirë, se në shtëpl nuk kishim dhe aq pjata. Ai nuk kishte mani mikroborgjeze as në të ndenjur, as në të ngrënë, as në të folur. Miladini nuk e hiqte veten si ouvrier, domethënë nuk donte të tregohej me mënyra të jashtme, në sjellje ose në veshje, sikur gjoja ishte proletar, por i tillë ishte në mendime dhe në punë. Miladini ishte intelektual, por nuk kishte asnjë prirje intelektualiste.

Miladini vazhdonte punën me grupet e tjera dhe ne të dy takoheshim në baza të ndryshme. Gjatë kësaj kohe unë u takova me të nja tri a katër herë dhe nga bisedat kuptoja se punët po ecnin mire' dhe për këtë gëzohesha shumë.

- Shoku Enver, - më tha në një nga këto biseda, - mua më duket se Grupi Komunist i Korgës, në përgjithësi, sipas gjykimit tim të parë, ka pasur një vijë të drejtë. Vërejtjet kritike që bëre ti në ekspozenë për grupin tuaj, janë shumë me vend dhe unë, si edhe ju, i konsideroj se kanë vlerë. Natyrisht, kur të mblidhemi qoftë me ju, qoftë edhe me grupet e tjera dhe të ballafaqohemi, të lutem shumë t'i ritheksosh, se kanë rëndësi të madhe për Partinë Komuniste të Shqipërisë që do të formoni. Unë mund të të them ty, personalisht, hëpërhë, pasi nuk kam konkluduar akoma, se në Grupin e Shkodrës ka mjaft influenza të huaja në botëkuptimet pobtiko-ideologjike, sidomos

te disa krerë, si Zef Mala.

- Zef Mala për ne, - i thashë, - nuk është gjë tjetër veçse një provokator.

- Edhe unë atë e cilësoj kështu si ju, - më tha Miladini dhe vazhdoi: - Këtë gjë e pranuan edhe Vasil Shantoja e Qemal Stafa. Për sa u përket Anastas Lulës dhe Sadik Premtes, ju nuk gaboni aspak, ata janë trockistë, intrigantë, mundet edhe provokatorë të futur në lëvizjen komuniste shqiptare. Kam përsht'ypjen, shoku Enver, dhe e përsëris se ky është një mendim i parë imi, prandaj jua them personalisht juve, se Grupi i Shkodrës përveç Zef Malës e ndonjë tjetri si ai, ka shokë të mire', por ka dhe shokë komunistë me gabime që do të ndreqen.

- Pse ne të Grupit të Korçës mos vallë jemi pa gabime? ! - i ndërhyra unë, pa dashur të merrja përgjigje.

Miladini vazhdoi:

- Pashë vendosmëri tek ata. Mendoj se janë komunistë të mirë dhe se e duan komunizmin. Dua të të them se, ashtu siç bëtë ju kundër tyre, edhe ata 1ëshuan kritika kundër grupit tuaj. Disa ishin me vend, disa jo. Unë, dulce ditur edhe pikëpamjet tuaja, një varg kritikash ua rrëzova nëpërmjet pyetjesh që u bëra dhe ata filluan të ndryshojnë mendime. E kam fjalën për idetë e gabuara që kanë mundur të futin në këtë grup Zef Mala, Niko Xoxi dhe Anastas Lula.

Pastaj, me të qeshur, Miladini shtoi:

- Edhe te disa shokë të Grupit të Shkodrës, si edhe te disa të grupit tuaj, ka shfaqje të mendjemadhësisë e të prepotencës, që shprehen në deklarata të tilla, si «ne e tremi vijën më të drejtë», «ne nuk tremi bërë gabime, kurse të tjerët po».

- Jam i një mendimi me ju, - i thashë Miladinit. - Pikërisht këto shfaqje kanë ndikuar që të ketë pikëpamje të gabuara në vij-e, që të krijohet hendeku në mes nesh.

- Shoku Enver, - m'u drejtua Miladini, - si mendoni ju personalisht për Qemalin dhe për Vasilin?

- Kam besim tek ata, - fola me bindje. - Qemali dhe Vasih janë komunistë të vendosur dhe këtë e provuan në gj~yq. Me ta ne, siç të thamë edhe më parë, kemi rënë dakord në parim për bashkimin e grupeve dhe mendoj se ata të dy do të jenë një mbështetje e madhe e Partisë Komuniste të Shqipërisë që do të formojmë. Nuk tram pasur rastin që t'i njoh për një kohë të gjatë dhe mirë, sepse, megjithëse e quanim veten komunistë, njëri-tjetrin e shikonim si «armiq». Por unë, personalisht, i tram simpatizuar këta të dy. Veçanërisht qëkur jam njohur drejtpërdrejt me ta, thuajse për çdo problem e kemi kuptuar dhe e kemi mbështetur njëri-tjetrin.

- Edhe Vasili, edhe Qemali, - më tha Miladini, - kanë simpati për ty, për Mihan dhe për Pilon, kurse Koçon jo vetëm nuk e duan, por e bëjnë përgjegjës që nuk është arritur në një marrëveshje. Ky është mendimi që më shprehën ata, kurse unë nuk fola, nuk kisha të drejtë të jepja mendim për njerëzit.

- Shoku Miladin, përpara unitetit marksist-leninist të lëvizjes, përpara çështjes së madhe, formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nuk kanë vlerë një ose dy persona, - i thashë unë. - Unitetin duhet ta krijojmë, Partinë duhet medoemos ta formojmë dhe në baza të shëndosha. Unë po jua them, dhe ky është mendimi im personal, ia tram thënë edhe Koços nè sy, edhe shokëve se Koçoja është komunist, por tra ca mënyra dhe disa shenja të karakterit mikroborgjez, tra ca frikë të ekspozohet, tra mendjemadhësi, është nervoz dhe do që t'i dalë e vetja, edhe kur nuk e tra drejt. Ai hiqet si udhëheqës i grupit, sepse tra qenë në Bashkimin Sovjetik, por as nuk është e as nuk punon si i tillë. Unë dhe shokët e tjerë duam dhe njohim si udhëheqës të grupit punëtorin bolshevik, Miha Lakon.

Të olla biseda të hapura e të sinqerta zhvillonim vazhdimisht me Miladinin dhe shkëmbenim mendime për të gjitha çështjet që na dilnin. U lidhëm ngushtë me të, dhe flisnim hapur me njëri-tjetrin. Një gjë na preokuponte - të përgatitnim terrexiin për ditën historike.

Por, edhe kur punën thuajse po e vinim në rrugë. prapë na dilnin pengesa, vështirësi e ngatërresa nga më të ndryshmet. Jo vetëm Anastasi e Sadiku vazhdonin të pengonin bashkëpunimin midis grupeveh por edhe Koçoja ynë mezi po ambientohej me këtë rrjedhë të re e revolucionare të gjërave. I mësuar t'i gjykonte punët nga lart e nga larg, frikacak e njëkohësisht megaloman, edhe i interesuar që të themelohej Partia, por edhe i trembur se e ndiente që do t'i shpëtonin frerët nga duart, edhe i ndërgjegjshëm se okupatori nuk shporrej ndryshe veçse me bashkim e me luftë të organizuar, por edhe me lepurin në bark, se mos dekonspirohej, pra, një kompleks i tërë mikroborgjezi, ai shpesh hidhej sa nga njëri qëndrim në tjetrin. Porpunët nuk prisnin. Tanfi kur në mes elemertëve kryesorë të Grupit të Korçës e të Shkodrës ishte arritur marreveshja per veprimet e përbashkëta, sidomos ne që ishim vënë në balle të punës, nuk na lejohej asnjë hezitim, asnjë shmangie, nga veprimi. Duhej të shkonim bazë më bazë, të takonim shokë, të bisedonim shtruar me ta, të sheshonim mosmarrëveshjet, të përgatitnim terrenin per aksionin e madh, themelimin e Partisë. Por, tamam në këto momente deoizive, kishte raste kur Koçoja nuk na dilte fare në takim, na fshihej. Shkoja vetëm, me Pilon, me Vasilin (një herë bile më ndodhi që isha edhe me Miladinin) dhe e kërkoja. Dilte Pavlina:

- Nuk është Koçoja, - më thoshte.

- Ku ka shkuar?

- Nuk e di, - thoshte ajo, dulce u skuqur e ngatërruar sa dukej sheshit që gënjente.

- Hajde Pavlinë, - i thosha me të urtë, thuaji Koços se kemi ardhur, - dhe hynim brenda. E gjenim Koçon me pantofla, në divan.

- Mor po na rruat konspiracioni, - thoshte "si per të na tërhequr vërejtjen. - Si hyni kështu, në dasmë vini? S'ka lezet fare!

- Kemi dasmën e madhe, përpara, Koço, - i thosha. - Ngrehu se kemi këtë e atë per të bere'. . .

Ne, si grup, nga ana jonë, bëmë një numër takimesh pune dhe u përgatitëm mirë per Mbledhjen e madhe që do të zhvillohej në mes përfaqësuesve, të të tri grupeve komuniste, ku do të merrnin pjesë edhe shoku Miladin me Dushanin.

Vendosëm të shtronim„ në radhë të pare e mbi të jitha, cështjen që dita e parë e Mbledhjes duhej të konsiderohej si dita historike e shkrirjes së grupeve dhe e Themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, kurse diskutimet, dulce, u nisur nga kjo bazë, mundet dhe duhej të vazhdonin sa të ishte nevoja, sa të sqaroheshin të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet që ekzistonin. Unë u ndala fort në këtë çështje, sepse isha i bindur se nuk duhej vajtur në një mbledhje të përbashkët pa qenë t-ë vendosur per një qëllim të madh, që ishte shkrirja e grupeve dhe formimi i Partisë Komuniste.

Ne, nuk duhet të lejojmë si per veten tonë, ashtu edhe per të tjerët, u thashë shokëve„ të shkojmë në këtë Mbledhje vetëm per të akuzuar e per t'u grindur, por duhet të shkojmë atje per të konkluduar.

Propozova që t'i kërkonim Miladinit të mente edhe aprovimin e të tjerëve per çështjexi që Mbledhja,qysh në fillim, të merrte në parim vendimin per Themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, pastaj le të vazhdonim diskutimet dhe debatet si anëtarë të një partie të formuar. Ky vendim ishte i nevojshëm, sepse nga grupet e tjera do të kishte elementë që nuk e, donin formimin e Partisë, sidomos njerëz si Anastas Lula dhe Sadik Premtja, por, mundet, edhe të tjerë. Si trockistë, ata ishin kundër këtij organizimi, prandaj atyre u leverdiste që të vazhdonte të thellohej përçarja. Të gjithë shokët u bashkuan me propozimin.

Çështja e dytë që vendosëm në grup ishte mënyra e paraqitjes së problemeve. Diskutuam që ne duhej të

mbronim, në frymë me të vërtetë komuniste dhe jo në frymë grupi, vijën e drejtë politiko-ideologjike dhe organizative të Grupit të Korçës, të njihnim dobësitë në punën tonë dhe të pranonim kritikat e drejta që do të na bënin të tjerët, t'i pranonim pa u nxehur, pa u nevrikosur. Për çdo kritikë që do të na bëhej, do të konsultoheshim me njëri-tjetrin dhe do të mbanim qëndrim. Ne duhej të kritikonim fort e pa asnjë lëkundje të gjitha pikëpamjet antimarksiste, trockiste, likuidatore të të gjitha grupeve dhe të krerëve që kishin luajtur një rol armiqësor në lëvizjen komuniste shqiptare, siç ishin arqiomarksisti Aristidh Qendro, arqiomarksisti, zjarristi e provokatori Andrea Zisi ashtu edhe shoku e miku i tyre, agjenti i Zogut, trockisti Zef Mala me shokë, si Niko Xoxi dhe elementë të tjerë të këtij kallëpi, si Anastas Lula me Sadik Premten.

- Këtu, - ndërhyra unë, - nuk duhet lejuar asnjë lëshim, asnjë dorashkë, asnjë fije «diplomacie>•. Uniteti i vërtetë do të arrihet vetëm duke i demaskuar deri në fund parimet e tyre trockiste, likuidatore, antikomuniste.

Shokët në diskutimet e tyre ishin plotësisht dakord edhe me këtë linjë qëndrimi e veprimi.

Tash shtrohej çështja se kush do t'i parashtronte këto pikëpamje. Të them të drejtën, mua nuk më ishte mbushur mendja se Koço Tashkoja do ta bënte si duhej një gjë të tillë, sepse ai ishte nevrik. Kundër elementëve trockistë mendoja se ishte i ashpër, por kisha frikë se Qorri që ia dinte huqet Koços, do, s'do, do ta provokonte, dhe ky, duke mos e mbajtur dot gjakftohtësinë, do t'i fuste të gjithë në një thes e do të na prishte punë. Nga ana tjetër, gjatë bashkëpunimit me Koçon, kisha konstatuar se ai mjaft herë, në biseda e në diskutimey e humbiste fillin e mendimeve dhe qëndronte si i hutuar. Gjithashtu, ai nuk kishte vazhdimësi në idetë. Edhe Miladini më kishte bërë të ditur që nuk kishin simpati për Koçon dhe e bënin atë përgjegjës për përçarjet dhe grindjet. Sa për shokët e Grupit të Shkodrës, në një bisedë që patëm me ta, na thanë se Koço Tashkoja mund të mente, pjesë në Mbledhjen c- grupeve, si një nga drejtuesit e Grupit të Korçës, por nuk pranonin që ai të hiqej në mbledhje si i «dërguar i Kominternit», siç pretendonte Koçoja.

Mirëpó në të gjitha këto analiza e biseda që bënim në grup ishte, i pranishëm edhe Koçoja, kështu që s'qe e lehtë, po të kihet parasysh kompleksi i tij, që t'i thoshim: «S'do të flasësh ti, se na prish punë, në vend që të ndreqësh». Por kjo duhej arritur patjetër, natyrisht me kujdes. Mendova mirë e në mes të diskutimeve, u thashë shokëve

- Unë propozoj të vijë Miha të udhëheqë paraqitjen e pikëpamjeve dhe të diskutimeve nga ana jonë, ndërsa ne të tjerët ta ndihmojmë atë dhe ta ushqejmë Mbledhjen me diskutimet tona.

-- Dakord, të vijë Miha, shok i mirë është dhe i takon se ka qenë në krye, - tha Koçoja me një zë

të rrumbullakosur, - por, si të vijë se?! Është sëmurë shumë, i ziu!

- Në qoftë se Miha nuk do të vijë dot, - shpreha menjëherë mendimin, - propozoj të ngarkohet me këtë detyrë shoku Pilo, si një nga shokët tanë komunistë më të vjetër dhe punëtor, kovaç.

Piloja, me thjeshtësinë e tij të zakonshme, u ngrit e tha:

- Jo, unë nuk mund ta bëj dot këtë punë, se më duket e vështirë, por propozoj që ta udhëheqë Enveri, kurse unë dhe shokët e tjerë që do të caktojmë, se duhet caktuar edhe sa veta për çdo grup do të marrin pjesë né Mbledhje, do t'i qëndrojmë pranë Enverit me këshilla e me ndërhyrjet tona né diskutimer

Shokët e tjerë e mbështetën propozimin e Pilos. Koço Tashkoja, sigurisht, dëshironte që edhe né Mbledhje të ishte ai né krye, prandaj, kur u diskutua çështja se kush do të fliste, né emër të grupit, shokët mundën ta mposhtin rezistencën dhe pakënaqësinë e tij. Kjo nuk ishte ndonjë çështje parimore, por, siç thashë edhe më lart, një sërë arsyesh na bënë ne që të mos lejonim të fliste ai. Sé pari, grupet e tje,ra nuk e donin Koçon, pastaj edhe ne, e krejt baza e Grupit të Korçjës, ia dinim huqet. Ai rrëmbehej shpejt, donte t'i shkonte, gjithnjë e vetja dhe çdo vërejtje apo akuzë të të tjerëve e merrte si një ofendim ndaj personit të vet, që, padrejtësisht, e vinte mbi gjithë të tjerët. Prandaj shokët vendosën që né këtë Mbledhje unë të parashtroja pikëpamjet dhe propozimet e Grupit të Korçës.

Menjëherë pas kësaj unë iu vura punës në mënyrë sistematike. Krahas përgatitjeve për Mbledhjen e vura Mihan né korent për të gjitha ato që vendosëm né takimin me, shokët e grupit né Tiranë. Ndonëse kjo degë tani ishte bërë qendra e krejt grupit, prapëseprapë me shokët né Korçë, e veçanërisht me Mihan, mbanim lidhje vazhdimisht. Njoftova edhe Miladinin për vendimin tonë kryesor mbi procedurën e Mbledhjes, që përmenda më lart. Ai u kënaq dhe më tha:

- Është një vendim shumë i drejtë, që do t'i vërë përnjëherë pjesëmarrësit e Mbledhjes përpara një përgjegjësie të madhe e historike,. Duke vendosur më parë krijimin e Partisë, siç propozoni ju, nuk do të bëhen më diskutime si né «çarshi» (pazar) dhe qoshe ve të rrugëve, por si komunistë, si anëtarë të partisë, që kërkon analiza serioze e të drejta, që kërkon autokritikë dhe kritikë bolsheviken që kërkon disiplinë të çeliktë. Unë e përshëndes këtë vendim dhe mendoj, megjithëse është puna juaj, - theksoi Miladini, - që ta marrësh ti fjalën i pari dhe, midis të tjerash, të propozosh kryesoren, marrjen që né fillim, né parim, të vendimit për shkrirjen e grupeve dhe formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

- Kështu e kemi vendosur ne këtë çështje, i thashë.

- Kjo më kënaq, - u shpreh ai i gëzuar. - Unë kam bindjen se shokët e Grupit të Shkodrës do ta pranojnë këtë pa diskutim, kurse për Anastas Lulën nuk ju siguroj asgjë, vetëm ju siguroj se ai dhe Xhepi janë dinakë, trockistë.

- Té tillë kanë qenë e, jané, shoku Miladin, i thashë, - dhe jam i bindur se në Mbledhje, ashtu si edhe sot e më paré do të na pengojnë me të gjitha forcat. Por mendoj se po të jemi né baza të shëndosha ne dhe shokët e Shkodrës, Anastasi e Sadiku s'kanë ç'na bëjnë.

- Po ju them, shoku Enver, - më tha Miladini, - se me shokët e Grupit të Shkodrës puna po ecën miré. Ata kanë pranuar shumë gabime të t'yre, politike dhe ideologjike, megjithëse lëkunden disa herë, por përpara interesit të madh, né përgjithësi, ata binden. Kurse, me Anastasin dhe me Xhepin ka vështirësi të mëdha. Këta nuk janë né rrugën komuniste, por edhe né mes elementëve të Grupit të «Të Rinjve» ka njerëz të arsyeshëm. Njëri nga këta, me të cilin më kanë njohur, është Ramadan Çitaku, me pseudonimin «Baca». Ai di edhe serbisht. Ramadani më ka vënë në dijeni se shokët e këtij grupi nuk janë të gjithë si Anastasi dhe si Xhepi, por vetëm fryma e mbyllur sektare i mban të lidhur me ta. Kjo do të jetë inkurajuese, në qoftë se është kështu.

I thashë gjithashtu Miladinit se ne kishim menduar që Mbledhjen ta bënim më 8 nëntor dhe çdo grup të përfaqësohej në mënyrë të barabartë me nga 5 veta secili.

Ideja që Mbledhja të fillonte më 8 nëntor 1941 nuk ishte zgjedhje e rastit e një date çfarëdo. Pasi ne, në grupin tonë vendosëm që në fillim të Mbledhjes së përbashkët të krijohej Partia e pastaj të nisnin diskutimet, menduam se edhe data që do të shënonte Themelimin të qe një datë e shënuar.

Periudha kur i bënim këto diskutime ishte ajo e tetorit 1941 dhe përpara kishim vërtet data të shënuara, kishim 7 Nëntorin dhe 28 Nëntorin. Nuk mbaj mend mirë kush, por Koço Tashkoja ose Pilo Peristeri shfaqën mendimin që Mbledhjen ta fillonim më 7 nëntor dhe po atë ditë të themelohej edhe Partia. Arsyet që u paraqitën qenë vërtet të rëndësishme dhe të kuptueshme. 7 Nëntori ishte për të gjithë ne, si për gjithë komunistët, proletarët dhe popujt e botës një datë e shtrenjtë dhe frymëzuese. Në diskutime shfaqa dhe unë mendimin tim

- 7 Nëntori, - u thashë shokëve, - është data histórike e Revolucionit të Madh të Tetorit, data që shënon lindjen e socializmit. Të vendosim Themelimin e Partisë sonë atë ditë, do të thotë që Partia jonë do të jetë një parti e revolucionit të tipit Lenin-Stalin, do jetë pasuese e Partisë Bolshevike të Leninit e të Stalinit dhe ashtu si ajo do të luftojë për të udhëhequr popullin tonë në luftën për liri e pavarësi kombëtare e, pastaj, drejt socializmit. Në këtë kuptim unë jam dakord me propozimin e shokëve. Por, kisha diçka për të shtuar, - u thashë dhe vazhdova:

- Dita e lindjes së Partisë sonë do të jetë e shtrenjtë dhe historike për ne e brezat që do të vijnë, ashtu siç është e do të jetë edhe dita e madhe e 7 Nëntorit. Do t'i kujtojmë e do t'i festojmë këto ditë si ndër ngjarjet më të shënuara. Padashur, shokë, unë thashë «këto ditë», por më duket se kështu duhet thënë vërtet. Sepse, megjithëse të dyja janë e do të jenë historike, megjithëse të dyja do të jenë të lidhura pazgjidhmërisht me njëra-tjetrën, prapë, secila ka vendin e saj, rëndësinë e saj në histori. Prandaj shokë unë propozoj

Sikur të bëjmë një ndryshim fare të vogël në datat, sikur Themelimin e Partisë sonë ta vendosim një ditë më pas, më 8 nëntor, a nuk do të qe më drejt? Kuptohet, shokë, - u thashë, - vlerën dhe forcën Partisë do t'ia japin anëtarët e saj, ne, komunistët shqiptarë dhe, në këtë aspekt, s'ka asnjë rëndësi parimore nëse data e Themelimit do të jetë në tetor, në nëntor apo kurdo qoftë. Kryesorja është ta themelojmë Partinë sa më shpejt. Por, gjersa jemi në prag të nëntorit dhe e kemi ne në dorë caktimin e ditës së Themelimit, unë propozoj 8 nëntorin.

Shokët e aprovuan njëzëri propozimin tim. Ia thashë të gjitha këto edhe Miladinit e shtova:

- Të lutem, ua propozo këtë dëshirë të grupit tonë shokëve të grupeve të tjera dhe, në rast se nuk kanë kundërshtim, e vendosim përfundimisht. Ne, nga ana jonë, jemi gati.

Nuk vonoi dhe Miladini më lajmëroi se pranohej propozimi i bërë nga grupi ynë, për datën e fillimit të Mbledhjes së Grupeve Komuniste për të formuar Partinë Komuniste të Shqipërisë. Vasili e Qemali na propozuan që Mbledhja të bëhej në shtëpinë e Xhemal e Zylfije Canit, anëtarë të Grupit Komunist të Shkodrës.

Shkova me dy-tre shokë dhe e pamë shtëpinë, studiuam pozicionet e saj, rrugët e rrugicat rrotull, bazat ilegale afër. Propozimi i shokëve të Shkodrës na u duk me vend dhe ramë dakord që të mblidheshim atje. Ndërkohë filluam përgatitjen e shtëpisë. Ne caktuam, me sa mbaj mend, Pilon, shokët e Grupit të Shkodrës, më duket, Kristo Themelkon, që në profesion ishte marangoz, dhe për disa ditë me radhë ata bënë disa rregullime e sistemime të nevojshme. Me sa më kujtohet ato ditë u hap edhe një deriçkë sekrete mbrapa, të cilën do ta përdornim në rast të ndonjë bastisjeje apo culmi të papritur të fashistëve. U bë dhe një shkallë druri që lidhte dhomën ku do të punonim me dhomat e katit të sipërm ku do të flinim. Kjo duhej, se, përndryshe, për t'u ngjitur lart, do të duhej të ngjiteshim .nga shkallët e jashtme dhe mund të na diktonin. Porositëm të zotët e shtëpisë që edhe në rast kontrolli ose edhe po të pyeste ndonjë mik, mund t'u thuhej se «kështu e kemi gjetur... dhe na bën punë. Pse të dalim dimrit jashtë, në të ftohtë e në shi?». Gjithashtu nën dyshemenë me dërrasa të dhomës ku do të flinim u bë një vend për të fshehur dokumentet, në rast kontrolli të papritur. Disa ditë para se të fillonte Mbledhja, dy-tre shokë në konspiracion të rreptë e thuajse pa u dukur kontrollonin çdo lëvizje rrotull shtëpisë e në rrugicat përreth. Ishim në luftë, ishim para ngjarjes së madhe, vigjilenca e kujdesi duhej të qenë në kulm. Ndonëse bashkëpunimi midis anëtarëve të grupeve tashmë kishte filluar e po zgjerohej, prapë bënim kujdes që të mos binim në ndonjë provokacion apo punë sabotuese të elementëve me prirje grupazhi. Sidomos Anastas Lulës e Sadik Premtes u ruheshim. Por, me ç'shihej, hëpërhë, ata kishin ulur kokën e dukej se qenë për të ardhur në Mbledhje.

Të gjithë po përgatiteshim për këtë ditë që do të shënonte ngjarjen më të madhe historike për popullin tonë. Shumë nga ne rronin në ilegalitet, sepse kudo vepronte reaksioni i tërbuar, por punën që kishim nisur e vazhdonim me një optimizëm të ri, me një shpresë të madhe që na i shumëfishonte forcat.

Edhe pse terrori bëhej gjithnjë e më i egër, lufta jonë popullore qe zgjeruar. Qenë zgjeruar demonstratat, grevat, hedhja e trakteve, goditjet me armë kundër okupatorëve dhe kundër kuislingëve.

Po afrohej 28 tetori, data e «Marcia su Roma» njëkohësisht dhe dita kur më 1940 populli grek u sulmua nga fashistët italianë, sulm të cilin një vit më parë e demaskuam duke vënë edhe trakte nëpër rrugë. Vendosëm që më 28 tetor të vitit 1941, të organi zonim një demonstratë të madhe kundër pushtuesve dhe qeverisë kuislinge të Vërlacit. Grupi ynë propozoi të bënim një aksion të madh të përbashkët me grupet e tjera, ku të merrte pjesë gjerësisht populli, rinia dhe në ballë të tyre të viheshin anëtarë nga të gjitha grupet komuniste. Shokët e grupit më autorizuan të takohesha me Vasil Shantoaz e me Anasta. Lulën dhe të mblidhnim «komisionin e aksionit» (pë? të cilin në parim kishim vendosur, por që nuk e kishim mbledhur asnjëherë). Kur u fola për demonstratën që duhej të organizonim, Vasili më dha aprovimin pa hezituar fare, kurse Qorri, duke u përtypur, tha të mblidhnim komisionin dhe aty të diskutonim.

Mblodhëm komisionin. Në mbledhje ishin Vasil Shantoja, Anastas Lula, Mustafa Gjinishi, Mustafa Kaçaçi dhe Hasan Reçi. Bëra propozimin dhe filluan diskutimet. Vasili dhe Mustafa Kaçaçi e aprovuan menjëherë propozimin për kryerjen e aksionit. Edhe Mustafa Gjinishi ishte pro, por u shpreh se «duhet të kemi kujdes, se mos na qëllojnë» etj. Hasan Reçi, si një bullafiq dembel, s'vendoste dot, kurse Anastasi hezitonte. Ai me siguri lshte kundër, por nuk e thoshte dot. Vendosëm të bëhej demonstrata dhe të fillonte nga kinemaja «Rex»1, ku fashistët do të mbanin fjalimin e rastit. Kinemanë do ta mbushnim plot me njerëzit tanë, të cilët, me t'u hapur mbledhja, do të fillonin të hidhnin parullat: «Poshtë fashizmi!» etj., do të thyenin fronat dhe do të dilnin nëpër rrugë, duke bërtitur me parulla antifashiste e duke kënduar këngë patriotike. Jashtë do të prisnin shokë të tjerë dhe patriotë. U vendos që secili grup të bënte punën e vet për të shkuar në demonstratë si një trup i vetëm, dhe u ndamë. Sa dolëm nga komisioni, Anastas Lula, siç e morëm vesh më vonë, kishte takuar Xhepin, që e priste, dhe i kishte thënë:

- Lajmëro shokët se u vendos që demonstrata të mos bëhet.

Por këta nuk mundën ta pengojnë demonstratën, as të pengojnë pjesëmarrjen e anëtarëve të grupit të tyre.

Kjo ishte në vazhdën e punës përçarëse e sabotuese të këtyre elementëve të kamufluar armiq, të cilët, si në këtë periudhë, ashtu edhe më përpara e pas Themelimit të Partisë, na nxorën pengesa e vështirësi të panumërta e serioze.

Fakt është se në këtë periudhë ata u duk sikur e përkrahën idenë e bashkëpunimit midis grupeve dhe ranë dakord që të merrnin pjesë në Mbledhjen The meluese e në veprimet e përbashkëta që u kr'yen në prag të kësaj ngjarjeje. Arsyet për këtë janë të shumta e të njohura, por një gjë duhet të theksoj : Anastas Lula e Sadik Premtja «u bashkuan» me ne jo se kishin në ndërgjegjen e tyre ndonjë fije komunizmi, jo se u dhimbsej atdheu, që vuante në robëri, e as se i preokuponte çështja e luftës së popullit tonë. Përkundrazi, ata u bënin bisht këtyre problemeve kardinale. Por rrethanat, situata i detyroi të vepronin ashtu siç vepruan. Në radhë të parë, ishte baza e grupit të tyre, komunistët e shëndoshë dhe gjithë të rinjtë revolucionarë që kishin në vartësi, ata që në mënyrë të vetvetishme, nën ndikimin e ngjarjeve, të komunistëve e të simpatizantëve të grupeve të tjera, u bashkuan me idenë e veprimeve të përbashkëta dhe me idenë e krijimit sa më shpejt të Partisë. Anastas Lula e Sadik Prem t ja në atë periudhë e ndien se do të flakeshin tej nga vetë baza e grupit, nëse s'do të bashkoheshin me rrymën. Ndaj u bashkuan, por, për fat të keq, u bashkuan si diversionistë. Kjo do të provohej shumë shpejt.

Nga ana tjetër, një punë të madhe për afrimin e tyre me idenë e bashkëpunimit e të krijimit të Partisë luajtën shokët e Grupit të Shkodrës. Siç dihet, këto dy grupe, ai i Shkodrës dhe i «Té Rinjve», kishin arritur në marrëveshje, por, nëse në fillim ky bashkëpunim qe mbi baza të shtrembra e antimarksiste, më pas, sidomos nga gjysma e dytë e vitit 1941, Grupi i Shkodrës, krahas përmirësimit e shëndoshjes së gjendjes së vet, ndikoi që edhe baza e Grupit të «Té Rinjve» ta shihte më qartë perspektivën. Në vjeshtën e vitit 1941, veçanërisht në tetor, nga kjo punë edhe Anastas Lula e Sadik Premtja e panë se s'duhej të rrinin mënjanë. Këtu luajti rolin e vet edhe puna e shokut tonë, Miladin Popoviçit, i cili në atë periudhë u takua mjaft herë me shokë të Grupit të «Té Rinjve», e ndër ta, edhe me Anastas Lulën e Sadik Premten.

Kështu këta dy elementë erdhën në idenë e përbashkët të krijimit të Partisë, por erdhën nga zori, ngaqë s'kishin si bënin ndryshe, por edhe me qëllime të errëta e sabotuese.

Pjesë e këtyre qëllimeve ishte edhe përpjekja e tyre për të sabotuar demonstratën e madhe të 28 tetorit 1941. Por as në këtë rast përpjekjet e tyre nuk patën sukses.

Demonstrata u bë e madhe, e fuqishme, e furishme, ashtu siç e kishim parashikuar. U përleshëm e u gjakosëm me karabinierinë dhe me milicinë fashiste. Demonstrata pati një jehonë jashtëzakonisht të madhe, ajo u bë gur prove për bashkimin e komunistëve shqiptarë dhe tregoi forcën e pashtershme të popullit tonë, urrejtjen dhe vendosmërisë e tij për luftë kundër fashizmit e kuislingëve.

Gjithë kjo rezistencë që po ngrihej, e udhëhequr nga komunistët, demaskimi që po u bëhej okupatorit dhe veglave të tij, ia kishin nxjerrë bojën qeverisë kuislinge të Vërlacit. Tashmë Italisë fashiste i duhej një dorë më e fortë, një kriminel i regjur e 'i sprovuar për të shtypur popullin, për të «shfarosur komunistët» dhe patriotët në masë, për të bërë demagogji jo më nga pozita «feudale dhe antifshatare» me figurën e Vërlacit, por nga pozitat «nacionaliste e demokrate». Dhe Italia fashiste e gjeti këtë dorë kriminale në figurën e Mustafa Merlikës (Krujës), të cilin, një muaj më vonë, e emëroi kryeministër, në vend të Vërlacit të rrëzuar.

Ky kuisling barbar, me cilësinë e senatorit fashist ishte shquar për urrejtje dhe qëndrime të tërbuara kundër komunistëve dhe popullit, si dhe për spekulimin me ndjenjat patriotike të shqiptarëve të Kosovës, për të zhvatur pasuritë e popullit kosovar në dobi të borgjezisë tregtare fashiste shqiptare, që po krijohej, për të forcuar shfrytëzimin e shoqërive zhvatëse italiane që spekulonin në kurrizin e gjithë popullit shqiptar. Mustafa Kruja, në bisedime të padeklaruara dhe në konferenca nëpër kinematë, kërcënonte komunistët me plumba dhe u bënte thirrje për bashkëpunim «nacionalistëve demokratë» të tipit të Ali Këlcyrës me shokë, që me kohë hanin në grazhdin italian. Si kryeministër, Mustafa Kruja do të mbushte burgjet me shokët tanë e me patriotë, do të varte dhe do të vriste, do të shtonte milicinë fashiste dhe do ta bënte këtë mashë të milicisë fashiste italiane. Por rezistenca e lufta jonë po merrnin flakë. Këtë e vërtetoi edhe demonstrata e fuqishme e 28 tetorit 1941, të cilën e organizuan dhe e udhëhoqën komunistët shqiptarë.

Që të nesërmen u detyrova të hidhesha në ilegalitet. Ka edhe kjo historinë e vet.

Në mëngjesin e 29 tetorit në «Flora» ia behën karabinierët. Dy prej tyre, krekosur me rripa meshini kryq e tërthor krahërorit e me këllëfët e revolverëve të hapur, hynë brenda, të tjerët qëndruan jashtë. Vetëm ato çaste e ndiem se ç'gabim të madh kishim bërë. Kishim menduar se në rrëmujën e madhe të përleshjes së djeshme, në mes atyre qindra e mijëra demonstruesve që tundën Tiranën, fashistët nuk na kishin identifikuar. E ja ku tani, thuajse të gjithë ne «punëtorët» e «Florës» ndodheshim përpara çarkut të tmerrshëm.

- Enver Hoxha! - thirri njëri nga karabinierët. - Dove è Enver Hoxha?!

Pilos e Ilo Dardhës, që ndodheshin në banak, u ngrinë pecetat në duar. Pasoi një çast heshtjeje, por unë ndërkaq e mblodha veten dhe, që nga arka e «pronarit ortak», zgjata kokën e gjithë «xhentilecë» provova të vetmen mundësi që mund të provohej:

- Ja, këtu brenda është, prisni, ju lutem, ta lajmëroj, - u thashë me zë të qetë e me gjeste të një «gatishmërie» kaq shembullore, sikur mezi prisja rastin t'u bëja pepinove një shërbim të çmuar!

Kisha goditur në shenjë. Më besuan. Hyra në pjesën e brendshme të dyqanit, duke thirrur me zë të lartë, «Enver, të kërkojnë», hapa me shpejtësi deriçkën e pasme, të çelur apostafat për raste të tilla, u lëshova në një rrugicë të ngushtë, kapërceva në oborrin e një plake të vetmuar dhe prej andej, duke i rënë mes për mes «lagjes së çobanëve», përshkova «i qetë», por me sytë katër bulevardin e madh. Pas disc çastesh kur hyra në lagjen popullore, matanë bulevardit, u binda se fashistëve vetëm emri u kishte m'betur në duar.

I dhashë lamtumirën «Florës» së shtrenjtë, dyqankës sonë modeste, ku për afro dy vjet me radhë legalisht shitnim cigare e sallame, kurse ilegalisht përgatiteshim për revolucionin. Një dyqan i vogël ishte «Flora», me mure prej tulle e qerpiç, por brenda atyre mureve ne„ një grusht djemsh të popullit, mblidheshim kokë më kokë e diskutonim me zjarr për punët tona komuniste, raportonim ç'kishim arritur e përpunonim planet për një punë më të madhe e më të frytshme; atje sheshuam një sërë mosmarrëveshjesh me shokët e grupeve, të tjera komuniste; që andej niseshim me trakte e me misione në çdo cep të k~yeqytetit e në qendra të tjera të vendit. Atje isha takuar me, shokët e mi të paharruar, me patriotë e revolucionarë, me Vasil Shanton, me Qemalin, me Miston, me Mihalin, me Dullë Ketën e me dhjetëra djem e vajza të tjera të popullit.

E, ja, tani më duhej të ndahesha prej saj, më duhej t'i jepja fund «legalitetit» tim. Por nuk më erdhi keq për këtë ndarje. Ajo, në njërën ose në tjetrën mënyrë, do të vinte shumë ahpejt, sepse po dukej se vaia e kryengritjes popullore po ngrihej dhe ora për vendimin e madh po afrohej. E vetmja gjë që më mbajti në ankth e në shqetësim gjithë atë ditë ishte fati i shokëve. Por, në mbrëmje vonë, në bazën ilegale ku isha vendosur, brofa në këmbë gjithë gëzim, kur pashë Pilon të hynte. Ishte gjithë qejf.

- Ama të punuar, - tha. - Ua le bajgat pepinove, - dhe më shpjegoi fill e për pe, rrëmujën e zemërimin e karabinierëve kur e kishin kuptuar se ç'u kishte ndodhur. Shokëve tanë për fat nuk u kishin bërë asgjë. Si duket emrat e tyre nuk qenë futur akoma në listat e, kuesturës fashiste.

Filluam menjëherë nga puna. Koha nuk priste, përpara ishte 8 nëntori.