V





VULLNETI I POPULLIT: SHQIPËRIA - REPUBLIKË POPULLORE!





Epoka e re filloi. Tani Partisë sonë, shtetit të ri shqiptar, organeve të tij të lindura në zjarrin e luftës, u duhej që me forca të shumëfishuara, bashkë me popullin e në krye të popullit, të ndërtonin nga themelet Shqipërinë e re. Duhej t'u provonim e t'u vërtetonim popullit tonë, miqve dhe armiqve, kujtdo, se ishim në gjendje jo vetëm ta merrnim, por edhe ta ruanim, ta forconim, ta bënim efektiv e vital pushtetin e ri, pushtetin popullor. Duhej ta bënim Shqipërinë vend të njerëzve të lirë e të lumtur, kështjellë të pakapërcyeshme nga çdo armik. E për këto nuk mjaftonin as dëshirat e mira, as thirrjet, as deklaratat. Mbi të gjitha, këto synime të larta do t'i realizonte e do t'i vërtetonte puna jonë, veprat loonkrete në të gjitha fushat, në të gjitha drejtimet. Koha nuk priste, gëzimin e madh të fitores historike të Clirimit, duhej ta shijonim vetëm në punë, në punët e mëdha, të shumta, të rënda, por të domosdoshme për t'u kryer.





1. Pushteti popullor në veprim



Kurrë nuk do të harrohen ditët, muajt e v:tet e para, kur ne hodhëm themelet e jetës së re. Kishizn në duar pushtetin politik, kishim në mendje e në zemra idealet e larta të Partisë, kishim entuziazmin e besimin e madh të fitores së arritur, kishim vendosmërinë dhe gatishmUrinë për të bërë gjithçka të mirë e të nevojshme për këtë vend e për këtë popull. Pa dyshim të gjitha këto ishin një bazë e fuqishme, një burim i madh energjish e frymëzimi që na shtynin e na siguronin Fe me punë, me përpjekje të gjithanshn:e. do të arrínim gjithçka na mungonte.

Por fakti është se na mungonin shumë, shumë më tepër se ç'mund të imagjinojë apo të përfytyrojë sot kushdo që nuk e ka njohur Shqipërinë menjëherë sa kishte mbaruar lufta.

Varfërisë e prapambetjes së kaluar, gjendjes me të vërtetë mizerabël, në të cilën e kishin lëniü ekonominë, kulturën, arsimin, njeriun, regjimet e së kaluarës, në pesë vjetët e fundit u ishin shtuar shkatërrimet kolosale të luftës. Na duhej të mendonim e të siguronim sa më shpejt edhe strehën për dhjetëra e dhjetëra mijë njerëz të qyteteve e fshatrave të bëra shkrumb, edhe copën e bukës për popullin që vuante nga uria, edhe veshjen e mbathjen e njerëzve, edhe shkollën, punishtet etj. Na mungonin fondet, na mungonin mjetet, na mungonin specialistët, qoftë edhe me kualifikim minimal. ,Nuk mund të lëvizje nga njëri rreth në tjetrin, sepse edhe ai rrjet i paktë komunikacioni që qe ndërtuar më parë, ishte hedhur në erë e qe paralizuar i tëri nga lufta. Kishte nisur dimri e ai akoma më tepër do ta vështirësonte gjendjen. Ndërkohë, megjithëse i tërë vendi qe çliruar, nëpër hone, pyje e shpella endeshin mbeturinat e fundit të botës së vjetër, kriminelë e banditë mercenarë që s'kishin arritur të largoheshin me pushtuesit, e tash, si bisha të plagosura, e kërkonin shpëtimin tek aktet e terrorit e të dhunës kundër popullit, kundër komunistëve e këshilltarëve. Në mbështetje të tyre, me fije të dukshme e të padukshme, ishin klasat e përmbysura nga pushteti dhe, doemos, fuqitë e huaja imperialiste e shoviniste, të cilat nuk mund të gëlltitnin kurrsesi përmbysjen rrënjësore që kishte -ndodhur e po thellohej në Shqipëri.

Të gjitha këto (dhe unë përmenda fare-fare pak nga mungesat, vështirësitë e armiqtë tanë të gjithanshëm të atyre momenteve), qëndronin përballë nesh e duheshin kapërcyer me çdo kusht. Gjersa fituam mbi pushtuesit dhe tradhtarët dhe morëm pushtetin me aq gjak e sakrifica, duhej ta çonim Shqipërinë patjetër përpara, për të mirën e lumturinë e popullit, për inatin e tërbimin e armiqve.

Më ka mbetur në mendje «historia» që më tregoi babai im ato ditë që ne u kthyem fitimtarë në Tiranën e çliruar. Pak ditë pasi në Berat qe krijuar e shpallur Qeveria jonë Demokratike, e kishte ndalur në rrugë një i njohur i vjetër, ballist dhe gjithë qesëndi i kishte thënë:

«E, o Halil, si e ndien veten tanfi që u bëre babai i zotit kryeministër?».

«Si gjithë vegjëlia», i qe përgjigjur qetë-qetë babai dhe, pa ia zgjatur, kishte bërë të vazhdonte udhën, por ai e kishte zënë për krahu. «Je qerrata i madh ti Halil, bën mirë që s'e vret përpjetë, se e di mirë që Qeveria e djalit tënd s'e ka të gjatë». «Ç'thua, more edepsëz!», ia kishte kthyer babai, por ballisti kishte vazhduar: «E pse, kjo qeveri, me nder, e bythëgrisurve që po vijnë nga malet, kjo qeveri e rigonit do ta nxjerrë në selamet Shqipërinë!».

«Jazëk! ia ktheva, - më tregonte plaku. - Qeveria s'është e djalit tim, por e popullit, more edepsëz i edepsëzëve, dhe do të rrojë sa të rrojë populli!...».

Edhe herë tjetër, nga burime të ndryshme dëgjonim se si bota e vjetër, e përmbysur e armiqësore, lëshonte helm e vrer kundër nesh, kundër pushtetit të ri popullor. Llogaritnin bile edhe ditën kur do të «kapitullonim» e do të «rrëzoheshim», merrnin edhe masa që ta bënin sa më të shpejtë kapitullimin e dëshiruar e të ëndërruar prej tyre.

Por ne as u ofenduam, as u stepëm nga nofkat, sharjet, klithmat e profecitë e asaj bote që i kishim vënë shqelmin. Vazhduam me këmbëngulje e heroizëm punën tonë, të bindur se me djersë e sakrifica do të bënim të gjitha ato që të tjerëve u dukeshin të pamundura.

Ashtu si gjer tanfi edhe për të ardhmen garanci e fener ndriçues, që do të na përcaktonte e do të na udhëhiqte në rrugën e drejtë, ne kishim Partinë, e cila tashmë ishte parti në fuqi, me moshë vërtet të re, por me një përvojë të madhe luftarake, me shpirt militant e vendosmëri të patundur për ta çuar veprën e nisur gjer në fund.

Shumë ishin përpjekur e do të përpiqeshin me lloj-lloj mënyrash, maskash, pretendimesh e teorizimesh, ta spostonin Partinë tonë nga timoni, por fakt është se ne në realitet nuk lejuam e nuk ramë në këtë gabim tragjik. Veçanërisht në momentet e para pas Çlirimit, qoftë elementë kundërrevolucionarë të kamufluar brenda vendit, ashtu edhe forca të jashtme e ndër ta sidomos «miqtë» jugosllavë, na bënë presione të mëdha që, tash që fituam, të mos «e afishonim» Partinë, ta linim mënjanë, të vepronte «brenda Frontit», e fshehur në Front, sipas «platformës së Frontit». E pse? Sepse, na thoshin, po të afishohet Partia Komuniste si parti në fuqi, dëmtohet «fasada demokratike» e Frontit dhe e rendit, egërsohen aleatët e mëdhenj demokratikë, Anglia e Amerika, dhe s*e njohin Qeverinë (!), tremben e largohen «të paqartët»! etj., etj.

Ndonëse kishte dhe ndonjë nga ata që në këto ujëra binte pa të keq, ngaqë kështu i dukej, kështu qe mësuar nga e kaluara, në përgjithësi, bartësit e nxitësit e zërave e të «këshillave» të tilla oportuniste e kapitulluese, niseshin nga qëllime të caktuara diversioniste politike. Ata s'i brente fare meraku as për «demokracinë», as për «njohjen e Qeverisë»: hallin në realitet e kishin që ta spostonin Partinë nga roli udhëheqës në jetën e vendit, ta kthenin në bisht të Frontit e gradualisht të devijonin krejt rrugën e revolucionit, të bënin që të na ikte nga duart gjithçka kishim fituar, pra ta futnin popullin nën zinxhirët e skllavërisë së vjetër e të traktateve të vjetra.

Pikërisht këtu synonin jo më elementë të tillë demokrato-borgjezë të afishuar, si: Shefqet Bejët, Riza Danët e Gjergj Kokoshët, por edhe Sejfulla Malëshova me shokë.

Nuk mund ta harroj kurrë atë çast, kur njëri nga këta, Gjergj Kokoshi, me «sinqeritet» prej naivi, më bëri një provokacion të ulët e nga më irrituesit.

Me të më kishte njohur që përpara pushtimit italian, kur isha mësues në Gjimnazin e Tiranës, Nexhat Peshkëpia, i cili e kishte Gjergjin shumë mik. Nexhati me të flitnin kundër Zogut dhe kundër influencës italiane në vendin tonë, bile që në takimin e parë, kur më prezantoi me Gjergjin, Nexhati filloi të fliste hapur kundër Zogut. Gjergji shikoi Nexhatin, me siguri për ta pyetur me vështrim për mua.

- Mos ki frikë, - i tha Nexhati, - Enveri është yni, bile ky është komunist.

- Interesant është ky komunizmi, - tha Kokoshi dhe filltíam të shkëmbenim mendime, por që në bisedat e para u duk se në këtë çështje ai nuk ishte në një mendje me mua, kurse Nexhati nuk ishte as me mua, as me Gjergjin, ai qe anarkist. Veç një gjë na bashkonte: antizogizmi dhe antifashizmi. Në atë kohë Gjergj Kokoshi ishte një profesor me autoritet. Por nga idetë politike ai ishte demokrat liberal, partizan i parlamentarizmit, sidomos i atij anglez. Unë i vazhdova takimet me Gjergj Kokoshin edhe më vonë, sidomos pas prillit 1939, derisa e afruam me Frontin Nacionalçlirimtar dhe ne e konsideruam këtë një gjë pozitive për Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Kokoshi, si thamë, nuk tregoi lëkundje të hapura gjatë luftës, ai u zgjodh në instanca të larta të Frontit dhe, kur formuam Komitetin Antifashist dhe më pas Qeverinë Provizore, e caktuam si ministër të Arsimit, vend i përshtatshëm për të, sepse ishte njeri që e njihte arsimin, pastaj edhe kulturë kishte. Ne kishim respekt ndaj tij dhe ai, të paktën në aparencë, nuk tregonte ndonjë armiqësi kundrejt Partisë sonë. E ja, tani, në emër të «Frontit», të «njohjes sonë në botë», si një «mik nga jashtë Partisë», hyn edhe ky në vallen armiqësore për ta hequr qafe Partinë Komuniste të Shqipërisë!

Vërtitej fjala rreth «argumentit» se gjoja qeveritë e SHBA-së e të Anglisë do ta njihnin Qeverinë tonë, nëse ne e «tërhiqnim» Partinë nga vija e parë, nëse e fshihnim, «qoftë edhe për taktikë» emrin e rolin e saj.

- Këtë s'do ta bëjmë kurrë, - ia preva «këngën» Gjergj Kokoshit, - sepse një veprim i tillë do të thotë që ne të braktisim me dëshirën tonë e për qejfin e anglezëve ato që kemi fituar. Kjo do të qe tradhti jo vetëm ndaj popullit, por dhe ndaj vetes.

- Po ne në fuqi jemi realisht! - më thotë Gjergj Kokoshi. - Ja, unë s'jam komunist, por jam ministër. Zoti Omer s'është komunist, por është President! Ju vërtet jeni komunist dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, por, mbi të gjitha, edhe vendi edhe bota po ju njohin e duhet t'ju njohin si Kryeministër! Funksioni shtetëror çmohet e nderohet në arenën ndërkombëtare!...

- Po, po e pastaj? - e pyeta me një zemërim që mezi po e përmbaja.

- Dua të dal atje ku e nisa ose më mirë atje ku qëndron edhe meraku juaj, - vazhdoi tjetri, dulce më ngulur sytë. - E ç'do të humbitnit nga fuqia e autoriteti juaj, nga pushteti juaj si Kryetar i Qeverisë, nëse

nuk do të jeni edhe Sekretar i Partisë?! Mendoj se asgjë! Po e njëjta gjë është edhe me fatet e vendit. Gjersa kemi një Qeveri Demokratike né fuqi, gjersa

është Fronti si organizatë e gjerë politike, ç'do të prishte mosafishimi i Partisë suaj Komuniste? Asgjë! Ne kemi fuqinë né dorë, këtë s'ia japim askujt. Me...

- Të kam njohur për tjetër gjë, Gjergj Kokoshi! - thashë, e u ngrita né këmbë. - Nga marrëzia e intelektualizmit tuaj borgjez, ose nuk e di se nga ç'pozita të tjera, ju jo vetëm po hidhni baltë orbi Partinë tonë të shtrenjtë, por po më bëni edhe një l)rovokacion të rëndë. E si mendoni ju, mos unë e shokët e mi u bëmë komunistë dhe e udhëhoqëm popullin né luftë sa për t'u bërë kryeministra e ministra e, tash që morëm «fuqinë», të braktisim Partinë, çështjen e saj, fitoret e saj?! Kurrë, kurrë s'ka për të ndodhur kështu. Ne nuk luftuam që të bëhemi zotër të popullit, ne nuk luftuam.sa për një ndërrim kabinetesh e kolltukësh, por luftuam e do të luftojmë gjer né fund për përmbysjen e madhe të kohës sé vjetër. S'jemi unë e ti né fuqi, por është populli. Pushteti që ngritëm, s'~shtë as imi, as yti, por i popullit. Këto fitore populli i arriti me luftën e tij né rrugën që i tregoi Partia jonë Komuniste. Dhe mos harro, edhe ti vetë, pavarësisht se s'je komunist, u bëre ministër, sepse gjatë luftës re dakord, përkrahe e zbatove atë vijë, atë rrugë që tregonte e ku na udhëhiqte Partia Komuniste. Por ndryshimi E hendeku midis nesh qenka shumë më i rnadh e më thellë se ç'e mendonim e parashikonim ne. Ti ke luf tuar për kolltuk, kurse ne kemi luftuar e luftojmë për

Shqipërinë. Kjo qe përgjigjja më e butë që mund të të jap këto çaste. Sa për «merakun» tënd për rolin e Partisë sonë, po ta deklaroj prerë dhe pa ekuivok: kurrë s'do të lejojmë jco më ta zbehim rolin e saj me duart tona, por as ta Drekin apo ta cenojnë të tjerë, kushdo qofshin ata!

Gjergj Kokoshi u largua si pulë e lagur dhe, pasi u thellua edhe më tepërr né rrugën e tij, rrugë që ishte e kundërt me atë ku udhëhiqte Partia popullin, doemos e humbi edhe kolltukuln, edhe pendët e tjera që i kishin mbetur. Do të flas edhe më poshtë për të e për të tjerë «demokratë» si ai,, që rastësisht ose për diversion, ishin bashkuar me ne n,ë ato vite, por këtu dua të nënvizoj se nga përpjekje~t e insinuatat e tyre ne as u stepëm, as u ngatërruaam ndonjëherë.

Ndryshe qëndronter puna, sidomos për një periudhë, me «miqtë» jugosllavë e me agjentët që kishin mundur të rekrutonin brenda radhëve tona, e për fat të keq, gjer né disa kuadro më kryesorë të Partisë.

Gjithnjë me po ato «merake», «argumente» e «këshilla» si demokratët borgjezë, edhe njerëzit e Titos bénin ç'është e mundnr që ne ta mbanim Partinë né gjendje ilegale ose, e shumta, gjysmilegale, ta fshihnim né Front, ta shkrinim me Frontin.

Presionet e demarshet e tyre të pandërprera, veçanërisht përpjekjet e tyre për të më izoluar mua nga Partia, arritën që, né rljëfarë mase, të zënë edhe vend. Për njëfarë kohe te rie u krijua një gjendje thuajse absurde dhe e papranUeshme: ndonëse Partia jonë drejtonte e udhëhiqte efhktivisht, né pamje të jashtme, «për opinionin», bëhßshin përpjekje të fshihej e të mbulohej emri e roli i saj i vërtetë.

Pa qenë nevoja të futem në ato hollësi që tashmë njihen mirë, dua vetëm të them se vërtet presionet e titistëve patën njëfarë efekti, por realiteti është se Partia jonë asnjëherë nuk lëvizi nga roli që kishte fituar me forcën e ideve të saj dhe me gjakun e veprën e anëtarëve të saj. E afishonim apo jo kudo e kurdoherë fjalën e rolin e Partisë, këtu kishte edhe ndonjë lëshim që vetë ne e quanim absurd, por, ama, në realitet ishte Partia, nga baza në qendër, që drejtonte e vepronte në gjithë jetën e vendit, në pushtet, në Front, në mbrojtje, në ekonomi, kudo.

Pikërisht se Partinë e mbajtëm në komandë e s'lejuam as ta zbehnim, as ta ndanim me kënd tjetër rolin e saj, ndaj edhe në atë periudhë të rëndë e të vështirë, kur shumë kapitulluan e degjeneruan, ne, «më të papërvojët», «më të rinjtë», ne «të qeverisë së rigonit», ditëm të kapërcejmë malet e vështirësive dhe jo vetëm ta ruanim, por edhe ta afirmonim, ta forconim e ta kalitnim pareshtur pushtetin e popullit në fuqi.

Si né luftë, edhe në periudhën e re të punës ndërtimtare, Partia dhe Qeveria e re Demokratike iu drejtuan popullit, u mbështetën te populli duke bërë për vete e duke mobilizuar popullin.

Nuk mund ta harrojmë kurrë mobilizimin e paparë, entuziazmin e papërshkruar të popullit tonë të mrekullueshëm në betejat për shërimin e plagëve të luftës. Të pangrënë e të paveshur mirë, të ndërgjegjshëm se në shtëpi apo në strehën ku kishin futur përkohësisht kokën u mungonte edhe buka e fasulja për kalamanët, e, megjithatë, burra e gra, fëmijë e të moshuar e sidomos rinia jonë heroike, punonin vullnetarisht ditë e natë për të ngritur nga gërmadhat jetën e re. Shqipëria u kthye në një lloj kantieri ku, vërtet mbizotëronte vetëm puna e krahut, por njerëzit punonin me qejf e dëshirë, se e shihnin që punonin për vete. Kjo, doemos kishte efekte të mëdha për të kalitur unitetin, për të rritur dashurinë e popullit për Partinë dhe për Qeverinë tonë të ligjshme.

Shteti i ri po vendoste autoritetin e tij në radhë të parë në fushën ekonomike, duke vendosur kontrollia mbi të gjitha ndërmarrjet e shoqëritë e tregtarëve e të industrialistëve shqiptarë, duke rekuizuar produktet ushqimore, farmaceutike, rnjetet e transportit, ndërtesat e nevojshme për administratën shtetërore apo për banesat etj., disa me pagesë, disa pa pagesë. Gjithashtu u konfiskuan të gjitha pasuritë e kriminelëve të luftës, të të arratisurve politikë, dhe pasuritë e Gjermanisë e të Italisë dhe të shtetasve të tyre. Gradualisht filloi shtetëzimi i të gjithë industrisë ekzistuese në vendin tonë; minierat, fabrikat, dyqanet e shtetëzuara apo të konfiskuara u bënë shtetërore dhe ishin baza e parë e pronës së përbashkët socialiste.

Kështu, duke përdorur me mençuri e konsekuencë pushtetin politik që e kishim krijuar e fituar me luftë, Partia na orientoi e na udhëhoqi edhe në rrugën e drejtë për të fituar pushtetin ekonomik, për ta vënë edhe ekonominë në shërbim të popullit e në duart e popullit. Vetvetiu, kështu fuqizohej edhe pushteti politik, fuqizohej e çelikosej besimi i masave tek organet e tij drejtuese, populli e ndiente dhe e shihte se gjithçka bëhej në favor të tij e në emër të pushtetit të tij.

Borgjezia po ndiente në palcë shpatën e mprehtë të diktaturës së proletariatit. Masat dhe reformat e para nuk kishin vetëm karakter ekonomik, tehu i tyre ishte më i mprehtë në thelbin e tyre klasor politik. E tillë ishte edhe venia e tatimeve të jashtëzakonshme per fitimet e luftës. Kjo qe një masë me tendenciozitet të theksuar klasor, sepse godiste brinjë më brinjë borgjezinë tregtare, e cila, si gjithmonë, edhe gjatë periudhës së luftës, ishte majmur me gjakun dhe mjerimin e popullit.

Partia dhe Fronti u kishin dalë borxhit, duke u bërë vazhdimisht thirrje, që të bashkoheshin dhe të hidheshin apo të ndihmonin luftën e popullit, por tregtarët, borgjezët, feudalët, jo vetëm nuk dëgjuan, por e përçmuan dhe iu kundërvunë me të gjitha mjetet dhe mënyrat e paskrupullta luftës popullore. Tani që populli ishte në fuqi dhe ushtronte diktaturën e vet, këto masa nuk shprehnin padrejtësinë (populli në asnjë moment të zhvillimit të shoqërisë nuk mund të jetë i padrejtë) e një pushteti, por drejtësinë më sublime që mund të aspirojë një shoqëri. Me këto masa i viheshin minat një herë e përgjithmonë kthimit të së kaluarës dhe hidheshin themelet e një shoqërie të re, të shoqërisë socialiste.

Që të vihej në vend dhe të realizohej drejtësia dhe hakmarrja popullore ndaj gjithë atyre që kishin lyer duart e tyre me gjakun e bijve më të mire të vendit, që kishin djegur, që kishin shërbyer si bashkëpunëtorë të pushtuesit, duke shitur gjithçka, po mbi të gjitha atdheun, në mars të vitit 1945 u hap gjyqi special. Para tij dolën një numër i madh kriminelësh e tradhtarësh, në mes të cilëve anëtarë të qeverive kuislinge, krerë të Ballit Kombëtar, spiunë të fashizmit, si: Fejzi Alizoti, Tefik Mborja, Shuk Gurakuqi, Bahri Omari, Kolë Tromara, Hilmi Leka, Ibrahim Biçaku e të tjerë.

Ndërkohë, në emër të Qeverisë Demokratike të Shqipërisë i dërgova një letër presidentit Truman, ku shprehja indinjatën e popullit tonë per trajtimin e mire që u bëhej nga autoritetet anglo-amerikane në Itali kriminelëve shqiptarë të arratisur në fund të luftës. Kjo ishte një kërkesë e ligjshme dhe mospërgjigjja

ndaj saj ishte një padrejtësi tjetër që i bëhej popullit shqiptar, i cili këmbëngulte që Ali Këlcy ra, Mithat Frashëri, Abaz Kupi, Kadri Cakrani, Koço Muka, Vehip Runa, në vend që të ishin në bankën e të akuzuarve krahas tradhtarëve dhe kriminelëve të tjerë dhe aty të merrnin dënimin e merituar, trajtoheshin mire dhe liheshin të lire të vazhdonin intrigat e tyre fashiste në dëm të popullit tonë. Nuk ishte e vështirë të kuptohej se ku synonin anglo-amerikanët në trajtimin e tyre ndaj tradhtarëve dhe kriminelëve të popullit shqiptar. Nuk do të vononte që ata të përdoreshin si mish per top apo edhe t'i hanin kokën njëri-tjetrit, si karavidhe që ishin.

Gjyqi u dha dënimin kapital disa prej tradhtarëve të gjykuar. Ky ishte një dënim i merituar, që shprehte vullnetin e popullit, i cili e ndoqi me interesim të madh zhvillimin e këtij procesi. Në ditët kur zhvilloheshin seancat, populli, që i ndiqte ato si brenda në sallën e kinemasë, ashtu edhe jashtë saj, jepte dënimin e pakundërshtueshëm, duke thirrur

- Rroftë drejtësia popullore! Vdekje kriminelëve të luftës!

Pikërisht në kohën kur gjyqet e popullit dënonin kriminelët e luftës, tradhtarët, sabotatorët dhe komplotuesit kundër pushtetit popullor, Koçi Xoxe, si ministër i Brendshëm që ishte, më vuri né korent edhe për veprimtarinë e një grupi armiqësor mbi të cilin po bëheshin hetime dhe për personat kryesorë armiq. Radhazi. radhazi, një ditë më tha se né këtë grup ishte implikuar edhe Syrja Selfoja, «për rrëzimin e pushtetit» Unë hapa sytë dhe i them Koçit:

- Si the, Syrjai? Është e pamundur, gaboheni! Syrjai s'mund të ngrihet kundër pushtetit popullor.

Syrjai ishte nga Selfot, që qenë tregtarë të mëdhenj. Këta, me përjashtim të vetë Syrjait dhe Halitit, i cili doli partizan, qenë të këqij. E mes tyre vinte né radhë të parë Reiz Selfoja që mbahej si i pari i familjes sé Selfove. Ky ishte një nga më reaksionarët e më dallaveraxhinjtë dhe ekspert né rrethin e tregtarëve të mëdhenj. E kishte mirë me çdo regjim, me Zogun dhe me italianët. Vetëm me ne nuk i shkoi, sepse, për krimet që kishte kryer ndaj popullit e atdheut, i treguam vendin dhe gjyqi e dënoi me pushkatim. Unë e njihja mirë Reizin, më kishte rastisur të takohesha me të, por rrallë të bisedpja. Ishte shumë i rëndë e «s'kishte kohë» të merrej me njerëz si ne. Kurse Syrjain e kisha shok të mirë, me të cilin bisedoja shpesh dhe më kishte kuptuar; ai komunist nuk ishte, por ishte patriot, antiitalian, antifashist. Mua veçanërisht më donte sinqerisht dhe unë po ashtu. Me Reizin ai nuk i kishte «të grunjta», por Reizi s'kishte ç'bënte, pse Syrjai ishte më i zoti né punë dhe jo i lig si ai. Syrjai e ndihmoi luftën sa mundi, dy shtëpi që zuri me qira na i vuri né dispozicion të punës sonë ilegale. Jepte ndihma né të holla për luftën tonë, edhe mua personalisht gjatë luftës më ka ndihmuar shumë, po ashtu dhe familjen time kur dola né ilegalitet.

Kur çliruam Shqipërinë, Syrjai ishte i gëzuar. Një ditë e takoj dhe i them:

- Erdhi dita për të cilën luftuam, por lufta po vazhdon. Tash të gjithë tregtarëve do t'u vëmë taksat e luftës dhe këto do të jenë të rënda. Selfot do të jenë né mes të këtyre.

Syrjai më tha:

- Zjarri t'u hyjë nga fundi né krye, të tëra i merrni dhe unë do t'ju ndihmoj. Unë vetëm dua të

punoj, pa të tëra i konfiskoni.

Dhe kështu bëmë. Syrjai ishte me ne, ai kurrë nuk mund të ndahej nga ne.

Dhe ja ku, krejt papritur, më vjen Koçi Xoxe e më thotë se Syrjai na qenkësh implikuar për «rrëzimin e pushtetit popullor»! Tronditjes dhe kundërshtimit tim

të hapur Koçi Xoxe aty për aty iu përgjigj me «gjakftohtësi»:

- Ka deponuar vetë. Ka pohuar çdo gjë dhe ka

firmosur!

- Më sillni procesverbalin e tij, se unë ia njoh firmën.

Ma solli, e lexova dhe e pashë se ishte firma e Syrjait. U mendova dhe i thashë Koçit:

- Mos e kanë torturuar?

Koçi më bëri be e rrufe:

- Né asnjë mënyrë. Ne me vendim të Byrosë e

kemi ndaluar torturën.

- Mirë, - i thashë, - të shkojë né gjyq, le ta gjykojë gjyqi dhe të zbatohet vendimi i gjyqit.

Më vonë, kur u zbulua tradhtia e Koçi Xoxes dhe e jugosllavëve, dolën né shesh të gjitha poshtërsitë e tyre, u gjetën edhe dosjet që përgatitnin në Ministrinë e Punëve të Brendshme për mua e për të tjerët. Çështja e Syrja Selfos e ndonjë tjetri nuk ishte veçse një kurth për të më komprometuar, duke arrestuar miqtë e mi, duke i torturuar këta për vdekje për të pranuar dhe për të firmosur ç'u diktonte grupi i Koçi Xoxes dhe i jugosllavëve.

Gjatë po kësaj periudhe, po ky Koçi Xoxe që s'e kishte për gjë të çonte në gjyq të pafajshmit, bënte lloj-lloj presionesh e demarshesh për të zbutur dënimet e armiqve të vërtetë që ishin vënë në bankën e të akuzuarve. Duke i rregulluar telat edhe me Sejfulla Malalëshovën e Nako Spirun, propozuan në Byronë Politike t'ua falnin jetën kriminelëve që kishim çuar në gjyq. Në të vërtetë, qëllimi i Koçit, qoftë në dënimin e të pafajshmëve, ashtu edhe në butësinë ndaj kriminelëve ishte që të më komprometonte mua. Ishte koha kur ky, në bashkëpunim me jugosllavët, pas Plenumit të Beratit, kishte filluar të përgatiste «materiale» me akuza e shpifje komprometuese për mua. Unë e hodhá poshtë propozimin e tyre dhe thashë që të gjithë tradhtarët e kuislingët të dënoheshin sipas vendimeve të gjyqit të popullit, duke mos përjashtuar edhe Bahri Omarin.

Po kështu, më vonë, do të merrte dënimin e merituar edhe Sheh Karbunara. Ky njeri shumë dinak, ky ballist, baslzkëpunëtor i krerëve të Ballit, që hidhte gurin dhe fshihte dorën, nuk ishte afishuar publikisht as me italianët, as me gjermanët. Ai e kishte ruajtur lëkurën, bile në mornentet kur qerrja e nazizmit kishte marrë tatëpjetën, ishte hequr edhe si simpatizues i Frontit dhe i Partisë, por unë kurrë s'kisha pasur besim në këtë «kthesë» të baba Shehut dhe isha i bindur se ai qe njeri i reaksionit, që e urrente Partinë tonë. Ai kishte luftuar, ndonëse fshehurazi, kundër Frontit Nacionalçlirimtar. Por Karbunara ishte treguar, siç e thashë, më i mençur sesa miqtë e tij, si Kolë Tromara e Ali Këlcyra, të cilët, edhe kur Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar u bëri thirrje të bashkoheshin me Luftën Nacionalçlirimtare kundër gjermanëve, këta el8mentë jo vetëm nuk pranuan, por, përkundrazi, si kr erë të Ballit Kombëtar e bashkë me të, u futën hapur në shërbim të pushtuesit. Që nga ajo kohë atvre s'iu drejtuam më me thirrje, por me grykën V e pushkës.

Pas Çlirimit të Shqipërisë Sheh Karbunarën, Sejfi Vllamasin e ndonjë tjetër, duke mos qenë armiq t3 afirmuar si shokët e tyre, i lamé të lirë, nuk i arrestuam, se edhe fakte flagrante komprometuese nuk kishim. Mirëpo i paralajmëruam seriozisht se, në rastin më të vogël që do të konstatohej se do të vepronin ku

ndër pushtetit popullor, do të arrestoheshin dhe do të kalonin para gjyqit revolucionar. Pranuan me gojë, por jo me vepra, sidomos Sheh Karbunara.

Kur po zhvillohej gjyqi i tradhtarëve- kuislingë e kriminelëve të luftës, më kujtohet, një ditë po kthehesha në Tiranë nga Berati, ku kisha qenë për punë. NII atë kohë mbaja uniformën blu të gjeneralit, me shirita të kuq e me çizme. Kur i afrohemi Karbunarës, shoh Shehun, me taç e me xhybe, që kishte zënë mesin e rrugës e kishte ngritur dorën, duke bërë me shenjë që të ndaloja. I thashë shoferit ta ndalte makinën, ta linte Shehun të afrohej. Unë nuk zbrita nga makina, se doja apostafat ta poshtëroja dhe t'i jepja të kuptonte këtij armiku se pikërisht ne, Partia dhe populli, që luftuam dhe fituam, ishim né fuqi. Shehu, duke hequr këmbët, hapi derën e makinës, u përkul, më përshëndeti, më dha dorën dhe unë pa lëvizur i dhashë dorën.

- Ç'kishit? Pse më ndalët? - e pyeta.

- T'ju uroj, më parë, - tha.

- S'kam nevojë për urimet tuaja, - i them. Keni ndonjë gjë tjetër?

- Të ndala, - tha, - të të lutem të falësh disa nga ata që po gjykohen.

- E kam merak vetë, - i them prerë. - Koka e tradhtarëve, e ministrave kuislingë né shërbim të gjermanëve, e krerëve të Ballit Kombëtar e kujtdo, që na vuri pushkën, i është dhënë né duar drejtësisë se popullit. Shokët e miqtë e tu, Sheh Karbunara, i kanë duart të lyera me gjakun e popullit dhe të shokëve tanë, prandaj mos u bëj aspak merak, jam i sigurt se drejtësia e popullit do t'u japë atë që meritojnë.

- Ijata, more Enver...

- Dëgjo, Sheh Karbunara, - i them, - kur unë ju thosha, bile ju lutesha, të hiqni dorë nga rruga e tradhtisë, ju mendonit se italiani dhe gjermani ishin më të fortë nga populli ynë dhe nga Partia jonë, që ju i tallnit dhe i luftuat. Mirëpo ndodhi e kundërta e asaj që mendonit dhe kjo nuk ishte një mrekulli e fatit dhe e zotit që beson ti, por ishte rezultat i mendjes, i zotësisë dhe i trimërisë sé Partisë, të komunistëve dhe të popullit tonë.

Unë e di fare mirë që ti, Sheh, ke qenë tok me Kolë Tromarën me shokë, por ua hodhe mirë atyre, hodhe gurin dhe fshehe dorën. Ne nuk të arrestuam, jo për sytë e tu të buku.r, por se s'kishim aq fakte konkrete për ty, se perndryshe edhe ti do të ishe sot me ta, né bankën e tradkltarëve. Komunistët, që ju i shani, janë njerëzit më te drejtë né botë, më të dashurit me popullin dhe të sakrificës për çështjet e tij të mëdha. Pra, shpëtove një herë, të dytën herë nuk do të shpëtosh, prandaj të këshi:lloj të rrish urtë, të mos komplotosh kundër popullit, se atëherë do të të tregojmë vendin. Kaq kisha pi?r të të thënë.

Oficeri mbylli derën e automobilit, e lashë Sheh Karbunarën né tymin e rrugës e më s'ia pashë sytë. Ky armik nuk hoqi dorë nga veprimtaria kundër pushtetit popullor. Ai u bë pjesëtar i komplotit të kurdisur nga agjentura anglo-amerikane e Shefqet Bejës, Gjergj Kokoshit, Riza Danit e të tjerë. Kështu edhe Sheh Karbunara u dënua nga gjyqi i popullit.

Shoku tjetër i tyre, Sejfi Vllamasi, uli kokën, hëngri ato pare që kishte grumbulluar, u rreckos dhe, më né fund, kur mbeti keq për bukë, u detyrua të kërkonte një punë çfarëdo. Ishte plakur. As kisha pyetur per të ndonjëherë. Një ditë, kur shkoja për né Vlorë, u ndala né fermën e Gosës, u poqa me drejtorin dhe i them si venë me punët. Ai më dha shpjegime. Afec rrugës ishin ca baranga lyer me gëlqere. E pyes:

- Ç'janë këto baranga?

- Është stalla e derrave, - më thotë.

- Vemë e shohim, -- i thashë.

Hyj brenda dhe takoj një fshatar plah, kavajas. E dija se pleqtë kavajas, sidomos né vitet e para, ishin fanatikë, veçanërisht derrin jo vetëm s'e hanin, por as e duronin dot, sepse ishte bërë «haram nga pejkamberi». I them plakut:

- Më vjen shumë mirë që ti ruan derrat.

- Ç'të bëj, - thotë, - dua të rroj. Pastaj, si më njohu, më tha me zë të ulët:

- Po ta them ty në vesh, se ti na i di hallet. Këta derra nuk i shoh dot me sy, por unë e dua Partinë dhe bëj si thotë ajo. E shikon këtë shkop të gjatë? Me këtë i prek derrat, me afizallah se i zë me dorë.

Ia futëm një të qeshuri të madh që të tre. Të qeshurit tonë tërhoqi drejt nesh një plak tjetër, të rreshkur, të rreckosur, edhe ky ruajtës derrash që u afrua, më dha dorën dhe më përshëndeti.

- Si jeni, zoti Enver?

Ngre kokën ta shoh, se më tërhoqi vëmendjen fjala «zoti» në gojën e fshatarit, kur këta kurdoherë thonë «shoko». Po kë shoh? Sejfi Vllamasin! Ishte bërë rojtar derrash.

- Me gjithë ç'keni bërë, - i them, - Partia e komunistëve nuk ju la pa punë dhe për herë të parë po e fiton bukën me djersën e ballit.

- Si urdhëron, zoti Enver, por tash u plaka.

- V plake, ky është ligj i natyrës, por ç'të bësh, duhet të hash dhe, që të hash, duhet të punosh.

- Ashtu është, zoti Enver, - tha Sejfiu, - por në ka mundësi të më japë Qeveria një pension.

- Pension? Përse? Që nuk ke punuar kurrë, apo pse ke qenë në «Këshillin e shtetit» fashist, apo që s'ke bërë kurrë një vepër patriotike? Në kohën e Nolit ti votoje për reaksionarët, në emigracion luajte kumar kur populli vuante, pastaj erdhët me Italinë dhe i shërbyet asaj dhe gjermanit. Për këto «merita» e kërkon pensionin?

- Pse i tillë ishte ky, a?! - ndërhyri fshatari kavajas. - Ky qenka më i keq se këta derrat. Allahile, shoku Enver, nuk e njihja.

E pashë edhe një herë tjetër, pas disa vjetësh në një trotuar në Fier. Ishte kërrusur, qe bërë si xhumbë «diplomati i Ballit». Pyeta ç'bëhet. Më thanë se ka një pension të vogël, pse kishte qenë ruajtës derrash. Shoku që m'i tha këto ishte i ri, as që ia kishte dëgjuar kurrë emrin këtij ballisti, prej të cilit dhe prej shokëve të tij kishim hequr kaq të këqija.

Ja kështu nisën të spastrohen njëra pas tjetrës ferrat e gjembat e së kaluarës, shushunjat që i kishin pirë gjakun popullit, gjarpërinjtë që e kishin helmin në majë të gjuhës.

Të gjitha këto rritnin e fuqizonin pozitat dhe autoritetin e Partisë e të shtetit të ri, masat e popullit gjithnjë e më tepër po bindeshin se te rruga ku i udhëhiqte Partia ishte e ardhmja e tij më e sigurt.

Pritja e ngrohtë që u bëri populli masave e ligjeve të para që nxori Kryesia e Këshillit Antifashist (nga Çlirimi i vendit deri më 11 janar 1946, kur u mblodh Asambleja Kushtetuese, kjo Kryesi ishte organi më i lartë legjislativ), ishte aprovimi më i madh që mund t'i jepej drejtësisë së vijës që po ndiqte Partia dhe pushteti popullor. Reformat me karakter demokratik që u ndërmorën në këtë kohë, forcuan bazën ekonomike të shtetit, forcuan besimin e masave popullore tek ai, sepse tani të gjithë po e shihnin se pushteti i ri ishte armiku më i papajtueshëm i borgjezisë, i feudalëve, i spekulatorëve, se Qeveria Demokratike ishte e zonja të drejtonte dhe të organizonte jetën e vendit. Jeta e popullit ishte e vështirë, por ai po e shihte me sytë e tij se si Partia dhe organet e pushtetit po bënin té pamundurën për të krijuar kushte të tilla, që jeta të rridhte normale, që plagët e luftës dhe të së kaluarës të mbylleshin sa më parë.

Një ndër revolucionet e mëdha e të thella që iu përveshëm qysh në fillim dhe, me përpjekje e konsekuencë e çuam gjer në fund, ishte kryerja e Reformës Agrare. Me këtë revolucion në jetën e fshatit shqiptar, ne jo vetëm plotësonim një nga aspiratat shekullore dhe premtimet e para që i kishim bërë gjatë luftës aleates besnike të klasës punëtore, fshatarësisë trime e patriote shqiptare, por edhe kryenim një shndërrim kolosal të marrëdhënieve në prodhim dhe hapnim udhën drejt lindjes së marrëdhënieve socialiste në fshat, që Partia e kishte në programin e saj perspektiv.

Për hartimin e këtij ligji, i cili, siç dihet, u aprovua në verën e vitit 1945, ishte punuar për një kohë të gjatë dhe, si gjatë hartimit, ashtu dhe gjatë diskutimit të tij, qoftë në Byronë Politike të Komitetit Qendror, qoftë në KANÇ, janë bërë debate të zjarrta. Orientimeve të Komitetit Qendror që Reforma Agrare jo vetëm do t'u jepte tokë fshatarëve pa ose me pak tokë, por duhet të zhdukte mundësinë e lindjes së ekonomisë kulake që shfrytëzonte punën e të tjerëve, iu kundërvunë me lloj-lloj marifetesh, «vërejtjesh», «sugjerimesh», që nga Riza Dani e Shefqet Beja e gjer te Sejfulla Malëshova.

- Vërtet fshatari i këputur duhet të marrë një copë tokë, - thoshte Riza Dani, - por të mos kalojmë në ekstremitete e të ndezim luftë civile, mërira e hakmarrje në fshat. Nuk duhet të kënaqim disa e të armiqësojmë të tjerët!

- Ata «disa» që përmendni ju, - iu ktheva, -. janë mijëra e dhjetëra mijë fshatarë, që tërë jetën kanë ëndërruar për tokën, duke e derdhur djersën lumë në favor të një grushti pronarësh të mëdhenj. Luftën nuk e bënë këta pronarë të mëdhenj të tokave, por e bënë ata që s'kishin asgjë, mijërat. Ndaj tokën do t'ua japim këtyre, pa u bërë shumë merak nëse u pëlqen apo s'u pëlqen kjo kulakëve. Sa për luftë civile është e kotë të flasim. Le të provojnë ata që do të shpronësohen të ngrenë dorë. Populli do t'ua presë gjer në rrëzë, se tani është koha e popullit e jo e feudalëve dhe e kapitalistëve.

Sejfulla Malëshova luftonte kundër Reformës nga pozita më «të moderuara»:

- T'ua ndajmë tokën fukarasë, - thoshte, - por të mos harrojmë mentalitetin e fshatarit tonë. Ata do të kënaqen me pak në krahasim me hiçin dhe s'do të jenë të interesuar për prodhimin e madh bujqësor. Do të na kërcënojë zia e bukës.

- E si mendon ti, si duhet bërë? - e pyeta.

- T'u japim një Basi minimale fakirfukarenjve, sa për të plotësuar nevojat e tyre, kurse pronarëve t'ua zvogëlojmë, por t'u lëmë të paktën deri 40 hektarë. Këta ia dinë leverdinë prodhimit të madh e do t'i bëjnë ekonomitë e tyre shembullore, do të prodhojnë edhe për qytetin.

- Kjo do të qe tallje me Reformën Agrare dhe me fshatarësinë, - e kundërshtova rreptësisht. - Për më keq kjo do të qe favorizim për kulakërinë.

- Kam qenë e jam në shpirt armik i deklaruar i kulakëve që në krijimet e mia të viteve 30-të, - u mbrojt menjëherë Sejfulla Malëshova. - Por tani duhet të mendojmë jo vetëm për bukën e fshatarit, por për bukën e gjithë popullit. Né emër të bukës s2 popullit duhet të bëjmë edhe ndonjë koncesion ndaj të pasurve, edhe ndonjë dallim. Të mos harrojmë, shokë, se këto janë probleme të thella. Të mos harrojmë se ta presësh shpëtimin nga copëzimi i vogël i pronës, kjo do të thotë të dekretosh mediokritetin e përgjithshëm !

- E kam kënduar te Lenini këtë! - ndërhyri aty

për aty, më duket, Nako Spiru.

- Ekzakt! - tha duke u krekosur Sejfullai.

- Po! - ndërhyra për t'ua prerë vrullin «teorik». - Të gjithë e lexojmë Leninin dhe luftojmë të vëmë né vend mësimet e tij e të mësuesve tanë te mëdhenj. Por, ti, Sejfulla, duke ngatërruar qëllimet tona, ngatërron e shtrembëron edhe Leninin. Asnjëherë ai nuk ka qenë e nuk është shprehur kundër Reformës Agrare. Ne vetë nga Reforma Agrare që duhet të kryejrré, nuk mendojmë se prej pronës sé vogël do të gjejmë shpëtimin e plotë e përfundimtar. Jo, shpëtimin do ta gjejmë te prona e madhe, veç jo kapitaliste e as feudale, por te prona socialiste, shtetërore e kooperativiste. Le ta marrë bujku tokën që i takon dhe, gradualisht, ai vetë do të bindet e ne do të luftojmë ta bindim, që shpëtimi i tij dhe i shtetit, pra e ardhrnja, i takon bujqësisë sé madhe, kolektivizimit. Por e theksoj: te prona e madhe socialiste ne do të kalojmë përmes Reformës Agrare, përmes pronësimit të të papronëve, bujqve të varfër!

Sidoqoftë me këmbënguljen e Sejfullait dhe me aprovimin e hapur apo té heshtur té Koqi Xoxes, Pandi Kristos e té tjerë né Byro e né Komitetin Qendror té Partisë dhe më pas me mbështetjen e Riza Danëve e Kokoshëve né Këshillin Antifashist Nacionalffirimtar, ligji i Reformës Agrare, ndonëse qe një ngjarje e rëndësishme né transformimin e marrëdhënieve né fshat, fillimisht pati një sërë té metash. Né ligj lejoheshin sasi té mëdha tokash né pronësi familjare për té ashtuquajturat «ekonomi shembullore» deri ne 40 hektarë, që ishte një sipërfaqe mjaft e madhe per kushtet e Shqipërisë dhe ruante té pacenuar pozitat e çifligarëve e té kulakëve. Ndonëse fillimisht ky ligj nisi té zbatohej, e ndienim se kishte té meta dhe nuk do té na çonte né zbatimin e plotë té parimit «toka i përket atij që e punon». Prandaj né një varg mbledhjesh né udhëheqjen e Partisë e té shtetit, né takime me kuadro, me komunistë e me njerëz té thjeshtë gjithmonë diskutonim rreth këtij problemi dhe këmbëngulja që ligji i mëparshëm me çdo kusht té ndryshohej né favor té fshatarësisë sé varfër né veçanti, né favor té thellimit té revolucionit socialist né tërësi.

Veçanërisht pas Plenumit té 5-të té KQ té Partisë té shkurtit 1946, kur goditëm ashpër pikëpamjet e qëndrimet oportuniste té Sejfulla Malëshovës, thuajse té gjithë u bënë té ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e ndryshimit té ligjit mbi Reformën Agrare dhe né muajin maj doli ligji i ri me një përmbajtje té thellë revolucionare. Sipas këtij ligji té gjitha tokat, vreshtat, ullishtet etj., té atyre që nuk i punonin shpronësoheshin, bujqve dhe pronarëve që e punonin u liheshin gjer né 5 hektarë tokë, té cilat as mund të shiteshin, as të bliheshin e as mund të liheshin peng. Do t'i mbanin e do t'i gëzonin vetëm ata që i punonin! Kjo kishte rëndësi të madhe, sepse u pritej rruga spekulimeve me tokën, u pritej çdo mundësi elementëve kulakë për të blerë tokë a për t'u pasuruar duke shfrytëzuar djersën e të tjerëve. Kjo qe një fitore e madhe për fshatarësinë tonë patriotike, e cila kishte mbajtur mbi supet e veta peshën më të madhe né Luftën Nacionalçlirimtare. Ajo e priti me entuziazëm shpalljen e Reformës, e cila e lidhi edhe më shumë me Partinë dhe me pushtetin popullor.

Vendosëm që zbatimi i Reformës të niste me një akt simbolik, ndaj sé bashku me shokët e mi, doktor Nishanin, Myslim Pezën, Spiro Moisiun, Shefqet Peçin, Gaqo Tashkon, që ishte bërë ministër i Bujqësisë, e shokë të tjerë shkuam né Lushnjë, ku u bëmë dëshmitarë të gëzimit të papërshkrueshëm të myzeqarit që qante, ndërsa shtrëngonte fort tapinë me duart që i dridheshin. Nuk mund të mos prekeshe nga skenat më të lJapritura të shprehjes sé gëzimit, të dashurisë për Partinë dhe Frontin, për pushtetin e ri. Më kujtohet që mes këtij entuziazmi dhe hareje me të vërtetë popullore fola me zërin që më dridhej nga emocionet

- Shokë fshatarë, t'i kini sytë kurdoherë hapur dhe grushtin të rëndë për armiqtë e popullit. Ndarja e tokës u fillua, po ndahen tapitë; përditë e më tepër ju do të keni ndihmën e Qeverisë suaj. Të gjitha mundësitë tona do t'i vëmë né shërbim të popullit. Ne nuk premtojmë qiejt, por të jeni të sigurt se atë që themi, e bëjmë. Ju urojmë nga zemra për tokën që morët. Rrofshi dhe i lubzofshi fushat tona brez pas brezi !

Efektet ekonomike, xor sidomos ato politike, botëkuptimore, të kësaj Refcrme qenë me të vërtetë nga më të mëdhatë. Populli bënte be «për Parti e për pushtet» që i dha tokën, ashtu si «për sytë e ballit»! Duke i dhënë tokën që i takonte e duke e lidhur përjetë me të, Partia dhe pushteti e lidhën akoma më shumë veten me fshatarsinë.

Né mënyrë konsekualte, hap pas hapi, né ndeshje me vështirësi e lloj-lloj armiqsh, populli, i udhëhequr nga Partia, po merrte káhtu né duart edhe pushtetin ekonomik, po bëhej, né luptimin më të gjerë të fjalës, zot i fateve të veta.

Por, ndërsa populli ndiente gëzimin e madh për gjendjen e re që po k-ijohej, borgjezia ndiente se kishte ardhur ora kur aikthi dhe pesimizmi po mbulonin ditët e saj të fundi. Masat dhe reformat po goditnin për vdekje këtë ilasë, e cila, përballë këty re goditjeve, kërkonte të reigonte, të organizohej, të gjente aleatë, të endej né dëshpërim e sipër, e gatshme për të kryer edhe krimd më të përqudnueshme. Megjithëse situata, dekori, atmosfera kishin ndryshuar rrënjësisht, ata nuk donin ta besonin tragjedinë e tyre Né skenën e jetës sé popullit ata donin të mbeteshin regjisorë të përjetshëm, prandaj filluan të hartojnë e t'u dërgojnë peticione nisioneve anglo-amerikane që të ndërhynin pranë Qeverisë sonë, filluan t'u bëjnë shantazhe dhe të aktivizojnë njerëzit e tyre që kishin penetruar né pushtet, në Front e bile edhe né Parti. Të tillë ishin Shefqet Bea, Gjergj Kokoshi, Riza Dani e të tjerë, të cilët, sig ktm përmendur edhe më parë, ishin bashkuar me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, kishin qëndruar përgjithësisht në favor të saj, bile qenë zgjedhur edhe në forume drejtuese.

Personalisht Riza Danin e kisha njohur vonë, ose në Përmet ose në Berat, por për të më kishin folur me kohë shokët e Shkodrës. Ky, ashtu si edhe Gjergj Kokoshi, ishte shkodran, burrë i kaluar nga mosha, njeri me influencë në Shkodër. Një vëlla i tij, Hasan Dani, ishte tregtar i madh, i cili, pasi kishte ngjyer dorën në «mjaltin» e Zogut, po gustonte atë të fashizmit, siç bënin edhe mjaft të tjerë, si për shembull, «demokrati» Fazlli Frashëri dhe vëllai i tij Qazka, për të cilët kam folur më parë. Kurse vetë Rizai ishte «demokrat liberal», antizogist, antiklerikal dhe antifashist. Në kuadrin e punës sonë me nacionalistët, shokët e Shkodrës ishin lidhur me Rizain dhe ai kishte pranuar të luftonte, të merrte pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar. Kjo na gëzoi dhe ne e konsideruam një sukses.

Kurf Shefqet Bejën e njihja më mirë, sepse kisha biseduar më shpesh me të. Ai kishte qenë miku i Bahriut dhe i Muharrem Vllamasit, një element antizogist, që kishte qenë i mërguar në Bari. Shefqeti dhe Muharremi ishin moshatarë dhe që të dy kishin mbaruar një shkollë tregtare italiane, por, ndërsa Shefqet Beja e ndoqi profesionin e u bë tregtar, bile i madh, Muharrem Vllamasi u bë «politikan». Në kohën e pushtimit nga Italia Muharremi «demokrat e antizogist», u bë federal, kurse me formimin e Frontit NacionalçIirimtar Shefqet Beja u bashkua me ne. Ishte një tip shumë i zgjuar dhe në bisedat që bënim, hiqej demokrat, sulmonte dhe tallte Duçen, Tefik Mborjen e kompaninë e gjerarkëve fashistë. Edhe bashkimin e Shefqetit me Frontin e konsideruam si një sukses. Gjatë luftës kam pasur biseda të gjata dhe të hapëta me ta, i vija në korent, sidomos Gjergj Kokoshin e Shefqet Bejën, që i takoja më shpesh, për gjendjen e luftës dhe për format e organizimit demokratik të pushtetit pas Çlirimit. As mund të kishin ata ndonjë rezervë kundrejt Partisë, se nuk i vinte në korent e se nuk këshillohej me ta. Çdo gjë dukej se e kishin hapur, në aparencë nuk kishin vërejtje dhe programin e Partisë, me gjithë ndonjë «mëdyshje» ose «moskuptim», në përgjithësi e aprovonin. Ishin ca dogmatikë dhe të vjetër në mendime, të rëndë dhe «demokratë» të stilit të vjetër, por dukeshin njerëz të pjekur. Unë përpiqesha të mos polemizoja dendur me ta, derisa në çështjet kryesore ishin dakord.

Dhe ja, kur Partia në krye të popullit filloi punën për rindërtimin e vendit të djegur e të shkatërruar e nisi të vinte në jetë reformat e mëdha, këta elementë, ndonëse nuk dilnin haptazi kundër kësaj vije konsekuente të Partisë, në realitet filluan të lëviznin. Ata erdhën shumë herë tek unë, për të biseduar, herë së toku, herë veç e veç. Ata, veçanërisht Riza Danin dhe Shefqet Bejën, i preokuponte Reforma Agrare, taksat e luftës kundër tregtarëve dhe gjyqet e popullit. Ndërhyrjet e tyre nuk më habitnin, bile unë isha i sigurt se ato do të vinin duke u shtuar, prandaj mbaja gjakftohtësinë me ta dhe u jepja përgjigjen e duhur:

«Ata janë pasuruar në kurriz të popullit dhe ç'kanë grabitur, duhet t'i vjellin».

«Fshatarësia derdhi gjak, u dogj, çliroi vendin, fitoi tokën e atdheut të vet, prandaj do të bëhet Reformë Agrare e vërtetë».

Y<Kriminelët e luftës duhet të japin Ilogari, ata navranë, na dogjën tok me pushtuesit, prandaj do té paguajnë krimet e tyre».

«pendi do të rindërtohet nga e para, prandaj banka, tregua e jashtme, transporti dhe né përgjithësi tregtia e brendshme do të jenë né dorën e pushtetit popullor».

Ata, sigurisht, për të gjitha këto ngrinin arsyet e tyre «demokratike», por edhe unë u jepja arsyet me të vërtetë demokratike. E ndieja se ata dilnin nga dhoma ime të pakënaqur, por detyroheshin t'i buzëqeshnin disfatës.

Por në fund të fundit nuk qe faji ynë që ata porrëshqitnin drejt greminës. Gjersa ne gjithçka ia kishim kushtuar çështjes së popullit, nuk mund e s'na lejohej që për ca poza e lodra «demokratike» të kënaqnim orekset e synimet e ithtarëve të sé vjetrës. Nëse ata donin të jetonin e të shërbenin si njerëz të vërtetë, le të bashkoheshin e të vazhdonin rrugn e popullit, né të kundërtën, udha e mbarë!

Kryesorja që na gëzonte e na mbushte me forca ishte fakti që populli e aprovonte, e përkrahte dhe e zbatonte me entuziazëm vijën e Partisë dhe politikën që po ndiqte shteti ynë i ri. Né procesin e realizimit të kësaj vije shihnim dhe bindeshim se po bëhej gjithnjë e më i çeliktë uniteti Parti-popull që kishim krijuar né zjarrin e luftës. Dhe task, pas kaq e kaq fitoresh e realizimesh, kishte ardhur momenti e ishin krijuar kushtet të realizonim edhe një nga angazhimet e

detyrat themelore që ne e kishim përcaktuar që né fillim: kishte ardhur qasti që populli të shprehte lirisht e solemnisht vullnetin e tij për formën e regjimit që dëshironte të vendosej né Shqipëri.



2. Shpallja e Republikës Popullore





Kërkesën për t'u shprehur për formën e regjimit, populli e shtroi fillimisht né gusht të vitit 1945, né Kongresin I të Frontit Nacionalglirimtar, organizatë e cila që nga ajo kohë e këtej mori emrin Fronti Demokratik i Shqipërisë.

Ky Kongres, i cili i zhvilloi punimet né atmosferën e një aprovimi entuziast të politikës sé Partisë Komuniste e të programit të saj perspektiv, midis të tjerash kërkoi solemnisht nga Këshilli Antifashist Nacionalqlirimtar dhe nga Qeveria Demokratike Provizore që né Shqipërinë e lirë të zhvilloheshin zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, e cila do të shpallte vullnetin e popullit për formën e regjimit dhe do të aprovonte Kushtetutën e vendit.

Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, me propozimin e Qeverisë, e aprovoi këtë kërkesë të popullit, të shprehur nëpërmjet organizatës sé tij, dhe ngarkoi një komision të posaçëm për të hartuar ligjet mbi zgjedhjet për né Asamblenë Kushtetuese. Nga fundi i muajit shtator projektet e këtyre ligjeve u paraqitën për aprovim dhe, né mbledhjen e vet, KANÇ-i shpalli né parim aprovimin e tij për zgjedhjet dhe, gjithashtu, diskutoi e aprovoi ligjin mbi zgjedhjet e atë mbi listat elektorale. Në këtë të fundit shpallej se të gjithë shtetasit shqiptarë, burra e gra, mbi moshën 18 vjeç, kishin të drejtën të zgjidheshin e të zgjidhnin. Përjashtoheshin nga kjo e drejtë ish-ministrat kuislingë, kriminelët e luftës dhe, kuptohet, ata që, për fajet e tyre, kishin humbur përkohësisht të drejtat politike. Kështu, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, krijoheshin mundësitë reale për pjesëmarrjen e gjithë qytetarëve në zgjedhje.

Mbaj mend se aprovimi i këtij ligji u bë pa debate dhe pa yçkla edhe nga ata elementë demokratë-borgjezë e liberalë që kishin mundur të penetronin në Këshill e në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. E them këtë, sepse nga të dhënat që kishim, si dhe nga presionet e mëdha që na bënin përfaqësuesit anglezë e amerikanë, ne parashikonim luftë të madhe me këta elementë që tash u qe ngarkuar misioni të hidheshin në sulm për të sabotuar vijën e Partisë sonë për zgjedhjet, të krijonin një «opozitë» brenda bse jashtë Frontit dhe, përmes saj, të manovronin për ta rrëmbyer në të ardhmen pushtetin. Por, si duket, helmin e kishin rezervuar për ligjin mbi zgjedhjet, ndaj ligjin mbi listat elektorale e pritën me buzëqeshje, bile me duartrokitje. I thartuan ca turinjtë vetëm kur unë u ngrita e kërkova që ligji të pranonte një përjashtim.

- Propozoj, - theksova, - të bëhet një përjashtim për ata të cilët s'e kanë mbushur akoma moshën e caktuar, por që kanë marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Mendoj se ky është një përjashtim i drejtë. Këta djem e vajza, që kanë luftuar me armë në dorë për lirinë, që jetën e tyre të re ia kanë falur me ndërgjegje të plotë atdheut, kanë të drejtën të thonë me votën e tyre atë që e kanë thënë me pushkë. Ata e kanë të gjithë pjekurinë e nevojshme për të gjykuar për fatet e popullit.

- E mbështes me të dyja duart propozimin e Enverit, - u ngrit ndër të parët Omer Nishani. - Ta përfshijmë pa hezitim në ligj.

- Rinia e të gjitha moshave mbajti orbi supe luftën, - tha Nako Spiru, - ndaj i takon të mbajë edhe pushtetin...

Gjithë pjesëmarrësit e aprovuan propozimin tim dhe pas kësaj u kalua në diskutimin e projektligjit mbi zgjedhjet. Për përgatitjen e këtij projektligji,

ashtu si për krejt organizimin dhe kurorëzimin e fushatës së zgjedhjeve, na u desh të bënim punë e përgatitje të mëdha, sepse jo vetëm juristët kompetentë e me përvojë na mungonin, jo vetëm të gjithë ne s'kishim kurrfarë përvoje nga e kaluara në këto çështje, por edhe se në tërësi, në vendin tonë në të kaluarën

s'qe krijuar ndonjë traditë për zgjedhjet, veçanërisht për organe të tilla të larta, siç është Asambleja Kushtetuese. Edhe ajo farë përvoje që u krijua në vitet 1920-1924 për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, jo

vetëm ishte fillestare, por kishte gabime, kufizime e shtrembërime të mëdha, dhe, më kryesorja, ato zgjedhje më tepër ishin një lloj «ndeshjeje» e «garë parlamentare» që zhvillohej midis përfaqësuesve të klasave të

pasura, feudalëve e borgjezëve reaksionarë, nga njëra anë, dhe elementëve përparimtarë e demokratë që ishin ose hiqeshin si përfaqësues të «Opingës», nga ana tjetër. Vetë populli, në këto zgjedhje, në përgjithësi, ishte ose mbahej larg. Pas ardhjes së Zogut në fuqi, e sidomos pasi u shpall mbret më 1928 mori fund edhe ndonjë farë elementi demokratik që qe dukur në zgjedhjet e periudhës së mëparshme. Tani e tutje në farsat e zgjedhjeve zogiste votën e vendoste kërbaçi, ryshfeti dhe kondaku, të shoqëruara këto si me injorancën dhe prapambetjen e përgjithshme të masave, ashtu edhe me mosinteresimin e tyre të kuptueshëm për të ashtuquajturat zgjedhje.

Na duhej, pra, që gjithçka ta krijonim nga e para, dulce u mbështetur si zakonisht në ato që lexonim nga klasikët e marksizëm-leninizmit, në ato që mundëm të mësonim nga përvoja e Bashkimit Sovjetik etj. Mbi të gjitha niseshim nga parimi që të formulonim një projektligj të tillë, ku popullit t'i jepej mundësia dhe e drejta të shprehte sa më lirë, sa më qartë dhe drejtpërdrejt mendimin dhe vullnetin e tij, pra të siguronte të gjitha garancitë për një zhvillim normal e demokratik të këtij aktiviteti politik me rëndësi historike, Zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese do të ishin të përgjithshme, direkte, të barabarta, të fshehta dhe ligji ndalonte e dënonte çdo lloj veprimi té kujtdo qoftë për të cenuar këto parime.

Ndonëse projektligji mbi zgjedhjet, që e kishim përgatitur me mund e me kujdesin më të madh, garantonte një nga mënyrat më demokratike e më të plota për shprehjen e vullnetit të popullit, kundër tij, gjatë diskutimit për miratim, u ngritën me forcé një numër i kufizuar elementësh «demokratë» e «liberalë».

Në mënyrë të veçantë Gjergj Kokoshi u hodh në një sulm të egër ndaj ligjit që po diskutohej, që në fakt ishte një sulm kundër Frontit Demokratik, kundër Partisë dhe pushtetit popullor.

Sapo u paraqit projektligji, Gjergj Kokoshi kërkoi fjalën dhe, si i bëri disa elozhe hipokrite Frontit dhe pushtetit popullor, filloi të zbrazte vërejtjet e tij, që në fakt e hidhnin poshtë projektligjin që do të aprovohej. Vërejtjet e Kokoshit ishin refleks i shqetësimit të thellë të klasave të përmbysura, i reaksionit dhe i imperialistëve, të cilët e kuptonin që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kishin asnjë shans jo më për fitore të plotë, por as për të siguruar një numër të mjaftueshëm deputetësh për të krijuar njëfarë opozite.

- Në Asamble, - predikonte Gjergj Kokoshi, duhet që përbri njerëzve të luftës, të jenë edhe njerëzit e paqes dhe njerëz të tillë ka edhe jashtë Frontit.

Sigurisht, një ndarje e tillë absurde në njerëz «të luftës» e «të paqes» në gojën e tij kishte kuptimin që në Asamblenë Kushtetuese të zgjidheshin edhe ata që, kur populli shqiptar luftonte për lirinë e vendit, rrinin e bënin sehir, nxirrnin fitime e bile, fshehurazi apo hapur, bashkëpunonin me okupatorin e me qeveritë kuislinge. Gjergj Kokoshi kërkonte të përfaqësoheshin në organin më të lartë shtetëror tregtarët dhe pronarët, bejlerët dhe kulakët dhe këta të diktonin atje vullnetin e tyre. Ky zëdhënës i tyre e kishte të qartë se cili ishte mendimi i popullit për shtypësit e vet, prandaj kërkonte që ligji t'u siguronte mundësi të padrejta për t'u zgjedhur në Asamble.

- Populli, - i thamë me të urtë, - i organizuar në Frontin Demokratik, i paraqet kandidaturat e veta për në Asamble në listat e Frontit. Ata që janë jashtë Frontit, nëse kanë dëshirë të zgjidhen, le t'i paraqesin kandidaturat e tyre individualisht. Projektligji ua njeh këtë të drejtë e, bile, do t'ua mbrojë.

- Në krahasim me listat e Frontit që ka një organizim të shkëlqyer, - pranonte me hidhërim Kokoshi, - kandidaturat e veçanta janë të destinuara të falimentojnë, se këta elementë nuk janë të organizuar në parti politike e nuk kanë shtypin e propagandën e tyre. Nga ana tjetër, njerëzit e pushtetit janë të gjithë në Front, kështu që nuk japin garanci për zgjedhjen e kandidatëve të tjerë.

Kjo qe një insinuatë e poshtër kundër pushtetit tonë popullor dhe me të drejtë një nga shokët anëtarë të Kryesisë ngriti pyetjen:

- A mos vallë zoti Gjergj Kokoshi kërkon kthimin e regjimeve të vjetra, të cilat do të japin garanci për zgjedhjet e lira?!

Në emër të Qeverisë dha shpjegime Manol Konomi, ministër i Drejtësisë, i cili e sqaroi Gjergj Kokoshin mbi aplikimin e parimit të proporcionalitetit për lista të organizatave të ndryshme dhe jo për individë.

Kundër «vërejtjeve» të Gjergjit u ngritën edhe Qirjako Haritoja, Siri Shaplloja e të tjerë. Diskutuesit vunë në dukje se Fronti Demokratik ka fituar një autoritet e besim të madh në popull me luftë e me punë dhe nuk është faji i tij në qoftë se nuk ekzistonin parti apo grupe politike të tjera.

- Fakti që pas dhjetë muajsh çlirim nuk ka mundur të organizohet asnjë grup tjetër, - tha Siriu, do të thotë se krijimi i grupeve të tilla nuk ka qenë në interesin e popullit. Populli është me Frontin. Nëse ka nga ata që duan të organizohen jashtë Frontit, le ta provojnë, por ata do të hasin në forcën e Frontit dhe do të humbasin. Ne s'kemi ç'u bëjmë.

Kështu dështoi kjo orvatje e reaksionit për t'i përdorur zgjedhjet për qëllimet e tyre. Avokati i tij mbeti në pakicë, Kokoshi u katandis një thelë, dhe pas kësaj, si ai i mbyturi që kërkon shpëtim, vendosi të hidhte në veprim gurin e fundit që i kishin vënë në xhep padronët e tij, anglezët, doli në mënyrë demonstrative nga Fronti Demokratik, duke dhënë me këtë sinjalin e krijimit të një «opozite», e cila, sipas planeve angleze e amerikane, do të merrte pjesë në zgjedhjet si kundërpeshë ndaj Frontit Demokratik.

Mirëpo gjesti i Kokoshit s'bëri gjë tjetër veçse shtoi në ato momente të entuziazmit të përgjithshëm edhe një temé të re për humor: Kokoshët e tjerë, përballë forcës sonë, u bënë pula të lagura dhe s'ua mbajti të pasonin Kokoshin në «opozitë». Ky mbeti i vetëm, natyrisht në dukje, sepse në realitet edhe elementët e tjerë si ai, vërtet do t'i fshihnin disi kthetrat, por do të shtonin në prapaskenë veprimtarinë e egër për të rrëzuar pushtetin popullor. Kjo do të provohej e do të dokumentohej pak më vonë, kur organet tona të diktaturës do të zbulonin krejt fijet e komplotit të tyre dhe këta dolën para gjyqeve të popullit.

Pas orvatjes së dështuar dhe sidomos pas daljes së tij nga Fronti, Gjergj Kokoshi ua la vendin në avanskenë miqve të tij, Riza Danit, Shefqet Bejës e të tjerëve. Këta të dy ishin përfshirë në listat e Frontit dhe arritën të zgjidhen edhe në Asamblenë Kushtetuese, sepse deri atëherë hiqeshin si përkrahës të programit të Frontit Demokratik dhe ishin ruajtur nga demonstrimi i qëndrimeve të hapëta armiqësore. Megjithatë ne prej kohësh e kishim ndjekur me vigjilencë aktivitetin e tyre dhe kishim parë se doza e rezistencës tek ata shtohej dita-ditës. Prej kohësh kishim informata se Riza Dani, Gjergj Kokoshi, Shefqet Beja dhe disa të tjerë, që xtendonin dhe ishin të bindur se Partia jonë do të falimentonte, ishin lidhur me misionin ushtarak anglez dhe me atë amerikan. Siç u zbulua më vonë, ishin këto misione që i organizuan dhe i drejtuan këta elementë për të krijuar rezistencën dhe opozitën, legale e ilegale, kundër pushtetit popullor, kundër Partisë dhe reformave të mëdha që po bënim. E dinim që këta hynin e dilnin né misionin anglez dhe kishin miqësi me funksionarët e tij. Këtë e konsideronim normale dhe ne e kuptonim që, po t'u bënim ndonjë vërejtje shoqërore për këtë, do të na thoshin se «s'ka ndonjë të keqe, se i kemi aleatë». Por shpejt u bindëm se këta nuk shkonin tek anglezët apo amerikanët për të folur për kohën e për të pirë ndonjë kafe apo uiski, por për «të qarë hallet» e për të koordinuar veprimtarinë kundër nesh. Dyshimet e mia m'u konkretizuan shpejt, pas një takimi që pata me gjeneralin anglez Hoxhson.

Disa ditë pas ardhjes sé tij né vendin tonë, andej nga fillimi i 1945-s, Hoxhsoni, që ishte kryetari i misionit anglez, kërkoi audiencë dhe unë e prita né Kryeministri. Me fytyrën e tij të kuqe dhe me shkopin nën sqetull, më përshëndeti, hoqi kapelen dhe unë e ftova të ulej né një kolltuk. Sapo u ul, ia filloi me pompozitet.

- Sjell një gëzim për Frontin dhe për administratën tuaj, - dhe më nderi një letër zyrtare nga UNRRA. - UNRRA, - vazhdoi Hoxhsoni, - ka vendosur t'ju ndihmojë si aleatë që jemi me ushqime, me materiale etj. - Dhe vazhdonte lista. Ia dhashë letrën përkthyesit, i cili ma përktheu.

- Firmën nuk e lexoj dot, - më tha ai në fund.

- Pyet gjeneralin, - i them.

- Shkresa, - u përgjigj Hoxhsoni, - është firmosur nga majori Okli Hill, i cili është caktuar si përfaqësues i UNRRA-s në Shqipëri.

- Rron akoma ky njeri që ka qenë këshilltar i xhandarmërisë së Zogut? - e pyeta.

- Po, - tha gjenerali, - rron dhe ja rasti i jepet ta ndihmojë prapë Shqipërinë.

- Veçse nuk ekziston më Shqipëri e Zogut, por Shqipëri e partizanëve dhe e popullit, prandaj çuditem për këtë koincidencë që UNRRA ka caktuar në vendin tonë major Okli Hillin, që firmos këtë letër, kur dihet se në Shqipëri nuk ka më xhandarë për të stërvitur, i thashë.

Me siguri si gjenerali dhe Hilli ishin agjentë të Intelixhens Servisit anglez.

- Sidoqoftë, - thashë, - e falënderojmë UNRRA-n për simpatinë që demonstron. Por, - vazhdova, duke i hedhur edhe një sy listës së materialeve që UNRRA kishte vendosur të dërgonte, - ne mendojmë se sasia e caktuar nuk u përgjigjet as nevojave tona dhe as humbjeve që ka pësuar populli shqiptar gjatë luftës.

- S'di ç't'ju them, - u përgjigj Hoxhsoni. - Sidoqoftë, jam lajmëruar se, pas disa ditësh, do të vijë në Tiranë përfaqësuesja e UNRRA-s, kështu që këto mund t'i diskutoni me ta.

- Sigurisht, - i thashë.

(Përfaqësuesja e UNRRA-s erdhi vërtet, bashkë me instruktorin e xhandarëve të Zogut, por diskutiimet me ta ishin të kota. Ata u morën më shumë me k;omplote sesa me studimin e kërkesave tona dhe me organizimin e ndihmës.)

- Këto maura, - vazhdoi më tej gjenerali, do të zbarkohen né Durrës ose né Vlorë, ku të doni ju dhe bashkë me to të zbarkojnë dhe një griup ushtarësh e oficerësh britanikë.

- Ç'duan këta ushtarë dhe oficerë që: do të vijnë?

- Të shpërndajnë mallrat, natyrisht, ku t'i caktoni ju.

- Pse nuk i ndajmë dot vetë ne? Ne jenni shtet, jemi qeveri.

- Kështu duhet, - u përgjigj gjenerali, -- ndryshe nuk jepen.

- Ne nuk i refuzojmë furnizimet nga alcatët, i thashë Hoxhsonit, - por nuk jemi nga ata që pranojmë lëmosha dhe kushte s'na vini dot. Asnjë ushtar dhe oficer britanik nuk pranojmë të vërë kërnbët, jo né tokën tonë, por as né portet tona. Çdo gjië do t'u dorëzohet autoriteteve tona të portit, né prani të njerëzve të misionit tuaj né Tiranë dhe ne do t'ju japim dëftesën që morëm né dorëzim këtë dhe atë mali. Kjo është e vetmja procedurë e pranueshme nga ne. Po të doni pranojeni, përndryshe ne i refuzojmë mallrat e UNRRA-s.

Gjenerali, natyrisht, mbeti i pakënaqur ùhe iku duke thënë me flegmin anglez «do të lajmërc)j qeverinë time».

Pas ca kohësh, Kokoshi dhe Beja erdhën tek unë gjoja për punë të tjera dhe e nxorën fjalën te ndihma e UNRRA-s. Unë ua shpjegova atyre ngjarjen. Shefqet Beja filloi të më thotë:

- Miré, Enver, po qar e kemi, kemi nevojë, të bëjmë ndonjë lëshim se qeveri e madhe është dhe ofendohet, - e plot gjepura të tilla.

- Dëgjo Shefqet, - i them, - ne nuk ofendojmë kërrkënd, por është qeveria angleze që na ofendon ne. Për kë na merr ajo? Pse s'je né gjendje ti që ke qenë tregtar të shpërndash disa lecka, por të na vijë këtu anglezi e të na e bëjè këtë? Jo, asnjë lëshim nuk bëjmë, po të duan, fi sjellin me kushtet që u paraqesim ne.

Por aj o që më intrigo. ishte se nga e kishte marré vesh Shefqet Beja dhe ku;h e nxiste që të ndërhynte? Patjetër gjenerali anglez.

Nuk do të kalonin shumë kohë, kur këta do të bénin një tjetër demarsh né favor të politikës arrogante të imperialistëve anglo-amerikanë. Kjo ndodhi në prag të zgjedhjeve për nË Asamblenë Kushtetuese, në nëntor të atij viti kur u ahpall njohja e Qeverisë sonë nga Bashkimi Sovjetik, dhe bënë sikur do ta njihnin edhe SHBA-ja dhe Britaria e Madhe. Siç dihet, ndërsa njohja nga ana e qeverisë sovjetike qe e hapur dhe e sinqertë, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës na vunë kushte. Ne i hodhëm poshtë, sidomos kushtin e qeverisë amerikane për të njohur marrëveshjet që kishte lidhur ajo me Zogun. Përsëri Gjergj Kokoshi, Shefqet Beja dhe -:tiza Dani erdhën tek unë që të më bindnin se nuk duhej të tregoheshim kaq ekzigjentë përpara këtyre d5 fuqive të mëdha, se ne, si vend i vogël që ishim, kishim nevojë për ndihmën e përkrahjen e tyre, prandaj duhej të bënim edhe ndo një koncesion. Unë ua hodha poshti «argumentet» kityre njerizve, pir ti cilit po mi kristalizohej mendimi se ishin agjenti ti anglezive dhe ti amerikanive.

Sigurisht, duke e pari se as demarshet e tyre dhe as presionet e anglo-amerikanive nuk po jepnin asnji rezultat, kita elementi, qi gradualisht ishin hedhur ni pozitat e reaksionit, do ti kundirvepronin me mjete e forma ti tjera. Dhe me ti virteti informacioni yni na komunikonte se kita elementi ishin vini ni livizje dhe po organizoheshin. Ky organizim bihej, si ti thuash, me material ti vjetir, se ni popull kita nuk kishin bazi. Ata po vendosnin lidhjet e vjetra me armiqti tanfi gjati luftis, me intelektuali ti falimentuar, me agallari qi humbin tokat, me borgjezi ti shpron6suar e ti tjeri dhe kishin pir qillim ti krijonin «parti» ti tyre dhe nji opoziti ni zgjedhjet e ni Kuvendin Popullor.

Por, sig shkrova mi lart, ne, vigjilenti e ti gatshim qi ti mos lejonim ti gjenin terren planet e komplotet e fshehta ti reaksionit ti brendshim e ti anglo-amerikanive, ua dogjim atyre letrat ni duar, i detyruam me qindrimet tona ti pjekura e parimore, ti pilcitnin nga zemirimi e ti vetidemaskoheshin, siç ndodhi me Kokoshin e, ndirkaq, vazhdonim me vrull punin pir pirgatitjen e ngjarjeve ti tjera politike qi kishim pirpara.

Disa diti pas aprovimit ti ligjeve mbi zgjedhjet pir Asambleni Kushtetuese, Kryesia e Kishillit Antifashist caktoi datin e zgjedhjeve, 2 dhjetorin e vitit 1945, dhe emiroi komisionin qendror ti zgjedhjeve. Filloi kishtu fushata elektorale.

Komiteti Qendror i Partisi dha udhizime ti veçanta për organizimin e punës politike, ti propagandis e agjitacionit nga ana e komunistive për zgjedhjet e 2 dhjetorit, ti cilat u çmuan si nji eveniment me rëndësi historike pir fatet e Shqipirisi. Partia orientoi qi votimet e 2 dhjetorit ti ktheheshin ni nji plebishit ti madh popullor, ku masat ti shprehnin qarti e hapur mendimin e tyre pir rrugin ni ti cilin do ti ecte vendi yni. Me votin e tyre shqiptarit dhe Ihqiptaret do t'i thoshin «Jo» si shkuaris si hidhur ti shtypjes e ti shfrytizimit, do ti afirmonin rrugin e ndritur ti socializmit. Puna e Partisi dhe e levave ti saj në ato momente mori nji intensitet ti jaslztizakonshim: shtypi, agjitacioni figurativ, bisedat, mbledhjet e konferencat, ti gjitha kito kishin pir qëllim t'u shpjegohej masave pirse duhej ti votonin dhe ç'rindësi kishte vota e tyre pir ti ardhmen e atdheut. Në këto takime, mbledhje e konferenca, qi u zhvilluan kudo ni kuadrin e fushatis elektorale, populli e biri ti vetin thirrjen e Partisi e kudo shpirthenin thirrjet e fuqishme:

- Republiki Popullore! Ti votojmi pir R,epublikin Popullore!

Programi i shpallur nga Fronti Demokratik, i cili ishte programi i Partisi pir momentet aktuale, pirputhej me interesat dhe aspiratat e popullit. Ai ishte nji program konkret, real e revolucionar, i cili i siguronte vendit zhvillimin dhe pirparimin e tij ekonomik, politik e shoqiror. Asnji program tjetir nuk u shpall ti konkurronte me ti, sepse nuk mund ti kishte nji platformi mi demokratike sesa ajo e Frontit.

Pirqafimi i menjihershim e kudo i thirrjes pir Republiki Popullore, ishte pirgjigjja mi e miri e më





paralizuese që po u jepte populli, me zërin e tij të fuqishëm, përpjekjeve të dëshpëruara të reaksionit që ç'nuk bënte për të larguar masat nga Fronti e nga zgjedhjet. Dështuan përfundimisht edhe përpjekjet e kombinacionet e anglo-amerikanëve e të agjentëve të tyre për të krijuar ndonjë lloj grupi apo partie politike opozitare. Ata ishin diskredituar krejt, askush nuk i pasonte. Kaq e vërtetë është kjo sa edhe kur ndonjë element i borgjezisë në prag të zgjedhjeve desh të vinte kandidaturën jashtë listës së Frontit, s'mundi ia bënte dot këtë, sepse nuk gjeti, jo më të paktën 20 veta (sa parashikonte ligji), por as 10-15 veta që ta përkrahnin kandidaturën e tij.

Shpallja e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese u prit me entuziazëm kudo në Shqipëri dhe, siç thashë, në mbledhjet që organizoheshin, populli shprehte vullnetin e tij për të dërguar në Asamble bijtë më të mirë. Përveç të tjerash atmosferën e fushatës së zgjedhjeve e ndezën, e gjallëruan më tepër dhe i dhanë përmbajtje më të shëndoshë ngjarje të tilla të rëndësishme në jetën shoqërore e politike të asaj periudhe, siç ishin Kongresi i Sindikatave, ai i Rinisë, shpallja e programit të Frontit Demokratik etj. Këto krijuan kudo një atmosferë pune, entuziazmi e mobilizimi të paparë.

Kështu 2 dhjetori 1945, dita e zgjedhjeve, u kthye në një nga festat më të mëdha që kishte njohur Shqipëria. Për herë të parë populli kishte mundësinë të thoshte me efektivitet fjalën e tij, të vendoste për fatet e veta. Nuk kishte asnjë dyshim për fitoren e kandidatëve të Frontit Demokratik. Lista e Frontit kudo gjente aprovimin e masave dhe ky fakt ishte kaq evident, saqë reaksioni as që tentoi të organizohej e të dilte me një listë të vetën.

Me sa më kujtohet, në të gjitha rrethet elektorale të Shqipërisë doli vetëm një kandidaturë e veçantë për t'u zgjedhur! Përfaqësuesit e klasave të përmbysura, të bindura se populli ishte kundër tyre, nuk ndoqën as shembullin e këtij Don Kishoti që votonte për «veten», as të Gjergj Kokoshit, i cili kishte dalë në mënyrë demonstrative nga Fronti. Ata aderuan në programin e Frontit dhe u përpoqën t'ia arrinin të futeshin në listat e kandidatëve. Në fakt, me ndihmën e Sejfullait, i cili bënte presion të madh për politikën e «dyerve të hapura», mundën të futen në lista edhe disa elementë të reaksionit, e mes tyre edhe Sheh Karbunara, së bashku me të tjerë njerëz të maskuar, si Riza Dani, Shefqet Beja e ndonjë tjetër.

Dihet fitorja e shkëlqyer që korri Fronti Demokratik në përfundim të këtyre zgjedhjeve. Këtu dua të shënoj ndonjë kuriozitet që më ka ngelur në mendje nga ato zgjedhje të para që u zhvilluan në Shqipërinë e re.

Të moshuarit besoj i mbajnë mend, se kanë votuar edhe vetë, kurse të rinjtë nuk besoj se i dinë të gjithë. Në tekstet e historisë ata kanë gjetur plot analiza, shifra, konkluzione, të gjitha këto të nevojshme e të domosdoshme, por kam përshtypjen se pak e kanë të gjallë atmosferën e atyre viteve. Ne, më të moshuarit, e kemi për detyrë t'u tregojmë për ato kohë e të flasim jo me gjuhën e librave e të gazetave, por t'u tregojmë ngjarje reale e të gjalla, sepse shpesh këto lënë gjurmë më shumë në mendjen e njeriut se një përcaktim a një konkluzion. Të gjithë e dinë se në vendin tonë, megjithëse djep i një kulture e arti të lashtë që kishte nxjerrë plot mjeshtër të poezisë, të arteve e të shkencës, né vitet e para pas Çlirimit, shumica dërrmuese e popullit, për shkak të politikës obskurantiste të regjimeve né të kaluarën, ishte analfabete. Por ama po të pyesësh sot të rinjtë, bile edhe ata të moshës 35-40-vjeçare se si kanë mundur të japin votën e tyre këta njerëz që nuk dinin të lexonin emrin e deputetit apo të shkruanin një emër që dëshironin, besoj se pak e dinë se si është vepruar.

Né ato zgjedhje nuk kishim fletë votimi si sot dhe as atë të ndarën ku zgjedhësi mund të prishë a të shtojë né fletën që i jepet kandidatit atë që s'do ose atë që do. Çdo zgjedhësi i jepej një kokërr, një top i vogël gome, ku qe stamposur shqiponja, simboli i flamurit tonë, dhe këtë ai duhej ta hidhte né kutinë që dëshironte. Né sallën ku votohej kishte dy kuti: njëra e Frontit me ngjyrë të kuqe dhe tjetra për rastet kur kishte kandidatura të veçanta, jashtë atyre të Frontit dhe që populli e quante «kutia e zezë». Votuesi duhej ta fuste dorën né të dyja kutitë, që të mos merrej vesh se ku e kishte hedhur votën. Por kishte nga ata, që nga entuziazmi dhe emocioni, e dekonspironin të fshehtën e votës sé tyre, sepse pasi futnin dorën né kutinë e kuqe thërritnin:

- Rroftë Partia! Rroftë Fronti! Votoj pér Republikën Popullore!

Një kuriozitet tjetër qe edhe një nen i veçantë né ligjin mbi zgjedhjet, sipas të cilit dy ditë para dhe një pas zgjedhjeve ishin të ndaluar shitja dhe përdorimi i pijeve alkoolike!

Kështu më 2 dhjetor votuan të rinjtë e të rejat, të moshuarit, votuan edhe luftëtarët e Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, të cilët, ndoshta për herë të paré pas shumë kohe, ishin pa pushkë, sepse, sipas ligjit, ishte e ndaluar të hyje né qendrën e votimit me armé.

Që jashtë ata ia linin pushkën njëri-tjetrit dhe hynin me radhë, të kryenin të drejtën dhe detyrën e tyre si qytetarë. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, ku Fronti Demokratik korri një fitore të jashtëzakonshme, né emër të Qeverisë Demokratike Provizore i propozova Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar që të procedohej për thirrjen e sesionit të Asamblesë Kushtetuese. Kryesia e KANÇ-it caktoi si ditë të fillimit të punimeve të Asamblesë datën 10 janar 1946.

Derisa erdhi dita e caktuar populli kudo, né mi tingje, mbledhje e konferenca, me telegrame e letra drejtuar KANÇ-it, Qeverisë e Frontit, kërkonte me këmbëngulje që Asambleja të shpallte Shqipërinë Republikë Popullore. Ai u bënte thirrje përfaqësuesve të tij né organin më të lartë shtetëror që të kryenin misionin e vet dhe Vi jepnin popullit formën e regjimit që ky dëshironte dhe një Kushtetutë me të vërtetë demokratike.

«Republikë Popullore!», kjo ishte edhe thirrja e vetme që dëgjohej nga turma e madhe që kishte mbushur né mëngjesin e 10 janarit 1946 sheshin parandërtesës ku do të zhvillonte punimet Asambleja Kushtetuese, ku është sot Instituti i Lartë i Arteve. Ishte një ditë e bukur, që i shkonte për mrekulli atmosferës festive që kishte mbuluar kryeqytetin. Gjatë gjithë kohës që u zhvillua seanca e paré e kësaj dite, si dhe të nesërmen, populli qëndronte para ndërtesës dhe ndiqte punimet e Asamblesë nëpërmjet altoparlantëve. Në orën dhjetë, kur ishte lajmëruar hapja e seancës, në sallë mbretëronte një heshtje e thellë solemne. Pasi zunë vendet e tyre anëtarët e Këshillit Antifashist e të Qeverisë, i pari e mori fjalën kryetari i Kryesisë së KANÇ-it, doktor Omer Nishani, i cili, pas një fiale të shkurtër, e deklaroi të hapur sesionin e pare të Asamblesë dhe, sipas ligjit, ftoi të merrte kryesinë e seancës deputetin me moshë më të madhe. Ky ishte përfaqësuesi i popullit të qarkut të Elbasanit, doktor Petraq Popa, pjesëmarrës i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, i cili ishte zgjedhur që në Labinot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Në mos gaboj, doktor Popa ishte i ati i Bardhylit, i cili, para se të vritej në luftë gjatë mësymjes së përgjithshme armike të dimrit, kishte qenë ndër aktivistët e dalluar të rinisë së Elbasanit dhe ishte ngarkuar me detyrën e sekretarit politik të Qarkorit të Rinisë Komuniste.

Pas procedurave të zakonshme, si apeli, caktimi i komisionit të verifikimit të mandateve, betimi i deputetëve etj., u caktua që mbledhja të vazhdonte të nesërmen, më 11 janar 1946, dite që do të mbetet ndër më të shënuarat në historinë e shtetit e të popullit tonë.

E kujtoj gjithmonë me emocion atë atmosfere entuziaste që mbretëronte në sallën e Asamblesë, kur lexoheshin telegramet nga Korça, Berati, Durrësi, Pogradeci, nga e gjithë Shqipëria, në të cilat populli kërkonte shpalljen e Republikës Popullore. E kam parasysh si tanfi momentin kur Hysni Kapo, djalë tridhjetëvjeçar, por me një eksperiencë të madhe të komisarit, të komandantit e të udhëheqësit të Partisë, u ngrit më këmbë dhe i dha drejtuesit të seancës mocionin e delegatëve të Vlorës, të cilët, pasi shprehnin zërin dhe vullnetin e popullit trim e revolucionar që përfaqësonin, propozonin:

- Në emër të deputetëve të Vlorës, Shqipëria të shpallet Republikë Popullore!

Oshëtiu salla, oshëtiu edhe sheshi i bulevardit nga thirrjet e popullit. Për disc minuta vazhduan brohoritjet në sallë dhe në një çast kryetari i seancës thirri:

- Propozoj të hedhim në votë mocionin e deputetëve të Vlorës!

- Nuk ka nevojë per votë! - u dëgjuan zëra të njëpasnjëshëm nga salla. Dhe vërtet, kuptohej se dëshira e popullit do të bëhej, sepse ai vetë dhe përfaqësuesit e tij kishin votuar me pushkë në dorë, me gjak e me sakrifica që Shqipëria të hynte në rrugën e re të lirisë e të progresit. Por rregulli dhe procedura, Bado formale që mund të duken ndonjëherë, duhen respektuar, aq më tepër n~ një organ të lartë të tillë, siç ishte Asambleja Kushtetuese.

Deputetët votuan dhe menjëherë u shpall zyrtarisht

- Asambleja Kushtetuese me vota unanime dhe me aklamacion e shpalli Shqipërinë Republikë Populloré!

Brohoritjet e shoqëruan këtë komunikim dhe pastai, spontanisht, deputetët e ngritur më këmbë kënduan së bashku Himnin e Flamurit. Të gjithëve na duhej të bënim një sforcirn të madh, per ta mbajtur veten, por prapë mund te shihje tek-tuk ndonjë lot në fytyrën e këtyre njerëzve që kishin kaluar sa e sa prova në luftë me armikun e nën kërcënimin e vdekjes. Kur dolëm nga Balla, një provë «më e rëndë» i priste deputetët: populli na vuri në mes, na puthte, na përqafonte, e një pjesë të deputetëve i mori në krahë duke brohoritur. Ky entuziazëm qe i pranishëm kudo në Shqipëri. Kur u dha lajmi njerëzit dilnin në rrugë, këndonin e hidhnin valle. Ndoshta për herë të parë pas kaq vitesh njerëzit i jepnin udhë lirisht gëzimit, harronin vuajtjet, sakrificat, mungesat e shumta. Një vit më parë, 29 Nëntori i 1944-ës u kishte dhënë lirinë, sot, 11 Janari i 1946-s u jepte Republikën e tyre Popullore, republikën e punëtorëve e të fshatarëve.

Kështu, pra, populli shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë së vet, arriti qëllimin e luftës së tij. Në atdheun e lirë nga pushtuesit ai u bë zot i fateve të veta. Askush nuk ia fali atij këto fitore dhe kurrë nuk kishte marrë gjë populli ynë nga duart e të tjerëve, por çdo gjë e kishte arritur me luftë e me punë, me trimëri e me mençuri, me pushkë e me penë.

Këto fitore të mëdha historike që kurorëzuan përfundimisht de facto e de jure një periudhë të tërë lufte e përpjekjesh, gëzimi e entuziazmi i madh i popullit, vendosmëria jonë për ta forcuar e për ta lulëzuar Republikën Popullore që sapo krijuam, s'kishte se si të mos i tërbonin armiqtë tanë, të brendshëm e të jashtëm, të hapur e të maskuar. Shpërthyen përsëri përpjekjet e demarshet e tyre për ta kthyer mbrapa rrotën e historisë e, në këto përpjekje, u hodhën në veprim edhe ata elementë të reaksionit, si Riza Dani, Shefqet Beja e të tjerë, që kishin mundur të zgjidheshin në Asamblenë Kushtetuese.

Nga njëra anë, këta punonin ilegalisht, komplotonin, forconin lidhjet me reaksionin në Shqipëri dhe jashtë, me klerin katolik, këshilloheshin dhe raportonin në misionet angleze e amerikane, bënin propagandë vesh më vesh dhe përgatitnin terrenin për të përgatitur një situatë të tillë që t'u jepte dorë dy «demokracive» perëndimore të hdërhynin në Shqipëri; nga ana tjetër, ata vepronin edhe legalisht në Asamblenë Kushtetuese apo në Kuvendin Popullor dhe nuk linin rast pa përdorur për të sulmuar ligjet që aprovoheshin, për t'i shtrembëruar ato sipas interesave të tyre. Riza Dani ishte veçanërisht aktiv në këtë «opozitë»; Gjergj Kokoshi nuk qe zgjedhur, kurse Shefqet Beja, qe më i zgjuar e më finok dhe nuk e afishonte shumë veten si pjesëtar i «opozitës».

Riza Dani, që në mbledhjet e para të Asamblesë, filloi të shfaqte rezervat dhe kundërshtimet e tij. Kur do të zgjidhej Presidiumi i .Asamblesë, listës së paraqitur nga Kahreman Ylli në emër të deputetëve të Beratit, që u mbështet nga ti gjithë diskutuesit e tjerë, Riza Dani i kundërvuri një listë tjetër, ku, tok me disa nga shokët tanë, kishte futur edhe miqtë e tij. Sigurisht, kandidatët e preferuar të Rizait nuk fituan dot. Por ai do të vazhdon.te më tej. Diskutohej, bie fiala, Rregullorja e Asamblesë, Rizai do të gjente rastin të kundërshtonte e të bënte kërkesa, të cilat me logjikë dhe argumente i hidheshin poshtë. . Ky ithtar i regjimit të vjetër dhe sig;urisht, . edhe i parlamentit borgjez, kërkonte ta bënte edhe Asamblenë tonë një kuvend llogjesh, ku secili të fliste. sa t'i donte qejfi, pa asnjë kufizim dhe të gjitha ç'thoshin Riza Dani me shokë të botoheshin në shtyp. Midis llomotitjeve të tij plot helm, u ngrit edhe për diçka tje.tér:

- Nuk jam dakord, - tha, - me përcaktimin që çdo deputet të jetë përgjegjës e të japë llogari para Asamblesë për punën e tij. Këtu nuk jemi për të dhënë ne llogari, por për të bërë ligjin!

- Para kujt, sipas zotërisë sate, duhet të japë llogari deputeti? - e pyeti një nga shokët.

- Para nderit dhe ndërgjegjes sé vet! - thirri Riza Dani me ton deklamativ dhe iu kthye kryetarit të seancës. - Propozoj, - tha, - që përcaktimi mbi dhënien e llogarisë né Rregullore të shprehet «deputeti është përgjegjës para nderit e ndërgjegjes sé vet».

- Domethënë para askujt! - iu përgjigj me qesëndi njëri nga delegatët.

Të tilla «vérejtje» e «propozime» ai lëshoi shumë, dhe ne, megjithëse u përgjigjeshim me gjakftohtësi sulmeve të tij, ishim plotësisht të ndërgjegjshëm se Riza Dani qe vetëm një marionetë e tjetërkujt. Tashmë i dinim fijet që e drejtonin atë, i mbanim nën kontroll dhe bëheshim gati për t'i prerë një herë e mirë, kur kandari të mos mbante më.

Por kulmi i sulmeve të reaksionit, nëpërmjet megafonit të tij né Asamblenë Kushtetuese, u arrit gjatë diskutimit të projektit të Kushtetutës sé Republikës sonë Popullore. Kushtetuta apo Statuti, siç përdorej termi atëherë, ishte i përgatitur me kujdes, ishte diskutuar gjerësisht e hollësisht me masat punëtore e fshatare, me intelektualët e me ushtarakët. Projekti ishte pritur me entuziazëm dhe vërejtjet e sugjerimet e masave qenë marrë parasysh për ta perfeksionuar më tepër. Kështu projekti përfundimtar që iu paraqit për diskutim e aprovim Asamblesë Kushtetuese ishte një dokument historik, i cili jo vetëm konsolidonte fitoret e mëdha që kishte arritur populli shqiptar nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, por siguronte mbrojtjen e interesave të tij dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e politik. Ky projekt, që me gjithë tërbimin e reaksionit, u aprovua, ishte baza juridike e një shteti të demokracisë popullore. Kushtetuta e Republikës u vinte një herë e përgjithmonë vijë regjimeve antipopullore të shtypjes e të shfrytëzimit, sundimit të Cifligarëve, të bejlerëve, të tregtarëve, të politikanëve që shitnin interesat e atdheut për lireta, dollarë e sterlina. Kjo nuk u vinte për shtat vetëm zotërinjve si Riza Dani e Shefqet Beja dhe padronëve të tyre té huaj.

Kështu, ndërsa të gjithë përfaqësuesit e popullit né Asamble (ashtu si vetë populli gjatë diskutimit paraprak), e aprovuan me gëzim projektin, Riza Daní u ngrit e bëri një insinuatë provokuese kundër thelbit të Projektkushtetutës. Asambleja e dëgjoi me gjakftohtësi dhe pastaj i dha përgjigjen e merituar.

- Do të flas sa më pak, - tha me cinizëm tellalli, - se Asambleja nuk i ka qejf fjalët e shumta dhe se fjalët nuk ndryshojnë asgjë, kur fakti ështé í kryer.

Pastaj ai sulmoi projektin e Kushtetutës, sepse, sipas tij, ajo ishte «me frymë ideologjike dhe jo me frymë kombëtare» (!).

- Unë, - shprehu më né fund «kredon» e vet Riza Dani, - jam për një demokraci të lirë dhe do të dëshiroja që edhe Statuti të inspirohej nga ky parim !

Sigurisht, ai ishte për demokracinë «e lirë» borgjeze, që Rizai me shokë të ishin vërtet të lirë, të nxirrnin .fitime, të ishin elita e kornbit e të vendosnin fatet e tij, sipas interesave të vet.

Në fakt sulmet e tij ishin shfaqje e grahmave të fundit që po jepnin mbeturinat e klasave shfrytëzuese, ishin shprehje të tmerrit të tyre nga fakti që populli kishte marrë fuqinë dhe në udhëheqje të tij ishte Partia Komuniste. Ky fakt ata i tmerronte, jo vetëm për gjendjen që ishte krijuar aktualisht, por sidomos për perspektivën, sepse e dinin se në ç'rrugë do ta drejtonte e do ta udhëhiqte Partia popullin.

Debati në Asamble ishte vetëm një etyd nga tabloja e madhe e luftës politike që ishte zhvilluar për çështjen se ç'do të bëhej Shqipëria: një vend i demokracisë borgjeze, i parlamentarizmit borgjez, i sunduar nga çifligarët e borgjezia, apo një vend ku do të sundonte diktatura e proletariatit, e mbështetur në aleancën e dy klasave punonjëse të vendit! Por noti Riza Davi ishte paraqitur me vonesë në skenë, historia dhe populli e kishin dhënë vendimin e vet: Shqipëria do të ecte në rrugën e socializmit, do të qe shtet ku do të sundonte e do të forcohej pareshtur armikja më e madhe e borgjezisë dhe e shfrytëzimit, diktatura e proletariatit.

Edhe në Asamble Rizai mori një dënim unanim. Të gjithë deputetët ia hodhën poshtë diskutimin dhe në emër të popullit shprehën entuziazmin për Ligjin Themelor të shtetit tonë. Riza Dani me shokët e tij u strukën në karriget e tyre e nuk guxuan jo më të vazhdonin poshtërsitë, por edhe votuan pro projektit të Kushtetutës!

Më pas, kur Asambleja Kushtetuese u kthye në Kuvend Popullor më takoi të kisha një debat direkt me Riza Danin. Në një sesion të Kuvendit, Riza Dani u ngiit dhe në mes një sërë objeksionesh mbi vendimet që po ligjëronim, m'u drejtua mua si Kryeministër me pyetjen:

- Ç'do të bëjmë me gjithë këtë ushtri që kemi në këmbë? Unë, - tha ai, - propozoj që pjesa më e madhe e ushtrisë të çmobilizohet.

U ngrita në tribunë dhe i dhashë një përgjigje të ashpër, sepse shihja që këta elementë kishin hyrë në rrugë të errëta.

- Mirë që nuk thatë, zoti Riza Dani, që kur t'i çmobilizonim partizanët, t'u jepnim edhe nga një qeleshe peshqesh, siç bënë qeveritarët e asaj kohe me heronjtë e Luftës së Vlorës në 1920-ën. Jo, zoti Riza Dani, në situatën ku ndodhemi ne nuk do ta çmobilizojmë për asnjë minutë ushtrinë, përkundrazi, atë do ta forcojmë dhe do ta zgjerojmë më shumë, do ta armatosim si duhet, do të ngremë shkolla ushtarake, do të përgatitim e do të edukojmë oficerë. Ushtria e çliroi atdheun dhe do ta mbrojmë atë nga çdo rrezik. Ajo është arma më e dashur e popullit dhe do të mbetet arma më e fuqishme në duart e popullit dhe të pushtetit të tij demokratik që e vendosi duke derdhur gjak. Ju, zoti Dani, - vazhdova, - doni të çarmatosemi, ju mendoni se ne do të jemi aq naivë sa armiqtë e popullit të na kapin në befasi, po gaboheni rëndë. Në qoftë se ndjekim këshillën tuaj, populli do të ngrihet dhe do të na dënojë, se duhet të dini që ju prekni një nga pjellat më të lavdishme të tij.

Riza Dani tundte kokën i skuqur në fytyrë, kurse shokët e tij nuk e bënin veten, sikur këto fjalë nuk ishin edhe për ata (!). Me kohë të gjithëve do t'u dilte kallaji, do të diskreditoheshin e do të demaskoheshin përfundimisht dhe populli do t'i flakte nga radhët e Asamblesë si mikrobe të së vjetrës.

Më kujtohet se pale kohë pas kësaj, në një mbledhje tjetër të Kuvendit Popullor, u ngrit një mik tjetër i Danit e i Kokoshit dhe shtroi në Kuvend një çështje që kishte marrë fund prej kohësh: kërkoi krijimin e partive të tjera «demokratike», «siç ekziston dhe Partia Komuniste e Shqipërisë», u shpreh ai.

Atëherë u ngrit i gjithë Kuvendi dhe i hodhi poshtë propozimet dhe qëllimet e tij dhe mbrojti e vuri në dukje rolin e madh vendimtar të Partisë comuniste të Shqipërisë që luftoi, çliroi popullin dhe ndërtonte socializmin. Në të njëjtën kohë Kuvendi vuri në dukje rolin e madh të Frontit si organizatë e gjerë politike, ku shprehen dhe vihen në veprim të gjitha pikëpamjet politike në unitet të plotë e të çeliktë rreth Partisë.

Por, sulmet e helmi i këtyre elementëve, që gabimisht e aksidentalisht kishin mundur të pernetronin gjer në Asamble, për asnjë çast nuk i lëkundën vullnetin dhe vendosmërinë e popullit e të përfaqësuesve të tij.

Fitorja e 2 dhjetorit 1945 në zgjedhjet, ajo e 11 Janarit 1946 me shpalljen e Republikës dhe, pale më pas, aprovimi i Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë,* (Më 14 mars 1946 Asambleja aprovoi Kushtetutën e RPSH dhe, pas kësaj, Asambleja u kthye në Kuvend Popullor si organi më i lartë i pushtetit shtetëror në RPSH.) përfundimisht vulosën fitoret historike të arritura dhe sanksionuan vullnetin e popullit e të Partisë sonë Komuniste për rrugën dhe fatet e ardhshme të Shqipërisë.

Procesi i organizimit politile të rendit të demokracisë popullore, si shtet i diktaturës së proletariatit, me shpalljen e Republikës dhe pranimin e Kushtetutës, u përkrye. Në duart tona, në duart e Partisë e të popullit, tash kishim gjithçka për ta vazhduar e për ta çuar më tej revolucionin socialist, për ta përsosur e për ta demokratizuar pareshtur pushtetin, për të çelikosur diktaturën e proletariatit, për ta bërë jetën e popullit gjithnjë e më të lumtur, më të sigurt, më të begatë, për ta ngritur lart e më lart nderin dhe prestigjin e Republikës sonë Popullore.





3. Kështjellë e pamposhtur





Kaluan vite e dekada nga ato ditë të paharruara dhe tash vendi ynë, Republika jonë Popullore (sot Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë), është forcuar pareshtur, lulëzon e rrezaton në çdo hap gëzimin, lumturinë dhe sigurinë e një jete të re e të bukur. Kjo është jeta e njerëzve të lirë nga çdo shtypje e shfrytëzim, jetë e njerëzve trima, atdhetarë e punëtorë të talentuar që me ndërgjegje të lartë, me vigjilencë, me vendosmëri e me përpjekje të pandërprera ia kanë ndërruar krejtësisht fytyrën Shqipërisë së dikurshme.

Mbi gërmadhat e kasollet e mjeruara që gjetëm më 29 Nëntor 1944, tash janë ngritur qytetet e fshatrat e reja nga çdo pikëpamje; mbi kovaçhanat e vogla është ngritur e forcohet pareshtur një industri e madhe, moderne e shumëdegëshe; mbi moçalishtet e bokërimat janë shtrirë fushat e sistemuara e pjellore; mbi prapambetjen e injorancën e qëmoçme kanë shpërthyer energjitë e pashtershme mendore e krijuese të një populli të tërë të arsimuar, të kulturuar e artist. Me Partinë në ballë, me forcat e bashkuara të një populli të tërë, Shqipëria jonë socialiste është bërë edhe kantier i madh prodhimi e krijimi, edhe kështjellë e pamposhtur e socializmit.

Natyrisht të gjitha këto janë arritur me luftë të madhe, me përpjekje e me sakrifica të gjithanshme e të pandërprera.

Rrugën ku do të ecnim nuk e gjetëm të shtruar me lule, pengesat, vështirësitë, mosdija, prapambetja e së kaluarës na shoqëruan në çdo hap. E sikur këto të ishin pak, në çdo hap na kërcënuan e bënë gjithçka për të na përmbysur armiqtë klasorë të brendshëm e të jashtëm, armiqtë e popujve, të përparimit e të socializmit. Ata i vriste çdo fuqizim e sukses yni, prandaj në kuzhinat e tyre, të vjetra e moderne, do të përgatitnin agresionet, shantazhet, kërcënimet, bllokadat. Por ne, vigjilentë e të patundur në rrugën tonë, do t'i pritnim të gjitha planet e demarshet e armiqve me burrëri e gjakftohtësi dhe që të gjitha do t'i bënim pluhur e hi.

Qysh në momentet kur krijuam Republikën Popullore, kur kishim aq shumë halle e probleme për të zgjidhur, një rrezik i madh e kërcënoi të ardhmen dhe ekzistencën e vendit tonë. Titistët vunë në veprim gjithë forcat dhe mjetet e egra të shantazhit, të komplotit, bile edhe përgititjet për ndërhyrje ushtarake, me qëllim që Repzblika Popullore e Shqipërisë të humbiste ekzistenc-n e vet e të kthehej në republikë të 7-të të Jugosllavisë. Se si ua dogjëm në duar synimet e planet e ;yre të egra, këto prej kohësh i ka shkruar historia. NP qemë betuar ta çonim përpara Shqipërinë, ta bënin vend të lulëzuar e kala dhe Partia na kishte mësuar e na mësonte që vendimet e betimet të mos i shkehim kurrë, por t'i zbatonim e t'i mbronim edhe me jetël tonë. Dhe Shqipëria shpëtoi.

Fitorja që arritëm rdaj komploteve e ndërhyrjeve të revizionistëve jugosllavë na i shtoi akoma më shumë forcat e vendosmÉrinë për të ecur vetëm përpara, në unitet me popu:lin, drejt konsolidimit e fitoreve të reja. E dinim müë se kjo që arritëm nuk ishte fitorja jonë e parë dhe e fundit. Ishim të përgatitur e vigjilentë për beteja të ljera më të ashpra në mbrojtje të Republikës sonë lhe të marksizëm-leninizmit. Imperialistët anglo-amerikanë e shovinistët fqinj, sa djallëzorë aq edhe agre;ivë e të paskrupullt në synimet e tyre antishqiptare, vunë në veprim të gjitha rrjetat e merimangave agjenturore. Në pëlhurën e tyre do të përpëliteshin ftndërrinat e reaksionit, banda diversantësh e kriminelësh do të hidheshin nga deti, qielli e toka për ta mbytur Republikën tonë, por të gjitha do të gjenin vdeljen nga vigjilenca e popullit dhe nga drejtësia e pashmangshme e diktaturës së proletariatit. Edhe më pas kori i armiqve nuk do të hiqte dorë nga synimet e veta imperialiste e shoviniste ndaj Shqipërisë, nuk do të Ante mend nga dështimet e turpshme, por do të intrigonte e do të komplotonte në kurriz të popullit shqiptar. Por edhe ne do t'u përgjigjeshim gjithmonë me forcën e pathyeshme që të jep vetëm e vërteta dhe e drejta marksiste-leniniste. Ata do të lehnin dhe do të hungëronin si qentë, karvani ynë do të çante vetëm përpara, Republika jonë do të çelikosej pareshtur e do të fitonte çdo ditë e më shumë prestigjin e merituar ndërkombëtar.

Kështu, në mes rrethimesh e bllokadash, populli shqiptar do të ndërtonte bazat e socializmit, do të fuqizonte ekonominë, do të zbukuronte jetën e punonjësve, do të ngrinte vepra gjigante dhe për asnjë çast s'do të hiqte syrin nga shënjestra. Asnjëherë populli ynë, Partia jonë nuk do të gjendeshin, sikurse nuk u gjendën, të papërgatitur para situatave.

Vazhduam, pra, rrugën tonë të drejtë dhe nuk u tutëm e nuk lëvizëm as qimen e qerpikut para bllokadave dhe kërcënimeve të hrushovianëve, të cilët, në etjen e tyre prej superfuqie, donin ta kthenin edhe OmRepublikën tonë Popullore në një vend vasal, në pjesë të perandorisë ruse! Por kurrë s'kishin lindur burra që të gjunjëzonin shqiptarin, e ca më pak mund të ndodhte kjo në një kohë kur shqiptarët kishin në krye një Parti heroike, si Partia jonë e Punës dhe udhëhiqeshin nga një ideologji pararojë si ideologjia marksiste-leniniste. Hrushovi me kompani tundnin dafinat e thara të «bashkekzistencës paqësore», për të vënë në gjumë letargjik popujt dhe komunistët e vërtetë, ne iu përgjigjëm atij dhé pasuesve të tij duke e forcuar më tepër diktaturën e proletariatit, këtë shpatë të mprehtë të klasës punëtore, e cila do të binte e pamëshirshme mbi kokën e çdo armiku të brendshëm apo të jashtëm. Dhe kur panë se nga rrugët «indirekte», nga teorizimet, «këshillat» e «orientimet» e tyre kapitulluese ne nuk devijuam nga rruga jonë, hodhën në veprim presionet, kërcënimet, nëndetëset, urinë. Ua përplasëm në sy: bar do të hamë, por nuk do t'u nënshtrohemi as juve, askujt tjetër; do të mbetemi aty ku jemi - në brigjet e Adriatikut! Dhe vërtet këtu jemi e këtu do të jemi gjithmonë, të pamposhtur, të bindur në drejtësinë e rrugës sonë, krenarë për ato që kemi arritur dhe të vendosur për t'iu përgjigjur, siç e meriton, çdo armiku e çdo situate.

Të 40 vjetët e pushtetit popullor na kanë bindur se asgjë nuk e gjen Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, përderisa popull e Parti janë të lidhur si mishi me kockën. Te kjo lidhje politike e ideologjike, më e pathyeshme se çdo lidhje që mund të ekzistojë në botë, e kanë bazën e shpjegimin e vet sukseset e rnëdha që kemi arritur në punën tonë paqësore e ndërtimtare; aty e gjen forcën e saj fjala jonë me peshë dhe e pavarur në arenën ndërkombëtare; aty e kanë shpjegimin e vet guximi dhe trimëria jonë në mbrojtje të së vërtetës së atdheut, të popujve e të socializmit. Te ky unitet Parti-popull, që i ka themelet prej gjaku e baruti, thyen kokën të gjithë ata që deshën të na përçanin e ta bënin Shqipërinë lesh arapi, çiflig të të huajve, që nga Koçi Xoxet e viteve të para e gjer te poliagjenti i të gjitha viteve e i të gjithë padronëve të huaj, Mehmet Shehu.

Duke ndërtuar e dulce mbrojtur, në ndeshje e vështirësi jemi kalitur e forcuar më tepër dhe kurrë nuk do të shkelim mbi ato që kemi bërë. Lart e më lart do ta ngremë begatinë, sigurinë dhe emrin e Republikës sonë Popullore Socialiste. Ndaj, në emër të gjakut e të mundit, të djersës e të privacioneve, le t'u transmetojmë brezave që do 1,ë vijnë mesazhin e madh, të cilin na e mësoi historia: të jemi përherë vigjilentë, përherë në punë e në sulm për të mbrojtur dhe për të çuar më tej fitoret e arritura. Të mos lejojmëkërrkënd, kushdo qoftë ky, të shkelë dhe të mohojë veprën tonë të pavdekshme dhe të shenjtë, RepublikëD Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ta forcojmë, ta kalitim, ta zbukurojmë e ta mbajmë lart si vetë idealin tonë. Kështu do të fuqizohet e do të ngrihet edhe më madhështore nga brezi në brez kështjella jonë, Shqipëria socialiste! Zemra jonë të rrahë gjithmonë me zemrën e saj të madhe.

E për këtë garancia më e madhe është uniteti i popullit rreth Partisë, janë mësimet e pavdekshme të Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, është Partia jonë, e cila lindi në gjirin e popullit për ta udhëhequr, atë vetëm në fitore.