3. Drejt fitores përfundimtare





Menjëherë pas Kongresit të Përmetit u vendosëm në Odriçan, një fshat i ndërtuar mbi një brinjë, jo larg Përmetit, ndonjë orë a dy më këmbë. Odriçani ishte i vogël, por i këndshëm, me ujë të freskët dhe me pe më. Armiku nuk e kishte djegur, prandaj kishim dhe ku të rrinim. Banorët e tij na pritën krahëhapur dhe të gjithë na rregulluan nëpër familjet e tyre. Mua më caktuan në një shtëpi në krye të fshatit, i zoti dhe e zonja e së cilës ishin patriotë, ashtu sikurse i gjithë fshati ishte i lidhur me Partinë e me Frontin Nacionalçlirimtar dhe e urrente Ballin Kombëtar, Ali Beun dhe babain reaksionar të teqesë së Sukës që ndodhej aty pranë. Të zotët e shtëpisë, sidomos nënë Vitori Jorgji, s'dinin ç'të më bënin më parë që të më kënaqnin e të më krijonin kushte për punë e për pushim. Pas Çlirimit plakun e kam takuar disa herë në Përmet kur kam vajtur për përvjetore të Kongresit. Tash nuk e di në rrojnë akoma ata njerëz të mirë, kurse djali i tyre, që atëherë ishte i vogël, më kanë thënë që është kuadër i mirë dhe sot punon në organet e pushtetit në Përmet.

Ngjitur me shtëpinë e nënë Vitorisë, ishte shtëpia e nënë Koces, si i thërritnin në fshat dhe si i thirrëm edhe ne, Kostandina Londarit. Shkoja shpesh për të punuar ose për të ndenjur edhe në shtëpinë e nënë Koces, e cila sa më shihte më pyeste mos kisha nevojë për gjë, me një dashuri dhe dhimbsuri nëne. Nuk kishte fëmijë, por, për sa kohë punuam në Odriçan, ajo na bëri të gjithë fëmijë të saj, bile, për nevoja pune na liroi tërë shtëpinë dhe vetë shkoi te një kuzhinë e vogël, në oborr. Për këtë nënë të dashur ruaj në zemër dashurinë më të madhe dhe kujtimet më të bukura.

Qysh gjatë ditëve që zhvillonte punimet Kongresi, por sidomos pasi u vendosëm në Odriçan diskutuam me hollësi për gjendjen politike dhe ushtarake të vendit dhe morëm masa e vendime të reja për forci min e mëtejshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, për krijimin e brigadave të reja, të divizioneve dhe korparmatave etj.

Një ndër vendimet më të rëndësishme të ditëve kur ne ndodheshim në Përmet ishte edhe ai për krijimin e Divizionit I të UNÇSH, fakt ky që fliste për shkallën e lartë të pjekurisë e të organizimit që kishte arritur ushtria jonë.

Me krenari të ligjshme tash Partia dhe populli shihnin se si ishte rritur e forcuar në zjarrin e luftës për Tiri ushtria jonë heroike, e cila ishte bërë e dashur për popullin dhe tmerr për armikun. Në këtë periudhë në vendin tonë vepronin e kryenin operacione të fuqishme luftarake brigadat sulmuese, shumica e të cilave ishin formuar pas mësymjes së përgjithshme armike të dimrit, si dhe dhjetëra batalione, çeta e njësite të rregullta ose territoriale, në krye të të cilave militonin komandantë, komisarë e kuadro të tjerë politikë e ushtarakë të sprovuar, si: Hysni Kapoja, Shefqet Peçi, Adil Çarçani, Haki Toska, Manush Myftiu, Ramiz Alia, Rita Marko, Teki Kolaneci, Jaho Gjoliku e dhjetëra të tjerë.

Radhët e formacioneve tona luftarake mbusheshin pa pushim me djem e vajza të popullit, bile edhe me të moshuar, gjë që fliste qartë për forcën dhe autoritetin e padiskutueshëm që gëzonte në popull ushtria jonë çlirimtare. Ajo jo vetëm po i thyente kudo forca,t naziballiste e po çlironte njëra pas tjetrës qytete, krahina e zona të tëra, por, ashtu si edhe më parë, bile më me forcë, po luante një rol shumë të madh për forcimin e këshillave nacionalçlirimtarë, për funksionimin sa më mirë të tyre, për mbrojtjen dhe afirmimin e pushtetit të ri që tashmë kishte marrë frenat e Shqipërisë në dorë.

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe në vrullin e paparë të kryengritjes së përgjithshme të armatosur, ne do të formonim divizione të tjera, si dhe Korparmatën I të UNÇSH, komisar i së cilës u caktua djali trim i Labërisë, besniku i Partisë, Hysni Kapoja.

Kështu populli ynë, Partia dhe Qeveria e sapokrijuar në Përmet kishin në duart e veta armën dhe mbrojtësen e tyre të fuqishme, Ushtrinë Nacionalçlirimtare, e cila tashmë ishte shndërruar në ushtri të rregullt dhe kishte perfeksionuar e po perfeksiononte pareshtur edhe mënyrat e format e luftimit.

Të gjitha këto bënë të mundur që kudo të planizoheshin e të kryheshin operacione të koordinuara të masshtabeve të mëdha dhe të kalohej nga taktika e luftës partizane, në taktikën e luftës frontale.

Në këtë kuadër hyn edhe urdhri që i dhamë në ditët pas Kongresit historik të Përmetit Divizionit I të UNÇSH që të hidhej në sulm në Veri për të goditur e për të shpartalluar okupatorin e gjithë reaksionin, ballistët, zogistët e bajraktarët në Mat, Dibër e gjetkë.

Ky urdhër kishte rëndësi të veçantë, sepse do të bënte të mundur që Qeveria e krijuar në Përmet të ushtronte pushtetin e saj edhe në Veri, ku, sidomos në disa zona, reaksioni i brendshëm, i mbështetur e i frymëzuar nga anglezët, përpiqej të ruante pozita dominuese e të mbante në duar pushtetin e vjetër. Siç kam shkruar edhe gjetkë, synimet e reaksionit arrinin gjer atje sa të mendonte e të planifikonte edhe një «ndarje më dysh» të Shqipërisë dhe në këtë «ndarje» Shqipëria e Veriut të mbetej nën pushtetin e Ballit, të Legalitetit e nën influencën angleze!

Por edhe në këtë synim reaksioni gabonte. Pavarësisht nga pushteti i bajraktarëve apo i klerit, Lëvizja Nacionalçlirimtare kishte në Veri, nga Tropoja e deri në Shkodër, nga Dibra e deri në Mat e Mirditë, pikëmbështetjet e saj të fuqishme. Populli i atyre anëve, i cili vuante nga shtypja e bajraktarëve, klerikëve reaksionarë, sidomos të kishës katolike, ziente nga dëshira për të transformuar jetën dhe për të qenë i lirë. Kjo dëshirë përputhej plotësisht me luftën që bënte Partia, prandaj përditë e më shumë shtohej rezistenca ndaj të huajve dhe veglave të tyre, përditë e më shumë populli po e kuptonte se te Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare qëndronte e ardhmja e tyre dhe rruga që duhej të ndiqnin. Zhvillimi i ngjarjeve do të vërtetonte drejtësinë e vijës së Partisë dhe do të bënte që, si kudo, të shkëlqente edhe trimëria dhe guximi i bijve të krahinave të thella të Veriut.

Që në fillim në zonën e Veriut vepronin njësite dhe çeta partizane, si ajo e Dibrës, e Shkodrës, e Hasit, e Matit, e Çermenikës, e Martaneshit, të cilat erdhën duke e shtuar aktivitetin e tyre dhe dulce e shtrirë atë gjithandej.

Çetat dhe më vonë batalionet partizane, si Batalioni i Dibrës, batalioni «Perlat Rexhepi», batalioni «Bajram Curri», Batalioni i Matit etj., kishin korrur disa fitore në Dibër, në Tropojë, në Malësi të Gjakovës, në Malësi të Madhe, në Mat e në Martanesh. Me komandantë e luftëtarë të tillë patriotë e trima, si: Ismail Poga, Din Bajraktari, Dulejman Çela, Idriz Mulosmani e të tjerë, këto njësite jo vetëm ua kishin bërë jetën të padurueshme pushtuesve italianë, gjermanë e reaksionarëve vendas, të lidhur me të huajt, por herë pas here, me kërkesën e vëllezërve të Kosovës e me urdhrin tonë, kishin kaluar. edhe në thellësi të Kosovës e të Malit të Zi në ndihmë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të popullsisë shqiptare të atyre anëve dhe të popujve jugosllavë.

Po kështu, bijtë më të mirë të Veriut vepronin dhe militonin kudo në Shqipëri, atje ku i kishte caktuar Partia, duke treguar trimëri, zgjuarsi dhe devotshmëri të lartë. Ata do t'i gjeje nëpër brigadat partizane, në krye të qarkorëve, agjitatorë të flaktë të vijës së Partisë, ilegalë sypatrembur, atentatorë të guximshëm, komunistë të zjarrtë.

Duke pasur parasysh gjithë këtë luftë që po bënte populli i Veriut, duke pasur parasysh edhe patriotizmin e thellë të popullit, ne ishim të bindur, se, sado që reaksioni dhe të huajt të përpiqeshin të ndanin Veriun nga pjesa tjetër e atdheut, nuk do t'ia arrinin kurrë këtij qëllimi.

Por pavarësisht se «ide» e «plane» të tilla dëshmonin për gjendjen e mjeruar e për çakërdisjen që kishte mbërthyer reaksionin, prapëseprapë neve s'na lejohej të nënvleftësonim asgjë dhe nuk duhej të humbitnim asnjë minutë. Prandaj bashkë me urdhrin për mësymjen në Veri, ne u rekomanduam shokëve të Partisë të ishin të pamëshirshëm me krerët e reaksionit dhe shumë të dashur e zemërhapur me popullin e Veriut, të bënin kuj des e të mos humbitnin kurrë durimin, pasi duhej të kishin gjithnjë parasysh propagandën e poshtër, që kishte bërë në popull pushtuesi dhe reaksioni. Me luftën tonë, me qëndrimin tonë dhe bërë jetën të padurueshme pushtuesve italianë, gjermanë e reaksionarëve vendas, të lidhur me të huajt, por herë pas here, me kërkesën e vëllezërve të Kosovës e me urdhrin tonë, kishin kaluar. edhe në thellësi të Kosovës e të Malit të Zi në ndihmë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të popullsisë shqiptare të atyre anëve dhe të popujve jugosllavë.

Po kështu, bijtë më të mirë të Veriut vepronin dhe militonin kudo në Shqipëri, atje ku i kishte caktuar Partia, duke treguar trimëri, zgjuarsi dhe devotshmëri të lartë. Ata do t'i gjeje nëpër brigadat partizane, në krye të qarkorëve, agjitatorë të flaktë të vijës së Partisë, ilegalë sypatrembur, atentatorë të guximshëm, komunistë të zjarrtë.

Duke pasur parasysh gjithë këtë luftë që po bënte populli i Veriut, duke pasur parasysh edhe patriotizmin e thellë të popullit, ne ishim të bindur, se, sado që reaksioni dhe të huajt të përpiqeshin të ndanin Veriun nga pjesa tjetër e atdheut, nuk do t'ia arrinin kurrë këtij qëllimi.

Por pavarësisht se «ide» e «plane» të tilla dëshmonin për gjendjen e mjeruar e për çakërdisjen që kishte mbërthyer reaksionin, prapëseprapë neve s'na lejohej të nënvleftësonim asgjë dhe nuk duhej të humbitnim asnjë minutë. Prandaj bashkë me urdhrin për mësymjen në Veri, ne u rekomanduam shokëve të Partisë të ishin të pamëshirshëm me krerët e reaksionit dhe shumë të dashur e zemërhapur me popullin e Veriut, të bënin kuj des e të mos humbitnin kurrë durimin, pasi duhej të kishin gjithnjë parasysh propagandën e poshtër, që kishte bërë në popull pushtuesi dhe reaksioni. Me luftën tonë, me qëndrimin tonë dhe me fjalën tonë ne duhej t'i tregonim popullit né Veri se nuk ishim siç shpifnin tradhtarët e bajraktarët, sig shpifte Abaz Kupi me shokë, por, përkundrazi, ishim çlirimtarët e vërtetë dhe ata që e kishim sjellë popullin né fuqi.

Pikërisht né ato ditë filloi edhe operacioni i dytë i

madh armik, Operacioni i Qershorit, i cili e pengoi për një kohë zbatimin e urdhrit që kisha nënshkruar né Përmet për kalimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare né mësymje të përgjithshme. Operacioni i Qershorit qe një provë tjetër e vështirë e forcës, e guximit dhe e mençurisë sé partizanëve, e komisarëve dhe e komandantëve tanë, si dhe e aftësisë sé Partisë e të Komandës sé Përgjithshme për të drejtuar Ushtrinë Nacionalçlirimtare.

Edhe ne që ishim vendosur né Odriçan ndodheshim brenda zonës sé ofensivës armike dhe né çdo çast mund të bëheshim objekt i një sulmi, sidomos po qe se gjermanët e ballistët merrnin vesh se këtu qe vendosur udhëheqja e Partisë dhe Komanda e Përgjithshme. Prandaj u kishim dhënë porosi shokëve si edhe banorëve të fshatit që të ruanin konspiracionin më të rreptë, njëkohësisht kishim marrë masat që né rast rreziku të shpërnguleshim me shpejtësi.

Një natë vijnë me urgjencë Behar Shtylla dhe Stefo Grabocka e më lajmërojnë se forca gjermane ishte drejtuar për né Përmet, duke çarë nëpër malësinë e Korqës. Mora hartën, shënuam vendin nga ishin nisur gjermanët, kohën kur ishin nisur dhe llogaritëm kur mund të kalonin nga Odriçani ose aty afër. Na mbeteshin vetëm disa orë kohë. Lajmëruam batalionin e Riza Kodhelit, me komisar Misto Treskën, që të afrohej e të zinte me shpejtësi pyllin përballë Odriçanit, mbi rrugën që të çonte né Alipostivan dhe karshi rrugës që dilte nga fshati Pagri. Morëm masa për të vendosur né një vend të sigurt gratë, fëmijët e pleqtë dhe ne të Komandës sé Përgjithshme kaluam të fundit matanë Odriçanit. Thirra Riza Kodhelin dhe Misto Treskën, të cilët më raportuan ku i kishin vendosur forcat, dhe u dhashë urdhër të gjithëve që asnjë të mos qëllonte pa dëgjuar tri të shtënat e Hmauzerit» tim.

Rrinim të gatshëm, né pritje dhe né heshtje. Né rast se gjermanët do të digjnin fshatin, atëherë ishte e sigurt se kishin marrë informata që ne ishim atje dhe se duhej të gjendeshim né pyjet rreth e rrotull, kështu ata do të futeshin né rrugën e Alipostivanit. Gjermanët erdhën, kolona e tyre doli nga Odriçani dhe nga Pagrija, me mushka të ngarkuara me armatim të lehtë dhe me mortaja, vazhdoi udhëtimin dhe doli né rrugën nën pyll. Dy orë të tëra ne i vrojtonim dhe ata na kalonin si né paradë. Nuk dogjën as Odriçanin, as Pagrinë, por u drejtuan për né Përmet, të cilit i vunë zjarrin për herë të fundit; s'bënë gjë tjetër veç ridogjën gërmadhat. Gjermanët, pra, nuk kishin informata se ne ndodheshim né zonën e operacionit. U rikthyem né Odriçan dhe vazhduam punët.

Çdo mbrëmje, ose né shtëpi, ose né hajatin e kishës sé vogël né fund të fshatit, ku zbrisja vetë, i mblidhja shokët dhe i vija né dijeni për situatën dhe ngjarjet e reja dhe këshillohesha me ta. Nga Odriçani ndiqnim edhe zhvillimin e ofensivës gjermane.

Duke ndjekur me kujdes edhe zhvillimin e luftimeve né frontin e Lindjes, ne gjykonim se Gjermanisë naziste i kishte ardhur fundi, ajo po thyhej nën goditjet e tmerrshme dhe vdekjeprurëse të Ushtrisë së Kuqe të Stalinit, nën goditjet e të gjithë popujve që luftonin me heroizëm për liri. Komanda e Përgjithshme tashmë e kishte të qartë se edhe vetë ofensiva gjermane e qershorit 1944 në Shqipëri ishte momenti i drithmës së fundit të bishës që jepte shpirt.

Për t'iu përgjigjur kësaj ofensive në përputhje

me strategjinë tonë dhe me detyrën për çlirimin e shpejtë të gjithë vendit, i orientonim vazhdimisht repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të përballonin operacionin armik me mbrojtje elastike e aktive, duke evituar grumbullimet e mëdha dhe goditjet e armikut, me veprime të vazhdueshme sulmuese kundër forcave gjermane e reaksionare, për t'i lodhur, copëtuar, demoralizuar e asgjësuar në zjarrin e luftës popullor. Në këtë kuadër, edhe urdhri për kalimin e Divizionit I në Veri ishte një goditje e rëndë ushtarake e politike për gjermanët, tradhtarët dhe për qëllimet e planet e «aleatëve». Realizimi i këtij urdhri, me gjithë kundërshtimet e anglezëve dhe sabotimin nga ana e Mehmet Shehut, Dali Ndreut e Tuk Jakovës, shënoi faktikisht fundin e ofensivës armike dhe fillimin e mësyrnjes sonë të përgjithshme për çlirimin e plotë të vendit.

Të gjitha këto suksese në frontin e luftës bënë që çdo ditë e më tepër në plan të parë të kalonte puna për organizimin dhe funksionimin e shtetit të ri që sapo kishim krijuar. Veprimtaria e organeve shtetërore të zgjedhura në Kongresin e Përmetit, puna e të cilave për shkak të situatës ushtarake qe penguar për një çast gjatë qershorit, menjëherë pas kësaj u shtri në gjerësi e u perfeksionua më tej. Që nga ko rriku e deri në tetor, Kryesia dhe Komiteti Antifashist e dikasteret e tij nxorën një sërë ligjesh, vendimesh e udhëzimesh për organizimin dhe mëkëmbjen e ekonomisë, të arsimit, të shëndetësisë etj. Në zonat e lira filloi puna për evidencimin e pasurive kombëtare dhe për administrimin e tyre, për vënien në shfrytëzim të atyre objekteve të pakta industriale që kishin mbetur nga e kaluara, për hapjen e shkollave, për sigurimin e kuadrove për fushat e ndryshme, si: mjekë, mësues, inxhinierë, teknikë etj. Me veprimtarinë e vet shteti i ri popullor tregonte se ekzistonte jo në kartë, por drejtonte e qeveriste realisht, në emër të popullit, me mbështetjen e përkrahjen e plotë të tij.

Pikërisht në valën e këtyre punëve Partia vendosi që të zhvillohej Kongresi I i Organizatës së BRASH-it. Kjo ishte një ngjarje e madhe jo vetëm për rininë, por edhe për Partinë e për gjithë popullin tonë, sepse rinia ishte forca më e gjallë dhe aktive në luftë dhe nesër, pas Çlirimit, kjo armatë e pamposhtur dhe e organizuar, do të luante një rol të pazëvendësueshëm në gjithë jetën e vendit, në rindërtimin, në fushën politike, në qeverisje. E edukuar me frymën e patriotizmit të lartë, kurdoherë rezervë luftarake e Partisë, ajo do të ishte vazhduesja e stafetës së revolucionit tonë të paparë ndonjëherë në historinë e popullit.

Pikërisht se e vlerësuam kështu, prandaj ne, shokë të udhëheqjes së Partisë, të Komitetit Antifashist e të Kryesisë, që ishim rivendosur përsëri në Helmës, me gjithë punët e shumta, u ndodhëm ato ditë pranë të rejave e të rinjve tanë revolucionarë.

Kongresi do të mbahej në Helmës, në një fushë të bukur mbi fshat. Ishin ditë të gëzuara dhe plot punë.

Nakoja e Nexhmija përgatitën raportin, të cilin pastaj e pamë së toku; shokët e tjerë të rinisë po bënin përgatitjet për të pritur delegatët dhe të gjithë, edhe ne «më të moshuarit», pritnim ditën kur do të hapej Kongresi. Nga të gjitha anët e vendit vinin delegatët e rinisë, zbritnin nga repartet ushtarake, nga çetat, nga terreni, legalë e ilegalë, gjithë zjarr e plot vrull rinor, me një dashuri dhe besnikëri të madhe për Partinë dhe Luftën Nacionalçlirimtare.

Ditën që filloi punimet Kongresi, më 8 gusht, u nisëm që në mëngjes nga Helmësi tok me doktor Nishanin dhe me shokë të tjerë dhe u ngjitëm në fushën e bukur të Lirëzës, që buçiste nga këngët e brohoritjet për Partinë Komuniste të Shqipërisë. Të gjithë delegatët të gëzuar, të qeshur, të lumtur, duke u hapur nga të dyja anët, na liruan rrugën dhe ne kaluam përmes tyre në revistë, si para një truproje nderi, të përbërë nga të reja e të rinj partizanë vendosur përballë njëri-tjetrit në pozicion për nder armë. Zumë vend në tribunën e Kongresit krahas me shokë të udhëheqjes së rinisë, si: Nako Spiru, Ramiz Alia, Nexhmije Xhuglini, Alqi Kondi, Tasi Mitrushi e të tjerë.

Për një moment u vendos qetësia dhe zëri i kthjeIlët e plot emocione i një të riu na preku të gjithë:

- Shokë, - tha ai, - në emrin e të gjithë delegatëve që përfaqësojnë rininë e zonave të çliruara e të paçliruara dhe të të gjitha reparteve të ushtrisë sonë u uroj mirëseardhjen në Kongresin e Riaisë udhëheqësve kryesorë të Partisë Komuniste, të ushtrisë e të shtetit tonë të ri. Duke i falënderuar nga zemra, ne e quajmë pjesëmarrjen e tyre në Kongres një nder, inkurajim e ndihmë të madhe për brezin e ri të Shqipërisë!

Ky i ri, me trup ende të imët, por me shikim të mprehtë e fjalë të zjarrta, ishte shoku Ramiz Alia. Me të për herë të parë u poqa në Helmës, ndërsa nga larg, si të thuash, qemë njohur me kohë. Shokët, sidomos Nakoja e Nexhmija, më kishin folur për Ramizin me respekt e simpati si për një shok të ri të shkathët e luftarak që ishte dalluar qysh në fillim në Tiranë e sidomos në organizimin dhe udhëheqjen e Komitetit e të organizatës së Rinisë të Qarkut të Beratit. Personalisht dy muaj më parë kisha marrë prej tij një letër, në të cilën menjëherë më tërhoqi vëmendjen kompetenca me të cilën ai ngrinte probleme të punës politike e të punës me rininë në Brigadën VII Sulmuese, ku qysh në fillim ishte ngarkuar me detyrat e përgjegjësit të rinisë dhe në seksionin politik të brigadës. Në përgjigjen time e përgëzoja dhe i transmetoja këshilla e udhëzime të udhëheqjes së Partisë për ta çuar edhe më tej punën për edukimin e rinisë. Atëherë Ramizi qe djalë fare i ri, por me mendime të pjekura e të qarta, tip luftarak e me iniciativë, cilësi këto që ai i shfaqi edhe në ditët kur zhvillonte punimet Kongresi. Në Helmës delegatët e zgjodhën atë anëtar të udhëheqjes së BRASH-it dhe që këtej, me punë e veprimtari të pandërprerë e të frytshme, ai do ta çonte më tej rrugën e nisur si një nga udhëheqësit kryesorë të rinisë e më pas të Partisë dhe së bashku do të na lidhte një bashkëpunim e miqësi e ngushtë, që e ka bazën në punën tonë për triumfin e idealit të Partisë.

Salla e Kongresit I të Rinisë ishte fusha, seancat e tij u zhvilluan në hapësirë, në ajrin e pastër të Qafës së Martës.

E mora edhe unë fjalën dhe në emër të Komitetit Qendror të Partisë, duke përshëndetur Kongresin, u fola përfaqësuesve të rinisë për besimin e madh që kishte pasur gjithmonë Partia te brezi i ri heroik i Shqipërisë, vlerësova lart kontributin e madh të të rinjve në luftën për çlirim dhe theksova:

- Beteja të reja na presin për të ndërtuar atdheun, për të forcuar pushtetin demokratik, për ta futur Shqipërinë tonë në udhën e lumturisë! Prandaj ju, të rinjtë e të rejat e Shqipërisë, ashtu siç jeni sot në ballë të luftës vigane për lirinë e atdheut, të jeni që nga këto momente e kurdoherë edhe në ballë të punës për rindërtimin e vendit, për zhdukjen e prapambetjes, për mbrojtjen dhe lulëzimin e këtij trualli që po e vaditim me gjak.

Delegatët e pritën me ovacione fjalën time përshëndetëse në emër të Komitetit Qendror. Me brohoritjet dhe thirrjet e tyre të zjarrta, ashtu si edhe në diskutimet, ata shprehën dashurinë dhe besimin e patundur te Partia Komuniste, vendosmërinë për të ecur pa lëkundje në rrugën e saj.

Kishim shumë dëshirë të rrinim edhe ne atje në fushën e Lirëzës, ku ndihej freskia, vrulli dhe forca e rinisë. Por i lamé të rinjtë të vazhdonin punën, pse na pritnin punë dhe detyra të reja. Kur po zbritnim të gëzuar të tatëpjetën, të përcjellë nga brohoritjet, përsëritnim pareshtur lajtmotivin e bisedave tona:

- Ne do të fitojmë patjetër mbi çdo armik që do të na dalë përpara!

Doktor Nishani, tepër i emocionuar, fshinte me shami lotët dhe thoshte:

Duke i lënë të rinjtë lart të zhvillonin Kongresin e tyre ne anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, të Komitetit Antifashist dhe të Kryesisë së Këshillit vazhdonim punën nga mëngjesi deri natën vonë dulce përcaktuar masat për ta bërë sa më të afërt ditën e Çlirimit, për të shëruar plagët e luftës, për të rindërtuar shtëpitë, shkollat, urat, për të siguruar bukën e popullit, për të mëkëmbur atë çikë industri që kishim etj.

Punët ishin të shumta sa, siç i thonë, s'kishe kohë të merrje frymë, por ishim tërë besim e optimizëm: pas kaq vjet lufte e përpjekjesh e shihnim se liria ishte afër, populli do ta gëzonte atë, të plotë, si kurrë ndonjëherë, në një Shqipëri të re, pa shtypës e shfrytëzues.

Dukej fare qartë se vjeshta e 1944-ës do të ishte stina e fundit e pushtimit në Shqipëri. Jugu ishte tërësisht i çliruar, bashkë me qytetet e mëdha e kryesore, si: Vlora, Gjirokastra, Saranda, Përmeti etj. Gjithashtu ishte çliruar me luftime të përgjakshme pjesa më e madhe e Shqipërisë së Mesme, kurse në Veri armiku mbante akoma nën kontroll disa qytete dhe vija komunikacioni, si shteg për tërheqjen e tij jashtë kufijve tanë shtetërorë.

Autoritetet e pushtimit, qeveria kuislinge dhe administratat e saj faktikisht nuk kishin asnjë pushtet real: në të gjitha zonat e çliruara, të cilat në tetor të atij viti përbënin rreth tri të katërtat e territorit të Shqipërisë, ishte vendosur pushteti i ri popullor, i cili funksiononte me organet e tij nga baza në qendër. Gjithçka tregonte se armiku nuk ishte më në gjendje të ndërmerrte orvatje serioze për të rivendosur gjendjen e mëparshme; çlirimi i plotë i Shqipërisë ishte çështie javësh.

Në këto rrethana, udhëheqja e Partisë diskutoi mbi masat që duheshin marrë, sidomos në planin politik, përpara këtij evenimenti të pritshëm dhe, dulce pasur parasysh situatat aktuale të brendshme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit tonë të ri, Komiteti Qendror i Partisë e konsideroi si një ekzigjencë të momentit kthimin e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë.

Sikurse kam thënë më lart dhe sikurse dihet edhe nga historia, Komiteti Antifashist që u zgjodh në Përmet, ndonëse kishte të gjitha atributet e një qeverie (ne, midis nesh, kështu e quanim), publikisht nuk u quajt Qeveri dhe kjo u bë për disa arsye.

Kongresi i Përmetit vërtet themeloi shtetin shqiptar, të ri në formë dhe në përmbajtje nga shteti feudo-borgjez i regjimit zogollian; vërtet organet e larta shtetërore që u caktuan në Përmet kishin mbështetjen e gjerë të masave popullore dhe ishin shprehëse e bartëse të sovranitetit shtetëror, por s'duhet harruar se në maj të vitit 1944 një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte akoma nën pushtimin e nën kontrollin e trupave naziste e të administratave kuislinge. Në të njëjtën kohë, në maj 1944 ne akoma nuk kishim krijuar një rrjet të plotë organesh administrative nëpërmjet të cilave Qeveria do të mund të drejtonte e të kontrollonte gjithë jetën e vendit. Veç këtyre, shpallja e krijimit të një qeverie nominale do të shtronte qysh në maj 1944 edhe çështjen që kjo Qeveri të njihej nga aleatët tanë, gjë që taktikisht në ato momente nuk do të ishte oportune. Kjo, sepse sidomos aleatët anglo-amerikanë, që ne e dinim se ç'«simpati- kishin për ne, do të na e refuzonin njohjen, duke na vënë si pretekst ato rrethana që përmenda më sipër. Prandaj u vendos që Komiteti të kthehej në Qeveri në një hap të dytë, kur ofensiva e përgjithshme e ushtrisië sonë do të shkatërronte thuajse krejt pushtuesin gjerman, reaksionin e brendshëm e, bashkë me ta, edhe shpresat e «aleatëve» për t'i kundërvënë Lëvizjes Nacionalçlirimtare një forcë tjetër politike, si kundërpe;shë në luftën për pushtet.

Udhëheqja e Partisé në shtator 1944 gjykoi se kushtet për këtë hap të ri ishin pjekur dhe e shtroi Problemin për diskutim në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nackonalçlirimtar. Pasi u argumentova shokëve se cilat ish"n arsyet që ne në Përmet dolëm me Komitetin Anti:fashist dhe pse tani ai duhej kthyer e shpallur Qeveri Demokratike e shtetit të ri shqiptar, përfundova:

- Propozimi që Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar i zgjedhur në Përmet, të kthehet në Qeveri Demokratike Provizore t;ë shtetit të ri shqiptar, është vazhdim logjik i rrugës në të cilën i ka udhëhequr Partia Komuniste masat nopullore për çlirimin e vendit dhe për të marrë në duar pushtetin politik shtetëror. Në këtë kuptim, mbledhja që do ta aprovojë këtë propozim të Partisë do th jetë një vazhdim i Kongresit të Përmetit, një «seancë» e tij, po që mbahet disa muaj më vonë!

Të gjithë shokët e kryesisë së Këshillit e pritën

me entuziazëm propozirnin e Komitetit Qendror të PKSH dhe ranë dakord që të thirrej Mbledhja e Dytë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në ditët e para të tetorit. Data e saktë do t'u komunikohej anëtarëve të KANÇ-it më vonë bashkë me qytetin ku do të zhvillohej mbledhja, i cili iu la ta caktonte Shtabi i Përgjithshëm, né varësi nga situata ushtarake. Nuk kaluan veçse pak dite nga kjo mbledhje kur morëm vesh se qyteti i Beratit ishte çliruar. Vendosëm menjëherë që ta zhvillonim atje Mbledhjen e Dyte të KANÇ-it, duke pasur parasysh se ai ishte një nga qytetet kryesore të Shqipërisë, i vendosur né qendër të vendit e me tradita të vjetra historike. Por data e fillimit të mbledhjes u shty disi, sepse akoma trupat gjermane mbanin pozitat e tyre ne Kuçovë dhe se duhej njëfarë kohe gjersa të grumbulloheshin gjithë anëtar ët e Këshillit Antifashist. Ndërkohë u dhamë urdhër njësive tona që vepronin né këtë zone t'i jepnin fund sa më shpejt rezistencës sé nazistëve dhe, më duket, 2-3 dite përpara fillimit të Mbledhjes sé Beratit, edhe Kuçova u çlirua.

Kështu, né momentin e duhur u nisëm nga Odriçani, kaluam mespërmes Skraparit dhe pas dy diësh rrugë arritëm né Berat natën vonë.

Kur të nesërmen, populli mori vesh se né qytetin e tyre kishin ardhur shokët e Komitetit Antifashist dhe,4ë Shtabit të Përgjithshëm, rrugët u mbushën me njerëz. Burra e gra, të moshuar, nëna me fëmijë né duar, të rinj e të reja, pioniere, me këngë e brohoritje të zgjatura na uruan mirëseardhjen. Për ore të tëra vazhduan këngët e brohoritjet nëpër rrugë si edhe përpara ndërtesës ku kishim zënë vend né krah të lagjes «Mangalem», aty ku tani është Muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare të rrethit e që më pare kishte qenë shtëpia e Vrionëve.

Né qytet kishte rregull e qetësi: partizane e vullnetarë mbanin rendin, qyteti gumëzhinte, jeta rridhte e gëzueshme. Berati nuk kishte pësuar dëmtime të më dha nga lufta, megjithëse shkatërrime e djegie kishte edhe atje, por, në krahasim me Përmetin, ku qemë mbledhur disa muaj më pare, Berati ishte në gjendje më të mire. Ato dite të gjithë ne, partizanë e drejtues, jetonim në një atmosfere që s'e kishim provuar prej kohësh. Rrugët ishin plot gjallëri, dyqanet të hapura e të mbushura plot e përplot (sigurisht me ato mallra që mund të gjendeshin atëherë), po kështu rrinin hapur deri vonë kafenetë, restorantet. Megjithatë ne nuk i «justifikonim» dot shpresat e tregtarëve e të pronarëve të këtyre lokaleve, se vërtet kishim qejf të blinim ndonjë gjë, po ishim hollë nga parate dhe kur shokët duke kruajtur xhepat gjenin ndonjë lek, i harxhonin per duhan, per ndonjë brisk per t'u rruajtur a per të pire ndonjë kafe «si zotni» në hotel «Kolombo»!

Né Berat u vendosën ato dite edhe misionet ushtarake aleate të Bashkimit Sovjetik, të Britanisë sé Madhe e të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuara respektivisht nga Ivanovi, Smithi e Tomas Stefensi, alias Thoma Stefani. Ishte sigurisht edhe koloneli Velimir Stoiniç e «miqtë» e tjerë jugosllavë. Të gjithë këta ne i ftuam të merrnin pjesë në Mbledhjen e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, si përfaqesues të vendeve mike e aleate në luftën e përbashkët kund6r nazifashizmit. Ivanovi dhe Stoiniçi pa dyshim e pranuan ftesën «me kënaqësi», po keshtu edhe amerikano-korçari Stefens, i cili edhe në Kongresin e Përmetit kishte marre pjesë «si dëgjues». Për çudi, edhe anglezët, ndryshe nga ç'kishin vepruar në Përmet, pranuan të asistojnë në mbledhje, ku dërguan majorin Smith, i cili zëvendësonte Palmerin që ishte larguar ditët e para të tetorit. Pas dështimeve që kishin pësu ar në përpjekjet e tyre për të folur me ne me gjuhën e forcës, misionarët britanikë në qëndrimet e tyre tani kujdeseshin të dozonin bashkë me intrigat e kërcënimet, edhe «dashamirësinë» e «mirësjelljen»! Me sa duket, ata e kishin kuptuar më në fund se plani i tyre me Abaz Kupin e të tjerë si ai nuk kishte asnjë shans për sukses dhe tash do të përpiqeshin të punonin brenda Lëvizjes Nacionalçlirimtare, brenda Frontit me të tjerë kuaj Troje, për të sabotuar fitoren e revolucionit popullor.

Mbledhja historike e Beratit filloi më 20 tetor. Rreth orës dhjetë të mëngjesit ne, anëtarët e Kryesisë e të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, u nisëm në këmbë për në sallën ku do të bëhej mbledhja, që ruhet edhe sot si një monument i historisë. Grumbuj njerëzish nga të dy anët e rrugës na përshëndetnin, hidhnin lule. Para kinemasë, për nder armë, ishin rreshtuar partizanët e një kompanie të Brigadës VII Sulmuese, që kishin luftuar për çlirimin e qytetit.

Kur hymë në sallë, anëtarët e Këshillit dhe të ftuarit u ngritën në këmbë me duartrokitje. Gati gjysma e sallës, lozhat dhe galeria ishin të mbushura me popull. Ne kishim luftuar së bashku, gjithçka bëhej në emër të popullit, prandaj, si i thonë, letrat i kishim të hapura: populli do të shikonte vetë si do të procedohej në mbledhje nga përfaqësuesit e tij, të zgjedhur demokratikisht në Përmet. Asgjë të keqe s'kishte këtu, përveçse iu hap pak punë doktor Nishanit, që drejtonte punimet, të cilit i duhej të ndërhynte disa herë për të qetësuar njerëzit që brohoritnin pareshtur, të entuziazmuar.

- Ju lutem qetësi, - thoshte me «rreptësi» Omer Nishani, - jemi në mbledhje pune e jo në miting!

Gjithçka ishte e thjeshtë, e natyrshme, prekëse. Këtu s'kishte «deputetë» me qostekë, frakë e xhufka, as roja me shirita, as ndonjë «sekretar protokollar» me një mori dosjesh, letrash e kallamarësh si në parlamentin e «baballarëve» zogollianë. Deputetët e këtij «parlamenti» ishin njerëz të thjeshtë, bij të popullit që vinin nga shtigj et e luftës, ata nuk kishin as tituj e «oxhaqe» të trashëguara, por kishin dashurinë për popullin, të cilën e kishin provuar në beteja, si dhe dashurinë për të ardhmen e lumtur të atdheut. Vetë ky fakt, bashkë me shumë të tjera, tregonte se kjo që po ndodhte në Shqipëri ishte një përmbysje rrënjësore, ishte agimi i një bote të re, ku i përbuzuri, i shtypuri i djeshëm, kishte fituar me luftë e me gjak, me revolucion të drejtën për të vendosur fatin e kombit.

Salla e mbledhjes ishte zbukuruar me flamurë, me lule e me kurora dafinash. Mbi perden e skenës, në sfond, ishte vendosur një flamur shumë i madh i Shqipërisë, punuar me dashuri dhe në të dy anët e tij parulla «Vdekje fashizmit - Liri popullit»; në muret anash ishin vendosur portrete të patriotëve të Rilindjes, të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe banderola ku shkruhej me gërma kapitale: «Rroftë pushteti popullor!», «Rroftë Ushtria Nacionalçlirimtare !».

Kryetari i Kryesisë së KANÇ-it, doktor Omer Nishani, në hapje të mbledhjes mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin, në mënyrë përmbledhëse, foli për situatën e brendshme e të jashtme dhe u parashtroi anëtarëve të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar qëllimin e mbledhjes.

- Në këtë situatë, - tha ai, - kur tri të kat6rtat e Shqipërisë janë nën juridiksionin tonë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar e pa të nevojshme të thërrasë këtë mbledhje të Këshillit për të aprovuar kthimin e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Demokratike të Shqipërisë. Kryesia e gjeti të arsyeshme që ky vendim të merrej solemnisht nga i gjithë Këshilli, megjithëse, në bazë të kompetencave që i janë ngarkuar asaj në Përmet, ajo mund ta kryente edhe vetë një akt të tillë.

Duartrokitjet e menjëhershme të anëtarëve të KANÇ-it dhe të popullit që asistonte në sallë tregonin që më parë aprovimin e këtij propozimi për këtë akt historik që do të votohej në fund të mbledhjes. Pas fjalës hyrëse të doktor Nishanit, me cilësinë e Presidentit të Komitetit Antifashist Nacionalçlirirntar, m'u dha mua fjala për të mbajtur raportin në emër të këtij Komiteti.

Pas një ekspozeje të shkurtër të situatës nd6rkombëtare, në të cilën spikatnin fitoret e reja të mëdha të Ushtrisë së Kuqe, e cila tashmë luftonte në Poloni, në Qekosllovaki e në Prusinë Lindore si dhe hapja, më në fund, e frontit të dytë anglo-amerikan në Francë, në raportin që mbajta bëja një tablo të sukseseve që kishte arritur populli ynë, ushtria jonë, të udhëhequr nga Partia, në sulmin vendimtar për ta ndjekur bishën naziste nga trojet e shenjta të atdheut.

- Vendimet e Kongresit të Përmetit, - i raportova Këshillit, - po përmbushen me sukses. Divizionet e brigadat tona e thyen ofensivën e dytë gjermane dhe marshuan fitimtarë drejt Shqipërisë së Veriut, dhe bashkë me disfatat që u shkaktuan divizioneve të Vermahtit, bënë që të dhkrijnë si bora në ujë çetat e Ballit dhe bandat e Shefqet Vërlacit e të Abaz Kupit, të Fiqri Dines e të Hailil Alisë, të Markagjonit e të Muharrem Bajraktarit.

Në fjalimin tim fola me pasion e me frymëzim për heroizmin epik të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, për partizanët, komandantëtt e komisarët tanë trima, të cilët, të veshur e të pa`veshur, të ngrënë e të pangrënë, në të nxehtë e në acar, në fusha, në qytete e në kreshta malesh, luftuan me vetëmohim, i vunë gjoksin atdheut, e lanë me gjalk çdo pëllëmbë të kësaj toke dhe ranë me këngë në gojë, e bënë vdekjen «si me le». Ku e gjente forcën, ku mbështetej kjo ushtri, ku armatosej, ushqehej e str'ehohej ? Në populi!

- Ushtria jonë, - theksova në këtë pjesë të raportit, - është armatosiur në luftë me armët që i ka rrëmbyer armikut në be'-teja, është ushqyer me bukën e popullit që kafshatën ce tij e të fëmijëve e ndau me partizanët. Shtëpitë e pcopullit, malet dhe pyjet e atdheut kanë qenë dhe jaânë kazermat e ushtrisë sonë. Por, - u thashë duke u drejtuar nga përfaqësuesit ushtarakë aleatë, - për interesat e përbashkët të kësaj lufte të shenjtë, për të armatosur mijëra vullnetarë që çdo ditë shtojnë r,-adhët e ushtrisë sonë, për t'u prerë rrugët e tërheqjes; dhe për t'i asgjësuar forcat gjermane, ne kërkojmë ]nga aleatët tanë armë, armë, armë! S'ka kush të na ]refuzojë të drejtën të luftojmë; s'ka kush na e përli~ul vullnetin për të luftuar e për të fituar, por, e përsëfritim, kërkojmë armë dhe municion!

Kushedi për të satën herë u drejtohej «miqve» kjo kërkesë, kush e mbarn mend në sa takime, biseda, letra zyrtare e radiograme u kishim thënë se nuk kërkonim as karamele e çokollata e asgjë tjetër, përveç armëve, fishekëve, predhave! I përsëritnim këto kërkesa dhe merrnim premtime, buzëqeshje hipokrite diplomatike, justifikime, oferta për të shitur atdheun. Ne u bënim thirrje për ndihmë të sinqertë prej aleati, po thirrjet tona qenë vox in deserto(Latinisht - zë në shkretëtirë.). Ç'të bësh, ky ka qenë fati i popullit tonë, rrallëherë ka pasur miq besnikë e aleatë të sinqertë. Po s'ka gjë, pikërisht kjo ndoshta e ka bërë më vital, më të papërkulur dhe e ka bindur se vetëm nga forcat e veta mund të presë lirinë dhe lumturinë e tij.

Në mënyrë të veçantë u ndala në raport në efektet politike që kishte pasur krijimi i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Kongresin e Përmetit. Nënvizova këtu entuziazmin me të cilin e priti këtë ngjarje populli shqiptar, i cili nëpërmjet mijëra letrash shprehte gëzimin për krijimin e së parës Qeveri popullore, shprehte, gjithashtu, vullnetin e vet për ta mbështetur e për ta përkrahur atë në aktivitetin për të mirën e Shqipërisë.

Krejt i kundërt, qe reagimi i qarqeve dhe i forcave reaksionare, për të cilët krijimi i Komitetit Antifashist qe një bombë që ua dërrmoi krejt ëndrrat e tyre të fantaksura. Formimi i Komitetit me atributet e Qeverisë revolucionare, - theksova veçanërisht dhe jo pa qëllim, - i bëri qesharake përpjekjet e reaksionit brenda dhe jashtë Shqipërisë për të krijuar qeveri kukulla, pa asnjë simpati dhe pa asnjë mbështetje në popull. Kush merret me prodhimin e krijesave të tilla të destinuara të vdesirl ai bën lodrën e armiqve të popullit shqiptar!

Më poshtë raportqja për punën dhe për aktivitetin që kishte zhvilluar I~omiteti Antifashist Nacionalçlirimtar gjatë kësaj penludhe katërmujore. Në këtë pjesë të fjalimit i paraqita Këshillit një përmbledhje të përpjekjeve të Komithtit për riorganizimin e jetës në krahinat e çliruara, në qytet e në fshat, për masat që ishin marrë për vënien në funksionim të ekonomisë, për sigurimin e bukës e të strehimit për popullsinë, për sigurimin e shërbimit shëndetësor, për hapjen e shkollave, për kulturën dhe propagandën.

Edhe me duartrokitjet e tyre gjatë kohës që lexoja raportin, por edhe në diskutimet e tyre më pas, anëtarët e Këshillit e vlerësuan pozitivisht dhe e aprovuan veprimtarinë e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar.

Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar punën e tij e kishte mbështetur deri atëherë në një sistem administrativ, akoma embrional, të papërkryer. Vetëm Komiteti kishte ndarje pune, kishte dikasteret, të cilat nzbulonin sektorët e ndryshëm të jetës së vendit, kurse në bazë, në këshillat nacionalçlirimtarë të qarqeve e të qyteteve, organizimi sapo kishte filluar të bëlîej, sapo kishin filluar të ndaheshin seksionet, të krijoheslzin aparatet administrative etj. Sigurisht, ishim akoma në luftë, shteti sapo kishte lindur, mungonin kuadrot dhe përvoja. Hap pas hapi çdo gjë do të ecte përpara, vetë praktika do të na sugjeronte format e përshtatshme, do të na mësonte të drejtonim e të qeverisnim.

Pasi u sqarova shokëve mënyrën e organizimit e të funksioniznit të shtetit tonë të ri, kalova në objektin kryesor të Mbledhjes së Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, në propozimin që. Komiteti Antifa~shist të kthehej në Qeveri Demokratike Popullore Provizore.

- Qeveria Demekratike që do të dalë nga kjo mbledhje, thashë, - de t'i qëndrojë besnike platformës politike e ushtarake të Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe vendimeve të Kongresit të Përmetit. Në radhë të parë, ajo do të vazhdojë e do të çojë deri në fund detyrën e çlirimit të plotë të atdheut. Pas çlirimit të piotë të Shqipërisë, - vazhdova, dhe pasi të jetë stabilizuar gjendja, Qeveria Demokratike do të sigurojë d'he do të organizojë zgjedhjet e lira demokratike për Asamblenë Kushtetuese, e cila do të caktojë formën e shtetit dhe do të aprovojë Kushtetutën e shtetit shqiptar.

Qeveria do t'u kërkojë aleatëve të bllokut të madh antifashist njohjen e saj si e vetmja qeveri e popullit shqiptar, e dalë nga lufta dhe nga gjiri i popullit, që shpreh vullnetin e tij dhe përfaqëson gjithë popullin shqiptar. Ata do të na njohin, - theksova, - se kanë parë me sytë e tyre sakrificat që kemi bërë në këtë luftë të tmerrshme dhe të pabarabartë, kanë parë heroizmin e përditshëm të popullit tonë të vogël, por të papërkulur, që, në kushte tepër të vështira, u vërsul mbi armikun me vetëmohim të patreguar.

Pas raportit që mbajta në emër të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar e që zgjati rreth një orë, bëmë një pushim gjatë të cilit u dha një koncert me këngë patriotike partizane, nga grupet artistike të reparteve ushtarake e nga të rinj e të reja të qytetit të Beratit. Bashkë rne «artistët» në skenë, këndonin edhe pjesëmarrësit e mbledhjes, këndonte edhe populli në sallë. Mbase ky koncert i përbashkët, jashtë kufijve të skenës, çalonte ndopak dhe nuk i kënaqte ekzigjencat artistike të dirigjentit; kishte zëra që stononin, disa nuk i dinin mirë fjalët e këngëve, dikush harronte se kishte edhe koncerti program dhe pas mbarimit të një kënge kërkonte t'ia merrte tjetrës që i pëlqente më shumë; po, sidoqoftë, të gjithë ishin të kënaqur, të gëzuar e të lumtur; në zemrat e në sytë e shokëve kishte festë!

Pas këtij pushimi seanca u hap me përshëndetjet e përfaqësuesve të vendeve aleate, të cilët me fjalë të përgjithshme vlerësonin sukseset tona në Luftën Nacionalçlirimtare, shprehën simpatinë dhe përkrahjen. për popullin tonë. Sigurisht, përshëndetjet e secîlit prej, tyre kishin edhe nuancat e veta, në varësi nga qëllimet e qëndrimet që mbanin ata ndaj nesh, qoftë edhe në aparencë.

Smithi, për shembull, me gjithë vërejtjen e adresuar për ndihmat e pamjaftueshme, për të mos thënë inekzistente, nuk e zuri në gojë fare atë çështje, vetëm na premtoi se «aleatët nuk do t'i harrojnë shokët e tyre në luftë e në paqe», sikur të na paralajmëronte se edhe pas luftës do të kishim boll telashe me ta; amerikani me origjinë shqiptare, por totalisht i bastarduar, me një shqipe të çalë, shprehu kënaqësinë e tij «si ushtarak amerikan dhe si shqiptari për familje të vet».

Velimir Stoiniçi, me një pamje fodulle, foli më gjatë se të tjerët dhe në ligjëratën e tij, në serbisht, të binte në sy përsëritja e shpeshtë e emrit të Titos, të Jugosllavisë, të Ballkanit etj. Kur fjala e tij u përkthye, u kuptua se koloneli jugosllav më shunië kishte folur për luftën e Jugosllavisë, për Titon, sesa kishte përshëndetur këtë eveniment historik në të cilin e kishm ftuar; Stoiniçi foli për «bashkimin e popujve ballkanikë», përmendi edhe «federatën e famshme», premtoi «ndihmën e përkrahjen e Jugosllavisë motër», po nuk iu dha të thoshte një fjalë, ta zëmë, për luftën e forcave tona në ndihmë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në Kosovë e në Dibër, si shprehje konkrete të vëilazërimit luftarak të popujve e të vendeve tona në betejat kundër armikut të përbashkët.

Me entuziazëm e pritën delegatët përshëndetjen e

majorit Ivanov. Kur iu dha fjala atij si dhe në fund të fjalimit, salla brohoriti për Stalinin e madh e për Ushtrinë e Kuqe, bile edhe në mes të fjalës së shkurtër të Ivanovit, një nga shokët që ndodheshin në sallë thirri në gjuhën ruse «Da zdrastvujet Savjetskij Sajuz!».* *( Rroftë Bashkimi Sovjetik!) Kuptohet, kjo ishte shprehje e dashurisë së madhe që kishim ne komunistët shqiptarë për Partinë Bolshevike, për Leninin e Stalinin, për vendin e parë socialist në bòtë dhe me këtë dashuri kishte edukuar Partia jonë të gjithë popullin, i cili shikonte te Bashkimi Sovjetik jo vetëm forcën kolosale që theu bishën fashiste, por edhe mbështetjen e madhe të popujve të botës në luftë për liri e drejtësi shoqërore.

Vetë fjala e Ivanovit ishte tepër e thatë përballë pritjes së sinqertë e entuziaste që i bënë të pranishmit. Bile edhe në vlerësimin që i bënte ai luftës së popullit tonë, që «duke luftuar në prapavijat e armikut u kishte dhënë atyre një ndihmë të madhe», kishte diçka megalomane. Kam shkruar për përshtypjet e mia për këtë të dërguar të komandës sovjetike. Ardhjen e tij ne e kishim pritur me gëzim dhe e kishirn vlerësuar si një ndihmë të madhe. Por asnjë përfitim nuk patëm nga Ivanovi, asnjë informacion të saktë nuk të jepte dhe, kur e pyetnim për diçka ose i kërkonim ndonjë mendim, e vetmja përgjigje e tij ishte: «Do të vë Moskën në korent me anën e radios», se kishte edhe një radiotransmetues me vete. Ivanovi e dinte që ne kishim nevojë edhe për armë e për furnizime ushtarake, por asnjëherë nuk punoi radioja e tij për t'i transmetuar komandës sovjetike nevojat tona dhe asgjë nuk na erdhi që andej.

Me një ton krejt tjetër qenë diskutimet e shokëve tanë pjesëmarrës në mbledhje, të cilët, me fjalët e tyre të zjarrta, i gëzoheshin lirisë, shprehnin vullnetin dhe aspiratat e popullit, besimin dhe optimizmin për të ardhmen e ndritur.

Shkrimtari luftëtar Haki Stërmilli në diskutimin e tij foli për luftën e popullit të Dibrës, i cili traditat e tij patriotike i kishte përtërirë e i kishte zhvilluar më tej në Luftën Nacionalçlirimtare, përmendi djemtë dibranë, si Nazmi Rushiti me shokë, të cilët kishin dhënë jetën për Shqipërinë e lirë e demokratike. Në emër të popullit të kësaj krahine, Haki Stërmilli shprehu aprovimin e tij që në mbledhje të vendosej krijimi i Qeverisë Demokratike.

Patrioti Hysen Zaloshnja solli zërin dhe dëshirën e popullit të Beratit e të Skraparit. Fjala e tij ndoshta nuk ishte aq e lidhur si ajo e autorit të librit «Si kur të isha djalë», bile xha Hyseni e lexonte një çikë «me të ngecur» fjalimin që kishte shkruar, dhe, më në fund, e la mënjanë kartën që kishte përpara dhe foli qartë me atë të folurën e tij popullore, për jetën e lirë të cilën populli i Beratit dhe i Skraparit po e shijonin prej pak kohësh; ai preku edhe probleme që i dilnin tani përpara pushtetit popullor, duke u ndalur sidomos në «balle» të tilla, si shëndetësia, shkollat etj.

Pas këtyre e mori fjalën Met Seseri nga Kruja, i cili theksoi se me gjithë përpjekjet e Mustafa Krujës e të Abaz Kupit, populli krutan nuk u nda nga Lëvizja Nacionalçlirimtare. Me radhë diskutuan Abedin Çiçi, Haxhi Lleshi, Ethem Barhani, Kadri Baboçi, Manol Konomi, Ymer Dishnica, Nako Spiru, Shefqet Beja e plot të tjerë që nuk më kujtohen të gjithë. Njëzëri, shokët që folën, aprovuan propozimin për kthimin e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Provizore.

Një diskutim të mirë e të përgatitur bëri në këtë seancë shoku Spiro Koleka, të cilit në Përmet i ishte ngarkuar drejtimi i dikasterit të Punëve Botore dhe ishte një nga shokët më aktivë të Komitetit. Në diskutimin e vet Koleka pasi theksoi rëndësinë e mbledhjes dhe shprQliu aprovimin për vendimin që do të merrej, u ndal në çështjet e mëdha ekonomike që na dilnin përpara.

- Veç luftës me armë për çlirimin e vendit, tha ai mes të tjerash, - tani kemi përpara një luftë tjetër, luftën e punës. Kemi shumë e shumë probleme që presin zgjidhje për industrinë, për bujqësinë, për rrugët e urat, për banesa, shkolla e spitale etj. Për t'i bërë të gjitha këto duhet punë e pareshtur dhe e palo dhur, punë kolektive e të gjithëve. Të gjitha këto, theksoi Spiro Koleka, - do t'i bëjmë vetë, sepse edhe liria ekonomike nuk dhurohet, por fitohet me punë e me djersë.

Diskutimet vazhduan edhe të nesërmen, më 22 tetor. Qe ditë e diel e, veç kësaj, qe edhe një mot i bukur e i qeshur sa s'të besohej se ishte fundi i tetorit. Kur u drejtuam për në kinemanë ku bëhej mbledhja,

kudo na rrethonte populli, i cili ishte veçanërisht i shumtë në hyrje të godinës. Atë ditë do të hidhej në votë çështja e kthimit të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar në Qeveri Demokratike Provizore. Por, siç thashë, votimi do të ishte vetëm një akt formal juridik; jo vetëm diskutuesit, por edhe të tjerët që ishin në sallë, me entuziazmin e tyre që shkonte kreshendo tashmë e kishin shprehur aprovimin. Atë ditë atmosfera në sallë dukej që kishte arritur kulmin, brohoritjet, ovacionet që përcillnin fjalët e shokëve që ngjiteshin në podium ishin të tilla sa shoku që mbante procesverbalin e

mbledhjes kishte rënë në dëshpërim, hapte duart, i pafuqishëm të kapte fjalët që thuheshin për t'i fiksuar në protokoll. Më pas, kur bashkë me shokët e tjerë kontrolluam dokumentacionin e mbledhjes, qeshëm me të madhe, kur në një pjesë të procesverbalit kishte vetëm emra diskutantësh dhe poshtë një shënim «Nga entuziazmi i madh në sallë, është e pamundur të mbash shënime».

Në këtë situatë, pasi morën fjalën 5-6 shokë dhe pas thirrjeve të pareshtura të anëtarëve të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të popullit «Qeveri Demokratike!» dhe «Ta hedhim në votë!» doktor Omer Nishani shpalli mbylljen e diskutimeve dh~ pasi vendisi për një çast qetësi, tha:

- Hedhim né votë propozimin që Korliteti Antifashist Nacionalçlirimtar të kthehet né Qeyeri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Kush ësht44 dakord të ngrejë grushtin lart.

Të gjithë né këmbë, ngritëm grushtet let. Bashkë me anëtarët e Këshillit, edhe të ftuarit, popiflli, u ngrit né këmbë dhe votoi. Po kësaj here Omer Ni,hani skrupuloz, nuk e vuri re «shkeljen».

Pas këtij vendimi historik, doktor Omer Nishani shpalli se Kryesia e KANÇ-it më kishte ngarkuar mua me detyrën e Kryetarit të Qeverisë Demokratike. Në seancën e pasdites do t'i paraqisja Këshillit programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Né seancën e pasdites, né emër të Qeyerisë bëra një Deklaratë programatike né të cilën shprehej angazhimi i Qeverisë sé re për të çuar deri né fund luftën për çlirimin e vendit, për t'i qëndruar beshikë vendimeve historike të Përmetit, për forcimin e pushtetit popullor, pél- mbrojtjen dhe sigurimin e të drejtave demokratike për masat popullore etj. Né Deklarktë shpalla njëkohësisht edhe kërkesën ndaj aleatëve psr njohjen e Qeverisë Demokratike Provizore si e vetmja qeveri e ligjshme e popullit shqiptar. Përbërja e Qgverisë qe identike me atë të Komitetit Antifashist NacionaIçlirimtar.

Kështu, më 23 tetor përfundoi Mbledhja e Dytë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Vendimi historik që mori ajo për shndërrimin e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar né Qeveri Demokratike ishte një hap historik i domosdoshëm, një rrjedhim logjik i luftës dhe i revolucionit popullor nën udhëheqjen e Partisë. Me këtë vendim marrja e pushtetit politik nga ana e masave punonjëse, që me luftë kishin rrëzuar pushtetin e vjetër, bëhej një realitet de facto dhe de jure. Rëndësia e këtij vendimi historik do të reflektohej edhe më vonë, né thellimin e revolucionit, né hapat e tjerë që ndërmori Partia né etapa të ndryshme dhe né kohën e duhur.

Pas përfundimit të mbledhjes rrugën nga salla deri né selinë ku ishte vendosur Qeveria e bëmë midis popullit që na përshëndeste. Një grumbull i madh njerëzish u mblodh pranë ndërtesës ku ishim vendosur. Shefat e misioneve aleate, që për «kortezi» kishin ardhur për të na uruar, çuditeshin me atë që shihnin dhe, sigurisht, ndonjërit prej tyre nuk i vinte miré. U ndamë nga masa e njerëzve që na kishin futur né mes, por, edhe kur hymë brenda, nuk pushuan brohoritjet e fuqishme:

Rroftë Shqipëria e lirë! Rroftë Qeveria Demokratike! Rroftë Partia Komuniste! Rroftë Ushtria heroike Nacionalçlirimtare!

Omer Nishani më vuri dorën né sup i prekur:

- Enver, duhet të dalësh. Pa dëgjo si bëjnë, tha ai dhe nxori shaminë e pastroi gjyzlykët për të larguar mallëngjimin.

Dola né dritare dhe i përshëndeta me fjalët që më dilnin nga shpirti. Nuk më kujtohet me saktësi çfarë u thashë; mikrofona e altoparlante nuk kishte, por njerëzit e morën vesh përse u fola, ia thoshin njëri-tjetrit, brohoritnin, kishin besim te bijtë e vet, të provuar në luftën e përbashkët. Pas meje, me insistimin e popullit, dolën edhe shokët e tjerë në dritare.

E tani punë! Punë dhe luftë në krye të Partisë, të popullit, në krye të betejave të mëdha që na pritnin!

Disa herë në ditë bisedoja me Medarin, me Bacën, me Kolekën, me Gjergj Kokoshin, me Bedri Spahiun e të tjerë për problemet që u takonin dikastereve që ata drejtonin. Duhej vullnet, kurajë e punë e madhe që të përballoje çështje të tilla urgjente, si: grumbollimi i bereqetit, rregullimi i rrugëve e i urave, çelja e shkollave dhe e kurseve kundër analfabetizmit. E këto, në të njëjtën kohë, kur vendi akoma ndodhej në luftë, kur në krahinat e qytetet e çliruara ishte akoma i nxehtë hiri që kishte lënë mbrapa barbaria armike.

- Dimri po na afrohet dhe një pjesë të mirë të popullit e kemi pa bukë e pa strehë, - u thosha në këto biseda shokëve. - Duhet të intensifikohet puna në fshatra e lagje dhe të paktën të ngrihet për çdo familje nga një kthinë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Vështirësitë janë të mëdha, por le të vazhdojmë me atë entuziazëm, besim e vendosmëri që filluam luftën. Vetëm kështu do t'ia arrijmë qëllimit!

- Duhet të marrim masa për ruajtjen e gjësë së gjallë, sidorAos të qeve të punës, - ngrinte Medar Shtylla një tjetër problem. Mbjelljet e vjeshtës akoma nuk kanë përfunduar dhe duhet menduar seriozisht si të bëhen këto punë. Na duhet buka. Të krijohen bindje që të përdoren edhe kuajt e mushkat për mbjellje; kemi dërguar edhe një qarkore për këtë qëllim, të shohim si do të venë punët...

E Kështu me radhë diskutonim e vendosnim për probleme të ndryshme të ekonomisë, kulturés, shëndetësisë etj. Për gjërat që nuk i njihnim pyetnim shokë specialistë, diskutonim me njëri-tjetrin dhe në sugjerimet e mendimet e shokëve gjenim rrugën më racionale. Më e rëndësishmja ishte që entuziazmit e besimit të popullit t'i përgjigjeshim me punë të palodhur, ditën dhe natën, që të mbanim me nder përgjegjësitë që na ishin ngarkuar e premtimet që kishim bërë.

- hluk është koha për paralo! - i thosha ndonjë shoku që insistonte «të vemi atje, të shkojmë këtu» për vizita e për takime. - Duhet t'i përvishemi punës, të flemë pak dhe, mos harroni, na ndalohet të lodhemi! Edhe në mitingje do të vemi, edhe me popullin do të takohemi, por, në radhë të parë, do të bëjmë detyrën!

Né Berat ndenjëm rreth një muaj dhe dritat në ndërtesën ku kishte zënë vend Qeveria shiheshin deri vonë dhe jo rrallë mëngjesi i gjente të ndezura. Shokët ministra ishin të detyruar të merreshin jo vetëm me çështjet kryesore, por edhe me punë të vogla, deri edhe në çështje teknike, sepse «aparati» ynë qe fare minimal dhe një ministri e tërë, bie fjala, zinte një ose dy dhoma në godinën e Qeverisë. Më vinte ndonjëri dhe ngrinte problemin e kuadrove, të zëvendësministrave, por ia prisja shkurt e i thosha:

- Më vonë do t'i kemi të gjitha ashtu siç duhet. Tani vetë jemi edhe ministra, edhe drejtorë, edhe nëpunës.

Vinte ndonjë shok jetër e ankohej se në dikasterin e tij s'kishte asgjë, as mjete, as fonde, as specialistë, as bazë materiale. E kuptoja, gjendja që më raportohej ishte reale, por me «kërkesa» e «ankesa» ndaj Qeverisë s'arrihej asgjë.

- Ne me popullin e bëmë luftën, - u thosha. Ky popull që s'ka të hajë na mban edhe ne; edhe këto, punë së bashku do t'i bëjmë. Ku do t'i gjejë Qeveria ato që thoni ju? Ne për një çështje përpiqemi, prandaj s'mund t'i ndajmë hallet e Qeverisë sonë nga ato të popullit; sot edhe nesër për gjithçka popu:lit do t'i drejtohemi dhe askujt tjetër, asgjë s'do të na bjerë nga qielli.

Biseda të tilla, mbledhje e takime pune kishim, çdo ditë, bile disa herë në ditë, po këto as na lodhnin e as na mërzitnin. Punët e Partisë, të shtetit, drejtimi i Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare në betejat finale, ishin një barrë të cilën Partia dhe populli na e kishin ngarkuar dhe do ta mbanim mbi shpatulla pa u lodhur, aq më tepër tani që ishim në prag të fitores së madhe.

Por ato ditë në Berat, një brengë të thellë po na, shkaktonte situata e rëndë që u krijua nga ndërhyrjet antimarksiste e antishqiptare të të dërguarit të Titos, Velimir Stoiniçit dhe, sidomos, nga kurthi e komploti që ky po përgatiste bashkë me Koçi Xoxen, Sejfullain, Pandi Kriston e të tjerë kundër Partisë Komuniste tëShqipërisë dhe së ardhmes së atdheut tonë. Se ç'qëllime kishte ky komplot armiqësor, këtë ne do ta r ealizonim më pas, po qysh ato ditë, siç kam shkruar hollësisht në librin «Titistët», isha i bindur se nga ana e të dërguarit të Titos po goditej padrejtësisht via e Partisë sonë.

Duke kujtuar ato momente më bie mirë ndër mend se ç'përpjekje të mëdha i imponoja vetes që shqetësimin dhe brengën të mcs ua komunikoja shokëve të tjerë. Nga njëra anë, më duhej të luftoja për të mbrojtur pastërtinë e vijës së Partisë kundër punës armiqësore të përfaqësuesit jugcsllav dhe klikës që po krijonte dhe, nga ana tjetër, duhej të mposhtja gjithçka dhe të prisja me buzë në gaz shokët e Këshillit dhe të Qeverisë për të biseduar për problemet e ndryshme dhe për masat e vendimet që do të merrnim menjëherë pasi të hynim në Tiranë.

Me zemër të brengosur, por me fytyrë të qeshur, prita edhe delegatët e q7tetit të Beratit, të cilët vinin të më uronin për Partinë trime që çliroi popullin. Ata nuk e dinin dëshpërimin tim, nuk e dinin se një grup trockistësh i hidhnin baltë kësaj Partie që populli e donte shumë.

Pasi biseduam një ccpë herë, njëri nga pleqtë e delegacionit të qytetit m'u drejtua:

- Shoku Komandant, kemi një lutje nga populli i Beratit.

- Ma thoni, - i fola me buzë në gaz.

- Populli i Beratit kërkon që qyteti ynë, Berati, të bëhet kryeqyteti i Snqipërisë së re.

Kjo kërkesë për mua ishte një gjë e papritur dhe, duke qeshur, i thashë:

- Kur të shkruhet historia e kohës së Partisë, do të thuhet se Berati, pë- një kohë, ishte kryeqyteti i Shqipërisë së re, sepse këtu, tash, po qëndrojnë edhe Këshilli Antifashist Na:ionalçlirimtar dhe Qeveria e Parë Demokratike e verdit tonë. Më tutje fjalën do ta ketë Asambleja Kushtet-xese që do të caktojë edhe formën e regjimit që do të ketë Shqipëria e re, edhe kryeqytetin e saj. Unë për këtë nuk ju kënaq dot, por po ju them se mendimi i Partisi dhe i popullit është që kryeqyteti të jetë Tirana, e cila së shpejti do të çlirohet përgjithmonë.

- Të bëhet si ta shohë më të miri Partia! - më thanë pleqtë e urti e patrioti të Beratit, u përshëndetëm përzemërsisht e i përcolla gjer poshtë. Ardhja e tyre, fjalët e ngrohta në adresë së Partisi e të Qeverisë më lehtësuan brengën e më shtuan forcat, por ndërkaq e dija se lart, në zyrat ku punonim e banonirn na pritnin hyrje e dalje të tjera, shpifje, akuza e presione të pandërprera.

Ato diti në Berat ishim duke u përgatitur edhe për dy ngjarje të tjera të rëndësishme, për Konferencën e Frontit Nacionalçlirimtar dhe për Kongresin e Gruas Antifashiste. Konferenca e Frontit që u bë, në mos gaboj, 3-4 diti pas Mbledhjes së Dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, do të diskutonte e do të aprovonte vendimin që Fronti Nacionalçlirimtar tash e tutje të ishte një organizatë politike e madhe, e të gjithë njerëzve të ndershëm që luftonin për Shqipërinë e lirë demokratike e popullore, duke ua lënë funksionet e pushtetit këshillave nacionalçlirimtarë. Sikurse kishim rënë dakord në udhëheqjen e Partisi, organizata e Frontit do të krijonte kudo celulat e veta, këshillat e Frontit, të cilët do të luanin një rol kolosal për bashkimin e popullit, për mobilizimin e të gjitha energjive dhe aftësive krijuese të tij në shërbim të gështjes së ndërtimit të Shqipërisë së re.

Tamam kur përgatiteshim për këtë konferencë si dhe gjatë punimeve të saj, Velimir Stoiniçi e Nijaz Dizdareviçi, në unitet e në bashkëveprim me Koçi Xoxen, Sejfulla Malëshovën, Nako Spii'un e të tjerë, u përpoqën të godasin e të shtremberojnë vijën e Partisi lidhur me Frontin Nacionalçlirimtar. Akuza për «sektarizëm», që ata e kishin vënë në rendin e ditës, u reflektua këtu në «sugjerimet» e «rekomandimet» për të zgjeruar «kufijtë e Frontit». Shqip kjo do të thoshte të futeshin në Frontin Nacionalglirimtar elementi që gjatë viteve té luftës jo vetëm nuk kishin luftuar, po na kishin goditur cleri edhe me armi. «Argumentet» për këtë nuk u mungonin as delegatëve të Titos, as apostujve të tyre shqiptarë. Kjo ishte një etapë në rrugën e realizimit të planit të hartuar në Beograd për të goditur Partinë Komuniste të Shqipërisë, për të treguar se aio gjatë viteve të ekzistencës së vet gjoja ishte treguar e paaftë për të përpunuar dhe për të ndjekur një vijë té drejtë politike e të përgatitej kështu terreni qé frenat e Shqipërisë t'i merrte në dori Titoja me njer'ezit e tij.

Njëri pas tjetrit më vinin si rastësísht Koçi, Sejfullai e të tjerët dhe më përsëritnin pëi"rallat që i kisha dëgjuar më pari nga Stoinigi.

- Fronti, si organizatë e gjerë masash, nuk duhet të ketë dhe s'ka pse të ketë kufij të caktuar Përfundimisht, - më thotë njëherë Sejfullai. - Mbas Çlirimit ne, që kemi pushtetin toni, duhet t'i kemi tiri forcat me vete, në Front e jo përballë nesh, fridryshe do të bëhej fjalë për luftë civile!

- Nuk po të kuptoj, përse e ke konkretisht fjalën? - e pyeta.

- Gabimet që janë bërë më pari, të justifikueshme në rrethanat e atëhershme, sot kewi rast t'i riparojmë, - tha ai. - Kështu, urtë e butë, do t'u pritnim iniciativën kundërshtarëve të mundshëm. E ç’do të na bëjnë ata brenda Frontit? Praktikisht asgjë! Ata s'kanë forca, s'kanë baza dhe politikisht ua lidhim duart. - Ky do të ishte favori më i madh që mund t'u bënim, - e ndërpreva unë. - Të mos e hai-rojmë që Fronti është organizatë politike e popullit, e patriotëve që kanë luftuar për çlirimin dhe për pushthtin popullor. Kurse ti na propozon të futim në të tradhtarë e kriminelë, që nesër të na luftojnë nga brend.a, t'u krijojmë edhe kushtet që ata të penetrojnë edhe në organet tona të pushtetit, deri në Qeveri. Këtë nuk duhet ta lejojmë kurrë! Këtë s'e bëmë në kohët më të vështira dhe vepruam drejt e jo gabim, e jo tani kur vetë lufta e përcaktoi cilët qëndruan deri në fund në radhët e armikut.

- Unë s'them t'i futim në Parti, - nguli këmbë - «profesori», - Fronti nuk është si Partia, të mos i ngatërrojmë nocionet, sepse bëjmë gabime politike. Nuk them, gjithashtu, të futim në Front Mithat Frashërin apo t'i hapim dyert Abaz Kupit! Ah, jo, këto do të ishin gafa të rënda (!). Po ç'të keqe kemi, bie fjala, nga Cen Elezi? Ky mënjanë ka qëndruar, na interespn ta kemi përballë? Apo s'ka edhe njerëz me vete! Të mos harrojmë edhe psikologjinë e malësorëve tanë, i ndjekin krerët, i besojnë... Ta shfrytëzojmë këtë ra5st. Një mendim të tillë kanë edhe shokët jugosllavë, dühet të vlerësojmë edhe praktikën e tyre; pastaj, përvoja historike na mëson se edhe në Bashkimin Sovjetik…

- Dëgjo Sejfulla, - ia ndërpreva leksionin që po mbante. - Unë në parim nuk jam dakord dë të hapim

dyert e Frontit «pa kufü», siç na thua ti. Nuk përjashtoj të diskutojmë për ndonjë element konkret, tê shikojmë të kaluarën, e:fektivitetin e qëndrimin e tij dhe të vendosim.

Këto ishin fillimi i asaj fushate, e cila do të arrinte kulmin e vet në Plenumin e 2-të të Komitetit Qendror të Partisë në Berat me akuzat e Koçit, Sejfullait, Nako Spirut, Naxhije Dumes e të tjerëve, tt orkestruar nga titistët se gjoja «s'ishin mbajtur afër njerëzit», «u ishin mbyllur dyert dhe Fronti ishte bërë i ngushtë» etj. Pas presionesh té tilla që bëheshin ditën e natën, në zyrë e në mbledhje, ata vërtet nuk arritën të hapnin dyert siç donin, por nga dritarja ia arritën të futnin në Frontin Naciomalçlirimtar edhe elementë të tillë, si Cen Elezi, Dan Kaloshi e ndonjë tjetcr.

Veprimtaria e mëvo»nshme armiqësore e «patriotëve» të këtij kallëpi tregoi qartë edhe një nerë drejtësinë e pikëpamjes sonë si dhe qëllimet e atyre qé na i imponuan përkohësisht. Është interesante se presionet e të deleguarve jugosllavë për «zgjerimin, e Frontit, përputheshin si ide e deri nê individë té veçantë me ato të anglezëve, që kërkonin «pajtimin» tonë me Abaz Kupin dhe rne të tjerë krerë të reaksionit.

Ndërkohë armiku s'qíe shporrur pcrfundimisht. Ziga Berati nënshkrova urdhrün drejtuar Korparmatts I, divizioneve dhe brigadave :për të sulmuar dhe për të çliruar Tiranën. Plani operativ për çlirimin e kryeqytetit që kishim hartuar, ishte pj esë piesë përbërëse e planit strategjik, i cili do tê bërute të mundur që deri në fund të nëntorit të mos mbetej këmbë armiku në gjithë Shqipërinë. I kishim të gjitha mundësitë për të arritur këtë objektiv. Ushtria Nacionalçlirimtare kishte tani në efektivin e vet mbi 70 mijë luftëtarë të oxganizuar në brigada, divizione, korparmata.

Për detajimin përfundimtar të planit të çlirimit të Tiranës bisedova me Hysni Kapon, i cili ishte i deleguari i Komitetit Qendror dhe komisar i Korparmatës I dhe ishte përgjegjësi kryesor për realizimin e këtij plani.

Dhe ja në mbrëmjen e 16 nëntorit na erdhi në Berat lajmi se Tirana, kryeqyteti i atdheut tonë, thuajse ishte çliruar plotësisht. Pushtuesve dhe tradhtarëve nuk u kishin mbetur më shumë se disa orë jetë. Me një gëzim të papërmbajtur dhe me një emocion të veçantë, u ula dhe shkrova qysh atë mbrëmje mesazhin drejtuar popullit shqiptar për këtë sihariq të madh,* *( Enver Hoxha. Vepra, vëll. 2, botim i dytë, f. 586.) kurse të nesërmen, në mëngjesin e 17 nëntorit, u dëgjuan pushkët e fundit dhe kryeqyteti i atdheut tonë u çlirua një herë e përgjithmonë.

Rruga për Tiranë tashmë ishte e hapur. Pas kaq vjet betejash e përpjekjesh, mundimesh e sakrificash në krye të Partisë e të luftës për liri, erdhi çasti që ne djemtë e vajzat e popullit të liynim fitimtarë në kryeqytet.

Propozova që Qeveria të hynte në Tiranë më 28 nëntor, në ditën e shënuar të Shpalljes së Pavarësisë. Vetë zgjedhja e kësaj dite për vendosjen e Qeverisë Demokratike në kryeqytetin e çliruar nga armët partizane do të ishte kuptimplote.

Ndonëse r_ë kushte normale distanca nga Berati në Tiranë me automjet rnbulohet në jo më tepër se tri orë, ne u nisëm nga Berati një ditë më paré, sepse rrugët ishin të prishu,ra dhe mund të ndodhte edhe ndonjë vonesë e papara,shikuar. Dhe me të vërtetë udhë-timi ynë i parë nëpër atdheun e sapoçliruar s'mundi t'i shmangej njëfarë ocliseje. Deri tek ura e Hasan Beut, siç i thoshin në ati> kohë Urës Vajgurore, shkuam me disa automobila e me triçikla, që ia kishim zënë. armikut apo i kishim rekuizuar. Aty i lamë makinat e triçiklat, sepse më tutje nuk kalonin dot, ngaqë gjermanët në tërheqje e sipër e kishin hedhur në erë urën.

Kaluam, pra, Osumin me mjete rrethanore dhe matanë hipëm në një autobus që r_a priste. Kur arritëm tek ura e Kuçit zbritëm edhe nga autobusi, e kalu

am lumin me vështirësi rubi një trap të improvizuar dhe vazhduam rrugën, derisa në Rrogozhinë na «doli>. përpara një tjetër pengesë: Shkumbini. E lamë autobusin,

hodhëm lumin grupe-grupe me një trap të vogël dhe, me disa vetura të ardhura posaçërisht nga Tirana, u kthyem djathtas, në drejtim të Elbasanit, sepse rruga Rrogozhinë-Kavajë-Tiranë ishte e minuar dhe me ura të shkatërruara.

Meqë kishim kaluar vështirësi të panumërta gjatë luftës, nuk na bënin ndonjë përshtypje të jashtëzakcnshme këto peripeci të urlhëtimit. Përkundrazi, na Jepnin rast edhe për ndonjë shaka e humor. Sidoqeftë, gjatë gjithë kohës që urlhëtuam, duke parë majtas e djathtas mendoja se ç'punë të mëdha na pritnin, se rindërtimi duhej filluar nga gjithçka, nga shtëpitë e djegura e nga këto ura, pa të cilat s'bëhej një hap.

Qyteti i Elbasanit kishte dy javë që ishte çliruar.

Nga ballkoni i hotelit akoma me emrin e mëparshëm «Moderno», ku u vendosëm për të kaluar natën, përshëndeta popullin, që kishte mbushur sheshin dhe rrugët. Të nesërmen né mëngjes, më 28 nëntor, kolona jonë u nis për né Tiranë e përcjellë me dashuri nga grumbuj njerëzish, nga të dy anët e rrugës, deri né të dalë të Elbasanit.

Edhe këtej rruga ishte e dëmtuar, kudo dukeshin të freskëta gjurmët e luftës. Kolonat gjermane, të ardhura nga Greqia, nuk e kaluan dot Qafën e Kërrabës për t'u ardhur né ndihmë forcave të tyre, të futura né një darë të zjarrtë né Tiranë. Goditjet tona të fuqishme i shpartalluan krejtësisht. Anash rrugës shikonim tanke e autoblinda të përmbysura, automjete të djegura, të zhvendosura pak sa për të hapur kalimin, pirgje me gëzhoja mitralozash, helmeta ushtarësh a-rmiq. Sa më tepër i afroheshim Tiranës aq më të dukshme bëheshin, nga të dyja anët e udhës, armët e shkatërruara të armiqve. Kishte diçka të bukur e simbolike né këtë peizazh: fitimtarët kalonin krenarë përmes armëve të thyera e mbeturinave të të mundurve, të pushtuesve.

Po ktheheshim né Tiranën tonë të dashur dhe, për herë të parë pas kaq vjetësh, hynim atje jo ilegalë, me emra e me dokumente false, por lirisht e, për më tepër, fitimtarë! Tirana që për vite me radhë ngrysej e gdhihej mes fishkëllimave të bilbilave, sirenave të alarmit e né coprifuoco, tani ishte e gliruar pas një lufte heroike e të lavdishme. Këtë luftë e udhëhoqi Partia jonë marksiste-leniniste syshqiponjë, që nuk gaboi asnjëherë né vijë, se kishte né zemër dëshirat dhe aspiratat e pópullit. Ajo mori përsipër barrën më të rëndë, por të shenjtë dhe e mbajti me nder duke e çuar këtë her6 popullin tonë në fitoren e plotë, krahas lirisë ajo e solli popullin në fuqi, në pushtet.

Duke iu afruar kryeqytetit, ndihesha i emocionuar dhe nëpër mend më vinin ditët që kisha kaluar atje, kur bashkë me shokë të dashur e të afërt, me Qemalin, me Vasilin e të tjerë, punuam që nga grupet e veçuara, në grindje me njëri-tjetrin, të krijonim Partinë tonë Komuniste, avangardën e çeliktë të popullit. Kujtoja demonstratat e aksionet tona të para, ditët e netët kur ilegalisht kalonim nga njëra bazë në tjetrën, t6 ruajtur nga dashuria e njerëzve të thjeshtë të popullit. Këtu në Tiranë qemë rritur, qemë kalitur, kishim fituar eksperiencë për të organizuar e për të drejtuar, për të kryer detyrat që na kishte ngarkuar Partia jonë e dashur.

Që nga Pallati i Brigadave, gjatë Rrugës së Elbasanit e deri në qendër, dukeshin gjurmët e luftës heroike. Nëpër rrugë, në gërmadhat e mureve të sht8pive e në godinat e tjera dukeshin shenjat që kishin lën6 predhat e plumbat, deri edhe minarja në qendër, pranë sahatit të madh, ishte e prerë përgjysmë nga goditjet e artilerisë.

Por popullin e Tiranës e gjetëm të gëzuar, me këng6 në gojë, entuziast e optimist, tek priste Qeverinë e tij. Një masë e madhe njerëzish kishte mbushur rrug6t e bulevardin e madh para hotel «Dajtit».

Nga një tribunë e thjeshtë e përshëndeta popullin me rastin e Ditës së Pavarësisë, të cilën për herë të parë pas kaq vjet lufte e festonim të lirë.

- Flamuri ynë i lavdishëm, - thashë i emocionuar, - i skuqur me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë antifashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së lirë. Pesë vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë fashiste, pesë herë nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë, në çdo 28 Nëntor është derdhur gjaku i bijve heroikë, që përlesheshin me bajonetat e okupatorit dhe të tradhtarëve. Dita e Flamurit u bë kështu dita dy herë e shenjtë, Dita e Shpalljes së Pavarësisë dhe e bashkimit të popullit shqiptar.

I ndërprerë shpesh nga brohoritjet e duartrokitjet e pareshtura, fola për luftën heroike të popullit tonë, i cili iu përgjigj menjëherë kushtrimit të bijve të tij më të mirë dhe, me Partinë në krye, arriti të çlirojë një herë e përgjithmonë atdheun e të marrë vetë frenat e së ardhmes në dorë.

- Ndërtimi i Shqipërisë, zhvillimi i ekonomisë, i kulturës dhe i arsimit të popullit, ngritja e nivelit të jetesës së tij hapin një faqe tjetër të historisë sonë, histori që është në dorën tonë ta bëjmë dhe do ta bëjmë po aq të lavdishme sa edhe Luftën Nacionalçlirimtare, - tfiashë më poshtë. - Edhe në këtë luftë do të dalim fitimtarë, sepse tani ne kemi pushtetin tonë, që është i popullit dhe punon për popullin. Prandaj të japim çdo gjë për pushtetin, ta bëjmë këtë të fortë, se kështu do ta ndërtojmë vendin tonë të djegur, do të mëkëmbim bujqësinë dhe ekonominë tonë, do të ngremë shtëpitë e shkatërruara, do të çelim shkolla e do të ndërtojmë spitale. Shqipëria do të bëhet një kantier i madh pune. Në luftën për çlirim ne nuk kursyem as jetën, sot nuk duhet të kursejmë as mundin dhe djersën. I madh dhe i vogël e kupton se nuk robtohet më per të huajt, por punon e ndërton vendin e tij, jetën e tij.

Ishin çaste historike, emocionante e të paharruara për Partinë dhe për popullin tonë! Ishin çastet e gëzimit të fitores së madhe. Me gjak, me djersë, me mund e sakrifica kishim kryer një vepër gjigante dhe madhështore.

Të nesërmen e kësaj dite të paharruar na erdhi lajmi i çlirimit të qytetit të Shkodrës, i cili shënonte dhe çlirimin e gjithë Shqipërisë.

Pikërisht atë ditë dy divizione të Ushtrisë Partizane Nacionalçlirimtare, të asaj ushtrie heroike të popullit shqiptar, që me gjakun, heroizmin, vetëmohimin e saj kishte korrur fitore pas fitoreje mbi pushtuesit e huaj dhe bashkëpunëtorët e tyre, me urdhër të Koma

ndës së Përgjithshme, kaluan kufirin për të ndihmuar në çlirimin e popujve të Jugosllavisë. Fitore të reja do të shënoheshin në historikun e lavdishëm të Ushtrisë sonë Popullore. Ndërsa bijtë më të mirë të vendit tonë do të derdhnin gjakun për çlirimin e vëllezërve tane kosovarë, të Malit të Zi e të Maqedonisë dhe të popujve të Jugosllavisë, në Shqipëri 29 Nëntori shënonte fillimin e një epoke të re, të epokës së socializmit.

Kështu pranë ditës historike të 28 Nëntorit, Ditës së rradhe të Flamurit, u radhit Dita tjetër e madhe, 29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Atdheut dhe e fitores së revolucionit popullor. Si njëra, ashtu edhe tjetra datë përfaqësojnë dy periudha të ndryshme, por të lavdishme të popullit shqiptar, dy periudha të cilat do të shkëlqejnë me tërë madhështinë e tyre në rrjedhë të viteve dhe të shekujve.

E tash periudha e re po niste. Të gjithë ishin të sigurt: ashtu siç kryem një vepër madhështore gjatë luftës, akoma më madhështore e më të mrekullueshme do ta ndërtonim e do ta mbronim veprën tjetër që kishim përpara - Shqipërinë socialiste!