4. Një grackë dhe n, tradhti e rrezikshme



Menjëherë pas mbhdhjes së Këshillit të Përgjithshëm, i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe vështirësitë e takimit të fundit të dElegacionit tonë me përfaqësuesit e Ballit, thirra e bhedova disa herë me Ymer Dishnicën e Mustafa Gjinishin jo vetëm që këta ta kuptonin mirë misionin e tare delikat, por edhe për të saktësuar dhe precizuar ieri në imtësi pikat kryesore, mbi të cilat do të zhvilloheshin bisedimet.

- Në asnjë mënyre' në sjelljen dhe parashtrimin tuaj nuk duhet të ketë as edhe nuancën më të vogël të lëkundjes nga platforma jonë. Gjithashtu, duhet të treni parasysh që në asnj. mënyrë të mos i lutemi Ballit të bashkohet me w: lutje ne s'u tremi bërë kur ishim pak, në fillim, dhe jo të bëjmë tani. Tonin e bisedimeve, - u thashë, - duhet ta japim ne dhe ata ta kuptojnë mirë që xre këtë ne po u nderim dorën për herë të fundit, që të dalin nga qorrsokaku e të shlyejnë fajet.

- Sigurisht, sigurisht, - aprovonte Dishnica, kurse Mustafa Gjinishi tuldte kokën e shtonte:

- Mos trini meral~ do të veprojmë siç duhet!

Mbasi diskutuam gjatë me shokët e udhëheqjes së Partisë, që ndodheshin ato ditë në Labinot, vendosëm që në delegacionin e Frontit Nacionalçlirimtar të hynte edhe Abaz Kúpi.

- Abazi, - i thashë Ymerit, - si e pe dhe vetë, e aprovoi platformën e bisedave që do të udhëheqësh ti në krye të delegacionit të Frontit me krerët e Ballit, por si ti, ashtu dhe Mustafai duhet të bëni kujdes me të dhe të kontrolloni veprimet, që të mos na e luajë bishtin.

- Mos ki merak, - përsëriti Mustafa Gjinishi, që mezi e mbante gëzimin ngaqë edhe Bazi do të ishte në delegacion, - Bazi mund të ndikojë te delegatët e Ballit.

- Ne jemi të informuar se midis krerëve të Ballit ka fërkime, ju duhet t'i shfrytëzoni ato. Se sa do të ndikojë Bazi, do ta shohim. Me të do të bisedoj edhe vetë. Në qoftë se të lind nevoja, - i thashë Ymerit, mund të tërheqësh edhe shokë të Partisë e të Frontit nga Tirana dhe Durrësi.

- Ndoshta nuk lind kjo nevojë, - tha i sigurt Ymeri.

- Nuk i dihet, - i thashë. - Ti kije parasysh!

Para se të largohej nga Labinoti unë bisedova edhe me Abaz Kupin.

- Ti, zoti Abaz, - i thashë, - do të jesh në delegacion dhe besojmë se autoriteti dhe njohjet e tua me krerët e Ballit Kombëtar do të influencojnë për mirë.

- Unë do ta baj temen, - «premtoi» Bazi dhe pastaj shtoi: - Kam vetëm një kërkesë. . .

- Urdhëro, - i thashë.

- Due me marrë me vete edhe major Jahjain!

- S'kam asnjë ktndërshtim, - iu përgjigja.

Unë e njoh edhe perschalisht Jahja Çaçin. Bisedo me doktorin [Y. Dishnicën], dhe vendoseni vetë këtë punë.

Kush ishte ky Jah;a Çaçi? Në kohën e regjimit të Zogut Jahjai kishte qer,ë oficer madhor, por pas pushtimit flitej se ishte njEri patriot që donte të luftonte. prandaj kishim punuar për ta hedhur me lëvizjen. Na ndihmonte në këtë drejtim edhe fakti se gruaja e tij ishte simpatizante e Pîrtisë dhe një aktiviste e Luftës Nacionalçlirimtare dhe e tillë mbeti gjer në fund. Edhe djali i tyre, Hektori, ishte plotësisht me ne, aktivizohej në organizatën e rinisë, më vonë luftoi në '.legalitet, doli partizan dhe u bë një komunist e kuadër i mirë. Duke pasur parisysh ato që diheshin për Jahjain si dhe pjesëmarrjEn e gruas dhe të djalit të tij në Lëvizjen Nacionalçlirin.tare, i vajta një ditë në shtëpi dhe bisedova me të: «Zoti Enver, - më tha, - unë nuk mund të ndahem as nga gruaja, as nga djali, pastaj edhe unë mendoj se e keni drejt këtë rrugë dhe do të luftoj tok me ju».

Mirëpo në realitet nuk bëri kështu; ai nuk ndoqi as rrugën e gruas, as të djalit dhe as të Luftës Nacionalçlirimtare. QëndrDi me ne sa për sy e faqe, dukej që anonte gjithmozë e më shumë nga Bazi i Canës dhe, kur ne u ndamë me këtë dhe e përjashtuam nga Fronti, Jahja Çaçi e ndoqi prapa, u fut përfundimisht në radhët e Abiz Kupit dhe ky e emëroi «shef të shtabit të forcave zogiste» që na u kundërvunë me armë dhe ne i likuiduim kur kaloi Divizioni I në Veri. Kështu mbaroi edhz Jahja Çaçi. Por në kohën për të cilën flas, në verën e vitit 1943, nuk kishim ndonjë gjë kundër Jahjait, veç rezervave për afrimin e tij me Bazin, tek i cili, sikurse kam thënë, nuk kishim pasur besim e iluzione.

Sado që të gjitha çështjet u rrahën mbarë e prapë dhe çdo gjë ishte e qartë, prapë meraku nuk më linte, sepse e dija se ç'kurthe ishin në gjendje të ngrinin «diplomatët» ballistë. Prandaj para se të nisej Ymeri për në Tiranë, bisedova edhe një herë me të.

- Nuk është e rastit që u caktove ti në delegacion, bile, edhe në krye të tij, - i thashë Dishnicës. Disa herë kemi qenë bashkë në bisedime me nacionalistë të ndryshëm, pra, ke njëfarë përvoje dhe e di ç'kurthe mund të ngrenë ata; nga ana tjetër, nuk je i panjohur për rrethet e tyre. Por, më kryesorja, ti je anëtar i Byrosë, pra, ke përgjegjësi të madhe partie. Dy gjëra të kesh mirë parasysh: E para, se Fronti Nacionalçlirimtar është e vetmja forcë që ka luftuar dhe lufton pushtuesin, e dyta, mos barro kurrë se Partia jonë është e do të jetë kurdoherë organizatorja dhe udhëheqësja e Luftës Nacionalçlirimtare...

- Pa dyshim, pa dyshim, - aprovonte herë pas here doktori.

- Nëse ngulim këmbë në pozitat tona, sipas platformës që kemi vendosur, puna e delegacionit dhe jotja është e thjeshtë, ndryshe situata do të ndërlikohet. Prandaj të mos lëshoni asnjë fije nga tezat që kemi aprovuar. Duhet të ruhesh nga të papriturat dhe për çdo gjë, - vazhdova, - merr kontakt me qarkorin e Partisë të Tiranës dhe nëpërmjet shokëve të atjeshëm na mbaj në korent të vazhdueshëm. Nga ana jonë, brenda rnundësive, do të r)dihmojmë, megjithëse ti Cështjet i ke të qarta. Mos barro se ky është një takim paraprak dhe kjo ta lehtëson mjaft punën, sepse në këtë takim nuk do të Inerren vendime, vetëm do t'i shtrosh Ballit Kombëtar ato çështje për të cilat kemi folur aq herë sa me sigari i ke mësuar përmendsh.

- Po në qoftë se delegatët e Ballit Kombëtar de klarojnë se i pranojnë pikat tona? - shtroi pyetjen Dishnica.

- Nuk besoj që kr?rët e Ballit Kombëtar t'i pranojnë këto, - iu përgj:gja. - Mund të kenë mbetur dhe në fakt kanë mbetur akoma elementë në radhët e Ballit Kombëtar që duan të luftojnë, po besoj se, në mos të gjithë, shumica e atyre që do të vijnë në takimin me ju nuk do t'i ptanojnë kërkesat tona. Sidoqoftë ne e shpallim hapta:i platformën tonë dhe kjo do të ketë reperkusione qoftë brenda Ballit, qoftë në populi. Kur ata të mos i pranojnë kërkesat tona, atëherë ne i demaskojmë haptazì si tradhtarë dhe populli do të kuptcjë edhe një herë se fajin për «vëllavrasjen-, siç u pëlqen të shprehen tradhtarët, e kanë Lumo Skëndot me shokë.

- Dakord, - më tha Ymeri. - Po le të supozoj më se delegacioni i Ballit e pranon platformën tonë.

- Në këtë rast ju do ta quani punën tuaj të përfunduar, se kjo është detyra juaj dhe do t'i thoni delegatëve të Ballit që atd të shpallin publikisht se pranojnë të hidhen në luf:ë kundër armikut, se i njohin këshillat nacionalçlirimtarë si pushteti i vetëm politik i popullit në Shqipëri. Pastaj, do t'u thoni atyre, të fillojnë konkretisht lupën, domethënë çetat e tyre të

godasin italianët dhe xhandarmërinë e ushtrinë e qeverisë së Tiranës, të përzënë kriminelët nga çetat, të tërheqin të gjithë anëtarët e Ballit Kombëtar nga institucionet kuislinge, të shpërndahen «këshillat» e Ballit. Kur ne të shikojmë praktikisht se sa i zbatojnë ata këto, se kanë gënjyer mjaft deri tani, atëherë mund të bëhet fjalë për një konferencë kombëtare, siç e biseduam, në të cilën do të marrë pjesë edhe Balli, ku do të shtrohen e do të zgjidhen të gjitha çështjet e bashkimit. Po kjo i takon së ardhmes dhe do t'u thuash delegatëve ballistë se për këtë nuk do të bisedohet tani, se nuk tremi kompetenca nga Këshilli.

- Të siguroj se gjithçka do të shkojë mirë, - tha Dishnica.

- Ashtu qoftë, - qesha unë, - veç mos harro se «kush fle me qentë, gdhihet me pleshta». Do të kesh të bësh me skile të vjetra...

- I kanë proverbiale hilet, - qeshi edhe doktori, - por kësaj radhe do të jenë vetë në kotec, s'kanë ku ta luajnë bishtin.

- Mbaj lidhje me Gogon në Tiranë e na informo për çdo gjë, - i përsërita edhe një herë në fund.

- Patjetër, - premtoi Ymeri.

Kështu, ai u nis në drejtim të Tiranës, kurse ne të tjerët morëm rrugën për në Korçë. Atje qëndruam në Shtyllë, Kucakë, Vithkuq, duke ndjekur nga afër përgatitjet përfundimtare për inaugurimin e formimit të Brigadës I Sulmuese.

Pas disa ditësh nga nisja e Ymerit, nëpërmjet një korrieri të dërguar nga Gogoja, vjen një letër e doktorit në emrin tim. Në letër Ymeri më jepte një informacion të shkurtër për gjendjen në Tiranë dhe në rrethet «nacionaliste», na shkruante për entuziazmin që kishte ngjallur në popull proklamata e Këshillit të Përgjithshëm mbi formirnin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë, për tronditjen që kishte shkaktuar ajo në ambientet e Ballit Kombëtar e të reaksionit; njoftonte për krijimin e një komiteti antifashist të universitarëve e të tjera lajme, që, sigurisht, ishte e nevojshme të njiheshin nga rie. Po për çështjen kryesore për të cilën kishte shkuar në Tiranë, kishte vetëm pak fjalë. Në letër flitej fare shkurt për një takim që kishte pasur Mustafa Gjinishi me Lumo Skëndon e Hasan Dostin, po se ç'ishte thënë atje, asnjë fjalë. «E po, sigurisht, mendova me vete, do të jetë biseduar për takimin e delegatëve tanë me të tyret».

Më 25 korrik, në mbrëmje, nga një radio me bateri që nuk e ndaja kurrë nga vetja, dëgjuam lajmin e grushtit të shtetit që kishte sjellë në fuqi Badolion e të arrestimit të Musolinit. Kjo ishte një ngjarje që fliste qartë për krizën e thellë politike, ekonomike e ushtarake të regjimit fashist, i cili duke sakrifikuar Duçen e tij, kërkonte të shpëtonte veten. Sidoqoftë, kjo ngjarje do të kishte reperkusione edhe në vendin tonë dhe për këtë duhej të ishim të përgatitur. Disa ditë pas këtij lajmi, duke qenë se edhe nga Ymeri, edhe nga qarkori i Tiranës nuk kishim asnjë lajm, i dërgova një letër Gogos, ku tërhiqja vëmendjen për mungesën e informacionit si për punën e takimit me Ballin Kombëtar, ashtu dhe për reagimet që kishte shkaktuar rënia e Musolinit në popull, në qarqet kuislinge dhe te Balli Kombëtar. Gjithashtu, në emër të Komitetit Qendror, jepja porosi për organizimin e gjallërimin e punës s2 Partisë, të shtypit e të propagandës, për vieprime të shpejta e të shkathëta né përputhje me kushtet e rrethanat. «Në lëvizje, - theksoja né letër, - të shkundim burokracinë, ndryshe do të humbasimw.

Më né fund, né ditët e para të gushtit nà vjen njé ietër nga Shafingoja,* *( Pseudonimi i Ymer Dishnicës) ku më «informonte» për takimin e parë që kishin pasur me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar. E lexova letrën menjëherë dhe, kur arritd né fund, mendova se mos e kisha lexuar pa kujdes, se, të them të drejtën, pak gjëra kuptova nga ajo. E lexova prapë dhe u binda se informacioni i Ymerit, megjithëse kishte edhe një «procesverbal» për një takim që qe bërë në fshatin Tapizë, pranë Tiranës, e megjithëse përmendeshin emra e fakte ku s'harrohej të flitej për Lumon e Dostin, për Bazin e Mustafain e ku përshkruhej edhe exodi i ballistëve të Tiranës për né «mal» etj., nuk na fliste shkoqur për ato që pritnim. Çështjet themelore për të cilat Dishnica duhej të raportonte, né letër kaloheshin përciptazi, me dy-tri pika të mjegullta që s'thoshin asgjë.

Më tërhoqi veçanërisht vëmendjen një pikë, ku flitej për idenë e krijimit të një «Komiteti të përbashkët». Nuk ishte e vështirë të ndieje se në idenë e krijimit të këtij «komiteti» fshihej një kurth dhe grackë.

- Né Tapizë po na u projektoka një krijjesë e çuditshme, - thashë dhe vështrova nga shokët që kisha pranë.

- Çfarë? - tha Sej fullai ngadalë, si të shkëputej me zor nga pesha e mendimeve.

- Doktori na shkru~n se né Tapizë na kanë hartuar një procesverbal né formën e një marrëveshjeje me katër pika dhe një riga pikat qenka dhe krijimi i një -Komiteti të përbasrlkët».

- Ashtu, - tha Se,j fullai, dhe si u mendua pak shtoi : - megjithatë. . .

Nuk m'u durua dhe e ndërpreva:

- Tanfi për tanfi, përderisa Balli Kombëtar nuk i plotëson kushtet tona per bashkim, përderisa ai nuk Qshtë hedhur realisht në luftë dhe përderisa nuk i ka spastruar radhët e veta nga kriminelët, as që mund të bëhet fjalë për asnjë lloj organi apo «komiteti» të Frontit dhe të Ballit Koinbëtar.

- Më falni, - ndër.hyri Sejfullai, - a e sqaron Ymeri se si është diskutu,ar çështja e këtij komiteti?

- Jo, - i thashë, -- por Ymeri nuk ka përse të hyjë në bisedime të tilla, për të cilat nuk e ka autorizuar njeri, bile e kam paralajmëruar posaçërisht për këtë gjë.

- Po për reagimin ndaj rrëzimit të Duçes ç'shkruan? - pyeti Nakoja.

- Kjo, siç duket, - u thashë shokëve, - ka ngjallur edhe më shumë oreksin e ballistëve për të kapur sa më parë kolltukët e qeverisë, sepse, siç shkruan Ymeri, krerët e Ballit kanë lënë kolltukët e Tiranës e po «vrapojnë» në mal.

Është fjala për atë ebisod né historinë tragjikomike të krerëve tradhtarë të Ballit, të fundit të verës

1943, që tashmë e njohin të gjithë e që aq bukur, saktë e me humor e përshkroi pak më vonë shoku dhe bashkëluftëtari ynë, shkrimtari revolucionar Shevqet Musaraj në të famshmen «Epopeja e Ballit Kombëtar».

Sapo mësuan lajmin e rrëzimit të Duçes, bile pasi u siguruan mirë e mirë se kalit fashist i ranë vërtet potkonjtë, «kapedanët» e Ballit kërcyen nga euforia, menduan se u bë deti kos dhe gjykuan se u erdhi vakti për ndarjen e kolltukëve qeveritarë. Por, që t'i hidhnin tradhtisë së tyre të gjertanishme një andër prej «çlirimtarësh», ballistët, të mbërthyer nga zjarrllëku i pushtetit, i braktisën për disa ditë zyrat «ilegale» dhe kafenetë e Tiranës dhe dolën «në mal» në mënyrë demonstrative, natyrisht, pa harruar të merrnin me vete edhe takëmet e kafesë, raki e shurupra, pizhama e shtretër portativë. Të veshur e të ngjeshur me rripa fishekësh të kryqëzuar në gjoks, me revole, dylbi, bomba dhe çanta oficerësh nga të shtabeve, çetat e Ballit, të thirrura posaçërisht në zonën ku bëhej takimi midis delegacionit të Frontit dhe atij të Ballit, demonstronin «forcë». Kjo lukuni ujqish jetonte akoma me të vjetrën dhe mendonte se, megjithëse nuk kishin zbrazur asnjë pushkë, u takonte atyre të qeverisnin vendin akoma të pushtuar. Punë e madhe, mendonin ata, se populli, partizanët e komunistët kanë derdhur e po derdhin gjakun për liri, i fortë është ai që i nxjerr gështenjat me mashën e të tjerëve. Sipas tyre, në çastin e duhur mjaftonin disa poza patriotike, paradat dhe, me të ikur Italia, pritnin të futeshin si «çlirimtarë» në Tiranë e gjetkë dhe të merrnin frenat në dorë. «Elita», sipas tyre, mbetej «elitë» dhe ç'punë tjetër mund të bënin ata veçse të sundonin e të qeverisnin!! Sa për popullin që i kishte parë e dëgjuar hyneret e Ballit Kombëtar, këtij, mendonin udhëheqësit ballistë, ia mbyllim sytë me «trimërirat» që do të bëjmë në aksham dhe, në s'mjaftofshin këto, inskenojmë edhe një «akt historik»: shpallim pavarësinë dhe rrëzojmë vendimet e «asamblesë» të 12 prillit 1939 që shpalli bashkimin e Shqipërisë me Italinë dhe i ofroi Viktorit të Savojës kurorën e Skënderbeut!

Se si përfundoi kjo «dalje» e parë e Ballit në mal, dihet mirë: sapo hynë autoblindat gjermane në Tiranë, «trimave» të akshamit u ranë pendët, hynë me vrap në «ilegalitet» kafenesh dhe i çuan fjalë komandaturës naziste se në mal s'kishin qenë për tjetër punë, por për verim!

Por këto do të ndodhnin pak më pas; le të kthehemi te momentet kur në duar kishim letrën e parë të Y. Dishnicës e mundoheshim të merrnim me mend se ç'bëhej e ç'thurnin atje të dërguarit tanë me krerët tradhtarë Mithat Frashëri, Hasan Dosti e të tjerë.

Nga toni ironik me të cilin Y. Dishnica na përshkruante propozimin e Hasan Dostit për «shpalljen e indipendencës», m'u krijua përshtypja se, të paktën për këtë gjë, delegacioni ynë s'do të binte në grackën e Ballit. Megjithatë u thashë shokëve:

- Asgjë konkrete e të qartë s'marrim vesh nga mënyra si na shkruan Ymeri, por duhet t'i theksojmë këtij që t'ua hedhë poshtë me forcë propozimin që bëjnë. «Pavarësia e Shqipërisë, t'u thuhet ballistëve, nuk fitohet me karta e me marrëveshje. Me këtë propozim, t'u thuhet, ju zotërinj doni të mbuloni e të lani aktin e pushtimit të 7 prillit 1939, ku ju dpe shokët tuaj ishit pjesëmarrës e u dhatë bekimin fashistëve italianë. Tani doni që edhe ne të bëhemi pjpsëmarrës në mbulimin e atij akti të rëndë. Jo! T'u thubet: pavarësinë do ta fitojmë me luftë, prandaj për këtë e vetëm për këtë do të bisedojmë».

Këto e shqetësime të tjera që më lindëtl nga informacioni i mjegullt i Y. Dishnicës, na shtyrlë të kërkonim sa më shpejt sqarime të hollësishme, pdaj vendosëm t'i dërgonim atij një letër urgjente. Por s'arrita ta përfundoja përgjigjen për letrën e parë, kur na vjen një letër tjetër, e cila më shqetësoi dhe, ç'është e drejta, edhe më nervozoi.

- Doktori më duket se po humbet kohën kot atje, - u thashë shokëve dhe u dhashë letrën e Ymer Dishnicës.

Sejfullai e mori në dorë dhe i hodhi një sy nga fillimi në fund me një shprehje si të merakosur.

- Çështjet janë me rëndësi; Enver, dhe s'ka ndonjë të keqe që diskutojnë, rrahin mendimet, - ishte përgjigjja e tij.

- Ç'na përrallis, Sejfulla! - s'm'u durua mua. Për të tjera gjëra i porositëm ne Ymerin dlie Mustafain, për të tjera gjëra po diskutojnë. Dëgjo se ç'shkruan, - i thashë, - dhe mora prapë në dori letrën e Ymerit e lexova: «Në bisedime na ngatërrni ideja e shpalljes së indipendencës dhe e Shqipërisë etnike!». Unë s'po e marr dot vesh ç'i duhet atij të nRatërrohet me këto çështje.

- Do t'i ketë ngritur Balli këto probleme, - u hodh Nakoja.

- Doemos që Balli i ka ngritur, po Ymeri bashkë me Mustafain nuk duhej t'i kishin qasur fare në tryezë këto çështje. Ata duhej të kishin shtruar platformën tonë dhe të kërkonin përgjigje për to.

- Të drejtë ke, - më tha Nakoja, kurse Sejfullai nuk foli më.

Letra e dytë e Ymer Dishnicës, përsëri nuk thoshte ndonjë gjë të madhe dhe, siç kuptova pak ditë më vonë, nuk informonte me saktësi për zhvillimin e bisedimeve. Vetëm një gjë linte të kuptohej qartë: në Mukje, pranë Tapizës, ku qe zhvilluar «faza e dytë» e bisedimeve, orkestrën e kishte dirigjuar Balli Kombëtar dhe, në vend që delegacioni ynë dhe veçanërisht Ymeri e Mustafa Gjinishi t'i jepnin tonin mbledhjes e të kërkonin përgjigje për ështjet që shtronim ne, dilnin Mithat Beu e Hasan Dosti që devijonin platformën e bisedimeve aslitu siç donin ata. Mjaftonte vetëm ky fakt që të konk:ludohej se delegatët tanë nuk po zbatonin udhëzimet që u ishin dhënë nga udhëheqja e Partisë dhe nga Kr;yesia e Këshillit të Përgjithshëm. Ymeri nuk na shkruante se ndërkohë marrëveshja ishte bërë; ai jo vetëm qe ngatërruar, por kishte rënë kokë e këmbh në grackën që i kishte ngritur Balli Kombëtar.

Brenda ditës u ula dhe shkrova një letër të gjatë, e cila është botuar,* *( Shih: Enver Hoxha. V7epra, vëll. 1, botim i dytë, f. 419.) priandaj do të përmend vetëm çështjet kryesore që i shtroja Ymer Dishnicës.

- Na duket, - thelksoja në letër, - se zhvillimi i bisedimeve ka marrë Injë rrugë të gabuar. Ju nuk treni vajtur atje për të diskutuar për indip(ndencën dhe për Shqipërinë etnike, por që Via vini .3allit dy këmbët né një këpucë dhe t'i shtroni delegatve të tij këto çështje: të futet menjëherë né luftë, të pranojë bashkëpunimin né këshilla dhe, mbasi të kett luftuar, mund të futet né shtab dhe të marrë pjesë né një konferencë kombëtare, ku do të vijnë patriotë nga të gjitha anët.

Këto duhet të jenë thelbi i bisedimeve che jo të diskutohet për marrëzi të tilla si shpallja e indpendencës pa e zbuar okupatorin. Dhe më e bukura, - i vija né dukje Dishnicës, - është se këtë e ngrenë ballistët, të cilët as kanë luftuar dhe, si po duket, as kanë ndër mend të luftojnë.

Né letër u sugjeroja delegatëve tanë që i.isistimin e Ballit Kombëtar për «shpalljen e pavarë:isë>, dhe «rrëzimin e vendimit të asamblesë të 12 prillii» të mos e trajtonin thjesht si një këmbëngulje të n~ë juristi formalist e skolastik.

«Po t'i hidhni një sy listës sé pjesëmwrësve të asaj «asambleje», - i shkruaja né esencë Y:nerit, do të gjeni atje të gjithë Ballin Kombëtar. NE dhe populli nuk e kemi njohur ndonjëherë atë <wendim», prandaj s'kemi pse të bëhemi ortakë me Ballin, i cili, me një akt gjoja juridik, kërkon të lajë gjynahet që tra bërë».

Më poshtë e udhëzoja që të mos hynte hë diskutime për çështjet që ngrinte Balli Kombëtat, të mos merrej më me sofizmat juridikë të krerëve të tij dhe i përsërisja edhe një herë, bile né formë pikash, se ku duhej të konsistonte objektivi i bisedimeve që po zhvilloheshin.

Né fund të letrës e këshilloja Ymerin të ruante mprehtësinë dhe gjakftohtësinë né gjykime, të mos rrëmbehej nga evemmentet, po ato Vi përdorte né favorin tonë; hidhja poshtë parullën që kishte lëshuar Mustafa Gjinishi se «fashizmi vdiq» dhe theksoja se kishim akoma luftë për të bërë kundër tij. Veç këtyre i shkruaja për veprimet armiqësore të bandave të Ballit Kombëtar kundër forcave tona dhe i futa né zarf edhe disa materiale që dëshmonin se Balli vazhdont, luftën kundër nesh dhe bashkëpunimin me armikun. Për të gjitha këto ata kishin fakte të shumta, por né letrën time i përshkruaja edhe episode që kishin ndodhur né zonën e Korçës, ku ishim vendosur ne né kohën që Ymeri e Mustafai flirtonin me delegatët ballistë né Tapizë e né Mukje.

Letrat dhe udhëzimet për Ymer Dishnicën u nisën menjëherë dhe arritën né destinacion né një kohë shumë té shkurtër për kushtet tona të ndërlidhjes, po Ymeri e Mustafai ndërkohë kishin nxituar ta përfundonin akordin me Ballin Kombëtar, pa pritur mendimet dhe orientimet e udhëheqjes së Partisë.

Nuk kaluan as dy ditë dhe marrim vesh se kishte dalë një trakt né emër të «Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë», ku flitej për bashkimin që ishte arritur midis Frontit tonë Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar! Ky lajm na alarmoi dhe menjëherë gjykuam se, pavarësisht nga përmbajtja e traktit, shpallja e një bashkimi me Ballin Kombëtar dhe krijimi i një «komiteti», né një kohë kur kjo organizatë nuk kishte dhënë asnjë provë, ishte një veprim shumë i gabuar, shumë i dëmshëm dhe né kundërshtim të plotë me vijën tonë. Kërkuam nga shokët e Tiranës ;ë na dërgonin urgjentisht një kopje të traktit dhe menjëherë shkrova një qarkore drejtuar organizatave të Partisë për dënimin e marrëveshjes së Mukjes.* *( Shih: Enver Hoxha. Vepra, vëll. 1, botim i dytz, f. 428.) Në këtë qarkore në emër të Komitetit Qendror të Partisë, urdhëroja të grisej marrëveshja, të mos flitej për të dhe në propagandën tonë të shpjegohej vija dhe kushtet tona në bazë të të cilave ishte e mundur të arrrihej një bashkim i vërtetë.

Pasi e shkrova qarkoren ua dhashë ta lexonin edhe Nakos e Sejfullait.

- Sikur të pritnim njëherë, të na vinte edhe trakti e pastaj të gjykonim, - më thanë.

- Në asnjë mënyrë! - theksova në fo^më kategorike. - Edhe me kaq sa dimë, ajo marrëveshje duhet denoncuar sa më parë, ndryshe do të shkaktojmë konfuzion në Parti e në popull. A jeni dakord, që delegatët tanë kanë shkelur vijën?

- Kështu duket, - tha Nakoja, ndërsa Sejfullai lëvizi vetëm kokën.

- Po për përmbajtjen e letrës a keni vërejtje?

- Jo, - thanë të dy.

- Atëherë ta dërgojmë, pastaj, kur të na vijë trakti, do të shohim se sa thellë janë shtyrë Ymeri me Mustafain.

Dhe kështu u bë.

Kur na arriti të nesërmen një kopje e traktit famëkeq, të aprovuar nën ullinjtë e Mukjes, e kuptuam edhe më mirë se çfarë çorbe kishin gatuar Ymeri e Mustafai, ç'tradhti e dënueshme dhe ç'grackë e rrezikshme u qenë ngritur Partisë, popullit, Luftës sonë Nacionalçlirimtare.

I rashë tavolinës me grusht, në zyrën e Shtabit në Vithkuq, dhe i shkrova në çast Ymerit një letër,* *( Shih: Enver Hoxha. Vepra, vëll. 1, botim i dytë, f. 432.) pa e mbajtur dot inatin për këtë tradhti të ulët që i bëhej luftës sonë; gjakut që kishim derdhur, privacioneve, fitoreve të arritura, idealit të lartë që kishim ngjallur në zemër të popullit dhe të partizanëve. Duke i ditur pasojat e rrezikshme që mund të kishte akordi i Mukjes, nuk e mbaja dot zemërimin që ziente brenda meje. E dija, gabimi i Mukjes nuk ishte gabimi i Partisë sonë, po gabimi i një-dy personave, veçse Balli këtë gabim do ta shfrytëzonte, siç po e shfrytëzonte, gati pa u tharë ajo bojë me të cilën Ymeri kishte nënshkruar marrëveshjen e turpshme të Mukjes. Ky hap i pafalshëm, ky gabim i rëndë, nëse s'do të mënjanohej urgjentisht, do të kishte pasoja të paimagjinueshme në masën e popullit, në fatet e luftës e të revolucionit tonë.

- Ti, - i shkruaja mes të tjerash Ymer Dishnicës, - ke rënë kokë e këmbë në pozitat e Ballit, i cili përpiqet të fshijë të kaluarën. Në traktin tuaj flitet për Shqipërinë etnike dhe nuk flitet aspak për luftën tonë kundër fashizmit, nuk thuhet asnjë fjalë për Partinë Komuniste. Keni vënë shenjën e barazimit në mes Ballit Kombëtar, që është një shportë karavidhesh, një organizatë me një numër të kufizuar njerëzish, dhe Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, që përfaqëson Frontin Antifashist të popullit.

I vija në dukje, gjithashtu, se me atë akt kompromisi, me një të rënë të penës ishin fshirë këshillat, Shtabi dhe ushtria, që i kishim ngritur me aq shumë gjak -e sakrifica, dhe në vend të gjithë këtyre na doli një «Komitet për shpëtimin e Shqipërisë» që, në fakt, do t'i bënte varrin Shqipërisë!

Si konkluzion, e vija në dijeni Ymer Dishnicën se Komiteti Qendror e dënonte ashpër marrëveshjen oportuniste të Mukjes si një shkelje të rëndë të vijës politike të Partisë. Në fund të letrës e urdhëroja të ndërpriste çdo lloj bisedimi e të mos bëhej asnjë marrëveshje tjetër; u theksoja Ymerit, Mustafait e të tjerëve se ishin të zhveshur nga çdo kompetencë për të përfaqësuar Frontin Nacionalçlirimtar; Partia, nëse ishte e nevojshme, do të dërgonte atje një delegat tjetër.

Ishte e domosdoshme të veprohej në mënyrë kaq urgjente në atë situatë, sepse çdo ditë që kalonte pas shpalljes së marrëveshjes së Mukjes, të cilën propaganda balliste nuk vonoi ta reklamonte me të madhe, do t'i shkaktonte dëme punës dhe luftës sonë, do të shkaktonte konfuzion e hutim tek anëtarët e Partisë dhe te pjesëmarrësit e tjerë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Prandaj pa pritur një mbledhje të Plenumit të Komitetit Qendror apo të Byrosë Politike, të cilat në kushtet e luftës do të donin kohë të bëheshin, çështjen e diskutova me ata anëtarë të udhëheqjes së Partisë që ndodheshin në Kucakë. Veç Nakos, që ishte anëtar i Byrosë Politike, Sejfullait që ishte l;ooptuar kandidat i Komitetit Qendror dhe disa shokëve të tjerë të udhëheqjes së Partisë që ndodheshin në zonën e Korçës gjatë kësaj kohe thirra edhe Koçi Xoxen, që, pas shoqërimit që i kishie bërë Tempos në Greqi, ishte kthyer dhe sorollatej n~-për fshatrat dhe merrej me gjëra të vogla. Lidhur me qëndrimin për veprën e Ymer Dishnicës e të Mustafa Gjinishit nuk pati kundërshtime. Bile edhe Sejfullai, mik për kokë me Ymerin, nuk mundi t'i dilte në mbrojtje dhe u solidarizua me pikëpamjen e përba,,hkët. Vetëm Koçi Xoxe, si pa qëllim, hodhi një pilulë të helmatisur, dulce thënë:

- Të mos i kishim bërë fare këto bisedime, se ja ç'na doli.

Sejfullai i ngriti veëhët.

- Méndon gabim, - ia ktheva Koçit. - Vendimi që .morëm për të bisedxar edhe një herë me Ballin Kombëtar ishte i drejtë lhe në vijën e Partisë. E drejtë ishte edhe platformz e bisedimeve që aprovuam, po Ymeri dhe Mustafai ë gjitha i shkelën.

- Po ja që këta e komprometuan vijën! - tha

Koçi Xoxe.

- Ata komprometuan bisedimet, po jo vijën e Partisë dhe të Frontit. Ne denoncojmë aktin e Mukjes, pikërisht se shkel vijën tonë politike.

Koha vërtetoi se sa i drejtë e shpëtimtar ishte qëndrimi i prerë e intrasigjent që vendosëm e mbajtëm ndaj asaj çka u kurdis ni Mukje. Po të pranonte tradhtinë e Mukjes, Partia do t'i kishte duart e lidhura, do të ishte e detyruar tê bëntelëshime të tjera oportuniste, do të përfshihej nga konfuzioni e do të përçahej, do të humbiste gjithçka kishte fituar e, në mes tyre, edhe besimin e masave. Pranimi i kësaj marrëveshjeje dhe i të ashtuquajturit Komitet për shpëtimin e Shqipërisë do të kërcënonte e do të vinte në një pikëpyetje tragjike të ardhmen e atdheut. Ky «komitet», i cili, siç nënshkroi Ymer Dishnica, do të kishte një numër të barabartë përfaqësuesish, do të synonte të bëhej organ epror i luftës dhe i pushtetit; anëtarët ballistë të tij do të bënin çmos të eliminonin Këshillin e Përgjithshëm, Shtabin e Përgjithshëm dhe, mbi të gjitha, rolin udhëheqës të Partisë Komuniste. Vetë krijimi i këtij organizmi do të thoshte ndarje e pushtetit me borgjezinë e madhe dhe me feudalët, të cilët, nëpërmjet përfaqësuesve të vet, si Ali Këlcyra, Mithat Frashëri e të tjerë, do të tentonin të realizonin interesat e vet. Fillimisht këta ishin të detyruar të na njihnin si partnerë dhe luftonin të viheshin në një radhë me ne, por nesër do të tentonin të na hiqnin nga mesi, për të marrë veto frenat e pushtetit, për të vendosur në Shqipëri një regjim feudo-borgjez të moderuar, me një maskë demokratike.

Nuk mungojnë rastet nga historia që vërtetojnë se sa shtrenjtë kushtojnë gabimet oportuniste në momentet kyç të luftës dhe të revolucionit. Shtrenjtë i kushtuan popullit grek dhe Partisë Komuniste Greke aktet kapitulluese të udhëheqësve të kësaj partie me organizatat e grupimet reaksionare vendase, simotrat greke të Ballit Kombëtar. Deri atëherë Partia Komuniste ishte në Greqi forca më e madhe organizuese e drejtuese në luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit gjermanë. Ishin komunistët iniciatorët e krijimit në shtator 1941 të EAM-it, të Frontit të Çlirimit të Greqisë. Partia greke në këtë front, ku mori pjesë edhe Partia Demokratike Popullore dhe pa'riotë të tjerë, luante një rol udhëheqës dhe arriti të ngrinte popullin në luftë për çlirimin kombëtar e shoqëror, filloi dhe rriti luftën e armatosur, krijoi ushtrinë nacionalçlirimtare, ELAS-in. Por më pas udhëheqësit e PK Greke e humbën toruan, iu nénshtruan presionit të reaksionit dhe «miqve» anglo-amerikanë. Siantosi, sekretari i përgjithshëm i partisë, në mungesë të Niko Zahariadhisit që ishte në një kamp përqendrimi, veproi si një provokator dhe agjent i anglezëve, por edhe të tjerët nuk reaguan ndaj marrëveshjeve që u bënë në Liban e në Kazerta, ku u bë pajtimi me reaksionin dhe u formua një qeveri e përbashkët. Se si vajti filli i ngjarjeve në Greqi dihet dhe s'është vështirë të kuptohet faji i rëndë i udhëheqësve të partisë greke. Dua të shënoj këtu se qysh në atë kohë, Partia jonë ka shfaqur mendimin e saj për Varkizën dhe marrëveshjet e tyre të tjera, dulce i konsideruar ato akte si tradhti ndaj Partisë Komuniste dhe popullit grek. Këtë mendim, bashkë me të tjera rezerva për pikëpamjet e veprimet e udhëheqjes së kësaj partie, ua kam shprehur edhe Zahariadhisit e Parcalidhisit, qoftë kur jam takuar vetë me ta, qoftë në takimin e përbashkët që kemi bërë me Stalinin dhe Molotovin në janar të vitit 1950.* *( Shih: Enver Hoxha. «Me Stalinin (Kujtime)», botim i dytë, f. 157.)

Partia jonë nuk ra në gracka të tilla dhe nuk lejoi të luhej me interesat e popullit ë të atdheut. Ajo veproi me guxim dhe me pjekuri, ndonëse ishte një Parti e re dhe e vogël në numër. Ajo kishte forcën e madhe të popullit që e lindi, besimin në drejtësinë e teorisë së pagabueshme marksiste-leniniste, kishte guximin, mençurinë dhe aftësinë për të mënjanuar në kohën e duhur çdo gabim ose akt tradhtie të personave të veçantë, siç ishte edhe rasti i rëndë i tradhtisë së Mukjes.







III







KËSHILLAT NACIONALÇLIRIMTARË -

PUSHTETI I VETËM NË SHQIPËRI

IV



THEMELET E SHTETIT TË RI





Shpresat që armiqtë mbështetën tek ofensiva e dimrit 1943-1944, për të shkatërruar Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe për të asgjësuar udhëheqjen e saj, «deri kur të çelte gjethi i ri», u thyen përballë qëndresës heroike të popullit dhe të ushtrisë sonë. Fronti, ushtria, këshillat nacionalçlirimtarë né luftë të vështi

rë, né situata të rënda, jo vetëm kishin ruajtur ekzistencën, po qenë kalitur politikisht e ushtarakisht, kishin rritur radhët e tyre, kishin grumbulluar përvojë të çmuar.

Humbje e dëme gjatë kësaj prove të rëndë e të vështirë patëm: ranë né beteja e përleshje të përgjakshme kundër naziballistëve, dimrit e urisë shoqe e shokë trima, na u vranë këshilltarë e aktivistë të njohur të Frontit e të Ushillave nacionalçlirimtarë, u organizuan né qytete masakra të egra si ajo e 4 shkurtit 1944 né Tiranë, por të gjitha këto, kurrsesi nuk dëshmonin për dobësimin, e ca më pak, për disfatën që synonin të na shkaktonin pushtuesit e huaj dhe reaksioni. Përkundrazi populli, komunistët, forcat partizane e kthyen dhimbjen për shokët e rënë në burim force, qëndrese e mobilizimi më të madh dhe iu përgjigjën egërsisë së armikut, me zgjerim e shtrëngim të mëtejshëm të radhëve tona. Ushtria jonë Nacionalçhrimtare, në radhët e së cilës tashmë bënin pjesë disa brigada sulmuese, dhjetëra batalione e çeta të rregullta partizane si dhe dhjetëra çeta e njësi me forca vullnetare anembanë Shqipërisë, e përballoi mësymjen e përgjithshme armike të dimrit me heroizëm të pashoq.

Bile tamam kur mësymja e përgjithshme e armikut ishte në kulmin e vet, kur ngado nazistët dhe reaksioni ballist e legalist trumbetonin zhdukjen e Lëvizjes sonë Nacionalçlirimtare, formacioneve të mëparshme luftarake të ushtrisë sonë u shtoheshin edhe tri njësi të tjera të mëdha, brigadat V, VI e VII sulmuese, të formuara në muajt e parë të vitit 1944, si dhe shumë batalione e çeta të tjera. U provua përfundimisht se Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte e pamposhtur dhe e pathyeshme. Mbi të gjitha gjatë kësaj periudhe ishte rritur e kalitur më tej Partia jonë Komuniste, shtabi udhëheqës i luftës dhe i revolucionit. Ajo kishte funksionuar, kishte drejtuar e organizuar, kishte luftuar e udhëhequr me heroizëm, me pjekuri, me trimëri.

Kështu, pranvera e vitit të fundit të luftës, na gjente më të fortë. Do të kalonte fare pak kohë dhe më 5 prill Shtabi i Përgjithshëm do të lëshonte urdhrin e ditës për kalimin në mësymje të njësive partizane, duke u djegur kartat në duar gjermanëve e reaksionit që kishin planifikuar një mësymje tjetër gjatë muajit prill.

Në të vërtetë kishte ardhur pasti të hidheshim në një «mësymje» më të përgjithshme e më të madhe në të gjitha drejtimet e fushat.





1. Në prag të ngjarjeve historike



Menjëherë pasi dolëm nga rrethimi i dimrit, preokupimi më i madh i çastit ishte të instaloheshim në një bazë të sigurt, të vendosnim lidhjet me organizátat e Partisë, me pushtetin në bazë, me repartet e ushtrisë kudo ku ishin dhe të intensifikonim punën. Fillimisht qëndruam pak kohë në Panarit, një fshat i madh i Korçës, në kufi me Skraparin, i Iidhur me Partinë dhe me Luftën Nacionalçlirimtare. Né Panarit në atë kohë funksiononte kursi i Partisë, e para shkollë partie jona, ku kuadro të Partisë e të Luftës Nacionalçlirimtare përgatiteshin ideologjikisht e politikisht, studionin .literaturë marksiste-leniniste, njiheshin me parimet dbe me normat e ndërtimit, të organizimit e të funksionimit të partisë së klasës punëtore të tipit leninist, siç ishte edhe Partia jonë. Qëndruam disa ditë né këtë fshat, u çlodhëm, u njohëm në .vija të përgjithshme me ç'kishte ndodhur gjatë rrethimit tonë, me veprimtarinë e shokëve, u takuam e biseduam edhe me kursantët e ..pedagogët» e kursit të Partisë etj. Né Panarit kishim të gjitha kushtet për punë dhe fillimisht rnenduam të qëndronim aty, por, siç thashë, ky ishte një fshat i madh, të cilin e lakmonin shumë si gjermanët, ashtu edhe «trimat» e Ballit Kombëtar. Veç kësaj, pozita gjeografike e bënte Panaritin një objektiv që mund të kapej lehtë, bile në mënyrë të papritur nga armiku. Dhe këtu nuk ishte fjala vetëm për rrezikun që do t'u kërcënohej shokëve të udhëheqjes së Partisë, të Frontit e të Shtabit (që edhe kjo kishte rëndësi të madhe), por edhe se në duart e armikut mund të binin dokumente me rëndësi e sekrete. Ramë, pra, dakord që të mos rrinim në Panarit dhe menduam të kalonim në Skrapar, në fshatin Backë që ndahej nga Panariti vetëm nga Qafa e Martës.

Edhe Backa qe një fshat i madh e i bukur, vendosur në luginën e një përroi, me njerëz të dëgjuar për trimëri, për mikpritje e për krenarinë e tyre. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare Backa qe e tëra me Partinë dhe besoj se s'gaboj po të them se Balli Kombëtar nuk gjeti vend në Backë. Ky fshat, veç të tjerash, qe vendlindja e Riza Kodhelit, shokut tonë të armëve, luftëtarit të guximshëm, birit besnik të Partisë dhe të popullit. Xha Rizai, siç e thërritnim ngaqë ishte i moshuar, kishte filluar të luftonte kundër të huajve që në fillim të shekullit dhe, kur Partia ngriti popullin në luftë për çlirim, ai u bashkua me Partinë dhe me popullin e u bë një nga komandantët trima të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Por, pasi arritëm në Backë dhe dolëm të bënim një shëtitje, diku tej shikoj një grumbull shtëpish të vendosura në një pllajë në faqen e një kodre karshi.

- Ç'fshat është ai atje? - pyes shokët që ishin me mua.

- Është Helmësi, - më përgjigjet një banor riga Backa.

- Është larg që këtej ? - pyeta prapë.

- Ndonjë gjysmë ore më këmbë, - qe përgjigjja.

Më pëlqeu pozicioni ku qe vendosur Helmësi edhe nga fakti që ishte një fshat i vogël, i veçuar:, ku prania jonë nuk do të binte në sy. Ua thashë edhe të tjerëve këto mendime dhe dërguam shokë të shikonin konkretisht gjendjen, mundësinë e strehimit ëtj. Shokët u kthyen të kënaqur nga «inspektimi» dhe na treguan se banorët ishin shprehur të gatshëm të na mbanin e të na strehonin sa të donim, «deri në çlirimin e vendit», siç ishin shprehur.

Kështu qysh të nesërmen u vendosëm në Helmës, një fshat i vogël me 10-12 shtëpi e me plot bahçe me mollë dhe këtu, mes mollëve, hapëm edhe çadrat ku u strehuan një pjesë e shokëve, rojat partizane etj., kurse ne u vendosëm në dy shtëpi dykatëshe, në të vétmet të tilla në këtë fshat. Ndërkohë vendosëm lidhje me korrierë e me radio me terrenin dhe me ushtrinë dhe puna filloi përsëri me intensitet, ashtu siç e kërkonte situata që po zhvillohej e ndryshonte dita-ditës.

Në radhë të parë, gradualisht, shokët u njohën më mirë e më thellë me gjendjen dhe punën e bërë nga Partia, organet e Frontit Nacionalçlirimtar gjatë dimrit të kaluar, me bilancin e luftimeve të njësive të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, me gjendjen aktuale të forcave të saj, të armatimit, të kuadrit etj., etj. Gjithashtu informacionet e raportet që na erdhën nga shokët në terren, na vunë edhe më mirë në korent për situatën politike brenda vendit dhe mbi bazën e gjithë këtyre krijuam një vizion pak a shumë më të plotë edhe për situatën e këshillave nacionalçlirimtarë. Ndonëse ata kishin qëndruar e kishin zhvilluar një veprimtari të dendur, prapëseprapë dallga e reüksionit që goditi mbi ta kishte pasur edhe pasojat e vieta, kishte pasur edhe elementë që qenë lëkundur e thyer, kishte pasur edhe raste kur né fshatra të ndrvshine ata nuk kishin funksionuar. Një ndër masat, e para që u morën né këtë drejtim qe vendimi i Kryesisë sé Këshillit të Përgjithshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të reja të këshillave nacionalglirimtarë.

Ky vendim ishte i domosdoshëm sepse kishte kaluar një periudhë kohe relativisht e gjatë, me ngjarje e situata të vështira, ku ishin vënë né provë për të justifikuar besimin e popullit, të gjithë ata elementë që kishin qenë zgjedhur né këshilla. Por zgjedhjet e reja nuk do të ishin né asnjë mënyrë një ndryshim komplet i përbërjes sé mëparshme të këshillave nacionalçlirimtari;. Populli do të vendoste nëse ky apo ai anëtar i vjetër i këshillit e kishte justifikuar besimin e tij. Né organet e luftës dhe të pushtetit të ri demokratik nuk do të kishin vend tradhtarët, frikacakët e oportunistët.

Gjithashtu u udhëzuan këshillat nacionalçlirimtarë né qarqe që të procedonin me organizimin e konferencave nacionalçlirimtare né qarqe dhe né qytete, atje ku këto nuk ishin bërë pas Konferencës së Labinotit. Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm i kushtonte një kujdes të vegantë këtyre konferencave, të cilat do të ishin shlcolla për të gjithé delegatët nga fshatra, krahina e qytete të Shqipërisë.

Né gjithë këtë periudhë, pra, organet udhëheqëse të Partisë e të Frontit Nacionalglirimtar po bënin një ekzaminim të saktë të situatane dhe, mbi bazën e analizave. po përcaktonin e do të konkretizonin më miri masa ! q ë duheshin marrë né planin politile, organizativ e ushtarak.

Mbi të gjitha ishte e domosdoshme që, krahas forcimit të sulmit mbi hordhitë naziste e bashkëpunëtorët e tvre, të bënim gjithçka duhej që të arrinim në çlirimin e vendit sa më të përgatitur politikisht. Kjo do të thoshte që fitoret e mëdha të arritura t'i konkretizonim e t'i sanksiononim né ligje e né forma të aprovuara nga populli. Kishte ardhur momenti që të konkretizohej parulla e Luftës sonë Nacionalçlirimtare «për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore». Vendime të tilla, që, natyrisht, do t'i diskutonte e do t'i përcaktonte udhëheqja e PKSH dhe Këshilli i Përgjithshëm Antifashist, përfundimisht mund t'i merrte e t'i sanksiononte vetëm një mbledhje e gjerë, një kuvend i madh kombëtar i përfaqësuesve të popullit shqiptar që do të shprehte aspiratat dhe dëshirat e popullit. Kështu lindi nevoja për përgatitjen dhe zhvillimin e Kongresit të Parë Antifashist të Përmetit.

Ky do të ishte një kongres kushtetues që do të ligjësonte pushtetin e këshillave nacionalçlirimtarë, si i vetmi pushtet né Shqipëri dhe, mbi këtë bazë politike, do të hidhte themelet e shtetit të ri demokratik, do të zgjidhte organet legjislative e ekzekutive né bazë të vullnetit të popullit. Né këtë mënyrë do t'u pritej udha manovrane të reaksionit, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe përpjekjeve të imperialistëve anglo-amerikanë për t'i imponuar popullit një regjim sipas dëshirave të tvre dhe një «qeveri» që eventualisht mund të krijonin Vota brenda vendit apo jashtë tij.

Idenë për mbajtjen e Kongresit të Parë Antifashist, pasi e diskutuam dhe e shoshitëm në Byronë Politike, vendosëm t'ia paraqitnim Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, në një mbledhje të organizuar më 15 prill 1944 në Helmës, në një odë të shtëpisë së Mehmet Myslimit, që shërbeu në ata muaj si seli e organeve drejtuese të Partisë e të luftës dhe ku ishin vendosur edhe Ymer Dishnica, doktor Nishani e të tjerë. Unë bashkë me shokë të tjerë kisha zënë vend në shtëpinë e Novruz Bilimanit. Ruaj kujtime të mira për njerëzit e këtyre dy shtëpive që na rrinin në këmbë, si i thonë, të gatshëm për çdo gjë, sidomos për Nurihanin që kujdesej për ne, na bënte bukë e gjellë, e dashur e me fjalë të ëmbla në gojë. Në këtë mbledhje të Kryesisë kishin ardhur pothuajse të gjithë shokët. Mungonin Myslim Peza e Mustafa Xhani, që nuk mund të largoheshin nga fronti i luftës, Nako Spiru e Ollga Plumbi, që ndodheshin në Tiranë ngaqë ishte e vështirë të lëvizje, si dhe Fetah Ekmekçiu, për fatin e të cilit nuk dinim gjë të sigurt. Në emër të udhëheqjes së PKSH e mora fjalën unë për të parashtruar propozimin për thirrjen e Kongresit Antifashist Nacionalçlirimtar.

- Lëvizja jonë Nacionalçlirimtare, - u thashë në esencë shokëve, - është njohur sot në Shqipëri e në gjithë botën si e vetmja fuqi politike e ushtarake që përfaqëson interesat e lartë të kombit shqiptar. E kemi fituar këtë njohje me politikën tonë të drejtë, me luftën heroike të Partisë e të popullit tonë. Tash, në rrethanat e fazës së re, më të lartë, në të cilën ka hyrë Lufta jonë Nacionalçlirimtare, udhëheqja e PKSH ka arritur në konkluzionin se është e domosdoshme të kemi forma më të larta organizative në lëvizjen tonë dhe, më parë se çdo gjë tjetër, të kemi një asamble legjislative dhe një qeveri provizore. Për t'i siguruar këto është e nevojshme të organizohet një kongres i përfaqësuesve të popullit shqiptar, të cilët do të vendosin lirisht për të ardhmen e atdheut, duke transmetuar dëshirën e popullit që i ka zgjedhur. Kongresi do të ketë brenda vendit një efekt të madh politik dhe vendimet e tij populli do t'i brohorasë, se për këto ka luftuar prej katër vjetësh. Gjithashtu, - nënvizova, - jehona e tij do të jetë e madhe edhe jashtë dhe do të influencojë në marrëdhëniet tona me aleatët. Kongresi do t'i japë vendit qeverinë e tij të ligjshme dhe me këtë do t'u jepet fund si manovrave të reaksionit të brendshëm, ashtu edhe punëve nën rrogoz të aleatëve.

Shokët e pritën me entuziazëm fjalën time dhe me diskutimet e tyre aprovuan njëzëri propozimin për thirrjen e Kongresit, si edhe procedurën e zgjedhjes së delegatëve.

Menjëherë pas kësaj filluan përgatitjet konkrete për Kongresin, i cili, siç do të flas më poshtë, u vendos të mbahej në qytetin e Përmetit. Të nesërmen, bashkë me Rezolucionin, këshillave nacionalçlirimtarë të çdo qarku iu dërgua një letër udhëzuese nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, në të cilën tërhiqej vëmendja që delegatët të zgjidheshin nga radhët e militantëve e të luftëtarëve, përfaqësues të vërtetë të popullit, duke mos lejuar të futeshin kontrabandë armiqtë e popullit etj.

Po atë ditë u dërguam një qarkore të posaçme komiteteve qarkore të PKSH, si dhe seksioneve politike të brigadave të UNÇSH lidhur me këtë ngjarje të madhe, ku theksohej rëndësia e këtij Kongresi dhe e vendimeve të tij që do të kishin reperkusione të thella, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Prandaj, në emër të Komitetit Qendror, shokët e Partisë të vinin të gjitha forcat e tyre që të sigurohej suksesi i plotë i Kongresit Antifashist.

Ditët për të gjithë shokët ishin të zëna me punë nga mëngjesi në mbrëmje. Na duhej të merreshim me çështjet korente të Partisë e të pushtetit, të ndiqnim zhvillimin e situatës ushtarake, t'u përgjigjeshim letrave e informacioneve që na sillnin korrierët çdo ditë nga komitetet qarkore, nga këshillat, nga brigadat e batalionet etj. Plus këtyre punëve të përhershme, një mori çështjesh që duheshin zgjidhur e punësh që duheshin bërë na dilnin përpara për përgatitjen e Kongresit Antifashist. Të gjitha këto kërkonin kohë dhe tension mendor e fizik, po atëherë qemë të rinj në moshë, mund të rrinim ditë të tëra duke punuar, bile, harronim edhe të hanim. Po kryesorja ishte se punonim me zemër të lehtë e me shpirt të gëzuar, se shihnim që puna dhe lufta jonë nuk kishin shkuar kot, se ishim të bindur që punonim për një të ardhme të lumtur të atdheut, të popullit.

Ç'është e vërteta, edhe shokë të tjerë, si: Omeri, Medari, Baca përpiqeshin të më lehtësonin dhe kishin marrë përsipër çështjet organizative, si të thuash, -teknike», që po hapnin edhe ato plot telashe.

Ndërkohë përcaktuam në parim se kë mund të thërritnim në Kongres si të ftuar dhe përgatitëm ftesat. Doktor Nishani, si i thonë, kishte përveshur mëngët dhe qe tepër serioz e i preokupuar në punë. Ai merrej personalisht me përgatitjen e ftesave, të «biletave», siç u thoshim atëherë mandateve të delegatëve, të cilat i firmoste në emër të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, verifikonte listat, emrat e plot e plot hollësira të tjera, të cilave Omer Nishani u kushtonte kujdesin e nevojshëm. Po kaq korrekt e skrupuloz isbte edhe doktor Medar Shtylla. Që të dy kishin një edukatë të mrekullueshme pune: atë që e zinin e bënin pastër.

Ndër ftesat e para që dërguam në emër të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtàr qe ajo që iu dërgua Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, vëllezërve tanë me të cilët, veç idealeve të luftës së përbashkët, na lidhte edhe gjuha, gjaku e kombi. Në ftesën e firmosur nga Omer Nishani u shkruanim vëllezërve kosovarë për vendimin me rëndësi të madhe historike që kishim marrë, për thirrjen e një Kongresi

Kombëtar Antifashist, i cili do të shënonte një etapë të re në luftën tonë dhe shprehnim dëshirën që një delegacion i Këshillit dhe i Shtabit kryesor të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit të vinte në këtë Kongres. «Ardhja e këtij delegacioni, - u shkruanim vëllezërve tanë, - do të jetë shenja më e gjallë për Kongresin tonë se si piqen vëllezërit dhe traditat tona të luftës për liri»* *( Kopja e këtij dlolkumentj ruhet në AQP.)

Pritëm deri ditën që do të niste Kongresi përfaqë suesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit, shpresuam se mund të vinin edhe gjatë ditëve kur Kongresi vazhdonte punimet, por më kot. Nuk dimë si rrodhën ngjarjet, po as delegacioni, as përgjigje nuk na erdhi. Në atë kohë të lirë që kishim, kur mblidheshim për pak momente në dhomën ku rrija, apo ku hanim bukën së toku në një mensë të përbashkët, bisedonim për shumë probleme e midis tyre dhe për përgatitjen e Kongresit, për zhvillimin e zgjedhjeve të delegatëve nëpër qarqe e zona, për masat që ishin marrë për ardhjen e tyre etj. Në teknikën që kishim në Lavdar, porositëm të shkruheshin parulla, të përgatiteshin flamuj, të siguroheshin portrete të rilindësve tanë, të heronjve të luftës etj., e midis të gjitha këtyre, nuk harruam që të sigurohej edhe një fotograf.

Shkurt, po merreshin të gjitha masat që gjithçka të ecte si sahat. Ndërkohë bëmë përgatitjen e nevojshme dhe në mesin e majit 1944 thirrëm Plenumin e Komitetit Qendror të PKSH, i cili midis problemeve më kryesore, diskutoi e vendosi për çështje që do të shtroheshin në Kongresin e Përmetit, për vendimet që Partia do të propozonte të merreshin atje etj., duke e konsideruar këtë ngjarje një moment kyç në rrugën për thellimin e fitoreve dhe për perspektivën e zhvillimit të revolucionit që udhëhiqte Partia.

Duke folur për këtë problem themelor, në raportin që i paraqita Plenumit, midis të tjerash, nënvizova:

- Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare dhe proporcionet që ka marrë ajo, gjendja politike e jashtme dhe rrethanat e brendshme sot kërkojnë të marrim vendime me rëndësi dhe të mbledhim një Kongres për të zgjedhur Këshillin Antifashist NacionalçIirimtar që të ketë atributet e një pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, nga ku do të dalë Komiteti Antifashist me atributet e një qeverie provizore.

Duke argumentuar me hollësi arsyet pse duhej thirrur e rëndësinë që do të kishte ky Kongres u tërhoqa edhe një herë vëmendjen shokëve të Plenumit të Komitetit Qendror, se duhej të ishim të gjithë të përgatitur përpara evenimenteve që do të vinin.

- Në situatat që do të krijohen, - theksova, do të na duhet të marrim qëndrime vendimtare. Prandaj ta kemi Partinë të fortë, kuadrot t'i kemi të shëndoshë, të përgatitur politikisht dhe ushtarakisht, të forcojmë e të kalitim unitetin e klasës punëtore dhe të fshatarësisë rreth Partisë Komuniste.

Në mënyrë të veçantë nënvizova dy zhvillime eventuale ndaj të cilave ne duhej të ishim të përgatitur: një zbarkim aleat në Ballkan dhe një largim të shpejtë të forcave naziste nga Shqipëria.

- Detyra jonë është, - u thashë shokëve, - të bëjmë kujdes të madh dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë që aleatët të përzihen në çështjet tona të brendshme. Për këtë një rol me rëndësi do të luajnë vendimet e Kongresit të Përmetit, i cili do t'i japë popullit organet e pushtetit legjislativ e ekzekutiv, do të hedhë themelet e shtetit të ri shqiptar demokratik e popullor. Nga ana tjetër, - vazhdova, - është e nevojshme të zhduket mentaliteti që bie në sy në shumë shokë e partizanë se me shfarosjen e gjermanëve ne i kemi mbaruar gjithë punët dhe na duhet vetëmtë lëmë armët e të kthehemi në shtëpi. T'ua bëjmë të qartë gjithë shokëve e partizanëve se armët nuk do t'i lëshojmë kurrë, jo vetëm kur këmbë armiku të mos mbetet në vendin tonë e populli shqiptar të ketë fituar liritë e plota, por edhe më pas. Shteti i ri që po krijojmë duhet mbrojtur dhe atë do ta mbrojmë ne që po e krijojmë.

Garancia më e madhe për fitoren tonë është uniteti i Partisë. Kemi detyra karshi Partisë, tremi detyra karshi popullit, prandaj t'i përvishemi punës e t'i kryejmë këto detyra deri në një me vendosmëri, duke mos kursyer as jetën tonë.

Gjithë punimet e Plenumit, raporti që mbajta atje në emër të Byrosë së KQ të Partisë, si dhe diskutimet e pjekura e plot entuziazëm të shokëve tregonin se tashmë kishim hyrë në fazën vendimtare të luftës, në periudhën kur Partia dhe populli do të korrnin frytet e luftës disavjeçare. Çlirimi i atdheut qe i afërt, horizonte të reja i hapeshin përpara revolucionit.

Ndërkohë, jo vetëm në Përmet, por në të gjithë vendin përgatitej Kongresi, bëheshin zgjedhjet e delegatëve, merreshin masat për dërgimin e tyre në vendin e duhur. Sipas vendimit të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm në Kongres do të përfaqësoheshin zonat e lira dhe ato që ishin akoma të pushtuara, batalionet dhe brigadat e ushtrisë, Bashkimi i Rinisë Antifashiste dhe Bashkimi i Gruas Shqiptare. Në krahinat e çliruara delegatët për në Kongres do të zgjidheshin demokratikisht me vota të hapura nga populli, kurse në zonat e pushtuara delegatët do të caktoheshin nga këshilli nacionalçlirimtar i qarkut. Në batalionet dhe në brigadal partizane delegatët do të zgjidheshin me votim të hapët në mbledhjen e përgjithshme të luftëtarëve.

Zgjedhjet e delegatëve për në Kongres, në zonat e lira u kthyen në dit¿ të vërteta feste. Në to merrnin pjesë burra, gra, të rifj, të cilëve sipas zonave të banimit, u takonte të 2gjidhnin një numër të caktuar përfaqësuesish të tyre. Kështu mbarë populli i zonave të lira shprehte mendmin e tij për bijtë më të mirë që do të çonin në kuvmdin e madh vullnetin dhe dëshirën, ëndrrat dhe beamin për një të ardhme të lumtur. Kudo mbledhjet ;hvilloheshin të zjarrta, të pjekura dhe në fund konxludonin te delegatë patriotë, të ndershëm që kishin lu'tuar tërë jetën për Shqipërinë, te kuadro të rinj, që i kishte pjekur mendimi dhe Lufta Nacionalçlirimtaje. Por mbi të gjitha, si një fitore e re, e madhe, m'.dis delegatëve kishte edhe gra, të cilat do të çonin n€ Kongres fjalën e tyre, zjarrin e madh të dashurisë fër atdheun, popullin, Partinë.

Në një atmosferë hrejt tjetër, më të heshtur nga pamja e jashtme, por . ,ne të njëjtin entuziazëm shpirtëror, në qytetet dhe zonat e paçliruara, mblidheshin anëtarët e këshillave antifashistë të qarkut për të caktuar cilët do të ish.n delegatët që do t'i përfaqësonin në Kongres. Ñjë nga një ata shkonin, duke vigjiluar, në shtëpitë ba2a të luftës dhe aty, pas debatesh të zjarrta, ku mbi të gjitha shkëlqente dashuria dhe respekti për shokët e luftës, caktonin delegatët.

Kështu, zgjedhja e delegatëve u bë në kohë dhe sipas udhëzimeve që u ahanë. Por para delegatëve tanfi dilte një vështirësi e mjdhe, sidomos për ata të zonave të Veriut, të Tiranës, të Korçës etj., ku armiku, i cili ndoshta kishte nuhatur diçka mbi mbajtjen në Shqipërinë e Jugut të një Kuvendi të madh, kishte shtuar rojat e hafijet në postblloqe e në rrugë dhe kishte ndaluar lëvizjen me automjete të njerëzve, pa qenë këto të shoqëruara nga gjermanë. Por asnjë pengesë nuk do t'i ndalte delegatët në rrugën drejt Kongresit. Nën hundën e gjermanëve dhe të spiunëve, duke kapërcyer lumenj e duke çarë në shtigje të reja, pjesa më e madhe e tyre do të mbërrinin në Kongres.

Qyteti ku do të zhvillohej Kongresi u mbajt në sekretin më të madhë në mënyrë që armiku të mos mund të organizonte një goditje masive kundër Përmetit. Vetëm një numër i kufizuar shokësh e dinin vendin ku do të zhvillohej ky eveniment historik. Për dërgimin e delegatëve në Përmet kishim caktuar njerëz që do t'i drejtonin dhe do t'i shoqëronin delegatët nëpër male, repart më repart. Delegatët e krahinave të Jugut do të vinin direkt në Përmet, kurse për Veriun kishim ngarkuar shokët e Tiranës t'i grumbullonin në Pezë dhe që andej t'i shoqëronin për në Jug.

Për të siguruar qetësinë gjatë punimeve të Kongresit kishim diskutuar me kohë dhe, në emër të Shtabit të Përgjithshëm, kisha urdhëruar një numër brigadash e repartesh të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të zinin pozitat strategjike, të bllokonin rrugët që çonin në Përmet me porosinë e prerë: këmbë armiku të mos kalojë në drejtim të qytetit. Kështu kur po afronte koha që do të niste punimet Kongresi, nga Tri Urat e gjer në Berat, Skrapar, Tepelenë, Zagori e Lunxhëri, Kolonjë e Vithkuq, sypafjetur, me armë në dorë zunë pozicionet e zjarrit partizanët e brigadave V, XII, VII e VIII sulmuese. Krahas tyre, në një shtrirje më të gjerë në mbrojtje të Përmetit historik do të vepronin brigada të tjera të ushtrisë sonë. Shokët e Shtabit të Përgjithshëm ishin të bindur se partizanët tanë heroikë do të kryenin me devotshmëri detyrën e lartë që u ishte ngarkuar dhe, me të vërtetë, ashtu ndodhi. Kongresi historik i Përmetit u zhvillua në qetësi të plotë.

Kur çdo gjë ishte gati, u nisëm drejt Përmetit. Koha ishte e mirë, ndihej kudo pranvera dhe dulce zbritur drejt luginës së Vjosës, shikoje në faqe malesh e kodrash shtëpi e kasolle të ngritura në rrëpira. Njerëzit luftonin edhe me gurët për të fituar një copë tokë. Toka e klima e përshtatshme i donte pemët e bimët, por regjimet antipopullore të së kaluarës si në tërë Shqipërinë s'kishin bërë asgjë të mirë për këtÄ vend e për këta njerëz. Bisedonim me shokët se ç’pasuri të mëdha ka vendi ynë, ç'popull të mrekullueshëm kemi, trim, bujar e punëtor, i cili e meritonte të ishte i lumtur.

Përmetin, pas Çlirimit, Partia e ndërtoi që nga themeli dhe e bëri një nga qytetet më të bukura të atdheut, por në majin e vitit 1944 ne e gjetëm të shkatërruar e të djegur. Tri herë me radhë armiku e kishte bërë shkrumb e hi këtë qytet të vogël buzë Vjosës, por, kur ne hymë atje, na emocionuan thellë pritja plot entuziazëm, thirrjet e brohoritjet e njerëzve. Populli i Përmetit ishte i gëzuar që kishte midis tij bijtë e vet, luftëtarët, delegatët, partizanët, të rinj e të reja, të cilët i jepnin qytetit një gjallëri që s'e kishte parë kurrë. Ngjarja e madhe që po zhvillohej, vetë historia e bëri ato ditë Përmetin kryeqytetin e Shqipërisë sé re që po lindte né luftë.

Fakti që Kongresi I Antifashist i popullit shqiptar do të bëhej né Përmet e jo né një vend tjetër nuk ishte rastësi. Kishim vendosur për këtë që né Helmës. Mund të mblidheshim edhe né vende të tjera, por ne zgjodhëm Përmetin për dy arsye kryesore: e para, për t'i treguar popullit se Partia dhe Ushtria Nacionalçlirimtare ishin né kulmin e fitores, se lufta jonë tashmë kishte kaluar né fazën e çlirimit të qyteteve, se fitorja ishte e afërt dhe ne mund të bënim një kongres të tillë të madh dhe me rëndësi historike jo vetëm né mal, por edhe né qytet. Veç kësaj, propozova Përmetin se ai përmblidhte Dangëllinë, Frashërin, ku lindën burrat nga më të shquarit e më të lavdishmit e Rilindjes sonë Kombëtare. Partia i nderonte patriotët e mëdhenj që lindën né tokën e Përmetit, Naimin, Samiun dhe Abdylin, poetin, filozofin dhe politikanin e madh. Për ne ishin të njohura vjershat e Naimit, libri i Samiut «Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhetë», përpjekjet e Abdylit për indipendencën dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Duke nderuar këta rilindës të shquar, luftëtarë të penës dhe të pushkës, ne i tregonim edhe një herë popullit, se bijtë e denjë të tij ishin partizanët, komunistët dhe jo tradhtarët, siç ishin Lumo Skëndoja, Mehdi Frashëri, qofshin këta edhe prej derës sé Frashërllinjve. I tregonim popullit se Partia i (;monte dhe i nderonte traditat patriotike dhe patriotët dhe se trashëgimtarët e tyre ishin populli dhe komunistët e jo tradhtarët dhe të shiturit tek i huaji.

Që kur Partia nisi luftën né krye té popullit, ajo u mbështet né këto tradita té shquara té luftës dhe té heroizmit. Lufta Nacional( lirimtare nuk ishte për ne një hallkë e shkëputur né zinxhirin e betejave që kishte bërë populli ynë për té mbrojtur atdheun, për té siguruar ekzistencën e vet si komb, me gjuhën, kulturën e té gjitha tiparet e veta kombëtare. Ajo ishte vazhdim i tyre, po né një kohë tjetër dhe me një përmbajtje më té lartë. Heronjtë e luftërave té mëparshme ne komunistët, sikurse edhe i gjithë populli, i nderonim dhe e propagandonim veprën e tyre. Kishte edhe ndonjë që nuk ishte dakord me këtë veprim té drejtë té Partisë, po ne këto pikëpamje i goditnim si té dëmshme e té gabuara.

- Ç'na duhen neve Skënderbeu e Naim Frashëri! Feudalë kanë qenë ata! - thoshte Kòçi Xoxe, «ndërgjegjja proletare» e Partisë, i cili, siç do té vërtetohej me vonë, me politikën e tij té egër, sektare e trockiste ishte për shkatërrimin e Frontit.

- Ata, - i thosha unë, - kanë qenë luftëtarë té mëdhenj té Shqipërisë. Emri dhe vepra e tyre do té mbeten né shekuj té shekujve né kujtesën popullore. Ne komunistët jemi vazhdues té veprës sé tyre né kohë té reja.

Sikurse Rilindja jonë Kombëtare evokoi emrin e madh té Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe e bëri simbol té qëndresës e té luftës për Tiri, edhe Partia jonë gjatë Luftës Nacionalçlirimtare evokoi jo vetëm Heroin tonë Kombëtar, por edhe patriotë e burra té tjerë té dëgjuar, si: vëllezërit Frashëri, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rustemin e té tjerë dhe i vuri heroizmin e veprën e tyre né piedestal.

Po le të kthehemi te Përmeti i atyre ditëve të paharruara, le të rikujtojmë Kongresin historik, i cili hapi një epokë të re në historinë e Shqipërisë, epokën e socializmit.



2. Kongresi historik i Përmetit



Gjithmonë e kujtoj me mall Përmetin e majit 1944 me pamjen e tij festive, sallën e Kongresit të zbukuruar, mensën e pastër me tavolina të gjata, shokët që u kërcitnin tytat e armëve kur takoheshin me njëri-tjetrin. Të gjitha këto sfidonin gërmadhat e shkaktuara nga lufta dhe ishin një gëzim i madh që na mbushte zemrat. I shoh shokët, ashtu të rinj, siç kanë qenë atëherë, të gjallë, të qeshur, entuziastë, kujtoj Hysni Kapon, shtyllë e çeliktë e Partisë dhe e Luftës Nacionalçlirimtare, babë Myslimin, luftëtarin trim, të mençur e besnik, Gogo Nushin, fjalëpakë e punëshumë. Kujtoj bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e tjerë të viteve të luftës: Spiro Moisiun, Medar Shtyllën, doktor Nishanin, Esat Dishnicën, Musa Ohrin, Hasan Pulon e shumë e shumë të tjerë që dhanë kontributin e tyre në rrugën e ndritur, ku na udhëhiqte Partia.

Kur kujtoj Përmetin e ditëve heroike, bëhem shumë më i ri se ç'jam sot që po shkruaj këto radhë. Është e natyrshme që kujtesa nuk është aq e freskët, sa të vijnë në mend të gjitha gjërat një për një, por ai Hfluid» i mrekullueshëm i atyre kohëve heroike por të vështira, ai entuziazëm i madh i ditëve të paharruara të Kongresit, ai zjarr që vlonte në zemrat tona, edhe tanfi, me po atë forcë më vlon e më përshkon gjithë trupin dhe e ndiej se jam akoma i ri.

Mbrëmjen dhe natën e 23 majit e kaluam në një atmosferë të gëzueshme. Zienin kënga dhe vallja, bisedat e përzemërta, skeçet luftarake që do të vazhdonin gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të Kongresit e që i shfaqnin partizanët në skena të improvizuara mbi gërmadhat. Bile në Përmet ato ditë u zhvillua edhe java. e artit revolucionar. Këtu, nga aktorët më të mirë partizanë, u krijua grupi teatral dhe fillon edhe historia e teatrit tonë të realizmit socialist.

Darka për delegatët ishte shtruar në një ish-kazermë të armikut, pastruar e rregulluar më së miri, me tryeza të gjata, pjata e gota për secilin. Kishte në ndonjë rast edhe ndonjë kupë raki e ca meze të thjeshta. Çdo drekë kishim nga dy gjellë, bile disa herë provuam edhe hallvë!

Dhe ja, të nesërmen më 24 maj 1944 delegatët e të ftuarit, mes entuziazmit të popullit e të partizanëve, u drejtuan për në sallën historike ku do të zhvillonte punimet Kongresi. Në orën dhjetë hymë në sallë, ne shokët e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Delegatë e të ftuar, pleq e të rinj, partizanë e komandantë, gra, klerikë, patriotë, na pritën me duartrokitje e për minuta të tëra, në këmbë, brohoritnim sé bashku.

Salla ishte e porsalyer me gëlqere. Një flamur i madh i Shqipërisë mbulonte murin përballë, kurse anash tij ishin vendosur portretet e Skënderbeut e të Ismail Qemalit. Një metër mbi tokë, rreth sallës, ishte vendosur, një zinxhir i ndërprerë nga parulla: Vdekje fashizmit - Liri popullit.

Kongresin e hapëm me një minutë heshtje për të rënët në luftë dhe, pas këtij nderimi solemn për ata që kishin dhënë gjakun, rininë, dhe jetën për lirinë e atdheut, Omer Nishani mbajti fjalën e hyrjes. Duke bërë një përmbledhje të shkurtër të përpjekjeve liridashëse të popullit tonë, ai evokoi lëvizjet e popullit shqiptar për të mbrojtur tokën arbërore, theksoi padrejtësit6 që i ishin bërë vendit tonë nga traktatet imperialiste, foli për luftën e popullit për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Veri e në Jug, përmendi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në fjalën e tij doktor Omer Nishani nënvizoi faktin se gjithnjë në momente kyç të historisë së vet populli kishte dërguar në kuvende kombiAare bijtë më të mirë, që të bisedonin e të vendosnin për fatin e atdheut. Kështu kishte ndodhur në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, kështu edhe në Kongresin e Lushnjës më 1920, i cili mori vendime për ruajtjen dhe për forcimin e pavarësisë së Shqipërisë.

- Kështu ndodhi e po ndodh, - theksoi doktor Nishani, - edhe në këto vitet e fundit, kur atdheun tonë e sulmuan dhe e kërcënuan armiq e rreziqe nga më të mëdhatë. Përfaqësuesit e popullit u mblodhën në Pezë për ta vënë luftën në baza të shëndosha, u mblodhën më pas në Labinot për të centralizuar autoritetin e pushtetin që kishim fituar me luftë dhe sot jemi mbledhur këtu në Përmet, për të diskutuar e për të marrë vendime nga më të rëndësishmet e nga më historiket. Se si e qysh tremi arritur në këtë ditë të madhe, se ç'luftë, halle e vështirësi u kapërcyen dhe për vendimet që duhet të marrë ky kuvend i paparë në historinë tonë, - përfundoi doktor Nishani, - fjalën ia jap shokut Enver Hoxha. Në emër të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar ai do të mbajë raportin «Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare».

Kisha marrë pjesë, kisha folur e kisha drejtuar mbledhje e konferenca të rëndësishme të Partisë, të Frontit e të pushtetit katër vjet me radhë; në të gjitha këto, bashkë me sigurinë e vendosmërinë që na jepte forca e Partisë dhe e luftës, kisha ndier edhe emocione të thella, por ndjenjat e emocionet që më përshkuan këtë radhë, ndërsa po bëhesha gati të nisja raportin, ishin të veçanta e që s'do t'i harroj kurrë.

Megjithatë, duartrokitjet dhe ovacionet e gjata të delegatëve, thirrjet e tyre entuziaste e të pandërprera, më dhanë kohë ta mblidhja veten e zëri të buçiste me atë siguri e atë forcë që e kërkonte vetë kjo ngjarje e madhe.

Raporti që mbajta në Kongres është i publikuar,* *( Shih: Enver Hoaha. Vepra, vëll. 2, botim i dytë, f. 299.) prandaj këtu do të përmend vetëm ndonjë fragment e pasazh, që, për momentet kur u mbajt, kishte rëndësi të veçantë.

Kështu, duke folur me hollësi për zhvillimin e situatave e të luftës sonë që nga 7 prilli i vitit 1939 e këtej, për etapat në të cilat kishte ecur kjo luftë, për vështirësitë që qenë kapërcyer etj., një rëndësi të veçantë i kushtova evidencimit dhe theksimit të rolit historik të Partisë sonë Komuniste si faktori themelor i bashkimit të popullit dhe i fitoreve të Luftës Nacionalçlirimtare.

- Partia Komuniste e Shqipërisë, - deklarova në Kongres, - vuri në shërbim të atdheut e të popullit jetën e anëtarëve të saj dhe çdo gjë që kishte të sajën. Ajo u bë organizuesja dhe udhëheqësja e vërtetë në kryengritjen me armë kundër okupatorit dhe reaksionit më të tërbuar, ajo ka qëndruar kurdoherë në krye të luftës dhe është përpjekur për të bashkuar masat e popullit dhe të gjithë nacionalistët e ndershëm dhe patriotët në një front të përbashkët kundër pushtuesve.

Kjo deklaratë që u prit me brohoritje dhe me entuziazëm, pasqyronte një fakt historik të pakundërshtueshëm. Edhe më parë, gjatë luftës, ne kishim folur për rolin e Partisë Komuniste, për udhëheqjen e saj në Front e në Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe, më e rëndësishmja, e kishim zbatuar këtë në jetë. Por aktualisht kishte rëndësi të madhe afirmimi i Partisë si faktori vendimtar i fitores në një ngjarje të tillë të madhe si Kongresi i Përmetit. Me këtë ne, në parim dhe në praktikë, riafirmonim dhe ruanim edhe në të ardhmen rolin udhëheqës të Partisë.

Më tej në raportin tim fola për përpjekjet e reaksionit për të minuar e për të sabotuar Luftën Nacionalçlirimtare, për të larguar popullin nga Partia dhe nga Fronti. Edhe në këtë pjesë të raportit, tregoja historikisht për format që kishte ndjekur kjo veprimtari armiqësore, për taktikat demagogjike të grupimeve reaksionare e kolaboracioniste nga kuislingët e hapur, si: Kruja, Vërlaci, Bushati e Libohova, te Balli Kombëtar, tek Abaz Kupi e Legaliteti deri te kuislingët e rinj, si: Mehdi Frashëri, Ibrahim Biçaku e të tjerë. Me argumente e fakte në raport provohej tradhtia e tyre. Si një fakt «të freskët» përmendja përpjekjet e reaksionit per t'u futur në aleancë me reaksionin ballkanik, jo vetëm për të mbytur luftën tonë, por edhe për të shitur atdheun te shovinistët e vendeve fqinje.

Ato ditë neve na kishin rënë në dorë dokumente autentike që provonin një gjë të tillë dhe këto ne i

kishim ekspozuar në një kënd të sallës ku bëhej Kongresi. Mes tyre gjendej një letër e firmosur nga «kryetari i Komitetit Qendror» ballist Mithat Frashëri, dërguar renegatit Dhimitër Fallo, me anë të së cilës ky ngarkohej të merrej vesh me anëtarët e tjerë të një «komisioni», i cili do të bisedonte me përfaqësues të reaksionit grek. Ky farë komisioni përbëhej nga Falloja, si përfaqësues i Ballit, Xhavit Leskoviku, përfaqësues i qeverisë kuislinge, Koço Kota i «partisë zogiste», bile na kishin gjetur edhe «përfaqësues të Kosovës»! Mes dokumenteve të kapura gjendej pasaporta, e marrë taze nga qeveritarët kuislingë, një letër rekomandimi e firmosur nga «ministri i Jashtëm» Bahri Omari për «qeverinë mike» si dhe një letër ku përcaktoheshin 8 a 9 «pika», mbi të cilat do të arrihej -marrëveshja» me reaksionarët grekë. Sipas këtyre «pikave», Balli Kombëtar, veç të tjerash, pranonte që forcat e armatosura shqiptare të shkriheshin me forcat reaksionare greke në një ushtri të përbashkët të komanduar nga grekët, e cila do të përdorej për të shtypur lëvizjet nacionalçlirimtare në Shqipëri e në Greqi. J o vetëm kaq, por këta tradhtarë ishin treguar 1ë gatshëm të nënshkruanin një akord me qeverinë greke rë Kajro që t'i jepnin Greqisë të ashtuquajturin Vorio Epir, ta futnin vendin tonë në suazën e mbretë risë greke, me të drejta «autonome», pra, ta shitnin atdheun te shovinistët grekë!* *( Këto dokumente ruhen në AQP.)

Por edhe kjo «kartë», si gjithë të tjerat, iu dogj në dorë reaksionit. Dhe iu dogj jo vetëm sepse ne e zbuluam në kohë tregtinë e tyre të ndyrë me fatet e atdheut, por sepse tashmë lodra të tilla nuk kishin mË vlerë. Ato nuk mund ta kthenin nga rruga një populi që ishte ngritur në këmbë dhe kishte në udhëheqje Partinë e vet Komuniste. Dhimitër Fallos, si tradhtar e kriminel, i dhamë menjëherë dënimin e merituar dhe e ekzekutuam në mes të Korçës për hidhërimin e madh të kuislingëve e të reaksionit, që i mbushën muret e Korçës me afishe për vrasjen e tij dhe urdhëruan që varrimi t'i bëhej me «solemnitet madhështor» e «me shpenzimet e bashkisë». Më pas, pas Çlìrimit, dhanë llogari edhe Xhavit Leskoviku dhe ish-kryeministri zogist Koço Kota, të cilin njerëzit tanë e gjetën atje ku ishte fshehur dhe të dy së bashku, bashkë me të tjerë kriminelë, i çuam në bankën e të akuzuarve, në gjyqin e popullit.

Pas ekspozesë që i bëra luftës sonë kundër okupatorëve dhe tradhtarëve, në raport trajtoja çështjen e masave dhe vendimeve të domosdoshme për çlirimin dhe të ardhmen e vendit, në dritën e evenimenteve të jashtme e ndërkombëtare.

- Situata e sotme është e tillë që populli ynë, i cili ka vuajtur, ka sakrifikuar e ka derdhur gjak, të ketë një sistem shtetëror, i cili do të sigurojë lirinë dhe demokracinë e vërtetë, - theksova në mes të tjerash në raport dhe, në këtë kuadër, parashtroja de tyrat që duhej të zgjidhte Kongresi historik i Përmetit.

- Delegatëve të këtij Kongresi, të zgjedhur nga vullneti sovran i popullit dhe që përfaqësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë sonë, - thashë për këtë çështje, - u bie barra të marrin masat e duhura për zhvillimin e luftës deri në fitore dhe për të siguruar të ardhmen e atdheut. Kongresit tonë i ngarkohet të krijojë organe të tilla politike, legjislative dhe ekzekutive, të cilat do të jenë në gjendje të kapërcejnë çdo pengesë që do t'u dalë përpara, do të përfaqësojnë ashtu siç duhet popullin shqiptar, si brenda edhe jashtë Shqipërisë, dhe do të jenë të afta të ndalojnë çdo tentativë, të bërë nga çdo anë qoftë, që do të ketë për qëllim të pengojë realizimin e dëshirave, për të cilat populli ynë po lufton dhe po derdh kaq gjak në këtë luftë të madhe çlirimtare.

Përfundimin e raportit që mbajta në Kongresin e Përmetit delegatët e pritën me duartrokitje e brohoritje të pareshtura, të cilat ishin shprehje të optimizmit revolucionar, të gëzimit dhe të vendosmërisë për të ecur përpara në rrugën që tregonte Partia.

Të paharruara do të mbeten për mua entuziazmi prekës i delegatëve, fjalët e tyre të zjarrta në diskutime. Përfaqësuesit e popullit flitnin për fitoret e ushtrisë sonë, për pushtetin popullor që vepronte gjallërisht, sillnin fakte të reja për veprimtarinë e reaksionarëve, aprovonin vendimet që propozoheshin. Është pak të thuash se salla qe e elektrizuar. Atmosfera festive dhe entuziazmi i të pranishmëve gjente rastin të shpërthente kur doktor Nishani, në hapje apo gjatë seancave, njoftonte lajmet më të fundit për sukseset e reparteve partizane në frontin e luftës, apo lexonte letrat përshëndetëse që i vinin Kongresit. Mes tyre ishin edhe përshëndetjet e shokëve tanë Baba Faja e Haki Stërmilli që nuk kishin mundur të vinin në këtë kuvend historik.

Për gati dy ditë vazhduan diskutimet rreth raportit. U ngrit edhe Hysni Kapoja, të cilin Partia e kishte ngarkuar me detyrën e komisarit politik të Brigadës V Sulmuese dhe në diskutimin e tij foli për lindjen dhe zgjerimin e luftës së armatosur të popullit shqiptar, dulce theksuar faktin se ishte Partia Komuniste e Shqipërisë ajo që e bashkoi dhe e ngriti popullin në luftë.

- Luftën tonë, - tha mes të tjerash Hysniu, që është një luftë e tipit të ri, që e përgatit popullin dhe e edukon politikisht, ne e nisëm me njësite të vogla dhe kaluam në çeta, batalione e brigada. Formimi i Shtabit të Përgjithshëm e forcoi organizimin tonë dhe ai, qëkurse është krijuar, e ka drejtuar më së miri Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Sot ne kemi 12 brigada dhe do të kemi edhe divizione e korparmata. Fitoret që kemi arritur kanë shtuar besimin e popullit për fitore dhe për një qeveri demokratike e popullore.

Edhe Spiro Moisiu në diskutimin e vet foli për Ushtrinë Nacionalçlirimtare, vuri në dukje organizimin e saj, pajisjet dhe armatimin, të cilin e siguronin vetëm dulce ia rrëmbyer armikut, sepse «ndihma» e aleatëve kishte qenë një hiç. Spiro Moisiu u solli delegatëve edhe një fakt që dëshmonte për rritjen e forcës goditëse të luftës sonë, por edhe për qëndrimin e vendosur parimor të Partisë, kundër çdo kompromisi tradhtar.

- Komanda gjermane, - tha ai, - na dërgoi një aficer dhe na propozoi që Shtabi ynë i Përgjithshëm të dërgonte përfaqësues në Tiranë për të biseduar e për t'u marrë vesh me hitlerianët. Por ne u deklaruam gjermanëve se do të luftojmë derisa të zhduket fashizmi. Ushtria Nacionalçlirimtare ka dalë të luftojë për populi e për liri e do të vazhdojë luftën gjer në fitore, s'ka asnjë kompromis as me okupatorët, as me veglat e tyre. Ne e filluam luftën me besim te populli e ashtu do ta mbarojmë.

Një ligjëratë të zjarrtë për traditat përparimtare e përpjekjet e pareshtura të popullit tonë për liri e drejtësi popullore mbajti doktor Medar Shtylla. Ai theksoi të drejtën e popullit për të vendosur vetë për fatin e tij, të drejtë, që e kishte fituar me grykën e armëve.

Pikërisht këto tradita të mrekullueshme Partia jonë Komuniste, në luftë e sipër, i zhvilloi dhe u dha përmbajtje të re. Bashkimi luftarak i popullit, i edukuar e i kalitur nga Partia, me shembullin e komunistëve, garantonte lirinë. Në këto lidhje të shumanshme të popullit me Partinë, qëndronte forca jonë.

- Ne luftuam okupatorë e tradhtarë me sa mundëm, - u ngrit e foli Myslim Peza. - Na kanë vra, na kanë djegë, por askush nuk tha «e ka keq Partia», pse e dinë se rruga e luftës është rruga e drejtë e popullit, rruga e Partisë është edhe e Babës. Ne e filluam pa qenë të organizum, Partia na bashkoi e na organizoi. Populli i Pezës u ka hapë dyert natën e ditën të rinjve, djemve e vajzave. Të gjithë më thonë «Babë». Pse më thërrasin kështu? E kam dashë popullin ose jo, këtë mund ta thoni ju.

Shpërthyen duartrokitjet:

- E ke dashur! Rroftë Baba!

Ishte një gëzim e krenari e veçantë të shikoje gjithë këta burra, disa me thinja e të tjerë në moshë mesatare, në mes shumicës që ishin të rinj e të reja, por që të gjithë fati i vatanit i kishte ngritur në luftë, i kishte bërë një. Kongresi ishte shprehja më e gjallë e këtij bashkimi të fuqishëm që kishte krijuar Partia.

- Ky Kongres përfaqëson gjithë popullin shqiptar, - tha në diskutimin e tij Haxhi Lleshi, - prandaj të gjithë do t'i njohin vendimet e tij, do ta njohin qeverinë e re, se është qeveri e tyre. Misioni anglez, - tha më poshtë, - ka ndihmuar reaksionin. Ne do t'i quajmë edhe ata reaksionarë, se ne jemi aleatë me popujt, por jo me ata që ndihmojnë reaksionin. Në Dibër, Mat e Lumë ka çeta e batalione partizane që luftojnë okupatorë e reaksionarë dhe këto çeta i mban populli se e di që luftojnë për lirinë e tij. Kurse Radio Londra më shumë përmend emra të reaksionarëve sikur janë këta që luftojnë. Ne i themi Radio Londrës, që ka folur për Ballin Kombëtar sikur ka luftuar, të informohet më mirë. Po kështu anglezët duhet ta dinë mirë se Legaliteti, që ata e përkrahin, nuk përfaqëson asgjë. Populli edhe në Veri, në Dibër, Mat etj. ka urrejtjen më të madhe për Legalitetin e për regjimin e Zogut që vetëm burgje ngrinte, por jo shkolla e spitale. Populli i ka parë me sytë e vet se ata që quhen zogistë plaçkitën Burrelin, por sa për luftë, kurrë nuk kanë luftuar ndonjëherë me okupatorin.

Diskutimi më «i flaktë» kundër Bazit të Canës dhe Legalitetit ishte . . . i Mustafa Gjinishit! Kjo nuk më çuditi. Ne tanimë kishim prova se ai ishte agjent i anglezëve; siç kam shkruar edhe te libri «Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë», kur ne u nisëm nga Helmësi për në Përmet, Mustafa Gjinishi doli i fundit nga shtëpia e xha Mehmetit duke menduar se ne do të ishim me karvanin që kishte kaluar përpara. Sapo dolëm te një kthesë, nga nuk shihej më Helmësi, pamë një ushtar anglez që nxitonte për diku. Na bëri përshtypje shfaqja e papritur dhe nxitimi i anglezit, ndaj vëzhguam me kujdes dhe arritëm të shohim se si ushtari anglez i dorëzoi me shpejtësi Mustafa Gjinishit një letër. Kur i shkuam pranë dhe i kërkuam letrën, Mustafa Gjinishi na tha se nuk e dorëzonte. E shamë rëndë, nuk i lamé gjë pa thënë, por ai vetëm përsëriste: «Bëni çfarë të doni, por letrën nuk jua jap».

«Do të bisedojmë në Përmet», - i thamë agjentit të anglezëve, i cili kishte marrë urdhër nga padroni të sabotonte Kongresin. Por ishte tepër vonë, letra Mustafa Gjinishi ishte djegur një herë e përgjithmonë.

Pikërisht tani, i zënë si miu në dhokan dhe në prag të demaskimit të plotë, ai po mundohej me «ligjëratën e zjarrtë» të kamuflonte misionin që i qe ngarkuar nga padronët e të ruante veten për të ardhmen. U ngrit e tha se Bazi iku në Jugosllavi me dy torba florinj e u kthye me dymbëdhjetë (i dinte mirë këto, se ishte vetë në të njëjtën valle), se Legaliteti është pjellë e Mehdi Frashërit dhe e Gestapos, sepse ata vetë nuk kanë tru të organizojnë, bile tha se Bazi mban anglezë me vete që t'i presë aleatët me lule.

Te toni patetik, thirrjet plot «zemërim» të Gjinishit kundër Bazit e Legalitetit, te -përbetimet» e tij për Partinë Komuniste e veprën e madhe të saj (!), shihja qartë përpjekjet e dëshpëruara të agjentit të fshehtë, për të na hedhur hi syve. Por ishte tepër vonë për të. Tani asnjë taktikë s'kishte më vlerë, veçse nga mënyra të tilla veprimi ne mësuam shumë që né ato vite të vështira, të gjitha këto ishin si një shkollë e vyer për të ardhmen.

Koha do të provonte se edhe të tjerë Gjinishë me «thirrjet» e «besnikërinë» e tyre ndaj «çështjes», me «devotshmërinë» e tepruar gjer né një sektarizëm flagrant, nuk bënin gjë tjetër veçse mundoheshin të fshihnin kthetrat për të fituar besimin e Partisë dhe të popullit, për të zënë vende kyç né Parti e né pushtet dhe që atje, të fshehtë e dinakë, ta bënin më lehtë lodrën e ndyrë të zotërinjve të huaj që i kishin blerë. Por Partisë, syrit dhe vigjilencës sé saj asgjë s'do t'i shpëtonte. Herët a vonë këta do të nxirrnin veshët dhe Partia e populli do t'ua pritnin.

Por këto ishin zëra të vetmuar që situata, lufta, vigjilenca e Partisë ua kishin nxjerrë dhe do t'ua nxirrte kallajin. Delegatët, me diskutimet e tyre të gjalla e të shëndosha, tregonin pozitën e mjerë të elementëve të tillë si Mustafa Gjinishi.

Megjithëqë tash e dinim mirë se nga ç'pozita «kishte gabuar» né Mukje dhe né favor të kujt punonte e «luftonte» Gjinishi, ne jo vetëm e lejuam këtë të merrte pjesë e të diskutonte né Kongresin e Përmetit, por edhe të ruante funksionet që kishte né organet e Frontit e të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Vepruam kështu, si të thuash, për oportunitet politik, veçanërisht për të mos u dhënë shkas e rast aleatëve anglezë që të acaronin qëndrimet ndaj Lëvizjes sonë Nacionalçlirimtare e, sidomos, tash që ne po krijonim Komitetin Antifashist me atributet e një Qeverie Demokratike popullore, e cila, veç të tjerash, do të kërkonte edhe njohjen e mbështetjen nga aleatët.

Diçka më ndryshe qëndronte çështja e Ymer Dishnicës dhe arsyet se pse edhe ky mori pjesë si delegat né Kongresin e Përmetit e u rizgjodh né organe drejtuese të Frontit e të pushtetit.

Për gabimin e rëndë të kapitullimit né Mukje, siç theksova më lart, ne e mënjanuam atë nga udhëheqja e Partisë qysh né shtator 1943, kurse Plenumi i Paré i KQ të Partisë i 15 majit 1944 vendosi zyrtarisht përjashtimin e tij nga funksionet e larta që kishte né Parti. Por, ndërkohë, ai i ruajti funksionet clé kishte né organet drejtuese të Frontit e të pushtetit, mori pjesë né Kongresin e Përmetit, bile u zgjodh e punoi për një kohë edhe né përbërjen e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, si drejtues i dikasterit të Shëndetësisë. Vepruam kështu të nisur nga fakti se Ymer Dishnica ra né gabimin e rëndë të Mukjes, 'si pasojë e pikëpamjeve të tij jo të drejta, i papjekurisë ideopolitike dhe jo i shtyrë nga qëllime e motive agjenturore, siç ndodhi me Mustafa Gjinishin. Nëse Ymer Dishnicën, pra, e çuan né aktin kapitullues të Mukjes butësia mikroborgjeze dhe oportunizmi, Mustafa Gjinishin çoi né atë akt roli agjenturor që i ishte ngarkuar nga Intelixhens Servisi.

Në një nga seancat e Kongresit foli edhe trimi nga Skrapari, Zylyftar Veleshnja. Zylyftarin, i cili para pak kohësh ishte plagosur rëndë né luftë, Kongresi e kishte vendosur né presidium dhe që aty ai u ngrit të fliste i mbështetur pas një shkopi.

- Shokë, - tha, - ju përshëndes me «Vdekje fashizmit!». Jam një katundar i pellgut të Skraparit, verie Demokratike popullore, e cila, veç të tjerash, do të kërkonte edhe njohjen e mbështetjen nga aleatët.

Diçka më ndryshe qëndronte çështja e Ymer Dishnicës dhe arsyet se pse edhe ky mori pjesë si delegat né Kongresin e Përmetit e u rizgjodh né organe drejtuese të Frontit e të pushtetit.

Për gabimin e rëndë të kapitullimit né Mukje, siç theksova më lart, ne e mënjanuam atë nga udhëheqja e Partisë qysh né shtator 1943, kurse Plenumi i Paré i KQ të Partisë i 15 majit 1944 vendosi zyrtarisht përjashtimin e tij nga funksionet e larta që kishte né Parti. Por, ndërkohë, ai i ruajti funksionet clé kishte né organet drejtuese të Frontit e të pushtetit, mori pjesë né Kongresin e Përmetit, bile u zgjodh e punoi për një kohë edhe né përbërjen e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, si drejtues i dikasterit të Shëndetësisë. Vepruam kështu të nisur nga fakti se Ymer Dishnica ra né gabimin e rëndë të Mukjes, 'si pasojë e pikëpamjeve të tij jo të drejta, i papjekurisë ideopolitike dhe jo i shtyrë nga qëllime e motive agjenturore, siç ndodhi me Mustafa Gjinishin. Nëse Ymer Dishnicën, pra, e çuan né aktin kapitullues të Mukjes butësia mikroborgjeze dhe oportunizmi, Mustafa Gjinishin

çoi né atë akt roli agjenturor që i ishte ngarkuar nga Intelixhens Servisi.

Në një nga seancat e Kongresit foli edhe trimi nga Skrapari, Zylyftar Veleshnja. Zylyftarin, i cili para pak kohësh ishte plagosur rëndë né luftë, Kongresi e kishte vendosur né presidium dhe që aty ai u ngrit të fliste i mbështetur pas një shkopi.

- Shokë, - tha, - ju përshëndes me «Vdekje fashizmit!». Jam një katundar i pellgut të Skraparit, besimin që kishte ai te Partia Komuniste; e luta të më tregonte për luftimet ku kishte marrë pjesë, po këtu Zylyftari qe fjalëpaktë. E pyeta si e kishte këmbën dhe e këshillova:

- Duhet të kujdesesh edhe për vete, të mjekohesh.

- Do të më kalojë, - m'u përgjigj Zylyftar Veleshnja. - Vetëm se më vjen keq që ndodhi në këto kohë. Këmba më pengon pak, se mezi lëviz. Ja, në Çorovodë, ku bëmë zgjedhjet e delegatëve, vajta me katër këmbë, hipur në mushkë. Lëre ç'vajti, ishte mbledhur popull i madh, zbritur nga fshatrat. Flitnin a s'flitnin, bilbil fare, bënë vërejtje e rrëzuan dy kandidatë, i ranë pikës. M'u bë zemra mal dhe, sa për këmbën, e ç'ne o, as që më vajti mendja, më dukej se mund të fluturoja e jo të ecja! Kështu më duket edhe tani, prandaj them se do të shërohem.

Më vonë, pas nja dy muajsh, u kujdesëm që bashkë me misionin tonë ushtarak që do të bisedonte me Shtabin Aleat të Mesdheut në Bari, të shkonin për mjekim edhe një grup partizanësh të plagosur rëndë. Midis tyre ishte edhe Zylyftari.

Pas kësaj bisede të parë, u poqa edhe herë të tjera me të dhe bisedova me kënaqësi, se në bisedë ai ishte i shtruar e i këndshëm, bile edhe shakatar i thekur. Na tregoi një ditë një histori e na bëri të qeshnim me lot. Kur kishte qenë i shtruar në spitalin partizan të Zabërzanit, Zylyftari kishte parë edhe atje se si «i plotësonin» anglezët kërkesat tona. Neve na duheshin e u kërkonim armë, barut, si dhe ilaçe, garza apo allçi, anglesët na hidhnin oturakë! Në spitalin partizan ku këta oturakë qenë me shumicë, të plagosurit u kishin vënë me tallje emrin «Çërçill». I përdornin për të hedhur garzat e leckat e ndotura kur ndërronin plagët, ndonjë mbeturinë ushqimore etj. Dhe ja, një ditë në spital na kishte vajtur për të parë të plagosurit një doktor anglez. Në kohën kur ky ecte mes shtretërve, një i plagosur i kishte thënë shoqes që shërbente:

- Më sill pak «Çërçillin».

Anglezi e dëgjoi dhe pyeti doktorin e spitalit, që e shoqëronte:

- Ç'thotë për Cërçillin?

- Thotë se këta na i dërgon Cërçilli, - i qe përgjigjur shkurt doktori.

- Ollrajt, - kishte thënë anglezi, - ollrajt!

Po le t'i lëmë mënjanë «ndihmat bujare» të kryeministrit anglez për spitalet tona partizane, le të kthehemi në seancat e Kongresit të Përmetit. Siç thashë, diskutimet për raportin që mbajta unë vazhduan dy ditë dhe mund të vazhdonin edhe më, sepse të gjithë delegatët donin të merrnin fjalën, të tregonin për luftën në krahinat e tyre, të shprehnin gëzimin dhe besimin te Partia, të aprovonin vendimet historike. Përfaqësuesve të qyteteve, fshatrave e reparteve partizane u dukej se nuk e kryenin mirë porosinë që u kishte dhënë populli e partizanët, po të mos ngriheshin në Kongres e t'i shprehnin me fjalë ato që kishin në zennër.

Salla e priti me simpati diskutimin e një shoku delegat të minoritetit grek në Shqipëri, i cili foli për udhëheqjen e drejtë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, që vëllazëroi e bashkoi popullin, që u dha minoritarëve grekë po ato të drejta si edhe popullit vëlla shqiptar.

- Armët e bashkuara në këtë luftë për Tiri tregojnë për qëllimin e përbashkët, fatin e përbashkët: liria juaj është dhe liria jonë, - tha ai.

Një diskutim të mirë bëri në Kongres Nexhmije, Xhuglini, delegate e Bashkimit të Rinisë Antifashiste. Ajo foli për luftën dhe përpjekjet e rinisë shqiptare, e cila, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, u rrit, u edukua, u bë forcë e madhe në luftën për çlirim. Përmendi dëshmorët e shumtë që rinia i kishte falur qëllimit tonë të shenjtë, shprehu dhimbjen e të gjithë të rinjve e të popullit që mes nesh nuk ishin Qemali, Mistoja, Margarita, Mihali e të tjerë shokë të shtrenjtë të rinisë. Në diskutimin e saj Nexhmija vuri në dukje se qe Partia Komuniste ajo që e udhëhoqi rininë, që i dha idealin për të cilin luftoi.

- Pas apelit të Partisë, - tha ajo, - rinia forcoi luftën në fshat, në qytet e në shkolla, doli në mal dhe kështu u ndez flaka e luftës çlirimtare. Të rinjtëshkollarë dhe studentët !anë shkollat dhe universitetet, jo për t'u bërë kovaçë, siç thotë Lumo Skëndoja, po për të luftuar. Këtu, në Përmet, po vihen bazat e Shqipërisë së re, mbi gë madhat e fshatrave të djegura e fushave të papunuara. Rinia e di ç'kërkon dhe përse ka nevojë populli, prandaj po me hovin e luftës e po me atë dashuri do të punojë për ndërtimin e Shqipërisë demokratike popullore. Rinia ka përpara fytyrën e heronjve të saj dhe ka kujdes të ngrejë sa më lart flamurin për të cilin ata ranë.

Vazhdimi i luftës deri në fitore, zgjedhja e KëshiIlit Nacionalçlirimtar dhe e Komitetit Antifashist e vendimet e tjera me rëndësi kombëtare ishin objekt i diskutimit të shumë delegatëve, të cilët me fjalët e tyre e ngrinin peshë entuziazmin. Një diskutim të tillë, konkret e me gjuhë të thjeshtë mbajti edhe delegati i Vlorës, Hasan Puloja.

- Dita e madhe e 1 Majit, - tha ai, - ishte edhe dita e zgjedhjeve të delegatëve për këtë Kongres. Né Mesaplik më se 500 burra dhe 200 gra me lot gëzimi votuan për përfaqësuesit e vet, se këtij populli për të parën herë iu dha rasti, né sajë të sakrificave e të gjakut të derdhur, të votojë jo nën bajonetën e Taf Kaziut e litarëve të Ahmet Zogut, por lirisht e sipas vullnetit të tij. Nuk po zgjatem këtu, - i ra shkurt ai, - por po them se populli është për luftë dhe më ka ngarkuar të njoftoj Kongresin e Qeverinë e re që do të kërrejmë këtu se Vlora e tërë ka besim te Fronti Nacionalçlirimtar dhe te Partia Komuniste! Më porositën, gjithashtu, të kërkoj nga Qeveria të bëjë ç'të jetë e mundur e të kërkojë ardhjen e një misioni ushtarak sovjetik!

Fjalët e tij të fundit u mbuluan me duartrokitje dhe me thirrjen e delegatëve: «E duam misionin ushtarak sovjetik!».

Kjo ishte një dëshirë jona e vjetër që e kishte burimin né dashurinë tonë për atdheun e kolosëve të revolucionit, Leninit e Stalinit, për vendin e parë socialist, né respektin për Ushtrinë Sovjetike që kishte përballuar me heroizëm sulmin hitlerian dhe tash, e udhëhequr nga arti ushtarak stalinian, po e dërrmonte bishën naziste dhe po e shtynte drejt strofullës sé vet, Gjermanisë. Ardhja e një misioni ushtarak sovjetik do të ishte një gjë e gëzueshme për popullin dhe për ushtrinë tonë. Ne kishim né Shqipëri misionet angleze, po këta qenë miq të paftuar që i pranonim nga halli, nga respekti që duhej të kishim për aleatët, kurse oficerët sovjetikë do të ishin jo miq zyrtarë, por miq të zemrës. Që më paré ne ishim përpjekur të viheshim né lidhje me sovjetikët, u kishim kërkuar dhe jugosllavëve Vi transmetonin komandës sovjetike dëshirën tonë. Na kishin thënë se ishte me rrezik hedhja e tyre me parashutë, se edhe ata e kishin shumë të vështirë të hynin né kontakt me njëri-tjetrin etj., etj. Sidoqoftë, gjatë ditëve që mbahej Kongresi i Përmetit rastësisht një ushtarak sovjetik ndodhej pranë Shtabit tonë të Përgjithshëm dhe ne e kishim ftuar të merrte pjesë né Kongres. Ai shprehu dëshirën të thoshte dy fjalë né përshëndetje të Kongresit dhe ne ia plotësuam.

- Ky Kongres, - tha ai, - edhe një herë i tregon botës se popujt e shtypur nga fashizmi u ngritën né luftë.

Ai foli për shoqërinë sovjetike që s'njeh shtypje e shfrytëzim, për luftën heroike kundër hordhive naziste; pastaj bëri shkurtimisht një pasqyrë të fitoreve të Ushtrisë së Kuqe, e cila ndodhej né portat e Ballkanit.

- Vetëm ata popuj clé luftojnë e ngrenë zërin për liri, - tha duke përfunduar, - vetëm ata meritojnë të rrojnë. Kongresi juaj tregon se populli shqiptar e di se vetëm me luftë fitohet liria.

Pas dy ditë diskutimesh, më 26 maj kaluam né fazën tjetër të punimeve të Kongresit, né zgjedhjen e organeve legjislative dhe ekzekutive të pushtetit tonë popullor. Ky ishte një moment historik me rëndësi vendimtare për fatet e atdheut e të popullit, ishte kurorëzim i luftës së popullit për Tiri e për Shqipërinë popuallore. Kishte ardhur momenti që me vullnetin e popullit shqiptar, të hidheshin themelet e një shteti të ri, i cili do të luftonte për interesat themelorë të masave popullore, të punëtorëve, fshatarëve e të inteligjencies patriote. Këshilli Antifashist, që do të ishte asambleja jonë e parë kushtetuese, dhe komiteti, me kompetencat e një qeverie, nuk do të ishin pjellë e kombinacioneve të kancelarive evropiane, as fantazma të sé kaluarës, që fuqitë imperialiste i mbanin e i subvenciononin për t'i përdorur kundër popujve. Shteti i ri që po ndërtonim kishte mbështetjen dhe besimin e popullit, kishte ushtrinë e vet që luftonte heroikisht dhe sé shpejti do ta shporrte tej armikun, kishte një sistem të tërë organesh që efektivisht e realisht drejtonin e administronin. Organet kryesore të këtij shteti po dilnin nga një kuvend i madh i përfaqësuesve të popullit që vinin nga frontet e luftës.

- M'u ngarkua mua nderi i madh, - e mori fjalën doktor Nishani i emocionuar, - të hap këtë seancë, ndër seancat më historike të këtij Kongresi. Erdhi pasti të zgjedhim Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar, atë këshill, i cili, për rolin dhe funksionet crë do t'i ngarkohen, do të zgjedhë Komitetin Antifashist, të parën Qeveri Demokratike né historinë e Shqipërisë.

Pastaj doktor Nishani u shpjegoi delegatëve procedurën e zgjedhjeve, foli për numrin e anëtarëve të Këshillit etj. Për të përcaktuar kandidaturat që do t'i paraqiteshin Kongresit, u propozua të caktohej një komision me shokë të njohur né luftë e me autoritet.

- Prej sa vetash do të jetë komisioni? - pyeti dikush.

- Është mirë që numri të kufizohet né 10-15 veta, - tha doktor Nishani.

I pari, që nga vendi, me fodullëk, foli Mehmet Shehu, delegat nga Brigada I Sulmuese.

- Unë do të bëj ca propozime që ndoshta mund të pranohen. Unë mendoj që né komision të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e të Shtabit të Përgjithshëm dhe ca nga ne, kallaballëku...

Doza e mendjemadhësisë te ky njeri ishte e për

zier me ndjenjën e pakënaqësisë që bluante përbrenda. Konsiderata që kishte për veten ishte po aq e madhe sa edhe përçmimi e nënvleftësimi ndaj shokëve të tjerë të thjeshtë të Partisë e të luftës, të cilët ai me përbuzje i quante «kallaballëk», pra, një masë amorfe, pa vlera, e destinuar të aprovonte mendimet dhe vendimet e të tjeréve. Mehmet Shehu pretendonte se i ishte ngrënë hak-l, se e kishim lënë né mes të «kallaballëkut», pavarësisht se ishte zgjedhur né plenumin e Komitetit Qendror si kandidat dhe ishte emëruar komandant brigade. Po Mehmet Shehu donte më

shumë, edhe për të kënaqur ambiciet e veta, edhe për të zbatuar porositë e padronëve. Për shprehje të tilla të mendjemadhësisë e për gabime të tjera ato ditë do

të kisha një bisedë të veçantë me të, ku do ta kritikoja ashpër e ai, aty për aty, siç e kishte zakon do të bënte një -autokritikë të fortë». Por të mos e «ndërpresim» zhvillimin e seancës.

Pasi u bënë propozimet e duhura, Omer Nishani pyeti:

- Doni të shtohet lista e komisionit, apo të mbetet me këta që shënuam?

Delegatët ngritën grushtin lart, se kështu votonim, dhe lista u aprovua. Komisioni doli për të hartuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshiait Antifashist Nacionalçlirimtar.

Sa kishim filluar nga pupa për përpilirnin e listës, kur, deri né kthinën ku ishim mbledhur, u dëgjua nga salla një breshëri duartrokitjesh.

Doktor Nishani, i përkulur mbi shkresa, ngriti gjyzlykët me gishtin tregues:

- Ç'po bëhet?

Nakoja, i shkathët, lëvizi nga karrigia ku qe ulur, shkoi për një çast né sallë dhe u kthye sakaq duke qeshur.

- Profesor Sejfullai po i ksehas delegatët me muzën e vet poetike, - tha ai duke u drejtuar nga doktor Nishani, ndoshta pse përdori shprerjen gjirokastrite «ksehas».

- Ne, ne, - ia bëri Omer Nishani dhe vazhduam punën.

Nga Balla vinte zëri impozant i «poetit revolucionar», si e pagëzoi me këtë rast para dëgjues,re Dishnica, pastaj, me një ton tjetër, bënte sqarimet e rastit «shkruar né filan vit», «shkruar né kushtet e emigracionit të gjatë politik» etj., etj. Kishte disa ditë që Sejfullai, dembel klasik, po tregohej aktiv e i papërtuar. Diskutonte, bënte teorira, takohej me delegatë, recitonte, na pyeste né kishim ndonjë detyrë për t'i ngarkuar etj., etj. Dukej qartë se Sejfullai dente të reklamohej me çdo mënyrë si teoricien, si njeri që i njeh punët e shtetit, bile edhe si poet.

Pas gati dy orë diskutimesh komisioni përpiloi një listë me 115 kandidatë, u kthyem né sallë e seanca rifilloi. Doktor Nishani e këndoi listën dy herë me radhë e u dhanë shpjegime për çdo kandidat të propozuar, i cili, nga ana e tij, ngrihej né këmbë dhe «u prezantohej» shokëve. Në përgjithësi të gjitha kandidaturat e propozuara mirëpriteshin nga delegatët dhe kjo ishte e natyrshme, sepse ne kishim pasur parasysh që né Këshill të zgjidheshin patriotë të ndershëm, komunistë ose jo, militantë të Luftës Nacionalçlirimtare që ishin dalluar né punën e luftën e tyre né terren e né ushtri. Megjithatë, ishte e kuptueshme, kishte vend edhe për plotësime. Në përpilimin e listés së kandidatëve kishim pasur parasysh edhe një sërë faktorësh të tjerë si raportin mes shokëve anëtarë partie dhe atyre që nuk ishin të tillë, ndarjen gjeografike, besimet fetare, që edhe ky ishte një kriter që né atë kohë kishte rëndësi. Kështu, për kandidaturat e propozuara nuk pati rezerva esenciale, vetëm se u bënë propozime që né listé të futeshin edhe kandidaturat e disa shokëve të tjerë. Por meqë përbërja e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar nuk mund të zgjerohej pa kufi u vendos që lista si numër të mbetej aq sa ishte dhe të diskutohej nëse ndonjë nga kandidatët mund të zëvendësohej me ndonjë shok tjetër. Dhe me të vërtetë pati edhe ndonjë kandidaturë që u zëvendësua pas argumenteve e arsyeve bindëse që shprehën shokët. Kështu, për shembull, në një rast u ngrit shoku Hysni Kapo dhe tha:

- Për shokun që propozohet s'kam asnjë kundërshtim, e meriton plotësisht që të zgjidhet. Por, duke u nisur nga fakti që edhe ai është ushtarak dhe nga zona që përfaqëson gjer tani janë aprovuar edhe kandidatura të tjera nga ushtria, mendoj që ta zëvendësojmë me një kandidaturë tjetër nga terreni. Thuajse të gjithë u shprehën dakord, kur u hodh Mehmet Shehu e tha:

- Këtu luhet një intrigë! S'më duket e drejtë që pse njëri është ushtarak të mos marrë pjesë në KANÇ!

- Ke ankesë për rastin konkret? - e pytëm. apo e ke në parim?

- Edhe rastin konkret kam parasysh, por kryesorja është në parim, - u përgjigj ai.

- Atëherë e ke gabim, - i thashë. - Nuk dimë sa i njeh ti propozimet dhe a e dëgjove mirië listën që lexoi doktor Nishani, por, siç tha dhe Hysniu, atje janë emrat e shumë shokëve nga ushtria.

Në të vërtetë, që në zgjedhjen e delegatë ve ne e kishim pasur parasysh të vinin në Kongres sa më shumë shokë nga radhët e ushtrisë. Ishte e kuptueshme, me armë në dorë, duke derdhur gjak, ata kishin dhënë një provë të madhe para popullit e atdheut. Delegatët nga ushtria zinin më shumë se 40 për qind të numrit të përgjithshëm. Edhe në listën e kandidatëve për në Këshill kishte, gjithashtu, një raport të mirë midis shokëve të ushtrisë e të terrenit, kështu që «vërejtja» e Mehmet Shehut «në parim» ishte fare pa vend. Hallin, pra, ai e kishte «konkretisht» për kanpd,datura konkrete dhe, kuptohet në radhë të parë e mbi të gjitha synonte e kërkonte që t'i hapte udhë v-e, es për një vend në Komitetin Antifashist.

Pas sqarimeve e diskutimeve u aprovua përbërja e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Këshilli i ri u duartrokit gjatë.

- Tani, - tha doktor Nishani duke mbyllur, seancën. - porositim të gjitnt delegatët e Kongresit të rua¡në konspiracionin për të zgjedhurit qui janë në ilegalitet në zonat ende të pushtuara nga armiku.

Pasi hëngra drekën date biseduar përzemërsissht me miqtë e mi të vjetër. Mila Lakon babë Myslimin, Esat Dishnicën, moasdite filluam mbiedljen e parë të KANÇ-it të ri.

Në këtë mbledhje, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar mori vendime shumë të rëndësishme: mbi funksionet dhe detyrat e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar e të Kryesisë së tij si dhe të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar për ndalimin e kthimit të Zobut në Shqipëri; mbi dhënien e gradave në Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Me kompetencat dhe prerogativat që i ngarkoheshin Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar apo KANÇ-it, siç thirrej shkurtimlsht, ky do të ishte organi më i lartë legjislativ i shtetit të ri shqiptar. Ai ishte asambleja, Kuvendi ynë Popullor i kohës së luftës dhe i muajve të parë të Clirimit, derisa në Shqipëri të bëheshin zgjedhjet e përgjithshme për Asamblenë Kushtetuese, e cila në vazhdim të KANÇ-it do të zgjidhte përfundimisht çështjen e formës së regjimit, do të emëronte Qeverinë e re, do të aprovonte Kushtetutën. Ile vendimin që do të aprovonin përfaqësuesit e popullit në Kongresin e Përmetit përcaktoheshin edhe funksionet e kompetencat e Kryesisë së Këshillit e të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, si organi më i lartë ekzekutiv me të gjitha atributet e një Qeverie popullore provizore.

Në këtë mbledhje të parë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, pas leximit të projektvendinmeve që përmenda, pas diskutimit dhe aprovimit të tyre, u kalua në zgjedhjen e Kryesisë. Pas fiati një orë diskutimesh në komisionin e ngarkuar për caktimin e kandidatëve u përgatit lista prej rreth 30 vetash, të cilën doktor Omer Nishani ua lexoi anëtarëve të KANÇ-it.

- Kjo është lista që propozohet nga komisioni, - tha ai - Ka ndonjë kundërshtim?

Nuk pati vërejtje për shokët e propozuar dhe të gjitha kandidaturat u aprovuan me unanimitet.

- Atëherë, - tha Omer Nishani, - ju lutem të keni parasysh se zgjedhja në Kryesi e katër shokëve të fundit nuk duhet publikuar përderisa ata të lajmërohen, sepse ndodhen në qytete që ende s'janë çliruar. Tani, të mbeten në sallë vetëm shokët që u zgjodhën në Kryesi.

Pas disa minutash, filloi mbledhja e parë e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.

- Tani mund të pini cigare, se jemi të paktë, - na dha leje Omer Nishani, i cili gjatë gjithë seancave të Kongresit e të KANÇ-it e kishte ndaluar kategorikisht duhanin.

Në këtë mbledhje, në të cilën mungonin pesë nga anëtarët e Kryesisë, që s'kishin mundur të vinin në Përmet dhe pikërisht: Baba Faja, Qirjako Hárito, Ollga Plumbi, Gaqo Tashko e Gjergj Kokoshi, zgjodhëm kryetarin e Kryesisë dhe tre nënkryetarë. Kryetar u zgjodh doktor Omer Nishani, nënkryetarë Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo e Koçi Xoxe.

Kishte kaluar ora 8 e mbrëmjes.

Propozimi im u pranua. Dolëm të gjithë së bashku nga salla e mbledhjes dhe ashtu grupe-grupe kaluam nëpër rrugët e qytetit që ishte plot gjallëri nga populli, nga partizanët e delegatët. Shumë njerëz qenë mbledhur në sheshin kryesor, ku jepeshin shfaqje me këngë, me valle, me skeçe të shkruara nga shkrimtarët tanë, të cilët edhe ata punonin e luftonin për çlirimin e Shqipërisë. Po nuk mund të rrinim shumë, ashtu siç dëshironim, mes miqve e shokëve, se, ndonëse ishim në «kohën e lirë», prapë kishim shumë punë për të bërë. Në një nga ato mbrëmje «të lira» thirra edhe Mehmet Shehun të bisedoja me të për disa probleme që kishin dalë në brigadën që komandonte, sidomos për marrëdhëniet e tij me shokë të tjerë të brigadës.

Pak kohë më parë më kishte ardhur një letër nga një kuadër drejtues i Brigadës I Sulmuese, i cili ankohej për qëndrimet nënvleftësuese, përçmuese e despotike që mbante Mehmet Shehu ndaj tij dhe ndaj një numri shokësh të tjerë.

Për këto, si dhe për ndërhyrjet, pakënaqësitë e batutat e çuditshme që lëshonte herë pas bere bile edhe gjatë punimeve të Kongresit, e thirra, pra, në një takim të veçantë dhe i tërhoqa vërejtjen për këto shfaqje të papajtueshme me figurën e një komandanti të një njësie partizane. I fola, mes të tjerash, edhe për raportet midis komandantit e komisarit e për marrëdhëniet e tyre me shokët e tjerë, qofshin këta funksionarë apo jo, duke i shpjeguar edhe dëmin që i sillnin Partisë dhe Luftës Nacionalçlirimtare pikëpamjet e veprimet e tij.

Siç kam shkruar diku më parë, kur ishte si komandant i Brigadës I Sulmuese Mehmet Shehu ishte kritikuar ashpër për veprimet e tij sektare, në kundërshtim me vijën e Partisë, si në Myzeqe, ashtu edhe në Çermenikë gjatë mësymjes së përgjithshme armike të dimrit. Gjithashtu e kishim kritikuar për pikëpamjen e shtrembër e nënvleftësuese që shprehte në një letër në lidhje me caktimin nga Shtabi i Përgjithshëm të një ish-oficeri të lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare në një detyrë ushtarake të rëndësishme. Mehmet Shehu, në kundërshtim me vijën e drejtë që ndiqte Partia jonë ndaj ish-oficerëve të ushtrisë së vjetër me prirje e qëndrime përparimtare e revolucionare, i quante këta me përçmim «zabitë» dhe shprehej kundër ngritjes së tyre në përgjegjësi të ndryshme!

Mehmet Shehu «pranoi» gabimet, bëri «autokritikë» dhe premtoi se të tilla gjëra «nuk do të përsëriteshin më». Më pas më drejtoi edhe një letër, ku më shkruante se e kishte gjithmonë parasysh bisedën që kishim bërë në Përmet. Por nuk do të thahej akoma boja nga kjo letër, kur Mehmet Shehu, në vazhdën e veprimeve të tij agjenturore, do të kundërshtonte urdhrin për kalimin e Divizionit I në Veri, kurse ca më pas, në dhjetor të vitit 1944, në një letër drejtuar Komitetit Qendror të Partisë ose, më saktë, Koçi Xoxes (sepse këtij i adresohej me emër), Mehmet Shehu do të derdhte gjithë vrerin ndaj Partisë sonë, vijës dhe udhëheqjes së saj të shëndoshë, plotësisht në frymën dhe në unison me akuzat që Velimir Stoiniçi, Koçi Xoxe, Sejfulla Malëshova e të tjerë kishin derdhur në Plenumin e Beratit, në nëntor të atij viti. Për të gjitha këto kam shkruar hollësisht gjetkë(Shih: Enver Hoxha. «Titistët» (Shënime historike), f. 548.), këtu dua vetëm të vë në dukje se, veç të tjerash, kjo letër, drejtuar Koçi Xoxes, shpjegon në njëfarë mase edhe arsyen se pse Mehmet Shehu gjatë punimeve të Kongresit të Përmetit, si edhe më pas, ishte aq «i pizmosur» e «nervoz» (në letrën e shkruar me dorën e tij, ankohet se ishte i pakënaqur që nuk iu dha grada e gjeneralit e nuk u caktua në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë sonë!).

Por le të kthehemi përsëri te ditët e zjarrta e të paharruara kur vazhdonte punimet Kongresi.

Pas mbledhjes së parë të Kryesisë së KANÇ-it, të nesërmen në mëngjes, u mblodhëm për të vazhduar punën për caktimin e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, pra, të së parës Qeveri Demokratike të Shqipërisë. Mbledhjen e kryesonte Omer Nishani, i cili u dha fjalën anëtarëve të Kryesisë për të bërë propozimet përkatëse.

I pari u ngrit Ramadan Citaku, i cili propozoi që Komiteti të kishte 11 dikastere: për Punët e Brendshme, për Punët e Jashtme, të Ekonomisë, të Rindërtimit, të Drejtësisë, të Financave, të Shtypit e të Propagandës, të Arsimit, të Shëndetësisë, të Luftës, të Punëve Botore.

- Kisha për të propozuar edhe emra, - tha ai më në fund.

- Dale njëherë të merremi vesh për numrin e dikastereve, - ndërhyri Omer Nishani.

Sigurisht, për çështjet e organizimit të aparatit shtetëror, për Qeverinë etj. kishim biseduar shumë herë që më parë, kishim shkëmbyer mendime e kishim vrarë mendjen, sepse kjo punë për shumicën e shokëve qe terra incognita, pothuajse asnjë nga ne më parë nuk kishte pasur të bënte me këto çështje. Sigurisht, njihnim në përgjithësi ç'ishin organet legjislative e ato ekzekutive, dinim pak a shumë disa aspekte të organizimit shtetëror, strukturën e organeve lokale të pushtetit etj. Kishim lexuar për format e ndryshme të regjimeve në vendet e tjera, për monarkitë, për format e ndryshme të republikave borgjeze, ishim interesuar të dinim sa më shumë sidomos për organizimin e shtetit socialist sovjetik. Kishim mes nesh Omer Nishanin, i cili kishte një kulturë të mirë juridike dhe njëfarë eksperience në punët e administratës shtetërore dhe tek ai drejtoheshim për shumë çështje, e ky, kur i njihte, na jepte udhë, kur ngecte. vriste edhe ai mendjen bashkë me ne. Mendonim se do të na jepnin ndonjë gjë nga eksperienca e Bashkimit Sovjetik Sejfullai e Koço Tashkoja, po këta vetëm teorira të jepnin, sidomos Sejfullai që në këtë drejtim i kishte më të mëdha pretendimet, po që në mjaft raste veç oportunizmit, demonstronte edhe nulitetin e tij.

Mbështeteshim edhe te njëfarë përvoje që kishim grumbulluar gjatë punës për forcimin e centralizimin e këshillave nacionalçlirimtarë. Kjo përvojë ishte shumë e dobishme në bazë, në terren, por, për sa u përket organeve të larta, këtu ishim më të varfër në eksperiencë. Deri atëherë kishim vetëm përvojën e një periudhe të shkurtër, atë të pas Konferencës së Labinotit, ku, si të thuash, kishim bërë një hap përpara, duke i caktuar Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm disa funksione e kompetenca që i jepnin asaj ti paret e një qeverie fillestare; kishim krijuar edhe disa seksione për të drejtuar fusha të ndryshme të veprimtarisë së pushtetit tonë. Por shumë gjëra ende s'i dinim mirë. Për shembull, Baca, në bazë të bisedave e diskutimeve që kishim bërë më parë, propozoi numrïn e dikastereve dhe i emërtoi ato. Po a i kishim menduar mirë dhe a i kishim plotësisht të qarta detyrat dhe funksionet e këtyre dikastereve? Ne mendonim se po, dhe, në përgjithësi, struktura që përcaktuam, me ndonjë modifikim, e justifikoi veten. Po ndodhte që kur ne kujtonim se e kishim zgjidhur këtë problem, ngrihej ndonjë nga shokët e Kryesisë e pyeste:

- Ç'është ky dikaster i Rindërtimit?

- Ky do të merret me rindërtimin e objekteve të shkatërruara nga lufta, - shpjegonte Baca, - me shtëpitë, urat etj.

- Po mirë, po ne kemi edhe një dikaster për Punët Botore, edhe një për Ekonominë, - pyeste një tjetër. - Mos përplasen me njëri-tjetrin?!

E diskutonim përsëri një problem të tillë dhe jo vetëm i përgjigjeshim një pyetjeje a një vërejtjeje, po qartësonim më mirë edhe veten, përcaktonim detyrat e një dikasteri në mënyrë më të plotë e më të qartë. Kështu këto diskutime e debate bëheshin për ne një lloj kursi teorik për organizimin dhe strukturën e shtetit të ri.

Sidomos për punën e emërtimeve të dikastereve «u hëngrëm» për një kohë të gjatë.

- Pse ta quajmë «dikasteri i luftës»? - pyeste Sejfulla Malëshova. - Ne nuk jemi për luftë, prandaj ta quajmë «dikasteri i mbrojtjes popullore», dhe gjeti rast për të na folur për karakterin e luftës sonë sot e në të ardhmen, për politikën e jaashtme të shtetit etj., etj.

- Po mirë atëherë, le ta quajmë diikasteri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare, - u proppozua dhe u aprovua.

Po kështu debate pati a duhej thënë «dikasteri i shtypit e i propagandës» apo i kulturës popullore»,i ekonomisë» apo «i ekonomisë popullore» etj.

Pasi e kapërcyem këtë problem kaluaml në propozimet për përbërjen e Komitetit Antifashist. Një nga shokët propozoi listën e përbërë nga 12 veta, një kryetar i Komitetit, i cili do të ishte i ngarlkuar edhe me drejtimin e dikasterit të Luftës e të Mbrojtjes, një nënkryetar dhe të tjerët anëtarë të Komitetit që do të drejtonin nga një dikaster.

- Ka njeri ndonjë propozim tjetër? - pyeti doktor Nishani.

- Mendoj të kemi dy nënpresidentë të Komitetit, - tha Mustafa Gjinishi. - Propozoj piër major Spiro Moisiun, caktimi i të cilit tingëllon nnirë edhe sepse është ortodoks!

- Spiro Moisiu është komandant i Slhtabit të Përgjithshëm dhe s'mund të marrë edhe kiëtë funksion, - ishim të një mendjeje unë dhe Omerr Nishani.

- Në luftën tonë nuk mund të marrim parasysh a është ortodoks a mysliman ai që propozolhet. Këtu do të nisemi nga kriteri i punës, zotësia, verzdosmëria etj., - u hodh Sejfullai dhe hodhi një herë sytë rreth e rrotull.

Omer Nishani qeshi nën buzë, se e kuptoi që Sejfullai e kishte hallin te kandidatura e tij.

- Mendoj se tani për tanfi s'është nevoja për më shumë se një nënkryetar të Komitetit, - tha ai, -kështu që të mbetemi vetëm me kandidaturën e babë Myslimit.

- E tërheq propozimin tim, - tha Gjinishi.

Pati edhe diskutime të tjera dhe ishte e arsyeshme dhe e nevojshme të diskutohej, se për këtë punë qemë mbledhur, që në Komitet të zgjidhnim shokë nga më të mirët, por edhe të aftë, të zotë, që të ishin në gjendje të drejtonin. Po herë-herë në vërejtjet dhe diskutimet e disa anëtarëve të Kryesisë nxirrnin krye edhe tendenca të shtrembra e prirje personale drejt posteve.

- Pa të shohim pak a shkon dr. Nishani të jetë edhe kryetar i Kryesisë, edhe i ngarkuar me Punët e Jashtme? - ndërhyri Liri Gega dhe menjëherë Koço Tashkoja i mbajti tonin:

- Detyra «i ngarkuar me Punët e Jashtme» mos e lë në dorë të dytë detyrën e Kryesisë së Këshillit?

- Edhe mua më duket se nuk shkojnë të dyja bashkë, - ngriti supet Omer Nishani, modest, por edhe skrupuloz në gështjet juridike.

Në unison me Lirinë dhe Koçon edhe Sejfullai kujtoi se u bë deti kos dhe u hodh në sulm drejt «portofolit» të ministrit të Jashtëm. Kështu u bënë tre kandidatura për këtë portofol dhe secili prej tyre mendonte se ishte vetë rnë i përshtatshmi.

Për të sqaruar se pse ne propozonim kandidaturën e Omer Nishanit ndërhyra edhe unë e u thashë:

- Mendoj se kandidatura e doktor Nishanit, sidomos aktualisht, është e përshtatshme për dikasterin e Punëve të Jashtme. Për momentet në të cilat ndodhet vendi ynë nuk ka ndonj ë të keqe, përkundrazi do të ndikojë mirë në popull fakti që një figurë e tillë e njohur si shoku Omer Nishani, kryetar i Kryesisë së KANÇ-it, të jetë edhe anëtar i Qeverisë.

Po ashtu kishim gjykuar se doktor Nishani, si një personalitet demokrat, i njohur brenda e jashtë, me reputacionin dhe me punën e tij do të shërbente shumë për forcimin e lidhjeve tona me jashtë. Disa vite më pas, më 1947, kur vajta në Bullgari, në krye të një delegacioni qeveritar, për të nënshkruar Traktatin e miqësisë, të bashkëpunimit dhe të ndihmës reciproke në mes RP të Shqipërisë dhe RP të Bullgarisë, gjatë takimeve e bisedave në Sofje e gjetkë me Dimitrovin, mora vesh se edhe ai e njihte dhe e respektonte Omer Nishanin. Dimitrovi kishte njohur mirë edhe Halim Xhelon, po kështu edhe Ali Kelmendin e veprimtarinë e tij, si komunist dhe si anëtar i Kominternit, dhe më shprehu keqardhjen që Aliu kishte vdekur. Unë i fola gjatë për emigracionin e dikurshëm «antizogist» dhe për përpjekjet e Partisë sonë për t'i bindur ata të bashkoheshin në luftë sipas direktivave historike që vetë Dimitrovi kishte dhënë si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Internacionales Komuniste dhe i tregova pastaj se si një pjesë e tyre ranë në batakun e fashizmit. I paharruari Dimitrov më tha: «Vija e Partisë suaj ka qenë e drejtë» dhe plaku u gëzua kur i thashë për Nolin e doktor Nishanin që kishin mbajtur qëndrim të mirë. Për mua ishte gëzim i veçantë që një personalitet i tillë si Dimitrovi e njihte dhe u interesua për doktorin, të cilin ne e kishim atëherë edhe Kryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Kështu, pra, ne këmbëngulëm dhe më në fund u vendos që emri i Omer Nishanit të mbetej në listë, si kandidat për të drejtuar dikasterin e Punëve të Jashtme.

- Atëherë ta vëmë në votë listën një për një dhe en groupe, - e mori fjalën Omer Nishani.

- Një minutë, - u hodh dikush nga të pranishmit. - Si do të quhen shokët anëtarë të Komitetit që do të drejtojnë dikasteret?

Tjetër «telash» ky, tjetër rast për arsyetime të «teoricienëve» tanë! «Do të vazhdojmë edhe ndonjë orë me këtë çështje», mendova me vete, prandaj propozova:

- Të quhen: anëtarë të Komitetit, të ngarkuar me punët e ekonomisë, të arsimit e kështu me radhë.

- I ngarkuar me punë, - rrudhi buzët Sejfullai, - nuk më duket se tingëllon mirë.

- Si propozon ti? - e pyeta.

- Unë do të propozoja «komisar», po kjo do të quhej e majtë, prandaj them të quhen «anëtar i Komitetit për punët. . .». Është pak e gjatë, por e thjeshtë.

- Nuk shoh ndonjë ndryshim nga ajo që propozoi shoku Enver, - tha Ramadan Çitaku.

- Kam një propozim që e di që nuk do të pranohet, - u hodh Nako Spiru. T'i quajmë anëtarët e Komitetit «sekretarë».

- Në Amerikë quhen kështu, - iu ndërsye Sejfullai, kurse Koçi Xoxe, ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, i vuri «vulën».

- Unë do të thosha më mirë «i besuar»!

Më në fund e kaluam edhe këtë problem dhe u vendos që anëtarët e Komitetit të quheshin «të ngarkuar me punë».

Pas kësaj u hodhën në votë kandidaturat një për një dhe lista në tërësi. Me unanimitet u aprovua Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar me këtë përbërje: kryetar dhe i ngarkuar me punët e Luftës e të Mbroj tjes Kombëtare - Enver Hoxha, nënkryetar - Myslim Peza, anëtar i ngarkuar me Punët e Brendshme Haxhi Lleshi, me Punët e Jashtme - doktor Omer Nishani, me punët e Ekonomisë - doktor Diedar Shtylla, me punët e Rindërtimit - Bedri Spahiu, me punët e Drejtësisë - Manol Konomi, me punët e Financave - Ramadan Citaku, me punët e Shtypit e të Propagandës - Sejfulla Malëshova, me punët e Arsimit - Gjergj Kokoshi, me Punët Botore - ing. Spiro Koleka, me punët e Shëndetësisë - doktor Ymer Dishnica.

Të nesërmen, më 28 maj, ishte dita e mbylljes së Kongresit Antifashist të Përmetit. Seanca përfundimtare, ku do të aprovoheshin vendimet historike për popullin shqiptar, u la të zhvillohej pasdite: në mbrëmje delegatët do të festonin bashkë me popullin patriot e mikpritës të Përmetit, do të përshëndeteshin e do të ndaheshin me të, që të nesërmen në mëngjes secili të nisej për atje ku e thërriste detyra ndaj atdheut.

Një atmosferë optimiste dhe e gëzuar zotëronte atë ditë. Ajo ndihej në shtëpitë përmetare, në rrugë, lexohej në fytyrat dhe në sytë e qeshur të shokëve delegatë, komandantë e komisarë, të cilët vinin e na takonin për çështje pune, sillnin raporte e informacione, merrnin urdhra e udhëzime e niseshin të gatshëm në detyrë. Ndërkohë vinin edhe të tjerë, për takime e biseda të lira, vinin miq e shokë për t'u çmallur e për t'u përshëndetur se «ku i dihet, mbase nuk shihemi më». Sikurse edhe shokët e tjerë, edhe unë kisha shumë punë dhe nuk më vinte mirë t'i ndërprisja ato po, kur haoej dera e hynte në dhomë, bie fjala, Hasan Puloia, e më ftonte për një kafe e për një duhan, nuk rzërzitesha se nga kiëto tahime me shokët e dashur e njerëz të mirë të popullit të freskohet mendja, të gëzohet zemra, të shtohet vullneti për punë.

Pasdite, kur hymë në sallë, delegatët, që kishin zënë vend e këndonin grupe-grupe, na pritën me duartrokitje e ovacione për Partinë, për Frontin e për Ushtrinë Nacionalqlirimtare. Nuk pushonin ato për minuta të tëra, sado qui Omer Nishani, edhe vetë i emocionuar, i ftonte delegatët të vendosnin qetësinë. Më në fund, kur u vu elisi «rregulli», doktori shpalli hapjen e seancës dhe i dha fjalën sekretarit të Kryesisë së KANÇ-it për të lexuar projektvendimet që do t'i aprovonte përfundimisht Kongresi. Leximi i projektit, që normalisht nuk do të dente as një orë, zgjati shumë më tepër, se duartrokitjet shpërthenin pas çdo vendimi, bile edhe midis tyre, për nene të veçanta. Si të mos brohoritnin me gjit:hë zemër të dërguarit e këtij populli që kishte luftuar në shekuj për Tiri e drejtësi, kur dëgjonin: «Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vul:lnetit të popullit»! Ata shikonin në to kurorëzimin e! luftës së gjatë e të vështirë, qëllimin për të cilin mijiëra e mijëra shokë të tyre kishin derdhur gjakun, kishin dhënë rininë dhe jetën e tyre. Me unanimitet aprovuan ata edhe vendimin që Ahmet Zogut, satr apit e tradhtarit të popullit shqiptar dhe familjes së tij, t'i ridalohej hyrja në Shqipëri. U lexua ky vendim dhe 0nzer Nishani, që drejtonte seancën, pyeti:

- A e aprovon Korvgresi?

Në sallë këtë herë muk pati duartrckitje. Delegatët e shprehën mendimin e tyre me thirrjet «Poshtë Zogu!» dlie me përplasjce të këmbëve. Njëzëri i aprovoi Kongresi edhe vendi'imet e tjera pI.r mosnjohjen e asnjë qeverie tjetër që mund të formohej brenda ose jashtë vendit, për vazhdimin dhe ashpërsimin e luftës kundër pushtuesve, kuislingëve, Ballit Kombëtar, Legalitetit e çdo grupi tjetër reaksionar. Kongresi, gjithashtu, aprovoi vijën politike të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, shprehu dëshirën që pranë tij të vinin misionet ushtarake të Bashkimit Sovjetik e të SHBA-së. Pastaj Kongresit iu lexuan edhe vendimet e tjera të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar e të Kryesisë së tij, mes të cilave edhe ato për rishikimin e prishjen e të gjitha marrëveshjeve politike e ekonomike skllavëruese të Zogut me vendet e tjera, për funksionet e kompetencat e KANÇ-it e të Kryesisë së tij etj.

Me duartrokitje e ovacione u prit nga delegatët vendimi i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për emërimin dhe përbërjen e Komitetit Antifashist me funksionet e një qeverie provizore.

Kështu, me këto vendime të një rëndësie historike, që hapnin një epokë të re të ndritur në historinë e lashtë të popullit shqiptar, Kongresi Antifashist i Përmetit kreu misionin e tij historik. Me grushtin e tyre të ngritur lart, ashtu siç përshëndetnim njëri-tjetrin në luftë për liri, delegatët vulosën aktet themelore që shënonin lindjen e shtetit të ri shqiptar dhe ravijëzonin konturet e rrugës në të cilën do të ecte Shqipëria në të ardhmen. E gjithë fryma revolucionare e Kongresit të Përmetit, përvoja e Luftës sonë Nacionalçlirimtare, bashkë me vendimet historike që u morën, ishin pasqyruar në Deklaratën e Kongresit, të cilën e lexoi Sami Baholli dhe u përshëndet e u aprovua njëzëri.

Në këtë Deklaratë, e cila shpejt do t'i bëhej e njohur gjithë popullit, sintetizohej lufta e popullit shqiptar që nga 7 prilli 1939, etapat dhe momentet themelore të saj, konstatohej roli antikombëtar e antipopullor i regjimit të Zogut, i qeverisë kuislinge, i tradhtarëve dhe i kolaboracionistëve ballistë, zogistë e të tjerë, vihej me forcë në dukje roli udhëheqës e frymëzues i Partisë Komuniste në Luftën Nacionaliffirimtare. Në analizën e faktorëve të jashtëm, në Deklaratë theksohej lufta e popujve sovjetikë dhe e Ushtrisë së Kuqe nën udhëheqjen e Stalinit si faktori kryesor i fitores së koalicionit antifashist të popujve, vlerësohej drejt lufta e anglo-amerikanëve si dhe ajo e popujve të Ballkanit.

Pas leximit të Deklaratës dhe të disa mesazheve, në mbyllje e mora fjalën unë me cilësinë e kryetarit të Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar.

- Ky Kongres, - thashë mes të tjerash në fjalimin tim të shkurtër, - është një nga sukseset më të mëdha të lëvizjes sonë, është tribuna ku për herë të parë në Shqipëri shfaqen lirisht mendimet dhe dëshirat e popullit, ku u morën vendime me rëndësi për fatin e atdheut tonë, për zhvillimin e luftës dhe për krijimin e një të ardhmeje të lumtur.

Të ndërgjegjshëm për barrën e rëndë që populli shqiptar na ngarkon, - vazhdova më poshtë, - do të vëmë të gjitha forcat tona dhe jetën tonë në shërbim të popullit dhe të atdheut, do t'i qëndrojmë besnikë deri në vdekje vullnetit të popullit tonë për realizimin e një Shqipërie indipendente e demokratike.

Vendimet e këtij Kongresi t'i çojmë menjëherë në popull, bashkë me të të luftojmë që t'i zbatojmë pa kursyer as jetën, të mobilizojmë të gjitha forcat e gjalla të popullit dhe, të bashkuar rreth Këshillit e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar, të hidhemi më me hov në luftë për të shpejtuar çlirimin e popullit tonë!

Pas fjalës sime të gjithë delegatët njëri pas tjetrit vunë nënshkrimin e tyre poshtë vendimeve që ishin përmbledhur në Librin e Kongresit, në atë libër ku, në mënyrë simbolike, kemi vënë firmat sa herë kemi vajtur në Përmet, në përvjetorët e kësaj ngjarjeje të lavdishme.

Kështu u mbyll Kongresi i Përmetit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të epopesë së Luftës sonë Nacionalçlirimtare, një monument i ngritur nga lufta dhe mençuria e Partisë dhe e popullit, një vepër e madhe me rëndësi kolosale për të ardhmen e Shqipërisë.

Në Përmet Shqipëria, e udhëhequr nga Partia e saj heroike Komuniste, u tregoi miqve dhe armiqve se ishte e patundur në rrugën e saj të drejtë. Hesapet nuk bëheshin më si dikur, ato kohë kishin kaluar për të mos u kthyer më kurrë. Historia s'përsëritej më si donin ata: populli ishte bërë zot i fateve të veta.