II
NGA PEZA NË LABINOT
(Shtator 1942 - shtator 1943)
Suksesi që arritëm në Konferencën e Parë Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar na dha krahë. Ishte bërë kështu një hap i madh përpara në arritjen e fitores finale mbi pushtuesit dhe kuislingët. Sidoqoftë, ne ishim plotësisht të ndërgjegjshëm se kishim hapur e hedhur vetëm themelet, kurse tash na duhej që mbi to të ngrinim kështjellën. Përpara kishim luftën e punët më kryesore, më të vështira e më komplekse për të përballuar e për të kryer. Në bazë të vijës së PKSH dhe të mbështetur te programi luftarak që aprovoi Konferenca, popullit, komunistëve dhe patriotëve të vërtetë u duhej, pra, të qindfishonin përpjekjet për ta bërë Frontin Nacionalçlirim tar një forcë të çeliktë goditëse, dhe këshillat nacionalçlirimtarë, organe të vërteta të mobilizimit luftarak, të mbrojtjes dhe të përfaqësimit të popullit kryengritës.
1. Në ballë të luftës
Qysh kur ishim në Pezë ne kishim përcaktuar dhe kishim ndarë detyrat për punën tonë në periudhën e mëvonshme. Unë do të punoja kryesisht në Tiranë ku, veç detyrave në linjën e Partisë (natyrisht kjo s'u tha e s'kishte pse të thuhej në mbledhjen e Këshillit), do të kryeja detyra të ndryshme që i takonin Këshillit Antifashist të zgjedhur në Pezë, do të punoja për organizimin e këshillit nacionalçlirimtar ilegal në kryeqytet dhe, veç këtyre, do të kisha në qendër të vëmendjes edhe punën me inteligjencien; Ymer Dishnica do të punonte me ata nacionalistë që premtonin, por ende nuk ishin lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare; Mustafa Gjinishi kishte në «patronazh•> Shqipërinë e Mesme; Abaz Kupi, po dihet, kishte Krujën e Matin e kështu me radhë. Myslim Peza nuk u ngarkua me dety-ra të veçanta, meqenëse ishte komandant i Qetës së Pezës dhe kjo detyrë, sigurisht, ishte mjaft me përgjegjësi dhe ia vështirësonte lëvizjet.
Të gjithë anëtarët e Këshillit si dhe pjesëmarrësit e tjerë të Konferencës u porositën që, me t'u kthyer në qytetet e në fshatrat e tyre, të fillonin punën për të çuar në popull frymën dhe vendimet e Konferencës së Pezës, të punonin Rezolucionin, të bënin thirrje e të drejtonin punën konkrete për ngritjen e këshillave nacionalçlirimtarë, të njësiteve dhe të çetave partizane. Populli duhej ta kuptonte mirë rëndësinë e Konferencës dhe të mobilizohej për të zbatuar vendimet që ishin marrë në të. Veç kësaj, shokët u porositën që të shtoheshin kontaktet me elementët nacionalistë me influencë, t'u flitej atyre për platformën që kishim aprovuar dhe t'u bëhej thirrje që, mbi bazën e kësaj platforme, të bashkoheshin me të gjithë popullin shqiptar në Luftën Nacionalçlirimtare.
Natyrisht, suksesi i madh që arritëm në Pezë, zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe nisja e punës prej tij, në asnjë mënyrë nuk do të thoshte se tash e tutje me problemet e Frontit e të këshillave nacionalçlirimtarë do të merrej e do të -përgjigjej vetëm Këshilli i Përgjithshëm. Të gjykohej e të veprohej kështu, pra, ta quanim të mbaruar punën tonë për Frontin me ato që u arritën në Pezë e çdo gjë më pas t'ia linim në dorë Këshillit të Përgjithshëm, ky do të ishte nga gabimet më të rënda e më fatale, si për çështjet kardinale të luftës e të popullit, ashtu edhe për vetë fatet e Partisë sonë Komuniste. Kjo jo thjesht për faktin se në përbërjen e Këshrllit, përveç përfaqësuesve të Partisë Komuniste e disa patriotëve të vërtetë e konsekuentë, të tjerët ishin elementë të lëkundur, të pasigurt ose të bashkuar me ne për qëllime të largëta sabotuese. Jo, edhe sikur të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të qenë elementë të sprovuar, konsekuentë e luftëtarë të vërtetë, puna dhe roli i Partisë përsëri duhej patjetër të mbeteshin të pazëvendësueshërn.
Vetëm Partia Komuniste me vijën e saj të drejtë, me programin e saj të qartë, me kombativitetin e të gjithë anëtarëve të saj, me konsekuencën e saj për t'i çuar gjërat gjer në fund, do të bënte të mundur që edhe Këshilli i Përgjithshëm t'i kryente më mirë detyrat e funksionet e tij, edhe Fronti të shtrihej, të zgjerohej e të forcohej në baza sa më të shëndosha, edhe këshillat të krijoheshin e të vepronin siç duhej në gjithë vendin e, për pasojë, vetë lufta të zgjerohej pareshtur, të merrte karakterin e një lufte të vërtetë e të përgjithshme popullore e të kurorëzohej me sukses.
Kjo normë e maksimë e marksizëm-leninizmit për punën e Partisë Komuniste në Front, që të gjente një zbatim të drejtë e konsekuent në kushtet konkrete të vendit tonë, na ngarkonte ne me detyra e me përgjegjësi të shumta.
Është i vërtetë fakti se Konferenca e Pezës e afirmoi rolin udhëheqës të Partisë sonë në Luftën Nacionalçlirimtare, por s'duhet menduar aspak se, pas kësaj, gjithçka ishte zgjidhur përfundimisht. Kishte zona të tëra, sidomos në Veri, ku ende nuk kishte depërtuar sa duhej as programi e fjala jonë për luftën dhe as ishin arritur rezultatet e duhura për bashkimin dhe mobilizimin e popullit. Po ashtu, edhe atje ku suksesi ynë ishte i dukshëm, prapë mbeteshin shtresa e grupe të caktuara që ende s'po i kuptonin rolin e detyrat që kërkonte momenti. Na mbetej, pra, të punonim e të luftonim që emri i Partisë, fjala dhe vepra e anëtarëve të saj të njiheshin kudo, të futeshin kudo e të bënin krejt popullin për vete. Ndryshe, pa luftë konkrete, pa përpjekje të mëdha e të vazhdueshme, roli udhëheqës nuk fitohet. Atë as ta jep, as ta fal kush.
Gjithnjë e kemi përmendur dhe e përmendim si një faktor ndihmës e pozitiv për punën tonë faktin që Partia Komuniste e Shqipërisë ishte e vetmja parti politike që vepronte në Shqipëri. Por, dulce e afirmuar këtë të vërtetë, në asnjë mënyrë s'duhet menduar se roli udhëheqës në luftë, në Front etj., i takonte Partisë sonë e do t'i jepej vetvetiu, meqë s'kishte me kë «të konkurronte», apo meqë ky rol s'kishte se kujt t'i jepej tjetër! Jo, realiteti ka qenë krejt ndryshe, tepër kompleks, i vështirë, me probleme të mëdha.
Vërtet te ne mungonin partitë politike borgjeze të ngjyrave të ndryshme, por ekzistonin lloj-lloj grupesh e grupimesh, rrethe e rryma të ngjyrave e tendencave më të ndryshme, të cilat kishin, kush më shumë e kush më pak, influencat e lidhjet e tyre. Këto grupe e rryma vërtet s'ngriheshin e nuk shpreheshin kundër pushtuesit, por inaktive, jashtë politikës, jashtë veprimit as ishin dhe as i lejonte njeri të ishin. E meqë në tërësi nuk ishin kundër fashizmit, doemos do të ishin kundër nesh, kundër Partisë sonë, kundër programit e vijës së saj për Frontin, për këshillat nacionalçlirimtarë, për luftën etj.
Me të gjithë këta ne duhej të ndesheshim dhe kjo ndeshje bëhej tepër e ndërlikuar për faktin se shumica e këtyre në fillim, ashtu siç nuk dilnin hapur kundër pushtuesit, s'dilnin hapur as kundër nesh, përkundrazi, dredhonin, manovronin.
Të mos harrojmë, gjithashtu, se armiq të mëdhenj në punën tonë ishin e do të mbeteshin prapambetja e injoranca e trashëguar, mentalitetet prapanike, që nga ato feudale e gjer te zakonet borgjeze e, né kuadrin e këtyre, edhe propaganda e ethshme e shumëvjeçare e Zogut dhe e fashizmit kundër komunizmit.
Të gjitha këto grupe, tendenca e mentalitete, pra, qëndronin, krahas fashizmit, përballë Partisë sonë Komuniste si shprehje të partishmërisë borgjeze e feudale. Ndaj, edhe pse ne né punën tonë s'kishim përballë parti të organizuara politike të borgjezisë e të reaksionit, kishim përballë po aq të ashpra e komplekse, po aq minuese, të rrezikshme, dinake interesat klasorë të borgjezisë e të reaksionit, synimet e tyre për ruajtjen e pozitave sunduese, bashkë me mentalitetet dhe prapambetjen e sé kaluarës. E me to dul-ej të ndesheshim, të luftonim, të sqaronim mendjet e zemrat e popullit për ta bërë të ndërgjegjshëm për rrugën e drejtë që duhej ndjekur.
Ishte e domosdoshme që Partia të qindfishonte luftën e përpjekjet, me qëllim që rolin e saj udhëheqës né Front e né këshillat nacionalçlirimtarë jo vetëm ta shtrinte né gjithë vendin, por, kryesorja, ta ruante e ta forconte pareshtur, të mos lejonte né asnjë mënyrë që Via rrëmbenin të tjerët. Ne e dinim mirë dhe e parashikonim se edhe ajo pjesë e reaksionit të brendshëm që ende s'qe afishuar si e tillë, do të organizohej e do të përpiqej t'i shkatërronte Frontin dhe këshillat nacionalçlirimtarë me qëllim që të sabotohej lufta e popullit për Tiri e demokraci. Merret me mend, pra, se ç'katastrofë do të ndodhte né këto situata të reja, sikur Partia jonë, pas Konferencës sé Pezës, ta quante «të kryer» detyrën e saj për Frontin e këshillat dhe, pas kësaj, forcat e veta t'i përqendronte, ta zëmë, vetëm si «forca sulmi» e «veprimi». Me Abaz Kupët e Halim Begetë jo vetëm që s'do t'u nxirrej kurrë kallaji Ali Këlcyrëve me kompani, por, përkundrazi, Balli Kombëtar që do të krijohej me tërë kriminelët dhe afendikojtë e tij, do të merrte frenat né duar dhe Partia do të ndodhej papritur përballë sulmit të organizuar e vdekjeprurës të forcave të fashizmit e të reaksionit.
Qenia e Partisë né udhëheqje ishte e domosdoshme edhe për perspektivat e luftës që po organizonim me pjesëmarrjen e gjerë të masave, të punëtorëve, fshatarëve, rinisë, grave, patriotëve etj. Patriotizmi, shpirti liridashës i popullit tonë kishin qenë e ishin një faktor e forcë e madhe lëvizëse e që luante rol të madh për bashkimin e mobilizimin né luftë, por vetëm kjo tash s'mjaftonte. Duheshin llogaritur edhe elementët e kërkesat e tjera, interesat jetikë të punëtorit e të fshatarit për të ardhmen. Nëse ne do t'i siguronim, pra, se këto pas Clirimit do t'i zgjidhnim drejt e né favor të tyre, pa dyshim bashkimi do të kryhej më shpejt dhe gatishmëria për luftë do të qe më e madhe.
Elementi bazë e themelor që do t'i siguronte masat për një të ardhme të re, ndryshe nga e kaluara, ishte pikërisht qenia e Partisë Komuniste né krye të Frontit e të luftës, roli i saj udhëheqës. Né këtë çështje ne s'lejuam asnjë shkelje apo kompromis, asnjë marrëveshje apo tentativë për ndarje rolesh.
Nuk duhet menduar kurrsesi se kjo ishte një gjë e qartë për të gjithë e se mund të kryhej me lehtësi. Përkundrazi, vështirësitë, pengesat ishin të mëdha, sulmet, akuzat e presionet na vinin nga të gjitha anët. Jo vetëm fashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre, Merlika me kompani, por dhe shumë nga ata që ende rrinin si «mënjanë» e pritnin të «vinte dita» (!), na akuzonin ne, Partinë tonë, ideologjinë tonë me tërë arsenalin antikomunist të përpunuar prej vitesh, Veçanërisht pas fitores që arritëm né Pezë kjo fushatë, antikomuniste -né parim» dhe kundër PKSH né praktikë, mori përmasa të egra. «Gogoli i komunizmit» vërtitej né çdo fjalim të Merlikë tradhtarit, popullit i «qahej halli» se po çoroditej nga ca «të shitur» te Moska e te Stalini, se ne gjoja qenkëshim për prishjen e nderit, të familjes, të fesë, të vëllazërisë, të Shqipërisë etj., etj. !
Kuptohet se pse shpërtheu kjo fushatë: armiqtë tani, më tepër se kurrë i tmerronte fakti që PKSH po bëhej forca kryesore që hap pas hapi po grumbullonte rreth vetes masat, popullin e po i hidhte né luftë. Si rezultat i këtij sulmi antikomunist, pati bile edhe ndonjë nga shokët tanë (s'po flas për pseudopatriotët që ishin plotësisht né një mendje me Merlikën), i cili, si nga presioni antikomunist i reaksionit të hapur e të fshehtë, ashtu edhe nga paqartësia, mungesa e formimit ose nga bagazhe të vjetra oportuniste, «kërkoi» që të mos e afishonim emrin dhe rolin e Partisë Komuniste né masat e né Front, se gjoja kjo sillte dëme e na largonte nga populli, sidomos nga nacionalistët!
- Po si mendoni ju? - e pyeta njërin nga këta elementë. - Të fshehim faktin që Partia jonë Komuniste ekziston, që lufton, që krijoi Frontin, thirri e organizoi Konferencën e Pezës dhe është né ballë të luftës?
- Brendapërbrenda nesh, né linjë partie e te simpatizantët mund t'i përmendim këto, por né ma sat, hëpërhë, jo! - u përgjigj ai. - Të mos u japim armiqve mundësinë të na akuzojnë e të shpifin për ne. Të qëndrojmë brenda Frontit dhe të afishojmë si udhëheqës vetëm Këshillin Antifashist.
E ndjeva se jo vetëm shoku kishte shkuar tepër larg, por edhe shokët e tjerë, megjithëse e kundër,shtuan atë, kishin nevojë për një sqarim e kuptim të thellë e të drejtë të këtij problemi, prandaj vazhdova:
- Në parim një parti komuniste né asnjë rrethanë nuk e fsheh ekzistencën e saj. Ndryshe përse u krijua, përse ekziston? Partia duhet të ruajë e të mbajë të fshehtë nga armiku mënyrën e organizimit të :saj, bazat, dokumentet e brendshme, planet e aksioneve e të veprimeve, por kurrsesi ekzistencën e saj, kurrsesi parullat e saj kryesore për një fazë e moment të caktuar. Parulla jonë kryesore tani është: Luftë kundër pushtuesit e tradhtarëve për çlirimin e vendit! S'ka asnjë arsye pse të fshehim që jemi ne komunistët që e hodhëm të parët, e mbajmë lart dhe e zbatojmë me konsekuencë, me gjakun e shokëve tanë, këtë parullë. Nga kjo parullë lufte tremben fashistët, prej saj largohen tradhtarët, por jo populli, as nacionalistët e vërtetë. Parulla jonë tjetër është bashkimi i gjithë popullit né Frontin Antifashist! Dhe nga kjo s'ka pse largohen as populli, as nacionalistët e vërtetë, përkundrazi, pikërisht se ne kemi né plan të paré këto parulla, ndaj na do e na afrohet populli.
Por s'janë vetëm këto arsyet përse ne duhet të afishojmë emrin dhe veprën e Partisë, - vazhdova më tej. - Shikoni çfarë shpifjesh, çfarë akuzash të ndyra po derdh reaksioni kundër nesh, kundër komunizmit në tërësi. Nëse ne do të tërhiqemi, do të fshihemi, dn të heshtim, vetvetiu u japim armiqve të hapur e të fshehtë satisfaksionin që ëndërrojnë, kurse njerëzit e paqartë i lëmë në mëshirën e akuzave të Musolinit e të Merlikëve. Prandaj me të gjitha mjetet, me të gjitha forcat ne, më tepër se gjer tani, duhet të sqarojmë popullin se ç'është komunizmi e ç'jemi ne komunistët, përse luftojmë, cilat janë qëndrimet tona për atdheun, për familjen, për shoqërinë, për të sotmen e për të ardhmen e vendit.
- Dakord, në populiin e thjeshtë këto kanë efekt, por nacionalistët s'do ta ndiejnë veten të sigurt, - u «mbrojt» e sulmoi prapë shoku. - Mbase duhet të kufizohemi, të paktën për sa i përket popullarizimit të Bashkimit Sovjetik.
- E përse?
- Sepse indirekt ose direkt bëjmë të kuptohet se ne jemi për rendin sovjetik, pra, që tani shprehemi për formën e regjimit të ardhshëm. Kjo është në kundërshtim me platformën e Konferencës së Pezës për këtë pikë.
- S'duhen ngatërruar e stërholluar gjërat! - i thashë. - Të popullarizosh Bashkimin Sovjetik, luftën e madhe që po zhvillon ushtria e lavdishme e Stalinit është tjetër gjë, dhe të kërkosh rendin sovjetik, është gjë tjetër. Si duket, - iu drejtova, - nuk i keni lexuar mirë artikujt që botojmë në «Zërin e popullit». Ne atje, si në gjithë propagandën tonë, as e kemi shtruar dhe as e shtrojmë tani çështjen e rendit që do të vendoset pas Çlirimit. Por Bashkimin Sovjetik, Stalinin, bolshevizmin, i mbrojmë e do t'i mbrojmë hapur, sepse armiqtë i akuzojnë hapur. Ne duhet. të themi të vërtetën për këtë gjë që populli, patriotët ta dinë se përkrah tyre kanë një aleat të fuqishëm, siç është populli sovjetik i udhëhequr nga Stalini. Nga ana tjetër, - vazhdova, - ne vërtet i qëndrojmë konsekuentë platformës së Konferencës së Pezës për Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe ky është qëllimi ynë imediat, por asnjëherë s'duhet të harrojmë se klasat e varfra, punëtorët e fshatarët po ngrihen në këtë luftë për çlirimin e atdheut, por edhe për çlirimin e tyre nga çdo zgjedhë. Se si e kur do të arrihet kjo, është tjetër gjë. Popullit, kur të vijë koha, ne do t'i krijojmë mundësitë që të shprehet vetë lirisht për regjimin që do t'i pëlqejë. Por, si komunistë, si armiq të çdo zgjedhe, ne e kemi për detyrë që në rrugët e duhura, në përshtatje me problemin themelor të momentit, t'i përgatitim e t'i bëjmë të ndërgjegjshme masat për të zgjedhur të ardhmen më të sigurt. Ne nuk u themi atyre tani se do të zhduket prona private e klasat e pasura, si në Bashkimin Sovjetik, por, thjesht, u tregojmë si është ndërtuar jeta në Bashkimin Sovjetik, si jetojnë atje punëtorët, kolkozianët. Nga këto, - përfundova, - s'ka asgjë që del jashtë kuadrit dhe parullave të momentit. Prandaj, Partia jonë, me vijën e saj, me punën konkrete të anëtarëve të saj jo vetëm është e duhet të jetë më aktivja në Front e në luftë, por, më kryesorja, të jetë promotori i Frontit, i luftës, shpirti dhe forca e vërtetë udhëheqëse.
Në të njëjtën kohë ne bënim kujdes të madh dhe goditnim me ashpërsi çdo shfaqje të ekstremizmit e të sektarizmit, çdo kapërcim nga detyrat dhe parullat e momenteve në të cilat ndodheshim. Pasojat e qëndrimeve dhe të veprimeve të tilla, nëse ne do të tregoheshim të butë ndaj bartësve të tyre, do të ishin të hidhura e sabotuese për figurën dhe rolin e Partisë në veçanti, për punën e saj me masat në tërësi.
Për fat të keq, para një rreziku të tillë u ndodh për një moment organizata e Partisë e Tiranës menjëherë pas mbarimit të Konferencës së Pezës. Ishte koha kur Jakomoni, Merlika e reaksioni pseudopatriotik, të tërbuar nga suksesi që ne sapo arritëm në Pezë, po intensifikonin e koordinonin fushatën për të diskredituar Partinë tonë Komuniste, për ta akuzuar atë si «terroriste», «mbjellëse të përçarjes», se gjoja po e «shtynte popullin në një luftë shfarosëse», se po «prishte qetësinë», po «merrte në qafë masat e sidomos rininë» etj., etj.
Tamam në një nga këto ditë më vjen një nga kuadrot e atëhershëm të qarkorit të Tiranës (pak më pas atë, për gabime të rënda, do ta përjashtonim nga Partia), e më thotë se kishin vendosur të kryenin një aksion të madh sabotazhi, si përgjigje ndaj raprezaljeve të fashistëve.
- Në parim dakord, - i thashë. - Konkretisht, cili do të jetë ky aksion?
- Do të hedhim në erë një shkollë, - m'u përgjigj serbes-serbes shoku.
- Shkollë? Në erë? - thuajse thirra i tronditur, por për të parë se gjer ku arrinte puna, shtova me «të qetë»: - Po, po! E cila është kjo shkollë?!
- Është mu në aeroportin e Tiranës dhe ka rëndësi se një pjesë të ambienteve të saj fashistët i kanë kthyer në magazina, - më tha ai dhe po mundohej të më orientonte për pozicionin ku ndodhej shkolla.
- Në asnjë mënyrë! - e ndërpreva. – Përditë po flasim për rëndësinë e aksioneve e të sabotazheve, kurse juve ju paska shkrepur të bëni diçka që është tamam në dëm të çështjes sonë.
- Mund të ketë brenda mbi 100 metra kub dërrasë pishe, dulce llogaritur dhe bankat e dërrasat e zeza, - u përpoq të më mbushte mendjen tjetri. Lëre dëmi material, por përfytyro ç'zjarr e flakë do të shpërthejë! Do të llamburitë Tirana tërë natën dhe në popull kjo do të ketë efekt të madh!
- Po! - i thashë me Troni. - Natën do të ngrihet flaka e dërrasave, kurse në mëngjes do të shpërthejë «flaka» e Merlikëve: «Shih o popull, do të thërrasë tradhtari, ja ç'bëjnë komunistët! Po djegin shkollat e kalamanëve! Shyqyr që u bëmë pengesë ne, fashistët, se ata kishin planifikuar të përvëlonin brenda edhe nxënësit».
- Ajo është shkollë fashiste! - vazhdoi tetri në të tijën.
- E pastaj, mos fashistët do të rrinë të sqarojnë njerëzit se kush mësonte atje?! Ata do të kapen pas faktit që u dogj një shkollë e do të çirren:
«Komunistët janë kundër shkollave, kundër fëmijëve, kundër çdo gjëje të mirë...». E sheh, pra, se ç'aksion të bukur keni planifikuar të bëni! - i thashë dhe, ndërsa po vazhdoja t'i shpjegoja dëmet që do të na sillte një aksion i tillë, pashë se atë s'po e mbante vendi.
- Ç'ke? - i thashë. - S'je dakord?!
Ai heshti pakëz, përpëliti buzët dhe me gjysmë zëri shqiptoi:
- Halli është se njësiti e ka marrë urdhrin. Unë mendova se ju do të ishit dakord dhe ua aprovova planin.
- Vrapo, - i thirra, - aksioni të ndalbhet menjëherë dhe të na raportoni për përfundimin.
Prita me shqetësim, por as ai s'erdhi, as flakë s'pamë të «llamburitnin» natën e Tiranës. Më pas mësuam se aksioni qe bërë dhe kishte përfunCuar për turp: ishte plagosur e kapur njëri nga anëtariét e njësitit e, nga kjo, armiku nisi një valë tjetër- arrestimesh e bastisjesh.
Lidhur me këtë veprim të dëmshëm, afëlrsisht po né atë periudhë, u ndodhëm edhe para një veprimi tjetër të shëmtuar: më njoftojnë se dy-tre sholkë të organizatës sé Tiranës, midis tyre aventurierë e fraksionistë të tillë, si: Biverbruku, Fiqret Sanxh,aktari (e fejuara e aventurierit Agron Corati para se të', bëhej e fejuara dhe gruaja e Mehmet Shehut) etj., g,joja për të na «shpëtuar» nga burgu një shok të sapoairrestuar, rrëmbyen vajzën e vogël të komandantit bë xhandarmërisë sé Tiranës, Man Kukaleshit, dhe i dërguan të atit një pusullkë: «O shokun, o vajzën».
Kur ma thanë këtë hyner, s'desha kurrsei të besoja se një gjë e tillë mund t'i shkonte ndër rrlend një shqiptari, pale një komunisti shqiptar, por sholtët e verifikuan menjëherë dhe më siguruan se veprimi qe kryer.
- Ky është aventurizëm e terrorizëm! -- thirra e brofa né këmbë. - Të lirohet menjëherèì e rrëmbyera, kurse terroristët të vihen para gjylkimit të Partisë. Masa më e vogël, të flaken nga radhët tona! Kjo, nëse kanë vepruar kështu nga budallalláku, nga miopia politike e ideologjike. Por, nëse kanë vepruar për motive të tjera (dhe lkëtu kisha parasysh mundësinë e ndonjë kurthi ose lprovokacioni), gjykimi e dënimi do të jenë ndryshe.
Si rezultat i ndërhyrj(es sonë të menjëhershme ky incident i shëmtuar, i vetimi i llojit edhe né historinë e armiqve tanë të brendslhëm (se me këtë akt s'kishte pse të përlyhej aspak Partia), u mënjanua.
Pak ditë më pas do të mësonim se spiuni kriminel Man Kukaleshi, «kërkesës» ala terroriste të Biverbrukut e të Fiqret San,xhaktarit për «shkëmbim» i qe përgjigjur aty për aty, me një ultimatum ala fashist: «Nëse për kaq orë niuk më lironi vajzën, 10 nga shokët tuaj që kemi arres,tuar do të varen né mes të Tiranës». Dhe për të vërte-tuar se né çështje krimesh fashistët e shërbëtorët e tyre s'i ndanin fjalët nga veprat, qysh atë dìtë u dha urdhri e né qendër të Tiranës nisën të ngriheshin trekëmbëshat e zinj.
Ja, pra, se ç'pasoja të hidhura do të sillte veprimi aventuror që përmencìa, nëse ne s'do ta kishim ndaluar e dënuar rreptë e menjëherë! Jo vetëm do të humbitnim jetën e 10 shokëve, por armiqve do t'u jepej një «shkak» e «argumtnt» i ri, që të shpërthenin një valë tjetër terrori fasllist dhe demagogjie antikomuniste né popull! Megjithatë, edhe pse komplikacionet e mëtejshme u mënjanuan, ne e analizuam thellë e rreptë këtë rast duke theksuar se veprime e tentativa të tilla jo vetëm jan,ë të huaja e të urryera për komunistët, por edhe shurnë dëmprurëse për unitetin e Partisë me popullin. I porositëm të gjitha celulat e njësitet guerile të ishin të matura né veprimet që bënin, ta goditnin pareshtur armikun, Via bënin ditënsa më të zezë, por kurrsesi si t'i tekej e kur t'i tekej njërit apo tjetrit.
- Aksionet që bëjmë tani për tanfi né qytete, u theksova shokëve, - kanë për qëllim edhe ta dëmtojnë e t'ua bëjnë jetën të pasigurt armiqve, por kanë edhe një qëllim tjetër të madh: né to populli të shohë forcën tonë, aftësinë e guximin tonë për t'i dhënë armikut goditje edhe né çerdhet e tij më kryesore. Prandaj, aksionet, atentatet, sabotimet të jenë sa më të studiuara, sa më të matura dhe të përgatiten e të kryhen né mënyrë që të kurorëzohen vetëm me sukses. Ndryshe, pasojat, veçanërisht né popull, do të kenë efekt negativ. Ne s'duhet të lejojmë né asnjë rast që një aksion, sado dëmprurës të jetë për armikun, né të njëjtën kohë t'i japë rast këtij të flasë e të shpifë kundër Partisë sonë dhe vijës sé saj.
Këto dy veprime të dëmshme që pasuan njëri-tjetrin brenda një periudhe shumë të shkurtër, si dhe fakti që po né këto momente armiku mundi të kapte disa shokë të organizatës sé Partisë e të Rinisë Komuniste né Tiranë, jo vetëm që na penguan né punën e saponisur për zbatimin e vendimeve të Konferencës sé Pezës, por, siq thashë, na krijuan një moment të rëndë e të mbarsur me rreziqe. Ishte e nevojshme të kapërcehej menjëherë kjo gjendje e papëlqyeshme, të evitohej qdo pasojë e dëmshme dhe të gjallërohej e të shëndoshej më tej puna e Partisë né të gjitha drejtimet.
Né një mbledhje të Komitetit Qarkor të Tiranës që organizuam ato ditë e ku diskutuam detyrat që na dilnin për zbatimin e platformës sé Konferencës sé Pezës, shtruam me forcë edhe problemet që na kishin lindur dhe u bënë kritika të rrepta e u morën masat e duhura ndaj atyre që kishin gabuar*.*( Né këtë mbledhje, veç të tjerash, u vendos. që Agron Çorati, Biverbruku, Fiqret Sanxhaktari të përjashtoheshin nga Partia, si elementë grupashë e fraksionistë, si dhe për pikëpamjet e veprimet aventuriere e terroriste që kishin manifestuar. (Shih edhe: Enver Iioxha. Vepra, vëll. 1, botim i dytë, f. 130.) Për forcimin e punës né qarkor e të krejt punës sé organizatës sé Tiranës, midis të tjerash vendosëm të shkarkohej sekretari organizativ i mëparshëm (pikërisht ai i «aksionit» të dërrasave, por që kishte manifestuar edhe raste të tjera gabimesh e shtrembërimesh) e né vend të tij propozova të zgjidhej shoku e bashkëluftëtari im i paharruar, punëtori komunist i orëve të para, Kozma Nushi. Po ashtu, si anëtar i qarkorit të Partisë, né vend të Misto Mames, i cili kishte rënë heroikisht né fushën e betejës né muajin gusht, u zgjodh sekretarja politike e qarkorit të Rinisë për Tiranën, Nexhmije Xhuglini.
- Ne jemi Parti e veprimit, e aksionit të pandërprerë, - u thashë shokëve, - por güthçka ne e bëjmë me maturi, e llogaritim mirë që të kemi vetëm fitime. Të mos harrojmë se populli i ka sytë te ne. Ai nuk i beson shpifjet e akuzat e Merlikëve e të sahanlëpirësve të tjerë ndaj komunizmit e komunistëve, por merrni me mend se q'efekte negative do të shkaktonte ndonjë veprim ose qëndrim i gabuar nga ana e shokëve tanë. Jo vetëm né radhët tona s'duhet lejuar ásnjë aksion i gabuar, asnjë veprim sektar e terrorist, por té hapim sytë e të ruhemi nga provokatorë e provokacione që mund të kurdisin armiku e agjentët e tij.
I theksova këto, sepse na dukej i çuditshëm e i dyshimtë fakti që, qoftë aksioni i dërrasave, qoftë veprimi i rrëmbyesve të një kalamani, ndodhën njëri pas tjetrit, menjëherë pas Konferencës sé Pezës dhe né kohën kur kishte shpërthyer vala e egër e terrorit dhe demagogjia fashiste kundër Partisë sonë dhe vijës sé saj.
Na duhej, pra, të ishim përherë né veprim, vigjilentë e të matur, për të përballuar problemet e shumta të asaj periudhe e për të bërë që figura e Partisë sonë né popull dhe roli i saj udhëheqës të mbeteshin të pastër, të rriteshin e të forcoheshin përditë si kusht vendimtar për bashkimin e popullit e për mobilizimin e tij né luftë.
Dhe e vërteta është se emri dhe roli i Partisë u rritën pareshtur, duke fituar dashurinë e besimin e masave. Akti heroik i rënies né një betejë të përgjakshme që zgjati 6 orë, i shokëve tanë trima, Vojo Kushit, Sadik Stavalecit e Xhoxhi Martinit, né tetor të atij viti i pikëlloi zemrat tona, por, né të njëjtën kohë, e ngriti më lart né ndërgjegjen e popullit emrin e Partisë e të anëtarëve të saj.
Pikërisht né këto momente e né valën e këtyre ngjarjeve na u desh të punonim për zbatimin e vendimeve të Konferencës sé Pezës. Siç theksova edhe më lart, vëmendjen kryesore ne edhe pas kësaj do ta përqendronim sidomos te klasa punëtore, te fshatarësia dhe te pjesët e tyre përbërëse, gratë e rinia, të cilat përbënin bazën sociale të Frontit, natyrisht, pa l-ë aspak mënjanë edhe punën me nacionalistët, me ektualët etj.
Ne vërtet theksonim se klasa punëtore dhe fshatrësie .ajihnin PKSH si Partinë që shprehte e mbronte interesat e tyre, por né asnjë mënyrë s'duhet menduar se të gjitha kontingjentet e punëtorisë e të fshatarësisë ishin bërë që né ato momente të ndërgjegjshme si për rolin e Partisë, ashtu edhe të Frontit NacionalçIirimtar. Mbetej akoma shumë e shumë për t'u bërë për afrimin dhe aktivizimin e këtyre klasave né Front e né luftë e për këtë ne qemë më se të ndërgjegjshëm.
Veganërisht né drejtim të fshatit e sidomos né disa zona të Veriut, qoftë Fronti, qoftë këshillat nacionalglirimtarë po hynin më me vështirësi e më me zor. Pa dyshim këtu ndikonin bajraktarët dhe influenca e tyre, ndikonin prapambetja e theksuar ekonomiko-shoqërore e kulturore, një sërë mentalitetesh të vjetra etj., etj., por, né të njëjtën kohë, né këtë gjendje ndikonin edhe dobësi të punës sonë e, konkretisht, të qarkorëve e të organizatave të Partisë -që vepronin né ato anë. Komiteti Qendror i Përkohshëm i Partisë, i preokupuar seriozisht për këtë gjendje, disa herë e analizoi punën e vet, të qarkorëve e të të dërguarve né këto zona, dhe dha vazhdimisht orientime e udhëzime për përmirësimin e gjallërimin e punës. Kuptohet, ne as pritnim, as mendonim që gjendja kudo të kthehej né favorin tonë për një muaj apo për gjashtë, por këmbëngulnim që punë të bëhej, të depërtonin kudo komunistët, fjala e Partisë, vendimet e Konferencës sé Pezës e, bashkë me to, krisma e pushkës partizane.
Mbaj mend se né një takim me disa shokë që sapo ishin kthyer nga zonat e Veriut, ndërsa po bisedonim për rezultatet e arritura dhe për vështirësitë që paraqiteshin, njëri na thotë:
- Është e vështirë të merresh vesh për çështje politike me malësorët e zonave të thella. Injoranca e konservatorizmi janë aq të mëdha sa as të dëgjojnë se ç'u thua.
- Pa dyshim, - i thashë, - nëse verri te fshatari për të bërë «politikën e madhe», nëse zëmë dhe e futim në lloj-lloj qorrsokakësh, ai ka të drejtë të mos na dëgjojë, bile të na mbyllë derën. Tërë jetën ia kanë rrangallisur kokën me «politikë të madhe», deputetët, zyrtarët e regjimeve antipopullore, kalemxhinjtë reaksionarë e sharlatanë. Të tillë fshatari as i dëgjon, as ka pse t'i dëgjojë. Por nëse ne i ulemi këmbëkryq në vatër, nëse i flasim hapur e troç për bereqetin, për hallet, për mjerimet, për vatanin e robëruar, për maskarallëqet, për vrasjet, për grabitjet që bëjnë pushtuesit dhe njerëzit e tij, këtë fshatari s'e quan politikë, e quan bisedë për hallet e përditshme dhe do të shohësh se di të flasë për këto gjëra më mirë sesa ti. Stërhollimet politike le t'i lëmë për ata që merren me «politikë», njerëzit e thjeshtë, punëtorët e fshatarët janë për veprimin, janë për atë që u dhemb dhe dhimbja më e madhe, burimi i të gjitha dhimbjeve, task është robëria që i ka zënë atdheut frymën. Si t'ia bëjmë që ta flakim tej këtë robëri, për këtë duhet të flasim me fshatarin e me punëtorin, aty e ka ai zemrën dhe kjo zemër rreh për atë çështje për të cilën luftojmë ne!
Megjithatë, justifikime e «argumente» të tilla, që po t'i merrje për bazë do të thoshte të lidhje duart e t'i vije vizën punës, për fat të mirë, ishin të pakta e të rralla. Në çdo rast e në çdo formë që të shfaqeshin tendencat e nënvleftësimit të punës në fshat, ose në qytet, ne i kritikonim rreptë dhe fakt është se, hap pas hapi, edhe në zonat më të largëta, nisën të duken r ezultatet e luftës sonë, Puna e komunistëve, e qindra patriotëve që tashmë ishin lidhur ngushtë me vijën e Partisë e me programin e Frontit, bëri që qysh në muajt e parë pas Konterencës së Pezës të rritej akoma më tepër roli dhe autoriteti i Partisë sonë Komuniste dhe të forcohej e të konsolidohej më tej bashkimi luftarak i popullit.
Muajt që kaluan hga Konferenca e Pezës vërtetuan edhe një herë drájtësinë e vijës së Partisë sonë të re, të strategjisë dhë të taktikave të saj. Rezultatet ishin të dukshme: radhët e Partisë ishin shtuar, ndërsa në organizatën luftarake që ajo udhëhiqte, në Frontin Nacionalçlirimtar, çdo ditë e më shumë derdheshin masat e gjera popullore, punëtorët, fshatarët, intelektualët, patriotët, rinia shqiptare.
Lëvizja Nacionalçlj.rimtare ishte bërë tashmë një lëvizje e gjerë e masave me një bazë të fuqishme politike që ishin këshillat nacionalçlirimtarë dhe me një forcë ushtarake në rritje. Në qytete dhe në fshatra, në zonat e pushtuara dhe në ato të çliruarat këshillat realizonin funksionet e tyre dhe gjithnjë e më shumë rritej autoriteti i tyre në popull. Në Jug e në Veri po përhapej zjarri i luftës së armatosur, çetat dhe njësitet partizane e guerile u digjnin tokën nën këmbë pushtuesve e tradhtarëve kuislingë. Nën goditjet e paprera ideologjike, politike e ushtarake regjimi i zi që kishin vendosur këmishëzinjtë po jetonte një krizë të thellë. Pas Vërlacit, u flak si një limon i shtrydhur xhelati Merlika, në fuqi u soll Eqrem Libohova, por as Beu i Libohovës dhe as të tjerët që do të zinin pas nuk do të mund ta futnin në limane të qeta anijen e kalbur të regjimit fashist; rreth saj ziente oqeani i luftës dhe i urrejtjes popullore.
Situata të tilla doemos e tronditën armik,in pushtues, i cili u detyrua të bënte përpjekje të dtshpëruara për ta ndryshuar situatën në favor të tij. Në këto përpjekje, përveç ndryshimit të marionetave në qeverinë dhe në administratën «shqiptare», përveç shtimit të masave ushtarake e policore, një kapitull më vete përbënte mobilizimi total dhe grumbullinI i reaksionit, sidomos i asaj pjese që deri. atëherë .'talia fashiste e kishte lejuar të qëndronte në «skalicn të dytë». Në këtë grumbullim, siç e kishte të qartë Partia Komuniste dhe historia e vërtetoi, do të kishte rolin e vet kryesor organizata «nacionaliste» tradhtare e Ballit Kombëtar. Lufta jonë me këtë grupim të reaksionit do të përbënte një kapitull tjetër të përpjekjeve heroike të Partisë e të Frontit Nacionalçlirimtar të popullit shqiptar.
2. Balli i tradhtarëve
Në momentet kur ne ishim në valën e punës për vënien në jetë të vendimeve të Konferencës së Pezës, sidomos nga muaji nëntor, një numër informacionesh nga shokët e Tiranës, po edhe të rretheve të tjera na njoftonin për lëvizje të shumta, mbledhje e takime të disa krerëve «nacionalistë», mes të cilëve shquhej Mithat Frashëri. Ishim të sigurt se diçka po përgatitej dhe porositëm që të tregohej vigjilenca më e madhe e të mbaheshim në korent për çdo gjë.
Nuk vonoi shumë dhe nga fundi i nëntorit ose në fillim të dhjetorit, nëpërmjet numrit të parë të fletushkës «Lufta e çlirimit kombëtar», që ishte botuar e ishte shpërndarë «ilegalisht», mësuam lajmin për krijimin e një organizate «nacionaliste» të quajtur Balli Kombëtar. Sapo morëm njoftimin për këtë organizatë, për udhëheqësit e saj si dhe, ca më vonë, kur u njohëm me programin e saj, me «dekalogun» famëkeq, ne u bindëm se kishim të bënim me një pjellë të armikut okupator, që e lëshonte këtë «rezervë» të tij në luftë kundër Partisë Komuniste të Shqipërisë, kundër Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, kundër Luftës partizane Nacionalçlirimtare.
Vetë emri i Ballit Kombëtar shpjegon gjithë planin e reaksionit feudo-borgjez të vendit dhe qëllimet e pushtuesve. «Balli» nuk është thjesht përkthimi literal i «Frontit», po kështu dhe «Kombëtar» nuk është thjesht përkthimi i fjalës «nacional». Jo, termi nuk ka karakter patriotik ose gjuhësor, por ka kuptim të thellë ideologjik. Për reaksionin «Balli» nuk do të thoshte «luftë», siç kishte kuptimin për ne «Fronti». «Balli» për ta do të thoshte «kryet», «udhëheqësja e predestinuar kombëtare», pra, bota e vjetër «e amshueme», e palëvizshme, bota konservatore me shtypës e të shtypur, bota «shqiptare kombëtare», që hedh tej dhe lufton progresin, komunizmin. Kjo ishte domethënia e Ballit Kombëtar e krijuar nga pushtuesit italianë dhe që krerët e reaksionit shqiptar nëpërmjet saj ëndërronin si të organizohej dhe të drejtohej Shqipëria e ne sërme. Fjala «luftë» nuk ekzistonte në emërtimin e kësaj organizate dhe as në brendinë e saj, pse përfaqësonte një botë në agoni që jepte shpirt. Luftë Balli do të bënte si me propagandë, ashtu edhe me armë, veçse jo kundër pushtuesit, por kundër Partisë Komuniste të Shqipërisë, kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare, kundër pushtetit të ri të këshillave nacionalçlirimtarë.
Në krye të këtij grumbullimi tradhtarësh u vu Mithat Frashëri, një kryetradhtar, dhe rrotull tij elementë të tillë famëkëqij, si: Ali bej Këlcyra, Kolë Tromara, Faik Quku, Nuredin Vlora, dhe elementë të tjerë, si: Fuat Dibra, Hasan Dosti, Lef Nosi e të tjerë, por në fakt Ballin Kombëtar e udhëhiqte Jakomoni, mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III, dhe komandanti i ushtrisë italiane në Shqipëri, gjenerali Dalmaco.
Për sa u përket fundërrinave vendase që krijuan e drejtonin këtë organizatë e që na e afishuan si «patriotike» (!), shumica ishin pikërisht ata elementë nacionalistë e pseudopatriotë me të cilët ne për mbi dy vjet rresht ishim përpjekur e kishim bërë ç'është e mundur t'i afronim me luftën, me Frontin Nacionalçlirimtar, me çështjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut.
Kur fola më lart për takimet e debatet e ashpra që patëm me ta, unë përmenda edhe diçka për karakterin e tyre, për origjinën dhe bagazhin e tyre politile e ideologjik. Por tash është vendi të ndalem diçka më gjerë në këtë aspekt, për të treguar se ç'ishin në thelb e nga vinin këta farë burrash që në fund të 1942-shit po afishoheshin si «balli», «ajka» e kombit dhe ç'mund të priste Shqipëria nga organizata e tyre, Balli Kombëtar. Pjesën më të madhe të këtyre «patriotëve të diplomuar» e përbënte karvani i elementëve «antizogistë» që, pas një azili prej pesëmbëdhjetë vjetësh në dhera të huaja, ishin kthyer në Shqipëri pas ushtrive italiane e nën mbrojtjen e bajonetave fashiste. Në të kaluarën këta kishin qenë deputetë në parlamentin shqiptar para ardhjes së qeverisë së Fan Nolit, kishin qenë të pranishëm në varrimin e Avni Rustemit dhe kishin marrë pjesë në Revolucionin e 1924-ës. Këta nuanconin në bindjet e tyre politike dhe shprehnin mendime nga më të ndryshmet në një sërë gazetash që nxirrnin në regjimin demokratik borgjez, të cilin e rrëzoi koalicioni i bejlerëve dhe i feudalëve, në krye të të cilit ishte Ahmet Zogu. Pikëpamjet demokrzte të një pjese prej tyre ishin të cekëta dhe u venitën shpejt, kurse pjesa më e madhe e tyre që ishin hequr si «partizanë të Opingës», në fakt, kishin qenë mbrojtësit e agallarëve dhe të borgjezisë tregtare që po ngrihej dhe rrëmbente dulce blerë tokat e feudalëve të deklasuar. Të gjithë këta, përfshirë këtu edhe ata që hiqeshin si më «të majtë», ishin mjaft larg demokratëve revolucionarë, si Avni Rustemi, Halim Xhelo e të tjerë bij besnikë të popullit e luftëtarë konsekuentë për demokraci.
Të gjithë elementët e emigracionit «antizogist», me përjashtim të komunistëve ose «kuqalashëve», siç i quante emigracioni «antizogist e demokrat», hiqeshin si fanolistë.
Por vetë Fan Noli, shkrimtar erudit, pas dështimit të Revolucionit të 1924-ës, shkoi andej-këndej, vizitoi Bashkimin Sovjetik, foli dhe shkroi mirë për të, qëndroi në Gjermani, shkroi vjersha të bukura e të Pjesën më të madhe të këtyre «patriotëve të diplomuar» e përbënte karvani i elementëve «antizogistë» që, pas një azili prej pesëmbëdhjetë vjetësh në dhera të huaja, ishin kthyer në Shqipëri pas ushtrive italiane e nën mbrojtjen e bajonetave fashiste. Në të kaluarën këta kishin qenë deputetë në parlamentin shqiptar para ardhjes së qeverisë së Fan Nolit, kishin qenë të pranishëm në varrimin e Avni Rustemit dhe kishin marrë pjesë në Revolucionin e 1924-ës. Këta nuanconin në bindjet e tyre politike dhe shprehnin mendime nga më të ndryshmet në një sërë gazetash që nxirrnin në regjimin demokratik borgjez, të cilin e rrëzoi koalicioni i bejlerëve dhe i feudalëve, në krye të të cilit ishte Ahmet Zogu. Pikëpamjet demokrzte të një pjese prej tyre ishin të cekëta dhe u venitën shpejt, kurse pjesa më e madhe e tyre që ishin hequr si «partizanë të Opingës», në fakt, kishin qenë mbrojtësit e agallarëve dhe të borgjezisë tregtare që po ngrihej dhe rrëmbente dulce blerë tokat e feudalëve të deklasuar. Të gjithë këta, përfshirë këtu edhe ata që hiqeshin si më «të majtë», ishin mjaft larg demokratëve revolucionarë, si Avni Rustemi, Halim Xhelo e të tjerë bij besnikë të popullit e luftëtarë konsekuentë për demokraci.
Të gjithë elementët e emigracionit «antizogist», me përjashtim të komunistëve ose «kuqalashëve», siç i quante emigracioni «antizogist e demokrat», hiqeshin si fanolistë.
Por vetë Fan Noli, shkrimtar erudit, pas dështimit të Revolucionit të 1924-ës, shkoi andej-këndej, vizitoi Bashkimin Sovjetik, foli dhe shkroi mirë për të, qëndroi në Gjermani, shkroi vjersha të bukura e të «akademike» për problemet ndërkombëtare që shoqëroheshin nga disa të shara për Zogun. Kur mbaronte rezerva e fjalëve dhe shteronte fryma «opozitare», fillonte pokeri, brixhi dhe secili përpiqej kush e kush t'i grabiste paret tjetrit në kumar.
Krerët, natyrisht, bënin politikën e parave, i ndanin ato edhe sipas urdhrave të qendrës nga i merrnin, por edhe sipas simpatisë personale. Disa nga ata e kishin xhepin plot, por kishte edhe nga ata që, për ditë të tëra, nuk kishin të hanin. Kjo, pa dyshim, krijonte edhe zënka në mes grupeve të të njëjtit grazhd e të së njëjtës kafene. Me siguri kishte edhe nga ata që hanin në më tepër se në një grazhd, dilnin mbi ujë dhe, kur e pyetnin se ku i gjente këto para, përgjigjej : «I fitova në bakara». Kurse, në fakt, ai ishte bërë spiun i agjenturave të ndryshme.
Këto nuk janë të ekzagjeruara. Kur isha student në Francë, qoftë kur vija për pushime në Shqipëri, qoftë kur kthehesha, ndaloja si në Bari, ku merrja vaporin, ashtu edhe në Paris. Gjatë këtyre ndalesave tranzit më ka rastisur të jem dëshmitar okular i jetës së tyre. Kam qenë disa herë, bie fjala, në kafe «Stopani» në Bari, që ishte ndër kafenetë me «nam» të këtij emigracioni, ku mblidheshin «onorevolet», ish-deputetët dhe pjesëtarë të tjerë të «opozitës zogiste», si Bahri Omari, Sheh Karbunara, Muharrem Vllamasi, Qamil Çela që e mbanin si «kuqalash», një oficer i quajtur Lekë Margjini e të tjerë si këta. Kishte në Bari edhe të tjerë emigrantë që vinin rrotull, por këta ishin kryesorët, «epigonët e politikës antizogiste» dhe kafe «Stopani» ishte «parlamenti» i tyre. Këtyre «onorevoleve» qeveria italiane, gjoja për t'u siguruar jetën, u kishte vënë hapur edhe nga një polic zyrtar, përveç të tjerëve, që u vinin nga pas si hije. Kur kaloja né Bari rrugës nga Shqipëria për né Francë, ata më pyetnin: «C'kemi andej, ç'bëhet? E duan apo s'e duan Zogun? Kur do të vdesë ky?» e plot pyetje të tjera si këto. Asnjëherë nuk mbaj mend të më pyetnin për hallet e popullit, të punëtorëve e të fshatarëve, të revoltoheshin për grabitjen dhe shfrytëzimin e tyre. Kur unë u flisja për këto gjëra, më dëgjonin me indiferencë, sepse për këta «partizanë të Opingës» nuk kishte rëndësi gjendja e masave, lëvizjet e tyre; për ta ishte lajm i mirë po t'u thoshe se Zogu ka qenë sëmurë, se u dukej se hapej rruga që të merrnin pushtetin né Shqipëri.
Në kafe «Stopani» bëhej politikë «e madhe». Në bisedat e tyre shfaqeshin edhe prirjet e simpatitë e secilit. Sheh Karbunara, për shembull, siç dukej, hante bukën e Italisë, por admirim të veçantë kishte për «inglizin». Shehu qe i gjallë né bisedë, binte né sy dhe me të folurit e tij né dialektin e Myzeqesë dhe me të qeshurit e hapët. Ishte i zgjuar dhe dinak, po nuk kishte asnjë çikë kulturë. Ai priste Bahri Omarin t'i lexonte gazetën, sepse ky dinte disa gjuhë, të Lindjes dhe të Perëndimit. Megjithëkëtë, kultura e Bahriut ishte «pak nga të gjitha» dhe e pathelluar. Né pikëpamjet politike e hiqte veten si radikal socialist dhe kjo sepse kishte një admirim të madh për Eduard Herionë, një nga liderët e radikal-socialistëve francezë. «Le Temps», një gazetë liberale me mjaft influencë né Francën e asaj kohe, qe burimi i informacionit dhe i interpretimeve të Bahriut. Sheh Karbunara dhe të tjerë e pritnin né kafe «Stopani», me gazetën «Le Temps» përpara.
– Hë, lexoje! - i thoshte Shehu.
- Dale, - i thoshte Bahriu, - të pi një kafe
alla panna' - dhe pastaj fillonte lexonte shkarazi titujt dhe u thoshte nga disa fjalë për lajmet ose artikujt e gazetës.
Kurse Shehu nuk mungonte t'i thoshte:
- Mirë, mirë, po shih ç'mendon inglizi për këtë
problem, pa lëri të tjerët. Inglizi llogaritet.
Né bisedat e tyre hiqeshin si antizogistë e, si rrje
dhim, me zë të ulët thoshin edhe ndonjë fjalë kundër Musolinit, kurse Zogun e «bombardonin» me fjalë, por Zogu as çante kokën fare për ta, jo vetëm s'ua kishte frikën, por i injoronte se e dinte se rreziku nuk vinte nga këta.
Kur kthehesha nga Franca për të shkuar né Shqi
përi i pyesja «onorevolet»: «Q'kemi nga Shqipëria?». Por asgjë për të qenë nuk mësoja nga ata veç thashethemeve e kronikave skandaloze të regjimit.
Mbaj mend, njëherë i gjeta né humor të madh.
- Punët shkojnë birinxhi! - më thonë.
- Cfarë ka ngjarë? - i pyes.
- Zogu, - thotë Shehu, - është duke vdekur.
Kemi lajme të sigurta se ka kancer dhe dy doktorë të mëdhenj kanë shkuar nga Vjena ta ekzaminojnë.
Or baba Sheh, - i them, - kemi ndonjë or ganizim nga brenda Via ngremë këmbët, pa lëre
1 Italisht - me ajkë qumështi.
këtër
Shehu më pa né sy dhe tha:
- Po... edhe kemi, por ju kuqalashët të tëra do
ri Vi dini dhe neve ato tuajat na i fshihni! - dhe shihte nga Qamil Cela që e mbanin si komunist.
Këtyre pseudopolitikanëve, këtyre përkrahësve të borgjezisë tregtare dhe agallarëve, urrejtja për komunizmin u ishte futur në gjak dhe këtë e treguan edhe më vonë. Sa për organizimin brenda vendit nga ana e tyre, ky le që nuk ekzistonte, por këta asnjë gazetë, broshurë, bile asnjë fije trakti nuk kishin futur në Shqipëri. «Aktiviteti» i tyre nuk mund të krahasohej, j o më me veprimtarinë e militantëve komunistë e revolucionarë, si: Ali Kelmendi, Halim Xhelo e Riza Cerova, që punonin jashtë, por hynin edhe në Shqipëri. legalisht apo ilegalisht, e punonin nën kërcënimin e burgosjes, internimit e vrasjes, por as me atë të elementëve demokratë të emigracionit, si Omer Nishani apo vetë Fan Noli, dishepuj të të cilit hiqeshin ata. Po për çfarë organizimi mund të pretendonin klientët «Stopanit», kur lidhjet e tyre me vendin ishin inekzistente? Askush nuk i kujtonte këta në Shqipëri, veç disa të njohurve të dikurshëm, njerëz të borgjezisë. agallarë, nëpunës të lartë apo disa intelektualë të vjetër.
Këta të fundit e kishin parë më të leverdishme të pajtoheshin me Zogun, sesa të sorollateshin qyteteve të Evropës, i qenë nënshtruar regjimit, rronin dhe zhvillonin veprimtarinë e tyre nën hijen e Krosëve dhe ministrave të Zogut, kishin marrë edhe ndonjë post në kryeqytet apo si prefektë nëpër krahina. Të tillë ishin Skënder Pojanët, Reiz Selfot, Vehip Runët, Qemal Vrionët e shumë si këta. Edhe opinionet e tyre tashmë qenë unifikuar, ishin bërë zogistë të bindur, megjithëse disa hiqeshin si apolitikë, disa si neutralë, por, kur dilnin jashtë, sidomos në Itali, se atje u binte rruga më shumë për allishverishe dhe për tregti, nuk i harronin miqtë e vjetër. Vinin i takonin në kafe «Stopani», bënin ca llogje me ta, u hiqeshin si demokratë, u thoshin disa kronika të zeza të regjimit dhe, si «miq e të njohur», u futnin në xhep ndonjë ndihmë në të holla.
Lidhjet e «politikanëve» emigrantë me Shqipërinë, pra, realizoheshin nëpërmjet njerëzve të regjimit zogist që shkonin jashtë, nëpërmjet zyrtarëve, tregtarëve të mëdhenj, latifondistëve e agallarëve dhe këto farë lidhjesh mbaheshin jo për të konspiruar apo për të bërë diçka kundër regjimit, por për të marrë ndonjë ndihmë ekonomike dhe për të gënjyer veten e për të mos thënë që i kishin këputur lidhjet me Shqipërinë. Kjo nuk qe për t'u çuditur. Edhe në kohën e qeverisë së Fan Nolit, kur këta ishin pjesëtarë të saj ose të zgjedhur si deputetë, lidhjet e tyre i kishin jo me masën e popullit, por kryesisht me parinë liberale të qytetit dhe deri diku me atë të fshatit. Me këtë të fundit i lidhte jo ideja e përparimit të Shqipërisë, por ishin lidhjet fisnore, krushqitë, miqësitë e rastit, që gjenin zhvillim të gjerë në jetën shoqërore të asaj kohe.
Një grup tjetër të kësaj kategorie të emigracionit politik përbënin «demokratët antizogistë» të Parisit. Këtu bënin pjesë Ali Këlcyra, Kolë Tromara, Qazim Koculi, Sejfi Vllamasi, Rexhep Mitrovica e të tjerë, por Tromara, Ali Beu, Koculi e Mitrovica hiqeshin si kapot. Në fakt asnjëri nuk e njihte tjetrin për udhëheqës, sepse të gjithë «udhëhiqnin», por këta ishin udhëheqës të erës, komandantë pa ushtarë.
Nuk kam pasur rastin t'i njoh mirë këta se isha një student i lënë pa bursë e pa para, mezi përballoja shpenzimet për ushqim, për fjetje dhe rrallë e tek më dilte të veja në n~onjë muze, në ndonjë shfaqje a për të pirë një filxharl kafe. Herë më dërgonte plaku ndonjë napolon, ngarljëherë më jepnin ndonjë monedhë shokët, ca kohë gjeta vend dhe jepja mësim shqip me disa franga orën. Per aq pak sa i njoha dhe me ç'dëgjoja nga shqiptarë të tjerë, ata e kalonin kohën në kafene, në klubet e kumarit, duke bërë sehir në garat e vrapimeve me huaj, në kinema etj. Dukej që kishin para boll.
- Ku i gjejnë, mor Remzi? - e pyesja Remzi Ficon, një student në mjekësi që e njihte Kolë Tromarën.
- Marrin pale të mëdha nga qeveria franceze si politikanë që janë, - më thoshte Remziu.
Qendrat e tyl"e qenë «La Coupole», «La Source» dhe kafene të tjera me nam. Atje luhej edhe kumari, bëhej politika, «rfëzohej Zogu», «ngrihej populli shqiptar», ndaheshin edhe frangat e dollarët që ua siguronte rruga e tradhtisë ku qenë futur. «Antizogistët» e kafe «Stopanit» ishin në marrëdhënie të mira me këtë grup, ndërsa grirldeshin me grupin e Mustafa Merlikës që e mbante Musolini në Dalmaci dhe e stërviste për planet e ardllshme të pushtimit.
Me t'u futur Italia fashiste në Shqipëri, të gjithë këta u kthyen nga kafehanet e Evropës. Natyrisht, u çmallën me miqtë e tyre, vendosën lidhje politike me «antizogistët» e tjerë që ishin brenda apo ishin kthyer më parë. Këta të ashtuquajtur demokratë antizogistë tash, me pushtirnin e vendit, ose mbanin vendet që kishin pasur në kohën e Zogut, ose ishin ngritur në «rytbe» dhe me ndihmën e fashizmit po pasuroheshin më shumë në kurriz të popullit.
Patriotët e shquar» të kthyer nga Evropa tatonin terrenin, nuhatnin nga vinte dhe si vinte lireta, tatonin kuislingët, hierarkët fashistë italianë dhe shqiptarë, hiqeshin si njerëz të «panjollosur» politikisht, si «njerëz dhe politikanë të zotë», si «njerëz që kishin bërë sakrifica për këtë popull» dulce «u dergjur» në dhe të huaj, prandaj tash «që u bë deti kos» këtyre u duhej dhënë jo luga, por luharja. Ata u instaluan me banesa, rroga u vazhdonte, por se në ç'rrugë, nuk dihej. Pushtuesit i interesonte që kjo rrogë të legalizohej, por «baballarët» rezistonin në këtë drejtim se kjo do të thoshte që këta pseudopatriotë të komprometoheshin në popull, të futeshin në valle. Por Italia fashiste do t'i lejonte këta ta ruanin maskën për aq sa i interesonte asaj, sepse në planet e veta për pushtimin e Shqipërisë, kishte llogaritur edhe rolin e krerëve reaksionarë të emigracionit politik. Jo më kot «mikja e madhe» e Zogut kishte punuar me kohë për organizimin e tyre, i kishte mbajtur dhe i kishte subvencionuar, gjoja në mënyrë sekrete, sepse Zogu nuk guxonte të pipëtinte. Fashizmi këta i kishte konsideruar dhe do t'i përdorte si rezervë për sundimin e Shqipërisë dhe ishin një kartë e rëndësishme në lojën italiane të «çlirimit të Shqipërisë nga Zogu». Këta elementë qenë bërë marioneta, dhe, si të tillë, askush nuk do t'i pyeste se ç'rol do të luanin në mizanskenën e përgatitur. Dhe fashizmi i ndau rolet mes taborit të këtij farë emigracioni politik. Një pjesë të tyre, si Mustafa Krujën e ca të tjerë, i përdori drejtpërdrejt për të qeverisur «koloninë e vet» dhe pjesën tjetër e mbante rezervë.
Italia fashiste jo se nuk kishte nevojë për ta, por e dinte se nuk mund t'i përdorte përpara Vërlacëve Mustafa Merlikës, Eqrem bej Libohovës, Maliq Bushatit e të tjerëve. Këta ishin «violinat e para», të tjerët duhej t'u nënshtroheshin regjimit kuisling e pushtuesit dhe të punonin për ta, bile, fillimisht qoftë edhe duke derdhur ndonjë pikë lot për Shqipërinë e shqiptarizmën. E tëra kjo ishte një lojë marionetash, por që Italia zaptuese nuk e kishte inskenuar kot. Kështu, këta pseudopatriotë, pseudodemokratë dhe fashistë u futën në vallen e pushtuesve fashistë itali.anë. Një pjesë u fut në «Këshillin e shtetit», i krijuar apostafat për ta, të tjerët, siç thashë, u bënë federalë, disa të tjerë merrnin «pensione» e ryshfete, pa zënë poste të caktuaia në mënyrë që ta ruanin edhe ca kohë namiri e «patriotit të panjollosur», por duke bërë akoma një propagandë të maskuar kundër rezistencës së popullit. Elementët e kësaj pjese të lënë hëpërhë në rezervë ishin të lidhur ngushtë me Italinë fashiste, por roli i tyre ishte të zhvillonin një veprimtari subversive në luftën e popullit shqiptar, të bashkërendonin demagogjinë e tyre me kërbaçin që mbante haptas në dorë Mustafa Merlika. Misioni i tyre ishte të lidhnin sa më shumë njerëz pas qerres së fashizmit, me gënjeshtra e me kërcënime, të bënin për vete fshatarësinë dhe intelektualët. Kjo veprimtari e tyre e rrezikshme, në fund të fundit, pati rezultate sidomos në elementët e lëkundshëm e frikacakë. Pra, fashizmi pushtues, për të shtypur popullin dhe luftën e tij, punonte me të dyja anët: me anën e qeveritarëve hierarkë shqiptarë të afishuar dhe të vendosur nëpër funksione nga ku ushtronin shtypjen e shfrytëzimin e popullit, dhe me anën e pseudopatriotëve, pseudodemokratëve, zogistëve, gjoja të rënë në fatkeqësi. Këta të fundit ishin «politikanët» e kafenesë «Kursal», të klubeve ku luhej kumari, si klubi «Savoja» e të tjera lokale famëkëqija.
Agjentura fashiste, që ishte kudo dhe regjistronte çdo gjë, bënte një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur
ndonjëri nga këta «politikanë» lëshonte ndonjë «kritikë» kundër personave në fuqi dhe kundër regjimit fashist në vend. Të gjithë këta përbënin një llum të ndotur, që zor se mund të nxirrej andej një «peshk» sado i vogël, por i pamolepsur.
Natyrisht, përveç njohjes që kishim nga periudha para pushtimit, një mendim më të saktë e më të plotë për ta ne e krijuam gjatë përpjekjeve të shumta që bëmë për ta «ndezur» patriotizmin e tyre, pra, për t'i bashkuar me luftën, me Frontin, me çështjen e madhe të atdheut. Por ata, siç shkrova hollësisht më lart, fillimisht na dekonsideronin, bile-bile jepnin të kuptonim, sikur mezi begenisnin të bisedonin me ne «të rinjtë», «kuqalashët e papërmbajtur». Dy ishin arsyet kryesore të këtij qëndrimi të tyre ndaj nesh, në fazën e parë të kontakteve me ta:
Së pari, te këta «nacionalistë-demokratë», që hanin në grazhdin e fashizmit, që nuk ishin as nacionalistë, as demokratë, dominonte ideja se ishin më «të zotët», ishin «politikanë të sprovuar», se «ata i donte dhe i respektonte populli» dhe, pra, mendonin se ishin të destinuar që në një moment të favorshëm të merrßin fuqinë dhe të qeverisnin vendin. Kështu, me këtë delir iluziv e absurd që kishin për veten e tyre, ata s'mund të mendonin, pale të pranonin se koha e tyre kishte mbaruar e se tash, nga radhët e vegjëlisë, po dilnin njerëz të rinj, të gatshëm për të marrë përsipër fatet e atdheut. Së dyti, qëndrimin «mospërfillës» ndaj nesh në këtë fazë të parë të luftës, atyre ua diktonte pushtuesi fashist dhe reaksioni i hapur me qëllim që ne, «të rinjtë» të stepeshim para «arsyetimeve të tyre të thella», të dekurajoheshim, pra, të «mblidhnim mendjen», siç na këshillonin ata, të pajtoheshim me gjendjen dhe, duke e gëlltitur fatkeqësinë e atdheut, «të gëzonim të mirat e rendit fashist»!
Por, të mësuar vite të tëra me llogje e ëndrra kafenesh, llogaritë e tyre shkonin edhe më larg: për ta pushtimi i vendit nga Italia fashiste ishte një fenomen kalimtar për Shqipërinë dhe mendonin që, edhe kur të ikte, «prapë do ta kemi si mbështetje, në rast se nuk i biem në qafë, siç po bëjnë këta kalamanë». Mendimet e tyre shtriheshin edhe më tej : «Po ta zërë vendin e Italisë Gjermania naziste, ca më mirë, edhe ajo do të na ndihmojë; nga ana tjetër, po të thyhen që të dyja, si Italia dhe Gjermania, atëherë Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fitojnë, ato do të bëjnë ligjin dhe në këtë rast ne do të jemi më të fituar».
Këto pikëpamje të rrezikshme dhe interesat e tyre ekonomikë e politikë i bënin ata të shihnin me tmerr luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesit, për të cilën ne bënim thirrje e përpjekje. Ata në asnjë mënyrë nuk donin të luftohej kundër pushtuesit fashist, prandaj bënin çmos e përdornin çdo mjet që ta mbytnin revolucionin që në vezë.
Natyrisht, ne vazhduam punën tonë, pavarësisht nga «dekonsideratat», «thumbat» e «aman»-et e këtyre pleqve të mbrehur në parmendën e fashistëve dhe do të shihnim gjithë metamorfozat e tyre, të cilat dukeshin si qesharake, por në fakt ishin të komanduara. Kur panë se, për çudinë e tyre, ne po merrnim vërtet frenat e luftës në dorë, u detyruan dhe u urdhëruan që të vinin vetë e të na kërkonin, të na mbushnin mendjen të mos ecnim më tej «në aventurizmën» që kishim zënë «për hatër të së mjerës Shqipëri». Ne u thamë përsëri fjalën tonë, bile me shumë durim e urtësi dhe vazhduam rrugën tonë.
Por kur të gjitha këto marifete e përpjekje të tyre për të na «zbutur» s'pinë ujë, kur ne organizuam Konferencën e Pezës dhe arritëm njërën fitore pas tjetrës, atëherë «baballarët e kombit» morën urdhër të ndërronin menjëherë taktikat: lindi, ose më saktë, u prodhua në ofiçinat e Luogotenencës famëkeqi Balli Kombëtar. si kundërpeshë ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, ndaj këshillave e Luftës Nacionalçlirimtare që udhëhiqte Partia jonë Komuniste.
Pikërisht për këtë problem, rreth dy vjet më vonë, kur ne ndodheshim në pragun e Çlirimit të Shqipërisë dhe në luftë e sipër po laheshin përfundimisht llogaritë me pushtuesit dhe me krejt reaksionin e brendshëm, do të dëgjonim, midis shumë e shumë të tjerash, edhe këtë paradoks absurd:
Balli Kombëtar na paskësh lindur si rezultat i punës gjoja të pamjaftueshme të PKSH (!), bile-bile, si pasojë e një qëndrimi sektar që ne paskëshim mbajtur ndaj atyre elementëve që më pas do të bëheshin krerë të Ballit (!).
Tamam këtë «xhevahir», që fillimisht e kishim dëgjuar nga goja e Tempos në marsin e 1943-shit në Labinot, na e lëshoi në Odriçan e, më pas në Berat, edhe i dërguari tjetër i Titos, Velimir Stoiniçi, dhe shpejt e shpejt e bënë të vetën e u munduan ta «argumentonin» Sejfulla Malëshova, Koçi Xoxe e të tjerë.
- Kë quani sektarizëm?! - i kundërshtova me zemërim e tronditje bashkë. - Faktin që ne, të gjithë pa përjashtim, kemi zhvilluar takime pas takimesh, shpesh me net e ditë të tëra me të gjitha ato fundërrina të historisë e të patriotizmit? Faktin që i kemi dëgjuar e duruar edhe kur meritonin t'u thoshim «sikter» për insinuatat e akuzat e pështira që na bënin?!
- Po atëherë pse s'erdhën me ju, po u organizuan e dolën si organizatë më vete? - deshi të më «kapte» Stoiniçi dhe vazhdoi: - Ç'i shtyu né krahun e djathtë? Pse iu kundërvunë Frontit dhe Partisë?
- Mund t'ju përgjigjem, - i thashë, - por më përpara mirë do të qe të dëgjonim mendimin tuaj, si më me eksperiencë që jeni: përse Mihajlloviçët, ustashët, qetnikët e turli mostrash të tilla, u bënë armiq të Frontit Nacionalçlirimtar e të PK të Jugosllavisë? Ç'i hoqi ata nga krahët e «patriotizmit» dhe i hodhi né të djathtën?
Stoiniçi më mbërtheu sytë me një tendosje prej të trullosuri. Nuk ishin thjesht zemërimi e ironia e fjalëve të mia që e stepën. Nuk dinte nga të dilte. Né krah u mundua t'i dilte Sejfullai:
- Çdo problem konkret duhet parë e analizuar né kushtet e rrethanat konkrete të secilit vend. Tjetër është Jugosllavia, tjetër Shqipëria. Fjalën e kishim për te ne...
- E njoh këtë parim të marksizmit, - ia ktheva Sejfullait, - por ju, të paktën né rastin konkret, po bëni sofizma. Megjithëse nuk i kam njohur nga afër as kushtet konkrete të Jugosllavisë, as punën e PKJ me elementët «nacionalistë» e të tjerë, né parim mund t'ju them me bindje: po ata faktorë, po ato kushte, po ato forca sociale, diktate, interesa që lindën né Jugosllavi çetnikët e ustashët, ose né Greqi zervistët, lindën e krijuan né Shqipëri ballistët! Megjithatë nuk dua té hyj né përvojën e té tjerëve, sepse nuk e njoh nga afër. Por një gjë e afirmoj me bindje: Partia jonë veproi ndaj elementëve nacionalistë me pjekurinë më té maghe. Mund té ketë pasur, né marrëdhëniet e né punën tonë me ta, né fazën para se té dilnin si organizatë, edhe iluzione, edhe dëshira té tepruara, edhe ndonjë farë mbivlerësimi ndaj ndonjërit prej tyre, por sektarizëm né asnjë mënyrë jo!
Pa qenë nevoja té zgjatem né këto debate té gjata té atyre ditëve té vështira (shumë prej tyre i kam përmendur më hollësisht te libri «Titistët»), këtë fragment té vjeshtës 1944 më tepër e solla për ta ballafaquar me kohën e situatën konkrete që i referohej, pra, me periudhën kur sapo doli né skenë Balli Kombëtar, né fundin e vitit 1942. Nga ky ballafaqim, midis akuzës titiste për «sektarizëm» dhe qëndrimit tonë konkret, kushdo, edhe më i keqinformuari, edhe më keqdashësi, e sheh qartë se ç'qëndrim té drejtë, q'punë e përpjekje té mëdha bëmë me turlinë e pseudopatriotëve, ç'urtësi e durim treguam me ta për t'u mbushur mendjen té hidheshin né luftë, bashkë me popullin. Dhe té mos harrojmë: më sipër unë përmenda kryesisht ato përpjekje, takime e debate (natyrisht, jo té gjitha e jo né krejt detajet), që më takoi té bëja unë personalisht me nacionalistët. Por sa e sa takime té tilla zhvilluan me elementë té tillë shokë té tjerë té Komitetit Qendror, té komiteteve qarkore, kuadro e komunistë, patriotë té ndershëm e revolucionaré anembanë vendit!
Balli Kombëtar, pra, doli né skenë jo për fajin apo shkakun e punës sonë me ta, por për «fajin» se né skenën e historisë, shumë më përpara, kishte dalë PKSH me një vijë të drejtë, me një program të qartë, me vullnet, vendosmëri e aftësi për të hyrë né masat e për t'i bërë ato për vete. Po të mos kishte ekzistuar Partia jonë, po të mos qenë arritur ato suksese që arritëm né më pak se një vit jetë e veprimtari, pra, po qe se ne do të kishim heshtur, atëherë po, ndoshta reaksioni s'do ta kishte bërë përpjekjen për t'u grumbulluar e për t'u organizuar! Shkurt, ata dolën si reaksion jo kundër pushtuesit, por si reaksion kundër nesh, kundër PKSH, kundër Frontit Nacionalçlirimtar dhe këshillave nacionalçlirimtarë, kundër çetave, njësiteve e reparteve partizane që po mbushnin vendin.
Për këtë «zhvillim» të reaksionit ne ishim të qartë qysh né fillim, bile edhe më parë se të mësonim krijimin e Ballit kishim diskutuar dhe i kishim parasysh mundësitë e një organizimi të reaksionit pseudopatriot për të na u kundërvënë.
Tani na duhej të përcaktonim e të mbanim një qëndrim të tillë, të matur, vigjilent e të drejtë, né sajë të të cilit të bënim që çështja jonë të ecte sa më përpara, drejt fitores, pavarësisht nga organizimet e grupimet që po merrte e mund të ndërronte né të ardhmen reaksioni i brendshëm.
Është meritë e Partisë sonë se edhe këtë detyrë të vështirë e tepër komplekse e kreu me nder, pa lejuar të bihej as né sektarizëm, as né oportunizëm e, si pasojë e kësaj, të arrihej né zgjidhje e né rezultate të tilla, të cilat ishin më të mundshmet e më të pranueshmet për vitet e luftës, por, mbi të gjitha, zgjidhje që ishin shpëtimtare për të ardhmen e atdheut, të popullit e të socializmit né Shqipëri.
Puna e Partisë sonë edhe për këtë problem, përbën një përvojë të pasur, me vlera e rëndësi shumë të madhe politike e ideologjike. Historia për këtë përvojë e ka thënë fjalën e saj, unë vetë shumë herë, qysh nga ajo periudhë e gjer më sot, shpesh kam shkruar e kam folur për atë luftë të ashpër, komplekse, por me të vërtetë shpëtimtare, që na u desh të zhvillonim krahas luftës kundër pushtuesit.
Në radhë të paré, të ndërgjegjshëm që né fillim se reaksioni po organizohej jo kundër pushtuesit, por kundër nesh, të bindur se ai po të bënte ndonjëherë luftë me armé, këtë do ta bënte vetëm kundër PKSH, Frontit, ushtrisë e këshillave nacionalçlirimtarë (edhe kjo ndodhi), ne përcaktuam e zbatuam ndaj organizmave të reaksionit një vijë dhe taktika të tilla, të cilat bënë të mundur që të evitohej lufta vëllavrasëse né radhët e popullit shqiptar, të evitohej përçarja e çoroditja e bashkimit patriotik të masave.
Së dyti, duke e detyruar reaksionin që ato duar, té cilat i mbante lidhur ndaj pushtuesit, të mos i hapte (sa të qe e mundur më gjatë), as kundër Partisë e popullit, ne, né të njëjtën kohë, nuk lejuam asnjë çast që për hatër të «qetësisë midis nesh» të zbehej apo të cenohej sadopak Lufta Nacionalçlirimtare e popullit, roli udhëheqës i Partisë né Front, né këshillat, né Ushtrinë Nacionalçlirimtare; nuk lejuam të devijohej nga programi i Partisë, nuk pranuam e nuk bëmë, pra, asnjë bashkim apo «vëllazërim» oportunist, socialdemokrat etj., as me Ballin, as me këdo tjetër.
Së treti, né sajë të vijës së drejtë, as sektare, por as oportuniste ndaj reaksionit e né rastin konkret ndaj Ballit, ne arritëm të bënim diferencimin e madh e të thellë né radhët e tij : të mënjanonim e të shpëtonim të gënjyerit duke i hedhur né anën tonë; të neutralizonim e të mënjanonim nga përpjekja me ne ata të parimit «as andej, as këtej»; dhe të evidenconim e të nxirrnim lakuriq para popullit figurën e urryer dhe veprén kundërrevolucionare të krerëve tradhtarë të reaksionit. Dhe, kur punët arritën né atë fazë që ne kishim né duar një bagazh të tërë faktesh demaskuese nga veprimtaria e këtyre kolaboracionistëve të pushtuesit e kur ata ishin diskredituar né sytë e masave, vetë tradhtia e tyre do t'i detyronte të luanin aktin final: të mbetur një grusht fundërrinash, pa asnjë përkrahje e shpresë, pa asnjë bazë né popull, u hodhën hapur përkrah reparteve naziste kundër forcave tona partizane edhe kundër popullit të ngritur né kryengritjen e përgjithshme.
Tashmë diferencimin e qoi gjer né fund lufta me armë. Çlirimi i atdheut nga pushtuesit nazifashistë përkoi kështu, né sajë të vijës sé ndjekur nga Partia jonë, edhe me zhdukjen nga skena e jetës shqiptare të të gjithë këtyre kriminelëve, ish-përfaqësues të klasave shfrytëzuese. Qe arritur një rezultat final: Lufta Nacionalçlirimtare ishte shndërruar né revolucion popullor dhe po shkonte drejt kurorëzimit.
Pikërisht këtu, te kjo përvojë e veçantë e Partisë sonë për të përballuar e për të shpartalluar reaksionin, qëndron një ndër meritat më të mëdha të Partisë Komuniste të Shqipërisë, meritë që pati reperkusione të thella e vendimtare si për zhvillimin e luftës, ashtu edhe për të ardhmen e sigurt të revolucionit né Shqipëri.
Si mundi, pra, PKSH që né ato vite të vështira të përcaktonte e të zbatonte edhe një vijë të tillë shpëtimtare ndaj reaksionit të brendshëm, ndaj organizmave e grupimeve të tij kundërrevolucionare?!
Mbi të gjitha, né këtë vijë e né rezultatet e më dha që u arritën ne na çoi mbështetja né një politikë të drejtë e konsekuente, e cila si kryefjalë të saj, nga fillimi né fund, kishte: luftë e pamëshirshme, pa kompromis kundër pushtuesit të huaj e bashkëpunëtorëve të tij, bashkimi i gjithë forcave vitale të kombit né këtë luftë për jetë a vdekje!
Pikërisht me këtë kryefjalë e pritëm edhe daljen né skenë të Ballit Kombëtar e me këtë do ta mbërthenim atë me shpatulla për muri gjer né fund, gjer né shkatërrimin e degjenerimin e tij të plotë.
Kështu, pasi morëm vesh krijimin e Ballit Kombëtar dhe pasi u njohëm edhe me të ashtuquajturin dekalog të tij, ku Balli shpallte programin e vet, ne diskutuam gjerësisht dhe vendosëm ta atakonim tamam atje ku ishte pika e tij më e dobët: te demagogjia që bënte, te betimet për «patriotizëm».
Ndër pikat e «dekalogut» ballist flitej për «Shqipërinë e lirë» e për «zhdukjen e shfrytëzimit», bile né ndonjë cep lëshohej me frikë edhe ndonjë fjalë për «luftën kundër pushtuesit», por, siç dukej, Balli përgatitej për luftë kundër «marsianëve», se pushtuesit italianë nuk ziheshin né gojë! Me këto, krerët e Ballit Kombëtar ishin përpjekur të ruanin ngjyrat nacionaliste, sepse kështu do të mund të luanin më mirë rolin e kalit të Trojës né gjirin e popullit shqiptar që e urrente dhe e luftonte pushtuesin.
Pikërisht te kjo «rrëshqitje nga halli né patriotizëm» e Ballit, u kapëm ne dhe, né momentin e duhur, né një takim të organizuar né Tiranë u thamë përfaqësuesve të kësaj organizate:
- Kemi dëgjuar për organizatën tuaj dhe e tremi lexuar programin që shpallët. Ju atje shpreheni edhe për «Shqipërinë e lirë», për shporrjen e të huajit etj. Këto janë gjërat që na bashkojnë, sepse ne tash dy vjet për këto luftojmë e derdhim gjak. Sig e dini, prej kohësh është krijuar Fronti Nacionalglirimtar i popullit shqiptar që bashkon né radhët e veta gjithë masat, rrymat e organizatat nacionaliste antifashiste. Né bazë të platformës sé luftës edhe ju duhet të aderoni né këtë Front.
- Ne s'e njohim Frontin tuaj! - u përgjigjën përfaqësuesit e Ballit.
U folëm me durim për Konferencën e Pezës, pjesëmarrjen e vendimet e saj, por njerëzit e Ballit prapë u hodhën përpjetë:
- Nuk e njohim as Konferencën e Pezës, as vendimet e saj !
Meqë po bënin shumë rolin e të paditurit, ne pa e humbur gjakftohtësinë, u thamë se për këtë Konferencë kishin dijeni edhe krerët e tyre, si: Mithat Frashëri, Kolë Tromara, Ali Këlcyra e të tjerë, se vetë zoti Mithat kishte dërguar përfaqësues të tij, se vetë Skënder Muqoja, megjithëse me vonesë, kishte ardhur né Pezë dhe e kishte pranuar platformën etj., etj.
Meqë s'kishin nga Via mbanin përpara këtyre fakteve, përfaqësuesit e Ballit hodhën né veprim kartën tjetër:
- Po, po, këto i dimë, - thanë, - por ju shkuat né Konferencë si Parti, kurse ne nacionalistët na thirrët si individë. Ne s'morëm pjesë atje si organizatë, ndaj s'e njohim as Konferencën e Pezës, as Frontin Nacionalqlirimtar!
- Nuk do të mungonim t'u thërrisnim edhe si organizatë, - u thamë. - Por si mund t'ju ftonim kur organizata juaj, né kohën kur u mbajt Konferenca e Pezës, nuk ekzistonte?!
- Ekzistonte Balli, si s'ekzistonte! Ne gjallë qemë! - u hodh një nga përfaqësuesit e pseudopatriotëve.
- Që ju ishit gjallë, këtë e dinim, ndaj dhe ju ftuam, - ishte përgjigjja jonë. - Por ne s'mund të hidhnim fall né filxhan për ekzistencën e një organizate e cila s'qe bërë e gjallë, lëre me pushkë që jo se jo, por as me ndonjë trakt a shpallje, bile as na e zuri ndonjëherë askush nga ju né gojë!
Po delegatët e Ballit Kombëtar nuk dëgjonin nga ky vesh. Atëherë përfaqësuesit e Frontit u thanë:
- Kundërshtimet tuaja janë pa baza dhe fare formale. Për mendimin tonë nuk tra asnjë rëndësi a ishit apo s'ishit ju né Pezë. Rëndësi tra që të merremi vesh për të luftuar sé bashku kundër të njëjtit armik. A jeni ju për luftë?
- Jemi! - «pranuan» përfaqësuesit e Ballit.
- Atëherë ç'ju pengon? Ne po ju paraqesim një platformë konkrete lufte e bashkimi, të cilën tash prej muajsh e kanë përqafuar mijëra e mijëra veta anembanë vendit dhe, mbi bazën e saj, të diskutojmë. Ne ju themi: futuni né Front dhe merrni pjesë né luftë.
- Fronti Nacionalqlirimtar për të cilin na flitni ju është vetë Partia juaj Komuniste e kamufluar me emrin Front. Duke na thënë të futemi në Front, dashur padashur, ju kërkoni të na bëni pjesë të Partisë suaj !
- Jo, edhe të na luteshit, këtë juve as jua kërkojmë, as do t'jua lejojmë kurrë, - u thamë. - Kot i ngatërroni gjërat që janë të qarta si drita e diellit: Partia Komuniste është një parti politike, dyert e së cilës janë të hapura vetëm për ata që përqafojnë një ideologji të caktuar, ideologjinë komuniste; për ata që pranojnë dhe zbatojnë parime e norma të caktuara, tepër shkencore e tepër rigoroze. Këto ju as i bëni dot, e as ju kërkon njeri t'i bëni. Kurse Fronti, zotërinj, - vazhduam, -- është një organizatë e gjerë masash, dyert e së cilës janë të hapura për tërë patriotët e vërtetë, për tërë rrymat e organizatat antifashiste, që janë të gatshme të luftojnë me armë kundër pushtimit. Kryesorja tani është të bashkohemi të gjithë për të fituar lirinë. Ky bashkim luftarak është Fronti.
- Edhe sikur të jetë kështu, ne s'mund të hyjmë, sepse Fronti lufton me programin dhe parullat e Partisë Komuniste! - u munduan të gjenin shteg përfaqësuesit e Balllit.
- Po cilat janë programi dhe parullat tona konkrete? - i pyetëm dhe vazhduam: - Ajo që e thotë vetë Himni ynë Kombëtar: «Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë, për një qëllim». Luftë kundër pushtuesit për çlirimin e vendit! Urdhëroni e paraqisni ju ndonjë p,rogram ose parullë më luftarake, që t'i shërbejë më m1rë qëllimit të atdheut e të popullit dhe, dakord, ne do t'jua pranojmë.
Përfaqësues it e Ballit u turbulluan nga sugjerimi ynë, panë njëri-tjetrin në sy, pastaj njëri prej tyre, si më plaku, me një ton të qetë e prej babloku, nisi të na «mësojë» politikën «e madhe», «rrafinato». Në esencë «mësimi» ishte ky:
- Ne e njohim Partinë Komuniste si parti që s'e do fashizmin, edhe ne Balli s'e duam, por ndryshojmë në mënyrën se si do të luftojmë. Ju komunistët jeni të nxituar, po nxehni gjakrat, po i tërboni italianët që janë shumë të fortë dhe ky tërbim po bie e do të bjerë mbi popullin, mbi djemurinë. Duhet t'i ruajmë këto forca se na duhen për pasnesër; është dhe gjynah, xhanëm, derdhet tërë ky gjak, - tha përfaqësuesi i Ballit dhe konkludoi: - Balli është për të pritur kur të vijë koha, pra, të mos bëhen veprime të nxituara.
- Për cilën kohë e keni fjalën? - i pyetëm.
- Kur fashizmi të jetë leqendisur keq, të jetë bërë me një këmbë në varr. Atëherë ngrihemi, i japim një të shtytur dhe e fitojmë lirinë pa gjak të shumtë! - u përgjigj përfaqësuesi i Ballit.
- Strategji e çuditshme! - u thamë. - Por një gjë s'kuptojmë: nëse ne duhet të presim duarkryq, nëse të gjithë popujt e robëruar do të presin duarkryq, atëherë kush do ta leqendisë fashizmin e të na e përgatitë që ne t'i japim shtytjen e fundit?!
Përfaqësuesit e Ballit pas pyetjes sonë mbetën si të ngurosur. Diçka mërmëritën me njëri-tjetrin, pastaj, papritur, njëri ngriti zërin:
- Me ju nuk mund të bisedohet. Ju ku e ku të të zini në llaf! Ky është qëllimi juaj!
- Jo, qëllimi ynë është t'ju bëjmë thirrje e t'ju mbushim mendjen që edhe ju, gjersa pretendoni se fieni organizatë nacionaliste që s'e do fashizmin, të bashkoheni në luftën kundër fashizmit. Jashtë kësaj vije, jashtë kësaj logjike, ne s'njohim asnjë vijë e logjikë tjetër. Prandaj mendohuni dhe vendosni. Fronti i ka dyert të hapura, ai ju pret, veçse edhe pritja ka një kufi.
- Jo, jo, - këmbëngulnin në të tyren ballistët. Ne pranojmë vetëm ekzistencën e Partisë suaj dhe jemi dakord të bisedojmë parti me parti se ç'duhet të bëjmë.
- Se ç'duhet të bëjmë, Partia Komuniste e ka vendosur që kur u krijua: luftë kundër pushtuesit! Askush s'na lejon të rikthehemi në atë fazë e cila ka kohë që ka mbaruar. Edhe të duam ne, historia s'kthehet më pas. Ndaj, nëse jeni vërtet për atë që thoni, një rrugë ka: ose përfshihuni dhe ju në atë bashkim luftarak që është krijuar me kohë, ose kot që bisedojmë.
Ja, kështu filloi e mbaroi në esencë takimi i parë i përfaqësuesve të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, takim që u organizua me iniciativën e PKSH në Tiranë, në janar të vitit 1943.
Ne e kishim parashikuar dhe e pritnim këtë qëndrim të tyre; ata erdhën në takim me synim të na tërhiqnin ne në një fushatë të pafund bisedimesh e «pleqërimesh», ku të rrihej ujë në havan dhe, ndërkohë, të vepronin me djallëzi e demagogji për të shthurrur radhët e Frontit, për të minuar autoritetin që kishte fituar Partia në masat e, për pasojë, të shuhej Lufta Nacionalçlirimtare që ne po e forconim nga dita në ditë. Kjo qe kërkesa që fashizmi i kishte vënë këtij grupimi kundërrevolucionar, ndaj; në fazën e parë, qëllimi i Ballit ishte të neutralizonte veprimet tona dhe ta spostonte «me të mirë» Partinë nga vija e drejtë dhe nga roli që kishte fituar. Kjo do të ishte një fitore e dhuratë e madhe për Jakomonin e Merlikën e, në të njëjtën kohë, edhe një fitore për krerët tradhtarë të Ballit: mënjanonin nga skena pengesën e armikun më të betuar të synimeve e të interesave të tyre jetikë.
Por, kuptohet, këto ishin synime e llogari të pushtuesit e të reaksionit, të cilat ne jo vetëm i kishim parashikuar me kohë, por dhe u qemë kundërvënë e do t'u kundërviheshim me të tëra forcat pa lëshuar asnjë fije peri nga programi e qëndrimet tona.
Ndokush mund të pyesë: kur puna qenkësh kështu, pra, kur qysh në fillim Partia e kishte të qartë se ç'përfaqësonte Balli dhe për ç'qëllime të errëta u krijua, atëherë përse duhej biseduar me përfaqësuesit e tij? Përse qysh në fillim Partia dhe forcat partizane nuk iu kundërvunë me rreptësi kësaj organizate të pushtuesit?!
Natyrisht, ta shpallje Ballin en bloc armik që në fillim e t'i vije pushkën, kjo, në pamje të parë, mund té duket si një punë më e thjeshtë dhe më e lehtë për t'u bërë. Por gjërat s'duhen parë e vlerësuar as nga ato maskarallëqe e poshtërsi të Ballit që populli mësoi e pa në verën ose në dimrin e vitit 1943 e 1944, as nga ato që dinë tani të gjithë. Gjërat duhen parë nga situata e gjendja konkrete e vjeshtës 1942 dhe e fillimit té vitit 1943. Këto ishin muajt e parë të daljes në skenë të Ballit dhe, ndonëse në realitet qe dimër, për Ballin këto muaj ishin pranvera e parë dhe e fundit e «lulëzimit» të tij.
Ndonëse shtylla vertebrore e Ballit përbëhej kryesisht nga elementët e borgjezisë reaksionare të lidhur me pushtuesit si dhe feudalë dhe intelektualë antipopullorë, s'duhet harruar se këta, qoftë me namin e së shkuarës, ashtu edhe me dallavere, para, dredhi, mundën të mashtronin e të rreshtonin me Ballin një numër njerëzish si nga shtresat e prapambetura, ashtu edhe elementë të tjerë të paqartë. Këtë realitet Partia jonë e kishte parasysh dhe nuk mund ta nënvleftësonte. Né të njëjtën kohë Balli, që të kompensonte atë çka kishte humbur, e nisi me «vrull» punën: ngriti «çeta», «këshilla», organizoi edhe ai «qarkorët», nxori gazetë e trakte gjoja né ilegalitet, por né fakt me dijeninë dhe aprovimin e kuislingëve e të pushtuesve. Për t'i dhënë organizatës sé tyre, të mbushur me turli mostrash të tradhtisë e të pseudopatriotizmit, edhe nuancat të një çikë «revolucioni», u rregullua që né këtë limer banditësh me borsalina e papijon, krahas kriminelëve e kusarëve ordinerë, të shtronin jatakun edhe «komunistët» e «Zjarrit», si Hysni Lepenica me shokë!
Jo vetëm kaq, por nuk kaloi shumë kohë dhe prijësit e Ballit nisën të proklamonin pretendimin absurd se e paskëshin krijuar organizatën e tyre më parë se të krijohej Fronti Nacionalçlirimtar dhe, si rrjedhim i të gjitha këtyre, né shtresa të caktuara të pamirinformuarish u krijuan edhe iluzione, edhe mendime se nuk ishte një, por qenkëshin dy organizata nacionaliste, antifashiste.
T'i shpallje menjëherë luftë të hapur Ballit, do të thoshte, gjithashtu, ta çoje Luftën Nacionalçlirimtare dhe fatet e saj né shtigje tepër të rrezikshme: do të kishim përballë edhe një armik të ri të hapur, né kohën kur armik të shpallur kishim pushtuesin e huaj. Për më keq akoma, do të ndizej e do të acarohej një luftë e vërtetë vëllavrasëse, gjë që e ëndërronte dhe bënte çmos ta shpërthente pushtuesi né mes popullit tonë.
Këto e të tjera arsye neve na diktuan që të përcaktonim e të ndiqnim një vijë sa më të drejtë e të kujdesshme ndaj këtij grupimi të reaksionit. Ngà kjo vijë do të varej shumë edhe shpëtimi i të gënjyerve e neutralizimi i një pjese tjetër elementësh, por edhe vetë forcimi e konsolidimi i Frontit, i këshillave dhe i Ushtrisë sonë Nacionalqlirimtare.
Pikërisht për këto ne i orientuam drejt gjithë organizatat e Partisë dulce theksuar që të ndiqeshin taktika të matura e elastike né drejtim të Ballit Kombëtar, pa lejuar shkarje as ne oportunizëm, por as né sektarizëm, rrezik ky që né ato çaste paraqitej si më i mundshmi.
Dihet se Balli u krijua né momente kur prestigji i PKSH dhe i Frontit qenë rritur, kur ishte zgjeruar e po shtohej vazhdimisht numri i çetave e njësiteve partizane, kur populli po shikonte dhe po bindej çdo ditë e më tepër me fakte se këto ishin të vetmet forca reale të luftës kundër pushtuesit. Ishin forcuar edhe pozitat ndërkombëtare të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, sidomos pas dhjetorit të vitit 1942, kur ministrat e jashtëm të tri fuqive të mëdha të koalicionit antifashist, Bashkimit Sovjetik, SHBA-sé dhe Britanisë sé Madhe, me deklaratat e tyre publike njohën luftën e popullit shqiptar dhe pavarësinë e Shqipërisë pas luftës. Ky qe një grusht edhe për reaksionin brenda vendit, i cili çirrej se gjoja fuqitë e Boshtit do të garantonin lirinë e sovranitetin e Shqipërisë, ndërsa krerëve të Ballit kjo njohje nuk u shkonte për hosh, sepse rritej autoriteti i Frontit Nacionalçlirimtar.
Né një bisedë me një nga shokët kryesorë të qarkut të Gjirokastrës (né mos gaboj kur kishte ardhur né Labinot për të marrë pjesë né mbledhjet e takimet që
organizuam në prag të Konferencës së Parë të Vendit të PKSH), ndërsa po flitnim për qëndrimin ndaj Ballit, ky na thotë:
- Ne s'ua zgjatim shumë ballistëve. O me ne, o tërci-fërci s'ka. Kjo na ndan me ta, - dhe i ra qytës së pushkës me pëllëmbën e dorës.
- Se ç'keni parasysh me atë «tërci-fërcin»; - i thashë, - nuk e di, por vija jonë është kjo: të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta tërhequr Ballin në luftë efektive kundër pushtuesit, duke mos rënë për asnjë çast në «taktikën» e tyre të bisedave pa fund, pa përmbajtje e pa bereqet. Sa për pushkën, atë do t'ua drejtojmë vetëm nëse ata do të vihen hapur përkrah pushtuesit kundër nesh.
- E pse, i mbushet mendja Ali Këlcyrës me biseda! - këmbënguli shoku. - Ai llafet i ka pa fund, si çifligjet.
- Po të ishte fjala për një Ali Këlcyrë a për dhjetë të tillë, - i thashë, - besoj se s'do të lindë nevoja as për bisedime. Por ne kemi parasysh ata elementë të gënjyer që ai dhe shokët e tij i kanë mashtruar e i kanë bërë për vete. Këtë bazë, këta elementë ne duhet t'i tërheqim, t'i fitojmë dhe ata s'fitohen as me llafe e thirrje të zbrazëta, as duke u vënë pushkën. Pastaj, - vazhdova, - të mos harrojmë se Balli Kombëtar e paraqet veten si një organizatë nacionaliste, me një program demagogjik dhe, ndryshe nga kuislingët, nuk ka dalë hapur kundër luftës për çlirimin e atdheut. Se përse paraqiten kështu Ali Këlcyrët me të tjerët, ne e dimë mirë, por s'duhet menduar se të gjithë, veçanërisht shtresa të caktuara të popullit, i kanë gjèrat po aq të qarta Sa ne. Një qëndrim i gabuar sektar e ekstremist ndaj Ballit tani do të na sillte dëm të madh.
lt7endime «të avancuara» ose, më saktë, të ngutura, lidhur n:e këtë problem ishin manifestuar në ato momente edhe në organizatën e qarkut të Korçës. Sigurisht shokëve të Korçës, ku Balli Kombëtar paraqitej me një influencë relativisht të madhe, u kishte ardhur. siç thonë, në majë të hundës nga aktiviteti i eksponentëve ballistë, nga çetat bashibozuke e kriminale të Safet Butkës me shokë që bënin propagandë kundër Partisë e Frontit Nacionalçlirimtar, që përpiqeshin të sabotonin luftën dhe punën tonë në atë qark. Zemërimi i shokëve qe i kuptueshëm, por këtu kishim të bënim me një çështje delikate politike dhe, në çështje të tilla, analiza e drejtë e situatës, perspektiva e qartë, taktika elastike duhej të zinin vendin e zemërimit dhe të revoltës, që në shumë raste janë këshilltarë të këqij. Komiteti Qendror, pra, jo vetëm që nuk mund të jepte aprovimin për të goditur Ballin Kombëtar, sepse një veprim i tillë do të kishte reperkusione negative për luftën tonë, por, përkundrazi, në një letër që u drejtuaml drejtuesve të Partisë në Korçë u tërhiqnim vëmendjen dhe i sqaronim për vijën ndaj Ballit Kombëtar.
Pozicioni ynë do të ishte ky: duke njohur strategjinë dhe taktikat e Ballit Kombëtar, detyra jonë ishte t'i kundërv inim atyre strategjinë dhe taktikat tona të drejta e largpamëse. Këto do ta demaskonin e do ta dobëson:n Ballin Kombëtar, ky do të kalonte një proces erozioni dhe, në një kohë që lufta jonë do të forcohej, eksponentët ballistë do të afishoheshin hapur si kolaboracionistë, radhët e organizatës do të shthurreshin e do të rralloheshin, pra, baza e tij, elementët e ndershëm, por të gënjyer, do ta braktisnin, siç e braktisën. Gjithashtu u porositën shokët nëpër qarqe që të intensifikohej akoma më tepër puna e Partisë dhe e Frontit dhe të organizoheshin takime, mbledhje e konferenyca me popullin, me intelektualët etj. për të propaganduar e për të sqaruar më mirë e pandërprerë vijën e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe programin e Frontit Nacionalçlirimtar.
Kështu, duke ndjekur një strategji të drejtë e taktika të zgjuara e elastike ndaj Ballit, ne qysh nga fillimi kishim iniciativën në dorë dhe hap pas hapi i detyruam krerët e Ballit t'i nxirrnin gjithnjë e më në shesh kthetrat e tyre. Pas mospranimit të tyre kategorik për të hyrë në radhët e Frontit e në luftë kundër pushtuesit, ne u drejtuam një propozim tjetër «më të leverdishëm» për ta
-Të krijojmë një komision iniciator me delegatë të Partisë Komuniste, të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe të Ballit Kombëtar e të bëjmë një konferencë të madhe ku ju të thoni mendimet tuaja për organizimin e luftës e ne tonat.
- Jo, - na thanë, - se dhe atje ju do të jeni shumica.
- Në përcaktimin se kush e ka drejt e kush jo, u thamë, - s'ka të bëjë shumica e pakica. Por, meqë ju keni frikë nga një konferencë midis nesh, le të shkojmë në popull. Të dalim para popullit, të shprehë secili mendimet e veta dhe populli le të na gjykojë!
Ose nga besimi i verbër në forcat e në influencën e tyre në masa, ose ngaqë i gjykonin masat me metrin e vet, ata, për çudi, fillimisht këtë propozim tonin e pranuan. U organizuan bile edhe disa takime e kuvende të tilla ku krerët e Ballit erdhën para popullit të krekosur e të përgatitur me panegjirike pa fund, gjithë përbetime, lot e ofshama, por në fund u detyruan të iknin me bisht në shalë. Shokët tanë, komunistë e kuadro, ndonëse s'kishin shkolla e akademi oratorie, u ngritën para popullit dhe me fjalën e thjeshtë, por të zjarrtë të Partisë, me fjalën e luftës për liri e dashurinë për atdheun, i ngritën zemrat peshë, e bënë popullin që aty për aty t'i qesëndiste demagogët e tradhtarët e t'u vinte hunë. Menjëherë, me urdhër «të qendrës» Balli hoqi dorë nga kjo «formë pune» dhe vendosi ta bënte «sqarimin» e popullit vetë, pa «opozitë»!
Nisi një fazë e re në «zhvillimin» e Ballit, faza e shpifjeve dhe e akuzave kundër Frontit, kundër këshillave nacionalçlirimtarë dhe kundër vijës së Partisë sonë Komuniste. Por për të e kishte marrë ferra uratën. Populli s'kërkonte përbetime e «shprehje meraku», por donte organizim e zgjerim konkret të luftës me armë kundër pushtuesit dhe, doemos, u shpreh e do të shprehej pro vijës së Partisë, pro Frontit Nacionalçlirimtar. Ca më tepër, në këto «takime të vetat me masat», Balli po i shfaqte hapur tiparet e tij jo vetëm si një organizatë tradhtare, por dhe si një grumbull hajdutësh ordinerë që vidhnin që nga pulat e gjer te fustanet e grave. Procesi i demaskimit e i vetëdemaskimit tash visi të merrte proporcione më të gjera. Jo vetëm populli, por dhe elementët e gënjyer që kishin hyrë gabimisht në këtë çerdhe fundërrinash, nisën të distanco hen nga krerët e nga hajdutët kriminelë. Ndërkohë, ne me të gjitha mjetet e format e propagandës, me trakte, thirrje, në takime me popullin, në shtyp, etj., pa e atakuar ende me emër Ballin Kombëtar, mbronim e përhapnim vijën e drejtë të Partisë për luftën, u përgjigjeshim ashtu si e meritonin akuzave e shpifjeve të Ballit e, mbi të gjitha, demaskonim parrullat e tij atantiste e demagogjike.
Por propaganda jonë më e mirë ishin njësitet, çetat e batalionet partizane që ia bënin jetën ferr armikut, ishin këshillat nacionalçlirimtarë në zonat e çliruara, nga aktiviteti i të cilëve populli shihte të lindte pushteti i ri, pushteti i vet. Kjo propagandë ishte mjaft efikase dhe populli, masat e gjera të tij, çdo ditë e më shumë afroheshin me luftën, me Frontin, me Partinë. Kjo për ne kishte një rëndësi kolosale.
Veçanërisht pas Konferencës së Parë të Vendit të PKSH, të marsit 1943, lindi nevoja e një pune më të dendur e më të shpejtë për thellimin e diferencimit në radhët e Ballit. Kryesorja që na diktonte dendësimin e punës sonë ndaj kësaj organizate, ishte orientimi i Konferencës për të konsoliduar e për të çelikosur më tej bashkimin e popullit, këshillat dhe repartet e armatosura partizane, tash që ndodheshim në prag të kryengritjes së përgjithshme të armatosur. Siç u vendos në konferencë dhe siç orientonte Komiteti Qendror, theksi në punën me Ballin do të vihej sidomos tek ata njerëz të thjeshtë që, veç influencës së trashëguar të krerëve ballistë dhe paqartësive politike, asgjë nuk i lidhte me veprimtarinë tradhtare të krerëve. Në këto përpjekje do të përdoreshin të gjitha mjetet, propaganda, bisedat e marrëdhëniet direkte me këta njerëz, puna bindëse dhe e duruar. Gjithashtu u vendos të bëheshin edhe përpjekje të tjera nëpërmjet bisedimeve me udhëheqjen e Ballit.
Platforma e këtyre bisedimeve, theksonte vazhdimisht udhëheqja e Partisë, do të kishte si kurdoherë në bazë luftën pa kompromis kundër pushtuesit dhe tradhtarëve, pranimin e platformës së Frontit Nacionalçlirimtar. Nëpërmjet këtyre bisedimeve që, siç po bindeshim çdo ditë e më tepër, ishin nga fundi, synonim t'i ndiznim më shumë kontradiktat që ekzistonin brenda kësaj organizate deri në udhëheqje dhe, nga ana tjetër, ta thellonim procesin e demaskimit të Ballit në popull, që ky ta humbiste fare edhe atë çikë kredie që mund t'i kishte mbetur.
Edhe unë vetë, siç kishim vendosur në Byro, zhviilova në këtë kohë 2-3 takime me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar. Një takim, me sa më kujtohet, është bërë në shtëpinë e Bahri Omarit në Tiranë. Kisha me vete Ymer Dishnicën dhe Mustafa Gjinishin, kurse Ballin e përfaqësonin Bahri Omari e Kolë Tromara. Kur shkuam në këtë shtëpi qe gati natë. U futëm brenda dhe i gjetëm të dy që na pritnin. U përshëndetëm dhe zumë vend.
- Urdhëro e fol, - m'u drejtua Bahriu.
- Dakord, - u thashë dhe, si ndeza një cigare, mora fjalën. Në fillim u parashtrova përfaqësuesve të Ballit pikëpamjen tonë për zhvillimin e gjendjes në vendin tonë, për sukseset që kishte arritur Lëvizja Nacionalçlirimtare, për krizën e rëndë ekonomike, politike e ushtarake që po jetonte koalicioni fashist jo vetëm te ne, po kudo në botë.
- Siç e shihni, - u theksova mes të tjerash, - zhvillimi i situatës na dha të drejtë neve dhe jo juve. Ndryshe nga ç'keni thënë ju në bisedat tona të mëparshme, lufta jonë jo vetëm që filloi dhe në të populli po merr pjesë çdo ditë më shumë, por kjo luftë e ka vënë pushtuesin në vështirësi të mëdha dhe po e çon drejt disfatës. Populli na dëgjoi ne dhe kjo ndodhi jo për sytë tanë të bukur, por sepse programi ynë u përgjigjej interesave dhe shpirtit të tij patriotik që nuk është shuar kurrë në zemrat e çdo shqiptari të ndershëm.
Qerrja e fashizmit, - vazhdova, - po gremiset dhe nuk ka forcë në botë ta shpëtojë nga shkatërrimi përfundimtar. Hitlerit po i kërcasin brinjët nga dajaku që po ha nga ushtritë e Stalinit, kurse imperos së Duçes po i shkërmoqen themelet. Pra, nuk është e largët ajo ditë kur popujt do të fitojnë dhe atëherë ai do të gjykojë se cilët kanë qenë patriotët e vërtetë dhe cilët qenë tradhtarët e frikacakët.
1VÌë tej fola për perspektivat e zhvillimit të luftës sonë dhe theksova se në këto momente, pasiviteti, përçarja e popullit ishin të barabarta me tradhtinë. Si konkluzion, në emër të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, u bëra edhe një herë thirrje të shkëputeshin nga rruga ku ishin futur, të bashkoheshin me Frontin Nacionalçlirimtar në luftë për ta shporrur armikun nga trualli i atdheut.
- Kjo s'bëhet kurrë, - kërceu nga kolltuku Kolë Tromara. - Ne e kemi thënë, në Front nuk futemi.
- Po mirë, - iu përgjigja me gjakftohtësi, - mos u futni në Front. Le të bashkëpunojmë në luftë, ju si Ball Kombëtar dhe ne si Front. Vetëm se ne duam lUftë dhe jo llafe, dhe nuk do të lejojmë askënd t'i vërë shkopinj nën rrota luftës sonë.
- Ne nuk jemi kundër bashkëpunimiit, - foli Bahri Omari dhe pyeti: - Ju këtu vini si përfaqësues të Frontit apo të Partisë Komuniste?!
- Ne, - iu përgjigja, - jemi delegatë të K,-,shillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, domethënë përfaqësues të Frontit.
- Jo! E kemi thënë. kështu nuk jemi dakord të bisedojmë! - m'u përgjigj ai. - Ne e kemi vënë kushtin: bisedojmë vetëm me Partinë Komuniste, si partia me partinë.
- Po ju s'jeni parti, - tha Ymer Dishnica.
- Po ç'jemi ne? - kërcven përpjetë të ofenduar edhe Bahriu. edhe Kola.
- Për ne. - u thashë, - Balli është një organizatë me nacionalistë të tendencave të ndrysllme- politike. Partia. sipas konceptit tonë, ka një platformë ideologjike e politike unike e n,.ë pro;ram me a-'at imediat e perspektiv. Fronti nuk ë.shtë e s'mund të jetë parti. por është një organizatë ku merr pjesë gjithë populli, aty ka komunistë, por ka edhe elementë nacionalistë që, për shumë gjëra. mund të mendojnë ndryshe nga ne.
- Por, ama, gjithë bota e di se Frontin e drejtojnë komun istët.
- Ne këtë s’e kemi fshehur ndonjëherë dhe juve jua ketni deklaruar hapur, - u thashë. - Kaq frikë paskeni ju nga Partia Komunisle? Ju, deri dje, na quanit çiliminj që s'na vjen njeri pas, kurse tani, qenia e Partisë nc: krye të Frontit ju tremb kaq shumë. Pastaj, - vazhdova, - as sot e asnjëherë ne nuk ju ftojmë të luftoni për komunizmin, por për lirinë e Shqipërisë.
- Ne për Shqipërinë luftojmë, - tha Bahriu, çetat tona janë kudo. Por ne dimë të bëjmë edhe politikë dhe të bësh politikë do të thotë «shtatë hile e një trimëri».
T'u japim hakun krerëve të Ballit: për hile nuk ua hante qeni shkopin. Për trimëri, edhe atë që e kishin, e përdorën kundër popullit shqiptar. Ja kështu vazhdoi kjo bisedë: ne fol ata dredho, deri natën vonë, pa arritur asnjë rezultat.
Në një nga takimet e mia të fundit me Bahri Omarin, pas një debati të ashpër, i thashë i nevrikosur (se me të tillë njerëz me zor mund ta mbaje gjakftohtësinë):
- Populli kurrë nuk mund të ndjekë tradhtinë dhe tradhtarët, ai do të luftojë kundër okupatorit e tradhtarëve dhe do të fitojë!
Bahri Omari e kuptoi sulmin e drejtpërdrejtë që i bëra dhe m'u përgjigj
- Do të shohim kush janë tradhtarët, ju apo ne.
- Do ta shohim, - i them, - por dua të precizoj se ata që do të pengojnë luftën e popullit dhe do të bashkëpunojnë me armikun, janë tradhtarë.
- Të lutem Enver, - më tha Bahriu, - nuk dua të bisedoj më me ty për politikë. Është e qartë se ne jemi kundërshtarë.
- Ashtu është, - iu përgjigja, - por dua të të shpëtoj nga kjo rrugë që është një greminë e tmerrshme. Mua më vjen keq për ty, por, po ta them haptazi, më vjen akoma më keq për motrën time dhe për dy djemtë tuaj.
Fahrija e mjerë kishte ulur kokën dhe qante; ishte në një luftë tragjike: nga një anë burri, nga ana tjetër vëllai. Asnjëri nuk i lëshonte rrugën tjetrit. Fahrija ishte një nga motrat e mia më të mira, grua e mençur dhe e dashur me të gjithë. E doja shumë dhe më vinte keq për të.
Një mbrëmje, kur u vajta në shtëpi, Bahriu nuk ishte, Fahrija më thotë:
- Aman Enver, më thuaj si do të vejë kjo punë?
- Duhet të shpëtojmë Bahriun nga kjo rrugë, i them, - se kjo është rruga e tradhtisë. Ilaç tjetër nuk ka, ose me popullin e me luftën e tij kundër okupatorëve, ose me këta të fundit.
- Por ç'duhet të bëj unë? - më thotë ajo. - I them përherë: «Hiq dorë nga Ali Këlcyra, ai është një bej, hiq dorë nga puna në shtet, do të rrojmë si të rrojmë, siç rron gjithë dynjaja». Por ti e di që ai e ka kokën gur.
- E ka si e ka kokën burri yt, kjo nuk i hyn njeriu në punë. Sot ka rëndësi vetëm jeta dhe liria e popullit që duhet ta shpëtojmë. Unë, motër, po të dal borxhit dhe, sa të mund, do të luftoj akoma se mos e shpëtojmë Bahriun, por, po vazhdoi rrugën e tij, pushka na ndan, po të paralajmëroj.
Motra dulce qarë më tha:
- Enver, Luani le të vijë me ty në luftë, Bahriun s'e bind dot. - Dhe në fakt Bahriu s'u bind as nga e shoqja, as nga unë dhe shkoi larg, duke marrë pjesë në qeverinë kuislinge gjatë pushtimit gjerman. Kurse Luani ishte lidhur që në fillim me Luftën Nacionalçlirimtare, punonte aktivisht në organizatën e rinisë komuniste, bashkë me Gjikë Kuqalin e të tjerë. Kur ndodhesha në shtëpinë e tyre, me anën e tij jepja e merrja Tetra nga shokët; ai doli partizan dhe më vonë u bë anëtar partie e kuadër me formim të gjerë. Fatosi gjatë luftës ishte i vogël, por dhe ai më vonë mësoi e punon si inxhinier.
Po né këtë periudhë bëmë edhe dy takime me përfaqësues të Ballit, një né shtëpinë e Nexhat Peshképisë, ku ishin Bahri Omari dhe Halim Begeja, dhe tjetri né shtëpinë e Muharrem Vllamasit, ku, veg Bahriut e Kolë Tromarës, merrte pjesë, si «ndërmjetës», Sheh Karbunara që, si dinak që ishte, përpiqej të ruante ekuilibrin, edhe të mbante lidhje me Ballin Kombëtar, por edhe me Lëvizjen Nacionalglirimtare t'i ruant2 urat.
Né shtëpinë e Nexhat Peshkëpisë kisha qenë disa herë né të kaluarën, sepse kishim lidhje familjare: gruaja e Nexhatit ishte mbesë nga Hoxhatët e Gjirokastrës. Prandaj, né shtëpinë e Nexhatit, që e konsideronim si shtëpinë tonë, kisha vajtur shpesh për drekë e për darkë dhe né këto raste vlonin diskutimet politike. S'kishim shumë kundërshtime politike me njëri-tjetrin dhe as me vëllanë e Nexhatit, Manushin, i cili hiqej si shkrimtar, si poet dhe kishte miqësi me Shevqet Musarain. Né kohën kur unë isha pa punë dhe nuk kisha të ardhura, kishte qëlluar që Nexhati më huante ndonjë lek, derisa më emëruan mësues. Feroja, gruaja e Nexhatit dhe mbesa jonë, ishte një grua e mirë dhe popullore. Por edhe vetë Nexhati, né atë kohë, shprehej si antizogist, antifashist, bile, hiqej si «i majtë» dhe pikëpamjet e tij ishin ca anarkiste. Kur dola né mal i bëra disa herë thirrje të bashkohej me lëvizjen, por ky, sikurse edhe Bahriu, nuk u bind dhe u bë ballist. Né prag të Clirimit të vendit Nexhat Peshkëpia, bashkë me tradhtarë të tjerë, u arratis e shkoi né Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku na luftoi egërsisht derisa vdiq.
Edhe këto dy takime të fundit që organizuam me krerë të Ballit né Tiranë vazhduan e përfunduan si takimet e mëparshme, me të njëjtat dredhi nga ana e tyre dhe me të njëjtin qëndrim të drejtë e pa lëshime nga ana jonë. Por këtë radhë, si konkluzion, u theksuam
- Duke e lënë mënjanë të kaluarën e hidhur, ne përsëri ju zgjatëm dorën e shpëtimit, por ju përsëri s'doni të ndiqni rrugën që duhet ndjekur. Mirë, koha po provon se kush ka të drejtë. Por një gjë kijeni miro parasysh: Nëse s'doni të luftoni kundër pushtuesit, të paktën mos luani politikën e tij, mos u përpiqni t'i kundërviheni luftës sonë, luftës sé popullit shqiptar kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërpritni menjëherë fushatën e shpifjeve e të sulmeve kundër Frontit e këshillave nacionalçlirimtarë, ndërpritni vjedhjet dhe grabitjet që po bëjnë njerëzit tuaj nëpër fshatra. Merrini këto si të doni, qoftë si këshilla, qoftë si paralajmërim. Ne e dimë mirë sa mund të durohet e sa mund të tolerohet.
Pak ditë pas këtyre takimeve, që u zhvilluan né Tiranë né gjysmën e parë të majit 1943, u nisa urgjentisht për né Vlorë për të goditur e për të shpartalluar përfundimisht fraksionin e rrezikshëm antiparti që kishte kurdisur atje Sadik Premtja. Gjatë ditëve që ndodhesha né malësitë e Vlorës e né Mallakastër, shfrytëzova rastin dhe nëpërmjet Hysni Kapos organizuam një takim me Tahir Hoxhën (një nga krerët e Ballit Kombëtar né Vlorë) dhe Hysni Lepenicën, oficer dhe «zjarrist» që, bashkë me njëfarë «çete» prej 10-15 vetash, i qe atashuar Ballit si «forcë sulmi». Qëllimi i këtij takimi ishte po ai nga qemë nisur për rastet analoge që përmenda më sipër: t'u bënim edhe një herë thirrje elementëve kryesorë të Ballit, që vepronin nëpër krahina, të mblidhnin mendjen e të vendosnin përfundimisht nëse do të nisnin rrugën e luftës e të patriotizmit të vërtetë, apo do të zhyteshin më tej në rrugën e tradhtisë e të bashkëpunimit me arrnikun.
Por edhe ky takim, që u zhvillua në shtëpinë e Gani Alikos në fshatin Shkozë, siç kam shkruar hollësisht te libri «Kur lindi Partia»* *( Shih: Enver Hoxha. «Kur lindi Partia (Kujtime)», botim i tretë, f. 429.), nisi e përfundoi pa ndonjë rezultat.
Thirrjes dhe argumenteve të forta e të patundura, që paraqitëm unë dhe Hysni Kapoja, për domosdoshmërinë e përfshirjes së Ballit në luftë, si Tahir Hoxha, ashtu edhe Hysni Lepenica u munduan t'u rrëshqitnin duke i rënë zurnasë po në atë vrimë ku i binin edhe krerët e tjerë të Ballit: «nuk luftohet kështu si bëni ju», «s'bëhet lufta me çunakë», «t'i ruajmë forcat që t'i kemi gati për t'i dhënë pushtuesit goditjen e fundit», «nuk janë pjekur situatat» etj., etj.
Pas disa orë debatesh, ndërsa Tahir Hoxha mundohej t'i hidhte zjarrit ujë, u duk qartë se edhe krerét ballistë të krahinës do të vazhdonin vijën e krerëve të qendrës. Prandaj, në përfundim, u thashë:
- Lufta po gjëmon, Tahir Hoxha, dhe ju këtë e dini fort mirë, por nuk doni ta pranoni! Kjo luftë është e organizuar dhe e drejtuar nga Partia Komuniste e Shqipërisë, nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili përfaqëson popullin dhe pikërisht kjo është arsyeja që okupatorëve italianë po u vjen fundi. Edhe këtë e dini, tjetër gjë se nuk doni ta pranoni. Ne ju bëjmë thirrje të hidheni pa rezerva, sa nuk është vonë, kundër okupatorëve e tradhtarëve, se interesi i Luftës Nacionalçlirimtare e kërkon të jemi të bashkuar. Ju jeni të lirë të zgjidhni rrugën tuaj, ne e kemi për detyrë t'ju themi se, po ecët kundër interesave të popullit, jeni të humbur!
U çuam në këmbë dhe kur po përgatiteshim për të shkuar, Hysni Lepenica na tha:
- Dua të kem një bisedë të veçantë me ju.
Ne pranuam, u ndamë me Tahir Hoxhën dhe që të tre, unë, shoku Hysni Kapo e Hysni Lepenica u nisëm për në Dushkarak, në shtëpinë e xha Muratit, ku filluarn bisedën me Hysni Lepenicën. Nga disa gjoja lëkundje që shfaqte Lepenica gjatë debatit me Tahir Hoxhën si. dhe nga fakti që ishte «zjarrist» dhe kishte njëfarë çete e hiqej sikur kishte hedhur edhe ca pushkë, menduam se ky do të shkëputej nga Balli e do të bashko-hej me Frontin e me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Si duket, gjykuam për një çast, i erdhi zor ta braktiste Ballin në sytë e Tahir Hoxhës, ndaj kërkoi takim të veçantë me ne. Por qysh në fillim të bisedës u duk qartë se Hysni Lepenica kishte të tjera qëllime. Ai na. shtroi dy gjëra: e para, çështjen e Grupit të «Zjarrit»,; «pjesëtar i të cilit kam qenë dhe unë me Fètah Butkën e të tjerë», - siç tha, - dhe, e dyta, çështjen e Sadik Premtes.
Hysni Lepenica ishte kundër trajtimit dhe luftës që i kishte bërë Partia jonë grupit arqiomarksist dhe «kundër trajtimit që i bëtë ju dhe qarkori i Vlorës çështjes së Sadik Premtes».
I dhashë përgjigjen e merituar për të dyja këto, çështje duke i theksuar se «nga ato çka thatë ju, zoti;
Lepenica, asnjë nuk pranojmë, pikëpamje të tilla i hedhim poshtë e do t'i luftojmë».
- E keni gabim, - m'u përgjigj Hysni Lepenica.
- Ju do të humbitni e do të jeni shkaktarë të gjakderdhjes.
- S'gabohemi ne, por ju, - i thashë. – Vëlla vrasjen po e filloni ju dhe jo ne. Ne kemi filluar e do të vazhdojmë deri në fund luftën kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ne ju bëjmë eahe një herë thirrje, zoti Lepenica, që të bashkoheni pa hezitim me ne në Luftën Nacionalçlirimtare.
- Atëherë, - tha Lepenica, - e mbaruarn bisedën. Me ju nuk u morëm vesh në asnjë çështje. Ju më vutë pushkën.
- Nuk është e vërtetë, - i, thashë, - varet nga ju në rast se do të shkëmbejmë pushkë, por rrugën tonë ne nuk e ndërrojmë. S'ka forcë që të na lëkundë nga parimet dhe nga qëllimet e shenjta që i ka caktuar vetes Partia.
- As ne, - tha Lepenica, - nuk e ndërrojmë rrugën tonë.
Kështu u ndamë edhe me këtë ballist arrogant, pseudonacionalist dhe bashkëpunëtor të italianëve, që u vra në Gërhot të Gjirokastrës po nga miqtë e tij fashistë, menjëherë pas kapitullimit të Italisë.
Për mua personalisht këto qenë takimet e fundit me elementët e Ballit tradhtar. U ndava me ta për të mos i parë më kurrë.
Ndërkohë, ne vazhdonim me vrull punën në të gjitha drejtimet e tjera për të vënë në vend programin e Partisë në tërësi, e në mënyrë të veçantë, për të zbatuar vendimet e detyrat e rëndësishme që na caktoi Konferenca e Parë e Vendit e PKSH. Dhe fakt është se puna e Partisë ecte përpara, lufta zgjerohej, populli organizohej e armatosej. Në flakët e saj po lindte ushtria e popullit kryengritës dhe pushka e saj ishte dëgjuar tashmë në një varg betejash ku armiku kishte ngrënë grushte dërrmuese.
Përpara na pritnin ngjarje të tjera të mëdha.
3. Një mbledhje historike
(Labinot 4-10 korrik 1943)
Evenimentet që kishin ndodhur nga Konferenca e Pezës e këtej dhe detyrat e mëdha që dilnin përpara na diktuan në fillim të verës së vitit 1943 nevojën e një mbledhjeje të rregullt të forumit drejtues të Frontit Nacionalçlirimtar, Këshillit të Përgjithshëm Provizor. Një mbledhje e tillë ishte e domosdoshme, qoftë për të analizuar punën e bërë nga Këshilli dhe nga çdo anëtar i tij i veçantë, qoftë për të marrë një sërë vendimesh të cilat momenti historik i sugjeronte me forcë. Midis këtyre vendimeve më kryesori kishte të bënte me propozimin e KQ të PKSH për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe organizimin e Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, detyrë kjo e shtruar në Pezë në shtator 1942 e që tash ishin pjekur plotësisht kushtet për realizimin e saj.
Duke pasur parasysh këto vendosëm që mbledhja e Këshillit të zhvillohej në ditët e para të korrikut dhe të lajmëroheshin me kohë anëtarët e tij. Ndonëse kjo do të ishte mbledhja e parë e plotë dhe e rregullt e Këshillit që nga shtatori 1942, duhet të theksohej se gjatë gjithë kësaj kohe ky organizëm i rënidësishëm nuk kishte qëndruar duarlidhur e në pasivitet. Përkundrazi, anëtarët e veçantë të tij kishin punuar, ishin mbledhur e kishin diskutuar sipas mundësive që ofronin situatat. Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm ose shokë të tjerë të ngarkuar prej tij kishin ndjfekur punën e këshillave ekzistues në terren, kishin, punuar për ngritjen e këshillave të rinj, kishin dhërlë udhëzime e kishin nxjerrë trakte e thirrje drejtuar popullit. Ndërkohë, përvoja po tregonte se një nurnër anëtarësh të Këshillit të Përgjithshëm Provizor të zgjedhur në Pezë, jo vetëm nuk po e justifikonin besimin, por, përkundrazi, edhe po e pengonin ose po e saboxonin punën.
Por tanfi çështja shtrohej për ta drejtua.r punën me një horizont më të gjerë dhe për të ndihmuar në mënyrë sa më efektive në zhvillimin e luftësi dhe në forcimin e pushtetit të këshillave nacionalçlirimtarë.
Ajo që na gëzonte ishte edhe fakti se në Iradhët e Frontit, të këshillave e të njësive tona partizane, krahas punëtorëve e fshatarëve, po hynin me shumicë edhe intelektualë e patriotë të ndershëm, të c$lët po e kuptonin se nuk mjaftonin vetëm urrejtja ndaj pushtuesit e mospajtimi me të, por lypsej edhe kontributi aktiv i secilit në luftën e madhe që kishte shpërthyer.
Pikërisht në këtë fazë, në zbatim të orierltimit të Konferencës së Parë të Vendit për pjesëmarrjen sa më të gjerë të rinisë shkollore në luftën e organizuar partizane, nisi braktisja masive e shkollave të rnesme të vendit. Të parët ishin 100 nxënës të viteve të fundit të Normales së Elbasarrit, të cilët, në mënyrë të organizuar e demonstrative, më 1 maj 1943 lanë bankat e shkollës dhe shkuan dxejt e në mal, ku i inkuadruan në radhët e çetave e të batalioneve partizane. Pak më pas të njëjtin veprim do të kryenin edhe liceistët e Korçës, në një kohë qr nga të gjitha shkollat e tjera të vendit grupe të tërd nxënësish e mësuesish hidhe
shin në rreshtat partizane. Kështu, sa më tepër rritej e ashpërsohej lufta, aq më i thellë bënej diferencimi i madh midis masave punonjëse të qytetit e të fshatit, intelektualëve, patriotëve e demokratëve të ndershëm e të sinqertë, nga njëra anë, dhe pseudopatriotëve e pseudodemokratrive, nga ana tjetër.
Qe merita e Partisë, zgjuarsia cihe trimëria e saj, vija e saj e drejtë, që patriotë e njerëz përparimtarë nga Jugu e Veriu, si: Abaz Bekteshi, Musa Ohri, Avni Kapinova, Tvliltiadh Papa Haki Fejzo, Bal Marku, Hasan Xhiku, Xhevdet Nepravishta, Mahmut Bedalli, Rasim Guri e të tjerë, u grumbulluan rreth programit të saj në luftën për Tiri. Qindra patriotë e intelektualë përparimtarë i dhanë shumë Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe Partia u dha shumë atyre, i rriti e i kaliti, i edukoi gjithnjë e më sliumë në pikëpamjet dhe botëkuptimin e tyre. Ata u bënë të aftë të kuptonin e të pranonin jo vetëm programin aktual të Partisë, por edhe strategjinë e saj të ardhshme, për të vendosur në Shqipëri sistemin socialist. Ata u bënë një me Partinë dhe shumë prej tyre u futën në radhët e saj, ku milituan e militojnë si bij besnikë e kuadro të zotë të saj.
Si tani më kujtohet ajo ditë kur Mustafa Xhani më shfaqi dëshirën e tij për t'u pranuar në radhët e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ishim në teqenë e Martaneshit (kam vajtur disa herë atje në stinë të ndryshme) dhe, pasi kishim biseduar me njëri-tjetrin gjerë e gjatë, Mustafai më thotë:
- Shoku Taras, unë dua të bëhem anëtar i Partisë.
U gëzova shumë nga këto fjalë të Baba Fajës dhe menjéherë iu përgjigja:
- Ti e meriton plotësisht të bëhesh anëtar i Partisë, o Mustafa Xhani, prandaj bëj lutjen dhe u thuaj shokëve të celulës që edhe Enveri është pro pranimit tënd. Unë do të të mbështes në këtë kërkesë, pse jam i sigurt që ti nuk beson te feja, por beson vetëm te Partia.
- Për Partinë, - tha Baba Faja Martaneshi, unë i zhvesh rrobat.
- Jo, rrobat që ke, t'i mbash, - i thashë. - Këtu nuk është çështja për të gënjyer popullin, por rrobat fetare të babait ti i kishe edhe para luftës, edhe para formimit të Partisë, prandaj i ruaj ato, pse ne duhet t'i respektojmë sentimentet e besimtarëve dhe të shfrytëzojmë simpatinë që ka populli ndaj teje dhe ndaj teqesë së Martaneshit. Pra, derisa ti je i vendosur për luftë dhe e do Partinë, respekton dhe zbaton vijën e saj, atëherë ne të pranojmë anëtar partie.
Dhe celula e çetës e pr anoi Mustafa Xhanin anëtar të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ky ishte një gëzim i madh për Baba Faja Martaneshin. Ai më përqafonte fort, më puthte e më xiniste me atë mjekër të zezë që e krihte me gishtërinjtë e tij.
Kam shkruar në këto shënime diçka më gjatë për Baba Faja Martaneshin, për vetë rolin e tij të shquar në ato vite dhe për lidhjet e shumta që pata me të, por duhet të them se klerikë patriotë të tillë, që u lidhën ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare e me programin e Partisë dhe dhanë gjithçka për lirinë e pavarësinë e atdheut, pati me dhjetëra anembanë vendit. Një ndër këta ishte edhe Ismail Tufa në Tiranë, apo si e thërritnin dhe e njihnin të gjithë, Hoxhë Tufa.
E kisha njohur këtë plak të mirë e patriot në ditët e rënda të ilegalitetit në Tiranë, kur shtëpia e tij u bë një nga bazat e teknikës së Partisë dhe vetë Hoxha bënte rojë e na këshillonte t'i zinim me jorganë tërë dritaret apo vrimat, nga mund të dilte ndonjë zhurmë.
- Ti vërtet je hoxhë, - i thosha, - por ama nuk po të shoh ndonjëherë Kuranin nën xhybe. Në vend të tij ke revole, pra je hoxhë me revole.
Hoxha qeshte ëmbël dhe më thoshte:
- Kemi përpara luftën, Enver, dhe luftën, na më
soni ju djemtë, nuk do ta bëjmë me Kuran, por me revole.
Dhe me të vërtetë, kështu i kaloi gjithë vitet e vështira të luftës patrioti Ismail Tufa. Veten e tij, shtëpinë, djemtë i vuri në dispozicion të Partisë e të luftës çlirimtare. Njëri nga djemtë e tij, komunisti dhe shoku ynë Meti, dha jetën në altarin e lirisë, vetë plaku 75-vjeçar Hoxhë Tufa u kap nga gjermanët, u torturua, por gojën s'e çeli. Ai ishte gati të vdiste sesa të tregonte atë që i kërkonin xhelatët e popullit.
Ishte meritë e madhe e Partisë sonë që me vijën e politikën e saj të drejtë afroi, bëri për vete e i vuri në shërbim të çështjes së popullit e të atdheut, klerikë të tillë patriotL, si Baba Lazen e Baba Fejzon, hafëz Halil Tophanën e hafëz Zagonjorin, at Pashko Vodicën e at Kokoneshin, papa Ilia Zagalin, dervish Mugon e shumë të tjerë anembanë Shqipërisë.
Duke u ndarë me urrejtje e përbuzje p6rfundimisht nga fretërit e lartë të kishës katolike, nga ata dhespotë e kryemyftinj reaksionarë që bekuan me temjan pushtuesit dhe skllavëruesit e Shqipërisë, klerik6t përparimtarë e patriotë që kishin dalë nga populli e jetonin më pranë popullit me fjalën, qëndrimet e veprimet e tyre, me pushkën që hodhën krahut e me yllin partizan që vunë në ballë, dhanë një kontribut të vlefshëm sidomos për bashkimin e popullit rreth programit të Partisë e të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar.
Po gjatë kësaj kohe u aktivizuan dhe dhanë kontributin e tyre për forcimin e Frontit dhe të lëvizjes edhe intelektualë e patriotë të tjerë, midis të cilëve do të shquhej sidomos Omer Nishani.
Omer Nishanin e kisha njohur kur ishte kthyer nga emigracioni pas pushtimit italian, por për të kisha dëgjuar që kur isha nxënës në Gjirokastër, ngaqë vëllanë e tij, Beso Nishanin, e kisha pasur mësues. Gjithashtu kisha shokë edhe nipërit e tij, Emin dhe Ferik Shtinon, djemtë e teto Alos, motrës së doktorit, një plakë me shumë humor, si dhe i vëllai. Për këtë plakë kam shkruar diku në kujtimet e mia të vegjëlisë. Këta të gjithë më flisnin ndonjëherë për doktorin, por unë në Gjirokastër s'e kisha parë kurrë.
Kur në dhjetor të 1924-ës Zogu, i vënë në krye të forcave kundërrevolucionare, erdhi në fuqi, dëgjova të flitej për doktor Nishanin se ishte politikan, kurse, kur ishim nxënës në Liceun e Korçës na thoshin se ai ishte edhe komunist. Vite më pas ne të Grupit të Korçës mësuam se doktor Nishani e kishte qendrën në Gjenevë dhe se atje nxirrte gazetën «Liria kombëtare», ku bashkëpunonin Halim Xheloja, Naun Prifti, Ali Kelmendi, Riza Cerova, Selim Shpuza dhe shokë të tjerë revolucionarë, të majtë dhe komunistë. Ky grup kishte pikëpamje politike më të qarta se të gjithë të tjerët dhe ishin këta që organizuan KONARE-në, të cilën e minuan dhe e luftuan grupi i Ali Këlcyrës, i Mustafa Krujës dhe i Azis Çamit me shokë. Ne, që në moshë të re, kishim simpati të madhe për Halimin dhe dr. Nishanin, të cilët quheshin prej grupit nacionalist të Ali Këlcyris, të Qazim Koculit e të tjerë, «kuqalashët».
Nuk e di me saktësi nëse doktori emigroi m2 parë rz Greqi, në ishullin e Zantes, apo shkoi më vonë nga Zvicra në Greqi. Sidoqoftë, ai ndenji për një kohë në Zvicër, në Gjenevë, ku doktori, siç më thoshte më vonë, kur bisedonim bashkë në kohën e luftës, në Labinot e në Orenjë, kishte mik një udhëheqës të socialdemokratëve «të majtë» të Zvicrës, të quajtur Nikol.
Kur, pas pushtimit fashist, dëgjova se kishte ardhur në Shqipëri doktori (ai kishte mbaruar për mjeksi, por nuk e ushtroi kurrë profesionin), pata dëshirë ta takoj, ndonëse më kishte ardhur keq që ai, tok me të tjerët, ishte futur në «Këshillin e shtetit». Nuk ishte e vështirë për mua të njihesha me doktorin. Më njohu me të Bahriu.
- Ja, doktor, po të prezantoj një «kuqalash» si ti, - i tha ai, - është Enveri, vëllai i Fahrijes, djali i Halilit.
- U, - tha doktori duke qeshur, - djali i Halilit je ti? Ke një baba të mirë.
- Bëmë baba të të ngjaj, - i thashë. - Kështu themi ne në Gjirokastër.
- Hi, hi, hi! - qeshi doktori me të madhe, nxori majën e gjuhës, se e kishte zakon, siç mësuam më vonë, dhe bëri «pëst-pëst», sikur pështynte. - Për njé gjë nuk i ke ngjarë Halilit, - më tha, - nuk të merret goja si ai.
Më bëri disa pyetje për familjen dhe për gjendjen time, u interesua në kisha gjetur punë dhe pse jo etj. Pastaj më tha:
- Ne pleqtë vamë, u bëmë për të na pirë lëngun. Të rrojë djalëria, se ju jeni shpresa e vendit. Unë s'kam bërë ndonjë gjë të madhe, por Zogun e luftova aq sa munda. Kisha dhe shokë të mirë në gazetë, që më ndihmonin në këtë drejtim. Nuk u dorëzova, por ç'të bëja, të vdisja në mërgim? Më kishte marrë malli për vendin, për njerëzit. Erdha, por këta fashistë e okupatorë dhe të gjithë maskarenjtë, që i shërbejnë atij si qenër, i urrej për vdekje. Por do të thuash ti (dhe më pyeti prapë si më quanin), pse u fute në «Këshillin e shtetit»? Nga balli, s'kam me se të rroj, kam edhe gruan. Ja, kështu u katandisëm.
- Doktor, - i thashë, - unë sot për herë të parë të njoha si person, kurse për idetë dhe luftën tënde unë dhe shokët e mi kemi dëgjuar me kohë, prandaj të kemi dashur dhe të duam. Ti më the se hyre në -Këshillin e shtetit», mbasi doje të jetoje. E mira do të ishte të mos kishe hyrë, por ne e ndiejmë se ti me mendje e me zemër je jashtë tij, se ti je me popullin, me djalërinë antifashiste dhe nuk u ngjan Kolë Tromarëve e Ali Këlcyrëve me shokë.
- Ama i paskeni njohur se ç'janë këta, more djalë? - më pyeti doktori. - Kjo ka rëndësi, prej tyre mos pritni gjë.
- Ne do të bëjmë përpjekje, doktor, që të tërheqim në luftë kundër pushtuesit këdo, edhe këta po qe se do të jenë për luftën çlirimtare të popullit, i thashë.
- Bëni përpjekje, në kini durim, se mua më ranë leshtë e kokës me ta. Ata s'dinë gjë tjetër veçse të marrin rroga, të hanë e të pinë mirë, të hiqen sikur ata janë e s'ka njeri tjetër, por ju vazhdoni punën Enver, se mundet që ju t'i bindni.
- Zoti doktor, - i thashë, - lufta kundër pushtuesit fashist kërkon grumbullimin dhe organizimin e të gjithë popullit. Që ta flakim jashtë truallit tonë pushtuesin, duhet të bëjmë sakrifica shumë të mëdha. Në radhë të parë këto duhet t'i bëjmë e do t'i bëjmë ne komunistët, se edhe unë jam komunist, zoti doktor, - vazhdova. - Ne jemi gati të sakrifikojmë edhe veten për çlirimin e atdheut e të popullit.
- Enver, - më tha doktori, - të faleminderit për besimin që tregove ndaj meje, duke më thënë që je komunist, kur dihet se komunistëve fashizmi u pret kokën. Unë nuk jam komunist, kam jetuar e kam punuar me ta, i kam respektuar dhe më kanë respektuar. Do të të them një gjë: rruga për ju nuk është shtruar me lule, por luftoni, se vetëm me luftë do ta shpëtojmë Shqipërinë.
- Shoku doktor, - iu përgjigja, - më fal, por nuk më bëhet të të them «zoti doktor». Ne komunistët jemi akoma të paktë, por të vendosur. Radhët tona, në luftë kundër pushtuesve, do të shtohen, sepse ne tremi dhe do të tremi me vete gjithë rininë dhe popullin. Kur të formojmë Partinë tonë, i madh e i vogël do të jetë me të, sepse ajo do të jetë Partia e vegjëlisë. Vetëm në një gjë, - shtova, - nuk mund të jem dakord me ju, me mendimin që shprehët se «ne të moshuarve na iku koha». Jo, lufta, populli kanë nevojë për të gjithë. Njerëzit si ju janë një ndihmë e rnadhe për luftën, pse ju keni pjekurinë dhe një të kaluar patriotike. Unë ju bëj thirrje t'i vini këto cilësi tuajat në balancën tonë, në shërbim të popullit.
- Enver, - m'u përgjigj doktori, - më prekën thellë fjalët e tua dhe besimi që tregoni ndaj meje. Ti je i pari që po më flet kështu që kur tram vënë këmbët në tokën e atdheut.
- Jam djalë i popullit tonë, që e do aq shumë lirinë dhe pavarësinë, - iu përgjigja.
- Dëgjo, Enver, vetëm një fjalë po të them dhe fute në xhep: Doktor Nishani është me ju derisa të vdesë. Kur ta shihni të nevojshme, më lajmëroni dhe unë do të jem gati të bëj ç'të më caktojë djalëria.
Me këto fjalë i dhamë fund bisedës sonë të parë.
Vura në dijeni shokët e Grupit të Korçës për bisedën me dr. Omerin dhe u thashë se ky ishte një element me perspektivë për punën tonë. Ata u gëzuan, e aprovuan mendimin tim dhe më ngarkuan të mbaja lidhje me të, ta informoja herë pas here për gjendjen e përgjithshme, për rritjen e rezistencës dhe për zgjerimin e lëvizjes.
Unë u takova dica herë me doktorin dhe m'u shtuan simpatia e respekti për të. Orner Nishani ishte njeri me kulturë të gjerë e njihte mirë disa gjuhë të Perëndimit e të Lindjes. Në takimet që patëm i flisja atij për domosdoshmërinë e bashkimit të madh të të gjitha forcave, të popullit, njerëzve e mundësive tona në luftën e vështirë, por të lavdishme që kishim përpara. Doktori shprehte hapur gëzimin e tij për këtë rrugë që kishim nisur dhe nuk mungonte të shfaqte mendime të urta e të pjekura, të cilat na vlenin në punën tonë. Kështu ai u bë krejtësisht njeriu ynë me mendime e qëllime dhe m'u forcua bindja se me të tillë patriotë lufta e popullit do të ecte më përpara.
Kur formuam Partinë, pata një bisedë të gjatë me të. I fola për rëndësinë e saj, për rolin që do të luante në fatet e vendit, në zgjerimin e mëtejshëm të Luftës sonë Nacionalçlirimtare. Gjithashtu i tregova se paskëtaj na duhej të bënim edhe një punë të gjerë me masat e popullit si dhe me elementë patriotë e nacionalistë për t'i tërhequr në anën tonë kundër fashizmit. Ai ishte entuziast për çka i thosha, u gëzua shumë, më uroi dhe ma ripërsëriti gatishmërinë e tij.
Kur përgatitëm Konferencën e Pezës, prapë pata takim me të, ia shpjegova gjerë e gjatë qëllimet, kë kishim ftuar dhe kush kishte pranuar. Kishim menduar që doktorin të mos e ftonim në Konferencë, sepse mendonim të mos e zbulonim (dhe këtë ia shpjegova doktorit); lidhjet e tij, propaganda që bënte ai për lëvizjen, i maskuar si njeri i regjimit, duke u shoqëruar me «baballarët» e «Këshillit të shtetit», do të na ishin të dobishme edhe për ca kohë.
Doktor Nishani u shpreh plotësisht dakord me iniciativën e Partisë Komuniste dhe me platformën e Konferencës, më uroi sukses për Konferencën dhe më tha:
- Edhe unë do të bëj propagandë për vendimet që do të merrni, armiqtë do t'i çakërdis me mënyrën time dhe miqtë do t'i afroj me Frontin. Dhe ta dini, theksoi në fund, - kur të keni nevojë për mua, gati më keni.
Omer Nishani e kishte mbajtur fjalën dhe kishte punuar në Tiranë si një aktivist i zellshëm i Lëvizjes Nacionalçlirimtare. E, ja, kur momentet e donin, biseduam me shokët dhe menduam që ai do të ishte i vlefsh6m në punët e Këshillit të Përgjithshëm si një njeri i pjekur, patriot e me kulturë, për punët e propagandës, për organizimin e pushtetit etj. I dërguam fjalë dhe doktori iku nga Tirana e u hodh në mal, ku q6ndroi derisa u çlirua vendi.
Omer Nishani na solli me vete edhe një tjetër simpatizant të Luftës Nacionalçlirimtare, Kostë Boshnjakun. Kostë Boshnjakut ia kisha dëgjuar emrin, por nuk e njihja personalisht. Në qoftë se nuk gabohem, ai si emigrant kishte qëndruar në Vjenë, kurse në rini kishte qenë edhe në Rusinë cariste, ose për të punuar, ose me familjen, prandaj, në mos gabohem, e dinte mirë edhe rusishten.
Kishte pamjen e një burri hijerëndë, fliste si një «politikan i regjur», i jepte rëndësi të madhe vetes, natyrisht, shante Zogun, Ali Këlcyrën, mbronte komunizmin, Leninin, Stalinin dhe Partinë tonë.
Kështu, pra, ngaditë e më tepër, po dukeshin frytet e punës së madhe që kishte bërë Partia me nacionalist6t. Në radhët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, në Front e deri në rreshtat e çetave e të batalioneve partizane ishin futur e po futeshin një numër i madh njer6zish patriotë, të cilët e kishin kuptuar vijën e Parti së dhe të Frontit Nacionalçlirimtar. Të tillë qenë, për shembull, ndër të tjerë Qirjako Haritoja, Ali Shtëpani në Tiranë; Hasan Puloja, Jaho Gjoliku në Vlorë; Spiro Bakalli në Durrës; Gavril Pepoja në Korçë; dr. Petraq Popa, Fetah Ekmekçiu, hafëz Musa Basha në Elbasan; Pasho Hysi në Skrapar, të cilët i njihja personalisht e ruaj kujtimet më të mira për ta. Po ashtu në Jug e Veri, krahas luftëtarëve e patriotëve të tillë të nderuar, si: Shpend Balia e Sali Mani në Tropojë, Gjon Marashi, Hajdar Alia e të tjerë në Shkodër, Llazi Bo
zo në Myzeqe, Haki Stërmilli në Dibër, Muharrem Butka në Kolonjë, Siri Shapllo e Kadri Baboçi në Gjirokastër, Stefan Thomagjini në Sarandë, Haxhi Seseri, babë Rexha e të tjerë në Krujë, Ollga Plumbi, dr. Jorgji Jorgoni, Ela Gjikondi e të tjerë në Tiranë, Hoxhë Deliu në Elbasan, Ali Kame e Koço Stefani në Përmet, Tafil Tërpani në Berat e të tjerë, u bashkuan me Frontin e Lëvizjen Nacionalçlirimtare edhe dhjetëra mësues, mjekë, inxhinierë, agronomë, shkrimtarë e nëpunës të tjerë anembanë vendit.
Edhe me ish-oficerët e ushtrisë së vjetër Partia qysh në filliin bëri një punë të kujdesshme, sepse ishte e bindur se, ndonëse midis tyre do të kishte nga ata, sidomos oficerë të lartë të ish-ushtrisë zogolliane që do të ishin të predispozuar për t'u vënë në shërbim të pushtuesit, një numër i madh, elementë patriotë e përparimtarë, do të hidheshin me luftën tonë. Sigurisht,
ne njihnim faktin se puna me këtë kategori njerëzish paraqiste vështirësi, sepse në të kaluarën këta kishin formuar një kastë të privilegjuar, të edukuar me koncepte antipopullore e që paguhej mirë për të siguruar sundimin e «sovranit-august». Megjithatë, ne i njihnim qëndrimet opozitare kundrejt Zogut në radhët e oficerëve të gradave të ulëta. Një pjesë e këtyre kishin pasë krijuar edhe një organizatë të fshehtë, «Grupin e oficerëve» me Bedri Spahiun në krye, ku flitej e diskutohej për komunizmin, bile ky quhej edhe grup komunist, por që në fakt më tepër ishte një organizatë tepër e mbyllur ushtarakësh, pa kurrfarë lidhjeje në popull dhe e destinuar të dështonte, siç dështoi në veprimet e veta. Dinim, gjithashtu, se në radhët e tyre kishte elementë me inspiracione patriotike e demokratike dhe detyra jonë ishte t'i lidhnim ata me luftën tonë.
Kur u pushtua vendi, ndërsa të gjithë oficerët reaksionarë u bënë veglat e pushtuesit, ruajtën gradat e morën rroga të majme prej tij, shumë të tjerë, veçanërisht «vegjëlia» e oficerëve, u bashkuan me Luftën Nacionalçlirimtare. Disa prej tyre, si: Mustafa Matohiti, Reshit Çollaku, Memo Meto, Asim Zeneli, Pano Xhamballo e të tjerë luftuan, u bënë drejtues batalionesh e brigadash partizane dhe ranë heroikisht n° luftën e shenjtë për Tiri. Nga radhët e ish-oficerëve dolën edhe shokë si Spiro Moisiu, të cilin Komiteti Qendror i Partisë dhe Këshilli i Përgjithshëm e emëruan komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ose si Shefqet Peçi që u bashkua që në ditët e para të pushtimit në luftën kundër okupatorit dhe, pas themelimit të Partisë, u bë një ndër kuadrot më të shquar të formacioneve të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare.
Edhe Dali Ndreu, Tahir Kadareja, Hulusi Spahiu e të tjerë luftuan dhe Partia gjatë luftës e më pas u
ngarkoi përgjegjësi të ndryshme, por, veçanërisht pas Çlirimit, qoftë barërat e egra të kohës së oficerllëkut zogist, ashtu edhe sëmundje të tjera politike, ideologjike e morale, i shtynë në rrugë të shtrembër, disa bile u hodhën edhe në krahët e agjenturave të huaja e mbaruan si armiq të Partisë e të popullit. Sidoqoftë, këto do të vërtetoheshin më vonë. Ajo që doja të theksoja është fakti se Partia diti të bënte një punë të mirë e të frytshme si me gjithë shtresat e tjera, edhe me oficerë të ushtrisë së vjetër dhe mundi të bënte për vete e të mobilizonte në luftë të gjithë ata që mund të mobilizoheshin. Pjesa më e mirë e tyre tash, në pranverën dhe në fillimin e verës së vitit 1943, kur ndodheshim në valën e organizimit të formacioneve të mëdha të ushtrisë partizane, do të përbënin, siç përbënë, një fond me vlerë për Partinë dhe luftën.
Pikërisht në këto momente, pra, në fillimin e verës së vitit 1943, kur ne po përgatiteshim për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, na vjen në Shqipëri si «shtegtar i vonuar» edhe Sejfulla Malëshova. Nuk e kisha njohur kurrë personalisht Sejfullain, por për të më patën folur Ymer Dishnica e Koço Tashkoja që e kishin njohur në emigracion, i pari në Francé dhe tjetri në Bashkimin Sovjetik. Megjithatë ishte e vështirë të krijoje një përfytyrim koherent nga ç'më thoshin Ymeri me Koçon, se gjykimet e tyre për Sejfullain ishin diametralisht të kundërta. Koço Tashkója që, siç dukej s'e kishte pasur qejf, më tregonte se Sejfullai ngulte këmbë që qendra e grupit të komunistëve shqiptarë, që kishin organizuar të rinjtë me prirje demokratike kur vajtën në Bashkimin Sovjetik, pas ardhjes së Zogut në Shqipëri, të vendosej jo në Bashkimin Sovjetik (në Shqipëri jo e jo), por në Evropë, në Paris, Vjenë a Gjenevë. Kur e njoha më mirë Sejfullain, e besova këtë dhe e kuptova se, doemos, Sejfulla Malëshovës i pëlqente më shumë jeta e kafeneve të Parisit sesa puna e lufta e vërtetë në atdhe. Krejt ndryshe më kishte folur Dishnica për Sejfullain. Ai e kishte njohur në Francë, ruante një admirim të veçantë për të dhe kishte borxh të më fliste orë të tëra për «mençurinë» e «talentet» e Sejfullait e për «aktivitetin» e tij.
Të them të drejtën, disa gjëra nga ato që na tregonte Ymeri sikur na impresionuan dhe mendonim se një shok i tillë që «kishte punuar në Komintern», që «kishte qenë profesor» në Moskë, me një lloj eksperience e njohuri teorike, pastaj edhe njeri i penës dhe poet, do të na ishte i nevojshëm.
Biseda e parë që pata me Sejfullain kur ai erdhi në Shqipëri aty nga qershori i 1943-shit, nuk më la ndonjë përshtypje të madhe, bile, pata njëfarë deziluzioni nga përgjigjet që më jepte kur i bëja ndonjë pyetje për Rusinë Sovjetike, për ndonjë çështje të eksperiencës së Partisë Bolshevike apo edhe të Partisë Komuniste të Francës. Në këto raste Sejfullai merrte pamjen e një filozofi të rënduar nga pyetjet e dishepujve dhe lëshonte rreth vetes një tym misterioziteti e një «do të bisedojmë». I shkurtër e rondokop, me një zë që e trashte apostafat, dëgjonte e shikonte me një pamje prej njeriu të bezdisur nga vogëlsira. Nuk mungoi që në ditët e para të jepte «këshilla» e të bënte kritika,. duke lënë të kuptonte që «tani që erdha unë, do t'i ndreqim këto gjëra». Nga ana ime e pyeta për gjendjen në Francë, për disa miq e të njohur komunistë atje, por dukej që Sejfullai dinte pak gjëra.
- Hë, - më pyeti doktor Dishnica pas bisedës së parë, - si t'u duk?
- Besoj se do të na ndihmojë, - iu përgjigja, por me sa duket pa entuziazmin që priste Ymeri dhe, kur pashë që doktori shtangu, shtova:
- Në punë e në luftë do ta njohim më mirë.
- Është shok i mirë dhe i përgatitur, Enver.
- Do ta shohim, - përsërita dhe s'e zgjata më.
Po, siç u kuptua, nuk qeshë unë i vetmi që «u rezervova» në vlerësimin e «profesor» Malëshovës. Ca kohë pas ardhjes së tij në Shqipëri bisedoja një ditë me doktor Nishanin e, kur ra fjala për Sejfullain, doktori qeshi e tha:
- Unë do ta kem keq me Sejfullain, ose ai do ta ketë keq me mua.
- Po pse? - e pyeta i interesuar, se e dija që doktori e kishte njohur Sejfullain në emigracion dhe dija që Omer Nishani ishte njeri i drejtë në gjykime.
- Kemi ca historira të vjetra të gazetës, - më thotë doktori dhe vazhdoi tregimin: - Kur nxirrnim në emigracion «Lirinë kombëtare» i kërkoja edhe Sejfullait ndonjë artikull të na dërgonte nga Moska. Po tundej Sejfullai? Pas pesë letrave që i dërgoja unë, bënte kabull e më dërgonte «materialin»: titullin e dy-tri pika plani, medemek «tezat» e artikullit. Prapë pesë letra të tjera me të shara vendçe e më në fund na dërgonte artikullin. Herë s'ia botoja fare, herë, bashkë me Halimin, ia shkruanim nga e para. Një koqe dembeli që ç'të të them, - vazhdoi doktori e përsëri qeshi «hi-hi-hi». - Më shkruante dokrra, «proletariati kështu, proletariati ashtu...».
- Pse ishe kundër proletariatit ti? - e ngacmova unë doktor Nishanin.
- .To, more jo, nuk isha kundër proletariatit unë, po ato që shkruante Sejfullai qenë broçkulla. Se nga kopjonte nga ndonjë gazetë sovjetike dhe shkruante në artikullin e destinuar për Shqipërinë : «Proletariati industrial, sidomos ai i uzinave dhe i kantiereve, duhet të jetë në Shqipëri në krye të masave», e ku e di unë se ç'gjepura të tjera. «Cilit proletariat m'i drejtohe more Sejfulla, - i shkruaja unë me inat, - proletariatit industrial të Malëshovës tënde, apo atij të Dunavatit të Gjirokastrës sime? Pika neve me ç'budallenj do ta mbajmë gazetën». Për ideai, Enver, kështu i kam shkruar. Ja pyete, po s'ka qenë kështu, - dhe doktori qeshte e qeshja dhe unë me ato që më tregonte.
Ndërkohë Sejfullai «njihej me gjendjen», bënte biseda akademike, sidomos me Ymerin e me Koçon, përpiqej të dukej sikur mezi e kishte pritur ditën të vinte për të marrë pjesë në luftë (edhe sot e kësaj dite më ka mbetur e errët se pse ai priti verën e 1943-shit për t'u kthyer në Shqipëri) dhe ne, qoftë për garancitë që na jepnin Ymeri e Koço Tashkoja për të, qoftë për faktin se «vinte nga Kominterni», vendosëm ta kooptojmë edhe në Komitetin Qendror, natyrisht, si kandidat e jo si anëtar i Komitetit Qendror.
Të tilla, pra, ishin kushtet e rrethanat në të cilat ne u përgatitëm dhe më 4 korrik 1943 filluam mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, e cila u mbajt në Labinot në shtëpinë, ku në mars kishte zhvilluar punimet Konferenca e Parë e Vendit e Partisë. Përveç anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm Provizor që ishte zgjedhur në Pezë, kishim ftuar në këtë mbledhje edhe Haxhi Lleshin e Sejfulla Malëshovën, të cilët do t'i paraqiteshin Këshillit si kandidatura për t'u kooptuar në përbërjen e tij. Kështu, gjithsej bëheshim tetë veta, sepse dy nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, Ndoc Çoba e Kamber Qafmolla, ndonëse ishin lajmëruar, nuk kishin ardhur.
Për drejtimin e punimeve të kësaj mbledhjeje propozova luftëtarin e shquar, Mustafa Xhanin, dhe pjesëmarrësit e tjerë të mbledhjes u shfaqën plotësisht dakord me propozimin tim. Pastaj u aprovua rendi i ditës, i cili përmbante si pikë të parë një referat për situatën e jashtme dhe të brendshme, të cilin e mbajti Ymer Dishnica.
Mbasi dëgjuam referatin e Ymerit, diskutuam rreth zhvillimit të situatës politike dhe ushtarake në Evropë, sidomos për vonesën e hapjes së frontit të dytë nga ana e anglo-amerikanëve. Në diskutimin tim thashë se aleatët mund të bëjnë një zbarkim në Itali me qëllim që të shkëputin Italinë dhe Ballkanin nga Gjermania dhe, pas kësaj, kishte të ngjarë që Gjermania të sulmohej edhe nga Franca, por edhe nga gjetiu.
- Për sa i përket Ballkanit, - theksova, - kam mendimin që fronti i dytë në këtë sektor t'u lihet vetë forcave nacionalçlirimtare të vendeve ballkanike. Rritja e lëvizjeve nacionalçlirimtare, sukseset e tyre në Shqipëri, Jugosllavi e Greqi tregojnë se këto lëvizje janë në gjendje ta mbajnë me sukses këtë barrë.
Më kujtohet që për këtë pikë të rendit të ditës diskutoi edhe Sejfullai, i cili kishte vendosur të na mahniste me diskurin e tij të parë publik,duke pro fetizuar dhe dulce na bombarduar me citime të agjencive e radiove të ndryshme. Bile, na përmendi edhe emrin e një gjenerali të Afrikës së Jugut, që na paskësh folur për zhvillimin e ngjarjeve në teatrin evropian të luftës!
Në vazhdim të diskutimit për këtë çështje të rendit të ditës u sugjerova shokëve të bënin një përshkrim të shkurtër të gjendjes në krahinat nga vinin. Mbaj mend se një diskutim i zjarrtë u ndez kur Haxhiu foli për situatën në Dibër. Pasi përmendi sukseset e luftës sonë atje, ai u ndal në qëndrimin që mbante paria e këtyre krahinave ndaj Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe me fakte demaskoi lodrën që bënin elementë të tillë të parisë, si: Fiqri Dinja, Ali Maliqi, Myftar Kaloshi e të tjerë.
- Puna e tyre mban erë të fëlliqur, more shokë, - tha copë Haxhiu. - Lidhjet me ne i mbajnë për të na penguar, që të mos bëjmë aksione. Këto daIlavere të parisë populli ka filluar t'i kuptojë, s'futet rrena në thes; mjaft njerëz të thjeshtë nga radhët e tyre kanë ardhur vullnetarisht në aksionet tona. Edhe punën për shtrirjen e këshillave nacionalçlirimtarë në gjithë zonën ata e kanë penguar. Tani i ranë gjethet fikut, dolën sheshit. Pa dëgjoni se si duan të na trembin, - tha në fund Haxhiu dhe lexoi dy-tri letra ultimatum të Fiqri Dines drejtuar Çetës partizane të Dibrës për të ndaluar goditjet kundër armikut.
- Durim do të bëjmë, por në luftë t'i bëjmë hesapet pa ata, bile një ditë mund t'i kemi përballë, tha Haxhiu dhe u ul.
- Kadal, he burra, - u ngrit Bazi i Canës. S'pritet lisi nga dega me një trame të sopatës. Ne luftojmë me u bashkue e jo me u përça. A mos po dum qarin e hasmit?
- Hasmi do plumin, vallahi, - tha Myslimi, s'ka llafe!
Bazi luajti vendit e u mbështet më mirë.
- Allahile, s'po mujt me e kuptue mikun tem, Haxhiun. Ai asht nga oxhak me nji barrë ner në Dibër të Madhe. Po ne jena vllazën, mor jahu, duhet të jena bashkë. Po të jena na bashkë edhe populli bahet bashkë.
Ky farë burri, duke e ditur fare mirë se ç'ishte reaksioni dibran, kërkonte bashkëpunim me të për të shtyrë, në fakt, goditjen e pushtuesit me armë për në kalendat greke; në fund të fundit, kjo ishte detyra që i kishin ngarkuar. Ai vetë vepronte njëlloj si paria e Dibrës, nuk e kishte zbrazur një herë; ndryshimi i vetëm ishte se, për qëllime të caktuara, kishte ardhur në Pezë e merrte pjesë në Këshill.
- E ç'na hyjnë në punë fjalët e mëdha, zoti Abaz, - thashë unë, - bashkimi i vërtetë duket në luftë, këtu është kuvendi i burrave sot. Ç'kuptim do të kishin këto që po thuhen sot këtu, nëse nuk na ndihmojnë që nesër të forcojmë goditjet kundër armikut?
- Po a ka besë, bre? - nguli këmbë në dhelpëritë e veta Bazi. - Burri lidhet për fjalësh...
- Shqiptari sot lidhet prej kësaj, - tha Myslimi dhe rrahu me pëllëmbë patllaken e futur në brez. Unë them, or babë, se lufta po na i difton burrat e vërtetë. Në Pezë e në Shijak krerët s'i bëra me vete, po fukaranë, ama, e bëra. E kena goditë fashizmin dhe ja ku jena, ma të fortë, populli na beson, por pse? Se po luftojmë, jo llafe. A po flas drejt, or babë?
- Të lumtë goja, - u hodh Baba Faja. - s'ka ilaç tjetër. Në Martanesh këshillat i kemi në çdo katund, populli është mbledhur rreth tyre si bleta. E goditim armikun ku të mundemi e sa të mundemi. Kush të dojë të bashkohet me ne, bujrum i themi, një armë më shumë !
Kjo ishte përgjigjja më e mirë kundër pikëpamjeve të Abaz Kupit.
Mbasi diskutuan edhe shokët, sidomos për zhvillimin e luftës në krahinat e tyre, bëmë një pushim të shkurtër, për të kaluar në pikën tjetër të rendit të ditës, mbi veprimtarinë dhe detyrat e këshillave nacionalçlirimtarë. Për këtë pikë isha ngarkuar të referoja unë.
Në referat nënvizoja rëndësinë e Konferencës së Pezës dhe tregoja për punën e bërë deri atëherë për ngritjen kudo të këshillave dhe për funksionimin e tyre si organe të luftës dhe të pushtetit politile, si dhe për pengesat që kishim hasur në këtë punë jo vetëm nga pushtuesit dhe nga autoritetet kuislinge, por edhe nga «nacionalistët» e grumbulluar në Ballin Kombëtar.
Fola pastaj konkretisht për gjendjen dhe punën e këshillave nacionalçlirimtarë në krahina e në qytete të ndryshme të vendit, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Mallakastër, ku puna e tyre, me gjithë vështirësitë, kishte ecur mirë si dhe për krahina të tjera, si në Shkodër, Mat, Dibër e Krujë, ku akoma vazhdonim të hasnim pengesa të mëdha nga reaksioni. Në referatin tim kritikova disa të meta të punës sonë për një drejtim të centralizuar të këshillave nga Këshilli i Përgjithshëm e nënvizoja se lidhja me bazën nuk kishte qenë aq e vazhdueshme sa ç'e kërkonte situata dhe lufta jonë.
- Grupimi i forcave, - theksova, - është duke u kristalizuar. Rritja e luftës sonë do ta shpejtojë akoma më shumë këtë proces, prandaj është detyrë e ditës për Këshillin e Përgjithshëm që ta ndihmojë akoma më shumë bazën, të organizojë popullin në Frontin Nacionalçlirimtar, të forcojë këshillat në fshat, në lagje, në qytet e në krahinë.
Që kjo punë të bëhej më mirë ishte ndier nevoja e një dokumenti ku të përcaktoheshin qartë të drejtat, kompetencat e funksionet e tyre. Prandaj shtrova çështjen e një statuti të këshillave nacionalçlirimtarë, projektin e të cilit e kishim përgatitur paraprakisht e tash do t'i lexohej Këshillit të Përgjithshëm për diskutim. Përfundimisht, ky Statut bashkë me Rregulloren e këshillave nacionalçlirimtarë do të aprovoheshin në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare që do të mbahej më pas.
Më tej, duke u ndalur në punën që kishte bërë Këshilli i Përgjithshëm Provizor, nënvizova se jo të gjithë anëtarët e këtij organi me rëndësi të Luftës Nacionalçlirimtare ishin treguar në lartësinë e detyrës me përgjegjësi që u kishte ngarkuar Konferenca e Pezës.
- Inaktiviteti i plotë i dy pjesëtarëve nacionalistë në Këshillin e Përgjithshëm, Ndoc Çobës e Kamber Qafmollës, - theksova në referat, - e ka penguar punën. Gjithashtu, në zonën ku është Abaz Kupi puna me këshillat nuk ka ecur mirë, bile, ata janë penguar.
Kurse Ramazan Jarani, i cili nuk është anëtar i Këshillit, por që ishte ngarkuar si ndihmës i Myslim Pezës për punët e Këshillit, marrim vesh se e ka kthyer pllakën dhe është bashkuar me Ballin. Kështu, pra, praktikisht me punët e Këshillit nuk janë marrë si duhet gjithë anëtarët.
Ramazan Jarani ishte një mësues tiranas me të kaluar të mirë si antizogist dhe antiitalian. Unë nuk e kisha njohur nga afër, vetëm isha prezantuar me të nga miqtë e mi mësues. Në kohën kur punonim për përgatitjen e Konferencës së Pezës, kërkova të takohem me të dhe këtë takim e organizoi Mustafa Gjinishi, që ishte edhe rekomanduesi më i flaktë i Ramazanit. Bisedova dy herë me këtë, i shpjegova qartë pikëpamjen tonë në lidhje me mbledhjen që kishim në plan të bënim me nacionalistët dhe për platformën që do të shtronim. Meqenëse Xan Jarani u shfaq plotësisht dakord me ne dhe premtoi se do të na mbështeste në çdo gjë, i ngarkuam si detyrë që të bënte propagandë kundër pushtuesve në gjirin e nacionalistëve të Tiranës. Ai e pranoi këtë detyrë, bile më tha se në kohë rreziku mund të shkoja edhe në shtëpinë e tij, një shtëpi e thjeshtë tiranase në rrugën ku ndodhej edhe shtëpia ku u vranë Vojo Kushi dhe shokët e tij. Gatishmëria e Ramazanit më gëzoi, sepse çdo element i fituar për luftën për çlirim ishte një sukses i punës së Partisë. Për një kohë u duk se ky element do t'i tubante premtimet; ai mori pjesë në Konferencën e Pezës, u solidarizua me vendimet e saj dhe u tregua i gatshëm të punonte për realizimin e tyre. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe entuziazmi i Jaranit u ftoh dhe Myslimi m'u ankua se ky jo vetëm që nuk kryente asnjë nga detyrat që i caktoheshin, po pothuajse i kishte ndërprerë kontaktet me Babën.
- Si është kjo puna e Xan Jaranit? - e pyeta një ditë Mustafa Gjinishin.
- Unë e njoh për burrë të mirë, - më përgjigjet Tafa. - Do ta takoj dhe do t'i flas.
Nuk kaloi shumë kohë, kur në Labinot më erdhi lajmi nga shokët e Tiranës që Xan Jarani kishte ndërruar «këmishë», kishte braktisur Frontin dhe ishte bashkuar me Ballin.
Kjo ishte metamorfoza e këtij renegati, të cilën ua shpjegova edhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që ishin të pranishëm.
Në lidhje të ngushtë me këto probleme e me krejt stadin që kishte arritur lufta jonë, mbledhja e korrikut 1943 diskutoi gjerësisht rreth nevojës që kishte lindur për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të të gjitha forcave të armatosura të popullit kryengritës.
Qysh në Konferencën e Pezës ishte diskutuar dhe
qe vendosur që në momentin e duhur, me zgjerimin e rezistencës së armatosur kundër pushtuesit fashist e sidomos me rritjen e numrit të çetave e njësiteve partizane, të krijohej një shtab qendror, i cili do të ishte qendra drejtuese e operacioneve ushtarake të ushtrisë së re që do të krijonte populli.
Dhe ja, pas një viti luftë e përpjekjesh të gjithanshme ne gjykuam se ky moment kishte ardhur.
Në verën e vitit 1943, lufta e armatosur e popullit shqiptar kishte marrë përpjesëtime të gjera. Numri i çetave partizane qe shtuar në mënyrë të pakrahasueshme me disa muaj më parë, qe rritur e forcuar përbërja e tyre, aktiviteti luftarak që zhvillonin ato në të
gjithë vendin i jepte armikut goditje dërrmuese. Vetëm në këto çeta, që quheshin njësi të rregullta, sepse funksiononin në mënyrë të përhershme, merrnin pjesë rreth 10 000 veta, përveç afro 20 mijë luftëtarëve të çetave territoriale dhe të njësiteve guerile. Me porosi të Komitetit Qendror të Partisë ishte kaluar në organizimin e batalioneve, si njësi më të mëdh a e më të fuqishme, të afta për të kryer operacione inë shkallë mé té gjerë kundër armikut dhe qenë dérg,uar orientimet e po merreshin masat për krijimin ne një té ardhme fare té afërt té brigadave te para par.tizane.
Për të gjitha këto, i ngarkuar nga Komiteti Qendror i Partisë, në një nga seancat e mbledhjes së Këshillit té Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, u ngrita e u thashë shokëve:
- Komiteti Qendror i Partisë Komuiliste, aga analizat që u ka bërë situatave dhe forcave tona, ka arritur né konkluzionin se proporcionet që ka marrë Lufta Nacionalçlirimtare dhe arritja e fitores përfundimtare mbi armikun, e bëjnë té domosdoshme dhe urgjente bashkimin organik të të gjitha njësteve partizane né një ushtri kombëtare të drejtuar nga një qendër e vetme. Ne i propozojmë këtij Këshilli që të shqyrtojë e té miratojë propozimin e KQ të PKSH për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Duke realizuar këtë detyrë, lufta e armatosur e popullit tonë do té jetë më e organizuar e do të zgjidhë mé me sukses objektivat politikë e ushtarakë né té ardhmen.
Në vazhdim nënvizova se krijimin e këtij organi të specializuar né drejtim ushtarak të lufës sonë e kërkonte edhe nevoja e koordinimit dhe e bashkëpunimit të Luftës sonë Nacionalçlirimtare me atë të vendeve të koalicionit antifashist, sidomos me aleatët e mëdhenj, Bashkimin Sovjetik, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe dhe né mënyrë të veçantë me lëvizjet nacionalçlirimtare të popujve të Ballkanit.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e përshëndetën propozimin për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe shprehën besimin se ekzistenca e një organi të tillë do ta forconte akoma më shumë Luftën Nacionalçlirimtare dhe do ta afronte ditën e fitores sonë mbi armikun. Pas marrjes së këtij vendimi historik, u diskutua për përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm dîne u vendos që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të përbëhej prej 12 vetash dhe konkretisht nga: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malëshova dhe Bedri Spahiu. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi, gjithashtu, që ndërtimin e strukturës organizative té Shtabit të Përgjithshëm Via linte vetë këtij, né mbledhjen më të paré.
Të nesërmen u mblodh Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, i cili përcaktoi strukturën e vet organizative dhe ndau përgjegjësitë midis anëtarëve të vet. Shtabi do të kishte një komandant si dîne komisarin politik të tij, ashtu sikurse kishin edhe të gjitha repartet tona partizane. Propozova që me detyrën e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të ngarkohej shoku Spiro Moisiu, si një njeri patriot dhe specialist i çështjeve ushtarake. Majori, siç e quanim zakonisht shokun tonë, ishte një ndër ata ofieerë patriotë, te të cilët dashuria për atdheun dhe për popullin e urrejtja për robëruesin e huaj qenë më të forta se dëshira për poste e grada me të cilat Zogu dhe fashizmi u përpoqën Vi joshnin.
Pikërisht për meritat patriotike si edhe për faktin se Spiro Moisiu ishte një ushtarak i vjetër dhe me eksperiencë, Shtabi i Përgjithshëm e caktoi atë si komandant të vet. Unë u caktova komisar politik i Shtabit të Përgjithshëm.
Më 10 korrik 1943 ne e shpallëm publikisht vendimin historik për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Pikërisht kjo ditë ka mbetur e do të mbetet si një ndër ngjarjet më të shënuara jo vetëm të Luftës Nacionalçlirimtare, por të krejt epokës së Partisë, si dita e Ushtrisë sonë Popullore, çlirimtarja dhe mbrojtësja e lavdishme e atdheut tonë socialist.
Krahas vendimeve të tjera që kishin të bënin me organizimin e ushtrisë sonë, me krijimin e komandave të qarqeve dhe të Zonës I Operative, me organizimin e pushtetit ushtarak partizan në prapavija etj., në mbledhjen e korrikut 1943 një vëmendje të veçantë i kushtuam edhe çështjes së qëndrimit ndaj Ballit Kombëtar në të ardhmen.
Në referatin që unë i paraqita mbledhjes analizoja me hollësi edhe punën e përpjekjet që kishim bërë gjer në ato momente për ta bindur Ballin të hidhej në luftë kundër fashizmit dhe të pranonte vijën politike që kishim aprovuar në Konferencën e Pezës. Me këtë analizë të gjerë që i bëja problemit kisha parasysh dy synime kryesore. Së pari, të informoja hollësisht ata anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm që nuk kishin qenë në lidhje të vazhdueshme me Këshillin për vijën e ndjekur dhe veprimet konkrete që ishin bërë dhe, së dyti, të përcaktonim platformën e bisedimeve që parashikonim të zhvillonim me Ballin Kombëtar, dulce i bërë thirrje për herë të fundit që të futej realisht ri luftë duke hequr dorë nga bashkëpunimi me armikun dhe nga lufta kundër Frontit Nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste.
Diskutuesit që morën fjalën pas meje aprovuan vijën e ndjekur dhe i vlerësuan të drejta të gjitha përpjekjet e gjeratëhershme. Përfundimisht u vendos të bëhej një takim tjetër me përfaqësuesit e kësaj organizate, ku të kërkohej prej tyre një përgjigje e shkoqur dhe përfundimtare nëse Balli do të merrte apo jo pjesë në luftë.
Në diskutimin e kësaj çështjeje, me sa më kujtohet, e mori fjalën Ymer Dishnica.
- Mendoj, - tha në fund të diskutimit Ymeri, që në bisedimet që do të bëhen t'u thuhet ballistëve: «Me ju, pa ju - luftën do ta bëjmë deri në fund», dhe t'u bëhet edhe një herë thirrje për një bashkim luftarak, për shkatërrimin e okupatorëve, për një Shqipëri të lirë e demokratike.
E përmend diskutimin e Ymer Dishnicës për të nënvizuar se Ymeri, i cili do të vihej në krye të delegacionit të Këshillit të Përgjithshëm në Mukje, jo vetëm ishte i sqaruar që më parë për pozicionin që duhej të mbante, por edhe vetë, të paktën në fjalët që thoshte, dukej që kishte një pikëpamje të drejtë për Ballin Kombëtar dhe për qëndrimin që duhej mbajtur në takimin me përfaqësuesit e tij.
Pas Ymerit e mora fjalën unë dhe në substancë thashë:
- Qëllimi ynë është që të hedhim në luftë ata që nuk e kanë kuptuar akoma luftën që bëjmë ne Edhe në krerët e Ballit Kombëtar të diferencojmë ata elementë që nuk janë komprometuar dhe të përpiqemi edhe një herë t'i bindim të luftojnë, duke u folur haptazi dhe dulce ua shpjeguar qartë karakterin e Luftës Nacionalçlirimtare.
Për bisedimet që mendojmë të bëhen me Ballin t'u dërgojmë një letër me propozimin tonë dhe t'u japim një afat të shkurtër, jo më shumë se 5-6 ditë që të na përgjigjen nëse duan apo jo të takohen me delegacionin tonë. Nuk do ta zgjatim më tej këtë afat dhe, po nuk erdhën në këtë mbledhje a konferencë, nuk do të presim më, por ta botojmë letrën tonë në gazetën «Bashkimi» që populli të shohë edhe një herë se kush është kundër bashkimit dhe luftës çlirimtare.
- Me Ballin Kombëtar, - vazhdova, - nuk do të bëjmë më ceremonira. Bazat e marrëveshjes që do t'u propozojmë të jenë këto: luftë e armatosur, e organizuar dhe pa kompromis kundër okupatorit; Balli Kombëtar të njohë këshillat nacionalçlirimtarë si i vetmi pushtet popullor e demokratik; të spastrojë nga radhët e veta kolaboracionistët, kriminelët, spiunët e spekulatorët; të pushojë menjëherë luftën dhe propagandën kundër Frontit dhe Partisë Komuniste, elementët pozitivë të Ballit të marrin pjesë në Front, të shpërndajnë «këshillat» e tyre etj. Kjo, pra, - përfundova, - të jetë platforma e bisedimeve që do të zhvillojë delegacioni ynë, të cilin do ta caktojmë këtu.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe ata të Shtabit që ishin ftuar në mbledhje, aprovuan propozimet e mia, të cilat u pranuan si bazë e bisedimeve që do të bëheshin së afërmi me Ballin Kombëtar. Dukej se gjithçka ishte e qartp edhe për Ymer Dishnicën e Mustafa Gjinishin, të clët vetëm pak ditë pas kësaj mbledhjeje do të luaniz një rol prej kapitulluesi në arritjen e marrëveshjes famëkeqe të Mukjes.